Data Loading...

Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze doktorature Selim BEZERAJ SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA G Flipbook PDF

Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze doktorature Selim BEZERAJ SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA G


512 Views
118 Downloads
FLIP PDF 1.17MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA GJATË VITEVE 1912-1914

Specialiteti: Histori

Kandidati:

MSc. Selim BEZERAJ

Udhëheqës shkencor:

Prof. Dr. Valentina DUKA

Tiranë, 2014

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/Fax: +355 4 369 987, www.fhf.edu.al, [email protected] Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë

Disertacion i paraqitur nga

Selim BEZERAJ Në kërkim të gradës shkencore

DOKTOR

SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA GJATË VITEVE 1912-1914

Specialiteti: Histori

Udhëheqës shkencor: Prof.Dr. Valentina DUKA

Mbrohet më, dt. ....../....../2014 1. 2. 3. 4. 5.

................................................ Kryetar ................................................ Anëtar (oponent) ................................................ Anëtar (oponent) ................................................ Anëtar ................................................ Anëtar

Tiranë, 2014 I

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

PASQYRA E LËNDËS

PASQYRA E LËNDËS ....................................................................................II PARATHËNIE ................................................................................................IV HYRJE ................................................................................................................1 KREU I PARË: PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE AUSTRO-HUNGARIA ...................................................................................39 I.1. Udhëtimi i Ismail Qemalit në Vjenë dhe Roli i Berchtold-it në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë .............................................................39 I.2. Bashkërendim i aktivitetit diplomatik të Qeverisë së Vlorës me Austro-Hungarinë: Kongresi i Triestes ........................................................60

KREU I DYTË: ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË KONFERENCËN E AMBASADORËVE NË LONDËR ................................................................72 II.1. Austro-Hungaria dhe statusi i shtetit shqiptar ............................................72 II.2. Roli i Austro-Hungarisë në përcaktimin e kufirit verior ............................77 II.3. Austro-Hungaria dhe caktimi i kufirit jugor..............................................87

KREU I TRETË: AUSTRO-HUNGARIA DHE ZHVILLIMET POLITIKE NË TERRITORET SHQIPTARE PAS KONFERENCËS SË AMBASADORËVE ...........................................94 III.1. KNK dhe veprimtaria e delegatit austro-hungarez: qëndrimi ndaj Qeverisë së Vlorës dhe qeverisjeve lokale në Shqipëri .............................94

II

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

III.2. Politika e Austro-Hungarisë ndaj zhvillimeve politike në territoret shqiptare ............................................................................................102 III.3. Kryengritja e shtatorit 1913 dhe Austro-Hungaria .................................110 III.4. Roli i Austro-Hungarisë për tërheqjen e ushtrisë serbe nga territori i shtetit shqiptar ............................................................................130

KREU I KATËRT: PRINCI WIED, SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA DERI NË LUFTËN E PARË BOTËRORE .......145 IV.1. Ndikimi i Austro-Hungarisë në përcaktimin e princit të Shqipërisë-Wilhelm Wied ............................................................................145 IV.2. Austro-Hungaria dhe qeverisja e Princit Wied në Shqipëri ......................................................................................................154 IV.3. Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj kryengritjes veriore dhe lëvizjeve jugore .........................................................................................165 EPILOG ..........................................................................................................178 PËRFUNDIME (KONKLUZIONE) ............................................................184 BURIME DHE LITERATURA ....................................................................191

III

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

PARATHËNIE

Të shkruash për Historinë, është më shumë se përgjegjësi! Imagjinoni sikur një ngjarje ta dëgjoni e kuptoni në disa variante, të vërtetës rrugëtimi do ti errësohet, meqë faktet simbolikisht kanë dritën e xixëllonjës për një krahasim më të thjeshtë, kuptohet jo e mjaftueshme, e aq më keq kur nënkuptimi dominon haptas, në një rrugëtim nëse i kemi caktuar detyrë vehtës të shkruajmë për Historinë. Fillimisht e pres të më kritikoni për rreshta të shkruar ndoshta në formën letrare vende-vende, por këtë punim shkencorë, mendoj ta analizoj dhe ta trajtoj në formën shkencore, pa ngarkesa emocionale dhe pa përfundime sugjestive, prandaj nëse fillova në një variant më ndryshe e që mund ti afrohet emocionales, e që kjo s’mund të jetë praktike e një shkenctari, shkrova kështu pikërisht se ndjeva përgjegjësi për ndërgjegjje në Histori. Rrethanat diplomatike janë faktorë dominant i ngjarjeve historike. Ato paraqesin boshtin dhe thelbin kryesorë të zhvillimit të ngjarjeve të cilat e konkretizojnë kohën dhe rrëfehen të mbyllura përballë historisë. Vitet kanë treguar orientimin për ta hapur ngjarjen, ndërkohë që faktet qëndrojnë kokëforta, sepse e verteta kërkon trysni dhe parime konkrete për ta bërë rrëfimin origjinal. Kronologjia historike shtjellon konceptet si forma prezente, orientimet në formë udhëkryqesh, hapin qëndrime, që shumë mund të përmbyllin rrëfimin përmes Historisë, me metodën e nënkuptimit, përçka mund të jetë e rrezikshme sepse rrëfimi mund të mos jetë origjinal. Më ka bërë përshtypje dominimi i fortë i emocioneve kur shkruhet për Historinë, ashtu që në secilin vit mund të them, se gabimi është shumëfishuar sa herë që historianët mund të shkruajnë me ngarkesa emocionale, faktet kanë humbur dritën, kështu që gabimi në secilin shkrim e “Punim Shkencorë” e ka konfirmuar veten. Në asnjë mënyrë nuk mund të jem i prerë në përfundime, nëse këtë punim mendoj ta zhvilloj e shkruaj duke qenë i bindur se qind për qind ka ndodhur, ashtu siç është shkruar. Gjithherë dhe me përkushtim, mund të tërheqë paralele të qëndrimeve që shumë herë e kundërshtojnë njëra tjetrën, përndryshe jam i bindur se Historinë e udhëheqë rrugëtimi në kohë. Marrëdhëniet mes shqipëtarve dhe Austro-Hungarisë, është tema të cilën kam vendosur ta hulumtoj, për disa arsye.

IV

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Këtë anë të medaljes asnjëherë nuk e kemi pas të sqaruar në librat shkollorë, universitarë, shkencorë dhe profesionalë, ose kjo e fundit ka qenë prezente minimalisht dhe në formë mekanike. Verdikti përfundimtar ka qenë “Fuqitë e Mëdha cunguan trojet shqiptare dhe bën padrejtësi”, për Evropën është mësuar se ajo si tërësi ka qenë boshti i padrejtësive, pa treguar së paku shkurtimisht qëndrimet kundërthënse, që kanë qenë në kohën kur po flasim dhe shkruajmë. Më vonë gjatë studimeve kam hulumtuar, dhe qëndrimet kundërthënëse mes Fuqive të Mëdha kanë qenë aq të theksuara, saqë në shumë dokumente vërehet qartë raporti i tyre i thellë kundërthënës. Punimi i tezës së doktoratës ‘‘Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 19121914’’, është bërë në bazë të rëndësisë së saj, si një temë ku trajtohen rrethanat politike, diplomatik dhe ushtarake në territoret shqiptare gjatë vitit 1912-1914, si dhe politika e jashtme e Perandorisë Austro-Hungareze në raport me shqiptarët. Ky studim i kësaj periudhe është me interes shkencor, sepse kemi të bëjmë me të kaluarën e marrëdhënieve dhe qëndrimin e Austro-Hungarisë, ndaj shqiptarëve në përgjithësi në këtë kohë. Deri më tani me këtë problematikë dhe me çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet shqiptaro-austro-hungareze, është shkruar vetëm në mënyrë parciale.1 Megjithatë, na duket se vëzhgimet e deritanishme nuk i kanë pasur parasysh të gjithë faktorët, të brendshëm dhe të jashtëm, përpara të cilëve u ndodh populli shqiptar, pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Prandaj, është i nevojshëm një studim i tillë, i cili do të plotësonte zbrazëtirat shkencore, për këtë periudhë të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është një ngjarje historike, e cila vuri në pah shumë çështje që i preokuponin shqiptarët të cilët kishin mbetur jashtë territoreve të shtetit shqiptar. Është kjo një nga ngjarjet që ka ndodhur në një nga periudhat më interes për historinë tonë nacionale. Janë vite, kur në Ballkan fillon te perëndoi sundimi i Perandorisë Osmane. E cila pasohet me krijimin e shtetit shqiptar, ku në këtë aspekt shfaqen epshet aneksioniste greke-serbe-malazeze ndaj trojeve shqiptare. Përfundimisht, kjo është një 1

Me trajtimin e marrëdhënieve të shqiptarëve me Austro-Hungarinë gjatë viteve 1912-1914 janë marrë

studiuesit: Arben Puto, Valentina Duka, Stefanaq Pollo, Romeo Gurakuqi, Ibrahim Gashi, Thoma Murzaku, Kristaq Prifti, Gazmend Shpuza, Zekeria Cana, Xheladin Shala, Halim Purellku, Limon Rushiti, Marenglen Verli, Fejzulla Shabani, Nebi Dervishi. Kurse studiuesit nga Evropa: Krisztián Csaplar-Degovics, Katrin Boeckh, Eva Anne Frantz, Alma Hannig, Rober Pichler.

V

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

periudhe në të cilën ndodhin ndryshime radikale, të cilat në vete përmbajnë transformime në fushën politike, ushtarake, ekonomike, kulturore etj. Qëllimi i trajtimit të kësaj teme buron prej këtyre arsyeve: Së pari: historia shqiptare në përgjithësi dhe veçanërisht ajo politike-diplomatike, janë fusha ku unë prej vitesh kam ambicie për t`i studiuar. Përgatitjen e temës së doktoratës në këtë fushë, e kam vlerësuar si një faktorë të rëndësishëm për kualifikimin tim profesional dhe shkencor. Së dyti: Studimi i problemeve që lidhen me historinë politike dhe diplomatike të shqiptarëve me Austro-Hungarinë, sidomos në periudhën prej Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 dhe deri në fillim të Luftës së Parë Botërore, ka qenë edhe një pasion i imi. Mbi këtë bazë, po ashtu, para se të përqendrohem për këtë temë, së bashku me udhëheqësen shkencore Prof.Dr. Valentina Dukën, studiuese dhe njohëse e rrethanave ndërkombëtare, konstatuam se në mendimin historik shqiptar nuk ekziston një punim i tërësishëm ku trajtohen si një kompaktësi Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914. Së treti: Intensiteti mjaft i lartë i marrëdhënieve të shqiptarëve me Austro-Hungarinë, si dhe reflektimet e fuqishme të natyrës politike dhe diplomatike që pati Austro-Hungaria me trevat shqiptare, ishin shumë motivuese që ta trajtoj këtë temë. Konsultimi me burimet dhe literaturën e botuar, më krijuan bindjen se në ketë temë, kishte ende shumë vend për të hedhur dritë, dhe veçanërisht për marrëdhëniet politikediplomatike në mes të shqiptarëve dhe Austro-Hungarisë. Këto dhe fakte të tjera, flasin qartë për nevojën dhe domosdoshmërinë e trajtimit të kësaj periudhe në frymën e mirëfilltë shkencore, duke i kontribuuar zhvillimit të historiografisë shqiptare. Përzgjedhja e kësaj teme si punim i temës së doktoratës buron prej kësaj pyetje kryesore: Cili ishte roli dhe ndikimi i Austro-Hungarisë në zhvillimet politike, sociale dhe kulturore në territoret shqiptare gjatë viteve 1912-1914? Gjithashtu, pyetjen kryesore që do ta shoqërojnë në këtë hulumtim të doktoraturës janë edhe këto pyetje ndihmëse: “Cili ishte roli i Austro-Hungarisë në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të kërkesës së tyre për pavarësi?; “Si ndikoi Austro-Hungaria tek Fuqitë e Medha për ta ndryshuar status quo-në në Ballkan me pavarësinë e Shqipërisë?; Si ndikoi Austro-Hungaria në zhvillimin e punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër?; Cili ishte interaksioni i elitës shqiptare dhe austriake?; Cili ishte imazhi i shqiptarëve të Austro-

VI

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Hungarezët dhe anasjelltas?; Cili ishte funksioni i politikës Austro-Hungareze në raport me Princin Wied? Etj. Duke u mbështetur në të gjitha këto, si dhe në sugjerimet dhe udhëzimet e pakursyera të mentores, punimi i tezës së doktoratës ka këtë strukturë: Parathënien, Hyrjen, Kapitulli i Parë, “PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE AUSTRO-HUNGARIA”, në të cilin janë përshkruar rrethanat politike dhe historike para shpërthimit të Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912, duke vazhduar me pasqyrimin e udhëtimit të Ismail Qemalit nga Stambolli gjerë në Vjenë, që konsiderohet si vendimi më vlerë për përcaktimin defintiv për Pavarësinë e Shqipërisë, dhe veçanërisht nxjerri në pah rolin e Berchtoldit në përkrahjen e proklamimit të pavarësisë duke bërë për vete edhe homologun e tij italian dhe gjerman. Vëmendje studimore i është kushtuar edhe kthimit të Ismail Qemalit në Shqipëri, Shpalljes së Pavarësisë dhe deri tek krijimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Pjesë e veçantë është edhe bashkërendimi i aktivitetit të Qeverisë së Vlorës dhe Austro-Hungarisë, sidomos në Kongresin e Trieshtes. Në kapitullin e dytë “ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË KONFERENCËN E AMBASADORËVE NË LONDËR”, pasqyrohet aktiviteti dhe kontributi i diplomacisë austro-hungareze gjatë punimeve të konferencës, sidomos në përcaktimin e statusit të shtetit shqiptar, pastaj në përcaktimin e kufijve veriorë dhe jugor të shtetit shqiptar. Të tri këto çështje shumë të rëndësishme për ekzistencën e shtetit shqiptar, u mbrojtën dhe u avancuan falë përpjekjeve të fuqishme që i jepte politika e Perandorisë Austro-Hungareze, kjo e fundit si çdo herë gjente mbështetje edhe nga Italia, e cila kishte poashtu një politikë aktive karshi territoreve shqiptare dhe duke e konsideruar si një terren të përshtatëm për të realizuar interesat në bashkëdyzim. Në kapitullin e tretë “AUSTRO-HUNGARIA DHE ZHVILLIMET POLITIKE NË TERRITORET SHQIPTARE PAS KONFERENCËS SË AMBASADORËVE NË LONDËR”, trajtoj në mënyrë përgjithësuese politikën që ndoqi Austro-Hungaria karshi zhvillimeve politike që ndodhnin aso kohe në Shqipëri, me theks të veçantë brenda Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), e sidomos veprimtarinë e delegatit austro-hungarez në KNK, insistimeve të tij për të njohur KNK Qeverinë e Vlorës etj. Në të poashtu është shkruar edhe për rolin e Austro-Hungarisë dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike në Shqipëri. Gjithashtu, trajtoj Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 si tërësi, pastaj qëndrimin e Fuqive të Mëdha ndaj shuarjes së Kryengritjes së shtatorit 1913 dhe agresionit serb në Shqipëri si dhe për rolin e Austro-Hungarisë për tërheqjen e ushtrisë serbe nga territoret e Shqipërisë londineze. VII

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Në kapitullin e katërt “PRINCI WIED, SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA DERI NË LUFTËN E PARË BOTËRORE”, theksi vihet fillimisht në nxjerrjen e ndikimit të Austro-Hungarisë në përcaktimin e Princit të Shqipërisë, konkretisht pse Austro-Hungaria u përcaktua dhe përkrahu kandidaturën e Wilhem Wiedit për princ të Shqipërisë? Pasqyrohet edhe qeverisja e Princ Wiedit në Shqipëri dhe shfaqja e rrymës pro austriake brenda kabinetit të tij dhe rivaliteti që shtohet ndërmjet austriakëve dhe italianëve për dominim brenda qeverisë së Wiedit. Njëkohësisht paraqitet politika që ndoqi Austro-Hungaria në relacion me Esad Pashën dhe se çfarë qëndrimi e mbajti Austro-Hungaria karshi kryengritjes veriore dhe lëvizjeve jugore, si rezultat i kundërshtimit të qeverisjes së Princ Wiedit, e deri në largimin e tij nga Shqipëria, që nënkuptonte edhe mosmbështetjen e Austro-Hungarisë dhe detyrimin e tij për të abdikuar si rezultat i mos nënshtrimit ndaj urdhërave të Monarkisë dualiste. Kjo bëri që të mendohet për një politikë tjetër se çfare duhet të ndiqnin si qarqet politike vendase, poashtu edhe Austro-Hungaria si e interesuar për të pasur ndikim në territoret shqiptare. Në fund të strukturës së punimit të disertacionit kam paraqitur Përfundimet apo Konkluzionet si rezultat i studimit dhe hulumtimit të kësaj teme. Gjatë punimit të kësaj teze të doktoratës janë shfrytëzuar burimet arkivore nga Arkivi Shtetëror i Austrisë (Haus–Hof und Statsarchiv, Politische Archiv), gjegjësisht raportet e konsujve austro-hungarez, që raportonin nga qendra të ndryshme për gjendjen në Ballkan dhe veçanërisht në territoret shqiptare. Në vazhdën e hulumtimeve të mia ka qenë edhe Arkivi i Luftës (Krieg Archiv), në të cilin kam hulumtuar mbi zhvillimet ushtarake gjatë vitit 1913 dhe 1914. Në këto dy qendra arkivore austriake, kam marrë dokumente me vlerë të madhe për punimin e tezës së doktoratës. Po ashtu edhe në Arkivin shtetëror të Kosovës në fondin mbi Arkivat në Austri. Njëkohësisht vazhdimi i hulumtimeve mbi literaturën dhe periodikun është zhvilluar në: Bibliotekën Kombëtare të Austrisë (Österreichische Nationalbibliothek), Bibliotekën e Institutit të Historisë së Evropës Juglindore (Fachbereichsbibliothek für Osteuropäische Geschichte), Bibliotekën e Universitetit të Vjenës (Universität Bibliothek Wien), Bibliotekën e Historisë Evropiane (Bibliothek für Europäische Geschichte) etj. Në këto biblioteka kam shfrytëzuar libra dhe botime me interes të posaçëm për punimin e tezës së doktoratës. Poashtu kam vjelur kopje të ndryshme nga shtypi austro-hungarez që ka dalë gjatë viteve 1912-1914. Në trajtimin e kësaj teme, jam munduar brenda aftësive të mia, t’i trajtojë problemet aq sa më lejonin dokumentet dhe literatura e konsultuar. Në punimin tim kryesisht jam VIII

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

mbështetur në burimet e pabotuara arkivore si dhe në ato të publikuara. Në këtë drejtim kam shfrytëzuar dokumentet të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi flasin për Shqiptarët dhe Austro-Hungarinë në vitet 1912-1914. Duhet konstatuar edhe të dhënën se materialet ishin të shpërndara, të shumënduarshme dhe të ndryshme për nga rëndësia. Pjesa më e madhe e materialit arkivor në tezën e doktoratës, është nga Arkivi Shtetëror i Austrisë dhe që plotësohet, edhe nga materiale të tjera të publikuara në vend dhe jashtë tij, si në Austri, Londër, Shqipëri etj. Në radhë të parë duhet veçuar përmbledhjen e dokumenteve ‘‘Österreich-Ungarns Aussenpolitik von der bosnischen krise 1908 bis zum Kriegsausbruch 1914’’, e botuar në nëntë vëllime, Wien & Leipzig, 1930. Kjo vepër është përgatitur nga Ludwig Bittner und Hans Uebersberger. Alfred Francis Pribram, arriti të publikojë veprën ‘‘Austrian Foreign Policy 1908-1918’’, në Londër në vitin 1923. Këtu jepen të dhëna me vlerë për politikën e jashtme të Austro-Hungarisë në raport me Shqipërinë dhe trojet shqiptare. Edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë bëri një hap të rëndësishëm me rastin e botimeve të përmbledhjeve të dokumenteve ‘‘Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj’’, përgatitur nga Dh. Kotini, Xh. Struga, F. Veizi, M. Shuteriqi, K. Dedi, të botuara në vitin 1963. Në vitin 1987 Arben Puto, studiues i historisë shqiptare, boton përmbledhjen ‘‘Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit’’, vëllimi i dytë. Kjo vepër, kryesisht i dedikohet marrëdhënieve të Shqipërisë me Fuqitë e Mëdha, dhe vendimeve ndërkombëtare për çështjen shqiptare. Të dhëna të rëndësishme për Shqiptarët dhe rolin e Austro-Hungarisë hasim edhe në librin tjetër të Arben Putos, ‘‘Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha’’, të botuar në vitin 1978. Gjithashtu, një ndihmesë të fuqishme kanë dhënë edhe përmbledhja e dokumenteve “Shqiptarët në dokumentet Austro-Hungareze gjatë vitit 1912” të botuara në 6 vëllime nga Instituti i Historisë-Tiranë, me rastin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 2012. Poashtu, edhe 2 vëllimet me “Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët tetor-dhjetor 1913 & janar-dhjetor 1914” të përgatitura nga Valentina Duka, të nxjerra nga shtypi në shënimin e jubileut të Pavarësisë së Shqipërisë, ishin me shumë interes për krahasimin dhe ndërlidhshmërinë e ngjarjeve duke i kompensuar faktet që mungonin për momente të caktuara në shtjellimin e temës. Njëherit edhe kujtimet e protagonistëve të ngjarjeve historike të viteve 1912-1918 (Ismail Qemali, Isa Boletini, Eqrem bej Vlora, Leopold Graf Berchtold, Franz Nopcsa, Theodor Ippen etj), një pjesë e të cilave në dorëshkrime, plotësojnë kuadrin bibliografik. IX

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Megjithatë, shfrytëzimi i shtypit të kohës, si atë shqiptar, ashtu edhe atë austriak, i përmbyllin burimet e shfrytëzuar. Në të trajtuarit e kësaj problematike në pikëpamje metodologjike kanë ekzistuar dy forma: të trajtuarit kronologjik të lëndës; dhe sipas problemeve. Metodat të cilat i kam përdor në hulumtimin e kësaj teme janë: metoda anologjike (diskurs analizës), analitike (kritikës së burimeve) dhe e sintezës. Kështu që, metodën historike dhe analogjike e kam aplikuar tek prezentimi historik i rolit të Austro-Hungarisë në territoret shqiptare, duke bërë analogji me rolin e saj në aspketin rajonal mbi politikën ballkanike. Metodën analitike (kritikës së burimeve), e kam përdor tek mënyrat e krahasimit të të dhënave bibliografike dhe fakteve të tjera (dokumenteve). Metodën kualitative e kam aplikuar në shumicën e rasteve tek nxjerrja e rezultateve rreth aktiviteteve të Austro-Hungarisë në raport me shqiptarët. Metoda e Sintezës më ka shërbyer me rastin e përfundimit dhe përmbylljes së punimit si dhe në nxjerrjen e përfundimeve (konkluzioneve). Dinamika e punës është fokusuar në tri faza: faza e parë kishte të bëjë me hulumtimin dhe grumbullimin e literaturës historiografike, materialit arkivor, burimeve dokumentare dhe shtypit të kohës. Pastaj, faza e dytë kishte të bëjë me përpunimin, analizimin dhe shfrytëzimin e fakteve historike, literaturës profesionale, materialit arkivor dhe burimeve dokumentare. Faza e tretë, nëtë cilën jam fokusuar kryesisht në përpilimin e draftit përfundimtar të temës së doktoraturës, duke paraqitur rezultatet konkrete të arritura gjatë punës hulumtuese dhe studimore. Jam munduar që t’i trajtojë problemet në mënyrë kritike, sepse materialet ishin të shumta dhe nga provenienca e huaj, por, sido që të jetë unë nuk pretendoj se i kam zgjidhur të gjitha problemet, por, besoj se puna ime do të jetë kontribut për shkencën. Në të njëjtën kohë ekziston mundësia se kam bërë edhe lëshime, qoftë ato të natyrës objektive dhe subjektive. Mirëpo, pas sugjerimeve që do të më japë komisioni, lëshimet eventuale do të evitohen. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj udhëheqësen shkencor Prof.Dr. Valentina Duka, e cila gjatë gjithë kohës me ndihmoj, duke më dhënë udhëzime konkrete, që nga zbërthimi i idesë për këtë temë, e deri tek përfundimi i saj me sukses. E ndjej obligim moral dhe profesional që t’i falenderohem të gjithë anëtarëve të komisionit për vlerësimin e punimit të disertacionit tim. Më këtë rast i jam mirënjohës, Prof.Dr. Enver Hoxhaj dhe Prof.Dr. Nuri X

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Bexhetin të cilët më krijuan mundësinë që të përfitoj bursën nga Universiteti i Vjenës, për të hulumtuar materialin burimor arkivor të dorës së parë, me çrast nga ky material kam arritur të rrumbullakoj tezën e doktoratës dhe të realizoj synimet e mia, duke trajtuar këtë temë me rëndësi për historiografinë shqiptare. Dua të falënderoj me këtë rast Këshillin MësimorShkencor të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë-Tiranë, profesorët e Departamentit të Historisë dhe Shefen e tij Prof.Dr. Ilira Sulo. Gjithashtu, falenderoj Shefin e Departamentit të Historisë në Prishtinë Prof.Dr. Selim Dacin dhe kolegët profesorë. Veçmas profesorin dhe mentorin e temës së masterit, Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Prof.Dr. Ibrahim Gashi, që më orientoi të mirrem me këtë fushë të studimeve historike, gjegjësisht me marrëdhëniet e Austro-Hungarisë me shqiptarët. Për këtë edhe i falënderohem me përzemërsi. Së fundi, një falënderim i bëjë familjes time dhe posaçërisht NËNËS dhe bashkëshortes time, të cilat gjatë gjithë kohës ishin forcat shtytëse dhe mbështetëset kryesore për studimet e mia.

XI

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

HYRJE

Interesat e Austro-Hungarisë për Shqipërinë e Veriut e kishin zanafillën në protektoratin fetar kultusprotektorat që nga perandorët e Habsburgut gjatë Katolicizmit Romak në veriun Shqiptar. Që në fillim të vitit 1615, nga Traktati i Vjenës, AustroHungaria fitoi të drejtën për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e popullsisë Katolike në Perandorinë Osmane.2 Ndërsa teorikisht kjo e drejtë nuk i ishte kufizuar vetëm për Shqipërinë e Veriut, afërsia e këtij rajoni me territoret e Austro-Hungarisë dhe gjithashtu ngjashmëria me protektoratin fetar francez në Perandorinë Osmane e bëri një precedent Shqipërinë veriore për interesat e Habsburgut. Megjithatë deri në shek. e XIX, Shqipëria e Veriut nuk ishte bërë një interes i veçantë për Monarkinë e Habsburgut. Pothuajse në vitin 1832, një konsullatë austriake ishte vendosur në Shkodër, qytet ky më i madhi i Shqipërisë së Veriut.3 Kjo nënkuptonte një interes që shkonte përtej “kultusprotektoratit” (protektoratit fetar). Perandoria Osmane në shekullin XIX ishte një gjendje të avancuar të shkatërrimit të saj. Gjithashtu, Monarkia dualiste, nuk ishte më e sigurt në pjesën e saj juglindore. Shtrirja e Shqipërisë në bregun lindor të detit Adriatik e bënte atë një vend të rëndësishëm për Monarkinë dhe lidhjen e saj me detin Adriatik. Konsullata e saj në Shkodër i krijoi mundësinë Austrisë për të ndjekur nga afër shkatërrimin e Perandorisë Osmane gjithashtu edhe zhvillimin e fenomenit nacionalist në Ballkan. Shpërthimet e revoltave të forta nacionaliste në provincat Osmane të Bullgarisë dhe Bosnjës, në vitin 1875, shkaktuan përqendrimin e Monarkisë së Dyfishtë. Vargut të kryengritjeve dhe luftës iu bashkua edhe Serbia e cila më 30 qershor 1876 i shpalli luftë Perandorisë Otomane. Dy ditë më vonë me 1 korrik edhe Mali i Zi u bashkua në luftë kundër osmanëve. Më 2 korrik 1876 ushtritë serbe dhe malazeze kaluan kufijtë e Perandorisë Osmane 4. Në këtë mënyrë realizoheshin projektet e politikës ruse për

2

Theodor Von Sosnosky, Die Balkanpolitik Österreich-Ungarns seit 1866, vol. II (Stuttgart & Berlin, 1913-

14), 253. 3

Stavro Skendi, Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912 (Tirana: Phoenix, 2000), 263.

4

David MacKenzie, The Serbs and Russian Pan-Slavism 1875-1878 (New York: Cornell University Press,

1967), 100.

1

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

shkatërrimin e Perandorisë Osmane, krijimin e shteteve sllave dhe zotërimin politik ushtarak dhe ekonomik të Rusisë në Ballkan përmes aleatëve të vet. Kjo situatë e krijuar sidomos pas shpalljes luftë të Serbisë dhe Malit të Zi kundër Portës shkaktoi reagime dhe ndërlikime në politikën ndërkombëtare. Sukseset e kryengritjeve dhe lufta e hapur ishin kërcënimi më serioz i interesave austriake në rajon. Qeveria austriake njoftohej në vazhdimësi për situatën në terren përmes përfaqësuesve të saj diplomatik të akredituar në rajon. Edhe Rusia dhe Austro-Hungaria, më 8 korrik 1876, me anën e dy notave të veçuara bënë një marrëveshje të fshehtë në Rajhshtat të Bohemisë për ta rregulluar Gadishullin Ballkanik sipas interesave të tyre. Vjena e Petërburgu vendosën të mos ndërhynin ushtarakisht në konfliktin e Serbisë e Malit të Zi me Portën . Të dyja palët ranë në ujdi që po ta fitonte luftën Perandoria Osmane nuk do të bëhej asnjë ndryshim në hartën politike të Gadishullit ballkanik 5. Kurse po ta fitonin luftën Serbia dhe Mali i Zi, Bosnja do të kalonte kryesisht nën zotërimin e Austro-Hungarisë dhe pjesërisht të Serbisë. Serbia do të merrte gjithashtu një pjesë të Kosovës, kurse Mali i Zi një pjesë të Hercegovinës. Bullgaria do të bëhej një shtet autonom dhe Rumelia një Vilajet autonom6. Në këtë marrëveshje Vjena kërkonte të mos krijohej asnjë shtet i madh sllav në Ballkan sepse këtë e konsideronte si pengesë dhe rrezik permanent për interesat dhe shtrirjen e saj drejt Egjeut. Në notën e Austro-Hungarisë parashihej edhe krijimi i një shteti shqiptar kurse në atë të Rusisë as që përmendej fare Shqipëria. Së fundmi duke pasur humbje territoresh dhe një prestigj në duart e Gjermanëve dhe nacionalizmit italian, Austro-Hungaria e shikonte këtë zemërim të principatave të vogla serbe më frikë, jo vetëm për shkak të popullsisë serbe të Hungarisë Jugore, por edhe për shkak të sllovenëve dhe kroatëve në kuadër të perandorisë, që mund të jetë joshur për një shtet të robëruar në jug. Me ndërhyrjen e Rusisë në kryengritjet e Ballkanit në vitin 1877, u shtua një rrezik i ri për Austro-Hungarinë. Serbët mund të bëheshin agjentë të zgjerimit rus në Ballkan, në dëm të austro-hungarezëve. Që pas humbjeve në Itali dhe Gjermani, Austro-Hungaria nuk kishte se ku tjetër të zgjerohej përveç se në Ballkan. Gjithashtu, edhe serbët aleatë me Rusët do të ishin një kërcënim për krahun juglindor të Austro-Hungarisë. Si një mjet për luftimin e serbëve, konsulli Austro-Hungarez në Shkodër, F. Lippich, kishte sugjeruar në një memorandum në 5

Aleks Buda et al., Historia e Popullit Shqiptar: Rilindja Kombëtare, vitet 30 të shek. XIX-1912, vol. II,

(Tiranë: Botimet TOENA, 2002), 134. 6

Buda et al., Historia, 134.

2

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

zyrën e huaj se Monarkia e Dyfishtë do të përkrahte Shqiptarët. 7 Duke mbështetur Shqiptarët, Monarkia e Dyfishtë, do të krijonte një barrierë kundër sllavëve dhe do të forconte Perandorinë Osmane, e do të pengonte synimet ruse për zgjerim. Në të njëjtin memorandum, Lippich, shënoi edhe kufirin gjuhësor midis shqiptarëve dhe sllavëve: “Kufiri verior gjuhësor shkon nga perëndimi në lindje, duke filluar nga bregdetit Adriatik disi më poshtë Tivarit, mbi kurrizin e maleve deri në veriperëndim të liqenit të Shkodrës ,duke vazhduar në Sem (Zem) vijon mbi Fundina përmes Kuçit për Vasojevic dhe Kolashin, deri në dy rrethinat e fundit, edhe pse flitet Serbisht në pjesën më të madhe, ende duket të jetë pjesë e origjinës Shqiptare - shembull i vetëm i Slavizimit të Shqiptarëve .... në kursin e saj të mëtejshëm gjuhësor kufijtë lëvizin nga Kolashini në Guci dhe Plavë, në rrjedhën e sipërme të lumit Ibër dhe Rozhajë, pastaj nga Suhodolli dhe Glugoviku për në Duga Poljana, në rrafshnaltën e Rogosnës, në perëndim dhe jug-perëndim të Novi Pazar, ku edhe ngjitet në rrethin e Vushtrrisë. Kursunli dhe Prokoplje deri në kufirin Serb dhe zbret në Toplice, duke arritur në nyjet e tij me e Moravën Bullgare. Prej këtu ajo vijon, në tërësi, gjatë këtij lumi Moravica, i cili është i tharë në vetvete, duke u lakuar në jug dhe duke vazhduar përgjatë shpatit jugor të Karadakut përmes Lepencit, pastaj kalon Vardarin, dhe ndjek Treskën përmes Manastirit të Sanxhakut dhe vazhdon përgjatë kufirit të saj me Dibrën deri në bregun verior të liqenit të Ohrit, nga ku ajo kthehet në perëndim të lumit Shkumbin dhe ndjek atë deri në Adriatik”. 8 Lipich ishte i pari austriak, që u përpjek për të përcaktuar kufirin verior të Shqipërisë. Interesi Austro-Hungarez, për Shqipërinë e veriut si një barrierë kundër sllavëve ishte rritur diku aty nga fundi i shek të XIX –të pas pushtimit të BosnjeHercegovinës nga austro-hungarezët në vitin 1878, me ç’rast i kishte kundërvënë serbët. Në dokumentin Pested Lloyd, të qershorit të vitit 1880 ishte vënë në dukje se: “Shqiptarët janë aleatë të mundshëm të cilët do të përfitonin nga dobësitë dhe parregullsitë e forcave në qendrën Jugore të Sllavëve; Ata janë Rumunët e Jugperëndimit...”. 9 Lidhja Shqiptare e Prizrenit i kishte kuptuar drejt të gjitha malverzimet që bëheshin lidhur me shkëputjen e tokave të banuara me shqiptarë dhe aneksimin e tyre shteteve fqinjë. Prandaj edhe ndërmori masa të gjëra popullore që me luftë t'i mbroj viset e banuara 7

Österreichisches Staatsarchiv (pastaj: ÖStA), Haus-, Hof- und Staatsarchiv (pastaj: HHStA), Politische

Archiv (pastaj: PA), XII/256, Turkei IV, F. Lippich “Denkschrift über Albanien”. 8

Po aty.

9

Joseph Swire, Shqipëria: Ngritja e një mbretërie (Tiranë: Dituria, 2005), 59.

3

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

me shqiptarë. E shtrënguar nga Rusia dhe kabinetet evropiane, Porta e Lartë, pa marrë parasysh protestat e shumta të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, ia filloi bisedimeve me Malin e Zi për dorëzimin e territoreve të banuara me shqiptarë Malit të Zi. Për realizimin e kësaj kërkese territoriale, princi i Malit të Zi, bashkë me diplomatët e tij, nuk kërkonte ndihmë vetëm nga Rusia cariste, por edhe nga Anglia, Franca dhe Italia. Protestat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u drejtoheshin diplomatëve të Fuqive të Mëdha nuk merreshin parasysh në këtë kohë. Me çështjen shqiptare, ndonëse sipërfaqësisht, u kacafyt vetëm Vjena. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë, Shvegel iu përgjigj kancelarit gjerman Otto Von Bizmarkut në një rast duke i kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit, e duke e marrë në mbrojtje popullin shqiptar. U propozoi delegatëve të pranishëm në Kongres se „nuk bën të mohohet një komb i cili me shekuj ishte autokton". Ai i ftonte ata që, nëse dëshironin të njiheshin me popullin shqiptar, ta lexonin librin e Ami Boues „La Turquie d'Europe", Paris, 1840 ,i cili, ndër të tjerat, shkruan: „Shqipëria ka një ardhmëri si shtetet e tjera ballkanike dhe etnografisht është krejt homogjene, sado që ka fe të ndryshme, ajo është plotësisht e aftë të qeverisë vetveten". Megjithatë asnjë nga delegatët nuk i përfilli fjalët e tij. Kongresi ia njohu vetëm Mirditës një lloj autonomie fisnore, të cilën më vonë Turqia nuk e përfilli.10 Në këtë situatë të ndërlikuar, shqiptarët kishin një qëndrim pozitiv sa i përket luftës së përbashkët me popujt e Ballkanit. Ata mbajtën qëndrim korrekt lidhur me themelimin e federatës ballanike, duke mos qenë, në parim, kundër saj. Qarqet patriotike shqiptare pajtoheshin me këtë ide vetëm nëse edhe popullit shqiptar do t'i sigurohej një status i barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit. Kongresi i Berlinit dhe vendimet e tij u dhanë krahë pretendimeve imperialiste të disa shteteve evropiane dhe të rretheve qeveritare të shteteve ballkanike, të cilat synimet territoriale ekspansioniste i kishin të drejtuar posaçërisht nga Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Maqedonia. Ky Kongres me njohjen e të drejtës Austro-Hungarisë për zgjerim në Bosnje e Hercegovinë e pengoi rritjen e Serbisë dhe të Malit të Zi në atë drejtim. Kështu përpjekja boshnjako-hercegovase për t'u çliruar në kryengritjen e vitit 1875, mbeti i parealizuar. Me shtrirjen e protektoratit austrohungarez mbi Bosnje e Hercegovinë, iu mundësua zyrtarisht Monarkisë së habzburgëve që 10

Ami Boue, La Turqie d'Europe ou observations sur la geographie, l’histoire naturelle, la statistique,les

moeurs, les coutumes, l’archeologie, l’agriculture, l’industrie, le commerce, les gouverments divers, le clerge, l’histoire et l’etat politique de cet empire, vëll. III (Paris, 1840), 1-36; Kristo Frashëri, "Fillimet e Lëvizjes Kombëtare në Shqipëri," Studime historike, no. 1 (1978): 19-20.

4

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ta shtrijë imperializmin e saj në Ballkan, e përmes tij edhe të imperializmit gjerman që mbështetej në parullën „Drang nach Osten". Kështu, çështja e popujve në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri e Maqedoni, në momente, dukej sikur kishte humbur në këtë lëmsh të komplikuar të interesave të gërshetuara të diplomacisë evropiane dhe lakmive të rretheve borgjeze, qeveritare, të shteteve të Ballkanit.11 Siç shihet nga materialet, pas Kongresit të Berlinit aty kah fundi i vitit 1878 dhe në fillim të vitit 1879 vendimet e tij nuk realizoheshin lehtë, ngase Lidhja Shqiptare e Prizrenit kishte formuar ushtrinë e vet vullnetare për mbrojtjen e territoreve të banuara me shqiptarë. Që nga kjo kohë Lëvizja Shqiptare ishte vënë haptas përballë planeve antishqiptare, si të Fuqive të Mëdha, vendimeve të tyre, ashtu edhe kundër synimeve të borgjezive të shteteve ballkanike e Perandorisë Osmane. Për këtë vendosmëri shqiptare, konsulli austriak i Vlorës shkruante: „Qeveria turke gjendet tani para popullsisë së revoltuar dhe të gatshme për t'u hedhur në kryengritje dhe nuk ka fuqi që t'ia nënshtrojë popullin autoritetit të saj". 12 Jovan Ristiqi, ministri i punëve të jashtme i Serbisë së atëhershme, duke udhëtuar nëpër Gjermani që të ndiqte së afërmi punën e Kongresit të Berlinit, u ndal në Vjenë. Qëndrimi i tij në kryeqytetin e Austro-Hungarisë kishte qëllime të caktuara diplomatike. Ai u takua me kontin Andrashi dhe i dorëzoi për Qeverinë e Vjenës një kërkesë të Qeverisë Serbe. Në këtë takim, siç theksohej edhe në kërkesën e tij, Jovan Ristiqi kërkoi nga Andrashi, dhe shpresonte shumë madje, se Qeveria e tij do të përkrahte zgjerimin e shtetit serb në jug. Ka të dhëna të cilat e pohojnë mendimin, se Andrashi kishte pranuar dhe e kishte përkrahur këtë kërkesë të shtetit serb, dhe se kishte lejuar në emër të Qeverisë së Vjenës zgjerimin e Serbisë në drejtim të Novi Pazarit dhe Mitrovicës. Kuptohet edhe Serbia i bënte të mundur Austro-Hungarisë që të realizonte disa pretendime të saj që i kishte shtruar më parë në lidhje me drejtimin e vijës hekurudhore Beograd-Nish kah Piroti dhe Vranja.13

11

Buda et al., Historia, 130-132; Vasil Popovic, Evropa i Srpsko pitanje u periodu oslo-bodenja, 1804-1918

(Beograd: Kon, 1940), 126-128; Vladimir Petrovich Potemkin, Istorija diplomatije (Zagreb, 1951), 22; Milorad Ekmečić, Ustanak u Bosni 1875—1878 (Sarajevo: Veselin Masleša, 1960), 79-82. 12

Jusuf Buxhovi, Kongresi i Berlinit 1878: çështja shqiptare, protokollet dhe vendimet (Prishtinë: Faik

Konica, 2008), 109. 13

Popovic, Evropa, 127-128.

5

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Lufta Greko-Turke e vitit 1897, e ngriti përsëri frikën e një shkatërrimit Turk dhe e rriti interesin Austro-Hungarez për Shqipërinë e veriut. Në një memorandum të datës 2 Prill të vitit 1897 Baroni Beck, shefi i stafit të ushtrisë Perandorake dhe Mbretërore, kishte deklaruar se në qoftë se Perandori Osmane kishte pushtuar Austro-Hungarinë, do duhej gjithashtu të pushtonte Shqipërinë ose do të duhej të krijonte një shtet shqiptar autonom. Beck propozoi që ky shtet duhet të shtrihet nga Adriatiku deri në ngushticën në mes të Adriatikut dhe Egjeut. Në veri ai ishte i gatshëm që tu jepte serbëve rajonin përreth Prishtinës dhe Malit të Zi, krahinat e Gucisë dhe të Plavës. Nëse është e nevojshme Mali i Zi mund të marrë gjithashtu edhe Shkodrën. Ndërsa Dibra dhe Ohri do ti takonin shtetit të ri.14 Më vonë më 19-të të njëjtit muaj Konti Gauchovsk, ministri i jashtëm Austro-Hungarez, kishte mbajtur një konferencë në të cilën kufijtë e shtetit të propozuar të Shqipërinë ishin në pikëpyetje. Dokumentet austro-hungareze na flasin për një politik agresive që ndiqte Mali i Zi ne kufijtë e Gucisë. Por Ali pashë Gucia, me masat ushtarake që kishte marrë ishte gati tu përgjigjej provokimeve malazeze me luftë. 15 Ushtrisë së tij po i shtroheshin akoma më shumë forca nga myslimanët e Shkodrës të cilët u ngritën në këmbë për t’iu kundërvënë ushtrisë malazeze për marrjen e Plavës e Gucisë, pasi banorët e këtyre trojeve janë 100% myslimanë ato e kanë kundërshtuar vendimin e Kongresit të Berlinit për dhënien e tokave të tyre. Duke qenë shqiptarë e për më tepër myslimanë ato nuk kanë asgjë të përbashkët me malazezët. Gouchovski ishte i gatshëm që të lejonte serbët të merrnin Prishtinën, Fushën e Kosovës dhe Üsküp (Shkupin). Ndërsa Mali i Zi, mund të merrte, "nëse rusët këmbëngulnin", rrethinat e Gjakovës dhe Pejën, por Plava dhe Gusija do të duhet të shkojnë për Shqipërinë për shkak të popullatës së tyre katolike. Kufiri lindor do të ngelet i njëjtë ashtu siç ishte propozuar nga Baroni Beck. 16 Të dyja këto plane ishin arbitrare. Gouchovski e konsideronte problemin e kufirit shqiptar nga një pikëpamje diplomatike, se sa shumë territor do të duhej të merrnin dhe sa duhej të ngelej. Por Beck e shikonte

14

Österreichisches Staatsarchiv, Kriegsarchiv (pastaj: KA), Bureau, Faszikull 46, Dok. nr. 29; Hans Dieter

Shanderl, Die Albanienpolitik Österreich-Ungarns und Italien 1877-1908, (Wiesbaden: Harrassowitz, 1971), 66-65. 15

Shanderl, Die Albanienpolitik, 66-65.

16

Shanderl, Die Albanienpolitik, 66-67.

6

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

problemin nga një pikëpamje ushtarake në atë që ishte më strategjike dhe e dobishme për ushtrinë austro-hungareze. Pra, Monarkia e Dyfishtë, gjithashtu shprehu interesimin e saj për Shqipërinë e Veriut në disa marrëveshje ndërkombëtare. Në vitin 1876, 1877 dhe 1897, Monarkia e Dyfishtë dhe Rusia ranë dakord se Shqipëria mund të bëhet një shtet i pavarur. 17 Por, në vitin 1900 Austro-Hungaria dhe Italia ranë dakord që të ruanin status quo-në në Shqipëri, për aq kohë sa të jetë e mundur. 18 Kjo marrëveshje pasqyronte një rritje rivaliteti midis Monarkisë së Dyfishtë dhe Italisë në Shqipëri, me dominim Austro-Hungarez në veri dhe dominim italian në jug. Në vitin 1903, gjatë dinastisë austro-file të Obrenoviqit në Serbi dhe zëvendësimin e tij me një forcë nacionaliste të Karagjorgjeviqit, marrëdhëniet e dinastisë Austriake dhe Serbisë u përkeqësuan me shpejtësi. Fillimisht kjo urrejtje e ndërsjellë nisi për Bosnje-Hercegovinën. Serbët, tani të privuar nga mundësia për tu zgjeruar në Bosnje, filluan të shikonin rreth Shqipërisë veriore. Pas vitit 1908, marrëdhëniet austro-serbe u zbehën, dhe për Monarkinë e Habsburgut, Shqipëria e Veriut ngeli si pjesa më e rëndësishme. Mirëpo, krahas këtyre ngjarjeve edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare (LKSH- me tutje) vepronte me një aktivitet të bujshëm, si në planin e organizimit të brendshem po ashtu edhe në atë të jashtëm, sa ja lejonin rrethanat. Është koha kur nëpër territoret shqiptare vepronin shumë klube, komitete por edhe çeta vullnetare, që luftonin për çështjen kombëtare. Udheheqësit e LKSH, gjatë këtyre viteve, konsideronin se përveç kryengritjeve, duhej edhe një angazhim më i madh në organizimin politik që të fitohej autonomia, që kuptohej si rrugë drejtë pavarësisë territoriale e trojeve shqiptare.19 Në këtë kohë kemi edhe lëvizjet në brendësinë e Perandorisë Osmane, ku Lëvizja Xhon-turke zhvillonte aktivitete politike e diplomatike për reformimin e Perandorisë Osmane, por aktivitetin e saj e shpejtoj në fillim të vitit 1908, kur ministri i punëve të jashtme të Austro-Hungarisë, Erenthal, deklarojë se kishin marrur koncesion nga Sulltan Abdyl Hamidi II, për ndërtimin e hekurudhës Uvac-Mitrovicë, si dhe takimi i Revales (8-9 17

Alfred Francis Pribram, The Secret Treaties of Austria-Hungary 1879-1914, vol. I, (Cambridge: Harvard

University Press, 1920), 189-190, 203. 18

Pribram, The Secret, 197-198.

19

Kristo Frashëri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1888, vol. I, (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të

Shqipërisë, 1989), 22.

7

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

qershor 1908), në mes të mbretit rus Nikolles së II dhe atij britanez Eduardit të VII, ku ishte biseduar por edhe pajtuar që t’i bëhen presione Portës së Lartë, që të fillonte aplikimin e reformave në Maqedoni. 20 Lëvizja xhon-turke ende e pa përgatitur mirë, e shtyrë nga këto dy ngjarje, e filloj aktivitetin e saj në organizimin e masave për ta përmbysur sulltanin. Ata, duke shfrytëzuar pakënaqësitë e krijuara nga sundimi i sulltanit të popujt e robëruar, ju bashkangjitë këtyre pakënaqësive, kështu me 3 korrik të vitit 1908, fillon kryengritja e armatosur në Resnje, që e udhëhiqte Ahmet Njazi Beu. Po ashtu, edhe LKSH bënte luftë të pakompromis kundër sundimit të sulltanit. Masa të shumta popullore të udhëhequra nga Klubet shqiptare ishin mbledhur në Ferizaj prej 5-23 korrik 1908, ku u bisedua për fatin e territoreve shqiptare pas këtyre kombinimeve diplomatike të Fuqive të Mëdha si dhe gjendjes së brendshme në Perandorinë Osmane. Nga ky Kuvend u dërgua edhe një memorandum i përbërë nga 8 kërkesa, ku kërkohej nga Sulltani rivendosja e Kushtetutës së vitit 1876.21 Sulltani duke e parë një situatë të tillë të brendshme si dhe nga presionet diplomatike që i vinin, u detyrua që me Dekretin e datës 3 korrik të shpallte Kushtetutën. Tani edhe Perandoria Osmane u bë me rend kushtetues, por në fakt, për popujt e robëruar nuk ndryshoj asgjë, përkundrazi qeveria xhon-turke posa mori pushtetin filloj të luftonte çdo lëvizje çlirimtare të popujve të robëruar në Perandorinë Osmane. Në një pozitë të tillë ndodhej edhe populli shqiptar edhe pse i kishte kontribuar kësaj lëvizje që ta merrte pushtetin. Po ashtu ndryshuan edhe raportet diplomatike të Perandorisë Osmane në arenën ndërkombëtare. Tani Austro-Hungaria, qe e ndiente veten të obliguar për ruatjen e statusquosë në pjensën e Ballkanit të Perandorisë Osmane, pas lëvizjeve të para të xhon-turqve, ajo u frikësua nga orientimi i tyre në politikën e jashtme, (shihej se xhon-turqit kishin një orientim proanglez), ndërsa situata e brendshme në vet perandorinë lente për tu dëshpëruar, sepse ekzistonte një anarki në tërë Ballkanin. Kësisoji, Austro-Hungaria vendosi që të shpallte dhe të bënte aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Por, para se ta kryente këtë akt ajo njoftoj shtetet qe ishin nënshkruese të marrëveshjes së Novi Pazarit të vitit (1879), "se do të bënte aneksimin e Bosnjës dhe Hecegovinës", njëherit me 15 shtator, Erenthali e ftoj ministrin e jashtëm rus Izvolskin dhe e informoj për qëllimet e qeverisë së 20

Paskal Milo, Politika e Jashtme e Shqipërisë (1912-1939), vol. I, (Tiranë: Botimet TOENA, 2013), 34.

21

Raport i Konsullit Austro-Hungarez në Mitrovicë, Zumbauer, dërguar Erenthalit, me 30 korrik 1908.

Shih: Zhivko Avramovski, "Izveshtaj Austro-Ugarskoj konsul u Kosovskoj Mitrovicu, Prizrenu i Skoplju od barskoj u Skupshtine Ferizovicu, 5- 23 julla 1908 godine,"Vjetar, no. 2-3 (1970): 320-321.

8

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

tij, duke pohuar se "Austro-Hungaria nuk do të kundërshtonte në rast se Rusia do të kalonte në Dardanele, Rusia pranon aneksimin, por me kusht që edhe Austro-Hungaria të mos kundërshtoj, nëse Bullgaria do të fitonte pavarësinë". 22 Përveç kësaj, një kalim i lirë përmes Dardaneleve do të kishte qenë një vlerë e vogël për flotën e dobët ruse në Detin e Zi. Nga një studim i viteve 1904-1905, ministria e Jashtme ruse erdhi në përfundim se ruajtja e situatës së atëhershme do të ishte më e favorshme, meqë në këtë mënyrë Rusia ishte më e sigurt nga sulmi i fuqive detare. Vetëm fitimi i Sanxhakut i Novi Pazarit, i cili ishte një pykë austriake ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, do të thoshte një avantazh.Megjithatë Izvolski në një Aidemémoire drejtuar Vjenës bënte të qartë se Rusia është e gatshme që ta miratonte këtë marrëveshje. Të dy ministrat e jashtëm Aehrenthal 23 dhe Izvolski 24 më në fund ranë dakord më 15 Shtator 1908 në Buchlau të Moravisë. Megjithatë, aty nuk u arrit ndonjë marrëveshje me shkrim, një fakt, që më vonë do të ashpërsonte mosmarrëveshjet. 25 Më 5 tetor 1908, perandori austriak Franz Joseph I, pa i informuar paraprakisht qeveritë tjera, shpalli aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilat që nga Kongresi i Berlinit 1878 administroheshin nga Austro-Hungaria, por nga aspekti juridik ishin ende provinca të Perandorisë Osmane. Prandaj, ky aneksim shkaktoi një krizë ndërkombëtare.26 Për Rusinë nuk plotësoheshin pritjet me marrëveshjen e Buchlau-t. Cari Nikolla II 27 ishte i pakënaqur me rolin që ministri i tij i Jashtëm e kishte luajtur gjatë negociatave. Izvolski i 22

Potemkin, Istorija, 168-169.

23

Konti Alois Lexa von Aehrenthal (1854-1912) ishte një diplomati austriak . Arritje e madhe e tij ishte

aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 1908 mbi bazën e një marrëveshje të fshehtë me Izvolsky ministrin rus, i cili u shfaq të jetë një triumf për Austri çka bëri të fitoi titullin “Count”. Në 1899 ai u bë ambasador në Shën Petersburg, ku ai qëndroi deri në emërimin e tij si Ministër i Jashtëm, në tetor 1906, kur e zëvendësoi Count Goluchowski. Ishte i vendosur për të ruajtur interesat e Austro-Hungarisë në Ballkan. 24

Alexander Petrovich Izvolsky (1856-1919) ishte një diplomat rus dhe kujtohet si arkitekt i aleancës së

Rusisë me Perandorinë Britanike gjatë viteve që shpien në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Shërbeu si Ministri i Jashtëm i Perandorisë Ruse midis prillit të vitit 1906 deri në nëntor 1910 dhe pastaj si ambasadori rus në Francë. 25

Mathew Smith Anderson, The eastern question 1774 - 1923, A study in international relations, (London:

Macmillan, 1966), 279-281. 26

Konrad Clewing, "Der Sandžakvon Novi Pazar,"Studienbuch Östliches Europas, I, no. 1 (1999): 348.

27

Nikolay Alexandrovich Romanov (1868-1918) ishte perandori i fundit i Rusisë, Duka i Madh i Finlandës

dhe Mbreti titullar i Polonisë. Titulli i shkurtër zyrtar i tij ishte Perandori Nicholas II, që sundoi nga 1 nëntori 1894 deri në abdikimi e tij të detyruar më 2 mars 1917.

9

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

kishte tejkaluar kompetencat e tij duke u pajtuar me Vjenën, e cila krijoi përshtypjen se Cari ishte i gatshëm të pajtohej që të linte sllavët nën sundimin austriak. Situata ndërkombëtare ishte e pafavorshme për Rusinë. Aleati i vetëm, Franca, nuk ishte i gatshëm të binte dakord për një ndryshim në pozicionin aktual të Dardaneleve. Në të njëjtën masë Britania refuzoi të mbështesë planet e Izvolskit. Rusia nuk mundi të realizonte kalim në Dardanele për marinën e saj, për shkak të rezistencës ndërkombëtare dhe pas kësaj protestoi kundër aneksimit të Bosnjës. Më në fund, ndodhi edhe ndryshimi i qëndrimit të Perandorisë Osmane, e cila në fillim kishte reaguar me indinjatë për humbjen përfundimtare të krahinave të saj. Ndodhi po ashtu për një javë edhe bojkoti i mallrave nga Austro-Hungaria dhe kërkesa për pagesën e zhdëmtimit. Vjena më në fund nën ndërmjetësimin gjerman më 26 shkurt arriti një marrëveshje me Portën në lidhje me Bosnjën e Hercegovinën. Kështu për Rusinë dhe Serbinë nuk mbeti alternativë tjetër pos të pranonte situatën e re.28 Mirëpo, populli shqiptar i gjendur në një situatë të tillë, ai vazhdonte luftën e tij për mbrojtjen e territoreve shqiptare, por pa një përkrahje ndërkombëtare. Çështja shqiptare rrezikohej më tepër nga Serbia, e cila pas aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, ajo edhe pse kundërshtonte më të madhe këtë veprim të Austro-Hungarisë, me intervenimin e Rusisë, e heshti, por propagandonte rrezikun e popujve të Ballkanit nga ky ekspansion. Kështu që edhe Ballkani u përfshi në këtë krizë, nga kërkesat e Serbisë dhe Greqisë. Shqiptarët lëvizjen e vetë anti-aneksioniste e shprehen që në ditët e para të kësaj krize, me një program demokratik që ishte në frymën e interesave të tyre në rend të parë, por edhe të popujve tjerë të Ballkanit. Në fillim, kjo lëvizje pati përkrahje nga të gjithë popujt e Ballkanit, por mbeti e vetmuar, në gjysmë të rrugës së saj, sepse një lëvizje e tillë nuk u shkonte përshtati shteteve ballkanike në radhë të parë, e po ashtu as vetë Perandorisë Osmane, andaj as kjo e fundit nuk e përkrahu një lëvizje të tillë. Ismail Qemali e dëshmon qartë në “Kujtimet” e tij zhgënjimin që pësuan shqiptarët nga tuqit e rinj “politika agresive e tuqve të rinj qe shkëndija që i ndezi sërish dhe u dha jetë ndjenjave të tyre kombëtare”. 29 Në një raport të konsullit serb, që informonte nga Shkupi, thuhej se "për shkak të aneksimit të Bosnjës dhe Hercegovinës në mesin e shqiptarëve të ketushëm ndihet një lëvizje shumë e gjallë". Po ashtu sipas këtij raporti shihet se “me 6 tetor në Shkup kishin 28

Charles & Barbara Jelavich, Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit 1804-1920, (Tiranë: Dituria,

2009), 200. 29

Ismail Qemali, Kujtime, (Tiranë: TOENA, 2009), 413.

10

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ardhur një numër i madhë i parisë shqiptare nga Gjakova, Prizreni, Vushtrria, Gostivari dhe Gjilani, me qëllim që të bisedonin me Klubin Shqiptar lidhur me qëndrimin e LKSH ndaj aktit të Austro-Hungarisë, e në fund u vendos që të priten reagimet e shteteve të tjera lidhur me këtë akt të qeverisë vjeneze, dhe nëse Evropa e pranon aneksimin, kunder këtij akti do të ngritet e tërë Shqipëria”. 30 Krerët shqiptarë biseduan edhe me Klubin Otoman dhe Serb, duke menduar se do të gjenin një gjuhë të përbashkët me ta, që lëvizja antianeksioniste të merrte karakter gjithë ballkanik, këtë e dëshmon raporti i Balligxhiqit i datës 7 tetor, ku thotë se “...ngjarjet e fundit në tërësi i kanë afruar shqiptarët dhe serbët dhe ndihet veçanërisht ndër shqiptarët një dëshirë e posaçme për një marrëveshje shqipatro-serbe për të luftuar kundër aktit aneksionist të Vjenës”. 31 Por një bashkëpunim i tillë nuk mund të arrihej, për arsye se qëllimet e Serbisë ishin të qarta, ajo edhe pse reagonte kundër këtij akti, në anën tjetër bënte plane për zgjerim territorial. Me sygjerimet e diplomacisë ruse, Serbia filloj të kërkonte kompensime në territoret tjera të Perandorisë Osmane, e në radhë të parë në dëmë të territoreve shqiptare. Prandaj, Komitetet Shqiptare që e udhëhiqnin lëvizjen antianeksioniste, tani e tutje, çdo ofertë të Serbisë e merrnin me rezerva, sepse Serbia ende nuk e kishte pranuar aneksimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, vetë kërkonte aneksime të territoreve të tjera. Edhe pse shqiptarët bënin përpjekjet e tyre maksimale për çlirim, e duke shfrytëzuar edhe këtë krizë, ata nuk mund të ndikonin në vedimet e Fuqive të Mëdha për zgjedhjen e Krizes Lindore, kështu që edhe lëvizja e tyre antianeksioniste nuk pat përkrahje ndërkombëtare, e sidomos u injorua shumë nga diplomacia ndërkombëtare, duke e paraqitur si lëvizje të Portës së Lartë. Shqiptarët disponimin e vetë kundër aneksimit e shprehen edhe me bojkotimin e mallërave austro-hungareze, kjo dëshmohet edhe nga zvogëlimi i eksportit të viti 1908, si për arsye të verës së thatë, po ashtu edhe për shkak të bojkotimit të prodhimeve austro-hungareze pas aneksimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës. 32 Kësaj çështje i kushtoj kujdes Austro-Hungaria dhe Serbia, kjo shihet nga raporti i ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë, dërguar Qeverisë së Anglisë, ku në mes të 30

Muhamet Pirraku, "Qëndrimi i LKSH ndaj aktit aneksional të Vjenës mbi Bosnje dhe Hercegovinë me

1908, sipas burimeve serbe," Kosova, no. 3 (1974): 439. 31

Pirraku, "Qëndrimi i LKSH”, 439.

