Data Loading...
Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Ilirjana KACELI DEMIRLIKA MARRËDHËNIET SHQIPTA Flipbook PDF
Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise Teze Doktorature Ilirjana KACELI DEMIRLIKA MARRËDHËNIET SHQIPTA
288 Views
71 Downloads
FLIP PDF 1.85MB
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORISË DHE I FILOLOGJISË FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË DEPARTAMENTI I HISTORISË
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE TREVA E PËRMETIT NË PERIUDHËN E VITEVE 1912-1944 1912-1939
Specialiteti: Histori
PUNIM DOKTORATURE Specialiteti: Histori
Kandidati: Kandidati:
Udhëheqës shkencor: Udhëheqës shkencor:
Nuri DRAGOJ M.A.Ilirjana KACELI (DEMIRLIKA)
Prof. Dr. Valentina DUKA Akademik Prof. Dr. Beqir META
Tiranë, 2013 Tiranë, 2013
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/fax: + 355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga eEElbasanit, Tiranë REPUBLIKA SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/fax: + 355 4 369 987 www.fhf.edu.al Disertacion nga Adresa: Rrugai eparaqitur Elbasanit, Tiranë
Disertacion i paraqitur nga
Nuri DRAGOJ Ilirjana KACELI (DEMIRLIKA) NëDisertacion kërkim të gradës shkencore i paraqitur nga në kërkim të gradës shkencore DOKTOR Nuri DRAGOJ DOKTOR Në kërkim të gradës shkencore
TREVA E PËRMETIT NË PERIUDHËN DOKTOR MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE E VITEVE 1912-1944 1912-1939 Specialiteti:TREVA Histori Specialiteti: Histori
E PËRMETIT NË PERIUDHËN E VITEVE 1912-1944 Udhëheqës shkencor:
Specialiteti: Histori
Prof. Dr. Valentinashkencor: DUKA Udhëheqës AkademikUdhëheqës Prof. Dr. Beqir META shkencor:
Mbrohet më, datë...../..../ 2013 1............................................................Kryetar
Prof. Dr. Valentina DUKA
2............................................................Anëtar (oponent) Mbrohet më, datë...../..../ 2013 3............................................................Anëtar 1............................................................Kryetar(oponent) 4............................................................Anëtar 2............................................................Anëtar (oponent) 5............................................................Anëtar 3............................................................Anëtar (oponent) 4............................................................Anëtar Tiranë, 2013 5............................................................Anëtar Tiranë, 2013 II
PASQYRA E LËNDËS Parathënia......................................................................................................................I Hyrja...........................................................................................................................VI KAPITULLI I TRASHËGIMIA OSMANE NË VITET 1912-1918 1. Shpallja e Pavarësisë dhe qëndrimi i Turqisë...............................................................1 2. Çështja e Statusit të Shqipërisë pas luftës Ballkanike.............................................15 3. Aleanca Turko-Bullgare dhe komploti i Beqir Grebenesë........................................23 4. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe roli i turqve të rinj....................................28 5. Gjendja e Shqipërisë në Luftën e Parë Botërore.................................................46 KAPITULLI II MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE GJATË VITEVE 1918-1923 1. Kolonia Shqiptare e Turqisë dhe bashkëpunimi me delegacionet shqiptare në Konferencën e Paqes.........................................................................55 2. Lufta kombëtare e Mustafa Qemalit dhe jehona e saj në shtypin shqiptar................................................................................................72 3. Qeveria e Sulejman Delvinës dhe hapat e parë drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike...................................................................................84 KAPITULLI III MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE GJATË VITEVE 1923-1928 1. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.................................109 2. Traktati i Lozanës dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke.........................................120 3. Marrëdhëniet shqiptaro- turke gjatë kohës së Republikës Shqiptare dhe asaj Turke .................................................................................................... 153 Kapitulli IV MONARKIA DHE REPUBLIKA TURKE (1928-1939) 1. Qëndrimi i Republikës Turke ndaj shpalljes së Monarkisë .............................161 2. Rivendosja e marrëdhënieve shqiptaro-turke ...................................................185 3. Konferencat Ballkanike dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke ...............................199 4. Ulje ngritjet në marrëdhëniet midis Monarkisë Shqiptare dhe Republikës Turke .........................................................................................223 PËRFUNDIME..........................................................................................................246 BIBLIOGRAFIA......................................................................................................252
PARATHËNIE
Historia e popullit shqiptar u zhvillua në shekuj. Ajo është zhvilluar jo vetëm në plan kombëtar por edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Marrëdhëniet historike të shqiptarëve me vendet fqinje janë zhvilluar pandërprerë dhe me oshilacione të ndryshme. Të shkruash historinë e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë të cilat kanë pasur një lidhje të gjatë, në periudha të caktuara historike është e vështirë sepse ato zënë një vend të rëndësishëm në historinë e shtetit shqiptar. Këto marrëdhënie së bashku me uljet dhe ngritjet e tyre janë zhvilluar në kontekst me interesat strategjike të të dy shteteve, sipas problematikave të caktuara dhe interesave të tyre që ato kishin qofshin në fushën ekonomike, politike, kulturore, shoqërore. Me këtë punim besoj se do të shkruhet diçka e re në lidhje me qëndrimet dhe situacionet e ndryshme në të cilat u ndodh populli shqiptar, i parë në një këndvështrim më të gjerë dhe më të plotë, e cila përbën edhe synimin e këtij studimi pa pretenduar natyrisht për një trajtim shterues. Nga ana tjetër duhet parë edhe lëvizja e diplomacisë së re turke, e cila nga ana e saj përpiqej me të gjitha format dhe mënyrat që të ruante ndikimin në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri që kishte një pozicion të favorshëm gjeopolitik, daljen në detin Adriatik si ura e saj lidhëse me shtetet perëndimore. Marrëdhëniet shqiptaro-turke në 30 vitet e para të shekullit XX, jehona e revolucionit kombëtar çlirimtar turk si dhe reformat e kryera në Turqi paraqesin një interes të veçantë për studim. Duke u fokusuar në brendinë e temës që kam për objekt studimi, jam përpjekur të shoh më thellë marrëdhëniet që u vendosën midis shqiptarëve dhe turqve në momentin kur identiteti osmano-turk i perandorisë po shkonte drejt fundit dhe kur në skenën politike del një identitet mirëfilli turk. Ky punim është frut i një pune hulumtuese disa vjeçare. Metoda e përdorur në shkrimin e tij është ajo e shqyrtimit dhe e përqasjes së dokumentacionit arkivor, studimeve, analizave dhe e çdo lënde tjetër njohjeje. Është synuar që trajtimi i marrëdhënieve shqiptaro-turke të bëhet në disa këndvështrime, duke mos përdorur vetëm qasjen faktologjike, por edhe infiltrimin e analizës me objektivitet shkencor, metodat krahasuese dhe parimet themelore të shkrimit të historisë bashkëkohore. E I
gjithë kjo për të arritur në përfundime sa më afër të vërtetës historike, të cilat do të mund t’i qëndrojnë kohës. Studimi është mbështetur në burimet arkivore shqiptare dhe turke. Së pari një burim i vlefshëm kanë qenë përkatësisht fondet e Arkivit Qendror të Republikës së Shqipërisë, në zërat: Ministria e Punëve të Jashtme (151), Ministria e Punëve të Brendshme (152), Legata Italiane, Kolonia shqiptare në Turqi (101), Syrja Vlora (56), Gjergj Fishta, Mithat Frashëri (35). Të cilat përbëjnë një burim të pazëvendësueshëm për njohjen, e frymës orientimeve dhe politikës së zhvilluar nga shqiptarët në ato vite. Së dyti, po në këtë funksion është shfrytëzuar fondi i Ministrisë së Punëve të Jashtme pranë Arkivës së Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë, me dokumente dhe akte diplomatike në lidhje me Shqipërinë. Së treti janë shfrytëzuar edhe Koleksioni i dokumente të arkivave Austro-hungareze, Franceze, Britanike, Italiane, Ruse që gjenden në Arkivën e Institutit të Historisë. Krahas tyre janë përdorur edhe arkivat turke: Fonde të Republikës Turke (Cumhuriyet Arşivine) në lidhje me Shqipërinë dhe Traktatin e Shkëmbimit, Fonde të Arkivave të Kryeministrisë Osmane (Başbakanlık Osmanlı Arşivine), Arkiva e Ministrisë së Punëve të Jashtme Osmane (Hariciye Nezareti Osmaniye), Dokumente të Portës së Lartë (Bab-ı Ali Evrak Odası) etj. Burimet e pabotuara arkivore janë plotësuar nga dokumentet e botuara, të cilat për temën e këtij studimi kanë qenë të bollshme. Mund të përmenden: Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914), vëll II përgatitur nga Valentina Duka, Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Vëll. I dhe Vëll. II
përgatitur nga Muhamet Shatri, Dokumenta Ruse për Lëvizjen
Kombëtare Shqiptare më 1912, përgatitur nga M. Shatri dhe Ramiz Abdyli, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), përgatitur nga Nevila Nika: Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, përgatitur për botim nga Insituti i Historisë; Qeveria e Përkohshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj (nëntor 1912-1914), Ethnic Minorities in the Balkans Studies1860-1971, Volume 4, (19231926) përgatitur për botim nga Bejtullah Destani, Ismail Qemali (Përmbledhje Dokumentesh 1888-1919), përgatitur për botim nga Teuta Hoxha etj. Punimi do të ishte i mangët nëse nuk do të ishte shfrytëzuar edhe letërsia historike e shkruar për këtë periudhë. Në punim janë marrë parasysh arritjet e II
historiografisë shqiptare, turke dhe më gjerë, të cilat janë një burim i rëndësishëm në përpilimin e sfondit historik të kësaj teme dhe në hedhjen e piketave në trajtimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke. Në punim janë shfrytëzuar monografi e artikuj të studiuesve shqiptarë si: Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Arben Puto, Beqir Meta, Valentina Duka, Fatmira Rama, Ferit Duka, Ramiz Abdyli, Muharrem Dezhgiu, Emine Bakalli, etj, të studiuesve turq si: Feroz Ahmad, Bilal N. Şimşir, Necip P. Alpan, Sina Akşın, Tajfun Atmaca, Hikmet Y. Bayur, Bilge Çelik, Nuray Bozbora etj, dhe të studiuesve të huaj si Joseph Swire, Antonello Biaggini, George Gawrych, Egidio Ivetiç, Bernard Lewis, Georges Castelan, Ferdinando Saleo, Bernd, J.Fischer, Mark Mazower etj. Shtypi i kohës plotëson kuadrin e burimeve të shfrytëzuara. Është konsultuar gazeta “Përlindja e Shqipërisë”, Dielli, Gazeta e Korçës, Shqipëria e re, Demokracia, Përpjekja shqiptare, shtypi shqiptar zyrtar në vitet 20-30, shtypi në diasporë dhe një pjesë e konsiderueshme e shtypit turk si: Cumhuriyet, Hakimiyeti Milliye, Milliyet, Akşam, Vakit etj. Në punim janë shfrytëzuar kujtimet e protagonistëve të kohës të botuara si: Poincare, Ali Fuat Cebesoy, pa harruar edhe kujtimet e botuara jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe atë turke të Ismail Qemalit, Eqerem Vlorës, Syrja Vlorës, Sejfi Vllamasi, Mehdi Frashëri. Pavarësisht gamës së gjerë të materialit të grumbulluar, analizës kritike të literaturës së shfrytëzuar, nuk marrë përsipër të kem bërë shqyrtimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke në mënyrë shteruese, sidomos kur periudha e luftës duhet të shikohej gjerësisht në arkivën e ushtrisë turke, të cilat vazhdojnë të paraqesin vështirësi për shfrytëzim. Duke shfrytëzuar gjithë këtë lëndë burimore, dokumentare dhe fokusuar në brendinë e temës të cilën e kam për objekt studimi jam përpjekur të shoh në thellësi marrëdhëniet që u vendosën në momentin kur identiteti osmano - turk i perandorisë po shkonte drejt fundit dhe kur në skenën politike del një identitet i ri mirëfilli turk. Kam patur parasysh raportet diplomatike të nëpunësve austro-hungarezë, francezë, rusë dhe britanikë, të cilët japin informacione me interes në lidhje me politikën turke ndaj Shqipërisë dhe për marrëdhëniet shqiptaro-turke. Marrëdhëniet shqiptaro-turke në 30 vitet e para të shekullit XX, jehona e revolucionit kombëtar çlirimtar turk si dhe reformat e kryera në Turqi paraqesin një interes të veçantë për studim dhe trajtim sepse tregojnë zhvillimin e politikës së jashtme shqiptare dhe rrugën që ndoqi diplomacia shqiptare për të lidhur ura miqësie me popujt fqinjë. III
Punimin tonë e kemi strukturuar në katër kapituj ku kombinohet në gjithë shtrirjen e tij, kriteri kronologjik me atë tematik. Në të katërt kapitujt ndiqet rrjedha kronologjike, ndërsa sythet brenda çdo kapitulli, janë përcaktuar duke u mbështetur kryesisht në kriterin tematik e problemor. Kapitujt paraprihen nga Hyrja në të cilën kemi pasqyruar një historik të shkurtër të marrëdhënieve shqiptaro-turke nga lidhja e Prizrenit deri në pragun e shpalljes së luftës Ballkanike. Në fillim janë trajtuar marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Osmane, gjatë periudhës së fundit të luftës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, të zhvilluar nga Epoka e Rilindjes deri në objektivin final të saj, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar. Kapitulli I- Trashëgimia Osmane në Shqipëri në vitet 1912-1918. Kapitulli hapet me shpalljen e Luftës Ballkanike dhe Qëndrimin e Turqisë ndaj shpalljes së pavarësisë. Ai ndalet me pozicionimin e politikës osmane ndaj shpalljes së Pavarësisë. Më 29 korrik 1913, Princi i shtetit Shqiptar u caktua Vilhelm Vidi. Princ Vidi. Gjatë qeverisjes së tij u ndesh me vështirësi të mëdha për shkak të njohjes së pakët dhe gjendjes së ndërlikuar në vend, të cilat çuan në largimin e tij. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u shkel nga ushtritë e të dy palëve. Të tre fqinjët e Shqipërisë në tokë dhe përtej detit, mbajtën anën e “Antantës” anglo-franceze dhe kjo bëri që shqiptarët të fitojnë përsëri pavarësinë e tyre në mbarim të Luftës së Parë Botërore. Kapitulli II - Marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë viteve 1918-1923. Duke njohur gjendjen e vendit dhe rrezikun që i kanosej Shqipërisë nga fqinjët si edhe për të bashkuar të gjitha trojet shqiptare, të cilat mbetën jashtë shtetit shqiptar pas traktatit të miratuar në vitin 1913, shqiptarët e Turqisë filluan të organizoheshin edhe më tepër për të shprehur zërin e tyre kundrejt këtyre padrejtësive që i kanoseshin kombit të tyre. Në mbarim të Luftës së Parë Botërore në Paris, u mblodh Konferenca e Paqes. Në këtë konferencë u trajtua edhe problemi Shqiptar, i cili u diskutua gjatë. Në konferencë u hartuan dhe disa projekte në dëm të Shqipërisë. Këto projekte nuk u zbatuan për shkak të qëndresës së shqiptarëve të ardhur nga Turqia, Rumania dhe SHBA. Ndërgjegjja kombëtare, e përforcuar nga përvoja e luftës dhe efekti i ideologjive liberale të kohës, të shoqëruara me zhgënjimin nga arbitrazhi ndërkombëtar dhe braktisja e Fuqive të Mëdha në fund të vitit 1919, bëri që shqiptarët të vendosin të hedhin vetë një hap drejt zgjidhjes së çështjes së tyre. Prandaj ata reaguan duke u tubuar në janar 1920 në Kongresin e Lushnjës. IV
Paralelisht me luftën e popullit shqiptar po zhvillohej edhe lëvizja nacionale e popullit turk. Kjo lëvizje u drejtua nga Mustafa Qemal Ataturku, i cili nën udhëheqjen e tij e drejtoi popullin turk drejt rrugës së lirisë dhe krijimit të një shteti kombëtar turk. Rezultati përfundimtar i Luftës nacionale Turke ishte Shpallja e Turqisë Republikë më 29 tetor 1923. Klima e përgjithshme politike brenda dhe jashtë dy vendeve tregoi se Shqipëria dhe Turqia, nga viti 1912- 1920 nuk patën marrëdhënie zyrtare. Shkak ishin luftërat ballkanike dhe lufta e parë botërore. Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur shqiptar dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të tij nga Lidhja e Kombeve, si edhe hapat e reformimit krijuan një klimë të favorshme ndërkombëtare që shqiptarët të përqendroheshin në ngritjen e institucioneve të brendshme dhe të vendosnin lidhje diplomatike me shtetet të tjera. Marrëdhëniet diplomatike me Turqinë u vendosën menjëherë pas shpalljes së Republikës së re Turke dhe fitores së Revolucionit Kombëtar Turk të udhëhequr nga Mustafa Qemali. Kapitulli III- Marrëdhëniet Shqiptaro-Turke gjatë viteve 1923-1928. Më 15 dhjetor të vitit 1923 në Ankara, pas bisedimesh që zgjatën shumë u firmosën tre marrëveshje që njihen me emrin “Traktati i Miqësisë”.
Ky traktat përmbante:
marrëveshjen mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis të dyja shteteve, marrëveshjen konsullore dhe marrëveshjen e nënshtetësisë. Një çështje e mprehtë për shqiptarët është shkëmbimi i popullsisë midis Turqisë dhe Greqisë. Popullsia shqiptare e Çamërisë dhe në veçanti ajo myslimane, u gjend përballë politikave dhe projekteve shoviniste që mbetën të njëjta nga të gjithë qeveritë greke duke përdorur me mjeshtëri situatat ndërkombëtare, duke realizuar shpronësimin dhe shpërnguljen masive të saj në Turqi. Më 30 janar 1923 në Konferencën e Lozanës u nënshkrua një Konventë (Traktat) si një marrëveshje e veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Ky traktat ishte indikatori që marrëdhëniet shqiptaro-turke në këtë periudhë do të kushtëzoheshin nga, qëndrimi i Turqisë ndaj shkëmbimit të popullsisë myslimane dhe ortodokse shqiptare të Greqisë. Shpallja e Republikës më 21 janar 1925 ishte një ngjarje me rëndësi për historinë moderne shqiptare. Presidenti i ri shqiptar synonte të krijonte një shtet shqiptar të fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që të radhitej me dinjitet përkrah shteteve të tjera evropiane. Ahmet Zogu si president zotëronte pushtet të gjerë si kryetar i shtetit dhe i qeverisë. Në vitin 1926, për herë të parë në mënyrë reciproke u çelën ambasadat dhe midis dy Republikave të reja Shqiptare dhe asaj Turke, u vendosën marrëdhëniet diplomatike. V
Kapitulli IV- Monarkia Shqiptare dhe Republika Turke. Më 1 shtator 1928, Asambleja e Madhe Kushtetuese njoftoi se kishte vendosur njëzëri vendosjen e një regjimi monarkist dhe e shpalli Shqipërinë, Mbretëri Demokratike Parlamentare e të Trashëgueshme, me mbret të shqiptarëve, Naltmadhninë e tij Zogu I. Shumë vende të botës, ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, e njohën dhe filluan të krijonin lidhje me të. I vetmi vend që nuk e njohu ishte Republika Turke e Mustafa Qemalit. Kjo erdhi si pasojë e filozofisë politike institucionale të shtetit republikan të drejtuar nga Mustafa Qemali. Ky ndryshim i regjimit në Tiranë, mjaftoi për t’i ftohur së tepërmi marrëdhëniet turko–shqiptare. Për afrimin midis Shqipërisë dhe Turqisë, u shfrytëzua Konferenca e dytë Ballkanike, që u mbajt në Stamboll, në muajin tetor të vitit 1931. Në princip të politikës së jashtme të qeverisë turke vazhdonte përsëri të ishte ndërtimi i marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet fqinje dhe sidomos me ato ballkanike ku ajo pretendonte të luante një rol aktiv. Ecuria e marrëdhënieve ndryshoi përsëri, shkak u bë lidhja e krushqisë nga Zogu me dinastinë hamidiane. Ky ishte një pretekst i cili shprehte në njërën anë qëndrimin që mbante Ataturku dhe në anën tjetër zhvillimet politike që ndiqte Zogu. Në periudhën midis dy luftërave botërore, pavarësisht ulje-ngritjeve në marrëdhëniet politike ndërshtetërore midis dy vendeve, përsëri mund të themi se historia ka treguar se populli shqiptar dhe ai turk kanë patur lidhje të ngushta miqësore. Ndërsa nga ana shtetërore marrëdhëniet shqiptaro-turke janë zhvilluar në mënyrë reciproke, pavarësisht filozofive dhe rrymave politike që ishin prezente në politikën ndërkombëtare të qeverive të atyre viteve. Si përfundim theksojmë, se shteti shqiptar në vitet 20-30’ të shekullit kaluar është përpjekur dhe i ka zhvilluar marrëdhëniet politike në frymën e bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë. Me dëshirën për të përgatitur një punim serioz që do justifikonte edhe besimin e udhëheqësit tim dhe do të përfaqësonte shkencërisht historiografinë moderne shqiptare, në përfundim e ndiej për detyrë të shpreh falënderimet e mia më të mira profesoratit të nderuar të departamentit të Historisë dhe në mënyrë të veçantë udhëheqësit tim shkencor Akademik Prof. Dr. Beqir Meta, për ndihmën dhe sqarimin e problematikave të ndryshme që kanë kontribuar në zgjerimin e vizionit tim teorik dhe profesional. Falënderimet shkojnë edhe ndihmën e pakursyer të punonjësve të Arkivës qendrore të shtetit, Arkivës Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe punonjësve së Drejtorisë së Arkivës Osmane në Stamboll. VI
HYRJA
Shekulli i XIX, solli ndryshime jo vetëm në Evropë dhe Ballkan, por dhe në Shqipëri, e cila në këtë kohë vazhdonte të ishte pjesë e Perandorisë Osmane. E ngarkuar me një administratë të vjetërsuar dhe të korruptuar, e ballafaquar me rebelimin përgjatë krahinave të saj heterogjene e rrethuar nga shtete të mëdha e të vogla të etshme për të marrë copa nga territoret e saj, Perandoria Osmane ishte në gjendje krize të vazhdueshme, dhe asaj i referoheshin me përbuzje si i “sëmuri i Bosforit” 1. Idetë e mëdha për zhvillimin e reformave e gjetën shprehjen më të qartë vetëm me shpalljen e dekretit perandorak “Hatti-sherif i Gylhanesë” 2, në vitin 1839, nga sulltan Abdyl Mexhidi. Ky dekret shënon një kthesë madhore për Perandorinë Osmane sepse përbën pikënisjen e një programi të gjerë reformash që njihen me emrin Tanzimat [që do të thotë riorganizim], i cili konsiderohet si manifesti i zhvillimit politik dhe kulturor të shoqërisë dhe të modernizimit të Perandorisë Osmane 3. Shqiptarët ishin njëri nga popujt në Perandorinë Osmane që reformat e Tanzimatit nuk i kënaqën. Ata nuk fituan asgjë, madje as të drejtën më elementare për të shkruar e mësuar në gjuhën amtare. Klima e përgjithshme e krijuar nga reformat në rastin e popullit tonë kishin efekt të kundërt me synimet që osmanët kishin. Në këtë moment në skenë fillon të dalë çështja shqiptare e cila do të ridimensionohet në trajtën e një lëvizje të madhe politike, kulturore, kombëtare të njohur në histori me emrin “Rilindja Kombëtare” ku si synim final do të kishte pavarësinë e vendit dhe krijimin e një shteti kombëtar shqiptar 4. Mbi bazën e saj lindi nacionalizmi shqiptar që u zhvillua si një lëvizje përparimtare dhe bashkëkohore me një frymë të theksuar laike, e cila neutralizoi dallimet fetare e krahinore, duke nxjerrë në plan të parë çështjen e identitetit kombëtar
1
Kjo shprehje ka mbetur në kohën kur sulltan Abdyl Mexhidi u sëmur rëndë dhe në Evropën perëndimore ai identifikohej si “njeri i sëmurë”. Dalëngadalë ky term u përhap edhe për perandorinë e cila ishte drejt rënies së saj. Shih: Sulltan Abdylhamidi, Kujtimet e mia politike, Shkup:“ Logos-A”, 2010, f.14. 2 Ky dekret perandorak u quajt i Gylhanesë (dhomës së trëndafilave), duke e marrë emrin prej dhomës së Sarajit në pallatin e sulltanit në Topkapi, vendit ku u shpall. 3 Ilber Ortayli, “Shekull më i gjatë i Perandorisë”, Shkup: “Logos-A”, 2010, f.146. 4 Ferit Duka, Lidhja e Prizrenit në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-osmane, botuar në:Studime Historike, nr.1-2, Tiranë: 2009, f.145.
VII
si dhe duke forcuar e konsoliduar ndërgjegjen e bashkimit mbi baza kombëtare, në kundërshtim të hapur me ideologjinë panislamiste të shtetit osman 5. Lidhja shqiptare Prizrenit . Duke parë ngjarjet tronditëse të gjysmës së dytë të viteve 1870 siç ishin shpërthimi i kryengritjeve çlirimtare kundër osmane në Ballkan, si dhe presioni sistematik i shteteve Evropiane mbi sulltanin për reformimin e sistemit politik të perandorisë, e nxitën elitën reformatore të drejtuar nga Mit’hat Pasha të bindnin me forcë sulltanin të pranonte idenë e shpalljes së kushtetutës. Më 7 tetor 1876, Sulltani, duke marrë parasysh presionin e huaj në rritje, publikoi një dekret që bënte të ditur vendosjen e një regjimi kushtetues. Me 23 dhjetor të 1876 u shpall Kushtetuta e Parë Osmane [Ilk Meşrutiyeti] 6. Kjo kushtetutë me gjithë mangësitë që pati hodhi themelet e një regjimi parlamentar. Për herë të parë në historinë osmane, të gjithë elementët e perandorisë, pa dallim feje gjuhe dhe race fituan të drejtën që problemet e tyre rajonale dhe kombëtare ti diskutonin brenda këtij parlamenti. Por nuk kaluan shumë kohë dhe më 14 shkurt 1878, me një ferman të posaçëm sulltani e pezulloi parlamentin deri në një afat të caktuar. Shkak për mbylljen e parlamentit ishte gjendja politike në të cilën ndodhej perandoria. Abdylhamiti II, e mbylli parlamentin me dëshirën për të mos bërë asnjë lëshim, kur është fjala për kufizimin e pushtetit të tij. Pas kësaj date parlamenti për një periudhe 30 vjeçare nuk u mblodh më. Shteti osman gjatë kësaj periudhe do të njihet me emrin “periudha despotike e Abdylhamitit”, drejtimi i të cilit mbeti tërësisht në duart e sulltanit. Duke parë situatën në të cilën ndodhej vendi, një grup intelektualësh dhe patriotësh shqiptarë do të fillojnë të mendojnë mbi fatet e atdheut të tyre. Lufta e intelektualëve shqiptarë për emancipimin kombëtar, jo vetëm që u frymëzua nga zhvillimet politike progresive në hapësirën ballkanike, por edhe nga ndikimi i rrymave përparimtare ideologjike të Evropës. Shtysa më madhe duket se vinte nga
Bilgin Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar: II, Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluguve Arnavutluk sorunu, Istanbul: Buke Kitaplari, 2004, f.16. 6 Nga disa historianë turq quhet Kanun-i Esasi; shih: Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë: Shtëpia e botuese “Dituria” & Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit 2002, f.159. 5
VIII
lëvizja e liberalëve të parë osmanë të njohur me emrin “Osmanët e Rinj” 7, ku të përbashkët të dy lëvizjet patën, karakterin e tyre kundër sundimit absolutist. Zhvillimet, që u shfaqën gjatë dhe pas luftës Osmano-Ruse në vitin 1877-78, kanë mundësuar ndryshime të rëndësishme në ardhmërinë e Ballkanit në përgjithësi dhe në të shqiptarëve në veçanti. Ushtria ruse arriti në dyert e Stambollit në janar të vitit 1878 dhe u ndal vetëm nga kërcënimet e Fuqive të Mëdha në Shën Stefan [Aya Stefanos] në Yeshilkoy. Më 3 mars 1878në këtë vend u nënshkrua një Traktat paqeje me Rusinë nga Perandoria Osmane që hyri në histori me emrin Traktati i ShënStefanit. Intelektualët dhe patriotët shqiptarë sapo mësuan mbi firmosjen e marrëveshjes së Shën Stefanit ku një pjesë madhe e tokave shqiptare i jepej shteteve bullgare, serbe malazeze e greke u mblodhën në Stamboll dhe krijuan një organizatë të fshehtë “ Komitetin Qendror për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve”, ose siç njihet me emrin Komiteti i Stambollit, me pjesëmarrjen e shumë atdhetarëve si Pashko Vasës, Ymer Prizrenit, Sami Frashërit, Jani Vretos, Zija Prishtinës, Zija Koronicës etj., me kryetar Abdyl Frashërin. Marrëveshja e Shën Stefanit ishte e papranueshme për popullin shqiptar sepse në këtë traktat, shqiptarët nuk ziheshin fare në gojë, as si çështje dhe as si kombësi më vete me të drejtën e formimit të shtetit të tyre, por trojet e tyre do të copëtoheshin dhe atyre do t’u rrëmbeheshin gati gjysma. Siç kemi mësuar nga dokumentet historike të kësaj periudhe, ky traktat nuk i kënaqi jo vetëm interesat e shqiptarëve por edhe interesat dhe synimet e dy Fuqive të Mëdha si Austro-Hungaria dhe Anglia, të cilat i frikësoheshin ndikimit Rus në Ballkan dhe në Mesdhe. Të dyja këto fuqi këmbëngulën që ky traktat të rishikohej nga të gjitha Fuqitë e Mëdha të atëhershme në Evropë, prandaj përfaqësuesit e tyre vendosën që të mblidheshin në Berlin në një Kongres, ku do ti bëhej ftesë të dërgonte përfaqësuesin e vet edhe Portës së Lartë. Kongresi i Berlinit i zhvilloi punimet nga 13 qershor - 13 korrik 1878. 8 Kongresi përfundoi me nënshkrimin e një akti që njihet me emrin “Traktati i Berlinit” i cili zë një vend të rëndësishëm në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare në pragun e fund shekullit të
7
Në 1867 kjo organizatë u formua nga Namik Kemal, Ali Sunav, Ziya Gökalp etj., të cilët ishin ideologët dhe frymëzuesit e mëvonshëm të revolucionit turk të udhëhequr nga Mustafa Qemali. 8 Arben Puto, Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926, Akademia e Shkencave, Tiranë: Shtëpia Botuese “ Albin” 2003, f.16.
IX
XIX. Në këtë traktat një vend të dorës së parë zinte “ndarja e plaçkës” pas disfatës së Turqisë 9. Intelektualët dhe patriotët shqiptarë të Komitetit të Stambollit si vëllezërit Frashëri, Vaso Pasha, Jani Vreto etj., duke ndier rrezikun për vendin, vendosën që të mblidheshin në një kuvend mbarëkombëtar me 10 qershor 1878 në qytetin e Prizrenit që konsiderohej si qendra e Shqipërisë së Veriut. Kuvendi i Prizrenit 10 i hapi punimet në 10 qershor 1878, tri ditë përpara se të fillonte Kongresi i Berlinit, u përgatit nga dy patriotët Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica dhe u drejtua nga Iljaz Pashë Dibra. Që ditën e parë u vendos formimi i lidhjes politike dhe ushtarake, me emrin Lidhja e Prizrenit duke patur si pararendës në një proces të tillë, sidomos Komitetin e Stambollit, të themeluar në dhjetor të vitit 1877 nga pjesëtarë të elitës politike dhe intelektuale shqiptare të asaj kohe 11.Në kuvend u morën vendime të rëndësishme duke kërkuar mbrojtjen e tokave tona dhe duke kërkuar autonominë e Shqipërisë nga Porta e lartë. Për këtë u punua në të gjitha sanxhaqet. Në vijimësi të ngjarjeve Lidhja e Prizrenit po punonte për njohjen e kombit shqiptar, për mbrojtjen e tërësisë tokësore ashtu edhe për ti shkëputur perandorisë autonominë e Shqipërisë. Porta e Lartë në fillim mbajti qëndrim pritës ndaj Lidhjes së Prizrenit dhe synonte që ta kanalizonte rreth politikave të saj, t’ia largonte vëmendjen nga kërkesat e pavarësisë ose autonomisë. Madje nga dokumentet osmane pretendohet se Porta e lartë i kishte dhënë përkrahje fshehurazi formimit të Lidhjes, e kishte ndihmuar duke i siguruar armë, bile kishte lejuar edhe mbledhjen e disa fondeve në emër të organizatës 12. Edhe vetë Sulltan Abdylhamiti II, i kishte porositur autoritetet osmane me funksione në Dibër, Prizren, Gjakovë etj, që të tregoheshin tolerantë ndaj nismave
9
Në këtë kongres u hartuan rreth 20 protokolle të miratuara nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, në Arben Puto, “Historia diplomatike..., f.16. 10 Historiania turke Nuray Bozbora në librin e saj kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, e quan kongres, po kështu dhe Y Çelik, “Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II: Themelimi i Lidhjes sëPrizrenit dhe veprimet që i ndërrmerrte Porta e lartë”, në “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, Instituti i Historisë- Prishtinë: 2011, f.99. 11 Kryetar i këtij komiteti ishte Abdyl Frashëri, ndërsa si anëtare të tij mund të përmenden; Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto,Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Mehmet Ali Vrioni, Iljaz Dibra, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj., shih. Historia epopullit shqiptar, Vëll.I, (Rilindja Kombëtare vitet 30 të shek. XIX-1912), Botim i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë,Instituti i Historisë, Tiranë: Botimet “Toena” 2002, f.143. 12 Yüksel Çelik, Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II..., f.109; S.Kylçe, Osmanli Tarihinde Arnavutluk, Izmir 1944, f.249.
X
politike të intelektualeve shqiptarë 13. Në këtë mënyrë do tu tregohej shteteve evropiane pakënaqësia e popullit dhe se marrëveshjet e nënshkruara do të zbatoheshin 14. Përballë rreziqeve që iu kanosën vendit tonë, Lëvizja Kombëtare reagoi jo vetëm në qëndresën me armë por edhe me veprimtari në fushën diplomatike. Dy janë dokumentet që pretendohet se shtrojnë probleme të politikës së jashtme dhe që kanë të bëjnë me aksionin politik të Lidhjes së Prizrenit dhe qëndrimit të saj ndaj vendimeve të Kongresit te Berlinit: i pari është memorandumi që iu dërgua kryeministrit britanik, lordit Biekonsfild, prej Shkodre më 13 qershor 1878 15 dhe memorandumi tjetër
16
iu drejtua kongresit nga disa personalitete shqiptare të Stambollit më 20
qershor 17. Në të dy memorandumet e hartuara, u trajtua gjerësisht rreziku i trojeve shqiptare nga shtetet fqinje dhe u parashtrua formimi i një shteti të pavarur shqiptar. Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane dhe do të shërbente si një element ekuilibri politik dhe tregtar në gadishullin Ballkanik. Lidhja e Prizrenit gjatë viteve 1881- 1879, kaloi gjithnjë më shumë në pozita kombëtare, ajo këmbëngulte në realizimin e programit të saj autonomist, ndërsa Porta e Lartë kaloi hapur në pozita shpërfillëse ndaj kërkesave të Lidhjes. Gjendja e vështirë e Stambollit, presioni i Fuqive të Mëdha e sidomos mbi të gjitha problemi i autonomisë që kërkonte Lidhja u bënë shqetësuese për Stambollin që nuk po mund të plotësonte dot kërkesat e tyre. Prandaj armiqësia ndërmjet Lidhjes së Prizrenit dhe qeverisë osmane në dhjetor të 1879 u rrit më tepër 18.
13
S. Kylce, Shqipëria në historinë e Perandorisë Osmane, (Perktheu dhe pajisi me shënime Zyber Hasan Bakiu), Tiranë: “Globus R”, 2004, f.130. 14 Stavro Skëndi,Zgjimi kombëtar shqiptar (1878-1912), Tiranë: “Plejad”, 2000, f.63. 15 Historia e popullit shqiptar..., Vëll.I, Tiranë, 2002, f.159: B.Meta, F.Duka & M.Verli, “Lidhja e Prizrenit në dokumentet Austro-Hungareze, Prishtinë: Albanica 2008, f.187. 16 Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912; (Përgatitur nga S.Pollo, S.Pulaha), Tiranë: 1978, f. 21-22 17 Në 20 qershor të 1878, dhjetë anëtarë të mirënjohur të Komitetit të Stambollit i drejtuan një memorandum nga Stambolli Bismarkut, Andrashit dhe Lordit Bikonsfield duke shprehur dëshirën që Shqipëria të gëzonte autonomi brenda kuadrit të Perandorisë Osmane dhe duke protestuar kundër çdo qëllimi për të vënë nën sundimin e një vendi tjetër. Historia e popullit shqiptar, Vëll. II (Rilindja Kombëtare, vitet 30 të shekullit XIX-1912), Botim i Akademisë së shkencave dhe të Institutit të Historisë, Tiranë: “Toena”, 2002,f.162. 18 Y. Çelik,Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II..., f.112.
XI
Në prill të 1880 me anë të ndërmjetësimit të ambasadorit italian Kontit Korti, u dërgua edhe një lutje që kërkonte anulimin e marrëveshjes së Berlinit rreth tokave shqiptare që do ti jepeshin Malit të Zi 19. Marrëveshja [Mukavelenameja] e Kortit u protestua ashpër nga Lidhja e Prizrenit. Porta e lartë, nuk u kishte dhënë përgjigje kërkesave të Lidhjes për autonomi. Kjo situatë e krijuar u ngjalli shqiptarëve për njëfarë kohe shpresa për realizimin e qëllimit kryesor të Lëvizjes Kombëtare. Atëherë formën më të qartë dhe më të avancuar për autonominë shqiptarët e shprehën në krijimin e Qeverisë së Përkohshme. Krijimi i Qeverisë së Përkohshme të Lidhjes së Prizrenit shënoi vënien në jetë të autonomisë në luftë të hapur me shtetin osman. Ky ishte një hap i madh dhe i suksesshëm për Lidhjen. E trembur nga sukseset e Lidhjes, Porta e lartë organizoi një ekspeditë kundër saj të komanduara nga Mareshalli Dervish Pasha [mars, 1881]. Pas një qëndrese të fortë të ushtrisë shqiptare të Lidhjes në vitin 1881, osmanët mundën ta shtypin Lidhjen Shqiptare të Prizrenit duke i dhënë një goditje të rëndë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në njërën nga etapat më të shkëlqyera të saj 20. Shqipëria, në fund shekullit XIX fillimi i shekullit XX, po kalonte një gjendje e rëndë. Kjo gjendje erdhi si rrjedhim i rritjes regjimit të terrorit politik dhe ekonomik të vendosur nga Porta e Lartë.. Në vitin1896, Porta e Lartë shpall projektin osman të reformave, projekt i cili nuk u prit mirë nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare. Por u dha shpresë shqiptarëve që jetonin jashtë vendit për t’i dërguar Portës së Lartë disa memorandume 21. Ndërlikimi i situatës politike në Shqipëri, orvatjet e Perandorisë Osmane për çarmatimin e shqiptarëve, reformat në Kosovë sollën dy pasoja; rritjen e rrezikut të copëtimit të trojeve shqiptare e sidomos të vilajetit të Kosovës e të Manastirit dhe ashpërsimin e mëtejshëm të kontradiktave të shqiptarëve me Portën e Lartë. Kjo gjendje i shtyu shqiptarët në janar të 1899, të themelonin një Lidhjeje të re e njohur si Lidhja e Pejës, me kryetar Haxhi Zekën. Lidhja e Pejës kishte si qëllim jo vetëm 19
Y. Çelik,Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II..., f.113: S.Skëndi,Zgjimi kombëtar shqiptar..., f.66. 20 Ferit Duka, Shekujt osmanë në hapësirën osmane, (Studime dhe Dokumente), Tiranë: UET/PRESS 2009, f.405. 21 Një memorandum u dërgua në vitin 1897nga patriotët shqiptarë të migruar në Bukuresht ku kërkohej autonomia administrative territoriale e Shqipërisë, e bashkuar prej katër vilajetesh; të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe të Janinës me një guvernator të përgjithshëm me origjinë shqiptare dhe me qendër në Manastir. Në memorandum kërkohej edhe ndalja e çarmatimit të shqiptarëve me arsyetim se ata kishin nevoje të mbrohen nga agresioni i jashtëm, në, E. Pllana, Kosova dhe Reformat, Prishtinë:1978 f.130.
XII
luftën kundër Turqisë por dhe kundër lëvizjes në Maqedoni e cila po bëhej e rrezikshme për shqiptarët 22.
E shqetësuar nga formimi i Lidhjes së Pejës, dhe
zgjerimi i veprimtarisë të saj, Porta e Lartë nxori një numër urdhëresash për shtypjen e saj. Burimet dokumentare, dëshmojnë se Stambolli jo vetëm që nuk ishte iniciatori i themelimit të Kuvendit të Pejës, sikurse pohojnë edhe sot disa studiues, por ishte kundërshtar i bashkimit të shqiptarëve në një organizatë të vetme. Qysh në fillim kur po bëheshin përgatitjet për thirrjen e Kuvendit të Pejës, një nga sekretarët personalë të sulltanit u deklaroi përfaqësuesve rusë dhe serbë në Stamboll se kjo lidhje nuk do të mbahet dhe se Sulltani ka urdhëruar që ky kuvend të mos mbahej, meqë po bëhet shkak për shqetësime 23. Lidhja e Pejës e rriti shtrirjen e autoritetit të saj, kjo u bë shkak për acarimin edhe më tepër të marrëdhënieve të shqiptarëve me Portën e lartë. Qeveria e Sulltanit nxori urdhëresa për ndalimin e veprimtarisë së mëtejshme të saj, duke e shtypur përsëri edhe këtë aksion politik të Lëvizjes Kombëtare shqiptare. Fillimi i shekullit të njëzetë solli përpjekje të reja nga ana e patriotëve shqiptarë. Ata e kuptonin se Perandorisë Osmane po i vinte fundi, prandaj duheshin rritur përpjekjet, për të kundërshtuar reformat e ndërmarra nga Sulltan Abdylhamiti, për të shpëtuar atë ç’ka kishte ngelur. Midis viteve 1905-1906, kemi fillimin e një mobilizimi të ri që u pa me krijimin në vitin 1905 të Komitetit të fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”, dhe të një çete në pranverë të 1906, në krahinën e Korçës, drejtuar nga Bajo Topulli. Pas tyre më vonë u formuan edhe çeta të tjera si ajo e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos në 1907-1908, e Sali e Gani Butkës etj. Çetat shqiptare hynë në kontakt me Njazi Beun kjo tregoi se shqiptarët filluan t’iu bashkohen lëvizjes së revolucionarëve xhonturq24.Në radhët e komiteteve xhonturke ishin inkuadruar një pjesë e
22
Peter Bartl, Myslimanët Shqipëtare në Lëvizjen për Pavarësi Kombëtare 1878-1912, Tirane: “Dituria”, 2006, f.182. 23 HHHSt A, PA, nëAIH; Informacion i ambasadorit austriak në Stamboll 18 shkurt 1899, nr.7 po aty, nr.16/A-b, Beograd, 8 shkurt 1899; shih, K.Prifti, Lidhja Shqiptare e Pejës. (Lëvizja Kombëtare 1896-1900), Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë, Tiranë: “Toena”, 2002, f.214. 24 Mihal Grameno, Kryengritjet shqiptare, Tiranë: 1959, f.217-222.
XIII
inteligjencës shqiptare e në veçanti oficerë dhe ushtarë, ndërsa Komitetit Xhonturk i Shkupit ishte i përbërë kryesisht nga autoritetet e organizatave lokale shqiptare 25. Ndërkaq në muajt e parë të vitit 1908 përgatitjet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ishin në vlugun më të madh dhe vazhdonin me intensitet te plotë. Lufta e armatosur e popullit shqiptar dhe ndërhyrja e Fuqive të Mëdha përshpejtuan fillimin e Revolucionit Xhonturk, të përgatitur prej kohësh 26.Këtë bashkëpunim secila palë e shikonte sipas këndvështrimit të interesave të saj. Patriotët shqiptarë bashkëpunimin dhe fitoren eventuale të xhonturqve e shikonin si vazhdim të luftës për arritjen e aspiratës kryesore, tani në kushtet e reja, të pavarësisë kombëtare. Ndërsa nga ana e Komitetit për Bashkim dhe Progres (Ittihad ve Terakki), filloi një përplasje me qëllim kryesor mbajtjen e shqiptarëve brenda zgjedhës së osmanizmit dhe të sigurimit të besnikërisë së tyre 27. Kjo përplasje do të evidentohej në Kuvendin e Ferizajt. Tubimi i popullit në Ferizaj, përputhet me dezertimin e majorit shqiptar Ahmet Njazi Beu nga Resnja i cili doli malit me një grup ushtarësh, dhe ishte i pari që do të jepte kushtrimin për nisjen e revolucionit xhonturk. Më 7 Korrik, pas shumë konsultimesh Kuvendi i Ferizajt, në adresë të Sulltanit, nisi telegramin e parë të nënshkruar nga përfaqësuesit e të gjitha viseve të Vilajetit të Kosovë, në të cilën kërkohej liria dhe kthimi i Kushtetutës së vitit 187628. Pas këtij telegrami do të nisen edhe disa të tjerë të cilat do ti bënin përshtypje sulltanit, duke i dhënë goditje të rëndë politikës së Abdyl Hamitit, për ti kthyer shqiptarët në një shtyllë mbështetëse për sundimin e tij në Ballkan. Më 17 korrik u lidh “Besa” e përgjithshme midis kryengritësve dhe xhonturqve, e cila u shpall gjithkund me anë të tellallëve zyrtare. Si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi do të arrihej marrëveshja e përkohshme, ndërsa më 20 korrik do të 25
hartohej dhe
Skënder Rizaj. Roli i shqiptarëve në Revolucionin Xhonturk të vitit 1908, në revistën “Kosova”, III, Prishtinë, 1974, f.164. 26 Me qëllim që të shpëtonin Perandorinë Osmane nga shkatërrimi dhe ta orientonin në rrugën e modernizmit, disa nga osmanllinjtë e arsimuar, me 1865 në Stamboll formuan Komitetin e Turqve te Rinj (Xhonturk). Kurse më 1899 u formua komiteti “Bashkim dhe Përparim [Ittihad ve Terakki Cemiyeti], si organizatë revolucionare, që kishte për qëllim përmbysjen e regjimit absolutist hamidian dhe vendosjen e kushtetutës. Ne mesin e anëtarëve të këtij komisioni ishte dhe shqiptari Dr. Ibrahim Temo, i cili përfaqësonte krahun liberal të kësaj lëvizjeje. Më 1902, u mbajt Kongresi I i xhonturqve në Paris, ku mori pjesë edhe Ismail Qemal Vlora, si përfaqësues i Shqipërisë. Lëvizja e Turqve të rinj objektiv kryesor kishte rrëzimin e Sulltan Abdyl Hamitit nga froni perandorak me anë të revolucionit. 27 Nathalie Clayer, Në fillimet e nacionalizmit shqiptar lindja e një kombi me shumicë myslimane, Tiranë: “Përpjekja”, 2009, f.486. 28 Bilgin Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar: II, Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ..., f.102.
XIV
aprovohej“Rregullorja” (Ittifakname) prej tetë pikash, ku shqiptarët kuptohesh se e pranonin programin Xhonturk. Më 21 korrik 1908, u dërgua telegrami i fundit në Stamboll. Ai ishte do të firmosej nga 1.200 personalitete të shquara të të gjitha viseve shqiptare të Vilajetit të Kosovës. Nëpërmjet përmbajtjes kërkohej rivendosja e menjëhershme e Kushtetutës dhe thirrja për mbledhjen e parlamentit, në të kundërtën e kanosnin Portën e Lartë me një kryengritje të madhe. Më 23 korrik 1908, i trembur nga lëvizja revolucionare e shqiptarëve në bashkëpunim me xhonturqit, sulltan Abdyl Hamiti u detyrua të shpallë kushtetutën e dytë në historinë parlamentare osmane që s’ishte gjë tjetër vetëm se kushtetuta e vitit 1876.
Ky vendim solli triumfin e
revolucionit të xhonturqve,të cilët të përkrahur prej shqiptarëve,
hapën rrugën e
vendosjes së politikës qeverisëse të tyre. Kryengritjet e viteve 1910-1911. Me ardhjen në pushtet të xhonturqve në nëntor të vitit 1909 në Perandorinë Osmane u zhvillua fushata e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në këto zgjedhje, nga 26 deputetët shqiptarë që fituan, krahas përkrahësve të Turqve të rinj, kishte edhe opozitarë të xhonturqve siç ishin patriotët Ismail Qemali e Hasan Prishtina. Turqit e rinj pasi i fituan zgjedhjet në formën e një plebishiti, duke pasur shumicën në parlament, nuk i mbajtën premtimet por filluan të vinin në jetë pikëpamjet e tyre centralizuese duke marrë edhe një varg masash 29. Ata me fodullëkun e të marrëve i kërkuan botës sfidë dhe u përpoqën t’i zhveshin pjesë nga lumturia e lirisë dhe nga aktiviteti politik. Dalëngadalë filluan të ushtronin forcën e tyre mbi qeverinë dhe duke shtuar guximin morën në dorë administrimin në mënyrë despotike të Perandorisë 30. Porta e lartë bëri përpjekje për t’u imponuar shqiptarëve përdorimin e alfabetit osman për të shkruar gjuhën shqipe në vend të atij latin të miratuar njëzëri nga shqiptarët e të gjitha viseve në Kongresin e Manastirit në nëntor të vitit 1908. Gjithashtu ata rritën taksat dhe filluan të rekrutonin ushtarë me dhunë në krahinat malore duke shkelur hapur të drejtat zakonore veçanërisht të krahinave malore në veri të vendit. Duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat dhe ato pak liri që kishin fituar gjatë vendosjes së kushtetutës së re ata i hapën rrugë fillimit të kryengritjeve të malësorëve në zonat veriore të Shqipërisë në Malësinë e Mbishkodrës dhe Kosovë. Në këto 29
Në lidhje me pikëpamjet centralizuese të Turqve të Rinj, shih: Historia e Perandorisë Osmane nën drejtimin e Robert Mantran, Tiranë: “Dituria”, 2004, f.551-552. 30 Avlonyalı Sűreyya Bey, Osmanli Sonrası Arnavutluk (1912-1920), Hazirlayan Abdűlhamit Kirmizi, Birinci Basim, Istanbul: Klasik 2009, s.98.
XV
momente kundërshtarët e xhonturqve të cilët ishin duke u përgatitur për të marrë pushtetin, shfrytëzuan kryengritjen e malësorëve shqiptarë, dhe në prill të 1909 kaluan në kundër revolucion, rrëzuan turqit e rinj dhe vendosën në pushtet përsëri Abdyl Hamitin. Ky kundërrevolucion ndoshta nuk gjeti përkrahje në vendin tonë, por për hir të së vërtetës në krye të kësaj ngjarjeje ishin shqiptarët, të cilët vrapuan nga Selaniku në Stamboll për të shpëtuar kushtetutën 31. Pavarësisht këtij fakti, duhet të vihet në dukje që midis personave të cilët i kërkuan largimin nga froni sulltanit ishin dy shqiptarë, një çifut dhe një armen. Lajmin Abdylhamitit se;“kombi i’u ka hequr nga froni”, do t’ia jepte Esat Pashë Toptani, të cilin sulltani e quajti“njeri të lig”. Reagimi erdhi sepse Abdylhamiti, kishte ndihmuar familjen e tij dhe atë vetë, duke e shpërblyer me gradën e nënkolonelit (kajmekanit) dhe e kishte emëruar komandant të xhandarmërisë vendase në Tiranë. Turqit e rinj, me të ardhur në pushtet degdisën në Anadoll rreth 10 000 ushtarë shqiptarë, ndërsa në Shqipëri nën komandën e Xhavit Pashës sollën shumë forca ushtarake turke. Këto forca u drejtuan për në malësi me pretekstin për të çarmatosur popullsinë vendase duke kryer sulme aty. Formate dhunshme të gjeneralit osman e egërsuan popullsinë vendase duke u bërë shkaku kryesor që të shpërthente kryengritja e vitit 1910, në Kosovë 32. Kryengritja do të përhapej me të shpejtë në të gjithë Kosovën, fakt që e detyroi Sulltan Mehmed Reshadin V, të nxirrte një dekret sulltanor, për përdorimin e dhunës dhe shtypjen e revoltës popullore. Qeveria osmane edhe në këtë kryengritje nuk e ndryshoi mënyrën e sjelljes, por rriti më tepër numrin e forcave ushtarake nën komandën Shefqet Turgut Pashës. Një pjesë e kryengritësve shqiptarë të udhëhequr nga patriotet shqiptarë si Idris Seferi, Islam Spahia etj., i pritën ushtritë osmane në grykat e Kaçanikut dhe të Carralevës, në një betejë të përgjakur që zgjati
mbi 48 orë, ku forcat e shqiptarëve u mundën nga forcat e shumta të
osmanëve 33. Pas këtyre betejave, çarmatimi i popullsisë, mobilizimi i rekrutëve, mbyllja e gazetave, burgosja e pjesëmarrësve, internimi i shumë kryengritësve dhe familjeve të tyre drejt Anadollit ishin masat që mori qeveria osmane. Kryengritja e vitit 1910 u shtyp, por tensionet dhe problemet që ajo la vinin duke u shtuar. Shumica Avlonyali Sűreyya Bey, Osmanli Sonrasi Arnavutluk (1912-1920), Hazirlayan Abdűlhamit Kirmizi, Birinci Basim, Istanbul 2009, s.99. 32 Ferit Duka,“Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare”, (Studime dhe dokumente) UET/PRESS, Tiranë 2009, f.417. 33 AIH, A-IV.100 (nr.inv.796). Të ngjarat në kohët e fundit në Shqipëri. Ngjarjet e Prizenit. Turgut Pasha në Shqipëri, Botuar në gazetën ”Arnavut”, Stamboll 1909. 31
XVI
e popullsisë së veriut në këtë kohë ishte larguar drejt Malit te Zi. Midis popullsisë ishin edhe personat drejtues të kryengritjes Dedë Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini etj. Pas ngjarjeve të zhvilluara në Kosovë, Turgut pasha iu drejtua Shkodrës, këto veprime sollën reagimin e grupit të deputetëve shqiptarë,
që ishin pjesë e
opozitës, në parlamentin osman. Shqiptarët kishin pësuar zhgënjime nga politika e Turqve të rinj që u ndoq në Kosovë dhe në Veri të Shqipërisë në atë kohë 34. Sipas vlerësimeve të konsullit austriak në Stamboll, në bisedimet që kishte zhvilluar me deputetët shqiptarë tregonte se tek ata mund të shikoje zhgënjim, dëshpërim dhe vërejtje për regjimin e turqve të rinj 35. Shtypja e kryengritjes së vitit 1910, sjellja e autoriteteve osmane dhe metodat e përdorura përgatitën truallin për një lëvizje të re antiosmane 36. Krahas tyre edhe ideologjia dhe politika e re panturke 37, mendoj se ishin faktorë që nxitën shqiptarët në vitin 1911 të fillonin një kryengritje te re, kjo del nga hulumtimi dhe krahasimi i të dhënave të kohës nëpërmjet burimeve dokumentare dhe letërsisë historike. Arsye tjetër ishte edhe politika që do të ndiqte princ Nikolla i Malit te Zi, ndaj malësorëve të Shqipërisë së Veriut, për ti nxitur ata të hidheshin në kryengritje kundra osmanëve, në mënyrë që ai ta kishte më të lehtë në të ardhmen aneksimin e kësaj zone. Sipas studimeve të sotme theksohet se kryengritja e vitit 1911 u nda në 4 faza 38. Aksionet u shtrinë në të gjithë malësinë e Mbishkodrës dhe në muajt korrik–gusht dhe në Shqipërinë e Jugut. Kjo erdhi si pasojë e mos koordinimit të planeve për zhvillimin e kryengitjes nga krerët e saj si në Veri ashtu edhe në Jug. Një dokument i fuqishëm, që ka dalë nga Lëvizja Kombëtare në fushën politike, është memorandumi i hartuar në qershor 1911 në Kuvendin e përgjithshëm të krerëve shqiptarë në Greçë të Malësisë së Mbishkodrës,që njihet me emrin “Memorandumi i Greçës”.Qëllimi i këtij memorandumi ishte, së pari që t’i ndante kryengritjet në Malësi, nga tentativa e Malit të Zi për t’i përdorur si forca mercenare në luftën e afërt kundër Turqisë dhe së dyti, u konceptua që në fillim, jo thjesht si një përçapje pranë Portës së Lartë, por si një akt diplomatik që i drejtohej opinionit publik 34
George Castellan, “Historia e Ballkanit”, Tiranë: Çabej, 1996, f.389. Stavro Skëndi,Zgjimi kombëtar..., f.370. 36 Sokol Gjermeni, “Kryegritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e diplomacisë Evropiane dhe Ballkanike”, Tiranë: Botimet “Toena”,2011, f.19. 37 Sepse Turqit e rinj qysh nga revolucioni kishin qenë mjaft të suksesshëm në propagandën e tyre midis myslimanëve jo otomanë, si në drejtim të thirrjeve panturke ashtu edhe atyre panislamike. 38 Kjo ndarje është bërë nga Sokol Gjermeni në Kryengritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e..., f.26, 30,37, 41. 35
XVII
dhe atij zyrtar të Evropës për të ngjallur interesimin rreth çështjes shqiptare, të cilën vala e re e kryengritjes në Veri e shtronte përsëri me forcë të madhe 39. Në pjesën e dytë të kësaj broshure përfshihej programi i plotë politik i shqiptarëve që njihet si “Libri i Kuq” 40. Edhe pse nuk shprehej qartë në memorandum pasqyrohej qartë shqetësimi i krerëve shqiptarë për rreziqet që mund ti turreshin Shqipërisë në perspektivën e afërt të rënies së Perandorisë Osmane. Në këtë memorandum një vend të rëndësishëm zë, ripohimi i kërkesës për autonominë territoriale-administrative i cili ishte i kushtëzuar pikërisht nga një situatë që po evoluonte me të shpejtë në drejtim të mbarimit të sundimit osman në pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Pavarësisht, kërkesave këmbëngulëse të kryengritjeve, qeveria osmane nuk kishte ndërmend ti jepte Shqipërisë autonominë territoriale. Kërkesat të njëjta si Memorandumi i Gerçës, ishin edhe ato të Sinjës e të Vlorës, 41të cilat iu dorëzuan jo vetëm sulltanit në Stamboll por edhe përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha. Me këto përpjekje, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, si në Veri ashtu edhe në Jug, u rreshtua si një e tërë për të afirmuar të drejtat e kombit jo vetëm përballë Portës por edhe përpara Fuqive të Mëdha. Të dyja këto nisma ishin tërthorazi edhe një përgjigje kundrejt gjithë atyre orvatjeve që bëheshin për ta futur Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në kurthin e diplomacisë së shteteve të Ballkanit për realizimin e synimeve të tyre territoriale. Lëvizja Kombëtare Shqiptare po përjetonte një fazë të re rilindjeje të fuqishme e cila u shfaq me shpërthimin e kryengritjes së armatosur dhe një veprimtarie në rritje të ndërgjegjes politike kombëtare e cila u rrit shumë deri në shpërthimin e kryengritjes përgjithshme në vitin 1912. Në janar 1912, në lagjen Taksim të Stambollit, në shtëpinë e Syrja Bej Vlorës, u mblodhën disa deputetë shqiptarë dhe mbasi diskutuan mbi gjendjen e krijuar në perandori hartuan një plan. Ata vendosën të ktheheshin në atdhe në mënyrë që të përgatisnin kryengritjen e përgjithshme shqiptare. U hartua ndarja e punëve, Hasan Prishtinës iu la Kosova, ndërsa patriotëve të tjerë shqiptarë, Shqipëria e mesme dhe e
39
Arben Puto,” Historia diplomatike e Çështjes Shqiptare”, Tiranë: Albin, 2003, f.79. Historia e Popullit Shqiptar, Vëll.II..., f.470; Sokol Gjermeni, Kryegritja shqiptare e vitit 1911 në optikën e..., f.47. 41 Akte te Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912, dok. nr.160, f.245 dhe po aty, dok. nr. 165, f.249-251. 40
XVIII
Jugut. Ismail Qemali do të shkonte në Evropë për të siguruar 15 mijë pushkë, 10 mijë napolona flori dhe përkrahjen e Fuqive të mëdha evropiane 42. Përgatitjet për kryengritjen e përgjithshme u shoqëruan me diskutime politike të deputetëve shqiptarë në parlament kundër qeverisë së Turqve të rinj. Këto diskutime u bënë jo vetëm në dhomën e deputetëve të zgjedhur “Meclisi Mebusan”, por edhe në dhomën e fisnikëve “Meclisi Ayan” të cilat u botuan gjerësisht në gazetat zyrtare të asaj kohe 43. Gjatë këtyre diskutimeve u duk mjaft qartë edhe bashkëpunimi që këta shqiptarët patën me partinë “Liri e marrëveshje” (Hürriyet ve Itilaf) 44që ishte opozita më e fortë e Turqve të rinj, si në parlamentin osman ashtu edhe në radhët e ushtrisë. Në programin e kësaj partie një nga kërkesat që ata shtronin ishte për decentralizimin administrativ dhe autonominë e krahinave nacionale të perandorisë osmane si dhe respektin për të drejtat e pakicave etnike. Është kjo arsyeja që shumë personalitete jo vetëm shqiptare por edhe të kombësive të ndryshme bashkëpunuan me itilafistët. Shqiptarët luajtën një rol aktiv në këtë parti madje thuhet që Hasan Bej Prishtina është njeri nga themeluesit e saj. Meqenëse në Parlament partia opozitare në raundin e parë fitoi shumë vota, i vuri turqit e rinj në një pozitë të vështirë dhe i detyroi ata të zhvillonin zgjedhje të reja. Më 18 janar 1912 me një dekret të posaçëm, sulltan Mehmeti V, shpalli shpërndarjen e parlamentit. Menjëherë pas kësaj filluan përgatitjet për zgjedhjet të reja në të gjithë perandorinë. Ligji, sipas së cilit u zhvilluan këto zgjedhje ndryshoi. Nuk mund të dilte deputet, asnjë person që nuk dinte turqisht apo që ishte kundërshtar i xhonturqve. Këto zgjedhje për mënyrën sesi u zhvilluan, njihen me emrin “Sopali seçim” ose zgjedhjet e Dajakut 45. Turqit e rinj shpresonin ti bënin për vetë shqiptarët duke bërë lëshime në çështjen e shkollave: Qeveria deklaronte se pajtohej me mendimin që të emëronin mësues të rinj dhe të hapeshin shkolla të reja. Më 30 mars, qeveria osmane i dha shtypit një komunikatë zyrtare ku do të citonte: “Shtypi evropian shpesh u bën jehonë 42
Hasan Prishtina, Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare të vitit 1912, Shkodër: 1921, f.8-9. 43 Meclisi Mebusan Zâbit Cerideleri ( MMZC) = Gazeta zyrtare e Parlamentit Turk në vitet 19101912 botuar me shkronjat latine (Yeni Harfler), dhe Meclisi Ayan Zâbit Cerideleri (MMAZ)= gazeta zyrtare e dhomës së ajanëve, të cilat gjenden në disa nga bibliotekat kryesore të Stambollit. 44 Në historiografinë turke kjo parti njihet me emrat “Hürriyet ve Itilaf” ose “Özgürlük ve Antlaşma” . 45 Sina Akşin, “Kısa Türkiye Tarihi”, Türkiye Iş Bankası, Kültür Yayınları, Istanbul: IX Baski, Ağustos 2009, f.72.
XIX
thashethemeve të ndryshme lidhur me trazirat që do të ndodhin së shpejti në pranverë në vilajetet tona të Rumelisë e në Ballkan. Ne jemi në gjendje të deklarojmë se gjithë këto thashetheme dhe gjithë këto zëra frikësues nuk kanë asnjë bazë serioze. Veç kësaj, qeveria jonë ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i bërë ballë në kohë çfarëdo orvatjeje me qëllim për të prishur paqen në cilëndo pikë te vilajeteve tona fqinje me vendet ballkanike” 46. Më 18 prill u hap parlamenti i ri ku nga 270 vende në këtë parlament si kundërshtarë të unionistëve llogariteshin vetëm 6 anëtarë, dhe vetëm njëri prej tyre ishte shqiptar 47. Për të parë dhe verifikuar gjendjen e krijuar nga këto zgjedhje si dhe për të hartuar masat që duheshin marrë, qeveria osmane dërgoi një komision të kryesuar nga ministri i Brendshëm Haxhi Adil Beu. Ky Komision u quajt “Komisioni i reformës” dhe përbëhej nga personalitete ushtarake dhe civile, i cili do të vinte në vilajetet shqiptarë për të ulur tensionin dhe për të fituar simpatinë e shqiptarëve për Turqit e rinj 48. Komisioni arriti në Vilajetin e Kosovës më 23 shkurt 1912. Komisioni kaloi gati tre muaj në Shqipëri dhe përshkoi 17 qytete. Gjatë udhëtimit të këtij grupi nëpër Shqipëri, doli qartë edhe qëllimi i tij, sepse gjithkund ku vajti mori masa për të forcuar xhandarmërinë, për të ndërtuar karakolle të reja, burgje, shtëpi pritjeje e të tjera. Ministri Haxhi Adil Beu si mision kryesor kishte fushatën elektorale prandaj dha udhëzime dhe shpërndau të holla që me çdo kusht të dilnin deputetë kandidatët e komitetit “Bashkim e Përparim” 49. Qeveria osmane në këtë kohë do të përpiqet me të gjitha mjetet të pengojë rizgjedhjen e Nexhip Bej Dragës dhe Hasan Beut, deputetë shqiptarë të vilajetit të Kosovës dhe kundërshtarë të betuar të Komitetit “Bashkim e Përparim”; ishte ky preokupimi kryesor i ministrit i cili vetëm për këtë kishte ardhur duke bërë edhe shpenzime të mëdha 50. Komisionit kudo që shkoi i’u bënë kërkesa të ndryshme, për të cilat ministri vetëm premtonte se kur të kthehej në Stamboll do ti bisedonte me qeverinë por nga ana tjetër dha urdhër e mori masa të menjëhershme për të realizuar 46
AMAE, në A.I.H. Ad, Turquie, Guerres Balkaniques, I, Vol.229, Janvier-Fevrrier 1912, Seria F.203. shih, Muhamet Shatri, “Dokumente Franceze për Shqipërinë dheShqiptarët më1912”, Prishtinë: 2004, f.109-10. 47 Sina Akşin, Kısa Tűrkiye..., f.203. 48 Tanin, 27 mart, 1912, f.1. 49 HHStA, PA, Alb, Dok, nr.25, dt.17.3.1912. Konsullata e Stambollit njofton Ministrinë e Punëve të Jashtme në Vjenë. 50 AMAE, në AIH - Ad, Turquie, Guerres Balkaniques, I, Vol, 229, Janvier-Fevrier 1912, Seria F.203.
XX
pseudoreformat, të cilat Luigj Gurakuqi i quajti “shtypje dhe shtrëngime të reja që ndezën një zjarr të ri” 51 Qysh nga marsi i 1912 malësorët kryengritës do të shpërthenin përsëri. Qeveria Italiane se pranonte, por politikanët turq dhe evropianë hidhnin dyshime se pas shpinës së kryengritësve shqiptarë qëndronin italianët 52. Ambasadori Austro-Hungarez në Stamboll, Pallaviçini, më 14 maj 1912 vizitoi kryeministrin osman Said Pashën të cilit i dha disa këshilla në lidhje me shqetësimet që kishte qeveria e tij nga kryengritjet në Shqipëri. Qeveria Austriake në mënyrë që kryengritja të mos përhapej dhe zgjerohej më tej në këtë vend, kërkonte që një minutë e më parë të vendosej paqja me Italinë. Pallaviçini e solli kërkesën nga ana e qeverisë së tij 53. Është e sigurt se kriza që përshkon Turqinë do të rëndohet sidomos, nëse kryengritja shqiptare do të bëhej e përgjithshme. Kështu mund të jemi të sigurt që qeveria do të shkojë deri në cakun e tejmë të lëshimeve të mundshme, ose të paktën do të premtojë. Mbetet të presim që nga këto premtime do të kënaqen shqiptarët, që janë mashtruar kaq herë me premtime 54. Edhe gazeta “Tanin” organ i bashkimxhinjve ka arritur që të propozojë kontrollin e Evropës në Maqedoni e në Shqipëri”. Një inspektor i përgjithshëm i huaj, me qëndrim në Selanik do të shërbente si dorëzanës, qoftë i shqiptarëve dhe bullgarëve, qoftë i Fuqive, për zbatimin e premtimeve të qeverisë thekson në letrën e tij konsulli i Francës pranë Portës së Lartë 55. Kryengritja shqiptare që shpërtheu në Kosovë përfshiu tre sanxhaqe; të Pejës, Prizrenit dhe Prishtinës, po kështu çetat filluan të vepronin edhe në Shkodër, Dibër dhe Tiranë. Në 7 maj kishin nisur përleshjet mes trupave osmane dhe shqiptarëve pranë qytetit të Pejës. Këto luftime vazhduan gjer më 16 maj duke mbetur të vrarë
51
“Lajmtari“, Sofje, 4 qershor 1912. ATASE, Ars, Kls.65, Ds, 312, Fhr.2/23, cituar sipas I.KKürtcephe, Türk-Italyan ilişkileri (19111916), Ankara: Türk Tarih Kurumu,1995, f.178. 53 Israfil Kürtcephe, Türk-Italyan ilişkileri (1911-1916), Ankara: Türk Tarih Kurumu, 1995, f.180. 54 Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Vëll. I zgjodhi, përgatiti dhe redaktoi Muhamet Shatri, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2004, f.122, Koloneli Mokorp, atashe ushtarak i Francës pranë Portës së Lartë. 55 Dokumente franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët më 1912, Vëll. I zgjodhi, përgatiti dhe redaktoi Muhamet Shatri, f.126, Një propozim i tillë nga ana e Tanin është një tregues i sigurt për natyrën e rëndë të gjendjes dhe të turbullimeve që shkakton në sferat e në organet drejtuese të Turqisë së re. 52
XXI
rreth 400 ushtarë turq 56. Më 20 Maj, në fshatin Junik u hap mbledhja e Junikut në të cilën morën pjesë 250 vetë nga e gjithë Kosova. Mbledhja e Junikut formuloi kërkesat e kryengritjeve të cilat i’u bënë të njohura opinionit publik ndërkombëtar dhe popullit shqiptar nga gazeta “Dielli” dhe “Liri e Shqipërisë”. Kërkesat u formuluan në 12 pika. Për zbatimin e këtyre të drejtave kërkohej garancia e Fuqive të Mëdha, prandaj nga një kopje e kërkesave iu dha konsujve të tyre në Shkup 57. Një vlerësim interesant për pikëpamjet e Hasan Prishtinës, shkruan Malkolm, e dha vice-konsulli anglez në Shkup, i cili e priti atë për një vizitë në fund të prillit të vitit 1912. “Ai më garantoi”, raportonte “se kryengritja e përgjithshme në Shqipëri ishte e pashmangshme. Shqiptarët do të kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në mbarë Turqinë. Në qoftë se dështojnë në këtë kërkesë, ata do të kërkojnë një autonomi të plotë për Shqipërinë”. Kur u pyet për formën e kësaj “autonomie të plotë”, Hasan Prishtina kishte thënë: “Ajo aspiron të arrijë ndarjen e plotë fiskale dhe ushtarake dhe për të krijuar një republikë shqiptare, lidhjet e së cilës do të jenë vetëm nominale me Portën”. Me tutje vice-konsulli do të shënonte se: “sipas gjasave ai nuk kishte një program të prerë e të përpiktë me krerët e tjerë kryengritës të Kosovës 58. Në këtë mënyrë, “deklarata” e nënshkruar nga ai, Isa Boletini, Riza bëj Kryeziu dhe Bajram Curri në fund të qershorit dhe e botuar nga gazeta “Muxhahede i Milije”, 59 fillonte me këto fjalë: “Ne shqiptarët jemi dhe gjithmonë do te mbetemi, fuqimisht të lidhur me Kalifatin dhe me atdheun Osman me një besnikëri të atillë të cilën nuk do ta lëkunde asgjë” 60; në këtë deklaratë jepeshin sqarime se shqiptarët ishin ngritur në kryengritje vetëm për arsye se “politika e mallkuar dhe e urryer” e xhonturqve po “rrënonte Perandorinë dhe në qoftë se nuk do të pengohej, do të shkaktojë invadimin e huaj” 61.
56
HHSTA, PA,Alb.Dok.Nr.33 dt.29/5/1912 Konsullata Mitrovicë njofton Vjenën; “Dielli”, nr.154 dt.30.06.1912.: Ifham, 25 haziran 1328, P. Bartl , Myslimanët shqiptarë...., f.221, shih B. Çelik, Ittihatiçlar ve Arnavutlar, II Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçulugu ..., f.453. 57 Liri e Shqipërisë, nr.43 dt.31.5.1912; Dielli nr.158, dt.17.7.1912. 58 Noel Malkolm, “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë: Koha, 1998, f.256. 59 AVPR, R.1. Nga gazeta “Muxhahede I Milije”, 19 qershor/2 korrik 1912 botuar në përmbledhjen dokumentare nga Muhamet Shatri &Ramiz Abdyli “Dokumenta Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912”, Prishtinë: 2006, f.137: B.Çelik, Ittihatiçlar ve Arnavutlar, II Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçulugu ..., f..455, Enver Ziya Karal- Osmanli Tarihi Ikinci Meşrutiyet ve Birinci Dünya Savaşı (1908-1918), Ankara: Cilt IX, TTK, 1999, f.248. 60 BAO, HR, SYS, dosja no.151/12. 61 Kjo deklaratë është botuar në përmbledhjen me dokumente të Kujtim Nuro& Nezir Bata “Hasan Prishtina”, Tiranë: Shtëpia botuese Mihal Duri, 1983, edhe tek Nevila Nika, “Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912)”, Prishtinë, 2003, f.256-257; M.Shatri Dokumente franceze… vep, e përm., f.161-162; N. Malcolm, “Kosova një histori e shkurtër”, Prishtinë 1998, f.256.
