Data Loading...
Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Alketa Bejkosalaj Roli I Italis ne procesin e Flipbook PDF
Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Alketa Bejkosalaj Roli I Italis ne procesin e
142 Views
105 Downloads
FLIP PDF 1.62MB
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORISЁ
DISERTACION ROLI I ITALISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT EUROPIAN NË VITET 1947-1979.
Specialiteti : Histori
Kandidati: Msc. Alketa BEJKOSALAJ
TIRANЁ, 2016
Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Petrit NATHANAILI
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORISЁ
Disertacion i paraqitur nga Alketa Bejkosalaj Në kërkim të gradës shkencore DOKTOR
ROLI I ITALISË NË PROCESIN E INTEGRIMIT 1947-1979.
EUROPIAN NË VITET
Specialiteti: HISTORI Udhëheqës shkencor Prof. Dr. Petrit Nathanaili Mbrohet më dt........./......../..2016 1 Prof.as.dr.Eva Hyskaj..............................................................................Kryetar 2Prof.dr Hamit Kaba........................................................................Anëtar (oponent) 3Prof. Dr Paskal Milo........................................................................Anëtar (oponent) 4Prof.as.dr.Sonila Boci.......................................................................Anëtar (oponent) 5Prof. dr Ajet Shahu...................................................................................Anëtar (oponent)
TIRANЁ, 2016
PASQYRA E LËNDËS PARATHËNIE…………………………………………………………..........................I HYRJE………………………………………………………….........................................1 KREU I ZGJEDHJA EUROPIANE E ITALISË 1947- 1949 1.1 Plani Marshall si pikënisje e bashkëpunimit europian. ...............................................5 1.2 Një projekt i përbashkët europian Bashkimi doganor franko–italian .........................10 1.3 Zgjedhja perëndimore e Italisë në paktin e Atlantikut …………..............................13 1.4. Këshilli i Europës dhe aderimi i Italisë ……………................................................22 KREU II POLITIKA EUROPIANE E DE GASPERIT MIDIS IDEALIZMIT DHE REALIZMIT 1950-1954 2.1 Lancimi i Planit Shuman dhe Italia..........................................................................28 2.2 Konferenca e Parisit1950-1951.Aderimi i Italisë-kërkimi i prestigjit dhe motivi ekonomik...........................................................................................................................33 2.3 Plani Pleven. Një projekt i vështirë për qeverinë italiane.………….........................42 2.4. Komuniteti politik europian, një iluzion Italian ……………....................................49 2.5. Aksioni i fundit federalist i De Gasperit....................................................................54 KREU III RILINDJA EUROPIANE NGA MESINA NË ROMË. RRUGA ITALIANE DREJT ZHVILLIMIT 1954-1957 3.1. Falimentimi CED dhe pasojat e tij mbi poziconin italian………....….....................61 3.2 Zgjedhja europiane e Fanfanit 1954-1957……………………………………….....68 3.3. Italia dhe negocitat mbi tregun e përbashkët TPE dhe EURATOM....…................ 73 3.4 Nga Mesina në Romë. Italia midis realitetit europian dhe ambicjeve mesdhetare.....81 3.5.Konfindustria dhe sindikatat përballë procesit të integrimit.......................................86 3.6 Integrimi bujqësor dhe pjesëmarrja italiane………………………………………...93
I
KREU IV POLITIKA EUROPIANE DHE ANGAZHIMI EUROPIANE 1958-1963
ITALIAN NË PROJEKTET
4.1 Politika ambicioze italiane midis Europës dhe Mesdheut........................................100 4.2 Italia dhe plani Fushe ………...................................................................................109 4.3 Impenjimi i Italisë për të shmangur falimentimin e komunitetit politik europian ..114 4.4 Aderimi i vështirë i Britanisë dhe aspirata italiane për një partner të rëndësishëm europiane..........................................................................................................................122
KREU V EUROPIANIZMI NE PROVE. IMPENJIMET KOMUNITARE DHE MBROJTA E INTERESAVE KOMBETARE 1964-1969 5.1 Pjesmarrja italiane në politikën e përbashkët bujqësore dhe mbrojtja e interesave kombëtare përballë një procesi të ri integrimi.................................................................129 5.2 Italia përballë krizës së karriges bosh......................................................................136 5.3 Kompromisi i Luksemburgut dhe Italia...................................................................145 5.4 Dimensioni social i Italisë në integrimin europian dhe projekti për një bashkëpunim teknologjik…………………………………………………………………………...…150 KREU VI KRIZA E VITEVE 70 DHE ZGJEDHJA EUROPIANE E ITALISË 1969-1979 6.1.Italia përballë një procesi të ri integrimi.Suksese dhe zhgënjime europiane.…......156 6.2.Kriza italiane kërcënim për sistemin e demokracisë.................................................167 6.3 Partia komuniste dhe evolucioni i saj ndaj integrimit europian……………….…...172 6.4 Federalizmi europian dhe kontributi i Altiero Spinelit……………….…......……..175 6.5 Eksperienca e funksionarëve italianë në Bruksel......................................................178 6.6.Hyrja e Italisë në SME një zgjedhje e rëndësishme për të ardhmen e saj europiane..........................................................................................................................184 PËRFUNDIME..............................................................................................................192 BURIMET DHE LITERATURA.................................................................................199
II
SHPJEGUES TERMASH BEI CECA CED CEE CIR CIGL CNEN CPE DC EFTA ENI ERP FEOGA FESR FSE IRI MEC PCI PRI PSI UEO SME
Banka Europiane për investime Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Celikut Komuniteti Europian i Mbrojtjes Komuniteti Ekonomik Europian Komiteti Ndërministror për Rindërtim Konfederatë Italiane e Punës Komiteti Kombëtar për energjinë nukleare Komuniteti Politik Europian Partia Demokristiane Zone e Shkëmbimit të Lirë Europian Enti Kombëtar i Hidrokarbureve Program i Rindërtimit Europian Fondi Europian i Orientimit bujqësor Fondi Europian i zhvillimit rajonal Fondi Social Europian Insituti për Rindërtimin Industrial Tregu i Përbashkët Europian Partia Komuniste italiane Partia Republikane italiane Partia Socialiste italiane Bashkimi Perëndimor Europian Sistemi Monetar Europian
III
PARATHËNIE Historia e integrimit europian ka tërhequr vëmendjen e shumë studiuesëve për rëndësinë që mbart në vetvete ky proces. Padyshim që duke qënë e ndikuar nga njohuritë studentore rreth Bashkimit europian dhe dëshira për ti zgjeruar njohuritë zgjuan tek unë interesin për studime të mëtejshme. Në aktualitetin ku jetojmë dhe rëndësinë që ky proces mbart për Shqipërinë që nga vitet 90’’ me dëshirën për tu bërë pjesë e Europës së bashkuar, mu duk me interes që studimi im të trajtoj këtë cështje dhe konkretisht të trajtoj rolin që ka luajtur Italia në procesin e integrimit dhe kjo ka arsyet e veta. Italia ka qenë një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në dy aspekte. Së pari shqiptarët që sot punojnë e jetojnë në Itali a nuk janë pjesë faktike e mbështetjes për integrimin në botën perëndimore. Së dyti Italia ka qënë mbështetëse e rëndësishme në reformat që Shqipëria ka ndërmarrë në drejtim të këtij procesi (në momentin e punimit të kësaj teme ministrja e jashtme italiane në datën 26 korrik 2014 do të firmosë në Tiranë një deklaratë bashkëpunimi me projekte që arrijnë vlerën 750milione $). Por një tjetër arsye ka qënë ndoshta një shqetësim i përbashkët edhe pse në kohë të ndryshme që lidh Shqipërinë dhe Italinë. Italia pjesëmarrjen në integrim do ta lidhte me një çështje jetike në vitet 50’ emigracionin dhe punësimin. A nuk do të thotë sot bashkimi Europian për shumicën e shqiptarëve punësim në botën perëndimore. Ky punim ka marrë në analizë rolin e Italisë në proçesin e integrimit europian në vitet 1947- 1979 duke patur si objektiv kryesor përcaktimin e arsyeve të zgjedhjes europiane, impaktin që pati kjo zgjedhje mbi rolin ndërkombëtar dhe brenda vendit. Këtë objektiv e kam parë të arsyeshme ta zbërthej në një seri pyetjesh: Cilat janë karakteristikat thelbësore të politikës europiane të Italisë? Në çfarë mënyre Italia ka influencuar mbi zhvillimet e procesit të integrimit dhe çfarë roli ka luajtur në ngjarjet thelbësore të Europës. Punimi përfshin në studim periudhën 1947 -1979 për këto arsye: Së pari viti 1947 shënon një ngjarje të rëndësishme në ndërtimin europian,lancimin e planit Marshall që do ti jepte jetë strukturës europiane.Viti 1979 përkon me fundin e krizës italiane dhe në planin europian me zgjedhjen me votim të drejtëpërdrejtë të parlamentit europian që do të shënonte një etapë të re në ndërtimin europian. Së dyti nga pikëpamja kohore pjesa më pasur e dokumentave e prezantuar i përket periudhës së viteve 1947-1979. Së treti kjo zgjedhje nuk i përket vetëm pasurisë së dokumentave arkivore por edhe rolit evident të ndërmarrë nga Italia në ato vite në fushën komunitare. Metoda studimore edhe pse është përqëndruar në një vendosje kronologjike të ngjarjeve për periudhën e marrë në studim ka arritur të degëzohet në dy fusha në atë të rifitimit
IV