32

Shukri Rrahimi, "Kryengritjet e mëdha të popullit shqiptar 1908 - 1910," Kosova, no. 1 (1972): 10.

11

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

tjerash thuhet: "...disponimi anti austro-hungarez është ndjenjë e tregtarëve të këtushëm, ku shprehet manifestimi i bojkotimit të mallit austro-hungarez". 33

Mandej, vazhdon

raporti: “Sot janë nisur për në Selanik disa tregtarë shqiptarë, që me tregtarët e Selanikut të vendosin për çështjen e bojkotimit të përgjithshëm të mallit austro-hungarez”. 34 Kriza e aneksionimit u ashpërsua edhe më shumë në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit të vitit 1908, kur Austro-Hungaria ishte e gatshme që të luftonte me Serbinë, ndërsa që kjo e fundit kërkonte kompenzim në territoret ballkanike, kurse Anglia, në fillim këtë krize e shihet si çështje të pansllavizmit rus, por kur pa planet e Austro-Hungarisë, që ishin për dalje në Selanik, atëherë përmes rrugëve diplomatike interesohej më tepër për këtë problem, e në anën tjetër, Perandoria Osmane nuk preokupohej për problemin e Bosnjës dhe Hercegovinës, por e shqetësonin lëvizjet e popujve që i kishte të robëruar, e sidomos pavarësimi i Bullgarisë, ku Perandoria Osmane i frikësohej pansllavizmit në Ballkan. Ndoshta si rezulltat i kësaj frike, ajo nënshkruajti me qeverinë e Vjenës një marrëveshje, me kushte që Austro-Hungaria t'i paguante si dëmshpërblim për Bosnje dhe Hercegovinën një shumë prej 2.500.000 funta sterlingash. 35 Shqiptarët edhe përkundër këtyre kombinimeve diplomatike, vazhduan me bojkotimin e mallit austro-hungarez, kjo shifet edhe nga raporti i konsullit austro-hungarez nga Shkupi i datës 17 nëntor 1908, ku thuhet: "Tani bojkoti ka mbërrir në pikën më të lartë, me ndalimin e importit të mallit, ... kjo më së shumti i ka goditur tregtarët bullgarë. Konsumatorët u detyruan të paguajnë mall me çmime shumë më të larta, sepse nuk kishin mundësi të marrin mallëra në vendet tjera". 36 Në raportin tjetër të datës 11 dhjetor, shihet se çfarë përmasash kishte marrë bojkotimi i mallit austro-hungarez edhe në Selanik, e njëherit se çfarë dëmësh u solli tregtarëve të ketushem, "... si duket tani bojkoti po hynte në fazen akute, pasi që blerësit janë ankuar se kanë pasuar dëme (të mëdha), po ashtu nga ky raport shifet se ishte formuar një Komision për Bojkotime nga klubet shqiptare dhe një klub bullgar. 37 33

DASNP, Fondi Joce Jovanovic 1908, Arh. jedinica 203, Min. inostranshtvo dla poslavnishtvu u London,

Nr.1919 prej 4 tetorit të vitit 1908, raporti i konsullit nga Shkupi. 34

Po aty.

35

Potemkin, Istorija, 174-175.

36

Djordje Mikic, "Izveshtaj Aust.-Ung. konsulla iz Prizrena, Mitrovice i Skoplju o prilikam na Kosovu

prema ustavnoste u Turskoj, (avgust-decembar)," Vjetar, no. 8-9 (1977): 251-252. 37

Pirraku, "Qëndrimi i LKSH”, 447.

12

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Në raport, rreth formimit të këtij komisioni thuhet: "Klubet e bashkuara formuan një këshill të tregtarëve të këtushëm, (është fjala për klubet shqiptare që vepronin në Selanik) të ashtuquajtur Komision për Bojkot”, 38 por edhe këtij komisioni qarqet serbe u munduan ti japin karakter proturk, por në fakt ky Komision nuk kishte karakter proturk, sepse në raportin e dats 28 dhjetor thuhet: "...tani në bazë të vendimit që është marrë në klubin e shqiptarëve në Shkup, ky bojkot është përhapur edhe në këto anë". 39 Në një raport tjetër të konsullit austro-hungarez parashiheshin masat që do të ndërrmernin për ata tregtar që do të pranonin mallin e armikut, përpos atij malli "i cili është përgatitur deri me datën 9 dhjetor", d.m.th. pranohej vetëm ai mall i cili ishte në rrugë duke ardhur. 40 Krahas bojkotimit të mallit austro-hungarez, lëvizja antianeksioniste e popullit shqiptar u diferencua edhe nga lëvizjet tjera të popujve të Ballkanit, e po ashtu edhe nga vetë lëvizja xhon-turke, kjo shifet nga tubimi i disa përfaqësuesve të qeverisë xhon-turke, (që u mbajt në Shkup), e ku merrnin pjesë edhe disa përfaqësues serbë, ku u bisedua rreth krizës së aneksionimit, ku u pa haptaz se qeveria osmane nuk ishte e gatshme që t'i mbronte territoret e rrezikuara nga kjo krizë, e nga ana e përfaqësuesve serbë, shihej se ata më tepër kërkonin çarmatimin e shqiptarëve se sa të mbronin territoret e Perandorisë Osmane. Në anën tjetër Greqia rrezikonte territoret e Shqipërisë se Jugut. Duke parë një situatë të tillë, qe po përgatitej copëtimi i territoreve shqiptare, Këshilli Qëndror i Stambollit, në fillim të nëntorit të vitit 1908, u dërgoj një memorandum Fuqive të Mëdha si dhe Portes së Lartë se "shqiptarët nuk do t'i lëshojnë as Serbisë e as Malit të Zi si dhe as Greqisë kurrfarë kompenzimi në dëm të territoreve të tyre". 41 Ky memorandum ndikoi edhe më shumë tek masat shqiptare që edhe me me ngulm luftonin për mbrojtjen e territoreve të tyre. Sidomos kriza për copëtimin e territoreve shqiptare erdhi pas deklarimit të Serbisë se " aneksimi i Bosnjës dhe Hercegovinës nuk cenon interesat e saj". 42 Izvolski më 27 shkurt 1909 në Beograd njoftoi se, Serbia duhet të përmbahen nga çdo pretendim territorial ndaj territoreve të aneksuara dhe të përmbahen nga provokimet e mëtejshme. Për shkak të mungesës së mbështetjes nga Shën Petersburgu më 31 shkurt, 38

Mikic, "Izveshtaj”, 255 - 256.

39

DA SIP Kon. Prishtinë Faks. III, Kos. iz Prishtine MID.PP.br.1191 28 dec. 1903.

40

Mikic, "Izveshtaj”, 256.

41

Pirraku, "Qëndrimi i LKSH”, 446.

42

Potemkin, Istorija, 174-175.

13

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Serbia deklaroi se braktiste qëndrimin e protestës ndaj aneksimit të Bosnjës e Hercegovinës nga Austro-Hungaria se do të jetojë në kushte të fqinjësisë së mirë. 43 Interesimin e njejtë e gjejmë edhe më vonë e sidomos brenda pak vitesh para dhe pas Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë. Kjo periudhë, shfaqë drejtimet që marrin Fuqitë e Mëdha, lidhur me situatën në Ballkan brenda asaj periudhe. Përderisa shtetet sllave kishin përkrahjen e Rusisë, Austro-Hungaria ishte fuqia e vetme e cila në forma të ndryshme i përkrahte shqiptarët, edhe pse të gjitha Fuqitë e Mëdha, pajtoheshin që situatën në Ballkan ta trajtojnë në formën asnjanëse. Padyshim se fillimi i Luftës së Parë Botërore, mund të ketë zanafillën pikërisht në “Krizën Ballkanike”, nga viti 1910 e deri tek fillimi i Luftës së Parë Botërore. Kjo periudhë, mendoj se ka ndikuar që raportet politike dhe ushtarake në Ballkan dhe Europë, ta kenë pikënisjen për një vëmendje të ngjarjeve që do të pasonin më tej. Vitet 1910, 1911, 1912, janë vite që shqiptarët kuptuan se koha është ta krijojnë mundësinë për vetëqeverisje. Situata në Ballkan veçse kishte filluar të poziciononte palët ndërluftuese. Prandaj, siç shihet, shqiptarët ishin jo mirë të organizuar, dhe e gjithë përpjekja ishte e shpërndarë, pra komunikimi mes tyre nuk ishte në hap me kohën. Qysh në pranverën e vitit 1910 qëndresa e shqiptarëve të Kosovës merr gjithnjë e më shumë trajtën e një kryengritjeje të organizuar të përmasave më të gjëra kundër regjimit xhonturk. Veprimet e para kundër qeveritare nisën në mars në rrethinën e Gjakovës për t’u shtri edhe në rrethinën e Pejës, të Prizrenit e prej andej në mbarë Kosovën. Konsulli austro-hungarez i Prizrenit njoftonte Vjenën se në fshatrat midis Gjakovës e Pejës “Ka kohë që sundon një nervozizëm, që ka për qëllim të kundërshtojë me armë qeverinë, në qoftë se kjo do të mbledhë rekrutë, do të konfiskojë armët ose do të ndërmerr zbatimin e masave të reja represive”. 44 Njëherit, Ismail Qemali do t’i deklarojë ambasadorit austro-hungarez, Pallaviçinit se: ‘‘Shqiptarët kërkonin zbatimin e reformave, të cilat do t’u përshtateshin rrethanave të veçanta të vendit”, çka nënkuptonte autonominë e Shqipërisë.45 Kjo situatë me tendenca të përshkallëzimit të mëtejmë dhe destabilizimit të kësaj zone të Ballkanit shqetësoi edhe Fuqitë e Mëdha të cilat i merrnin informacionet nga 43

Anderson, The eastern, 285.

44

Zekeria Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, (Prishtinë: Rilindja, 1979), 99.

45

Buda et al., Historia, 428.

14

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

gazetarët e tyre të cilët i kishin dërguar në zonat e kryengritjes. Ndër ta më aktivët u treguan austro-hungarezët dhe rusët. Qeveria e Vjenës ishte e interesuar që kryengritja shqiptare të merrte përmasa edhe më të mëdha sepse ajo do të shfrytëzonte me mjeshtri këtë situatë për të fituar simpatinë e shqiptarëve, veçanërisht të katolikëve. Gjë që, AustroHungaria e këshillonte edhe Stambollin që të mos shkonte shumë larg në masat e dhunës ndaj shqiptarëve. 46 Vihet re qartë në kuadrin e informacioneve, analizave e vlerësimeve, se për Vjenën nuk kishte dilema rreth rritjes së peshës së faktorit shqiptar në Ballkan dhe vëmendjes së veçantë që i duhej kushtuar atij. Madje rreth kësaj çështjeje ministri i jashtëm austro-hungarez, konti Erenthal, i jepte instruksionet e duhura më 21 prill 1910, ambasadorit të vet në Stamboll, Pallavicinit. Ridimensionimi i faktorit shqiptar në sytë e diplomacisë vjeneze shkonte deri aty sa ministri i nënvizonte ambasadorit se “kriza politike në Shqipërinë Veriore është e tillë që do të çojë ose në nënshtrimin e shqiptarëve” ose “në dështimin ushtarak definitiv të Turqisë”, por nëse krijohej vakum në rastin e një largimi të mundshëm të osmanëve nga rajoni, aty nuk duhej lejuar ekspansioni serb, sepse planet pansllaviste ishin të drejtuara jo vetëm kundër Perandorisë Osmane, por edhe kundër Austro-Hungarisë. 47 Hulumtimi i dokumentacionit të proveniencës austro-hungareze për muajt kur u zhvillua Kryengritja e vitit 1910 (mars-maj), me ndriçimin shumëdimensional rreth situates së brendshme e ndërkombëtare në viset shqiptare dhe posaçërisht informacioni rreth kryengritjes së Kosovës, sjell pa dyshim të dhëna interesante për një moment shumë të rëndësishëm historik në rrugën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, që lejojnë arritjen e konkluzioneve thelbësore, ndër të cilët më i rëndësishmi është se shqiptarët, pavarësisht nga diferencat, pengesat, shpejtësia e veprimit etj., po shkonin në rrugën e duhur drejt të ardhmes, pesha e tyre po rritej dhe po ashtu interesi për ta, te disa Fuqi të Mëdha, ndër të cilat pa dyshim në pozicionin më favorizues, shfaqej Perandoria Austro-Hungareze. Kryengritja e vitit 1910 në Kosovë dhe kontributi i Idriz Seferit, Isa Boletinit e atdhetarët e tjerë në këtë kryengritje në veçanti si dhe në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi, është një epokë që artikuloi synimet e shqiptarëve për t`u çliruar nga sundimi osman dhe për të krijuar shtetin e pavarur shqiptar. Kryengritja e vitit 1910 dhe ngjarjet që e pasuan atë s`ka dyshim se ishin rezultat i zhvillimeve politike brenda Lëvizjes 46

Buda et al., Historia, 438.

47

Arkivi i Institutit të Historisë-Tiranë (me tej AIHT), Vj. 20-14-1470. Telegram i Erenthal për Pallaviçinin,

21 prill 1910.

15

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Kombëtare Shqiptare. Ajo e trasoi dhe artikuloi synimin e shqiptarëve për shoqëri dhe shtet të pavarur, dhe për orientimin strategjik e afatgjatë drejt rikthimit të vlerave perëndimore, duke e ngritë vetëdijen kombëtare në një shkallë të re, që do të kontribuojë dhe ndihmojë integrimin e shqiptarëve në rrjedhat evropiane të kohës. Shqiptarët të cilët ishin në Parlamentin Osman, panë se ishte çasti i volitshëm të mendonin për organizimin e një kryengritje tjetër, me çrast ata shfrytëzuan momentin që qëndrimet e tyre ti thonin haptas në Parlamentin Osman. “Nuk kish ma në Shqypni as klube, as komunitete e shkolla. Bashkimxhit (emën qi u epshin tyrqit nacionalistve shqyptarë), ishin shpërnda e krejt organizimi komtar nuk shënonte veq se nji shkatërrim; kësaj gjendjeje të dishprume i dhanë deri diku nji shkas positive lëvizja malcore e vjetit 1911, veprimi i komitetit bullgar ndër viset e Makedonis, ngatrresat qi paten le u shvilluen në mes t’elementave othomanë mbas themelimit të parties ”Marrveshje e Liri” e lufta Italo-Turke qi plasi për qashtjen e Tarabullusit”. 48 Ky dorëshkrim i Hasan Prishtinës paraqet gjendjen e atëhershme e cila veçse kishte treguar hapat e parë, se situata në Ballkan brenda pak kohësh do të ndryshonte. Perandoria Osmane dukej se kishte nuhatë përfundimin e dominimit, mbi territore të cilat ishte e pamundshme ti kontrollonte, ashtu siç ndër shekuj kishte funksionuar nën autoritetin e Sulltanit. Ndryshimet në pushtet, përmes lëvizjeve të xhonturqve të rinj, krijonin klimë të favorshme për popujt e pushtuar që të shqyrtonin mundësinë ndoshta në çastin historik të pavarësoheshin në kuadër të një jostabiliteti ku një Perandori ishte në rënje. Në anën tjetër, Fuqitë e Mëdha inkuadroheshin në forma indirekte, ngase nuk ishin të sigurta se Perandoria Osmane mund të ketë një rënje të shpejtë dhe përfundimtare siç treguan ngjarjet më vonë, kështu që përmes inkuadrimeve diplomatike ato vepruan në dy drejtime. Përmes konsujve dhe diplomatëve të akredituar në Stamboll, mbanin kontakte koherente, e ndërkohë përmes formave tjera tregonin interesim të vazhdueshëm për gjendjen në Ballkan, sidomos për sllavët, të cilët po organizoheshin të fillonin luftën kundër Perandorisë Osmane. Për shkak të këtyre masave shtrënguese, malësorët e rretheve të Shkodrës ngritën krye kundër autoriteteve xhonturke. Për t`i shtypur këto lëvizje dhe duke e ndjerë veten

48

Hasan Prishtina, Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912, (Prishtinë: Rrokullia,

2009), 8.

16

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

më të sigurt, Porta e Lartë së bashku më turqit e rinj e thelluan dhe me tej politikën e tyre reaksionare antishqiptare, duke organizuar një operacion vdekjeprurës të udhëhequr nga Shefqet Turgut Pasha, i cili, nga Kosova, në vjeshtën e vitit 1910, qe zhvendosur në Malësinë e Mbishkodrës. Për shkak të kundërshtimeve të kryengritsëve të Malësisë së Madhe, nisi hakmarrja e forcave të Turgut Pashës ndaj malësorëve shqiptarë. Ushtria turke, në përbërje prej 80.000 ushtarësh kishte rrënuar, kisha, shtëpi; kishte plaçkitur bagëti, djegur kullosa etj. 49 Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, paraqitet si një shpërthim revolucionar, i një popullsie rajonale me një pozitë politiko-nacionale, social-ekonomike dhe fetare të nënshtruar, kundër pushtuesit të atëhershëm të trevave shqiptare. Duke filluar gradualisht si një rezistencë e popullatës në kushtet e dhunimeve të rënda të statusit vetqeverisës, që u bënë atyre, pas ekspeditës së Turgut Pashës së vitit 1910, ajo do të merrte karakteristikat e një kryengritjeje të mirëfilltë me pikësynime të kristalizuara nacionale në periudhen mars-gusht 1911. 50 Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 shpërtheu në ditët e para të pranverës, d.m.th. para momentit të caktuar nga udhëheqësit nacionalistë, në kushtet e grumbullimeve të njëpasnjëshme të kontradiktave ndërmjet pushtuesit shekullor osman, përkeqësimit katastrofik të situatës ekonomike të malësorëve, sidomos në dimrin e viteve 1910-1911, e dëshpërimit të grumbulluar tek kjo popullatë pas disa muajsh të tëre dhunimi sistematik, ndjekjesh dhe mërgimesh në vend të huaj. 51 Të dhënat arkivore na sugjerojnë se pikërisht në këtë kohë malësorëve u ishte premtuar asistencë dhe kontribut i veçantë me armatim nga ana e Malit të Zi (apo prej segmenteve të caktuara politiko-ushtarake të këtij shteti), dhe një ndihmë e premtuar nga ana e gjeneralit italian, Ricciotti Garibaldi. Nga ana tjetër, ata shpresuan më kot edhe në një lloj ndërhyrjeje nga ana e Perandorisë Austro-Hungareze, në rastin e ndonjë ndërlikimi të mundshëm të situatës së tyre ushtarake. Mali i Zi duhet ta ketë nxitur shpërthimin e kryengritjes ndonjë javë para momentit të vendosur nga udhëheqësit shqiptarë, me qellimin për ta mbajtur atë thjesht një kryengritje rajonale dhe për të destabilizuar rajonin më të afërt që synonte në planin e saj të zgjerimit territorial. 49

Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910 - 1912), (Prishtinë: Instituti i

Historisë, 2003), 179-180. 50

Mihal Grameno, Kryengritja shqiptare, (Vlorë: Botim i Drejtoris së Përgjithshme s’Arsimit (pa vit

botimi), f. 35. 51

Milo, Politika, 35-36.

17

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Kështu, nga çështja malësore, Mali i Zi synonte të nxirrte një casus belli për zgjerime territoriale. Megjithatë, siç doli edhe nga trajtimi, shpërthimi i kryengritjes dhe tërheqja e vëmendjes së shteteve europiane, ndodhi para se vetë Mali i Zi të ishte i gatshëm për ta mbështetur realisht një kryengritje të tillë për qëllimet e veta shoviniste, gjë që e çorientoi taktikisht veprimin politiko-diplomatik të këtij shteti. Ky është një realitet, i pohuar edhe nga dëshmitarja më e besueshme dhe më e paanshme e ngjarjeve, Edith Durham. Malësorët e ndershëm dhe të drejtë shqiptarë, që nuk kishin fare dijeni për planet e malazezëve, luftuan vetëm për të fituar autonominë për veten e tyre dhe nuk ndoqën në asnjë rast urdhërat e oficierëve malazezë, që ishin dërguar për t'i këshilluar.52 Në këto rrethana, malësorët të udhëhequr nga prijësit e tyre shpirtërorë, kishin vazhduar, në stil të gjërë, luftën e tyre me osmanët nga Gryka e Shkrelit dhe Kastrati, deri në Dinoshë, në afërsi të Tuzit. Si rezultat i këtyre luftimeve ka qenë marrja e fortifikimit të Deçiqit, me 6 prill 1911, kur më përpara valonte flamuri i Turqisë, dhe tani valonte flamuri kombëtar, në majën e Bratilës së Deçiqit. Pas qëndresës së gjatë titanike ndaj pushtueseve, pjesa më e madhe e malësoreve u detyruan të shpërnguleshin nga Malësia për në Podgoricë, Mal të Zi. 53 Qëndrimi i tyre në arrati u shoqërua me kujdesin e vazhdueshëm të Kryeipeshkvit të Shkodrës, Imzot Jak Serreqit, së bashku me abat Doçin, Atë Gjergj Fishtën, Dom Luigj Bumçin, Dom Ndre Mjedën. Figurat e njohura klerikale u përfshinë gjerësisht në ngritjen në këmbë të opinionit diplomatik europian, duke u angazhuar gjerësisht në modelimin e bisedimeve në mes të kryengritësve dhe të autoriteteve turke. Qëndrimi i Kryeipeshkvit të Shkodrës dhe i stafi të tij, edhe pse për shkak të pozicionit të lartë kishtar, hera-herës qe i rezervuar, shprehte qartë miratimin e 12 kërkesave të malësoreve të formuluara në Librin e Kuq, më 10-25 qershor 1911, në Kuvendin e Greçës, ku ndër të tjera kërkohej krijimi i një province autonome shqiptare, përkatësisht bashkimin e katër vilajeteve në një të vetëm. 54 Austro-Hungaria u dëshpërua shumë nga qëndrimi i shqiptarëve katolik dhe bëri të pamundurën që t’i tërhiqte ata nga Mali i Zi. Vjena ishte për ruajtjen e status quo-së, se 52

Sokol Gjermeni, Kryengritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e diplomacisë evropiane dhe ballkanike,

(Tiranë: TOENA, 2011), 58-60. 53

Romeo Gurakuqi, Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, (Shkodër: Phoenix, 2002), 71.

54

Nuredin Ahmeti, Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës (1878-1912),

(Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011), 208.

18

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

vetëm kështu ruante të paprekur Shqipërinë. Alfred Rappaport55, Drejtor për çështjet shqiptare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, në lidhje me qëndrimin e Berchtold-it për ruajtjen e status quo-së shprehet: “hapi i bërë prej tij që njerzit e kuptuan keq nga shumë anë, nuk qe tjetër veçse një provë e fundit që kishte si qëllim mbrojtjen e Turqisë nga sulmi kërcënues dhe shpërtimin e Shqipërisë nga copëtimi”. 56 Kësisoj, kryengritja e Malësisë e vitit 1911 hapi rrugën drejt ballafaqimit final shqiptaro-turk të vitit 1912. Dhe në këtë kontekst, fitimtarë të vërtetë të krizës u bënë malësorët shqiptarë, përkatësisht shqiptarët në përgjithësi, ata që e ndjenin veten edhe kulturalisht shqiptar. Përgatitjet për Kryengritjen e madhe të vitit 1912, po bëheshin që në vitin 1911, ndërsa për këtë çështje Hasan Prishtina 57 kishte pasur një takim edhe me konsullin austrohungarez Kral në Selanik, më 5 janar 1912 gjatë kthimit të tij në Stamboll. Ai, në bisedë e sipër kishte folur rreth gjendjes aktuale me të cilën po përballeshin shqiptarët dhe se kishte vërejtur një unitet të tyre lidhur me pakënaqësinë që ata kishin me pushtetin xhonturk. Sipas tij, vetëm një kryengritje e shqiptarëve do të mund të shtrëngonte pushtetin xhonturk për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Perandori. Hasan Prishtina kishte folur edhe për autonominë e Shqipërisë, mirëpo lidhur me këtë çështje ai kishte kërkuar edhe ndihmën e Austro-Hungarisë për mbështetjen e interesave të shqiptarëve. Ai ishte siguruar në ruajtjen e integritetit të Shqipërisë nga ana e konsullit austro-hungarez, i cili kishte

55

Alfred Rappaport (1868-1946) ishte një diplomat austriak dhe shkrimtar. Në vitin 1893 ai u bashkua me

stafin e konsullatës austro-hungarez të Shkodrës dhe në tetor 1895 u bë zëvendës-konsulli i Theodore Ippen. Nga 1897-1899 ishte zëvendës-Konsull në Prizren. Në vitin 1904 ai u emërua Konsull i Përgjithshëm në Shkup. Në vitin 1909 ai u bë drejtor i departamentit për çështje shqiptare në MPJ të Austro-Hungarisë. Pas rënies së Perandorisë Austro-Hungareze ka dalë në pension dhe u fokusua në botimin e veprat të tij për Ballkanin. 56

Alfred Rappaport, Rrjedha e punëve në Shqipëri, (Tiranë: Mbrothesija, 1928), 20.

57

Hasan bej Prishtina (1873-1933) ka qenë një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes

Kombëtare Shqiptare. Ishte udhëheqës i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, gjatë muajve maj-gusht 1912, dhe në ngritjen e Flamurit në Vlorë. Ishte deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912). Në dhjetor të vitit 1913, pas pavarësisë së Shqipërisë, ai shërbeu si ministër i bujqësisë, dhe në mars 1914 ishte bërë ministër i shërbimeve postare në qeverinë e Shqipërisë. Hasan Prishtina në janar të vitit 1920 e ndihmoi organizimin e Kongresit të Lushnjës dhe në prill 1921 u bë anëtar i parlamentit për Dibër. Ai mori pjesë në një grusht shteti të po atij viti dhe shërbeu si kryeministër prej 7-12 dhjetor.

19

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

vlerësuar se në Shqipëri kishin filluar aksione për organizimin e një kryengritje. Madje këtë mbështetje e kishte konfirmuar edhe kabineti i Vjenës. 58 “Ju i dini të gjitha hollsirat e gjendjes se popullit tonë. Ne, katolikët shqiptarë edhe para këtyre ndodhinave kemi besuar tek Zoti në qiell dhe në Austro-Hungarinë… Me fjalë të tjera të pakta, ne popullata katolike e veqanërisht të 12 bajraqet e Mirditës, i lutemi zotrisë suaj o të na shpëtoni nga zgjedha e Turqisë siq dëshirojmë, ose të hapni rrugën të arratisemi në Austri, sepse ky popull pot ë japë tatimet e reja do të vdesë nën Turqinë. Por po të na lënë tatimet e vjetra e pot ë urdhërojë Austria ne do të rrimë”. 59 Kjo është vetëm një pjesë e letrës e disa Mirditorëve të cilët i drejtohen konsullit të Austro-Hungarisë në Durrës-Tiranë, dhe ky i fundit të njejtën letër ia telegrafon ambasadorit perandorak të Austro-Hungarisë në Stamboll, Franz Kolossa. Dëshmohet qartë se situata tashmë ishte bërë e padurushme për shqiptarët, dhe si rrugë shpëtimi për t’iu drejtuar me ankesa ata kishin zgjedhur si pikë mbështetëse AustroHungarinë, e më konkretisht, ata iu drejtoheshin në forma të ndryshme konsujve, të cilët vepronin në teren në vëzhgimin e situatës në Ballkan. Në anën tjetër Austro-Hungaria i përcillte së afërmi ngjarjet në lokacionet ku përgaditeshin kryengritjet shqiptare. Ndër to hasim në dokumente të cilat e dëshmojnë këtë, ku Austro-Hungaria përmes konsujve dhe atasheve ushtarak të cilët vepronin në territore të pushtuara nga osmanët, kishte parë se situata është e pakthyeshme, dhe se shqiptarët gjithnjë e më shumë, dhe kudo po përgatiteshin për Kryengritjen e madhe të vitit 1912. Lidhur me këtë konsujt austro-hungarezë raportojnë për situatën në teren. Nga deklaratat që më ka bërë ish deputeti i Prishtinës Hasan Beu (Hasan Prishtina), të cilat unë pata nderin t’ia bëj të ditur shkëlqësisë suaj, në raportin e devotshëm, nr 6 të datës 11 janar të këtij viti rezultonte qartë se në shumë vise të Shqipërisë ishte marrë seriozisht në shqyrtim projekti i një kryengritje më të madhe megjithëse atëherë nuk ishin akoma të qarta mënyra e ekzekutimit dhe veqanërisht koha e fillimit të lëvizjes. Nga shumica e lajmeve të ardhura nga Shqipëria dhe nga deklaratat e fisnikëve rezulton se urrejtja kundra qeverisë dhe veqanërisht kundër xhonturqëve po bëhet gjithnjë edhe më e thellë. Kështu 58

AIHT, Vj-22-2-235, Raport sekret i konsullit austro-hungarez në Selanik dërguar Ministrisë së Punëve të

Jashtme në Vjenë, 31 janar 1912. 59

Hamit Kaba, Beqir Meta, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze: 1912, vol. III, (Tiranë: Botimet

Albanologjike, 2012), 97.

20

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

që, sado të pabashkuar dhe të papërgaditur që janë shqiptarët, as që mund të mendohet ti kthesh ata nga qëllimi i tyre. Në qdo rast të volitshëm, dhe një i tillë konsiderohet ndërlikimi i Stambollit për shkak të luftës me Italinë, ata do të vinin në skenë një kryengritje të paktën një luftë qetash ose të tjera si këto. Një fenomen i ri i cili po konstatohet në vilajetin e Janinës, është njëfarë afrimi ndërmjet grekomanëve dhe shqipëtarëve nacionalistë të Shqipërisë së Jugut i cili reflektohet edhe tjetërkund, në formën e një relacioni miqësor ndërmjet shqipëtarëve dhe autoriteteve zyrtare greke në Stamboll, si dhe në provincë. Propaganda greke e cila shpreson vetëm të përfitojë nga ndryshimet e situatës në Shqipëri, e quan me sa duket në interest ë saj, që ti nxitë shqipëtarët revolucionar të gatshëm për kryengritje, duke i ndihmuar ata edhe materialisht. 60 Nga ky raport i Konsullit të Austro-Hungarisë Kral në Selanik drejtuar kontit Berchtold me informata rreth rrezikut të shpërthimit të një kryengritje mbarë shqiptare dhe angazhimit të rretheve të gjera të popullsisë shqiptare. Në dorëshkrimet e veta Hasan Prishtina sqaron: “I derdha arësyenat qi më shtyjshin në ket kritikë kaq të rreptë e ma në fund tue përmbledhë krejt energin t’eme i a lidhe kryet me ket frasë: - Në kjoftë se Qeverija nuk ndrron politikë e administrim në Shqypni, në kjoftë se shqiptarët nuk i gëzojnë të drejtat e tyne politike, asht për t’u vu oroe qi kanë me shpërthye nji varg ndodhinash të përgjakshme e t’idhta”. Një deputet arab ma priti “Ç’kuptoni me fjalën ndodhina të përgjakshme e t’idhta?, iu përgjigja : “po due me thanë qi në kjoftë se “Tyrqit e Rij” vijojnë në zbatim të këtij systemi mizuer në lamë të politikës së përbrendshme, kam me kenë njeni, e ndoshta i pari i atyne, qi kam për t’a nger flamurin e kryengritjes”. 61 Ky përshkrim emocional i Hasan Prishtinës tregon se shqiptarët tashmë shprehnin gadishmëri që të shqyrtonin si mundësi shkëputjen nga Perandoria Osmane. AustroHungaria, më konkretisht diplomacia e saj nuk ishte e sigurtë se tani është koha e volitshme të hyhet në luftë me Perandorinë Osmane, kështu që shqiptarët i këshillonte të kishin kujdes nga oferta e shteteve sllave, të cilat mund të shfrytëzonin vetëm potencialin ushtarak të kryengritësve shqiptarë e që përfundimi mund ti gjente të humbur. Ministri i Jashtëm i Austro-Hungarisë, Berchtold, i kishte sygjeruar Hasan Prishtinës dhe udhëheqësve të tjerë shqiptarë, që kryengritja të fillonte më vonë dhe kështu 60

Hamit Kaba, Beqir Meta, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze (1912), vëll. III, (Tiranë: Botimet

Albanologjike, 2012), 153. 61

Kaba and Meta, Shqipëria, 8-9.

21

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

do të ruheshin edhe katër vilajetet për çka Austro-Hungaria besonte se do ta merrte mbeshtetjen e Perandorisë Osmane, në shkëmbim të pezullimit të kryengritjeve nga ana e shqiptarëve. Gjithashtu parashihej që ushtarët shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane, të kryenin shërbimin ushtarak në trojet shqiptare, dhe të tjera marrëveshje të cilat për shqiptarët nuk ishin bindëse që të ndalonin kryengritjet.62 Siç shkruan Hasan Prishtina në dorëshkrimet e tij, shqiptarët kishin arsyet e veta konkrete, pse nuk hiqnin dorë nga kryengritjet që veç kishin filluar, e ndër to ishin:“1) shovinismi i komitetit “Jeune –Turc; 2) Pa pajtimi i traditioneve e zakoneve të Shqypnis, sidomos të Gegnis, me konditionet e liris tyrke; 3) Intrigat panislamike t’administrationit; 4) Të përzimunit t’ushtris në politikë; 5) Mizorit tyrke të vjetit 1910; 6) Shvillimi i ndërgjegjes komtare në Shqypni; 7) Systemi mizuer e i pa ligjëshëm qi ndoqi qeverija e tyrqvet të rinj ndëpër zgjedhje të vjetit 1912”. 63 Në dokumentet e shkruara nga ana e Hasan Prishtinës në Mbledhjen e Taksimit, veçojmë këtë dorëshkrim: “Mbledhja u mbajtë nën kryetari të Ismail Kemalit. Ky propozim u pranue dhe betimi u ba tue dhanë fjalën e nderes seicili prej nesh mos me i kallxue kurrkujt shka do t’u flitte e t’u vendote n’at mbledhje. Pra, kuvendi nuk zgjati shum e të gjith shokët u bashkuem mbu ket pikë: - për me i dhanë fund politikës tyrke në qashtje të kulturës komtare e për me sigurue disa privilegje politke për Shqypni nuk ka tjeter mjet veq se me fitue më nji kryengritje të përgjithshme”. 64 Pra, siç vërehet nga kjo pjesë, kuptohet lehtë se nisma për të filluar një kryengritje vetëm tashmë ishte në plan ndër patriotët shqiptarë, por, veçse problem mund të ishte çështja e armatimit dhe e municionit. Për këtë, strategjia e tyre ishte kjo “u vendue me gjetë e me i futë ndëpër Mal të Zi në Kosovë pesë-mbëdhetë mijë pushkë “mauzer””. 65 Gjithashtu, për këtë gjë udhëheqësit shqiptar vendosën që ndihmën në Evropë ta këkonte Ismail Qemali, i cili kishte shfaqur përqafimin për të marrë mbështetjen e fuqive evropiane “ Zbatimin e këtij vendimi e mori mbi vedi Ismail Kemal begu qi pat tëfaqë nji uzdajë të fortë me sigurue ket punë ndepër

62

Mehmet Gjoshaj, 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe 100 vjetori i pushtimit serbo-malazez të

Vilajetit të Kosovës: ekspozitë tematike muzeore, (Prishtinë: Muzeu i Kosovës, 2012), 18. 63

Prishtina, Nji shkurtim, 7.

64

Prishtina, Nji shkurtim, 8.

65

Prishtina, Nji shkurtim, 10.

22

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Europë...Ismail Kemal u detyronte me mbetë n’Europë e me na ndihmue me armë e me të holla tue Sjellë në të mirë të lëvizjes s’onë mendimin e përgjithshëm t’Europës”. 66 Ky dokumentim i Hasan Prishtinës, shpreh në mënyrë të qartë gatishmërinë e liderëve të atëhershëm shqiptarë për fillimin e kryengritjes. Shumë shpejt në shumë vise shqiptare, luftëtarë nga të gjitha trevat po përgaditeshin për t’iu përgjigjur kryengritjes. Shpërthimi i kryengritjes dhe veprimet e para të armatosura u bënë në Kosovë në periudhën mars-maj të vitit 1912. Shtrirja e saj edhe në territore tjera shqiptare, veçanërisht në jug, kërkonte bashkërendimin e forcave mbarëkombëtare dhe nevojën e hartimit të një programi politik kombëtar. 67 Duke vlerësuar situatën, Hasan Prishtina, të cilit i kishin arritur autorizimet nga viset tjera shqiptare, hartoi një program tjetër kërkesash, i cili është i njohur me emrin “14 pikat e Hasan Prishtinës“, të cilat ishin: “1. Nëpunësit që do të emërohen në Shqipëri, të jenë të praktikuar dhe ta dijnë gjuhën dhe zakonet e vendit; 2. Me përjashtimtë kohës së luftës, shërbimi ushtarak të bëhet vetëm në Shqipëri e Maqedoni; 3. Të bëhen e të vihen në zbatim ligje, duke u zbatuar në ligjin e maleve; 4. Shqiptarëve t’u jepen armët e nevojshme dhe moderne; 5. Tu hapen shkolla reale në të gjitha prefekturat e qendrave të Kosovës, Manastirit, Shkodrës e Janinës; 6. Të hapen shkolla teologjike moderne në vendet, ku ka nevojë; 7. Të lejohet në Shqipëri hapja dhe themelimi i shkollave private; 8. Të mësohet gjuha e vendit në shkolla fillore, qytese e në gjimnaze; 9. T’i jepet rëndësi e posaqme tregtisë, bujqësisë dhe punëve botore; 10. Të vihet në veprim organizimi i krahinave; 11. Të tregohet kujdes më i madh se përpara për t’i ruajtur zakonet dhe traditat kombëtare; 12. Të shpallet amnestia e përgjithshme; 13. Qeveria turke t’i paguajë dëmet për shtëpitë e prishura; 14. Të hidhen në gjyq të lartë anëtarët e kabinetit Haki Seid Pasha”. 68 Hasan Prishtina dhe Nexhip Draga 69, deklarojnë përballë Fuqive të Mëdha se shqiptarët po luftojnë për integritetin e tokave të banuara prej tyre. Ata tashmë kishin

66

Prishtina, Nji shkurtim, 11,12.

67

Milo, Politika, 39.

68

Gjoshaj, 100 vjetori, 24.

69

Nexhip bej Draga (1868-1921), ishte veprimtar ushtarak dhe politik për të drejtat kombëtare shqiptare të

fillim shekullit XX. Në zgjedhjet e para për Parlamentin e Turqisë në dhjetor të vitit 1908 Nexhip bej Draga u zgjodh deputet për Sanxhakun e Shkupit të Vilajetit të Kosovës. Ishte anëtar i Shoqërisë “Bashkimi” dhe mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1908). Ishte pjesë e Mbledhjes së taksimit dhe kontribuues në

23

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

organizuar kudo shqiptarët që të viheshin në kryengritje kundër Qeverisë osmane për të pranuar kërkesat e njohura nga ana e shqiptarëve. 70 Në shënimet e mëposhtme do të kufizohem të flas në lidhje me operacionet e 14 ditëve të fundit dhe bashkangjitur të jap një përshkrim, për situatën e tanishme të trupave në viset kryengritëse. “Gjatë kohës që divizioni i parë i nizamëve u transportua nga Stambolli në Ferizoviq, në Junik (në gjysmën e rrugës ndërmjet Gjakovës dhe Pejës) u mblodhën grupe të fuqishme shqiptarësh, gati nga të gjitha viset e Kosovës, për të biseduar mbi kërkesat dhe qëndrimin e tyre karshi qeverisë. Ndërmjet dative 21 dhe 25 maj arritën udhëheqësit më të shquar të lëvizjes midis tyre, ish deputetit Hasan Beu (Prishtina), Mahmud Zenjullahu, Isa Boletini etj. Nën përshtypjen e kësaj mbledhje të shqiptarëve dhe të fjalimevet revolucionare që u mbajtën me këtë rast, u vendos marshimi i divizionit të parë të nizamëve për në Gjakovë …”. 71 Përmes këtij dokumenti vërejmë “frymëmarrjen e vështirësuar” të AustroHungarisë, e cila mund të llogariste se situatën në Ballkan mund ta kotrollonte dhe shumë lehtë ta cilësonte “status quo” te vazhdushme, deri në një kohë kur të ndërtohej një realitet, ku do ti konvenonte subjekteve të fuqishme. Por tani, “të vegjlit” ishin në ofenzivë, dhe qdo e humbur për Fuqitë e Mëdha krijonte pasigurinë e së ardhmes. Nuk ishte e lehtë që shqiptarët të bashkoheshin kundër Perandorisë Osmane, sepse shekujt e sundimit apo të bashkëjetesës kishin bërë punën e tyre: një pjesë jo e vogël e popullsisë e besimit islam e njehsonte veten me osmanët, veçanërisht ajo shtresë e privilegjuar e administratës civile, gjyqësore dhe ushtarake. Këto vështirësi u reflektuan edhe ku u mblodh Kuvendi i Junikut, më 21-25 maj 1912 për të vendosur për fatin e mëtejshëm të kryengritjes dhe të ardhmen e territoreve shqiptare. Por shumica e delegatëve nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Bajram Currit 72, Isa Boletinit 73 etj., vendosën kalimin

shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë Luftës Ballkanike u burgos nga qeveria e Beogradit, dhe u lirua më 1914. 70

Gjoshaj, 100 vjetori, 24.

71

Kaba and Meta, Shqipëria, 101.

72

Bajram bej Curri (1862-1925) ishte një prijës dhe politikan shqiptar që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë,

më vonë duke luftuar për përfshirjen e Kosovës në atë pas Traktatit të Londrës 1913. Ai kishte një rol aktiv në kryengritjen shqiptare të vitit 1912. Në 1915 ai u bë anëtar themelues i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Pas Kongresit të Lushnjës në vitin 1920 ai u bë ministër pa portofol në kabinetin shqiptar.

24

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

në kryengritje të përgjithshme mbi bazën e një programi politik, kërkesat kryesore të të cilit ishin: njohja e autonomisë së Shqipërisë, vendosja e administratës shqiptare, caktimi i gjuhës shqipe me alfabetin kombëtar si gjuhë zyrtare, ngritja e flamurit shqiptar në të gjithë vendin, emërimin e një guvernatori të përgjithshëm me origjinë nga një familje fisnike shqiptare dhe garanci prej Fuqive të Mëdha për plotësimin e këtyre kërkesave. 74 Austo-Hungaria ishte tërë kohën e interesuar të kuptonte rrjedhën e ngjarjeve të trevat shqiptare, e sidomos interesohej më shumë për aktivitetet e udhëheqësve shaiptarë mbi kërkesat dhe pretendimet tyre karshi situatën e cila nuk dukej aspak e qetë. Viti 1912, sipas ngjarjeve të cilat vinin pa paralajmërim, nënkuptohej që shumë rrethana mund të sjellin situate të paprituara si për Fuqitë e Mëdha si për Turqinë. Në një raportim të konsullit austro-hungarez në Vlorë, Von Lejhanec, drejtuar kontit Berchtold, kuptojmë njoftimin e diplomacisë Austro-Hungareze me rrethanat dhe kërkesat e shqiptarëve për autonomi: “Këto ditë disa personalitete të këtushme, murën një sasi prej afërsisht 100 copë proklamatash shqip, të destinuara që të shpërndahen ndërmjet të njohurve të tyre, me qëllim që kërkesat që ato përmbajnë të bëhen kudo të njohura tek shqiptarët. Kërkesat përmbajnë katër pikat që vijojnë: Shqipëria të formojë një provincë (vilajet) të veqantë; Shkollat të jenë shqipe dhe të mbahen nga populli; Nënpunësat të jenë shqiptarë dhe në gjykata të përdoret gjuha shqipe;Me përjashtim të kohës së luftës ushtarët shqiptarë të qëndrojnë gjithmonë në Shqipëri...” 75 Për shkak se proklamatat janë anonime, të pashoqëruara me ndonjë shkresë përcjellëse, mungojnë të gjitha pikat ku të mbështetemi për të njohur autorët origjinalë të tyre. Më tepër besohet se, autorët e proklamatës së dyshimtë janë Hasan Prishtina, Nexhip bej Draga, Ismail Qemal Vlora dhe Fadil Pashë Toptani. Por, nuk mungojnë edhe zëra që e paraqesin të gjithë çështjen, si një manovër të xhonturqëve, me anën e së cilës kërkohet që të provokohen rrethet nacionaliste për të bërë demonstrate. Se veprimet në teren ishin të shpejta dhe shumçka lëvizte me hapa të mëdhenjë, dëshmon edhe një letër-dokument, ku më saktë mund të përshkruhet si raport i atashehut 73

Isa bej Boletini (1864-1916) ishte një figurë nacionaliste shqiptare dhe luftëtar gueril, i lindur në fshatin

Boletin, pranë Mitrovicës. Isa Boletini ka kontribuar në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në mbrojtjen e qeverisë së Vlorës në cilësinë e ministrit të luftës, ndërsa më vonë ishte pjesë e delegacionit shqiptar në Konferencën e Londrës (1913) së bashku me Ismail Qemalit. 74

Nika, Përmbledhje dokumentesh, 223-225.

75

Kaba and Meta, Shqipëria, 103.

25

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ushtarak austro-hungarezë në Stamboll, kolonel Pomiankowski-t 76, drejtuar shefit të Shtabit të Përgjithshëm në Vjenë, në lidhje me situatën në viset kryengritëse shqiptare me datë 15 qershor 1912: “Që nga bisedimi im i fundit me Mehmet Shefqet Pashën, përmbajtjen kryesore të të cilit e kam raportuar me anën e telegramit shifër nr. 246, datë 8 të këtij muaji, unë nuk munda ta shihja më atë, dhe të bisedoja mbi situatën e sotme në Shqipëri. Për këtë arsye, unë nuk jam i orientuar autentikisht me situatën e tanishme...”. 77 Meqë delegacioni osman nuk i pranoi kërkesat e udhëheqësve të kryengritjes, më 4 gusht 1912, forcat kryengritëse marshuan drejt Ferizajit. Të nesërmen u shpërnda parlamenti osman, gjë që ndikoi jo mirë në frymën e kryengritjes. Meqë qeveria turke e vonoi përgjigjen lidhur me këto kërkesa, rreth 35.000 kryengritës shqiptarë marshuan drejtë Shkupit. Konsulli austro-hungarez në Selanik, Karl, informon ambasadorin e AustroHungarisë në Stamboll, Pallavicini78, për organizimin e mundshëm të një mbledhje në Nicë me përfaqësues nga Lëvizja Kombëtare Shqipëtare, me synim njohjen nga Evropa të të drejtave të kombit shqiptar dhe ku do të jenë pjesëmarrës Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina. Ndër të tjera në letër shkruhet“Nga një shqipëtar i jugut nga Korça që sapo ka mbërritur nga Egjipti, marr vesh se ndoshta në Nicë, në 28 të këtij muaji, do të bëhet një mbledhje e shqiptarëve të besuar. Përveç përfaqësuesve të Shqipërisë, do të ketë edhe të deleguar të kolonive shqipëtare në Amerikë, Egjipt, Rumani e Bullgari. Nga Shqipëria do të vijë Ismail Qemali dhe Hasan Bej Prishtina. Nëse ndonjëherë në Evropë do të mbahet një konferencë mbi çështjet e Ballkanit, ata do të kërkojnë nga fuqitë evropiane njohjen e Shqipërisë me kufij gjeografikë të caktuar, si dhe të drejtat e kombit shqiptar njësoj si për popujt e tjerë të Ballkanit.”79 76

Josef Pomiankowski (1866-1929) ishte ushtarak dhe diplomat austro-hungarez. Shërbeu si atashe ushtarak

në Beograd në vitet 1902-1906. Nga viti 1907 deri në vitin 1914 ishte atashe ushtarak austro-hungarez në Stamboll. 77

Kaba and Meta, Shqipëria, 101.

78

Johann von Pallavicini (1848-1941), ishte një diplomat austro-hungarez, veçanërisht duke shërbyer si

ambasador pranë Portës së Lartë. Më 5 tetor 1906, u emërua ambasador në Konstandinopojë (tani Stamboll), nga perandori Franz Joseph I, të cilën detyrë e ushtroi deri në mbarim të Luftës së Parë Botërore në vitin 1918. Në vitin 1911, ai ka vepruar përkohësisht si Ministër i Jashtëm gjatë kohës sa ishte i sëmundurë Konti von Aehrenthal. 79

Ana Lalaj, Eriketa Kambo, and Sonila Boçi, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze: 1912, (Tiranë:

Botimet Albanologjike, 2012), 61-62.

26

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Kjo dhe të tjera letra të kosujve austro-hungarezë paraqesin situatën e nderë, përçka më vonë do të vijë edhe deri te Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Austro-Hungaria propozoi në mesin e gushtit 1912 që përkundrejt plotësimit të 14 kërkesave të kryengritësve shqiptarë, që nuk nënkuptonin autonominë e Shqipërisë, t’i kërkohej qeverisë osmane që të zbatonte politikën e decentralizimit edhe ndaj popullsive të krishtera në Ballkan që ende ndodheshin nën sundimin osman. 80 Gjithashtu, Austro-Hungaria i përkrahu në formë indirekte shqiptarët me armatime derisa Turqia pranonte autonominë për shqiptarët më konkretisht për katër vilajetet: Shkodrës, Kosovës, Janinës, dhe Manastirit. Përderisa në zonat e luftës ku tashmë kryengritja shqiptare e vitit 1912, kishte marrë hovë, krahas kësaj Ismail Qemali dhe shoqëritë shqiptare në mërgim vazhdonin aktivitetet e tyre lobuese në zona stabile të ballkanit dhe në Europë. Austro-Hungaria nuk koncentrohej vetëm me ndihmën logjistike, për çka e mbante vazhdimisht nën vrojtim lëvizjen kryengritëse, Bertchold, i kërkon një takim Ismail Qemalit dhe përfaqësuesëve tjerë shqipëtarë në Vjenë për të diskutuar dhe analizuar mundësitë për veprime diplomatike të mëtutjeshme.81 Oferta fillestare ishte Autonomia, nën autoritetin e Sulltanit mirëpo kjo si duket është diskutuar dhe analizuar se mund të ngritet kërkesa në avansim subjektiv, për të mbijetuar mundësinë e ekzistencës brenda një lufte të ashpër në ballkan për territore. Shtetet sllave ishin të organizuara ta vazhdojnë dominimin dhe shfrytëzimin e mundësive reale të daljes përfundimtare në Adriatik. 82 Kjo ishte brenda interesit të Austro-Hungarisë që këtë ta parandalonte, dhe shqiptarët ishin mundësia reale dhe mjeti i ndaljes së këtij invazioni. Shumë shpejtë do të kuptohej se veprimi në dy fronte ishte i pashmamgshëm në atë të diplomacisë, dhe fronteve reale të luftimeve. Austro-Hungaria ose më saktë diplomacia e saj aktive ishte e palëkundur që ti ndihmonte shqiptarët në momente që vonë do të quhen historike. Kryengritja tashmë kishte kulminacionin në vjeshtën e vitit 1912, si vazhdimsi e kryengritjeve të mëhershme

80

AIHT, Vj. 22-22-2253, Telegram i Berchtoldit për përfaqësuesit diplomatikë të Austro-Hungarisë në

kryeqytetet e Fuqive të Mëdha në Stamboll, Sofje, Beograd, Athinë e Cetinjë, 13 gusht 1912. 81

Skënder Luarasi, Ismail Qemali, (Prishtinë: Rilindja, 1971), 79.

82

Jacob Gould Schurman, Luftërat Ballkanike 1912-1913, (Tiranë: Uegen, 2006), 84-85.

27

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

që përfundimisht kuptohej që ndryshimi rrënjësor për Perandorinë Osmane dhe “rendin e ri “ në ballkan po ndodhte. Vera e vitit 1912 kishte përfunduar alarmante në Gadishullin Ballkanik. Për herë të fundit në histori principatat e krishtera dhe mbretëritë e këtij rajoni i lanë mosmarrëveshjet dhe u bashkuan të gjithë, kundër një armiku të përbashkët, atij të Perandorisë Osmane. Kjo perandori kishte dominuar në Ballkan për pesë shekuj. Shoqëritë Shqiptare të organizuara në diasporë kishin filluar aktivitetet e tyre për kontakte diplomatike, për çka kishin ftuar Ismail Qemalin që ti vizitonte në Rumani, Bullgari në Europë e gjetiu, që të fillonin kontaktet e para për tu kordinuar që çështjen shqiptare ta avansonin në diskutime të Konferencave Ndërkombëtare në Europë, ngase situata kishte përmasa të shpejta në zhvillimin e ngjarjeve, dhe çdo kohë e humbur do të ishte në dëmin e tyre. 83 Ata në Bukuresht u dakorduan që fillimisht të interesoheshin për Autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, dhe anën tjetër udhëheqësit e tjerë shqiptarë veqëse kishin filluar angazhimet e tyre për thellimin e kryengritjes në teren e që është më kryesorja në drejtimine saj, ngase ishte e domosdoshme që kryengritjet të udhëhiqesishin nga njerëz me përvojë. Shtetet ballkanike synim kishin dominimin territorial, sidomos Serbia kërkonte që si kompenzim të mos daljes në Detin Adriatik të shpërblehej, me toka në Maqedoni, Kosovë ashtu që dominimi territorial të merrte formë për të justifikuar qëllimin e luftës. Ka edhe argumente të dokumentuara të cilat dëshmojnë këtë: “Territore të pushtuara nga Serbia 55.000 milje katrore. Serbia u lëshon aleatëve të saj në lindje dhe jug 3600 milje katrore. Serbia në Shqipëri 15.200 milje katrore. Serbia mban 36.000 milje katrore. Territore të pushtuara naga Bullgaria në Enos-Midia, 51,200 milje katrore. Bullgarët kërkojnë nga Serbët edhe 10,240 milje katroretë tjera. Sipas pretendimeve bullgare, Bullgaria duhet marrë 61,520 milje katrore dhe Serbia vetëm 25.760!” 84 Megjithate Greqia e sidomos Ministria e Jashtme e saj kërkonte që këto ngatërresa në Ballkan të zgjidheshin duke respektuar parimin etnologjik mirëpo kjo të mbikëqyrej nga një arbitër që sigurisht kjo të nënkuptonte dominimin e njërës nga palët të Fuqive të Mëdha pra të Rusisë. Përderisa Rusia synimet e veta i realizonte përmes shteteve sllave të

83

Luarasi, Ismail, 80.

84

Schurman, Luftërat, 85.

28

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

cilat invazionin e tyre e shfrytzonin nën pretekstin e luftës kundër Perandorisë Osmane, por që situate në teren tregonte se këto shtete kishin synim tjeter, pra ndarjen dhe pushtimin e tokave shqiptare.85 Duke e parë politikën e saj, Austro-Hungaria angazhohej fuqishëm që ti përkrahte shqiptarët në arritjen e synimeve të tyre. Ajo ruhej nga përfitimi i krerëve të lëvizjes shqiptare në Kosovë nga ana e Serbisë dhe Malit të Zi. 86 Armiqësia kishte filluar në vitin 1912, konkretisht me fitoren e serbëve mbi Turqinë. Kjo gjë kishte si rezultat rritjen e fuqisë dhe prestigjit. Këto premisa ishin një rrezik i vërtetë për Monarkinë. Në gusht të vitit 1912, konti Berchtold, ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë, kishte vënë në dukje se presionet ishin rritur për luftë në Ballkan. 87 Në këtë pikë ai mendonte se Perandoria Osmane duhet të jetë më e forcuar dhe të mbështetet në mënyrën më të mirë si garanci për çdo ndryshim që mund të ndodhte në gadishull. Por pak veprim ishte marrë për të mbështetur Perandorinë e plakur Osmane dhe të luftës që dukej qartë në horizont. Më 9 shtator, Berchtoldi në një takim me Bethman Hollweg 88, kancelarin Gjerman, bazuar në dëshirën e Monarkisë përsëriti për të ruajtur status quo-në në Ballkan. Por, në qoftë se kjo nuk ishte e mundur ministri i jashtëm austrohungarez, kishte një tjetër ide për të mbajtur interesat Austriake të pa prekura. Ky plan ishte që të çonte përpara kërkesat kombëtare të Shqiptarëve. 89 Berchtold, kishte përmendur rolin historik të Habsburgut në Shqipërinë veriore dhe sugjeronte se në qoftë se status quoja duhej që të ndryshohet, Shqipëria duhet të ketë ose autonomi ose të jetë shtet i pavarur. Interesat karshi Shqipërisë nuk ishin asgjë e re për Austrinë. Në fillim të vitit 1615, Austria kishte krijuar një protektorat fetar mbi fiset katolike romake në veri të Shqipërisë. Ndërkohë, në qershor të vitit 1912, Konti Berchtold kishte përmendur shqiptarët si një popull që mundësisht nuk duhet të lejohen të shkojnë drejt shkatërrimit së bashku me pjesën tjetër të Perandorisë Osmane. 90 Përparësitë, që Shqipëria mund ti ofronte

85

Milo, Politika, 42.

86

Lalaj, Kambo and Boçi, Shqipëria, 75.

87

Ludwig Bittner, Hans Uebersberger, Österreich-Ungarns Aussenpolitik von der bosnischen krise 1908 bis

zum Kriegsausbruch 1914 (pastaj: ÖUA), vëll. IV, (Wien & Leipzig, 1930), Dokumenti nr. 3687. 88

Bethmann Hollweg (1856 -1921), ishte një politikan dhe burrë shteti gjerman i cili shërbeu si Kancelar i

Perandorisë gjermane 1909-1917. 89

Hugo Hantsch, Leopold Graf Berchtold, vol. I, (Graz, Wien, Koln: Styria, 1963), 299.

90

ÖUA, Dokumenti nr. 3549, vëll. IV.

29

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Monarkisë, ishin shumë të rëndësishme. Një shtet shqiptar do të ja bllokonte krahët Serbisë dhe do të vinte në vështirësi edhe Malin e Zi. Shqipëria do të ishte një siguri për bregun lindor të Adriatikut. Krijimi i një shteti shqiptar, do të jetë një aset i vlefshëm për Monarkinë e Dyfishtë nëse integriteti i Perandorisë Osmane nuk do të mund të mbahej. Megjithatë, ende shumë austriakë nuk e dinin fare se çfarë do duhej ta bënin Shqipërinë. Josef Redlich 91, një anëtar i parlamentit austriak i pikëpamjeve politike liberale, shkroi në ditarin e tij: “Austria nuk ka interes për mbeturina me gurë si Shqipëria dhe se lufta mund të jetë thjeshtë një rrezik për të. Ne vetëm duhet të kërkojmë që të mos ketë fuqi të tjera atje. Shqipëria, do të ishte mirë të sundohej nga sulltani, dhe jo si në Maqedoni, sepse një ndarje totale do mund të ishte e pamundur. Hapi tjetër, jo më i largët se 30 vjet, duhet të jetë themelimi i një drejtimi me guvernatorë të krishterë, si ai që është ngritur në Rumani. Kështu që, Austria nuk ka asnjë arsye për tu zgjeruar më shumë”. 92 Redlich, shprehu shqetësimin e shumë austriakëve kur deklaroi se, Austria nuk ka nevojë të zgjerohet. Shumë austriakë edhe trashëgimtari i ardhshëm mes tyre në fronin e Habsburgut, mendonin se çdo aneksim tjetër vetëm mund të rriste gjendjen tashmë të tensionuar të kombësisë Austro-Hungareze. Pra, secili në drejtimin e shqiptarëve, do të duhej të ishte për autonominë e tyre, ose deri në ndarjen e plotë. Redlich, ishte gjithashtu i shqetësuar rreth ngjarjeve drejt luftës. Në thelb pikëpamje të njëjta u shprehën nga ministrat perandorak dhe ai mbretëror në një konferencë më 14 shtator. Ministrat, duke përfshirë kontin Auffenberg 93- ministër i luftës, ishin kundër çdo pjesëmarrje aktive të austro-hungarezëve në situatën e trazuar të Ballkanit. 94 Auffenberg nuk mendonte se ushtria ishte përgatitur për çfarëdo konflikti. 91

Joseph Redlich, (1869-1936), burrë shteti austriak dhe historian i cili ishte një politikan me ndikim para

dhe gjatë Luftës së Parë Botërore dhe shkroi vepra të rëndësishme në qeverinë lokale dhe institucionet parlamentare. Ai shërbeu si një përfaqësues liberal gjerman në Reichsrat të Austro-Hungarisë (1907-1918), dhe në qershor 1917 ai u kërkua që të kryesojë një qeveri të reformës. 92

Joseph Redlich, Schicksalsjahre Österreichs,1908-1919. Das Politische Tagebuch Joseph Redlichs, vol. I,

(Graz, Koln: Bohlau, 1953), 151. 93

Moritz Ritter von Auffenberg (1852-1928) ishte një gjeneral i këmbësorisë për ushtrinë austro-hungareze.

