Data Loading...

Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Ardian Emini Presheva ne Rrjedhat e Historise Flipbook PDF

Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Ardian Emini Presheva ne Rrjedhat e Historise


115 Views
1 Downloads
FLIP PDF 1.67MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI DEPARTAMENTI I HISTORISË

PRESHEVA NË RRJEDHAT E HISTORISË SHEK.XX

(PUNIM DOKTORATURE)

PUNOI MA. ARDIAN EMINI

UDHËHEQËS SHKENCOR AKAD.ASSOC.PROF.DR.MARENGLEN VERLI

Tiranë, 2014

1

PASQYRA E LËNDËS

F. Parathënie .........................................................................................

4

HYRJE : PRESHEVA GJATË SHEK. XIX................................

18

KREU I

1.0 KONTRIBUTI I PRESHEVËS NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VITET E FUNDIT TË SUNDIMIT OSMAN

1.1 Presheva në Lëvizjen Kombëtare deri në vitin 1911........................

28

1.2 Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912..............................................

34

1.3 Në rrjedhën e Luftërave Ballkanike dhe të organizimit të Kuvendit të Pavarësisë .............................................................................................

37

KREU II

2.0 RAJONI I PRESHEVËS GJATË VITEVE 1913-1941 2.1 Politika represive e regjimit serb 1913-1915.......................................

42

2.2 Tre vitet e Luftës së Parë Botërore 1916-1918..........................................

47

2.3 Nën sundimin e Mbretërisë Jugosllave 1918-1941.......................................

52

2.4 Përpjekjet për shpronësimin dhe shpërnguljet e shqiptarëve..............

65

2.5 Lëvizja kryengritëse për çlirim e bashkim kombëtar........................... 71

KREU III 3.0 NË VITET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

3.1 Shpërbërja e Jugosllavisë dhe krijimi i Zonës Bullgare të Pushtimit..

78

2

3.2 Lëvizja Nacionaliste e Shqiptarëve të trevës së Preshevës................

86

3.3 Kontributi i shqiptarëve të Preshevës në LNÇ..................................

92

3.4 Situata në fund të Luftës së Dytë Botërore.......................................

98

3.5 Vendosja e pushteti komunist ...........................................................

113

KREU IV

4.0 KOMUNA E PRESHEVËS NË PËRBËRJE TË REPUBLIKËS SË SERBISË NË VITET 1945-1990

4.1 Dhuna në Preshevë pas Luftës së Dytë Botërore..............................

118

4.2 Arsimi në vitet 1945-1949..................................................................

121

4.3 Administrata - organizimi i pushtetit lokal..........................................

122

4.4 Aksioni për grumbullimin e armëve....................................................

131

4.5 Zhvillimi ekonomik në Preshevë 1945-1949......................................

134

4.6 Shqiptarët e Preshevës në Demonstratat e vitit 1968..........................

136

4.7 Lëvizja ilegale e viteve 70-të...............................................................

139

4.8 Shqiptarët e Preshevës në vitet 80-të.

147

Kontributi në Demonstratat e vitit 1981

EPILOG 5.0 SITUATA PAS SHPËRBËRJES SË REPUBLIKËS FEDERATIVE TË JUGOSLLAVISË 5.1 Pluralizmi në Preshevë.......................................................................

155

5.2 Qëndrimi i shqiptarëve të Preshevës për Referendumin e Kosovës..

157

5.3 Qeverisja lokale nga partitë shqiptare................................................

166

5.4 Solidarizimi dhe ndihma e shqiptarëve të Preshevës për Kosovën....

172

5.5 Presheva në vitin 2000. Kërkesat e shqiptarëve dhe perspektiva.......

176

PËRFUNDIME....................................................................................

188

BIBLIOGRAFIA DHE LITERATURA .............................................

192

3

Parathënie

Tema studimore e doktoratës “Presheva në rrjedhat e historisë, shek.XX”, që po paraqes ka të bëjë me një periudhë rreth njëshekullore, e përkatësisht me shekullin XX. Synimi ka qenë të trajtohet rrjedha historike dhe zhvillimet shoqërore e politike në trevën e Preshevës gjatë këtij harku kohor, plot ngjarje e thyerje të ndryshme të natyrës politike, të cilat përfshijnë jo vetëm trevat shqiptare por edhe gjithë rajonin ballkanik. Përqendrimi në kufijtë administrativë të Preshevës ka arsyet e veta. Periudha e shekullit XX e historisë sonë kombëtare është trajtuar nga historiografia shqiptare, jo pak edhe nga ajo serbe, jugosllave, ose e vendeve të tjera. Por qoftë nga ndryshimi i këndvështrimit, qoftë nga anashkalimi i përciptë i regjioneve të veçanta, për historinë e Preshevës nuk kemi dëshmi, informacione dhe trajtime të posaçme studimore. Me këtë nuk dua ta mohoj faktin se ka pasur trajtime të veçanta për trevën e Preshevës nga disa studiues, të cilat edhe i kemi cekur e cituar. Në këtë temë doktorate janë përfshirë kryesisht veprimtaritë politike shoqërore, si dhe ato administrativo territoriale, në periudha të caktuara të historisë së shekullit XX, por pa pretendimin për të arritur në rezultate shteruese çka do të thotë se mbetet hapësirë për t’u plotësuar në të ardhmen nga studiues të tjerë. Por, studimi rrok edhe probleme ekonomike, arsimore e kulturore që i takojnë periudhës në fjalë. Historiografia bashkëkohore i ka kushtuar vëmendje të veçantë ngjarjeve dhe zhvillimeve të shekullit XX, që lidhen me trevat shqiptare dhe çështjen shqiptare e në këtë drejtim janë arritur rezultate të rëndësishme. Këto zhvillime dhe ngjarje nuk lanë pa prekur edhe trevën e Preshevës dhe popullsinë e saj shqiptare. Kjo trevë sot përfshihet

administrativisht

në Serbinë Jugore, i përket

Kosovës lindore dhe

gjeografikisht njihet edhe si Lugina e Preshevës. Duke qenë në skaj

të viseve

shqiptare, Lugina e Preshevës, ose të tre komunat e saj, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, edhe pse u bënë shumë studime e punime shkencore, shumë pak

u

studiuan. Por edhe ato pak studime e cekën këtë regjion ose nuk kanë materiale të 4

bollshme për shtjellimin e problemit deri në fund, ose nuk e kanë trajtuar në mënyrë objektive e të gjithanshme. Ngjarjet dhe zhvillimet e shekullit XX janë të një rëndësie të veçantë për të gjithë vendet e botës, në këtë kuadër edhe për Ballkanin dhe shtetet që e përbëjnë këtë rajon. Të tilla janë ato edhe për shqiptarët si komponentë të kësaj hapësire gjeografike. Trevat e tyre u copëtuan, dhe nga një pjesë e tyre u krijua Shqipëria, por gati gjysma e tyre u aneksuan nga shtete të tjerë. Këtë fat të keq pati edhe Lugina e Preshevës, e sidomos Presheva dhe popullsia e saj shqiptare, pjesë e padyshimtë integrale e trevave shqiptare, e banuar nga një popullsi autoktone, pjesë e kontinuitetit shqiptar. Rëndësia e gjithë kësaj shkon në ekzistencën dhe ngritjen e vazhdueshme të vetëdijes kombëtare te shqiptarët e Preshevës, me impakt të sotmen e të ardhmen. Ky studim doktorate për të dalë te e veçanta trajton kalimthi edhe një pjesë të konsiderueshme të ngjarjeve dhe zhvillimeve të përgjithshme që kapluan shqiptarët në shekullin XX. Por sidoqoftë tema “Presheva në rrjedhën e historisë (shekulli-XX)” ka për objekt ngjarjet dhe zhvillimet në shekullin XX që ndërlidhen me trevën e Preshevës. Në këtë mënyrë studimi synon të rrokë nga një këndvështrim sa specifik e aq kompleks zhvillimet politike, kahjet e orientimit dhe përmasat e transformimeve të saj periudhë pas periudhe, të evidentojë me fakte interesat dhe synimet e shteteve fqinje për këtë trevë, si dhe të argumentojë pozitën veçanërisht të diskriminuar të popullsisë etnike shqiptare. Në interes të trajtimit sa më efikas të temës, studimi në fjalë në pikëpamje strukturore është ndërtuar sipas kritereve kronologjike e problematike të paraqitjes së materialit. Punimit i paraprin një kapitull hyrës, i titulluar Presheva gjatë shek.XIX, në të cilin krijohet një ide e përgjithshme për të gjitha zhvillimet dhe ngjarjet që kapluan Preshevën gjatë kësaj periudhe si pjesë e pandashme e tërësisë shqiptare, por edhe për pozicionin e saj gjeografik e strategjik. Njëkohësisht jepet një informacion i mjaftueshëm mbi trevën e Preshevës në zhvillimet dhe ngjarjet e viteve 1841- 1900. Në sythet

e këtij kapitulli hidhet vështrimi mbi ngjarjet në këtë trevë gjatë

kryengritjeve kundër Perandorisë Osmane në vitet ’40, flitet mbi në përfshirjen e saj në kryengritjen e Dervish Carës, mbi pjesëmarrjen me përfaqësues dhe kontribute në Lidhjen e Prizrenit, trajtohet shndërrimi i saj administrativ nga nahi në kaza etj.

5

Në kreun e parëI titulluar “Kontributi i Preshevës në Lëvizjen Kombëtare në vitet e fundit të sundimit osman”, hidhet dritë mbi kontributin e drejtpërdrejtë të Preshevës në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare gjatë dekadës së parë të shek.XX, posaçërisht në vitet 1908-1911. Presheva u përfaqësua edhe në Kryengritjen e vitit 1912. Më pas gjatë Luftërave Ballkanike territori i saj u shndërrua në arenë veprimesh ushtarake, kurse me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër ishte pjesë e atyre territoreve shqiptare, që kaluan nën sundimin e Mbretërisë Serbe. Në kreun e dytë të këtij punimi doktorature të titulluar “Rajoni i Preshevës gjatë viteve 1913-1941”, trajtohen problemet shoqërore dhe zhvillimet politike e administrative të kësaj treve gjatë gjithë periudhës në fjalë. Fillimisht në të paraqiten pushtimi dhe politikat represive e diskriminuese të regjimit serb ndaj popullsisë shqiptare ndërmjet viteve 1913-1915, si edhe metodat diskriminuese që u përdorën për këtë qëllim. Më tej bëhet përshkrimi i ngjarjeve në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore, që përkojnë me vendosjen e sundimit bullgar. Me këtë rast evidentohet trajtimi diskriminues që sërish iu bë popullsisë shqiptare në vitet 1916-1918. Më e gjerë është periudha, që është objekt i pjesës së tretë të këtij kreu. Këtu jepet situata në vitet 1918-1941 kur Presheva u ripushtua nga ushtria serbe dhe u inkuadrua në Mbretërinë Serbo-Kroate -Sllovene (Mbretëria Jugosllave që nga viti 1929). Me këtë rast bëhen objekt studimi problemet e ristrukturimit administrativ, të cilat i përkisnin gjithë shtetit, (1922), por që preknin në mënyrë specifike edhe rajonin e Luginës së Preshevës,

si dhe tendencat e ndryshme administrative e

territoriale të Preshevës ndërmjet viteve 1925-1927. Më tej trajtohen problemet e ndërthurura politike, ekonomike e shoqërore, siç ishte kolonizimi dhe Reforma Agrare, regjistrimi i popullsisë më 1924, organizimet politike e shoqërore që u ndërmorën gjatë gjithë kësaj periudhe, ristrukturimi administrativ i Mbretërisë në vitin 1929, dhe ndryshimet me rastin e krijimit të Banovinave. Me këtë rast jepet përshkrimi për Preshevën si pjesë e Banovinës së Vardarit nga viti 1931 deri në prillin e vitit 1941. Në pjesën e katërt të kreut të parë trajtohen përpjekjet për shpërnguljen e shqiptarëve sidomos gjatë periudhës 1920-1938, të cilat për trevën e Preshevës i ndajmë në bazë të ecurisë dhe rezultateve në disa faza, përkatësisht 1920-1924, 1925-1928 dhe 1928-1938. Së fundi në këtë kre trajtohet Lëvizja Kaçake si një formë

6

e rezistencës së popullit shqiptar, përkatësisht organizimi i saj dhe veprimtaria e çetave të armatosura, të cilat ishin të pranishme në vitet 1918-1928 sidomos në Karadak apo në Malësinë e Preshevës. Zhvillimet politiko-ushtarake në vitet e Luftës së Dytë Botërore trajtohen në kreun e tretë, të titulluar “Në vitet e Luftës së Dytë Botërore”. Kreu, përfshin ngjarjet nga veprimet luftarake e kapitullimi i Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore, më 17 prill të vitit 1941, deri te iniciativa e Gjermanisë për ndarjen e zonave të kontrollit me aleatët e saj si Italia, Bullgaria etj. Më tej shtjellohet Presheva në Zonën e Pushtimit Bullgar që nis nga 24 prilli i vitit 1941 menjëherë pas tërheqjes së forcave gjermane. Me këtë rast pasqyrohet mënyra e trajtimit të popullsisë shqiptare nga pushteti bullgar, si edhe modaliteti i qeverisjes së kësaj treve nga strukturat bullgare. Në pjesën e dytë të këtij kreu që ka për objekt Lëvizjen Nacionaliste të shqiptarëve të trevës së Preshevës, vështrimi ndalet te formimi i organizatave politike të orientuara për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Në këtë drejtim flitet posaçërisht mbi themelimin dhe organizimin në Shkup, më 19 prill të vitit 1941, të Lëvizjes për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shqipërinë, në të cilën preshevasit ishin pjesëmarrës dhe kontribuues. Më tej trajtohet përfshirja e preshevasve në Lidhjen e Dytë të Prizrenit (16 shtator i vitit 1943), si edhe përfaqësimi dhe përfshirja në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare (1944). Në këtë pjesë përfshihen gjithë lëvizjet nacionaliste Shqiptare në vitet 1941-1944, që vepruan në trevën e Preshevës. Si pjesë e tretë e këtij kreu është precizuar kontributi i shqiptarëve të Preshevës në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, e cila cek orientimin në fjalë që në fillimet e para të qasjes me idetë komuniste të studentëve nga Presheva në Beograd rreth vitit 1935, te inkuadrimi i tyre në Partinë Komuniste Jugosllave e deri te organizimi i celulave të para partiake në Preshevë gjatë vitit 1938, mandej në shndërrimin e tyre në komitet vendi etj. Këtu po ashtu trajtohet kontributi i shqiptarëve të Preshevës në luftën kundër nazifashizmit. Në pjesën e katërt të kreut të dytë trajtohet situata në Preshevë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Këtu shtjellohet kapitullimi i Bullgarisë dhe tërheqja e forcave dhe administratës së saj nga Presheva, si dhe hyrja aty e forcave nacionaliste shqiptare më 8 shtator të vitit 1944, që u pasua nga krijimi prej tyre i organeve udhëheqëse komunale dhe nga organizimi i grupeve vullnetare të mbrojtjes së 7

Preshevës, por edhe në tërësi të Luginës së Preshevës nga depërtimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave. Më tej jepen të dhëna për betejat e zhvilluara dhe flitet për rëndësinë që patën në popull ato tre muaj vetëqeverisjes (shtator-dhjetor) të cilat ende kujtohen si “Kohërat e Shqipërisë”, kur gjithçka frymonte shqip në këto treva. Vendosja e pushtetit komunist është pjesa e fundit e kreut të dytë. Në të jepet situata në kohën e depërtimit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave në Preshevë, si edhe të vendosjes së Komitetit të Partisë Komuniste dhe organeve përcjellëse që dilnin nga ky Komitet, apo në frymën e tij. Në këtë rast potencohet Këshilli Nacionalçlirimtar i rrethit Preshevë, i cili u formua më 20 nëntor 1944, rëndësia e tij dhe kontributi në këtë trevë, pastaj formimi i Këshillit të Mbrojtjes Kombëtare e kështu me radhë, si edhe i organeve e institucione të tjera në të cilat bënin pjesë edhe shqiptarë. Në kreun e katërt trajtohet “Komuna e Preshevës në përbërje të Republikës së Serbisë në vitet 1945-1990”. Ndër të tjera këtu evidentohet kalimi i Preshevës në administrimin serb. Dikur pjesë e Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup, në këtë periudhë Presheva, me një marrëveshje dhe me ndryshimet ligjore mbi njësitë territoriale e administrative, të vitit 1947, iu bashkëngjit Qarkut të Vranjës. Në kreun e tretë jepen gjithashtu të dhëna mbi trajtimin që organet sigurimit shtetëror e ushtarak (OZNA) dhe strukturat komuniste i bënë popullsisë shqiptare, pjesën mbi fillimet e arsimit shqip, etj. Në pjesën e dytë të këtij kreu organizimi i pushtetit lokal, i cili nga viti 1944 deri në fillim të vitit 1945, realizoi praktikisht një administrim ushtarak. Pas zgjedhjeve të shkurtit të vitit 1945 pasoi një administrim politik lokal. Ndryshimet

të tjera administrativo-politike e territoriale, pas reformave

administrative që u ndërmorën në vitin 1947, gjithashtu trajtohen

me gjithë

specifikat e regjionit të Preshevës. Jepet me këtë rast informacioni për krijimin e organeve administrative territoriale, siç ishin Këshillat e Vendit, për formimin e Gjykatës dhe Prokurorisë Publike, dhe për të gjitha institucionet-organet civile që u ngritën. Po ashtu përshkruhet periudha e vështirë e sistemit administrativ në Preshevë sidomos etapa prej vitit 1947 deri në vitin 1968, kohë pas së cilës në krye të udhëheqjes së organeve administrative komunale erdhën përsëri shqiptarët. Në këtë kre të punimit edhe statistikat e popullsisë në periudha të ndryshme, më 1948, 1953,

8

1961, 1971, 1981, çka jep një pasqyrë e qartë rreth numrit të banorëve të Preshevës nëpër vite. Në pjesën e tretë të kreut të katër trajtohet zhvillimi në

vendbanimet

shqiptare të Luginës së Preshevës, aksionet për grumbullimin e armëve që përfshiu gjithë popullsinë shqiptare

në Jugosllavi, me

synimin e njohur

të nxitjes së

shpërnguljes përmes dhunës dhe represionit. Kjo veprimtari në Preshevë pati pasoja të rënda dhe ndikoi që shumë shqiptarë të kësaj ane, sidomos në periudhën prej vitit 1953 deri në vitin 1958, të deklaroheshin turq dhe pasivisht të shpërnguleshin në Turqi. Zhvillimi Ekonomik në Preshevë në vitet 1945-1949 është pjesa e katërt e kreut të tretë. Këtu jepet pasqyra strukturore e ekonomike e Preshevës në këtë periudhë, ruajtja e profilizimit bujqësor, mungesa e kapaciteteve industriale, fillimet e kolektivizimit në bujqësi dhe, së fundi, pas vitit 1968, hapat pozitivë në ekonomi. Në pjesën “Reagimi i shqiptarëve të Preshevës dhe pjesëmarrja në demonstratat e vitit 1968”, pasqyrohet pjesëmarrja e preshevarëve në Demonstratat e njohura

të vitit 1968, veçanërisht e studentëve

nga kjo trevë që studionin në

Prishtinë. Në periudhën që pason nisi një frymë më liberale në politikë dhe një zhvillim ekonomik, arsimor e kulturor etj., me impakt pozitiv në të gjitha trevat shqiptare që ishin në Jugosllavi. Këtë ecuri pozitive e përjetoi edhe treva e Preshevës. Në këtë kohë zenë fill përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në administratë dhe zyrtarizimi i përdorimit të simboleve kombëtare. “Lëvizja ilegale në vitet 70-të”, është pjesa e gjashtë e kreut të tretë trajtohen organizatat ilegale që në fillimet e veta pas LDB e deri në vitet 70-të, krijimi dhe veprimtaria e tyre, efekti dhe veprimet që patën në Preshevë. Posaçërisht në këtë pjesë hidhet dritë mbi lëvizjet ilegale që u krijuan dhe vepruan vetëm në këtë trevë, siç ishte rasti i “Organizatës Bajram Curri”. Në pjesën e shtatë të kreut të tretë, të titulluar “Shqiptarët e Preshevës në vitet 1981-1991”, evidentohen problemet politike dhe kërkesat e shqiptarëve për një avancim politik të Kosovës, në Demonstratat e vitit 1981 e më pas. Evidentohen gjithashtu kundërveprimi i shqiptarëve të Preshevës, dhe veçanërisht i rinisë, të cilët ishin përkrahës të përhershëm dhe bashkëveprues në të gjitha hapat

kundër

9

represionit serb që ndërmorën shqiptarët në Kosovë. Gjithashtu jepen të dhëna mbi organizimet, që u bënë sidomos nga nxënësit e Shkollës së Mesme “Skënderbeu” mbi qëndrimin e klasës politike të Preshevës ndaj kësaj ngjarjeje, etj. Materiali i përmbledhur në kreun e pestë, njëkohësisht edhe të fundit të këtij punimi,

të titulluar “Situata pas shpërbërjes së Republikës Federative të

Jugosllavisë 1990-2000”, bën objekt gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, si pasqyrë e drejtpërdrejtë e politikës që Republika Federative e Jugosllavisë ndiqte ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj atyre të Preshevës, në veçanti. Në pjesën“Pluralizmi në Preshevë”, që është i pari i këtij kreu, pasqyrohen fillimet e para pluraliste në këtë trevë, krijimi i subjekteve të para politike, qasja e tyre ndaj interesave të qytetarëve dhe përpjekjet

për përfaqësimin e tyre fillimisht në

institucionet lokale e më pas edhe në ato Republikane e Federative. Me këtë rast prezantohen edhe problemet që hasën subjektet politikë shqiptarë në fillimet e tyre, raportet e tyre me popullatën shqiptare dhe kërkesat e saj etj. Në pjesën “Qëndrimi i shqiptarëve të Preshevës për Referendumin e Kosovës”, pasqyrohet qëndrimi dhe përpjekjet e shqiptarëve të Preshevës për Referendumin e Kosovës, si edhe inkuadrimi i subjekteve politike të Preshevës në Këshillin Koordinues të Partive Politike të Shqiptarëve në Jugosllavi e në hartimin e platformës. Në këtë kohë, përkatësisht në vitin 1992, u bë edhe organizimi dhe mbajtja e Referendumit në Luginë të Preshevës, e cila ishte në një linjë me Këshillin Koordinues të Partive Politike të Shqiptarëve në Jugosllavi, Vendimi i këtij Referendumi dhe rëndësia e sajë tek popullata shqiptare e Luginës së Preshevës gjejnë vend në trajtimin e kësaj pjese. “Qeverisja lokale nga partitë shqiptare”, është pjesa e tretë e kreut të katërt të temës së doktoraturës. Në të pasqyrohet organizimi i zgjedhjeve të para lokale në Preshevë në një sistem pluralist, ku garuan edhe partitë shqiptare për marrjen e qeverisjes së pushtetit lokal, vështirësitë dhe problematika e qeverisjes lokale që haset gjatë viteve 90, pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare dhe përfaqësimi e mbrojtja e interesave të shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 1993, më pastaj edhe në ato të vitit 1997. Në pjesën “Solidarizimi dhe ndihma e shqiptarëve të Preshevës për Kosovën”, pasqyrohet shpirti solidar i popullatës së kësaj ane karshi ngjarjeve që zhvilloheshin 10

dhe rrjedhave në Kosovë, duke nisur qysh nga kërkesa publike e Radiotelevizionit të Prishtinës në vitin 1989 për grumbullimin e mjeteve financiare, për t’i dalë në ndihmë këtij mediumi. Po ashtu shtjellohet edhe aktiviteti i shoqatës “Nënë Tereza” në Preshevë e Bujanovc, e cila gjatë gjithë periudhës së viteve 90-të ndërmori aktivitete në grumbullim të ndihmave në Luginën e Preshevës, të cilat dedikoheshin për shqiptarët e Kosovës. Në këtë drejtim shqiptarët e Preshevës e sidomos mërgata e kësaj treve, dha kontribut të pakursyeshëm sidomos në derdhjen, në baza vullnetare të mjeteve financiare për qeverinë e Kosovës

në ekzil, për fondin “Vendlindja

Thërret”, etj. Në fund trajtohet edhe aktivizimi dhe pjesëmarrja e preshevarëve në luftën e Kosovës. Në pjesën e fundit të kreut të katërt të titulluar “Presheva në vitin 2000, kërkesat e shqiptarëve dhe perspektiva”, pasqyrohen ngjarjet e vitit 2000, si tërheqja e forcave policore e ushtarake jugosllave nga Kosova dhe stacionimi i tyre në luginë të Preshevës, gjë që nxiti edhe krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit, e cila zhvilloi aktivitetin e saj në këto treva gjatë gjithë vitit 2000 dhe në një pjesë të vitit 2001. Në këtë kohë u organizuan edhe bisedimet për zgjidhjen e konfliktit të Luginës së Preshevës me ndërmjetësimin e një përfaqësuesi ndërkombëtar dhe u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes së Konçulit, e cila i dha fund edhe kësaj Lufte. Por kjo marrëveshje nuk çoi në realizimin e kërkesave të shqiptarëve të kësaj ane, të cilat që nga fillimi i konfliktit ishin bashkimi me Kosovën. Punimi mbyllet me një epilog që trajton situatën në Preshevë pas vitit 2000, kërkesat e shqiptarëve dhe perspektivën. Për Preshevën gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit, mandej në ngjarjet e vitit 1912 dhe më tej në vitet e Luftës së Dytë Botërore, për këto periudha dhe ngjarje, janë bërë studime nga një varg historianësh shqiptarë, serbë, maqedonas etj. Ndër studiuesit shqiptarë spikat Skender Rizaj me punimin me titull “Moderna osmanska vlast u Vranjskoj i Preševskoj kaza 1813-1912”, Vranjski glasnik, VII, 1971, fq.95111. Ky autor, duke trajtuar dokumentet arkivore të botuara dhe të pabotuara, ka arritur të hedhë dritë në këtë punim mbi këtë trevë në këtë periudhë. Si i tillë ky punim më shërbeu të thelloj hulumtimin më tej për të zbërthyer më shumë historinë e kësaj treve në këtë periudhë. Duke e lidhur këtë me ngjarjet e tjera të rëndësishme, ky punim njëherësh më shërbeu edhe si udhërrëfyes për shtjellim e ngjarjeve në këtë

11

periudhë. Studiues të tjerë, që trajtuan, ndonëse kalimthi, historinë e Preshevës për këtë periudhë, janë Shukri Rahimi, Sadullah Breztovci, Rexhep Selimi, Hakif Bajrami, Sabit Uka1etj. Në këtë drejtim vlen të theksohet edhe studiuesi maqedonas, Aleksandër Matkovski

(Aлeкcaндap Maткоски) autor i librit “Oтпор во Maкедониja во

времето нa Typcкомо Bлaдeњe”, Mислa Cкoпје, 1983. Autori jep të dhëna dhe sqarime rreth kryengritjes së Dervish Carës duke ndriçuar edhe shtrirjen që pati në Preshevë kjo kryengritje. Po ashtu me këtë periudhë u morën edhe disa autorë serbë, të cilët kishin qasje të ndryshme për ngjarjet historike të kësaj periudhe, ndër të cilët veçoj Andrej Mitroviqin, Milivoje Peroviqin, Lilija Popoviqin, Jovan Tomiqin, Jovan Haxhi Vasileviqin, Jovan Cvijiqin 2etj. Këta autorë edhe pse trajtojnë trevën e Preshevës mohojnë në mënyrë kategorike etnikumin dhe kontinuitetin e popullsisë shqiptare. Duke pranuar se popullsia jo sllave e kësaj treve ishte popullsi shumicë, ata e konsiderojnë shqiptaro-arnautë dhe, mbi bazën e këtij dallimi, shpesh shkojnë deri aty sa elementin shqiptar ta cilësojnë si popullsi serbe të asimiluar. Kryesisht

1

Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës më 1878-1912, Prishtinë: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 1969; Shukri Rahimi, Gjurmime Historike të Rilindjes Kombëtare, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë: Rilindja, 1986; Rexhep Selimi, Gazeta ditore, Zëri i Kosovës, Fejton, e ejte, 10 shtator 1998, Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare; Hakif Bajrami, Naçetarnia Program Politik Serb për Shfarosjen e Shqiptarëve 1844-1999, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2004; Sadullah Brestovci, Marrëdhëniet Shqiptare-Serbo-Malazeze (1830-1878), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë: Shtypshkronja “Ramiz Sadiku” Prizren, 1983; Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre në Kosovë 1877/1878-1912, Vëllimi 1-2, Prishtinë: Verana, 2004. 2 Mитровић Aндрej ,Cрбиja y Пeрвом cветcком рату, Cтубови Kултуре Бeoград,1984. Перовић Mиливоје, Jужна Cpбијa, Hолит-Прocвета Београд, 1961; Перовић Mиливоје, Yстанак На Jyгу Cрбије 1917, Bojно дело Београд, 1954. Popović Lilija, Administrativno- teritorijalne promene vrajskoj kraja od 1878-1918, Vrajski glasnik, knj.26-27, Vranje 1993/4. Tomic N. Jovan., O Arnautima u staroj Srbiji i Sandzaku, Beogradski Glasnik XXX Beograd,1994; Baсилевђ Xaџи Joван., Jyжна Стара Србиа :историjска, етнографска и политичкa истраживње, Нова Штампариjа Давидовиђ Београд 1913; Bacилeвиć Xаџи Jован., Mуслимани нaшe кpви у Jужној Cpвији, Штампарија Cвети Caва Београд,1924- Проcвета Боград, 1995. Bacилjeвић Xaджи- Joвaн. (1913) Пpeшeскa oвлaст.y: Jyжнa Cтapa Cpиja – истopиjca eтнoгpaфcка и пoличка иcтpaживањa, Kњига Дpyгa, Штaмпapиja Димитpиja Димитpиjeвићa Бeoгpaд 1903-1992. Цвијђ Јoван.,Ocнovвe зa гeoгraфиjу и гeoлoгиjу Maкeдoниje и Cтарe Cpбије I,II,III, Cpпска Aкадемија Hаука и Уметности Београд, 1987; Цвијђ Јoван, Балканско Полуoстрвo и Јужнословенске Земле, Cpпска Aкадемија Hаука и Уметности Београд, 1987.

12

këta autorë merren me problemet politike e sidomos bëjnë fjalë mbi shtrirjen dhe pretendimet territoriale. Po ashtu janë bërë shumë studime

për Preshevën në Luftën e Dytë

Botërore. Kjo periudhë është trajtuar nga shumë studiues, si nga pala shqiptare ashtu dhe nga ajo serbe e maqedonase. Në këtë drejtim spikat punimi “Presheva në Lëvizjen Nacionalçlirimtare Jugosllave 1941-1945” (Prishtinë, 1977), i historianit Ramiz Abdyli, i cili duke pasur për mbështetje burimet arkivore të botuara e të pa botuara, kujtimet e personaliteteve dhe pjesëmarrësve të këtyre ngjarjeve, na jep një pasqyrë të mirë për këtë periudhë, që na shërben si orientim për hulumtimin e mëtejshëm të kësaj periudhe. Autorë të tjerë shqiptarë që janë marrë me temën, qoftë edhe tërthorazi, janë: Ali Hadri, Muhamet Shatri, Fehmi Rexhepi, Muhamet Pirraku, Izber Hoti, Jusuf Buxhovi, Hakif Bajrami3 etj. Për këtë periudhë gjithashtu kanë botuar edhe disa autorë serbë. Aleksandër Trajkoviqi në librin e tij “Duboke Brazde Vranje u NOB 1941-1945”, Beograd, 1977, trajton edhe Lëvizjen Nacionalçlirimtare Jugosllave në Preshevë. Ai jep shumë të dhëna për figura e personalitete nga Presheva, pjesëmarrës në Lëvizjen Nacional Çlirimtare Jugosllave, duke më shërbyer kështu si pikë referimi për thellimin e kërkimeve të mia. Trajtimin e periudhës në fjalë e gjejmë edhe te autorë serbë, të cilët patën qasje të ndryshme, pasi Presheva për një kohë kishte si qendër Shkupin dhe në shtrirjen e saj gjeografike shtrihet mes Serbisë dhe Maqedonisë. Me këtë rast do të duheshin përmendur autorët serbë dhe

maqedonas: Miodrag

Mitrović, Bogumir Stankovic, Hranislav Rakić, Aleksandar Trajković, Aлександар Живковћ, Живојин Николић Брка, Grigorije Šaranović, Петар Joчев, Mихајло Aпостолски, Mиткo Apcoвcки

4

etj, të cilët kryesisht trajtojnë veprimtarinë

3

Ali Hadri, Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë 1941 1945, Prishtinë: Rilindja, 1971; Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Instituti i Historisë, Prishtinë, 1997; Fehmi Rexhepi, “Sistemi i pushtimit në Gjilan dhe rrethinë 1941-1944”, Kosova, nr. 7, Prishtinë, 1978; Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945, Dituria IslameRedaksia e Botimeve Historike, Prishtinë, 1995; Izber Hoti, Të dhëna të panjohura për Luftën e Dytë Botërore në Kosovë (1941-1945), Instituti i Historisë, Prishtinë, 1999; Izber Hoti, Forcat e Armatosura në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Instituti i Historisë, Prishtinë, 1998; Izber Hoti, Lëvizja ilegale antifashiste në Kosovën Lindore 1941-1945, Prishtinë, Rilindja 1990; Jusuf Buxhovi, Kosova Libri I-II-III, Prishtinë: Faik Konica, 2012; Hakif Bajrami, Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 19181999, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2010. 4 Miodrag Mitrović, Borbena istorija VI južnomoravske (VIII) brigade, Vranjski glasnik, knj. 2, Vranje 1966; Stankovic Bogumir B, Kosovske Pomoravlje u Revuluciji 1941-1945, Gnjilane p tinski odbori SUBNOR-a,1975; Hranislav Rakić, Juzhna Srbija kako značaen faktor vo sistemot na partiskite veski

13

ushtarake të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave edhe në Preshevë. Ndër të tjera, në botimet e autorëve të sipërpërmendur, ka shumë informacione për shtjellimin e problematikës së punimit. Edhe pse këta studiues në punimet e tyre në shumicën e rasteve janë subjektivë, i gjithë ky material i selektuar me kujdes me ka vlejtur për konsultim e informacion konkret. Analizën shkencore të këtij punimi doktorate me titull “ Presheva në rrjedhën e historisë (shek. XX)”, jam munduar ta mbështes përveçse në një bibliografi relativisht të shumtë edhe në dokumente arkivore të gjetura në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë në Arkivin e Kosovës, si dhe në arkivat lokale të Serbisë, si të Vranjës dhe Leskovcit. Në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë u shfrytëzuan dokumentet që ndërlidhin trevën e Preshevës dhe qytetarët e saj në ndonjë aktivitet apo gjatë ndonjë ngjarjeje. Në këtë arkiv u shfrytëzuan fondet e ndryshme dhe dokumentacionin e prodhuar nga Sekretariati Republikan për Punë të Brendshme, ku ruhen raportet, procesverbalet, deklaratat, vendimet, si dhe shkresat e ndryshme të OZNA-s dhe UDB-ës, e cila deri në vitin 1948 kishte nën mbikëqyrje Preshevën dhe Kosovën; Dokumentet e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave të Maqedonisë, të cilat ndërlidhin trevën e Preshevës; siguruam të dhëna për veprimtarinë e brigadave në këtë trevë, pjesëmarrjen e shqiptarëve në këto brigada etj. Për këtë më shërbeu edhe dokumentacioni i brigadave të ndryshme që kishin vepruar edhe në trevën e Preshevës. Dokumente me interes mbante edhe fondi i

pomenu PK na KPJ za Makedonija i CK na KPJ vo 1941-1942 godina, Skopje 1972; Aлександар Tpajковић, Дубока Долина, Борба-Kултура Београд, 1983; Aлександар Живковћ, 27 Cpпска Бригада, Nнститут За Савремену Nсториjу Београд, 1991; Живојин Николић Брка., 22 Српска Дивизија, Bojноиздавачки Завод Београд, 1972; Šaranović Grigorije, Borbeni put kosovskog odreda, NIM Skopje, 1961; Петар Joчев, Шеснаестта Maкедонска Hародноослободителна Ударна Бригада, дбор на секцијата на XVI MH У бригада Apxiв нa Maкедониjа Cкопје, 1994; Mихајло Aпостолски, Xpoнологија 1941-1945 Boeните успеси на HOB и ПOM– фактор зa одржувањето нa ACHOM, Nнститут За Haционална Ncториja Cкопје, 1987; Mиткo Apcoвcки, Ocлoбoдитeлнa вojнa вo Maкeдoниja, Nнститут За Haционална Ncториja Cкопје, 1973.

14

Gjykatës Supreme të Maqedonisë ku ruhen aktgjykimet, vendimet që kishin lidhje edhe me Preshevën, ose ku flitej për ndonjë personalitet apo qytetar të kësaj treve. Një vlerë të madhe kishin edhe dokumentet arkivore të arkivave lokale, përkatësisht ato të Arkivit Historik të Vranjës dhe të Leskovcit, të cilat përmbanin informacione mbi zhvillimin e pushtetit lokal në këtë komunë mbi ngritjen e institucioneve të para etj. Me një vëmendje të veçantë janë hulumtuar edhe vjetarë statistikorë, vëllime dokumentare, legjislacioni i kohës, monografi e artikuj të shumtë, të cilët, në një mënyrë a në tjetër, lidhen me objektin e studimit. Përveç materialit bibliografik studimor dhe dokumentacionit arkivor të botuar, ose të pa botuar, me vlera të pa diskutueshme, në vëmendje kam pasur edhe materiale të tjera për t’u njohur më mirë me kohën dhe sistemin që ka funksionuar. Në këtë drejtim është përdorur edhe shtypi i kohës fillimisht ai që publikohej në kuadër të Mbretërisë Serbe, e kështu me radhë, deri te shtypi i publikuar në vitet e ekzistencës së Federatës Jugosllave. E gjithë kjo më ka vlejtur që të njihem më mirë me politikat dhe ngjarjet e ditës, që zhvillohen në periudha të caktuara, duke bërë kujdes të madh për të mos rënë nën ndikimin e politikës së kohës. Punimi “Presheva në rrjedhat e historisë (shek.XX)” ka synuar që, duke pasur parasysh të gjitha burimet e sipërpërmendura dhe duke operuar kryesisht me të dhënat faktike zyrtare, të ndriçojë në mënyrë komplekse historinë e Preshevës, e cila deri sot për arsye të ndryshme në tërësi nuk është bërë si duhet ose në masën e duhur, por, sigurisht, pa pretenduar për një trajtim shterues. Studimi në fjalë ka synuar që, duke rianalizuar ngjarjet në periudhat e ndryshme historike, të paraqesim gjendjen në përgjithësi, situatën e shqiptarëve në veçanti, veprimet dhe qëndresën e shqiptarëve deri te përpjekja për çlirim. Njëkohësisht duke krahasuar arritjet dhe mundësitë argumentohet me fakte kontinuiteti i rrjedhës shqiptare të kësaj treve, e cila ishte dhe shfaqet si pjesë integrale e pandashme e trungut shqiptar. Studimi synon që me informacionin më të besueshëm që mund të gjendet momentalisht, të japë të dhëna dhe të paraqesë një pasqyrim sa më real për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë në periudha të ndryshme kohore. Në këtë kuadër është bërë prezente pozita e diskriminuar e shqiptarëve të Preshevës, si dhe shkaqet që çuan në këtë diskriminim. Një qasje të tillë komplekse të shtrirë në harkun kohor rreth një shekullor mendoj se do të jetë një kontribut sado modest për ndriçimin e historisë së kësaj treve.

15

Në funksion të synimeve të përmendura është parë e nevojshme që në këtë studim të mos ruhet strikt kufiri kohor i periudhës, e cila është bërë objekt studimi, dhe as kufiri territorial administrativ e politik i Preshevës. Kjo është bërë për të krijuar një dimension më të gjerë, të shtyrë në kohë e në hapësirë, me qëllim që të paraqitet një pasqyrë më e plotë mbi gjendjen dhe trajtimin socio politik të popullsisë shqiptare të gjithë Luginës së Preshevës, e cila në periudha të ndryshme ka kaluar nga një administrim në tjetrin. Madje në përpjekjet për të kompletuar informacionin janë analizuar posaçërisht periudhat e viteve 20, viteve 40, viteve 60, viteve 80, si dhe 90, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në rrjedhat historike të Preshevës. Me të njëjtin qëllim është bërë përpjekje që ecuritë politiko shoqërore në Preshevë të trajtohen në lidhje të ngushtë me rrjedhat politiko shoqërore të gjithë shqiptarëve në Jugosllavi. Madje, në këtë kuadër, proceseve dhe zhvillimeve të viteve të 70 dhe të viteve të 80 i është kushtuar një vëmendje e veçantë. Gjithashtu tezave dhe ideve të shumta, që paraqiten në studim u është bërë një mbështetje me të dhëna burimore të plota e të kombinuara në periudha kohore të ndryshme dhe, së fundi, është bërë përpjekje

për të çuar më tej kritikën ndaj politikës që Jugosllavia ndoqi ndaj

shqiptarëve e sidomos ndaj atyre të Preshevës, natyrisht në dimensionet dhe thellësinë që e lejon një studim i këtyre përmasave. Natyrisht gjatë shtjellimit të temës kam bërë përpjekje që analizën ta mbështes me të dhëna autentike dhe të jem sa më objektiv. Me shpresë se tema e këtij disertacioni,

“Presheva në rrjedhën e

historisë (shek.XX)”, përmban një material pak a shumë të plotë për pasqyrimin e çështjes shqiptare në trevën e Preshevës, për pasqyrimin e politikës së ndjekur aty nga qarqet drejtuese të Beogradit ndaj shqiptarëve, si dhe për gjendjen shoqërore të kësaj treve në një shtrirje të gjatë kohore, njëherësh me shpresë se në këtë studim është arritur të paraqiten me konceptim të pavarur probleme të ndryshme, që lidhen me temën, kam kënaqësinë të mendoj se kam arritur të jap një kontribut sadopak shkencor. Duke përfunduar këtë parathënie të shkurtër e ndjej për obligim të falënderoj drejtuesit e Departamentit të Historisë së Shqipërisë në Fakultetin HistoriFilologji të Universitetit të Tiranës, përkatësisht prof. dr. Valentina Dukën dhe prof. asoc. Ilira Çaushin, për dashamirësinë e treguar në miratimin e kërkesës sime për mbrojtjen e doktoraturës. Falënderoj gjithashtu me shumë mirënjohje udhëheqësin tim në këtë temë të Doktoratës akad. asoc. prof. dr. Marenglen Verlin, i cili më 16

ndihmoi shumë me udhëzimet e këshillat, dhe me sugjerimet se si t’i qasem kësaj teme, e si të shtjelloj probleme të ndryshme, që haseshin gjatë punës studimore. Këto këshilla jo vetëm që më hynë në punë në këtë temë por do të më shërbejnë edhe për të ardhmen. Falënderoj veçanërisht prindin tim Raif Emini, i cili me këshillat, udhëzimet dhe kritikat e tija intelektuale, më nxiti të angazhohem në këtë temë, më ndihmoi edhe në grumbullimin dhe sistemimin e lëndës. Falenderoj edhe gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes time, që më përkrahën e ndihmuan në këtë punë. Së fundi, falënderoj të gjithë ata miq e kolegë, të cilët në çfarëdo mënyre më ndihmuan në grumbullimin e materialeve të nevojshme dhe më dhanë kurajë për ta përfunduar këtë studim shkencor.

17

HYRJE PRESHEVA GJATË SHEK.XX

Duke filluar nga periudha e sundimit të Sulltan Mahmutit II (1808-39) Perandoria Osmane filloi të zbatonte një sërë reformash ambicioze, me synimin për ta shndërruar në një shtet modern. Programi i reformës ushtarake, që përfshinte pezullimin e njësive të jeniçerëve, mbajtjen e uniformave të stilit të Perëndimit (1826), dërgimin e oficerëve për stërvitje në Francë (1827), u pasua nga abrogimi i sistemit të vjetëruar të timareve (1831). Por reformat e sidomos ajo mbi abrogimin e sistemit të timareve hasën në vështirësi për të zbatuar më shumë territore të Perandorisë5. Në kontekstin e sipërpërmendur, në vitin 1832, ndodhi përleshja

e

shqiptarëve të Preshevës me Hupcin (Hysein) Pashën e Vranjës 6. Kurse në shpalljen e Hatisherifit të Gjylhanesë, më 3 nëntor 1839, situata do të agravonte më tej. Ndërmjet viteve 1841-1843, kur autoritetet osmane tentuan të zbatonin reformat në Maqedoni e Kosovë, ku përfshihej edhe territori i Preshevës, shpërthyen një varg kryengritjesh. Më 1843-1844 kundër Tanzimatit

evidentohet kryengritja e shqiptarëve të

Kumanovës, Preshevës, Bujanovcit dhe Gjilanit, e cila udhëhiqej nga Bajram Vaksinca, Sylejman Toli, Ymer Presheva, Selman Rogoçica etj., prijës të këtyre trevave7. Trajtimi shumë i keq i popullatës shqiptare të Pashallëkut të Vranjës nga Hysein Pashë Gjinolli, marrja e pronës feudale të Sali Shehut nga Presheva në fshatin Tabanoc, vrasja e tij, dhe ngjarje të tjera, e zgjeruan

rebelimin në të gjithë

Pashallëkun e Vranjës. Treva e Preshevës dhe e Bujanovcit ishte e gjitha në kryengritje nën udhëheqjen e Sulejman Tolit nga Tërrnovci i Bujanovcit dhe Sheh Ymer Presheva8. Kryengritja e kësaj ane konsiderohet pjesë e kryengritjes së madhe,

5

Noel Malcolm, Kosova një Histori e shkurtër, Prishtinë: Koha, 2001, fq.188. Rexhep Selimi, Zëri i Kosovës, Organ i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, Fejton, e ejte, 10 shtator 1998, “Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare”, fq.14, botuar në Zvicër. 7 Aлeкcaндap Maткоcки, Oтпop вo Maкeдoниja во вpeмeтo нa тypcкото влaдeњe, т.4, Mиcлa Cкопje,1983, cт.110. 8 Po aty. 6

18

të njohur në historiografi si kryengritja e Dërvish Carës. Dihet se kryengritja e Dervish Carës filloi në Shkup më 21 korrik dhe u zgjerua në gusht të viti 1843, kur, me ardhjen e forcave osmane nën drejtimin e Hajredin Pashës, u shtuan përpjekjet për rekrutimin e ushtarëve të rinj9. Në nëntor të vitit 1843 kryengritësit çliruan Gostivarin, ndërsa në fillim të janarit 1844, pas luftimeve të ashpra, çliruan Tetovën. Në të gjitha trevat e çliruara vendosej pushteti i kryengritësve. Është për t’u theksuar se njeriu i dytë pas Dervish Carës në këtë kryengritje ishte Sulejman Toli nga Tërrnovci10. Në fillim të shkurtit të vitit 1844, kryengritësit e udhëhequr nga Bajram Vaksinca çliruan Kumanovën. Me kryengritësit u bashkua edhe popullsia sllave e Kumanovës. Pakënaqësia u rrit sidomos pas shkarkimit dhe burgosjes së Havzi Pashës, i cili ishte në krye të Pashallëkut të Shkupit, në përbërje të të cilit hynte edhe Kumanova. Ky pasha gëzonte autoritet tek dy popullatat, si te ajo sllavo-maqedone11. Në të njëjtën kohë me Kumanovën, nga kryengritësit e udhëhequr nga Bajram Vaksinca, morën nën kontroll edhe Kriva Pallankën. Kryengritësit nga viset e Kumanovës, Preshevës, Bujanovcit dhe Vranjës pas kësaj shtinë në dorë edhe Preshevën, Bujanovcin, Grykën e Kaçanikut dhe mes 3 dhe 6 prillit të vitit 1844, edhe Vranjën12. Menjëherë pas marrjes së pashallëkut të Vranjës kryengritësit zgjodhën për Pasha të Vranjës, Nesim Beun. Po ashtu kryengritësit formuan organet e pushtetit dhe ngritën edhe gjyqet e tyre13. Në këtë rrjedhë ishte edhe kryengritja e Leskovcit. Edhe viset veriore të Kosovës si Gjakova, Prizreni u çliruan nga kryengritësit e Dërvish Carës 14.

9

Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi II, Rilindja Kombëtare vitet 30 të shek.XIX-1912, Botim i Institutit të Historisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë: Toena 2002, f. 92. Kryengritja, përveç Dervish Carës, udhëhiqej edhe nga komandantë të tillë, si Emin Xhambazi, Sulejman Toli (Tërnoc), Hasan Potka, Bakri Gojana, Dervish Pola, Dervish Kapo, Selman Rogoçica, Emin Bojana, Ymer Presheva, Baba Feka, Sejdi Mexha, Bajram Vaksinca etj 10. Vlen të theksohet se tre udhëheqësit kryesorë të kësaj kryengritjeje si Dervish Cara, Emin Xhambazi po ashtu edhe Sylejman Toli asnjëherë nuk kishin qenë, apo asnjë herë nuk e kishin gëzuar autoritetin e Pashait dhe të Beut në Perandorinë Osmane. 11 Po aty. 12 A. Maткоcки, Oтпop вo Maкeдoниja..., f.103, 134. Pashallëku i Vranjës shtrihej nga Gryka e Gërdelicës e deri në nahitë e Preshevës e të Kumanovës. Qendrat administrative të saj i kishte në Preshevë, Bujanovc, Vranjë ku e kishte dhe selinë. Hysein Pasha, pashai i Vranjës dhe familja e tij, i kishin në zotërim të tyre tokat ndërmjet Vranjës e Bujanovcit, fshatrat: Llapardincë, Rataje, Gramagjë, Lepenicë, Rakovc, Turi, Ramanovci i Poshtëm, Jovci etj. 13 A. Maткоcки, Oтпop вo Maкeдoниja..., fq.153. 14 Po aty.

19

Hovi i kryengritjes detyroi qeverinë osmane të futej në bisedime me udhëheqësit e saj. Kërkesat e kryengritësve ishin kundër dispozitave të Hatisherifit të Gjylhanes dhe kundër dispozitave të ligjit për riorganizimin e ushtrisë osmane të vitit 1843, që parashihte dhënien e rekrutëve. Këto dispozita kryengritësit i kundërshtonin dhe kërkonin sistemin e vullnetarizmit dhe të pagesës. Kërkesë tjetër ishte moszëvendësimi i pashallarëve lokalë me prejardhje shqiptare por kryengritësit iu kundërvënë atyre që përkrahnin reformat e sulltanit. Po ashtu kërkesë e kryengritësve ishte edhe një autonomi për shqiptarët, në suazat e Perandorisë Osmane, siç ishte autonomia e Serbisë e vitit 183015. Këto kërkesa nuk u pranuan edhe pse u premtua që Porta e Lartë do të hiqte dorë nga tatimet e reja. Në maj-qershor 1844 ushtritë osmane nën udhëheqjen e Omer Pashës, ndërmorën sulme për shuarjen e kryengritjes. Në betejën e Katllanovës, ndërmjet Kumanovës e Shkupit, Dervish Cara u kap bashkë me gjithë rrethin e ngushtë të udhëheqësve të kryengritjes më 18 maj 1844, dhe u dërgua në Stamboll. Pas luftimeve të rrepta forcat osmane gjatë majit dhe qershorit, gradualisht vendosën kontrollin dhe pushtetin e tyre mbi qytetet shqiptare të çliruara nga kryengritësit. Në këtë mënyrë u vendos kontrolli mbi Tetovën, Gostivarin, Kumanovën, Preshevën, Bujanovcin dhe e shtypën plotësisht kryengritjen. Vlen të theksohet se në fshatin Tërrnoc, pjesë e Bujanovcit, ushtria e Omer Pashës ishte lënë e lirë të plaçkiste e shkretonte fshatin për disa ditë me radhë16. Vërehet qartë se Lugina e Preshevës, si dhe Presheva me rrethinë luajti një rol të rëndësishëm në organizimin

dhe zhvillimin e kryengritjes çka tregonte

pakënaqësinë në rritje ndaj autoritetit osman. Pas gjithë këtyre ngjarjeve, popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës vijoi të bojkotojë e kundërshtojë taksat dhe tatimet e Perandorisë17. Në vitet 60 të shek.XIX autoritetet osmane bënë ndonjë investim në Luginën e Preshevës që ndikoi pozitivisht në situatën ekonomiko-sociale të popullsisë. Vlen të përmendet ndërtimi i rrugës së re, të njohur si Xhadeja e Re e Mithat Pashait (18631865), e cila kalonte nga Vranja, Bujanovci, Presheva dhe lidhej me Grykën e

15

Po aty. A. Maткоcки, Oтпop вo Maкeдoниja ..., fq.153. 17 Po aty. 16

20

Vardarit. Me ndërtimin e kësaj rruge Bujanovci dhe Presheva filluan të kenë një perspektivë ekonomike-tregtare18. Por kriza e viteve 1866-1869, tregonte

kalbësinë e Perandorisë. Përballë

lëvizjeve nacionale në Ballkan ajo ishte e detyruar të bënte lëshime. Serbët dhe grekët, ishin të përgatitur herët për shfrytëzimin e kësaj gjendje. Në synimet për zgjerim territorial ata nënshkruan në qytetin austriak, Vëslau traktatin (marrëveshjen) e 26 korrikut 1867 dhe më

28 shkurt 1868 edhe një konventë

ushtarake. Marrëveshjet e Athinës me Beogradin përmbanin edhe pazarllëqe për ndarjen dhe copëtimin e territorit shqiptar19. Greqia dakordohej se nuk do ta kundërshtonte aneksimin nga Serbia të Bosnjës e Hercegovinës dhe të Shqipërisë Veriore gjer në Durrës, kurse Serbia pranonte bashkimin e Thesalisë, Epirit, të Maqedonisë të Thrakës dhe ishujve të Egjeut me Greqinë. Edhe pse këto projekte nuk u vitalizuan gjatë këtyre viteve ato do të fillonin të realizohen gjatë Krizës Lindore të viteve 70-të dhe gjatë e pas Luftës Ruso-Turke (1877-1878), që përfundoi me disfatën e plotë të Perandorisë Osmane20. Më 30 qershor Serbia dhe më 1 korrik 1876, Mali i Zi me përkrahjen e Perandorisë Ruse, shpallën luftë duke deklaruar se synonin çlirimin e “vëllezërve” sllavë nga zgjedha osmane21. Në një situatë të tillë shqiptarët

stepeshin për të vepruar përballë

keqadministrimit të autoriteteve osmane. Megjithatë në prag të Lidhjes së Prizrenit viheshin re aty-këtu përplasje spontane. Është për t’u shënuar, për sa i takon Luginës së Preshevës konflikti i armatosur në Bilaç (fshat), në mes Preshevës dhe Bujanovcit. Një grup shqiptarësh të prirë nga Idriz Seferi u përpoqën të zmbrapsnin çaushin turk Hysen Fera, i cili ushtronte zullume ndaj popullsisë shqiptare të rrethit të Preshevës e Bujanovcit. Në këtë konflikt të armatosur përkrah shokët e Idriz Seferit luftoi dhe Kurt Tërrnava nga Tërrnava dhe Elez Maha nga Depça. Idrizi i plagosur gjatë kësaj përleshjeje u kap dhe u dënua e burgos në Nish, prej nga u lirua vetëm në fund të vitit 1877, pas tërheqjes së trupave osmane nga Nishi22.

18

Reshat Avdiu, Terrori Serb Ndaj Shqiptarëve të Masuricës dhe Vranjës (1878-1999), Shoqata e Muhaxhirëve të Preshevës, Preshevë, 2006, fq.259. 19 Historia e Popullit Shqiptar, vëll.II, fq.111. 20 Po aty, fq.112. 21 Po aty, fq.133. 22 Gazeta ditore, Rilindja, e premte, 16.01.1970, Prishtinë, Sadullah Brestovci, Fejton, Idriz Seferi Kreshniku i Karadakut, fq.13.

21

Në fund të vitit 1877, ushtria serbe “çliroi”, Sanxhakun e Nishit. Qysh nga dhjetori i vitit 1877 deri në janar të 1878 Serbia kishte arritur ta trefishojë shtrirjen e saj territoriale në krahasim me atë që e kishte patur në vitet 1817-1833, kur kishte arritur deri në Vranjë. Paralelisht filloi spastrimi i territorit nga popullsia autoktone shqiptare. Shqiptarët u vranë, u masakruan dhe u dëbuan masivisht nga vatrat e tyre stërgjyshore. Vlen të ceket se një pjesë e shpërnguljeve nga sanxhaku i Nishit, Toplicës, ndodhi në viset që shtriheshin nga Lugina e lumit të Moravës Jugore nëpër grykën e Gërdelicës deri në Vranjë, Preshevë dhe Kumanovë. Në këto vise u shtri avancimi i ushtrisë serbe deri sa arriti të pushtojë gjithë këtë luginë pra gjithë këtë vijë strategjike që ishte një arterie e rëndësishme komunikimi23. Po ashtu është e rëndësishme të ceket se të shpërngulurit nga Vranja, rrethi i Pçinjës, që përfshin qytetet, Bujanovc, Vlladiçki-Han, “Hani i Hasan Haxhisë”, Preshevë, SurdulicëMasuricë, Tërgovishtë,

u vendosën kryesisht në trevat e Bujanovcit, Preshevës,

Kumanovës, Shkupit, një pjesë tjetër në Kosovë dhe pjesa tjetër në Anadoll24. Gjithë këto ngjarje dhe rreziku që u kanosej gjithë trevave shqiptare nxitën rezistencën përkatësisht, organizimin politik e ushtarak të elitës shqiptare. Më 10 qershor 1878 u mbajt në Prizren kuvendi që themeloi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kuvendi vendosi të njoftohej Kongresi i Berlinit, që do të mblidhej më 13 qershor, se do të kundërshtohej lëshimi i çdo territori shqiptar në favor të shteteve të tjerë. Kuvendi vendosi gjithashtu

që Lidhja e Prizrenit të organizonte forcat e saj të

armatosura të pavarura nga Porta e Lartë25. Një numër i madh përfaqësuesish pothuaj nga të gjitha krahinat shqiptare synonin gjithashtu formimin e një shteti autonom shqiptar, i cili do përfshinte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës26. Në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare edhe preshevarët nuk kishin qëndruar anash. Përfaqësuesit e nahijes së Preshevës në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ishin: Sheh Maksut efendiu; Osman Çaushi; Mehmet Muhaxhiri (Doshlaki); Kamber Aga; Haxhi Abazi. Në telegramin që i dërgohej Portës së Lartë më 10 gusht 1880,

23

Stefan Popović, Putovanje po novoj Serbiji, Beograd: Bigz, 1950, fq. 345. R. Avdiu, Terrori Serb Ndaj Shqiptarëve të Masuricës Dhe Vranjës..., fq.26. 25 Historia e Popullit Shqiptar…, fq.155. 26 Po aty, fq.156. 24

22

Vilajeti i Kosovës informonte Portën e Lartë lidhur me aktivitetin e Lidhjes dhe se deri ku ishin shtrirë degët e saj27. Sipas korrespodencës në vijim mësojmë se në Shkup ishte zgjedhur kryetar Jashar Beu, në Ermenie Bashri Beu, në Preshevë Sheh Maksut Efendiu, në Gjilan sman Beu”28. Vërehet qartë se delegatët e këshillit të përgjithshëm të Lidhjes së Prizrenit pasi u larguan nga Prizreni arritën të formonin brenda një kohe të shkurtër Komitetet e Lidhjes Shqiptare në Shkup, Preshevë etj 29, të cilat vepronin sipas instruksioneve të marra nga komiteti qendror i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe nuk i respektonin organet e pushtetit osman30. Kjo vërehet qartë që në vitin 1878, në relacionet mes degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë dhe Kajmekamit të Preshevës, pra mes kryetarit të degës së Lidhjes, Sheh Maksutit dhe kajmekamit Kudretullah Efendiut. Ky i fundit, edhe pse e kundërshtoi vendosjen dhe autoritetin e Lidhjes, nga presionet e ndryshme dhe nga imponimi që ju bë, iu nënshtrua autoritetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit31. Në vitin 1878 Sheh Maksuti me një grup të armatosur në mbrojtje të muhaxhirëve organizoi një rezistencë të fortë ndaj serbëve në Grykë të Gërdelicës, ndonëse nuk pati sukses32. Nga viti 1878, sidomos nga fillimi i vitit 1879, Lugina e Preshevës e sidomos Presheva kishte siguruar një varg arritjesh institucionale që ishin atribut i autonomisë dhe progresit shoqëror të arritur. Gjuha shqipe kishte hyrë në përdorim në administratë33. Më 1878, u themelua Kazaja e Preshevës nën Sanxhakun e Prishtinës, pjesë e Vilajetit të Kosovës34. Në këtë kohë Preshevën e gjejmë si qendër të kazasë. Në organizimin e saj administrativo-politik, ajo kishte kajmekamin (kryeshefin e rrethit), Mexhlisin (Kuvendi i Kazasë), Reisin (kryetarin e kuvendit-këshillit) dhe

27

R.Selimi, “Presheva gjatë fazes së parë të Rilindjes Kombëtare…”, f. 14. Po aty. 29 Димитрије Богдановиђ, Књига o Косову, Српска Aкадемија Наука и Уметност Београд, 1986, cт,123. 30 Po aty. 31 R. Selimi, “Presheva gjatë fazes së parë…” 32 R. Avdiu, Terrori serb ndaj …, fq.117. 33 Po aty. 34 Joвaн Xaджи-Bacилjeвић. (1913) Пpeшeскa oвлaст.y: Jyжнa Cтapa Cpиja – истopиjca eтнoгpaфcка и пoличка иcтpaживањa, Kњига Дpyгa, Штaмпapиja Димитpиja Димитpиjeвићa Бeoгpaд 1903-1992, cтp.55-56. 28

23

anëtarët. Ndërsa nga organet kishte :gjyqin, sektorin financiar, komisionin për regjistrim, sektorin e ofiqarisë, këshillin arsimor, filialin e bankës bujqësore etj. Po në këtë kohë qyteti i Preshevës kishte rreth 5 mahalla (lagje) dhe 600 shtëpi. Ndërsa kazaja e Preshevës kishte 122 fshatra, 6.950 shtëpi dhe 42.245 banorë. Kazaja e Preshevës përfshinte edhe nahinë e Bujanovcit dhe të Tërgovishtës. Në periudhën e fundit të ekzistencës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në muajt e parë të vitit 1881, kur u ngushtua i rrethit të veprimit të Lidhjes, pushteti i saj ishte përqendruar kryesisht në viset e Shkupit, Kumanovës,Tetovës, Preshevës, Gjakovës dhe Dibrës35. Më 4 janar 1881, forcat të udhëhequra nga Idriz Seferi vendosën pushtetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkup, më 19 janar u futën në Kumanovë dhe më 21 janar 1881, hynë në Preshevë 36. Por dega e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë u shtyp menjëherë pasi nisi realizimin e programit, përkatësisht pas rënies së Shkupit. Prej 22 marsit 1881 deri më 7 prill 1881, Shkupi u fut përsëri nën kontrollin e pushtetit osman kurse pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë së degës së Lidhjes u arrestuan 37. Gjatë dhunës për shtypjen e Lidhjes në Preshevë u arrestua kryetari i degës së Lidhjes së Prizrenit atje Sheh Maksut Efendiu bashkë me dy anëtarët e kryesisë së kësaj dege, të cilët u burgosën në Stamboll. Në vitin 1885 pas lirimit nga burgu, Sheh Maksuti u kthye në Preshevë ku vdiq më 188738. Gjatë viteve 1880-1881, serbët filluan t’i sulmojnë shqiptarët e qarkut të Vranjës, me të vetmin qëllim që t’i detyronin të shpërngulen, gjë që edhe ndodhi. Edhe nga Masurica, familjet e pakta shqiptare u detyruan të shpërngulen gjatë vitit 1881. Një pjesë e vogël e të shpërngulurve nga sanxhaku i Nishit, Toplica, Jabllanica, Vranja etj., në këtë kohë u vendosën në Luginën e Preshevës e sidomos në fshatrat e Bujanovcit si: Osllare, Nasalcë, Somolicë, Negovc, Bilaç, Lotovic etj., si dhe në Preshevë e rrethinën e saj si : Shoshaj, Leran, Miratovc, Corrotic, Rahovicë, Raincë, Zhunicë, në Malësinë e Preshevës si Kokajt, Depc, Sefer etj. Pjesa tjetër e shpërngulur

35

Sh. Braha, Idriz Seferi…, fq.38. Po aty, fq.39. 37 Sh. Braha, Idriz Seferi…, fq.40. 38 R. Selimi, “Presheva gjatë fazës së parë…”, fq.14. 36

24

u vendosën në territorin e Kosovës së sotme, në Kumanovë, në Shkup, kurse shumë të tjerë në Turqi39. Pas aneksimit të sanxhakut të Nishit, pas vitit 1877 dhe zgjerimit territorial me rreth 11.000 km2, Serbia e shtriu kufirin me Perandorinë Osmane deri në Ristoc. Me caktimin e kufirit serbo-turk në Ristoc, Bujanovci dhe Presheva filluan të tërheqin gjithë rëndësinë tregtare që deri në këtë kohë e kishte pasur Vranja 40. Zhvillimit ekonomik të Bujanovcit dhe Preshevës i dha nxitje edhe shfrytëzimi i rrugës së ndërtuar në vitet 1863-1865, edhe e hekurudhës në vitin 1888. Transporti i mallrave bëhej tani më lehtë dhe më lirë dhe komunikimi mes vendeve të rajonit ishte më i lehtë41. Vlen të theksohet se me reformën administrative politike që kishte ndërmarrë Perandoria Osmane në vitin 1887, kazaja e Preshevës u fuqizua. Ajo ishte e pesta në radhë

në Sanxhakun e Prishtinës të Vilajetit të Kosovës. Kazaja e Preshevës

përfshinte Nahinë e Bujanovcit dhe të Tërgovishtës42. Po në këtë kohë kazaja e Preshevës kishte 134 fshatra dhe rreth 41.983 banorë, nga të cilët rreth 22.224 myslimane, përgjithësisht shqiptarë43. Po ashtu në këtë kohë qendër e rëndësishme, e cila gravitonte në kazanë e Preshevës nga viti 1878, ishte edhe Bilaçi, që ishte një njësi administrative komunale. Pas ngjarjeve të vitit 1878 në Bilaç ishte vendosur garnizoni ushtarak, taboret ushtarake osmane, sepse pika kufitare që ndante Perandorinë Osmane me Serbinë ishte afër. Njëherësh kjo njësi administrative-komunale në këtë periudhë kishte edhe rëndësinë e saj ekonomike, posedonte tregun me rreth 20 dyqane, shumica e të cilave tregtonin artikuj ushtarakë. Pozicioni gjeografik në afërsi të kufirit ndikuan në një zhvillim të mirë të Bilaçit deri në tetor të 1912 kur u sulmua e pushtua nga ushtria serbe. Bilaçi funksiononte në të njejtën mënyrë si Presheva e Bujanovci deri në fund kur u vendos nën autoritetin e komunës së Bujanovcit. Kishte përparësi të mëdha ndaj dy qyteteve të Preshevës dhe Bujanovcit si në aspektin infrastrukturor po ashtu edhe në atë zhvillimor ekonomik nga që forcat ushtarake ishin përqendruar në këtë njësi administrative.

39

R. Avdiu, Terrori serb ndaj shqiptarëve…, fq.111. Joван Xaџи Baсилевђ., Jyжна Стара Србиа: историjска, етнографска и политичкa истраживње, Нова Штампариjа Давидовиђ Београд 1913, стp.39. 41 Mito Kostić, Vanjsko-bujanovačka kotlina, Vranjski Glasnik, nr.IV, Vranje 1981, fq.194. 42 Shukri Rahimi, Vilajeti i Kosovës më 1878-1912, Prishtinë 1969, fq.16. 43 Po aty, fq.17. 40

25

Pozita e volitshme gjeostrategjike që kishte Lugina si dhe vetë qyteti i Preshevës, nga rregullimi i linjave komunikuese si dhe shtimi i dukshëm i popullsisë nga vendosja e muhaxhirëve në këto treva, i dha nxitje rritjes ekonomike, por edhe zhvillimit kulturor e arsimor. Vlejnë të përmenden shkollat fetare. Në vitin 1892, aty u hap shkolla e cila njihej si “IPTIDAIE”44. Mësimi në këto shkolla bëhej në gjuhën turke-arabe nga hoxhallarët. Gjatë viteve 1893-1894 me iniciativën e hoxhallarëve në kazanë e Preshevës, u themelua institucioni i parë arsimor, që njihet si Kuvendi Arsimor. Kryetar i këtij Kuvendi ishte Haxhi Mehmet Efendiu, ndërsa anëtarë të këtij këshilli arsimor ishin: Ismajl Efendiu, Lutfi Efendiu dhe Haxhi Hydaver Efendiu. Prej këtij kuvendi, si dhe nga angazhimi i anëtarëve-pjesëtarë të këtij kuvendi, u hapën edhe shkollat tjera fetare si “Ruzhdie” e “Sibiane”. Në shkollën “Ruzhdie” të Preshevës, e vijonin mësimin 51 nxënës me të cilët punonin hoxhallarët Hafëz Ismajl Efendiu dhe Mehmet Efendiu. Ndërsa në shkollën “Iptidaie” të Preshevës, mësimin e vijonin 103 nxënës, nga të cilët 32 ishin femra45. Ndërsa në shkollën “Sibiane” gjatë viteve 1893-1894, ishin të përfshirë 41 nxënës parashkollorë të cilët kishin edukator Ibrahim Efendiun. Nxënësit pasi përfundonin shkollën “Ruzhdie”, mësimet mund t’i vazhdonin në “Mektebal”, në Shkup apo në Manastir46. Të dhëna që i përkasin

dekadës së fundit të shek.XIX, përkatësisht

shënime zyrtare të organeve të Vilajetit ndërmjet viteve 1890-1900, dëshmojnë se kazaja e Preshevës kishte 6.958 shtëpi dhe rreth 122 fshatra. Ndër

kryesoret

shënohen: Norça, Tërrnava, Miratoci, Kurbalia, Rahovica, Murashefqa (Murashevci), Ilinca, Bugovqa e Epërme (Bukoci), Gaspokenqe (Gosponica), Garja, Bukovqa, Shushai (Shoshaja e Epërme dhe e Poshtme), Qernotanqe (Corrotica), Rainqa (Rainca), Berqefqa (Bërçeca), Gramada, Virban (Verban), Dobrosh (Dobrosin), Insalaqa (Nesalca), Oslar (Osllara), Loqan (Lluçani), Konqol (Kunçul), Levosoja, Bujanofqa (Bujanovci), Trinifqa (Tërrnoci i Madh e i Vogël), Lopardinca, Gradeniku, Krelejeva, Berqe, Mehovqa (Mohoci), Ramizbuqe (Ramabuqa), Cari, Soharina (Suharna), Novosel, Hashan, Gjurgjeci, Bulgarina (Bugarina), Tabanofqa (Tabanoci), Garlmpol, Lerani, Bratoselca, Bilah (Bilaçi), Bogofqa, Saharlinqa, Novosel, Bilaq, Bogdanofqa

(Bogdanoci),

Kosharna,

Pashtriqa,

Zibofqa

(Zarbinca),

44

Haki Sylejmani, Selver Murati, Rexhep Selimi, Arsimi Fillor Shqip në Komunën e Preshevës 19451995, Abdullah Krashnica, Preshevë, 2001, fq.9. 45 Po aty. 46 Po aty.

