Data Loading...

Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Azis Jata Marredheniet e Shqiperise me Fondin Flipbook PDF

Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Azis Jata Marredheniet e Shqiperise me Fondin


113 Views
4 Downloads
FLIP PDF 2.82MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

MARRËDHËNIET E SHQIPËRISË MË FONDIN MONETAR NDËRKOMBËTAR

Kandidati Msc. Azis Jata

Udhëheqës Shkencor Prof. Dr. Petrit Nathanaili

Janar 2018

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Punimi për mbrojtjen e gradës Shkencore “DOKTOR I SHKENCAVE” MARRËDHËNIET E SHQIPËRISË MË FONDIN MONETAR NDËRKOMBËTAR

Punoi : Msc. Azis Jata

Udhëheqës Shkencor Prof. Dr. Petrit Nathanaili

Mbrohet me datën :____/____/ 2018, para komisionit

1.__________________________, Kryetar 2.__________________________, anëtar (oponent) 3.__________________________, anëtar (oponent) 4.__________________________, anëtar 5.__________________________, anëtar

Janar 2018

Abstrakt Rëndësia kryesore e këtij punimi shkecor qëndron në faktin që synon të shpalosë dhe pasqyrojë marrëdhëniet kontradiktore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) me Shqipërinë, në dy dekadat e fundit mbas ndërrimit të sistemit. Fokusi kryesor i këtij studimi shkencor është ndikimi i kësaj organizate ndërkombëtare financiare në ekonominë dhe politikën shqiptare, sidomos në ngjarjet kyçe që Shqipëria ka përjetuar në këto vite sfiduese në rrugën e mundimshme drejt demokratizmit, psh firmat piramidale por dhe strategjitë e reduktimit të varfërisë. Si u menaxhua marrëdhënia mes një insitucioni të fuqishmëm financiar dhe Shqipërisë e dalë nga një sistem i centalizuar, një marrëdhënie kontradiktore me ulje-ngritjet e saj. Ky punim do të analizojë gjithashtu programin e FMN-së, i cili u fokusua kryesisht në çështjet monetare, të cilat sollën ndryshime makroekonomike, ishte shoqërues i rëndësishëm në proçesin e ndryshimeve dhe reformimeve të mëdha tekonomike, ndihmoi në përparimin e sistemit bankar, vuri në dizpozicion investime dhe ndihma financiare, gjithashtu monitoroji reformën e privatizimit dhe ndihmoi në krijimin e sistemit bankar në Shqipërinë që vinte nga një ekonomi e centralizuar dhe boshe në këtë drejtim, gjithashtu krijimin dhe mundësimin e një burimi të nevojshëm të ardhurash për buxhetin. Kjo do të duket kryesisht në vitet 1992 deri ne vitin 1996, ku pati një stabilizim të situatës eknomike që do të krijonin hapësirën e nevojshme për zhvillimin e ekonomisë së lirë të tregut në Shqipëri. Gjithashtu ky punim shkencor do mundohet t’i japi përgjigje dilemave për rolin e FMN-së jo vetëm në vitet e tranzicionit por dhe gjatë e pas lulëzimit të firmave piramidale dhe ajo që lanë pas këto organizma të jashtëligjshme. FMN si një institucion i ligjëruar ndërkombëtar, me të drejta të plota për të asistuar dhe ndihmuar vendet në tranzicion; a duhet të kishte pasur një reagim më të hershëm dhe ndihmuar autoritetet në Shqipëri, a mund të kishte shmangur një kolaps të shtetit në të gjitha dimensionet duke u nisur nga njohuritë dhe përvojat që kishte prej vendeve të tjera me këtë fenomen të panjohur më parë për shqiptarët, pra arsyet dhe pse do të akuzohet për një reagim disi të vonë, mbi të gjitha cili ishte roli i saj në këtë fazë.

Ky punim shkencor gjithashtu do t’ju përgjigjet pyetjeve a ishin vërtet vendimtare metodat mbikëqyrëse, këshilluese dhe financuese të FMN-së në rrugëtimin e përmirësimit ekonomik të Shqipërisë gjatë tranzicionit, fillimin e reformave ekonomike dhe konsolidimin e tyre në periudhën e mëvonshme. Gjithashtu do të trajtohet marrëdhënia e vështirë me qeveritë shqiptare të kohës dhe përdorimi i tepruar politikisht nga ana e tyre sa herë që mundeshin në fushatat elektorale dhe propoganduese.

Abstract The key importance of this scientific research lies in the fact that it aims to unfold and reflect the contradictory relations of the International Monetary Fund (IMF) with Albania in the last two decades after the system changed. The main focus of this scientific study is the influence of this international financial organization on the Albanian economy and politics, especially in the key challenging events that occurred in Albania during the demanding path towards democratization, for example, pyramid (Ponzy schemes) firms but also poverty reduction strategies. How was the relationship between a strong financial institution and the Albania emerged from a centralized system, a contradictory relationship with its ups and downs! This paper will also analyze the IMF program, which focused mainly on monetary issues that led to macroeconomic changes, was an important contributor to the process of major changes and reforms, helped to advance the banking system, made available investment and financial assistance, also monitored privatization reform and helped to create the banking system in Albania, that had a zero experience in this direction, as well as creating and providing a necessary source of revenue for the budget. This would be seen mainly in the years 1992 to 1996, where there was a stabilization of the economic situation that would create the necessary space for the development of the free market economy in Albania. Also, this scientific work will try to answer the questions and dilemmas about the role of the IMF not only in the transition years but also during and after the bloom of the pyramid schemes and what these illegal organisms left behind. IMF as an internationally legitimated institution with full rights to help and assist the transition countries; should have been an earlier reaction and help for the authorities of Albania to manage the situation in advance, could this organisation have avoided a collapse of the state in all dimensions based on the knowledge and previous experience of other countries but unknown phenomenon for Albanians, therefore the reasons and why it would be charged and accused for a late reaction, above all what was its role at this stage. This scientific work will also answer the questions whether the IMF's supervisory, advisory and financing methods were really decisive in the path of Albania's economic

upheaval during the transition, the start of economic reforms and their consolidation in the later period. It will also address the difficult relationship with the Albanian governments of this period and the excessive use by them politically, whenever was possible in electoral and promotional campaigns.

PASQYRA E LËNDËS

Parathënie .........................................................................................................................4 Hyrje .................................................................................................................................8 KAPITULLI I FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR DHE SHQIPËRIA 1.1 Themelimi i FMN-së dhe roli i saj në sistemin financiar ndërkombëtar ...................35 1.2 Si u shtri FMN në Ballkan .........................................................................................49 1.3 Ardhja e FMN-Së Në Shqipëri ..................................................................................70

KAPITULLI II FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR DHE FIRMAT PIRAMIDALE NË SHQIPËRI 2.1 Karakteristika të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit ..76 2.2 Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në tranzicionin e vështirë (1991-1996) ........................................................................................................ 82 2.3 Arsyet dhe kushtet në të cilat u ngriten firmat piramidale ......................................... 93 2.3.1 Si operuan Skemat Piramidale dhe ngjarjet e vitit 1996-1997.................. 103 2. 4 Rënia e skemave piramidale dhe qëndrimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ......... 110

KAPITULLI III RIKTHIMI I FMN-SË DHE STRATEGJIA PËR PAKËSIMIN E VARFËRISË 3.1 Programi i FMN-së ( 1997-1998) dhe Asistenca Emergjente e Pas-Konfliktit ...... 125 3.2 Marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë nga viti 1998-2001 ....................................135 3.3 Strategjia për pakësimin e varfërisë ........................................................................ 147 3.4 Objektivat dhe arritjet e Strategjisë për pakësimin e varfërisë .................................157 KAPITULLI IV

LARGIMI I FMN-SË DHE QËNDRIMI I QEVERISË SHQIPTARE 4.1 Rekomandimet e FMN-se në misionin e fundit 2005-2008 .................................... 165 4.2 Largimi i FMN-së dhe Qëndrimi I Qeverisë shqiptare ............................................171 4.3 Rikthimi i FMN-se në Shqiperi në 2013 ..................................................................183

PËRFUNDIME ............................................................................................................192 BIBLOGRAFIA .......................................................................................................... 200

.

Parathënie Ideja për të trajtuar në temën e doktoraturës ―Marrëdhëniet e Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar‖, lindi nga synimi për të integruar njohuritë ekonomike të përfituara nga studimet e mëparshme me profilin e programit të masterit ―Marrëdhënie Ndërkombëtare‖ që kam zhvilluar në periudhën 2009-2011. Organizatat dhe institucionet ndërkombëtare janë aktorë të rëndësishëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe luajnë një rol të konsiderueshëm në marrëdhëniet mes shteteve. Vendosja e marrëdhënieve të Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar në fillimin e viteve 1990-të shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit gjatë periudhës së tranzicionit. Në punimin e paraqitur trajtohen disa çështje të rëndësishme në raportin e Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kuptimi i tranzicionit ekonomik që Shqipëria ka përjetuar që nga rënia e sitemit socialist duhet të fillojë nga analiza e sistemit të centralizuar ekonomik që vendi përjetoi për pesë dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, në hyrje të këtij punimi jam munduar të të shtjelloj si funksiononte ekonomia socialiste. Në kapitullin e parë të punimit janë trajtuar, themelimi i FMN-së dhe roli i saj në sistemin financiar ndërkombëtar, vendosja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në fillim të viteve 90-të në ekonominë shqiptare. Gjithashtu, për të kuptuar mirë ndihmën që kjo organizatë ka dhënë për rimëkëmbjen e ekonomive ballkanike është çështja roli i FMN-së në rajonin e Ballkanit perëndimor, arsyeja pse kam menduar të shtjelloj marrëdhëniet e këtyre vendeve me FMN-në është mendoj se këto shoqëri kanë tipare ekonomike dhe politike të ngjashme dhe roli i FMN- së ka qënë vendimtar në momente specifike në historinë e tyre ekonomike dhe stabilizuese në 30 vitet e fundit, pavarësisht krizave dhe luftarve që kanë përjetuar. Çështjet kryesore që trajtohen në kapitullin e dytë janë: Karakteristikat kryesore të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe firmat piramidale në Shqipëri, janë marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në tranzicionin e vështirë (1991-1996), arsyet dhe kushtet 4

në të cilat u ngriten firmat piramidale, si operuan skemat piramidale dhe ngjarjet e vitit 1996-1997, rënia e skemave piramidale dhe ndikimi i tyre në ekonominë shqiptare dhe më e rëndësishmja qëndrimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje.. Një aspekt i rëndësishëm i rolit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri është mbështetja e dhënë nga ky instituc5ion dhe Banka Botërore për realizimin e reformave të rëndësishme ekonomike dhe hartimin e politikave makroekonomike që do të krijonin hapësirën e nevojshme për zhvillimin e ekonomisë së lirë të tregut në Shqipëri. Kështu në kapitullin e tretë do të analizoj marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë dhe strategjinë për pakësimin e varfërisë. Cila ishte asistenca emergjente e pas konfliktit e ofruar nga FMN-ja për Shqipërinë, më pas marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë nga viti 1998-2001.

Gjithashtu implementimi në Shqipëri i strategjisë për pakësimin e

varfërisë e miratuar në vitin 2001 në kuadrin e një politike më të gjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar që synonte pakësimin e varfërisë, përmes asistimit dhe orientimit ekonomik, social dhe politik të vendeve në nevojë që ishin anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Kapitulli i katërt dhe final do të titullohet largimi i FMN-se dhe qendrimi qeverise shqiptare ku në fokus do të jenë rekomandimet që FMN-ja jep në misionin e fundit 20052008 për shqipërinë, pse qeveria demokrate i pezulloi marrëdhëniet me Fondin dhe rikthimi i këtij institucioni në shqipëri në vitin 2013 nga qeveria socialiste. Ky punim është hartuar duke u bazuar në një literaturë të gjerë shkencore. Vlen për t‘u përmendur burimet kryesore arkivore të Arkivit Qendror Shtetëror, kryesisht fondi arkivor 490, cili pasqyron vendime të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Financave në lidhje me cështjet e marrdhënieve FMN-Shqipëri. Kam shfrytëzuar gjërësisht shtypin e kohës, të huaj dhe shqiptar, të cilët pavarësisht subjektivizmit pasqyruan momente historike, politike dhe ekonomike që lidhen me marrdhëniet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Shqipërisë, ato janë një pasuri në vlerën e informacionit jo zyrtar që nuk mund ta hasim në dokumenta zyrtare nga të dyja palët pasi respektohet një farë etike diplomatike, aty shprehen momente krize dhe lulëzimi, përmendim të përditshme si: The New York Times, The Sun, gazeta Koha Jonë, Panorama, revista Monitor, etj.

5

Në punimin e kësaj teme shkencore kryesisht jam mbështetur në raportet zyrtare që FMN-ja ka hartuar rregullisht për Shqipërinë në programet e ndryshme financiare që ka asistuar jo vetëm këtë vend por dhe vendet e ballkanit. Raportet janë të shoqëruar me statistika, komente dhe analiza të stafeve përkatëse të FMN-së me mision në Shqipëri, mbi atë çka është arritur nga programet pararëndëse, shoqëruar me programet e reja të planifikuara nga autoritetet qeveritare vendase për t‘u realizuar në vitet në vazhdim. Këto raporte mundësojnë një këndvështrim objektiv të realitetit në Shqipëri, ato pasqyrojnë inciativat e qeverisë shqiptare ndër vite, objektivat e synuara dhe një tablo përmbledhëse të asaj çka është realizuar. Gjithashtu kam shfletuar një gamë të gjërë literature të huaj dhe shqiptare që flet dhe trajton gjërësisht temën.

Ndër botimet e autorëve shqiptare që kanë trajtuar

zhvillimin ekonomik të Shqipërisë gjatë periudhës socialiste vlen të përmendet botimi i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ―Historia e popullit shqiptar‖ (vëllimi 3) në të cilin trajtohen gjerësisht masat e ndërmarra në fushën ekonomikë nga udhëheqja komuniste dhe përpjekjet e para për reforma në vitet 1980-të me qëllimin për të lehtësuar krizën ekonomike në vend. Edhe monografia ―Shqipëria pamje fiziko-ekonomike‖ e botuar nga Pandi Geço ofron një burim informacioni për zhvillimin ekonomik në dekadën e parë të regjimit komunist. Botimi i historianes Valentina Duka ofron gjithashtu informacion mbi aspekte të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë gjatë periudhës komuniste dhe tranzicionit. Ndër punimet e autorëve të huaj që mund të përmenden janë Örjan Sjöberg, i cili trajton zhvillimin ekonomik në Shqipëri në vitete 1980-të, John R. Lampe, i cili analizon zhvillimet ekonomike dhe politike në vendet e Ballkanit, duke përfshirë edhe Shqipërinë, Raymond Zickel dhe Walter R. Iwaskiw, të cilët japin një paraqitje të zhvillimeve në Shqipëri deri në fillimin e viteve 1990-të. Monografia e botuar nga Anthony Clunies-Ross dhe Petar Sudar mbi ekonominë shqiptare gjatë viteve 1990-të ofron një burim të rëndësishëm informacioni mbi reformat e para të ndërmarra dhe rezultatet e këtyre reformave për zhvillimin ekonomik të vendit. Autorët ndalen edhe në ngjarjet e vitit 1997 dhe rënien e firmave piramidale në Shqipëri. Në këtë punim nuk mungojnë as artikujt e mediave të shkruara vendase dhe të huaja për situatën në Shqipëri gjatë viteve të demokracisë, ato janë një burim i mirë për të 6

pasqyruar mendimet e opinioninit të gjërë rreth këtyre temave sa aktuale aq edhe të pa kuptueshme për publikun e gjërë. Do të dëshiroja të përfitoja nga rasti për të falenderuar Departamentin e Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për mbështetjen gjatë strudimeve në programin e doktoraturës dhe në mënyrë të veçantë udhëheqësin tim, Prof. Dr. Petrit Nathanaili për mbështetjen dhe sugjerimet e dhëna gjatë punës për hartimin e këtij punimi.

7

HYRJA

Në fund të vitit 1944 dhe fillimin e vitit 1945, Shqipëria e varfëruar dhe e shkretuar paraqiste një tablo mjerane: tregëtia e paralizuar, komunikacioni dhe mjetet e ndërlidhjes të vjetëruara, popullsia e mbetur pa shtëpi dhe pa bukë, së cilës i ishin shtuar edhe 25 mijë refugjatë nga Greqia veriore. Sipas regjistrit të 30 shtatorit 1945, popullsia e vendit ishte 1.122.044 banorë, prej të cilëve 21.3% qytetare dhe 78.7% fshatarë. Tirana kishte pak më pak se 50 mijë banorë. 1 Gjendja e vështirë edhe në bujqësi. Shumë fshatra qenë djegur dhe një sipërfaqe e madhe toke ishte djerrë, ngaqë meshkujt qenë në luftë. Numri i bagëtive ishte pakësuar në një të tretën. Vendin po e kërcënonte uria. Vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e UNRRA-s, që dha për Shqipërinë dicka më shumë se 27 milion dollarë për ndihma ushqimore dhe për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e bujqësisë, shmangu katastrofën njerëzore. 2 Hapi themelor, i ndërrmarrë menjëherë nga regjimi i Hoxhës, ishte shtetëzimi dhe kontrolli absolut i industrisë, bujqësisë, burimeve natyrore, tregëtisë dhe profesioneve të ndryshme. Që prej asaj kohe shteti me planin e tij të përgjithshëm shkencor do të administronte gjithë vendin si një ndërmarrje shumëdegëshe. Udhëheqësit shpreheshin vazhdimisht se ekonomia e vendit mbështetej plotësisht në ―pronën socialiste‖ apo në pronën e të gjithë popullit.3 Mirëpo kushtetuta shqiptare shprehej më me butësi ― Shteti organizon, administron dhe zhvillon të gjithë jetën ekonomike - shoqërore me anë të një plani të përgjithshëm të unifikuar‖.4 Më 15 dhjetor të vitit 1944 doli ligji për vendosjen e monopolit të shtetit mbi tregtinë e jashtme, i cili ndalonte eksportimin e mallrave me vlerë dhe gurëve të çmuar, si edhe import-eksportin e mallrave pa lejen e Ministrisë së Ekonomisë. Ligji vendoste monopolin e shtetit mbi tregtinë e jashtme. Po më 15 dhjetor u shpall ligji për rekuizimet,

1

Nina Smirnova, Historia e Shqipërisë përgjatë Shekullit XX, Tiranë: Ideart, 2004, f. 297-298 Po aty, f. 298 3 Edwin Jacques, Shqiptarët, Tiranë: Kartë e Pendë, 1999, f. 58 4 Kushtetuta e Shqipërisë, viti 1944, neni 25 2

8

në bazë të të cilit organeve shtetërore u njihej e drejta që, për nevojat e forcave të armatosura dhe të rindërtimit të vendit, të rekuizonin mjetet e transportit. Nga rekuizimi u kalua në shtetëzimin e tyre dhe të dyja këto procese u zbatuan pa shpërblim për pronarët.5 Në janar të vitit 1945, doli ligji mbi konfiskimin e pronave shtetërore italiane dhe gjermane në Shqipëri. Fill pas tij, me një vendim të vecantë të qeverisë së përkohshme u shtetëzuan pa shpërblim pronat e shoqërive më të mëdha italiane. Prej tyre u krijuan ndërmarrjet e mëdha shtetërore. Kjo bëri që e gjithë industria nxjerrëse, pjesa më e madhe e industrisë përpunuese dhe fermat bujqësore kapitaliste të dhëna me koncesion, të kalonin në pronësi të shtetit. 6 Programi i qeverisë së miratuar më 24 mars të vitit 1946 parashikonte si detyrë prioritare rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta dhe kryerjen e shndërrrimeve ekonomiko-shoqërore në fushën e pronësisë, përmes shtetëzimit, reformës agrare dhe kooperimit të prodhuesve të vegjël në qytet dhe në fshat.7 Paralelisht me përpjekjet për rindërtimin e vendit si rindërtimin e fabrikave dhe minierave të shkatërruara nga lufta, zhvillimin e bujqësisë, normalizimin e sektorit të transportit, etj., filluan të ndërmerreshin reforma që synonin zhveshjen e borgjezisë dhe pronarëve të tokave nga mjetet e prodhimit dhe krijimin e ekonomisë së centralizuar.8 Sistemi monetar dhe bankar do të përfshihej gjithashtu nga procesi i shtetëzimit. Më 13 janar të vitit 1945 u nxor vendimi për anullimin e koncensionit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të saj, me të cilën anullohej marrëveshja e 15 marsit 1925 për Bankën Kombëtare dhe huanë SVEA, si dhe të gjitha marrëveshjet që lidheshin me të. Me këtë akt realizohej shtetëzimi i Bankës Kombëtare dhe në të njëjtën kohë krijohej Banka e Shtetit Shqiptar. E njëjta procedurë u ndoq edhe për bankat e tjera. Në nëntor të vitit 1945 u suprimua dhe ―Banca di Napoli‖, hallka e fundit e sistemit të huaj bankar në vend.9

5

Historia e popullit shqiptar...., vepër e përmendur, fq. 179. Nina Smirnova, vepër e përmendur, f. 300. 7 Historia e popullit shqiptar. Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, 1939-1990, vëll.4, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, Toena, 2008, fq. 176. 8 Po aty, fq. 177-179. 9 Historia e popullit shqiptar...., vepër e përmendur, fq. 180. 6

9

Shtetëzimi i bankave dhe krijimi i Bankës së Shtetit Shqiptar u shoqërua me një sërë masash që synonin të stabilizonin monedhën dhe rregullimin e qarkullimit monetar. Ligji i miratuar në dhjetor të vitit 1944 për ndalimin e eksportit të arit dhe të sendeve me vlerë u pasua nga ligji ―Mbi ndalimin e tregtisë së arit‖ në maj të vitit 1945. Këto masa kishin si qëllim zbutjen e pasojave që vinin nga barazimi i lekut me dinarin, që iu imponua vendit me marrëveshjen e lidhur mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Jugosllavisë.10 Në qershor të vitit 1945 u vendos monopoli shtetëror mbi valutën. Zbatimi i kësaj mase bëri të mundur grumbullimin e rezervave të arit dhe devizave të huaja, të cilat shërbyen për të mbuluar nevojat e qarkullimit monetar. Në korrik të vitit 1946 doli dekretligji mbi këmbimin e parave, nga zbatimi i të cilit shteti mundi të shtjerë në dorë një pjesë të mirë të parave që ishin në duart e borgjezisë dhe të mënjanonte pasojat e inflacionit. Me reformën monetare u hodhën themelet e një sistemi të ri bankar, por ai nuk çoi realisht në rritje të ndjeshme të buxhetit të shtetit. Për këtë arsye qeveria kërkoi burime të tjera për sigurimin e mjeteve financiare të nevojshme, si vendimi për tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet e luftës. Shuma e përgjithshme e grumbulluar nga tatimet e jashtëzakonshme për vitet 1945-1946 ishte 467 219 550 franga shqiptare, që përfaqësonin 51 për qind të të gjitha të ardhurave të buxhetit të shtetit për vitin financiar 1945-1946.11 Vendosja e tatimit të jashtëzakonshëm u justifikua me pretekstin se personat e tatuar nuk kishin luftuar kundër fashizmit, por përkundrazi kishin fituar prej tij duke shumëfishuar pasurinë.12 Plenumi V përcaktoi masa radikale për të goditur bazën ekonomikë të klasës çifligaro-borgjeze dhe për të shpejtuar ritmet e ndërtimit të ekonomisë së centralizuar. Plenumi vuri si detyrë që shteti të merrte sa më parë në dorë gjithë industritë e mëdha, minierat e bankat, të vendoste kontrollin mbi sektorin privat dhe monopolin e tregtisë së

10

Po aty, fq. 180. Po aty, fq. 180-181. 12 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: Kristalina-KH, 2007, fq. 248. 11

10

jashtme. Politikën e re ekonomike Plenumi e përcaktoi me orientimin ―çdo gjë për forcimin e sektorit të shtetit, luftë e pamëshirshme kapitalit privat‖.13 Në përputhje me këtë orientim, pas Plenumit V nisi një valë e re shtetëzimesh të pronës së madhe kapitaliste që ishte akoma në duart e borgjezisë shqiptare. Në marsin e vitit 1946 u shpall anullimi i koncensioneve të shoqërisë SITA në Tiranë dhe Shoqërisë së Përgjithshme të Elektrikut në Korçë dhe u shtetëzuan centralet elektrike dhe fondet e tjera themelore të këtyre shoqërive. Në prill u mor vendimi për anullimin e koncensionit të ndriçimit elektrik dhe atij të shoqërisë STAMLES në qytetin e Durrësit, anulimi i koncensionit të ndriçimit elektrik në qytetin e Pogradecit e të Lushnjes dhe shtetëzimi i centraleve elektrike në këto qytete. Po në prill u shtetëzuan makinat bujqësore dhe sharrat, industritë dhe kantieret e materialeve të ndërtimit si dhe laboratorët dhe farmacitë private, kurse në maj stabilimentet tipografike, fabrikat e vajit, të sapunit e të lëkurëve. Në fundin e vitit 1946 shtetëzimi i mjeteve kryesore të prodhimit në përgjithësi kishte përfunduar. Gjatë vitit 1947 u shtetëzuan fabrikat dhe punishtet që vepronin ende në fushën e industrisë së lehtë dhe ushqimore. Me këto masa u mbyll procesi i shtetëzimeve në industri.14 Shtetëzimi i mjeteve kryesore të prodhimit pati disa veçori në raport me vendet e tjera. Ai u bë me akte të menjëhershme dhe pa shpërblim dhe ritmi i tyre qe i shpejtë. Shtetëzimet u kryen brenda dy vjetësh, pa faza të ndërmjetme dhe përfshiu në të njëjtën kohë pronën e kapitalistëve të huaj dhe vendas. Veçori tjetër e këtij procesi ishte kryerja e tij pa respektuar të drejtën e pronësisë dhe të pronarëve. Kryerja e shtetëzimeve në një kohë të shkurtër u bë e mundur si rrjedhojë e faktit se Partia Komuniste ishte forca e vetme politike që drejtonte shtetin, dhe mungesa e partive opozitare që mund të kundërshtonte vendimet e qeverisë.15 Përmbysja e marrëdhënieve egzistuese në prodhim dhe vendosja e marrëdhënieve socialiste përbënte objektivin më të rëndësishëm strategjik të partisë shtet pas marrjes së pushtetit politik. Rrugët kryesore që u ndoqën për të krijuar bazën ekonomike të socializmit ishin shtetëzimet duke bërë shpronësimin e klasave pronare dhe reforma 13

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 182.

14

Po aty, fq. 182. Po aty, fq. 183.

15

11

agrare. Mënyra si u kryen këto reforma ishte ―me anën e një ndërhyrje despotike në të drejtën e pronësisë dhe në marrëdhëniet borgjeze të prodhimit‖16 do të shprehej Enver Hoxha në botimin Vepra, vëllimi 14. Shtetëzimi i mjeteve kryesore të prodhimit likuidoi pronën e madhe dhe të mesme private në qytet dhe marrëdhëniet kapitaliste që lidheshin me të si dhe klasën e borgjezisë dhe të kapitalistëve. Nën administrimin e shtetit u vunë degët kryesore të prodhimit dhe u krijuan kushtet për ngritjen e ndërmarrjeve shtetërore dhe krijimin e sektorit shtetëror në industri, në bujqësi, në ndërtim, në transport, në tregti, në financë etj. Shtetëzimet i hapën rrugën marrëdhënieve ekonomike dhe ligjeve ekonomike karakteristikë për ekonominë e centralizuar. Me kryerjen e shtetëzimeve, shteti mori menjëherë masa për organizimin e sektorëve ekonomike dhe ngritjen e ndërmarrjeve ekonomike shtetërore. Gjithashtu u ngritën edhe organizmat qëndrore për organizimin e drejtimin e disa sektorëve strategjikë në industrinë e naftës, të bakrit, të elektrikut, të çimentos etj. Në mars të vitit 1947 doli ligji mbi ndërmarrjet shtetërore, i cili përcaktonte kriteret mbi bazën e të cilave krijoheshin dhe funksiononin ndërmarrjet ekonomike shtetërore, me qëllim që ―të organizohej prodhimi, të plotësoheshin nevojat e popullit dhe të rritej fuqia ekonomike e vendit‖. Me organizimin e ndërmarrjeve ekonomike u krijuan kushtet për të kaluar në hartimin e planeve unike shtetërore për zhvillimin e ekonomisë. Në vitin 1947, për herë të parë, ekonomia e vendit do të zhvillohej në bazë të një plani vjetor unik të përgjithshëm, të miratuar nga Kuvendi Popullor.17 Qeveria mori gjithashtu masa për kryerjen e reformës në bujqësi, që ishte një domosdoshmëri si për faktin që shumica e popullsisë së vendit ishte popullsi fshatare, ashtu edhe për shkak të kushteve të vështira të shumicës së popullsisë fshatare. Reforma agrare synonte që ti jepte fshatarit tokën, si mjetin kryesor të prodhimit, me qëllim që të organizohej dhe të përmirësohej jeta e tij. Reforma do të shkaktonte shndërrime të thella në fushën e pronësisë mbi tokën dhe marrëdhëniet ekonomike që lidheshin me të.

16

Enver Hoxha, Vepra, Vëllimi 14, f. 28 cituar prej Prof.Dr. V. Misja , Y Vejsiu, Doc A. Bërxolli në Popullsia e Shqipërisë, 1987, Tiranë 17

Historia e Popullit Shqiptar, vepër e përmendur, fq. 184.

12

Reforma synonte edhe që të përgatiste premisat për të kaluar më pas në kolektivizimin e bujqësisë.18 Procesi i krijimit të një ekonomie të centralizuar në vend nisi me shoqërizimin e prodhuesve të vegjël në qytet e në fshat. Me këtë shtresë, shteti ndoqi rrugën e shndërrimit gradual të ekonomive të tyre, nga ekonomi të vogla individuale në ekonomi të mëdha, nëpërmjet kooperimit. Plenumi V i Komitetit Qëndror të PKSH në shkurt të vitit 1946 dha orientimin për krijimin e kooperativave në vend. Kjo direktivë u sanksionua në Kushtetutën e vendit, në të cilën thuhej se ―shteti kujdeset veçanërisht për lëvizjen kooperativiste, e përkrah dhe e favorizon atë‖. Në periudhën mars-prill 1946 u krijuan kooperativat e para në disa zeje. Procesi i kooperimit të prodhuesve të vegjël në qytet ishte më i shpejtë se kooperimi në fshat. Kooperimi i zejtarëve u deklarua i përfunduar në vitin 1960.19 Sipas koncepteve të PKSH, alternativa e vetme e zgjidhjes së këtij problemi dhe futjes së bujqësisë në rrugën e zhvillimit ishte likuidimi i pronës private me anë të shoqërizimit dhe krijimi i kooperativave bujqësore. Në këto rrethana shteti vendosi të ndërmerrte procesin e kolektivizimit të bujqësisë Procesi i kolektivizimit u zbatua gradualisht, në rradhë të parë sepse fshatarësia ishte kundër kolektivizimit dhe bëri qëndresë për moszbatimin e tij dhe, në rradhë të dytë komunistët u treguan të kujdesshëm pasi fshatarësia përbënte shumicën dërrmuese të popullsisë.20 Sektori kooperativist në bujqësi deri në vitin 1948 realizonte më pak se 1% të prodhimit të përgjithshëm bujqësor. Ritmet e ulëta të kooperimit në fazën fillestare u shpjeguan me mosafrimin e një forme organizimi të kuptueshme e të pranueshme për masën e fshatarësisë. Sipas udhëheqjes së PPSH, lëvizja kooperativiste në Shqipëri u vendos në binarë të shtrembër, mbështetur në përvojën jugosllave dhe të ndikuar nga ndërhyrjet e udhëheqjes jugosllave. Pas prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë u rishikuan rruga e ndjekur për kooperimin në fshat si dhe dokumentat mbi të cilat ishte mbështetur ky proces. Pranë Ministrisë së Bujqësisë u ngrit një komision, i cili do të

18

Po aty, fq. 184-185. Po aty, fq. 207-208. 20 Valentina Duka, vep.e përmendur, fq. 250. 19

13

hartonte statutin e ri të kooperativave, duke pasur si model sistemin sovjetik të kolektivizimit.21 Paralelisht me ngritjen e kooperativave shteti mori masa për krijimin e ndërmarrjeve shtetërore në sektorin e bujqësisë. Ngritja e tyre ishte në përputhje me konceptet ideologjike të PPSH, e cila synonte që në perspektivë në vend të krijohej një ekonomi e vetme socialiste në formën e pronës shtetërore në qytet dhe në fshat. Si model për krijimin e ndërmarrjeve shtetërore në sektorin e bujqësisë do të shërbente përvoja sovjetike. Ndërmarrjet bujqësore shtetërore fillimisht u ngritën me tokat e konfiskuara nga shtetasit italianë dhe gjermanë, tokat e pronarëve shqiptarë të dënuar nga gjyqet e regjimit komunist, fermat e fidanishtet shtetërore dhe një pjesë të tokave që përbënin çifligjet shtetërore si dhe të tokave që iu shpronësuan pronarëve gjatë zbatimit të Reformës Agrare.22 Me ngritjen e ndërmarrjeve bujqësore shtetërore synohej që të krijoheshin ekonomi moderne, pasi shteti do të investonte fonde të konsiderueshme, që do të mundësonte zbatimin e metodave të përparuara të prodhimit. Me rendimentet e larta që mendohej se do të merreshin, ndërmarrjet shtetërore duhej të shërbenin edhe si model e si nxitje për sektorin kooperativist e atë privat që të rrisnin prodhimin, me qëllim që të sigurohej një furnizim më i mirë i popullatës me produkte bujqësore e blegtorale. Për të arritur këto synime, shteti investoi vazhdimisht fonde të konsiderueshme për ndërmarrjet bujqësore. Si rrjedhojë, në fund të vitit 1950 numri i ndërmarrjeve bujqësore shtetërore dhe i kapaciteteve të tyre prodhuese u rritën në mënyrë të dukshme.23 Megjithatë, gjendja e bujqësisë mbeti problematike. Ajo nuk arrinte të plotësonte as nevojat e popullit dhe as të industrisë me lëndë të parë. Masat shtetërore nuk sillnin ndryshimet e duhura. Për nxjerrjen nga kriza të ndërmarrjeve bujqësore dhe në tërësi të bujqesise ishte i nevojshëm zbatimi i parimeve dhe i metodave të reja liberale në organizimin e prodhimit, që do te thoshte heqjen dorë nga drejtimi i centralizuar, nga diktati i shtetit dhe nga planifikimi i diktuar nga lart .24 21

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 210-211. Po aty, fq. 213-214. 23 Po aty, fq. 214. 24 Po aty, fq. 214. 22

14

Pas përfundimit të shtetëzimit të mjeteve kryesore të prodhimit, shteti mori përsipër organizimin e sektorëve ekonomike në fushën e industrisë. Hapi i parë në këtë drejtim u bë me planin ekonomik të shtetit për vitin 1947, në të cilin investimet për zhvillimin e industrisë zinin 28,5 për qind të investimeve të përgjithshme në vend. Ato do të përdoreshin kryesisht për rikonstruksionin e zgjerimin e sektorëve ekzistues në industrinë e naftës, të minierave e në industrine e lehtë e, krahas tyre, dhe për ndërtimin e objekteve të reja industriale.25 Në planin dyvjeçar (1949-1950), të miratuar ne Kongresin I të PPSH, investimet për industrinë u shtuan. Ato zinin rreth 47 për qind të investimeve të përgjithshme në vend. Plani përcaktonte dhe prioritetet e industrializimit. Për kushtet e Shqipërisë, si një vend kryesisht agrar i prapambetur, nuk ishte as e mundur as dhe e domosdoshme që të synohej në krijimin e një sistemi kompleks të industrisë, me të gjitha degët e saj. Megjithatë, pa përfillur kushtet objektive, gjendjen dhe mundësi të që kishte vendi, shteti orientoi qysh në fillim që procesi i industrializimit të mbështetej e të përfshinte dy degët e saj, industrinë e lehtë dhe atë të rëndë, kryesisht minerare, madje kjo e fundit do të kishte përparësi. 26 Masat e marra

nga shteti për shtetëzimin socialist të mjeteve kryesore të

prodhimit dhe qarkullimit, zbatimi i reformës agrare dhe i masave të tjera me karakter socialist sollën ndryshime në strukturën sociale klasore të popullsisë. Si rezultat i ndërhyrjes në të drejtën e pronësisë, në vitin 1950 në Shqipëri ishte krijuar një strukturë socialklasore e popullsisë mbi 14 vjeç: punëtor 9.9%, fshatarë e zejtarë të kooperuar 2.2%, fshatarë individualë 73.3%, zejtarë individualë 5%, elementë kapitalistë 2.1%, intelektualë 7.5%.

27

Reformat ekonomike dhe politike u kryen paralel me reformën në

fushën e edukimit dhe arsimit të cilat kishin si vizion krijimin e njeriut të ri. Plani i parë pesëvjeçar, që përfshinte vitet 1951-1955 u reklamua si një plan që do të realizonte shndërrimin e Shqipërisë nga një vend agrar i prapambetur në një vend bujqësor industrial. Programi i hartuar për industrializimin e vendit parashikonte zhvillimin me prioritet e me ritme të shpejta të industrisë, sidomos të industrisë së 25

Po aty, fq. 214. Po aty, fq. 215. 27 Ekonomia politike, Botim i akademisë së Shkencave të RPSSH, Tiranë, 1981 26

15

rëndë, nxjerrëse e përpunuese. Plani pesëvjeçar i hartuar parashikonte detyra dhe objektiva të rëndësishme edhe për degët e industrisë së lehtë e ushqimore. Në përputhje me këto orientime vazhdoi ndërtimi i veprave të reja industriale dhe në të njëjtën kohë në disa objekte industriale u bëne zgjerime dhe rikonstruksione të aktiviteteve prodhuese, të cilat çuan në rritjen e prodhimit industrial në vend .28 Ndërtimi dhe vënia në punë e objekteve industriale gjatë gjysmës së parë të viteve 1950-të e çliroi ekonominë nga importi i disa produkteve të nevojës së parë, siç ishin tekstilet e pambukta dhe sheqeri. Kurse zhvillimi me përparësi, brenda kuadrit të industrisë së rëndë i industrisë nxjerrëse të naftës dhe i industrisë elektrike, bënë të mundur që të plotësoheshin në një farë mase nevojat e ekonomisë me lëndë djegëse dhe me energji elektrike, ndërkohë që zhvillimi i industrisë nxjerrëse të mineraleve, fuqizoi eksportet e vendit.29 Megjithatë zhvillimi i ekonomisë me plane të centralizuara nxori në pah të meta serioze. Në dy vitet e para u shfaqën mos realizime, të cilat bartnin rrezikun e thellimit të shpërpjestimit ndërmjet dy degëve kryesore të ekonomisë, të industrisë dhe të bujqësisë. Ritmet e parashikuara për ndërtimin e disa objekteve industriale ishin të papërballueshme. Investimet për bujqësinë nuk u përgjigjeshin detyrave që kishte ky sektor dhe kjo çoi në mosrealizime të ndjeshme, që komprometonin jo vetëm lëvizjen kooperativiste, por dhe gjithë sistemin ekonomik që po ndërtohej. Për këto arsye u bë një korrigjim i pjesshëm i planit pesëvjeçar, si heqja nga plani e disa veprave industriale, ngadalësimi i ritmit të ndërtimit në vepra të tjera, dhe kalimi i një pjesë të fondeve nga industria drejt bujqësisë.30 Edhe gjatë planit të dytë pesëvjeçar 1956-1960, u bënë hapa të tjerë në fushën e industrisë, u ndërtuan e u vunë në shfrytëzim një sërë veprash të tjera industriale, që ndikuan në forcimin e ekonomisë së vendit. Por në vazhdimësi u shfaqën mungesa në sektorë të rëndësishëm ekonomikë, që vinin nga planifikimi e drejtimi rreptesisht i centralizuar, që nuk mbështetej në njohjen reale të gjendjes, të mundësive të 28

Pandi Geço, Shqipëria. Pamje fiziko-ekonomike, Tiranë, 1959, fq. 97. Veniamin Toçi, Zhvillimi i industrisë në Shqipëri në vitet 1960-1980, Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1989, fq. 19-20. 30 Iljaz Fishta/ Mihal Ziu, Historia e ekonomisë së Shqipërisë 1944-1960, Tiranë: Dita, 2004, fq. 320-323. 29

16

zhvillimit në shkallë vendi e në zona të veçanta. Industrializimi, zhvillimi që morën disa degë të industrisë ndikuan në zgjidhjen e disa problemeve të momentit, siç ishte punësimi i njerëzve, furnizimi i popullatës me mallra industriale, por nuk mbështetej në burime financiare të sigurta. Zhvillimi ekonomik dhe industrializimi i vendit ishte llogaritur të bëhej kryesisht me kreditë e me ndihmat financiare të Bashkimit Sovjetik e të vendeve të tjera socialiste. Por me tronditjen e marrëdhënieve më këto shtete, u vu në pikëpyetje vazhdimi i financimit të veprave të parashikuara. Pakësimi i burimeve të financimit nga jashtë dhe mjetet e pamjaftueshme financiare nga brenda do të fusnin s hpejt industrinë, dhe në tërësi ekonominë, në një krizë te rëndë, shenjat e së cilës po dukeshin qartë.31 Ne shkurt të vitit 1961 u mblodh Kongresi IV i PPSH dhe u miratua një program ambicioz, me objektiva të cilat, sipas udhëheqjes së PPSH, duhej të çonin në hedhjen e bazave të ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste, që përbënte edhe synimin strategjik të etapës së re në të cilën kishte hyrë vendi. Për arritjen e këtij synimi, Kongresi përcaktoi si detyrë prioritare për pesëvjeçarin e tretë 1961 -1965, ndërtimin e bazës materiale-teknike të socializmit, hallka kryesore e së cilës do të ishte vazhdimi i industrializimit të vendit. 32 Edhe në vitet e këtij pesëvjeçari do të ndiqej me përparësi kursi i industrializimit dhe do të vazhdonte ndërtimi i objekteve industriale. Krahas tij, parashikohej të zhvillohej me ritme të shpejta edhe bujqësia, me qëllim që të zhdukej shpërpjesëtimi dhe të sigurohej zhvillimi harmonik i këtyre dy degëve bazë të ekonomisë. Në program pasqyroheshin konceptet ideologjike të PPSH-së dhe orientimi bazë i politikës së saj, ndërtimi i socializmit kryesisht me forcat e veta. Një kurs i tillë politik do të dëmtonte zhvillimin ekonomik dhe do të bëhej pengesë për plotësimin e detyrave të planifikuara.33 Versioni shqiptar i mbështetjes në forcat e veta kishte gjashtë pika kryesore: 1) Së pari, ‗mbështetja në forcat e veta‘ nënkuptonte që faktorët e 31

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 217. Po aty, fq. 276. 33 Po aty, fq. 276. 32

17

brendshëm duhet të ishin forca drejtuese në ndërtimin e socializmit. 2) Mbështetja në forcat e veta nuk i përjashtonte shkëmbimet tregtare me vendet e tjera mbi baza të barabarta 3) Mbështetja në forcat e veta nuk e ndalon ndihmën ‗e sinqertë‘ socialiste, por burimet e jashtme duhet të ndikojnë në zhvillimin ekonomik përmes faktorëve të brendshëm. 4) Mbështetja në forcat e veta duhet të aplikohej në të gjitha nivelet dhe në të gjitha degët e ekonomisë 5) Mbështetja në forcat e veta aplikon një politikë strikte kursimesh me qëllim që të shmangej humbja e fuqisë njerëzore, lëndëve të para, energjisë ose burimeve financiare 6) Mbështetja në forcat e veta kërkon një angazhim të fortë në kërkimin dhe zhvillimin e kapacitetit teknologjik dhe shkencor vendas. 34 Industrializmi dhe e ardhmja i tij ishin të lidhura ngushtë me prodhimin e energjisë elektrike. Për këtë arsye u intensifikuan punimet për ndërtimin e një sistemi të plotë energjitik, me qëllim që të plotësoheshin nevojat e industrisë, si dhe furnizimi i popullatës me energji elektrike. Objektiv i rëndësishëm i planit IV pesëvjecar (19661970) ishte përfundimi i elektrifikimit të plotë të vendit, pasi një numër i konsiderueshëm fshatrash, sidomos në zonat e thella, nuk kishin energji elektrike. 25 tetori i vitit 1970 shënon zyrtarisht përfundimin e elektrifikimit të plotë të vendit.35 Edhe në pesëvjeçarët pasardhës ekonomia e vendit do të zhvillohet në bazë të skemave të vjetra, që pasqyroheshin dhe në planet pesëvjeçare të miratuara në kongreset e PPSH-së. Ato i jepnin përparësi zhvillimit të industrisë, veçanërisht industrisë së rëndë, nxjerrëse e përpunuese. PPSH pretendonte se me një kurs të tillë do të arrinte të konsolidonte pozitat e socializmit dhe ta bënte vendin krejtësisht të pavarur nga bota. Në përputhje me këto synime, ajo do të vazhdojë me ngritjen e një industrie shumëdegëshe, të rëndë e të lehtë, nxjerrëse e përpunuese dhe ndërtimin e veprave të mëdha, me karakter kompleks, të cilat thithnin investime të shumta. Në 34

Berit Backer, Self-Reliance under Socialism.The case of Albania, Journal of Peace Research, 19:4, 1982, fq. 356. 35 Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 277-278; Valentina Duka, vep.e përmendur, fq. 296.

18

vëmendjen e veçantë të shtetit qëndronin sidomos disa sektorë të rëndësishëm strategjike, siç ishte nafta, energjetika, industria elektrike, ndërtimi i hidrocentraleve etj., me të cilat mendohej se do të mund t'i bëhej ballë bllokadës së jashtme.36 Në gjysmën e parë të viteve 1970-të nisën punimet për ndërtimin e disa veprave të tjera të mëdha, që kërkonin fonde e investime të konsiderueshme si uzina e ferrokromit në Burrel, e kombinatit metalurgjik në Elbasan, uzina e përpunimit të naftës në Ballsh etj. Ndërtimi i tyre ishte parashikuar të bëhej dhe me kreditë e dhëna nga qeveria kineze por me tronditjen e marrëdhënieve me Kinën punimet ndeshën në vështirësi serioze, për shkak të mosplotësimit të kontratave, të vonesave në lëvrimin e mjeteve financiare e teknike, të cilat çuan në mosrealizime e dështime në mjaft sektorë të prodhimit industrial. Specialistë në dikasteret përkatëse u shprehën për nevojën e ndryshimit të kursit ekonomik, duke sugjeruar zhvendosje të investimeve nga njëra degë në tjetrën, ngadalësim të ritmeve në disa vepra të mëdha, e sidomos liberalizim të tregut, që mund të arrihej me heqjen dorë nga drejtimi i centralizuar. Por këto sugjerime etiketoheshin si revizioniste e armiqësore, kurse bartesit e tyre cilësoheshin sabotatorë e armiq. Qëndrime të tilla tregonin se udhëheqja e PPSh nuk ishte e gatshme të korrigjonte politikën ekonomike. Ajo vazhdoi t'i përmbahej kursit të vjetër, që mbështetej në dy parime, në drejtimin e centralizuar të ekonomisë dhe në zhvillimin e vendit me forcat e veta. Vështirësive që vinin nga keqadministrimi i ekonomisë dhe mbyllja e vendit iu shtuan edhe pasojat e prishjes së marrëdhënieve me Kinën.37 Në kushtet e prishjes së marrëdhënieve me Kinën dhe të izolimit të plotë, Shqipërisë i duhej të gjente partnerë të tjerë tregtarë. Për këtë qëllim udhëheqja shqiptare filloi të shihte nga fqinjët dhe disa vende të Europës Perëndimore dhe Lindore si Italia, Jugosllavia, Franca, Zvicra, Austria dhe Turqia. Mjaft prej pajisjeve industriale për realizimin e projekteve të reja po merreshin nga këto vende.38 Industrializimi, megjithëse zgjidhi disa probleme imediate, si punësimi i njerëzve, furnizimi i popullsisë me produkte industriale, rritja e eksportit dhe sigurimi i valutës së nevojshme etj., në realitet ishte një ndërmarrje që e rëndoi ekonominë e 36

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 278. Po aty, fq. 278-279. 38 Valentina Duka, vep.e përmendur, fq. 300. 37

19

vendit, pasi thithi investime dhe fonde të konsiderueshme jashtë mundësive financiare që kishte shteti. Politika që u ndoq për krijimin dhe zhvillimin e industrisë nuk merrte parasysh as mundësitë, as traditat dhe as rrethanat e brendshme kombëtare. Në themel të saj qëndronin konceptet ideologjike që i jepnin përparësi industrisë së rëndë. Ajo nuk merrte parasysh avantazhet që kishte për vendin zhvillimi i industrisë së lehtë e ushqimore si dhe turizmi. Kjo degë shumë e rëndësishme dhe fitimprurëse, për shkak të politikës së izolimit që ndiqej, nuk kishte perspektivë. Në rrethana të tilla, shteti do të vazhdonte t'i përmbahej në mënyrë strikte pikëpamjes për zhvillimin më përparësi të industrisë së rëndë madje duke synuar krijimin e një industrie shumëdegëshe, nxjerrëse e përpunuese. Me një politikë të tillë, ekonomia shqiptare nuk kishte të ardhme. Prioritetet e përcaktuara në kuadër të saj, prirjet autarkike, synimi për të ndërtuar vepra të mëdha gjigande komplekse dhe për të prodhuar çdo gjë në vend, pakësuan burimet e financimit, çka e bënte gjithnjë e më të errët perspektivën e ekonomisë shqiptare.39 Politika ekonomike e përpunuar nga shteti synonte që, krahas zhvillimit të industrisë, të arrihej dhe shndërrimi e centralizimi i pronës në qytet e më pas edhe në fshat, me qëllim që në vend të ngrihej një sistem i vetëm ekonomik, ekonomia socialiste. Pjesë e kësaj politike ishin dhe masat e marra në fushën e artizanatit, të cilat synonin në likuidimin e këtij sektori dhe shndërrimin në ndërmarrje shtetërore. Krahas kooperimit, u morën disa masa për forcimin ekonomik e organizativ dhe për zgjerimin e veprimtarisë së kooperativave dhe forcimin e drejtimit të centralizuar të kooperativave. Në janar të vitit 1969 qeveria vendosi shkrirjen e kooperativave të artizanatit dhe shndërrimin e tyre në ndërmarrje shtetërore me argumentin se ashtu si ishin organizuar, ato nuk ndryshonin nga ndërmarrjet shtetërore. Me këtë vendim u realizua centralizimi dhe shoqërizimi i plotë i pronës në qytet, kthimi i saj në pronë shtetërore.40 I njëjti proces dhe të njëjtat masa do të ndërmerreshin edhe në fshat, me qëllim që edhe aty të rritej shkalla e shoqërizimit dhe e centralizimit të pronës. Në fund të vitit 1959 kishte përfunduar kolektivizimi në fshat, por ai ende nuk qe shtrirë në

39 40

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 279-280. Po aty, fq. 280-281.

20

zonat e thella malore. Veç kësaj, në vitin 1960, në fshatrat e kooperuara qëndronin jashtë kooperativave mjaft familje ose ekonomi private. Për t'i dhënë fund kësaj gjendjeje, shteti mori masa për të përfshirë në kooperativa fshatarët dhe ekonomitë e tyre individuale që ende nuk ishin kooperuar dhe, krahas kësaj, për të ngritur kooperativa dhe në zonat e thella malore. Përfundimi i këtij procesi duhet të çonte në likuidimin e plotë të ekonomisë private në fshat. 41 Por PPSh nuk u mjaftua vetëm me krijimin e kooperativave, por ishte e vendosur për të çuar deri në ekstrem procesin e centralizimit të pronës në fshat. Për këtë qëllim, me orientim të organeve të larta të shtetit nisi krijimi i kooperativave të mëdha, përmes bashkimit të kooperativave ekzistuese, që, përgjithësisht, ishin të vogla, të ngritura në bazë fshati ose 2-3 fshatrave të afërta. Kooperativat e mëdha do të ishin një hap drejt shndërrimit në ndërmarrje shtetërore, që ishte dhe synimi i politikës së PPSh. Ky proces kishte nisur me kohë dhe në disa rrethe qenë shënuar disa arritje, ndërsa në etapën e re të zhvillimit të vendit, orientimi për zmadhimin e kooperativave dilte si problem parësor i politikës agrare të PPSh. 42 Në kuadër të strategjisë për eliminimin e plotë të pronës private, në vitet 1960-70 shteti mori masa për të kufizuar e më pas edhe për të likuiduar oborrin kooperativist, pasi, sipas PPSh, ai shërbente si truall për të mbajtur gjallë ndjenjen dhe psikologjinë e pronës private. Në gjysmën e dytë të viteve 1960, u dha orientimi për zvogëlimin e oborrit kooperativist. Në fillim të viteve 1980 u ndërmorën reforma të tjera të cilat synonin thellimin e përqendrimit e të centralizimit të pronës, që do të ndikonin negativisht në ekonominë shqiptare dhe në nivelin e jetesës së popullit. Në nëntor të vitit 1980, doli vendimi "Mbi kufizimin e oborrit kooperativist dhe tufëzimin e bagëtive të familjeve kooperativiste". Vendimi reduktonte në minimum sipërfaq en e tokës dhe numrin e bagëtive që mund të mbante një familje kooperativiste. N ë dhjetor 1980, Këshilli i Ministrave mori vendimin për tufëzimin e plotë të bagëtive të oborrit.43 Masat e marra në fundin e viteve 1970 dhe fillimin e viteve 1980 për 41

Po aty, fq. 281. Po aty, fq. 282. 43 Po aty, fq. 282-283. 42

21

centralizimin e pronës në fshat dhe likuidimin e çdo forme të pronës private, shkonin në kah të kundërt me proceset që po zhvilloheshin në vendet e tjera të lindjes. Në këto të fundit, pas viteve 1960 u nxit e u përkrah zhvillimi dhe rritja e oborrit kooperativist që çoi në shndërrimin e tij jo vetëm në një ekonomi ndihmëse për të përballuar nevojat e familjes fshatare, por dhe për prodhimin e mallrave për treg. Në këtë mënyrë, ekonomia në këto vende gradualisht filloi t'i përshtatej ekonomisë së tregut të lirë ndërsa në Shqipëri po ecej në drejtim të kundërt.44 Reformat ekonomike që u ndërmorën në Europën Lindore në vitet 1960 nuk patën ndikim në Shqipëri, ku nën ndikimin e Kinës u ndërmorën reforma që i përforconin parimet staliniste. Kjo u shoqërua me përndjekjen e elementëve të moderuar brenda dhe jashtë partisë, një fushatë për zhdukjen e influencave të huaja dhe forcimin e theksit tek konformizmi ideologjik dhe bindja politike. 45 Në maj të vitit 1975, Plenumi VlI i KQ të PPSh shqyrtoi në mënyrë të posaçme gjendjen në këta sektorë dhe bëri përgjegjës për dështimet ekonomike ministrin e Industrisë dhe Minierave Koço Theodhosi, kryetarin e Komisionit të Planit të Shtetit Abdyl Këllezi e më pas dhe ministrin e Tregtisë Kiço Ngjela. Veprimtarinë e tyre Plenumi e cilësoi si armiqësore e sabotuese, i përjashtoi nga Komiteti Qëndror e nga Partia dhe i shkarkoi nga funksionet shtetërore që mbanin. Plenumi i cilësoi ata si armiq dhe ia dha gjyqit për ndjekje penale. Në tetor të vitit 1975 gjykata dënoi me vdekje Koço Theodhosin e Abdyl Këllezin, kurse Kiço Ngjela dhe disa kuadro të tjerë të sektorëve ekonomikë u dënuan me burgime e internime. 46 Goditjet e kuadrove në sektorët e mësipërm nuk ndikuan në përmirësimin e gjendjes, përkundrazi, ato krijuan frikë, mungesë initiative e pasiguri te kuadrot e te punonjësit e tjerë, të cilat do të pasqyroheshin në përkeqësimin e mëtejshëm të situatës politike dhe ekonomike dhe në thellimin e mosrealizimeve në të gjitha fushat. Në fakt mosrealizimet në sektorët ekonomikë ishin të lidhura me sistemin ekonomik e me vijën e përpunuar nga PPSh. Vetëm ndryshimi i tyre mund t'i hapte 44

Po aty, fq. 283. Ramnath Narayansëamy, Albania: Economic Disequilibrium and Political Instability, Economiuc and Political Weekly, September 1-8, 1990, fq. 1943. 46 Po aty, fq. 299-300. 45

22

rrugë ndryshimit dhe përmirësimit të gjendjes, por kjo nuk lejohej nga udhëheqja e PPSh, me Enver Hoxhën në krye. 47 Në dhjetor të vitit 1976 u miratua Kushtetuta e re. Kushtetuta ishte një dokument tërësisht i politizuar, me dispozita ekstreme, që do të sillte pasoja të rënda në jetën shoqërore dhe ekonomike të vendit. Kushtetuta sanksiononte rolin udhëheqës e kontrollues të PPSh në të gjitha fushat e jetës. Ajo e cilësonte shtetin si shtet të diktaturës së proletariatit, PPSh si forcën e vetme udhëheqëse në vend, marksizëm-leninizmin si ideologji sunduese, kurse luftën e klasave si forcën kryesore lëvizëse të shoqërisë. 48 Ndërprerja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik në fillimin e viteve 1960-të dhe me Kinën në vitin 1978 patën një ndikim të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe sidomos në vendimmarrje. Politika e mbështetjes në forcat e veta nxiti marrjen e një sërë masash ekonomike radikale që synonin të tregonin përkushtimin ndaj socializmit ‗të vërtetë‘. Ndoshta vendimi më i rëndësishëm ishte thellimi i centralizimit dhe planifikimit të ekonomisë.49 Shtysa e fundit drejt izolimit të plotë të vendit filloi me largimin nga Shqipëria të ekspertëve të fundit kinezë dhe ndalimin e importit të orizit në vitin 1978. Regjimi vazhdoi përpjekjet intensive për të rritur prodhimin industrial duke centralizuar dhe kontrolluar të gjitha transaksionet financiare. Me qëllim që të shmangej importimi i mallrave ushqimore, iu bë presion kooperativave për të siguruar sasinë e nevojshme të prodhimit. Mungesat në furnizimin me mish çuan në marrjen e vendimit në vitin 1981 për përfshirjen e të gjitha bagëtive në oborrin privat në kooperativa. Në të njëjtin vit pati mungesa ushqimore në qytete dhe rënie të prodhimit bujqësor për frymë. Pas vitit 1982 edhe prodhimi industrial nuk pati rritje nga viti në vit.50

47

Po aty, fq. 300. Po aty, fq. 300. 49 Örjan Söjberg, The Albanian economy in the 1980s: coping ëith a centralized system, tek Örjan Sjöberg/ Michael L. Ëyzan, Economic change in the Balkan States: Albania, Bulgaria, Romania and Yugoslavia, Londër, Pinter Publishers, 1991, fq. 117. 50 John R. Lampe, Balkans into Southeastern Europe. A century of war and transition, Palgrave Macmillan, 2006, fq. 239. 48

23

Izolimi dhe shkëputja e vendit nga bota patën ndikimin e tyre negativ në ekonominë e vendit, sidomos në sektorë të rëndësishëm strategjikë, siç ishin nafta, tregtia e jashtme etj. Ndërkohë udhëheqja e PPSh mendonte se mosrealizimet e dukuritë e tjera negative në sektorët ekonomikë nuk rridhnin nga sistemi i drejtimit dhe nga politika ekonomike që ndiqej, por nga ndikimi dhe presioni që ushtronte rrethimi kapitalisto-revizionist si dhe nga dobësitë në punën e kuadrove kryesore ose dhe në sabotimet që mund të ishin bërë në këta sektorë. Në këtë mënyrë situatën e rëndë ekonomike që përjetonte vendi, udhëheqja e PPSh po përpiqej ta shkarkonte mbi drejtuesit e Ministrisë së Industrisë e të Minierave, të Ministrisë së Tregtisë dhe të Komisionit të Planit të Shtetit. 51 Në fushën e ekonomisë do të vazhdonte po ajo politikë ekonomike, me ekonomi të centralizuar e me plan unik shtetëror, me ndërtim veprash e objektesh të mëdha, jashtë mundësive reale, me synimin për të prodhuar gjithçka në vend. Pas vdekjes së Enver Hoxhës më 11 prill të vitit 1985, u mblodh Plenumi i KQ të PPSh i cili zgjodhi Ramiz Alinë në postin e Sekretarit të Parë të PPSh. Ne mbledhjen e Plenumit, Ramiz Alia u betua se do t‘i qëndronte besnik rrugës dhe mësimeve të Enver Hoxhës dhe do të zbatonte me vendosmëri kursin e tij. Vazhdimësia e kësaj rruge u konfirmua edhe në Kongresin IX të PPSh, që u mbajt në nëntor të vitit 1986 e që u cilësua dhe si Kongres i vazhdimësisë. Në raportin që Ramiz Alia mbajti në Kongres, vlerësohej lart roli dhe figura e Enver Hoxhës si udhëheqës i Luftës Nacionalçlirimtare dhe i Shtetit Shqiptar pas çlirimit të vendit. Ai theksonte se besnikëria ndaj mësimeve dhe rrugës së Enver Hoxhës do të ishin garanci për përparimin e vendit dhe mbrojtjen e pavarësisë së atdheut. Ky kongres vlerësoi punën e partisë dhe të popullit gjatë pesëvjecarit të kaluar dhe për të miratuar objektivat për pesëvjecarin e ardhshëm. Plani i kaluar pesëvjecar (1981-1985) kishte qënë i pari plan ― i mbështetur tërësisht në forcat e veta, pa asnjë kredi apo ndihmënga jashtë‖.

