Data Loading...

Katalog Produkte ISD Flipbook PDF

Katalog


122 Views
119 Downloads
FLIP PDF 474.38KB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

PRODUKTET ISD Katalog Prezantues Financa 5 Point of Sale F5 Bar-Restorant F5

Online Reports Payroll 4 EShop TourISD

Financa 5 Financa 5.0 është programi financiar më i kompletuar, i lehtë në përdorim, i saktë në raportimin e të dhënave dhe fleksibël për mbajtjen e kontabilitetit të një biznesi.

Përshkrim Programi u shërben të gjithë operatorëve të biznesit sipas funksioneve që ata kryejnë në kompani si: magazina, blerje, shitje, arka, banka deri tek nivelet më të larta të vendim-marrjes si menaxhimi financiar dhe bordi drejtues. Financa 5.0 mund të konfigurohet nga përdoruesi sipas llojit të biznesit në: – Standard (Tregti, Shërbime, Ndërtim, Telekomunikacion, etj.) – Prodhim – Depo Farmaceutike/ Farmaci – Shitje (POS, Supermarket) Ky program organizon kontabilitetin me qendra kostosh dhe reflekton pasqyrat financiare për qëllime raportimi në Shqipëri dhe jashtë vendit, me mundësi edhe në një gjuhë të dytë. Financa 5.0 lejon përdoruesin të çelë një numër të pakufizuar ndërmarrjesh pa kosto shtesë. Transferim dhe raportim të veprimeve të magazinës, mesatarizimi i kostove të mallrave sipas metodave të pranuara dhe praktikave të kontabilitetit, ofrim të mbi 360 raporteve manaxheriale. Financa 5.0 u krijon mundësi subjekteve të përpilojnë fatura për tregtim mallrash dhe shërbimesh të personalizuara (me mbi 475 modele printimi të gatshme) sipas natyrës së aktivitetit të kompanisë. Mundëson mbartjen e të dhënave kontabël nga një vit në tjetrin sipas kërkesave të planit ekzistues ose të ri kontabël. Kalimi i të dhënave nga formati ‘excel’ në faturë shitje, faturë blerje, arkëtime, veprime speciale, referenca dhe artikuj, kryhet në mënyrë automatike. Nga ana tjetër programi mundëson mbartjen në variant të gatshëm ‘excel’ të librave të blerjes dhe të shitjes të cilat bëhen ‘upload’ në faqen elektronike të Organeve Tatimore.

Ky program evoluon sipas ndryshimit të legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të ndryshimeve të SKK (Standardet Kombëtare të Kontabilitet) dhe SNK (Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit). Organizimi i punës me programin funksionon me module. Në çdo modul të drejtat e përdorimit të sistemit kufizohen ose lejohen sipas funksionit që kryen çdo operator në program. Në versionin e fundit të Financa 5.0 administrimi i të drejtave të përdoruesve vjen në nivel më të avancuar. Arkivimi i të dhënave dhe ‘backup’-i automatik i bazës së të dhënave, shërbejnë si elemente sigurie për të mbrojtur të dhënat dhe historikun e programit. Ky program përshtatet me planin kontabël publik ose privat të llogarive dhe në çdo rast përdoruesi mund të shtojë/detajojë ose pakesojë llogaritë sipas profilit ekonomik të subjektit..

Specifikime teknike Aplikacionet kryesore të Financa5 janë:

 Libri i Madh Plan kontabël: i gatshëm ose që ndërtohet sipas nevojës Veprime kontabel Ditar i veprimeve te ndryshme Raporte:   

ditarin e pergjithshem ne nje periudhe kohore cfardo bilanc verifikues dhe krahasues raporte financiare sipas nevojes  Arka – Banka

Hapje llogari Arka e Banka, pakufizim, edhe në valutë. Regjistrim i dokumentit të arkës dhe/ose bankës. Printimi i mandateve në çdo kohë.