26

Koshoviqa(Kosharna), Kalnufqa, Trajk, Lukarqet (Lukarce), Sotipenka, Drezhnica, Kushtica, Spançevci, Bernjara, Starci, Brezine (Breznica), Paralofqa, Spaqe, Baralevci, Bushtrani, Hristjan, Rusce, Zejake, Ladofqa,SuhoSelishte (Suho mezraa), Ibshne, Parbaxh, Malerka, Voganci, Jablanica, Maglenxha, Ternica, Lanidol, Gornovci, Dimidija, Parelek, Shiqanqe, Shahiqe, Marganci, Bunushofqe, Konore, Traniqa, Tergovishte, Gorekerqe, Kozji Dol, Kormani, Begishte, Nerva, Karlova, Sorliqe, Berolsini, Dukati, Radovnica, Stajovci, Banja Bulana, Galug, Kornoviq, Irladovci, Dijenqa, Manastir Çiflig, Konorica, Cokarka (Çukarka), Jurovci, Pozhenovci, Zhuzhelica, Belanci47 etj. Në këtë kohë Presheva ishte shndërruar në një qendër tregtare ekonomike dhe sikurse kemi përmendur, përjetonte nga viti 1878 një avancim politik, ekonomik e social, krahasuar me periudhën e mëparshme. Kufijtë e rinj mes Serbisë dhe Perandorisë Osmane, të përcaktuar nga Kongresi i Berlinit, që si pikë kufitare në këto anë përcaktuan Ristovcin, e shkëputën automatikisht Preshevën nga kazaja e Vranjës dhe e shndërruan në kaza. Në këtë kohë Presheva u bë qendër kazaje, pjesë e Sanxhakut të Prishtinës në kuadër të Vilajetit të Kosovës. Ndonëse në grupin e kazave të mesme për nga madhësia, kazaja e Preshevës, kishte një rëndësi të veçantë, pasi shtrihej në zonë kufitare dhe i sillte mjaft të ardhura Vilajetit të Kosovës48.

47 48

H. Sylejmani. S. Murati, R. Selimi, Arsimi Fillor Shqip në Komunën e Preshevës…, fq. 9. Po aty.

27

KREU I

1.0 KONTRIBUTI I PRESHEVËS NË LËVIZJEN KOMBËTARE NË VITET E FUNDIT TË SUNDIMIT OSMAN

1.1 Presheva në Lëvizjen Kombëtare deri në vitin 1911 Për të përmbysur regjimin autokratik të sulltanit dhe për të siguruar të drejta më të avancuara në kuadër të Perandorisë, shumë personalitete shqiptare hynë në bashkëpunim me lëvizjen nacionale-borgjeze të Turqve të Rinj, që lindi në vitet 80 të shek.XIX dhe që drejtohej kundër absolutizmit të sulltan Abdyl Hamitit II. Programi i Lëvizjes me kërkesat për garanci kushtetuese, për krijimin e një parlamenti ku të përfaqësoheshin të gjitha kombësitë e Perandorisë pa dallim feje dhe premtimet për një varg të drejtash të tjera, arriti nga viti 1906 të tërhiqte pas vetes mjaft shqiptarë49. Në këtë kohë

zhvillonte veprimtari edhe Komiteti “Për Lirinë e

Shqipërisë”, i cili krahas veprimtarisë propagandistike kishte nxitur veprime të çetave kryengritëse në Vilajetin e Kosovës dhe në atë të Manastirit. Në këto treva u fuqizua edhe veprimtaria e komiteteve xhonturke “Bashkim e Përparim”50. Fillimit të aksioneve të armatosura të Komitetit “Bashkim e Përparim” i paraprinë qindra kryengritje që shpërthyen gjatë vitit 1907 gjithandej Perandorisë , të cilat qenë rezultat i shumë faktorëve. Lëvizjet e fuqishme që kishin shpërthyer në Vilajetin e Kosovës, në këtë kohë u nxitën nga rritja e rrezikut të copëtimit të territorit shqiptar, nga Fuqitë e Mëdha. Fryma e luftës kundër ndërhyrjes së huaj dhe ruajtjes së tërësisë tokësore ishte gjithnjë gjallë që nga periudha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit51.

49

Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, Libri 1, Instituti i Historisë Prishtinë, Prishtinë 2004, f.13. 50 Po aty. 51 Po aty, f. 24.

28

Shqiptarët në revolucionin e Turqve të Rinj shihnin shansin për të realizuar të drejtat e tyre, prandaj bashkëpunuan. Në këto rrethana e në këtë frymë, më 5 korrik 1908, filloi punimet Kuvendi i Ferizajt, ku dhanë kontribut Idriz Seferi, Bajram Curri, Nexhip Draga, Sylejman Batusha, Ramadan Zaskoci, Xhemal Bej Prishtina etj.52. Më 14 korrik prijësit e kazasë së Gjilanit dhe ata të kazasë së Preshevës që njihnin për të parë Idriz Seferin, të shoqëruar nga një numër i madh kryengritësish morën pjesë në Kuvendin e Ferizajt53. Po ashtu më 18 korrik 1908, sipas raportit të konsullit serb në Shkup u bë edhe tubimi i shqiptarëve në Karadakun e Preshevës, pikërisht në fshatin Caravajk, i cili ishte qendër e fshatrave të Karadakut. Aty merrnin pjesë shqiptarët e tri rrethinave të Kazasë së Gjilanit, të Preshevës dhe të Kumanovës54. Në tubimin (kuvendin) e Caravajkës, morën pjesë prijësit-përfaqësuesit që përfaqësonin fshatrat e rretheve dhe vullnetarë të gatshëm për luftë nga kazaja e Preshevës dhe fshatrat për rreth, nga Kazaja e Kumanovës dhe ajo e Gjilanit55. Më 19 korrik 1908, në Kuvendin e Ferizajt, me ndihmën e delegacionit të Shkupit, me shumicë votash u mor vendimi për të mbështetur programin e Komitetit “Bashkim e Përparim”. Por, sipas konsullit austro-hungarez në Mitrovicë, në mbledhjen e 19 korrik 1908 viset shqiptare të Vilajetit të Kosovës, si Shkupi, Tetova, Gjilani, Presheva dhe Kumanova u deklaruan edhe për hapjen e një parlamenti kombëtar56. Më 20 korrik 1908, Kuvendi i Ferizajt nxori rregulloren e betimit, e cila kishte tetë pika, me anë të së cilave kërkohej rivendosja e Kushtetutës së 187657. Po atë ditë iu dërgua telegram sulltan

Abdyl Hamidit II, i nënshkruar nga 1200

personalitetet më me ndikim në Vilajetin e Kosovës, me anë të së cilit shtroheshin të njëjtat kërkesa. Në telegram tërhiqej vërejtja se në të kundërtën kryengritësit do ta

52

Po aty. Demush - Metush Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje dhe Krenari, Gjilan: Vatra 2010, fq.108. 54 Po aty, fq.109. 55 Po aty. 56 R. Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, fq.31. 57 Po aty. 53

29

mësynin Stambollin58. Më 20 korrik 1908 telegram kërcënues u dërgua edhe nga tubimi i Preshevës (Caravajk), në të cilin kërkohej rivendosja e kushtetutës59. Sipas vendimeve të marra në tubimet e Ferizajt dhe të Preshevës, më 21 korrik 1908 forcat kryengritëse mësynë Shkupin nga tri drejtime të ndryshme: nga Gryka e Kaçanikut nga Tetova dhe nga drejtimi i Gjilan-Preshevë-Kumanovë60. Menjëherë pas shpalljes së Kushtetutës më 24 korrik 1908, aktiviteti i atdhetarëve shqiptarë u përqendrua edhe në themelimin e klubeve shqiptare që konsideroheshin si katalizatorë të çështjes kombëtare61. Klubi parë shqiptar që u formua pas rivendosjes së Kushtetutës ishte ai i Manastirit (Bashkimi), aty nga fundi i korrikut 1908. Nën drejtimin e Hamdi Efendiut, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Bedri Pejanit, Nexhip Dragës, Sait Idriz Hoxhës etj., ai do të luante një rol të rëndësishëm për zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës62. Klubi i Shkupit në statutin e tij i jepte përparësi ngritjes së ndërgjegjes kombëtare që do të arrihet përmes arsimimit të shqiptarëve. Nën përkujdesjen e klubit të Shkupit në muajt e parë të vitit 1909, u formuan edhe klubet e Gjakovës, Mitrovicës, Vushtrisë, Preshevës, Kumanovës, Tetovës63. Hapja e këtyre klubeve u bë menjëherë pas mbajtjes së Kongresit të Manastirit, organizuar për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe, i cili zhvilloi punimet nga 14 nëntori deri më 22 nëntor 1908. Përhapja e shpejtë e klubeve shqiptare si dhe frika nga fuqizimi i tyre i madh tek shtresat e popullsisë shqiptare nxitën presionet e qarqeve qeveritare osmane ndaj klubeve shqiptare. Këtë e shfaqën me hartimin e ligjit “Mbi shoqëritë” (3 gusht 1909), sipas të cilit klubeve të kombësive jo turke u ndalohej të merreshin me politikë. Sipas nenit 4 të këtij ligji ndalohej formimi i shoqërive politike të kombësive64.

58

Skënder Luarasi, Isa Boletini, Tiranë 1971, f.71. R. Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, f.32. 60 Shukri Rahimi, Lufta e Shqiptarëve për Autonomi, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë: Rilindja, 1978, f.141. 61 R. Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, f.53. 62 Po aty, f.69. 63 Po aty. 64 Po aty, f. 82, 87. 59

30

Ky ligj u shfrytëzua si për mbylljen po ashtu edhe pengimin e funksionimit të shumë klubeve shqiptare. Në dhjetor të vitit 1909, u mbyll klubi i Shkupit.

Represioni i qeverisë osmane, dhuna sidomos mbledhja e taksave të

prapambeturave me dhunë, nxjerrja e ligjit mbi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, arrestimet dhe përndjekja e patriotëve shqiptarë, të gjitha këto çuan në organizimin e kryengritjes. Vendimi për kryengritje të përgjithshme u mor qysh në dhjetor të vitit 190965, në një fshat afër Shkupit ku morën pjesë prijësit e Lëvizjes Kombëtare të Vilajetit të Kosovës si Isa Boletini, Idriz Seferi, Sylejman Batusha, Shaban Kopriva, Hasan Ferri, Hasan Hysen Budakova, Ramadan Zaskoci, Haxhi Rrustem Kabashi, Bajram Daklani etj.66. Në pranverë të vitit 1910 në kazatë e Gjilanit dhe të Preshevës, si dhe viseve tjera përreth, u organizuan grupe të armatosura. Lëvizja u fuqizua edhe më shumë me Besëlidhjen Shqiptare që u bë me malësorët e Karadakut. Me iniciativën e Idriz Seferit kjo besëlidhje u zgjerua edhe në trevat tjera67. Marrëveshja mes parisë së Karadakut, të Preshevës, Gjilanit dhe të Moravës së Epërme, u lidh në mars të 1910. Ajo kishte për qëllim edhe organizimin dhe përcaktimin e detyrave për kryengritje. Në këtë tubim kishin marr pjesë edhe Isa Boletini e Bajram Curri68. Kryengritja, e cila shpërtheu më 1 prill 1910 në Llap e shumë shpejt u përhap edhe në vendet e tjera të Vilajetit të Kosovës. Kazaja e Preshevës u përfshi në kryengritje më 8 prill 191069. Nga tubimi i kryengritësve në Moravën e Epërme më 18 prill 1910, në Preshevë shkuan rreth 28 kryengritës nga trevat e tjera të Vilajetit të Kosovës, të cilët për një kohë të shkurtër rigrupuan dhe riorganizuan

një numër të madh të

70

kryengritësve nga Kazaja e Preshevës . Po ashtu konsulli serb në Prishtinë bënte të ditur se në Pozharan ishte mbajtur tubimi i kryengritësve të kazasë së Gjilanit,

65

Skënder Latifi, Rrugëtimi Nëpër Luginë të Preshevës, Preshevë, 2006, fq.26. R. Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, fq.311. 67 Demush -.Metush Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje dhe Krenari…, fq.131. 68 R. Selimi, “Presheva në fazën e parë të Rilindjes…”, fq.13. 69 Aliriza Selmani, Gjilani me Rrethinë 1908-1912, Gjilan 1998, fq. 117; R.Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare...,f.221; A.K.F. DACCNП,K12. ФAϹц.II.ф.IV,-82, NЗBEШTAJ CPПK J KPAЛEBCK J K HЗYЛA NЗ CK ПЛA, Бр.818, 9(22)04 1910, MNП, Бeoгрaд. 70 Po aty. 66

31

Preshevës dhe të Kumanovës, në të cilin ishte dhënë kushtrimi për zgjerimin e kryengritjes. Kryengritësit ishin të gatshëm të mësynin Grykën e Kaçanikut71. Në këtë tubim ishin paraparë edhe format e lëvizjes së kryengritësve. Një pjesë e kryengritësve të kazasë së Gjilanit, të Shkupit, të Kumanovës, Preshevës kishin për detyrë të pengonin depërtimin e ushtrisë osmane nga Shkupi drejt Grykës së Kaçanikut, Grykës së Konçulit pra prej Kumanovës, Preshevës, Bujanovcit 72. Kryengritësit e kazasë së Gjilanit, Preshevës e të Kumanovës, të udhëhequr nga Idriz Seferi, Adem e Mustafë Kabashi, Sinan Maxhera, Hajdar Demoshi më 23 prill 1910 e kishin nën kontroll Grykën e Kaçanikut73. Ndërsa në prag të sulmit të forcave osmane mbi kryengritësit e Grykës së Kaçanikut, një pjesë e kryengritësve të Kazasë së Preshevës dhe Kumanovës bllokuan rrugën Kumanovë-Preshevë dhe ngritën barrikada në Grykën e Kunçulit, fshat i Bujanovcit, duke mbyllur rrugët për depërtim në Gjilan të ushtrisë osmane 74. Më 28 prill 1910 u zhvillua përleshja mes kryengritësve të kësaj zone dhe njësive të ushtrisë osmane. Po në këtë ditë filloi edhe sulmi nga forcat osmane drejt grykës së Kaçanikut75 që mbrohej nga kryengritësit e kazasë së Gjilanit,Preshevës e të Kumanovës, të Shkupit e të Kaçanikut. Beteja vijoi edhe më 29 prill 191076. Më 30 prill 1910 forcat osmane morën Kaçanikun e vjetër. Kryengritësit shqiptarë më 1 maj 1910 u detyruan të tërhiqen përfundimisht nga Gryka e Kaçanikut, një pjesë në drejtim të Anamoravës, dhe tjetra në drejtim të Shtimes 77. Forcat osmane u rikthyen në grykën e Kaçanikut një pjesë në dhe e futën atë nën kontroll përfundimtar më 2 maj 1910. Pas betejës në Grykën e Kaçanikut, luftimet u zhvendosën në Caralevë, në viset e Moravës së Epërme, në zonën e Karadakut dhe në Luginën e Preshevës78.

71

Po aty; AM.Mф.374, Nзвeштaj српског кралевског конзула из приштине,3 (16) 04 1910, мип, Београд. 72 S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës…, fq.26. 73 A. Selmani, Gjilani me rrethinë…, fq.80; R.Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, fq.339. 74 Пoлитика, Београд,Бр.2244,16 (29) 04.1910, Борба c Aрнаутима,ст,2. 75 Po aty. 76 S. Brestovci, “Idriz Seferi - Kreshniku i Karadakut…”, fq.13. 77 Po aty. 78 S. Latifi, Rrugëtimi Nëpër Luginë të Preshevës…, fq.27.

32

Nga frika e riorganizimit të kryengritësve, forcat osmane, përmes kazasë së Kumanovës dhe asaj të Preshevës u nisën për t’u dalë nga mbrapa kryengritësve. Gjatë depërtimit nga Shkupi për në Kosovë, përmes Luginës së Preshevës, ushtria hasi aty në një qëndresë të fuqishme të kryengritësve, të të cilëve u kishin shkuar në ndihmë edhe kryengritës të kazasë së Gjilanit. Më 3 -4 maj 1910 u bë sulmi i ushtrisë ndaj grykës së Konçulit. Konsulli serb në Shkup shkruante:”Shqiptarët me rreth 2.000-3.000 kryengritës mes Bujanovcit dhe Gjilanit, afër Konçulit, që është fshat në kuadër të Bujanovcit, kanë zënë grykën e këtij fshati që lidhet me Gjilanin”79. Pas dy ditëve kryengritësit, të prirë nga Idriz Seferi, u tërhoqën në drejtim të Moravës së Epërme e Karadakut80. Luftime u zhvilluan edhe në Smirë, Nikoc e Kurbali të Preshevës më 9 maj 191081. Kontributin e kryengritësve të kazasë së Preshevës e hasim edhe në mbrojtje të grykës së Caralevës, ku sipas raportit të konsullit bullgar në Shkup, njëri nga drejtuesit e betejës së Carralevës ishte Abdullah Presheva, udhëheqës kryesor i Lëvizjes Kombëtare në kazanë e Preshevës82. Më 11-12 maj 1910 kryengritësit arritën të çanin rrethimin dhe të tërhiqen në drejtim të Drenicës dhe të Anamoravës. Në këtë kohë u kap nga forcat osmane Abdullah Presheva83. Përveç Abdullahit këtë fat kishte pasur edhe Hoxha Sinan Maxherja, sekretar personal i Idriz Seferit dhe njëherësh bashkëluftëtar i tij. Po ashtu u arrestuan edhe Emin Beu i Bujanovcit bashkë me të vëllanë84. Nga mesi i majit kryengritësit në grupe të vogla, u shpërndanë në viset mes Shkupit dhe Kumanovës, si dhe në kazanë e Preshevës dhe të Gjilanit85. Më 25 maj 1910, pas proklamatës së shpallur nga autoritetet ushtarake osmane, nisi çarmatimi i popullsisë shqiptare, fillimisht në Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë, e Preshevë e më vonë edhe në trevat tjera. Në këtë kohë në malësi të kazasë së Preshevës, gjatë ekspeditës për grumbullimin e armëve, nga artileria e rëndë u dogj dhe u shkatërruan

79

Z. Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë…, fq.298. S. Uka, Gjurmë mbi shqiptarët e sanxhakut të Nishit…, fq.244. 81 R. Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, fq.372. 82 Po aty. 83 R. Selimi, “Presheva në fazën e parë…”, fq13. 84 Po aty; R.Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, fq.379. 85 Po aty. 80

33

shumë fshatra si dhe vetë fshati i Idriz Seferit86. Ndërsa më 7 korrik 1910, Gjykata Ushtarake Osmane në Kaçanik shqiptoi dënimet e të arrestuarve që ishin pjesëmarrës në kryengritje. Hoxhë Sinan Maxhera, Abdullah Presheva, Adem e Mustafë Kabashi u varën në sheshin e qytetit87. Në këtë rast, me qëllim që ta frikësonin popullsinë, Hoxhë Sinan Maxherën forcat osmane e kishin ekspozuar të varur edhe para qytetarëve të Gjilanit 88.

1.2 Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912 Në vitin 1911, në trevat e tjera shqiptare në Kazanë e Preshevës pati pak aktivitete të armatosura. Më shumë ai ishte vit i përgatitjeve për Kryengritjen e Përgjithshme të 1912-ës. Meqenëse Porta e Lartë nuk ndërmori asnjë masë që do ta përmirësonte gjendjen në vilajetet shqiptare, shtresa e gjerë atdhetare, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, filluan të mendonin dhe të vepronin për organizimin e një kryengritje të re dhe të përgjithshme. Në këtë kuadër zhvilloheshin situatat edhe në Luginën e Preshevës. Përpjekja e parë për bashkërendimin e luftës në të gjitha trevat shqiptare kundër zgjedhës së xhonturqve u bë në Stamboll më 12 janar 1912 nën kryesimin e Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Syrja Vlorës si dhe disa personaliteteve të tjerë të rëndësishëm shqiptare89. Mbledhja e Taksimit nxori përfundimin se shqiptarëve, për të siguruar të drejtat kombëtare nuk u kishte mbetur rrugë tjetër përveç organizimit të një kryengritje të përgjithshme, që do të niste në Kosovë90. Gjatë muajit maj 1912 vala e veprimeve të armatosura kaploi Vilajetin e Kosovës. Gatishmëria për t’iu bashkuar kryengritjes u shfaq edhe në zonën e Luginës së Preshevës91. Shtrirja, zgjerimi i veprimeve të armatosura të kryengritësve nxiti

86

Demush-M. Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje …, fq.141. R. Selimi, “Presheva në fazën e parë…”, f. 13. 88 Demush-M. Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje …, fq.144. 89 Historia e Popullit Shqiptar…, Vëll. II, fq.463. 90 Historia e Popullit Shqiptar…, Vëll. II, fq.463. 91 R. Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, Libri II, fq.233. 87

34

nevojën për bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare. Për këto çështje ishte iniciuar edhe Kuvendi i Junikut i cili u mbajt nga 21-25 maj 191292 ku u lidh besa për t’u hedhur në luftë të përgjithshme. Vlen të potencojmë se përfaqësues i krahinës së gjerë të Karadakut me Kazanë e Preshevës ishte Idriz Seferi, i cili për këtë përfaqësim më parë kishte marrë pëlqimin e parisë së vendit për t’i përfaqësuar dhe pajtuar me vendimet e kuvendit93. Vendimet e kuvendit të Junikut i dhanë një shtytje të mëtejshme Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare. Idriz Seferi organizoi një pjesë të kryengritësve vullnetarë të Anamoravës dhe të trevës së Shkupit dhe Kaçanikut në çeta të vogla që vepronin në gjithë Karadakun. Për ndarjen dhe organizimin në çeta të vogla Idriz Seferit i ndihmuan bashkëpunëtorët dhe bashkëluftëtarët si Kadri Hasani i Preshevës, Sheh Strime, Dan Miratoca, Beqir Aga i Rahovicës, Dan Çarri, Selim Strazha94 etj. Në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1912 në trevën e Kazasë së Preshevës ishin bërë përgatitje serioze për një kryengritje të armatosur. Kurse në fillim të muajit korrik 1912, kryengritja përfshiu përgjithësisht gjithë Luginën e Preshevës dhe gjithë Kazanë e Gjilanit. Në këtë kohë në pjesën e Preshevës vepronte çeta e Hasan Kadriut95. Vlen të theksohet se Isa Boletini bashkë me Idriz Seferin kishin organizuar kryengritësit e kazasë së Preshevës, Gjilanit e të Kumanovës që të zenë grykën e Kaçanikut dhe mandej të ishin gati që të sulmonin Shkupin96. Me thirrjen e drejtuesve të çetave që çdo familje të dërgonte nga një mashkull në radhët e çetave, shumë shqiptarë të kazasë së Preshevës u ishin bashkangjitur kryengritësve. Çeta e Preshevës ishte e organizuar mirë dhe më 23 korrik të 1912 ajo sprovohet duke u ndeshur me forcat osmane në Grykën e Kaçanikut. Më 24 korrik, Gryka e Kaçanikut ra në duart e kryengritësve shqiptarë97. Po në këtë ditë më 24 korrik 1912 në fshatin Izvor, që shtrihej në Karadakun e Kumanovës, u mbajt një kuvend me pjesëmarrjen e parisë së kazasë së

92

Po aty, fq. 470. Po aty. 94 Ramiz Abdyli, “Presheva dhe viset tjera shqiptare përreth në Kryengritjen e Përgjithshme Antiosmane dhe në Luftën e Parë Ballkanike”, Jehona-Fejton, Janar-Shkurt 1993, fq.11. 95 Po aty. 96 Политика, Бр,3031,Београд.27.VII, 10,VII, 1912, Буна у Турској. 97 Po aty. 93

35

Preshevës dhe asaj të Kumanovës me qëllim që t’i jepej hov kryengritjes shqiptare. Pas kësaj më 25 korrik 1912 kryengritësit e kazasë së Gjilanit dhe të kazasë së Preshevës depërtuan në fshatin Tërrnoc të Bujanovcit, ndërsa më 26 korrik 1912 ato futën nën kontrollin e tyre edhe vetë qytetin e Bujanovcit. Ushtarët osmanë u çarmatosën dhe u dëbuan bashkë me nëpunësit e administratës. Kryengritësit morën masa për formimin e një këshilli që të kujdesej për ruajtjen e rendit dhe qetësisë98. Menjëherë pas kësaj kryengritësit morën masa për të depërtuar edhe në Preshevë. Me konsolidimin e radhëve të kryengritësve shqiptarë në trevën e Bujanovcit dhe me ndihmën e atyre të Gjilanit, më 30 korrik 1912, kryengritësit me në krye Bajram Currin, hynë në Preshevë. Funksionarët osmanë dhe pjesëtarët e partisë xhonturke në Preshevë u dëbuan99. Kryengritësit arritën të bllokonin rrugën Preshevë – Kumanovë dhe prisnin urdhrin që të marshonin në drejtim të Kumanovës e Shkupit100. Pas dështimit më 29 korrik të bisedimeve shqiptare-osmane, të cilat mbaheshin në Prishtinë, kryengritësit u hodhën përsëri në veprim101. Më 5 gusht, kryengritës të Preshevës filluan të depërtojë në Kumanovë. Po në këtë ditë grupe të vogla kishin filluar të depërtonin në Shkup102. Kryengritësit e Bujanovcit dhe të Preshevës ishin në gjendje gatishmërie të niseshin për në Shkup. Ndërkohë më 16 gusht të vitit 1912, ata të udhëhequr nga Salih Agë Hogoshtin, futën plotësisht nën kontroll, Kumanovën103. Nga sa shihet që më 16 gushti 1912, kazaja e Gjilanit, Preshevës me Bujanovc dhe kazaja e Kumanovës ishin plotësisht në kontrollin e kryengritësve shqiptarë. Hyrja apo futja e kryengritësve nëpër qytete nuk ishte e dhunshme, kryengritësit kishin një disiplinë shembullore. Ndaj etnive të tjera nuk pati dhunë, institucionet nuk u shkatërruan104. Kazaja e Preshevës si gjitha trevat e tjera shqiptare ishte më tej në pritje të rezultateve të bisedimeve që zhvilloheshin mes udhëheqësve të kryengritësve dhe përfaqësuesit të Portës së Lartë, Ibrahim Pashën.

98

Po aty, fq.327. Политика, Бр.3043,Београд, 31 jyлa 1912, Прешевски Apнаути. 100 Po aty. 101 R. Abdyli, Lëvizja Kombëtare Shqiptare…, fq.344. 102 Po aty, fq.366. 103 Po aty. 104 Пoлитикa,Бр.3081.Бeoград, 15-28-VIII.1912, Aрнаутска Насилja,2. 99

36

Më 18 gusht 1912, Ibrahim Pasha në konakun e tij u komunikoi krerëve të kryengritjes shqiptare vendimin e Sulltan Mehmet Reshatit V, për miratimin e kërkesave nga 14 të parashtruara. Po ashtu si nismë e implementimit të marrëveshjes ishte vendosja e armëve të kryengritësve në vendet e caktuara nga qeveria, të cilat do të shpërndaheshin në rast rreziku. Si mjet nxitës për arritjen e marrëveshjes me Ibrahim Pashën potencoi rreziku i afërt që vinte nga përgatitja për luftë e Aleancës Ballkanike105. Gjithsesi

në ditët e fundit të gushtit krerët e kryengritjes nisën

riorganizimin e strukturave administrative e politike në zonat e çliruara. Edhe në kazanë e Preshevës nisën të krijohen e të funksionojnë format e pushteteve shqiptare, të cilat fillimisht ishin si komisione apo këshilla, për të

mbajtur rregullin dhe

qetësinë. Në krye të komisioneve ishin vendosur njerëz me autoritet në masën e gjerë të popullsisë. Por ndërsa shqiptarët ishin në pritje të realizimit të aspiratave të tyre, apo të kërkesave që u ishin premtuar të realizoheshin nga Porta e Lartë, shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike e cila ishte pengesë e madhe për realizimin e qëllimeve të tyre. Kjo luftë do të rezultonte fatale për shqiptarët dhe aspiratat e tyre kombëtare, sepse platforma nacionaliste e aleatëve ballkanas ishte ndërtuar mbi projekte shoviniste e revanshiste për të ruajtur qenien e tyre nacionale.

1.3 Në rrjedhën e Luftërave Ballkanike dhe organizimit të Kuvendit të Pavarësisë Amullia e krijuar pas tërheqjes së kryengritësve nga Shkupi, moskrijimi i institucioneve të mirëfillta, pritja e realizimit të marrëveshjes së arritur mes shqiptarëve dhe Portës së Lartë në një farë mënyre i pasivizoi dhe i shpërqendroi shqiptarët në përgjithësi e në veçanti sidomos ata të Kazasë së Preshevës. Dobësimin e Perandorisë Osmane dhe shpërqendrimin e lodhjen e shqiptarëve e shfrytëzoi Aleanca Ballkanike, e cila u krijua dhe u zgjerua gjatë 105

Пoлитикa,Бр.3074.Бeoград, 08-21-VIII.1912, Aрнаутu су пoвлaчу,2.

37

periudhës mars – shtator 1912. Më 8 tetor 1912, Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane, më 17 tetor i shpallën asaj luftë Serbia dhe Bullgaria ndërsa një ditë më vonë edhe Greqia106 . Sulmet e para të forcave serbe në fakt nisën që më 14 tetor 1912, në vijën kufitare prej Ristovcit e deri në Vërtogosh të Epërm u përpoqën t’i ndalin vullnetarët shqiptarë, që u kishin dalë në mbrojtje vatrave të tyre. Veprimet e armatosura të ballkanasve ndaj trevave shqiptare nxitën shoqëritë atdhetare, Komitetin “Shpëtimi” dhe “Shoqërinë e Zezë për Shpëtim”, që ishte krijuar në Shkup, të organizonin në Shkup, më 14 tetor 1912, një mbledhje për organizimin dhe mbrojtjen e shqiptarëve dhe tokave të tyre. Perandoria Osmane vetëm pas shpalljes së luftës ndërmori masa mbrojtëse duke dërguar forca në afërsi të kufirit serb, të cilat rezultuan të jenë të pakta dhe të dobëta. Për këtë arsye, luftimet në këtë pjesë të kufirit u zhvilluan kryesisht nga shqiptarët e kazasë së Preshevës dhe të Gjilanit. Në krye të forcave vullnetare shqiptare të Kazasë së Preshevës dhe një pjesë të asaj të Gjilanit, në luftimet që zhvilloheshin Ristovc i udhëhiqte, Idriz Seferi, ndërsa një pjesë e vullnetarëve të tjerë shqiptarë ishin përqendruar në rajonin e Sfircës dhe Velegllavës me rrethinë107. Pra vullnetarët shqiptarë ishin koncentruar në gjithë vijën kufitare nga Ristovci në Merdare e Mitrovicë. Fronti u shtri kështu që nga rajoni i Llapit, Merdarë, Sfircë në Velegllavë të Gjilanit e Ristovc të Bujanovcit – Kazaja e Preshevës, pra kryesisht në gjithë vijën kufitare të përcaktuar më 1878 mes Mbretërisë së Serbisë dhe Perandorisë Osmane. Në këtë luftë Serbia forcën operative e kishte të strukturuar në katër armata të cilën e kishte të shpërndarë në vijën frontale Pçinjë, Ristovc e Sfircë. Armata e Parë, e cila komandohej nga princi trashëgimtar Aleksandër Karagjorgjeviq, e kishte qendrën në Vranjë. Aty ishte përqendruar edhe shtabi i përgjithshëm i ushtrisë si edhe një pjesë e autoriteteve civile108. Armata e parë serbe përbëhej nga 6 divizione. Divizioni i II i Timokut, divizioni i I dhe II i Drinës u përballën në mënyrë të drejtëpërdrejt me forcat vullnetare shqiptare në Ristovc të udhëhequr nga Sali Aga i

106

Historia e Popullit Shqiptar…, vëll.II, fq.503. Sh. Rahimi, Vilajeti i Kosovës…, fq.265. 108 Po aty. 107

38

Gjilanit. Në vijën deri në Sfircë zhvilloheshin luftimet e vullnetarëve që u printe Idriz Seferi. Armata e dytë serbe nën komandën e Stepan Stefanoviqit, ndërkohë sulmin e kishte ndërmarrë nga pjesa e Pçinjes për në Kumanovë109. Rezistenca e vullnetarëve shqiptarë zgjati deri më 19 tetor 1912. Po atë ditë vullnetarët e përqendruar në Ristovc, pra kryesisht në Kazanë e Preshevës, mbetën pa prijësin e tyre, Sali Agën, që u vra në Llopardincë të Bujanovcit110. Po më 19 tetor të vitit 1912, dy divizionet e armatës së parë serbe futën nën kontroll komunën e Bujanovcit. Nga Bujanovci divizioni i parë dhe i dytë i Drinës avancuan në drejtim të fshatit Tërrnoc, pjesë e Bujanovcit, ku hasën në një rezistencë të vogël dhe në drejtim të Grykës së Konçulit. Pas një rezistence të fuqishme, nga 19 tetor 1912 deri më 21 tetori 1912, vullnetarët shqiptarë u detyruan të tërhiqen nga Gryka e Konçulit. Forcat e Armatës së parë serbe pas kësaj depërtuan në Gjilan. Ndërsa më 22 tetor 1912, forcat e armatës së tretë serbe, arritën të hyjnë në Prishtinë dhe vijuan për në Shkup. Shtabi i përgjithshëm i armatës serbe i përqendruar në Vranjë kishte planifikuar që forcat serbe depërtimin e tyre ta bënin në tri drejtime me një pikë të përbashkët Shkupin. Këto ishin në drejtimin Merdarë -Prishtinë - Shkup armata e tretë serbe, në drejtimin Vranjë-Kaza e Preshevës (Luginë e Preshevës) - Shkup armata e dytë serbe dhe dy divizionet e armatës së parë serbe ndërsa nëpërmjet territorit të Bullgarisë- Pallank- Manastir, armata e parë serbe111. Më 22 tetor 1912 ta ndalin depërtimin e forcave serbe dhe më 22 tetor e gjithë Kazaja e Preshevës ishte nën okupimin e kontrollin e forcave serbe. Po atë ditë një pjesë e armatës së parë serbe dhe armata e dytë ishte përqendruar në linjën TabanocÇetir- Nagoriçan112. Në këtë vijë frontale katër divizionet u përballën me armatën osmane të Vardarit, që kishte 7 korpuse, të cilës u ishin bashkangjitur edhe shumë shqiptarë vullnetarë të viseve për rreth si të Kumanovës, Preshevës, Gjilanit etj.

109

Hakif Bajrami, Si e Okupoi Serbia Kosovën më 1912 -1-, Instituti i Historisë, Prishtinë 2001, fq.6667. 110 Po aty. 111 Влaдимир Ћoрoвиђ, Историja Срба, БИГЗ Београд 1995, cтр.710. 112 Po aty, fq.711.

39

Më 23 tetor forcat serbe të shtrira në Luginën e Preshevës me një sulm formal arritën t’i detyrojnë të tërhiqen e shpërndahen, forcat e çorganizuara osmane të përqendruara në këto zona si dhe vullnetarët shqiptarë, një pjesë e të cilëve u tërhoq në malësinë e Karadakut. Është e rëndësishme të theksohet se gjatë depërtimit, në këto treva forcat serbe kryen shumë krime mbi popullsinë civile shqiptare. Pronat e tyre u plaçkitën dhe u dogjën. Masakrën e llahtarshme ndaj popullsisë shqiptare, në rrethin e Kumanovës e pasqyron edhe Leo Freudich në librin e tij “Albanian’s Golgotha”. Në betejën e Kumanovës, sikurse pohonte vetë Aleksandër Karagjeorgjeviç, shumë pak nga të vrarët dhe të kapurit rob ishin trupa të rregullta osmane. Shumica që luftuan në këtë front kishin qenë shqiptarë113. Pas ngadhënjimit në betejën e Kumanovës një pjesë e ushtrisë serbe iu drejtua

Shkupit,

kurse një pjesë ndërmori fushatë – ekspeditë në Preshevë e

Bujanovc e sidomos në malësinë e këtyre komunave në kërkim të vullnetarëve shqiptarë që ishin të përfshirë në betejat e Ristovcit dhe Kumanovës etj. Gjatë kësaj ekspedite u dogjën 29 fshatra të malësisë së Karadakut dhe u masakruan cilido që nuk kish mundur të largohej 114. Veçanërisht tmerre pësoi fshati Gurali në Malsinë e Karadakut. Masakra e kryer në këtë fshat ende ruhet në kujtesën e popullit115. Midis datave 24 dhe 26 tetor 1912 armata e parë serbe depërtoi pa luftë në Shkup116. Dy javë më vonë më 9 nëntor e gjithë Kosova dhe i gjithë territori i Maqedonisë së sotme ishin nën kontrollin e ushtrisë serbe dhe malazeze. Sikudo edhe në Preshevë rezistenca erdhi duke u shuar. Pas dorëzimit më 7 nëntor 1912 të Idriz Seferit, ushtria dhe autoritetet serbe kishin çdo gjë nën kontroll. Në ditët e tjera të nëntorit shumë reparte të ushtrisë serbe, iu

drejtuan

bregdetit të Adriatikut duke okupuar një pjesë të madhe të trevave perëndimore shqiptare.

Dhe ndërsa Kuvendi i përfaqësuesve të të gjithë trevave shqiptare i

mbledhur në Vlorë më 28 nëntor shpallte pavarësinë e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha

113

Fritz Magnussen, Gazeta Riget, Danimarkë tetor-nëntor 1912. L. Freundich, Albanian s’Golgotha…, fq.21. 115 Demush - Metush Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje …, fq.163. 116 Egidio Ivetic, Luftërat Ballkanike, Tiranë: Dituria 2008, fq.77 114

40

kërkonin të diktonin vullnetin e tyre në tryezat e diplomacisë. Ato u imponuan palëve ndërluftuese një armëpushim që do të zgjaste nga 3 dhjetori i 1912 e deri më 13 shkurt 1913. Pikërisht disa ditë pas fillimit të tij më 17 dhjetor 1912, nisi punimet Konferenca e Ambasadorëve në Londër që do të

përcaktonte

të ardhmen

e

Shqipërisë. Shqiptarët do të kishin shtetin e tyre, por brenda tij do të përfshihej vetëm gjysma e trevave dhe e popullsisë shqiptare. Lugina e Preshevës sipas vendimit arbitrar të Fuqive të Mëdha do të mbetej nën sundimin e Mbretërisë Serbe.

41

KREU I I

2.0 RAJONI I PRESHEVËS GJATË VITEVE 1913-1941 2.1 Politika represive e regjimit serb 1913-1915

Viti 1913 e gjeti Preshevën nën sundimin e Mbretërisë Serbe. Kishte marrë fund periudha e gjatë e sundimit osman, por pushtuesi i ri po shfaqej edhe më i dhunshëm.

Depërtimi i forcave serbe në trevat shqiptare, në rrjedhat e Luftës

Ballkanike ishte shoqëruar me një terror të pashembullt. Reporterët e gazetave të huaja cilësonin si makabre sjelljet e ushtrisë serbe ndaj popullsisë civile. Leon Davidoviç Trocki, personaliteti i njohur në Rusinë e dekadave të para të shek.XX, i cili ishte korrespondent i gazetës ruse “Kievskaja Misl” në Shkup, raportonte gjatë vitit 1913, për situatën që ekzistonte në këtë trevë. “Kam pasur rastin, shkruante ai, për fat apo fatkeqësi, ta vizitoj Shkupin, disa ditë pas Betejës së Kumanovës. Qysh në fillim u irritova nga autoritetet e Beogradit lidhur me lejen për qarkullim, për shkak të pengesave që mi bëri Ministria e Luftës. Megjithatë trishtimi filloi me të kaluar kufirin. Në orën 5 pasdite iu afruam Kumanovës. Dielli po perëndonte dhe errësira tash më kishte fituar terren. Sa më shumë errësohej, aq më tepër shiheshin flakët e zjarrit që shkonin përpjetë. Po digjej gjithçka për rreth nesh. Të gjitha fshatrat shqiptare , të afërta dhe të largëta, ishin kthyer në shtëllunga zjarri deri te hekurudha. Ishte ky shembulli i veçantë i një lufte të tmerrshme shkatërruese që pashë në zonat e luftimeve. Kjo situatë të përcillte deri në Shkup”117. Depërtimin e përgjakshëm të forcave serbe e paraqet në shënimet e tij edhe një oficer i ushtrisë osmane “Forcat serbe, raportonte oficeri, ia kishin vënë zjarrin Gjilanit e Preshevës dhe fshatrave për qark. Flaka e këtyre fshatrave mund të dallohej nga Kumanova”118. Rreth mizorive të forcave serbe na jep të dhëna edhe kryepeshkopi katolik i Shkupit, Lazër Mjeda i cili, në një raport që i dërgonte Romës

117 118

Ramiz Kelmendi, Nga Ditari Im, Prishtinë: Buzuku, 2011, fq.196. S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës…, fq.36.

42

më 24 janar 1913, tregonte për situatën e krijuar dhe njoftonte se krimet kryheshin kudo, në Preshevë, Kumanovë, Shkup, Prishtinë, Prizren, Kukës, etj.119 Sipas ndonjë të dhëne të shtypit të kohës lufta dhe terrori në rrjedhat e Luftës Ballkanike, u kushtoi shqiptarëve rreth 250 mijë jetë njerëzish120. Por gjithçka ndodhte autoritetet më të larta të Serbisë ishin në dijeni por ato vetë ishin arkitektët e politikës së spastrimit etnik. Në këtë linjë vepronin edhe organet ushtarakopolicore, të dala nga strukturat e armatës së tretë, që u dislokua në vilajetin e Kosovës, të cilat kryenin detyrat e institucioneve civile. Nga sa vërehet qysh në fillim del se pushteti i Mbretërisë Serbe në trevat shqiptare të pushtuara ishte edhe më i ashpër se sa kish qenë ai i Perandorisë Osmane edhe pse popullsisë shqiptare i ishin premtuar kushte dhe jetesë më e mirë se sa e kishin patur në periudhën e sundimit osman. Megjithatë shqiptarët nuk fituan asgjë, as të drejtat politike, kulturore, ekonomike e juridike. Atyre iu mohuan e drejta të thirreshin në bazë të identitetit kombëtar, ishin të privuar në përdorimin nëpër institucione të gjuhës shqipe, ndjekjen e mësimit në gjuhën shqipe. Madje në këtë periudhë edhe qasja e shqiptarëve nëpër shkolla në gjuhën serbe, ishte e pa mundur. Gjatë vitit 1913, Mbretëria Serbe zbatoi ligjin mbi organizimin

e njësive

administrative për zonat e çliruara të jugut, të 24 gushtit 1913. Në bazë të këtij ligji Kosova dhe Maqedonia ndaheshin në 11 qarqe e në 46 rrethe121. Në këtë periudhë ishin krijuar qarqet e Manastirit, Kavadarit, Kumanovës, Novi Pazarit (Jeni Pazari), Plevlës, Prizrenit, Prishtinës, Shkupit, Tetovës, Shtipit122. Në bazë të këtij organizimi administrativ Presheva ishte rreth dhe i takonte qarkut të Kumanovës. Kjo formë e rregullimit administrativ ishte një iniciativë politike për copëzimin tendencioz të trevave shqiptare. Vetë shpërndarja e ish-Vilajetit të Kosovës në shumë qarqe nënkuptonte shpërndarjen e elementit shqiptar në administrata të ndryshme për të mos lejuar unifikimin e tyre në një qendër. Shpërndarja në qendra të tjera nënkuptonte edhe përqendrimin e elementit ushtarak serb e malazez dhe penguan për riorganizimin e shqiptarëve. Në këtë mënyrë territoret dhe popullsia shqiptare do të kontrolloheshin

119

L. Freundich, Golgota e Shqipnisë…, fq.2. R. Kelmendi, Nga Ditari Im…, fq.195. 121 Byичиђ, Mилиђ Aнтиђ, Peчник мecтa y cлобођeноj oблacти Cтape Cpбиje по cлyжбeним подaцимa, Дpжaвнa Штaмпapиja Kpaлeвине, Београд 1914.cтр.20 122 Po aty. 120

43

më lehtë nga strukturat e Mbretërisë Serbe dhe politikë

genocidale që synonte

shpërnguljen e shqiptarëve nga trevat e tyre mund të aplikohej më lehtë. Pikërisht në këtë kohë ndodh një numër të madh shpërnguljesh nga popullsia shqiptare. Gjatë periudhës 1912-1913, shumë familje shqiptare u shpërngulën edhe nga rrethi i Preshevës. Destinacioni kryesor i tyre ishte Turqia. Nga disa të dhëna burimore jo të plota, bëhet fjalë për rreth 13 (trembëdhjetë) familje të shpërngulura nga qyteti i Preshevës dhe dy fshatra në afërsi të qytetit, por besohet se ka pasur edhe të shpërngulur të tjerë123. Ndërsa nga viti 1913 deri në vitin 1915, nga Presheva me rrethinën u shpërngulën edhe 16 (gjashtëmbëdhjetë) familje të tjera me rreth 110 anëtarë. Natyrisht kjo shifër nuk e përfshin në tërësi trevën e Preshevës, por vetëm një pjesë të saj124. Në kuadër të politikës represive që nxiste shpërnguljen është për t’u theksuar fushata për çarmatimin e popullsisë shqiptare, si edhe për regjistrimin e saj nga ana e organeve ushtarake125. Dihet se çarmatimi në masë, që ishte ndërmarrë në trevat shqiptare, në një farë mënyre ishte pjesë e terrorit të organizuar shtetëror ndaj popullsisë shqiptare ku në kërkim të armëve njerëzit torturoheshin e dhunoheshin. Po ashtu edhe urdhri për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë ishte i të njëjtit skenar me atë të çarmatimit. Regjistrimi bëhej nga ana e organeve ushtarake dhe veprimi kishte më shumë karakter ushtarak se sa civil, sepse, krijonte rastin që shqiptarët fshehur apo ata të ikur nga forcat serbe, të shpalleshin armiq. Po ashtu armiq shpalleshin gjithë ata që nuk gjendeshin në kohën e regjistrimit, ndërsa nga ana tjetër ndalohej kthimi i tyre në vendbanimet e veta. Gjithë këtë veprimtari të forcave serbe mbi bazën e praktikës së sipërpërmendur e favorizonte edhe ligji mbi ‘hajdutët”, sipas të cilit shpalleshin të tillë të gjithë ata që nuk ishin në momente të caktuara nëpër shtëpi, si dhe gjithë ata që në mbrëmje tuboheshin më shumë se pesë personash në një vend. Ky ligj po ashtu

123

Rexhep Selimi-Ilinca-të dhëna të marrura nga terreni në baza vullnetare. Materialet janë grumbulluar që të kemi të qartë numrin e përafërt të të shpërngulurve nga treva e Preshevës nëpër vendet e ndryshme në periudha të ndryshme kohore. 124 Po aty. 125 Limon Rushiti, Lëvizja Kaçake në Kosovë 1918-1928, Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë 1981, fq.13.

44

organeve ushtarake dhe atyre të rendit u jepte të drejtë të ndërhynin në banesat e shqiptarëve kur t’u tekej126 . Në mbështetje të këtij ligji organet ushtarake po ashtu kishin të drejtë edhe të vritnin pa vendim të organeve gjyqësore mjaftonte që të thuhej se fjala ishte për “hajdutë”, apo “armiq”, dhe çështja mbyllej127. Lufta ballkanike dhe veprimet e regjimit të ri, përveç dëmeve njerëzore e të tjera, patën pasoja të rënda në ekonomi. Shkatërrimi që kaploi trevën e Preshevës, nxiti një kaos dhe krijoi edhe pasiguri te popullsia autoktone shqiptare. E gjithë kjo solli një keqësim të situatës ekonomike e varfërinë e popullsisë së Preshevës. Nxitja e shpërnguljeve të mëdha të popullsisë shqiptare e rëndoi më tej gjendjen e krijuar. Çrregullimi i disponimit të pronës ishte gjithashtu në këtë linjë. Mbretëria Serbe me urdhëresën e vendimin e 17 shkurtit 1914, ua ndaloi gjyqeve që të regjistronin tokëndhe pasuritë e tjera të patundshme derisa të shqyrtoheshin çështjet e patundshmërisë dhe të sqarohej e analizohej çështja e tapive128. Nëpërmes këtij vendimi nga pushteti kërkohej një matje e re e tokës në zonat shqiptare të pushtuara. Por pa u bërë kjo matje e re e tokës menjëherë u vu nën

masat goditëse të reformës agrare. E

ashtuquajtura reformë agrare u ligjërua nga Mbretëria Serbe më 20 shkurt 1914, me Dekretligjin mbi kolonizimin e “viseve të posa çliruara dhe të bashkuara me Mbretërinë e Serbisë”129. Përmes këtij legjislacioni Mbretëria Serbe përveç favorizimit që bënte popullata serbe e malazeze në territorin e tyre, u kishte hapur rrugën apo u kishte ofruar mundësinë për të përfituar edhe mërgatës serbe, që të ftohej të kolonizonte “viset e çliruara”. Lidhur me këtë gazeta “Ballkan” e Beogradit, nr.6, shkurt 1914, informonte lidhur me urdhëresën për kolonizimin e viseve të reja, se në procesin në fjalë do të merreshin parasysh të gjithë serbët që banonin në Amerikë, si dhe ata me origjinë nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Hungaria Jugore130. Kolonizimi i trevave shqiptare nga elementi serb u programua si mjet për asimilimin apo tentimin e zbrazjes së trevave shqiptare nga popullsia shqiptare,

126

Jusuf Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar, Prishtinë: Faik Konica, 2012, fq.122. 127 Po aty. 128 Jusuf Osmani, Kolonizimi Serb i Kosovës, Prishtinë: Karmine Stamboll, 2010, fq.92. 129 J. Osmani, Kolonizimi Serb …, fq.93. 130 Po aty.

45

kurse kolonët e vendosur në këto treva llogariteshin në shërbim të pushtetit. Ata do të përdoreshin si shtytës të grindjeve dhe nxitjes së konflikteve ndërnacionale. Kolonët shpesh ishin të inkuadruar si pjesë ndihmëse e xhandarmërisë, për ushtrimin e dhunës ndaj popullatës shqiptare. Presheva ishte ndër ato treva që u kaplua nga vlugu i kolonizimeve me kolonë serbë. Ato nisën që nga fundi i vitit 1912 dhe vijuan gjatë gjithë vitit 1913, ende pa dalë dispozitat ligjore të sipërpërmendura. E gjithë kjo veprimtari synonte ndryshimin e strukturës etnike në dëm të popullsisë shqiptare. Është për t’u theksuar se në këtë periudhë, sidomos gjatë vitit 1914, Presheva përfshinte 9 komuna dhe 91 fshatra. Komuna e Bilaçit kishte 4.301 banorë dhe këto vendbanime: Bilaç (1.271 banorë), Bërçec (136 banorë), Bratosellcë (157 banorë), Bushtran (510 banorë), Gramadë (71 banorë), Lotovicë (408 banorë), Negovc (122 banorë), Novosellë (290 banorë), Raincë (652 banorë), Somolicë (482 banorë). Komuna e Zhunicës kishte 3.241 banorë dhe këto vendbanime, Bukoc (80 banorë), Bugarinë (195 banorë), Gerajtë (235 banorë), Golemidoll (178 banorë), Zhunicë (483 banorë), Miratoc (1.144 banorë), Leran (339 banorë), Strezoc (287 banorë), Çukarkë (129 banorë) dhe Shoshajë (171 banorë). Komuna e Preshevës kishte 5.868 banorë dhe këto vendbanime, Preshevë (2.991 banorë), Bukoc (38 banorë), Garjë (178 banorë), Gosponicë (79 banorë), Kurbali (183 banorë), Norçë (377 banorë), Rahovicë (1.259 banorë) dhe Tërrnavë (576 banorë)131. Nga gjysma e vitit 1913 kolonët e parë serbë u vendosën në fshatrat Raincë, Nasalcë, Somolicë, Leran, Strezoc, Cakanoc, e në vende të tjera. Hovi i kolonizimeve vijoi gjatë vitit 1914 por, si rezultat i tensionimit të politikës evropiane si dhe për shkak të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore në vitin 1915 nisi të binte. Lufta përfundimisht i shtyu planet për shkombëtarizimin e trevave shqiptare nga pushteti serb.

131

Byичиђ, Mилиђ Aнтиђ, Peчник мecтa…,ctp. 49.

46

Pas fillimit të Luftës Botëror Serbia jo vetëm e zbuti trysninë ndaj shqiptarëve por

nga vjeshta e vitit 1915 ishte edhe në kërkim të aleatëve mes

shqiptarëve. Megjithatë në prag të shpartallimit përballë

ofensivës

së ushtrisë

austro-hungareze e bullgare më 21-22 tetor të vitit 1915 Shkupi u pushtua nga ushtria bullgare132. Forcat serbe në tërheqje e sipër kishin shkretuar sërish trevat shqiptare, duke djegur e duke marrë pengje me vete. paralizoheshin

sulmet e shqiptarëve pasi tërheqja shkonte nëpërmes trevave

shqiptare. Por ky do të ishte shqiptare për

Gjithë kjo bëhej me qëllim që të

momenti i fundit i trysnisë serbe mbi popullatën

vitet 1912-1915. Gjithsesi prapë për shqiptarët përsëri vetëm sa

ndërroheshin pushtuesit.

2.2 Tre vitet e Luftës së Parë Botërore 1916-1918 Ultimatumi i Austro-Hungarisë i 2 korrikut 1914, drejtuar Mbretërisë Serbe dhe ofensiva e ushtrisë austro-hungareze e 12 gushtit, shënuan fillimin e konfliktit që do të agravonte në një luftë botërore. Situata e re tërhoqi vëmendjen e pushtetit serb në viset shqiptare dhe të gjitha strukturave politike dhe jo politike. Rreziku që i kanosej Mbretërisë Serbe në një farë mënyre nxiti anashkalimin e vëmendjes dhe presionit serb mbi shqiptarët. Menjëherë pas shpalljes së luftës edhe nga Bullgaria më 28 shtator 1915, Armata e Parë Bullgare, kaloi në ofensivë në territorin e Serbisë. Sulmi i saj ndërmori në drejtim të Nishit ndërsa Armata e dytë Bullgare iu drejtua përmes Surdulicës, Luginës së Moravës e të Vardarit133. Armatat Bullgare depërtonin paralelisht në territorin e kontrolluar nga serbët, të cilin e kishin pushtuar pas Luftërave Ballkanike. Më 19 tetor forcat bullgare kishin dalë në Vardar. Më 18-19 tetor ato kontrollonin edhe gjithë Luginën e Moravës. Qytetet e Vranjës, Bujanovcit e Preshevës, ranë nën kontrollin e trupave bullgare134. Gjatë 22 tetorit edhe Kumanova, Velsi, Shtipi e Shkupi u pushtuan nga forcat bullgare, ndërsa më 26 tetor një pjesë e armatës së parë bullgare depërtoi në grykën e Kaçanikut135. Deri në 27 tetor 1915 trevat shqiptare që

132

Bладимир Ћоровиђ, Иcторија Cрба…, cтр.623. Aлeкcандар Tрајковиђ, Дyбока Долина-докyменти o Бyлгарским злочина 1915-1918, Бeоград 1983, cтр.10 134 Po aty. 135 Историја Cрба XVII-Први Cветски Рат, Београд 1993, cтр.421. 133

47

nga Vranja, Bujanoci, Presheva, Gjilani, Llapi e deri në Pogradec ishin futur nën kontrollin bullgar. Vlen të theksohet se në krahasim me depërtime të tjera të forcave pushtuese në këto treva depërtimi bullgar u krye më lehtësisht. E terrorizuar gjatë pushtimit të mëhershëm serb, popullsia ishte tepër e lidhur për rezistencë të organizuar. Megjithatë ushtria bullgare u prit me pushkë në Karadak, në Malësinë e Gjilanit e të Preshevës. Por kundërshtimi u shua shumë shpejt nga forcat e shumta dhe të mirarmatosura bullgare136. Ushtria dhe autoritetet bullgare në fillimet e para të vendosjes në viset shqiptare ndërmorën disa masa që të fitonin besimin e popullsisë. Në këto trevat u emëruan shqiptarët si udhëheqës të komunave. Natyrisht këtyre autoriteteve vendore u kërkohej të zbatonin legjislacionin apo sistemin qeverisës bullgar137. Por edhe pse në fillimet e para të pushtimit Bullgaria synoi që në trevat shqiptare ta kontrollonte më lehtë situatën, përmes vendosjes së shqiptarëve në qeverisjen lokale. Kjo nuk ishte fytyra e vërtetë e pushtetit. Pas një periudhe kohore, e sidomos në gjysmën e vitit 1916, u vu re një qëndrim tjetër. Pushteti bullgar, e sidomos forcat bullgare ndërmorën një varg masash të ashpra për rekrutimin e shqiptarëve në njësitë ushtarake, të cilat u kundërshtuan nga popullsia shqiptare në përgjithësi. Në këtë kuadër në zonën bullgare të pushtimit filloi procesi i çarmatimit të shqiptarëve. Kjo veprimtari shfrytëzohej në të njëjtën kohë edhe për rekrutimin e shqiptarëve në radhët e ushtrisë bullgare, si edhe për eliminimin e kundërshtarëve të pushtetit

përmes arrestimeve e internimeve të figurave me ndikim për të cilat

mendohej se sillnin probleme. Gjatë vitit 1916 u arrestuan e burgosën shumë pjesëtarë të komunitetit shqiptar duke përfshirë edhe udhëheqës politikë, si kryetarë të komunave që ishin caktuar nga pushteti bullgar etj. E njëjta gjë, si në gjitha trevat shqiptare që ishin nën pushtimin bullgar kishte ndodhur edhe në Preshevë. Këto arrestime pushteti bullgar i kishte ndërmarrë sidomos nga kundërshtimi i parisë shqiptare që të inkuadrohej bashkë me forcat bullgare në veprimtaritë për grumbullimin e armëve dhe për rekrutimin

e civilëve shqiptarë në ushtrinë

bullgare138.

136

S. Brestovci, “Idriz Seferi-Kreshniku i Karadakut…”, fq.13. Po aty, fq.13. 138 S. Brestovci, “Idriz Seferi-Kreshniku i Karadakut…”, fq.13 137

48

Aksioni ndëshkimor bullgar kundër popullsisë shqiptare në trevat shqiptare të përfshira në zonën bullgare

të pushtimit

ishte më intensiv në

malësinë e

Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, Gjilanit etj. Masat e ndërmarra nga pushteti në popullsinë e këtyre trevave njihen si “Yrfija e Bullgarit”139. Këto masa ndëshkimore rezultonin me shumë rrahje, dhunime, arrestime e burgosje. Të burgosurit ekstradoheshin Vranjë

dhe shpesh vriteshin pa ndonjë vendim gjyqësor. Gjatë

aksioneve ushtarake bullgare ndodhën shumë shkretime e shkatërrime materiale. Kishte raste kur u dogjën edhe fshatra të tërë. Vlen të theksojmë se, që nga gjysma e dytë e vitit 1916, në Preshevë dhe në qytetet për rreth, kryetarët e komunave që ishin fillimisht shqiptarë, pas masave të ndërmarra nga forcat bullgare, të gjithë u zëvendësuan nga elementi sllav-serbëbullgarë dhe e gjithë administrata u bë kryesisht bullgare. Por në të u punësuan edhe shumë serbë lokalë-kolonë,

që ishin vendosur në trevat shqiptare gjatë masave

kolonizuese serbe të viteve 1913-1915, të cilët përdoreshin edhe për nxitjen e konflikteve ndëretnike140. Me këtë rast atyre u duhej të deklaronin se i përkisnin komunitetit bullgar dhe fëmijët t’i çonin në shkollat bullare. Situata në Preshevë nuk bënte përjashtim nga ajo në viset e tjera nën sundimin bullgar141. Qëndrimi i tillë i pushtetit bullgar dhe masat represive të zbatuara në terren nga forcat bullgare, siç ishin plaçkitjet, rrahjet, burgosjet, si dhe detyrimi dhe përdorimi i popullatës civile për punë të rënda, nxiti pakënaqësi tek popullsia shqiptare. Këto veprime ishin indikatori që nxiti rezistencën për organizimin dhe krijimin e çetave kaçake, të cilat vepruan kundër pushtetit dhe mbronin popullsinë nga dhuna. Është për t’u theksuar se grupet kaçake në trevën e Luginës, si në Bujanovc dhe në Preshevë, veprimtarinë e tyre e zhvillonin kryesisht në malësinë e këtyre vendeve, por edhe në atë të Gjilanit. Për një riorganizim më të mirë të kaçakëve pati rol Idriz Seferi, i cili nxiti rezistencën në komunat e Gjilanit, Bujanovcit, Preshevës, e Kumanovës, për të kundërshtuar urdhrin e forcave bullgare, të dorëzonte armët dhe të jepte rekrutë. Kundërshtimi i Idriz Seferit, për të bashkëpunuar shkaktoi pakënaqësi te bullgarët, të cilët menjëherë tentuan ta arrestojnë. Kjo iniciativë e forcave bullgare u

139

Po aty. Ismail Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj-Rrënjët e Lëkundura, Libri 1, Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor, 2010, fq.106, 107. 141 Po aty, fq.108. 140

49

kthye në një konflikt të armatosur: veprimet të forcave bullgare për grumbullimin e armëve dhe për kapjen e elementeve kundërshtues, të cilët vepronin në malësi, u shoqëruan me mizori të ndryshme, siç ishte ngjarja e Depcës ku trupat bullgare dogjën të mbyllur një familje të tërë142. Në Peçenë në vitin 1917 në shenjë hakmarrjeje ndaj grupeve kaçake e sidomos ndaj Islam Zubës u vra gruaja dhe tre fëmijët e tij143. Nga fundi të vitit 1916 forcat bullgare ia dolën të kapnin në Zhegër Idriz Seferin144. E gjithë kjo ishte një humbje për grupet kaçake që mbetën pa prijësin e tyre. Në trevat shqiptare të përfshira në zonën bullgare të pushtimit autoritetet bullgare, krahas përpjekjeve për të siguruar stabilitetin e vendit dhe për të instaluar pushtetin e tyre ushtarak e civil u kujdesën edhe për shfrytëzimin e burimeve natyrore ekonomike, veçanërisht atyre që ndikonin në mbarëvajtjen e luftës. Tatimet gjatë sundimit bullgar kategorizoheshin sipas tokës, pastaj ishte vendosur tatimi nga të ardhurat dhe tatimi nga prodhimi – rendimenti. Për veç këtyre tatimeve nxorën edhe tatime të reja, si tatimi për kafshët, që njihet si [beglulk]. Ekzistonte edhe tatimi personal të cilin duhej ta paguante çdo person i moshës mbi 20 vjeç, madje pa marrë parasysh se ku jetonte, apo

nëse ishte i dënuar, ose i

internuar145. Përveç këtyre tatimeve pushteti bullgar kishte caktuar edhe tatime të tjera të reja, si dhe kishte nxjerrë shtesa tatimore të cilat i grumbullonte në mënyrë të lirë administratori i Komunës. Në këtë kuadër paguhej tatim për argëtim, ku hynin muzikantët, këngëtarët, tatim-taksë për udhëtim, e cila shpesh mblidhej edhe brenda qytetit, pra në udhëtimin brenda për brenda, po edhe për lëvizje brenda qytetit. Për udhëtimin prej një fshati në tjetrin paguhej taksa prej një 1 leve146. Politika e tatim-taksave e ndërmarrë nga pushteti bullgar ndikoi dukshëm në varfërimin e popullsisë çka evidentohet edhe në rajonin e Preshevës. Ajo pasohej nga vjedhjet apo grabitjet e kryera hapur nga pushteti, si nga organet

142

Demush - Metush Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje …, fq.220 Po aty. 144 S. Brestovci, “Idriz Seferi-Kreshniku …”, fq.13. 145 A. Tрајковиђ, Дyбока Долина-докyменти o Бyлгарским злочина ..., cтр.38. 146 A. Tрајковиђ, Дyбока Долина…, cтр.38. 143

50

ushtarako-policore,

ashtu edhe nga ato civile, të cilat zakonisht shfrytëzonin

ekspeditat në kërkim të armëve. Në këto raste u kthye në rutinë grabitja e sendeve të ndryshme me vlerë në familjet shqiptare. Është për t’u theksuar se në këtë kohë pushteti bullgar futi edhe institucionin e “kulukut”, i cili njëheri ishte formë tatimi. Popullsia civile në këtë rast detyrohej të shërbente për bartjen e municionit në front për hapjen e hendeqeve apo ngritjen e mburojave në zonat e luftimit, ishte e obliguar të jepte ndihmë në punë publike, përkatësisht në ndërtimin e rrugëve etj. Gjithë personat që e kishin për obligim ta kryenin këtë detyrë njiheshin si “kuluk”147. “Kuluku” ishte një barrë e rëndë, në masë të pakufizueshme. Njerëzit mbesnin në punën e detyrueshme me javë e me muaj duhej të tërhiqeshin

nga shpenzimet

personale si dhe çoheshin në vende të largëta. Përveç kësaj për kryerjen e “kulukut” shpesh merreshin edhe kafshët që të thirrurit për punë i kishin në shtëpitë e tyre. Nga sa shihet “kuluku” rëndonte

mbi të gjithë

edhe mbi

të moshuarit, gratë dhe

fëmijët148. Karakteristikë tjetër e politikës

së pushtetit bullgar ishin edhe

përpjekjet për asimilimin e popullsisë, duke synuar bullgarizimin e trevave të okupuara. Përmes dhunës së ushtruar ndaj popullsisë civile ose mjeteve stimuluese siç ishte kushti i përcaktuar për t’u punësuar në administratë, autoritetet tentonin t’ua ndërronin përkatësinë nacionale vendasve. Po kështu të njëjtin objektiv kishin edhe masat për ndalimin e përdorimit të gjuhës së popullsisë autoktone, futja e gjuhës bullgare si gjuhë zyrtare në administratë, por edhe në raporte private etj. Qysh nga fundi i vitit 1916, kryeshefi bullgar në Shkup shpalli vendimin, sipas të cilit të gjithë qytetarëve që ishin

nën sundimin bullgar u ndalohej përdorimi

komunikimit në gjuhët e tjera, përveç gjuhës dhe shkrimit bullgar të sipërpërmendura pushteti bullgar, ndërhyri

149

i shkrimit dhe . Përveç masave

deri në bullgarizimin e emrave të

njerëzve, rrugëve etj.150. Presheva e përjetoi politikën e mësipërme të tillë gjatë gjithë periudhës 1916-1918151. Gjithë këto veprime të ndërmarra nga pushteti bullgar nëpërmjet

147

A. Tрајковиђ, Дyбока Долина…, cтр.38. Po aty. 149 Po aty. 150 A.Tрајковиђ, Дyбока Долина…, cтр.38. 151 Po aty. 148

51

strukturave ushtarako-policore mbollën frikë dhe nxitën ndjenjën e pasigurisë në masën e gjerë të popullsisë. Por kjo politikë nuk qe në gjendje të shuante rezistencën e shqiptarëve të kësaj ane. Çetat kaçake që vepronin në këto treva, u shtuan dhe gjatë vitit 1918 ishin më të organizuara e më aktive. Po ashtu edhe aksionet e ndërmarra ndaj pushtuesve ishin më të koordinuara me ato të trevave të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë. Veçanërisht hovi i lëvizjeve të armatosura të shqiptarëve arriti pas muajit shtator 1918, kohë kur forcat e Antantës të Frontit të Selanikut shpërthyen frontin dhe filluan depërtimin drejt veriut. Me këtë rast grupet shqiptare të rezistencës i intensifikuan sulmet ndaj forcave pushtuese bullgare152. Në fund të muajit shtator forcat bullgare nënshkruan armëpushimin me fuqitë aleate. Kjo bëri që në ditët e para të muajit tetor të vitit 1918, të realizohej tërheqja e ushtrisë dhe administratës bullgare nga zonat të cilat i mbajti nën kontroll nga viti 1915 e deri në 1918. Në këtë sferë të kontrollit bullgar shtrihej edhe treva e Preshevës. Më 1 tetor të vitit 1918 edhe forcat gjermano austriake u tërhoqën nga Maqedonia Veriore dhe nga Kosova153. Kështu pas depërtimit të trupave franceze me një pjesë të trupave serbe në Shkup më 1-2 tetor 1918, më 3-4 tetor ndodhi depërtimi i forcave serbe edhe në Preshevë. Siç shihet për herën e dytë Presheva ra nën kontrollin e forcave dhe pushtetit serb. Fitorja e forcave serbe ishte siguruar nga fuqitë aleate, depërtimi i tyre shkonte shumë qetë e lehtë. Lugina e Preshevës si dhe trevat e tjera shqiptare të Maqedonisë e të Kosovës ranë përsëri nën sundimin serb. Bashkimi me shtetin amë, Shqipërinë, qëllimi i kahershëm, mbetet përsëri një ëndërr. Ajo çka mbeti ishin dëmet e shumta njerëzore dhe ekonomike dhe riokupimi serb që s’premtonte asgjë të mirë.

2.3 Në sundimin e Mbretërisë Jugosllave 1918-1941 Tërheqja e trupave të Bllokut nga trevat shqiptare të pushtuara prej tyre me rastin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, u pasua me depërtimin e trupave franceze në Kosovë, hynë edhe trupat serbe që kishin luftuar krahas në Frontin e Selanikut. Në kuadër të këtij depërtimi, serbët u shtinë edhe në Luginën e Preshevës dhe në gjithë Maqedoninë. Vlen të theksojmë se serbët, nëpërmes strukturave

152 153

Marenglen Verli, Kosova sfida shqiptare në historinë e një shekulli, Tiranë: Botimpex, 2007, fq.67. N. Malcolm, Kosova-Një histori e shkurtër…, fq.274.