XXII
Krahas kryengritjes shqiptare një lëvizje e re mori hov në perandori në radhët e ushtrisë osmane. Në periudhën maj-qershor një grup oficerësh kryesisht turq por edhe nga kombet e tjera krijuan një shoqëri të fshehtë në Stamboll e cila u quajt “Halaskar Zabitan Grubu” (Grupi i oficerëve Shpëtimtare) 62. Ato kërkonin ti jepnin fund despotizmit të bashkimxhinjve dhe nxorën një program politik për këtë qëllim. Në këtë kohë komandat ushtarake të trupave osmane në Rumeli, (Maqedoni dhe Kosovë) u bënë dëshmitare të dezertimeve nga ushtria si të ushtarëve dhe oficerëve, si turq ashtu edhe shqiptarë. Më 22-23 qershor kapiteni Tajar nga Tetova duke bërë një marrëveshje të fshehtë me klubin “Bashkimi” në Manastir u arratis në malet përreth Manastirit. Ai së bashku me 3 oficerë dhe 400 ushtarë braktisën trupat e tyre. Tajar bej Tetova që atëherë në Shqipërinë e Jugut mori udhëheqjen e kryengritjes 63. Perandoria po përballej me kaos në Kosovë dhe me rritjen e përçarjes në ushtri. Kështu situata në fund të qershorit u bë mjaft serioze dhe kritikat ndaj qeverisë e unionistëve të drejtuar nga Said Pasha, për çështjen e shqiptarëve shpejt u rritën në mënyrë të ashpër. Debate të ashpra pati në parlamentin osman midis anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve shqiptarë të asaj kohe në parlament. Kryengritja shqiptare e futi Portën e Lartë dhe pallatin sulltanor në një krizë të rëndë. Të gjitha masat që mori qeveria për shtypjen e kryengritjes së armatosur të shqiptarëve, nuk dhanë ndonjë përfundim. Opozita kundër qeveritare në ushtri, duke përfituar nga kryengritja e shqiptarëve, shtoi ndikimin e saj në repartet ushtarake osmane në Shqipëri dhe përgjithësisht në Rumeli 64. Duke parë gjendjen e krijuar Haxhi Adil beut iu kërkua nga dhoma e përfaqësuesve të mbante një raport të rëndësishëm në Parlament, mbi vizitën që ai kishte kryer në Maqedoni dhe Shqipëri. Ai, në fjalimin e tij e përshkroi situatën që mbizotëronte në ato zona si shpërthyese dhe propozoi të merreshin masa që të përmirësonin situatën. Duke iu referuar fjalimit të tij në gazetën “Tanin” drejtuesi i saj 62
Ndryshe kjo organizatë njihet edhe me emrin “ Kurtarici Subaylari”, shi; T.Tunaya “Türkiye'de Siyasi Partiler 1859-1952”, Ist., 1952, f.345 e në vazhdim. Y.H. Bayur, “Tűrk Inkilab Tarihi”, vell.1, f.253-8, Sina Aksin, Kisa Turkiye..., po aty, B. Lewis “Lindja e Turqisë moderne”, Tiranë: Bota shqiptare, 2006, f.255; Ahmedi Bedevi Kuran “Inkilap Tarihimiz ve Ittihad ve Terakki”, Istanbul: 1944, f.275. 63 Niko Koleci, “ Kryengritja e përgjithshme shqiptare”. Te “ Mbi lëvizjen kombëtare shqiptare” (Përmbledhje studimesh) Tiranë: 1962, f.50; P. Bartl. Myslimanët Shqiptarë..., f.220. 64 Historia e popullit Shqiptar, Vëll.II...., f.483
XXIII
Hyseyin Xhavit në një editorial do të shkruante se; pika kryesore në propozimin e tij ishin mos përmbajtja shtrënguese e masave, të ndiqej një politikë e lëshimeve dhe e pajtimit, e transportuar kjo, nëpërmjet vendosjes së decentralizimit. Ai shprehte padurimin të shikonte vënien në zbatim të reformave të thella sa më shpejt që të ishte e mundur 65. Në 13 qershor 1912 në bazë të ngjarjeve që po zhvilloheshin në vendin e tyre 6 deputetët shqiptarë kërkuan me një mocion parlamentar
përsëri ministrin e
brendshëm Haxhi Adil Beun në një seance vetëm për kryengritjen në Shqipëri. Deputetët shqiptarë i drejtuan pyetje mbi ngjarjet që po zhvilloheshin në Shqipëri dhe Kosovë në atë kohë 66. Duke u njohur me situatën dhe ç’rregullimet që po ndodhnin ne radhët e ushtrisë, si edhe dezertimet në masë nga ana e ushtarakëve qeveria u detyrua të marrë masa. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të dhomës së deputetëve qeveria e Said Pashës, paraqiti një projektligj mbi depolitizimin e ushtrisë. Projektligji ishte hartuar nën ndikimin e ngjarjeve të Manastirit për t’u ndaluar oficerëve dhe ushtarëve që të merren me politikë, duke kërkuar që ky ligj të miratohej me urgjencë 67. Gjatë fundit të muajit qershor dhe fillimit të muajit korrik 1912 Dhoma e deputetëve u kthye në arenë diskutimesh të zjarrta në mes qeverisë të përfaqësuar nga Haxhi Adil beu dhe deputetëve shqiptarë si Esat Toptani [deputet i Durrësit], Syrja Vlora [deputet i Beratit], që përfaqësonin palën shqiptare në bisedime 68. Gjendja e parlamentit osman ishte një sfidë e hapur e politikës së qeverisëse xhonturke në dhomën e deputetëve 69. Duke iu referuar debateve botuar gazetën zyrtare të kohës, vlen të përmendet momenti kur Syrja Bej Vlora u thirr në interpelancë parlamentare për t’iu përgjigjur pyetjeve, se çfarë po ndodhte në Shqipëri. Në këto debate u përfshi edhe Talat beu një ndër krerët e unionistëve. Deputetët shqiptarë argumentonin se 65
Tanin,6 Haziran 1912, “Haci Adil Beyin Beyanati” [Fjalimi i Haxhi Adil Beut në dhomën e përfaqësuesve ) 66 Mocionin e firmosën deputeti Çam Mehmet Shahin Bej, Deputeti i Durrësit Esat pasha, Deputetët e Vlorës Syrja Vlora dhe Sami Vrioni, Deputeti i Prizrenit Destan beu dhe deputeti i Elbasanit Shefqet beu. Shih. Meclisi Mebusan Zabit Cerideleri (MMZC) ) I: 28, 25 Haziran 1328, s.134-139 . 67 Sipas këtij propozimi ky projekt ligj përbëhej prej 4 nenesh. Këto nene kishin të bënin me përmbushjen e një nga kërkesave që kishte bërë opozita duke i dhënë paralajmërim ushtrisë, dhe ministri i luftës t’ia dilte të shtypte lëvizjen e oficerave. 68 N.P. Alpan, “ Arnavutluğun Bağimsiligi ve Avlonyali Ismail Kemal”, Ankara: 1982; Shih. MMZC, I:28, 25, Haziran,1328. 69 G.Gaërych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja...,, f.295.
XXIV
nuk ishte forca mjeti i duhur dhe rruga për tu pajtuar me shqiptarët, vetëm një administrim i mirë mund të sillte rezultate pozitive. Ata theksonin madje se qeveria i kishte krijuar vete problemet njëra pas tjetrës, në fillim duke ndaluar armët, më pas duke ndaluar gjuhën shqipe dhe më vonë përdorimin e saj nëpërmjet alfabetit latin. Për këtë arsye rekrutoi një fetva për t’iu kundërvënë “germave kombëtare” (huruf-u milliye) 70. Deputetët [Syrja Vlora dhe Esat Pasha] e përkrahën idenë që shqiptarët duhej të lejoheshin të vendosin vetë nëse do të përdornin alfabetin latin apo atë arab. Ata gjithashtu ngritën çështjen e zyrtarëve që nuk e njihnin gjuhën dhe zakonet e popullit shqiptar 71. Ministri i Luftës i kësaj qeverie Mahmut Shefqeti, duke qenë i pafuqishëm për ti bërë ballë situatës në Kosovë dhe rritjen e përçarjes në ushtri më 9 korrik 1912, dha dorëheqjen. Parlamenti dhe qeveria xhonturke në mes të muajit korrik çdo ditë ishin të detyruar të merreshin me çështjen shqiptare. Rreth 8 ditë pas përplasjeve të vazhdueshme me deputetët shqiptarë në parlament në dhomën e deputetëve (Meclisi Mebusan) me 15 korrik qeveria u detyrua të kërkonte një votëbesim në parlament. Said Pasha, Veziri i madh po atë ditë mbajti një fjalim në parlament, pas tij edhe Ministri i Jashtëm i qeverisë osmane Asim Beu, duke sjellë në vëmendjen e deputetëve ngjarjet në Shqipëri, ata mundën ta rifitonin votëbesimin vetëm me 4 vota plus 72. Muaji korrik 1912, solli zhvillime të rëndësishme për shqiptarët dhe Lëvizjen e tyre Kombëtare. Më datë 17 korrik qeveria xhonturke e ndodhur përballë fuqizimit të lëvizjeve kundër saj në vilajetet e Rumelisë, veçanërisht në hapësirat mbarë shqiptare duke qenë dhe jo fort e dëshirueshme nga vetë ata dha dorëheqjen. Disa ditë më vonë Sulltani, iu drejtua Said pashës me pyetjen përse ju e dhatë dorëheqjen, ata ende kanë besim tek ju. Ata kanë besim tek unë. Por nuk kam unë tek ata 73 u përgjigj ai. Në kujtimet e tij për këtë situatë të krijuar, vetë kryeministri osman i dorëhequr Said Pasha 74, do të shkruante se, gjendja e Rumelisë, domethënë e vilajeteve të 70
BOA, BEO, dosya no. 3998/29810. Fjalimi i Syrja bej Vlorës në parlament; shih. MMZC, I:28 , 25 Haziran 1328. 71 Meclisi Mebusan Zabitlari Cerideleri (MMZC), Haziran -Temuz 1328[1912]. 72 B. Lewis, Lindja e Turqisë..., f.255; T. Z. Tunaja, Türkiye’de Siyasal...,f.348-9. 73 Ali Fuad Türkgeldi, “Görüp Işittiklerim”, Ankara: Ikinci baski, 1951, f.35; Kemal Mahmud Inal, “Osmanli Devrinde Son Sadrazamlar”, Istanbul: 1940-53, f.1089. 74 Mehmet Said Pasha (1838-1914), Vezir i madh, lindi në Erzurum, drejtues i qeverisjes lokale që në 1853, Erdhi në Stamboll si tutor i Damad Xheladedin Pashës në 1870. Sekretari kryesor i Abdylhamitit në 1876. Emërohet si kryeministër nga sulltani për herë të parë në 1879, që nga ky vit ai
XXV
territorit osman në kontinentin evropian, është çështja më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar që ka hasur shteti osman deri me sot 75. Dorëheqja e qeverisë nuk u shoqërua me shpërndarjen e parlamentit. Në këto kushte, Ismail Qemali në një letër dërguar mbështetësve të tij, u këshillonte mbajtjen e një qëndrimi pritës, të paktën për disa ditë dhe evitimin sa të ishte e mundur të një lufte me trupat osmane, për të parë nëse edhe parlamenti, do të kishte po atë fat, sikurse pati qeveria 76. Pas përpjekjesh të pasuksesshme për të bindur Tefik Pashën, më 21 korrik 1912, në postin e Vezir të Madh u caktua Gazi Ahmet Muhtar Pasha (1838-1918). 77. Me krijimin e qeverisë ishte plotësuar kërkesa e parë themelore e opozitës, largimi nga pushteti i Komitetit “Bashkim dhe Përparim”. Agjencia osmane e shtypit më 22 korrik, do të njoftonte emërimin zyrtar të qeverisë së re me një irade të sulltanit 78.Më 23 korrik 1912në pushtet erdhi qeveria e Ahmet Muhtar pashës që njihet si “kabineti i madh” 79. Ahmet Muhtari është i njohur në historinë e perandorisë si personi i zgjidhjes së problemeve me anë të marrëveshjeve dhe koncesioneve, i vlerësuar si njeri mbi politikën 80. Udhëheqësit e kryengritjes në Kosovë, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini e të tjerë, përshëndetën formimin e qeverisë së re, por kërkuan shpërndarjen e parlamentit. Ata shpresonin se qeveria e re do të vinte në jetë kushtetutën dhe do të respektonte të drejtat e popullit shqiptar.
bëhet 9 herë drejtues i qeverisë së perandorisë. Hera e fundit ishte nga 31 dhjetor 1911- deri në 17 korrik të 1912. Ka lënë të shkruara kujtimet e tij të cilat janë botuar pas vdekjes. Njihej për politikën e tij pro angleze. 75 A I H, A.IV. 198, Said Pasha “Kujtimet e Said Pashait”, pjesa dytë, f.5. 76 HHSt.A, PA, A në A.I.H. Vj.22-1-122. Raport i konsullit të Austro-Hungarisë për zonën VlorëBerat për ambasadorin perandorak mbretëror pranë Portës, Berat, 26 korrik 1912. 77 Ai kishte pritur 40 vjet për t’u bërë kryeministër. M. Inal, Sadriazamlar…., fq.1803. 78 AVPR, në AIH, R.29. Teleg. i ambasadorit të Perandorisë së Rusisë Kostandinopojë, M.N.Girs, Departamentit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sankt Petërsburg, nr.197. 79 AQSh, F.101, dos. 2, V.1912. Kryengritja në Shqipni 3 korrik 1928/16 Korrik 1912 (Kolonia shqiptare e Stambollit). Kabineti i formuar nga Ahmet Muhtar Pasha ndryshe njihet edhe si kabineti “Bab e bir”: Në përbërje të tij kishte Vezir i madh -Ahmet Muhtar pasha, Shejhul-islam-Xhemaledin Efendiu, Kryetar i Këshillit të shtetit -Qamil pasha, Drejtësia -Hysen Hilmi pasha, Punët e Brendëshme -Zija pasha, Lufta -Nazim Pasha, Financat -Abdurrahman Beu, Marina -Mahmut Muhtar Pasha (djali i Ahmet Muhtarit), Punët e Jashtme- Gabriel Effendi, Arsimi Publik - Seid Beu, Vakvite - Mehmet Fevzi pasha, Punët publike -Damat Sheriff Pasha, Tregëtia- Reshid Pasha. 80 Feroz Ahmad, The Young Turks (The committee of Union and Progress in Turkish Politics 19081914), Oxford at the Clarendon press: 1969,f.107-108; S.J. Shaw& E.Shaw. “Historia e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne”, Vëll.I, Tiranë:Jehona Study Center, 2006, f.354.
XXVI
Në vend që të kërkonte një zgjidhje ushtarake, Gazi Ahmet Muhtar Pasha 81, e orientoi qeverinë drejt një marrëveshje e cila do të arrihej me anë të bisedimeve me shqiptarët kryengritës. Ky akt do ti jepte një goditje të rëndë grupit “Bashkim e Përparim” ose siç quhen ndryshe “Union dhe Progres” (CUP) 82 dhe do të forconte pozitën e kabinetit të Gazi Ahmet Muhtar Pashës. Përpara se të fillonin bisedimet me shqiptarët Sulltani e shpërndau përsëri parlamentin me 5 gusht. Madje edhe oficerët shpëtimtarë u detyruan të bënin betimin me shkrim se nuk do të ndërhynin në politikë 83. Qeveria e re do të kryejë disa emërime në administratën osmane të një numri shqiptarësh me poste e përgjegjësi në perandori siç ishte emërimi i Hasan Tahsinit si guvernator i Janinës 84, apo i Mehmet Pashë Derrallës si mytesarif i Prishtinës85, madje edhe një pronar i madh tokash Ali Danishi nga Prishtina do të emërohej ministër në kabinetin e ri qeveritar. Për qeverinë Ruse emërimi i shqiptarëve në postet më të larta të vilajetit të Janinës dhe të Manastirit ishte “një masë tejet e rrezikshme” 86. Mirëpo emërimet e kryera nuk iu pëlqyen fqinjëve, të cilët filluan të nxirrnin pretekste të ndryshme për të rritur propagandën e tyre antiosmane dhe antishqiptare. Më 9 gusht të vitit 1912, Ibrahim Pasha u takua me udhëheqësit e kryengritjes në Kosovë. Hasan Bej Prishtina paraqiti katërmbëdhjetë kërkesat e kryengritësve, që u bënë të njohura si 14 pikat e Hasan Prishtinës 87. Kërkesat ishin miratuar nga përfaqësuesit e kryengritjes shqiptare në Kuvendin e mbajtur në Ferizaj. Këto kërkesa ishin për njohjen Shqipërisë, me të drejta të gjëra kombëtare. Hasan Prishtina i 81
Gazi Ahmet Muhtar pasha (1839-1918), burrë shteti, vezir i madh. Ushtarak i suksesshëm dhe me karrierë administrative. Merr titullin Gazi (1877) për rolin që luajti në luftën Ruso-Osmane. Komisioner i lartë në Egjipt nga viti (1885-1906), gjatë kohës që qëndroi larg kryeqytetit krijon lidhje të ngushta me Turqit e rinj duke tradhtuar besimin e sultan Abdyl Hamitit. Kur sulltanin e rrëzuan nga froni, ai u bë tutori i princit Yusuf Izzettin deri në 1909. Pas revolucionit të 1909 zgjidhte senator, dhe bëhet president i senatit në 1911. Në 23 Korrik zgjidhet Vezir i madh, ku në qeverinë tij përfshin politikanë të njohur si kryeministra, Qamil Pashën, Damat Ferit Pasha, dhe Hyseyin Ilmiun. Për këtë arsye qeveria e tij u thirr edhe “Kabineti i Madh”. 82 Feroz Ahmad “Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne” (përktheu Virgjil Muçi), Tiranë:AIIS,2010, f.15 83 T.Z. Tunaja,Tűrkiye’de Siyasal...,f.350, B.Lewis, Lindja e Turqisë..., f.256. 84 Në Athinë u rioganizua një miting proteste, madje qeveria greke do ti dërgonte një notë proteste qeverisë osmane. Ramiz Abdyli, Lëvizja Kombëtare shqiptare 1911-1912, Libri 2, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2004, f.418. 85 George Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja..., f.301. 86 HHSt.A. PA. A nëAIH, Vj-22-22-2284, Telegram i legatës Austro-Hungareze nga Petërburgu, Nr.160, dt 25 shtator 1912, dërguar MPJ në Vjenë. 87 Këto kërkesa zunë vend edhe në gazetën “Ikdam” 21 Agustos 1912, f.12.
XXVII
paraqiti ato në emër të të gjithë Shqipërisë, duke pasur autorizimin e lëshuar nga komitetet përfaqësuese të Shqipërisë së Mesme dhe me pas të Jugut 88. Kërkesat ishin; emërimi në Shqipëri i nëpunësve që e njihnin gjuhën dhe zakonet e vendit; kryerja e shërbimit ushtarak në Shqipëri e Maqedoni, me përjashtim të kohës së luftës; zbatimi i ligjit te maleve për krahina të caktuara; armatosja e shqiptarëve me armë moderne; lejimi për hapjen shkollave private në Shqipëri; hapja e shkollave reale dhe bujqësore në programet e të cilave do të përfshihej edhe mësimi në gjuhën shqipe; hapja e shkollave teologjike moderne në përputhje me nevojat e vendit; mësimi i gjuhës amtare në shkollat shqipe fillore, qytete dhe në gjimnazet; zhvillimi i tregtisë, i bujqësisë, i punëve botërore dhe ndërtimi i hekurudhave; ruajtja e zakoneve dhe e traditave të vendit; shpallja e faljes së përgjithshme për të gjithë pjesëmarrësit e lëvizjes kundër qeveritare; nderim dhe respekt ndaj parimeve morale të fesë islame dhe ligjeve kushtetuese të perandorisë; nxjerrja në gjyq e kabineteve qeveritare të Ibrahim Hakiut dhe Said Pashës; zhdëmtimi i shtëpive të djegura e të shkatërruara. Komandanti osman Ibrahim Pasha, kërkesat e shqiptarëve i dërgoi në Stamboll dhe u kthye tek ushtria duke pritur udhëzimet. Kërkesat nuk e përfshinin kërkesën e autonomisë dhe akoma vazhdonin të ruanin privilegjet tradicionale dhe të drejtat kombëtare 89. Shtypi i Stambollit do të botonte edhe variantin osman, të dërguar nga qeveria ose Këshilli i Ministrave të perandorisë [Meclis-i Vukela] 90. Sipas shtypit kërkesat ishin: zbatimi i drejtësisë në disa zona të Shqipërisë sipas “ligjit te maleve”; kryerja e shërbimit ushtarak në Rumeli, përveçse në rast lufte apo në situata të veçanta brenda vendit; kthimi i armëve të konfiskuara; emërimi i zyrtarëve që e njihnin gjuhën dhe zakonet e krahinës; ndërtimi i liceve dhe shkollave bujqësore në kryeqytetet provinciale të Janinës, Shkodrës, Manastirit dhe Kosovës në të cilët mësimdhënia do të bëhej në gjuhën shqipe; ndërtimi i më shume shkollave fetare; dhënia e lirisë për të 88
Memorandumi është hartuar turqisht nga Hasan Prishina dhe krerë të tjerë të Kryengritjes së Përgjithshme shqiptare dhe i është dorëzuar me 9 gusht 1912 Ibrahim Pashës, kryetarit te delegacionit që qeveria e re osmane dërgoi në Shqipëri për të zhvilluar bisedime me kryengritësit shqiptare. Këtu është dhënë varianti shqip i botuar sipas historiografisë shqiptare. Historia e popullit shqiptar..., Vëll.II, f.489. 89 Ikdam, 12 agustos 1912. 90 BOA, HR, SYS, dosya,no.151/30; Ifham (gazete), “Arnavutluk Meselesi”, Manastir Hadisedi”, 19 Haziran 1328. Sabah, Arnavutluki Ahvali, 1 Agustos 1912, f.1; P. Bartl, “Myslimanët shqiptarë..., f.223.
XXVIII
hapur shkolla private; futja e gjuhës amtare shkollat shqipe fillore, të mesme apo ato të cikleve më të larta; përmirësimi dhe zgjerimi i rrugëve; vendosja e nahije-ve shtesë; nderim dhe respekt ndaj parimeve morale të fesë islame dhe ligjeve kushtetuese të perandorisë; hedhja në gjyq e kabineteve qeveritare të Ibrahim Hakiut dhe Said Pashës; një amnisti e përgjithshme dhe pagesa e dëmshpërblimeve për pronat e dëmtuara. Edhe pse në 14 pikat e pranuara nga qeveria osmane nuk parashihej njohja e autonomisë, shqiptarët filluan ti japin një kuptim më të gjerë koncesioneve të fituara dhe bënë përpjekje për realizimin e vetëqeverisjes. Sido që të jetë koncesionet e përgjithshme ishin të mjaftueshme për ta kënaqur Hasan Prishtinën i cili e miratoi këtë marrëveshje. Në këtë mënyrë u hoq dorë nga marshimi drejt Selanikut ndërsa luftëtarët filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Në disa vise të Kosovës u bënë përpjekje për vendosjen e administratës shqiptare. Popullsia dëbonte nëpunësit osmanë dhe në vend të tyre emëronte shqiptarë. Isa Boletini sapo u kthye në Mitrovicë, pas përfundimit të marrëveshjes shqiptaro-osmane, ngriti atje këshillin administrativ dhe në njoftimin telegrafik që i bëri valiut të Kosovës në Shkup, i kumtoi: “Tash e tutje për çdo gjë populli do të vetëvendosë në mënyrë të pavarur nga pushteti osman” 91. Kjo ishte pika kulminante thekson Malkolmi, i të gjitha luftimeve të ndryshme për njohjen kombëtare të shqiptarëve që nga viti 1878. Më në fund ishte arritur pajtimi për formimin e një shteti shqiptar brenda Perandorisë Osmane në të cilin do të zhvilloheshin me kohë institucionet e kulturës kombëtare si edhe institucionet e tjera kombëtare shqiptare. Por koha nuk priste, pas dy muajsh osmanët do të dëbohen pothuajse nga të gjitha territoret e tyre evropiane, dhe vetë kryengritja e shqiptarëve e 1912, i bindi edhe më shumë shtetet ballkanike se është koha që të luftonin kundër perandorisë dhe se perandoria jo vetëm që ishte e dobësuar por lufta e shteteve te ballkanit kundër saj u fitua me shpejtësi 92. Fitoret që arritën shqiptarët në bisedimet me osmanët në Prishtinë, memorandumi i Ferizajt, dhe çlirimi i Shkupit nga ana e kryengritësve i dha fund fuqisë së tepruar kriminale të Turqve të rinj. Reagimi që erdhi nga kryengritja e përgjithshme e shqiptarëve mendoj se nxori në skenë frikën e shteteve të Ballkanit për 91
Historia e popullit shqiptar..., Vëll. II, f.496. N. Malcolm, Kosova..., f.257.
92
XXIX
krijimin e një shteti autonom shqiptar ndoshta në këtë kohë nën mbrojtjen e Perandorisë. Prishja e statukuosë nga Italia, provokoi një precedent, guximin e shteteve të vogla Ballkanike 93 në përfitim të tyre kundër Perandorisë, në këtë rreth të mbyllur mbetej e gjithë diplomacia evropiane. E gjithë kjo tablo politike çoi në intensitetin e lëvizjeve diplomatike jo vetëm nga shtetet e aleancës ballkanike por edhe nga Fuqitë e Mëdha, njëkohësisht edhe në përshpejtimin e përgatitjeve për të sulmuar Perandorinë Osmane. Përpara se qeveria osmane dhe shqiptarët të gjenin kohë për të vënë në zbatim të gjitha reformat e premtuara, Perandoria osmane u përfshi në një luftë të madhe në Rumeli, kundër një koalicioni të shteteve ballkanike: Serbi, Mali i Zi, Greqi dhe Bullgari. Në këtë luftë kjo perandori e cila, kishte sunduar dhe administruar këtë rajon për shekuj me radhë, tashmë ai po i rrëshqiste nga duart, në këto luftëra ajo [perandoria] pësoi humbje të mëdha në territore dhe njerëz. Diplomatët e shteteve ballkanike nga ana e tyre u përpoqën në çdo moment në audienca me sulltanin dhe qeverinë e tij, që tu bënin të ditur rrezikun që i kanosesh Perandorisë Osmane nga autonomia e Shqipërisë, duke e frikësuar atë se menjëherë pas kësaj do dilte në skenë çështja maqedone si kundër reagim ndaj asaj shqiptare 94.Ambasadori Serb ne Sofje do t’ia tërhiqte vëmendjen kolegut të tij osman, se nëse do të pranoheshin kërkesat shqiptare, qeveria e tij do të përballohej me implikime më serioze. Sipas tij, krijimi i Shqipërisë autonome do ta nxiste Bullgarinë të ndërmerrte aksione të ngjashme në Maqedoni 95. Madje në Sofje, Beograd dhe Athinë kishin frikë se autonomia e shqiptarëve mund të provokonte ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha apo të frymëzonte një konferencë ndërkombëtare. Krahas Italisë dhe Austrisë të cilat ishin të lidhura direkt, fuqitë e tjera të mëdha nuk mund të qëndronin mënjanë përballë rrezikut të prishjes së statokuosë së proklamuar të Perandorisë Osmane dhe të mbështetur nga ata prej shumë kohe. Ministri i Jashtëm francez Raimond Puancare në kujtimet e tij, shprehej se, “ambasadori ynë (Kambo) ka takuar ministrin italian San Xhuliano dhe ka diskutuar 93
Në vitin 1912, Serbia i kishte kaluar 2.9 milionë banorë, Bulgaria kishte kaluar në 4.3 milion banorë, Greqia në 2.6 milionë banorë ndërsa Perandoria Osmane kishte reth 26 milionë banorë që ishte gati dyfishi i popujve të Ballkanit. 94 S. Pollo, Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar dheShpallja e Pavarësisë më 8nëntor 1912, Tiranë: BUSh, 4, 1962, f.69. 95 R.Abdyli,Lëvizja Kombëtare shqiptare 1911-1912, Libri 2, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2004, f.379.
XXX
mbi çështjen e problemit shqiptar”. Në bisedë kryediplomati Italian ishte përgjigjur; “ju e dini se ne kemi mbi këtë çështje një marrëveshje të fshehtë me Austrinë, të vitit 1901 96. Kemi vendosur ta mbajmë Shqipërinë të paprekur nën flamurin osman dhe, në rastin kur ky flamur do të zhduket të garantojmë pavarësinë e Shqipërisë, pa lejuar asnjë fuqi cilado që të jetë të futet brenda saj. Në rast se Serbia shkel tokën shqiptare marrëveshja jonë bie, baraspesha e Adriatikut kërcënohet dhe ne do të jemi të detyruar të bëjmë me Austrinë bisedime të fshehta që shkojnë larg 97. Por në krahasim me Rusinë dhe Francën, fuqitë e tjera kishin një qëndrim më të favorshëm ndaj çështjes shqiptare 98. Dallohej Austro-Hungaria, e cila mbështeste në heshtje kërkesat shqiptare. Ministri i Jashtëm Habsburgas, Leopold Berhtold ndërmori një aksion pranë kabineteve të tjera, të Fuqive të Mëdha,për të kërkuar mbështetjen e tyre që të pengohej ndërhyrja e shteteve ballkanike. Më 13 gusht, ai u dërgoi kabineteve të Fuqive të Mëdha një memorandum, për të ndërmarrë hap kolektiv pranë qeverisë së Stambollit në përputhje për të zbatuar politikën graduale të decentralizimit. Qëllimi i deklaratës së tij ishte nga njëra anë të siguronte përkrahjen e Fuqive të Mëdha në përçapjen për të detyruar qeverinë osmane t’i pranonte të 14 kërkesat e shqiptarëve, të cilat në përgjithësi përputheshin me politikën e Vjenës në Shqipëri dhe nga ana tjetër, synonte të mënjanonte ndërhyrjen e shteteve të Ballkanit. Për të qetësuar ata, Bertholdi, propozonte që t’i lihej kohë Portës së Lartë për ta shtrirë parimin e decentralizimit por në një të ardhme të papërcaktuar, edhe në kombësitë e tjera jo turke të Perandorisë 99.Sipas tij, ky projekt nuk do t’i dëmtonte interesat e “maqedonasve bullgarë”; prandaj edhe ata sikurse popujt e tjerë të Rumelisë, kishin arsye ta prisnin me gëzim jetësimin e tij, sepse me anë të tij do ti jepej fund sistemit të
96
Bëhet fjalë për marrëveshjen e Viskontit Venosta me Ministrin e Jashtëm Austro-Hungarez kontin Goluhovski në 1901-1902 e cila u pasua me marrëveshjen e vitit 1909 midis Guiciardinit dhe Erentalit. A. Puto, “Historia diplomatike e çështjes Shqiptare 1878-1926”, Tiranë: Dudaj, 2010, f.83. 97 Në çdo hap që hidhnim na ngatërrohej nëpër këmbë një pakt, të cilin nuk e dinim. Në çfarë shtigjesh të humbura është ngatërruar Evropa? Ishin fjalët e shkruara nga Puankare në librin e tij me kujtime, shih: R.Poincare, Lufta e parë dhe dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913, Shkup:Logos –A, 2011, f.301. 98 Z. Cana, Lëvizja Kombëtare Shqiptare,.... f.273 ; S. Pollo, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Te; Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Tiranë, 1962, f.66. 99 Stefanaq Pollo, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në “Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë: 1962, f.68
XXXI
vrazhdë të centralizimit të turqve të rinj, nën të cilin kishin lënguar jo vetëm shqiparët por të gjitha kombësitë e tjera 100. Këtij projekti Rusia dhe Franca u përgjigjën që ishte e mundur të pranohej sugjerimi austriak, por që duhej të jepeshin këshillat qeverisë osmane, veç e veç dhe jo në mënyrë kolektive, dhe njëkohësisht të qetësoheshin edhe shtetet e Ballkanit 101. Në telegramin që i dërgonte ambasadori Rus Girs, nga Stambolli qeverisë së tij, do të theksonte se fjala e Bertoldit kishte lënë një përshtypje të pakënaqshme, sepse Porta e Lartë, asnjëherë nuk ka dashur ta zbatonte politikën e decentralizimit 102. Ambasadori rus dhe ai francez në Stamboll ishin të një mendjeje dhe theksonin se propozimet e ministrit Austriak u bënë me qëllim që t’i hapej rrugë themelimit të një Shqipërie autonome. Dhe me të vërtetë ai interesohej vetëm për Shqipërinë. Nuk shprehej kundër ndryshimeve territoriale në Ballkan, gjersa Shqipëria nuk prekej prej tyre dhe asnjë shtet tjetër nuk do të pushtonte ndonjë krahinë në bregdetin lindor të Adriatikut 103. Në kohën kur Stambolli dha miratimin verbal të kërkesave shqiptare, qeveria Ruse në një memorandum drejtuar Parisit, më 19 Gusht, propozonte që t’i kërkohej qeverisë osmane t’i shtrinte privilegjet e akorduara shqiptarëve edhe në kombësitë e tjera 104. Kabineti Francez ishte i gatshëm të shkëmbente mendime se në ç’mënyrë mund t’i thuhej më mirë qeverisë turke për të bërë një gjë të tillë 105. Ndërsa në opinionin osman, dhe në veçanti tek të gjithë qeveritarët e Portës së Lartë projekti i tij krijoi përshtypjen se ai, me autonomizimin e provincave evropiane të Perandorisë osmane, megjithëse qëllim mirë sillte dëmtimin,106e interesave të
100
HHSt,A PA. AnëAIH VJ-22-2240, Telegram i Bertholdit dërguar ambasadës Austro-Hungareze në Sofje, nr.70, dt.13 gusht 1912. 101 R. Poincare, “Lufta e parë dhe e dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 19121913”,Shkup: Logos-A 2009, f.143. 102 AVPR,nëAIH, R.29. Teleg.sekret i Hofmajesterit Girs, Ambasador i perandorisë së Rusisë, Kostandinopojë Departamentit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Büyükdere, 7/20 gusht 1912. 103 V. Kondis, Greqia dhe Shqipëria në shekullin XX, Selanik: 1997, f.43-44. 104 Dokuments Diplomatiques Français , Vëll.III, 3 dok, 299. 105 OUAP, vëll.4, dok.3726; cituar sipas S.Pollos , Mbi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë , botuar në “Në gjurmë të Historisë Shqiptare”, Vol I, Tiranë: 1990, f.294. 106 HHSt,A PA. A nëAIH, Vj-22-14-1446, Raport i Ambasadorit Austro-Hungarez nga Yeni Koy, nr.323, dt.19 gusht 1912, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë; R.Abdyli, “Lëvizja Kombëtare shqiptare 1911-1912”, libri II, Prishtinë: 2004, f.381.
XXXII
qeverisë tek kundërshtarët politikë, duke ju dhënë mundësinë atyre të mendojnë se ato vareshin nga presioni i Fuqive të Mëdha 107. Në udhën e përpjekjeve të udhëheqësve shqiptarë për të themeluar një shtet kombëtar, para se fqinjët ballkanas të shpërthenin luftën që po përgatisnin, radhitën edhe tratativat që Ismail Qemali zhvilloi me qeverinë osmane në Stamboll, në ditët e para të shtatorit të vitit 1912, gjatë të cilave ai do ti kërkojë Portës së Lartë që Shqipëria të organizohej si një njësi shtetërore autonome, që do ta bënte atë dhe shqiptarët një faktor të rëndësishëm në qëndresën kundër invazionit eventual të aleancës ballkanike 108. Por Porta e lartë nuk i përfilli propozimet e Ismail Qemalit duke e mbyllur edhe këtë mundësi që i’u ofroi politikani dhe diplomati i shquar shqiptar për organizimin e Shqipërisë, si shtet autonom para fillimit të Luftës Ballkanike. Në këto rrethana siç shkruante Ismail Qemali, lufta i gjeti shqiptarët të papërgatitur, pa një organizëm shtetëror, të aftë për të mobilizuar popullin për mbrojtjen e trojeve shqiptare 109. Ndërkohë, përfaqësuesit e Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë i kishin paraqitur qeverisë Ruse një mocion kolektiv (i pari i këtij lloji), ku kërkohej ndërhyrje, për të siguruar të njëjtat të drejta dhe privilegje që pretendoheshin nga shqiptarët për nënshtetasit e krishterë ortodoksë, domethënë bullgarët, grekët dhe serbët 110. Më 24 shtator, Porta e Lartë mori vendimin për të shtrirë privilegjet që u ishin njohur shqiptarëve edhe mbi popullsitë jo shqiptare të vilajeteve të Rumelisë. Ajosynonte të qetësonte shtetet ballkanike duke u bërë të ditur se privilegjet që do tu jepeshin shqiptarëve mund të shtriheshin edhe mbi popujt jo shqiptarë të vilajeteve të Kosovës të Manastirit dhe Janinës. Ministri i Jashtëm Osman u deklaroi kolegëve të vetë ballkanas se porta dëshironte të kënaqte njëlloj të gjithë popujt dhe ishte kategorikisht kundër dhënies së koncesioneve vetëm një populli, duke diskriminuar të tjerët. Në fillim të muajit shtator Ministria e Jashtme e perandorisë osmane udhëzonte përfaqësuesit e saj diplomatikë t’u shmangeshin bisedave rreth propozimit të Bertoldit dhe të deklaronin në mënyrë të prerë se Porta e quante problemin shqiptar çështje të 107
HHSt,A PA. A nëAIH, Vj-22-14-1448, Telegrami Pallavaçinit nga Yeni Koy, nr.384, dt.29 gusht 1912 dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë. 108 K.Prifti, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe çështja e një shteti të njësuar kombëtar, botuar në përmbledhjen studimore:”Pavarësia e Shqipërisë dhe sfida te shtetit shqiptar gjatë shekullit XX”, Tiranë: 2008, f.21. 109 Qeveria e përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, Tiranë: 1963, dok 1, f.25. 110 E.Ivetic, Luftërat Ballkanike...,f.54.
XXXIII
saj të brendshme. Duke e ditur që Fuqitë e tjera të mëdha i kundërshtuan propozimet e Vjenës, Stambolli deklaroi se nuk do ti merrte ato në shqyrtim. Në këtë mënyrë dështoi edhe nisma diplomatike e Ballplazit, e cila do të ndihmonte sado pak në hapjen e rrugës për zgjidhjen e çështjes kombëtare. Në fund të muajit shtator si Turqia, ashtu edhe shtetet ballkanike filluan mobilizimin e ushtrive të veta. Dukej qartë se konflikti i armatosur ishte i pashmangshëm. Dëbimi i Turqisë nga Ballkani ishte një proces i pashmangshëm historik, që i shpëtonte ballkanasit nga zgjedha e tyre, ndërsa për shqiptarët ishte rrezik sepse fqinjët i kishin shpallur synimet e tyre për të copëtuar tokat shqiptare, si plaçkë lufte pas fitores kundër Turqisë. Zija Karal, në veprën e tij do të shkruante se shtetet e Ballkanit e kishin shumë të qartë, që për ta nuk do të ishte aspak e lehtë të fitonin mbështetjen e shqiptarëve pasi Perandoria Osmane ua kishte plotësuar të gjitha reformat e premtuara. Madje si pasojë e autonomisë që i’u premtua shqiptarëve, ballkanasit që synonin të merrnin e të ndanin mes tyre të gjitha trojet e perandorisë frikësoheshin se perandoria, do tu dilte kundër këtyre të fundit me ndonjë avantazh përsëri në favor të shqiptarëve 111. Shtetet e Ballkanit e dinin që duhet të lëviznin sa më shpejt të ishte e mundur për të përfituar dhe nga mosvënia në jetë e reformave nga Perandoria Osmane në Shqipëri. Nuk duhet harruar që edhe shtetet e Ballkanit kishin objektiva dhe plane sipas interesave të tyre. Rusia nëpërmjet shteteve të Ballkanit, vazhdimisht mbante nën kontroll shtetin osman, ndërsa shtetet sllave mundonte ti mbante të bashkuara dhe ti zgjeronte drejt ngushticave. Duke përfituar nga këto shtete përpiqej të ndalonte shtrirjen e perandorisë Habsburge në Ballkanin Perëndimor. 112 Ndërsa perandoria Austro - Hungareze duke u përpjekur të sigurojë largimin e ndikimit Rus tek popullsia sllave në Ballkan, synonte të hapte një rrugë të re drejt Selanikut. Austria e mbështetur dhe nga Gjermania duke siguruar themelimin e një shteti shqiptar i mbyllte shtegun daljes së Serbisë në detin Adriatik 113.
Enver Zija Karal , “Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet ve Birinci Dünya Savaşi (1908-1918)”, cilt IX., Ankara:c TTK, 1999, f.288. 112 E.Z. Karal, Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet ..., f.288. 113 E. Z. Karal,Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet...,po aty. 111
XXXIV
Shtetet e Ballkanit pas disa marrëveshjeve të fshehta bilaterale të kryera më parë kishin krijuar disa aleanca të fshehta. Në fillim, u firmos aleanca serbo - bullgare (13 mars 1912) dhe më vonë greko-bullgare (29 maj 1912) 114. Në fillim të shtatorit të vitit 1912, shtetet e Ballkanit krijuan një koalicion ballkanik, i cili gjeti përkrahjen e Rusisë. Lajmin për krijimin e këtij koalicioni e dha për herë të parë shtypi rus 115. Themelimi i një marrëveshje të re në Ballkan thekson B.Çelik nuk ishte diçka e re. Në vitin 1879, ambasadori i Perandorisë Osmane në Bukuresht, kishte folur për mundësinë e krijimit të një federate nën drejtimin e Rusisë ku merrnin pjesë Serbia, Rumania, Mali i Zi. Për këtë çështje është folur edhe më pas në histori 116. Rusia, e mbështeste në këtë kohë këtë Konfederatë, ku mund të merrte pjesë dhe Perandoria Osmane, nga ana tjetër Anglia mundohej të krijonte një bashkim shtetesh mes vendeve të Ballkanit në dëm të Perandorisë Osmane. Sipas Zija Karal, dy deputetët shqiptarë, Ismail Qemali dhe Basri beu [Dukagjini] e kishin përvetësuar shumë mirë projektin Anglez. Sepse me realizimin e këtij projekti e kishin menduar që Shqipëria do ta arrinte me lehtë autonominë. Për këtë problem Basri Beu kishte folur edhe në parlamentin osman për Konfederatën Ballkanase. Sipas tij, krijimi i kësaj Konfederate do të siguronte vazhdimësinë e paqes në lindje dhe paqes brenda Perandorisë Osmane 117. Në mes të shtatorit, koalicioni ballkanas akoma nuk kish arritur ti rakordonte mendimet dhe gjykimet mbi fillimin e luftës. Ato ende mbeteshin midis një opsioni luftarak, pra luftës që përkrahesh nga Bullgaria, Serbia, Mali Zi dhe mendimit tjeter më diplomatik që përfaqësohesh nga Greqia 118. Ecejaket nga njëri kryeqytet në tjetrin për bisedime në rrugë formale dhe informate, i bënte Fuqitë e Mëdha t’i trembeshin keqësimit të situatës në Ballkan. Fuqitë e Mëdha në mënyrë të veçantë Rusia u përpoqën ta pengonin një konflikt të tillë që mund të shpinte në prishjen e statoquo-se në Ballkan dhe në një luftë botërore, për të cilën ata nuk ishin përgatitur ende. I pari që e kuptoi rrezikun e Luftës në Ballkan ishte Puankare Ministri i Jashtëm francez i cili e shikonte se çdo ditë që kalonte po shkohej drejt një shpërthimi E. Z. Karal,Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet..., f.292-293; Rifat Uçarol, “Siyasi Tarihi”Filiz Kitabevi, Istanbul 1995, f.431; Balkan Harbi, C.I, Ankara 1970, f.253-256; Y. H. Bayur, Tűrk Inkilabi Tarihi, C.II., K.I....., f.214-222. 115 Belgelerle Tűrk Tarihi Dergisi, No.17, f.33. 116 B. Çelik, Ittihatçilar ve Arnavutlar, II Meşrutiyet Döneminde Arnavut..., f.485. 117 E. Z. Karal, Osmanli Tarihi, Ikinci Meşrutiyet ..., f.291. 118 E. Ivetic, Luftërat Ballkanike..., f.55. 114
XXXV
me përmasa evropiane 119. Më 7 tetor 1912 Austro - Hungaria dhe Rusia deklaronin në emër të Fuqive të Mëdha se asnjë rast ndërmjet Perandorisë Osmane dhe shteteve të Ballkanit, nuk do të lejonin asnjë ndryshim të statuquos-ë territoriale në Ballkan. Vjena synonte me anë të kësaj deklarate, të pengonte zgjerimin e shteteve ballkanike në kurriz të perandorisë, ndërsa Rusia të siguronte mbrojtjen e aleatëve të vetë shteteve ballkanike në rast disfate. Ngjarjet ndoqën njëra - tjetrën me aleatët u bashkua në shtator edhe Mali i Zi. Me luftën Ballkanike në horizont Porta nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër vetëm t’i jepte fund luftës me Italinë duke pranuar humbjet që kishte patur. Tripoli dhe Bengazi i’u dhanë Italisë pas marrëveshjes së nënshkruar në Ushi të Zvicrës 120.
119
Zmadhimi i shteteve të Ballkanit në lindje do të sillte pasoja të pallogaritshme, shih; R. Poincare, “Lufta e parë dhe e dytë ..., f.50; E. Ivetic, Luftërat Ballkanike..., f.55. 120 Kjo marrëveshje u nënshkrua në 15 tetor 1912.
XXXVI
KAPITULLI I
TRASHËGIMIA OSMANE NË SHQIPËRI 1912-1918
1. Shpallja e Pavarësisë dhe qëndrimi i Turqisë
Shpërthimi i Luftës së Parë Ballkanike nga shtetet aleate të Ballkanit kundër Turqisë në tetor 1912, shënon një etapë të re dhe vendimtare të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, kur ajo orientohet përfundimisht drejt shpalljes së Pavarësisë. Lufta e parë Ballkanike filloi më 8 tetor të vitit 1912 dhe përfundoi më 30 maj të vitit 1913. Kjo luftë filloi sipas një skenari klasik, ku u gjetën casus belli dhe precedentët për nisjen e saj 1. Në fund të shtatorit kundërshtarët e Perandorisë Osmane, [Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi] shpallën një mobilizim të përgjithshëm në vendet e tyre. Pas këtij veprimi edhe ushtria osmane mori të njëjtat masa. Shtetet ballkanike nëpërmjet forcave ushtarake të tyre kishin epërsi të plotë në numër, në armatime, dhe pajisjet ushtarake ndaj forcave osmane. Ushtria turke numëronte në radhët e saj më pak se 300 000 veta, që do t’iu kundërviheshin, të paktën 800 000 bullgarëve, serbëve, grekëve dhe malazezëve 2. Përveç kësaj, duhet theksuar se trupat e tri vendeve aletate ishin të stërvitura mirë dhe të pajisura me mjete luftarake. Nga ana tjetër, solidariteti i njësive ushtarake osmane ishte i tronditur nga rekrutimi, në regjimin e turqve të rinj, i burrave që kishin të njëjtën fe dhe racë me armikun 3.
1
Casus belli- shkaku, u gjet menjëherë në prag të Luftës së parë Ballkanike. Më 17 tetor lufta u shpall zyrtarisht pas kërkimit nga ana e Qeverise Osmane që ambasadorët Bullgarë, Serbë dhe Grekë të largohen nga Stambolli, shih; Muhamet Shatri-Ramiz Abdyli, në “Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912”, dok.nr. 255, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2006, f.252. 2 Për ndarjen e forcave të armatosur aleate ballkanike shih: Egido Ivetiç, Luftërat Ballkanike, Tiranë: “Dituria”, 2008, f.58-60: shih. Kriztian Csaplar-Degoviçs, Lufta e Parë Ballkanike dhe shqiptarët. Një kontribut për historinë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912), në revistën “Përpjekja”, nr.30-31, Tiranë, pranverë-vjeshtë 2013, f.56-58. 3 Joseph Swire, “Shqipëria ngritja e një mbretërie”, Tiranë: “Dituria”, 2005, f.127.
1
Një fakt që binte në sy ishte se trupat osmane ishin të pastërvitura mirë, të pajisura keq dhe vështirësitë e transportit që hasnin, e bënin dërgimin e përforcimeve të trupave ndihmëse, nga Azia e Vogël, shumë të ngadaltë. Ushtritë e aleatëve korrën fitore të shpejta ndaj saj. Vetëm në fazën e parë të luftës tetor - dhjetor 1912, aleatët pushtuan pjesën më të madhe të zotërimeve të saj në Ballkan, me përjashtim të qyteteve kala të Shkodrës, Janinës dhe Edrenesë (Adrianopoja) po bënin me sukses rezistencë, ndërkohë që trupat e Andollit në linjën e Çatallxhas po mbronin kryeqytetin e Perandorisë. Pushtimi i Shkodrës dhe i ultësirës rreth saj qe për Malin e Zi një çështje jetike, si politikisht dhe ekonomikisht. Forcat ushtarake të Malit të Zi iu afruan qytetit të Shkodrës nëpërmjet Tivarit dhe përgjatë Liqenit të Shkodrës. Trupat osmane ishin duke u përgatitur në parim për operacione mbrojtjeje në veri të Shqipërisë. Shkodra, mbrohej nga një ushtri osmane prej rreth 14.000 vetësh nën komandën e Hasan Riza Pashës 4. Detyra e tyre ishte të mbronin pozicionet e forcave të armatosura osmane sa më gjatë që të ishte e mundur. Forcat e Hasan Riza Pashës mbështeteshin prej një brigade kufitare, nga trupat e Xhavit Pashës në Novipazar dhe prej redifëve të Esat Pashë Toptanit. Deri nga mesi i nëntorit, ushtria osmane u shkatërrua plotësisht dhe ushtritë e aleatëve kishin pushtuar pothuasje gjithë sanxhakët e Turqisë evropiane. Qeveria osmane e Qamil Pashës duke ndjekur me vëmendje situatën politike në Ballkan i kishte të qarta, pasojat e ngjarjeve që në fillim të muajit nëntor. Më 3 nëntor kjo qeveri u bëri thirrje Fuqive të Mëdha për të ndërmjetësuar dhe më 13 nëntor qeveria xhonturke u shprehu aleatëve gatishmërinë e saj për të negociuar 5. Veprimet luftarake u ndërprenë me 3 dhjetor 1912 me vendosjen e një armëpushimi ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Bullgarisë. 4
Hasan Riza Pasha lindi në vitin 1871 në Kastamonu qytet i perandorisë. Kreu shkollën e mesme ushtarake në Beshiktash dhe më pas e vazhdoi në shkollën e përgatitjes së oficerëve në Bursa. Në vitin 1892 shërbeu në këmbësori derisa u bë pjesë e grupit të oficerëve me gradën kapiten. Ka qenë ndihmës i Mahmut Muhtar Pashës në luftën e Greqisë në vitin 1897. Më vonë është larguar në Gjemani për të plotësuar edukimin ushtarak të tij. Ka shërbyer edhe si mësues i shkencave natyrore në shkollën e oficerëve në Stamboll, dhe më pas ka filluar përsëri detyrën si ushtarak pranë armatës së dytë ku arriti në gradën e gjeneralit. Në vitin 1909 për shkaqe rebelimi u zbrit në gradën e majorit. Më 19 Korrik 1911 u transferua në Shkodër në krye të një ushtrie këmbësorie. Për më tepër shih: Abdurrahman Nafiz, Kirametti, “1912-1913 Balkan Savaşı’nda Işkodra Savunması”, I. ve II. Cilt, Ankara: T.C. Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı Yayınları, 2007, f.297-299. 5 Kriztian Csaplar-Degovics, Lufta e Parë Ballkanike dhe shqiptarët. Një kontribut për historinë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912), në revistën “Përpjekja”, nr.30-31, Tiranë, pranverë-vjeshtë 2013, f.59.
2
Ismail Qemali duke e ndjekur situatën politike të krijuar në Ballkan dhe gjendjen në të cilën ndodhej Perandoria Osmane në kujtimet e t’ia shkruante: “Pasi Aleatët Ballkanike i shpallën luftë Turqisë dhe kur trupat bullgare pushtuan Kirklarelinë ndërsa serbët zunë Shkupin, kuptova se për shqiptarët kishte ardhur koha për të marrë masa energjike për shpëtimin e tyre” 6. Me shpërthimin e Luftës Ballkanike, kur sundimi osman në Ballkan po merrte fund dhe ushtritë ballkanase kishin pushtuar shumicën e trojeve shqiptare, udhëheqësit dhe veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare shqiptare parashtruan si detyrë të ngutshme shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Përpara tyre u rrit në mënyrë më serioze çështja e fatit të vendit, e qëndrimit që duhej mbajtur dhe e mjeteve për ta shpëtuar Shqipërinë nga gjendja katastrofike që po kërcënonte Perandorinë. Qysh në fillim të tetorit gazeta “Liri e Shqipërisë”, e cila përfaqësonte opinionin e kolonisë shqiptare të Sofjes u drejtohej shqiptarëve me thirrjen të “marrim armët dhe të mbrojmë kufijtë e mëmëdheut tonë duke kërkuar autonominë e Shqipërisë”. Po kjo gazetë u drejtohej shqiptarëve t’u përmbaheshin udhëzimeve të Sami Frashërit në veprën “Shqipëria ç’ka qenë ç’është dhe çdo të bëhet” domethënë t’i jepnin një goditje të fortë perandorisë për të mos u rrokullisur së bashku me të në greminë” 7. Kërkesa e shkëputjes së Shqipërisë nga Perandoria Osmane, që ishte bërë tanimë e përgjithshme, u parashtrua në fillim në vendimet e mbledhjes që udhëheqësit kosovarë mbajtën në Shkup më 14 tetor 1912. Kjo mbledhje u realizua me nismën e “Shoqërisë së zezë për shpëtim” e të degës “Pështimi” (Shpëtimi-Shkup). Në proklamatën që doli prej saj, dërguar Fuqive të Mëdha u vu theksi në dy aspekte të zgjidhjes shqiptare; së pari, do të veçoheshin qartë interesat e Shqipërisë nga ato të Perandorisë Osmane, duke theksuar se “Shqipëria i ka kap armët jo për me forcue sundimin e Turqisë në Ballkan, por me i dalë zot tërësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë 8; së dyti, përcaktohej organizimi i ardhshëm i Shqipërisë, theksohej se,
6
Ismail Qemal Vlora, Kujtime, Tiranë: Botimet “Toena”, 1997. f.315. Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi II, (Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek. XIX-1912),Tiranë: Botimet “Toena”, 2002, f.504-505. 8 Jusuf Bajraktari, Roli i Kosovës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në Studime Historike, nr.1-2, Tiranë 2003, f.139. 7
3
pavarësisht nga rezultatet e luftës, “shqiptarët nuk kanë me pranue për katër vilajetet veçse një formë politike e një formë sundimi” 9. Ky formulim në të vërtetë shprehte në thelb kërkesën e bashkimit të vilajeteve shqiptare e të njësimit të qeverisjes së tyre, që do të arrihej vetëm me formimin e një shteti kombëtar. Por aksioni më i rëndësishëm politik, i cili do të çonte në shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane e në themelimin e shtetit të pavarur ishte ai që do të ndërmerej jashtë vendit, më 5 nëntor të vitit 1912, nga Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe veprimtarët e shoqërive patriotike të Rumanisë, në mbledhjen e Bukureshtit, 10. Në këtë takim u vendos të thirrej një Kuvend i Përgjithshëm Kombëtar me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria. Ndërkaq, idea për mbledhjen e një kuvendi në Shqipëri, do t’u paraqiste Fuqive të Mëdha kërkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur përkrahjen e qeverisë së Austro- Hungarisë. Në takimin që u bë në Vjenë, Ministri i Jashtëm Austro-Hungarez, Berthold, e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte për një Shqipëri autonome 11. Autonomia tashmë në kuadrin e Perandorisë nuk kishte më asnjë kuptim. Ajo ishte kapërcyer si nga pikëpamja e zhvillimit të situatës ushtarake në Ballkan dhe veçanërisht në tokat shqiptare [forcat osmane ishin kudo në tërheqje], ashtu edhe nga ngjarjet brenda vendit. Në këto kushte zgjidhja më e drejtë e çështjes shqiptare ishte shpallja e pavarësisë. Idea e pavarësisë së Shqipërisë dhe lajmi i mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në Vlorë u pritën me entuziazëm të madh në Shqipëri. Shqiptarët, intelektualë dhe atdhetarë e kishin përgaditur terrenin për këtë hap madhor. Në fillim të nëntorit doli parashikimi i Syrja Bej Vlorës: vendet aleate të Ballkanit filluan të përparonin në mënyrë të pandalshme dhe pushtuan pothuajse të gjitha trojet shqiptare. Paria e vendit dhe intelektualët konstatuan me dhimbje, se tani kishte ardhur vërtetë momenti kritik, në të cilin shqiptarët duhej të vendosnin nëse do
9
“Populli”, nr.43, 28 nëntor 1919; shih: Akte të Rilindjes Kombëtare ( Përg. nga St.Pollo dhe S.Pulaha), dok.169, Tiranë: 1978, f.255-256. 10 Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, (nëntor 1912-janar 1914), Përgatitur për botim nga Arkivi Qendror i Shtetit, dok.2,Tiranë: “8 nëntori”, 1963, f.25-26. 11 Historia e Popullit Shqiptar...., Vëll. II, Tiranë: “Toena”, 2002, f.509.
4
ta ndërtonin të ardhmen e tyre me Perandorinë Osmane, apo në mënyrë të pavarur prej saj? 12 Në ditët e para të nëntorit, paria e Vlorës vendosi që në atë qytet të mblidhej Kuvendi Kombëtar dhe të thirrej Ismail Qemali. Aty u formua edhe një komision përgaditor për organizimin e mbledhjes 13. Më 19 nëntor, gjatë rrugës për në atdhe, Ismail Qemali ndaloi në Trieste 14, aty ai do t’i deklaroi shtypit italian se “me të mbërritur në atdhe do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë dhe do të formohej Qeveria e Përkohëshme, për ta vënë Evropën para faktit të kryer 15.” Nga Trieste ai nisi telegrame në çdo skaj të Shqipërisë, në të cilën shprehej se kishte ardhur momenti që duhej të realizoheshin aspiratat tona kombëtare e cila ishte shpallja e pavarësisë. Në qytetet kryesore shqiptarët i’u përgjigjën thirrjes së Ismail Qemalit dhe të komiteteve lokale 16 duke shpallur njëri pas tjetrit pavarësinë. Këto veprime u kryen për t’i vënë përpara faktit të kryer ushtrinë serbe dhe greke të cilat kishin nisur depërtimin në brendësi të trojeve shqiptare. Atdhetarët ngritën flamurin kombëtar si në Shqipërinë e Mesme, e të Jugut dhe njëkohësisht zgjodhën edhe delegatët për në Asamblenë Kombëtare e cila duhej të mblidhej pa vonesë. Më 19 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali u kthye nga Evropa në Durrës. Në mënyrë që të ndalonte përparimin e trupave serbe nga veriu dhe atyre greke në jug vendosi që të mbante një kongres kombëtar në Durrës me qëllim shpalljen e pavarësisë 17. Qamil Pasha, veziri i madh i osmanëve në atë kohë e urdhëroi ministrin e brendshëm të qeverisë së tij që të mos lejonte kryerjen e këtij veprimi 18. Kongresi nuk duhej lejuar të mbahej, meqenëse qeveria osmane donte ti ruante lidhjet me 12
Peter Bartl, Shqiptarëtnga mesjeta deri në ditët tona, Shtëpia e Librit & Komunikimit, Tiranë, 2003, f.134. 13 Stefanaq Pollo, “Mbi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, botuar në Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, (Përmbledhje studimesh kushtuar 50 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë), Tiranë: “Mihal Duri” 1962, f.82. 14 Başbakanlik Osmanli Arşivine (më tej BOA), Hariciye Nezareti (më tej HR.SYS), 153/74. Ishdebuteti i Beratit Ismail Qemali erdhi nga Vlora për në Trieste, dhe së afërmi do niset për në Durrës, nga aty në Vlorë. 15 Telegram i Ismail Qemalit drejtuar komisonit pregaditor për Shpalljen e Pavarësisë, me të cilin kërkon të sigurohet pjesëmarrja e përfaqësuesve të popullit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në Durrës ose Vlorë, Qeveria e Përkohëshme e Vlorës … , dok 3, f.26-27. 16 “ Shoqëria e zezë për Shpëtim” dhe “Komiteti Shpëtimi” janë krijuar në Shkup. 17 Ahmed Bedevi Kuran, “Inkilap Tarihimiz ve Jöntürkler”, Tann Matbaasi-Istanbul 1945, f.316; G.Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja..., f.305. 18 BOA, Meclis-i Vükela Mazbatlari (më tej MVM). Dos.no.171 : shih. A. Kuran, Inkilap Tarihimiz ve Jöntürkler..., f.317.
5
Shqipërinë 19. Duke mos qenë në gjendje për ta mbajtur kongresin në Durrës, sepse atij po i afroheshin shumë serbët, kjo ide u kundërshtua edhe nga peshkopi grek Jakovi, i cili tha që njihte dhe nderonte vetëm një flamur atë të Osmanëve. Kjo ide e mbajtjes së kongresit pati kundërshtar edhe Mahmud Mahir Efendiun, Mytesarifin e Durrësit, i cili ishte i kandisur nga një grup bejlerësh shqiptarë 20. Duke parë gjendjen e krijuar dhe meqë serbët po i afroheshin Durrësit, Ismail Qemali e shpërnguli bazën e veprimeve në Vlorë, ku i biri, Et’hemi u kishte bërë thirrje ndërkohë përfaqësuesve të qyteteve nga e gjithë Shqipëria për tu mbledhur në Vlorë në një kuvend mbarëkombëtar. Karvani i tij po përparonte në kushte të pafavorshme, jo vetëm nga koha por edhe nga ndërprerja që i bëri Kara Said Pasha komandanti i pjesës tjetër të ushtrisë së Vardarit. Ai gjendej i tërhequr me trupat e tij midis Lushnjës dhe Beratit dhe kishte marrë një urdhër arresti për Ismail Qemalin dhe përkrahësit, por këtë veprim ai nuk e kreu. Ismail Qemali dhe pasuesit e tij arritën më 27 nëntor në Vlorë dhe pas një takimi të shkurtër me delegatët dhe patriotët që kishin ardhur nga krahina të ndryshme të vendit u mor vendimi që të nesërmen të shpallej pavarësia. Ky vendim besoj se erdhi edhe nga fakti se shteti fqinj jugor Greqia kishte tentuar të priste lidhjen telegrafike Vlorë-Otranto e cila pretendohej se përdorej nga nënpunësit osmanë për të transmetuar lajme të rëndësishme ushtarake 21. Më 28 nëntor 1912 u hap në Vlorë, Kuvendi Kombëtar. Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, shkrues (sekretar) të parë Luigj Gurakuqin dhe shkrues të dytë Shefqet Daiun 22. Ismail Qemali e filloi fjalimin e tij duke folur për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Duke kaluar në ngjarjet e Luftës Ballkanike, ai tha: “Shqiptarët të cilët kishin marrë pjesë në luftë më fort se si ushtarë, si të zotët e vendit për të shpëtuar veten e tyre, kur e panë se ushtria e Turqisë u mund se mbretëria nuk mund të qëndronte më, vrapuan të merrnin masat që koha kërkonte...”. Pasi vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”, se çështja shqiptare kishte gjetur përkrahjen nga ana e Fuqive të Mëdha. 19
G.Gawrych, Gjysmëhëna dhe Shqiponja..., f.305. Stavro Skëndi, Zgjimi Kombëtar..., f.415, ; shih: Ismail Qemal Vlora, Kujtimet…,f.316. 21 Ledia Dushku, “Kur historia ndau dy popuj fqinj. Shqipëria dhe Greqia 1912-1914”, Tiranë: Qendra e Studimeve Albanologjike, 2012, f.141. 22 “Përlindja e Shqipnies”, nr.6, Vlorë, 31 janar 1914. 20
6
Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar. U shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe u formua Qeveria e Përkohëshme e Vlorës. Krahas tyre u vendos të zgjidhej një pleqësi për ndihmë dhe kontroll të qeverisë e të dërgohej një komision për të mbrojtur çështjen shqiptare përpara Fuqive të Mëdha 23. Që në ditën e parë të saj, në emër të Qeverisë së Vlorës dhe popullit shqiptar Ismail Beu filloi përçapjet në fushën e politikës së jashtme. Akti i parë diplomatik që ndërmori Ismail Qemali, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë është telegrami i datës 28 nëntor drejtuar Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë. Në këtë telegram fjalët e shkruara ishin; “Asamblea Kombëtare e përbërë nga delegatë të çdo ane të Shqipërisë pa dallim feje. E mbledhur sot në qytetin e Vlorës, shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi qeverinë e Përkohëshme, të ngarkuar me mision të mbrojë të drejtat e popullit shqiptar, të kërcënuar për zhdukje nga ana e ushtrisë serbe e të çlirojë tokën kombëtare të pushtuar nga forcat e huaja. 23
“Përlindja e Shqipnies” , nr.7, Vlorë, 4 shkurt, 1914. Në kujtimet e Ferid Vokopolës jepet varianti i mëposhtëm i fjalimit të Ismail Qemalit në Kuvendin Kombëtar. Ky fjalim është i mbajtur në formë shënimesh nga Ferit Vokopola i cili ka qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës në këtë mbledhje. “Zotërinj! Ju falenderoj nga zemra për nderin që më bëtë duke më zgjedhur kryetar të këtij kuvendi të madh historik. Shpëtimi yne tani, sikurse e dini të gjithë juve dhe të gjithë patriotët shqiptarë është shpallja e Shqipërisë qysh sot më vehte, e lirë, e pavarur, ndënë një qeveri të përkohëshme. Kjo si dielli që ndriçon, padyshim është haka jonë. Ne për këtë të drejtë kemi derdhur gjakun tonë pa kursim. Kur ne luftonim pushtonjësit për 24 vjet, ballkanasit na e lanë barrën e rëndë mbi supet dhe nuk na ndihmuan. Kemi shpëtuar një pjesë të Evropës nga pushtimi turk. Sot në mos është i gjallë Skënder Kastrioti, si nipërit e tij, a nuk na përket neve ky trashëgim? Deri tani Evropa nuk na I ka dhënë të drejtat tona. Ajastefanosi (Traktati i Shën-Stefanit na sakatoi, mbledhja e Berlinit nuk na e dha hakën, na I qethi shumë vende në vafor të shteteve ballkanike. Duke u ndihmuar xhonturqve, për lirinë e luftuam tiraninë e sulltan Abdyl Hamidit dhe kushtetuta otomane u fitua me ndihmën e shqiptarëve. Njazitë dhe Enverët e fituan davanë. U bënë zotër në pozitat e tyre me anën e Xhemiyetit dhe të ushtrisë; e rrëzuan Abdyl Hamitin, por me të marrë pushtetin në dorë e përçmuan lirinë, u suallën zi e me zi. Klubet, gazetat me mjete direkte e indirekte na i mbyllën, aktivitetin nacional na e paralizuan, shkronjat kombëtare deshën të na i këthenin n’ato arabishte të Kara Rexhepit; na shkelën kushtetutën në hak të zgjedhjeve, burgosën dhe internuan patriotët e ndershëm dhe i poshtëruan. E ç’i mbeti kombit shqiptar përveç kryengritjes? Në këto kryengritje që i shkaktuan vetë, kujtuan se i shuan shqiptarët me ordhirat e Xhavidëve dhe të Shefqet Durgutëve. Kosovën dhe Malësinë kullë më kullë i bombarduan dhe i përvëluan. Vranë plaka, pleq, gra e fëmijë. U kënaqën duke kujtuar se çarmatosën shqiptarin se e gjunjëzuan atë definitivisht. Sa gabim i madh! Fortesën e Rumelisë, Shqipërinë kreshnike e shembën me duart e tyre; ua përgatitën ballkanasve okazionin e invazionit! Shqiptarët, duke parë në rrezik kështu ekzistencën e Atdheut të tyre në muajin korrik 1912 bënë kryengritjen e përgjithshme në Veri e Jug. Kërkuan 12 pikat e autonomisë dhe ndryshimin e kabinetit të xhonturqve; kabineti që e zëvendësoi, sado që i pranoi kërkesat e shqiptarëve, nuk tregoi ngutësinë që kërkonte koha. Plasi lufta ballkanike. Gjatë njëzet ditëve u mund ushtria Otomane, i pamë Xhavidët e Durgutët se ku vanë, i lëshuan vendet në duart e armikut, e janë tërhequr e po tërhiqen drejt prefekturës së Beratit. Ushtritë e shteteve ballkanike po i ndjekin nga pas, por në këtë mes duan të copëtojnë edhe Shqipërinë ndërmjet tyre! A është e drejtë kjo” Fqinjët tanë duhet ta dinë, të mos gënjehen me lakmi se shqiptari nuk e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është Atdheu ynë. Kemi gjuhën dhe zakonet tona, kulturën tonë. Gjithnjë fjala e parë dhe e fundit e këtij kombi kreshnik ka qenë dhe është “ Ja vdekje, ja liri!”
7
Pasi njoftohet shpallja e pavarësisë dhe formimi i një qeverie të përkohëshme kërkohej njohja e këtij ndryshimi në jetën politike të kombit shqiptar. Duke i njoftuar shkëlqesis tuaj këtë ngjarje kam nderin të kërkoj njohjen e ndryshimit në jetën politike të shtetit shqiptarë 24. Kjo ishte një kërkesë për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar, ashtu edhe për njohjen e qeverisë së parë kombëtare. Ismail Qemali e shprehu qartë këtë kërkesë me anë të letrave që u drejtoi më 29 nëntor konsullatave të Austro - Hungarisë, Italisë dhe Rusisë në Vlorë; ai kërkonte që konsullatat të merrnin autorizimin e nevojshëm për të vendosur marrëdhënie zyrtare me qeverinë e re kombëtare 25. Kurse në telegramin dërguar Portës së Lartë kërkohej që qeveria osmane ta njihte shkëputjen e plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Ai do të theksojë vijën kryesore të politikës së jashtme, që do të ndiqte qeveria e kryesuar prej tij. “Shqiptarët - nënvizonte ai ndjekin vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike dhe të bëhen aty një element ekuilibri”. Lidhur me këtë shqiptarëve u bënte thirrje të mbronin kombin e tyre nga çdo sulm dhe nga çdo copëtim territorial 26. Qëndrimi i asnjanësisë synonte ta mbante larg luftës Shqipërinë, për ta shpëtuar nga rënia drejt greminës së bashku me Perandorinë Osmane, por edhe nga oreksi i shteteve të Ballkanit të cilët përpiqeshin ta lidhnin politikën e tyre edhe me tokat shqiptare. Nga vendet e Ballkanit të vetmit që i’u përgjigjën mirë shpalljes së pavarësisë ishin rumunët 27. Pas fillimit të Luftës së parë Ballkanike në fund të tetorit, Ismail Qemali u nis për në Shqipëri. Ai ishte i shoqëruar prej Luigj Gurakuqit, një personalitet i shquar i cili do t’i qëndronte gjithnjë afër Ismail Qemalit në të gjitha ngjarjet e mëdha që u zhvilluan në vitin e pavarësisë. Në Stamboll, Veziri i Madh Qamil Pasha, 28 i cili ishte mik i Ismail Qemalit, e kishte nxitur atë të qëndronte në krah të tij, madje ai i kishte ofruar edhe një post në 24
BOA, MVZ, dosya no.171/77; Qeveria e Përkohëshme e Vlorës..., dok. 23, f.37. Arkivi Qendror Shtetëror i Republikës së Shqipërisë (më tej AQSH), Fondi (më tej F): Kryesia e Qeverise së Përkohëshme të Vlorës veprimtaria diplomatike, dosja nr.15. 26 BOA, MVZ, dosja nr.172, 8; Qeveria e përkohëshme e Vlorës…, d.23, f.37. 27 Kaliopi Naska, Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, (Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë) Tiranë, 1987, f.143. 28 Qamil Pasha (1832-1913) ushtarak e burrë shteti liberal, por kundërshtar i politikës së komitetit “Bashkim e Përparim”. Kishte lindur në Qipro, studimet i kishte kryer në Kajro, U thirr në Stamboll si nënsekretar për çështjet e brendshme pastaj ministër për çështjet fetare dhe të arsimit. 4 herë u zgjodh vezir i madh. Për herë të fundit u zgjodh në tetor 1912 dhe u detyrua të japë dorëheqjen pas grushtit të 25
8
qeverinë e tij. Ismail Qemali, këtë ofertë nuk e kishte pranuar dhe ishte përgjigjur “që në rrethana të tjera do ta kisha pritur me kënaqësi por një detyrë më e lartë me detyron të mos ta pranoj. Vendi im nuk është më këtu dhe unë duhet t’i ofroj shërbimet atdheut tim”. Qamil Pasha në fund e kishte pranuar dëshirën e mikut të tij 29. Në atë kohë shkruante Luigj Gurakuqi, Ismail Qemali u mundua t’i mbushë mendjen qeverisë se ne shqiptarët jemi shpëtimi i Turqisë e të nxjerrë nga ajo, në mos tjetër, njohjen zyrtare të kombësisë dhe të gjuhës sonë, edhe në kuadrin e një autonomie brenda Perandorisë 30. Refuzimi i propozimit të Qamil Pashës nuk ishte rastësi. Ismail Qemali nga ana e tij e njihte mirë politikën “e vjetër të intrigave”, prandaj vendosi që të ardhmen e tij politiko- personale të mos ta lidhte më me fatin e Perandorisë, por ta ndërtonte jashtë saj. Nga ana tjetër, Qamil Pasha, ishte i njohur në dhomën e deputetëve osmanë [Meclisi Mebusan] si mbrojtës i shqiptarëve, po kështu edhe në qeverinë e Ahmet Muhtarit si mbrojtësi numër një i shqiptarëve, të cilët ai i shikonte si “bebja e syrit” 31. Qeveria e Qamil Pashës i kishte ndjekur dhe vazhdonte ti ndiqte me vëmendje ngjarjet që po ndodhnin në Shqipëri dhe në Ballkan. Informacionet Porta e Lartë i merrte nga komanda e trupave të saj që ende ndodheshin në territoret shqiptare. Madje në datën 25 nëntor Esad Pasha [komandanti i korparmatës së Janinës] i drejtonte një telegram shtabit të përgjithshëm të ushtrisë perandorake. Në këtë telegram ai i bënte me dije, se “Ismail Qemali kishte mbërritur në Durrës me 14 shokë dhe disa të huaj. Ai kishte deklaruar se çështja shqiptare është e siguruar në planin politik, prandaj ka thirrur në Vlorë të shkojnë përfaqësues nga krahina të ndryshme. Meqenëse për arsye të gjendjes së luftës ështe i ndaluar çdo tubim ose mbledhje, u kemi kumtuar atyre se duhet të heqin dorë nga mbajtja e kuvendit që ata kanë në plan. Megjithëkëtë, meqenëse Ismail Qemal Beu ka ardhur nga Stambolli, duhet që qeveria perandorake
shtetit të Enver Ismail Pashës me 23 janar 1913. U tërhoq në Qipro ku shkroi kujtimet e tij. Në kujtimet personale ai do të shkruajë me simpati dhe vlerësim për shqiptarët. 29 Ismail Qemal Vlora, Kujtimet..., f.315. 30 Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentesh 1888-1919), Përgatitur për botim nga Teuta Hoxha, Tiranë: Shtëpia Botuese “Mësonjëtorja e Parë”, 2002, f.242-243. Letra e Luigj Gurakuqit drejtuar parisë së Elbasanit me anën e së cilës e njofton mbi gjendjen në Kosovë dhe përçapjet e Ismail Qemalit pranë qeverisë turke për njohjen e autonomisë së Shqipërisë, Triste më 7 shtator 1912. 31 Enver Zija Karal, “Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet ve Birinci Dünya Savaşi (19081918)”, Ankara: TTK Basimevi, 1999, f.248.