 Furnitorë Furnitorë pakufizim, edhe në valutë. Fatura Jonë e Kthim tek furnitori edhe ne valutë. Printimi i Faturave e Kthimeve në çdo kohë. Përpunime: për një, disa apo të gjithë furnitorët mund të nxirrni: saldo e analizuar me faturat e pashlyera deri në një datë çfarëdo  kartelën me veprimet në një periudhë kohore  blerje/pagesa për furnitorin 

 Klientë Klientë pakufizim Fatura Kthimi edhe ne valutë. Printimi i Faturave e Kthimeve, në çdo kohë. Përpunime: për një, disa apo të gjithë klientët mund të nxirrni: saldo e analizuar me faturat e pashlyera deri në një datë çfarëdo  kartelën e klientit në një periudhë kohore  shitje/arkëtime 

 Magazinë Magazina dhe artikuj magazine pakufizim. Fletë hyrje e dalje. Veprimet me kosto mesatare ose të planifikuar. Programi gjeneron dhe punime: për një, disa apo të gjithë artikujt magazinë mund të nxirrni:    

gjendje korrente: sasi, çmim e vleftë, kartelë me veprimet hyrje/dalje në një periudhë kohore, artikujt me gjendje jashtë minimum/maksimumit të lejuar. blerje/shitje në sasi e vleftë, gjatë një periudhë kohore.

 Buxhet Buxhetim për llogaritë analitike e sintetike: mujor, 4 mujore etj. Situacion për çdo llogari: buxhet – fakt

Avantazhe të Financa 5 TVSH  

TVSH konform ligjit shqiptar. Mundësi regjistrimi të TVSH-së në: shitje, blerje, pagesa, etj.

Valuta    

Valuta pa kufizim. Arka, banka, klientët, furnitorët, etj. në lek apo/dhe valutë. Regjistrim i lëvizjeve me kurs të lirë, të planifikuar e të llogaritur. Bilanc në çdo monedhë.

Studim kosto  

Qendra kosto  regjistrim i shpenzimeve/ardhurave në natyrë dhe sektorit.  nxjerrje e shpenzimeve të sektorit/eve sipas natyrës në periudhë kohore. Ballafaqim: shpenzime - prodhim në sasi e vleftë, në një periudhë kohore.

Administrimi dhe Përdorimi          

Sigurimi i të dhënave nga shkëputja e energjisë apo defekte të tjera. Nxjerrje e pasqyrave në : printer, ekran apo skedar. Mundësi personalizimi për ngjyrat e ekranit. Mjete për punë autodidakte në njohjen e programit. Disa ndërmarrje në të njëjtin kompjuter. Hapje e një ndërmarrje me elementë nga një ndërmarrje ekzistuese. Ambjent për zhvillimin e shembujve mësimorë. Punë në një rrjet lokal kompjuterash. Punë paralele: nga disa kompjutera për të gjithë proçeset. Kontroll i të drejtave të hyrjes

POS F5 Programi POS F5 mbulon plotësisht aktivitetin tuaj të shitjes.

Përshkrim POS (Point of Sale) është një program i dizenjuar posaçërisht për bizneset që kryejnë shitje me pakicë dhe shumicë. Ai është i thjeshtë në përdorim dhe i përshtatet lehtësisht mënyrës suaj të të punuarit. Me F5 POS, ju do t'u shërbeni klientëve më shpejt, më saktë dhe në mënyrë më të sigurt.

POS është optimal për : 

Markete / SuperMarkete,



Pika shitjeje me shumicë dhe pakicë,



çdo lloj aktiviteti shitës të një numri të madh produktesh (pjesë këmbimi, pajisje elektrike, elektronike, kancelari, etj.).

Specifikime teknike Me POS ju mund të kryeni shitje të shpejta duke eliminuar rradhët e klientëve. Disa nga avantazhet e F5 POS : 

disa metoda pune (ekran touch screen, vetëm me tastjerë, apo dhe vetëm me mouse)



disa mënyra për të gjetur shpejt produktet (mund ti skanoni, mund të kërkoni kodin apo dhe përshkrimin e produktit)



disa mënyra për të marrë pagesat (para cash, kartë krediti, në monedhë të huaj, pikë (opsionale))



suport mbi garancinë e produkteve (modul opsional)



suporton kartën e klientit (modul opsional)