52

franceze, vendosën administratën e tyre në qendrat kryesore, ku menjëherë pas futjes së njësive të ushtrisë serbe qeveria serbe kishte bërë të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e pushtetit serb. Në këtë rast qysh nga gjysma e tetorit të vitit 1918 Ministria e Punëve të Brendshme të Mbretërisë së Serbisë kishte nisur emërimin e naçallnikëve (kryeshefët) të qyteteve dhe qendrave administrative, po ashtu në këtë muaj kishte ndërmarrë masa për organizimin policor nëpër qendra, komuna-qytete. Me këto veprime të ndërmarra Mbretëria Serbe kishte bërë riorganizimin e komunave të vogla në qarqe154. Veprimet që ndërmori Mbretëria e Serbisë në trevat shqiptare të ripushtuara nxitën patriotët e intelektualët shqiptarë që të organizoheshin për mbrojtjen e trevave shqiptare që ishin lënë nga Konferenca e Londrës më 1913, jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në këtë vazhdë të ngjarjeve në Shkodër u legalizua dhe intensifikoi veprimtarinë Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” synimi kryesor i të cilit ishte bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet të vetëm shqiptar155. Në vazhdën e këtyre ngjarjeve që kishin kapluar trevat shqiptare nga 16 tetori divizioni serb i Timokut nisi të shtrihej në gjithë territorin e Kosovës. Në mes të 20-21 tetorit të vitit 1918 trupat ushtarake serbe u futën edhe në Preshevë156. Deri në fund të muajit tetor të vitit 1918 ushtria serbe arriti t’i fusë nën kontroll të gjitha trevat shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë. Krahas vendosjes së njësive ushtarake u kryen

edhe

ngritja

e administratës së re

dhe u emëruan

funksionarët e

institucioneve të ndryshme. Këta vinin në këto pozicione nga linja ushtarake, njësoj si në sistemin e vitit 1913. Qeveria serbe e Beogradit do t’i mbetej besnik edhe ndarjes territoriale në qarqe-ndarje administrative, rrethe dhe njësi tjera më të vogla sipas ndarjes administrative territoriale të vitit 1913. Kështu Presheva edhe një herë u fut në kuadër të Shkupit. Më 1 dhjetor të vitit 1918, nën drejtimin e Serbisë dhe me në krye dinastinë serbe të Karagjeorgjeviçëve, u shpall krijimi i shtetit të ri, i cili u quajt “Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve”157.

154

Богyмил Xрабак / Драгоcлав Jанковић, Cpбиjа 1918 ,Ceдма cила Бeоград 1968,cтр.180-181. J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar…, fq. 44. 156 Aндрej Mитровић, Cрбиja y Пeрвом cветcком рату, Cтубови Kултуре Бeoград, 1984, fq.432. 157 Bogdan Krizman, Vanjska Politika Jugoslavenske Države 1918-1941, Školska Knjiga Zagreb, 1975, fq.31. 155

53

Është për t’u theksuar se pas krijimit të Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, qysh në vitin 1918 në trevën e Preshevës, krahas ringritjes së gjithë strukturave administrativo-qeverisëse u zhvillua shpejt edhe rrjeti i shkollave serbe. Në Preshevë u rihap këtë vit shkolla serbe, kurse në fshatin Miratoc, pjesë e Preshevës u hap për herë të parë një shkollë serbe. Kështu vazhdoi edhe në vitet e tjera në fshatrat e Preshevës. Vlen të theksohet se në këto shkolla ishin të angazhuar 7 mësimdhënës të përkatësisë serbe, ndërsa mësimet i ndiqnin 150 nxënës. Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe me shkrim cirilik158. Krijimi i Mbretërisë

Serbo-Kroate-Sllovene nxiti edhe ndryshime në

ndarjen territoriale administrative. Qysh më 1 nëntor 1918 me propozimin e Komandës së Armatës së Tretë(III) në Shkup, që kishte për qëllim komunikimin sa më të lehtë të njësive të saj në terren, në “viset e jugut” përkatësisht në viset e Kosovës dhe Maqedonisë ishte

improvizuar ndarja ushtarake

në tri krahina e

divizione: e Manastirit, e Vardarit, dhe e Kosovës159. Gjysëm viti më vonë, më 19 gusht të vitit 1919, me propozimin e Ministrisë së Ushtrisë (luftës) me dekretin e regjimentit Aleksandër Karagjorgjeviq në emër të mbretit Petrit të I, doli dekretligji mbi ndarjen territoriale ushtarake sipas së cilës Mbretëria SKS ndahej në 4 zona ushtarake. E gjithë kjo mbështetej në nenin 6 të këtij dekretligji160. Ndarja ushtarako-territoriale e vendosur më 19 gusht 1919, me pak ndryshime ekzistoi për disa vjet. Sipas kësaj ndarjeje Kosova dhe trevat e tjera shqiptare i takonin Zonës së tretë ushtarake të shtetit SKJ me qendër në Shkup, përkatësisht krahinës ushtarake të divizionit të Kosovës, me qendër në Prishtinë dhe atyre të Manastirit dhe të Vardarit, të cilat ishin të ndara në qarqe të regjimeve ushtarake. Nënndarjet

më të vogla

kishin

të bënin me rrethet, komunat dhe

vendbanimet161. Rregullimi administrativo-civil pas Luftës së Parë Botërore u bazua në ndarjen e pasluftës ballkanike dhe përkonte mjaft me ndarjen territoriale ushtarako158

Xhemaledin Salihu, Kultura Shqipëtare në Preshevë 1945-1995, Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica”, Preshevë, 1999, fq.332. 159 L. Rushiti, Lëvizja Kaçake…, fq.30. 160 Liman Rushiti, Rregullimi administrativo-territorial I Kosovës gjatë viteve 1919-1920, “Kosova”, nr.1, Prishtinë, 1972, f. 244-249. 161

Po aty.

54

policore. Sipas ndarjes së vitit 1913 u organizuan qarqet dhe rrethet kurse komunat morën formë me Ligjin e vitit 1920 për rregullimin e komunave. Në këtë kohë Kosova ishte ndarë në tri qarqe, në qarkun e Kosovës, të Zveçanit dhe të Prizrenit. Pas ndryshimeve të disahershme ndarja administrative u stabilizua me Dekretligjin e 22 prillit 1922 që e ndante shtetin në 33 krahina. Presheva bënte pjesë si rreth në krahinën e Vranjës, krahas Gjilanit, Bosilgradit, Kriva-Pallankës, Surduhicës, Vlladiçkihanit dhe vetë Vranjës162. Kurse që nga viti 1929 deri në shpërbërjen e Jugoslavisë, Presheva ishte në nivel rrethi në kuadër të Banovinës së Vardarit, njerës nga 9 banovinat në të cilat u organizua shteti163. Është për t’u theksuar se organizimi politik, territorial-administrativ, në të gjitha rastet synoi një shpërndarje të tillë të territoreve e të popullsisë që t’i shërbente politikës së ndryshimit të raporteve etnike e sociale në trevat me popullsi jo sllave. Një lëvizje tjetër e natyrës politike, pavarësisht nga fasada sociale është edhe e ashtuquajtura Reforma Agrare. Ajo me proklamatën e regjentit Aleksandër të datës 24.12.1918, se duhej të fillohej me reformën agrare për të shkëputur marrëdhëniet çifligare, ndërsa baza ligjore u gjet fillimisht me daljen e dispozitave paraprake të 26.02.1919. Në fakt legjislacioni i dha përparësi e bazë ligjore kolonizimit të viseve shqiptare me sllavë çka ishte dhe synimi kryesor. Këtë e dëshmuan posaçërisht dekretligji mbi kolonizimin e viseve jugore i 24.10.1920, ligji i vitit 1931 etj.164 Po sipas këtyre dispozitave të legjislacionit të sipërpërmendur në dëm të pronave të popullsisë shqiptare u paisën me prona mijëra familje kolonësh sllavë, kryesisht serbë, që u instaluan në trevat shqiptare. Të gjitha veprimet e autoriteteve agrare, brenda e jashtë kritereve ligjore, nuk kishin për qëllim një reformë agrare të mirëfilltë, por synim kryesor shpronësimin dhe përvetësimin e tokave të shqiptarëve. Është për t’u theksuar se kolonistëve sllavë në Luginën e Preshevës, sikurse kudo tjetër u jepeshin livadhet, lëndinat dhe vend kullosat gjithashtu edhe tokat e tjera që u konfiskoheshin

nga pronat

private. Blegtoria

e bujqësia e popullsisë vendase

162

M.Verli, “Rivendosja e pushtetit serb dhe copëtimi administrative i viseve shqiptare të përfshira në Jugosllavi pas vitit 1918”, në rev. Studime historike, nr.3-4, Tiranë, 1998. 163 Po aty. 164 Shih më gjerësisht Marenglen Verli, Reforma Agrare kolonizuese në Kosovë, Tiranë: Iliria, 1992, f. 28-42.

55

shqiptare, ishin degë kryesore ekonomike e popullatës së trevës së Preshevës, ndaj vendosja e kolonistëve në këtë rajon ishte fatale dhe vështirë e përballueshme për popullsinë shqiptare të kësaj treve. Nën shtrëngimet administrative dhe masat ushtarako-policore, me të cilat kryhej “reforma”, gjendja ekonomike u rëndua shumë, zona ishte para një kolapsi ekonomik, banorët përballeshin me një varfëri të skajshme dhe një presion permanent. Në të gjitha trevat shqiptare që ishin nën okupimin e Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene në këtë kohë hasim edhe ndryshimet e para demografike-etnike. E njëjta gjë kishte filluar të ndodhte dhe në Preshevë ku ndodhën ndryshimet e para etnike-nacionale. Në këtë periudhë vendosja e kolonëve kishte filluar të krijojë efektin e vet. Ndjenja e frikës apo pasiguria te shqiptarët në përgjithësi nën Mbretërinë SKS u thellua edhe më shumë nga reprezaljet e vazhdueshme të motivuara ose jo. Vlen të cekim vendimin e 2 janarit të vitit 1920, kur Komandanti i Armatës së III, me pëlqimin e ministrit të ushtrisë (luftës) dhe naçallnikët e qarqeve ndërmorën aksionet për çarmatimin e popullsisë shqiptare. Në këtë aksion përveç forcave ushtarake merrnin pjesë edhe efektivët e sigurimit shtetëror165. Këto masa të fundit kishin për qëllim një shtypje totale ndaj elementit shqiptar dhe çështjes shqiptare, një shtrirje të kontrollit shtetëror në të gjitha cepet territoriale. Është për t’u theksuar se çarmatimin e zbatonin në terren Divizioni i Zonës së Kosovës dhe Divizioni i Zonës së Shkupit. Sipas planit të tyre parashiheshin këto forca ushtarake për çarmatimin e popullatës shqiptare sipas rretheve: në Qarkun e Kumanovës, rrethi i Zhegligovës për 5 komuna nevojiteshin 250 ushtarë, rrethi i Preshevës 5 komuna me 31 vendbanimefshatra, për secilin fshat 30-40 ushtarë, gjithsej 600 ushtarë e kështu me radhë u veprua në qarqet e tjera166. Gjatë aksionit të çarmatimit që zgjati deri në qershor të 1920-ës, nuk ishin të rralla edhe rastet e përdorimit të dhunës së shfrenuar ndaj popullsisë civile digjeshin shtëpi-prona, arrestoheshin e torturoheshin burra e gra etj. Për të ndodhur gjithë këto mjaftonte vetëm ndonjë kundërshtim, apo edhe ndonjë krismë pushke167.

165

Po aty, fq.107. Po aty, fq.116. 167 Po aty. 166

56

Gjendja e rëndë e shqiptarëve nuk u përmirësua as nga përfaqësimi i shqiptarëve në Skupshtinën

(parlamentin) e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene

veçanërisht përmes partisë së “Xhemijetit”. Në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1920 kjo parti mori nga 18-të 3 vende e ndara për Kosovën dhe trevën e Maqedonisë. Megjithëse edhe pse cilësia dhe angazhimi i deputetëve të “Xhemijetit” në Beograd mbetën të diskutueshme, ata e ngritën për disa vjet çështjen shqiptare, protestuan rreth kushteve të përgjithshme të jetesës të popullsisë shqiptare, kundër dhunës ushtarako policore, e sidomos kundër shpronësimeve që ndërmerrte pushteti ndaj popullsisë shqiptare dhe kolonizimit sllav të viseve shqiptare168. Këto protesta dhe kërkesa të “Xhemijetit”, në një farë mënyre keqësuan raportet mes tyre dhe Partisë Radikale me të cilën në disa raste, përfshirë edhe miratimin e Kushtetutës së Vidovdanit (28 qershor 1921), kishin bashkëpunuar. Në janar të vitit 1925, dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, udhëheqësit e Xhemijetit, si Ferhat Draga, së bashku me aktivistët e tjerë të dalluar u arrestuan. Po kështu pati reprezalje edhe ndaj gazetarëve të revistës “Hak”, organit zëdhënës të “Xhemijetit”. Kryetari i kësaj organizate apo partie Ferat Draga u dënua me 4 vjet burgim. Pas kësaj “Xhemijeti” praktikisht ishte asgjësuar. Gjatë viteve 1925-1927 shumë personaliteteve dhe përkrahësve të “Xhemijetit” iu konfiskua pasuria169. Nuk munguan edhe vrasje politike të kamufluara sikurse ndodhi në vitin 1927 me deputetin Nazim Gafurri”. Pas ndërprerjes së aktivitetit të Xhemijetit vlen të theksojmë se shqiptarëve u privuan nga e drejta e përfaqësimit në parlamentin e Mbretërisë Serbe-KroateSllovene nëpërmjet ndonjë partie politike shqiptare170. Individë të paktë mund të hynin në parlament vetëm si deputet të partive politike të ndryshme serbe, siç ishin në këtë kohë “Partia Radikale” apo edhe “Partia Demokratike”171. Vlen të theksojmë se Xhemijeti deri në këtë periudhë luajti një rol të rëndësishëm në stimulimin e hapjes së shkollave shqipe nëpër shtëpi private edhe pse në jetën institucionale nuk ia doli t’i legalizojë. Në periudhën ndërmjet viteve 1925-1927 rrethi i Preshevës i përkiste

168

N. Malcolm, Kosova-Një histori e shkurtër…, fq.281; Hakif Bajrami, Rrethanat politike e shoqërore në Kosovë, 1918-1941, Prishtinë, 1981, f. 212; Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Tiranë: Kristalina, 2008, vëll.III, Zëri “Xhemijeti”. 169 Дpжавен Apхив на Pепублика Maкедонија, фонд. VIII. a/к-кн, бp.3. Cтање Aлбанске Maњине y Jугославиjи. 170 N. Malcolm, Kosova-Një histori e shkurtër…, f. 281. 171 Po aty, fq.282

57

Qarkut të Kumanovës, dhe përfshinte komunat e sotme të Bujanovcit e të Preshevës. Rrethi kishte 9 komuna si: Bilaçi, Bujanoci, Zhunica, Kleniku, Klinoci, Levosoja, Novosella, Presheva dhe Shainci. Është për t’u theksuar se në këtë kohë secila komunë kishte gjykatën komunale172. Gjatë vitit 1925 këto komuna kishin në përbërje këtë numër të banorëve: Bilaçi kishte 939 shtëpi me 4737 banorë, Bujanoci kishte 1418 shtëpi me 8240 banorë, Zhunica kishte 579 shtëpi me 3562 banorë, Kleniku kishte 646 me rreth 4136 banorë, Klinovci ishte me 652 shtëpi dhe me 4110 banorë, Levosoja me 423 shtëpi dhe me 2584 banorë, Novosella kishte 293 shtëpi me 1826 banorë, Presheva si komunë kishte 1160 shtëpi me 5953 banorë dhe Shainca kishte 440 shtëpi me 3023 banorë173. Gjatë kësaj kohe nga sa shihet rrethi i Preshevës kishte 6544 shtëpi me 38171 banorë. Në të dhënat e mësipërme për popullsinë, e rrethit të Preshevës, gjithsesi nuk jepen statistika mbi lëvizjet e popullsisë autoktone e asaj kolonizuese serbe, ndërkohë që dihet se kishte shumë lëvizje të tilla. Klima politike e rënduar brenda Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene agravoi deri në vrasjen më 1928 të liderit të kroatëve Stjepan Radiq (Kryetar i Partisë Fshatare Kroate) në parlament në Beograd m’u në qendrën e Mbretërisë174. Menjëherë pasoi veprimi i Mbretit nga fundi i vitit 1928 për suspendimin e Kushtetutës dhe vendosjen e sistemit unitarist dhe autoritar. Gjeneral Zhivkoviç u përdor prej tij për të krijuar një regjim diktatorial që do të vazhdonte për disa vjet. Gjatë kësaj kohe, në janar të vitit 1929 u krijua edhe një sistem i ri administrativ. Mbretëria Serbo-KroateSllovene u emërtua tani si Mbretëria Jugosllave. Po ashtu është për t’u theksuar se në ndarjen e re administrative Mbretëria Jugosllave. Ndarja e shtetit në 33 krahina u zëvendësua me ndarjen, sikurse kemi përmendur në nëntë banovina-njësi administrative175. Me ndarjen e re u thellua më tej tendenca për të copëtuar territoret kompakte nacionale, për interesat e njohura të regjimit që synonin ndryshimin e

172

Kраљeвина Cpба Xpвата и Cловeна, Peчник Mecта…, Cтp.30. Po aty. 174 N. Malcolm, Kosova-Një histori e shkurtër…, fq.294. 175 Po aty. 173

58

raporteve nacionale dhe kontrollin e plotë të zhvillimeve politike. Shembull konkret ishte edhe territori i Kosovës, i cili u nda ndërmjet tri banovinave. Banovina e Vardarit përfshinte Maqedoninë me qendër Shkupin dhe një pjesë të mirë të territorit të Kosovës së sotme, Banovina e Moravës

përfshinte përveç Serbisë Lindore,

gjithashtu edhe një pjesë të Kosovës. Në të futej edhe Medvegja me qendër Nishin. Edhe banovina e Zetës me qendër Cetinjën, përfshinte përveç Malit të Zi dhe një pjesë të Kosovës176. Udhëheqësit e banovinave kishin një pushtet të gjerë e arbitrarë, udhëheqësit ishin të zgjedhur nga radhët e ushtarakëve dhe nacionalistëve serbë, më fanatikë. Riformatimi i Mbretërisë për shqiptarët vetëm sa e keqësoi gjendjen. Kushtet politike dhe ato publike u keqësuan edhe më tepër, për çka u kujdesën posaçërisht banët e emëruar. Qëllimisht ata ishin zgjedhur ndër personat e inkriminuar e të njohur për dhunën ndaj shqiptarëve pra të gjithë atyre që në një farë mënyre ishin antishqiptarë. Domethënës është rasti i Banovinës së Vardarit, ku për udhëheqës të kësaj banovine u caktua Zhika Llaziqi, i cili ishte ish-shefi i policisë sekrete të Mbretërisë, i njohur me nofkën “xhelati”177. Në ndarjen e re administrative rrethi i Preshevës kishte përsëri si qendër Shkupin, dhe i takonte përkatësisht banovinës së Vardarit. Kjo përfshinte Serbinë Jugore-trevat shqiptare që gjendeshin, apo që janë edhe sot nën Serbi, si rajoni i Vranjës dhe rrethi i Preshevës, si edhe Kumanovën, Shkupin, Bregllanicën, Manastirin dhe pjesën jugore të Kosovës. Banovina e Moravës me qendër Nishin përfshinte rrethin e Vllasotincës, Leskovcit me Medvegjën, si dhe Vuçitërnën, etj., ndërsa Gjakova i përkiste rajonit të Zetës. Banovina e Vardarit në aspektin administrativ, në ndarjen territorialoadministrative,

përfshinte 46 rrethe dhe 525 komuna. Rrethi i Preshevës sipas

regjistrimit të vitit 1931 kishte 10 komuna dhe 98 vendbanime, 6834 shtëpi dhe 44.405 banorë. Përveç kësaj është e rëndësishme të potencojmë se rrethi i Preshevës

176 177

Д.A.P.M.фoнд 0119,Банска Yправа, к.11, peг 1-4. N. Malcolm, Kosova-Një histori e shkurtër…, fq.294.

59

territorialisht në vitin 1931 kufizohej me Bullgarinë në lindje, me Vrajën veri, me Gjilanin në perëndim dhe Kumanovën në Jug178. Në këtë periudhë rrethi i Preshevës kishte dy shkolla të mesme profesionale, 26 shkolla fillore, 7 leximore dhe biblioteka. Natyrisht mësimi fillor zhvillohej vetëm në gjuhën serbe. Në vitet 1930-1931 26 shkollat në fjalë funksiononin 54 paralel dhe një ent parashkollor, përkatësisht këto kishin 2715 nxënës dhe jepnin mësim 50 mësues179. Në rrethin e Preshevës në këtë kohë në sferën e ekonomisë u ngritën 12 shoqata dhe kooperativa, 2 ente të parave, 5 ndërmarrje industriale dhe 1 fidanishte të pemëve dhe rrushit. Përsa i përket bashkësive fetare të ritit islam të tillë kishte vetëm



Preshevë, ndërsa bashkësi islame apo imam të pavarur kishte në Vrajë, Leskovc, Sijarinë dhe Surdulicë. Përsa i përket vendbanimeve të Preshevës dhe Bujanovcit gjatë viteve 1930-1931 ekzistonin edhe postat shtetërore. Përveç shërbimit postar, telegrafik dhe telefonik, në sistemin e komunikacionit të Preshevës në këtë kohë ekzistonte 3,5 larg edhe stacioni hekurudhor. Në qytet gjendeshin më tej një stacion shëndetësor, një degë e Kryqit të Kuq, 2 kisha, 6 xhamia, dy shkolla fillore, një bibliotekë dhe sallë leximi. Përsa i përket sferës së ekonomisë prodhuese dhe shërbimeve ekzistonte një shoqatë e zejtarëve, tri bashkësi agrare, një treg, një xeherore, 8 mullinj, një punishte tullash dhe tjegullash dhe një hotel. Vlen të theksojmë se popullsia e Preshevës në këtë kohë kryesisht merrej me bujqësi, blegtori, tregti dhe zejtari. Përsa i takon bujqësisë mjaft përhapje kishte kultivimi i duhanit, të cilin e prodhonin edhe për eksport. Përveç duhanit eksportohej edhe dru, gëlqere, fruta e perime, kafshë të ndryshme shtëpiake dhe shpezë të ndryshme. Në fillim të viteve 30 në trevën e Preshevës u vu re shtimi i propagandës së Komitetit të Kosovës. Pas goditjeve që morën në vitet 20, bartësit e propagandës

178

Kraljevina Jugoslavija p ta Državna Statistika, Definitivni Rezultati Popisa Stanovni tva od 31 Marta 1931 Godine, Knjiga 1, Prisutno Stanovni tvo, Broj Kuća i Domaćinstva, Državna Štamparia Beograd 1937.st.104. 179 N. Malcolm, Kosova, një histori e shkurtër…, f. 294.

60

irredentiste e shtrinë aktivitetin edhe në trevat shqiptare, që ishin nën kontrollin e Mbretërisë Jugosllave.

Nga viti 1932 ky Komiteti i Kosovës, vepronte brenda

“Bashkësisë Islame”, ku kishte mjaft elementë që vepronin për të propaganduar idetë e tij. Këta klerikë shfrytëzonin petkun fetar për aktivitete e propagandë në shërbim të të ideve kombëtare180. Ndërsa vitet 30, në Mbretërinë Jugosllave po paraqitej një brez i ri politikanësh, të cilët ishin sa nacionalistë po aq edhe autoritarë, njerëz që urrenin shqiptarët dhe ishin për intensifikimin e politikës së spastrimit etnik të viseve shqiptare. Ndër figurat

në zë të këtij orientimi mund të përmenden Vojislav

Marinkoviç i cili ishte kryeministër nga viti 1932 deri më 1934, pastaj Milan Stojadinoviçit dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët imitonin fashizmin apo kishin në përbërje elementet e fashizmit, Dimitrie Lotiçit dhe të tijtë, të cilët ishin ithtarë të Nazizmit e të Hitlerit181. Për pasojë represioni serb në trevat shqiptare në këtë periudhë e sidomos gjatë viteve 1934 dhe 1935, mori një vrull të madh. Konfiskimet e tokave të pronarëve shqiptarë u intensifikuan. E gjithë kjo ofensivë antishqiptare ishte ndërmarrë duke u mbështetur në ligjin e ri, sipas të cilit gjithë tokat që ishin në shfrytëzim të pronarëve, në këtë rast, bujqëve të cilët nuk kishin dokumentacion të Mbretërisë Jugosllave për të dëshmuar pronësinë (dokumente të lëshuar nga Mbretëria që ua njihte pronësinë), ndërkohë që menjëherë një dokumentacion i tillë nuk u ishte lëshuar shqiptarëve për pronat e tyre, por edhe për nevoja personale182. Këto veprime të ndërmarra natyrisht kërkonin të çonin përpara procesin e shpronësim-kolonizimit dhe të

drejtonin pastrimin territorial të etnisë shqiptare.

Qeveria e bllokut monarkist me kryeministër Bogulub Jevtiçin që ishte në krye të vendit në këtë kohë ishte bashkë me radikalët ithtarë për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Sikurse në gjithë territorin e Kosovës edhe në Luginën e Preshevës, nëpunësit civilë e ushtarakë dhe çetnikët u hodhën në veprim për të sendërtuar objektet qeveritare. Shqiptarët u përpoqën të mbrohen si të mundin duke shfrytëzuar e nxitur të reagojnë edhe tetë deputetë shqiptarë të cilët arritën të futen në Skupshtinë mes zgjedhjeve të vitit 1935, si pjesë e partisë qeveritare monarkiste.

180

Д.A.P.M.фoнд.YДБ-PCBP. К.17-18,peг-18.XII.1948. B. Ћоровиђ, Иcторија Cрба..., fq.628. 182 L. Rushiti, Lëvizja Kaçake në Kosovë…, fq.108. 181

61

Qeveria e re e kryesuar

nga

Stojadinoviqi (Milan Stojadinoviqit 1935-1939),

premtoi për ndryshim të linjës politike që ishte deri atëherë por pak gjëra lëvizën pozitivisht deri në zgjedhjet e ardhshme që u mbajtën në dhjetor të vitit 1938183. Megjithatë aktiviteti i shqiptarëve nuk ishte kanalizuar vetëm në parlament me tetë deputetë shqiptarë. Në këtë kohë vërehet një interesim i veçantë i legatës shqiptare të Mbretërisë Shqiptare për shqiptarët në Mbretërinë Jugosllave. Qysh para vitit 1935, por pas marsit të vitit 1935, përfaqësia diplomatike shqiptare u bë më aktive. Një kontribut të mirë në aktivitetet kombëtare dha sekretari i legatës shqiptare në Beograd Shermet Xherxhuli, i cili njëheri ishte iniciator për formimin e Organizatës Studentore “Besa” në Beograd, e cila kishte për synim çështjen kombëtare shqiptare184. Legata shqiptare luajti një rol kyç, për të nxitur studentët shqiptarë në Beograd që më 1 prill 1935 formuan organizatën e quajtur “Besa”. Si organizatorë apo themelues të saj njihen Tahir Ibrani nga Gjakova, Sokol Dobroshi nga Peja dhe Shaip Mustafa nga Presheva185. Në fillimet e saja kjo organizatë përveç tre themeluesve, që i përmendëm më lart, në rrethin e saj ofroi edhe Esat Dokon nga Ohri, Abdullah Saqipin nga Presheva, avokat në Shkup, Shaip Kamberin nga Tetova, Selim Shabani nga Presheva, Esat Berisha nga Gjilani, Ibrahim Lutfiu nga Prizreni etj186. Në vitin 1936 organizata “Besa” e zgjeroi aktivitetin e saj duke ofruar në anëtarësinë e vet persona nga treva të ndryshme shqiptare përmes të cilëve u bë aktive në shumë vende. Është për t’u përmendur se në këtë kuadër janë për t’u përmendur për trevat fqinje me Preshevën Nexhip Deva dhe Jahja Osmani nga Kumanova, të cilët ishin anëtarësuar gjatë vitit 1936187. Nga dokumentacioni

jugosllav provohet se “Besa” materialisht dhe

intelektualisht ndihmohej nga legata Shqiptare në Beograd, posaçërisht nga sekretari i parë i Legatës, Sheremet Xherxhulit, i cili i këshillonte krerët e organizatës rreth funksionimit dhe menaxhimit të saj. Po ashtu legata shqiptare, veprimtarët e kësaj organizate i stimulonte edhe përmes pagesës, për të sjellë informata rreth gjendjes së shqiptarëve në Mbretërinë Jugosllave, në çdo aspekt dhe për çështjen agrare në 183

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…, fq.221-222. Д.A.P.M. Bojно Ncтоpиски Ncтитyт-микрофилм 348, Nлeгална pганизациja нa Бeoградском Yнивepcитeтy. 185 Д.A.P.M.Ф.YДБ-PCBP, рег.18.д.3 186 Po aty. 187 Д.A.P.M.Ф.YДБ-PCBP, рег.5-11. 184

62

veçanti. Veprimtaria e organizatës “Besa” arriti të shtrihej në disa qendra të mëdha shqiptare e posaçërisht në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Preshevë, Gjilan etj. Për zgjerimin e veprimtarisë së organizatës në këto territore kontribut të madh e të çmueshëm dhanë përfaqësuesit e konsullatës shqiptare në Shkup, Rexhep Stablea dhe Sylejman Ashiku188. Siç vërehet rol kyç në themelimin dhe funksionimin e kësaj organizate patën edhe preshevarët që në gjithë lëvizjen ishin të implikuar rreth çështjes kombëtare. Edhe pse organizata ishte jetëshkurtër, veprimtaria e saj në gjithë trevën e Preshevës pati efektin e vet. Në vitet 1937-1938 aktivitetet politike e kombëtare të shqiptarëve kishin filluar të marrin hov të ri sidomos pas zgjedhjeve parlamentare në Mbretërinë Jugosllave të vitit 1938. Shkupi shndërrohet në qendër përcjellëse të aktiviteteve politike të shqiptarëve nën Mbretërinë Jugosllave. Në këtë kohë në Shkup ishte themeluar edhe dega e “Komitetit të Kosovës” të cilën e udhëhiqte Ferat bej Draga189. Komiteti përmes Shaban Efendiut nga Kumanova dhe falë ndikimit e tij në trevat e Kumanovës, Preshevës, Bujanocit e Gjilanit, arriti ndikimin e tij dhe shtrirjen e aktiviteteve të veta edhe në këto treva, duke përfshirë në rrethin e saj promotorë të aktiviteteve kombëtare si Veli Abdullahu nga Presheva, Lutfi Ahmetin nga Presheva që njëherit ishte klerik i ritit islam, Ahmet Hajrullahun nga Presheva, e shumë patriotë të tjerë nga Kumanova me rrethinë e nga Gjilani190. “Komiteti i Kosovës”, pati ndikim të madh në vetëdijesimin e shqiptarëve në Shkup, dhe në të gjitha trevat shqiptare përreth. Ai kontribuoi në pengimin e shpërnguljeve të shqiptarëve. Udhëheqësit e komitetit në këto treva, ngjashëm si udhëheqësit e “Besës”, mbajtën lidhje të ngushta me diplomatët shqiptare në Beograd dhe Shkup. Udhëheqësit dhe aktivistët e “Komitetit të Kosovës” që vepronin në Shkup në vazhdën e aktiviteteve të tyre politike e kombëtare kishin

188

Po aty. Д.A.P.M. ф.VII.M.346.Пoв.ђ. б.Бp.2142,31.05.1939,Бeoград. 190 Д.A.P.M. фoнд.YДБ-PCBP.дoк-43200948. 07.12.1948 подаци YДБ одeлeњe Бyjaновац, и CДБ Cкопje подаци зa лица. 189

63

hartuar edhe një plan, i cili parashihte krijimin e Shqipërisë së vërtetë brenda së cilës do të përfshiheshin 32 rrethe shqiptare, që ndodheshin nën Mbretërinë Jugosllave191. Nga mesi i viteve 30 në Preshevë hasen edhe fillimet e para të lëvizjes komuniste. Ajo startoi nga viti 1935, por aktiviteti i saj në këtë trevë filloi të theksohet nga viti 1938. Bartës ishin studentët nga këto vise që studionin në Beograd, të cilët ishin ndeshur atje me idetë komuniste. Mjaft aktiv midis tyre ishte Shaip Mustafës nga Presheva i cili gjatë studimeve në Beograd kishte rënë në kontakt me figura të lëvizjes komuniste si Ivo Llolla Ribari etj192. Në gusht të vitit 1938, Shaip Mustafa haset si anëtar i Partisë Komuniste në Kumanovë. Aktivist i palodhur dhe me kontributin etik intelektual, ai bashkë me shokët e tjerë nisën, në vjeshtën e vitit 1938, aktivitetin për formimin e celulave të para komuniste të partisë dhe organeve mbështetëse të saja në Preshevë193. Menjëherë pas themelimit të celulës në Preshevë Shaip Mustafa u zgjodh sekretar i saj ndërsa anëtarë ishin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia194. Kjo celulë e parë komuniste u formua në bashkëpunim me Komitetin Krahinorë të Partisë Komuniste Jugosllave për Maqedoninë. Celula e Preshevës ishte e lidhur me organizatën Komuniste të Kumanovës. Qysh në fillim ajo u tregua aktive në veprimtarinë politike. Kjo vërehet edhe me pjesëmarrjen e Shaip Mustafës si delegat i Preshevës në Këshillin e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave, që u mbajt në Veles në dhjetor-janar të vitit 1939-1940195. Po ashtu celula e Preshevës përkohësisht Komiteti i Partisë Jugosllave për Preshevën u përfaqësua edhe në Konferencën e Partisë Komuniste Jugosllave në Shkup, e cila u mbajt në pranverën e vitit 1940. Në pranverën e vitit 1940, celula e Preshevës u shndërrua në Komitet të Vendit. Sekretar i Komitetit u caktua Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë ishin Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Xheladin Kurbalia, Cane Nojkiq, Urosh Mitroviq, dhe

191

Д.A.P.M. ф.VII.M.346.Пoв.ђ. б.Бp.2142,31.05.1939,Бeoград; Ф.VII.,M.347.пов.2624.10.02.1930, Пpoвepa o paдy Kocoвcкoг Koмитета. 192 Historia e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Prishtinë: Rilindja, 1985, fq.128. 193 Ramiz Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare 1941-1945”, Kosova, nr.6, Prishtinë, 1977, fq.217. 194 S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.42. 195 Po aty.

64

Nazmi Mustafa. Po ashtu në fillim të vitit 1940 u formua edhe organizata e SKOJ-it në Preshevë, të cilën e udhëhiqte Xhemush Bina196. Gjithsesi disa që ndodhën në vitin 1940 ishin sinjale për të parë se në të ardhmen nuk do të shkonin punët ashtu siç propagandohej në masë nga komunistët. Kjo më së miri u vërejt në fund të vitit 1940 kur në Preshevë qëndroi Sfetozar Vukmanoviq-Tempo, instruktor i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Maqedoni dhe Kosovë, i cili ishte për inspektim pune të organeve komuniste në Preshevë. Pas raportimit e mbarëvajtjes së punëve në organizatë, Tempo me këmbëngulje kërkoi që nga organizata komunale e Partisë Komuniste të përjashtohej Abdullah Krashnica me arsyetim se kishte prejardhje “mikroborgjeze”. A.Krashnica u kthye në parti, ndërsa pas transformimit të Shaip Mustafës në Shkup, u zgjodh nga anëtarësia e partisë komuniste dhe u emërua sekretar i Partisë Komuniste në Preshevë. Megjithatë, dërgimi i sipërpërmendur i instruktorëve serbë me komunistët shqiptarë të Preshevës, ishte një sinjal për problemet që do t’i kishin më pas shqiptarët e kësaj treve197.

2.4 Përpjekjet për shpronësimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve Rikthimi i ushtrisë serbe në Kosovë në vitin 1918, si dhe konfirmimi i mbetjes së trevave të Kosovës e Maqedonisë brenda kufijve të Mbretërisë SerboKroate-Sllovene nga Konferenca e Parisit, rivitalizoi politikën shoviniste serbe të viteve 1878 dhe 1912-1915. Mbretëria SKS filloi fazën e re të shpërnguljeve të shqiptarëve nga trojet e tyre, në mënyrë të organizuar dhe me dhunë shtetërore. Përpjekjet më të organizuara dhe më efektive për zbatimin e politikës në fjalë u bënë sidomos gjatë viteve 1920-1931. Kjo ishte periudha kur shumë familje shqiptare u detyruan të shpërngulen nga trojet e tyre stërgjyshore, kur “reforma agrare” përkatësisht shpronësimi agrar i shqiptarëve dge kolonizimi i tokave të tyre me elemente sllave arritën kuota të larta. Në këto vite i gjithë pushteti dhe aparati shtetëror ishin vënë në dispozicion të realizimit e gjithë këtyre politikave dhe praktikave, të cilat shiheshin si një forma apo mjete kyçe për nxitjen e shpërnguljeve të popullsisë shqiptare nga trevat e tyre dhe realizimin e programit nacional serb për

196 197

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, fq.217. S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës…, fq.42.

65

shkombëtarizimin e viseve shqiptare. Vetëm kështu çështja shqiptare në ato treva do të shuhej dhe sundimi serb do të përjetësohej. Menjëherë pas rikthimit të ushtrisë serbe në trevat shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore me synimin e sipërpërmendur, filloi marrja e masave që u kishin mbetur

në gjysmë gjatë Luftërave Ballkanike. Duke njohur mentalitetin

shqiptar ushtria stacionohej nëpër fshatra shqiptare duke u vendosur shpesh nëpër shtëpitë e shqiptarëve, të cilat me detyrim apo nga mos durimi largoheshin nga pronat e tyre. Autoritetet ushtarake serbe, sipas udhëzime të marra për të rënduar më tej gjendjen e popullsisë shqiptare i angazhuan me dhunë meshkujt në punë angari për nevojat e ushtrisë. Ndërkohë u shtuan bastisjet e familjeve shqiptare dhe poshtërimet e kryefamiljarëve në prani të familjarëve të tjerë, si edhe burgosjet për motive nga më të ndryshmet198. Megjithatë përpjekjet më të mëdha shtetërore për shpërnguljen e shqiptarëve u bënë në të njëjtën kohë me shpalljen e reformës agrare (gusht të vitit 1920) dhe intensifikimin e procesit të kolonizimit të trevave shqiptare. Politika dhe pushteti serb shfrytëzuan gjithë potencialin shtetëror për të arritur qëllimin që në fund të fundit ishte

vendosja e një raporti të ri etnik e social që do të ishte në dobi të

popullsisë sllave, në këtë rast asaj serbe. Të gjitha masat politike, ushtarake, policore, ekonomike e kulturore, ishin pjesë e presionit të kombinuar që do të shkaktonte pakënaqësi dhe demoralizim të shqiptarëve si edhe dorëzimin e tyre para këtij presioni. Megjithëse pas Luftës së Parë Botërore, Mbretëria Serbo Kroate Sllovene mundte të spastronte apo nxiste shpërnguljen masive të popullatës shqiptare, me luftë, ashtu siç kishte vepruar vitet e Luftërave Ballkanike ajo kishte gjetur forma të përshtatshme

për kohën dhe

koniunkturat ndërkombëtare, për ta realizuar këtë qëllim. Më së miri këto përshkruhen në gazetën “Hak”, e cila bënte të ditur lidhjet e policisë së Mbretërisë Serbo Kroate Sllovene me konsullatën turke në Shkup. Përmes

një bashkëpunimi të fshehtë

emigrantët shqiptarë përmes portit të Selanikut, dërgoheshin për në Turqi. Gjithë kjo bëhej

duke

shfrytëzuar mirëkuptimin shtetëror turko-jugosllav për largimin e

popullsisë “turke”, në fakt, përgjithësisht shqiptare, nga trojet e tyre në Jugosllavi199.

198

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…, fq.194. Нoвине “XAK” , Cкопље 30 јануар 1924 и 19 фебруар 1924; J.Buxhovi, Kosova-Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…, fq. 195. 199

66

I gjithë ky presion i ndërthurur shtetëror për nxitjen e shpërnguljeve vërehet edhe në rajonin e Preshevës ndonëse kjo trevë deuke u konsideruar në skajin lindor të viseve

shqiptare

nuk shihej

në këtë kohë

me përparësi për procesin e

shpërnguljeve. Për ilustrim paraqesim më poshtë familjet shqiptare të shpërngulura në Turqi nga treva e Preshevës. Vetëm në vitin 1918 për në Turqi u shpërngulën 4 familje, 1 nga fshati Ilincë me 12 anëtarë dhe 3 nga fshati Maxhere me gjithsej 27 anëtarë200. Ndërsa në vitin 1920 nga Presheva në Turqi u shpërngulën dy familje me 11 anëtarë dhe nga fshati Tërrnavë, komunës së Preshevës një familje me 10 anëtarë. Nga viti 1924 deri në vitin 1928 pati edhe rreth 15 familje të shpërngulur me rreth 116 anëtarë201. Është e rëndësishme të theksohet, se sipas regjistrimit të popullsisë të ndërmarrë nga Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene më 31 janar të vitit 1921, në baza fetare, vërehen qartë se dominonte popullsia ortodokse. Gjithë ky ndryshim kishte ardhur si rrjedhojë e një rikonfigurimi administrativ të organizuar qëllimisht, për të lehtësuar politikën e transformimit etnik të trevave me popullsi jo serbe, ose popullsi etnikisht të përzier. Në këtë periudhë kohore rrethi i Preshevës në kuadrin e saj përfshinte 9 komuna: Preshevën (qendër), Bujanovcin, Bilaçin, Zhunicën, Klenikun, Klinovcin, Levosojën, Novosellën, dhe Shaincën. Në tabelën më poshtë paraqitet popullsia e rrethit të Preshevës sipas përkatësisë fetare, të nxjerra nga regjistrimi i popullsisë të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene më 31 janar 1921. TABELA 1202

Rrethi i Preshevës Nr. Vendbanimet 1 2 3 4

Preshevë Bujanovc Bilaç Zhunicë

Nr.banorëve 5952 8245 4762 3473

Mysliman 5322 4807 3453 2646

Ortodoks 629 3438 1309 826

Katolik 1 1

200

Marrë nga arkivi personal i prof. Rexhep Selimi-Ilinca të dhëna të grumbulluara në terren në baza vetjake e të pabotuara. Shifrat (të dhënat) nuk janë përfundimtare, janë një pjesë e të dhënave por jo përfundimtare. 201 Po aty. 202 Kpaљeвина Cpбa Xpвата и Cлoвенаца, Peчник Mecтa, I Део, Hapoдна Пpocвeтa, Бeoгpaд 1925, cтp.102.

67

5 6 7 8 9

Klenik Klinovc Levosojë Novosellë Shaincë Numri i përgjithshëm

3899 3895 2541 1825 2925 37467

14 186 1436 17686

3834 3887 1105 1825 2925 19778

1 -

Deri te ky numër i popullsisë Presheva me rrethinë kishte ardhur pas shumë ngjarjeve që e kishin kapluar popullin shqiptar në përgjithësi e në veçanti edhe të rrethit të Preshevës. Popullsisë shqiptare ishte pakësuar pas shpërnguljeve dhe humbjeve në njerëz qysh nga Luftërat Ballkanike, mandej gjatë Luftës së Parë Botërore dhe me situatat e disfavorshme

që përjetoi nga regjimi i Beogradit deri në vitin 1920.

Reduktimi i popullsisë

shqiptare nga trevat e tyre etnike ishte një proces në

vazhdimësi. Masat e rënda që kishte ndërmarrë pushteti serb ndaj popullsisë shqiptare natyrisht çuan në ndryshimin e strukturës etnike të këtyre trevave shqiptare çka u pasqyrua edhe në regjistrimin e popullsisë të vitit 1921. Pas riorganizimit administrativ të Jugosllavisë në vitin 1929 (me ç’rast u nderua edhe emri nga Mbretëria SKS në Mbretërinë Jugosllave), kur vendin e 33 krahinave në kuadër të gjithë shtetit e zunë 9 banovina, në vitin 1930 rrethit të Preshevës, pjesë e Qarkut të Kumanovës, përkatësisht njësi e kategorisë së tretë e Banovinës së Vardarit, me qendër në Shkup, iu shtua edhe komuna e Zhbevcit. Mbretëria Jugosllave ndërmori hapa për regjistrimin e ri të popullsisë. Edhe ky regjistrim u organizua mbi bazën e përkatësisë fetare e jo nacionale të popullsisë. Më poshtë do paraqesim edhe rezultatet e dala nga regjistrimi të dhënat e të cilit u publikuan më 31 mars 1931. TABELA 2203 Rezultatet e popullsisë së rrethit të Preshevës në baza fetare, sipas regjistrimit të popullsisë së Mbretërisë së Jugosllavisë më 31 mars 1931

Rrethi i Preshevës

203

Дeфинитивни Peзyлтати Пoпиcи Cтановништва oд 31.III.1931.,књ.I. Дpжaвна Штампариа Бeoгрaд 1937, cтр.103.

68

Nr

Komuna

Gjithsej

Mysliman

Ortodoks

Katolik

Të tjerë

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

Preshevë Bujanoc Bilaç Zhunic Klenik Klinovc Levosoj Novosell Shajnic Zhbevc

7525 10642 6280 4789 4183 2281 3399 1964 1510 1832

5725 6081 3898 3068 19 1853 1 1

1781 4545 2381 1717 4160 2281 1545 1964 1508 1824

15 16 1 4 4 1 1 7

4 -

Gjithsej

44405

20646

23706

49

4

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë së Mbretërisë Jugosllave të 31 marsit 1931, siç vërehet edhe më lart në tabelë, tregonin se popullsia shqiptare në fillim të viteve 30, vijonte të ishte e pranishme në përqindje të konsiderueshme. Pas rezultateve në viset shqiptare më perëndimore, qarqet drejtuese të Beogradit me sa duket e shtuan vëmendjen për spastrimin etnik edhe në trevat shqiptare lindore, natyrisht duke intensifikuar përdorimin e mjeteve të njohura të dhunës. “Klubi Kulturor Serb” në këtë kohë luajti një rol kyç në projektimin dhe nxitjen e formave të dhunës për shpërnguljen e shqiptarëve. Po ashtu ky klub ndërmori hapa për hapjen e debateve të gjëra politike rreth marrëveshjeve me Turqinë. Përmes debateve tentohej të nxirrej një platformë nacionale, e cila njëkohësisht do të ishte obliguese për shtetin. Hegjemonizmi serb në këtë periudhë propagandonte për rrezikun shqiptar si pasojë e shumimit të shqiptarëve në jug të Mbretërisë Jugosllave. Në këtë linjë u paraqit edhe referati i Vasa Çuprilloviqit “Shpërngulja e Shqiptarëve”, i cili u prezantua në “Klubin Kulturor Serb” të Beogradit në mars të vitit 1937. Ky referat, pasi konstaton që nuk ishin arritur qëllimet nacionale serbe dhe kritikonte se shteti jugosllav nuk i kishte shfrytëzuar të gjitha mundësitë që kishte pasur, sugjeronte një politikë shtetërore më të fuqishme e më të ashpër për t’i dhënë fund çështjes shqiptare. Shpërnguljet e shqiptarëve, sipas Çubrilloviqit kërkonin dhunë të një spektri të gjerë, kombinim të metodave diplomatike e politike në mënyrë që dëbimi i shqiptarëve të arsyetohej jo vetëm si një interes strategjik nacional serb dhe jugosllav, por edhe ndërkombëtar. Sipas tij “mbajtja e pykës” shqiptare rrezikonte fatin e

69

Ballkanit Qendror, sidomos fatin e komunikacionit, arteries komunikatave MoravëVardar, e cila ishte ndër më të rëndësishmet në Ballkan204. Komuna e Preshevës, ishte pjesë e zonës për të cilën tërhiqte vëmendjen V.Çubrilloviqi, kështu që treva do të përfshihej në projektin për shpërngulje masive, që u konkretizua në Konventën Turko-Jugosllave për shpërngulje që parashikonte largimin drejt Turqisë brenda disa vjetëve të rreth 40.000 familjeve “turke”. Të dhëna fragmentare dëshmojnë se në gjysmën e parë të viteve 30-të, kishte pasur shpërngulje, por në ato përmasa që për “ideologët” shovenë të Klubit Serb të Kulturës, ishin fare të pamjaftueshme. Sipas një të dhëne të siguruar në terren që nuk mund ta konfirmojmë as kohën as shtrirjen gjeografike, diku pas vitit 1930, nga Presheva me rrethinë u shpërngulën për në Turqi, rreth 22 familje me rreth 182 anëtarë205. Të dhëna të siguruara rishtas ndoshta do të na mundësojnë në të ardhmen të kemi njohuri për numrin e atyre që u larguan nën trysninë deri në vitin 1941, por edhe atyre sllavëve ardhacakë që u kolonizuan pas vitit 1913 deri më 1915 dhe nga 1918 deri në momentin e shpërbërjes së Mbretërisë Jugosllave. Në periudhën midis Dy Luftrave Botërore në rrethin e Preshevës ndodhi sim kudo në viset shqiptare në Jugosllavi edhe procesi i shpronësimit. Shumë shqiptarë, sidomos bejlerët e agallarët, u shpronësuan nga pjesa më e madhe e pronave. Kjo hapi udhë për vendosjen e kolonëve serbë në këto treva. Të gjithë këto veprime u legalizuan nga pushteti shtetëror pasi u shpall mos njohja e vlerës të tapive turke, dhe as nuk u lejua regjistrimi i pronave përmes këtyre dokumenteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe shqiptarët ishin komuniteti më i shtypur dhe më i diskriminuar, apo më mirë të themi më i urryer në Mbretërinë Jugosllave, si nga strukturat shtetërore, por edhe nga popullata serbe në tërësi. Në këtë kohë politika apo qarqet shtetërore serbe nuk i fshihnin qëllimet e tyre, por proklamonin ato haptazi që ishin për zhdukjen dhe shuarjen e etnisë së tyre e të çështjes shqiptare. Në Preshevë kjo ndjehej si kudo në viset shqiptare.

204

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…, fq.204. Marrë nga arkivi personal i prof. Rexhep Selimi-Ilinca të dhëna të grumbulluara në terren në baza vetjake e të pabotuara. Shifrat (të dhënat) nuk janë përfundimtare janë një pjesë e të dhënave por jo përfundimtare. 205

70

2.5 Lëvizja kryengritëse për çlirim e bashkim kombëtar Lëvizja kaçake ishte njëra ndër format e rezistencës së popullit shqiptarë ndaj pushtuesve, e cila u zhvillua në mënyra të ndryshme dhe varionte nga kushtet dhe rrethanat por edhe nga koha kur vepronte. Megjithatë ne do të merremi vetëm me lëvizjen që nga viti 1918, kur hasim bashkëveprimin e Lëvizjes Kaçake me Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, dhe kur aktiviteti i kryengritësve ishte kryesisht politik. Lëvizja Kaçake vepronte në Kosovë dhe në të gjitha trevat që ishin nën kontrollin e forcave serbo-malazeze dhe rezistencën e vet e zhvillonte në teren në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo lëvizje ishte e organizuar në çeta të vogla. Lëvizja Kaçake deri te shfaqja e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, ishte pa një lidhje, nuk kishte asnjë kontakt të brendshëm mes çetave të ndryshme kaçake të shqiptarëve që vepronin në territorin shqiptar që ishte nën Mbretërinë SKS dhe ishin pa një qendër drejtuese, pra vepronin të vetme. Krijimi i Komitetit pati rëndësi në koordinimin e çetave të kaçakëve. Ai u shndërrua në një qendër drejtuese të këtyre çetave kaçake për të koordinuar veprimin dhe aktivitetet e tyre dhe forcoi frymën kombëtare të tyre. Megjithatë lëvizja kaçake aksionet e veta edhe para riorganizimit në kuadër të komitetit, i kishte të orientuara kundër organeve pushtuese apo grupeve që kishin qëndrim armiqësor ndaj popullatës së thjeshtë shqiptare. Vlen të theksojmë se çetat e kaçakëve shfaqeshin sa herë që lindnin probleme me pushtetin e pushtuesve, në një farë mënyre kjo lëvizje ishte një formë e rezistencës ndaj pushtuesve të ndryshëm, ishte një përgjigje apo mburojë e popullatës sidomos ndaj provokimeve që ndërmerreshin nga pushtuesit, siç ishin masat apo provokimet që vinin me marrjen e masave për çarmatimin e popullsisë pastaj ndaj rekrutimit, ndaj regjistrimit të popullsisë nga organet ushtarake-militare etj. Veprimet e dhunshme, që

shpesh përcilleshin me provokime ushtarake, preknin dinjitetin

njerëzor të popullatës shqiptare, e cila reagonte edhe me armë. Lëvizja kaçake ishte prezente pas vitit 1912, pas Luftës së Parë Botërore kundër Mbretërisë Serbe, pastaj asaj Bullgare, më pas Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene. Pushtuesi e pushtetet e ndryshme që ushtronin dhunë në rrethin e Preshevës, në të gjitha rastet, ishin të nacionalitetit sllav, përkatësisht përfshirë serbë dhe bullgarë. Nga këto rrethana, çetat e para që shfaqen në pjesën e Karadakut, pra në Malet e Karadakut, i hasim të

71

veprojnë fillimisht kundër pushtuesve e pushtetit bullgar për shkak të mizorive të tij ndaj popullsisë shqiptare të trevës së Karadakut dhe vendeve për rreth. Në këtë periudhë është i njohur aktiviteti i çetës kaçake të Iljaz Reçakut bashkë me Jetish Behlulin, Rexh Bardhin dhe pjesëtarët tjerë të çetës206. Çeta vepronte në Zonën Bullgare të Pushtimit gjatë Luftës së Parë Botërore përkatësisht pjesën lindore të Kosovës, në viset e Medvegjës, Bujanovcit, Preshevës, Kumanovës, Prishtinës, etj., e deri në Shkup207. Në vitet 1916-1918, veçanërisht në fund të kësaj periudhe vërehen edhe bashkëveprime mes kaçakëve shqiptarë dhe komitëve serbë, të cilët gjithashtu vepronin kundër pushtuesit bullgar. Këta të fundit shpesh shfrytëzonin kapacitetin dhe fuqinë e kaçakëve shqiptarë. Megjithatë veprimtaria e komitëve serbë kishte për qëllim, përveç dëbimit të pushtuesve, zëvendësimin e tyre në të ardhmen. Menjëherë pasi ushtria serbe u fut në zonat e çliruara nga ushtria franceze pas tërheqjes së ushtrisë bullgare dhe asaj austro-hungareze, ajo mori nën kontroll të njëjtat territore shqiptare nga ishte tërhequr më 1915, kontribuoi për

vendosjen e administratës

ushtarako-civile serbe. Kështu vërehet qartë se me depërtimin e forcave serbe dhe të atyre malazeze vazhdimësia e pushtimit të territoreve shqiptare vazhdoi në linjën e vjetër. Me këtë rast figurat emblematike shqiptare të rezistencës që theksoheshin për një patriotizëm dhe trimëri të pashoqe u vunë në shënjestër të forcave ushtarake serbe. Asgjësimi i tyre dhe shtypja e lëvizjes kaçake llogariteshin në Beograd si hap vendimtar për zbatimin e politikës së spastrimit etnik në viset shqiptare, përkatësisht intensifikimi i dhunës, shpronësimi e plaçkitja etj., që do të siguronin terren për kolonizimin sllav dhe

do të mbillnin

pasiguri e dëshirën

për shpërngulje te

shqiptarët. Pjesë e gjithë kësaj, që gjatë vitit 1918, ishte çarmatimi, i cili përcillej me masa brutale, si dhe iniciativa për rekrutimin e të rinjve shqiptarë në ushtrinë serbe. Këto masa që shkuan në rritje që nga vera e vitit 1919 u ndërmorën nga forcat ushtarake serbe në koordinim me pushtetin serb duke synuar në rastin e rekrutimit të përfshinin dhunshëm të rinjtë e moshës 20 vjeç deri në 25 vjeç208. Për t’i ikur këtyre

206

L. Rushiti, Lëvizja Kaçake në Kosovë…, fq.19. Po aty. 208 Po aty, fq.81. 207

72

masave, shumë të rinj strehoheshin apo dilnin në mal e shumë të tjerë edhe migronin nëpër vende të ndryshme. Kjo shërbente si pretekst për organet policore e ushtarake për një ndjekje masive të popullatës shqiptare. Këto ishin rrethanat dhe arsyet që shumë të rinj por edhe persona të moshave të tjera, iu bashkëngjitën çetave të kaçakëve, duke shtuar radhët e kryengritësve. Ky fenomen i përgjithshëm në trevat shqiptare në vitet 1918-1919, kishte nisur të marrë një karakter masiv edhe në rrethin e Preshevës. Si shkak edhe këtu kishin shërbyer plaçkitjet, bastisjet, ekspeditat për çarmatosje të popullsisë shqiptare, si dhe maltretimet e shumta nga forcat ushtarake e policore serbe. Gjithë këto veprime shërbyen si mjet nxitës për organizimin e shqiptarëve të dalë në mal, në çeta të vogla të cilat kryesisht strehoheshin në male e që shpesh me vete kishin edhe familjet tyre pasi në mungesë të tyre përndiqeshin familjarët apo u digjeshin shtëpitë dhe u konfiskoheshin pronat. Kjo ishte një metodë që përdorej nga Mbretëria Serbe-KroateSllovene. Fundi i vitit 1918 dhe fillimi i vitit 1919 solli një organizim të mirë të lëvizjes kaçake e cila me mjete të luftës, me forcë kundërshtonte pushtetin shtetëror serb. Gjatë vitit 1919, aksionet e lëvizjes kaçake ishin mirë të organizuara, dhe po në këtë kohë lëvizja kaçake paraqitet si mbrojtëse e interesave të popullit dhe njëkohësisht u shndërrua në mburojë të popullsisë shqiptare nga dhunimet e grupeve plaçkitëse209. Për këtë arsye lëvizja kaçake edhe siguroi një mbështetje të gjerë në popullsinë shqiptare. Në dokumentacionin e strukturave të forcave ushtarake e të rendit në Mbretërinë SKS, përkatësisht në një udhëzim kundër kaçakëve, thuhej se në daljen e shqiptarëve kaçakë ndikonte edhe mentaliteti i popullsisë dhe “kërkohej një punë e gjatë për ndryshimin e këtij mentaliteti të shqiptarëve në Serbinë e Jugut. Për shkak të një mentaliteti të tillë, theksohej në udhëzimin në fjalë, shqiptari arratiset nga pushteti dhe për shkaqe politike formon dhe organizohet në çeta kaçake210”. Në fund të fundit edhe në Beograd e kishin të qartë se përmes lëvizjes kaçake shqiptarët shihnin mjetin e vetëm për t’u vetëmbrojtur dhe realizimin e të drejtave të tyre, kundër veprimeve të xhandarmërisë dhe ushtrisë së Mbretërisë SKS. Veprimtaria e kaçakëve për këtë arsye pati karakter politik dhe çlirimtar.

209 210

Po aty, fq.43. Po aty.

73

Për këto qëllime fisnike vepronte lëvizja kaçake edhe në Malësinë e Preshevës. Përmes kësaj malësie deri në Gjilan, Kumanovë e Bujanovc, vepronte çeta e Karadakut që përbëhej nga Xhel Guri, Bexhet Runica, Lot Vaku, Ali Nakushtaku, Shaqir Tërstena, Hetë dhe Qazim Zeqbasha, Bislim Deda211etj. Veprimtaria në terren i këtij grupi ishte domethënëse dhe efektive. Aktiviteti i tyre në një farë mënyre nxiti edhe strukturat shtetërore ushtarake të Mbretërisë që në Malësinë e Karadakut, e pikërisht në fshatin Sefer të vendosej stacioni i xhandarmërisë212. Aktiviteti i grupit të Karadakut theksohet sidomos në fundin e vitit 1919, periudhë kohore që njihej në popull si periudha e plaçkitjeve nga strukturat e organizuara ushtarake shtetërore. Në këtë kohë ndodhin edhe përballjet mes kaçakëve dhe strukturave ushtarake shtetërore. Gjatë vitit 1920 evidentohen ndeshje të shpeshta mes xhandarmërisë dhe strukturave tjera ushtarake dhe kaçakëve. Ato erdhën kryesisht si rezultat i masave për çarmatimin e popullsisë shqiptare. Po ashtu në këtë kohë komandanti i Divizionit të Zonës së Shkupit, në një udhëzim dërguar njësive ushtarake të zonës, instruktonte veprimet për çarmatimin e shqiptarëve të Shkupit, Preshevës, Kumanovës, Tetovës. Në planin e veprimit parashihej edhe numri i forcave ushtarake që do të merrnin pjesë në çarmatim sipas rretheve, në Qarkun e Kumanovës, rrethin e Zhegligovës, të banuar kryesisht nga bullgarë, për 5 komuna ishin të paraparë 250 ushtarë, rrethi i Preshevës po me 5 komuna me 31 vendbanime (fshatra) ku shqiptarët përbënin rreth gjysmën e popullsisë, ishin paraparë gjithsej deri në 600 ushtarë, kurse për rrethin e Kratovës, ku përsëri dominonte popullsia bullgare, por që në tërësi kishte pak banorë, ishin parashikuar 2 oficerë me gjithsej 200 ushtarë. Këto masa të ndërmarra dhe këto njësi ushtarake të shpërndara në terren ishin fryt i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të Divizionit të Zonës së Shkupit me Divizionin e Zonës së Kosovës si dhe me prefektët apo edhe kryetarët e rretheve. Po ashtu këto masa ushtarake ishin ndërmarrë në të njëjtën kohë me masat administrative sipas një urdhëresë shtetërore për këto veprime. Po në të njëjtën kohë ishin bërë edhe shtrëngime institucionale ndaj popullsisë civile shqiptare. Për popullsinë gjithë këto veprime ishin të padurueshme. Situata rëndohej edhe nga fakti se në këtë periudhë udhëheqësit e strukturave komunale si administrative edhe

211 212

D. - Metush Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje …, fq.169. Po aty.

74

policore ushtarake, ishin zëvendësuar dhe me detyra të ndryshme ishin emëruar persona të inkriminuar në çështjen shqiptare, personat që kishin marrë pjesë në mizoritë dhe në dhunën ndaj shqiptarëve. I tillë ishte rasti i komandantit të xhandarmërisë të emëruar në Preshevë, Jovan Prizreni213. Ai ra në sy për veprimtarinë kriminale sidomos gjatë masave të ndërmarra ndaj familjeve të kaçakëve dhe gjithë atyre që dyshoheshin se strehonin kaçakët. Nga fundi i vitit 1920 dhe fillimi i vitit 1921 çetat e kaçakëve ishin forcuar aq shumë sa që, nën udhëheqjen e Bexhet Runicës i ishin afruar qytetit të Preshevës. Aksioni kishte për qëllim që t’i tërhiqte vërejtjen prefektit të Preshevës për veprimet e tij ndaj qytetarëve. Në këtë vazhdë një pjesëtar i çetës, Shaqir Tërstena ishte futur në zyrën e prefektit, të cilin nën kërcënimin e armës e mori edhe peng për t’u tërhequr sa më lehtë e më i sigurt. I gjithë veprimi i çetës, ishte një mesazh i qartë për prefektin. Disa muaj më vonë në mesin e vitit 1921, autoritetet jugosllave ndërmorën një ekspeditë ushtarako-policore në kërkim të kaçakëve, të cilën e shfrytëzuan për plaçkitje, dhunim e maltretime të ndryshme ndaj popullsisë shqiptare. Për një kundërshtim minimal u dogjën shtëpi e fshatra të tëra. Kjo ofensivë ushtarako policore e ndërmarrë nga Mbretëria Serbe Kroate Sllovene deri në janar të vitit 1921 kishte përfshirë popullsinë e Kosovës, rajonet e Llapit, gjithë rrafshin e Kosovës, Drenicën, regjionin e Moravës e të Karadakut214. Edhe pas gjithë këtyre reprezaljeve e masave të ndërmarra nga forcat ushtarako-policore në rajonin e Karadakut, prapëseprapë lëvizja kaçake aty nuk u shua. Malësia e Karadakut ishte shndërruar në një strehë të sigurt për çetat dhe pikë kontakti e bashkëveprimi midis çetave të Karadakut me ato të Kaçanikut, Llapit, Drenicës, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës. Është për t’u përmendur kontakti e Azem Bejtës me çetat e Karadakut më 22 qershor 1921 dhe organizimi i tyre për veprime të përbashkëta e të organizuara215. Në fillim të korrikut të vitit 1921 kishte ngjarë edhe një tubim i çetave të Karadakut, i cili mendohej se ishte thirrur e

213

D. - Metush Berisha, Karadaku i Preshevës Mburrje …, fq.169. L. Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë…, fq.168. 215 Po aty, fq.177. 214

75

grumbulluar nga vetë Azem Bejta për të unifikuar më tej veprimet dhe për të forcuar edhe më mirë Lëvizjen Kaçake216. Përballë një sulmi të pritshëm të koordinuar dhe të fuqishëm të çetave, strukturat serbe të ushtrisë ndërmorën një iniciativë të menjëhershme për formimin e një aradhe ndëshkuese kundër kaçakëve. Ky njësit u formua në Kumanovë dhe njihet si aradha çetnike. Ajo u vu

nën komandën e nëntogerit Kërsto Kovaçeviq dhe

përbëhej nga 40 çetnikë, të cilët ishin xhandarë të përkohshëm. Po në këtë kohë Mbretëria SKS kishte organizuar në fakt edhe mjaft çeta komitësh (shqiptare) të cilët dërgoheshin në ndjekje të çetave kaçake dhe përpiqeshin të kontrollonin lëvizjet e tyre. Kjo nuk ishte e lehtë se me përbërjen prej 20-30, maksimumi 50 veta ato ishin tepër të lëvizshme dhe pak të dukshme. Në kuadër të gjithë Kosovës, grupi i Karadakut ishte mjaft i rëndësishëm ndër 16 grupet që shënon studiuesi L.Rushiti. Sipas vend-zonave ku vepruan deri në 1924 e disa edhe deri në 1928, ai përcakton se ekzistonin: “1. Grupi i Drenicës nën udhëheqjen e Azem Bejtës; 2.Grupi i Rugovës që udhëhiqej nga Kera dhe Sadri Bardhi; 3. Grupi i Pejës i udhëhequr nga Sali Rama; 4. Grupi i Istogut nga Beqir Rexha; 5. Grupi i Rahovecit nga Sadik Rama; 6. Grupi i Gjakovës nga Bajram Curri; 7. Grupi i Prizrenit nga Sali Shabani; 8. Grupi i Vushtrrisë nga Mehmet Konjuhi; 9. Grupi i Shalës së Mitrovicës nga Habib Lubiqi; 10. Grupi i Llapit nga Ram Vllasa; 11. Grupi i Prishtinës nga Iljaz Reçaku e Ibush Vuçitërrnaliu; 12. Grupi i Karadakut, Kumanovës-GjilanitPreshevës nga Xhel Guri, Lot Vaku, Ali Nakushtaku, Bexhet Runica, Januz TopiStrezovci, Ali Telviqi, Shaqir Tërstena etj.; 13. Grupi i Ferizajit nga Ymer Devdokuni; 14. Grupi i Kërçovës me Kalosh Dani-Zajazi; 15. Grupi i Novi Pazarit dhe i Rozhajës me Hysen Boshkoviqin e Jusuf Mehaniqin; 16. Grupi i Plavës e Gucisë me Molla Agë Kajën “etj217. Çeta kaçake e udhëhequr nga Ibush Vuçitërnaliu përveç se në territorin e Prishtinës vepronte edhe në Zonat e Karadakut në trevat e Kumanovës, Preshevës e Gjilanit. Kjo çetë në vitin 1923 kishte rreth 22 pjesëtarë.

216 217

Po aty. L. Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë…, fq.93.

76

Nga vera e vitit 1924 pas vrasjes së Azem Bejtës më 25-26 korrik lëvizja kaçake nisi të shthurej. Gjatë vitit 1925 çetat e vetme që vepronin ishin tri, e Xhel Gurit, Januz Topit-Strezocit dhe Ibush Vuçitërnalisë, të cilat aktivitetin e tyre e kishin në Malësinë e Karadakut dhe në territoret e Prishtinës. Çeta e Januz Topit u asgjësua në shtator të vitit 1926. I rrethuar nga xhandarmëria dhe forca të tjera ushtarake në fshatin Shurdhan të Malësisë së Karadakut, Jonuzi vrau veten për mos të rënë në duar të ndjekësve218. Kurse çetat e fundit që vepruan deri në 1928, ishin çetat e udhëhequra nga Ibush Vuçitërnaliu dhe nga Xhelë Guri. Këto çeta vepruan deri në vrasjen e dy prijësve të tyre. I pari thuhet se u likuidua më 8 gusht të vitit 1927, kurse për të dytin nuk ka të dhëna219.

218 219

Po aty, fq.240. Po aty.

77

K R E U III 3.0 NË VITET E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 3.1 Shpërbërja e Jugosllavisë dhe krijimi i Zonës Bullgare të Pushtimit Më 6 prill të vitit 1941, Gjermania naziste dhe Italia fashiste sulmuan shtetin e Jugosllavisë të cilën e detyruan të kapitullojë më 17 prill të vitit 1941 220. Me pushtimin e Jugosllavisë e bashkë me atë edhe të një pjese të madhe të Ballkanit, Fuqitë e Boshtit përfunduan pushtimin e pjesës më të madhe të Evropës duke e arritur kulmin e fuqisë së vet. I ashtuquajturi rend i ri evropian u vendos në të gjitha vendet e nënshtruara, potencialet e tyre ekonomike u përfshinë në planet e Fuqive të Boshtit. Pas pushtimit të Ballkanit, Gjermania kishte një rol dominant në ndarje të territoreve e sidomos në ndarjen e Jugosllavisë të cilën e konsideronin si krijesë shtetërore artificiale, të themeluar në dëm të territoreve të vendeve fqinje dhe me bashkimin e dhunshëm të popujve fqinj me shtetin e Jugosllavisë krijues e së cilës ishte Serbia221. Me marrëveshjen ndërmjet Gjermanisë, Italisë e Bullgarisë, territori i Jugosllavisë, afërsisht sipas pikës qendrore të vendit u nda në sfera të interesit respektivisht në sferën e interesit të gjermanëve dhe në atë të italianëve222. Në kuadër të kësaj ndarjeje fuqitë okupuese pjesë të konsiderueshme të territorit jugosllav i shpallën si pjesë të territorit të tyre. Në këtë bazë Gjermania përvetësoi viset veriore të Sllovenisë, Italia aneksoi pjesën e mbetur, jugperëndimore të Sllovenisë, pjesë të konsiderueshme të bregdetit Kroat e të Dalmacisë me një varg ujdhesash. Si aleate e Fuqive të Boshtit në krah me Gjermaninë dhe Italinë, Bullgarisë iu dha pjesa më e madhe e Maqedonisë, një pjesë e Kosovës dhe një pjesë e Serbisë, sidomos në anën e juglindjes223. Në viset e pushtuara fuqitë pushtuese instaluan pushtetin ushtarak dhe ne koordinim me këtë filluan të ngrenë edhe pushtetin civil. Qëllimi kryesor ishte ndryshimi i nëpunësve të strukturave qeverisëse të mëparshme më aktivizimin e 220

Enciklopedia e Jugosllavisë 1 A-Bid, Zagreb 1984, f 624.

221

Historia e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë…, f 203.

222

30 godina Socialisticke Jugoslavije, Beograd: Bigz 1973, f 84.

223

Ibrahim Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë 2006, f 98.