9
të ketë pak a shumë dijeni mbi nismën që ka marrë ai dhe të ketë dhënë gjer diku pëlqimin e saj lidhur me këtë nismë. Prandaj presim urdhrin tuaj” 32. Lidhur me këtë situatë të krijuar nga ardhja e Ismail Qemalit në Shqipëri, me datën 26 nëntor është nisur kopja e këtij telegrami Ministrisë së Luftës, ku njoftohet se përmbajtja e këtij telegrami, kërkon vëmendje të veçantë, dhe se priten udhëzime të veçanta lidhur me këtë rast 33. Po në datë 27 nëntor në Janinë thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e këshillit administrativ të vilajetit nga valiu osman, i cili i nervozuar kishte thënë: “Këtu ështe tokë otomane dhe ka vetëm otomanë. Kërkesat e shqiptarëve nuk mund të plotësohen. Para se të realizohet kjo ngjarje nuk do të mbetet gur mbi gur. Por edhe sikur të realizohej ideali i nacionalistëve dhe të krijohej një principatë shqiptare, këtë nuk do ta lejonte Greqia fqinje” 34. Pra kuptohet se shkëputja nuk do të pritej mirë dhe se nuk do të ishte e lehtë të arrihej, sepse tokat në perëndim të Ballkanit do t’i shkëputeshin trungut të perandorisë. Në një telegram shifër dërguar më 28 nëntor, përmbajtja ishte: “Ismail Beu me shokët e tij erdhi në Vlorë dhe mbajti kuvendin për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërise”. Presim përgjigjen tuaj.
35
Më 2 dhjetor përsëri ministri i luftës Nazim Pasha, i nisi një telegram Ismail Qemalit, dërguar nëpëmjet komandantit të Armatës së perëndimit ku theksohej: “Po merren lajme se ju keni marrë nisjativën për të bërë një Kuvend në Vlorë me qëllim që të shpallet Pavarësia e Shqipërisë. Jemi duke marrë masat për të themeluar në Shqipëri, një administratë e një autonomi të lidhur me qeverinë autonome, ku të përfshiheshin të gjitha ato vende të banuara prej shqiptarësh, ashtu siç ka qenë më parë. Kjo ështe forma më e sigurt sesa në formimin e një Shqipërie të pavarur, ku
32
BOA, MVZ, dosya no.171/53-Telegram i Esad pashës, komandant i korparmatës së Janinës drejtuar shtamadhorisë dhe kryekomandës së ushtrisë perandorake osmane, ku kërkohen udhëzime lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj Ismail Qemalit e planeve të tij. shih. Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh...), f. 252. 33 BOA, Babiali Evrak Odasi (më tej BEO), dosya 4090, 306 726, 26 nëntor 1912. Telegram i shtatmadhorisë e kryekomandës së Ushtrisë perandorake osmane nr. 1323 drejtuar ministrisë së Luftës. shih. Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh ...), f. 253. 34 Raport i kryekonsullit të Janinës dërguar MPJ, ku vihet në dukje bashkërendimi veprimtarisë së qeverisë xhonturke me reaksionin çifligar kundër luftës së popullit tonë për realizimin e autonomisë së Shqipërisë. shih në Ismail Qemali (Përmbledhje dokumentesh...,) dok.199, f.256. 35 BOA, BEO, dosya 4090, 306 726, Telegram i Kryeministrit të Perandorisë Osmane dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku theksohet veprimtaria e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së pavarësisë dhe fakti që Porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall autonominë e Shqipërisë nën protektoratin e perandorisë. Porta e Lartë, 16 nëntor 1328 ( 29 nëntor 1912). shih; Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh...), f.6.
10
rreziku është në shesh. Nuk ka mundësi aspak të sigurohet jeta e vazhdueshme në rast se Shqipëria shpallet e pavarur” 36. Në përgjigjen dërguar qeverisë së vilajetit të Janinës nga Këshilli i Ministrave osmane [Meclisi Vükela], më 30 nëntor të muajit të kaluar lidhur me armëpushimin e afërm i bëhej një lutje Ismail Qemalit, ku theksohej: “Perandoria ka marrë përsipër që e gjithë Shqipëria të organizohet si një administratë autonome, pa pranuar që ajo të ndahet [nga perandoria]” 37. Porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall autonominë e Shqipërisë nën protektoratin e Perandorisë Osmane. Por në të kundërt, Qeveria Osmane nuk mund ta pranojnë përzierjen në këtë mendim të Fuqive të Mëdha, veçanërisht sugjerimet Austriake dhe Italiane 38. Më tej theksohej se Porta njihte vetëm autonominë e saj me një princ mysliman në krye. Përsa kohë vazhdonte Lufta Ballkanike, Portës së Lartë si interesonte konflikti me Shqipërinë. Sipas një telegrami sekret të datës 29 nëntor që i dërgohej qeverisë Ruse nga ambasadori i saj Girs, theksohej se Ministri i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane Gabriel Beu theksonte se: “Shqipëria do të vihej në varësi vasaliteti kundrejt Perandorisë Turke dhe do të qeveriset nga një princ prej familjes së Sulltanit 39. Edhe në telegramin e mësipërm u pa qartë se qeveria osmane përpara se ti kthente përgjigjen Qeverisë së Vlorës, e kishte marrë tashmë vendimin e saj në lidhje me çështjen e njohjes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare. Asaj i interesonte më shumë vetëm fati i Luftës Ballkanike dhe çështja e armëpushimit sesa fati i shqiptarëve. Lidhur me këtë në kujtimet e veta Ismail Qemali shkruan: “Porta e lartë – me të marrë njoftimin tonë mbi pavarësinë e vuri veten në kundërshtim me aspiratat 36
AQSH. F.71, D.1, dok.nr.449, kopje turqisht, telegrafuar nga Stambolli, (përkthim). Botuar në “Qeveria e përkohëshme ....”, dok.nr.48, f.51. 37 BOA, MVZ, 171/77; Telegram i Kryeministrisë të Perandorisë osmane dërguar Ministrisë së Punëve të brendshme, ku theksohet veprimtaria e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së pavarësisë dhe fakti që porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall auotonominë e Shqipërisë nën protektoratrin e perandorisë. Ky vendim është firmosur nga Kamil, Mehmet Xhelamedin. Mehmet Sherif, Abdurrahman. Arif Hikmet etj.: shih. Ismail Qemali. (Përmbledhje dokumentesh...), f.266. 38 BOA, MVZ, dosya no.171/77; Telegram i Kryeministrisë të Perandorisë osmane dërguar Ministrisë së Punëve të brendshme, ku theksohet veprimtaria e Ismail Qemalit në prag të shpalljes së pavarësisë dhe fakti që porta nuk do ta pengojë atë nëqoftëse ai e shpall auotonominë e Shqipërisë nën protektoratrin e perandorisë. 39 AVPR, Koleksioni i dokumenteve Ruse që ndodhet në AIH, R.29. Telegram sekret i ambasadorit të perandorisë së Rusisë, Kostandinopojë dërguar Departamentit të parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Sankt Petërsburg. Pera 16/29 nëntor 1912.
11
tona”40. Kështu Qamil Pasha, Veziri i madh, në përgjigje të një telegrami të Ismail Qemalit theksonte: “Shqipëria mund të shpëtojë vetëm po të bëhet vasale e Perandorisë Osmane me një princ nga familja perandorake në krye të saj”. Këtë mendim i’a kishte thënë edhe Pallavaçinit ambasadorit të Austrisë në Stamboll, disa ditë më parë se shqiptarët të shpallnin pavarësinë 41. Pyetjes së Vezirit se ku shpresonte të mbështetej Shqipëria tek Austria apo Italia, Ismail Qemali iu përgjigj se “Shqipëria nuk do të mbështetej as tek Italia as tek Austria por në të drejtën e shqiptarëve për të ekzistuar si komb me vete, për të ekzistuar dhe për të patur shtetin e tyre, si dhe detyrimin që kanë Fuqitë e Mëdha për të respektuar kombësinë”. 42 Në Ballkan i cili po ziente si fuçi baruti, Turqia nuk mund të ishte tjetër veçse një avokate e dobët e të drejtave të kombësive dhe Shqipëria preferonte ti mbronte vetë të drejtat e saj, dhe nga ana tjetër në çastin e zgjidhjes përfundimtare nuk do të kishte pengesa për të vendosur marrëdhënie të mira me Portën e lartë 43. Vendimi motivohej me izolimin e Shqipërisë dhe me pazotësinë e Turqisë për ta mbrojtur Shqipërinë nga armiqtë e jashtëm. Ai e siguronte Qamil Pashën se Shqipëria ka për t’u përpjekur që të mbajë lidhjet fetare me kalifatin dhe të zgjedhë një organizim politik, i cili ti përshtatet sa më mirë edhe interesave të perandorisë turke. Fjala pavarësi në këtë telegram ishte evituar me kujdes 44. Kryetari i Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës i cili e njihte mirë politikën evropiane, interesat dhe kontraditat që ekzistonin midis Fuqive të Mëdha, i’u përgjigj se Pavarësia e Shqipërisë mbështetej, në faktorin e brendshëm, te dëshira dhe vullneti i patundur i shqiptarëve për të mbrojtur atdheun e tyre, për ta shpëtuar territorin dhe kombësinë. Por krahas saj mbështetej dhe në faktorin e jashtëm që e favorizonin krijimin e një shteti të pavarur shqiptar. Këta faktorë të jashtëm qenë sipas tij: 1) Perandorisë Osmane i interesesonte të kishte një Shqipëri të fortë prapa armëve të shteteve ballkanike; 2) Fuqive të Mëdha, kishininteres për të gjithë palët ruajtjene ekuilibrit në Ballkan; 3) Dy prej fuqive të mëdha, Italia dhe Austro-Hungaria ishin 40
Ismail Qemal Vlora, Kujtime..., f. 373. HHSt.A.PA.. A, në AIH, Vj.22-25-2215. nr. 4610, Telegram nga Stambolli me 25 nëntor 1912, nr.651, dosja 25. 42 Ismail Qemal Vlora, Kujtime..., f. 319. 43 Ismail Qemal Vlora, Kujtime..., f. 316. 44 Ismail Qemali, (Përmbledhje dokumentesh...), f.282. Teleg. i përfaqësuesit Austro-Hungarez në Vlorë dërguar MPJ, ku i njofton mbi korrespondencën telegrafike të I.Qemalit me kryeminstrin turk lidhur me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Vlorë, 4 dhjetor, 1912. 41
12
direkt të interesuara, për të ruajtur ekuilibrin në Adriatik dhe mos lejimin e Serbisë të kishte dalje në det 4) Parimi i kombësisë i njohur nga të katër shtetet ballkanike në prag të shpalljes së luftës dhe pas fitores së tyre, për ti mbajtur territoret e pushtuara, parim i cili meqë ishte njohur nga fuqitë, “na nxit të shpresojmë theksonte Ismail Qemali se do të mund të përfitojë prej tij për pavarësinë e vet edhe kombi yne më i lashti Ballkanit” 45. Në fund të telegramit ai shprehu bindjen se shqiptarët janë plotësisht të zot për të qëndruar dhe qeverisur më vete. Pse u mbajt ky qëndrim dhe pse osmanët nuk e pritën mirë shkëputjen e Shqipërisë dhe mëvetësimin e saj, mendoj se tre ishin shkaqet kryesore: Së pari, njihet rëndësia që ka patur Shqipëria nga pikëpamja gjeopolitike për shtetin osman, sepse ishte pika më nevralgjike e saj si dhe lidhja e drejtpërdrejtë me Evropën, nëpërmjet portës së saj të madhe, detit Adriatik. Së dyti, sepse qeveria osmane mbeti shumë e pakënaqur me këtë rrjedhë që morën ngjarjet. Ata kishin frikë se mos pavarësia e Shqipërisë do të paralajmëronte telashe të tjera për vetë perandorinë. Ishte më e pëlqyeshme autonomia e saj nën suazën e Perandorisë Osmane sesa shpallja e pavarësisë së plotë të Shqipërisë. Forcat osmane ende mbanin të pushtuara Shkodrën dhe Janinën, dy fortesat historike të saj. Së treti, që nga viti 1908 deri në disfatën përfundimtare të Perandorisë Osmane më 1918, unionistët ose anëtarët e “Komitetit Bashkim e Përparim” përbënin pjesën kryesore në qeverisjen e Perandorisë. Në këtët qeverisje ka patur edhe përjashtime intervalesh të shkurtra drejtimi ndryshe [rreth 7 muaj], vetëm në kohën e kabinetit të Ahmet Muhtar Pashës dhe të Qamil Pashes kur unionistët, ishin sunduesit në politikë. Shqetësimi kryesor dhe i dëshpëruar i Turqve të rinj ishte mbijetesa e perandorisë, e cila tani ishte në rrezik të dukshëm, ata besonin se shteti dhe shoqëria otomane kishin nevojë për përmirësime rrënjësore, për ti shpëtuar kalbëzimit të tyre nga brenda dhe sulmeve nga jashtë 46. Kështu krahas vendimit zyrtar qëndrim u mbajt edhe nga historianë të kohës të cilët në veprat e tyre botuan mendimet që kishin për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ata do të mbronin interesat e shtetit të tyre dhe jo ato të popullit shqiptar. 45
R.Falasci, Ismail Kemal Bey Vlora, Il pensiero e l’opera Attroverso e Documenti Italiani, Roma : Bardi Editore 1985, dok.51, f.132; K.Naska, Ismail Qemali në Lëvizjen Kombëtare... , f.144. 46 Berndard Lewis, “Lindja e Turqisë moderne”, Tiranë: Shtëpia e Librit & Komunikimit, 2005, f.259.
13
A.B.Kuran, e qorton gabimin që bënë shqiptarët 47. Në periudhën e fundit 30 vjeçare para Luftës së Ballkanit dhe më pas duke i’u mbështetur dokumentave të botuara rreth kryengritjeve shqiptare, thekson se para Luftës së Ballkanit më saktë para politikave të forta që zbatoi “Komiteti Bashkim dhe Përparim” në Shqipëri, as në mendimet e të parëve të Shqipërisë dhe as në mendimet e bashkësive të popullit shqiptar [shqiptarët e trojeve etnike] nuk kishte pasur ndonjë ide që ata të ndaheshin nga perandoria. Edhe pse shqiptarët e ndritur ishin të varur nga patriotizmi dhe për më tepër synonin të përqafonin parimet e çlirimit duke marrë parasysh nivelin e përfshirjes së popullit të tyre, ata ishin larg mundësisë për ta mbrojtur pavarësinë. Pas shpalljes së kushtetutës sipas politikës së ndjekur nga turqit e rinj me lënien pa mbështetje ushtarake, pa mbështetje morale dhe materiale në minutat e fundit nëqoftëse kërkuan këtë zgjidhje vazhdon ai, nuk kemi të drejtë të kërkojmë shpjegime, “fara e mbjellë ka nxjerrë filiza”. Ahmet Hamdi shkruante: “shqiptarët as që mendonin për pavarësi vetëm në jug të Shqipërisë kishte disa atdhetarë që kërkonin pavarësi por edhe këto atdhetarë nuk e kanë pasur mbështjetjen e shqiptarëve të tjerë, duke pasur në mendje ide të tilla se: “nuk ekziston një komb por një sundim ata nuk mund ta pranonin të jepnin verdiktin e tyre për pavarësinë e Shqipërisë” 48. Por lufta ballkanike që vazhdonte në trojet shqiptare e vuri Qeverinë e Përkohëshme në një gjendje të vështirë. Asaj i duhej të luftonte jo vetëm me armë kundër ushtrive të Aleancës Ballkanike por edhe me diplomaci në arenën ndërkombëtare për të mbrojtur çështjen e statusit të saj. Ndërsa autori Necip Alpan, e ka nënvizuar më së miri luftën e shqiptarëve lidhur me momentin e Shpalljes së Pavarësisë. Për shqiptarët thekson ai kishte ardhur koha: “Ose ata të jetonin, si skllevër nën shtypjen e armikut, ose të vazhdonin luftën deri sa të fitohesh liria dhe pavarësia” 49.
47
Ahmet Bedevi Kuran, “Historia e Revolucionit Xhonturk dhe Partia Bashkim e Përparim”, Istanbul: 1948, f.284. 48 Ahmet Hamdi. “Arnavutluk Hakkinda Mutalaa-i Muhatasara”. (Arnavutluk Hükümeti nasil olmalidir?), Istanbul:1920, f.23. 49 Necip Alpan, “ Arnavutlugun Bağimsizliği ve Avlonyali Ismail Kemal”, Ankara: 1982, f.21.
14
2. Çështja e statusit të Shqipërisë pas luftës Ballkanike
Konferenca Ambasadorëve në 17 dhjetor 1912, vendosi që të themelohej një Shqipëri autonome nën sovranitetin ose suzerenitetin e Sulltanit, si dhe nën garancinë dhe kontrollin ekskluzive të gjashtë Fuqive të Mëdha. Shqipëria u shpall shtet asnjanës. Ky vendim u mor në bazë të dy propozimeve atij të Rusisë që kërkonte krijimin e një shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e sulltanit, dhe propozimit austriak që kërkonte një Shqipëri autonome nën suzerenitetin e sulltanit 50. Kjo shënoi një hap prapa në lidhje me arritjen e popullit shqiptar shpalljen e pavarësisë dhe njëkohësisht një hap para në raport me kërkesat e shteteve fqinje për të mos lejuar ekzistencën e shtetit shqiptar në Ballkan 51. Vendimi i Konferencës së Londrës hasi në kundërshtimin e rreptë të qeverisë osmane. Sipas saj, Konferenca e Ambasadorëve kishte të drejtë të shfrytëzonte vetëm kërkesat e monarkive ballkanike që kishin fituar luftën. Kërkesa e palës shqiptare, nuk kishte bazë politike dhe juridike, pasi shqiptarët ishin nënshtetasit e saj, si rrjedhim marrëdhëniet e tyre me të ishin çështjet e brendshme të perandorisë. Edhe argumenti që paraqiti Porta e Lartë, për të kundërshtuar shpalljen e pavarësisë nuk ishte pa baza juridike 52. Njohja e pavarësisë së plotë të Shqipërisë nënkuptonte për Portën, jo vetëm cënimin e sovranitetit, por edhe gjymtimin territorial të Perandorisë Osmane. Sipas tyre, Fuqitë e Mëdha nuk kishin të drejtë të kryenin operacione që i shkëpusnin Perandorisë Osmane territore në favor të një shteti të sapo shpallur dhe të vetshpallur, siç ishte Shqipëria, me të cilën shteti osman nuk kishte qenë në luftë të armatosur dhe nuk ishte mundur prej tij. Përkundrazi, në rrethanat e Evropës së “dinastive” që sundonte në kohën e Luftës së parë Ballkanike, Fuqitë e Mëdha i japin të drejtën vetes që ta detyronin kur 50
Sipas propozimit Rus, Shqipëria do të gëzonte vetëm një autonomi administrative me në krye një guvernator, i cili emërohej nga Sulltani por që në fund të fundit sovran i Shqipërisë ishte përsëri sulltani. Propozimi i Austro-Hungarezëve e vendoste Shqipërinë të gëzonte një autonomi të plotë politike të kryesuar nga një kryetar shteti, me prerogativat e një sulltani që do të gëzonte një autonomi politike që do ta konsideronte sulltanin jo sovran por suzeren. 51 Valentina Duka, “Histori e Shqipërisë”, Tiranë: ShBLU, 2007, f.29. 52 Kristo Frashëri, “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, Tiranë: “Kristalina-KH”, 2008, f.113.
15
ishte e nevojshme cilindo shtet pra edhe Perandorinë Osmane, për t’i dhënë një province të saj autonominë. Kjo për arsye se autonomia nuk e prekte integritetin territorial, as e eleminonte, por vetëm e kufizonte sovranitetin e një shteti 53. Pavarësisht këtyre argumenteve, kundërshtimet që ndeshi vendimi i ambasadorëve nga Porta e Lartë dhe Qeveria e Përkohëshme e Vlorës kishin karaktere krejt të ndryshme. Stambolli, kërkoi anullimin e vendimit, për ti lënë viset shqiptare nën statusin e mëparshëm, pra nën zgjedhën shekullore osmane. Ndërsa, Qeveria e Vlorës kërkoi anullimin e vendimit duke ngulur këmbë për shkëputjen e plotë të saj nga perandoria, dhe duke kërkuar njohjen e pavarësisë së plotë të Shqipërisë. Çështja Shqiptare në arenën ndërkombëtare nuk ishte e qartë. Qeverisë së Vlorës i duhej të përballonte, jo vetëm kundërshtimin e rreptë të fqinjëve ballkanike, por edhe atë të vetë Perandorise Osmane prandaj ajo u mundua të ruante ekuilibrat me të dyja palët 54. Inaktiviteti i trupave osmane në tokat shqiptare, 55 toni këshillues, që përshkonte telegramet e kryeministrit Qamil Pasha drejtuar Ismail Qemalit 56, flisnin për një trashëgimi të përbashkët osmane e cila nuk mund të largohej me lehtësi. Nga ana tjetër vendimi i ndërkombëtarëve, për ta shpallur Shqipërinë provincë autonome nën sovranitetin e Portës së Lartë, konfirmonte se sovraniteti osman ishte ende në fuqi në viset shqiptare dhe varësinë nga Perandoria Osmane. Si provincë autonome Shqipëria nuk mund të ishte subjekt më vete në marrëdhëniet ndërkombëtare. Padyshim kemi të bëjmë me një status të ri të Shqipërisë në të drejtën ndërkombëtare, e cila nga një province e thjeshtë e Perandorisë Osmane bëhet një njësi autonome e saj 57. Ajo, duhej të përfaqësohej nga shteti suzeren, pra Perandoria Osmane. Rrjedhimisht, Shqipëria duhej ta ndiqte perandorinë në çdo situatë juridike, pra edhe
53
K. Frashëri, Shpallja e pavarësisë...., f.113. L. Dushku, “Kur historia ndau dy popuj fqinj..., f.154. 55 AQSh, F. 886, D. 745, fl.17. Repartet e ushtrisë turke që ndodheshin të shpërndara në rrethet Berat, Lushnje, e Fier nuk pranuan të hynin në luftë, madje pati midis tyre (si ato të komanduara nga Xhavit Pasha e disa oficerë të tjerë) që hynë në bisedime me serbët për t’iu dorëzuar atyre, me tej shih: A. Hamdi, Arnavutluk Hakkinda (Rreth Shqipërisë), “Shkaqet e disfatës së ushtrisë osmane”, i shkruar më 1913. Stamboll, 1920. 56 AQSH, F.1501/3, V.1912, D.27, fl.16-17, Raport i Konsullatës italiane në Vlorë për Ministrinë e Punëve të Jashtme , Vlorë, 11 dhjetor 1912. 57 Arben Puto, E drejta ndërkombëtare publike, Tiranë: Botimet Dudaj, 2010, f.117 54
16
në gjendjen e luftës, me të gjitha pasojat që rridhnin prej saj. Kjo pozitë juridike e shtetit shqiptar lejonte edhe praninë e forcave osmane në territorin e tij 58. Fillim i vitit 1913, Shqipërinë, e gjeti në gjendje të vështirë e cila erdhi duke u përkeqësuar. Më 2 janar të vitit 1913, delegacioni shqiptar i paraqiti një memorandum kryetarit të Konferencës së Londrës, Eduart Grejit 59. Nëpërmjet tij u kërkua që “Shqipërisë së ardhshme t’i jepej një formë e jashtme homogjene”. “Populli shqiptar, - thuhej në këtë dokument, - si grupimi etnik më kompakt, më homogjen dhe më i rëndësishëm në Gadishullin Ballkanik, ka të drejtë të ketë shtetin e vet të bashkuar kombëtar”. Qeveria e Vlorës u kërkoi Fuqive të Mëdha, që krahas me pavarësinë e plotë t’i njiheshin Shqipërisë homogjeniteti i saj i jashtëm, kufijtë e saj natyrorë, që diktohen sa nga rrethanat etnike të kohës së sotme, aq edhe nga të drejtat që i takonin popullit shqiptar si banues i hershëm i këtyre territoreve”, si dhe ti ktheheshin e t’i liheshin Shqipërisë të gjitha trojet shqiptare të pushtuara nga Serbia, nga Mali i Zi e nga Greqia, siç ishin Kosova, Dibra e trevat e tjera lindore të Shqipërisë dhe Çamëria në jug të vendit 60. Nëpërmjet këtij memorandumi rivendikoheshin kufij të tillë të cilat përbënin pa dyshim variantin maksimal të programit territorial të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Kjo pikëpamje u përforcua më tepër edhe në shtesën që delegacioni shqiptar i paraqiti Konferencës më 25 janar 1913 61. Kjo shtesë përmbante të dhëna statistikore të bazuara mbi kriteret etnike veçanërisht për popullsinë në Veri dhe Jug të vendit. E gjithë kjo ishte llogaritur nga Qeveria e Vlorës, për t’u dalë përpara pretendimeve të fqinjëve, të cilët nëpërmjet luftës Ballkanike kishin shfaqur dhe po përpiqeshin që ta vinin në zbatim. Prandaj, kompromisi që mendohej se ishte llogaritur për t’u dalë përpara pretendimeve të fqinjëve, krijonte në këtë mënyrë një marzh të mjaftueshëm për lëshime dhe
58
Arben Puto,Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit (Përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik),Vëll. II (1912-1918), Tiranë : “8 nëntori”, 1987, f.25-26. 59 Qeveria e përkohëshme e Vlorës ..., dok.135, f.98-100, Memorandum i delegatëve të Qeverisë së Vlorës, në Konferencën e Londrës, drejtuar kryetarit të Konferencës, Eduart Grei, 2 janar 1913. 60 Qeveria e përkohëshme e Vlorës ..., dok.135, f.98-100, Memorandum i delegatëve të Qeverisë së Vlorës, në Konferencën e Londrës, drejtuar kryetarit të Konferencës, Eduart Grei, 2 janar 1913. 61 Dokumente për Çamërinë, 1912-1939, përgatiti për botim Kaliopi Naska, Tiranë: “Dituria”, 199, f.8-10, Shtesë e memorandumit shqiptar të datës 2 janar 1913, Londër , 25 janar 1913.
17
kompromise të pashmangshme 62. Bashkëpunimi shqiptaro-osman u bë një alternativë imponuese sidomos pas zyrtarizimit të pretendimeve greke për viset jugore shqiptare. Lufta e parë Ballkanike, [shtator - tetor 1912] që u zhvillua në trojet shqiptare, në Maqedoni dhe Thrakë, përfundoi me humbjen e Perandorisë Osmane. Bullgarët kishin zaptuar Edirnenë, dhe po arrinin në Çatallxha. Manastiri, u kaloi serbëve, dhe Selaniku ra në duar të grekëve. Shteti Osman kishte humbur territoret e fundit në Ballkan, që në të vërtetë ishin tokat e para, që kjo perandori kishte pushtuar në Rumeli 63. Qeveria e Qamil Pashës nuk dëshironte të pranonte përgjegjësinë për pasojat e tmerrshme të humbjes së luftës që kishte shkaktuar dhe shpërbërjen e Konferencës në 6 janar 1913, ndaj dhe rriti presionin ndaj shteteve të mëdha për t’u pranuar kushtet e rezultuara nga lufta. Në Stamboll, kundërshtarët poltikë të qeverisë [unionistët të udhëhequr nga Talat dhe Enver], kryen një grusht shteti. Sulmi u krye mbi Portën e Lartë më 23 janar 1913. 64 Kjo ngjarje solli rënien e qeverisë së Qamil Pashës, dhe në postin e kryeministrit u vendos Mahmut Shevqet Pasha. Më 31 mars, Fuqitë e Mëdha i’u drejtuan me një notë kolektive Stambollit, ku i kërkuan të pranonte që ato vetë të ndërhynin si ndërmjetëse midis perandorisë së mundur nga lufta dhe aleatëve ballkanikë fitimtarë për të vendosur paqe midis tyre. Paraprakisht Fuqitë e Mëdha u morën vesh me Portën e Lartë që Perandoria të lëshonte në favor të monarkive ballkanase territoret që ajo zotëronte në Ballkan, në perëndim të vijës tokësore Midje-Enos. Nga kjo hapësirë gjeografike përjashtohej vetëm Shqipëria, e cila nuk duhej të bënte pjesë në lëshimet territoriale në favor të monarkive fituese. Kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin nga vetë Fuqitë e Mëdha. Situata u bë e qartë për kryeministrin Mahmut Shevket pasha i cili s’kishte rrugë dalje tjetër por duhej të nënshkruante paqen, për të plotësuar dëshirat e qeverive aleate ballkanike 65. Sapo arriti në Romë më 2 prill 1913, Ismail Qemali mori vesh se një ditë më parë kryeministri osman Mahmut Shefqet Pasha 66, kishte pranuar personalisht 62
A. Puto, Historia diplomatike e çështjes ..., f.143. Historia e .....qytetërimit osman.., vëll.I, f. 138. 64 A.F.Türkgeldi, “Görűp Işittiklerim”, Ankara: 1951, f.84; shih: R.Uçarol, Siyasi Tarih (17891994)”, Istanbul: Filiz Kitabevi, 1995, f.442; shih: E. Z.Karal, Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet..., f.195. 65 R. Mantran, Historia e Perandorisë...., f.563. 63
18
propozimin e notës kolektive të Fuqive të Mëdha. Me këtë pëlqim pranohej më në fund krijimi i Shqipërisë autonome nën suzerenitetin e sulltanit, të cilin Porta e Lartë deri atëherë e kishte kundërshtuar me këmbëngulje. Ky lajm u përhap edhe nga një artikull i një gazete e cila theksonte se qëndrimin e Rusisë, Mahmut Shefqet Pasha e cilësonte një dëm të madh për Turqinë, dhe po aty flitesh edhe për një ndarje të plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane 67. Në parim sipas historiografisë shqiptare kjo ngjarje ishte një fitore për Lëvizjen Kombëtare, sepse më në fund Perandoria Osmane për herë të parë në historinë e saj shekullore të marrëdhënieve me Shqiptarët, pranoi hapur krijimin e një shteti kombëtar shqiptar, qoftë edhe autonom 68. Megjithë këtë fitore të arritur, Ismail Qemali përsëri nuk u kënaq. Pëlqimin që dha më 1 prill 1913 kryeministri osman, Mahmut Shefqet Pasha për një Shqipëri autonome nën suzerenitetin e sulltanit kishte karakter personal dhe jo zyrtar. Rrjedhimisht deklarata ishte e pamjaftueshme për Fuqitë e Mëdha, mbasi pëlqimi duhej të vinte nga vetë sulltani si drejtues legjitim i shtetit osman me një dekret të nënshkruar prej tij. Por sulltan Mehmet Reshati V, i cili ushtronte edhe funksionin e Kalifit islamik, e kishte tepër të vështirë të pranonte publikisht shkëputjen e shqiptarëve myslimanë, nga Kalifati i tij. Opinioni publik i qarqeve politike dhe shoqërore në Turqi tani qe ndarë më dysh. Një pjesë filloi të pajtohej me realitetin dhe të pranonte, ndonëse me shumë vështirësi pamundësinë dhe paaftësinë e Turqisë për ta mbajtur nën zgjedhë Shqipërinë, këtë vend tashmë të largët dhe të shkëputur territorialisht nga trupi i Perandorisë Osmane. Nga ana tjetër ishin qarqet konservatore islamike si dhe personalitetet e partisë xhonturke që e konsideronin këtë shkëputje të papranueshme. Madje aktivistët e kësaj 66
Mahmut Shevket Pasha (1856-1913). Ushtarak, ministër, dhe kryeministër. Lindi në Irak, ishte djali i mytesarrifit të Basras, Sulejman Beut. U diplomua në Harbije në vitin 1982; dhe qëndroi për specializime në Gjermani për gati 9 vjet. Ishte vali i Kosovës në kohën e revolucionit të 1908. Emërohet komandant i armatës së tretë, dhe me grushtin e shtetit të vitit 1909 bëhet figurë shumë e njohur në Perandori ku edhe emërohet ministër lufte. Nuk u lidh kurrë me komitetin xhonturk. Nga grushti i shtetit kundër qeverisë së Qamil Pashës në 23 janar të 1913, qëndroi në pushtet deri në 11 qershor kur u vra me atentat në Stamboll kur po shkonte për në zyrë, sepse opinioni publik turk ishte i pakënaqur ngaqë ai firmosi marrëveshjen e paqes së 30 majit me fuqitë Ballkanike. 67 HHSt.A.PA.A, në AIH, Vj.26-36-3659. Teleg.i kons.p.e.mb. në Stamboll. dërg. Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë. Aty jepet edhe mendimi i kësaj gazete “Jeunturc” ku midis të tjerave flet për një ndarje të plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Stamboll 13 maj 1913, 68 K. Frashëri, Shpallja e pavarësisë...., f.115.
19
rryme menduan të organizonin një grusht shteti për të rrëzuar Mahmut Shefqet pashën, si kapitullues dhe të vinin në vend të tij si kryeministër Izet Pashën, një nga protagonistët e rrymës konservatore perandorake. Ndonëse grushti i shtetit nuk u krye gjendja në Stamboll mbeti e nderë. Përveç manifestime të egërsuara kundër shqiptarëve dhe kundër Mahmut Shefqet Pashës i cili mbeti i vrarë nga një atentat në qershor të 1913, doli në qarkullim një broshurë turqisht “Arnavutlar ne Yaptilar?” [Çfarë po bëjnë shqiptarët]? Ku kërkohej të mos lëshohej pe në drejtim të Shqipërisë. Sepse Shqipëria, ishte shkaktarja kryesore e humbjeve të tokave të Rumelisë 69. Vrasja e Mahmut Shefqet Pashës, u pasua nga emërimi në postin e kryeministrit të Portës së Lartë, të kandidatit unionist Sait Halim Pashës 70. Pikërisht në këto ditë të ndezura arriti në Londër delegacioni shqiptar. Në fillim delegacioni shqiptar kontaktoi privatisht me disa nga ambasadorët e Fuqive të Mëdha. Pastaj ai u paraqit para Konferencës dhe mbrojti çështjen e pavarësisë shqiptare, duke përdorur argumentat që i kishte dhënë pak ditë më parë një gazete italiane, “Giornale d’Italia”. Sipas argumentave paqja në rajon nuk mund të vendosej pa njohur Pavarësinë e shqiptarëve dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve cënon, jo vetëm Shqipërinë, rajonin por edhe gjithë Evropën. Por veprimtaria e delegacionit në Evropë do të minohej nga Esat Pashë Toptani. Në 22 prill 1913, qyteti i Shkodrës i’u dorëzua ushtrisë malazeze nga Esat Pasha. Në kujtimet e një ushtaraku osman, pjesëmarrës në mbrojtjen e këtij qyteti, përshkruhen me saktësi veprimet e kryera nga Esat Pashë Toptani nga data 20 prill deri në dorëzimin e kalasë së Shkodrës trupave të Princit Danilo 71. Në muajin qershor ushtritë turke dhe serbe u larguan nga territori i Shqipërisë. Vetëm qeveria greke me pretekste të ndryshme vazhdonte të qëndronte përsëri në viset jugore. Shkodra, në muajin qershor të 1913 ndodhej nën administrimin e Fuqive të Mëdha, dhe më 29 korrik qyteti i kaloi plotësisht Shqipërisë. Sipas zërave që kanë qarkulluar prej kohësh Ismail Qemali me mprehtësinë tij diplomatike arriti të tërheqë vëmendjen e ambasadorit gjerman në Londër, Kontit 69
Hyseyin Kazim, “Arnavutlar ne yaptilar?”, Istanbul:Yani Turan Matbaasi, 1330. A.F. Türkgeldi, “Görűp Işittiklerim”..., f.84; M. Inal, Son Sadrazamlar..., f.1894. 71 Abdurrhaman Nazif, Kiramettin, 1912-1913 Balkan Savaşi’nda Işkodra Savunmasi, I ve II Cilt, Ankara: Genel Kurmay Tarih ve Stratejik Etüt Başkanliği Yayinlari, 2007, f.455-456. 70
20
Linchnovski, në favor të pavarësisë shqiptare me një sugjerim që goditi në shenjë. Ai i sugjeroi Lichnovskit, ti parashtronte perandorit të Gjermanisë Vilhelmit II, dëshirën që kishin shqiptarët për të pasur në krye të shtetit të tyre një “sovran” gjerman, “mbret” apo “ princ” që ta caktonin Fuqitë e Mëdha i cili të mos kishte lidhje me sulltanin. Duke marrë parasysh ndarjen fetare të popullit tonë ai besonte se vetëm një Sovran “protestan” do të ishte i favorshëm për vendin tonë. Menjëherë pas kësaj perandori gjerman Vilhelmi II, të cilit i pëlqeu mendimi, e shtyu atë, të merrej vesh me qeverinë Austriake, e cila do ta kishte më të lehtë të bënte propozimin duke qenë se shteti austriak mbizotërohej nga popullsi katolike. Diplomacia gjermane, duke patur relata më të favorshme miqësie me osmanët, i’u vu punës për të bindur sulltanin të pranonte pavarësinë e Shqipërisë. Kështu ambasadori Gjerman në Stamboll filloi të ndërhynte prane Portës së Lartë për ta bindur sulltanin që të pranonte sugjerimin e Fuqive të Mëdha. Krahas kësaj ambasadori gjerman i propozoi sulltanit edhe një shpërblim financiar për të cilën kishte shumë nevojë thesari perandorak. Argumentet e ambasadorit gjerman në Stamboll e bindën sulltanin Mehmet Reshadin e V, të lejojë delegacionin osman që së bashku me përfaqësuesit e shteteve të Fuqive të Mëdha, të nënshkruajë paqen. Më 30 maj 1913 në Londër, Turqia nënshkrojë Traktatin e Paqes për përfundimin e Luftës së parë Ballkanike me vendet e Ballkanit 72. Si një akt ndërkombëtar që vuloste fatin e Turqisë evropiane, traktati nuk mund t’i shmangej problemit shqiptar. Në këtë traktat, në nenin e dytë thuhet se; Perandoria Osmane ua ngarkon Fuqive të Mëdha, kujdesin dhe çështjen e ardhshme të Shqipërise dhe ishujve në Egje. [Osmanli Devleti, ile Ege adalarinin geleceğinin sahiplanmasi Büyük Devletler’e bırakacaktı] 73. Përsa i takon Turqisë, nga ana e saj ishte një akt renoncimi [dorëheqjeje]. Kjo u vu re pas qëndrimit refuzues që mbajti Porta e Lartëme rastin e shpalljes së 72
Traktati i Paqes u nënshkrua më 30 maj 1913, në Londër. Me anën e tij u arrit paqja midis Bullgarisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë nga njëra anë dhe Perandorisë Osmane nga ana tjetër. Në nenin e tretë, Aleatët Ballkanikë dhe Perandoria Osmane deklaronin se ua kalonin Fuqive të Mëdha kujdesin për të rregulluar caktimin e kufijve dhe të gjitha çështje e tjera që kishin të bënin me Shqipërinë. AMPJ, Fondi shtesë, D.II, fl.1-3, Traktati i Paqes mes Perandorisë Osmane dhe shteteve ballkanike (Greqi, Bullgari, Serbi dhe Mali i Zi), Londër 30 maj 1913. Traktati i Paqes gjendet i plotë edhe në: A. Puto, Çështja shqiptare në aktet ...,Vëll. II (1912-1918), f.297-299. 73 Rifat Uçarol, “Siyasi Tarihi..., s.441. shih: Ismail H. Danişmend, “Osmanli Tarihi Kronolojisi”, cilt .IV. Istanbul:1972, f.401-402. shih. E. Ivetiç, Luftërat Ballkanike..., f.124.
21
pavarësisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912. Traktati i Paqes, ishte i pari dokument zyrtar me anë të cilit ajo hiqte dorë zyrtarisht nga të drejtat sovrane mbi Shqipërinë. Porta e Lartë e zhvishte veten nga çdo lloj roli dhe kompetence lidhur me Shqipërinë dhe gjithë çështjen shqiptare i’a besonte një organi ndërkombëtar të formuar nga Fuqitë e Mëdha. Pas arritjes së këtij konsensusi të madh nga “koncerti evropian” u përqendrua vëmendja në rregullimin e statusit dhe organizimit të brendshëm të saj. Sipas historiografisë turke vendimet e Konferencës së Londrës të 1913, shtetit osman i’u imponuan me forcën diplomatike nga shtetet evropiane dhe me dhunën ushtarake nga shtetet e Ballkanit 74. Në konferencë u paraqit gjatë muajit korrik një projekt nga Austro -Hungaria dhe Italia. Projekti do të paraqiste krijimin e një komisioni kontrolli që do të mbikqyrte shtetin shqiptar 5-10 vjet. Mbi bazën e tij u arrit marrëveshja e 29 korrikut në Londër kur konferenca mori vendimin përfundimtar përsa i takon shtetit shqiptar. Sipas kësaj marrëveshjeje; më 29 Korrik 1913, Shqipëria shpallej principatë autonome sovrane dhe e trashëgueshme, nën garancinë e 6 Fuqive të Mëdha. Princi do të caktohej nga 6 fuqitë. Përjashtohej, çdo lidhje suzereniteti me Turqinë, dhe shpallej shtet asnjanës. Detyruan, Serbinë dhe Mali e Zi të tërhiqnin trupat e tyre nga Shqipëria, tani që ishte vendosur paqja. Por Ballkani, përsëri filloi të ketë përplasje interesash, të cilat i bënë shtetet e Ballkanit të futeshin në Luftën e dytë Ballkanike e cila zgjati rreth dy javë, dhe përfundoi me shpartallimin e Bullgarisë. Më 10 gusht 1913, u nënshkrua Traktati i Paqes në Bukuresht për përfundimin e Luftës së dytë Ballkanike. Një pjesë e konsiderueshme e territorit osman u fitua nga Bullgaria. Marrëveshja për paqe midis Osmano-Bullgarëve u nënshkrua në Stamboll në 19 shtator 1913. Marrëveshje të tjera për paqen, u nënshkruan edhe me Greqinë [Traktati i Athinës, 14 nëndor 1913], ku përsëri pati rishikim të kufijve 75. Në fillim të tetorit 1913 sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Shqipëri erdhën anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit të cilët u vendosën Ferhat Başdoğan, “Arnavutluk ve Türkiye Ilişkileri”, in: Stratejik Etüdler Bülteni, Eylül, 1991 sayi; 86, f.66. 75 Bab-i Ali (Hariciye Nezareti) Devlet-i Aliye Osmaniye, Istanbul Muahedesi; Shih Ziya KARAl, Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet ..., f.345-347. 74
22
në Vlorë. Po më 12 tetor i mbështetur nga trupa vullnetare [redifë], Esat Pashë Toptani me synimin për të realizuar parimin e vetëqeverisjes, shpalli Pleqësinë e Shqipërisë së Mesme me qendër Durrësin. Kështu u krijuan dy qeveri shqiptare të cilat ishin përballë KNK-së.
3. Aleanca Turko - Bullgare dhe komploti i Beqir Grebenesë
Gjendja në Ballkan, trupat greke në Jug të Shqipërisë si dhe ndarja e vendit në dy qeveri lokale nga njëra anë, KNK dhe rivaliteti i dy Fuqive të Mëdha Italisë dhe Austro - Hungarisë në anën tjetër, çoi në zgjidhjen urgjente të çështjes së drejtuesit te vendit. Kanditatë të shumtë u paraqitën nga Fuqitë e Mëdha. Krahas tyre edhe Perandoria Osmane e cila kishte hequr dorë me pahir nga sovraniteti i sulltanit mbi Shqipërinë, kishte paraqitur në Konferencën e Bukureshtit një propozim që në fronin shqiptar të vihej nje princ me origjinë myslimane ndoshta nga dinastia otomane 76. Në pranverën e vitit 1913, Turqia synonte të kishte një Shqipëri të fortë, por aleatë për të përballuar rritjen e Serbisë dhe Greqisë. Për këtë qëllim qeveria e Stambollit, në mënyrë të veçantë, grupi unionistëve vuri në qarkullim idenë e vendosjes së një princi Turk [mysliman] në krye të shtetit shqiptar duke gjetur si kandidat të përshtatshëm ish-ministrin Turk të luftës Izet pashën, i cili ishte me origjinë shqiptare. Për ta përhapur këtë kandidaturë që ti kundërvihej asaj të princ Vidit të caktuar nga Fuqitë e Mëdha, në Shqipëri erdhën emisarë turq dhe oficerë xhonturq me origjinë shqiptare. Ata ishin me banim në Turqi, dhe disa prej tyre ishin anëtarë të partisë xhonturke qysh në fillesat e saj si: Arif Hikmeti, Xhenabi Adil etj 77. Gjatë gjithë vjeshtës së vitit 1913 në territorin shqiptar hynë e dolën shumë ushtarakë pjesë e grupeve xhonturke, të cilët po bëheshin pjesë e aleancës revanshiste Turko-Bullgare, kundër Greqisë dhe Serbisë. Kjo aleancë ka lidhje me konventën e BOA, MVZ, dosya no.172/17; Balkan savaşi sirasinda Arnavutluk’ta bulunan bir subayin anilarinda burada karşilaşilan güclükler oldukça ayrintili şekilde verilmektedir. 77 E.Vlora, “Kujtime ( 1885-1925)”, Tiranë: Shtëpia e Librit& Komunikimit, 2003, f.355. 76
23
nënshkruar më 25 janar 1914 78. Aleanca erdhi si pasojë e rritjes së territoreve të Greqisë dhe Serbisë pas mbarimit të Luftës së dytë Ballkanike. Hapi i parë për t’ia arritur qëllimit të saj, ishte të krijonin kushtet për sjelljen e një princi mysliman Turk në fronin e Shqipërisë. Meqenëse princi nuk ishte caktuar akoma nga Fuqitë e Mëdha, emisarët xhonturq, të kryesuar nga major Beqir Grebeneja e të përkrahur nga pasuesit e tyre shqiptarë, filluan të organizonin një lëvizje në favor të një princi turk. Esat Pashë Toptani, i cili kishte qenë deputet i parlamentit osman dhe që kishte njohje me xhonturqit, gjeti shumë shpejt një gjuhë të përbashkët me oficerët e ardhur turq, veçanërisht me Beqir Grebenenë që e priti si mik në shtëpinë e tij. Nëpërmjet Beqir Grebenesë, ai synonte të likujdonte qeverinë e Vlorës. Beqir Grebeneja, nga ana e tij, nuk ndante të njëjtat mendime. Ai hyri në bisedime, jo vetëm me Esat Toptanin, por edhe me Ismail Qemalin të cilit i kërkoi “bashkëpunimin për të ndihmuar lëvizjen autonome në Maqedoni, për ta çliruar atë nga grekët dhe serbët. Bullgaria bashkëpunonte me lëvizjen. Rrethet e çliruara do të bashkoheshin me Shqipërinë” 79. Shqipëria, e cila ishte në një gjendje kritike për mbijetesë mund të përfitonte nga kjo aleancë, e cila mund ti hapte dritën jeshile që të bashkonte përsëri tokat e saj të cilat ishin lënë jashtë kufijve amtarë pas vendimeve të Konferencës së Londrës. Ishte kjo arsyea që i tërhoqi vëmendjen Ismail Qemalit, i cili mendohej se po e mbështeste lëvizjen shtyrë nga konçensionet që do të fitonte qeveria e tij. Për këto arsye, ai, pranoi të hynte në bisedime të fshehta me Turqinë dhe Bullgarinë. Meqenëse Shqipëria e kishte të ndaluar përzierjen në traktate dhe konventa si shtet asnjanës gjatë Luftës Ballkanike i’u kërkua nga ana e xhonturqve që të kalonin nëpër territorin e saj çeta bullgare dhe turke, me pretekst për të sulmuar prapavijat serbe e greke. Si shpërblim xhonturqit i premtuan se në përfundim të luftës ata do t’i jepnin Kosovën dhe Çamërinë, madje nga burimet diplomatike mendohet se Ismail Qemali e pranoi marrëveshjen e fshehtë 80. Arsyea tjetër ndoshta ishte ndikimi tek Ismail Qemali i disa
78
A.Puto, “Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare 1878-1926”, Tiranë: Botimet “Dudaj”, 2010,
f.210. 79
Sali Halkakondili, Histori e Shqipërisë së re, Vlorë: Shtypshkronja “Vlora”, 1934, f.112. V. Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar-dhjetor 1914) Vëll. II, Tiranë: Botimet “Toena”, 2012, f.45. shih. Arben Puto,” Pavarësia shqiptare në tryezat e Diplomacisë (1912-1914)”, Tiranë: “Veso”, 2008, f.215.; shih, Eqerem Bej Vlora, “Kujtime 1885-1925”, Tiranë: SHL&K, 2003. f.355. 80
24
prej bashkëpunëtorëve të tij, të cilët vazhdonin të mbanin akoma kontakte dhe lidhje të fshehta me turqit e rinj si pjesë e strukturave ushtarake turke 81. Nga përfaqësuesit e huaj pranë KNK-së mendohej se qëllimi i ardhjes së oficerëve xhonturq ishte përgatitja e terrenit për të sjellë në fron një princ mysliman si dhe për të përgatitur një lëvizje antigreke, ndoshta edhe antiserbe në rast të një konflikti greko-turk 82. Por, komploti i organizuar nga Beqir Grebeneja u zbulua nga K.N.K-ja83. Sipas Eqerem bej Vlorës i cili ngjarjen e përshkruan në kujtimet e tij, tregon se K.N.K-së i dërgoi letër një punonjës i Lloidit austriak. Në datën 7 janar 1914, anija “Meran” do të sillte ushtarë dhe oficerë të pajisur me pasaporta turke si tregtarë dhe ushtarë shqiptarë. Ato do të vinin në atdhe me pretekstin se lufta kishte mbaruar. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit me të marrë lajmin urdhëroi që prej oficerëve holandezë të cilëve u ishte besuar rregullimi i xhandarmërisë dhe i policisë të kontrollohej anija. Pas kontrollit të ushtruar u gjet një listë me emrat e 202 personave, dhe një shumë e konsiderueshme aridhe dinamiti. Atëherë pas zbulimit të këtij komploti, 202 ushtarët u kthyen mbrapsht me të njëjtën anije për në Trieste, ndërsa 6 oficerët midis tyre dhe Beqir Grebeneja i njohur me pseudonimin Besim Elbasanli Efendiu u arrestuan dhe u dënuan me vdekje 84. Ndërsa Syrja Bej Vlora në kujtimet e tij tregon se këtë “lajm të zi”, në lidhje me komplotin xhonturk, Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit i’a tregoi Myfid Bej Libohova i cili ishte përfaqësuesi shqiptar pranë këtij komisioni 85. Letrat që i’u gjetën Beqir Grebenesë, provojnë përfshirjen e qeverisë osmane. Beqir Grebeneja i dërgoi një telegram me udhëzimet e Vezirit të Madh konsullit të Perandorisë Osmane në Brindizi. Në këtë letër thuhej se duhej organizuar një takim midis Izet Pashës dhe Ismail Qemalit diku në Evropë, për këtë kërkohej një përgjigje nëpërmjet konsullit Turk në Brindizi, i cili mendohet se e ka transmetuar mesazhin e
81
HHSt. A. PA. A në AIH , Vj.24-11-1176.Vlorë, Teleg. i komandës së Pamler dërguar Minis. së Luftës . Vlorë, 7.1.1914 82 V. Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë..., vëll. II, f.48. 83 Eqerem Bej Vlora, Kujtime..., f. 335. 84 AMAE në AIH,, Letër e Krajevksit delegatit të Francës në KNK, drejtuar kryetarit të këshillit të ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme Dumerg, Vlorë më 7 janar 1914. shih: V. Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë..., vëll. II, f.71. 85 Avlonyali Syreyya Bej, “Osmanli Sonrasi Arnavutluk (1912-1920)”, (Hazirlayan A.Kirmizi), Istanbul: Klasik, 2009, f.172.
25
tij të koduar 86. Krahas saj edhe telegrami i dërguar nga ambasadori Gjerman në Stamboll, përfaqësuesit të shtetit tij Winckel, pranë KNK-së tregonin se komploti ishte organizuar nga Stambolli 87. Hetimi i thellësishëm nga KNK-ja i dokumentave dhe veprimeve tregonte me fakte se sipas tyre Beqir Fehmi Efendiu ishte agjenti kryesor i turqve të rinj në misionin e ngarkuar dhe se kishte takuar edhe Ismail Qemalin, me të cilin ai kishte arritur një marrëveshje. Menjëherë kundërshtarët e Ismail Qemalit filluan të hapnin fushatë shpifjesh kundër figurës se tij, sikur kryetari i qeverisë kishte thirrur forca turke për një grusht shteti, që të sillte në fron një princ Turk dhe që ta bënte përsëri Shqipërinë, pjesë të Turqisë. Kjo çështje e detyroi Ismail Qemalin të japë dorëheqjen. Administrata e vendit kaloi në duart e KNK-ës. E njëjta gjë i’u kërkua nga KNK-ja edhe kryetarit të Senatit te Durrësit Esat Pashës, i cili e pranoi me kusht që të shkonte në krye të delegacionit shqiptar në Noivid për ti ofruar kurorën e vendit, Princ Vidit. Përsa i përket çështjes së Beqir Grebenesë dhe vërtetësisë së saj, duke parë situatën e krijuar e gjykoj: Së pari duhen parë dokumentat austriake, franceze dhe angleze të KNK-së, relacionet e përfaqësueve të saj dërguar qeverive të tyre. Në këto relacione jepen me detaje të plota mënyra se si është inspiruar, planifikuar dhe hapat për tu realizuar komploti. Komploti sipas dokumentave britanike kishte nisur si agjitacion kundër njohjes së një Princi të krishterë në zonat më të thella të krahinave të Mokrës, dhe të Gollobordës. Krahas kësaj Talat Pasha dhe Xhemal Beu kishin dërguar në Shqipëri banditin Beqir Grebeneja me një numër të madh ndjekësish për të çuar më tej edhe idenë e një princi mysliman. Por qëllimi kryesor i turqve të rinj ishte ngritja e një lëvizje për autonomi në Maqedoni dhe si bazë për ta do të shërbente Shqipëria 88. Plani i tyre ishte zgjedhja e një personazhi me prestigj në popull. E dyta, duke parë dëshminë që vetë Izet pashaj ka dhënë për këtë problem, Pallaviçinit ambasadorit Austriak në Stamboll. Përsëri besohet të kishte patur dy përpjekje, nga ana e shqiptarëve në Stamboll në lidhje me ofertat e bëra atij si person i njohur. Këto ide mbetën në mes të rrugës, nga mënyra e organizimit dhe dekonspirimi i lëvizjes së tyre, si edhe nga përkrahja e vakët që gjetë në terren. Izet Pasha, nga ana e tij deklaronte se “nuk mund të bënte asgjë në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të
86
Valentina Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë..,Vëll. II, f.59. Avlonyali Syreyya Bej, “Osmanli Sonrasi Arnavutluk .., f.172. 88 Valentina Duka, Dokumente Britanike për Shqipërinë...,vëll II, f. 50-52. 87
26
Mëdha”, e sidomos “pa pëlqimin e Austro - Hungarisë dhe Italisë 89”. Veç kësaj Izet Pasha, nuk pranoi të kishte patur asnjë kontakt të tillë, as me qeverinë turke dhe as me ndonjë tjetër, dhe nuk kishte të bënte fare me ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, në të cilat ishte shpërdoruar emri i tij” 90. Së fundmi, në kujtimet e protagonistit kryesor Beqir Grebenesë me titull “Mefkure-i Vatan” [Atdheu ideal] 91, vetë ai do ta përshkruajë luftën e tij, si luftë që e ka zhvilluar në mënyrë idealiste për liri dhe atdhe [vatan] nën Perandorinë Osmane 92. Në kujtimet e tij, ai do të shkruante, qysh në fillimet e krijimit të komitetit “Bashkim dhe Përparim”, ka qenë ndër të parët anëtarë të tij. Një ndër oficerët kryesorë të armatës së perëndimit, 17 dhjetori i vitit 1912 do ta gjente në krye të një kompanie prej 600 vetësh duke luftuar në krahinat afër Janinës. Pasi trupat e armatës së Vardarit u larguan nga vendi ynë në muajt qershor - gusht të 1913, nëpërmjet skelës së Semanit dhe pak nëpërmjet portit të Vlorës. Ai mendoi të shkonte në Bukuresht ku po mbahej Traktati i Paqes për përfundimin e Luftës së dytë Ballkanike 93. Së bashku me një tjetër oficer xhonturk u nis nga Vlora në drejtim të Brindisit, dhe më pas drejt Bukureshtit ku do ta shihte që ky traktat po e bënte më të fuqishme Perandorinë, kjo i dha shpresa atij dhe bashkëpunëtorëve të tij që siç morën Edrenenë, do të mund t’i kthenin tokat Shqipërisë të marra padrejtësisht nga shtetet fqinje, Serbia dhe Greqia. Këto arsye ai i’a kishte shprehur më parë, më 15 prill 1913, në Vlorë, Myfit Bej Libohovës 94. Krahas kujtimeve, edhe në dokumentat franceze do të dëshmohet për një letër të nisur nga Myfit Beu që e uron për suksesin e Edrenesë dhe që i tregon se do të niset
89
HHSt. A. PA. A në AIH, Vj- Teleg.i konsullit Pallaviçini në Stamboll dërguar MPJ. në Vjenë, Stamboll 15.11.1912. 90 HHSt. A. PA. A në AIH Vj. Teleg.i konsullit Pallaviçini në Stamboll dërguar MPJ. në Vjenë, Stamboll 15.11.1912, po aty. 91 Kujtimet e major Beqir Grebenesë, janë mbledhur dhe botuar nga qendra e kërkimeve historike dhe dokumentare të ushtrisë me emrin “Grebeneja, terrorizmi dhe guerilet ne Ballkan” (Balkanlar’da Tedhiş ve Gerilla “Grebene”) yarbay Bekir Fikri, Üçüncü Baski, Istanbul: 2008, f.15. 92 Grebeneja, terrorizmi dhe guerilet ne Ballkan” (Balkanlar’da Tedhiş ve Gerilla “Grebene”) yarbay Bekir Fikri, Üçüncü Baski, Istanbul: 2008, f.15. 92 BOA MVZ, dosya no.175/87. Arnavutluk Hukumet-i Muvakkatesi azasi namina beyanname tanzim eden ve toplantilara katilan memurlarin kayitlarin terkini. 93 BOA MVZ, dosya no.175/87. Arnavutluk Hukumet-i Muvakkatesi azasi namina beyanname tanzim eden ve toplantilara katilan memurlarin kayitlarin terkini. 94 B.Grebeneja, “Balkanlar’da Tedhiş ve Gerilla..., f.580.
27
Syrja beu për në Stamboll, i cili do të bisedonte me të në emër të tij për “çështjet e njohura” 95. Komploti i Beqir Grebenesë ishte përkrahur edhe nga një personazh mjaft i njohur në Shqipëri në ato vite Esat Pashë Toptani. Madje ai në një telegram që kishte nisur për në Stamboll i shkruante bashkëpuntorëve të tij, se Italia dhe Austria kundërshtonin në lidhje me lëvizjen e çetave që ai do të drejtonte kundër Greqisë. Në gjyq, para dënimit Beqir Grebeneja hetuesit e pyetën se ku e kishte gjetur përkrahjen? Kësaj pyetje ai i’u përgjigj se: “kishte krijuar bindjen që do të ndihmohesh nga shqiptarët gjatë qëndrimit në Durrës tek Esat Pasha, i cili ishte tërhequr në fund për shkaqe që vetëm ai i dinte” 96. Komploti i Beqir Grebenesë, pasi u zbulua, pati pasoja të rëndësishme në jetën politike të qeverisë së Vlorës. Zbulimi i tij e detyroi Ismail Qemalin të jepte dorëheqjen me 22 janar 1914, dhe t’ia dorëzonte pushtetin KNK-së deri në ardhjen e princit.
4. Kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe roli i turqve të rinj.
Qysh nga janari i 1914, propaganda në favor të Turqve të rinj filloi të bëhej në të gjitha zonat ku kishte popullsi me shumicë myslimane. Turqit e rinj ishin të interesuar për shqiptarët sepse i llogarisnin ato ende si aleatë të Turqisë. Madje ata mendonin se mes tyre duhej zbatuar politika panislamiste e ndjekur nga Sulltan Abdylhamiti, e cila kishte qenë efikase dhe i kishte bashkuar të gjithë elementet e perandorisë të cilët më parë kishin qenë pjesë e saj. Turqit e rinj, në çdo cep të Shqipërisë kishin dërguar agjentë të fshehtë, për të nxitur dhe zhvilluar një kryengritje e cila kishte si synim shpalljen e autonomisë së Shqipërisë me në krye një princ mysliman. Duke u kapur fort pas mentalitetit fetar të fshatarësisë shqiptare dhe gjendjes së krijuar në fshat, drejtuesit e kësaj ideje u bënë premtime demagogjike dhe u përpoqën të bindnin fshatarësinë e tyre se duke u ngritur
95
AMAE në AIH, F.146-F.e.972-977, Letër e Krajevksit delegatit të Francës në KNK, drejtuar kryetarit të këshillit të minstrave dhe Minister i Punëve të Jashtme Dumerg, Vlorë me 7 janar 1914. 96 AMAE në AIH, F.146-F.e.972-977, Letër e Krajevksit delegatit të Francës në KNK, drejtuar kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme Dumerg, Vlorë më 7 janar 1914
28
kundër qeverisë së Vidit do të luftonin bejlerët pronarë të tokave dhe pushtetin e tyre. Misioni komplotist i major Beqir Grebenesë dështoi, por pas kësaj ngjarjeje nga ana e Turqve të rinj u bënë edhe përpjekje të tjera. Më 2 maj 1914, nisi një lëvizje e re e Turqve të rinj e drejtuar nga Arif Hikmeti, si eksponent i tyre. Nga ana e tij, ai kishte nisur të bënte propagandë në Dibër për të proklamuar si mbret të Shqipërisë një princ Turk 97. Propaganda e Arif Hikmetit ishte aq e madhe, saqë ai jo vetëm kishte vepruar me fjalë, por edhe me napolona floriri 98. Themelet e kryengritjes së ardhshme ishin vu aq thellë dhe propaganda ishte e bërë me aq mjeshtëri, sa edhe disa intelektualë kujtonin se një lëvizje apo kryengritje e tillë, me të vërtetë do të ishte në interes të fesë e të Atdheut 99. Në relacionet e konsujve të Austrisë, të cilët këtë lëvizje e ndiqnin hap pas hapi, më 14 maj 1913, njoftohet se Arif Hikmeti së bashku me Esat Pashën, po veprojnë bashkarisht në një mbulesë 100. Kështu gjatë gjithë muajit maj, telegrame të shumta, do ti dërgohen Vjenës që e njoftojnë Ballplatzin për përgatitjen e kësaj kryengritjeje. Njoftimet jepeshin nga të gjithë konsujt austriakë që ndodheshin në territoret e banuara me shqiptarë. Madje në njërin nga këto telegrame do të tregohet që krahas Turqve të rinj edhe Serbia është nxitëse e kryengritjes, nëpërmjet financimit që qeveria serbe i kishte dërguar Arif Hikmetit për të komanduar një bandë të armatosur prej serbëve 101. Njëkohësisht shuma e marrë nga Serbia, do të shërbente për rekrutimin nga Turqit e rinj të myslimanëve prej Resnje, Ohri e Prespe dhe ata i dërgojnë si xhandarë në Dibër, prej andej bëhet edhe kalimi i tyre nëpër krahinën e Matit drejt Shqipërisë së Mesme, për të zhvilluar në këtë krahinë një lëvizje revolucionare turke 102. Mes nxitësve më të mëdhenj të kryengritjes përsëri dilte emri i Arif Hikmetit, i cili
97
HHSt. A. PA. A në AIH, Vj.24-29-2952, Teleg. i Ministrisë së Punëve të Jashtme dërguar Mark Graf. Pallavaçinit –Stamboll, Vjenë, 2,05.1914. 98 HHSt. A. PA. A në AIH, Vj. 24-23-2315, Shkup 23 maj 1914, Teleg. i Jeliçkos që informon se këto ditë kaluan me antë postës nga Belgradi 10 mijë napolona ar për Arif Hikmetin në Dibër, ku ai ka për të komanduar një bandë të aramatosur prej serbëve; shih. Ismail Strazimiri, Lufta kundër Pavarësimit të Shqipërisë, (Kujtime Historike), Tiranë: “Naimi”, 2010. f.46. 99 Ismail Strazimiri, Lufta kundër Pavarësimit..., f.47. 100 HHSt. A. PA. A në AIH, Vj.24-30-3031, Teleg. Loventalit dërguar M.P.J në Vjenë. 101 HHSt. A. PA. A në AIH ,Vj-24-23-2315, Teleg. i Jeliçkos dërguar Ministrisë së Jashtme në Vjenë. Shkup, 23 .05.1914. 102 HHSt. A. PA. A në AIH,Vj-24-23-2313, Teleg. i Pleinert dërguar MPJ në Vjenë, Selanik, 22 maj, 1914 ku thuhet se Esadi dhe Arif Hikmeti janë duke vepruar bashkarisht, Durrës 14 maj 1914.
29
fillimisht kishte bashkëpunuar me Beqir Grebenenë e turqit e rinj, dhe më vonë edhe me serbët
103
.
Për veprimtarinë e veçantë të Arif Hikmetit si agjent të serbëve, dëshmojnë edhe raportet e konsujve britanikë në Shkup dhe Manastir 104. Arif Hikmeti konsiderohej nga qarqet diplomatike të kohës si një agjitator i rrezikshëm mbasi zotëronte një dhuratë të rrallë elokuencën e cila atij i mundësonte të lëvizte turmat e fanatikëve në çdo drejtim që ai zgjidhte 105. Në radhët e agjitatorëve të tjerë që vepruan kundër shtetit shqiptar, dhe që manipuluan fshatarët e paditur të Shqipërisë së Mesme, duhet të përmendim agjitatorët serbë, grekë deri edhe italianë. Këta u infiltruan në radhët e kryengritësve me synimet e tyre të veçanta politike 106. Musa Qazimi myftiu i Tiranës dhe agjentë të tjerë të Turqve të rinj u hodhën në fshatrat e Shqipërisë së Mesme në mënyrë që të tubonin njerëz për të organizuar një kryengritje të brendshme e cila kishte si qëllim ribashkimin e Shqipërisë me Perandorinë Osmane. Për të ndihmuar këtë lloj propagande qeveria osmane e unionistëve dërgoi nga Stambolli një grup oficerësh xhonturq, për të organizuar ushtarakisht kryengritjen. Njëkohësisht ata nxorën edhe një organ të tyre në gjuhën turke me emrin “Sadai Milet” [Zëri i popullit]. Redaktorë të këtij organi do të ishin Mehmet Zekiu, Omer Lutfi dhe Musa Juka, më vonë i njohur si ministër në qeverinë e Zogut. 103
Gorrit T, A.Goslinga, The Dutch in Albania, Roma 1972, f.31, cituar sipas Romeo Gurakuqit në “Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë 1913-1914”, Tiranë: UET, 2011, f.179. 104 PRO.FO.371.1894 f.336-337, 246, 247, Raport i zëvendëskonsullit britanik në Shkup Peckam dërguar ambasadorit britanik në Beograd Crackanthorpe, Uscup, May 9, 1914, dhe zëvendës konsullit britanik në Manastir, Greich, drejtuar titullarit të tij në Beograd, Monastir Aprill 21, 1914, Pekam shprehet:“Nga Dibra unë jam informuar se njëfarë Arif Hikmet Beu, që përshkruhet tek unë si në njeri i pamoralshëm dhe i cili paguhet nga Serbia, është duke u përpjekur që t’i nxisë shqiptarët kundër princit të krishterë. Thuhet se ai gjendet në Leshan të rajonit të Dibrës me një suitë prej 300 pasuesish, por kërkon edhe më shumë burra të tjerë dhe si pasojë më shumë para në ar nga Serbia, përpara se të krijojë më shumë vështirësi për Princin”. Ndërsa zëvendës konsulli Greich do të shprehej më parë kështu: “..Arif Hikmet, i cili gjatë vitit të shkuar ka luajtur një rol aktiv si një agjent sllav në Shqipërinë e Mesme, ka lënë Manastirin dhe supozohet se do të vizitojë Konstandinopojën dhe Egjyptin. Pak përpara ai udhëtoi në rajonin e Matit, ku besohet se ka bërë agjitacion në të mirë të një kërkese për një sundimtar mysliman për Shqipërinë. Unë tani mësova se ai kohët e fundit kaloi përmes Manastirit në rrugë për në Dibër ku ai zakonisht bën vizita në rajonet kufitare të Shqipërisë. Kthimi i tij, sipas të gjitha gjasave tregon këmbënguljen e qeverisë serbe në përpjekjet e veta për të krijuar ndarje në Shqipëri”. 105 PRO.FO.371.1894 f.382, doc.no.23646, Sir Maurice de Bunsen to Sir Eduard Grey, Vienna, may 24, 1914. 106 Romeo Gurakuqi, Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë 1913-1914, Tiranë: UET, 2011, f.180.