52

Ramiz Alia erdhi në drejtimin e vendit në një situatë të vështirë, për shkak të 51

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 299. Ramiz Alia, Raport për Kongresin e 9-të Partisë së Punës së Shqipërisë, Tiranë: Shtëpia Botuese 8 Nëntori, 1986, f. 19 52

24

krizës shumëplanëshe që kishte përfshirë vendin. Zbutja e kapërcimi i saj mund të arriheshin vetëm me zbatimin e reformave të thella në të gjitha fushat. Kusht paraprak për këtë ishte heqja dorë nga kursi që PPSh dhe Shteti Shqiptar kishin ndjekur deri atëherë, por PPSh ende nuk ishte e përgatitur për t'i bërë ndryshimet e duhura vijës së ndjekur nga Enver Hoxha. Hezitimet e pengesat ishin, në radhë të parë, në kreun e PPSh. Shumica e udhëheqësve të lartë të PPSh si dhe plot kuadro në sektorët ekonomikë e kulturorë kishin nostalgji për periudhën e Enver Hoxhës dhe bënin presion që të ruhej e paprekur trashëgimia e tij, çka do të thoshte të vazhdohej të ndiqej i njëjti kurs politik. Edhe krizën që kishte mbërthyer vendin udhëheqja e PPSh vazhdoi ta shpjegonte kryesisht me ndikimin e faktorëve të jashtëm, me presionin e me bllokadën e jashtme, që do të thoshte se vështirësitë e krijuara nuk buronin nga sistemi e nuk lidheshin me vijën e ndjekur deri atëherë. 53 Megjithatë, në kushtet e krizës ekonomike që kishte përfshirë vendin, pas Kongresit gradualisht nisën të shfaqeshin disa sinjale të vogla për ndryshim. Nisur nga problemet që kishte krijuar tufëzimi i bagëtive në furnizimin e popullsisë me produkte blegtorale, presidenti Ramiz Alia shfaqi mendimin se vendimi i marrë për tufëzimin e bagëtive kishte qenë i nxituar dhe kishte sjellë pasoja, prandaj ai duhej korrigjuar. Sinjalin e parë për korrigjim ai e dha në një nga mbledhjet ditore me bashkëpunëtoret e tij, më 3 qershor 1985. Ramiz Alia theksoi se, në stadin aktual të zhvillimit të vendit, oborri kooperativist ishte ende i nevojshem, për të plotësuar disa nevoja të domosdoshme të familjeve fshatare, të cilat kooperativa nuk ishte në gjendje t'ua siguronte. 54 Por, duke pasur parasysh reagimet që mund të kishte brenda në Parti e në vend, për shkak të ndjeshmërise që kishte për çështjet e zgjidhura në kohën e Enver Hoxhës, ai porosiste që hapat që do të ndërmerreshin duhet të ishin të matura e të studiuara mirë. Ai deklaronte se masat që do të ndërmerreshin nuk do të përbënin kurrfarë devijimi nga rruga e Enver Hoxhës. 55 Ideja për korrigjimin e tufëzimit të bagëtive u konkretizua me direktivën që 53

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 324. Po aty, fq. 324-325. 55 Po aty, fq. 325. 54

25

pranë çdo brigade prodhimi në kooperativë të mbahej një numër i caktuar bagëtish, që u quajtën "tufëza". Ato do të ishin pronë e kooperativës, por produktet e tyre do të shërbenin për furnizimin e familjeve kooperativiste. Gjithashtu pranë çdo brigade do të caktohej një siperfaqe toke, e cila do të përdorej për furnizimin e fshatarësisë me perime. Këto ngastra toke u quajtën "arrëza". Udhëheqja e PPSh mendonte se masat e mësipërme do të çonin në lehtësimin e gjendjes së fshatarësisë, por ato rezultuan të paefektshme, pasi nuk preknin thelbin e problemit, thelbin e rendit kooperativist, pronën shoqërore. Udhëheqja e vendit mendonte se duke e ruajtur atë do të mund të arrihej ndryshimi i gjendjes në fshat. Por situata ekonomike në fshat dhe furnizimi i popullsisë fshatare mbeten edhe më tej problematike. 56 Gjatë vitit 1988 kriza u thellua më tej dhe pasojat e saj u ndien sidomos në fushën ekonomike, në uljen drastike të nivelit të jetesës së punonjesve. Papunësia kishte arritur nivele të papara, kurse në treg mungonin produktet më të domosdoshme. Pakënaqësia dhe padurimi kishin arritur kulmin. Ndërkohë në vendet e Lindjes ishin bërë ndryshime të thella, ishin përmbysur regjimet totalitare dhe ishte vendosur pluralizmi politik. Forcat e reja politike që erdhën në fuqi në këto vende shkatërruan strukturat e vjetra politike dhe nisën reformat shoqërore dhe ekonomike, me qëllim që t'i hapej rruga zhvillimit demokratik dhe ekonomisë së tregut të lirë. 57 Është e vështirë të mendohet që regjimi i Tiranës do të shkonte drejt ekonomisë së lirë të tregut me ritmet e ndërrmarrjeve private në Poloni dhe në Hungari. Lëshimet e vogla që bëri Bashkimi Sovjetik në këtë drejtim u kritikuan ashpër nga gazeta zyrtare e Tiranës. Megjithatë, shtëpitë fshatare nëpër kooperativa kishin zakonisht nga një kopsht të vogël për fruta e perime, si dhe disa dele e dhi. Prodhimi ishte vetëm për përdorim familjar, ndonëse bëheshin ehe lëshime të vogla. Për të shtuar prodhimin bujqësor dhe të ardhurat familjare, fshatarët filluan të nxiteshin që të prodhonin më shumë në kopshtet e tyre. Megjitahtë, çdo mbiprodhim duhej t‘i shitej kooperativës dhe jo në treg të lirë. 58 Megjithatë, me qëllim që të zbuste disi efektet e krizës dhe tensionet sociale në vend, udhëheqja e PPSh mori disa masa. Në një mbledhje të Byrosë Politike të 56

Po aty, fq. 325. Po aty, fq. 326. 58 Edwin Jacques, vepër e përmendur, , fq. 644 57

26

Komitetit Qëndror të PPSh, të korrikut 1989, Ramiz Alia shtroi nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe të afrimit të tij me disa standarte evropiane. Gjatë viteve të regjimit komunist drejtësia ishte një sistem i politizuar e i varur nga organet e PPSh. Nga ana tjetër, institucionet ndërkombëtare e shikonin sistemin e drejtësisë si një institucion që duhej të funksiononte në mënyrë të pavarur. Prandaj, ata bënin presion mbi qeverinë shqiptare që të niste sa më parë reformat në sistemin e drejtësisë. Byroja Politike dha orientimin që në sistemin e drejtësisë të bëheshin të paktën ato ndryshime që ishin të mundshme e të domosdoshme, siç ishte aplikimi i të drejtës së mbrojtjes për të pandehurit në gjykim, aplikimi i masës së lirimit parakohe me kusht etj. Në mbledhje u bënë dhe dy propozime të rëndësishme, rikrijimi i Ministrisë së Drejtësisë si dhe shfuqizimi i nenit 55 të Kushtetutës, që ndalonte propagandën kundër pushtetit dhe veprimtaritë fetare, propozime që u refuzuan. 59 Duke filluar nga janari i vitit 1990 udhëheqja e PPSh zhvilloi disa mbledhje të posaçme, për të shqyrtuar situatën politike dhe masat për zbutjen e krizës që kishte mbërthyer vendin. Për herë të parë u propozua që aktiviteti privat ekonomik të zgjerohej edhe në degë të tjera përveç bujqësisë dhe të konsiderohej roli i forcave të tregut në përcaktimin e financimeve që do të bëheshin për ndërmarrjet indu striale shtetërore. Qeveria zbuti planifikimin shtetëror në bujqësi, rriti sipërfaqen e lejuar të parcelave personale në 0.2 hektarë dhe urdhëroi kooperativat t‘u kthenin bagëtitë fshatarëve. Këto reforma siguruan zgjerimin e ndërmarrjeve me vetëfinancim d he i lejuan organet lokale të qeverisjes që pjesërisht të planifikonin veprimtarinë industriale në rajonin e tyre. 60 Ne Plenumin IX të Komitetit Qendror të PPSh në janar të vitit 1990, u miratua një program masash për reformimin e sistemit politik, ku përfs hihej dhe ristrukturimi i Partisë së Punës dhe i rolit të saj. Në mbledhje Ramiz Alia deklaroi se thirrjet për pluralizëm në ato momente ishin të dëmshme për vendin, pasi mund të çonin në dobësimin e unitetit të popullit. Sipas tij, pluralizmi partiak do të vinte hap

59

Historia e Popullit Shqiptar, vepër e përmendur , fq. 326. Raymond Zickel/ Walter R. Iwaskiw (eds) Albania: A country study, Washington D.C: Library of Congress, 1994, fq.116. 60

27

pas hapi, krahas krijimit të kulturës demokratike. 61 Idetë që përpunoi Plenumi per ristrukturimin dhe reformimin e PPSh synonin që t‘i çlironin organizatat partiake nga disa kompetenca të karakterit administrativ, dublimi i organeve shtetërore, me qëllim që ato të përqendroheshin në funksionet edukuese e mobilizuese. Plenumi dha orientimin që mbledhjet e tyre të bëheshin të hapura, me qëllim që të tërhiqej mendimi i punonjësve për problemet që preokuponin qendrën e punës dhe vendin. Përpjekjet për të ridimensionuar rolin e PPSh, për të reduktuar veprimtarinë e saj, kryesisht në sferën e edukimit, në thelb nuk preknin parimin bazë të sistemit, rolin udhëheqës të PPSh. Reformat që po projektoheshin nga udhëheqja e PPSh, nuk synonin ndryshimin e sist emit politik, por korrigjimin e politikave të ndjekura deri atëherë, me qëllim që vetë sistemi të bëhej më i efektshëm e më i pranues. 62 Gjithashtu u ndërmorën disa nisma ligjore, me qëllim që të bëheshin ndryshimet e përmirësimet e duhura në fushën e legjislacionit. Kështu, me ligj shtetasve tani do t'u garantohej mbrojtje ligjore me avokat, si në procesin hetimor, ashtu edhe në atë gjyqësor. Po kështu do të zbatohej dhe institucioni i rehabilitimit ligjor e gjyqësor si dhe lirimi para kohe e me kusht për disa kategori veprash penale. U vendos, gjithashtu, që të krijohej Ministria e Drejtësisë dhe u dha orientimi që të rishikoheshin e të ndryshonin disa nene të kodit penal, siç ishin ato që parashikonin dënime për veprimtaritë fetare, për agjitacionin e propagandën, për internimin etj.63 Reforma të rëndësishme ndodhën edhe në fushën ekonomike, megjithëse ato nuk prekën thelbin e sistemit ekonomik, pronën shoqërore, dhe u shpall mekanizmi i ri ekonomik, i cili kopjonte përvojën e reformave hungareze në vitet ‘60-‘70. Këto reforma e reuajtën të paprekur pjesën më të madhe të strukturës së ekonomisë së planifikuar, por megjithatë iu la një hapësirë më e madhe ekonomisë së planifikuar.64 Në kuadër të reformave do të futeshin elemente të decentralizimit e të përdorimit të levave që stimulonin prodhimin. Ndërmarrjeve ekonomike do t'u lihej më shumë 61

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 327. Po aty, fq. 327. 63 Po aty, fq. 327. 64 Valentina Duka, vep.e përmendur, fq. 318. 62

28

kompetenca që të ardhurat t'i përdornin vetë për investime në sektorët që ata e gjykonin të nevojshëm. 65 Pagat do të përcaktoheshin mbi bazën e realizimit të planit dhe fitimeve të ndërmarrjeve. Kërkesa dhe oferta do të përcaktonin çmimet e mallrave të luksit dhe qytetarëve iu lejohej që të ndërmerrnin aktivitete ndërtimi për përdorim vetjak. 66 Përkundrejt politikës së përqendrimeve të mëdha që ishte ndjekur më parë, do të bëheshin ndarje e riorganizime të ndërmarrjeve e të kooperativave bujqësore, duke synuar që të krijoheshin ekonomi më të vogla e më të manovrueshme. Një hap i rëndësishëm do të hidhej dhe në fushën e financimit të ndërmarrjeve. Aktivitetet e financuara deri tani nga buxheti i shtetit do të zëvëndësoheshin me kredi afatgjata. Donacionet nga shteti do të jepeshin vetëm në raste të domosdoshme. Ndryshimet prekën dhe sferën e iniciativës private. Qytetarët u lejuan të ndërtonin banesa me të ardhurat e veta, sikurse u lejua dhe shitja e disa banesave të amortizuara në periferi të qyteteve. Organet shtetërore në rrethe filluan të nxitnin daljen e kooperativave bujqësore në tregun e qyteteve, për të shitur produktet bujqësore e blegtorale me çmime që i caktonin vetë. U liberalizuan edhe çmimet e disa mallrave. 67 Edhe në veprimtarinë e jashtme të shtetit u ndërmorën disa hapa, që synonin liberalizimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve me vendet e tjera. Shqipëria mori pjesë në disa aktivitete që i shërbenin forcimit të bashkëpunimit midis vendeve ballkanike, siç ishin takimet shumëpalëshe, mbledhjet ballkanike, nisma e Adriatikut, ajo e Mesdheut etj. Qeveria shqiptare shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë, qoftë dhe me statusin e vëzhguesit, në ndonjë mbledhje të mundshme të Helsinkit. Disa sinjale pozitive u dhanë dhe për qëndrimin ndaj Tregut të Përbashkët dhe dy superfuqive. Udhëheqja e vendit deklaroi se ―qëndrimi ynë ndaj Tregut të Përbashkët Evropian nuk do të jetë si më parë e se ne synojmë të forcojmë lidhjet ekonomike me secilin vend që bën pjesë në këtë grupim, duke shkuar drejt kontakteve e marrëdhënieve dhe me të". Per dy superfuqitë u tha se në varësi të politikave që ato do të ndiqnin ndaj Shqipërisë, do të përcaktohej dhe qëndrimi i Shtetit Shqiptar, 65

Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 327. Raymond Zickel/ Walter R. IWaskië (eds), vepër e përmendur, fq.117. 67 Historia e popullit shqiptar, vep.e përmendur, fq. 328. 66

29

çka lihej të kuptohej se ndaj tyre do të kishte një qëndrim më realist e më elastik. Në raportet me botën po thyheshin disa skema e tabu që e kishin mbajtur të ngurtësuar politikën e jashtme të Shqipërisë. 68 Disa hapa u morën në fushën e bashkëpunimit ekonomik me jashtë. Për këtë qëllim u lejua prodhimi me materiale të porositësit, pra të firmave të huaja, blerja e makinerive me pagesë të vonuar, që ishte një formë kredie etj. Me disa vende, si Republika Federale e Gjermanisë, Franca, Italia etj., filluan të zbato heshin forma të reja bashkëpunimi ekonomiko-financiar, në kuadrin e Organizatës Ndërkombëtare të Ndihmës e Bashkëpunimit (OECD), si transferimi i teknikës e i teknologjisë falas, ndërtimi i ndonjë objekti të veçantë me shlyerje afatgjatë etj. Me një dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor, lihej në kompetencë të ministrive e të institucioneve lidhja e marrëveshjeve me karakter shkencor, kulturor, arsimor me ministritë dhe institucionet analoge të shteteve të tjera. Masat e mësipërme u shoqëruan dhe me shkurtime të punonjësve në administratë, sidomos në aparatet partiake në qendër e në rrethe.69 Në mesin e viteve 1980-të interesi në rritje i firmave të vogla të importit për tregun shqiptar ndikoi në rritjen e tregtisë së jashtme me Italinë dhe Gjermaninë Perëndimore. Në fundin e viteve 1980-të Italia ishte partneri perëndimor më i madh tregtar. Eksportet italiane zinin 20 % të eksporteve perëndimore në Shqipëri në vitin 1985 dhe Italia blinte 16.5 % të eksporteve shqiptare drejt vendeve të Europës Perëndimore. Ndërsa Gjermania Perëndimore zinte 15.5 % të eksporteve perëndimore drejt Shqipërisë dhe blinte 15.5 % të eksportve shqiptare drejt Europës Perëndimore. Rënia e sistemit ekonomik stalinist i hapi rrugën zgjerimit të tregtisë me vendet e Europës Perëndimore. Në vitin 1991 në Tiranë u zhvilluan bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes së parë ekonomike me Bashkimin Europian. 70 Ndërkohë, jeta politike e vendit po tensionohej nga dita në ditë. Gjatë periudhës 1989-1990 pati orvatje për demonstrata në disa rrethe të vendit. Më 14 janar në Shkodër u bë përpjekja e parë për rrëzimin e bustit të Stalinit, që 68

Po aty, fq. 328. Po aty, fq. 328. 70 Raymond Zickel/ Walter R. Iwaskiw, vep. e përmendur, fq. 163-164. 69

30

paralajmëronte veprime të tjera antikomuniste. Duke reaguar ndaj këtyre zhvillimeve, në prill të vitit 1990 u bë një mbledhje tjetër e Komitetit Qëndror të PPSh. Plenumi vlerësoi masat e marra për demokratizim dhe theksoi nevojën e përshpejtimit e të shtrirjes së tyre në të gjitha fushat e jetës ekonomike, shoqërore e politike. Plenumi u ndal në problemet dhe në vështirësitë ekonomike dhe mori disa masa për të përmirësuar furnizimin e popullsisë, sidomos në fshat, e cila po përjetonte vështirësi të mëdha ekonomike. Plenumi vendosi shpërndarjen e tufëzave dhe rikthimin e bagëtive familjeve kooperativiste, në formën e mëparshme të oborrit vetjak. Vendimi u njihte fshatarëve të drejtën që tepricat e prodhimeve nga oborri t'i shisnin në treg. Në Plenum u kritikuan metodat burokratike e centralizuese në organizimin e në drejtimin e ekonomisë, dhe u dha orientimi që të ecej në rrugën e decentralizimit, të zgjerimit të kompetencave të ndërmarrjeve në fushën e planifikimit, të përdorimit të fondeve financiare etj. Idetë që u përpunuan në Plenum u pasqyruan në "Ligjin mbi ndërmarrjet", që u miratua nga Kuvendi Popullor në maj të vitit 1990. Ligji nuk ndryshonte karakterin socialist të pronës publike, por në funksionimin e në veprimtarinë e ndërmarrjeve futeshin elemente të ekonomisë së tregut.71 Ndërkohë që udhëheqja e PPSh po përpiqej të thellonte procesin e reformave të kontrolluara prej saj, me qëllim që të zbuste sadopak efektet e krizës, e të rregullonte dhe imazhin e vet, gjendja ekonomike e politike u përkeqësua më tej. Në mesin e vitit 1990 vendi u zhyt në një kolaps të plotë. Në sektorët kryesore ekonomikë vërehej rënie në nivele të papara të prodhimit. Deficitet e krijuara sidomos në prodhimin e naftës e të kromit, që ishin sektoret kryesorë ekonomike, ndikuan negativisht në gjithë ekonominë e vendit. Në treg kishte mungesa të mëdha dhe për mallrat me të domosdoshem të konsumit të përditshëm, sidomos të produkteve ushqimore. Prodhimi i përgjithshëm shoqëror dhe të ardhurat kombëtare në vitin 1990, në krahasim me vitin paraardhës, ranë në mënyrë të ndjeshme. Qeveria u detyrua të vërë dore mbi fondin e akumulimit e ta përdorë atë për zbutjen e

71

Historia e popullit shqiptar, vep. e përmendur, fq. 328.

31

krizës.72 Në situatën e ndërlikuar që kalonte vendi, u bënë të zakonshme ndërprerjet e punës e të prodhimit, për shkak të mungesës së lëndëve të para, por dhe të shthurjes së disiplinës. Për të zbutur disi zemërimin e punëtoreve, me propozimin e qeverisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor u detyrua të bëjë një ndryshim në kodin e punës. Në dispozitat përkatëse tani parashikohej që, kur ndërprerja e prodhimit ndodhte jo për faj të punëtorëve dhe administrata e ndërmarrjes nuk i siguronte një punë tjetër, punëtori do të merrte 80 për qind të pagës. 73 Dekreti i hapi rrugën amullisë dhe çorganizimit në prodhim, duke sjellë një rënie të ndjeshme të prodhimit, për rrjedhojë dhe ulje të të ardhurave të punonjësve. Një gjendje e tillë u krijua edhe në fshat. Për të zbutur disi efektet e krizës, qeveria u detyrua të shkurtojë në mënyrë të ndjeshme fondet për investime dhe t‘i përdorë ato për plotësimin e nevojave më të ndjeshme për jetën e qytetarëve. 74 Gjatë muajit korrik të vitit 1990, u miratuan disa akte ligjore që i hapën rrugën bashkëpunimit ekonomik me vendet e tjera, siç ishin dekreti për mbrojtjen e investimeve të huaja, në bazë të të cilit investimet e huaja do të gëzonin mbrojtje dhe siguri të plotë, dekreti mbi veprimtarinë ekonomike të ndërmarrjeve me pjesmarrjen e kapitalit të huaj etj. Në kuadrin e masave për liberalizimin e marrëdhënieve me jashtë, në shtator të vitit 1990, qeveria shqiptare shprehu zyrtarisht dëshirën për t‘iu bashkuar procesit të bashkëpunimit dhe sigurimit europian. Me këtë rast ajo shprehte gadishmërinë për të bërë të gjitha ndryshimet e duhura në legjislacionin shqiptar, në përputhje me kartën e Helsinkit e me vendimet e Këshillit të Sigurimit dhe Bashkëpunimit Europian. 75 Në nëntor të vitit 1990 u zhvillua një mbledhje e posaçme e Komitetit Qëndror, në të cilën do të përpunoheshin masa për përshpejtimin e reformave. Në mbledhje Ramiz Alia për herë të parë do të pranonte përgjegjësitë për gabimet që ishin bërë gjatë zbatimit të sistemit socialist. Ai i konsideroi të gabuara politikën e 72

Po aty, fq. 330. Po aty, fq. 330. 74 Po aty, fq. 331. 75 Po aty, fq. 333. 73

32

shoqërizimeve të mëdha e të përshpejtuara, mazat e zbatuara për kufizimin dhe likuidimin e oborrit kooperativist dhe kthimin në sektor publik të aktiviteteve artizanale, duke pranuar se në marrjen e këtyre masave ekonomike kishin predominuar më shumë ―motivet ideologjike, sesa faktorët ekonomikë‖. Në vend ishin bërë investime të sforcuara jashtë fuqisë financiare dhe ekonomike të shtetit, sidomos në industrinë e rëndë. Një ndër gabimet e rënda ai konsideronte dhe absolutizimin e parimit të ―mbështetjes në forcat e veta‖, që kishte sjel lë kufizime në bashkëpunimin me botën e jashtme. 76 Plenumi përpunoi masa që synonin nxitjen e prodhimit dhe lehtësimin e krizës ekonomike. Në dhjetor të vitit 1990 doli dekreti për dhënien e tokës në përdorim me qera. Në bazë të dekretit lejohej dhënia e tokës me qera personave të huaj juridikë e fizikë ose shqiptarëve me banim jashtë territorit të Shqipërisë, që ushtronin veprimtari të përbashkëta me ndërmarrjet, kooperativat dhe institucionet ekonomike në territorin e Shqipërisë.77 Politika ekonomike në vitet 1980-të ishte në përputhje me parimet ortodokse të përcaktuara nga modeli stalinist i ekonomisë. Valët e ndryshme të reformave ekonomike duhet të kuptohen si një seri përpjekjesh për të zgjidhur problemet ekonomike përmes lëshimeve të vogla. Këto përpjekje nuk pasqyronin një tendencë për reformimin e sistemit ekonomik, por si mjete për të shmangur ndryshimet rrënjësore duke bërë reforma të vogla. Masat e ndërmarra tregojnë se udhëheqja komuniste nuk kishte ndryshuar pikëpamjet për drejtimin e ekonomisë.78 Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë që nuk devijoi nga kursi fillestar i kontrollit shtetëror mbi ekonominë. Sipas PPSh-së, progresi i shpejtë mund të arrihej vetëm përmes një sistemi të centralizuar që kontrollon të gjitha aktivitetet ekonomike dhe sociale.79 Deri në vitin 1990 qeveria shqiptare kishte monopolin e tregtisë së jashtme dhe e kontrollonte atë përmes një mekanizmi shumë të centralizuar menaxhimi. Duke ndjekur

76

Po aty, fq. 334. Po aty, fq. 334. 78 Örjan Sjöberg, The Albanian economy in the 1980s: coping with a centralized system, tek Örjan Sjöberg/ Michael L. Ëyzan, Economic change in the Balkan States: Albania, Bulgaria, Romania and Yugoslavia, London: Pinter Publishers, 1991, fq. 122. 79 Nicholas V. Gianaris, The economies of the Balkan countries. Albania, Bulgaria, Greece, Romania, Turkey, and Yugoslavia, New York: Praeger, 1982, fq. 32. 77

33

modelin stalinist, të gjitha transaksionet e jashtme kryheshin përmes ndërmarrjeve të tregtisë së jashtme nën kontrollin e Ministrisë së Tregtisë së Jashtme. Rënia e sistemit të ekonomisë së planifikuar solli ndryshime në mënyrën e funksionimit të tregtisë së jashtme. Zhvillimet dhe ndryshimet politike të vitit 1991, rrëzimi përfundimtar i regjimit komunist dhe vendosja e pluralizmit politik, nxorën në pah nevojën për reformim të thellë të sektorit ekonomik. Në muajin mars u ndërmorën edhe masat e para serioze ekonomike, pas zgjedhjeve të para pluraliste. Kjo mund të konsiderohet edhe si faza e parë e proçeseve reformuese në

ekonominë e Shqipërisë pas-komuniste, e shoqëruar me

kundërshti, masa paraprake jo të plota dhe mbi të gjitha me një paqëndrueshmëri politike në vend. Reformat ekonomike të fillimit të viteve 1990-të hoqën barrierat që kishin penguar iniciativat private në treg. Më 15 tetor të vitit 1991, Shqipëria bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Krahas zhvillimeve politike të rëndësishme si përmbysja e sistemit komunist dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira pluraliste dhe demokratike që do të sillnin një qeveri me aspirata dhe ideale të reja perëndimore, vendi do të përballej me ndryshime të rëndësishme përsa i përket zhvillimit ekonomik. Me metodat e tij mbikëqyrëse, këshilluese dhe financuese, FMN do të ndihmonte Shqipërinë përmes mbështetjes financiare, por nuk do të mund të parandalonte pengesat që do të shfaqeshin përpara dhe as pasojat dhe ndikimin negativ afatgjatë për ekonominë e vendit.

34

KAPITULLI I

FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR DHE SHQIPËRIA

1.1 Themelimi i FMN-së dhe roli i saj në sistemin financiar ndërkombëtar

Në kushtet e një ekonomie të rrënuar prej dy luftërave botërore të gjysmës së parë të shekullit XX, me një Europë të copëtuar dhe Shtetet e Bashkuara të dëmtuara thellë, të ngërthyera në të ashtuquajturin ―depresion global ekonomik‖, lindi nevoja për një dorë rregullatore, në funksion të mbarë sistemit ekonomik botëror. Kur krerët e Fuqive të Mëdha u takuan në Paris në fund të vitit 1918 u gjendën përpara një plani të detajuar për rivitalizimin e prosperitetit dhe paqes në botë, ashtu si e kishte parashikuar edhe presidenti amerikan Udrou Uillson në planin e tij të famshëm të ―14 Pikave‖. Ajo që ndodhi në vazhdimësi ishte humbja e prosperitetit brenda një dekade dhe e paqes brenda një dekade tjetër, duke mos lënë pa përmendur këtu edhe dështimin e presidentit amerikan për të bindur senatin amerikan që të ratifikonte anëtarësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lidhjen e Kombeve, e themeluar në vitin 1920, me objektiv kryesor hartimin e proçedurave të nevojshme për të zgjidhur në rrugë paqësore konfliktet dhe divergjencat në arenën ndërkombëtare. Por dështimi më i madh mbetej krijimi i një mjedisi të përshtatshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet ekonomive më të mëdha botërore të kohës. Kur delegatët e 44 shteteve u mblodhën në Korrik të vitit 1944 në Bretën Uds (Bretton Woods), Nju Hempshajër (New Hampshire) për të themeluar institucione të një rëndësie ndërkombëtare dhe këtë herë me qëllim sektorin ekonomik në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, në qendër të fokusit të tyre ishte shmangia e përsëritjes së gabimeve të bëra në Konferencën e Paqes. Themelimi i një institucioni si Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim sipas tyre do t‘i jepte hov rimëkëmbjes së jetës ekonomike ndërsa ai i një institucioni si Fondi i Përbashkët Monetar Ndërkombëtar do të sillte qëndrueshmërinë dhe rigjallërimin e sistemit të konvertimit të monedhave dhe 35

tregut multilateral.80 Banka Botërore u krijua me qëllimin që të shërbente si burim huash për rindërtimin e ekonomive europiane pas luftës dhe për të ndihmuar shtetet në kohë vështirësish financiare në të ardhmen. Fondi Monetar Ndërkombëtar nga ana tjetër bashkërendon

shkëmbimin

monetar

ndërkombëtar,

baraspeshën

e

pagesave

ndërkombëtare dhe llogaritë kombëtare.81 Në korrik 1944, delegatët u mblodhën për t‘i dhënë frymë situatës ekonomike, në një dimension gjithëpërfshirës, që do të tejkalonte konceptin e kufirit shtetëror dhe do të ndihmonte në rimëkëmbjen e sistemit monetar ndërkombëtar. Përparësi e çështjeve, ishte ―themelimi i një sistemi të përbashkët monetar i këmbimit të monedhave, kurseve të pandryshueshme të këmbimit dhe tregtisë së lirë‖. Në këtë takim të mbajtur në Konferencën Financiare dhe Monetare të Kombeve të Bashkuara, do të merrnin jetë dy institucione ndërkombëtare Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, të cilët do të formësonin atë që u quajt ―Sistemi i Breton Uds‖ (sipas vendit ku u mbajt konferenca), i projektuar me qëllim lehtësimin e përmbushjes së objektivave të parashtruara në konferencë. Një vit më pas, në dhjetor të vitit 1945, delegatët hartuan draftin e artikujve të marrëveshjes, roli i të cilit u përcaktua të ishte ―mbikëqyrja e regjimit monetar të sistemit të sapothemeluar‖. Sipas draftit, FMN do të ishte një institucion i përhershëm në

funksion



konsultimeve

dhe

bashkëpunimeve përsa i përket çështjeve monetare ndërkombëtare, do të lehtësonte zgjerimin dhe zhvillimin e balancuar të tregtisë ndërkombëtare si dhe do të bënte të mundur promovimin dhe ruajtjen e niveleve të larta të punësimit dhe të ardhurave për frymë si dhe zhvillimin e burimeve produktive 80

Për më shumë rreth ngjarjeve historike para themelimit të FMN-së dhe ndikimit që ato patën mbi formësimin e tij shiko James M. Boughton, IMF and the Force of History: Ten Ideas and Events that Have Shaped the Institution‖, IMF working paper WP 04/75, 2004. http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2004/wp0475.pdf (parë më 01.07.2013). 81 Joshua S. Goldstein, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Tiranë: Dituria, 2003, fq. 381-382.

36

për të gjithë vendet anëtare; do të promovonte qëndrueshmërinë dhe do të shmangte zhvlerësimin e konkurencës së shkëmbimit monetar; do të asistonte në themelimin e një sistemi multilateral të pagesave në varësi të transaksioneve ndërmjet anëtarëve si dhe në eleminimin e kufizimeve për shkëmbimin e huaj monetar çka përbënte pengesë për rritjen e tregut botëror. FMN do të fitonte besimin e vendeve anëtare duke i vendosur burimet e tij përkohësisht në gatishmëri të tyre duke i ndihmuar kështu në rregullimin e sistemimin e pasaktësive në balancat e pagesave, pa dëmtuar prosperitetin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Paralelisht me këtë, FMN do të shkurtonte kohëzgjatjen dhe lehtësonte shkallën e çekuilibrit në balancat ndërkombëtare të pagesave të anëtarëve.82 Vendimet e marra në konferencë mendohej se do të sillnin një rritje dhe përmirësim në ekonominë, investimin dhe tregun botëror. Bretton Woods themeloi një regjim të shkëmbimit monetar të qëndrueshëm, duke u mbështetur në dollarin amerikan e duke qenë i përforcuar në ar, i cili zgjati prej vitit 1944 deri në vitin 1971. Gjatë kësaj periudhe, dollarit amerikan iu dha një vlerë e pandryshueshme e barabartë me një të tridhjetë e pestën e një onc-i ar. Monedhat e shteteve të tjera shkëmbeheshin me kurse të pandryshueshme në krahasim me dollarin amerikan. Këto kurse të pandryshueshme ishin përcaktuar nga FMN duke u mbështetur më shumë në nivelin e baraspeshës afatgjatë që mund të mbahej për secilën monedhë. Tregjet ndërkombëtare të monedhës vepronin brenda një hapësire shumë të ngushtë rreth këtij kursi. Në qoftë se monedha e një vendi binte më shumë se 1 për qind prej vlerës së përcaktuar si e pandryshueshme, ky vend ishte i detyruar të përdorte rezervën e tij në monedhë të fortë për të blerë përsëri monedhën e vet, duke mbajtur lart çmimin. Në rastin e kundërt, nëse çmimi ngrihej më shumë se 1 për qind, ai ishte i detyruar të shiste monedhën e vet, me qëllim që të ulte çmimin.83 Inflacioni i viteve 1960 e bëri të paqëndrueshëm, jo afatgjatë këtë nismë të SHBA-së. Ari si standard u braktis në vitin 1971, çka përbënte një ngjarje e cila quhet edhe si ―shembja e Bretton Woods‖, megjithëse ky term nuk është shumë i përshtatshëm sepse institucionet mbijetuan dhe regjimi monetar iu nënshtrua më tepër një përshtatjeje sesa një shembjeje. Për të zëvëndësuar arin si standard botëror, FMN krijoi një monedhë 82 83

Articles of agreement, http://www.imf.org/External/Pubs/FT/AA/pdf/aa.pdf (parë më 01.07.2013). Joshua S. Goldstein, vep. përmendur, fq. 382.

37

të re botërore, atë që quhet ―E drejta e vecantë e tërheqjes, që është quajtur edhe ―ari prej letre‖ sepse ai krijohet në sasi të kufizuara nga FMN, mbahet si rezervë në monedhë të fortë nga bankat qëndrore të shteteve dhe mund të shkëmbehet me monedha të ndryshme ndërkombëtare. Ajo mund të përdoret vetëm për blerje parash dhe është në pronësi vetëm të bankave qëndrore. Që prej fillimit të viteve 1970-të, monedhat kryesore kombëtare janë drejtuar nga sistemi i ndryshueshëm i kontrolluar i shkëmbimit të monedhës.84 Në shkrimin e tij analitik me titull: ―FMN dhe Forca e Historisë: Dhjetë Ngjarje dhe Ide që i dhanë formë institucionit‖, James M. Boughton citon një shprehje të Harry White,85 një ndër themeluesit dhe ideatorët e draftit të përgatitur për funksionimin e FMN-së, i cili kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse Kongresi Amerikan nuk e firmoste marrëveshjen, u përgjigj: […] historia do të kthehet pas dhe do të dënojë ata që nuk i votuan propozimet e Bretën Uds, ashtu si ne sot kthejmë kokën pas e dënojmë grupe të caktuar, të cilët në vitin 1921 nuk lejuan hyrjen tonë në një organizatë ndërkombëtare, të projektuar me synim parandalimin e luftërave (referuar Lidhjes së Kombeve).86 Në kohën kur FMN u themelua, bota kishte parë inisiativa me shtrirje ndërkombëtare, por këtë herë bëhej fjalë për një ―sistem të përbashkët monetar ndërkombëtar‖. Ndërkohë që rëndësia e heqjes së barrierave ndaj tregut ishte kuptuar që prej një çerek shekulli, atëherë kur Presidenti amerikan Uillson e bëri këtë pjesë të një prej ―14 pikave‖ të tij në vitin 1918. Pothuajse 30 vjet më pas, në vitin 1944, do të kuptohej edhe rëndësia e ―institucionalizimit‖ të një bashkëpunimi ekonomik në mes kombeve. Motivi kryesor i krijimit të FMN-së nga ideatorët, ishte ―rritja dhe zhvillimi

84

Po aty, fq. 382-383. Herri Dekstër Uajt (Harry Dexter White) –Drejtuesi kryesor i Kartës së FMN-së për delegacionin e SHBA-së. Në atë kohë i vendosur për të mos lejuar përsëritjen e gabimeve të Versajës në formësimin e institucionit të ri (FMN). Sipas tij në njëzetë vitet e fundit, periudha gjatë luftës, shtetet kishin vënë në zbatim politika proteksioniste sepse kishin mungesë të rezervave të mjaftueshme të arit dhe me planin e tij fillestar ai paralajmëroi se do të shfaqej e njëjta problematikë madje dhe kjo do të pengonte zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë në periudhën pas luftës. Sipas tij, themelimi i një ―fondi monetar ndërkombëtar‖ do t‘i mundësonte vendet në këto pozicione të ekonomizonin rezervat e tyre të arit duke shmangur kështu rekursin e barrierave tregtare, barrierave në pagesa dhe skemave qartësuese bilaterale. 86 James M. Boughton, IMF and the Force of History, vep.e përmendur, fq. 4. 85

38

ekonomik, dhe paralelisht me këtë, parandalimi i rënies në një ―autarki‘ apo ‗protektorat‖.87 Veprimtaria e FMN-së u zhvillua në zinxhirin e një sërë ngjarjeve politike dhe ekonomike. Historia pati ndikimin e saj në formësimin dhe njëkohësisht tjetërsimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Me mbarimin e luftës, tregu dhe ekonomia botërore po zhvillohej, hegjemonia e ekonomisë amerikane po binte dhe Europa Perëndimore po ngrihej nga rrënojat e shkatërrimit prej dy luftërave të mëdha. Në vitet 1950, ―kombinimi i vullnetit kombëtar me përkrahjen ndërkombëtare të Planit Marshall të SHBA-ve, Bankës Botërore dhe FMN-së, bëri që pjesa më e madhe e kontinentit europian të ecte përpara, e gatshme për një treg dhe shkëmbim monetar multilateral. Në vitin 1952, Republika Federale e Gjermanisë u bë gjithashtu anëtare, duke u shndërruar shumë shpejt në një prej ekonomive drejtuese të botës, pasuar nga Japonia, e më pas vendet e Lindjes së Mesme dhe Arabia Saudite (vendet e eksportit të naftës). Anëtarësime pati edhe nga kontinenti Afrikan, me fitimin e pavarësisë nga kolonizatorët e huaj europian, zhvillimin e një sërë lëvizjeve irredentiste dhe separatiste, deri në vitin 1969, 44 shtete u bënë pjesë e institucionit, me një anëtarësim të plotë të kontinentit deri në vitin 1990. Ideatorët synonin edhe anëtarësimin e Bashkimit Sovjetik, por nën drejtimin e Stalinit do të refuzohej ratifikimi i marrëveshjes, kjo për shkak të natyrës ideologjike ―pro-Perëndimore të Fondit‖. Në anën tjetër, si pasojë e politikave të tyre vet-izoluese, vende si Çekia, Polonia, Kuba dhe Kina do të ç‘anëtarësoheshin; Lufta e Ftohtë solli kufizimin në numrin e anëtarësimit. Por ndryshimet që do të pasonin me ardhjen e vitit 1990, do të ndikonin jo vetëm në proçesin e anëtarësimit, por edhe në rolin dhe funksionimin, njëkohësisht edhe mënyrën sesi do të perceptohej Fondi në tërësi. Që prej vitit 1944, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore janë përpjekur të kryejnë tre role kryesore. Së pari, ato kërkonin të ofronin qëndrueshmëri e mundësi për kapital për shtetet e shkatërruara nga Lufta e Dytë Botërore, sidomos për Japoninë e shtetet e Europës Perëndimore. Ky rol ka qenë një sukses i madh, që çoi drejt rritjes e lulëzimit të këtyre shteteve. Në vitet 1970 e 1980, ato u munduan të nxitin 87

Po aty, fq.3.

39

zhvillimin ekonomik të vendeve që kishin fituar pavarësinë në botën e tretë. Ky rol ka qenë më pak i sukseshëm duke pasur parasysh varfërinë e pjesës më të madhe të hemisferës jugore. Roli i tretë, i ndërmarrë në vitete 1990, ka qenë integrimi i Europës Lindore dhe i Rusisë në ekonominë kapitaliste botërore.88 Që prej fillimit e në vazhdim, roli i FMN-së mori një trajtë zgjerimi në aspektin funksional dhe atë gjeografik. Autorë të shumë shkrimeve dhe punimeve kërkimore, në analizat, komentet dhe opinionet e tyre kundrejt suksesit ose jo të funksionimit, i referohen në veçanti viteve 1990-të, vite të sfidave të mëdha, që pasuan fundin e një dekade me zhvillime të shumta ideologjike e politike, fundin e një ―lufte të ftohtë‖ që ndau botën në dy kampe (lindor dhe perëndimor) e që rrëzoi një ideologji për të ngritur një tjetër, si dhe fillimin e një ere të re ndryshimesh, trendi gjithëpërfshirës e integrues në funksion të përmirësimit politik, social, dhe veçanërisht atij ekonomik në mbarë botën. Rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik (1991), e shndërroi FMN-në në një ―institucion universal‖. Vendet e sapodala nga sistemet izoluese e totalitariste do të bëheshin shumë shpejt pjesë e këtij institucioni ndërkombëtar; vërshimi i anëtarësimit ishte po aq intensiv sa ishin edhe problematikat që shfaqeshin. Kalimi nga një sistem i ekonomisë së centralizuar në atë të tregtisë dhe sipërmarrjes së lirë nuk ishte i lehtë për t‘u përballuar nga vendet e Europës Lindore dhe Juglindore. Për më tepër, në një shtrirje pothuaj gjithë-kontinentale, FMN-së do t‘i duhej të ballafaqohej me trajtimin dhe përmirësimin e situatës së borxhit publik në Afrikën subsahariane,89 zhvleftësimin e pezos në Meksikë,90si dhe krizën financiare të përhapur gjerësisht në vitet 1997-98, në Azinë Lindore.91

88

Joshua S. Goldstein, vepër e përmendur, fq. 384. Nga fundi i vitit 1999, rreth 70% e totalit të borxhit afatgjatë të vendeve me të ardhura të ulta i përkiste qeverive ose institucioneve multilaterale. Për vendet e Afrikës Jugore nën Shkretëtirën e Saharasë, vlera shkonte në 78%. Në vitin 1999, vendet me të ardhura të ulta përftuan grante të cilat i ndihmuan ato të shlyenin borxhet. Për vendet e Afrikës Jugore nën Shkretëtirën e Saharasë shifra e paguar për ta shlyer këtë borxh ishte sa 1/3 e asaj të marrë. Këto vende duhej të shlyenin edhe 30% të vlerës së borxhit të tyre. Kjo i çoi drejt krizës ekonomike. 90 Në fillim të viteve 1990 ekonomia në Meksikë dukej e shëndetshme dhe lulëzuese. Po ndihej rritje dhe zhvillim pas një dekade humbjesh të viteve 1980. Ndihej rënie e inflacionit, rritje e investimeve të huaja si dhe rritje e rezervave të bankës qendrore me shifra që shkonin në milarda dollarë. Në këto kushte u hodh idea për kufizimin e barrierave tregtare me partnerin më të rëndësishëmë tregtar, SHBA-në përmes Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Amerikën e Veriut (NAFTA), e cila hyri në fuqi në fillim të vitit 1994. 12 muaj pas marrëveshjes u ndje kolapsi ekonomik, qeveria meksikane zhvleftësoi monedhën e saj (Pezo) 89

40

Në gjashtë vite, FMN pati një zgjerim prej 30% të madhësisë së tij. Fondi filloi të ekzistonte si një rregullator ndërkombëtar i sistemit të përbashkët monetar në fundin e Luftës së Dytë Botërore, i përqëndruar në tregun botëror, këmbimin fiks monetar dhe gjithëpërfshirjen globale të vendeve në tregtinë e lirë, në një veprimtari që sa vinte e bëhej edhe më intensive duke u shndërruar në një raport më të drejtëpërdrejtë institucional me anëtarësinë e tij. FMN funksionon në tre forma kryesore. Kur një vend bëhet anëtar in Fondit Monetar Ndërkombëtar ai zotohet se do të zbatojë politika inkurajuese drejt rritjes ekonomike dhe qëndrueshmërisë së çmimeve, duke shmangur kështu edhe disavantazhet e një konkurence të padrejtë në sajë të manipulimit të kurseve të shkëmbimit. Për të provuar vërtetësinë e kësaj, FMN monitoron politikat ekonomike të vendit përkatës të sapoanëtarësuar, duke bërë të mundur kështu identifikimin e dobësive që mund të shkaktojnë paqëndrueshmëri financiare ose ekonomike; ky proçes njihet si mbikëqyrja; së dyti, FMN siguron asistencë teknike duke i ndihmuar kështu vendet të menaxhojnë politikat e tyre ekonomike dhe çështjet financiare në mënyrë produktive. Kjo realizohet duke i ndihmuar ato të përforcojnë kapitalin dhe burimet e tyre njerëzore si dhe duke propozuar politikat e duhura makro-ekonomike financiare ristrukturuese. Së fundmi, detyra më kryesore në funksionimin e FMN-së është dhënia e fondeve për vendet në nevojë.92 Nëse FMN nuk do të miratonte fonde, shumë vende do të ishin në krizë financiare. Një vend me vështirësi serioze financiare, i paaftë për të paguar detyrimet e tij ndërkombëtare, shumë shpejt mund të shndërrohet në një problem financiar potencial për sistemin financiar ndërkombëtar global. FMN u krijua me qëllim që t‘i mbrojë vendet nga dhe kriza financiare që pasoi çoi më tej në përgjysmimin e saj duke çuar vendin drejt reçesionit. FMN si një aktor ndërkombëtar në sistemin financiar global luajti rol kyç për krizën në Meksikë. 91 Gjatë vitit 1998, ekonomia botërore po ecte me ritme të ngadalta. Ky trend filloi me Krizën në Azi. Bëhej fjalë për të njëjtat vende (Korea, Singapore, Tajland, Hong Kong, Tajvan Indonezi, Majlazi dhe Filipines) të cilat dy dekada më parë kishin treguar rritje spektakolare ekonomike. Deri para fillimit të krizës së vitit 1998 ―Tigrat Aziatikë‖ kishin qenë shembujt kryesor të progresit ekonomik. Kriza në Azi pati ndikim për ekonomitë e Europës Lindore dhe Amerikës Latine. FMN ndërrmori një sërë inistativash dhe paketash shpëtimi për të shpëtura vendet nga kriza. 92 Esteban Ugalde, The role and evolution of the International Monetary Fund, fq. 39-40. http://www.neumann.edu/academics/divisions/business/journal/Review2011/Ugalde.pdf (parë më 01.07.2013).

41

këto situata me shtrirje globale. Secili vend anëtar gëzon të drejtën t‘i drejtohet FMN-ës për fonde në rastin kur ka nevojë për një balancë pagesash, kur nuk ka burime të mjaftueshme në tregun e kapitalit për të kryer pagesat e tij ndërkombëtare dhe për të ruajtur një nivel të lartë e të sigurtë të aseteve. Ekziston një proçedurë e caktuar që nga aplikimi i vendit anëtarë në nevojë për fonde e deri tek dhënia e huasë. Përpara se të jepet miratimi fillimisht, një staf përbërës i FMN-së shkon në shtetin përkatës për të vlerësuar sëbashku me autoritetet drejtuese qeverisëse nevojat e vendit për ndihmë financiare.93 Menjëherë pasi palët bien dakord për vlerën e caktuar, një zyrtar i FMN-së formulon një paketë financiare e cila i dërgohet më vonë bordit ekzekutiv për shqyrtim.

Pasi ky i fundit bie dakord fillon proçesi i

disbursimit. FMN krijon mundësi për aplikimin e politikave dhe reformave me pasojë rritjen ekonomike, punësimin dhe investimin. FMN ka dhënë një seri fondesh për vendet në nevojë në vitet 1980, 1990, por edhe në krizën e afërt të viteve 2007-2009. Kriza e këtyre viteve të fundit e konsideruar edhe si më e madhja pas Depresionit të Madh, përfshiu edhe vendet e zhvilluara industriale, të cilat i janë drejtuar atij për ndihmë. Një shembull konkret i kësaj do të ishte Greqia e cila ende vazhdon të përjetojë reçesionin e thellë.94 Për çdo vend anëtar lind nevoja dhe shtrohet detyrimi i zbatimit të politikave strikte monetare, politikave strikte fiskale, privatizimit dhe liberalizimit financiar, çka do ta bënte anëtarin në nevojë, sipas rregullores së FMN-së, të denjë për të përfituar huanë e domosdsoshme, pa të cilën vështirësohet dalja nga kriza. Politika strikte monetare përfshin një kufizim të furnizimit të monedhës kombëtare me qëllim rritjen e normës së brendshme të interesit në çfarëdo niveli që të jetë i nevojshëm për të arritur stabilizimin e vlerës së monedhës së brendshme. Kjo lloj politike ndikon në rritjen e të ardhurave, por mund të ushtrojë edhe presion në rënien e PBB-së si dhe kursin e këmbimit duke e bërë më të vlerësuar monedhën vendase. Duke bërë kështu të mundur importet për qytetarët 93

Esteban Ugalde, vep.e përmendur, fq.39-40. Për vitin 2005, Greqia ka treguesin më të lartë të defiçitit buxhetor dhe u projektua që të rikthehej në këtë nivel në vitin 2009. Në vitin 2005, borxhi publik ishte 98.5% të PBB-së. Në vitet që pasuan kjo shifër u pakësua në mënyrë të skajshme, por u rrit sërish në vitin 2008 dhe u projektua që të arrinte shifrën e 103,4%. Borxhi i Greqisë ka arritur shifrën e 413, 6% milliard dollarëve amerikanë, çka është më e lartë sesa ekonomia në tërësi e vendit dhe borxhi më i lartë që është parë ndonjëherë në një shtet Europian ndër vite. Për më shumë rreth kësaj shiko Esteban Ugalde, vep.e përmendur, fq. 42. 94

42

dhe bizneset në një kosto më të ulët, në një monedhë vendase më të fuqishme sesa monedhat e tjera.95 Politika tjetër pasrendëse është ajo e disiplinës fiskale e cila synon rritjen në grumbullimin e taksave dhe pakësimin e shpenzimeve qeveritare në mënyrë drastike, kufizimin në rritjen e normës së interesit, shpenzimet e tepruara qeveritare dhe borxhit të qeverisë. E gjithë kjo mendohet se sjell si pasojë rritjen e PBB-së dhe paralelisht me këtë favorizon investimin e brendshëm.96 Privatizmi, një hallkë tjetër, lidhet ngushtë me politikën e shtrënguar fiskale e cila kërkon rritje të numrit të shitjeve të ndërmarrjeve publike drejt sektorit privat. Kjo politikë është e përcaktuar të ndihmojë tregjet e vendeve huamarrëse dhe të funksionojnë lirisht pa ndërhyrjen e shtetit.97 Liberalizimi financiar shërben në funksion të qarkullimit të lirshëm dhe shmangies së kufizimeve të kapitalit ndërkombëtar si dhe të kufizimeve mbi bizneset e huaja dhe bankat të cilat në favor të liberalizimit lejohen të blejnë, zotërojnë në pronësinë e tyre dhe veprojnë në skenën ndërkombëtare. Kjo politikë favorizon investimet në tregun ndërkombëtar në vendin në nevojë, në një mënyrë të menaxhuar që të mund të ndihmojë atë të ruajë vlerën e monedhës kombëtare në kursin e këmbimit. Vetëm në kushte të tilla, kur të gjitha këto politika të jenë përmbushur FMN realizon dhënien e fondit.98 Duhet theksuar se vendet anëtare kanë fituar gjithmonë e më tepër varësi prej huave të marra nga Fondi. Në vitet 1990-të, më shumë së 100 shtete u bënë pjesë e programeve stabilizuese.99 Kjo masë huadhënieje edhe pse nuk ishte më e lartë se më parë mbetej më domethënësja; të siguroje fonde për vende të sapo dala nga tranzicioni ishte pothuaj jetike. Por huadhënia shoqërohet me ―kushtëzimin‖, me qëllim që të nxitet shfrytëzimi efikas dhe jo-shpërdorues i fondeve, FMN ndikon me politikën e tij në secilin vend anëtar në nevojë duke mos lejuar ndryshimin e politikave të shkëmbimit monetar

95

Esteban Ugalde, vep.e përmendur, fq. 43. Po aty, fq. 43. 97 Po aty, fq. 43. 98 Po aty, fq. 43. 99 James M. Boughton, The Evolving Global Role of the IMF: World Without Walls: The Global Economy and the IMF, 1990–1999, fq.17. http://www.imf.org/external/pubs/ft/history/2012/pdf/c1.pdf (parë më 17.06.2013) 96

43

sidomos gjatë marrjes së mbështetjes financiare. Ky proçes kushtëzues është i kufizuar në politikat ―makroekonomike‖ dhe jo ato ―strukturore‖. FMN e ka zgjeruar gradualisht funksionin e tij në çështje si shmangia e korrupsionit, përmirësimi i kushteve mjedisore, ―zvogëlimi i forcës ushtarake‖ etj. Me qëllim moslejimin e keq-përdormit të fondeve, FMN është bërë katalizator i një sërë reformash për vendet përfituese të ndihmës, dhe në një proçes mbikëqyrës ai ndjek hap pas hapi zhvillimin dhe adoptimin e këtyre reformave duke ofruar më tej asistencë teknike dhe këshillim, me staf të autorizuar për ngritjen e institucioneve të tregtisë së lirë, adoptimin me kushtet e reja të eknomisë së tregut dhe qarkullimin e lirë të kapitalit.100 Në publikimin me titull ―Rasti kundër Fondit Monetar Ndërkombëtar‖, në një këndvështrim kritik të mënyrës se si roli i FMN-së është transformuar duke dalë nga ―binarët e fillimit‖, Laërence J. McQuillan, shkruan se:

Në përpjekje për të gjetur një mision të ri, FMN shumë shpejt u shndërrua në një mjek financiar për vendet në zhvillim, duke ju mundësuar miliarda dollarë, me efekte shkatërrimtare: pakësim të rënies ekonomike, varësi afatgjatë ndaj institucionit, investime globale të riskut të lartë, dhe keqmenaxhim të ekonomive të brendshme.101 Në bazë të një ekzaminimi të kryer për periudhën 1947-1989, 6 vende kanë fituar varësi ekonomike nga FMN për më shumë së 30 vjet, 24 vende 20 deri në 29 vjet, dhe 47 vende për 10 deri në 19 vjet. Prej 83 vendeve në zhvillim të cilat kanë shfrytëzuar burimet e FMN-së për pothuaj 60 % të viteve që nga marrja e borxhit, më shumë se gjysma, 43 kombe janë mbështetur tek FMN pothuaj çdo vit.102 Një vëmendje të veçantë, FMN i ka kushtuar dhe transparencës me publikun e gjerë. Në vitin 1994 u hapën arkivat dhe filloi publikimi i raporteve ndërsa në vitin ë u vijua me krijimin e një faqeje interneti nëpërmjet së cilës publikoheshin përmbledhjet e raporteve të konsulencës dhe u eksperimentua më tej me publikimin e raporteve të plota të stafit në vitin 1999. E gjithë kjo kthesë ngjalli polemika, pakënaqësi e kritika, 100

James M. Boughton, The Evolving Global Role of the IMF, vep.e përmendur, fq. 18-20. Lawrence J. McQuillan, The Case Against the International Monetary Fund, http://www.hoover.org/publications/monographs/27195 (parë më 18.06.2013), fq.7. 102 Po aty, fq. 7. 101

44

veçanërisht në mesin e anëtarëve pasi motoja e mëparshme kishte qenë pikërisht ruajtja e thellë e konfidencialitetit. Të vetmit të kënaqur dhe që e vlerësuan këtë nismë ishin media e folur dhe e shkruar, analistë dhe organizata joqeveritare, pasi për to ishte e mundur të analizohej dhe gjykohej më me lehtësi puna e FMN-së dhe ndikimi i tij në sistemin financiar ndërkombëtar. Pavarësisht faktit se kjo transparencë e bën institucionin më të prirur dhe të hapur drejt kritikave pro dhe kundër opinionit publik, duhet thënë njëkohësisht se nxiten vendet për një performancë më të sukseshme ekonomike dhe politike dhe FMN për një politikë më efikase dhe gjithëpërfshirëse. Në fillimet e para roli i FMN-së nuk u planifikua të ishte afatgjatë, megjithatë FMN edhe sot është një prej institucioneve më të rëndësishëm të trashëguar nga sistemi i ―Bretën Uds‖, me një shtrirje globale, me vende që gjithmonë e më shumë kërkojnë investime dhe mbështetje financiare. Të analizosh veprimtarinë e FMN-së, për të arritur më tej në konkluzione përmbyllëse nevojitet një analizë e detajuar e të gjithë ngjarjeve që ndodhën në këto dekada, zhvillimeve të reja ekonomike, mënyrës si u pritën dhe perceptuan nga kombet, duke mbërritur kështu nga prishtmëritë tek ajo që në të vërtetë u arrit. Studiues, politologë e analistë, e kanë vlerësuar e gjykuar në këndvështrime të ndryshme, dikush një arritje, një tjetër dështim, e të tjerë shfrytëzim të vendeve në zhvillim e në nevojë. Ndërhyrjet e FMN kanë qënë shpesh burim kritikash dhe analizash kontroversiale. Gjate krizës financiare aziatike, e cila preku së pari Indonezinë në 1997, FMN imponoi një politikë të rreptë monetare dhe buxhetore. Shumë banka u mbyllën, gjë që provokoi, sipas disa analistëve një rëndim të mëtejshëm të krizës. Vendet e Azisë përzgjodhën strategji të ndryshme kundrejt politikave të FMN. Disa syresh, si Kina, evituan krizën duke adaptuar politikat e zgjerimit ekonomik (në kundërshtim me rekomandimet e FMN). Malajzia nuk ndoqi këshillat e Fondit dhe morri masa për kontrollin e lëvizjeve të kapitaleve, që ngjalli mjaft reagime nga FMN. Megjithatë disa vende patën një rimbëkëmbje të shpejte duke adaptuar pjesërisht masat e propozuara nga FMN, siç ishte rasti i Koresë së Jugut. Gjatë krizës aziatike disa vende u treguan tepër kritike kundrejt menaxhimit të krizës nga FMN. Japonia duke bërë kritika të hapura, propozoi krijimin e

45

nje Fondi monetar aziatik duke deklaruar se do të kontribuonte në nivelin e 100 miliard dollarë. Ka polemika sa i përket ndikimit të politikave të FMN-së, kur bëhet fjalë në veçanti për vendet me të ardhura të ulta. Shumë argumentojnë se përfshirja e FMN-së i ka dëmtuar këto vende në mënyrë drastike në të shkuarën. Nën dorën udhëzuese dhe drejtuese të FMN-së të ardhurat kombëtare në pjesën më të madhe të këtyre vendeve kanë rënë me 23%. Kur ato bëhen anëtare të FMN-së politikat e sugjeruara prej këtij të fundit në më të shumtën e rasteve i dëmtojnë demokracitë e brishta duke penguar qeveritë të ndërmarrin inicitiva në investime të rëndësishme për popujt e tyre. Vendet me të ardhura të ulta, në më të shumtën e rasteve kërkojnë investime në sektorin e shëndetësisë, edukimit dhe infrastrukturës, përpara se të bëhen të afta të konkurojnë dhe përballen me tregjet ndërkombëtare. Politikat e FMN-së e largojnë mundësinë e një qeverie për të bërë investime të tilla, ndërkohë që e detyrojnë atë të bëhet pjesë e konkurencës së tregut ndërkombëtar. Këto vende me të ardhura të ulta e kanë të vështirë të mbijetojnë në këtë treg në të njëjtin rang me vendet e zhvilluara. Kjo është edhe arsyeja pse shumë argumentojnë se FMN e shkatërron politikën e vendeve me të ardhura të ulta dhe injoron nevojat e qytetarëve për to. Politikat e FMN-së gjithashtu inkurajojnë vendet anëtare që kanë pranuar dhe kërkuar hua prej tij të eksportojnë, pasi tregtia e lirë është një objektiv kyç për të, por për një vend në zhvillim eksport do të thotë të thotë ―eksportim i lëndëve të para‖, duke shkurajuar kështu zhvillimin e brendshëm industrial si dhe eksportin total në tërësi.103 Bota nuk do të pësojë kolaps pa FMN-nën. Madje, një sistem i pavarur ndërkombëtar monetar do të sigurojë inisiativa të dobishme për qeveritë, në mënyrë që ato të mund të zbatojnë reformat e duhura institucionale, të bazuara në ekonominë e tregut dhe të nevojshme për rritjen ekonomike të mbështetur në politikën e brendshme, duke ndihmuar kështu edhe koordinimin e qarkullimit botëror të kapitalit. FMN është i padobishëm, i panevojshëm dhe jo produktiv. Ka ardhur koha të lëmë pas Fondin dhe t‘ju japim hov alternativave që na mundëson tregu‖.104

103 104

Esteban Ugalde, vep.e përmendur, fq. 41-45. Laërence J. McQuillan, vep.përmendur, fq.18.

46

Kështu, argumenton Laërence J. McQuillan si një kritik i ashpër i Fondit dhe veprimtarisë së tij, i cili arsyeton se nëse shtetet janë të ―pavarura‖, atëherë ekonomia në tërësi do të funksionojë në përmasat e saj më të mira.105 Në anën tjetër, Edëin M. Truman shprehet se legjitimiteti i FMN-së po dëmtohet. Ai thekson se FMN ju ka ardhur në ndihmë vendeve me politikat dhe mbikëqyrjen e shkëmbimit monetar, survejimit të proçeseve reformuese, huadhënies dhe asistencës teknike, por duhet ende një përshpejtim dhe avancim në punën dhe mirëfunksionimin e tij, një përqendrim më i madh në politikat makroekonomike, dhe shpërndarje arbitrare e fondeve pa njëanshmëri. Truman përfundon se ky institucion i themeluar dekada më parë si një shpresë e rimëkëmbjes ekonomike në kushtet e një depresioni global ―do të jetë i suksesshëm për aq kohë sa do duan anëtarët kryesorë të tij‖.106 Argumentohet gjithashtu se FMN me politikën e survejimit cënon shumë nga sovraniteti dhe pavarësia e vendeve anëtare, veçanërisht atyre të anëtarësuara së fundmi, duke i bërë ato gjithmonë e më të varura ndaj politikave dhe proçeseve monitoruese. Shpesh herë ristrukturimi i ekonomisë botërore nën udhëheqjen e institucioneve financiare të bazuara në Uashington, siç ështe dhe FMN-ja, është konsideruar si pengesë për zhvillimin ekonomik kombëtar për vendet individuale: ndërombëtarizimi i politikave makro-ekonomike i transformon vendet në territore ekonomike të hapura dhe ekonomitë kombëtare në ―rezerva‖ të lira të krahut të punës dhe burimeve natyrore. Aplikimi i ― mjekimit të ekonomisë‖ prej FMN-së tenton të zvogëlojë më tej cmimet e mallrave në botë sepse detyron ekonomitë individuale në të njëjtën kohë të vazhdojnë ekonomitë e tyre kombëtare drejt një tregu të pakësuar botëror. 107 Bota ka përjetuar kriza ekonomike para dhe pas hedhjes së idesë së një ―sistemi të përbashkët monetar ndërkombëtar‖ e ―institucionalizimit‖ të tij. Ende sot vazhdojmë të flasim për një krizë mbarë botërore, të filluar që prej vitit 2007 e që në vazhdim po çon drejt papunësisë masive, falimentimit dhe kolapsit ekonomik, e vlerësuar si ndoshta kriza 105

Po aty, fq.1. Edwin M. Truman, The IMF and the Global Crisis: Role and Reform, Washington: Peterson Institute for International Economics, 2009, fq. 1 http://www.piie.iie.com/publications/papers/truman0109.pdf (parë më 01.07.2013). 107 Michel Chossudovsky ―The globalization of poverty and the new ëorld order”, Second Edition, Quebec, Canada: Marquis, 2007, f. 21-22 106

47

më e madhe që prej ―Depresionit të Madh‖ që njohu pas-Lufta e Dytë Botërore. Kjo mund të quhet edhe sfida më e madhe e FMN-së, pas viteve 90, ndoshta sepse këtë herë në krizë janë pikërisht vendet-themeluese të këtij organizmi dhe ekonomitë përbërëse më të mëdha të tij. Por pavarësisht gjykimeve të shumta që qarkullojnë në spektrin ekonomik dhe politik, ka akoma shumë hapësirë për të thënë fjalën e fundit, për një mision që ende vazhdon. Qysh prej viteve 2005 kreditet e akorduara prej FMN janë reduktuar në mënyrë drastike prej faktit të shëndetit të mirë të ekonomisë në botë dhe të vendeve të Amerikës Latine në veçanti. FMN që përnjë kohë të gjatë kishte këshilluar një liberalizim shumë ideologjik (gjatë viteve 1990), ka kaluar në një situatë të ―pragmatizmit absolut‖. Por në kohën kur mendohej se FMN po kalonte ditë të qeta, ri-del në pah me rolin e saj në shpëtimin, kësaj rradhe, të vendeve të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian.

48

1.2 . Si u shtri FMN në Ballkan

Ritmi i pashëmbullt i ndryshimeve politike u shoqërua dhe me ndryshime ekonomike në Evropën Lindore gjatë vitit 1991 dhe në fillim 1992. Programet e reformave stabilizuese ekonomike me ndikim të gjërë të FMN-së, ishin miratuar tashmë në Bullgari, Republikën Çeko-Sllovake, Rumani. Hungari dhe Poloni, të cilat tashmë kishin hyrë në sistem transformimi nga qendra të planifikuara në ekonomitë e bazuara në treg, i thelluan dhe zgjeruan përpjekjet e tyre për reforma. Shqipëria, e cila u bashkua Fondit në vitin 1991, filloi procesin e integrimit në botën e ekonomisë së tregut. Këto hapa u ndërmorrën përballë një ekonomie në mjedis të vështirë. Vëllimi i tregëtisë ra në mënyrë dramatike në mesin

e

ish-anëtarët



CMEA, shkaktuar pjesërisht nga rënia e kërkesës nga ish unioni kalimi

sovjetik, i

tregëtisë

ndërsa

njëkohshëm me

i

çmimet

botërore, shkaktuan humbje të monedhave vendase dhe humbje në termat e tregëtisë. Këto vështirësi, së bashku me

masat

e

ashpra



reformës ekonomike dhe disa rrëshqitje në zbatim, kontribuan me hapa të mëdha në rënien e prodhimit në të gjithë rajonin. Por edhe në këtë kontekst dhe me këto vështirësi, Fondi ndihmoi këto vende të arrinin rekorde ekonomike dhe të integroheshin shpejt në ekonominë e tregut, rekordi i përgjithshëm i arritur gjatë kësaj faze të parë të reformës në Bullgari, Republikën Çeko-sllovake, Hungari, Poloni dhe Rumania ishte mbresëlënës dhe

49

inkurajues.108 . Tashmë po afrohej rruga e vendeve ballkanike për të ndërmarrë hapa të rëndësisshëm ekonomikë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qënë një partner i ngushtë i shteteve të Ballkanit Perëndimor gjatë gjithë procesit të transformimit ekonomik. Që në fillim të viteve 1980, Fondi ka dhënë mbështetje financiare dhe teknike për hapat e reformës fillestare në Jugosllavi. Aktivitetet e tij në rajon u zgjeruan ndjeshëm në vitet 1990 pas rënies së socializmit dhe shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Në ato vite vendet e Ballkanit Perëndimor u përballën me sfida të tranzicionit drejt ekonomisë së tregut dhe patën nevojë të ngrejnë kornizat dhe institucionet nga e para.