78

njerëzve të besueshëm apo krijimi i strukturave që u shkonin për shtat dhe zbatonin politikat dhe qëllimet e pushtetit të ri të vendosur. Me vendosjen e forcave pushtuese të Gjermanisë, Italisë dhe të Bullgarisë në territorin e Jugosllavisë dhe me ndarjen e këtij shteti në zona të interesit dhe të kontrollit nga Fuqtë e Boshtit, territoret që i kishin nën kontrollin e tyre e konsideronin të vetin dhe popullsinë e këtyre zonave e shihnin si shtetas të tyre. Siç theksuam edhe më lart sulmi gjermano-italian ndaj Jugosllavisë filloi më 6 prill 1941 nga të gjithë drejtimet. Pjesëmarrës në sulm ishte edhe korpusi i 40 i motorizuar gjerman, i cili nga territori bullgar sulmoi pjesën jugore të Jugosllavisë tash, përkatësisht rajonet e Maqedonisë edhe të Serbisë Jugore224. Për pushtimin e shtetit jugosllav nga forcat naziste e fashiste ishin ndërmarrë edhe sulme ajrore.

Qyteti i Kumanovës, ishte

ndër objektivat e forcës ajrore. Gjermanët

bombarduan me këtë rast aerodromin “Axhitepe”, stacionin hekurudhor dhe disa pjesë të qytetit. Një ditë më pas, më 7 prill drejt Kumanovës duke depërtuar nga Krivo Pallanka, vërshuan forcat tokësore gjermane, regjimenti i 46 i ushtrisë mbretërore jugosllave, nuk mundi t’i ndalte. Pasi thyen forcat jugosllave shumë shpejt hynë në Kumanovë dhe pa vështirësi depërtuan në drejtim të Preshevës. Më 8 prill 1941 një regjiment i forcave gjermane hyri në Preshevë225. Më 17 prill të vitit 1941 ushtria jugosllave ishte shpartalluar plotësisht dhe Gjenerali Kallafatoviq, në emër të Komandës Supreme Jugosllave, u nënshkroi kapitullimin pa kushte të Mbretërisë Jugosllave, që pasoi me shpërbërjen e shtetit jugosllav. Shteti jugosllav u nda në disa zona që u vunë nën kontrolin e forcave pushtuese. Pushteti i forcave gjermane filloi të zbatohej në të gjithë territorin e Jugosllavisë prej 19 prillit të vitit 1941226. Ndërsa më 24 prill 1941 në viset jugore trupat gjermane u zëvendësuan me ato bullgare. Po në këtë datë në Preshevë u futën trupat bullgare dhe e gjithë treva e Preshevës dhe pjesa e Serbisë juglindore hynë nën kontrollin bullgar. Në të gjithë

224

Збopник Дoкyмeнaтa, Aпpилcки Paт, Kњ-2, Bojнoиcтoриcки инcтитyт Бeoгрaд 1987,cтp.24.

225

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, f 21.

226

Збopник Дoкyмeнaтa, Aпpилcки Paт, Kњ-1, Bojнoиcтoриcки инcтитyт Бeoгрaд 1969, cтp.189.

79

Jugosllavinë, sipas akordit të aleatëve të Boshtit, në këtë kohë ndodhën zhvendosje trupash dhe u sendërtua ndarja e zonave të interesit227. Angazhimi i trupave bullgare në këtë zonë do t’u siguronte trupave gjermane që do të angazhoheshin në Frontin Lindor228, por

prapavijat njëherësh

kënaqeshin edhe pretendimet e hershme për këto territore të Bullgarisë aleate. Kështu ndërsa pjesa më e madhe e territorit të Kosovës dhe Maqedonia Perëndimore u vunë nën kontrollin e forcave italiane, pjesa më e madhe e Maqedonisë, Serbia Jugore dhe një pjesë e Kosovës deri në Moravë i takuan zonës së interesit bullgar. Megjithatë pozicionet strategjike me rëndësi në këtë zonë

vijuan të

kontrollonin trupat

gjermane. Konkretisht në Preshevë, stacioni hekurudhor dhe pjesët më të rëndësishme rrugore ishin nën kompetencën gjermane229. Me futjen e forcave bullgare në Preshevë më 24 prill 1941 aty filluan të formohen organet dhe institucionet civilo-administrative sipas modeleve të Bullgarisë. Karakteristikë e pushtimit bullgar në këto treva e sidomos në Preshevë, ishte se ushtria bullgare kishte sjellë me vete edhe nëpunës administrativë për kryerjen e punëve administrative dhe ngritjen e institucioneve përkatëse. Ajo vendosi edhe njësi kufitare, të cilat ndanin zonat e kontrollit. Gjithë të punësuarit, sidomos ata udhëheqës, ishin persona të sjellë nga Bullgaria. Po ashtu për mbarëvajtjen e punëve dhe për një siguri të implementimit të planeve të tyre pushteti bullgar në këto zona kishte angazhuar njësi ushtarake për të siguruar komunikacionin, ruajtjen e objekteve me rëndësi politike, ekonomike, administrative e ushtarake230. Po ashtu forcat pushtuese bullgare me vendosjen e tyre në këtë zonë të kontrollit, ndër masat e menjëhershme që ndërmorën, suprimuan legjislaturën që kishte qenë në fuqi më parë dhe u zëvendësuan me atë me ligje të Bullgarisë dhe me ligje të reja të adaptuara. Me këtë rast u vendosën rregulla të reja dhe u nxorrën vendime të jashtëzakonshme, si p.sh. rasti i nxjerrjes së ligjit për mbrojtjen e shtetit, i

227

Po aty.

228

Ali Hadri, Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë 1941-1945, Prishtinë: Rilindja 1971, fq.99.

229

Aleksandar Trajković, Duboke Brazde: Vranjski okrug u NOB, 1941-1945, Sloboda Beograd, 1977, st.22. 230 A. Hadri, Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë…, fq.140.

80

cili ishte në fuqi që nga 16 dhjetori i vitit 1941231. Në bazë të këtij ligji jepeshin dënime me vdekje për gjithë ata që pengonin e lëndonin apo vrisnin, ndonjë person zyrtar ose pjesëtar të armatës bullgare dhe të aleatëve të saj, Italisë dhe Gjermanisë, gjithashtu gjithë ata që propagandonin në dëm të pushtetit bullgar232. Po ashtu në gjithë zonën nën kontrollin e Bullgarisë gjuha bullgare u bë gjuhë zyrtare si në ente e shkolla, ashtu edhe në administratën shtetërore e komunale. Qëllimi i shkollave që funksionuan ose u hapën, në këtë kohë në gjuhën bullgare, natyrisht kishte prapavijë politike, diskriminonte popullsinë vendase dhe tentonte asimilimin dhe bullgarizimin e saj dhe sidomos popullsinë shqiptare233. Jo vetëm pse ishte situatë lufte pushteti bullgar u përpoq të kontrollonte e të shfrytëzonte të gjithë burimet e vendit si begatitë natyrore ashtu edhe ato private të banorëve dhe fuqinë njerëzore. Shqiptarët e Preshevës obligoheshin e detyroheshin me dhunë që të punonin punë krahu në interes të pushtetit, apo të forcave bullgare. Shpesh mobilizoheshin për ndërtimin e objekteve dhe hapjen e rrugëve me rëndësi ushtarake. Gjatë periudhës së luftës, sidomos nga viti 1941 deri në vitin 1942, në zonën bullgare të pushtimit u dislokuan tri divizione ushtarake. Në vitet e sipërpërmendura, në kuadër të zonës së pushtimit bullgar komuna e Preshevës është e lidhur administrativisht dhe e organizuar në rrethin e Bujanovcit, me sa duket për një qeverisje administrative e juridike më të lehtë nga pushteti i kohës. Gjatë kësaj qeverisjeje u vu re një dukuri në vështrim të parë interesant. Ndonëse armiq, u vu re një bashkëpunim i mirëfilltë mes popullsisë serbe dhe nëpunësve, apo organeve të pushtetit bullgar, përafrim që rezultoi në dëm të shqiptarëve.

Me sa duket këtu kishte rol përafrimi gjuhësor

propaganda

shumëvjeçare

dhe fetar, dhe

antishqiptare në serbi e Bullgari. Një aspekt

i

bashkëpunimit antishqiptar, i dukshëm sidomos që nga viti 1942, ishte ai i pushtetit bullgar me çetnikët e Drazha Mihajloviqit, të cilët në këtë rajon filluan të aktivizohen

231

Ncтopиjcки Apxив “31. Jaнyap” Bpaњe.фoнд, Пpaвocyђe, кут.20, дoк.9.

232

Po aty.

233

A. Hadri, Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë…, fq.139.

81

shumë nga fillimi i vitit 1942 çetnikët formuan organizatën e vet në Luginën e Preshevës, e cila ishte e përqendruar në lindje të saj. Veprimtaria e kësaj organizate të armatosur bëhej me dijen dhe lejen e pushtetit bullgar dhe shpesh sulmet ndaj popullsisë shqiptare në këtë trevë bëheshin në koordinim me forcat bullgare234. Në vitin 1942 strukturat shtetërore pushtuese bullgare ndërmorën edhe disa veprime juridike antishqiptare. Me urdhëresën e autoriteteve policore të Shkupit të vitit 1942, shqiptarëve në zonën bullgare nuk u njihej e drejta për t’u trajtuar si komb, madje nuk njiheshin as si pakicë kombëtare. Mbi këtë bazë regjistruesit komunalë të popullsisë, nisën ndërhyrjen edhe në emrat dhe mbiemrat e popullsisë, kryesisht asaj shqiptare, duke vendosur ato të bullgarizuara me prapashtesën bullgare “ov”. Ky hap ishte i njejtë me atë që më herët kishte ndërmarrë Mbretëria Jugosllave, e cila i serbizonte mbiemrat e njerëzve duke u vënë prapeshtesën “iq”235. Në kuadër të masave bullgarizuese gjithashtu ishin ndaluar veshjet kombëtare dhe qeleshja e bardhë tradicionale e popullsisë shqiptare. Për mbartjen e këtyre veshjeve nacionale, shqiptarët shpesh fyheshin rrugëve e shpesh u nënshtroheshin edhe rrahjeve.236 Në këtë periudhë u ndërmorën masa edhe në ndryshimin e emrave të rrugëve e të institucioneve, të cilat u pagëzuan me emra të personaliteteve bullgare. Siç shihet, pushteti bullgar tentonte të kontrollonte në Preshevë çdo pore sikurse edhe të gjithë zonën e e tij të pushtimit. Në fushatën që synonte bullgarizimin e zonës, autoritetet bullgare nuk lanë pa përdorur edhe mjete të tjera politike e kulturore. Në këtë kuadër u ngritën organizatat politike, ideologjike, kulturore e ushtarake, duke tentuar elementëve bashkëpunëtorë të përhapte

përmes

ideologjinë bullgare te masa e gjerë e

popullsisë. Me këtë tentonte të arrinte edhe një përçarje te popullsia autoktone shqiptare e Preshevës me rrethinë. Në Preshevë në këtë kohë vepronin organizatat, “Branik”, e cila ishte

organizatë shtetërore e

rinisë,

“ tec pasij”, shoqatë e

234

“Zbornik” Dokumenata i Podataka o Narodnooslobodilačkom Ratu Naroda Jugoslavije, Tom XIV, knj.1, Dokumenti Četničkog Pokreta Draže Mihailovića 1941-1942, Vojnoistorijski Institut, Beograd 1981, dok.88, fq.144. 235

Po aty.

236

Ibrahim Kelmendi, Të mësuem me u – ba fqinj të paduruem, Preshevë 1993, f. 38.

82

punëtorëve, “Junak”

shoqatë e sportit, etj., përmes të cilave pushteti bullgar

propagandonte ideologjinë bullgare. Në kuadër të masave për stabilizimin e pushtetit në zonën e vet të pushtimit Sofja zyrtare në një periudhë të dytë të marrjes së trevës nën kontroll bënë një organizim të ri administrativ. Gjithë zonën e pushtimit bullgar e ndau në dy zona administrative, në krahinën e Shkupit dhe të Manastirirt. Ajo e Shkupit përfshinte 13 rrethe. Krahina e Shkupit ishte ndarë në dy qarqe (“oblast”) në atë të Shkupit dhe në atë të Vranjës. Në kuadër të “ blastit” të Vranjës nga viti 1943, ishin futur edhe Presheva e Bujanovci237. Ky formatim i ri administrativ në këtë kohë solli një fuqizim edhe më të madh të dhunës ndaj popullsisë shqiptare. Në këtë kohë strukturat okupuese bullgare angazhuan në trevën e Preshevës elementet Vrhovistë maqedonas të cilët vepronin nën komandën e Kersto Llazarov Konjushkit. Vrhovistët kishin dorë të lirë për të ushtruar dhunë ndaj popullsisë shqiptare dhe e rënduan shumë gjendjen e keqe të shqiptarëve mbi të cilët nuk mungonte edhe dhuna e çetnikëve serbë të Drazha Mihajlloviqit238. Në këtë kohë popullsia shqiptare si asnjëherë u bë shënjestër e dhunës dhe e kishte të vështirë të tubohej edhe për gëzime familjare. Edhe kur organizoheshin ndërpriteshin nga forcat e armatosura bullgare,

gjithë familjarët

ofendoheshin, malltretoheshin e torturoheshin, nën akuzën e prishjes së rendit dhe të qetësisë. Pjesëtarët e nacionalitetit shqiptar iu nënshtroheshin edhe rrahjeve publike nga policia bullgare, duke çuar në ekstrem veprimet që baltosin çdo personalitet njerëzor. Shumë familje shqiptare e pësuan qoftë edhe për kundërshtime të thjeshta ndaj policisë ose segmente të tjera të administratës bullgare. Veçanërisht e ashpër ishte reagimi ndaj familjeve që nuk vepronin kundër atij pushteti. Edhe për veprimin e një personi e pësonte e gjithë familja, siç ishte rasti me familjen Selimi në

237

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, fq.56.

238

“Zbornik” Dokumenata i Podataka o Narodnooslobodilačkom Ratu Naroda Jugoslavije.Tom XIV, knj.2, Dokumenti Četničkog Pokreta Draže Mihailovića 1943, Vojnoistorijski Institut, Beograd 1983, dok.60, fq.143.

83

Preshevë, e cila u torturua dhe u masakrua nga forcat bullgare në Preshevë më 19 shkurt të vitit 1943239. Në vazhdën e kësaj veprimtarie dhunuese ndaj popullsisë shqiptare të trevës së Preshevës forcat okupuese bullgare, e sidomos policia bullgare e rrethit të Bujanovcit, në bashkëpunim me togerin Birman, (udhëheqës i specialeve policore të Shkupit që njiheshin ndryshe edhe si aradha Birman), si edhe duke përdorur çetnikët serbë, elementin vërhovist maqedonas dhe disa serbë lokalë të zonës së Preshevës, më 17 shtator 1943 organizuan një fushatë të vërtetë antishqiptare. Një ndër veprimet e kryera gjatë saj ishte hedhja e bombës në Xhaminë e Poshtme të Preshevës në muajin e Ramazanit. Natyrisht në këtë muaj xhamia ishte e mbushur me shqiptarë prandaj dhe pasoja ishte e rëndë. Nga ky akt mizor në xhami u vranë 4 shqiptarë të Preshevës dhe u plagosën 28 vetë240. Forcat bullgare organizuan në këtë kohë edhe forcat paramilitare në mbështetje të tyre. Forcave të tilla shqiptare u printe Ali Syla, ndërsa serbëve Jagosh Janoviqi. Të ekspozuar para gjithë këtyre masave të dhunës që ndërmerrte pushteti bullgar ndaj popullsisë shqiptare, shumë familje shqiptare u shtrënguan të iknin nga zona bullgare në zonën italiane të pushtimit, sidomos në qytetin e Gjilanit, pasi qëndrimi i tyre në këtë zonë ishte më i lehtë. Diskriminimi e shtypja ndaj popullsisë shqiptare të Preshevës bëhej edhe në sferën ekonomiko-financiare, përmes tatimeve-taksave të veçanta, të cilat praktikoheshin ndaj popullsisë shqiptare. Kjo natyrisht ndodhte edhe për trevat e tjera shqiptare që ishin nën kontrollin bullgar. Është për t’u theksuar se taksat bullgare për këto zona ishin po ato taksa që bullgarët kishin edhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Gjithë këto taksa të rënda të përcaktuara nga pushteti bullgar ishin vendosur prodhimet bujqësore. Përmes tyre pushteti bullgar mblidhte një pjesë të drithit gjatë të korrurave. Për këtë çështje formoheshin komisione për kontrollin dhe vlerësimin e pasurisë dhe përcaktimit të masës se sa duhen të ndanin nga produktet e tyre

239

Selim Selimi, Kohë e Sfidave Historike, Preshevë: Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica” 1995, f 19. 240

Po aty.

84

bujqësore për qeverinë Bullgare

241

. Po ashtu taksa të rënda ishin vendosur edhe

mbiproduktet blegtorale, si dhe mbi prodhimet zejtare gjë që çoi në një thellim dhe në një varfërim të skajshëm të popullsisë shqiptare, sidomos të trevës së Preshevës. Të gjitha këto masa të rënda për popullsinë shqiptare të Preshevës kishin qëllim plaçkitjen, shtrydhjen e grumbullimin e çdo gjëje në shërbim të luftës, por dhe shtytjen për shpërngulje të popullsisë shqiptare. Për të pasur

çdo gjë nën kontroll, shteti bullgar, veçanërisht



periudhën e fundit të luftës, përkatësisht në vitet 1943-1944, e ruajti të lartë praninë ushtarake në zonën e vet të pushtimit. Në këtë zonë ai mbajti të angazhuar 4 divizione: divizionin 14, divizionin 15, divizionin 17, si dhe divizionin e 29, i cili vepronte në territorin e Preshevës242. Gjatë kësaj periudhe në Preshevë pati një dislokim të shtuar të forcave bullgare. Gjatë muajit maj 1944, në fshatin Bushtarnë të komunës së Preshevës ishin vendosur një pjesë e kalorësisë bullgare, që ishte pjesë e regjimentit ushtarak të Sofjes. Një pjesë e këtij regjimenti vepronte dhe ishte stacionuar edhe në fshatin Bilaç, i cli ishte shndërruar në bazë të rëndësishme ushtarake të forcave bullgare243. Po ashtu vlen të theksojmë

se në territorin e Preshevës pushtuesi

bullgar që nga 18 prilli i vitit 1941 e deri më 8 shtator të vitit 1944 kishte vrarë rreth 341 civilë, ndërsa kishte arrestuar e burgosur rreth 790 veta si edhe e kishte djegur rreth 650 shtëpi. Në Bujanovc në po të njëjtin afat kohor forcat bullgare kishin vrarë rreth 649 civilë dhe kishin djegur rreth 1180 shtëpi244. Bëhet fjalë për humbje që kishte patur popullsia shqiptare e serbe e trevës, por që nuk kemi mundur ende ta evidentojmë veçmas për secilën etni. Siç shihet okupimi bullgar në trevat shqiptare sidomos në territorintrevën e Preshevës ishte shumë mizor dhe shumë i dhunshëm sidomos ndaj popullsisë shqiptare. Mizoritë e bullgarëve në këtë trevë nuk kishin dallim nga mizoritë e

241

D. Deverzhiq, Zhivi … , f. 24.

242

Jovan Marsijeviq, Hranislav Rakiq, Hronologija 1903-1945, Leskovac 1979, f. 185.

243

Ncтopиjcки Apxив “31. Jaнyap” Bpaњe. фoнд,Hapoди дбopи. K. 20, д.12.

244

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.66.

85

serbëve që ishin praktikuar më parë në këtë rajon. Shqiptarët e kësaj ane e pësuan shumë rëndë gjithë periudhën e kontrollit bullgar.

3.2 Lëvizja nacionaliste e shqiptarëve të trevës së Preshevës Shpartallimi

dhe shpërbërja e Mbretërisë Jugosllave më 17 prill 1941

ngjallën shpresat e nacionalistëve shqiptarë për korigjimin e padrejtësive të vitit 1913, kur Fuqitë e Mëdha vendosën copëtimin e më shumë se gjysmës së viseve shqiptare. Propaganda e Italisë që nxiste irredentizmin shqiptar por edhe rrezikun e afërt që vinte nga njohja e synimeve të Bullgarisë ndaj trevave shqiptare lindore i hodhën ato në veprime menjëherë pas shkatërrimit të forcave të armatosura dhe të administratës jugosllave. Më 19 prill, një numër i parisë intelektuale dhe atdhetare shqiptare të zonës u tubuan në Shkup në lokalet e “Bojali Harrit”. Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Shaban Jashari nga Kumanova, Aqif Tetova nga Gjilani, Shaip Mustafa nga Presheva, Jahja Osmani nga Kumanova, Abdullah Veliu nga Presheva, Lutfi Ahmeti nga Presheva, Abdullah Saqipi nga Presheva me qëndrim në Shkup, Idriz Ymeri nga Tetova etj245. Në këtë takim ishin diskutuar tri pika të rendit të ditës siç ishin: 1. Rreth gjendjes në territoret shqiptare pas vendosjes së ushtrisë bullgare; 2. Themelimi i Lëvizjes për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shqipërinë; 3. Formimi i një delegacioni i cili menjëherë do të udhëtojë për Tetovë, Gostivar, Dibër e Tiranë dhe në qendrat e tjera shqiptare me qëllim që t’i informojë e të informohet për situatën e përgjithshme shqiptare246. Nga rrethanat dhe vështirësitë e kohës për popullin shqiptar krerët shqiptarë e panë të udhës që të bëjnë një organizim politik. Pretendimet qysh në fillim ishin që ky organizim të shtrihet në të gjitha trevat shqiptare, që kjo lëvizje të merrte një karakter mbarëkombëtar. Lëvizja synonte që me anë të një organizimi të brendshëm, sidomos në rrethet e Shkupit, Kumanovës e të Gjilanit, këto treva t’i bashkëngjiteshin Shqipërisë etnike247. Takimi i krerëve shqiptarë zgjati dy ditë dhe u finalizua me formimin e

245

ДAPM.Ф. УДБ-РCBP.Д. 432000948, Зaпиcник oд cacлyшaњeтo нa Шaбaн Kyмaнoвo, paбoтeн вo YДБ зa Maкeдoниja нa 18.XII.1948.

cмaн Jaшaри oд

246

cмaн Jaшaри oд

ДAPM.Ф. УДБ-РCBP.Д. 432000948, Зaпиcник oд cacлyшaњeтo нa Шaбaн Kyмaнoвo, paбoтeн вo YДБ зa Maкeдoниja нa 18.XII.1948. 247

Po aty.

86

Lëvizjes për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shqipërinë. Synimi i këtij organizmi ishte të angazhohej që trevat shqiptare të pushtuara nga okupatori bullgar, Shkupi, Kumanova, një pjesë e Gjilanit dhe Presheva, t’i bashkoheshin Shqipërisë etnike248. Megjithëse aktiviteti i Lëvizjes vetëm sa kishte nisur të shtrihet në terren, shqiptarët e krahinave të Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Gjilanit, Kaçanikut, Bujanocit etj., filluan t’i bashkëngjiten në masë të madhe, e me vendosmëri kërkesës së krerëve të Lëvizjes për Bashkimin e Tokave Shqiptare. Aktiviteti i nacionalistëve shqiptarë ishte vërejtur edhe nga organet e rendit të okupatorit bullgar, të cilët njoftonin se individë të caktuar të përkatësisë nacionale shqiptare, të pajisur me fletushka zhvillonin aktivitete propagandistike në qendra të ndryshme shqiptare, sidomos në krahinat që ishin në kontrollin bullgar. Gjatë aktivitetit të tyre propagandistik nacional me vete kishin edhe plisa të bardhë, të cilat i shpërndanin në masën e qytetarëve shqiptarë. Ky aktivitet kishte për qëllim të tregonte se elementi dominues ishin shqiptarët249. Po ashtu aktiviteti i Lëvizjes për Bashkimin e Tokave Shqiptare përveç në shpërndarjen e fletushkave dhe vetëdijesimin e qytetarëve shqiptarë në zonën bullgare, ishte njëheri i orientuar për nxitjen dhe organizimin e demonstratës shqiptare në Shkup, e cila u zhvillua më 10 maj 1941. Barrën kryesore të organizimit të kësaj demonstrate e kishin pjesëtarët e Lëvizjes për Bashkimin e Tokave Shqiptare, ku përveç Shaip Mustafës, i cili i përkiste krahut të majtë (majtist) nga Presheva, ishin të përfshirë edhe shumë intelektualë e patriotë tjerë të trevave të ndryshme shqiptare, që ishin inkuadruar në këtë demostratë. Po ashtu ishte përgatitur edhe gjithë rrjedha e demonstratës. Pikënisja

ishte caktuar “Bojali Hani”, ku ishin grumbulluar

demonstruesit me plisa të bardhë. Simbolika e këtij aktiviteti ishte të dëshmonin se e gjithë kjo trevë ishte shqiptare. Parakalimi i demonstruesve shkonte nëpër çarshinë e vjetër të Shkupit në drejtim të komandës ushtarake bullgare, te shtabi i përgjithshëm gjerman e deri te konsullata italiane250. Këto manifestime nxitën revoltën e autoriteteve bullgare, të cilat akuzuan konsullatën italiane në Shkup se qëndron pas këtij organizimi.

248

ДAPM.Ф. УДБ-РCBP.Д.43200948; po aty.

249

ДAPM.Ф. блacнa Пoлициcкa Yпpaвa, Cкопje,peг.18.док.5.

250

ДAPM.Ф. ЗHA, кyт.6, док.178

87

Megjithatë ajo që më së shumti i kishte shqetësuar autoritetet bullgare ishte fakti se Shkupi ishte mbushur me demostrues që mbartnin plisa të bardhë, me të cilën demontohej përfundimisht propaganda që fillimisht ishte lançuar nga Mbretëria Serbe e më pastaj edhe ajo Jugosllave, e cila përkrahej edhe nga bullgarët, se Shkupi nuk ishte shqiptar, sepse qytetarët shqiptarë në Shkup ishin një popullsi e vogël dhe e pa rëndësishme, kurse në fakt ishte e kundërta251. Megjithatë ky aktivitet pati një rëndësi të madhe dhe nxiti shqiptarët që në forma të ndryshme të rezistojnë dhe me mjete të ndryshme të kundërpërgjigjen në mbrojtje të të drejtave të tyre. Përveç në Lëvizjen për Bashkimin e Tokave Shqiptare, qytetarë e intelektualë të Preshevës gravitonin edhe në organizata të tjera nacionaliste, të cilat dhanë kontributin e tyre për çështjen kombëtare shqiptare. Në këtë prizëm spikatën figura si ajo e Ibrahim Kelmendit nga Presheva, i cili si zëvendësdrejtor i Normales “Sami Frashëri” në Prishtinë, njëheri ishte edhe kryetar i rinisë së Ballit Kombëtarë të Kosovës. Përmes këtij pozicioni ishte edhe anëtar aktiv i kreut më të ngushtë të Komitetit të Intelektualëve të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, dhe si i tillë, ishte caktuar edhe si këshilltar i Komitetit të Rinisë Nacionaliste Shqiptare, po ashtu edhe në organin drejtues të Komitetit Demokratik Shqiptar252. Bashkëveprimtarë të Ibrahim Kelmendit në këtë kohë, njëheri edhe përfaqësues të interesave kombëtare e nacionale të Preshevës me rrethinë dhe pjesës tjetër juglindore shqiptare, ishin edhe Limon Staneci, Jetullah Seferi, Ymer Rama. Shumë intelektualë shqiptarë e patriotë të Preshevës në këtë kohë i shohim aktivë për çështjen shqiptare, e sidomos për fatin e të mirën e bashkëvendësve të tyre. Veprimtarinë e këtyre e hasim sidomos në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, e cila u themelua në Prizren. Nismën për një takim paraprak e ndërmorën

një grup nacionalistësh shqiptarë sidomos një grup nacionalistësh

shqiptarë të prirë nga Xhafer Deva nga Mitrovica, Musa Shehu e Sheh Hasani nga Prizreni, Asllan Boletini nga Mitrovica, Tahir Zaimi nga Gjakova, Lukë Simon Mjeda

251

Hamit Kokalari, Kosova - djepi i shqiptarizmit, Tiranë 1943, Pjesa “Shkupi”, Statistika osmane 1910, etj. 252

I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë …, f.17.

88

nga Prizreni etj., të cilët u mblodhën në Prizren, më 11 shtator të vitit 1943, menjëherë pas kapitullimit të Italisë253. Ky takim, apo kjo mbledhje, ishte thirrur të mbahej në kushtet dhe rrethanat e krijuara pas kapitullimit të Italisë për shqyrtimin e gjendjes shqiptare në trevat e tjera, si dhe për masat e mëtejshme që duheshin ndërmerreshin për unifikimin e territorit shqiptar, si edhe për mbrojtjen e vendit nga sulmet apo ndikimi i elementeve sllavo-komunistë. Kjo mbledhje e thirrur nga krerët nacionalistë shqiptarë ishte e një rëndësie të madhe për zhvillimet e momentit si dhe për zhvillimet e mëvonshme politike ushtarake. Nga kjo mbledhje u nxorën tre përfundime kryesore: 1. Të bëhet një mbledhje e përgjithshme popullore në frymën e Lidhjes së Prizrenit, në të cilën do të përfaqësohen të gjitha krahinat e Kosovës dhe trevave tjera shqiptare; 2. Derisa të krijohet e të caktohet një autoritet suprem nga mbledhja e përgjithshme për të ruajtur rendin dhe qetësinë, e kërkesave tjera që imponohen për mbrojtjen e atdheut, të organizohen dhe krijohen këshilla autonome-ekzekutive; 3. Ngarkimi dhe organizimi i një këshilli ekzekutiv të Prizrenit, për përgatitjen e mbledhjes së Kuvendit të përgjithshëm, thirrja dhe mbajtja e të cilit do të bëhej jo më larg se 16 shtatori i vitit 1943254. Për një kohë mjaft të shkurtër, më 16 shtator të vitit 1943, Këshilli Ekzekutiv i Prizrenit ia kishte dalë që t’i tubonte në Prizren gjithë përfaqësuesit e krahinave shqiptare. Pas hapjes së punimeve të kuvendit nisën diskutimet dhe hartimi i kërkesave për mbrojtjen e shqiptarëve dhe trevave të tyre. Kuvendi përpiloi edhe statutin e vet – akt themelimin e asaj organizate që u emërua “Lidhja e II e Prizrenit”. Punimet e kuvendit vazhduan deri më 21shtator 1943, kohë kur delegatët i nënshkruan vendimet e marra në këtë kuvend. Mbas takimit kuvendi nisi t’i shtrijë degët e veta nëpër gjithë territorin e Kosovës. Këtu spikat edhe figura e Limon Asllan Stanecit, i cili ishte sekretar i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit për rrethin e Gjilanit. Kjo figurë spikat edhe nga raporti nga vija e frontit në betejën e Velegllavës më 28 qershor të

253

Tahir Zaimi, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles 1964, f.36. 254

Po aty.

89

vitit 1944, mes

forcave vullnetare shqiptare dhe Ushtrisë Nacionalçlirimtare

Jugosllave255. Kuvendi i Prizrenit nxori vendime me rëndësi jetike për organizimin dhe mbrojtjen e tokave të liruara shqiptare dhe unifikimin e faktorit shqiptar. Shpesh i hasim këto grupe të ndërthurura, pra në bashkëpunim. Këtë më së miri e hasim sidomos pas kapitullimit të Bullgarisë, gjatë shtatorit të vitit 1944, gjë që, në një farë mënyre, mundësoi që territoret shqiptare, të cilat ishin deri atëherë nën zonën bullgare, të unifikohen. Atdhetarët nga Lugina e Preshevës ishin

pjesëmarrës edhe në

organizatën politiko-ushtarake të Nacional Demokratëve Shqiptarë (NDSH). Hapat e parë të themelimit të kësaj organizate kishin nisur në Pejë e Gjakovë, siç quhej Lëvizja Nacional Demokratike Shqiptare që nga shtatori i vitit 1943. U iniciua nga patriotët e intelektualët Halim Spahiu, Ymer Berisha, Shefqet Shkupi e shumë të tjerë. Këta njëheri formuan Komitetin Nacional Demokratik, i cili në programin e tij kishte luftën antifashiste, por edhe antikomuniste, për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare256. Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare ishte organizatë politike ilegale e krijuar në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo organizatë në gjirin e vet përfshinte pjesëtarë të gjitha trevave shqiptare dhe në këtë kohë kishte arritur t’i shtrijë degët e veta në gjitha trevat shqiptare të Kosovës e Maqedonisë, duke mos anashkaluar as Luginën e Preshevës. Ibrahim Kelmendin, që nga viti 1944, e hasim në nivelet udhëheqëse të kësaj lëvizjeje. Ndërsa si udhëheqës i grupit të rezistencës për Karadakun ishte Ali Staneci. Si pjesëtarë të lëvizjes në këtë organizëm dhanë kontributin e tyre të madh në vijë të frontit dhe udhëheqësit luftarak Xheladin Kurbaliu nga fshati Kurbali komuna e Preshevës, Lam Breznica (fshati Breznicë Komuna e Bujanocit), Sylë Zarbinca nga fshati Zarbinc, Komuna e Bujanocit dhe

255

Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945, Prishtinë: Dituria Islame, Redaksia e Botimeve Historike, 1995, fq.76. 256

Gazeta Ditore, Zëri, Fejton i Aliriza Selmanit, “Ata që ranë për Shqipërinë etnike”, Prishtinë, 25 qershor - 6 korrik 2007.

90

Ajet Rainca, fshati Raincë, Komuna e Preshevës257. Po ashtu vlen të theksojmë se programi i lëvizjes për lirimin e tokave shqiptare mbështetej në këto pika: 1. Liri dhe pavarësi të plotë me të drejtë të vetëqeverimit në bazë të vullnetit të popullit të shfaqun lirisht; 2. Me toka shqipëtare kuptohen të gjitha vendet-tokat ku banojnë shqiptarët në 60 përqind, pa dallim se si quhen krahinat dhe se nga kush është i pushtuem; 3. Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësore kundër asnjë populli, po as kundër asnjë partie politike, vetëm insiston që në mënyrë të kulturuar dhe me armë në dorë ti arrijë idealet shekullore të kombit shqiptarë, që të jetë i lirë dhe vetë sundues në shtetin e vet me kufijtë etnik; 4. Mbasi të vendosen kufijtë etnikë pa marrë parasysh tjera kushte, në mënyrë miqësore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale; 5. Në kohë paqeje lëvizja nuk do të pushojë por do të vazhdoj si shërbim roje e të drejtave të popullatës shqiptare258. Siç shihet nacionalistët shqiptarë me veprimet e tyre ishin shndërruar në mburojë dhe shtytës kryesorë të çështjes kombëtare. Vetë shpartallimi i nazifashistëve, fillimisht kapitullimi i Italisë, pastaj edhe i Bullgarisë, ishte një arsye për organizim më të shpejtë dhe rast për arritjen e qëllimit. Kapitullimi i Bullgarisë ishte veprimi kyç. Ky veprim çoi edhe në organizimin ushtarak të nacionalistëve shqiptarë, të cilët po gjatë muajit shtator të vitit 1944 bëjnë në organizimin dhe drejtimin e operacioneve ushtarake për mbrojtjen e territoreve shqiptare sidomos të atyre që deri atëherë ishin nën pushtimin bullgar. Fillimisht vepruan në qytetin e Preshevës, ku organizimi i ushtarak i tyre dhe gjithë veprimtaria ushtarake bëhej në kuadër, apo si pjesë, e Zonës së IV të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës259. Këto zona të mbrojtura dhe grupe të rezistencës ishin formuar sidomos nga fundi i muajit gusht dhe nga fillimi i muajit shtator të vitit 1944. Mbështetur në vendimet e Lidhjes së Dytë të Prizrenit ishin formuar pesë zona të mbrojtjes, të cilat në luftë njiheshin edhe si fronte260.

257

Po aty.

258

Po aty.

259

I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë…, fq.17.

260

T. Zaimi, Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës…, f 36.

91

Vlen të theksojmë se periudha nga fundi i Luftës së Dytë Botërore për organizatat nacionaliste, si dhe për rezistencën nacionale shqiptare sidomos për trevën e Preshevës, ishte më produktive, gjë që dëshmohet nga një masivizim i rezistencës. Është për t’u theksuar se rezistenca e shqiptarëve të Preshevës mbështetej dhe zhvillohej në dy parime. Së pari, në atë të bojkotit gjë që stimulohej edhe nga lëvizjet nacionaliste shqiptare. Bojkoti përfshinte injorimin e institucioneve okupuese bullgare, bojkotimin e mësimit në gjuhën bullgare, kundërshtimin e bullgarizimit të emrave, heqjen e emrave të rrugëve që ishin vendosur në gjuhën bullgare dhe emrave të historisë bullgare, etj. Rol kyç me këtë rast për ngritjen e masave shqiptare luajtën lëvizjet nacionaliste. Ato dhanë shpresë dhe nxitën popullsinë në kundërshtimin e organeve bullgare të pushtuesit në mënyrë të organizuar në trevën e Preshevës. Gjithsesi organizatat politike ushtarake nacionaliste shqiptare, ndonëse vepronin qysh nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, forcën e tyre e arritën sidomos në vitet 19431944, kur me efektivitet

mbrojtën

popullsinë civile shqiptare, por edhe

e

ndërgjegjësuan atë si asnjëherë në aspektin kombëtar.

3.3 Kontributi i shqiptarëve të Preshevës në LNÇ Të shqiptarët e Preshevës qysh herët para Luftës së Dytë Botërore, filluan të depërtonin

edhe idetë

komuniste. Të parët që iu

ofruan kësaj lëvizjeje ishin

studentët nga kjo trevë që vijonin studimet në Beograd. Rreth vitit 1935, vërehen aderimet e para por vetëm në vjeshtën e vitit 1938 në preshevë u formua celula e parë komuniste. Kontribut të madh për këtë dha organizata e Partisë e Kumanovës. Sekretar i celulës së Partisë për Preshevën u zgjodh Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë të saj ishin Abdullah Krashnica, Selim Selimi dhe Xheladin Kurbalia261. Me rastin e formimit të celulës u vendosën lidhje direkte me Komitetin e Partisë Komuniste Jugosllave për Maqedoni. Në pranverën e vitit 1940, celula komuniste e Preshevës u shndërrua në Komitet të vendit të Preshevës, dhe sekretar i komitetit u caktua Shaip Mustafa, ndërsa anëtarë ishin Abdullah Krashnica, Selim Selimi, Xheladin Kurbaliu, Nazmi Mustafa, Cane Nakiq dhe Urosh Mitroviq262. Nga viti 1940, komiteti i vendit i PK për Preshevën nisi të shtrihet në terren, duke hapur degët e veta në fshatin

261

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, fq.19.

262

Po aty.

92

Rahovicë dhe Bilaç. Po në këtë vit, në Preshevë u formua edhe Lidhja e Rinisë Komuniste Jugosllave (SKOJ), e cila udhëhiqej nga Xhemush Bina263. Qysh nga viti 1940, Organizata Komuniste e Preshevës ishte e lidhur drejtpërdrejtë me Komitetin Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovë, dhe vendosi edhe bashkëpunim më të ngushtë me këtë pjesë. Disa vjet më pas, gjatë Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht gjatë vitit 1942, sipas disa vlerësimeve, organizata e Partisë Komuniste Jugosllave në Preshevë ishte më e fuqishme dhe numerikisht më e madhja në territorin e Serbisë së Jugut264. Komunistët nga Presheva dhanë kontribut të madh në shtrirjen dhe organizimin e Partisë Komuniste Jugosllave dhe në treva të tjera shqiptare, si për shembull në rajonin e Gjilanit, ku deri në vitin 1942 nuk kishte organizatë komuniste265. Po ashtu përmes normalistëve që studionin në Prishtinë, Ali Aliut, Qani Ramadanit, Hamit Thaçit, Abdullah Osmanit etj., ata kontribuan në zhvillimin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare në Prishtinë dhanë sidomos Shumica prej këtyre normalistëve ishin edhe me detyra partiake në organizatat komuniste të Gjilanit e të Preshevës266. Abdullah Krashnica, Selami Hallaçi, Xhemush Bina, Baki Gashi etj., dhanë një kontribut të madh edhe në zhvillimin e Lëvizjes Nacionalçlirimtare dhe antinazifashiste në Gjilan dhe Anamoravë dhe të Kosovës në tërësi. Kontribut të madh ata dhanë edhe në rekrutimin e popullsisë në aradhat partizane të Jabllanicës, të Sharrit, Kozjakut dhe Pçinjës267. Gjendja e rëndë e popullsisë nën okupimin e forcave nazifashiste, si dhe direktivat e qendrës komuniste, sidomos pas vendimeve të Konferencës së 5 të Partisë Komuniste Jugosllave të mbajtur në Zagreb më 19-20 tetor të vitit 1940, si dhe proklamata e Sekretarit të Këshillit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave, Josip Broz Tito, të botuar në revistën “Proleter” të vitit 1942, nxitën popullsinë e këtyre trevave që të marrin iniciativën në krijimin e aradheve

263

S. Selimi, Kohë e Sfidave Historike…, fq.43.

264

Po aty.

265

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, fq.56.

266

Po aty.

267

Bogumir, B Stankovic, Kosovske Pomoravlje u Revuluciji 1941-1945, Gnjilane SUBNOR-a,1975, st.172.

p tinski odbori

93

partizane. Në këtë vazhdë të zhvillimeve më 18 shtator të vitit 1942, në malin Jasinovc, afër Masuricës, territor i Vranjës u formua fillimisht aradha partizane “Simo Pogaçareviq”. Kjo aradhë kishte rreth 36 pjesëtarë. Komandant i saj ishte Zhivojin Nikoliq-Bërka, ndërsa komisar politik Dushan Devexhiq-Zhika. Aradha ishte formuar me vendimin e përfaqësuesve të Komitetit të rrethit të Nishit të Partisë Komuniste Jugosllavisë268. Ndërsa më 27 shtator 1942, sipas vendimit të marrë në korrik 1942 nga Komiteti Krahinor i Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovë në afërsi të fshatit Ramjan të Vitisë që ndodhet ndërmjet rrugës Ferizaj-Gjilan u formua edhe aradha e parë partizane shqiptare. Kjo aradhë mori emrin “Zejnel Hajdini”, emrin e një komunisti shqiptar nga Tupalla e Medvegjës, i cili u vra në Gazdarski Rid më 7 mars 1942, në luftë kundër çetnikëve dhe forcave nazifashiste269. Në radhët e saj ishin 4 kuadro nga Presheva, Xheladin Miftari-Kurbalia, Riza Selimi, Arif Misini dhe Veli Fetahu. Komandant i kësaj aradhe u zgjodh Xheladin Miftari-Kurbalia nga fshati Kurbali, komuna e Preshevës, zëvendëskomandant u caktua Pera Karaxhiq-Muja nga Prishtina, ndërsa komisar politik u emërua Fadil Hoxha nga Gjakova270. Kjo aradhë partizane, me direktivën e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave të Kosovës veproi edhe në Preshevë kur kaloi në territorin e okupuar nga bullgarët për t’i shkuar në ndihmë aradhës së Vranjës dhe për të zhvilluar bashkë me të aksionet e përbashkëta kundër forcave të pushtuesit271. Në të njëjtën kohë aradha partizane “Sima Pogaçareviq”, me direktivë të Komitetit të Partisë Komuniste Jugosllave të Nishit ishte obliguar të vepronte në Karadakun e Bujanovcit, Preshevës e të Kumanovës etj272. Më 8 tetor 1942, aradha partizane “Simo Pogaçareviq” u vendos në fshatin Verban, komuna e Bujanovcit. Nga Bujanovci duke lëvizur për në Karadakun e Preshevës, fillimisht u pozicionua në fshatin Gare, komuna e Preshevës e më pastaj edhe në fshatin Kurbali të kësaj komune, në shtëpinë e Ymer Miftarit, vëllait të komandantit të aradhës partizane

268

Живојин Николић Брка., 22 Српска Дивизија, Bojноиздавачки Завод Београд, 1972.cт.57. Душан Девеџић (жика)., Живи Мостови (Сећања), Путевима Ревулуције Економска Политика, Београд, 1982, cтp.100. 270 Vahide Hoxha, “Aradha partizane “Zenel Hajdini”, Kosova 2, Prishtinë 1973, f. 106. 269

271

Po aty.

272

Душан Девеџић (жика), vep. e përm., fq.100.

94

“Zejnel Hajdini”, Xheladin Kurbalisë273. Vlen të theksojmë se aradha partizane “Zejnel Hajdini” gëzonte një mbështetje të madhe në masën e gjerë të popullsisë. Takimi i aradhës “Zejnel Hajdini” me aradhën partizane të Vranjës “Simo Pogaçareviq”, u bë nga mesi i muajit tetor të vitit 1942 në shpatet e malit Ostrovicë mbi komunën e Preshevës. Menjëherë pas kësaj ishin propozuar shkrirja e këtyre dy aradhave partizane si dhe u diskutua për format e sulmit që do të ndërmerreshin në minierën e Llojanit, e cila i përkiste komunës së Kumanovës. Në këtë takim ishte propozuar edhe unifikimi apo ndryshimi i hierarkisë komanduese, që shkaktoi edhe mospajtime mes tyre. Xheladin Miftari-Kurbalia insistonte që komandantë i aradhës të ishte shqiptar meqenëse edhe terreni ku do të vepronte ishte terren shqiptar274. Ky mendim i Xheladin Kurbalisë u kundërshtua. Komandant i shtabit të përbashkët

të krijuar

rishtas u emërua Zhivojin Nikoliq-Bërka,

zëvendëskomandant Xheladin Miftari-Kurbalia, komisar politik Fadil Hoxha ndërsa zëvendëskomisar Sllobodan Cekiq275. Më 19 tetor të vitit 1942, aradha partizane sulmoi minierën e Llojanit, ku nuk kishte hasur ndonjë rezistencë të theksuar të bullgarëve. Pas aksionit të suksesshëm u konfiskuan të gjitha materialet e gjetura në këtë minierë. Por, ndërkohë konfliktet mes pjesëtarëve të këtyre dy aradheve kishin nisur të thellohen. Me këtë rast spikati figura dhe personaliteti i Xheladin Kurbalisë. Në nëntor të vitit 1942, pas kthimit në Vranjë, nga takimi për ndarjen e aradhave mes fshatrave Pozharan dhe Tankosiq, u vendos të përjashtohej Xheladini, i cili nga kjo kohë i bashkëngjit lëvizjes nacionaliste, ç’rast nga komunistët u konsiderua si tradhtar. Në përfundim të këtyre peripecive në dhjetor 1942 partizanët serbë kthehen në Vranjë276. Gjithë këto veprime të Lëvizjes Nacionalçlirimtare nxitën edhe reagimin e forcave bullgare që u aktivizuan posaçërisht për kapjen e komunistëve. Më 17 shkurt 1943, policia bullgare arrestoi Abdullah Krashnicën dhe Selim Selimin, themelues

273

Po aty.

274

S. Selimi, Kohë e Sfidave Historike…, fq.103.

275

Po aty.

276

Po aty.

95

dhe pjesëtarë të organizatës komuniste. Të nesërmen ata mundën të arratisen nga burgu dhe u strehuan në Gjilan ku edhe vijuan veprimtarinë e tyre. Arratisja e komunistëve shqiptarë u pasua nga masa të rënda e të dhunshme ndaj familjarëve të afërmve të tyre disa nga të cilët u vranë dhe u burgosën277 Në këtë qasje në kërkim të kundërshtarëve të pushtetit okupues, forcat bullgare më 28 korrik 1943 rrethuan dhe bllokuan fshatin Tërrnavë të komunës së Preshevës. Të gjithë meshkujt, prej moshës 16 deri në 80 vjet, u grumbulluan dhunshëm shqiptarët i futën në xhami, ndërsa serbët në kishë. Nga dhuna e përdorur me këtë rast kishin vdekur katër vetë278. Po në korrik të vitit 1943, në këtë vazhdë të veprimeve, forcat okupuese bullgare tubuan rreth 100 të rinj në qendër të qytetit të Preshevës dhe i dërguan me dhunë për punë të rëndë e të detyrueshme në Dobruxhë të Bullgarisë279. Por dhuna pati efekt të kundërt në popullsinë e zonës. Nxënësit nga Presheva i ndiqnin mësimet në Normalen e Prishtinës të cilët u kthyen në Preshevë në verën e vitit 1943 u futën në masë në organizatën e Partisë Komuniste duke kontribuar në shtrirjen dhe aktivitetin e saj. Këtu vlen të evidentohen Ali Aliu, Qani Ramadani, Hamit Thaçi, Abdullah Osmani etj280. Me qëllim të intensifikimit dhe forcimit më tej të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në Karadak, në nëntor u shqyrtua mundësia që të formohet aradha e Dupillës. Në këtë aradhë parashihej që të përfshiheshin të gjithë luftëtarët nga Karadaku i Kumanovës, Preshevës, Bujanocit, Gjilanit, Kaçanikut dhe Vitisë. Formimi i kësaj aradhe do të bëhej me vendim të Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave të Kosovës, por kjo aradhë nuk arriti të formohet asnjëherë281. Me strehimin e Abdullah Krashnicës dhe të Selim Selimit në Gjilan dhe me aktivizimin e këtyre në organizatën e partisë atje, nga nëntori i vitit 1943 e deri në qershor të vitit 1944, Abdullah Krashnicën e gjejmë si sekretar të Komitetit të Partisë Komuniste të rrethit të Gjilanit. Gjatë gjithë kësaj kohe organizata partiake e

277

S.Selimi, Koha e sfidave historike…, f. 103.

278

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.62.

279

Po aty, fq.62

280

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, fq.57.

281

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.65.

96

Preshevës ishte e lidhur ngushtë me Komitetin Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovë. Këtë e vërteton edhe raporti i Komitetit Krahinor i Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovë dërguar Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Jugosllave më 31 janar të vitit 1944, lidhur me gjendjen organizative të partisë, ku Presheva numërohet në radhët e organizatave partiake të Kosovës282. Po në këtë rrjedhë të ngjarjeve, në gjysmën e dytë të muajit korrik të vitit 1944, u formua Komiteti i Rrethit të partisë Komuniste Jugosllave të Preshevës. Në këtë kohë pas tërheqjes nga Gjilani, Abdullah Krashnica u zgjodh sekretar i këtij komiteti në Preshevë, ndërsa anëtarë ishin Selim Selimi, Dushan Iliq Tojaga, Stojko Stojanoviq etj283. Kurse më 2 gusht të vitit 1944, Abdullah Krashnica ishte përfaqësues i Preshevës në mbledhjen e ASNOM-it (Kuvendi antifashist për çlirimin e Maqedonisë) të mbajtur në Prohor Pçinski të Maqedonisë. Në fillim të muajit shtator të vitit 1944 u formua Këshilli Nacionalçlirimtar i Rrethit të Preshevës, kryetar i së cilës u zgjodh Dushan Iliq Tojaga, nënkryetar Abdullah Veliu, sekretar Abdullah Krashnica, arkëtar Ariton Uzunoviq. Anëtarë të Këshillit ishin: Teodosije Simonoviq, Ilija Gjorgjeviq, Muharrem Kadriu, Tihomir Petroviq, Selim Selimi, Nada Fetak, Denko Mirkoviq284. Shqiptarët e Preshevës dhanë kontribut edhe në formimin e batalionit të parë shqiptar, i cili u formua më 7 dhjetor të vitit 1944 në Preshevë. Ky batalion qysh në fillimet e para të tij numëronte 450 luftëtarë. Batalionin në fjalë e përbënin 4 çeta, ndërsa luftëtarët që e përbënin këtë batalion ishin të moshave nga 18 deri në 30 vjeç285. Shumica ishin shqiptarë të Preshevës, Kumanovës e Shkupit. Po ashtu komandant të këtij batalioni ishin shqiptari Skënder Hasani, komisar politik Muharrem Ibrahimi, zëvendëskomandant Tode Kukinski dhe Hamid Hamidi Thaçi zëvendëskomisar politik. Ndërsa kuadrin komandues të çetave e përbënin: komandant i çetës së parë Ibrahim Murati, komandant i çetës së dytë Haki Liça, komisar politik

282

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, fq.67.

283

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, fq.67.

284

Po aty.

285

Д.A.P.M.Ф. Народноослободителни единици, установи и организации-кyмaновcкa дивизиja, к,58-a, док.6336.

97

Baki Gashi, komandant i çetës së tretë Raif Ejupi, komisar politik Remzi Selimi, komandant i çetës së katërt Fahredin Asllani, komisar politik Refik Shaqiri. Ky batalion luajti një rol shumë të rëndësishëm në terrenin e Preshevës, Kumanovës e të Bujanovcit. Batalioni i Preshevës ishte inkuadruar në kuadër të Brigadës së 4 shqiptare. E gjithë kjo ishte ndërmarrë menjëherë pas riorganizimit të saj më 7 janar 1945. Kjo brigadë ishte edhe pjesëmarrëse në luftën e frontit të Sremit286. Shqiptarët e Preshevës e në përgjithësi shqiptarët e Luginës, nga sa shihet, dhanë një kontribut të madh në zhvillimin e Luftës Nacionalçlirimtare e antinazifashiste, duke u angazhuar e po ashtu duke qenë pjesëmarrës në demaskimin e okupatorit dhe ideologjisë së tyre. Ata ishin aktivë po ashtu në informimin e popullit për rrjedhat e Luftës Nacionalçlirimtare në të gjitha format e mundshme, si duke shpërndarë afishe po ashtu edhe nëpërmjet tubimeve e komunikimit të drejtpërdrejt me popullsinë. Ato patën rol kyç edhe në masivizimin e lëvizjes nacionalçlirimtare, si duke kontribuar me kapacitetet intelektuale, ashtu edhe me pjesëmarrje në formacionet luftarake fizike ushtarake. Në këtë aspekt luajtën rol kyç në rekrutimin e të rinjve në radhët e Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Këto aktivitete tregojnë që edhe popullata e Preshevës ishte një kontribuuese e denjë në luftën antinazifashiste. Rezultatet e këtij kontributi u panë veçanërisht nga mesi i vitit 1944 kur pushteti bullgar në zonat e pushtuara, u çorientua dukshëm. Situata në Bullgari shkaktoi lëkundje edhe në ushtri duke ndikuar fundin e shpejtë të forcave okupuese bullgare.

3.4 Situata në fund të Luftës së Dytë Botërore Zhvillimet politike në Bullgari gjatë vitit 1944, lëkundjet politike që e kishin përfshirë shtetin, kishin filluar të ndiheshin edhe në ushtrinë bullgare. Nga gushti i vitit 1944 kriza politike u thellua. Nga 25 gushti brenda një kohe të shkurtër u ndërruan dy qeveri. Destabilizimi dhe pasiguria e përgjithshme të reflektuara në ushtri, përcaktuan kapitullimin e saj më 9 shtator 1944. Qysh nga kjo datë forcat bullgare përfundimisht u tërhoqën nga Presheva. Pas tre vjet të okupimit bullgar kjo trevë do të mbetej përkohësisht e lirë. Në prag të tërheqjes së forcave bullgare

286

Po aty, dok. 6550.

98

nacionalistët shqiptarë në këto anë, u bënë aktivë dhe me armë në dorë u angazhuan për bashkimin e këtyre trevave me Kosovën. Në fakt aktiviteti i nacionalistëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kishte nisur qysh në fillim të gushtit të vitit 1944 kur situatat tregonin se kapitullimi i Bullgarisë pritej nga dita në ditë. Madje rreth riorganizimit të mbrojtjes së këtyre trevave më 1 shtator 1944 në Gjilan ishte mbajtur një mbledhje e krerëve nacionalistë shqiptarë. Me gjithë kundërshtimet që u hasën, në këtë takim u vendos që trevat shqiptare të mbroheshin nga depërtimi i forcave komuniste jugosllave. Më 4 shtator 1944 po ashtu u mbajt edhe një mbledhje e parisë nacionaliste shqiptare në Budrikë, komuna e Gjilanit. Pas përfundimit të kësaj mbledhje më 5 shtator 1944, Xheladin Miftari-Kurbalia në krye të 18 luftëtarëve, u nis për në Preshevë. Edhe pse hyrja e tij në Preshevë u kundërshtua shumë, pas tërheqjes së forcave okupuese bullgare nga Presheva më 8 shtator 1944, ai depërtoi në këtë qytet. Nuk kishte dyshim se lufta për këtë territor do të ishte e paevitueshme287. Ndërkohë Shtabi kryesor i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave të Maqedonisë, duke menduar se në qytetin e Preshevës mund të hyhet pa pengesa dhe pa ndonjë rezistencë, kishte marrë vendim që të dërgonte atje dy pjesëtarët e saj shqiptarë nga Presheva Abdullah Krashnica dhe Selim Selimin, të cilët kishin për detyrë të njoftonin popullsinë dhe të përgatitnin terrenin për hyrjen e Ushtrisë Nacionalçlirimtare jugosllave288. Mirëpo gjithë ky mund ishte i kotë pasi më 9 shtator 1944, forcat nacionaliste shqiptare ishin brenda në qytet. Kështu depërtimi i forcave komuniste, u bë i pamundur, çka kishte qenë edhe qëllimi i nacionalistëve shqiptarë, dhe zbatimi i vendimit të marrë në mbledhjet e mbajtura në Gjilan, sipas të cilit të gjitha zonat që ishin nën kontrollin bullgar deri atëherë duhet të të merreshin nga forcat nacionaliste shqiptare dhe të ndalohej depërtimi në këto treva i komunistëve, veçanërisht i atyre serbo-maqedonas. Menjëherë pas depërtimit në Preshevë, nacionalistët shqiptarë ndërmorën të gjitha masat për organizimin dhe grumbullimin e grupeve vullnetare për të penguan depërtimit apo ndonjë sulm eventual nga Ushtria Nacional Çlirimtare Jugosllave. Po ashtu vlen të theksohet se forcat nacionaliste shqiptare kontrollonin vijën frontale nga Karadaku i Kumanovës, në Preshevë e deri në Çarrin e Bujanovcit, 287

M. Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore…, fq.101.

288

S. Selimi, Kohë e Sfidave Historike…, fq.68.

99

e cila ishte shndërruar në një mburojë të Kosovës në Lindje. Po në këtë shtrirje forcat vullnetare shqiptare ishin pozicionuar në vijën e hekurudhës. Ndërsa më 9 shtator 1944 në fshatin Lilanc të Komunës së Bujanovcit u formua brigada e dytë e Kosovës, në të cilin përveç luftëtarëve të Kosovës merrnin pjesë edhe ata të Preshevës e të Bujanovcit289. Luftimet midis nacionalistëve shqiptarë dhe reparteve partizane të UNÇL Jugosllave filluan po më 9 shtator 1944, në Tërrnoc e Bujanovc. Luftimet vazhduan edhe gjatë 10 shtatorit. Atë ditë forcave vullnetare shqiptare në pjesën e Bujanovcit u kishin shkuar në ndihmë edhe disa ushtarë të Regjimentit të IV të Lidhjes së II të Prizrenit nën komandën e kolonel Fuad Dibrës, dhe vullnetarë shqiptarë nga Nasalca e Lotovica. Beteja në mes të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave dhe luftëtarëve vullnetarë shqiptarë në Preshevë, të prirë nga paria nacionaliste shqiptare u bë e fortë

veçanërisht më 10 shtator. Ushtria

Nacionalçlirimtare Jugosllave shpresonte se pozicionet shqiptare do të ishin të dobëta sepse u mungonte organizimi

i vërtetë

ushtarak dhe se pjesa më e madhe e

luftëtarëve e qytetarëve do të ishte nëpër shtëpi. Për më tepër mendohej se, në rrjedhën e ngjarjeve dhe situatave që ekzistonin popullsia do të ishte e papërgatitur dhe pasive. Por u provua se bastionet shqiptare ishin të pa thyeshme e të pa kalueshme, organizimi i vullnetarëve shqiptarë nga paria nacionaliste shqiptare ishte i mirë, dhe urdhrat e dhëna nga oficerët shqiptarë zbatoheshin në përpikëri nga forcat vullnetare. Natyrisht edhe qëllimi për çka luftonin shqiptarët ishte një shtysë edhe më e madhe për të luftuar me heroizëm. Tri ditë pas shpërthimit të luftës në Preshevë aty u emëruan organet e pushtetit lokal. E gjithë kjo erdhi si rrjedhojë e takimit të krerëve nacionalistë shqiptarë dhe qytetarëve të tjerë, figura të rëndësishme në Komunën e Preshevës. Në takimin e 13 dhjetorit u mor vendimi për organizimin e pushtetit civil, ushtarak dhe funksionimit të institucioneve të ndryshme290. Me këtë rast organet e pushtetit lokal u vunë në kontrolin e nacionalistëve shqiptarë, u formua bashkia e qytetit dhe u zgjodh për kryetar Adem Kamberi, të cilin pas një kohe të shkurtër e zëvendësoi Skender

289

Toмиcлaв ПeтpoвиЋ /Cвeтиcлaв, vep. e përm., fq. 42.

290

I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë …, fq.102.

100

Kadriu, nënprefekt u emërua Liman Asllani-Staneci, ndërsa komandant të shtabit të Vullnetarëve u emërua Ibrahim Kelmendi

dhe zëvendës i tij Xheladin Miftari-

Kurbalia. Po ashtu u lidh besa dhe u ndërprenë konfliktet dhe hakmarrja291. Vlen të theksohet se Ibrahim Kelmendi ishte edhe komandant i forcave vullnetare shqiptare në gjithë shtrirjen e tyre në vijën Kumanovë-Preshevë-Bujanovc. Pozicionin e vullnetarëve shqiptarë në këtë vijë e favorizonte edhe vija e drejtë hekurudhore që ishte një mburojë natyrore që mundësonte një mbrojtje më të lehtë duke minimizuar mungesat që nacionalistët kishin në përgatitjen dhe mjetet ushtarake. Ndërsa ndërlidhjen e komandës së Preshevës me Regjimentin e IV të Forcave mbrojtëse të Lidhjes II të Prizrenit, përkatësisht direkt me komandantin e saj kolonel Fuad Xhafer Dibra, i mbanin Lam Hasan Shahiqi, Sylë Hotla, i cili njëherit ishte komandant i vullnetarëve të viseve të Kumanovës dhe Ajet Rainca. Gjithë këto pika kontaktuese kishin edhe komandantin Molla Idriz Gjilanin292. Më 14 shtator të vitit 1944, nën komandën e Ibrahim Kelmendit, u organizuan grupet e rezistencës vullnetare shqiptare në trevën e Preshevës. Kështu ajo kishte 500 vullnetarë, fshati Rahovicë kishte 160, Miratoca 240 e kështu edhe fshatrat e tjera. Detyrë e këtyre grupeve vullnetare ishte mbrojtja e vijës hekurudhore, e cila pengonte forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave të hypnim në qytet. Ushtria Nacional Çlirimtare Jugosllave shtabin e kishte të vendosur në fshatin Bilaç, ndërsa njësitë i kishte të stacionuara në fshatrat e tjera shqiptare, që i ndante hekurudha me pjesën tjetër shqiptare, si Geraj, Leran, Bratosellcë, Bilaç etj. Nga 10 shtatori deri më 19 shtator të vitit 1944 njësitë e UNÇL jugosllave sulmuan rregullisht pozicionet shqiptare që përmendëm më lart. Më 19 shtator ato ndërmorën një ofensivë të gjerë në kufirin e rajonit të Gjilanit dhe zonën e Preshevës. Po në këtë kohë luftimet u zhvilluan edhe në fshatin Tërnoc i Madh, Turi e Bujanoc293. Ndërsa në të njëjtën ditë në orët e para të mëngjesit forcat komuniste sulmuan edhe fshatin Rahovic, komuna e Preshevës294.

291

Po aty.

292

M. Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore…, fq.52.

293

I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë …, fq.109.

294

Po aty.

101

Vendimi i Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave për të shpërthyer ofensivën në mëngjesin e 19 shtatorit kundër pozicioneve të nacionalistëve-vullnetarëve shqiptarë në depërtim të Preshevës, edhe kalkuar për një arsye jo pa rëndësi e 18 shtatorit ishte dita fundit e Ramazanit, muaji i shenjtë tek riti mysliman, të cilin praktikonin banorët shqiptarë të kësaj zone, dhe 19 shtatori ishte dita e Bajramit. Kuadrot e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave kishin llogaritur saktësisht se në këtë ditë pozicionet e vullnetarëve shqiptarë ishin më të dobëta numerikisht, pasi një pjesë e luftëtarëve vullnetarë festën e Bajramit do ta pritnin nëpër shtëpitë e tyre. Përveç kësaj sulmi u programua me një shtrirje të gjerë, në një front rreth 35 km, që përfshinte territorin nga qyteti i Bujanocit e deri në fshatin Vaksinc të komunës së Kumanovës. Gjithsesi përqendrimi më i fuqishëm i sulmit ishte në pjesën e stacionit hekurudhor të Preshevës. Në këtë pozicion vullnetarëve shqiptarë të Preshevës me rrethinë u kishin ardhur në ndihmë edhe Hysen Tërpeza me vullnetarët nga Pozharani. Beteja e 19 shtatorit përfshiu të gjitha fshatrat që shtriheshin në linjën hekurudhore. Ushtria nacionalçlirimtare me çdo kusht tentonte të depërtonte përtej linjës hekurudhore, por ndeshi në rezistencë të rreptë. Luftëtarëve të Bujanovcit si qytet, me këtë rast u ishin bashkangjitur qindra shqiptarë të fshatrave të Moravës së Poshtme dhe një tog i regjimentit “Kosova”. Luftime të përgjakshme u zhvilluan në fshatin Rainc, komuna e Preshevës. Thuhet se nga humbjet e mëdha që pësuan forcat komuniste, nuk mbeti asnjë ushtar për të dërguar lajmin e humbjes në shtabin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Bilaç295. Po ashtu evidentohet për ashpërsinë e saj edhe beteja e Miratovcës që ishte zhvilluar në fushat e Miratovcës, fshat në jug të Preshevës, por që i takon komunës së Preshevës. Në këtë betejë spikati për trimëri e gjithë popullsia e këtij fshati, e cila mbronte fshatin e vet por u vinte në ndihmë edhe fshatrave të tjera. Beteja e Llojanit, fshat në komunë të Kumanovës, që shtrihej po ashtu në jug të Preshevës ishte gjithashtu e fortë. Vlen të theksohet se për ndërmarrjen e ofensivës ndaj vullnetarëve shqiptarë, Ushtria Nacionalçlirimtare Jugosllave angazhoi më 18 e 19 shtator 1944 rreth 13 brigada, të cilat kryesisht përbëheshin nga partizanë të nacionalitetit serb dhe

295

Po aty, fq.115.

102

maqedonas296. Këtyre forcave, sipas një plani paraprak të Komandës së Divizionit të 42 të UNÇJ të Maqedonisë me Shtabin Operativ të Kosmetit dhe shtabin e Brigadës VIII serbe forca të tjera nga Kosova e Serbia297. Po në këtë kohë u formua edhe Brigada e XVI Maqedonase Nacional Çlirimtare Jugosllave. Kjo brigadë kishte në gjirin e saj 2200 luftëtarë, kurse udhëheqës politikë i kishte kryesisht serbë. Kjo brigadë ishte formuar me vendim të shtabit të Përgjithshëm të UNÇLJ të Maqedonisë, më 6 tetor të vitit 1944, në fshatin Brodec të Shkupit298. Po në këtë kohë në fshatin Zheglan të Kumanovës u formua Birgada e XVII, ndërsa në Kratovë Brigada e XVIII299. Paraprakisht shtabi i sipërpërmendur kishte vendosur që të dërgonte njësitë luftarake në Karadakun e Shkupit, përkatësisht Brigadën e 8-të të Preshevës, Brigadën e 12 të Bujanovcit, si dhe aradhën e 14 partizane të Shkupit. Këto njësi kishin formuar shtabin e përbashkët të përkohshëm operativ me në krye komandantin Gligorije Sharanoviq300. Edhe pse hodhi në veprim forca të mëdha luftarake, të armatosura mirë, komanda e brigadave komuniste jugosllave nuk ia doli t’i mposhtë lehtë forcat vullnetare shqiptare dhe të vinte nën

rrethim e kontroll Preshevën. I

vetëdijshëm për vështirësitë e operacionit komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave për Maqedoni Mihajllo Apostolski nga fundi i muajit shtator 1944, arriti një marrëveshje me udhëheqjen e Partisë Komuniste Bullgare, në Sofje të Bullgarisë për angazhimin e brigadave partizane bullgare në çlirimin e trevave në territorin e ish-Jugosllavisë301. Brigadat bullgare nuk vonuan të angazhoheshin në luftime, sidomos në pjesën e Preshevës. Ndërsa më 22 dhe 23 shtator 1944 disa brigada të UNÇLJ sulmuan Llojanin dhe Vaksincën, disa brigada të tjera depërtuan në karadaken e Kumanovës dhe kapën fshatin Runicë. Më 24 shtator të vitit 1944, me urdhër të komandantit të

296

Po aty, fq.116.

297

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.73.

298

Петар Joчев., Шеснаестта Maкедонска Hародноослободителна Ударна Бригада, секцијата на XVI MH У бригада Apxiв нa Maкедониjа Cкопје,1994.cтp.27.

дбор на

299

Д.A.P.M.Ф.254-Глaвeн Штaб нa H B и П нa Maкeдoниja,P.бp.134, пpилог 32, 8.10.1944.

300

Д.A.P.M.Ф.254-Глaвeн Штaб нa H B и П нa Maкeдoниja,P.бp.134, пpилог 32, 8.10.1944.

301

Д.A.P.M.Ф.Глaвeн Штaб нa H B и П нa Maкeдoниja, извeштaj 27.IX. 1944.

103

divizionit partizan të

Kumanovës Niko Vuçkoviqit gjithë fshatit Runicë iu vu

zjarri302. Në këtë rast u vranë e u masakruan edhe njerëz të pafajshëm. Pas ardhjes në ndihmë të vullnetarëve shqiptarë, nga fronti i afërt si dhe luftëtarëve shqiptarë nga Gjilani e Presheva, divizioni partizan i Kumanovës u detyrua të tërhiqet në drejtim të fshatit Gllozhd e Brezë të Karadakut të Shkupit. Në këtë ofensivë partizanët jugosllavë humbën 103 të vrarë, ndërsa 194 mbetën të plagosur303. Po të njëjtën kohë Brigada e VIII dhe XII partizane sulmoi Llojanin e Vaksincën, fshatra të Kumanovës, si dhe Miratovcën, pjesë e Preshevës, por nuk arritën të depërtojnë. Tentimet vazhduan deri më 25 shator304, por qëndresa e luftëtarëve vullnetarë shqiptarë ishte e pathyeshme. Malësia e Kumanovës ishte e pa kalueshme por rrezik të madh paraqiste depërtimi i brigadave të UNÇLJ në Malësinë e Shkupit (Karadakun e Shkupit), dhe krijimi aty i një baze, gjë që bënte të mundur sulmin nga krahët ndaj vullnetarëve shqiptarë. Luftimet për marrjen e pikave të vullnetarëve shqiptarë vazhduan rregullisht edhe gjatë tetorit. Më 21 tetor të vitit 1944 u sulmua fshati Nasalcë komuna e Bujanovcit, si dhe fshatra të tjera për rreth. Brigadat e UNÇJ tërësisht tentuan të hidheshin matanë hekurudhës dhe të depërtonin në brendi të zonave shqiptare. Por megjithatë ishin të pa suksesshëm305. Për të përmbysur situatën, Komanda Supreme e Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave mori vendim dhe urdhëroi Divizionin 46-të Serbisë dhe Brigadën e Dytë dhe të Tretë të Kosovës e Metohisë që më 23 tetor 1944, të ndërmerrnin ofensivë për shpartallimin definitiv e përfundimtar të vijës shqiptare të mbrojtjes



Kosovë



pozitat

Përpellac-Prapashticë-Bujanoc-Preshevë-

Kumanovë306. Ndërsa nga fundi i tetorit, sidomos më 25 tetor të vitit 1944, forcat bullgare iu bashkëngjiten Ushtrisë Nacionalçlirimtare jugosllave. Njësitet e para bullgare u panë më 25 tetor 1944 në frontin e Podujevës, si dhe në Bujanovc. Njësitet

302

Po aty.