30
Me propozimin e Austro-Hungarisë e të Italisë dhe me miratimin e të gjitha Fuqive të Mëdha një vit pas Shpalljes së Pavarësisë u vendos si Princ i Shqipërisë, të zgjidhej Vilhelm Vidi. Menjëherë pas zgjedhjes së Princit u vendos që Durrësi të bëhej kryeqendër e qeverisë së Vidit. Këtë rrethanë e shfrytëzoi Esat Pasha i cili u përpoq që të bëhej figura kryesore pas Princit, sidomos me largimin nga qeverisja të rivalit të tij më të madh Ismail Qemalit. Princ Vidi mbërriti në Shqipëri më 7 mars 1914. Menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri formoi qeverinë me në krye Turhan Pashë Përmetin. Ndërsa Esat Pashën e caktoi Ministër të Brendshëm. Qeverisja e tij qysh në fillim nuk u pëlqye nga shqiptarët nga që këshilltarët kryesorë të tij nuk ishin shtetas shqiptar 107. Duke qenë Princ i zgjedhur me marrëveshje 108, ai do të mblidhte rreth vetes këshilltarë të Fuqive të Mëdha të cilët do të fillonin garimin ndërmjet tyre se kush do të kishte ndikimin më të madh tek princi. Në qeverisjen e tij do lindin dy rryma, njëra proitaliane dhe tjetra proaustriake, kështu që të gjithë anëtarët e kabinetit të tij do të ndaheshin në dy kampe. Me 10 prill 1914 do të sanksionohej Statuti organik i Shqipërisë, pra Kushtetuta. Sfida e qeverisjes së Princ Vidit, ishte ruajtja e kufijve të vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Vilhelm Vidi gjatë qeverisjes së tij do të ndeshej me vështirësi të mëdha për shkak të njohjes së pakët intrigave të fshehta, gjendjes së ndërlikuar në vend nga bashkëpunimi austro-italian, Princi nuk kishte as fuqi dhe as influencë te shtetasit e tij 109. Pushteti i tij mbështetej vetëm në vullnetin nga jashtë të Fuqive të Mëdha dhe në praninë faktike të tyre nëpërmjet anëtarëve të KNK-së. Pa kaluar as dy muaj nga ardhja në fuqi e princ Vidit u shfaqën mosmarrëveshjet e para në regjimin e tij. Këto mosmarrëveshje u zhvilluan, midis personaliteteve politike shqiptare si dhe këshilltarëve të huaj, po ashtu edhe ndërmjet administratës dhe vetë shtresave të ndryshme të popullsisë që priste ndryshime të shpejta në vend. Një kabinet i ri, u formua sërish me kryeministër Turhan pashë Përmetin. Brenda vendit gjendja
107
Valentina Duka, Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: ShBLU, 2007, f.60. Në një letër që Princ Vidi i dërgon G. Jagow ministrit të punëve të jashtme gjermane. Për më tepër shih; Dokumente për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar -dhjetor 1914), Vëll.II, ( Përgatiti V.Duka), Tiranë: Botimet “Toena”, 2012, f.42-43. 109 Karl Buhberger, “Vjetët e mia në Shqipëri , në: Studime Historike, nr.4, Tiranë: 1972, f.170. 108
31
precipitoi me të shpejtë drejt anarkisë dhe shteti i ri shqiptar nuk arriti të dilte nga faza e tij embrionale 110. Në këto momente vihen re ndërthurje kontraditash të brendshme, dhe ndërhyrjesh politike të Fuqive të Mëdha e të shteteve ballkanike nga jashtë, që çoi në shpërthimin e një kryengritje në vitin 1914-1915. Kjo kryengritje ka hyrë në historinë e Shqipërisë si “Kryengritja e Shqipërisë së Mesme” 111. Në të gjithë vendin pati shtrirje territoriale të veprimeve politike e luftarake veçanërisht ndërhyrja e forcave ushtarake greke në të ashtëquajturin Epir të Veriut, që solli probleme të rënda për shtetin e sapo krijuar shqiptar. Në 17 maj 1914, u nënshkrua Protokolli i Korfuzit. Dispozitat e këtij protokolli juridikisht lejonin krijimin e një zone autonome në jug të vendit të cilat sipas shtetit grek banoheshin nga minoritarë 112. Shqipëria nuk e ratifikoi menjëherë Protokollin e Korfuzit me shpresën se situata në Shqipërinë e Jugut do të përmirësohej. Ratifikimi i tij u bë më 23 qershor 1923, ky veprim i nxitur edhe nga presioni i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, e detyroi qeverinë shqiptare të bënte lëshime 113. Këto lëshime dhe moskundërshtimi i Protokollit, u bënë për dy arsye. Së pari, për shkak të situatës së acaruar ndërkombëtare që nuk ishte në favor të shqiptarëve. Arsyeja tjetër, lidhej me rëndimin e situatës së brendshme, për shkak të rebelimit në Shqipërinë e Mesme 114. Sipas historiografisë shqiptare, Kryengritja e Shqipërisë së Mesme nga synimet dhe përmasat në të cilat u zhvillua, është e ndarë në dy faza 115. Faza e parë u zhvillua në periudhën maj-tetor 1914, dhe faza e dytë në tetor 1914-deri në qershor 1915. Në Shqipërinë e Mesme, qeveria e Turhan Pashës kishte nxjerrë një urdhër për mbledhjen e rezervistëve, për tu mobilizuar dhe nisur drejt Jugut. Mbledhja e 110
A.Puto, Historia diplomatike e çëhtje shqiptare.., f.215. Historia e popullit Shqiptar, Vëll. III, (Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912- 7 prill 1939), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë 2007, f.64. 112 Arben Puto, Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit, Vëll.II, Tiranë, 1987, f. 614-617. 113 HHSt.A.PA.A, në AIH, Vj.24-1-168, Raport i delegatit të Austro-Hungarisë në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit për Ministrinë e punëve të Jashtme, Durrës 11 korrik, 1914. 114 Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj fqinj..., f. 326. 115 Historia e popullit Shqiptar..., vëll, III, Tiranë 2007, f.64. 111
32
rezervistëve në mbrojtje të kufirit jugor shfaqi probleme. Në Tiranë mezi u mblodhën 460 vetë, të cilët u bënë gati për të luftuar kundër batalioneve të “vorioepirotëve” 116. Më 17 maj, kur reparti i forcave qeveritare u nis në drejtim të Jugut u sulmua nga grupe fshatarësh të armatosur, veprim ky që shënoi edhe fillimin e rebelimit në Shqipërinë e Mesme. Kryengritja filloi në Shijak dhe u shtri më pas në qarkun e Durrësit e të Elbasanit. Esad Pashë Toptani pavarësisht se mbante poste Ministrore në kabinetin e Turhan Pashës në fillim të muajit maj filloi të zhvillonte propagandën e tij 117. Esadi, shfrytëzoi njohuritë jo të plota që kishte Princ Vidi për vendit tonë, dhe, me pretekst se po dërgonte trupa për të luftuar kundër Greqisë, shpërndau armë në krahinën e Durrësit, Elbasanit e të Shqipërisë së Mesme. Esad Pasha me anën e agjentëve të tij përhapte urrejtjen dhe mërinë në popull kundër princit dhe ndezte zjarrin për ardhjen e një princi Turk nën të cilin fshihesh ai vetë 118. Kur në jug barbarizmat e grekëve po zhvilloheshin me tërbim, në Durrës u zbulua se armët e shpërndame prej tij nuk kishin qenë për luftën kundër grekëve sepse ky me Varatasin ishin marrë vesh për të armatosur përkrahësit e tij në Shqipërinë e Mesme. Kjo ishte një provë e re që tregonte se ai nuk punonte as për Shqipërinë dhe as për independecën e saj. Ai kërkonte sipasmarrëveshjes sekrete me serbët–një copë tokë, Shqipërinë e Mesme ku vet ai t’ish Princ e Bej 119. Nga raportet e pregatitura për qeverinë bullgare, tre muaj para se rebelimi të shpërthente, Sofja zyrtare ishte informuar se Esad Pashë Toptani së bashku me faktorë të tjerë po përgatitej të rrëzonte Vidin 120. Nuk vonoi shumë dhe raporti doli se ishte i vërtetë, në Shqipërinë e Mesme po pregatitej një lëvizje, kundër Princit. Njerëz të armatosur ishin përqendruar në rrugën e Shijakut që shkonte drejt Tiranës. Njerëzve të thjeshtë u ishte thënë se Princi donte ta hiqte fenë myslimane dhe se do të përkrahte martesat moderne, prandaj ai duhej të largohej sa më parë. Krahas popullsisë vendase
116
Mehdi Frashëri, Kujtime..., f.16. Ku shokëve e bashkëpuntorëve të djeshëm kundra Ismail Qemalit që e pyesnin se qysh e kishim fjalën u përgjigjesh: “Unë prapë n’atë fjalë jam, po pres kohën”. T.Selenica, Shqipëria më 1937, f.37. 118 Teki Selenica, Shqipëria më 1937, f, 37. 119 BOA, DH. EUM .1.ŞB, Dosya 1/9. Telegram i Ambasadorit Osman, Nebi bej në Romë, dërguar qeverisë së tij me nr.552, datë 2 tetor 1914. 120 HHSt. A.PA. A në AIH, Vj. 24-24-2439, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë për Ministrinë e Punëve të Jashtme , Romë 22 maj 1914. 117
33
në atë grupim ndodhej edhe një grup refugjatësh nga Dibra e Gostivari, të cilëve iu kërkuan që po të dëbonin Vidin, serbët do t’iu kthenin përsëri tokat e rrëmbyera 121. Një grup ushtarak me në krye një kapitenin holandez Saar, shkoi të merrej vesh me rebelët, por nuk ia arriti dot ti bindte. I alarmuar nga njerëzit e armatosur ai urdhëroi të hapej zjarr kundër tyre ku pati edhe të vrarë, kjo e irritoi popullin i cili marshoi drejt Shijakut në ndihmë tërebelëve kundër forcave qeveritare. Marshimi drejt Shijakut më 17 maj ishte një komedi e akorduar mes xhonturqve dhe Esat pashës, që ishte në shërbim të Serbisë dhe në kontakt me Greqinë nëpërmjet kunatit të tij Hamdi beut vegël qorre e mitropolitit të Durrësit. Realizimi me sukses i këtij grushti shteti do t’i siguronte Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi përfitime të rëndësishme territoriale, e ndërsa ministrit shqiptar ndihmën e shteteve fqinje për sundimin e tij në Shqipërinë e Mesme 122. Por krahas tyre edhe Italianët ishin përzierë në këtëçështje,kjo u duk pak më vonë kur përfaqësuesi i saj në Durrës nxitoi menjëhrë të bindte Princin mbi rrezikun që ishte afruar në derë. Në këtëçast kritik për qeverinë e Durrësit objekt kryesori dyshimeve u bë Esat Pashë Toptani. Ushtarakët e huaj holandezë me kërkesë të Fuqive të Mëdha e arrestuan Esatin më 19 maj 1914. Me ndërhyrjen e Italisë, Esadi u lirua me kusht që të mos kthehej më në Shqipëri. Pas disa ditë luftimesh forcat rebele rrethuan Durrësin. Princ Vidi u largua dhe u strehua në një anije italiane, për ta patur rrugën e largimit më të lehtë në rast se do të fitonin forcat rebele. Në këto momente kabineti qeveritar dhe dorëheqjen, por princi e ngarkoi përsëri Turhan Pashën të formojë qeverinë e re 123. Nga kjo lëvizje fshatarët mbetën përsëri të pakënaqur sepse në krye do të qëndronin përsëri bejlerët dhe Esati,që për grupin e kryengritësve ai kishte qenëpërçarës dhe prishës i unitetit 124.Në krye të turmës fshatare qëndronte Musa Qazimi, i cili ishte fillimisht duke mbështetur komitetin “Bashkim e Përparim” me synimin për tu bërë deputet i Durrësit, prandaj filloi të vepronte me çdo mjet kundër Esat Pashës. Kryengritësit që në ditët e para të kryengritjes në Shijak dhe Kavajë brohorisnin “Duam babën” dhe kishin ngritur flamurin Turk. Kryengritësit drejtoheshin nga përfaqësues të fesë dhe të klerit të 121
Edith Durham, Njëzet vjet ngatërresë Ballkanike, Argeta- LMG, Tiranë, 2001, f.280. HHSt. A.PA. A në AIH, Vj. 24-24-2439, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë për Ministrinë e Punëve të Jashtme , Romë 22 maj 1914. shih: Ledia Dushku, Kur historia ndau dy popuj fqinj. .., f. 330. 123 Valentina Duka, Histori e Shqipërisë…, f.69. 124 Avlonyali Surreya bey, Osmanli sonrasi Arnavutluk .., f.220. 122
34
ndikuar nga propaganda e Turqve të rinj që mendonin se vetëm Turqia mund të ishte shpëtimtari i tyre. Më 29 Maj 1914, sipas një raporti interesant të botuar në gazetën turke Ikdam midis të tjerash thuhej: Kryengritësit [revolucionarët] shqiptarë i kishin deklaruar përaqësuesve të KNK, se “Shqipëria kërkonte emërimine një princi mysliman dhe kthimin e sovranitetit osman” 125. Më 3 qeshor 1914, krerët kryengritës organizuan në Shijak një mbledhje të përgjithshme ose një lloj kongresi, ku shpallën programin e tyre. Rolin kryesor e luajtën agjentët e Esat Pashë Toptanit. Kryetar u zgjodh esatisti Mustafa Ndroqi, nënkryetar u zgjodh ish majori i ushtrisë osmane Xhenabi Adili, anëtarë u bënë myftiu i Tiranës Musa Qazimi, Arif Hikmeti dhe Haxhi Adili. Komandant i përgjithshëm u zgjodh Qamil Haxhi Fejza 126. Programi i kryengritësve përmbante këto kërkesa; përmbysjen e Princ Vidit e të qeverisë së tij, bashkimin e Shqipërisë me Perandorinë Osmane, vendosjen e një princi Turk në Shqipëri, zëvendësimin e flamurit shqiptar, me gjysmëhënën turke, përdorimin e gjuhës turke dhe zgjedhjen e kryemyftiut nga Shejhul-islami 127. Kështu në telegramin e tij, përfaqësuesi i Austrisë pranë KNK-së Kral në Vlorë, shkruan se KNK, ka vendosur t’u drejtohet Fuqive të Mëdha për të bërë protestime në Stamboll lidhur me këtë ngjarje. Por Gjermania nga ana e saj nuk do të pranonte pasi Veziri i Madh Said Halim Pasha kishte deklaruar se qeveria Turke nuk ka të bëjë aspak me lëvizjen e Turqve të rinj në Shqipëri. Këtë qëndrim qeveria osmane ua ka bërë të ditur me kohë Fuqive të Mëdha, dhe se do të refuzojë kategorikisht çdo shtytje të huaj për të vepruar në Shqipëri 128. Me përhapjen e kryengritjes situata brenda vendit u bë e rëndë. Koloneli britanik Filips [në atë kohë] komandanti i garnizonit ndërkombëtar që administronte Shkodrën, zhvilloi një takim me pesë përfaqësues nga kryengritësit, midis tyre vuri re
125
Ikdam,29 maj 1914. Siç dihet rezultati përfundimtar i luftërave Ballkanike ishte humbja e territoreve evropiane të Perandorisë Osmane. Dhe një prej këtyre zotërimeve ishte dhe Shqipëria. 126 Dokumenta historike për ti shërbyer historisë sonë kombëtare”, Elbasan: 1924-1925, f.125. “Kryengritja kundër princ Wiedit”. 127 V.Duka, Histori e Shqipërisë..., f.69. 128 HHSt. A. PA. A në AIH , Vj-24-27-2798, Teleg. i Baronit Mittag, dërguar MPJ në Vjenë, Pera, 1.06.1914.
35
se njëri ishte një prift grek dhe një tjetër, i dërguari i xhonturqve 129. Kryengritësit u treguan të gatshëm të bisedonin por nuk u tërhoqën nga kërkesa kryesore e tyre kryesore largimi i Princ Vidit. Pra kuptohej se gjendja ishte rënduar dhe në fund të qershorit vetëm Vlora, Shkodra dhe Durrësi kontrolloheshin në njëfarë mase nga qeveria. Niveli i tensionit kishte arritur në pikë të tillë sa një gazetë Vieneze, shkruante se Vidi “ishte i shtrënguar ta linte fronin e Shqipërisë ngaqë kryengritësit zotëronin situatën dhe pozicioni i tij nuk mund të mbështetej më”. Më 4 gusht 1914 filloi Lufta e Parë Botërore, e cila çoi në prishjen e aleancës Austro-Italiane. Prishja e ekuilibrit të interesave ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Italisë në rrafshin ndërkombëtar ishte ndër faktorët përcaktues në paqëndrueshmërinë e pushtetit të Vidit në Shqipëri. Princ Vidi qëndroi asnjanës dhe nuk u bashkua me Austrinë kundër Serbisë, në Luftën e parë Botërore. Austria duke mos pasur më nevojë për Vidin, e likuidoi pushtetin e tij, duke i dërguar, një ultimatum që të largohej nga Shqipëria. Më 3 shtator 1914, i detyruar nga faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm, Princ Vidi dhe qeveria e tij u larguan nga Shqipëria duke e lënë pushtetin në duart e KNK-së. Në të njëjtën ditë [ më 3 shtator] Mustafa Ndroqi i dha një intervistë gazetës italiane “Il Messagero” ku theksonte se “Qëllimi i kësaj kryengritje ka qenë shpallja e osmanllikut dhe bashkimi me dinastinë osmane” dhe se “Flamuri turk është simboli i Këshillit të përgjithshëm” 130. Shpërbërja e strukturave ndërkombëtare, mobilizimi i ushtarëve në fronte të ndryshme të luftës, shterrimi i fondeve që i jepeshin qeverisë së Vidit në kuadër të huasë ndërkombëtare çuan në fundin e mbretërimit të princit. Më 3 shtator Princi nxori një shpallje ku ripohonte angazhimin e vet dhe besimin që kishte në veprën patritotike, por duke shpjeguar se në Evropë kishte filluar lufta bënte me dije se ishte “më e dobishme që për një farë kohe të shkonte në Perëndim” 131. Vilhelm Vidi edhe pse u largua për në luftë, i ruajti të drejtat e t’ia dhe asnjëherë nuk hoqi dorë nga pretendimi për fronin shqiptar. Shqipëria mbeti për të gjithmonë një principatë in abstenia. Katastrofa ushtarake e Princit në përpjekjet kundër kryengritësve kishte
129
Ferdinando Salleo, Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë: Shtëpia e librit dhe Komunikimit, 2001, f.107-108. 130 Historia e Popullit Shqiptar.., Vëll. III,..., f.65. 131 Ferdinando Salleo, Shqipëria:gjashtë..., f. 121.
36
ardhur si pasojë e paaftësisë, tradhëtisë, mungesës së disiplinës, papërgjegjshmërisë dhe karakterit grindavec të bejlerëve 132. Në historiografinë shqiptare “Kryengritja e Shqipërisë së Mesme” ka ngjallur dhe vazhdon të ngjallë diskutime. Nisur me mënyrën sesi u zhvilluan ngjarjet në këtë kryengritje gjykoj që kjo ishte lëvizje antikombëtare. Rrjedhja e ngjarjeve të bën të mendosh se këtu kishin dorë fuqitë e huaja të cilët nuk donin të mbronin pavarësinë dhe stabilizimin e jetës politike në Shqipëri. Ata nuk donin ekzistencën e një shteti shqiptar të qeverisur nga vetë shqiptarët. Kjo kryengritje ishte një lojë e shteteve të huaja për të vendosur supremacinë e tyre në Shqipëri dhe për të realizuar ëndrrat e tyre të vjetra. Raportet diplomatike austro-hungareze flasin për një rol aktiv të ministrit grek Varatas, të ngarkuarit me punë të Serbisë Gavriloviç, mitropolitit të Durrësit Jakovit, ministrit të Rusisë, Italisë dhe Francës 133. Nisur nga mënyra si u zhvilluan ngjarjet dhe se si shteti shqiptar shkoi drejt zhdukjes nga loja që luanin shtete të ndryshme, duhen theksuar shkaqet që e çuan vendin tonë në këtë situatë. Shkaqet e këtij rebelimi janë: së pari, politika që turqit e rinj ndoqën në rajon duke akumuluar mllefet dhe mëritë ndaj Fuqive të Mëdha. Drejtuesit unionistë të perandorisë nuk mund të pranonin vendimet më të cilat u nënshkrua paqja pas luftrave ballkanike. Në këto marrëveshje, Fuqitë e Mëdha e larguan pothuajse tërësisht Perandorinë Osmane nga rajoni i Ballkanit. Prandaj si Bullgaria ashtu edhe Turqia ishin të pakënaqura nga zgjerimet e Greqisë dhe Serbisë. Ato kishin formuar në mënyrë të fshehtë, një aleancë Bullgaro-Turke e cila asnjëherënuk u ratifikua dhe mbeti në sirtar. Gjithashtu të dyja këto vende u bënë aleate me Boshtin Qendror në vitet e Luftës së parë Botërore duke u radhitur në koalicion me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë. Së dyti, dokumentacioni i kohës dhe letërsia historike dëshmojnë se intrigat e serbëve, grekëve dhe turqve të rinj, me Esadin e njerëzit e tij ndikuan shumë në një pjesë të popullsisë shqiptare 134. Në fund të prillit të vitit 1914, marrëdhëniet osmano132
Ferdinando Salleo, Shqipëria:gjashtë..., f.122. HHSt.A.PA.A në AIH, Vj. 24-20-2083, Raport i nënkonsullit të Austro-Hungarisë në Vlorë për ministrin e Austro-Hungarisë në Durrës, Vlorë, 25 qershor 1914. 134 HHSt.A.PA.A në AIH, Vj-24-28-2858, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Romë, 4 qershor 1914; po aty, Vj.24-22-2276, Raport i ambasadorit të Austro-Hungarisë në Romë, 18 Qershor 1914: po aty, Vj.24-20-2083, Raport i nënkonsullit të AustroHungarisë në Vlorë për përfaqësuesin e Austro-Hungarisë në Durrës, Vlorë, 25 qershor 1914.: Për më shumë shih: Teki Selenica, Shqipëria më 1937, Tiranë: 1937, f.37. Teki Selenica për kryengritjen e 1914 do të shprehej. Kjo lëvizje fanatike qi po shkurtonte jetën kombëtare burimin e zi e kish: a) 133
37
greke ishin disi më të qeta. Me ndërmjetësinë e Britanisë së Madhe vijonin përpjekjet për t’i ulur krerët më të lartë të dyja shteteve në bisedime 135. Së treti, mënyra e sjelljes së Fuqive të Mëdha ndaj kufijve veriorë dhe jugorë të vendit tonë. Politika që ndiqesh ndaj popullsisë shqiptare veçanërisht nga AustroHungaria për ta ngritur atë kundër Serbisë kundërshtares së saj. Rrëzimi i qeverisë së Turhan Pashës, dhe sidomos largimi i Esat Pashës pas marrëveshjes që ai nënshkroi në Nish me Pashiqin kryeministrin e Serbisë, si dhe interesat e tij proitaliane do ta bëjnë atë të papërshtatshëm për austriakët dhe xhonturqit të cilët i kishte tradhëtuar. Së fundi, Greqia dhe Serbia e kishin destabilizuar gjithmonë shtetin shqiptar, duke furnizuar me mjete monetare eksponentë regresivë për ta bërë të papëlqyeshme sjelljen e tyre përpara Evropës. Sipas Mehdi Frashërit në librin e tij “Kujtime” vetëm në Shqipëri, Greqia kishte 400 priftërinj ortodoksë që vullnetarisht ishin agjentë lajmërues të mitropolit Jakovit, dhe me anën e këtij ministrit të Greqisë, Varatasit 136. Tri ditë pas largimit të princ Vidit pjesëtarët e grupeve që kishin marrë pjesë në kryengritje hynë në Durrës dhe ngritën flamurin turk. Pas realizimit të objektivit të parë, shumë prejt tyre të angazhuar në rebelimin për përmbysjen e Vidit, nisën të përçaheshin mes tyre. Kryengritësit nuk e kishin të qartë se çfarë lloj regjimi të ndryshëm nga ai i Vidit dëshironin. Konflikti më i madh midis tyre kishte të bënte me atë se kujt duhet t’i ofrohejfroni shqiptar. U propozuan kanditatura të ndryshme edhe pse Vidi nuk kishte abdikuar në mënyrë zyrtare. Menjëherë sapo doli në skenë çështja e një princi për Shqipërinë jo vetëm nga Fuqitë e Mëdha por edhe nga dera osmanëve u ofruan kandidatë myslimanë. Midis tyre nga dera e osmanëve ishte Princi n’intrigat sllavo-greke me anën e Esadit e njerëzve të tij; b) n’intrigat direkte të sllavo-grekëve me anë të dhaskajve, priftërinjve dhe të konsullatave; c) n’intrigat e turqve të rinj të lindura në vend prej fanatizmës fetare dhe të përkrahura prej Stambollit e prej Belgradit me anën e Arif Hiqmetit, Qamil Fejzës e Xhenabi Adilit e kompanisë. 135 Në prill 1914, qeveria osmane i kishte propozuar Athinës shkëmbimin e popullsisë rurale të distriktit të Trakës dhe Smirnës me myslimanët e Maqedonisë dhe të Epirit. Me ndërmjetësinë e Gjermanisë e pas saj, edhe të Britanisë së Madhe, Perandoria Osmane kishte pranuar të hynte në bisedime me Greqinë. Bisedimet do të zhvilloheheshin mes Venizellosit dhe Vezirit të Madh Said Halimit në bazë të formulës të propozuar nga qeveria greke. Sipas saj tre ishujt e detit Egje do të qëndronin nën sovranitetin grek, por do të gëzonin një administrim autonom nën princin Poll, djali i dytë i mbretit Kostandin, i cili si guvernator i përgjithshëm, duhej të pranohej si nga Perandoria Osmane, ashtu edhe nga Greqia. Me ndërmjetësinë e qeverisë rumune takimi u realizua në Bukuresht nga data 12 deri 29 gusht 1914. Greqia propozoi që Perandoria të mbante sovranitetin e ishujve dhe t’ia jepte me qira Greqisë për një periudhë prej 25 vjetësh. Perandoria Osmane nuk pranoi asnjë lëshim. Negociatat u mbyllën pa rezultat. Kriza në marrëdhëniet osmano-greke vazhdoi. Për më shumë shih: George B. Leon, Greece and the Great Powers, Thessaloniki: Institute for Balkan Studies, 1974, f.1314. 136 Mehdi Frashëri, Kujtime (vitet 1913-1933), Tiranë: “OMSCA-1”, 2005, f.13.
38
Burhanedin i cili u shfaq si kandidatura e vetme në vitin 1914. Ai ishte djali i tretë i sulltan Abdylhamitit. Për të Shqipëria, ishte një vend i bukur, i banuar nga njerëz disi të çuditshëm por besnikë, të cilët ndaheshin në dy kategori; në atë të nëpunësve dhe zyrtarëve të perandorisë, dhe në të dytën ato që u ngjanin kopshtarëve, ushtarëve dhe gardës së pallatit 137. Një përshkrim të përafërt ka dhënë edhe sulltan Abdyl Hamiti kur e pyetën rreth karakterit që ka shqiptari botuar në kujtimet e tija 138. Kjo komedi për ardhjen e një kandidati nga dinastia osmane, ishte kurdisur nga agjentët e Turqve të rinj, 139 për të ruajtur, në një farë mënyre marrëdhëniet me Perandorinë Osmane 140. Pasi u zbulua kanditatura e Izet Pashës 141 prej Naseliçi [Maqedonia Jugperëndimore] dhe komploti i Beqir Grebenesë, për t’i dhënë kësaj lëvizjeje një ngjyrë popullore Turqit e rinj rekrutuan disa anëtarë të institutit gjuhësor “Aksaray Mahfili” [Katedra e Aksarait]. Këta anëtarë të cilët ishtin përpjekur për të futur alfabetin osman me shkronja arabe për shkrimin e gjuhës shqipe, nën drejtimin e Arif Hikmetit, erdhën në Shqipëri që të realizonin planin e tyre. Kryengritësit arritën të krijojnë një Senat për Shqipërinë e Mesme, i cili përbëhej nga njëzet e nëntë anëtarë me në krye Mustafa Ndroqin. Krijimi i Senatit iu njoftua edhe Fuqive të Mëdha, ndërsa anëtarëve të Komisionit të Kontrollit iu bë e ditur se shërbimet e tyre nuk ishin më të nevojshme dhe ata u larguan në fund të shtatorit 142. Kjo shënoi fundin e përfaqësimit diplomatik në Shqipëri. Një delegacion i kryesuar nga Haxhi Aliu, një anëtar i Komitetit të Bashkimit e të Përparimit të Turqve
137
Eqerem Bej Vlora, “Kujtime (1885-1925)”..., f.354. Abdyl Hamiti në një intervistë dhënë një gazetari në lidhje me karakterin e shqiptarit foli me kujdes: Ai i ndau në dy kategori shqiptarët. Të parët janë primitivë dhe shqiptarë malësorë. Këta bënin hajdutin dhe hynin në shërbimin e më të fortit. Nuk e dinin ç’është dashuria dhe keqardhja. Për këtë arsye këta shqiptarë të paditur, din dhe iman kanë paranë. Ndërsa kategoria e dytë janë punëtorë, të drejtë, me zemër të madhe dhe çdo lloj pune i dalin zot . shih: Zija Karal, Osmanli Tarihi IX Cilt, Ikinci Meşrutiyet ...,f. 241. 139 Arif Hikmet, Haxhi Adil, Qamil Fejzo, e të tjerë që besonin akoma në idetë propaganduese fantaziste të turqve të rinj. 140 Eqerem bej Vlora, “Kujtime ..., f. 354. 141 Ahmet Izet Pasha, rrjedh një prej familjeve fisnike të Naselliçit. Përparoi shpejt në karrirerë në kohën e Abdylhamitit. Pas shpalljes se konstitucionit (kushtetetës 1908), hyri në partinë “Ittihad ve Terakki”. Pas dështimit të komplotit të Beqir Grebenesë u dërgua në frontin e Jemenit, dhe në vitin 1918 u bë kryeministër i Perandorisë Osmane. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua marrëveshja e Mudrosit. shih: AQSH, F.56 (Syrja Vlora), D.8, f.80-84, si dhe Eqerem Bej Vlora, “Kujtime..., f. 355. 142 Nikola Guy, Lindja e Shqipërisë, (Nacionalizmi etnik, Fuqitë e Mëdha të Luftës së Parë botërore dhe Lindja e Pavarësisë Shqiptare), Tiranë: Botime “Pegi”, 2012, f.158. 138
39
të rinj dhe armik i Esat Pashës, shkoi në Stamboll për të kërkuar Burhanedinin djalin e Sulltan Abdylhamitit të vinte si mbret i Shqipërisë 143. Senati i nxitur nga Haxhi Aliu deklaroi përfundimisht që ishte kundër kthimit të Esat Pashës, një deklaratë që u vlerësua në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë edhe Esati nuk ndenji duarkryq. Ai gjeti mbështetje tek disa përkrahës të tij vendas, si edhe gëzonte mbështetjen e miqve të tij të jashtëm grekë, serbë, malazesë, veçanërisht atyre italianë. Ndërkohë, lufta e madhe botërore Esat Pashës i kishte sjellë fatin në derëpërsëri, në orvatjen për t’u bërë prijës i Shqipërisë. Ai duke e ditur se tashmë Austro-Hungaria ishte në luftëme Serbinë u përpoq që të hynte në lidhje me konsullin serb në Selanik duke i ekspozuar planin e tij. Esati u takua në fillim të shtatorit me N.Pashiqin kryeministrin serb, duke realizuar një marrëveshje dhe duke u furnizuar bujarisht me fonde dhe pajisje 144. Më 22 shtator Esat Pasha, pasi kishte nënshkruar marrëveshjen me qeverinë serbe 145, u nis për në Shqipëri. Në kufi afër Dibrës, me të u bashkuan rreth 4 000 vetë të armatosur, të cilët edhe më parë i financonte qeveria serbe 146. Ai hyri më 2 tetor në Durrës dhe e detyroi Senatin ta shpallte president dhe komandant të përgjithshëm. Mori në dorë pallatin mbretëror dhe shiti pasurinë private të Vidit. Grushti i shtetit i realizuar nga Esati ngjalli zemërim, prandaj popullsia e Shqipërisë së Mesme kërkoi një shpjegim për rrethanat në të cilat ai kishte gjetur fondet dhe mjetet e tij.
143
Sejfi Vllamasi,“Ballafaqime politke në Shqipëri (1897-1942)”, (Kujtime dhe vlerësime historike), Marin Barleti, Tiranë 1996, f.86. shih: “Memorandumi Përmbi Shqypnië prej Princ Vidit”, (Përgatit Hasan Bello), Tiranë: “Arbëria”, 2008, f.49. 144 Sipas thënies private të [Pavli] Tërka efendiut, i cili ka qenë me detyrë pranë Esat Pashës si Ministër i Punëve të Jashtme, më 18 gusht 1914, Esat Pasha u nis nga Napoli dhe arritit në Korfuz. Mbasi qëndroi pak kohë aty, vajti në Athinë, ku u takua me ministrin e Jashtëm, zotin Streite më pas me zotin Venizelos. Esati i pranoi kushtet që i’u vunë. Ato kishin të bënin me lëshimin e Gjirokastrës dhe të Korçës shtetit Grek.Pas qëndrimit në athinë shkoi në Serbi. Me vete kishte Shahin Bej Dinon. Pashiçi nuk ndodhej në Belgrad, ai kishte vajtur në Nish. Esat Pasha u takua me ministrin e Greqisë [në Serbi], Jani Kondurioti dhe njëri pas tjetrit u nisën për në Nish. Marrëveshja me Serbët u mbajt shumë sekret, duke marrë parasysh faktin se qeveria serbe i dha pashait 60.000 napolona për të shkuar në Dibër që të përgatiste gjithë armët dhe municionet e nevojshme, lihet të kutpohet se bisedimet duhet të kenë përfunduar me lëshimin e Shkodrës, shtetit Serb. Avlonyali Sűreyya Bey, Osmanli sonrasi Arnavutluk…, f.258-259; shih edhe Shukri Rahimi,Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin, në: Studime Historike, nr.2, Tiranë: 1982, f.96-97. 145 Marrëveshjen Esat Pasha e nënshkroi në Nish më 17 shtator 1914. Tekstin i plotë i marrëveshjes dhe detyrimet jepen tek Shukri Rahimi, Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin …, f.97-98. 146 Shukri Rahimi, Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin …, f.98.
40
Lidhur me intrigat e tij në dokumentet osmane theksohet se: “nga ana e Serbisë iu dërguan Esat Pashës çdo muaj 15 mijë napolona flori, për të mbledhur një forcë prej 5 mijë xhandarë. Qëllimi ishte të sulmohej Durrësidhe Princ Vidi” 147. Esat Pasha për të forcuar edhe më tepër pozitat e veta, thirri Haxhi Qamil Fejzën gjoja për bisedime dhe e burgosi. Ky gjest i tij e shtoi më tepër tensionin dhe konfliktin me kryengritësit. Marrëdhëniet me Esad Toptanin u keqësuan më tepër kur ai shpërndau edhe komisionin që u kthye nga Stambolli, nën kryesinë e Haxhi Aliut. Me këtë akt Esat Pasha tregoi se kishte hequr dorë nga marrëveshja e mëparshme për ardhjen e një princi Turk në Shqipëri. Shqipëria e Mesme dikur e nxitur kundra Vilhelm Vidit, tanimë u kthye kundra Esatit. Nën drejtimin e Haxhi Qamilit, shërbëtorit të një prej pinjollëve Toptanas, më 23 nëntor filloi një kryengritje e fuqishme kundër Esat Pashë Toptanit. Haxhi Qamili, dogji kullën e Esat pashës në çiflikun e tij në Laprakë, si dhe shtëpitë e tij në Tiranë. Në sulmet që ai ndërmori u përkrah edhe nga elementët turkofilë dhe xhonturqit. Esadi u kthye në Durrës dhe të gjitha viset që ndodheshin nën sundimin e tij hynë tashmë nën sundimin e Ehlikijamit [ Kryengritjes fshatare] 148. Më 2 nëntor 1914, Turqia hyrin në luftë, kundra Antantës. Reshtimi i saj me forcat si aleate e fuqive të Boshtit Qendror, bëri që politika e Turqve të rinj tashmë të ndryshojë. Ajo u bëri thirrje gjithë myslimanëve të botës për luftën e shenjtë kundër armiqve të saj dhe si rrjedhim kundër Esat Pashë Toptanit, të cilin gjyqi ushtarak otoman e kishte dënuar me vdekje si tradhëtar të Perandorisë Osmane dhe të fesë 149. Një nga personazhet politikë të kohës Eshref Frashëri, do ti shkruante një letër Mithat Frashërit në muajin tetor të atij viti ku do të theksonte ndër të tjera edhe ardhjen e një delegacioni xhonturk në Shqipëri, për ti diktuar lëvizjes kryengritëse vijën politike të Perandorisë Osmane 150. Ai theksonte se kishte filluar një kryengritje fshatare kundër Esat Pashës prej fshatarëve të Shijakut. Tregonte që ishte formuar një Komision në Shkodër i cili kishte filluar bisedimet, për flamurin, për emrin e BOA, Dahiliye Nezareti Emniyet-i Umumiye Birinci Sube (më tej DH. EUM.1.Şb), Dosya 1, 8/L/ 1332 Telegram i ambasadorit Nabi beu në Romë drejtuar qeverisë osmane me nr.552 dhe datë 2 tetor 1914. 148 Kryengritësit e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut e quanin veten “Osmanllinj”, ndëra Shkodra i quante “Ehli- kijam”. 149 Kristo Frashëri, Kryengritja e Shqipërisë së Mesme (1914-1915)”, në: Buletini për Shkencat shoqërore, nr. 1, 1954, f. 37 . 150 AQSh, Fondi nr.35 (Mit’hat Frashëri), Korrespondenca, dosja nr.36/2, dt.8.10.1914. Letër e Eshref Frashërit nga Shkodra drejtuar Mit’hat Frashërit. 147
41
nëpunësve të rinj duke formuar një komitet të ri dhe pranimin e turqishtes si gjuhë zyrtare 151. Udhëzimet nga Stambolli treguan se qeveria turke kishte pranuar që Shqipëria të shtrihej nën ndikimin Austro-Hungarez. Përpjekjet e marrëveshjet me Turqit e rinj bëheshin nga shumë anë. Kështu Pallaviçini, ambasadori austriak në Stamboll, në telegramin që i drejtonte Bertholdit, tregonte se kishte folur me Talat Beun mbi instruksionet që u janë dhënë turqve të rinj në Shkodër 152. Elementët fanatikë të klasës çifligare turkofile të Tiranës të kryesuara nga Musa Qazimi si dhe elementët proturk të Elbasanit të udhëhequr nga Qamil Haxhi Fejza, nënshkruan në 20 dhjetor të vitit 1914 marrëveshjen e njohur me emrin “Besëlidhja e Krujës” me të cilën shpallën luftën kundër qeverisë së princ Vidit dhe “bashkimin e Shqipërisë me Turqinë” 153. Në këtë takim u morën një sërë vendimesh; të kryhej ribashkimi me Perandorinë Osmane, të ftohej një princ mysliman i familjes otomane për tu bërë mbret i tyre; të dëbohej Esat Pasha; të zgjidhej një këshill administrative “jo me një udhëheqës të vetëm” për mbrojtjen e të drejtave të popullit; të niste shërbimi i detyruar ushtarak. U vendos gjithashtu që të ndalohej kushdo nga krahinat rivale [Dibra e Mati] që kërkonte të kalonte territorin e kontrolluar nga Bashkimi. Në dhjetor të 1914, Italia pushton Vlorën, pushtimi i saj ndiqet me vëmëndje edhe nga Perandoria Osmane. Në burimet dokumentare arkivore osmane gjenden letërkëmbimet e kryeministrit të Perandorisë Osmane në këtë kohë, Said Halim Pashës, me ambasadorin e tij në Itali. Ndër të tjera në korrespondencën e tyre flitej rreth lëvizjeve të cilat kishin lidhje me Shqipërinë. Madje në këto telegrame të dërguar nga ambasadorët e Portës së Lartë në Romë dhe Berlin thuhej se Italia po përgatitet të pushtojë Vlorën dhe Shqipërinë
154
. Në fund të dhjetorit agjentët
xhonturq së bashku me përkrahësit e tyre i dërguan një telegram princ Vidit me të cilin e njoftonin se e njihnin atë si mbret të Shqipërisë 155.
151
AQSh, Fondi nr.35 (Mithat Frashëri), Korrespondenca, dosja nr.36/2, dt.8.10.1914. Letër e Eshref Frashërit nga Shkodra drejtuar Mithat.Frashërit. 152 HHSt. A. PA. A në AIH, VJ.- 25-1-118, Stamboll 7.1. 1915, Raport i amb.a-h.Pallaviçini dërguar ministrit të jashtëm Berthold. 153 Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë: “Nënë Tereza”, 2007, f.187-190. 154 BOA, DH. EUM.1.Sb.14.7 16 zilhicce/332 ose 23 Tesrrini-evvel/330. 155 Memorandum përmbi Shqypënië, Prej Wilhelmit, mbret I Shqypënies Princ Wied..., f.53.
42
Në fillim të 1915, Perandoria Osmane dërgoi në Shqipëri tre delegacione, të kryesuara nga Hajredin bej Prishtina, Sali bej Jegeni, Fuat bej Pustina dhe Shefqet Peja të cilët iu dhanë udhëzime të reja udhëheqësve të kryengritësve. Ata duhej të shihnin jo më drejt Perandorisë Osmane, dhe të hiqnin dorë nga politika e krijimit të një principate myslimane në Shqipërinë e Mesme, për të kaluar tashmë në një politikë të re të orientuar drejt Austro-Hungarisë 156. Në fund të janarit Fejzi Bej Alizoti hartoi programin e kryengritësve në lidhje me xhonturqit 157. Në shkurt të vitit 1915, njoftonin se Fejzi Bej Alizoti dhe Aqif Pashë Biçakçiu qenë marrë vesh tashmë me Turqit e rinj në Bari 158. Motivet të cilat i shtynë këto patriotë të merren vesh me qarqet sunduese të Perandorisë Osmane ishin të ndryshme. Ata synonin që me anë të ndihmës që do të merrnin nga qeveria e turqve të rinj, të mund të luftoheshin armiqtë e brendshëm edhe të jashtëm të vendit. Duke justifikuar veprimin e këtyre atdhetarëve, gazeta “Koha” shkruante, se shkaqet e Kryengritjes kundër princ Vidit në Shqipëri nuk mund t’i ngarkoheshin vetëm Turqisë e xhonturqve, se ata ishin aleatët e mundshëm dhe prandaj edhe ishin të interesuar për qënien e një Shqipërie të fortë. “Turqia thuhej në këtë gazetë, nuk mendon të vijë prapë këtu, –ajo don që ne të jemi të fortë sepse kemi armiq të përbashkët” 159. Ndërkohë vetë aleatja e Perandorisë Osmane, Austro-Hungaria po përpiqej ta pushtonte vetë Shqipërinë dhe ta fuste atë nën suazën e saj. Perandoria Osmane në këtë kohë do të gjendet në vështirësi të mëdha. Ajo ishte e shtrirë në disa fronte lufte të cilat ishin të papërballueshme, si nga ana e forcave të armatosura, ashtu edhe nga e furnizimeve ushtarake 160. Delegacioni i parë i kryesuar nga Hajredin bej Prishtina dhe Sali bej Jegeni, solli me vete edhe një letër nga Ministri i Brendshëm i Perandorisë Osmane, Mehmet Talat Pasha. Edhe delegacionet e tjera që erdhën mbrapa sollën po të njëjtat
156
Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politke në Shqipëri ..., f. 87. HHSt. A. PA. A në AIH, Vj, 25-4-103 Shkodër 29 janar 1915. Telegr. i kons. Halla në Shkodër drejtuar MPJ në Vjenë. 158 AQSH. F.35 (Mithat Frashëri), D. Nr.36/4 (Korrespondenca), dok.nr.53442. Letër turqisht e datës 15.2.1915. 159 Gazeta “Koha” viti I, nr.4, dt. .11.2.1915, art: “Turqia dhe Shqipëria” . 160 Frontet e luftës sipas historianit Sabahatin Ozel janë: Fronti i Kaukazit, i Irakut, i Çanakalasë, dhe i vendeve rreth Kanalit të Suezit. Për më shumë shih në:“Türk Inkilap Tarihi”, Istanbul: DER Yayinlari, sekizinci basim, 2001, f,57,59, 60, 61. 157
43
udhëzime. Në përputhje me këto udhëzime, Fejzi beu së bashku me xhonturqit filloi të hartonte një program të kërkuar nga ana e kryengritësve 161. Në këtë program ata propagandonin për një Shqipëri më vete, se mund të përdorej flamuri i Shqipërisë në vend të flamurit Turk për të cilin ishte bërë propagandë deri atëherë dhe se mund të pranohej sërish princ Vidi si mbret i Shqipërisë 162. Jo të gjithë krerët kryengritës e kuptuan këtë ndryshim dhe grupi udhëheqës i kësaj kryengritjeje u nda në dy grupime; në atë konservatoro-fanatik që vazhdonte të mbante akoma parullat të vjetra, dhe në grupin me përparimtar, që u orientua drejt Austro-Hungarisë. “Aso kohe,- thekson në kujtimet e tij Ismail Strazimiri, kishin ardhë në Dibër disa fetva prej Stambolli. Me këto fetva thirreshin myslimanët me marrë pjesë në luftë kundra armiqve të Turqisë myslimane” 163. Përkundrejt interesave të përbashkëta shumë vetë shfaqnin edhe mosbesimin e tyre të thellë, të përforcuar nga e kaluara e afërt, ndaj politikanëve xhonturq164. Aleancën me xhonturqit e shikonin me dyshim dhe partizanët e shumtë të ruajtjes së asnjanësimit së shtetit të ri shqiptar 165. Në të vërtetë komiteti xhonturk i Stambollit, në marrëveshje me Vjenën dhe nën shtytjen e saj, përpiqej t’i lidhte shqiptarët pas vetes dhe t’i fuste në luftë kundër Serbisë për llogari të vet 166. Mendimi se shpëtimi i Shqipërisë do të varej nga suksesi që do të kishte aleanca austro-gjermane i çonte shumë politikanë shqiptarë të asaj kohe drejt afrimit me Turqinë, me qarqet sunduese të saj, me turqit e rinj dhe me përkrahësit e tyre në Shqipëri.
161
HHSt. A. PA. A në AIH , Vj.25-4-483, Shkodër 9 janar 1915. Teleg. i konsullit Halla në Shkodër dërguar MPJ në Vjenë. 162 Memorandum për mbi Shqypninë prej Wilhelmit, Mbret i Shqypnies princ Wied.., f.52. 163 Ismail Strazimiri, Lufta kundër Pavarësimit të Shqipërisë, (Kujtime historike për lëvizjen në qarkun e Dibrës) Tiranë:, Shtëpia botuese “Naimi”, 2010, f.71. 164 Gazeta “Dielli”, V.VI, nr.388, dt.8.1.1915, Opinga, “Kryengritja kundër Esatit”. 165 Gazeta “Dielli”, V, VI, nr.306, dt.1.2.1915, P Kordha , “Korrespondencë nga Shkodra” ( 29 dhjetor 1914): Ç’sillet në Shqipërinë e Mesme, fanatikë dhe xhonturqë”. 166 HHSt. A. PA. A në AIH, Rap.sekret nr.2 i Pallavacinit drejtuar Bertholdit , Stamboll 7.1.1915. Në financimin e ketij aksioni ambasadori austriak në Stamboll, Pallaviçini qe treguar mjaft i pakursyer . Në krye të tij ai kishte vënë Fuad Beun të nipin e Fuat Pash’ës (Prishtinës).
44
Aleanca e tyre me ta duhet parë jo vetëm në gjykimin dhe simpatinë e disa elementëve vendas të kësaj kryengritjeje, por edhe në konjukturat e jashtme. Ata ofruan shqiptarin Kara Said Pashën, i cili pritej të vinte në Shkodër 167. Kara Said Pasha një komandant i ushtrisë turke në pension i ardhur nga Stambolli për në Gjenevë, dhe i përkrahur nga Austria për të shpëtuar Shqipërinë më 4 tetor 1916 u zu rob nga Malazezët duke kaluar për në Shqipëri 168. Në shkurt të vitit 1915, përsëri me nxitjen e xhonturqve, disa nga krerët e Këshillit të përgjithshëm në një mbledhje të veçantë që bënë në Elbasan, me nxitjen e një delegacioni nga Stambolli, aprovuan një rezolutë të cilën ia drejtuan Princ Vidit, që ndodhej atëherë në frontin e Karpateve si major i ushtrisë gjermane. Në këtë rezolutë thuhej se kryengritësit dëshironin kthimin e tij në Shqipëri 169. Kjo thirrje nuk gjeti miratimin e elementëve më konservatorë të prirë nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi, të cilët këtë lloj ringjalljeje të besnikërisë ndaj Vidit e shtypën me të shpejtë 170. Në pranverë të 1915, kemi një përplasje midis forcave të Esat Pashës dhe kryengritësve të Haxhi Qamilit. Duke parë anarkinë dhe gjendjen kaotike të Shqipërisë, në këtë periudhë forcat ushtarake të shteteve fqinje filluan të zbatonin përsëri planet dhe dëshirat e tyre për pushtimin e trojeve shqiptare. Trupat serbe pushtuan disa krahina shqiptare dhe liruan Esat Pashë Toptanin, i cili mbahej i izoluar. Haxhi Qamili, Musa Qazimi etj., u kapën dhe me urdhër të Esatit u ekzekutuan. Me ekzekutimin e tyre mori fund Kryengritja e Shqipërisë së Mesme. Lëvizja kryengritëse e Shqipërisë së Mesme u përjetua me dhimbje dhe me një ndenjë revolte nga atdhetarët shqiptarë. Në shkrimet e tyre të botuara në organet e shtypit brenda e jashtë vendit, ata dënuan rolin tradhëtar të Esat pashë Toptanit në këtë kryengritje, si dhe të udhëheqësve fanatikë e antikombëtarë të saj 171. Gazeta “Dielli” do të shkruante se: “kjo lëvizje ishte e ushqyer prej Turqisë e ndihmuar prej Serbo-Greqisë dhe e përhapur prej Italisë. Ajo u rrit nga pakujdesia e 167
AQSH, F.847, D.nr.5, Dok nr.V/135, Lozanë, dt.16.1.1915. Lidhur me këtë problem Pandeli Cale i shkruante Themistokli Gërmenjti në Bukuresht se më parë do të nisej në Shkodër Vasili (mbiemri nuk i dihet ), për të mos shkruar të gjithë bashkë dhe shprehte besimin se me ta do të nisej edhe Kara Said Pasha. 168 BOA, HR. SYS. D.2427, 4 tetor 1916. 169 Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një..., f.200. 170 V. Duka, Shqipëria…, f.83. 171 Historia e Populli Shqiptarë ..., vëll.III, Tiranë: Botimet Toena, 2007, f.72.
45
qeverisë, shumica e së cilës mbahet vetëm me këto propoganda dhe është e kompromentuar me kryengritësit” 172.
5. Gjendja e Shqipërisë në Luftën e Parë Botërore.
Shpërthimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë në një gjendje të brendshme kaotike të paqëndrueshme si nga pikëpamja politike ashtu edhe nga ajo ekonomike dhe shoqërore. Hyrja e Perandorisë Osmane në luftë në fillim të nëntorit 1914 përkrah Fuqive të Bllokut Qendror natyrisht që kishte rrjedhojat e saja në arenën ndërkombëtare por edhe për vetë vendin tonë. Pjesëmarrja e Perandorisë Osmane në konfliktin botëror e ndryshoi raportin e forcave në Ballkan në dëm të Antantës. Prandaj Antanta bëri përpjekje për ta tërhequr pas vetes Bullgarinë në mënyrë që kjo të mos i bashkohesh Boshtit Qendror, ata i ofruan asaj Trakën turke, që prej kohësh e pretendonte 173. Mirëpo siç e kemi parë, joshja më e madhe për Sofjen ka qenë Maqedonia, pjesë e aneksuar nga Serbia dhe Greqia në vitin 1913. Gjendja kaotike e vendit tonë dhe gjendja e favorshme ndërkombëtare që diplomacia Italiane i krijoi vetes me manovrime diplomatike i’u dha dorë italianëve për të realizuar planet e tyre të vjetra. Shpallja prej Italianëve në fund të majit të 1914 si shtet asnjanës ndaj luftës që ishte gati në të shpërthyer dhe qëndrimi jashtë saj deri në maj 1915, i dha dorë qeverisë Italiane të merrte një pozicionim duke luajtur një rol të dyfishtë sipas dhuratave që asaj do ti bëheshin nga dy grupet kundërshtare. Nga Antanta asaj do ti ofrohesh copëtimi i Shqipërisë, dhe një pjesë e ishujve të Dodekanezit, ndërsa nga ana e Boshtit Qendror ende qëndrohesh përkohësisht në atë të ruajtes vendimeve të Konferencës së Londrës të vitit 1913 .
172
Gjendja e Shqipёrisё, gazeta “Dielli”, dt.24.7.1914; shih S.Vllamasi, Ballafaqime politke në...,f.86. 173 Muin Çami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914-1918), Tiranë: Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja e Re, 1987, f.126.
46
Fuqitë e dy grupeve ndërluftuese, për të mos u hedhur në anën kundërshtare, pranuan, në tetor 1914 kërkesën e Italisë për të pushtuar Vlorën, dhe i njohën Greqisë të drejtën për të pushtuar ushtarakisht dy trevat e Shqipërisë së Jugut, Korçën dhe Gjirokastrën. Kështu më 27 tetor qeveria greke e Venizellos shpalli nga Athina se kishte kryer pushtimin e “Vorio –Epirit” dhe se përmbyste “qeverinë vorio- epirote” të krijuar në mars 1914 nga vetë qarqet sunduese greke. Që më 1 gusht 1914, Sazonovi kishte miratuar sugjerimin e Raymond Poincares, presidentit francez, se ata duhet të përpiqeshin të joshnin Italinë, në këmbim të Vlorës dhe “lirisë së veprimit” në Shqipëri 174. Italia, për t’iu shmangur në fillim një konflikti të armatosur me shqiptarët, më 29 tetor 1914 zbarkoi zyrtarisht në Vlorë me një “mision sanitar”, i cili në të vërtetë do të përgatiste pushtimin. Më 30 tetor Italia pushtoi Sazanin dhe pas dy muajve, më 25 dhjetor 1914, pushtoi Vlorën. Me fillimin e Luftës së parë Botërore, Serbia dhe Mali i Zi që luftonin përkrah Antantës menduan se ishte rasti i përshtatshëm për të realizuar synimet e tyre të vjetra: Serbia për të dalë në detin Adriatik dhe Mali i Zi për të pushtuar Shkodrën. Fuqitë e Antantës nuk i pranuan kërkesat e Serbisë dhe të Malit të Zi për të hyrë në Shqipëri dhe i këshilluan të mos nguteshin, pasi “rregullimet” tokësore në favorin e tyre do të bëheshin pasi të fitohej lufta 175. Në kurriz të popullit shqiptar u bënë pazarllëqe të shumta dhe marrëveshje të fshehta. Italia u përpoq të përfitonte sa më shumë nga pjesëmarrja e saj në luftë, pro fuqive të Antantës. Ndërkohë shtetet e Antantës me Italinë do të nënshkrojnë më 26 prill 1915 Traktatin e Fshehtë të Londrës 176. Traktati Fshehtë i Londrës e cënoi Shqipërinë duke i dhënë të drejtë Italisë të pushtonte ishullin e Sazanit 177. Nga 16 pikat që kishte traktati 3 prej tyre kishin të bënin drejtpërsëdrejti me Shqipërinë dhe ishin pikërisht pikat 5, 6, dhe 7.
174
Nikola Guy, Lindja e Shqipërisë, Tiranë: Botime “Pegi”, 2012, f.126. Muin Çami, Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914-1918), Tiranë: Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja e Re, 1987, f.82 176 Valentina Duka, ‘Histori e Shqipërisë 1912-2000”, Tiranë: ShBLU, 2007, f,88 177 Për këtë temë është folur gjerësisht në historiografinë shqiptare, shih; Valentina Duka Histori e Shqipërisë 1912-2000, Tiranë: ShBLU, 2007: M.Çami, “Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918”, Tiranë Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja e Re,1987: Historia e popullit shqiptar (Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939), vëll III, Tiranë: Botimet Toena, 2007 etj. 175
47
Sipas nenit 5, territoret prej derdhjes së Bunës në Veri e deri në derdhjen e Drinit në detin Adriatik, duke përfshirë edhe portin e Shëngjinit, parashikohej t’i kalonin Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas nenit 6, Italisë i njihej sovraniteti i plotë mbi Vlorën dhe mbi një tokë mjaft të gjerë rreth saj, mbi ishullin e Sazanit dhe në Shqipërinë e mesme formohej një shtet shqiptar i cunguar autonom dhe i neutralizuar nën sovranitetin italian. Sipas nenit 7, Italia duhet të mos kundërshtonte dëshirën e Francës, të Anglisë dhe të Rusisë që pjesët veriore të Shqipërisë të ndaheshin midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Traktati i Londrës i 26 prillit ishte një marrëveshje e arritur gjatë Luftës Botërore, por për tu vënë në jetë në mbarim të saj . Me këtë akt katër fuqitë nënshkruese për interesat e tyre merrnin nëpër këmbë të drejtat kombëtare të shqiptarëve. Ato shkelnin dhe cënonin hapur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, të njohura gati dy vjet më parë me vendimet e 29 korrikut 1913 të Konferencës së Ambasadorëve. Përmbajtja e këtij Traktati i hapte rrugën një copëtimi të ri të trojeve shqiptare, si dhe zhdukjes së pavarësisë së shtetit shqiptar, kuptohet nëse luftën do ta fitonin shtetet e Antantës të cilat e kishin nënshkruar 178. Në marrëdhëniet me jashtë shtetin shqiptar do ta përfaqësonte Italia. Kjo u vendos pasi Italia kishte bërër disa lëshime në favor të Serbisë. Sonino, ministri italian do ti shkruante amabasadorit të tij në Londër Imperialit se: “Në shkëmbim; të këtyre lëshimeve kërkojmë për Italinë vetëm.... përfaqësimin diplomatik të shtetit të vogël mysliman shqiptar, i cili nuk do të ketë mjetet e mjaftueshme për të mbajtur përfaqësitë e veta 179. Pas nënshkrimit të traktatit më 23 maj 1915, Italia i shpalli luftë Austro-Hungarisë dhe më vonë Turqisë dhe Gjermanisë 180. Qeveria serbe, e shqetësuar nga zgjerimi i Italisë në Shqipëri si edhe nga përmbjatja e Traktatit të fshehtë të Londrës, vendosi të vepronte ushtarakisht drejt 178
Historia e popullit shqiptar.., Vëll. III, f. 80. Muin Çami “Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918”, Tiranë:Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja e Re, 1987, f.168. 180 Muin Çami, “Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare 1914-1918”, Tiranë: Kombinati Poligrafik, Shtypshkronja e Re,1987, f.176. 179
48
Shqipërisë së Mesme. Forcat Serbe hynë në Shqipëri dhe arritën deri në afërsi të Durrësit ato synonin ti vinin në ndihmë Esad Pashë Toptanit duke goditur kundërshtarët e tij si dhe kryengritësit e Shqipërisë së Mesme. Në një proklamatë drejtuar shqiptarëve shkruhej se; “Neve nuk vimë kundër Shqipërisë, sepse fati saj është në dorë të Evropës, ne vimë kundër atyre që luftojnë Esad pashën i cili dëshiron të ruajë Shqipërinë dhe shqiptarët”. Më tutje shkruhesh se “si ti zemë e t’i dënojmë kryengritësit neve do të kthehemi prapë, edhe qeverinë e vendit tuaj do ta lëmë ndë dorë të birit të Shqipërisë Esad pashës, i cili dëshiron të rrojë ndë paqtim me kombin fqinj…Atij që është bashkë me ne po i sjellim paqtim dhe dashuri, po atij që është kundër nesh (po i sjellim) kordhë. Bëhuni të urtë edhe ruani vendin edhe kombin tuaj edhe mos dëgjoni intrigantët e Stambollit e të Vjenës 181”. Madje ky invadim do të përligjej në një notë të Beogradit me datën 10 qershor ku qeveria e Beogradit përpiqej të përligjte pushtimin me të njëjtat “argument që ajo kishte përdorur edhe më parë, gjoja me “sigurimin” e kufijve të Serbisë, e të prapavijave të ushtrisë serbe nga inkursionet e popullsisë shqiptare e cila cilësohej si “e egër” dhe e shndërruar në një vegël të verbër në duart e Austro-Hungarisë dhe të Turqisë” 182. Pushtimin e një pjese të Shqipërisë nga ushtria serbe e pasoi pushtimi i Shqipërisë së Veriut nga forcat malazeze, dhe më 27 qershor pushtuan qytetin e Shkodrës 183. Edit Durham do të shkruante se “malësorët shqiptarë i bënë një kundërshtim të madh sulmit malazez por Shkodra kishte qenë e çarmatosur nga kontrolli ndërkombëtar dhe u muar fare lehtë” 184. Gjendjen e Shkodrës e të Shqipërisë në përgjithësi e çfaq më së miri Sali Nivica. Në gazetën Populli Sali Nivica shkruante se “Populli shqiptar nuk i qëndroi dot invazorit me pushkë” pse një popull pa krye, i pa rregullt e organizim i pa top e mitraloz, i pa droje e mbështjetje i ngatërruem me propagandë gjithfarësh, s’mund të qëndronte një ushtri. Megjithë këtë luftë s’ka e s’don me pasë me kërkënd, porse populli shqiptar asht në luftë me të gjithë! Asht në
181
“Dokumenta historike për ti shërbye historisë tonë kombëtare”, Elbasan:1924-1925, f.17-18. AMAE, Albanie, Vëll.5, fl.208-210, 183 AMAE, Albanie, vëll.5.fl.306, 313-317 184 Edit Durham, Njëzet vjet ngatërresa ballkanike, Tiranë: Argeta-LMG, 2001, f.281. 182
49
luftë me Grekun, asht në luftë me serbin, asht në luftëme Malin e Zi, asht në luftë edhe me Austrinë e me Italinë, asht në luftë edhe me Turkin’! 185 Ditët e para të një qetësie relative i pasuan arrestimet burgosjet dhe internimet në masë. Ato u kryen nën petkun e luftës kundër agjentëve të pasuesve të AustroHungarisë ose të Turqisë 186. Pushtuesit malazezë dhe administrata e vendosur prej tyre filluan menjëherë ndjekjet e internimet dhe vranë shumë patriotë shqiptarë, si Isa Boletinin, Mehmet Shpendin, Çerçiz Topullin, Mustafa Qullin, etj. Ndërsa pushtuesit serbë, ndër të tjerë vranë edhe Dedë Gjo Lulin. Por pushtimi serbo-malazez i tokave të Shqipërisë nuk vazhdoi gjatë 187. Forcat serbe dhe malazeze kapitulluan në luftë dhe u tërhoqën nga Shqipëria. Në janar 1916, territori i shtetit shqiptar do të kthehej në shesh lufte. Duke ndjekur ushtritë serbe, ushtritë Austro-Hungareze pushtuan me radhë Shkodrën, Durrësin, Tiranën dhe Elbasanin. Në Elbasan forcat Austro-Hungareze u takuan me forcat bullgare, që e kishin pushtuar më parë këtë qytet. Prej Shqipërisë së Mesme një pjesë e trupave austrohungareze zbriti në jug perëndim të vendit dhe qëndroi në krahune djathë tëlumit vjosë, në kufi me vijën e frontit të Italianëve 188. Ushtria Bullgare u tërhoq në krahinën e Librazhdit dhe Pogradecit. Duke u munduar të shtrinte ndikimin edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë qeveria bullgare formoi një qeveri të përkohëshme “shqiptare” në krye të së cilës u vu Basri Bej Dukagjini 189. Ahmet Zogu po në këtë kohë i dërgon një letër Basri Bej Dukagjinit në të cilën i kërkon të krijojë një korpormatë vullnetarësh filo austriak për të sulmuar trupat italiane në Vlorë 190. Në muajin shkurt 1916, Faik Konica nga Stambolli i drejton një promemorie në frëngjisht qeverisë Osmane, ku kërkonte një zgjidhje serioze për çështjen e sovranit shqiptar ku ndër të tjerat shkruan “është e kuptueshme që nëse duam një zgjidhje serioze e solide, duhet të marrim në konsideratë ndjenjat e popullit shqiptar. 185
“Populli”, 22.6.1915, f.2, art: Mbi notën e Cetinjës. Muini f.200. AMAE, Albanie, vëll 6, fl.72, 78, 80, 83. 187 Historia e Shqipërisë, vëllimi I dytë, Tiranë: 1965, f.443. 188 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Tiranë: Botimet Toena, 2007, f.83. 189 Historia e Shqipërisë, Vëllimi I dytë, Tiranë: 1965, f.445. 190 AQSH, F.416, D.12, fl.1-35, 17 janar 1916. Letër e A. Zogut nga Mati. 186
50
Zgjedhja e një princi myslyman për fronin e këtij vendi me shumicë myslimane, rekomandon vendosjen e një princi mysliman që të ishte anëtar i shtëpisë perandorake të Turqisë” 191. Kjo lloj tendosje u rrit edhe më tepër kur u hap lajmi se Bullgaria kishte lejuar të mbahej në Sofje një kongres shqiptar, i cili do të diskutonte për krijimin e një qeverie të përkohëshme kombëtare dhe për cështje të tjera të Lëvizjes Kombëtare, si dhe deklarata që nënkryetari i Parlamentit bullgar i kishte bërë Faik Konicës se Bullgaria dëshironte një Shqipëri të lirë, të fortë e të madhe. Por ende mbetej hija e princ Cirilit që kërkonte fronin e Shqipërisë 192. Gazeta “Dielli” u bënte thirrje fuqive të Boshtit Qendror që të pranonin Shtetin e Pavarur Shqiptar si një zgjidhje “më të mirë dhe më të pëlqyer për të gjithë”, Austro-Hungarinë, Bullgarinë dhe Italinë 193. Austro-Hungaria dhe Bullgaria nga ana e tyre në muajin mars kishin lejuar krijimin e një administrate shqiptare nën drejtimin e Aqif pashë Elbasanit, si mjet i zgjidhjes së përkohëshme të krizës midis tyre në Shqipëri, shpejt do ta eliminonin atë. Deri në fund të marsit 1916 nën sundimin e ushtrisë austro-hungareze ranë dy të tretat e vendit. Në kuadër të interesave të saj strategjike, Ministria e Jashtme në Vjenë hartoi një plan masash të cilat synonin: sigurimin e operacioneve ushtarake; ruajtjen e interesave politike dhe ekonomike të Monarkisë, duke mënjanuar çdo influencë armike; ngritjen kulturore dhe ekonomike të vendit dhe popullsisë etj. Gjithashtu nga komanda ushtarake kërkohej të respektoheshin zakonet e banorëve vendas, kultura dhe gjuha e tyre, duke përjashtuarçdo gjuhë tjetër të huaj përveç gjermanishtes. Me gjithë masat e marra dhe urdhrat e rrepta që lëshonte komanda, mugesa e kontrollit dhe rraskapitja prej luftës e ndryshoi imazhin e ushtrisë austro-hungareze në popull pavarësisht që shprehesh se ishte në tokë neutrale dhe mike 194. Propagandës lidhur me formimin e batalioneve vullnetare për një stërvitje 8 javore, me përjashtim të disa myslimanëve në Shqipërinë e Mesme, atë të Shkodrës, për arsyet e mësipërme nuk iu përgjigjën. Ky fenomen edhe sipas vetë autoriteteve
191
AQSH, F.13/ D.2.v.1916 –Promemorie e Faik Konicës lidhur me vendosjen e një princi osman në fronin shqiptar në gjuhën frënge. 192 Shqipëria dhe Bullgaria. “Dielli”, dt.11.3.1916. 193 Shqipëria dhe Bullgaria. “Dielli:, dt.11.3.1916 . 194 HHSt. A. PA. A., në AIH, Vj.26-9-986, Raport i konsullit civil Kral për MPJ Kontit Burian në Vjenë, Shkodër 2.3.1916.
51
austro-hungareze nuk duhejtë interpretohej si një mungesë patriotizmi e Shqiptarëve ose si kundërshtim ndaj tyre pasi edhe në zonat më të thella po të zhvillohej një tentativë për rekrutim vullnetar do të ishte i njëjti rezultat 195. Ankesa dhe pakënaqësi pak a shumë të njëjta u shfaqën edhe në popullsinë myslimane të Gjakovës, Pejës dhe Mitrovicës. Në këtëzonë një major osman me emrin Hysni bej, i cili, bënte propagandë tek myslimanët shqiptarë në favor të Bllokut Qendror, u kishte deklaruar atyre të qëndronin të qetë e ta linin fatin e tyre në duart e trupave austro-hungareze, sepse Austro-Hungaria e mbronte fenë myslimane njëlloj si dhe Perandorinë Osmane 196.Ky përfundim vinte si rezultat i aleancës së Bllokut qendror që ekzistonte në vitet e Luftës së Parë botërore, pjesë e së cilës ishte edhe Perandoria Osmane. Me qëllim për të krijuar një klimë bashkëpunimi e simpati tek popullsia myslimane e Shqipërisë dhe për të ulur pakanëqësitë e akumuluara ndaj ushtrisë austriake, komanda ushtarake austro-hungareze, urdhëroi afishimin në vendet publike dhe leximin në të gjitha xhamitë e Shqipërisë një fetva mbi luftën e shenjtë që Shejh-ul-Islami kishte shpallur më 23 nëntor 1914. Kjo fetva u shpjegua në mënyrë të detajuar përpara besimtarëve edhe nga myftiu i Shkodrës Mehmet Tahiri 197. Sipas tij, në bazë të fetvasë së lartë e të shenjtë të gjithë myslimanët besnikë duhej t’i bindeshin autoriteteve civile e ushtarake të kajzerit të Austrisë, të kajzerit të Gjermanisë, e të mbretit të Bullgarisë, të cilët ishin aleatë e miq të Kalifit; duhej luftuar kundër shteteve dhe bashkëpunëtorëve kundërshtare të Kalifit. Ai bënte thirrje se duhej luftuar edhe kundër Esat Pashë Toptanit që ishte përkrahës i Antantës, dhe konsiderohej armik i islamizmit e i Shqipërisë. Prandaj sipas tij ishte detyrë e shenjtë që t’i ndiqte këta armiq me rreptësinë më të madhe. Të gjithë ulematë dhe hoxhallarët shqiptarë duhej që t’ia shpjegonin atë besimtarëve të tyre, në mënyrë që të fitonin kënaqësinë e Kalifit, dhe të mos ngjallnin urrejtjen dhe përbuzjen e patriotëve të mirë 198. Ndërsa ushtritë Italiane nga ana e tyre pasi pushtuan krahinën e Vlorës, Himarën dhe Tepelenën, në muajt shtator e tetor 1916 u shtrinë edhe në Gjirokastër në 195
HHSt. A. PA. A., në AIH, Vj. 26-17-173, Raport i konsullit civil Kral për MPJ KOntit Burian në Vjenë, Shkodër, 12 .06.1916. 196 HHSt. A. PA. A., nëAIH,Vj. 26-15-1564, Telegram i oficerit të plotfuqishëm të Komandës eprore të armatës së Shkupit von Mackensen drejtuar Komandës eprore në Vjenë, Shkup, 26.6.1916. 197 Hasan Bello, Roli i Austro-Hungarisë për organizimin e institucioneve të fesë islame në Shqipëri në vitet 1916-1918, në: Zani i Naltë, nr. 3, Tiranë: 2013, f.42. 198 HHSt.A.PA. A., nëAIH, Vj. 26-15-1556, Komandanti më i lartë i trupave austro-hungareze në Shqipëri Trollman, Shkodër, 7.7.1916.
52
Sarandë në Përmet dhe në Leskovik duke dëbuar prej andej forcat greke. Po në vjeshtë të vitit 1916, ushtritë franceze të “Armatës së Lindjes” të nisura nga Selaniku pushtuan Korçën dhe më vonë u shtrinë edhe në Gorë e në Opar. Në fillim të vitit 1917 forcat italiane pushtuan edhe Ersekën. Në këtë mënyrë e gjithë Shqipëria u pushtua nga ushtritë e shteteve ndërluftuese dhe u kthye në një fushë të luftës botërore. Vija e frontit në mes ushtrive ndërluftuese shtrihej afërsisht në vijën VlorëBerat-Pogradec. Kjo vijё mbeti deri në mbarimin e Luftës së parë Botërore. Zyrtarisht Lufta e Parë Botërore mori fund në nëntor 1918 me fitoren e Antantës. Vetëm në Shqipëri efektivi i trupave pushtuese ishte rreth 250 mijë ushtarë. Mbarimi i Luftës me fitoren e fuqive të Antantës, e gjeti Shqipërinë jo vetëm të copëtuar politikisht dhe të pushtuar nga forcat ushtarake të disa fuqive fituese dhe shteteve fqinje, por edhe në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë ekonomike 199. Në këtë gjendje detyrë imediate para popullit shqiptar ishte shpëtimi i vendit nga pretendimet pushtuese, ku kërkohej organizimi i forcave të brendshme dhe formimi i qeverisë kombëtare e cila do ta përfaqësonte shtetin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Me mbarimin e luftës në gjirin e Lëvizjes Kombëtare shqiptare u shfaqën dy rryma politike: Njëra shprehej për një shtet plotësisht të pavarur, dhe tjetra për një shtet të pavarur, por nën “mbrojtjen” e përkohëshme nga Fuqitë e Mëdha. Ky ishte dhe një kusht i dosmosdoshëm për ekzistencën dhe konsolidimin e shtetit. Grupimet politike u bashkuan në një kërkesë të ngutshme për kohën, e cila ishte krijimi i një qeverie shqiptare. Kjo lëvizje gjeti dhe mbështjetje popullore në të gjithë vendin. Në dhjetor të 1918, në Durrës u mblodh një Kongres, i cili formoi qeverinë e re shqiptare me në krye Turhan Pashë Përmetin. Në Kongresin e Durrësit u theksua paprekshmëria e vendimeve të traktatit tëvitit 1913 dhe mbi këtë bazë u goditën pazarllëqet e kryera gjatë Luftës së parë Botërore. Me të marrë vesh hapjen e Konferencës së Paqes në Paris, kongresi caktoi edhe delegacionin zyrtar për të marrë pjesë në punimet e saj.
199
Muhamet Shatri, Aspekte të rivalitetit jugosllavo-italian në Shqipëri tetor 1918-maj 1920, në: “Gjurmime Albanologjike, 1982.
53
Konferenca e Paqes në Paris u hap më 18 janar 1919. Problemi shqiptar u diskutua gjatë në këtë konferencë. U hartuan shumë projekte në dëm të Shqipërisë. Këto projekte nuk u zbatuan për shkak të qëndresës së delegacioneve shqiptare të ardhura nga kolonitë e Turqisë, Rumanisë dhe ShBA-ve. Çështja shqiptare do të zgjidhej përfundimsiht në Konferencën e Ambasadorëve në Paris, në nëntor të viti 1921.
54
KAPITULLI II
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE GJATË VITEVE 1918-1923
1. Kolonia Shqiptare e Turqisë dhe bashkëpunimi me delegacionet shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris.
Me largimin e Princ Vidit, Shqipëria u përplas përsëri në udhëkryqin e historisë. Tri ditë pas largimit të kryetarit legal të shtetit rebelët hynë në Durrës dhe ngritën flamurin e Sulltanit. Mandej ata shtrinë sundimin e tyre deri në Vlorë dhe Pogradec. Kur u shpall Lufta e Parë Botërore, Shqipëria u shkel nga ushtritë e të dy palëve, megjithëse Konferenca e Ambasadorëve e Fuqive Evropiane në Londër e kishte njohur si shtet neutral. Të tre fqinjët e Shqipërisë në tokë dhe përtej detit, mbajtën anën e “Antantës” anglo-franceze dhe kjo i detyroi shqiptarët të fitojnë përsëri pavarësinë e tyre në mbarim të Luftës së Parë Botërore 200. Duke e njohur gjendjen e vendit dhe rrezikun që i kanosesh Shqipërisë nga fqinjët si edhe për të bashkuar të gjitha trojet shqiptare, të cilat mbetën jashtë shtetit shqiptar pas traktatit të miratuar në vitin 1913, shqiptarët e Turqisë filluan të organizoheshin edhe më tepër, për të shprehur zërin e tyre kundrejt këtyre padrejtësive që i kanoseshin kombit shqiptar. Më 1 janar 1918, një grup personalitetesh shqiptare në Stamboll vendosën të themelojnë një shoqëri me emrin “Shoqëria ndihmëtare e kolonisë shqiptare në Turqi”. Qëllimi kryesor i themelimit të kësaj shoqërie ishte forcimi i lidhjeve të ngushta midis shqiptarëve. Të gjithë së bashku shqiptarët e Turqisë, kudo që ndodheshin duhet të bashkërendonin përpjekjet për nevojat morale, njerëzore, tregëtare e shëndetësore. Për realizimin e këtij qëllimi ata duhet të kujdeseshin, t’u
200
Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë: Botimet Phoenix & Shtëpia e Librit, Bot. i dytë, 1998, f. 250.
