Data Loading...
Relacion Praktike Flipbook PDF
Relacion Praktike
138 Views
107 Downloads
FLIP PDF 539.38KB
Universiteti Bujqësor i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Departamenti i Matematikë Informatikës
RAPORT Praktike mësimore
Qendra “ Act for Society ”
Dega: Informatikë Biznes Kursi: 3
Punoi: Sonila Balla
Tiranë, 2020
Vendi i ushtrimit të praktikës:
QENDRA “ ACT FOR SOCIETY ” “ ACT for SOCIETY ” Center, u krijua në Janar 2012. Ajo beson në fuqinë e ndryshimit dhe synon ta bëjë këtë ndryshim të ndodhë përmes strategjive dhe iniciativave të reja, krijuese dhe efektive. “ ACT for SOCIETY ” pranon se demokracia e re shqiptare duhet të bëhet gjithnjë e më e pavarur dhe të udhëheqë zhvillimin e saj. Në situatën aktuale, nevoja kryesore është të inkurajohet një zhvillim më i madh i kapaciteteve, vetëdijësim dhe pjesëmarrje nga institucionet shqiptare dhe komunitetet lokale.
Misioni i Qendrës : Misioni i Qendrës “ Act for Society ” është të përmirësojë mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe të stimulojë zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë, puna e saj konsiston në promovimin e kulturës, advokimin për demokracinë dhe çështjet e të drejtave të njeriut, lidhjen e të rinjve, stimulimin e pjesëmarrjes aktive në proceset e jetesës sociale dhe vendimmarrjes.
Projektet : Organizata jofitimprurëse “ ACT for SOCIETY ” siguron një mjedis pune dinamik ku afatet plotësohen dhe qëllimet jo vetëm që përmbushen, por ato tejkalohen. Ata punojnë në shumë nisma emocionuese për të përmirësuar jetën e të tjerëve dhe jane tepër krenarë për punën që bëjnë. - Të drejtat e njeriut dhe Zhvillimi shoqëror - Kërkimet Shkencore - Demokracia dhe Antikorrupsioni - Rinia dhe Shfuqizimi - Paqja dhe Kultura
Tiranë, 2020
Programet :
Projektet
Të drejtat e njeriut dhe Zhvillimi i Shoqërise
-Barazia gjinore -Kundërvënia ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit -Përfshirja sociale
Demokracia dhe Antikorrupsioni
-Qytetari Aktive -Qeverisje e mirë dhe transparencë
Ndërtimi kapaciteteve dhe kërkimi shkencor
Fuqizimi i rinisë
Ndërtimi i paqes dhe kulturës
-Ideologjia e mendimit -Shërbimet e këshillimit: menaxhimi i projektit, planifikimi strategjik -Erasmus + -EVS -Internship
-Masterpeace Program
Erasmus + PERSPEKTIVAT
Qëllimi i projektit është të rritet ndërgjegjësimi i të rinjve për aspektet e barazisë gjinore përmes zhvillimit të partneritetit shoqëror midis organizatave nga shoqëria civile dhe të ndikojë shoqatën e të rinjve për të ndërmarrë veprime. Ajo synon të sigurojë informacione, perspektiva dhe burime për thellimin dhe përqendrimin e theksit të aktiviteteve rinore dhe edukative që adresojnë çështje që lidhen me gjininë dhe ndikimin e tyre në punën e të rinjve. Po ashtu, ajo mbështet krijimin e një rrjeti më të fortë bashkëpunimi midis shoqërise dhe u siguron atyre mundësinë për të rritur kapacitetet dhe kompetencat e tyre në punën me çështje të lidhura gjininë, të adoptojnë strategji gjinore në axhendat e tyre të punës dhe të veprojnë në nivelin kombëtar.
