Data Loading...

QYTETARI IX -Pushteti ekzekutiv Flipbook PDF

QYTETARI IX -Pushteti ekzekutiv


171 Views
77 Downloads
FLIP PDF 1.15MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

QYTETARI IX Tema mësimore : Pushteti ekzekutiv

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore :

• Nxënësi / ja: -përshkruan strukturën e qeverisjes në një demokraci dhe detyrat kryesore të tri degëve të pushtetit ( pushteti ekzekutiv ).

Situata e të nxënit : •

Genti ndezi televizorin dhe në ekran u shfaq një folëse lajmesh , që po jepte lajmin e radhës. “Kreu i qeverisë priti në një takim zyrtar kreun e qeverisë çeke”, - thoshte ajo dhe në ekran u shfaq kryeministri i vendit. Genti e dinte që kreu i qeverisë është presidenti dhe jo kryeministri . Babai i shpjegoi se kryeministri ndryshe quhet edhe kreu i qeverisë , kurse presidenti kreu i shtetit. ▪ Pse, babi , nuk janë e njëjta gjë qeveria dhe shteti ? -pyeti sërish Genti.

▪ Po ju , si mendoni , a ka të drejtë Genti ? ( Situata e tekstit )

Fjalë kyç : • qeveri , qeverisje , kryeministër , kabinet qeveritar , pushtet ekzekutiv .

Burimet e informacionit dhe mjete : • teksti , materiale nga media , internet .

Diskutojmë së bashku • - Ç`është pushteti ekzekutiv ? • -Cili është qëllimi i qeverisë ? • - Çfarë dallimi ka mes kreut të shtetit dhe kreut të qeverisë në vendin tonë ?

Pushteti ekzekutiv • Pushteti ekzekutiv përbëhet nga një tërësi organesh vendore dhe qendrore , në krye të së cilave është qeveria . • Detyra kryesore e tij është të zbatojë ligjet . • Struktura: Kryeministri , zëvendëskryeministri dhe ministrat .

Organizimi drejtimet e punës

Këshilli i ministrave

Sistemi i zgjedhjes së kryeministrit qeverisja e tipit kabinet

funksionet e tij

numri i ministrive

drejtimi politik

drejtimi administrativ

institucionet që mbulon

drejtimi normativ

qeverisje presidenciale

Funksionet e pushtetit ekzekutiv •

Qeveria bashkë me institucionet e saj vartëse harton politikat publike , me anë të së cilave ajo udhëheq , drejton , si dhe organizon të gjithë veprimtarinë adminstrative në përputhje me detyrimet kushtetuese . • Funksionet që kryen qeveria : a- Rregullon : -marrëdhëniet e qytetarëve me njëri-tjetrin dhe me strukturat e shtetit brenda kufijve territorialë të një shteti ; -marrëdhëniet e shtetit të vet me shtetet e tjera ; -marrëdhëniet e komunitetit me pakicat e tjera politike . b- Kujdeset për rritjen e nivelit të jetesës të qytetarëve të saj .

Puna me tekstin • Në fletoren e klasës punohen veprimtaritë në tekst , fq. 43.

Detyrë shtëpie • Shkruani një ese me temë: “Sikur të isha ministri i një ministrie ….” Çfarë do të përmirësonit në atë ministri ? Pse ?

SHËNIM : Pres detyrat tuaja në adresën time ! Punë të mbarë !

FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN E KUSHTUAR ! Për çdo gjë të paqartë që mund të keni , mund të më shkruani në adresën time.

PUNOI : MONIKA STAJKO