55
siguronin me mënyrat të mundshme bashkëkombasve çdo shërbim atdhesie 201. U caktuan detyrat dhe detyrimet e çdo anëtari, mosha e anëtarësimit mbi 21 vjeç si dhe kuotizacioni i caktuar. Statuti i kësaj shoqërie përbëhej nga 54 nene, nëpërmjet të cilave përcaktoheshin detyrat dhe të drejtat e çdo anëtari pjesëmarrës në të, si dhe mënyra e organizimit të kolonive202. Pas krijimit të shoqërisë duhej nxjerrë leja për legalizimin e saj, prandaj nëpërmjet një kërkesë-lutjeje u njoftua Ministria e Punëve të Brendshme Osmane. Në lutjen që shqiptarët e Stambollit i dërgonin kësaj ministrie, do të theksohej qëllimi i krijimit të “Shoqërisë Shqiptare”. Krahas saj ishte përcaktuar qartë edhe adresa e selisë së kësaj shoqërie, në Yeni Postahane të Stambollit dhe bashkëngjitur me këtë dërgoheshin dy kopje të rregullores, të vulosuna me vulën e shoqërisë, nëpëmjet të cilave iu kërkua që t’u jepej leja e autorizuar 203. Pas miratimit të njohjes të shoqatës së shqiptarëve të Stambollit nga ana e qeverisë osmane si shoqatë jopolitike, anëtarët e shoqatës filluan të organizoheshin dhe të hapnin degët e saj në qytete të ndryshme të Turqisë ku ishin vendosur
201
AQSh, F.101 (Shoqëritë shqiptare në Turqi), D. 4, v.1921, Statuti i Kolonisë shqiptare të Stambolllit mbi organizimin e brendshëm të kolonisë e degëve të saj. 202 AQSh, F. 101, D.4, viti 1921, Statuti i Kolonisë shqiptare të Stambollit mbi organizimin e brendshëm të kolonisë dhe degëve të saj. Shoqëria Ndihmëtare e kolonisë së Stambollit: Pjesa I: Themelimi Neni I: Më 1 Kollozhek [janar] 1918 u themelua një shoqëri me emrin “Shoqëria ndihmëtare” e kolonisë shqiptare në Turqi. Pjesa II. Qëllimi Neni II: Shoqëria ka për qëllim. A) Me e forcue lidhjen dashunore midis gjithë shqiptarëve. B) Me u përpjek për nevojat morale, njerëzore, tregëtije, shendetësore. C) Me e sigurua njëjsinë kombëtare me mënyra të munduna, me u kujdesue për ç’do shërbim atdhesie. Pjesa III. Antarët Neni 3. Shoqëria ka: a) Anëtarë të rregullshme b) Anëtarë të nderit Anëtarë të rregullshme janë ata që regjistrohen me një degë anëtarë të nderit-a mund t’i shërbejnë çështjes shqiptare. Për anëtarët e nderit vendos kongra [kongresi] pas propozimit të saj a të komitetit kur mblidhen të gjithë degët në vend. Neni 4. Çdo shqiptarë që ka 21 vjeç a më shumë dhe që s’ka humbur të drejtat qytetare mund të shkruhet antar në çdo degë. Neni.5. Secilido anëtar që shkruhet zgjedh po që të zgjidhet duhet të ketë cilësi të zgjedhjes. (Përveç se mësuesvet [myderris, profesuer] dhe pencjonarëvet, kushdo që merr rrogë nga ndonjë shtet s’mund të bëhet anëtar në kongre, në komitetete e këshillë) etj. 203 AQSh, F.101, d. 5, f.10, Njoftohet Ministria e Brendshme mbi themelimin e shoqënisë me emrin (Shoqënia e Shqiptarëve), dt. 24 mars 1335/6. IV. 1919.
56
bashkatdhetarët e tyre. Duhet të theksojmë se shqiptarët që jetonin në Turqi ishin të vendosur për disa arsye në periudhën që flasim; Së pari, ishinvendosur refugjatët, nga trevat shqiptare, të mbetura jashtë Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës 204, veçanërisht Kosova dhe Çamëria, viset shqiptare të Maqedonisë Perëndimore dhe Malit të Zi. Pas nënshkrimit të traktatit të Paqes me Perandorinë Osmane në vitin 1913, në kushtet e pushtimit të trojeve të tyre, shumë shqiptarë emigrantë [muhaxhirë] u vendosën në Turqi. Më 26 prill 1914, Porta e Lartë 205, do të komunikontenjë urdhër të fshehtë, në lidhje me shqiptarët e ardhur, policisë së qyteteve të Stambollit dhe Izmirit. Nëpërmjet këtij njoftimi nuk do të lejohej vendosja e shqiptarëve emigrantë nëkëto dy qytete, por në zona më të thella. Arsyet e daljes së këtij urdhëri ishin; e para qeveritarët Osman e njihnin mirë karakterin kryengritës të shqiptarëve, prandaj sipas tyre ata duhet të vendoseshin larg zonave të Ballkanit sepse mund ti nxirrnin probleme qeverisë xhonturke, së dyti qëndrimi i tyre në qytete u jepte mundësi të mëdha të fuqizoheshin dhe në çdo moment mund të lidheshin me Lëvizjen Kombëtare shqiptare dhe mund të bashkëpunonin ndërmjet tyre. Arsye tjetër mendoj ishte edhe kujtesa historike e ngjarjevetë vitit 1912, të cilat nuk ishin të lehta për t’u pranuar nga ana e xhonturqve. Shpallja e pavarësisësë Shqipërisë nuk ishte pritur mirë nga qeveria xhonturke, përkundrazi ata ishin përpjekur vazhdimisht për të mos i shkëputur lidhjet me shqiptarët duke i quajtur ata si pjesë e otomanizmit, dhe duke u përpjekur të ruanin vasalitetin mbi ta. Pra, qeveria perandorake e Sulltanit, si pushtet teokratik që ishte, nuk e njohu shkëputjen e Shqipërisë “myslimane” nga Perandoria dhe nuk lidhi as marrëdhënie diplomatike me shtetin shqiptar. Mirëpo ngjarjet u zhvilluan ndryshe, pasi ushtritë osmane figuruan humbëse gjatë periudhës së luftrave të zhvilluara. Në fund të Luftës së parë Botërore nga territoret e mbetura të perandorisë, rrezikoheshin ti cungoheshin krahina të rëndësishme. Arsyea do të ishte pushtimi i vendit prej trupave të Antantës dhe ndarjes së territorit në zona të shtrirjes së influencës së tyre.
204
Konferenca e Paqes u mbaj në Londër në kuadrin e përfundimit të Luftës së Parë ballkanike. Punimet u hapën me 2 janar 1913. Në të morën pjesë përfaqësuesit e shteteve ballkanike dhe të Perandorisë Osmane. Konferenca u shpërnda më 30 maj 1913, mbasi u nënshkrua paqja mes shteteve fituese të Luftës së pare Ballkanike dhe Perandorisë Osmane, humbëse e saj. 205 BOA, DH.SNM.33/111, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtorisë së Refugjatëve, 26 prill 1914.
57
Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore shqiptarët ishin vendosur në zonat e largëta të Anadollit, si në vilajetin e Konias, Ereğlisë, Karağacit, Illgënit, Akshehirit, Saidlit, Karamanit etj. Nga Sivasi deri në Dijarbakër gjendeshin rreth 64 hane, të mbushur plot me shqiptarë emigrantë. Qeveria Osmane, duke u njoftuar nga autoritetet vendase se në këtë zonë, kishte disa fshatra të boshatisura, e shikonte të përshtashme vendosjen e shqiptarëve të ardhur në ato fshatra. Ajo menjëherë mori masa për sistemimin e tyre, në zona të ndryshme dhe të ndarë nga njëri-tjetri. Këtë politikë të ndarjes së tyre e dëshmon edhe një telegram i dërguar nga Talat Pasha. Më 1 tetor 1915, Talat Pasha, Ministri i Brendshëm i Perandorisë Osmane, urdhëronte drejtorinë e emigrantëve në vilajetin e Hydavendigarit që “shqiptarët dhe boshnjakët të shpërndaheshin duke u përpjestuar dhe të vendoseshin jo të bashkuar, por midis popullsisë turke” 206. Mbi vendosjen e Shqiptarëve që vazhdonin të vinin gjatë kohës së Luftës, në vitin 1917 xhonturqit do të nxirrnin një urdhëresëme titull “Mbi shqiptarët dhe vendosjen e tyre”. Ata nëpërmjet kësaj urdhërese kërkonin që: Shqiptarët jomyslimanë të mos lejohen të hyjnë në shtetin Osman; e dyta, atyre të mos u jepej leja për t’u vendosur në qytetet e mëdha, dhe e treta, ata të cilët jetojnë në Stamboll dhe Izmir të numërohen për të ditur numrin e saktë të të ardhurve 207. Krahas emigrantëve banorë do të ishin edhe nënpunësit dhe ushtarakët që punonin dhe jetonin në këtë vend së bashku me familjet e tyre. Së fundi, ishin tregtarët dhe esnafët të cilët vazhdonin të kryenin atje përsëri aktivitetin e tyre. Në vitin 1918, situata ndryshoi, pasi qeveria osmane e detyruar jo vetëm nga ngjarjet brenda vendit por edhe presioni ndërkombëtar u detyrua të shpallte amnistinë, e cila u hapi rrugëshqiptarëve për t’u sistemuar në shumë zona urbane të Turqisë, veçanërisht rreth qyteteve të: Stambollit, Tekirdağut, Bursës, Edrenesë, Kytahjas, Izmirit, Inebolit, Kirklarelisë, Sakarjas, Aydinit etj 208. Duke u sistemuar nëpër lagje [mëhallë] të ndryshme të këtyre qyteteve, ata ndërtuan jetën e tyre dhe filluan të kryenin një sërë veprimtarish me karakter ekonomik, tregtar dhe privat dhe pëttu integruar në jetën e vendit ku jetonin. 206
BOA, Dh. SFR.54-A/357, Telegram dërguar drejtorisë së vendosjes së refugjatëve në Vilajetin e Ankarasë më 17 shtator 1331 (1 tetor 1915). 207 Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi, Toprak iskan Genel Műdűrlűgű Arşivi 272, 14, 74, 9,15, cituar sipas Fuad Dűndar, Ittihat ve Terakki’nin Műslűmanlari Iskan Politikasi (1913-1918), Istanbul: 2001, f.112-113. 208 Në vitin 1918 pasi Turqia u pushtua nga trupat e Antantës qeveria nxori një urdhër amnisti për emigrantët. Çdonjëriqë kishte dëshirë mund të kthehej në qytetet e mëdha ku ata kishim kushurinj ose të afërm të tjerë.
58
Pas hapjes së “Shoqërisë së Ndihmës”, shqiptarët e Stambollit 209 u mblodhën dhe zgjodhën Pleqësinë ose Këshillin Administrativ të saj. Anëtarë të pleqësisë u zgjodhën Halil Pashë Gjirokastra, Fuad Bej Dibra, Fuad Pashë Prishtina, Fejzullah Libohova, Sezaji Libohova, Shefqet Fishti, Hasan Selim Delvina, Syrja Gjirokastra, Nazif Voshtina, Shan Tepelena, avokat Benoit Blinishti (Shkodra), At Bonati, Tahsin Kalkandeleni etj. Pas këtij veprimi kryesia e shoqatës i’u bëri thirje të gjithë bashkatdhetarëve kudo ku punonin dhe jetonin në qytetet e Turqisë, të hapnin degët e “Shoqërisë Ndihmëtare Shqiptare”. Kjo shoqatë si princip kryesor kishte mënyrën demokratike për të punuar dhe aftësinë për ndihmuar të gjithë të mërguarit shqiptarë që kishin nevojë. Degë të kësaj shoqërie u hapën edhe në Tekirdağ, Edrene, Bursë, Inegol, Izmir, Aydin etj 210. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore në vitin 1918, bëri të mundur thirrjen e Konferencës së Paqes në Paris 211. Vëmendja e popullit Shqiptar u drejtua qysh në fillim tek Konferenca e Paqes me shpresë se në të do të gjenin një zgjidhje të drejtë kërkesat e tij kombëtare 212.Por Fuqitë e Mëdha, nën pretekste nga më të ndryshmet dhe duke shfrytëzuar opinionin e përhapur me qëllime keqëdashëse, sikur “shqiptarët nuk ishin në gjendje të organizonin një shtet të pavarur”, kishin projektuar dhe vendosur të krijonin shtetin e cunguar shqiptar nën juridiksionin e mandatit Italian. Ky ishte shkaku që delegacioni shqiptar nuk u thirr që në fillim të punimeve të konferencës Megjthatë duke e njohur mirë gjendjen e shqiptarëve në mbarë Turqinë, dhe rrezikun që po i vinte Shqipërisë nga ambicjet e fqinjëve, Këshilli Administrativ i qendrës së “Shoqërisë Shqiptare” në Stamboll, më 30 janar 1919 vendosi të zgjedhë delegatët e saj për në Konferencën e Paqes që do të hapej në Paris. Ata zgjodhën si delegatë të shqiptarëve të Stambollit për në Konferencë Mithat Frashërin, Fuad Dibrën, Halil Pashë Alizotin [Gjirokastra], Benoit Blinishtin, Male Shan Tepelenën
209
Në Stamboll jetonin jo vetëm shqiptarë intelektualë, nëpunësa por edhe zanatçinj të ndryshëm. AQSH, F. 101, D.5, v.1919. Qendrës së përgjithshme të Shoqërisë së Shqiptarëve të Turqisë në Stamboll.Në këtë dosje jepen me datë hapja e degëve në qytete të ndryshme të Turqisë. Dega e Tefkur Daiğ (Tekirdağit) u hap më 1 Prill 1935/ 1919. Dega në Edrene më2 maj 1935/1919. Në 11 qershor 1935/ 1919, dega u hap në Bursë etj. 211 Konferenca e Paqes u mblodh në Paris nga janari 1919-janar 1920. 212 Historia e Shqipërisë, Vëllimi III, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Insitutit të Historisë, Tiranë: “ 8 Nëntori”, 1984, f.193. 210
59
dhe At Gjulio Bonatin prej Shkodre 213. Delegacioni kishte si mision “kthimin në gji të atdheut nënë, pjesët me rëndësi të tokave shqiptare, të cilat Konferenca e Londrës e 1913-ës i kishte lënë jashtë kufijve të Shqipnisë. Krahas këtij misioni po mundohej me sjellë ndër shqiptarët vëmendjen e opinionit botëror nëpërmjet shtypit dhe propagandës, si dhe të mund të siguronte njëbashkëpunim me delegatët e tjerë shqiptarë që kishin vajtur në Paris nga çdo anë e botës” 214. Shqiptarët e Turqisë, punuan shumë për të forcuar më tepër bashkimin dhe vëllazërimin që edhe më parë kishte ekzistuar në mes tyre. Ata u munduan të siguronin ndihma, për të mbuluar shpenzimet e mëdhaja që do ti duheshin delegacionit të kolonisë shqiptare në Turqi, për të zhvilluar propagandën në favor të çështjes kombëtare. Për këtë arsye ata i’u bënë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe degëve të kësaj shoqërie në mbarë Turqinë, të ndihmonin si edhe të përpiqeshin të regjistronin bashkatdhetarët e tyre në mënyrë që të dihej numri i saktë i shqiptarëve që jetonin në Turqi, si dhe të njiheshin me problemet që kishin bashkatdhetarët 215. Grupi i delegatëve të kolonisë shqiptare të Stambollit u nis nga Stambolli me 7 shkurt 1919 216. Delegacioni i Stambollit ishte ndër të parët nga përfaqësuesit e delegacioneve shqiptare që shkuan në Paris. Ata arritën në Paris më 22 shkurt 1919 dhe u bashkuan me delegacionet e tjera shqiptare që protestuan në seancat e para të Konferencës, kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915-ës, me anë të memorandumit të 7 marsit 1919 drejtuar delegacionit amerikan, i cili ishte i lirë nga detyrimet ndaj këtij traktati. Komiteti Qendror i kolonisë shqiptare ju drejtohej me anë të gazetave të Stambollit gjithë shqiptarëvet që të mendonin për çështjen e Shqipnisë, sepse në qarqet ndërkombëtare kundra Shqipërisëpo bëhej propagandë e madhe 217. Propaganda e zhvilluar dhe artikujt e shumtë që botoheshin në shtyp në mbrojtje të çështjes shqiptare nuk mund të përballonin vërshimin e propagandës veçanërisht të shteteve fqinje të cilat kishin interesa të drejpërdrejta mbi Shqipërinë. Aq e fortë ishte kjo propagandë, sa Edith Durhami me dhimbje do ti shkruante njërës prej motrave 213
AQSH, F. 101, D. 5, viti 1919-1923, fl. 78. Proçeverbal i kolonisë shqiptare të Stambollit, më 3.1.1919. 214 Në Paris shkuan katër delegacione që e përfaqësonin Shqiperine, po aty, fl.78 215 AQSH, F. 101, D. 7, v.1919, fl.77. Mbi delegacionin e kolonisë në Stamboll 216 Populli, 8 Mars 1919, nr.2, fl.2. Delegacioni i Stambollit 217 AQSH, F.101 (Shoqëritë shqiptare të Stambollit), D.2, v.1919, fl.68. Koncept deklaratë frengjisht.
60
Qiriazi: “Është më e lehtë të kërkosh hënën se sa të gjithë vilajetin e Manastirit dhe gjithë Kosovën” 218. Një faqe të re në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare përbëjnë panelet e gjata të Konferencës së Paqes. Të gjithë shtetet evropiane dërguan përfaqësuesit e tyre. Në Paris krahas delegatëve të Stambollit vajtën edhe delegacione të tjera shqiptare për të kërkuar pranë Konferencës së Paqes të drejtat e Shqipërisë. Në Paris, vajtën delegatët shqiptarë të qeverisë së Durrësit që kryesoheshin nga Turhan Pashë Përmeti, nga shoqëria kulturale kombëtare e shqiptarëve të Rumanisë të cilët drejtues kishin Pandeli Evangjelin, kolonia e Stambollit drejtues të delegacionit kishte Halil Pashë Gjirokastrën, nga Korça, nga Federata Panshqiptare “Vatra” dhe delegate të “Partisë Politike” në Shtetet e Bashkuara 219. Duke u njohur me situatën që mbizotëronte në Konferencë, u duk qartë se përpara delegacioneve hapeshin horizonte të reja. Prandaj u gjykua që kjo situatë duhej të shfrytëzohej në mënyrë që të mos binin në gabimin e historisë dhe njëkohësisht të dinin se çfarë drejtimi duhej të mbanin për të shpëtuar atdheun. Në këto momente kaq të vështira e delikate për të ardhmen e kombit, “Shqipëria ka nevojë për një mbështetje të fortë që të shpëtojë njëherë e përgjithmonë nga propaganda nefaste të jashtme dhe nga turbullimet e japcikura prej njerëzve të pandërgjegjshëm të brendshëm” 220. Ata kërkonin mbështetjen morale dhe intelektuale të një shteti të madh dhe tëpasur, i cili të ishte sa më larg nga bregdeti shqiptar, dhe që kjo fuqi të mos kishte interesa politike dhe tregtare, sepse kështu nuk do të zgjonin “mosbesimin dhe nakarin e të tjerëve” 221. Madje këmbëngulej se kjo fuqi “s’mund të jetë veçse Republika e Madhe e Shtetevetë Amerikës. Duhet të insitojmë përmi avantën e madhe që do të ketë Shqipëria, duke patur ndihmës të saj Amerikën madhështore e cila në luftën e përbotshme aq e tmerrshme nga humbjet e njerëzve pati edhe një gjë të mirë, me lavdinë e mirëbërësit të njerëzimit Presidentit Uillson, të nxjerrë në shesh parimet e larta të drejtësisë e zbatuar në tërë popujt.” 222. 218
Dhimitër Dishnica, Motrat Qiriazi, Tiranë: Shtëpia botuese “Enciklopedike”, 1997, f.129. Parashqevi Qiriazi, “Delegatë në Konferencën e Paqes në Paris”, botuar në Kujtime dhe Këngë Popullore për Luftën Çlirimtare të viteve 1918-1920, Tiranë: “Mihal Duri”, 1970, f.39-40. 220 Gazeta “Dielli”, Boston Mass, e enjte, 3 prill 1919, nr.1489, f.2. Thirrja e shqiptarëve të Rumanisë për shqiptarët e Amerikës. Kërkojnë mandatorinë amerikane, i kanë varur shpresat nër neve. 221 Gazeta “Dielli”, Boston Mass, e enjte, 3 prill 1919. 222 Gazeta “Dielli”, Boston Mass, e enjte, 3 prill 1919, nr.1489, f.2 219
61
Kërkesa për mandatin amerikan iu bë Konferencës së Paqes më 14 prill 1919, jo vetëm nga delegacioni qeveritar shqiptar por edhe nga delegacionet e kolonive të Turqisë, Rumanisë, dhe të SHBA. Ajo erdhi fill pas kërkesës së 7 marsit 1919, që SHBA tëpushtonte territoret e diskutueshme midis Shqipërisë dhe fqinjëve të saj, me qëllim që të zhvillohej një plebishit me anë të të cilit popullsia vendase të ishte e lirë të shprehte vullnetin e saj. Nëpërmjet këtij akti u mendua se do të shmangej ndonjë reagim i mundshëm nga ana e fqinjëve. Por duke patur bindje të ndryshme për zgjidhjen e çështjes kombëtare, grupe të ndryshëm të delegacioneve kishin çuar edhe në diferencimin midis tyre. Disa nga përfaqësuesit e delegatëve të Turqisë kishin zhvilluar debate dhe kishin kontradita të hapura me delegacionin e qeverisë së Durrësit. Midis tyre shquhej Halil Pashë Gjirokastra i cili bënte edhe poteren më të madhe 223. Këta delegatë në vend që t’i shërbenin çështjes shqiptare, haheshin mes tyre, grindeshin shumë me mënyrën sesi hartonin memorandumet dhe kërkesat e ndryshme që i dërgonin Konferencës së Paqes 224 për të drejtat shqiptare. Disa ishin me tone normale, disa me tone më të ashpra, të gjithë këto ide të shprehura sillnin konfuzione, ato jo vetëm që nuk i shërbenin Shqipërisë, por përkundrazi e dëmtonin atë 225. Shpirti i delegacionit të kolonisë së Stambollit ishte Fuad Dibra, promotori i një politike thjesht kombëtare, e cila këshillohej me insistim edhe nga të huajt, miqtë e Shqipërisë. Fuad Dibra, përveç aktivitetit të madh që ka zhvilluar, ka shpenzuar edhe shuma të mëdha të hollash për realizimin e qëllimit të çështjes kombëtare 226. Delegatët e Stambollit gjithmonë kishin përdorur një gjuhë të rreptë kundër Italisë. Me rastin e botimit të letrës së Willsonit, delegatët shqiptarë protestuan, por delegatët e Stambollit përdorën një gjuhë edhe më të ashpër. Ishte e vërtetë se shkaku kryesor i copëtimit të Shqipërisë ishte pushtimi i Vlorës, por gjuha e ashpër nuk e 223
Mehdi Frashëri, Kujtime…, f.66. Konferenca e Paqes e Parisit u hap më 18 janar 1919 në kështjellën e Versajës në Paris. 225 Eshtë fjala për divergjencat politike që paten ndërmjet tyre përfaqësuesit shqiptarë që shkuan në Paris. Për rrjedhim midis tyre u krijuan grupe të ndryshme, të cilët për një kohë vepruan të vecuar nga njëri-tjetri. Për më tepër shih: Parashqevi Qiriazi, Delegatë në Konferencën e Paqes në Paris, botuar në “Kujtime dhe Këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, Tiranë: Universiteti Shtetëror i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, 1970, f.39. 226 Fuad Dibra, psh ka paguar 100000 fr. Francize, 80.000 fr. ari për të botuar një artikull në favor të Shqipërisë në një gazetë (që s’më bie ndërmend emri) me rëndësi të Parisit. Ai ishte aso kohe i vetmi pasanik shqiptar që ka shpenzuar shuma kolosale për çështjen kombëtare, i cili për një kohë mjaft të gjatë, i absorvuar me aktivitete patritotike në Paris, e kishte lënë pasurinë e tij në dorë të një ortaku jokorrekt dhe në dorë të fatit dhe e gjithë ajo pasuri, që përbëhej prej rreth 10-15 milion franga ari humbi krejt. Për më tepër shih; Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike …, f.284. 224
62
zgjidhte çështjen kombëtare, përkundrazi bënte armike Italinë që mund të fliste një fjalë të mirë për Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastrën, thekson Mehdi Frashëri në kujtime 227. Në mes të prillit 1919, diskutimi i çështjes shqiptare arriti në një pikë delikate. Personalitetet më të shquara të delegacioneve shqiptare në Paris si Mithat Frashëri, Rasih Dino, etj, gjykuan se në këtë situatë duhej kryer një lëvizje politike. Kjo lëvizje duhet të kishte si qëllim demaskimin dhe denoncimin hapur dhe me precedenca politikën Italiane. Arsyet e duhura ishin: E para, Italia po bënte përpjekje për të vendosur protektoratin dhe për të aneksuar Vlorën. E dyta, politika që po ndiqte Italia po kompromentonte hapur përpjekjet e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në qarqet e politikës Evropiane. Mithat Frashëri me anën e një letre shprehej se “nga të gjithë këto politika ajo e Italisëështëqë na paragjykon më shumë, sepse ajo bën që shqiptarët të dyshohen se nuk bëjnë tjetër veçse lojën e Italisë” 228. Nëpërmjet një sërë dokumentash vërtetohet se përfaqësuesit e të gjitha kolonive shqiptare kanë vepruar të bashkuar në lëvizjet politike dhe kanëmbajtur të njëjtin qëndrim përballë Konferencës së Paqes në Paris. Këtë e vërteton edhe memorandumi më 15 prill 1919, i nënshkruar nga delegatët e kolonive shqiptare të Turqisë, Rumanisë e Partisë Politike Shqiptare të Amerikës, të cilët ia dërguan atë kryesisë së Konferencës së Paqes, nëpërmjet saj kundërshtonin pretendimet e Italisë në Shqipëri, denonconin dobësinë, protektoratin dhe synimet e saj për aneksimin e Vlorës 229. Hartuesit e memorandumit shpjegonin se çështja shqiptare përbënte një çështje që u përkiste jo vetëm shqiptarëve, por përfshinte edhe Ballkanin dhe si rrjedhim prekte edhe interesat e shteteve Evropiane. Ndërsa pushtimi i Vlorës, konsiderohej prej delegatëve si burim konfliktesh e luftrash në Shqipëri dhe për pasojë rrjedhojat do të ishin të rënda si për vendin tonë ashtu edhe për vendet ballkanike 230, sepse tërë shqiptarët do ta kundërshtonin vendosjen e Italisë në Shqipëri. Kjo i bënte delegatët e kolonive shqiptare të ishin të bashkuar dhe të vazhdonin të shpjegonin se mjeti i mirë 227
Mehdi Frashëri, Kujtime…, f.171. AQSH, Fondi Shoqëritë shqiptare në SHBA, viti 1919, dos.19, fl.260-263. Letër e M.Frashërit dërguar “Vatrës”, dt. 25.3.1919. 229 AMPJ, Fondi 151, viti 1919, dos 18, fl.30-34, Memorandum i Delegacioneve të Federatës Panshqiptare “Vatra”, kolonive të Turqisë, Rumanisë, të Partisë Politike shqiptare të Amerikës dërguar Presidencës së Konferencës së Paqes në Paris, dt. 15.4.1919. 230 AQSH, F.151, viti 1919. D.203, fl.165. Memorandumi dërguar Kryesisë së Konferencës së Paqes. 228
63
për të evituar luftën ishte “të konfirmohej pavarësia e tërësishme e Shqipërisë”, të zbatohej edhe për Shqipërinë parimi i shenjtë i kombësisë 231. Nga ana tjetër shprehnin vlerësime lidhur me besimin që kishte populli shqiptar për mandatin e shteteve të Amerikës për një periudhë të shkurtër sepse kjo ishte rruga më e drejtë. Kjo protestë e delegacionit shqiptar u vlerësua si një dokument themelor i cili “për të parën herë bënte të njohur politikën tonë thjesht kombëtare përpara botës, duke hedhur poshtë të gjitha shpifjet dhe dyshimet qëi’u ishin drejtuar shqiptarëve nga të huajt” 232. Më 15 prilli 1919, u dërgua një memorandumi i përbashkët i delegacioneve të kolonive shqiptare. Nëpërmjet tij do të denoncohej hapur politika italiane, mendim që ishte në kundërshtim me qëndrimin e delegacionit të qeverisë së Durrësit, i cili ende i përmbahej vijës së marrëveshjes me Italinë. Në të njëjtën kohë Halil Pashë Gjirokastra, Benedikt Blinishti, Pandeli Evangjeli, Parashqevi Qiriazi, i dërguan një letër Turhan Pashës, me anë të së cilës i kërkohej që përfaqësuesit e popullit të bashkërendonin lëvizjet e tyre politike dhe të ishin në gjendje të mbanin të njëjtin qëndrim për çështjen kombëtare në Paris. Në fillim të prillit 1919, në Paris vajti edhe Esad Pashë Toptani. Ai kishte kërkuar të takohej me përfaqësues të delegacioneve shqiptare që ishin pjesë e konferencës. Një nga takimet e kryera ishte me kryetarin e delegacionit të kolonisë shqiptare të Stambollit Halil pashë Gjirokastrën. Se çfarë u diskutua në këtë takim nuk dihet, por dihet që ky veprim e shqetësoi qendrën e kolonisë në Stamboll, sepse njiheshin mirë nga të gjithë intrigat dhe makinacionet e Esat Pashës. Shoqëria e Stambollit, për të njohur më mire arsyen e këtij takimi, nëpërmjet një letre dërguar delegacionit të kolonisë shqiptarëve të Turqisë në Paris, pyeste rreth këtij veprimi. Në përmbajtjen e letrës shkruhej “u tronditëm nga fjalët kur morëm vesh që kryetari i delegacioni tuaj shkëlqesia e tij Halil Pasha ka zhvilluar një takim me Esat Pashën, pa u këshilluar e biseduar me ju” 233. Lajmi dhe mosmarrëveshjet që kishin delegatët e kolonisë shqiptare të Turqisë, veçanërisht me Turhan Pashën kryetarin e delegacionit qeveritar, nxiti Këshillin administrativ të Kolonisë, nëprill 1919, të dërgonte në Paris,
231
Ashtu siç ishte zbatuar edhe për Poloninë, Trentinon, Alsasën e Lorenën, të shfuqizoheshin klauzolat e Traktatit të Fshehtë të Londrës të 26 prillit 1915, që kishin të bënin me Shqipërinë, të përcaktohehsin kufijtë e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanke në bazë të parimit etnik. AQSH, F.151, dosja 203, fl.168 232 B. Meta,Federata Panshqiptare “Vatra”, Tiranë: Shtëpia botuese Globus R, 2001, f.217. 233 AQSH, F. 101, D. 7, Koncept raporti mbi veprimet e Komitetit qendror të kolonisë në lidhje me gjendjen e Shqipërisë, dhe mbi direktivat që i jep qendrat delegacionit në Paris.
64
avokat Sulejman Fehmi Delvinën. Nga një prej klubeve u vendos që të caktohej edhe kryetar i delegacionit të Shqiptarëve të Stambollit, në vend të Halil Pashës 234. Arsyea kryesore, që kolonia Shqiptare e Stambollit e dërgoi Sulejman Delvinën në Paris ishte për të mbrojtur në emër të saj, interesat e Shqipërisë dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin lindur me përfaqësuesit e tjerë 235. Klubi shqiptar i Stambollit kishte marrë vesh se dërgata e tyre ndodhej kundër Italisë. Prandaj Sulejman Beu në fillim kishte një mision këshillues kundrejt dërgatës së Stambollit, por pasi e mori vesh politikën e përgjithshme të Shqipërisë, u soll si gjithë shokët e tjerë për të gjetur një modus vivendi. Nga ana tjetër, shqiptarët e delegacionit të Turqisë e kritikonin Esat Pashën dhe mundoheshin t’i ngushtonin sa më shumë të ishte e mundur terrenin politik. Prandaj komiteti i kolonive shqiptare në Turqi, më 15 prill 1919, i drejtonte një letër presidentit të Fuqive të Mëdha Partnere dhe aleate në Paris, duke protestuar me indinjatë kundër lëvizjeve politike që bëheshin nga Esat Toptani në Paris. Midis të tjerash, letra e akuzonte si tradhëtar, i cili nuk përfaqësonte asgjë nga populli shqiptar: “Ai ishte i shitur tek armiqtë e Shqipërisë” 236. Në muajin maj 1919, ngjarje të rëndësishme ndodhën në Turqi. Më 15 maj të 1919, qyteti i Izmirit pushtohet nga Grekët dhe më 19 maj fillon Lëvizja Nacionale Turke me në krye Mustafa Qemalin. Pushtimi i Izmirit solli probleme edhe për shqiptarët të cilët jetonin në atë qytet. Menjëherë nga komanda greke u shpall Ligji ushtarak i Luftës. Kundra popullsisë myslimane në këtë qytet filluan të nxirreshin urdhëresa për largimin e saj dhe njëkohësisht të merreshim masa të dhunshme dhe keqtrajtuese 237. Qendra e Komitetit të Shoqërisë së Stambollit bëri përpjekje pranë komisionerëve të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur shqiptarët që jetonin në Izmir, duke theksuar që ata nuk ishin përzier në krimet e luftës, por kishin qëndruar neutral. Njëkohësisht pas kësaj ngjarjeje Këshilli Administrativ u mblodh dhe vendosi ti rrijë besnik programit, prandaj u bëri thirrje bashkatdhetarëve që jetonin në Izmir dhe rreth 234
Sulejman Delvina kishte vajtur në Paris i dërguar prej klubit shqiptar të Stambollit për të hetuar shkaqet e konfliktit në mes dërgatës shqiptare të Durrësit e dërgatës së Stambollit. Ky zotëri duke qenë një nga sekretarët e ministrisë së brendshme të Turqisë kishte marrë leje për të ardhur në Paris dhe pasi ju mbarua leja e zgjati edhe njëherë dhe pastaj mbeti përgjithmonë.AQSh, F. 101, D.59, V.1919. Vendimi i Klubit shqiptar “Diturak” për shkarkimin e Halil Pashës nga kryetari i delegacionit dhe ngarkimin e Sulejman Delvinës. 235 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave e RPSSH, Tiranë: 1985, f.177. 236 AQSH, F. 435, viti 1919, dosja nr.6, fl.99. Letër e Komitetit të Kolonive në Turqi, që i dërgohet Presidentit të Fuqove të Mëdha Partnere dhe Aleate në Paris. Kostandinopojë 15 Prill 1919. 237 Ujërat e bregut ishin skuqur me gjakun e popullit të Izmirit dhe ky spektakël kasaphane njerëzore torturash shikohej me qetësi nga trupat aleate, të cilat ishin mjaft afër bregut aq sa të përceptonin hollësitë e shfaqjes. Ipek Çalişlar, Zonja Ataturk, Tiranë: Shtëpia Botuese “Fan Noli”, 2013, f.41.
65
tij që të qëndronin të paanshëm. Ky qëndrim u këshillohej në mënyrë telegrafike me anë të përfaqësuesit anglez në këtë qytet. Për të realizuar mbrojtjen e tyre ishte e vështirë, pasi qeveria shqiptare nuk kishte përfaqësi diplomatike në vise të Perandorisë Osmane. Prandaj Këshilli Administrativ i Komitetit shqiptar do tu kërkonte mbrojtjen njerëzore të shqiptarëve që ishin të pajisur me dokumenta, një kopje e të cilave iu dërgue me deputacion përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha të cilët pranuan t’ju japin konsullatave të tyre në Izmir këshillat e duhura për të ndihmuar dhe përkrahur shqiptarët 238. Krahas këtij veprimi komiteti i Stambollit mbajti korrespondencë të vazhdueshme me degën e Izmirit mbi situatën dhe precipitimin e ngjarjeve. Në Izmir dhe rrethina ishte përhapur një propagandë në dëm të komunitetit shqiptar atje, “sikur ata i ishin drejtuar Venizellosit, dhe se kishin kërkuar bashkimin me Greqinë”. Këto lajme nuk ishin të vërteta, por ishin përhapur me idenë e përçarjes midis shqiptarëve dhe turqve, veçanërisht për të ndikuar mbi shqiptarët e atjeshëm që të mos i bashkoheshin lëvizjes qemaliste 239. Në të vërtetë ky lajm nuk mund të ishte i besueshëm pasi shqiptarët e Turqisë po bënin përpjekje së bashku me bashkatdhetarët e tyre në Konferencën e Paqes në mbrojtje të tokave shqiptare. Komiteti Qendror i kolonisë në Stambolli, duke parë situatën e krijuar, i’u kërkoi përkrahjen përfaqësuesve të Amerikës, Anglisë, Italisë, dhe Francës, që të merrnin në konsideratë caktimin e kombësisë shqiptare në certifikatat e lëshuara nga klubet shqiptare. Në këtë certifikatë duhej të shënohej kombësia dhe vendlindja, ato duhet të kishin formën e një karte identiteti [certifikate nacionaliteti], përveç shqiptarëve duhej tëmos u jepeshin emigrantëve të tjerë dhe një kopje të saj ua dërguan përfaqësive të shteteve të mësipërme 240. Në qershor të vitit 1919 gazetat botonin lajme se “Konferenca po mendon me i dhanë Italisë mandatin e Shqipërisë”. Megjithatë, informatat që kemi nuk e konfirmojnë këtë lajm, shkruante delegacioni i kolonisë shqiptare të Stambollit 241. 238
AQSH, F.101, D.7, më 10 qershor 1335/1919. Koncept raporti mbi veprimet e kolonisë, pika 7 mbi pasaportat. 239 AQSH, F.101, D.17, v.1919, fl.1. Korrespondencë e degës së kolonisë shqiptare në Izmir me Komitetin Qendror së Stambollit mbi stituatën në Shqipëri, dhe aktivitetin politik të shqiipatrëve në Turqi. 240 AQSH, F.101, D.18, fl.1-2, Degës së qendrës së izmirit nga Klubi I Stambollit, nr.27, 4 qershor 1335/1919. 241 AQSH, F.101, D.7, fl.1, Raport derguar kryesisë në Stamboll nga Halili, Bonati, Fuadi, Shani, Blinishti. Paris, 2 qershor 1919
66
Komiteti drejtues i shoqërisë kishte vendosur të zhvillonte një miting, i cili u ndalua të zhvillohej nga qeveria osmane. Prandaj më 10 qershor 1919, u vendos të bëhej një mbledhje e përgjithshme në klub. Program i mbledhjes kishte tri pika kryesore: e para abrogimi i klauzolave në lidhje me Shqipërinë dhe Traktatin e Fshehtë të Londrës. Së dyti, kthimi dhe aneksimi i tokave Shqipërisë së 1913 të pashkëputura nga Konferenca. Dhe në fund do të konfirmohej besimi ndaj delegacionit tonë në Paris. Halil Pashë Alizoti, drejtuesi i përfaqësuesve shqiptarë në Turqi i dërgonte një letër presidentit amerikan Uillson, në emrin e tij dhe të delegatëve të tjerë. Ai nëpërmjet letrës falenderonte për ndihmën që presidenti Uilson i kishte dhënë popullit shqiptar dhe shprehte keqardhjen që Uilsoni po largohej nga Parisi pa u zgjidhur përfundimisht çështja shqiptare 242. Përfaqësuesit e kolonive shqiptare gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Paris janë përpjekur që si parim kryesor të kenë mbrotjen e interesave shqiptare, jo vetëm duke këmbyer idetë por edhe duke hartuar së bashku projekte e protesta, memorandume të përbashkëta me të gjithë delegacionet e tjera. E njëjta frymë bashkëpunimi duket në letrën e përbashkët që delegatët e kolonive shqiptare të Turqisë, Rumanisë, Egjiptit dhe Amerikës më 4 korrik 1919 ia dërgonin Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë dhe kryetarit të delegacionit Italian në Konferencën e Paqes, zotit Titoni. Ata nëpërmjet këtij dokumenti kërkonin të falenderonin shtetin Italian që ndërhyrja e ushtrisë italiane kishte shpëtuar shqiptarët nga masakrat e ushtrisë serbe dhe greke, “të cilët në mënyrë sistematike kishin ndërmarrë veprime për asgjësimin e tyre me anë masakrash e shkatërrimesh. Shqiptarët po ashtu e quajnë si detyrën e tyre më të shenjtë e do bëjnë çmos që të ruajnë respektin e miqësinë e tyre ndaj kombit fisnik Italian” 243. Ata kërkonin krijimin e një shteti të pavarur, i cili duhet të përfshinte të gjithë territoret që padrejtësisht u ishin bashkangjitur Malit të Zi, Greqisë e Serbisë. Por si pengesë kryesore shikonin “klauzolat e paktit të Londrës që u sugjerua nga rrethanat tashmë plotësisht të ndryshuara” 244. Nga ana politike sipas delegatëve shqiptarë 242
Haris Silajxhic, Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, 1999, f.111-112. 243 AMPJ, Viti 1919, Dosja nr.9, Paris, 4 korrik 1919, fl.227/ Letër e dërgatës së Kolonisë shqiptare të Turqisë, kryetari Halili. Dërgata e Kolonisë shqiptare në Rumani, firmosur nga Pandeli Evangjeli, dërgatës së Kolonisë shqiptare në ShBA, firmosur nga znj, P.Qiriazi. (frëngjisht, kopje e daktilografuar). 244 AMPJ, Dos. 9 f.228, po aty,
67
sugjerimet e obligonin qeverinë mbretërore, e cila duhet të merrte një vendim me anë të të cilit duhet “të hiqej dorë nga klauzolat e paktit të Londrës përsa i përket Shqipërisë, e do të kërkonte formimin e një shteti shqiptar sipas parimit të kombësisë, atëherë do të marrin fund pretekstet e nxjerra nga fqinjët tanë për formulimin e pretendimeve të reja dhe çështja shqiptare, falë dashamirësisë së Qeverisë Italiane, do gjente më lehtë një zgjidhje të drejtë” 245. Në fund letra shpjegonte mundësinë për formimin e shtetit shqiptar duke siguruar njëkohësisht kufijtë etnikë të saj. Nëpërmjet ideve të shprehura, kuptojmë se delegacionet shqiptare dhe ai i kolonisë në Stamboll e kërkonin zgjidhjen e çështjes shqiptare edhe nëpërmjet miqësisë diplomatike, e cila mund të gjendej tek nje shtet i madh, siç ishte Italia. Ndërkohë Italia nga ana e saj këmbëngulte vazhdimisht për Vlorën dhe protektoratin, madje u fut në bisedime edhe me Greqin për copëtimin e Shqipërisë. Midis tyre më 29 korrik 1919, u arrit një marrëveshja që në histori njihet si marrëveshja Titoni-Venizellos, e cila trajton të gjitha problemet që ndanin asokohe Italinë dhe Greqinë: nga Ballkani perëndimor deri në Egje dhe në Azinë e Vogël, vëmendjen kryesore e kishte tek ndarja e territorit dhe e sferave të influencës në Shqipëri 246. Synimi kryesor i marrëveshjes italo-greke ishte dalja përpara Konferencës së Paqes me një gjuhë të përbashkët 247. Futja e Shqipërisë nën kontrollin e Italisë do të ishte shkak për të çelë trazirat në Ballkan. Por për ta shpëtuar Shqipërinë nga kontrolli i Italisë u përpoqën veçanërisht personalitetet politike shqiptare të cilët filluan të rakordojnë mendimet dhe veprimet nëpërmjet delegacioneveshqiptare. Mithat Frashëri konstatonte se në Paris delegacionet e Rumanisë, Turqisë, Partia Politike dhe Vatra ishin bashkuar në një “mendje, që përmbajnë vetëqeverimin dhe tërësinë e tokës atërore, pa i lënë Italisë udhë që të hedhë ganxhën mbi neve.” 248 Ju lajmërojmë, i shkruanin Stambollit përfaqësuesit e kolonisë, se francezët do ta zbrasin Korçën. Partia politike dhe partia e Vatrës ranë në ujdi dhe po bashkëveprojnë duke bërë demarshe politike. Dy përfaqësues të dy partive shqiptare në AmerikëKostë Cekrezi dhe Kristo Dako se bashku me misionarin amerikan ne Shqipëri Telford Erikson do të flisnin para komitetit per politikën e jashtme në senatin 245
AMPJ, Dos.9 Paris 4 korrik 1919, fl.227 A. Puto, Historia diplomatike e çeshtjes shqiptare…f.290 247 Historia e PopullitShqiptar..., vëll. III, f.141. 248 Albania ,Worcester, 28 shkurt 1919 246
68
amerikan duke mbrojtur çështjen e copëtimit të Shqipërisë 249. Në të vërtetë çështja e kufijve jugorë për Shqipërinë do të zgjidhet në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1921. Kjo Konferencë i njohu Shqipërisë kufijtë e vitit 1913, që i kishte përcaktuar komisioni ndërkombëtar në Firence. Më 11 shtator 1919, në gazetën “Vakit” u botua një lajm me titull “Rreth Shqipnisë”. Në këtë artikull thuhej “Epiri e Çamëria do të mbesin brenda kufijvet të Shqipërisë, ashtu siç ishte pranuar prej Konferencës së Londrës më 1913, mbasikëto dy provinca kanë një popullsi 85 % shqiptare siçkishte pretenduar Titoni e siç ka rezultuar në përfundim të hetimevet që kishte bërë në këtë rast komisioni amerikan” 250. Por ç’ndodhte në të vërtetë? Delegacioni i kolonisë së shqiptarëve në Turqi, pasi u njoh me deklaratat e Titonit në parlamentin Italian, mendonte se kishte një probabilitet për tu zhvilluar një plebishit si masë e fundit për të shpëtuar Epirin e Veriut. Prandaj i kërkonin Këshillit Administrativ të hetonin sa banorë myslimanë kishte në Stamboll e në vise të tjera të Turqisë të cilat ishin nga Korça, Kolonja, Përmeti, Tepelena [Tepedelen], Gjirokastra, Kurveleshi, Delvina e Himara (si kaza). Krahas saj kërkohej dërgimi sa më shpejt i një statistike duke shënuar sesa nga shqiptarët kanë mbushur moshën 19 vjeç, sa banorë të Epirit jetojnë aty, dhe sa prej tyre janë të gatshëm të shkojnë në Shqipëri po ta lyp nevoja 251. Dukej që plebishiti ishte fort i dëshirueshëm nga delegatët e Stambollit të cilët shpresonin që me anë të tij të zgjidhnin çështjen e Korçës dhe Gjirokastrës. Ata në fund kërkonin që kjo detyrë të mbahej tepër sekret që të mos u jepte shkak për tu përhapur dhe nga pala e grekëve të merreshin masa të tjera. Krahas përpjekjeve pranë Konferencës së Paqes në Paris, klubi në Stamboll mundohej për të organizuar dhe zhvilluar takime me përfaqësitë amerikane, angleze dhe franceze që punonin atje 252. Në një letër drejtuar gazetës “Populli”, një nga veprimtarët e kolonisë tregonte mënyrën e organizimit të shoqërisë qendrore të shqiptarëve në Stamboll. Veprimtaria e klubit qendror sipas tij ndahej në katër degë: a) Dega që merrej me politikën e përgjithshme, b) Dega që merrej me punën e 249
Haris Silajxhic, Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, 1999, f.98. 250 Vakit, 11 ekim 1335/1919. “Arnavutluk Hakkinda”. 251 AQSH, F.101, D.7, fl.24. Mbi përpjekjet e që ka pasë delegacioni shqiptar me delegacionet e huaja. 4 nandor 1335/1919. 252 Populli, “Shqiptarët në Turkie”, Shkoder, 9 tetor 1919.
69
brendshme e cila ndihmonte bashkatdhetarët që ndodheshin në Turqi dhe njoftonte për çdo punë degët e përhapura në vende të ndryshme të Anadollit, c) Dega financiare që siguronte harxhet e delegacionit në Paris e që pregatiste bankete për personalitetet këtu, d) Dega e djelmnies [rinisë] që përgatiste lojra, aktivitete etj 253. Klubin qendror në Stamboll e përbënin 15 persona. Më tej trajtonte edhe lidhjet që mbanin me autoritetet e huaja në Stamboll, pritjet e realizuara për nder të tyre, si edhe letrat dërguar lordit A.Herbert mik i Shqiptarëve. Krahas Komitetit qendror në Stamboll edhe përfaqësuesit e saj në Paris u përpoqën të zhvillonin veprimtari në ndihmë të çështjes kombëtare, duke e propaganduar të drejtën e ekzistencës së kombit shqiptar nëpërmjet shtypit, ku shprehnin dhe argumentonin padrejtësitë e zhvilluara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve nëpërmjet takimeve me personalitete të rëndësishme në Konferencë. Halil Pashë Alizoti [ish valiu i Bejrutit] në cilësinë e kryetarit të delegacionit të kolonisë së Stambollit i kishte dhënë një intervistë gazetës “Petit Parisien”. Nëpërmjet saj do të shprehej se: “Ne kërkojmë që shteti shqiptar të përfshijë në kufijtë e vet, krahinat që i janë shkëputur vendit, që janë tonat e që kanë një popullsi me shumicë shqiptare. Kështu Ulqini, Hoti, Gruda, Plava, Gussina [Gucia], Peja, Jakova [Gjakova], Prizrendi, Gostivari, Prishtina, Kërçeva [Kërçova], Dibra e Ohri që janë vende plotësisht shqiptare. Janë tëbanuem me nji million e gjysëm shqiptarë që pa drejtësisht janëshkëputë prej atdheut të tyre. Konferenca e Ambasadorëve nëLondër më 1913, duke ua dhanë këto krahina shteteve fqinje, i pat lanë shqiptarët në Nord e në Sud pa tregje [pazare], pa fusha pa kullota që janë dosmosdoshmëri për ekzistencën e tyre” 254. Mehmet Bej Konica dhe Halil Pashë Gjirokastra zhvilluan një takim me Ministrin e Jashtëm të Francës Pishonin, rreth riparimit të padrejtësive të Traktatit të 1913. Pishoni ju kishte deklaruar “Mos shkoni pas ëndrravet, Konferenca nuk ka mendim të ndryshojë hartën e Evropës, do të riparojë vetëm kufijtë e shteteve 253
Populli, po aty, Shqiptarët në Turkie, Letra e Tahsin Kalkandelenit. Klubi Qendror këtu [Stamboll] e përbëjnë 15 veta. Klubi shqiptar në Izmir ka Xhemil pashën prej Prishtine për kryetar dhe Selahedin bej Prizrenin [Shkozën] Kolonel ë Shtabit Madhor e dy katolikë Shkodrane. Klubin e Brusës e përbën Haxhi Xhemal Aga prej Prishtine, Sakib Efendiu prej Kalkandeleni, Hoxha Sait Efendiu prej Kalkandeleni, Klubi i Kytahjas ka per kryetar Dr.Zenel Abedin beun prej Gjilani e Klubi i Edrenes ka dr. Ali Kemal Beun. Klubet jane të lidhuna me qendrorin e Stambollit e midis nesh po mbretron harmonia e dashnia ma e bukur që mendohet. Shkodre, 9 tetur 1919. 254 Populli,Shkodre, 3 tetuer 1919, nr.35, f.3-4. Një intervistë e Halil Pashës”, dhënë gazetarit Maurixe Prax.
70
ndërfituese. Nga Konferenca ёshtё vendosë që nga shtetet aleate të mos shkëputen toka ku u jepen të tjerëve. Nëqoftëse ndonjë delegacion ju ka bërë premtime ndonjë gjë, nuk ju ka thënë të vërtetën. Nuk do të keni kurrgjë, përveç asaj Shqipёrie që ju asht sigurue në traktatin e 1913, sa për këtë keni të drejtë me mbrojtë kauzën tuaj”. Kur fjala kaloi tek Traktati i Fshehtë i 1915, ai nuk mundej të përgjigjej në veçanti, sepse me Italinë dhe Anglinë kemi një traktat dhe jemi të shtrënguem me ec bashkarisht. Shpresoj se disa pjesë të këtij traktati do të përmirësohen 255. Krahas këtij u zhvillua edhe një takimi tjetër me Z.Polk delegatin e parë Amerikan në konferencë. Delegatin amerikan shqiptarët e informojnë mbi kufijtë e Shqipërisë, pastaj atij iu shpjegua edhe çështja e Gjirokastrës dhe e Korçës bazuar mbi hartën gjeografike dhe u tregua se një Shqipni pa këto dy krahina nuk ka mundësi jetese. Delegatit amerikan i’u paraqit edhe një hartë e Shqipërisё indipendente. Harta ishte gjetur në degën e Izmirit. Kjo hartë ishte në gjuhën gjermane me kufijtë e 1913, dhe i ishte dhuruar një patrioti shqiptar nga një oficer gjerman 256. Delegacionet e kolonive shqiptare me të arritur pranë konferencës kishin arritur të afroheshin me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunonin për shumë problem dhe të arrinin marrëveshje. Në fillim të janarit 1920, delegatët e kolonive të Turqisë, Amerikës dhe Rumanisë kishin arritur në një akord të përbashkët për të protestuar kundër projektit të Këshillit Suprem të Fuqive të Mëdha. Në këtë akord bëhej thirrje për të kujtuar premtimet e tyre “solemne se luftonin për parimin e kombësisë dhe të çlirimit të popujve të shtypur. Populli shqiptar, që u bashkua me fuqitë aleate për të luftuar brenda mundësive për këtë ideal të madh, e sheh veten tani, jo vetëm të privuar nga territoret që rivendikojnë për të ndarë dhe të dorëzuar si monedhë shpërblimi” 257. Nëpërmjet thirrjes ata e quanin padrejtësi copëtimin e kombit shqiptar edhe për faktin “se është një nga popujt më të lashtë të Europës” 258. Kjo do të mjaftonte,
255
AQSH, F. 101, D.7, viti 1919,po aty. AQSH, F.101, D.7, viti 1919, Izmir 18 shtator. Letër dërguar Qendrës së Përgjithshme të Shoqërisë shqiptare në Stamboll 257 AQSH, F. Kristo Dako, dos.nr.7, 15 janar 1920, fl.59-60.-Fuqive të Mëdha nga delegacioni i Kolonisë shqiptare të Rumanisë, Amerikës, Turqisë, drejtuar Z.Klemanso, kryetar i Konferencës së Paqes së Parisit. (Pandeli Evangjelli, Halili). 258 AQSH, F. Kristo Dako, dos.nr.7, 15 janar 1920, fl.59. Fuqive të Mëdha nga delegacioni i Kolonisë shqiptare të Rumanisë, Amerikës, Turqisë, drejtuar Z.Klemanso, kryetar i Konferencës së Paqes së Parisit. (Pandeli Evangjelli, Halili). 256
71
vazhdonte më poshtë thirrja, që Fuqitë e Mëdha të gjykonin me logjikë të ftohtë dhe aq më tepër që të mos “atentonin mbi jetën kombëtare” 259. Më 23 janar 1920 në gazetën “Yeni Gun” [Dit e Re] u botua një lajm që i drejtohej “Shoqërisë shqiptare të ndihmës” [Teavűn] duke deklaruar se Konferenca e Parisit, paska kënaq në një anë dëshirat italiane mbi Fiumen dhe në anën tjetër i kishte njoftë Serbisë të drejtën me zaptue pjesën e Shqiprisë deri në Drin 260. Duke u njohur me lajmet që botonin gazetat vendase dhe të huaja delegacioni i kolonisë së Turqisë nga Parisi në muajin shkurt 1920, i dërgonte një letër klubit të Stambollit në të cilën do të përshkruante gjendjen e krijuar në Konferencë. Njëkohësisht e njihnin edhe me projektin e 13-14 janarit 1920, të njohur si “kopromisi i Nitit”. Kompromisi në qendër kishte “çështjen e Adriatikut”, e cila ishte e lidhur me problemin shqiptar, me të cilin nënkuptojmë rivalitetin midis Italisë dhe mbretërisë serbo-kroato-sllovene të sapokrijuar. Rivaliteti dhe dëshirat e shteteve fqinje shpejt do të hidheshin poshtë nga vetë populli shqiptar. Në 20 janar deri 31 janar 1920 u mblodh Kongresi i Lushnjës për të organizuar qëndresën kundër planeve të Fuqive të Mëdha, duke mos i pranuar për asnjë moment planet e tyre. Kongres rrëzoi qeverinë e Durrësi dhe zgjodhi një qeveri të re me në krye Sulejman Fehimi Delvinën, i cili kishte qenë delegat i kolonisë së Turqisë në Kongres dhe kishte marrë përsipër drejtimin e qeverisë së re shqiptare, i shkruante Halil Pasha, qendrës së kolonisë në Stamboll 261. Me ardhjen në fuqi qeveria e re zgjodhi përfaqësuesit e saj për në Konferencë, të cilët do të përfaqësonin gjithë shqiptarët kudo ndodheshin. Misioni i delegatëve të kolonive mori fund dhe ata u kthyen në vendet ku punonin dhe jetonin.
2. Lëvizja Kombëtare e Mustafa Qemalit dhe jehona në shtypin shqiptar. Në fund të prillit 1919, Mustafa Qemali u emërua inspektor i përgjithshëm për të mbikqyrur çmobilizimin e njësive ushtarake osmane të mbetura dhe organizatat nacionaliste. Më 19 maj 1919, Mustafa Qemali u nis për në qytetin e Samsunit me detyrën e Inspektorit të Forcave të Armatës IV, dhe të qeveritarit të vilajeteve të 259
AQSH, F. Kristo Dako, dos.nr.7, 15 janar 1920, fl.60. Fuqive të Mëdha nga delegacioni I Kolonisë shqiptare të Rumanisë, Amerikës, Turqisë, drejtuar Z.Klemanso, kryetar I Konferencës së Paqes së Parisit. (Pandeli Evangjelli, Halili). 260 AQSH, F.101, D.47, fl.144. Shkresë e degës së komitetit të Brusës për Shoqërinë Shqiptare të Ndihmës në Stamboll. 23 Janar 1920 261 AQSH, F.101, D.7, shkurt 1920. Protesta e delegacionit dhe veprimet e tij në Paris. Formimi i kabinetit shqiptar nën kryesinë e Sulejman Bej Delvinës.
72
Anadollit. Sapo arriti në Samsun qëllimi i tij kryesor ishte krijimi i lëvizjes së rezistencës kombëtare të organizuar kundër forcave pushtuese. Për këtë arsye iu përveç punës për organizimin e kuadrove të një ushtrie kombëtare dhe përgatitjes së terrenit për fillimin e një lëvizje e re politiko-ushtarake të udhëhequr nga vetë ai, dhe e përkrahur nga ushtria dhe oficerë të efektivave në Anadoll. Zbarkimi i trupave të huaja në Izmir dhe ngjarjet që pasuan pushtimin e asaj province, i dhanë shkas ndezjes së luftës nacionale të popullit turk. U organizuan mbledhje proteste në të gjithë vendin të cilat patën sukses. Në qershor ai zhvilloi një takim të fshehtë në Amasja me disa nga komandantët e shquar të ushtrisë turke Ali Fuad Pashën [Cebesoyn], Hysein Raufin [Orbain], kolonelin Refet [Bele] dhe hyri në lidhje edhe me gjeneralin Qazim Karabekir Pashën, i cili komandonte Korparmatën e 15 në Erzurum 262. Menjëherë pas kësaj mbledhje dërgoi një telegram shifër, një numri autoritetesh civile dhe ushtarake në krejt vendin, ku parashtronte pikëpamjet e tij, të cilat ishin frazat fillestare të një programi nacionalist gjatë viteve në vazhdim: 1. Integriteti i vendit, pavarësia e kombit janë në rrezik. 2. Qeveria qendrore nuk është në gjendje të kryejë detyrat për të cilat është përgjegjëse si rrjedhim kombi shihet si diçka që nuk ekziston. 3. Vetëm vullneti dhe vendosmëria e kombit mund të shpëtojnë pavarësinë e tij. Më pas në këtë telegram shtrohej kërkesa e mbajtjes së një kongres të lirë nga çdo ndikim ose ndërhyrje. Në këtë kongres do të pohoheshin të drejta e kombit turk para botës dhe i bënte thirrje çdo krahine për të dërguar delegatë në fshtehtësi në një kongres që do të mbahej në Sivas, pasi ai ishte vendi më sigurt në Anadoll lidhur me këtë qëllim 263. Lajmet për veprimtarinë e Mustafa Qemalit mbërritën në Stamboll, duke dhënë alarm tek forcat qeveritare dhe aleatët. Ndërkohë sulltani kishte mbledhur këshillin e fronit (divanin) për të caktuar bazat e paqes. Edhe pse Damat Ferit pasha e kishte të qartë se gjithçka thuhej në atë organ nuk pinte ujë, e pa të udhës të vintenë dijeni vendin se ishte marrë vendimi për ta vënë Turqinë nën mbrojtjen e njërës prej Fuqive të Mëdha 264.
262
Karabekir, Kazim. Istiklal harbimiz, 1960, f.17 cituar sipas B. Lewis,. Nutuk, (1920-1927), Ankara: f.30-31. 264 Ataturku, Jeta dhe vepra , Botim i Uneskos, 1981, f.56.f.60. 263
73
Mustafa Qemalit të cilit kjo deklaratë nuk i pëlqeu e denoncoi atë nëpërmjet një qarkoreje të shpërndarë në popull nga qyteti i Amasjas.“Ideja se qenka e pamundur të luftosh, qoftë edhe kundër njërës fuqi të huaj, u qenka ngulitur në kokë të gjithëve. Por si nuk e shihni se Perandoria Osmane, sulltan kalifi, qeveria…etj, s’janë veçse fjalë të rreme?” I sëmuri i Bosforit nuk është populli turk. Ky i fundit është i shëndoshë e plot vitalitet. I sëmuri është regjimi perandorak, që i është qepur popullit dhe don ta marrë me vete në greminë” 265. Situata në Anadoll po bëhej gjithnjë e më e pavaforshme për qeverinë e sulltanit dhe të huajt. Mustafa Qemali mori urdhër të kthehej në Stamboll “për të paraqitur një raport mbi gjendjen”, por ai nuk pranoi, dhe u përgjigj telegrafisht: “Do të qëndroj në Anadoll gjersa kombi të rifitojë pavarësinë e vet” 266. Mospranimi i urdhërit për tu kthyer nga ana e tij, e nxiti Sulltanin të dërgonte një irade ku i jepet fund emërimit të tij si ushtarak. Nga ana e tij Mustafa Qemali për të shmangur çdo akt të hapur rebelimi ndaj qeverisë legjitime otomane, u zhvesh nga petku ushtarak dhe vazhdoi veprimtarinë e tij si person civil 267. Më 23 korrik 1919, në Erzurum u mbajt një kongres i delegatëve të provincave lindore. Ky kongres i thirr nga shoqata e “Mbrotjes së të drejtave të Anadollit lindor” dhe qysh ditën e parë kryetar u zgjodh Mustafa Qemali 268. Arritja më e rëndësishme e këtij kongresit ishte nxjerrja e një projekti të versionit të parë të deklaratës, e cila më vonë u njoh si Pakti Kombëtar [Misak-i Milli]. Më 4 shtator 1919, u hap Kongresi i Sivasit me delegatë nga të gjitha krahina e vendit. Qëllimi kryesor i këtij Kongresi ishte të shtrinte në të gjithë vendin vendimet e marra në Erzurum dhe të ndryshonte, sipas vendimeve të tij, krejt organizimin e lëvizjes. Edhe në këtë kongres u ripohuan parimet e programit të Erzurumit, duke përforcuar përpilimin në disa pika e duke kërkuar njëkohësisht ruajtjen e integritetit territorial dhe pavarësinë kombëtare nëpërmjet veprimeve të armatosura kundër pushtuesve nëse do të ishte e nevojshme. Më 12 shkurt 1920, parlamenti i fundit osman u mblodh në kryeqytet. Ky parlament u shpërbë nga forcat britanike pasi shpallën Paktin Kombëtar. Mustafa 265
K. Kyçyku, Mustafa Qemal Ataturku, Tiranë: Shtëpia botuese “Arbri”, 1993, f.31. Ataturku, jeta dhe vepra..., f.61. 267 B. Lewis, Lindja e Turqisë..., f.280. 268 I. Giritli, Yildonümleriyle Türk Devrim Tarihi , Istanbul: Der Yayinlari, 1997, f.24. 266
74
Qemali përfitoi dhe menjëherë krijoi Asamblenë e Madhe Kombëtare Turke [Türkiye Büyük Millet Meclisi] 269. Më 23 prill 1920, në Ankara u hap Asamblea e Madhe Turke dhe kryetar u zgjodh Mustafa Qemali 270. Ardhja në pushtet eDamat Ferit Pashës solli një politikë të re ndaj nacionalistëve. Veziri i madh nxori një shpalllje nëpërmjet të cilës ai denonconte “përfaqësuesit e rremë të kombit”. Krijoi forcat disiplinore “kuvvay-i inzibati” të cilat do të luftonin nacionalistës dhe në 11 maj në mungesë, Mustafa Qemali dhe udhëheqësit nacionalistë u dënuan me vdekje nga një gjykatë ushtarake e Stambollit. Edhe Mustafa Qemali e bindi Asamblenë Kombëtare të mobilizonte Armatën Kombëtare. Më 19 maj, Asambleja Kombëtare e shpalli Damat Ferit Pashën tradhëtar 271. Më 10 gusht 1920, Veziri i Madh otoman Damat Ferit Pasha, nënshkroi Traktatin e Sevrës. Ky i fundit finalizoi planet për ndarjen e Perandorisë Osmane, duke përfshirë edhe rajone të cilët vetë turqit i shihnin si vatanin e tyre siç ishte psh, rajoni i Kurdistanit. Ushtria e Ankarasë u përball me forcat pushtuese të aleatëve në tre fronte: në luftë me francezët, me grekët dhe me armenët në zonën verilindore. Me grekët u zhvillua lufta greko–turke në tri faza, të cilat korrespondojnë në vija të trasha me fushatat e 1920, 1921 dhe 1922. Fillimisht turqit në numër të vogël dhe me materiale ushtrake të pamjaftueshme pësuan disfata të rënda dhe forcat greke përparuan si në Andoll ashtu edhe në Rumeli. Gjatë vitit 1920 u shënuan disa fitore nga grekët.Megjithatë turqit arritën të bashkoheshin 272. Por më 7 janar 1921, grekët u mundën nga forcat e komandantit Ismet pasha pranë lumit Inony. Në fund të muajti mars u zhvillua përsëri një betejë tjetër edhe më e rëndësishme ku gjenerali Ismet pasha mundi ti zbrapste kundërshtarët dhe të arrinte një fitore e cila do të ishte pikë kthesë për ushtrinë nacionaliste veçanërisht në rritjen e moralit ushtarak. Nga kjo fitore e arritur në Inony, më vonë në reformën që do të zhvillohej mbi emrat dhe mbiemrat atij iu dha mbiemri (Ismet Pasha) Inony. Ali Ihsan Gencer-Sabahatin Ozel. “Tűrk Inkilabi Tarihi”, Istanbul: Der Yayinlari, Altinci basim, 1999, f.116-117. 270 Ali Ihsan Gencer-Sabahatin Ozel. “Tűrk Inkilabi ...,f.125. 271 B.Lewis, Lindja e Turqisë…, f.285. 272 B.Lewis, Lindja e Turqisë…, f.286. 269
75
Në muajt e ardhshëm grekët mundën të përparonin sërish dhe arritën afër 100 km larg Ankarasë. Më 5 gusht 1921, Mustafa Qemali emërohet nga Asamblea e Madhe Kombëtare si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Kulmin e saj të fitoreve ushtria nacionale turke do ta arrinte me 23 gusht 1921 në betejën e madhe të Sakarijas, që zgjati për gati 22 ditë e net. Beteja e Sakarjas përfundoi me fitoren e Turqve më 13 shtator 1921 273. Në betejën e lumit Sakarja grekët pësuan një disfatë të rëndë. Forcat turke nën komandën e drejpërdrejtë të Mustafa Qemalit arritën një fitore vendimtare. Grekët filluan tërheqjen. Gjenerali fitimtar pas fitores u kthye në Ankara dhe në mbledhjen e Asamblesë së Madhe Kombëtare u përshëndet dhe në shenjë mirënjohjeje e lavdije, atij iu dha grada më e lartë ushtarake “Marshall” dhe epitetin “Gazi” që do të thoshte ngadhnjyes, dërmonjës i armikut, titulli më i madh që mund të jepej edhe nga vetë sulltani 274. Këtë titull ai do ta mbante deri nё ditën kur parlamenti [në 1934] do t’i jepte mbiemrin Ataturk [At i Turqve]. Beteja e Sakarja pati pasoja në fushën politike për të dy shtetet. Nga njëra anë për palën greke qeveria e Venizelosit rrëzohet. Krahas tij bie edhe Republika dhe rivendoset monarkia në favor të mbretit Kostandin [shkurt 1921] ngjarje që e dobësuan rezistencën greke. Ndërsa për nacionalistët turq pasojat e fitores së Sakarjas ishin të konsiderueshme, ata filluan të njihen në arenën ndërkombëtare. Kështu Mustafa Qemali arriti disa fitore të mëdha diplomatike. Më 16 mars 1921, lidhi një Traktat me Moskën. Rusia i lëshoi disktriket armene të Karsit dhe të Ardahanit, të shpopulluara nga masakrat dhe mërgimi. Ajo njohu sovranitetitn e plotë turk mbi ngushticat me kusht që të lejohej lëvizja e lirë tregtare. Pra u vendosën marrëdhëniet miqësore. Ndërsa Italia evakuoi Antalian duke ruajtur vetëm të drejtën për të shfrytëzuar rezervat e qymyrit të Haraklesë. Megjithatë ajo ruajti ishujt e Rodosit dhe Dodekanezin. Kjo i fitore i hapi rrugë fitoreve të shumta të ushtrisë dhe të popullit turk të udhëhequr nga Mustafa Qemali. Këto fitore i rritën prestigjin Mustafa Qemalit dhe 273
James, Edvin L. Kemal Won’t Insure Against Massacres, New York Times: September 11,
1922. 274
Gazi do të thotë edhe ushtar i luftës së shenjtë. Shih. Ismet Toto, Gazi Kemal Aaturk krijonjës dhe pris i Turqis së Re (skicë jetëshkrimi) Tiranë: “Nikaj”, 1935 f.135. Feroz Ahmad, Mustafa Qemali themelonjësii Turqisë. Tiranë: AIIS, 2010, f.36;B. Lewis, Lindja e Turqisë…..f, 286 .
76
përkrahësve të tij në populli dhe në opinionin e huaj sidomos tek disa intelektualë të huaj mes të cilëve Pier Loti dhe Klod Farer. Këta intelektualë ushtruan nëpërmjet shtypit presion mbi qeverinë franceze, që kjo të mbështeste luftën për liri të popullit turk të drejtuar nga Mustafa Qemali. Më 20 tetor 1921, Franca, përmes marrëveshjes Franklin-Boullion nënshkruar në Ankara hoqi dorë nga Silistria me përjashtim të Sanxhakut të Aleksandretës. Ajo njohu de fakto qeverinë e Mustafa Qemalit dhe e furnizoi atë me armë. Kjo ngjarje ishte njohja e parë zyrtare që i bëhej lëvizjes qemaliste nga një shtet perëndimor. Duke parë situatën e krijuar aleatët veçanërisht anglezët u përpoqën përsëri të hyjnë në bisedime me qeverinë e Ankarasë. Ata kërkuan të vendosnin një version më të modifikuar të Traktatit të Sevrës ky propozim u hodh poshtë nga Asamblea e Madhe Kombëtare Turke. Në gusht 1922, ushtria turke me në krye Mustafa Qemalin dhe gjeneralë të tjerë të shquar si Ismet Inonu dhe Fethi Okyarin sulmuan trupat greke në Afjon dhe Karahisar. Në betejën e Dumlupinarit pranë Smirnës [Izmiri i sotëm] më 9 shtator 1922 Gjeneral Trikopis u zu rob dhe ushtria turke çliroi Izmirin dhe Bursën dhe pas një jave të gjithë Anadollin 275. Një ditë më pas, Mustafa Qemali, duke njohur mirë vendimet që ishin marrë për krijimin e Lidhjes së Kombeve, i dërgoi kësaj të fundit një telegram ku do ti shkruante se për shkak të frymës energjike të popullsisë, luftës së paepur të djemve dhe vajzave turke, qeveria e Ankarasë nuk do të ishte përgjegjëse për masakrat që tu bëheshin ushtrive që akoma vazhdonin ta mbanin të pushtuar padrejtësisht vendin e tyre 276. Përparimet e mëtejshme nga ushtria turke dhe fitoret e njëpasnjëshme e shtynë Mustafa Qemalin ti drejtohej Trakës perëndimore. Që të arrihej ky objektiv duhej patjetër të kaloheshin Dardanelet të cilat ishin ende të pushtuara. Kontigjentet franceze dhe italiane u tërhoqën, por britanikët qëndruan edhe për njëfarë kohe. Duke e njohur mirë revanshin e ushtrisë nacionaliste anglezët u detyruan të pranonin kërkesat e Asamblesë së madhe për të nënshkruar një armëpushim. Ky armëpushim u relizua më 11 tetor 1922 në Mudanja. Paqja e Mudanjas u realizua sipas kërkesave të Ali Ihsan Gencer-Sabahatin Ozel. “Tűrk Inkilabi ..., f.191. Andrea Mango, “Ataturk; The biography of the Founder of Modern Turkey”, London: Overlook press 2002, f.394. 275 276
77
ushtrisë turke ku qeveritë aleate pranoni rivendosjen e sovranitetit turk në Stamboll, mbi ngushticat dhe Thrakën Lindore. Paqja e nënshkruar e rriti edhe më shumë pushtetin e Ankarasë. Një muaj më vonë më 20 nëntor 1922 u hap Konferenca e Lozanës e cila ishte fitorja më e madhe në arenën ndërkombëtare që e njohu de fakto dhe de jure nga Fuqitë e mëdha shtetin e ri turk. Në këtë mënyrë Turqia e vetme mes fuqive humbëse të luftës së parë botërore, ia arriti të rilindte nga gërmadhat e saj. Ajo hodhi poshtë paqen e diktuar mbi të nga fitimtarët madje siguroi dhe pranimin e kushteve të saj të formuluara nëpërmjet Paktit Kombëtar Turk. Pas fitoreve të korrura dalëngadalë qeveria e Ankarasë po shkonte drejt realizimit të reformave politike. Problemi i parë që duhej zgjidhur ishte i natyrës politike- struktura dhe forma politike e shtetit turk. Në fillimet e lëvizjes së tyre nacionalistët kishin këmbëngulur në besnikërinë e tyre ndaj sovranit. Por veprimet e ndërmarra prej tij kundër tyre e kishin parë si pjesë të atribuar nga këshilltarët e verbër dhe kontrollit të huaj nga i cili propozonin ta shpëtonin atë. Në debatet që u bënë në Asamblenë e Madhe, Qeveria e Ankarasë miratoi klauzolën e parë të Kushtetutës ku theksonte se “sovraniteti i përket pa kushte kombit, sistemi i qeverisjes mbështetet në parimin që vetë populli drejton dhe mban në duar fatet e tij” 277. Më 31 tetor 1922 Mustafa Qemali parashtroi idetë e tija. Sipas Ataturkut “sovraniteti dhe sulltanati nuk mund t’i jepen askujt nga askush, ato merren me forcë përmes pushtetit dhe shtrëngimit. Falë forcës, bijtë e osmanit fituan Sovranitetin dhe Sulltanatin e kombit turk ata e kanë ruajtur këtë uzurpim për gjashtë shekuj. Tani kombi turk ka ngritur krye, dhe i mori në dorë fatet e vet Sovranitetin dhe Sulltanatin. Ky është një fakt i kryer” 278. Pas këtij diskutimi, më 2 nëntor 1922, projektiligji i përgatitur nga një komision u miratua nga Asamblea Kombëtare Turke e cila vendosi anulimin e sulltanatit dhe suprimimin e tij. Me këtë akt të kryer mori fund sundimi i Sulltanit në Turqi. Të nesërmen për në Konferencën e Lozanës në krye të një delegacioni u nis Ismet Inony. Kjo konferencë i zgjati punimet 9 muaj. Pas bisedimeve të gjata me 24 277
Ataturku, Jeta dhe vepra..., f.95. Nutuk, f. 690 e vazhdim; K.Kyçyku,Mustafa Qemal Ataturku..., f.61:B. Lewis, Lindja e Turqisë…, f.292. I. Giritli,Yildönümleriyle Türk Devrim..., f.71. 278
78
korrik 1923 u nënshkrua Traktati i Paqes së Lozanës 279, në bazë të të cilit shtetet e Antantës ishin të detyruara të njihnin sovranitetin, tërësinë territoriale dhe pavarësinë e shtetit të ri turk. Rëndësia e këtij traktati sipas B. Lewis ishte se progami politik i nacionalistëve ishte realizuar dhe u njoh nga bota si një traktat ndërkombëtar280. Rezultati përfundimtar i Luftës Nacionale Turke ishte Shpallja Republikë e Turqisë më 29 tetor 1923. Me krijimin e Republikës së re, revolucionarët turq i kthyen shpinën korrupsionit të administratës të Kostandinopojës kozmopolite dhe trashëgimisë osmane qindra vjeçare 281. Zhvillimi i Lëvizjes Nacionale Turke ishte faza e parë e revolucionit Turk, ku lindi një Turqi e re mbi gërmadhat e një perandorie që u zhduk. Me këtë reformë politike u realizuan ndryshimet e para themelore në Turqi, që janë: kalimi nga një perandori shumëkombëshe islamike në një shtet kombëtar turk dhe nga një teokraci mesjetare në një republikë kushtetuese. Faza e parë e lëvizjes për pavarësi të popullit Turk dhe jehona e saj, zuri vend edhe në gazetat shqiptare të viteve 20-të, të shekullit të kaluar. Lufta Nacionale që do tё zhvillohej në Anadoll 282 dhe vendosmërisë së popullit Turk 283 të udhëhequr nga Mustafa Qemali, për njohjen e plotë të të drejtave kombëtare të Turqisë së rilindur 284shtypi filloi ti bënte jehonë. Në revistën “Hylli i Dritës” u shkrua rreth suksesit që arriti Ismet Pasha në Konferencën e Lozanës duke iu imponuar fituesve të Luftës së Parë Botërore shumë kushte, megjithëse Perandoria Osmane kishte dalë e humbur nga lufta. Sipas saj fitimtarët dhe të mundurit në këtë konferencë ndërruan vendet me njëri-tjetrin, dhe rezultatet e kësaj konference i vlerëson barazi me një kapitullim të Antantës 285.