Ai kishte tërhequr vëmendjen e trashëgimtarit të fronit, Archduke Francis Ferdinand, i cili e emëroi Ministër i Luftës së Perandorisë në vitin 1911, ku ai shërbeu deri në vitin 1912, kur ai ishte i detyruar të dorëheqje pas vetëm pak më shumë se një vit. 94

ÖUA, Dokumenti nr. 3787, vëll. IV.

30

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Ministrat, ishin të kënaqur për të ndjekur një politikë pasive në lidhje me ngjarjet e ardhshme në Ballkan. Politika Austro-Hungareze nuk mbështeste vetëm status-kuonë, por ishte jo-ndërhyrëse kur status-kuoja rrezikohej. 95 Monarkia duhej të qëndronte jashtë çdo konflikti të mundshëm në Ballkan. I vetmi njeri i cili kishte qenë i pranishëm në konferencë dhe nuk ishte pajtuar me politikën pasive të favorizuar nga ana e ministrave, ishte shefi i shtabit, Gjeneral Schemua96. Schemua në një dokument të 28 shtatorit drejtuar për tek Berchtold, rekomandonte një "politikë vendimtare duke vepruar për një zgjidhje të pavarur." 97 Ai përkrahu mobilizim nëse serbët do të shkonin në luftë për pushtimin e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe regjionin e Kosovës, që të mund të parandalonin një bashkim të Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe për të mos lejuar një lidhje direkte tokësore me Shqipërinë. Gjeneral Schemua kishte shkruar: “Ne nuk kemi vetëm një obligim moral për ta bërë Shqipërinë të lirë dhë të pavarur, por gjithashtu do të ishte më mirë për ne, nëse do të kishte Malin e Zi si fqinjin e saj. Përfundimisht, aspiratat e Italisë në bregun lindor të Adriatikut e bëjnë përfshirjen e Shqipërisë në sferën tonë, interes me rëndësi jetike për Monarkinë”. 98 Por në këtë pikë, Schemua ishte pothuajse i vetëm në qarqet zyrtare për mbrojtjen e ndërhyrjeve në krizat ballkanike. Kolegu i tij Auffenberg, ishte kundër tij në këtë këndvështrim dhe për këtë çështje. Auffenberg, kishte frikë ashtu si edhe shumë të tjerë, se një luftë kundër Serbisë do të çonte drejt një luftë kundër Rusisë. 99 Kishte një luhatje në Monarkinë e Dyfishtë, sa i përkiste një politike agresive. Berchtold nuk i ktheu përgjigje të drejtpërdrejtë kësaj vërejtje, por atë e bëri një muaj më vonë, konkretisht më 26 tetor. Ministri i jashtëm, nuk ishte i shqetësuar se Serbia dhe Mali i Zi mund të jenë të lidhura. Ai mendonte se krijimi i një shteti të ri shqiptar do të kundërshtohej.100 Gjithashtu 95

Ernst Christian Helmreich, The Diplomacy of the Balkan Wars, 1912-1913, (Cambridge: Harvard

University Press, 1938), 189. 96

Blasius Schemua (1856-1920), ishte një gjeneral i shquar në kuadër të ushtrisë austro-hungareze. Pas një

mosmarrëveshje ndërmjet shefit të Shtabit të Përgjithshëm Franz Conrad me Kaiser Franz Josef mbi një luftë të mundshme me Italinë në vitin 1911, atëherë ky i fundit e zëvendësoi Conradin duke e emëruar Blasius Schemua shef të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë perandorake, të cilën detyrë e ushtroi deri në vitin 1912. 97

ÖUA, Dokumenti nr. 3869, vëll. IV.

98

ÖUA, Dokumenti nr. 3869, vëll. IV.

99

Moriz Auffenberg-Komarow, Aus Österreichs Höhe und Niedergang, (Munich: Drei Masken Verlag,

1921), 217. 100

ÖUA, Dokumenti nr. 4183, vëll. IV.

31

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

mendonte se Shqipëria do të ishte një zgjidhje e përgjithshme për çfarëdo vështirësie në Ballkan. Megjithatë, shumë më herët më 2 tetor, Berchtold i kishte refuzuar konkluzionet e Schemuas. Në një dokument drejtuar Perandorit, ministri i jashtëm tha se, masat drastike të ndërmarra nga Schemua nuk ishin të sigurta. 101 Një politikë e ndërhyrjes do të mund ta fuste Austrinë në një luftë të përgjithshme Evropiane. Politika e mos ndërhyrjes, nuk do të thoshte gjithsesi, se Austro-Hungaria ishte për braktisjen e interesave të saj në Ballkan. Ai la të kuptohet se ajo ishte e gatshme të marrë përsipër një rol dytësor dhe të lejojë kursin e gjërave që të rridhnin sipas drejtimit të tyre me bindjen se do të ishte më mirë sesa të përpiqej për ta kontrolluar rrjedhën e këtyre ngjarjeve. Në fillim të tetorit, Monarkia Austro-Hungareze kishte vendosur si një prioritet ruajtjen e status quo-së. Ishte bërë një përpjekje për të përsëritur formulën e Mürzsteg-ut në vitin 1903. 102 Austro-Hungaria dhe Rusia, së bashku kishin njoftuar të gjitha kryeqytetet e Lidhjes së Ballkanit duke filluar nga: Qeveria e Rusisë dhe Austro Hungarisë që deklarojnë për shtetet ballkanike se; Fuqitë e Mëdha të detyruara të tërheqin të gjitha masat që mund të shkaktojnë prishjen e rendit dhe të paqes. Kjo duke e bazuar vetveten në nenin 23 të Traktatit të Berlinit dhe duke vepruar në interes të popullatës që ata marrin në duart e tyre ekzekutimin e këtyre reformave dhe vetë administrimit në qeverinë e Perandorisë Osmane, duke bërë të qartë se reformat nuk do të shkelin sovranitetin e Sulltanit dhe as integritetin e Perandorisë Osmane. Kjo deklaratë, rezervon fuqizimin dhe kompetencat për lirinë e shqyrtimit të këtyre reformave të përbashkëta. Kjo luftë duhet të ndërpritet në mes të shteteve Ballkanike dhe Perandorisë Osmane, pavarësisht nga të gjitha këto, ata nuk do të tolerojnë asnjë modifikim paraprak territorial të status – quo-së. 103 Por, fatkeqësisht gjendja në Ballkan kishte avancuar shumë që kjo masë të jetë efektive. Më 7 tetor, një ditë para se kjo deklaratë t’iu dërgohej shteteve të Ligës Ballkanike, Mali i Zi i kishte shpallur luftë Turqisë.104 101

ÖUA, Dokumenti nr. 3928, vëll. IV.

102

Në konferencën Mürzteg-ut në vitin 1903, Austro-Hungaria dhe Rusia ranë dakord për të ruajtur status

quo-në në Ballkan dhe për të punuar për reformat e brendshme në Perandorinë Osmane. 103

Helmreich, The Diplomacy, 130.

104

Milo, Politika, 42.

32

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Shtypi i lirë duke bërë një përmbledhje të situatës, shkruante: “Secilit që i mungon forca për të ndaluar një lokomotivë që të po nisej, do të jetë më pak në gjendje për ta ndaluar atë lokomotivë tashmë në lëvizje...”. 105 Ndërkohë po shënonte 10 tetori, e Berchtold vazhdonte të mendonte se status quoja mund të mbahej ende. Në një fjalim për delegacionin Hungarez në Budapest, ai kërkoi mbështetje për politikat dhe që të vazhdohej mbajtja e status quo-së. 106 Gjithashtu, deklaroi se Austro-Hungaria nuk kishte interesa territoriale në Ballkan. Në atë fjalim kishte tërhequr vëmendjen një fjalë e tij. Ai u kishte thënë hungarezëve: “Ne kemi një interes jetik në Ballkan dhe jemi të përkushtuar për ta ruajtur atë me të gjitha kushtet...”107 Berchtold thjesht donte të siguronte vazhdimësinë e interesave të Monarkisë së Dyfishtë për Ballkanin. Nëse Perandoria Osmane nuk do të mund ti rezistonte ndonjë lufte ballkanike, atëherë Austro-Hungaria do duhej të mbronte interesat personale për të ardhmen. Megjithatë përpjekjet e Berchtold-it për t'u marrë me krizën në Ballkan dy javët e para të tetorit ishin të dobëta. Dhe në shkrimin e 8 tetorit shkruhej, pak është bërë për të parandaluar shpërthimin e luftës. Interesat jetike të përmendura nga Berchtold filluan të marrin rëndësi pasi që shtetet ballkanike filluan luftën në fillim të tetorit. 108 Një figurë e rëndësishme në përcaktimin e natyrës së këtyre interesave ishte trashëgimtar i ardhshëm, Francis Ferdinand 109. Ky paramendim i qëllimshëm dhe kokëfortë i Habsburgut, nxori interesa të mëdha në të gjitha çështjet e Monarkisë. Ai donte të siguronte që trashëgimia e tij nuk do të dëmtohej kur ai ta ketë rimarrë atë në fund. Por, pjesërisht për shkak të këtij qëndrimi kishte lindur një tension ndërmjet Francis Joseph dhe nipit të tij. Trashëgimtari i ardhshëm mendonte se xhaxhai i tij ishte plakur dhe nuk ishte shumë i aftë që të merrte 105

Neue Freie Presse, 1 tetor 1912, nr. 17280, f. 1.

106

Raymond Poincare, Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913, (Shkup,

Prishtinë, Tiranë: Logos-A, 2009), 274. 107

Neue Freie Presse, 10 tetor 1912, nr. 17289, f. 1.

108

Poincare, Lufta, 275.

109

Franz Ferdinand (1863-1914) ishte një Archduke i Austro-Hungarisë dhe Princi i Hungarisë dhe

Bohemisë, dhe nga 1889 deri në vdekjen e tij, trashëgimtari i i fronit austro-hungarez. Vrasja e tij në Sarajevë më 28 qershor 1914 ishte precipituar si deklaratë e Austro-Hungarisë për shpalljen e luftës kundër Serbisë. Kjo shkaktoi Fuqive Qendrore (duke përfshirë edhe Gjermania dhe Austro-Hungaria) dhe aleatëve të Luftës së Parë Botërore (vendet aleate me Serbinë apo aleatëve të Serbisë) të deklarojë luftë mbi njëritjetrin, duke filluar Lufta e Parë Botërore.

33

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

vendime të rëndësishme për Monarkinë. Francis Ferdinand e kishte favorizuar me forcë lirinë e Adriatikut. Ai ishte i një mendje me përpjekjet e Berchtold-it për të ruajtur status quo-në si mënyra jetike më e mirë për të ruajtur Austrinë. 110 Në ministrinë e jashtme ishte duke u përpjekur për të bërë një përcaktim të shkallës së interesave jetike të Austro-Hungarisë në Ballkan. Një seri konferencash për këtë qëllim ishin mbajtur nga data 16 deri 19 tetor dhe trajtoheshin nga duart e drejtorëve të departamenteve të ndryshme dhe ekspertëve. 111 Në këto konferenca ishte vendosur se Austria nuk kishte asnjë interes në Sanxhakun e Novi Pazarit, një pjesë e ngushtë kjo e territorit osman që ndante Serbinë dhe Malin e Zi, ku dikur ishin vendosur trupat austrohungareze ndërmjet viteve 1878 dhe 1908. Konferencat kishin vendosur se çdo tentative për të pohuar një interes në Sanxhak do të ishte një telash që nuk do ja vlente. Sanxhaku do të jetë me shumë probleme se sa vlera që mund të kishte. Më herët disa spekulime në shtypin vjenez kishte paraparë Sanxhakun si objektiv të politikave madhore të Monarkisë. 112 Por, ndërsa Sanxhaku ishte braktisur, objektivat e rëndësishme të kësaj politike ishin nënvizuar për Shqipërinë; asnjë fuqi nuk duhet të lejohet që të përfitojë as edhe një pëllëmbë në Adriatik. Në qoftë se mjetet diplomatike dështojnë për të arritur këtë, atëherë forca do ti japë zgjidhje. 113 Toni militant i ministrave kishte nënvizuar rëndësinë e Adriatikut dhe të Shqipërisë. Vija e gjatë bregdetare e Shqipërisë në Adriatik, e cila kalon në ngushticën e Otrantos dhe kishte dalje të Adriatikut në detin Mesdhe. Për këtë arsye ishte e domosdoshme që asnjë fuqi të mos ketë mundësinë që të ja ndërpresë Austro-Hungarisë mundësinë jetike të kësaj dalje në det. Franz Ferdinand ishte dakord me politikën e Berchtoldit. Por trashëgimtari i ardhshëm, së bashku me ushtrinë, ishte gjithashtu i shqetësuar për planet e mundshme italiane në bregun lindor të Adriatikut dhe mundësinë e bashkëpunimit italo-serb kundër Austro-Hungarisë. 114 Ai e shikonte një shtet shqiptar si mbrojtjen më të mirë kundër këtij zhvillimi. Më sa duket Berchtold, megjithatë, nuk e kishte marrë këtë mundësi në 110

Rudolf Kiszling, Erzherzog Franz Ferdinand von Österreich-Este, (Graz, Koln: Bohlau, 1953), 178.

111

ÖUA, Dokumenti nr. 4118, 4128, 4140, vëll. IV.

112

Arbeiter Zeitung, 5 tetor 1912, XVII nr. 40.

113

ÖUA, Dokumenti nr. 4118, vëll. IV.

114

Leopold von Chlumecky, Erzherzog Franz Ferdinands Wirken und Wollen, (Berlin: Verl. Für

Kulturpolitik, 1929), 130-131.

34

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

konsideratë në përllogaritjet e tij. 115 Berchtold në mënyrë të vendosur mendonte që ti mbështeste politikat që ai kishte planifikuar. Ai refuzoi të ndiqte propozimet franceze ku fuqitë shprehnin një mos interesim në luftën ballkanike. Më 31 tetor Konti i kishte thënë ambasadorit francez në lidhje me këtë propozim: “Kam marrë këtë komunikim me vërejtjen, se nuk do të jetë e mundur për mua që të bie dakord me këtë shprehje absolute mosinteresimi, sepse ne, si fqinjët e drejtpërdrejtë të gadishullit Ballkanik, duhet të mbrojmë interesat tona atje në çdo mënyrë të mundshme. Unë mund të mos kem asgjë të bëj me një deklaratë e cila flet për "indiferencë absolute"...”116 Në fund të tetorit, qeveria Austro-Hungareze doli hapur kundër depërtimit të thellë të ushtrisë së Aleancës ballkanike në tokat shqiptare dhe ndarjes së Shqipërisë midis tyre. Kjo pasi që Vjena kishte shumë vite që kishte projektuar krijimin e shtetit të pavarur shqiptar në rast të prishjes së status quo-së në Ballkan dhe tashmë që erdhi momenti, ajo nuk mund të lejonte fuqitë ballkanike të hidhnin në erë gjithë interesat e saj në këtë rajon. Lëshimet që i bënte Perandoria Osmane në Gadishullin Ballkanik krijonin një avantazh në veprimtarinë e Austro-Hungarisë, e cila udhëhiqte me konsekuencë një politikë që synon të marrë një rol vendimtar në territorin ballkanik. Politika e AustroHungarisë shfaqte vullnetin në një farë mënyre që të merrte kontrollin e Adriatikut, ose së pakut për të kufizuar ushtrimin e kontrollit nga pala tjetër.117 Në këtë kohë vëmendja e Austro-Hungarisë gradualisht zhvendoset nga kryengritja dhe lufta që i kishte vënë përballë shtetet ballkanike me Perandorinë Osmane, tek e ardhmja e Shqipërisë për mundësinë e krijimit të një shteti shqiptar. 118 Pra, Intensifikimi i diplomacisë Austro-Hungareze në raport me shqiptarët u vërejt atëherë kur qëllimet dhe planet e saj ndeshën në rezistencë të shteteve ballkanike sidomos në raport me Serbinë. Sepse interesi kryesor i Serbisë ishte të siguronte dalje në ujërat e ngrohta si dhe në të njëjtën kohë të mbrohej nga shtrirja e vazhdueshme e Austro115

Helmreich, The Diplomacy, 211.

116

ÖUA, Dokumenti nr. 4216, vëll. IV.

117

Francis Roy Bridge, The great powers and the European states system 1815-1914, (London: Longman,

1980), 208. 118

Antonello Biagini, Historia e Shqipërisë nga zanafilla deri në ditët e sotme, (Tiranë: Shtëpia e Librit dhe

e Komunikimit, 2000), 104; Lisen Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, (Tiranë: Geer, 2003), 104.

35

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Hungarisë në territorin ballkanik.119 Por mund të themi edhe një fakt tjetër se afërsia që kishte Rusia me Serbinë ka bërë që marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Austro-Hungarisë të acaroheshin gjithnjë. 120 Sikurse Austro-Hungaria që dëshironte të ketë një prestigj në territorin ballkanik duke e përdorur për këtë aspekt mbështetjen që iu ofronte Rumanisë, Bullgarisë dhe veçmas shqiptarëve, po ashtu edhe Rusia përmes Serbisë dhe Malit të Zi ishte e interesuar që ndikimi i saj të jetë kryesor në Ballkan. Kështu, konfliktet diplomatike dhe pretendimet e shteteve ballkanike në njërën anë dhe Fuqive të Mëdha në anën tjetër, kishin konotacion negativ dhe i dëmtonin interesat shqiptare, sepse me çdo kusht i jepnin vetës të drejtë të bëhen pushtues të tokave shqiptare.121 Austro-Hungaria iu rikthye idesë për ta bërë Shqipërinë autonome ose të pavarur në rastin kur Perandoria Osmane do të largohej përfundimisht nga Ballkani, një pikëmbështetje kryesore të saj për të kontrolluar brigjet lindore të Adriatikut dhe për të zgjeruar dimensionet e politikës së saj ballkanike.122 Qëndrimi Vjenës iu bë i njohur më 3 nëntor 1912 Berlinit, Romës, Parisit, Londrës dhe Shën Petërsburgut. Kështu, Vjena u konsultua në radhë të parë me fuqinë tjetër, shumë të interesuar për kontrollin e Adriatikut e për influencë në Ballkan, me Italinë. Pikërisht në emër të këtyre të interesave Shqipëria, e ardhmja dhe caktimi i kufijve të saj hyri në agjendën e përbashkët të këtyre dy Fuqive të Aleancës Trepalëshe në kulmin e Luftës Ballkanike.123 Ndonëse dyshuese ndaj njëra-tjetrës për synimet në Adriatik, Vjena dhe Roma ishin bashkë në objektivin për të mos lejuar një korridor serb në këtë det përmes Shqipërisë. Roma po më të njëjtën qartësi, i bëri të njohura synimet e përbashkëta italoaustriake në Shqipëri. 124 Mirëpo, San Giuliano 125, i ndodhur në Berlin në ditët e para të 119

Miranda Vickers, Shqiptarët: një histori moderne, (Tiranë: Bota shqiptare, 2008), 109.

120

Schurman, Luftërat, 105.

121

Islam Dobra, “Disa konflikte midis Italisë, Turqisë dhe Serbisë kundër interesave shqiptare në vitet 1908-

1913,” in Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1996), 87. 122

Milo, Politika, 44.

123

Poincare, Lufta, 301.

124

Zef Prela, “Problemi shqiptar dhe politika austro-hungareze (1897-1912),” in Mbi Lëvizjen Kombëtare

Shqiptare: përmbledhje studimesh kushtuar 50 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Instituti i Historisë e Gjuhësisë, 1962), 202. 125

Antonino Marquis di San Giuliano (1852-1914) ishte një politikan italian dhe diplomat. Ishte ministër i

Punëve të Jashtme në vitet 1905-1906. Më vonë ai u dërgua si ambasador në Londër dhe Paris (1906-1910) .

36

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

nëntorit të vitit 1912, nuk la vend për mëdyshje kur i tha ambasadorit të Francës aty, Jules Cambon 126 se “kemi vendosur ta mbajmë Shqipërinë të paprekur nën flamurin osman dhe, në rastin kur ky flamur do të zhdukej, të garantojmë pavarësinë e Shqipërisë, pa lejuar asnjë fuqi, cilado që të jetë, të futet aty. Në rast se Serbia shkel në tokën shqiptare, marrëveshja jonë bie, baraspesha e Adriatikut kërcënohet dhe ne do të jemi të detyruar të bëjmë me Austrinë bisedime të fshehta që mund të shkojnë larg”. 127 Ky ishte një lloj kërcënimi për Serbinë dhe në të njëjtën kohë edhe një paralajmërim për Fuqitë e Mëdha se bashkëpunimi austro-italian në rastin e Shqipërisë është evident në rast se ndaj Serbisë nuk mirren masa konkrete. Pikërisht për këtë Edward Grey, i dërgon një telegram Beogradit duke i thënë “vendimi i marrë nga Austria për të kundërshtuar marrjen nga Serbia të një porti në Adriatik është i pakthyeshëm dhe i miratuar prej aleatëve të saj...Ne nuk do të bëjmë një luftë me Fuqitë për një port të Serbisë në Adriatik”. 128 Pra, Anglia dhe Rusia të ndodhura përballë vendosmërisë së Vjenës dhe të përkrahur nga Roma, u detyruan të paralajmërojnë Serbinë se nuk duhej të llogariste se do të kishte mbështetjen e tyre ushtarake, në rast se ajo provokonte një luftë me AustroHungarinë. Para syve të evropianëve Perandoria Osmane për një kohë të shkurtër e kishte humbur me kohë tërësisht pjesën evropiane të zotërimeve të saj. Kjo nënkuptonte edhe rënien e fuqisë ushtarake të Perandorisë Osmane, e cila deri atëherë kishte pozitat strategjike. Qëllimi i tyre ishte tani që të rivendosin ekuilibrin politik dhe garantimin paqes evropiane nëpërmjet zgjidhjes së konflikteve. Konfliktet lindën para së gjithash përmes rivaliteteve dhe ndikimit të madh në jug të Evropës në mes të dy rivalët kryesor Rusisë dhe Kurse nga viti 1910 e filloi mandatin e dytë të ministrit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Italisë deri në vitin 1914. Udhëhoqi negociatat për rinovimin e Aleancës Tripalëshe të vitit 1912 dhe i kushtoj një vëmendje të veçantë Shqipërisë dhe mbështeti rëndësinë strategjike për kontrollin e Adriatikut. 126

Jules Cambon (1845-193) ishte një diplomat francez. U emëru ambasadori francez në Washington DC në

1897, dhe ishte pjesëmarrës aktiv në negociatat e paqes mes Spanjës dhe SHBA-ve dhe një kontribuues për arritjen e marrëveshjes përfundimtare që u kurorëzuan me Traktatin e Parisit të vitit 1898. Mandej, u transferua në Madrid në vitin 1902, dhe në vitin 1907 në Berlin, ku shërbeu si ambasador francez në Gjermani deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914. 127

AIHT, Vj. 22-23-2335, Telegram i Szogyeny për Berchtoldin, 5 nëntor 1912.

128

Muhamet Shatri, Dokumente britanike për çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër

1912-1913, (Tiranë: TOENA, 2012), 120-122.

37

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Austrisë-Hungarisë. Lufta e Parë Ballkanike me gjithë rrjedhimet e saja nxori në rendin e ditës edhe problemin shqiptar, i cili gjeti zgjidhjen duke qenë e determinuar nga realitetit të krijuar në terren dhe nga raporti i forcave ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës. Bilanci i luftërave ballkanike pati pasoja edhe për bllokun austro-gjerman: zgjerimi dhe forcimi i shteteve sllave në Ballkan, shtimi i influencës ruse dhe njëkohësisht anglofranceze në Ballkan, shpërbërja e Perandorisë Osmane, rritja e tendencave për shkëputje nga Austro-Hungaria të sllavëve të jugut. Verifikimi i ngjarjeve historike atëherë, mendoj se mund ta përmirësoj situtën politke sot, për shumë arsye, sepse Historia ka veshë dhe sy njëkohësisht, ashtu siç fatkeqësia mund të ketë “Udhëheqës të Verbër”!

38

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

KREU -I-

I. PAVARËSIA E SHQIPËRISË DHE AUSTRO-HUNGARIA I.1. Udhëtimi i Ismail Qemalit në Vjenë dhe Roli i Berchtold-it në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Krijimi i shtetit shqiptar ishte e vetmja garanci që do të ruante ekuilibrin në Ballkan pas shembjës së Perandorisë Osmane. Rënja e kësaj Perandorie e prishte ekuilibrin në favor të sllavëve që ishin edhe armiqtë e Austrisë në Ballkan. Duhej krijuar Shqipëria që të luante rolin e Perandorisë Osmane si mbajtëse e ekuilibrit në Ballkan dhe në të njëjtën kohë të ishte në harmoni me interesat austriake. Berchtold 129, Ministri i Jashtëm austriak, deklaroi se “shqiptarët janë një popull potencial që nuk duhet të shkarërrohen së bashku me rrënojat e Perandorisë Osmane”. Konti Berchtold i kërkoi Perandorisë Osmane me 13 gusht 1912 që t’iu jepte autonomi shqiptarëve. Por, propozimi i Vjenës i 13 gushtit nuk gjeti përkrahje nga partnerët e saj evropian. Kundër propozimit të Berchtold-it u shprehën edhe qeveritë e shteteve ballkanike.130 Veprimet luftarake që filluan me Malin e Zi u pasuan më 17 tetor nga një deklaratë lufte kundër Portës prej Serbisë dhe Bullgarisë dhe, një ditë më vonë, prej Greqisë. Rusia u përpoq të ndalonte luftën, por siç thotë kryeministri francez Poincare, ajo e kuptoi tani që është tepër vonë të ndalojë lëvizjen që ajo vetë e kishte provokuar. 131 Me shpërthimin e luftërave ballkanike shtrohej edhe çështja e marrjes së pozicionit të Monarkisë Danubiane: Për apo kundër Aleancës Ballkanike? Çfarë do të thotë me qenë, për apo kundër Serbisë? Nga kjo për politikën ushtarake rezultonin tri mundësi për një ndërhyrje të AustroHungarisë në konfliktin e Ballkanit: Bashkimi në Aleancën Ballkanike, e cila ishte për zgjidhjen përgjithmonë të “çështjes serbe” me forcën e armëve, apo ta luftonte Italinë, e 129

Leopold Graf Berchtold (1863-1942), politikan, diplomat dhe funksionar i lartë në Perandorinë e Austro-

Hungarisë. Nga viti 1906 deri në vitin 1912 shërbeu si ambasador i Austro-Hungarisë në Shën Petersburg. Nga viti 1912-1915 mbajti postin e ministrit të Jashtëm të Perandorisë së Austro-Hungarisë. 130

Buda et al., Historia, 493.

131

Poincaré, Lufta e Parë Ballkanike, 213-252.

39

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

cila ishte dobësuar me luftën e saj kundër Perandorisë Osmane, por që megjithatë ishte shumë aktive me aktivitetet e saj në Ballkan. Për këtë ajo provoi ta përfitonte Rumaninë me të cilën kishte lidhur një aleancë që nga viti 1883. Por, përkundër kësaj dhe bisedave të gjeneralit Conrad në dhjetor 1912 në Bukuresht, kjo aleancë nuk u dëshmua e qëndrueshme, sepse qysh në Luftën e Dytë Ballkanike 132 Rumania u gjet në ujërat ruse. Aleanca Ballkanike që më 28 maj të 1913 ishte shpërbërë, kur në mesin e anëtarëve të aleancës erdhi deri të grindjet për ndarjen e plaçkës së luftës 133 Teatrot kryesore të luftës në tetor 1912 ndodhën në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Traki. Ushtritë osmane, në anën e së cilës shqiptarët, ishin shumë prapa tyre alete. Te Kumanova më 24 tetor 1912 serbët nën Princin e Kurorës Aleksandri arritën një fitore vendimtare ushtarake dhe pastaj e pushtuan Shkupin,gjithë Kosovën, Maqedoninë dhe dolën në brigjet lindore të Adriatikut. Sundimi osman në Ballkan mori fund. Me 3 nëntor 1912 qeveria osmane iu drejtua fuqive të mëdha për të ndërmjetësuar pranë shteteve ballkanike. Megjithëse në planet e Austro-Hungarisë ishte parashikuar edhe mundësia e disfatës së Perandorisë Osmane nga shtetet ballkanike,134 Si Austro-Hungaria ashtu edhe Gjermania ishin të bindura në fitoren e Perandorisë Osmane. Së bashku me disfatën e Portës së Lartë në luftën e Parë Ballkanike Shqipëria u vu në gjendje shumë të vështirë. Trupat serbe, malazeze dhe greke marshonin pa ndonjë rezistencë të madhe në territoret shqiptare. Tri fuqitë ballkanike, me gjithë paralajmërimet e Austro-Hungarisë si dhe të fuqive të tjera evropiane kërkonin me forcë copëtimin e Shqipërisë. Kjo situatë determinoi Ballplatzin për të ecur përpara në çështjen shqiptare. Në këtë situatë, qeveria e austro-hungareze, në pamundësi të ndërhynte ushtarakisht, qoftë në Sanxhakun e Novipazarit, qoftë në Kosovë, në konferencat ministrore u morën gjerë e 132

Në nëntor 1912 veprimet luftarak pushuan, vetëm Greqia vazhdonte të bënte lufte në deti, dhe më 3

dhjetor 1912 u arrit armëpushimi, i cili çoi në arritjen e paqes më 30 maj 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Aleanca Ballkanike që më 28 maj të të njëjtit vit ishte shpërbërë, kur në mesin e anëtarëve të aleancës erdhi deri të grindjet për ndarjen e plaçkës së luftës, ndërsa më 26 qershor Bullgaria filloi operacionin ushtarak kundër Serbisë lidhur me Maqedoninë. Greqia dhe Rumania sulmuan po ashtu dhe me 5 korrik 1913 Lufta e Dytë Ballkanike ishte në kulmin e saj. Më 21 korrik edhe Turqia hyri në luftë dhe provoi ta merrte sërish Adrianopojën. Brenda pak javësh Bullgaria u thye ushtarakisht dhe me 10 gusht 1913 u arrit paqja në Bukuresh, në të cilën synimet e Serbisë, Rumanisë dhe të Greqisë u plotësuan në llogari të Bullgarisë. 133

Zeinar, Geschichte des österreichischen Generalstabes, 481.

134

ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 3928.

40

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

gjatë me ndryshimet territoriale të Shqipërisë, përkatësisht pushtimit të saj nga vendet e Aleancës Ballkanike. Lidhur me fatin e Shqipërisë, autoritetet e Vjenës shprehnin pikëpamjen që ishte në interesat vitale të Monarkisë ta mbronte idenë për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, edhe në rast se një gjë e tillë e impononte edhe opsionin e luftës (ultima ratio). Monarkia austro-hungareze ishte kundër vendosjes në Adriatik të çfarëdo fuqie ballkanike apo evropiane. Prandaj, si fazë transitore mendoj se duhej të krijohej një Shqipëri autonome, ose në rastin e shpërbërjes së Perandorisë Osmane, një Shqipëri të pavarur. Por, pas rezultateve të Luftës së Parë Ballkanike, kur shtetet ballkanike kishin dal fitimtare, Austro-Hungaria e kishte të qartë se ishte bërë e pamundur bashkimi në një shtet i katër vilajeteve, Kosovës, Janinës, Manastirit dhe Shkodrës. Në këto rrethana Vjena zyrtare ravizoi krijimin e një Shqipërie të aftë për të mbijetuar e pavarur. 135 Kjo pikë e programit, që doli nga diskutimet në rrethet qeveritare të Austro-Hungarisë, iu transmetua edhe dy anëtarëve të Tripalëshes, Gjermanisë më 30 tetor dhe Italisë më 3 nëntor. 136 Në të njëjtën kohë Berchtoldi i kërkoi Szögyeny-t, ambasador austro-hungarez në Berlin, që të sigurojë një qëndrim të përbashkët të Gjermanisë për mbrojtjen e interesave vitale të Austro-Hungarisë, të cilat do të mund të përfshiheshin në një zhvillim të lirë të Shqipërisë. 137 Qëndrimi i anëtarëve të Tripalëshes, Austro-Hungarisë,

Italisë dhe

Gjermanisë, ndaj çështjes autonomisë shqiptare, ndaj integritetit territorial të Shqipërisë u përcaktuan sidomos në fillim të nëntorit pasi u bë e qartë disfata ushtarake e Perandorisë Osmane. Ky pozicion i Vjenës tregonte se ajo kishte hequr dorë përfundimisht nga ideja se mund të ruhej status quo-ja dhe se ishte bërë krejt e pamundur rikthimi i situatës së paraluftës.Me çështjen shqiptare Vjena do të merret edhe në Programin 7 pikësh të Berctholdit, të cilin më 3 nëntor 1912 konti Szögyeny, ambasadori austro-hungarez në Berlin, e bëri të njohur. Ky program përcaktonte linjat e ardhshme të politikës së jashtme të Monarkisë Danubiane, përkatësisht përcaktonin kornizat e veprimit të Vjenës në periudhën e pas Luftës së Parë Ballkanike. Në pikën e parë theksohej se Monarkia do të pajtohen me zgjerimin territorial të Serbisë

me kusht që ajo të mos ndiqte politika

agresive ndaj saj. Por, në pikën e dytë, Vjena zyrtare mbetej konsekuent kundër daljes së Serbisë në brigjet lindore të Adriatikut si dhe theksohej se ekspansioni i Serbisë në territoret serbe dëmtonte interesat e shqiptarëve. Ndërsa në pikën 3 theksohej se një 135

ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4170.

136

Skendi, Zgjimi Kombëtar shqiptar, 410.

137

HHStA PA XIV/42, Berchtold an Szögyeny, Wien 30.10. 1912.

41

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

zhvillim i lirë i Shqipërisë qëndronte në ndërlidhje me interesat e Monarkisë. Siç dihet, Vjena refuzoi të bënte koncesione si në çështjen e Shkodrës ashtu edhe në çështjen e Vlorës, në rëndësinë e së cilës definohej politika austro-hungareze karshi Shqipërisë. 138 Ky ishte edhe angazhimi i fundit i angazhimit të Austro-Hungarisë lidhur me çështjen shqiptare në kontekstin e Luftës së Parë Ballkanike. Po ashtu, aty theksohej se në brigjet e Adriatikut nuk do të tolerohej një fuqi tjetër, dhe se duhej krijuar një Shqipëri e aftë që mund të qëndrojë në këmbët e veta. Ndërsa në pikën 7 theksohej se Monarkia Danubiane duhej të siguronte internat e saj në Ballkan, pastaj duhej të kërkonte ndërtimin e një hekurudhe për në portin e Selanikut.

139

Duke dashur të forconte pozicionin e saj lidhur me

çështjen e krijimit të shtetit shqiptar, Berchtold i propozoi Rusisë më 17 nëntor një shkëmbim mendimesh mbi caktimin e kufijve dhe organizimin e brendshëm të Shqipërisë. Në këtë fazë, vetëm krijim i një Shqipërie të pavarur dhe siguria e territorit të saj mbeti objektivi kryesor i politikës ballkanike të Austro-Hungarisë.

140

Jashtë territorit të shtetit

shqiptar mbetej Kosova, një pjesë e territoreve shqiptare në Maqedoni dhe pjesa e Çamërisë nën Greqi. Sa për organizimin e brendshëm të Shqipërisë, u sugjerua që të përzgjidhje një princ që të mos i përkiste as njërës prej feve shqiptare. Me këtë program të Vjenës u pajtua edhe Italia, ndërsa Rusia edhe më tej në forma të ndryshme ndërhynte pranë Austro-Hungarisë që të sigurohej pëlqimi për një port për Serbinë në Adriatik. Në të njëjtën kohë, pasi Berchtold kishte takuar prijësit shqiptarë, së fundi edhe Ismail Qemailin, në një rekomandim që i dërgonte nënkonsullit të tij në Durrës, Ludwig von Rudnay i rekomandonte që “të tregohej i afërt” kundrejt Ismail Qemailit dhe udhëheqësve të tjerë dhe në të njëjtën kohë paralajmërohej të qëndronte larg dallimeve që ekzistonin në mes të prijësve shqiptarë. 141 Brenda telegramit të Berchtoldit po ashtu përsëriste se në këto kohë të vështira është shumë i nevojshëm uniteti ndërmjet prijësve shqiptarë si dhe i udhëzohej të bisedohej për me ta për formën e qeverisë së ardhshme të Shqipërisë. 142 Situata që duhej të përballonte faktori shqiptar dhe diplomacia austro-hungareze ishte shumë e rëndë. Rreziqet ishin akoma të mëdha për t’i kapërcyer. Në këtë rrethanë thirrja e Berchtoldit për unitet mes prijësve shqiptarë synonte të krijonte një situatë të favorshme brenda Shqipërisë 138

ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4638.

139

ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 12320.

140

Hantsch, Leopold Graf Berchtold, 324.

141

ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4498.

142

ÖUA, vol. IV, Dokumenti Nr. 4498.

42

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

si dhe të krijoheshin premisat se mund të realizohej më në fund pavarësia e Shqipërisë, pas disa përpjekjeve të pasuksesshme të vitit 1912, fillimisht në Shkup, pastaj në Tiranë dhe në Durrës. Tejkalimi i dallimeve të brendshme do të ishte një faktor lehtësues edhe për Vjenën zyrtare në mbrojtjen e çështjes shqiptare në rrafshin diplomatik, sidomos kur tashmë në horizont ishte ravijëzuar çështja e thirrjes të një konference diplomatike evropiane për rregullimin e problemeve pas Luftës së Parë Ballkanike. Duke u nisur nga kjo pikëpamje, paraqitet i dëshirueshëm krijimi i një Shqipërie autonome, ose pas pushtimit të plotë të sovranitetit osman, të një Shqipërie indipedente.143 Në fakt austriakët kërkonin që ish-territori osman midis maleve shqiptare dhe detit Adriatik të cilin e kishin pushtuar grekët, serbët dhe malazezët gjatë luftës ballkanike, të bëhej një shtet i pavarur kombëtar shqiptar, si një kundërpeshë ndaj sllavëve të jugut dhe për tu mohuar atyre këtë zgjerim të mëtejshëm territorial. 144 Ky fakt shihej edhe si një potencial i zhvillimit të marrëdhënieve të ngushta ekonomike dhe politike të Shqipërisë me Austro-Hungarinë, po që se ky shtet do të shtrihej mundësisht sa më tepër në drejtimin lindor. 145 Ndonëse shtrihej jashtë dy teatrove kryesorë të luftës, beteja për Shqipërinë gjatë Luftës së Parë Ballkanike hodhi dritë mbi rrjetën e ngatërruar të marrëdhënjeve ndërmjet Fuqive të Mëdha, shteteve të sapoformuara, zhvillimit kuturu të vetëdijes kombëtare e, madje ambicjeve personale. 146 Kriza e Adriatikut apo Kriza e Parë Shqiptare, kishte zënë fill para shperthimit të luftës ballkanike, kryesisht në rrafshin diplomatik mirëpo kjo krizë u acarua pas okupimit të bregdetit shqiptarë nga Serbia. Gjatë nëntorit dhe gjysmës së parë të dhjetorit 1912, rreth kesaj çështjeje do të ndeshën interesat e të dy blloqeve antagoniste, ndërsa AustroHungaria dhe Italia ishin më të interesuarat rreth kësaj çështje sepse bregu shqiptarë hynte në sferën e interesit të tyre primar.

143

Rizaj, Shqipëria, 265.

144

Rich, Diplomacia, 428.

145

Rizaj, Shqipëria, 265, 266.

146

Glenny, Histori, 240.

43

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Këto dy Fuqi lidhën një marrveshje që mbeshtetej në dy pika: “1. Që asnjëra prej tyre mos ta zotëronte Shqipërinë; dhe 2. Që asnjë Fuqi tjetër mos të vendosej në Adriatik”. 147 Qeveria austro-hungareze doli me qëndrim të prerë se “Kërkesa minimale austriake është që Shqipëria të mbetet një shtet autonom apo i pavarur dhe se asnjë pjesë e bregdetit Adriatik nuk do të bëhet pjesë e Serbisë”. Qëndrimi i saj mbështetej kryesisht mbi këto pika: “1. Rënja e bregdetit lindor të Adriatikut në duart e një Serbie të Madhe do ta ndërpriste të vetmen rrugë të Austro-Hungarisë për në jug (Selanik); 2. Një Serbi e zmadhuar territorialisht dhe me prestigj të rritur nga sukseset e luftës, do të bëhej një qendër e fuqishme tërheqëse për disa milionë sllavë, që jetonin në Monarkinë Danubiane; 3. Dalja territoriale e Serbisë në Adriatik, do t’i kërcënonte jo vetëm interesat politike dhe strategjike të Austro-Hungarisë, por edhe ato ekonomike. Pavarësia ekonomike e Serbisë domosdo do të shkonte në dëm të industrisë austriake dhe të tregtisë së jashtme të Ballkanit; 4. Së fundi porti serb shumë lehtë mund të bëhej edhe bazë ushtarake ruse në Adriatik”. 148 Berchtold nga ana tjetër i kërkoi Londrës që t’u hiqet vërejtja serbëve se shkelja e tokave shqiptare prej ushtrisë serbe nuk mund të ndalojë sot krijimin e Shqipërisë autonome. Berchtold shkruan se “duhet marr parasysh edhe deshira e ndjeshme e një populli, që kerkon të gëzoj liritë e veta brenda qarkut të mëvetësisë kombëtare. Kjo i përshtatet fort më shumë së çfarë do lloj populli tjetër, popullit shqiptarë që e ka në gjak ndjenjën e lirisë”. Duke qenë se interesi vital i Austro-Hungarisë në Ballkan që ishte krijimi i shtetit shqiptar kërcënohej nga fuqit ballaknike dhe aleatet e tyre, Vjena filloj mobilizimin ushtarak. Ajo ishte e vendosur që të impononte vullnetin e saj qoftë edhe me dhunë. Franz Ferdinand shkoi në Gjermani dhe kajzeri gjerman premtoi mbeshtetje të plotë për pozitën e Austrisë. Italia kishte marrëveshje të mëparshme me Austrinë që në rast të prishjes së status quo-së në Ballkan dhe ajo binte dakord me Austrinë për krijimin e një shteti shqiptar. Reagimi i rusëve i shprehur nga Sergey Sazonovi 149 për çështjen shqiptare ishte se “çfarë bëni ju me shqiptarët, ne as na ngroh e as na ftoh. Asnjë popull nuk na intereson 147

Glenny, Histori, 288.

148

Rizaj, Shqipëria, 289, 290.

149

Sergei Dmitrievich Sazonov (1860-1927) ishte një shtetar rus i cili shërbeu si ministër i jashtëm nga

shtator 1910 deri në qershor të vitit 1916.

44

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

më pak se ai”. Sazanov e kundërshtoi një Shqipëri autonome meqë besonte se shqiptarët nuk janë homogjen dhe se autonomia e vendit të tyre do të çonte në trazira të pafund. Sazonov tha se pa marrë pelqimin e Anglisë, Francës dhe Rusisë, Austria nuk mund të krijonte një provincë autonome të Shqipërisë. Reagimi i Londrës ishte pozitiv dhe në favor të një autonomie shqiptare.150 Shqetësimet në Vjenë nuk ishin pa vend. Kushtet që aleatet ia parashtruan Stambollit për lidhjen e armëpushimit ishin në kundërshtim me qëndrimet e përgjithshme të Fuqive të Mëdha. Aleatet kërkuan Edrenenë për Bullgarinë, Janinën për Greqinë, Shkodrën për Malin e Zi dhe Durrësin e Dibrën për Serbinë. Kërkesat e aleatëve, e sidomos ato serbe e provokuan skajshmërisht Vjenën. 151 Gjatë ngjarjeve në Shqipëri serbët dhe malazezët arritën të lëshonin kërcënime të paqarta, se Rusia ndoshta mund t’u ofronte garanci ushtarake, nese Austro-Hungaria do të ndërhyn. I përkthyer ky mesazh lexohej kështu: “Mos ndërhyni në pushtimin e Shqipërisë prej nesh, sepse nga kjo ndërhyrje mund të shkrep një luftë evropiane”. Kjo preku jo vetëm Vjenën, por u bë çështje shqetësimi të thellë edhe për Parisin, Londrën e Berlinin. 152 Kur u pa se qëndrimi i Vjenës në lidhje më kërkesën mbi portin ishte e palëkundur dhe mund ta qonte çështjen deri në luftë evropiane, Fuqitë e Antantës filluan të reflektonin dhe të mbanin një qëndrim të moderuar për të shmangur luftë më Austrinë. Kështu Sazanov, përfundimisht e konsideroj daljen e Serbisë në det një çështje të humbur, ndaj është më mirë që ajo të mjaftohet me atë që do të marr se sa ti humbasë të tëra. Në qoftë se do të vazhdoni të kërkoni Durësin do të humbisni edhe Beogradin. Kini kujdes Vjena e ka humbur kokën. Pavarësisht kërcënimit austriak, Serbia e pushtoj Durrësin. 153 Mirëpo duke e pasur parasysh qëndrimin e Austro-Hungarisë, e cila ka deklaruar se nuk do të lejojë që Serbia ta mbaj me forcë bregdetin e pushtuar; dhe duke dashur të jetojë në paqe me fqinjin e saj- Qeveria serbe konsideron se janë pjekur kushtet për zgjidhjen e çështjeve kontestuese. 154 Pra, Austria i bindi Fuqitë e Mëdha ku me diplomaci dhe ku me kërcënim për luftë, që çështja e portit serb në Adriatik, nuk pajtohej në asnjë mënyrë me ekzistencën e 150

Cassels, Ideology, 122.

151

Rizaj, Shqipëria, 310, 311.

152

Glenny, Histori, 241.

153

Cassels, Ideology, 122.

154

Rizaj, Shqipëria, 333, 334.

45

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Shqipërisë, si dhe me politikën e jashtme austriake. Kjo ishte fitorja e parë e madhe për diplomacinë vjeneze por edhe për të ardhmën e Shqipërisë. 155 Nga data 5 deri 28 nëntor 1912, në afat prej tre javësh, u zhvilluan të gjitha përgatitjet teknike dhe kontaktet diplomatike për të gjetur mbështetje për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe njohjën e saj. 156 Poashtu, po në këtë muaj, pra, në nëntor 1912, në Bukuresht Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi së bashku me udhëheqësit e organizatave të mërgatës, mblidhen të diskutojnë për rrethanat politike në të cilat ndodheshin shqiptarët më konkretisht mbajtja e një kuvendi kombëtar. 157 Udhëtimi i Ismail Qemalit për kohën ishte mjaft delikat dhe logjistika e tij ishte plot ndërlikime të mundshme, për faktin që tani lufta ishte në kulmin e saj. Por, një favorit për udhëtimin e tij është se, Rumania, nuk qe e përzier në luftën ballkanike, dhe kryesisht me prirje dhe vështrim perëndimor, thënë në përgjithësi klima politike ishte dashamirëse për shqiptarët. Kolonia shqiptare e Bukureshtit i dha mbështetje të fuqishme Ismail Qemalit për udhëtimin e tij dhe vizionin e shpëtimit të Shqipërisë nga shtetet ballkanike. Ata mendonin se për momentin zgjidhja mund të ishte autonomia nën sovranitetin osman dhe se pavarësia e Shqipërisë për ta ishte një ideal mjaft i largët. 158 Diskutimet me koloninë e Bukureshtit vazhduan dy ditë, ku përkrahja e tyre mund ta konfirmonte atë si kryetar të qeverisë së ardhshme, dhe nga Bukureshti ai mund ta kishte më të lehtë të ishte në kontakt me zyrtarët austriakë, të cilët ishin të alarmuar nga fitoret e shpejta serbe në luftën ballkanike. Tokat shqiptare po binin me shpejtësi marramendëse, pushtimi i Kosovës tani pothuajse kishte përfunduar, në jug, konkretisht në Çamëri, grekët kishin filluar të grabitnin territorin e saj nga osmanët, për të vazhduar kështu rrethimin e Janinës. Pra, gjendja në tokat shqiptare, kishte arritur në atë pikë ku autonomia nën Perandorinë Osmane, e mbështetur nga kolonia e Bukureshtit, as që mund të shtrohej më. Atëherë, Ismail Qemali dhe kolonia e Bukureshtit, e ndryshojnë mendimin, ku theksojmë fjalët e Ismail Qemalit që bëri në Bukuresht, se “tjetër shpëtim për Shqipërinë nuk ka, përveçse të gjenden disa atdhetarë me guxim dhe bashkë me mua të 155

Kristo Frashëri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912), (Tiranë: Akademia e Shkencave e

Shqipërisë, 2008), 77. 156

Rizaj, Shqipëria, 334.

157

Luarasi, Ismail, 77.

158

Ilir Ikonomi, Pavarësia: Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit, (Tiranë: UET Press, 2012), 70.

46

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

hyjmë në Shqipëri dhe të kasnecojmë vetëqeverimin e saj, se po të sillemi në këtë mënyrë, Fuqitë e Mëdha do të na i njohin të drejtat tona, ndryshe do të humbasim për jetë”. 159 Por, këtë gjë akoma nuk ishte i sigurtë ta thoshte botërisht, ajo i sillej vetëm në mendjen e tij, që i besonte më së shumti dhe që kishte garanci për projektin për pavarësi. Për ta bërë këtë, i duhej që së pari të merrte garanci nga Austro-Hungaria, si fuqia e vetme që mund të mbështeste projektin e pavarësisë. Austriakët që informoheshin në Bukuresht për aktivitetet e shqiptarëve dhe konkretisht të Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit, i raportonin kështu Ministrisë së Punëve të Jashtme: “Luigj Gurakuqi mund të luaj rolin e udhëheqësit të intelektualëve shqiptarë, ndërkohë që Ismail Qemali, është udhëheqësi politik i tyre...”. 160 Por, mbrëmjen e 5 nëntorit 1912 Ismaili u takua me ambasadorin e Austrisë në Rumani, Fürstenberg 161. Për këtë gjë mungojnë dokumentet nga arkivi i Vjenës. Të vetmin informacion për këtë na e jep Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij, “Ismail Qemali pati mbrëmë një takim të gjatë me diplomatin kryesor austriak në Bukuresht dhe niset përmes Austrisë për në Shqipëri, ku do të formojë qeverinë e përkohshme, e cila do t’u dërgojë një proklamatë Fuqive të Mëdha...”. 162 Për të parë, në mënyrë më të qartë dhe kur për herë të parë austriakët e përdorën fjalën pavarësi për shqiptarët, atëherë, atë e shohim nëpërmjet një shkrimi të botuar në shtypin austriak, ku shkruhej se Serbia nuk duhet t’u hyjë telasheve, duke mos përfillur një faktor kaq të rëndësishëm të situatës ballkanike, siç është ndjenja shqiptare e pavarësisë. Ismail Qemali, udhëtimin e tij nga Bukureshti drejt Vjenës, duhej ta niste për në Shqipëri nëpërmjet Detit Mesdhe për të arritur në Patras, Korfuz dhe Brindisi. Por, më 4 nëntor, anijet greke kishin bllokuar bregdetin shqiptar deri në Vlorë, për të mos lejuar ankorimin e luftanijeve osmane. Pra, bllokimi Vlorës nga grekët mund t’i ndërlikonte krejt planet e Ismail Qemalit. Para kësaj, grekët kishin marrë Prevezën dhe kishin depërtuar deri

159

Petraq Pepo, Lufta për çlirim kombëtar në vitet 1878-1912, (Tiranë: Universiteti i Tiranës, Instituti i

Historisë e Gjuhësisë, 1962), 474-476. 160

Ikonomi, Pavarësia, 70-71.

161

Karl Emil Prinz zu Fürstenberg, ishte ministër i akredituar në Legatën e Austro-Hungarisë në Bukuresht

ku shërbeu prej vitit 1911-1913. 162

Eqrem bej Vlora, Kujtime 1885-1925, (Tiranë: Shtëpia dhe Librit dhe Komunikimit, 2003), 301

47

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

në Sarandë.163 Siç shihet kjo ndërhyrje e Greqisë nuk i pëlqente Vjenës, prandaj edhe reagon menjëherë Konti Berchtold, ai më 6 nëntor i dërgon një telegram ambasadorit të tij në Athinë, të cilin e porosiste që t’ia bënte me dije qeverisë greke pakënaqësinë e tij. 164 Grekët, edhe përkundër kësaj pakënaqësie të austriakëve, ata kishin ndërmend ta pushtonin edhe Vlorën. Ambasadori austriak Braun, i shkruan Berchtold-it, se zgjerimi i bllokadës greke deri në Vlorë duhet të ishte bërë me qëllimin për t’i shpallur që tani këto synime për viset e Epirit. 165 Poashtu, Berchtold, më 3 nëntor 1912, i deklaronte qeverisë së Beogradit se tokat e pushtuara shqiptare nga ushtria serbe ishin shqiptare dhe duhej të konsideroheshin jashtë sferës së interesave serbe. 166 Në këto rrethana, Ismail Qemali zhvilloi edhe takimin e fundit në Bukuresht me 6 nëntor, ku takoi kryediplomatin osman. Pas kësaj, atij si mbetej gjë tjetër, vetëm nisja drejt Shqipërisë sipas këtij plani: Ismaili me Luigjin do të shkonin fillimisht në Vjenë dhe pastaj do të takoheshin në Trieste me një grup patriotësh dhe prej andej të gjithë bashkë do të niseshin për në Shqipëri. 167 Pra, më 7 nëntor, Ismail Qemali udhëton nga Bukureshti për në Vjenë. Meqenëse Ismail Qemali e konsideronte Vjenën si vendin më të përshtatshëm për të shpalosur planin e tij dhe përmes shtypit për të ndikuar në përkrahjen e austriakëve, atëherë, ai menjëherë, me të arritur në Vjenë, iu drejtua mediave, ku dha një intervistë e tij në të përditshmen Neue Freie Presse, nëpërmes së cilës Ismail Qemali pohoj në mënyrë të hapur ambicien e tij dhe të Shqipërisë për të qenë e pavarur, ai ndër të tjera u shpreh: “që Shqipëria të jetë shtet i pavarur, këtë gjë e kërkon jo vetëm interesi i shqiptarëve, por edhe interesi i përgjithshëm i Evropës...Nëse rajonet e pushtuara do të duhet të shkëputen krejt nga Turqia, poashtu duhet që edhe Shqipëria të bëhet e pavarur”. 168 Ndërsa, se si e mendonte Ismail Qemali një Shqipëri të pavarur dhe se ku do të ishte kryeqendra e saj, atëherë Neue Freie Presse, e pasqyron kështu idenë e Ismailit, ku sipas tij: “Shqipëria e pavarur do të jetë një shtet me rreth dy milionë e gjysmë 163

Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj: Shqipëria dhe Greqia 1912-1914, (Tiranë: Qendra e

Studimeve Albanologjike, 2012), 133. 164

HHStA, PA, Telegram i Berchtoldit për Braun, 6 nëntor 1912, Nr. 4286.

165

HHStA, PA, Raport i Braun për Berchtold, 8 nëntor 1912, Nr. 4315.

166

Ikonomi, Pavarësia, 79.

167

Dhimitër Zografi, “Si u kasnecua vetëqeverimi i Shqipërisë,” Dielli, January 23, 1913, 3.

168

Neue Freie Presse, November 8, 1912, 2.

48

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

banorë...Kryeqyteti i Shqipërisë mund të ishte Elbasani, për arsye të pozitës së tij qendrore, por rol të madh mund të luante edhe Vlora”. 169 Ismaili i përfytyron këto opsione për kryeqytete dhe bënë edhe një krahasim ndërmjet këtyre qyteteve shqiptare me metropolet botërore të asaj kohe, ku sipas tij “Elbasani mund të ishte Washingtoni, ndërsa Vlora, New Yorku ynë”. 170 Këtu, mund të shihet hapur se në çfarë niveli Ismaili bënte propagandë përmes kësaj interviste në rrethet austriake, duke i lejuar vetës që të bëjë edhe krahasime të tilla utopike. Pra, vetëm dy ditë pas largimit nga Bukureshti, Ismaili kishte nisur të fliste hapur për pavarësinë, ndryshe nga deklaratat dhe qëndrimi që mbante në Rumani. Kjo intervistë, mund të konsiderohet si dokumenti i parë ku në mënyrë të hapur dhe publike, Ismail Qemali, artikulon në formë të hapur idenë për pavarësi. Por, Ismailin, nuk mund ta priste në takim Ministri i Jashtëm austro-hungarez, të cilin ai kishte qëllim ta takonte dhe të bisedonte me të për idenë e pavarësisë së Shqipërisë. Më 9 nëntor, Ismaili kishte një takim me shefin e shtabit të forcave të armatosura austrohungareze, gjeneralin Blasius Schemua. Nga ky takim, siç vërehet, Ismaili ndoshta udhëzohet nga Schemua, që të udhëtojë për në Budapest, si mundësia e vetme për t’u takuar me Berchtoldin. Kjo për faktin, se ai tanimë gjendej atje, ku mbante fjalime të rëndësishme për çështjen shqiptare në parlament. Deklaratat e Berchtoldit linin të kuptohet një rivlerësim i rolit austro-hungarez në konfliktin e Ballkanit. Mbrojtjen e interesave të Monarkisë në Ballkan në "çdo mënyrë të mundshme", duke sugjeruar edhe intervenimin. Ndërsa ndërhyrja ushtarake nuk ishte parashikuar, ndërhyrja diplomatike ishte tashmë një mundësi e veçantë. Pozita e Berchtoldit tashmë ishte përforcuar më tej në një fjalim para parlamentit Hungarez në Budapest më 5 nëntor. Ministri i Jashtëm deklaronte: “Ne jemi të përgatitur për të marrë parasysh situatën e re të krijuar nga shtetet e Ballkanit dhe për të parë atë si bazë të një kuptimi të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, ne gjithashtu kemi të drejtë të kërkojmë që interesant legjitime të Monarkisë të mos kenë asnjë dëmtim nga ky krijim i këtij shteti të ri”. 171 Status quo-ja kishte përfunduar. Pernadoria Osmane po tërhiqej në të gjitha frontet dhe nuk mund të shërbejë gjatë si një ledh mbrojtës kundër Serbisë. Pra, Shqipëria do të 169

Neue Freie Presse, November 8, 1912, 2.

170

Neue Freie Presse, November 8, 1912, 2.

171

Neue Freie Presse, November 6, 1912, 22.

49

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

krijohej për të marrë përsipër rolin e Perandorisë Osmane dhe Austria do të kërkojë që ky status i ri të njihet si një interes legjitim austriak. Ky ishte një paralajmërim për serbët, ushtritë e të cilëve avanconin në territorin shqiptar. Ndërsa, trupat serbe po përhapëshin në territorin e Shqipërisë së Veriut, një zëdhënës serb shprehte pretendimet në media për një port serb në Adriatik. Rusia shihej e gatshme për të mbështetur kërkesat e Serbisë për një port shqiptar. Ky konflikt kishte të gjitha elementet për një konfrontim austro-rus, madje edhe të një lufte mbarë evropiane. Disa zgjidhje ishin propozuar nga ana austriake, për ti dhënë Serbisë qasje në det pa cenuar shtetin shqiptar. Berchtold sugjeroi se Serbia mund të kishte qasje në det shumë lehtë përmes Malit të Zi, ose poshtë në luginën e Vardarit për në Egje, sesa nëpërmjet Shqipërisë.172 Me heqjen dorë të saj nga Sanxhaku i Novi Pazarit, Austro-Hungaria ishte në efektin e heshtjes të një bashkimi të mundshëm Serbo-Malazez. Një tjetër propozim ishte për t'i garantuar Serbisë

të mund të përdorte një port Dalmat duke pasur dalje nëpërmjet

Bosnjës. 173 Berchtold dukej se e kishte favorizuar personalisht këtë plan. 174 Kjo gjë do të mund ta bënte Serbinë një kërcënim më të vogël politik duke e bërë atë të varur ekonomikisht nga Monarkia. Por krenarinë kombëtare të Serbëve, e fryrë gjoja nga suksesi i luftës, nuk do ti lejonte ata të pranonte asgjë më pak sesa një port të tyre në Adriatik. Tensionet vazhdonin të rriteshin në të dyja anët. Tashmë më 9 Nëntor Schemua dhe Auffenberg ishin takuar me Berchtoldin për të diskutuar mundësinë e një fushate dimërore, një mundësi që ata dëshironin ta shmangnin nëse do të mundnin. 175 Monarkia nuk dëshironte të luftonte për interesat e saj në Shqipëri, por tani e ndjente se mund të ishte e detyruar të bënte këtë. Madje Vjena kaloi në kërcënime, duke i bërë të ditur Beogradit se Austro-Hungaria nuk do të lejonte kurrë pushtimin e Shqipërisë nga ana e Serbisë. Ndërsa më 10 nëntor 1912, Berchtold e fton Ismail Qemalin në Vjenë, ku i rekomandon Shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë, për çka ishin marrë vesh Vjena, Londra dhe Roma. Deri në këtë kohë, në asnjë prononcim për shtyp dhe në asnjë takim me personalitete të huaja ai nuk ka deklaruar se do të shpallte ndonjë pavarësi. Pikërisht kjo gjë del pas takimit me Berchtoldin qe tregon 172

ÖUA, Dokumenti nr. 4326, vëll. IV.