nga ana e Italisë të rolit të një fuqie të barabartë me vendet e tjera dhe interesave për një modernizim të ekonomisë. Analiza e punimit ka si qëllim ta përqëndroi vëmendjen mbi aspekte konkrete të natyrës politike, ekonomike e sociale . Në realitet zgjedhja europiane e Italisë mbi të gjitha në disa momente lidhet ngushtësisht me disa aspekte të rëndësishme të politikës së jashtme italiane. Shumë prej dokumenteve i përkasin dimensionit ekonomik të pjesëmarrjes italiane në proçesin e integrimit. Kjo zgjedhje nuk ka për qëllim të nënvlerësoj aspektet politike të strategjisë europiane të Italisë por të tregojë se zgjedhja europiane e Italisë është motivuar nga arsye të lidhura me plotësimin e interesave kombëtare. Përsa i përket motivit të zgjedhjes europiane të përfaqësuar nga mundësia e modernizimit ekonomik e social është cilësuar si faktori thelbësor që ka ndikuar në çështjet e brendëshme dhe ato ndërkombëtare. Kur klasa drejtuese italiane me në krye De Gasperin do të udhëhiqte vendin drejt ndërtimit europian,Italia ishte një vend i varfër dhe gjerësisht i prapambetur i kushtëzuar nga një traditë proteksioniste dhe një klasë sipërmarrëse që ishte konservatore nga çdo lloj ndryshimi. Pjesëmarrja në ndërtimin europian do të ishte një element tranformues e zhvillues. Në këtë kontekst një rol qëndror do të luhej nga disa personalitete politike por edhe nga një elitë diplomatësh, intelektualësh dhe teknokratësh të sektorit publik. Shembujt në këtë fushë janë të shumtë dhe vëmendja është përqëndruar në pjesën më të madhe të studimit që nga politika e liberalizimit të shkëmbimeve e nisur nga vitet 50’, në vendimin për të marrë pjesë në planin Schuman duke e parë si instrument për modernizimin e industrisë metalurgjike duke pranuar ndërkohë edhe prospektivën e garës mbi një treg të gjerë ndërkombëtar. Për tu trajtuar dhe shumë domethënëse është edhe veprimtaria e Italisë në kuadrin e negociatave për traktatin e Romës. Në këtë rast duke marrë parasysh edhe pasiguritë që ushqente dobësia e sistemit ekonomik italian do të pranohej prospektiva e një tregu të përbashkët i lidhur ky vendim padyshim me projektet për zgjidhjen e planit Vanoni por edhe nga dëshira për të kaluar nga faza e rindërtimit në atë të zhvillimit. Do të bëhej fjalë për një sfidë të fituar kur bëhej fjalë për një lidhje të ngushtë midis pjesëmarrjes në tregun e përbashkët dhe bumit ekonomik. Nëse kjo zgjidhje do të rezultonte e dobishme për sektorin industrial do të kishte dyshime mbi kapacitetin Italian për të shfrytëzuar institucionet e politikës së përbashkët bujqësore për modernizimin e bujqësisë së vendit dhe për të nxjerrë përfitime në politikat e komunitetit. Nuk do të mungojnë tentativat në këtë aspekt të ndërrmara nga Fanfani por më e fortë do të jetë opozita e shteteve të tjera anëtare përballë kërkesave italiane deri në mesin e viteve 70. Në zgjedhjen europiane është nënvizuar lidhja e ngushtë midis komponentëve të zhvillimit ekonomik dhe dimensionit social, element që do të dalë në pah që nga fundi i viteve 40’ kur autoritetet do të drejtojnë vëmendjen tek problemi i papunësisë që ishte i pranishëm dhe do të zgjidhej vetëm me politikën e emigracionit në kuadër të ndërtimit europian duke V
u siguruar kështu të papunëve italianë jo vetëm një treg pune por edhe një kuadër normativ me të drejta të barabarta. Pikërisht sepse vendi ishte i varfër dhe i prapambetur faktori Italian do të luante një rol qëndror gjatë negociatave për rilindjen e Europës me qëllim futjen në traktate të një seri klauzolash të natyrës sociale. Aksioni i qeverisë do të sillte krijimin e Fondit Social europian, Bankën Europiane për investimet, do të ndërmerrte inisiativa që komuniteti ekonomik europian të merrte përsipër zgjidhjen e disekuilibrave rajonale që ekzistonin në Europë. Impenjimi Italian në dimensionin social europian dhe zgjidhja e çështjes së Italisë së Jugut do të ndiqej edhe në vitet 70’ e favorizuar kjo nga prezenca në brendësi të Komisionit Europian të personaliteteve italiane të ndjeshëm në këto tema. Në përgjthësi autoritetet italiane do të jenë shtytës për projekte si lëvizshmëria e punëtorëve, formimi professional politikat e investimit. Struktura e temës Ky punim për periudhën e marrë në studim është konceptuar të ndahet në gjashtë kapituj i paraprirë nga hyrja në të cilën hedh një vështrim mbi iniciativat e para të karakterit europian të manifestuara nga fundi i viteve ’40 të lidhura padyshim me fillimin e luftës së ftohtë. Kapitulli i parë ‘’Zgjedhja europiane e Italisë 1947- 1949’’ trajton iniciativat e para të karakterit europian të manifesuara në fund të viteve 40’ të lidhura me luftën e ftohtë. Zgjedhja europiane e Italisë do të lancohet me pjesëmarrjen në planin Marshall, me pjesëmarrjen në Këshillin e Europës dhe projekti i një bashkimi doganor me Francën Përfshirja e Italisë në këto projekte do të vinte si pasojë e aspiratës së klasës drejtuese për ti dhënë vendit një rol në skenarin ndërkombëtar. Zgjedhja europiane e Italisë do të kushtëzohej nga përballja Lindje Perëndim që për Italinë nuk kishte vetem karakter të jashtëm por do të ishte element qëndror i politikave të brendëshme. Kapitulli i dytë i cili titullohet “Politika europiane e De Gasperit midis idealizmit dhe realizmit” e përqëndron vëmendjen tek konsolidimi i një mendimi italian drejt zgjedhjes europiane ku shihen të gërshetuara aspekte ideale dhe objektiva konkret të natyrës politike dhe ekonomike. Ky kapitull trajton pozicionimin e Italisë përballë lancimit të planit Shuman, arsyet e aderimit në këtë plan që nga qëllimi për një pozicion të barabartë midis fuqive të tjera europiane deri tek motivet ekonomike ku me interes është pozicionimi i sektorit të industrisë në favor të këtij plani. Analiza përqëndrohet edhe tek roli i diplomatëve italiane në një çështje të rëndësishme të karakterit social, lëvizjen e lirë të punëtorëve. E rëndësishme në këtë kapitull përballë iniciativës së planit Pleven është dhe pozicioni luhatës i Italisë nga skepticizmi në fillimet e tij më pas në pranimin e këtij plani. Arsyet e kësaj sjellje gjenden në pozitën e një fuqie që fatet e veta i kishte të lidhura me veprimet e Uashingtonit. Nuk mund të lihet pa përmendur inicitiva e De Gasperit dhe Altiero Spinelit për krijimin e një komuniteti politik europian të bazuara në
VI
interesa kombëtare, një projekt që po të ishte realizuar do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një federate europiane. Reagimi ndaj dështimit të Planit Pleven e mbi të gjitha aderimi i Italisë në bashkimin e Europës që do të sillte firmosjen e traktatit të Romës janë në qëndër të Kapitullit të tretë që titullohet“Rilindja europiane ngaMesina në Romë. Rruga italiane drejt integrimit 1954-1957.Së pari do të trajtohet pozicionimi i palës italiane në favor të projektit britanik për riarmatimin gjerman e lidhur kjo me cështjen e pazgjidhur të Triestes. Me shumë interes është veprimtaria e qeverisë italiane në konferencën e Mesinës për arritjen e një tregu të përbashkët dhe pjesëmarrja në konferencën e Romës ku do të trajtohen në një analizë krahasuese kërkesat precise që lidheshin me interesat kombëtare të përfaqësuara në fushën ekonomike, sociale dhe objektivat që u arritën në Romë në sajë të këtyre kërkesave. Jam ndalur në këtë çështje për të shpjeguar edhe arsyet që do ta shtyjnë Italinë drejt Euratom dhe në këtë fushë do të përzihen përsëri interesat ekonomike të lidhura me mungesën e burimeve energjitike, duke e parë edhe nën sfondin ndërkombëtar me shpërthimin e krizës së Suezit.Gjithashtu në këtë kapitull do të trajtohet edhe pozicioni i mbajtur nga sektorët e industrisë dhe mbështetja që do ti jepnin procesit të integrimit forcat sindikaliste. Në kapitullin e katërt të titulluar ‘’Politika europiane dhe angazhimi italian në projektet europiane 1958-1963’’është synuar të trajtohet roli i luajtur nga Italia në ambientin shoqëror gjatë viteve të para të Komunitet Ekonomik Europian vite që do të koicidonin me prezencën e De Gaulle në arenën europiane dhe me lancimin nga ana e tij e projekteve franceze për Europën. Pikërisht roli që Italia do të kërkonte në sferën europiane dhe atë mesdhetare nëpërmjet figurës së liderit demokristian Fanfanit do të jenë objekt studimi në periudhën ku në Itali do të merrte jetë aktiviteti dhe kriza e formulës së qendrës së majtë. Karakteristikat të aksionit ndërkombëtar të vendit në këtë periudhë do të jenë optimizmi dhe ambicja për të luajtur një rol ndërkombëtar jo të kufizuar në ambientin europian ku një vend të rëndësishëm zë edhe pozicionimi italian ndaj aderimit të Britanisë . .Kapitulli i pestë i titulluar ‘’Europianizmi në provë. Impenijmet komunitare dhe mbrojtja e interesave kombëtare 1964-1969’’do të trajtojë mbrojtjen e interesave kombëtare si prioritet në integrimin europian edhe pse kjo do të çonte në një përballje me patnerët e tjerë europiane. Gjihashtu në këtë kapitull fokusi do të drejtohet në shkaqet e krizës së parë europiane që do të vinte në pikëpyetje vëtë komunitetin në vitin 1965 dhe roli që do të luante Italia duke nxjerrë në pah një nga karakteristikat e politikës së saj europiane ndërmjetësimin. Por nuk mund të lihet pa u trajtuar edhe roli i luajtur në drejtim të politikave sociale ku vendosmëria e përfaqësuesit italian Levi Sandri do të bënte që komuniteti ti kushtojë rëndësi plotësimit të kuadrit social dhe njëkohësisht Italia të përfitojë zbutjen e tensioneve sociale. VII