109

Por përvec ndryshimeve ekonomike ballkani

ishte një rajon që do të kishte ndryshime dramatike në politikë, kufi dhe konflikte të brendshme. Këto vende do të karakterizoheshin nga një inflacion i lartë dhe ndryshimi i cmimeve. Ballkani Perëndimor kanë qenë historikisht një nga zonat më të varfëra të Evropës. Popullsia totale e Ballkanit Perëndimor është 24.700.000. Dallime etnike kanë çuar në konflikte të gjata dhe të qëndrueshme, si rrjedhojë kjo ka sjellë paqëndrueshmëri politike dhe ekonomike. Varfëria dhe mungesa e stabilitetit janë kombinuar për të prodhuar një rreth vicioz institucional të prapambetur. Konfliktet e pas viteve 90 në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë e kanë rënduar situatën ekonomike. GDP në 1999 ishte ndjeshëm më e ulët se në 1989. 110 Gjithsesi vendet ish-komuniste në 25 vitet e fundit kanë parë një transformim dramatik, që nga riintegrimi i tyre në ekonominë globale, dhe në shumicën e rasteve, përmirësime të mëdha në standardet e jetesës. Por detyra e ndërtimit të ekonomise së plotë të tregut ka qenë e vështirë dhe e zgjatur. Liberalizimi i tregtisë dhe çmimeve erdhi shpejt, por reformat institucionale në fusha të tilla si qeverisja, politika e konkurrencës,

108

IMF Annual Report of the Executive Board for the Financial Year Ended April 30, 1992 Washington, D.C, p.40 109 The Western Balkans Economic Transition , Zuzana Murgasova, Nadeem llahi, Jacques Miniane, Alasdair Scoot, Ivanna Vladkova- Hollar, HC40, 1.Ë47 2015: Washington, D.C: IMF, , 15 march 2015, p. 59 110 Asymmetrical economic and institutional changes in the Western Balkans: Cooperation With the European Union by Alexander J. Kondonassis, European Research Studies Volume VIII, Issue (1-2), 2005, p. 3

50

tregjet e punës, privatizimi dhe ristrukturimi shpesh u përball me kundërshtim nga interesat vetjake.111 Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë pësuar një transformim të dukshëm. Ndërkohë që pjesa tjetër e ekonomive në zhvillim të Europës e kreu tranzicionin nga komunizmi në demokraci në mënyrë paqësore, shumë vende të Ballkanit Perëndimor, pjesën më të madhe të dekadës së viteve ‗90 e kaluan të përfshira në një konflikt shkatërrimtar. Gjithsesi, edhe pse konflikti shkaktoi shkatërrime në shkallë të gjerë dhe pezulloi transformimin ekonomik të rajonit, gjatë kësaj dekade nisën reforma të rëndësishme strukturore, të cilat u çuan përpara pas përfundimit të konfliktit. Qysh nga ajo kohë, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar arritje të rëndësishme në rindërtimin e ekonomive të shkatërruara nga lufta në vendet e tyre, dhe kanë ecur përpara me tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Një numër i madh ndërmarrjesh në pronësi shoqërore ose shtetërore janë privatizuar, çka ka sjellë trefishimin e vëllimit të pjesëmarrjes së sektorit privat në veprimtarinë ekonomike. Ato vende kanë eliminuar edhe mjaft rregullore të trashëguara nga e kaluara, ndërkohë që peisazhi infrastrukturor në rajon është ka ndryshuar tërësisht si pasojë e zbatimit të disa projekteve të mëdha. Që në fillim FMN-ja u përfshi nga afër në transformimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç dhënies së këshillave për çështjet ekonomike, FMN-ja ka lidhur marrëveshje financiare pothuajse me të gjitha vendet e rajonit, madje shpeshherë më shumë se një marrëveshje. Zakonisht këto marrëveshje kanë pasur si synim të ruajnë qëndrueshmërinë makro-ekonomike kundrejt transformimeve rrënjësore ekonomike, të cilat Fondi njëkohësisht po përpiqej që t‘i nxiste. Përveç kësaj, në mbarë rajonin FMN-ja ka dhënë asistencë teknike të rëndësishme si dhe ka organizuar trajnime. Sëbashku me përpjekjet e donatorëve të tjerë, kjo ka ndihmuar rajonin që të ndërtojë, dhe gradualisht të përmirësojë, institucionet kryesore të hartimit të politikave ekonomike, qoftë sa u takon,

111

―25 Years of Transitio n Post-Communist Europe and the IMF”, , Regional Economic Issues Special Report, James Roaf, Ruben Atoyan, Bikas Joshi, Krzysztof Krogulski and an IMF Staff Team, Washington: October , 2014

51

ndër të tjera, ligjeve të financave publike ose regjimeve bankare rregullatore dhe mbikqyrëse.112 Rezultatet e viteve të para të tranzicionit ishin të pabarabarta. Të gjitha vendet pësuan inflacion të lartë dhe recesion të madh sepse çmimet u liruan dhe lidhjet e vjetra ekonomike u ndërprenë. Por shkalla e humbjeve të prodhimit dhe koha e marrë për të kthyer rritjen dhe inflacioni për tu vënë nën kontroll ndryshonin gjerësisht. Kushtet fillestare dhe faktorët e jashtëm luajtën një rol, por politikat ishin shumë kritike. Vendet që ndërmorën më shumë reforma të guximshme u shpërblyen me shërim të shpejtë dhe konvergjencën e të ardhurave. Të tjerët ishin më të prekshëm ndaj krizave që përfshinë rajonin në prag të krizës së Azisë 1997. 113 Duke riparë zhvillimet ekonomike që nga fundi i konfliktit të viteve 1990 e deri ne vitet 2000, një ekip i ekspertëve të FMN konkluduan se Ballkani Perëndimor fillimisht hyri në një transformim të plotë, hapi dyert drejt tregëtisë globale, u orientua nga eksporti, zgjeroi rolin e sektorit privat, dhe zhvilloi sistemet bankare por gjithsesi "zhvillimet në shumë nga këto vende ishin të papërfillshme në krahasim me ato ku duhet të ishin në kapërcyell të shekullit 20-të,"114 argumenton raporti. Rajoni u përfshi në një sërë konfliktesh shkatërrimtare nga ana ekonomike por dhe bllokim të reformave, po i përmendim shkurtimisht si: Lufta Kroate e pavarësisë - Zgjati nga 1991-1995 midis forcave kroate besnikë të qeverisë së Kroacisë e cila e kishte shpallur pavarësinë nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe Ushtrisë serbe popullore Jugosllave e kontrolluar nga forcat serbe lokale. Në Kroaci, lufta është etiketuar kryesisht si Luftës Atdhetare (Domovinski miu) dhe gjithashtu si agresioni i madh serb.115 Kroacia dëshironte të linte Jugosllavinë dhe të bëhej një vend sovran, ndërsa shumë serbë etnikë që jetonin në Kroaci, të

112

―The Western Balkans, 15 Years of Economic Transition” , International Monetary Fund , Regional Economic Issues, Special Report , Zuzana Murgasova, Nadeem Ilahi, Jacques Miniane, Alasdair Scott, Ivanna Vladkova-Hollar, and an IMF Staff Team, Washington: march 15, P.12 113 Po aty, 114 New IMF Report Urges Balkan Countries to Complete Reform Process, Press Release No. 15/97, March 9, 2015 115 Darko Zubrinic. "Croatia within ex-Yugoslavia". Croatianhistory.net. Retrieved, February 7, 2010.

52

mbështetur nga Serbia,116 kundërshtuan shkëputjen dhe donin që Kroacia të mbetej pjesë e Jugosllavisë. Serbët në mënyrë efektive kërkuar një shtet të ri serb me kufij të rinj në fushat e Kroacisë me shumicë serbë apo pakica të rëndësishme, pushtonin sa më shumë nga Kroacia të ishte e mundur.

118

117

dhe u përpoqën të

Qëllimi ishte kryesisht për të

qëndruar në njëjtin shtet me pjesën tjetër të popullit serb, e cila është parë si një përpjekje për të formuar një "Serbi të Madhe". 119 Disa efekte afatshkurtrA të kësaj lufte ishin: 1) Një ekonomi e shkatërruar, shumica e parave të qeverisë shkuan drejt financimit të përpjekjeve të luftës dhe pothuajse asnjë nuk ishte lënë mënjanë për përdorim civil. 2) Panik dhe konfuzion, qeveria duhej të riorganizohej tërësisht nga komunizmi i mëparshë që shkaktoi mungesë efikasiteti të madh në burokracinë dhe konfuzion masiv. 3) Pothuajse të gjithë në Kroaci u prekën nga lufta, ose dikush që njihnin se ishte vrarë ose vullnetar në ushtri për të luftuar serbët ose boshnjakët.4. Një popullsi shumë e ndarë, serbët nuk jetojnë me kroatët dhe kroatët nuk jetojnë me serbët, qytetet janë pothuajse krejtësisht kroate ose serbe me pak pakicë në secilën prej tyre. Dhe së fundi konomia ende dhe sot nuk është shëruar plotësisht nga lufta dhe ka hidhërim të vazhdueshëm nga secila anë.120 Lufta e Bosnjës, një konflikt i armatosur ndërkombëtar që u zhvillua në mes të marsit 1992 dhe nëntor të vitit 1995. Lufta përfshiu Bosnjën dhe Republikën Federale të Jugosllavisë (më vonë Serbia dhe Mali i Zi), si dhe Kroacinë. Serbia dha mbështetje ushtarake dhe financiare për forcat serbe që përbëheshin nga Armata Popullore Jugosllave, Ushtria e Republikës Srpska, Ministria serbe e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës Serbe dhe Forcat Territoriale serbe të Mbrojtjes. Kroacia dha mbështetje ushtarake ndaj forcave kroate të Komunitetit të vetë-

116

"Final report of the United Nations Commission of Experts established pursuant to security council resolution 780 (1992), Annex IV – The policy of ethnic cleansing; Prepared by: M. Cherif Bassiouni.". United Nations. December 28, 1994. Retrieved March 19, 2011. 117 Chuck Sudetic "Serbs Refuse to Negotiate in Croatia". The New York Times. August 5, 1991 118 "Croatia Clashes Rise; Mediators Pessimistic". The New York Times. December 19, 1991. Archived from the original on July 29, 2012. 119 "Serb-Led Presidency Drafts Plan For New and Smaller Yugoslavia". The New York Times. December 27, 1991. Retrieved December 16, 2010. 120 http://warofindependence.weebly.com/cause-and-effects.html

53

shpallur Kroat të Herceg-Bosnjës.121 Forcat qeveritare të Bosnjës ë udhëhequr nga Ushtria e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Serbët boshnjakë zbatuan strategjinë e tyre me rezultate të tmerrshme. Në korrik, forcat serbe e kthyen fokusin e tyre në Srebrenicë, një fshat i vogël afër kufirit lindor me Serbinë të fryrë me rreth 60,000 refugjatë muslimanë. Atje komandanti i përgjithshëm francez, Philippe Morillon, dy vjet më parë shprehu qëndrimin përfundimtar të Kombeve të Bashkuara duke deklaruar në atë kohë: "Ju jeni tani nën mbrojtjen e U.N. të Kombeve të Bashkuara .... Unë kurrë nuk do t'ju braktis. "Pavarësisht flamurit të Kombeve të Bashkuara duke fluturuar mbi enklavën, sulmi serb i Bosnjes në korrik të vitit 1995 nuk u ndesh me rezistencën e OKB-së as në tokë apo nga ajri. Brenda 10 ditëve, dhjetëra mijëra refugjatë myslimanë u futën në qytetin e kontrolluar nga muslimanët e Tuzlës, nga rryma e refugjatëve u masakruan dhe vranë rreth 7,000 njerëz të të gjitha moshave, të cilët u egzekutuan me gjak të ftohtë në një shkallë që nuk ishte dëshmuar në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.122 Përfshirja e NATO-s, gjatë Operacionit të Forcave të qëllimshme 1995 kundër pozicioneve të Ushtrisë së Republikës Srpska ndërkombëtarizuan konfliktin por nuk arritën të shmangnin masakrat që ndoshën në këtë territor. Lufta përfundon pas negociatave dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Dejtonit më 21 dhjetor 1995. Kjo marrëveshje solli krijimin e një shteti me dy entitete brënda, federatën e Bosjë _ Hercegovinës me 51% të territorit duke përfshirë popullsi boshnjake dhe kroate dhe Republika Serbska me 49% të territorit me popullsi serbe në përbërjen e saj. 123 Pasojat që solli kjo luftë në shoqëri dhe ekonomi ishin ekstremisht negative. Shoqëria u ndryshua përgjithmonë pasi demografika u ndryshua me forcë. Ekonomia u shkatërrua krejtësisht dhe konflikti krijoi qindra mijë refugjatë për të mos përmendur shumë vdekje. Ekonomia ende dhe sot ka probleme pasi nuk funksionon si kompakte, sjelljet politike dhe ndarja e popullsisë reflektohen payshim në ekonominë e këtij vendi. 121

Rogel, Carole , The Breakup of Yugoslavia and Its Aftermath. Greenwood Publishing Group, 2004 pp. 59; 122 Article, ―Decision to Intervene: How the War in Bosnia Ended‖, by Ivo H. Daalder, Tuesday, December 1, 1998, online source https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-inbosnia-ended/ 123 Martha Walsh , Women and Civil War: Impact, Organizations, and Action. Lynne Rienner Publishers, 2001. pp. 57

54

Trazirat shqiptare të 1997- ose kriza piramidale, ishte një kryengritje shkaktuar nga dështimet e skemave priramidale financiare. Shqipëria ra në çrregullim civil dhe dhunë në të cilën qeveria u rrëzua dhe rreth 2.000 njerëz u vranë.Shqiptarët kishin humbur rreth 1.200.000.000 $, ata morën protestat në rrugë ku kërkonin rimbursim nga qeveria, të cilën ata besonin se kishte përfituar nga skemat. Më 1 mars, kryeministri Aleksandër Meksi dha dorëheqjen dhe më 2 mars, Presidenti Sali Berisha shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. 124 Të gjitha qendrat e mëdha të popullsisë u ngulfatën në demonstrata me 13 mars dhe vendet e huaja filluan të evakuojnë qytetarët e tyre. Këto evakuime përfshinë Operacionin Libelle, Wake Operacioni Silver dhe Operacionin Kosmas.

125

Këshilli i

Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në Rezolutën 1101, autorizoi një forcë prej 7000 trupash më 28 mars për të drejtuar përpjekjet e ndihmës dhe për të rivendosur rendin në Shqipëri. OKB-ja kishte frikë se trazirat do të përhapeshin përtej kufijve shqiptarë dhe refugjatët shqiptarë do të përhapeshin në të gjithë Europën. Më 15 prill, 7000 trupa nisën Operacionin Sunrise, një mision italian i udhëhequr që ndihmoi të rivendosej sundimi i ligjit. Mendohet se gjatë trazirave, mbi 25 000 armë janë transportuar në Kosovë, ku forcat guerile etnike shqiptare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës morën armatime të konsiderueshme. 126 Kjo krizë e fundosi ekonominë shqiptare, njerzit humbën kursimet e shumë viteve në emigracion, investitorët u larguan, shteti kolapsi, tregëtia ngriu, emigrimi i shqiptarëve jashtë vendit ishte masiv, pra pasojat negative në ekonomi ishin të gjithasnshme dhe Shqipëria të paktën bëri një regres 10 vjecar, ende dhe sot në shqoërinë shqiptare janë plagët e asaj periudhe. Lufta e Kosovës – Në vitin vitin 1996 Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kishte filluar duke ofruar rezistencë të armatosur forcave serbe të sigurisë, duke rezultuar në fazat e hershme të Luftës së Kosovës. Që prej vitit 1998, si dhuna ishte përkeqësuar dhe kishte zhvendosur rezultatet e shqiptarëve, interesi perëndimor ishte rritur. 124

Agjencia Telegrafike Shqiptare :2 Mars 1997 Greek Army. "Evacuation Of 240 Foreign Dignitaries From Albania Operation "Kosmas" 126 UNDP, Albanian Human Development Report 1998, Tirana: United Nations Development Program, 1999. 125

55

Autoritetet serbe u detyruan të nënshkruajnë një armëpushim dhe tërheqje të pjesshme, me monitoruesit dhe vëzhgues të OSBE-së në bazë të një marrëveshjeje të negociuar nga Riçard Hollbruk. Megjithatë, armëpushimi nuk e mbajt, luftimet rifilluan në dhjetor të vitit 1998. Masakra e Reçakut në janar 1999 në veçanti solli një vëmendje të re ndërkombëtare për të shmangur rritjen e konfliktit dhe të përsëriteshin të njëjtat gabime si me Bosnjën. Një konferencë multilaterale ndërkombëtare u mblodh në mars e cila përgatiti një projekt-marrëveshje të njohur si Marrëveshja e Rambujesë, duke bërë thirrje për rikthimin e autonomisë dhe vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Serbët e gjetën si ndërhyrje të papranueshme dhe refuzuan ta nënshrkuajnë draftin. Midis 24 mars deri me 10 qershor 1999, NATO ndërhyri duke bombarduar Jugosllavinë për të detyruar Millosheviçin të tërhiqte forcat e tij nga Kosova. Kjo ndërhyrje i dha fund konfliktit, Millosheviqi u detyrua të pranonte një prani të huaj ushtarake brenda Kosovës dhetë tërhiqte trupat e tij. Nga Kosova ishin pothuajse 1 milion refugjatë të larguar në vendet ngjitur. Fluksi më i madh i refugjatëve ka qenë në Shqipëri dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë sipas FMN, me vlerësimet më të fundit të refugjatëve në të dy vendet që arrijnë në 430 mijë në Shqipëri dhe 200 mijë në Maqedoni. Këto të fundit janë ekuivalente me 13 përqind të popullatës lokale të Shqipërisë dhe 11 përqind të asaj të Maqedonisë. Numri i tretë më i madh i refugjatëve është në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ndërsa një pjesë e madhe e kostove të drejtpërdrejta të ofrimit të ndihmës humanitare për refugjatët (ushqimi, strehimi, ilaçet, veshjet) përballohen direkt nga agjencitë e huaja, një pjesë e rëndësishme e kësaj kostoja e ndihmës humanitare u përballua gjithashtu me buxhetet e vendeve pritëse, duke ushtruar presion mbi pozicionet e tyre tashmë të dobëta fiskale. Prania e një numri të madh refugjatësh pati një ndikim destabilizues mbi strukturat sociale të vendeve pritëse, të cilat tashmë kishin struktura të dobëta të qeverisjes. Për më tepër, stresi i fluksit të refugjatëve, si dhe përpjekjet për të ofruar

56

ndihmë humanitare, filluan të tensionojnë infrastrukturat ekonomike të vendeve pritëse, siç ilustrohet nga ngërçi i rëndë i porteve në Shqipëri.127 Konflikti i Maqedonisë - Rebelimi në Republikën e Maqedonisë ishte një konflikt i armatosur i cili filloi kur Ushtria Çlirimtare Kombëtare Shqiptare (UÇK) Grupi militant etnik filloi të sulmojë forcat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë në fillim të shkurtit të vitit 2001, dhe përfundoi me Marrëveshjen e Ohrit. Qëllimi i UÇK-së ishte që të japë më shumë të drejta dhe autonomi për pakicën shqiptare të vendit, të cilët përbëjnë 25,2% të popullsisë. Ka pasur gjithashtu pohime se grupi në fund të fundit dëshironte të shihte zonat me shumicë shqiptare të shkëputen nga vendi, edhe pse pjesëtarë të rangut të lartë e UCK-së e kanë mohuar këtë. Konflikti zgjati gjatë pjesës më të madhe të vitit, numri i viktimave përgjithësisht mbeti i kufizuar në disa dhjetra individë në të dyja anët, sipas burimeve nga të dy anët e konfliktit. Ishte një konflikt që ju dha fund luftrave në ish Jugosllavi. 128 Ndërkohë vendet e tjera ish komuniste kishin ecur para, ishin afruar së tepërmi me vendet e BE-së. Udhëheqësit e BE ishin dakord për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit me 10 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore: Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia. Ishujt e Mesdheut si Qipro dhe Malta janë të përfshira gjithashtu. Këto vende nuk ishin prekur nga ndonjë konflikt shkatërrimtar dhe reformat ekonomike ecnin para. Në 2000, ndryshimet e Traktatit të miratuara në Nicë të hapë rrugën për zgjerim duke reformuar rregullat e votimit në BE.129 Padyshim kjo ngjarje ndikoi negativisht në ekonominë maqedonase por jo vetëm, padyshim pati edhe efekte destabilizuese politike, mbase konflikti nuk pati kohështrirje të gjatë por ishte rryma e një rrjedhe e krize të gjatë politike në vend me pasoja të renda në

127

IMF report ―The Economic Consequences of the Kosovo Crisis: An Updated Assessment‖, Prepared by staff of the International Monetary Fund in consultation with the World Bank staff Approved by Michael C. Deppler and G. Russell Kincaid May 25, 1999, online source

https://www.imf.org/external/pubs/ft/kosovo/052599.htm#II 128 129

"Macedonia's 'Liberation' Army". Zurich: World Press Review. 20 June 2001. Retrieved18 April 2012. http://europa.eu/about-eu/eu-history/1990-1999/index_en.htm

57

zhvillimin ekonomik, u bë regres në thithjen e investitorëve ekonomike dhe pati efektet të menjëhershme në zhvillimin e këtij vendi dhe ecurinë integruese. Programet e kreditimit të FMN-së të cilat kanë mbështetur Rajonin e Ballkanit janë disa lloj variantesh si ― stabilizimi ekonomik dhe programet e transformimit përmes kreditimit kushtëzuar nga zbatimi i reformave kyçe të politikave. Që prej vitit 1992 vendet e Ballkanit perëndimor kanë përfituar rreth 29 marrëveshje me një total kumultiv rreth 8200000000 SDR.  Sistemik Facility Transformit (STF) - Një numër i vendeve të Ballkanit Perëndimor , kishin programet e tyre të para ekonomike të mbështetura nga ky objekt kalimtar të FMN-së krijuar pas rënies së murit të Berlinit, për shembull, ish Jugoslavia në 1990, Shqipëria në 1992, Ish Federata e Maqedonisë në 1994, dhe Kroacia në 1995. Këto rregullime të hershme nuk ishin në përmasa të mëdha ( duke filluar mesatarisht të 25 dhe 80 për qind të kuotave të këtyre vendeve të FMN-së), si financimi nën STF ishte rreptësisht I kufizuar, duke reflektuar rreziqet dhe kapacitet të kufizuar të shlyerjes. 130

 Ndihma Emergjente e pas konflikt – Mbështeti disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor që dolën nga konfliktet, të cilat u përballën me detyrën e vështirë të rindërtimit të ekonomive të tyre pa humbur kontrollin mbi politikat e tyre financiare. Si p.sh Bosnja dhe Hercegovina në vitin 1995, ish-Republika e Jugosllavisë në vitin 2000, dhe Shqipëria në 1997-1998. Siç ëdhtë përgjithësisht rast, ndihma e FMN-së u katalizua edhe si mbështetje shtesë financiare dhe teknikë nga komuniteti ndërkombëtar. 131  Mbarrëveshjen e ndihmës (SBA), Fondi Extended Facility (EFF), dhe Line parandaluese Credit. Me kalimin e kohës, programe në vendet Ballkanit perëndimor kanë lëvizur në më shumë instrumente tradicionale të FMN-së, duke reflektuar si stabilitetin politik në rajon dhe përparimin në procesin e tranzicionit. Në shumicën e rasteve, qëllimi kryesor i këtyre programeve ka qënë për të siguruar stabilitetin fiskal dhe financiar në prag të krizës financiare globale, dhe për të çuar përpara axhendën e 130

The Western Balkans 15 Years of Economic …..veper e permendur, P. 59 Shih burimin Online https://www.imf.org/external/pubs/ft/reo/2015/eur/eng/pdf/erei_sr_030915.pdf 131 PO aty,

58

papërfunduar të reformave strukturore. Shembuj specifike përfshijnë ish RJ e Maqedonisë e cila përfundonte një linjë parandaluese Credit në 2011, dhe një SBA në Kosovë në vitin 2012. Përveç kësaj, Bosnjë- Hercegovina dhe Serbia aktualisht kanë një SBA, ndërsa Shqipëria ka një marrëveshje EFF, të dy me qasje të konsiderueshme. 132 Marrë në tërësi, rajoni i ballkanit ka pasur rritje të rëndësishme sa i takon të ardhurave dhe standardeve të jetesës, edhe pse ndofta jo në atë masë sa mund të pritej. Duke patur parasysh se rritja mesatare ekonomike për mbarë rajonin ishte mbi 5 përqind në vit për periudhën 2000–08, të ardhurat për frymë u rritën ndjeshëm dhe, pjesërisht, e mbuluan hendekun që kishin me standardet e jetesës të vendeve të pasura të Evropës. Gjithsesi, konvergjenca në të ardhurat tek vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të shihet si diçka tërësisht e kënaqshme. Duhet patur parasysh se Shtetet e Reja Anëtare

arritën

nivelet

e

ekonomive të përparuara të BE-së shumë më shpejt gjatë stadeve



ngjashme



tranzicionit, ngre pyetjen se përse

vendet

e

Ballkanit

Perëndimor nuk përparuan me të njëjtin ritëm. Shpjegimi lidhet pjesërisht me faktin se vendet e reja anëtare ndodhen gjeografikisht më afër me bërthamën e Europës, çka u mundëson disave prej tyre që të integrohen në zinxhirin furnizues të ekonomisë gjermane. Por, një shpjegim tjetër më shqetësues është se konvergjenca e të ardhurave tek vendet e Ballkanit Perëndimor ishte më e ngadaltë për shkak se reformat strukturore u 132

Po aty,

59

kryen në mënyrë më të ngadaltë, dhe nuk avancuan aq sa Shtetet e Reja Anëtare, sidomos në uljen e peshës specifike të pronësisë shtetërore dhe përmirësimin e aftësive qeverisëse.133 Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte prezent në Ballkan me ndihma konkrete ekonomike dhe asistencë teknike. Kështu në 2001 Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një kredi prej (rreth 249 milion $ US për Republikën Federale të Jugosllavisë (RFJ) e cila do të jepej deri në 31 mars 2002 në 3 këste të ndryshme.

134

"FMN-ja duke lavdëruar autoritetet e RFJ-së për arritjet mbresëlënëse në

stabilizimin dhe reformën që nga fundi i 2000, por vuri në dukje sfidat e mëdha që shtrihen përpara. Programi i autoriteteve afatmesëm ekonomik, i mbështetur nga Fondi i rregulluar i zgjatur me synimin për të arritur një përparim të mëtejshëm në stabilizimin ,duke i siguruar për të ristrukturuar dhe investimeve nevojat e ekonomisë. Në dritën e kushteve jashtëzakonisht të vështira fillestare, aprovon një tjetër ndihmë prej 64 million $ por me kushin që programi do të duhet të zbatohen në mënyrë të vendosur nga RFJ-ja.135 Ish republika Federale e Maqedonisë ju bashkua Fondit Monetar Ndërkombëtar në dhjetor 1992 dhe përfitoji disa ndihma ekonomike në periudha të ndryshme. Në dekadën e parë pas shpalljes së pavarësisë sistemi financiar Maqedonas shfaqet i turbullt, konfliktet patën një impakt në zhvillimin e institucioneve që do të ndihmonin tranzicionin drejt një ekonomie tregu. Si rezultat gjatë këtyre viteve sistemi financiar ishte i vogël dhe roli i tij si ndërmjetës i rrymave financiare i limituar.

136

Në të vërtetë, Maqedonia nuk

paraqet një mjedis të favorshëm për tërheqjen e investimeve, qoftë të huaja apo vendase. Si rezultat, IRJ e Maqedonisë është vetëm në mes të rrugës së kalimit në një ekonomi të qëndrueshme të orientuar drejt tregut. 137

133

The western Balkans 15 Years of Economic Transition ….veper e permendur, P.13 IMF Approves US$249 Million Stand-By Credit for the Federal Republic of Yugoslavia, Washington, D.C: International Monetary Fund, Press Release No. 01/31, June 11, 2001 135 IMF Approves US$64 Million Tranche Under Stand-By Credit and US$829 Million Extended Arrangement for the Federal Republic of Yugoslavia(Serbia/Montenegro), Washington, D.C, : International Monetary Fund, Press Release No. 02/25 May 13, 2002 136 Former Yugoslav Republic of Macedonia, Financial system stability assessment, prepared By theMonetary and Financial System and European I departments, September 29, 2003, IMF country report no 03/374, p. 1 137 Po aty, p. 5 134

60

Për të adresuar këto mangësi dhe rrënjët e tyre, sipas FMN-së një strategji me dy drejtime është e nevojshme. Korrigjimin e ndërmjetësimit të dobët financiar duke fituar besimin e popullatës dhe investitorët e huaj, është edhe çështje e ruajtjes së stabilitetit makro-ekonomik dhe adresimin e problemeve të qeverisjes dhe korrupsionit.Qeveria ka ndërmarrë hapa në të dy fushat. Këto përpjekje janë parë si parim bazë për ndërtimin e një sistemi të qëndrueshëm financiar të shëndoshë dhe që, nga ana tjetër, mund të kontribuojë në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike.138Gjithsesi po përqëndrohemi tek periudha mbas viteve 2000. Në dhjetor 2000 FMN aprovon kredinë 3 vjeçare nën programin e reduktimit të Varfërisë dhe rritjen e faciliteteve (PGRF) prej 13 milion $.139 Bosnja dhe Heerzegovina – u bë pjesë e Fondit Monetar Ndërkombëtar në 14 dhjetor 1992

140

. Në 20 dhjetor 1995 Bosnja merr kredinë prej 45 milion dollarësh

amerikanë në kuadër të ndihmës programit (Asistenca urgjente pas-konfliktit) që FMN i akordon Bosnjës, me qëllim për të trajtuar sfidat e ri-integrimit politik dhe ekonomik, rindërtimin e infrastrukturës, si dhe krijimin e bazës për një ekonomi të tregut. 141 Siç e dimë gjatë luftës së Bosnjës për pavarësi (1992-1995) shumica e ekonomisë dhe infrastrukturës në Bosnjë ishte dëmtuar apo shkatërruar, duke shkaktuar papunësi në nivele të mëdhaja. Por edhe pas mbarimit të saj Bosnja u përball me një sfidë të dyfishtë: për të rindërtuar infrastrukturën, dhe për të përfunduar tranzicionin nga socializmi vetëqeverisës në kapitalizëm liberal të tregut..142 Të dhënat ekonomike janë të kufizuara për të dyja entitetet qeverisëse, mungojnë statistikat në nivel kombëtar. Për më tepër, edhe ato të dhëna zyrtare që egzistojnë nuk llogarisin aktivitetin që ndodh në tregun e zi i cili është shumë i përhapur, të dhënat 138

Po aty, p. 5 IMF Gives Final Approval of PRGF Loan for the Former Yugoslav Republic of Macedonia, International Monetary Fund 700 19th Street, NË Ëashington, D.C. 20431 USA, News Brief No. 00/116 , December 15, 2000 140 Shih burimin online http://ba.one.un.org/content/unct/bosnia_and_herzegovina/en/home/unagencies/imf.html 141 Bosnia and Herzegovina Becomes a Member of the IMF; Receives IMF Credit from Emergency Window, Press Release No. 95/70, December 20, 1995,Shih burimin Online https://www.imf.org/external/np/sec/pr/1995/pr9570.htm 142 Reima Ana Maglajlić, Ešref Kenan Rašidagić, Welfare states in Transition, 20 years after the yougoslav welfare model, Bulgaria: Friederich Ebert Foundation, Bulgaria, 2011, p. 16 139

61

zyrtare nuk e kanë kapur pjesën më të madhe të aktivitetit që ndodh në tregun e zi i cili është një burim i dukshëm i të ardhurave për tregëtarët. Në total Bosnja dhe Herzegovina kanë marrë nga fondi një shumë prej 213.5 million $ amerikanë të dhëna në periudha të ndryshme deri në vitin 2002. FMN në Bosnjë dhe Herzegovinë përveç ndihmës financiare me anë të marrëveshjeve të ndryshme ka ofruar asistencës teknike në një numër fushash, të tilla si krijimin e një banke të re qendrore dhe sistemin e ri të kliringut, mbikëqyrjes bankare, zhvillimin e një strukture fiskale në Federata, reforma e administratës tatimore, dizajnin e të TVSH-së, zhvillimin e thesareve dhe përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve publike, përmirësimi i statistikave monetare dhe zhvillimin e një baze statistikore dhe sigurimin e këshilltarëve 143

Kroacia- Kroacia u bë anëtare e FMN-së në 15 Janar 1993, me anëtarësimin e saj Kroacia bën pjesë në programin Systemic Transformation Facility (STF). Kredia e parë ju dha Kroacisë në 14 Tetor 1994 sëbashku me një stand-by arrangement shtesë në vlerën SDR 65.4 million. 144 Kurse ndihmën e dytë prej rreth (rreth 103 million USD) në prill të 1995 po nën programin (STF) për të mbështetur programin e 1995 të Qeverisë së stabilizimit makro-ekonomik dhe reformave strukturore. 145 Programi për 1995 është bazuar në një përmirësim në rritjen reale të PBB-o dhe objektivit vjetor të inflacionit prej 2.6 për qind. Buxheti i përgjithshëm për vitin 1995 është programuar për të kaluar në një defiçit prej 0,5 për qind të PBB-o. Shpenzimet për vitin do të rritet në krahasim me vjeshtën 1994, si rezultat i pagesave të larta për rroga dhe paga, kreditimit për projektet e rindërtimit, shpenzimeve ushtarake, dhe dispozitat pak më të larta për shpenzimet e lidhura me rrjetin e sigurimeve sociale. Rritjet në shpenzimet do të kompensohen nga të ardhurat më të larta rrjedhin nga tatimet mbi mallrat dhe shërbimet, dhe nga shitja e aseteve. Një politikë të shtrënguar monetare do të

143

Shih burimin online http://ba.one.un.org/content/unct/bosnia_and_herzegovina/en/home/unagencies/imf.html 144 IMF, press Release No. 94/72 , October 14, 1994 145 IMF, Press Release No 95/20, April 11, 1995

62

pasohet, në bazë të përdorimit të kursit të këmbimit si burim kryesor të disiplinës financiare, e kombinuar me një zgjerim të kujdesshëm të kredisë së brendshme.146 Në 13 Mars 1997 FMN miratoi një kredi tre-vjeçare për Kroacinë ekuivalent me rreth 486 milion $ amerikanë në kuadër të programit Extended Fondit1 (EFF 1) për të mbështetur programin e qeverisë për reformën ekonomike afatmesme për 1997-1999, nga tëcilat rreth 158 milion dollarë US do të ishin në dispozicion për të Kroacinë menjëherë në vitin 1997. 147 Mali i Zi – Mbas shkëputjes nga Jugosllavia Republika e Malit të Zi do të bëhëj anëtare e oranizatave të ndryshme politike por dhe ekonomike globale, kështu ajo u bë anëtare e 185 e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në 18 Janar 2007. Nenet e Marrëveshjes së u nënshkruan në Uashington DC nga z, Ljubisha Krgoviç, President i Këshillit të Bankës Qendrore të Malit të Zi. Ministri i Financave i Malit të Zi, Igor Lukshiç mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit. Republika e Malit të Zi do të marri një kuotë fillestare të rreth US $ 41.200.000. Me pranimin e Malit të Zi, kuota totale e antarëve në FMN ngrihet në rreth US $ 325.010.000.000. ―Ngjarjet e anëtarësimit të Malit të Zi në FMN dhe Bankën Botërore përfaqësojnë një tjetër hap vendimtar në procesin e ndërtimit të shtetit‖ - u shprehën në konferencën për shtyp përfaqësuesit e të dyja palëve.148 Mali i Zi është duke pretenduar vendin e saj si një anëtar i respektuar i komunitetit global të kombeve, dhe kjo demonstron angazhimin e saj për të përmbushur përgjegjësitë dhe korrur përfitimet e bashkëpunimit ndërkombëtar. "Tranzicioni i Malit të Zi pas pavarësisë ka qenë mbresëlënës, aktiviteti ekonomik është shëruar, dhe vendi ka vënë gjithnjë në fokus të interesimit të investitorëve.149 Megjithatë, e ardhmja përpara pritet me shumë sfida. Arritja e një rritje të qëndrueshme në prosperitetin do të kërkojë menaxhim të shëndoshë ekonomik, me qëllim të vendosjes kushtet për rritje ekonomike dhe stabilitet-jo më pak të shfrytëzohen të mirat e investimeve të fuqishme të huaja direkte dhe të turizmit për zhvillimin e ardhshëm të vendit. "FMN-ja është krenare që do 146

Press Release No. 95/20 , April 11, 1995 IMF, Press Release Number 97/12, March 13, 1997 148 Montenegro Joins the IMF as 185th Member, Press Release No. 07/7 January 18, 2007 149 Po aty, 147

63

të shihet si një partner në këtë përpjekje, dhe unë ju inkurajoj për të bërë përdorimin e plotë të shumë përfitime të anëtarësimit në FMN. Kam besim se, me mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare, dhe angazhimin tuaj për vendosjen e vendit në një rrugë të politikave të shëndosha, Mali i Zi do të jetë i suksesshëm në përmbushjen e sfidave përpara.150 Kosova - Republika e Kosovës u bë anëtare e 186 e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Qershor 2009 kur Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan Artikujt origjinale të marrëveshjes me

FMN-në në një

ceremoni në Uashington DC. "Vendimi i Kosovës për t'u bashkuar me Fondin thekson rëndësinë jetëgjatë të multilateralizmit në botën e sotme." Drejtori menaxhues u shpreh i kënaqur me progresin e arritur në ndërtimin e institucioneve në Kosovës. "Jam veçanërisht i kënaqur me angazhimin e autoriteteve kosovare për të forcuar më tej qëndrueshmërinë e kuadrit të tyre të politikës." Kosova do të ndihmohej nga një fondmarrëveshje i quajtur ― Marrëveshja e Ndihmës‖ e shtrirë në disa vjet. Kuota fillestare e kredisë së marrë nga Kosova me FMN është US $ 91.500.000. 151 Kurse në Qershor 2010 Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi një kredi 18-mujore për Republikën e Kosovës në një shumë të barabartë rreth 108.900.000 €, ose US $ 139.600.000, të cilat do të ofrohen me këste 3-mujore rreth 22.100.000 €, ose US $ 28.300.000. 152 Në raportin për Kosovën në Qershor 2011 FMN thekson se Kosova është vend i ri ende në procesin e ndërtimit të institucioneve kyçe sociale dhe ekonomike. Aktivet përfshijnë një popullsi të re, sistemet e sigurisë sociale me kosto efektive, dhe borxhin e ulët të publikut. Rritja në dekadën e fundit ka qenë e fuqishme në drejtim të kërkesës së brendshme, financat nga remitancat dhe investimet e huaja direkte nga kosovarët që jetojnë jashtë vendit kanë qënë të mëdha. Sfidat sociale mbetën të mëdha, me rreth 40 për

150

Po aty, Kosovo Becomes the International Monetary Fund’s 186 th Member, Press Release No. 09/240 June 29, 2009 152 IMF Executive Board Approves € 108.9 Million 18-Month Stand-By Arrangement for the Republic of Kosovo Press Release No. 10/300, July 21, 2010 151

64

qind të fuqisë punëtore të papunë. Sistemi financiar ka evoluar me shpejtësi për të ruajtur një strukturë të shëndoshë të financimit.153 Gjithsesi rekomandimet kryesore janë që (1) të rritet konkurrenca për të mbështetur shfaqjen e një sektori të tregtueshëm dhe të nxitet rritja e vetë-qëndrueshme, nëpërmjet administrativit dhe ligjor. Reformat, infrastrukturë më të mirë, dhe përmbajtje të pagave, (2) Rivendosja e qëndrueshmërinë fiskale duke ushtruar përmbajtje në shpenzimet aktuale dhe duke ngritur më shumë të ardhura të përhershme, duke përfshirë edhe nga taksat e drejtpërdrejta, dhe (3) ruajtja e stabilitetit financiar dhe nxitja e zhvillimit të sektorit financiar. 154 Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi sot rishikimin e katërt të ecurisë ekonomike së Republikës së Kosovës në bazë të një programi të mbështetur nga ― marrëveshja e ndihmës‖. Vendimi mundëson autoriteteve të nxjerrin një shumë shtesë të barabartë rreth 4.9 milion € ose US $ 6.400.000, duke e çuar totalin e burimeve në dispozicion për Kosovën sipas marrëveshjes rreth 99.900.000 €, apo SHBA 130 $ milion. Kjo u miratua në 27 prill 2012. 155 Në kontrast me turbullirat dhe divergjencat e viteve 1990, modelet e rritjes në fillim dhe mesin e viteve 2000 për Rajonin e Ballkanit ishin të njëtrajtshme të forta. Me kushte të favorshme globale dhe rritjen e besimit në konvergjencë të shpejtë me Evropën Perëndimore, rritja mesatare për rajonin ishte 6 për qind, me asnjë vend në rritje me më pak se 3 për qind në vit, normë më të shpejtë se shumica e vendeve kanë arritur vazhdimisht para apo pas. Megjithatë, ndërsa i bazuar rëndë në fillim, rritja në këtë periudhë u bënë gjithnjë e pabalancuar, i nxitur në shumë vende nga huamarrja në shkallë të gjerë për konsum dhe ndërtim. Dobësitë që rezultojnë kombinuar me efektet e krizës globale financiare me efekt: rënie të prodhimit në 2009 ishte mesatarisht 6 përqind dhe shkonin deri në 18 për qind, një ndikim më të rëndë se sa në çdo rajon tjetër të botës.

153

International Monetary Fund Republic of Kosovo Staff Report for the 2011 Article IV Consultation and the Initiation of a Staff-Monitored Program Prepared by Staff Representatives for the 2011 Consultation ëith the Republic of Kosovo Approved by Juha Kähkönen and Jan Kees Martijn June 21, 2011, p. 1 154 Po aty, p. 155 IMF Executive Board Completes Fourth Review Under Stand-By Arrangement for Kosovo; Approves €4.9 Million Disbursement, Press Release No. 13/259, July 15, 2013

65

Pasoi Kriza eurozonës dhe shërim i ngadalshëm global kanë peshuar rritje të tensioneve gjeopolitike cloud më tej opinionin duke kërkuar para.156 Shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën suksese të dukshme ekonomike mbas viteve 2000 sidomos gjatë 15 viteve të fundit, por duhet ta çojnë në fund kalimin drejt ekonomisë së tregut dhe të përgatiten për zhvillim. Kjo thuhet në raportin e FMN-së me titullin: Ballkani perëndimor - 15 vite tranzicion ekonomik. Në raportin që u prezantua në Vjenë analizohen Shqipëria, Kosova, BE, Maqedonia, Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. Më të cekët se ekonomitë e atyre vendeve ngelen prapa në krahasim me shtetet e tjera ishkomuniste të cilat kaluan nëpër një tranzicion të tillë politik dhe ekonomik. FMN shton se Ballkani Perëndimor është shndërruar në destinacion eksportues, e ka zgjeruar rolin e sektorit privat dhe i ka zhvilluar sistemet bankare. Kjo "rilindje" e humbi dinamikën nga mesi i vitit 2000 që sipas FMN-së i referohet lodhjes nga reformat. Më vonë ato shtete u goditën nga kriza ekonomike në vitin 2008 dhe kjo i shfaqi anët e tyre të dobëta. Për t'u tejkaluar ajo situatë, FMN propozon të jetë i garantuar stabiliteti makro-ekonomik dhe të fillohen reformat e thella strukturore. Ato shtete duhet të luftojnë me defiçitet buxhetore, t'i japin impuls eksportit, ta ulin defiçitin tregtar, të privatizojnë ndërmarrje shtetërore dhe ta përmirësojnë tregun e punës, shtohet në raportin e FMN-së.157 Ndoshta e meta më e madhe në modelin ekonomik të Ballkanit Perëndimor ka qenë shfrytëzimi i vazhdueshëm i burimeve njerëzore nën nivelin e duhur. Në vitin 2008, në kohën kur periudha e rritjes ekonomike po i afrohej fundit, niveli i papunësisë në rajon ishte mesatarisht mbi 20%. Nivelet e punësimit tregojnë një histori po aq zhgënjyese, duke u luhatur mesatarisht midis 40 dhe 45 përqind që nga viti 2000, plot 10 pikë përqindjeje më pak se sa në Shtetet e Reja Anëtare. Punësimi është veçanërisht i ulët tek gratë dhe tek të rinjtë, çka është e theksuar sidomos në Bosnje dhe Herzegovinë dhe Kosovë. Po cilat janë shkaqet e kësaj gjendjeje? Sipas të dhënave të disponueshme, disniveli në aftësitë profesionale ka qenë veçanërisht i theksuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, madje në nivele më të larta se sa 156

―25 Years of Transition Post-Communist Europe and the IMF”, Regional Economic Issues Special Report, James Roaf, Ruben Atoyan, Bikas Joshi, Krzysztof Krogulski and an IMF Staff Team, International Monetary Fund, October , 2014, p.4 157

―The western alkans, 15 Years of Economic Transition‖ , vepër

e përmendur, f. 13 66

në vendet Balltike dhe në Evropën Qendrore. Për më tepër, në disa vende, paaftësia për të zgjidhur problemet e trashëguara të vetë-administrimin dhe të ashtuquajturës pronë shoqërore ka kontribuar në ngurtësimin e tregut të punës dhe në mbrojtjen reale të punonjësve. Nga ana tjetër, këto probleme janë bërë më komplekse nga fakti se rajoni mbështetet së tepërmi tek remitancat, të cilat priren të rrisin nivelin e pagave të rezervuara (d.m.th. ato nivele pagash që njerëzit pranojnë të punojnë ), mbi nivelin që mund të mbështesë prodhimtaria.158 Në rajonin e ballkanit perëndimor FMN-ja ka luajtur një rol vendimtar jo vetëm në ndihmën ekonomike por asistenca teknike dhe trajnimet që ka ofruar kanë luajtur një rol kritik në avancimin e reformave strukturore, dhe kanë ndihmuar vendet të krijojnë dhe mirëmbajnë institucionet efektive, ligjet dhe kornizat, si dhe formulimin dhe zbatimin e politikave të shëndosha që janë të favorshme për stabilitetin dhe rritjen ekonomike. Asistenca teknike dhe trajnimet kanë qenë veçanërisht të rëndësishme në shtetet e reja të pavarura ku institucionet do të ndërtoheshin nga e para. Nuk është çudi, duke pasur parasysh pozicionet fillestare të Ballkanit Perëndimor, rajoni ka qenë një marrës i rëndë i asistencës së FMN. Që nga viti 1990 FMN-ja ka ofruar rreth 196 persona që do ndihmonin në asistencë teknike për Ballkanin Perëndimor dhe 5.900 disa javëshe pjesëmarrëse trajnimesh, shumica e tyre në Institutin e përbashkët të Vjenës. 159 Gjatë kësaj periudhe, rreth 50 për qind e asistencës teknike për rajonin ka qenë e drejtuar në zonat monetare dhe financiare, 30 për qind në fushën fiskale, pothuajse 15 për qind në fushën e statistikave, dhe pjesa tjetër për çështjet ligjore dhe të tjera. Trajnimet e mbajtura në Institutin e përbashkët të vjenës janë marrë me të gjitha aspektet e formulimit të politikave makro-ekonomike.160 Sipas Raportit të fundit të FMN-së ― Ballkani perëndimor, 50 vjet tranzicion ekonomik‖ ndihma e fundit dhe trajnimet në Rajon nga ana e FMN-së kanë pasur disa arritje të prekshme:  Financat publike - Ndërtimi i kapaciteteve është fokusuar në vënien në vend ose përmirësimin e kornizave fiskale, planifikimi i buxhetit dhe ekzekutimi i tij, 158 159 160

Po aty, p 13-14 Po aty, p.60 Po aty, p. 60

67

administrimi i të ardhurave, dhe politikat hyrse dhe shpenzimeve. Egzistojnë shumë shembuj ku asistenca teknike e FMN-së ka luajtur një rol kyç. Për shembull, në bazë të asistencës së FMN-së, Bosnja dhe Hercegovina miratoi një ligj të buxhetit në fund të 2013 që mbulon të gjitha nivelet e Qeverisë në kuadër të Federatës. Që nga fundi i vitit 2013, FMN-ja ka ndihmuar Shqipërinë të zhvillojë dhe zbatojë një strategji gjithëpërfshirëse për të parandaluar borxhet e ardhshme dhe të pastrojë ato aktualet. Ajo gjithashtu këshilloi Kosovën të operacionalizojë rregullin fiskal në 2014.  Politika monetare - Në përputhje me trendet në këto vende por dhe gjetkë në botë, FMN-ja ka asistuar nga afër shteteve të Ballkanit Perëndimor në tranzicion dhe modernizimin e kornizave të tyre të politikës monetare. Veçanërisht, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia kanë qenë duke lëvizur në drejtim të inflacionit të shënjestruar. Ndihma dhe asistenca teknike e FMN-së në këtë fushë është fokusuar në faktorët institucionalë dhe analitike, të tilla si Instruemntat politikë monetarë, zhvillimin e tregjeve të borxhit lokal, rritjen e transparencës, dhe modelimin.  Sektori financiar - Pasojat e krizës financiare globale kanë shkaktuar kërkesa shtesë në vendet e Ballkanit Perëndimor për ndihmë FMN-së në fushat e mbikëqyrjes bankare dhe të rregullimit, krijimi i aspektit ligjor dhe ngritja e kapaciteteve për bankat qendrore, testimi i stresit, zhvillimi i tregut të letrave me vlerë të qeverisë, dhe zgjidhja e problemeve bankare. Për shembull, me ndihmën e asistencën teknike të FMN-së, Kosova kohët e fundit ka rishikuar ligjin e bankës qendrore dhe futi një strukturë të likuiditetit emergjent dhe një skemë të sigurimit të depozitave. Më vete, Serbia ka ringritur kohët e fundit kornizën e rezolucionit bankar me udhëzim nga FMN.  Korniza ligjore - Asistenca teknike e FMN ka mbështetur hartimin ligjeve fiskale, tatimore, dhe bankave qëndrore, ligjet për rikapitalizimin e bankës, rregulloret e këmbimit valutor, si dhe planet e ristrukturimit të borxhit, ndër të tjera. Instituti i Përbashkët i Vjenës ka pritur trajnim të specializuar për regjimet e paaftësisë paguese të vendit, procedurat e likuidimit, si dhe mundësitë për ristrukturimin e borxhit jashtë gjykatës, me një fokus të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

68

 Statistikat. Asistenca teknike dhe trajnimi kanë ndihmuar për të adresuar mangësitë në statistikat që lidhen me llogaritë kombëtare të të ardhurave, bilanci i pagesave, si dhe sektorët monetare dhe financiare. Që vendet e Ballkanit Perëndimor të ndjekin standardet për shpërndarjen e të dhënave të njohura ndërkombëtarisht sot është një arritje e rëndësishme. Për të forcuar statistika të sektorit të vërtetë, FMN-ja filloi një projekt për asistencë teknike në 2011 që kanë përfituar shumica e vendeve në rajon. Duke parë përpara, udhëzimet dhe asistenca në mbledhjen e të dhënave të harmonizuara të sektorit financiar do të jetë një prioritet. Në të ardhmen, FMN-ja pret që të mbetet e angazhuar thellësisht me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Qoftë përmes mbikqyrjes, marrëveshjeve të FMN-së, apo zhvillimin e kapaciteteve, FMN-ja është e gatshme për të ndihmuar vendet në ngritjen e perspektivat të tyre ekonomike.161

161

Po aty, p. 61

69

1.3 Ardhja e FMN-Së në Shqipëri Rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, dhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e kishin shndërruar Fondin Monetar Ndërkombëtar në një institucion universal. Vendet e sapodala nga sistemet izoluese e totalitariste do të bëheshin shumë shpejt pjesë e këtij institucioni ndërkombëtar; vërshimi i anëtarësimit ishte po aq intensiv sa ishin edhe problematikat që shfaqeshin. Kalimi nga një sistem i ekonomisë së centralizuar në atë të tregtisë dhe sipërmarrjes së lirë nuk ishte i lehtë për t‘u përballuar nga vendet e Europës Lindore dhe Juglindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Më 15 tetor të vitit 1991, Shqipëria bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar.162 Krahas zhvillimeve politike të rëndësishme si përmbysja e sistemit komunist dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira pluraliste dhe demokratike që do të sillnin një qeveri me aspirata dhe ideale të reja perëndimore, vendi do të përballej me ndryshime të rëndësishme përsa i përket zhvillimit ekonomik. Me metodat e tij mbikëqyrëse, këshilluese dhe financuese, FMN do të ndihmonte këtë anëtar të ri të qëndronte në këmbë, por nuk do të mund të parandalonte pengesat që do të shfaqeshin përpara dhe as pasojat dhe ndikimin negativ afatgjatë për popullin e thjeshtë dhe ekonominë e vendit. Në vitin 1991 në emër të Qeverisë Shqiptare u nënshkrua akti formal i anëtarësimit të Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. 15 tetori i vitit 1991, përveç një akti formal anëtarësimi, ka rëndësi të madhe. Sipas Ylli Bufit ( kryetar i komisionit ekonomik dhe nëshkrues i aktit të anëtarësimit) ky akt kishte rëndësi: ―pasi për herë të parë që nga krijimi i institucioneve të Bretoon Woods, përkrah shumë demokracive të konsoliduara dhe shumë vendeve të tjera aspiruese për prosperitet demokratik e ekonomik, përfshiu dhe vendin tonë të vogël. Rëndësia e kësaj date nuk qëndron thjesht në një nënshkrim dhe anëtarësim. Për Shqipërinë ky moment nënkuptonte

162

International Monetary Fund,, Toward a Global Monetary System, ANNUAL REPORT of the Executive Board for the Financial Year Ended April 30, 1992 Washington, D.C. p. 1

70

ndezjen e dritës jeshile për të hyrë në të ardhmen e saj, e cila, në çdo rast mendohej si shumë më e mirë se sa e kaluara.163 Anëtarësimi në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore nuk do të konvertohej në një llogari huaje me këto dy institucione. Kjo do të thoshte që Shqipëria kishte tashmë mundësi të përpunonte strategjitë e saja të kalimit të krizës dhe të zhvillimit, programet e ndihmave, programet e investimeve, programet e thithjes së investimeve të huaja dhe të teknologjisë së përparuar. Kjo do të thoshte që Shqipëria mund të fillonte të zbatonte reformat në fushën ekonomike, sociale e në institucione, mund të niste proceset e hapjes e të liberalizimit me qëllimin e vetëm për të siguruar ndërtimin e demokracisë dhe zhvillimin e ekonomisë duke synuar në afat të gjatë integrimin në strukturat euro-atlantike. Nje marrveshje e tille do te sillte shumë përfitime për Shqiperinë, përfitime te cilat do të realizoheshin ndër vite nga mbështetja e projekteve te ndryshme te BB dhe FMN. Qeveria shqiptare me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përgatitën një sistem bankar në dy nivele që do të funksiononte nga ligje mbi bankën qëndrore dhe sistemin bankar tregtar. Sipas projektligjeve mbi sistemin bankar, Banka Kombëtare e Shqipërisë, versioni i riorganizuar i Bankës Shtetërore të Shqipërisë, do të emetonte dhe menaxhonte monedhën kombëtare si edhe do të mbikqyrte politikat e kreditimit. Banka Qëndrore do të menaxhonte edhe rezervën e monedhës së huaj, do të vepronte si agjent fiskal për qeverinë dhe do të licensonte bankat e tjera që mund të operonin në Shqipëri.164 Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandoi që të krijohet një komitet ose komision i cili do të shërbejë si grup këshillues pranë Këshillit të Ministrave në lidhje me administrimin e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm, por ky grup patjetër që nuk duhet të dilte mbi qeverinë. Sidomos për borxhin e jashtëm Banka do t‘a kishte si oponencë këtë komision i cili do t‘i raportonte FMN-së për cdo hap që po bëhej për shlyerjen e borxhit. 165

163

Ylli Bufi, ―Anëtarësimi i Shiqipërisë në FMN dhe fillimet e reformës ekonomike‖, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Privatizimit, Kuvendi Republikës së Shqipërisë, fq 18 Burimi Online http://www.bankofalbabia.org/ 164 Bléjer, Mario I., Mauro Mecagni, Ratna Sahay, Richard Hides, Barry Johnston, Piroska Nagy, and Roy Pepper, vep.e përmendur, P. 3. 165 AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosja 14, Fleta 1-2

71

Sipas një procesverbali të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mbajtur në datë 25 Prill 1992 ne mësojmë cfarë u diskutua në mbledhjen e kësaj date, ky takim u drejtua nga Kryeministri i kohës Z. Aleksandër Meksi dhe u dikutua rreth bisedimeve paraprake me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Genc Ruli Ministri i Financave dhe i Ekonomisë mendon që Qeveria Shqiptare duhet të mbajë më tepër një qëndrim politik sesa ekonomik në lidhje me programin që kishin me FMN-në për problemet me buxhetin, problemi i pagave, i cmimeve dhe asistencës sociale. 166 Në këtë mbledhje del që Qeveria shqiptare kishte probleme në plotësimin e kushteve për fillimin e reformës, del që propozimi i FMN-së është që duhet të kishte një total të ardhrash të buxhetit të shtetit prej 7.3 miliardë lekë por propozimi i Qeverisë Shqiptare është që ky buxhet nuk i kalonte 4.5 miliardë, diferenca në këto shifra ishin sepse ndihmat nga jashtë FMN-ja i llogariste në 5 miliardë ndërkohë qeveria shqiptare pretendonte se ato ishin vetëm 2.5 miliardë.167 Kishte gjithashtu diskutime mbi shpenzimet, FMN-ja kërkonte shkurtimin e shpenzimeve deri në 9.2 miliardë ndërkohë që qeveria shqiptare i kishte parashikuar deri në 10.8 miliardë. Shkurtimet kryesore do të ishin në ato që quhen shpenzime korente të shtetit, pra që janë në shpenzimet në administratë, arsim-kulturë, shëndetësi, ushtri. Nga pagat që shkojnë 82 milionë, të shkurtohen 32 milionë lekë pagash dhe për ndërmarrjet shtetërore që nuk e përballonin dot 30-40 të mbylleshin ose të privatizoheshin. Diferenca gjithashtu kishte dhe tek investimet që ishin në proces që FMN-ja propozonte të pezulloheshin ndërsa qeveria shqiptare sygjeronte të vazhdonin. 168 Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në datë 28 Prill 1992 për bisedimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar, mbledhje e drejtuar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi ku merr pjesë dhe drejtori i FMN-së, Z Sting, i cili shprehet i kënaqur dhe privilegjuar për kushtet e marrëveshjes së qeverisë shqiptare me FMN-në.169

166

AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosja 2001, Fleta 2 Po aty, fleta 3 168 Po aty, fleta 5-6 169 AQSH, Fondi. 490, Viti.1992, Dosja 202, Fleta. 1 167

72

Duke shpalosur përvojën e vendeve të tjera që kishin lidhur marrëveshje me FMN-në përpara Shqipërisë ai thekson se tre pikat specifike tek të cilat Shqipëria duhet të fokusohej, pra që do të jenë bërthama e cdo reforme ekonomike ishin . E para është ndryshimi i strukturës së prodhimit dhe i strukturës së cmimeve në ekonomi. E dyta, është ndryshimi i marrëdhënieve që Shqipëria ka në botën e jashtme. E treta dhe që është më e rëndësishme është krijimi i një rrjeti financiar, i cili do të lejojë zbatimin e kësaj reforme pa inflacion. 170 Shqipëria kishte shembullin e vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore për të ndërmarrë reforma, vende të cilat ishin hapur me botën para nesh dhe reformat i kishin filluar para Shqipërisë, sigurisht kishte ndryshime në masat specifike që këto shtete ndërmerrnin, megjithatë kishte elementë të përbashkët, pra nuk kishte një eksperiencë unike mënyra se si i kishin zhvilluar marrëdhëniet me FMN-në. Qeveria shqiptare ishte optimiste dhe kishte besim se reformat në Shqipëri do të ishin të suksessshme, megjithëse ishte e bindur që kishte e Shqipërisë ishin ndryshe nga vendet e rajonit. Kushtet ekonimike ishin më të vështira por kishte disa avantazhe sipas Z. Sing, përfaqësues i FMN-së ―Avantazhi i parë është që ju keni një sektor shumë të madh bujqëso. Ne dueht të përqëndrohemi në këtë sektor për të patur frutet më të hershme të reformës‖. 171 Me këshillimin e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar me qëllim që të arrihej stabiliteti makroekonomik i vendit qeveria e kryesuar nga Aleksandër Meksi zbatoi një reformë rrënjësore liberale nëpërmjet programit të ―terapisë së shock-ut‖. Elementët kryesorë të kësaj reforme ishin liberalizimi i menjëhershëm i çmimeve, i tregtisë dhe i kursit të këmbimit të lekut, ndalimi i subvencionimeve shtetërore, liberalizimin e tregëtisë dhe privaizimin e aseteve publike. Por kjo reformë e shpejtë për ristrukturimin e ekonomisë kishte një kosto të lartë shoqërore.172 Në parantezë, nga ky vrull i parë i reformave deri nga fundi i vitit 1992 kaluan në duart e privateve rreth 12 000 dyqane, 5000 një si të shërbimi e tregtisë, klinika dentare e farmaci dhe rreth 2000 automjete, anije të vogla peshkimi apo dhe makineri bujqësore, së 170

Po aty, fleta 3 AQSH, Viti 1992, Dosja 202, fleta 2 172 Valentina Duka, vep.e përmendur, fq. 371. 171

73

bashku me rreth 450 000 fermerët që për fituan nga ligji për tokën, këta ishin fara e kapitalizmit shqiptar, e ekonomisë së tregut të këtij vendi. Qeveria shqiptare ishte e vetëdijshme se në programin e saj të parë 4 vjecar do të haste probleme në funksion të situatës në Shqipëri por dhe të mbështetjes financiare dhe materiale që do të kishte nga jashtë, por FMN siguron që do të ndihmonte me këshilla dhe me ndihmë financiare për të përballuar reformat dhe sipas Z.Sting siguron që Shqipëria do të kishte nevojën e të paktë 2 viteve që ekonomia të fillonte të ngjitej dhe reforma të jepte efektet e saj. 173 Në 22 Qershor 1992 Qeveria Shqiptare mblidhet për të diskutuar rreth bisedimeve për arritjen e marrëveshjes së rregullimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe paraprirë takimit të Bankës Botërore për kredinë që do t‘i jepej Shqipërisë për importet kritike prej 42 milionë dollarë, të cilat do të ndihmonin në fillimin e reformës ekonomike. Qeveria shqiptare po dikutonte hapat e mëtejshme që rforma të fillonte sa më shpejt për tju treguar këtyre dy institucioneve që reformat kishin filluar dhe përfituar sa më shpejt kreditimin. Në këtë takim Këshilli i Ministrave vendosi: 1) Për kurset e këmbimit të valutave të zbatohen norma të ndryshueshme interesi për depozitat dhe kreditë duke u mbështetur në ecurinv e inflacionit dhe kërkesat e tregut. 2) Të zbatohet një sistem i lirë i kurseve të këmbimit, që do të veprojnë me kuota ditore të tregut, të këmbimit valutor.

174

Marrëveshja e parë nëpërmjet së cilës Shqipëria ka përfituar një kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka qënë ajo 12-mujore, e nënshkruar më datë 26 gusht 1992, në shumën 32 milione dollare. Në 7 Nëntor 1992, Qeveria Shqiptare mblidhet të diskutojë buxhetin e vitit 1993 i cili synonte stabilizimin e ekonomisë dhe të sinkronizonte këtë buxhet me shpenzimet që ishin zotuar FMN-së, qëllimi ishte që të përcaktoheshin politika fiskale dhe monetare për stabilizimin e ekonomisë dhe kontrollin e inflacionit me synim përgatitjen e saktë të disa treguesve kryesorë ekonomikë, që do të shërbejnë për të bërë parashikimet për zhvillimin e ekonomisë për vitin e ardhshëm. 175 Në përputhje ose sipas disa kushteve të marrëveshjes të lidhur me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore të quajtur (ESAF) janë dy kushte që qeveria shqiptare duhet t‘i përmbahet në këtë buxhet. E para, është madhësia e deficitit buxhetor 173

AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosja 202, Fleta 20 AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosje 486, Fleta 4 175 AQSH, Fondi. 490, Viti 1992, Dosje 738, Fleta 8-9 174

74

dhe e dyta, masa e financimit të këtij deficiti buxhetor nga Banka e Shqipërisë me anë të kreditit, e cila duhet të ketë si kufi jo më shumë se 10 % të produktit kombëtar. 176 Qeveria shqiptare duhet të vazhdonte reformën ekonomike dhe të bënte progres në to në mënyrë që të arrinte marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar në korrik 1993. Ky diskutim del në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në datë 17 Dhjetor 1992, kështu u dikutua si kishte ecur 6 mujori i parë i marrveshjes me Fondin Monetar, politika fiskale, politika inflacioniste dhe moenatre. Në përgjithësi u konstatua që buxheti ishte zbatuar me sukses, deficiti kishte pasur një farë reduktimi dhe krediti bankar që është përdorur për uljen e tij ka qënë më i vogël, sesa ai që është vënë kusht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pra nga 15.5 %, ka arritur në 11-12 %, kuptohet që ishin bërë hapa para. 177

Si rezultat Bordi Egzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi një kredi 3-

vjecare për Shqipërinë, në shumën prej 66 milionë dollarë, me qëllim mbështetjen e programit ekonomik dhe financiar të viteve 1993-1996. Ashtu si do ta shohim dhe në cështjet në vijim marrëdhënie e FMN-së me shtetin shqiptar do të karakterizohet nga ulje ngritje dhe keqkuptime, me largime dhe afrime, qeveri të ndryshme do ta shohin me prioritete të ndryshme. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka luajtur një rol të rëndësishëm për stabilizimin e ekonomisë shqiptare në vitet e tranzicionit, si për asistencën në hartimin e reformave në fushën makroekonomikë, ashtu edhe në monitorimin e rezultateve të këtyre reformave dhe zbatimin e strategjive të hartuara nga qeveritë shqiptare

176 177

AQSH, Fondi. 490, Viti 1992, Dosje 738, Fleta 10 AQSH, Fondi 490, viti 1992, Dosja 814, Fleta 2

75

KAPITULLI II

FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR DHE FIRMAT PIRAMIDALE NË SHQIPËRI

2.1. Karakteristika të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë gjatë periudhës së tranzicionit

Më 12 dhjetor të vitit 1990 u zyrtarizua lejimi i pluralizmit politik dhe krijimi i partive politike opozitare, ngjarje që shënoi edhe përfundimin e sistemit socialist dhe futjen e Shqipërisë në procesin e tranzicionit drejt sistemit demokratik pluralist dhe ekonomisë së tregut. Termi tranzicion nënkupton kalimin nga ekonomia e planifikuar drejt ekonomisë së tregut. Tranzicioni nga ekonomia e kontrolluar dhe e planifikuar shtetërore drejt ekonomisë së tregut është kryesisht çështje e liberalizimit dhe e privatizimit. Këto procese e bëjnë të nevojshme ndërmarrjen e masave për stabilizimin, që përbën dhe procesin e tretë të rëndësishëm për tranzicionin.178 Monopoli i qeverisë në tregtinë e jashtme mori fund në gusht të vitit 1990 kur u lejua ushtrimi i tregtisë së jashtme nga ndërmarrjet shtetërore dhe një vit më vonë edhe ndërmarrjet private fituan të drejtën të eksportonin mallra, me përjashtim të disa produkteve ushqimore.179 Zhvillimet dhe ndryshimet politike të vitit 1991, rrëzimi përfundimtar i regjimit komunist dhe vendosja e pluralizmit politik, nxorën në pah nevojën për reformim të thellë të sektorit ekonomik. Në muajin mars u ndërmorën edhe masat e para serioze ekonomike, pas zgjedhjeve të para pluraliste. Kjo mund të konsiderohet edhe si faza e parë e proçeseve reformuese në ekonominë e Shqipërisë paskomuniste, e shoqëruar me kundërshti, masa paraprake jo të plota dhe mbi të gjitha me një paqëndrueshmëri politike në vend. Reformat ekonomike të fillimit të viteve 1990-të hoqën barrierat që kishin penguar iniciativat private në treg.

178

Anthony Clunies-Ross &Petar Sudar, Albania’s economy in transition and turmoil, 1990-1997, Ashgate 1998, fq. 2-3. 179 Po aty, fq. 160.