173

Joseph Baernreither, Fragments of a Political Diary, (London: Macmillan and Co., Limited, 1930), 133;

Redlich, Schicksalsjahre, 167. 174

Hantsch, Berchtold, 339.

175

Hantsch, Berchtold, 344.

50

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

se kjo nuk ka qenë ideja e tij personale por e ministrit austriak qe i dha edhe mbeshtetjen financiare dhe logjistike duke i vënë edhe një anije në dispozicion me qellim që ai të mbërrinte në Shqipëri pa dal ushtria serbe në Adriatik. Berchtold në lidhje me takimin e 12 nëntorit me Ismail Qemalin në raportin ditor shkruan se “Qeveria jonë sot ushqen simpatinë me të madhe për zhvillimin kombëtar të popullit shqiptar dhe dëshiron që prej ngatërresave të sotme të Ballkanit, Shqipëria të dalë me vete si një shtet kompakt që të përmbaj në vetvete të gjithë shqiptarët dhe të jenë të barabartë me popujt e tjerë ballkanik”. Pas takimit me Berchtoldin, Ismail Qemali i telegrafon djalit të tij Ethem Beut në Vlorë, në të cilin thuhej “e ardhmja e Shqipërisë është e siguruar” dhe bashkatdhetarëve të tij ai u rekomandonte “besim, bashkim dhe mbajtjen e rendit”. 176 Kjo letër u mirëprit me entuziazëm në Vlorë, këtë e dëshmon telegrami i Ethem Beut që i dërgon si përgjigje Ismail Qemal beut në Vjenë “Kemi ftuar kudo bashkatdhetarët të dërgojnë në Vlorë delegatët për asamblenë...na udhëzoni nëse është e nevojshme të bëhet mbledhja...”. 177 Mirëpo, për të gjitha këto zhvillime që po ndodhnin në Shqipëri, i komenton edhe raporti i konsullit Lejhanec nga Vlora që i dërgon kontit Berchtold, duke pasqyruar edhe veprimtarinë e Syrja dhe Eqrem Vlorës që ishin në rivalitet me Ismail Qemalin, për të organizuar një kuvend kombëtar të përgjithshëm në ndonjë qytet të Shqipërisë Perëndimore. Edhe Syrja bej Vlora i telegrafon nga Durrrësi djalit të tij Eqrem bej Vlorës, duke ndjekur ndoshta shembullin e njëjtë si kushëriri i tij, të cilit i shkruan “se në Tiranë qenkan mbledhur përfaqësuesit e të gjithë qyteteve të Shqipërisë së Veriut” dhe e pyeste se “deri në ç’shkallë kanë përparuar punimet për konferencën në Shqipërinë e Jugut”. 178 Ndërsa, Eqrem Beu i përgjigjet duke i shkruar se “Vlora nuk po arrinte që të merrte dot ndonjë vendim”. Lejhanec, duke u mbështetur në një bisedë që kishte me Eqrem Beun shkruan se “edhe ky vetë do të shkojë për në Durrës me qëllim që të bashkohet me të atin e tij”. Duke thënë gjithashtu se “ideja e përfaqësuar prej të atit të tij dhe prej vet Eqrem Beut, për të thirrur një kuvend të përgjithshëm shqiptar në ndonjë qytet të Shqipërisë, si p.sh. në Vlorë, Tiranë, Krujë ose Durrës, dhe për të biseduar mbi fatin e atdheut të

176

AIHT, Vj. 22-8-823, Kopje e Telegramit të Ismail Qemalit beut për Ethem Qemal beun, 9 nëntor 1912;

Milo, Politika, 51. 177

AIHT, Vj. 22-8-824, Kopje e Telegramit të Ethem Qemal beun për Ismail Qemalit beut, 13 nëntor 1912.

178

AIHT, Vj. 22-8-825, Raport i konsullit Lejhanec për Berchtoldin, 13 nëntor 1912.

51

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

përbashkët ka gjetur përkrahje kudo dhe se kudo janë caktuar edhe delegatët, që do të shkojnë në vendin që ka për t’u caktuar...”. 179 Por, nga një memorandum i përpiluar nga komanda e flotës ushtarake të AustroHungarisë, lidhur me vlerësimin strategjik të gjithë Vlorës, atëherë nga aty mund të shohim edhe një interesim të shtuar strategjik të Vjenës për Vlorën, për faktin se ndoshta ishin të parët vjenezët që e kishin kuptuar që i vetmi qytet më i përshtatshmi nga aspekti gjeostrategjik për gjendjen momentale që dominonte asokohe në Shqipëri për të shpallur Pavarësinë mund të ishte Vlora. Sipas politikës vjeneze ishte imperative që të synohet për zotërimin e saj nga ana e monarkisë austro-hungareze edhe nga pikëpamja ushtarake. 180 Por nga qarqet politike brenda Shqipëri kishte tendenca për ta shpallur pavarësinë në ndonjë qytet tjetër nga Vlora. Raportet e konsujve austro-hungarezë i kushtojnë një vëmendje të posaçme edhe kësaj çështje, faktikisht se ku mbretëron disponimi ndër prijësit shqiptarë për të shpallur pavarësinë. Sipas Rudnay-it “qëllimi i tyre është që kongresi të mbahet në Elbasan”, por sipas tij “në qoftë se gjendja qetësohet, ndoshta ka mundësi që kongresi të mbahet, prapëseprapë në Durrës”. 181 Ndërsa nënkonsulli i Austro-Hungarisë në Durrës Rudnay, njoftonte për situatën jo të përshtatshme në këtë qytet, për mbajtjen e ndonjë kongresi kombëtar të shqiptarëve dhe nxitjen prej tij të delegatëve të mbledhur për nënshkrimin e një lutjeje, ku përveç autonomisë, të figuronte edhe varianti i “pavarësisë” dhe ndër të tjera shkruan se “në këto rrethana, pasi mbajtja e një kongresi bëhet e dyshimtë, tentova që të vija në dorë prej delegatëve të pranishëm drejtuar perandorisë Habsburge, me anën e së cilës, duke u vënë në dukje situata në Ballkan, lypej prej saj kujdes i mëtejshëm për Shqipërinë”. 182 Gjithashtu, Rudnay, shkruan se paraqitet “kërkesa për një autonomi nën sovranitetin turk dhe, në qoftë se kjo gjë nuk për të qenë e mundur tani, për pavarësi dhe neutralitet”.183 Kjo kërkesë ju drejtua në formë lutjeje edhe Pernadorit të Austro-Hungarisë, Franz Josefit, nga një grup i delegatëve nga Durrësi, në të cilën ndër të tjera shkruan “të merret parasysh edhe Shqipëria në mënyrë që kufijt e saj të mos mirren e mos të zvogëlohen prej askujt, 179

AIHT, Vj. 22-8-825, Raport i konsullit Lejhanec për Berchtoldin, 13 nëntor 1912.

180

Marenglen Verli and Ledia Dushku, Shqipëria në dokumentet austro-hungareze: 1912, vol. VI, (Tiranë:

Botimet Albanologjike, 2012), 191-194. 181

Verli and Dushku, Shqipëria, 190-191.

182

AIHT, Vj. 22-8-827, Telegram i Lejhanecit për Berchtoldin, 13 nëntor 1912.

183

AIHT, Vj. 22-8-827, Telegram i Lejhanecit për Berchtoldin, 13 nëntor 1912.

52

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

dhe që Shqipëria kështu e pa ndyshume dhe e pa zvogëluar të ketë një autonomi të plotë nën Perandorinë Osmane”. 184 Por, sipas një njoftimi që i bënte Ministria e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë, Perandori Franz Josefit I, lidhur me arritjen e kësaj lutje në adresë të tij, vërejmë se i rekomandojnë perandorit “për të akorduar pëlqimin që kjo lutje të mos merret parasysh”. 185 Por, pse nuk gjeti mbështetjen e Austro-Hungarisë autonomia në kuadër të Perandorisë Osmane dhe poashtu pse nuk gjeti mbështetjen e duhur Syrja bej Vlora për një kuvend kombëtar? Këto, në kujtimet e Eqrem bej Vlorës gjejnë vend dhe trajtim të veçantë. Ai i jep një pasqyrim të dukshëm garës ose konkurrencës siç e quan ai midis Ismail Qemalit e Syrja Vlorës për thirrjen e Kongresit Kombëtar, por e pranon se mbështetja për Ismail Qemalin ishte më e madhe dhe se ai veproi më shpejtë dhe më mirë për shkak të ngjarjeve që u zhvilluan. Programi i Ismail Qemalit ishte i qartë dhe erdhi gjithnjë e duke u koncentruar në idenë e shpalljes së pavarësisë, ndërkohë që ai i Syrja bej Vlorës mbeti në kuadrin e autonomisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.186 Gjatë nëntorit Ballhausplatzi i kishte shtuar interesat e saj edhe për Shkodrën, qendër tradicionale kjo e ndikimit austriak në veri të Shqipërisë. Ndërkohë që rënia e Shkodrës shihej si e pashmangshme, në tetor qyteti i rrethuar mbahej akoma kundër malazezëve. Më 17 Nëntor Berchtold i dërgoi një telegram Gieslit, përfaqësuesit Perandorak dhe Mbretëror në Cetinje, në kryeqytetin e Malit të Zi: “Unë mendoj se është shumë e rëndësishme dhe ne kemi një interes të madh në Shkodër, si pasojë, ndër të tjera detyra e Madhërisë së tij Zotit të Plotfuqishmit Lord si mbrojtës i Kishës Katolike. Ne nuk mund të rrimë indiferent për fatin e Shkodrës ... Mbajtja e Shkodrës për të ardhmen e Shqipërisë autonome është me rëndësi të madhe...”. 187 Austro-Hungaria i shihet Shkodrën dhe Qafat e Lovçenit edhe si dobi ekonomike për të. Prandaj, Berchtold në telegramin e tij drejtuar Giesl, me instruksione për kërkesat që duhet plotësojë Mali i Zi nëse synon të merret vesh

184

AIHT, Vj. 22-6-697, 22-11-1160, Lutja e delegatëve shqiptarë të ndodhur në Durrës për Perandorin Franz

Josefi I, 13 nëntor 1912. 185

AIHT, Vj. 22-7-728, Njoftim i MPJ Vjenë për Perandorin Franz Josef I, 24 nëntor 1912.

186

Vlora, Kujtime, 300.

187

ÖUA, Dokumenti nr. 4467, vëll. IV.

53

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

me Austro-Hungarinë, i paraqet këto vende si “lidhje doganash dhe si vend lundrimi të anijeve austro-hungareze në duke kaluar nga Buna në Liqenin e Shokdrës”. 188 Sugjerimi i ministrit të jashtëm Britanik, Lordit Grey në një konferencë të fuqive të mëdha kishte ofruar një mënyrë për të dalë nga ky qorrsokak me Rusinë dhe Serbinë. Ky ishte një shans për të kënaqur nevojat e Monarkisë në mënyrë paqësore, dhe për të mbajtur sanksionet e Evropës për ta. Kongresi i Berlinit më 1878 ofroi një precedent të favorshëm për një ujdi të Evropës për interesat e Austro-Hungarisë. Ministri i jashtëm nuk dëshironte luftë. Ai i tha Tschirshkyt, ambasadorit Gjerman në Vjenë: “Unë shumë lehtë mund të provokoj një luftë për njëzet e katër orë, por unë nuk dua të bëj këtë gjë...”.189 Dëshira e zjarrtë e Perandorit për paqe ishte një interesim i madh për të marrë pjesë në konferencë. Sensi aristokratik i punës së Berchtoldit nuk mund të injoronte ankthin e eprorëve të tij. Trashëgimtari i ardhshëm megjithatë, kishte miratuar një qëndrim më të fortë pas kthimit të tij nga Gjermania. Kjo ishte pjesërisht për shkak të ndikimit të Kaiserit. Kaiseri e kishte nxitur atë që të marrë masa më të forta kundër serbëve. Gjithashtu edhe Francis Ferdinand ishte i shqetësuar nga qëndrimi kokëfortë i serbëve. 190 Mirëpo, Conrad-i më 16 nëntor i përcakton alternativat dhe prioritetet strategjike të Perandorisë austro-hungareze në rrethanat e krizës së krijuar, duke shtruar hapur çështjen se ku qëndrojnë interesat e Monarkisë në lidhje me Shqipërinë, natyrisht të modifikuara për këtë kohë. Neve do ti përmbledhim si vijon në “1. Interesat ushtarako-detare”, ku përmes saj autoriteti i Monarkisë sipas Conrad-it do të garantohej kur “vetëm anijeve të luftës austro-hungareze do t’u lejohet qëndrimi në portin e Vlorës për sigurimin e tij nga pikëpamja ushtarake”. 191 Duke e cilësuar edhe si rëndësia më e madhe e çështjes shqiptare për Monarkinë. Tjetër interes radhiste “2. Interesat ushtarako-kontinentale”, Këto Conrad theksonte se “rëndësia më e madhe për ne (Austro-Hungarinë S.B) qëndron në faktin se ne (Austro-Hungaria S.B.) duhet të krijojmë në Shqipëri një shtet të pavarur, që mund të paraqitet si kundërpeshë ndaj Serbisë e Malit të Zi, në rast lufte me këto shtete”. 192 Sipas planit të tij Shqipëria me rreth 1 milionë e 900 mijë banorë do të kishte gjithmonë 188

AIHT, Vj. 22-24-2442, Telegram i Berchtoldit për Giesl, 17 nëntor 1912.

189

Alfred Rappaport, "Albaniens Werdegang," Berliner Monatshefte IX, September 1927, 824.

190

Hantsch, Berchtold, 360.

191

Verli and Dushku, Shqipëria, 211.

192

Verli and Dushku, Shqipëria, 212.

54

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

mundësinë të formonte një ushtri, e cila do të mund të bllokonte forcat e Malit të Zi dhe Serbisë. Pra, këtu e shihte si një aleat potencial luftarak Shqipërinë, por, nuk i mungonte edhe dyshimi, në rast kur përmendej Italia, e cila në këtë kohë po e rriste ndikimin në Shqipëri. Gjithashtu, si interes të tretë kishte veçuar “3. Interesat tregtare”, por, me një mëdyshje për vetveten në këtë aspekt, për shkak se nuk e konsideronte veten një specialist në këtë drejtim. Conrad-i në këtë fushë kishte pikëpamje tjetër, sepse sipas tij “një Serbi në lulëzim nga pikëpamja ekonomike do të ishte një territor shumë i mirëpritur për shitjen e mallrave dhe me fuqi blerëse për Monarkinë”. 193 Dhe interesi kryesor sipas tij ishte aspekti i “4. Interesave të përgjithshme politike” në Shqipëri. Në lidhje me këtë çështje Conrad pohon se “problemi nëse në te ardhmen do të ndiqet një politikë orientimi drejt një Serbie e Malit të Zi miqësor, që synon lidhje sa më të ngushta me Monarkinë, apo do të zgjidhet një orientim që llogarit nënshtrimin me dhunë të këtyre shteteve”. 194 Por, këtu ai kishte drojen se Monarkia në rast se do ti trajtonte si armiq, do të ndeshet me pakënaqësinë e sllavëve të saj. Nga aspekti strategjik i Conrad-it, duhet të ketë nisur të fuqizohet edhe më shumë politika austriake karshi krijimit të shtetit shqiptar. Kjo ese mund të ishte iniciuar nga Berchtold, i cili veçonte një interes të veçantë për Shqipërinë si forma e vetme e mundësisë për të parandaluar ballafaqimin direkt me politikën pan-sllaviste të Serbisë dhe të sponsorizuar nga Rusia. Pra, në këtë kohë pikëpamja e Austro-Hungarisë për Shqipërinë u bë e ditur në gjithë botën, të cilën e përkrahte edhe Italia, Pavarësia dhe integriteti i Shqipërisë. Për të bërë realitet këtë, Berchtold, i kishte dhënë instruksionet Ismail Qemalit dhe delegacionit që e shoqëronte. Ai tani ishte nisur nga Vjena dhe ndodhej në Trieste. Berchtold i telegrafon nënkonsullit në Durrës, Rudnay-it, me informacionin për nisjen e Ismail Qemalit nga Triestja dhe udhëzime për trajtimin e tij dhe të grupit të shqiptarëve që e shoqërojnë atë, ku shkruan “Ismail Qemal beu niset sot (19 nëntor) me vapor nga Triestja për në Durrës...duhet të silleni mirë si më atë ashtu edhe me të gjithë patriotët shqiptarë dhe në rast se do të gjenden ndonjëherë ngushtë t’i ndihmoni...”. 195 Gjithashtu e porosiste që të ishte i kujdesshëm dhe t’i hapi sytë kundrejt Ismail Qemal beut, të cilit në politikë nuk mund t’i besohet kryekëput. 193

Verli and Dushku, Shqipëria, 212.

194

Verli and Dushku, Shqipëria, 212-213.

195

AIHT, Vj. 22-24-2458, Telegram i Berchtoldit për Rudnay, 19 nëntor 1912.

55

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Ismail beu, me datën 17 nëntor 1912, u kishte dërguar një telegram miqve të tij në Vlorë, me të cilin ai rekomandon që të bëhet thirrja e shpejtë e delegatëve shqiptarë në Konferencë, qoftë në Durrës, qoftë në Vlorë. I biri i tij Ethem Beu, dërgoi menjëherë të nesërmen një telegram qarkor në të gjithë qytetet e Shqipërisë, me përmbajtje “që delegatët e zgjedhur të dërgohen mundësisht pa humbur kohë në Vlorë”. 196 Por, pse Xhemil Beu, qe ai që e ndryshoi vendin e caktuar nga Ismail Qemali për t’u mbajtur kongresi në Durrës. Atëherë, Xhemil Beu duke e argumentuar me ekzistencën e kabllos Vlorë-Otranto, e thirri kongresin në Vlorë. 197 Tani, delegatët nga të gjitha vilajetet dhe qytetet shqiptare kanë filluar që të nisen dhe të bashkohen në Vlorë. Më 20 nëntor 1912, Ismail Qemali vjen në Durrës, me motivacionin për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Raportet e konsujve austro-hungarez i kushtojnë një vëmendje të veçantë udhëtimi të tij nga Trieste për në Durrës, arritjen e tij në Durrës, pritja që i është bërë si në aspektin popullor po ashtu edhe në atë zyrtar. Në raportin e drejtorit të policisë në Trieste, Markuss, i cili shkruan se “ka probabilitet që populli të jetë vënë të paktën pjesërisht në dijeni për ardhjen e tij dhe për ngjarjen e rëndësishme që do të ndodhë...”. 198 Gjithashtu, “kur u mor vesh natën ardhja e Ismail Qemalit dhe e shoqëruesve të tij, paria shkoi në bord. Mytesarifi e priti atë në molo, ku, megjithëse ishte mëngjes, ishte mbledhur një shumicë e madhe njerëzish dhe një repart mustafis ishte vënë në rresht, i cili e priti duke qëndruar në pozicion për nder me armë” 199, kështu e përshkruan ardhjen e Ismail Qemalit në Durrës, nënkonsulli austro-hunagrez në Durrës, Rudnay. Me qenë se ardhja e Ismail beut në Durrës, përkoi me atmosferë festa, për faktin se në këtë kohë në Shqipëri ishte festa e Bajramit. Rudnay i bënë një vizitë Ismail Beut me rastin e festës së Bajramit dhe njoftone nga Durrësi se “Ismail Qemali beu po jep deklarata për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, po mbledh delegatët dhe prej Durrësi do të shkojë se bashku me disa prej tyre për në Vlorë...”. 200 Situata në Shqipëri sidomos në Lushnje, Durrës, e Berat ishte thuajse e pavarësisë së plotë, kështu që autonomia nuk kishte kuptim të kërkohej ashtu siç ishte vendosur në Bukuresht. Ndërkohë qytetet e Shqipërisë, duke e parë veten se po pushtoheshin nga 196

AIHT, Vj. 22-8-836, Raport i konsullit Lejhanec për Berchtoldin, 20 nëntor 1912.

197

AIHT, Vj. 22-8-839, Telegram i Rudnay drejtuar eprorëve në Stamboll dhe Budapest, 20 nëntor 1912.

198

AIHT, Vj. 22-7-703, Raport i Markuss drejtuar eprorëve të tij, 20 nëntor 1912.

199

AIHT, Vj. 22-8-840, Telegram i Rudnay për Berchtoldin dhe Pallavicinin, 21 nëntor 1912.

200

AIHT, Vj. 22-6-691, Telegram i Rudnay drejtuar eprorëve në MPJ në Vjenë, 22 nëntor 1912.

56

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ushtritë serbe, si Durrësi, Elbasani, Tirana, Kavaja, Peqini, Lushnja, filluan të shpallnin njëra pas tjetrës pavarësinë kombëtare dhe të ngrinin flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenare, për t’u treguar ushtrive të huaja së Shqipëria i kishte shkëputur përfundimisht lidhjet më Turqinë dhe se ato po marshonin në tokën e Shqipërisë së lirë. 201 Në lidhje me këtë nuk mungojnë as informatat që mund t’i hasim në raportet diplomatike austrohungareze. Rudnay, njoftonte “mbi ngritjen e falmurit shqiptar dhe shpalljen e pavarësisë në qytetin bregdetar të Durrësit”. 202 Gjithashtu, vetë Ismail Qemali e kishte njoftuar konsullin Lajhanec me të arritur në Vlorë, se “dje (26 nëntor S.B.) shumë qytete si Durrësi, Tirana, Elbasani dhe të tjerë kanë proklamuar pavarësinë, sipas këshillës së tij...”. Ai poshtu e kishte informuar për përgatitjet për shpallje e pavarësis së Shqipërisë dhe se “nesë ose pasnesër, sapo të jenë mbledhur të gjithë delegatët edhe këtu do të bëhet proklamomi i pavarësisë së gjithë Shqipërisë”. 203 Akti i shpalljës se Pavarësisë së Shqipërisë u realizua nga shqiptarët me 28 nëntor 1912, në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. “Sot, kongresi shqiptar proklamoi pavarësinë e Shqipërisë”204, kështu telegrafon po këtë ditë nga Vlora konsulli Lejhanec për Berchtoldin, duke i dhënë lajmin për shpalljen e pavarësisë. Një ditë më vonë, në një raport më të zgjeruar na jep detaje inetersante për të gjithë ceremoninë se si është zhvilluar dita për aktin e pavarësisë. Lejhanec raporton se “Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm u mblodh në orën 2 pasdreke, në shtëpinë e kryetarit të bashkisë, Xhemil bej Vlorës...Kuvendi vendosi unanimisht proklamimin e Pavarësisë së të gjithë Shqipërisë dhe njoftimin pa humbur kohë të Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ndërluftuese (ballkanike)”. 205 Delegatë shqiptarë nga të gjitha anët e trojeve etnike kishin shkuar në Vlorë. Lejhanec raporton edhe për të gjithë emrat e delegatëve që ishin të pranishëm dhe të atyre që nuk ishin të pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Pasi zgjidhet qeveria provizore, “më pas, aty afër orës 4 pasdreke, te dera e shtëpisë së Xhemil bej Vlorës, u ngrit flamuri kombëtar, një shkabë dy krenare e zezë brenda në fushë të kuqe. Proklamimi i Pavarësisë së Shqipërisë iu njoftua popullit që priste jashtë, i cili e priti me gëzim dhe 201

Kristo Frashëri, Historia e Qytetërimit Shqiptar: nga kohët e lashte deri në fund të Luftës së Dytë

Botërore, (Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 2008), 230, 231. 202

AIHT, Vj. 22-8-850, 22-8-849, Radiotelegram i Rudnay për eprorët në MPJ Vjenë, 27 nëntor 1912.

203

AIHT, Vj. 22-8-851, 22-11-1182, Telegram i Lejhanecit për eprorët në MPJ Vjenë, 27 nëntor 1912.

204

AIHT, Vj. 22-8-856, Telegram i Lejhanecit për Berchtoldin, 28 nëntor 1912.

205

AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912.

57

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

entuziazëm”. 206 Nga ky entuziazëm që mori popullsia me aktin e pavarësisë, pastaj një turmë njerëzish përshkoi rrugët e qytetit, duke kënduar dhe brohoritur. Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për Austro-Hungarinë, një turmë njerëzish shkruan Lejhanec “qëndroi përpara konsullatës tonë dhe shprehu në brohoritje të stuhishme duke thirr “Rroftë Shqipëria! Rroftë Austria!”. 207 Njëkohësisht, nuk ka munguar as përshëndetja dhe falënderimi nga ana e Lejhanecit “falënderova nga dritarja kolonën, duke tundur kapelën dhe thirrur “Rroftë Shqipëria!”. 208 Këto pak sekuenca tregojnë qartë atmosferën festive e cila ka mbretëruar ditën e pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë. Mirëpo, nga ana tjetër, vendi përballej nga përparimi i trupave serbe në drejtim të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, “pa marrë parasysh njoftimin për proklamimin e Pavarësisë së Shqipërisë” njofton Lejhanec. 209 Ndërsa, Ismail Qemal Vlora në cilësinë e kryetarit të zgjedhur të Qeverisë së Përkohshme Shqiptare menjëherë i shkroi telegrame Fuqive të Mëdha dhe aleatëve ballkanik, duke i njoftuar mbi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në ato telegrame para së gjithash shprehej dëshira e shqiptarëve dhe shtetit të tyre për miqësi dhe bashkëpunim të përzemërt me popujt fqinj dhe popujt tjerë evropianë, gjithnjë për kauzën e qytetrimit. 210 Në këto telegrame që kishin thuajse të njëjtën përmbajtje njoftohej vendimi i Asamblesë Kombëtare për shpalljen e pavarësis së Shqipërisë dhe për krijimin e qeverisë provizore shqiptare “e ngarkuar me detyrë që të mbrojë të drejtat e ekzistencës së popullit shqiptar, që gjendet në rrezik të shfaroset prej ushtrisë serbe dhe për ta liruar truallin kombëtar që është shkelur me forcë prej ushtrive të shteteve aleate (ballkanike S.B.) dhe se çdo qeverie i kërkohej ta njohë këtë ndryshim në jetën politike të kombit shqiptar”. 211 Gjithashtu, ndër të tjera nga telegramet mund të vërejmë se bëhej e ditur se, shqiptarët nuk kanë asnjë

206

AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912.

207

AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912.

208

AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912.

209

AIHT, Vj. 22-8-859, Raport i Lejhanecit për Berchtoldin, 29 nëntor 1912.

210

Rizaj, Shqipëria, 321, 322.

211

AIHT, Vj. 22-25-2564, Telegram i Ismail Qemal beut nga Vlora për MPJ e Italisë, Austro-Hungarisë,

Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Britanisë së Madhe, 28 nëntor 1912.

58

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

qëllim tjetër veç të rrojnë në paqe me të gjithë shtetet ballkanike, e të bëhen një element i ekuilibrit. 212 Deklarata mbi Pavarësinë e Shqipërisë u pritë në Vjenë me ngrohtësinë më të madhe. Ambasadori britanik, Cartwright, kështu i përshkruan reagimet e Vjenës zyrtare dhe opinionit publik austriak: “Lajmi mbi shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, i përfshirë në telegramin që e pranoi Ministria e Jashtme austriake me 29 nëntor nga Ismail Qemal beu, u mirëprit më ngrohtësi në Vjenë dhe ky lajm u përshendet nga shtypi i këtushëm me një lehtësim dhe kënaqësi evidente”. 213 Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912 cilësohet si ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë të shek. XX, kurse dita e ngritjes së flamurit kombëtar, simbolit të themelimit të shtetit shqiptar, si festa kombëtare e të gjithë shqiptarëve. Megjithëse i shpallur si shtet, situata në teren ishte kaotike dhe pak shpresdhënëse. Malazezët ishin pranë Shkodrës, serbët kishin pushtuar Kosovën, Maqedoninë Perëndimore, Elbasanin dhe Tiranën dhe më pas hynë në Durrës më 28 Nëntor 1912. Grekët tashmë ishin në Sarandë dhe kishin pushtuar Ishullin e Sazanit. 3 Dhjetor 1912 – vendoset një armëpushim i ndërmjetësuar nga Fuqitë e Mëdha, megjithëse as në jug e as në veri situata nuk tregonte se kishte elemente të armëpushimit. Nga 16 Dhjetori 1912 e deri më 29 janar 1913, bisedimet mes Fuqive të Mëdha, Turqisë dhe shteteve ballkanike në Konferencën e Paqës në Londër, nuk dhanë rezultat, ngase Turqia nuk pranoi kërkesat e aleatëve ballkanikë për shkëputje të krahinave përfshi edhe Shqipërinë, keshtu që lufta vazhdoi. 214

212

AIHT, Vj. 22-25-2564, Telegram i Ismail Qemal beut nga Vlora për MPJ e Italisë, Austro-Hungarisë,

Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Britanisë së Madhe, 28 nëntor 1912; Teuta Hoxha, Ismail Qemali: Përmbledhje dokumentesh (1888-1919), (Tiranë: 8 Nëntori, 2002), 262-264. 213

Rizaj, Shqipëria, 323, 324.

214

Vickers, Shqiptarët, 117.

59

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

I.2. Bashkërendim i aktivitetit diplomatik të Qeverisë së Vlorës me Austro-Hungarinë: Kongresi i Tirestes

Ismail Qemali ishte plotësisht i vetëdijshëm se Austro-Hungaria ishte e vetmja fuqi potenciale që do të vihej në mbrojtje të Shqipërisë. Siç e kemi cekur më lart para shpalljes së pavarësisë Ismail Qemali pati një aktivitet të dendur diplomatik në Vjenë. Ai i zhvilloi dy takime të rëndësishme në Vjenë ku i vuri në dijeni së me të u kthyer në Vlorë ai do të shpallte pavarësinë. Gjatë këtyre takimeve Ismail Qemlai u përpoq të zbulonte qëllimet që kishte qeveria austro-hungareze rreth organizimit të shtetit shqiptar. Por qëndrimi i Vjenës ndaj personit të Ismail Qemalit vazhdonte të ishte i lëkundur, ashtu si edhe në vitet e mëparshme: ajo e pranonte vetë se në bisedat e zhvilluara me Ismail Qemalin u detyrua të kufizohej me shpjegime të përgjithshme me pretekstin se gjoja këtë ia diktonte pozita neutrale e saj. Një ndryshim realist i rrethanave ndërkombëtare dhe i veprimtarisë së jashtme të Qeverisë së Vlorës sjell natyrshëm edhe pa paragjykime përfundimin se ajo nuk arriti të bëhej një faktor për t’u marrë në konsideratë nga Fuqitë e Mëdha në diskutimin e të gjithë paketës të çështjes shqiptare.215 Austro-Hungaria ishte njëra ndër Fuqitë e Mëdha europiane, e cila pashmangshëm shprehte interesimin e saj për shqiptarët. Përmes konsujve të akredituar në qytete dhe treva të ndryshme shqiptare, ajo transmetonte kërkesat e shqiptarëve deri në diplomacinë vjeneze dhe të subjekteve të tjerë europianë. Paralelisht diplomacia Austro-Hungareze ishte vazhdimisht e koncentruar të shihte nga afër aktivitetet e Qeverisë së Vlorës. Tashmë ishte krijuar një celulë shtetërore e cila kishte subjektivitet për çka tani nuk mungonte përkrahja ndërkombëtare. Ngase, Konferenca e Londrës që e njohu, e zyrtarizmi nga pikëpamja ndërkombëtare Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur nga Kuvendi i Vlorës. Fuqitë e Mëdha përcaktuan statusin, organizimin e brendshëm dhe kufijtë t Shqipërisë. Secila prej tyre është një çështje studimi e veçantë që janë trajtuar në gjerësi nga historiografia shqiptare. Këtu synimi është për t’i parë këto çështje aq sa ato mund të shihen si shqetësime e kontribute modeste të politikës së jashtme të Qeverisë së Përkohshme dhe bashkërendimi i saj me Austro-Hungarinë.

215

Milo, Politika, 79.

60

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Qeveria e Vlorës përballë shumë vështirësive, lëkundej kundrejt aktiviteteve të shtuara që tash ishin nën përgjegjësinë e saj. Territori dhe kufijtë e shtetit shqiptarë, ishin produkt i kompromiseve të hapurave të Fuqive të Mëdha, të cilat ende nuk kishin verzionin përfundimtar, për shkak të situatës ende të brishtë në ballkan. Viti 1913, është viti ku për Shqipërinë organizoheshin tryeza vendore e ndërkombëtare për të përcaktuar dimenzionet e zhvillimit si komb, gjithnjë të orientuara me situatën në teren. 216 Kur në Londër kishte filluar diskutimi e po merreshin vendimet e para për Shqipërinë, aty nuk kishte asnjë përfaqësues të qeverisë shqiptare. Qeveria e Vlorës madje nuk ishte as e informuar dhe as nuk kishte mundësi komunikimi për të mësuar se çfarë po përgatitej konkretisht në kancelaritë evropiane për Shqipërinë. Burimi i parë i informacionit për Ismail Qemalin ishte konsulli i Ausro-Hungarisë në Vlorë. Konsulli Lejhanec më 1 dhjetor u udhëzua nga Berchtold që “t’u sugjerohet udhëheqësve shqiptarë që sa të jetë e mundur e më parë të krijonin një komision me personalitete më të shquara i cili të konsiderohej si përfaqësi efektive e vendit dhe të cilit mund t’i drejtohej në rast nevoje”217 qeveria austro-hungareze. Qeveria e Përkohshme ishte e ndërgjegjshme për nevojën e padiskutueshme të mbështetjes nga Fuqitë e Mëdha, dhe në rastin konkret nga Austro-Hungaria. Ndër tre masat e para e më të nevojshme që vendosi të marrë Kuvendi i Vlorës ishte edhe dërgimi i një komisioni në Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare para Mbretërive të Mëdha. 218 I menjëhershme qe edhe informacioni që i barte konsulli Lejhanec eprorit të tij në Vjenë, të cilin e informonte se Kryetari i Qeverisë së Përkohshme e kishte pranuar me shumë gëzim njoftimin dhe kishte kërkuar që të ndihmohej që vetë ai në krye të komisionit të shkonte në Evropë për të shfrytëzuar edhe marrëdhëniet që ai kishte në kryeqytetet evropiane. Gjithashtu, Ismail Qemali e siguroi konsullin austriak se në vend do të linte një zëvendës të përshtatshëm dhe të sigurtë. 219 Berchtoldit nuk i përlqeu që Ismail Qemali donte të largohej nga Vlora dhe të kryesonte komisionin në Evropë. Vjena për këtë gjë madje konsultoi edhe Romën dhe i bëri të ditur përmes konsullit Lejhanec kryetarit të qeverisë shqiptare se prania e tij në 216

Robert Elsie, Udhëtime nëpër Ballkan: Kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça, (Tiranë: Plejad, 2007),

400. 217

AIHT, Vj. 22-7-720, Telegram i Berchtoldit për Lejhanec, 1 dhjetor 1912.

218

Hoxha, Ismail, 258.

219

AIHT, Vj. 22-8-869, Telegram i Lejhanecit për Berchtold, 3 dhjetor 1912.

61

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Shqipëri ishte e domosdoshme dhe në rrethanat në të cilat ndodhej vendi ai nuk do të duhej të largohej prej aty. Madje Ismail Qemalit nga Berchtold i erdhi edhe një propozim konkret që të krijonte një komision prej tre vetash nga paria e vendit dhe të cilët do të shoqëroheshin nga dy sekretarë njëri austro-hungarez dhe tjetri italian, të cilët do të ndërmjetësonin në komunikimin e tyre me qeveritë evropiane. 220 Nga kjo mund të kuptohet se Austro-Hungaria kishte në interes të saj që situata në vend të ishte nën kontroll dhe poashtu sipas saj largimi i kryetarit të Qeverisë në këto momente nuk ishte në dobi së pari të vet shtetit shqiptar. Por në logjikën e veprimit diplomatik të Vjenës kishte edhe një synim tjetër. Kjo për faktin se Austro-Hungaria ishte shumë e interesuar që Shqipëria të vihej në funksion të objektivave të tyre Adriatiko-Ballkanike. Pra, në të njëjtën kohë për të kontrolluar edhe përbërjen e një delegacioni shqiptar dhe për të mënjanuar Ismail Qemalin, të cilin nuk e pëlqenin për shkak se nuk manipulohej lehtë prej Vjenës. Ky do të jetë thelbi i marrëdhënieve midis Kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe AustroHungarisë për një vit të ekzistencës së saj. Megjithatë,

Qeveria

e

Përkohshme

kishte

zhvilluar

një

mbledhje



jashtëzakonshme më 23 dhjetor 1912, në të cilën miratoi përbërjen e delegacionit shqiptar për në Konferencën e Ambasadorëve në Londër Rasih Dino 221, Mehmet Konica222, Filip Noga 223 dhe Sotir Kolea 224. Dy prej anëtarëve të delegacioni, Mehmet Konica dhe Filip Noga shkuan paraprakisht në Vjenë dhe zhvilluan takime në Ministrinë e Punëve të

220

AIHT, Vj. 22-10-1042, Telegram i Berchtoldit për Lejhanecin, 5 dhjetor 1912.

221

Rasih Dino (1865-1928) ishte politikan shqiptar, diplomat dhe një figurë e lëvizjes kombëtare shqiptare

në fillim të shekullit XX. Në vitin 1913 ai ishte në krye të delegacionit të Shqipërisë për në Londër. 222

Mehmet Konica (1878-1948) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik

shqiptar. Anëtar i delegacionit të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913). Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit u emërua ministër i punëve të jashtme, detyrë të cilën e mbajti edhe në qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës. Në vitet 1920-1924 shërbeu si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. 223

Filip Noga (1867-1917) politikan shqiptar. Së bashku me Mehmet Konica dhe Rashik Dino ai ishte

anëtari i tretë i delegacionit shqiptar në Londër. Nga 20 maj-3 shtator ishte ministër i Financave në qeverinë e Turhan Përmetit. Në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore ai u vendos në Vjenë. 224

Sotir Kolea (1872-1945) ishte një folklorist shqiptar, diplomat dhe aktivist i Zgjimi Kombëtar Shqiptar.

Së bashku me Thoma Kaçorri ai është etiketuar si i fundit Rilindas. Në vitin 1913 ai bashkë me Faik Konicën organizuan Kongresin Shqiptar të Triestes. Në 1919-1920 ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

62

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Jashtme. Në Vjenë delegacioni shqiptar u porosit që të këmbëngulte për integritetin territorial të Shqipërisë. 225 Mirëpo delegacioni shqiptar nuk u akreditua pranë Konferencës së Ambasadorëve në Londër, edhe përkundër dërgesës zyrtare që i kishte përcjellë Ismail Qemali emrat e delegacionit shqiptar kryesuesit të kësaj konference. Atëherë, delegacioni gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Londër ka bashkëpunuar dhe është konsultuar veçanërisht me përfaqësuesit diplomatikë austro-hungarezë por edhe italianë, si dhe u ndihmua edhe nga miqtë e njohur të Shqipërisë siç ishin Aubrey Herbert 226 dhe Edith Durham227. Për raportet dhe aktivitetin e përbashkët diplomatik të delegacionit shqiptar në Londër dhe Austro-Hungarisë, këtë e mësojmë nga ambasadori austro-hungarez Mensdorff, i cili i pari është takuar me delegacionin, gjegjësisht me 3 janar 1913. Gjithashtu, ka takuar Faik Konicën që sapo kishte ardhur në Londër, ku i raportonte Berchtoldit se sipas Faik Konicës, Shqipëria duhej të largohej me vendosmëri prej të gjitha metodave dhe influencave orientale dhe të kthehej plotësisht në udhët që të çonin drejt Perëndimit. 228 Mehmet Konica, e informonte kryetarin e Qeverisë së Përkohshme nga Vjena, se Konferenca e Ambasadorëve kishte rënë dakord për t’i dhënë Shqipërisë autonominë dhe për t’i siguruar Serbisë vetëm një dalje tregtare në Adriatik. 229 Në përputhje me këtë situatë mund të shtrohen pyetjet se në cilin front duhej të përqendrohej vëmendja e shqiptarëve tani e tutje?. Në frontin e stabilizimit të shtetit të pavarur shqiptar apo në përpjekjet për bashkimin kombëtar, që nënkupton bashkimin politik të trojeve shqiptare?. Atëherë për të dhënë përgjigje në këto pyetje duhet domosdo që të bëhet një diferencim i proceseve që ndodhën në atë kohë. Së pari vëmendja e shqiptarëve që u lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar u përqendrua më tepër në gjetjen e rrugëve që mund të shpinin në bashkimin e tyre me shtetin amë. Dhe së dyti në përpjekjet

225

AIHT, Vj. 22-10-1006, Telegram i Berchtoldit për Mereyin, 27 dhjetor 1912.

226

Aubrey Herbert (1880-1923) punoi dy vjet si diplomat, katër vjet si oficer i Gardës Irlandeze gjatë Luftës

së Parë Botërore dhe për dymbëdhjetë vjet ishte anëtar konservator i Parlamentit për Somersetin e Jugut dhe Yeovilin. 227

Edith Durham (1863-1944) ishte një udhëtare britanike, artiste dhe shkrimtare e cila u bë e famshme për

llogaritë e saj antropologjike të jetës në Shqipëri në fillim të shekullit të XX-të. 228

AIHT, Vj. 23-16-1623, Telegram i Mensdorffit për Berchtold, 3 janar 1913.

229

Milo, Politika, 85.

63

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

për mbrojtjen e të drejtave të tyre nacionale nga politikat shtypëse të shteteve ballkanike. Ndërsa për drejtuesit e shtetit shqiptar, stabilizimi i shtetit ishte shndërruar si çështje parësore në politikën e tyre shtet-ndërtuese. 230 Këtu nuk duhet anashkaluar edhe vëmendja e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës që kishte për fatin e shqiptarëve që tanimë ishin ndarë me kufij politikë. Prandaj, nëse deri më 1912-1913 për mbarë kombin shqiptar problemi kryesor ishte ai i çlirimit kombëtar, masandej obligimet në të ardhmen si duket u shtuan. Kjo ndarje e synimeve dhe e forcave nuk mund të mos ishte pa rrjedhime negative për shtetin shqiptar, aq më tepër për shqiptarët në përgjithësi. Në të njëjtën kohë Qeveria e Përkohshme e Vlorës në gushtin e vitit 1913 përballej me rrezikun e përshkallëzimit të situatës si në rrafshin ndërkombëtar ashtu edhe në atë të brendshëm. 231 Kështu, në rrafshin e brendshëm, territori i shtetit shqiptar kishte këtë pamje; ushtria greke kishte vendosur pushtetin e saj në Shqipërinë e Jugut, një pjesë e Shqipërisë së Mesme kishte akceptuar institucionin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, nën administrimin ndërkombëtar ishte futur qyteti i Shkodrës, kurse nën udhëheqjen e bajraktarëve ndodhej Shqipëria e Veriut. 232 Ndërsa në rrafshin ndërkombëtar shteti shqiptar dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës nuk njihej prej Fuqive të Mëdha. 233 Brenda këtyre konditave që tanimë ishin një realitet i kohës, edhe brenda vetë shqiptarëve me nxitjen e Esat Toptanit disa qytete filluan mos ta njihnin autoritetin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. 234 Ndërsa, Eqrem Vlora në kujtimet e tij situatën e tillë të krijuar në Shqipëri e përshkruan kështu: ‘‘këto ishin rrjedhoja të papjekurisë politike të shqiptarëve, por edhe rezultate të intrigave të fqinjëve tanë ballkanikë, të cilët donin të pengonin me çdo kusht zhvillimin normal të Shqipërisë...’’. 235

Kështu, kjo gjendje që u krijua në

Shqipëri prezantonte edhe një mosstabilitet politik dhe institucional, duke e prezantuar funksionin e shtetit shqiptar dhe bërthamat e konsolidimit të tij, si të pa frytshme dhe të pafuqishme për të menaxhuar me territorin dhe popullin shqiptar.

230

Muin Çami, "Mbi aleancat politike e klasore në shoqërinë shqiptare gjatë viteve 1912-1921," Studime

historike, no. 1 (1985): 158. 231

Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, (Tiranë: Kristalina, 2007), 45-46.

232

Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, (Tiranë: Phoenix, 1998), 232.

233

Frashëri, Qytetërimit, 233.

234

Çami, Shqipëria, 22-23.

235

Vlora, Kujtime, 332.

64

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Fuqitë e Mëdha, nën presionin e interesave brenda strategjive të tyre bënin presion që statusi, organizimi dhe kufijtë të definoheshin dhe kështu të krijohej klima e përbashkët për përmbylljen e çështjeve të hapura në Ballkan. Meqë, shumë shpejtë do të vendosej për Shqipërinë përfundimisht, u pa nevoja e organizimit të një tryeze ku do të ftoheshin shqiptarët sidomos ata të cilët mund të ndihmonin në organizimin ekomomik të Shqipërisë. Veprimtaria e delegacionit në Londër por edhe aktiviteti i atdhetarëve shqiptarë në Evropë në kushtet kur Qeveria e Vlorës ishte e izoluar nga kontaktet e drejtpërdrejta me qeveritë evropiane ishte e një rëndësie parësore. Madje kur u pa se kërkesat e delegacionit në Londër për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në shtetin e pavarur jo vetëm nuk po gjenin mbështetje nga disa Fuqi të Mëdha, por rrezikohej që territore të gjëra të banuara historikisht nga popullsi shqiptare t’u jepeshin vendeve fqinje, lindi ideja e thirrjes së një Kongresi kombëtar për të kundërshtuar këto synime. 236 Poashtu, edhe Austro-Hungaria si duket e pa të domosdoshme që së bashku me aleaten e saj Italinë të organizonin anash mbajtjen e një kongresi të tillë. Ky Kongres u organizua dhe i zhvilloi punimet në Trieste prej 1 deri 4 mars 1913. Komiteti organizator i Kongresit i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë iu bëri ftesë një numri të madh delegatësh që shkonte midis 120-150 vetash, atdhetarë shqiptarë të njohur që jetonin në këtë kohë në Evropë, Rumani, SHBA, Turqi, Egjipt dhe Itali. Fillimet e Kongresit të Triestes i paraqet Franc Nopça – hulumtues austro-hungarez në kujtimet e tij, shkruan: “Unë u përshëndeta gjatë hapjes soleme nga Faiku, si mik i madh i shqiptarëve. Mendova gjatë disa minuta për një përgjigje, u ngrita në podium dhe atëherë mbajta një fjalim në gjuhën shqipe. Me përjashtim të konsullit të përgjithshëm Karl, dhe disa konsujve të tjerë austriakë dhe italianë, besoj se asnjë evropianë tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në darkë të ditës së fundit, e thirra Faik Konicën dhe i thash atij që kongresi nuk kishte bërë asnjë punë. Gjëja minimale që mund të pritej nga një kongres ishte rezoluta. Faiku ishte dakordme mua. Ditën tjetër Faiku ia paraqiti rezolutën kongresit. Pas një debati, prapë për gjendjen e vllehëve dhe për të ardhmen e Shqipërisë, rezoluta u pranua”. 237

236

Milo, Politika, 90.

237

Elsie, Udhëtime, 400.

65

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Ndër emrat e njohur që morën pjesë në këtë kongres ishin: Fan S. Noli, Faik Konica, Hil Mosi, Dervish Hima, Nikollë Ivanaj, Fazli Pashë Toptani, Sotir Kolea, Zef Skiroi etj. Në rendin e ditës të punimeve të Kongresit u vendosën katër çështje kryesore: krijimi i një Shqipërie e cila të ishte e aftë për të jetuar politikisht dhe ekonomikisht; ndërprerja e Luftës Ballkanike dhe largimi i ushtrive pushtuese të shteteve ndërluftuese nga tokat shqiptare; diskutimi i mënyrave të përgjithshme të qeverisjes dhe i dëshirës së vllehve për të jetuar në Shqipërinë e re e të pavaruar. 238 Mirëpo, siç vërejmë një gjë, në këtë kongres nuk kishte përfaqësues nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Për çfarë arsye ndodhi kjo? Ka mjaft argumente për të besuar se prania e përfaqësuesve të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës pse jo edhe të Ismail Qemalit ishte i padëshirueshëm, ngase financimi i këtij kongresi siç dihet bëhej nga Vjena. Prandaj, kjo nuk dëshironte që Ismail Qemali të largohej nga Vlora në këtë kohë, për shkak se ardhja e tij në Trieste do të shënonte fillimin e turneut evropian për të cilin Ismail Qemali kishte tre muaj që këmbëngulte. Gjithashtu, në këtë kohë në Londër diskutohej çështja e kufijve të Shqipërisë dhe për këtë ndoshta Berchtold nuk dëshironte të implikonte as veten as Qeverinë e Vlorës me kërkesat maksimale që u artikuluan në Kongresin e Triestes për krijimin e një Shqipërie të madhe. 239 Është interesant se si ka qenë përmbajtja e personaliteteve në përqindje përmes profesioneve, që mund të na jap një pasqyrë se si ka mund të jetë përfundimi i Kongersit të Trieshtës. Duke analizuar strukturën profesionale, të delagatëve të tërheqin vëmendjen shqetësimet për zgjidhjen në përspektivë të problemeve me karakter ekonomik “Nga numri i përgjithshëm i delegatëve të kongresit, 18 % prej tyre kanë deklaruar se kanë statusin tregtar, 4% arsimtar dhe student, 4% publicist dhe avokat, 3 % nënpunës, mjek dhe agronom 3% klerik, 1% punëtor dhe 67% me profesion të padeklaruar. Gjithashtu, të tërheq vëmendjen fakti se pjesëmarrësit e ftuar në kongres janë personalitet të huaja në fushën e zhvillimit ekonomik”.240

238

Hysni Myzyri, Pandeli J. Evangjeli, 1859-1949: atdhetar dhe burrë shteti i shquar, (Tiranë: Albpaper,

2004), 199. 239

Valentina Duka, Shqiptarët në rrjedhat e shekullit XX: gjurmime historike, (Tiranë: Panteon, 2001), 101-

102. 240

Elsie, Udhëtime, 401.

66

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Këtu vërejmë se përveq aspektit politik, kryesore është edhe mundësia e gjetjes së një zgjidhje ekonomike për Shqipërinë. Kongresin e dominoi çështja e përfshirjes në shtetin e pavarur shqiptar e të gjitha territoreve të banuara me një shumicë shqiptare, si e vetmja mënyrë për ta bërë atë të qëndrueshëm dhe funksional. Për këtë gjë, në mesin e shumë delegatëve u shqua Fan Noli, i cili u dha liri të plotë ndjenjave atdhetare me elokuencën e sharmin e fjalës së tij, kërkoi përfshirjen në shtetin e ri shqiptar të katër vilajeteve shqiptare, të gjitha tokave ku flitej shqip duke u mbështetur në argumente politike, etnike dhe ekonomike. 241 Në procesverbal të këtij Kongresi shihet kontributi i veçantë edhe i dy personaliteteve shqiptare Fan S. Nolit 242 dhe kryetarit të këtij kuvendi Faik Konica 243, të cilët në bashkpunim me përfaqësuesit e Austro-Hungarisë erdhën deri tek rezoluta e cila doli nga ky kongres, ku ndër të tjera thuhet: “Është krejtë e nevojshme që ushtritë, të cilat ndodhen në tokën shqiptare, të largohen sa më parë. Një Shqipëri e formuar me krah të prerë do të dëmtohej mjaft politikisht dhe ekonomikisht, duke e zhveshur nga qytetet e mëdha të cilat mund të bëheshin qendra të qytetërimit, do të ishte e pamundur për t’u zhvilluar normalisht duke eu bërë kështu një burim vështirësish të mëdha e të reja në Gadishullin Ballkanik”. 244 Në bazë të disa burimeve që kam hasur, del qartë se ky kongres u sponzorizua që në nismë prej Austro-Hungarisë. Këtë e vërteton Stef Curani në letrën e tij dërguar kontit Berchtold, i cili ndër të tjera shkruante: “pasi organizova siç munda Kongresin, siç ishte vendosur më parë, u tërhoqa duke rekomanduar si kryetar të tij Faik Konicën...”. 245 Pos, kësaj ku shohim edhe si një raport në cilësinë e llogaridhënies karshi Austro-Hungarisë, 241

Nasho Jorgaqi, Jeta e Fan S. Nolit, vol. I, (Tiranë: Ombra GVG, 2005), 282.

242

Fan S. Noli (1882-1965) prift, përkthyes, shtetar, diplomat, poet e historian shqiptar. Nga shkurti 1909

deri në korrik 1911 Noli botoi gazetën “Dielli”, zëdhënëse e bashkësisë shqiptare të Bostonit. Më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të shoqatës pan-shqiptare Vatra. Noli përkrahu qeverinë e kryesuar nga Ismail Qemali. Në marsin e vitit 1913 ai mori pjesë, në Kongresin Shqiptar të Triestes. U bë kryeministër i Shqipërisë prej 16 qershor-24 dhjetor 1924 si rezultat i Revolucionit. 243

Faik Konica (1875-1942) ishte diplomat, eseist, stilist, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare

shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor. Në vitet 1897-1909 nxjerr revistën "Albania". Në vitin 1913 u zgjodh Kryetar i Kongresit të Triestes. Prej vitit 1926-1939 u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA. 244

Elsie, Udhëtime, 405.

245

AIHT, Vj. 23-40-3950, Letër e Stef Curanit për Berchtoldin, 7 mars 1913.

67

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

pasi që, në këtë dokument vërejmë se Austro-Hungaria, i kishte dhuruar komitetit organizues të Kongresit një shumë të caktuar të koronave (valutës Austro-hungareze), për të mbulur shpenzimet gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit. 246 Në të njëjtën kohë, qëndrimi përkrahës i Austro-Hungarisë ndaj Kongresit Shqiptar të Tirestes, mund të kuptohet për faktin se kjo fuqi kërkonte të bindte fuqitë e tjera pjesëmarrëse në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, që të pranonin projektin e saj për kufijtë e shtetit shqiptar. Pasi që, pikërisht, në këtë kohë, Austro-Hungarisë mbase i duhej një zë i fuqishëm që do të dilte nga një forum i përfaqësuesve mbarëshqiptarë, të cilin gjë ajo e vlerësonte si një argument shtesë në mbështetje të projektit të saj. 247 Duke e parë të gjithë këtë pozicion të Austro-Hungarisë, konkretisht karshi Kongresit mbarëshqiptar të Tirestes, duke paradoksal fakti që historiografia zyrtare në kohën e monizmit në Shqipëri, jo vetëm që e ka injoruar këtë kongres, por edhe kur ka qenë herë-herë e detyruar ta përmend, atë e ka quajtur një manipulim të AustroHungarisë. 248 Të gjitha këto, tanimë janë vetëm si një izolacion i kohës që mund të shërbente për interesa të caktuara të politikës ditore në periudhën e monizmit, ngase e vërteta konsiston ndryshe. Kongresi i Trieshtes paraqiti qëndrimin e shqiptarëve para Fuqive të Mëdha. Megjithëse u kërkua në forma të ndryshme që të ndihmohet ekonomikisht Qeveria Shqiptare e Vlorës ajo ndihmë nuk u dha. Lidhur me këtë mund të shkruhet dhe të ipen verzione të ndryshme se pse nuk u dha ndihma, që në vazhdimësi mund ti ipej Qeverisë së Vlorë. Mund të themi se situata ishte e nderë, pothuajse në tërë vendin më 1913, që mund të arsyetohej mungesa e ndihmës financiare, ngase në këtë periudhë udhëhiqte politika! Njëkohësisht në Kongresin e Triestes u diskutua edhe për caktimin e një princi evropian në fronin e Shqipërisë. Poashtu, u bisedua edhe projekti i udhëtimit për në Vlorë Dukës de Montpensier për të biseduar me Ismail Qemalin për kandidaturën e tij për fronin shqiptar. Vjenës nuk i munguan informacione për këtë veprim që po bëhej gjatë zhvillimeve të punimeve të Kongresit, ku po bëheshin përpjekje për të mbështetur kandidaturën e Dukës. Austriakët u shqetësuan dhe çështja u bë objekt i veçantë diskutimi

246

AIHT, Vj. 23-40-3950, Letër e Stef Curanit për Berchtoldin, 7 mars 1913.

247

Nikoll Ivanaj, Historija e Shqipëniës së Re: Vuejtjet e veprimet e mija, vol. I, (Tiranë: Shtypshkronja e

shtetit ATDHEU, 1943), 46. 248

Valentina Duka, Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve, (Tiranë: SHBLU, 2008), 87-88.

68

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

edhe me italianët. Për të përgënjeshtruar opinionin që ishte lansuar se Austro-Hungaria e mbështeste Dukën, përmes një komunikate të përbashkët me Italinë ato e bënë këtë gjë. 249 Konsulli austro-hungarez nga Vlora, raportonte se me 28 mars 1913 në mbrëmje, kishte arritur në Vlorë Duka de Montpensier, por nuk kishte arritur të merrte informacione të sakta se çfarë ishte biseduar, vetëm se sipas tij, “Duka kishte ardhur kryesisht për të fituar mbështetje për caktimin e tij në krye të fronit mbretëror shqiptar”. 250 Mirëpo, Ismail Qemali, e priti Dukën me nderime në qytetin e pavarësisë, por ky nuk i premtoi asnjë fjalë për fronin Dukës, duke përdorur një fjalor krejtësisht diplomatik.251 Pas të gjitha këtyre zhvillimeve, tani lansohet përsëri ambicia dhe këmbëngulësia e Ismail Qemalit për të nisur turneun e tij evropian, me destinacion kryesor Londrën. Por, edhe kësaj here nuk mungoi kundërshtia e fuqishme e Austro-Hungarisë, përmes konsullit Lejhanec, për të penguar dhe mos e lejuar që të largohej nga Vlora. Ismail Qemali, megjithatë, kësaj here është i vendosur dhe nuk do të lëvizte nga qëndrimi i tij. Ai në mungesë të tij e caktoi të ushtronte detyrën e kryeministrit, Vehbi Agollin 252, ndërsa detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme do ta ushtronte, Myfit Libohova. Në shoqërim të Luigj Gurakuqit dhe të Isa Boletinit në fund të marsit u nis nga Vlora për tureun evropian, për t’ kthyer për afro tre muaj më vonë. Njëherit, Ismail Qemali u drejtohej me një telegram të gjitha prefekturave në Shqipëri duke i njoftuar për turneun e tij dhe në të njëjtën kohë kërkoi për të ruajtur qetësinë dhe rregullin në vend. 253 Në Vjenë Ismail Qemali dhe shoqëruesit e tij u pritën nga Berchtoldi, i cili në fillim shfaqi një lloj nervozimi për hapin që kishte ndërmarrë kryetari i qeverisë së Vlorës pa miratimin e tij. Në vëmendje e diplomacisë vjeneze janë të regjistruara takimet e bisedimet e tij në kryeqytetin e Perandorisë dualiste, duke i cilësuar si austrofilë shqiptarë e jo si një vizitë e kryeministrit shqiptar. Berchtold, i përmed Ismail Qemalit se “Shqipëria 249

AIHT, Vj. 23-12-1245, Telegram i Mereyit për Berchtold, 4 mars 1913.

250

AIHT, Vj. 23-34-3411, Telegram i Lejhanecit për Berchtold, 31 mars 1913.

251

Qemali, Kujtime, 421.

252

Vehbi Agolli (Dibra), (1867-1937) ishte klerik dhe aktivist politik shqiptar. Më 1909 mori pjesë në

Kongresin e Dibrës ku u zgjodh kryetar i Kongresit. Më 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës. Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Pleqësisë si dhe nënkryetar i qeverisë. Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës e ngarkon me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipërisë. Poashtu, në vitin 1913 ushtron për tre muaj detyrën e kryeministrit të shtetit shqiptar. Në vitin 1916 ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit. 253

Hoxha, Përmbledhje, 331.

69

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

e ka të vështirë të ruaj tërësinë e saj tokësore, pavarësisht nga të drejtat dhe përpjekjet që ajo po bënte”. 254 Në fund të prillit Ismail Qemali, arriti në Londër, ku u takua me shumë ministra e shtetarë anglezë, përfaqësues diplomatikë e miq të shqiptarëve. Për vizitën e tij në Londër, përpos kujtimeve që i hasim tek vetë Ismail Qemali, dokumenteve austro-hungareze, britanike, informacione të integruara tani na vijnë edhe nga ditari i Aubrey Herbert. 255 Në fillim të majit 1913 kryeministri shqiptar takoi ambasadorin austro-hungarez në Londër, Mensdorff. Pas një bisede që zhvilluan për çështjen shqiptare dhe diskutimet që po bëheshin në Londër, Ismail Qemali i dorëzoi një memorandum ku kërkohej organizimi i xhandarmërisë shqiptare, e cila do të kishte një rol të rëndësishëm si instrument i ruajtjes së rendit publik, duke i dhënë një hua për krijimin e kësa force. 256 Këtë gjë, Ismail Qemali, ia parashtroi edhe Berchtoldit në takimin e dytë pas Londrës, madje kërkoj që qeveria austro-hungareze të dërgonte një luftanije në Vlorë, kërkesë kjo që u mirëprit nga Berchtold. Shqetësimi i Ismail Qemalit për të organizuar xhandarmërinë e për të pasur luftanije të Vjenës ishte i argumentuar ndoshta nga sinjali që i vinte atij nga fakti se situata në Vlorë ishte e tensionuar për shkak se Esat Pasha kishte shfaqur hapur synimet separatiste, për çka Qeveria i sugjeronte kryetarit që të kthehej sa më shpejtë. 257 Duke u nisur nga kjo situatë lindi ideja për të zhvendosur selinë e Qeverisë së Përkoshme nga Vlora në Shkodër, ide e cila hasi në kundërshtim të menjëhershëm të politikës vjeneze, duke e detyruar dhe vënë nën presion Ismail Qemalin që të niste rrugën e kthimit në Shqipëri me urgjencë. 258 Aktiviteti diplomatik apo turneu evropian i kryetarit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës kishte edhe dimension ballkanik. Në të gjitha takimet, në fjalim e intervista, ai nuk linte moment pa potencuar se populli shqiptar “dëshiron, që të gjithë popujt e Ballkanit si dhe ai vetë të punojnë për të përparuar, që urrejtja dhe lakmia të pushojnë, që të gjitha të

254

Qemali, Kujtime, 422.