279
D.V.Mikusch” Mustafa Qemal Ataturku themeluesi i Turqise se re”, Tiranë: Shtypshkronja “Edlor”, 2002, f.260. 280 B. Lewis,Lindja e Turqisë…, f.287. 281 Landau, Ataturk and the Modernization of Turkey,... f.252. 282 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 21 tetor 1922. 283 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 28 tetor 1922. 284 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 23 dhjetor 1922. 285 Revista “Hylli i Dritës”, 1923, nr.8, f.375.
79
Jehonë të madhe kishin në Shqipëri rrëzimi i sulltanatit, nëntor 1922, e sidomos shpallja e Republikës së Turqisë më 29 tetor 1923, si dhe suprimimi i Kalifatit më 3 mars 1924 286. Më 1 gusht 1923 nga Vjena, Aqif Pashë Elbasani i dërgonte një letër përshendetje Mustafa Qemalit në emër të Partisë Kombëtare, me rastin e nënshkrimit të fitores dhe paqes në Lozanë. “.. I nderuari dhe i shtrenjti Lartmadhëri Pasha, në këtë çast kur po vërtitem t’ju vij për t’ju përgëzuar për triumfin e madh politik që korrët në Lozanë. Me të drejtën e shpatës dhe të luftës së madhe ushtarake, me të cilën keni krenuar gjithë botën islame, kënaqësinë që po ndjej nuk do ta harroj kurrë në jetën time. Ju o lartmadhëri Pasha! kur Turqia gjendej në momentin më të dëshpëruar ju e kapët me dorën tuaj gjysmëhënën që po binte në tokë dhe e mbrojtët duke u mbajtur në gji, kundër tradhëtive të brendëshme e sulmeve barbare nga jashtë. Dhe pasi fluturat në fusha të betejave nga një fitore në tjetrën, më në fund në horizont të Lozanës, shkruat një ylber të madh duke e ngritur atë triumf në qiellin e vjetër, në vendin e lavdishëm diellor.... Me shekuj kemi bashkëjetuar gju më gju, kemi luftuar në fushat e betejave të njëjta, krah për krah, për të njëjtin qëllim e ideal. Edhe jetën dhe historinë e kemi të përbashkët” 287. Pikëpamje të ndryshme rreth ngjarjeve të zhvilluara në Turqi u botuannë shumë prej gazetave dhe revistave të kohës, të cilat pasqyruan gjerësisht dhe hap pas hapi ngjarjet që po kryenin turqit. U pasqyrua Lufta Kombëtare e popullit Turk dhe shndërrimet e zhvilluara nën drejtimin e Mustafa Qemalit. E gjitha kjo për ta ishte “një revolucion që për herë të parë e shikonte Orienti dhe një ndryshim jo vetëm në kufijtëtë administrimit por të menjtimeve” 288. Një çështje e mprehtë në ato vite ishte edhe debati rreth formës së regjimit të shtetit shqiptar që bëhej nga qarqet të cilat përkrahnin republikën ose monarkinë duke iu referuar shembullit të Turqisë. Kështu në ndonjë artikull rrëzimi i sulltanatit dhe shpallja e Republikës në Turqi quhej veprim i parakohshëm 289. Ndërsa për kundështarët e republikës të cilët shkonin më tej në mbrojtje të regjimit mbretëror, i
286
Gazeta “Zëri i popullit”, 2 dhjetor 1922. Bilal N. Sismir, Ataturk ile yazişmalar(1920-1923). Cilt 1, Ankara: 1981, s.502-504. 288 Gazeta Shqiptari I Amerikës, 30 dhjetor 1922. 289 Gazeta Dajti, 20.3.1924, Haxhi Jusuf Banga, Monarki apo Republikë. 287
80
konsideronin si Republikën e re Sovjetike ashtu edhe Republikën Turke oligarki despotike apo diktatura më të këqija sesa monarkia 290 . Autorët e këtyre gazetave trajtuan jo vetëm jetën dhe veprën e Mustafa Qemalit por edhe fitoren e revolucionit kombëtar turk, reformat e thella të zhvilluara, ngjarjet dhe jetën politike të Turqisë në atë periudhë. Shumë shkrimtarë publiçistë të kohës me mendimet e tyre mundën të gjykonin dhe vlerësonin personalitetin e Ataturkut në përqasje me perandorinë që po shembej dhe rindërtimin e një shteti të ri. Midis këtyre autorëve të bie në sy autori i librit “Gazi Mustafa Kemal Ataturku” botuar në vitin 1930 nga intelektuali demokrat Ismet Toto 291. Ismet Toto e përshkruan me tone epike personalitetin e Mustafa Qemalit, si luftëtar, ikonoklast e reformator. Ky burrë shteti që me duart e veta të sigurta përtërini nji komb të lodhur e të dërrmuar. Luftoi meheroizëm të pashembullt për çlirimin e Turqisë-luftoi kundër të gjithë armiqve të jashtëm e të brendshëm, të vjetër të rinj, kundër të gjithëve që donin ti pritnin rrugën. Përmbysi një perandori, groposi fuqinë mistike të një Kalifati, shembi gjithçka që ishte e vjetër nëpërmjet një vepre gjigande të krijuar prej tij. Jeta e Mustafa Qemalit është pëshkruar si një marshim historik, që i ngjason jetës dhe veprave të udhëheqësve të mëdhenj që kishte njohur bota. “Mandej, thekson autori i parathënies A. Logoreci- po t’i shtohet elementi historik, bëhet shumë instruktive dhe kuptimplotë”. Në veprën e Ismet Totos, Mustafa Qemali na paraqitet “i vizatuar nga një shqiptar i ri që Gaziun e admiron nga dy pikëpamje: si reformator të madh dhe si turk ndër dejët e të cilit vlon gjak shqiptari”. Krahas këtij libri i cili në shtypin e asaj kohe ishte bërë çështje dite bashkëkohëse dhe broshura e Dr. I. Temos “Pse e duam Ataturkun” 292. Sipas Dr. Temos, personaliteti i Mustafa Qemalit doli në skenën e historisë, në një kohë kur qeveritarët e Turqisë po e “kuronin” atë me inxheksione të helmuara, të cilat e dobësonin dhe po e çonin atë drejt shkatërrimit të plotë, drejt humbje përfundimtare. Pikërisht kur armiqtë e Turqisë bëheshin gati t’a varrosnin të “sëmurin 290
Gazeta Dajti, 1 prill 1924, Forma qeveritare e Shqipërisë. Ismet Toto është i pari autor shqiptar që ka shkruar një vepër për Ataturkun në kohën kur ai jetonte. 292 Dr. Ibrahim Temo, Atatürk niçin severim? Botuar në 1937. 291
81
e Bosforit”, Mustafa Qemali zbarkoi në Samsun më 19 maj 1919, veprim ky, i cili sipas Temos nuk ishte i rastit. Ai kishte kohë që hartonte plane për shpëtimin e atdheut, duke arritur të përmbledhë në duart e tij fuqi ushtarake dhe administrative të shpartalluara të Turqisë dhe t’i jepë jetë dhe njëherë asaj 293. Shpëtimtari i Turqisë pas shumë sakrificash dhe gjaku të derdhur nga populli turk, për ç’ka jemi dëshmitarë të gjithë thekson Ibrahim Temo nxori në dritë një Turqi të re të qytetëruar në kufijtë e saj etnikë. Një konstatim i rëndësishëm. Ai e nënvizon faktin që Mustafa Qemali hodhi poshtë nacionalizmin perandorak pas të cilit vazhdonin të mbaheshin qarqet e vjetra të vendit, pa menduar fare për hir të interesave perandorake që po perëndonin dhe po e çonin drejt greminës vetë Turqinë. Ataturku ngriti lart flamurin e patriotizmit të vërtetë turk. Pas fitores mbi intervencionistët e huaj Mustafa Qemali realizoi një fitore të madhe politike, duke vendosur një regjim të ri demokratik që i përshtatej Turqisë, Republikën në vend të sulltanatit që i kishte kaluar koha shton më tej ai 294. Duke folur për përfundimin e Revolucionit Kombëtar edhe publiçisti Mihal Grameno theksonte se turqit nga një Turqi e kalbur e të vdekur [fjala është për Perandorinë Osmane] arritën të nxjerrin një Turqi të re 295. Gazeta “Korça” shkruante: “Kur e filluan turqit nacionalistë lëvizjen e tyre të shpëtimit në Anadoll, gjithë në atë kohë dhe nacionalistët shqiptarë luftonin rreptësisht të ndalonin copëtimin e Shqipërisë. Mbajtën një mbledhje Kombëtare në Lushnjë dhe shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi. Dhe mbledhjen e Lushnjës me të drejtë mund ta barazitim me punët e Asamblesë së parë të Anakarasë” 296. Pikëpamjet e ndryshme rreth ngjarjeve në Turqi ishin vazhdë e luftës politike midis forcave përparimtare të moderuara dhe atyre konservatore që vazhdonte në faqet e shtypit. Një nga çështjet më kryesore që u diskutua ishte debati rreth formës së regjimit të shtetit shqiptar. Si partizanët e Republikës ashtu edhe të monarkisë iu
293
Dr. I. Temo, Atatürk’ün niçin severim, 1937, f.4. I. Temo, Ataturk niçin severim? 295 Gazeta “Koha”, 27 tetor 1923. 296 Gazeta “Korça”, 25 mars 1924, nr.71, f.2. 294
82
referuan shembullit të Turqisë. Ndonjëri prej tyre e quante rrëzimin e sulltanatit dhe shpalljen e Republikës në Turqi si veprime të parakohëshme 297. Ndërsa ndonjë element tjetër monarkist shkonte edhe më tej në mbrojtje të regjimit monarkist, duke i konsideruar si Republikën Sovjetike ashtu edhe Republikën turke oligarki despotike apo diktatura më të këqija sesa monarkia 298. Turqit nga një turqi e kalbur e të vdekur arrijnë të nxjerin një Turqi të re. Mustafa Qemali me shokët e pakët që kishte mundi t’i tregonjë Evropës edhe gjithë botës se nuk shuhet një komb. I bazuar për të riformuar një Turqi të re, ai i ç’këputi zinxhirat e tiranisë edhe sot një komb i tërë gëzon lirinë e duhur 299. Pra Mustafa Qemali e pranon një patriotizëm dhe një nacionalizëm të thellë sepse vetëm një popull patriot e nacionalist mund ta mbrojë indipendencën e tij. Përkrahësit e republikës ngulnin këmbë që forma e regjimit dhe e qeverimit të ishte republika, si forma e vetme demoratike qeverisëse. Republika si formë garantonte çdo shtetasi të drejtat e qytetarit të lirë 300. Madje gazetari A.Bendi ngulte këmbë që të merrej shembull nga Turqia për vendosjen e Republikës në Shqipëri301. Në mendimet e t’ia ai shkonte më tutje duke kërkuar që asamblea të ishte edhe legjislative por edhe vepruese njëkohësisht, sipas tij deputetët dhe komisarët (ministrat) duhet të ishin njerëz të punës dhe jo të llafeve parlamentare. Në përfundim ai do shtonte se nuk dua t’i bëj kritikë parllamentarizmës-zaten nuk mba as pak kritikë parlamentarizmi se është kalbësirë... 302 Vendimi i Asamblesë së Madhe të Turqisë për shfuqizimin e Kalifatit u përcoll nga një jehonë mjaft pozitive në atë kohë. Salih Vuçiterni i bënte thirrje munitetit mysliman që të bëhej pjesë e përparimit, i cili ishte i domosdoshëm për bashkimin e vërtetë të elementëve të popullit shqiptar. Mjeti i realizimit të bashkimit ishte dhe mbetej liberalizimi i fesë myslimane. Me anë të këtyre artikujve ai vinte para përgjegjësisë myslimanët me argumente të bazuara tek ndjenja kombëtare, por shpesh herë sillte edhe shembullin e Turqisë moderne. Shqiptarët shkruante ai ashtu
297
Bilal N.Shimshir, Ataturk ile yazismalar, I (1920-1923), Ankara: 1981, f.502-504. Gazeta “Dajti”, 20.3.1924, Haxhi J.Banga, “Monarki apo Republikë”. 299 Gazeta “ Koha”, 27 tetor 1923, “ Plasi Bolshevizma”. 300 Gazeta e Korcës, 2 shkurt 1924, nr.69. 301 Gazeta e Korçës, 2 shkurt 1924, nr. 69. 302 Gazeta e Korçës, po aty. 298
83
siç kishin pranuar në mënyrë pozitive rrëzimin e Kalifatit nga Ataturku duhet të ndiqnin rrugën reformuese të tij për evropianizimin e Shqipërisë. “Ideali kombëtar e përparimtar i Gazi Mustafa Kemalit nuk mund të pajtohej me institutet e vjetrueme të Sulltanatit e të Halifatit. Turkija kombëtare kemaliste e përmbledhun ndër kufijtë e saj nuk mund të vazhdonte rolin e Perandorisë islamike e universale” 303. Prandaj me të sigurue paqen e jashtme shkruhej më tej në “Minerva” – Gazi Mustafa Kemali i cili deri në ato momente kishte ndjekë nji politikë kompromisash nuk kishte luftue për sistemin e Sulltanit por për shpalljen e Republikës dhe largimin e Sulltanit me nji varg princash e princeshash e hallajkash prej Turqije. Me këtë akt të fundit, që u realizue prej Këshillit të Naltë Kombëtar më 29 Tetor 1923, Gazi Mustafa Kemali “siguroi konditat politike të nevojshme për realizimin e nji programi të gjanë reformash qi e vunë Turkin e Re në pak vjet në radhë të shteteve të qytetnueme” 304. Shtypi shqiptar i viteve 20-të pasqyronte jo vetëm transformimet politike që kishin ndodhur në Turqi por edhe shndërrimet e para shoqërore. Shtypi shqiptar bënte vlerësime të mëdha edhe për politikën e jashtme të Republikës së re Turke në Ballkan. Gazeta “Shqiptari i Amerikës” shkruante se “Turqia është një shtet ballkanik dhe ipsofacto, një forcë për të mbajtur balancën në Ballkanin e turbullimeve dhe lakmive. Nga kjo pikëpamje një marrëveshje diplomatike mund të jetë e vlefshme për shtetin tonë të vogël e të rrethuar prej fqinjësh militaristë” 305.
3. Qeveria e Sulejman Delvinës dhe hapat e parë drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Fillimi i Luftërave Ballkanike 1912-1913 dhe i Luftës së Parë Botërore 1914-1918 ishin shkaku që vendi ynë deri më 1920 nuk pati marrëdhënie zyrtare me qeverinë e
303
Gazeta “Minerva”, nr.16, 24 dhjetor 1933, “ Dhjetë vjetët e republikës Turke”, f.11. Gazeta “Minerva”, po aty, f.12. 305 Gazeta Shqiptari i Amerikës, 1 dhjetor 1923 304
84
Stambollit. Megjithatë mund të themi që marrëdhëniet nuk u shkëputën plotësisht sepse ndjenja e miqësisë midis popujve vazhdonte 306. Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, grupi fitues kërkoi revanshin mbi kundërshtarët në dëmshpërblime, në vendosjen e diktatit, në kërkesën për rrudhjen ose shpërbërjen e shteteve të mëdha perandorake, siç ishin Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmane. Shqipëria dhe Turqia ishin gjykuar sipas dëshirës dhe interesave të Fuqive të Mëdha. Fakti që Perandoria Osmane doli e humbur nga Lufta do të shërbente vetëm si pretekst. Në të vërtetë nëpërmjet vendimeve të Traktatit të Sevrës, Perandoria si shtet do të pushonte së ekzistuari. Në këtë mënyrë Turqisë [Perandorisë] nuk i mbetej tjetër përveçse territori në brendësi të Anadollit [Azia e Vogël] deri në Detin e Zi 307. Turqia, si fuqi e mundur duhej të shlyente, siç është shprehur Ataturku, “borxhet dhe llogaritë e disa qindra vjetëve të Perandorisë Osmane” 308. Shqipëria ishte njohur si shtet asnjanës nga Fuqitë e Mëdha dhe në të vërtetë, kishte qëndruar e tillë gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore. Në Konferencën e Paqes së Parisit të vitit 1919 për fatin e saj, përsëri vendosi logjika e më të fortit. Shqiptarët kishin filluar të mendonin se nuk kishte më shpresa se diplomacia e fuqive të mëdha do të zgjidhte me të drejtë problemin e tyre dhe setashmë fati i çështjes shqiptare duhej të përcaktohej nga vetë ata. Në këto kushte, përpara Lëvizjes Kombëtare dilte e domosdoshme nevoja që të organizohej një mbledhje me karakter kombëtar. U ngrit një komision organizator i cili do të sensibilizonte opinionin shqiptar, dhe në 1 janar 1920 ky komision i drejtohej katundarisë për të dërguar në Lushnjë përfaqësues nga çdo nënprefekturë 309. Nëpërmjet thirrjes Komisioni u bënte të ditur të gjithë katundarive që në bazë të programit të këtij komisioni, të dërgonin nga dy delegatë përfaqësues fuqiplotë në mbledhjen që ishte duke u organizuar, pasi në këtë takim
306
Anila Polat, Marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë dhe të Turqisë së sapoformuar (19201938), in: “Haci Bektaş Veli”, Araştirma Dergisi, Bahar 2055/33, f.178. 307 LL. Filo & Ilira N. Çaushi (Sulo) & G. Sala, “Qytetërimet Bashkëkohore joperëndimore”, Tiranë:ShBLU, 2006, f.9. 308 Sipas gazetës “Shqipëria e re”, Kostancë, 25 shkurt 1923, Qemal pasha kishte deklaruar gjatë një inerviste lidhur me bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes: “Aliatët duan të rregullojnë me ne hesapet tre-katër qind vjetësh dhe jo tre-katër vitesh. Le të mos harrojnë aliatët që sot s’kanë të bëjnë me emperatorinë otomane të një ditshme, por me një kamp plot energji dhe rojtje, i cili ka marrë vendime definitive dha padyshim Turqia s’do të lihet të kthehet nga rruga që ka zënë pa siguruar që më parë indipendencën e saj të plotë”. 309 Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, II (Përmbledhje dokumentesh), Tiranë: 1976, f.64.
85
kombëtar ishte projektuar “për me u vu nji themel i fortë, nji marrëveshje e vërtetë e përjetëshme midis shqiptarësh” 310. Kështu në21 janar 1920, përfaqësuesit e popullit shqiptar u mblodhën në një kongres mbarëkombëtar në Lushnjë, në këtë kongres u shënua kthesa historike për fatet e kombit shqiptar. Për shkak të vështirësive të komunikacionit dhe arsye të tjera, shumë prej delegatëve nuk arritën në kohë, prandaj punimet u zhvilluan prej 28 deri më 31 janar. Kongresi i përfundoi punimet me tre vendime të rëndësishme. Vendimi i parë kishte të bënte me statusin e shtetit shqiptar duke hedhur poshtë çdo projekt të Konferencës Paqes që cënonin pavarësinë dhe tërësinë tokësore të vendit. Vendimi i dytë kishte karakter kushtetues, miratoi sovranitetin e plotë të shtetit shqiptar, që u shpreh edhe nëpërmjet institucioneve drejtuese të vendit që dolën nga kongresi. Formoi Këshillin e Lartë të shtetit i cili përbëhej nga 4 anëtarë 311 dhe kolegjialisht përfaqësonte kryetarin e shtetit, derisa ky dhe forma e regjimit të vendoseshin përfundimisht nga një Asamble Kushtetuese. Zgjodhi Këshillin Kombëtar prej 37 anëtarësh i cili do të kryente funksionin e jetës parlamentare në vend 312. Vendimi i tretë ishte i lidhur me qeverinë. Kongresi analizoi veprimtarinë e qeverisë së Durrësit, të cilën e cilësoi si një qeveri antikombëtare dhe e rrëzoi, caktuan Tiranën kryeqytet të vendit dhe formuan qeverinë e re me kryetar Sulejman Delvinën 313. Meqenëse kryetari i qeverisë Sulejman Delvina, nuk ndodhej atëherë në Shqipëri u emërua një zëvendëskryeministër, i cili do ta drejtonte veprimtarinë e kabinetit derisa të vinte në Shqipëri titullari. Sulejman Delvina u zgjodh në postin e kryetarit të qeverisë për arsye të qëndrimit politik të tij dhe si anëtar i delegacionit të kolonisë shqiptare të Turqisë në Paris. Ai kishte mbaruar shkollën për mbarështrimin e punëve administrative dhe me përvojën politike që kishte fituar në këtë drejtim në 310
Lufta e popullit shqiptar për çlirimin kombëtar 1918-1920, II (Përmbledhje dokumentesh), Tiranë: 1976, f.65. 311 Lufta e popullit…, vëll.II, dok.50, f.64. 312 Ky Këshill do të përfaqësonte gjithë krahinat e vendit. Shih, Bisedimet e Këshillit Kombëtar “Senat”, Legjislatura e parë. Sesioni i pare (1920), Tiranë: Shypshkronja “Franceskane”, 1923, f.3-10. 313 Sulejman Delvina kishte shkuar në Paris në cilësinë e delegatit të kolonisë shqiptare të Turqisë. Ky kishte punuar si sekretar në ministrinë e punëve të brendëshme dhe e njihte mirë legjislacionin turk dhe Mexhelenë, Kodin Civil Osman. Ai ishte dërguar prej klubit shqiptar të Stambollit për të hetuar shkaqet e konfliktit në mes dërgatës shqiptare të Durrësit e dërgatës së Stambollit. Ky zotëri duke qenë një nga sekretarët e ministrisë së brendshme të Turqisë kishte marrë leje për të ardhur në Paris, dhe pasi ju mbarua leja e zgjati edhe njëherë atëdhe pastaj mbeti përgjithmonë.Sulejman Bej Delvina meqenëse kishte kohë që ishte ndarë nga Shqipëria dhe gjithë karrierën e tij të nënpunësisë e kishte shkuar në Stamboll gjendjen e Shqipërisë nuk e dinte aspak, për këtë shkak në fillim dyshonte të pranonte ose jo kryesinë e qeverisë që i ishte ngarkuar nga ana e Kongresit të Lushnjës.Për më tepër shih: Mehdi Frashëri, Kujtime..., f.78.
86
Perandorinë Osmane i duhej vendit të tij. Përfaqësia e kolonisë shqiptare të Turqisë në Paris ishte dalluar për qëndrimin e saj të vendosur kundër mëtimeve të qeverisë së Romës në Shqipëri si dhe fqinjëve të tjerë. Në postet kryesore ministrore u caktuan Mehmet Konica si ministër i jashtëm, ndërsa Ahmed Zogu në postin e ministrit të brendshëm. Krijimi i organeve të larta drejtuese i dhanë shtetit shqiptar një karakter të pavarur dhe sovran 314. Një nga veprimet e para që kreu qeveria e Lushnjës ishte caktimi i delegacionit qeveritar për në Konferencën e Paqes. U zgjodh delegacioni i ri në përbërje të tij ishin Luigj Bumci, Mehmet Konica, dhe Mihal Turtulli. Fuad Dibra dhe Halil Pasha u kthyen në Stamboll. Vendimet e kongresit dhe zgjedhja e qeverisë së Sulejman Delvinës u përshëndetën nga opinioni publik brenda vendit por edhe nga shqiptarët që jetonin jashtë Shqipërisë. Edhe shqiptarët e Stambollit e uruan kryeminstrin e ri duke u shprehur se “ky bashkim dhe kjo qeveri janë një sigurim i madh për mbarimin e ndjenjave tona” 315. Robert Austin, duke parë rrjedhën e ngjarjeve, me të drejtë do të shkruante se “më shumë sesa fqinjët e saj, Shqipërisë i duhej të ndërtonte si kombin-shtet, ashtu edhe të forconte identitetin kombëtar,në një kohë të tillë kur situata nuk ishte aspak në favorin e saj” 316. Në pranverë të vitit 1920, pozita për qeverinë e Tiranës ishte bërë më kritike. Qeveria e Sulejman Delvinës krahas masave për konsolidimin e shtetit të ri, u përpoq të zhvillonte një veprimtari të gjallë diplomatike, për të siguruar në arenën ndërkombëtare të drejtat sovrane të Shqipërisë. Ajo ishte e interesuar të vendoste marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet fqinje. Arritjet e para të kësaj qeverie ishin bashkimi i trevës së Korçës me pjesën tjetërtë vendit dhe nënshkrimi i protokollin të Kapshticës më 28 maj 1920. Nga ana e saj qeveria e Sulejman Delvinës ndërmori hapa në politikën e jashtme për të gjetur mbështetje diplomatike tek fqinjët në Beograd dhe Athinë, përpara luftës së armatosur që do të shpërthente në fillim të
314
10 vjet Mbretni, 1928-1938, Tiranë: 1938, f.25-28. AQSh. F.101, D.2, fl.34; Qeverisë së ndershme, më 26. 03.1920. 316 Robert C. Austin, “Shtegu i pashkelur i Fan Nolit-Demokracia shqiptare në vitet 1920-1924”, Tiranë: Albin, 2000, f.15. 315
87
qershorit 317. Këto hapa treguan se politikanët shqiptarë po e kuptonin rëndësinë që kishte Vlora dhe e ardhmja e vendit. Në qershor 1920 shpërtheu Lufta e Vlorës e cila zgjati dy muaj dhe përfundoi me fitoren e forcave shqiptare. Fitorja e shqiptarëve në Vlorë e detyruan palën italiane të shkonte drejt tavolinës së bisedimeve për ti dhënë fund konfliktit. U nënshkrua Protokolli i Tiranës më 2 gusht 1920, që e detyronte Italinë të tërhiqte ushtrinë e saj dhe tu jepte fund synimeve mbi aneksimin e Vlorës, duke u angazhuar që të respektohet pavarësia e plotë dhe integriteti territorial i Shqipërisë. Nënshkrimi i këtij protokolli qe një fitore tjetër në fushën e diplomacisë për qeverinë e Sulejman Delvinës. Kolonia shqiptare e Turqisë pasi e uronte për çlirimin e viseve shqiptare i kërkoi të caktonte një përfaqësues shtetëror të Shqipërisë në Stamboll për t’iu përgjigjur nevojave dhe kerkesave të bashkatdhetarëve qe jetonin atje. Kryesia e këshillit të ministrave iu përgjigj kësaj letre duke i falenderuar bashkatdhetrët për urimet dhe duke iu kërkuar të dërgonin një listë specialistësh që ndodhen atje, dhe bashkëngjitur me të shkallën e nëpunësisë së tyre, në mënyrë që këto tu jepeshin ministrive përkatëse në Shqipëri për plotësimin e kuadrit me nënpunësa, ndërsa për dërgimin e një përfaqësie shqiptare në Stamboll duhet të merrej parasysh dëshira e Qeverisë Osmane 318. Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua anëtare e Lidhjes së Kombeve 319. Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve pati rëndësi mjaft të madhe, sepse u ripohua njohja ndërkombëtare e shtetit shqiptar, dhe vlejti si akt njohjeje i qeverisë së re, si qeveri de jure e shtetit shqiptar Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur shqiptar dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të tij nga Lidhja e Kombeve, si edhe hapat e reformimit krijuan një klimë të favorshme ndërkombëtare që shqiptarët të përqendroheshin në ngritjen e institucioneve të brendshme dhe zgjidhjen e problemeve të tilla, si ato të
317
Muin Cami, Shqipëria në rrjedhat e historisë, (Përmbledhje studimesh, 1912-1924), Tiranë: Onufri, 2011, f.229. 318 AQSH, F.101, d.6, v.1918-1924. Letër e kryesisë së Këshillit të Ministrave, nr.1941/1. Mё 20 gusht 1920. 319 Historia e Popullit Shqiptar, Vëll. III, (Periudha e Pavarësisë 28 nëntor 1912-7 prill 1939), Tiranë: Botimet“Toena”, 2007, f.171.
88
mungesëssëunitetit fetar, krahinor e gjuhësor, të centralizmit të përparuar dhe të modernizimit shoqëror-ekonomik 320. Ndërkohë në Anadoll kishte filluar Lufta Kombëtare e popullit Turk, për të larguar grekët, francezët, anglezët nga Anadolli. Më 23 prill 1920 në Ankara u hap Asamblea e Madhe Turke dhe kryetar u zgjodh Mustafa Qemali.Të dyja këto ishin ngjarje të rëndësishme, të cilat u zhvilluan paralelisht me luftën e drejtë për çlirim kombëtar dhe zhvillimin politik të shqiptarëve në atë kohë. Pikërisht në ato momente të ndërlikuara, për të dyja vendet, midis qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe Qeverisë së Ankarasë (më 1920) u vendosën marrëdhënie miqësore. Mustafa Qemali, një shtetar dhe ushtarak i zoti, krahas detyrës për rindërtimin nga e para të Turqisë do t’i kushtonte vëmendje forcimittë lidhjeve me shtetet fqinje dhe në këtë kontekst kishte vendosur të hynte në marrëdhënie politike, kulturore dhe ekonomike me qeverinë demokratike shqiptare, të dalë nga Kongresi i Lushnjës 321. Ky vendim erdhi pasi secili prej dy vendeve kishte nevojë për bashkëpunim dhe përkrahje nga njëri– tjetri, për të qenë më të sigurt në rrugën e tyre. Nisur nga ky kënvështrim Mustafa Qemali, më 9 dhjetor 1920, dërgoi për një vizitë në Shqipëri një delegacion ushtarak turk prej 25 personash. Delegacioni kryesohej nga ushtarakët Selahedin Saip (Shkoza) dhe Hamdi Beu 322. Qëllimi i delegacionit ishte të ndihmonte qeverinë e re shqiptare për të organizuar ushtrinë për mbrojtjen e vendit. Sipas shtypit turk, ushtria duhej të kishte ngjashmëri me ushtrinë kombëtare turke 323. Pas marrjes të nënshtetësisë shqiptare Selahedin bej Shkoza, do tëzgjidhej edhe deputet i Prizrenit në Këshillin Kombëtar shqiptar 324. Gjatë vizitës në Shqipëri, ai u ftua nga kryeministri Iljas Vrioni të merrte pjesë si ministër i Mbrojtjes [Luftës] në qeverinë e tij 325. Ndërsa kolonel Hamdiu u caktua si kryekomandant i ushtrisë shqiptare, me qendër në Berat 326. Selahadin Saip Shkoza, ishte i pari ushtarak
320
Beqir Meta, “Përpjekje për konsolidimin e identitetit Kombëtar në vitet 1920-1924”, në: Studime Historike, viti 2007, nr.3-4, f.69. 321 Hikmet Öksüz, “Atatürk dönemi Türk-Arnavut ilişkileri”, in Güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul 1998, no.12 f.211. 322 Selma Yel, “Atatürk ve Inklaplarinin Arnavutluk’taki Tesirleri”, in Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, Cilt XIX, sayi 55, Mart 2003, s.108. 323 Vakit gazetesi “Müstakil Arnavutluk”, 27 Nisan 1921, sayi.1216, s. 2. 324 Selma Yel, Atatürk ve Inklaplarinin Arnavutluk’taki Tesirleri…, f.108. 325 Necip P. Alpan, “Tarihin Işiğinda bügünkü Arnavutluk”, Kardeş Yayinlari, Ankara 1975, f.81. 326 “Vakit”, gazetesine “Müstakil Arnavutluk”, 27 nisan 1921, sayi:1216, s.2; shih. Selma Yel ve Halil Ozcan, “Mustafa Kemal’in Selahattin Saip Bey’i Arnavutluk’ta Gorevlendirmesinin Sebep ve Sonuçlari (1920-1923)”, Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, Cilt: XXIV, sayi 70, s.63-64: shih.Halil
89
shqiptar që hartoi një paketë të rëndësishme ligjore për ushtrinë shqiptare 327, duke hyrë në historinë e saj jo vetëm si ministër mbrojtjeje por edhe si reformator i shquar 328. Ai do të angazhohej për formimin e një ushtrie kombëtare me 4 regjimente: në Shkodër, Tiranë, Përmet dhe Gjirokastër 329. Ushtria e reformuar prej tij ishte gati për mbrojtjen e Jugut të Shqipërisë nga ndonjë ndërhyrje greke. Jehona e reformës së tij u pasqyrua edhe në gazetën Tribuna që botohej në Romë. Kjo gazetë shkruante se ushtria shqiptare u organizua nga oficerët e dikurshëm turq të ardhur së bashku me Selahadin Saip beun. Sipas kësaj gazete në pjesën veriore të Shqipërisë ishte prezent entuziazmi për shpalljen e mobilizimit ushtarak. Shpallja e mobilizimit ushtarak dhe marrja e masave parandaluese në përgjithësi tregonin një lëvizje të mundshme kundër Greqisë nga qeveria shqiptare 330. Organizimi i ushtrisë shqiptare dhe përpjekjet stërvitore nga oficerët e ardhur nga Turqia ndiqeshin pa dyshim së afërmi edhe nga shtetet fqinje. Zhvillimi i saj dhe frika e përballjes u ndoq me vëmendje veçanërisht nga Italia, dhe nga Greqia. Kjo e fundit kishte dyshime për lidhjen e ndonjë marrëveshjeje ushtarake midis Shqipërisë dhe Lëvizjes Kombëtare Turke. Komentet vazhdoninmë tej në gazeta të tjera greke të cilat do të shkruanin se “agjentët turq, duke shëtitur në fshatrat turko-shqiptare në Shqipëri, kishin shpërndarë fotografi të Mustafa Qemalit”. Duke i referuar kësaj gazete, shtypi do të citonte edhe rolin e luajtur nga Mustafa Qemali, në themelimin e ushtrisë shqiptare 331. Në të vërtetë, sipas literaturës historike turke këto lloj mëtimesh [pretendimesh] ishin gënjeshtra. E vërteta pohojnë autorët turq ishte se “Mustafa Qemali dëshironte të ndihmonte vetëm Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, duke iu dhënë shembullin e luftës që po bënte populli turk”. Lufta po zhvillohej kundër planeve të Özcan, “Atatürk dönemi Tȕrkiye Arnavutluk Ilişkileri (1920-1938)”, Yayimlamiş Doktora Tezi, Gazi Üniveristesi Sosyal Bilimler Enstitusü, Ankara, 2009, s.44-47. 327 Në postin e ministrit të Luftës u zgjodh Selahedin Shkoza, nga Prizrendi, kolonel i shtatmadhorisë së ushtrive osmane, pensionist që banonte në Izmir. Njeri i ndershëm dhe ushtar i mirë, në kohën e të cilit u vunë bazat e ushtrisë kombëtare me tre regjimente: në Shkodër, Tiranë dhe Përmet e me kuadro të rekrutuara nga milicia e Gjirokastrës. Por misioni i këtij njeriu të padjallëzuar, mbase qëlloi në një kohë shumë të keqe, kur pasionet dhe intrigat kishin arrirë në kulm, pradaj nuk pati sukses të plotë. Për më tepër shih: Sejfi Vllamasi “Ballafaqime Politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë: Marin Barleti, 1995, f.175. 328 A.Gjinaj & F.Lila, Lidershipi shqiptar përmes historisë së ushtrisë, Tiranë: Geer, 2012, f.93. 329 Vakit, gazetesine, “Arnavutluk Yunan Ihtilafı”, 11 mayis 1921, sayi.1230, s.1. 330 Vakit gazetesine, “Arnavutluk’ta Umumi Seferberlik”, 29 mayis 1921, sayi:1248, s.1. 331 Më 2 janar 1922, Republika Sovjete e Ukrainës kishte nënshkruar në Moskë një marrëveshje midis saj dhe Turqisë. Nënshkruesi i marrëveshjes ishte Jusuf Kemal Beu, në atë kohë ministri i Jashtëm i qeverisë së Ankarasë. Për më tepër shih: Ali Ihsan Gençer-Sabahatin Ozel, “Tȕrk Inkilap Tarihi”, Der Yayinlari, istanbul 2001, s.188.shih : Vakit gazetesine, “Arnavutluki-Yunan Aleyhtarligi Artiyor”, 15 mayis 1921, sayi 1234, s.2.
90
copëtimit dhe ndarjes së territoreve turke nga Fuqitë e Mëdha. Plane të njëjta thurnin vendet fqinje për sovranitetin e Shqipërisë, që e bënin zhvillimin e saj jo fort të sigurt 332. Në atë kohë, Greqia ishte e zënë në luftë me Turqinë, në përpjekje, për mbajtur Anadollin, të cilin e kishte sulmuar e nxitur nga fuqitë perëndimore të Europës 333. Ajo i kishte hyrë aventurës së Azisë së Vogël, e cila do ti kushtonte shumë. Grekët e kishin të qartë se nisja e luftës për pushtimin e Izmirit [maj 1919] nuk do të ishte për ta një pushtim i përkohshëm, por një aneksim i përhershëm që synonte përfshirjen e Anadollit Perëndimor në një Greqi të Madhe në të dy brigjet e Egjeut, duke e bërë kështu më të prekshme ëndrrën e saj “Idenë e Madhe”, rikthimin e lavdisë së venitur të perandorisë greke të Kostandinopojës 334. Ecuria e luftës Greko-Turke, në të vërtetë do të kushtëzonte edhe sjelljen kundrejt Shqipërisë. Ky ishte shkaku sipas pretendimeve greke që e detyronte të mbante një pjesë të ushtrisë së saj në Janinë, kundër Shqipërisë. Pavarësisht sesi u zhvilluan ngjarjet, është i njohur përfundimi i përpjekjeve të Greqisë për të marrë Anadollin në Azinë e Vogël. Turqit me Mustafa Qemalin në krye i dhanë një mësim që Greqia nuk do ta harronte kurrë, shkruante Nexhip Alpan 335. Krahas planeve të tyre grekët kishin frikë edhe dyshime për lidhjen e ndonjë marrëveshje ushtarake midis Shqipërisë dhe Lëvizjes Kombëtare Turke. Këto dyshime e trembnin dhe e bënin shtetin grek të merrte masa. Këtë fakt do ta pranonte edhe vetë gjenerali N. Trikopis i cili pohon në këtë kohë se: “qëndresa e popullit shqiptar ndaj rrezikut grek, në trevat e Jugut bëri që të dobësohej fronti turko-grek i Izmirit, prej nga, u tërhoq një regjiment i tërë 336. Opinioni publik shqiptar, duke u njohur nëpërmjet shtypit vendas mbi luftën që po zhvillonte ushtria kombëtare turke, e përkrahte popullin turk i cili në këtë luftë qëllim kryesor kishte shpëtimin kombëtar. Krahas tyre edhe elementi shqiptar që jetonte në 332
S. Yel & H.Özcan, “Mustafa Kemal’in Selahattin Saip Bey’i Arnavutluk’ta Görevlendirmesinin Sebep ve Sonuçlari (1920-1923)”, in:Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, art. i përm, f.109. 333 Në shkurt të vitit 1919, Venizellosi kryeministri grek, u kishte paraqitur aleatëve një kërkesë formale në Konferencën e Paqes së Parisit për pushtimin e Izmirit. Aleatët e miratuan zbarkimin e grekëve. Më 15 maj 1919 nën mbrojtjen e luftanijeve britanike, franceze dhe amerikane një ushtri greke zbarkoi në Izmir, dhe më vonë përparoi drejt lindjes për në thellësi të vendit. Shih. B.Lewis, Lindja e Turqisë moderne, Shtëpia e librit dhe e Komunikimit, Tiranë 2004, f.274. 334 B. Lewis, Lindja e Turqisë e moderne..., f. 275. 335 Necip P. Alpan, Tarihin ışıǧında Arnavutluk, Ankara: 1975, f.81, 111, 112. 336 N. Trikupis, Dhiiqisis megallon monadhon en polemo 1918-1922, Athinë , 1934, f.99-100 cituar sipas G. Shpuzës, Ataturku dhe shqiptarët, Tiranë: Dituria 1994, f.35.
91
Turqi i cili nuk ishte në një masë të vogël, u rreshtua dhe luftoi në krah të luftëtarëve nacionalistë turq, për të arritur fitoren e çështjes së tyre 337. Sipas literaturës historike, Selahadin Shkoza u kthye në Shqipëri me porosi të Ataturkut 338. Këtë fakt e vërteton edhe korrespondenca midis Mustafa Qemalit e Selahadin Shkozës. Në një letër dërguar më 9 dhjetor 1920 339, Mustafa Qemali do të shkruante: Zotit Selahadin nga Miralau që merret me tregti në Antalja dhe që ka qenë gjeneral në ushtri; U kënaqa shumë shpirtërisht kur mora vesh që nga ana e Kuvendit Popullor të Shqipërisë jeni zgjedhur Ministër i Mbrojtjes.Për shkak se prej një kohe të gjatë s’marrim lajme e të dhëna të sigurta nga Shqipëria, qeverisë së Ankarasë [Angorës] s’i ngelet gjë tjetër veç të shprehë mendime dhe dëshira të përgjithshme. Më poshtë kemi shkruar mendimet tona: Së pari: ata që kërcënojnë Shqipërinë janë, Rumët (Greqia), Sllavët dhe Italianët, ndër këta armiq më pak të rrezikshëm janë Italianët, prandaj dhe na duket e arsyeshme që për t’ju bërë ballë armiqve të tjerë të mbështetemi tek italianët. Së dyti: të bëhen përpjekje për të thelluar paqen midis Shqiptarëve dhe temat si feja e shtypshkronjat për momentin të lihen me një anë. Së treti: të forcohen lidhjet shpirtërore të Shqipërisë si me qeverinë e Ankarasë ashtu dhe me pjesën tjetër të botës myslymane. Është e nevojshme që të gjithë popujt Islamë të bashkohen me qëllim që të mbështesin njëri-tjetrin dhe të shpëtojnë nga kjo gjendje. Prandaj dhe duhet punuar për këtë mbështetje. Për këtë qëllim, në Ankara mund të dërgoni një njeri që të kemi lidhje të vazhdueshme dhe në të njëjtën kohë të krijohen lidhje me Talat Pashën që ndodhet në Berlin 340. Pasi të arrijmë të marrim lajme vazhdimisht mund të shohim se sa mundësi kemi për të bashkëpunuar e për të vepruar e sa të suksesshëm mund të jemi 341. Në
337
Arkivi Qendror Shqiptar (më tej AQSh), F.151. D. nr. 200, V.1923, fl.3. Letër e përfaqësuesit në Lozanë drejtuar Ismet pashës, 14 janar 1923. 338 Anila Polat, “Marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë dhe së sapoformuar të Turqisë (19201938)”, botuar në: “Haci Bektaş Veli”, Arastirma Dergisi, Bahar 2055/33, f.178. 339 Atatürkün Milli Diş Politikasi (Milli Mücadele Dönemine ait 100 Belge) 1919-1923, Ankara: T.C. Kültür Bakanliği Atatük Dizisi, C.1, 1994, s.209-210. 340 Mehmet Talat Pasha qe larguar jashtë vendit në Gjermani. Ai kishte marrë pjesë në lëvizje të ndryshme si psh në “Klubin e Lindjes ”. Talat Pasha kishte përkrahur lëvizjen që kishte filluar në Anadoll dhe mbante korrespondencë me Mustafa Qemalin. Për më gjerë shih: Hasan Babacan, “Mehmet Talat Pasha 1874-1921”, Ankara: 2005, s.200-201. 341 M. Türker Açaroğlu, v.d., Atatürk’ün Bütün Eserleri, V.10, Stamboll: 2003, f.149.
92
këtë periudhë ai do ta linte të hapur problemin, pasi nuk ishte i sigurt si do të reagonte shteti shqiptar. Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke në këtë periudhë e kishte ndjekur dhe përkrahur pavarësinë e Shqipërisë 342. Mustafa Qemali, në fjalimin që mbajti në hapjen e mbledhjes së tretë të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, më 1 Mars 1922, duke folur për qëndrimin e popullit turk ndaj popullit shqiptar që po përpiqej për liri e demokraci. do të vinte theksin në lidhjet e dikurshme por edhe në perspektivën që do të kishte vendosja dhe fuqizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve. Fjalimi mbahej në një kohë kur Turqia ende nuk ishte shpallur Republikë. Ataturku në këtë mbledhje do të deklaronte: “Përsa i përket Shtetit Shqiptar; për qindra vjet me rradhë jetuam bashkë me popullin e këtij shteti mysliman. Për një kohë të gjatë bashkuam jetën me ta dhe patëm të njëjtin shkrim. Ky popull dhe shtet me të cilin kemi të njëjtën fe duhet ta kuptojë që kanë nevojën e mbështetjes tonë për të ruajtur egzistencën dhe për të qenë të lumtur. Duhet të merren masa për ta shpëtuar nga kjo gjendje e vështirë që është e krijuar. Këtë gjë e dëshiroj dhe e shpresoj shumë” 343. Në veprat e disa historianëve shqiptarë kjo deklaratë që në thelb mbetej e njëjtë do të shqipërohej 344në këtë formë: “Me popullin shqiptar e Shqipërinë kemi bashkëjetuar dhe kemi bashkëpunuar gjatë shekujve, për një kohë të gjatë. Për jetë dhe fat të përbashkët. Me qëllim që ky popull vëlla dhe qeveria e tij, të shpëtojë nga situatat e rrezikshme, do të mobilizohemi dhe do të marrim të gjitha masat e duhura që edhe shqiptarët të zenë vendin e tyre që meritojnë në gadishullin e Ballkanit, sepse të dy vendet dhe shtetet tona gjenden në vijat e sigurimit të përbashkët.” 345. Deklarata u bërë e njohur nga shtypi turk dhe aishqiptardo të shkaktonte debate në Këshillin Kombëtar shqiptar, sepse midis të tjerave Mustafa Qemali kishte deklaruarse: “Oficerët Shqiptarë që ndodhen në shërbimin e ushtrisë otomane u janë dëftyer gjithë lehtësirat të kthehen në Shqipëri të shërbejnë për atdhenë e tyre. Tűrkiye Bűyűk Millet Meclisi, (më tej TBMM) Zabit Cerideleri, Içtimai 1, Cilt 18, s.12. Atatürk’ün Türkiye Büyük Millet Mecisi’ni Açış Konusmalari, TBMM Basimevi, 1987, s.83. Sadi Burak-Utkan Kocaturk, “Atatürkün Soylev Demecleri”, Cilt V, Ankara, s.42-43: shih. Necip P.Alpan, “TurkiyeileArnavutluk’un Istiklal Savaşlari’ndaki Paralelizm Dogrultusunda Yaptiklari Is Birligi”, X, Turk Tarih Kongresi, Cilt. 6, Ankara 1994, s.2900-2901: shih. TBMM, Zabit Ceridesi, Ictimai 1, Cilt 18.12. 344 Kopi Kuçyku, “Aspekte të marrëdhënieve shqiptare –turke gjatë viteve 20-30 të shekullit tonë”, botuar në Studime historike, nr,2, 1987, f.59: shih; Nesip Kaci “Si vlerësohet Ataturkunë Shqipëri”, botuar në (përmbledhje kumtesash), “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvëshrimin shqiptar”, Tirane: Shtëpia botuese “Koha”, 1998 f.131. 345 Nesip Kaçi, “Si vlerësohet Ataturku në Shqipëri”, botuar në (përmbledhje kumtesash ), “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvëshrimin shqiptar”, Tirane: Shtëpia botuese “Koha”, 1999, f.131 342 343
93
Ndonëse me Shqipërinë jemi ndarë gjeografikisht, 500 vjet relacione i kanë lidhur të dy kombet moralisht me një mënyrë të patundur” 346. Prandaj në përgjigje të kësaj deklarate, Ali Bej Këlcyra një deputet me pikëpamje liberale, kërkoi nga parlamenti shqiptar që ti deklarohej opinionit publik se nuk ka dhe nuk ekziston asnjë lidhje politike midis popullit shqiptar edhe atij turk.Në këndvështrimin e tij ai do ta shihte deklaratën në aspektin e politikës së jashtme dhe asaj të politikës së brendshme. Në fushën e politikës së jashtme, do të argumentonte arsyet e kësaj kërkese vetëm me pozicionin e dobët të Shqipërisë nisur nga kjo do të mbivlerësonte rolin e faktorëve të jashtëm, në këtë mes duke e paraqitur sa më të ëmbël politikën e jashtme të Anglisë në këtë kohë ndaj popujve të vegjël 347.Ndërsa në aspektin e politikës së brendshme, ai do të deklaronte se oficerët dhe nëpunësit mund të vijnë, por tu kontrollohet biografia [të dhënat personale] ku ishin shkolluar dhe ku kishin punuar më parë.Ai do të propozonte, edhe hartimin e një ligji që të ndalonte çdo nëpunës të ardhur nga Turqia, të merrte detyra në administratë apo në ushtritë shqiptare derisa të mësohej me atmosferën kombëtare 348. Pas këtij debati Këshilli Kombëtar, i kërkoi qeverisë shqiptare të mos merreshin nëpunësa të rinj nga Turqia derisa të nxirrej ligji i nënshtetësisë, dhe të vërtetohej nëse personat e ardhur kishin marrëdhënie pune me Turqinë ose jo, në të kundërt të nxirreshin jashtë kufijve sepse kjo ishte e rëndësishme për politikën e jashtme të Shqipërisë 349.
346
Posta e Korcës, 7 korrik 1921, nr.18, f.1. Çështja e nëpunësve që vijnë nga Turqia. Mejtoniu zotërinj, që fjala e përfaqësuesit të një kolonie të Anglisë mjafton ta bëjë Shqipërinë të hyjë në ligën e kombeve: një fjalë e kryeminstrit të perandorisë Britanike mjafton ta humbasë ose ta shpëtojë kombin shqiptar sot që po bisedohet fati i tij. Qeveria angleze ka qenë kurdoherë mbrojtëse e popujve të vegjël dhe te drejtësia e saj e kemi shpresën e madhe. Fjala e Mustafa Qemalit na bëri një dam të madh, se e bajnë të pandehnë mejtimin e përgjithsëm t’Anglisë sikur Shqipëria është vegël e Turqisë. Bisedimet e Këshillit Kombëtar, 1921, nr.6, f.82 shih:Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët , Tirane: Dituria, f.1994, f.38. 348 Posta e Korçës, 19 korrik 1921, nr. 22, f.1 Fjala që mbajti në Këshillin Kombëtar Ali Klysyra kundër nënpunësve që vijnë në shtëpi. 349 Posta e Korçës, 7 korrik 1921, nr.18, f.1. Çështja e nëpunësvet që vijnë nga Turqia për një kohë të gjatë. Këshilli Kombëtar nr.227. të shkëlqyeshmes Kryeministries Tiranë Kemi nderin me i bajmë të njoftum së shkëlqyeshmes Kryeministrisë së Këshillit Kombëtarë në mbledhjen e vetë me 18. VI.21 tue pasë në bisedim deklaratën e Mustafa Qemalit në parllamentin e Angorës për mbi dhanien leje oficerëve Shqiptare që gjenden në shërbimin Turk për të vajtun në Shqipnie; meqënëse traditat e 500 vjetëve i lidhin moralisht këto dy popuj vendoj me një za”: 1. Qi qeveria të mos u apin nënpunësie atyne që vijnë nga Turqia, deri sa të vërtetohet e të vihet në veprim ligja e nënshtetësisë, mbas së cilës të veprojë mbi të. 1- Qi qeveria ata shqiptarë të cilët kanë ardhë në Shqipnie dhe gjinden në shërbimin e shtetit shqiptar, edhe nqs provohet se kanë marrëdhënie me Turqinë ose marrin rroga prej saj t’i nxirrni jashtë kufijve të Shqipnies. 347
94
Nuk ka dyshim se qëndrime të tilla, në kushtet e mungesës së stabilitetit politik në vendin tonë, ndikuan negativisht në drejtim të shpejtimit të vendosjes së marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Turqisë së re. Në klimën e krijuar kërkesa e kolonisë shqiptare të Turqisë, për të hapur një përfaqësi në Stamboll, kryeministri shqiptar Iljaz Vrioni do ta vlerësonte si të parakohëshme. Ai do t’i shpjegonte Këshillit Kombëtar se “qeveria shqiptare nuk e sheh të arësyeshme hapjen e një përfaqësie në Stamboll, por shikon të arsyeshme për momentin krijimin e një zyre pasaportash nën drejtimin e z. Nezir Leskoviku”. Kjo zyrë do të shërbente për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve në Turqi, si dhe kur ta lypte nevoja të mbronte të drejtat dhe interesat e shqiptarëve atje 350 . Shqetësimi për vendosjen e lidhjeve fillon të ndihet gjithnjë e më tepër në shtypin e huaj, veçanërisht në atë ballkanik, të cilët nuk vonuan të përhapnin lajme se midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë ekzistonin marrëdhënie miqësore dhe një bashkëpunim i ngushtë 351. Në artikujt e kohës ngriheshin pyetje të shumta si: “Ç’farë po ndodh? Përse interesohet Ataturku për Shqipërinë? A mos po përpiqet ai ta lidhë Shqipërinë me qeverinë e Ankarasë? Ndoshta, po përpiqet të krijojë një Turqi të vogël në Ballkan?” 352etj. Po kështu do të flitej edhe për oficerëtë ushtrisë nacionaliste turke që vinin në Shqipëri dhe për shqiptarë që shkonin në Anadoll për të forcuar ushtrinë e re të Mustafa Qemalit 353. Gazeta të ndryshme ballkanike e deri ato që botoheshin në Egjipt, të bazuara në të dhëna të shtypit anglez, do të deklaronin ekzistencën e një marrëveshjeve ushtarake midis Tiranës dhe Ankarasë me perspektivë, vendosjen e një princi mysliman në fronin shqiptar 354. Kjo fushatë shtypi, ishte pjesë përbërëse e taktikës së presionit dhe shantazhit që bënte në këtë kohë Foreign Ofice dhe qeveria Britanike veçanërisht për çështjen e 2- Prandaj lutemi të shkëlqyeshmen kryeministrie që tue urdhëruem dëshirin e parllamentit dhe tue marë parasysh mundësien e posaçme qi ka dekllaarata, një pikëpamje e politikës së jashtme të Shqipnies, të marrë masat që sa më shpejt të vejë në veprim vendimet e sipërme. Pritni nderimet ton atë nalta. Nënkryetari Hoxha Kadri. 350 AQSH, F. 101, D.8, 3 korrik 1920, Ministria e jashtme vendosi hapjen e zyrës së pasaportave në Turqi. 351 AQSh, F.151, v.1922, D.nr.61, fl.1, Paris, 10 janar 1922, Deklaratë e zyrës së shtypit shqiptar. 352 Nesip Kaçi, “Si vlerësohet Ataturku në Shqipëri”, botuar në (Përmbledhje kumtesash), “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvëshrimin shqiptar”,Tirane: Shtëpia botuese ‘Koha”, 1998, f.131. 353 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (më tej AMPJ), V.1923, D.nr.147, fl.1, MPJ-MPB, Tiranë, më 28 shkurt 1922. 354 AQSh, F.151, D.199, Trieste, 15 shkurt 1923.
95
Mosulit dhe atë të tokave të pushtuara nga Greqia 355. Foreign Ofice, do t’i bënte presion të drejpërdrejtë në atë kohë edhe Mehmet Konicës, përfaqësuesit shqiptar në Londër duke i kërkuar që qeveria shqiptare të merrte masa të rrepta për të ndaluar çdo propagandë qemaliste në Shqipëri 356. Bazuar në këto propaganda, autorë të huaj kanë shkruar mbi ekzistencën e një marrëveshje e fshehtë midis Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke në vitin 1922, dhe përbëhej prej 12 artikujsh 357
.Përmbushja e kushteve kryesore të saj do të sillte rezultat që: “Shqipëria të bëhet
jo thjeshtë një aleate, por në një afat të gjatë, –satelite e Turqisë”, gjithnjë sipas tyre marrëveshja ishte bërë e njohur edhe në shtabin e përgjithshëm të ushtrisë greke të asaj kohe. Disa nga artikujt kryesorë të kësaj marrëveshje ishin: 1. Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë do të kujdesej moralisht dhe materialisht që Shqipëria të arrijë qëllimet e saja Kombëtare. 2. Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë pranon që të shërbejnë në qeverinë shqiptare ushtarakët me origjinë shqiptare dhe që shërbejnë në shtetin turk ushtarak shqiptarë dhe nënpunës civilë. 3. Qeveria shqiptare merr përsipër të përgatiti brenda vitit ose më pak, një trupë ushtrije prej 3 divizionesh. 4. Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare të qeverisë së Ankarasë, merr përsipër të dërgojë një mision ushtarak për stërvitjen e trupave të mësipërme. 5. Qeveria e Shqipërisë merr përsipër që nga divizionet njëri të disponohet për kufijtë serbë, tjetri për kufijtë grekë dhe i treti për rendin dhe sigurinë e brendshëm. 6. Qeveria shqiptare detyrohet të organizojë banda dhe ti dërgojë në territorin Grek. 355
Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët, Tiranë: Shtëpia Botuese Dituria, Botim i dytë, 1994,
f. 41. 356
Në Foreign Office më thanë se kanë lajme që Mustafa Qemali dërgoi ca oficerë në Shqipëri me qëllim që të ngrejnë popullin në Veri e në Jug kundër Serbisë dhe Greqisë, dhe që guverna Britanike ka besim në urtësinë e Guvernës tonë dhe që nuk beson se do të lini agjentët e Qemalit ta bëjnë Shqipërinë një bazë për lëvizjen e tyre dhe të hedhin vendin tonë në zjarr… një ngjarje e tillë në cirkontantet e sotme do të konsiderohet si një akt armiqësor kundër Britanisë së Madhe e vetmja mbështetje e Shqipërisë, me një fjalë, një ngjarje e tillë do të ishte nisja e fundit të shtetit shqiptar. AMPJ, F.151. v. 1922, D. nr.61, fl.7, Raport i M. Konicës drejtuar kryeministrit e MPJ, Xhafer Ypi, Londër, 27 shtator 1922. 357 Arkiva e Institutit të Historisë (më tej AIH),A, V, 220, Dhimitër Mihalopulos “Përpjekje për bashkëpunim tëShqipërisë dhe Turqisë qemaliste. Marrëveshje sekrete e vitit 1922. (Mbajtur në Kongresin V Historik Panhelen, Selanik 1964)
96
7. Qeveria shqiptare detyrohet duke qenë se 2/3 e Shqipërisë përbëhen nga myslimanë, parlamenti të përbëhet 90% nga myslimanë, dhe kurrë nuk do të përdorë në ministrinë e jashtme dhe të brendshme, ministra të krishterë dhe njëkohësisht do të kujdeset të dërgojë myslimanë në vendet ku shumica janë grekë. 8. Në asamblenë e ardhshme do të caktohet çështja e regjimit, të kihet kujdes që të sigurohet sovraniteti popullor. 9. Në rast se nuk do të sigurohej sovraniteti popullor, proçedojmë me referendum (plebishit) që të zgjidhet një primo (kryetar) Mysliman dhe për këtë duhet të bëhen përpjekjet e duhura nga ana e deputetëve myslimanë dhe të popullsisë myslimane 10. Qeveria shqiptare do të kujdeset që tregëtia të vijë në duar të myslimanëve dhe për këtë do të votohen ligje speciale nën këtë emër. 11. Pasi të bëhet paqja me marrëveshje të përbashkët të dy shteteve do të caktohet komisioni i cili do të bëjë marrëveshje konsullore tregtare. 12. Përveç artikullit 6 të tjerat do të aplikohen pasi të bëhet paqja 358. Duke iu referuar njërit prej autorëve D. Mihalopulos, diskutohet për një marrëveshje që ka ndodhur në vitin 1922. Por çfarë ishte viti 1922 për Turqinë?Në këtë periudhë ushtria kombëtare turke nisi Mësymjen e Madhe [Büyük Taarruz], dhe më 18 shtator të atij viti, Mustafa Qemali, shpalli se ushtria greke në Anadoll, ishte shkatërruar plotësisht. Këtë e fakton edhe rënia rob ekryekomandantittë ushtrisë greke, gjeneralit Trikopis në duart e turqve 359. Kjo mësymje solli fitoren më të sukseshme të historisë së luftës kombëtare turke, dhe firmosjen më 3 tetor 1922, të Armëpushimit të Mudanias, e cila ndryshoi edhe tablonë historike të ngjarjeve të mëpasshme. Rrjedhimisht këto ngjarje do të cungonin klauzolat e Traktatit të Sevrës, në lidhje me trashëgiminë e tokave osmane në Turqi, ku padyshim do të preknin interesat e drejtpërdrejta të grekëve dhe miqve të tyre britanikëve. Edhe Londra, në politikën e saj të jashtme, në kushtet e rivalitetit me Francën, kishte nevojë urgjente 358
Kjo marëveshje u firmos në emër të Shqipërisë nga deputeti asaj kohe i Delvinës ishkryeministri Sulejman Fehmi Delvina, ish-ministër i ushtrisë koloneli SelahedinBej Shkoza, dhe nga ana e qeverisë së Ankarasë, komisari (ministri) i jashtëm Jusuf Qemal, si edhe nga një kolonel i shtabit madhor emri i të cili nuk kuptohet (nuk deshifrohet). 359 A. I. Gençer & S. Ozel, Inkilap Tarihi…., f.190; shih. Dagobert Von Mikusch, Mustafa Qemal Ataturku, themeluesi i Turqisë së re, Tiranë: Shtypshkronja “Edlor”, 2002, f.238.
97
për përkrahjen italiane veçanërisht në konfliktin me shtetin Turk. Qeveria angleze, i ishte drejtuar edhe Jugosllavisë për ndihmë duke kërkuar trupa lufte kundër Turqisë por në bazë të kërkesës së Francës pala jugosllave i refuzoi të gjitha kërkesat angleze 360. Përsa kohë që forcat greke ishin mundur nga trupat qemaliste për Londrën rritej nevoja medoemos për përkrahjen italiane. 361 Në këtë situatë politike, është e kuptueshme që lajmet e botuara në shtyp ishin pjesë e manovrave të fshehta dhe e politikës të Anglisë dhe Greqisë. Këto të fundit ishin në pozicionin e shteteve të humbura në fushën ushtarake, por në atë diplomatike fati i tyre në tokat e Turqisë nuk ishte vendosur ende, prandaj, mundoheshin dhe flisnin për probleme të tjera duke aluduar edhe për marrëveshje fantazma. Në mënyrë të veçantë Greqia i trembej afrimit të Turqisë me Shqipërinë dhe krijimit të ndonjë mundësie bashkëpunimi ndërmjet tyre 362. Në lidhje me marrëveshjen e përfolur, nga leximi i artikujve të saj vihen re disa fragmente të cilat përkojnë me situatën apo emra personash që nënshkruan. E para, një nga nënshkruesit e saj është Sulejman Delvina, i cili ishte ish-kryeministri i parë i qeverisë shqiptare të dalë nga Kongresi i Lushnjës. E dyta, që Selahedin bej Shkoza kishte qenë Ministër Mbrojteje në Shqipëri kjo vërtetohet me lehtësi nga të gjitha burimet shqiptare të kohës, por edhe nga shtypi turk. Përveç kësaj dihej ishte reformator në ushtri
363
.
E treta, mendoj se udhëzimet e Mustafa Qemalit ndoshta janë interpretuar si marrëveshje midis dy qeverive të asaj kohe. Së fundi, Jusuf Qemal beu firmëtari Turk, ishte Ministër i Jashtëm i qeverisë së Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, i cili në këtë kohë kishte firmosur disa marrëveshje në emër të kësaj qeverie. Por rreth vërtetësisë së kësaj marrëveshje duhet të theksoj, se ka edhe disa pika të errëta. Nuk sqarohen nga burimet greke, data e 360
Në Londër të dërguarit Jugollav ju deklarua që Italia bashkëpunon hapur me Qemalin, do të tërheqë trupat nga Azia e Vogël, dhe së shpejti një inervencion kundër Jugosllavisë e Shqipërisë mund të pritej. shih:Vuk Vinaver, Anglia dhe pozita ndërkombëtare midis dy luftërave botërore,ne: Gjurmime Albanologjike, 1968/1, Instituti Albanolgjik i Prishtinës, f.197, shih: Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia Angleze 1919-1927 . (Nën dritën e burimeve arkivore angleze), Tiranë: 2005, f.207. 361 Pranvera Teli (Dibra), Shqipëria dhe diplomacia Angleze 1919-1927..., f.207. 362 Vuk Vinaver, “Jugosllavia dhe Turqia (1918-1934)” , shënime në AIH, A.V.222, fl.5-10. 363 Gazeta e Korçës, 12 janar 1921, f.1. shih: Gazeta “Shqipëria e re”, 26 prill 1921, f.3. shih. Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët, Tiranë: Shtëpia Botuese Dituria, Botim i dytë, 1994, f. 41. shih. R.Gurakuqi, Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore (1 nëntor1918-9 nëntor 1921 statusi, kufijtë dhe rindërtimi shtetëror),Shkodër: Botimet “Camaj-Pipa”, 2007, 196. shih: Bern Fisher, Mbreti Zog dhe përpjekjet për Stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Botim i dytë, Çabej, 2000, f.41.
98
saktë, mënyra sesi u përpilua, nuk kuptohet emri i kolonelit Turk që nënshkroi nga ana e qeverisë së Ankarasë etj. Kjo marrëveshje për palën shqiptare nuk njihej, përderisa nuk është pranuar nga strukturat e kohës, dhe ekzistenca e saj mbetet e diskutueshme, edhe për faktin se deri mëmë sot në arkivën shqiptare dhe atë turke nuk janë gjetur ende gjurmë të kësaj marrëveshjeje por mbeten vetëm komentet e bëra në shtyp 364. Mendojmë se propaganda e zhvilluar rreth kësaj marrëveshjeje, lidhej edhe me situatën e paqëndruar politike që mbizotëroi në Shqipëri gjatë vitit 1922. Ministri i Luftës, Selahedin Bej Shkoza u akuzua në këtë periudhë se kishte penguar operacionet ushtarake, si dhe për simpatinë personale qemaliste të tij. Njëkohësisht, qarkullonin fjalë se ai kishte konspiruar për të sjellë 120 oficerë nga Turqia për t’i caktuar në postet më të larta të ushtrisë 365. Greqia ushqente më tepër se më pare interesa për aneksimin Shqipërinë e Jugut. Në këto kushte ajo i trembej shndërrimit të Shqipërisë në një shtet të fuqishëm si dhe rritjes së rolit Italian. I gjithë synimi i politikës së saj ishte të provonte që Shqipëria ishte e paaftë për vetëqeverisje, një vend i banuar nga myslimanë fanatikë dhe një fqinj krejt i papërshtashëm për një shtet me një qytetërim të lashtë siç ishte vetë ajo 366. Guri i themelit thekson historiani B.Meta i politikës greke, mënyrë kjo e përdorur edhe nga jugosllavët ishte nxitja e dallimeve dhe pakënaqësive fetare në Shqipëri dhe theksimi i idesë se Shqipëria ishte një “Turqi e vogël” 367. Për fatin e mirë, Greqia u përfshi në luftë me Turqinë qemaliste e cila i thithi gjithë fuqinë ushtarake dhe burimet kryesore të saj 368. Në këto momente edhe në aspektin ndërkombëtar, Greqia u përmbajt për të kryer veprimeve armiqësore ndaj Shqipërisë, të cilat do të kishin provokuar padyshim ndërhyrjen e Italisë, Jugosllavisë dhe fuqive të tjera. Asaj i leverdiste më mirë të fitonte simpatinë e Britanisë së Madhe, e cila marrëdhëniet me Turqinë qemaliste i kishte të tensionuara. Krahas saj edhe Jugosllavia do të merrte të njëjtin qëndrim zyrtar apo jo zyrtar për të përligjur agresionin e saj të mëvonshëm në zonën e Dibrës 364
.G. Shpuza, “Ataturku dhe shqiptarët”..., f.41. Pro. Fo.371.7332, Albania Annual Report, 1921, Mr.Ezes to the Marques Curzon of Kedleston, Durazzo, May 1, 1922, cituar sipas R.Gurakuqit, Shqipëria dhe çështja shqiptare…, f.196. 366 Joseph Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë: “Dituria”, 2005, f.274. 367 Beqir Meta, Përpjekjet për konsolidimin e identitetit kombëtar në vitet 1920-1924, ne: Studime historike, nr.3-4, 2007, f.71. 368 J. Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie..., f.275. 365
99
me preteksin se i trembej imperializmit turk 369. Të dyja këto shtete, Jugosllavia edhe Greqia pohonin se trupat shqiptare komandoheshin nga oficerë turq dhe organizimi i ushtrisë shqiptare paraqitej në mënyrë të shtrembëruar si përgatitje për luftë në bashkëpunim me Turqinë. Pavarësisht këtyre pohimeve, duhet të theksojmë se në këtë periudhë oficerët apo zyrtarët turq nuk luanin asnjë rol në çështjen shqiptare. Megjithatë mendoj se ekzistonte njëfarë baze për këto akuza. Në Shqipëri ende kishte persona drejtues të jetës politike, të cilët ishin nga ajo pjesë e elitës shqiptare që kishte studiuar në shkollat jashtë vendit, veçanërisht në Turqi. Nga rradhët e tyre kishte një grup të madh ushtarakësh, dhe punonjës civil [zyrtarë] shqiptarë të cilët më parë kishin qenë në shërbim të Turqisë. Ata gjatë shërbimit të tyre kishin arritur edhe në poste të larta. Ata ishin shquar dhe kishin lënë gjurmë veçanërisht në fushën ushtarake në shërbim të ushtrisë turke. Gazeta “Shqipëria e re”, e cila ndiqte me kujdes situatën brenda vendit, njoftonte se qeveria shqiptare kishte dërguar disa projektligje për miratim në Këshillin Kombëtar. Nga Këshilli Kombëtar [Parlamenti] shqiptar në atë kohë u nxor edhe një ligj 370. Nëpërmjet këtij ligji u vendos që shqiptarët, nëpunës dhe oficerë të ardhur nga Turqia, pa asnjë dallim, të mos merreshin në shërbim nga shteti shqiptar. Ky ligj u nxor për shkak se pritej një bum të ardhurish nga Turqia, pasi qeveria turke nga ana e saj kishte ndërmarrë nismën për të kryer reformën ekonomike. Kështu ajo hoqi nga puna rreth 2100 nënpunësa që i përkisnin administratës së vjetër, midis tyre kishte edhe persona me origjinë shqiptare. Këta persona mendohej se do ti drejtoheshin Shqipërisë dhe shtetit të saj për tu punësuar sepse aty ende nuk kishte nënpunësa të zotë dhe se shteti shqiptar ishte në hapat e para të konsolidimit. Kjo ishte një e drejtë legjitime e shtetit shqiptar, që bashkëkombasit e tij t’i angazhonte në administratën e vendit gjithashtu përfshirja e tyre ishte e domosdoshme dhe për vetë nevojat e vendit në atë kohë.