printimin e faturës që i jepet klientit



printon në Kasë Fiskale



punon me peshoret me barkode

Avantazhe të POS F5 F5 POS është një program funksional për transaksionet në një kasë të vetme shitjesh, ashtu edhe si pjesë integrale e një rrejti kasash me një kompjuter administrator. Për t’ju dhënë një siguri maksimale, POS punon në rrjet dhe transaksioni kryhet në çdo moment pavarsisht nga shkëputjet e rrjetit ose defektet e tij. F5 POS është një produkt i plotë i cili monitoron aktivitetet e përditshme të një Pike Shitje: 

gjeneron barkode për artikujt që nuk kanë një të tillë (opsionale),



përpunimin e statistikave në lidhje me shitjet e bëra,



kursen kohën e menaxherit dhe shmang gabimet e mundshme njerëzore gjatë likujdimit të shitësve,



ul kohën e implikuar për proçesimin e shitjes,



lehtësohet vendimmarrja në lidhje me përcaktimin e çmimeve (duke u bazuar në statistikat që ofron sistemi),



rrit cilësinë e shërbimit.



Integrim me Financa5

Bar-Restorant F5 Për informatizimin e menaxhimit të shitjeve dhe magazinimit të Barit/Restorantit programi mbulon plotësisht aktivitetin tuaj.

Përshkrim Realizon në mënyrë efikase funksione në drejtim të administrimit të Barit/Restorantit. Shfaqje të detajuar të Artikujve dhe Produkteve me lehtësi organizimi. Përpunim informacioni duke përfituar gjendje korrente mbi Magazinat. Operacione automatike dhe gjenerim fature përmbledhëse për periudha që i përcaktoni ju sipas nevojës. Fatura dhe Raporte Printim i kuponit tatimor në priterat përkatës sipas njësive (Bar, Restorant, Piceri, etj.).

Specifikime teknike Aplikacionet kryesore të Bar-Restorant janë: Manaxhimi i të të drejtave dhe çeljet e nevojshme (nga çelja e grupimeve të artikujve deri te përdoruesit, lëvizjet, eksportin, etj.) Shitjet dhe shfaqja e zonave, tavolinave, grupimeve të artikujve, porosive, xhirot dhe faturimet për një periudhë të kohës ose për totalin ditor. Lejon përcaktimin e grupimeve të artikujve, artikujt, tavolinat, magazinat, printerat, monedha, klientët, furnitorët, përdoruesit e sistemit, profilet dhe organizimin e të drejtave, grupet e çmimeve, tipet e shitjeve, etj. Magazina dhe artikuj magazine pa kufizim, me mundësi afishimi në linjë të gjendjes për çdo artikull , veprime me kosto mesatare, përpunim informacioni duke përfituar gjendje korrente: sasi, çmim, vleftë; kartelë me veprimet hyrje/dalje në një periudhë kohore; artikujt me gjendje të lejuar; blerje/shitje në sasi e vleftë, gjatë një periudhë kohore; për një, disa ose të gjtihë artikujt.

Forma raportimi të ndryshme: Fatura sipas Kamarierit, Xhiro Totale, Shitje sipas Njësive, Artikuj sipas Faturimeve, Listë Artikujsh, Historiku i Artikullit, Gjendje me Datë, etj. Raporte financiare mbi të ardhurat dhe shpenzimet e lokalit dhe xhiro totale ditore apo periudha specifike. Raporte specifike sipas gjendjes së artikujve dhe produkte, faturimeve ditore sipas artikujve dhe kamarierëve, historik furnizimesh dhe shitjesh, etj.

Avantazhe të Bar-Restorant 

Punë paralele: nga disa kompjutera për të gjitha proçeset



Saktësi maksimale në lidhje me gjendjen e inventarit në lokal



Magazina dhe artikuj magazine pa kufizim



Gjenerim i të gjithë dokumenacioneve plotësuese: Fletë hyrje e dalje



Konfigurime të personalizuara në program, në faturë dhe në formën e raportimit



Raporte financiare dhe specifike me filtra të ndryshëm



Për bizneset e mëdha dhe të vogla



Integrim me Financa5

Online Reports Programi Online Reports mundëson krijimin e Raporteve Online dhe manaxhimin efektiv të informacionit të biznesit tuaj.