255

Bejtulla Destani and Jason Tomes, Miku i madh i shqiptarëve: Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së

sotme, (Tiranë: Via Egnatia, 2012), 88-99. 256

AIHT, Vj. 23-30-3003, Telegram i Mensdorffit për Berchtold, 9 maj 1913.

257

AIHT, Vj. 23-30-3004, Telegram i Mensdorffit për Berchtold, 14 maj 1913.

258

AIHT, Vj. 23-30-3008, Telegram i Berchtoldit për Merey dhe Mensdorff, 25 maj 1913.

70

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

drejtat e ligjshme të jenë të shenjta, që çdo ambicie dhe veprim i padrejtë të hasë në dënimin dhe garancinë solidare nga ana e Fuqive të Mëdha”. 259 I tërë muaji maj do të shënonte fundin e turnet të Ismail Qemalit në Evropë dhe në të njëjtën kohë diskutimet më të ngjeshura për të përmbyllur formën e statusit politik të shtetit shqiptar.

259

Qemali, Kujtime, 423.

71

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

KREU -II-

ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE ROLI I AUSTRO-HUNGARISË NË KONFERENCËN E AMBASADORËVE II.1. Austro–Hungaria dhe statusi i shtetit shqiptar

Pas Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, situata në Ballkan nuk po tregonte shenja qetësie, përkundrazi ajo u tensionua më tej saqë i inkuadroi edhe Fuqitë e Mëdha në konflikte diplomatike sepse tani “status quo” më nuk po funksiononte. “Në situatën e re në Ballkan Austro-Hungaria e shikonte Shqipërinë si një barrierë që do të pengonte shtrirjen e sllavizmit në Ballkan. Italia nga ana e saj, e shikonte atë në perspektivë si “Bregun e pestë” (“quinda sponda”), si një kryeurë për depërtimin e vonuar të iperializmit Italian në Lindje. Rusia kishte synimet e saj, ajo përpiqej të shtrinte influencën e saj në Ballkan nëpërmjet zmadhimit territorial të shteteve sllave. Lufta Ballkanike ishte një shans për një copëtim të ri të tokave shqiptare pas disfatës së Turqisë. 260 Austro-Hungaria ishte e vendosur që të parandalonte daljen e Serbisë në Adriatik, sepse kështu, humbej imazhi dhe ndikimi i saj në ballkan, kështu që në mes kontraditash të forta mes Fuqive të Mëdha u vendos që të mblidheshin dhe të merrnin vendime të rëndësishme për Ballkanin. Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet më 17 dhjetor të 1912-s. Ajo i vazhdoi punimet deri në fund të korrikut të vitit 1913. Kjo konferencë u diktua prej shpërthimit të luftës së parë ballkanike. Morën pjesë fuqitë e mëdha të Europës (pjesëmarrës në këtë konference ishin ambasadorët e Fuqive të Mëdha, ai i Austrisë (Albert von Mensdorff) 261, i Gjermanisë (Karl Marx Lichnowsky) 262, i Italisë (Guglielmo 260 261

Arben Puto, Shqipëria Politike: 1912-1939, (Tiranë: Toena, 2009), 53. Albert von Mensdorff (1861-1945), diplomat austro-hungarez. Gjatë kohës kur i zhvillonte punimet

Konferenca e Ambsadorëve në Londër, ky ishte shumë aktiv në mbrojtjen e çështjes shqiptare. 262

Karl Max Liknowsky(1860-1928) ishte një diplomat gjerman. Në vitin 1912 u emërua ambasador në

Londër. Ishte autori i një pamflet të vitit 1916 vuri në dukje se kritikoi diplomacinë gjermane në mesin e vitit 1914.

72

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Imperiali)263, i Francës (Paul Cambon)264 dhe i Rusisë (Alexander Beckendorff) 265. Si përfaqësues dhe ministër i Jashtëm i vendit pritës, Edward Grey266, ishte njeriu që u zgjodh kryetar i përhershëm i Konferencës), përfaqësuesi i perandorisë osmane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe të Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin). 267 Çështja shqiptare ka qenë çështja kryesore që u mor në shqyrtim që në seancën e parë të saj. Pasi u sigurua aprovimi i një qeverie përkatëse që i dha përfundimisht trajtën e një vendimi, Eduard Grey, në cilësinë e kryetarit të Konferencës u autorizua të jepte komunikatën e njohur që i prekte në fakt pak, pikat kryesore të diskutimit që u zhvillua rreth problemit shqiptar. Siç dhe del nga raportet e ambasadorëve dërguar qeverive, çështja shqiptare u kap në tre aspektet e saj kryesore. Këto ishin: statusi i Shqipërisë, organizimi i saj i brendshëm dhe çështja e kufijve. 268 Konsiderohet se në këtë takim janë marrë vendime të rëndësishme mirëpo duket se asgjë nuk është dokumentuar se cilat kanë qenë vendimet konkrete, dhe cilat kanë qenë diskutimet e gjatë Fuqive të Mëdha: “Është veçanërisht për të theksuar se Konferenca gjatë zhvillimit të punimeve të saj nuk mbajti procesverbale, çka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës”. 269 263

Guglielmo Imperiali (1858-1944) ishte një diplomat, politikan dhe ambasador italian. Ai kryen shërbimin

në ambasadat italiane në Berlin (1885), Paris (1885-1889), Washington (1889) dhe Bruksel (1895). Që nga viti 1901-1903, i ngarkuari me punë në Berlin. Ishte pjesëmarrja në negociatat që çuan në nënshkrimin e Traktatit të Londrës. 264

Pierre Paul Cambon (1843-1924) ishte një diplomat francez. Në 1886 Cambon U bë ambasadori francez

në Madrid, u transferua në Konstandinopojë në vitin 1890 dhe në vitin 1898 në Londër, ku shërbeu deri në vitin 1920. Në Londër, Cambon shpejt u bë një figurë e rëndësishme për të shërbyer si përfaqësues i Francës në Konferencën e Londrës (1912 dhe 1913). 265

Alexander Konstantinovich Benckendorf (1849-1917) ishte një diplomat rus, i cili shërbeu si ambasador

në Danimarkë dhe Mbretëria e Bashkuar. Nga 1903 deri në vdekjen e tij në 1917, ai ishte ambasador në Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesëmarrës në Konferencën e Ambsadorëve të Londrës. 266

Sir Edward Grey (1862-1942), politikan liberal dhe diplomat britanik. Shërbeu si sekretar i Jashtëm i

qeverisë së Anglisë nga viti 1906 deri në vitin 1916. Në vitet 1919-1920 shërbeu si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA dhe në vitet 1923-1924 ishte kreu i Partisë Liberale në Dhomën e Lordëve. 267

Puto, Shqipëria, 55.

268

Nicola Guy, Lindja e Shqipërisë: Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë Botërore dhe

Lindja e Pavarësisë shqiptare, (Tiranë: Pegi, 2012), 64-65. 269

Guy, Lindja e Shqipërisë, 64-65.

73

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Amabasadorët e Fuqive të Mëdha, më 17 dhjetor 1912 morën vendimin e parë të përbashkët të krijohej një Shqipëri autonome e aftë për të jetuar nën sovranitetin ose suzerenitetin e Sulltanit. Këtë vendim e keqkuptoi Qeveria e Vlorës, për çka Ismail Qemali fillimisht e konsideroi si miratim dhe përkrahje të Pavarsisë së Shqipërisë, mirëpo kjo dukej sheshit sepse përcaktimi si Autonomi në vendim ishte përcaktuar me këmbënguljen e Rusisë e cila kërkonte që Shqipëria të ishte provincë autonome nën sovranitetin e Sulltanit. Austro-Hungaria ishte e vendosur që ky të mos ishte vendimi përfundimtar dhe në konsultime të zgjeruara me Italinë dhe palën franceze ishte e interesuar që termin Autonomi ta zëvendësonte me Pavarësi të plotë. 270 Ky akt, poashtu edhe konferenca i ngarkoi si Austro-Hungarinë ashtu edhe Italinë që të paraqitnin një projekt të përbashkët për organizimin e brendshëm të shtetit të ri shqiptar, por që nga fundi i dhjetorit 1912 deri në fund të prillit 1913 ato nuk ishin në gjendje të përafronin qëndrimet e tyre. Pas lëshimeve të bëra nga të dy palët projekti i tyre i përbashkët u paraqit më 8 maj 1913 në Konferencën e Ambsadorëve për shqyrtim. 271 Pra, për organizimin e brendshëm të shtetit shqiptar, ju vendosën kompetencat ekzekutive Austro-Hungarisë dhe Italisë që të mirren me këtë çështje. Ato u paraqiten me nje projekt të përbashkët më 8 maj i cili thuhej që: “Çështja e organizimit do të vendosej në rrethin më të gjerë. Parashikohej krijimi i dy organeve ndërkombëtare: një komision dhe një komitet. Komisioni do të përpunonte një regjim gjyqësor me gjykata mikste me pjesëmarrjen e Fuqive. Komiteti do të ishte organ ndihmës i komisionit me detyrën specifike të organizimit dhe kontrollit të administratës civile dhe financiare të Shqipërisë”. 272 Çështja e sovranit prekej në pikën 8 të këtij të projektit austro-italian ku shprehimisht thuhej se Princi i ardhshëm i Shqipërisë do t’u propozohej Fuqive të Mëdha nga Austro-Hungaria dhe Itali. Projekti gjithsejt kishte dhjetë pika. Në tri të parat që kishin lidhje edhe me statusin politik, ripohohej qartë se përjashtohej çdo lidhje ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Shqipërisë, si dhe Shqipëria duhej të ishte neutrale dhe ai garantohej nga gjashtë Fuqitë e Mëdha. 273

270

Puto, Shqipëria, 55.

271

Milo, Politika, 109.

272

Puto, Shqipëria, 65.

273

Shatri, Dokumente, 535-537.

74

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Është e rëndësishme të përmendet që përderisa merreshin vendime të rëndësishme Qeveria e Vlorës nuk përkrahej nga Fuqitë e Mëdha e sidomos vendimet e saj, ngase kjo shihej si themelim i shtetit në baza kombëtare. Gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër, veprimtaria e organizimit të shtetit shqiptarë shihej në një problem ndërkombëtar, kështu që në këtë mënyrë u gjendën përballë dy parime në veprën e organizimit të shtetit shqiptar; parimi kombëtar dhe ai ndërkombëtarë. Fitoi i dyti që tregon se tashmë Fuqitë e Mëdha kishin marrë rolin për gjithçka sa i përket vendimeve mbi shtetin shqiptar.274 Për këtë gjë Berchtoldi e porositi ambasadorin e tij në Romë që provonte të bënte për vete edhe San Julianon për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, si e vetmja mënyrë për ta vënë Shqipërinë në një plan të barabartë me shtetet e tjera ballkanike. Kështu AustroHungaria, ndonëse e quante edhe ajo se organizimi i shtetit shqiptar nuk mund të bëhej pa pjesëmarrjen aktive të të gjitha Fuqive të Mëdha. 275 Më 31 maj 1913, arrihet marrëveshja mes fuqive të mëdha që ajo të jetë principatë sovrane me një princ të trashëgueshëm në krye. Pra, Konferenca e Ambasadorëve projektoi një status të shtetit shqiptar të karakterizuar nga kundërthënie të forta konceptuale (edhe autonom edhe sovran, edhe autonom edhe neutral, edhe sovran edhe nën kontroll ndërkombëtar). Mbi të gjitha nocioni i principatës parakuptonte një filiacion me monarkitë europiane. Projekti i paraqitur në maj të 1913-s parashihte zgjedhjen e një princi nga Fuqitë, organizimin e sistemit gjyqësor, të xhandarmërisë, ku të huajt do të luanin rolin vendimtar. Përgjithësisht, në rregullimin e statusit të Shqipërisë u procedua mbi bazën e parimit ndërkombëtar, duke injoruar parimin kombëtar. 276 Kështu, statusi final i Shqipërisë u miratua më 29 korrik 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe kishte këtë përmbajtje: 1. Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe e trashëguar sipas rendit të paralindur nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do të catohej prej gjashtë Fuqive të Mëdha; 2. Midis Turqisë dhe Shqipërisë është përjashtuar çdo lidhje suzereniteti; 3. Shqipëria është neutralizuar, neutraliteti i saj është i garantuar prej gjashtë Fuqive të Mëdha; 4. Kontrolli administrativ civil dhe financiar i është besuar një komisioni ndërkombëtar që është i përbërë prej delegatësh të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe një delegati të Shqipërisë; 5. Pushteti i këtij komisioni do të vazhdojë dhe në rast nevoje mund të përsëritet; 6. Princi do të emërohet 274

Shatri, Dokumente, 535-537.

275

ÖUA, Dokumenti nr. 4982, vëll. III.

276

Puto, Shqipëria, 64-65.

75

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

brenda një afati prej gjashtë muajsh; 7. Sigurimi i rendit publik do të garantohet prej organizimit ndërkombëtar dhe xhandarmërisë. 277 Me gjithë kundërshtimet e Rusisë Konferenca e Ambasadorëve morri vendimin e saj përfundimtar më 29 korrik 1913 e cila e njohu Shqipërinë si Principatë të pavarur, të trashëgueshme dhe neutrale në garancinë e Fuqive të Mëdha. Kjo do të thoshte se forma e qeverisjes do të ishte monarkike, pushteti i trashëgueshëm, ndërsa pavarësia e kushtëzuar, sepse principata nuk arrin deri tek e drejta e shtetësisë. Në këto kushte Ismail Qemali u detyrua të jepte dorëheqjen, qoftë për t’i hapur rrugën një princi të huaj, ksenokracisë; qoftë për t’u mbrojtur nga akuzat për t’u shpallur vetë sovran i vendit. Ky është quajtur dhe viti i mbrapshtë i Shqipërisë, nga filluan shumica e fatkeqësive të saj: paqëndrueshmëria e sistemit politik, varësia prej së jashtmi, forca e madhe e ndikimit të të huajve dhe mbi të gjitha ndarja për gjysmën e territoreve të saj. 278 Në opinionin e brendshëm të vendit kjo ndërhyrje monopol gjithëpërfshirëse e Fuqive të Mëdha në ngritjen e shtetit të ri denoncohej si një politikë që injoronte Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në historiografinë tradicionale shqiptare më shumë është tërhequr vëmendja te cungimi i kufijve shtetërorë të Shqipërisë shtetërore, se te paracaktimi i formës së qeverisjes dhe i statusit me pavarësi të kufizuar. Pas vendimit të Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha, mbeti çështja e kryesore e definimit të kufijve të Shqipërisë për çka u bënë koncesione të shumta.

277

Milo, Politika, 121.

278

Shatri, Dokumente, 605-607.

76

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

II.2. Roli i Austro-Hungarisë në përcaktimin e kufirit verior

Së bashku me njohjen e pavarësisë së Shqipërisë, problem tjetër serioz, madje jetik që shqetësonte vazhdimisht Ismail Qemalin ishte problemi i kufijve të saj, i cili do të merrej në shqyrtim nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Ai e kuptonte se fjalën e fundit në çështjen e kufijve do ta thoshte diplomacia evropiane, e cila në atë kohë bënte ligjin. Prandaj, duke i njohur mirë synimet imperialiste të Fuqive të Mëdha dhe tendencat shoviniste të shteteve fqinje, po ashtu siç i njihte mirë edhe kontradiktat midis tyre, ai nuk qëndroi në pritje të vendimeve që do të merreshin në Londër. Përkundrazi, ai u përpoq të ndikonte gjallërisht në qëndrimin e njërës ose tjetrës fuqi për ta nxjerrë çështjen shqiptare nga situata diplomatike tepër e ndërlikuar. Kërë çështje delikate, Ismail Qemali kishte vendosur ta zgjidhte me rrugë diplomatike, me dërgimin e një delegacioni shqiptar në Londër, idenë e të cilit e kishte hedhur qysh në Mbledhjen e Bukureshtit dhe e kishte përsëritur në Kuvendin Kombëtar të Vlorës para se të fillonte punimet Konferenca e Ambasadorëve. 279 Kufiri shqiptar do të mund të bëhej një tjetër zonë e konfliktit midis Sllavëve të Jugut dhe Monarkisë. Në kundërshtimin e tyre për kërkesat shqiptare ndaj Monarkisë së Dyfishtë, dy shtetet Sllave të Jugut mbështeteshin në mënyrë të vendosur nga Rusia. Rusia përkrahu interesat e Serbisë dhe Malit të Zi në Konferencën e Londrës. Që nga fillimi i konferencës, Rusia dhe Austro-Hungaria u përplasën për përcaktimin e kufijve shqiptarë. Kjo përplasje mbante përsipër në vetvete të gjithë rrezikun e pandarë në konfrontimin e shteteve që e mbronin dhe atyre që ishin kundër aleancës. Për Austro-Hungarinë përcaktimi i kufirit verior shqiptar u bë pika qendrore e politikës së saj për Ballkanin. Një kufi duhej të vendosej në mënyrë qe të mund siguronte stabilitetin dhe sigurinë e Shqipërisë kundër fqinjëve të saj Jugorë Sllavë. Për të ja arritur kësaj Ballhausplatz shpresonte që të përfshinte sa më shumë të jetë e mundur territore të banuara nga Shqiptarët. Shqetësimi më i madh i politikës së Austro-Hungarisë ishte qyteti i Shkodrës. Shkodra ishte konsideruar si çelësi i Shqipërisë së veriut. Rëndësinë për Shkodrën Berchtold e nënvizonte siç vijon: “Shkodra është qendra e protektoratit tonë Katolik në 279

Kaliopi Naska, Ismail Qemali në lëvizjen Kombëtare Shqiptare, (Tiranë : Instituti i Historisë, 1987) 153.

77

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Shqipërinë e veriut dhe si i tillë është i rëndësishëm për ta ruajtur nën Shqipëri. Mendimet e ekspertëve ishin për një Shqipëri të qëndrueshme dhe se ishte e pakonceptueshme pa Shkodrën dhe rrethinat e saj. Në qoftë se Shkodra nuk përfshihet në Shqipëri, fiset shqiptare që anojnë në drejtim të Shkodrës do të jenë të humbura për Shqipërinë. Këto fise më pas do të jenë kundër vullnetit të tyre, do të zhyten në Malin e Zi që etnikisht dhe fetarisht është i ndryshëm nga Shqipëria.”280 Conrad 281 theksonte gjithashtu rëndësinë e Shkodrës, duke e përshkruar atë si "si qytetin më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri, dhe si vendbanim i një peshkopi, në qendrën e zonës katolike të vendit." 282 Theksi i madh u vu në natyrën fetare Katolike të Shkodrës. Austria e kishte ushtruar tradicionalisht një protektorat mbi popullsinë Katolike të Shqipërisë së Veriut dhe shpresonte të ndikonte në shtetin e ri të Shqipërisë përmes kësaj popullsie Katolike. Dhe për këtë, argumenti më i rëndësishëm i prezantuar për përfshirjen e Shkodrës me Shqipërinë ishte se Shqipëria praktikisht ishte e paimagjinueshme pa të. Mbi të gjitha Shqipëria patjetër duhet të jetë e plotë. Gjithashtu Shkodra ishte e pa kontestueshme shqiptare në lidhje me popullsinë e saj. Berchtold kishte kërkuar që sa më shumë që të jetë e mundur t'i përmbahen parimit të kombësisë në përcaktimin e kufijve të Shqipërisë. 283 Ai kishte përdorur parullën "Ballkani i popujve të Ballkanit." Mensdorffi kishte dy harta, atë të kufirit të propozuar shqiptar, e cila tregonte Pejën, Prizrenin dhe Ohrin brenda Shqipërisë, hartë kjo që do të prezantohej në konferencën e ambasadorëve, dhe harta tjetër me këto qytete jashtë Shqipërisë e cila tregonte masën reale të kërkesave të Austrisë. Natyrisht, Mensdorff nuk mund të tregonte hartën e dytë në konferencë në qoftë se ai do të ishte në një pozicion për të bërë marrëveshje.

280

ÖUA, Dokumenti nr. 4928, vëll. IV.

281

Franz Conrad von Hötzendorf (1852-1925) ishte një oficer austriak dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të

forcave të armatosura të ushtrisë austro-hungareze dhe Marinës gjatë viteve 1906-1911. Franz Ferdinandi kishte një simpati ndaj tij dhe e riemëroi përsëri shef të Shtabit të Përgjithshëm në vitin 1912-1917. 282

Franz Hötzendorf, Feldmarschall Conrad: Aus meiner Dienstzeit 1906-1918, vol. II, (Wien: Rikola-Verl,

1922), 403. 283

Alfred von Wegerer, “Graf Berchtolds Interview über den Kriegsausbruch,’’ Berliner Monatshefte XII,

June 1935, 520.

78

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Harta e Austro-Hungarisë, ishte e cilësisë së shkëlqyer, duke qenë produkt i punës disa vjeçare. Në aspektin etnografik Monarkia e Dyfishtë kishte bërë një përfaqësim të mirë. Baroni Gisel 284, përfaqësuesi Perandorak dhe Mbretëror në Cetinje, i cili kishte shpenzuar shumë kohë në këto zona të Shqipërisë dhe kishte ndihmuar vetë përpilimin e kësaj harte etnografike në të cilën pretendonte se Austro-Hungaria ishte bazuar, ai ishte dërguar në Londër me propozimin e Francis Ferdinandit, i cili njihej si një ekspert i problemit të veriut të Shqipërisë. 285 Pas përparimit fillestar më 17 dhjetor, ditën e parë të konferencës në Londër, nuk ishte bërë as edhe një përparim rreth problemit të kufijve shqiptarë. Pas dy ditësh të negociatave të pa rezultat konferenca ishte shtyrë nga 20 dhjetori deri më 2 janar. Sezoni i pushimeve kishte ardhur me ndjenja të përziera në Monarkinë e Dyfishtë. Por nga ana tjetër një arritje e qëndrueshme ishte kryer. Shqipëria ishte themeluar dhe Serbia ishte e përjashtuar nga deti. Gjithashtu Neue Freie Presse ishte shumë e kënaqur me gjendjen dhe veçanërisht me Kontin Berchtold. Ministri duhet të bëhej një udhë-çelës në Ballkan dhe të merrte një rrugë të cilën nuk e kishte shkelur asnjeri më parë. Ai nuk e kishte lënë veten të mashtrohej nga gjëra të vogla. Në kriza ai kishte pasur sukses dhe kishte arritur të bëhej një personalitet, dhe në të ardhmen do të ishte i rëndësishëm në Evropë. Tashmë Paqja ishte e dukshme, dhe ishte paqe e denjë e cila do të përhapte begati dhe do të shëronte plagët. Konti Berchtold do të kishte Krishtlindje të gëzuara. 286 Nga ana tjetër një konflikt me Rusinë lidhur me përcaktimin e kufirit Shqiptar po thurej në Konferencën e Londrës në rifillimin e saj në Janar. Konrad theksonte se ishte koha që me vendosmëri të merreshin tashmë me Serbinë. Në një konferencë më 23 dhjetor, bashkë me Berchtoldin, shefi i personelit dhe Ministrin e luftës Krobatin kërkonte mobilizim kundër Serbisë. 287 Konradi kishte përdorur shkrimet e tij përtej parashikimeve. Në një letër të 23 dhjetorit ai paralajmëronte Berchtoldin rreth pasojave katastrofike që kjo

284

Wladimir Rudolf Giesl (1860-1936), ushtarak dhe diplomat austro-hungarez. Në vitet 1909-1913 shërbeu

si ministër i Mbreterisë së Dyfishtë, në Cetinjë, dhe në vitet 1913-1914 si ministër i Austro-Hungarisë në Beograd. 285

Wladimir Giesl, Zwei Jahrzente im nahen Orient, (Berlin: Verl. für Kulturpolitik, 1927), 234, 236.

286

Neue Freie Presse, December 25, 1912, 2.

287

Hantsch, Berchtold, 375.

79

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

politikë e paqes mund të trashëgonte në Ballkan. 288 Duke shtuar në një letër të cilën ja dërgonte Francis Ferdinand-it më 30 dhjetor paralajmëronte duke i thënë se: “Situata ishte bërë një test që provonte fuqinë ndërmjet Monarkisë dhe Serbisë”. Dështimi i konferencës së ambasadorëve do të thoshte se Austro-Hungarisë ndoshta do t'i duhej që të përdorë forcën për të zbatuar planet e saj për Shqipërinë, por përdorimi i forcës rrezikonte luftë me Rusinë. Askush në mbretëri, me përjashtim ndoshta të Conard-it, sigurisht që nuk e donin një luftë me Rusinë. Berchtold dukej i lehtësuar pasi që Lordi Grey kishte qenë i informuar për gatishmërinë e Monarkisë për të rrezikuar për Shkodrën. Më 8 janar, një ditë pasi Mensdorff kishte biseduar me Lordin Grey, Berchtoldi në mënyrë konfidenciale kishte deklaruar për Neue Freie Presse: “Ju mund të shkruani, se sipas mendimit tim, nuk ka asgjë për tu merakosur. Një qëndrim i pushtuar nga paniku nuk është i garantuar nga situata aktuale...”. 289 Një lëshim shumë i rëndësishëm ishte ai i radhës ku me 14 Janar, Berchtold njoftohet nga Mensdorff se monarkia e Habsburgut nuk do të këmbëngulte në ruajtjen e Pejës, Prizrenit apo Ohrit nën Shqipëri. 290 Ndërsa Berchtold vazhdonte të shpresonte se ky lëshim do të sjellte një veprim pajtues nga ana e Rusisë. Mirëpo këto lëshime vetëm sa kishin dobësuar pozitën e Monarkisë së Dyfishtë në Londër. Peja, Prizreni dhe Ohri, mund të ishin një rast i mirë për ta, që Austro-Hungaria mund negocionte në konferencë. Hohenlohe 291 ishte dërguar që t’i kumtonte një mesazh personal nga Perandori Austriak Carit të Rusisë, në të cilën theksohej vullneti i mirë midis dy perandorive. Në mënyrë të veçantë ai kishte shkuar të ju deklaronte rusëve rëndësinë e Ballkanit për Austro-Hungarinë dhe nënvizohej se Monarkia e Dyfishtë kishte vetëm qëllime paqësore kundrejt Rusisë. 292 Shpresohej shumë se misioni i Hohenlohe do të kishtë sukses. Në kthimin e Princit Hohenlohe nga Shën Petersburgu ai mbante një letër nga cari për perandorin, ku media Neue Freie Presse me optimizëm deklarohej: “Misioni i Princi Hohenlohe përgjithësisht është konsideruar si një shenjë e paqës. Në fakt ajo ja ka arritur 288

Hötzendorf, Feldmarschall, 395-396.

289

Neue Freie Presse, January 8, 1913, 2.

290

ÖUA, Dokumenti nr. 5384, vol. V.

291

Franz Friedrich von Hohenlohe (1879-1958) ishte një princ austriak, i cili shërbeu si atashe ushtarak në

Shën Petersburg. Më vonë ai ishte shefi i propagandës gjermane dhe drejtor i spiunazhit gjerman në Zvicër. Ai gjithashtu shërbeu me regjimentin e tij në frontin rus. 292

ÖUA, Dokumenti nr. 5675, vol. V.

80

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

qëllimit ...për të parandaluar mosmarrëveshjet politike të cilat ishin bartur në të dyja oborret perandorake. Ne mund të konfirmojë se këtë arritje, e cila dëshmon se ndërmjet dy oborreve ka pasur disa vështirësi. Letrat e të dy monarkëve, sikur ajo e të gjithë historisë të dërguarit perandorak në oborrin Rus është një provë e gjithë kësaj...”. 293 Por, rezultatet e menjëhershme të misionit të Hohenlohe ishin zero. Nuk kishte asnjë propozim të ri në lidhje me caktimin e kufirit shqiptar. Megjithatë shprehja e qëllimeve paqësore padyshim që zbutën frikën për Monarkinë e Dyfishtë për një luftë me Rusinë dhe i mbështetën politikat e Berchtold për rregullimin e kufirit shqiptar. Kjo deklaratë është çelësi për të kuptuar politikën e Francis Ferdinand rreth çështjes së kufirit të Shqipërisë veriore. Por Archiduka mendonte se problemet e Ballkanit mund të trajtohen vetëm në mënyrë të vendosur ku problemet e kombësive me Monarkinë ishin tejkaluar.294 Pasi që kjo ishte arritur dhe miqësia me Rusinë e siguronte AustroHungarinë dhe mund të kishte një prani të fortë ushtarake në Ballkan. Ndërsa reformat e kishin forcuar shtetin e Habsburgut dhe Rusia ishte bërë një mik i Monarkisë, ndërkohë Francis Ferdinand ishte i mendimit se, rreziku i pandashëm i politikës së përkrahur nga Conard ishte shumë i madh për Monarkinë. Nga fillimi i marsit, Berchtold ishte shumë i shqetësuar për çështjen e Shkodrës. Konferenca e Londrës duhej që shumë shpejt të vendoste për kufirin e Veriut të Shqipërisë përpara se dorëzimi i Shkodrës të krijonte vështirësi të reja. Më 4 mars ai u shpreh se mund të jenë të gatshëm për të lejuar një komision ndërkombëtar për të vendosur për fatin e Gjakovës, nëse Rusia do të lëshojë bregun jugor të liqenit të Shkodrës dhe bregun e majtë të lumit Buna për Shqipërinë.295 Edhe Fuqitë e Mëdha do të duhet të bien dakord për të zbatuar vendimet e marra në lidhje me kufirin verior shqiptar. Ndërsa, udhëzonin Berchtold për dorëzimin e Gjakovës, ai menjëherë kishte shkuar të takonte Lordin Grey për ti treguar atij lajmin e mirë. Mensdorff ishte kaq i gëzuar saqë prej ngutjes së tij për të shkuar në zyrën e huaj të sekretarit Britanik ai ishte përplasur me

293

Neue Freie Presse, February 13, 1913, 1.

294

Georg Franz, Erzherzog Franz Ferdinand und die Pläne zur Reform der Habsburger Monarchie, (Brünn:

Rohrer, 1943), 113. 295

ÖUA, Dokumenti nr. 6012, 6024, vol. V.

81

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

një vazo lulesh. 296 Vendimi për dorëzimin e Gjakovës kishte ardhur si befasi. Raporti tregon se vendimi erdhi si befasi për zyrtarët e Ballhausplatz. 297 Gjithashtu për këtë befasi ishte lajmëruar edhe Francis Ferdinand menjëherë për vendim. Më 25 Mars trashëgimtari i ardhshëm kishte dërguar telegram për pajtimin e tij për dorëzimin e Gjakovës: “shpresoj se pas dorëzimit të Gjakovës çështjet pezull me Rusinë do të rregullohen të gjitha dhe çdo vështirësi do të tejkalohet. Ky vendim për dorëzimin e Gjakovës, e cila ishte sjellë në vëmendjen time, tregon dëshirën tonë për të arritur një marrëveshje në masë të plotë”. 298 Pavarësisht nga befasia e dukshme mbi dorëzimin Gjakovës si në Ballhausplatz ashtu dhe në Miramar, shtëpiza e gjuetisë afër Triestes, ku Francis Ferdinand kalonte shumë kohë, thashethemet për dorëzimin e menjëhershëm të Gjakovës kishin qenë në qarkullim për më shumë se një javë. Më 9 mars Joseph Redlich kishte shënuar në ditarin e tij se një zgjidhja për dorëzimin e Gjakovës ishte në dorë.299 Më 14 mars, Neue Freie Presse njoftonte se, konferenca e Londrës kishte vendosur në favor të Rusisë në mosmarrëveshjen për Gjakovën. 300 Ndërsa këto raporte ishin të parakohshme, ato reflektonin ndjenjën e përgjithshme të Monarkisë së Dyfishtë për Gjakovën e cila mund të fitohej vetëm nga lufta, dhe se kjo sigurisht që nuk ja vlente që të luftohej. Kështu që u dorëzuan përfundimisht. Me marrëveshjen formale të Rusisë dhe Austro-Hungarisë për dorëzimin e Gjakovës më 24 Mars problemi për përcaktimit të kufirit verior të Shqipërisë do të diskutohej gjatë konferencës së ambasadorëve. 301 Monarkia e Dyfishtë kishte arritur sukses në bërjen që edhe fuqitë e tjera evropiane të vinin sanksione për kufirin verior shqiptar. Ky nuk ishte kufiri origjinal i propozuar fillimisht nga Austro-Hungaria në konferencën e Londrës, gjithashtu nuk ishte as kufiri që Ballhausplatz kishte shpresuar për të siguruar nëpërmjet negociatave në këtë konferencë. Fillimisht në konferencë Austro-Hungaria, duke ndjekur një politikë të pajtimit dhe paqësore të favorizuar edhe nga ana e Perandorit dhe trashëgimtarit të ardhshëm, i kishte

296

Edward Grey Fallodon, Twenty-five years 1892-1916, vol. II, (New York: Frederick A. Stokes Company,

1925), 259. 297

Rappaport, Albaniens, 833.

298

ÖUA, Dokumenti nr. 6304, vol. V.

299

Redlich, Schicksalsjahre, 191.

300

Neue Freie Presse, March 14, 1913, 3.

301

ÖUA, Dokumenti nr. 6286, vol. V.

82

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

pranuar zonat e menduara fillimisht si pika të bisedimeve. Pas kësaj Berchtold u detyrua të bëjë lëshim të zonave duke e parë si të nevojshme për fuqizimin e shtetit të ri shqiptar. Malazezët po përpiqeshin me forcë që t’i kthenin shqiptarët në ortodoksë. Ata të cilët nuk do të pranonin që të ktheheshin, shpesh edhe ishin vrarë. Edhe vrasja e një prifti Françeskan, Luigi Palich 302, ndërsa ai ishte nën mbrojtjen e policisë malazeze, kishte provokuar një fyerje të madhe për Austro-Hungarezët, mbrojtësve tradicionalë të katolicizmit romak në Shqipërinë e veriut. 303 Në gazetën Neue Freie Presse paralajmërohej se: “vrasja e priftit Françeskan Paliq kishte një rëndësi të madhe. Kjo mund të shikohet si një shembull se çfarë mund të ndodhte nëse Shkodra

mund të lihej në dorën e

malazezëve...”. 304 Conrad kishte deklaruar: “Tani që kjo ishte çështje fetare ata ishin të gatshëm të ndërmerrnin “masa të forta”...”. 305 Conradi natyrisht ishte gjithmonë i gatshëm për "masa të forta", pavarësisht nëse feja ishte përfshirë ose jo. Por asimilimet me forcë dhe masakrat ndaj shqiptarëve kërcënonin arsyen e formimit të një shteti shqiptar, gjithashtu edhe ekzistencën e vetë shqiptarëve. E ashtuquajtura "çështje e Shkodrës" i kishte tensionuar shumë marrëdhëniet austro-malazeze. 306 Bombardimet malazeze në disa pjesë të Shkodrës e detyruan përfundimisht ministrin e jashtëm që të ndërmerrte një aksion. As këshillimet e Francis Ferdinand të 14 Marsit që të mos provokonte luftë nuk mund ta ndalnin Berchtoldin. 307 Më 18 Mars ai ishte takuar me Konradin dhe kishte vendosur t’i kërkojë ndërprerjen e bombardimeve të

302

Atë Luigj Paliqi (21 shkurt 1879-7 mars 1913) lindi në Janjevë afër Prishtinës (Kosovë), në dioqezën

Shkup- Prizren. Pas shkollës fillore në vendlindje, u transferua në Shqipëri ku hyri në familjen rregulltare të Françeskanëve, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Vazhdoi studimet filozofike në Itali gjatë viteve 18961901. Pas shugurimit meshtarak u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për studimi pas-universitare. Misionin e tij meshtarak e rregulltar e filloi në Kosovë në famullinë e Pejës, të fshatit Gllogjan, e më vonë edhe në shenjtëroren e shëna Ndout në Gjakovë. Nga viti 1905-1907 qe famullitar në kryedioqezën e Shkodrës. Nga viti 1907-1912 qe emëruar rektor i shenjtërores së shëna Ndout të Gjakovës (Kosovë). U martirizua më 7 mars 1913 në fshatin Janosh afër Gjakovës, për faktin se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks. 303

ÖUA, Dokumenti nr. 6049, 6092, vol. V; Edith Durham, The Struggle for Scutari (Turk, Slav, and

Albanian), (London: E. Arnold, 1914), 269, 301. 304

Neue Freie Presse, March 21, 1913, 1.

305

Hötzendorf, Feldmarschall, 177.

306

Hötzendorf, Feldmarschall, 171.

307

Hötzendorf, Feldmarschall, 169.

83

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Shkodrës deri sa popullata civile të ishte shpërngulur. 308 Popullata civile e Shkodrës ishte me shumicë dërrmuese shqiptare, dhe shumë prej tyre ishin katolikë romakë. AustroHungaria shpresonte për krijimin e shtetit të ri Shqiptar duke u bazuar në popullatën e saj civile. Madhësia e tyre në numër dhe ekonomia e tyre do të ndihmonin për ta mbështetur Shqipërinë. Pra Austro-Hungaria nuk mund të lejonte që civilët e Shkodrës të thereshin. Të nesërmen, më 19 Mars, Berchtold përsëri u takua me shefin e stafit për të vendosur se çfarë masash duheshin marrë që të mundnin që Mali i Zi të mos refuzonte t’i përmbushte këto kërkesa të Austro-Hungarisë. Vendimi i tyre ishte që të vinin një bllokadë paqësore, ashtu siç Conradi kishte sugjeruar më parë, që nga bregdeti i Malit të Zi dhe deri në bregdetin shqiptar të Durrësit të mbyllej kufiri Austro-Malazez për të gjithë tregtinë e Malit të Zi. Berchtold kishte sugjeruar pushtimin e menjëhershëm të Cetinës, kryeqytetit të Malit të Zi. Conradi ende përmbahej për luftë kundër Malit të Zi dhe Serbisë. Diskutimi mbaroi me vendimin për të mos marrë asnjë veprim të nxituar, dhe me vendimin që të pyesnin fuqitë se çfarë saktësisht kishin ndërmend të bënin në lidhje me këtë situatë të re. Gjithashtu kishte dalë edhe një deklaratë ku i rezervohej e drejta e lirisë së veprimit Austro-Hungarisë. 309 Si përfundim një telegram ju ishte dërguar të gjitha kryeqyteteve të të gjitha fuqive duke thënë: “Ne duhet të presim që fuqitë do të kenë një vendim konkret menjëherë në lidhje dhe masat shtrënguese që ata do të ndërmerrnin. Në qoftë se fuqitë nuk mund të vendosin për të bërë këtë, ne propozojmë pushtimin e porteve të Malit të Zi nga repartet ndërkombëtare apo edhe të bombardimit të këtyre porteve. Ne kemi një detyrim moral për të siguruar zbatimin e vullnetit të fuqive, i cili ishte vendosur nga një konferencë ndërkombëtare, dhe detyronte evakuimin e Shkodrës”. 310 Edhe një herë Austro-Hungaria ishte e gatshme për të vepruar. Edhe Neue Freie Presse kishte shpjeguar pozicionin e Monarkisë së Dyfishtë në këtë mënyrë: “Monarkia ka marrë pikëpamjen e parë që Shkodra duhet të jetë e shtetit shqiptar, dhe tani shtrohet pyetja, a mundet që Austro-Hungaria të lejojë Malin e Zi dhe Serbinë që të pengojnë zbatimin e kësaj politike? Përgjigjja nuk mund të ketë asnjë dyshim, madje edhe për ata që kanë kundërshtuar haptazi një luftë parandaluese. Shkodra nuk duhet të bëhet e Malit të 308

ÖUA, Dokumenti nr. 6197, vol. V; Hötzendorf, Feldmarschall, 174. Që në fillim të 25 shkurt kishte

propozuar në Londër se popullata civile të evakuohen. Helmreich, The Diplomacy, 295. 309

Hötzendorf, Feldmarschall, 267-268.

310

ÖUA, Dokumenti nr. 6717, vol. VI.

84

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Zi. Në qoftë se kjo gjë arrihet në mënyrë paqësore, ashtu siç edhe ne jemi të bindur ende se mund të bëhet, do të ishte shumë më mirë. Nëse kjo pritje nuk do të përmbushet, atëherë Monarkia do të duhet të vendosë se çfarë veprimi duhet ndërmarrë...”. 311 Më vonë Neue Freie Presse kishte dalë me këtë konkluzion: “me Evropën nëse është e mundur, pa Evropën nëse është e nevojshme”. 312 Ndërsa Berchtold në mënyrë të qartë kishte deklaruar në një lajmërim drejtuar fuqive se çdo veprim që Austro-Hungaria mund të marrë do të jetë brenda kufijve dhe vendimeve të marra në Londër, ai ishte i vendosur për të detyruar spastrimin e Shkodrës edhe nga një aksion vetjak nëse është e nevojshme. Shkodra, si qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në Shqipërinë veriore, ja vlente që të luftohej për të. Ndonëse pse trupat serbe duhej që pas kësaj të ishin tërhequr, Neue Freie Presse dhe Conrad ende e ndjenin se serbët ishin prapa mbrojtjes malazeze ndaj fuqive. Ky ishte një shembull i të njëjtës “Serbofobie”, e cila e kishte drejtuar AustroHungaria për të zhvilluar një politikë të fortë për Shqipërinë, gjë e cila e kishte çuar Monarkinë e Dyfishtë në luftë me Malin e Zi për Shkodrën. Ndërkohë Fuqitë në vetvete menjëherë ju përgjigjën lajmit të rënies së Shkodrës. Në një takim të jashtëzakonshëm në Londër doli një deklaratë drejtuar Mbretit Nikolla duke i bërë të ditur se pushtimi i qytetit nuk e ka ndryshuar vendimin e fuqive dhe urdhëronin atë që të kthehet në Shkodër për të drejtuar flotën ndërkombëtare. Më 24 prill Konti Berchtold ishte pajtuar me këtë veprim, por paralajmëronte se, në qoftë se masat shtrënguese nuk ishin të gatshme Monarkia e Habsburgut, do ta marrë menjëherë situatën në dorë dhe do të detyrojë zbatimin e këtij vullneti. Realisht, më 30 maj 1913, nënshkruhet Traktati i Paqës në Londër, ku Turqia heq dorë nga zotërimet e saj në Ballkan, dhe Shqipëria mbetet shtet i pavarur. Austro-Hungaria kërkonte që asnjë krahinë e banuar vetëm nga shqiptarët të mos u jepej shteteve ballkanike dhe të zbatohej parimi etnik. Mirëpo ajo nuk pati sukses që siç shkruan edhe Peter Bartl, në librin e tij “Shqiptarët” – “Që Shkodra ti mbetej Shqipërisë, ishte një çështje prestigji për Austro-Hungarinë, gjë të cilën ajo, në fund të fundit edhe e arriti. Përkundrazi austriakët nuk patën sukses, kur erdhi puna se kush do ti zotëronte qytetet me shumicë shqiptare të Gjakovës dhe të Dibrës”. 313 311

Neue Freie Presse, April 23, 1913, 2.

312

Neue Freie Presse, April 25, 1913, 2.

313

Peter Bartl, Shqiptarët: nga Mesjeta deri në ditët tona, (Tiranë: Instituti i Dialogut dhe Komunikimit,

2008), 147.

85

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Komisioni i Kufirit për Shqipërinë e Veriut propozon fillim e punës në skajin jugor të liqenit të Ohrit. Komisioni sipas parashikimeve duhet të largohet nga Shkodra në datën 10 tetor. Por, pas shumë abstenimeve të anëtarit austro-hungarez, Komisioni i Kontrollit pritet të takohet në datën 15 tetor, pasi që edhe delegati austro-hungarez e ka konfirmuar ardhjen e tij në datën 15 tetor në Vlorë. Lidhur me delegatin austriak, Konti Berchtold kishte deklaruar se “ai do të udhëzohej që të sigurohej, në bashkëpunim me kolegët e tij, për ndjenjat lokale mes fiseve dhe, nëse ata do të pajtoheshin, çështja do të rishqyrtohej”. 314

314

Valentina Duka, Dokumente britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët, tetor-dhjetor 1913, Dokumenti Nr.

35, Telegram i Crackanthrope për Sir Edward Grey, (Tiranë: Toena, 2012), 134.

86

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

II.3. Austro-Hungaria dhe caktimi i kufirit jugor

Sa i përketë Çështjes së caktimit të kufirit jugor të shtetit shqiptar, për dallim nga kufiri verior, ku Austro-Hungaria kishte interesin e saj kryesor, tani ajo, doli në mbështetje të interesit italian për caktimin e kufirit jugor të Shqipërisë. Ky, ndryshim e bëri atë që të arsyetojë në një farë mënyre veprimet e saj këmbëngulëse për kufirin verior. 315 Por, kjo nuk nënkupton a priori se Austro-Hungaria nuk e kishte në fokusin e politikës së saj edhe çështjen për kufirin e jugut. Përmbi dy muaj, qershor-korrik vazhduan diskutimet në Konferencën e Ambsadorëve në Londër dhe jashtë saj për kufirin shqiptaro-grek. Ndërkohë kishte përfunduar Lufta e Dytë Ballkanike prej së cilës Greqia pati mjaft përfitime territoriale në Maqedoni. Kjo ndikoi në dobësimin e pozitave maksimaliste territoriale të Greqisë të mbështetura nga Franca në këtë Konferencë. Edward Grey, bëri një propozim kompromisi më 1 gusht 1913, pasi kishte marrë më parë pëlqimin e ministrit të Jashtëm italian San Giulianos, ku një komision ndërkombëtar do të ngarkohej me përcaktimin e kufirit jugor të Shqipërisë me porosi që kësaj t’i jepej Korça, kepi Stilos dhe ishulli i Sazanit. Ngushtica e Korfuzit do të shpallej zonë neutrale, ndërsa Greqisë do t’i kalonin Ishujt e Egjeut me disa kufizime neutraliteti me përjashtim të ishujve Tenedos, Imbros dhe Thasos. 316 Kufiri jugor i shqipërisë mbeti problematik derisa Fuqitë e Mëdha e vendosën nën presionin e Italisë. Në Luftën e Parë Ballkanike, grekët kishin pushtuar Epirin (Shqipërinë e Jugut) deri në një vijë pak më poshtë se Himara në perëndim dhe në Liqenin e Prespës në lindje. Tepelena dhe Korça mbeten në zonën greke. Berchtold nuk ishte dakord për shkëputjen e krahinave që gjykoheshin esenciale për viabilitetin e shtetit shqiptar. Kështu, Austro-Hungaria në hartën që paraqiti në konferencë, kërkonte që Shqipërisë ti takonin Janina dhe Korça, kurse të vazhdonte kufiri deri te lumi Kallamas. Ky propozim austriak, e nervozoi së tepërmi grekun që natyrisht e kundërshtoi me gjithë forcë. Atëherë, nga Kallamasi, Austro-Hungaria u detyrua që kufirin e Jugut ta çonte më në veri për disa arsye, sepse nuk kishte përkrahjen as edhe të vet Italisë, por edhe pasi Janina ju dorëzua grekëve 315

Arben Puto, Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të Mëdha: 1912-1914, (Tiranë: 8 Nëntori,

1978), 230. 316

Guy, Lindja e Shqipërisë, 69-72; Milo, Politika, 131.

87

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

që e shikonin atë dhe gjithë Epirin si trofeun e luftës së tyre. Pra, Austria dhe vet Berchtold do të shprehej “në qoftë se Greqia nuk do të pajtohej me çështjen e Epirit, atëherë kundër Greqisë duhej vepruar në formë të njëjtë sikur kundër Malit të Zi...”. 317 Por, për dallim nga Janina, që Austro-Hungari bëri një lëshim, ajo nuk mund të bënte të njëjtin tolerim ndaj pretendimit të Greqisë që t’i takonte edhe ishulli i Sazanit të cilin ajo e mbante të pushtuar. Porosia e Berchtoldit për Mensdorff-in ishte e shprehur në mënyrë eksplicite për çështjen e ishullit të Sazanit: “në konferencë të jeni të vendosur me rastin e caktimit të kufijve të Shqipërisë së Jugut dhe të mbrohet në mënyrë të padyshimtë përkatësia e këtij ishulli ndaj shtetit shqiptar”. 318 Edhe Korça ishte pikë diskutimi derisa më 11 gusht 1913 u arrit marrëveshja që ajo ti takonte shtetit të ri shqiptar, përkundër këmbënguljes së fortë nga ana e Greqisë dhe Serbisë të cilat i përkrahte fuqishëm Rusia. 319 Pra, me vendosmërinë e politikës austriake, Konferenca mori vendimin për kufirin e jugut i cili kishte këtë përmbajtje:“1. Territori mbi të cilin do të punojë komisioni nuk mund të qëndrojë i pavendosur; 2. Rajoni i Ftelias, përfshirë ishullin e Sazanit, rajonin që gjendet në veri të linjës greke, si dhe kazanë e vjetër të Korçës me bregun lindor dhe perëndimor të liqenit të Ohrit do të formojë një pjesë integrale të Shqipërisë; 3. Komisioni do ta filloj punën në 1 shtator dhe do të përfundojë me 30 nëntor 1913; 4. Për drejtimin e punës së tij, komisioni do të procedojë me seksione, duke marrë si bazë konfirmimin natyral të luginës; 5. Delimitimi do të bëhet mbi baza etnografike dhe gjeografike, për këtë gjuha e mëmës së popullsisë do të jetë vendimtare...”. 320 Problemi më i madh për zbatimin e këtij vendimi që e morën Fuqitë e Mëdha për çështjen e kufirit jugor, ishte caktimi i tij në terren nga ana e komisionit të përbërë nga përfaqësues të Fuqive të Mëdha, krejt kjo duke pasur përballë një Greqi shumë manipulatore e këtij procesi. Ajo vazhdimisht e pengonte punën e komisionit duke projektuar plane të ndryshme për të imponuar caktimin e kufirit në favor të interesave të

317

HHStA, PA, Telegram i Berchtoldit për Romë dhe Berlin, nr. 6984, 10 maj 1913.

318

HHStA, PA, Telegram i Berchtoldit për Londër, Romë dhe Berlin, nr. 8120, 30 korrik 1913.

319

Bartl, Shqiptarët, 145-146.

320

Bledar Islami, British diplomacy and the Making of Albania 1912-1914, (Tirana: Albanian Institute for

International Studies, 2003), 45-46.

88

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

saj. Mirëpo, Austria si gjithnjë ishte në dispozicion për të imponuar zbatimin e plotë të vendimit për kufirin e jugut. 321 Por, Italia protestoi duke thënë se pushtimi grek i të dyja anëve të ngushticës së Korfuzit kërcënonte kontrollin e Adriatikut dhe këmbënguli që kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë të niste nga një pikë në bregun e kundërt të pjesës jugore të ishullit të Korfuzit dhe Greqia, duhej të largohej nga territori që kishte pushtuar mbi Janinë. Grekët tashmë ishin në Sarandë dhe kishin pushtuar ishullin e Sazanit.322 Komisioni pas largimit nga Korfuzi dhe kalimit në Athinë dhe Selanik më 23 shtator 1913, përveç vështirësisë së vazhdueshme për të gjetur një kufi të arsyeshëm në zonat malore, të cilat akoma nuk i kishte parë, aty ku kombësitë duken se janë të përziera në mënyrë të pashpresë, atëherë duhet që të parashikohen edhe: “Pushtimi i armatosur nga një prej pretenduesve me fuqi të konsiderueshme dhe në rritje të vendit që duhet të ekzaminohet; një fushatë shumë e fortë mediatike dhe propagandë në interes të grekëve; lufta midis Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe gjuha amtare si element përcaktues për etnografinë e popullsisë...”. 323 Lidhur me këto çështje diskutimi, Komisioni kishte saktësuar se prania e trupave në rrethina mund të vështirësojë çdo deklaratë antigreke, pastaj, nëse shtypi nxit demonstratat të cilat do të shkaktojnë armiqësi të hapur midis delegatit austriak dhe atij italianë do të shfaqej një gjendje vërtetë serioze, kurse rruga që duhet të ndiqte komisioni ishte më e natyrshme vija nga Korça në Kolonjë. Sa i përketë elementit të gjuhës amtare si përcaktuese e etnografisë së popullsisë në relacion me kufirin jugor të Shqipërisë, ajo bëhet e qartë sidomos në diskutimin e zhvilluar ndërmjet delegatit austriak dhe atij francez në mbledhjen e tretë të komisionit, ku delegati austriak tërhoqi vëmendjes për telegramet që ai dhe kolegu i tij italian kishin marrë për transformime serioze të vendit nga grekët dhe për vështirësitë që do të sillte kjo për komisionin. Si kundërpërgjigje ndaj këtij deklarimin, delegati francez theksoi se nëse një shtëpi për të ishte greke, greke ishte kur hyje brenda. Por delegati austriak u përgjigj se përcaktuesi i etnografisë së njerëzve është gjuha amtare, e jo objekti ku ai banon. 324

321

Arben Puto, Pavarësia e Shqipërisë në tryezat e diplomacisë: 1912-1914, (Tiranë: Weso, 2008), 98.

322

Bartl, Shqiptarët, 148.

323

Duka, Dokumente, vol. I, 140-141.

324

Duka, Dokumente, vol. I, 171.

89

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Duke e parë orientimin e Komisionit sipas udhëzimeve të Konferencës së Londrës për të vendosur një bazë etnografike dhe gjeografike për kufirin dhe për anën etnografike të tij, të marrë si provë të përkatësisë gjuhën e folur brenda familjeve. Duke pasur parasysh këtë qëllim, komisioni ka vizituar disa fshatra, ku rezultati i përgjithshëm ishte i pamundur të përcaktojë kombësinë mbi bazën e lartpërmendur. Këtu duhet veçuar sidomos raporti i këtij komisioni në të cilin thuhet “...gjuha e myslimanëve është gjuha shqipe, por në fshatrat e krishterë një hulumtim për gjuhën është bërë i pamundur, për shkak se na i kanë mbyllur të gjitha shtëpitë, si dhe për shkak të izolimit të plotë të grave”. 325 Duke e parë këtë situatë, veçanërisht austriakët, duan të gjejnë një kufi i cili të mos shkojë shumë larg nga vija gjuhësore e malit Pind, kurse sa i përketë Gjirokastrës, varësia ekonomike e së cilës ishte nën Sarandën, parashihej që automatikisht do t’i takonte shtetit shqiptar, edhe pse në atë luginë gjindeshin rreth pesëmbëdhjetë fshatra me popullsi greke. Mirëpo, delegati austriak Bilinski 326, kishte një ide që kjo popullsi të dërgohej në Çamëri duke ju dhënë një kompensim monetar, kurse popullsia myslimane nga Çamëria të vendoset në këtë luginë ku gjindeshin grekët. 327 Sa i përketë territorit të Kazasë së Kolonjës kishte një specifikë tjetër, për faktin se aty flitej edhe gjuha shqipe edhe ajo greke, ku turqit kishin lejuar vetëm shkolla greke, e cila krijonte përshtypjen e delegatëve në komision se aty flitej dy gjuhësia, ajo greke (në shkolla) dhe shqipe (në pjesën dërrmuese të vendit), që krijonte parakushte për sa i përketë Kolonjës, që ndryshimi i vetëm i vërtetë tek kjo popullsi është besimi fetar. 328 Njëherit, i ngarkuari me punë i Austrisë, për problemin që bandat greke ishin duke ndaluar anëtarët e Komisionit të Caktimit të Kufirit Jugor të Shqipërisë, të hynin nëpër shtëpitë e banorëve vendas që të përmbushnin hetimet e tyre, kësisoj qeveria e Austrisë propozon që të gjitha lokalitetet ku komisionerët kishin hasur pengesa të tilla duhet të trajtoheshin si jo greke. 329 Qeveria austriake besonte se grekët po i detyronin të fshihen banorët që janë shqiptarë, pasi nëse ata do të ishin grekë, ata me siguri që nuk do të kishin kundërshtim për të deklaruar vetën. 330 325

Duka, Dokumente, vol. I, 261.

326

Bilinski, ishte përfaqësues në Konsullatën e Përgjithshme të Austro-Hungarisë në Janinë.

327

Duka, Dokumente, vol. I, 263.

328

Duka, Dokumente, vol. I, 264.

329

Duka, Dokumente, vol. I, 272.

330

Duka, Dokumente, vol. I, 293.

90

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Në pamjen e parë, ishte krijuar kudo një mjedi helen. Në rrugët e Korçës, Kolonjës dhe Përmetit, zotëronin parullat e vendosura në qytet me mbrishkrimin “Ja vdekje! Ja Greqi!”, poashtu ishin prezente veshjet e vajzave me ngjyrë të bardhë dhe të kaltërt, si dhe detyrimi për të lyer shtëpitë dhe dyqanet, me po të njëjtën ngjyrë, si të flamurit grek. Mësuesit kishin kohë që punonin me nxënësit e shkollës, si të silleshin dhe si të flisnin, ditën që do të vinte komisoni. Nxënësit duhej të ishin të qeshur, për të treguar para komisionit gëzimin e tyre për bashkimin e vendit të tyre me Greqinë. Nxënësit kishin mësuar këngë greke dhe ishin këshilluar të mos flisnin asnjë fjalë në gjuhën shqipe. Kësisoj, për të gjitha kët manipulime të grekëve si duket ishin vënë në dijeni caqet diplomatike të kohës, ngase në fillim të tetorit 1913, Edward Grey i shkruante Dering-ut, se komisionarët e kufirit duke qenë njerëz të ndershëm nuk duhet dhe mund të mashtroheshin nga intrigat e shërbimit grek. 331 Pra, pavarësisht nga presionet e shumta, kur u bë mbledhja me përfaqësuesit e komisionit, anëtarët e tij u shprehën se popullsia e kësaj zone ishte tërësisht shqiptare, ndërsa përfaqësuesit grekë këmbëngulnin në të kundërtën. I revoltuar nga qëndrimi grek, anëtari austro-hungarez i komisionit, Bilinski, i ndodhur para një grupi fëmijësh, që luanin dhe paraqiteshin si grekë, hodhi një grusht koronash, për të cilat ata u grindën duke u shtyrë dhe sharë në gjuhën shqipe. Austriaku, i kënaqur nga ky reagim i fëmijëve shqiptarë, pyet përfaqësuesin grek se çfarë gjuhe po thoshin fëmijët që po shtyheshin, i zënë ngushtë, shprehet se “ka edhe ca që janë shqiptarë”.332 Me gjithë këto manipulime dhe kërcënime që bënte Greqia kundrejt këtyre banorëve shqiptarë që jetonin në Korçë, Kolonjë dhe Përmet, komisioni me ndihmën e provave të tilla dhe të këmbënguljes së diplomacisë austro-hungareze, i sanksionoi në formën e duhur këto veprime të shtetit helen, dhe vendosi që këto treva ishin shqiptarë dhe jo grekë, e si të tillë duhet të përfshihen brenda kufijve të shtetit shqiptar. Austro-Hungaria e kishte në sferën e influencës së saj edhe kufirin jugor të Shqipërisë, dhe për këtë gjeti mbështetjen edhe të Italisë. Prandaj, ajo bënte vazhdimisht presion mbi Komisionin që deri në datën 30 nëntor 1913 të mbaronte punën në caktimin e kufirit jugor. Kjo për faktin që të detyrojë Greqinë për tu evakuuar menjëherë nga Korça dhe Saranda, vende të cilat ishin njohur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër se

331

Duka, Dokumente, vol. I, 262.

332

Guy, Lindja e Shqipërisë, 76.