Kapitulli i gjashtë lidhur me periudhën midis viteve 1969-1979 kërkon të trajtojë pozicionin e Italisë përballë një dimensioni të ri të komunitetit europian të lancuar në konferencën e Hagës në vitin 1969 jo vetëm përsa i përket zgjerimit me anëtarë të rinj por edhe në drejtim të politikave bujqësore dhe monetare, arsyet pse do të jetë skeptike ndaj këtyre nismave. Gjithashtu do të trajtohet edhe nisma italiane për zhvillim rajonal. Në këtë kontekst dy momente të rëndësishme vlejnë për tu trajtuar, rolin që kanë luajtur komisionerët italianë në Bruksel dhe veprimtaria e sindikatave në drejtim të politikave sociale. Megjithëse intrumentat dhe objektivat e politikës europiane të Italisë ishin në kompleks të arsyeshme, ato tregoheshin të papërshtatshme, të kushtëzuara nga kontradiktat e brendëshme. Ky kapitull nuk lë pa trajtuar gjysmën e dytë të viteve 70 në rrjedhën e të cilës Italia do të përfshihej nga një krizë rëndë e cila do të kërcënonte edhe vetë bazën e sistemit të demokracisë liberale dhe kjo do ta bënte objekt të politikës së jashtme të shumë vendeve europiane. Një nga cështjet që vlen të përmenden për tu trajtuar në këtë kapitull është së pari një kthesë e ndërmarë nga partia komuniste drejt politikës europiane. Ky kapitull do të përmbyllet me trajtimin e çështjes mbi hyrjen në sistemin monetar, një nga vendimet më të vështira të qeverisë italiane, që do ti jepte të drejtën Italisë për të qënë me europiane se kurrë. Paraqitja e këtij studimi më ka lejuar të përdor burime të dorës së parë sic janë dokumentat arkivore si dhe studime të autorëve të ndryshëm. Por një ndihmesë janë edhe revistat europiane dedikuar studimeve të historisë së ndërtimit europian. Pika e parë e referimit për të shkruar këtë studim kanë qenë burimet arkivore që kanë tërhequr, vëmëndjen dhe një nga arsyet për të sjellë një punim serioz dhe origjinal. Bëhet fjalë për një projekt të ndërrmarrë në Itali nga një grup studiuesish italianë të insitutit Sturzo në vitin 2001 për të sjellë nga arkivat italiane dhe të huaj nga ato publike dhe private një volum prej 214 dokumentash në gjuhën origjinale pa asnjë korrektim. Shumë nga dokumentat e paraqitura i përkasin dimensiont ekonomik të pjesëmarrjes italiane në procesin e integrimit. Dokumentat i përkasin periudhës së viteve nga fundi i viteve ’50 deri në vitet ’70 periudhë e cila ishte çliruar nga rregulli i mbylljes së arkivave për tridhjetë vjet. Por një tjetër burim arkivor janë edhe dokumentat diplomatike të ministrisë së jashtme ku studiues të ndryshëm italiane si Enio Di Nolfo apo Pietro Pastoreli kanë përgatitur. Edhe pse dokumentat e publikuara deri më tani shkojnë deri në vitin 1957 ato më kanë dhënë një ndihmesë të konsiderueshme. Në punimin e kësaj teme jam mbështetur tek një sërë autorësh kryesisht italianë që kanë trajtuar çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Italinë dhe zgjedhjen e saj europiane dhe që i kam parë me interes ti trajtoj. Meqenëse gjithë treguesit mbi zhvillimin ekonomik Italian në rrjedhën e një gjysëm shekulli janë të lidhura me integrimin europian pjesë e studimit janë autorët që janë marrë me fushën ekonomike. Me rëndësi është kërkimi i kryer nga Franceska Fauri mbi VIII
Bashkimin doganor Italo-Francez ku ka lejuar, në fakt, të thellohen arsyet ekonomike që e shtynë qeverinë Italiane të mbështeste një projekt të kundërshtuar nga sektorë të gjerë të industrisë dhe të ekonomisë Italiane. Mbi çështjen e bashkimit doganor italo -francez një studim me vlerë është libri i Bruna Bognato “Storia di un 'illusione europea. Il progetto di Unione doganale italo-francese” (Lothian Foundation Press, London 1995), duke analizuar çështjet e bashkimit doganor Italo-Francez nga pikëpamja politiko-diplomatike. Hipoteza e bashkimit doganor midis Francës dhe Italisë në vitin 1949, nëse nga një anë pohonte vullnetin për të ndërtuar një raport të privilegjuar me Parisin, nga ana tjetër ishte sigurisht një shembull i afrimit funksional në integrimin europian. Një studim me vlerë është libri“I’liberismo a una dimensione. La confindustria e l’integrazione europea 1947-1957,(Franco Angeli Milano 2005) i autorit Francesko Petrini ku trajtohet pozicioni i konfindustrisë në integrimin europian që nga plani Marshall deri në periudhën e bumit në vitin 1964. Ky studim është me vlerë pasi autori analizon se si nga një fazë e parë e skepticizmit sjellja e sektorit të industrisë do të transformohet në favor të tregut të përbashkët duke u bazuar në mundësitë që ndërtimi europian i kishte ofruar eksportëve italiane. Në analizën e politikës europiane sigurisht një kontribut të rëndësishëm ka dhënë Ruggerio Ranieri në librin ‘’La Comunita europea del Carbone e dell’Acciaio (19522002).Gli esiti del trattato in europa e in Italia”(Cedam Padova 2004) Duke ekzaminuar me kujdes dokumentacionin mbi negociatat e bashkimit të Italisë në Komunitetin e Çelikut dhe Karbonit (CECA). Autori mbron tezën që qeveria do të ndiqte një strategji të bazuar në interesa kombëtare gjithashtu me rëndësi është edhe teza sipas së cilës industria italiane jo vetëm ishte në gjendje të përfitonte nga hapja e tregjeve por ishte edhe gatshme të përshtatej ndryshimeve në sistemin ndërkombëtar. Një nga librat me vlerë është studimi Barbara Curlit “Il progretto nucleare italiano (1952-1964). Conversazioni con Felice Ippolito” (Rubbettino, Soveria Mannelli 2000) mbi lindjen e Euroatom dhe mbi projektimin Italian në mjedisin bërthamor. Por në aspektin ekonomik nuk mund të përjashtohet pozicioni i sindikatave italiane ndaj integrimit ekonomik. Një rol në këtë drejtim ka autori Andrea Ciampini në librin “L'altra via per l'Europa. Forze sociali e organizzazione degli interessi nell'integrazione europea (1947-1957)” (Franco Angeli, Milano1996). Autori konfirmon rëndësinë e rolit të sindikatave në vecanti të CIGL mbi temat e integrimit, lindjen e konfederatës europiane të sindikatave dhe rolin e luajtur nga personalitete sindikaliste. Veç të tjerash i spikatur është kontributi i Frederico Romero në librin ‘’Emigrazione e integrazione europea 1945 1973” (Edizione Lavoro Roma 1991) mbi veprimin konstant dhe të vendosur të diplomacisë Italiane për të parë të ratifikikuar në traktatet themeluese të komunitetit europian qarkullimin e lirë të punëtorëve.
IX
Europianizimi i politikës së jashtme Italiane është shoqëruar nga kërkimi i vazhdueshëm i një marrëveshjeje speciale me Shtetet e Bashkuara, aleati i pasur dhe i fuqishëm nga i cili vareshin siguria dhe ndihmat ekonomike. I dukshëm pra interesi historiografisë Italiane drejt raportit midis Amerikës dhe Europës, mbi të gjtiha në periudhën e administratës së Truman, Aisenhour dhe Kennedy. Leopaldo Nuti në librin “Gli Stati Uniti e l’apertura a sinistra. Importanza e limiti della presenza americana in Italia” (Laterza, Roma – Bari 1999) ka trajtuar marrëdhënien e privilegjuar me Amerikën duke e konsideruar si leva e vetme të cilën Italia e zotëronte për të ndërtuar statusin e saj ndërkombëtar. Gjithashtu duke parë mbështetjen edhe nga Uashingtoni ndaj procesit të integrimit Europian do të ishte e pashmangshme zgjedhja europiane. Por me interes është libri “Interesse nazionale e responnsabilita globale. ‘’Gli Stati Uniti, l’alleanza atlantica e l’integrazione europea negli anni di Johnson 1963-1969’’(il Maestrale Firenze 2004) i Massimiliano Guderzo i cili e ka përqëndruar analizën e tij mbi pozicionin e marrë nga administrata e Johnson për sa i përket ndërtimit europian, duke vënë në dukje nga njëra anë, paaftësnë e Johnson për t’u përgjigjur sfidës goliste dhe nga ana tjetër, heqja dorë nga ana e Italisë për shkak të krizës të qendrës se majtë. Prospektiva e zgjidhjes europiane nuk mund të përjashtojë raportet me aktorët europiane. Një studim që është marrë në konsideratë është i autores Ilaria Poggiolini ku trajton pozicionin britanik ndaj Italisë në periudhën e hyrjes së Londrës në komunitetet. I rëndësishëm është ky studim pasi në vitet ‘70 Italia do të ndante me anglezët interesa të përbashkëta. Në këtë kontekst studiusi Georges Henri Sotou në librin L’Italie et le ‘’couple’’ franco-allemand, në Craveri P, Varsori A. (nën kujdesin e), L’Italia nella costruzione europea. Un bilancio storico (1957-2007) Franco Angeli, Milano 2009. ka trajtuar pozicionin Italian si një fuqi e vogël ndaj dyshes franko–gjermane. Autori përvec paraqitjes së konvergjencave italo-franceze nënvizon interesin e shprehur nga De Gaulle në fillimin e viteve 60” drejt Italisë. Por trajtimi i kësaj teme nuk mund të anashkaloj këndvështrimin e autorëve mbi personalitetet politike. Kontributi i Piero Craverit “De Gasperi”(il Mulino, Bologna 2006 ) trajton figurën e De Gasperit dhe karakterin e zgjedhjes europiane. Autori hedh hipotezën që De Gasperi do të frymëzohej nga një vizion federalist që nga fillimet e karrierës së tij dhe që do të manifestohej në botën e pasluftës sidomos duke u nisur nga viti 1950 me projektin e ushtisë europiane (CED). Me këtë nuk duhet sigurisht të mohoet vlera e tezës historiografike e përqëndruar mbi rolin e lëvizjes federaliste në orientimin e politikës së ndërtimit europian. Daniela Preda në librin “la Bataglia per la CED e la federazione europea (Jaca book Milani 1990) ka trajtuar përpjekjen Italiane për të transformuar në një komunitet politik europian si edhe problemin e ndikimit të kërkesave federaliste të Spinellit e De Gasperit. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe pozicioni i diplomatëve në fushën e politikës së jashtme. Këtë temë e ka trajtuar Mauricio Serra në librin “La diplomazia italiana davanti all’Europa scelta ideale e interesse nazionale“ X
(Franco Angeli, Milano 2009} Ai konfirmon rëndësinë që politika europiane ka pasur në trupin diplomatik dhe ravijëzimin e tre linjave në aksionin e ndërmarrë. Diplomatët realistë ata federalist dhe euroatlantikë. Dinamika e punës është fokusuar në tri faza: faza e parë ka të bëjë me hulumtimin dhe grumbullimin e literaturës historiografike, materialit arkivor, burimeve. Faza e dytë ka të bëjë me përpunimin, analizimin dhe shfrytëzimin e fakteve historike, literaturës profesionale, materialit arkivor dhe burimeve dokumentare. Faza e tretë, është fokusuar kryesisht në përpilimin e draftit përfundimtar të temës së doktoraturës, duke paraqitur rezultatet konkrete të arritura gjatë punës hulumtuese dhe studimore. Në përmbyllje të kësaj teme studimore më duhet të shpreh falenderimet e mija. Së pari dua të falenderoj në mënyrë të veçantë dhe te sinqertë udhëheqësin e kësaj teme Prof.Dr. Petrit Nathanaili për ndihmesën e palodhur që më ka dhënë në realizimin e këtij punimi. Një falenderim shkon edhe për drejtuesit e Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe të Departemantit të Historisë të cilat më kanë inkurajuar dhe krijuar hapësirat e nevojshme për realizimin e këtij punimi.
