Data Loading...

BISEDE LETRARE Flipbook PDF

BISEDE LETRARE


105 Views
7 Downloads
FLIP PDF 388.7KB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

BISEDE LETRARE NIKKOLAS GJONAJ LENDA: LETERSI KLASA:VIII D

BISEDE LETRARE Plaku dhe deti shtë një novelë e shkruar nga Ernest Heminguei në vitin 1951 në Kubë, dhe botuar në vitin 1952.

PROFILI I SHKRIMTARIT 







Ernest Heminguei lindi me 21 Korrik 1899 dhe vdiq me 2 Korrik 1961 ishte një novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në SHBA. Stili i tij ekonomik dhe i nënvlerësuar kishte një ndikim të fortë në shekullin e 20-të, ndërsa jeta e tij e aventurës dhe imazhi i tij publik ndikuan në gjeneratat e mëvonshme. Heminguei prodhoi pjesën më të madhe të punës së tij midis mesit të viteve 1920 dhe 1950 dhe fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1954. Ai botoi shtatë romane, gjashtë koleksione me histori të shkurtra dhe dy vepra jo-fikse. Vepra të tjera, duke përfshirë tre romane, katër koleksione me histori të shkurtëra dhe tre vepra jo-fikse, u botuan pas vdekjes. Shumë nga veprat e tij konsiderohen klasike të letërsisë amerikane. Në vitin 1953 ky shkrimtar merr Çmimin Nobel me romanin " Plaku dhe deti "

PERMBLEDHJE 







Vepra – një nga më të famshmet e autorit – rrotullohet rreth Santiagos, një peshkatar i moshuar që përpiqet të kapi një peshk marlin në largësi të Rrymës së Golfit. Plaku dhe Deti është historia e një beteje epike mes një peshkatari të vjetër, me përvojë dhe një Marline të madhe. Romani hapet me arsyetim se peshkatari, i cili është quajtur Santiago, ka kaluar 84 ditë pa kapjen e një peshku. Ai është aq i pafat sa që nxënësi i tij i ri, Manolin, ka qenë i ndaluar nga prindërit e tij të lundrojë me njeriun e vjetër dhe është urdhëruar të shkojë me peshkatarët më të suksesshëm. Megjithatë, djali vizitonte kasollen e Santiagos çdo natë, transportin mbrapa tij të peshkimit detar, marrjen e tij të ushqimit dhe duke diskutuar për bejsbollin amerikan dhe lojtarin e preferuar të tij Joe Di Maggio. Santiago i tregon Manolinit se në ditën e ardhshme, ai do të udhetoje larg Gjirit të peshkimit,per tu bindur se sezoni i tij i pafat është pranë fundit të tij. Kështu në ditën e 85, Santiago i jep kurajo vetes, duke marrë varkën e lehtë të tij deri në Gjirin Mesdhe

PERMBLEDHJE 





Një mëngjes, ai mbërrin mjaft larg me barkë dhe zë një peshk shumë të madh, më të madh se asnjëherë në jetën e tij prej peshkatari të regjur. Lufta mes plakut, që është në muzgun e forcave të veta, dhe peshkut të madh e të fortë, zhvillohet mjaft e ashpër, sepse peshku reziston dhe e tërheqbarkën pas vetes. Dy kundërshtarët janë të denjë për njëritjetrin, aq të denjë, sa lufta mes tyre merr përmasa epike. Kalon tërë dita e tërë nata dhe asnjëri nuk e mposht dot shokun. Santiago ende nuk e ka parë madhësinë e peshkut, por nisur nga forca me të cilën ky e tërheq barkën, kupton se do të jetë i madh e i fortë, ndaj ndjen admirimin për të.

PERMBAJTJA 







Në ditën e dytë nuk dihet se cili do ta mundë shokun. Peshku tërheq barkën, kurse plaku barkën dhe peshkun. Mëngjesin e ditës së tretë, peshku e nxjerr kurrizin mbi ujë dhe plaku i shumëfishon forcat, që peshku të mos i shpëtojë. Plakut i bëhen duart gjak, krahët sa nuk i shqiten nga kraharori duke tërhequr, por, me në fund, peshku dorëzohet dhe ai e lidh plot ngazëllim për barke e niset për t'u kthyer. Ky është triumfi i tij. Por fitorja zgjat shumë pak dhe një betejë tjetër edhe me e mundimshme e pret peshkatarin, beteja me armiqtë e vet të përjetshëm, peshkaqenët, që i tërheq gjaku i peshkut të vrarë. Peshkaqenët janë lukuni dhe plaku e ndien se nuk do të mund ta mbrojë trofenë e vet, peshkun e madh, nga keqbërësit e detit. Megjithatë, ai lufton me ta gjatë tërë natës, deri sa i shterren fuqitë dhe arrin të kthehet i gjallë në port e në fshat, ku njerëzit e presin me padurim.