91

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

gjenden brenda kufijve të Shqipërisë. Ky qëndrim i Austro-Hungarisë la përshtypje të shkëlqyera mbi popullsinë e Shqipërisë së Jugut për tërheqjen e trupave greke nga territori shqiptar, më saktësisht deri me datën 31 dhjetor 1913. 333 Kësisoji, politika austriake ishte qartazi që ta kthente kontrollin e brendshëm të Shqipërisë, në një kontroll nga ana e Austrisë. Kjo politikë mund të rezultonte në një bllokim absolut në Komisionin e Kontrollit dhe në Komisionin për Caktimin e Kufirit të Jugut. Në Komision është debatuar një propozim nga delegati britanik, sipas të cilit: “Kufiri duhet të ndjekë një vijë të përcaktuar nga mali Gramoz për në perëndim; popullsitë greke dhe myslimane të disa krahinave duhet të emigrojnë respektivisht përtej kufirit, duke marrë kompensim; dhe vllehët duhet të jenë grekë”. 334 Sipas parashikimeve të para, dukej se pikat 1 dhe 2 mund të ishin të pranueshme për qeverinë austriake, mirëpo, për momentin, sipas njoftimeve, ajo gjithashtu po studionte një propozim të ndryshëm të delegatit britanik. Konti Berchtold në pamje të parë kishte mjaft dyshime për pikën e tretë. Në këtë situatë, Komisioni Ndërkombëtar e ndërpreu punën e tij, sepse delegati austriak dhe italian refuzuan ta vazhdonin punën pa marrë udhëzime nga qeveritë respektive, përveç rastit nëse mali Gramoz do të njihej si kufiri i kësaj krahine.335 Berchtold propozon një afat shtesë për largimin e trupave greke “prej 1 marsit nga Kazaja e Korçës, prej ishullit të Sazanit dhe të përfundonte me 31 mars me Kazanë e Delvinës”, krejt kjo në harmoni me vendimin e konferencës për kufirin jugor. Në mbështetje të propozimit të Austro-Hungarisë, me një notë kolektive Fuqitë e Mëdha i drejtohen Greqisë duke e udhëzuar që të largojë ushtrinë nga territoret që i janë caktuar Shqipërisë, si dhe ishullin e Sazanit, në harmoni edhe me protokollin e Firences të datës 17 dhjetor 1913. Kjo notë nuk u respektua nga Greqia, që më 31 mars 1914 zbrazja të merrte fund, madje asaj nuk i mjaftoi vetëm kjo, por për të vazhduar injorancën ndaj Fuqive të Mëdha, ajo bëri krijimin e qeverisë së Epirit në krye me ish-ministrin e jashtëm Zografos dhe nuk e tërhoqi ushtrinë nga territori që i takonte shtetit shqiptar. Nga 16 Dhjetori 1912 e deri më 29 janar 1913, bisedimet mes Fuqive të Mëdha, Turqisë dhe shteteve ballkanike në Konferencën e Paqës në Londër, nuk dhanë rezultat,

333

Duka, Dokumente, vol. I, 281.

334

Duka, Dokumente, vol. I, 320.

335

Duka, Dokumente, vol. I, 322.

92

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ngase Turqia nuk pranoi kërkesat e aleatëve ballkanikë për shkëputje të krahinave përfshi edhe Shqipërinë. 336 Austro-Hungaria mund të konsideriohet pala ndërkombëtare e cila në vazhdimësi u ndihmoi shqiptarëve për aq sa ishte e mundur që brenda koncesioneve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të bënte të mundshmen për shqipëtarët. Shumë shpejtë u afrua edhe Lufta e Parë Botërore, e cila ndryshoi shumë rrethana, mirëpo, këto vendime në caktimin e Kufijëve të Shqipërisë mbetën një kohë të gjatë.

336

Puto, Shqipëria, 66.

93

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

KREU -III-

AUSTRO-HUNGARIA DHE ZHVILLIMET POLITIKE NË TERRITORET SHQIPTARE PAS KONFERENCËS SË AMBASADORËVE III.1. KNK dhe veprimtaria e delegatit Austro-Hungarez: qëndrimi ndaj Qeverisë së Vlorës dhe qeverisjeve lokale në Shqipëri

Qeveria shqiptare e kryesuar nga Ismail Qemali krahas punës së madhe që zhvilloi drejt ngritjes dhe konsolidimit të brendshëm të shtetit, zhvilloi një aktivitet të gjerë në planin ndërkombëtar drejt mbrojtjes së interesave themelore të popullit shqiptar karshi synimeve të Fuqive të Mëdha dhe borgjezive të shteteve fqinje. Në këto kushte u shtrua me ngutësi nevoja e përcaktimit të kursit politik të Qeverisë së Vlorës në planin ndërkombëtar. 337 Kursi politik i shtetit të ri shqiptar ishte përcaktuar qartë në telegramet e qeverisë drejtuar Fuqive të Mëdha dhe Aleancës Ballkanike, duke deklaruar haptas se shqiptarët kanë vetëm një qëllim: “të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike dhe të bëhen aty një element ekuilibri”. 338 Me këto akte në planin ndërkombëtar Qeveria e Vlorës bënte përpjekje të vendoste marrëdhënie diplomatike me Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike. Sidomos qëndrim mospërfillës patën Fuqitë e Mëdha ndaj Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, të kryesuar nga Ismail Qemali. Duke u nisur nga koncepti i tyre se pushteti në Shqipëri duhet të ndërkombëtarizohet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ishte e mundur të ruanin ekuilibrin e interesave të tyre në Shqipëri për një kohë më të gjatë ato synonin ta krijonin një pushtet të ri për Shqipërinë, pushtet ky që nuk do të ketë kurrfarë vazhdimësie me atë të mëparshmin, me pushtetin e kryesuar prej Ismail Qemalit. Për qëllimet e veta, për përjashtimin e fuqive të tjera nga pushteti i shtetit shqiptar, diplomacia vjeneze, duke shpresuar se Qeveria e Përkohshme e Vlorës do të jetë një garancion më i madh për një 337

Dhimitër Kotini, Xhavit Struga, Fane Veizi, Mediha Shuteriqi, and Kleanthi Dedi, Qeveria e përkohshme

e Vlorës dhe veprimtaria e saj: Nëndor 1912-Janar 1914, (Tiranë: Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të R. P. Sh., 1983), 42-43. 338

Kotini et al., Qeveria, 43.

94

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

përpjekje të saj në të ardhmen drejt këtij vendi, politika austriake edhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, e shtroi çështjen e pranimit të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës nga Fuqitë e Mëdha. Mirëpo, Antanta duke ditur mirë se çfarë fshihej prapa propozimit austro-hungarez e njëherazi duke shfrytëzuar mospërkrahjen e vendosur e gjermanëve dhe italianëve, e kundërshtoi me vendosmëri propozimin e Monarkisë dualiste. Kësisoj, fuqitë e tjera dolën fitimtare pasi që ia arritën që të mos pranohet propozimi austriak dhe në të njëjtën kohë ta sanksionojnë me vendimin e 29 korrikut 1913, “ndërkombëtarizimin e pushtetit shqiptar”. 339 Edhe KNK-ja, pjellë e Fuqive të Mëdha, nuk mund të kishte qëndrim tjetër ndaj pavarësisë së Shqipërisë dhe ndaj Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Në sytë e Fuqive të Mëdha, në përjashtim të Austro-Hungarisë, pra edhe të KNK-së, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, kishte peshën e një administrate lokale, pra, më këtë asaj i mohohej karakteri kombëtar. Andaj, duke u përpjekur që kontaktet e KNK-së me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës të mos kuptohen si njohje zyrtare, anëtarët e Komisionit ishin të shtrënguar të matën shumë për përmbajtjen e shkresave, me anë të të cilave korrespondonin me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës. 340 Kontaktet e KNK-së me Qeverinë e Përkohshme të Vlorës ishin të pashmangshme që nga dita e parë e punës së tij (16 tetor 1913), deri më 22 janar 1914. Mirëpo, KNK-ja nuk e pa të arsyeshme që me rastin e mbërritjes së tij në Vlorë të paraqitet pranë Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, bile as që e njoftoi për këtë. Ishte e qartë se mospërfillja do të vazhdonte edhe më tej. Por, qëndrim krejt ndryshe kishte politika Austro-Hungareze, e në rastin konkret delegati i saj në KNK. Kjo vërehet, sidomos me rastin e vizitës së delegatit austro-hungarez, Petrovich, që i bëri Ismail Qemalit, ditën e parë të punës së Komisionit, ku kërkon që KNK-ja ta njoftonte për mbërritjen e tij. Kështu, që Ismail Qemali dinte edhe për përmbajtjen e vendimit të Londrës, andaj po në këtë takim ai shfaqi “nevojën e caktimit të delegatit që duhet të përfaqësojë Shqipërinë në gjirin e këtij Komisioni”. 341 Sa i përketë kërkesës së Ismail Qemalit, KNK, në bazë të propozimit të Krajevskit, delegat i Francës, aprovoi një tekst me të cilin do të kërkohej pëlqimi i gjashtë Fuqive të Mëdha, që përfaqësuesi shqiptar pranë KNK-së të zgjidhet me short nga gjashtë kandidatët që do të propozoheshin prej “autoriteteve ekzistuese, në Vlorë, Durrës dhe Shkodër”, ku 339

Guy, Lindja e Shqipërisë, 64-65.

340

Arben Puto, "Qeveria e Vlorës përballë KNK-së," Studime historike, no. 1 (1976): 52.

341

Puto, "Qeveria e Vlorës," 63.

95

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

secili prej tyre do të delegonte nga dy kandidatë. Nga ky propozim i Krajevskit, shihet se vazhdonte tendenca e aleancës anglo-franko-ruse për minimin e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, duke e vënë atë në një shkallë të barabartë me autoritetet e tjera lokale të vendit. Mirëpo, me kërkesën e Petrovich, delegat i Austro-Hungarisë, dhe në mbështetje të Leonit, delegat i Italisë, Komisioni vendosi që tekstit në fjalë ti shtohen edhe fjalët: “apo duhet t’ia lërë emërimin e këtij delegati Qeverisë së Përkohshme të Vlorës”. 342 Kjo shtesë, në të vërtetë, karakterizon qartazi pikëpamjet e qëndrimit të politikës së Austro-Hungarisë ndaj Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, e cila ishte e mendimit se në krahasim me autoritetet e tjera lokale në Shqipëri, qeveria e Ismail Qemalit duhet të ketë status të “privilegjuar”. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në takimin e tij të dytë, ekskluzivisht i është përkushtuar çështjes së njohjes së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, temë e cila ishte iniciuar nga delegati austriak. Çështja e legjitimitetit kombëtar të qeverisë së Vlorës dhe mënyra e përzgjedhjes së anëtarit shqiptar në KNK, u kthye në një mollë sherri midis KNK-së dhe Ismail Qemalit.343 Nga një shikim i përgjithshëm i procesverbalit, bëhet mjaftë e qartë se çfarë qëndrimi mbajti delegati austriak për Qeverinë e Vlorës? Aty vërejmë se qëllimi i delegatit austriak ishte që të arrinte të merrte për këtë qeveri njohjen më të gjerë të mundshme. Kurse, sipas njoftimit të Konsullit britanik Lamb, qëndrimi i tij dhe i delegatëve të tjerë ishte se “do të duhet të merrnim domosdoshmërisht në konsideratë faktet që ekzistojnë, d.m.th. që kjo qeveri është e injoruar prej Veriut, e kundërshtuar haptazi nga Shqipëria Qendrore dhe e diskredituar edhe në sytë e pjesës më të madhe të banorëve të Vlorës...”. 344 Delegati austriak propozoi që ti drejtohen me anë të një letre Qeverisë së Përkohshme të Vlorës për emërimin e delegatit shqiptar në KNK. Kjo kërkesë e përfaqësuesit austriak shkaktoi tërmet në mbledhje. Kjo për faktin se grupacioni i delegatëve të Antantës nuk mund ta njihnin qeverinë e Ismail Qemalit si autoritet kombëtar, sepse sipas tyre, pushteti i saj ishte gjeografikisht dhe politikisht i kufizuar dhe si e tillë nuk mund të kishte të drejtë të zgjidhte delegatin shqiptar, ngase ai si i tillë nuk do

342

Puto, "Qeveria e Vlorës," 65.

343

Guy, Lindja e Shqipërisë, 86.

344

Duka, Dokumente, vol. I, 266.

96

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

të përfaqësonte gjithë shqiptarët.345 Prandaj, pavarësisht nga kërkesa e përfaqësuesit austriak në KNK, për ta njohur qeverinë e Vlorës si qeveri kombëtare, përfaqësuesi i Anglisë, Francës dhe Rusisë mendonin se Qeveria e Vlorës mund të njihej si një autoritet lokal me të njëjtin status që duhet të kenë edhe autoritetet tjera lokale të Shqipërisë së Jugut, Veriut dhe asaj të Mesme. Në këto kushte, pasi nuk u morën vesh për çështjen e njohjes së qeverisë së Vlorës si autoritet kombëtar, anëtarët e Komisionit vendosën që delegati shqiptar në KNK të zgjidhej nga vetë ky institucion. Qeveria austriake, fillimisht dëshironte që si përfaqësues i Shqipërisë në KNK të ishte Syrja Bej Vlora 346. Mirëpo, Ismail Qemali, kishte një lloj hezitimi sa i përketë kësaj kandidature dhe se ai personalisht nuk e mbështeste, për arsye se atë e konsideronte si rival politik, por, pranimi i tij ndoshta do të imponohej nga qeveria austriake në këmbim të njohjes së qeverisë së Ismail Qemalit si qeveri kombëtare. 347 Mirëpo, përreth dy javë diskutimesh intensive, kandidatura e Syrja Bej Vlorës nuk gjeti përkrahjen unike të KNK-së, atëherë delegati austriak dhe ai gjerman propozuan idenë e re të përzgjedhjes ku si kandidat të atashuar në këtë Komision përmenden emrin e Myfit Beut 348. Megjithëse, qeveria austriake ishte në favor të emërimit të delegatit shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Qeveria e Përkohshme, ajo ishte e gatshme të linte mënjanë këtë parim dhe të pranonte parimin e përzgjedhjes nga vetë Komisioni, me kushtin e sine qua non, që zgjedhja e komisionit të ishte Myfit Beu. 349

345

Valentina Duka, “Ismail Qemali dhe institucionet ndërkombëtare që vepronin në Shqipëri gjatë vitit

1913” (paper presented at Scientific Conference for the “Independence of Albania and Kosovo-100 years after”, Kosovo, Prishtina, September 13-14, 2012). 346

Syrja Bej Vlora (1860-1940), Pinjolli i familjes së njohur të Vlorajve, kushëri i Ismail Qemalit, por

njëherësh rival i tij politik, babai i Eqrem bej Vlorës, kunat i Esat Pashë Toptanit (i kishte marrë motrën për grua), drejtor i përgjithshëm i Doganave osmane, deputet në Parlamentin osman pas vitit 1908, ambasador i Shqipërisë në Vjenë më 1914 etj. 347

Guy, Lindja e Shqipërisë, 89.

348

Myfit Bej Libohova (1876-1927), ishte një burrë shteti i shquar dhe atdhetar, ai ishte një nga udhëheqësit

kombëtarë, të cilët shpallën pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Ai ishte ministër i Punëve të Brendshme, dhe, më vonë ministër i Jashtëm në qeverinë e parë në Shqipëri. Fuqitë e Mëdha e emëroi atë si përfaqësues për Shqipërinë në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit nga 30 tetori 1913-7 mars, 1914. Përveç kësaj, ai ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të jashme. 349

Duka, Dokumente, vol. I, 266.

97

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Pasi që Myfit Beu kishte fituar simpatinë e Austrisë pas vizitës që ai i kishte bërë Vjenës, dhe me këtë rast ai kishte fituar epitetin si “i blerë” për kauzën austriake. Një nga shpjegimet më mirëbërëse për fenomenin e interesit të politikës së Austrisë për të cilin aludohet këtu, është që Myfit Beu, në të njëjtën kohë mund të jetë menduar nga austriakët si një hap për pajtimin midis Qeverisë së Vlorës dhe të Durrësit, për shkak se Myfit Beu, kishte një afërsi komunikimi me Esat Pashën. 350 Ky propozim, i mbështetur nga delegati austriak, gjeti përkrahjen edhe të delegatëve të fuqive tjera evropiane, dhe kështu Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit në datën 30 tetor 1913 miratoi propozimin e Myfit Beut si delegat shqiptar në Komision. 351 Por, me kusht që ai nuk mundet me e ushtruar asnjë funksion brenda Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, duke dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Komisionit të Kontrollit i dërgojnë një telegram Myfit Beut, me të cilin e informojnë për emërimin e tij si delegat i Shqipërisë në KNK, në të cilin shkruhej: “në seancën e kësaj dite Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, duke vepruar në përputhje me Fuqitë që i janë përcaktuar tij nga ana e fuqive të përfaqësuara në Komision, ka vendosur t’iu përzgjedhë si delegat të Shqipërisë në radhët e Komisionit dhe, për rrjedhojë ju fton të tregoni mirëdashjen për të asistuar duke filluar që nga nesër në mbledhjet e tij. Ju lutem pranoni, z. Delegat, sigurimet tona për konsideratën tonë tepër të përzemërt”. 352 Komisioni vendosi që verbalisht ta njoftonte Ismail Qemalin për këtë vendim, ndërsa Esat Pashën e njoftoi telegrafikisht. 353 Me këtë mund të konkludojmë se Komisioni nuk e njohu autoritetin ekzekutiv të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhe me këtë edhe të vet Ismail Qemalit. Kjo mbështetet në formën me të cilën Komisioni e njoftoi Ismail Qemalin dhe Esat Pashën për miratimin e kandidaturës së Myfit Beut si delegat shqiptar në KNK. 354 Miratimi i delegatit shqiptar nga ama e Komisionit, nuk u mirëprit nga nacionalistët shqiptarë, të cilët kishin pritur mospajtimin e Komisionit për Myfit Beun, bile edhe nga vetë Ismail Qemali.

350

Duka, Dokumente, vol. I, 274.

351

Guy, Lindja e Shqipërisë, 87.

352

Duka, Dokumente, vol. I, 314.

353

Duka, Dokumente, vol. I, 277.

354

Duka, Dokumente, vol. I, 286.

98

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Pëveç mënyrës së zgjedhjes së delegatit shqiptar në KNK, mosmarrëveshjet e saj dhe sidomos të krahut të Antantës në të, me Ismail Qemalin, ishin edhe çështje të tjera të cilat u diskutuan gjerësisht në mbledhjet e Komisionit. Një nga ato çështje, ishte fakti që kishte të blnte me qeverisjen e Shkodrës, e ndodhur nën drejtimin e forcave ushtarake ndërkombëtare që pas largimit të ushtarëve malazezë. Debate të mëdha në Komision pati për faktin se kush do të emëronte guvernatorin civil të qytetit të Shkodrës, çështje kjo e mbetur pezull sepse ishte e papërcaktuar mirë në vendimet e Konferencës së Londrës, kompetencë që KNK përsëri vendosi të mos ia linte Ismail Qemalit, për njëjtën aryse se ai nuk e dëshironte ta konsideronte qeverinë e tij si qeveri kombëtare shqiptare.355 Gjithashtu, një çështje tjetër që zgjoi debat brenda anëtarëve të KNK-së ishte edhe ajo e organizimit të forcave ushtarake shqiptare. Meqenëse Suedia, e cila ishte rekomanduar nga Konefernca e Ambasadorëve në Londër, nuk pranoi të merrej me organizimin e forcave ushtarake shqiptare, organizimi i saj iu besua oficerëve holandezë. Delegati austriak në Komision, kërkoi që oficerët holandezë të vendoseshin nën komandën e Ministrisë së Luftës të qeverisë së Ismail Qemalit, propozim i cili ndeshi në kundërshti të madhe të përfaqësuesit anglezë, francez dhe rus brenda KNK-së. Atëherë, në këto rrethana përfaqëesusit e Antantës, propozuan krijimin e një departamenti të pavarur i cili do të drejtonte nën garancinë e KNK-së, xhandarmërinë shqiptare deri sa të vinte princi në Shqipëri. 356 Nga ky moment, tani do të kemi një qasje tjetër të qëndrimit të delegatit austrohunagrez ndaj Ismail Qemalit. Në këtë kontekst do të shpejgohet qëndrimi negativ i Ismail Qemalit ndaj kërkesave të qeverisë italiane për t’ia dhënë në koncesion firmave italiane portin e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, qëndrim ky që e çuan Ismail Qemalin në humbjen e mbështetjes italiane por në të njëjtën kohë edhe të asaj austriake. Atëherë, të dyja qeveritë së bashku filluan të komplotonin ndaj tij dhe jo vetëm kaq, por edhe të mendonin ta detyronin të dilte në pension, duke projektuar krijimin krijimin e një qeverie të re nën drejtimin e Omer Pashë Vrionit 357 së bashku me Esad Pashë Toptanin. Nxitimi i Austrisë dhe i Italisë për të krijuar një qeveri shqiptare me shtrirje në të gjithë Shqipërinë lidhej me 355

Duka, “Ismail Qemali”.

356

Duka, “Ismail Qemali”.

357

Omer Pashë Vrioni (1839-1928) njihet si themeluesi i qytetit të Fierit së bashku me djalin e tij Kahreman

Pashë Vrionin 1889-1955. Ishte një nga anëtarët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shërbeu si anëtar i Këshillit të Lartë (Regjencës) dhe si Kryeministër i Shtetit Shqiptar nga dhjetori 1912-janar 1922.

99

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

afrimin e datës së mbërritjes në Shqipëri të princit, në mënyrë që ai të gjente në vend jo vetëm një qeveri të gatshme por edhe pro austro-italiane. 358 I ndodhur në mes të dy zjarreve, nga njëra anë largimet e një pas njëshme të ministrave me influencë nga qeveria e tij dhe zëvendësimi i tyre i detyruar me njerëz anonimë, humbja e mbështetjes së aleatit strategjik siç ishte konkretisht Austro-Hungaria, mungesa e besimit tek ai e shteteve të Antantës, bënë që Ismail Qemali ta konsideronte seriozisht lidhjen me aleancën turkobullgare. Me këtë aleancë fillimisht u bashkuan pjesëtarë të diasporës shqiptare të Stambollit të kryesuar nga majori i ushtrisë turke me origjinë shqiptare Beqir Grebenja 359. Kjo lëvizje pati përkrahës edhe në Shqipëri, sepse ajo luajti me premtimin e ribashkimit të tokave shqiptare të copëtuara në Londër. Në përkrahje të aleancës turko-bullgare, me Beqir Grebenenë hynë në bisedime edhe Ismail Qemali dhe Esad Pasha. Ky i fundit madje sipas gazetës “Përlindja e Shqipëniës” i kishte dërguar një letër Izet Pashës (ministër turk me origjinë shqiptare) ku i kërkonte atij që të pranonte fronin shqiptar. 360 Ndërsa Ismail Qemali pranoi të bashkëpunonte me Beqir Grebenenë i nisur nga interesat kombëtare për bashkimin e të gjitha territoreve shqiptare, po i indinjuar edhe nga sjellja e KNK-së ndaj qeverisë së tij. Austro-Hungaria i ka dërguar një notë proteste Vezirit të Madh në lidhje me çështjen e komplotit, duke shfaqur hapur kundërshtimin ndaj Portës së Lartë për lëvizjen e saj kundër independencës së Shqipërisë. Ambasadori austro-hungarez në Stamboll, Pallaviçini, i ka kërkuar shpjegime Vezirit të Madh mbi çështjen e proklamatës së Izet Pashës, i cili i premtoi se do të Porta e Lartë nuk ka dorë në këtë çështje.361 KNK-ja mori menjëherë masa për të penguar përhapjen e komplotit në Shqipëri. Ofiecerët holandezë të xhandarmërisë shqiptare, të ngarkuar nga KNK-ja, më 6 janar 1914 shpallën shtetrrethimin. Gjatë kontrollit që iu bë më 7 dhe 8 janar anijeve austriake të ankoruara në Vlorë, u gjetën në to 11 oficerë dhe rreth 200 ushtarë, shumica shqiptarë, që vinin nga Turqia. Oficerët u arrestuan, ndërsa disa nga ushtarët u kthyen mbrapshtë. Gjithashtu, u arrestua edhe Beqir Grebeneja. Sipas gazetës Përlindja e Shqipëniës, në gjyqin ushtarak që u zhvillua, fillimisht ai u dënua me pushkatim dhe më vonë, me burgim 358 359

Duka, “Ismail Qemali”. Beqir Grebeneja (1882-1914) ishte major i ushtrisë osmane me kombësi shqiptare nga Grebeneja.

Përgatitjet e tij për komplot në Shqipëri u nuhatën nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit dhe më 9 janar 1914 u arrestua dhe u dënua me dënua me vdekje, mirëpo po atë vit u dëbua nga Shqipëria. 360

Përlindja e Shqipëniës, January 4, 1914, 3.

361

Përlindja e Shqipëniës, January 4, 1914, 3.

100

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

të përjetshëm, ndërsa me 15 vjet burgim u dënuan (Asaf Ismail, Mehmet Hulusi, Shevki Qazim, Ismail Ahmet, Muhedin Mehmet, Veli Mehmet, Mustafa Osman, Rifat Ahmet, Azif Kaqedani), me 5 vjet burgim u dënuan (Taksimi, Rexhep Samin, Riza Talip, Mehmet Xhaferi, Nexhip Islami), me 3 vjet burgim u dënuan (Sulejman Huseini, Hajredin Xhelil, Ismail Latif, Ali Galib, Hysni Sait, Shyqri Salih, Tajar Akçiu), kurse me 4 muaj burgim u dënua Fehim Ademi. 362 Prandaj, situatën e krijuar pas zbulimit të komplotit të Beqir Grebenesë, këtë rast u përpoq ta shfrytëzonte në radhë të parë Esat Pasha, i cili ushtroi presion te Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit për ta detyruar Ismail Qemalin të jepte dorëheqje. Mirëpo, me gjykimin e komplotistëve, qeveria e Vlorës mori shumë kritika dhe shënoi shumë minuse, si në arenën brenda vendit, po ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Atëherë, KNK sabotoi dhe kundërshtoi çdo aksion kombëtar të qeverisë së Vlorës, gjë që çoi në konflikt të hapur dhe e detyroi në dorëheqjen e Ismail Qemalit dhe të qeverisë së tij më 22 janar 1914. Po në këtë ditë, ai u thirr në selinë e KNK-së dhe iu komunikua në emër të Fuqive të Mëdha pranimi formal i dorëheqjes. 363 Me dorëheqjen e Ismail Qemalit, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e suprimoi krejtësisht Qeverinë e Vlorës dhe në vend të saj krijoi një drejtori të përgjithshme me kompetenca të kufizuara, në krye me Fejzi Bej. Kjo drejtori do të merret me gjithë punët e brendshme dhe është në bashkëpunim të plotë me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit. 364 Pra, siç shihet nga këto raporte diplomatike të kohës, austriakët, me mbështetjen e pasigurtë të italianëve, i janë përmbajtur linjës së njohjes së Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit, dhe kanë bërë përpjekje pa fund për t’ia imponuar KNK-së pranimin e kësaj qeverie, si qeveri e të gjithë vendit, sikurse në fakt që pjesa përparimtare e shoqërisë shqiptare e njihte atë. Në fakt, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) që u vendos në Vlorë, nuk e njohu formalisht qeverinë e Ismail Qemalit, e konsideroi atë thjesht si një faktor “lokal”, të barasvlershëm me faktorë të tjerë, siç ishte p.sh. qeveria e Esad Pashës në Durrës apo qeverisja ushtarake ndërkombëtare në Shkodër: me këto do mund të bashkëpunohej, deri në zgjedhjen e princit. 362

Përlindja e Shqipëniës, January 25, 1914, 4.

363

Përlindja e Shqipëniës, January 24, 1914, 1.

364

Përlindja e Shqipëniës, January 31, 1914, 1.

101

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

III.2. Politika e Austro-Hungarisë ndaj zhvillimeve politike në territoret shqiptare

Me shpalljen e largimit nga Shkodra të malazezve më 5 maj, problemi i kufirit verior shqiptar duket se kishte përfunduar. Megjithatë kishte mundësi që kishin mbetur ende probleme. Në mes tyre ishte prania e vazhdueshme e trupave serbe në territorin që kishte qenë caktuar nga Konferenca e Londrës për Shqipërinë. Si pjesë e zgjidhjes së çështjes së Gjakovës, Austro-Hungaria ju kishte kërkuar fuqive për të siguruar evakuimin e këtyre trupave, por nuk kishte hapa pozitivë të ndërmarrë ndonjëherë për këtë çështje. Menjëherë pas malazezëve dhe dorëzimit të Shkodrës, problemi i trupave serbe në Shqipëri ishte lënë pas dore pasi që aleanca Ballkanike ishte shpërbërë. Përpjekjet e diplomacisë austriake ishin drejtuar drejt arritjes së ndonjë avantazhi që mund të përfitohej nga kjo ngjarje. Por pothuajse menjëherë pas Traktatit të Bukureshtit, duke i dhënë fund luftës së dytë Ballkanike që ishte nënshkruar, problemi shqiptar përsëri trokiste në derën e Ballhausplatz. Për t’u përgjigjur kësaj trokitje, do të duhej të çonte në një veprim të fortë Austro-Hungarez të cilët kishin qenë të detyruar të marrin në këtë vit krizash. Përfundimi i suksesshëm i luftës kundër Bullgarisë ju kishte lejuar serbëve të drejtonin përpjekjet e tyre ndaj Shqipërisë, me shpresën për një rishikim më të favorshëm të kufirit shqiptar i cili mund të rezultojë ndoshta edhe me daljen kaq të dëshiruar në Adriatik, dalje e cila ju ishte mohuar atyre nga Konferenca e Londrës. Trupat serbe kishin qenë në Shqipëri që nga rënia e 1912-tës. Kushtet shumë të përngjashme të një anarkie që mbizotëronin në shtetin e ri shqiptar, si dhe shqetësimi i fiseve shqiptare në anën serbe të kufirit ju jepte serbëve një justifikim për të mbajtur trupat e tyre përgjatë kufirit, të cilat ishin urdhëruar për tu tërhequr nga Konferenca e Londrës. Thyerja e kufijve nga Serbët ishte sjellë në vëmendjen e fuqive të mëdha fillimisht nga patroni i Konferencës së Londrës, Lordi Eduard Grey. Në konferencën e ambasadorëve më 29 Korrik 1913 ai sugjeronte që një protestë e madhe të bëhej në Beograd. 365 Serbëve do tiu kërkohej që të tërhiqeshin nga Shqipëria. Si kompensim atyre ju premtohej dalje tregtare në det. Por negociatat përfundimtare për traktatin e Bukureshtit

365

ÖUA, Dokumenti nr. 8103, vol. VI.

102

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

e vonuan vënien në jetë të këtij propozimi. Gjithashtu protesta e parashikuar në Beograd nuk ishte bërë deri më 17 gusht. 366 Në përgjigje të këtij aksioni të përbashkët të fuqive, Pasich, kryeministri serb, premtoi se trupat Serbe do të tërhiqen nga Shqipëria. Por megjithëse ai kishte premtuar tërheqjen, Serbët akoma nuk ishin tërhequr. Më 8 shtator Konti Berchtold ju kishte kërkuar fuqive që ti tërhiqnin vërejtje serbëve për mos evakuimin e tyre nga Shqipëria. 367 Por ai nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Dhe fuqitë e tjera të Evropës nuk shqetësoheshin për problemin e Shqipërisë. Vitin e kaluar Ballkani ishte i mbushur me kriza njëra pas tjetrës dhe për këtë Evropa dëshironte ta linte Ballkanin në punët e saj. Gjithsesi problemi i Shqipërisë ngelej primar për Austro-Hungarinë. Në pranverën e vitit 1913 pos luftërave pushtuese me vrasje dhe masakrime që bënin Serbia dhe Mali i Zi, në territoret shqiptare ato filluan edhe konvertimin e dhunshëm të shqiptarëve në fenë ortodokse. Austro-Hungaria e përdori këtë si një argument shtesë dhe shumë të qëndrueshëm për të mbrojtur popullsinë dhe territoret shqiptare në tryezat diplomatike dhe t’u kundërvihej pretendimeve territoriale të Serbisë dhe Malit të Zi. 368 Në të njëjtën kohë këto fakte e shtynë Austro-Hungarinë që të nxitë Fuqitë e Mëdha që me kërcënim ushtarak të detyrojnë Malin e Zi të largohej nga territori i Shkodrës. 369 Mosmarrëveshjet e ashpra që vëreheshin nga synimet ekspansioniste të monarkive ballkanike dhe midis Fuqive të Mëdha e detyruan Austro-Hungarinë dhe Italinë të hartojnë me 8 maj 1913 Marrëveshjen e Romës, me të cilën synonin të realizonin sipas rrethanave ndërhyrje të shpejta, në rast se veprimet nga jashtë do të vejnë në pikëpyetje objektivat e parashikuara nga marrëveshjet e arritura në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.370 Tanimë ishte e qartë për të gjithë pushtuesit ballkanikë se kjo marrëveshje duhet të shpjerë në një traktat midis Perandorisë Osmane dhe shteteve ballkanike që do të ishte në harmoni me parimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

366

ÖUA, Dokumenti nr. 8410, vol. VI.

367

ÖUA, Dokumenti nr. 8564, vol. VI.

368

Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913, (Dokumente), (Prishtinë: Instituti

Albanologjik i Prishtinës, 1996), 45. 369

Jacques Bourcart, Shqipëria dhe shqiptarët, (Tiranë: Dituria, 2004), 99; Akademia e Shkencave të

Shqipërisë, Historia e Popullit Shqiptar: periudha e pavarësisë, 28 nëntor 1912-7 prill 1939, vol. III, (Tiranë: Toena, 2007), 37. 370

Biagini, Historia, 114.

103

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Kështu u arrit nënshkrimi i Traktatit të Londrës i 30 majit 1913 i cili shënoi përfundimin e Luftës së Parë Ballkanike, por nuk rregulloi çështjen e territoreve të Shqipërisë, madje nuk krijoi paqe afatgjate as për Ballkanin. Ndonëse Greqia, Serbia dhe Mali i Zi që i kishin pushtuar territoret shqiptare nuk dëshironin të pranonin kufijtë e propozuar nga Fuqitë e Mëdha për Shqipërinë. Ky fakt e irritoi Austro-Hungarinë e cila ju kërcënua të tri shteteve ballkanike që të tërhiqen nga territoret e Shqipërisë së pavarur. 371 Bullgaria e pakënaqur me përfitimet që morën shtetet tjera ballkanike pas përfundimit të Luftës së Parë Ballkanike, nisi Luftën e Dytë Ballkanike. Ndihma diplomatike dhe ushtarake që mund t’i ofrohej Bullgarisë ishte vetëm ajo e AustroHungarisë. Kjo ndihmë e kishte arsyen e saj dhe çdo ndihmë që ofronte Austro-Hungaria ndaj ndonjë shteti në Ballkan e kishte si qëllim kundërshtimin e pretendimeve serbe dhe zgjerimit territorial të Serbisë. 372 Rifillimi i luftimeve e fuqizon përsëri aleancën midis vendeve ballkanike, ndonëse tanimë Rumania shfaqet në skenën ndërkombëtare më kërkesat e saj të bazuar në të drejtën historike, të drejta këto që i ishin mohuar Rumanisë në Kongresin e Berlinit. 373 Në anën tjetër rifillojnë kështu punimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për të përshkruar kufijtë, për të caktuar dëmshpërblimet dhe në fund për të marrë një vendim përfundimtar, vendim ky i cili solli një ndryshim të rëndë territoreve dhe gjeopolitikës shqiptare. Konferenca e Ambasadorëve në Londër me vendimin e 29 korrikut 1913, 374 duke e njohur pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Kuvendin Kombëtar të Vlorës me 28 nëntor 1912, 375 njëherit konfirmoi ndarjen territoriale të shqiptarëve duke mos përfshirë të gjitha territoret etnike shqiptare brenda shtetit shqiptar.376 Diskutimet që zvarriteshin në Londër si të kufiri i shtetit të ri shqiptar ashtu edhe te plotësimi i kërkesave të shteteve ballkanike, interesi i të cilave përfaqësohej nga Rusia e cila mbronte pikëpamjet e Serbisë dhe Malit të Zi, rezultoi me opozitën e vendosur jo vetëm nga Austro-Hungaria, por edhe nga Italia.

371

Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX-të, (Tiranë: IDEART, 2004), 64.

372

Alma Hannig, “Osterreich-Ungarns Aussenpolitik 1912-1914”, (PhD diss., University of Bonn, 2007), 46.

373

Rich, Diplomacia, 430.

374

Arben Puto, Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit: përmbledhje

dokumentesh me një vështrim historik, vol. II, (Tiranë: 8 Nëntori, 1984), 278-280. 375

Buda et al., Historia, 510.

376

Bartl, Shqiptarët, 147.

104

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Ky lloj ballafaqimi politiko-diplomatik dukej sikur do të qojë në një konflikt të armatosur mes AustroHungarisë dhe Rusisë, por në momentin e fundit u shmang rreziku.

377

Pas kësaj ngjarjeje që e dëmtoi territorin shtetëror të Shqipërisë, vazhduan akoma me fokus të veçantë bisedimet diplomatike që territoret shqiptare të ndahen mes Serbisë, Greqisë, Malit të Zi. Të gjitha këto i pasqyron qartë Marrëveshja e Bukureshtit e nënshkruar me 10 gusht 1913 dhe ajo e Kostandinopojës e nënshkruar me 29 shtator 1913 të cilat i jepnin fund Luftës së Dytë Ballkanike dhe të cilat i jepnin përfitime të dukshme territoriale shteteve pushtuese ballkanike. 378 Si një reagim ndaj Paqes së Bukureshtit, me 11 gusht 1913 Konferenca e Ambasadorëve në Londër nxori vendimin përfundimtar mbi demarkacionin e kufirit në mes të Greqisë dhe Shqipërisë.379 Me këtë vendim Konferenca e Ambasadorëve në Londër i mbylli punimet e saj, kështu u përmbyllen ‘‘provat e regjisë teatrale’’ të diplomacisë evropiane. Tani ‘‘provat gjenerale për shfaqje’’ duhet të luheshin në terren, sipas skenarit që ‘‘regjisorët’’ në Londër e kishin përcaktuar. Luftërat ballkanike provuan dhe vërtetuan dobësimin e Perandorisë Osmane e cila tanimë po bëhej gati t’i lëshonte territoret shqiptare që i kishte pushtuar pesë shekuj më parë. 380 Ndërsa në të njëjtën kohë shtetet sllave ndërmarrin aksionet për pushtimin e territoreve shqiptare në emër të aleancës ballkanike për të ‘‘çliruar’’ kinse territoret e tyre të pushtuara nga Perandoria Osmane.381 Me qëndrimin e saj këmbëngulës dhe presionin, Vjena synonte tërthorazi që, nëpërmjet gjendjes së ndërlikuar që ishte krijuar në entitetin osman, të siguronte pozita të favorshme për depërtimin e saj në Ballkan dhe Shqipëri. Me anë të kësaj përpjekjeje Austro-Hungaria mëtonte të paraqitej si mbrojtëse e interesave të shqiptarëve dhe në këtë mënyrë ajo përpiqej të rifitonte besimin e tyre. 382 Në përputhje me këtë gjendje të krijuar konfrontimet diplomatike në mes të Fuqive të Mëdha, e veçmas aksionet

diplomatike



Rusisë

dhe

Austro-Hungarisë,

përbënin

thelbin

e

mosmarrëveshjeve në aspektin e politikës ndërkombëtare, krejt kjo për shkak të interesave dhe synimeve për të depërtuar dhe për të pasur sa më shumë ndikim në thellësi të 377

Alfred Francis Pribram, Austrian Foreign Policy 1908-1918, (London: Allen, 1923), 48.

378

Rich, Diplomacia, 431.

379

Puto, Shqipëria, 81.

380

Vickers, Shqiptarët, 112.

381

ASHSH et al., Historia, 34-35.

382

Prela, “Problemi shqiptar,” 174.

105

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

territoreve shqiptare.383 Prandaj, Austro-Hungaria ishte jashtëzakonisht e interesuar për të mos lejuar kurrsesi që të krijohej një shtet i madh ose një grupim i madh shtetesh sllave në Ballkan, të cilat do të ishin klientelë e Rusisë dhe që do të prodhonin pasoja për ekuilibrat e ardhshme në Ballkan. 384 Por pse Austro-Hungaria demonstroi mungesën e prirjes që të përvetësonte ndonjë politikë më të qartë në Ballkan? Mund të themi se Austro-Hungaria po ballafaqohej me konfliktet e kombësive në Ballkan dhe këto konflikte i shfrytëzonte për të arritur suksesin e prestigjit dhe të depërtimit të politikës së saj në Gadishullin Ballkanik.385 Pra, keqshfrytëzimi i forcave në konflikt dhe mos krijimi i një koncepti adekuat për të ndërhy me plan në gjendjen e krijuar në Ballkan, e mënjanuan kohë pas kohe rolin e AustroHungarisë, i cili paramendohej si më i fuqishmi për kohën. Por me këtë rast, mund të pohohet pa mëdyshje, se Austro-Hungaria ishte i vetmi zë proshqiptar që i mbronte interesat shqiptare në të gjitha debatet e zhvillimet gjatë periudhës dhjetor 1912- tetor 1913. Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike përpos që shënuan kthesë të rrjedhave në historinë e Ballkanit ato paraqitën ndryshimin e pushtetit nga ai i Perandorisë Osmane tek monarkitë e shteteve ballkanike. Këtë ndryshim të pushtuesve dhe të territoreve ballkanike që bënin pjesë edhe ato shqiptare, Konferenca e Ambasadorëve në Londër duke e përmbyllur aktivitetin e saj ju dha legjitimitet Komisioneve për caktimin e vijës së demarkacionit dhe vendosjen e kufijve politikë në Ballkan, ta bëjë realitet.386 Janë të njohura ndryshimet e mëdha që kishin projektet e kufijve të Shqipërisë të paraqitura nga Austro-Hungaria dhe Rusia. Lidhur me këtë, mund të themi se AustroHungaria fillimisht i ishte përmbajtur mendimit se Shqipërisë nuk i duhet shkëputur asnjë krahinë thjesht shqiptare, por, megjithatë, në vijim ajo u vu në një pozitë që e detyronte të pranonte kompromise.387 Në projekt-hartën e paraqitur në fillim nga Austro-Hungaria në

383

Ibrahim Gashi, “Shqiptarët dhe fqinjët e tyre në Luftën e Parë Ballkanike” (PhD diss., University of

Prishtina, 2003) 96-98. 384

Krisztián Csaplár-Degovics, “Die Entstehung des unabhängigen Albaniens aus albanischer Ansicht:

1912–1913“ (PhD diss., University of Budapest, 2007) 136. 385

Anderson, The Eastern, 290

386

Limon Rushiti, “Vështrim i shkurtër i situatës politike në Kosovë 1912-1915,” Kosova 12, (1983): 178.

387

Gazmend Rizaj, “Çështja e kufijve shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1912-1913,”

Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike 25, (1997): 152.

106

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ndër të tjera brenda Shqipërisë përfshiheshin Peja, Gjakova, Prizreni, Ohri, Janina. 388 Ndërsa projekti analog rus i linte jashtë kufijve të Shqipërisë në veri, jo vetëm tokat shqiptare të Vilajetit të Kosovës dhe të Manastirit, por edhe Shkodrën me mjaft treva shqiptare në veri, kurse në jug linte jashtë Korçën, Delvinën, Sarandën e gjithë Çamërinë.389 Dihet gjithashtu se në diskutimet për kufijtë e Shqipërisë, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër nuk u pranua propozimi austro-hungarez që caktimi i tyre të bazohej në parimin etnik, çka u bë shkak për ballafaqime të ashpra në mes AustroHungarisë dhe Rusisë. Grindjet midis këtyre dy fuqive politike të kohës për çdo qytet e krahinë të Shqipërisë, edhe pse nuk arritën shkallën deri në pezullimin e punimeve të Konferencës. Ky rivalitet u pasqyrua sidomos gjatë diskutimeve për fatin e Shkodrës, ku Vjena u ndodh e vetme jo vetëm përballë shteteve të Antantës (Rusi, Francë e Angli), por edhe të Italisë të bashkuar me to. Këmbëngulja e vendosur e Austro-Hungarisë, që Shkodra t’i lihej Shqipërisë, e arriti qëllimin e vetëm pasi ajo kërcënoi se në të kundërt do të largohej nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Megjithatë, edhe në këtë rast qëllimi rezultoi i arritur, nuk kaloi gjithçka pa asnjë lëshim në favor të Rusisë, së cilës iu plotësua një nga kërkesat e saj, siç ishte lënia e Gjakovës Serbisë. 390 Kjo ndarje përpos që ishte një intervenim i gabuar politik i Fuqive të Mëdha, në vete solli edhe shumë probleme të tjera. Së pari krijoi tensione politike ndërmjet kancelarive të Fuqive të Mëdha, 391 nxiti shtetet ballkanike që të hartonin plane për pushtime dhe për shfarosjen e shqiptarëve në forma të ndryshme, pastaj krijoi pakënaqësi tek shqiptarët duke i shtyrë që të rezistonin në çdo formë si vazhdimësi e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Aneksimi i viseve shqiptare që ju mundësua Serbisë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër u shoqërua me një gjenocid dhe terror të egër mbi shqiptarët.392 E gjithë kjo nuk ishte pa paramendim, ky regjim i tmerrshëm e kishte bazën në dekretin 388

Shih: Puto, Çështja shqiptare, vol. II, 191-192. Projekti fillestar austro-hungarez mbi kufijtë e Shqipërisë,

të datës 20 dhjetor 1912. 389 390

ASHSH et al., Historia, 22. Thoma Murzaku, Politika e Serbisë kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike 1912-1913, (Tiranë:

Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, 1987), 298. 391

Puto, Pavarësia, 410.

392

Skënder Rizaj, Falsifikimet e historiografisë serbe, (Prishtinë: Autori, 2006), 29.

107

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

‘‘mbi sigurimin publik’’ të cilin e kishte nxjerrë mbreti Petar. Ky ishte një udhërrëfyes për autoritetet serbe për të vrarë, masakruar dhe shkatërruar çdo gjë shqiptare, vetëm e vetëm që të shtypnin çdo kryengritje dhe të shtrinin dukshëm sundimin serb në territoret shqiptare.393 Shtrirja e sundimit serb në territoret e Shqipërisë së Pavarur, bëhej në emër të sigurisë kombëtare të Serbisë duke e ngritur në mënyrë të një anshme një ‘‘kufi strategjik’’ si një nevojë imediate për t’u mbrojtur nga sulmet e kryengritësve shqiptarë.394 Padyshim se prania e trupave ushtarake serbe përgjatë viseve të ‘‘kufirit strategjik’’ ishte në kundërshtim edhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, ngase kishte depërtuar thellë në territoret e Shqipërisë që kjo konferencë ia kishte përcaktuar më parë. Prandaj futja e ushtrisë serbe brenda territorit shqiptar nuk e kishte vetëm si qëllim pushtimin, por edhe detyrimin me dhunë të popullsisë shqiptare për të pranuar autoritetet serbe. 395 Nëse Serbisë nuk i ishte njohur sovraniteti mbi këto territore, pra nëse nuk i ishte dhënë dalja në det që e kishte marrë me anë të armëve, kjo kishte ndodhur për shkak të vetos austro-hungareze. 396 Territoret shqiptare u aneksuan për arsyen se ushtria serbe i kishte vënë në kontrollin e saj gjatë Luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913. Prandaj mund të themi se sovraniteti i Serbisë mbi Kosovë dhe mbi një pjesë të madhe të Maqedonisë nuk ngrihej mbi të drejtën e popujve pë vetëvendosje, por mbi forcën. Ndarja politike e trojeve dhe e popullit shqiptar në vitin 1913, përveç vështirësive ekonomike që krijoi për shtetin e ri shqiptar, për mbijetesën dhe zhvillimin e tij, në të njëjtën kohë shkaktoi në rrethet shqiptare edhe një gjendje të tendosur shpirtërore. Këtë gjë e dëshmon një fotografi të cilën e kam hasur gjatë hulumtimeve të periodikut të kohës, në një revistë satirike vjeneze e quajtur ‘‘Kikeriki’’.397 Në disa rreshta të komentit, flitet për mundësinë e intervenimit humanitar dhe ushtarak të Austro-Hungarisë, që ishte shprehur si ide më e qartë pas luftërave ballkanike në gjysmën e dytë të vitit 1913. Mirëpo, vizatimi satirik si duket e ilustron gjendjen faktike të popullsisë shqiptare dhe në të njëjtën kohë e shpreh dëshirën për një ndërhyrje të 393

Xheladin Shala, Marrëdhëniet shqiptaro-serbe: 1912-1918 (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 1990), 148.

394

Bajram Xhafa, Historia e Shqipërisë: 1912-1939, vol. I, (Shkodër: Pipa, 2006), 80.

395

Milovan Sekuliq, “Kosovo od 1912 do 1918 godine,” (PhD diss. University of Prishtina, 1980), 352.

396

Serge Metais, Histori e Shqiptarëve: nga ilirët deri te pavarësia e Kosovës (Tiranë: Shtëpia Botuese 55,

2006), 275. 397

“Die kultur in Albanien,” Kikeriki, May 18, 1913, 3.

108

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

monarkisë austro-hungareze në territoret shqiptare. Ngase në njërën anë janë portretizuar shqiptarët e shprishur nga varfëria dhe të cilët jetojnë në kushte të egra politike dhe ekonomike. Kurse në anën tjetër paraqitet figura e një gruaje e hipur në lopë, ndoshta autori ka aluduar në Evropën e mitologjisë greke, e cila sjellë copë ndihmash simbolike për të shuar urinë e popullsisë shqiptare dhe poashtu ajo shihej e shoqëruar nga një konvoj i ushtarëve austro-hungarezë. 398 Pra, më këtë autori si duket ka supozuar se AustroHungaria më të vërtetë i ka vënë një detyrë të posaçme vetvetes që popullsisë shqiptare t’i ofrojë ndihmë në të gjitha sferat e jetës.

398

“Die kultur in Albanien,” Kikeriki, May 18, 1913, 3.

109

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

III.3. Kryengritja shqiptare e shtatorit 1913 dhe Austro-Hungaria Popullsia në shumicë shqiptare që jetonte jashtë kufijve etnik të Shqipërisë londineze (rreth 900 mijë shqiptarë),399 e përjetoj shumë rëndë këtë fakt tragjik dhe nuk mundi asnjëherë ta pranonte një realitet të tillë. Pra, ndarja prej territorit amë ndikoi drejtpërdrejtë në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të shqiptarëve. 400 Në jetën kulturore pushteti serb pa përjashtuar këtu edhe qeverinë e Malit të Zi, krijuan politikë shtetërore për ndryshimin e fesë me dhunë të popullsisë në trevat shqiptare. Konvertimi me masa të dhunshme i shqiptarëve të religjioneve tjera në fenë ortodokse, ishte edhe një tendencë tjetër e politikës sllave që iu përputhte synimeve të saj pushtuese. 401 Ndryshimi i kulturës fetare në popullsinë shqiptare që tanimë kishte mbetur në vatrat e tyre, përbënte bazën kryesore të platformës politike që qeveria serbe dhe ajo malazeze kishin hartuar për ta prezantuar popullsinë shqiptare me një kulturë dhe një religjion tjetër përpara opinionit ndërkombëtarë. A thua nuk ishte i njohur për Fuqitë e Mëdha përkatësia fetare e popullsisë shqiptare që jetonte në territoret që këto fuqi botërore ia kishin dhuruar Serbisë në Konferencën e Ambasadorëve në Londër?. Ky ishte edhe një gabim i rëndë diplomatik që pëson Serbia dhe Mali i Zi në relacionin ndërkombëtar. Poashtu në politikën e saj pushtuese në relacion me shqiptarët krijon pakënaqësi të vazhdueshme duke i dhënë impute nxitjes së konfliktit. Në jetën politike në territoret shqiptare qeveria borgjeze serbe kishte qëndrimi reaksionar, shtypës dhe mizor duke provuar gjithnjë me dhunë që të nënshtrojë popullsinë shqiptare. Në këtë kohë qeveria pushtuese serbe hartoi projektin për demilitarizimin e popullsisë që jetonte në territoret shqiptare. 402 Kjo sipas pushtetit serb bëhej për të krijuar një siguri më të qëndrueshme në territoret që kishte pushtuar. Por sa qëndron ky fakt, si duket qëllimi ishte që duke e çarmatosur popullin shqiptar, pushteti serb në njërën anë do të eliminonte çdo rezistencë të armatosur dhe në anën tjetër do t’iu krijonte kushte të favorshme veprimeve kriminale për të nënshtruar popullsinë shqiptare sipas programit 399

Zija Shkodra, Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare (Tiranë: Akademia e Shkencave e RPS të

Shipërisë, 1984), 32; Buda et al., Historia, 137. 400

Limon Rushiti, Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë: 1912-1918 (Prishtinë: Rilindja, 1986), 150.

401

Cana, Gjenocidi, 45-47.

402

Rushiti, Rrethanat, 152.

110

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

pushtues. Këtij sistemi politik, qeveria serbe i dha edhe mbështetje juridike, duke i ndryshuar ligjet për popullsinë shqiptare që jetonte në territoret e veta, tanimë të pushtuara prej forcave serbe. 403 Më këtë veprim siç shihet, synohej të bëhej diferencimi shoqëror duke krijuar kështu klasa të ndryshme brenda territoreve që banonin popullsia shumicë shqiptare. Në këtë aspekt është i logjikshëm mendimi se çdo diferencim në shoqëri që cenon të drejtat njerëzore ku përmes tyre tentohej deri në asimilim, gjithmonë një politikë e tillë ushtarake dhe ligjore do të prodhojë armiqësi ndaj pushtetit, dhe vetvetiu e detyron popullsinë që të luftojë dhe kundërshtojë instalimin e pushtetit të tillë. Në këtë relacion me sistemin politik dhe ushtarak ndërlidhet edhe aspekti ekonomik i cili luan rol të dorës së parë dhe pothuajse është domeni kryesor i strategjisë politike dhe fuqisë ushtarake serbe. Regjimi policor dhe ushtarak serb me sjelljet e tij armiqësore duke marrë nga pushteti dhe pikëpamjet ligjore, 404 pasi pushtoi territoret shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë, me dekretligjin e vitit 1913 për shpërnguljen dhe dëbimin e familjeve shqiptare dhe me format e saja gjenocidiale e detyroi popullsinë shqiptare që të zhvendoset dhe të gjejë strehim në ndonjë vend tjetër. 405 Shumica e popullsisë së zhvendosur kaloi në anën e territorit të Shqipërisë londineze për të gjetur strehim. 406 Shqiptari i andejshëm (i Shqipërisë londineze-S.B) nuk guxonte të shkelte më në tokën e tij që i kishte mbet në këtë anë (në Kosovën e pushtuar-S.B). 407 Popullsia shqiptare faktikisht u shkëput nga burimi kryesor i jetesës, pra nga ekonomia familjare, bujqësore dhe blegtorale. Asaj ju shkatërrua bazamenti mbi të cilin ajo e siguronte jetesën, ju djegën shtëpitë, me këtë ju shkatërrua strehimi, ju grabit pasuria bujqësore dhe ajo blegtorale, ju ndalua zbritja në tregjet e qyteteve dhe me këtë ju ndërpre çdo rrugë e mbijetesës. 408 Prandaj blegtoria, bujqësia dhe tregtia ishin burimi kryesor i ekzistencës së familjeve shqiptare. Pa këto gjëra elementare popullsia shqiptare as që mendohej të mbetej gjallë. Varfërimi i familjeve shqiptare me trysni, me dhunë, me plaçkitje, me tatime e lloj-

403

Sekuliq, Kosovo, 206.

404

Zavalani, Histori, 234.

405

Petar Stojanov, Makedonija vo vremeto na Balkanskite i prvata svetska vojna 1912-1918, (Skopje:

Institute za nacionalna istorija, 1969), 67. 406 407

Hoxha, Përmbledhje, 311. Sreten Martinoviq, “Qëndrimi i ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1913,” Gjurmime

albanologjike VII (1977): 277-278. 408

Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova: historia e një aspirate, vol. I, (Tiranë: Botimpex, 2007), 44-45.

111

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

lloj arbitraritetesh, u shndërrua në politikë zyrtare të qeverisë së Beogradit dhe Athinës për viset shqiptare që i kishin pushtuar.409 Si vazhdim i politikës shtypëse që krijonte lidershipi i Serbisë, ishte edhe shpallja e amnistisë për të arratisurit siç i quante ajo, pra për të zhvendosurit shqiptarë që ishin larguar nga shtëpitë e tyre. Kështu, edhe organet e pushtetit malazez nxorën një urdhëresë të ngjashme me 13 korrik 1913 për kthimin e refugjatëve më së largu deri me 16 gusht. 410 Mos respektimi i këtij afati kohor konsiderohej mos respektim i urdhrave të pushtetit dhe të arratisurit tani e tutje konsideroheshin rebelë. Më këtë lloj strategjie politike organet e pushtetit serb dhe atij malazias me sa duket parashihnin largimin e popullsisë shqiptare prej shtëpive të tyre, ndalimin e kthimit të të zhvendosurve dhe mbi të gjitha qëllimin e kishin në uljen e numrit të popullsisë shqiptare që jetonte në territoret e pushtuara prej Serbisë. Këto veprime politike, ekonomike dhe kulturore natyrisht se ishin hapa të gabuar për qeverinë serbe, ngase populli shqiptar nuk mund të sundohej në mënyrë të dhunshme. Por a mjaftuan vetëm këto veprime të cilat u theksuan më lartë që të nxisin shqiptarët në një kryengritje? Patjetër se po, por, këtyre aspekteve iu shtua edhe aktiviteti i Komisioneve që caktonin kufijtë e shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë rast më duhet të përmend se gjatë punës së dy komisioneve në vend u zhvillua një luftë e ashpër në mes përfaqësuesve të dy grupimeve të Fuqive të Mëdha të Antantës e të Lidhjes Trepalëshe. Të dy komisionet hasën në vështirësi të mëdha e pengesa të panumërta nga autoritetet serbe e greke, sepse si Beogradi, ashtu edhe Athina, me përkrahjen aktive të Rusisë e të Francës, synonin e përpiqeshin t’i shpërfillnin vendimet paraprake të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe t’i shkëpusnin Shqipërisë toka të tjera veç atyre të caktuar në Londër. 411 Duke e ditur se qeveria greke e pengoi fillimin e punës së komisionit për caktimin e vijës kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, në të njëjtën kohë ajo poashtu nuk i tërhiqte trupat e saj ushtarake nga territori shqiptar. Krejt kjo me synimin që gjithnjë të bëhet e mundur ndryshimi i vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të shikohet pozicioni i Greqisë në territoret shqiptare. Ndoshta palës greke kjo situatë i shkonte për dore ngase Konferenca e Ambasadorëve në Londër nuk arriti të nxjerrë një 409

Miranda Vickers, Çështja Çame: mëtimet kombëtare dhe pronësore shqiptare në Greqi (Prishtinë: Qendra

e Studimeve Ballkanike, 2002), 63. 410

Cana, Gjenocidi, 49.

411

Puto, Historia, 164-165.

112

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

dokument ekzakt i cili përcakton në vija të përgjithshme demarkacionin ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe që do të ishte një udhërrëfyes shumë i rëndësishëm për komisionin e kufirit.412 Situatë të njëjtë për bllokimin e punimeve të komisionit të kufirit për veriun paraqiten edhe Serbia dhe Mali i Zi. Poashtu sikur Greqia edhe Serbia i kishte të pranishme forcat e saj ushtarake në viset shqiptare madje në thellësi të territoreve të shtetit të pavarur shqiptar. Por në rastin e komisionit të kufirit verior kemi disa dallime nga ai i jugut, për shkak se komisioni i kufirit dispononte një dokument bazë mbi demarkacionin e kufirit verior të Shqipërisë që e kishin miratuar ambasadorët e Fuqive të Mëdha në Londër, dhe kjo e bënte disi më të dallueshëm funksionin e tij dhe njëherit më të komplikueshëm. 413 Pra, duke i parë këto rrethana që përligjnin ndarjen e territoreve etnike shqiptare duke vendosur kufij pa bazë juridike, por vetëm mbi bazën e dëshirave të shteteve pushtuese, dhe duke e ndjerë gjendjen reale që u krijua brenda popullsisë shqiptare pas vendosjes së pushtimit të shteteve ballkanike. Popullsia shqiptare tanimë e ndodhur në territoret e shtetit të pavarur shqiptar dhe në territoret e pushtuara nga monarkitë ballkanike ishte vënë para një situate që nuk kishte shumë alternativa. Të mbrohej dhe t’i kundërvihej kësaj situate kritike, të mbrohej dhe t’i kundërvihej pushtuesve dhe vendimeve që ndanin territoret shqiptare apo të heshte dhe të vdiste i padenjë, të asimilohej dhe të zhdukej. Shqiptarët zgjodhën të mbrohen dhe t’u kundërvihen në çdo formë pushtuesve ballkanik dhe vendimeve jo legjitime. Kështu popullsia shqiptare e zhytur në një situatë kaq të rëndë, përgatitej që të ndërmerrte veprime ushtarake kundër ushtrisë serbe. Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 siç paraqitet nga diplomacia austrohungareze shpërtheu nën ndikimin e drejtpërdrejtë të politikës së dhunës, vrasjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve, që Serbia dhe Mali i Zi zbatuan në territoret aneksuara të Kosovës dhe viseve lindore e veriore të Shqipërisë pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër. 414 Shqiptarët asnjëherë gjatë historisë së tyre shekullore nuk janë gjunjëzuar para asnjë pushtuesi. Prandaj forma e pushtetit të tillë që për qëllim kishte vrasjet, masakrimet dhe deri tek dëbimet, patjetër do të haste në rezistencë të fuqishme të popullsisë shqiptare. 412

Puto, Çështja shqiptare, 82; Puto, Historia, 164-185; Duka, Histori, 50.