369
J.Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tirane: “Dituria”, 2005 f.276. Qarkore e Ministrisë së Punëve të brendëshme për Prefekturat. Simbas urdhërit nr. 1367 më 21. 5. 1922 të kryministrisë ini të porositur që tu hiqet vërejtja gjithë zyrtarëve kompetentë për tu marrë masat e nevojshme mbi mos përdorimin e tyre (oficerëve dhe nëpunësve të dorëhequr prej shërbimit Turk) mbë as në ndonjë shërbim të shtetit si dhe mbas vendimit të Këshillit Kombëtar dhe kur t’a lypi nevoja politike mbi qasjen e tyre në tokë të Shqipnies.Për më shumë: Gazeta “Dit’ e re”, Tiranë 17 qershor 1922, nr.12, f.3. 370
100
Mirëpo, ky ligj, në praktikë nuk u zbatua, sepse siç theksonte shtypi shqiptar në diasporë, qeveria e Tiranës merrte në shërbim ata nëpunës dhe oficerë të vjetër që kishin dalë në pension dhe ishin larguar nga shërbimi i saj 371. Me ardhjen në pushtet në postin e kryeminstrit, në dhjetorine vitit 1922 të Ahmet Zogu, gjendja e shtetit shqiptardhe interesi i tij kërkonte vendosjen e një ekuilibri në marrëdhëniet me fqinjët. Më 2 janar të vitit 1923, në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar kryeministri i Shqipërisë Ahmet Zogu përpos të tjerave do të shprehte dëshirën e madhe të vendit të tij, për të lidhur sa më shpejt marrëdhënie diplomatike e më gjerë me vendet e ndryshme, e veçanërisht me fqinjët. Ai theksoi se qëllimi i qeverisë që drejtohej prej tij “qysh prej fillimit të politikës së saj të jashtme, asht të shfaqet si një element paqeje e përparimi në mënyrë që të provohet se të qenurit e saj asht i domosdoshëm për qetësinë e Gadishullës së Ballkanit, për ekuilibrin e afrimin ndërmjet popujve të ndryshëm që i banojnë” 372. Pozitiv ishte fakti se mjaft shtete, në vitin 1922 e njohën Shqipërinë si shtet të pavarur e sovran dhe lidhën me qeverinë e Tiranës marrëdhënie të rregullta diplomatike. Lidhur me këtë çështje një rëndësi të veçantë, i ka kushtuar historiografia shqiptare, sidomos lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me Turqinë. Në këtë shtet siç e theksuam më parë, jetonte dhe punonte një koloni e shqiptare, e cila ishte e vendosur në një masë mjaft të madhe përpara 28 nëntorit 1912 373, por edhe pas tij. Emigracioni shqiptar në Turqi u shtua së tepërmi për shkak të shpërnguljeve masive me dhunë të popullsisë shqiptare, nga dy monarkitë fqinje ballkanike, Greqia dhe Jugosllavia, pas aneksimit të trevave të tyre në vitin 1913. Qeveria shqiptare e nxitur ndoshta nga ndikimi i diplomacisë britanike deri në fund të vitit 1922 nuk e njohu qeverinë e re të Mustafa Qemalit me qendër në Ankara, madje tentoi të hynte përsëri në marrëdhënie me qeverinë e sulltanit në Stamboll. Ishte kjo arsyea pse zyra e pasaportave në Stamboll do t’i paraqiste letrat kredenciale, në adresë të ministrit të Punëve të jashtme të Sulltanit 374. Konsulli i Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku e njoftonte qeverinë shqiptare se më 11 nëntor 1922 kabineti qeveritar i Tevfik Pashës, i cili qëndronte vetëm nën fuqinë e sulltanit dha dorëheqjen. Dorëheqja e qeverisë së Sulltanit në Stamboll, 371
Gazeta “Shqipëria e re”, (Albania Novia), Kostancë 18 shkurt 1923, nr.127, f.2. Bisedimet e Këshillit Kombëtar, viti 1923, nr.1, f.2 373 Historia e Popullit Shqiptar..., vell. III, f.205. 374 AQSh, F.151, D.98, v.1922, fl.3, Shkresë zyrës së pasaportave në Stamboll. 372
101
shënoi fundin e Sulltanatit dhe rënien de fakto të dinastisë otomane. Nga pikëpamja kushtetuese, ky veprim tregoi që sovraniteti tanimë i përkiste popullit turk dhe Asamblea e Madhe këtë fakt e pranoi si një element qëndrueshmërie në historinë e re të shtetit turk. Nisur nga kjo M. Qemali caktoi administratorët e rinj në vilajetin e Stambollit dhe do ta emërtonte atë si:“Vilajeti i Stambollit, qytet historik”. Më 11 nëntor 1922, qeveria e Ankarasë emëroi Refat Pashë [Belen] në postin e valiut në vend të Tefik Pashës, dhe në krahun e tij Adnan Beun [Adivari] një nga nacionalistët më të shquar. Ky veprim cungoi rëndë pushtetin e Sulltanit duke ia bërë fakt të kryer rrëzimin nga froni, tashmë atij i kishte mbetur vetëm pushteti i kalifit si kryetar fetar dhe i përkohshëm 375. Prandaj më 18 nëntor 1922, si rrjedhim i rrethanave që u krijuan, por edhe pasi u konsultua me aleatët e tij sulltan Vahdedini u detyrua të largohesh nga Stambolli, së bashku me familjen e tij me ndihmën e një vapori luftarak anglez 376. Qeveria Shqiptare e nxitur nga situata politike e krijuar në vend por dhe nga kërkesat e kolonisë shqiptare të Turqisë, do të kërkonte, dhe do të bënte përçapjet e duhura për vendosjen e lidhjeve diplomatike me qeverinë e re Turke të Ankarasë 377. Konsulli shqiptarnë Stamboll Nezir Leskoviku, në raportin dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, në lidhje me administratën e Stambollit do të shkruante: “Administrata e Stambollit është kthyer në njësi të vilajetit të jashtëzakonshëm, dhe drejtues të saj janë vendosur një vali, dhe më lartë se valiu një komisar i lartë prej Ankaraje. Letrat kredenciale që ishin shkruar për ministrin e sulltanit nuk i dorëzovaderi sa të vijnë të reja nga ana juaj” 378 . Si dhe është përmendur nga pranvera e vitit 1920, për të mbrojtur interest e shqiptarëve që jetonin në Turqi u bë e mundur hapja e një zyre pasaportash. Funksionimi i saj mund të konsiderohej si një zanafillë e përfaqësimit shqiptar në formën legale. Më 9 nëntor 1921, pas njohjes zyrtare të Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve, këto zyra në shumë vende u kthyen në 375
AQSh, F.251, d.98, f.1922, fl.1-3. Raport dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme Pandeli Evangjelit nga konsulli i Stambollit Nezir Leskoviku më 11 nëntor 1922. 376 AQSh, F. 251, d.98, v.1922, fl.4. Njoftim nga konsullata e Stambollit për Ministrin e Punëve të Jashtme Pandeli Evangjeli, dt.18 nëntor 1922. 377 AQSh, Fondi 151, viti 1922, dos. 98, dt. 18 nëntor. Nezir Leskoviku, i cili ishte përgjegjës i zyrës së pasaportave në Stamboll, u takua jo zyrtarisht me valiun (Esad benë) dhe me komisarin e Stambollit. Si u tregova çështjen e zyrës deri më tani. Refat pasha i deklaronte atij: Konvensionet e bame në kohën e administratës së parë nuk i njohim, por këto që më thatë do t’ia komunikoj Angoras (Ankarasë) dhe përgjigjen që do ta marr do t’iu bëj të ditur. Megjithëkëtë me Shqipërinë s’ ka dyshim se do të merremi vesh më parë dhe më shpejt. 378 AQSH, F.151, dos.98, v.1922, fl.1-3, dt.18 nëntor 1922 vazhdim i raportit të datës 11 nëntor 1922.
102
konsullata dhe legata. Paralelisht me këto zyra pasaportash, qeveria shqiptare kishte dekretuar si përfaqësues nderi të Shqipërisë, miq të saj, në disa vende dhe konkretisht në Stamboll u dekretua si përfaqësues nderi Fuad Dibra, një atdhetar shqiptar shumë i njohur dhe i respektuar në Turqi 379. Paskëtaj në korrikun e vitit 1921, në Stamboll, me hapjen e një zyre pasaportash u caktua titullar Nezir Leskoviku 380. Të dhënat dokumentare dëshmojnë se kjo zyrë u hap, kur qeveria osmane njohu me shkresë të posaçme si drejtues të zyrës së pasaportave Nezir Leskovikun 381. Në mars të vitit 1922 Nezir Leskoviku, ishte graduar konsull i Shqipërisë në Stamboll. Gjatë takimeve jo zyrtare me valiun e Stambollit Esad beun, dhe me komisarin e Stambollit, Refat Pashën, këta të fundit do të shpreheshin se: “Bisedimet e zhvilluara në kohën e administratës së parë ne nuk i njohim, por këto që më thatë do t’ia komunikoj Ankarasë dhe përgjigjen që do ta marr do t’jua bëj të ditur. Megjithëkëtë me Shqipërinë, shtonte ai nuk ka dyshim se do të merremi vesh sa më parë dhe më shpejt” 382. Nga ana e saj qeveria e re e Ankarasë në këtë periudhë, nuk njihte asnjë lloj marrëveshje të nënshkruar më përpara nga qeveria e sulltanit. Kështu nuk njiheshin edhe funksionet legale të asnjë zyre përfaqësie të administratës së vjetër, të cilat kishin ekzistuar më parë në Stamboll. Qeveria shqiptare do të shtonte përpjekjet nëpërmjet Nezir Leskovikut, për të hyrë në relacione me qeverinë ere turke, fillimisht për njohjen zyrës konsullore shqiptare nga qeveria e Ankarasë. Më 5 janar të vitit 1923, gjatë një takimi me komisionerin e Stambollit Adnan bej Adivarin, përfaqësuesi shqiptar do t’i parashtronte edhe njëherë problemin e zyrës së pasaportave shqiptare. Adnan beu, nga ana e tij në lidhje me problemin që ngrinte pala shqiptare do të kërkonte instruksione prej Ankarasë, në lidhje me çështjen e zyrës shqiptare të pasaportave në Stamboll, dhe kthimit të saj në zyrë konsullore 383.
379
AMPJ, viti 1922, D.4. Mbi dekretimin e disa personaliteteve. Ky i fundit pas marsit të vitit 1922, u gradua në Konsull dhe mbas dhjetorit 1926 u dekretua në kryekonsull. Me të tillë funksion Nezir Leskoviku ka shërbyer në Stamboll gati dhjetë vite pune. Një muaj më vonë mbas hapjes së zyrës u vendos edhe posti i sekretarit të saj.Në atë detyrë u dekretua Asaf Xhaxhuli, i cili shërbeu deri në shtator të 1925, ai u pasua nga sekretari tjetër Kosta Meksi. 381 BOA, MV, 26 tetor 1922 . Midis Qeverisë osmane dhe asaj Shqiptare u nënshkrua marrëveshja për hapjen e një zyre pasaportash me drejtues Nezir Leskovikun. 382 AQSh, F.151, D.98, viti 1922, 18 nëntor 1922, Raporti i N. Leskovikut për Ministrinë e Punëve të Jashtme, f.3. 383 AQSh, Fondi 151, Dos. 199, v. 1923, Letër drejtuar P.Evangjelit Ministër i Punëve të Jashtme,. 21 shkurt 1923. 380
103
Një muaj më pas, në shkurt të vitit 1923, midis Nezir Leskovikut dhe Adnan Beut do tërealizohej një takim i dytë. Në këtë takim, Adnan beu do t’i shpjegonte përfaqësuesit të Shqipërisë se sipas Ankarasë për të kërkuar hapjen e zyrës konsullore, ai duhet të kishte një letër besimi në dorë dhe sa për çështjen e hapjes së konsullatës duhej të përcaktohej qartë nëse marrëveshja që kërkohej do të ishte marrëveshje konsullore apo diplomatike” 384. Përfaqësuesi shqiptar do të sqaronte se “marrëveshjet e shkruara më parë ishin konsullore dhe jo diplomatike dhe se për të provuar kompetencat e t’ia, dokumentat që dispononte ishin të mjaftueshme”. Nga ana e tij Adnan beu do të nënvizonte gjithashtu edhe nevojën që, për këto çështje Shqipëria duhej t’i adresohej drejtpërsëdrejti Ministrit të Jashtëm të Asamblesë së Madhe Turke [Mexhlisit Turk], pasi siç ishte bërë e njohur qeveria e Ankarasë nuk njihte asnjë marrëveshje të bërë më parë. Në këto kushte qeveria shqiptare duhej të niste përsëri nga fillimi traktativat për të hyrë në marrëdhënie diplomatike 385. Ministria e Jashtme e Asamblesë së Madhe Turke si qeveri e re, për njohjen ndërkombëtare të saj dhe lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me shtete të ndryshme, kishte ngritur një komision për të hartuar traktate dhe projekte në lidhje me këtë çështje. Gjatë pranverës së vitit 1923, shqiptarët për të shkuar në Stamboll kishin vështirësi, pasi ata duhej të merrnin vizat pranë ambasadave të lejuara, 386. Për këtë arësye konsulli i Shqipërisë do të insistont përsëri për të kërkuar në rrugë zyrtare lidhjen e marrëdhënieve midis dy vendeve. Në 21 prill 1923, në një letër dërguar qeverisë shqiptare nga ana e komisionit turk të ngarkuar për lidhjet e marrëveshjeve, por duhet që delegati i Shqipërisët’i drejtohet drejpërsëdrejti, Ismet Pashës [Inonysë] në cilësinë e Ministrit të Jashtëm” 387. Konsulli shqiptar në Lozanë, Benoit [Benedikt] Blinishti, u takua me Ministrin e Punëve të jashtme turke Ismet Pashën, të cilit do ti kërkonte njohjen e Nezir Leskovikut si konsull të Shqipërisë në Turqi. Ismet Pasha nga ana e tij iu përgjigj se qeveria shqiptare për këtë problem duhej t’i drejtohej Ankarasë, dhe ai do t’i
384
AQSh, F.151, Dos, 199, v.1923, po aty, AQSh, Fondi 151, Dos.199, viti 1923, po aty. 386 Shqiptarët që do të udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë vizë për në Stamboll, që do të merret pranë ministrit të Hollandës në Pire. Shih: Fletore Zyrtare, Letër e MPJ për MPB, Mbi udhëtarët për në Turqi, e martë 24 prill 1923, f.3. 387 AQSh, F.151, D.199, v.1923, nr.144. Për Minstrin e Punëve të Jashtme Pandeli Evangjeli. 385
104
rekomandonte qeverisë së tij, të caktonte dy persona për njohjen zyrtare të Konsullit shqiptar 388. Krahas njohjes së zyrës konsullore, një problem tjetër i ngritur në këtë kohë ishte edhe çështja e shtetësisë së shqiptarëve që jetonin në Turqi që pengonte vendosjen e marrëdhënieve. Benoit Blinishti, përmes një raporti për Ministrinë e Jashtme, bën të njohur një bisedë me drejtorin e sektorit politik të MPJ të Turqisë i cili ishte delegat i saj pranë Konferenës së Lozanës. Sipas tij, një nga arsyet që qeveria e Akarasë nuk e kishte njohur ende çështjen e Shqipërisë, ishte ajo “e shtetësisë së shqiptarëve që ndodhen në Turqi e cila nuk ishte zgjidhur akoma midis dy shteteve” 389. Me mijëra shqiptarë, banues në Turqi, ishintë paisur me pasaporta shqiptare, por qeveria Turke nuk u njihte as shtetësinë dhe as kombësinë e tyre. Delegati turk do t’i tërhiqte vëmendjen B. Blinishtit, se sipas traktatit të shkëmbimit të diskutuar në Lozanë, lidhur me çështjen e minoriteteve etnike që përfaqësonin fenë muhamedane dhe që banonin në Turqi, këta të fundit do të trajtohen si minoritete kombëtare, duke mos gëzuar të gjithë të drejtat që u përkasin atyre. Sipas këtij mentaliteti të drejtuesve të Ankarasë, shqiptarët duhet ta quanin veten turq ose të iknin nga Turqia. Pra siç duket qeveria turke kërkonte të zbatonte mbi shqiptarët atë metodë që kishte zbatuar për sirianët të cilët kishin vendosur ti quajnë turq ata të cilët banonin në Turqi 390. Po ky personalitet e këshillon B. Blinishtin që delegacioni shqiptar të dërgojë një letër në Ankara, në mënyrë që të merren vesh lidhur mbi këto çështje, si edhe të njoftohet mendimi i palës shqiptare lidhur me shqiptarët që banojnë në Turqi.
391
Qeveria shqiptare bazuar dhe në të drejtën ndërkombëtare do të jepte mendimin e e saj në lidhje me tezën e shtetësisë të hedhur nga ana e Turqve. Ajo theksonte se: “ pas mbarimit të Luftës së parë Botërore në marrëveshjet që u bënë midis shteteve të ndryshme, shtetasit e huaj banues në këto vende u lanë të lirë të marrin nënshtetësinëe qeverisë tjetër, pra edhe shqiptarët duhet që të përfitojnë nga ky rregull ndërkombëtar” 392. Shqiptarët, duke përfituar nga ky rregull, dëshirojnë që të 388
AQSh, F. 151, Dos.199, 14 maj 1923. Ministria e Punëve të Brendshme në Tiranë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Mbi delegacionet zyrtare shqiptaro-turke. 389 AQSH, F.151, Dos.199, 14 maj 1923, po aty. 390 AQSh, Fondi 151, Dos. 199, po aty, Mbi delegacionet shqiptaro-turke. 391 AQsh, Fondi. 151, Dos. 199, po aty, Mbi delegacionet shqiptaro-turke. 392 AQSh, Fondi 151, Dos. 199, shkresë zyrtare nr.10321, Ministrinë e Punëve të Brendshme i kthen përgjigje Ministrisë së Punëve të Jashtme.
105
ruajnë shtetësinë e vendlindjes së tyre, atë shqiptare. Diskutimet lidhur me këtë çështje do të gjenin pasqyrim edhe në shtypin e kohës. Gazeta turke “Vatan”[Atdheu] theksontese: “pasi u pyet komisioni qeveritar për punët e brendshme, nga ana e tij u deklarua se të gjithë shqiptarët që banonin në Turqi, apo erdhën kur u krijua shteti shqiptar dhejo vetëm gjatë luftës numërohen si nënshtetas turq. Ndërsa ata që erdhën nga vendi i tyre të pajisur me pasaportë ose me çertifikatë apo të tjera shkresa të lëshuara nga qeveria shqiptare numërohen si nënshtetas shqiptarë” 393. Disa gazeta të tjera turke, do të komentonin se njihen si nënshtetas shqiptar nga qeveria e re turke vetëm ata që shkojnë e vijnë nga Shqipëria për tregëti, dhe jo të tjerët që janë vendosur me banim në Turqi 394. Gazeta “Ileri”[Përpara] do të shkruante se: “shkaku që deri më sot nuk janë bërë ende marrëveshje politike e miqësore ndërmjet Turqisë e Shqipërisë, ishte aii nështetësisë” 395. Në qershor të vitit 1923, përfaqësuesi shqiptar i Stambollit do ti jepte një intervistë në lidhje me relacionet midis Shqipërisë dhe Turqisë duke deklaruar se “me qeverinë osmane kishin patur relacione zyrtare, por me qeverinë e re po bënin përpjekje që të arriheshin ato” 396. E gjitha kjo histori vazhdonte, sepse qysh nga koha e krjimit të shtetit shqiptar dhe deri në këtë periudhë që flasim, asnjëherë qeveriaturke nuk kishte patur marrëveshje zyrtare me Shqipërinë dhe kjo ishte arsyea, që ata nuk mundim ti njihnin nënshtetasit shqiptar 397. Ndërkohë në Asamblenë Kombëtare Turke u ngrit një komision, i përbërë nga dhjetë anëtarë, i kryesuar nga deputeti Xhevat Abaz, të cilët morën nismën për të filluar negociatat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë. Ata kishin arritur në Itali dhe po përpiqeshin të vinin në Shqipëri që të merreshin me këtë çështje 398. Edhe shqiptarët filluan të bënin përçapje të reja për të hyrë në marrëdhënie me qeverinë e Ankarasë. Në qershor 1923, Ali Kolonja, përfaqësuesi i Shqipërisë në
393
Ky lajm u botua në gazetën “Shqipëria e re”, Albania Novia), Kostancë 12qershor 1923,nr. 135,
f.2. 394
AQSh, Fondi 151, Dos. 199, viti 1923, nr.151, 18 maj, Raport mbi situatën e Konsullatës në Stamboll. 395 Gazeta “Shqipëria e re”, 12 qershor 1923, nr.135, f.2. “Shqip në Turqi”. 396 Letër nga Stambolli. Intervistë me zotin konsull. Gazeta “Shqipëria e re”, 12 qershor 1923, nr.35, f.2. 397 AQSh, Fondi 151, Dos. 199, po aty. 398 AMPJ, Fondi 151, viti 1922, Dos. 57, Tel. nr. 211, Njoftim i Prefekturës të Shkodrës për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
106
Beograd, do të takonte Xhevat beun, përfaqësuesin e qeverisë turke në kryeqytetin jugosllav duke i shprehur dëshirën e qeverisë shqiptare për të hyrë në marrëdhënie diplomatike me qeverinë e Ankarasë. Kjo ishte pritur mirë nga përfaqësuesi turk, i cili ishte shprehur pozitivisht dhe kishte vlerësuar politikën e qeverisë shqiptare, duke shtuar se një gjë të tillë e dëshironte edhe qeveria e tij. Më tej ai do të deklaronte se kishte besim të plotë në përfaqësinë e kryeministrit shqiptar dhe në zotësinë e qeverisë së pavarur. 399Pak ditë më vonë gazeta “Shqipëria e re” botonte lajmin se “qeveria turke e ftonte qeverinë shqiptare të dërgonte përfaqësuesit e saj në Ankara për të bërë një marrëveshje konsullore midis dyja shteteve 400. Kryeministri Ahmet Zogu, në një letër drejtuar Nezir Leskovikut, do t’i kërkonte këtij të fundit të bënte demarshe pranë Adnan Beut valiut të Stambollit, për pranimin e një delegacioni në Ankara. Ai theksonte se: “Qeveria shqiptare i jep një rëndësi të madhe lidhjes së marrëdhënieve me Turqinë dhe do të jetë e lumtur nëqoftëse do të marrë përgjigje të favorshme nga ana e qeverisë turke” 401. Nezir Leskoviku disa ditë më vonë në raportin dërguar kryeministrit shqiptar, sqaronte se në takimin me Adnan Beun, kishte deklaruar se; “Shqipëria prej kohe ka dashur të përfundohet çështja e marrëveshjes, gjithnjë me ndërmjetësinë tuaj por mjerisht nuk mundim të kuptojmë, pse Ankaraja deri më sot asht diftueme kaq indiferente” 402. Adnan beu, do të përgjigjej se nuk kishte ndonjë shkak, por theksonte se “Turqia ishte e zënë nga punët e mëdha të saj në ngritjen e shtetit të ri turk, dhe koha kishte qenë e pamjaftueshme”. Pas kësaj ai kishte shtuar se: “Pse nuk merrni masat e duhura për t’i marrë në Shqipëri muhaxhirët [refugjatët] Kosovarë, por i lejoni të vijnë në Turqi, ku do të humbasin kombësinë dhe jetesën së bashku”. Ne nuk duam të kemi në mes tonë elementë të huaj, dhe nisur nga ndjenjat njerëzore, ne i pranojmë ata, padyshim prap do t’i shpërndajmë me qëllim që ti asimilojmë në pak kohë” 403. Nëpërmjet kësaj bisede u duk qartë që Turqia, në këtë kohë, krahas përgatitjes për ndryshimin e sistemit dhe vendosjes së stabilitetit në vend, ishte e angazhuar me çështjen e shkëmbimit të popullsisë, dhe formimit të një shteti homogjen turk pa 399
AQSh, F.251, D.199, v.1923, fl.23. Shkresë e MPJ drejtuar MPB Tiranë 19 qershor 1923. “Turqia dhe Shqipëria”. Gazeta Shqipëria e re, 24 qershor 1923, f.4. 401 AQSH, F.151, Dos.199, v.1923. Letër drejtuar Nezir Leskovikut konsullit të Stambollit. 9 gusht 1923, (nr.13, XII-2261-III). 402 AQSh, F.151, Dos.199, v.1923, nr.173.Mbi intervistën me Adnan Beun. Raport për kryeministrin Ahmet Zogu. 403 AQSH, F.151, Dos.199, v.1923, nr.173.Mbi intervistën me Adnan Beun. Raport për kryeministrin Ahmet Zogu. 400
107
elementë të huaj. Në këndvështrimin e saj, nuk e shihte ende të favorshme kohën, për të lidhur marrëdhënie me Shqipërinë. Nga ana tjetër mungonte jo vetëm dëshira por edhe kushtet të cilat nuk ishin pjekur akoma për të hyrë në bisedime me palën shqiptare, dhe për të lidhur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë 404. Por disa muaj më vonë në 5 tetor 1923, Ismet Pasha, Ministri i Jashtëm, i qeverisë së Asamblesë së Madhe Turke, do ti dërgonte një telegram qeverisë shqiptare. Nëpërmjet fjalëve të rastit, e ftonte atë të dërgonte një delegacion në Ankara, për tu marrë vesh me qeverinë e tij, në mënyrë që të fillonin bisedimet për lidhjen e marrëdhënieve midis dy vendeve 405.
404
AQSh, F.151, Dos.199, v.1923, nr.172. Mbi çështjen e relacionit me Turqinë. AQSh, F.151, Dos. 200, v.1923, Telegram i Ismet Pashës për Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. 405
108
KAPITULLI III
MARRËDHËNIET SHQIPTARO-TURKE GJATË VITEVE 1923-1928
1. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
Më 9 tetor 1923, qeveria shqiptare duke iu përgjigjur ftesës së qeverisë Turke caktoi një delegacion, i cili do të kryente bisedimet njoftonte shtypi Grek. Kjo përfaqësi shqiptare u nis për në Ankara, nga Stambolli. Në përbërje të tij ishin Eshref Frashëri, kryetar i parlamentit, Xhafer Vila, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Nezir Leskoviku përfaqësues i dërgatës shqiptare në Stamboll 406. Më 17 tetor 1923, delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Eshref Frashëri arriti në Stamboll. Delegacioni shqiptar u prit miqësisht, të nesërmen u nis për në Ankara 407. Në Ankara, takimin e parë delegacioni e zhvilloi me kryeministrin e qeverisë turke të Asamblesë së Madhe Kombëtare Fethi Bej Okjarin. Kryeministrit Turk, ju bë e ditur dëshira e qeverisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke 408. Më 29 Tetor 1923, Turqia u shpall Republikë dhe president i parë i saj në mënyrë unanime u zgjodh Mustafa Qemalit
409
. Nga pikëpamja juridike duhet të
theksojmë se shndërrimi i një rendi gjysëm teokratik [perandori] në një sistem të ri republikan përbënte një ndryshim të madh në natyrën e shtetit. Ndërsa nga ana e historisëinstitucionale, ndryshimi ishte hap përparimtar i një shteti veçanërisht për natyrën dhe mentalitetin nga e kaluara, që mbizotëronte tek populli turk. Shpallja e Republikës së Turqisë u prit pozitivisht nga shumë vende të ndryshme, po ashtu edhe nga Shqipëria. Më 31 tetor 1923, Ahmet Zogu në postin e kryeministrit të qeverisë shqiptare, i dërgoi një telegram urimi kryeministrit turk Fethi bej Okyarit. Ai shprehte urimet për shpalljen e Republikës Turke dhe vlerësonte zgjedhjen e Mustafa Qemalit 406
Gazeta “Politia” në AQSh, F.151, dos.200,fl.15. Përfaqësia shqiptare unis për në Ankara. AQSh, Fondi 151, dos. 200, viti 1923, fl. 8: Telegram drejtuar MPJ, Stamboll, 17 tetor 1923. 408 AMPJ, Fondi 151, dos. 200, viti 1923, fl.36. Telegram drejtuar MPJ, nga Ankaraja. 409 AQSh, Fondi 151, d.200, fl.11. Telegram drejtuar MPJ, Ankara, 30 tetor 1923. 407
109
në postin e presidentit të parë të saj. Duke ju dërguar “urimet më të ngrohta e të përzemërta, - shkruante Ahmet Zogu, - në emër të qeverisë shqiptare për prosperitetin e kombit fisnik dhe bujar turk me të cilin dëshirojmë të kemi lidhje të një miqësie të përzemërt dhe reciproke” 410. Më 1 nëntor 1923, nga gazeta “Dielli”, botonte lajmin se qeveria e Fethi beut dha dorëheqjen. Kryetari i Republikës Turke Mustafa Qemali tashmë kishte ngarkuar Ismet Pashën [Inonynë] të formonte një kabinet të ri. Ismet Inony krahas drejtimit të qeverisë, mbajti edhe postin e Ministrisë së Jashtëm 411. Në javën e parë të nëntorit delegacioni shqiptar do të pritej me nderime edhe nga Ismet Pasha Ministër i Jashtëm i Turqisë, i cili do të siguronte palën shqiptare se interesat e Turqisë kërkonin që Shqipëria të konsolidohej dhe të forcohej në Ballkan. Ai gjatë bisedimeve u interesua të dinte më tepër mbi politikën e shteteve fqinje ndaj Shqipërisë 412. Pas këtyre takimeve delegacionit shqiptar, ju desh të priste edhe tri javë që të fillonin bisedimet, sepse duhej ndjekur rruga e protokollit të shtetit turk për përfundimin e formaliteteve zyrtare. Në fillim dokumentat duhej të kalonin në Këshillin e Ministrave për miratimin e nisjes së bisedimeve, më pas nga Asambleja e Madhe Turke dhe në fund duhej të miratoheshin nga Mustafa Qemali presidenti i Republikës. Më 13 nëntor 1923, gazeta turke “Vakit” [Koha] njoftonte nisjen e bisedimeve shqiptaro-turke. Ngapala turke përfaqësuesi ishte caktuar Shykri Kaja Beu i cili në qeverinë e krijuar mbante postin e Ministrit të Brendshëm si dhe të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme. Nga pala shqiptare në takim vazhdonin të ishin si përfaqësues Eshref Frashëri, Xhafer bej Vila dhe Nezir Leskoviku. Në fjalën e hapjes, -Shykri Kaja beu vuri në dukje “traditat e vjetra të miqësisë që lidhnin popullin shqiptar me popullin turk duke theksuar dëshirën e qeverisë turke
410
Presidentit të këshillit Ministror të Turqisë shkëlqesisë Z.Fethi Bey, nga Presidenti i Këshillit ministror të qeverisë shqiptare A. Zogu. Tiranë më 31 tetor 1923 Mësova me kënaqësi të madhe lajmin e zgjedhjes së Mustafa Qemal Pashës në postin e Presidentit të Republikës së re Turke. Me këtë rast unë lutem në emër të qeverisë shqiptare për të paraqitur urimet më të ngrohta e më të përzemërta shkëlqesisë së tij, dhe urimet më të sinqerta për prosperitetin e kombit fisnik dhe bujar turk me të cilin dëshira jonë më e fortë është për të jetuar nën drejtimin e miqësisë përzemërt dhe reciproke. President i Këshillit Ministror Ahmet Zogu, për më tepër shih: Bilal N. Simsir, “Atatȕrk ve Yabanci DevletBaşkanlari”, dok. no.368, Ankara: TTK Basimevi, 1981, s.28 . 411 Gazeta “Dielli”, no. 26345 (177), November 1, 1923. 412 AQSh, Fondi 151, dos.200, fl. 34. Tel. Drejtuar MPJ, Ankara, 7 nëntor 1923.
110
për një Shqipëri të zonjën dhe për një jetë të pavarur politike”. 413 Të gjithë anëtarët që bënin pjesë në delegacionin shqiptar kishin mbaruar shkollat në Turqi, kjo sipas përfaqësuesit turk do të shërbente për përfundim të shpejtë dhe të kënaqshëm të bisedimeve 414. Fillimisht pala Turke propozoi të lidhej një traktat miqësor, të cilin qeveria turke e kishte praktikuar në parim me të gjithë qeveritë që lidhin marrëdhënie me Turqinë. Si bazë e tij në bisedime merrej traktati turko-polak, i firmosur disa kohë më parë 415 Delegacioni shqiptar do të deklaronte se detyrae të dyja palëve në këto bisedime ishte që të fiksonin në letër miqësinë që ekzistonte prej kohësh midis të dy popujve dhe shprehte ndërkohë gëzimin që traktatin e parë të miqësisë shteti shqiptar po e lidhte me vëllezërit turq. Eshref Frashëri, do të vinte në dukje gjithashtu edhe traditat më të reja revolucionare të popullit shqiptar por edhe të popullit turk, luftërat e tyre për liri në mbarim dhe pas Luftës së Parë Botërore etj. Më tej ai do ta vinte theksin, në interesat e përbashkëta, që kishin, duke deklaruar se të dyja vendet për shpëtimin e tyre qenë mbështetur në forcat e veta dhe gjendjen ekzistuese i’a dedikonin pikërisht këtyre forcave 416. Në përgjigje të fjalës së Shykri Kaja Beut dhe në përforcim të deklaratave të përfaqësuesit shqiptar, gazeta e kolonisë shqiptare “Paqja”[Barış], që dilte në Stamboll, jo rastësisht theksonte: “se nuk janë vetëm jeta e gjatë që kanë shkuar bashkë të dy këta kombe, relacionet familjare që i kanë lidhur, interesat financiare dhe tregtare që i kanë afruar, por janë dhe shumë gjëra të tjera që mjaftojnë t’a shtojnë këtë miqësi dhe besim ndërmjet të dy kombeve...Turqia vetëm me ndihmën e bijve të saj besnikë drejt një ideje kombëtare fitoi lirimin e viseve të shenjta nga shkelmi i të huajve, gjithashtu edhe Shqipëria e vogël me ndihmën vetëm të bijve të saj liroi vendin nga okupacionet e armiqve…” 417
413
Kryetar i delegacionit ishte Eshref Frashëri në këtë kohë ishte kryetar i parlamentit shqiptar. Po ashtu edhe Xhafer Bej Vila, ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Nezir Leskoviku përfaqësuesi i qeverisë shqiptare në Stamboll. 414 Me Nezir Leskovikun ai kishte miqësi të vjetër, pasi të dy në kohën e Preandorisë kishin qenë nënpunësa (kolegë) në Vilajetin e Izmirit. Gjithashtu edhe Xhafer Vila kishte qenë ndër studentët shqiptarë që kishin studiuar në Fakultetin e Shkencave Politike dhe administrative të Stambollit (Mylkije) në vitet 1909-1910. Për më tepër shih: Mustafa Kruja në historinë shqiptare, Tiranë: OMSCA-1, 2012, f.78-79. 415 AMPJ, dos. 200, viti.1923, fl. 37. 416 Vakit gazetesine, 19 kasim 1923, “Tȕrk-Arnavutluk münasebati”. 417 Bariş gazetesine, Istanbul, 17 Aralik 1923, “Tȕrkiye ve Arnavutluk”.
111
Më 15 dhjetor të vitit 1923 në Ankara, pas bisedimesh që zgjatën u firmosën tre marrëveshje që njihen me emrin “Traktati i Miqësisë” 418. Ky traktat shënonte vendosjen emarrëdhënieve diplomatike midis të dyja shteteve, dhe delegacionet u morën vesh menjëherë për të gjitha çështjet. Trakati përbëhej nga tri marrëveshje; marrëveshjes diplomatike, marrëveshja konsullore dhe marrëveshja e nënshtetësisë. Ky traktat përmbante: Art 1. Midis qeverisë së Republikës Turke dhe qeverisë shqiptare si dhe nënshtetasve të të dyja anëve do të vazhdojë paqja, rrojtja, dashuria dhe një miqësi e përjetshme. Art 2. Të dyja anët e larta, të dyja qeveritë u lidhën të formojnë marrëveshje diplomatike mbi bazën e të drejtave ndërkombëtare. Të dyja anët pranuan konditat që nënpunësit diplomatikë dhe konsullorë, sejcili do në vend të tjetrit të kenë të drejta, nderime dhe dhurime. Art 3. Të dyja anët e Larta që lidhen, në këtë datë, për një marrëveshje për traktat të nënshtetësisë mbetën dakord. Art 4. Ky traktat do të vërtetohet dhe vërtetimet së shpejti do të ç’këmbehen në Angorë [Ankara]. Ky traktat u nënshkrua dhe u vulos nga të dy palët 419. Mbasi traktatet të shkëmbeheshin, pas 15 ditëve do të viheshin në veprim. Këtë traktat delegatët e të dyja palëve e nënshkruan dhe e vulosën 420. Një analizë e përmbajtjes të këtij traktati na duket i përligjur për të hedhur dritë mbi rëndësinë dhe rrjedhojat e tij në marrëdhëniet midis dy vendeve. Që në aktin e tij të parë do të konfirmohej se miqësia do të ishte e përjetshme. Në aktet pasuese gjithashtu do të theksohej se të dy qeveritë do të vendosin marrëdhënie diplomatike mbi bazën e të drejtave Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi (më shkurt B.C.A,) 1171/73-19: Tȕrkiye Cumhuriyeti ile Arnavutluk Hükümetleri arasindaki Tabiyet anlaşmasinin üçüncü ve dordüncü maddelleri Bakanlar Kurulu’nun 9 Haziran 1926 tarihli toplantisinda düzenlendi. B.C.A.,(Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi) 3079/ 421-52. Ky traktat u botua në: Gazeta e Korçës, dt.12.1.1924, art. Traktatet turko-shqiptare: Gazeta “Dielli”, dt. 9. 2, 1924, Lajmi Traktatit midis Shqipërisë dhe Turqisë. shih: N.P.Alpan, Tarihin ışǧında Arnavutluk..., f.96: shih: A. Gündüz Okçün, Türkiyenin Taraf Olduğu Milletlerarasi Andlasmalar (1920-1961), Ankara : Rehberi, Dogus LTd, Sirketi, Matb, 1962, f.35-43: shih: Utkan Kocaturk, Atatȕrk ve Tȕrkiye Cumhuriyeti tarihi kronolojisi 1918-1938, Ankara: TTK Basimevi, 2000, f. 405. 419 Me Republikën e Turqisë u nënshkruan tre marrëveshje, të cilat u botuan në Fletoren Zyrtare, për më tepër shih: Fletore Zyrtare, nr.29, 3 mars 1925, f.93-96, Konventë e Vendosjes në mes të Shqipnis e të Tyrqis. Fletore Zyrtare, nr.30, 29 prill 1925, f.97-98, Marrëveshje për mbi nënshtetësinë në mes të Shqipnis e të Turqisë, Fletore zyrtare, nr.31, 29 prill 1925, f.98-100, Traktat Miqësie ndërmjet Shtetit shqiptar e Republikës së Turqisë. Gazeta Bariş, Istanbul, nr.5, dt. 11 dhjetor 1923: Shqiptari i Amerikës, “Traktati Turko-Shqiptar” marrë nga gazeta “ Paqja”, nr.70, 12 Janar 1924. 420 Gazeta “Bariş’, Stamboll, nr.5, dt. 11 dhjetor 1923. 418
112
ndërkombëtare dhe se përfaqësuesit e tyre konsullor gëzonin të drejta dhe nderime të ndërsjellta. Pasi traktati të shkëmbehej, duhet të kalonin 15 ditë që të hynte në veprim. Këtë traktat e nënshkruan dhe e vulosën delegatët e të dyja palëve 421. Zhvillimet e reja në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe firmosja e traktatit u bënë pjesë e shtypit. Gazetat e kolonisë shqiptare të Stambollit, “Paqja”[Barış] 422dhe e “Drejta”[Hak] 423, do të informonin shqiptarët rreth veprimtarisë së delegacionit shqiptar. Gazeta “Paqja”do të shkruante se “delegacioni Shqiptar që gjendet në qytetin tonë, pikërisht kryetari i parlamentit shqiptar zoti Eshref Frashëri, zoti Xhafer Vila dhe drejtori i pasaportave shqiptare në Stamboll zoti Nezir Leskoviku dje u takuan me një gazetarin tonë. Tre anëtarët e delegacionit i’u përgjigjën pyetjeve tona 424.Më tej ajo bënte me dije se: “Të enjten delegacioni do të shkojë në Ankara. Shpresojmë që për një kohë prej 10 ditësh do t’i mbarojmë punët që kemi atje. Turqia duhet të njohë shtetin tonë dhe më pas të krijohen lidhjedy palëshe sipas një vije të përshtatshme politike. Shpresojmë që në bisedimet që do të bëjmë të kemi lehtësime” 425. Pyetjes së gazetarëve të kësaj gazete se ku do të qëndrojë ambasadori shqiptar që do të emërohet në Turqi? Kryetari i delegacionit shqiptar do t’i përgjigjej se: “pa diskutim aty ku është qendra e Turqisë, në Ankara do të jetë dhe ambasada jonë” 426. Ekzistencën e interesave të përbashkëta shqiptaro-turke e theksonte edhe shtypi që dilte jashtë Shqipërisë. Kështu në gazetën “Shqiptari i Amerikës” theksohej: “Do të gëzohemi sikur…të dyja shtetet të lidhin marrëdhënie miqësore të sinqerta të bazuara në interesat e mira të të dy popujve 427. Përsa i takon bisedimeve lidhur me çështjen e nënshtetësisë, nga të dyja palët u paraqitën pikëpamje të ndryshme. Delegacioni shqiptar nga ana e tij, kërkoi që shqiptarët nga territoret e përfshira në shtetin shqiptar, por me banim në Turqi, të quheshin nënshtetas shqiptarë: ndërsa shqiptarët nga trojet shqiptare të shkëputura me
Bariş gazetesi, Istanbul, no.5, 11 Aralik 1923. Bariş, gazetesi, 17 Aralik 1923. 423 Hak, gazetesi, no17, 3 Ocak 1924. 424 Bariş, gazetesi, Istanbul, no.6, 17 Aralik 1923. 425 Barış gazetesi, Istanbul, no.6, 17 Aralik 1923. 426 Shpuza, Gazmend “Atatürk ve Arnavutluk ilişkileri” artikull i botuar në revistën, Atatürk Yolu, Ankara 1993, v.11, f.312. 427 Gazeta “Shqiptari i Amerikës”, 1 dhjetor 1923.
421 422
113
Traktatin e Berlinit a të Londrës të kishin të drejtën e zgjedhjes [droit d’option]428. Merëpo ky propozim nuk u pranua nga pala turke dhe delegacioni shqiptar do të detyrohej të dilte me një propozim të dytë. U kërkua njohja e nënshtetësisë shqiptare për shqiptarët që kanë shkuar në Turqi pas luftës Ballkanike dhe e drejta e zgjedhjes [droit d’option] për shqiptarët që banojnë në Turqi qysh nga kohët e vjetra 429. Për shqiptarët e Kosovës nuk u formulua ndonjë propozim të ri, i raportonte Tiranës kryetari i delegacionit, sepse delegatët turq këtë çështje nuk deshën ta kishin pjesë të bisedimeve, duke thënë se kjo çështje i takon Serbisë, e cila këtë të drejtë ia ka lënë Turqisë 430. Nga ana e vet delegacioni Turk nisur nga principet e tija, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të quante nënshtetas turq, të gjithë personat me origjinë nga viset e abandonuara [shkëputura] nga Turqia, por të cilët banonin në Turqi. Qeveria Turke insitonte në punën e nënshtetësisë të shqiptarëve që kanë punuar, jetojnë dhe kanë pasuri në tokën e saj. Po të pranohej nga ana e Shqipërisë, insistimi i Qeverisë Republikane Turke shkruante shtypi shqiptar, një dëm i madh do tu vinte bashkatdhetarëve tanë që kanë pasuri të palëvizur në Turqi, të cilën e humbasin ose detyrohen t’a shesin atë me çmim të vogël 431. Delegacioni Turk mbi këtë bazë do të shprehej vetëm për dhënien e të drejtës së zgjedhjes [droit d’option], vetëm shqiptarëve që kishin ardhur në Turqi pas Luftës Ballkanike. Qëndrimin e vet në këtë çështje pala turke e mbështeste në traktatet e lidhura me shtetet e tjera, të cilave, siç u tha lidhur me këtë rast nuk u ishte njohur e drejta e zgjedhjes 432. Pala shqiptare do të dilte me një propozim të fundit, ku kërkonte të drejtën e zgjedhjes për tre vjet për shqiptarët e ardhur nga trevat që i kishin mbetur shtetit shqiptar si dhe, të mos dëmtoheshin në çështjet e pasurisë edhe pas kalimit të këtij afati. Por edhe me këtë formulim kompromisi pala turke nuk ra dakord sidomos lidhur me lirimin e kësaj kategorie qytetarësh nga detyrimi ushtarak. Udhëzimet e marra nga qeveria shqiptare nuk i jepnin të drejtë delegacionit të bënte lëshime të mëtejshme, dhe në këto kushte bisedimet u ndërprenë 433. Për shkak se nuk u dakordua në arritjen e kësaj marrëveshjeje, për arsye të pretendimeve tëpalëve, nga delegacioni shqiptar 428
AQSh, F.200, V.1923, fl.56-58, Konstantinople 29 nëntor 1923. Lidhur me Shqiptarët e Kosovës nuk u formulua ndonjë propozim i ri, i raportonte Tiranës, Eshref Frashëri kryetari i delegacionit shqiptar, se delegata turke për këtë çështje nuk desh të hynte fare në bisedime, duke thënë se kjo çëshjte i takon Serbisë. AQSh, f.151, dos.200, v.1923,f.56-58. 430 AQSh, f.151, dos.200, fl.56-58, po aty. Letër e Eshref Frashërit për kryeministrin A. Zogu. 431 Dielli, Boston, Mass, e enjte, 31 janar 1924, Ndodhi në Ballkan. 432 AQSh, F.151, dos.200, po aty. 433 Vakit gazetesi, 29 kasim 1923: Bariş gazetesi, Istanbul nr.3, 26 kasim 1923. 429
114
nuk u përmend as çështja e pensioneve të nënpunësvet shqiptarë dhe të fëmijëve të tyre, të cilët i kishin shërbyer shtetit Turk me vite duke luftuar për Perandorinë Osmane. Më 1 dhjetor 1923, në Stamboll, delegacioni shqiptar u përpoq përsëri ofronte edhe një propozim tjetër sipas të cilit shqiptarët të cilët në moshën e ushtrisë ta përdornin të drejtën e zgjedhjes menjëherë. Ata që do të deklaroheshin për nënshtetësinë shqiptare të ktheheshin menjëherë në Shqipëri, ndërsa ata që do të vendosnin për të qëndruar në Turqi, të merreshin në shërbimin ushtarak nga autoritetet turke 434. Gazeta “Hakimiyet-i Milliye”, do ta komentonte ndërprerjen e bisedimeve dhe se lidhur me to çdo palë mori liri veprimi 435. Kjo linte të nënkuptohej që edhe pikat për të cilat ishte arritur në të njëjtin arsyetim dhe mendim të përbashkët nuk qëndronin më dhe për rrjedhojë nuk do të njiheshin. Shykry Kaja Beu nga ana e tij, do të linte të kuptohej se bisedimet do të fillonin përsëri nga e para dhe jo nga aty ku ishin lënë dhe se nuk bëhej fjalë për ndërprerje të bisedimeve, por për një shtyrje të re të tyre dhe faktikisht ndodhi 436. Më pas ai do të shtonte se, të dyja palët ishin të interesuara për vendosjen e marrëdhënieve, por në karakterizimin e motiveve që i shtynin drejt vendosjes së tyre, ai do të tregohej i njëanshëm. “Në duhet njeriu të thotë të drejtën,shtonte ai po aty,- le të themi se interesa jonë është morale dhe e shqiptarëve materiale” 437. Interesimi i delegacionit shqiptar për shqiptarët që jetonin jashtë Shqipërisë në të vërtetë nuk kishte të bënte thjesht me interesa materiale, por para së gjithash me interesa kombëtare, sepse më shumë se gjysma e kombit ndodhej jashtë trojeve etnike. Mosmarrëveshjet në fushën e nënshtetësisë e detyruan atë që në dobi të interesave të vendit të tyre të tërhiqej nga propozimet dhe kundërpropozimet madje dhe nga kompromiset që u paraqitën. Kjo duket mjaft mirë po të shihet teksti përfundimtar i marrëveshjes së nënshtetësisë 438. Tërheqja e palës shqiptare pas udhëzimeve të ardhura nga Tirana, do të ndikonte në përfundimin e shpejtë të marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të marrëveshjes konsullore dhe të asaj të 434
Gazeta “Paqja” , 26 nëntor 1923, nr.3. Hakimeyet-i Milliye gazetesi, 19 Kasim 1923. 436 Vakit gazetesi, 23 Kasim 1923. 437 Vakit gazetesi, 23 kasim 1923. 438 Gazeta ‘Shqiptari i Amerikës”, nr.70, 12 janar 1924. Ky tekst u mor nga gazeta Paqja që botohej në Stamboll. 435
115
nështetësisë. Marrëveshjet u nënshkruan në ish-Ministrinë e Punëve të Jashtme në Stamboll, në dy kopje në frëngjisht dhe në dy kopje turqisht 439. Ismet Pasha në postin e kryeministrit të qeverisë turke, do të uronte telegrafisht përfaqësuesin shqiptar për përfundimin e marrëveshjeve, duke shprehur bindjen që lidhja e marrëdhënieve të miqësisë do të shërbente në të ardhmen për forcimin e lidhjeve midis dy kombeve440. Telegrame urimi u shkëmbyen edhe midis Ismet Pashës dhe kryeministrit shqiptar të asaj kohe Ahmet Zogut 441. Në mars të vitit 1924, në Turqi u ndërmor një reformë e rëndësishme, u rrëzua Kalifati 442. Rrëzimi i Kalifatit ishte një nga reformat më të thella e radikale të ndërmara nga Mustafa Qemali me ndikim të rëndësishëm në ecurinë e mëtejshme të shtetit turk. Rrëzimi i Kalifatit u shoqërua me rrëzimin e kalifit, mbylljen e shkollave fetare, prishjen e gjykatave të sheriatit dhe largimin e anëtarëve të familjes mbretërore 443. Disa prej politikanëve do të kalonin në opozitë duke u përpjekur të rrëzonin Mustafa Qemalin dhe të kthenin përsëri Kalifin në pushtet 444. Përmbysja e Kalifatit nga Turqia Qemaliste jo vetëm nuk pati reaksion në Shqipëri por edhe u përcoll nga shtypi në mënyrë pozitive. Këtë e dëshmonte revista “Zani i Naltë”445 nëpërmjet artikujve të botuar ku shtrohej kërkesa që myslimanizmi në luftë me fanatizmin të ecte përkrah qytetërimit bashkëkohor, ç’ka përbënte, sipas autorëve të shkrimeve, një kërkesë të fesë islame të konsakruar dhe në librin e shenjtë Kuranin. Shtrohej teza e drejtë se sa më shpejt të shpëtojmë nga fanatizma, aq më të shpejta do të ishin edhe ritmet e qytetërimit të vendit dhe të popullit tonë. Opinioni publik në përgjithësi dhe ai përparimtar në veçanti e shikonin këtë reformë qemaliste si një nxitës mjaft të fuqishëm duke e përshëndetur abrogimin e Kalifatit 446. Veçanërisht vlen të përmenden diskutimet e Salih Vuçiternit dhe Hafiz Krajës. Në një artikull drejtuar myslimanëve Salih Vuçiterni shkruante se “ishte turp të rrinin në gjumë, kur po lulëzonte bota mbarë. Një qeveri e rregullt e udhëhiqte popullin drejt një përparimi e qytetërimi në qoftë se përpiqej edhe vetë populli që të merrte atë udhë” 447. Më tej ai 439
“Akşam “gazetesi, 9 aralik 1923. AQSh, F.151, D. nr.200, v.1923, fl.65, Telegrami i Ismet Pashës, Ankara 8 dhjetor. 441 AQSh, F.70. D. nr.200, viti 1923, fl.65, Telegrami i Ismet Pashës, Ankara , 23 dhjetor. 442 Gazeta “Hak”, Stamboll, 2 prill 1924 443 Gazeta e Korçës, 8 mars 1924, nr.69, f.1, 444 Gazeta e Korçës, 18 nëntor 1924, nr.143, f.1.Gjendja në Turqi 445 “Zani i Naltë”, prill 1924, nr.7, f.208-218, korrik 1924, nr.4, f.121/ 446 G.Shpuza, Jehona e shfuqizimit të Kalifatit në Shqipëri, në Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvështriminshqiptar, Tiranë: Shtëpia botuese “Koha”, 1999, f.42. 447 Zani i Naltë, 1928, nr.4, f.502. 440
116
shtonte se mjeti i realizimit të bashkimit ishte dhe mbetej liberalizimi i fesë myslimane, ku nëpërmjet argumenteve të bazuara në ndjenja kombëtare, i bënte thirrje komunitetit mysliman që të bëhej pjesë e përparimit, duke sjellë herë pas here dhe shembullin e Turqisë. Shqiptarët e kishin filluar reformën më përpara se Turqia, pasi në vitin 1923 u miratua dekretligji për komunitetet fetare. Ky ligj ishte një arritje e qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj për krijmin e një shteti ligjor që do ta drejtonte në rrugën e përparimit. Miratimi i këtij ligji ishte një hap përpara në krijimin e legjislacionit bashkëkohor në vend, pavarësisht se ligji ishte i paplotësuar. Ahmet Zogu nëpërmjet tij garantonte ekzistencën e komuniteteve fetare dhe garantonte lirinë e predikimit 448. Reforma shkaktoi një krizë të re qeveritare e cila solli në pushtet kabinetin e ri të Fethi Beut [Okyarit] 449. Ndryshimin e qeverisë në Turqi, do ta përshëndeste edhe qeveria e Fan Nolit e cila kishte ardhur në pushtet nëpërmjet një kryengritjeje të armatosur. Në telegramin e urimit, ajo do të shprehte qëllimin e saj, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike 450. Nuk ka të dhëna sesi reagoi qeveria e Ankarasë ndaj ndryshimeve politike që ndodhën në Shqipëri por mund të thuhet se, gjatë kohës që ishte në pushtet qeveria e Fan S. Nolit marrëdhëniet midis dy shteteve ishin të ngrira. Shkaku kryesor për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara sipas mendimit tonë vazhdonte të ishte situata politike në të dy vendet si dhe mos ratifikimi i “Marrëveshjes së Miqësisë” të dhjetorit 1923, nga parlamentet e Turqisë dhe Shqipërisë. Ngjarjet e vitit 1924, si dhe qëndrimi i Ataturkut për çështjen shqiptare e shtynë lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve 451. Vetëm në 30 nëntor 1924, marrëveshja që ishte firmosur dhe ligjet e shkruara në brendësi të saj u pranuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe u ratifikuan në shkurt 1925, 452 pas zgjedhjes si President të Ahmet Zogut.
448
Aida Duka, Aspekte të veprimtarisë së Komunitetit Mysliman gjatë viteve të Monarkisë në shtypin e kohës, në Studime Historike, nr.3-4, Tiranë 2008, f. 116-117. 449 Gazeta e Korçës, 29 nëntor 1924, nr.147, f.1. Kriza në Turqi. 450 AQSH, Fondi 151, dos.300, viti 1924, Koncept telegrami I F.S.Nolit (shkruar nga ai) dhe Luigj Gurakuqit drejtuar Fethi Beut 451 Shyqyri Hysi, Rauf Fico-shtetar dhe diplomat, Shtypshkronja “Mësonjëtorja”, Gjirokastër 2007, f.85 452 Ratifikimi i marrëveshjes sipas arkivës shqiptare u bë në 22 shkurt nga Parlamenti shqiptar dhe firmosja më 3 mars 1925 nga presidenti shqiptar. Për më tepër shih. AQSh, F.151, dos.123, v.1925. Mbi këtë fakt të njëjtat të dhëna jep edhe arkiva turke për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, B.C.A.,(Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi), 1171/73-19: Shih, Hikmet Oksüz, Atatürk donemi TürkArnavut ilişkileri, Güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul 1998, no. 12, f.211
117
Ahmet Zogu në postine e presidentit zotëronte pushtet të gjerë si kryetar i shtetit dhe i qeverisë. Pozita juridike dhe kompetencat e kryetarit të Republikës ishin përcaktuar, sidomos në nenet 69 deri 83 të Statutit Themeltar të Republikës 453. Një ndër kompetencat themelore të kryetarit të republikës [presidentit] ishte edhe e drejta që kishte ai për të lidhur çdo lloj traktatesh e marrëveshjesh, me shtetet e tjera, me kusht që ato të miratoheshin nga të dy dhomat e parlamentit, si dhe të pranonte e akreditonte përfaqësuesit diplomatikë. Asambleja Legjislative, i jepte të drejtën e vetos të pakufizuar mbi ligjet që miratoheshin. Ai kishte të drejtën të shpërndante asamblenë e të caktonte zgjedhjet e reja në çdo kohë. Ahmet Zogu do t’i vlerësonte dhe çmonte këto marrëveshje të nisura qysh nga viti 1923 në kohën kur ai ishte kryeministër dhemë 1 shkurt 1925, pas ratifikimit nga Asambleja Legjislative do ta dekretonte “Traktatin e Miqësisë” të lidhur midis dy popujve. Nga Asamblea e Madhe Kombëtare Turke ky traktat u ratifikua më 6 prill 1925 454. Me rastin e hyrjes në fuqi të “Traktatit të Miqësisë” nga ana e palës Turke, Ahmet Zogu më 19 prill 1925, i dërgoi Mustafa Qemalit një letër miqësore. Në letër Zogu do të shkruante: I nderuar President: “Në Ankara pra brenda Republikës tuaj është formuar një grup i përbërë nga parlamentarë që do të ndjekin vazhdimësinë e marrëdhënieve sipas protokollit të firmosur nga të dy palët me anë të cilit u rivendos miqësia dhe dashamirësia mes dy popujvettanë…. Me anë të kësaj letre kam dëshirë që t’ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të mira më të sinqerta. Lidhjet e përsosura të përbashkëta mes popujve tanë në të shkuarën kanë vërtetuar miqësinë tonë dhe shpresoj që me anë të këtyre marrëveshjeve në historinë e të ardhmes të shkruhet për miqësi e paqe. Ju lutem pranoni përgëzimet e mia, edhe njëherë dërgoj përshëndetjet më të sinqerta dhe respektin tim” 455. Më 27 qershor të po këtij viti, Nezir Leskoviku do të njoftonte se përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke Nusret beu, gjatë një bisede direkte do të shprehej se Ankaraja dëshiron të dërgojë Tahir Lutfi beun në Tiranë si përfaqësues të
453
Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri,Tiranë: Luarasi, (Botim i tretë grup autorësh) 2007,
f.368. 454
AQSh, F.151, d.nr.22, v.1925, fl.1. Tel. nga Pera 7 prill 1925: shih. Günduz Okcün, Türkiye’ nin Taraf Olduğu Milletlerarasi Andlaşmalar Rehberi(1920-1961), Ankara: Doguş Ltd, Sirketi, Matb. 1962, f.35-43. 455 Bilal N. Simşir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.284.
118
shtetit turk 456. Vazhdimësinë e kësaj bisede e forcoi më tej, letra miqësore dërguar presidentit shqiptar nga Mustafa Qemali, me datë 28 Korrik 1925, ku pasi i bënte një eskpoze lidhjeve dhe forcimit të marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve i kërkonte presidentit shqiptar leje për hapjen e një ambasade Turke në Tiranë 457. Sipas një raporti dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë nga Stambolli, u konfirmua më 19 mars 1926 si ministër i parë [ambasador] Turqisë në vendin tonë ishte zgjedhur Tahir Lutfi Tokay. Ai ishte diplomat karrirere dhe kishte shërbyer si minister në Beograd
458
.
Tahir Lutfi beu, në historinë e moderne të të dy republikave, është ambasadori i parë që u caktua në Shqipëri nga qeveria e Turqisë. Ai do tё sillte edhe një letër të Ataturkut, për presidentin shqiptar Ahmet Zogun. Me anë të kësaj letre Mustafa Qemali e falenderonte Ahmet Zogun, për letrën e tij, e uronte për zgjedhjen president, dhe shprehte ndjenjat e miqësinë e lartë për shqiptarët 459. Detyra e Tahir Lutfiut, sipas presidentit të Republikës Turke, ishte të vendoste lidhje diplomatike të përhershme për të konsoliduar më tej marrëdhëniet miqësore midis të dyja vendeve 460. Më 9 Prill 1926, si ministër i Shqipërisë në Turqi dhe Bullgari u emërua Rauf Fico, i cili ishte një ndër diplomatët e aftë shqiptarë. Ai ishte zgjedhur nga pala shqiptare si personalitet i cili do të kontribuonte në lidhjen dhe forcimin më tej të marrëdhënieve në të ardhmen midis dy vendeve. Më vonë,ai do të emërohej edhe Ministëri i Punëve të Jashtme të qeverisë shqiptare. Rauf Fico i paraqiti letrat kredenciale, presidentit të Republikës Turke, në 13 mars 1926, në Ankara 461. Gjatë ceremonisë së dorëzimit, ai tha se do të përpiqej me të gjitha forcat “për të konsoliduar lidhjet e miqësisë që ekzistojnë prej shekujsh midis dy kombeve, që
456
Ai tani ndodhet me detyrë në Beograd. Tahir Lutfi beu ka mbaruar “Mylkien” (shkollën administrative) dhe ishte kryeredaktor i gazetës “Ikdam”.AQSH, F.251, dos.122, v.1925. Mbi përfaqësuesin që emëron Turqia në Shqipëri. 457 Bilal N. Simsir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.292.Letra e Ataturkut dërguar Ahmet Zogut më 28 korrik 1915. “Në periudhat e gjata të historisë dy popujt tanë në shumë tema e ndodhi kanë patur të njëjtin fat. Duke shpresuar se do të forcohen akoma më shumë lidhjet dhe miqësia mes dy popujve tanë dua t’ju siguroj që unë dhe qeveria e republikës time do punojmë për të bërë të pamundurën me qëllim që të shërbejnë në të mirën e dy popujve tanë”. 458 AQSh, F.151, dok.92, 19 mart 1926, Tahir Lutfi beu u caktua ambasadori i Turqisë në Tiranë. 459 AMPJ, Dosja 94, Letër e Ahmet Zogut nga Gazi Mustafa Qemali, 22.12 1925. 460 AQSh, Fondi 151, v. 1925, fl.21-22. Letër kredencialet kopjet e dhëna në turqisht dhe frengjisht nga M. Qemali përfaqësuesit të Turqisë në Tiranë , 28, 7 1925 : Shih B.C. A ., 3921/ 62-78 461 AMPJ, Dosja 4/1. Letërkredencialet e Rauf Ficës, 17.1.1926. shih:Bilal N. Simşir, Atatürk ve YabanciDevlet Adami Başkanlari-I, Ankara: T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.291.
119
kanë pasur fate të përbashkëta gjatë rrjedhës së historisë” 462. Ataturku e mirëpriti dhe iu përgjigj: “Mund të jeni të sigurtë se do të kini ndihmën time dhe të qeverisë Republikane në punën tuaj për konsolidimin e lidhjeve miqësore midis dy popujve, që kanë pasur fate të përbashkëta në shumë fusha në periudha tepër të hershme të historisë, në punën për tu shërbyer interesave të të dy vendeve dhe për të çelur një periudhë bashkëpunimi të ngushtë midis dy kombeve” 463. Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-turke të vendosura plotësisht do të zgjasin vetëm për një periudhë të shkurtër dy vjeçare sepse në Shqipëri forma institucionale e qeverisjes pësoi ndryshime.
2. Traktati i Lozanës dhe marrëdhëniet Shqiptaro-Turke
Lufta Greko-turke e zhvilluar në vitet 1920-1922, përfundoi me fitoren e Turqisë. Pas fitores së ushtrisë nacionale Turke në betejën e Sakarjas dhe hyrjes së tyre triumfatore në Izmir, më 11 nëntor 1922 u nënshkrua armëpushimi në Mudanja 464. Armëpushimi i Mudanjas erdhi si rezultat i fitores që kishte realizuar Lufta Nacionale e popullit Turk, dhe i hapi rrugë një beteje të re, vendosjes së prestigjit të saj në arenën ndërkombëtare të këtij shteti të ri që po lindte në zemër të Anadollit. Konferenca e Lozanës mbi çështjet e Lindjes së Afërme i filloi punimet në 22 nëntor 1922 dhe zgjati deri më 23 korrik 1923 kur u nënshkrua Traktati i Lozanës. Në këtë Konferencë morën pjesë përfaqësues nga 12 shtete të botës si edhe drejtuesit e shteteve të mëdha Puankare dhe Musolini 465. Qëllimi kryesor i asaj konference ishte
AMPJ, Dosja 4 /1 Fjalimi i Rauf Ficos, 13.3.1926: Shih. Bilal N. Simşir, Atatürk ve Yabanci Devlet Adami Başkanlari-I, Ankara: T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.292. 463 AMPJ, po aty, Përgjigje e Gaziut ( M.Qemalit) drejtuar Rauf Ficos, 17.3.1926 464 Më 11 nëntor të vitit 1922 shtetetet e Antantës nënshkruan në Mudanya (pranë detit Marmara) marrëveshjen e armëpushimit. Sipas kësaj marrëveshjeje, Turqia merrte pa veprime ushtrake Thrakën Lindore, kurse shtetet e Antantës do të mbanin forcat ushtarake në ngushticën e Dardaneleve e të Bosforit deri në përfundimin e traktatit të Paqes. Shih. Sabahatin Ozel & Ali Ihsan “Inkilap Tarihi”, Istanbul:Der Yayinlari, Sekizinci Basim, 2001, f.194. shih: L.Filo, Ilira N.Caushi (Sulo), G.Sala, Qytetërimet bashkëkohore joperëndimore, Tiranë: ShBLU, 2006, f.11. 465 Dagobert Von Mikusch, Mustafa Qemal Ataturku, Themeluesi i Turqisë së re, Tiranë: 2002, f. 252. 462
120
vendosja e paqes midis Turqisë nga njëra anë dhe Greqisë e shteteve të marrëveshjes [Antantës] në anën tjetër. Presidenca e Konferencës i’u besua përfaqësuesit britanik Lordit Kurzon. Në fillim të konferencës, Lordi Kurzon deklaronte se baza e diskutimit ishte Traktati i Sevrës të cilit do ti bëhej ndonjë ndryshim 466. Por, për përfaqësuesit nacionalistë turq në Konferencë, Traktati i Sevrës ishte i papranueshëm dhe ata nuk mendonin të diskutonin në bazë të këtyre kushteve. Asamblea e Madhe Turke, i kishte dhënë delegacionit udhëzime për t’u shprehur dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre të cilat bazoheshin në Paktin Kombëtar 467. Konferenca e Lozanës, kishte disa sesione në të cilat u diskutua mbi disa çështje të rëndësishme që i interesonin vendosjes së paqes: shkëmbimin e detyruar të popullsive greke të Anadollit dhe asaj turke të Greqisë, çështjen e borxheve publike, kapitulacionet etj. Për Shqipërinë çështjet që preknin direkt interesat e saj ishin Traktati i shkëmbimit të popullsisë dhe çështja e borxhit publik. Në fillimet e Konferencës së Lozanës, nënëntor 1922, pala shqiptare nuk ishte pjesëmarrëse dhe as kontraktuese në marrëveshjen përkatëse për shkëmbimin e popullsive. Në fillim ajo u përfaqësua në mënyrë jo zyrtare në Konferencën Orientale [Lindjes së afërme] nga Benoit Blinishti përfaqësuesi i shtetit shqiptar pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë 468. Në 2 dhjetor 1922 sipas dokumentave arkivore 469 qeveria shqiptare vendosi të dërgojë si përfaqësues zyrtar në këtëKonferencë Mehdi Frashërin 470. Delegacioni shqiptar me në krye Mehdi Frashërin dhe anëtar Benoit Blinishtin, mori pjesë vetëm në komisionin e financave, për çështjen e borxheve publike të Turqisë, që do të ndaheshin midis shteteve trashëgimtare 471.
466
Basbakanlik Cumhuriyet Arsivine (B.C.A), Fon Kodu, 301000, Kutu no.218, Sira no.26, Dosya Gömleği no. 472. 467 Talimatname metni için, shih: Tȕrk Istiklal, Harbi, (TIH), C.2, Kitap 4, Ankara:, Genel Kurmay ATASE Yayinlari, s.117-118: Atatürk ve Türkiye Cumhuriyeti Tarihi, Besinci Baski, Siyasal Kitabevi, f.221. 468 AMPJ, D.103, v.1922, fl.17. Benoit Blinishti i kërkon qeverrisë shqiptare instruksione për tu pranuar jo zyrtarisht në këtë konferencë, dhe një autorizim që të mund të mbrojë të drejtat e shqiptarëve. 469 AMPJ, F.151, Dos.103, V.1922, fl.17. Teleg, chiffre de Geneve date 22 Novembre 1922, nr.02859. Heure 19.15 Ministre Affaires Etrangeres Tiranë. Recua Tiranë 23 Novembre. 470 AMPJ, F.151, Dos.103, v.1922, fl.17. Revecua Tiranë de 23 Novembre. 471 AMPJ, Dos.103, v.1922, fl.17. Nga MPJ në Tiranë caktohet delegati Mehdi Frashëri në Konferencën e Lozanës. Shih: M.Frashëri, Kujtime (1913-1933), Tiranë:OMSCA-1, 2005, f.151, 156.
121
Ndërkohë persekutimet e qeverisë Greke ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë nuk ndalonin. Prandaj Mehmet Konica, në atë kohë ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Londër, më 14 dhjetor 1922, i drejtohej me një letër Ministrit të Punëve të Jashtme Pandeli Evangjelit në Tiranë, në të cilën theksonte se çështja e shqiptarëve që ndodhen në Greqi e ka vendin në Konferencën e Lozanës më shumë se kudo gjetkë dhe nuk kam dyshim se i keni dhënë instruksionet e duhura dërgatës shqiptare në Konferencë 472. Më 18 dhjetor 1922 u zhvillua një mbledhje e veçantë në Këshillin Kombëtar nga qeveria shqiptare, në lidhje me ecurinë e ngjarjeve në Çamëri. Nga deputetë të ndryshëm u diskutua dhe u kërkua zbatimi dhe sigurimi i të drejtave civile të kësaj popullsie, po aq dhe i të drejtave që i takonin asaj si pakicë 473. Bedri Pejani, një nga deputetët sugjeroi që Shqipëria në Lidhjen e Kombeve, të parashtronte që Turqia nuk kishte të drejtë të merrte proteksionin e elementit shqiptar, me besim mysliman të Çamërisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi. “Me këtë rast, vërente ai, çështja e popullsisë Çame, duhej të rregullohej në mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke” 474. Në fillim të dhjetorit 1922, qeveria shqiptare e bindur se çështja e shqiptarëve në Greqi e kishte vendin në Konferencën e Lozanës, i kishte dhënë udhëzime delegacionit shqiptar, që të bëheshin përpjekje për mbrojtjen e minoritetit shqiptar në Greqi, prandaj kërkoi që delegacioni tëkryente veprimet e duhura 475. Dërgatat greke dhe turke në Lozanë, në periudhën e parë të Konferencës, bënë një projekt ad hoc me të cilin, prej të dy anëve, pranohej reciprokisht këmbimi i popullatës së Maqedonisë, të Epirit e të Azisë së Vogël. Pas kësaj qeveria e Athinës nxori disa ligje të posaçme, ku cënonte gjerësisht të drejtat e pasurisë së atyre që do të pësonin fatkeqësinë e zbatimit të marrëveshjes 476.
472
Dokumente për Çamërinë 1912-1939, vep. e përm., f.77: Shih Lush Culaj, Shqipëria dhe çështja eÇamërisë 1912-1939, Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2008, f.168. 473 Fatmira Rama, Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi (1923-1926), në “Çështja Çame dhe Integrimi Evropian”, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Fakultetit i Histori-Filologjisë, Arbëria, 2005, f.42. 474 Dokumenta për Çamërinë…,f.82-84: shih. F. Rama, Traktati I Lozanës…, f.42-43. 475 Gazeta “Shqipëria e re” (Novia Albania), 7 janar no.112, f.1: shih, Fatmira Rama, Problemi çam në lidhjen e Kombeve (1923-1926), në Studime Historike, nr.1-2, 2007, f.112. 476 Gazeta “Politika”, Vlorë, 11 prill 1923, cituar sipas Hajredin Isufit, “Çamëria ndërmjet kronikave të kohës 1902-1940”, Tiranë: Pegi, 2007, f.281.
122
Duke parë, situatën që ishte krijuar, qeveria shqiptare filloi demarshet e saj në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në sesionet e Konferencës së Lozanës dhe në mbledhjet e Lidhjes së Kombeve. Mehdi Frashëri, përfaqësuesi shqiptar në Lozanë, më 11 janar 1923, i dërgoi një notë Kryetarit të Komisionit të pakicave, Z. Montagna. Ai tërhiqte vëmendjen për fatin e shqiptarëve me banim në Greqi, “veçanërisht në Epirin jugor, dhënë Greqisë më 1913”, duke kërkuar që të merreshin masa, “me qëllim që të ruhej elementi shqiptar nga një trajtim i dhimbshëm” 477. Përfaqësuesi i Shqipërisë i paraqiti funksionarit të lartë edhe një histori të shkurtër të popullsië Çame në Greqi, duke argumentuar që çamët banonin në Greqi qysh prej kohërave që s’mbahen mend, edhe pëpara se të zbrisnin grekët në Evropë 478. Më tej ai shtonte se përfshirja në shkëmbimin që po diskutohej e kësaj popullsie shqiptare, duke e konsideruar atë si turke, edhe pse s’kishin asnjë lidhje gjaku, gjuhe e zakoni me elementin Turk, do të ishte një padrejtësie madhe e hidhur dhe me pasoja 479. Me këtë kërkesë, nga ana juridike qeveria shqiptare, mbështetej në detyrimet e qeverisë greke, për respektimin e të drejtave të popullsisë shqiptare bazuar në kushtetutën greke dhe në respektimin e të drejtave si pakicë kombëtare garantuar prej saj në traktatin Greko -Turk 14 nëntor 1913 ashtu edhe në Traktatin e Sevrës, TurqiGreqi gusht 1920, të nënshkruar nën kujdesin e Fuqive të Mëdha, për mbështetjen e pakicave në Greqi, ndërkohë që ky traktat ende nuk ishte ratifikuar në parlamentet respektive 480. Në diskutimin e "notës së shtetit shqiptar” në Konferencë, delegati italian, kryetari i sesionit të pakicave në Konferencën e Lozanës, i sugjeroi sesionit të shkëmbimeve të popullsisë rishikimin e formulimeve në marrëveshje. Sipas tij në parim shprehja “shtetas grekë të fesë myslimane”, kishte rrezik të përdorej për shqiptarët kur “këta patjetër duhej të përjashtoheshin nga shkëmbimi”. Për t’i paraprirë këtij rreziku të mundshëm, ai propozoi që kjo frazë të saktësohej si më poshtë: “shtetas grekë të fesë turke myslimane”. 477
AQSH, Fondi 251, viti 1923, dos. 203, fl. 6: Mehdi Frashëri, i deleguar i Shqipërisë pranë Konferencës së Lozanës. i drejtohet Z. Montagna, kryetar i Komisionit të Pakicave, Lozanë. 478 Hajredin Isufi, Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë Çame, në Studime Historike, nr. 14, Tiranë, 1993, f.64. 479 “Populli”, Tiranë 2 gusht 1923. 480 Fatmira Rama, Problemi Çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926), në Studime Historike,nr. 1-2, Tiranë 2007, f.113.