XI
HYRJE Në fund të luftës së dytë botërore tre fuqitë e mëdha Amerika, Bashkimi Sovjetik dhe Britania do të vendosnin të ardhmen e vendeve europiane duke vënë në diskutim jo vetëm kufijtë por edhe qeveritë dhe klasën drejtuese. Periudha e viteve 1945-47 do të jetë një fazë e gjatë tranzicioni që duke filluar nga viti 1947do të marrë emrin luftë e ftohtë. Në të njëjtën kohë kriza e thellë e pasluftës që do të prekte shumë vende të Europës Perëndimore do të shoqërohej me një rritje të influencës së partive komuniste që bënin pjesë në kabinetet qeveritare europiane. Konflikti botëror do të prezantonte edhe për Italinë një moment kthese jo vetëm sepse shënoi krizën dhe fundin e regjimit fashist por edhe pse modifikoi pozicionin e vendit në kontekstin ndërkombëtar ku viti 1945 do të shënonte fundin e epiqendrës europiane dhe më pas prospektivën e luftës së ftohtë. Roli i Italisë si fuqi e madhe aspirim jo vetëm i ideologjisë fashiste por edhe i disa politikanëvë të Italisë liberale ishte i destinuar të përballej me një realitet të hidhur. Dështimi i luftës paralele me vartësinë nga aleati gjerman kishte treguar brishtësinë e Italisë në planin ndërkombëtar jo vetëm nga pikëpamja ushtarake por politike dhe ekonomike. Në vitin 1943 të nesërmen e armëpushimit Italia ishte një vend i ndarë nën dy regjime ku as lindja e Republikës në Veri as vazhdimësia e monarkisë në Jug nuk mund të fshihnin realitetin e një vendi që kishte dalë i mundur nga konflikti.1 Që në fazat e para të luftës pjesa më e madhe e armiqëve të Italisë kishin hartuar projekte në këtë drejtim në mënyrë të veçantë Britania e Madhe e cila që nga viti 1944-45 kishte marrë pëgjegjësi në këtë gadishull, shpresonte për një paqe ndërshkuese e cila e kishte origjinën nga bindja se roli i ndërkombëtarëve ishte mbivlerësuar dhe për këtë arsye Italia duhej të paguante nga ana territoriale, ushtarake e ekonomike. Edhe Uashingtoni ishte i idesë që Italia të kishte një rol të vogël në panoramën ndërkombëtare bazuar në të ashtuquajturën prospektivë ruzveltiane për një botë të karakterizuar nga prezenca e “four police man”, prospektivë që e zhvendoste qendrën nga Europes drejt Amerikes2. Edhe për Italinë vitet e pasluftës do të ndërtonin një periudhë tranzicioni të regjimit fashist dhe ndërtimit të një regjimi demokratik. Në këtë kohë situata ndërkombëtare do të ndikonte në politikën e jashtme dhe të brendëshme. Italia në këtë periudhë do të varej nga ndihma e aleatëve. Klasa drejtuese do të përballej me problemet ekonomike, krijimin e një sistemi demokratik dhe hyrjen e Italisë në arenën ndërkombëtare me firmosjen e Traktatit të Paqes. Edhe pse në krijimin e qeverisë Bonomi në 12 dhjetor 1944 si ministër i jashtëm qëndronte Alçide de Gaspri i ndjeshëm ndaj idealeve të bashëpunimit europian, aksioni ndërkombëtar në një masë të madhe i ishte besuar një trupi diplomatik që pothuajse ishte i ngjashëm me klasën e fillimit të viteve ‘900. Mbrojtja e kufirit kombëtar tentativa për të evituar përjashtimin total nga Afrika, kundërshtimi ndaj klauzolave ushtarake do ta pengonin Italinë të 1 2
Enio. Di Nolfo, Gli studi sulla politica estera italiana nel secondo dopoguerra, në «Cultura e Scuola», 1968, f 106 Po aty, f 111
1
ushtronte një rol strategjik, kjo ishte politika e jashtme italiane por që shprehej edhe në tentativën për të krijuar raporte me ato vende në fushën ekonomiko-tregëtare për të përballuar kështu krizën e vështirë që po kalonte vendi. Në këtë kontekst u ringritën raportet me SH.B.A–në e vetmja fuqi që nuk kishte demostruar asnjë dëshirë për të ndëshkuar Italinë dhe që shfaqte një mbështetje ekonomike. Në realitet beteja për Traktatin e Paqes që në hyrje injoronte bashkëpunimin e rezistencës italiane dhe e bënte përgjegjëse Italinë për luftën, kështu që pak nga objektivat e autoriteteve italiane ne vitin 1945 u arritën. Italia duhet të hiqte dorë nga kolonitë e saj duke pranuar cungime të gjera territoriale, sidomos përgjatë kufirit lindor. Në këtë kontekst përgjegjësit e politikës së jashtme italiane e hodhën vëmendjen jo vetëm mbi mbrojtjen e interesave kombëtare por edhe mbi mbrojtjen e integritetit territorial të vendit që ishte vënë në diskutim si në rastin e pushtimit të një pjese të Venecia Xhulias nga trupat jugosllave,si dhe nga ambicjet e Francës drejt Valle D'Aosta dhe simpatitë britanike drejt rivendikimeve austriake në Sud Tirolo.3 Në periudhën midis pranverës së vitit 1945 dhe fillimit të vitit 1947 vëmendja e politikës së jashtme italiane u përqëndrua mbi çështjet e Traktatit të paqes në mënyrë që Italia të mos kishte një trajtim të karakterit ndëshkues. Italia deri në vitin 1947 do të qeverisej nga një kualicion i përbërë nga partia komuniste, partia socialiste dhe partia demokristiane në krye të së cilës qëndronte demokristiani Alçide De Gasperi. Prezenca e partisë komuniste në qeveri do të sillte përplasje të forta në politikën e jashtme, në bashkëpunimin ndërkombëtar të Italisë dhe konkretisht në çështje të vecanta si ajo e Ttriestes. Objektivi primar i De Gasperit ishte shpëtimi i integritetit territorial të Italisë ku kryeministri do të emëronte si ministër të jashtëm liderin e socialistëve Pietro Nenni në mënyrë që të ishte një interlekutor me lindjen. Viti 1946 do të rëndoj situatën ekonomike në vend duke iu bashkangjitur edhe kriza monetare e shprehur në inflacion. Situatës ekonomike do ti shtohej edhe situata sociale ku vihej re një rilindje e lëvizjes neofashiste dhe kontradiktave midis komunistëve dhe demokristianëve. Alçide De Gasperi do të hapte prospektivën e një politike bashkëpunimi dhe do të bënte të mundur pjesmarrjen e vendit në të gjitha organizmat ndërkombëtar si në planin botëror ashtu edhe në atë europian. Italia do të ishte vendi i parë i mundur që do të pranohej në institucionet ekonomike Perëndimore. Më 2 tetor 1946 do të pranohej në institucionet e Brenton Wods, në 27 mars 1947 do të bëhej anëtare e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).4 Në Janar 1947 Alçide de Gasperi do të vizitonte Amerikën. Me kthimin në Itali De Gasperi do të përballet me krizën brenda Partisë Socialiste gjë që do të çonte në prishjen e formulës politike të kualicionit antifashist dhe do ti jepte De Gasperit mundësinë për një riorganizim ministror ku në krye të ministrisë së jashtme do të vinte Carlo Sforza. Qeveria Italiane firmosi më 10 shkurt 1947 Traktatin e Paqes dhe kjo i lejonte që nga pikëpamja formale të niste një politikë të re të jashtme të bazuar mbi pozicione të barabarta 3
Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991, ( Bologna: il Mulino, 1995), f 83. Ilaria Poggiolini, Europeismo degasperiano e politica estera dell’Italia: un ipotesi interpretative(1947-1949) në’’Storia delle relazioni internazionale’’nr1-2, 1989-1999, f 336 -347. 4
2
dinjiteti, përkundrejt aktorëve të tjerë ndërkombëtarë. Faza përfundimtare e negociatave për Traktatin e Paqes konçidoi me prishjen e bashkëpunimit antifashist si në planin e brendshëm edhe në planin ndërkombëtar dhe me kontrastin midis fituesve të luftës që kishin hapur kapitullin e luftës së ftohtë, por të dy fenomenet ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Vetëm disa javë më pas midis Prillit dhe Majit te vitit 1947 një krizë e re qeveritare u karakterizua nga dalja jashtë qeverisë e partisë komuniste(PCI) dhe socialiste (PSI) duke i dhënë jetë një kabineti njëngjyrësh të drejtuar po nga De Gasperi. Kjo qeveri do të shënonte fundin e marrëveshjes antifashiste dhe hapin e parë në drejtimin e zgjedhjes perëndimore të Italisë.5 Brenda këtij konteksti ngjarjesh dhe zhvillimesh nuk do të lihej mënjanë edhe dëshira e europianëve për ta parë kontinentin e vjetër të bashkuar. Duke lënë pas këtë konflikt botëror do të mernin rrugë në Itali e Gjermani idetë e lirisë, të qytetërimit politik e demokratik dhe një diskutim europian i destinuar të konkretizohej në kuadrin politik drejt një rruge komunitare e cila në fazën e parë do të lidhte popujt e Europës në një plan bashkëpunimi, më pas të integrimit europian dhe në fund të bashkimit politik. Gjatë viteve të luftës idetë federaliste do të zhvilloheshin në Angli. Në fillim të luftës do të ishte domethënës një moment i rëndësishëm ku në 16 qershor 1940 kryeministri anglez Curcill do të hidhte idenë e një bashkimi të tipit federalist midis Anglisë dhe Francës. Ky propozim do të shënonte pikën e nisjes të një plani për aktualizimin e federalizmit europian. Në Itali një pjesë e mirë e klasës politike antifashiste që e kishte udhëhequr vendin drejt përfundimit të luftës do të mbante mbi vete të ardhmen e rolit ndërkombëtar të vendit. Në brendësi të lëvizjeve katolike, socialistët i përmbaheshin idesë se sistemi ndërkombëtar duhej të transformohej në bazë të propagandës e lidhur me dokumenta si karta e Atlantikut apo Deklarata e Kombeve te Bashkuara. Europa do të ringrihej pikësëpari duke parë gabimet e saj dhe te gjente një rol të ri ndërkombëtar. Kështu në një masë të madhe tek liderët antifashistë ishte krijuar bindja se lufta kishte sjellë fundin e shteteve kombëtare dhe se tejkalimi i këtij shteti nacional do të ishte zgjidhja e vetme për problemet e vendit.6 Pikërisht një bashkim Europian do të zëvendësonte konfliktin e përjetshëm midis shteteve. Në këtë ambjent lindën tezat federaliste që nga viti 1941 me "Manifesto di Ventotene" i hartuar nga Altiero Spinelli, Ernesto Rossi dhe Eugenio Colorni në te cilën trajtohej jo vetëm kriza e qytetërimit evropian në periudhën midis dy luftrave botërore por si detyrë parësore e pasluftës mbetej bashkimi europian.7Aspiratat për bashkimin europian dhe interesi drejt mendimit federalist do të kishin në Itali spikatje te mëparshme, mjaft të kujtosh eksperiencën e rilindjes, mendimin e Karlo Catterneo ose në kohë të vona, pozicionet e shprehura nga Luigi Einaudi në periudhën pasuese të Luftës së Madhe. 5
Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare(1943-1991, ( Bologna: il Mulino, 1995), f 84 Guido Formigoni, Politica interna e politica internazionale nell’Italia del dopoguerra (Roma:Edizioni Studium, 2002), f 15 7 Altiero Spineli, Manifesto di Ventotene ne Sergio Pistone( nën kujdesin )Trentanni di vita del Movimento Federalista Europea (Milano:Franco Agnelli,1973), f 55 6
3
Por jo të gjitha forcat antifashiste ndanin të njëjtin mendim. Socialistët dhe komunistët nuk tregonin interes për sa i përket formave të bashkëpunimit europian perkundrazi nga njëra anë ekzaltonin aspektin botëror kundër nazifashizmit nga ana tjetër nënvizonin karakterin kombëtar e patriotik të luftës kundër fashizmit duke lënë të kuptohej që Italia do të pozicionohej në kontekstin ndërkombëtar. Nga ana tjetër Bashkimi Sovjetik tregohej armiqësor ndaj projekteve të bashkëpunimit rajonal në ambjentin europian. Në fakt Bashkimi Sovjetik tek këto projekte shikonte një bllokim të influencës që falë kontributit në luftë mund të përparonte drejt kontinentit të vjetër. Por nuk ishte ky vizioni i fuqive që kishin dalë fituese nga lufta. Amerika e Ruzvelt shprehej se bota pas luftës do të përqëndrohej në bashkëpunimin e të mëdhenjëve dhe kombet e bashkuara. Kriteri i “four policeman” parashikonte krijimin e zonave rajonale ku të mëdhenjtë do të kishin përgjegjësi të veçanta pra forma të bashkëpunimit rajonal do ti kishin origjinën në kontestin e OKB-se dhe në këtë prospektivë funksioni i të mëdhenjëve do të ishte thelbësor. Autoritetet angleze u vunë përballë një seri pyetjesh mbi të ardhmen e kontinentit të vjetër dhe nuk lanë pas dore hipotezat e favorizimit të grupimeve rajonale ne kontekstin e një konfederate që do të rigruponte shtetet që kishin bërë pjesë në perandorinë Ausburge. Por këto projekte do të lindnin edhe nga frika e mospasjes së një fuqie të fortë në Europë pas humbjes së Gjermanisë dhe me forcimin e influencës sovjetike.Për sa i përket Francës projektet e federatës europiane të hartuara nga një pjesë e Rezistencës do të hidheshin poshtë nga gjenerali De Gaulle. Aspiratat për një bashkim europian ne Itali do të vinin nga forcat politike të Demokracisë kristiane në vitin 1943 mbi tema si e ardhmja Europiane, roli i fuqive fituese ku futja e Italisë në radhët e fituesve do ti evitonte ndoshta pasojat e pjesëmarrjes në konflikt përkrah Gjermanisë. Por nuk ishin vetëm forcat brenda vendit por dhe të mërguarit në Amerikë që mendonin se radhitja e Italisë në krah të fuqive demokratike do ti jepte një rol në arenën ndërkombëtare ku parashikonin që Amerika në botën e pas luftës do të luante një rol deçiziv që do të ridimensiononte kështu edhe funksionet e ushtruara nga fuqitë tradicionale europiane përfshi edhe Italinë.8 Objektivat e bashkimit europian që do të karakterizonin politikën e pas luftës të theksuara në disa sektorë të lëvizjes antifashiste italiane do të ishin të ngjashme me ato në ambjentet e rezistencës në Francë Belgjikë dhe Holandë. Eksperienca e përbashkët e pushtimit nazist dhe falimentimi i klasave të vjetra liberale dhe demokratike do të favorizonin zgjidhje të reja për Federatën Europiane 9.