303

Po aty.

304

Петар Joчев, vep. e përm., fq.121.

305

Po aty.

306

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.73.

104

bullgare ishin pjesëmarrëse në betejën për marrjen e Bujanovcit. Po në këtë ditë, pra më 25 tetor, njësitet Bullgare të Divizionit të V të ushtrisë bullgare u vendosen në vendbanimet Tabanoc, Sopot, Nagoriçan307. Më 26 tetor një regjiment bullgar hyri në pjesën e fshatrave që ishin mbi rrugë si Somolic, Bilaç, Bushtran, Leran308etj., dhe u pozicionuan përballë hekurudhës në fshatrat mbi rrugë, me qëllim që të vështronin e analizonin pozicionet shqiptare. Më 27 tetor 1944 njësitet ushtarake bullgare sulmuan pozicionet e vullnetarëve shqiptarë dhe fshatrat e komunës së Preshevës përbri hekurudhës, si fshatin Bukuroc dhe Zhunicë, por pa ndonjë përparim konkret. Forcat bullgare ishin detyruar të zmbrapsen. Luftimet në këtë shtrirje frontale zgjatën deri më 29 tetor. Divizionet bullgare nuk kishin arritur të depërtonin zonat shqiptare dhe kishin pësuar humbje të mëdha309. Më 2 nëntor 1944 divizionet bullgare u stacionuan në fshatin Sopot dhe për t’u hakmarrë për humbjet që kishin pësuar në luftime nga forcat vullnetare shqiptare masakruan popullsinë civile. Më 4 nëntor 1944 bullgarët urdhëruan grumbullimin e banorëve në qendër të fshatit, se ndanë gratë dhe fëmijët, të cilët i futën në shkollën e fshatit, ndërsa 71 burrat që kishin mundur të gjejnë i futën në xhaminë e fshatit. Pasi i torturuan në mënyrë të vrazhdët ata pushkatuan 68 vetë. Vetëm një i ri mundi të iki, ndërsa dy pleq i liruan310. Pas krimit në Sopot

307

Д.A.P.M.Ф.292. Nзвештaj oд штaбот Kyмaнoвcкe Дивизиje.05.X.1994.

308

I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë …, fq.126.

309

Po aty.

310

I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë …, fq.126. Viktimat e masakrës së Sopotit ishin prej moshës 11 vjeç deri në moshën 95 vjeçare si: Nijazi Sylejmani 11 vjeç, Ramiz Jaka 15 vjeç, Qemal Sulejmani 15 vjeç, Riza Salihu 15 vjeç, Orhan Sulejmani 15 vjeç, Ruzhdi Limani 16 vjeç, Nazmi Sulejmani 16 vjeç, Haki Agushi 16 vjeç, Shukri Limani 16 vjeç, osman Sulejmani 17 vjeç, Zija Zymberi 17 vjeç, Adem Sulejmani 18 vjeç, Xhavit Ademi 18 vjeç, Selver Latifi 19 vjeç, Naip Latifi 20 vjeç, Hysen Sejdiu 20 vjeç, Shefki Saliu 22 vjeç, Munish Limani 23 vjeç, Ramadan Jaka 25 vjeç, Fehmi Sulejmani 25 vjeç, Ahmet Limani 26 vjeç, Rexhep Jetimi 30 vjeç, Qazim Bajrami 24 vjeç, Halim Bajrami 25 vjeç, Sait Saliu 26 vjeç, Rexhep Sejdiu 27 vjeç, Ramadan Sejdiu 28 vjeç, Sejdi Sejdiu 29 vjeç, Zeqir Emini 30 vjeç, Ramadan Emini 31 vjeç, Faik Sulejmani 32 vjeç, Shaip Sulejmani 33 vjeç, Ibrahim Sulejmani 34 vjeç, Baki Sulejmani 35 vjeç, Sali Sulejmani 36 vjeç, Murat Ademi 37 vjeç, Ramadan Saliu 38 vjeç, Bajram Saliu 39 vjeç, Esat Saliu 40 vjeç, Edip Saliu 41 vjeç, Mustafa Mehmeti 42 vjeç, Mejdi Agushi 43 vjeç, Fejzullah Sulejmani 44 vjeç, Azem Sulejmani 45 vjeç, Memedali Limani 46 vjeç, Durmish Limani 47 vjeç, Aliriza Limani 48 vjeç, Bajram Sulejmani 49 vjeç, Hasip Sulejmani 50 vjeç, Abdyl Agushi 51 vjeç, Shabi Agushi, Xhemail Agushi 53 vjeç, Halim Ademi 54 vjeç, Halim Bajrami 55 vjeç, Haxhi Bakiu 56 vjeç, Eshtref Esati 57 vjeç, Nuredin Iseni 58 vjeç, Hamz Latifi 59 vjeç, Sait Jaka 60

105

njësitë ushtarake bullgare, serbe e maqedonase, i shpeshtuan sulmet në vijën e frontit. Fillimi i muajit nëntor të vitit 1944 në Preshevë me rrethinë ishte plot luftime dhe probleme të tjera politike. Në fillim të nëntorit 1944, Brigada e XVI Nacional Çlirimtare jugosllave e Maqedonisë e nisi marshimin e saj nga Kaçaniku për në trevat lindore në drejtim të Vitisë për në Karadak311. Më 5 nëntor njësitë ushtarake bullgare sulmuan fshatin Miratoc të Preshevës dhe depërtuan deri në mes të fshatit, por ndeshën në një qëndresë të ashpër, kështu që më 6 nëntor, u detyruan të tërhiqen duke lënë shumë të vrarë dhe mjete teknike, pajisje ushtarake etj. Ndërsa më 10-12 nëntor nga njësitë ushtarake bullgare të përforcua dhe nga brigadat serbo maqedonase të UNÇLJ sulmuan sërisht. Ndonëse u përdorën edhe artileri e rëndë sulmet e përsëritura mbi fshatrat Miratoc e Llojan përsëri nuk patën sukses. Shqiptarët ia dolën t’i rezistojnë sulmit pë tre ditë rresht dhe i ndalën sulmuesit. Vullnetarët e pozicionuar në vijën frontale prej Bujanovcit deri në Vaksinc bënë kështu një qëndresë heroike. Pas tërheqjes së krerëve të Gollapit e të Karadakut, sidomos të përfaqësuesve të Kamenicës e të Gjilanit, gjithë barra e rezistencës në mbrojtjen e viseve të Bujanovcit e të Preshevës ra mbi krahët e popullsisë vendase, të

udhëhequr nga Ibrahim

Kelmendi, Qazim Zekbasha, Ajet (Golë) Rainca, Syl Hotla dhe Xheladin Kurbalia312. Më 11 nëntor 1944 u organizua një takim mes udhëheqësve të nacionalistëve shqiptarë, që komandonin njësitë vullnetare shqiptare dhe një grupi të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave. Takimi u bë në periferi të fshatit Bukuroc të Komunës së Preshevës. UNÇLJ përfaqësohej nga Abdullah Krashnica, Dushan Iliq Tojaga dhe një i tretë ndërsa paria nacionaliste përfaqësohej nga Ibrahim Kelmendi. Kërkesa e përfaqësuesve të partizanëve jugosllavë ishte ndërprerja e rezistencës shqiptare. Nga nacionalistët shqiptarë kjo kërkesë u refuzua. Ata deklaruan se lufta nuk do të pushonte deri në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

vjeç, Ibrahim Makolli 61 vjeç, Jusuf Sylejmani 62 vjeç Rexhep Jetimi 63 vjeç, Rexhep Sejdiu 64 vjeç dhe Ramadan Sejdiu 311

Петар Joчев, vep. e përm., fq. 93.

312

M.Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore…, fq.135.

106

Pas këtij

takimi të pasuksesshëm luftimet në rrethin e Preshevës

rifilluan. Në këtë kohë njësitet bullgare dhe brigadat serbe 25, 26, 27 morën urdhër nga komandanti i shtabit të divizionit të 46 të UNÇLJ, Toma Popoviq që të sulmohej Bujanovci dhe fshatrat për rreth. Bujanovci dhe fshati Tërrnoc u vunë nën zjarrin e artilerisë së rëndë313 dhe u sulmuan nga forca të shumta. Pas një rezistence të shkurtër vullnetarët shqiptarë, për mungesë të pajisjeve të nevojshme u detyruan të tërhiqen. Vetëm pas kësaj njësitet e divizionit të II bullgar dhe partizanët serbë mundën të hynin në qytetin e Bujanovcit dhe në fshatrat Tërrnoc, Turinë dhe Lluçanin. Më pas morën edhe fshatin Nasalcë të Komunës së Bujanovcit, ia dolën të zinin grykën e Moravës dhe të hapnin rrugë për në Gjilan. Vlen të theksojmë se territori i Bujanovcit sidomos pikat e rezistencës, ishin sulmuar nga krahu perëndimor edhe nga Brigada partizane e Kosmetit314. Kjo goditje në prapavijë luajti rol me rëndësi në thyerjen e frontit të vullnetarëve shqiptarë. Në rrethanat e krijuara pas hyrjes së forcave bullgare në Gjilan dhe marrjes së Bujanovcit dhe të fshatrave për rreth, forcat vullnetare të prirë nga krerët nacionalistë shqiptarë si Ibrahim Kelmendi u urdhëruan më 14 nëntor të tërhiqeshin dhe të zhvillonin luftën në male315. Po më 14 nëntor, menjëherë pas tërheqjes së vullnetarëve shqiptarë, në Preshevë u futën njësitet e ushtrisë bullgare, ndërsa të nesërmen më 15-16 nëntor u futën edhe partizanët e UNÇLJ. Të parat u futën brigada e 18 serbe, brigada e 7, brigada e 12 e 13, divizioni i 42 e 50 të UNÇJ. Po në këtë kohë në Preshevë hynë brigada e XVI serbo- maqedonase, si dhe Brigada e XVII Maqedonase316. Kështu lufta e nisur për mbrojtjen e territorit të Preshevës dhe në tërësi të Kosovës Lindore, për mosdepërtimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave në këto treva, e nisur më 9 shtator të vitit 1944, përfundoi më 14 nëntor të vitit 1944, kohë kur në Preshevë depërtuan njësitet e forcave bullgare. Është për t’u theksuar se në këtë luftë mori pjesë

313

Aлександар Живковћ, 27 Cpпска Бригада, Nнститут За Савремену Nсториjу Београд, 1991, cтp.111. 314 Po aty. 315

I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë …, fq.136.

316

Mиткo Apcoвcки, Ocлoбoдитeлнa вojнa вo Maкeдoниja, Nнститут За Haционална Ncториja Cкопје, 1973, cт.67.

107

i gjithë populli. Paria nacionaliste për një kohë të shkurtër arriti të mobilizojë masën e gjerë të popullsisë. Rezistenca e popullit ishte domethënëse dhe, megjithëse kjo pjesë e territorit nuk kufizohej me Shqipërinë, në kujtesën e popullit kjo periudhë kohore ruhet e kujtohet si Kohërat e Shqipërisë. Është për t’u theksuar se angazhimi i një numri të madh të njësive ushtarake të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave në vijën frontale nga Bujanovci deri në Vaksincë, si dhe ardhja në ndihmë të këtyre forcave edhe e divizioneve të ushtrisë bullgare, për thyerjen e rezistencës shqiptare, tregon për rëndësinë e kësaj treve. Lugina e Preshevës në tërësi, territori i Preshevës në veçanti, kishte një rëndësi të veçantë për shtetin e ri jugosllav si dhe për vetë ushtrinë e tij, pasi kjo trevë ishte një urë lidhëse midis Serbisë dhe Maqedonisë. Mospasja në kontroll e kësaj zone pengonte dhe vështirësonte koordinimin e veprimeve politiko-ushtarake, po ashtu pengonte edhe depërtimin në trevat e tjera shqiptare sidomos në ato të Kosovës. Duhet shënuar gjithashtu edhe rëndësia e vendit si nyje komunikimi, për shkak edhe të ekzistencës së linjës hekurudhore. Ndonëse Ushtria Nacionaçlirimtare Jugosllave arriti të depërtonte në qytetin e Preshevës dhe në fshatrat fushore, ajo ende nuk e kontrollonte gjithë trevën. Viset malore ende nuk ishin nën mbrojtjen e nacionalistëve shqiptarë. Grupimi shqiptar që kishte nën kontroll malësinë e Karadakut, më 26 nëntor 1944 mbajti një takim te Livadhi i Shehut mbi Preshevë që njihet si Kuvendi i Krerëve të Karadakut. Ky Kuvend drejtohej nga Ymer Saça i Muçibabës. Në të morën pjesë Molla Idriz Gjilani, Adem Stançiqi, Liman e Ali Sylë Staneci, Xheladin e Arif Kurbalia317 etj. Ky Kuvend ishte thirrur për të programuar organizimin e mëtejshëm të rezistencës, apo edhe për ndonjë bashkëngjitje me UNÇJ. Por megjithëse këto opsione u shtruan në këtë kuvend, nuk u arrit në ndonjë përfundim. Pas stacionimit në Preshevë dhe pas një riorganizimi ushtarak të njësiteve Ushtria Nacionalçlirimtare Jugosllave më 30 nëntor 1944 ndërmori një ofensivë të re për shuarjen përfundimtare të rezistencës së nacionalistëve shqiptarë. Sulmi i përgatitur mirë u ndërmor në katër drejtime. Brigadat maqedonase, si ajo e XVII dhe një pjesë e brigadës së XVI serbo-maqedonase, Divizioni i Kumanovës, më

317

M. Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore…, fq.152.

108

29 nëntor 1944, nëpërmjet territorit të Maqedonisë duke u nisur nga fshatrat e Kumanovës, që shtriheshin rrëzë maleve, u hodhën në malësinë e Karadakut. Ato depërtuan në Pidiç, fshat në Karadakun e Gjilanit, nga fshati Pidiç në fshatin Sefer e në Caravajk të Preshevës. Vlen të theksojmë se po më 29 nëntor të vitit 1944 me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave të Maqedonisë, Divizioni i 42 dhe Brigada e XII, u urdhëruan të depërtonin në fshatin Kurbali në Malësi të Preshevës318, ndërsa brigada partizane e Kosovës nëpërmjet fshatit Pasjan komuna e Gjilanit, u hodhën në Karadak319. Pjesa tjetër e brigadës së XVI serbo-maqedonase320, brigada e 18 serbe, brigada e 7, brigada e 12 dhe 13 duke u nisur nga Presheva, sulmuanin malësinë e Karadakut. Ndërkohë brigada e 27 serbe nis ofensivën në Karadak nga Bujanovci321. Siç shihet Karadaku i Preshevës-GjilanitKumanovës e Bujanocit ishte tërësisht i rrethuar nga Ushtria Nacionalçlirimtare Jugosllave. Malësia e Karadakut u sulmua nga të katër anët duke u djegur dhe bombarduar me artileri të rëndë. Më 30 nëntor të vitit 1944 njësitet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave nga fshati Zhegër si dhe nga Gjilani në Pasjan, ju afruan fshatit Muçibabë. Pasi thyen me vështirësi një rezistence të fortë, sulmuesit të shumtë në numër dhe të pajisur mirë me mjete lufte ia dolën të futen në Muçibabë322. Të tërbuar nga rezistenca e fortë dhe nga dëmet në njerëz që kishin pësuar brigadave partizane e shfryjnë mllefin duke shkatërruar gjithçka që hasnin përpara. Muçibaba u dogj fund e krye, duke dhënë kështu dhe shenjën se si do të vepronin më tej në viset shqiptare brigadat e tjera të UNÇJ-së. Ditët në vijim nga forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave, për të shtuar panikun dhe për të ndjellë frikën në popullsi dogjën edhe shumë fshatra të tjerë të

318

Петар Joчев, vep. përm., fq.67.

319

Grigorije Šaranović, Borbeni put kosovskog odreda, NIM Skopje, 1961, st.73. Петар Joчев, Шеснаестта Maкедонска Hародноослободителна Ударна Бригада, дбор на секцијата на XVI MH У бригада Apxiв нa Maкедониjа Cкопје,1994.cтp.97. 321 Aлександар Живковћ, 27 Cpпска Бригада, Nнститут За Савремену Nсториjу Београд, 1991, cтp.176. 322 I. Kelmendi, Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë …, f.140. Në Gosponicë njësitet e brigadës së XVI serbo-maqedonase masakruan: 1.Hanife Nuhiu (mosha 30); 2. Demir Veliu (mosha 63); 3.Abdullah D.Veliun (mosha 17); 4.Fazli V.Nuhiun (mosha 65); 5.Hajrush F.Nuhiun (mosha 18); 6.Abdyl Arifin (mosha 53); 7.Arif Abdylin (mosha 17); 8.Haqif Zeqirin (mosha 65); 9.Bejxhet Zeqirin ( mosha 20); 10.Salih Shabani (mosha 60); 11.Shaip Shabani (mosha 17); 12.Rrustem Muratin (mosha 17) nga Kokajt; 13.Xhafer Kurdiun 9 (mosha 20); 14.Ramiz Xhemajlin (mosha 30); 15.Hetem Misinin (mosha 50); 16.Jahi Jusufin (mosha 53); 17.Azem Rashitin (mosha 30); 18.Ali Selmanin (mosha 18); 19.Rustem H.Bajramin (mosha 19); 20.Musli Behlulin (mosha 20) dhe 21.Shaban Behlulin (mosha 17). 320

109

Karadakut, përkatësisht Depcën, Caravajkën, Lipovicën, Seferin, Lezbalinë, një lagje të Kurbalisë etj323. Terrori nxiti ikjen masive të popullsisë në kërkim të shpëtimit të jetës. Megjithatë brigadat serbo-maqedonase arritën të kapin e të pushkatojnë shumë shqiptarë të fshatrave Kurbali, Ilincë, Maxhere, Depcë, Lipovicë, Sefer, Lezbali, Gurhali, Muçibabë, etj. Në këtë kohë Ushtria Nacionalçlirimtare Jugosllave duke e ndjerë të sigurt dhe duke e pasur në dorë situatën në mizori të egër. Më 30 nëntor 1944 repartet partizane masakruan popullsinë shqiptare në fshatin e Gosponicës në Malësi të Karadakut. Kjo masakër e parë u krye nga njësitet e Brigadës së XVI serbomaqedonase, edhe pse fshatarët ishin dorëzuar dhe ishin për një kalim paqësor të brigadave serbe nëpër fshat. Gjithë meshkujt e rritur në këtë rast u pushkatuan e u masakruan para grave e fëmijëve të tyre. Të njëjtin fat pësuan më pas edhe të gjitha fshatrat e tjera të Malësisë së Karadakut si Kurbalia, Ilinca, Maxhere, Depca, Lipovica, Seferi, Lezbalia, Gruhali, etj., ku brigadat serbo maqedonase pushkatuan shumë fshatarë. Vlen të theksojmë se në fshatin Gruhali asnjë mashkull nuk i kishte shpëtuar torturave dhe më pastaj vrasjes, përveç një të moshuari. Fshati kishte mbetur me gra e fëmijë. Ndërsa kulminacionin e egërsisë forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave e shfaqën më 4 dhjetor 1944. Në fshatin Iseuk të Karadakut që ndodhet 10 kilometra në perëndim të qytetit të Preshevës, Brigada e XVI serbo-maqedonase dhe disa njësi të brigadës së XVII324 ishin stacionuar në këtë fshat, dy shtëpi të fshatit i shndërroi në kasaphane. Prej 4 dhjetorit deri më 9 dhjetor të vitit 1944, brigadat serbo-maqedonase tubuan aty fshatarët shqiptarë nga gjithë Malësia e Karadakut, të cilët i masakruan. Në këtë fshat burrat dhe meshkujt e rritur i grumbulluan, veç fëmijëve dhe gratë. Vrasjet e shqiptarëve të grumbulluar nisën nga 9 dhjetori e zgjatën deri më 16 dhjetor të vitit 1944. Është për t’u theksuar se masakra e Iseukut u bë edhe pse ishte lëshuar një qarkore nga mbledhja e Frontit popullor, për të mos vepruar masivisht kundër shqiptarëve. Në mbledhjen në fjalë, të mbajtur në Shkup më 7 dhjetor 1944 në të cilën merrnin pjesë Dimitar Vllahov, Llazar Kolishevski, Pavel Shatev etj., përballë reagimit të pjesëmarrësve shqiptarë kundër dhunës e terrorit të partizanëve në fshatrat shqiptare u lëshua një qarkore e cila jepte sqarime e udhëzime se kush mund të 323

324

Po aty.

Петар Joчев, vep. e përm., fq,123.

110

burgosej, kontrollohej e gjykohej325. Por edhe pas kësaj qarkore forcat serbomaqedonase nuk u ndalën së kryeri krime. Këtë më së miri e evidenton masakra e fshatit Iseuk. Në masakrën e Iseukut u përdorën metodat më barbare për likuidimin e njerëzve, duke u nisur nga përdorimi i ujit të valuar e deri te gjymtimet e ndryshme trupore, duke praktikuar metodat më barbare që nuk mund ti perceptojë mendja e njeriut. Brigadat me vete kishin sjellë në Iseuk edhe fshatarë nga fshatrat Pidiç, Stanec, Gruhali, Sefer, Shurdhan etj., të cilët i kishin burgosur. Shqiptarët e burgosur nga brigadat serbo maqedonase ishin detyruar që të hapnin dy gropa të mëdha, në të cilat hidheshin të masakruarit nga ushtarët serbomaqedonas. Nga 100 shqiptarë të burgosur nga brigadat serbo maqedonase vetëm dy të fshatit Iseuk ia kishin dalë të ikin apo të shpëtojnë, ndërsa 98 të tjerët u vranë. Vlen të theksohet se krimet në këtë fshat nga brigadat serbo maqedonase zakonisht kryheshin në mbrëmje natën të përcjellur me muzikë-këngë me qëllim që të mos dëgjoheshin britmat e të masakruarve nga torturat që ushtroheshin mbi ta. Në Iseuk ishin masakruar fëmijë, të rritur e pleq praktikisht meshkujt, e të gjitha moshave. U kursyen vetëm femrat. Fshati Gosponicë u shkretua përsëri nga brigadat serbo maqedonase. Brigada e XVI serbo-maqedonase më 21 dhjetor 1944 sulmoi lagjen e Gosponicës e njohur si Bukurovca e Keqe, po në këtë ditë tek vendi i quajtur Rrafshi i Vjosës, u vranë tetë veta nga kjo brigadë326. Ndërsa më 22 dhjetor 1944

325

Д.A.P.M.Ф. Hapoдни Фpoнт, K,1,9/33-34, 09.XII.1944, c.2.

326

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.78. Marrë nga lapidari përkujtimor i masakrës së Iseukaj të vitit 1944 i vendosur në fshatin Iseukaj në Malësinë e Karadakut, fshat që ndodhet dhjetë kilometra në perëndim të qytetit të Preshevës. Emrat e të masakruarve në Iseuk: të fshatit ISEUKAJ ishin Memish Nuhiu, Qamil Nuhiu, Hasan Sylejmani, Adem Sylejmani, Azem Sylejmani, Rexhep Dalipi, Rufat Dalipi, Mustafe Dalipi, Rashit Dalipi, Ramadan Dalipi, Murat Dalipi; nga fshati STANEC të masakruar në Iseukaj ishin – Miftar Murati, Hamdi Murati, Jakup Murati, Arif Murati, Xhavit Murati, Sherif Murati, Hajdar Murati, Jetullah Murati, Bektesh Limani, Sylejman Limani, Sahit Limani, Gani Limani, Ajvaz Xhelili, Emin Xhelili, Islam Xhelili, Bajram Rexhepi, Sherif Halimi; nga fshati SEFER ishin Halil Demiri, Hajdin Demiri, Bafti Sejdiu, Hesat Sejdiu, Jetish Sylejmani, Destan Sylejmani, Sejdi Rexhepi, Aziz Rexhepi, Xhelil Rrahmani, Rrahman Rrahmani, Jonuz Qerimi, Riza Qerimi, Hetem Arifi, Jetullah Arifi, Selver Ibrahimi, Shefket Ibrahimi, Agush Mehmeti, Ibish Mehmeti, Ramiz Jashari, Isa Islami, Halim Halimi, Halit Haliti, Destan Hasani, Rexhep Mehmeti, Arif Misini, Elez Isufi, Ibrahim Musliu, Shaban Mustafa; nga fshati GRUHALI ishin Ali Lutfiu, Halit Lutfiu, Rexhep Lutfiu, Sejdi Lutfiu, Rrustem Lutfiu, Idriz Murseli, Xhemal Murseli, Ramiz Arifi, Zenel Arifi, Rashit Saqipi, Mehmet Veseli; nga lagja ZEGBASH ishin Haki Murtezi, Idriz Murtezi, Abaz Selmani, Hajdar Jetishi, Xhemail Jetishi, Imer Abazi; nga lagja FERIZAJ ishin Avdil Emini, Qazim Salihu, Ibrahim Aliu, Xhafer Halimi, nga lagja KORAÇ ishin Isuf Ajeti, Ajet Ajeti, Muharrem Ajeti; nga lagja UKËMEHMET ishin Avdulla

111

ngjau masakra e Qarrit të cilën e kryen partizanët e Brigadës së XVII. Ata depërtuan në fshatin Qarr327, dogjën rreth 50 shtëpi dhe vranë 24 shqiptarë të këtij fshati. Për tmerrin që po

pësonte popullsia shqiptare e trevës

së Luginës së

Preshevës nga forcat ushtarake serbo maqedonase, pushteti komunist në Preshevë ishte informuar por ai ishte i paaftë për t’i penguar masakrat. Rreth kësaj çështje ishin të informuar edhe Partia Komuniste e Maqedonisë dhe Komiteti i Partisë Komuniste të Vranjës dhe Partia Komuniste në Serbi, por megjithatë, terrori nuk ishte ndalur edhe për më tepër askush nuk ishte marrë në përgjegjësi për krimet e kryera nga forcat e armatosura serbo-maqedonase në trevën e Preshevës. Madje strukturat më të larta shtetërore jugosllave u shpërblyen për veprimet e kryera, si Brigadën e XVII serbomaqedonase, e cila kreu krime të llahtarshme mbi popullsinë civile shqiptare, duke u nisur nga Karadaku i Shkupit, Kumanova, Kaçaniku, Gjilani, Presheva me rrethin, si dhe në fund edhe në Drenicë. Edhe pse krimet e kësaj Brigade ishin denoncuar me një telegram drejtuar Titos, edhe pse veprimet e kësaj Brigade i dinte edhe vetë Shtabi i Përgjithshëm në Maqedoni, prapë se prapë kjo Brigadë u dekorua për merita të veçanta me urdhërin e “Yllit të artë”328. Nga sa shihet pas shtypjes së rezistencës së nacionalistëve shqiptarë, Malësia e Karadakut u shkretua tërësisht. Pëllëmbë e tokës nuk mbeti pa përjetuar mizorinë e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave. Përveç të masakruarve fshatra të tërë u shkretuan, u plaçkitën dhe u dogjën etj., ia morën rezervat ushqimore, apo zaharitë e shtëpive, gjëja e gjallë etj. Por jo vetëm gjithë malësia u shkretua. Edhe qytetet nuk kaluan lehtë. Të gjitha këto e shfaqën mirë figurën e pushtetit të ri jugosllav.

Aliu, Kosum Aliu, Isuf Qerimi, nga fshati Peçenë ishin Jetish Sylejmani, Kadri Asllani; nga lagja LAFET ishin Rrustem Halimi, Jahi Jashari; nga Lagja LEZBALI ishin Muharrem Shaqiri, Ejup Latifi, nga KURBALIA ishin Demir Kurtishi, Qazim Veseli; nga lagja AHMETAJ ishte Nuhi Sylejmani; nga ZHEGRA ishte Rashit Ymeri; nga MIRATOVCA ishte Ibrahim Lutfiu; nga SHURDHANT ishte Shefki Shefkiu; nga LIPOVICA ishte Ramush Lipovica, nga RAMNIKU ishte Salih Ademi; nga LLASHTICA Nasuf Bajrami326. 326 S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.78. 327

Петар Joчев, vep. e përm., fq,125.

328

Xhafer Shatri, Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë, Geneva: Mërgimtarët nga Kosova, 1987, fq.91.

112

3.5 Vendosja e pushtetit komunist Krahas hyrjes së Ushtrisë Nacional Çlirimtare Jugosllave në Preshevë, më 15 -16 nëntor të vitit 1944, në të njëjtën kohë në qytet ishin futur edhe anëtarët e Partisë Komuniste. Më 17 nëntor aty erdhën anëtarët e Komitetit të Partisë Komuniste Jugosllave të Vranjës. Të nesërmen më 18 nëntor ato menjëherë nisën punën në ngritjen e institucioneve administrativo qeverisëse në frymën komuniste. Në këtë kuadër u krijua Këshilli i Rrethit, pastaj edhe organet qeverisëse lokale. Gjithë këto u ngritën nën direktivën dhe kontrollin e Komitetit të Partisë Komuniste Jugosllave të Vranjës. Pushteti serb kishte filluar të fusë nën ombrellën e vet gjithë institucionet politiko-administrative në territorin e Preshevës. Qysh në fillimet e punës Komiteti i Partisë Komuniste Jugosllave të Preshevës

ishte varur nga Komiteti i Partisë

Komuniste Jugosllave të qarkut të Vranjës nën direktivën apo sipas urdhrave të të cilit punonte. Komunistët shqiptarë deri në mesin e vitit 1944 vepronin në linjën e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën. Konsiderohet se vetëm që nga 2 gushti i vitit 1944, sidomos me pjesëmarrjen e Abdullah Krashnicës si Përfaqësues i Preshevës në mbledhjen e ASNOM-it (Kuvendi Antifashist i Çlirimit Kombëtarë të Maqedonisë), të mbajtur në Prohor Pçinski të Maqedonisë, me ç’rast Maqedonia u shpall Republikë në përbërje të Federatës Jugosllave329, ndryshoi linja. Ndoshta ka qenë edhe kërkesa apo qëllim i Abdullah Krashnicës, që kjo pjesë të shkojë me territorin dhe të jetë nën kompetencën e Shkupit-Maqedonisë. Në nëntor në Preshevë u vendos Këshilli Nacionalçlirimtar i Rrethit të Preshevës me kryetar Dushan Iliq-Tojagën, Abdullah Veliun nënkryetar, sekretar Abdullah Krashnica, arkëtar Ariton Uzunoviq. Anëtarë ishin: Teodosije Simonoviq, Ilija Gjorgjeviq, Muharrem Kadriu, Tihomir Petroviq, Selim Selimi, Nada Feka, Denko Mirkoviqi330. Me propozimin e Këshillit Nacionalçlirimtarë të Rrethit Preshevë, më 20 nëntor të vitit 1944, u formus Këshilli Nacional Çlirimtarë i Komunës së Preshevës me përbërjen: Milija Jovanoviq kryetar nga fshati Tërrnafska Reka dhe Esad Talati

329

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.80.

330

R. Abdyli, “Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare…”, f. 126.

113

sekretar. Ndërsa anëtarë ishin: Antonije Miloslavleviq, Ilija Cfetkoviq, Nikola Vujkoviq, Idriz Osmani nga Presheva, Yrulla Ajdini nga Ostrovica, Shaban Neziri nga Norça dhe Vesilko Stojanoviq nga Tërrnava331. Në këtë kohë nisi edhe krijimi i institucioneve të sistemit komunist, pra vendosja e sistemit të ri qeverisës. I gjithë ky territor ishte pjesë e shtetit të ri fedeartiv të Jugosllavisë. Më 22 nëntor të vitit 1944 për rrethin e Preshevës u formua Këshilli i Mbrojtjes Kombëtare, kryetar i të cilit ishte caktuar Ariton Uzunoviq, ndërsa sekretar Nikolla Vujkoviq

332

. Po në këtë kohë

shtrirja e strukturave të institucioneve shtetërore, si dhe të atyre partiake komuniste, kishte filluar edhe në pjesë të tjera të rrethit të Preshevës, në komuna dhe në fshatra e zona rurale. Po në këtë kohë në rrethin e Preshevës ishte formuar edhe Këshilli i Grave Antinazifashiste me këtë përbërje: Naceva Nada Fetahi kryetare, kurse Mara Llonçar, Dobrica Milosavleviq, Zora Jovanoviq dhe Rada Miniq, anëtare 333. Ndërsa krijimi i institucioneve ushtarako politike vazhdonte të ngrihej, disa institucione hynë në procesin e ri të organizimit, siç ishte rasti me Këshillin e rrethit Nacional Çlirimtar për Preshevë. Nga ky proces, në këtë këshill pati dhe ndryshime si Dushan Iliq Tojaga, Selim Selimi sekretar, ndërsa anëtarë ishin Aleksander Paunoviq, Mirko Stankoviq, Vladimir Krstiq, Mustafa Duraku, Sali Mustafa, Lutfi Afizi, Jovan Antiq, Boja Tashkoviq dhe Milija Jovanoviq334. Ky riorganizim i Këshillit nxiti përgatitjet apo ndërmarrjen e masave të nevojshme për formimin e Batalionit Shqiptar, i cili u formua më 7 dhjetor të vitit 1944 në Preshevë. Ky batalion përbëhej prej 4 çetave. Procesi i riorganizimit Preshevën e kishte përcjellë edhe gjatë 25 dhjetorit të vitit 1944. Nga ky proces u bë plotësimi i Komitetit të Rrethit të Partisë Komuniste Jugosllave për Preshevë. Komiteti u zgjerua me anëtarë të rinj si Nasim Konfino, Zora Jovanoviq dhe Mirko Stanojkoviq335. Kështu dalëngadalë gjitha drejtimet e institucioneve-organeve në Preshevë i morën pjesëtarët e nacionalitetit serb, edhe pse në këtë anë ishin pakicë në krahasim me shqiptarët. Në

331

Joвaнa MaнacиjeвиЋ / PaкиЋ Xpaниcлaвa, Xpонологиja 1903-1945, Лecкоaц 1979, cтp.313.

332

Po aty.

333

Po aty, fq.314.

334

Joвaнa MaнacиjeвиЋ / PaкиЋ Xpaниcлaвa, Xpонологиja 1903-1945, Лecкоaц 1979, cтp.313.

335

Po aty.

114

fund të dhjetorit të vitit 1944, Batalioni i Preshevës nën komandën e Skender Kadriut, ishte dërguar në frontin e Sremit, ndërsa në Preshevë qëndronte ende dhe vepronte Brigada XVI Maqedonase. Megjithatë, çështja se cilës republikë do t’i përkiste Presheva ende nuk dihej. Dy linjat që vepronin ishin ajo që t’i përkiste Maqedonisë dhe ajo që t’i përkiste Serbisë. Sipas disa të dhënave, në janar të vitit 1945, ishte organizuar mbledhja e anëtarëve të Komitetit të Partisë Komuniste Jugosllave për Preshevë, e cila u mbajt në sallën e kinemasë336 së qytetit. Në këtë mbledhje me aklamacion ishte vendosur që Presheva t’i takojë Serbisë. Vendimi vërehet qartazi se ishte çështje e imponuar, sepse nuk u mor në shprehje vullneti i popullit, të cilët iu mohua e drejta e referendumit. Për fatin e tij arbitrarisht vendosin të tjerët. Megjithatë mbledhja ishte vetëm një fasadë për instancat e tjera shtetërore pasi çështja ishte vendosur më parë nga sekretari i Komitetit të Partisë Komuniste Jugosllave për Maqedoni, Llazar Kolishevski dhe ai i Serbisë Bllagoje Neshkoviqit337. Nga kjo kohë Presheva u fut nën ingirencat e Republikës së Serbisë dhe de jure Komiteti dhe institucionet e tjera komuniste, kontrolloheshin nga komiteti dhe organet e tjera të Vranjës. Po në këtë frymë në Preshevë u vendosën dhe u ngritën organet e reja. Në vitin 1945 Komiteti i Partisë Komuniste Jugosllave, Rrethi Preshevë, kishte këtë përbërje: Selim Selimi kryetar i komitetit e njëherësh ishte edhe sekretar i Frontit të rrethit, Dushan Iliq ishte kryetar i Këshillit të rrethit, Stojanoviq Stojko komisar politik i Komisariatit të vendit, Stanimir Stankoviq përfaqësues-i autorizuar i OZN-së (Odelenje za Zastitu Naroda), Ali Aliu sekretar i Komitetit të vendit, Qani Ramadani sekretar i rrethit të SKOJ-it ndërsa Desa Aritonoviq përgjegjëse në sektorin organizativ. Në të njëjtën kohë u formua edhe Sekretariati i Këshillit të Frontit të Rrethit të Preshevës me kryetar Ariton Uzunoviqi, nënkryetar Abdullah Veliu, sekretar Selim Selimi, arkëtarë Hristolub Mitiq si dhe anëtarë Dushan Iliqin dhe Desa Aritonoviqit. Në këtë kohë, sidomos me insistimin e Abdullah Krashnicës, më 7 shkurt të vitit 1945 në Preshevë u hap shkolla e parë fillore katër klasëshe në gjuhën shqipe. Objekti ku u hap shkolla u dha vullnetarisht nga Abdullah Veliu (njihet si

336

S. Selimi, Kohë e Sfidave Historike…, fq.109.

337

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.90.

115

“Villa Letafet”) ndërsa mësuesit e parë të kësaj shkolle në gjuhën shqipe ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu nga Elbasani dhe Demirali Ramadani338. Hapja e shkollës në gjuhën shqipe në Preshevë ishte veprimi më meritor, pasi deri në 1941 në Preshevë funksiononin vetëm shkollat në gjuhën serbe në vitet 1941-1944 vetëm shkolla bullgare. Kjo ishte shumë e rëndësishme për popullsinë shqiptare. Kjo shkollë ndikoi dhe ndihmoi shumë tek shqiptarët e Preshevës që të zhdukej analfabetizmi dhe të ngrihej vetëdija nacionale dhe niveli intelektual. Menjëherë pas hapjes së shkollës shqipe në Preshevë filloi edhe hapja e shkollave shqipe në vendbanimet e tjera ose fshatrat të rrethit të Preshevës. Këtu spikat hapja e shkollës në fshatin Miratoc në shkurt të vitit 1945, me mësues të parë Isuf Skoron nga Struga dhe Njiazi Latifin. Po gjatë muajit shkurt shkolla u hap në fshatin Rahovicë dhe mësuesi i parë ishte Hysen Struga, nga Struga. Shkolla shqipe

në fshatin

Tërrnavë u hap gjatë pranverës së vitit 1945 me mësues të parë Emin Ramadanin. Në këtë kohë edhe në Norçë u hap shkolla me mësues Ibrahim Esatin, në fshatin Zhunicë mësues ishte Shukri Shaqiri, në Corrotic mësues i parë ishte Nexhat Ramadani, në Bukurovc në këtë periudhë mësimi nisi me mësues Mehmet Jusufin, ndërsa në fshatrat e tjera vazhdoi gjatë viteve në vijim339. Nga organet e sipërpërmendura partiake qeverisëse nisi edhe krijimi i institucioneve të tjera të rëndësishme administrativo politike. Gjatë vitit 1945 u formua Gjykata e Rrethit në Preshevë me tre gjyqtarë, Milutin Manasije Kovaçeviqin, Stojadin Jovana Iliqin e Rexhep Haruni Jahiun. Në këtë përbërje ishin

edhe

prokurorët publik të rrethit Preshevë, të cilët ndaheshin në baza komunale. Për komunën Golimidoll, përfshinte trevat Miratoc, Cakanoc, Çukarkë, Leran, Strezoc, Golemidoll, Gerajt, Zhunicë etj., Komuna Bilaç përfshinte Bërçevcin, Raincën, Corroticën, Bushtranin etj., komuna e Preshevës përfshinte Norçën, Tërrnavën, Shoshajën, Bukocin, Garën, Ilincën, Kurbalinë, Gosponicën, Rahovicën, Preshevën etj. Vlen të theksojmë se secila komunë, me fshatra apo qendra, përfaqësohej nga njerëz të caktuar, të cilët zgjidheshin ose propozoheshin. Kjo gjë vlente edhe për organet tjera politiko-administrative si dhe për ato ligjore e të mbarëvajtjes së rendit.

338

H. Sylejmani, S. Murati, R. Selimi, Arsimi Fillor Shqip në Komunën e Preshevës…, fq.47.

339

Po aty, fq.53.

116

Që nga kjo kohë në Preshevë si edhe në gjithë Jugosllavinë e atëhershme ishte vendosur sistemi politik një partiak. Sistemi plural ishte i ndaluar e i ndëshkuar. Gjithë organet institucionale e shoqërore i kontrollonte dhe udhëhiqte Partia Komuniste Jugosllave nëpërmes komiteteve dhe njerëzve që i udhëhiqnin ato komitete.

117

KREU IV

4.0 KOMUNA E PRESHEVËS NË PËRBËRJE TË REPUBLIKËS SË SERBISË NË VITET 1945-1990 4.1 Dhuna në Preshevë pas Luftës së Dytë Botërore Fundi i Luftës së Dytë Botërore e gjeti Preshevën në përbërje të shtetit të ri të Federatës Jugosllave. Administrimi mbi nivelin komunar ishte kompetencë e Republikës së Serbisë. Pas vendosjes së pushtetit komunist në Preshevë, deri në shkurt të vitit 1945 në këtë trevë u ngrit edhe një pjesë e madhe e institucioneve politiko-administrative. Gjendja ekonomike e sociale ndërkohë ishte shumë e rëndë. Në këtë kohë në trevën e Preshevës, sidomos tek popullata shqiptare, mbizotëronte pasiguria. Në periudhën e fundit të luftës, veçanërisht në muajt e parë të vitit 1945, në fshatrat e Preshevës ishin kryer shumë mizori e masakra, ndaj popullsisë shqiptare. Në këtë trevë vendi për gjithë këto veprime ishte Kafeneja e Tozës (Tozë Popoviqit) në qendër të Preshevës, e cila ishte bërë tmerr për shqiptarët e kësaj ane. Në këtë vend shqiptarët likuidoheshin në mënyra barbare. Personat që arrestoheshin nga OZN-a, likuidoheshin fizikisht dhe familjarët mund t’i gjenin kufomat vetëm me përpjekje të mëdha. Për popullatën e Preshevës ishte bërë e njohur që sa herë dëgjohej muzikë para kësaj kafeneje, brenda torturohej ndonjë bashkatdhetar dhe të nesërmen gjendej edhe ndonjë kufomë. Në këtë kafene ishin torturuar e vrarë shumë shqiptarë të kësaj treve, që nga viset e Bujanovcit e deri në fshatrat e fundit shqiptare të Kumanovës. Njësitin për ushtrimin e këtyre mizorive e udhëhiqte kapiteni Luba Radulloviq me ndihmësit e tij, rom e serb340. Në maj të 1945 Lufta kishte përfunduar por popullata e Preshevës ishte në gjendje të rëndë ekonomike e sociale. Njerëzit tentonin që dalëngadalë të mëkëmbeshin duke u marrë me bujqësi. Filloi të punohej toka që të sigurohej jeta. Por asgjë nuk shkonte normalisht për shkak të politikës së pushtetit komunist, sidomos të strukturave ushtarako policore dhe të OZN-as. Në Preshevë e Kumanovë gjatë gjysmës së parë të vitit 1945 ishin arrestuar rreth 600 pjesëtarë të popullsisë

340

Sabedin Hamdiu, Kapërcime Historike, Gjilan: Kurora 2008, fq.191.

118

shqiptare, nga të cilët rreth 200 ishin vrarë rrugës për në qytetin e Vranjës, ndërsa pjesa tjetër ishin mbytur në burgun e Vranjës, duke i rrahur egërsisht. Shumë të tjerë u pushkatuan edhe në qytetin e Preshevës341. Fundi i vitit 1945 kishte sjellë edhe fillimet e para të ndërhyrjes së Komitetit të Partisë Komuniste të Qarkut të Vranjës tek kompetencat e Komitetit të Partisë Komuniste Jugosllave të rrethit Preshevë. Nga anëtarët e komitetit të Preshevës kërkohej që për çdo veprim të konsultoheshin dhe të punonin sipas direktivave të Komitetit të Vranjës. Megjithatë, edhe mbi këto trysni politike e nacionale, Komiteti i Rrethit të Partisë Komuniste Jugosllave në Preshevë e zhvillonte aktivitetin e vet. Nga fundi i vitit 1945, ishin të strukturuara edhe organizata të ndryshme “të masave”. Në këtë kohë në Preshevë ekzistonte Shtëpia e Rinisë, vend ku organizoheshin manifestime të ndryshme politike, si dhe aktivitete kulturore artistike342. Nga pasojat e luftës së gjatë dhe shkatërrimet e shumta materiale-ekonomiko sociale që kishte pësuar Presheva me rrethinë, qyteti gradualisht kishte nisur ta rimarrë fizionominë e vet. Po në këtë kohë në Preshevë filloi të vepronte edhe Universiteti Popullor, i cili vepronte e zhvillonte ligjëratat së bashku me Universitetin e Bujanovcit që në këtë kohë kishte organizuar dy ligjërata343. Edhe pas muajve të parë të vendosjes së pushtetit të ri persekutimet politike e nacionale nuk u ndërprenë. Nga mizoritë e ushtruara nga strukturat dhe organet e pushtetit në Preshevë më së shumti e pësuan familjet e atyre që ishin përfshirë në rezistencën shqiptare. Pak a shumë në këtë rreth përfshihej pjesa më e madhe e popullsisë. Sidomos këtu më shumë e pësuan familjet që gjatë vitit 1945 kishin mbështetur organizatën Nacional Demokratike Shqiptare, e cila aktivitetin e vet politik e kishte shtrirë edhe në trevat e Luginës së Preshevës. Në këtë kohë veprimtarët e saj ishin Hilmi Qerimi, Azem Aliu, Zita Lushi, Aziz Maliqi, Rexhep Salihu. Një ndër prijësit e NDSH-së, Gjon Sereçi, kishte qëndruar në trevat e Luginës së Preshevës. Në muajin tetor të vitit 1946 ai kishte qenë në fshatin Tërnoc i Madh. Në trevat e Luginës deri në këtë kohë kishte anëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare dhe veprimtarë të NDSH-së, të cilët vepronin si komitete pa ndonjë

341

Po aty. Ncтоpиcки Apxив, 31 Jaнyap, Bpaњe, Фoнд. Cpecки Koмитeт KПС y Пpeшeво, 1945, aкт. бp.63, 22.11.1945. 343 Po aty. 342

119

veprimtari të plotë organizative, kurse lidhjet me Komitetin Qendror të NDSH-së, në Shkup i mbanin nëpërmjet disa aktivistëve tërrnovas. Mirëpo gjatë kësaj kohe me burgosjet që ndodhën në Shkup, organet e sigurimit arritën që të zbulonin veprimtarinë e organizatës në këto treva dhe u arrestuan aktivistët nga Tërrnoci dhe Presheva344. Megjithatë nga organet e sigurimit shtetëror, OZN-ës, nuk u lanë pa u ndjekur e pa u persekutuar edhe një pjesë e komunistëve shqiptarë, kontribuues në Luftën Nacional Çlirimtare, pra gjithë ata që këto organe mendonin se nuk u shkonin për shtat apo nuk mund t’i kontrollonin. Në këtë linjë u arrestua Skënder Kadriu, komandant i Brigadës Partizane të Preshevës, pastaj Shaip Mustafa e shumë të tjerë. Disa madje i kishte likuiduar si nacionalistë shqiptarë. Ajet Rainca u vra gjatë vitit 1946. Po këtë vit, mes 5 dhe 6 shkurtit, u vra nga agjentët e OZN-s, edhe Xheladin Miftari-Kurbalia, e kështu me radhë345. Gjithë këto masa të dhunës, të ndërmarra nga organet e sigurimit të OZN-as, pas ankesave që u bënë edhe

nga organet politiko-administrative komuniste të

Preshevës, u arsyetuan se ishin ndërmarrë për çështjen e sigurisë popullore, si dhe për vendosjen e rendit dhe qetësisë. Megjithatë gjendja e rëndë për shqiptarët do të vijonte për një kohë të gjatë. Pas ndryshimeve administrativo-kushtetuese, e sidomos me Kushtetutën e vitit 1947, u përcaktua që rrethi i Preshevës do të ishte pjesë e Republikës së Serbisë. Ai u vendos herë nën kontrollin e rrethit të Vranjës e herë të Leskovcit. Ndërsa nga viti 1947 qendra e rrethit të Preshevës u transferua në Bujanovc. Presheva u zhvesh nga pjesa më e madhe e kompetencave të saja administrativo politike dhe mbeti vetëm një komunë. Në vjeshtë të vitit 1947 shërbimi i sigurisë jugosllav, OZN-a, u hodh në veprim për kapjen dhe arrestimin e disa figurave patriotike shqiptare. Në fund të vitit 1947 dhe në fillim të vitit 1948 në trevën e Kumanovës u arrestuan personalitete kombëtare shqiptare si Shaban Jashari me shokë, si edhe shumë personalitete nga Presheva, me ndikim në popull si Lutfi Ahmedi myfti në Preshevë, Abdullah Veliu, Njiazi Nuhiu, Ahmed Ibrahim Hajrullahu, Shaip Latifi, Jusuf Shabani e Mustafa

344 345

Д.A.P.M.Ф. УДБ-РCBP.Д. 43200948, 07.12.1948, пoдaци,YДБ Бyjaновaц. S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.83.

120

Nazmiu346. Është për t’u theksuar se organet e sigurimit ndërmorën masa arresti ndaj intelektualëve shqiptarë dhe njerëzve me ndikim vetëm për shkak se ata nuk u pajtuan me politikën antishqiptare të pushtetit shtetëror. Në vazhdimësi të veprimeve u arrestua edhe njëri ndër komunistët e parë dhe themeluesi i celulës së parë komuniste në Preshevë, Shaip Mustafa. Ndaj tij pushteti jugosllav më 15 qershor të vitit 1948 ngriti akt padi në Gjyqin e Rrethit të Prishtinës dhe në gusht të vitit 1948 iu dha dënimin me vdekje. Dënimi më pas iu zbrit në burgim të përjetshëm e mandej në 20 vjet. Përfundimisht vuan në burgun e Nishit 14 vite e 5 muaj347.

4.2 Arsimi në vitet 1945-1949 Është për t’u theksuar se nga strukturat e sigurisë shtetërore të shtetit komunist jugosllav pësuan edhe shqiptarët që kishin dhënë kontribut në Luftën Nazifashiste. Në vitin 1949 morën këto dënime: Ali Aliu - Kelmendi 3 vjet, Isuf Ibrahimi, Hilmi Qerimi dhe Shenasi Hallaçi. Ky i fundit u arrestua dhe u dënua për qëndrimet e forta kritike ndaj politikës nacionale të Partisë Komuniste Jugosllave. Ai kritikonte qasjen e politikës së shtetit jugosllav ndaj çështjes shqiptare. Sipas tij shqiptarëve në Jugosllavi nuk u jepej dhe nuk u njihej asnjë e drejtë, se komunistët shqiptarë janë vetëm formalisht anëtarë partie për shkak se nuk pyeten për asgjë, etj.348 Përsa i përket fushës së arsimit gjatë kësaj periudhe, duke filluar nga viti 1945, por sidomos ndërmjet viteve 1946-1947, nisën të funksionojnë shkollat në gjuhën shqipe. Të tilla ishin ato në Malësinë e Karadakut, në Ilincë, me mësues Xhemal Ramadanin, në Caravajkë me mësues Fetah Alifeta, ndërsa në fshatin Strezoc, pjesë fushore e Preshevës. U hap shkolla e parë shqipe, me mësues Ramiz Duraku. Në fshatin Bushtran mësimet i zhvillonte mësuesi Faredin Mustafa349. Ndërmjet viteve 1948-1949 u hapën shkollat fillore në gjuhën shqipe edhe në fshatin Buhiç me mësues Durak Shaqirin, në Depcë me mësuesin Nevzad Jasharin, në fshatin Magjere me mësues Sadri Ymeri, në fshatin Gosponicë me mësues Faredin Mustafa, si dhe në

346

Д.A.P.M.Ф. УДБ-РCBP. Д. 43200948, 07.12.1948, пoдaци,YДБ Бyjaновaц. Po aty. 348 S. Hamdiu, Kapërcime Historike ...., fq. 191. 349 H. Sylejmani, S. Murati, R. Selimi, Arsimi Fillor Shqip në Komunën e Preshevës…, fq.54. 347

121

Gare me mësues Xhavit Limani350. Ndihmesë të madhe në zhvillimin e arsimit shqip në Preshevë në vitet e para të hapjes së shkollës shqipe dhanë edhe disa kuadro nga Shqipëria, sidomos të ardhur nga Shkodra, të cilët ishin vendosur në Rahovicë të Preshevës. Vlen të përmendet Mark Gjeçaj, Lora Stojku, Nexhat Boriçi, që i hasim në Preshevë në vitin 1949351. Në vitin 1947, me angazhimin e Komitetit të Partisë Komuniste dhe pushtetit lokal në Preshevë, u themelua Universiteti Popullor, i cili kreu veprimtarinë e tij për një kohë të gjatë në Preshevë352. Përveç Universitetit Popullor në komunën e Preshevës ekzistonin Shtëpia e Kulturës, Biblioteka Popullore, Leximoret, Shoqëri Korale, grupe diletante muzikore. Në këtë kohë ishte një kinema e përkohshme në Preshevë, e cila ishte aktive sidomos gjatë 1947. Ajo veprimtarinë e saj e kryente me ndërprerje, ndërsa nga viti 1949 në Preshevë u vu në punë kinemaja e përhershme353.

4.3 Administrata - Organizimi i pushtetit lokal Menjëherë pas depërtimit të njësive partizane Jugosllave në Preshevë, sidomos fundi i muajit nëntor të vitit 1944 dhe fillimi i vitit 1945 nisi ngritja dhe formimi i institucioneve administrative e politike, që zgjati deri në gjysmën e vitit 1945. Me zgjedhjet e 1945 dhe me funksionalizimin e institucioneve administrativo politike lokale në Preshevë, nisi implementimi i modelit të vetëqeverisjes, i cili njëkohësisht filloi të pasqyrohej pozitivisht në planin ekonomik e politik. Modeli i implementuar në njësitë administrative filloi të ketë një sukses dhe solli një ringjallje ekonomiko sociale te qytetarët, të cilëve lufta u kishte sjellë mjaft shkatërrime. Megjithatë kjo qe një periudhë afatshkurtër pasi Kushtetuta e 1946, si dhe ligji mbi ndarjen administrative të Republikës Popullore të Serbisë, i 18 prillit 1947, caktoi njësitë administrative territoriale. Këto do të ishin rrethet, qarqet dhe komunat. Në mbështetje të këtij ligji Republika Popullore e Serbisë i mori Preshevës354 të drejtën e të qenit rreth dhe e zhveshi nga kompetencat administrativo politike që i përkisnin

350

Po aty. S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.92. 352 Xh. Salihu, Kultura Shqipëtare në Preshevë 1945-1995…., fq.70. 353 Po aty, fq.145. 354 Cлyжбeни Глacник Hapoднe Peпyбликe Cpбиje, бp.17/1947. 351

122

instancës së rrethit. Ajo pas kësaj ngeli vetëm një komunë. Që nga viti 1947, Presheva komunë i takoi herë rrethit të Bujanovcit e herë rrethit të Vranjës, herë bashkësisë ndër komunale të Leskovcit dhe në fund rrethit të Pçinjës. Të gjitha këto ndryshime ishin ndërmarrë nga pushteti serb me të vetmin qëllim që Presheva mos të ketë lidhje me qendrën. Kjo erdhi edhe si rezultat se në këtë kohë në Republikën Popullore të Serbisë dhe në Federatën Jugosllave po krijohej një centralizim burokratik. Forcat unitariste, që vinin nga Beogradi, po përpiqeshin të dominonin Jugosllavinë. Ky centralizëm burokratik dhe dukuritë unitariste u pasqyruan negativisht në planin ekonomik e politik dhe e nxorën jashtë loje modelin e vetëqeverisjes. Me këtë rast haset një shtrydhje e mirë e kompetencave administrativo politike në komunat shqiptare e sidomos në Preshevë. Gjithë direktivat që vinin nga qendra ishin tendencioze dhe me qëllime politike e pretenduese serbe. Në këtë rrjedhë po në mbështetje të ligjit të 18 prillit të vitit 1947, komunës së Preshevës i bashkëngjiten fshatrat e Malësisë së Karadakut si: Buhiçi, Caravajka, Depca, Maxherja, Staneci, Seferi, Peçena, Ranatoci355. Është për t’u theksuar se në këtë kohë në Preshevë funksiononte Gjykata e Rrethit, Prokuroria Publike e Rrethit, e cila kishte në përbërje Prokurorët Komunal. Në Komunën e Golimidollit prokurorë ishin: Zair R. Zairi nga Miratoci, që përfaqësonte fshatin Miratoc; Damail Levkoviq nga Cakanoci, që përfaqësonte fshatin Cakanoc; Mança Stojanoviq nga Çukarka, që përfaqësonte Çukarkën; Jovan Paunoviq nga Lerani që përfaqësonte Leranin; Shefki Demiri nga Slavujevci, që përfaqëson Slavujevcin; Milosh Mihajloviq nga Slavujevci, që përfaqësonte Slavujevcin; Mitar Ristiq nga Strezoci që përfaqësonte Strezocin; Selim Neziri nga Strezoci që përfaqëson Strezocin; Stojmen Stojkoviq nga Golemidolli, që përfaqësonte Golemidollin; Sejdulla Aliu nga Gerajt që përfaqësonte Gerajt; Stojmen Arsiq nga Zhunica që përfaqësonte Zhunicën; Muharrem Zejnullahu nga Zhunica që përfaqësonte Zhunicën; Komuna e Bilaçit: Sadri Bajrami nga Bërçevci që përfaqësonte Bërçevcin; Jakup Bajrami nga Rainca që përfaqësonte Raincën; Mirko Stojkoviq nga Rainca që përfaqësonte Raincën; Boris Aleksiq nga Bushtrani që përfaqësonte Bushtranin; Behlul Behluli nga Bushtrani që përfaqësonte Bushtranin; Stanojko Gjorgjeviq nga Corrotica që përfaqësonte Corroticën; Hafëz Etemi nga

355

Cлyжбeни Глacник Hapoднe Peпyбликe Cpбиje, бp.17/1947.

123

Corrotica që përfaqësonte Corroticën. Në Komunën e Preshevës: Osman Hasani nga Norça që përfaqësonte Norçën; Vasilko Dimitrijeviq nga Tërrnava që përfaqësonte Tërrnavën; Enver Shabani nga Tërrnava që përfaqësonte Tërrnavën; Avdi Mehmeti nga Shoshaja që përfaqësonte Shoshajën; Jusuf Hasani nga Bukoci që përfaqësonte Bukocin; Sadri Zymeri nga Garja që përfaqësonte Garën; Junuz Dalipi nga Ilinca që përfaqësonte Ilincën; Sylejman Nuhiu nga Kurbalia që përfaqësonte Kurbalinë; Murat Murati nga Gosponica që përfaqësonte Gosponicën; Qamil Ejupi nga Rahovica që përfaqësonte Rahovicën; Trojan Jovanoviq nga Rahovica që përfaqësonte Rahovicën; Jovan Antiq nga Presheva që përfaqësonte Preshevën; Rexhep Shehu nga Presheva që përfaqësonte Preshevën; Stanimir Cvetkoviq nga Presheva që përfaqësonte Preshevën; Zejnullah Haziri nga Presheva që përfaqësonte Preshevën; Dobrica Miloslavleviq nga Presheva që përfaqësonte Preshevën356. Kjo strukturë dhe këta përfaqësues të prokurorisë së rrethit të Preshevës funksionuan me këtë përbërje deri në vitin 1947. Pas këtij viti, kur pasuan ndryshimet administrative, përbërja pësoi ndryshime. Gjatë vitit 1949,

pushteti lokal u angazhua në ngritjen dhe zhvillimin e

institucioneve, në mbështetje të ligjit mbi ndarjen-strukturimin administrativo territorial të Republikës Popullore të Serbisë. U krijuan Këshillat Popullore të Vendit. Në vitin 1949, Bujanovci përfshinte 20 Këshilla Popullore të Vendit, përkatësisht të: Bujanovcit, Tërrnocit, Mohocit, Rakocit, Levosojës, Nasalcës, Raincës, Corroticës, Gosponicës, Caravajkës, Preshevës, Miratocit, Strezocit, Zhunicës, Sfinjishtës, Bilaçit, Klinocit, Klenikut, Spançevcit dhe Zhbevcit357. Me këtë shpërndarje të njësive komunale, siç shihet, komunës së Preshevës i ishin zvogëluar kompetencat administrativo politike dhe ndikimi e rëndësia e saj politike ishte minimizuar në maksimum. Në këtë vazhdimësi të konfigurimit të njësive komunale gjatë vitit 1949, Këshillat Popullore të Rrethit të Bujanovcit, kishin në përbërje edhe njësitë komunale, apo bashkësitë lokale. Këshilli Popullor i Vendit i Raincës, përfshinte këto njësi: Bërçecin, Gramadën, Letovicën dhe Raincën358.

Këshilli Popullor i Vendit i

Corroticës përfshinte: Bukurocën, Shoshajën e Poshtme dhe Corroticën. Këshilli

356

N.A.B.Ф. Caвeз Koмyниcтa Jyгocлaвиje- Сpecки кoмитeт caвeзa кoмyнистa. N.A.B.Ф. Caвeз Koмyниcтa Jyгocлaвиje-Сpecки кoмитeт caвeзa кoмyнистa cpбиje cpeзa бyjaнoвaчког – Бyjaнoвaц, д.101. 358 Po aty. 357

124

Popullor i vendit i Gosponicës përfshinte: Ranatocin, Bukocin, Garën, Shoshajën e Epërme, Gosponicën, Maxherën dhe Ilincën. Këshilli Popullor i Vendit i Caravajkës përfshinte: Buhiçin, Depcën, Peçenën, Seferin, Stanecin dhe Caravajkën, Këshilli Popullor i Vendit i Preshevës përfshinte: Kurbalinë, Norçën, Rahovicën, Tërrnavën, Këshilli Popullor i Vendit i Miratocës përfshinte: Miratocin dhe Cakanocin, Këshilli Popullor i Vendit i Strezocit përfshinte: Strezocin, Gerajt dhe Bugarinën, Këshilli Popullor i Vendit i Zhunicës përfshinte: Golimidollin, Zhunicën, Leranin dhe Çukarkën, ndërsa Bushtrani hynte në kuadër të Këshillit Popullor të Vendit Bilaç359. Kjo ishte pamja e Preshevës, më konkretisht rrethit të Bujanovcit, në vitin 1949. Kjo ishte shtrirja administrativo territoriale e këtyre komunave apo Këshillave të Vendit, siç quheshin atëherë. Ndërsa sipas statutit të Këshillit Popullor të rrethit të Bujanovcit të vitit 1953, ky rreth përfshinte këto komuna: Bujanovcin, Preshevën, Miratocin, Caravajkën, Zhunicën, Bilaçin, Raincën, Levosojën, Rakocin, Tërrnocin, Mohocin, Zarbincën, Zhbevcin, Klenikun, Spançevcin dhe Novosellën360. Me ndryshimet ligjore që pasuan në vitin 1955, sidomos në mbështetje me ligjin mbi territoret e komunave dhe Rretheve të Republikës Popullore të Serbisë, të datës 20.07.1955, komuna e Preshevës u caktua në Rrethin e Vranjës361. Në këtë kohë Rrethi i Vranjës përfshinte këto vendbanime: Bareliqin, Bilaçin, Bosilegradin, Bujanocin, Kleniken, Klisurën, Kriva Fejën, Lepenicën, Mohocin, Preshevën, Ristocin, Surdulicën, Tërgovishtën, Vlladiçin Hanin, Vlasën, Vllasinën-Okruglicën, Vranjën, Vranjska Banjën dhe Zlatokopin. Siç shihet në rrethin e Vranjës hynin 22 komuna362. Ky revidim administrativo territorial zgjati deri në vitin 1963. Pas kësaj pati disa ndryshime minimale. U ndryshuan emërtimet e njësive administrative komunale si në mbështetje të Kushtetutës së Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë dhe në mbështetje me Kushtetutën e Republikës Popullore të Serbisë të vitit 1963, ku Këshillat Popullore të Komunave u shndërruan në Kuvende Komunale363.

359

N.A.B.Ф. Caвeз Koмyниcтa Jyгocлaвиje-Сpecки кoмитeт caвeзa кoмyнистa cpбиje cpeзa бyjaнoвaчког - Бyjaнoвaц, д.101. 360 N.A.B.Ф.Caвeз Koмyниcтa Jyгocлaвиje - C. Бyjaнoвaц 1953, д. 09. 361 Cлyжбeни Глacник Hapoднe Peпyбликe Cpбиje, бp.56, 20.VII.1955. 362 Po aty. 363 Cлyжбeни Глacник Hapoднe Peпyбликe Cpбиje, бp.14/1963.

125

Konstatohet se Presheva që nga viti 1945, e deri në vitin 1967, ishte para një shtrydhje të madhe politike e nacionale dhe i ishte nënshtruar presionit unitarist serb e politikave centraliste burokratike. Më 1 korrik të vitit 1966, në Plenumin e Katërt të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste Jugosllave-Plenumi i Brioneve, diktati serb do të merrte fund me disfatë. Forcat burokratike e centraliste serbe të udhëhequra nga Aleksander Rankoviqi, Sfetisllav Stefanoviqi etj., u përjashtuan nga partia364. Në këtë kohë udhëheqës në Preshevë ishin: Boca Popoviq, Çeda Dençiq, Miodrag Stojkoviq, Stojanço Manasijeviq, Stojadin Filipoviq. Kjo periudhë u specifikua si më e rënda dhe ishte periudha kur popullata e Preshevës i përjetoi diskriminimit më të egër.

Me përjashtimin dhe largimin e këtyre figurave nga

funksionet shoqërore e politike që kishin, Jugosllavia nisi një fazë të rëndësishme të zhvillimit shoqëror, politik e ekonomik, nga i cili do të përfitonin dukshëm shqiptarët në përgjithësi, dhe ata të Preshevës në veçanti. Në Preshevë kjo vërehet menjëherë gjatë vitit 1967 me riorganizimin e Lidhjes Komuniste në nivel komunal, ku filloi procesi i riorganizimit të organizatave lokale. Në janar të vitit 1947 në Preshevë u ndryshuan prijësit e Lidhjes Komuniste365. Këto ishin procese të vazhdueshme që kishin kapluar gjithë Jugosllavinë. Ato u pasuan nga mbajtja e zgjedhjeve federative e republikane, krahinore e komunale, njëheri zgjedhjet e para pas 1945, kur vetë populli mund t’i propozonte deputetët, këshilltarët dhe udhëheqësit komunalë. Nga zgjedhjet e vitit 1967, Presheva përfitoi 4 deputetë, përkatësisht Selim Selimin në Dhomën Ekonomike të Kuvendit të Serbisë, Dobri Nikoliqin në Dhomën shëndetësore, Sami Qerimin në Kuvendin Federativ të Jugosllavisë dhe Mehmet Jusufin deputet në Dhomën e Arsimit të Kuvendit të Serbisë. Njëkohësisht Mehmet Jusufi u zgjodh edhe kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës. Për një kohë të shkurtër, me hapa të shpejtë ai e shtyu komunën drejt një zhvillimi pozitiv. Si kryetar komune ai përmirësoi strukturën nacionale të nëpunësve dhe të udhëheqësve të drejtorateve, që deri atëherë kishin qenë në favor të nacionalitetit serb, edhe pse serbët ishin pakicë shumë e vogël në këtë komunë. Në të njëjtën kohë inicioi përdorimin e gjuhës shqipe në administratën komunale, që deri në këtë kohë kishte qenë e paimagjinueshme. Vepra kapitale e këtij personaliteti, që edhe në popull

364 365

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…,fq.329. Sadri Qazimi, Presheva - Mbijetesa në sprova historike dhe aktuale, Preshevë 2010, fq.185.

126

mbahet mend, ishte hapja më 1968 e trasesë së rrugës që lidh Preshevën me Gjilanin366. Më vonë madje ndikoi në rregullimin dhe shtrimin e saj. Është për t’u theksuar se për dy vite nën udhëheqjen e Mehmet Jusufit si kryetar, komuna pati një zhvillim të vrullshëm. Nga këto rezultate, si dhe pas riorganizimit shtetëror sidomos të organeve të larta shtetërore, gjitha mandatet në nivel federativ dhe republikan u shkurtuan nga katër në dy vite. Në vitin 1969 u organizuan zgjedhjet parlamentare dhe ato komunale. Në Preshevë në këtë kuadër pati zhvillime negative. U iniciua shkarkimi ose pengimi në zgjedhje të organeve udhëheqëse e përfaqësuese i elementit shqiptar. Mehmet Jusufi, edhe pse i fitoi këto zgjedhje, pësoi veprime diskredituese. Synimi ishte përbaltja e kësaj figure karizmatike, që Preshevës i dha një zhvillim të madh për një kohë shumë të shkurtër. Në maj të vitit 1970, për shkak të presioneve serbe që vinin drejtpërdrejtë nga Beogradi, por që ndihmoheshin edhe nga vendi, u detyrua të dorëhiqet nga gjithë pozicionet e tij përfaqësuese. Është e rëndësishme të theksohet se në këtë periudhë kohore, sidomos që nga viti 1968, në Preshevë filloi të përdorej edhe flamuri kombëtar shqiptar nëpër institucione, bashkë me flamujt e tjerë të Federatës. Në vitet 70-të, gjuha shqipe nisi të praktikohej edhe në organet e mbledhjet partiake. Presheva në këtë periudhë kohore përjetoi një prosperitet pozitiv të zhvillimit. Pas dorëheqjes së Mehmet Jusufit, në postin e kryetarit të Komunës së Preshevës, në pranverën e vitit 1971, u zgjodh Hasan Hajrullahu. Edhe në këtë kohë dinamika e zhvillimit të komunës së Preshevës nuk pati rënie. Po kështu, në këtë kohë specifikohet edhe investimi në nxjerrjen dhe avancimin arsimor e intelektual të shqiptarëve, sidomos të rinjve shqiptarë. Në vitin 1970, u bënë ndryshime në Komitetin Komunal të Lidhjes Komuniste të Preshevës, sidomos pas 7 të përjashtuarve nga Lidhja Komuniste, që ishin përkrahës të Mehmet Jusufit. U bë rikonfigurimi i Komitetit Komunal të Lidhjes Komuniste të Preshevës. Pas këtij konfigurimi, nga viti 1970 deri në vitin 1974, në Komitetin Komunal të Lidhjes Komuniste të Preshevës ishin këta anëtarë: Sami Qerimi, Ruzhdi Ymeri, Raif Bajrami, Dobri Nikoliq, Bozha Kostiq, Gjoka Qukoviq, Qemal Ramadani, Sadri Qazimi, Shefqet Ahmeti, Fetah Mehmeti, Durgut Krashnica,

366

Po aty, f. 187.