76

Më 15 tetor të vitit 1991, Shqipëria bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Krahas zhvillimeve politike të rëndësishme si përmbysja e sistemit komunist dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira pluraliste dhe demokratike që do të sillnin një qeveri me aspirata dhe ideale të reja perëndimore, vendi do të përballej me ndryshime të rëndësishme përsa i përket zhvillimit ekonomik. Krahas hyrjes në FMN në tetor të vitit 1991, Shqipëria u bë anëtare e Agjensisë për Garatimin e Investimeve Shumëpalëshe, pjesë e Bankës Botërore si dhe nënshkroi marrëveshje tregtare bilaterale dhe marrëveshje për mbrojtjen e investimeve të huaja me Italinë, Greqinë, Gjermaninë dhe Turqinë.180 Qeveria e koalicionit e krijuar në qershor të vitit 1991 shpalli se do të ndërmerrte reforma ekonomike radikale që do të përfshinin privatizimin e tokës bujqësore, krijimin e kornizës së nevojshme ligjore për funksionimin e ekonomisë së tregut, privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, politika monetare dhe fiskale të ashpra, liberalizimin e çmimeve dhe tregtisë së jashtme. Neni 1 i ligjit për aktivitetet ekonomike i shpallur në gusht të vitit 1991 i dha fund elementit kryesor të sistemit stalinist, duke garantuar mbrotjen për pronën private dhe investimet e huaja dhe legalizimin e punësimit privat të punonjësve, privatizimin e pronës shtetërore dhe zgjerimin dhe pranimin e sistemit të kredive. 181 Ligji iu mundësonte personave që dëshironin të hapnin biznesin e tyre që të regjistroheshin në Gjykatën e rrethit në të cilën dëshironin të zhvillonin aktivitetin e tyre. Ligji gjithashtu parashikonte që ndërmarrjet private duhet të respektonin standartet qeveritare për cilësinë, masat dhe peshat, sigurinë, kushtet higjenike dhe kushtete e punës dhe mbrojtjen e mjedisit.182 Ndryshimet e ndodhura në Ekonominë Shqiptare në vitet 1991-1996 e kanë bazën në procesin e ndryshimit të formës së pronësisë, nëpërmjet rilindjes dhe zgjerimit të pronës private, përmes procesit të privatizimit. Karakteristika kryesore e tranzicionit do të ishte privatizimi i shumë sektorevë të ekonomisë, ky proces ishte i gjatë dhe u bë me një sërë ligjesh dhe vendime Këshilli Ministrash të herëpashershmë. Ky proces do të zgjaste pothuajse në të gjithë harkun kohor të viteve 1990 dhe më pas, ku u privatizuan dhe sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Kështu deri në vitet 1996 shteti u fokusua në: 180

Po aty, fq. 165. Raymond Zickel/ Walter R. Iwaskiw, vep. e përmendur, fq.118. 182 Po aty, fq.121. 181

77

1. Privatizimin e tokës, i cili u bë në bazë të ligjit Nr. 7501 ― Mbi Tokën‖ sipas të cilit toka byjqësore u shpërndahej fshatarëve sipas frymeve dhe disponibilitetit të saj në çdo kooperativë bujqësore.

183

Me gjithë problemet që pati dhe

kundërshtimet ligji u zbatua në një farë mase në rregull. 2. Privatizimi i njësive të tregëtisë me shumicë dhe pakicë, proces që i dha prona vetëm shitësve, bile me një çmim tepër të ulët duke sjellë privilegje vetëm për një grup shoqëror dhe madje duke mohuar dhe të drejtat që mund të kishin pronarët e tokave mbi të cilat ishin këto objekte.184 3. Privatizimi i apartamenteve shtetërore nga ata që banonin në këto apartamente.185 4. Privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 186 Në gusht 1991 Qeveria e Stabilitetit do t'i paraqiste Parlamentit paketën e parë të projektligjeve të reformës ekonomike. Pas miratimit të ligjit nr. 7512 datë 10.08.1991 ― Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë dhe të veprimtarive private të pavarura‖, që do të përbënte bazën ligjore të të gjithë reformës ekonomike, u miratuan edhe një sërë ligjesh apo vendimesh të tjera, si ligji për ndërmarrjet, ligji për pagat dhe çmimet, ligji për asistencën, ndryshimet në ligjin për Bankën e Shtetit Shqiptar.187 Gjithashtu në kuadër të procesit të privatizimit, me Vendim të Këshillit të Ministrave (më tej VKM) nr. 307, dt.29.08.1991 u krijuan Agjensia Kombëtare e Privatizimit (AKP) dhe Komiteti Përgatitor i Përgatitjes së Privatizimit (KPPP), si institucionet përgjegjës për ristrukturimin dhe privatizimin e ndërmarrjve shtetërore (NSH-ve). Kështu, që në fillim privatizimi i NSH-ve u bë i hapur për të gjithë ata që kishin punuar dhe kontribuar në to, meqënëse ata ishin të vetmit që zotëronin aftësitë 183

Shih Ligjin Nr 7501”Për Tokën‖ të miratuar nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë në datë 19.7.1991, Gazeta zyrtare nr.5 184 Ligj nr.7512, datë 8.10.1991. Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit.- Gazeta Zyrtare 6, Gusht 1991, 185 Po aty 186 Vendim Këshilli I Ministrave nr.248, datë 27.5.1993. Për disa masa për shpejtimin e privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.- Fletorja Zyrtare 8, Qershor 1993 187 Ylli Bufi, Anëtarësimi i Shqipërisë në FMN dhe fillimet e reformës ekonomike, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Privatizimit, Kuvendi Republikës së Shqipërisë f. 22

78

teknike dhe drejtuese për të manaxhuar biznesin. Më vonë, procesi filloi të orientohej më tepër drejt arritjes së një vlere më të qartë dhe reale të tyre.

188

Shteti shqiptar i dha aq shumë prioritet dhe rëndësi privatizimit në vitet e para të tranzicionit sa mbas zgjedhjeve të vitit 1996 krijoi Ministrinë e Privatizimit e cila kishte për detyrë të përcaktonte politikat e privatizimit dhe të përgatiste dokumentat e privatizimit. Nga ana tjetër AKP do të egzektutonte shitjen e pronës shtetërore në bazë të dokumentacionit të Ministrisë së Privatizimit. 189 Privatizimi i rrjetit të tregëtisë me shumicë dhe pakicë në fillim të viteve 90-të, ishte hapi i parë në këtë drejtim dhe përbënte një domosdoshmëri për zgjedhjen e problemeve emergjente të furnizimit të popullsisë me produkete të nevojave të përditshme.190 Padyshim privatizimi i këtyre objekteve krijoi mundësinë për investime në to, duke i ngritur në një nivel më të lartë dhe cilësor si dhe duke i bërë të afta për një shërbim më cilësor e të kulturuar. Në këtë proces nga njëra anë buxheti i shtetit u lehtësua nga barra e shpenzimeve për menaxhimin e ndërmarrjeve tregëtare dhe e organizmave të tjera të nevojshme për to, dhe nga ana tjetër u rritën të ardhurat e buxhetit nga takstat dhe tatimet e aplikuara mbi këto biznese. Reformat ekonomike të fillimit të viteve 1990-të hoqën barrierat që kishin penguar iniciativat private në treg. Pas rënies së sistemit ekonomik komunist, qeveria privatizoi rreth 25 000 dyqane dhe objekte shërbimi, kryesisht përmes shitjes së drejtpërdrejtë tek punëtorët.191 Gjithsesi korporatat e mëdha do të privatizoheshin mbas viteve 2000. Krijimi i sistemit pluralist në Shqipëri në fillim të viteve 1990, shënoi fillimin e një periudhe tranzicioni, nga një ekonomi e planifikuar në një ekonomi tregu. Në këtë moment mund të identifikohen të paktën 3 faktorë për keqësimin e kushteve të jetesës së popullsisë në Shqipëri: 188

Shih Vendim KM nr.283, datë 25.6.1992. Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.307, datë 29.8.1991 ―Për detyrat e të drejtat e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe komisionit përgatitor të procesit të privatizimit”.- Fletorja Zyrtare 5, Shtator 1992 189 Fatmir Mema, Privatizimi në Shqipëri, Monografi, Tiranë: Toena, 1997, f. 23 190 Po aty, f. 25 191 Bléjer, Mario I., Mauro Mecagni, Ratna Sahay, Richard Hides, Barry Johnston, Piroska Nagy, and Roy Pepper, Albania: From Isolation Toward Reform,‖ IMF Occasional Paper No. 98, Washington: International Monetary Fund, 1992, p.3

79



Rritja e shpejtë e çmimeve të produkteve ushqimore, të cilat u liberalizuan në 1 gusht 1992. Kështu, deri në fund të 1992 kishte një rritje të çmimeve prej rreth 7 herë krahasuar me fundin e vitit 1990.



Kolapsi total i prodhimit në sektorin agro-ushqimor në vitet 1990-1992, i cili preku prodhimin e të gjitha produkteve.



Rreth 380000 familje fshatare, të cilat sapo morën tokën (përfaqësonin 46% të familjeve shqiptare dhe 75% të popullsisë rurale) kishin tani tendencën e prodhimit për konsum vetjak dhe jo për tregun. Kjo për arsye të mungesës së transportit dhe për vështirësi në zhvillimin e aktivitetit bujqësor. 192 Me ndihmën e konsulentëve nga Komuniteti Europian, Fondi Monetar

Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, Këshilli i Ministrave filloi punën për hartimin e një ligji të ri mbi veprimtarinë e ndërmarrjeve shtetërore. Projektligji parashikonte mbikqyrjen shtetërore mbi ndërmarrjet shtetërore ekzistuese por iu siguronte një pavarësi të gjerë menaxherëve të këtyre ndërmarrjeve. Projektligji parashikonte gjithashtu edhe krijimin e këshillave drejtuese për çdo ndërmarrje, që do të emërohej nga ministria përkatëse ose institucionet lokale. Këshilli do të merrte vendimet kryesore në lidhje me menaxhimin, do të hartonte planin e biznesit, do të rregullonte marrëdhëniet me qeverinë, ndërmarrjet e tjera dhe punonjësit, dhe do të përcaktonte pagat dhe shpërblimet.193 Përmes liberalizimit të çmimeve, zbatimi i kritereve bankare për kreditë dhe përcaktimi i politikave të reja mbi normat e interesit, qeveria shqiptare krijoi gradualisht një kornizë të re ligjore për të mundësuar zhvillimin e veprimtarive private në vend. Ekonomistët perëndimorë propozuan një program rimëkëmbje që parashikonte dhënien e ndihmës financiare, mbikqyrjen e menaxhimit të ndërmarrjeve dhe mbylljen e ndërmarrjeve jo fitimprurëse. Programi përfshinte një ndihmë prej 140 milion dollarësh në pjesë këmbimi dhe lëndë të para që do të përdoreshin për të vënë në funksionim industritë e paralizuara. Ndërmarrjet të ardhurat e të cilave u vlerësuan si më të ulta sesa kostoja e vënies së tyre në funksionim nuk u rihapën sepse ndalimi i prodhimit dhe pagesa e plotë për punonjësit konsideroheshin më pak të dëmshme për ekonominë se 192

Luljeta File, Bujqësia shqiptare në periudhën e tranzicionit, Artikull I botuar në Buletinin Ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një decade 1998-2000, Vëllimi 1, Tiranë: 2007 , f. 217 193 Raymond Zickel/ Walter R. Iwaskiw, vep. e përmendur, fq.121-122.

80

vazhdimi i aktivitetit. Efikasiteti i firmave që rifilluan aktivitetin do të vlerësohej nga gjashtë deri në në muaj pas aplikimit të kushteve të ekonomisë së tregut.194 Ligj nr.7505, datë 31.7.1991. Për Bankën e Kursimeve ishte ligji i parë që nga Lufta II Botërore që i lejonte individët të financonin bizneset përmes Bankës Shtetërore, bankave të tjera në pronësi shtetërore dhe bankave private vendase ose të huaja.195 Shqipëria u bashkua me Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 1991 dhe punoi që të siguronte një marrëveshje për kredi si një nga parakushtet për të përfituar kredi nga Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare. Në mungesë të një sistemi bankar efektiv, nevojat për kreditim dhe këmbim u plotësuan nga individë në tregun e zi.196 Vitet 90 për Shqipërinë ishin tepër të vështira, pavarësisht se u ndërmorën një sërë reformash, që nga privatizimet, liberalizimi i çmimeve, hapje e tregëtisë me jashtë ishte e vështirë të stabilizohej ekonomia, dalja në skenë e skemave piramidale të cilën do ta trajtoj në çështjet e mëtejshme do të tregojë realisht që sistemi ekonomik shqiptar ishte i brishtë dhe i pa pjekur, u hasën shumë vështirësi në implementimin e psikologjisë reale kapitaliste dhe u desh shumë mund e kosto të kuptohej nga vetë shqiptarët se si funksiononte ekonomia e tregut. Me metodat e tij mbikëqyrëse, këshilluese dhe financuese, FMN do të ndihmonte Shqipërinë përmes mbështetjes financiare, por nuk do të mund të parandalonte pengesat që do të shfaqeshin përpara dhe as pasojat dhe ndikimin negativ afatgjatë për ekonominë e vendit.

194

Po aty, fq. 122. Ligj nr.7505, datë 31.7.1991. Për Bankën e Kursimeve.- Gazeta Zyrtare 5, Gusht 1991, f.283 196 Raymond Zickel/ Walter R. Iwaskiw, vep. e përmendur, f. . 122-123, 165. 195

81

2.2 Marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në tranzicionin e vështirë (1991-1996)

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në 22 mars të vitit 1992, të finalizuara me fitoren e Partisë Demokratike, një qeveri e re erdhi në pushtet në prill të vitit 1992. Që prej fillimit, kjo qeveri ndërmori reforma ambicioze ekonomike dhe synoi të vendoste rendin publik, i cili kishte munguar thuajse tërësisht gjatë ngjarjeve të mëparshme politike. Qëllimi kryesor mbetej moslejimi i dëmtimit të mëtejshëm të ekonomisë dhe përvijimi i rrugës së duhur drejt ekonomisë së tregut. Si një vend i pamësuar me konceptin e tregtisë së lirë, në një kohë kur sapo kishte filluar proçesi i tranzicionit, e pazhvilluar dhe e sapodalë nga izolimi dhe shoqëria kolektiviste, Shqipëria kishte nevojë për një orientim të politikave të saj, asistencë teknike, konsulta dhe mbështetje financiare nga organizma të huaja. Anëtarësimi si një vend i ri në Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe politika e hapjes me vendet fqinje dhe më gjerë, do ta lehtësonin e thjeshtëzonin disi rrugëtimin, deri në shfaqjen e problemeve të reja, që do të sillnin për pasojë edhe krizën e vitit 1997. Por duhet theksuar se nga viti 1992 deri ne vitin 1996, pati një progres dhe stabilizim të situatës eknomike. Ne momentin e hapjes, Shqiperia ofronte avantazhe konkurruese sic ishin fuqia e lire punetore dhe resurset natyrore. Nje mundesi per shfrytezimin e tyre ishte terheqja e investitoreve strategjike qe do te ofronin investimet dhe tregjet e shitjes. A ka ekzistuar kjo strategji? Procesi i privatizimit krijoi pronare te vegjel, te paafte e te papervoje per te kooperuar me partneret e huaj, sepse u privatizuan ndermarrjet e vogla dhe disa te mesme. Nderkohe qe shteti investonte pak ose aspak ne prodhim u mbajten shteterore deget kryesore per eksport prej te cilave vetem u vol, por nuk u investua asgje duke cuar ne shkaterrimin e tyre gradual. Keshtu kompani te tilla si ALBKROM, KESH, ALBPETROL dhe ALBBAKER, u gjendën ne nje situate kritike për vite me radhë, situate e cila eshte rrjedhim i manaxhimit abuziv dhe aspak profesionalist, i vjedhjeve sistematike dhe i shkaterrimeve gjatë trazirave të vitit 91 dhe 97, etj197

82

Për të kuptuar proçesin reformues pas vitit 1990, nevojitet një botëkuptim i Shqipërisë së asaj kohe, kushtet në të cilat u gjend, si dhe trajta e zhvillimeve politike dhe ekonomike. Dukej qartazi se zhvillimet politike kishin ndikimin e tyre domethënës në këtë trend të ri ndryshimesh. Shqipëria ishte një vend i posadalë nga sistemi totalitar dhe ajo që i nevojitej ishte përshtatja me konceptin e ri të liberalizimit, ekonomisë së tregut, tregtinë e lirë dhe pronën private. Qeveria e parë e krijuar futi për herë të parë një program reformues të aprovuar në parlament në fund të muajit tetor, çka përfshinte një seri ligjesh për liberalizmin e çmimit, heqjen e rregullave për investimin, ndërhyrjen makroekonomike, një politikë më të shtrënguar monetare dhe buxhetore, shpërndarjen e tokës si dhe privatizmin në një shkallë më të vogël.198 Gjithashtu ekonomia Shqiptare në këtë periudhë përshkruhet si një sektor i madh informal ku ka mangësi qeverisje dhe njohurish në këtë sektor, vështirësi në mbledhjen e taksave, shërbime të varfra publike, të ardhura të ulëta dhe shpenzime të ulëta, te gjitha këto e kthejnë në një cikël vicioz me shumë pasoja.199 Padyshim të gjitha këto arsye e bënin Shqipërinë një vend vurnerabël dhe të hapur ndaj gjërave të panjohura e negative në demokraci. Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 22 mars u përpoq të bënte disa ndërhyrje makroekonomike. Përsa i përket termave të kontrollit fiskal dhe atij buxhetor, politika e shtrënguar monetare u përpoq të parandalonte rritjen e menjëhershme dhe të shpejtë të shpenzimeve. U instalua një sistem taskash dhe detyrimesh, me qëllim krijimin dhe mundësimin e një burimi të nevojshëm të ardhurash për buxhetin. Pati një rënie të importeve dhe eksporteve, duke përjashtuar produktet ushqimore, për shkak të nevojës emergjente për ushqime në atë kohë. Monedha u zhvleftësua thellësisht kundrejt dollarit, në fillim me 250% në shtator të vitit 1991 dhe me 100% në fund të vitit. Filloi

197

Deficiti korent në periudhën 1992-1997. A Përbën ai problem? Buletini Ekonomik, vëllimi 1, numër 3.f. 9 198 Marta Muço, vëpër e përmendur, fq. 18-19. 199 Jan-Peter Olters, IMF Resident Representative , Albaniaís Informal Economy: An Impediment to Economic Development?, 2001, f. 6 burimi online http://www.bankofalbania.org/web/pub/JanPeterOlters_240_1.pdf

83

ristrukturimi i sistemit bankar, megjithatë legjislacioni për të u aprovua vetëm në vitin 1992. Arritja më e madhe mbetej privatizimi i tokës, ndërkohë që shpërbërja e menjëhershme e kooperativave kishte filluar që prej fundit të vitit 1990. Në pranverën e vitit 1992, rreth 70-75% e tokës së punueshme në pronësinë e kooperativave, u shpërnda lirisht por proçesi i shitjes dhe transferimit të tokës vazhdonte ende të mbetej i ndaluar. I gjithë konfuzioni i krijuar dhe pasiguria rreth të drejtave të pronësisë, qëndrimet e paqarta rreth dëmshpërblimit të pronarëve të mëparshëm, tregoi se proçesi i privatizimit mbetej i papërfunduar dhe i kontribuonte rënies së mëtejshme të prodhimit bujqësor. Si rrjedhojë pati edhe mungesa drastike në produktet ushqimore.200 Me fillimin e reformave në Shqipëri në vitet 1991-92, FMN do të fuste për herë të parë konceptin e ―Produktit të Brendshëm Bruto‖. Në vitet 1992 deri në vitin 1996 do të spikatste lulëzimi ekonomik. Një nga treguesit ishte normalizimi i inflacionit i cili pësoi rënie nga vlerat e tij të mëparshme tre-shifrore (gjatë vitit të parë të fillimit-tranzicionit) deri në 6%, një rritje e PBB-së me 9% dhe ulje e konsiderueshme dhe e vlerësueshme e papunësisë, zhvillime këto të duartrokitura dhe mirëpritura gjerësisht, jo vetëm prej autoriteteve vendase por edhe prej atyre të huaja. Marrëveshja e parë nëpërmjet së cilës Shqipëria ka përfituar një kredi nga Fondi, ka qënë ajo 12-mujore, e nënshkruar më datë 26 gusht 1992, në shumën 32 milione dollare. Në korrik 1993, Bordi Ekzekutiv i FMN miratoi një kredi 3-vjeçare, në shumën prej 66 milionë dollarë, me qëllim mbështetjen e programit ekonomik dhe financiar të viteve 1993-1996. Ndërkaq, në vitin 1997, si pasojë e trazirave të ndodhura, FMN miratoi kredinë EPCA, për mbështetje emergjente në shumën e 13.5 milionë dollarë.201 Komuniteti Europian gjithashtu krijoi koordinim të balancës së pagesave me nevojën emergjente për asistencë. Ndihma të tjera financiare pati edhe prej shteteve si Turqia, Italia, Gjermania, SHBA dhe Greqia. Programi u realizua në dy faza. Nga mesi i vitit 1992 deri në mesin e vitit 1993, gjatë një programi një-vjeçar, u fut kontrolli fiskal 200

Marta Muço, veper e permendur , fq. 18, http://www.otan.nato.int/acad/fellow/95-97/muco.pdf Po aty, fq. 19. 201 Attikull I Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Marrëdhëniet Shqipëri-FMN nga viti 1991 , 3 Maj 2014 nga Arlinda Gjonaj, burimi online http://www.ata.gov.al/marredheniet-shqiperi-fmn-nga-viti-1991102917.html

84

dhe monetar i kombinuar me një sistem reformues, i përshtatshëm për përcaktimin e çmimit dhe kursit të këmbimit, i mbështetur gjerësisht nga burime teknike dhe financiare ndërkombëtare.202 Por nuk mund të lihet në

Grafik 1203

hije roli i remitancave të emigrantëve shqiptarë të cilët dhanë një kontribut të pamatë në të ardhura. Pas zbatimit të këtij programi pothuaj njëvjeçar të emergjencës, një program tjetër afat-mesëm u prezantua në parlament në nëntor



vitit

1993

për

periudhën 1993-1996. Për ta mbështetur

këtë

program

Shqipëria u bë pjesë e një investimi

prej

60

milion

dollarësh amerikanë të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndihma të tjera u mundësuan nga burimet humanitare dhe G-24. Komuniteti Europian gjithashtu luajti rol të rëndësishëm.204 Ai i dha si ndihmë Shqipërisë 70 milionë ECY si dhuratë, jo kredi duke kushtëzuar në realizimin e objektivave. 205 Gjatë vitit 1993 ekonomia shqiptare pati një ngritje ekonomike madje përtej pritshmërive të Qeverisë Shqiptare apo Fondit Monetar, psh gjatë muajit gusht 1993 ishte menduar që inflacioni të ishte përq qind, kurse ai u realizua 45.7 për qind. Në muajin tetor si rezultat i ristrukturimit të pagave, pati një ngritje mbi atë që ishte parashikuar, pra nga 8 për qind, arriti në 11.5 përqind, gjatë muajit nëntor pati ulje të inflacionit, ose të rritjes së inflacionit nga një muaj në tjetrin, pra nga 11 për qind që u rrit nga muaji shtator 202 203 204 205

Marta Muço, vep.e përmendur, fq.22. Grafiku marrë nga Buletini Ekonomik, vëllimi 1, numër 3.f. 9 Po aty, fq.22. AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosje 814, Fleta 5

85

në tetor, nga tetori në nëntor ështv rritur 3.5 ose 4 për qind. Kjo kryesisht të atij fluksi të madh të mallrave ushqimore që erdhën, qoftë nga ndihmat, por sidomos nga privatët gjatë kësaj kohe. 206 Objektivat për inflacionin për vitin e ardhshëm 1994 u vendosën shumë të forta nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili insistonte për një inflacion vjetor prej 35 për qind, ndërkohë duke marrë parasysh rrethanat qeveria shqiptare synonte të paktvn ta conte deri në 45 për qind .Respektimi i kushteve apo objekteve që janë vënë në marrëveshje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar kushtëzonin në vetvete jo vetëm ndihmën financiare që jep Fondi Monetar por edhe ndihmën financiare që jep Banka Botërore. 207 Qeveria shqiptare besonte se nëse merrte masat që kishte parashikuar dhe mbi bazën e këtyre masave llogariste shpenzimet dhe të ardhurat parashikonte që në vitin e ardhshëm të kishte një deficit rreth 13.9 për qind e prodhimit kombëtar që në fakt ishte rreth 14 miliard lekë dhe duke qënë se nga Fondi lejoheshin tv përdornin nga banka vetëm 10 përqin, atëherë i binte që patjetër të gjente të ardhura për të mbuluar 4 miliard lekëshin e mbetur pa marrë parasysh që kjo kosto mund të rriteshin nëse do të rriteshin rrogat, rriteshin pensionet, asistenca apo ndihma ekonomike, pra shifra mund të shkonte deri në 6 miliardë lekë.208 Buxheti i vitit 1993 më tepër se i vitit 1992 do të ishte mirëfilli buxheti i një ekonomie tregu, një buxhet i cili në vetvete pasqyron atë vetëm cka harxhon qeveria dhe jo cka harxhon ekonomia

209

ndërkohë që buxheti shqiptar për vite me radhë kishte qënë

buxheti i ekonomisë dhe jo buxheti i shtetit, ai mblidhte të gjithë të ardhurat e ekonomisë, përballonte të gjitha investimet e ekonomisë, pra filloi të futej logjika që investimet duhet të fillonin të kryeshin dhe nga sektori privat. Në shkurt të vitit 1994 kreu i FMN-së, Mishel Kamdesy e quajti Shqipërinë vendin me ritmet më të larta të rritjes ekonomike në Europën Lindore (10% në vit), që luftonte me sukses inflacionin. Shpresat se dinamika pozitive do të vazhdonte edhe në të

206

AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosje 814, Fleta 4 Po aty, 208 AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosje 814, Fleta 7 209 AQSH, Fondi 490, Viti 1992, Dosje 814, Fleta 9 207

86

ardhmen bënë të mundur në korrik të vitit 1995 ristrukturimin e borxhit të jashtëm, i cili kishte arritur në rreth 500 milion dollarë. 210 Proçesi i liberalizimit të çmimeve u shtri edhe në tregtinë e jashtme, duke krijuar mundësi për një integrim të ekonomisë së Shqipërisë në ekonominë botërore. U hoq monopoli tradicional i shtetit mbi tregtinë me jashtë. Nuk kishte më asnjë kufizim sasior mbi importet, ndërkohë që nga viti 1994, u hoqën liçensat dhe të gjitha taksat për eksportin. Nëse ju referohemi të dhënave sa i përket zhvillimit ekonomik shqiptar, investuesit kryesorë në Shqipëri janë vendet fqinje të Bashkimit Europian. Ndoshta për shkak të afrimitetit dhe marrëdhënies tradicionale para-komuniste ekonomike si dhe ngjashmërive në kulturë dhe mentalitet, të cilat për pasojë kanë inkurajuar marrëdhëniet ekonomike, duke përbërë një avantazh për shpërndarjen gjeografike të investimit të huaj në Shqipëri gjatë tranzicionit. Rezulton se Italia dhe Greqia sëbashku mbuluan rreth 70% të numrit total të kompanive që investuan në Shqipëri nga fundi i vitit 1995. Italia është qartazi investitori kryesor ekonomik në Shqipërinë e tranzicionit. Por nuk mund të lihen pas Gjermania dhe Turqia. Nga viti 1991-1995 tregtia me vendet e Bashkimit Europian u rrit me shpjetësi. Duke zënë kështu rreth 79% të eksporteve dhe 76% të importeve. Italia renditej e para në vitin 1995 me 51% të eksporteve dhe 37% të importeve, krahasuar me 9-10% respektivisht në vitin 1990. Më pas vjen Greqia me 10% të eksporteve dhe 27% të importeve, Gjermania dhe Turqia me pothuaj 6% eksporte dhe 4% importe. Më tej, statistikat tregojnë se 82% e importit total të Shqipërisë në vitin 1995 erdhi nga vendet e EFTA-s211 dhe të Bashkimit Europian.212 Duke filluar qe nga viti 1992 u hoq monopoli tradicional i shtetit mbi tregtinë me jashtë. Nuk kishte më asnjë kufizim sasior mbi importet, ndërkohë që nga viti 1994, u hoqën liçensat dhe të gjitha taksat për eksportin. Pikerisht ne mes te vitit 1992, ne Shqiperi per here te pare u perdor regjimi fleksibel i kembimeve valutore, si rruga me e 210

Nina Smirnova, Vepër e përmendur, f. 450 EFTA (European Free Trade Association) - Organizatë ndërkombëtare e tregtisë së lirë ndërmjet katër shteteve: Liechtenstein, Iceland, Norëay, Sëitzerland, në funksion dhe varësi të Bashkimit Europian (BE). Ajo u formua si pasojë e firmosjes së Konventës së Stokholmit në kryeqytetin suedez me po të njëjtin emër në Janar të vitit 1960. 212 Marta Muço, vep.e përmendur, fq.22-28. 211

87

efektshme ne reduktimin maksimal te mundshem te zhballancimit ne pozicionin e pergjithshem te bilancit te pagesave. Njekohesisht, qe ne fillim te viteve ‗90, vendi yne perjetoi nje fenomen te ri, ate te emigracionit masiv, emigracion qe me kalimin e viteve u be nje nga faktoret kyc per financim. Importohej cdo gje,duke filluar qe nga sendet e konsumit te perditshem deri tek mallrat elektroshtepiake, veshje, automjete, etj Grafiku 2 marrë nga Buletini Ekonomik, vëllimi 1, numër 3.f. 6

Duke pasur parasysh rezulatet e fazës së parë të transformimit ekonomik shqiptar mund të arrihet në disa përfundime. Së pari, paqëndrueshmëria politike ishte përfundimisht një përcaktues i fuqishëm për rrugën drejt tranzicionit ekonomik. Së dyti, u kuptua se të rendje me ritme të shpejta pa patur një strategji të caktuar, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, do të përkeqësonte më tej gjendjen. Së treti, ishte e vështirë të gjeje drejtimin dhe përshtatshmërinë e duhur për ekonominë e vendit në kushtet e përplasjeve ideologjike brenda kampusit të partive politike, por dhe jashtë tyre. Së fundmi, mungesa e eksperiencës dhe vështirësitë e trashëguara prej së kaluarës e rëndonin edhe më shumë paqëndrueshmërinë e situatës.213 Nga mesi i vitit 1993 Shqipëria po ndërrmerrte me shpejtësi hapat e zbatimit të ekonomisë së tregut të lirë dhe po ecte në përputhje me kërkesat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Deri në vitin 1996, marrëdhënia e Shqipërisë me FMN-nën ishte e 213

Po aty, fq. 20.

88

admirueshme dhe në dukje funksionale. Ekonomia e atyre viteve ishte ajo e një bum-i të tregut informal dhe e një prurjeje të madhe të ardhurash nga remitancat (dërgesat në para)214 të emigrantëve, të cilët punonin përtej kufirit për të siguruar para për familjet dhe të afërmit e tyre. Tregu informal përfshinte shkëmbyesit e liçensuar ose jo të monedhave të huaja dhe një pjesë të kompanive huadhënëse dhe huamarrëse, të cilat pranonin depozita dhe lëshonin hua, e vepronin tërësisht në një spektër informal e jo ligjor. Ato u konsideruan si mirëbërëse në ekonominë shqiptare, jo vetëm nga qeveria vendase por edhe nga FMN e autoritete të huaja ndërkombëtare, në kushtet e mungesës së theksuar të një sistemi formal bankar.215. Përpjekjet në vitin e parë deri në mesin e vitit 1993, iu janë përkushtuar më së shumti stabilizmit në situatën emergjente të disbalancave makroekonomike shqiptare. Megjithatë, pjesa më e madhe e masave të ndërmarra ose ato që mendohej se do të ndërmerreshin në periudhën e ndërmjetme 1993-1996 të programit, u vlerësuan si të një natyre tejet stabilizuese.216 Rezultatet e para të strategjisë së përdorur shkonin në përputhshmëri të plotë me atë çka sollën ndryshimet makroekonomike. Pati një rritje të qëndrueshme të produktit, krahasuar me vendet e tjera në kushte të ngjashme dhe dobësim të defiçitit buxhetor dhe të inflacionit. Papunësia gjithashtu, edhe pse vazhdonte të mbetej e lartë, pësoi rënie shoqëruar me një zhvillim dhe përhapje të gjerë të sektorit privat. Ajo që vlen për t‘u përmendur më gjatë dhe që u konsiderua dhe si arritja më e madhe në përmbushjen e proçesit reformues ekonomik në Shqipëri në atë kohë ishte rënia e menjëhershme e inflacionit nga 237% në fund të vitit 1992, në 31% në fund të vitit 1993, 16% në fund të vitit 1994 e deri në 6% në fund të vitit 1995.217 Ndoshta për shkak të afrimitetit dhe marrëdhënies tradicionale para-komuniste ekonomike si dhe ngjashmërive në kulturë dhe mentalitet, të cilat për pasojë kanë 214

Erudita Hoti, Remittances and Poverty in Albania, Department of Economics at the University of Lund, 2009:6 Minor Field Study Series No. 192, fq. 7. Burimi online http://www.nek.lu.se/Publ/mfs/192.pdf 215 Jarvis, Chris, The Rise and Fall of the Pyramid Schemes in Albania, fq. 1-7, Albania and the IMF: Series: Working Paper No 99/98. http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/1999/wp9998.pdf (parë më 01.07.2013). 216 Sanjay Kalra, Inflation and Money Demand in Albania, IMF Working Paper WP/98/101, 1998, fq 5 burimi online http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/wp98101.pdf 217 Marta Muço, vep.e përmendur, fq.22.

89

inkurajuar marrëdhëniet ekonomike, duke përbërë një avantazh për shpërndarjen gjeografike të investimit të huaj në Shqipëri gjatë tranzicionit. Rezulton se Italia dhe Greqia sëbashku mbuluan rreth 70% të numrit total të kompanive që investuan në Shqipëri nga fundi i vitit 1995. Italia është qartazi investitori kryesor ekonomik në Shqipërinë e tranzicionit. Por nuk mund të lihen pas Gjermani dhe Turqia. Nga viti 19911995 tregtia me vendet e Bashkimit Europian u rrit me shpjetësi. Duke zënë kështu rreth 79% të eksporteve dhe 76% të importeve. Italia renditej e para në vitin 1995 me 51% të eksporteve dhe 37% të importeve, krahasuar me 9-10% respektivisht në vitin 1990. Më pas vjen Greqia me 10% të eksporteve dhe 27% të importeve, Gjermania dhe Turqia me pothuaj 6% eksporte dhe 4% importe. Më tej, statistikat tregojnë se 82% e importit total të Shqipërisë në vitin 1995 erdhi nga vendet e EFTA-s218 dhe të Bashkimit Europian.219 Në 17 Janar 1994 me anë të një letër intenti në bazë të udhëzimeve që Fondi Monetar kishte lënë në shqipëri, kryeministri i asaj kohe Aleksandër Meksi i drejtohet Z. Scott Brown duke i bërë të ditur se qeveria shqiptare kishte limituar kërkesat poër financim të brendshëm deri në 8 për qind. Lista e masave të të ardhurave të buxhetit nga Janari 1994 deri në Korrik 1994 do të ishte kjo: heqja e tarifës së importit për miellin dhe grurin, vendosjen e 50$ taksë për mjetet motorike, rritja e tarifave për makinat e përdorura, rritja e cmimit të naftës dhe gazit sipas propozimit të Ministrisë së Financave, rritja e akcizës për pijet alkolike, duhanin dhe pijet e lehta, vendosja e akcizëz për kafenë, vendosje e tarifës për qeranë. 220 Ndërkohë u krye reduktimi i shpenzimeve përmes: dyfishimin e cmimit për medikamentet dhe ngritja e cmimit të transportit publik, liberalizimi i cmimeve të druve të zjarrit, reduktimin e punësimit në shërbimin civil deri në 174 000 deri në korrik 1994. Ulja e rritjes së papunësisë në zonat urbane dhe përfitimi i asistencës sociale nga 15% në

218

EFTA (European Free Trade Association) - Organizatë ndërkombëtare e tregtisë së lirë ndërmjet katër shteteve: Liechtenstein, Iceland, Norëay, Sëitzerland, në funksion dhe varësi të Bashkimit Europian (BE). Ajo u formua si pasojë e firmosjes së Konventës së Stokholmit në kryeqytetin suedez me po të njëjtin emër në Janar të vitit 1960. 219 Marta Muço, vep.e përmendur, fq.22-28. 220 AQSH, Fondi 490, viti 1994, Dosja 704, Fleta 2

90

Janar deri në 10 % në Shtator, ulja e rritjes së pensionave nga 15% në Janar deri në 10 % në shator, etj. 221 Në Korrik të vitit 1994, Banka e Shqipërisë miratoi ― Rregulloren e tregut valutor‖, në të cilën për herë të parë u sanksionua liberalizmi total i pagesave për mallra, shërbime, të ardhurat dhe transfertat korente. Ndërkohë që në pjesën e llogarisë kapitale, u lejua pa asnjë lloj kufizimi, riatdhesimi i kapitaleve fillestare dhe i fitimeve të realizuara nga investitorët e huaj. 222 Një tjetër çështje me rëndësi në proçesin e ndryshimeve e reformimeve ekonomike ishte dhe përparimi i sistemit bankar. Kontrolli monetar, një çështje e rëndësishme në politikën monetare gjatë programit të stabilizimit afat-mesëm dhe afatgjatë, bazohej në instrumentat direkt të tij. Kjo për shkak të situatës në të cilën gjendej sistemi bankar, borxhit të jashtëm si dhe nevojës së financimit të defiçitit të madh buxhetor. Sëbashku me konsolidimin e sistemit bankar, përmirësimin e situatës së borxhit të jashtëm edhe instrumentet indirekte të kontrollit monetar do të fuqizoheshin më shumë me plotësimin e rezervave të kërkuara, kërkesën për likuidim dhe krijimin e një ―dritareje të re rifinancuese‖. Lejimi i bankave të reja private në treg do të kishte gjithashtu një ndikim pozitiv në përdorimin më aktiv të instrumentëve indirekt të kontrollit monetar dhe rritjen e konkurencës ndër-bankare. Në fillim të vitit 1996, disa liçenca mbi aktivitetin privat të bankave iu lëshuan disa bankave të huaja, duke shtruar kështu rrugën për një të treg të vërtetë bankar. Ndërkohë deri në vitin 1996 mungonte një treg financiar bankar sikurse edhe një treg kapitali. Vetëm më 1 maj të vitit 1996 për herë të parë në historinë e Shqipërisë, filloi aktivitetin Bursa e Tiranës. Gjatë vitit 1995 po vihej re një zhvillim pozitiv i bonove të thesarit. Tregu i valutës do të kontribuonte në politikën monetare dhe borxhin publik, por pavarësisht kësaj përmirësimi i kushteve të tregut mbetej një synim për t‘u konkretizuar më tej në të ardhmen.223

221

Po aty, fleta 3 Gramoz Kolasi dhe Altin Tanku , Deficiti Korent në periudhën 1992-1997. A përbën ai problem ― Artikuj të botuar në Buletitnin Ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një decade‖ Vëllimi I , Tiranë: Banka e Shqipërisë, 2007, f. 48 223 Po aty, fq. 22-23. 222

91

Marrëdhënia e Shqipërisë së fillim-viteve të tranzicionit karakterizohet veçanërisht nga reagimi dhe mbështetja që FMN dha para, gjatë dhe pas lulëzimit të firmave piramidale, madje kurdoherë që flitet për zhvillimet ekonomike në Shqipërinë pas-komuniste, në kujtesë vjen gjithmonë ajo që lanë pas këto organizma të jashtëligjshme. FMN si një institucion i ligjëruar ndërkombëtar, me të drejta të plota për të asistuar dhe ndihmuar vendet në tranzicion, pati një reagim disi të vonë, për t‘i parandaluar dhe ndihmuar vendet tranzitive. Ende mbetet një pikëpyetje edhe sot se pse nuk erdhi një reagim nga aktorët ndërkombëtarë në kohë, i cili të mund t‘i jepte drejtimin e duhur situatës e t‘i shpëtonte kaosit.

92

2.3 Arsyet dhe kushtet ne te cilat u ngriten firmat piramidale.

Kur Shqipëria filloi tranzicionin nga planifikimi qendror në ekonominë e tregut ishte vendi më i varfër, më i izoluar dhe më i prapambeturi në Europë. Për shekuj me radhë, Shqipëria ka qenë kryesisht e panjohur dhe e paarritshme, dhe prej 1945-1985, izolimi ishte total ku u ngrit diktatura e ngurtë komuniste e Enver Hoxhës, i cili pothuajse eleminoi të gjitha format e pronës private dhe praktikisht shkëputi vendin nga ndikimet e jashtme dhe informacioni. Kur erdhi tranzicioni në vitin 1991, vendi ishte reduktuar në varfëri të dëshpëruar, dhe shumica dërrmuese e popullsisë ishte e panjohur me institucionet dhe praktikat e tregut të lirë.224 Gjithashtu zhvillimi i dobët i shërbimeve, si pasojë e mospërfilljes së infrastrukturës në përgjithësi (fizike, sociale dhe tregëtare ), eshte i lidhur me këto pabarazi dhe ka një efekt negativ në produktivitetin e ekonomisë si të tërë. Dështimi për të krijuar një infrastrukturë të vazhdueshme ka qënë një hendek i madh sasior për ekonominë shqiptare ndër vite; është e pamundur të shprehen efektet negative në termin sasior. Mungesa e kapacitetit të transportit dhe telekomunikacionit të varfër janë ndër faktorët më të rëndësishëm. Më të padukshmet por jo më të parëndësishmet ishin mangësia në shërbimin e informacionit, lidhjet tregëtare dhe shërbimeve të tjera të specializuara.225 Gjithashtu ekonomia Shqiptare përshkruhet si një sektor i madh informal (shih figuren2), ku ka mangësi qeverisje dhe njohurish në këtë sektor, vështirësi në mbledhjen e taksave, shërbime të varfra publike, të ardhura të ulëta dhe shpenzime të ulëta, te gjitha këto e kthejnë në një cikël vicioz me shumë pasoja.226 Padyshim të gjitha këto arsye e

224

Christopher Jarvis, The Rise and Fall of Pyramid Schemes in Albania, Finance& Development: A Quarterly Magazine of the IMF, March 2000, Volume 37, number 1, http://www.imf.org/external/pubs/ft/fandd/2000/03/jarvis.htm 225 Orjan Sjoberg & Michael L. Wyzan ―Ndryshimet Ekonomike në vendet e Ballkanit”, Pinter Publishers, London, f. 138 226 Jan-Peter Olters, IMF Resident Representative , Albaniaís Informal Economy: An Impediment to Economic Development?, 2001, f. 6 burimi online http://www.bankofalbania.org/web/pub/JanPeterOlters_240_1.pdf

93

bënin Shqipërinë një vend vurnerabël dhe të hapur ndaj gjërave të panjohura e negative në demokraci. Edhe pse kalimi i Shqipërisë në një ekonomi tregu ishte i shpejtë dhe mjaft i suksësshëm, sektorit

reforma

financiar

e

ishte

shumë e kufizuar. Sistemi financiar

formal

i

Shqipërisë ishte fillestar. Ka

pasur

Banka

e

disa

banka.

Shqipërisë

u

krijua si bankë e nivelit të pare

dhe

qendrore

ishte e

banka vendit,

ndërkohë që tri banka të tjera shtetërore: Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Tregtare Agrare, përbënin nivelin e dytë të sistemit bankar. Banka e Kursimeve ishte pasardhëse e Institutit të Kursimit me një status të ri si një bankë universale. Banka Kombëtare Tregtare ishte një shkrirje e aktivitetit tregtar të brendshëm të Bankës së Shtetit Shqiptar me Bankën Tregtare Shqiptare.227 Tre bankat shtetërore mbanin 90 për qind të depozitave, ofronin norma reale të interesit pozitiv por pati portofole në rritje të kredive të këqija, duke nxitur Bankën e Shqipërisë për të imponuar tavane kreditimi te kufizuar mbi to. Me bankat jo në gjendje për të kënaqur kërkesën e sektorit privat për kredi, një treg informal i kredisë i bazuar në lidhjet familjare dhe i financuar nga dërgesat u rrit. Kompanitë informale të kreditimit u konsideruan fillimisht si dashamirëse dhe madje duke u bërë një kontribut i rëndësishëm ekonomik. Duke operuar së bashku me to, këto kompani pranonin depozita që I

227

Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri , Sistemi financiar shqiptar në tranzicion: progres apo brishtësi? , Konferenca III e Bankës së Shqipërisë, Botim Shkencor,Tiranë: dhjetor 2002, f. 5

94

investonin për llogari të tyre në vend që të jepnin hua. Këto kompani ishin ato që u kthyen në skema piramidale.228 Ka pasur edhe probleme të qeverisjes, si në sektorin financiar dhe gjithashtu në përgjithësi. Korniza rregulluese ishte e papërshtatshme, dhe nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për të mbikqyrur tregun jozyrtar. Edhe pas miratimit të një akti bankar në shkurt 1996 që u shfaq për ti dhënë Bankës së Shqipërisë fuqinë për të mbyllur institucionet e paligjshme marrjen e depozitave, banka qendrore nuk mundi të marrë mbështetjen e qeverisë. Në të vërtetë, qeveria ishte mbështetëse e kompanive: zyrtarë të lartë të qeverisë u shfaqën shpesh në funksionet e kompanisë, dhe, në nëntor 1996 skemat piramidale filluan të shkërmoqen, Kryeministri dhe kryetari i parlamentit pranuan medalje për nder të përvjetorit të njërës nga kompanitë. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1996, disa nga kompanitë dhanë një kontribut në fushatën e Partisë Demokratike në pushtet. Ka pasur pretendime se shumë zyrtarë të qeverisë kanë përfituar personalisht nga kompanitë. 229

Në mes të viteve 1990, Shqipëria ishte në process të kthimit në një ekonomi të tregut të liberalizuar pas viteve të një ekonomie të kontrolluar totalisht nga shteti; sistemi financiar rudimentar u dominua nga skemat piramidale, dhe zyrtarë të qeverisë në mënyrë të heshtur miratuan një seri të fondeve të investimeve piramidale. Shumë shqiptarë, rreth dy të tretat e popullsisë investuan kursimet e tyre në to.230 Këto kursime kryesisht vinin nga puna e vështirë për disa vite në emigracion ku pjesa më e madhe kishte punuar në Greqi dhe Itali, vendet e para që u prekën nga eksodi i shqiptarëve. Vitet e para të tranzicionit u shoqëruan me një rënie të aktivitetit ekonomik për shkak të dobësive të ndërmarrjeve shtetërore, sidomos në degët e industrisë me teknologji të vjetër dhe me kërkesë në rënie, degë që përfaqësonin konsumatorë të rëndësishëm të bankave shtetërore. Vazhdimi i kreditimit të këtyre ndërmarrjeve me prodhim të ulët, shumë herë edhe me ndërhyrjen e qeverisë, ndikoi ndjeshëm në rritjen e huave të këqija në këto banka. Ndikimi politik në vendimet e huadhënies u rrit me përkeqësimin e situatës fiskale, për shkak të shkatërrimit të burimeve tradicionale të të ardhurave të 228

Christopher Jarvis, vepër e përmendur , f. 5 Po aty 230 Po aty 229

95

buxhetit dhe rritjes së borxhit në vitet e para të tranzicionit. Kredia e pakthyer në afat u rrit nga 14% e stokut të kredisë në vitin ‘93 në rreth 60% në vitin 1997.

231

Përvoja

mbikëqyrëse e bankës qendrore ishte shumë e kufizuar si për shkak të mungesës së kësaj përvoje në kushtet e një ekonomie tregu ashtu edhe për shkak të autoritetit të kufizuar mbikëqyrës dhe të ngadalësisë në vendosjen e këtij autoriteti. Nga ana tjetër, mungesa e kërkesave ndaj kapitalit minimal dhe mungesa e rregulloreve të përshtatshme të klasifikimit të huave nga humbjet si dhe të vetë rregullave të provigjonimit, shtrembëronte pozicionin real të bankave në sistemin e raportimit. Kuadri ligjor i papërshtatshëm në vitet e para të tranzicionit përbën një dobësi tjetër të zhvillimit të sistemit bankar. Kjo shprehet si në fuqinë e bankës qendrore për të vendosur rregulla mbikqyrëse në licencim, në mungesën e ligjit të falimentimit, në zbatimin e dobët të tij nga gjykatat, në mungesën e ligjit të kolateralit ashtu edhe në moszbatimin e ligjeve kur ato ekzistonin. 232 Mungesa e përvojës bankare për aktivitetet e një ekonomie tregu përbën një faktor tjetër negativ. Shumë nga drejtuesit e bankave nuk kishin përvojë ndërkombëtare dhe vinin nga sektorë të tjerë shtetërorë, madje edhe nga sektorë pa përvojë financiare. Vështirësitë në drejtimin e bankës dhe ndërrimin e funksionarëve të lartë politikë shumë herë u shoqërua me zëvendësimin e drejtuesve të bankës, që në disa raste ata qarkullonin nga një bankë në tjetrën. Kjo krijonte mundësinë që drejtuesit e rinj ta shkarkonin përgjegjësinë tek drejtuesit e mëparshëm, duke mos mbajtur përgjegjësi për problemet që kishin shkaktuar vetë në bankat e tjera.233 Nga ana tjetër, edhe bankat e huaja që filluan gradualisht të futeshin në tregun bankar, për shumë kohë u përqendruan në aktivitete pa rreziqe dhe duke punësuar dhe personelin më të kualifikuar. Në këtë mënyrë ato ngushtuan në njëfarë mase mundësitë fitimprurëse për bankat vendase duke ruajtur një ecuri të mirë edhe në periudha të paqëndrueshme si ajo e viteve 1992-1997.234

231

Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri ―vepër e përmendur , f. 7 PO aty, f. 7 233 Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri, vepër e përmendur, f. 8 234 Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri….. veper e përmendur, f. 8 ose IMF 2002 232

96

Kriza financiare e vitit 1997, e shkaktuar nga falimentimi I skemave piramidale, dëshmoi se edhe në kuadrin ligjor bankar kishte mangësi të theksuara, që lejuan lulëzimin e këtyre skemave. Ishte kjo arsyeja kryesore që gjatë fundit të viteve 1997 dhe 1998 të dy ligjet (ligji ―Për Bankën e Shqipërisë ― dhe ai ―Për sistemin bankar‖) të pësonin ndryshime të theksuara që synuan si rritjen e pavarësisë të Bankës së Shqipërisë si autoritet monetar dhe mbikëqyrës, ashtu dhe forcimin e vetë sistemit bankar nëpërmjet rregullimeve dhe forcimit të mekanizmave të tregut.235 Mungesa e kuadrit të përshtatshëm ligjor përbën një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të skemave piramidale dhe të krizës financiare të vitit 1997. Shoqëritë që vepronin në tregun joformal mbështeteshin në kodin civil që u lejonte atyre huamarrjen në bazë shoqërie, por pa qenë të detyruara të mbikëqyreshin nga një autoritet i cili ishte I domosdoshëm për institucionet që pranojnë depozita dhe japin hua. Gjithashtu zhvillimi i dobët i shërbimeve, si pasojë e mospërfilljes së infrastrukturës në përgjithësi (fizike, sociale dhe tregëtare ), eshte i lidhur me këto pabarazi dhe ka një efekt negativ në produktivitetin e ekonomisë si të tërë. Dështimi për të krijuar një infrastrukturë të vazhdueshme ka qënë një hendek i madh sasior për ekonominë shqiptare ndër vite; është e pamundur të shprehen efektet negative në termin sasior. Mungesa e kapacitetit të transportit dhe telekomunikacionit të varfër janë ndër faktorët më të rëndësishëm. Më të padukshmet por jo më të parëndësishmet ishin mangësia në shërbimin e informacionit, lidhjet tregëtare dhe shërbimeve të tjera të specializuara.236 Edhe pse kalimi i Shqipërisë në një ekonomi tregu ishte i shpejtë dhe mjaft i suksësshëm, reforma e sektorit financiar ishte shumë e kufizuar. Sistemi financiar formal i Shqipërisë ishte fillestar. Ka pasur disa banka. Banka e Shqipërisë u krijua si bankë e nivelit të pare dhe ishte banka qendrore e vendit, ndërkohë që tri banka të tjera shtetërore: Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Tregtare Agrare, përbënin nivelin e dytë të sistemit bankar. Banka e Kursimeve ishte pasardhëse e Institutit të 235

Fatos Ibrahimi, Zëvendësguvernator i Parë i Bankës së Shqipërisë dhe Drini Salko Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ―Sistemi Financiar në Shqipëri‖ faqe 216-217 236 Orjan Sjoberg & Michael L. Wyzan ―Ndryshimet Ekonomike në vendet e Ballkanit‖, Botimet Pinter, Londër, f. 138

97

Kursimit me një status të ri si një bankë universale. Banka Kombëtare Tregtare ishte një shkrirje e aktivitetit tregtar të brendshëm të Bankës së Shtetit Shqiptar me Bankën Tregtare Shqiptare.237 Vitet e para të tranzicionit u shoqëruan me një rënie të aktivitetit ekonomik për shkak të dobësive të ndërmarrjeve shtetërore, sidomos në degët e industrisë me teknologji të vjetër dhe me kërkesë në rënie, degë që përfaqësonin konsumatorë të rëndësishëm të bankave shtetërore. Vazhdimi i kreditimit të këtyre ndërmarrjeve me prodhim të ulët, shumë herë edhe me ndërhyrjen e qeverisë, ndikoi ndjeshëm në rritjen e huave të këqija në këto banka. Ndikimi politik në vendimet e huadhënies u rrit me përkeqësimin e situatës fiskale, për shkak të shkatërrimit të burimeve tradicionale të të ardhurave të buxhetit dhe rritjes së borxhit në vitet e para të tranzicionit. Kredia e pakthyer në afat u rrit nga 14% e stokut të kredisë në vitin ‘93 në rreth 60% në vitin 1997.

238

Përvoja mbikëqyrëse e

bankës qendrore ishte shumë e kufizuar si për shkak të mungesës së kësaj përvoje në kushtet e një ekonomie tregu ashtu edhe për shkak të autoritetit të kufizuar mbikëqyrës dhe të ngadalësisë në vendosjen e këtij autoriteti. Ka pasur edhe probleme të qeverisjes, si në sektorin financiar dhe gjithashtu në përgjithësi. Korniza rregulluese ishte e papërshtatshme, dhe nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për të mbikqyrur tregun jozyrtar. Edhe pas miratimit të një akti bankar në shkurt 1996 që u shfaq për ti dhënë Bankës së Shqipërisë fuqinë për të mbyllur institucionet e paligjshme marrjen e depozitave, banka qendrore nuk mundi të marrë mbështetjen e qeverisë. Në të vërtetë, qeveria ishte mbështetëse e kompanive: zyrtarë të lartë të qeverisë u shfaqën shpesh në funksionet e kompanisë, dhe, në nëntor 1996 skemat piramidale filluan të shkërmoqen, Kryeministri dhe kryetari i parlamentit pranuan medalje për nder të përvjetorit të njërës nga kompanitë. Gjatë zgjedhjeve të vitit 1996, disa nga kompanitë dhanë një kontribut në fushatën e Partisë Demokratike në pushtet. Ka pasur pretendime se shumë zyrtarë të qeverisë kanë përfituar personalisht nga kompanitë.239 237

Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri , vepër e përmendur, f. 5 Po aty, f. 7 239 Po aty, f.8 238

98

Në një skemë tipike piramidale, një fond apo kompani tërheq investitorët duke u ofruar atyre kthim shumë të lartë; këto kthime paguheshin për investitorët e parë nga fondet e marra nga ata që investojnë më vonë. Skema është e paaftë të paguajë detyrimet tejkalojnë aktivet - nga dita kur hapet për biznes. Megjithatë, ajo lulëzon fillimisht, se lajmet rreth kthimit me interes të lartë përhapen në shumë investitorë dhe ata tërhiqen drejt saj. Të inkurajuar nga pagesa të larta, dhe në disa raste nga investimet vitrinë dhe shpenzimet për t'u dukur nga ana e operatorëve, akoma më shumë njerëz janë të tërhequr dhe skema rritet, paraja nga investitorët e rinj kalon në kreditorët e hershëm. Për të tërhequr investitorët e rinj, një skemë mund të rrisë normat e interesit, por pagesat e interesit më të mëdha së shpejti e detyrojnë atë të rritë normat përsëri. Përfundimisht, normat e larta fillojnë të ngjallin dyshime, kështu e gjejnë veten të paaftë për të bërë pagesat e interesit. Kur investitorët përpiqen për të marrë paratë e tyre mbrapsht, ata zbulojnë të vërtetën për skemën, dështimi i së cilës është e shpejtë, dhe zakonisht shoqërohet me aktet e vjedhjes drejtpërdrejtë nga operatorët, në qoftë se ata nuk janë kapur më pare. 240 Disa nga kompanitë shqiptare e përmbushën pikërisht këtë përkufizim: ato ishin skema piramidale të pastra, pa asete reale. Raste të tjera janë më të paqarta. Disa nga kompanitë më të mëdha në veçanti Vefa, Gjallica, dhe Kamberi patën investime të rëndësishme reale. Ata gjithashtu besohet se ishin të angazhuara në aktivitete kriminale, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara nga kontrabandimi i mallrave në ishJugosllavi, që mendohet të jetë burimi i kthimit të lartë të paguar. Dhe ata kishin qenë në ato biznese për një kohë të gjatë, në disa raste që nga viti 1992. Megjithatë, edhe në qoftë se ato nuk ishin skema piramidale në fillimitet e tyre, në një moment, ndoshta gjatë fillim vitit 1996, këto kompani gjithashtu u bënë skema piramidale. Kur ata u rrëzuan, ishte e qartë se detyrimet e tyre masivisht tejkalonin pasuritë e tyre.241 Në vitin 1997, shqiptarët, të cilët kishin humbur 1.2 miliard $, morën protestat e tyre në rrugë, ku trazirat e papërmbajshme dhe sulmet ndaj infrastrukturës qeveritare çuan në përmbysjen e qeverisë dhe ekzistencën e përkohëshme të një shoqërie pa shtetësi.