413

Noel Malcolm, Kosova: një histori e shkurtër (Prishtinë: Koha; Tiranë: Shtëpia e Librit, 2001), 267;

Smirnova, Historia, 65. 414

ÖUA, 24 shtator 1913, nr. 8696, vol. VII.

113

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Më 15 shtator zyra e huaj Austriake ishte njoftuar se trupat serbe do të lëshonin Shqipërinë. 415 Këtë herë ishin ndërmarrë hapa konkret për të larguar të paktën disa nga këta trupa nga tokat Shqiptare. Në të njëjtën kohë serbët po përpiqeshin të përforconin pikat e tyre në rajonet kufitare duke krijuar qendra të reja doganore në pikat tregtare në Dibër e Gjakovë dhe përreth tyre. 416 Kjo gjë i kishte inatosur më shumë Austriakët kundër serbëve. Këto dogana të reja i kishin ndarë fiset Shqiptare përreth kufijve nga vendet e tyre tradicionale tregtare. Nga lajmërimi i 15 Shtatorit, Pasich njoftonte në një deklaratë drejtuar Fuqive se Serbët mund të jenë të detyruar të rimarrin disa "pozicione strategjike" brenda kufirit Shqiptar.417 Në të vërtetë Serbia e kishte bërë këtë dhe ndoshta planifikonte ta bënte të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës. Pikërisht në kohën kur trupat serbe po tërhiqeshin në pajtim me deklaratën e Pashiç më 15 Shtator, një revoltë e një shkalle të madhe shpërtheu në rajonet e aneksuara rishtazi nga Serbia, rajone këto me një popullsi të madhe Shqiptare. Pjesëtarë të fiseve ishin përfshirë nën Serbi kundër vullnetit të tyre dhe dëshironin të bashkoheshin me bashkatdhetarët e tyre në shtetin e pavarur. Kështu ishte e natyrshme dhe domosdo pritej që do të kishte revoltë qytetare në viset shqiptare. Prandaj, njoftimet mbi përgatitjen e një kryengritje serioze ishin të pranishme dhe mund të vëreheshin gjatë muajve të verës së vitit 1913. 418 Me qëllim të koordinimit të veprimtarisë çlirimtare, krerët e krahinave të pushtuara do të mbajnë kontakte edhe me Ismail Qemalin. Sipas një njoftimi të botuar në gazetën “Përlindja e Shqypnies”, Elez Isufi-udhëheqës i shquar i Dibrës, Ramadan Zaskoci nga Luma e Rexhep Bajraktari nga Hasi, shkuan në Vlorë për tu takuar me kryetarin e Qeverisë së Përkohshme Ismail Qemalin, me të cilin biseduan mbi gjendjen në territoret e pushtuara shqiptare dhe mbi masat që duheshin marrë për të çliruar ato vise. Ismail Qemaili në emër të Qeverisë, u premtoi krerëve të Lumës, Dibrës e Hasit ndihmë për t´u çliruar nga pushtimi serb, por edhe i udhëzoi që, me t´u kthyer në krahinat e tyre, të organizonin kryengritjen kundër pushtuesve serb. 419

415

ÖUA, Dokumenti nr. 8635, vol. VI.

416

ÖUA, Dokumenti nr. 8649, vol. VI.

417

British Documents on the Origins of the War 1898-1914, XI 175, Siç citohet në: Helmreich, The

Diplomacy, 421. 418

Rushiti, Rrethanat, 160-161.

419

Përlindja e Shqipëniës, August 12, 1913, 2.

114

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Në historiografinë shqiptare deri më sot është thënë se kryengritja e shtatorit e vitit 1913 ka filluar më 20 shtator në Dibër, 420 në ndërkohë sipas disa burimeve të tjera dhe duke iu bërë një krahasim dokumente dhe literaturës del se kryengritja ka shpërthyer në fillim të shtatorit të vitit 1913. Në bazë të verifikimit të dhënave dhe në mbështetje të metodës krahasimtare do të paraqes disa fakte që provojnë këtë gjë. Sipas një raporti të Kryetarit të Çarkut (naçallnikut) të Dibrës N. Çirkoviq, dërguar më 8 tetor 1913 Qeverisë serbe në Beograd, del se kryengritja ka filluar në fillim të shtatorit 1913. N. Çirkoviq në raportin e tij të gjatë, thotë se: “Në fillim të shtatorit të vitit 1913, shqiptarët (kryengritësit-S.B.) kishin filluar për t´i nxitur pararojat tona afër Pogradecit. Më 3 shtator në mes të pozitave tona dhe të fshatit Rinakaj, kryengritësit shqiptarë sulmuan patrullën serbe... Më 7 shtator, një njësi e fortë shqiptare e kishte sulmuar pararojën serbe te ura e Arasit. Ajo e shpërndau atë dhe kishte kaluar në anën e djathtë të Lumit Dri. Më 8 shtator, shqiptarët me forca të mëdha e sulmuan Peshkopinë...Prej Peshkopisë shqiptarët kryengritës janë orientuar në dy drejtime: njëri kah Dibra, ndërsa orientimi tjetër kah Zherovnica... Në po këtë ditë shqiptarët hyjnë në Zherovnicë (e çliruan-S.B.)... Njësia tjetër që e ndiqte ushtrinë tonë në drejtim të Dibrës më 9 shtator 1913, në mëngjes ishte nja 10 km larg prej Dibrës..., në mesditë Dibra kishte rënë në duart e shqiptarëve... Posa kryengritësit shqiptarë kishin hyrë në qytet, një pjesë kishte mbetur aty, ndërsa pjesa tjetër e ka vazhduar luftën kundër ushtrisë sonë në drejtim të Strugës e Ohrit, të Mavrovës e Gostivarit. Dhe nga betejat e njëpasnjëshme luftëtarët shqiptarë çliruan: Gostivarin, Tetovën, Strugën, Ohrin....’’. 421 Po ashtu një organizim të sulmeve të kryengritësve shqiptarë që demonstronin me forcë kundërshtimin e pushtetit serb, i vërejmë më datën 4 shtator 1913 në një raport të zëvendës konsullit austro-hungarez në Prizren në të cilin shkruan: ‘‘kohët e fundit nga bjeshkët shqiptare mbi Shipshai në mes Tropojës dhe Batushës erdhën disa shqiptarë për të marrë pjesë në treg, pasi hasen në patrullën e ushtarëve serb ata iu kundërvunë me rezistencë duke i vrarë 10 ushtarë’’. 422 Në të njëjtën kohë, në qoftë se i referohemi datës 22 shtator 1913 kur autori Z. Cana e 420

Puto, Shqipëria, 94.

421

Raporti i naçallnikut të Dibrës N.Çirkoviq lidhur me luftën shqiptare kundër Dibrës (shtator 1913) 8 tetor

1913, Mbretëria e Serbisë sekret nr.75, DASIP.PO.F.VIII.d.I.p/6-VII 8 tetor 1913 Beograd. Siç citohet në: Hakif Bajramit, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912: doktrina politike, strategjia ushtarake 1912, fushata diplomatike 1913, vol. I, (Prishtinë: Shkrola, 2003), 151-153. 422

ÖStA, HHStA, PA, XXXVIII/405, Raport i Kohlruss-it për Berchtold-in, Prizren, 4 shtator 1913, nr. 86.

115

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

përmend si datë të çlirimit të Dibrës, dhe në këtë rast në qoftë se e krahasojmë datën e telegramit të Gavrilloviqit, i cili raporton nga Cetina me 13 shtator 1913, për manifestimin e shkodranëve që e bëjnë për çlirimin e Dibrës. 423 Atëherë këtu mund të vërejmë se njëra ose tjetra nuk qëndrojnë. Më këtë rast mund të shtrohet pyetja si mund ta festojnë shkodranët një javë përpara çlirimin e Dibrës apo si mund të çlirohet ajo një javë pas atij raporti?. Këto të dhëna të bëjnë me kuptuar dhe e fuqizojnë mendimin se kryengritja e shtatorit të vitit 1913 ka filluar në dhjetëditëshin e parë të muajit shtator të vitit 1913. Gjithashtu, sipas politikave serbe ata kishin llogaritur që ti nxisnin në revolta për të pasur si pretekst mbajtjen e trupave të tyre në Shqipëri. Ngritja e këtyre pikave doganore ishte dhe treguesi i këtij qëllimi që ata kishin. Por mizoritë e kryera nga trupat serbe, gjatë tërheqjes së tyre nga shteti autonom ishin akoma më rrëqethëse. Këto ishin faktuar nga një dokument i hetuesve të Karnegie të cilët e vërtetonin këtë: “Më 20 shtator (stili i ri) ushtrisë së fundit Serbe (në tërheqjen përgjatë kufirit në rrethinat e Dibrës duke ngurruar të përmbushnin kërkesat e ripërsëritura të Fuqive) kishin mbledhur dhe marrë të gjithë bagëtinë e Malësisë së Dibrës. Barinjtë ishin detyruar të mbronin veten e tyre dhe të luftojnë, por të gjithë ishin vrarë ... Në qytetin e Dibrës vetë autoritetet vendore kishin botuar një urdhër për të paralajmëruar se pazari nuk do të ishte hapur të dielën sepse banorët nuk do të dilnin nga shtëpitë e tyre në atë ditë. Ndërkohë dyzet e tetë fisnikë ishin arrestuar. Kur Serbët kishin parë që banorët e fshatrave përreth kishte ardhur për të kërkuar bagëtitë e tyre dhe kishin rrethuar qytetin, ata kishin sjellë të gjithë fisnikët e arrestuar nga burgu dhe i kishin ekzekutuar në mënyrën më të paturpshme. Tanimë mbizotëronte terrori dhe dëshpërimi ndër Shqiptarët e Dibrës dhe të rrethinave të cilët edhe ata ishin ngritur në revolta”. 424 Ky incident ishte një shenjë për një ngritje të përgjithshme të Shqiptarëve të cilët jetonin në Serbi dhe në Mal të Zi. 425 Për këtë serbët kishin një arsye të mirë për të ndenjur në Shqipëri. Prandaj, një lëvizje të fuqishme të kryengritësve dhe një organizim në përmasa më të mëdha vërehen në dhjetë ditshin e parë të shtatorit. Ndërsa në dhjetë ditshin e dytë të muajit shtator të vitit 1913 aksionet e kryengritësve u shndërruan në veprime të mirëfillta 423

Cana, Socialdemokracia, 172.

424

Nicholas Murray, Report of the International Commission to Inquire into the Causes and Conduct of the

Balkan Wars (Washington: Endowment, 1914), 150. 425

Swire, Shqipëria, 176; Durham, The Stugle, 312.

116

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ushtarake duke marrë pamjen e një ofensive të përgjithshme kundër forcave ushtarake serbe. Veprimet ushtarake të kryengritësve shqiptarë u zhvilluan në tri drejtime: në drejtimin e jugut në vijën Strugë-Ohër-Resnje, në drejtimin e lindjes në vijën PeshkopiDibër-Gostivar, dhe në drejtimin e veriut në vijën Bicaj-Vranisht-Prizren. 426 Në qoftë se i referohemi orientimit të drejtimit të grupeve të kryengritësve, shohim se luftimet u zhvilluan kryesisht përgjatë kufirit shqiptar. Në të njëjtën kohë nga drejtimet e kryengritësve vërejmë se ato ishin të drejtuara kah çlirimi i qyteteve që ishin tregje për kohën. Pra, më këto veprime të kryengritësve dëshmohet se ata kërkonin që të mos lejohet dhe të realizohet ndarja prej shtetit amë dhe po ashtu prej tregtisë së lirë. Po të shikohen përmasat e shtrirjes së kryengritjes që nga fillimi, vërejmë se ajo kishte gjetur një përkrahje të dukshme në rrethet e popullsisë shqiptare. Sipas shënimeve të deritanishme numri i përgjithshëm i forcave kryengritëse sillej rreth 12 mijë vetash. 427 Në fillim organizimi dhe karakteri i kryengritësve pasqyrohej me sulme guerile, kurse nga mesi i shtatorit të vitit 1913 organizimi i kryengritësve u shfaq me aksione luftarake dhe veprime të fuqishme kundrejt forcave pushtuese serbe. Këtë e dëshmon veprimi ushtarak që ndërmorën kryengritësit shqiptarë për të çliruar qytetin e Dibrës. 428 Me të njëjtin ritëm kryengritësit shqiptarë vazhduan sulmet e njëpasnjëshme për të çliruar edhe qytetet tjera si Kërçovën, Strugën, Ohrin, Gostivarin, Lumën, Gjakovën, Prizrenin etj. 429 Në këtë kohë grupi i dytë që kishte drejtimin kah Gostivari hyri triumfues në Mavrovë dhe e vazhdoj ballafaqimin me forcat serbe në afërsi të Gostivarit. Ndonëse kryengritja e shtatorit të vitit 1913 nisi në Dibër ajo u shtri në Lumë dhe vazhdoi drejtimin në Gorë, në Opojë, në Prizren, në krahinën e Hasit deri në Gjakovë. 430 Ndërkaq sipas të dhënave dokumentare, luftimet më të ashpra u zhvilluan në rrethinën e Lumes ku u bënë përpjekje për të depërtuar në thellësi të qytetit të Lumes. 431 Kështu, me 16 shtator qyteti i Lumes u çlirua

426

Rushiti, Rrethanat, 161.

427

Kotini et al., Qeveria, 201-202.

428

Hoxha, Ismail, 324.

429

Gazmend Rizaj, “Disa aspekte të Kryengritjes shqiptare të shtatorit 1913 sipas raporteve diplomatike

angleze,” Buletin i Fakultetit Filozofik XXII, (1994): 239. 430

Rizaj, “Disa aspekte,” 233.

431

Shefqet Hoxha, Portrete e syzime atdhetarësh, vol. I, (Tiranë: Geer, 2002), 188.

117

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

dhe forcat kryengritëse i vazhdojnë operacionet luftarake në drejtim të Prizrenit.432 Këtyre aksioneve të kryengritësve shqiptarë përpos lumjanëve iu bashkuan edhe qindra goranë, opojarë si dhe një pjesë e luftëtarëve të Zhurit, që pikësynim i tyre ishte depërtimi në thellësi të qytetit të Prizrenit.433 Për këto luftime kanë shkruar edhe diplomatë të huaj. Kështu konsulli austro-hungarez nga Prizreni njoftonte qeverinë e tij në Vjenë se “kryengritësit pas luftimesh të gjata prej Lume kanë arritur në afërsi të Prizrenit”. 434 Pra, kryengritësit shqiptarë deri në këtë kohë me aksionet e tyre kishin detyruar repartet ushtarake serbe që të tërhiqen për në qendër të Prizrenit. Sipas burimeve austro-hungareze në lidhje me zhvillimet ushtarake dhe situatën që ishte krijuar për rreth qytetit të Prizrenit, kuptojmë se kryengritësit shqiptarë kishin detyruar trupat serbe që të lëviznin nga pozicionet duke u detyruar që t’i lëshonin ato për një kohë. 435 Poashtu kryengritja në fund të shtatorit u zgjerua edhe në Malësi të Gjakovës, ku Bajram Curri me bashkëpunëtorë pasi kthehet nga Shkodra, duke e ndjerë gjendjen e mjerueshme të popullatës në Malësinë e Gjakovës, e cila nga represioni serb kishte braktisur vatrat e tyre, bënë thirrje për të kapur armët kundër pushtetit serb. 436 Luftime të përgjakshme u zhvilluan fillimisht në Qafë të Morinës për të vijuar pastaj në tërë Malësinë e Gjakovës. Në ndërkohë pas aksioneve të zhvilluara në atë pjesë, kryengritësit tanimë synonin çlirimin e Gjakovës, mirëpo komanda serbe në këtë zonë (në drejtim të Qafës së Morinës-S.B.) kishte mobilizuar batalione që arrinin në 12 mijë forca ushtarake të përforcuara edhe me artileri të rëndë. Këto forca ushtarake serbe udhëhiqeshin nga gjenerali Vashoviq dhe Sava Llazaroviç etj. 437 Aksionet e kryengritësve shqiptarë kundrejt forcave pushtuese serbe në Malësinë e Gjakovës u zhvilluan deri në fund të javës së parë të tetorit të vitit 1913. 438 Pastaj forcat serbe pasi që kishin marrë përforcime të mëdha nga rajonet e tjera të Kosovës ju kundërvihen kryengritësve shqiptarë për të mos i lejuar që të depërtonin më tutje. Në këtë kontekst sipas pikëpamjes strategjike dhe ushtarake ushtria serbe siç duket kishte planifikuar që të

432

Vangjel Kasapi, Mrekulli e natyrës, kështjellë e historisë: monografi kushtuar Lumë-Kukësit (Tiranë: Dea

S, 1998), 84. 433

Naim Manaj, Jehona e Topojanit (Kukës: Dy Drina, 2002), 80.

434

HHStA, PA, XXXVIII/405, Raport i Kohlruss-it për Berchtold-in, Prisren, 29 shtator 1913, nr. 105.

435

HHStA, PA, XXXVIII/405, Raport i Kohlruss-it për Berchtold-in, Prisren, 4 tetor 1913, nr. 109.

436

Malcolm, Kosova, 268.

437

Ali Lushaj, Shipshani i Malësisë së Gjakovës (Tiranë: Dardania, 1999), 147.

438

Lushaj, Shipshani, 148-155.

118

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

mbajë në këtë pozitë trupat e saj përballë kryengritësve dhe pasi që të vëren se kanë filluar të shtirren mundësitë e kundërveprimit të forcave kryengritëse t’i sulmoj ato. Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 përpos angazhimit luftarak ajo krijoi me 23 shtator 1913 edhe një qendër me kombinim politiko-ushtarak, të emëruar Qeveria e Përkohshme e Dibrës, nën udhëheqjen e Sefedin Pustinës. 439 Kjo qeveri u bë qendër drejtuese dhe udhëheqëse e Kryengritjes së shtatorit 1913 dhe poashtu luajti rol parësor në sigurimin e lidhjeve dhe të bashkëpunimit midis Vlorës dhe Dibrës. Këtë e dëshmon një letërkëmbim ndërmjet këtyre dy qeverive. 440 Pasi që kryengritja mori karakter të gjerë dhe zhvillimi i saj kishte marrë përpjesëtime gjithë popullore, në këtë kohë ishte e domosdoshme edhe nevojitet mbështetja më e madhe. Kështu, kryengritësit shpresonin në ndihmën që do t’u vinte nga tri relacione: nga organizimi i forcave kryengritëse në Rrafshin e Dukagjinit për t’u bashkuar me ato të cilat ishin duke luftuar në Prizren; 441 nga ndihma që do të ofronte Qeveria e Përkohshme e Vlorës me furnizim me armatim dhe me ushqim; 442 dhe në mbështetjen nga Fuqitë e Mëdha duke e ndaluar shtrirjen e më tejshme të trupave serbe drejt Shqipërisë londineze. 443 Në rastin e parë lëvizja e forcave kryengritëse nga Peja në drejtim të Prizrenit ishte pothuajse e pamundur ngase ushtria serbe kishin vënë popullsinë shqiptare nën rrethim dhe pushtim të hekurt. Ndërsa për grupet luftarake që vepronin në territorin e Drenicës dhe përreth Mitrovicës na paraqitën të dhëna nga një raport i konsullatës austro-hungareze në Mitrovicë. Në këtë dokument diplomatik raportohet për lëvizjet dhe organizimet e formacioneve ushtarake të shqiptarëve me synim për të shfaqur rezistencë ndaj regjimit ushtarak serb. Këtu jepen të dhëna për sulmet ushtarake të grupeve kryengritëse që i kishin realizuar mbi pozicionet ushtarake serbe, por pas një kundërveprimi të forcave serbe ato ishin shmangur. 444 Sipas këtij raporti nënkuptojmë se mundësia e shtrirjes së kryengritjes në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Drenicë ishte e parealizueshme poashtu edhe për t’i ofruar 439

Halim Purellku, “Kryengritja e shtatorit e vitit 1913,” Jehona 6 (1996): 61.

440

Kotini et al., Qeveria, 229.

441

Shala, Marrëdhëniet, 156.

442

Kristaq Prifti, “Kryengritja antiserbe e shtatorit të vitit 1913 dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës,”

Studime historike 1-2, (2004): 155. 443

Kotini et al., Qeveria, 229.

444

HHStA, PA, XXXVIII/388, Raport i Umlauf-it për Berchtold-in, Mitrovitza, 2 tetor 1913, nr. 14.

119

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ndihmë forcave kryengritëse në Prizren ishte e pamundur. Gjithashtu këtë linjë, mund të vërtetojmë edhe nga raportet e përfaqësuesve anglez, Crackanthrope, me datën 30 shtator i dërgon një raport Sir Edward Grey-it, ku e përshkruan kështu gjendjen: “...trupat serbe kanë kaluar, tashmë, kufirin shqiptar mes Dibrës dhe Ohrit, me qëllim për t’i zënë rrugën tërheqjes së shqiptarëve përtej Dibrës...Prizreni dhe vija e kufirit drejt Gjakovës jani tani të sigurt...”. 445 Ndërkaq sa i përket ndihmës së Qeverisë së Përkohshme të Vlorës për t’i ofruar Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 duhet parë në një kontekst tjetër. Tundimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës ndaj kërkesave të kryengritësve për bashkimin me shtetin shqiptar ishte i madh. Nga literatura dhe nga dokumentet e kohës neve e dimë se më shumë se Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe shqiptarët përgjithësisht, askush tjetër nuk ishte më i interesuar për një bashkim të tillë. Kjo tanimë është edhe e logjikshme, ngase si Qeveria e Përkohshme e Vlorës poashtu edhe kryengritësit ishin të interesuar më shumë se askush tjetër për ndryshimin e kufijve jolegjitim që ishin vendosur në territoret shqiptare. Qeveria të cilën e drejtonte Kryeministri Ismail Qemali më shumë se kushdo tjetër, pati bërë përpjekje për të shmangur ndarjen e trojeve etnike shqiptare, duke ju dërguar nota verbale dhe letra proteste kancelarive të Evropës. 446 Mirëpo, cila ishte ndihma që i ofroi Qeveria e Përkohshme e Vlorës kryengritësve shqiptarë?. Në bazë të akteve që janë publikuar gjerë tani dhe në bazë të burimeve të kohës dëshmohet se ndihma e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës dhënë Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913, i kishte dhënë përkrahje në mënyrë interne dhe një solidarizim me kryengritësit. Shikuar në kërkesat që i shtronte gjendja dhe koha në të cilën gjendeshin kryengritësit, mbështetja e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës ishte përgjithësisht në nivelin e duhur sipas mundësive që kishte. Këtë e konfirmon edhe një raport i konsullit austro-hungarez në Vlorë, Lejhanec, i cili njofton se Qeveria e Përkohshme e Vlorës, po bëhet gati që t’u dërgojë mbështetje financiare, armë dhe t’i furnizojë me municion kryengritësit në formë jozyrtare. 447 Por megjithatë mbetej shqetësues fakti se mbështetja financiare e Qeverisë së Vlorës për të siguruar ushqimin e nevojshëm për kryengritësit ishte evidente. Këtë e dëshmojnë dy letrat që ja kanë dërguar Ismail Qemalit, dy nga përfaqësuesit kryesorë të kryengritjes Isa Boletini dhe Bajram Curri, njëri raporton për shpenzimin e të hollave dhe mundësinë e 445

Duka, Dokumente, vol. I, 104.

446

Për këtë shih më hollësisht: Qemal, Kujtime, 97; Kotini et al., Qeveria, 230.

447

ÖUA, Dokumenti nr. 8741, vol. VII.

120

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

financimit të serishëm kurse tjetri kërkon paratë e premtuara.448 Më këtë mund të vërejmë një mos përmbushje të premtimeve dhe obligimeve nga ana e Ismail Qemalit dhe në të njëjtën kohë një zhgënjim nga ana e përfaqësuesve të kryengritjes. Qeveria Serbe që kryesohej nga Nikolla Pashiqi kishte deklaruar zyrtarisht se do t’i bëjë të gjitha përpjekjet dhe organizimet e mundshme që në çdo mënyrë të arrijë ta shuaj Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913. Në të njëjtën kohë ajo kishte deklaruar po ashtu se do të rimarrë përsëri pozicionet strategjike të cilat i kishte pushtuar më parë. 449 Më këtë, Qeveria e Serbisë përpos që proklamonte luftë me forma të gjenocidit ndaj popullsisë shqiptare ajo gjithashtu pasqyronte synimet e saj ripushtuese. Qëndrimi i Qeverisë së Serbisë ndaj Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 dhe kryesisht ndaj popullsisë shqiptare ishte qëndrim reaksionar borgjez. 450 Në një telegram të përfaqësuesit anglez, Crackanthrope, që i dërgon Sir Edwar Grey-it me 2 tetor, pasqyrohet qartë qëndrimi i qeverisë serbe lidhur me Shqipërinë, ai shkruan kështu atë që kishte deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë: “...veprimet ushtarake serbe janë tërësisht mbrojtëse dhe hodhi poshtë çdo plan të metejshëm për aneksimin e ndonjë pjese të Shqipërisë...”.451 Qëllimi i vetëm sipas ministrit është: “...që të shtypë përfundimisht revoltën shqiptare...”, por, ai nuk e siguron që nuk do të kalohet kufiri i shtetit shqiptar, duke pohuar se: “...ka gjasa që trupat serbe të kalojnë kufirin e vendosur në Londër dhe, ndoshta, edhe të pushtojnë pozicionet strategjike në perëndim të Drinit të Zi...”. 452 Krejt kjo, që do të ndodhë, sipas tij, do të jetë vetëm një pushtim i përkohshëm, deri në vendosjen e rendit publik brenda Shqipërisë. Në këtë mënyrë, u bënë mobilizime të nxituara për dërgimin e forcave shtesë të ushtrisë serbe, ku rreth 40 mijë forca serbe u mobilizuan për të shuar kryengritjen. Kjo sipas një parallogaritje për të shtypur kryengritjen trupat serbe në krahasim me forcat kryengritëse ishin tri herë më të mëdha për nga numri. Pas një organizimi të fuqishëm ushtria serbe në fillim të tetorit të vitit 1913 e filloi ofensivën e saj kundër kryengritësve. Plani i kundërveprimit të trupave ushtarake serbe ishte që forcat kryengritëse të sulmoheshin në tri drejtime kryesore: fronti i parë kishte drejtimin për të 448

Hoxha, Ismail, 347-348; Kotini et al., Qeveria, 331-332.

449

Dimitrije Tucoviq, Serbia e Shqipëria: një kontribut për politikës pushtuese të borgjezisë serbe (Prishtinë:

Rilindja, 1975), 93. 450

Rushiti, Rrethanat, 148.

451

Duka, Dokumente, vol. I, 107.

452

Duka, Dokumente, vol. I, 107.

121

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

hyrë në Dibër dhe për të depërtuar deri në Strugë-Ohër-Pogradec; aksioni i dytë ishte planifikuar nga Peshkopia në Lumë dhe për tu rënë prapa duke i sulmuar forcat shqiptare që kishin rrethuar Prizrenin; kurse, aksioni i tretë që ushtria serbe kishte bërë plan për të sulmuar forcat kryengritëse filloj nga Gjakova për në Malësi. 453 Aksionet e forcave serbe do të vazhdojnë edhe në krahinën e Lumes, Malësisë së Gjakovës, të Opojës e deri në Prizren. Kështu, më 6 tetor 1913, njësitë e përforcuara serbe ndërmarrin një kundërgoditje nga ana e Prizrenit në drejtim të forcave shqiptare që ishin të pozicionuara në fshatrat përreth Prizrenit. Ndërkohë njësi të shumta ushtarake serbe kishin nisur një operacion edhe nga jugu për ta sulmuar Lumen. Sipas ditarit të kolonelit serb M. Stojanoviç, më 5 tetor, njësia e tij u nis drejt Lumes. Një ditë më pas (6 tetor), kalorësia e njësisë së kolonelit Stojanoviç zbriti në fshatin Brut, ndërkohë që edhe reparti që komandonte nënkolonel V. Tucoviq (vëllai i Dimitrije Tucoviqit-S.B.) marshonte nga ana e Prizrenit në krahun e djathtë të lumit. Ushtria serbe pasi shpërndau kryengritësit, zuri pozicione përgjatë bregut të majtë të Drinit të Zi, sidomos mbante nën kontroll pika të tjera mbi Lumë. Ajo zuri pozita mbi Malësinë e Fanit, Malin e Shenjtë si edhe në disa pika tjera strategjike, ku për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme ajo përqendroi rreth 15 mijë ushtarë. 454 Edhe Malësinë e Gjakovës, me 8 tetor e sulmojnë më mijëra trupa ushtarake serbe në mbështetje të artilerisë së rëndë, me çrast pati luftime të ashpra në mes të forcave të ushtrisë serbe dhe kryengritësve shqiptarë. 455 Në luftimet e tetorit të vitit 1913 në rrethin e Gjakovës, kryengritja u dëmtua edhe nga grupi i kryengritësve në krye me Riza bej Kryeziun, i cili ato ditë nuk qe aktiv në mbrojtjen e pozicioneve dhe e kishte tradhtuar udhëheqësin e kryengritjes Bajram Currin, duke u futur në bisedime me majorin serb Tankosiq. Kështu, ushtria serbe meqë kishte edhe epërsi në numër të ushtarëve dhe të teknikës luftarake karshi forcave kryengritëse shqiptare, arriti të depërtoi në të gjitha pjesët e Malësisë së Gjakovës. 456 Në këtë mënyrë, forcat ushtarake serbe shuan kryengritjen shqiptare dhe ripushtuan territoret shqiptare që Konferenca e Londrës ia kishte njohur shtetit të pavarur shqiptar. Gjatë muajit tetor të vitit 1913 ushtria serbe në kuadrin e veprimeve luftarake për të shuar kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, ajo masakroi, pushkatoi burra, gra, pleq e 453

Shala, Marrëdhëniet, 160-161.

454

Hoxha, Luma, 234-235.

455

Lushaj, Shipshani, 159-160.

456

Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare: 1848-1990 (Gjakovë: Lumi-T, 1991), 209.

122

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

fëmijë, si dhe përdhosnin vendet e kultit mysliman. Për këto akte të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, asokohe kanë njoftuar shumë burime vendore, të huaja, por edhe ato serbe. 457 Krimet serbe të kryera në Dibër e më gjerë i ka parë për së afërmi edhe shkrimtari Haki Stërmilli. Ai në librin e tij për vrasjet dhe masakrat e bëra nga ana e ushtrisë serbe mbi popullsinë shqiptare në Dibër, shkruan: “Në qytet, tabakhaneja, që ishte thertore bagëtish, u bë thertore njerëzish. Në qytet kundërmonte era e gjakut të njerëzve të masakruar, kudo mbretëronte pasiguria dhe një heshtje tmerri. Përveç tabakhanes edhe në qytet brenda, ndër punktet e xhandarmërisë kishte nga një burg, ku mjaftonte vetëm urdhri i postëkomandantit ose dëshira e ndonjë gjindarmi që të njomeshin muret e atij burgu me gjak shqiptarësh”. 458 Po ashtu edhe socialdemokrati serb, Dimitrije Tucoviç, në punimet e tij, për masakrat e ushtrisë serbe, ndër të tjera shkruan: “Kur trupat serbe shkatërruan fshatin Topojan (fshat i Lumes-S.B.) aty nuk kishte më burra”. Ai poashtu theksonte: “shkoni prej Gjakovës nëpër Qafë të Prushit për në Spas të Drinit, ose prej Prizrenit luginës së Drinit për në Lumë e më tutje për në Petkë e Pukë, ose në të majtë për në Bicaj, Basjat, për Orosh, apo prej Dibrës nëpër Zhirovnicë e Peshkopi, apo prej Ohrit për Elbasan nëpër luginën e Shkumbinit - gjithkund do të gjeni varre e skelete njërin pran tjetrit”.459 Ndërsa, rrëfimin e një ushtari të quajtur Vuksanoviq e paraqet në librin e tij Abdyl Bytyqi, në të cilin shkruan: “shqiptarët në fillim i vritnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhri se nuk kishte leverdi të shpenzohet municioni, prandaj shqiptarët do të theren me thika. Dhe kështu ndaheshin në grupe-grupe, rreshtoheshin në rreshta me fytyra të kthyera kah njëri-tjetri dhe atëherë oficerët dhe nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një. Këta njerëz fatkqinjë as që luanin nga vendi, as nuk bërtisnin, as nuk mbroheshin, thuajse nuk ishin qenie njerëzore të vetëdijshme, por shikonin të qetë si i therej shoku pranë dhe thika po ia shpërthente fytin e tij. Nuk mund ta merrja me mend një gjakftohtësi dhe qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikonin vdekjen me sy të hapur. Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre”. 460 Po ashtu një pasqyrë të krimeve të tmerrshme të ushtrisë serbe e paraqet edhe Leo Freundlich 457

Rushiti, Rrethanat, 159.

458

Haki Stërmilli, Dibra në prag të historisë (Tiranë, 1940), 80.

459

Tucoviq, Serbia, 93-98.

460

Abdullah Bytyqi, Terrori shtetëror dhe gjenocidi serbo-malazias në Kosovë 1878-1991 (Prishtinë: Autori,

2001), 64.

123

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

në shkrimin e tij 461, në të cilin ai përshkruan shfarosjen e shqiptarëve nga serbët në vitin 1913, duke paraqitur skenat e tmerrshme të vrasjes dhe të masakrimit të popullsisë vendase. Sipas tij ‘‘fshatrat shqiptare ishin rrafshuar me tokë, mbretëronte një qetësi vdekjeje, kudo rrugëve gjendeshin të radhitur trupa njerëzish të vrarë, të masakruar, kurse shesheve dukeshin ‘‘trekëmbësha për varje’’. 462 Ai shkruan poashtu se ‘‘të gjitha ato skena tmerruese përfshijnë asgjësimin e plotë të popullit dhe të fshatrave shqiptare, në shenjë hakmarrje për vdekjen e një serbi të vetëm’’. 463 Gjithashtu, duhet përmendur edhe ngjarjen në qytetin e Tetovës, (edhe pse kryengritja nuk kishte arritur deri atje), ushtria serbe për një natë të vetme pushkatoi 85 shqiptarë në oborrin e një teqeje, dhunoi gra dhe vajza të reja, të cilat më pastaj i vrisnin. Poashtu pas shuarjes së kryengritjes së shtatorit të vitit 1913, në 16 fshatra të rrethit të Gostivarit forcat serbe masakruan qindra njerëz. 464 Vargut të gjenocidit serb nuk mundën t’i shpëtonin as qytetet e tjera shqiptare si Struga, Dibra, Peshkopia etj.465 Ndërsa shtypi shqiptar i kohës përveç që shkroi për krimet e ushtrisë serbe gjithashtu e dënoi brutalitetin e forcave serbe ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare, ngriti edhe zërin e protestës, duke akuzuar Fuqitë e Mëdha, sidomos Rusinë, Francën për mbështetjen politike dhe diplomatike që i kishin dhënë Serbisë. Gazeta “Përlindja e Shqypnies” për këtë çështje shkruan: “Historia ka për ta dënuar një ditë Evropën, e cila është shkaktarja e të derdhurit të këtij gjaku pa faj. Zërat e britmat e atyre që vriten, arritën deri në qiell. Me gjithë këto, Evropa qëndron e shurdhër”. 466 Një argument shtesë këtij shkrimi dhe qëndrimit që mbajti Serbia ndaj kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 dhe ndërhyrjes së saj për ta shuar atë, i jep ambasadori rus në Beograd, Hartwig, i cili ato ditë në takimet me homologët e vet pohon se “qëndrimi serb ndaj bandave shqiptare dhe përgjithësisht në çështjen shqiptare është fare korrekt”.467 Kjo tregon se çfarë shtytje i 461

Një pjesë e punimit të Leo Freundlich-it është publikuar shih: Hivzi Islami, Spastrimet etnike, politika

gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve (Pejë: Dukagjini, 2003), 128-174. 462

Leo Freundlich, Albaniens Golgatha, Anglageakten gegen die Vernichter des Albanervolkes (Wien: J.

Roller, 1913), 12. 463

Freundlich, Albaniens, 16.

464

Verli, Shqipëria, 117-128.

465

Për më tepër shih: Zekeria Cana, Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga

Kriza lindore e këndej (Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 1995), 91-92. 466

Përlindja e Shqipënies, October 4, 1913, 3.

467

ÖUA, Dokumenti nr. 8815, vol. VII.

124

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

kishte dhënë diplomacia ruse intervenimit të forcave ushtarake serbe për të shuar kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, poashtu edhe për të cenuar sovranitetin e shtetit të pavarur shqiptar. Këtu mund të numërohen me qindra raste të krimeve dhe akteve gjenocidale që bëri ushtria serbe me rastin e shtypjes së kryengritjes së shtatorit të vitit 1913, 468 por, ne cituam vetëm disa sosh sa për të vënë në dukje se çfarë bënë në të vërtetë forcat serbe mbi popullsinë shqiptare. Në këto kushte të vështira të terrorit dhe të dhunës të forcave të armatosura serbe, një numër i madh i banorëve nga Kosova e Maqedonia u detyruan të braktisin vendlindjen dhe pasurinë tanimë të shkatërruar e të kërkojë strehim gjetiu.469 Pjesa më e madhe e popullsisë së këtyre viseve u detyrua të largohet për në Shkodër dhe rrethinën e saj, ndërsa pjesa tjetër u përqendrua në Vlorë dhe në ato pjesë ku Qeveria e Përkohshme e Vlorës kishte shtrirë pushtetin e saj. 470 Por cilat ishin arsyet e një orientimi të këtillë të popullsisë shqiptare?. Atëherë përgjigjen mund ta japim nëse i analizojmë ngjarjet që u zhvilluan në territoret e shtetit të pavarur shqiptar përgjatë vitit 1913. Arsyeja mund të nënvizohet se popullsia shqiptare kishte marrë orientimin për në Shkodër për faktin se pas tërheqjes së trupave pushtuese malazeze dhe ngritjes së pushtetit ndërkombëtar në këtë qytet, ishte qendra e vetme në Shqipërinë e Veriut, e cila do të mund të ofronte për të zhvendosurit strehim dhe ushqim nga më të nevojshmet. Ndërsa Vlora u zgjodh si qendër tjetër strehimi nga popullsia shqiptare, për arsye se aty ishte e vendosur qeveria e shtetit shqiptar, në të cilën ata kishin besim dhe e ndjenin vetën të sigurt. Poashtu ajo bënte përpjekje për zgjidhjen e çështjes së dëbimit të popullsisë shqiptare nga ushtria serbe dhe përgjithësisht të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare. Prandaj, arsyet e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova në vitin 1913, por edhe më pas, kanë të bëjnë me shpërngulje të motivuara ekskluzivisht nga dhuna dhe terrori që

468

Për më tepër shih: Verli, Shqipëria, 117-127; Gazmend Rizaj, “Dokumente italiane mbi reprezaljet serbe

në territoret e okupuara 1912-1913,” Buletini i Fakultetit Filozofik XXVII-XXVIII (2007): 267-280. 469

Edith Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike (Tiranë: Argeta LMG, 2006), 252.

470

Zija Bylykbashi, “Çështja e muhaxhirëve (refugjatëve) shqiptarë dhe komisioni ndërkombëtar i kontrollit

(KNK): 1913-1914,” Përparimi 1 (1974): 74.

125

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

organet e pushtetit serb dhe malazez ushtruan në trevat shqiptare, që i aneksuan pas Konferencës së Ambasadorëve në Londër. 471 Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 duke proklamuar çlirimin e territoreve të pushtuara shqiptare dhe bashkimin e tyre me shtetin e pavarur shqiptar, mori përmasa të mëdha dhe u shtri në një hapësirë të gjerë. Ajo nisi për shkak të terrorit të egër të pashembullt të Serbisë dhe Malit të Zi dhe në të njëjtën kohë shpërtheu si një kundërveprim i ndërmarrë si pasojë e dëshpërimit. 472 Siç e kemi të ditur në fillim kryengritja arriti suksese të mëdha, për faktin se u çliruan qendra të rëndësishme të veprimtarisë politike dhe ekonomike të shqiptarëve si Dibra, Gostivari, Struga, Ohri dhe u vunë para çlirimit edhe qytete te tjera. Në ndërkohë, kryengritja po përhapej me shpejtësi edhe në drejtim të Kosovës duke përfshirë Lumen, Prizrenin, Malësinë e Gjakovës etj. Përpos mbështetjes nga banorët vendas Kryengritja e e shtatorit të vitit 1913 pati përkrahjen edhe të popullsisë bullgare-maqedonase.473 Rëndësia e jehonës së Kryengritjes së shtatorit 1913 nuk duhet parë vetëm në kuadrin e historisë së luftës çlirimtare të popullit shqiptar që mbeti nën zgjedhën e re të shteteve ballkanike ose vetëm në kuadrin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe të kohës apo të mëvonshme. Ajo duhet shikuar edhe në prizma të tjerë, në kontekstin e jehonës në periodikun e kohës, në opinionin ndërkombëtarë dhe në zhvillimet diplomatike të kohës. Kështu, jehonë të dukshme Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 arriti si në shtypin shqiptar ashtu edhe në shtypin e huaj, natyrisht edhe në kancelaritë diplomatike ballkanike dhe evropiane të kohës. Aksionet e para të kryengritësve shqiptarë u pasqyruan menjëherë në shtypin shqiptar duke u shndërruar në objekt të rëndësishëm për të pasqyruar para opinionit ndërkombëtarë jehonën e dhunës së egër të makinerisë ushtarake serbe kundër popullsisë shqiptare. 474 Ndërkaq, gazeta Përlindja e Shqypnies ishte bërë për kohën zëdhënësja e kërkesave dhe interesave të popullit shqiptar. Kjo gazetë i kushtoj një vëmendje të posaçme Kryengritjes së shtatorit 1913 duke shkruar faqe të tëra edhe për qëndrimin e ushtrisë serbe ndaj popullsisë së Kosovës. Gazeta Përlindja e Shqypnies, për 471

Ibrahim Gashi, “Disa aspekte të shpërnguljes së dhunshme të shqiptarëve nga Kosova 1912-1914,”

Buletini i Fakultetit Filozofik XXVI (2001): 169. 472

Bogumil Hrabak, Arbanaski upadi i pabune na Kosovu i u Mekedoniji od kraja 1912 dor kraja 1915

godine (Vranje: Narodni muzej u Vranju, 1988), 59. 473

Purellku, “Kryengritja” 55.

474

Përlindja e Shqipënies, September 20, 1913, 2.

126

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

shpërthimin e kryengritjes ndër të tjera nënvizonte se ‘‘popullsia shqiptare e Kosovës dhe e viseve të mbetura jashtë territorit të shtetit shqiptar nuk mund t’i duronin më tutje dhunën dhe presionin që ushtronte mbi ta pushteti serb. Banorët vendas u ngritën në kryengritje për të vdekur burrërisht për të mbrojtur vendin dhe dinjitetin kombëtar’’. 475 Kështu jehona e kryengritjes pos që krijoi një bazament të fortë në opinionin shqiptar dhe tek banorët vendas, ajo gjithashtu arriti të ketë jehonë edhe në rrethet e muhaxhirëve kosovarë jashtë territoreve të Kosovës. Këtë e pasqyron gazeta Liri e Shqipërisë duke publikuar memorandumin e muhaxhirëve kosovarë drejtuar kancelarive të Fuqive të Mëdha, me të cilin ankoheshin për të këqijat që bëheshin ndaj vëllezërve të tyre dhe ndaj vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër për të ndarë territoret shqiptare. 476 Një pasqyrim të dukshëm të shtypit serb na e sjellin në punimet e tyre Z. Cana dhe Xh. Shala, duke na dhënën një material të vlefshëm për të nxjerrë përfundime në lidhje me jehonën që pati krijuar Kryengritja e shtatorit 1913 në opinion serb. Gazetat borgjeze serbe Radnicke Novine, Ozbor, Samouprava, Pijemont, Novo Vreme, Srpska Zastava etj, në kohën kur shpërthej Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 ato e fshihnin si duket qëllimisht para opinionit serbe për shkak se trupat ushtarake serbe pësuan disfatë. Përgatitjet ushtarake për shtypjen e kryengritjes së shtatorit 1913 u pasuan nga fushata e egër e mbarë shtypit borgjez të Beogradit, i cili dilte zëdhënës i luftës kundër popullsisë shqiptare. Sipas përmbajtjes së artikujve të periodikut serb mund të vërejmë gjithashtu se ato shtjelloheshin në frymën e hakmarrjes kundrejt kryengritësve dhe popullsisë së pa armatosur shqiptare. Mund të themi se stafetën e shtypit serb e mbante Samouprava duke qëndruar në top listë të propagandës së shfrenuar së bashku me gazetën Pravda, të cilat me shkrimet e tyre shoviniste kalonin në shkallën më të lartë të racizmit, duke predikuar luftën e kryqëzatës për shfarosjen e popullit shqiptar. Ndërsa këtyre dy gazetave u kundërvihej me shkrimet e saj gazeta Radnicke Novine, e cila duke hedhur me artikujt e saj kritika ndaj tyre për shkak se ato po e identifikojnë veten me gjithë popullin serb po e manipulojnë atë duke folur në emër të tij. Kjo gazetë i fton redaksitë dhe gazetarët borgjezë që të marrin opinionin e popullsisë vendase dhe do të binden se masat e gjera popullore janë të ngopura nga luftërat

475

Përlindja e Shqipënies, October 8, 1913, 1.

476

Liri e Shqipërisë, September 28, 1913, 3.

127

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

dhe gjakderdhjet e mëparshme, dhe janë të vetëdijshme se nuk do të sakrifikojnë veten dhe familjet e tyre për orekset e klasës sunduese. 477 Në anën tjetër Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 kishte marrë përmasa të gjera edhe në opinionin dhe në shtypin vjenez, ku dalloheshin sidomos shkrimet e gazetave Albanische Korrespondenz, Neue Freie Presse, Arbeiter Zeitung. Në një artikull të gazetës Albanische Korrespondenz, kryengritja e shtatorit të vitit 1913, cilësohej si lëvizje e armatosur me përpjesëtime të gjera, dhe shkaku i shpërthimit të saj precizohej tek shtypja e egër nga ana e pushtetit serb dhe përpjekjet e tij për t’i nënshtruar banorët vendas, duke u ndërprerë rrugët e tregjeve. Po ashtu në këtë artikull kjo gazetë nënvizonte edhe mashtrimin që bëri Serbia duke deklaruar në njërën anën se i ka tërhequr trupat kurse në anën tjetër i mbante akoma në disa zona të Shqipërisë.478 Mirëpo gazeta Arbeiter Zeitung dallonte disi nga shtypi kryesor vjenez, kjo më tepër artikujt e saj i përshkonte në një gjuhë të indiferentizmit ndaj kryengritjes së shtatorit 1913, për faktin se kjo gazetë e dënon kryengritjen dhe e quan produkt të një elementi të parehatshëm. Një qëndrim të tillë kjo gazetë mund ta kishte për arsye se ishte nën ndikimin dhe prirjen e idesë së socialistëve të Austrisë. 479 Ndërsa gazeta Neue Freie Presse në një shkrim të saj pasqyron pikëpamjet e intelektualëve shqiptarë dhe qëndrimin e tyre politik ndaj situatës së krijuar pas aksioneve të armatosura të kryengritësve shqiptarë. Në këtë kontekst gazeta botonte artikullin për Myfit Libohovën i cili përfaqësonte opinionin e gjerë shqiptarë në cilësinë e ministrit të punëve të jashtme të Shqipërisë. Në të nënvizohej edhe qëndrimi i Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë karshi territoreve të shtetit shqiptar si dhe potencoheshin idetë e tyre për të bërë ndryshime territoresh.480 Pasqyra që i jep shtypi i huaj për etnocidin fetar, egërsia më të cilën u përndoqën banorët e trevave të përfshira në kryengritje janë dëshmi që ndihmojnë tërthorazi për të krijuar njëkohësisht edhe një përfytyrim më të plotë të përmasave të vet Kryengritjes së shtatorit 1913 në rrafshin ushtarak. Mirëpo më vonë pasi kryengritja mori një përhapje të gjerë, në të gjithë periodikun e kohës si në vend ashtu edhe jashtë tij u botuan shkrime të ndryshme duke i dhënë kryengritjes karakterin e ‘‘Luftës së Tretë Ballkanike’’. 481 477

Për më tepër shih: Cana, Socialdemokracia, 174-185; Shala, Marrëdhëniet, 154-157.

478

Albanische Korrespondenz, September 28, 1913, 3.

479

Arbeiter Zeitung, September 26, 1913, 5.

480

Neue Freie Presse, September 16, 1913, 1.

481

Purellku, “Kryengritja,” 45.

128

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Jehona që Kryengritja e shtatorit të vitit 1913 gjeti në kancelaritë diplomatike të vendeve ballkanike dhe të fuqive evropiane lejon të shpaloset në përmasat e veta, sado e relativizuar, forca dhe pesha e saj në atë kohë. Ndikimi dhe efekti i Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 në zhvillimet diplomatike sa i përket edhe Ballkanit edhe Evropës vërehen dukshëm. Këtë e dëshmojnë edhe raportet e konsujve austro-hungarez nga Ballkani dhe nga Evropa. Në raportet që vinin nga Strock-u, konsull i Austro-Hungarisë në Beograd, nënvizohet fakti se organizimi i aksioneve të kryengritësve ka arritur një shqetësim në opinionin qeveritar serb dhe në të njëjtën kohë ka bërë që të merret çështja më seriozisht. 482 Jehona e kryengritjes dhe efekti i saj dëshmoi në radhë të parë se sa të padrejta ishin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër për ndarjen e territoreve shqiptare dhe se sa e pakënaqur ishte popullsia shqiptare që mbeti jashtë shtetit të pavarur shqiptar. E gjithë kjo nuk ishte pak jo vetëm për atë kohë por, sidomos, për të ardhmen e zgjidhjes së çështjes së mbarë kombit shqiptar. Kryengritja e shtatorit 1913 edhe pse pati jehonë të madhe brenda territoreve shqiptare ajo nuk arriti që të shndërrohet në një luftë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Por sido qoftë ajo me jehonën e saj pati efekt që ta përshpejtoi vënien në lëvizje të forcave ushtarake serbe duke e detyruar në të njëjtën kohë me intervenimin e Fuqive të Mëdha që të largohej nga territoret e Shqipërisë londineze. 483

482

ÖUA, Dokumenti nr. 8690, vol. VII.

483

Gazmend Shpuza, “Përmasat dhe jehona e Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913,” Studime historike 1-2

(2004): 174.

129

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

III.4. Roli i Austro-Hungarisë për tërheqjen e ushtrisë serbe nga territori i shtetit shqiptar

Veprimet e Serbisë nuk duket të ketë qenë të lidhura me revoltën Shqiptare nga opinioni i Austro-Hungarisë, opinioni zyrtar në Monarkinë e Danubit vinte gjithnjë e më shumë duke u zemëruar duke parë praninë e vazhdueshme të serbëve në Shqipëri. Paralajmërimi i Konradit që nga pranvera e shkuar, se serbët duhet të ketë qenë të detyruar të largohen nga Shqipëria kur malazezët u detyruan me forcë të largoheshin nga Shkodra, mori një vlefshmëri të re. 484 Austria kishte dashur të rezistojë më shumë nga Serbët në vitin e kaluar, dhe në të vërtetë në dekadën e fundit, dhe durimit të saj tashmë i kishte ardhur fundi. Kufiri Shqiptar, dhe bashkë me të edhe Sllavët e Jugut, shihej si një urgjencë e re. Ministri i Jashtëm vuri në dukje në ditarin e tij më 26 Shtator se edhe Perandori i shkuar kishte thënë se ishte e pashmangshme lufta me Serbinë.485 Të nesërmen Berchtold, kishte vënë në dukje se "pothuajse të gjithë fisnikët Hungarezë favorizonin një veprim të fuqishëm" kundër Serbisë. Mllefi i Perandorisë së Hasburgut ishte duke gjithnjë e më i fortë. Duke e parë gjendjen e krijuar prej fillimit të Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913, diplomacitë e Fuqive të Mëdha ishin të detyruara të ndryshonin qëndrimin e tyre karshi rrethanave të reja që krijoi Qeveria e Serbisë duke mbajtur trupat ushtarake brenda territorit të shtetit të pavarur shqiptar. Në këtë kontekst ishte e domosdoshme që kancelaritë evropiane të zbatonin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, duke e detyruar Serbinë që të tërhiqet sidomos prej territoreve që kjo konferencë ja kishte propozuar Shqipërisë. 486 Por në këtë periudhë Fuqitë e Mëdha ishin ndarë në dy blloqe kundërshtare midis tyre- nga njëra anë blloku i Trepalëshit (Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia)- nga ana tjetër blloku i Antantës (Anglia, Franca dhe Rusia). Kjo ndarje ishte pasqyruar edhe në Gadishullin Ballkanik, ku Serbia dhe Greqia anonin kah Antanta, kurse 484

Hötzendorf, Feldmarschall, 235, 248, 299.

485

Hantsch, Berchtold, 486.

486

Xhafa, Historia, 79.

130

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Rumania dhe Bullgaria nga Trepalëshi. Megjithëkëtë ndarje, Fuqitë e Mëdha e respektonin ende parimin e të ashtuquajturit ‘‘koncert’’ evropian, në kuptimin se të gjitha vendimet që ato i merrnin duhej të miratoheshin me konsensus nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha. 487 Prandaj, duke e shikuar këtë rivalitet në mes të Fuqive të Mëdha ishte e pamundur që të arrihej një qëndrim i përbashkët për të ndëshkuar agresionin serb në Shqipëri dhe aq më shumë për të marrë një vendim të përbashkët për ta detyruar Serbinë që të tërhiqet nga territoret e shtetit të pavarur shqiptar. 488 Austro-Hungaria dhe Italia duke u treguar përkrahëse të Shqipërisë, ishin të indinjuara nga ndërhyrjet e dhunshme të forcave ushtarake serbe në territoret shqiptare. Ndërsa, Rusia i mbështeste planet dhe operacionet pushtuese të forcave serbe, gjithashtu përkrahte çdo hap që përmbushte interesat nacionaliste të Serbisë. 489 Në këtë rrafsh nuk ishte më i vogël as ndikimi i fuqive tjera, të cilat falë antagonizmave bllokiste dhe interesave vetjake nuk arritën të formonin një front unik për t’iu kundërvënë planeve dhe veprimeve të Serbisë. 490 Po të kishin Fuqitë e Mëdha një qëndrim të përbashkët (ndershëm) ndaj Shqipërisë, do të kishin parandaluar së pari copëtimin territorial, ndërhyrjet ushtarake të shteteve ballkanike dhe gjenocidin serb mbi popullsinë shqiptare. Ngjarjet të cilat u zhvilluan në territoret shqiptare me shuarjen Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 ndryshuan sado pak pozicionin e Fuqive të Mëdha. Por mbi të gjitha ajo që do të kontribuonte në kuadrin e Fuqive të Mëdha për ndërhyrjen tek Qeveria e Beogradit, padyshim se do të ishte Austro-Hungaria. Kështu, krahas me zhvillimin e ngjarjeve të Kryengritjes së shtatorit 1913, diplomacia Austro-Hungareze ishte në aksion dhe bënte përpjekje të vazhdueshme për të bërë një qëndrim të përbashkët të Fuqive të Mëdha, me të cilin do t’i kërkohet Qeverisë së Beogradit që të respektonte vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. 491 Por një gjë e tillë ishte e pamundur për shkak se Rusia e mbështeste çdo aksion dhe plan pushtues të Serbisë. Ky qëndrim i Rusisë reflektohet qartë nga veprimet e përfaqësuesit të saj në Beograd, i cili Qeverisë së Serbisë i kishte rekomanduar që tërheqja nga territoret e shtetit të pavarur shqiptar të bëhet në ‘‘formë 487

Frashëri, Historia, 234.

488

ASHSH et al, Historia, 53.

489

Thoma Murzaku, Politika ballkanike e Rusisë dhe çështja shqiptare: nga origjina deri në ditët tona

(Tiranë: Mesonjetorja e parë, 1999), 184. 490

Vickers, Shqiptarët, 131.

491

ÖUA, Dokumenti nr. 8648, vol. VII.

131

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

miqësore’’.492 Por kjo do të arrinte rezultatin pas ‘‘ndërhyrjes miqësore’’ të Rusisë në Beograd. Një pozicion të tillë që mbante Rusia në kuadër të veprimit të përbashkët të Fuqive të Mëdha i shtynte edhe shtetet e tjera të grupit të Antantës që të distancoheshin dhe të mos bëheshin pjesë e një qëndrimi të përbashkët. Poashtu një qëndrim i tillë përjashtonte çdo formë të veprimit unik, duke bërë që secila Fuqi të vepronte si e vetme në raport të ndërhyrjes kundrejt Qeverisë së Beogradit. 493 Nëse shikohet ky qëndrim i Fuqive të Mëdha nga pikëpamja diplomatike atëherë mund të kuptojmë se kjo situatë që u krijua nga një pozicion i tillë do të çonte diplomacinë e Fuqive të Mëdha në një drejtim që nuk ka zgjidhje. Veprimet e dhunshme ushtarake që ndërmori Qeveria e Serbisë për të shuar Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 iu dhanë fund çdo maske diplomatike qe Beogradi së bashku me Rusinë proklamonin para kabineteve të shteteve evropiane. Poashtu edhe pretekstit dhe arsyes së Beogradit që ajo gjithmonë i përdorte për të mbajtur të pushtuara territoret e Shqipërisë së pavarur iu dha përgjigje e duhur nga vet Beogradi. Me aksionet dhe masat ushtarake që i realizoi Serbia duke ndërmarrë fushata të egra luftarake, treguan qëllimin dhe arsyen e ekspeditave për pushtimin e territoreve shqiptare nga Serbia. 494 Shuarja e Kryengritjes së shtatorit të vitit 1913 dhe gjenocidi që u krye mbi shqiptarët nga ana e ushtrisë serbe, ngjalli interesimin edhe të Anglisë e cila deri më tani ishte pasive për një ndërhyrje të Fuqive të Mëdha për ta detyruar Beogradin që të tërhjek trupat ushtarake nga territoret shqiptare. Anglia edhe përkundër kësaj nuk ishte që për shkak të Shqipërisë të shpërthente ndonjë luftë me përmasa botërore, por megjithatë ajo do të japë përkrahjen e saj për të mbrojtur dhe realizuar vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. 495 Në fillim të tetorit të vitit 1913 Qeveria Serbe rekruton forca të mëdha ushtarake për të shuar Kryengritjen e shtatorit të vitit 1913 dhe në të njëjtën kohë për të shtrirë pushtimin e saj në thellësi të territoreve të Shqipërisë së pavarur. Njëherit kjo situatë grumbulloi mjaftë elemente të një krize të re në përmasa ndërkombëtare. Cenimi i sovranitetit territorial të shtetit shqiptar, mos respektimi i vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjenocidi mbi popullsinë shqiptare dhe planet ekspansioniste e 492

ÖUA, Dokumenti nr. 8617, vol. VII.

493

ÖUA, Dokumenti nr. 8564, vol. VII.

494

ÖUA, Dokumenti nr. 8694, vol. VII.

495

Alfred Francis Pribram, Austria-Hungary and Great Britain 1908-1914 (Connecticut: Greenwood, 1971),

208

132

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

nacionaliste të Serbisë e detyruan Austro-Hungarinë që të mos jetë indiferente ndaj këtyre veprimeve të Beogradit. 496 Pra, këshilli i ministrave në Vjenë me 3 tetor të vitit 1913 vendosi që AustroHungaria e sheh të nevojshme për të ndaluar -(me anë të një ultimatum nëse është e nevojshme)- çdo zgjerim të mëtejshëm të Serbisë në kurriz të Shqipërisë. Berchtold u kërkoi serbëve për të shpjeguar vetë këtë situatë, dhe poashtu e informoi Berlinin dhe Romën, se Monarkia ishte e vendosur për të parë në fuqi vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër. Në rast të kundërt ajo do të jetë e detyruar që të mbrojë me kapacitetet e saj vendimet e konferencës.497 Megjithatë, në këtë konferencë ndërministrore të 3 tetorit u pa qartë niveli i urrejtjes kundër Serbisë. Jo vetëm Berchtold por shumica e fisnikëve nga ministritë Perandorake dhe ato Mbretërore tanimë ishin të bindur për një ofensivë ushtarake kundër Serbisë. Disa orë përpara kësaj konference Konti Berchtold ishte takuar me Kryeministrin Pashiq. Duke u ndaluar në Vjenë nga kthimi i tij prej Parisit. Pashiq kishte si qëllim që të zbuste dyshimet Austriake duke u takuar me zyrtarë në Vjenë dhe duke sqaruar pozicionin e tij. Ai kishte deklaruar para Vjenezëve: “Unë ju garantoj ju, se ne nuk kemi ndër mend të shtrihemi përtej kufijve të cilët janë caktuar ndërmjet nesh dhe Shqipërisë. Ne do të merremi vetëm çështjen e caktimit të kufirit të saktë strategjik midis nesh dhe principatës së ardhshme të Shqipërisë me negociata ndermes nesh dhe komisionit ndërkombëtar të caktuar nga Fuqitë”. 498 Në të vërtetë vizita e Pashiqit ngriti spekulimet në disa qarqe se konflikti midis Serbisë dhe Shqipërisë shumë shpejt do të rregullohej në mënyrë paqësore. Por Arbeiter Zeitung deklaronte se: “Në vërejtjet e Kryeministrit Pashiq parashtron hapur shpresën se Serbia, në konfliktin dhe në përndjekjen e saj ndaj Shqiptarëve, nuk do të ndërmarrë asnjë masë që do të rrezikonte paqen”. 499 Disa ditë pas vizitës së Pashiqit, në komentet e Neue Freie Presse me optimizëm shkruhej se çështja serbo-shqiptare ishte “pothuajse në pjesën me të madhe e zgjidhur” dhe se

496 497

ÖUA, Dokumenti nr. 8692, vol. VII. Francis Roy Bridge, From Sadowa to Sarajevo: The Foreign Policy of Austro-Hungary, 1866-1914

(London: Routledge & Kegan Paul, 1972), 359. 498

Neue Freie Presse, October 3, 1913, 1.