8
Carlo Sforza ,Cinque anni a Palazzo Chigi.La politica estera italiana dal 1947-1951 ,(Roma :Atlante, 1952 , f 6071. 9 FIAP (nën kujdesin), L'idea d'Europa nel movimento di liberazione 1940-1945 ( Roma: Bonacci, 1986) ,f132
4
- KREU -IZGJEDHJA EUROPIANE E ITALISË 1947- 1949 1 .1 Plani Marshall si pikënisje e bashkëpunimit europian. Midis fundit të vitit 1946 dhe muajve të parë të vitit 1947 vëmendja e gjithë botës politike italiane, përvec çështjes së traktatit të paqes do të përqëndrohej mbi simpotmat e para të prishjes midis Lindjes dhe Perëndimit dhe mbi pasojat që kjo krizë do të sillte. Përgjatë muajve të parë të vitit 1947, sinjalet e para të luftës së ftohtë ishin në qendër të vëmendjes së liderëve politikë dhe të opinionit publik qoftë në Europë, qoftë në SHBA. Në brendësi të kontinentit të vjetër disa personalitete dukej se do t’i hidheshin përsëri çështjes së bashkimit europian përsa kohë që ky fenomen i përkiste vetëm Europës Perëndimore ku karakteri antisovjetik në sferën kontinentale filloi të shfaqej në mënyrë gjithnjë e më evidente. Përsa i përket këtij fenomeni mjafton të kujtohet fjalimi i mbajtur nga kryeministri anglez Uinston Curcill në Fulton në Mars 1946 dhe në Zyrih në Shtator 1946 ku një bashkim europian do të fillonte të shfaqej si përgjigje e karakterit mbrojtës përballë një aspirimi sovjetik mbi hegjemoninë në brendësi të kontinentit. 10 Këtyre apeleve të para do t’i përgjigjeshin iniciativa që në një kohë të shkurtër do të lindnin lëvizje europiane që do të ishin të vagëta. Ky fenomen nuk do të linte mënjanë disa intelektualë dhe politikanë italianë që dukej se do ta përqendronin vëmendjen e tyre mbi çështjet politike të brendëshme dhe mbi temën e politikës së jashtme të lidhura me kërkesat e mundshme midis të cilave zinin vend Traktati i Paqes, dhe çështja e vendosjes së Italisë në përballjen e pashmangshme midis Lindjes dhe Perëndimit. Me falimentimin e Konferencës së Ministrave të punëve të jashtme të katër fuqive e mbajtur në Moskë në Mars-Prill 1947 e cila duhej të zgjidhte problemin dhe të ardhmen e Gjermanisë administrata Truman u bind në mënyrë përfundimtare se nga ana sovjetike nuk kishte asnjë lloj dëshire për të gjetur zgjidhje për Europën e pasluftës. Përkundrazi dukej se Stalini dëshironte kontrollin në të gjithë kontinentin e vjetër nëpërmjet shfrytëzimit të krizës së rëndë ekonomike që po shtrëngonte Europën, falë aktivitetit të partive politike komuniste europiane të Perëndimit. Në Uashington pas luftës po hidhej ideja e fillimit të strategjisë amerikane me procesin e ndërtimit europian. Në vlerësimin e qeverisë amerikane në vecanti të sekretarit të shtetit George Marshall, objektivi i parë i Uashington duhej të ishte lufta kundër krizës ekonomike dhe nisja e rindërtimit të Evropës Perëndimore sepse në këtë mënyrë do të mund të ndalonte Bashkimin Sovjetik që të favorizonte difuzimin e ideologjive komuniste. Në realitet në vitet e mëparshme SHBA kishte furnizuar me ndihma ekonomike disa vende 10
Ennio Di Nolfo Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 230
5
europiane në forma tradicionale si hua ose ndihma të nevojës së parë mbi baza bilaterale, por pa pritur që këto iniciativa të jepnin rezultate pozitive. Për shembull e ashtuquajtura “huaja e shekullit” dhënë Britanisë, ishte shpenzuar pa kriter nga anglezët në një kohë të shkurtër në tentativë për të mbajtur të fortë stërlinën.11 Përsa i përket Italisë, kishte përfituar nga ndihmat UNRRA dhe formave të tjera ndihmash që ishin futur drejt gadishullit nga organizata private amerikane shpesh të lidhura me kishën katolike, por ky sforcim nuk kishte prekur problemet thelbësore të ekonomisë italiane.12Italia do të përfitonte nga kriza e brendëshme në vitin 1947 ku De Gasperi do të përpiqej të bindte qeverinë amerikane për nevojën e ndihmave për të evituar kolapsin e vendit dhe lideri demokristian do të përdorte rrezikun komunist për të marrë garanci. Kërkesa e kryeministrit Italian do të pasohej nga një memorandum i SHBA për ti dhënë ndihma Italisë për të evituar një fitore të së majtës në zgjedhjet e ardhëshme. Në të njëjtën ditë sekretari i shtetit do të dërgonte një telegram ku shprehte shqetësim për gjendjen e përkeqësimit të situatës politike në Itali 13 Në vizionin amerikan qëndronte nevoja e nje iniciative që të modifikonte thellësisht ekonominë europiane duke përcuar një integrim real ekonomik në pjesën Perëndimore të kontinentit të vjetër. Në opinionin e autoriteteve amerikane kordinimi midis ekonomive të ndryshme europiane do të prezantonte pikën e nisjes për fillimin e ndërtimit politik të Europës. Vetëm lindja e një rigrupimi të fortë të Europës Perëndimore do të formonte një keshtjellë solide përballë asaj çfarë përceptohej si një kërcënim i pashmangshëm nga pjesa e Bashkimit Sovjetik. Projekti i një bashkimi europian i përgjigjej vizionit të një sistemi perëndimor ku Uashingtoni propozonte si model politik atë federal si një pikë referimi për kontinentin e vjetër. Hipotezat e një plani të madh ndihmash nga autoritetet e SHBA do të kushtëzoheshin me fillimin e procesit të ndërtimit europian. Procesi i integrimit do ta kishte origjinën nga nje iniciativë amerikane dhe që lidhej ngushtësisht me fazat e fillimit të Luftës së Ftohtë. Sic ishte venë në dukje në fillim të qershorit 1947 sekretari i shtetit Marshall në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Harvard do të ekspozonte linjat e përgjithshme të projektit amerikan i cili në këtë fazë dukej se i ishte adresuar të gjithë kombeve të Europës përfshi edhe Bashkimin Sovjetik. Në rrjedhën e disa javëve qeveritë e Britanisë, Francës edhe Bashkimit Sovjetik ranë dakord për shkëmbimin e parë të pikëpamjeve në korrik 1947 në Paris. Shumë shpejt Stalini do të mendonte se plani Marshall ishte një tentativë e SHBA për të forcuar sistemin kapitalist në Europë madje të rriste influencën amerikane në ato vende të Europës Qëndrore dhe Lindore ku përkundrazi Bashkimi Sovjetik po
11
Ennio Di Nolfo Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 230 Andrea Ciampini,(nën kujdesin),L'Amministrazione per gli Aiuti Internazionali.La ricostruzione dell'Italia tra dinamiche internazionali e attivita assistenciali, ( Milan: FraancoAngeli,2002), f 32. 13 I documenti diplomatici italiani,serie x,1943-48,vol VI ,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006, dokument 34 , 22.3.1947Ambasadori italian në Uashington Tarchiani për kryeminstrin Italian De Gasperi, f 231 12
6
kërkonte të ndërtonte një fushë të sigurisë që do ta kishte garantuar përballë imperializmit Perëndimor. Delegacioni sovjetik do ta braktiste shumë shpejt konferencën e Parisit.14 Në këtë pikë sekretari i shtetit anglez, Ernest Bevin dhe ministri i jashtëm francez Bidault do të hapnin tentativat mbi përgjigjen që do t’i jepnin projektit amerikan të gjitha vendet që do të ishin gati të pranonin kriteret mbi të cilat bazohej Plani Marshall, ku i një rëndësie të vecantë ishte zhvillimi i bashkëpunimit europian. Reagimi i vendeve të pjesës perëndimore të kontinentit të paktën, atyre sektorëve të opinionit publik dhe të lidershipëve do të ishte entuziast dhe kjo do ti jepte jetë fillimit të negociatave qe do të përmbushnin në pranverën e vitit 1948 realizimin e programit ekonomik europian (E.R.P) dhe me krijimin e organizimit të parë të bashkëpunimit europian O.E.C.E. Anoncimi i planit Marshall u konsiderua nga liderat e politikës italiane jo vetem si konfirmimi i impenjimit amerikan për të mbështetur Evropën Perëndimore nga pikëpamja ekonomike dhe politike, por edhe si një element thelbësor për fatin e qeverisë De Gasperi. Kjo qeveri kishte një nevojë të jashtëzakonshme për ndihmën amerikane jo vetëm për rindërtimin e sistemit ekonomik të vendit, por edhe për të përballuar në kushte favorizuese betejën kundër aleancës social- komuniste e bashkuar në Frontin Demokratik Popullor në prag të zgjedhjeve që do të mbaheshin në Prill 1948.15 Nuk është për tu habitur që autoritetet italiane të shprehnin menjëherë dëshirën të merrnin pjesë në projektin amerikan. Drejtuesit amerikanë e dinin që Bashkimi Sovjetik do të mobilizonte forcat e partive komuniste në vendet perëndimore për të bllokur planin. Partia komuniste do të hidhej në një politikë më agressive ndaj qeverisë De Gasperi duke e akuazuar se Italia do të humbiste pavarsinë. Në situatën e krijuar midis vjeshtës së vitit 1947 dhe fillimit të vitit 1948 Italia do të kthehej për Amerikën një prej qendrave nevralgjike të luftës së ftohtë. Italia në ato kohë ishte vendi më i rrezikuar në sferën perëndimore. Qeveria italiane ishte e dobët dhe e pafuqishme ushtarakisht për shkak edhe të klauzalave kufizuese të traktatit të paqes. Përtej nevojave imediate të natyrës ekonomike dhe të implikimeve të dukshme të karakterit politik të brendshëm, plani Marshall dukej se do ti afronte qeverisë italiane një mundësi të parë për të zhvilluar një politikë të re të nesërmen e traktatit të paqes i firmosur në Shkurt dhe që do hynte në fuqi në Nëntor 1947 falë ratifikimit të vendeve të tjera fituese. Aspekti i ndërtimit europian i futur në Planin Marshall shumë shpejt do të tërhiqte vëmendjen e përgjegjësve të politikës së jashtme italiane. Në shprehjen e vullnetit të vendit për tu berë pjesë e projektit amerikan, ministri i jashtëm Sforca nënvizoi se Italia pranonte menjëherë negociatat që ishin hapur në Paris mbi një plan të barabartë me vendet e tjera të Europës Perëndimore në vecanti me Francën dhe Britaninë.16 Ministria e punëve të jashtme do të gjente në objektivat e 14