127

Sami Hasani, Abedin Selimi, Metush Berisha, Shaban Rexhepi, Zeqirja Nebiu, Angjelko Zlatkoviq, Stanimir Tomiq, Mirjana Kovaçeviq, Arif Arifi, Mirko Dimçiq, Selajdin Mehmeti, Abdurrahim Xhemaili367. Reformat, si dhe ndryshimet Kushtetuese gjatë vitit 1974, në Federatën Jugosllave, në përgjithësi shqiptarëve u dhanë të drejta që deri atëherë ishin të parealizueshme. Këto ndryshime patën ndikim të madh që nga qasja politike administrative shtetërore komunale e lokale e deri te ato më të thjeshta njerëzore. Në vitin 1975 ishte formuar bashkësia ndërkomunale regjionale e Moravës Jugore. E gjithë kjo u arrit për ndërtimin e përhershëm, për planifikim të zhvillimit dhe harmonizim të planeve programeve për ruajtje dhe për ushtrimin e punëve të interesit të përbashkët. Komunat Bojnik, Bosilegrad, Bujanoc, Cërrna Travë, Leban, Leskoc, Medvegjë, Preshevë, Surdulicë, Tërgovishtë, Vlladiçin Han, Vllasotincë dhe Vranjë, në mënyrë vullnetare dhe me ujdi shoqërore ishin deklaruar për bashkimin me Bashkësinë Ndërkomunale Regjionale të Moravës Jugore me qendër në Leskovc368. Kjo bashkësi ndërkomunale, nga kjo kohë, filloi së funksionuari. Është e rëndësishme të përmendet, se në këto periudha kohore pati edhe shpërngulje të popullsisë por edhe një paraqitje pozitive të numrit të shqiptarëve në trevat e tyre. Më poshtë do të paraqesim edhe strukturën e popullsisë në gjithë këto treva që i përmendëm më lart. Tabela 3369 Struktura dhe përqindja e popullsisë sipas përkatësisë etnike në Rrethin e Vranjës në vitet 1948, 1953, 1961, 1971, 1981

Nr. 1 2

Përkatësia etnike Serbë Shqiptarë

1948

1953

1961

1971

1981

68.2 13.9

68.5 13.1

70.1 15.9

64.8 19.5

62.2 23.0

367

N.A.B.Ф. Caвeз Koмyниcтa Jyгocлaвиje - C.Пpeшeвo. Cлyжбeни Глacник Coциaлиcтичкa Peпyбликe Cpбиje, бp.33/1975. 369 Peпyбликa Cpбиja Peпyблички зaвoд зa cтaтиcтикy, Књиге пописа и друге демографске публикације-Стално становништво по народности, попис 1948-1954,/ Књиге пописа и друге демографске публикације- Становништво према националном саставу, попис 1961. /Становништво према националном саставу, попис 1971./ Становништво према националном саставу и типу насеља, попис 1981. Eлeктрoнcкa Библиотeка. 368

128

3 4 5 6

Bullgarë Romë Jugosllavë Të Tjerë

14.0 3.2 0.7

12.9 5.5

11.9 1.1 1.0

10.1 3.9 0.4 1.3

5.1 5.4 3.2 1.1

Edhe nga tabela nr.3 vërehet qartë se popullsia serbe në Rrethin e Vranjës ishte shumicë në krahasim me atë shqiptare, pasi shumë komuna të pastra e të mëdha serbe ishin futur në këtë rreth me qëllim që mos të dominojë nacionaliteti shqiptar. Në këtë hapësirë gjithë këto veprime kishin mbrapavijë politike e tendencioze. Në këtë tabelë po ashtu vërehet edhe rënia e numrit të popullsisë serbe dhe ngritja e shtimi i popullsisë shqiptare. Më poshtë do të paraqesim edhe tabela të tjera rreth strukturës së popullsisë shqiptare dhe lëvizjeve të popullsisë në periudha të ndryshme, duke marrë për bazë vitet 1948, 1953, 1961, 1971 dhe 1981. Tabela 4 Numri i banorëve të Rrethit të Vranjës nëpër periudha sipas përkatësisë etnike-nacionale370

Nr

Përkatësia

1948

1953

1961

1971

1981

etnike 1

Serbë

133.796

150.658

154.595

149.250

138.441

2

Bullgarë

27.551

28.553

26.241

23.234

12.084

3

Shqiptarë

27.180

28.737

35.005

45.008

54.890

4

Turq

370

3.409

2.498

388

359

5

Romë

6.306

-

-

9.054

12.978

6

Jugosllavë

-

-

2.510

991

7.593

7

Të Tjerë

1.178

8.967

1.671

2.450

2.411

Gjithsej

196.381

220.124

222.520

230.375

228.754

370

Peпyбликa Cpбиja Peпyблички зaвoд зa cтaтиcтикy, Књиге пописа и друге демографске публикације-Стално становништво по народности, попис 1948-1954,/ Књиге пописа и друге демографске публикације- Становништво према националном саставу, попис 1961. /Становништво према националном саставу, попис 1971./ Становништво према националном саставу и типу насеља, попис 1981. Eлeктрoнcкa Библиотeка.

129

Në këtë tabelë, siç shihet paraqitet edhe nacionaliteti turk në rrethin e Vranjës. Kjo u bë me të vetmin qëllim që një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare, sidomos nga vitet 50-të dhe në ato të 60-ta, të deklaroheshin turq dhe kështu t’u lehtësohej marrja e vizave apo leje qarkullimeve turke, që shqiptarët të shpërnguleshin sa më shumë për në Turqi. Me stabilizimin e politikës lokale dhe komunale në komunën e Preshevës sidomos pas ngjarjeve të vitit 1968, por edhe gjatë zhvillimeve të viteve 1970, periudhë vërehet një zhvillim i hovshëm ekonomiko-social, ndodh punësimi i kuadrove të reja, ndërrimi i diskursit politik ndaj shqiptarëve. Gjatë viteve 70-të në ecuritë pozitive përveç stabilizimit jetësor ekonomiko-social të Komunës së Preshevës vërehet edhe shtimi i popullsisë së kësaj zone. E gjithë kjo si rezultat i kushteve të krijuara në këtë komunë. Më poshtë në Tabelën 5 dhe 6, paraqitet popullsia në komunën e Preshevës dhe të Bujanovcit dhe struktura etnike e lëvizjes së saj nëpër periudha: Tabela 5371 Struktura etnike e popullsisë së Preshevës në vitet 1961, 1971, 1981

Komuna

Serbë

Bullgarë Shqiptarë

Turq

Rom

Jugosllav

Preshevë



Gjithsej

tjerë

v.1961

6.741

4

18.229

1.402

-

94

268

26.738

1971

5.777

19

23.625

81

312

18

225

30.057

1981

4.204

4

28.961

86

433

25

235

33.948

371

Peпyбликa Cpбиja Peпyблички зaвoд зa cтaтиcтикy, Књиге пописа и друге демографске публикације-Стално становништво по народности, попис 1948-1954,/ Књиге пописа и друге демографске публикације- Становништво према националном саставу, попис 1961. /Становништво према националном саставу, попис 1971./ Становништво према националном саставу и типу насеља, попис 1981. Eлeктрoнcкa Библиотeка.

130

Tabela 6372 Struktura etnike e popullsisë së Bujanovcit në vitet 1961, 1971, 1981 Komuna

Serbë

Bullgarë Shqiptarë

Turq

Rom

Jugosllav

Bujanovci



Gjithsej

Tjerë

v.1961

20.033

32

16.618

1.055

-

1.081

277

39.096

1971

18.840

53

21.209

294

2.749

15

430

43.590

1981

15.914

43

25.848

265

4.130

81

451

46.732

Gjithë këto të dhëna tabela 5 dhe 6, janë nxjerrë sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1961, 1971 dhe vitit 1981. Shihet qartë se komuna e Preshevës ishte e populluar me popullsi shqiptare mbi 75%. Megjithatë asnjë përputhshmëri të numrit të banorëve

me numrin e qytetarëve të inkuadruar nëpër institucione apo ente të

punësimit nuk vërehej krahasuar me serbët, shqiptarët ishin gjithnjë në pozita diskriminuese.

4.4 Aksioni për grumbullimin e armëve Mbjellja e pasigurisë dhe opsioni i shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi kishte nisur qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore. Federata jugosllave e shtyrë nga forcat unitariste serbe që në krye nisi fushatën kundër intelektualëve shqiptarë e kulturës shqiptare. Në emër të vënies së drejtësisë, kapjes së reaksionarëve e kuislingëve, u

iniciuan gjyqe revolucionare ku pa proces gjyqësor u vendos

likuidimi i shumë personaliteteve intelektuale të elitës shoqërore shqiptare. Megjithatë aksioni për mbledhjen e armëve i mesit të viteve 50-të, kërkon trajtim të veçantë. Ai u iniciua fillimisht, menjëherë pas Luftës, në të njëjtën kohë me masat e ndërmarra për kapjen dhe likuidimin e reaksionarëve që nisi aso kohe. Por, kjo veprimtari kulminacionin e arriti pikërisht në dimrin e vitit 1955-1956. Në këtë kohë ky aksion mori përmasa të mëdha e u shtri

në tërë Kosovën dhe në trevën e Preshevës.

Specifike ishte se veprimi nuk u praktikua në asnjë pjesë tjetër të Jugosllavisë dhe

372

Po aty.

131

përfshiu vetëm vendbanimet shqiptare. Kjo masë, sipas strukturave shtetërore në këtë periudhë, ishte paraqitur si masë preventive, gjoja për të ndaluar ndonjë kryengritje të armatosur por, qëllimi ishte diçka tjetër. Organet e rendit, policia dhe institucioni i sigurisë dhe inteligjencës, UDB-ja, gjatë ndërmarrjes së aksionit në kërkim të armëve në popullsinë shqiptare, përdorën tortura dhe metoda të tjera të dhunshme nga më të egrat. Popullsia shqiptare, si e Kosovës po ashtu edhe ajo e Preshevës, të vendosura para dhunës dhe represionit shtetëror, të prira nga forcat unitariste serbe, pa shpresë për një perspektivë, filloi të braktisë vatrat e tyre e të shpërngulej për në Turqi. Në trevën e Preshevës dhe të Bujanovcit shqiptarët në masë të madhe, sidomos nga viti 1956 deri në vitin 1966, filluan të deklarohen si turq, me qëllim që të siguronin dokumentet për shpërngulje në Turqi. Nuk shihnin rrugë tjetër për të shpëtuar nga dhuna dhe represioni i pushtetit dhe për të gjetur një jetë më të mirë e më të qetë. Në Tabelën 4, vërehet qartë rritja e popullsisë “turke” në trevat shqiptare të Bujanovcit dhe të Preshevës, nga viti 1953. Është e qartë se nuk bëhej fjalë për gjë tjetër, vetëm se për deklarimin e shqiptarëve si turq me qëllim që shpërngulja e tyre për në Turqi të ishte sa më e lehtë373. Gjithë masat shtetërore të dirigjuara nga Republika Popullore e Serbisë dhe forcave unitariste që i udhëhiqnin ato qysh nga viti 1949, gjithë dhuna shtetërore, diskriminimi mbi popullsinë shqiptare, si dhe gjithë trysnitë e tjera, të cilat kishin për qëllim nxitjen e shqiptarëve që të shpërngulen për në Turqi, do të ndihmoheshin dukshëm edhe me marrëveshjen xhentëlmene trepalëshe: Jugosllavi, Greqi, Turqi dhe me nënshkrimin e marrëveshjes Tito-Fuhad Kyprili, të shkurtit të vitit 1953374. Ishte e kuptueshme që forcat politike serbe do ta shfrytëzonin gjithë këtë çështje për shpërnguljen e shqiptarëve, duke mos zgjedhur mjetet. Në këtë rrafsh u ndërmor edhe aksioni për grumbullimin e armëve në dimrin e vitit 1955-1956, që preku qëllimisht

373

Peпyбликa Cpбиja Peпyблички зaвoд зa cтaтиcтикy, Књиге пописа и друге демографске публикације-Стално становништво по народности, попис 1948-1954,/ Књиге пописа и друге демографске публикације- Становништво према националном саставу, попис 1961. /Становништво према националном саставу, попис 1971./ Становништво према националном саставу и типу насеља, попис 1981. Eлeктрoнcкa Библиотeка. 374 J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…,fq.319.

132

vetëm në vendbanimet shqiptare në tërë Kosovën dhe në Preshevë. Nuk ka askush asnjë dilemë për qëllimin e këtyre masave të ndërmarra. Megjithatë është për t’u theksuar se për gjithë veprimet e ndërmarra të organeve policore, si dhe dukurive të tjera që ndërlidheshin me këto organe, ishin të informuar edhe organet e Partisë Komuniste. Deri në Plenumin e IV të Partisë Komuniste Jugosllave të mbajtur në Brione, kohën kur u diskutua dhe u nxorën konkluzione rreth aksionit të mbledhjes së armëve dhe keqpërdorimeve të policisë para dhe gjatë këtij aksioni nga ky Plenum, del qartë se aksioni ishte zhvilluar sipas direktivave të Aleksandër Rankoviqit, nënkryetar i shtetit dhe ministër i Punëve të brendshme. Pretendimet se organet e Partisë Komuniste Jugosllave nuk kanë pasur njohuri për deformimet në kurriz të shqiptarëve janë pa bazë. Është e qartë se edhe për gjërat më të vogla iniciativa merrej nga Partia375. Menjëherë pas Plenumit të Katërt të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste Jugosllave, u formua një komision shtetëror, kompetencat e të cilit ishin gjetjet e keqpërdorimeve të policisë dhe të UDB-së. Ky komision, në fund të vitit 1966, konstatoi se gjatë aksionit të armëve, të dimrit të viteve 1955-1956, ishin bërë shumë keqpërdorime ndaj popullsisë shqiptare376. Koha e ndërmarrjes së aksionit të grumbullimit të armëve përputhet me kohën e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, andaj del qartë se këto dy aksione kanë qenë të mirëkoordinuara nga pushteti. Po ashtu edhe Komisioni Shtetëror i rrethit të Leskovcit, në të cilin bënte pjesë edhe Komuna e Preshevës, në fund të vitit 1966, doli me një raport gjithëpërfshirës në të cilin ishin evidentuar shumë keqpërdorime të policisë gjatë aksionit të mbledhjes së armëve. Ky komision konstaton se mbledhja e armëve ishte bërë vetëm te popullata shqiptare dhe se metodat e përdorura në këtë aksion i kishin tejkaluar të gjitha kornizat ligjore dhe kushtetuese377. Gjatë mbledhjes së armëve të popullsisë shqiptare organet e policisë kishin ndërmarrë masa shumë të dhunshme si: burgosje, rrahje, shantazhe, likuidime fizike, si dhe përdorimin e metodave të tjera barbare, me të vetmin synim frikësimin dhe nxitjen e shpërnguljes së popullsisë shqiptarëve për në

375

Milan Piljak, Brionski plenum 1966.godine-pokušaj istoriografskog tumačenja događaja, Institut za noviju istoriju Srbije, Beograd 2010, str.80. 376 Po aty. 377 Ncтopиjcки Apxив Lecкoвaц, Фoнд. Пoлитичкe pгaнизaциje-Caвeз Koмyнистa Jyгocлaлвиje, док.189, oд Сpecки кoмитeт caвeзa кoмyнистa cpбиje cpeзa бyjaнoвaчког– ЛECK VAЦ.

133

Turqi. Në këtë aspekt hyn edhe veprimi që organet policore dhe ato të UDB-ës, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë e serbë i impononin popullsisë së thjeshtë shqiptare për të blerë armë. Përmes këtij veprimi ata, kundrejt premtimit për të mos pësuar dhunë duke dorëzuar një armë, i zhvasnin shqiptarëve mjete të konsiderueshme monetare. Ndodhte që një revole të shitej deri në shtatë herë, sepse të akuzuarit nga këto organe për të shpëtuar nga torturat e padurueshme, detyroheshin ta blinin dhe ta dorëzonin. Gjithë këto tentativa për çrrënjosjen e elementit shqiptar pushuan pas Plenumit të IV të Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste Jugosllave, të vitit 1966.

4.5 Zhvillimi ekonomik në Preshevë 1945-1949 Presheva si para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, degë kryesore ekonomike kishte blegtorinë dhe bujqësinë. Pjesa më e madhe e popullsisë operonte në këto degë të ekonomisë. Fushëgropa e Preshevës dhe e Bujanovcit është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, pasi karakterizohet nga toka pjellore. Kulturat që kultivohen nga popullata e vendit janë drithërat, ndërsa prej bimëve industriale më së tepërmi kultivohej duhani. Kultivimi i kësaj bime industriale përfshinte sipërfaqe të mëdha, për faktin se leverdia ekonomike ishte më e madhe. Kjo bimë industriale kultivohej prej kohësh edhe para krijimit të stacionit të duhanit, që u themelua në Preshevë në vitin 1921-1922. Aktiviteti i kësaj ndërmarrje u zhvillua pa ndërprerë378. Pas vitit 1945 grumbullimi i duhanit filloi të bëhej në mënyrë

mjaft të organizuar. Nga

prodhuesit u përgatit edhe kontingjenti i parë, i dedikuar për fabrikën e cigareve në Nish379. Për disa kohë pas Luftës së Dytë Botërore aktiviteti i grumbullim-përpunimit me duhanin përbënte ndërmarrjen e vetme industriale në Preshevë, e cila kishte numrin më të madh të punëtorëve në këtë trevë. Njëkohësisht edhe vetë komuna e Preshevës varej nga kjo ndërmarrje. Në këtë kohë, sidomos gjatë viteve 1948-1949, u formua Kooperativa Bujqësore “Presheva” dhe Kooperativa Bujqësore “Zhunica”, të cilat kryenin përveç veprimtarisë bujqësore, dhe punimin e tokave që ishin në pronësi shoqërore. Degë kryesore kishin tregtinë, me një rrjet shitoresh në Preshevë dhe në

378 379

S. Qazimi, Presheva - Mbijetesa në sprova historike dhe aktuale…, fq.11. Sami Qerimi, Koha e ngritjes, krenarisë dhe e dhimbjes, Prishtinë 2011.

134

vendet e tyre gjegjëse, si në fshatrat e malësisë ashtu edhe në ato fushore. Përmes këtyre shitoreve furnizoheshin qytetarët

me gjërat elementare, si me artikuj

ushqimorë dhe me artikuj të tjerë për nevojat e tyre. Është për t’u theksuar se nga këto shitore bëhej edhe grumbullimi i disa prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe u mundësohej kultivuesve që ta shisnin në treg prodhimin përmes këtyre kooperativave. Produktet që më së shumti grumbulloheshin ishin nga aktivitetet blegtorale. Kryesisht ishin lëkura kafshësh, si dhe qumështi, ndërsa nga pemëtaria grumbullohej rrushi, kajsia etj. Në kuadër të kooperativës ushtronin veprimtarinë edhe disa zeje si bukëpjekësit, furra për gëlqere, si dhe thertorja, e cila funksiononte në kuadër të kësaj kooperative. Ndërsa, nga viti 1952, filloi të bëhej edhe shpërndarja e rrymës elektrike380. Presheva, gjithsesi, për një kohë të gjatë ishte qendër rrethi ende e paelektrifikuar. Nga viti 1952-1954, qyteti u furnizua me energji elektrike, që u soll nga një largpërçues nga miniera e Llojanit nëpërmjet shpërndarësit “Svetlina” të Kumanovës381. Në fillim, rryma sillej në sasi të kufizuara, deri në stacionin hekurudhor në Preshevë, e më vonë u shpërnda edhe nëpër fshatra. Elektrifikimi ishte një hap i rëndësishëm dhe i madh për zhvillimin ekonomik e industrial të Preshevës, por edhe për një zhvillim të gjithanshëm të qytetit. Po në këtë vit u themelua edhe ndërmarrja tregtare “Bratsfo”, e cila dha një kontribut në zbutjen e papunësisë dhe gjallërimit ekonomik të Preshevës. Elektrifikimi i dha hov hapjes së ndërmarrjeve të tjera. Ndërsa në vitet 60-të, sidomos në vitin 1961, kontribut në zhvillimin ekonomik të Preshevës dha edhe ndërtimi i ndërmarrjes për përpunimin e gëlqeres dhe prodhimin e materialeve ndërtimore “Buduqnosti”. Në vitin 1968, dy kooperativat bujqësore e “Preshevës” dhe ajo e “Zhunicës” u bashkuan. Po gjatë këtij viti në Preshevë u hap ndërmarrja e përpunimit të metaleve “Metali”. Kurse gjatë vitit 1970, u ndërtua ndërmarrja për prodhimin e masave plastike “7 korriku” e cila kontribuoi në punësimin e qytetarëve të kësaj treve. Gjatë kësaj periudhe, sidomos në vitin 1974, u hapën repartet e ndërmarrjes “Kosovatrans” në Preshevë dhe asaj “Jedinstvo”. Po në këtë kohë në Preshevë nisi punën edhe ndërmarrja e “Elektrokontakti”. Iniciativa e

380 381

Po aty. Po aty, fq.112.

135

hapjes së ndërmarrjeve vazhdoi edhe gjatë vitit 1978. Gjatë këtij viti në komunën e Preshevës filloi punën ndërmarrja “Soliter” dhe shtypshkronja “Grafoflex”. Investimet në ekonomi vazhduan edhe në vitet 80-të. Më 1980, në Preshevë u hap ndërmarrja për përpunimin e qelqit “Kristal”, në vitin 1981 u hap reparti i ndërmarrjes për përpunimin drurit “Simpo”; në vitin 1982 nisi punën në këtë komunë ndërmarrja “Zavarivaç”; po gjatë vitit 1982 filloi punën Kooperativa Bujqësore “ strovica”; në vitin 1983 në Preshevë nisi punën reparti i ndërmarrjes së tekstilit “Jumko”; po këtë vit startoi ndërmarrja “Çik”; kurse në vitin 1985 u hap reparti i ndërmarrjes “Navip”. Ndërmarrjet e sipërpërmendura, padyshim luajtën rol në zhvillimin e ekonomik të Preshevës si dhe ndikuan në zbutjen e papunësisë në këtë komunë, por diferencat midis shqiptarëve dhe serbëve në procesin e punësimit vazhduan të ekzistojnë. As në periudhën

pas Plenumit të Brioneve përqindja e shqiptarëve të punësuar në

sektorin “vetadministrues” nuk u barazua me përqindjen që ata zinin në strukturën etnike të popullsisë.

4.6 Shqiptarët e Preshevës në Demonstratat e vitit 1968 Rrethanat e krijuara në vitet e 60-të krijuan një klimë më të relaksuar politike dhe, duke shfrytëzuar këtë, një pjesë e inteligjencës shqiptare dhe disa segmente politike nisën të flasin hapur për padrejtësitë që u ishin bërë e u bëheshin shqiptarëve në arsim, kulturë dhe fusha të tjera të jetës politike e shoqërore. Kjo hapësirë lirie u bë edhe më e gjerë në vitin 1967, sidomos më 14 korrik382, kur Dhoma Krahinore e Kuvendit Popullor të Krahinës Autonome të Kosovës vendosi formimin e Komisionit për studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me ndryshimet dhe plotësimin e statutit, qëllimi i të cilit ishte nxitja, udhëheqja dhe organizimi i diskutimeve dhe i propozimeve për ndryshimet dhe për plotësimet e Statutit të Krahinës Autonome të Kosovës, i cili ishte akti më i lartë Juridik i Kosovës. Lidhur me këto diskutime rreth ndryshimit të Statutit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe pozitës që duhet të kishte kjo krahinë, u zhvilluan aktive politike ku u kërkuan ndryshime rrënjësore. Ndër kërkesat më kryesore ishin: në kushtetutën e RSFJ-së kombësia shqiptare të emërohej si komb shqiptar; me kushtetutë dhe me ligj të përcaktohej përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar; Krahina e Kosovës të shpallej Republikë e Kosovës. Nga çështjet

382

Selatin Novosella, ’68 Kosova demostratat e gjashtëdhjetetetës, Prishtinë: Logos-a 2012, fq. 36.

136

që më së shumti iu kushtua rëndësi ishte ajo e të drejtës për vetëvendosje. Kërkesë e aktivave, si dhe konstatimet e aktivit të Prishtinës, ishin: Kushtetuta e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe Republika e Serbisë duhej të pranonin të drejtën dhe dëshirën e shqiptarëve për vetëvendosje etj.383. Është për t’u theksuar se rreth ndryshimit të Statutit të Krahinës Autonome të Kosovës u diskutua edhe në aktivët lokale të Lidhjes Komuniste në Preshevë, ku u përkrahën dhe u mbështetën konkluzionet dhe propozimet e aktivave të Kosovës. Në linjë me diskutimet dhe propozimet e aktivave ishte edhe inteligjenca shqiptare e kohës, e cila këto diskutime lidhur me të drejtën e popujve për vetëvendosje t’i mbështeste dhe i argumentonte me argumente shkencore duke i shtjelluar në kontekst historik. Inteligjenca shqiptare e kohës me këmbëngulje i mbështeti propozimet e aktivave dhe i shihte ato si themelore dhe elementare për zhvillimin dhe prosperimin e

popullit shqiptar, por elita politike e Kosovës iu

nënshtrua presionit politik të Beogradit. Gjendja e presionit të pa ndërprerë nga nivele të caktuara të autoriteteve të Jugosllavisë dhe të Serbisë përcaktoi ndërprerjen e diskutimeve rreth ndryshimeve statusore.

Pas nënshtrimit të një pjese të klasës

udhëheqëse politike shqiptare, u ndje nevoja që vetë populli të ngrihej për të drejtat e veta, që besohej që nuk do të realizoheshin. Në këtë kohë, po edhe më herët, grupet ilegale politike, që vepronin në të gjitha trevat shqiptare të Jugosllavisë, kishin synim kryesor çlirimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë. Ato u mobilizuan dhe u hodhën në veprim për demonstrimin e pakënaqësive. Në bashkëpunim dhe bashkëveprim me grupet e organizuara studentore, organizuan demonstratat, të cilat fillimisht shpërthyen në Prizren në tetor, vazhduan në nëntor sidomos më 27 nëntor 1968 në Besianë, Ferizaj, Gjilan dhe në Prishtinë,

(këtu nisën nga Fakulteti

Filozofik)384. Për një kohë të shkurtër demonstratat përfshinë gjithë qytetet e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të Jugosllavisë. Ato vazhduan deri në dhjetor të 1968. Organizatorët e këtyre demonstratave u arrestuan dhe u dënuan nga strukturat shtetërore. Kërkesë e demonstruesve dhe parullat që brohoriteshin ishin: “Duam vetëvendosje deri në shkëputje”, “Duam Kushtetutë”, “Duam bashkimin e viseve të

383 384

Spasoje Đaković, Sukobi na Kosovu, Narodna knjiga Beograd 1984, str.256. S. Novosella, ’68 Kosova demostratat e gjashtëdhjetetetës …, fq.70.

137

banuara me shqiptarë me Kosovën”, “Poshtë politika kolonialiste ndaj Kosovës”, “Për të drejtat tona gjak do të derdhim”, “Askush të mos luaj me fatin tonë”, “Në njërën dorë kazmën-në tjetrën pushkën”, “Lufta Nacional-Çlirimtare nuk na ka sjellë barazi të plotë”, “Poshtë Veli Deva”, “Poshtë Misha Sekulloviqi”, “Duam Universitet”, “Duam bashkimin e Preshevës me Kosovën”, “Një popull-një shtet-një parti” dhe “Liri të burgosurve politikë”385. Demonstratat e 1968-ës, patën një jehonë të gjerë në të gjithë vendin. Në to u përfshinë të gjitha trevat shqiptare. Shqiptarët e të gjitha viseve i përkrahën dhe u solidarizuan me kërkesat dhe iniciativat e këtyre demonstruesve. Në këtë rrafsh hyn edhe Lugina e Preshevës, e cila në këto lëvizje politike nuk qëndroi anash. Është për t’u theksuar se në këto demonstrata, sidomos në ato të Prishtinës të 27 nëntorit 1968, morën pjesë shumica e studentëve të Preshevës, që atë kohë i vijonin studimet në Prishtinë, të cilët dhanë një kontribut të madh nëpër organizatat studentore për organizimin e këtyre protestave. Por edhe vetë komuna e Preshevës nuk qëndroi anash megjithëqë aty protestat nuk patën përmasat e Kosovës. Këtu protesta u zhvilluan me në krye Gjyndyz Jusufin, i cili para protestuesve lexoi një kërkesë, për pushtetin e atëhershëm, me rreth 17 pika. Kjo tregoi se edhe në këto kërkesa Presheva bashkohej me Kosovën. E gjithë kjo bëhej nga një pjesë e udhëheqjes së Preshevës, dhe nga pjesa më e madhe e intelektualëve. Protesta u prit mirë edhe nga populli dhe u përkrah në masë. Në këtë vazhdimësi të ngjarjeve, më 28 nëntor 1968, në shkollën e Mesme në Preshevë, Prof. Ramil Nuhiu, si kujdestar i klasës, u shtjelloi nxënësve, rëndësinë e demonstratave dhe inicioi organizimin e pritjes së ditës së flamurit. Siç shihet, rrjedhat politike që e kaplonin Kosovën, në një mënyrë apo në tjetrën, reflektoheshin edhe në Luginën e Preshevës. Po ashtu vlen të theksohet se në këtë kohë ishin edhe qarqet e pakta patriotike në administratën e trevës së Preshevës që u solidarizuan me kërkesat e demonstruesve, pasi deri në vitin 1967, në Preshevë, si në institucionet administrative edhe në ato politike udhëhiqnin nacionalistët serbë, ithtarë të Rankoviqit, të cilët ndiqnin politikën serbo madhe. Kjo elitë në këtë trevë kishte shkaktuar shumë të këqija.

Për shkak të masave ose

konsekuencave që mund të pësonin prej saj një pjesë e popullatës dhe elitës politike shqiptare frikohej të shprehej haptazi. Ishin të pakët në këtë kohë intelektualë dhe

385

Po aty, fq.72.

138

politikanë shqiptarë që vepronin në kuadër të Lidhjes Komuniste, që, njëherësh në njëfarë mënyre, punonin heshtazi në realizimin e kërkesave të parashtruara në Demonstratat e vitit 1968. Në Preshevë në këtë linjë punoi dhe veproi Mehmet Jusufi, i cili si kryetar komune në Preshevë, gjatë vitit 1968, filloi të aplikojë si gjuhë zyrtare gjuhën shqipe dhe të vendosë, në institucionin komunal, përkrah flamujve të tjerë, edhe flamurin kombëtar shqiptar. Nga sa shihet të gjitha ngjarjet që zhvilloheshin në trevat shqiptare në Jugosllavi, e sidomos në Kosovë, domosdo reflektonin edhe në Preshevë, sepse i takonin një linje territoriale ishin të një trungu nacional, me një të kaluar të përbashkët

dhe

me synime të përbashkëta për të ardhmen. Presheva që

bashkëvepronte gjithnjë me viset e tjera shqiptare, koordinonte me to në veprimet që ndërmerreshin. Vlen të theksohet se në masë të madhe, si nga qarqet politike, ashtu edhe nga ato civile qytetare, kërkesat e shqiptarëve në Kosovë gjatë Demonstratave të 68-ës u përkrahën haptazi, po ashtu edhe me veprime konkrete.

4.7 Lëvizjet ilegale të viteve 70-të Shtjellimet historike dhe politike që e përcollën popullin shqiptar gjithnjë nxitën individë, grupe e organizata politike apo individë, të cilët përcillnin fatin e popullit shqiptar, të udhëhequr nga vetëdija kombëtare, si dhe nga koncepti çlirimtar. Të dhënat historike dëshmojnë se që nga copëtimi i viseve shqiptare në vitin 1913, lëvizjet ilegale në Luginën e Preshevës kanë qenë pjesë përbërëse e ilegales shqiptare të viseve jashtë kufijve të Shqipërisë politike. Presheva në të gjitha rrjedhat ishte një komponent kyç i Kosovës, prandaj edhe të gjitha veprimtaritë politike dhe luftarake të kësaj popullsie kanë qenë jo vetëm të përbashkëta po edhe të koordinuara mirë mes tyre, për arsye se gjithmonë kjo pjesë e tokës shqiptare, nga faktori kombëtar shqiptar, është konsideruar si vazhdimësi e këtij territori. Në momente vendimtare historike përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, jo vetëm i kanë prezantuar interesat e kësaj treve, por njëkohësisht edhe kanë dhënë riskun patriotik dhe kombëtar, kur janë rrezikuar interesat kombëtare në tërësi. Gjithë veprimtaria e lëvizjeve ilegale shqiptare të kësaj ane ishte për lirimin e tokave shqiptare nën sundimin Shqipërinë. Në periudhën

midis

e Jugosllavisë dhe për bashkimin e tyre me Dy Luftërave

Botërore

preshevasit

ishin

139

inkuadruar deri në lëvizjen e armatosur, apo “kaçake”, të drejtuar nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”386. Pas Luftës së Dytë Botërore lëvizjet ilegale shqiptare filluan përsëri të shfaqen e të organizohen. Krijimi dhe organizimi i lëvizjeve politike ilegale në këtë kohë ndodhi se shqiptarët e këtyre trevave konstatuan edhe njëherë se interesat e tyre, edhe kësaj here, pavarësisht premtimeve nga komunistët, u tradhtuan nga forcat nacionaliste dhe shoviniste pushtetare të Serbisë. Vlen të theksohet, se të parët që e vërejtën këtë tradhti dhe u organizuan për ta kundërshtuar, ishin ata pak intelektualë të kohës dhe tabani i shtresës patriotike shqiptare. Duke mos u pajtuar me gjendjen e krijuar, kur pushtetarët e rinj jugosllavë e serbë, e shtruan haptazi zullumin ndaj popullsisë shqiptare; në veçanti pasi u kuptua për masakrën e Kaçanikut, Isiukëve-Preshevë, Drenicës, e të Tivarit pas vendosjes së pushtetit administrativ ushtarak si në Kosovë, edhe në Preshevë; pas kapjes e burgosjes të një pjese të krerëve të Nacional Demokratëve Shqiptarë, të cilët nga vitet 1946, 1947 dhe në fillim të vitit 1948 (shërbimi sekret jugosllav OZN-a, me qendër në Shkup, shqiptarët në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës i kishte nën vrojtim dhe survejim)387; pas dënimit me vdekje në procesin e Prizrenit, të vitit 1946, të patriotëve shqiptarë Marie Shllaku, at Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini388; pas dënimeve në procesin e Prishtinës e Gjilanit të vitit 1947, pra pas të gjithë këtyre të këqijave intelektualët shqiptarë u nxitën që në një farë mënyre të riorganizohen. Për nxitjen e patriotëve shqiptarë për organizim politik ndikoi edhe aktivizimi i shpërnguljeve të shqiptarëve, sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Jugosllavisë, Turqisë dhe Greqisë. Me këtë rast intelektualët dhe patriotët shqiptarë panë se projekti famëkeq i Çubriloviqit i 7 marsit 1937 i rinovuar më 1944 ishte shndërruar në platformë shtetërore, dhe se shteti po ndërmerrte spastrimin etnik të shqiptarëve përmes “zhdukjes ose shpërnguljes”389. Të shtyrë nga këto ngjarje në pranverë



vitit

1957

me

iniciativën

e

Metush

Krasniqit

dhe

disa

386

Limon Rushiti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë, 1981. Shih listën e çetave kaçake. Д.A.P.M.Ф.УДБ-PCBP. Д.513. 388 J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…,fq.310. 389 Uran Butka, Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar, Tiranë: ASD-studio, 2011, fq.8. 387

140

bashkëmendimtarëve nga Djakoci i Kamenicës u formua organizata “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”390. Kjo parti njëherësh ishte edhe organizata e parë, e cila veprimtarinë e vet pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas dobësimit të NDSH-së, arriti ta shtrijë edhe në Luginë të Preshevës. rganizata “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”, veprimtarinë e vet do ta niste nga Shkupi. Në vitin 1957, Metush Krasniqi me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë Mark Gashin, nëpunës në Këshillin Komunal të Preshevës, Sejdi Kryeziun e Qemal Kallabën mbajtën një mbledhje në Shkup. Ata vendosën që nëpërmes propagandës, me anë të trakteve, parullave, pamfleteve e formave të tjera ilegale, të pengohej largimi i shqiptarëve për në Turqi391. Po ashtu, në këtë mbledhje, ishin shqyrtuar mundësitë e vendosjes së lidhjeve edhe me disa përfaqësues të konsullatave në Shkup e të ambasadave të huaja në Beograd, nga të cilat do të kërkohej ndihmë dhe përkrahje morale e politike. Në këtë mbledhje Mark Gashi ishte ngarkuar që, përmes miqve të tij, të vendoste lidhjet me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve perëndimore në Shkup dhe në Beograd. Pas mbledhjes së Shkupit në muajin qershor të vitit 1957 në Roganë të Kamenicës Metush Krasniqi kishte shkruar dhe kishte prezantuar para të pranishmëve referatin e Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë. Në referat ai potencoi formimin dhe aktivizimin e një formacioni ushtarak, dhe prezantoi skemën organizative ku parashihej që fillimisht të formohej një brigadë për mbrojtjen e Anamoravës, kurse në momente të caktuara ajo do të duhej të vepronte edhe jashtë saj. Në këtë mbledhje do të kërkohej nga anëtarët kryesorë që me anë të kontakteve dhe lidhjeve të ndryshme të bëhej zgjerimi i anëtarësisë në të gjitha viset e okupuara shqiptare në Jugosllavi392. Takimi i kësaj organizate ilegale u mbajt në Preshevë në shtëpinë e Mark Gashit në korrik të vitit 1958. Në të ku morën pjesë shumë veprimtarë të devotshëm të këtij rajoni. Në takim u diskutuaa rreth masivizimit të lëvizjes. Por brenda vitit 1958, kjo lëvizje u hetua nga organet e shtetit. Më 2 nëntor të vitit 1958, u

390

Selatin Novosella, 64’Kosova-Lëvizja për bashkimin e shqipëtarëve, Prishtinë: Logis-A, 2012, fq.41. 391 Selatin Novosella, Metush Krasniqi-Personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Prishtinë, 2011, fq.62. 392 Po aty, fq. 60.

141

burgos Mark Gashi, i cili ishte përgjegjës i arsimit në komunën e Preshevës. Falë punës dhe angazhimit të tij në këtë trevë ishin hapur shumë shkolla shqipe. Ndërsa më 3 nëntor 1958, u burgos edhe prijësi i Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë, Metush Krasniqi393. Gjykimi i Metush Krasniqit dhe i bashkëpunëtorëve të tij filloi më 1 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Më 7 mars nga kjo gjykatë Metush Krasniqi u dënua me 18 vite burg dhe 3 vite kufizim të drejtave qytetare, Mark Gashi e Sejdi Kryeziu u dënuan me 10 vjet burg dhe dy vjet kufizim të drejtave qytetare, Mehmet Dërmaku me 2 vjet burg, Qemal Kallaba dhe Mehmet Ajeti me nga një vit e gjysmë burg394. Ndër organizatat patriotike ilegale që kishin si qëllim kishin çlirimin e tokave shqiptare që administroheshin nga Jugosllavia dhe bashkimin e tyre me shtetin amë, Shqipërinë, ishte edhe rganizata “Komiteti - Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, e cila u themelua dhe udhëhiqej nga Ali Aliu nga Presheva dhe Kadri Halimi e Ramadan Hoxha nga Cërrnica e Gjilanit. Kjo organizatë u formua në muajin maj të vitit 1960395. Mbas një organizimi të mirë, dhe mbas një veprimtarie të suksesshme, ajo arriti të shtrihej në të gjitha trevat shqiptare që ishin nën administrimin e Jugosllavisë duke mos lënë anash as Medvegjën e Bujanovcin. Në strukturat organizative të saj, njëra prej vatrave ku do të zhvilloheshin aktivitetet e organizatës ishte caktuar Karadaku i Preshevës. Është për t’u theksuar se kjo organizatë kishte arritur që nga çdo regjion të kishte nga një kandidat. Pjesëtarët e tjerë të Preshevës në këtë organizatë ishin: Nuredin Xhemaili, Ali Xhelili nga Ilinca, Zenel Hajrizi nga Vushtrrija, Hasan Dumani nga Prishtina, Beqë Heta Ferizaj, Ramadan Rexha nga Mitrovica, Enver Tali dhe Tefik Mustafa nga Gjilani, Jusuf Zherka nga Gjakova, Muhamet Veseli-Reçani nga Suhareka, Amir Gashi nga Shkupi, Naip Orizarja nga Kumanova, Hyrije Hana nga Prishtina etj396. Është për t’u theksuar e vlerësuar, se kjo organizatë kishte edhe Statutin, i cili në Nenin e parë të tij thoshte: “Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banueme

393

Ethem Çeku, Shekulli i Ilegaes-Proceset gjyqësore kundër ilegales në Kosovë - Dokumente, Prishtinë: Brezi’81, 2004, fq. 49. 394 S. Novosella, Metush Krasniqi-Personalitet unifikues…, fq.75-77. 395 S. Novosella, 64’Kosova-Lëvizja për bashkimin e shqipëtarëve…, fq.41. 396 Po aty.

142

në shumicë prej shqiptarësh, që gjinden ende nën administrimin e Jugosllavisë, d.m.th. qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht çlirimi i krahinave shqiptare, t’aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimin e këtyre krahinave me nanën e vetShqipërinë”397. Por, sikurse edhe në rastet e organizatave të tjera të sipërpërmendura, edhe anëtarët e kësaj organizate, pas një kohë të shkurtër u zbuluan nga UDB-ja dhe u burgosën. Aktivistët e saj u dënuan nga Gjykatat e Prishtinës, Gjilanit, Vranjës, Kumanovës. Ali Aliu u dënua me 8 vjet burg, po ashtu me 8 vjet burg të rëndë u dënua Ramadan Hoxha, Kadri Halimi me 7 vjet e 6 muaj burg, Hyrije Hana me 5 vjet, Ali Xhelili me 3 vjet e 6 muaj, Nuredin Xhemaili me 2 vjet e 6muaj burg etj.398. Lufta e lëvizjeve ilegale politike shqiptare ndaj strukturave shtetërore dhe për vetëdijesimin e shtresës shoqërore shqiptare, sa vinte e fuqizohej. Në vitin 1973 u formua Grupi Revolucionar, të cilin e drejtonte Kadri Osmani. Ky grup kishte hartuar programin politik dhe po ashtu bëri një shtrirje territoriale në të gjitha viset e banuara nga shqiptarët. Ai u orientua sidomos të punonte me rininë studentore. Kjo strukturë e ilegales, për këto qëllime, kishte formuar Komitetin e Studentëve, që

pati një

veprimtari shumë të ngjeshur patriotike, shpërndau materiale antijugosllave dhe arriti të shtrinte ndikimin te rinia studentore. Ky grup arriti të zgjeronte strukturën e vet në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe ndërtoi struktura udhëheqëse nëpër komuna. Kështu në Gjilan ishte Hilmi Ramadani; në Drenicë Gani Syla; në Kaçanik Berat Luzha; në Preshevë Xhevat Ajvazi; në Kumanovë Haxhi Maliqi; në Ferizaj Rrahim Sadiku; në Gjakovë Nazmi Hoxha dhe Teuta Hadri399. Po ashtu kjo organizatë kishte themeluar edhe dy struktura organizative: Komitetin Drejtues dhe Komitetin Ekzekutiv. Komiteti Drejtues ishte i përbërë nga Mehmet Hajrizi, Hydajet Hyseni, Kadri Zeka, Gani Syla etj., ndërsa Komiteti Ekzekutiv ishte i përbërë nga Saime Jusufi, Jakup Krasniqi, Bejtullah Tahiri etj400. Po ashtu, gjatë vitit 1973 dhe gjatë gjysmës së parë të vitit 1974, me angazhimin e Rexhep Malës, u konsolidua dhe riorganizua Lëvizja Çlirimtare Kombëtare, duke u mbështetur nga veprimtarë si Kadri Zeka, Ilmi Ramadani nga fshati Novosellë Komuna e Bujanovcit, njëherësh edhe

397

Po aty, fq.42. S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.103. 399 E. Çeku, Shekulli i Ilegaes-Proceset gjyqësore …, fq.67. 400 Po aty, fq.67. 398

143

organizator i Demonstratave të 1968-ës, Hydajet Hyseni, Fazli Abdullahu, Basri Musmurati, Xhevat Ajvazi, Kadri Abdullahu, Njiazi Korça, Xhavit Dërmaku, Ramush Jashari etj401. Është për t’u theksuar, se Rexhep Mala, në kuadër të Grupit të studentëve dhe për avancimin e grupit kishte hartuar konceptin e tij prej 7 pikësh: Njohja dhe studimi i historisë kombëtare; Fuqizimi i propagandës verbale; Organizimi dhe masivizimi i celulave; Organizimi i Grupeve; Bashkimi i Grupeve në Organizata; Organizimi ushtarak dhe Lufta çlirimtare402. Me angazhimin e tij serioz, Rexhep Mala kishte arritur që pas një kohe relativisht të shkurtër të krijonte celula të reja në Prishtinë, në Gjilan, në Dardanë, në Bujanovc, në Preshevë e në Tetovë. Në Bujanovc e Preshevë vepronin celulat e udhëhequra nga Xhevat Ajvazi e Reshat Avdiu403. Ndërsa, në shtator të vitit 1976, “Grupi revolucionar” i Hydajet Hysenit pas zgjerimit të tij, u emërua si “Grupi Marksist-Leninist i Kosovës”. Anëtarët e rinj, që e frekuentonin këtë grup ishin Nazmi Hoxha, Reshat Avdiu nga Presheva, Bejtullah Tahiri, Berat Luzha, dhe shumë të tjerë nga Kosova, nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia404. “Grupi Revolucionar” nën udhëheqjen e Rexhep Malës kishte organizuar edhe shpërndarjen e trakteve. Në një prej tyre thuhej “ Mjaft i duruam këta xhelatë në vatrat tona. Të ngrihemi të gjithë në luftë kundër kësaj politike dhe kundër këtyre xhelatëve. Ta largojmë armikun nga vatrat tona. Vetëm atëherë kur do të çlirohet Kosova, vetëm atëherë kur populli do ta marrë në dorë pushtetin dhe kur të bashkohemi me Shqipërinë nënë, vetëm atëherë do të kemi liri të plotë”405. Përveç shpërndarjes së trakteve u ndërmorën gjithashtu aksione për shkrimin e parullave si: “Rroftë Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës”, “Zaptues, jashtë tokave tona”, “Rroftë bashkimi i atdheut”, “Rroftë Kosova e lirë”, “Liria fitohet me gjak” dhe “Robëria nuk durohet”406. Nga anëtarët e “Grupit Revolucionar”, të prirë nga Rexhep

401

S. Novosella, ’75 Kosova- Procesi Politik i Prishtinës…, fq.178. Po aty. 403 Po aty. 404 E. Çeku, Shekulli i Ilegaes-Proceset gjyqësore …, fq.79. 405 S. Novosella, ’75 Kosova- Procesi Politik i Prishtinës…, fq.184. 406 Po aty. 402

144

Mala, më 22 shkurt 1975, u shpërndanë trakte edhe në qytetin e Preshevës dhe në fshatin Rahovicë407. Më 1975, nga pushteti jugosllav, u organizua procesi gjyqësor politik i Prishtinës, qëllimi i të cilit ishte, përveç eliminimit nga jeta politike të Adem Demaçit, edhe hakmarrja ndaj organizatorëve të Demonstratave të vitit 1968. Nga hetuesit e UDB-së dhe organeve policore

në këtë kohë u burgosën rreth 35 veprimtarë e

intelektualë, nga të gjitha trevat shqiptare që ishin nën administrimin e Jugosllavisë. Veprimtarët e burgosur ishin nga Prishtina, Vushtrria, Gjilani, Besiana-Podujeva, Presheva, Gostivari, Deçani, Drenasi-Gllogovci, Dardana-Kamenica, Skënderaj, Bujanoci, Peja dhe Struga. Sipas organeve të rendit të inicuara nga organet e UDB-së, policisë e të prokurorisë këtë proces e kishin mbështetur mbi faktet që lidheshin me shpërndarjet e afisheve dhe shkrimet e parullave gjatë viteve 1974 dhe 1975, të nënshkruara në emër të “Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës”. Gjatë ndërmarrjes së hetimeve nga organet e rendit të Jugosllavisë, këta pjesëtarë, që ishin anëtarë të grupeve ilegale politike e që gjithë veprimtarinë e tyre ua përkushtuan zgjidhjes së çështjes shqiptare, pas shumë kalkulimeve nga pushteti shtetëror, i ndanë në katër grupe viktimat e procesit të Prishtinës. Në grupin e parë u futën Adem Demaçi, Fatmir Salihu, Skënder Kastrati, Rexhep Mala, Isë Kastrati, Osman Dumoshi, Iljaz Pireva, Irfan Shaqiri, Selatin Novosella, Hetem Bajrami etj. Në grupin e dytë u përfshinë: Adem Rukiqi, Bektesh Rrudhai, Tafë Rukiqi, Ymer Rukiqi, Arif Rukiqi, Zydi Bilalli etj408. Në grupin e tretë u futën: Jetullah Arifi nga fshati Ranatoc, Komuna e Preshevës, njëri ndër organizatorët e Demonstratave të vitit 1968 në Gjilan dhe Fazli Andullahu nga fshati Shurdhan komuna e Gjilanit (këta të dy do të dënoheshin për “veprimtari kundër popullit dhe shtetit”). Jetullah Arifit iu dha dënimi 12 vjet burg të rëndë, ndërsa Fazli Abdullahut iu dha dënimi 6 vjet burg të rëndë409. Kurse në grupin e katërt u përfshinë: Qemajl Nuhiu dhe Selajdin Nuhiu nga fshati Rahovicë, komuna e Preshevës. Në gjykimin e këtyre dy të akuzuarve për “propagandë armiqësore”, Gjykata e Qarkut të

407

Po aty. S. Novosella, ’75 Kosova- Procesi Politik i Prishtinës…, fq.119. 409 Po aty, fq.121. 408

145

Vranjës më 19 maj të vitit 1976, dha për Qamil Nuhiun dënim me burg të rëndë prej 4 vjetësh, ndërsa për Selajdin Nuhiun dënimin me burg të rëndë, prej 1 vit e 6 muaj410. Është për t’u theksuar se të 35 vetat e procesit të Prishtinës u dënuan nga një proces politik i montuar e i koordinuar mirë nga organet e sigurimit shtetëror të Jugosllavisë. Karakteristik e këtij procesi ishte edhe përdorimi i torturave mbi të burgosurit. Megjithatë veprimtaria atdhetare e të rinjve, intelektualëve e patriotëve shqiptarë edhe pas kësaj goditje, që pësuan nga pushteti shtetëror, nuk u ndërpre. Organizimet ilegale politike kombëtare vazhduan të ekzistonin e të vepronin. Nga viti 1979 filloi të gjallërohej organizata ilegale e studentëve, e cila në këtë kohë dhe gjatë viteve 80-të, nisi ta mbulojë gjithë territorin e banuar me shqiptarë në Jugosllavi. Në këtë organizatë militonin figura si Bajrush Xhemajli dhe Halil Selimi nga fshati Ilinc, komuna e Preshevës. Në saj të tyre, kjo organizatë u shtri edhe në gjithë Luginën e Preshevës. Në fillimet e veta ajo njihej vetëm me emrin “Kosova”, më vonë u riemërtua “Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës”411. Edhe pse lëvizjet ilegale politike ishin të pa ndërprera, pra në kontinuitet, në secilën periudhë kohore, që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, të gjithë kishin një synim dhe një qëllim të përbashkët, çlirimin e trevave shqiptare, që ishin nën administrimin e Jugosllavisë, por gjurmë më të theksuara lanë ato që filluan nga viti 1968, të cilat ishin edhe organizatore dhe promotorë të Demonstratave të 68-ës, si dhe ato që u zhvilluan për gjatë gjithë periudhës së viteve 70-të. Në gjithë këtë dekadë me aktivitetin e tyre, që zhvilluan në terren për sensibilizimin e opinionit publik për çështjen shqiptare si atë shqiptar, brenda Jugosllavisë ashtu edhe jashtë, ato lanë gjurmë të rëndësishme për çështjen kombëtare. Karakteristikë e lëvizjeve të viteve 70-të, ishte shtrirja e tyre në terren, në të gjitha trevat shqiptare në Jugosllavi, si me aktivistë, po ashtu edhe me veprimtarinë e tyre. Kjo tregon, se trevat shqiptare ishin të gjitha të unifikuara përsa i përket qëllimeve kombëtare e politike. Mbi këtë bazë aktivitetet e lëvizjes ilegale vazhduan edhe gjatë viteve 80-të. Burgosja e një grupi të ilegales, vetëm sa nxiste aktivitetin e grupit tjetër, duke i dhënë formë çështjes shqiptare gjatë këtyre viteve.

410

Po aty, fq.122. S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.113.

411

146

4.8 Shqiptarët e Preshevës në vitet 80-të Kontributi në Demonstratat e vitit 1981

Pas ndryshimeve kushtetuese që ngjanë në Jugosllavi dhe sidomos pas zgjerimit të autonomisë së Kosovës, në vitin 1974, menjëherë filluan të vërehen e të shfaqen tendencat kundërvepruese serbe. Në këtë kohë nga rrethanat e krijuara në Kosovë gjatë periudhës së acarimit të autonomisë, edhe shqiptarët synonin e kërkonin më shumë dhe kërkesat e tyre ishin të qarta. Kjo vërehet edhe në riorganizimin dhe veprimtarinë që zhvilluan në këtë kohë grupet ilegale politike. Në këtë linjë qëndronin edhe shqiptarët e Preshevës. Në secilën veprimtari, qytetarët e Luginës së Preshevës ishin në unison me ata të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare nën administrimin e Jugosllavisë. Qëndrimet e qytetarëve të Luginës shprehen me të gjitha mjetet e mundshme, si ato legale, ashtu dhe ato ilegale. Këto të fundit për kohën ishin më të mundshme më të lehta, pasi shprehja e mendimit dhe qëndrimit publik nga shtresa intelektuale dhe patriotike, apo nga qytetarët e këtyre trevave, ishte mjaft e vështirë për arsye të vrojtimit nga organet policore dhe ato të sigurisë, si UDB-ja. Veprimtaria politike ilegale në këtë kohë kontribuonte në avancimin e çështjes së Kosovës e në përgjithësi të shqiptarëve në Jugosllavi që kishte synim kryesor arritjen për Kosovën të statusit të Republikës në kuadër të Jugosllavisë. Por synimi

për ilegalen

ishte edhe mëvetësimi dhe shkëputjen e Kosovës

nga

Jugosllavia. Në këtë vazhdë shkonte edhe veprimtaria e grupit ilegal të studentëve, që njihej edhe si grupi “Marksist-Leninist i Kosovës”, i cili gjatë vitit 1979 e sidomos 1980, aktivitetin e vet e shtriu në të gjitha trevat shqiptare në Jugosllavi. Pas ngjarjeve të vitit 1981 kjo organizatë u riemërtua dhe filloi të paraqitej si Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në këtë grup gravituan edhe qytetarët e Preshevës të cilët i shtjelluan qëndrimet e veta për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi. Më 20 maj të vitit 1982 në Gjykatën e Qarkut në Vranjë ndaj një pjese të këtij grupi u iniciua proces gjyqësor ku u dënuan Halil Selimi me 8 vjet burg, Ymer Hasani me 7vjet, Abdurrahman Limani me 6 vjet burg dhe Bejadin Hasani me 5 vjet burg412.

412

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq .119.

147

Gjatë vitit 1981 ekzistonte edhe grupi i studentëve, “Lëvizja studentore e vitit 81”, e cila organizoi demonstratat e vitit 1981. Truri i këtyre ngjarjeve ishte i ashtuquajturi “Grupi i Studentëve”, anëtarë të të cilit kishte edhe nga Presheva. Këto ngjarje sidomos demonstratat, patën efektin e parë dhe serioz tek të gjitha masat. Po kristalizohej ideja se shqiptarët në Jugosllavi e sidomos në Kosovë kishin vendosur të ecnin me guxim e vendosmëri drejt një rruge diferencuese nga robëria dhe nga Beogradi. Ishte koha kur pjesa më e madhe e popullit të gjitha moshat e popullsisë, e dinin çka dëshironin. Ngjarjet e vitit 1981 patën ndikim të madh, edhe në Preshevë. Zhvillimet në Kosovë ndiqeshin aty me vëmendje, të gjitha poret e jetës ishin të politizuara dhe shtresa më e madhe intelektuale solidarizoheshin dhe përkrahnin kërkesat e demonstruesve. Në këtë vazhdë nga organet e shtetit dhe sigurimit shtetëror ndërmorën veprimet e veta. Nga fundi i vitit 1981 u tentua t’i ndërrohet emri Shkollës së Mesme “Skënderbeu” në Preshevë. Fillimisht u hoq busti nga korridori i shkollës, çka ishte një sinjal se kishin nisur provokimet e strukturave shtetërore serbe në këtë trevë. Në këtë linjë, në muajin maj të vitit 1981, të rinjtë preshevarë, nxënës të Shkollës së Mesme “Skenderbeu” në një hapësirë mes fshatit Norçë dhe Kishës Ortodokse në Preshevë, te vendi i quajtur “Rrethi”, u mblodhën dhe lidhën besën që të protestojnë ashpër në rast se do të ndërrohej emri i shkollës. Pas një organizimi të mirë dhe pas një komunikimi mes kryetarëve të klasave të shkollës, lëvizja përfshiu gjithë paralelet, duke u nisur nga klasa e I e deri në të IV të Shkollës së Mesme. Pas hetimit të këtij aktiviteti organet e shkollës u vunë në ndjekje të këtij aktiviteti, duke qetësuar gjendjen me premtimin se emri shkollës nuk do ndërrohet413. Në fund të qershorit të vitit 1981 nxënësit e shkollës së mesme të ftuar nga Shaqir Shaqiri u mblidhën te stadiumi i qytetit dhe zhvilluan një takim, me qëllim që të formonin një grup ilegal, i cili do të punonte për organizimin e demonstratave me rastin e përvjetorit të Demonstratave të 81-it414. Më 5 nëntor të vitit 1982, grupi i Preshevës mori emrin “ rganizata Shqiptare Preshevare për Shkrimin e Parullave “Bajram Curri”, ndërsa data

413 414

Intervistë me zotin Shaqir Shaqirin, më 22 korrik 2012, kružni Sud u Vranju, dana 3.IV.1982, K.br 9/82 Presude.

148

05.IX.1981 është data e cila pretendohet të identifikohet ky grup415. Grupi në fjalë e zhvilloi veprimtarinë e vet nga shtatori i vitit 1981 deri në janar të vitit 1982. Udhëheqës i grupit ishte Shaqir Shaqiri nga Presheva. Veprimtaria e këtij grupi specifikohej në shpërndarjen e afisheve, dhe shkruarjen e parullave nëpër qytet. Një ndër parullat kryesore të këtij grupi ishte “Kosova Republikë-Presheva tokë e saj”. Siç shihet edhe nga parulla, qëllimi kryesor i këtij grupi ilegal si dhe i grupeve tjera që vepruan më herët, ishte bashkimi i trojeve shqiptare. Në këtë rast Presheva do të duhej të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës416. Karakteristikë e grupit ishte se qe një grup të miturish, por njëherësh ai ishte edhe grupi i parë që u frymëzua me ide patriotike. Përveç familjeve tek ky grup ndikoi edhe shkollimi. Ai u ndërtua pa direktiva dhe pa ndihmën e askujt dhe ishte grup që funksionoi vetëm duke shprehur këta të rinj qëndrimin e popullsisë, synimin dhe qëllimin nga donin të shkonin. Të gjithë aktivistët e këtij grupi ishin nxënës të Shkollës së Mesme “Skenderbeu” në Preshevë. Karakteristikë tjetër e Ilegales së Luginës së Preshevës, pas vitit 1981, ishte se rinia e kësaj ane për herë të parë filloi të formojë organizata ilegale vendore, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me organizatat e tjera shqiptare, por që kishin të përbashkët synimin për mëvetësimin dhe bashkimin e trevave shqiptare me shtetin amë Shqipërinë . Më 10 janar të vitit 1982 u arrestuan të gjithë anëtarët e Organizatës Shqiptare Preshevare për Shkrimin e Parullave “Bajram Curri”. Gjykata e Qarkut të Vranjës i akuzoi dhe dënoi për veprimtari dhe propagandë armiqësore ndaj shtetit-SFRJ. Të arrestuarit dhe të dënuarit ishin: Burhan Hasani me pesë vite burg, Naser Rrahmani me 2 vite e 6 muaj burg, Shaqir Shaqiri me 4 vite, Alajdin Rrahmani me 5 vite, Arben Ajdini, Lirim Hajrullahu, Sevdail Qerimi me 4 vite, Hisen Kadriu, Elvis Bajrami me 4 vite, Ahmet Ahmeti, Besnik Kadriu me 2 vite417. Edhe pse, pas ankesave, të burgosurve ju zbrit dënimi, prapë veprimtaria e tyre prodhoi efektin e duhur tek popullsia. Është për t’u theksuar se në këtë periudhë Presheva ishte nën survejimin dhe vrojtimin e organeve partiake e shtetërore të Serbisë, të cilat me këmbëngulje kërkonin nga anëtarët e Lidhjes Komuniste distancimin dhe dënimin e këtyre forcave nacionaliste, që silleshin apo kishin zënë fill në Preshevë.

415

Intervistë me zotin Shaqir Shaqirin, më 22 korrik 2012. Po aty. 417 kružni Sud u Vranju, dana 3.IV.1982, K.br 9/82 Presude. 416

149

Me masat e ndërmarra nga strukturat shtetërore e partiake serbe nga Beogradi, edhe udhëheqja e regjionit Leskovc merrte pjesë në prill të vitit 1982 në mbledhjet e Lidhjes Komuniste në Preshevë me qëllim që të merrte opinionin e anëtarëve të kësaj Lidhje për ngjarjet që kishin ndodhur por që edhe zhvilloheshin. Në mungesë të distancimeve dhe dënimeve nga shqiptarët, shefi i UDB-së për këtë pjesë, me qendër në Leskovc, deklaroi në mbledhje: “Pasi që të gjithë këta anëtarë të Lidhjes Komuniste po mbajnë qëndrim oportunist dhe nuk po distancohen nga forcat nacionaliste dhe armiqësore, jam i detyruar ti them disa fjalë. Sa herë që ka pasur trazira e demonstrata në Kosovë preshevarët gjithmonë kanë qenë aty. Edhe kësaj here një numër i madh i studentëve preshevarë kanë marrë pjesë në demonstrata, bile disa pre tyre janë edhe organizatorë të demonstratave në Prishtinë, Kosova kurrë nuk do të bëhet Republikë dhe ata të cilët nuk pajtohen me politikën e këtij shteti rrugët i kanë të hapura, pasaportat i kemi gati dhe le ta zgjedhin Shqipërinë apo Turqinë”418. Ky ishte edhe qëndrimi i të gjitha strukturave shtetërore serbe ndaj shqiptarëve vetëm se diku shprehej më haptazi, ndërsa organet dhe strukturat udhëheqëse politike e komunale në Preshevë me një drojë dhe me qëndrim të matur mbanin balancin e gjendjes. Shumë qëndronin në heshtje, apo paraqiteshin indiferentë, duke u matur në dhënien e deklaratave apo kritikave. Në këtë kohë edhe pushteti shtetëror serb kishte nisur një politikë të egër ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Në Preshevë vrojtimi ishte i rregullt, dhe po ashtu inicimi i rasteve dhe ndërmarrja e veprimeve politike ndaj institucioneve. Nga veprimet e dhunshme, sabotimet, presionin që e nxiste pushteti shtetëror e politik serb në Preshevë, shumë pjesëtarë të kësaj treve u aktivizuan në grupe ilegale politike për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Pas Demonstratave të vitit 1981, karakteristikë ishte inicimi i shumë proceseve politike dhe dënimi i shumë qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës për çështje bindjeje, orientimi politik, apo shprehje interesi për një bashkim kombëtar. Në këtë linjë veprimi, më 9 mars 1982, në Gjykatën e Qarkut Vranjë u dënuan Burhamedin Ahmeti nga Presheva me 2 vite burg, më 10 mars 1982 u dënuan Munish Abdyli nga komuna e Bujanovcit, me 1 vit e 6 muaj burg, Nadër Bajrami nga Komuna e Bujanovcit me 1 vit burg dhe Hasip Rrahmani nga komuna e

418

S. Qazimi, Presheva - Mbijetesa në sprova historike…, fq.265.

150

Preshevës me 1 vit e tre muaj burg419.

Në këtë kohë komunat e Medvegjës,

Bujanovcit e Preshevës filluan të mbusheshin me forca policore, të cilat silleshin nga pjesët e tjera të Serbisë. Kjo ishte edhe periudha kur shqiptarët e Preshevës u vunë para një presioni të fortë politik. Organet e sigurimit shtetëror, inskenonin në mënyrë që popullsia shqiptare e këtyre trevave të mbahej nën presion. Në vitet 80-të, në këtë anë për çdo vit kishte ndonjë proces gjyqësor çka mbante në vazhdimësi një situatë të zymtë. Në dhjetor të po atij viti në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u organizua procesi gjyqësor ndaj grupit “Albanikos”. Në këtë grup u dënua Ramiz Arifi nga fshati Breznicë, Komuna e Bujanovcit, me 9 vite burg. Po kështu proceset gjyqësore ndaj shqiptarëve të këtyre trevave vazhdonin pa ndërprerë. Konkretisht në prill të vitit 1983 në Gjykatën e Qarkut në Vranjë ishin dënuar Njiazi Kadriu nga fshati Zarbinc, komuna e Bujanocit, me 8 vite burg, Fejzullah Kadriu me 6 vite burg, Eshtref Jakupi me 6 vite burg, Refik Kadriu, Selver Salihu, Ramiz Arifi dhe Sabri Xhelili me nga 2 vite burg, të gjithë nga komuna e Bujanovcit420. Më 29 qershor 1984 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në kuadër të grupit të Kadri Osmanit, u dënuan Ajet Duli, nga Sfirca e Medvegjës, me 7 vjet burg. Më 10 dhjetor 1985, Gjykata e Qarkut në Vranjë dënoi sërisht. Këtë herë pësoi invalidi Xhavit Memishi nga fshati Iseuk, Komuna e Preshevës, që u dënua me 2 vjet burg. Në vitin 1986 politika shtetërore antishqiptare serbe shkoi më tej. Në dinamizmin e saj, luajti rol të madh Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, i vitit 1986, i cili njihej si memorandumi për mbrojtjen e Serbisë nga shkatërrimi dhe shpërbërja. Më vonë ky memorandum u shndërrua edhe në program qeverisës të Serbisë. Në këtë valë të nxehtë politike që kishin kapluar trevat shqiptare, në Gjykatën e Qarkut të Vranjës u dënuan për veprimtari armiqësore ndaj shtetit, Junuz Musliu me 6 vjet e gjysmë burg, Mustafë Ramadani e Hasan Maliqi me nga pesë vite burg, kurse Xhemal Ramadani me 3 vite burg. Të gjithë ishin nga fshati Konçul, komuna e Bujanovcit421. Menjëherë pas Memorandumit të Akademisë së Serbisë qarqet drejtuese të Serbisë filluan të shfrynë mllefin në trevat shqiptare në të gjitha sferat shoqërore. Në këtë linjë, më 2 korrik të vitit 1987, inspektorati komunal i arsimit në Preshevë dha 419

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.123. Po aty, fq.124. 421 S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.123. 420

151

urdhër që të konfiskoheshin të gjitha shkruar e botuar në Shqipëri422. Kështu nga Biblioteka e Preshevës u tërhoqën të gjitha librat e autorëve nga Shqipëria. Prej këtij fillimi nisi gjatë vitit 1988 procesi i diferencimit të intelektualëve shqiptarë, dhe procesi i largimit të tyre nga puna dhe nga jeta politike. Procesi nuk u ndal edhe në vitin 1989. Nga zhvillimet e viteve 80-të vërehet qartë se qytetarët e Luginës së Preshevës në gjithsha që vepruan e pësuan njësoj si shqiptarët e Kosovës e më gjerë. Është për t’u theksuar se organet komunale e partiake të Preshevës fillimisht nuk patën mundësi të kundërshtonin apo edhe t’i përkrahnin veprimet e qytetarëve. Duke mos mundur të ndihmonin një pjesë nga këta u tërhoqën ose u diferencuan, por disa unifikuan qëndrimet me strukturat shtetërore jugosllave dhe mbetën “përfaqësues” zyrtarë të interesave të qytetarëve të kësaj treve. Marrë në tërësi shihet qartë se periudha e viteve 80-të për shkak të rrethanave të rënda politike, për shkak të presioneve politiko-policore të përndjekjeve nga organet e rendit e të sigurisë si dhe të burgosjeve të shumë shqiptarëve la pasoja të mëdha në gjithë Luginën e Preshevës. Shumë qytetarë u detyruan të lëshonin vendbanimet e të emigronin në shtete të tjerë të Perëndimit. Por pavarësisht nga situata e vështirë shqiptarët e Luginës së Preshevës sikurse edhe ato të Kosovës në tërësi në vitet 80-të, me guxim e vendosmëri shprehën dhe dhanë atë që kërkonte koha. Ata ishin pjesë e demonstratave, ata akuzuan nga foltoret e gjykatava dhe kërkuan të drejtat e popullit, ata nuk ngurruan që një pjesë të jetës së tyre ta sakrifikonin nëpër burgjet e Jugosllavisë dhe këtë sakrificë ata e kryen pasi misionin që kishin marrë mbi supe e konsideruan kombëtar e të shenjtë.

Demonstratat e vitit 1981 ishin një shpërthim i akumuluar gjatë viteve të një robërie të huaj, të gjatë e të dhunshme, por edhe si rezultat i një pune të mundimshme por të organizuar ilegalen kombëtare. Këtu është për t’u theksuar puna e organizatës “Lëvizja Kombëtare Ilegale Grupi Revolucionar i Kosovës”, e cila në vitet 80-të nisi të nxjerrë revistën e vet, që shpërndahej në mënyrë të fshehtë në popull. Qëllimi kryesor i gjithë lëvizjeve kombëtare, sikurse është theksuar, ishte çlirimi kombëtar, shoqëror dhe bashkimi me shtetin amë Shqipërinë. Kjo organizatë punën e vet patriotike e kishte përqendruar te rinia studentore. Me veprimtarinë politike e

422

Po aty.