240 241

Po aty, f. 47 Christopher Jarvis, vepër e përmendur, f. 47

99

Edhe pse teknikisht ishte një skemë Ponzi, shqiptarët gjërësisht ju referuan kryesisht si skemë piramidale, të dyja këto fenomene të njohura nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). 242 Shtypi perëndimor shkruante rreth zhvillimeve në Shqipëri duke ju referuar situatës në Shqipëri edhe si luftë civile. Ja si shkruan The New York Times ―Me situatën në rritje që përkeqësohej, ambasadat perëndimore evakuuan personelin. Ambasada e Shteteve të Bashkuara planifikoi gjithashtu dërgimin e familjeve të diplomatëve jashtë Shqipërisë. Shumë vende evropiane ndërmorën hapa të ngjashëm, dhe disa vende urdhëruan largimin e personelit jo-esencial jashtë vendit. Në trazira të tjera sot, plaçkitësit sulmuan një depo armësh pranë qytetit industrial të Elbasanit, 22 milje në juglindje të Tiranës, Dhe para agimit një uzinë armësh u plaçkit në qendër të rafinimit të naftës të Ballsh, vetëm 50 kilometra larg kryeqytetit, duke i dhënë kontroll kryengritësit mbi një autostradë kryesore nëpër Shqipërinë jugore. Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Marisa Lino, bëri një apel të pazakontë në televizionin shtetëror shqiptar, duke thënë se Uashingtoni mbështet emërimin e Z. Fino-së si kryeministër. '' Demokracia nuk mund të ndërtohet nga dhuna,'' tha ajo. 243 Kriza financiare e vitit 1997, e shkaktuar nga falimentimi I skemave piramidale, dëshmoi se edhe në kuadrin ligjor banker kishte mangësi të theksuara, që lejuan lulëzimin e këtyre skemave. Ishte kjo arsyeja kryesore që gjatë fundit të viteve 1997 dhe 1998 të dy ligjet (ligji ―Për Bankën e Shqipërisë ― dhe ai ―Për Sistemin Bankar‖) të pësonin ndryshime të theksuara që synuan si rritjen e pavarësisë të Bankës së Shqipërisë si autoritet monetar dhe mbikëqyrës, ashtu dhe forcimin e vetë sistemit bankar nëpërmjet rregullimeve dhe forcimit të mekanizmave të tregut.244 Sipas (FMN) ka disa faktorë pse skemat piramidale morën zhvillim në shqipëri, si mosnjohja e shqiptarëve me tregjet financiare; mangësitë e sistemit formal financiar të vendit, i cili inkurajoi zhvillimin e një tregu informal dhe, brenda këtij tregu u krijuan

242

Po aty, New York Times “Revolt Spreads to Albanian Capital's Outskirts‖ Published: March 13, 1997, Burimi online http://www.nytimes.com/1997/03/13/world/revolt-spreads-to-albanian-capital-s-outskirts.html 244 Fatos Ibrahimi dhe Drini Salko, vepër e përmendur, faqe 216-217 243

100

skemat piramidale; dhe gjithashtu dështimet e qeverisjes.245 Mungesa e një sistemi rregullues dhe mbikëqyrës të përshtatshëm si dhe mungesa e kulturës dhe traditës për kthimin e huasë, ndikuan në rritjen e nivelit të huave të këqija. Nga ana tjetër, mungesa e kërkesave ndaj kapitalit minimal dhe mungesa e rregulloreve të përshtatshme të klasifikimit të huave nga humbjet si dhe të vetë rregullave të provigjonimit, shtrembëronte pozicionin real të bankave në sistemin e raportimit. Kuadri ligjor i papërshtatshëm në vitet e para të tranzicionit përbën një dobësi tjetër të zhvillimit të sistemit bankar. Kjo shprehet si në fuqinë e bankës qendrore për të vendosur rregulla mbikqyrëse në licencim, në mungesën e ligjit të falimentimit, në zbatimin e dobët të tij nga gjykatat, në mungesën e ligjit të kolateralit ashtu edhe në moszbatimin e ligjeve kur ato ekzistonin. 246 Mungesa e përvojës bankare për aktivitetet e një ekonomie tregu përbën një faktor tjetër negativ. Shumë nga drejtuesit e bankave nuk kishin përvojë ndërkombëtare dhe vinin nga sektorë të tjerë shtetërorë, madje edhe nga sektorë pa përvojë financiare. Vështirësitë në drejtimin e bankës dhe ndërrimin e funksionarëve të lartë politikë shumë herë u shoqërua me zëvendësimin e drejtuesve të bankës, që në disa raste ata qarkullonin nga një bankë në tjetrën. Kjo krijonte mundësinë që drejtuesit e rinj ta shkarkonin përgjegjësinë tek drejtuesit e mëparshëm, duke mos mbajtur përgjegjësi për problemet që kishin shkaktuar vetë në bankat e tjera.247 Nga ana tjetër, edhe bankat e huaja që filluan gradualisht të futeshin në tregun bankar, për shumë kohë u përqendruan në aktivitete pa rreziqe dhe duke punësuar dhe personelin më të kualifikuar. Në këtë mënyrë ato ngushtuan në njëfarë mase mundësitë fitimprurëse për bankat vendase duke ruajtur një ecuri të mirë edhe në periudha të paqëndrueshme si ajo e viteve 1992-1997.248 Në mes të viteve 1990, Shqipëria ishte në process të kthimit në një ekonomi të tregut të liberalizuar pas viteve të një ekonomie të kontrolluar totalisht nga shteti; sistemi financiar rudimentar u dominua nga skemat piramidale, dhe zyrtarë të qeverisë në mënyrë 245

Christopher Jarvis, vepër e përmendur, f. 12 Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri, vepër e përmendur, f. 7 247 Po aty, 8 248 Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri….. veper e përmendur, f. 8 ose raport i FMN-së, 2002 246

101

të heshtur miratuan një seri të fondeve të investimeve piramidale. Shumë shqiptarë, rreth dy të tretat e popullsisë investuan kursimet e tyre në to, njerzit shisnin shtëpitë dhe apartamentet për të investuar në to.249 Kursimet kryesisht vinin nga puna e vështirë për disa vite në emigracion ku pjesa më e madhe kishte punuar në Greqi dhe Itali, vendet e para që u prekën nga eksodi i shqiptarëve. Mungesa e kuadrit të përshtatshëm ligjor përbën një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të skemave piramidale dhe të krizës financiare të vitit 1997. Shoqëritë që vepronin në tregun joformal mbështeteshin në kodin civil që u lejonte atyre huamarrjen në bazë shoqërie, por pa qenë të detyruara të mbikëqyreshin nga një autoritet i cili ishte I domosdoshëm për institucionet që pranojnë depozita dhe japin hua. Efektet ekonomike të firmave piramidale janë të gjera, megjithëse nuk ka informacionin statistikor disponibël dhe është vështirë që të maten me saktësi. Kriza e thellë ekonomike dhe politike e cila shpërtheu si rezultat i përmbysjes së skemave piramidale por që, në fakt, kishte filluar të shfaqej që në vitin 1996 dhe kishte një bazë më të gjerë, çoi në rënie të prodhimit në masën 7%, në rritje të inflacionit në masën 42 për qind dhe në keqësim të llogarisë korente dhe të deficitit fiskal. Në mesin e vitit 1997 leku u nënçmua pothuajse 100 për qind, ndërkohë që politika monetare u vu drejtpërdrejt në shërbim të sigurimit të likuiditeteve për buxhetin e shtetit.250 Kolapsi i vitit 1997 i ekonomisë shqiptare i atribuohet kushteve specifike të një ekonomie të brishtë që solli një rrast ekstrem por jo unik në rajon. Gjatë tranzicionit të ashpër drejt rrugës së kapitalizmit, skemat piramidale ishin shfaqur edhe në vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore si Rumani, Bullgari, Rusi dhe Serbi por asnjë nga këto vende komuniste nuk ka vuajtur aq sa Shqipëria ku pothuajse çdo shtresë e popullsisë u përfshi, si fermerët, pensionistët, punonjësit shtetërorë, intelektualët etj, pra grabitësit merrnin avantazh nga tregjet praktikisht të parregullta dhe të paditura me procedurat e tregut të lirë.251 249 250

Christopher Jarvis, vepër e përmendur, f. 13 Po aty, f. 23

251

The SUN, It's bad in Albania and it's about to get worse Failed pyramid deals spread fear, unrest Prepared by Bill Glauber, February 23, 1997, burimi online http://articles.baltimoresun.com/19970223/neës/1997054002_1_pyramid-schemes-albania-lato

102

2.3.1 Si operuan Skemat Piramidale dhe ngjarjet e vitit 1996-1997 (Diagrame shpjeguese) 252 Në një skemë tipike piramidale, kompani

një tërheq

fond

apo

investitorët

duke u ofruar atyre kthim shumë të lartë; këto kthime paguheshin për investitorët e parë nga fondet e marra nga ata që investojnë më vonë. Skema është e paaftë të paguajë detyrimet tejkalojnë aktivet nga dita kur hapet për biznes. Megjithatë,

ajo

lulëzon

fillimisht, se lajmet rreth kthimit me interes të lartë përhapen në shumë investitorë dhe ata tërhiqen drejt saj. Të inkurajuar nga pagesa të larta, dhe në disa raste nga investimet vitrinë dhe shpenzimet për t'u dukur nga ana e operatorëve, akoma më shumë njerëz janë të tërhequr dhe skema rritet, paraja nga investitorët e rinj kalon në kreditorët e hershëm. 253 Për të tërhequr investitorët e rinj, një skemë mund të rrisë normat e interesit, por pagesat e interesit më të mëdha së shpejti e detyrojnë atë të rritë normat përsëri. Përfundimisht, normat e larta fillojnë të ngjallin dyshime apo skema, kështu e gjejnë veten të paaftë për të bërë pagesat e interesit. Kur investitorët përpiqen për të marrë paratë e tyre mbrapsht, ata zbulojnë të vërtetën për skemën, dështimi i së cilës është i

252 253

Diagrama shpjeguese eshte marre https://www.50minutes.com/title/ponzi-scheme/ Christopher Jarvis, f. 47

103

shpejtë, dhe zakonisht shoqërohet me aktet e vjedhjes drejtpërdrejtë nga operatorët, në qoftë se ata nuk janë kapur më pare. 254 Disa nga kompanitë shqiptare e përmbushën pikërisht këtë përkufizim: ato ishin skema piramidale të pastra, pa asete reale. Raste të tjera janë më të paqarta. Disa nga kompanitë më të mëdha në veçanti Vefa, Gjallica, dhe Kamberi patën investime të rëndësishme reale. Ata gjithashtu besohet se ishin të angazhuara në aktivitete kriminale, duke shkelur sanksionet e Kombeve të Bashkuara nga kontrabandimi i mallrave në ishJugosllavi, që mendohet të jetë burimi i kthimit të lartë të paguar. Dhe ata kishin qenë në ato bisnese për një kohë të gjatë, në disa raste që nga viti 1992. Megjithatë, edhe në qoftë se ato nuk ishin skema piramidale në fillimitet e tyre, në një moment, ndoshta gjatë fillim vitit 1996, këto kompani gjithashtu u bënë skema piramidale. Kur ata u rrëzuan, ishte e qartë se detyrimet e tyre masivisht tejkalonin pasuritë e tyre.255 Kompanitë piramidale që operuan ishin : 1. Vefa ishte kompania më e madhe dhe më e rëndësishmej. Ajo lindi në vitin 1992 si një kompani tregtare e transformuar më pas në një skemë piramidale. Asetet e kësaj kompanie përfshinin: restorante, supermarkete, një stacion televiziv, një navigacion anijesh dhe komplekse argëtuese. 2. Gjallica filloi veprimtarinë në vitin '91 si një biznes në shkëmbim e monedhës; depozitat e saj kanë qenë 850.000 $, ndërsa investimet e saj ishin në mesatare prej 5.000 $. Numri i investitorëve arriti kulmin e saj me 170.000 investitorët; Borxhi i saj në kohën e rënies ishte $ 343million ndërsa prona ishte vetëm 3 milion dollarë. 3 Populli filloi aktivitetin si një "fondacion bamirës" në fillim të vitit 1996, por në fakt ajo ishte një skemë e pastër piramidale me rreth 300,000 investitorët dhe një borxh prej $ 150million. Investitorët morën rreth 60% të investimeve të tyre. 4. Xhaferri ne kohën e rënies borxhi i kësaj kompanie ka qenë mbi 300 milionë dollarë. Kjo skemë kishte tërhequr mbi 1 milion depozitues. 5. Maksude Kademi presidente filloi aktivitetin e saj si një llotari udhëheqëse në një fabrikë këpucësh, ku ajo ka punuar. Pas kësaj Sude operoi si një skemë piramidale. Kjo ishte skema e parë që ra më nëntor 1996 dhe borxhi i saj shkonte në 40-90.000.000 $

254 255

Po aty, Po aty, f. 47

104

dhe nuk kishte pasuri. Skema të tjera piramidale ishin: Kamberi, Silva, Cenaj & Co, etj.256 Aleksandër Meksi në Një intervistë dhënë Gazetës Shqiptare në 20 Qershor 1997 në lidhje me fenomenin e futjes së parave në firma do të shprehej se ― Brënda një dymujori kur bëhëj propoganda, kur binte alarmi i qeverisë, i FMN-së, Bankës Botërore e partive, njerzit vunë më shumë para. Vetëm me dhunë mund të ndalohej kjo futje dhe kësaj ju rezervuan të gjithë. Deshën një dokument zyrtar nga komisioni i transparencës i cili vonoi. Dhe gjatë kësaj vonese u futën edhe 150 milion dollarë në këto fondacione, pra duhej ndërprerë propoganda pro firmave dhe të mos lincoheshin ata që flisnin kundër tyre. 257 Firmat piramidale përdorën gjerësisht reklamën në shtypin e shkruar dhe audiovizual, mos harrojmë që në ato vite mediat e pakta shikoheshin nga gjithë publiku gjeresisht dhe kishin ndikim te madh, është interesant të permëndim faktin se edhe në muajt që në gazetat kryesore theksohej falimentimi i fajdeve dhe trazirat që ato kishin sjellë, në faqet mbrapa vazhdonin reklamat për to. Në të njëjtën kohë bëhej propogandë kundra atyre dhe gjithashtu reklamoheshin. Reklamë e shkëputur nga Gazeta “Koha Jonë”258

256

Chris Jarvis, 2000: p 11 Aleksandër Meksi, ―Aleksandër Meksi përmes fjalës së tij‖, Tirane: Luarasi, 1997, f. 205 258 Pjesë reklame shkëputur nga e përditshmja ‗Koha Jonë‖, 29 janar 1997, f. 16 257

105

Llogaritet që në shkallë kombëtare 70% e familjeve shqiptare kanë humbur paratë në këtë mashtrim kolosal. Midis të mashtruarve kishte rishpërndarës të parave të pista, por sidomos njerëz të zakonshëm të joshur nga mirazhi i shumimit të shpejtë të të ardhurave të veta të pakta.259 Në Shqipëri piramidat përbënin një dukuri aq publike dhe aq të shfrytëzuar nga shumica e popullsisë, sa që cdo dyshim ose pasiguri rreth besueshmërisë së tyre menjëherë davaritej. Madje edhe sikur të viheshin re shënja ngurrimi, fitimet e jashtëzakonshme bënin që radhë pas radhe njerzit, të investonin përsëri paratë e tyre pa ndonjë merak të madh, njëlloj siç ndodh në një ruletë, ku fitimi është i siguruar. 260 Dy ngjarje përgatitën terrenin për rënien e skemave në fund të vitit 1996. Së pari, në fund të vitit 1995, sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Republikës Federale të Jugosllavisë u pezulluan, duke eliminuar një burim të rëndësishëm të të ardhurave (kontrabandë) për kompanitë. Në janar të vitit 1996, kompanitë kryesore rritën normat e interesit 4-5 për qind në muaj në 6 për qind në muaj, ose pothuajse 100 për qind në vit në terma reale. (Inflacioni vjetor në Shqipëri ishte 5 për qind në vitin 1995 dhe 17 për qind në vitin 1996.) Së dyti, pasiguria e krijuar nga afrimi i zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbaheshin në maj, bëri që kompanitë të rritnin normat e tyre përsëri, këtë herë në 8 për qind në muaj, ose një normë reale vjetore më shumë se 100 për qind. Gjatë të njëjtës periudhë, skema të reja hynë në treg, duke ofruar norma edhe më të larta. Në fillim të vitit 1996, dy skema piramidale – Xhaferri dhe Populli - u krijuan, dhe një skemë ekzistuese që nuk kishte asnjë investim të vërtetë - Sude - rriti aktivitetin e saj, duke ofruar norma interesi 12-19 për qind në muaj.261 Ndërkohe OSBE në vëzhgimin që i bëri zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996 doli në konkluzionin që zgjedhjet nuk ishin të rregullta ― Përfundimi i misionit vëzhgues është se në shumë raste zbatimi i ligjit zgjedhor nuk arriti të përmbushë kriteret e veta. Më konkretisht, 32 artikuj nga 79 që kanë të bëjnë me zgjedhjet janë shkelur në periudhën

259

Roberto Morozzo Della Rocca, Shqipëria rrënjët e krizës, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2000, f.19 260 Roberto Morozzo Della Rocca, po aty, , f. 21 261 Chris Jarvis, veper e permendur, 47

106

parazgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.262 Ndërkohë strukturat europiane reaguan me ngathtësi ndaj përfundimeve të komisionit dhe kërkesës së opozitës. Parlamenti Europian miratoi rezolutën përkatëse, që dënonte shkeljen e proçedurës demokratike në periudhën e zgjedhjeve dhe aktet e dhunës. 263 Përhapja e skemave të kishte efekt të keq. Së pari, më shumë depozitues u tërhoqën në të. Edhe pse VEFA kishte detyrimet më të mëdha, ajo kishte vetëm 85.000 depozitues. Xhaferi dhe Populli mes tyre tërhoqën rreth 2 milion depozitues - në një vend me një popullsi prej 3.5 milion - brenda disa muajve. Së dyti, fondet e investimeve ndihen nën presion për të konkurruar dhe filluan të ofrojnë norma të larta interesi për depozitat. Në korrik, Kamberi ngriti normën e interest mujor në 10 për qind. Në shtator, Populli filloi të ofrojë më shumë se 30 për qind në muaj. Në nëntor, Xhaferri ofronte paratë e depozituesve trefish në tre muaj; Sude u përgjigj me një ofertë dyfish në dy muaj. Deri në nëntor, vlera nominale e detyrimeve të skemave arriti 1.2 miliard dollarë. Shqiptarët shitën shtëpitë e tyre për të investuar në skemat piramidale; Fermerët shitën bagëtinë e tyre. Në vjeshtë të vitit 1996 , Tirana vinte dhe dukej si një thertore, fermerët çuan kafshët e tyre të tregut për të investuar të ardhurat në skemat piramidale.264 Rënia Sudes e tronditi besimin e publikut në të gjitha kompanitë dhe depozitat e reja u ngurtësuan. Një përpjekje nga Vefa, Kamberi, Silva, Cenaj për të bindur depozituesit e tyre duke ulur normat mujore të interesit në 5 për qind dështuan. Në janar të vitit 1997, Sude dhe Gjallica deklaruan falimentimin, duke shkaktuar trazira. Skemat e tjera pushuan së shpejti edhe për të bërë pagesat. Qeveria me vonesë mori disa hapa të dobishme. Së pari, ajo nuk pranoi të kompensojë depozituesit për humbjet e tyre, e cila bëri të arrihej stabilizimi ekonomik pas krizës shumë më i lehtë se sa do të kishte qenë përndryshe. Së dyti, ajo filloi të lëvizë kundër disa prej kompanive. Në janar të vitit 1997, aj ngriu llogaritë bankare të Xhaferit dhe Popullit, e cila arriti në 250 milionë lekë (10 për 262

OSCE, Observation Of The Parliamentary Elections Held In The Republic Of Albania May 26 And June 2, 1996, burimi online http://www.osce.org/odihr/elections/albania/13567?download=true 263 Nina Smirnova, vepër e përmendur, f. 452 264 Chris Jarvis, vepër e përmendur, f. 21

107

qind e PBB-së). Banka e Shqipërisë, me iniciativën e vet, filloj të kufizonte tërheqjet ditore nga llogaritë bankare për të parandaluar skemat e tjera nga zbrazja e llogarive të tyre. Në shkurt, parlamenti miratoi një ligj që ndaloi skemat piramidale (por jo definimin e tyre). Megjithatë, qeveria vazhdoi të bëjë dallimin në mes të kompanive me investime reale dhe skemave piramidale të pastra dhe nuk lëvizi kundër kompanitë më të mëdha Zemerimi i tyre u drejtua kryesisht kundër qeverisë dhe kundër president Berishës, sepse firmat financiare ishin sponsorizuar gjerësisht nga autoritetet. Në të vërtetë televizioni shtetëror, i kontrolluar tërësisht, siç dihet nga të gjithë në Shqipëri, prej qeverisë kishte propoganduar vazhdimisht piramidat me reklama të transmetuara falas dhe me dëshmi autoritetesh zyrtare, që provonin qëndrueshmërinë e tyre. Firmat finaniare paraqiteshin si banka të besueshme . Gjatë dy fushatave zgjedhore te vitit 1996 kandidatët e Partisë Demokratike paraqiteshin vullnetarisht nëpër sheshe e në ekrane pranë pronarëve dhe nismëtarëve të piramidave, të cilat ishin me të vërtetë njerzit më popullorë ne vend. Veç kësaj dihej që shpenzimet zgjedhore të kandidatëve të partisë demokratike mbuloheshin, së paku pjesërisht nga piramidat. 265 Megjithatë, dobësia e opozitës kufizon qëllimin për një ndryshim të regjimit. Mbështetja financiare perëndimore mund të sigurojë një ulje të butë për ekonominë e shkatërruar të Shqipërisë, por ndikimi i rënies së skemave piramidale do të ndihet në një monedhë të zhvlerësuar kombëtare, duke rritur inflacionin dhe një zgjerim të deficit buxhetor. Skena politike: Qeveria ka pësuar një ndryshim të madh politik që nga suksesi i saj në zgjedhjet lokale të tetorit të viti 1996. Partitë e opozitës janë bashkuar në një Forum për Demokraci, por po përballen me shtypjen nga sigurimi. Partia Socialiste e Shqipërisë është ende në rrëmujë, dhe opozita me Fatos Nanon është shfaqur. Punonjësit e sektorit publik janë bashkuar në grevë nga ana e studentëve të universitetit. 266 Kolapsi i vitit 1997 i ekonomisë shqiptare i shkaktuar nga kolapsi i skemave Ponzi të ekonomisë së gjerë në kontrast të fortë me statusin e tij të suksesit, si një vend post-socialist tranzicioni në vitet 1992-1996. Një përpjekje është bërë për të shpjeguar këtë ―Paradoks Shqiptar‖. Janë identifikuar kushtet specifike shqiptare për rritjen e skemave Ponzi. Teorikisht, paradoks shqiptar mund të interpretohet si një version i 265 266

Roberto Morozzo Della Rocca, veper e permendur, f. 19 Po aty, pg. 3

108

―hipotezë e paqëndrueshmërisë financiare‖ sugjeruar nga Minsky. Hetimi nga faktorët themelore, që e bëjnë në tregjet financiare të brishta sugjerojnë se, çështja shqiptare është ekstrem, por jo unike në rajon. Është theksuar se rritja e qëndrueshme është parashikuar në cilësinë e qeverisë, për rregullimin e duhur financiar të sektorit, për ristrukturimin fizik makroekonomik dhe në zhvillimin e institucioneve të tregut nëpërmjet të cilave shpërndahet informacioni i mjaftueshëm për tregun.267 Mungesa e kuadrit të përshtatshëm ligjor përbën një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të skemave piramidale dhe të krizës financiare të vitit 1997. Shoqëritë që vepronin në tregun joformal mbështeteshin në kodin civil që u lejonte atyre huamarrjen në bazë shoqërie, por pa qenë të detyruara të mbikëqyreshin nga një autoritet i cili ishte i domosdoshëm për institucionet që pranojnë depozita dhe japin hua.268

267

-Bezner Drik J. ―Post-Socialist Financial Fragility: the Case of Albania‖, 2001, Cambridge Journal of Economics 268 Shkëlqim Cani & Sulo Hadëri ―Banka e Shqipërisë në dekadën e dytë të tranzicionit ―, f. 10

109

2.4. Rënia e skemave piramidale dhe qëndrimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar

E shohim të tepërt të riprodhojmë edhe një herë atë cka përjetoi vendi ne muajt e parë të vitit 1997. Nje mori e tërë arsyesh, kokëfortesish e mllefesh, inicuan në mënyren më të egër një katrahurë të paparë, rezultat i të cilës ishte kolapsi i plotë ekonomik, politik dhe financiar i vendit. Pa dyshim, gjoba më e kushtueshme edhe ne kete rast i takoi ekonomisë, e cila edhe para ketij kolapsi ishte shume e brishte. Vëllimi i tregëtisë dhe komunikimit tregëtar me jashtë pati rënie drastike. Ju lutem referojuni grafikut më poshtë marrë nga Buletini Ekonomik, vëllimi 1, numër 3, faqe 5. Grafik 3, 269

Transaksionet e tregtise se jashtme ne vitin 1997 paraqiten me nje renie te konsiderueshme, duke sjelle si rrjedhoje tkurrjen e deficitit te tregtise se jashtme ne rreth 532 milione dollare amerikane. Kjo shifer perben 78 per qind te deficitit te vitit 1996 dhe paraqitet 12 per qind me e larte se niveli mesatar per periudhen 1993-1995. Pasi

269

Buletini Ekonomik, vëllimi 1, numër 3, faqe 5.

110

rregjistroi rekordin historik ne vitin 1996, volumi i tregtise se jashtme ne gjashte muajt e pare te vitit 1997, pesoi te tatepjeten me te madhe te pese vjeteve te fundit. Kur në fund të dhjetorit shpërtheu skandali i fajdeve, të gjithë u sulën të gjenin se kush e kishte fajin, shteti, kopetenti, piramidat apo disa pastrues parash anonimë. Në momentin që në Shqipëri filluan tv binin këmbanat e fajdesë, u harrua një zile që tingëlloi në tetor, disa ditë përpara zgjedhjeve lokale të 20 tetorit. Një zile që doli nga goja e ministrit shqiptar të financave dhe që ishte FMN. Në Tetor FMN i tha qartë qartë Berishës se prishja e sistemit të fajdeve në Shqipëri ishte kush për vazhdimin e marrëdhënive mes dy palëve si dhe për lidhjen e marrëdhënieve për vitin 1997. Atë kohë Berisha dha sinjale se nuk kishte ndërmend të respektonte formulën e FMN-së sidomos në prag të fushatës elektorale. 270 Ekspertët e Bankës Botërore dhe FMN-së kishin që nga dhjetori I vitit 1995 që ishin të alarmuar 271, sidomos delegacioni i FMN-së, e kishte lënë "me shkrim" marrjen e masave drastike për ndërprerjen e fenomenit, në të kundërt rrezikohesh ndërprerja e marrëdhënieve të FMN-së me shtetin tonë. Qe ky ultimatum, kjo këmbëngulje e FMNsë, që e detyroi Kuvendin të miratojë Ligjin e ri për Bankën, nga fillimi i vitit 1996. Ky ligj ndalonte përfundimisht fajdetë, sepse ndalonte marrjen e parave borxh ne publik nga çdo lloj institucioni, përveç bankave të liçencuara.272 Ligji i Bankës u aprovua, por skemat piramidale vazhduan të zhvillohen pa i prekur njeri. Në shatator të vitit 1996 FMN-ja i kërkon qeverisë së Tiranës të distancohet nga piramidat financiare, të fillojë hetimin mbi to, të ndalojë përhapjen e mëtejshme të tyre. Banka Botërore dhe FMN-ja si kusht për vazhdimin e dhënies së huave ndaj Shqipërisë vunë përballimin e problemit të piramidave nga ana e qeverisë shqiptare. Megjithatë dukuria e piramidave zë fill në vitin 1993. Pse nuk ishte kërkuar më parë një verifikim i rreptë? 273 Le të citojmë se ç'thuhej në raportin e FMN, të shtatorit të 1996. "..Ka shumë pak të ngjarë që përqindje të tilla të dhëna nga institucione financiare jo zyrtare (firmat e 270

Gazeta…… artikulli Fajdet, faji dhe FMN, shkroi Ben Blushi, 23 Janar 1997 Roberto Morozzo Della Rocca, Shqipëria rrënjët e krizës, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2000, f. 8 272 Shih Ligjin nr. 8075 date 22/02/1996 Per sistemin bankar ne Republiken e Shqiperiseî; 273 Roberto Morozzo Della Rocca, vepër e përmendur, f. 8 271

111

fajdeve), të mund të realizohen vetëm nga veprimtari reale ekonomike dhe ka të ngjarë që pas tyre të ketë veprimtari ilegale, përfshirë [...] skemat piramidale".

274

Më tej: " kolapsi i skemave piramidale është i pashmangshëm dhe pasojat fiskale, për rrjedhojë ato makro-ekonomike, do të jenë tepër të ashpra". [...] Familjeve dhe ndoshta edhe disa bizneseve do t'u zhduken kursimet e tyre, gjë që do të rezultojë në një dëmtim të ndjeshëm të ekonomisë". [...] Qeveria duhet të nisë hetime zyrtare mbi këto skema [...] Ndryshe marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë janë në pikëpyetje. [...] Kolapsi është në prag. [...] Do të jetë më mirë, në rast se kolapsi ndodh sa më shpejt, pasi humbjet do të jenë më të vogla. [...] Kur të përmbysen këto skema, ato do të thithnin edhe kursimet" 275 FMN, edhe muajt në vijim, vazhdon të përpiqet, me delikatesën e mosurdhërimit të qeverive, por që asiston, t'i bëjë të reflektojnë qeveritarët tanë sepse kështu është mandati i FMN-së, nuk mund të ndërhynte. Delegacioni i FMN ndenji disa ditë në Tiranë, ku zhvilloi bisedime sekrete me qeverinë. Kjo, gjatë javës së dytë e të katërt të nëntorit 1996. FMN-ja vazhdoi të bëjë presion mbi qeverisjen shqiptare për marrje masash për të shmangur kolapsin e plotë, por tashmë më kot: asnjeri nuk ia vinte veshin, relatat ishin pothuaj të prera. Ky raport filloi të depërtojë në publik vetëm nga tetori i 1996-s, e bile u kritikua si teorik, si "kundërshtar i zhvillimit të vullshëm të ekonomisë dinamike shqiptare, edhe nga qarqe e institute shkencore, që i serviloseshin pushtetit politik. Në këtë raport kërkohej prerazi që shteti shqiptar të merrte masa kundër fajdeve, se përndryshe do të shkatërrohej,276 kini parasysh se jemi disa muaj para fillimit të protestave anti-fajde, dhe kur fajdetë akoma nuk kishin arritur ato përmasa të tmerrshme që morën në tetor 1997, në prag të zgjedhjeve locale. Historiania Nina Smirnova në librin e saj ― Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX‖ e ve theksin në akuzat e opozitës në shtypin e kohës, për suport financiar nga ana e skemave për partinë në pushtet gjatë zgjedhjeve ishte një indikacion për fondin që të 274

IMF Working paper report Nr. 96/96 , August- September, shih burimin online http://www.imf.org/external/pubs/cat/longres.aspx?sk=2063.0 275 Po aty, 276 ―Gazeta shqiptare‖, Nga Bashkim Kopliku, FMN-ja paralajmëroi me kohë për rrezikun e fajdeve, 2007, f. 12-13

112

reagonte, ajo shkruan― Ndoshta pikërisht për këtë, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Botërore i cili vizitoi Shqipërinë në Nëntor të vitit 1996 paralajmëroi falimentimin e pashmangshëm të fondacioneve dhe i bëri thirrje qeverisë Meksi të vendoste një kontroll të rreptë mbi to, por autoritetet nuk ja vunë veshin paralajmërimit’. 277 Përfaqësuesi i Bankës Botërore në Tiranë Z. Elbirt, në një intervistë dhënë Gazetës ―Koha Jonë‖ ripohon paralajmërimet e herëpashershme që ky institucion i kishte bërë Qeverisë shqiptare për rrezikun që shkaktonte tregu jo formal dhe egzistenca e skemave piramidale në Shqipëri, sidomos paralajmërimi u shtua ndjeshëm në 6 muajt e fundit përpara se të falimentonin. Ai gjithashtu thekson që Banka Botërore nuk do të ndihmojë me fonde për të kompesuar njerzit që kanë humbur financat e tyre në këto skema mashtrimi, por Banka Botërore vazhdon të mbështesë qeverinë shqiptare me hua për të ndihmuar në përmirësimin e infrastrukturës, programeve sociale, pra pa kufizuar ndihmën e cila nxjerr vendin nga kriza dhe zhvillon vendin.278 Por në një intervistë dhënë Gazetës Indipendent në datë 9.05.1997 ish kryeministri Meksi do të shprehet në këtë mënyrë për firmat piramidale dhe FMN-në ― Piramidat ishin një çështje personale. Nuk i krijoi qeveria Meksi, nuk mori pjesë në to qeveria Meksi, përkundrazi qeveria Meksi ka qënë kundër tyre dhe ka ndërhyre në kohën e duhur. Ishim ne që deklaruam të parët në fillim të tetorit. Ne i kërkuam FMN-së dhe ekspertëve që të vijnë në datën 9 mars dhe nuk erdhën. Ka qënë Aleksandër Meksi që ka kërkuar transparencë, transparencë, publikim normash etj. 279 Gjatë gjithë vitit, qeveria ishte një spektatore pasive e krizës së shpalosur. Edhe pse poshtërsia e problemit u bë e qartë kur Banka e Shqipërisë zbuloi se depozitat e Vefa -s në sistemin bankar kishin qenë ekuivalente në 120 million $ (5 përqind e PBB-së ), dhe pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga FMN-ja dhe Banka Botërore, ministria e financave nuk e bëri paralajmërimin publik për skemat deri në tetor. Madje edhe atëherë, 277 278

Nina Smirnova, vepër e përmendur, f. 453 Gazeta Koha Jonë 31 Janar 1997

279

Intervistë dhënë Gazetës Indipendent më datë 9.05.1997 e cituar nga libri ― Aleksandër Meksi përmes fjalës së tij‖, Tiranë:1997, Luarasi, f. 179

113

megjithatë, ajo tërhoqi një dallim të rreme dhe mashtrues në mes të kompanive me investime reale , të cilat besohet të jenë tretëse, dhe "skemat piramidale të pastërta‖. Kur ajo ishte sugjeruar se disa kompani mund të mbijetonin nga pastrimi i parave, presidenti Sali Berisha erdhi në mbrojtje të tyre. Shtypi dhe reagimi publik ishte kryesisht negativ. FMN-ja u akuzua për përpjekje për të mbyllur firmat më të suksesshme të Shqipërisë. Në nëntor, në përgjigje të presionit të jashtëm, qeveria ngriti një komision për të hetuar skemat. Komiteti nuk u takua. Më 19 nëntor , Sude e vuri fajin në pagesat e saj, dhe filloi kolapsi.280 Koha më e errët e raportit Shqipëri-FMN i përket periudhës së skemave piramidale, qershor 1996 - mars 1997. Këshillat e ekspertëve të FMN-së për të mbyllur në kohë skemat u injoruan tërësisht, edhe pse ministri i Financave i asaj kohe, Ridvan Bode, pati kurajon në nëntor 1996, në mes të dalldisë së plotë të fajdeve, të denonconte skemat. Por askush nuk e dëgjoi atë dhe vetë ekspertët e FMN-së. 281 Në shkurt 1997 Përfaqësuesi I FMN-së në Shqipëri Z. Kings deklaron se ky institucion largohet nga Shqipëria vetëm kur qeveria shqiptare të mos ketë nevojë më për asistencën tonë teknike, ata kishin vënë kusht për nënshkrimin e një marrëveshje të re kontrolli mbi firmat rentiere shqiptare, e vecanërisht të fondacioneve të ndryshme, të cilat me interesat e larta që nuk korrenspondonin me asnjë normë fitimi në botë, kishin ngjallur dyshimin mbi pastrimin e parave në vend. Paraqitjes së raportit të komisionit mbi transparencën e firmave rentjere dhe hartimit të një buxheti të mirë qeveritar për vitin në vazhdim, do t‘i korrespondojë dhe mërritja e një delegacioni të FMN-së në Tiranë për nënshkrimin e marrëveshjes së re që pritet të nënshkruhet së shpejti. 282 Përfaqësuesi I FMN-së në Shqipëri Z. Kings ka theksuar se fakti që reforma ekonomike në vend ishte zhvilluar pa reformë të sistemit bankar, hodhi dyshime të mëdha rreth ndihmës së FMN-së dhe krijoi akuza drejt fondit, por ai thekson i bindur se me asistencën e tij teknike dhe ndihmën që jep në projekte FMN i hap rrugë investimeve të

280

Christopher Jarvis, vepër e përmendur, http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/e-verteta-mbi-shqiperi-fmn-207516.html 282 Gazeta Albania, ―Marrëveshja e re Shqipëri-FMN, nuk është larg‖, artikull i A. Nikolla, 7 shkurt 1997, f. 4, 281

114

Bankës Botërore por dhe bankave të tjera rajonale, kështu pavarësisht ngjarjeve me fajdet, prania e FMN-së në Shqipëri mendohet të jetë vendimtare. 283 Në një intervistë të dhënë gazetarit Bardhi Sejdarasi për Revistën ―Monitor‖ disa vite më vonë, në Mars 2001, ish kryeministri Aleksandër meksi shprehet se ―Unë kam pasur dijeni përpara se të shkonte Bode në Uashington, çfarë do të thoshte Bodja dhe e dija se ç’do të thoshin edhe drejtuesit e FMN. Kjo ka qenë arsyeja që atë ditë, (e hënë besoj, ka qënë data 7 tetor), mbas mbledhjes së qeverisë, kam autorizuar Boden që të dalë të flasë në televizor dhe të thotë sheshit që skemat paraqesin rrezikshmëri. Ju kujtoj se kishte dy muaj që unë kisha kërkuar mbylljen e tyre në rrugë zyrtare. ………….. Pas intervistës së Ministrit të Financave në televizion, pati reagim nga ata që kishin mundësi të ndërhynin dhe nga ana tjetër, pati reagim të të gjithë shtypit kundër FMN-së, kuptohet edhe qeverisë, që kërkonte t’i mbyllte këto skema. Kjo kontribuoi negativisht në kuptimin që ata që duhet të bënin mbylljen (nëqoftëse nuk e kishin me të keqe mosmbylljen), të rrezikoheshin nga një rrëmujë në mbylljen e këtyre firmave. Si Qeveri mbanim nën kontroll që nga gushti e më pas të gjitha depozitat e firmave dhe nëpërmjet SHIK-ut dhe Guvernatorit mundoheshim të dinin se çfarë ndodhte 284 E gjendur nën presionin ndërkombëtar, qeveria filloi të lëvizë, por tashmë ishte shumë vonë, pasi firmat piramidale filluan të shembeshin. Brenda Janarit 1997 falimentuan disa prej firmave më të njohura të kohës, ndërkohë që qëveria ishte e papërgatitur për ti bërë ballë një situate të tillë.

285

Në janar të vitit 1997, opozita

shqiptare formuloi kërkesat e veta, më kryesorja ndër të gjitha ishte dorëheqja e presidentit dhe e qeverisë, e, gjithashtu krijimi i menjëhershëm i një qeverie kalimtare cila do të përgatiste zgjedhjet parlamentare për në vjeshtën e atij viti. 286 Në Këshillin Kombëtar të qeverisë, e mbledhur urgjent në Shkurt 1997 mbas ngjarjeve të Vlorës, u diskutua gjerësisht për situatën e krijuar në vend, marrjen e përgjegjësive, dëshirën për të trasmetuar mesazhe paqe, mesazhe njerzve për të 283

Po aty,

284

Intervistë gazetarit Bardhi Sejdarasi për Revistën ―Monitor‖ në Mars 2001 marre ne http://aleksandermeksi.com/ëp-content/uploads/ëp-post-to-pdf-cache/1/interviste-me-bardhi-sejdarasi.pdf 285 286

Valentina Duka, vepër e përmendur, f. 353 Nina Smirnova, vepër e përmendur, f. 454

115

respektuar rregullin, ligjet vendin, si të vetmen rrugë të cilat jo vetëm minimizojmë dëmin por sigurojnë dhe zhvillimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe ekonomisë së tregut të integrimit. U pranuan përgjegjësitë dhe u hodh ideja për një program të ri afatgjatë dhe afatmesëm që qeveria shumë shpejt do të nërmarri shprehet Tritan Shehu kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, për gazetën Rilindja Demokratike.287 Gjithashtu, ai thekson se qeveria nuk mund të akuzohet ajo si shkaktare dhe krijuese e kësaj gjendje , mban përgjegjësi për problemet e transparencë për të cilën dhe është kritikuar. Pra që duhet të bënte më transparent rrezikun e këtij fenomeni ndaj popullsisë. 288

Berisha nuk kishte ndërmend të tërhiqej. Duke u mbështetur tek strukturat shtetërore të dhunës dhe te rojat personale, ai u tregua i vendosur tju jepte fund trazirave. Por, nëse në Tiranë, hë për hë, arriti ta bënte këtë, në jug të saj gjendja shkau nga duart e qeverisë, duke marrë tiparet e një kryengritje popullore, Në Vlorë, Sarandë, Tepelenë, Himarë, Përmet e fill pas tyre dhe në qytetet qëndrore u krijuan ― Komitetet e Shpëtimit‖ të cilat u bënë organet e vetëmbrojtjes nga aktet arbitrare të forcave të shtetit. 289 Në një intervistë dhënë radios ―Zëri i Amerikës‖, ndihmëssekretari i shtetit për cështjet globale, Timothi Wirth, tha se FMN i kishte propozuar ndihmë qeverisë shqiptare. FMN dhe Banka Botërore, shtoi ai, kanë përvojë në të gjithë botën përsa i përket trajtimit të cdo lloj problemi ekonomik, prandaj dëshira jonë do të ishte që qeveria shqiptare të dëgjonte këshillat që japin këto institucione të rëndësishme ndërkombëtar. Cdo kërkesë e qeverisë shqiptare për ndihmë teknike nga ana e SHBA-së, theksoi zoti Wirth, do të gjykohet sipas rëndësisë së saj dhe në kohën kur ajo të bëhet, por në përgjithësi shtoi ai, mendojmë se FMN-ja dhe Banka Botërore janë organizmat e përshtatshme për t’i dhënë ndihmë qeverisë shqiptare dhe institucioneve financiare, di dhe për t’i ndihmuar ato të zgjidhin problemet ekonomike të shkaktuara nga skemat piramidale. 290

287

― Kryeatr I PDSH Tritan Shehu prononcohet pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar‖, Gazeta Rilindja Demokratike, 16 shkurt 1997, f. 2 288 Po aty, 289 Nina Smirnova, vepër e përmendur, 45 290 ―Rilindja Demokratike‖, Artikulli - Departamenti I shtetit për gjendjen në Shqipëri, 16 Shkurt 1997, f.5

116

Në raportin e Shkurt 1997 ―The Economist Inteligence Unit‖ parashikon se Shqipëria përballet me një periudhë të jostabilitetit të zgjatur. Presidenti, Sali Berisha, dhe Partia e tij Demokratike do të ketë probleme të përballen me protestat mbarëkombëtare shkaktuar nga kolapsi i investimeve të skemave piramidale. Qeveria mund ta përdorë një gjendje të jashtëzakonshme. Z. Berisha mund të vihet nën sulm brenda partisë së tij para se të përballet me rizgjedhje në mars. 291 Deri në mars të vitit 1997, Shqipëria ishte në kaos. Ja si e përshkruan Bruce W. Nelan në gazetën e përditshme ndërkombëtare ―Time‖ …. Vijë e parë në rebelimin e armatosur të Shqipërisë fillon rreth 25 kilometra në veri të qytetit të Adriatikut portit të Vlorës. Atje, rreth 100 burra dhe djem në rroba civile, të armatosur me pushkë dhe automatikë, ruajnë rrugën kryesore bregdetare, duke ndalur makina në lëvizje, duke kontrolluar dokumentet dhe duke bërë pyetje. Burrë i gjatë në krye të grupit është Krenar Hoxha, i cili thotë, "Ne jemi duke pritur në kodra të zmbrapsim ushtrinë e Berishës." Kryengritësit e rinj ngrejnë armët e zjarrit në ajër dhe bërtasin, "Poshtë Berisha‖.292

291

Country Report Albania, The Economist Intelligence, 1st quarter 1997, 4LR, United Kingdom, February 12, 1997, pg. 3 292 ―TIME‖ The ponzi revolution: Albanians, infuriated by their losses in a huge sëindle, turn violently against the government‖ By bruce ë. Nelan monday, mar. 17, 1997, http://content.time.com/time/magazine/article/0,9171,986050,00.html

117

Deri në fund të marsit, vendi ishte në një gjendje anarkie. Ushtria u shpërbë së bashku me çdo pamje të rendit. Qindra e mijëra armë ushtarake u vodhën nga depot e ushtrisë lënë pambrojtur nga ushtarët. Rojet e burgut braktisënr postet e tyre, duke liruar qindra të burgosur në proçes. Protestuesit u përleshën me policinë në pothuajse çdo qytet. Bankat dhe depot u plaçkitën dhe u dogjën ndërtesat publike. Më shumë se 11,000 refugjatë ikën në Itali, dhe të huajt u evakuuan. Dhuna mori jetën e më shumë se 1.500 njerzve.293 U krijua një qeveri e Pajtimit Kombëtar në fillim të marsit e cila do funksiononte si e përkohshme deri në zgjedhjet e reja që do të mbaheshin brënda qershorit. Kryeministri, Aleksandër Meksi i Partisë Demokratike, u zëvendësua me udhëheqësin e Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Pasi ―Qeveria Fino‖ u themelua, u kryen bisedime me OSBE-në, për një datë kur do të mbaheshin zgjedhjet e reja. Në prill, një mision italian i udhëhequr nga forca paqeruajtëse 7,000-burra u sollën në Shqipëri. Misioni i tyre ishte të stabilizonin vendin për zgjedhjet dhe për të siguruar një mjedis të sigurtë për shpërndarjen e ndihmave humanitare. Kur situata u stabilizua, OSBE-ja dërgoi një numër të madh të vëzhguesve për të monitoruar zgjedhjet. Zgjedhjet u mbajtën më 29 qershor 1997. Partia Socialiste fitoi bindshëm, dhe Sali Berisha u zotua të japë dorëheqjen kur qeveria e re të merrte drejtimin.294 Çmimet u rritën me 28 për qind në gjysmën e parë të vitit 1997. Shumë industri përkohësisht ndalën prodhimin, dhe tregtia u ndërpre. Ndërkohë, skemat piramidale të mëdha vazhdonin të vareshin nga pasuritë e tyre, shpallën aftësinë e tyre paguese, e kundërshtuan mbylljen. Në muajt e parë të vitit 1997, stabiliteti pothuajse 4 vjecar u përmbys dhe për rreth 6 muaj leku humbi rreth 80% të vlerës së tij, jo vetëm kundrejt dollarit por edhe ndaj monedhave të tjera të forta ( ndonëse jo në të njëjtën masë) që operojnë në treg. Siç shikohet dhe në Grafikun 5 në Muajin qershor 1997, 1 dollar amerikan kushtonte mesatarisht 180 lekë. Gjithsesi kjo shifër u pa të ishte e përkohshme dhe shumë shpejt

293

Edëard Smith, Jr. and Edëin Pechous ―Crisis Management and Conflict Resolution in the Late 20th Century Europe: Albania — A Case Study‖, Institute for Defense Analyses , Alexandria, Virginia, U.S.A, f. 199, 128 294 Po aty, http://ëëë.thecornëallisgroup.org/pdf/1999_09_Pecous-CIV-oct99.pdf

118

leku fitoi terren, dhe siç shikohet përsëri në grafikun 5, në muajin nëntor, 1 dollar amerikan blihej mesatarisht me 143 lekë. 295 Me gjithë pengesat e shumta të cilat u përball qeveria e përkohshme, e ndihmuar nga komuniteti ndërkombëtar, u bë progres I rëndësishëm në vendosjen e rendit dhe stabilizimin e ekonomisë. Mbyllja e skemave piramidale provoi të jetë më e vështirë. Qeveria hasi në rezistencë në dy drejtime, operatorët dhe parlamentarë që po largoheshin, shumë prej të cilëve janë raportuar se kanë investuar në skemat piramidale. Pra, u desh deri ne korrik që parlamenti i ri i sapo zgjedhur të miratonte një ligj, i hartuar me ndihmën e FMN-së dhe Bankës Botërore, me të cilën parashihej emërimi i administratorëve të huaj nga firmat ndërkombëtare të kontabilitetit për likuidimin e skemave. Administratorët e emëruar në bazë të ligjit të ri u detyruan të raportojnë rregullisht për qeverinë, por ndryshe ata do kishin pavarësi të plotë. Atyre ju dhanë kompetenca të gjera për të kryer në bizneset e kompanive, të paguanin borxhet e tyre, shisnin pasuritë e tyre, të pushonin personelin dhe menaxherët, sekuestronin pasuritë e individëve të lidhura me skemat, dhe të angazhohen ekspertë për të gjetur pasuritë jashtë vendit. Megjithatë, deri në nëntor të vitit 1997, kur administratorët e morën detyrën e tyre, aktivet likuide të skemave ishin zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme. Pronarët e skemave sfiduan ligjin e ri në gjykata dhe u përpoqën të trembnin administratorët me kërcënime të dhunë. U deshën disa muaj për të shpërngulur pronarët, pjesërisht për shkak se administratorët kishin nevojë për bashkëpunimin e tyre në gjetjen e aseteve të kompanive. Administratorët nuk morën kontrollin e plotë të të gjitha kompanive deri në mars të vitit 1998. Pronarët të cilët nuk kishin ikur u burgosën, dhe çdo gjë që, kryesisht pasuritë që mbetën u përgatitën për shitje. Por shumë ishte humbur tashmë.296 Faktorët politik që vepruan në vitin 1996 nxitën edhe bumin e këtyre shoqërive duke përgatitur në të njëjtën kohë rënien dhe krizën. Ishin këto zhvillime, të cilat u lidhën dhe me zgjedhjet e kontestuara, me vendimet politike që përkeqësuan treguesit 295

Banka e Shqipërisë, Deficiti Korent në Periudhën 1992-1997. A përbën ai problem. Gramoz Kolosi, Altin Tanku. Dhjetor 1998, Artikull, marrë tek vëllimi 1… Banka e Shqipërisë, vepër e përmendur F. 50-51 296 http://ëëë.imf.org/external/pubs/ft/fandd/2000/03/jarvis.htm

119

makroekonomikë siç ishin rritjet në pagat dhe të shpenzimeve buxhetore në funksion të fitimit të mandatit qeverisës, të cilat u kthyen në bumerang mbas kontestimit të zgjedhjeve të majit të vitit 1996. Faktori politik që konsiston në akuzat që këto firma piramidale u mbështetën nga qeveria Mbështetja politike shfaqet edhe në faktin që atyre nuk u kërkohej që të paguanin detyrimet fiskale ose kurrë nuk u hetuan për shmangie fiskale. Por nga ana tjetër për të kuptuar pse një masë e madhe njerzish investuan në këto firma që ofrojnë interesa kaq të larta duhet vlerësuar se si ata vlerësuan fitimin dhe rrezikun. Në këtë vendim e sjellje luajnë rol disa faktorë, Së pari, mungesa e traditës dhe përvojës nga regjimi komunist reduktonte perceptimin e popullates për shoqëritë që ofronin norma të larta interesi për depozitat, pra ata u joshën duke mos njohur se si ato realisht funksiononin. Së dyti, mungesa e çdo përvoje të falimentimit në periudhën e parë të tranzicionit kishte formuar pritjet e një mbrojtjeje të nënkuptuar të qeverisë për depozituesit. Trashëgimia socialiste lidhur me ofrimin nga ana e shtetit jo vetëm të të ardhurave, por edhe të të gjitha garancive të tjera si puna, pensioni, arsimimi, shëndetësia ruajnë besimin tek individët se shteti është përgjegjës dhe i përgjegjshëm edhe për vendime që merren në mënyrë individuale në një ekonomi tregu. Së treti, në këto vende veçanërisht në vitet e para të tranzicionit, njerëzit besojnë së tregu dhe kapitalizmi ofrojnë mundësi të tilla. Ky besim i gabuar shërben si bazë e krijimit të skemave piramidale. Për të kuptuar më mire se si ishte gjëndja e Shqipërisë në vitin e vështirë 1997 në krahasim me vendet e tjera të rajonit po paraqes një tabelë ku është struktura ekonomike e Shqipërisë përgjatë harkut kohor 1994-1998.

120

(Tabela 1) 297

297

Tabela marre ne…. The Economist Intelligence Unit ―Country Report‖, 4 th quarter 1999, 15 Regent St, London SË1Y 4LR, United Kingdom, page 5

121

Efektet ekonomike të firmave piramidale janë të gjera, megjithëse me informacionin statistikor disponibël është vështirë që të maten me saktësi. Kriza e thellë ekonomike dhe politike e cila shpërtheu si rezultat i përmbysjes së skemave piramidale por që, në fakt, kishte filluar të shfaqej që në vitin 1996 dhe kishte një bazë më të gjerë, çoi në rënie të prodhimit në masën 7%, në rritje të inflacionit në masën 42 për qind dhe në keqësim të llogarisë korente dhe të defiçitit fiskal. Në mesin e vitit 1997 leku u nënçmua pothuajse 100 për qind, ndërkohë që politika monetare u vu drejtpërdrejt në shërbim të sigurimit të likuiditeteve për buxhetin e shtetit.

298

Megjithatë, përpjekjet e bëra

nga ana e Bankës së Shqipërisë, duke rritur përqindjen e interest në rreth 32 %, filluan të jepnin frutin e tyre. 299

Mund të themi që marrëdhënia e Shqipërisë së fillim-viteve të tranzicionit karakterizohet veçanërisht nga reagimi dhe mbështetja që FMN-ja dha para, gjatë dhe pas lulëzimit të firmave piramidale, madje kurdoherë që flitet për zhvillimet ekonomike në Shqipërinë pas-komuniste, në kujtesë vjen gjithmonë ajo që lanë pas këto organizma të jashtëligjshme. FMN si një institucion i ligjëruar ndërkombëtar, me të drejta të plota për të asistuar dhe ndihmuar vendet në tranzicion, pati një reagim disi të vonë, për t‘i parandaluar dhe ndihmuar vendet tranzitive. Ende mbetet një pikëpyetje edhe sot se pse nuk erdhi një reagim nga aktorët ndërkombëtarë në kohë, i cili të mund t‘i jepte drejtimin e duhur situatës e t‘i shpëtonte kaosit. Megjithatë Shqipëria mbetet rasti tipik, në të cilin vërtetohet, veçanërisht përmes FMN-së (duke mos lënë mënjanë edhe kontributin e Bankës Botërore) se komuniteti ndërkombëtar dha një kontribut tejet kuptimplotë në rimëkëmbjen e Shqipërisë në periudhën e firmave piramidale. Institucionet u angazhuan thellësisht për një proçes të suksesshëm reformues. Ajo që vlen për t‘u përmendur është se këto institucione dhanë një kontribut tejet të madh edhe në hartimin e politikave makroekonomike. Në çdo rast, ato ishin të disponueshme dhe në pozicion favorizues për të shprehur me zë të lartë shqetësimet e tyre dhe për t‘i evidentuar ato. 298

shih Chris Jarvis ―The Rise and Fall of the Pyramid Schemes in Albania‖, IMF Staff Papers, Volume 47, Number 1, 2000 299 Artikulli ―Regjimi I politikës Monetare dhe Prirja e Bankës së Shqipërisë nga Gramoz Kolosi, tek Vëllimi 1. Tiranë: Banka e Shqipërisë, 2007 F. 319

122

Edhe sot e kësaj dite përgjegjësia për firmat piramidale hidhet si pingpong ndërmjet aktorëve apo spektatorëve të ndryshëm të kohës, në terrenin e së cilës këto piramida lulëzuan dhe hodhën rrenjë thellë duke lënë pasoja të shumëanshme në shoqërinë shqiptare, gjithsesi e verteta është që ende sot nuk ka një përgjegjësi politike apo ligjore të pastër për to, përveç disa drejtuesve te këtyre skemave piramidale që u dënuan nga gjykatat shqiptare, përgjegjësia politike shqiptare, ndërkombëtare dhe morale mbetet jetime. Sa më tëpër vite kalojnë aq më e paqartë dhe e errët bëhet si çështje, aq më e vështirë është të kuptojmë cfarë ndodhi realisht dhe kush fshihej pas tyre. Një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve humbi kursimet e viteve të mundimshme në emigracion dhe kurrë nuk i morën ato plotësisht. Në anketën e rregullt të FMN-së shtrohet pyetja: A ishin vëzhguesit ndërkombëtarë fajtorë në evidentimin e kompanive informale që cuan në krizën ekonomike në 1997-ën?

300

Përgjigjia jepet po aty: Si FMN dhe Banka Botërore dhanë

paralajmërime të forta në lidhje me skemat në vitin 1996. Megjithatë, ndikimi i tyre ishte I limituar. Programi mbështetës I FMN-së ishte aktiv në mbrojtje të ekonomisë shqiptare, dhe Banka Botërore kishte pezulluar shumicën e kreditimit të saj për arsye të tjera. Është e diskutueshme nëse FMN-ja dhe Banka Botërore kishin paralajmëruar për skemat në një periudhë më të hershme dhe cili do të ishte rezultati nëse do të ishte bërë kjo gjë. Por ka shumë faktorë të tjerë : Së pari është se ishte e vështirë të bëhet dallimi në mes të tregut të ligjshm dhe joformal, i cili ishte dhe vazhdon të jetë një përfitim për Shqipërinë, dhe skemat që u ngritën si fonde investuese. E dyta është se tani më tepër se kurrë, pra që skemat egzistojnë, konfiskimi i aseteve është mënyra më efektive për të ruajtur disa para për investitorët. Gjithashtu, mund të jetë e dobishme sjellja e ekspertëve nga jashtë për t'u marrë me këtë problem, sidomos kur situata ishte e ngarkuar politikisht.301 Pra deri diku ishte një përfitim poltik që Shqipëria të ishte në gjendje të sillte administratorë të jashtëm për të menaxhur

300

Sondazhi I FMN-ë mbi Skemat piramidale, ― Eksperinca shqiptare me investimet mashtruese, skemat ofrojnë shembuj për vendet e tjera‖, 8 Nentor 1999, f. 367 301 Po aty, f. 367

123

periudhën e krizës që lanë firmat piramidale. Përfitimi ekonomik ishte pak më pak i qartë për shkak se firmat nuk ishin të gjitha të suksesshme në kthimin e pasurive. Si përfundim, kriza piramidale ishte një krizë që u ndihmua nga dobësitë e sistemit bankar, por që nuk lindi nga bankat dhe asnjë bankë nuk u përfshi në aktivitetet piramidale apo të mbështeste ato, siç ndodhi me segmente të tjera të qeverisjes. Përkundrazi Banka Qendrore ishte i vetmi zë paralajmërues për rrezikun e tyre. Dobësitë në qeverisje, paftësia për të menaxhuar situatën e krijuar nga toleranca dhe suporti shtetëror, mungesa e kuadrit ligjor dhe pritjet e gabuara të publikut që kishin një bazë të trashëguar, por edhe mbështeteshin mbi informacionin e gabuar dhe të kufizuar për shoqëritë kapitaliste, të gjitha këto përbëjnë shtratin ku u ushqyen dhe u rritën skemat piramidale që ishin me pasoja të gjithanshme për shoqërinë shqiptare. Mbështetja shumëlaterale ishte thelbësore që Shqipëria të arrinte të shpëtonte vetveten nga kriza që lane piramidat në vitin e errët 97. Qeveria e asaj kohe ishte gati të rifillonte negociatat me FMN në një program të ri të reformës ekonomike tre-vjeçare. Shqipëria mbetet rasti tipik, në të cilin vërtetohet, veçanërisht përmes FMN-së (duke mos lënë mënjanë edhe kontributin e Bankës Botërore) se komuniteti ndërkombëtar dha një kontribut tejet kuptimplotë në rimëkëmbjen e Shqipërisë në periudhën e firmave piramidale. Institucionet u angazhuan thellësisht për një proçes të suksesshëm reformues. Ajo që vlen për t‘u përmendur është se këto institucione dhanë një kontribut tejet të madh edhe në hartimin e politikave makroekonomike. Në çdo rast, ato ishin të disponueshme dhe në pozicion favorizues për të shprehur me zë të lartë shqetësimet e tyre dhe për t‘i evidentuar ato, sigurisht dhe duke propouar zgjidhje dhe dhënë rekomandime, pavarësisht se interesa të ndryshme politike në Shqipëri nuk ndajnë të njëjtin opinion.

124

KAPITULLI III

RIKTHIMI I FMN-SË DHE STRATEGJIA PËR PAKËSIMIN E VARFËRISË

3.1 Programi i FMN-së (1997-1998) dhe Asistenca Emergjente e Pas-Konfliktit

Zyrtarët e FMN-së filluan negociatat në një program të ri trevjeçar në fund të vitit të 1996, dhe këmbëngulën në reformat radikale që ndikojnë politikën fiskale dhe sektorin bankar. Këto negociata ishin për shkak të rifillimit të misionit në fillim të vitit 1997, por u ndërprenë nga kriza politike dhe ekonomike që pasoi kolapsin e skemave piramidale. Deri sa situata politike stabilizohet FMN ka gjasa të qëndrojë në sfond, edhe pse ajo do t‘i bëjë thirrje qeverisë që të mbetet e palëkundur përballë presionit për të shtypur para. Megjithatë, mbështetja e jashtme ndoshta ofron shpresën e vetme për Shqipërinë 302 Në 26 Maj 1997 në Romë u zhvillua Konferenca Përgatitore për Shqipërinë, nën kryesinë e Ministrit Italian të Punëve të Jashtme Lamberto Dini dhe me pjesmarrjen e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme Europiane si dhe organizatave Ndërkombëtare, edhe agjensitë FMN dhe Banka Botërore. Përfaqësuesit dëgjuan prezantimin e hollësishëm të Dr Vranitsky, përfaqësuesit personal të OSBE-së, i cili ka përgjegjësinë e kordinimit të Misionit Këshillues Ndërkombëtar në Shqipëri si dhe raporte të tjera që kishin të bënin me rivendosjen e stabiliteti politik, sigurisë së brendshme dhe rendit publik dhe rehabilitimin e sistemit ekonomik e fiannciar. Konferenca u fokusua në procesin e pajtimit kombëtar dhe mbi zgjedhjet e pritshme. 303 Përfaqësuesit theksuan: 1) rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të përcaktuara në 29 Qershor. 2) Shprehën mbështetjen e tyre për Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe nënvizuan përgjegjësinë e saj për të siguruar zhvillimin e zgjedhjeve 302 303

The Economist Intelligence, Country Report Albania, 1st quarter, London: February 1997, f. 21 AQSH, Fondi 490, Viti 1997, Dosja 818, Fleta 5

125

parlamentare të lira dhe të drejta. 3) Pjesëmarrësit vunë në dukje se aftësia e Komunitetit Ndërkombëtar për të ndihmuar Shqipërinë varet nga kooperimi i autoriteteve shqiptare me partitë shqiptare në rivendosjen e sigurisë së brendshme, duke siguruar integritetin e procesit elektoral dhe ndërmarrjen e hapave të nevojshëm për të rikthyer ekonominë shqiptare në baza të shëndosha. 4) Konferenca mikpriti prezencën e forcës shumëkombëshe që vepron nën Rezolutën 1101 të Këshillit të Sigurimit të OKB. Sipas mandatit të saj kjo forcë ka kontribuar në mënyrë të suksesshme në rivendosjen e kushteve të sigurisë dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare por dhe do të kontribuojë në vazhdim në sigurimin e një mjedisi të sigurt gjatë procesit elektoral, në pajtim me konceptet e monitorimit të zgjedhjeve të OSBE. 5) Një prioritet urgjent duhet të kishte rindërtimi i forcave policore shqiptare. 6) Shqipëria po haset me një numër vështirësish ekonomike, financiare, institucionale dhe shoqërore të cilat duhet të zgjidhen me qëllim që të rikthehet stabiliteti i humbur në vend. 304 Në këtë konferencë u la detyrë që autoritetet shqiptare duke vepruar në bashkëpunim të ngushtë me FMN, BB dhe Komisionin Europian duhet: 

Të marrin masa urgjente për të parandaluar rikthimin e skemave piramidale dhe ndërmarrjeve të lidhura me to, të venë nën kontroll pronat e tyre që kanë mbetur si dhe të emërojnë një kontrollor të kualifikuar e të pavarur për të gjitha skemat



Të ndjekin një politikë të shëndoshë buxhetore dhe monetare e cila do të krijojë kornizën e nevojshme për zbatimin e suksesshëm të programit të rehabilitimit dhe stabilizimit



Të bëjë përpjekje për mbledhjen e të ardhurës buxhetore dhe në vecanti të rivendosë kontrollin në pikat e kalimit të kufirit. Pjesmarrësit ishin të gatshëm të jepnin ndihmë të menjëhershme në këtë fushë si mjaft e rëndësishme për arritjen e stabiliteti fiskal. 305

Rekomandimi për fushat urgjente në afat të shkurtër që duhet të ndërhyej ishin: 1) Rifillimi i aktiviteteve ekonomike dhe punësimit. 2) Forcimi dhe fokusimi më i 304 305

Po aty, fleta 5-6 Po aty, fleta 6-7

126

mirë i rrjetit të përkrahjes sociale. 3) përmirësimi urgjent i mbledhjes së të ardhuravedhe administrimi i shpenzimeve publike. 4) riparimi i infrastrukturës thelbësore. Dhe në afat të mesëm 1) Reformat administrative dhe Ndërtimi i institucioneve, 2) Reforma dhe trajnimi i gjykatave. 3) Zhvillimi i Burimeve Njerëzore. 4) Reforma e sistemit financiar-bankar. 5) Zhvillimi i sektorit bujqësor. 306 Pjesmarrësit vunë në dukje qëllimin e Komisionit Europian dhe Bankës Botërore për të mbajtur një Konferencë Dhuruesish sapo që Qeveria e Re të ketë ngritur një program ekonomik të mbështetur nga FMN. Në Nëntor 1997 në një njoftim për shtyp FMN deklaron se: si pasojë e trazirave të ndodhura, FMN miratoi kredinë Asistenca Emergjente e Pas-Konfliktit (EPCA) për Shqipërinë, për mbështetje emergjente në shumën e 12 milionë dollarëve, e cila do të ndihmonte shqipërinë të dilte nga kriza financiare e 1997. 307 Kjo do të ishte një ndihmë shumë e domosdoshme për Shqipërinë e cila ishte e shkatërruar nga nga ekonomia. FMN do të mundohej të asistonte vendin për të dalë nga kriza dhe për të rimëkëmbur dimensionin makroekonomik, dhe do të bënte të mundur realizmin e programit ekonomik të vitit 1997-98. Viti 1997 ishte vit i kaosit dhe tensionit të madh socialo-politiko-ekonomik, i shtrirë në mbarë vendin, si rezulatet e kolapsit të skemave piramidale që vepruan të lejuara nën heshtjen e plotë ndërkombëtare dhe qeveritare. Edhe institucionet ndërkombëtare nuk kishin dhënë asnjë shenjë alarmi ndaj firmave piramidale që ofronin përqindje të larta interesi. Paralajmërimet e para erdhën

në shtator të vitit 1996 kur Fondi Monetar

Ndërkombëtar i kërkoi qeverisë shqiptare që të distancohej nga firmat piramidale dhe të ndalonte përhapjen e mëtejshme të tyre. Më pas, në nëntor, Banka Botërore dhe FMN-ja e paralajmëruan qeverinë shqiptare për falimentimin e pashmangshëm të këtyre firmave

306

Po aty, fleta 7

307

IMF Approves Emergency Post Conflict Assistance for Albania, IMF Press Release No 97/51, Washington: 1997. Burimi Online https://www.imf.org/external/np/sec/pr/1997/pr9751.htm

127

dhe i kërkuan asaj të vendoste një kontroll të rreptë mbi to, madje, për dhënien e huave, i vunë si kusht mbylljen e firmave piramidale.308 Duke ju referuar njoftimit për shtyp të FMN-së të datës 7 nëntor të vitit 1997, ku paraqitej edhe platforma e programit, situata e Shqipërisë së asaj kohe do të përshkruhej kështu: Në fillimin e tranzicionit, si vendi më i varfër dhe me ekonominë më të izoluar në Europë, Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm për vitin 93-95. PBB vjetor ka pësuar një rritje mesatare prej 9% dhe inflacioni një rënie deri në 6%. Disbalancat e jashtme kanë rënë thellësisht për shkak të privatizimit të shpejtë të sektorit agrikulturor, tregtisë me pakicë, ndërmarrjeve lulëzuese të mesme dhe të vogla, si dhe një disipline të re financiare në nivel sipërmarrës shtetor dhe buxhetor. Në vitin 1996, pati një devijim të tranzicionit në Shqipëri. Politikat e ndjekura zgjedhore e rritën defiçitin buxhetor me 101/2% të PBB-së dhe inflacioni vjetor u tre-shifrua. Pavarësisht paralajmërimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore, skemat piramidale morën përhapje të gjerë ―si kërpudhat‖, me përqindje të pavërteta të larta interesi të cilat barazoheshin pothuajse me gjysmën e vlerës së PBB-së. Në Mars 1997, Shqipëria ra në anarki dhe luftë civile. Rënia ekonomike prej krizës, ka arritur përmasat e një depresioni të brendshëm kaotik ekonomik.309 Në qendër të vëmendjes së programit të qeverisë së asaj kohe shtrohej nevoja për rënien e menjëhershme të inflacionit dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Objektivat kryesore ishin kufizimi i rënies së PBB-së reale (8% në vitin 1997) dhe rritja e saj në 12% në vitin 1998, ruajtja e përqindjes vjetore të inflacionit në 51-54% në vitin 1997 dhe zbritja e tij në vlerat 15-20% për vitin 1998 si dhe ruajtja e rezervave ndërkombëtare mbi ekuivalenten e 3.5 muajve importe për vitin 1998.310 Më tej, për të arritur këto objektiva, politikat fiskale do të synonin të kufizonin defiçitin e brendshëm të financuar buxhetor deri në pothuaj 13% të PBB-së për vitin 1997, dhe deri në më pak se 10% të PBB-së për vitin 1998. Kjo do të arrihej sipas autoriteteve,fillimisht përmes

riaktivizimit dhe më tej përparimit të sistemit të

grumbullimit të taksave, rritjes së përqindjes së taksimit, duke përfshirë një rritje kuptimplotë të përqindjes së vlerës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), si dhe përmes kufizimit të shpenzimeve, duke përfshirë racionalizmin e shërbimit civil. Banka e 308

Valentina Duka, vep.e përmendur, fq. 355. IMF Approves Emergency Post Conflict Assistance for Albania, vepër 310 Po aty. 309

e përmendur, 128

Shqipërisë do të mbështeste njëkohësisht uljen e inflacionit duke bërë të mundur ruajtjen e një politike të shtrënguar monetare.311 Për sa i përket reformave strukturore ishte planifikuar aplikimi i një sërë reformash strukturore duke filluar nga progresi i sektorit të privatizimit ose likuidimit të tre bankave tregtare në pronësinë e shtetit, mbylljes përfundimtare të kompanive që operonin në formatin e firmave pirmamidale; reformës në shërbimin civil, një riaktivizimi të proçesit të privatizmit të ndërrmarrjeve; e deri në ndërtimin i një tregu funksional agrikulturor të tokës së punueshme. Kriza e vitit 1997 si rrjedhojë e rënies së firmave piramidale do të ndikonte në varfërimin e shoqërisë shqiptare. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar në planin afatmesëm do të ishte sektori privat ai që do të ndihmonte në rimëkëmbjen ekonomike të familjeve shqiptare. Qeveria shqiptare duhet të të ndihmonte me disbursime e asistencë sociale, skema të punësimit dhe shërbimeve publike për përfituesit e asistencës sociale. Një tjetër çështje ku duhet të fokusoheshin autoritetet shqiptare ishte dhe furnizimi me produket farmaceutike, kirurgjikale dhe pajisje të nevojshme për sektorin e shërbimit të shëndetit publik.312 Në datën 9-10 Qershor sipas një letërkëmbimi i Z. Bashkim Fino Kryetar i Këshillit të Ministrave të kohës për Z. Arben Malaj Ministër i Financave të asaj kohe zbulojmë se me propozimin e FMN dhe të Bankës Botërore u bë në Romë një takim konfidencial mes përfaqësuesve të Qeverisë dhe përfaqësuesit të Republikës. FMn dhe Banka Botërore luajtën rolin e mediatorit në këtë negocim. Axhenda e takimit u vendos nga ekspertët e FMN-së dhe të Bankës Botërore dhe ishte diskutimi i cështjeve kryesore si më poshtv: 1. Vendosjes së administratorëve në të gjitha shoqëritë të cilat kanë marrë hua nga publiku me prioritet ato shoqëri apo persona të cilët vazhdojnë të operojnë akoma, pra që janë akoma aktivitete në tregun shqiptar, sipas skemës së propozuar nga këto dy organizata.

311 312

Po aty. Po aty.