Tiranë, 2020
Praktikën mësimore të këtij semestri e kam kryer pranë kësaj organizate të shoqërisë civile dhe mundem të them se ka qenë eksperiencë mjaft e vlefshme. Kam mundur të jem pranë implementimit të projekteve më të mëdha të kësaj organizate dhe përveç kontributit që kam dhënë gjatë kësaj kohe, kam mësuar mjaft nga secili aktivitet që kam qenë pjesë dhe nga çdo përgjegjësi që më është ngarkuar. Më poshtë do të përshkruaj detyrat që më janë ngarkuar dhe projektet tek të cilat jam përfshirë më së shumti. Si fillim, gjatë ditës së parë jam prezantuar me të gjithë stafin dhe kemi shkëmbyer kontaktet në mënyre që të kishim lirshmëri komunikimi në vazhdimësinë e praktikës sime. Kjo pasi shpeshherë organizohen aktivitete jashtë orarit zyrtar dhe komunikimi i tyre nuk mund të bëhej brenda orarit të punës, si edhe për efekt koordinimi per këto aktivitete. Gjatë kësaj dite gjithashtu jam prezantuar me dokumentat e organizatës, kodin etik dhe kodin e punës. Pas leximit në mënyrë individuale të dokumentave, bëmë edhe një konsultim me punonjësit për sa i përket çështjeve kryesore që ato theksonin, të cilat ishin: konfidencialiteti rreth projekteve të ardhshme të organizatës; përpikmëria e orarit dhe lajmërimi në raste mosparaqitjeje; bashkëpunimi profesional me stafin; veshja profesionale dhe e përshtatshme me ambientin e punës; dhe higjena në ambientin e punës. Ajo që vijoi në takimin tjetër ka qenë shqyrtimi i projekteve të mëparshme të implementuara nga organizata për t’u njohur më mire me projektet dhe aktivitetet e saj, me partnerët dhe donatorët e ndryshëm. Përsëri pas kësaj kemi pasur një takim konsultues për sa i përket informacionit të marrë gjatë shqyrtimit individual për të shpjeguar çdo lloj paqartësie që mund të kisha rreth projekteve dhe pozicionin e secilit punonjës në këto projekte, pra si bëhej ndarja e përgjegjësive gjatë implementimit të tyre. Meqenëse ishte koha edhe e fillimit te Covid-19, një ditë kemi bërë riorganizimin e materialeve të projekteve të mëparshme dhe aktuale. Ky proces është bërë në bashkëpunim me një nga punonjëset e organizatës. Nga aktivitetet e shumta në terren dhe lëvizja e materialeve brenda dhe jashtë zyrës shumë materiale nga projekte të ndryshme ishin bashkuar dhe punonjësit hasnin vështirësi në gjetjen e materialeve në momente urgjente. Prandaj një ditë i kemi kushtuar rëndësi materialeve të zyrës duke i ndarë në seksione të ndryshmë për projektet e përfunduara, dhe ato të cilat jaë ende në proces implementimi. Gjatë këtij procesi arrita të njoh më mirë projektet për të cilat kisha lexuar, pasi pashë nga afër materialet e përdorura gjatë implementimit të tyre. Nje nga projektet qe kam marre pjese eshte UNFPA ne te cilen kam punuar ne lidhje me editimin e Videove dhe kartave te ndryshme. Projekt tjeter ne te cilin kam marre gjithashtu pjese eshte dhe CARE ne te cilin me se shumti puna ime ka qene ne editimin e videove.
Tiranë, 2020
“ Ndikimi i izolimit social në shëndetin mendor dhe marrëdhëniet intime ” është një projekt nga UNFPA me partneritet Qeverinë Shqiptare. Në këtë projekt jam marrë me dizenjon e tij dhe skemat / grafiket që ka brenda..
“ 21 Qershori ” Dita e Babait Në këtë projekt sërisht nga UNFPA kam bërë 9 karta të ndryshme duke vënë në përdorim programet si Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop në mënyrë që puna të ishte në cilësinë maksimale edhe të ishte në ato standarte që kërkohen nga Organizata.
“ Mental Health ” ose “ Shendeti Mendor ” është një projekt nga qendra “ Act for Society ” në të cilin unë jam marrë me ndërtimin e logos dhe ndërtimin e faqes Web me programin Wix.
Tiranë, 2020
Newsletteri eshte serisht dicka me te cilin jam marre qe ne muajin e pare te berjes se kesaj praktike mesimore. Shembullin ne foto e kam punuar ne Word.
Kjo eshte faqja e Webit e dizenjuar ne muajin Qershor rreth “ Ndikimit te Izolimit Social ne Shendetin Mendor ”. Kjo faqe eshte dizenjuar me programin Wix.
Ne muaji Maj jam marre me dizenjon e faqes rreth “ Shendetit Mendor ” i cili ishte nje fushate e rendesishme gjate kohes se pandemise dhe muajve te veshtire qe kaluan te gjithe.
Tiranë, 2020
Gjate muajit Mars jam marre gjithashtu me raportin vjetor te vitit 2019 te Organizates duke perfshire aktivitetet e ndryshme gjate vitit te kaluar.
Gjate ketyre muajve jam marre gjithashtu me menaxhimin e rrjeteve Sociale si Instagram/Facebook/Youtube gje te cilen e pashe teper te dobishme per mua dhe nje ndihme te vlefshme per te punuar me menaxhimin e takimeve online dhe webinare-ve online gjate ketyre periudhe pandemie. Si përfundim, përzgjedhja e Qendrës ACT for SOCIETY si organizata ku do të kryeja praktikën mësimore ishte një vendim shumë i mirë. Supervizorja dhe stafi i organizatës ishin shumë bashkëpunues gjatë gjithë procesit. Ndjekja e studimeve te mia per IT me ben te pranoj qe kam zgjedhur te duhuren duke pare sa shume me pelqen te punoj per kete gje dhe te jem nje e tille ne kete organizate. Duke marrë parasysh që kam patur edhe disa ‘sfida’ mundem të them se kam mësuar edhe më shumë nga çfarë prisja rreth te qenit nje IT dhe duke ndjekur rrugen per te cilen kam kryer studimet e mia.
Tiranë, 2020