Ennio Di Nolfo Storia delle relazioni internazionali 1918-1999, (Bari: Laterza, 2000), f 250 ASMAE, Plani Marshall,b.104 ,8.7.1951 dok .1 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori. nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), 2 voll 9 (.Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 35 16 I documenti diplomatici italiani, serie x, 1943-48, vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006, dokument 34 , 22.3.1947Amasadori Italian në Uashington Tarchiani për kryeminstrin Italian De Gasperi, f 231 15
7
bashkëpunimit europian të parashikuara në Planin Marshall mundësinë për një rinjohje politike të pozicionit Italian që do t’i lejonte Romës të tejkalonte pozicionin e saj të pabarabartë me vendet e tjera.Theksimi i interesave italiane drejt ndërtimit europian ishte një gjysëm falenderimi përballë administratës amerikane, por edhe dëshirës për tju përmbajtur në mënyrë konstruktive politikës së jashtme me Uashingtonin. Reagimi Italian për të përkrahur prospektivën e ndërtimit europian përmbante një dozë të mirë instrumentesh që lidhej me aspiratën për të filluar një aksion në fushën ndërkombëtare, por edhe të rikuperonte një rol të një fuqie të mesme rajonale një aspiratë që kërkonte në rradhë të parë një rinjohje nga pjesa më e madhe e aktorëve perëndimore nga SHBA, Britania dhe Franca. Vëmendja italiane për të interpretuar Planin Marshall si një aspekt i një procesi më të gjerë të ndërtimit europian ishte nënvizuar me forcë nga Ministri i jashtëm Sforca dhe nga kryeministri De Gasperi, duke favorizuar lançimin e një iniciative të përbashkët italo-franceze për krijimin e një bashkimi doganor midis dy vendeve.17 Edhe në Itali si dhe në vende të tjera të Europës Perëndimore projekti amerikan do të stimulonte aksionin e mbështetësve të hipotezave të bashkimit europian të cilat ishin të inspiruara nga karakteri federal. Midis këtyre politikanëve kishte nga ata që besonin në lidhjet e ngushta nëpërmjet ndërtimit të Europës dhe luftës përballë Bashkimit Sovjetik por nuk mungonin ata që mendonin se ky objektiv do të kontriubonte për të tejkaluar kundërpozicionet midis Lindjes dhe Perëndimit. Disa sektorë të trupit diplomatik demostronin dyshime për të mos thënë skepticizëm përsa i përket implikimeve europiane në Planin Marshall. Kishte nga ata që mendonin që në kontektin e një organizimi të ardhëshëm të bashkëpunimit ekonomik europian, se interesat e Italisë mund të viheshin në plan të dytë krahasuar me kerkesat e vendeve me të forta si Britania dhe Franca. Ambasadori Italian në Francë, Pietro Quarani do të shprehte një mosbesim qoftë ndaj kapaciteteve amerikane për ti dhënë jetë formave të bashkëpunimit që gjendeshin në planin Marshall, qoftë edhe ndaj dëshirës së europianëve për të kordinuar politikat e konsumit, megjithëse vetë Quarani do të konfirmonte së për Italinë nuk do të kishte rrugë tjetër veç mbështetjes së plotë të politikës së ndjekur nga Uashingtoni.18Këto kontradikta do të reflektoheshin qoftë në pozicionin e shprehur nga delegacioni italian në negociatat e Parisit, qoftë në vazhdim në kuadër të aktivitetit të zhvilluar pas vitit 1948 nga Italia në brendësi të OECE. Italia do të përfundonte shpesh me përshtatjen ndaj logjikës të listës së shpenzimeve për të marrë nga autoritetet amerikane një kuotë më të dendur të ndihmave ekonomike, ndërsa sic ishte parashikuar delegacioni anglez e francez do të luanin një rol qëndror në brendesi OECE. Sipas modaliteteve të planit Marshall ishte parashikuar se europianët do të përgatisnin plane 17
ASMAE, Plani Marshall, b.104 ,8.7.1951 dok .2 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori. (nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), 2 voll 9, (Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 38 18 I documenti diplomatici italiani, serie x, 1943-48, vol V,I Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006, dokument 34, 10.8.1947 Amasadori Italian në Paris Quaroni për kryeminstrin Italian De Gasperi, f 386
8
ekonomike midis tyre për ti përdorur ndihmat amerikane në mënyrën më të mirë të mundshme. Administrata amerikane ishte e bindur se në Europë duhej të stabilizoje financat e brendëshme të qeverisë duke mbajtur nën kontroll inflacionin nëpërmjet politikës së investimeve. Përsa i përket aktualizimit të planit Marshall në Itali do të dilnin në pah disa divergjenca. Nga ana italiane nuk ishte përgatitur një plan i detajuar investimesh. Qeveria De Gasperi po tregohej e paaftë për të vënë në efiçencë fondet e dhëna. Nga ana italiane problemet imediate me menaxhimin e këtij fondi lidheshin me investimet në sektorin e bujqësisë, punëve publike dhe ndërtimin e shtëpive popullore.19 Kjo nuk do të thoshte që Italia mos të gjente disa objektiva specifike për të ndjekur në kuadër të këtij programi dhe të një integrimi europian të mundshëm. Në këtë kontekst që nga paslufta autoritetet italiane kishin menduar që prezenca e një mase të madhe të papunësh do të përfaqësonte një nga frenat e rindërtimit dhe një përmirësim të mundshëm të kushteve ekonomike te vendit. Qeveria italiane do të vendoste si objektiv prioritar duke e lidhur me politikën tradicionale të ndjekur nga Italia liberale rihapjen e tregjeve ndërkombëtare të punës për emigracionin Italian. Në një fazë të parë kjo zgjedhje do të gjente shprehje në tentativat për të përmbyllur marrëveshjet dypalëshe me vendet europiane si përshemull traktati italo-belg mbi emigracionin e punëtorëve të destinuar për vendburimet e qymyrit të Valone në Belgjikë. 20 Bashkëpunimi europian në kuadër të ERP dukej se do t’i afronte Italisë mundësi të reja. Çështja e emigrimit do të propozohej me forcë nga Italia që në fazat e para të negociatave të Parisit. Në fillim të vitit 1948 do të mbahej në Romë një konferencë ndërkombëtare mbi këtë temë e cila do të pasohej nga lindja e një komiteti mbi emigracionin në Europë (EMICO). Disa vende europiane në vecanti Britania dhe Franca do të hapnin tregjet e tyre për flukset migratore dhe kishin si qëllim të mbanin një kontroll të plotë mbi politikat migratore. Disa rezultate pozitive do të dilnin në dritë nga aktiviteti EMICO në vitin 1949 dhe do t’i linte vend një komiteti të punëtorëve në kuadër të OECE. Edhe në këtë organizëm kishte diferencime ndaj punëtorëve italianë. Pozicione të tilla lindnin qoftë nga bindja se nuk do të mund të kishte mundësi punësimi për tu afruar të papunëve italianë qoftë edhe në raste të tjera nga frikat e ushqyera për pasojat e karakterit ekonomik social që hapja e fluksit të emigrantëve do të provokonte.Impenjimi Italian në brendesi të OECE nuk do të ezaurohej me propozimet e projekteve të temave të tregut të punës. OECE dhe në veçanti qeveria amerikane mendonte të favorizonte forma të ngushta të bashkëpunimit midis ekonomisë së vendeve pjesëmarrëse midis të cilave spikaste një liberalizëm i shkëmbimeve dhe zgjidhja e problemeve te karakterit monetar. Në këtë fushë çështjet e lidhura me përdorimin e ndihmave amerikane nga ana e Italisë dhe kritikat e shprehura nga ekspertët amerikanë për politikat e ndjekura nga Roma si shumë
19
Studi Storici,Nr. 1, Chiarella Esposito Italia, Europa, America. L'integrazione internazionale dell'economia italiana (1945-1963) (Jan. - Mar, 1996), f. 69-97 20 Frederico Romero, L’emigrazione operaia in Europa, ne Storia dell’emigrazione italianavol. I, Partenze, Donzelli, Roma 2001, f 397-414
9