129

2. Përgatitjen e një projektdekreti lidhur me transparencën dhe administrimin e këtyre shoqërive. Ky projekt do të paraqitej nga Këshilli i Ministrave dhe do të nënshkruhej nga Presidenti dhe 3. Të hartoheshin termat e referencës por administratorët dhe ekspertët financiare në shoqëritë huamarrëse . 313 Pasi u ra dakord për për problemet e mësipërme, në mbasditen e datës 9 Qershor Z. Daglas Webb u tërhoq për të bvrë një projekt dekret i cili u paraqit për diskutim në datën 10 Qershor 1997. Pas shumë diskutimesh ekspertët e FMN-së ju paraqitën palëve një marrëveshje për nënshkrim me të cilën qeveria do të binte dakord dhe presidenti do të nënshkruante dekretin dhe ndryshimesh përfaqësuesiI presidentit nuk I pranoi ndryshimet dhe nuk I firmosi me pretendimin që nuk kishte të drejtë ligjore dhe kërkoi shtyrjen e bisedimeve për në Tiranë. Nga ana e të dy institucioneve këtij të fundit ju la 19 orë fat për të kontaktuar dhe dhënë përgjigjen e tij përfundimtare Përfundimisht përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave dhe ekspertët e Bankës Botërore dhe FMN-së ishin dakord me projekt dekretin e paraqitur nga këto institucione dhe me nënshkrimin e marrëveshjes për pranimin dhe miratimin e këtij dekreti. 314 Sipas FMN-së, programi mund të rrezikohej nga mungesa e aftësisë së autoriteteve shqiptare në hartimin dhe implementimin e masave makroekonomike dhe strukturore për realizimin e programit, veçanërisht në përcaktimin e nevojave kyçe në kushtet e situatave të paparashikuara. Nivel i lartë i disponueshmërisë dhe gatishmërisë nga ana e autoriteteve shqiptare për të bërë të mundur zbatimin e politikave ishte gjithashtu një domosdoshmëri. Gjithashtu ekzistonte frika se balanca e pagesave do të vazhdonte të mbetej në pozicion të vështirë edhe për vitin 1997-1998. Dhe në planin afatgjatë Shqipëria do të vazhdonte të kërkonte mbështetje të jashtme. Deri në kohën e hartimit të këtij programi Shqipëria kishte vënë në përdorim 45 milion dollarë amerikanë të huazuara prej Fondit Monetar Ndëkombëtar.315 

Rënia piramidale do të rezultojë në një përkeqësim të ndjeshëm në performancën e ekonomisë në vitin 1997. Bëhet një kthim mbrapa në kushtet e hershme 1990, kur

313

AQSH, Fondi 490, Viti 1997, Dosja 618, Fleta 1 AQSH, Fondi 490, Viti 1997, Dosja 618, Fleta 3 315 Po aty. 314

130

Shqipëria ishte e varur nga ndihma ushqimore dhe ka pasur një tentativë eksodi masiv në Perëndim. Megjithatë, ka edhe një shans për njëngritje të lehtë të ekonomisë nëse sigurohet një mbshëtetje financiare

shumëlaterale . FMN-ja ka bërë deklarata

mbështetëse dhe, në bazë të përvojës së viteve të fundit, ndihma e jashtme do të jetë e konsiderueshme. Shqipëria është promovuar si një ekonomi vitrinë nga FMN-ja dhe ka gëzuar mbështetje të konsiderueshme politike nga SHBA. Nuk është këtu arsyeja për të besuar se ndihma do të vinte për të zbutur dëmet pra efektet e rënies së firmave piramidale në ekonomi. BE-ja do të vejë gjithashtu nën presion shtetet anëtare të prekshme nga pasojat e krizës, veçanërisht Italinë dhe Greqinë, për të ofruar ndihmë financiare për Shqipërinë. Prapambetja relative e ekonomisë shqiptare mund të ndihmojë gjithashtu për të kufizuar dëmet. Fakti se më shumë se 50% e GDP-së është ende e gjeneruar nga bujqësia. Sektori është i rëndësishëm në këtë drejtim. Nëse qeveria që të rimarri tokën bujqësore nga ata që kanë falimentuar si rezultat kanë shitur pronën e tyre për të investuar në skemat piramidale, ka një shans që të prekë setorin e bujqësisë, e cila ka qenë motori i rritjes ekonomike në vitet e fundit. 316 FMN-ja hartonte raporte mbi Shqipërinë dhe si duhet të dilte nga kriza brënda vitit 1998 nëpërmjet disa objektivave. Në raportin e 7 Nëntorit 1997 ata shkruajnë: Qëllimi kryesor makroekonomik i qeverisë, për 1997-1998 të jetë zhvlerësimi i shpejtë dhe rifillimi i rritjes. Objektivat kryesore makroekonomike të programit janë: (1) të kufizohet rënia e Prodhimit të Brëndshëm Bruto (PBB) real nga 8 për qind në vitin 1997 të arrijë rritje reale prej rreth 12 për qind ne 1998; (2) të arrihet mbajtja e normës vjetore të inflacionit nga rangu 51-54 për qind në vitin 1997,të kalojë në 15 - 20 për qind në vitin 1998; dhe (3) të mbahet rezerva ndërkombëtare bruto mbi ekuivalentin e 3.5 muajve importe gjatë vitit 1998. Për të arritur këto objektiva, politika fiskale do të synojë kufizimin e defiçitit buxhetor të financuar brenda vendit për rreth 13 për qind të PBB-o në vitin 1997, dhe ulet 10 për qind e GDP në vitin 1998. Kjo do të bëhet duke parë rivendosjen dhe pastaj të përmirësohet mbledhja e taksave; rritja e normave të taksave, duke përfshirë një rritje të konsiderueshme në normën e TVSH-së; dhe duke i ushtruar vetëpërmbajtje shpenzimeve, duke përfshirë racionalizim të shërbimit civil. Banka e 316

Country Report Albania, February 1997, f. 9 131

Shqipërisë do të mbështesë përpjekjet për zvogëlimin e inflacionit duke mbajtur në mënyrë të përshtatshme një qëndrim monetar të shtrënguar.317 Kjo duhej të arrihej nëpërmjet: Reformave strukturore: Sipas programit autoritetet janë duke planifikuar një gamë të gjerë të reformave strukturore, duke përfshirë: (I) progresin në privatizimin apo likuidimin e dy nga tre bankat tregtare me kapital shtetëror, (II) përmbylljen e kompanive që drejtonin skemat piramidale; (III) reforma në shërbimin civil; (IV) një rifillimin të privatizimit të ndërmarrjeve; dhe (V) krijimi i një tregu funksional të tokës bujqësore.318 Adresimi i nevojave sociale : Kriza ka rezultuar në varfërimin e popullsisë shqiptare. Në afat të mesëm, zbutja e varfërisë do të bazohet në arritjen e një rritje të lartë e të qëndrueshme drejtuar nga zhvillimi i sektorit privat. Megjithatë, në afat të shkurtër, do të kërkohet mbështetje e përkohshme e synuar drejt familjeve më të varfëra. Qeveria pra, do të përshpejtojë pagesat e ndihmës sociale, dhe do të futë në skemat e shërbimit të punëve publike / komunitare për përfituesit e ndihmës sociale që të mund të punojnë. Gjithashtu, në muajt e ardhshëm, qeveria do të trajtojë si prioritet mungesat e theksuara në farmaceutikë, mallrave kirurgjikale dhe materialet e pajisjet për shërbimet e shëndetit publik.319 Gjithashtu ata mendojnë se angazhimi i fortë i autoriteteve për zbatimin e politikave, dhe ndihmave të konsiderueshme teknike në një gamë më të gjerë fushash, do të jetë thelbësore për të arritur objektivat e programit. Gjithashtu, bilanci i pozicionit të pagesave të Shqipërisë do të mbetet i vështirë gjatë pjesës së mbetur të vitit 1997 dhe 1998. Përdorimi i financimit të FMN-së nga tetori i 1991 deri në fund 1997 arrinte në 32 milionë SDR (rreth 45 Milion US $). Sipas Z. Fatos Nano, kryeministër I kohës në fjalimin, mbajtur në 3 tetor 1997 në Konferencën e FMN-së në Hong Kong. ―Prioritet i qeverisë së re duhet të jetë përfundimi I restaurimit të rendit publik e cili filloi me ardhjen e forcave shumëkombëshe që marrin pjesë në Operacionin Alba dhe tani është duke u ushtruar nga forcat e 317

IMF Approves Emergency Post Conflict Assistance for Albania, vepër e përmendur, burimi online http://www.imf.org/external/np/sec/pr/1997/pr9751.htm 318 Po aty, burimi online http://www.imf.org/external/np/sec/pr/1997/pr9751.htm 319 Po aty, Po aty, http://www.imf.org/external/np/sec/pr/1997/pr9751.htm

132

sigurimit të vendit, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të vazhdojë perspektiva e institucioneve demokratike të cilat në themel jane jetike për stabilitetin e ekonomisë sonë në zhvillim të tregut”320. Duke u kthyer në sferën makro-ekonomike, prioritet i qeverisë do të ishte arritja e stabilizimit dhe fillimi i procesit të uljes së inflacionit I cili arriti 28 për qind në gjysmën e parë të vitit 1997. Kjo do të arrihej nëpërmjet kombinimit të politikave të shëndosha makro-ekonomike dhe reformat më të gjera strukturore. Në mbështetje të këtyre qëllimeve, u përgatit një program që përfshinte masa të menjëhershme për të frenuar defiçitin fiskal të vendit, për të vendosur asetet e mbetura të skemave piramidale nën kontrollin administrativ para një likuidimi të rregullt, dhe vazhdimi me reformat thelbësore strukturore, duke përfshirë zhvillimin e një sistemi të mirë-rregulluar bankar sektorit privat.321 Pas implementimit të këtij programi, i cili do të mbështetej nga programi ndihmëemergjente gjashtë mujore i FMN-së dhe nga donatorë të tjerë shumëpalësh dhe dypalësh. Në këtë deklaratë qeveria që ai përfaqësonte tregohej e përkushtuar për të reduktuar të gjitha shpenzimet jo të domosdoshme, të mbështetur nga Banka e Shqipërisë, e cila do të mbajë një politikë të shtrënguar monetare dhe një politikë fleksibël të kursit të këmbimit. 322 Të dhënat statistikore për ecurine e ekonomisë shqiptare gjatë viteve 1997-1999 nuk mungojnë në shtypin shqiptar, por jo gjthmonë këto shkrime për parametrat makroekonomike janë adekuate, madje disa herë këto raporte cungohen apo dhe keqinterpretohen nga shtypi (si p.sh. në rastet kur një parametri të caktuar i jepet më shumë rëndësi sesa duhet dhe një parameter tjetër kryesor injorohet fare). Për me tepër, këto të dhënat statistikore që hasen në shtyp zakonisht i përkasin një periudhe të shkurtër kohore, disa muaj ose dy-tre vite, dhe mungesa e të dhënave për vitet e mëparshme e bën të pamundur perceptimin e ecurisë së ekonomisë shqiptare për një periudhë afatgjatë. Arsyeja pse kam zgjedhur të citoj vetëm raporte dhe letra zyrtare dhe jo shtypin shqiptar 320

Statement by Prime Minister H.E. Mr. Fatos Nano Head of the Delegation of the Republic of Albania, IMF - World Bank Annual Meeting September 23 – 25, 1997, press release no. 27, p.2 burimi online http://www.imf.org/external/am/speeches/pdf/pr27ale.pdf 321 Po aty, f. 3, burimi online http://www.imf.org/external/am/speeches/pdf/pr27ale.pdf 322 PO aty,

133

në lidhje me marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë gjatë këtyre viteve të vështira është se këto shkrime janë të rralla dhe jo objektive, shtypi është I varfër dhe I ndikuar nga ngjarjet e kohës, I orjentuar politikisht dhe ato pak shkrime janë bazuar mbi fakte jo reale por thjeshtë supozime . Në raportin e përbashkët të muajit Maj 1999 midis qeverisë shqiptare dhe FMN-së theksohen këto pika kryesore 323 1. Vendosmëria e Shqipërisë për të lënë pas trazirat e rënda ekonomike dhe sociale të vitit 1997. Outputin ta çojë në nivelet e para krizës, inflacioni të ulet në shifra unike, dhe programi i reformave strukturore të vazhdojë. Gjithashtu vihet në dukje progresi i kërcënuar nga fluksi masiv i refugjatëve nga kriza në Kosovë, të cilat kanë imponuar presione të konsiderueshme në ekonominë shqiptare. Ndërkohë që qeveria mbetet fuqimisht e përkushtuar për të zhvilluar reforma objektive 2. Ky raport konkludon se Shqipëria ka ende rrugë të gjatë përpara që të krijojë një ekonomi të shëndoshë të tregut dhe të trajtojë varfërinë e përhapur: edhe pas rritje së shpejtë në vitet e para të tranzicionit (1992-1996) standarti mesatar i jetesës në Shqipëri mbetet një nga më të ulëtat në Evropë. Për të mbështetur programin e saj, qeveria shtron mundësinë e një marrëveshje dy-vjeçare me FMN-në. Duke zgjeruar rregullimin strukturor (ESAF), një kredi të rregullimit strukturor (SAC) dhe rregullime të tjera dhe kreditimit të investimeve nga Banka Botërore, dhe mbështetje të mëtejshme financiare dhe teknike nga Kreditorët bilateralë dhe multilateralë dhe donatorët. Qeveria gjithashtu në këtë raport thekson se kërkon grante buxhetore nga Bashkimi Evropian dhe donatorëve të tjerë dypalësh për të ndihmuar në barrën e refugjatëve.

323

Albania Enhanced Structural Adjustment Facility, Policy Framework Paper for 1999– 2001, Prepared by the Albanian authorities in collaboration with the staffs of the International, Monetary Fund and the World Bank, May 28, 1999, faqe 1-20 134

3.2 Marrëdhëniet e FMN-së me Shqipërinë nga viti 1998-2001

FMN dhe instutucione te tjera ndërkombëtare kategorizojnë/grupojnë vendet e botës sipas parametrave ekonomike dhe standarteve te jetesës. Një prej këtyre grupimeve, ku bën pjesë dhe Shqipëria, është kategoria e vendeve që janë ‗në zhvillim‘, që përfshin shtete që nuk kanë parametra të avancuara të ekonomisë dhe kushteve të jetesës në raport me vendet ‗e zhvilluara‘ dhe industriale (si shtetet perendimore fjala vjen), por që nga ana tjetër janë shtete në zhvillim e sipër, pra që kanë ndryshime pozitive në krahasim me veten. Tek databaza e sipërpërmendur e FMN (World Economic Outlook Database) kjo kategori ndahet dhe simbas rajoneve gjeografike, pra shtete me parametra të ngjashëm që gjenden në një rajon/kontinent të caktuar. Grupi ku bën pjesë Shqipëria është ai i vendeve në zhvillim, nënkategoria e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku pëfshihen dhe 15 shtete të tjera. Shqipërisë I huazohen nga FMN në bazë të Programit të Uljes së Varfërisë dhe Rritjes Ekonomike (PRGF) një kredi prej 45 milion dollarësh Amerikanë e cila do të jepej në 8 këste përgjatë viteve (1998-2001). 324 Kjo kredi do të ndihmonte në realizimin e politikave të mëdha makro-ekonomike dhe konsolidimin e ekonomisë. Në 12 dhjetor 1998, kryeministri I asaj kohe Pandeli Majko, Ministri I Financave Anastas Angjeli dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani I drejtohen me një Letër Qëllimi Michel Camdessus Drejtorit Menaxhues të FMN-së ku shkruajnë arritjet e qeverisë shqiptare por dhe politikat që Shqipëria synon të zbatojë në kontekst të mbështetjes financiare nga ana e FMN-së. Dokumenti, i cili është pronë e Shqipërisë, është vënë në dispozicion në faqen e internetit të FMN-së në marrëveshje me anëtarët në shërbim të përdoruesve të internetit të FMN- së. Ata fokusohen në 4 pika të cilat janë më poshtë : 1. Që prej Bordit Ekzekutiv të FMN-së e cila miratoi marrëveshjen e parë vjetore nën ESAF në maj 1998, autoritetet e Republikës së Shqipërisë kanë vazhduar të zbatojnë

324

Bulletin Of The Bank Of Albania, 2012 H1 p. 6 Shih Burimin Online file:///C:/Users/ccc/Downloads/Bulletin_of_the_Bank_of_Albania_H_I_2012.pdf

135

politika të forta stabilizimit të iniciuara pas krizës së rëndë të vitit 1997. Të gjitha kriteret e performancës sasiore të fund të shtatorit u përmbushën, inflacioni ka rënë ndjeshëm, dhe prodhimi pritet të rimarrë në nivelin para krizës deri në fund të vitit 1998. Gjithashtu, reformat strukturore janë duke u zhvilluar në shumë fusha, dhe kriteri performancë strukturore u vërejt në fund të shtatorit dhe do të vendoset mbi privatizimin e Bankës Kombëtare Tregtare. 325 2. Progres i mirë në stabilizimin dhe reformën e ndërprerë nga një periudhë e shkurtër e trazirave civile në shtator. Shumë shpejti pas kësaj, në fillim të tetorit, qeveria aktuale mori detyrën. Edhe pse trazirat shkaktuan disa përçarje ekonomike, treguesit makroekonomikë kanë mbetur gjerësisht në rrugën e duhur. Megjithatë, kriteri performancë strukturore në uljen e fuqisë punëtore në institucionet buxhetore të 135,000 deri në fund të shtatorit nuk do të mund të vërehet. 326 3. Autoritetet shqiptare mbeten të angazhuara të mbështesin objektivat makroekonomike dhe strukturore të programit ESAF, dhe Memorandumi bashkangjitur plotësues i Politikave Ekonomike dhe Financiare përshkruan përparimin e bërë, dhe masat shtesë që do të zbatohen për të arritur këto objektiva. Në fuqinë e këtyre masave të politikës, duke përfshirë angazhimin tonë për të përfunduar zvogëlimin e punësimit buxhetor për 135,000 deri në fund të 1998, do të doja të kërkoja një dokument të heqjes dorë për jo vëzhgimin e kriterit të sipër-përmendur të performancës. Nëse është e nevojshme, ne jemi të përgatitur për të marrë masa të mëtejshme për vitin 1999 të cilin e presim që parlamenti ta miratojë para fundit të vitit. Nëse miratohet, ky buxhet do të mund të shërbejë si bazë për të rënë dakord në marrëveshjen e dytë vjetor nën ESAF në mbështetje të programit tonë ekonomik për prill 1999-mars 2000. 327 Një nga ngjarjet më të rëndësishme politike të vitit 1998 ishte miratimi i Kushtetutës. Ajo arriti të miratohej në parlament me 2/3 e votave të socialistëve dhe aleatëve të saj, ndërkohë që opozita bojkotoi si procesin e hartimit, ashtu edhe atë të votimit të saj. Referendumi popullor u mbajt më 22 nëntor 1998. Pavarësisht pjesëmarrjes 325

Letter of Intent of the government of Albania, which describes the policies that Albania intends to implement in the context of its request for financial support from the IMF. Tirana, December 12, 1998 Shih burimin online http://www.imf.org/external/np/loi/121298.htm 326 Po aty, shih burimin online http://www.imf.org/external/np/loi/121298.htm 327 Po aty, shih burimin online http://www.imf.org/external/np/loi/121298.htm

136

së ulët në votime, Kushtetuta u aprovua nga vota popullore. Mungesa e një procesi gjithpërfshirës për hartimin e dokumentit themelor të vendit do të shikohej si mangësi dhe do të bëhej pretekst nga forcat politike për ndërhyrjet që do të bëheshin më tej në Kushtetutë. Kushtetuta e re i jepte më shumë funksione dhe një rol më të rëndësishëm institucionit të parlamentit. Kompetencat parlamentare cënuan në mënyrë indirekte kompetencat presidenciale, të cilat u reduktuan. Presidenti tani merrte përgjegjësitë e një presidenti simbolik në një republikë parlamentare.

328

Nga institucionet e Bashkimit

Evropian, Kushtetuta e vitit 1998 është konsideruar ―një kuadër i përshtatshëm për të mbështetur zhvillimin demokratik të Shqipërisë. 329 Në raportin e përbashkët të muajit Majit 1999 midis qeverisë shqiptare dhe FMNsë theksohen me forcë një sërë pikash të cilat u realizuan gjatë vitit 1998 si: 1. Stabiliteti makro-ekonomik u rivendos në vitin 1998. 2. Rivendosja e ligjit dhe rendit. 3. Mbylljen e skemave piramidale, të cilat shkaktuan krizën, të hyjë në fazën përfundimtare. Administratorët e huaj, të cilët janë emëruar në vitin 1997, shitën disa prej aseteve për të cilat titulli i qartë është në dispozicion, dhe lanë mbi të administratorët lokalë detyrën e vendosjes së aseteve të mbetura dhe shpërndarjen e të ardhurave për investitorët. 4. Reformat që nevojiten për të mbështetur rimëkëmbjen vazhduan. 5. Ristrukturimi I Bankave, Banka Tregtare Agrare është vënë në likuidim, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) është përgatitur për privatizim dhe një blerës i huaj strategjik është zgjedhur, dhe Banka e Kursimeve është e nevojshme që të mbahet në një kontratë të qeverisjes e cila i jep të drejtën e vetos në vendimet kyçe operative të këshilltarëve të huaj. 5. Megjithatë, nevojat e zhvillimit të Shqipërisë mbeten thelbësore: PBB për frymë është vetëm rreth 800 $ US, infrastruktura themelore mungon ose në riparim të dobët; sistemi financiar është i pazhvilluar; baza tatimore duhet të zgjerohet më tej; dhe kapacitetet institucionale duhet të forcohen. Në këtë raport vendosen Objektiva, Strategji, dhe Politika për 1999 dhe afat të mesëm, 1) Prioritetet e identifikuara në raportin e mëparshëm mbetën në fuqi në qoftë se

328

Afrim Krasniqi, Sistemet politike në Shqipëri, 1912-2008, Botimi i dytë,Tiranë: Ermal, fq. 261 ―Shqipëria,Raporti i Stabilizim Asocimit 2003‖, Komisioni i Komuniteteve Evropiane, Bruksel 26.3.2003, fq. 3 burimi online http://www.mie.gov.al/ 329

137

potenciali i rritjes së ekonomisë është që të jetë maksimalisht dhe problemet sociale adresohen. 2), Prioritetet e reformës nuk kanë ndryshuar. Sektori financiar duhet të ristrukturohet për të siguruar se kursimet janë ndërmjetësuar në sektorin privat në një mënyrë produktive. Gjithashtu Politika Fiskale: Buxheti i 1999 sipas këtij raporti pasqyron angazhim të fortë të qeverisë për stabilizimin e mëtejshëm fiskal. Me financimin e jashtëm parashikuar në program, deficiti me financim të brendshëm do të reduktohet në 5 ½ për qind të PBB-së, në rënie me 1 pikë përqindje nga 1998, dhe rreth gjysma e vlerës në vitin 1997. Nga ana e shpenzimeve, kursimeve në shpenzimet korrente, duke përjashtuar ato që lidhen me Reformat e sektorit publik dhe kriza civile humanitare të refugjatëve nga Kosova dhe pagesat e interesit do të ndihmojnë për të financuar rritje të shpenzimeve për operacionet, mirëmbajtjen dhe për investimet. Në mënyrë për të rritur shpenzimet në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, dhe rrjetit të sigurisë sociale në afatin e mesëm, ndërsa arritja e konsolidim të mëtejshëm fiskal, një rritje në raportin e taksave ndaj PBB-së do të jetë e nevojshme. Gjithashtu ky raport përfshin politikat e ndërrmarra në politikat e shkëmbimit monetar, sektorin e jashtëm, politikat sektoriale dhe Viti 1999 ishte po ashtu problematik për vendin. Si rezultat i luftës në Kosovë, vendi pati një fluks masiv refugjatësh, duke shkaktuar probleme për Shqipërinë, e cila ishte ende një shtet i dobët dhe me ekonomi të brishtë. Në planin politik, ngjarjet në Kosovë ndikuan në afrimin e përkohshëm të aktorëve politikë në vend. Roli i ―qeverisë Majko‖ në përballimin e krizës u vlerësua pozitiv si për mbështetjen që u dha rreth 500 mijë refugjatëve kosovarë, ashtu edhe për bashkëpunimin me NATO-n dhe bashkësinë ndërkombëtare për parandalimin e një katastrofe humanitare.

330

strukturore, reforma e sektorit bankar, sigurinë, rendin

publik, dhe forcimin e gjyqësorit, punësimin, bujqësinë dhe tregun e tokës , infrastrukturën, privatizimn, shëndetësinë, arsimin dhe deri përmirësimin statistikor, kërkesat për financim të jashtëm, menaxhimn e borxhit të jashtëm, kërkesat e asistencës teknike etj.

330

Freedom House, Freedom in the world 1999, shih burimin online https://freedomhouse.org/report/freedom-World/1999/albania#.VdPBoLKqpBc

138

Qё prej vitit 1997 Shqipëria ka përfituar nga FMN mbështetje nё shumёn prej 64 milion dollarë pёr reformimin e sektorit bankar dhe tё administratёs publike, veçanërisht pёr administrimin financiar, si dhe pёr fuqizimin e stabilitetit makro-ekonomik. 331

Nga ana e shpenzimeve, kursimeve në shpenzimet korrente, të lidhura me krizën humanitare të shkaktuara nga lufta e Kosovës ekspertët e FMN-së rekomandonin që qeveria duhet të mbajë objektivat e programit fiskal dhe monetar të vendosura më parë për vitin 1999 për të ruajtur një normë të fuqishme të rritjes, drejtorët theksuan rolin kritik dhe që mbështetja financiare duhet të vazhdojë në përmbushjen e shpenzimeve të krizës në Kosovë. Drejtorët gjithashtu theksuan se vigjilenca e madhe ishte e nevojshme për të siguruar që këto shqetësime të krijuara nga kriza e Kosovës nuk e dobësojnë qeverisjen. Qeveria duhet të vazhdojë të zbatojë programin e saj anti-korrupsion dhe reformat e nevojshme në gjyqësor, doganat dhe administratën publike. Episodi i skemave piramidale duhet të përfundojë sa më shpejt dhe të jetë sa më transparent. Së fundi, ata theksuan se është e rëndësishme që autoritetet të respektojnë standartet më të larta të transparencës në kontabilizimin e shpenzimeve dhe e financimit të lidhura me krizën e Kosovës.332 Megjithatë, dobësitë administrative janë vetëm një pjesë nga arsyet që shpjegojnë dallimin e madh midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj. Problemet e qeverisjes mbeten një pengesë serioze. Për shembull, duke e vendosur Shqipërinë në lagjen hije të Republikës së Kirgistanit, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjise. Nuk është e habitshme, në përgjithësi paefektshmëria në qeverisje dhe administrimin e të ardhurave, administrata arbitrare në dogana dhe departamentet e taksave ka qenë kohët e fundit e identifikuar nga një studim gjithëpërfshirës mbi barrierat e investimeve si një parandalues kryesor ndaj investimeve (të huaja) në vend. Kombinimi i, normave mesatare të taksave në kontekstin rajonal,

331

Austrian Development Agency, Referati pёr Shqipёrinё, ―Shqipëri plani 2007-2009‖, botuar nga Ministria Federale pёr Çёshtjet Evropiane dhe Ndёrkombёtare, Vjenë Austri, fq 18 332 IMF Executive Board Approves Albania's Second Annual Program under ESAF and Augmentation; Releases US$30 million Credit Tranche, News Brief No. 99/27, Washington: IMF, June 14, 1999

139

mbledhjen e të ardhurave të ulta, dhe ryshfet e larta, sigurisht që ndikojnë negativisht në ekonomi.333 Në qershor të vitit 1999, Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi një investim të dytë financiar vjetor prej 30 milion dollarësh amerikanë në mbështetje të programit të qeverisë shqiptare për vitin 1999/2000. Kriza e Kosovës në mars të vitit 1999 e gjeti ekonominë e Shqipërisë në një kthesë të sukseshme, në proçesin e rimëkëmbjes nga situata kaotike që la viti 1997 si pasojë e rënies së skemave piramidale dhe trazirave sociale. Pas rënies së produktit të brendshëm dhe rritjes së inflacionit deri në 47% në vitin 1997, u vu re një rritje ekonomike me 8% dhe rënie e inflacionit deri në 8.7% për vitin 1998, cila deri në mars të vitit 1999 shkoi në shifrën 2%.334

335

333

Jan-Peter Olters, Albania.s Informal Economy: An Impediment to Economic Development? IMF Resident Representative, p. 11 burimi online http://www.bankofalbania.org/web/pub/JanPeterOlters_240_1.pdf 334 Enhanced Structural Adjustment Facility Policy Framework Paper for 1999-2001, IMF and World Bank, 1999 http://www.imf.org/external/np/pfp/1999/albania/index.htm#II (parë më 01.07.2013). 335 Grafiku po aty, f. 9

140

Ky rikthim i rritjes ekonomike dhe uljes së inflacionit për Shqipërinë ishte një reflektim i anagazhimit të qeverisë shqiptare në përpjekje të forta e të konsoliduara fiskale, çka përfshinte komponentin e brendshëm të financuar të defiçitit me një pakësim deri në 6.4% të PBB-së në vitin 1998 nga 10.8% të PBB-së që ishte në vitin 1997, llogarinë aktuale të defiçitit të jashtëm me një rënie nga 12% të PBB-së për vitin 1997 në 6% për vitin 1998, dhe me një rritje të rezervave të huaja me 4.7 muaj të importeve në fund të vitit 1998. Reformat strukturore luajtën rol në progres gjithashtu.336 Në vitet 1998-2001 u kryen një sërë reformash ekonomike, siç ishin përsosja e sitemit fiskal dhe doganor, rifillimi i procesit të privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe fillimi i privatizimit të sektorëve strategjikë të ekonomisë. Vend kryesor në këtë drejtim zinin telekomunikacioni, sektori bankar dhe ai i minierave. Gjithashtu, u kryen investime të rëndësishme në infrastrukturë.337 Përsa i përket sektorit bankar, autoritetet shqiptare kishin përgatitur privatizimin e Bankës Kombëtare Tregtare dhe e kishin vendosur Bankën e Kursimeve nën kontraktimin e një qeverisjeje të huaj. Në sektorin e kompanive, një numër i caktuar prej 450 kompanish të mesme dhe të vogla ishin privatizuar dhe një në katër kompanitë e mbetura nën varësinë e Agjensisë së Ristrukturimit të Ndërmarrjeve iu dha një investitori të huaj. Ndërkohë, administratorët e huaj të firmave piramidale e përmbushën detyrën e tyre dhe ua dorëzuan atë homologëve lokalë. Pati gjithashtu progres edhe në në sektorin agrikulturor, proçesin e regjistrimit të tokës dhe konsolidimin e pronësisë ndaj saj. Për sa i përket administrimit të taksës, u hartua një kod i rishikuar për doganat dhe u fut një taksë e re për të ardhurat dhe përfitimet. Së fundmi, qeveria shqiptare filloi dhe implementimin e një strategjie anti-korrupsion.338 Kriza e Kosovës e vitit 1999, përbënte një kërcënim për qendrueshmërinë dhe stabilitetin makro-ekonomik të Shqipërisë. Që prej fillimit të fushatës së bombardimeve nga NATO, mbi 460,000 refugjatë kishin vërshuar në Shqipëri, duke e rritur popullsinë me 14%. Kjo ndikoi në infrastrukturën sociale dhe atë politike sikurse dhe tkurrjen e

336

Po aty. Valentina Duka, vep.e përmendur, fq. 376. 338 Po aty. 337

141

buxhetit dhe kapacitetin administrativ të qeverisë shqiptare, pa lënë pa përmendur edhe rrezikshmërinë në prishjen e rendit publik dhe tentativën për mos-respektim të ligjit.339 Pavarësisht kësaj, autoritetet shqiptare shprehën angazhim të vazhdueshëm për reformim dhe stabilizim të situatës. Me vështirësitë që po haste buxheti, u deklarua një ngrirje në investimin publik dhe një shtyrje e pagimit prej 10% të shërbimit civil të planifikuar për datën 1 prill. Situata u përmirësua vetëm kur komuniteti ndërkombëtar filloi të jepte garanci të sigurta për asistencë ndaj buxhetit. Stafi i FMN-së kishte parashikuar rritje ekonomike me 8% për vitin 1999, një rritje të përkohshme të çmimeve për produktet ushqimore si dhe zbritje të inflacionit në zero për muajin maj të vitit 1999. Kjo deri në ato momente nuk kishte ndodhur, por shpresohej se mund të lihej inflacioni të paktën nën objektivin e synuar 7% të autoriteteve shqiptare.340 Por edhe pa krizën e Kosovës, Shqipëria vazhdonte të haste probleme të mëdha në zhvillimin e saj. Pavarësisht rritjes së shpejtë në vitet e para të tranzicionit, produkti kombëtar për frymë ishte vetëm 800 $ amerikanë, viheshin re mangësi të thella strukturore ekonomike, infrastrukturë e dobët që vështirësonte dhe komunikimin në distancë, korrupsioni dhe krimi i ogranizuar përbënin një problem të spikatur dhe kapaciteti administrativ ishte i dobët, rregullat për proçesin e grumbullimit të taksave linin shumë për të dëshiruar dhe situata e sigurisë së brendshme dhe të jashtme vinte në mëdyshje besueshmërinë nga ana e investitorëve të huaj. Duke qenë se në vitin 1999 proçesi i tranzicionit ende nuk mund të quhej i përfunduar për rritjen e qëndrueshme ekonomike vazhdonte të mbetej një problem me rëndësi, mirëqeverisja dhe nevoja për përpjekje të vazhdueshme në reformën strukturore.341 Nga ana e përfaqësuesve të FMN-së pati disa sugjerime lidhur me hapat e mëtejshëm që qeveria shqiptare duhej të ndërmerrte sa i përket përmirësimit në vazhdim të situatës në vend si: 1) masa më intensifikuese në proçesin e grumbullimit të taksave, të ulta këto krahasuar me PBB-në, duke krijuar kështu hapësirë për qeverinë për të 339

IMF Concludes Article IV Consultation with Albania, Public Information Notice No. 99/51, qershor, 1999, http://www.imf.org/external/np/sec/pn/1999/pn9951.htm (parë më 01.07.2013). 340 Po aty. 341 Po aty.

142

shpenzuar në infrastrukturën e sektorit social, pa e vënë në kompromis proçesin konsolidues fiskal. Rritja e dëshiruar nga të ardhurat nga taksat do të kërkonte zbatim të plotë të kodit për detyrimet doganore dhe do të fuqizonte masat për shmangjen e mashtrimit, korrupsionit

dhe

kontrabandës si dhe do të mundësonte një zgjerim të bazës taksore kryesisht në sektorin agrikulturor. 2) U sugjerua të ruheshin standardet e larta të transparencës në llogaritjen e shpenzimeve dhe fondeve lidhur me krizën e Kosovës, u kërkua që fondet e marra nga donatorët ndërkombëtarë të ruheshin në një llogari më vete në Bankën e Kursimeve dhe transaksionet të bëheshin transparente për publikun e gjerë. 3) U synua më tej shkurtim në përqindjet e interesit, kjo në rast se inflacioni mbetej i ulët dhe kursi valutor i këmbimit i qendrueshëm. 4) Kërkohej gjithashtu edhe një nivel më i lartë supervizimi bankar, para se Banka e Shqipërisë të fillonte të përdorte instrumentët monetar indirekt më në tërësi. 5) Autoritetet duhej të vazhdonin të ruanin një sistem shkëmbimesh valutore më të orientuar nga tregu. 6) U sugjerua një finalizim më i shpejtë i shitjes së Bankës Tregtare Shqiptare, një proçes tashmë i filluar, si dhe u nxit përshpejtimi i planeve për privatizmin e Bankës së Kursimeve.342 Sipas FMN-së, duhej të bëhej kujdes që kriza e Kosovës të mos ndikonte në dobësimin e qeverisjes shqiptare si dhe u nxit reforma në sistemin gjyqësor, administratën publike dhe programin-antikorrupsion. U vlerësua se episodi i skemave piramidale pothuaj ishte drejt zgjidhjes përfundimtare dhe hapat progresive në vazhdim duhej të realizoheshin më me shpejtësi. Autoritetet ndërkombëtare do të ndihmonin ato shqiptare në realizimin e këtij plani dhe parashikoheshin edhe pengesa si rezultat i situatës në Kosovë, përfshirë këtu dobësimin e rritjeve në eksporte dhe zvogëlimin e investimit të huaj direkt. 342

Nevojitej edhe përmirësim i të dhënave statistikore për

Po aty.

143

ekonominë e Shqipërisë për të bërë të mundur një tablo më të qartë të zhvillimeve dhe progresit apo regresit të arritur në vazhdimësi.343 Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) përfundoi në 19 Janar 2000 rishikimin e parë të marrëveshjes së dytë vjetore për Uljen e Varfërisë dhe Rritjen Ekonomike (PRGF 1) për Shqipërinë. Si rezultat, Shqipëria do të jetë në gjendje të marrë (rreth 13.000.000 $ US) nga FMN. Në diskutimin e Bordit Ekzekutiv të shqyrtimit, Shigemitsu Sugisaki, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i FMN-së, bëri deklaratën e mëposhtme: "Autoritetet shqiptare janë për t'u përgëzuar për ruajtjen dhe stabilitetin makro-ekonomik pavarësisht nga sfidat e rënda që rezultojnë nga kriza e Kosovës. PBB vlerësohet të jetë rritur me 8 për qind në vitin 1999, inflacioni është afër zeros, dhe rezervat e jashtme janë në një nivel të rehatshëm. Këto rezultate të favorshme pasqyrojnë në masë të madhe ndjekjen e palëkundur të politikave të shëndosha makro-ekonomike nga ana e autoriteteve, reformat strukturore kanë vazhduar gjithashtu, me progresin e dukshëm në fushën e privatizimit në veçanti”344. Gjithashtu ai vë në dukje se autoritetet do të vazhdojnë të përballen me detyra sfiduese në zbatimin e reformave të rrënjosura thellë që kërkohen për të krijuar një ekonomi tregu plotësisht funksionale dhe për të siguruar rritjen e saj të shpejtë në afat të mesëm. Forcimi i qeverisjes, rendit dhe ligjit duhet të mbeten fokusi qendror i reformave. Në datën 9 qershor të vitit 2000 Bordi Ekzekutiv i FMN- së përfundoi rishikimin e dytë të marrëveshjes së dytë vjetore për Uljen e Varfërisë dhe Rritjen Ekonomike (PRGF 2) për Shqipërinë. Si rezultat, Shqipëria do të përfitonte deri (rreth 3 milion# US) nga FMN. Marrëveshja tre-vjeçare PRGF, e cila u miratua në maj 1998, arrin një shumë rreth 59.900.000 $ US nga të cilat Shqipëria ka tërhequr rreth 41.000.000 US $ deri në qershor vitit 2000. Stanley Fischer, zëvendëskryeministri i parë Drejtor Menaxhues dhe një nga anëtarët e Bordit Drejtues të shqyrtimit, bëri deklaratën e mëposhtme: "Autoritetet shqiptare kanë qenë të suksesshme në ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, 343

IMF Concludes Article IV Consultation with Albania, Public Information Notice No. 99/51, June, 1999, http://www.imf.org/external/np/sec/pn/1999/pn9951.htm (parë më 01.07.2013). 344 IMF Completes Albania Review and Approves US$13 Million Credit Tranche, News Brief No. 00/4 January 19, 2000, burimi online http://www.imf.org/external/np/sec/nb/2000/nb0004.htm

144

me PBB në rritje me rreth 7 për qind, inflacioni në afër zeros, dhe rezervat e jashtme në një nivel të rehatshëm. Këto rezultate të favorshme pasqyrojnë në masë të madhe ndjekjen e patundur të shëndoshë makro-ekonomik e autoriteteve politikat. Pavarësisht krizës në Kosovë në fillim të vitit 1999, reformat strukturore kanë vazhduar, dhe progres veçanërisht i dukshëm kohëve të fundit është arritur në privatizim.345 "Autoritetet janë të angazhuara

për të vazhduar për të zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse për

reduktimin e varfërisë nëpërmjet një procesi të hapur konsultativ", tha Fisher.346 Pra gadishmëria për të bashkëpunuar nga FMN por dhe qeveria shqiptare është e madhe, duket se të dyja përfitojnë. Raportet përsërisin njëra tjetrën pothuajse me të njëjtat rekomandime dhe terminologji në evidentimin e progresit por dhe ndihmës reale që FMN jep për të tejkaluar krizën. Në këtë periudhe mund të themi që marrëdhëniet FMNShqipëri ishin në kulmin e lulëzimit të tyre. Hapja e Shqipërisë, qasja drejt politikave perëndimore, anëtarësimi në organizata me shtrirje ndërkombëtare si FMN, OSBE, KE etj, përbënin një favorizim tejet të lartë për kulturën ekonomike shqiptare dhe problematikën e saj në thellësi, që prej ndryshimit të koncepteve e deri tek të ardhurat për individ dhe buxhet shtetëror. Faktori ndërkombëtar luajti rol kyç për orientimin e këtyre zhvillimeve dhe çka është më e rëndësishme, siguroi të ardhura në planin afatgjatë për to, duke ndihmuar realizmin e programeve reformuese me fonde, konsulencë dhe asistencë teknike. Proçesi reformues në Shqipëri ishte një proçes që do të realizohej me ndihmën e politikës shqiptare (duke patur këtu parasysh paqëndrueshmërinë dhe lëkundjet e vazhdueshme qeverisëse), vullnetin e lirë të individit për t‘u përshtatur me sfidën e re të ekonomisë së tregut por edhe të një dore rregullatore e cila më së miri dhe më një këndvështrim objektiv do t‘i mbikëqyrte gjërat nga jashtë. Roli i të huajve (referuar FMN-së në veçanti) në Shqipërinë e pas-komunizmit është i dukshëm dhe konsiderohet si një faktorë kyç në rimëkëmbjen dhe rritjen e perspektivave politike dhe ekonomike. Për

345

Stanley Fischer, First Deputy Managing Director, made the following statement, IMF Completes Albania PRGF Review and Approves US$3 Million Credit Tranche, News Brief No. 00/43 June 9, 2000 http://www.imf.org/external/np/sec/nb/2000/nb0043.htm 346 Po aty, shih online http://www.imf.org/external/np/sec/nb/2000/nb0043.htm

145

më tepër që suksesi i reformave ekonomike në Shqipëri, veçanërisht në vitet e para të tranzicionit, varej tërësisht nga qarkullimi i kapitalit të huaj dhe ekspertiza e tij. Për shkak të periudhës së gjatë të izolimit, Shqipëria nuk ka qenë pjesë e institucioneve ekonomike ndërkombëtare. Pas fillimit të reformave në fushën ekonomike me synim kalimin nga ekonomia e centralizuar socialiste drejt ekonomisë së lirë të tregut, Shqipëria kapërceu izolimin dhe ristrukturoi marrëdhënie të mira me organizatat ndërkombëtare dhe shtete e tjera. Këshilltarët e huaj dhe asistenca teknike kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm, por duhet patur parasysh se shpesh ata kanë pasur njohuri të pamjaftueshme mbi Shqipërinë.

146

3.3 Strategjia për pakësimin e varfërisë

Strategjia për Pakësimin e Varfërisë lindi si një ide e propozuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në vitin 1999. Kjo ishte edhe tentativa më e fundit e institucioneve ndërkombëtare, në kuadrin e strategjive për pakësimin e varfërisë, e ideuar me qëllim asistimin dhe orientimin ekonomik, social dhe politik të vendeve në nevojë, anëtare në këto organizata.

347

Të tjera iniciativa ka patur edhe më parë si:

Iniciativa për Vendet e Varfëra me Nivel të Lartë Borxhi, Strategjia për Asistimin e Vendeve Anëtare, Plani i Veprimit për Varfërinë etj. Kjo strategji është vlerësuar si mjet kyç për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, si edhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë, në realizimin e paketave të shumta të asistencës teknike, konsultave dhe hua-dhënies. Komunitete të mëdha, grupime njerëzish, vende me popullsi prej miliona banorësh, të trajtuara si njësi të përbashkëta analize janë marrë nën mbikëqyrje për të vlerësuar dhe kuptuar ―varfërinë‖, si dhe për të përcaktuar vijën kufitare ndarëse që dallon një vend me nivel të lartë varfërie nga një vend me nivel të mesëm apo të ulët. Për ta kuptuar më në thellësi formën dhe rëndësinë e strategjisë për pakësimin e varfërisë, në vazhdim do të jepet një përshkrim i konceptit të ―varfërisë‖ si një aspekt i rëndësishëm, prej së cilës mori nismë kjo iniciativë, që prej hedhjes së idesë nga ndërkombëtarët e deri tek përqasja kombëtare e shteteve që e mbështetën dhe u bënë pjesë në të, shoqëruar më pas me një renditje të përmbledhur e përqendruar të objektivave kryesore, deri në përmbylljen e një konkluzioni për proçesin e Strategjisë Kombëtare Shqiptare në tërësi. Përkufizimi i varfërisë shprehet shpesh në literatura të ndryshme si jetesa në pragun ― e një dollari në ditë ―

348

është një term që e gjen në të gjithë librat shkencorë

botërorë që flasin për çështjen, niveli ―një dollar në ditë" shpreh nivelin e varfërisë

347

348

The Poverty Reduction and Growth Facility (PRGF), Washington: IMF, July 31, 2009 shih burimin online http://www.imf.org/external/np/exr/facts/prgf.htm Michel Chossudovsky, vepër e përmendur, f. 29

147

ekstreme në llogaritjen e fenomenit, por në rang kombëtar dhe global po shëndrohet në cështje aritmetike kur vjen puna për tu evidentuar. Varfëria është një dukuri komplekse, që përfshin dimensione të ndryshme të deprivimit, ndër të cilat pamjaftueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve është vetëm njëra anë e shfaqjes. Varfëria është uri. Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh strehë, të jesh i sëmurë dhe të mos kesh mundësi të vizitohesh te mjeku; do të thotë të jesh i papunë dhe të mos kesh një të ardhme të sigurtë; varfëri do të thotë të jesh analfabet, të mos kesh mundësi për kushte shëndetësore dhe të të mungojnë shumë shërbime e mjete për jetën e përditshme.349 Është e vështirë të japësh një përkufizim përfundimtar për varfërinë, sepse ajo ndryshon nga një periudhë në tjetrën dhe nga një vend në tjetrin. Përveç kësaj, varfëria mund të matet dhe vlerësohet në mënyra të ndryshme. Duhet theksuar se ―Varfëria‖ në dokumentacionin fillestar të Strategjisë për Pakësimin e Varfërisë për Shqipërinë, përkufizohet si një problem shumë-dimensional, e pranuar dhe e njohur zyrtarisht vetëm pas vitit 1991. Por si është e shpërndarë konkretisht varfëria në Shqipëri? Sipas hartës zyrtare që na ofron INSTAT në studimin e saj në 2004 varfëria ka diferenca të mëdha midis prefekturave të vendit. Dibra është prefektura me numrin më të madh (42%) e ndjekur nga Kukësi (40%) dhe Lezha (37%). në anën tjetër Vlora (18%) dhe Gjirokastra (19%) kanë numrin më të vogël të të varfërve. Tirana gjithashtu është më poshtë se mesatarja prej rreth (23 %). Në nivel zonash, shkalla më e lartë e varfërisë është në Bulqizë, Has dhe Kukës, të tëra me vendodhje në verilindje të vendit, midis 59-41% të varfër. Por në nivele të komunave, zona me mbi 40% të varfër janë shumë më tepër se këto tre rrethe. Në të vërtetë 28 nga 36 rrethe kanë të paktën një bashki ku të varfërit janë mbi 40%. Nga këto në 13 rrethe është të paktën një bashki ku vlerësimet shkojnë në 57% të varfër e më shumë, edhe në rrethet më të mira (Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranë të varfërit variojnë midis 18-23%). Komunat kanë një koefiçent të varfërisë të estimuar prej 30-50%. 350 349

Kushtet E Jetesës Dhe Pabarazia Në Shqipëri (Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave 2001), Tiranë: INSTAT, 2004, f. 4 350 Hartat e varfërisë dhe Pabarazisë në Shqipëri = Poverty and Inequality mapping 2001-2021, Instituti I Statistikës, Tiranë: Instat, 2004, f. 13

148

Por si do të zhvillohej Strategjia konkretisht dhe si do të ndihmonte FMN. Për herë të parë u fut koncepti i ―pjesëmarrjes‖ dhe i të ―drejtës së pronësisë‖ që do të thotë se FMN dhe Banka Botërore nuk do të hartonin strategjinë për secilin vend përkatës, ato hodhën idenë fillestare për një orientim të tillë, por do të ishin qeveritë drejtuese në bashkëpunim me qeverisjen lokale, shoqërinë civile, dhe donatorët e partnerët e huaj ndërkombëtarë që do ta bënin të mundur këtë. Pra, autoritetet qendrore qeverisëse do të ishin pjesëmarrësit kyç në hartimin e strategjisë dhe do të gëzonin të drejtën e plotë të pronësisë dhe përgjegjësisë ndaj saj. Kjo do të shërbente edhe si një princip udhëzues, për shkak se janë autoritetet vendase, në këndvështrimin e ndërkombëtarëve, i njohin më në thellësi problematikat për vendet e tyre, dhe një strategji e ideuar nga autoritet e të jashtme, nuk do të mund të ndihmonte në thellësi, për më tepër që nuk do të mund të ishte as edhe e një dimensioni përgjithësues për shkak të ndryshimeve, dallimeve dhe larmishmërisë që ekziston mes vendeve. Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore do të jepnin sugjerime për përpilimin dhe formësimin e kornizës së strategjisë në parim.351 Strategjia Kombëtare për Zhvillimin Social-Ekonomik për Shqipërinë për vitet 2002-2004 e miratuar në nëntor të vitit 2001 është dokumenti bazë i politikave afatmesme dhe afat-gjata për Shqipërinë. Dokumenti i parë u përgatit në vitin 2001 nën emërtimin ―Strategjia për Rritjen Ekonomike dhe Pakësimin e Varfërisë (GPRS/Growth and Poverty Reduction Strategy).352 Ky dokumentacion mundëson një analizë të periudhës së tranzicionit, dinamikat, mundësitë dhe dobësitë e kësaj periudhe. Sektorët prioritar mbeteshin shëndetësia, edukimi, infrastruktura, përmirësimi i qeverisjes (sidomos lufta ndaj korrupsionit), administratës publike dhe asaj fiskale, reforma në sistemin e drejtësisë, rritja ekonomike, mbështetja sociale dhe qendrueshmëria makroekonomike. Ndër objektivat kyç të përcaktuara ishin rritja e PBB-së me 22-25% (për vitin

351

Palash Kamruzzaman, Poverty Reduction Strategy Papers and the Rhetoric of Participation, tek Development in Practice, 19:1, 2009, fq. 61-71. 352 World Bank Document, Raport No. 24189-Alb, Memorandum Of The President Of The Internat'ional Development Association To The Executive Directors On A Country Assistance Strategy Of The World Bank Group For Albania , May 28, 2002 Burimi Online http://lnweb90.worldbank.org/caw/cawdoclib.nsf/0/56A12134B0F2403285256E3F005A8C8A/$file/24189. pdf

149

2002-2004), pakësimi i numrit të të varfërve me qëllim uljen e varfërisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve lidhur me të, përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, energji elektrike, kanalizime dhe rritje e aksesit të të varfërve në këto shërbime, pakësimi i përqindjeve të larta të vdekshmërisë së foshnjeve të posalindura dhe atyre në barkun e nënës, rritja e numrit të regjistrimeve në arsimin e ulët dhe atë të mesëm.353 Përpjekjet e shumta për ta vënë në zbatim këtë strategji gjatë vitit 2002, për ta zgjeruar atë në një sërë fushash dhe sektorësh me qëllim rritjen e pjesëmarrrjes, e shndërruan gradualisht në një Strategji Kombëtare për Zhvillimin Social-Ekonomik (NSSED/National Strategy for Socio-Economic Development). Me fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, përmbajtja e kësaj strategjie ndryshoi në atë të një dokumentacioni kyç për çuarjen e vendit drejt integrimit europian. Dokumentacioni për Zhvillimin Kombëtar Socialo-Ekonomik si një kombinim i axhendave kryesore të qeverisë për pakësimin e varfërisë, për garantimin e një rritjeje të qendrueshme ekonomike, për përmbushjen e sfidave të mijëvjeçarit dhe për integrimin në strukturat e NATO-s, BE-së dhe rajonit. Në konsulencë me faktorin ndërkombëtar, ishte hapi i parë i ndërmarrrë nga qeveria shqiptare, në mbështetje të zhvillimit të perspektivës së vendit me një plan afat-gjatë strategjik. Drafti u përgatit nën drejtimin e kryeministrit, në një proçes intensiv bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeverisëse, lokale, shoqërisë civile dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. . Bazuar në të dhënat zyrtare statistikore (1998 Living Conditions Survey (LCS) realizuar nga INSTAT: MICS 2000 Survey realizuar nga INSTAT me mbështetjen e UNICEF; 2001 Qualitative Poverty Assessment in Albania realizuar në 10 qarqe me mbështetjen e Bankës Botërore), referuar situatës së vitit 2001, rezultatet tregojnë se:

29,6% e shqiptarëve konsideroheshin të varfër, ndërkohë që gjysma e tyre jetonin kategorinë e varfërisë ekstreme; në terma absolutë, 46,6% e shqiptarëve ishin nën vijën kufitare të varfërisë së shpenzimit të 2$ dollarëve amerikanë për frymë në ditë, ndërkohë që 17,4% nën vijën kufitare të varfërisë për shpenzimin e 1$ dollarë amerikanë për frymë në ditë; një në tre familje haste probleme me cilësinë 353

National Strategy for Socio-Economic Development: Medium-term Program of the Albanian Government: Groëth and Poverty Reduction Strategy: GPRS 2002-2004, Nov.2001, Tiranë, Nëntor 2001, fq. XI-XIII http://planipolis.iiep.unesco.org/upload/Albania/PRSP/Albania%20PRSP.pdf (parë më 25.06.2013)

150

e ulët të strehimit, ka patur probleme serioze me furnizmin me ujë të pijshëm, kanalizime, rrugë (rurale dhe urbane); pothuaj 1 në 7 fëmijë nën moshën 5 vjeç (14%) vuante nga kequshqyerja, kjo ka sjellë edhe rritjen e lartë të numrit të vdekjeve për fëmijët nën 5-vjeç e konsideruar edhe si më e larta e rajonit si dhe të foshnjave në barkun e nënës; analfabetizmi gjithashtu kishte pësuar rritje (vetëm 88% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç në atë kohë dinte të shkruante dhe të lexonte; duke shtuar këtu dhe mungesën e të ardhurave, 75% e familjeve të varfëra përjetonin probleme të forta sociale.354 Vihej re se varfëria ishte më e përhapur në familjet e mëdha me shumë fëmijë, dhe me pjesëtarë të moshuar. Për sa i përket nivelit të edukimit më shumë se 1/3 e të varfërve kishin nivel minimal fillestar edukimi dhe 1/5 e tyre edukimin elementar. Gratë e veja ose që jetojnë vetëm me fëmijët e tyre kishin një shkallë më të lartë rreziku për të jetuar nën nivelin e varfërisë. Treguesit e varfërisë në zonat rurale, në krahasim me ato urbane, ishin pothuajse dy herë më të larta për çdo nivel arsimimi, me përjashtim të personave me arsim të lartë, për të cilët niveli i varfërisë është i barabartë. Më shumë se gjysma e familjeve në të cilat kryetari i familjes është i papunë, janë të varfëra. Pensionistët përbëjnë rreth 20% të personave të varfër.355 Strategjia për pakësimin e varfërisë trajton dhe një çështje tjetër të rëndësishme, atë të nivelit të lartë të të papunësuarve veçanërisht tek moshat e reja dhe gratë. Kjo si rezultat i shkallës së lartë të përdorimit, shpërndarjes jo-efikase dhe mbylljes së një sërë ndërrmarrjeve industriale si dhe paralizimit të jetës ekonomike në vitet e para të tranzicionit, shoqëruar kështu me një papunësi masive në zonat urbane. Kjo përbënte problem sidomos në qendrat industriale të vendit, ku u mbyllën fabrikat ekzistuese, për shkak të përqendrimit të madh të aktivitetit ekonomik në to.356 Sikurse është përmendur edhe në kapitujt më sipër, në dekadën e parë të viteve 1990, Shqipëria ishte përpjekur t‘i jepte hov fillimit të proçesit të tranzicionit, me të gjithë pengesat dhe vështirësitë e hasura. Kështu që viti 2001, viti i themelimit të strategjisë për pakësimin e varfërisë, do ta gjente atë krejt ndryshe nga një dekadë më parë, në kulmin e një sërë proçesesh reformuese tranzitive dhe me një sistem të tjetërsuar 354

Po aty, fq. XIV. National Strategy for Socio-Economic Development: Medium-term Program of the Albanian Government: Groëth and Poverty Reduction Strategy, vepër e përmendur, , fq. XIII. 356 Po aty, fq. XIII-XIV. 355

151

socialo-ekonomik. Sektori privat zinte pothuaj 75% të PBB-së, proçesi i liberalizmit të çmimeve pothuajse ishte plotësuar, qarkullimi i lirë i kapitalit gjithashtu ishte liberalizuar në shkallë të gjerë, si dhe vihej re progres i konsiderueshëm në liberalizimin e tregtisë, jokufizim sasior mbi importet dhe pothuaj asnjë kufizim mbi eksportet, si dhe përqindjet e çmimeve/tarifave në vazhdimësi kishin pësuar rënie. Por, pavarësisht kësaj, Shqipëria ende edhe në fillimin e viteve 2000 nuk kishte dalë nga tranzicioni. Për këtë arsye ishte i nevojshëm konsolidimi i mëtejshëm i këtyre ndryshimeve dhe reformave të filluara si dhe përfundimi me sukses dhe superimi i proçesit të tranzicionit. Ekzistonte ende nevoja për ndryshim dhe përmirësim. Në planin afat-gjatë synimet e strategjisë për pakësimin e varfërisë ishin edhe të një dimensioni më gjithëpërfshirës. Për këtë arsye, objektivat më të rëndësishme mbeteshin këto: Plotësimi i proçesit të privatizmit të ndërmarrjeve industriale, shërbimeve publike dhe institucioneve finanicare, të cilat në fillim të viteve 2000 vazhdonin të ishin nën pronësinë e shtetit; konsolidimi i reformave në sistemin bankar dhe themelimi i kapitalit të tregu; thellimi i institucionalizimit të tregut, duke përfshirë konsolidimin e të drejtës së pronësisë, promovimin e konkurencës, mbrojtjen ndaj konsumatorit; thellimin e reformave dhe modernizimin e institucioneve shtetërore sipas standardeve të shoqërisë demokratike dhe një ekonomi më e orientuar drejt tregut.357 Objektivat konkrete në planin afatgjatë ishin ato për një zhvillim të rëndësishëm e të qëndrueshëm: Rritja e PBB-së me 2 ose 3 herë më shumë në 10-15 vitet në vazhdim, ruajtja e qëndrueshmërisë së shkëmbimit monetar, modernizimi i produktit, stimulimi në veçanti i shërbimeve IT (teknologjia e informacionit), rritja e prodhimit bujqësor, arritja cilësore e përmirësimit të infrastrukturës (veçanërisht shërbimet bazë për popullsinë), arritja e një përmirësimi cilësor të shërbimit edukativ dhe atij shëndetësor dhe rritja e grupeve më pak të disavantazhuara për këto shërbime si dhe përmirësimi i kushteve mjedisore, dhe ngushtimi i hendekut të disbalancave rajonale.358 Një tjetër çështje prioritare ishte Integrimi në Bashkimin Europian, çka do të përbënte dhe një shtysë të mëtejshme drejt realizmit të objektivave të mësipërme. Kjo do të realizohej përmes bashkëpunimit dhe integrimit më të madh rajonal të vendit. Fillimi i negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian 357

Albania Poverty Assessment, Document of the World Bank, Report Number 26213-A, November 5, 2003.p. XX 358 National Strategy for Socio-Economic Development, vepër e përmendur, f. .fq. 4.

152

konsiderohej si një hap i madh në kursin e proçesit integrues. Kjo do të sillte dhe një përqasje të legjislacionit shqiptar me atë europian, përmirësimin e respektimit të të drejtave të njeriut dhe zbatimin e parimeve demokratike. Qeveria dhe grupet e tjera me kontribut në këtë strategji duhej të ishin të kujdesshme në monitorimin e zbatimit të proçesit dhe duhej të merrnin masa për zbatimin dhe ndryshimin e objektivave çdo vit.359 Të tjerë sektorë prioritarë ishin ai i furnizimit me ujë të pijshëm, energjia elektrike dhe telekomunikacioni. Masat prioritare në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm konsistonin në investimet për përmirësimin dhe zgjerimin e sistemit të ujësjellësit dhe cilësisë së ujit, rehabilitimin e rrjeteve kanalizuese, mbulimin e kostove përmes menaxhimit më të mirë të shërbimit të rregullimit të tarifave dhe matjes me kujdes të konsumimit të ujit, pakësimin e lidhjeve joligjore, përmirësimin e pagesës, decentralizmin e investimeve, proçesin e vendimmarrjes si dhe kontrollimin e tij prej autoriteteve qendrore. Transferimi i pronësisë së infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizime nga qeverisja qendrore tek ajo lokale ishte një tjetër objektiv në planin afatgjatë.360 Përsa i përket sektorit të energjisë, Shqipëria është një vend me një potencial të lartë hidroenergjitik. Deri në vitin 2000 ishte vlerësuar se vetëm 35% e burimeve ishin vënë në përdorim pa përmendur burimet e naftës, gazit dhe qymyrit. Ndryshimet strukturore në ekonomi kishin sjellë pasoja të rëndësishme për konsumin e energjisë, ndërkohë që kishte patur rënie të dukshme të prodhimit të gazit dhe qymyrit, shoqëruar edhe me rritje të konsumit të popullsisë. Nevojat e vendit për energji mbuloheshin pothuajse tërësisht nga burimet ujore, gjë që e bënte atë të varuar nga kushtet atmosferike dhe ato ujore. Furnizimi i konsumatorit me energji vazhdonte të ishte një përgjegjësi e qeverisë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), e themeluar në vitin 1993 ishte një kompani shtetërore dhe ekzistonte synimi për ta privatizuar atë. Çmimet e energjisë elektrike kontrolloheshin nga shteti, por çmimet për burimet alternative të energjisë ishin tërësisht të liberalizuara.361

359

Po aty, , fq. XVIII-XX. Po aty, fq. XIV-XX. 361 Po aty, fq. 81. 360

153

Kështu, qeveria synonte të merrte masat e duhura për të përmirësuar sa më shpejt cilësinë dhe sasinë e furnizimit të konsumatorit me energji. Masat paraprake do të ishin ristukturimi i sektorit, ndarja e produktit nga transmetimi dhe shpërndarja, përgatitja e sektorit për privatizimin, rritja e kapacitetit të energjisë, inkurajimi i sektorit privat dhe lidhja e rrjetit elektrik të Shqipërisë me rrjetet Europiane dhe ato të Ballkanit. Përsa i përket telekomunikacionit, infrastruktura globale e informacionit e bazuar në informacionin dhe teknologjitë e telekomunikacionit, me përdorimin e fibrave optikë dhe komunikimeve satelitore, krijonin kushte për shërbimin në shkallë të lartë të shërbimeve të reja në fushën e administrimit publik, tregtisë, bankave, tregjeve finanicare, edukimit në distancë dhe kujdesit shëndetësor. Shërbimet e trashëguara të telekomunikacionit në Shqipëri ishin të pamjaftueshme për përshtatjen dhe përputhjen në atë çka ofronte ky realitet i ri. Telekomunikacioni dhe shërbimi postar u ndanë në vitin 1992, duke rezultuar në themelimin e kompanisë Albtelekom, në pronësi të shtetit. Në bazën e një Master Plani të zhvillimit të këtij sektori me mbështetjen financiare të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe donatorëve ndërkombëtarë, telekomunikacioni përbënte një subjekt të një proçesi të rëndësishëm ndryshimesh, i cili do të çonte në përmbushjen e nevojave të popullsisë dhe bizneseve. E gjithë kjo nënkuptonte masa paraprake dhe objektiva për liberalizmin e sektorit, miratimin e një legjislacioni për rregullimin e aktiviteteve të tij, futjen dhe zhvillimin e internetit, themelimin e një autoriteti të pavarur rregullator si dhe përfshirjen e stimuluar të sektorit privat të kësaj industrie.362 Strategjia Kombëtare për zhvillimin social-ekonomik është edhe dokumenti themeltar në bazë të të cilit do të ndërtoheshin dokumente të tjerë në vazhdim për vitin 2004-2007, 2005-2008, 2007-2013, në varësi të zhvillimeve dhe ndryshimeve që do të pasonin me kalimin e kohës. Për ta ndjekur dhe vënë në zbatim këtë strategji do të angazhoheshin përfaqësues të zgjedhur nga qeveria dhe qeverisja lokale, shoqëria civile, grupet e biznesit, dhe partnerët ndërkombëtarë. Pranë çdo ministrie u ngritën njësi monitorimi ndërkohë që disa ministri tashmë i kishin këto njësi të ngritura si pjesë e strukturave të tyre. Strukturat e 362

Po aty, fq. 82.

154

shoqërisë civile gjithashtu do të luanin një rol kyç në proçesin e monitorimit dhe vlerësimit të objektivave dhe realizimeve të strategjisë. Një rol të rëndësishëm do të luante dhe INSTAT me mundësimin e të dhënave statistikore. Menjëherë pas përftimit të të dhënave, institucionet qendrore dhe lokale shtetërore, shoqëria civile, sektori privat dhe donator të huaj si dhe media, do të ishin ato që do të bënin të mundur shpërndarjen dhe transmetimin në publik.363 Me qëllim ruajtjen e transparencës dhe besueshmërisë së rezultateve monitoruese dhe të vlerësimit, qeveria do të kërkonte përfshirjen e agjensive të specializuara dhe të pavaruara për përmbushjen e vlerësimeve dhe studimeve të monitoruara. Ajo do të vinte në dispozicion burimet e saj njerëzore dhe materiale për të ngritur dhe për të bërë të vlefshëm dhe funksional këtë sistem. Kjo strategji më shumë se sa një ―kornizë objektivash, sektorësh prioritar dhe masash paraprake‖, është konsideruar ―një instrument për arritjen e një niveli më të lartë zhvillimi‖. Përmbushja e objektivave të saj është konsideruar një eksperincë por edhe njëkohësisht një sfidë për vendin. Konsultime të njëpasnjëshme dhe të shpeshta janë zhvilluar me autoritete të qeverisjes lokale për përforcimin e të dhënave, sugjerimeve, dhe zgjidhjeve të përshtatshme për pakësimin e varfërisë, konsultime edhe me grupet e bizneseve si dhe një mbështetje e fuqishme nga partnerët ndërkombëtarë, duke ofruar këshilla dhe sugjerime në faza të ndryshme të këtij proçesi, shoqëruar edhe me mbështetjen financiare. Strategjia kombëtare për pakësimin e varfërisë u ideua dhe vlerësua nga institucionet me rëndësi themelore ndërkombëtare financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, si një zgjidhje për të ndihmuar vendet anëtare në nevojë për t‘u vet-drejtuar, me një metodë planifikuese afat-mesme e afat-gjatë, që do t‘i shërbente mirëfunksionimit transparent ekonomiko-socialo-politik, duke ligjëruar, publikuar dhe bërë sa më transparente jetën aktive të një shteti, në rang drejtuesish apo qytetarësh të thjeshtë. Sipas një tjetër dokumenti të Bankës Botërore, Shqipëria ka patur një performancë ekonomike të lartë, duke u rritur me 7 % çdo vit, në periudhën 2000- 2003. Inflacioni ka 363

Po aty, fq. 135.

155

qënë në kuotat e 4%, eksportet dhe importet janë rritur dhe defiçiti fiskal financiar vendas i përmirësuar ndjeshëm. Disa reforma strukturore janë ndërmarrë në 5 vitet e fundit duke përfshirë sektorin bankar, reformën e tokës dhe privatizimet. Gati të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë privatizuar dhe një progres i madh është bërë në privatizimin e sektorëve të mëdhenj strategjikë si telekomunikacioni. Gjithashtu rregullimi ligjor është përforcuar në vitet e fundit. 364 Në faqen e internetit të FMN-së gjenden të publikuara raportet për Shqipërinë që nga dokumenti themeltar i vitit 2002 deri tek Strategjia për vitin 2007-2013. Programet janë shoqëruar me raporte, komente dhe analiza të stafeve përkatëse të FMN-së me mision në Shqipëri, mbi atë çka është arritur nga programet pararendëse, shoqëruar me programet e reja të planifikuara nga autoritetet qeveritare vendase për t‘u realizuar në vitet në vazhdim. Këto raporte mundësojnë një këndvështrim objektiv të realitetit në Shqipëri, ato pasqyrojnë iniciativat e qeverisë shqiptare ndër vite, objektivat e synuara dhe një tablo përmbledhëse të asaj çka është realizuar.