PERMBAJTJA 



 

Së fundi duke arritur në breg para agimit në ditën e ardhshme, Santiago lufton në rrugën për në kasollen e tij, duke mbajtur nje shtyllë te rëndë mbi shpatullat e tij. Pastaj, në shtëpi, ai shtrihet mbi shtratin e tij dhe bie në një gjumë të thellë. Një grup i peshkatarëve mblidhen të nesërmen rreth barkës, ku skeleti i peshkut është bashkangjitur ende, kurioz bëhen edhe turistët te cilët pyetnin se kush e kishte kapur atë peshkun gjigand edhe pse trupi nuk ishte por vetëm skeleti i një bishe detare parahistorike. Ndjejnë mëshírë për plakun, por, më të fuqishme se mëshira, janë respekti dhe krenaria. Një nga peshkatarët mendoi që ajo të jetë 18 pëllëmbë nga hunda deri në bisht. Manoli, i sjell gazetat dhe kafen plakut. Kur zgjohet plaku, ata premtojnë për të peshkuar së bashku edhe një herë. Pas kthimit të tij nga gjumi, ëndrrat e tij rinore përfundojnë.

SIMBOLIKA 



Kuptohet se Plaku dhe Deti nuk është një fabul e thjeshtë për një peshkatar plak që një ditë të bukur zë një peshk aq të madh, sa nuk është parë ndonjëherë por që, për fat të keq, peshkaqenët e sulmojnë, ia hanë peshkun, e atij nuk i mbetet dëshmi tjetër zotësie, veç skeletit të peshkut që s”i hyn kujt në punë. Historia e peshkatarit plak paraqet simbolikë mjaft të pasur. Qysh në titull lidhëza dhe i bashkërendit plakun dhe detin, duke i vërië në një plan të barabartë. Santiago është plak,por kjo nuk do të thotë se ai duhet nënvleftësuar. Deti mund të jetë i fortë, po plaku është i zoti, e pikërisht kjo i vë ata në pozita të barabarta. Janë dy miq armiq që nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin. Prandaj janë të denjë për njëri-tjetrin.

SIMBOLIKA 



Nga kjo simbolikë, peshkatari plak përfaqëson njeriun që lufton me forcat e verbëra të natyrës, të cilat duan ta shkatërrojnë, por që megjithatë, nuk e shpartallojnë dot. Kjo ide përbën mesazhin themelor të veprës. Në këtë vepër, Heminguej ka mishëruar thelbin e filozoñsë së vet, që ka si çelës kryesor jo optimizmin, por dinjitetin. Po të ndjekim simbolikën e rrëfimit, kuptojmë se optimizmi i njeriut është mbytur diku ne fund të detit, bashkë me mishin e freskët të peshkut të bukur. Ajo që mbetet ne sipërfaqe është pak dinjitet, aq sa mjafton për të vazhduar betejën të nesërmen. Në luftën e tij kundër fatit njeriu nuk është kurrë fitimtar, por nëse di të tregohet dinjitoz, ai nuk është as i humbur.

PERSONAZHET KRYESORE

PERSONAZHET KRYESORE

PERSONAZHI PREFERUAR 



E gjithe novela bazohet ne plakun Santiago, ku ai eshte i vetmi personazh qe ka vemendjen e gjithe botes ne leximin e vepres dhe disa personazheve te tjere qe jane veç ne sfond. Peshkatari Santiago eshte i vetem, çdo gje e ka te vjeter perveç syve te tij, eshte pa familje, pa prone, perveç barakes dhe barkes se peshkimit, madje dhe velen e shqyer e te arnuar te barkes e quan flamur disfatash. Siç eshte fillikat ne jete ashtu eshte dhe i vetmi personazh ne kete novele. PLAKU: I stermunduar nga jeta I vetem Pa familje Pa prone I moshur I varfer Peshkatar I vetmi personazh ne novele

PJESA E PREFERUAR