Përshkrim Online Reports është një shërbim raportimi online dhe shfaqje infomacioni që ju ndihmon të analizoni të dhënat lehtësisht dhe të krijoni lista raportesh e raporte esenciale për një vendimmarrje më të mirë. Online Reports përdor lloje të ndryshme charte dhe tabela me komponentë që vizualizojnë informacion kompleks. Filtrimi i të dhënave të biznesit realizohet shpejtë dhe thjeshtë. Ju mund të gjeneroni Raportet e nevojshme nga kudo, në çdo kohë dhe nga çdo lloj pajisje. Online Reports bën të arrishëm dhe të sigurt matjen e zhvillimit dhe performancën e biznesit tuaj. Karakteristikat kryesore të Online Reports janë: - Krijon raporte esenciale dhe listë të raporteve të nevojshme. - Analizon vizualisht informacionin e biznesit tuaj. - Shfaq të dhënat në çdo moment nga kudo. - Analizon dhe ndjek zhvillimin e performancës së biznesit tuaj. - I aksesueshëm nga çdo pajisje. Ideal për tabletë dhe telefon. - Aksesoni listën e raporteve individuale e të personalizuara. - Monitorim i situatës dhe manaxhimi i nevojave të biznesit në kohën e duhur.

Specifikime teknike Online Reports është i disponueshëm për sistemet Andorid, iOS dhe Windows. Përdoruesi ka mundësi të aksesojë të dhënat duke u loguar në program. Me shfaqje të listave të raporteve përdorues përmes filtrave të ndryshëm përzgjedh Raportin që

dëshiron. Në varësi të specifikave të të dhënave ai shfaqet në froma grafike të ndryshme.

Avantazhe të Online Reports 

I aksesueshëm në çdo moment



I përshtashëm për biznes të çdo madhësie



Ideal për manaxhim efektiv dhe vendimarrje koherente e të shpejtë



Integrim me Moblie System dhe Financa5

Payroll Payroll 4.0 ndihmon në manaxhimin në mënyrë sa më efektive të punës, kontrollon koston si dhe ndihmon në përmirësimin e produktivitetit të punës.

Përshkrim Programi realizon të gjitha veprimet që kanë lidhje me përgatitjen e borderove dhe të listëpagesave të pagave të punonjësve. Është i përshtashëm për të gjitha bizneset. Dizenjimi i përgjithshëm ofron fleksibilitet dhe komoditetit. Karakterizohet nga shpejtësi dhe fleksibilitet në kalkulimin e pagave për një numër të madh punonjësish apo për punonjës të caktuar. Përdorimi i filtrave tek Raportet, mundëson gjenerimin e raporteve me informacionin e nevojshëm si dhe me një format të përshtatshëm. Payroll është lehtësisht i konfigurueshëm në bazë të karakteristikave të sistemit të manaxhimit të kompanive të ndryshme.

Specifikime teknike Aplikacionet kryesore të Payroll janë: -

Manaxhim Personeli Informacion në lidhje me punën Periudha e pagueshme e zgjedhshme Pasqyrim i ligjeve dhe marrveshjeve kontraktore në fuqi Hartim automatik i borderosë Raporte

Kalkulimi i borderosë së punonjësve është automatik. Pas plotësimit të të dhënave të çdo personeli dhe kalkulimit të borderosë përfitohen listëpagesa dhe të gjitha raportet e nevojshme. Fusha të tjera kyçe të funksionalitetit janë mundësia e gjurmimit të informacionit të

Payroll-it kundrejt pozicionit të punës, percaktimi i ciklit të pagës dhe kalkulimit të shtesave – ndalesave, kursimi i kohës dhe mjeteve monetare. Ky program evoluon sipas ndryshimit të legjislacionit në fuqi dhe rifreskohet në funksion të tij. Kalkulimi i borderosë së punonjësve është automatik. Pas plotësimit të të dhënave të çdo personeli dhe kalkulimit të borderosë përfitohen listëpagesa dhe të gjitha raportet e nevojshme. ofron përdoruesve mundësinë e gjenerimit të raporteve specifike sipas kërkesave të veçanta dhe që lidhen me nevoja të veçanta financiare e administrative. Kjo do të thotë që sistemi gjeneron një numër të pakufizuar raportesh. Raportet gjithashtu janë të integruar me eksportimin dhe impotimin nga Excel.