konservatore janë një shembull i kësaj tendence.21 Bashkëpunimi europian do të realizohej shpesh nëpërmjet filtrit të aksionit të Uashingtonit dhe do të prezantonte një aspekt të një procesi që ishte përcaktuar si “amerikanizim” ose “modernizim’’ nga ana e perëndimorëve të kontinentit të vjetër. Kështu në vitin 1948 përballë heshtjes dhe brishtësisë europiane administrata Truman forcoi nevojën që ERP dhe OECE ta drejtonin ndërtimin europian nëpërmjet rritjes së prodhimit dhe nje liberalizimi të shkëmbimeve. Por në këtë pikë iniciativa amerikane do të lidhej me disa projekte të reja tek të cilat Italia sidoqoftë nuk do të qëndronte e huaj. 1.2 Një projekt i përbashkët europian. Bashkimi doganor franko–italian. Një nga objektivat e politikës së jashtme të ndjekur nga Italia menjëherë pas luftës ishte rindërtimi i rolit të një fuqie të mesme. Një funksion i tillë do të realizohej në dy sfera Europa dhe Mesdheu që edhe për arsye të dukshme të vendosjes gjeografike ishin shprehur tradicionalisht në aksionin ndërkombëtar të Italisë. Në të dyja rastet, iniciativa italiane do të duhej të konfrontohej me pozicione e interesa jo vetëm të SHBA-së por mbi të gjitha të disa aktorëve europianë si Britania dhe Franca duke e parë që Gjermania ishte për momentin thjesht një objekt i politikës së shteteve fituese të luftës. Me Londrën që nga fillimi i konfliktit do të dilnin arsye të një kontrasti të thellë duke e parë që Britania e kishte ndërtuar politikën e saj drejt Italisë mbi koncepte të ndërshkimit dhe të ridimensionimit të pozicionit ndërkombëtar të Romës në vecanti përsa i përkiste kontekstit mesdhetar dhe afrikan. Sipas këtij këndvështrimi nyje thelbësore ishte cështja e lidhur me të ardhmen e ish kolonive italiane në Libi, Eritre, Somali përballë të cilave Londra nuk fshihte ambiciet hegjemonike, ndërsa autoritetet italiane që nga viti 1945 e kishin bazuar aksionin mbi objektivin e rikthimit në Afrikë në terma të rikuperimit të kontrollit mbi territore të tilla, përsa kohë kishte mbështetjen e një administrate besuese të SHBA.22 Përsa i përket lidhjeve me Francën, përvec disa momenteve të tensionit të provokuara në vitin 1945 nga ambiciet territoriale të Parisit përballë Valle d’Aosta dhe nga kërkesat franceze për disa ndryshimeve kufitare, Italia do ta çmonte marrjen e pozicioneve favorizuese nga Parisi për kthimin e kolonive Italisë. Ishin edhe elemente të tjerë që dukej se ishin të destinuara të ofronin të dy vendet. Franca jetonte kushtet e një fuqie të madhe që kishte ridimensionuar rolin e saj ndërkombëtar por që konsiderohej nga Uashington dhe Moska si një aktor i vogël, ndërsa Londra kishte kontribuar që të rifuste Francën në numrin e fituesve. Qeveria britanike vazhdonte të konsiderohej si një fuqi udhëheqëse në kontekstin europian perëndimor një ambicie që rezultonte e papëlqyer për lidershipin francez23.
21
Studi Storici,Nr. 1, Chiarella Esposito Italia, Europa, America. L'integrazione internazionale dell'economia italiana (1945-1963) (Jan. - Mar, 1996), f. 69-91 22 Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare 1943-1991,( Bologna: il Mulino, 1995), f 83. 23 Po aty, f 83.
10
Në vizionin e autoriteteve franceze Italia do të duhej të transformohej në partner të ri të dobishëm në proçesin e ndërtimit të fuqisë franceze. Parisi dhe Roma ndanin midis tyre edhe probleme të karakterit të brendshëm, në vecanti prezenca në të dy vendet të një partie komuniste të fortë dhe roli i luajtur nga partia katolike DC në Itali dhe MRP në Francë. Së fundmi një sjellje pozitive e përcaktuar nga arsye të karakterit personal dhe kulturor nga lidri i MRP Bidault që nga viti 1944 kishte postin e ministrit të jashtëm francez, dhe që në vitin 1947 kishte lëshuar edhe pse në mënyrë të vagët projektin për një bashkëpunim Italo-Francez. Të gjithë këta faktorë do të bënin që miqësia me Francën të prezanonte një element të dobishëm në rindërtimin e rolit ndërkombëtar të Italisë. Por edhe përgjegjësit e politikës së jashtme italiane të cilët i përfaqësonte Carlo Sforza do të shikonin në bashkëpunimin franko–italian një faktor zhvillimi në kuadrin europian. Në Korrik të vitit 1947 me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën e Parisit mbi Planin Marshall, ministri i jashtëm Italian hodhi idenë e krijimit të një bashkimi doganor midis vendeve që do të duhej t’i çonin përpara format e bashkëpunimit të parashikuara në projektin amerikan. 24 Hipotezat e Sforcës do të pranoheshin menjëherë nga Bidault dhe u krijua një komision miks italo-francez që do të merrej me këtë cështje. Plani Marshall në kuadrin e bashkëpunimit europian do ti propozonte vendeve pjesëmarrëse krijimin e një bashkimi doganor të përgjithshëm ose rajonal dhe pikërisht në kuadër të bisedimeve në konferencën e Parisit në korrik të vitit 1947 lancohet projekti italian për një bashkim doganor italo–francez. Do ti takonte ministrit të jashtëm Italian Carlo Sforza tja parashtronte këtë projekt kolegut të tij francez Georges Bidault duke iu shprehur. "Pse të mos formojmë një bashkim doganor ndërmjet dy popujve më të shquar të botës, Italisë dhe Francës? Do të ishte për lavdinë e përjetshme të Italisë dhe Francës, nëse hedhim hapin e parë në rrugën që herët a vonë të gjithë Evropën do ta përshkojnë”25 Ky propozim do të pranohej menjëherë nga ana franceze dhe u krijua edhe një komision miks italo-francez që do të merrej me këtë çështje. Që iniciativa për një bashkim doganor do të vinte nga Italia dhe do ti drejtohej Francës kishte disa arsye. Së pari ky projekt i drejtohej Francës pasi në Mars të vitit 1947 vetë ministri i jashtëm Bidault ishte shprehur për një hyrje të Italisë në jetën politike ndërkombëtare. Një aleancë me Francën mund të ishte mbështetje për Italinë për një ridimensionim të rolit ndërkombëtar pas firmosjes së Traktatit të Paqes dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura të kufirit të saj Veri-Lindor dhe kolonive. Vetë Bidault kishte deklaruar se Italia nuk e meritonte formën dhe substancën e Traktatit të Paqes.26 Qoftë autoritetet franceze, qoftë ato italiane do ti atribuonin planit një karakter politik mbizotërues. Për të dy vendet ishte i mundur riforcimi i pozicionit përballë 24
ASMAE, Plani Marshall ,b.104, 8.7.1951 dok .1 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), 2 voll 9 (Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 35 25 Bruno Bagnato, Storia di un'illusione europea.Il progetto di Unione doganale italo francese, ( London: Lothian Foundation Press,1995 ), f 71 26 Po aty, f 78
11
administratës Truman duke demostruar një pranim të plotë për iniciativat amerikane, përvec kësaj prezenca e një bashkëpunimi energjitik midis Romës dhe Parisit do të forconte rolin e tyre ndërkombëtar. Së dyti qoftë Roma qoftë Parisi kërkonin të përfitonin merita politike përballë administratës amerikane por edhe të hynin në një zonë të gjerë të ndihmave. Italia e pas luftës ashtu si edhe vendet e tjera, Planin Marshall e shihnin si një mundësi rimëkëmbjeje nga ana ekonomike dhe për të plotësuar një kriter të këtij plani që ishte rritja e bashkëpunimit europian, ky bashkim doganor do ti interesonte si palës franceze ashtu edhe asaj italiane. Më konkretisht në komunikimet që ministria e jashtme italiane mbante me përfaqësuesit e saj në Paris do të shprehej se. “ Bashkimi doganor me Francën duhet të jetë një dëshmi e vullnetit që bashkon dy vendet për të realizuar principet inspiruese të planit Marshall ”27 Që ky projekt kishte më shumë karakter politik se sa ekonomik e vërteton fakti që gjatë zhvillimit të punimeve të komisionit miks të krijuar për këtë çështje u evidentuan problemet ku të dyja ekonomitë nuk ishin komplementare të njëra tjetrës por më shumë ishin konkuruese në numër sektorësh dhe për këtë do të manifestohej frikë në disa sektorë të sipërmarrjes rreth mundësive të dëmeve që konkurenca do të sillte lidhur me bashkimin doganor për disa produkte. Të dy vendet përvec se kishin aderuar në Planin Marshall ishin të kushtëzuara nga një traditë e fortë proteksioniste që influenconte në mënyrë të ndjeshme jo vetëm sektorët e sipërmarrjes por edhe zyrtarët që menaxhonin çështjet ekonomike. Propozimi Italian për këtë bashkim doganor kërkonte të përfshinte edhe Anglinë dhe vendet e Beneluks. Por Anglia dukej se nuk do të aderonte në këtë iniciativë ndërsa vendet e Beneluks i trembeshin tarifave të larta proteksioniste franceze kur në të njëjtën kohë politika e këtyre vendeve inspirohej nga principe të lirisë tregtare.28 Ky bashkëpunim do të merrej me seriozitet nga të dy palët me caktimin e komisionit që do të studionte disa tema dhe do ti paraqiste në një raport përfundimtar. Por negociatat mbi bashkimin doganor nxorën në dritë një objektiv italian që më pas do të bëhej për një periudhë të gjatë konstantja e autoriteteve italiane në politikën europiane, temën e emigracionit dhe integrimi europian dukej se ofronte në këtë drejtim një mundësi të çmuar. Autoritetet italiane e vunë theksin në realizimin e principit të qarkullimit të lirë të fuqisë punëtore. Kjo çështje ishte rimarë edhe në kontekstin e Planit Marshall.29Kjo temë u bë që në fillim objekt i tratativave dypalëshe madje në një nga temat që do të diskutohej do të kërkohej që të specifikohej nga pala italiane çështja lidhur me punësimin. Sistemi i emigracionit midis Francës dhe Italisë ishte rregulluar nga një marrëveshje bilaterale në vitin 1946 ku punëtorëve 27
ASMAE, Plani Marshall, b.104, 22.8.1947, dok .2 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), 2 voll 9(Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 38. 28 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol 2,Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato,Roma 2006, dokument 334 , 15.08.1947 Quaroni për Sforzën 5113/ f 420 29 ASMAE, Plani Marshall,b.104 ,22.8.1947, dok .2 në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), 2 voll 9 (Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 38.