499

Arbetier Zeitung, October 4, 1913, 1.

133

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

“biseda që Kryeministri Pashiq kishte me Kontin Berchtold dukej se kishte bërë përparime në këtë drejtim.” 500 Por shpresa e Pashiqit për rishikim të kufirit Serbo-Shqiptar kishte marrë një përgjigje negative në Ballhausplatz. Pashiq kishte garantuar ministrin e jashtëm Austriak se Serbia nuk kishte qëllim që të pushtonte Shqipërinë, por të kundërtën, dëshironte të jetonte në paqe me fqinjin e saj të ri meqë rendi ishte rivendosur dhe kryengritja ishte shuar. Kundrejt kësaj Berchtold deklaroi prerazi qëndrimin Austro-Hungarez. Kufijtë e Shqipërisë janë të paprekshëm dhe duhen respektuar.501 Sinqerisht Berchtold nuk i besonte Pashiq-it. Hezitimi i kryeministrit serb Pashiq për të dhënë një garanci me shkrim e bëri të dyshonte Berchtoldin në sinqeritetin e mysafirit të tij. 502 Mbi të gjitha Serbia kishte rënë dakord dy herë që të tërhiqej nga Shqipëria, por trupat serbe prapëseprapë gjendeshin aty. Asnjë arsye nuk mund ta bënte Berchtoldin që të besonte se ata do të tërhiqeshin tani. Ky takim me Pashiqin e inatosi më shumë ministrin e jashtëm dhe ndoshta kontribuoi në temperamentin e tij luftarak në këtë konference ndërministrore. Dyshimet e Berchtoldit lidhur me qëllimet Serbe shumë shpejt u vërtetuan. Më 8 tetor Pashiq deklaroi se do duhej të ripushtonte disa fshatra Shqiptare.503 Ndërkohë njoftimet vini njëri pas tjetrit në Vjenë për thyerjen e vazhdueshme të kufijve shqiptar nga serbët. 504 Natyrisht që vetëm masa të forta mund të sillnin deri në largimin e tyre nga Shqipëria dhe të siguronin interesat e Perandorisë. Serbia nuk kishte ndër mend të tërhiqej nga Shqipëria, duke shpresuar që vendimin e marrë dimrin e shkuar në konferencën e Londrës ta kthente në të mirën e saj.505 Pas shumë konsultave të tjera që zhvilloheshin me një intensitet të lartë, raportet austroserbe dalëngadalë filluan të marrin kahe të ndryshme. Marrëdhëniet politike si në arenën ndërkombëtare ashtu edhe në atë ballkanike u acaruan atëherë kur vinte në shprehje opsioni për ndryshimin e kufijve. As ky fakt nuk i bindi Italinë dhe Gjermaninë që të ishin në krahun e Austro-Hungarisë për një ndërhyrje të përbashkët karshi veprimeve të Serbisë. Italia mori një qëndrim se duhet vepruar njëzëri që vendimet e Londrës të respektohen dhe 500

Neue Freie Presse, October 8, 1913, 3.

501

ÖUA, Dokumenti nr. 8813, vol. VII.

502

ÖUA, Dokumenti nr. 8813, vol. VII

503

ÖUA, Dokumenti nr. 8783, 8797, 8808, vol. VII.

504

Neue Freie Presse, October 10, 1913, 3.

505

Helmreich, The Diplomacy, 421.

134

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

të zbatohen. Kurse Gjermania kërkonte që Serbia të mos hidhet në territorin e Shqipërisë së pavarur, por në territoret e saj ajo ka të drejtë të veprimit. 506 Përgjigja gjermane dhe ajo italiane në njërën anë ishin një premtim entuziast i mbështetjes, ndërsa në anën tjetër ishin të shprehura me një rezervë. Kjo si duket për Austro-Hungarinë ishte një lloj motivimi për të vazhduar përpjekjet e saj për të arritur qëllimin edhe si e vetme. Berchtold-i i jep udhëzime përfaqësuesit të tij në Beograd që të zhvillojë takime me kryeministrin serb Pashiq, për të biseduar në lidhje me pozicionin e tij për tërheqjen e trupave serbe nga territori shqiptar. Përfaqësuesi i Austro-Hungarisë kishte takime dy ditë radhazi me Pashiqin, i cili në këto takime ndër të tjera kishte thënë se ‘‘komisioni i kufirit verior do të arrij që të vendosë një vijë kufitare që është shumë më e mirë dhe më e efektshme për mbrojtje’’.507 Si duket kryeministri serb kishte harruar se kufiri verior i shtetit shqiptar ishte përcaktuar në vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, dhe një ndryshim i vijës kufitare ishte i pamundur. Pasi që Vjena i kuptoi ambiciet serbe dhe pasi që Serbia nuk e kishte bërë asnjë veprim siç kishte deklaruar Pashiqi në takimet e mëparshme. Shefi i diplomacisë AustroHungareze e fton në një takim përfaqësuesin serb Jovanoviq në Vjenë, me të cilin bisedoi për hapat që duhet t’i ndërmerr Serbia për tërheqjen e trupave ushtarake nga territori i Shqipërisë londineze. Berchtold-i e udhëzoi Jovanoviqin që t’i rekomandoi kryeministrit të tij ‘‘që t’i shmanget pikëpamjeve të tij pushtuese në Shqipërinë autonome sepse mund të përballet me gjëra të çuditshme’’.508 Në të njëjtën kohë, Berchtold i dërgon udhëzime përfaqësuesit të tij në Beograd që t’i përkujtohet kryeministrit Pashiq se ‘‘qëllimi i juaj nuk ishte për të pushtuar territoret shqiptare siç e keni thënë në takim me mua, kurse tani trupat ushtarake serbe janë të vendosura në territorin shqiptar’’.509 Një ditë pas këtij telegrami, përfaqësuesi Austro-Hungarez në Beograd, zhvilloi një takim me kryeministrin Pashiq, sipas udhëzimeve që kishte marrë nga Berchtold. Në raportin e përfaqësuesit Austro-Hungarez citohen fjalët e Pashiqit që i kishte thënë në takim ‘‘ne jemi për të respektuar vendimet e Londrës mirëpo ato tani nuk janë të arsyeshme dhe ne konsiderojmë se ato duhet rishikuar në mënyrë që ne të ndryshojmë qëndrimin’’. Me këtë rast përfaqësuesi Austro-Hungarez i shtron pyetjen se kur do të tërhiqen trupat serbe qe 506

Bridge, From Sadowa, 359.

507

ÖUA, Dokumenti nr. 8797, vol. VII.

508

ÖUA, Dokumenti nr. 8829, vol. VII.

509

ÖUA, Dokumenti nr. 8828, vol. VII.

135

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

qëndrojnë në territorin shqiptar, atëherë ai përgjigjet se ‘‘kjo do të varet nga evoluimi i situatës në Shqipëri’’.510 Rrjedhimisht, shikuar nga ky kontekst Serbia nuk e kishte ndërmend t’i lëshonte territoret e Shqipërisë së pavarur. Trupat serbe megjithatë vazhdonin edhe më tej marshimin drejt Elbasanit. Në të njëjtën kohë na bëhet e qartë se nuk është mundur të veprohet pa urdhrin e Pashiqit. 511 Gjithsesi, përpara se Austria të vepronte e bindur, një pengesë kryesore duhej tejkaluar. Ky ishte qëndrimi i Perandorit dhe i trashëgimtarit të ardhshëm. Ai nuk donte ta shihte Monarkinë në ndonjë veprim që do ta përfshinte në një luftë; pra ky ishte Perandori, sepse ai ishte i vjetër, i lodhur dhe kishte luftuar në shumë luftëra dhe në shumë çështje të humbura; dhe trashëgimtari i ardhshëm nuk mendonte se Perandoria, me të gjitha vështirësitë e brendshme, mund ti mbijetonte një lufte. Berchtold nuk mund të vepronte pa miratimin e Francis Joseph dhe Francis Ferdinand. Si monark që ishte Francis Joseph komandonte besnikërinë e Berchtoldit dhe si trashëgimtar Francis Ferdinand komandonte respektin e Berchtoldit. Konradi mendonte se ministri i jashtëm ishte shumë plak për tju mbushur mendjen Perandorit dhe Archdukës që të shihnin nevojën për një aksion në çështjen e shqipëtarëve. 512 Gjithashtu edhe shefi i stafit nuk kishte pasur mundësi që të bënte diqka më shumë personalisht. Dhe lutjet e tij të vazhdueshme për luftë me Serbinë kishin pasur si përgjigje vetëm qortime të buta nga Perandori. Por Francis Ferdinand ishte kthyer nga patroni i Konradit në armikun e tij nga breshëria e memorandumeve dhe letrave nga shefi i shtabit, duke kërkuar një qëndrim të ashpër kundër Serbisë. Berchtoldi nuk mund të ja lejojë vetes që të ndjekë shembullin e Conradit edhe me Archdukën. Presioni për veprim ishte rritur. Në një letër të 9 tetorit nga Kont Tisza për Kontin Berchtold, shprehej temperamenti i fortë i ministrit hungarez. Situata në kufirin serboshqiptar na jep mundësinë të zgjedhim nëse duam që të kemi një fuqi të qëndrueshme apo doni që t`i nënshtroheni një rënie poshtëruese. Me çdo ditë druajtje ne kemi humbur perspektivën dhe shansin tonë për një zgjidhje të favorshme e cila po bëhet më e rrezikshme. Unë mund të ju kërkoj për të dhënë një deklaratë kategorike në Beograd, Berlin dhe gjithashtu në Romë, ngaqë ne nuk do të lejojmë një shkelje të rajoneve 510

ÖUA, Dokumenti nr. 8834-8835, vol. VII.

511

ÖUA, Dokumenti nr. 8844, vol. VII.

512

Hötzendorf, Feldmarschall, 462.

136

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Shqiptare të themeluara në Londër dhe se nuk do të lejojmë as për veten tonë që të vonohemi në mbrojtjen e interesave tona në këtë bashkërendim Evropian. 513 Tisza kishte të njëjtin mendim si Konradi. Prestigji Austro-Hungarez ishte në shënjestër. Monarkia e dyfishtë ose duhet të tregohej e fortë në këtë pikë ose të dorëzonte çdo pretendim për një status me pushtet të madh. Këshillat e Tiszas ishin të rëndësishme për ministrin e jashtëm. Por Berchtold edhe pse me një prejardhje të përzier Austriake dhe Hungareze e konsideronte veten si pjesë e Magjarëve (Hungarez) në vend të asaj aristokrate Austriake, dy fusha këto reciprokisht të ndryshme. 514 Figura më e fuqishme në oborrin e Kurorës së Shën Stefanit, me siguri kishte ushtruar ndikim mbi gjysmën Hungareze të Berchtoldit. Akoma mendonin se ministri i jashtëm ishte i bindur për nevojën për të marrë disa masa kundër serbëve që ti largonin ato nga Shqipëria, ai akoma nuk e dinte saktësisht se çfarë hapash do të ndërmerren kur ai u takua me Konradin më 10 tetor. 515 Dhjetë ditë më parë ai kishte propozuar pushtimin e ndonjë qyteti Serb. Por tani ai donte të pushtonte dy provinca serbe. Kjo tregonte tendosjen e qëndrimit por jo vendosmërinë e vendimit. Conradi kishte shprehur frikë se ushtria duhej mobilizuar pa lejuar që të “pushtonin ndonjë pjesë territori.” Ai gjithashtu mendonte se nëse Austria nuk do të vepronte shpejt ndoshta Italia do të shpërthente situatën në favorin e saj. Por deklaratat e Konradit ishin lënë mënjanë pas ndërhyrjes në bisedime të Kontit Otokar Czernin. Czernini, një diplomat aristokrat dhe njeri i besueshëm i Francis Ferdinandit, kishte ripërsëritur se të dy si Perandori ashtu edhe trashëgimtari i ardhshëm ishin kundër luftës, por veçanërisht ishte trashëgimtari i ardhshëm.516 Konradi mendonte se Perandori duhej patjetër që ta dinte “arsyen.” Vështirësia e ministrit të jashtëm për ta kuptuar këtë vetëm sa e kishte bërë akoma më konfuz për këtë këshillë kontradiktore. Por një gjë ishte e sigurtë se, kundërshtimi i Perandorit dhe i trashëgimtarit të ardhshëm duhej tejkaluar përpara se të merrej ndonjë aksion vendimtar për dëbimin e serbëve nga Shqipëria. Përpara se Konti Czernin të udhëtonte për në pallatin e Francis Ferdinand në Konopisht më 11 tetor, Berchtoldi e nxiste atë “ që të bënte të qartë per Archdukën nevojën e një qëndrimi energjik. 513

Hantsch, Berchtold, 498-499.

514

Hantsch, Berchtold, 240.

515

Hötzendorf, Feldmarschall, 463.

516

Hötzendorf, Feldmarschall, 464.

137

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Për konfliktin ndërkufitar Serbo-Shqiptar. 517 Por lutja e Berchtoldit ishte thuajse e kotë. Archduka me kokëfortësi dhe në heshtje ishte kundër çfarë do gjëje që të qonte drejt luftës. Përgjigja e tij zyrtare me shkrim për kërkesën e Berchtoldit ishte dërguar nëpërmjet Kontit Czernin ditën e nesërme. Dhe këtë përgjigje ministri i jashtëm e përshkruante si “shumë pesimiste.”518 Hezitimi i trashëgimtarit të ardhshëm për ndërmarrjen e sanksioneve të forta kundër serbëve e kishte vënë Berchtoldin në një pozitë shumë të vështirë. Ai e dinte se Austro-Hungaria nuk mund të ndërhynte që të mbronte Shqipërinë pa mbështetjen e Francis Josef dhe të Francis Ferdinand. Por familja perandorake nuk ishte e vetme në këtë kundërshtim për të marrë masa të forta kundër Serbisë. Edhe zëra të tjerë bënin thirrje për përmbajtje dhe gjakftohtësi. Konti Merey, ambasadori Perandorak dhe Mbretëror në Romë, ishte i mendimit që të kishte gjakftohtësi sepse ndoshta informacioni që dërgohej në zyrën e huaj ishte jo i saktë. 519 Por Neue Freie Presse shprehej me modesti: “Shpresa për një marrëveshje e përforcuar edhe në (Vjenë) e kryeministrit Serb, nuk ishte shkelur nga një thyerje e kufirit. Qeveria e Beogradit nuk kërkon që të hedhë poshtë dekretin e Londrës”. 520 Gjithsesi, shumica e ministrave edhe e ushtarakëve e favorizonin marrjen e masave të forta kundër Serbisë, ashtu siç edhe Berchtold shprehej. Në këtë vështirësi ministri i jashtëm mendonte për dorëheqje. 521 Dekreti i tij nuk kishte arritur që të bënte presion. Ndërsa mendonte dorëheqjen, prapëseprapë, Berchtoldi përpiqej që të kapërcente rezistencën perandorake për hapa të vendosur kundër serbëve. Në një audiencë me Perandorin më 13 tetor Berchtoldi e zmadhonte nevojën për një goditje serioze kundrejt provokimeve serbe. 522 Rezultatet e kësaj audience ishin inkurajuese. Por Perandori i plak nuk dukej dhe aq i gatshëm të vinte re llojin e aksionit që ministri i jashtëm kishte 517

Hantsch, Berchtold, 499.

518

Hantsch, Berchtold, 499.

519

Hantsch, Berchtold, 499.

520

Neue Freie Presse, October 10, 1913, 3.

521

Hantsch, Berchtold, 500.

522

Hantsch, Berchtold, 500; Conrad-i, përmend një tjetër konferencë ministrore më 13 tetor shih:

Hötzendorf, Feldmarschall, 464; Ka disa dyshime rreth kësaj konference. Hantsch në piketimet e tij pohon se nuk ka asnjë përmendje të kësaj ngjarje në ditarin e kujtimeve të BERCHTOLD-it, as nuk është përmendur në dokumentet e zyrës të Jashtme ose Neue Freie Presse. Hantsch sugjeron që ky ishte një takim jozyrtar ose se kujtesa e Konradit është në gabim. Shih: Hantsch, Berchtold, 501. Sipas Conrad-it, mendimet e shprehura në këtë konferencë ishin shumë të ngjashme me ato të konferencës ministrore të 3 tetorit.

138

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

propozuar. Por ai la të nënkuptohej nevojën se duhej bërë diçka, të nesërmen, më 14 tetor, Berchtoldi ishte dërguar një tjetër vërejtje Serbëve. Ai kërkonte të dinte nëse Serbia; Ishte gati që të ndalonte përgatitjet ushtarake për një përparim në Shqipëri apo ishte e gatshme që ti tërhiqte ato trupa brenda një afati të caktuar kohor. Monarkia do të ndërmarrë veprime të mëtejshme kundrejt Serbisë pavarësisht mënyrës se si i është përgjigjur Serbia përmbushjes së premtimeve të saj të mëparshme. Gjithashtu ne kemi vendosur që të përdorim të gjitha masat që ne konsiderojmë të duhura për të arritur një njohje të plotë të vendimit për kufirin.523 Kjo ishte vërejtja e tretë drejtuar Serbisë nga Austro-Hungarezët për problemin e kufirit shqiptar, dhe ishte deklarata më e fortë nga të tria që shin bërë. Por gjithsesi nuk ishte një ultimatum. Pasi që Berchtoldi nuk kishte akoma një përgjigje definitive të aprovuar nga perandori për një hap të tillë. Ministri i jashtëm shpresonte se kjo vërejtje mund të sillte evakuimin e Shqipërisë. Gjithsesi, nëse nuk do të ndodhte, argumentet për masa të forta do të përforcoheshin. Më 15 tetor Pashiq, i ishte kundërpërgjigjur vërejtjes Austriake. Urdhri për të ndaluar avancimin e mëtejshëm të trupave serbe tashmë është dhënë. Por pyetja është, se kur serbët që tashmë gjenden në tokat shqiptare do të tërhiqen“kjo varet prej rrethanave”. 524 (kishte shtuar Pashiq). Dukej qartë nga toni i kundër përgjigjes se Austro-Hungaria do të duhej të merrte masa akoma më të forta që të arrinte të nxirrte serbët jashtë trojeve shqiptare. Veprimi ishte i domosdoshëm. Monarkia e Dyfishtë nuk mund të vuante një dështim tjetër dhe pa humbur kredibilitetin e saj. Më vonë më 15 tetor, pasi që përgjigjja serbe ishte pranuar, shefi i stafit kishte pasur një takim me Perandorin. Konradi si zakonisht shprehej duke thënë se Serbia ishte si gjithmonë në qendër të problemeve të Monarkisë dhe se konflikti shqiptar ofronte një mundësi të mirë të arrihej një vendim përfundimtar me Serbinë. Konradi e shihte konfliktin Serbo-Shqiptar në një kontest më të gjerë. Ku dhe shkruante: “Problemi i Shqipërisë ishte i një rëndësie të dytë. Por problemi i Serbisë ishte më i rëndësishmi, sepse forca dhe ekzistenca e Monarkisë varej nga kjo dhe se ky mund të kishte qenë shansi i fundit për të vepruar mbi të”. 525 Konradi e perceptonte konfliktin Serbo-Shqiptar akoma si një manifestim të Sllavëve të Jugut që përballeshin me monarkinë. Konradi e kishte pranuar se Shqipëria 523

ÖUA, Dokumenti nr. 8828, vol. VII.

524

ÖUA, Dokumenti nr. 8834, vol. VII.

525

Hötzendorf, Feldmarschall, 464.

139

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

ishte një arsye më shumë që ajo të futej në këtë konflikt. Por fatkeqësisht për Austrinë zgjidhja e saj për këtë problem nuk ishte praktike. Argumenti i tij kishte pasur efekt tek Perandori. Konradi mendonte për Perandori “se e pranonte rëndësinë e argumenteve.” 526 Perandorit tashmë të plakur po i zbehej pikëpamja paqësore nga papajtueshmëria e serbëve. Gjithashtu si një ushtar i dikurshëm, Francis Josef ndjente një lloj afrimiteti për ushtrinë dhe oficerët e tij dhe i pëlqente shumë ta dëgjonte shefin e tij të stafit, ndonëse jo gjithmonë ishte dakord me të, siç ngjante me disa ministra të tjerë. Ditën e nesërme, më 16 tetor, ditë e cila saktësisht një shekull më parë, kishte marrë një rëndësi të veçantë në historinë Austriake, dhe do ti jepej një rëndësi shtesë në kuadrin e krizës së tetorit të vitit 1913. Më 16 tetor 1813, Austria dhe aleatët e saj kishin triumfuar kundër forcave të Napoleonit në betejën e Lajpcigut, dhe më 16 tetor të 1913 ishte marrë vendimi për ti drejtuar Serbisë një ultimatum. Zgjidhja e gjetur rishtazi e ministrit të jashtëm fillimisht ishte shfaqur atë ditë në një konferencë me Francis Ferdinand, i cili po bëhej gati që të udhëtonte drejt Lajpcigut për të marrë pjesë në një kremtim përkujtimor ndërkombëtar. Por Archduka ishte i shqetësuar për rritjen e kërkesave për aksion kundër Serbisë dhe kërkonte që të ndikonte tek Berchtoldi të ju rezistonte kërkesave të tilla. Francis Ferdinand kishte ngritur zërin kundër këtyre masave të forta kundrejt serbëve dhe shprehte frikën se një aksion i tillë mund të na dërgojë në një ringjallje të Ligës Ballkanike, e cila mund ti kundërvihej Austro-Hungarisë. Por Berchtoldi, siç shkruhet në ditarin e tij, nuk ndikohej nga argumentet e trashëgimtarit të ardhshëm. Ai e kishte fshirë frikën e Fransis Ferdinand për një ringjallje të Ligës Ballkanike, duke thënë se Turqit do të merreshin me një rast të tillë. 527 Berchtoldi, mund të ishte i sigurt për mbështetjen e Perandorit për të pasur mundësinë që të kundërshtonte haptazi dëshirat e shprehura nga trashëgimtari i ardhshëm. Në fjalën e tij të 14 prillit perandori mund ta kishte bindur Kontin se (Berchtoldi) do të jetë i justifikuar për të marrë masa më të forta nëse vërejtja e 15 tetorit nuk do të kishte asnjë efekt. Zgjidhja e Berchtoldit ishte bërë e ditur gjatë bisedës me Josef Redlich. Berchtoldi ishte i mendimit se nga konferenca e Londrës nuk ishin servirur interesat më të mira për Austrinë, një mendim që Redlich për një kohë të gjatë e mbështeste.

526

Hötzendorf, Feldmarschall, 467.

527

Hantsch, Berchtold, 501.

140

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Ministri i jashtëm kishte arritur të deklaronte se Serbia nuk mund lejohej të rrinte në Shqipëri: “që nga vargmali i fundit që ndan Shqipërinë nga përbrenda me detin”. Nga deklarata që kishte bërë Redlich: “për asgjë, vetëm të mos kishte alarm ushtarak” ishte dakord Berchtoldi. 528 Pavarësisht tendencës së Berchtoldit për të rënë dakord me këdo që ai fliste, kjo deklaratë e fundit do të sugjeronte se ai ishte i mendimit që një ultimatum mund të ishte i mjaftueshëm që të nxirrte serbët jashtë Shqipërisë. Pranverën e kaluar nga një kërcënim i thjeshtë me një ultimatum, ishte pothuajse i mjaftueshëm që të evakuonte malazezët nga Shkodra, dhe kishte pasur sukses aty ku flota e kombinuar Evropiane kishte dështuar. Për më tepër që serbët ishin të lodhur pas një viti plot luftëra dhe që kishin nevojë që të rimblidhnin forcat. Gjithashtu mbështetja Ruse në këtë pikë të Serbisë ishte me dyshim. Shanset që ultimatumi të kishte sukses ishin në favorin e Austrisë. Por thjesht një ultimatum ishte pak a shumë si një lojë kumbari (Fiton –Humb) . Nëse Serbia nuk do ti përmbushte kërkesat e këtij ultimatumi Monarkia e Dyfishtë do të përballej me një problem serioz. Austria, do të duhej të mobilizohej dhe të rrezikonte një luftë mbarë Evropiane, ose të ulej dhe të pranonte humbjen e saj në politikën e Ballkanit dhe të dorëzonte statusin e një fuqie të madhe. Vendimi për të vepruar mbështeteshin edhe prej raportimeve që shkuan nga Beogradi me datë 16 në Vjenë. Por kryeministri serb, kishte vazhduar të flistë për një rishikim të kufijve dhe kishte përmendur gjithashtu edhe mundësinë e një referendumi në zona ku i mendonin si të diskutueshme. 529 Vendimi për ti dërguar një ultimatum ishte konfirmuar në Vjenë gjatë kremtimit të Betejës së Lajpcigut. Atje Berchtold i kishte kërkuar Francis Jozefit “nëse ai (si Perandor) e autorizonte atë që ti dërgonte një mesazh të rëndësishëm dhe një ultimatum Beogradit.” 530 Ku dhe Hasburgasi i vjetër kishte pranuar. Mirëpo, plani tanimë duhej të vazhdohej dhe të hartohej e më pas të ipej një ultimatum. Që të hartohej një ultimatum i tillë ishte dashur të punohej nga nata e 16 tetorit deri në mëngjesin e ditës së 17-të. Berchtold dhe një këshill ministror gjithashtu, kishin përgatitur një lajmërim që do të iu dërgohej të gjitha fuqive duke ua shpjeguar qëllimin e aksionit të Monarkisë. Për të parandaluar natyrën spekulative të ultimatumit ata kishin nënvizuar mungesën e të dyve, shefit të stafit dhe ministrit të luftës gjatë kësaj konference. Së bashku 528

Redlich, Schicksalsjahre, 211.

529

ÖUA, Dokumenti nr. 8846, vol. VII.

530

Hantsch, Berchtold, 502.

141

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Konradi dhe Krobatin kishin udhëtuar për në Lajpcig, së bashku me Francis Ferdinand i cili gjendej atje, për ti paraqitur këtë lajmërim, Monarkisë së Danubit e cila gjendej gjithashtu në këtë festë. Por ultimatumi ishte hartuar pa këshillat e burrave më të lartë ushtarakë në vend. Ushtria ishte prezantuar në konferencë nga Gjenerali Potiorek, komandant ushtarak ky në rajonin e Bosnjë e Hercegovinës dhe Dalmacisë. Sigurisht që pjesëmarrja e burrave më të lartë të rangut ushtarak gjatë këtyre festimeve në Lajpcig, nëse do të ishte e domosdoshme në këtë krizë mund të ishte anuluar Për të qenë të sigurt, ata do të ktheheshin nga Lajpcigu së shpejti. Por Berchtoldi kishte këmbëngulur për më shumë kohë për të përgatitur ushtrinë për sulm.531 Berchtoldi gjithashtu llogariste në dorëzimin e serbëve. Por trashëgimtari i ardhshëm nuk ishte lajmëruar për vendimin e dërgimit të një ultimatumi. Ndërkohë pasi që ai u kthye nga Lajpcigu dhe kishte kuptuar se për ultimatumin ishte inatosur pasi që nuk ishin konsultuar me të.532 Por, Berchtold e dinte se Fransis Ferdinandi vetëm sa do ta komplikonte më shumë situatën. Përveç kësaj në takimin e 16 tetorit Ministri i Jashtëm kishte deklaruar në të vërtetë pavarësinë e tij nga trashëgimtari i ardhshëm, kështu që opinion i Fransis Ferdinand, nuk kishte më një ndikim thelbësor tek ai siç kishte pasur më parë. Në mëngjesin e 17-të, të dyja së bashku, si ultimatumi ashtu edhe lajmërimi ishte përgatitur për t’iu dërguar fuqive. 533 Pasi që gjithçka ishte përfunduar, ultimatumi i ishte dërguar Perandorit për miratimin e tij. Burri i moshuar e kishte pranuar duke thënë, “nëse ata nuk do të dorëzohen në tetë ditë, ne padyshim që do të sulmojmë.” 534 Francis Josef, ishte padyshim më i bindur për sulmin sesa ministri i tij i jashtëm. Ultimatumi i ishte dërguar ministrit të jashtëm Austro-Hungarez në Beograd, i cili në mbrëmjen e 18-të, e kishte dërguar në qeverinë serbe, dhe të cilin ultimatum, të nesërmen e kishte publikuar gazeta vjeneze Vossische Zeitung. 535 Ultimatumi i Austro-Hungarisë i dha afat ushtrisë serbe që brenda tetë ditëve të lënë territorin e Shqipërisë londineze. Përndryshe mospërfillja e këtij afati jepte me kuptuar se do të përballeshin me ndërhyrjen e fuqishme të Austro-Hungarisë. 536

531

Hötzendorf, Feldmarschall, vol. III, 466; vol. IV, 33, 132-133.

532

Hötzendorf, Feldmarschall, vol. II, 474.

533

ÖUA, Dokumenti nr. 8850, vol. VII.

534

Hantsch, Berchtold, 502.

535

“Oesterreichisches Ultimatum an Serbien,” Vossische Zeitung, October 19, 1913, 1.

142

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Kështu, Fuqitë e Mëdha ishin të informuara vetëm pas ngjarjes, dhe ky veprim i Austro-Hungarisë u cilësua si veprim i papritur. Por në fakt Austro-Hungaria nuk kishte qenë e ngarkuar për të zbatuar një vendim të pranuar ndërkombëtarisht. 537 Madje ky veprim i Austro-Hungarisë luajti një rol të fuqishëm në ndryshimin e qëndrimit të diplomacive të Fuqive të Mëdha, dhe i detyroi ato që veprojnë dhe të ndërhyjnë për ta bindur Qeverinë e Beogradit që të tërhjek trupat ushtarake nga territori i Shqipërisë. I ngarkuari me punë i Anglisë në Beograd, Dayrell Crackanthorpe, i dërgon një notë proteste Pashiqit duke i rekomanduar që sa më shpejtë të marrë një vendim me të cilin do të urdhëronte forcat ushtarake që të lëshonin territoret e Shqipërisë. 538 Poashtu edhe ambasadori rus në Beograd, Nicholas Hartwig, zhvilloi disa takime me kryeministrin serb duke i dhënë udhëzime konkrete që të pranonte kushtet e ultimatumit duke iu përmbajtur afatit për tërheqje. 539 Qeveria franceze i kishte dhënë këshilla për moderim të mendimit Qeverisë së Serbisë që në bazë të instruksioneve franceze të jetë në gjendje që t’i pranojë kushtet e Austro-Hungarisë. 540 Në të njëjtën kohë edhe Rumania e paralajmëroi Serbinë se nuk mund ta ketë mbështetjen e saj për këtë çështje dhe i rekomandoi që të respektoi ultimatumin. 541 Rrjedhimisht, Qeveria e Serbisë pasi mori të gjitha mendimet dhe pasi që nuk i mbeti alternativë tjetër ishte e detyruar që t’i pranojë kushtet e ultimatumit. Kështu, me 20 tetor Qeveria e Serbisë mori vendim për t’i tërhjekur forcat e saj ushtarake nga territori i shtetit të pavarur shqiptar sipas kushteve të ultimatumit Austro-Hungarez. 542 Megjithatë, Serbisë iu nevojitën pesë ditë për të zbrazur territoret e shtetit shqiptar dhe për t’i dhënë njoftimin Austro-Hungarisë se trupat serbe tani më janë evakuuar nga territoret e Shqipërisë. 543 Në përgjithësi ultimatumi ishte mirëpritur dhe miratuar nga Monarkia e Dyfishtë. Ndërkohë Neue Freie Presse deklaronte: “Loja e Shkodrës nuk do të përsëritet dhe

536

Katrin Boeckh, Von den Balkankriegen zum Ersten Weltkrieg: Kleinstaatenpolitik und ethnische

Selbstbestimmung auf dem Balkan (München: R. Oldenbourg, 1996), 109. 537

Bridge, From Sadowa, 359.

538

Bridge, Great Britain, 218.

539

Boeckh, Von den Balkankriegen, 109.

540

ÖUA, Dokumenti nr. 8874, vol. VII.

541

Bridge, From Sadowa, 360.

542

ÖUA, Dokumenti nr. 8882, vol. VII.

543

ÖUA, Dokumenti nr. 8920, vol. VII.

143

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

periudha kohore prej tetë ditësh tregon qartë se Monarkia dëshiron ti japë zgjidhje kësaj çështje me urgjencë. Serbia duhet të tërheqë trupat e saj”. 544 Gazeta Allgemeine Zeitung, nuk ishte shumë mirënjohëse, gjithsesi, për aksionin e ministrit të jashtëm. Ajo shihte motive personale prapa ultimatumit. Berchtoldi theksonte ajo, “po e përdor këtë mundësi për të fituar disa nga territoret që i kishte humbur vitin e kaluar. Ai e dinte se Serbia ishte dobësuar nga një vit i pandërprerë lufte dhe për këtë ai dëshiron që të ndjekë këtë rrugë. Në sytë e super-patriotëve dhe të luftë-nxitësve, Berchtoldi kishte marrë shumicën e fajit për dështimin e vitit të kaluar, dhe dorëzimi i Serbisë do të ishte një provë e prestigjit të tij personal...”. 545 Prestigji i Berchtoldit padyshim që ishte zbehur në rrethin e madh të ushtrisë austriake vitin e kaluar. Por ai nuk kishte frikë që të linte mënjanë reputacionin e tij dhe të bënte atë që ndjente të bënte të pamundurën për interesat e Austro-Hungarinë, ashtu siç edhe ishte demonstruar në braktisjen e Novi Pazarit dhe lënien e Dibrës dhe Gjakovës. Ultimatumi drejtuar serbëve nënkuptonte mbrojtjen e Shqipërisë dhe bashkë me këtë politikën e Austrisë për Adriatikun. Ndërmarrja e një hapi të tillë nga ana e Austro-Hungarisë, e cila merrte mbi vete një barrë me përgjegjësi të madhe, njëherazi mund të themi se ajo kryente edhe një mision me rëndësi vendimtare për mbrojtjen e vendimeve të Fuqive të Mëdha dhe për shpëtimin e shtetit të pavarur shqiptar. Pra, ultimatumi Austro-Hungarez pati efektin e një shoku që i jepte goditje të fuqishme qëllimeve të Beogradit. 546

544

Neue Freie Presse, October 19, 1913, 2.

545

Allgemeine Zeitung, October 20, 1913, 1.

546

Thoma Murzaku, Kozeta Sala, “Politika e Austro-Hungarisë gjatë vitit të parë të Pavarësisë së

Shqipërisë,” in Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek. XX, ed. Marenglen Verli et al., (Tiranë: Klean, 2008), 159.

144

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

KREU -IV-

PRINCI WIED, SHQIPTARËT DHE AUSTRO-HUNGARIA DERI NË LUFTËN E PARË BOTËRORE IV.1. Ndikimi i Austro-Hungarisë në përcaktimin e Princit të ShqipërisëWilhelm Wied Një nder vendimet që Konferenca e Ambasadorëve në Londër mori për Shqipërinë më 29 korrik 1913, ishte shpallja e saj “principatë autonome, sovrane e trashëgueshme, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princi do të caktohej nga këto të fundit”. 547 Pretendentë për fronin princëror në Shqipëri ishin të shumtë, nga disa oborre mbretërore evropiane. Pretendenti i parë për këtë fronë ishte princi francez: Franz Ferdinand Bourbon-Orleans, duka i Montpesier. Duka ishte i afërm me familjet më të rëndësishme që qëverisinin Evropën. Autoritetet vjeneze nuk e mirëpritën synimin e tij për t´u bërë princ i Shqipërisë edhe pse ai kishte përkrahjen e një numri aristokratësh shqiptar. Në vitin 1913 duka i Montpesierit në Londër vazhdimisht ishte i shoqëruar nga Isa Boletini, në përpjekjet e tij për të siguruar mbështetjen e kancelarive evropiane, për çështjen shqiptare.548 Për këtë fronë pretendonin edhe dy pasardhës të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut: markezi italian Di Aluetta dhe fisniku spanjoll Don Juan Aladro Castriota y Perez y Velasco. Një tjetër pretendent ishte princi Albert Gjika, i cili rridhte nga një derë bujare rumune me origjinë shqiptare, që kishte mbështetje kryesisht ndër kolonitë shqiptare në Rumani dhe Bullgari. 549 Nga princi trashëgimtar austriak Franz Ferdinandi dhe nga Vatikani mbështetej kandidatura e dukës Wilhelm Herzog von Urach. Por, kjo figurë nuk gjeti përkrahjen nga Italia, e cila së bashku me Rusinë nuk dëshironin si princ

547

Puto, Çështja shqiptare, vol. II, 278.

548

Guy, Lindja e Shqipërisë, 89; Ferdinando Salleo, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri (Tiranë: Shtëpia e

Librit & Komunikimit, 2001), 52. 549

Puto, Pavarësia shqiptare, 566.

145

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

një katolik dhe sigurisht asnjë favorit të Vjenës,që do ta kthente Shqipërinë në një protektorat austriak dhe një bastion kundrejt shteteve sllave në Ballkan.550 Poashtu edhe familja Bonaparte për fronin shqiptar vuri tre kandidat: princ Viktorin, princ Louisin dhe princ Roland Bonaparten. Princin Louis e mbështeste Vatikani, ndrërsa kontestoheshin nga Italia,pasi ishin katolikë. Pretendentë të tjerë për fronin mbretëror në Shqipëri ishin edhe gjermanët: Mauricio i Schonbourg-Lipe, duka Karl von Urach, princi Karl Von Hohenzllern dhe princi Wilhelm Friedrich Heinrich Von Wied; anglezi Arthur of Connaught; suedezët-duka Vilhelm Soedermanland dhe duka Karls Westgothland; princi danez Aksel. 551 Një familje pretenduese për fronin princëror kishte edhe ajo e fisit katolik në Shqipëri: familja e Prenk Bib Dodës. Një ide e kreut të Mirditës ishte kthimi i vendit të tij në një ”Piemont” të Shqipërisë katolike. Por horizonti i Prenk Bib Dodës nuk shkonte me tej se Shqipëria e veriut. Shpresa për të marrë fronin shqiptar kishte edhe Mbreti Nikolla i Malit të Zi. Madje ai mbajti kontakte me disa banorë të Shqipërisë së Veriut të cilët e vizituan në Cetinje dhe si dhuratë për mbështetjen e tyre morën para dhe armë. Mirëpo Fuqitë e Mëdha dëshironin një Shqipëri të pavarur e të kontrolluar nga ata e jo një Mal të Zi të zmadhuar. 552 Përveç këtyre dy kandidatëve me sfond ballkanik dhe kandidaturave tjera nga shtetet evropiane, për fronin shqiptar pretenduan edhe kandidatë myslimanë. Duke pasur parasysh konfesionin fetar mysliman të një pjese të madhe të popullsisë së Shqipërisë, si dhe lidhjet e vjetra të feudalëve shqiptarë me elitën e ishperandorisë osmane, Porta e Lartë, për fronin princëror shqiptar propzoi: Abdyl Mexhidin, Burhan Meddinin dhe ministrin e Luftës gjeneralin Ahmet Izet Pashën me prejardhje shqiptare nga Manastiri. Xhonturqit parashikonin në Shqipëri të shkaktonin trazira, për t´i qetësuar më pas me thirrjen e vendosjes së një princi mysliman në Shqipëri. Mirëpo Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) i vendosur tashmë prej Fuqive të Mëdha në Shqipëri, u informua prej ambasadës gjermane në Stamboll mbi planin xhonturk dhe mori menjëherë masa kundër tyre. Një nga figurat më të preferuara për princ të Shqipërisë ishte 550

Gazmend Shpuza, Kuvendime për historinë kombëtare (Tiranë: Dituria, 2000), 156-157.

551

Salleo, Shqipëria, 52.

552

Shala, Marrëdhëniet, 185.

146

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

edhe ajo e princit egjyptian: Ahmed Fuad Pashës, pasardhës i derës së familjes së Mehmet Ali Pashës, i cili ishte themelues i Egjiptit modern. Ahmed Fuadi kishte zhvilluar edukimin e tij ushtarak në Torino dhe konsiderohej si mik i madh i Iltalisë dhe ky fakt ishte i mjaftueshëm për Austrinë të kundërshtonte kandidaturën e tij.553 Këto kandidatura u refuzuan edhe nga fuqitë tjera evropiane, për faktin se nuk dëshironin që fronin princëror në Shqipëri ta merrte një mysliman. 554 Në tetor 1913 me propozimin e Austro-Hungarisë dhe të Italisë e të miratuar edhe nga shtetet tjera evropiane, u pranua që në fronin shqiptar të vihej një gjerman, i cili si protestan nuk do t’i përkiste asnjë besimi ekzistues fetar në Shqipëri dhe ky do ishte fakti kryesor ndikues në vendimmarrjen e Fuqive të Mëdha. Në njëvjetorin e kremtimit të shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë, AustroHungaria dhe Italia, bën të ditur të zgjedhurin e tyre, ai ishte gjermani Wilhelm zu Wied 555, i cili ishte djali i dytë i një prej familjeve më të lashta të fisnikërisë gjermane, rezidente në qytezën e bukur, Neuwied, në atë kohë kapiten në kavalierinë gjermane dhe një nga oficerët në popullorë në Potsdam. Nga gjaku kishte lidhje me familjen mbretërore të Holandës dhe të Rumanisë.556 Princi Wied dallohej si njeri i kulturuar, me ndjenjë të lartë të nderit e të detyrës, me sjellje evropiane, i ndershëm, zemërgjerë dhe tolerant, por i dobët dhe i pavendosur. Shpesh njerëzit që i qëndronin afër, zemërgjerësinë ia merrnin për dobësi dhe kujdesin për frikë. 557 Marrëveshja me Italinë e gjeti bazën mbi dy arsye mjaft pragmatike, të cilat ishin në anën e princit gjerman: Si gjerman, ai i takonte një kombi i cili interesohej pak për

553

AIHT, Vj. 22-9-919, Shkresë private e Szapary për kolonel Humel, 2 dhjetor 1912.

554

AIHT, Vj. 22-10-1047; 22-9-921, Telegram i Berchtoldit për Merey, 3 dhjetor 1912.

555

Wilhelm Friedrich Heinrich Prinz zu Wied (1876-1945), u lind në Neuwied am Rhein, ai ishte i biri i

princeshës së Holandës, kushëriri i perandorit gjerman Wilhelm II dhe nip i mbretëreshës rumune Elisabeth. Oferta për tu bërë princ i Shqipërisë iu ofrua nga Austro-Hungaria në tetor të vitit 1913, kurse me 1 nëntor 1913 e pranoi kandidimin zyrtarisht. Më 7 mars 1914 erdhi në Shqipëri në cilësinë e Princit, për tu larguar mëpastaj më 3 shtator 1914 duke ia dorëzuar pushtetin Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore Wied-i jetoi fillimisht në Tirol e më pas në Münich. Më 1925 u shpërngul në Rumani, ku edhe vdiq më 1945. 556

Duncan Heaton Armstrong, Shqipëria, Gjashtë muaj Mbretëri: Kujtimet e sekretarit të Princ Vidit

(Tiranë: Onufri, 2010), 8. 557

Armstrong, Shqipëria, 134.

147

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Shqipërinë, dhe Si protestant, ai konsiderohej i baraslarguar nga të gjitha fetë e përfaqësuara në Shqipëri. 558 Me 3 janar 1914 iu dërgua Berchtold-it një telegram nga ambasadori austrohungarez në Berlin. Bashkangjitur ishte dërguar miratimi i kushtëzuar- i princit Wied për pranimin e fronit në Shqipëri, i cili trajton çështjen e pranimit të fronit të Shqipërisë nga Wied, 559 mirëpo përgjigjen përfundimtare do të mund të ofronte pasi Fuqitë e Mëdha të kenë marrë qëndrim lidhur me kushtet e caktuara nga Wied, e të cilat sipas shkresës së Wied-it ishin: “1.Pasi që në nenin e parë të protokollit të Londrës, lidhur me organizimin e Shqipërisë, parashihet që princi të emërohet nga gjashtë Fuqitë e Mëdha, duhet së pari të arrihet miratimi i juaj për kandidimin tim. 2. Një delegacion i përbërë nga përfaqësues nga i gjithë shteti shqiptar duhet të vijë në Gjermani dhe të më ofroj mua fronin e shtetit të tyre. 3. Të garantohet që Esad Pasha do të pranoj vendimin e Evropës dhe që ai do t’i nënshtrohet princit të ri. 4. Fuqitë e mëdha ose një pjesë e tyre duhët të garantojnë një hua prej 75 milion Franga me 4%, e cila mund të paguhet në këste të ndryshme. 5. Princi do të pranoj një ‘listë civile’ prej 200000 Franga në vit. 6. Drafti për organizimin dhe administrimin e shtetit duhet të miratohet nga princi. 7. Kufiri jugor i Shqipërisë duhet të jetë i përcaktuar së paku në pikat kryesore”. 560 Princi gjerman e kishte vërejtur pa dyshim, që fuqia e tij politike në Shqipëri varej nga kontrolli që do të kishte mbi Esad Pashë Toptanin. Ambiciet e tij në vend ishin të njohura për princin von Wied. Ishte me rëndësi, që edhe ai të njihte princin si sundues të vendit. Gjithashtu Wilhelm zu Wied ishte mjaft i vetëdijshëm, që do të nevojitej një shumë e konsiderueshme monetare, për ndërtimin e një infrastrukture bazë në Shqipëri. 561 Mirëpo, nga shkresat e princit mund të shihet qartë, se ai mbivlerësonte paksa hapësirën e tij manovruese. Sepse, si mund të kuptohet nga vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, fuqia e tij ishte lidhur ngushtë me Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit.

558

Hanns Christian Löhr, “Die Albanische Frage: Konferenzdiplomatie und Nationalstaatsbildung im

Vorfeld des Ersten Weltkrieges unter besonderer Berücksichtigung der deutschen Außenpolitik” (PhD diss. University fo Bonn, 1992), 154. 559

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 6ö Szögyenyi an Berchtold 3.1.1914

560

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 7; Wied për Berchtold 31.12.1913

561

Bartl, Shqipëria, 147.

148

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Deklarata e Konferencës së Ambasadorëve e korrikut 1913 përmbante pikat në vijim: 1. Shqipëria është një principatë autonome, sovrane dhe trashëgueshme me primogjeniturë nën garancinë e gjashtë Fuqive, të cilat e emërojnë princin. 2. Shqipëria nuk ka obligime ligjore ndërkombëtare ndaj Turqisë. 3. Gjashtë Fuqitë garantojnë neutralitetin e Shqipërisë. 4. Administrata e Shqipërisë do të kontrollohet nga një komision prej shtatë anëtarësh, në të cilin do të përfaqësohen gjashtë Fuqitë dhe Shqipëria. 5. Mandati i saj do të kufizohet në 10 vite. 6. Ajo do të përpiloj një projekt për administrimin e vendit dhe do t’i raportoj gjashtë Fuqive. 7. Më së largu pas gjashtë muajsh duhet të emërohet një princ. Deri atëherë autoritetet shqiptare iu nënshtrohen Komisionit Administrues. 8. Do të vendoset një xhandarmëri me oficerë të huaj. 562 Një vlerësim të ngjashëm kishte edhe Ambasadori Perandorak dhe Mbretëror në Itali, Merey, në një telegram drejtuar Berchtold-it me datë 14.1.1914. Këtu ai për herë të parë tregon se, Wilhem zu Wied linte një përshtypje të dobët sa i përket cilësive të tij vendimmarrëse dhe njofton lidhur me rreziqet të cilat do t’i kanoseshin princit në Shqipëri, nëse ai do të kishte shtyrë edhe më tej ardhjen e tij. Në vazhdim vlerësimi i Merey-it: “Princi Wilhelm zu Wied tregon një ngjashmëri në karakter me dajën e tij mbretëror në Bukuresht, edhe pse duket se nuk i afrohet inteligjencës së tij. Njëkohësisht, ai është një zotëri i mendueshëm i cili ngurron të merr vendime dhe i cili din t’i vlerësoj paratë. Princi zu Wied që në fillim të detyrës së tij tregon kujdes dhe pavendosmëri, gjë e cila i shkakton më shumë kritika se sa simpati, që do të pasoj në krijimin e kushteve gjysmë anarkike që në fillim të hyrjes së tij në Shqipëri”. 563 Gjithashtu, Merey, paraqet pikëpamjet e diplomacisë italiane, konkretisht të ministrit të jashtëm edhe lidhur me njerëzit e besueshëm të princit, ku thekson se San Juliano ka dyshimet e tij “Nogga jo rastësisht cilësohet si intrigant i aftë, Christo Mexi si 562

Michael Schmidt-Neke, Entstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien (1912-1939):

Regierungsbildungen, Herrschaftsweise und Machteliten in einem jungen Balkanstaat (München: Oldenbourg, 1987), 32. 563

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 71ff; Merey për Berchtold 14.1.1914.

149

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

aventurier dhe nëse është e vërtetë, se princi Sureya Bey ka gjasë të jetë kryesues i ministrisë së ardhshme, një zgjedhje e tillë nuk është se do të pritej me gëzim, sepse nga gjithë udhëheqësit shqiptar, Esad Pasha ishte më i rrezikshmi dhe më i pabesë”. 564 Në përgjithësi mund të konstatohet se qeveria e Italisë ishte skeptike, sa i përket regjimit të princit Wied dhe në këtë ka ndikuar edhe fakti, se si një puç i organizuar nga një lider muhamedan i shtetit nuk ka shkaktuar shqetësime të jashtëzakonshme në vend. Duke marrë parasysh dyshimin e krijuar në opinion, sa i përket qëndrueshmërisë se kandidaturës se princit Wied, konsiderohet e udhës, që princi sa më parë të ofron një sqarim për publikun e gjerë për palëkundshmërinë e vendimit të tij. Qëndrimi ngurrues i princit kishte ndikuar në shpërndarjen e thashethemeve se ai po zmbrapsej nga kandidatura. Nga ana e Rusisë iu drejtuan thashetheme Austrisë për herë të parë me 17 janar 1914, sipas njoftimit të Ambasadorit Perandorak dhe Mbretëror Czernin drejtuar Ministrit të Jashtëm. Czernin shkroi qartë se: “ambasadori i Rusisë në Berlin dërgonte telegrafë me lajmin se princit Wied i vërehej dyshimi në vetë për aftësitë e tij për t’u përballur me detyrën që kishte marrë përsipër dhe se duhej të llogaritej deri në një shkallë të caktuar me një tërheqje të tij në moment të fundit nga kandidatura. Me ironinë e tij - kur bëhet fjalë për Shqipërinë – Ministri i Jashtëm thoshte se nuk çuditej se princi i trembej detyrës së tij, e cila asnjëherë nuk është shikuar me sy optimist. Nëse princi Wied vërtetë do të tërhiqej, atëherë, si Austria-Hungaria dhe Italia do të duhej të dilnin me një kandidaturë të re. Duke menduar në interesin e Evropës, ai shpreson që nuk do të vijë deri në një gjendje të tillë.”565 Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë Sazonow ka shfaqur këtu dyshime jo të pabazë sa i përket ndërtimit të qeverisë Wied. Mirëpo duhet të kihet parasysh se nuk ishte në interesin e Mbretërisë Cariste që të formohej një Shqipëri sovrane dhe e qëndrueshme, sepse Rusia – nëpërmjet Serbisë – kishte qëllimin të siguronte qasje në bregdetin Adriatik, gjë të cilën, shikuar nga aspekti gjeopolitik, një Shqipëri e konsoliduar do ta pengonte. Pra, në fundin e muajit janar 1914 do duhej t’i është bërë e qartë qeverisë në Vjenë, se duhej të merrej iniciativa për mundësimin e themelimit sa më të shpejtë të një regjence princërore në Shqipëri. Për këtë edhe princi udhëtoi në Vjenë i ftuar i perandorit Franz Josef. Sipas Armstrongit, sekretar personal i Wied-it, Berchtoldi, dha një pritje për nder të Princit më 8 564

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 71ff; Merey për Berchtold 14.1.1914.

565

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 76ff; Merey për Berchtold 17.1.1914.

150

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

shkurt 1914, poashtu edhe perandori Franz Josefi i dha një darkë pune princit. Në këto takim vetëm një çështje mbizotëroi si pikë diskutimi, për Shqipërinë. 566 Një paradhënie nga huaja e kërkuar nga Wilhelm zu Wied në vlerë prej 75 milion Franga u aprovua me shkrim me datë 6 shkurt 1914. Për këtë, princi i përzgjedhur iu drejtua me shkrim Berchtold-it, që të “konfirmoj pranimin e shkresës së datës 6 të këtij muaji dhe njëkohësisht shprehë falënderimet e mija më të thella për qasjen e Qeverisë Perandorake dhe Mbretërore në lidhje me huan. Aprovimi i paradhënies në vlerë prej 10 milion Franga nga ana e Qeverisë Perandorake dhe Mbretërore së Austro-Hungarisë dhe Qeverisë Mbretërore të Italisë më mundëson mua tani që të bëj të qartë se e pranoj fronin e Shqipërisë dhe që do të udhëtoj së shpejti për në Shqipëri.” 567 Pasi që Britania e Madhe dhe Antanta nuk ishin të gatshëm që të marrin përsipër një garanci të tillë, Italia dhe Austria garantoni tani e tutje vetë por së bashku huan. 568 Kërkohej që misioni në Shqipëri përfundimisht të zbatohej. Mirëpo, angazhimi i Princit shndërrohej në një lojë ndërmjet Austrisë dhe Italisë, përderisa Fuqitë tjera të mëdha kalonin në rolin e aktorëve dytësor. Këto të dyja mundoheshin që në vijim të siguronin ‘ndërkombëtarizimin’ e ‘misionit’, por me aprovimin e paradhënies së huas, Italia dhe Austria në një farë mënyre kishin siguruar patronazhin mbi instalimin e princit zu Wied ne Shqipëri. Në vazhdim ishte me rëndësi që të përgatiteshin hapat e parë të politikës së jashtme të princit. Nga ana austriake kishte aktivitete intensive këshillëdhënëse. Si fuqi e madhe katolike, Austro-Hungaria ishte padyshim e interesuar që të siguronte një marrëdhënie të mirë në mes të Fronit të Shenjtë dhe princit të ardhshëm të Shqipërisë. Funksioni mbrojtës mbi popullatën shqiptare në Malësi të Madhe ishte i një rëndësie të veçantë. Mirëpo, princi von Wied interesohej fare pak për këtë angazhim të Austro-Hungarisë. Ai e refuzoj një audiencë në Vatikan gjatë vizitës së tij ne oborrin mbretëror të Italisë, të cilën ia kishte propozuar ambasadori austro-hungarez në Itali, Merey. Merey raportonte në detaj se “kam marrë personalisht përsipër që t’ia propozoj audiencën.

566

Armstrong, Shqipëria, 18.

567

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 185; Wied për Berchtold 6.2.1914

568

Löhr, “Die Albanische Frage.“ 254.

151

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

Propozimi nuk kishte gjetur fare pëlqim. Princi tha se kishte menduar për këtë gjë, mirëpo nuk e kishte ndërmend që të kërkonte audiencën. Kur vazhdova duke i shpjeguar se si mysafir i mbretit nuk do të kishte problem që të kërkonte audiencë të papës, gjë e cila do të ishte i një rëndësie të veçantë, pasi që një e katërta e të nënshtruarve të tij do të jenë besimtarë të fortë të fesë katolike, ai u përgjigj duke u kufizuar në arsyen se një vizitë e tillë nuk do të mirëpritej nga mohamedanët. Princi nuk reagoj ndaj komentit tim, se mohamedanët në Shqipëri ishin fare pak fanatikë, dhe vazhdoj të mbante qëndrimin e tij të mëparshëm. Insistimi nga ana ime do të ishte i kotë. [...]’569 Një javë më pas, Wilhelm zu Wied e njoftoj Berchtold-in, se ka refuzuar audiencën e papës nga frika që do të shkaktonte pakënaqësi në mesin e popullatës myslimane në Shqipëri. 570 Froni i Shenjtë ishte “zhgënjyer thellësisht nga injoranca. [...] Në Vatikan, përgjegjës për këtë do të konsiderohet sidomos Italia, pasi që edhe që tani ishte bërë e njohur që nën influencën e Italisë në fronin e Shqipërisë po emërohej një person i cili nuk është katolik. Të tjerët ndoshta do të thonë, se pikëpamjet e forta protestante të Wied-it do të mjaftojnë si shpjegim për këtë gjë. Sido që të jetë, pas këtij gabimi, brenda qarqeve të Vatikanit princi nuk do të konsiderohet më si një person me largpamësi politike dhe i mençur.’ 571 , shkroi ambasadori i Fronit të Shenjtë, Schönburg-Hartenstein, me 10 shkurt 1914 në një telegram drejtuar Berchtold-it. Schönburg-Hartenstein raportoj dy ditë më vonë edhe lidhur me “qëndrimin e një pjesë të shtypit lokal’572, e cila që para refuzimit të audiencës nga ana e princit “kanë ditur të shpalosin detaje nga më të ndryshmet për princin tuaj”, gjë e cila “Vatikanit nuk ia ka ëmbëlsuar kafshatën e injorancës”. 573 Po në atë ditë Merey i drejtohet me një telegram Berchtold-it, në të cilin shprehë përshtypjet e tij lidhur me karakterin e princit: “si unë ashtu dhe Marchese di San Giuliano kemi fituar një përshtypje mahnitëse nga princi. Ai ka një paraqitje korrekte, të sjellshme dhe të këndshme, ka një natyrë të mirë e cila përcillet nga një buzëqeshje e 569

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 228; Merey për Berchtold 10.2.1914.

570

ÖUA, VII, Dokumneti nr. 9399; Auzeichnung Berchtold 20.2.1914.

571

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 233; Schönburg-Hartenstein për Berchtold 10.2.1914.

572

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 264; Schönburg-Hartenstein për Berchtold 12.2.1914.

573

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 264; Schönburg-Hartenstein për Berchtold 12.2.1914.

152

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

shpeshtë por jo edhe aq e mprehtë, gjë e cila është d’une insignifiance desolante (një çikërrimë e parëndësishme). Kësaj i shtohet natyra e tij e heshtur, e cila është, aq sa mund të vërehet, e vetmja gjë të cilën e ka trashëguar nga stërgjyshi i tij Wilhelm dem Schweiger. Se a është i aftë t’i qëndroj përballë detyrës së tij të vështirë dhe se a do të mund t’iu bëj ballë personave si Esad Pasha, Ismail Bej Qemali, Prenk Bib Doda, kjo do të mbetët nën mëshirën e zotave. Mund të shpresohet që gruaja e tij e mençur dhe njerëzit e afërm të cilët e rrethojnë do t’i plotësojnë disa elemente të cilat mund të konsiderohen si të meta të tij.”574 Në këtë shkresë ambasadori i Austrisë në Oborrin Mbretëror të Italisë shprehë dyshimin e tij, se princi, sa i përket sundimit të tij në Shqipëri, planifikon të mbështetet në popullatën myslimane.

574

HHStA, XIV (Albanien) 52, Liasse L/1 – 252; Merey për Berchtold 12.2.1914.

153

Selim Bezeraj

Shqiptarët dhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1912-1914

IV.2. Austro-Hungaria dhe qeverisja e Pricit Wied në Shqipëri Bisedimet e para rreth detajeve të lundrimit të princit zu Wied për në Shqipëri u zhvilluan po ashtu në këtë telegram. Nëse nisja do të bëhej nga Triesta, atëherë në anën austriake shfaqeshin shqetësime sa i përket fuqive irredentiste përgjatë bregdetit. Plani bazë parashihte që anija të ofrohej nga Austria dhe të përcillej nga një eskortë me anije luftarake. Eskorta do duhej të përbëhej nga anije luftarake të Fuqive të Mëdha, pra edhe të përfshihej një anije luftarake nga Italia. Një lundrim i përbashkët i një anijeje luftarake italiane me një anije austriake, dyshohej se do të kishte shkaktuar shqetësime ne Triestë. 575 Von Merey shkroi se, ai “interesohej personalisht [në qeverinë e Italisë], që komandanti i anijes përcjellëse nga Italia, e cila do duhej t’i përgjigjej anijes tonë >>Szigetvar