364

Document of the World Bank, Albania Poverty Assessment, Report No. 26213-Alb, november 5, 2003, p. XII

156

3.4 Objektivat dhe arritjet e Strategjisë për pakësimin e varfërisë

Më datë 12 qershor 2006 Republika e Shqipërisë nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian, e cila do te hynte në fuqi pas ratifikimit nga Kuvendi i Shqipërisë dhe parlamentet e Shteteve Anëtare. Marrëveshja ka për qëllim të afrojë Shqipërinë me BE duke parashikuar të drejta dhe detyrime reciproke dhe duke krijuar mekanizma për bashkëpunim në fushat me interes të përbashkët, duke pasur si qëllim final anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë zbatimit të MSA, Republika e Shqipërisë duhet të provojë jo vetëm se ndan të njëjtat vlera me BE por edhe se disponon kapacitetet e nevojshme për vënien në jetë të detyrimeve të rëna dakord me Marrëveshjen. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit reflekton drejtimet kryesore të "Kritereve të Kopenhagenit" për anëtarësimin e një vendi aspirant në Bashkimin Evropian: 

demokracia dhe shteti i së drejtës, përfshirë edhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare;



krijimi i një ekonomie tregu funksionale, të aftë për të përballuar trysninë konkurruese;



adoptimi i acquis communautaire në të drejtën e brendshme dhe zbatimi i saj nëpërmjet strukturave të duhura administrative dhe gjyqësore 365 Procesi i ratifikimit u krye në më pak se 3 vjet dhe u finalizua me ratifikimin e

marrëveshjes nga parlamenti Grek ne 15 Janar 2009, duke i hapur kështu rrugën Shqipërisë drejt aplikimit në BE për marrjen e statusit të vendit kandidat. Këto zhvillime do të ishin të rëndësishme për shqipërinë dhe shqiptarët për vetë faktin e rrjedhës që do të merrte vendi dhe politikave europiane që do të ndërmerrte për tu afruar sa më shumë me vendet e BE. Borxhi I brendshëm gjatë vitit 2007 ishte sa 63% e prodhimit të brendshëm bruto, nga 67.9% që ishte në fund të vitit 2006, ndërsa broxhi i jashtëm parashikohej të

365

Shih burimin Online (Marrëveshja e Stabilizim Asocimit) http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/st08164.06_en.pdf

157

arrinte në 37% të prodhimit të brendshëm bruto , nga 32.1 % që ishte në fund të vitit 2006. Por mendimi zyrtar I Fondit Monetar Ndërkombëtar ka qënë se ende Shqipëria ende nuk ka arritur një kapacitet të mjaftueshëm për të administruar borxhin e jashtëm, të tillë që të lejonte emëtimin eparashikuar të një sasie të madhe të bonove të thesarit në euro. Ka deklaruar kështu Ann-Marget Westin përfaqësues e zyrës së përhershme të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë.

366

Gjithsesi që nga fillimi I tranzicionit viti

2007, ka treguar një stabilitet makroekonomik tashmë të rrënjosur mirëdhe disa vite me një rritje ekonomike të lartë jo inflacioniste, por janë ende të nevojshme reforma strukturore të mëtejshme për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të tërhequr investime të huaja direkte. 367 Më 20 Mars të vitit 2008, autoritetet shqiptare prezantuan edhe strategjinë më të fundit të tyre ―Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim‖ (National Strategy for Development and Integration/NSDI) për vitin 2007-2013.368 Kjo strategji është pasuese e strategjisë së vitit 2002 prezantuar Bordit Ekzekutiv të FMN-së nga qeveria shqiptare. Në gusht të vitit 2008 Stafi i Bashkuar Këshillimor (Joint Advisory Staf) i FMN-së publikoi një raport sugjerues dhe këshillues lidhur me këtë program.

Në program

parashtrohen objektivat edhe sfidat e reja për qeverinë shqiptare që nga viti 2007 e deri në vitin 2013 dhe arritjet, si rezultat i masave të marra.369 Prioritetet strategjikë të shpalosura në këtë program janë angazhimi drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO (pranimi i Shqipërisë në NATO u arrit në vitin 2009), demokratizimi i shoqërisë, konsolidimi i shtetit ligjor, si dhe arritja e një zhvillimi të shpejtë e të qëndrueshëm ekonomik dhe social. E bazuar në 36 sektorë dhe strategji të ndërthura me njëra-tjetrën, ajo u planifikua të integrohej në një Program AfatMesëm Buxhetor tre vjeçar i cili do të identifikonte politikën e objektivave si hapa të ndërmjetëm në arritjen e qëllimeve të strategjisë.370 366

Revista Monitor nr. 299, ― Shqipëria 100 million Borxh FMN-së, nga Genc Kondi, 31 Tetor 2007, f. 21 Po aty, 368 ShihStrategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013, burimi online http://www.dap.gov.al/images/Arkiva/SKZHI_2007-2013.pdf 369 Joint Advisory Note on Albania’s National Strategy for Devevlopment and Integration (Poverty Reduction Strategy Paper), IMF and the International Development Association (IDA), mars 2008, fq. 2. http://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08270.pdf (parë më 27.06.2013). 370 Shih burimin online http://www.dap.gov.al/images/Arkiva/SKZHI_2007-2013.pdf 367

158

Në analizën e Fondit Monetar ndërkombëtar është vlerësuar se prej vitit 2002 deri në vitin 2008 janë arritur të përmbushen një sërë objektivash. Është vlerësuar se megjithëse problemet energjitike kanë qenë ekzistente në vazhdimësi, ka patur rritje ekonomike si pasojë e politikave lehtësuese në sektorin kyç të infrastrukturës ekonomike, si rezultat i rritjes së investimit privat dhe publik, si dhe rënie dhe pakësim të dukshëm të varfërisë, veçanërisht ndërmjet viteve 2002-2005. Por, paralelisht me këto raporti i FMNsë thekson se ka ende nevojë për përmirësim në sektorin e administrimit publik dhe qeverisjes. Për më tepër, shpenzimet në shëndetësi dhe edukim janë rritur në mënyrë të skajshme ndërkohë që regjistrimi në nivelin e mesëm të edukimit ka shfaqur progres të limituar.371 Nga ana tjetër, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë një sërë rekomandimesh lidhur me pika të tjera orientimi rreth të cilave qeveria shqiptare duhej të fokusohej tek administrimi më i qëndrueshëm dhe solid publik, mbështetur në një sistem të mirëmenaxhuar ligjor të shërbimit civil, si dhe një vlerësim më të paanshëm mbi rezultatet e politikave decentralizuese në efiçencën dhe barazinë e shpërndarjes së shërbimeve në nivel lokal.372 Përsa i përket progresit në pakësimin e varfërisë është sugjeruar përqendrim në thellimin e axhendës së përfshirjes sociale. Në bazë të vlerësimeve të bëra prej studimeve të Matësit të Standardit të Jetesës në vitin 2005 treguesi ka shfaqur rënie nga 25% në 18.5% për vitet 2002-2005, si dhe ka treguar se hendeku ndërmjet të pasurit dhe të varfërit është ngushtuar dhe pabarazia ka pësuar një rritje modeste. Rritja ekonomike dhe migracioni (i jashtëm dhe i brendshëm) kanë dhënë gjithashtu një ndikim në pakësimin e varfërisë.373 Megjithatë ende ekziston hendeku mes zonave rurale dhe atyre urbane, i zgjeruar në terma absolutë dhe relativë, kjo sepse fermat kanë patur prodhimtari të ulët dhe sepse programi i mëparshëm për mbështetjen ndaj të ardhurave ka qenë më së shumti i fokusuar

371

Joint Advisory Note on Albania’s National Strategy for Devevlopment and Integratio, vepër e përmendur , fq.1. 372 Po aty, fq. 2. 373 Po aty, fq. 2.

159

në pakësimin e varfërisë.374 Për këtë arsye, raporti i FMN sugjeron një angazhim më të lartë në rritjen e të ardhurave rurale dhe një projektim më të kujdesshëm e të detajuar të programeve përfshirëse sociale me qëllim përshpejtimin e pakësimit të varfërisë në zonat rurale. Është vënë theksi gjithashtu edhe mbi rreziqet që mund të shfaqen si pasojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore dhe të konsumit të energjisë elektrike pothuajse në nivelin e çmimeve botërore, fakt që përbën problem kryesisht për shtresat e varfëra të popullsisë.375 Përsa i përket nivelit të monitorimit të varfërisë nga ana e qeverisë, vihet në dukje nevoja për njohuri dhe informacion më të thellë rreth tregut të punës dhe kushteve të varfërisë, të cilat deri në vitin 2008, kanë qenë të pamjaftueshme për vendimmarrjen politike. Për të arritur këtë, është kërkuar dhe një angazhim më i madh i INSTAT, si një institucion i sigurimit dhe vlerësimit të të dhënave si dhe miratim, financim dhe zbatim i një masterplani nga ana e qeverisë për realizimin e të dhënave statistikore.376 Një tjetër aspekt i rëndësishëm për strategjinë e zhvillimit dhe integrimit është edhe çështja e punësimit për të cilën është hartuar ―Strategjia Sektoriale e Punësimit 2007-2013‖ nga Ministria e Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Strategjia synon përmirësimin e sistemit të punësimit dhe shërbimit të formimit profesional. Qeveria synon zbatimin e një reforme tërësore që do të ndihmojë sektorin e punësimit në nivele europiane dhe atë të edukimit në vazhdimësi që prej nivelit parashkollor e deri tek ai universitar. Ndër të tjera synohej edhe që shpenzimet publike për edukimin dhe formimin për vitin 2009 të ishin parësore për buxhetin e shtetit duke arritur në një nivel prej 5% te PBB-së.377 Për sa i përket politikave makro-ekonomike, me përjashtim të thatësirës dhe mungesës së mjaftueshme të prodhimit të brendshëm me energji elektrike, performanca makroekonomike e Shqipërisë për vitin 2007 është konsideruar e fortë dhe ruajtja e

374

Albanian Poverty Assessment, Document of the World Bank, Report No 26213-A, November 5, 2003. f. XII 375 Joint Advisory Note on Albania’s National Strategy for Devevlopment and Integratio, vepër e përmendur, fq. 2. 376 Strategjia Sektoriale E Punesimit 2007 – 2013, Ministria E Punës, Çeshtjeve Sociale Dhe Shanseve Te Barabarta, Tirane:2007 burimi online http://dsdc.gov.al/dsdc/pub/strategjia_punesim_162_1.pdf 377 PO aty,

160

qëndrueshmërisë së kursit monetar të këmbimit në linjë të drejtë me qëllimin fillestar kryesor të strategjisë kombëtare për zhvillimin social-ekonomik.378 Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar ka patur rritje ekonomike të lartë në nivelin e 6%, përmbajtje të inflacionit edhe pse mbi objektivin e synuar 2-4% si dhe rënie të huamarrjes së brendshme neto deri në 1.8% të PBB-së (për vitin 2007) dhe proçesi privatizues ka ndihmuar në financimin e investimit publik si dhe pakësimin pjesor të borxhit publik deri në 54% të PBB-së, krahasuar me 57 % në vitin 2005. Ka patur rritje të vazhdueshme të sektorit privat dhe ai bankar është shfaqur i gatshëm për një konkurencë më të lartë dhe pronësinë e huaj. Me qëllim që të shmangen rreziqet për tregun bankar janë ndërmarrë masa të kujdesshme dhe hapa mbikëqyrës, për të siguruar dhe ruajtur qëndrueshmërinë financiare.379 Për sa i përket sektorit të burimeve publike, dhe klimës së biznesit, Fondi Monetar vlerëson në raport se përpjekjet e autoriteteve vendase shqiptare për modernizmin e planit strategjik të menaxhimit të investimit publik janë të rëndësishme për vendin por ka ende shumë për të bërë për transparencën dhe efiçencën e përdorimit të burimeve publike. Është hedhur ideja për një sistem të kompjuterizuar të thesarit duke mundësuar transparencën më të madhe në favor të informimit publik si dhe nevojën për të fuqizuar më tej kapacitetin institucional të vlerësimit dhe prioritarizimit të projekteve të investimit publik. Është shtruar nevoja për një administratë publike dhe shërbim civil më profesional duke tërhequr dhe përthithur më shumë staf cilësor dhe të kualifikuar.380 Edhe në sektorin e klimës së biznesit, reformat kanë treguar përmirësim dhe progres të dukshëm. Por vihet në qendër të vëmendjes nevoja për shkurtimin e kohës së nevojshme për hapjen e një biznesi që nga regjistrimi, taksimi, doganat, leja e ndërtimit, ndërtimi etj. FMN ka vlerësuar se vënia e theksit mbi këto qëndrime do të shërbente si një nxitës i konkurencës në treg dhe sigurues i të drejtës së pronësisë dhe investimeve të brendshme dhe të huaja.

378

Joint Advisory Note on Albania’s .....vepër http://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08270.pdf 379 Po aty, fq. 3. 380 Po aty, fq. 4.

e përmendur, fq. 3.

Burimi

online

161

Përsa i përket sektorit energjitik, raporti i FMN-së i referohet krizës energjitike të vitit 2006, e cila solli shkurtime të shumta në energjinë elektrike, gjë që ndikoi negativisht jo vetëm në familjet por edhe bizneset shqiptare, duke nxjerrë në pah edhe problemaktikën e kostove fiskale. Raporti e vlerëson strategjinë shqiptare për një prodhim të brendshëm të energjisë elektrike duke shmangur kështu varësinë e lartë në burimet ujore si dhe privatizimin e sektorit si një plan tejet ambicioz për vitin 2013. Ishte parashikuar privatizmi pjesor deri në vitin 2008. Ndër të tjera, raporti paralajmëron për një rrezik të dobësimit të KESH si pasojë e proçesit privatizues, dhe thekson se për qeverinë lind nevoja e ruajtjes së një përqasjeje efikase të planifikimit dhe kontraktimit të investimit privat në këtë sektor, gjë që do të mundësonte dhe uljen e kostos së shpenzimit në Shqipëri, duke minimizuar kështu detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore të buxhetit shterëror ose të KESH. Shtrohet nevoja gjithashtu për një bashkëpunim më të ngushtë mes donatorëve dhe aksionerëve të brendshëm.381 Në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar vlerësohet prioriteti që i jepet infrastrukturës, por paralajmëron se duhet bërë kujdes me kostot që kërkon investimi për transportin në planin afatgjatë, duke shmangur rreziqet e devijimit të politikës makroekonomike. Paralelisht me këtë është sugjeruar dhe investim në sektorin hekurudhor, për shkak të të mirave dhe përfitimeve sociale dhe ekonomike që sektori hekurudhor sjell.382 Në dy dekadat që prej anëtarësimit të saj në strukturën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Shqipëria ka kaluar një fazë të gjatë dhe të gjerë transformimi. Shqipëria ka pësuar një sërë ndryshimesh si rrjedhojë e proçeseve të shumta refomuese dhe padyshim ekziston nevojë e theksuar për reforma e ndryshime të tjera. Politika e jashtme e shtetit shqiptar është realizuar përmes pjesëmarrjes aktive dhe mbështetjes në organizatat e huaja ndërkombëtare dhe rajonale. E anëtarësuar në NATO që prej vitit 2009, e përfshirë edhe në proçesin e liberalizimit të vizave, një sfidë në vazhdim për të mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian. Bashkëpunimi me vendet dhe institucionet Euro-Atlantike e ka ndihmuar Shqipërinë të fuqizojë proçeset dhe strukturat e saj

381 382

Po aty, fq. 5-6. Joint Advisory Note on Albania‘s .....vepër e përmendur, fq. 6.

162

demokratike si dhe të zbatojë reformat e saj të brendshme, të nevojshme për një demokraci të fortë dhe funksionale. Shtypi i kohës do të ishte skeptik për ndihmën e FMN-së dhe do të aludonte herë pas here se qeveria shqiptare ka hyrë në borxhe të mëdha financiare me FMN-në. Revista Monitor e 31 Tetor 2007 në hapësirën financiare do të shprehej se Shqipëria i ka 100 milion dollarë Borxh FMN-së383, borxh i cili duhet shlyer deri në vitin 2017, në këtë artikull theksohet se ky vit është i mbarë dhe detyrimi vjetor ishte 3.7 million dollarë amerikanë, por viti 2008 do të jetë një sprovë për shqipërinë sepse ajo do paguajë një deturim prej 16 million dollarësh, shumë e cila do të ulet progresivisht deri në shlyerje totale të saj. 384 Shqipëria e pas-tranzicionit, në vazhdimësi ka synuar demokratizimin e vendit, liberalizimin e tregut, privatizmin në shkallë të gjerë dhe stimulimin e pronës private, thellimin e njëpasnjëshëm të proçeseve reformuese për rimëkëmbjen dhe konsolidimin e jetës ekonomike dhe sociale në vend. Ruajtja e inflacionit në shifra normale dhe moslejimi i rritjes së e tij e ka klasifikuar Shqipërinë në listën e vendeve me të ardhura të mesme. Politikat e saj për vitin 2009 u fokusuan drejt qëndrueshmërisë makroekonomike, rritjes së ekonomisë në tërësi dhe zhvillimit dhe çuarjes më tej të axhendës së politikave strukturore. Me krizën në Greqi priteshin edhe një sërë devijimesh për shkak të të ardhurave nga remitancat e emigrantëve të kthyer masivisht në atdhe si dhe në eksporte dhe kufizime në financimin e jashtëm për shkak të krizës globale. Ndërsa në vitin 2002, varfëria në Shqipëri shënonte 25.4%, pas një rënie të vazhdueshme deri në vitin 2008 (12.4%) ajo pësoi rritje në vitin 2012 në 14.3%. Po në vitin 2012, varfëria ekstreme u rrit në 2.2% nga1.2% që ishte në vititn 2008. Me gjithë progresin që Shqipëria ka shënuar në rënien e varfërisë, tendencat e fundit ekonomike si edhe pasojat e krizës globale financiare janë ato që kanë çuar në rritjen e varfërisë. Ajo çka është interesante të nënvizohet është fakti që rritja e varfërisë, në dallim nga më parë, ka një karakter urban. Varfëria në zonat urbane sipas LSMS u rrit nga 10.1% in 2008 në 13.6% në 2012, ndërsa varfëria rurale u rrit nga 14.6% në 15.3%. Si rrjedhojë, 383

Revista Monitor, ―Shqipëria 100 milion dollarë borxh FMN-së‖ përgatitur Genc Kondi, 31 Tetor 2007, f. 21 384 Po aty,

163

demografia e të varfërve është normale që të ketë ndryshuar si pasojë e rritjes së popullsisë urbane që ka rënë në varfëri.385 Për sa i përket strategjisë për vitet 2007-2013, analiza e Fondit Monetar Ndërkombëtar përcakton si pikat më të forta nivelin më të lartë të përgjegjëshmërisë nga ana e qeverisë për zbatimin e objektivave të strategjisë, përfshirjen më të madhe të shoqërisë civile në zbatimin e politikave publike, diagnozë më e mirë për pakësimin e varfërisë, plane më ambicioze për monitorimin e efektivitetit në tërësi të shpenzimeve publike për Shqipërinë, heqja e barrierave për zhvillimin e sektorit privat, decentralizimi, si dhe reforma në sistemin gjyqësor. Është mirëpritur gjithashtu edhe përfshirja e Parlamentit në proçesin e konsultimeve.386

385

Analiza e Treguesve Sociale Sipas Qarqeve, ANEKS III/2. f. 6 Shih Burimin Online http://ëëë.parlament.al/ëeb/pub/aneks_treguesit_sociale_16986_1.pdf 386 Joint Advisory Note on Albania’s National Strategy..., vepër e përmendur, fq. 2.

164

KAPITULLI IV

LARGIMI I FMN-SE DHE QËNDRIMI I QEVERISË SHQIPTARE

4.1 Rekomandimet e FMN në misionin e fundit 2005-2008

Kryesisht ne raportet e 2005

Fondi

Ndërkombëtar

Monetar (FMN)

lavdëruar

ka

vazhdimisht

autoritetet e Shqipërisë për arritjen dhe ruajtjen e një mjedisi të ulët të inflacionit dhe për ruajtjen e vlerës së jashtme të lekut. Megjithatë, në vend të "duke

reflektuar

besimit‖,

një

rritjen

e

numër

vëzhguesish e kanë konsideruar fuqinë e monedhes vendase se është në kundërshtim me bazën e ngushtë të prodhimit vendas, defiçitet e larta të saj tregtare, dhe investimet hezituese të huaja direkte. Në vend të kësaj, ata e kanë parë lekun si të "mbivlerësuar", duke rrezikuar ose një korrigjim të papritur të kursit të këmbimit apo në rast prirja e tanishme vazhdon, një rënie graduale në konkurrencën ndërkombëtare. Nëse konfirmohet, pasiguria e një norme "tepër" të paqëndrueshme të këmbimit nominal ose kostot shtesë përballohen nga bizneset si rezultat i një mbivleresimi "artificialisht" të monedhës do të dëmtoje investimet.

387

Pra

387

Article IV Consultation, Fifth Review ―Under the Poverty Reduction and Growth Facility, Request for Extension of the Arrangement, and Financing Assurances Review- -Staff , Country Report No. 05/89; Public Information Notice and Press Release on, the Executive Board Discussion; and Statement by the Executive Director for Albania,‖ IMF, 2005,

165

ashtu si tregon dhe tabela e cila është marrë nga INSTAT Banka e Shqipërise ka qenë në gjendje të marrë masat e duhura për të stabilizuar çmimet.388 Gjatë muajit tetor stafi i FMN-së, i kryesuar nga Z. Istvan Szekely, shefi i ri i misionit për Shqipërinë viziton Tiranën zyrtare. Qëllimi i vizitës ishte për të diskutuar me autoritetet rezultatet fiskale të 2005 dhe buxhetin e vitit 2006 , dhe për të arritur marrëveshje të gjerë mbi parametrat kryesorë fiskalë për vitin e ardhshëm. Prioritetet e përgjithshme të një marrëveshjeje të mundshme të ardhshme midis FMN-së dhe qeverisë së Shqipërisë në nëntor u prekën gjithashtu, në veçanti reforma e sektorit financiar, administrimi i të ardhurave, menaxhimi i borxhit publik dhe reforma të tjera. Misioni u takua me Kryeministrin, Ministrat e Ekonomisë dhe Financave, Bankën Qendrore së Shqipërisë, këshilltarë të Kryeministrit dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë, përfaqësues të donatorëve dhe komunitetit diplomatik, si dhe përfaqësues të sektorit privat. Përfaqësuesit e FMN dhe qeveria ishin dakord mbi parametrat kryesorë të buxhetit të vitit 2006 dhe me supozimet themelore makro-ekonomike dhe fiskale të politikave.389 Në veçanti, ka pasur marrëveshje mbi parimet e një platforme fiskale konservative dhe mbi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm fiskal, duke përfshirë zbatimin e një programi ambicioz të reformave administrative tatimore, bazuar në raportin e asistencës teknike të përgatitur nga Departamenti i Çështjeve Fiskale të FMN-së ne fillim të vitit. Marrëveshja e ardhshme 3-vjeçare parashikohet do të ketë shqyrtime të rregullta gjatë qëndrimit të programit. Në mënyrë të veçantë, rishikimi i parë do të zhvillohet në gjashtë muaj. Varësisht nga rezultati i këtij shqyrtimi, masa të tjera të politikave fiskale dhe buxhetore do të mund të mendohet më pas nga autoritetet në konsultim me stafin e FMN-së.390 Kriza e parë reale midis qeverisë shqiptare dhe FMN-së nis në vitin 1996 kur FMN e këshillon qeverinë shqiptare dhe Presidentin e asaj kohe Sali Berishtën të mbyllte kompanitë piramidale që po informalizonin ekonominë. Sali Berisha i cili do të rikthehej

388

Jan-Peter Olters “is inflation too low in Albania? Macroeconomic foundations and Socio-economic development, 2005, f. 136 389 Banka e Shqiperise ― Deklarata per shtyp mbi viziten e stafit te FMN-se pergjate 17-21 tetorit 2005‖, data e publikimit 21-10-2005, http://www.bankofalbania.org/web/PRESS_RELEASE_3783_2.php?kc=0,41,8,8,0 390 Po aty, shih burimin online, http://www.bankofalbania.org/web/PRESS_RELEASE_3783_2.php?kc=0,41,8,8,0

166

në pushtet ne zgjedhjet e vitit 2005 si Kryeministër do të ndiqte politikën e tij të mëparshme ndaj FMN-së e të cilën nuk e konsideronte më të nevojshme për realitetin shqiptar, dy vjet pasi u kthye në pushtet ai rinisi luftën ndaj asaj që e kishte quajtur përgjegjëse për krizën e vitit 1997. Vitet më të padëshiruara ishin midis 2006 dhe deri në largimin e saj në 2009 ku nuk u nënshkrua më një marrëveshje e re dhe FMN u largua përfundimisht. FMN ve në dukje në raportin e Gusht 2008 se është bërë përparim i mirë në arritjen e një sërë objektivave të mëparshme, por rezultatet nuk u arritën në disa fusha të tjera. Nga njëra anë, rritja ekonomike është ruajtur pavarësisht krizës energjitike, rezultat i politikave që kanë për qëllim lehtësimin e mjedisit për investime private dhe zgjerimin e investimeve publike në ekonomitë kyçe infrastrukturën. Paralelisht, varfëria është ulur ndjeshëm në mes të 2002 dhe 2005. Qeveria gjithashtu bëri disa përparime në zbatimin e Planifikimit të Integruar si një mënyrë për të modernizuar proceset e planifikimit dhe të burimeve strategjike të alokimit dhe të konsolidimit ne lidhjet midis PBA dhe buxhetit vjetor. Megjithatë, rezultatet në qeverisje dhe forcimin e administratës publike lënë hapësirë për përmirësim. Për më tepër, shpenzimet për shëndetësinë dhe arsimin janë rritur vetëm pak si përqindje e shpenzimeve të përgjithshme publike, ndërsa regjistrimi në arsimin e mesëm ka treguar progres të kufizuar. 391 Pas progresit të ndjeshëm në uljen e varfërisë, më shumë theks në thellimin e axhendës së përfshirjes sociale është e garantuar. Vlerësimi më i fundit dhe i plotë për varfërinë duke përdorur Hulumtimin për matjen e Standardit të Jetesës të vitit 2005 tregojnë se shkalla e varfërisë ka rënë nga 25 për qind në 18.5 për qind në mes të 2002 dhe 2005, hendeku midis zonave më të pasura dhe më të varfra nuk pranohet, dhe pabarazia u rrit vetëm në mënyrë modeste. Rritja e qëndrueshme dhe migrimi (të dy të brendshëm dhe të jashtëm) kanë pasur ndikimin më të fortë në reduktimin e varfërisë. Megjithatë, hendeku midis zonave urbane dhe rurale është rritur në vlera absolute dhe relative, pjesërisht për shkak se fermat familjare kanë produktivitet të ulët dhe programi i mbështetjes së të ardhurave (Ndhima Ekonomike) ka pasur vetëm një ndikim modest në

391

,Albania: Poverty Reduction Strategy Paper—Joint Staff Advisory, IMF Country Report No. 08/270

Note, Washington, D.C., August 2008, f. 1

167

uljen e varfërisë. Për këtë arsye, një angazhim më të madh në rritjen e të ardhurave rurale dhe dizajnin më efektiv të programeve të përfshirjes sociale është e nevojshme për të përshpejtuar uljen e varfërisë në zonat rurale. 392 Pavarësisht nga një thatësirë dhe përçarje të prodhimit të brendshëm të energjisë elektrike, performanca makro-ekonomike e Shqipërisë ka mbetur e fortë në vitin 2007, Rritja ekonomike është mbajtur lart rreth 6% . Inflacioni u përmbahet, edhe pse presioneve të veçanta me kosto për të shtyrë normën e inflacionit përkohësisht mbi varg 2-4 për qind të synuar. Korniza fiskale synon në qeveri të vogël, por efikase dhe të mbajtur një ekuilibër mes reduktimit të borxhit publik dhe mbështetjen e prioriteteve të zhvillimit. Në vitin 2007, huamarrja e brendshme neto ishte e kufizuar në 1.8 për qind të PBB; dhe të ardhurat e privatizimit janë përdorur pjesërisht për të financuar investimet publike dhe pjesërisht për të reduktuar borxhin, pra raporti i borxhit publik në rënie në 54 për qind të PBB, nga 57 për qind në vitin 2005. Kredia për sektorin privat ka vazhduar të rritet shumë shpejt.; dhe sektori bankar ka hapur dyert e konkurrencës më të madhe dhe me pronësi të huaj. Autoritetet i dinë rreziqet dhe janë duke marrë veprime të kujdesshme dhe mbikëqyrëse për të siguruar se stabiliteti financiar është ruajtur.393 Giulio Tremonti Ministri I Ekonomise dhe I Financës dhe Guvernatori I FMN-së për Italinë, por duke folur dhe në llogari të Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Maltës, Portugalisë, San Marino, dhe Timorin-Lindor në raportin e hartuar për këto vende në Tetor 2008 thekson rolin e rëndësishëm që FMN ka luajtur në stabilizimin e ekonomisë shqiptare. Ai shkruan si më poshtë ‖Politika makro-ekonomike të shëndosha dhe strukturore, të mbështetur nga programet e Fondit, kanë hedhur themelet për progresin mbresëlënës të bërë nga ekonomia shqiptare gjatë dekadës së fundit. Rritja e PBB-së për frymë në terma të dollarit të SHBA-së është dyfishuar. Inflacioni ka rënë drejt mesatares evropiane. Rritja është parashikuar të mbetet e fortë në vitin aktual dhe, po aq e rëndësishme, është me bazë të gjerë. Tregtia optimiste është duke ndjekur diversifikimin e eksportit në të dy tregjet dhe produktet. Rritja e kredisë, të identifikuar si një rrezik të madh në të kaluarën, është frenuar disi, por mbetet relativisht e fortë. Shumica e zgjerimit të defiçitit të 392 393

Po aty, Po aty, f. 3

168

llogarisë korente në vitin 2007 reflektuar faktorët e përkohshme dhe hendeku pritet të bjerë nën 5 për qind të PBB-së në periudhën afatmesme‖394 Gjithashtu ai argumenton se shtrëngimi i politikës monetare në kohë, plotësohet me masa të përshtatshme rregullatore, ishte vendimtar për të arritur stabilizimin makroekonomik. Në anën fiskale, zbatuan

reformat e taksave nga ana e ofertës,pati

përmirësime të mëdha në administratën tatimore të cilat kontribuan në forcimin e financave publike, rritjen e raportit të ardhurave ndaj PBB-së, dhe uljen e borxhit publik. Buxheti i vitit 2008 përcakton një tavan defiçit prej 5.2 për qind të PBB-së që nuk gjenerojnë një impuls fiskal; ky boshllëk duhet të bjerë në 3.0 përqind në vitin 2009. Rezervat e paparashikuara të konsiderueshme rreth 1.5 për qind të PBB-së janë në vend për të mbrojtur rezultatin e buxhetit 2008. Autoritetet janë të gatshme, në konsultim me Fondin, për të ndërmarrë veprime të mëtejshme duhet që objektivi i defiçitit fiskal të jetë në rrezik, 395 Më 23 shtator 2008 përfaqësuesit e FMN-së në Shqipëri Gerwin Bell Shef I misionit dhe Ann-Margret Westin Përfaqësuese e Përhershme dalin me një deklaratë e cila paraqet përfundimet e misionit të FMN-së pas prezences së tyre në Shqipëri nga data 17-23 shtator për të diskutuar me autoritetet zbatimin e buxhetit të 2008, buxhetin e 2009, politikat e sektorit monetar dhe financiar dhe progresin në reformat strukturore, kryesisht në privatizimin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë. Ata rekomandojnë që formalizimi i ekonomisë në Shqipëri është një qëllim i rëndësishëm. Megjithatë kjo nuk duhet bërë duke u mbështetetur në masa administrative që janë barrë dhe shtojnë mundësinë për abuzivizëm dhe korrupsion. Përkundrazi, masa që nxisin vetë-deklarimin janë të nevojshme. ―Në këtë kontekst ne këshillojmë kundër uljes së normës së kontributit të sigurimeve shoqërore. Hapësira fiskale duhet të ruhet për të financuar një reformë

394

Statement by the Honorable Giulio Tremonti , Minister of Economy and Finance, and Governor of the IMF for Italy , Speaking on behalf of Albania, Greece, Italy, Malta,Portugal, San Marino, and Timor-Leste, International Monetary and Financial Committee, Washington, D.C., October 11, 2008 , p. 4 395 Po aty,

169

pensioni që do të përmirësonte lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve, duke ofruar kështu nxitjen e nevojshme për vetëzbatim‖.396 Ashtu si do ta shohim dhe analizojmë në cështjen e ardhshme marrëveshja trevjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk u rinovua në vitin 2009 sepse sipas pikpamjes që qeverisë shqiptare ekonomia ishte mjaftueshëm e stabilizuar për të funksionuar pa qënë e nevojshme që të vazhdonte monitorimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sidoqoftë, Kriza ekonomike botërore e vitit 2009 mund ta bëjë të nevojshme mbështetjen e mëtejshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë

396

International Monetary Fund resident mission in albania , FMN diskuton me qeverinë për buxhetin e 2009 dhe situatën e trazuar financiare botërore, Gerwin Bell shef i misionit dhe Ann-Margret Ëestin përfaqësuese e përhershme, Tiranë, 23 shtator 2008, faqe 1-2

170

4.2 Largimi i FMN-së dhe Qëndrimi i Qeverisë shqiptare

Bordi i FMN miratoi rishikimin e fundit të programit trevjeçar për Shqipërinë dhe lëshoi këstin e fundit që llogaritet të jetë 3.6 milionë USD nga 24.5 milione USD të programuar. Në mbledhjen e tij në 28 Janar FMN përgëzoi arritjet e Shqipërisë në kuadër të programit, respektimin e politikave ekonomike dhe përparimin që kishte bërë në reformat strukturore. Këto kanë kontribuar për ruajtjen në nivel të lartë të rritjes ekonomike dhe mbajtjes se inflacionit në nivele të ulëta. FMN mirëpriti përforcimin e administrimit të të ardhurave, përafrimin e afatit të privatizimit dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.397 Përfaqësuesja e Përhershme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Shqipëri, Ann-Margret Westin, bëri deklaratën e mëposhtme në Tiranë me 26 Shtator: “Nëse autoritetet shqiptare janë të interesuara, FMN-ja është gati për diskutuar një program të ri‖.398 Duket hapur që FMN-ja dëshironte të ndihmonte Shqiërinë me marrëveshje dhe kredi të reja, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për qeverinë shqiptare. Ky program do të përqëndrohej në ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, por do të përmbante më pak kushte për reformat strukturore dhe ndoshta akses për financime nga FMN. Kjo mund të ketë formën e një marrëveshjeje të rregullt ose paraprake të gatishmërisë (Stand-By Arrangement). Kërkesa për një marrëveshje të re vjen nga autoritetet e një vendi anëtar të FMN-së. Kjo mund të diskutohet më tej me qeverinë gjatë mbledhjeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore programuar që të zhvillohen në Uashington në mes të tetorit, si dhe gjatë misionit të fundit të rishikimit të FMN-së që pritet të vizitojë Tiranën në fillim të nëntorit. ―Së fundmi, Shqipëria do të vazhdojë të ketë askes në asistencën teknike të FMN-së dhe do të ndërmarrë konsultimet vjetore të Artikullit IV në përfundim të programit, siç veprohet me të gjitha vendet anëtare të FMN-së.‖399

397

Gerwin Bell, Mission Chief & Ann-Margret Westin, Resident Representative Concluding Statement of the IMF Mission for Albania, Tirana, November 11, 2008 398 Njoftim Shtypi Nr. 08/231 Fondi Monetar Ndërkombëtar , 2 tetor 2008, Uashington, D.C. 20431 SHBA, 399 Po aty,

171

Fondi Monetar Ndërkombëtar, tashmë në fund të misionit të tij në Shqipëri, u ka lënë një mori porosish dhe rekomandimesh përfaqësuesve të qeverisë shqiptare. Krerët më të lartë të këtij organizmi, pasi kanë zyrtarizuar largimin e tyre nga Shqipëria, pas përfundimit të misionit të gjatë të FMN-së në vendin tonë, kërkuan më shumë garanci nga qeveria shqiptare se si ajo do t‘i administrojë financat publike të shqiptarëve. Ndër rekomandimet që qeveria shqiptare duhet të ketë parasysh, FMN-ja ka nënvizuar shpenzimet e buxhetit dhe privatizimin e OSSH-së. Fondi Monetar Ndërkombëtar i këshilloi qeverisë që të përpunojë një strategji dhe një reformë më nxitëse për pensionet. ―Më shumë se udhëzimet duhen reforma tërësore‖, - deklaroi shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell. Përfaqësuesi i FMN-së këshilloi gjithashtu që të mos aplikohet ulja e sigurimeve shoqërore deri në masën 5 për qind, e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm. FMN-ja i rekomandoi qeverisë të mbajë një pozicion fiskal më të shtrënguar dhe të bëjë rishikim të plotë të buxhetit. Vëmendje dhe kujdes nga ana e qeverisë FMN-ja kërkoi edhe në lidhje me shpenzimet e shumta qeveritare, duke porositur që të bëhet gjithmonë një pasqyrë transparente dhe publike se si janë bërë shpenzimet. FMN-ja largohet në një vit delikat për Shqipërinë, kur priten të zhvillohen zgjedhjet elektorale, të cilat mbartin me vete edhe rreziqe financiare, siç janë defiçiti i lartë apo rënia e të ardhurave fiskale. Lidhur me këtë situatë përfaqësuesit e FMN-së kanë dhënë porosi të qartë edhe për Bankën e Shqipërisë, duke i tërhequr vëmendjen kësaj të fundit sidomos në marrjen e masave lidhur me situatën financiare ndërkombëtare. 400 Në 11 Nëntor, 2008 Misioni i FMN-së për Shqipërinë del me një deklaratë e cila paraqet përfundimin e misionit të FMN-së që vizitoi Shqipërinë në 29 tetor - 11 nëntor 2008, për të diskutuar me autoritetet rishikimin e gjashtë dhe të fundit të marrëveshjes PRGF/EFF. Ata parashikojnë një përkeqësim të mprehtë të prespektivës së rritjes ekonomike botërore që tashmë ka filluar dhe rekomandojnë që është e rëndësishme që politikbërësit shqiptarë të forcojnë më tej themelet ekonomike. Integrimi i kufizuar i Shqipërisë në tregjet botërore në këtë situatë siguron një mbrojtje të rëndësishme, por ekonomia nuk është e paprekshme: rritja e eksporteve pritet që të ngadalësohet nga 400

Po aty

172

nivelet e larta të kohëve të fundit, dërgesat e emigrantëve mund të ndikohen dhe investitorët mund të rivlerësojnë rreziqet. Natyrisht, qeveria nuk mund të ndikojë në ngjarjet e jashtme botërore, por mundet dhe duhet të ndërmarrë hapa shtesë për të rritur besimin në vend, pasi në klimën aktuale politikat është më mirë të jenë më të matura se ç‘duhet. Kjo do t‘i mundësonte Shqipërisë t‘a kalonte furtunën e këtyre kohëve të turbullta dhe përsëri të regjistronte një rritje ekonomike domethënëse midis 3.5 dhe 4 përqind në vitin 2009, me një inflacion të ulët dhe me një pozicion të përmirësuar të llogarisë korrente.401 Për vitin 2008, misioni këshillon një rishpërndarje të shpejtë të shpenzimeve për të siguruar që sektorëve prioritarë po i kushtohet rëndësia e nevojshme dhe njëkohësisht që defiçiti të kufizohet në 5.2 përqind i PBB-së. Në të ardhmen, misioni rekomandon që të ruhet defiçiti në vitin 2009 nën 4 përqind të PBB-së. Sipas tyre ky konsolidim i pozicionit fiskal do të forcojë besimin, do të rrisë qëndrueshmërinë e borxhit dhe do të kufizojë ngushtimin e aksesit në kredi të sektorit privat. Projekt-buxheti—së bashku me një rritje të pritshme të tarifës më shumicë të energjisë së KESH-it dhe shtyrjen e parashikuar të uljes së normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për në 1 maj 2009—është në përputhje me këtë synim. Përveç domosdoshmërisë makro-ekonomike, misioni do të rekomandonte që çdo ulje në normat e sigurimeve shoqërore, të presë një reformë të gjerë të pensioneve, që do të forconte lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve dhe do të jepte shtysa të rëndësishme për vetëzbatim. Kjo do të ndihmonte luftën kundër informalitetit dhe do t‘i lejonte autoritetet që të mbështeten më pak në rregulloret administrative penguese që aktualisht krijojnë hapësirat të konsiderueshme për interpretim dhe korrupsion. Pas përfundimit të programit të FMN-së, i nxit autoritetet që të angazhohen për zbatimin e një rregulli fiskal të qartë për të ankoruar politikat buxhetore, si p.sh. një kufi të përshtatshëm për shpenzimet, defiçitin ose borxhin publik.402 Më 10-17 tetor 2008, një delegacion i Bankës së Shqipërisë, të kryesuar nga Guvernatori, Z. Ardian Fullani, edhe Guvernatori i Shqipërisë në Fondin Monetar 401

International Monetary Fund Resident Mission In Albania ―Deklarata E Misionit Të FMN-Së Për Shqipërinë” Tiranë, 11 Nëntor, 2008, Faqe 1 402 Po Aty, Faqe 1-2

173

Ndërkombëtar, morën pjesë në takimet vjetore të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore, mbajtur në Uashington DC, SHBA. Mbledhjet vjetor të FMN-së dhe të Grupit të Bankës Botërore u zhvilluan në formën e një forumi të hapur, i cili kishte në fokus të tij gjendjen financiare të ekonomisë globale, pasojat e saj mbi vendet anëtare dhe tejkalimi i tyre. Mbledhjet e Guvernatorit Fullani për qëllim prezantimi zyrtar të lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, progresin e bërë gjatë vitit të kaluar dhe për fushat ku përmirësimi dhe reformat janë të nevojshme më tej. Ministri i Financave, zoti Ridvan Bode, ishte i pranishëm në disa prej këtyre takimeve. 403 Përveç takimeve me përfaqësues të FMN-së dhe Bankës Botërore, zoti Fullani u takua me zyrtarë të lartë të bankave qendrore, më specifikisht me guvernatorët e bankave qendrore të rajonit, Znj Barbro Ëickman-Parak, Zëvendësguvernatori i të Sveriges riksbank, përfaqësuesit e vendeve të tjera nga Italia, Izraeli, Belgjika, Kanada, etj Me ftesë të Guvernatorit të Bankës së Kanadasë, z Mark Carney, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Z. Ardian Fullani, kishte një zyrtar takim në Bankën e Kanadasë më 15 tetor, 2008. Në qendër të këtyre takimeve ishin çështjet aktuale që karakterizojnë tregjet financiare, masat e ndërmarra nga vendet e ndryshme në fushat ku u ofrua asistenca. 404 Fondi Monetar Ndërkombëtar i këshilloi qeverisë që të përpunojë një strategji dhe një reformë më nxitëse për pensionet. ―Më shumë se udhëzimet duhen reforma tërësore‖, - deklaroi shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë, Gervin Bell. Përfaqësuesi i FMN-së këshilloi gjithashtu që të mos aplikohet ulja e sigurimeve shoqërore deri në masën 5 për qind, e parashikuar nga qeveria për vitin e ardhshëm. FMN-ja i rekomandoi qeverisë të mbajë një pozicion fiskal më të shtrënguar dhe të bëjë rishikim të plotë të buxhetit. Vëmendje dhe kujdes nga ana e qeverisë FMN-ja kërkoi edhe në lidhje me shpenzimet e shumta qeveritare, duke porositur që të bëhet gjithmonë një pasqyrë transparente dhe publike se si janë bërë shpenzimet. FMN-ja largohet në një vit delikat për Shqipërinë, kur priten të zhvillohen zgjedhjet elektorale, të cilat mbartin me vete edhe rreziqe financiare, siç janë deficiti i lartë apo rënia e të ardhurave fiskale. Lidhur me këtë situatë përfaqësuesit e FMN-së dhënë porosi të qarta edhe për Bankën e Shqipërisë, duke i

403 404

Economic bulletin, Bank of Albania News over October-December, volume 11, number 4, 2008, p. 119 Po aty, f. 119

174

tërhequr vëmendjen kësaj të fundit sidomos në marrjen e masave lidhur me situatën financiare ndërkombëtare. Qeveria shqiptare duhet të punonte fort për: Privatizimet - Fondi Monetar, megjithëse konstatoi përmirësime në punën e KESH-it, theksoi se ―ky sektor mbetet ende larg objektivave‖. Sa i përket KESH-it, FMN-ja shprehej se ky institucion duhet të tregohet i kujdesshëm dhe të respektojë limitet për importet. Gjithashtu vlerësohet edhe ecurinë e procesit të privatizimeve në sektorin e energjisë elektrike, duke theksuar faktin se shoqëria e re e Operatorit të Shpërndarjes, OSSH, ka përmirësuar arkëtimet dhe humbjet, ndërsa rekomandoi drejtuesit e KESH-it të respektojnë limitet për importin në mënyrë që të mos ketë ndikim negativ në buxhetin e shtetit. 405 Korniza Makro-ekonomike - Duhet të mbahet rritja e shpejtë, stabilitetit i çmimeve, dhe remitancat e vazhdueshme të mëdha, gjithashtu janë përmirësuar dukshëm kushtet socil-ekonomike dhe vendi ka bërë progres drejt Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit. Makroekonomik. Stabiliteti është ruajtur dhe inflacioni është ndër më të ulëtat në rajon. 406 Investimet - Drejtorët vërejtur se, me fitimet e efikasitetit nga procesi i tranzicionit ka të ngjarë të venitet gradualisht, duke ruajtur një rritje të fortë si një vend me të ardhura mesatare gjithnjë e më shumë do të varet nga përmirësimet në të dy cilësi dhe infrastrukturës institucionale. Kjo do të ndihmojë për të tërhequr investimet e huaja direkte dhe për të përmirësuar produktivitetin. Në këtë drejtim, Drejtorët konsiderohet se iniciativat e kaluara, si procedurë one-stop liçencimit të biznesit, ka qenë efektive, dhe inkurajoi autoritetet për të nisur reforma të mëtejshme të biznesit miqësore. Përveç kësaj, ata inkurajuan autoritetet për të përmirësuar qeverisjen, forcimin e sistemit gjyqësor, dhe luftuar korrupsionin.407 Gjatë vitit 2009 qeveria shqiptare kishte parashikuar të investonte edhe 30 miliardë lekë për përfundimin e autostradës Durrës-Kukës. Ministri i Financave, Ridvan 405

IMF Country Report No. 08/267, Washington, August 2008, p. 13 -23

406

IMF Executive Board Concludes 2008 Article IV Consultation ëith Albania, Public Information Notice (PIN) No. 08/94 FOR IMMEDIATE RELEASE July, 29, 2008, IMF Washington, f. 1 Shih Burimin Online http://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08267.pdf 407

Po aty, f. 3 Shih Burimin Online http://ëëë.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08267.pdf

175

Bode, deklaroi se, ―janë marrë të gjitha masat që rruga Durrës-Kukës të përfundojë brenda vitit 2009, ku financimeve do t'u shtohen edhe 30 miliardë lekë të tjera‖. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, në buxhetin e ardhshëm 250 milionë euro do të shkojnë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës. ―Përgatitja e buxhetit për vitin 2009 përbënte thelbin e debatit dhe të diskutimeve me FMN-në, duke theksuar se është një vit i rëndësishëm për investim, sepse do të shoqërojë një vit zgjedhor, dhe hartohet në një moment kur problemet në tregun financiar botëror janë evidente. Sigurisht që ka ministri që edhe në programin e investimeve kanë probleme në ecurinë e tyre gjatë vitit por në tërësi ecuria e investimeve publike konfirmon një performancë më të mirë të administratës në disbursimin e fondeve dhe përfundimin e veprave të nisura‖, - tha ministri Bode. Pjesën kryesore të investimeve publike e përbëjnë investimet në infrastrukturën rrugor dhe projektet e mëdha, që përbëjnë bazën kryesore të realizimit të programit të investimeve për vitin 2008. 408 Qeveria shqiptare, e vendosur t‘i thotë ―lamtumirë‖ FMN-së . Ndonëse FMN-ja e pranonte me kënaqësi ftesën të qëndronte ende në Shqipëri, duket se kështu nuk mendon qeveria shqiptare. “Kjo është një çështje për autoritetet shqiptare për të vendosur. Nuk i detyrojmë ne qeveritë të kenë programe me ne. Por vende të ndryshme e kanë bërë këtë në vite elektorale. Kanë kërkuar zgjatjen e marrëveshjeve me ne, por deri tani autoritetet shqiptare nuk e kanë bërë një gjë të tillë”,- u shpreh përfaqësuesi i FMN-së, Bell. Edhe pse FMN-ja nuk ishte larguar ende, që tani qeveria shqiptare kishte shprehur kryeneçësinë e saj për t‘iu kundërvënë disa sugjerimeve të Fondit. Një gjë e tillë është çështja e uljes së kontributeve që paguan biznesi. Lidhur me këtë, përfaqësuesi i Fondit Monetar, Gervin Bell, shprehu rezerva, sidomos lidhur me uljen e normës së sigurimeve shoqërore, ndërsa sugjeroi qeverinë të ndërmarrë një reformë pensionesh, e cila do të bënte një lidhje më të fortë mes kontributit dhe përfitimit. Por nuk ka menduar kështu ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka deklaruar se ―qeveria ka treguar se është e aftë të menaxhojë situata edhe më komplekse se zgjedhjet dhe të tregojë aftësi për t‘i përballuar me sukses këto zhvillime‖. Lidhur me këtë çështje ministri Bode u shpreh se 408

IMF Executive Board Completes the Sixth and Final Review Under the PRGF and EFF Arrangements with Albania and Approves US$3.6 Million Disbursement, Press Release No.09/16 January 28, 2009

176

ulja e taksave dhe administrimi i mirë i tyre, zgjerimi i bazës së kontribuesve përbën rrugën më të mirë për të rritur të ardhurat e buxhetit dhe po ashtu instrumentin më të mirë për të nxitur zhvillimin e ekonomisë dhe të bizneseve private. Sipas tij, politika e zbutjes së taksave dhe zgjerimi i bazës kontribuese, e shoqëruar me një administrim të mirë, ndihmon shumë në mënjanimin dhe eliminimin e informalitetit, si dhe në uljen e nivelit të korrupsionit në administratë. Misioni i FMN-së ka mbërritur në Tiranë për të monitoruar hartimin e buxhetit të vitit 2009, i cili do të ketë sërish investime të larta 7.5 për qind të PBB-së dhe ku gati 400 milionë dollarë të tjerë do të shkojnë vetëm për rrugën DurrësKukës. Në përfundimin e programit të FMN -së të miratuar në janar 2006. Qeveria Shqiptare I drejtohet me një komunikatë për shtyp Bordit Ekzekutiv të FMN-së në Janar të 2009. Kjo letër mban nënshkrimet e Sali Berishës kryeministër I vendit, Ridvan Bodes Ministër I Financave dhe Ardian Fullanit Guvernator I bankës së Shqipërisë. e cila përshkruan politikat që Shqipëria synon të zbatojë në kontekstin e saj kërkesa për mbështetje financiare nga FMN. Dokumenti, i cili është pronë e Shqipërisë, është në dispozicion në faqen e internetit të FMN-së. Në këtë komunikatë ata përfaqësuesit më të lartë dhe politikbërësit e politikave ekonomike shprehen se gjatë tre viteve të programit, Shqipëria ruajti stabilitetin makroekonomik, përmirësoi pamjen e saj të qëndrueshmërisë së borxhit, dhe u bë përparim thelbësor me reformat strukturore. Në vitin 2008, inflacioni mbeti i ulët, dhe rritja e gjallë në rreth 6 për qind. Deficiti buxhetor ishte rreth 5.2 për qind të PBB-së, në përputhje me objektivin e programit. Qëndrimi I qeverisë për politikën monetare ishte në nivelin e duhur dhe sistemi bankar mbeti tretës, i lëngshëm, dhe fitimprurës.409 Gjithashtu në këtë letër ata shprehen se politikat në vitin 2009 do të udhëhiqen nga synimi për të ruajtur stabilitetin makro-ekonomik, të mbështetur në rritjen dhe avancimin e axhendës së politikave strukturore. Ne presim një përkeqësim në mjedisin e jashtëm me kërkesën për eksporte dhe remitancave në rënie, dhe shtrëngimin e financimit të jashtëm. Duke pasur parasysh mjedisin aktual sfidues, qëllimi kryesor I shpallur në 409

―Albania: Letter of Intent‖drejtuar Mr. Dominique Strauss-Kahn, Managing Director, IMF, Washington, D.C. 20431, Tirana, January 8, 2009, p. 1 ( Komunikatë për shtyp I qeverise shqiptare, ministrit te financave dhe guvernatorit

177

këtë komunikatë kryesor ishte forcimi i bazave ekonomike dhe reduktimi më tej i dobësive, shprehet vendosmëria për një politikë fiskale të kujdesshme: privatizimin e kompanive kryesore shtetërore si INSIG dhe KESH dhe përdorimi i të ardhurave nga këto privatizime për reduktimin e borxhit publik dhe projekte rrugore prioritare. Mbi këto baza ata kërkonin kompletimin e shqyrtimit të garancive financiare dhe përfundimin e analizës së gjashtë të marrëveshjes tre-vjeçare dhe rishikimin e marrëveshjes së gjashtë sipas EFF-së tre-vjeçare, dhe gjithashtu kërkonin disbursimin e shtatë sipas këtyre marrëveshjeve në një shumë totale prej 2.435.000 SDR. Pas kësaj marrëveshje, dhe për sa kohë që Shqipëria ka obligimet e pakryera financiare të FMN-së që dalin nga disbursimet e kredisë në bazë të marrëveshjes aktuale, Shqipëria do të konsultohet me FMN për politikat ekonomike dhe financiare, me iniciativën e qeverisë apo Bankës së Shqipërisë, ose nëse Administratori i kërkesës së FMN-së kërkon konsultime. Këto konsultime mund të përfshijnë korrespondencë dhe vizita të zyrtarëve të FMN-së në Shqipëri, ose të përfaqësuesve të Shqipërisë ndaj FMN-së. 410 Ata konkluduan se ka pasiguri të mëdha përsa i përket të dhënave të llogarive kombëtare dhe nxisnin INSTAT-in që të vazhdojë të përdorë mirë asistencën teknike të huaj që është e disponueshme në këtë fushë. Misioni mirëpret fillimin e procesit të privatizimit për kompaninë e shpërndarjes së energjisë KESH dhe ARMO . Pavarësisht nga ky proces, do të jetë e rëndësishme që të ruhet përqëndrimi dhe të vazhdohet me përmirësimin e treguesve të arkëtimeve dhe humbjeve, pasi megjithë progresin e bërë kohët e fundit, arkëtimet mbeten poshtë nivelit objektiv, duke reflektuar pjesërisht edhe mospagesën nga institucionet publike. Për të kufizuar humbje të reja për KESH-in dhe në përputhje me programin aktual PRGF/EFF, është mjaft e rëndësishme që kufizimet ekzistuese në sasinë e importeve të respektohen. Një mision rishikimi i FMN-së do të vizitojë Tiranën në fillim të nëntorit. Në rast se arrihet marrëveshje për politikat, përfshirë këtu edhe buxhetin e vitit 2009, pritet që rishikimi i gjashtë dhe i fundit i programit t‘i paraqitet bordit ekzekutiv të FMN-së në janar të 2009. 411

410

Po aty 1-2 International Monetary Fund resident mission in albania , FMN diskuton me qeverinë për buxhetin e 2009 dhe situatën e trazuar financiare botërore, Gerwin Bell shef i misionit dhe Ann-Margret Westin përfaqësuese e përhershme, Tiranë, 23 shtator 2008, faqe 1-2 411

178

Sidoqoftë, FMN ka shprehur shqetësimin mbi dobësinë e Shqipërisë në klimën korrente globale, duke vënë në dukje ulje të remitancave dhe eksporteve e cila bëri të mundur që vendi po përballet me një tkurrje të kushteve financuese. Në adresë të këtyre paqartësive FMN-ja këshillon qeverinë të mbajë një qëndrim të rrepte fiskal për vitin 2009, në mënyrë që të ulen nevojat për financim të buxhetit. FMN bëri thirrje për kontroll të lartë mbi shpenzimet dhe për vazhdimin e reformave, duke këmbëngulur në përshtatjen e një rregulli formal fiskal si një mjet për të forcuar disiplinën fiskale për të ulur borxhin publik. Ajo gjithashtu rekomandoi reformë në skemën e pensioneve, me qëllim rritjen stimujve për punonjësit për të marrë pjesë në kete skemë dhe duke ndihmuar në luftën kundvr evazionit fiskal.412 Me përhapjen e krizës ndërkombëtare, Shqipëria po ndesh një situatë të vështirë ekonomike në 2009. FMN parashikon rritje zero apo minimale ekonomike gjatë 2009. "Tani, ne po shohim një shifër [rritjeje] nga 0 në 1%", tha Gervin Bell, ish shefi i FMN në Shqipëri, gjatë një konferencë shtypi në 7 prill në Tiranë. FMN po vëzhgon nga afër ekonominë shqiptare edhe megjithëse vendi mbylli marrëveshjen e saj të ndihmës me Fondin në janarin e shkuar shprehet ai. Qeveria, megjithatë, u mbahet parashikimeve të saj për 6% rritje të GDP në 2009.413 Prandaj, për të arritur objektivin e në nivelin e defiçitit buxhetor, rialokimi i shpenzimeve publike sipas rëndësisë, në sasia e nevojshme dhe përgjatë gjithë vitit financiar është e nevojshme. Në terma praktikë kjo do të thotë se kur është e mundur, duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të ruajtur burimet e të ardhurave, për të gjetur burime alternative financimi, për të anulluar shpenzimet jo-urgjente, për të ripërcaktuar shpenzimet për këtë vit, të cilat ende nuk janë parashikuar kontraktuar ose kryer.414 Banka e Shqipërisë, ka paralajmëruar se ekonomia po bie dhe kërcënon mbledhjen e të ardhurave. Në një raport të fundit, banka qendrore kërkonte masa parandaluese. "Qeveria duhet të shtyjë shpenzimet...që nuk janë kontraktuar apo 412

Po aty, IMF: Albania to see minimal GDP growth in 2009, Gerëin Bell, 28-04-2009, press conference, 414 ―Risks for Albania‘s financial stability‖, Speech by Mr Ardian Fullani, Governor of the Bank of Albania, at the joint press conference with the IMF Mission Chief for Albania, Mr Gerwin Bell and the Minister of Finance, Mr. Ridvan Bode, Tirana, 7 April 2009. Burimi online http://www.bis.org/review/r090423c.pdf 413

179

përfunduar ende,"415 tha guvernatori i Bankës, Ardian Fullani. Tirana këmbëngul se ka fondet që i duhen. Ministri i financave Ridvan Bode tha se buxheti ka fonde të mëdha për ngjarje të paparashikuara dhe qeveria kishte fituar 260 milion euro vitin e kaluar nga privatizimi. Ajo po kërkon gjithashtu një kredi 250 deri në 350 milion euro nga bankat e huaja. Ai tha se qeveria do të "rritë konsumin" për tia dalë problemeve të krijuara nga kriza globale. Përfundimi i programit të FMN-së u përshëndet nga qeveria si përfundim i fazës së tranzicionit dhe si një shenjë se Shqipëria është maturuar mjaftueshëm për tu zhvilluar edhe pa ndihmën e Fondit. Në një të përditshme të orientuar shkruhet kështu: Progresi reformator i kabinetit “Berisha”, solli reforma të mëdha fiskale, duke mbyllur periudhën e tranzicionit me finalizimin e marrëveshjes trevjeçare me Fondin. Megjithatë, bashkëpunimi i Shqipërisë me FMN-në, nuk do të ndalet. FMN parashikon vazhdimin e ndihmës në drejtim të vendit tonë, nëpërmjet asistencës dhe konsultimeve.416. Programi ishte i gjashti që Shqipëria kishte me FMN-në, si dhe i katërti afatgjatë. Që në fillim të tij, pritej që ky do të ishte programi i fundit PRGF me Shqipërinë, i cili ishte konceptuar për vendet më të varfra. Por largimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar ishte në një moment kritik për vendin, para fushatës elektorale. Në lidhje me këtë reagon dhe opozita në konferenca për shtyp por dhe të përditshmet e kohës. Ne po citojmë një reagim Harasanit në të përditshmen ―Shekulli”, Jemi sot përpara jush, për të rishprehur shqetësimin tonë për arrogancën dhe mendjelehtësinë me të cilën qeveria Berisha pa trajton një institucion të përmasave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Jemi të gjithë të ndërgjegjshëm dhe falënderojmë publikisht FMN për ndihmën dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në rikonstruktimin e financave publike shqiptare dhe të sistemit bankar shqiptar, opozita kerkon qe te behet kujdes me vendimin për të mos kërkuar një program pasues me FMN-në, veçanërisht në një vit zgjedhor dhe në një kohë të pasigurive globale. ku qeveria mund të përdorë fondet buxhetore pa kriter. Situata të

415

Po aty

416

―Mbyllja e marrarrëvshjes me FMN-në, fundi i tranzicionit‖, Gazeta 55, , 9 janar 2009, f. 2

180

tilla kanë qenë prezente në shumë zgjedhje dhe mbikëqyrja e FMN ka qënë mëse e domosdoshme. 417 Shqipëria ka qenë e përfshirë në programin e FMN, me shumë pak ndërprerje, që nga fillimi i tranzicionit në vitin 1991. Ajo ka përfituar shumë nga programet e reduktimit të varfërisë për të cilat nuk është i drejtë duke pasur parasysh faktin se GDP-se se saj per fryme e ka tejkaluar kufirin e sipërm për të qenë vendi me të ardhura të ulëta. Marrëveshja trevjecare e Shqipërisë me FMN skadoi në fund të muajit Janar 2009. Qeveria e Z.Berisha

ka thënë se Shqiperisë nuk I nevojitet një marreveshje

pasuese, duke e berë të qartë qendrimin e saj, ekonomia Shqiptare eshte mjaft e maturuar sa te manaxhohet pa te tilla marreveshje. Partia Socialiste e Shqiperise në kundërshtim me këte ka treguar që do ti pelqente që të konkludonte në një marrëveshje pasardhëse. Gjatë 2009 FMN ishte duke vazhduar rolin e saj në monitorimin e zhvillimit ekonomik të Shqipërise dhe tregohet e gatshme të japë këshilla përgjatë vijave të kërkesës për autoritetet lokale për të mbajtur një strukture afatmesme të matur fiskale. ―Ne presim që politka të mbetet në përgjithesi e matur pas ekspasionit të buxhetit në 2008 në financimin e investimeve në infrastrukturë edhe pse ka të ngjarë që të ndodhë një thellim I mëtejshëm I përkohshëm në politikën fiskale si pasojë e përafrimit të zgjedhjeve parlamentare.418 FMN dhe huadhënës të shumanshëm theksonin nevojën për reforma strukturore dhe institucionale dhe për përmirësim të mjedisit të biznesit në Shqipëri. Klima e investimeve ka të ngjarë që të mbetet më e vështira në rajon për shkak të mangësive në administratën publike dhe sistemin ligjor, korrupsioni i përhapur, defiçenca në furnizimin me energji elektrike dhe infrastrukture. Qeveria është duke përmirësuar sistemin e transportit si p,sh duke ndërtuar rrugën e re që lidh portin e Durrësit me Kuksin por kjo do të jetë shumë e vështire të ruajë ritmin e përmirësitmit të rënies ekonomike duke reduktuar taksat e duke bërë qasje më të vështirë në financim.419 417

―FMN: Në pritje të një marrëveshjeje nga qeveria‖, Gazeta Shekulli, 27 shtator 2008, f. 3 ―Country Report Albania‖ The Economist Intelligence Unit, London: March 2009 , p. 8-9 419 Po aty, f. 9 418

181

Megjithë interesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Qeveria Shqiptare e drejtuar nga Z. Sali Berisha ishte e vendosur të mos e rivendoste një marrëdhënie financiare me këtë institucion duke e konsideruar situatën ekonomike stabel dhe jo më në tranzicion, e aftë të përballojë investime dhe eci me këmbët e veta. Megjithëse në raportet e fundit të FMN-së shprehet dëshira për bashkëpunim dhe optimizmi për një marrëdhënie efiçente autoritetet shqiptare tashmë nuk donin më t‘ia kishin nevojën FMN-së dhe mezi po prisnin të mbaronte mandate për ti ndërprerë ato.

182

4.3. Rikthimi i FMN-së në Shqipëri në 2013

Rreth 5 vjet pas largimit, qeveria socialiste riktheu sërish Fondin Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri. Palët njoftuan arritjen e marrëveshjes në një konferencë për shtyp, e cila i jep FMN-së një rol më të fortë në mbikqyrjen e ekonomisë dhe financave publike, përkundrejt një kredie prej 300 milionë euro. “Ne kemi arritur sot një marrëveshje, sipas së cilës FMN do të mbështesë programin ekonomik të qeverisë me asistencë financiare rreth 300 milionë euro, që do të lëvrohet për një periudhë 3-vjeçare. Marrëveshja përcakton një program, që do të ofrojë një mbështetje të fuqishme për ekonominë dhe e vendos atë në rrugën e ringritjes, për një periudhë 3 deri në 5-vjeçare”, tha Nadeem Ilahi, shef i misionit të FMN për Shqipërinë. 420

Ministri i Financave nënvizoi se marrëveshja nuk është e ngurtë, por i lejon qeverisë që të përdorë buxhetin për të ndihmuar ekonominë, nëse kjo është e nevojshme. ―Politika fiskale në vitin 2014, por dhe në vitet në vazhdim, do të jetë elastike: do të lehtësohet nëse ekonomia nuk shkon mirë, por do të shtrëngohet në rast se do të na krijohen burime, e në këtë mënyrë do të mund të shlyhen më shumë borxhe‖,421 tha ministri Shkëlqim Cani. Kredia prej 300 milionë euro do të përdoret për të shlyer borxhet e prapambetura ndaj biznesit. Përkundrejt kësaj mbështetje, qeveria është angazhuar të ndërmarrë disa reforma kritike. Që pas vitit 2008, FMN ka pasur rol këshillues mbi qeverinë shqiptare, pasi në atë vit demokratët nuk pranuan të shtynin marrëveshjen e ngushtë të bashkëpunimit, edhe pse nga Fondi pati sinjale të forta për këtë. Në marrjen e fjalës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani parashtroi disa nga sfidat më të mëdha që përballet ekonomia e vendit tonë, ndërsa vërtetoi se bisedimet me FMN kanë qenë të suksesshme.―Marrëveshja me FMN ofron garanci financiare me kosto të ulët për vendit. Në këtë mënyrë ajo forcon besimin e investitorëve 420

FMN rikthehet në Shqipëri ,kronike informuese 17/12/2013 burimi online http://topchannel.tv/lajme/artikull.php?id=269493 421 Po aty

183

të brendshëm e të huaj, duke pasur efekte pozitive në rritjen e besimit. Mbështetja financiare e FMN dhe BB sjell reduktim të huamarrjes në tregun e brendshëm dhe njëkohësisht, shmang tkurrjen dhe interesat e larta me të cilat Shqipëria do të përballej në tregjet e tjera financiare‖, 422komentoi Fullani Në këtë kontekst, Banka e Shqipërisë gjykon se marrëveshja me FMN-në i shërben pozitivisht zgjidhjes së këtij ngërçi. 