12
italianë u ishin nënshkruar kontrata të përkohshme. Emigracioni Italian në Francë ishte organizuar dhe menaxhuar nga shteti. Nga pala italiane u rrimor përsëri çështja e hapjes së tregut të punës nga ana franceze për punëtorët e ardhur nga gadishulli, më këtë rast megjithatë aspiratat italiane do të kundërshtoheshin nga forcat sindikaliste të cilat i përmbaheshin idesë që fluksi i punëtorëve italiane do të sillte pasoja negative mbi kushtet e punëtorëve francezë të cilët në këto vite gëzonin benefite sociale, nivelet e rrogës ishin më të larta në krahasim me vendet e tjera europiane. Megjithateë në Dhjetor 1947, komisioni italo-francez përfundoi punimet dhe do të dilte me një raport i cili do të permbante si temë qëndrore ekonominë franceze dhe italiane ku propozonte marrëveshje në sektorin industrial me heqjen e tarifave dhe kuotave. Raporti do të përmbyllej me bindjen se një bashkëpunim midis Francës dhe Italisë do të bënte të mundur zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe do të lejonte të dy vendet të tejkalonin problemet e pazgjidhura.30Sipas italianëve ky bashkëpunim ishte i mundur pasi Franca ishte e pasur në kapitale dhe territore të gjera me mundësi të shumta në fushën e krahut të punës. Po një bashkim doganor do të shënonte për këto dy vende bashkëpunim edhe në fushën politike. Në mars të vitit 1948 ministrat e jashtëm Bidault e Sforza u takuan në Torino të firmosnin një protokoll të marrëveshjes mbi bashkimin doganor italo-francez.31 Kjo marrëveshje do të nënshkruhej edhe nën një influencë të fortë të një serie konsideratash të situatës së brëndëshme politike qoftë edhe natyrës ndërkombëtare.32 Përsa i përket situatës së brendëshme Italia gjendej në një klimë elektorale përpara zgjedhjeve të datës 18 Prill 1948 dhe firmosja e marrëveshjes për bashkimin doganor do ti shtynte si autoritetet franceze qoftë edhe ato italiane ta nënvizonin këtë projekt si një sukses diplomatik për tja ofruar opinionit publik edhe për faktin se këto zgjedhje konsideroheshin të rëndësishme në kuadrin e luftës së ftohtë. Nuk ishte e rastit që në të njëjtën kohë kur firmosej protokolli italo-francez, tre fuqitë e mëdha perëndimore lëshuan një deklaratë favorizuese për tezat italiane rreth fatit të territorit të Triestes.33 Sipas ambasadorit Italian në Paris Quaroni shumë faktorë do të ndikonin në firmosjen e këtij traktati një mundësi për tu treguar amerikanëve që mund të bëjnë diçka si dhe dëshira për të impresionuar Beneluks dhe Anglinë. Përsa i përket zhvillimeve ndërkombëtare, qoftë Roma, qoftë Parisi në prospektivën e krijimit po ata muaj të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Europian (OECE) kishin si qëllim të nënvizonin impenjimin e tyre në favor të integrimit europian përballë autoriteteve amerikane.34 Në fakt në kohën e firmosjes së protokollit Sforza dhe Bidault e njihnin prezencën e problemeve të natyrës ekonomike dhe për këtë propozuan formimin e një komisioni të dytë miks 30
I documenti diplomatici italiani,serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006, dokument 34, 22.12.1947Amasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 33 31 Bruno Bagnato, vepër e përmendur, f 110. 32 Roberto Gaja, L'Italia nel mondo bipolare (1943-1991), ( Bologna: il Mulino, 1995), f 131. 33 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006, dokument 328, 24.2.1948 Amasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 386 34 Bruno Bagnato, vepër e përmendur, f 121.
13
të përbërë jo vetëm nga përfaqësuesit e qeverive, përfaqësues të parlamenteve por edhe nga sfera industriale dhe bujqësore. Pala italiane e lidhte këtë edhe me numrin e madh të deputetëve që grupet bujqësore kishin në parlamentin francez dhe që padyshim do të ndikonte në punët e komisionit.35 Gjatë kohës së punimeve të këtij komisioni në vitin 1948 një marrëveshje e arritur nga të dyja palët në fushën e siderurgjisë nuk i fshihte vështirësitë e shumta përsa i përket kësaj fushe duke shtuar faktin që vështirësitë vinin edhe nga një angazhim i pakët nga ana franceze. Por pala italiane do të këmbëngulte në ngritjen e një impianti industrial të përbashkët në Itali ku do ta cilësonte si arritje të suksesit në fushën industriale. Por për palën italiane aspekti politik do të dominonte mbi vështirësitë ekonomike dhe një shprehje e qartë e politikës së jashtme italiane në gusht të vitit 1948 e vërteton këtë fakt ku ministri i jashtëm Sforza qartësisht do të shprehej se një bashkim ekonomik pak a shumë është një bashkim politik sidomos tani që Franca ka lidhje më të ngushta me bashkimin Perëndimor36 dhe këtu duhet marrë parasysh që në 17 mars 1948 ishte krijuar pakti i Brukselit ku bënte pjesë edhe Franca. Diferenca midis dëshirës italiane dhe angazhimit të pakët francez ishte përforcuar në mendimin e palës italiane edhe pas largimit nga posti i ministrit francez Bidault që kishte qënë një mbështetës i këtij projekti.37 Por me gjithë këto problematika në Janar 1949 nga puna e komisionit të dytë miks i cili përmbante një thellim të temave të diskutuara do të hartohej teksti i traktatit që i jepte jetë bashkimit doganor të firmosur në Paris më 26 mars 1949.38 Faktori politik ndërkombëtar do të çonte në një kthesë te tillë të zhvillimeve pasi të dyja palët do të demostronin ekzistencën e një force konkrete të bashkëpunimit përballë një strukture të njëkohëshme sic ishte Aleanca Atlantike. Në traktatin që do të hynte në fuqi pas ratifikimit nga ana e të dy parlamenteve respektive parashikohej realizimi i bashkimit doganor midis dy vendeve brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij traktati. Për këtë u krijua edhe një këshill i përbërë nga nëntë anëtarë për çdo vend me detyrën për të përgatitur bashkimin doganor. Por vetëm dy muaj më vonë ky traktat do të hidhej poshtë në Francë nga Këshilli ekonomik një organ konsultativ në të cilin ishin përfaqësues të organizatave kryesore të punëtoreve të sferës industriale dhe bujqësore. Rezistenca e fortë kundër nuk do ta conte këtë projekt për tu diskutuar as në Asamblenë Kombëtare. Nëse projekti i bashkimit doganor italo-francez do të dështonte në maj të vitit 1949, autoritetet franceze do ti hidhnin hipotezat e bashkimit doganor drejt Belgjikës
35
ASMAE,10.8.1948, dok 4, Nga ministri i punëve të jashtme Sforza për ambasadorin e Italisë në Paris, Quaroni. në Pier.luigi.Ballini, Antonio Varsori .(nën kujdesin), L'Italia e l'Europa (1947-1979), voll ,(Soveria Mannelli: Rubbettino, 2004), f 43. 36 ASMAE, b.21 ,27.8.1948, dok .6, Nga ministri i punëve të jashtme Sforza për ambasadorin e Italisë në Paris, Quaroni. në Pier.luigi.Ballini,Antonio Varsori, f 47-49. 37 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol VI, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006, dokument 44, 18.09.1948 Ambasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 640 38 Bruno Bagnato,vepër e përmendur, f 176.
14
dhe Luksemburgut, drejt vendeve të Ulëta dhe konkretisht tek plani Petsche.39 Në realitet hipoteza të tilla ishin marre në konsideratë nga qeveria franceze që nga viti 1947 dhe në shumë raste kjo prospektivë u ishte paraqitur autoriteteve italiane që ishin treguar skeptike për të mos thënë armiqësore qoftë edhe për arsye ekonomike, qoftë edhe për arsye politike. Nga njëra anë ishte frika që përfshirja e vendeve të Beneluksit mund t’i jepnin bashkimit të ardhshëm një karakter akoma më liberal, nga ana tjetër nuk përjashtohej që propozimet e Parisit të fshihnin dëshirën e heshtur të hegjemonisë franceze dhe tre shteteve Beneluks.40 Nëse projekti i bashkimit doganor italo-francez do të dështonte, në maj të vitit 1949 autoritetet franceze do ti hidhnin hipotezat e bashkimit doganor drejt Belgjikës dhe Luksemburgut, drejt vendeve të Ulëta dhe konkretisht tek plani Petsche.41 Në verë të vitit 1949 ministri i financave dhe i ekonomisë së Francës Maurice Petsche do të hidhte idenë e negociatave të një bashkimi doganor të quajtur Fritalux, e stimuluar edhe nga pozicionet e administratës Truman e cila në kuadër të planit Marshall në brendësi të OECE në tetor 1949 kishte akorduar një fond reservë prej 150 milione $ në mbështetje të skemave të integrimit europian. Italia do të aderonte në këtë projekt por pa ndonjë entuziazëm të vecantë dhe duke e vënë theksin tek liberalizimi i tregtisë por pa i shkaktuar dëme industrive ekzistuese. Në Janar 1950 do të rihapeshin negociatat për një bashkim doganor të të pestëve që do të merrte emrin Finibel.42Akoma edhe njëherë qeveria italiane do ta përqëndronte vëmendjen në temën e lëvizjes së lirë të punëtoreve dhe do të insistonte që kjo çështje të mos paraqitet thjesht si rekomandim por si kushtëzim ndaj patnerëve të tjerë.43 Nga ana tjetër italianët ishin të bindur që kjo çështje do të ngjallte reagime negative të partnerëve të Italisë ku asnjë vend i Europës Perëndimore nuk kishte nevojë për punëtorë të pakualifikuar italian ku Franca dhe Belgjika tregonin një sjellje të kujdesshme në këtë drejtim pasi një fluks i pakontrolluar i punëtorëve italianë mund të turbullonte tregun e punës të bazuar mbi ekuilibra delikatë. Megjithatë pala italiane donte ta shfrytëzonte këtë cështje ku më konkretisht vetë ministri i tregtisë së jashtme Ugo Malfa do të shprehej seproblemi i qarkullimit të lirë të punëtorëve mund të prezantonte një klauzolë shpëtuese për të përfituar në kuadrin e liberalizimit të tregtisë.44 Por negociatat Finibel do të përfundonin pa arritur ndonjë rezultat duke u përballur me një seri pengesash midis të cilave ishte dëshira hollandeze për ta parë projektin të shtrirë drejt Republikës Federale Gjermane, një prospektivë e kundërshtuar nga qeveria franceze. Kjo nuk Francesca Fauri ,I negoziati Fritalux-Finibele il ruolo dell’Italia, në n12 ,1989-1999, f 315 -336. 40 I documenti diplomatici italiani, serie x,1943-48,vol V, Istitututo Poligrafico e Zecca dello stato, Roma 2006, dokument 12, 18.02.1948 Ambasadori Italian në Paris Quaroni për ministrin e jashtëm Sforza, f 234 41 Francesca Fauri, I negoziati Fritalux-Finibele il ruolo dell’Italia, në