Avantazhe të Payroll        

Llogaritje pagash dhe listëpagesash për më shumë se një ndërmarrje Informacion i nevojshëm për të gjithë punonjësit e një kompanie Konfigurim punonjësi me pagë bazë ose me norme ditore Periudha e pagueshme e zgjedhshme bazuar në njësi kohore Shtresa të integruara të menaxhimit të HR Shpejtësi dhe fleksibilitet Gjenerim raportesh dhe eksportimi i të dhënave në formate të ndryshme Kontabilizim automatik i Payroll tek Financa5

EShop Programi EShop, lehtëson plotësisht aktivitetin tuaj të shitjes.

Përshkrim EShop propozon një zgjidhje inovative për pranimin e porosive nga Agjentë dhe Klientë përmes të gjitha llojeve të pajisjeve, ideal për kompaninë tuaj. Përmes këtij programi është i mundur prezantimi në mënyrë efikase i produkteve, me përshkrim të detajuar e imazhet përkatëse, dhe manaxhimi i porosive në mënyrë të saktë e të thjeshtë. EShop është projektuar dhe testuar gjithashtu për tablet Android por edhe për iPad dhe Ëindoës. Eshop është zgjedhja e duhur për të realizuar porosi direkte, online dhe nga distanca.

Specifikime teknike Aplikacionet kryesore të EShop janë: - Prezantim dhe dërgim porosie On-Line - Modalitete të ndryshme të kërkimit - Konsultim dhe ndjekje porosie

Përdoruesi sheh në kohë reale gjendjen e artikujve dhe në mënyrë të shpejtë mund të marrë informacion mbi karakteristikat e Produkteve. Produktet janë të listuara dhe lehtësisht të gjendshëm në kërkim të avancuar me pesë lloje të ndryshme filtrash: me Kod, Barkod, Çmim, Përshkrim dhe Grup produktesh. Shporta jep informacion të përmbledhur për produktet e përzgjedhura nga Agjenti/Klienti: sasinë, çmimet, totalin e shportës. Shporta është tepër fleksibël për të shtuar e larguar produkte në sasi dhe lloj gjithashtu ofron një pamje të situatës kontabile.

Modifikimi në shportë është tepër praktik: direkt nga lista e produkteve ose nga çdo produkt i veçantë. Një karakteristikë e veçantë është mundësia që i ofron ky Program Përdoruesit për të përzgjedhur në kohë cilat produkte dëshiron të faturojë nga shporta. Në këtë mënyrë jo vetëm merr informacion mbi të gjithë artikujt në shportë por edhe për ata artikuj të veçantë që synon të dërgojë porosi. Historiku ofron avantazhin e koordinimit dhe ndjekjes në kohë të porosive nga Agjenti/Klienti. Statusi: Në Pritje ose Faturuar; shoqëron çdo porosi.

Avantazhe të EShop     

 

Krijim dhe dërgim të porosisë elektronike Vizualizim të artikujve në PC, Tablet, Cel, etj. të konfigureshëm nga serveri Listim efikas dhe disponibilitet real i artikujve Sinkronizim në kohë reale të të gjitha të dhënave Transformim të operacioneve, të plota ose të pjesshme, të porosisë nga Klienti/Agjenti në ngarkim të magazinës Multi User Integrim me MS dhe F5

TOURiSD Programi TOURiSD, lehtëson plotësisht aktivitetin tuaj të krijimit dhe manaxhimit të Tureve

Përshkrim TOURiSD është një sistem i dizenjuar në mënyrë të veçantë për Operatorët Turistik. Ky sistem ofron asistencë ciklit të jetës së një turi. Modulet e shumta të TOURiSD përfshijnë manaxhim të furnitorëve, shitjeve, operacioneve financiare dhe monitorimin e shërbimit ndaj klientit. Ky sistem është dizenjuar për të rritur produktivitetin, fitimin dhe transparencën me partnerët. TOURiSD përshtatet për kompani të çdo madhësie duke ofruar mjete të pazëvëndësueshme për manaxhimin e tureve dhe reduktimin e kostove të operacioneve.