Së pari, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shërben si garanci për konsistencën e politikave tona ekonomike dhe ofron garanci financiare me kosto të ulët për vendin. Si e tillë, ajo forcon besimin e investitorëve të brendshëm e të huaj në ekonominë shqiptare dhe ka efekte pozitive në investime dhe në konsum.



Së dyti, marrëveshja i hap rrugë një korrektimi më të butë fiskal se ai të cilin mund të ishim të detyruar të bënim në mungesë të saj. Me fjalë të tjera, asistenca financiare e parashikuar shmang një tkurrje më të fortë fiskale të cilën mund të na e impononin tregjet financiare.



Së treti, mbështetja financiare e FMN-së dhe e Bankës Botërore nënkupton reduktim të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm duke krijuar më shumë hapësirë likuiditeti për kreditimin e sektorit privat. 423

FMN vlerëson se rritja e prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë ka qenë 1.3% në vitin 2012, të dhënat janë bërë të ditura në raportin e prillit të Pasqyrës Ekonomike Globale, të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Për vitin 2013, FMN pret një rimëkëmbje të lehtë, me një rritje prej 1.3%. Deri në vitin 2018 nuk pritet që të shihen ritmet e larta të rritjes, prej mesatarisht 6%, të konstatuara para 2008-s. Përkundrazi ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet me ritme të dobëta prej mesatarisht 2.5%. Rritja në vitin 2013 do të jetë më e ulët se mesatarja prej 2.2% që pritet për Europën Qendrore dhe Lindore. Megjithatë, çmimet e konsumit pritet të mbahen nën kontroll, me inflacionin që do të luhatet midis 2-3% n një periudhë afatmesme, ndërsa

422

Po aty Konferencë për Shtyp, Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, në konferencën e përbashkët për shtyp me Ministrinë e Financave dhe Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, data e publikimit 18.12.2013, burimi online https://www.bankofalbania.org/web/KONFERENCE_PER_SHTYP_6880_1.php?kc=0,41,8,17,0 423

184

deficiti i llogarive korente pritet të zbresë me 1 pikë përqindjeje në 2013, nga -10% e PBB-së që ishte në vitin 2012, për t‘u reduktuar në 2018-n në -5.5% të PBB-së. 424 Në 27shtator 2013 Misioni i Stafit të FMN-së në Tiranë del me një deklaratë ku ve në dukje prioritetet e Shqipërisë. 1) Ekonomia është i ngadaltë për shkak të kërkesës së dobët të brendshëm. Rritja pritet të mbetet e ulët si në 2013. 2) pabarazitë e brendshme janë përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. rrëshqitjet fiskale në gjysmën e parë të 2013-burojnë kryesisht nga performanca e dobët e të ardhurave tatimore, së bashku me akumulimin e një gjendje të madhe të faturave të papaguara dhe borxheve. 3) Mosveprimi i politikës do të paraqesi rreziqe serioze për stabilitetin makroekonomik.425 Më 28 shkurt 2014, Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në përfundim të artikullit IV ―Konsultimi me Shqiperine‖, sipas mendimit të tyre, Shqipëria shmangu me sukses recesionin si pasojë e krizës globale dhe pësoi një goditje të butë të rritjes sesa vendet fqinje. Kohët e fundit, ekonomia ka treguar shenja dobësie se dobësia e zgjatur e zhbalancave makroekonomike është zgjatur. Besimi I dobët I investitorëve, paralajmërimet e riskut bankar, si dhe reformat jo të plota klimatike të investimeve, kanë përforcohet ngadalësimin. Rritja reale e PBB pritet të bjerë në 0.7 për qind në vitin 2013, më e ulëta në më shumë se një dekadë. Inflacioni ka mbetur i ulët, kryesisht brenda 2-4 për qind të Bankës Qendrore, që reflekton hendekun negativ të prodhimit. Deficiti i llogarisë korrente të jashtëme ka filluar të rregullohet për shkak të eksporteve të naftës. 426

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit para se të lidhej marrëveshja në pasqyrën ekonomike globale kishte vlerësuar se Shqipërisa do të kishte rritje ekonomike të ulët në afatin e mesëm. Sipas parashikimeve të raportit, rritja për vitin 2013 parashikohej në 1.7%, në nivele të ngjashme me pritshmëritë e qeverisë së re shqiptare. Për vitin 2014 pritet që rritja të përshpejtohet lehtë në 2.1%. Bie në sy gjithsesi pesimizmi

424

International Monetary Fund, World Economic outlook , Growth Resuming, Dangers Remain, April 2012 , page 52- 100, http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2012/01/pdf/text.pdf 425

International Monetary Fund, Albania: Concluding Statement of the Staff Visit, September 27, 2013, online source http://www.imf.org/en/news/articles/2015/09/28/04/52/mcs092713 426 IMF Executive Board Concludes 2013 Article IV Consultation with Albania, Press Release: No. 14/109 March 19, 2014 Online source http://www.imf.org/en/news/articles/2015/09/14/01/49/pr14109

185

për rritjen afatgjatë të vendit, që deri në vitin 2018 nuk pritet të jetë më shumë se 2.5%, duke vështirësuar në këtë mënyrë planet e qeverisë për uljen e borxhit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.. 427 Pas diskutimeve të Bordit Ekzekutiv për Shqipërinë, Z. David Lipton, Zëvendës i parë Drejtor Menaxhues dhe kryetari i radhës tha: "Perspektiva ekonomike e Shqipërisë pritet të përmirësohet në vitin 2014, nxitur nga reduktimi i planifikuar i rreziqeve themelore në fushën fiskale, pastrimin e borxheve, trajtimin e kredive të larta me probleme (NPL), dhe nisjen e reformave strukturore. Megjithatë, rreziqet janë të rëndësishme dhe nevojat e rifinancimit janë të mëdha. EFF do të ndihmojë Shqipërinë të përmbushur nevojat e saj të financimit të jashtëm, duke i siguruar mbështetjen e nevojshme për të forcuar qëndrueshmërinë fiskale dhe të borxhit, më të ulët rrezikun e financimit publik, dhe të vënë ekonominë në një rrugë të qëndrueshme të rritjes afatmesme. Borxhi i lartë publik i Shqipërisë bën thirrje për konsolidimin fiskal, që synon të ulë raportin e borxhit publik në nën 60 për qind të PBB-së në afat të mesëm. Kjo do të kërkojë taksa të konsiderueshme dhe marrjen e masave të politikës së shpenzimeve, të mbështetur nga menaxhimi i administratës tatimore, reformave të gjera publike financiare, etj. Planet e autoriteteve për pensionet, reformave të energjisë, financat e qeverisjes vendore, të administratës publike, si dhe mjedisit të biznesit janë të mirëseardhura. Nëse zbatohen siç duhet, këto reforma do të forcohet aftësia e Shqipërisë për të tërhequr investime, për të përmirësuar perspektivat për rritje të qëndrueshme afatmesme, dhe për të zvogëluar rreziqet fiskale‖ ka deklaruar z Lipton. 428 Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i udhëhequr nga Nadeem Ilahi vizitoi Tiranën gjatë marsit 2015 nga data 4 deri 17 për të zhvilluar diskutime për rishikimin e katërt të marrëveshjes Extended Fond Facility Shqipërisë (EFF). Në përfundim të vizitës, z Ilahi bëri deklaratën e mëposhtme: "Programi ekonomik i Shqipërisë mbetet në rrugën e duhur. Ekipi i FMN-së arritën marrëveshje të 427

Gazeta Shqiptarja.com, FMN: Rritja ekonomike në Shqipëri për 2013 do jetë 1.7%, EKONOMI NGA GENC KOND, 08 TETOR 2013, Burimi online http://shqiptarja.com/Ekonomi/2733/fmn-rritja-ekonomiken--shqip-ri-p-r-2013-do-jet--1-7-181271.html 428 Press Release: Bordi Ekzekutiv i FMN miraton € 330,9 milion Marrëveshjen Extended për Shqipërinë, , Press Release No. 14/81 28 shkurt 2014, http://www.imf.org/external/np/sec/pr/2014/pr1481.htm

186

stafit të nivelit me autoritetet, për politikat e nevojshme për të përfunduar shqyrtimin e katërt të EFF. "Rritja ekonomike parashikohet të vazhdojë shërimin e saj të moderuar në vitin 2015, duke arritur në rreth 3 për qind, pavarësisht përmbytjeve të fundit dhe një ngadalësimi në sektorin e naftës. Rritja do të jetë nxitur nga një rimëkëmbje e qëndrueshme e kërkesës së brendshme, duke përfituar nga çmimet e ulëta të energjisë dhe normat e interesit, dhe një përmirësim gradual në kreditë bankare. Megjithatë, prodhimi mbetet nën potencial, dhe së bashku me të presioneve të jashtme të shuara, do të kontribuojnë në inflacion qëndruar të ulët. "Performanca fiskale në tremujorin e katërt të vitit 2014 ka qenë përgjithësisht në përputhje me objektivat e programit. Autoritetet mbeten të angazhuar për arritjen e objektivit të deficitit fiskal për vitin 2015, si dhe kufizimin e shpenzimeve brenda zarfit të programuar. Zbatimi i reformës së sektorit të energjisë është në rrugën e duhur. Reforma është zhvilluar në konsultim me Bankën Botërore dhe ka në fokus uljen e rreziqeve fiskale. Vjedhja e energjisë elektrike, edhe pse ende e lartë, është duke u zvogëluar; Tarifat janë rregulluar dhe të ardhurat në rritje; dhe ndërmarrjet shtetërore në sektorin e energjisë janë duke u reformuar. 429 Bordi Ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë rishikimin e katërt në mes të vitit 2015. Miratimi i rishikimeve do të mundësojë lëvrimin e 28.9 milionë SDR (rreth 37.4 milion €). Marrëveshje EFF 36-mujore e Shqipërisë është miratuar më 28 shkurt 2014. Fondi Monetar ndërkombëtar paralajmëron se reforma në drejtësi do të jetë kritike për ecurinë e ekonomisë shqiptare. Në raportin e fundit për ekonomitë e rajonit, FMN vlerëson se dy reformat që mund të përshpejtojnë më shumë rritjen ekonomike të shqipërisë janë ajo e gjyqësorit dhe siguria e pronës. Sipas Fondit, përmirësimi i sistemit gjyqësor dhe forcimi i të drejtës së pronës mund të rrisin produktivitetin e ekonomisë shqiptare deri në 35 për qind, çka do të përshpejtonte ndjeshëm rritjen e prodhimit kombëtar. Ngadalësimi i rritjes së produktivitetit është shkaku kryesor se pse rritja ekonomike në Shqipëri u tkurr me ritme dramatike nga 6 për qind që ishte para krizës, në gati 0 në periudhën 2012-2013. Nga ana tjetër shoqatat e investitorëve të huaj vendosin

429

Press Release: Deklarata në përfundim të Misionit të FMN-së në Shqipëri, March 17, 2015, Press Release No. 15/119, March 17, 2015 http://www.imf.org/external/np/sec/pr/2015/pr15119.htm

187

mungesën e besimit tek gjykatat si një nga pengesat kryesore për investimet e huaja dhe zgjerimin e aktivitetit të tyre në Shqipëri.430 Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërriti në 16 Qershor 2016 në Tiranë, në fokus të vizitës ishte analizimi i financave publike. Sipas burimeve nga Ministria e Financave dhe konferenca per shtyp, ekipi i FMN-së gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar zhvilloi takime me disa nga autoritetet shqiptare. Axhenda e bisedimeve me qeverinë shqiptare përfshiu diskutimet mbi zhvillimet makroekonomike, perspektivën e rritjes dhe situatën fiskale. Në fund të muajit maj të vitit 2016. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar konkluzionet e rishikimit të shtatë të performancës ekonomike të Shqipërisë në kuadrin e programit trevjeçar me qeverinë shqiptare. FMN vlerëson performancën e ekonomisë shqiptare dhe inkurajon reformat ambicioze të saj. ―Rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë po përshpejtohet. Perspektiva afatmesme mbetet e favorshme, nëse ritmi i reformave do të vijojë‖, thuhet në konkluzionet e FMN-së. Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në 2014-n në shumë 295.4 milionë SDR janë dhënë deri tani 7 transhe me prej 139.3 SDR.431 Foto gjatë Konferencës së shtypit

432

430

FMN: Reforma në drejtësi do të përshpejtojë rritjen ekonomike 07/05/2016 15:00, Top Chanel, artikull burimi online http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=326031 431 Gazeta Shqip, Misioni i FMN-së, këtë javë në Tiranë, 14 Qershor 2016 burimi onlinehttp://gazetashqip.com/lajme/2016/06/14/misioni-i-fmn-se-kete-jave-ne-tirane/ 432 Burimi online https://seenews.com/news/imf-unhappy-with-arrears-in-public-investment-projects-inalbania-530740

188

Fondi Monetar Ndërkombëtar sqaron për herë të parë në publik pse nuk e nënshkroi marrëveshjen e radhës me qeverinë shqiptare. Përfaqësuesi rezident i Fondit në Tiranë, Jens Reinke zbuloi për Top Channel se shkaku është ecuria e dobët e të ardhurave në buxhet, për të cilat FMN i ka kërkuar qeverisë të marrë masa. ―Gjatë këtij viti të ardhurat kanë rënë në mënyrë thelbësore nga pritshmëritë dhe plani. Në këtë pikë, për të kompletuar nënshkrimin e marrëveshjes ne diskutuam me qeverinë për masat në krahun e taksave, të cilat do të mbyllnin gropën. Por qeveria vendosi të punojë njëherë në drejtim të administrimit përpara se të angazhohet në diskutime për politika të reja taksash, çka në gjykimin tim është një rrugë e përshtatshme, por edhe fisnike për të lëvizur përpara”, deklaron Reinke 433. Në 5 muajt e parë të vitit, të ardhurat nga tatimet dhe doganat ishin 11 miliardë lekë më pak se plani. Shqetësimi i FMN-së është se shkaqet e rënies janë afatgjata dhe kjo mund të vërë në rrezik programin për uljen e borxhit. ―Disa nga arsyet reflektojnë faktorë të jashtëm, si rënia e çmimit të naftës, interesat apo dhe inflacioni i ulët. Por disa të tjera lidhen me zbatimin e ligjit dhe rregullave tatimore. Pra, ka një problem administrimi. Taksat nuk janë aq të ulëta në Shqipëri, por performanca e të ardhurave nuk është e fortë‖434, nënvizon Reinke. Përballë kësaj situate dhe nën trysninë e shtuar të ndërkombëtarëve, një ditë më parë kryeministri Rama lajmëroi një operacion të gjerë antievazion. ―Mënyra se si qeveria do të përballet me këtë problem është sigurisht vendim i saj. Ky aksion shkon në linjë me temën kryesore, që është përmirësimi i administrimit fiskal, forcimi i shtetit ligjor dhe disiplinës në sektorin privat. Por, ne do mund ta gjykojmë atë vetëm kur të shohim rezultatet‖, shprehet Reinke.

433

FMN sqaron pse nuk firmosi këstin e rradhës me Qeverinë; Të ardhura të dobta në tatimet dhe doganat 31 Korrik 2015 - 16:16 , Top Channel 434

Po aty,

189

Për momentin, bisedimet janë pezull. Por në tetor misioni i FMN-së do të rikthet sërish në Tiranë dhe nëse deri atëherë qeveria nuk i ka përmirësuar të ardhurat, menuja që do t‘i ofrohet nuk do të ketë shumë mundësi zgjedhjeje. ―Programi është i ankoruar në performancën fiskale dhe reduktimin e borxhit. Nëse disa tregues nuk ecin sipas planit të paracaktuar, atëherë duhen masa korrektuese. Qeveria mund të shohë për kursime, të shkurtojë shpenzime të panevojshme. Por, nëse këto nuk do të mjaftojnë, atëhere do të duhen masa në krahun e taksave. Por i takon qeverisë të vendosë se cilën nga këto instrumenta do të zgjedhë, nëse do të dojë të ulë shpenzimet apo të rrisë taksat‖ 435, përfundon Reinke Arben Ahmetaj zbuloi për herë të parë në Top Channel se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar në shkurt të vitit të ardhshëm. Nuk do të ketë një marrëveshje të re të tipit të artikullit tre, pra një marrëveshje detyruese kushtëzuese. Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim edhe për një arsye se reforma makrofiskale tashmë i ka njohur sukseset e veta‖, tha Ahmetaj. Qeveria kërkon më shumë hapësirë buxhetore për 2017-ën, pasi sipas saj duhet të financojë programin e reformave: ―Është reforma në drejtësi, është reforma e decentralizimit, reforma e ujit dhe reforma në administratën publike, që përfshin sigurisht rritjen e pagave dhe pensioneve‖. Por, sipas Ahmetajt, marrëdhënia e re me FMN-në nuk e ndryshon vendosmërinë e qeverisë për të forcuar financat dhe ulur borxhin. ―A është e rastësishme që në një vit zgjedhor nuk shpërfillet ligji i buxhetit, nuk prishen financat publike, përkundrazi ulet borxhi, mbahet suficiti primar, vendoset deficiti më i ulët në gati 10 apo më shumë vite dhe garantohet rritje ekonomike mbi 3.5 për qind. 436 Së fundi, sistemi bankar ka qenë dhe vazhdon të mbetet i shëndetshëm dhe fitimprurës. Programi i vlerësimit të sistemit financiar, FSAP, vlerëson se sistemi bankar shqiptar është i shëndetshëm, i aftë të përballojë goditje, i mbikëqyrur dhe i rregulluar

435

Po aty Marrëveshja me FMN-në, Ahmetaj: Në vitin 2017, vetëm raport konsulence 21/10/2016 15:15, Artikull Top Channel, burimi online http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=338484 436

190

sipas parimeve të shëndosha. Banka e Shqipërisë është e angazhuar që edhe në kuadrin e rekomandimeve të FSAPit, të përmirësojë më tej infrastrukturën mbikëqyrëse dhe rregullatore, për t‘i siguruar ekonomisë një sistem bankar të shëndetshëm. Po ashtu, Banka e Shqipërisë do të synojë që, në kuadrin e nismave shumëpalëshe si ajo e Vjena 2 apo të bashkëpunimit dypalësh me institucione homologe, të rrisë vëmendjen e institucioneve financiare, publike apo private, ndaj investimit në ekonominë shqiptare.

191

PËRFUNDIME

Fillimi i viteve 1990-të dhe vendosja e pluralizmit politik në Shqipëri e gjetën vendin në një situatë të vështirë ekonomike që kishte ardhur si rrjedhojë e politikave ekonomike të zbatuara në Shqipëri gjatë regjimit komunist dhe izolimit të plotë të vendit pas shkëputjes së marrëdhënieve me Kinën në vitin 1978. Zbatimi me rigorozitet i organizimit të ekonomisë sipas modelit sovjetik, zhdukja e pronës private dhe këmbëngulja në parimin e mbështetjes në forcat e veta vazhduan të përfaqësonin kursin zyrtar ekonomik në Shqipëri edhe pas vdekjes së Enver Hoxhës në vitin 1985. Qeveria e koalicionit e krijuar në qershor të vitit 1991 shpalli se do të ndërmerrte reforma ekonomike radikale që do të përfshinin privatizimin e tokës bujqësore, krijimin e kornizës së nevojshme ligjore për funksionimin e ekonomisë së tregut, privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore, politika monetare dhe fiskale të ashpra, liberalizimin e çmimeve dhe tregtisë së jashtme. Neni 1 i ligjit për aktivitetet ekonomike i shpallur në gusht të vitit 1991 i dha fund elementit kryesor të sistemit stalinist, duke garantuar mbrojtjen për pronën private dhe investimet e huaja dhe legalizimin e punësimit privat të punonjësve, privatizimin e pronës shtetërore dhe zgjerimin dhe pranimin e sistemit të kredive. Gjithashtu në gusht të vitit 1990 mori fund edhe monopoli i qeverisë në tregtinë e jashtme kur u lejua ushtrimi i tregtisë së jashtme nga ndërmarrjet shtetërore dhe një vit më vonë edhe ndërmarrjet private fituan të drejtën të eksportonin mallra. Më 15 tetor të vitit 1991, Shqipëria bëhet anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Krahas zhvillimeve politike të rëndësishme si përmbysja e sistemit komunist dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira pluraliste dhe demokratike që do të sillnin një qeveri me aspirata dhe ideale të reja perëndimore, vendi do të përballej me ndryshime të rëndësishme përsa i përket zhvillimit ekonomik. Vendosja e marrëdhënieve të Shqipërisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit gjatë periudhës së tranzicionit.

192

Me ndihmën e konsulentëve nga Komuniteti Europian, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, Këshilli i Ministrave filloi punën për hartimin e një ligji të ri mbi veprimtarinë e ndërmarrjeve shtetërore. Projektligji parashikonte mbikqyrjen shtetërore mbi ndërmarrjet shtetërore ekzistuese por iu siguronte një pavarësi të gjerë menaxherëve të këtyre ndërmarrjeve. Projektligji parashikonte gjithashtu edhe krijimin e këshillave drejtuese për çdo ndërmarrje, që do të merrte vendimet kryesore në lidhje me menaxhimin, do të hartonte planin e biznesit, do të rregullonte marrëdhëniet me qeverinë, ndërmarrjet e tjera dhe punonjësit, dhe do të përcaktonte pagat dhe shpërblimet. Përmes liberalizimit të çmimeve, zbatimit të kritereve bankare për kreditë dhe përcaktimit të politikave të reja mbi normat e interesit, qeveria shqiptare krijoi gradualisht një kornizë të re ligjore për të mundësuar zhvillimin e veprimtarive private në vend. Një aspekt shumë i rëndësishëm i rolit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri është mbështetja e dhënë nga Fondi Monetar dhe Banka Botërore për realizimin e reformave të rëndësishme ekonomike dhe hartimin e politikave makroekonomike që do të krijonin hapësirën e nevojshme për zhvillimin e ekonomisë së lirë të tregut në Shqipëri. Qeveria shqiptare me asistencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, përgatitën një sistem bankar në dy nivele që do të funksiononte nga ligje mbi bankën qëndrore dhe sistemin bankar tregtar. Me metodat e tij mbikëqyrëse, këshilluese dhe financuese, FMN do të ndihmonte Shqipërinë gjatë periudhës së tranzicionit. Me fillimin e reformave në Shqipëri në vitet 1991-92, FMN do të fuste për herë të parë konceptin e ―Produktit të Brendshëm Bruto‖. Pas shfuqizimit të Kushtetutës së vitit 1976, në prill të vitit 1991, qeveria e re futi për herë të parë një program reformues të aprovuar në parlament në fund të muajit tetor, çka përfshinte një seri ligjesh për liberalizmin e çmimit, heqjen e rregullave për investimin, ndërhyrjen makroekonomike, një politikë më të shtrënguar monetare dhe buxhetore, shpërndarjen e tokës si dhe privatizmin në një shkallë më të vogël. Qeveria e re e koalicionit u përpoq të bënte disa ndërhyrje makroekonomike. Politika e shtrënguar monetare u përpoq të parandalonte rritjen e menjëhershme dhe të shpejtë të shpenzimeve. U instalua një sistem taskash dhe detyrimesh, me qëllim krijimin dhe mundësimin e një burimi të nevojshëm të ardhurash për buxhetin. Pati një rënie të 193

importeve dhe eksporteve, duke përjashtuar produktet ushqimore, për shkak të nevojës emergjente për ushqime në atë kohë. Monedha u zhvleftësua thellësisht kundrejt dollarit. Filloi ristrukturimi i sistemit bankar, megjithatë legjislacioni për të u aprovua vetëm në vitin 1992. Privatizimi në shkallë më të vogël i dyqaneve me pakicë dhe shërbimeve të tjera tregtare po përparonte, por monitorimi i këtij proçesit linte shumë për të dëshiruar, për shkak të çorganizimit njëkohësisht edhe një përvijimi disi të pandershëm dhe joligjor. Arritja më e madhe mbetej privatizimi i tokës, në pranverën e vitit 1992, rreth 70-75% e tokës së punueshme në pronësinë e kooperativave, u shpërnda lirisht por proçesi i shitjes dhe transferimit të tokës vazhdonte ende të mbetej i ndaluar. I gjithë konfuzioni i krijuar dhe pasiguria rreth të drejtave të pronësisë, qëndrimet e paqarta rreth dëmshpërblimit të pronarëve të mëparshëm, tregoi se proçesi i privatizimit mbetej i papërfunduar dhe i kontribuonte rënies së mëtejshme të prodhimit bujqësor që u shpreh në mungesa drastike në produktet ushqimore. Por duhet theksuar se nga viti 1992 deri ne vitin 1996, pati një stabilizim të situatës eknomike. Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dizpozicion një investim 12 mujor prej 29 milion dollarësh amerikan. Ndihma financiare pati edhe prej shteteve si Turqia, Italia, Gjermani, SHBA dhe Greqia. Programi u realizua në dy faza. Nga mesi i vitit 1992 deri në mesin e vitit 1993, gjatë një programi një-vjeçar, u fut kontrolli fiskal dhe monetar i kombinuar me një sistem reformues, i përshtatshëm për përcaktimin e çmimit dhe kursit të këmbimit, i mbështetur gjerësisht nga burime teknike dhe financiare ndërkombëtare. Programi shqiptar i FMN fokusohej kryesisht në çështjet monetare. Duke patur parasysh inflacionin e vitit 1991-1992, i cili arriti deri në pothuaj 200%, reduktimi deri nën 20% u vlerësua si një objektiv kyç. Rezultatet e para të strategjisë së përdorur sollën ndryshime makroekonomike. Pati një rritje të qëndrueshme të produktit dhe dobësim të defiçitit buxhetor dhe të inflacionit. Papunësia, edhe pse vazhdonte të mbetej e lartë, pësoi rënie shoqëruar me një zhvillim dhe përhapje të gjerë të sektorit privat. Ajo u konsiderua dhe si arritja më e madhe në përmbushjen e proçesit reformues ekonomik në

194

Shqipëri ishte rënia e menjëhershme e inflacionit nga 237% në fund të vitit 1992 në 6% në fund të vitit 1995. Një tjetër çështje me rëndësi në proçesin e ndryshimeve e reformimeve ekonomike ishte dhe përparimi i sistemit bankar. Sëbashku me konsolidimin e sistemit bankar, përmirësimin e situatës së borxhit të jashtëm edhe instrumentet indirekte të kontrollit monetar do të fuqizoheshin më shumë me plotësimin e rezervave të kërkuara, kërkesën për likuidim dhe krijimin e një ―dritareje të re rifinancuese‖. Lejimi i bankave të reja private në treg do të kishte gjithashtu një ndikim pozitiv në përdorimin më aktiv të instrumentëve indirekt të kontrollit monetar dhe rritjen e konkurencës ndër-bankare. Në fillim të vitit 1996, disa liçenca mbi aktivitetin privat të bankave iu lëshuan disa bankave të huaja, duke shtruar kështu rrugën për një të treg të vërtetë bankar. Përqindjet e interesit ishin një tjetër çështje e rëndësishme sa i përket politikës monetare në Shqipëri gjatë tranzicionit. Vetëm në çerekun e parë të vitit 1993, kur inflacioni ra dhe kurset e këmbimit u bënë më të qëndrueshme, përqindjet e vërteta të interesit arritën shifra pozitive. Politika e përqindjeve të interesit vazhdonte të administrohej nga Banka Qendrore. Një prej objektivave kryesore të programit të stabilizimit për Shqipërinë ishte edhe pakësimi i defiçitit fiskal dhe përshtatja graduale e rëndësisë së të ardhurave dhe shpenzimeve në buxhet. Një aspekt i rëndësishëm i reformave ekonomike ishte liberalizimi i çmimeve i cili filloi në çerekun e fundit të vitit 1991. Në gusht të vitit 1992, si një hap i parë i programit afat-shkurtër të emergjencës, qeveria liberalizoi pothuaj 75% të çmimeve, njëherazi me përcaktimin e politikave të shtrënguara për kredinë e brendshme. Në mënyrë të dukshme, proçesi i liberalizimit të çmimeve sëbashku me vështirësi të tjera që karakterizuan situatën makroekonomike në ditët e para të programit reformues u shoqërua me përqindjet më të larta të inflacionit. Proçesi i liberalizimit të çmimeve u shtri edhe në tregtinë e jashtme, duke krijuar mundësi për një integrim të ekonomisë së Shqipërisë në ekonominë botërore. U hoq monopoli tradicional i shtetit mbi tregtinë me jashtë. Nuk kishte më asnjë kufizim sasior mbi importet, ndërkohë që nga viti 1994, u hoqën liçensat dhe të gjitha taksat për eksportin.

195

Marrëdhënia e Shqipërisë së fillim-viteve të tranzicionit karakterizohet veçanërisht nga reagimi dhe mbështetja që FMN dha para, gjatë dhe pas lulëzimit të firmave piramidale, madje kurdoherë që flitet për zhvillimet ekonomike në Shqipërinë pas-komuniste, në kujtesë vjen gjithmonë ajo që lanë pas këto organizma të jashtëligjshme. FMN si një institucion i ligjëruar ndërkombëtar, me të drejta të plota për të asistuar dhe ndihmuar vendet në tranzicion, pati një reagim disi të vonë, për t‘i parandaluar dhe ndihmuar vendet tranzitive. Ende mbetet një pikëpyetje edhe sot se pse nuk erdhi një reagim nga aktorët ndërkombëtarë në kohë, i cili të mund t‘i jepte drejtimin e duhur situatës e t‘i shpëtonte kaosit. Kolapsi i vitit 1997 i ekonomisë shqiptare i atribuohet kushteve specifike të një ekonomie të brishtë që solli një rrast ekstrem por jo unik në rajon. Gjatë tranzicionit të ashpër drejt rrugës së kapitalizmit, skemat piramidale ishin shfaqur edhe në vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore si Rumani, Bullgari, Rusi dhe Serbi por asnjë nga këto vende komuniste nuk ka vuajtur aq sa Shqipëria ku pothuajse çdo shtresë e popullsisë u përfshi, si fermerët, pensionistët, punonjësit shtetërorë, intelektualët etj, pra grabitësit merrnin avantazh nga tregjet praktikisht të parregullta dhe të paditura me procedurat e tregut të lirë. Në rajonin e ballkanit perëndimor gjithashtu FMN-ja ka luajtur një rol vendimtar jo vetëm në ndihmën ekonomike por asistenca teknike dhe trajnimet që ka ofruar kanë luajtur një rol kritik në avancimin e reformave strukturore, dhe kanë ndihmuar vendet të krijojnë dhe mirëmbajnë institucionet efektive, ligjet dhe kornizat, si dhe formulimin dhe zbatimin e politikave të shëndosha që janë të favorshme për stabilitetin dhe rritjen ekonomike. Asistenca teknike dhe trajnimet kanë qenë veçanërisht të rëndësishme në shtetet e reja të pavarura ku institucionet do të ndërtoheshin nga e para. Mungesa e kuadrit të përshtatshëm ligjor përbën një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të skemave piramidale dhe të krizës financiare të vitit 1997. Shoqëritë që vepronin në tregun joformal mbështeteshin në kodin civil që u lejonte atyre huamarrjen në bazë shoqërie, por pa qenë të detyruara të mbikëqyreshin nga një autoritet i cili ishte i domosdoshëm për institucionet që pranojnë depozita dhe japin hua.

196

Koha më e errët e raportit Shqipëri-FMN i përket periudhës së skemave piramidale, qershor 1996 - mars 1997. Këshillat e ekspertëve të FMN-së për të mbyllur në kohë skemat u injoruan tërësisht, edhe pse ministri i Financave i asaj kohe, Ridvan Bode, pati kurajon në nëntor 1996, në mes të dalldisë së plotë të fajdeve, të denonconte skemat. Por askush nuk e dëgjoi atë dhe vetë ekspertët e FMN-së Në vitin 1997, pas përpjekjeve për të mbyllur firmat piramidale dhe për të zbardhur aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm, edhe pse pa bërë të mundur dëmshpërmblimin financiar të atyre që depozituan para në to, FMN do të mundohej të asistonte vendin për të dalë nga kriza dhe për të rimëkëmbur dimensionin makroekonomik, duke vendosur në dispozicion të qeverisë shqiptare një kredi prej pothuaj 12 milion dollarë amerikanë, çka do të bënte të mundur realizmin e programit ekonomik të vitit 1997-98. Shqipëria mbetet rasti tipik, në të cilin vërtetohet, veçanërisht përmes FMN-së (duke mos lënë mënjanë edhe kontributin e Bankës Botërore) se komuniteti ndërkombëtar dha një kontribut tejet kuptimplotë në rimëkëmbjen e Shqipërisë në periudhën e firmave piramidale. Institucionet u angazhuan thellësisht për një proçes të suksesshëm reformues. Ajo që vlen për t‘u përmendur është se këto institucione dhanë një kontribut tejet të madh edhe në hartimin e politikave makroekonomike. Në çdo rast, ato ishin të disponueshme dhe në pozicion favorizues për të shprehur me zë të lartë shqetësimet e tyre dhe për t‘i evidentuar ato, sigurisht dhe duke propouar zgjidhje dhe dhënë rekomandime, pavarësisht se interesa të ndryshme politike në Shqipëri nuk ndajnë të njëjtin opinion Dekada e dytë e tranzicionit ekonomik shqiptar u karakterizua nga zbatimi i Strategjisë për Pakësimin e Varfërisë, një ide e propozuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore në vitin 1999. Kjo ishte edhe tentativa e institucioneve ndërkombëtare, në kuadrin e strategjive për pakësimin e varfërisë, e ideuar me qëllim asistimin dhe orientimin ekonomik, social dhe politik të vendeve në nevojë, anëtare në këto organizata. Kjo strategji është vlerësuar si mjet kyç për Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, si edhe donatorë të tjerë ndërkombëtarë, në realizimin e paketave të 197

shumta të asistencës teknike, konsultave dhe huadhënies. Për herë të parë u fut koncepti i ―pjesëmarrjes‖ dhe i të ―drejtës së pronësisë‖ që do të thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore nuk do të hartonin strategjinë për secilin vend përkatës, ato hodhën idenë fillestare për një orientim të tillë, por do të ishin qeveritë drejtuese në bashkëpunim me qeverisjen lokale, shoqërinë civile, dhe donatorët e partnerët e huaj ndërkombëtarë që do ta bënin të mundur këtë. Kjo do të shërbente edhe si një princip udhëzues, për shkak se janë autoritetet vendase, ata që i njohin më në thellësi problematikat për vendet e tyre, dhe një strategji e ideuar nga autoritete të jashtme, nuk do të mund të ndihmonte në thellësi. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore do të jepnin sugjerime për përpilimin dhe formësimin e kornizës së strategjisë në parim Strategjia për pakësimin e varfërisë në Shqipëri e miratuar në vitin 2001 në kuadrin e një politike më të gjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar që synonte pakësimin e varfërisë, përmes asistimit dhe orientimit ekonomik, social dhe politik të vendeve në nevojë që ishin anëtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Përpjekjet e shumta për ta vënë në zbatim këtë strategji gjatë vitit 2002, për ta zgjeruar atë në një sërë fushash dhe sektorësh me qëllim rritjen e pjesëmarrrjes, e shndërruan gradualisht në një Strategji Kombëtare për Zhvillimin Social-Ekonomik. Me fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, përmbajtja e kësaj strategjie ndryshoi në atë të një dokumentacioni kyç për çuarjen e vendit drejt integrimit europian. Në analizën e Fondit Monetar ndërkombëtar është vlerësuar se prej vitit 2002 deri në vitin 2008 janë arritur të përmbushen një sërë objektivash. Është vlerësuar se megjithëse problemet energjitike kanë qenë ekzistente në vazhdimësi, ka patur rritje ekonomike si pasojë e politikave lehtësuese në sektorin kyç të infrastrukturës ekonomike, si rezultat i rritjes së investimit privat dhe publik, si dhe rënie dhe pakësim të dukshëm të varfërisë, veçanërisht ndërmjet viteve 2002-2005. Por, paralelisht me këto raporti i FMNsë thekson se ka ende nevojë për përmirësim në sektorin e administrimit publik dhe qeverisjes. Për më tepër, shpenzimet në shëndetësi dhe edukim janë rritur në mënyrë të skajshme. Për sa i përket strategjisë për vitet 2007-2013, analiza e Fondit Monetar Ndërkombëtar përcakton si pikat më të forta nivelin më të lartë të përgjegjëshmërisë nga 198

ana e qeverisë për zbatimin e objektivave të strategjisë, përfshirjen më të madhe të shoqërisë civile në zbatimin e politikave publike, diagnozë më e mirë për pakësimin e varfërisë, plane më ambicioze për monitorimin e efektivitetit në tërësi të shpenzimeve publike për Shqipërinë, heqja e barrierave për zhvillimin e sektorit privat, decentralizimi, si dhe reforma në sistemin gjyqësor. Është mirëpritur gjithashtu edhe përfshirja e Parlamentit në proçesin e konsultimeve. Marrëveshja tre-vjeçare me Fondin Monetar Ndërkombëtar nuk u rinovua në vitin 2009 sepse sipas pikpamjes që qeverisë shqiptare ekonomia ishte mjaftueshëm e stabilizuar për të funksionuar pa qënë e nevojshme që të vazhdonte monitorimi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sidoqoftë, Kriza ekonomike botërore e vitit 2009 mund ta bëjë të nevojshme mbështetjen e mëtejshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Megjithë interesin e Fondit Monetar Ndërkombëtar Qeveria Shqiptare e drejtuar nga Z. Sali Berisha ishte e vendosur të mos e rivendoste një marrëdhënie financiare me këtë institucion duke e konsideruar situatën ekonomike stabel dhe jo më në tranzicion, e aftë të përballojë investime dhe eci me këmbët e veta. Megjithëse në raportet e fundit të FMN-së shprehet dëshira për bashkëpunim dhe optimizmi për një marrëdhënie efiçente autoritetet shqiptare tashmë nuk donin më t‘ia kishin nevojën FMN-së dhe mezi po prisnin të mbaronte mandate për ti ndërprerë ato. Rreth 5 vjet pas largimit, qeveria socialiste riktheu sërish Fondin Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri. Palët njoftuan arritjen e marrëveshjes në një konferencë për shtyp, e cila i jep FMN-së një rol më të fortë në mbikqyrjen e ekonomisë dhe financave publike, përkundrejt një kredie prej 300 milion

199

BIBLOGRAFIA

1. Burime Arkivore 2. AQSH, Fondi 490, V.1992, Dosje 14, 201, 202, 486, 738, 814 3. AQSH, Fondi 490, V. 1993. Dosje 509 4. AQSH, Fondi 490, V. 1994. Dosje 704 5. AQSH, Fondi 490, Viti 1997, Dosje 618

2. Shtypi i Kohës

6. Agjencia Telegrafike Shqiptare :2 Mars 1997 7. Attikull I Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Marrëdhëniet Shqipëri-FMN nga viti 1991 , 3 Maj 2014 nga Arlinda Gjonaj, burimi online http://www.ata.gov.al/marredheniet-shqiperi-fmn-nga-viti-1991-102917.html 8. Gazeta Albania, ―Marrëveshja e re Shqipëri-FMN, nuk është larg‖, artikull i A. Nikolla, 7 shkurt 1997, 9. Gazeta Panorma, 23 qershor 2009 10. GAzeta Koha Jonë, 16 janar 1997, 11. Gazeta 55, e perditshme e pavarur, Mbyllja e marrë«veshjes me FMN-në, fundi i tranzicionit, 9 janar 2009, 12. Gazeta Shekulli, Artikulli : ―FMN: Në pritje të një marrëveshjeje nga qeveria‖, 27 shtator 2008, 13. Gazeta Shqip, Artikulli: Misioni i FMN-së, këtë javë në Tiranë, 14 Qershor 2016, 14. The New York Times ―Revolt Spreads to Albanian Capital's Outskirts‖ Published: March 13, 1997, Burimi online http://www.nytimes.com/1997/03/13/world/revoltspreads-to-albanian-capital-s-outskirts.html

200

15. The New York Times. "Croatia Clashes Rise; Mediators Pessimistic", December 19, 1991. Archived from the original on July 29, 2012. Retrieved July 29, 2012. 16.

The New York Times. "Serbs Refuse to Negotiate in Croatia", By Chuck Sudetic ). August 5, 1991

17.

The New York Times, Serb-Led Presidency Drafts Plan for New and Smaller Yugoslavia", December 27, 1991.

18. The SUN “It's bad in Albania and it's about to get ëorse Failed pyramid deals spread fear, unrest Prepared by Bill Glauber, February 23, 1997, burimi online http://articles.baltimoresun.com/1997-0223/neës/1997054002_1_pyramidschemes-albania-lato 19. TIME ‖ The ponzi revolution :Albanians, infuriated by their losses in a huge swindle, turn violently against the government‖ By bruce ë. Nelan monday, mar. 17, 1997, http://content.time.com/time/magazine/article/0,9171,986050,00.html 20. Revista Monitor, ―Shqipëria 100 milion dollarë borxh FMN-së‖ përgatitur Genc Kondi, 31 Tetor 2007 21. Revistën ―Monitor‖ AleksanderMeksi Intervistë dhene gazetarit Bardhi Sejdarasi, Mars 2001,burimi online, http://aleksandermeksi.com/ëp-content/uploads/ëp-postto-pdf-cache/1/interviste-me-bardhi-sejdarasi.pdf

3. Raporte Zyrtare të FMN-së 22. Albania Enhanced Structural Adjustment Facility, Policy Framework Paper for 1999–2001, Prepared by the Albanian authorities in collaboration with the staffs of the International Monetary Fund and the World Bank, May 28, 1999 23. Albania Poverty Assessment, Document of the World Bank, Report Number 26213A, November 5, 2003 24. Article IV Consultation and Review Under the Poverty Reduction and Growth FacilityóStaff Report and Public Information Notice, Washington: IMF Country Report No. 01/117, 2001

201

25. Austrian Development Agency, Referati pёr Shqipёrinё, ―Shqipëri plani 20072009‖, botuar nga Ministria Federale pёr Çёshtjet Evropiane dhe Ndёrkombёtare, Vjenë Austri 26. Bléjer, Mario I, Mecagni, Mauro, Sahay, Ratna, Hides, Richard, Johnston, Barry, Piroska Nagy, and Roy Pepper, Albania: From Isolation Toward Reform,‖ IMF Occasional Paper No. 98 Washington: 1992 27. Boughton, James M, IMF and the Force of History: Ten Ideas and Events that Have Shaped

the

IMF

Institution‖,

working

paper

WP

04/75,

2004.

Burimin

Online

http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/2004/wp0475.pdf 28. Bulletin

Of

The

Bank

Of

Albania,

2012

H1,

Shih

file:///C:/Users/ccc/Downloads/Bulletin_of_the_Bank_of_Albania_H_I_2012.pdf 29. Country Report Albania, The Economist Intelligence , 1st quarter 1997, 4LR, United Kingdom, February 12, 1997, 30. Country Report Albania‖ The Economist Intelligence Unit, United Kingdom: March 2009 31. Country Report, 3th quarter 1999, The Economist Intelligence Unit, London, 199 Document of the World Bank, Albania Poverty Assessment, Report No. 26213-Alb, november 5, 2003, 32. Country Report‖, 4th quarter 1999, The Economist Intelligence Unit, 1999 33. Deficiti korent në periudhën 1992-1997. A Përbën ai problem? Buletini Ekonomik, vëllimi 1, numër 3.f. 9 34. Economic bulletin, Bank of Albania News over October-December, volume 11, number 4, 2008, 35. Enhanced Structural Adjustment Facility Policy Framework Paper for 1999-2001, IMF and World Bank, 1999 http://www.imf.org/external/np/pfp/1999/albania/index.htm#II 36. "Final report of the United Nations Commission of Experts established pursuant to security council resolution 780 (1992), Annex IV – The policy of ethnic cleansing; Prepared by: M. Cherif Bassiouni.". United Nations: December 28, 1994.

202

37. IMF Concludes Article IV Consultation with Albania, Public Information Notice No. 99/51, June 1999, http://www.imf.org/external/np/sec/pn/1999/pn9951.htm (parë më 01.07.2013). 38. IMF Completes Albania Review and Approves US$13 Million Credit Tranche, News Brief No. 00/4 January 19, 2000, http://www.imf.org/external/np/sec/nb/2000/nb0004.htm 39. IMF Country Report No. 05/89, ―Albania: 2004 Article IV Consultation, Fifth Review ―Under the Poverty Reduction and Growth Facility, Request for Extension of the Arrangement, and Financing Assurances Review, Washington: 2005, 40. IMF Country Report No. 08/270, Albania: Poverty Reduction Strategy Paper—Joint Staff Advisory Note, Washington, D.C: August 2008 41. IMF Country Report No. 08/267, Washington: August 2008, 42. IMF Country Report No. 03/218, Albania: Second Review Under the Three-Year Arrangement Under the Poverty Reduction and Growth Facility--Staff Report; Staff Statemen, Washington: 2003 43. IMF Country Report No 03/219, Albania: Joint Staff Assessment of the Poverty Reduction Strategy Paper Annual Progress Report, Washington D. C: 2003 44. IMF Executive Board Concludes Article IV Consultation with Albania, Public Information Notice (PIN) No. 08/94 FOR IMMEDIATE RELEASE Washington: July, 29, 2008, Shih Burimin Online http://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08267.pdf 45. IMF , Fund Republic of Kosovo, Staff Report for the 2011 Article IV Consultation and the Initiation of a Staff-Monitored Program Prepared by Staff Representatives for the 2011 Consultation ëith the Republic of Kosovo Approved by Juha Kähkönen and Jan Kees Martijn June 21, 2011, 46. IMF, Former Yugoslav Republic of Macedonia, Financial system stability assessment, prepared By theMonetary and Financial System and European I departments, September 29, 2003, IMF country report no 03/374, p. 1

203

47. IMF, The western Balkans Economic Transition , Zuzana Murgasova, Nadeem llahi, Jacques Miniane, Alasdair Scoot, Ivanna Vladkova- Hollar, Washington, D.C: 15 march 2015, 48. IMF Special Report, ―25 Years of Transition Post-Communist Europe and the IMF”, prepared byJames Roaf, Ruben Atoyan, Bikas Joshi, Krzysztof Krogulski and an IMF Staff Team, October , 2014, 49. IMF report ―The Economic Consequences of the Kosovo Crisis: An Updated Assessment‖, Prepared by staff of the International Monetary Fund in consultation with the World Bank staff Approved by Michael C. Deppler and G. Russell Kincaid May 25, 1999, Online source https://www.imf.org/external/pubs/ft/kosovo/052599.htm#II 50. IMF Special Report, “The Western Balkans, 15 Years of Economic Transition”, prepared by Zuzana Murgasova, Nadeem Ilahi, Jacques Miniane, Alasdair Scott, Ivanna Vladkova-Hollar, and an Staff Team, march 15, burimin Online https://www.imf.org/external/pubs/ft/reo/2015/eur/eng/pdf/erei_sr_030915.pdf 51. Jarvis, Christopher , The Rise and Fall of Pyramid Schemes in Albania, Finance& Development: A Quarterly Magazine of the IMF, March 2000, Volume 37, number 1 52. Jarvis, Chris, The Rise and Fall of Pyramid Schemes in Albania, IMF working paper No 99/98, July 1999 Burimi online http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/1999/wp9998.pdf 53. Jarvis, Chris ―The Rise and Fall of the Pyramid Schemes in Albania‖, IMF Staff Papers, Volume 47, Number 1, 2000 54. Jan-Peter Olters, IMF Resident Representative , Albaniaís Informal Economy: An Impediment

to

Economic

Development?∗‖,

2001,

f.

6

burimi

online

http://www.bankofalbania.org/web/pub/JanPeterOlters_240_1.pdf 55. Joint Advisory Note on Albania’s National Strategy for Devevlopment and Integration (Poverty Reduction Strategy Paper), IMF and the International Development

Association

(IDA),

mars

2008,

fq.

2.

http://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08270.pdf

204

56. Kalra, Sanjay, Inflation and Money Demand in Albania, IMF Working Paper WP/98/101, 1998, Burimi Online http://www.imf.org/external/pubs/ft/wp/wp98101.pdf 57. Kushtetuta e Shqipërisë, viti 1944, neni 25 58. Letër Qëllimi e Pandeli Majko kryeministër I Shqipërisë, Ministri I Financave Anastas Angjeli dhe Guvernatori të Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani drejtuar Michel Menaxhues të FMN-së Shih http://www.imf.org/external/np/loi/121298.htm 59. Letter of Intent of the government of Albania, which describes the policies that Albania, intends to implement in the context of its request for financial support from the

IMF.

Tirana,

December

12,

1998

Shih

burimin

online

http://www.imf.org/external/np/loi/121298.htm 60. Ligj nr.7505, datë 31.7.1991. Për Bankën e Kursimeve.- Fletorja Zyrtare 5, Gusht 1991, f.283; 15 nene 61. Ligjin Nr 7501‖Për Tokën‖ të miratuar nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë në datë 19.7.1991, Gazeta zyrtare nr. 5 62. Ligj nr.7512, datë 8.10.1991. Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit.- Gazeta Zyrtare 6, Gusht 1991 63. Ligjin nr. 8075 date 22/02/1996 Për sistemin bankar në Republikën e Shqiperisë; 64. Marrëveshja

e

Stabilizim

Asocimit

Shih

burimin

Online

http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/albania/st08164.06_en.pdf 65. OSCE, Observation Of The Parliamentary Elections Held In The Republic Of Albania May 26 And June 2, 1996, burimi online http://www.osce.org/odihr/elections/albania/13567?download=true 66. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013, burimi online http://www.dap.gov.al/images/Arkiva/SKZHI_2007-2013.pdf 67. Strategjia Sektoriale E Punesimit 2007 – 2013, Ministria E Punës, Çeshtjeve Sociale Dhe Shanseve Te Barabarta, Tiranë: 2007. Burimi online http://dsdc.gov.al/dsdc/pub/strategjia_punesim_162_1.pdf

205

68. Shqipëria, Raporti i Stabilizim Asocimit 2003‖, Komisioni i Komuniteteve Evropiane, Bruksel 26.3.2003, fq. 3 burimi online http://www.mie.gov.al/ 69. The Poverty Reduction and Growth Facility (PRGF), Washington: IMF, July 31, 2009 shih burimin Online http://www.imf.org/external/np/exr/facts/prgf.htm 70. UNDP, Albanian Human Development Report 1998. Tirana: United Nations Development Program, 1999. 71. Vendim Këshilli I Ministrave nr.248, datë 27.5.1993. Për disa masa për shpejtimin e privatizimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.- Fletorja Zyrtare 8, Qershor 1993 72. Vendim KM nr.283, datë 25.6.1992. Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Ministrave nr.307, datë 29.8.1991 ―Për detyrat e të drejtat e Agjencisë Kombëtare të Privatizimit dhe komisionit përgatitor të procesit të privatizimit‖.- Fletorja Zyrtare 5, Shtator 1992 73. World

Bank

Document,

Raport

No.

24189-ALB,

burimi

online

http://lnweb90.worldbank.org/caw/cawdoclib.nsf/0/56A12134B0F2403285256E3F0 05A8C8A/$file/24189.pdf

4. Komunikata dhe Deklarata për shtyp

74 . Attikull I Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Marrëdhëniet Shqipëri-FMN nga viti 1991

burimi

online

http://ww.ata.gov.al/marredheniet-shqiperi-fmn-nga-viti-

1991-102917.html 75 . Article, “Decision to Intervene: How the War in Bosnia Ended”, by Ivo H. Daalder, Tuesday, December 1, 1998, Burimi online https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-thewar-in-bosnia-ended/ 76 . Albania: Letter of Intent‖drejtuar Mr. Dominique Strauss-Kahn, Managing Director, International Monetary Fund, Ëashington, D.C. 20431, Tirana, January 8, 2009, p. 1 Komunikatë për shtyp I qeverise shqiptare, ministrit te funancave dhe guvernatorit 206

77 . Bosnia and Herzegovina Becomes a Member of the IMF; Receives IMF Credit from Emergency Window, Press Release No. 95/70, December 20, 1995,Shih burimin Online

https://www.imf.org/external/np/sec/pr/1995/pr9570.htm

78 . Fatos Nano deklarate http://www.imf.org/external/am/speeches/pdf/pr27ale.pdf Press Release No. 27 September 23 - 25, 1997, Banka e Shqiperise 79 . Deklarata per shtyp mbi viziten e stafit te FMN-se pergjate 17-21 tetorit 2005‖, data e publikimit 21-10-2005, Tirane: Burimi online http://www.bankofalbania.org/ëeb/PRESS_RELEASE_3783_2.php?kc=0,41,8,8,0 80 . Deklarata e Stanley Fischer,

IMF Completes Albania PRGF Revieë and

Approves US$3 Million Credit Tranche, News Brief No. 00/43 June 9, 2000 81 . IMF Approves Emergency Post Conflict Assistance for Albania, IMF Press Release

No

97/51,

Washington,

1997.

Burimi

Online

https://www.imf.org/external/np/sec/pr/1997/pr9751.htm 82 . IMF Approves US$249 Million Stand-By Credit for the Federal Republic of Yugoslavia, International Monetary Fund, 700 19th Street, Washington D. C: Press Release No. 01/31, June 11, 2001 83 . IMF Approves US$64 Million Tranche Under Stand-By Credit and US$829 Million

Extended

Arrangement

for

the

Federal

Republic

of

Yugoslavia(Serbia/Montenegro), International Monetary Fund, 700 19th Street, Washington, D.C. 20431 USA, Press Release No. 02/25 May 13, 2002 84 .

International Monetary Fund Resident Mission In Albania ―Declaration of

Mission of IMF about Albania‖, Washington D. C: IMF Press Release No. 08/231, 2 October 2008, 85

. IMF: Albania to see minimal GDP growth in 2009, Gerwin Bell press conference, 28-04-2009,

86

. IMF, press Release No. 94/72 , October 14, 1994

87 .

IMF working paper 96/96,

August

-

September,

burimi

online

http://www.imf.org/external/pubs/cat/longres.aspx?sk=2063.0 88 . IMF, Press Release No 95/20, April 11, 1995 89 . IMF, Press Release Number 97/12, March 13, 1997 207

90 . IMF Executive Board Completes Fourth Review Under Stand-By Arrangement for Kosovo; Approves €4.9 Million Disbursement, , London: Press Release No. 13/259, July 15, 2011 91 . IMF Executive Board Approves € 108.9 Million 18-Month Stand-By Arrangement for the Republic of Kosovo Press Release No. 10/300, July 21, 2010 92 . IMF Executive Board Approves Albania's Second Annual Program under ESAF and Augmentation; Releases US$30 million Credit Tranche, News Brief No. 99/27, Washington, D.C: June 14, 1999, IMF, 93 . IMF Gives Final Approval of PRGF Loan for the Former Yugoslav Republic of Macedonia, Washington, D.C : IMF News Brief No. 00/116 , December 15, 2000 94 . IMF Executive Board Completes the Sixth and Final Revieë Under the PRGF and EFF Arrangements with Albania and Approves US$3.6 Million Disbursement, Press Release No.09/16, January 28, 2009 95 . IMF Annual Report of the Executive Board for the Financial Year Ended April 30, 1992 Washington, D.C,

96 .

―Risks for Albania‘s financial stability‖, Speech by Mr Ardian Fullani,

Governor of the Bank of Albania, at the joint press conference With the IMF Mission Chief for Albania, Mr Gerëin Bell and the Minister of Finance, Mr. Ridvan

Bode,

Tirana,

7

April

2009.

Burimi

online

http://www.bis.org/review/r090423c.pdf 97 . Montenegro Joins the IMF as 185th Member, Press Release No. 07/7 January 18, 2007 98 . Kosovo Becomes the International Monetary Fund‘s 186th Member, Press Release No. 09/240, June 29, 2009 99 . Press Release No. 27 September 23 - 25, 1997http://www.imf.org/external/am/speeches/pdf/pr27ale.pdf 100

. New IMF Report Urges Balkan Countries to Complete Reform Process, Press Release No. 15/97, March 9, 2015

101

. Bell, Gerwin, Mission Chief & Ann-Margret Westin, Resident Representative Concluding Statement of the IMF Mission for Albania, Tirana, November 11, 2008 208

102

. Statement by Fatos Nano at the Joint Annual Discussion, IMF Press Release No. 27, September 23 - 25, 1997, HONG KONG: 03. October 1997

5. Literature

103

.

Alia. Ramiz , Raport për Kongresin e 9-të Partisë së Punës së

Shqipërisë , Shtëpia Botuese 8 Nëntori , Tiranë: 1986, . Artikulli ―Regjimi I politikws Monetare dhe Prirja e Bankës së

104

Shqipërisë nga Gramoz Kolosi, tek Vwllimi 1. Banka e Shqipwrisë, 2007 F. 319 105

. Backer, Berit , Self-Reliance under Socialism. The case of Albania, Journal of Peace Research, 19:4, 1982

106

. Banka e Shqipërisë, Deficiti Korent në Periudhën 1992-1997. A përbën ai problem. Gramoz Kolosi, Altin Tanku. Dhjetor 1998, Artikull, marrë tek vëllimi 1 I Bankesse Shqiperise, 2007 . Bezner Drik J. ―Post-Socialist Financial Fragility: the Case of Albania‖,

107

2001, Cambridge Journal of Economics 108

. Boughton, James M, The Evolving Global Role of the IMF: World Without

Walls:

The

Global

Economy

and

the

IMF,

1990–1999

http://www.imf.org/external/pubs/ft/history/2012/pdf/c1.pdf 109

. Buletinin Ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një decade (19982000), Vëllimi 1, Tiranë, 2007 . Bufi,Ylli, ―Anëtarësimi i Shiqipërisë në FMN dhe fillimet e reformës

110

ekonomike‖, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Financave dhe Privatizimit, Kuvendi

Republikës



Shqipërisë,

fq

18

Burimi

Online

http://www.bankofalbabia.org/ 111

. Cani, Shkëlqim & Hadëri, Sulo, Sistemi financiar shqiptar në tranzicion: progres apo brishtësi? , Konferenca III e Bankës së Shqipërisë, Botim Shkencor ,Tiranë: dhjetor 2002,

112

.

Carole, Rogel, The Breakup of Yugoslavia and Its Aftermath.

Greenwood Publishing Group, 2004. 209

. Chossudovsky , Michel, ―The globalization of poverty and the new

113

world order”, Second Edition, Quebec,Canada: Marquis publisher, 2007 . Clunies-Ross, Anthony & Sudar,Petar, Albania‘s economy in transition

114

and turmoil, 1990-1997, Ashgate 1998, 115

. Duka, Valentina, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë, Kristalina-KH, 2007,

116

Ekonomia politike, Botim I akademisë së Shkencave të RPSSH, Tiranë, 1981

117

Fishta. Iljaz/ Ziu. Mihal, Historia e ekonomisë së Shqipërisë 1944-1960, Tiranë, Dita, 2004

118

File. Luljeta, Bujqësia shqiptare në periudhën e tranzicionit, Artikull I botuar në

119

Geço, Pandi, Shqipëria. Pamje fiziko-ekonomike, Tiranë: 1959,

120

Goldstein. Joshua S, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Tiranë: Dituria, 2003

121

Hartat e varfërisë dhe Pabarazisë në Shqipëri = Poverty and Inequality mapping 2001-2021, Instituti I Statistikës, Tiranë: Instat, 2004,

122

Historia e popullit shqiptar. Shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj, 1939-1990, vëll.4, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, Toena, 2008

123

Hoti, Erudita, Remittances and Poverty in Albania, Department of Economics at the University of Lund, 2009:6 Minor Field Study Series No. 192, http://www.nek.lu.se/Publ/mfs/192.pdf

124

Hoxha. Enver, Vepra, Vëllimi 14, f. 28 cituar prej Prof.Dr. V. Misja , Y Vejsiu, Doc A. Bërxolli në Popullsia e Shqipërisë, 1987

125

Ibrahimi, Fatos, Zëvendësguvernator i Parë i Bankës së Shqipërisë dhe Salko, Drini Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ―Sistemi Financiar Në Shqipëri‖

126

Jacques. Edwin, Shqiptarët, Tiranë: Kartë e Pendë, 1999, f. 58

127

Kamruzzaman, Palash, Poverty Reduction Strategy Papers and the Rhetoric of Participation, tek Development in Practice, 19:1, 2009 210

128

Kondonassis, Alexander J.

Asymmetrical economic and institutional

changes in the Western Balkans: Cooperation with the European Union, European Research Studies Volume VIII, Issue (1-2), 2005, 129 Kolasi, Gramoz dhe Tanku, Altin, Deficiti Korent në periudhën 1992-1997. A përbën ai problem ― Artikuj të botuar në Buletitnin Ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një decade‖ Vëllimi I , Tiranë: 2007 130 Krasniqi, Afrim, ―Sistemet politike në Shqipëri, 1912-2008‖, Botimi i dytë, Ermal, Tiranë 131 Lampe .John R., Balkans into Southeastern Europe. A century of ëar and transition, Palgrave Macmillan, 2006, 132 . Laërence J. McQuillan, The Case Against the International Monetary Fund, http://www.hoover.org/publications/monographs/27195 133 . Maglajlić, Reima Ana & Rašidagić, Ešref Kenan, Welfare states in Transition, 20 years after the yougoslav ëelfare model, Bulgaria: Published Friederich Ebert Foundation, , 2011 134 . Meksi, Aleksandër, ―Aleksandër Meksi përmes fjalës së tij‖, Tirane: Luarasi, 1997, f. 205 135 . Mema. Fatmir, Privatizimi në Shqipëri, Monografi, Tiranë: Toena, 1997 136 . Muço, Marta,

Economic Transition in Albania: Political Constraints and

Mentality Barrier, Office of Information and Press at NATO, 1997 fq. 18, burimi online http://www.otan.nato.int/acad/fellow/95-97/muco.pdf 137 . Narayansëamy, Ramnath, Albania: Economic Disequilibrium and Political Instability, Economiuc and Political Weekly, September 1-8, 1990 138 . National Strategy for Socio-Economic Development: Medium-term Program of the Albanian Government: Growth and Poverty Reduction Strategy: GPRS 20022004, Nov.2001, Tiranë, Nëntor 2001, 139 . Nicholas V. Gianaris, The economies of the Balkan countries. Albania, Bulgaria, Greece, Romania, Turkey, and Yugoslavia, New York: Praeger, 1982

211

140 . Olters,, Jan-Peter, IMF Resident Representative , Albaniaís Informal Economy: An

Impediment

to

Economic

Development?∗‖,

2001,

burimi

online

http://www.bankofalbania.org/ëeb/pub/JanPeterOlters_240_1.pdf 141 . Olters, Jan-Peter “is inflation too low in Albania? Macroeconomic foundations and Socio-economic development, 2005, 142 . Roberto Morozzo Della Rocca, Shqipëria rrënjët e krizës, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2000, f.19 143 . Smirnova. Nina, Historia e Shqipërisë përgjatë Shekullit XX, Tiranë: Ideart, 2004 144 . Smith,Edward and Edwin Pechous ―Crisis Management and Conflict Resolution in the Late 20th Century Europe: Albania — A Case Study‖, Institute for Defense Analyses , Alexandria, Virginia, U.S.A, www.thecornëallisgroup.org/pdf/1999_09_Pecous-CIV-oct99.pdf 145 . Statement by the Honorable Giulio Tremonti , Minister of Economy and Finance, and Governor of the IMF for Italy , Speaking on behalf of Albania, Greece, Italy, Malta,Portugal, San Marino, and Timor-Leste, International Monetary and Financial Committee, Washington, D.C., October 11, 2008 146 . Söjberg. Örjan, Economic change in the Balkan States: Albania, Bulgaria, Romania and Yugoslavia, London:, Pinter Publishers, 1991 147 . Tafili (Hyskaj). Eva, Ballkani përgjatë periudhës moderne, Tirane: Progresi, 2006, 148 . Toçi. Veniamin, Zhvillimi i industrisë në Shqipëri në vitet 1960-1980, Tiranë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, 1989 149 . Truman, M, The IMF and the Global Crisis: Role and Reform, Washington: Peterson

Institute

for

International

Economics,

2009,

Burimi

online

http://www.piie.iie.com/publications/papers/truman0109.pdf 150 . Ugalde, Esteban, The role and evolution of the International Monetary Fund, http://www.neumann.edu/academics/divisions/business/journal/Review2011/Ugald e.pdf

212

151 . Zickel, Raymond & Iwaskiw, Walter R.

(eds) Albania: A country study,

Washington D.C., Library of Congress, 1994 152 .

Walsh, Martha, Women and Civil War: Impact, Organizations, and Action. Lynne

Rienner Publishers, 2001.

6. Burime online http://www.imf.org/external/np/sec/nb/2000/nb0043.htm http://www.parlament.al/web/pub/aneks_treguesit_sociale_16986_1.pdf http://europa.eu/about-eu/eu-history/1990-1999/index_en.htm http://ba.one.un.org/content/unct/bosnia_and_herzegovina/en/home/unagencies/imf.html http://ba.one.un.org/content/unct/bosnia_and_herzegovina/en/home/unagencies/imf.html http://planipolis.iiep.unesco.org/upload/Albania/PRSP/Albania%20PRSP.pdf http://ba.one.un.org/content/unct/bosnia_and_herzegovina/en/home/unagencies/imf.html http://www.imf.org/external/pubs/ft/scr/2008/cr08267.pdf http://www.imf.org/external/pubs/cat/longres.aspx?sk=2063.0 http://www.shqiptarja.com/analiza/2709/e-verteta-mbi-shqiperi-fmn-207516.html http://www.imf.org/external/np/sec/pr/1997/pr9751.htm http://www.imf.org/external/np/loi/121298.htm https://www.50minutes.com/title/ponzi-scheme/

213