152

kombëtare

në zhvillimet politike të viteve

80-të ajo ndikoi në mobilizimin e

shqiptarëve. Ngjarjet e vitit 1981 ishin nisur nga studentët, por u ndoqën nga masat e gjëra qytetare. Në këtë rrjedhë, më 11 mars të vitit 1981, në Mensën e Studentëve në Prishtinë shpërthyen demonstratat që do njihen si Demonstratat e vitit 1981423. Ato nisën si protesta sociale, për shkak të cilësisë së dobët të ushqimit dhe të kushteve të pa përshtatshme në konvikte, për t’u masivizuar më vonë me kërkesa politike. Demonstratat e vitit 1981, edhe pse në dukje spontane, në fakt ishte një akumulim i problemeve sociale e ekonomike, që po ndodhnin nën fasadën e autonomisë së 74-ës dhe si rezultat i një pune të organizuar ilegale atdhetare. Kjo vërehet në përfshirjen e të gjitha qendrave shqiptare në Jugosllavi, sidomos të Kosovës nga vala e protestave. Më 25 mars të vitit 1981 në qytetin e studentëve në prishtinë pati sërisht grumbullime. Në Prizren po ashtu nxënësit e shkollave të mesme e tetëvjeçare nga grumbullimi kaluan në manifestime paqësore në rrugë424. Më 26 mars, demonstratat përfshinë gjithë Prishtinën. Studentëve ju bashkëngjitën nxënësit e shkollave të mesme dhe punëtorët e shtresave të tjera shoqërore e qytetare. Në këtë kohë filluan të shfaqen edhe kërkesat politike. Ndër parullat e demonstruesve ishin: “Poshtë borgjezia”, “Rroftë Klasa punëtore”, “Unitet”, “Kush s’bashkohet është tradhtar”, “Rroftë vëllazërimi i popullit shqiptar”, “Bashkimi i të gjitha viseve shqiptare” etj., si dhe ajo më kryesorja “Kosova Republikë”425. Këto kërkesa u përsëritën edhe në demonstratat e 1, 2 dhe 3 prillit. Në këtë kohë demonstratat ishin shtrirë në të gjitha qytetet e Kosovës, por qendra e tyre mbetej Prishtina ku tubohej masa e madhe e demonstruesve. Më 2 prill 1981, në Kosovë, me urdhër të udhëheqjes federative, Sekretariati krahinor i Punëve të Brendshme shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, e cila me dekret të posaçëm vazhdoi deri më 8 prill 1981426. Më 2 prill, Beogradi dërgoi edhe trupa shtesë dhe njësi të shumta policore për shuarjen e demonstratës, por ato nuk ishin në gjendje ta kryenin detyrën e ngarkuar. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Prishtinë dhe në qendrat e tjera për shuarjen e demonstratave dolën në rrugë edhe tanket dhe njësitë

423

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…, fq.387. Ana Lalaj, Kosova - Rruga e gjatë drejt vetvendosjes 1948-1981, Tiranë: Mësonjëtorja, 2000, fq.381. 425 Po aty, fq.382. 426 Po aty, fq.384. 424

153

ushtarake. Në ditën e dytë dhe të tretë u shënuan edhe viktimat e para. Demonstrues të vrarë pati në Prishtinë, Vushtrri, Ferizaj, Mitrovicë e në qendra të tjera. Gjatë atyre ditëve veçanërisht ishte i madh numri i të plagosurve nga plumbat, si dhe nga ndërhyrjet brutale të njësive speciale policore federative, të cilave u ishin shtuar edhe njësi të shumta policore nga Serbia. Menjëherë pas shuarjes së demonstratave u ndërmorën masa për burgosjet e pjesëmarrësve në to në të gjitha trevat shqiptare e sidomos në Kosovë. Policia e Jugosllavisë, si edhe rrjeti i gjerë i bashkëpunëtorëve të saj, që i kishte përcjellë me vëmendje demonstratat, filloi burgosjen e pjesëmarrësve. Burgosja në masë dhe fillimi i proceseve të shumta gjyqësore, që do të zgjasin gjatë gjithë vitit, për t’u kthyer në një realitet që do të vazhdonte për disa vite në forma të ndryshme ndjekjesh e diferencimesh politike, do të prekte thuajse gjithë popullsinë shqiptare. Para se të ngjanin gjithë këto, Kryesia e Komitetit Qendror të Lidhjes Komuniste Jugosllave në Beograd, më 5 prill, demonstratat i kualifikoi si ngjarje armiqësore me karakter kundërrevolucionar. Me këtë rast, parulla “Kosova Republikë” u cilësua armiqësore dhe kundërrevolucionare, që çonte në shkatërrimin e Jugosllavisë427. Megjithatë, ngjarjet e vitit 1981 ndërruan rrjedhat e kahershme politike në Kosovë dhe hapën perspektiva të ndritshme për popullin. Gjatë kësaj kohe edhe pse kishte shumë organizata dhe grupe ilegale, katalizatori i këtyre ngjarjeve ishte i ashtu quajturi Grupi i Studentëve. Pjesëtarë të këtij grupi ishin: Gani Koci, Januz Januzi, Ramadan Dobra, Kadri Kryeziu, Murat Musliu, Selim Geci, Bedri Deliu, Ali Lajçi, Hamdi Hajdini nga Presheva, Riza Dema, Sylë Mujaj, Ramë Demaj, Bajram Kosumi, Musli Kosumi, Gani Maxhuni, Gani Vllahna, Fahri Ymeri, Halit Osmani, Xun Çeta, Merxhan Avdyli dhe Hamdi Zymeri. Sipas aktakuzës së sigurimit shtetëror, grupi ishte formuar më 10 mars 1981, në Konviktin e Studentëve në Prishtinë428. Më 30 gusht të vitit 1981 nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës u dënuan 21 veta si organizatorë të demonstratave të 26 marsit, 1,2 dhe të 3 prillit. Në mesin e të dënuarve ishte edhe Hamdi Hajdini nga fshati Rahovic, komuna e Preshevës, i cili në këtë periudhë ishte student në Prishtinë. I konsideruar në grupin e ngushtë të organizatorëve kryesorë të demonstratave, Hamdi Hajdini, i cili u dënua nga Gjykata

427 428

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…, fq.393. E. Çeku, Shekulli i Ilegaes-Proceset gjyqësore …, fq.81.

154

e Qarkut të Prishtinës me 13 vjet burg429. Është për t’u theksuar se kërkesat e Demonstratave të vitit 1981, gjetën përkrahje e solidaritet të plotë te popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës, në veçanti te rinia shkollore. Madje, si edhe në çdo aktivitet të mëparshëm legal apo ilegal të forcave të ndryshme përparimtare, ndër personalitetet udhëheqës kishte pjesëtarë edhe nga Lugina e Preshevës. Në strukturat organizative të demonstratave të vitit 1981, sikurse u përmend trevën e Preshevës e përfaqësoi Hamdi Hajdini. Ngjarjet e viti 1981 ishte një paralajmërim serioz për Jugosllavinë dhe Serbinë se shqiptarët po kërkonin të drejtat e tyre, të drejta që prej kohësh u ishin mohuar. Por në vend që të kthehej vëmendja e duhur ndaj kërkesave të tyre u intensifikua dhuna. Nga pushtetarët dhe strukturat shtetërore që udhëhiqeshin nga forcat serbe, filloi një fushatë e egër ndaj çdo gjëje shqiptare. Lugina e Preshevës, në këtë kohë u bë poligon për eksperimentimin e masave represive ndaj shqiptarëve. Pas Demonstratave të vitit 1981, Preshevën e vizituan shumë udhëheqës partiakë dhe shtetëror të Serbisë, të cilët bënë presion permanent që anëtarët e Lidhjes Komuniste të distancoheshin nga nacionalistët dhe irredentistët dhe kërkonin që të ndërmerreshin masa ndaj bartësve të dukurive negative, që sipas tyre po pengonin zhvillimin e marrëdhënieve vetëqeverisëse dhe rrënonin bashkim vëllazërimin. Në këtë linjë, në prill të vitit 1982, shefi i UDB-së për rajonin e Leskovcit, në mbledhjen e Komitetit Komunal të Lidhjes Komuniste, iu drejtua me këto fjalë anëtarëve të Lidhjes Komuniste Jugosllave në Preshevë: “Sa herë që ka pasur trazira e demonstrata në Kosovë preshevarët gjithmonë kanë qenë aty, edhe kësaj here një numër i madh i studentëve preshevarë kanë marrë pjesë në demonstrata, bile disa prej tyre janë edhe organizatorë të demonstratave në Prishtinë”430. Deklarata të kësaj natyre, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, shënuan fillimin e një fushate kundër shqiptarëve, fillimisht nga forcat nacionaliste dhe shoviniste serbe, e me kalimin e kohës gjithnjë e më haptas edhe nga organet shtetërore të Serbisë dhe të Jugosllavisë. Programet e ndryshme të iniciuara nga forcat retrograde serbe, ndërkohë zyrtarizoheshin nga partia në pushtet dhe nga pushteti në përgjithësi. Pasi,

429 430

Po aty. S. Qazimi, Presheva - Mbijetesa në sprova historike…, fq. 265.

155

provoheshin në Luginën e Preshevës, ku përcilleshin efektet dhe pasojat e këtyre masave, ato zbatoheshin në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare. Demonstratat e vitit 1981 si dhe zhvillimet e tjera, si represioni ndaj shqiptarëve në Kosovë, reflektoheshin shumë më tepër dhe në mënyrë më të egër në Luginë të Preshevës e veçanërisht në vetë Komunën e Preshevës. Po ashtu, është e rëndësishme të theksohet se kërkesat e Demonstratave të vitit 1981, jo vetëm që u përkrahën nga populli shqiptar në Luginë të Preshevës, e në veçanti nga rinia shkollore, por edhe u solidarizuan me kërkesat e demonstruesve.

156

EPILOG 5.0 SITUATA PAS SHPËRBËRJES SË REPUBLIKËS FEDERATIVE TË JUGOSLLAVISË 5.1 Pluralizmi në Preshevë Fushata e egër shtetërore serbe e ndërmarrë ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, përkatësisht fushata e gjerë e diferencimeve ideo-politike, kulturore e arsimore, preku të gjithë strukturat shoqërore shqiptare. Me këtë rast u përjashtuan dhe u larguan nga puna shumë intelektualë, punonjës shqiptarë, të cilët nuk e pranuan platformën politike serbe e as diferencimin ideo politik. Kjo masë e politikës shtetërore serbe kishte arritur përmasa të mëdha gjatë vitit 1988. Përveç Kosovës ku ndodhej syri i ciklonit, represioni u shtri në të gjitha trevat shqiptare në Jugosllavi, duke përfshirë edhe Luginën e Preshevës. Në këtë drejtim strukturat shtetërore serbe intensifikuan sulmet ndaj shqiptarëve. Në muajin shtator të vitit 1988 në Bujanovc dhe Preshevë qëndroi një delegacion i Republikës së Serbisë, që ishte i lidhur drejtpërdrejt me diferencimet ideopolitike lokale që zhvilloheshin në Luginë të Preshevës. Delegacioni përgatiti strukturat komunale e politike lokale për vizitën që do të bënte në këto anë Sllobodan Millosheviqi. Para ardhjes së Millosheviqit, më 28 shtator 1988 në qendër të qytetit të Bujanovcit u organizua një tubim nga simpatizantët e pushtetit të tij. Antishqiptarët e përbetuar kërkuan në këtë tubim rregullimin e padrejtësive që ishin bërë ndaj popullit serb e malazez. Në këtë protestë serbët e tubuar kërkuan edhe mbrojtje, siç deklaroheshin, nga e ashtuquajtura dhunë shqiptare që ushtrohej ndaj tyre. Tubimi në fjalë u organizua për t’u solidarizuar me serbët në Kosovë. Tubime të serbëve pati edhe në Preshevë431. Këto ngjarje kuptohet se ishin të dirigjuara nga strukturat shtetërore serbe në kuadër të revanshit që qarqet radikale e shovene të Serbisë filluan pas daljes në krye të Serbisë të Sllobodan Millosheviçit. Gjatë shtatorit të vitit 1998 Preshevën e Bujanovcin e vizituan Sekretari Ekzekutiv i Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, Danillo

431

Atanasije Jevtić, Stradanja Srba na Kosovu I Metohiji od 1941.do 1990 godine, Jedinstvo Pri tina, 1990, fq.323.

157

Markoviq, kryetar i komitetit për arsim etj432. Fushata serbe ndaj shqiptarëve, apo më mirë të themi ndaj çdo gjë që ishte shqiptare, vetëm sa ishte shpallur. Të shtyrë nga qarqet politike serbe, popullata civile serbe kishte nisur të protestonte duke bojkotuar mësimin në Shkollën e Mesme “Skenderbeu” në Preshevë ngjarje që u zhvilluan më 10 dhe 11 dhjetor të vitit 1988. Fillimisht nga nxënësit serbë u kërkua përjashtimi i profesorëve shqiptarë dhe ndryshimi i emrit të shkollës433. Pasoi më 11 nëntor vizita e Sllobodan Millosheviçit në qytetin e Bujanovcit. Pas bisedës me funksionarët lokalë në ndërtesën e Kuvendit Komunal, ku

përkrahu pushtetarët serbë në organet

udhëheqëse dhe i siguroi për mbështetjen në punën e tyre dhe veprimtarinë sociale që zhvillonin. Disa muaj më pas, në fillim të vitit 1989, politika serbomadhe përfshiu gjithë institucionet politike, kulturore arsimore të komunës së Preshevës por edhe të Luginës në përgjithësi. Më 1 shkurt të vitit 1989, nga Kuvendi Komunal i Preshevës u futën në Qendrën Arsimore “Skënderbeu” masat e përkohshme të dhunshme. Ky veprim, sipas institucioneve, u ndërmor për shkak se në këtë qendër ishin dëmtuar marrëdhëniet shoqërore434. Po këtë vit edhe emri i Shkollës së Mesme “Skënderbeu” u ndryshua në “25 Maji”. Ky vendim u mor në përputhshmëri me vendimet e Kuvendit Komunal të Preshevës për futjen e masave të dhunshme në Qendrën Arsimore. Në këtë kohë një sërë kuadrosh arsimore u përjashtuan nga procesi mësimor. Përveç ndryshimit të emrit të Shkollës së Mesme në Preshevë, në këtë kohë, ishte sjellë edhe vendimi mbi heqjen dhe ndalimin e flamurit dhe simboleve kombëtare shqiptare. E njëjta gjë kishte ndodhur më herët edhe në Bujanovc. Presheva ishte vendi i fundit në trevën e Luginës së Preshevës, ku ende kishte mbetur në përdorim simboli kombëtar – Flamuri. Ngjarjet e vitit 1989 në Kosovë si greva e minatorëve të Trepçës, arrestimet e elitës politike në Kosovë, izolimi i intelektualëve shqiptarë, vendosja e masave të dhunshme në institucionet arsimore shqiptare, protestat gjithëpopullore në Prishtinë e në gjithë Kosovën, si dhe suprimimi i Autonomisë së Kosovës, reflektuan edhe në

432

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.131.

433

N.A.B.Ф. Cкyпштинa oпштинa Прешево- Прешево, Д. 007, 16.10.1988.

434

Po aty, d.nr.011, 01.02.1989.

158

Luginën e Preshevës. Më 1 shkurt të vitit 1990, një grup të rinjsh protestuan rrugëve të qytetit të Preshevës në përkrahje dhe në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të protestave që zhvilloheshin atje duke brohoritur “Jetën e Japim Kosovën se japim”435. Protestat vazhduan edhe gjatë 2 shkurtit të vitit 1990 kur banorët e fshatrave Rahovicë e Miratoc ishin nisur në Komunën e Preshevës për t’iu bashkangjitur protestuesve të tjerë. Por më 2 shkurt në Preshevë ishin sjellë forca shtesë policore nga Vranja dhe nga qytetet e tjera të Serbisë. Pas depërtimit të protestuesve në qendër të qytetit, forcat e rendit me anë të dhunës fizike i shpërndanë protestuesit. Menjëherë pas shpërndarjes dhe shuarjes së protestës në Preshevë, organet e rendit, më 2 dhe 3 shkurtit të vitit 1990, ndërmorën masa për kapjen dhe burgosjen e pjesëmarrësve në protesta. Me këtë rast u arrestuan: Hasan Hyseni, Zeqirja Jakupi, Xheladin Hajdini, Nazmi Kamberi, Enver Saqipi, Avni Jakupi, Haki Nuhiu, Mustafë Doda, Orhan Ibrahimi, Shpëtim Aliu, Qamil Mustafa, Naser Rrahmani, Tefik Fejzullahu. Gjithë këta u dënuan nga Gjykata Komunale për Kundravajtje në Preshevë si pjesëmarrës në protestat e 1 shkurtit të vitit 1990 dhe si përgjegjës për brohoritje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike në protestat e 2 shkurt të vitit 1990. Me një procedurë të shpejtë gjyqësore gjithë të burgosurit u dënuan me nga 60 ditë heqje lire dhe u dërguan në Burgun e Vranjës për ta vuajtur dënimin436. Pas gjithë këtyre ngjarjeve që përjetuan, shqiptarët e Preshevës panë se përfaqësimi i tyre politik e qytetar ishte i mangët apo nuk ekzistonte fare, strukturat lokale politike e administrative nuk ishin për të shërbyer në interes të qytetarëve por vepronin në bazë të interesave të politikës ditore, që udhëhiqte Serbia. Interesat e tyre politiko-juridike nuk përfaqësoheshin, madje nuk përfilleshin fare. Në këtë situatë popullsia e Preshevës u bind se kishte ardhur koha për të kërkuar një alternativë tjetër politike. Të shtyrë nga këto arsye që i cekëm më lart, më 5 gusht të vitit 1990 në Preshevë u themelua Shoqata e Pavarur Demokratike, që më vonë u shndërrua në parti politike. Ajo kishte ardhur si kërkesë e anëtarësisë dhe në konsultime me faktorë të brendshëm e të jashtëm. Kryetar të kësaj Partie, e cila e mori emrin Partia

435

S.Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.134.

436

Po aty.

159

Demokratike Shqiptare, u zgjodh profesori i Biologjisë, Ali Ahmeti. Ndërsa më 19 gusht të vitit 1990 u formua Partia për Veprim Demokratik. Kryetar i saj u zgjodh Riza Halimi, profesor i fizikës. Është për t’u theksuar se në udhëheqje të dy alternativave politike në Preshevë, erdhën dy mësimdhënës që ishin të përjashtuar nga procesi mësimor pas masave të dhunshme të vendosura në qendrën arsimore. Karakteristikë e Partisë për Veprim Demokratik ishte që, në dallim nga Partia Demokratike Shqiptare, kjo parti arriti të shtrijë aktivitetin e saj politik në Komunën e Bujanovcit dhe në atë të Medvegjës, në gjithë Luginën e Preshevës. Këto dy parti të Luginës së Preshevës deri në vitin 1992, çdo aktivitet politik e partiak e kishin bërë në koordinim, si dhe në konsulta me partitë politike shqiptare që vepronin në Kosovë dhe në Maqedoni. Është për t’u theksuar se krijimi i partive politike në vitet 1990, në Luginën e Preshevës ndodhi kur pluralizmi politik kishte përfshirë gjithë trevat shqiptare. Deri në këtë kohë përfaqësimi i interesave politike të qytetarëve të Luginës së Preshevës nuk kishte struktura komunale të vetat. Institucionet komunale udhëhiqeshin nga serbët, edhe pse këta ishin një pakicë e vogël në këtë komunë. Themelimi i partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës pati efektin e vet. Ato u bënë zëdhënëse të ideve dhe mendimeve të shqiptarëve dhe përfaqësuese të interesave të tyre. Megjithatë këto dy parti të para në Luginën e Preshevës kishin divergjenca. Partia për Veprim Demokratik synonte që veprimet e veta t’i kanalizonte dhe t’i zhvillonte si veprime institucionale, çka nënkuptonte që të gjitha kërkesat t’i realizonte nëpërmes institucioneve shtetërore, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare ishte për distancim nga politika institucionale, e cila kishte të bënte me Republikën e Serbisë. Në këtë aspekt, në fillimet e veta, ajo nuk e fshihte që përfaqësuesit shqiptarë në Luginë të Preshevës të ishin pjesë e pushtetit paralel të Kosovës. Pra kjo parti kërkonte për shqiptarët e Preshevës një qasje identike si të shqiptarëve të Kosovës. Këto dy qëndrime të dy partitë i mbajtën edhe në dhjetor të vitit 1990, kur u organizuan zgjedhjet parlamentare në Republikën e Serbisë. Pjesëmarrës në këto zgjedhje ishte Partia për Veprim Demokratik, njëheri partia e vetme shqiptare e kësaj ane që merrte pjesë në këto zgjedhje, e cila fitoi një mandat përfaqësimi në Parlamentin e Republikës së Serbisë. Deputet dhe njëherësh përfaqësues i këtyre

160

trevave u caktua Behlul Nasufi437. Partia Demokratike Shqiptare i bojkotoi këto zgjedhje për arsye se çështjen e Preshevës e shihte në kuadër të asaj të Kosovës. Kjo bindje ishte përforcuar sidomos pas takimit të Prishtinës, të ndërmarrë nga Forumi Intelektualëve Shqiptarë në vitin 1991. Në këtë forum nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ishte kërkuar që në qeverinë e ardhshme të Kosovës të përfshiheshin edhe përfaqësuesit e tri komunave të Luginës së Preshevës, si dhe të gjitha trojeve shqiptare në Jugosllavi. Nga sa shihet, Luginën e Preshevës fillimet e pluralizmit e kishin gjetur me dy linja të përfaqësimit politik, pra në dy rryma politike. Në një farë mënyre kjo bëri begatimin e skenës politike. Qytetarëve të kësaj treve u jepej kështu mundësi zgjedhjeje mes këtyre dy subjekteve politike ndërkohë që, deri në vitet 90-të, popullsia shqiptare nuk kishte ndonjë përfaqësues të dëshirueshëm dhe nuk kishte mundësinë e zgjedhjes. Dihet se më herët funksiononte vetëm sistemi njëpartiak, pra ende nuk ishte lejuar sistemi pluralist. Krijimi i partive politike u prit mirë dhe me entuziazëm nga popullsia shqiptare e Luginë së Preshevës.

5.2 Qëndrimi i shqiptarëve të Preshevës për Referendumin e Kosovës Zhvillimet politike që kishin përfshirë trevat shqiptare në përgjithësi, ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë, sidomos ato me shpalljen e Deklaratës Kushtetuese më 2 korrik 1990, Kuvendi i Kaçanikut dhe Referendumi për pavarësi,

që përcaktoi

mbajtjen e zgjedhjeve të lira parlamentare në Kosovë brenda gjashtë muajsh, prej të cilave do të dilte Qeveria e parë e Republikës së Kosovës, të gjitha këto domosdo reflektonin në Luginën e Preshevës dhe mobilizonin intelektualët e saj, si dhe të gjithë popullsinë. Në këtë drejtim në vitin 1991 në Kosovë u formua Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi. Ky këshill kishte të bënte me hartimin e një platforme të përbashkët me të cilën subjektet politike shqiptare shfaqeshin ndaj krizës dhe zhvillimeve politike. Kryesues i Këshillit ishte Dr.Ibrahim Rugova dhe pjesë përbërëse të këtij këshilli ishin njëmbëdhjetë subjekte politike shqiptare si: “Lidhja Demokratike Shqiptare”, “Partia për Prosperitet Demokratik”, “Lidhja Demokratike në Mal të Zi”, “Partia për Veprim Demokratik”, “Partia Fshatare e

437

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …,fq. 140.

161

Kosovës”, “Partia Shqiptare Demokristiane”, “Partia Parlamentare e Kosovës”, “Partia Social Demokrate e Kosovës”, “Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar”, “Partia Popullore Shqiptare” dhe “Partia Demokratike Shqiptare”438. Po ashtu në këtë këshill ishte vendosur që edhe shqiptarët e trevave të tjera në Jugosllavi të artikulonin vullnetin e tyre politik nëpërmes Referendumit, sikurse shqiptarët e Kosovës439. Në këtë kuadër nga data 26 deri në 30 shtator të vitit 1991 në Kosovë u organizua Referendumi për Pavarësi. Mbi 87% e popullsisë së Kosovës, ishte me të drejtë vote. Prej pjesëmarrësve u deklaruan për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, 99.8%. Më 11 tetor të vitit 1991, menjëherë pas Referendumit, Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, me një deklaratë politike, duke respektuar Referendumin, shprehu vullnetin politik të popullit shqiptar për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Jugosllavi me tri opsione të hapura: “Sipas variantit të parë: Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtën e bashkimit në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesa e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës do ta kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo. Sipas variantit të dytë: Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet Republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera, që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë. Sipas variantit të tretë: nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jetojnë shqiptarë dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnik”440.

438

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…,fq. 488.

439

Intervistë me Ibrahim Kadriun profesor i Sociologjisë, Kryetar i Kuvendit të referendumit në Luginë të Preshevës gjatë 1-2 marsit 1992, 20.07.2012, Preshevë. 440

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati…, fq.489.

162

Deklarata e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi është e një rëndësie historike sepse kjo deklaratë nuk përkufizohet vetëm te problematika e Kosovës dhe zgjidhja e saj, por ajo përfshin gjithë kompleksitetin e popullit shqiptar në Ballkan, duke e ngritur si një problem të një çështjeje të pazgjidhur. Në këtë linjë ishte vendosur që edhe në Maqedoni, në Kosovën LindoreLuginën e Preshevës, të artikulohej vullneti politik nëpërmjet një Referendumi. Kështu në Maqedoni ishte vendosur që të organizohej e mbahej Referendumi për Republikën e Iliridës në shkurt të vitit 1992, ndërsa në Luginë të Preshevës në mars të vitit 1992441. Në këtë rrjedhë më 26 shkurt 1992 në Preshevë u themelua Kuvendi i Referendumit me 96 këshilltarë nga tri strukturat e popullsisë si subjektet politike, këshilltarët e dy partive Partisë për Veprim Demokratik dhe të Partisë Demokratike Shqiptare, si dhe të shoqatave jo qeveritare si “Nënë Tereza” etj. Në këtë Kuvend u vendos që Referendumi të organizohej e të mbahej me 1 dhe 2 mars të vitit 1992442. Kuvendi i Referendumit kishte edhe Kryesinë që përbëhej nga përfaqësuesit politik dhe anëtarët e organizatave jo qeveritare dhe nga anëtarë të pavarur. Në këtë mënyrë më 26 shkurt 1992, Kryetar i Kuvendit të Referendumit u zgjodh Ibrahim Kadriu, prof. i Sociologjisë nga Presheva, i cili ishte anëtar i pavarur sepse nuk i përkiste asnjë partie politike, ndërsa për nënkryetar ishin dy liderët e Partive politike, Riza Halimi i Partisë për Veprim Demokratik dhe Ali Ahmeti i Partisë Demokratike Shqiptare. Ndërsa, sekretar i Kuvendit ishte Shaip Duraku nga Bujanovci, i cili njëherësh ishte edhe kryetar i Këshillit për Liri dhe të Drejtat e Njeriut. Për shkaqe praktike të largësisë dhe të sigurisë, vendi i përcaktuar për përfaqësuesin nga Medvegja kishte mbetur vakant443. Në mbledhjen e 26 shkurtit 1992 në Kuvendin e Referendumit përveç zgjedhjes së kryesisë dhe bartësve të referendumit ishte vendosur edhe për opsionet e Referendumit, pasi që në fillim subjektet politike hezitonin për opsionin e propozuar fillimisht Bashkim-Ribashkim me Kosovën. Kështu para anëtarëve të kuvendit u propozuan tri opsione: “Autonomi Politike Territoriale”, “Bashkim me Kosovë” dhe “Autonomi Kulturore”. Këto

441

Intervistë me zotin Ibrahim Kadriu, dt. 20.07.2012.

442

Po aty.

443

Po aty.

163

propozime u nxorën në votim në Kuvendin e Referendumit ku përcaktohej njëri opsion me të cilin do dilnin qytetarët në Referendum. Me shumicë votash fitoi opsioni për “Autonomi Territoriale Politike”.

psioni i Bashkimit me Kosovën siguroi 14

vota kurse opsioni për “Autonomi Kulturore” nuk mori asnjë votë444. Në një farë mënyre opsioni për “Autonomi Territoriale” me të drejtë Bashkëngjitje me Kosovën

që u miratua përfundimisht, ishte edhe opsion

kompromisi dhe shprese. Sipas kryetarit të Kuvendit z. Ibrahim Kadriut, opsioni i “Autonomisë Politike Territoriale” në rrethana aktuale në këto tri Komuna nuk mund të zbatohej. Sipas tij, mes Komunës së Bujanovcit dhe asaj të Medvegjës shtrihej një hapësirë e gjerë gjeografike me popullsi serbe, prandaj ky opsion ishte i pa realizueshëm, kështu që i vetmi opsion real dhe i mundshëm ishte ai i “BashkimitRibashkim me Kosovë”, e cila do të ishte një vazhdimësi e kontinuitetit territorial shqiptar. Pas shumë përgatitjeve, më 1 dhe 2 mars 1992, shqiptarët e komunave Preshevë, Bujanovc, Medvegjë votuan në 71 vendvotime, duke u deklaruar për një “Autonomi Politike e Territoriale” me të drejtë “Bashkëngjitje me Kosovë” të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Gjatë organizimit, si dhe gjatë zhvillimit të Referendumit, te shqiptarët e Preshevës pati një entuziazëm të madh, pasi për herë të parë në histori u krijua mundësia të dalin në Referendum dhe të përcaktohen për fatin e tyre. Më kryesorja ishte se edhe pse ishte i ndaluar rreptësisht flamuri kombëtar shqiptar, gjatë gjithë kohës që zhvillohej Referendumi nëpër vendvotime e sidomos jashtë vendvotimeve ishin të vendosur flamujt kombëtarë shqiptarë. Po ashtu vlen të theksohet se fletëvotimet ishin në dy gjuhë: në gjuhën shqipe dhe në atë serbe, dhe për kohën e mbajtjes së referendumit ishin njoftuar organet e pushtetit lokal dhe atij qendror republikan të Serbisë. Po ashtu ishin njoftuar organizmat ndërkombëtarë, por edhe ishte kërkuar mbikëqyrja e tyre Gjatë zhvillimit të Referendumit në këto tri komuna nuk pati ndonjë rast dhune nga organet e rendit të pushtetit serb, përveç në fshatin Sfirc dhe në Tupallë të Komunës së Medvegjës, ku komisionerët ishin ftuar në polici në bisedë informative për veprimet që kishin ndërmarrë, duke i kërcënuar me burgim. Në vendet e tjera nuk pati ndonjë problem dhe në përgjithësi rrjedha e referendumit ishte e

444

Po aty.

164

qetë445. E gjithë kjo arsyetohet pasi, përveç që kjo trevë ishte nën kontroll nga Republika e Serbisë, nuk pritej ndonjë eskalim situate nga popullsia shqiptare apo nxitje e liderëve politikë. Mbi të gjitha ishte se Republika e Serbisë ishte në atë kohë në vlugun e luftës në Kroaci dhe sapo kishte filluar luftën në Bosnje e Hercegovinë dhe tërë vëmendjen e kishte përqendruar në këto zona. Në tri komunat Preshevë, Bujanovc, Medvegj votuan 37.179 qytetarë me të drejtë vote, që në përqindje nënkupton 96.34%, ndërsa rreth 6 423 qytetarë të këtyre trevave votuan nëpër vendvotime jashtë vendit, si në Zvicër, Gjermani, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Austri etj. E gjithë kjo nënkupton se nga 100% të votuesve me të drejtë vote në këto treva, në votime dolën 96,98% e votuesve dhe nga pjesëmarrësit për “Autonomi Politike Territoriale me të drejtë Bashkëngjitje me Kosovën” u deklaruan 99,94% e qytetarëve të këtyre tri komunave446. Mbarëvajtja e procesit, entuziazmi i popullsisë që votonte për herë të parë në histori për vullnetin e vet, tregonte rëndësinë dhe simbolikën e gjithë këtij procesi në masën e gjerë të popullsisë shqiptare. Siç vërehet popullsia e Luginës së Preshevës në shumicë absolute iu përgjigj ftesës për të dalë në referendum për të shprehur vullnetin e vet. Më 22 mars të vitit 1992 u mbajt mbledhja e Kuvendit të Referendumi në të cilën u iniciua realizimi i rezultatit, që nënkuptonte zbatimin e opsionit të dalë nga referendumi, pra atë të “Autonomisë Territoriale me të drejtë Bashkangjitje me Kosovë”. Po në këtë mbledhje ishte propozuar një grup prej pesë anëtarësh, i përbërë nga : Kryetari Ibrahim Kadriu, Sekretari Shaip Duraku, deputeti në Kuvendin e Republikës së Serbisë Behlul Nasufi, njëheri anëtar i Partisë për Veprim Demokratik, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Zeqirja Fazliu, pasuesi i Ali Ahmeti, pasi që ky i fundit u detyrua të largohej nga Presheva e të emigronte në Gjermani për shkak se në këtë kohë nga strukturat ushtarake i kishte arritur ftesa për mobilizim ushtarak, si edhe kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi. Ky grup-delegacion kishte detyrë të sensibilizonte qarqet dhe institucionet ndërkombëtare, si dhe ato vendore, në këtë rast, Republikën e Serbisë, për rezultatet e referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 dhe për kërkesat e shqiptarëve të 445

Intervistë me zotin Ibrahim Kadriu, dt. 20.07.2012.

446

Gazeta ditore, Bujku, 3 mars 1992, Prishtinë, Referendumi-Sintezë e Kërkesave Popullore, fq.2.

165

këtyre trevave447. Përveç kësaj në këtë Kuvend u vendos edhe për bojkotimin e çdo lloj zgjedhje të organizuar nga Republika e Serbisë deri sa të realizoheshin kërkesat e dala nga referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992448. Megjithatë realizimi i kërkesës së referendumit dështoi si rezultat i hezitimit të subjekteve politike. Gjithë iniciativa dhe gjithë veprimtaria që ishte ndërmarrë mbetën në gjysmë. Mbledhjet e Kuvendit filluan të bojkotoheshin nga subjektet politike, të kundërshtohen dhe të mos mbahen më. Dalngadalë ky Kuvend si rezultat i mosmarrëveshjeve të partive politike u shndërrua në jo funksional e shkoi deri në shuarje449. Gjithsesi organizimi i referendumit në tri Komunat e Luginës së Preshevës, ishte dhe mbetet suksesi më i madh i partive politike të këtyre trevave, për faktin se për herë të parë këto parti hasen të unifikuara me një qëndrim dhe në bashkëpunim të mirë. Ndonëse Kuvendi i Referendumit u bllokua në realizimin e rezultatit të referendumit, dhe ndonëse partitë politike nuk arritën një marrëveshje mes tyre për jetësimin e rezultateve të

tij,

referendumi i vitit 1992 vlerësohet lart si proces që u zhvillua në këto treva. Ai la të kuptohet vullneti politik i shqiptarëve të tri komunave, Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

5.3 Qeverisja lokale nga partitë shqiptare Vitet 90-të, komunat e Luginës së Preshevës i gjetën me një situatë të rëndë politike, ekonomike e sociale. Këto treva shqiptare qysh nga koha e Jugosllavisë së Titos mbanin primatin e vendeve me një moszhvillim ekonomik të theksuar. Gjatë viteve 90-të, edhe ato pak fabrika e punishte që ekzistonin në këto qytete filluan të mbyllen. Trysnia e strukturave shtetërore politike e policore ndaj shqiptarëve të këtyre tri komunave filloi në këto vite të theksohej më tepër, në tentativë për të kontrolluar çdo pore të jetës. Gjatë vitit 1991 në Serbi u ndërmorën hapa për ndryshime administrative territoriale. Në këtë vit u hoqën bashkësitë regjionale ndërkomunale, që ishin deri atëherë, dhe si ndarje administrative territoriale e politike, u futën qarqet.

447

Intervistë me zotin Ibrahim Kadriu, dt. 20.07.2012.

448

Po aty.

449

Intervistë me zotin Ibrahim Kadriu, dt. 20.07.2012.

166

Kështu në Serbi u formuan 29 qarqe, ndërsa në Serbinë Jugore u formua Qarku i Pçinjës me komunat: Vranjë, Surdulicë, Vlladiçin Han, Bosilegrad, Tërgovisht, Bujanoc dhe Preshevë. Selia e rrethit u caktua në Vranjë. Edhe pse në mënyrë permanente popullsia e këtyre trevave deklaronte se ishte për bashkëngjitje me Kosovën, kjo mbeti një kërkesë e pa realizuar. Siç theksuam edhe më lart Presheva gjendet në Serbinë Jugore, ndërsa shqiptarët e shohin dhe e njohin si pjesë e Kosovës Lindore. Presheva si komunë ndahet në dy sfera, që ndryshe njihen si vendbanime, ku hynë: Vendbanimet e Moravicës së Preshevës dhe të Karadakut të Preshevës. Në vendbanimet e Moravicës së Preshevës hynë fshatrat: Çukarka, Strezoci, Bugarina, Laniku, Geraj, Lerani, Golemidolli, Zhunica, Bukuroci, Bushtrani; në vendbanimet e Karadakut të Preshevës fshatrat: Miratoci, Tërrnava, Norça, Presheva, Kurbalia, Staneci, Seferi, Caravajka, Depca, Peçena, Buhiçi, Ilinca, Bukoci, Gare, Maxhera, Ranatoci, Gosponica, Rahovica, Shoshaja, Corrotica, Rainca, Bërrçeci. Për vendbanimet e Komunës së Preshevës shih edhe fig.1

Harta e Komunës së Preshevës

167

Fig.1.

Gjatë një pjese të periudhës së komunizmit Presheva qeverisej nga strukturat serbe por kjo vazhdoi edhe në një pjesë të periudhës së pluralizmit, sidomos pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga Qeveria e Serbisë në maj të vitit 1992. Pas mbajtjes së Referendumit në Luginë të Preshevës dhe pas shpalljes së rezultateve të këtij Referendumi, Partia për Veprim Demokratik u deklarua për pjesëmarrje në zgjedhje lokale, gjë që inicioi përgatitjen për një fushatë elektorale për marrjen e Komunës së Preshevës.

Ndërsa partia tjetër shqiptare, si Partia Demokratike

Shqiptare këto zgjedhje i bojkotoi. Në zgjedhjet e 31 majit 1992, partia e vetme shqiptare që mori pjesë në këto zgjedhje ishte Partia për Veprim Demokratik, e cila edhe i fitoi këto zgjedhje. Nga viti 1988 deri në vitin 1992, Presheva u udhëhoq nga serbët. Është për t’u theksuar se në frymën pluraliste ishte hera e parë në këtë sistem, që Komuna e Preshevës udhëhiqej nga një Parti Shqiptare . Nga viti 1992, pushteti lokal filloi të udhëhiqej nga subjektet politike shqiptare sidomos nga Partia për Veprim Demokratik, pasi këto zgjedhje lokale Partia

168

Demokratike Shqiptare i kishte bojkotuar me synimin dhe mendimin se pas rezultateve të referendumit duhet të bojkotoheshin zgjedhjet në Serbi, deri në implementimin e kërkesës së referendumit dhe se referendumi i obligonte që të vepronin në përputhshmëri me partitë politike në Kosovë, duke krijuar edhe në këto treva, sistem paralel karshi institucioneve komunale. Partia Demokratike Shqiptare ndoqi këtë linjë deri në vitin 1993, kohë pas së cilës edhe kjo parti mendonte se duhej të dalë në zgjedhje në mënyrë që të krijohej hapësirë dhe mundësi për veprim politik. Kështu në zgjedhjet parlamentare në Serbi në muajin dhjetor të vitit 1993, subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës ishin pjesëmarrëse në zgjedhje. Është për t’u theksuar se në këto zgjedhje parlamentare subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës kishin formuar koalicion zgjedhor. Në këto zgjedhje subjektet politike shqiptare morën 29.342 vota450 dhe arritën të siguronin dy vende në Parlamentin e Serbisë përkatësisht u përfaqësuan nga deputetët Behlul Nasufi, anëtar i Partisë për Veprim Demokratik dhe nga Tahir Dalipi, anëtar i Partisë Demokratike Shqiptare451.

Është për t’u theksuar se edhe pse në zgjedhjet lokale të Serbisë,

Presheva u fitua nga subjektet politike shqiptare dhe udhëhiqej nga ata, kjo nuk ndodhi për komunat e tjera, Bujanovcin dhe Medvegjën. Komuna e Bujanovcit, edhe pse ishte me shumicë shqiptare,

me ndërhyrjet nga qendra, Serbia, nuk u lejua të

qeverisej nga shqiptarët aq më pak mund të ndodhte kjo në Komunën e Medvegjës ku shqiptarët nuk përbënin shumicën e popullsisë. Vetëm në Komunën e Preshevës, nga viti 1992, rregullisht, ishin subjektet politike shqiptare që drejtonin qeverisjen lokale. Në këtë periudhë situata e gjithëmbarshme në regjion ishte tej mase e rënduar nga kriza e madhe ekonomike e politike, që kishte kapluar gjithë Serbinë. Ishte periudha e luftërave në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, e sulmit të

nacionalizmit serb për të shkatërruar çdo gjë që

konsideronte si antiserbe, ishte koha e aplikimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Serbisë. Në të gjitha sferat e jetës mbretëronte një gjendje e rëndë, sidomos për shqiptarët, çka detyroi që një pjesë e madhe e rinisë shqiptare u detyrua të emigrojë jashtë. Një arsye thelbësore e largimit ishte ikja nga mobilizimi ushtarak që

450

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …,fq.142.

451

Po aty.

169

praktikonte Serbia për të

plotësuar radhët e forcave

të saj që luftonin kundër

kroatëve dhe boshnjakëve. Në gjithë këtë situatë të vështirë, subjektet

politike

shqiptare duhej të qeverisnin e t’i zgjidhnin problemet e popullsisë në përgjithësi. Edhe pse mungesa e të mirave materiale nuk e lejonte, veprimet e menduara ishin për një rregullim më të mirë dhe për një zhvillim të standardit jetësor apo për ndërmarrjen e ndonjë iniciative për të mirën e popullsisë. Në këtë kohë subjekteve politike shqiptare dhe qeverisjes lokale, i erdhi në ndihmë mërgata e kësaj treve, e cila ishte shumë e madhe dhe shtrihej në të gjitha vendet e Evropës. Ajo me ndihmat materiale dhe donacionet e vazhdueshme ndihmoi aktivitetet politike dhe administrative në Komunën e Preshevës, e cila u dallua në krahasim me trevat e tjera. Në këtë kohë Luginës së Preshevës iu shtua edhe një subjekt politik. Një pjesë e politikanëve, anëtarë të Partisë për Veprim Demokratik dhe intelektualëve të tjerë të pavarur, në vitin 1995, formuan Partinë Parlamentare, çka e fragmentarizoi në tri pjesë elektoratin shqiptar. Për pasojë zgjedhjet lokale të vitit 1996, u kthyen në zgjedhjet më dramatike në këtë rajon. Dy subjektet politike, Partia për Veprim Demokratik dhe Partia Demokratike Shqiptare u detyruan të hynë në koalicion në udhëheqjen e komunës. Por në zgjedhjet parlamentare, që organizoi Republika e Serbisë, subjektet e politike të Luginës së Preshevës arritën të fitojnë vetëm një vend në Parlamentin e Serbisë nga dy vende që patën më parë. Në periudhën prej vitit 1997 deri në vitin 2000, përfaqësuesi i vetëm i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, ishte Ramadan Ahmet Daci nga fshati Tërrnoc, komuna e Bujanovcit, anëtar i Partisë për Veprim Demokratik452. Po në këtë kohë nga subjektet politike shqiptare, po më së shumti nga vetë qytetarët e kësaj komune, sidomos nga shtresa e intelektualëve u organizuan shumë aktivitete kulturore artistike. Është për t’u theksuar se në këtë kohë për trevat shqiptare në Jugosllavi, Presheva ishte shndërruar në një qendër kulturore artistike. Kjo ishte arritur nga vetë organizimi i qytetarëve për të krijuar një klimë më të butë por edhe nga ndihma e subjekteve politike të qeverisjes lokale dhe angazhimi i madh i punëtorëve të institucioneve kulturore në këtë komunë. Në periudhën e viteve 90-të në Shtëpinë e Kulturës së Preshevës “Abdullah Krashnica” organizuan shumë

452

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.144.

170

aktivitete kulturore artistike, përkatësisht veprimtari teatrale, aktivitete

letrare,

festivale të recituesve, takime të Shoqërive kulturore artistike, festivale si “Ditët e Komedisë Shqiptare - Presheva 95” etj. Natyrisht në këtë periudhë e vetmja fushë ku shqiptarët e Preshevës mund të prosperonin, ishin aktivitetet kulturore artistike. Në fushat e tjera, të gjithë aktivitetet që ndërmerreshin sabotoheshin, ose pengoheshin, nga organet qendrore të Serbisë. Komunat e tjera të Luginës së Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja, kishin një gjendje shumë më të vështirë se Presheva. Komuna e Bujanovcit gjatë viteve 90të, ishte nën vrojtimin dhe mbikëqyrjen direkte të politikës së Milosheviqit. Në këtë komunë popullsisë shqiptare, edhe pse ishte në shumicë, nuk do t’i lejohej të merrte pushtetin lokal. Nga 41 këshilltarë që kishte Kuvendi Komunal i Bujanovcit, vetëm 12 ishin shqiptarë, ndërkohë që shqiptarët përbënin 55% të popullsisë së Komunës. Në Bujanovc, strukturat politike e shtetërore serbe, kishin vënë në shënjestër edhe arsimin në gjuhën shqipe. Në vitin 1990 në shkollat shqiptare në Bujanoc u vendosën masat e dhunshme, të cilat më vonë çuan në mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe. Medvegja në këtë aspekt qëndronte edhe më keq. Shkollat në gjuhën shqipe ishin mbyllur dhe kishte nisur fushata e diferencimit, etiketimit, e gjitha mjeteve tjera torturuese ndaj popullsisë shqiptare. Në Medvegjë autoritetet serbe e kishin edhe më të lehtë të vepronin sepse shqiptarët nuk ishin shumicë e popullsisë, gjë që reflektohej edhe në përfaqësimin e popullit në organet e qeverisjes lokale. Në Kuvendin Komunal të Medvegjës shqiptarët ishin të përfaqësuar me 6 këshilltarë komunalë. Ky numër i vogël i përfaqësuesve komunalë e kishte shumë të vështirë që në Kuvendin Komunal të zgjidhte edhe problemin më të vogël të popullsisë shqiptare të kësaj treve. Gjatë gjithë viteve 90-të e shtyrë nga dhuna, presioni, maltretimi si dhe nën kërcënimin e forcave policore ushtarake, u shtuan

shumë shpërnguljet e

popullsisë shqiptare. Deri në vitin 1999 nga Medvegja, ishte shpërngulur rreth 90% të popullsisë shqiptare, përkatësisht ishin shpërngulur 740 familje me 3.846 anëtarë, kurse kishin mbetur vetëm 159 familje, me 560 anëtarë453.

453

I. Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj-Rrënjët e lëkundura…, fq.618.

171

5.4 Solidarizimi dhe ndihma e shqiptarëve të Preshevës për Kosovën Ngjarjet e viteve 90-të, nga Kuvendi i Kaçanikut i 7 shtatorit të vitit 1990, deri te referendumi i vitit 1991, nisën të japin shenja të qarta për krijimin e një shteti paralel të shqiptarëve në Kosovë. Ndonëse në këtë kohë pushteti serb me anë të aparatit të dhunës dhe masave të dhunshme kontrollonte çdo por të jetës, ai nuk arriti të ndikonte në organizimin e brendshëm të shqiptarëve. Në këtë periudhë nga pushteti qendror serb, si dhe ai i instaluar në Kosovë, u përpiluan plane e strategji si të veprohej kundër shqiptarëve. Pushteti serb krahas dhunës së deriatëhershme të praktikuar ndaj shqiptarëve, filloi të bëjë edhe trysni sociale, duke i larguar shqiptarët nga vendet e punës. Pasojë ishte shtimi i emigracionit. Në këtë mënyrë Serbia synonte spastrimin e qetë etnik të Kosovës. Trysnia sociale u vërejt sidomos pas grevës së përgjithshme të 3 shtatorit të vitit 1990, e cila paralizoi në tërësi jetën në Kosovë. Ky rast u shfrytëzua nga strukturat shtetërore në Serbi dhe nga pushteti i dhunshëm serb që ishte instaluar në Kosovë. Fillimisht nisën suspendimet e Kuvendeve Komunale në Kosovë, të bashkëstafeve udhëheqëse dhe strukturave përcjellëse, duke i zëvendësuar ato me zyrtarë serbë të vendit, apo të sjellë nga Serbia. Pasuan largimet masive të shqiptarëve nga puna në sektorin publik apo institucionet e ndryshme. Pas tre shtatorit u shkarkuan nga vendet udhëheqëse të gjithë drejtuesve të ndërmarrjeve publike, që ishin të përkatësisë etnike shqiptare, mandej u pezulluan nga puna gjykatësit, prokurorët dhe drejtuesit e administratës publike. Në këtë formë do të veprohej edhe me drejtuesit e shkollave, institucioneve parashkollore dhe institucionet e kulturës454. Ndërsa në fazën e dytë të dëbimit të shqiptarëve nga puna, përfshiu të gjitha institucionet shoqërore e ekonomike, si ato të shëndetësisë, të kulturës e arsimit. Udhëheqësit e dhunshëm, për të punësuarit shqiptarë, që ende nuk ishin larguar nga puna kishin vendosur “masën e domosdoshme të lojalitetit ndaj shtetit të Serbisë”, e cila bëhej me anë të një nënshkrimi të një dokumenti të veçantë. Ata që e refuzonin këtë nënshkrim, humbnin të drejtën e punës. Në këtë formë u

454

J. Buxhovi, Kosova - Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar…, fq. 500.

172

veprua me gjykatësit, prokurorët, policët etj455. Po ashtu me dekretin e 2 janarit të vitit 1991 të Qeverisë së Serbisë, u vendos përdorimin e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare, duke hequr përfundimisht gjuhën shqipe. Masat e sipërpërmendura të ndërmarra nga qeveria e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, e futën atë në një kaos social ekonomik. Shtresa e mesme të popullsisë shqiptare u kthye në një gjendje sociale pa kurrfarë të ardhurash. Të shtyrë nga kjo situatë, shqiptarët u detyruan të organizoheshin për një jetë institucionale paralele, me qëllim që t’i vinë në ndihmë masës së gjerë të popullsisë shqiptare. Në këtë frymë u ndërmor edhe iniciativa e përkujdesjes sociale, me të cilën tentohej t’u vihej në ndihmë me mjete materiale shtresave të popullsisë, të cilat në këtë kohë kishin mbetur pa të ardhura materiale. Në kuadër të kësaj nisme filloi edhe organizimi i shqiptarëve të trevave të Jugosllavisë dhe jashtë saj për të shprehur solidaritetin e tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës. Shtrirja e solidaritetit filloi nga familja e ngushtë për t’u shtrirë në të gjitha trevat shqiptare që bashkëndienin gjendjen e shqiptarëve të Kosovës. Në këtë organizim, Lugina e Preshevës nuk qëndroi indiferente. Duke ndjerë gjendjen e shqiptarëve në Kosovë, e gjithë popullsia e Luginës, si me iniciativa vetjake, ashtu edhe duke u organizuar nëpërmjet institucioneve-shoqatave të ndryshme, shprehu solidaritetin ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. U mblodhën dhe dërguan ndihma me ushqime e veshmbathje dhe u derdhën mjete të konsiderueshme financiare nëpër fondet e solidaritetit, që u ngritën për këtë qëllim. Solidariteti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës me shqiptarët e Kosovës kishte filluar edhe më herët, edhe para krijimit të fondeve të solidaritetit. Në këtë drejtim është për t’u përmendur mbledhja e mjeteve financiare për përmirësimin e gjendjes financiare të Radiotelevizionit të Prishtinës. Kjo erdhi pas apelit të bërë nga udhëheqësit e Radio Televizionit të Prishtinës ndërmjet viteve 1989-1990. Popullata e Luginës së Preshevës, në masë të madhe, iu përgjigj këtij apeli duke grumbulluar mjete financiare të cilat iu dorëzuan më 5 korrik të vitit 1990 këtij institucioni pak kohë para mbylljes së tij nga forcat policore serbe.

455

Po aty, fq. 501.

173

Shqiptarët e Luginës së Preshevës pa hezitim shprehën ndjenjat solidare edhe pas ftesës së Sindikatës së pavarur të Kosovës dhe të Partive Politike Shqiptare të Kosovës, për ndihmë, e cila u ndërmor me moton “Familja ndihmon Familjen”. Shumica e punëtorëve të përkohshëm të Preshevës, të punësuar në shtetet e Perëndimit, ndërmorën iniciativën që të mbajnë nga një familje në Kosovë. Në të njëjtën kohë nga mërgata shqiptare e Luginës së Preshevës, edhe pse formalisht ishin jashtë kufijve administrativë të Republikës së Kosovës të shpallur me referendum dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës në egzil nuk e obligonin atë të kontribuonte në fondin e kësaj qeverie, i paguanin Qeverisë së Kosovës 3% në baza vullnetare gjatë tërë kohës deri në mbarim të luftës së Kosovës. Në fakt qëndrimi që e shprehnin ishte se, gjithherë e kishin konsideruar veten si pjesë e Kosovës. Në këtë formë kjo mërgatë që nga viti 1993 dha dhe derdhi shumë mjete financiare për fondin “Vendlindja thërret”. Një pjesë e mërgatës së kësaj treve ishin edhe shumë aktivë në grumbullimin e mjeteve për këtë fond nga bashkëvendësit. Është për t’u theksuar se në fund të viteve 80-të dhe në fillim të viteve 90-të, gjendja ekonomike, financiare e shqiptarëve të kësaj treve ishin shumë mirë. Prandaj nga kjo pjesë e shqiptarëve në asnjë lëmë nuk mungoi ndihma e dedikuar për Kosovën. Po ashtu edhe gjatë viteve 90-të, me iniciativa të ndryshme nga popullsia e kësaj treve disa herë ndërmerreshin aktivitete nëpër fshatra dhe qendra komunale për grumbullimin e mjeteve financiare, mallrave për konsum familjar, duke u nisur nga ushqimi e deri te veshmbathja. Gjithë këto ndihma në mjete materiale e financiare janë të pallogaritshme dhe kapin shifra të larta. Është për t’u theksuar se shumica e këtyre aktiviteteve janë zhvilluar dhe udhëhequr nga shoqata “Nënë Tereza” në Preshevë dhe Bujanovc. Mjetet financiare dhe të mirat materiale të grumbulluara nga kjo shoqatë i dorëzoheshin shoqatës simotër “Nënë Tereza” në Prishtinë456. Gjithë ky aktivitet ishte mjaft i vështirë, pasi shpesh aktivistët e shoqatës “Nënë Tereza” në Preshevë e Bujanovc burgoseshin, rriheshin e masakroheshin nga strukturat militare policore e paramilitare serb. Shpesh ndihmat konfiskoheshin

për t’i penguar të

mbërrinin në destinacion dhe për të demoralizuar dhuruesit.

456

Intervistë me Ibrahim Kadriun – udhëheqës i shoqatës “Nën Tereza” në Preshevë, Preshevë më 20.07.2012.

174

Është e njohur se popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës është treguar shumë solidare, çdo herë kur e kërkonte nevoja. Do të duhej përmendur me këtë rast organizimi dhe grumbullimi i

ndihmave për ndërtimin e Shkupit, i cili ishte

shkatërruar nga tërmeti në korrik të vitit 1963. Veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën, popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës gjithherë e konsideronte veten si pjesë e të njëjtit trung, por të ndarë dhunshëm. Po ashtu është për t’u theksuar, se gjatë luftës në Kosovë, sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, nga 24 marsi i vitit 1999, në Luginë të Preshevës situata ishte më e mirë. Një pjesë e qytetarëve të Kosovës, sidomos ato familje që kishin lidhshmëri me Preshevën, gjetën strehë në Bujanovc dhe në Preshevë. Popullsia shqiptare e Luginës së Preshevës solidaritetin e saj e shprehu edhe me inkuadrimin e shumë të rinjve të kësaj treve në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përveç kësaj, shqiptarë të Luginës së Preshevës, respektivisht persona të caktuar, me frymëzim patriotik e solidar të kësaj treve, kontribuuan edhe në furnizimin me armatim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë. Ky solidaritet në masë edhe më të madhe, Luginës së Preshevës iu kthye në Luftën e UÇPMB-ës në vitin 2000, ku shumë djem e patriotë shqiptarë

të tëra viseve

shqiptare, duke filluar nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, luftuan bashkërisht me shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhanë edhe jetën për mbrojtjen e territoreve më lindore të banuara me shqiptarë. Duke pasur shtrirje gjeografike të përshtatshme Lugina e Preshevës, e ndodhur në kryqëzim të rrugëve që lidhin Maqedoninë, Bullgarinë me Kosovën dhe Serbinë ka patur e ka një aktivitet të zhvilluar çka ka ndikuar që në aspektin ekonomik-financiar të jetë më mirë në krahasim me trevat e tjera shqiptare. Por, duke qenë pjesë e Serbisë, kjo trevë, më tepër se pjesët e tjera të trevave shqiptare, në Jugosllavi, e ka ndier dhe e ndien ende shtypjen dhe zullumin shtetëror serb. Këto rrethana ndikuan në kalitjen e kësaj popullsie duke e shndërruar në punëtore, të pathyeshme dhe rezistente në valët e jetës. Gjithë këto peripeci ndikuan që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë shumë solidarë.

175

5.5 Presheva në vitin 2000. Kërkesat e shqiptarëve dhe perspektiva Pas përfundimit të luftës së Kosovës, dhe pas pranimit nga ana e udhëheqjes së Serbisë për tërheqjen e trupave ushtarake policore nga Kosova më 12 qershor të vitit 1999, u arrit marrëveshje si rezultat i mbledhjes së 4011, më 10 qershor 1999, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Nga mbledhje doli edhe Rezoluta 1244, e cila i dha fund luftës në Kosovë, ndërsa më 9 qershor të vitit 1999, u nënshkrua Marrëveshja militaro-teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ajo parashihte edhe krijimin e Zonës Tokësore dhe Ajrore të Sigurisë rreth e përqark Kosovës. Kjo marrëveshje hyri në fuqi më 11 qershor 1999. Pas gjithë këtyre marrëveshjeve që ishin arritur dhe pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, shqiptarët e Luginës së Preshevës shpresuan edhe trevat e tyre, Presheva, Bujanovci, Medvegja, do të demilitarizoheshin nga forcat ushtarako policore dhe gjendja në tërësi do të ndryshonte. Pas përcaktimit të Zonës tokësore e ajrore të sigurisë me Marrëveshjen e Kumanovës, mendimet shkonin edhe deri në bashkëngjitjen e këtyre trevave me Kosovën. Por e gjithë kjo shpresë ishte e kotë. Nga 12 qershori i vitit 1999 forcat militare e paramilitare serbe që kishin vepruar në Kosovë, gjatë tërheqjes u pozicionuan në këto treva. Një pjesë e këtyre forcave ishin prezent në këto treva, që gjatë luftës së Kosovës. Përfundimi i luftës e ngarkoi më shumë Luginën e Preshevës me forca militare dhe paramilitare serbe. Më 13 qershor forcat e ushtrisë dhe policisë jugosllave të cilat u tërhoqën nga Kosova u vendosën nëpër ndërmarrjet ekonomike-industriale të komunës së preshevës. Po ashtu u veprua në Bujanovc, ndërsa në Medvegjë forcat ushtarake e policore jugosllave-serbe të tërhequra nga Kosova më 15 qershor të vitit 1999, u stacionuan në objektet e shkollave fillore dhe të mesme, sidomos në ato shkolla që mësimet i zhvillonin në gjuhën shqipe apo që i frekuentonin shqiptarët457. Në këtë formë, njësitet ushtarake e policore të Beogradit, ndërmorën masa të ashtuquajtura të sigurisë dhe ngritën postblloqe, të cilat për popullsinë shqiptare të këtyre trevave u shndërruan në vende ferri. Në këto postblloqe kontrolli filloi përdorimi i dhunës ndaj kalimtarëve të rastit.

457

I. Muharremi, Shqipëtarët e Medvegjës nëpër shekuj…, Libri 2, fq.618.

176

Në këtë kohë, Lugina e Preshevës, provoi një izolimi gati total ushtarakopolicor, linjat me Kosovën u çrregulluan, kurse postblloqet policore ushtarake serbe u bënë një stres më vehte. Në këtë kohë nuk lejohej të vinte nga Kosova, shtypi në gjuhën shqipe dhe e pësonin të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilëve policët dhe ushtarakët serbë u gjenin ndonjë ekzemplar të gazetave nga Kosova. Gjithë kjo krijoi një pasiguri të madhe te popullsia shqiptare e Luginës së Preshevë. Stacionimi i shumë forcave ushtarake e policore rreth e përqark Luginës së Preshevës, shtoi si kurrë më parë rrezikun për shqiptarët e këtyre trevave. Politika shtetërore në Beograd, nuk i jepte asnjë garanci popullsisë shqiptare të kësaj treve se nuk do t’i ngjante asnjë e keqe. Patrullat e policisë dhe të ushtrisë nëpër vendbanimet shqiptare, shpesh rrihnin dhe vrisnin shqiptarë. Situata aprovoi deri aty sa gjendja në Luginë të Preshevës të rëndohej tej mase dhe për qytetarët e kësaj treve jeta të bëhej e padurueshme, kurse shpërnglujet e popullsisë për në Kosovë, të shtohen shumë. Në shpërnguljen e popullsisë së Luginës së Preshevës spikat komuna e Medvegjës. Pjesa dërmuese e popullsisë shqiptare të Medvegjës u shpërngul për në Kosovë. Eksodit nuk i shpëtoi as komuna e Bujanovcit, sidomos fshatrat e Malësisë së Bujanovcit, që u zbrazën nga popullsia shqiptare. Në gjendje të ngjashme ishte edhe Komuna e Preshevës. Edhe në këtë trevë, zona e fshatrave të Karadakut u zbraz nga popullsia, e cila u dynd në Kosovë. Procesi avancoi edhe në fshatrat e pjesës fushore të komunës së Preshevës. Pasqyrë e gjendjes së vështirë të kësaj kohe ishte edhe ngjarja e 7 majit të vitit 1999 në fshatin Norçë, komuna e Preshevës, ku u vranë nga forcat policore e ushtarake serbe dy banorë të fshatit Tërrnoc. Po ashtu të nesërmen më 8 maj të vitit 1999 forcat policore e ushtarake serbe vranë katër banorë të Zhegrës së Gjilanit. Vendi ku u vranë këta shqiptarë ishte një rrugë malore, e cila kalonte afër trekëndëshit kufitar Kosovë-Serbi-Maqedoni458. Këto veprime të forcave policore e ushtarake serbe nëpër zonat malore të komunës së Preshevës, konsideroheshin të rregullta. Veprimet e ndërmarrura nga forcat policore e ushtarake serbe krijuan kushte, apo nxitën shqiptarët të rrokin armët dhe fillonin një rezistencë të armatosur. E gjithë kjo erdhi edhe pasi të gjitha mjetet politike të spektrit politik shqiptar, nuk prodhuan

458

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …,fq. 176.

177

efekt për parandalimin e gjendjes së rëndë dhe të mizorive ndaj shqiptarëve të Preshevës nga strukturat militare dhe paramilitare serbe. Sulmet e para kundër patrullave policore e ushtarake u organizuan në verën e vitit 1999. Këto sulme ishin sinjalet e pare të luftës që përgatitej të zhvillohej në Luginën e Preshevës. Komandanti i Zonës së Gjashtë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës-TMK, Shaqir Shaqiri, në këtë kohë (në verën e vitit 1999), do t’u deklaronte mjeteve të ndryshme të informimit e sidomos gazetës “The Guardian”: “...në Luginë të Preshevës do të ketë luftë, zgjidhja më e mirë do të ishte që ato treva t’i bashkohen Kosovës, Beogradit nuk i duhet vendi të cilin nuk mund ta qeverisë”459. Tensioni erdhi duke u ngritur. Nga mesi i janarit të vitit 2000, në fshatin Mohoc të komunës së Bujanovcit u vra drejtori i shkollës së fshatit460. Pasi ngjarja e 26 janarit të vitit 2000, përkatësisht aksioni i policisë së Serbisë për kapjen e grupit të “Shefqet Hasanit”, siç njihej më vonë Shefket Musliut. Duke iu afruar fshatit policia hasi në rezistencë të armatosur, u pranua të hynte në fakt dhe u detyrua të hiqte dorë nga aksioni, por në tërheqje e sipër, vrau dy fshatarë të pafajshëm. Disa ditë më vonë, më 30 janar të vitit 2000, në varrimin e vëllezërve Saqipi, në varrezat e fshatit Dobrosin, për herë të parë në publik, u paraqitën pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc-UÇPMB- 461. Është për t’u theksuar se dalja publike e UÇPMB-ës, u bë e menduar mirë duke shfrytëzuar momentin, por edhe pasi pjesëtarët e saj ishin

përgatitur për luftë dhe ishin furnizuar me armatim duke

shfrytëzuar rezervat e armatimit të mbetura nga Lufta e Kosovës. Furnizim me armatim i UÇPMB-së, lehtësohej edhe nga ekzistenca e Zonës Tokësore e Ajrore të Sigurisë të arritur me Marrëveshjen e Kumanovës. Në nivelin e mirë të luftëtarëve të UÇPMB-së ndikonte

edhe përgatitja e përvoja

luftarake që kishin arritur një pjesë e pjesëtarëve të saj në luftën e Kosovës. Mbi të gjitha, fundi i luftës në Kosovë, çlirimi i Kosovës, krijoi bindjen në popullsinë shqiptare të Luginës së Preshevës se liria pa inicimin e një lufte nga forcat vendase nuk mund të arrihej dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk interesohej për shkeljet e të

459

Intervistë me zotin Shaqir Shaqirin, Prishtinë, korrik 2012.

460

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …,fq. 196.

461

Intervistë me zotin Shaqir Shaqirin, Prishtinë, korrik 2012.

178

drejtave politike e nacionale pa pasur një luftë të armatosur. Përballë gjendjes së vështirë që ishte bërë e padurueshme dhe pa rrugëdalje të bindur se rrezikohej edhe ekzistenca e tyre fizike, shqiptarët e Luginës së Preshevës u orientua nga rezistenca me armë. Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc. Është për t’u theksuar se Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc ishte e organizuar në tri Zona Operative, në Zonën Operative të Çarrit, e cila përfshinte Shën Ilinë mbi qytetin e Vranjës e deri në Medvegjë. Udhëheqës, komandant i kësaj zone ishte Muhamet Xhemaili. Zona e dytë Operative ishte ajo e Bujanocit, ose Dobrosinit. Komandant i kësaj zone por njëheri edhe i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-ës ishte Shefqet Musliu, ndërsa komandantë të tjerë lokalë të brigadave e që vepronin në këtë zonë ishin Ridvan Qazimi, Vullnet Ibishi dhe Faik Junuzi; Zona e tretë Operative ishte ajo e Preshevës në të cilën komandonte Mustafë Shaqiri, i cili njëherësh ishte edhe zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm. Komandantë të tjerë që operonin në këtë zonë ishin Njiazi Azemi, Bardhyl Osmani, Lulzim Ibishi dhe Rabit Aliu462. Fillimi i luftës ishte i mbushur me aksione të armatosura. Nga dita në ditë në Luginë të Preshevës silleshin forca të reja policore e ushtarake nga Serbia, por nga kjo dyndje gjendja vetëm sa tensionohej edhe më shumë. Nga qershori i vitit 1999 e deri në mars të vitit 2000, në Luginën e Preshevës situata shkoi duke u agravuar. Gjendja kritike ishte veçanërisht në zonën kufitare me Kosovën, zonë ku edhe kishin nisur luftimet mes UÇPMB-ës dhe forcave policore e ushtarake serbe. Gjatë kësaj periudhe kohore trevën e Luginës së Preshevës, sipas informatave të partive politike shqiptare në Luginë të Preshevës, e braktisën rreth 25.000 shqiptarë463. Në këtë rrjedhë, më 1 shkurt të vitit 2000, në Komunën e Bujanovcit ishte hapur zyra e Misionit Monitorues të Unionit Europian-EUMM, shenjë kjo që tregonte se lufta e UÇPMB-ës kishte arritur të tërhiqte vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare464. Më 3 mars të vitit 2000, komuna e Preshevës për herë të parë që nga fillimi i luftës në këto anë, u vizitua nga një delegacion prej tre anëtarësh nga Unioni Evropian. Se sa ishte e izoluar kjo komunë nga forcat policore e ushtarake serbe, tregon fakti se ky delegacion ishte

462

S. Latifi, Rrugëtimi nëpër Luginë të Preshevës …, fq.226.

463

Po aty, fq.204

464

Дневни Лист, ПOЛИTИKA, Бeoгpaњд, 2 фебрyap 2000, Y Бyjaнoвaц oтвapeнa Kaнцелapиa EYMM, cитр.2.

179

ndalur në postbllokun e policisë dhe të ushtrisë në hyrje të Preshevës dhe se vetëm pas një intervenimi të qarqeve diplomatike evropiane u lejua të depërtonte në qytet, për një takim, i cili ishte përcaktuar të zhvillohej me qarqet politike në Preshevë465. Disa ditë më pas, më 11 mars të vitit 2000, Presheva u vizitua edhe nga emisari special për të Drejtat e Njeriut, Jirzi Dinsbir, i cili u takua me gjithë subjektet politike në Preshevë dhe u informua për gjendjen që mbizotëronte466. Gjithë këto zhvillime që ngjanin në Luginën e Preshevës nxitën edhe një pjesë të politikës së Kosovës të bëjnë takime me Këshillin Politik për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, i cili në këtë kohë ishte formuar. Ky takim u zhvillua më 24 mars të vitit 2000 në qytetin e Gjilanit, midis Këshillit Politik për Preshevë, Medvegjë, Bujanovc dhe Partisë së Progresit Demokratik të Kosovës (më vonë Partia Demokratike e Kosovës), që përfaqësohej nga Hashim Thaçi, Fatmir Lima, Bilal Sherifi dhe Jakup Krasniqi. Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut, si dhe shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Kristofer Dell. Ndërsa, nga radhët e përfaqësuesve politikë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc në takim ishin Junuz Musliu, Shaqir Shaqiri, Halil Selimi dhe Shefqet Musliu467. Menjëherë pas takimit të 24 marsit të vitit 2000, u kumtua edhe përbërja e Këshillit Politik për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, e cila në faza të caktuara, që pasuan 24 marsin, u kompletua. Në përbërje të tij ishin: Junuz Musliu, Halil Selimi, Shaqir Shaqiri, Shefqet Musliu, Ridvan Qazimi, Sylejman Ajeti, Sejdullah Kadriu, Tahir Dalipi, Sadik Jashari dhe Menderez Zejneli. Kjo njëheri ishte edhe përbërja e plotë e Këshillit Politik të Ushtrisë

Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe

Bujanovc468. Në këtë kohë aktiviteti politik i Këshillit filloi të intensifikohet edhe me qarqet ndërkombëtare. Në të gjithë takimet tentohej që të arrihej një përfundim i kësaj lufte dhe zgjidhja e problemeve me mjete politike, por gjendja e krijuar në terren i nxiti institucionet ndërkombëtare të vepronin. Nga presioni ndërkombëtar Beogradi, në muajin prill të vitit 2000, një delegacion i subjekteve politike nga Presheva e

465

Po aty, Бeoгpaд, 4 mapт 2000, Eвропскa Делeгaциja Зaycтaвленa y Пpeшeвo, cтp.3.