Specifikime teknike Modulet kryesore të TOURiSD janë: - Organizimi i Tureve, Dizenjimi i Itinerareve, Rezervime, Skedulim i çmimeve - Manaxhimi i Partnereve dhe Klientëve - Strukturim informacioni i përshtatur për biznesin tuaj - Privilegje të zgjeruara në Administrim dhe Siguri Për zgjidhjen e aspekteve të rëndësishme operacionale Sistemi TOURiSD ofron: gjenerim të detajuar të itinerarit të një udhëtimi, me informacion të pasur mbi aktivitetet, guidat, oraret, menutë e ndryshme dhe vendet e akomodimit; itinerari është i pajisur gjithashtu me Google Maps duke lehtësuar saktësimin e distancave dhe kohën e impenjimit; skedulim të çmimeve sipas periudhave fikse ose të përsëritura çdo vit. Dy karakteristika të veçanta janë edhe: Organizim i tureve në mënyrë të tillë që mundëson ripërdorimin e tyre me shumë pak klikime. Lehtësi në komunikim me partnerët dhe klientët: kërkesat për të rezervuar shërbime mund të bëhen direkt nëpërmjet TOURiSD, mjafton vetëm email i partnerit dhe ata jo vetëm që njoftohen për rezervimin por edhe mund të kthejnë përgjigjen nëpërmjet sistemit “Dërgim me email” i kërkesave për rezervime si dhe pyetësorit të një turi.

Ndarja në mënyrë hierarkike lejon nagivim më të lehtë të Kategorive të regjistruara. Ju mund të regjistroni të gjithë partnerët dhe klientët duke mundësuar gjenerimin e dokumentave si “Rooming List”, “Passenger list”, etj. Mund të realizoni kontraktim të një game të gjerë transportesh, aktivitetesh, shërbimesh, tarifa hyrjeje dhe akomodimi në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë. Me të njëjtat avantazhe ju ofrohen modalitete për monitorimin e Raporteve të vlerësimit nga klientit dhe punonjësit e kompanive, mbi cilësinë e produktit dhe shërbimit. Atributet lejojnë shtimin arbitrar të informacionit në një formë të strukturuar, informacion i cili do të plotësohet nga çdo kategori brenda saj. Për përfituesit e shërbimit tuaj mund të gjeneroni informacion/të dhëna të detajuara nga listat dhe modulet. Gjithashtu mund të nxirrni raporte manaxhimi mbi shërbime ditore. Kërkimi është global për çdo lloj objekti në sistem, duke lehtësuar gjetjen e informacionit dhe detajet shoqëruese në struktura të ndryshme. TOURiSD përfaqëson një program mjaft të qartë dhe të përshtatshëm në administrim: Panel administrimi të gjerë Role përdorimi fleksibël dhe të kuptueshme  Punë në gjuhë dhe alfabet të palimituar në simbole dhe karaktere dhe sigurinë e nevojshme:  

Akses të sigurt Përzgjedhje e mbi 60 privilegjeve të ndryshme për përdoruesët për të mundësuar akses vetëm në informacionin e nevojshëm. 

Avantazhe të TOURiSD Duke qenë një Software as a Service   

Është gjithmonë online Backup bëhet automatik Update i vazhdueshëm mundëson përdorimin gjithmonë të versionit më të fundit

Bashkëpunim online   

Komunikim përmes sitemit me Partnerët dhe Klientët Administimi është i thjeshtë dhe i qartë Mundësi aksesim global

Gjenerim i dokumentacionit të operacioneve 

Gjenerim Itinerarsh të detajuar



Gjenerim dokumentash si Rooming List, Klient List, etj.

Krijon formularë për të marrë feedback mbi shërbimet e ofruara.

Infosoft Software Developer (ISD) është themeluar në 1991, si kompania e parë private që operon në fushën e Informatikës Financiare dhe Shërbimeve IT. Standardet e kompanisë sonë konfirmohen nga çertifikimet ISO/ IT Mark/ CMMI dhe nga më shumë se 5000 klientë besnikë.

Kontaktet tona Telefon: Fax: Celular: E-Mail: Adresa:

+355 42 247 353 +355 42 274 143 +355 69 20 66 652 [email protected] Mustafa Matohiti 7/1/5 Tiranë, Shqipëri