466

Po aty, Бeoгpaд, 12 mapт 2000, Динзбир y Пpeшeвo, cтp.4.

467

Intervistë me zotin Shaqir Shaqiri, korrik 2012.

468

Gazeta Ditore, Zëri, Prishtinë, 25 mars 2000, fq.2.

180

Bujanovci, iu mundësua vizita në Komunën e Medvegjës. Kjo vizitë

u bë me

ndihmën e zyrës së Këshillit të Helsinkit në Beograd. Kjo ishte vizita e parë në këtë komunë pas përfundimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë. Në këtë komunë gjendja ishte edhe më e rëndë, sepse të shtyrë nga presioni dhe dhuna e forcave ushtarake e policore serbe, pjesa dërmuese e popullsisë shqiptare ishte larguar nga vatrat e veta469. Periudha e pranverës dhe verës së vitit 2000 ishte shumë e intensifikuar sa me takime politike mes faktorit ndërkombëtar dhe atij shqiptar të Luginës së Preshevës. Përveç kësaj aktivitetet luftarake në këtë zonë ishin intensifikuar. Qeveria qendrore në Beograd nuk ishte e interesuar për zgjidhjen e problemit të Luginës së Preshevës, dhe duke mos përfillur kërkesat e shqiptarëve më 24 shtator të vitit 2000 vendosi mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal dhe atë federativ. Me këtë rast u shfaqën sërish divergjencat mes faktorëve politikë shqiptarë në të tre komunat. Përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanovc ishin për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve kurse Partia për Veprim Demokratik dhe Partia për Bashkim Demokratik të Shqiptarëve, ishin për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Kështu subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës morën pjesë në këto zgjedhje. Më 5 tetor 2000, u rrëzua Milosheviqi nga pushteti dhe në krye të shtetit si kryetar i Federatës erdhi Voisllav Koshtunica, ndërsa për Kryeministër, Zoran Gjingjiqi. Dukej sikur diçka po ecte pozitivisht në Beograd, por, gjendja në trevat shqiptare nuk kishte ndryshuar, dhe luftimet zhvilloheshin me një intensitet edhe më të lartë. Edhe pas konstituimit të Kuvendit Komunal në Preshevë gjendja nuk ndryshoi. Më 21 nëntor të vitit 2000 UÇPMB ndërmori një sulm për dëbimin e forcave policore e ushtarake serbe nga postblloqet që kishin krijuar në hyrje të fshatrave. Aksioni kishte një shtrirje të gjerë dhe përfshinte zonën e Çarrit, që ishte përmbi Vranjë e deri në Karadakun e Preshevës. Në këtë ofensivë shqiptarët arritën t’i marrin pozicionet e forcave policore e ushtarake serbe. Konflikti i armatosur dhe stërmbushja me forca ushtarake e policore sidomos komunat e Bujanovcit dhe të Preshevës nxiti reagimin ndërkombëtar. Kjo

469

I. Muharremi, Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj-Rrënjët e lëkundura…, fq.620.

181

erdhi sidomos pas deklaratës

së udhëheqësve të UÇPMB-ës, se ishin për një

respektim të një armëpushimi që do t’i lironte rrugën një zgjidhjeje politike për krizën. Përveç kësaj insistimi kryesor i përfaqësuesve të UÇPMB-ës ishte që forcat serbe të largoheshin nga Lugina e Preshevës. Në këtë kuadër më 24 nëntor të vitit 2000, Qeveria e Serbisë i dha ultimatum forcave të KFOR-it, që brenda 20 ditëve të stabilizonin gjendjen në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë sidomos në zonën e sigurisë, në të kundërtën u kërcënuan me ndërhyrjen e trupave serbe në këtë rajon470. Më 24 nëntor, pas bisedimeve të zhvilluara mes përfaqësuesve të UÇPMB-ës dhe oficerëve të KFOR-it Amerikan, u arrit marrëveshja e armëpushimit471. Po kështu më 27 nëntor zëvendësministri i Serbisë Nebojsha Çoviq, ministri për pakicat Rasim Laiq, si dhe ministrja për informim Biserka Matiq, u takuan me politikanët e Preshevës në objektin e komunës së Preshevës. Në dhjetorin e vitit 2000, Lugina e Preshevës ishte shndërruar në arenë të zhvillimeve politike. Treva në këtë periudhë u bë objekt vizitash të njëpasnjëshme nga stafi diplomatik ndërkombëtar i vendosur në Beograd. Në komunën e Bujanovcit më 16 dhjetor të vitit 2000, ishte prezent edhe kryetari i Jugosllavisë Voisllav Koshtunica. Po këtë ditë në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Bujanovcit u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverisë Federative Jugosllave dhe republikane Serbe. Mbledhja kishte të bënte me analizën për gjendjen në Luginën e Preshevës. Në këtë mbledhje nga dy organet u vendos formimi i një Trupi Koordinues i qeverisë Republikane të Serbisë dhe asaj Federative Jugosllave për qytetet Preshevë, Bujanovc, Medvegjë. Ky Trup Koordinues në përbërjen e vet kishte 15 anëtarë, ndërsa kryetar i saj u zgjodh nënkryetari i qeverisë së Serbisë Nebojsha Çoviq. Anëtarë ishin: Millovan Çoguroviq, Bozho Preleviq, Sllobodan Tomoviq, Stevan Nikçeviq, Dragan Subashiq, Zoran Nikoliq, Sead Spahoviq, Biserka Matiq, Ivica Daçiq, Bogulub Pejçiq, Rasim Laiq, Milisav Markoviq dhe Veljko Odalloviq. Është për t’u theksuar se në përbërje të këtij trupi nga sa shihet kishte edhe anëtarë të partisë së Millosheviqit. Po ashtu në lëvizje ishin edhe qarqet ndërkombëtare. Më 19 dhjetor 2000, u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila i ishte

470

Qendra Informative e Kosovës, 30 dhjetor 2000, Prishtinë. Gjingjiq ka bërë një ultimatum me afat prej 20 ditësh bashkësisë ndërkombëtare për stabilizimin e gjendjes në Luginën e Preshevës. 471

Intervistë me zotin Shaqir Shaqirin, korrik 2012.

182

kushtuar gjendjes në Luginën e Preshevës. Në këtë takim u kërkua nga të dy palët që të gjitha çështjet të zgjidhen me mjete politike. Tensioni i lartë politik e ushtarak i dhjetorit të vitit 2000, vijoi edhe gjithë muajin janar të vitit 2001. Më 29 janar të vitit 2001, në Komunën e Bujanocit u zhvillua takimi mes këshilltarit politik të Komandantit të KFOR-it, Shon Saliven dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë Nebojsha Çoviq472. Pas këtij takimi, si dhe pas shumë ngjarjeve e takimeve, që pati Bashkësia Ndërkombëtare, nga fundi i muajit shkurt të vitit 2001, shqiptarëve të Luginës së Preshevës ju përcoll ky mesazh: “Bashkësia ndërkombëtare është deklaruar se do ti mbrojë të drejtat e shqiptarëve të kësaj ane, duke përfshirë këtu mbrojtjen e traditave, kulturës, shkollimit në gjuhën e tyre etj. Bashkësia ndërkombëtare nuk përkrah bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën, nuk për krah as krijimin e strukturave paralele”473. Kjo deklaratë që tregonte për vendimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, në një mënyrë i shuajti shpresat e shqiptarëve të kësaj ane e sidomos të luftëtarëve të UÇPMB-ës, të cilët kishin rrokur armët për të arritur çlirimin dhe bashkimin me Kosovën, implementimin e vendimit të Referendumit të 1dhe 2 marsit të vitit 1992. Në një farë mënyre Bashkësia Ndërkombëtare kështu i hodhi poshtë të gjitha platformat politike të shqiptarëve dhe serbëve të paraqitura deri atëherë, dhe i detyroi palët t’i pranonin rregullat e saj, para se të fillonte dialogu. Në këtë drejtim në prezencën e emisarit të NATO-s, holandezit Piter Feit, në fshatin Tërrnoc i Madh, komuna e Bujanovcit, përfaqësuesit ushtarak të UÇPMB-së dhe përfaqësuesit e spektrit politik në Luginë, nënshkruan dokumentin ku pranonin principet e dialogut të ardhshëm. Pas kësaj nisën bisedimet për zgjidhjen e këtij konflikti. Në këtë kohë nga përfaqësuesit ndërkombëtarë ishin intensifikuar veprimet për zgjidhjen e problemit. Kështu më 12 mars 2001 ishte nënshkruar marrëveshja për kthimin e forcave serbe në një sektor të Zonës Tokësore të Sigurisë, marrëveshje e cila u nënshkrua në Merdarë mes gjeneralit serb Ninosllav Kërstiq dhe Komandantit të KFOR-it në Kosovë, Karlo Kabrixhiozo.

472

Qendra për Informim e Kosovës, 29 janar 2001, Prishtinë, Pas zhvillimeve dramatike në Luginën e Preshevës dje në këtë rajon qëndroi këshilltari politik i KFOR-it, Shon Salive. 473

Qendra për Informim e Kosovës, 15 shkurt 2001, Prishtinë, Pas zhvillimeve dramatike në Luginën e Preshevës dje në këtë rajon qëndroi këshilltari politik i KFOR-it.

183

Po më 12 mars 2001, në prezencën e ndërmjetësuesit, Piter Fejt dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Nebojsha Çoviq u nënshkrua Marrëveshja për Armëpushim, të cilën disa orë më vonë në Konçul e nënshkroi edhe komandanti i UÇPMB, Shefket Musliu. Në

linjën e arritjes së kësaj marrëveshje u zhvilluan

bisedime dhe u arritën edhe marrëveshje të tjera. Më 6 shkurt të vitit 2001 mes delegacionit shqiptar dhe atij serb u zhvilluan bisedime në Merdarë. Përfaqësues të delegacionit shqiptar ishin Ridvan Qazimi-komandant Lleshi, Riza Halimi, Junuz Musliu dhe Sadik Jashari, ndërsa delegacioni serb përbëhej nga Nebojsha Çoviq, Rasim Lajiq, Millovan Çoguriq, Milisav Markoviq, Goran Radosavljeviq. Në këto takime nuk pati arritje konkrete të tjera përveç lirimit të të burgosurve civilë e ushtarak serbë, që ishin kapur nga pjesëtarët e UÇPMB-ës. Në këtë frymë rodhi edhe takimi i 23 marsit të vitit 2001. Dukej se

vetëm ndërhyrja ndërkombëtare mund të

çonte në pajtimin dhe dakordimin rreth çështjeve konkrete. Ngjarjet politike rodhën në favor të Serbisë sidomos pas arrestimit të Sllobodan Millosheviqit, ngjarje e cila ngjau në mbrëmjen mes 30 e 31 marsit të vitit 2001474.

Kjo nxiti Bashkësinë

Ndërkombëtare, sidomos NATO-n, që pa përfillur interesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të lejonte forcat jugosllave të ktheheshin në zonën tokësore të sigurisë. Në këtë mënyrë rrethi i veprimit të UÇPMB-së filloi edhe të ngushtohet. Në këtë situatë, më 27 prill të vitit 2001, pala shqiptare u shpreh për mospajtim me rrjedhën e bisedimeve dhe se vendimet që do të merren për Luginën e Preshevës pa praninë dhe miratimin e palës shqiptare dhe jashtë tavolinës së bisedimeve do të ishin të papranueshme. Por kërkesat dhe qëndrimin e palës shqiptare faktori ndërkombëtar nuk e përfilli. Në këtë rrjedhë, më 5 maj të vitit 2001, delegacioni

serb

nënshkroi



prezencë



ndërmjetësuesit

ndërkombëtar

marrëveshjen e demilitarizimit të fshatit Lluçan dhe Turi, të komunës së Bujanovcit. Demilitarizimi i këtyre fshatrave filloi më 16 maj të vitit 2001. Krahas këtij procesi dhe ndërkohë luftimet që zhvilloheshin në Çarr e Preshevë, më 20 maj të vitit 2001, Piter Feit në Konçul të Bujanovcit, arriti që të bindë udhëheqësin e UÇPMB-ës që të nënshkruajnë deklaratën për demilitarizimin, e cila u konsiderua si formë marrëveshjeje dhe njihet si Marrëveshja e Konçulit.

474

Дневни Лист, ПOЛИTИKA, Бeoгpaд 31 mapт 2001, Xaпшење Mилoшевићa, cтp.1.

184

Më poshtë do të paraqesim edhe tekstin integral të Marrëveshjes së Konçulit si: “P.C. Feith, Përfaqësuesi Personal i Sekretarit Gjeneral të NATO-s: 1. Nënshkruesit pajtohen që pa kushte të respektojnë dhe të mbikëqyrin armëpushimin dhe do të përmbahen nga të gjitha aksionet ushtarake, dhuna dhe përdorimi i forcës kundër njëri tjetrit dhe forcave tjera. 2. Nënshkruesit pranojnë të mbajnë autoritetin dhe kontrollin mbi të gjitha elementet e tyre të armatosur dhe forcave paramilitare, kudo që janë të vendosura dhe të pranojnë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tyre. 3. Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare. 4. Marrëveshja vlen për të gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke përfshirë policinë e vendosur brenda apo afër kufijve të Zonës së Sigurisë, të cilat janë të definuar nё Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. 5. Forcat e Armatosura nënkuptojnë të gjitha palët grupet dhe individët, të cilët e pranojnë autoritetin dhe komandën e nënshkruesve, duke përfshirë forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardat kombëtare, milicinë,

policinë kufitare, rezervistët

ushtarak, policinë

ushtarake, shërbimin e inteligjencës, ministrinë federale dhe serbe të Punëve të Brendshme, rebelimin special lokal dhe policinë antiterroriste, si dhe të gjitha forcat jo të rregullta. 6. Kushtet e marrëveshjes do të hyjnë ne fuqi pas këmbimit të kopjeve të nënshkruara, ne prani të të Dërguarit të Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm dhe do të jenë efektive prej orës 00.01, 13 mars 2001.

7. MODALITETET a. Palët pajtohen të mbajnë dhe respektojnë armëpushimin, i cili përfshin të gjitha llojet e armatimit, si dhe vendosjen e minave apo mjeteve të tjera të improvizuara eksplozive.

185

b.

Palët pajtohem të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së cilitdo personel të komunitetit ndërkombëtarë në rajon.

c.

Palët pajtohen të ruhen pozicionet e tanishme të forcave të tyre të armatosura, me përjashtim të armatimit të rëndë rreth Bujanocit, të cilat duhet të kthehen në kazerma, e jo të shfrytëzojnë armëpushimin për t’i ndryshuar pozicionet e veta.

8.

KUFIZIMET

a. Palët pranojnë që KOMKFOR –i , nё këtë fazë, ta ruaj autoritetin nën kushtet e Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake mbi Zonën Tokësore të Sigurisë dhe Zonën Ajrore të Sigurisë. Ata pranojnë KOMKFOR-in si autoritet të vetëm, i cili vendos nëse, dhe nën çfarë kushte, forcat e RFJ-sё lejohen të kontrollojnë dhe kthehen gradualisht nё Zonën Tokësore të Sigurisë. Nëse ai vendos të lejoi një rihyrje të tillë, zonat ne të cilat forcat e RFJ-sё mund të hyjnë, do të jenë të destinuara gjeografikisht dhe një definicion e i tillë do t’i zëvendësoi referencat e mëparshme, të dhenë ne këtë marrëveshje, mbi “lokacionet e tanishme”. Në të gjitha aspektet e tjera, kushtet e dhëna do të vazhdojnë të vlejnë. b. Pas rihyrjes nga policia do të kërkohet të veprojë ne mënyrë të paanshme dhe t’i zbatojë ligjet e RFJ-së /Serbisë, pa ndashmëri në baza etnike, fetare apo racore. c. Asnjë kusht i kësaj marrëveshje nuk mund të interpretohet si diçka që anulon të drejtën për vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja nënkupton përdorimin e asaj force të domosdoshme dhe proporcionale, për ta mbrojtur veten, apo të tjerët, nga një sulm, apo nga ndonjë sulm i mundshëm. Secili përdorim i forcës duhet të kufizohet në shkallën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e domosdoshme për vetëmbrojtjeje e jo më shumë. Hakmarrja nuk është vetëmbrojtje dhe do të paraqes shkeljet e armëpushimit të Zonës Tokësore të Sigurisë. Kufizimit i shtohet edhe ky pasus:

186

Në lidhje me paragrafin 8 nën (a), këtu deklaroj se unë dhe komandantët e mi nuk pranojnë përgjegjësi mbi aksionet spontane të elementëve të shqiptarëve lokal ne Sektorin C (Lindje), në Zonën Tokësore të Sigurisë. Shefket Musli, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së. Dëshmoi, P.C. Feith, Pёrfaqёsuesi Personal i Sekretarit Gjeneral të NATO-së475 . Në këtë mënyrë shqiptarët sidomos prijësit e UÇPMB-së arritën të bëjnë fillimisht kompromis me vetveten, pasi në fillim ishin kapur armët për të arritur bashkëngjitjen me Kosovën dhe për implementimin e vendimit të Referendumit të 1 e 2 marsit të vitit 1992. Nënshkrimi i marrëveshjes tregon qartë që këto kërkesa, që ishin iniciuar në fillim, ishin të pa arritshme pasi bashkësia ndërkombëtare në fund nuk i përkrahu këto. Megjithatë lufta pati efektin e saj, pasi, përveç se i dha sinjale Serbisë se shqiptarët e kësaj treve nuk tolerojnë të diskriminohen dhe mohohen të drejtat e tyre nacionale, njerëzore e jetike, të cilat janë në gjendje t’i mbrojnë edhe me armë. Me rezistencën e vendosur që bënë shqiptarët filluan të gëzojnë sërisht të drejtat që u ishin marrë nga viti 1988 nga Republika e Serbisë. Ata filluan të inkorporohen në organet e rendit, të gjyqësisë dhe në vijat tjera administrative shtetërore. Është për t’u theksuar se gjatë zhvillimit të luftës në Luginë të Preshevës Federata Jugosllave dhe Republika e Serbisë angazhuan

sipas

deklarimit të

zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Serbisë, Nebojsha Çoviq, rreth 14.500 ushtarë dhe policë476, çka tregon mbi përmasat e zhvillimeve dhe rezistencës së shqiptarëve në këtë trevë.

475

Дневни Лист, ПOЛИTИKA, Бeoгpaд 21 maj 2001, Дeмилитapизaцију, cтp.4. 476

Пoтписивaњe Деклapaције зa

Дневни Лист, ПOЛИTИKA, Бeoгpaд 07 mapт 2002, Heбојшa Чoвић y Bpaњу, cтp.1.

187

PËRFUNDIME

Në këtë punim të Doktoratës “Presheva në rrjedhat e historisë” (shek.XX), nga trajtimi i bërë mbi bazën e të dhënave dokumentare e bibliografike, duke analizuar faktorët shoqërorë e politikë kanë dalë disa përfundime për rrjedhat dhe zhvillimet historike të Preshevës për gjatë shekullit XX. Përfundimet teorike të këtij studimi janë arritur duke krahasuar, analizuar dhe ballafaquar të gjitha të dhënat komplekse, përkatësisht dokumentet e arkivave, vjetarë të ndryshëm statistikorë, studime të ndryshme e monografi, materiale mediatike, memoare e intervista, etj., të cilat kanë të bëjnë direkt ose indirekt me trevën e Preshevës. Në këtë drejtim është synuar që treva e Preshevës dhe popullata shqiptare të kësaj ane të asqyrohet si pjesë integrale, rrjedhëse, vazhduese e truallit shqiptar, e cila, përveç kësaj vazhdimësie, ishte gjithashtu e përfshirë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme që kapluan trevat shqiptare në

periudha të caktuara historike. Në këtë drejtim është synuar që

zhvillimet në Preshevë të ndërlidhen me gjitha ngjarjet e rëndësishme që ngjanë në këtë periudhë në trevat shqiptare duke dëshmuar se populli shqiptar i kësaj pjese të trojeve shqiptare ka qenë pjesë e pandarë e gjithë universit mbarëshqiptar dhe kontribuese në historinë shqiptare. Puna për këtë studim ka nisur me kryengritjen e vitit 1843, që njihet në histori si Kryengritja e Dervish Carës. Që në këtë kohë konstatohet pjesëmarrja e patriotëve preshevarë dhe trevave për rreth në këtë kryengritje,

pasqyrojmë

përfshirjen e kësaj treve në vlugun e kësaj kryengritje, dhe me fakte shkohet në përfundimin për përfshirjen dhe kontributin që dha Presheva në të. Qëllimi i kësaj kryengritje ishte

çështje madhore. Një ndër kërkesat e kryengritësve drejtuar

Perandorisë Osmane ishte një autonomi për trevat shqiptare e njëjtë me atë të Serbisë. Në një moment kulmor tjetër për shek. XIX në Lidhjen e Prizrenit, trajtohet pjesëmarrja dhe përfaqësimi i Preshevës por edhe mbizotërimi i frymës së kësaj Lidhje në Luginën e Preshevës. Me të dhëna të shumta me këtë rast pasqyrohet pjesëmarrja e shqiptarëve të Preshevës në këtë ngjarje të rëndësishme kombëtare, jepen të dhëna mbi kontributin e patriotëve të kësaj treve në mbrojtje e në ndihmë të të shpërngulurve shqiptarë nga Nishi, Toplica e Masurica. Kjo periudhë ishte e rëndësishme pasi ishte periudha ku falë patriotëve dhe intelektualëve, shqiptarët në

188

përgjithësi u nxitën që t’i kthehen identitetit kombëtar dhe veprojnë për të siguruar shtetin nacional dhe të ardhmen e tyre midis popujve evropianë. Po ashtu është evidentuar pjesëmarrja e shqiptarëve të kësaj treve përkrah patriotëve të kohës si Idriz Seferi e Isa Boletini në përkrahjen e Revolucionit Xhonturk, i cili epilogun e vet do ta merrte me tubimin e Ferizajt të korrikut të vitit 1908. Ato ishin në kërkim të një përcaktimi politik territorial, që lidhej me kërkesën për autonomi përbrenda Perandorisë Osmane dhe që një ditë, pas largimit të osmanëve nga pjesët evropiane, do jepte mundësi të krijohej shteti i pavarur. Në ndjekjen e këtyre përcaktimeve dhe në mbrojtjen e trevave shqiptare nga pretendimet e shteteve fqinje, në radhët e gjithë shqiptarëve të rreshtuar në mbrojtje të trojeve të tyre, haset edhe popullsia shqiptare e Preshevës. Ajo u organizua në mbrojtje për pengimin e depërtimit të forcave serbe në këto treva. Në studim pasojnë të dhëna mbi të gjitha ngjarjet që e kapluan Luginën e Preshevës deri në vitin 1913 duke e shndërruar në arenë luftimesh nga më të ashprat. Me të dhëna gjithnjë më të shumta në studim është pasqyruar pushtimi i trevës nga forcat e Mbretërisë Serbe si dhe politika e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1913-1915. Duke evidentuar dhe interesat e synimet e qarqeve drejtuese të Beogradit në këto anë është nxjerrë përfundimi se Presheva është një trevë e pastër shqiptare deri më 1913 u piketua për t’u spastruar etnikisht dhe për t’u serbizuar. Synimi i njejtë i qarqeve drejtuese të Sofjes nxirret në pah

nga

historia e viteve 1916-1918,

kur përkohësisht

sundimi serb

u

zëvendësua, në rrjedhat e Luftës së Parë Botërore, nga ai i Bullgarisë. Në studim i kushtohet vëmendje e veçantë periudhës midis Dy Luftrave Botërore. Ripushtimin nga ushtritë serbe në vitin 1918, përfshirja e trevës



Mbretërinë Serbe-Kroate-Sllovene dhe vazhdimi, madje institucionalizimi i politikës së dhunës e terrorit ndaj shqiptarëve, shpronësimi i shpërnguljes së tyre në masë për në Turqi, fillimi i kolonizimit me popullsi sllave të sjellë nga trevat e thella të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene etj., tregojnë se Lugina e Preshevës pësoi njësoj si gjithë Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Jugosllavi. Lugina e Preshevës u përfshi dhe në lëvizjen e rezistencës së viteve 20-të. Lëvizja Kaçake që shpërtheu në Kosovë kishte përfaqësuesit e vet në këto anë. Pjesë e saj ishte edhe çeta e Karadakut.

189

Studimi përpiqet të ndriçojë sa më mirë edhe vitet e Luftës së Dytë Botërore duke pasqyruar situatën në Preshevë në kuadër të Zonës Bullgare të pushtimit, që nga momenti i vendosjes e deri te tërheqja e ushtrisë bullgare. Në kuadër të kësaj periudhe jepen të dhëna mbi inkuadrimin e shqiptarëve në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe faktohet kontributi i tyre në këtë luftë. Në të njëjtën kohë jepen të dhëna edhe për organizatat e lëvizjet nacionaliste shqiptare në këtë anë. Faktet tregojnë se, përveçse ishin pjesëtarë të këtyre lëvizjeve, shqiptarët e Preshevës ishin edhe kontribuues në themelimin dhe organizimin nacionaliste të kohës. Paraqitja e situatës në Preshevë pas Luftës së Dytë Botërore, nga viti 19451989, ze një vend të rëndësishëm në studim. Nga analiza e fakteve rezulton se paslufta ndahet në dy etapa: në periudhën e parë, që i përket viteve 1947-1967, kohë kur ndaj shqiptarëve në përgjithësi në Jugosllavi po edhe në Preshevë ushtrohej dhunë, represion, me të vetmin qëllim nxitjen në shpërngulje. Etapa tjetër pason vitin 1966 e sidomos vitin 1968 kur në këtë trevë popullsia shqiptare ia nisi t’i realizojë të drejtat e veta elementare. Kjo kohë që njihet si koha e ngritjes ka të bëjë me lejimin e e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, përdorimin e simboleve kombëtare, si dhe me fillimin e investimeve dhe një ngritje në zhvillimin ekonomik të kësaj treve. Zhvillimet e ngjarjeve të viteve 80-të, duke filluar nga Demonstratat e vitit 1981, sjellin në përfundimin se shqiptarët e kësaj treve dhanë kontribut në organizimin dhe zhvillimin e kësaj ngjarje të kohës. Po ashtu ato ishin pjesë e protestuesve në Kosovë, kundër rrënimit të autonomisë së kosovës. Njëherësh e gjithë treva u solidarizua me protestat e shqiptarëve në Kosovë. Për qëndrimin e Preshevës dhe popullsisë së saj shqiptare gjatë viteve 90-të kam arritur në përfundimin se ajo në çdo hap nuk ju nda pjesës tjetër të trevave shqiptare. Janë shumë të dhëna që pasqyrojnë organizimin e Referendumit më 1 dhe 2 mars 1992 që u shtri edhe në tri komunat shqiptare të Luginës së Preshevës si në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë. Në këtë periudhë jepet edhe një pasqyrë që nga fillimet pluraliste në këtë trevë deri në vitin 2000, mbi trajtimin e popullsisë shqiptare nga Beogradi. Argumentohet se qasja e Beogradit në këtë trevë, përveç që ishte e dhunshme e diskriminuese, ishte tejet represive ndaj popullsisë shqiptare. Edhe në aspektin ekonomik nga qeveria 190

qendrore nuk u investua aspak, çka e tensionoi dhe e militarizoi këtë trevë. Kjo çoi në krijimin dhe organizimin e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë e Bujanovc, e cila në vitin 2000 iu kundërvu forcave policore e ushtarake serbe.

191

BIBLOGRAFIA ARKIVAT I. Arkivi i Kosovës -

Fondet:

     

Njësitë Ushtarake të UNÇJ-së në Kosovë Komiteti Krahinorë i PKJ-së në Prishtinë Materialet të Arkivit të Institutit Ushtarak të Historisë në Beograd Shtabi Kryesor i LNÇ-së në Kosovë Këshillat nacional çlirimtarë Fronti i përbashkët nacional çlirimtar

II. Arkivi i Maqedonisë (Држaвeн apxив нa Peпyбликa Maкeдoниja) -

Fondet:



Peпyблички Ceкретaриaт зa Bнaтрешни Paботи / ЗНA-YДБ/0885 Bpxoвeн Штaб нa Hapoднoocлoбoдитлнaтa Bojcкa и Пapтизaнcки дрeди

нa     

Maкeдoниja (Bpxoвeн Штaб нa H B и П M) 0253 Глaвeн Штaб нa Maкeдoниja/0254 Шecтнaeстa Бригaдa нa Maкeдониja-Cкопje/0291 Ceдyмнaeceттa Бригaдa-Kpaтoвo/0292 cyмнaeсeттa-Kyмaново/0293 Bpxoвeн Cyд нa Maкeдoниja-Cкoпje 0908.

III. Arkivi i Qytetit të Gjilanit Fondet:  

Njësit ushtarake të UNÇJ-së Komiteti i Partisë Komuniste Jugosllave në Gjilan

IV. Arkivi i Vrajës (Ncториjски Apxив Bpaњe) -

Fondet:

   

Cpecки Koмитeт KПС y Пpeшeвo,г.1945-1947 Hapoдни дбоp Cpeзa Бyjaнoвaчкoг-Бyjaнoвaц Cpecки Koмитeт Caвeзa Koмyниcтa Cpбиje Cpeзa Bpaњe- Bpaњe (19431962) Hapoдни дбоp кpyгa Bpaњcкoг- Bpaњe

-

Arkivi Historik i Leskovcit (Ncтopиски Apxив Лecкoвaц) 192

-

Fondet:

peracijski dnevnik 27 srpske brigade. Бpигaде o Cpecки Hapoдни дбop Лecкoвaц o

пeрaциjcки Днeвник 27 Cрпскe

DOKUMENTE ARKIVORE TË BOTUARA : 1.

Zbornik dokumenata i podataka o narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenski naroda, tom I, knj. 10, 11, 12, 13 i 18, Vojnoistorijski Institut, Beograd 19551959.

2.

Zbornik dokumenata i podataka o narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenski naroda, tom II, Vojnoistorijski Institut, Beograd 1949.

3.

Zbornik dokumenata i podataka o narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenski naroda, tom III, knj. 8 i 10 Vojnoistorijski Institut, Beograd 1956 i 1969.

4.

Zbornik dokumenata i podataka o narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenski naroda, tom IV, knj. 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27 i 28, Vojnoistorijski Institut, Beograd 1959-1967.

5.

Zbornik dokumenata i podataka o narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenski naroda, tom V, knj. 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20 i 21, Vojnoistorijski Institut, Beograd 1954-1958.

6.

Zbornik dokumenata i podataka o narodnooslobodilačkom ratu jugoslovenski naroda, tom VI, knj. 5 i 6 Vojnoistorijski Institut, Beograd 1956 i 1957.

7.

Zbornik

dokumenata

i

podataka

o

narodnooslobodilačkom

ratu

jugoslovenski naroda, tom IX, knj. 3, 5 i 6 Vojnoistorijski Institut, Beograd 1967, 1969 i 1975. 8.

Zbornik Dokumenata i Podataka o Narodnooslobodilačkom Ratu Naroda Jugoslavije. Tom XIV, knj.1, Dokumenti Četničkog Pokreta Draže Mihailovića 1941-1942, Vojnoistorijski Institut, Beograd 1981.

9.

Збopник Дoкyмeнaтa, Aпpилcки Paт, Kњ-1, Bojнoиcтoриcки инcтитyт Бeoгрaд 1969.

10. Збopник Дoкyмeнaтa, Aпpилcки Paт, Kњ-2, Bojнoиcтoриcки инcтитyт Бeoгрaд 1987. 11. Izvori za Osloboditelna vojna i Revulucija vo Makedonija , 1941-1945 , tom. I , kn. 3 Dokumenti na Komunističkata Partija na Jugoslavija i

193

Komunističkata Partija na Makedonija 1941-1945. Dokumenti na Centralniot komitet na Komunističkata Partija na Makedonija 1943-1944, Skopje 1970. 12. Peпyбликa Cpбиja Peпyблички зaвoд зa cтaтиcтикy, Књиге пописа и друге демографске публикације-Стално становништво по народности, попис 1948-1954, Бeoгpaд. 13. Peпyбликa Cpбиja Peпyблички зaвoд зa cтaтиcтикy, Књиге пописа и друге демографске публикације- Становништво према националном саставу, попис 1961, Бeoгpaд. 14. Peпyбликa Cpбиja Peпyблички зaвoд зa cтaтиcтикy, Становништво према националном саставу, попис 1971, Бeoгpaд. 15. СРПСКИ ИЗВОРИ ЗA NСТОРИЈAТA HA MAKEД HCKN T HAP Д 19121914, CK ПЈЕ 1978.

LITERATURA SHKENCORE



30 godina socialistiçke Jugoslavije, Narodna Biblioteka, Beograd 1973.



Abdyli, Ramiz - Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1908-1910, Libri 1, 2, Instituti i Historisë-Prishtinë, Prishtinë 2004.



Abdyli, Ramiz - Presheva në Lëvizjen Nacional Çlirimtare 1941-1945, Kosova, nr. 6, Prishtinë 1977.



Apcoвcки, Mиткo - Ocлoбoдитeлнa вojнa вo Maкeдoниja, Nнститут За Haционална Ncториja Cкопје, 1973.



Apostolov, A. – Kolonizacijata na Makedonija vo stara Jugoslavija, Skopje, 1966.



Arifi-Bakalli, Emine - Marrëdhëniet Ekonomike Shqiptaro-Jugosllave 19281939, Instituti i Historisë, Prishtinë, 1997.



Aпостолски, Mихајло - Xpoнологија 1941-1945 Boeните успеси на HOB и ПOM– фактор зa одржувањето нa ACHOM, Nнститут За Haционална Ncториja Cкопје, 1987.



Bacилeвиć, Xаџи Jован - Mуслимани нaшe

кpви у Jужној Cpвији,

Штампарија Cвети Caва Београд, 1924- Проcвета Боград, 1995. 

Bacилjeвић, Xaджи- Joвaн. (1913) Пpeшeскa oвлaст.y: Jyжнa Cтapa Cpиja – истopиjca eтнoгpaфcка и пoличка иcтpaживањa, Kњига Дpyгa ,Штaмпapиja Димитpиja Димитpиjeвићa, Бeoгpaд 1903-1992.

194



Bajrami, Hakif - Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Instituti i Historisë Prishtinë, 2004.



Bajrami, Hakif - “Konventa jugosllave-turke e shpërnguljes”, në Gjurmime Albanologjike, Seria e Shkencave Historike, nr. 12, 1982.



Bajrami, Hakif - Disa dokumente mbi Divizionin SS “Skenderbeg” 1944, Vjetari, nr.XXIV, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1984.



Bajrami, Hakif - Naçetarnia, Program Politik Serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844-1999, Instituti i Historisë Prishtinë, 2004.



Bajrami, Hakif - Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përball neofashizmit serb 1989-1999, Prishtinë: Dukagjini, 2006.



Bajrami, Hakif - Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Instituti i Historisë Prishtinë, 2010.



Bajrami, Hakif- Rrethanat

politike, shoqërore në Kosovë më 1918-1941,

Prishtinë, 1981. 

Banac, Ivo - Nacionlano Pitanje U Jugoslaviji: Projektilo, Povjest, Politika, Globus Zagreb, 1988.



Baсилевђ, Xaџи Joван - Jyжна Стара Србиа:историjска, етнографска и политичкa истраживње, Нова Штампариjа Давидовиђ, Београд 1913.



Beogradska Operacija , VIZ Beograd, 1964.



Berisha, Demush/Metush - Karadaku i Preshevës mburrje dhe krenari, Prishtinë: Vatra, 2010.



Bilandžić, Du an - Historija Socialističке Federativne Republike JugoslavijeGlavni Procesi, Školska knjiga Zagreb, 1797.



Borbe 46 divizije na Bujanovačkom frontu , Vrajski glasnim, knj. 22, Vranje 1989.



Braha, Shaban - Idriz Seferi, Tiranë: “8 Nëntori”, 1981.



Brajoviq, V. Petar - Jugosllavia në Luftën e Dytë Botërore, Borba-Ekonomska Politika Beograd, Prishtinë: Rilindja, 1997.



Brend, J. Fischer - Shqipëria gjatë Luftës 1939-1945, Tiranë: Çabej 1999.



Brestovci, Sadulla - Marrëdhëniet Shqiptare-Serbo-Malazeze (1830-1878), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë: Shtypshkronja “Ramiz Sadiku”, Prizren, 1983.



Butka, Uran - Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945, Tiranë: DRIER, 2006.

195



Buxhovi, Jusuf - Kosova Libri I-II-III, Prishtinë: Faik Konica, 2012.



Buxhovi, Jusuf - Kthesa Historike-Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LDK-s, Prishtinë: Faik Konica, 2008.



Buxhovi, Jusuf - Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane, Prishtinë: Faik Konica, 2010.



Byичиђ, Mилиђ Aнтиђ, Peчник мecтa y cлобођeноj oблacти Cтape Cpбиje по cлyжбeним подaцимa, Дpжaвнa

Штaмпapиja Kpaлeвине,

Београд 1914. 

Cana, Zekeria - Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Kosovë 1908-1912, Prishtinë: Rilindja 1979.



Cana, Zekeria - Populli shqiptar në kapërcyell të shekullit XX, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1990.



Castellan, Georges - Historia e Ballkanit, Prishtinë: NGBGSH “Gutenberg”, 1997.



Çeku, Ethem - Shekulli i Ilegales – Proceset gjyqësore kundër ilegales në Kosovë, Prishtinë: BREZI ’81, 2004



Churchill-S, Winston - Lufta e Dytë Botërore, Vëllimi 1,2,3,4, Tiranë: Fan Noli, 2005.



Clissold, S. - A Short History of Yugoslavia , Cambrigde 1968.



Čolić, Mladen - Četničke oružane formacije na Kosovu 1941-1944, Kosova, nr.7, Prishtinë 1973.



Çubrilloviq, V. – Iseljavanje arnauta (Elaborat), Beograd, 1937.



Čubrilović, Vasa - Uvod u istoriju Jugoslavije od 1918-1945, Beograd 1958.



Cтанковиђ, Ћ.Ћорђе - Hикoлa Пaшић и Jyгословеско питaње, 1,2, БИГЗ, Београд, 1985.



Dalipi, Fehmi/Bashkim, Selmani, Nezir - Prof.Dr. Njiazi Azizi - Pedagog dhe Filozof 1940-1988 (Monografi), Prishtinë: Rilindja 2008.



Dedijer, Vladimir - Dokumenti 1948, Knjiga 1,2,3,4,5, Izdavačka Radna rganizacija “RAD” Beograd, 1979.



Dedijer, Vladimir - Jugoslovensko-Albanski odnosi 1939-1948, Izdavačka Radna rganizacija “RAD” , Beograd 1949.



Dedijer, Vladimir - V Kongres KPJ, Izdavačka Radna

rganizacija “RAD”,

Beograd 1948.

196



Dorde R. Simonović – Uredjenje seoskih naselja i teritorija, IBI, Inzhenjering i Projektovanje, Beograd, 1993.



Dragoljub Sekulović -

Ĉinioci

geopolitickog položaja Srbije, Zbornik

Radova, Geografskog Institut, “Jovan Cvijić”, SANU, Beograd, 2007. 

Dragoljub Sekulović - Geostrateški položaj i znaĉaj geoprostora VranjskoBujanovaĉke kotline, Zbornik Radova GIJC, Beograd, 2001.



Drlević, S. - Kontrarevulucija na Kosovu i Metohiju-zavogjenje vojne urave februara 1945, Titograd 1986.



Dučić, Jovan - Jugoslovenska Ideologija:stina o “jugoslavizmu”, Junior Beograd, 1999.



Durić, Vladimir – Ekonomsko – geografska klasifikacija komuna SR Srbije, Zbornik Radova, sv. XIII, Beograd, 1966.



Ejupi, Arsim – “Aspekti gjeopolitik i krizës në Luginën e Preshevës”, Kërkime Gjeografike, XIV, Prishtinë, 2008.



Ejupi, Arsim – “Dimensioni gjeopolitik i çështjes së Luginës së Preshevës dhe ideja për shkëmbimin e territoreve”, Studime, nr. 18/2011, ASHAK, Prishtinë, 2011.



Ejupi, Arsim – Lugina e Preshevës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Prishtinë, 2013.



Ejupi, Arsim – Regjistrimi i popullsisë dhe tendencat për ndryshimin e kompozicionit etniko-demografik në Luginën e Preshevës, 11.09.2011, www.presheva.com.



Ejupi, Arsim – Resurset natyrore në Luginën e Preshevës, Prishtinë, 2009.



Enciklopedija Jugoslavije, LZ, FNRJ, Zagreb, 1956.



Generalni projekt vodosnabdevanja opstine Preševo, MP Velika Morava, Beograd, 2002.



Gjeçovi, Xh. – Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave në vitet e LANÇ (19411944), Tiranë, 1986.



Gjeçovi, Xhelal - Shteti Shqiptar dhe çështja e Kosovës, Tiranë: Botimpex 1998.



Hadri, Ali - Gjakova në LNÇ, Bashkësia Krahinore e Punës Shkencore dhe Kuvendi i Komunës së Gjakovës, Prishtinë 1974.

197



Hadri, Ali - Lëvizja Nacional Çlirimtare në Kosovë 1941 1945, Prishtinë: Rilindja, 1971.



Hadri, Ali - Narodni Oslobodilaçki Pokret na Kosovu, Zavod Za Istoriju Kosova u Pri tini, 1975.



Hadživasilević, Jovan – Južna Stara Srbija – Preševska Oblast, Beograd, 1913.



Halabaku, Idriz - Zona pushtuese bullgare në Kosovë dhe sistemi pushtuese 1941-1944, Kosova, nr. 7, Prishtinë 1978.



Hamdiu, A. Sabedin - Kapërcime Historike, Gjilan: Shtëpia Botuese “Kurora”, 2008.



Hasani, Halim - Në mes historisë dhe legjendës (Dobrosini, skicë monografie), Prishtinë: Eugjenika, 2006.



Hibbert, Reginald - Fitorja e hidhur - Lufta Nacional Çlirimtare e Shqipërisë, Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993.



Historia e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, Prishtinë: Rilindja, 1985.



Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Dytë, Tiranë: Toena, 2002.



Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi i Dytë, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1969.



tokar Ker ovani, Rjeka

Hoptner, Jakob - Jugoslavija u krizi 1934-1941, 1972.



Horvat, Branko - Kosovsko Pitanje, Zagreb: Globus, 1988.



Hoti, Izber - Forcat e Armatosura në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Instituti i Historisë i Kosovës, Prishtinë, 1998.



Hoti, Izber - Lëvizja Ilegale Antifashiste në Kosovën Lindore 1941-1945, Prishtinë: Rilindja, 1990.



Hoti, Izber - Të dhënat të panjohura për Luftën e Dytë Botërore në Kosovë (1941-1945), Instituti i Historisë Prishtinë, 1999.



Hoxha, Hajredin - Afirmimi i Kombësisë Shqiptare në Jugosllvi, Prishtinë: Rilindja, 1983.



Hrabak, Bogumil - Albanska argumentacija protiv CK KPJ i Jugoslavije 1943-1948, Vrajski glasnik, knj. 24-25, Vranje 1992.



Hronologija

oslobodilačke

borbe

naroda

Jugoslavije

1941-1945,

Vojnoistorijski Institut Beograd, 1964.

198



Hysa, Ylber - Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2009.



Hyseni, Mehdi - Shqipëria e ribashkuar qetëson Ballkanin, Botohet nën kujdesin e Institutit të Prognozave Rajonale Tiranë, 2010.



Hyseni, Nehat – Popullsia si faktor i zhvillimit ekonomik të Komunës së Preshevës, Preshevë, 2004.



Islami, Hivzi – Fshati i Kosovës – kontribut për studimin sociologjikodemografik të evolucionit rural, Rilindja, Prishtinë, 1985.



Islami, Hivzi – Popullsia e Kosovës – Studim demografik, ETMM të Kosovës, Prishtinë, 1981.



Islami, Hivzi – Rrjedha Demografike Shqiptare, Dukagjini, Pejë, 1994.



Islami, Hivzi – Studime demografike, ASHAK, Prishtinë, 2005.



Ismajli, Rexhep – “Mbi disa toponime në serbi të Jugut dhe Maqedoni të Veriut”, Gjurmime Albanologjike, nr.1-2, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1970.



Istorija Jugoslavije 1918-1945 , Nolit, Beograd 1958.



Ivetic, Egidio - Luftërat ballkanike, Tiranë: Dituria, 2008.



Jevtić, Atanasije - Stradanja Srba na Kosovu I Metohiji od 1941 do 1990 godine, Jedinstvo Pri tina, 1990.



Jovan, Marsijeviq, Rakiq Hranislav - Hronologija 1903-1945, Leskovac 1979 .



Jovanović, Slobodan - Političke i pravne rasprave, Kon Beograd 1990.



Joчев, Петар - Шеснаестта Maкедонска Hародноослободителна Ударна Бригада,

дбор на секцијата на XVI MH У бригада Apxiв нa

Maкедониjа Cкопје, 1994. 

Kadriu, Ibrahim - Kalorësi i Karadakut, Prishtinë: Shtëpia Botuese “Rozafa”, 2007.



Kelmendi, Ibrahim - E vërteta mbi gjendjen e shqiptarëve në Jugosllavi, Preshevë, 1994.



Kelmendi, Ibrahim - Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, Preshevë: VDGRAF, 2006.



Kelmendi, Ibrahim - Të mësuem me u-ba fqinj të paduruem , Preshevë: VDGRAF 2006.

199



Kodra, M. – “Pozita ekonomike-shoqërore dhe politike e kombësisë shqiptare të Maqedonisë midis Dy Luftërave Botërore”, në Jehona, nr. 4-5, 1973.



Kokalari, H. – Kosova – djepi i shqiptarizmit, Tiranë, 1943.



Kokalari, H. – Kosovo, berceau du pople albanais et fyer de la renaissance nacionale, Tiranë, 1943.



Kondi, Arben - Shqipëria Etnike ose njohja e vetvetes, Tiranë: Arbëria, 2003.



Kostić, Mihajlo – Martinović Živorad – Ilinska pećina – prilog prouĉavanju krasa na Karadagu, Vranjski Glasnik, br. III, Vranje, 1967.



Kostić, Mihajlo – Preševska Kotlina, V.Glasnik, br.V, Vranje, 1969.



Kostić, Mihajlo – Vranjsko – Bujanovaćka Kotlina, V.Glasnik br. XIV, Vranje, 1976.



Kostić, Mito - Vanjsko-bujanovačka kotlina,Vranjski Glasnik, Nr.IV, Vranje, 1981.



Krizman, Bogdan - Vanjska Politika Jugoslavenske Države 1918-1941, Školska Knjiga Zagreb, 1975.



Krstiq, Gj. – Kolonizacija na Juzhnoj Srbiji, Sarajevo, 1928.



Kthimi i Mid’hat Frashërit , Phoenix, Tiranë 1997.



Lalaj, Ana - Kosova - Rruga e gjatë drejt vetëvendosjes 1948-1981, Shtëpia Botuese Tiranë: “Mësonjëtorja”, 2000.



Latifi, Skënder - Kosova lindore në dritën e fakteve dhe shifrave, Botues autori, Preshevë 1996.



Latifi, Skënder - Rrugëtimi Nëpër Luginë të Preshevës, Botues autori, Preshevë, 2006.



Malcolm, Noel - Kosova - Një histori e shkurtër, Koha Shtëpia e Librit Prishtinë, 2001.



Marković, Dragan - Istina O Golom Otoku, Narodna Knjiga-Partizanska Knjiga Beograd, 1987.



Marković, Sima – Pa ić, Desanka - Tragizam malih naroda spisi o nacionalnom pitanju , Zavod za izdavačku delatnost Filip Vi nič, Beograd 1985.



Maxhuni, Sabri Novosella - Kuvendi i Taskimit dhe luftërat çlirimtare shqiptare 1912-1989-99, Prishtinë 2011.

200



Maткоcки, Aлeкcaндap - Oтпop вo Maкeдoниja во вpeмeтo нa тypcкото влaдeњe. т.4, Mиcлa Cкопje, 1983.



Mehmetaj, Faton - Veprimtaria e shërbimeve sekrete serbe kundër Kosovës, Prishtinë: Anatema, 2009.



Mehmeti, M., Salihu, Xh. - Kultura Shqiptare në Preshevë, Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica”, Preshevë, 1991.



Mihović, Miodrag - Vranjski odred Sima Pogaçareviq, Vranje 1993.



Miletić, A. - Kosovo iz aspekta okupacione urave Vermahta u Srbiji (19411944), Kosova, nr. 7, Prishtinë 1978.



Milovanović, Branislav, Bujanovaćko Ceži te, Časopis, “Metalvegija”, br.I, Beograd, 1950.



Mi ović, Milo - Ko je tražio Republiku Kosovo 1945-1985, Narodna knjiga, Beograd 1987.



Mitrović, Miodrag - Borbena istorija VI južnomoravske (VIII) brigade, Vranjski glasnik, knj. 2, Vranje 1966.



Mitrović, Miodrag - Hronologija radničkog pokreta i socialističke revulucije Vranjskog kraja,1892-1944, Vranje 1980.



Mitrović, Miodrag – Radnicki pokret u Vranju, V.Glasnik, Knjiga I, Vranje, 1965.



Mitrović,

Miodrag

-

VII

južnomoravska

(X

serpska

brigada)

u

narodnooslobodilačkom ratu i revuluciji naše zemle 1944-1945, Vranjski glasnik, knj.4, Vranje 1968. 

Muharremi, Ismail - Shqiptarët e Medvegjës nëpër shekuj (Rrënjët e lëkundura), Libri 1,2, Shtëpia Botuese Libri Shkollor, Prishtinë, 2010.



Murati, Jahi – Društveno-ekonomske karakteristike Preševske komune, Vranjski Glasnik, br. XIII, Vranje, 1975.



Murati, Jahi – Natyra e komunës së Preshevës, www.presheva.com



Murtezai, Ekrem - Fadil Hoxha siç e njoha unë, Prishtinë: Shtëpia Botuese Libri Shkollor, 2011.



Myftaraj, Kastriot - Ballkanadolli Gjeostrategjik: Një histori e realiteteve strategjike, përplasja mes neo-otomanizmit e neo-bizantizmit dhe shqiptarët, Prishtinë: Ndërmarrja Botuese “Gjon Buzuku”, 2011.



Myzyri, Hysni - Arsimi Kombëtar Shqiptar, Instituti i Historisë, Prishtinë, 1996.

201



Mитровић, Aндрej - Cрбиja y Пeрвом cветcком рату, Cтубови Kултуре Бeoград, 1984.



Nasi, Lefter - Aspekte të shtypjes kombëtare e politike të shqiptarëve në Kosovë, (1981-1986), Tiranë: Toena, 2011.



Nasi, Lefter - Ripushtimi i Kosovës - Shtator 1944-Korrik 1945, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë, 1994.



Novosella, Selatin - ’75 Kosova- Procesi politik i Prishtinës, Prishtinë: Logosa, 2012.



Novosella, Selatin - 64’Kosova-Lëvizja për bashkimin e shqipëtarëve, Prishtinë: Logis-A, 2012.



Novosella, Selatin - Metush Krasniqi-Personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare, Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Prishtinë, 2011.



Obradoviq, Milovan - Reforma Agrare dhe kolonizimi në Kosovë (1918-1941), Instituti i Historisë – Prishtinë, Prishtinë, 2005.



Oslobodilački Rat Naroda Jugoslavije 1941-1945, Vojnoistorijski Institut Beograd 1958.



Osmani, Jusuf - Kolonizimi Serb i Kosovës, Karmine Stamboll, Prishtinë, 2010.



Osmani, Rexhep - Shkrime Intervista Artikuj... 1989-1999, Prishtinë: Dukagjini Pejë, 2009.



Petrović, Branko - Revolucija i Kontrarevulucija u Jugoslaviji 1941-1945, Izdavačka Radna rganizacija RAD Beograd, 1983.



Petrović, Danilo - Vojna organizacija četnika Kosta Pečanca u okupiranoj Srbiji 1941-1942 , Vojnoistoriski glasnik , nr.3, Beograd 1969.



Pijade, Mo а - Izbrani govori i glanci 1941-1947, Beograd: Kultura, 1948.



Piljak, Milan - Brionski plenum 1966.godine-pokušaj istoriografskog tumačenja događaja, Institut za noviju istoriju Srbije, Beograd 2010.



Pirraku, Muhamet - Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941-1945, Dituria Islame - Redaksia e Botimeve Historike, Prishtinë, 1995.



Plani aksionar ekologjik lokal i Komunës së Bujanocit, Bujanovc, 2005.



Popović, Lilija - Administrativno - teritorijalne promene vrajskoj kraja od 1878-1918, Vrajski glasnik, knj.26-27, Vranje 1993/4.

202



Popović, Vladan - Bugarska vojska u okupiranoj Srbiji, Vojnoistoriski glasnik, Beograd 1952.



Pregled Istorije Saveza Komunista Jugoslavije, Institut

za Izučavanje

radničkog pokreta Beograd, 1963. 

razvoja opštine Preševo,

Projekat: Izrada lokalno ekonomike strategije

Institut za razvoj malih i srednjih preduceca, Beograd, Pre evo,2005-2006. 

Prostorni Plan Opstine Preševo – nacrt plana.

p tina Pre evo i JP Direkcija

za Urbanizam – Kragujevac, Decembar, 2009. 

Prostorni Plan Republike Srbije, Strateški razvojni dokument do 2010 godine, Beograd, 2004.



Pushka, A. – “Ndërrimi i strukturës nacionale të popullsisë së Kosovës dhe emigrimet në 70 vjetët e këtij shekulli”, në Përparimi, nr. 10, 1971.



Pushka, Asllan – “Disa veçori socio-ekonomike të popullsisë dhe ekonomive shtëpiake bujqësore sipas madhësisë së pronave në Kosovë”, në Përparimi, nr.3, 1985.



Qazimi, Sadri - Presheva - mbijetesa në sprovat historike dhe aktuale, Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica”, Preshevë, 2010.



Rahimi, Shukri - Gjurmime Historike të Rilindjes Kombëtare, Instituti Albanologjik i Prishtinës-Rilindja, Prishtinë 1986.



Rahimi, Shukri - Vilajeti i Kosovës më 1878-1912, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, Prishtinë, 1969.



Rahimi, Shukri – Vilajeti i Kosovës, ETMM, Prishtinë, 1969.



Rakić, Hranislav - Hronologija radničkog i narodnooslobodilačkog pokreta u Leskovačkom kraju 1903-1945, Sreski odbor Saveza boraca Leskovac, 1979.



Rakić, Hranislav - Juzhna Srbija kako značaen faktor vo sistemot na partiskite veski pomenu PK na KPJ za Makedonija i CK na KPJ vo 1941-1942 godina, Skopje 1972.



Rakić, Hranislav - NOR i socialistička revolucija u prvoj polovini 1943 u južnoj Srbiji, Vrajski glasnik , knj.17, Vranje 1984.



Ramadani, Ibrahim – Kosova Lindore, Buletini i FSHMN-ës, Prishtinë, 1998.



Rexhepi, Fehmi - Sistemi i pushtimit në Gjilan dhe rrethinë 1941-1944, Kosova, nr.7, Prishtinë 1978.

203



Rizaj, Skënder - Moderna osmanska vlast u Vranjskoj i Preševskoj Kazi (1839-1912), Vranjski Glasnik, Knjiga VII, Vranje, 1071.



Rizaj, Skënder – Kaza Prešova 1896/7, godine. Upravno-politicka organizacija i kulturno-prosvetne institucije, Vranjski Glasnik, Knjiga IV, Vranje, 1969.



Rizaj, Skënder – Struktura stanovništa Kosovskog Vilajeta u drugoj polovini XIX stoljeca, Vranjski Glasnik, Knjiga br. VIII, Vranje, 1972.



R umović, Radovan – Pre evska potolina, Geomorfolo ka Proucavanja, beogra, 1969.



Rushiti, Limon – “Rregullimi administrativo-territorial i Kosovës gjatë viteve 1918-1929”, në Kosova, nr.1, Prishtinë, 1972.



Rushiti, Limon - Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918-1928), Instituti i Historisë së Kosovës, Prishtinë 1981.



Rushiti, Limon – Rrethanat politiko-shoqërore në Kosovë 1912-1918, Prishtinë, 1986.



Sadiku, Riza - Lidhja Kosovare 1949-1999, Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Çështjeve Jorezidente - Muzeu i Kosovës, Prishtinë, 2006.



Salihu, Xhemaledin - Kultura Shqiptare në Preshevë 1945-1995, Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, Preshevë, 1999.



Šaranović, Grigorije - Borbeni put kosovskog odreda, Skopje: NIM, 1961.



Sedmi Kongres Saveza Komunista Jugoslavije, Jugoslavija Beograd, 1958.



Selimi, Rexhep - Zëri i Kosovës, Fejton, 10 shtator 1998, “Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.



Selimi, Rexhep, Zëri i Kosovës, Fejton, 24 shtator 1998, “Presheva gjatë fazës së parë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.



Selimi, Selim - Kohë e sfidave historike, Shtëpia e Kulturës “Abdullah Krashnica”, Preshevë, 1995.



Selmani, Aliriza - Gjilani me rrethinë 1908-1912, Lidhja e Historianëve Shqiptarë “Ali Hadri”, Prishtinë, 1998.



Shala, Xh. – Marrëdhëniet shqiptaro-serbe 1912-1918, Prishtinë, 1990.



Shatri, Muhamet - Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Instituti i Historisë, Prishtinë, 1997.

204



Shatri, Xhafer - Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë, Mërgimtarët nga Kosova, Geneva 1987.



Shukriu, Edi – Dardania paraurbane, Dukagjini, Pejë, 1996.



Slijepçeviq, Gj. – Srpsko – arbanashki odnosi kroz vekove sa posebnim osvrtom na novije vreme, Mynchen, 1974.



Srbija i Albanci - Pregled politike prema albancima od 1913-1945, Čасопис za kritiko znanosti Ljubljana, 1989.



Stambolić, Ivan - Rasprave O SR Srbije 1979-1987, Zagreb: Globus, 1988.



Staneci, Jahi - Legjendat e Karadakut, Klubi Letrar “Feniks”, Preshevë, 2007.



Stankovic, Bogumir B. - Kosovske Pomoravlje u Revuluciji 1941-1945, Gnjilane Opstinski odbori SUBNOR-a, 1975.



Stefan, l.Popović - Putovanje po novoj Serbiji, Beograd: BIGZ, 1950.



Stojanović, S. - Izbori za narodne poslanike u srezu prešvskom izmegju dva svetska rata, Vrajski glasnik, knj. 19, Vranje 1986.



Stojanovski, Aleksander – Vraniski Kadiluk i XIV veku, Narodni Muzej, Vranje, 1985.



Stojković, Jovan, Popović Miodrag, Pavlović Ljubomir – Bujanovac, Bujanovc, 2007.



Stojković, Ž. - Nova vlast u Vranju 1944-1945, Vrajski glasnik, knj. 26-27, Vranje 1993-1994.



Strategija dugorocnog ekonomskog razvoja Opstina Preševo, Bujanovac i Medveda, Sl.Glasnik RS, 21, 2007.



Strategjia Regionalnog Razvoja Srbije 2007-2012, Službeni Glasnik Republike Srbije, 21.07.2007.



Studija o preceni uticaja eksploatacije i prerade mermerisanog krecnjaka iz ležišta “Duškina Mahala” kod Preševa na životnu sredinu – I faza, Codel Inzenjering, Beograd, 2008.



Terievski, R. - Za diskriminatorskata politika na burgaskiot okupator vrz narodnostite vo Makedonija, Istorija, lib. 2, Shkup, 1973.



Tito Churchill, Arhiv Jugoslavije/Beograd Globus/Zagreb, Ljubljana, 1981.



Tomic, N. Jovan - O Arnautima u staroj Srbiji i Sandzaku, Beogradski Glasnik XXX Beograd, 1994.



Tpajковић, Aлександар - Дубока Долина, Борба-Kултура Београд, 1983.

205



Trajković, Aleksandar - Duboke Brazde: Vranjski okrug u NOB, 1941-1945, Sloboda Beograd, 1977.



Trifunoski, Jovan – Moravica, Beograd, 1948.



Trifunovski, Jovan - Kumanovu-Preševska Crna Gora, Srpska Akademija Nauka, delenje Dru tfenih Nauka, Beograd, 1951.



Trifunovski, Jovan - Preševo, Glasnik Geografsko Drushtfa, Beograd, 1951.



Tерзић, Bелимир - Југославиja у Aприлском Pату 1941, Гравички Завод Tитоград, 1963.



Uka, Sabit - Debimi i shqiptareve nga Sanxhaku i Nishit dhe vendosja e tyre ne

Kosove

1877/1878-1912 , Vëllimi 1-2, Verana Prishtinë, 2004. 

Uka, Sabit – Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishiut dhe vendosja e tyre në Kosovë, Prishtinë, 1994.



Uka, Sabit - Gjurme mbi shqiptaret e Sanxhakut te Nishit deri me 1912, Prishtinë: Verana, 2004.



Uka, Sabit - Jeta dhe veprimtaria e shqiptareve te Sanxhakut te Nishit deri me 1912, Prishtinë: Verana, 2004.



Verli, Marenglen - Ekonomia e Kosovës në vargonjtë e politikës jugosllave 1945-1990, Tiranë: “Mësonjëtorja”, 2000.



Verli, Marenglen - Kosova - Sfida shqiptare në historinë e një shekulli, Tiranë: Botimpex, 2007.



Verli, Marenglen - Kosova në fokusin e historisë, Vëllimi 1, 2, Tiranë: Botimpex, 2003.



Verli, Marenglen - Reforma agrare kolonizuese në Kosovë (1918-1941), Tiranë: Iliria, 1992.



Verli, Marenglen - Shqipëria dhe Kosova - Historia e një aspirate, Vëllimi II, Tiranë: Botimpex, 2007.



Vickers, Miranda - Midis Serbëve dhe Shqiptarëve, Tiranë: Toena, 2004.



Vi njić, Petar - Bitka za Srbiju ,knjiga 1-2, Beogratska knjiga Beograd, 1984.



Vukanović, Tatomir – Jablanica – najveća sušica u Srbiji, Zbornik Radova, Geografski Zavod, PMF, Sveska br. XIX, Beograd, 1972.



Vukanović, Tatomir – Preševo, Vranjski Glasnik, Knjiga II, Vranje, 1966.

206



Xhemaili, Mustafë - Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, MKRSDÇJDepartamenti i Çështjeve Jorezidente i Kosovës, Prishtinë, 2004.



Xhonson, Pol - Kohët Moderne Bota nga 1920 në 1990,Vëllimi 1, 2, Tiranë: Shtëpia Botuese “Apollonia”, 2000.



Zadaci SK Serbije u razvoju regju nacionalnih odnosa i borbi protiv nacionalizma, Narodna Knjiga Beograd, 1978.



Zaimi, T. - Lidhja e II e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës, Bruxelles, 1964.



Zakon o Regionalnom Razvoju, Službeni Glasnik R.Srbije, 51/09, 2009.



Zbornik - Dokumenta i Podatka o Narodnooslobodilačkom Ratu Jugoslovenski Naroda, Knjiga 3, Vojnoistorijski Institut Jugoslavenske Narodne Armije Beograd, 1955.



Богдановиђ, Димитрије - Књига o Косову, Српска Aкадемија Наука и Уметност Посебна Nздања Kњига DLXVI Београд, 1986.



Голгота и Васкрс Србије 1914-1915, БИГЗ Пapтизанска књига Београд 1986.



Девеџић, Душан (жика) - Живи Мостови (Сећања), Путевима Ревулуције Економска Политика, Београд, 1982.



Дедијер, Jeвтo - Cтара Cpбији: Геогравска и eтнографска cлика (1912), II Штамприја Давидовиђ Београд, 1998.



Живковћ, Aлександар - 27 Cpпска Бригада, Nнститут За Савремену Nсториjу Београд, 1991.



Живојин, Николић Брка - 22 Српска Дивизија, Bojноиздавачки Завод Београд, 1972.



Перовић, Mиливоје - Jужна Cpбијa, Hолит-Прocвета Београд, 1961.



Перовић, Mиливоје - Yстанак На Jyгу Cрбије 1917, Bojно дело Београд, 1954



Петровиђ, Toмислв-Светислав - Пpeшeвo Истoрија и судбина, Tpyмпиђ Jaгодина, 2009.



Ћopoвиђ, Bладимир - Ncтopиjа Cpбa, Kњига I-III, БNГЗ Беoград 1995.



Цвијђ, Јoван - Ocнovвe зa гeoгraфиjу и гeoлoгиjу Maкeдoниje и Cтарe Cpбије I, II, III, Cpпска Aкадемија Hаука и Уметности Београд, 1987.

207



Цвијђ, Јoван - Балканско Полуoстрвo и Јужнословенске Земле, Cpпска Aкадемија Hаука и Уметности Београд, 1987.



Гобревиђ Cпиридон, Cтара Cрбија и Maкедонија, Бeоград, 1890.

INTERVISTA 

Intervistë me Rexhep Selimin-Ilinca më 12.10.2011 në Fushë Kosovë, Profesor i Historisë, studiues dhe grumbullues i materialeve të ndryshme që lidhen me historinë e Preshevës.



Intervistë me Ibrahim Kadriu nga Presheva, më 20.07.2012 në Preshevë, Sociolog, aktivist i çështjes kombëtare dhe ndjekës i rrjedhave politike në Luginë të Preshevës, udhëheqës i Kryqit të Kuq, pjesëmarrës dhe drejtues i Referendumit të vitit 1992. Intervista është në formë të shkruar.



Intervistë me Shaqir Shaqirin nga Presheva më 10.07.2012 në Prishtinë. Historian, aktivist i çështjes kombëtare, pjesëtar dhe themelues i organizatave ilegale politike, pjesëmarrës në luftën e Kosovës, pjesëtar i UÇK-ës, dhe kontribues UÇPMB-ës, si dhe pjesëmarrës në këshillin politik të UÇPMB-ës. Ajo është në formë të shkruar.

GAZETA o o o o o

Proleter, Beograd, 1945-1947. Borba, Beograd, 1990-1995 Politika, Beograd, 1912-1913, 1980-1985, 1995-2003 Rilindja, Prishtinë, 1970-1989. Bujku, Prishtinë, 1990-1994.

REVISTA SHKENCORE DHE ZYRTARE SHTETËRORE       

Gjurmime Albanologjike, Seria Shkencave Historike, Prishtinë 16/1986. Kosova, nr. 6, Prishtinë 1977; nr. 7, 1978; nr. 9-10, 1980/81; nr.13-14, 1985. Horizontet e Historisë, Prishtinë, nr.5-6, Prishtinë 1981-1982; nr.8, Prishtinë 1984. Bpaњcки Глacник, књ.IV, Haродни Myзеj Bpaње, 1968 Лecкoвaчки Зборник, бp.III, Haродни Myзеj Леcковц, 1963. Лecкoвaчки Зборник, бp.IV, Haродни Myзеj Леcковц, 1964. Cлyжбeни Глacник Hapoднe Peпyбликe Cpбиje, бp.17/1947.

208

  

Cлyжбeни Глacник Hapoднe Peпyбликe Cpбиje, бp.56, 20.VII.1955. Cлyжбeни Глacник Hapoднe Peпyбликe Cpбиje, бp.14/1963. Cлyжбeни Глacник Coциaлиcтичкa Peпyбликe Cpбиje, бp.33/1975.

209

Presheva in the historical events (centry XX) Abstrakt: This doctoral thesis fills the gaps by covering historic studies of the albanian living areas that has not been treated in the History of Albanian Nation overall. This doctoral study treats shortly a considerable portion of events and overall developments that took place in albanian areas during the twentieth (XX) centry. However the dissertation, "Presheva in the historical events (centry XX)" as an objective has events and developments of XX centry that are connected with Presheva, in regards to economics, social, politics, law etc. In this manner, the study intends to capture from the viewpoints as specific and complex political developments, orientations and transformation sizes through time periods, te proof with facts its interests and goals of neibghoring countries for this region, and to argument (proof) its position that Albanian population has been ethnicly discriminated. Also, based on the facts and transversal arguments as well as those direct arguements in Presheva region and the albanian population we are reflecting as an integral part, current, continuation of albanian lands, that besides this continuation has been involved in all the major events through certain time periods that albanian lands have gone through. Key words: region, politics, historical, albanian,

Presheva në rrjedhën e historisë (shekulli-XX) Abstrakt: Disertacioni që po paraqesim në kërkim të gradës doktor i shkencave në histori, besoj se do të plotësojë një boshllëk të historisë së popullit shqiptarë si tërësi, duke mbuluar me një studim sado modest historinë e një treve shqiptare specifike, në skajin verilindor të viseve shqiptare. Ky studim doktorate për të dalë te e veçanta trajton kalimthi edhe një pjesë të konsiderueshme të ngjarjeve dhe zhvillimeve të përgjithshme që kapluan shqiptarët në shekullin XX. Por sidoqoftë tema “Presheva në rrjedhën e historisë (shekulli-XX)” ka për objekt ngjarjet dhe zhvillimet në shekullin XX që ndërlidhen me trevën e Preshevës. Në këtë mënyrë studimi synon të rrokë nga një këndvështrim sa e veçantë aq edhe kompleks zhvillimet politike, kahjet e orientimit dhe përmasat e transformimeve të saj, periudhë pas periudhe, të evidentojë me fakte interesat edhe synimet e shteteve fqinje për këtë trevë, si dhe të argumentojë pozitën veçanërisht të diskriminuar të popullsisë etnike shqiptare aty. Po ashtu në bazë të fakteve dhe argumenteve të drejtpërdrejta ose të tërthorta, ta pasqyrojmë trevën e Preshevës dhe popullatën shqiptare të kësaj ane si pjesë integrale, rrjedhëse, vazhduese të truallit shqiptar, e cila përveç kësaj vazhdimësie ishte edhe e përfshirë në të gjitha ngjarjet e rëndësishme nëpër periudha të caktuara që kapluan trevat shqiptare. Fjalët Kyçe: regjion, politike, historia, Shqiptaret.

210