123
Përfaqësuesi grek Caclamanos duke e pranuar këtë sugjerim deklaroi: “Greqia s’ka për qëllim të kryejë këmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptare. Sipas tij shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar qartë, “Epir”, se ata ishin bashkëfetarë me turqit, “por s’janë anëtarë të një kombi” 481. Sipas mendimit të studiuesve shqiptarë, kjo deklaratë kishte dy të meta, që do të dëmtonin më vonë popullsinë shqiptare. E para, zihej me gojë vetëm Epiri dhe jo krahina të tjera të banuara në Greqi nga shqiptarët dhe e dyta shprehja “me origjinë shqiptare u keqpërdorua më vonë” 482. Krahas përfaqësuesit grek foli edhe delegati Turk Riza Nuri Beu, i cli gjithashtu deklaroi që shqiptarët të mos përfshiheshin në shkëmbim dhe komisioni e mbylli raportin duke vendosur që shqiptarët nuk do të ishin pre e shkëmbimit 483. Ndërkaq kryetari i sesionit të pakicave në Konferencën e Lozanës, i drejtohej Mehdi Frashërit, si i deleguar i Shqipërisë pranë kësaj konference, më 20 janar 1923 duke e njoftuar, se si përfaqësuesit turq ashtu si edhe përfaqësuesit grekë kishin deklaruar qartë se pakicat shqiptare të Turqisë ose të Greqisë janë ligjërisht dhe faktikisht të përjashtuara nga këmbimi i popullsive. Meqenëse këto deklarata ishin shënuar në proçesverbale ai nuk e gjykonte të nevojshme që të shprehej me një dispozitë të posaçme në marrëveshjen lidhur me këmbimin e popullsive484. Përjashtimi i shqiptarëve nga shkëmbimi arritur në këtë marrëveshje theksohet edhe në dokumentat e arkivës turke, por që nuk kanë ndonjë specifikë të veçantë, përveç asaj që u diskutua në sesionin e Lidhjes 485. Kjo ishte një fitore e palës shqiptare, e cila shërbeu si pikë referimi për gjithë lëvizjen e popullsisë shqiptare në Greqi, dhe kudo ku ka shqiptarë, të cilët ishin
481
B. Meta, Tragjedia Çame, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Botimet Klean, 2010, f.35. shih, Owen Pearson, Albania and King Zog (Indipendence, Republic and Monarchy 1908-1939), The Centre for Albanian Studies, London: 2004, f.202; shih: Dhimitër Berati, Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes…, vep e përm, f.23. 482 Fatmira Rama, Problemi Çam në Lidhjen e Kombeve…., art i përm, f.114;shih. S. Repishti, Hyrje në problemin e Çamërisë, në “Mbi Çamërinë”, (Punimet e seminarit të parë kulturor), Shkodër: “Phoenix”, 2002, f.26. 483 Ethinc Minorities in the Balkan States 1860-1971, vol. 4. (1923-1926), (Editor B.Destani), Publiched Archives, London: 2008, f.338. 484 AMPJ, Fondi 251, vitit 1923, dosja 203, fl.14: Dokumente për Çamërinë, f.89 485 Basbakanlik Cumhuriyet Arsivine (B.C.A), Fon Kodu.2720011, Kutu16, Dosya Gomlegi, 68.
124
kundër shkëmbimit të saj në Turqi. Sipas Mehdi Frashërit, “kjo i shpëtoi çamët nga shkëmbimi i detyruar” 486. Edhe shtypi shqiptar shkruante se lajmet e fundit nga Lozana tregojnë se në këtë konferencë paqeje u vendos që të bëhet një shkëmbim popullsije midis Turqisë dhe Greqisë, sepse këto dy shtete nuk e njohin nacionalitetin e kësaj popullsie shqiptare 487. Këta dy shtete, nuk kanë dashur asnjëherë ta njohin si nocion, ndarjen e fesë nga kombi, pasi politikave të ndjekura nga të dy qeveritëajo u shkonte për shtat, sepse e kishin më të lehtë të kryenin shkëmbimin e popullsisë. Çështja më e mprehtë dhe më e rëndësishme që u diskutua edhe më gjatë në konferencë ishte ajo e pakicave. Pra ishte çështja e shkëmbimit të pakicave për qeverinë turke e greke, ndërsa për popullin shqiptar kjo ishte shpërngulja e masive e shqiptarëve myslimanë nga Çamëria. Kjo shpërngulje, sipas H.Y.Ağanoğlus, nisi në 9 shtator 1922 menjëherë kur filloi shpërngulja e grekëve nga Izmiri. Brenda një muaji u larguan me detyrim 300.000 Rum [grekë], dhe pas marrëveshjes së Mudanjas u larguan nga zona e Trakisë dhe Stambollit edhe 60.000 persona të tjerë 488. Plani për grabitjen e tokave ishte përpiluar qysh në fund të Luftës së Parë Botërore. Ligji i të ashtëquajturës reformë agrare i aplikuar në mënyrë specifike në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve, që u degdisën në Anadoll, me mijëra ha tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta qindra mijëra rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë 489. Ky proçes, sipas historianit B.Meta, ishte më i thellë dhe më masiv sesa proçesi i shpërnguljeve në rajonet e tjera me shqiptarë veçanërisht në Kosovë 490. Shpërngulja dhe shkëmbimi i popullsisë mendoi se u krye për disa arsye: së pari, nga karakteri teokratik i shtetit turk. Së dyti, Turqia donte t’i përzinte grekët nga 486
Mehdi Frashëri, Kujtime… vep. e përm, f.157 Shqipëria e re, (Novia Albania) 28 janar 11923, nr.115. “Një rrezik për kombin shqiptar”. 488 Y.H.Aganoğlu, Osmanli’dan Cumhuriyete Balkanlarin Makus Talihi: Istanbul: Göç Iz Yayincalik, 7 Baski, 2012, f.307: Shih, Hakki Akalin, Ege”de Bahar, Gül mü Diken Mi!, Ankara: 2000, f.91 489 Beqir Meta, Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues,në Studime historike, 2005, nr,3-4, f.58. 490 B. Meta, Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues, në Studime historike, 2005, nr.3-4, f.58. 487
125
Azia e Vogël dhe mundohej të popullonte shkretëtirën e Anadollit me popullsi myslimane, veçanërisht me shqiptarë myslimanë të Çamërisë. Në fund të tri luftrave të zhvilluara në këtë krahinë, brenda një dekade popullsia ishte ulur me 30 %, domethënë nga 18 milion, kishte rënë në 13 milion banorë 491. Krahas këtij fakti edhe sëmundjet e ndryshme si tifo, ethet, malarja, tuberkulozi kishin rritur numrin e lartë të vdekjeve, të cilat tërhoqën vëmendjen e drejtuesve të shtetit të ri turk, për të rritur shëndetin publik dhe për të shtuar numrin e popullsisë 492. Së treti, turqit gjenin tek shkëmbimi mundësinë për të asimiluar plotësisht popullsinë ortodokse të kësaj krahine, e cila për hir të së vërtetës në kohën e Perandorisë Osmane, u kishte hapur probleme veçanërisht me çështjen e Armenëve. Së katërti, përfitimet ekonomike do të ishin të mëdha. Grekët ashtu si edhe Turqit parashihnin përfitime ekonomike: të parët duke sekuestruar pronat e pasuritë e shqiptarëve myslimanë të Çamërisë, të dytët duke u mundur të përfitonin nga ndonjë kompensim financiar reciprok 493. Regjimi i ri në Turqi do të kishte dobi dhe do të vinte nën kontroll pasurit të të krishterëve në Anadoll që më pas do të duhej ti ligjëronin. Turqit do të kishin nevojë edhe që emigrantët myslimanë të rivendoseshin në tokën e tyre dhe të mos lejonin rënien ekonomike, që mund të shkaktohej nga largimi i shumë të krishterëve. Lidhur me këtë në Asamblenë e Madhe turke në Ankara një deputet deklaronte: “Ardhja e çdo individi është burim pasurimi për ne; dhe largimi i çdo individi është bekim për ne”! 494 Së pesti, arsye ishte edhe krijimi i shteteve të pastra homogjenike 495 që nënkuptonte pastërti nga pikëpamja fetare si edhe nga pikëpamja etnike. Kjo mendoj ishte arsyeja më e rëndësishme, që e shtyu qeverinë turke menjëherë pas lufte të merrte masa për shpërnguljen e popullsisë, për të krijuar një republikë sa më të pastër homogjene.
491
Anadolli qysh nga dekada e dytë e shekullit XX, u bë pjesë e Luftrat Ballkanike, Luftës së Parë Botërore, dhe Lufta Nacionale e popullit turk. 492 Önder Duman, Atatürk Döneminde Romanya’dan Türk Goçleri (1923-1938), Bilgi, Bahar 2008, Sayi 45, s.24. 493 J.Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tirane: Dituria 2005, f.330-331. 494 Mark Mazower, Selaniku qyteti I fantazmave ( Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë 14301950), Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, 2011, f.442. 495 Ercan Çelebi, The duty and the mixed exchange committee established for the application of theexchange, Erzincan Eğitim Fakültesi Dergisi Cilt (8), sayı 1, yil 2006, f.107. shih. Mesut Çapa, Yunanistan gelengöçmelerin iskani, Ataturk Yolu, S.V, Ankara: 1990.f.49.
126
Më 1923, pozita e rreth 20 000 shqiptarëve muslimanë, që mbetën në Greqinë veriore, debatohej intensivisht në një sesion special të Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Shkëmbimi i popullsisë, rruga që do ndiqej për kryerjen e saj, po ashtu edhe mbi mënyrën se si do të kryhej pati diskutime. Diskutimet u zhvilluan edhe rreth faktit se si do të pritej shkëmbimi nga popullsia që do të bëhej pjesë e këtij këmbimi. Pas fjalës që mbajti përfaqësuesi i Norvegjisë doktor Nansen sekretari për organziminin e ndihmës për refugjatët, i cili ishte ngarkuar nga Lidhja e Kombevepër të dhënë një raport të saktë mbi krahinat dhe popullsinë që do të shkëmbeheshin, delegatët në diskutime vendosën që shkëmbimi i popullsisë të relizohej jo vetëm me dëshirë dhe në mënyrë paqësore, por në rast se kishte kundërshtime edhe pa dëshirën e tyre 496. Atëherë me insistimin e Lidhjes së Kombeve u bë e mundur të nënshkruhej një konventëmbi shkëmbimin e popullsisë. Kjo Konventë ka hyrë në histori si “Konventa greko-turke për shkëmbimin dhe shpërnguljen e popullsisë”, u nënshkrua më 30 janar 1923 497. Konventa u nënshkrua në Konferencën e Lozanës si një marrëveshje e veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Sipas kësaj marrëveshjeje midis dy vendeve do të bëhej shkëmbimi i popullsisë, saktësisht do të shkëmbeheshin grekët e Anadollit, me “turqit” e Greqisë 498. Sipas kësaj marrëveshjeje, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: “duhet të kryhej shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.” 499. Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin nënshtetësinë e vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”.
Mumtaz Peker, Lozan Konferansin’da Nȕfȕs Tartişmalari, Belleten Cilt LXIX, Sayi 256, Ankara:2005, s.1021. 497 Në historiografinë shqiptare njihet me emrin Traktati i Lozanës. 498 Në historiografinë turke njihet me këtë emër “Yunan ve Turk Halklarinin Mübadelesine Ilişkin Sözleşme ve Protokol” shih: Sözleşmenin tam metni için bkz. Başbakanlık Cumhuriyet Arşivi, 272.00.12/40.40.3; Düstür, 3. Tertip, c. 5; shih: Kemal Ari, Büyük Mübadele, Türki’ye Zorunlu Gőç(1923-1925), Istanbul: 1995, f.8-9 : Cevahir Kayam, Lozan Bariş antlaşmasina gőre Türk-Yunan Mübadelesi ve Konunun TBMM”de gőrüşülmesi, Atatürk Araştirma Dergisi sayi 27, Cilt IX, 1993, Kamuran Gurun, Savaşan Dünya ve Türkiye, Ankara:1986, f. 407. 499 Hasan Minga, Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i I, - paragrafi i parë. shih,: te “Çamëria”Nr. 7 (26),Viti II- të,8 maj 1992, f.3-4. 496
127
Të shkëmbyerit mund të merrnin me vete plaçka, por edhe mallra ku në doganë do t’u vendosej taksa përkatëse. Vetëm për personelin e xhamive, teqeve, medreseve, kishave, shkollave, spitaleve, fondacioneve mund të lejohej të transportonin plaçkat e tyre pa paguar asgjë në doganë. Popullsia që do të shkëmbehesh duhet të plotësonte një formular, ku si detyrim kryesor të kishin deklarimin dhe pronat që zotëronin, pasuritë e patundshme dhe vleftën e tyre 500. Traktati do të shfrytëzohej nga pala greke për të bërë realitet dëbimin pa të drejtë të shqiptarëve me banim në Greqi 501. Kjo marrëveshje e përshkruante minoritetin Grek në Turqi si të “krishterë” dhe minoritetin Turk në Greqi si “mysliman” 502. Artikulli i parë i traktatit theksonte: “Do të bëhet shkëmbimi i detyrueshëm i shtetasve turq të besimit ortodoks grek të vendosur në territorin Turk, dhe të shtetasve grek të besimit mysliman të vendosur në territorin grek” 503. Çështja e shqiptarëve që jetonin në Greqi, përbënte një problem të rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy shteteve, njëkohësisht ajo zuri një vend të konsiderueshëm në veprimtarinë diplomatike të Mithat Frashërit 504. Mithat Frashëri ishte përfaqësues i shtetit shqiptar dhe si i tillë e kishte për detyrë që veç qartësimit në planin personal, këtë çështje nëpërmjet telegrameve, informacionin duhej t’ia bënte të njohur edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë. Në një raport dërguar kësaj Ministrie, ai pasqyronte në mënyrë të detajuar 500
Ky formular plotësohej respektivisht. Emër, mbiemër, emir i babait, vendi (qyteti, fshati ose lagja) ku kishin lindur, Në faqen e dytë dhe te tretë të formularit plotësonin të dhënat mbi pasutitë e patundshme, tipin, llojin e tokës (arë, livadh, vreshtë, kopsht etj), hapësirën dhe sasinë e tokës, të dhënat rreth vendodhjes së saj, certifikata ose tapi pronësie dhe në emër të kujt nodheshin. Po aty jepesh edhe vlera monetare sipas kursit të lirës turke në atë kohë si edhe letrat me vlerë nëqoftëse kishin. Ky formular iu dha një për një të gjithë personave që kishin marrë certifikatën e shkëmbimit, dhe u kërkua që ato të plotësoheshin në prani të komisjonit vetëm nga njerëz të shkolluar. Për më tepër shih. E. Celebi, Mubadellere Yunanistan’daki Mal Kazitlari ve Muhtelit Mubadele Komisyonu Tasfize telepnameleri, ÇITTAd, V/12, (2006/ Bahar, s.35-36.35-36. 501 Convention Concerning the Exchange of Greek and Turkish Populations, Treaty series 32, v.1925, f.77-87: shih. Fletorja zyrtare, 9 shtator 1923: shih. Dokumente për Çamërinë, dok.53, f.96, dok.62, f.109-110: shih. Hajredin Isufi, Çamëria studime historike-sociologjike Shek.XIII-XX, Tiranë: Pegi, 2006, f.115. 502 Owen Person, Albania and King Zog (Indipendence, Republic and Monarchy 1908-1939), The centre for Albanian Studies, London: 2004, f.202. 503 Convention Concerning the Exchange of Greek and Turkish Populations, Treaty, Series 32, viti 1925, f.77-87: shih: B. Meta “Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues”, në revistën: Studime Historike, Tirane: 2005, nr.3-4, f.59. shih dhe variantin turk të këtij neni, nëBCA, 272.00.12/40.40.3. 11 Mübadele Sözleşmesi Md. 2, Bkz. BCA, 272.00.12/40.40.3. 12 Ahenk, 16 Mart 1340. 504 Fatmira Musaj, “Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë 1923-1926”, në Studime Historike, nr.1-2, Tiranë: 2006, f.66.
128
vendbanimet e shqiptarëve, shtrirjen gjeografike të tyre, numrin e përgjithshëm që arrinte deri në 100 000 dhe politikën e ndjekur ndaj tyre nga shteti Grek 505. Sipas Mithat Frashërit, politika e spastrimit të popullsisë ka nisur me njëherë me fillimin e Luftës Ballkanike. Për realizimin e saj qarqet greke u mbështetën shprehet ai, në mentalitetin helenik në bazë të të cilit shqiptarët ndaheshin në dy grupe fetare, në ortodoksë, që sipas tyre një ortodoks nuk mund të ishte gjë tjetër veçse një grek dhe në shqiptarë myslimanë, të cilët ishin turq dhe duhet të largoheshin prej trojeve të tyre 506. Lidhja e Kombeve për të mbikqyrur këtë proçes të shkëmbimit të popullsive krijoi një komision të posaçëm të quajtur komisioni Mikst, në përbërje të tij kishte përfaqësues nga të dyja palët dhe drejtohej nga një i huaj 507. Komisioni u miratua sipas artikullit 11 të marrëveshjes bilaterale qysh në janar të vitit 1923. Më 17 korrik 1923 edhe qeveria turke zgjodhi përfaqësuesit e saj pranë këtij komisionit Mikst 508. Më 5 shtator 1923, për herë të parë në raportin e kryeministrit turk Fethi Okyari në mbledhjen e qeverisë së Asamblesë së Madhe Turke, u fol për çështjen e zhvillimit e të shkëmbimin të popullsisë, si dhe për krijimin e një ministrie [ministrisë së shkëmbimit] 509. Në fund të shtatorit 1923, Lidhja e Kombeve dërgoi si përfaqësues ndërkombëtar, pranë komisionit Mikst dhe nënkomisioneve të saj suedezin Eric Einer Ekstrand, spanjollin Don Manuel Manrique De Lara dhe danezin Karl Marius Widding 510. Po në shtator u zgjodhën edhe delegatët e shtetit Grek, pranë këtyre komisoneve 511. Komisioni Mikst, pasi u plotësua me të gjithë anëtarët mbledhjen e parë e zhvilloi në Athinë në 7 tetor 1923.
505
AMPJ, viti 1925, dosja 131/1, fl.63-65. AMPJ, Viti 1925, dosja 131/1, fl.63-65. 507 Sipas varianti turk Komsioni i Miks i Shkëmbimit, njihet si Muhtelit Mübadele Komisyonu, ose Karma Komisyonu. Shih:Mubadele Sozlesmesi, Md.11, Basbakanlik Cumhuriyet Arsivi, 272.00.12/40/40.3. Shih: H.Yildirim Ağanoğlu, Balkanlar Makus Talihi: Goç (Osmanli’dan Cumhuriyet’e), Istanbul:Iz Yayincilik, 2012, f.312. 508 Sipas gazetës “Vakit”, 30 gusht 1339, Përfaqësuesit e Turqisë në këtë komision ishin; Dr.Tefik Rüstü (Aras), Hajdar Bej, Hamdi Bej, Ihsan Bej, Senuyiddin Bej, Harun Bej dhe një përfaqësues nga Gjysmëhëna e kuqe Dr. Omer Lutfi Bej. 509 Açiksoz, 3 ekim 1923. 510 Aksam, 27 Eylul 1339. 511 Përfaqësuesit e Greqisë në këtë komision ishin: Jean Papas, Alexander Pallis, Antonius Calvocoressi, dhe P.Canaginis. shih : Ercan Celebi, Turk ve Rum Mubadelesine Dair olusturulan komisyonlardanmuhtelit mubadele komisyonu ve faaliyetleri, Erzincan Egitim Fakultesi Dergisi cilt, 8, sayi 1, yil 2006, f.111-112. 506
129
Komisioni Mikst vendosi fillimin e realizimit të marrëveshjes bilaterale nënshkruar nga dy qeveritë greke e turke për shkëmbimin e popullsisë midis tyre. Në këtë shkëmbim, ortodoksët [Rumët] grekë nga Turqia vinin dhe ngujoheshin në trojet e popullsisë myslimane çame. Popullsia çame nga grekët konsiderohej si popullsi myslimane turke, e cila duhej të zhvendosej e të shkonte drejt Anadollit. Sipas studiuesve shqiptarë, ky spastrim etnik i sofistikuar, ishte tërësisht i pabazuar në të drejtën ndërkombëtare të kohës, por vetëm mbi një marrëveshje krejtësisht të padrejtë bilaterale Greko-Turke, e cila synonte nga Greqia të shpopullonte krahinën e Çamërisë, sa më shumë të ishte e mundur në këtë periudhë midis dy luftrave botërore 512. Nuk disponohen të dhëna që qeveria e Ataturkut ishte në dijeni të kësaj prapaskene Greke, vazhdon më tutje i njëjti autor, ku nën etiketën myslimanë turq fshiheshin në fakt vetëm shqiptarët 513. Përkundrazi mendoj që është e kundërta sepse e gjithë politika e jashtme turke në atë periudhë është realizuar mbi direktivat që jepte Mustafa Qemali, dhe që janë botuar në vëllimet me fjalime dhe ligjërata të tij [Nutuk]. Ndërsa, përsa i përket çështjes së shkëmbimit është përdorur një politikë e menduar mirë dhe me zgjuarsi nga pala turke, e cila do të realizonte objektivat që ata kishin projektuar si drejtim në politikën e brendshme. Kështu qeveria Turke mori masa për të rritur numrin e popullsisë me elementë myslimanë, të cilët më vonë do ti asimilonte dhe do t’i kthente në turq. Lidhur me këtë problem, shkëmbimin e popullsisë, Ataturku dhe qeveria e tij e lidhën me shpresën e lidhjeve demografike me Ballkanin. Në një nga fjalimet e t’ia në Izmit të Turqisë, midis të tjerave do të theksonte:“..që unë mendoj se për të rritur popullsinë turke... është e nevojshme të sjellim elementë nga Maqedonia dhe Traka Lindore” 514.Kjo lidhet me mentalitetin e tij personal që kishte ai për të krijuar turkun e ri [turqizimin], dhe sipas tij të ardhuritduhet të ishin nga Selaniku dhe rrethinat, sepse siç dihet ky qytet ishte vendlindja e Ataturkut dhe dikur kishte qenë pjesë e Maqedonisë. Por edhe emigrantët [muhaxhirët] gjatë viteve të luftës kishin qenë më shumë nga zonat e Rumelisë, ku Selaniku kishte qenë një nga kryeqendrat e tij.
512
Lisien Bashkurti, Çamëria- në rrugën e zgjidhjes..., f.227. Lisien Bashkurti, Çamëria- në rrugën e zgjidhjes..., f.227. 514 Inan Ari, Mustafa Kemal Atatürk’ün 1923 Eskişehir- Izmit konuşmalari, Ankara: Türk Tarihi Kurumu Yayin, 1982, s.54: Shih: Onder Duman, Atatürk Doneminde Balkan Goçmenlerinin Iskani, Atatürk Yolu Dergisi, s.43, Bahar, s.474. 513
130
Një informacion tjetër që tregon se qeveria turke kishte dijeni, jepet në diskutimet e Asamblesë së Madhe Turke,të botuara nëgazetën zyrtare të kohës. Problemi i shkëmbimit të popullsisë ishte një çështje e mprehtë dhe imediate për turqit, prandaj u bë pjesë e diskutimeve në Asamblenë e Madhe Turke. Në diskutimin e tij Riza Nuri Beu, deputeti i Sinopit në Asamblenë e Madhe Turke deklaronte se shqiptarët këmbëngulin të vendosen përreth Izmirit dhe Stambollit dhe jo në zonat e largëta 515. Ai shpjegon se refugjatët po vendoseshin si “gurë dame” dhe ndërronin shpesh vendbanimet, veprim që përbënte rrezik jo vetëm për shëndetin, por edhe për nxitjen e ndonjë kryengritjeje kundër turqve 516. Duke sjellë në vëmendje rastin e Sinopit propozon të krijoheshin lagje ose fshatra me ta. Prandaj duheshin marrë masa si dhe ku do të vendoseshin të ardhurit. Duhet të hartoheshin planet për vendosjen dhe strehimin e refugjatëve të ardhur në Turqi. Për t’iu përgjigjur sa më shpejt këtij problemi më 13 tetor 1923 u themelua Ministria e Shkëmbimit, Strehimit dhe Rindërtimit. Pas dy ditësh Asamblea e Madhe Turke me 158 vota pro, zgjodhi Mustafa Nexhatin si ministrin e parë të saj 517. Është e rëndësishme të theksojmë që në kohën që filloi shkëmbimi Turqia nukishte shpallur Republikë, prandaj në çështjen e shkëmbimit u zu e papërgaditur. Padyshim që në një kohë kaq të shkurtër, ishte mjaft e vështirë vendosja dhe strehimi i popullsisë së shkëmbyer, zbulimi i llojit të punëve qëata kishin kryer në krahinat nga vinin të shpërngulurit. Ishte e vështirë për t’u njohur me traditat, zakonet dhe klimën e vendit ku do të vendoseshin me të cilin ata ende nuk ishin mësuar. Proçesi i vendosjes së të shpërngulurve kërkonte strategji efektive për zhvillimin e një jete të re në përputhje me mjedisin, hapësirën gjeografike, dendësinë e popullsisë së rajoneve të vendosura, mënyrën e re të kontrollit shëndetësor dhe pajtueshmërinë me popullsinë që gjenin në këto zona. Gjithashtu duhej një kohë e gjatë nga të ardhurit për t’iu përshtatur kushteve klimatike të vendeve që u zbrazën në Turqi, të njihej përbërja e tokave dhe lloji i bujqësisë me të cilin popullsia e larguar ishin marrë më parë. Format e reja të punësimit, ndryshimet kulturore, materiale, shpirtërore ishin përvoja sfiduese
515
TBMMZC., C.9, s.107-108. Mustafa Kemal Atatürk, Nutuk(1920-1927), Vëll. II, f.524. 517 Ky ministër brenda një periudhe 6 mujore solli 140.000 refugjatë në Turqi, për më tepër shih: Kemal, Ari, Büyük Mübadele, Türkiye’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul:1995, f.22-28. 516
131
për individët dhe grupet shoqërore. Për këtë arsye u realizua një plan për vendosjen e këtyre të ardhurve, që i ndante ata në 10 zona 518. Zona e parë e të ardhurve; Sinop, Samsun, Ordu, Giresun,Trapzon, Gȕmȕşhane, Amasya, Tokat, Çorum. Zona e dytë e të ardhurve; Edirne, Tekirdaǧi, Gelibolu, Kirkkilise, Çannakale Zona e tretë e të ardhurve; Balikesir Zona e katërt e të ardhurve; Izmir, Manisa, Aydin, Mentese, Afyon Zona e pestë e të ardhurve; Bursa Zona e gjashtë e të ardhurve; Stamboll, Çatalca, Zonguldak Zona e shtatë e të ardhurve; Izmit, Bolu, Bilecik, Eskişehir, Kȕtahya Zona e tetë e të ardhurve; Antalya, Sparta, Burdur Zona e nëntë e të ardhurve; Konya, Nigde, Kayseri, Aksaray, Kirşehir Zona e dhjetë e të ardhurve; Adana, Mersin, Silifke, Kozan, Ayintab, Maraş 519. Duke parë hartën e shpërndarjes gjeografike dhe vendosjen e tyre sipas krahinave, ato ishin vendosur në krahinën e Detit Zi [Karadeniz], Detit Marmara, detit Egje, në zonën e shkretëtirës së Anadollit dhe zonën e Detit Mesdhe, të cilat janë ndarje gjeografike-rajonale të Turqisë. Prandaj mund të themi se në këto zona të shpërngulurit u vendosën; së pari, për t’i ripopulluar ato dhe së dyti, për t’i kthyer në zona bujqësore për rritjen e prodhimit sipas kulturave bujqësore [ullishte, ferma bujqësore, dhe vreshta, kopshte], së treti, për të punuar edhe në fabrikat e ndërtuara të cilat ndihmuan në rritjen e ekonomisë turke të kohës. Lidhur me këtë ndarje në arkivën e republikës gjendet edhe një dokument ku theksohet se, shqiptarët e vendosur në Adana që merreshin me prodhime bujqësore nuk do të mund të lëviznin nga vendi i caktuar, sepse në bazë të një udhëzimi
518
Kemal Ari, Büyük Mübadele, Türkiye’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul: 1995, f.52. Kemal Ari, Buyuk Mubadele Turkiye’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul: 1995, s.8-9. Shih, H.Yildirimi Ağanoğlu, Osmanli’dan Cumhuriyete Balkanlarin Makus Talihi Goç..., f.317; shih.H.Öksȕz, Balkan Ulkelerdinden Turkiye’ye goç sonrasi iskan meselesi (1923-1938), VII, Milletler Arasi, Turkoloji Kongresi, Istanbul 1999, f.173. 519
132
qeveritar nuk e gëzonin këtë të drejtë dhe do të gjobiteshin ose dënoheshin për kryerjen e këtij veprimi 520. Situata e paqëndrueshme politike në Shqipëri, shkruan “Gazeta e Korçës” dhe favorizimet nga ana e turqve, e ndihmuan Venizellosin që të realizonte transferimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Qeveria Greke për t’iu bërë vend refugjatëve t’Azisë së Vogël filloi të marrë masa të rrepta kundër myslimanëve që banojnë në shtetin grek. Por se në kategorinë e turqve numëronte dhe muhamedanët shqiptarë, kështu që i shtrëngonte këta me po ato mënyra që përdor kundër turqve, që të lenë vatrat e tyre dhe të shkonin në Anadoll…” 521. Benoit Blinishti, konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Zvicër i drejtohej Erik Drumondit, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve: “Le të më lejohet me këtë rast t’i njoftoj vëmendjes suaj të lartë faktin, që gjatë Konferencës së Lozanës i deleguari i qeverisë greke ka deklaruar solemnisht se shqiptarët myslimanë nuk do të përfshiheshin aspak në këmbimin e popullsive. Marr guximin me këtë rast, duke patur parasysh gjendjen e vështirë në të cilën gjenden shqiptarët muslimanë në Greqi-t’ju lutem, të keni mirësinë të besoni në Komisionin e ngarkuar që të mbikqyrin zbatimin e traktateve dhe ta ngarkoni këtë komision të njoftojë Lidhjen e Kombeve për çdo shkelje që ai mund të vërente gjatë misionit të tij” 522. Më 9 gusht 1923, Benoit Blinishti konsulli i Shqipërisë në Gjenevë, i sugjeronte kryeministrit shqiptar Ahmet Zogut se do të ishte e dëshirueshme që banorët e Çamërisë të kishin njëfarë organizate, që të ishte në gjendje të njoftonin vetë ata dhe në kohën e duhur Lidhjen e Kombeve për çdo shkelje të pikave të Traktatit të Lozanës në lidhje me pakicat 523. Po më 9 gusht 1923 nga qeveria shqiptare, për të siguruar njohjen e konsullatës sonë në Stamboll dhe për të filluar hapat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me qeverinë e Turqisë ngarkoi drejtuesin e zyrës së pasaportave Nezir
520
BCA, 2720012, 43, 20, 58. Gazeta e Korçës, Korçë, 24 gusht 1923. “Keqbërjet Greke në Çamëri” (editorial). 522 AMPJ, Fondi 251, D.203, viti 1923, fl.76: Letër e Benoit .Blinishtit drejtuar Z.E.Drummondit sekretar i përgjithshëm Lidhjes së Kombeve, Gjenevë 27 korrik 1923. 523 AMPJ, Fondi 251, D. 203, v. 1923, fl.116:B. Blinishti, konsull i përgjithshëm në Zvicër i drejtohet Ahmet Zogut, kryetar i Këshillit të Ministrave, Tiranë. Gjenevë 9 gusht 1923. 521
133
Leskovikun, të bënte demarshet e duhura pranë Adnan beut, për pranimin e një delegati shqiptar në Ankara 524. Nezir Leskoviku, në përgjigjen që i dërgoi nga Stambolli Ahmet Zogut i shkruante se “mendimet e sotme që mbretërojnë në Ankara mbi lidhjen e një marrëveshjeje midis Shqipërisë dhe Turqisë nuk ishin të vaforshme dhe se Turqia është e zënë me problemet e brendshme, nuk ka as kohë dhe për më tepër dëshirë të merret me këtë çështje për momentin” 525. Duke u njohur me këtë reagim të Ankarasë dhe i ndodhur përballë rrezikut të dëbimit nga tokat e veta në Greqi, popullsia shqiptare e Çamërisë reagoi me forma të ndryshme, duke dërguar peticione pranë qeverisë greke, në të cilat shprehte përkatësinë shqiptare dhe dëshirën për të qëndruar në tokat dhe pronat e veta. Në këto peticione ajo denonconte dhunën dhe terrorin që ushtrohej nga autoritet greke, arrestimet dhe burgimet që bëheshin ndaj përfaqësuesve më në zë të shqiptarëve dhe propagandën që zhvillonin klerikët të blerë nga autoritetet greke për të bindur shqiptarët të iknin në Turqi. Zëdhënësja e parë kundër masave dragoniane të qeverisë greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë, u bë gazeta londineze “The WestministerGazette” 526. Në këtë artikull autori H. F. Spender përshkruante fatin e 30 000 shqiptarëve, të cilët në një kohë të shkurtër, pa dëshirë ishin shpërngulur në Anadoll të Turqisë dhe se qeveria greke ata i konsideronte si pjesëtarë të kombësisë turke 527. Mbi bazën e fakteve që i vinin nga zona të ndryshme, Mithat Frashëri u përpoq dhe arriti të realizojë takime jo vetëm me autoritetet shtetërore greke, por të tilla përpjekje ai i bëri edhe pranë qeverisë turke në mënyrë që kjo e fundit të mos pranonte vendosjen e shqiptarëve në Turqi në kuadrin e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar. Në 24 shtator të vitit 1923 Mithat Frashëri si i deleguar i parë i Shqipërisë, mori pjesë në Asamblenë IV të Lidhjes së Kombeve dhe i drejtohej Erik Drummondit,
524
AQSH, F.151 D. 199, Dok. nr.174. Letër e Ahmet Zogut, kryeministër, dhe zv, Ministër i Punëve të Jashtme për konsullin N. Leskovikun, Costandinople 24 gusht 1923 . 525 AQSH, F.151, D.199, Dok.nr.172, Letër e Nezir Leskovikut për Ahmet Zogun. 526 “The Westminister Gazette”, 21 march 1923, Article by H.F.Spender “New Balkan war cloud Greece andAlbania quarrelling. 527 The Cham Albanians of Greece-a documentary history, (edited by R.Elsie & B.Destani), I.B. Tauris London-New York in association with the Centre for Albanians Studies: 2013, f.74.
134
sekretar i përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, ku demaskonte ligjet greke që i diskriminonin çamët 528. Krahas këtyre përpjekjeve përfaqësues nga popullsia çame i drejtoheshin kryeministrit në Tiranë, të cilit i kërkohej mbikqyrja e tij dashamirëse për atë pjesë të popullsisë shqiptare. Ata besonin se e vetmja fuqi që do ti mbronte ata dhe çështjen e tyre ishte qeveria shqiptare dhe luteshin që kjo e fundit të merrte masa serioze dhe të dilte me një përfundim për tragjedinë që populli çam po e përjetonte dhe se ai po shkonte drejt shkatërrimit 529. Në bazë të këtyre kërkesave, Këshilli i Ministrave në Tiranë më 29 tetor 1923 nxori një vendim sipas të cilit autorizohej MPJ për veprime në këtë drejtim. Duke patur dijeni se shkëmbimi i popullsive ndërmjet Greqisë dhe Turqisë ishte në zhvillim e sipër, çdo neglizhencë e jona qeveritare do të mund të shkaktonte dëme të padëshirueshme si për popullin çam ashtu edhe për shtetin shqiptar. Prandaj kërkohej nga dërgata shqiptare në Ankara, që të merrte masa serioze pranë Qeverisë Turke, në mënyrë që të mos përfshihej në shkëmbim popullsia e Çamërisë 530. Në këtë periudhë mendoj se ishte e vështirë të kërkohej llogari ose refuzim të shkëmbimit nga ana e qeverisë shqiptare, qeverisë turke sepse akoma midis dy shteteve nuk ishin vendosur lidhjet diplomatike. Dihet që “Traktatet e Miqësisë” midis Shqipërisë dhe Republikës së re Turke u nënshkruan në 15 dhjetor të vitit 1923, dhe hynë në fuqi pas një periudhe dy vjeçare sepse pati probleme në lidhje me traktatin e nënshtetësisë. Marrëdhëniet u vendosën vetëm në vitin 1925 kur u caktua si ministër i Turqisë në Tiranë Tahir Lutfi Tokay, dhe pas ratifikimit të traktateve në parlamentet reciproke në bazë të së drejtës ndërkombëtare.
528
AMPJ, Fondi 251, vitit 1923, fl.203, 204-206: shih; Dokumente për Çamërinë , dok.72, vep. e përm. f.118-119. Në nenin 6 të protokollit midis Greqisë dhe Turqisë, të 14 nëntorit 1913, të nënshkruar në Athinë, thuhej: “ personat nga vendet e zotëruara në pajtim me urdhëresën 4 të traktatit në fjalë dhe duke e ruajtur titullin otoman në emigrimin e tyre në perandorinë osmane ose ata të cilët donin të vendoseshin defenitivisht te vetja do të vazhdonin të ruanin pasuritë e tyre të palujtshme të ndodhura në vendet e zotëruara duke i pajtuar ato, ose dukei i administruar ato nëpërmjet të tretëve. Në vendet e zotuara nga personat privatë me dokumenta nga shteti osman para zotërimit të tyre do të njihen nga shteti grek . Janë të përfituar për sa u takon të drejtave të pronësisë mbi tokën. Në emër të personave ligjorë të regjistruar ose të zotërimeve të saj nga prona e vet pjesërisht ose tërësisht e cila mbahet për hir të sigurimit të interesit pas një zhdëmtimi të drejtë të saj. Në kundërshtim me këtë nen Greqia nxori një dekret mbretëror të shpallur më 1918 në zbatim të ligjit grek të 14 nëntorit 1917, i cili ndalonte shtitjen dhe tjetërsimin e pasurive të palujtshme që gjendeshin në territorin e aneksuar nga Greqia pas Luftës së parë Botërore”. 529 Dokumenta për Çamërinë..., f.140. 530 Dokumenta për Çamërinë ..., f.140-141.
135
Menjëherë sapo mbërriti komisioni Mikst në Athinë për të vënë në zbatim marrëveshjen, disa përfaqësues fetarë myslimanë u paraqitën pranë këtij komisioni si të dërguar nga Çamëria, duke gënjyer se Çamët duan të venë në Turqi, se ata ishin turq e dëshironin të shkonin në Turqi, atje do të gjenin të gjithë të mirat, do të merrnin pallate e motmot do të bëheshin milionierë 531. Nga ana e popullit çam për këtë arsye u protestua, duke i denoncuarkëto veprime me telegrame pranë delegatit Turk në komisonin Mikst dhe duke shpjeguar qëndrimin e tyre, se këta myftinj nuk përfaqësonin gjithë Çamërinë. Duke u nisur nga ky veprim, përfaqësues shqiptarë nga krahina të ndryshme të Çamërisë (Filat, Gumenicë, Margëlliç, Paramithi) kërkojnë nga qeveria shqiptare ndërhyrje pranë qeverisë turke, për të mos pranuar çamët në Turqi dhe kërkojnë që nga Ankaraja të mos mbahet parasysh kjo lloj propagande dhe s’kishin dyshim që qeveria turke do t’i ndihmonte për qëndrimin e tyre në vendin ku kishin lindur 532. Qeveria shqiptare vazhdonte të ishte e shqetësuar se në atë këmbim të popullsisë mund të futeshin edhe shqiptarët myslimanë të Greqisë, dhe i kërkoi Lidhjes së Kombeve mospërfshirjen e shqiptarëve në këtë proçes 533. Mithat Frashëri në një letër dërguar MPJ në Tiranë se delegatët që erdhën nga Maqedonia [Selanik, Karaferia, Allasonja] takuan Gonatasin i cili “konfirmoj se vetëm shqiptarët e Epirit janë përjashtuar nga këmbimi: shqiptarët e Maqedonisë, Thesalisë dhe Trakisë do të këmbehen edhe sikur të kenë lindur në Shqipëri”. E kundërta u deklarua nga gjeneral De Lara kryetar i komisionit Mikst, i cili u deklaroi se përveç Turqvet, asnjë mysliman nuk do të këmbehet 534. Këshilli i Lidhjes e shqyrtoi për herë të parë çështjen shqiptare në mbledhjen e 17 dhjetorit 1923.Benoit Blinishti përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, nëseancën që u zhvillua nga Lidhja e Kombeve, kërkoi verifikim të fakteve dhe jo veprime asnjanëse të komisionit dhe shprehu mendimin e qeverisë shqiptare se procedurat e përdorur nga ky komision ishte në kundërshtim me marrëveshjen e Lozanës për disa arësye: E para,
531
AMPJ, 1924, Dos.79, fl.59-63. AMPJ, v.1923, D.88, fl.1-2, Athinë 31 tetor 1923, Letër nga një grup përfaqësuesish nga Çamëria kërkojnë nga qeverija shqiptare ndërhyrje pranëqeverisë turkepër të mos pranuar çamët në Turqi. 533 Beqir Meta, “Tensioni greko-shqiptar (1939-1949)”, “Geer”, Tiranë: 2002, f.134. 534 AMPJ, v.1923, d.149, fl.49-51. Athinë 15 dhjetor 1923. Mithat Frashëri falenderon ministrin e Punëve të jashtme për caktimin në sesionin e katërt të Asamblesë së Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve si dhe informon për grabitjen e pasurisë dhe dëbimin e çamëve. 532
136
marrëveshja e Lozanës hedh poshtë përfshirjen e shqiptarëve në shkëmbimin e popullsisë, duke mos lënë hapësira për ide personale. E dyta, është e pamundur të merret parasysh dëshira e një populli që është keqtrajtuar nga masat e dhunshme të autoriteteve greke. Qeveria shqiptare ka prova për dhunën e ushtruar mbi shqiptarët që ishin detyruar të emigronin në Turqi. Përbërja e komisionit nga një grek dhe një Turk nuk siguron paanshmërinë sepse Turqia është e interesuar të rimëkëmbte popullsinë e saj pas luftës në Azinë e Vogël, ndërsa Greqia do të heqë qafe një herë e mirë minoritetin shqiptar 535. Këshilli e pranoi kërkesën e qeverisë shqiptare për sigurimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe i vuri si detyrë komisionit dhe nënkomisioneve të hetonin gjendjen e shqiptarëve në Greqi e të mos lejonin shkëmbimin e tyre me refugjatët grekë të Turqisë. Këtë të drejtë të shqiptarëve, për të mos u këmbyer e pranoi edhe Caclamanos përfaqësuesi i Greqisë, i cili pohoi se shqiptarët kishin fe të përbashkët me turqit, por nuk ishin anëtarë të një kombi” 536. Me të vërtetë thekson Owen Pearson, Caclamanos përfaqësuesi grek në Lidhjen e Kombeve, deklaroi që Greqia nuk kishte si qëllim të vazhdonte me shkëmbimin e “personave me origjinë shqiptare” 537. Benoit Blinishti përfaqësuesi shqiptar në Lidhjen e Kombëve, kërkoi që Lidhja të ngrinte një komision të posaçëm që të shqyrtonte rastin e shqiptarëve myslimanë, por ky propozim u kundërshtua nga përfaqësuesi grek, Caclamanosi, që deklaroi se po të vepronte kështu, Lidhja e Kombeve do ti tejkalonte kompetencat e saj, duke pasur parasysh ekzistencën e një komisoni të përbashkët, të ngritur në përputhje me Konventën e Lozanës, për t’u marrë me çështjen e shkëmbimit në tërësi. Pas kësaj deklarate Këshilli i Lidhjes vendosi që dokumentat ti dërgoheshin Komisionit Mikst, që siç dihet ishte krijuar vetëm që të rregullonte proçesin e
535
Ethinc Minorities in the Balkan States 1860-1971, vol. 4. (1923-1926), (Editor B.Destani), Publiched Archives, London: 2008, f.340. 536 Ethinc Minority in the Balkan States 1860-1971, vol. 4. (1923-1926), editor B. Destani, f.337: Shih. Dh. Berati, Qëllimet dheorganizimi i Lidhjes së Kombeve , Tiranë; 1931, f.23: Dh. Berati, Shënime historike,Mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve, Tiranë: Shtëpia botuese “ Husi Borshi”, 2007, f.44. 537 Owen Pearson, Albania and King Zog (Indipendence, Republic and Monarchy 1908-1939), The Centre for Albanian Studies, London: 2004, f.202.
137
shkëmbimit dhe mbikqyrur shkëmbimin e popullsisë në pajtim me interesat e Greqisë dhe Turqisë 538. Ky Komision si dhe nënkomisionet e posaçme, që u krijuan për të veçuar shqiptarët nga shkëmbimi, përbëheshin nga anëtarë grek e turq, dhe drejtoheshin nga një i huaj. Nga ana e tyre grekët ishin të interesuar që pakica shqiptare myslimane të shkëmbehej, brenda kufijve të tyre-elementin shqiptar të krishterë ajo do ta asimilonte deri në një farë shkalle, në mënyrë që pretendimet e Shqipërisë për territorin shqiptar që ajo kishte marrë më 1913, të mund të harroheshin. Turqia, e kishte përkrahur shkëmbimin sepse kishte etje për rritjen e popullsisë dhe se akoma në qarqet intelektuale të saj mbizotëronte mentaliteti i vjetër osman, dhe nuk pritej që ajo të refuzonte myslimanët. Ndërsa përfaqësuesi i huaj do të ishte indiferent, sepse nuk e njihte mirë problemin dhe nuk kishte interesa direkte për të dhe do të mbante një baraspeshë midis dy palëve grekëve dhe turqve. Në përgjithësi Komisioni Mikst pranoi tezën greke, sipas së cilës “për tu përjashtuar nga shkëmbimi shtetasit mysliman grek duhet ta provonin me dokumente origjinën e tyre shqiptare”. Me origjinë shqiptare grekët njihnin vetëm ata që kishin lindur në Shqipëri. Kështu që shqiptarëve të Greqisë i’u kërkohej vetëm një dokument, i cili duhej të provonte se ku dhe në cilin rajon të Çamërisë kishin lindur. Por për të vërtetuar kombësinë duhej të kalohej nga zyrat vendore në ato qendrore, në Ministrinë e Punëve të Jashtme greke dhe në nënkomisionet e komisionit Mikst. Në rast se cilësoheshin të shkëmbyeshëm, shqiptarët nuk lejoheshin të shisnin pasuritë e tyre të paluajtshme, as ti vinin në dispozicion të lirë. Shqiptarët e përcaktuar si të shkëmbyeshëm mbeteshin në kushte të mjeruara ekonomike. Ishte e vështirë nga ana e tyre për të marrë pronat dhe mjetet e tyre financiare të bllokuara 539. Përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Këshillit Lidhjes, Benoit Blinishti deklaroi me insistim se në Çamëri banon një popullsi shqiptare autoktone, e cila rron në ato vende qysh prej kohërave të palujtshme dhe megjithëse kjo popullsi ka pranuar fenë myslimane nuk do të thotë se ka ndërruar origjinën dhe racën e saj.
538
AQSh, F.151, v.1923, dos.203, fl.24. Proçesverbalet e Mbledhjeve të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, 17dhjetor 1923. Shih: The Cham Albanian of Greece, A documentary history, edited by Robert Elsie, and B. Destani, I.B.Taurs, New York: 2012, f.92-99. 539 Fatmira Rama, Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi (1923-1926), në “Çështja Çame dhe Integrimi Evropian”, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Fakultetit i Histori-Filologjisë, Arbëria, 2005, f.53.
138
Insistimi i përfaqësuesit shqiptar në Këshillin e Lidhjes Kombeve, e detyroi, komisionin Mikst të pranonte, shtyrjen dhe nisjen e çdo personi që ngjante se paraqiste një pretendim të mirëfilltë për prejardhjen shqiptare dhe për të hetuar çështjen u krijuan nënkomisione me përfaqësues grekë, turq dhe një person asnjanës 540. Këto udhëzoheshin nga komisioni Mikst që të udhëhiqeshin kryesisht nga vendi i origjinës, gjuha dhe vetëdija kombëtare. Në këto rrethana nuk ishte e vështirë që grekët ti detyronin banorët të bënin çdo lloj deklarate në lidhje me prejardhjen dhe ndjenjat e tyre, të cilat tashmë ishin të paravendosura në favor të pikëpamjes greke. Kjo gjë u arrit aq mirë saqë nënkomisioni i Epirit raportonte më 2 qershor 1924; “Protokollet e përmendura tregojnë mjaft qartë se shumica e madhe e nënshtetasve greko-myslimane që banojnë në Epir dhe Maqedoni deklarojnë pa ngurrim që ata janë me prejardhje turke dhe rrjedhimisht dëshirojnë të përfshiheshin në shkëmbim. Vetëm një pakicë shumë e kufizuar në vendbanime të ndryshme, tha se është me prejardhje shqiptare dhe për rrjedhim dëshiron të përjashtohet nga shkëmbimi i detyrueshëm” 541. Krahas abuzimeve dhe dhunës që u përdorën mbi banorët e pambrojtur të myslimanëve çamë për grabitjen e pasurive, konfiskimin e mallrave të tyre dhe monedhave që kishin në zotërim, autoritetet greke filluan të përhapnin edhe shpifje për Shqipërinë, sikur nuk i donte çamët dhe se doganat shqiptare kërkonin shuma të mëdha parash etj. Në mjaft raste shtynin edhe persona të paguar që të dërgonin telegrame komisionit të hetimit në emër të banorëve të fshatrave shqiptarë, ku shprehnin dëshirën për të shkuar në Turqi. Por duhet theksuar se krahas tyre, kishte edhe persona nga familjet e pasura, të cilët në këmbim të pasurisë së tyre kërkonin me dëshirë të largoheshin, duke kujtuar se në Turqi i priste parajsa dhe do t’ju kompensohej pasuria e tyre. Që nga fillimi i vitit 1924 komisionit Mikst i shkonin informacione për grabitjen e pasurisë së çamëve, arrestimin dhe keqtrajtimin e tyre nga xhandarmëria greke, vendosjen në pronat e tyre të rumëve [grekëve] të kthyer nga Turqia etj.,një rast i tillë ishte edhe ai i shqiptarëve të fshatit Arpicë. Në shtëpitë e shqiptarëve të këtij fshati u vendosën më tepër se 100 familje muhaxhire [refugjatë] grekë, të ardhura nga Anadolli. Shqiptarët ishin mbledhur në dy dhe tri familje në një shtëpi.
Ercan Çelebi, Műbadelerin…, f.40. J.Swire, Shqipëria ngritja e një mbretërie..., f.331.
540 541
139
Muhaxhirët mblidhnin prodhimet bujqësore për hesap të tyre, ndërsa të zotët e shtëpive nuk mund të kishin asgjë 542. Duke iu referuar kompetencave të dhëna komisionit Mikst, të cilat përcaktoheshin sipas artikullit të 12 të Konventës së Lozanës, të drejtën për vendosjen e popullsisë të shkëmbyeshme “etabli”e kishte vetëm ky komision. Kryetari i i Komisionit Mikst, Ekstrand i ngarkuar nga Lidhja e Kombeve përpara se të niste hetimet vizitoi M. Frashërin ministrin shqiptar në Athinë duke e pyetur mbi shpjegimin e fjalës “origine albanaise” si dhe pse qeverija greke pretendonte që përjashtimi bëhet vetëm për shqiptarët e Epirit dhe jo të Maqedonisë, 543 të cilët kishin rrezik të konsideroheshin thjesht myslimanë dhe për pasojë të dëboheshin nga trojet e tyre. Mithat Frashëri nga ana e tij e shpjegonte më së miri termin “origjinë shqiptare” në letrën dërguar komisionit Mikst, ku ndër të tjera shkruan se dallimi midis turqve dhe shqiptarëve u bë i nevojshëm nga përdorimi i termit të përgjithshëm myslimanë. Pra duhet të bëhet dallimi midis fesë dhe racës. Vetë Caclamanos kishte thënë, “nëse shqiptarët janë bashkëfetarë më e turqit, ata nuk janë bashkatdhetarë”. Me termin bashkatdhetar Z.Caclamanos pa dyshim ka dashur të nënkuptojë bashkësinë e racës, përndryshe, në rast se do të kishte dashur të thoshte bashkësinë e atdheut, termi “bashkadhetarë” do të kishte qenë i papërshtatshëm, sepse shqiptarët si grekët vetë, kanë qenë mirë e bukur bashkëatdhetarë me turqit, me që banonin në perandorinë osmane 544. Por si mund të bëhej dallimi midis myslimanëve me origjinë turke dhe myslimanëve me origjinë shqiptare? Mithat Frashëri duke iu referuar Traktatit të Lozanës [Konventës] theksonte; Turqia nuk është aspak e autorizuar të flasë për myslimanët në përgjithësi sepse ka 200 milionë individë muhamedanë kudo nëpër botë, dhe vetëm Turqia ka 7 milionë të tillë. Është e vështirë të pranohet se në një traktat midis Turqisë dhe Greqisë të jetë pretenduar të vendosi për fatin e myslimanëve shqiptarë. Nëqoftëse Greqia kishte
542
L.Maltezi-Sh.Delvina, Mithat Frashëri, ministri fuqiplotë –Athinë, 1923-1926, Athinë 9 janar 1924, dok.nr.36,f.78-79. 543 L.Maltezi- Sh. Delvina,Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926, Tirane: Shtëpia botuese “Lumo Skëndo”, f.85. 544 Luan Maltezi-Sh. Delvina, Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926, Tirane: Shtëpia botuese “Lumo Skëndo”, f.87.
140
synim të dëbonte shqiptarët e fesë myslimane, kjo duhej të ishte bërë objekt i një marrëveshje midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe jo midis qeverisë greke dhe qeverisë së Ankarasë. Turqia nga ana e saj nuk ka dëshirë të pranojë në vendin e saj refugjatë myslimanë të racës shqiptare, ashtu siç ka edhe të drejtë të refuzojë pranimin e një elementi të huaj që do të donin t’ia importonin me forcë 545. Qëllimet e Turqisë, vështirësitë që pati emigrimi në Anadoll dhe rreziku që mbarte me vete ky veprim, u bënë objekt diskutimi në Asamblenë e Madhe Turke. Kështu në diskutimet parlamentare të datës 4 prill 1924 shkruhet se; “Xhelal bej (Bayar), deklaronte se “qytetarë grekë të fesë myslymane” dëshmojnë me qëllim që janë turq. Përveç kësaj duke e bërë të qartë këtë shpjegonte se “gabimisht popullsia Çame u lidh me shkëmbimin dhe rreth kësaj kishte patur debate ndërmjet tyre”. Pra jo vetëm shqiptarët, por edhe rumët ose çdo popullsi tjetër që flet turqisht do të kishin arsye të debatonin. Në këtë formë zotërinj shkëmbimi është i varur në lidhje me vizat që i jepen kësaj popullsie duke e njohur atë si Turke 546. Ndërsa Mehmet Necati bej ministri Turk i shkëmbimit tha se Janinjotët e vendosur në krahinën e Stambollit s’janë shqiptarë, por janë turq dhe janë pritur si turq 547. Pra shikohet se edhe parlamentarët turq vazhdojnë të mendojnë përsëri si në kohën e perandorisë osmane ku nuk bëhej diferencimi i fesë me kombin, si dhe të mos kenë ide dhe mendime të qarta mbi Shqipërinë dhe krahinat e saj [Çamëria dhe Kosova] të cilat si rezultat i vendimeve të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës në 1913 mbetën jashtë trojeve etnike. Pasi ndiqtenga afër hetimet e komisionit, i detyruar nga presioni që po u bëhej fshatrave të Filatit, Ajdonatit, Margëlliçit -Mithat Frashëri i dorëzoi Ekstrandit krytetarit të komisionit Mikst një listë me emra të fshtarave shqiptare para se ai të nisej për inspektim në këto zona. Të njëjtën listë i’a kishte dorëzuar edhe ministrit Turk në Athinë z. Nebil, me emrat e fshatrave shqiptarë të Epirit dhe Maqedonisë për t’ia dhënë delegatit Turk që do të shoqëronte komisionin 548. Në prill të vitit 1924, komisioni i përbërë nga Metaksa [grek] dhe Hamdi beu [turk] nisi udhëtimin nëpër Çamëri e krahina të tjera. Pas hetimit të kryer pati një takim me Mithat Frashërin ku i shprehu se nga të gjithë banorët e asaj zone që u 545
Luan Maltezi, Mithat Frashëri..., f.88. TBMMZC., C.10, s.66. 547 TBMMZC., C.10, s.77. 548 Luan Maltezi – Sherif Delvina, Mithat Frashëri..., po aty, f.98. 546
141
paraqitën, vetëm 3% ose 5% u deklaruan shqiptarë, të tjerët kishin thënë se ishin djem dhe nipa të memurëve [nëpunësve] të ardhur nga Turqia 549. Përfaqësuesi shqiptar i kundërshtoi përfundimet e kryetarit Ekstrand, dhe i konsideroi ato të gabuara e të mbështetura në argumente jo të sakta. Ai i bëri të qartë Ekstrandit se asnjë memur Turk nuk ishte vendosur në Shqipëri, dhe sipas tij kriter bazë duhej të merrej origjina, gjuha, zakonet dhe vetëdija. Sipa tij plebishiti i realizuar nga komisoni nuk i përgjigjej realitetit, dhe ishte zhvilluar në kushte anormale 550. Mithat Frashëri e kuptoi që vendimet e komisionit ishin të pasakta, prandaj i kërkoi komisionit të hetimit të kishte në përbërje një përkthyes shqiptar, duke i lejuar që shqiptarët të shprehnin më lirshëm mendimet e tyre dhe të bënin ankesa në mënyrë verbale. Kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga Ekstrandi kryetari i komisionit me arsyen se ata e kishin delegatin grek që dinte shqip dhe ishte përkthyes. Duke e njohur personalitetin e përkthyesit Toço anëtarit grek të komisionit, përfaqësuesi shqiptar kundërshtoi dhe theksonte se “ai ishte një korçar grekoman, domethënë një renegat politik dhe si çdo renegat ishte armik i kombit të tij” 551. Në pranverën e atij viti, delegati neutral Ekstrandi dhe ai Turk Hamdi Beu, ndërmorën një turne në Epir dhe në Maqedoni, konkretisht në Janinë, Prevezë dhe në Selanik. Në takimet e shumta me shqiptarët msylimanë, ata kërkuan prova të shkruara të vërtetimit të origjinës shqiptare, ndërsa në krahinat e Follorinës, Kosturit etj., ata nuk shkuan fare. Nga qyteti i Selanikut u telegrafuan shqiptarëve të 38 fshatrave, të dy nënpleqësive të mësipërme me qëllim që ti pyesnin për t’i takuar e pranuar origjinën shqiptare. Ata u përgjigjën që të gjithë ishin shqiptarë dhe se i takonte Ekstrandit të shkonte nëpër fshatra për ta konstatuar këtë fakt
552
. Në Maqedoni nënkomisioni
Mikst, që punonte në vend përbëhej nga delegati grek Floridi, nga delegati Turk Safet Beu dhe ai asnjanës baroni Von Linden. Të dy përfaqësuesit ishin të një mendimi për ti shpërngulur me dhunëtë gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Menjëherë 31 nga 38 fshatrat me Shqiptarë të Maqedonisë u larguan. Popullsia u dërgua si një kope dhensh
549
AMPJ, viti 1924, d.85, fl.4-6. Luan.Maltezi,-Sh. Delvina, Mithat Frashëri.., f.110. 551 Luan Maltezi- Sh. Delvina, po aty, f.110. 552 Mehdi Frashëri, Ekspozeja e Mehdi Frashërit, për çështjen e Çamërisë (në Lidhjen e Kombeve), në: Studime Historike, nr.1-4, Tiranë 1997. 550
142
në stacionin hekurudhor të Sorovicit dhe prej andej u transportuan në Selanik për të pritur për gjashtë javë anijen që do ti shpinte në brigjet e Azisë së Vogël. Vaporët transportonin 7 mijë refugjatë në javë. Pasi kishin mbërritur në Izmir, apo Stamboll, ata u mirëpritën me “çaj dhe biskota, fjalime dhe flamuj”, para se të dërgoheshin në zonat e brendshme të vendit. Qeveria Turke u përpoq të planifikonte ardhjen e tyre, t’u caktonte vendbanimet ku do të vendoseshin dhe, më të varfërve, t’u jepte të holla hua. Edhe pas gjithë masave të marra, qenë të shpeshta rastet e zhgënjimeve, ata kuptuan se “nuk kishin shtëpi, ushqim, para apo ndonjë mënyrë tjetër për të siguruar gjërat më të nevojshme për jetesë” 553. Në verë të vitit 1924, proçesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj diplomatike. Ajo kërkoi që çështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Më 11 gusht 1924, qeveria shqiptare, nëpërmjet një letre të drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve përsëri e ngriti çështjen përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Ajo u ankua se Greqia nuk po mbante fjalën që kishte dhënë në Lozanë, sipas së cilave popullsitë shqiptare të fesë myslimane të vendosura në Greqi do të përjashtoheshin nga këmbimi i popullsive greko-turke. Autoritetet greke të krahinës së Çamërisë që përfshin distriktet e Filatit, Paramithisë dhe Gumenicës, ku shqiptarët myslimanë janë në masë kompakte, u komunikuan të gjitha komunave njoftimin e komisionit Mikst që përmbante dispozitat e këmbimit, duke iu kërkuar atyre të qëndronin gati 554. Një numër i madh shqiptarësh myslimanë të Maqedonisë për ti shpëtuar këmbimit mërguan në Korçë, ku autoritetet shqiptare kishin hasur vështirësi të mëdha për t’iu dhënë atyre një strehë. Nga ana tjetër, konsullata jonë në Kostandinopojë telegrafonte se shqiptarët e Greqisë, që ishin dërguar në Turqi si të këmbyeshëm, nuk duan të qëndrojnë atje në asnjë mënyrë dhe i luten qeverisë shqiptare të sigurojë riatdhesimin e tyre. Po ashtu qeveria shqiptare merrte vazhdimisht nga ana e banorëve të Çamërisë, njoftime kolektive, ku e vihej në dijeni, se në rast detyrimi për të 553
T.Koker dhe L. Keskiner, “Lessons in refugeehood: forced migrants in Turkey”, në botimin e R. Hirschon, Crossing the Aegean: An Appraisal of the 1923 Compulsory Population Exchange between Greece and Turkey, New York: 2003, f.87; shih. M. Mazower, Selaniku ….. f.442. 554 AQSh,F.151,viti 1924, Dosja 84.
143
braktisur vendin e tyre, ata do të vijnë të vendosen në banesat e greqishtfolësve të Shqipërisë së Jugut 555. Krahas këtyre veprimeve propaganda e delegatit Turk të komisionit Mikst, Hamdi beut vazhdonte përsëri. Ai kishte shtruar një darkë për nder të klerikëve myslimanë që kishin deklaruar se ishin turq. Gjatë bisedës me ta u jepte shpresë atyre se myslimanët në Anadoll do të gjejnë të gjitha të mirat. Ditën e ikjes nga Preveza u dhuroi bejannamenë [çertifikatën] që ta mbushnin për tu larguar në Turqi 556. Komisioni Mikst më 14 qershor 1924 mori një vendim, pas të cilit gjithë banorët e Epirit që do të thonë se janë turq dhe si të tillë dëshirojnë këmbimin do të shtrëngohen të provojnë origjinën turke të tyre, ndryshe do të shikohen si shqiptarë. Në të vërtetë ky vendim nuk ishte ligjor, pasi u bë vetëm në mënyrë verbale dhe jo me shkrim në mënyrë zyrtare. Kur komisioni u nis për në Stamboll, në Athinë mbeti vetëm kryedelegati turk Tefik Rushdiu. Mithat Frashëri vajti dhe u takua me Tefik Rushdi beun. Në bisedime “Tefik Rushdi beu kishte thënë se ka instruksione formale nga ana e qeverisë së tij që të mos merren shqiptarë nga të Greqisë”. Tefik Rushdiu premtoi se do ti rekomandonte delegatit Turk të Janinës që të marrë një përkthyes dhe sekretar shqiptar, pastaj me tregoi se qeveria shqiptare kishte dërguar një notë në Ankara por që unë nuk kam dijeni mbi këtë veprim, mjerisht edhe çështja e interpretit shqiptar përfundoi pa sukses. Ekstrandi, përfaqësuesi ndërkombëtar, për çështjen e shqiptarëve, dërgon një raport me deklarata të pa vërteta Lidhjes së Kombeve, ku mohohet karakteri shqiptar i popullsisë çame. Sipas këtij raporti theksohej se, çamët kanë ardhur nga Manisa e Anadollit ose nga Shami dhe që në shtëpitë e tyre flasin greqisht dhe turqisht, bashkë me një dialekt shqip të formuar nga fjalë greqisht dhe turqisht. Ata nuk i lidh asnjë simpati me Shqipërinë janë turq dhe duan të shkojnë në Turqi 557. Në shtator 1924, Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Sulejman Delvina, nga ana e qeverisë shqiptare i dërgonte një telegram Ismet Pashës. Nëpërmjet telegramit ai e informonte qeverinë turke se do të dërgonin Mithat Frashërin me 555
Dokumente për Çamërinë.., dok 184, f.340. Promemorje mbi këmbimin e popullsive greko-turke dhe shqiptarët myslimanë dërguar nga Sulejman Delvina Ministër i Punëve të Jashtme. 556 L.Maltezi-Sh. Delvina, Mithat Frashëri.., f.103. 557 L.Maltezi-Sh. Delvina, Mithat Frashëri.., f.115.
144
mision të posaçëm [përfaqësues] pranë saj 558. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Mithat Frashëri u takua me Nusret Beun, përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kryedelegatin Tefik Rushdi, delegatin në misionin e Epirit, Mithat Beun, kryetarin e komisionit Mikst gjeneral De Lara dhe delegatët e tjerë. Gjatë vitit 1924, nga përfaqësuesit tanë në Greqi dhe Stamboll, u mbajtën lidhje të rregullta për të njoftuar mbi situatën dhe gjendjen e popullsisë së shkëmbyer. Konsulli shqiptar në Stamboll, Nezir Leskoviku takoi Tefik Rushdi kryedelegatin Turk në komisionin Mikst, të cilin e pyeti në lidhje me masat e marra nga qeveria turke për përjashtimin e çamëve nga ky shkëmbim. Ai i deklaroi se vendimi i Ankarasë është zyrtar dhe se përjashtimi i çamëve komplikohej me shkëmbimin e ortodoksëvet të Stambollit 559. Kështu qeveria turke i’u kishte kërkuar nëpunësve të saj të merrnin masa paraprake që gjatë shkëmbimit shqiptarët të përjashtoheshin nga ky veprim 560. Mithat Frashëri në letrën që i dërgonte Ministrisë së Jashtme shqiptare theksonte se vendimi i Ankarasë, për mos pranimin e çamëve është marrë, vetëm pas letrës që ishte dërguat Ismet Pashës. Por ky është një vendim teorik i cili nuk akoma nuk i është komunikuar komisionit Mikst, kështu që në praktikë mendoj se nuk është zbatuar. Megjithatë do të përpiqemi që të bindim komisionin Mikst që të marrë vendimin për mospranimin e Çamëve 561. Në 8 nëntor 1924, kur Ismet Pasha i dorëzoi një notë proteste Lidhjes Kombeve, në lidhje me qëndrimin sjelljen dhe dhunën që përdornin grekët kundër popullsisë muhamedane gjatë shkëmbimit 562. Por edhe qeveria greke kreu të njëjtin veprim, lidhur me qëndrimin e qeverisë Turke ndaj popullsisë ortodokse të Anadollit. Fan S. Noli në cilësinë e drejtuesit të shtetit shqiptar, në 10 dhjetor të 1924-s i ishte drejtuar kryetarit të qeverisë turke të asaj kohe Fethi Beut (Okyari). Ai i kërkonte Fethi beut që nga ana e qeverisë turke të bëhej një deklaratë zyrtare në lidhje me shkëmbimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë. Ky truall vazhdonte ai, -
558
AMPJ, F. 151, D.83, v.1924, fl.195, Tiranë më 26 shtator, Shkëlqesisë së tij Ismet pasha, President i Këshillit të Ministrave dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Ankara. 559 AMPJ,D.83, v.1924, fl.87, Stamboll 20 shtator 1924. 560 BCA, Fon Kodu 272 0011, Sira no 9, Dosya gőmleği 68. 561 Qeveria turke ka marrë vendim të mos pranojë çamë, por vendimi nuk i është komunikuar Komisionit Mikst. Për më tepër shih: Luan Maltezi & Sherif Delvina, Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926, Tirane: Shtëpia botuese “Lumo Skëndo”, f.134-135. 562 AMPJ. F.151, D.97, v.1923, League of Nations.
145
historikisht ishte banuar vetëm nga shqiptarët, dhe për këtë arësye, popullsia e tij nuk i nënshtrohet këmbimit dhe kështu ajo nuk mund të pranohej në Turqi. Duke pasur parasysh karakterin e ngutshëm dhe të rëndësishëm të çështjes unë do t’i isha pafundësisht mirënjohës shkëlqesisë suaj që të ketë mirësinë të ngarkojë të nderuarin e delegacionit turk në Romë që të bëj një deklaratë të tillë përpara këshillit të Lidhjes së Kombeve. Në këtë letër kërkohej ti jepej një zgjidhje sa më e shpejtë dhe përfundimtare kësaj çështje në përputhje me rregullat e drejtësisë dhe me interesat e Shqipërisë 563. Përsëri edhe njëherë Mehdi Frashëri, përfaqësuesi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve i kërkoi drejtuesit të saj, që shqiptarët të mos dëbohen nga Çamëria. Njëkohësisht, ai u takua edhe me ambasadorin e Turqisë pranë Lidhjes së Kombeve dhe iu lut atij të bënte një deklaratë lidhur me këtë problem 564. Përfaqësuesi Turk i deklaronte atij se në lidhje me këtë çështje ai kishte pyetur në Stamboll, por akoma nuk i kishte ardhur ndonjë përgjigje.Më tej, aido të theksonte se për shqiptarët e krishterë që ndodheshin në Stamboll nuk kishte diskutuar. Mithat Frashëri, nga Stambolli, do ti dërgonte një letër përfaqësuesit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, të cili i lutej që të mos prekesh problemi i të krishterëve shqiptarë në sesionet e Lidhjes. Mendohej se këta persona [të krishterët] qeveria turke nuk i trazonte as nuk i dëbonte 565. E gjitha kjo bëhej sepse qeveria turke kërkonte të triumfojë teza e saj “établi” 566. Nëpërmjet saj kërkohej që Shqipëria, çështjen e të krishterëve të saj të mos ta bënte problem në sesionet e Lidhjes. Heshtja e shqiptarëve duhej të merrej si ryshfet nga ana e turqve që këta të mos pranonin çamët në Anadoll. Edhe në dokumentat arkivale turke në lidhje me vendimet e qeverisë turke drejtuar komisionit Mikst ishte nënvizuar: “Ju vëmë në dijeni që sipas traditës turke, ortodoksit shqiptarë nuk janë të shkëmbyeshëm” 567. Më 11 dhjetor 1924, përfaqësuesi i Spanjës, Quinones De Leon i raportonte Këshillit të Lidhjes për çështjen e shqiptarëve të Greqisë. Ai deklaroi se ishte i bindur
563
AMPJ, F.151, D.82, v.1924, fl.162: Shih. Dokumente për Camërinë…, f.398. AMPJ, F.151, D.82, v.1924, fl.172-173. 565 AQSh, Fondi 251, viti 1924, fl.299. Letër dërguar delegatit të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve. 566 Établi- vjen nga frengjishtja dhe në gjuhën turke do të thotë yerleşmiş, ndërsa në gjuhën shqipe vendosje, stabilizim. 567 Başbakanlik Cumhuriyet Arşivine (B.C.A), Fon Kodu 2720012, Kutu no. 43, Dosya Gomlegi no. 62. 564
146
që në dëm të minoritetit shqiptar të Greqisë, po kryhej një shpërdorim i madh, 568 dhe shprehte mendimin se problemi i këmbimit, duhej të mbetej në duart e Komisionit Mikst. Ai propozonte se duhej të kishte një bashkëpunim sa më të afërt e të mundshëm mes Komisionit Mikst dhe organeve të Lidhjes së Kombeve duke kryer një hetim të paanshëm. Kështu ai kërkoi që Këshilli të emëronte komisarë të rinj, për të ndërmarrë hetim e anketim mbi këtë çështje. Ata duhet të ishin pikërisht anëtarë asnjanës të Komisionit Mikst, dhe secili prej tyre të kishte përkthyes një person me prejardhje shqiptare të zgjedhur nga ata vetë 569. U hartua gjithashtu një rezolutë dhe u ngrit një komision i ri, i quajtur Komisioni i Mandatimit me kryetar Z. Ekstrand dhe anëtarë gjeneral De Larën dhe Widding të tre anëtarë të komisionit Mikst. Pranë tyre u ngritën dhe dy nënkomisone në Epir dhe Maqedoni ku u ngarkuan ekspertë shqiptarë si këshillues dhe si përkthyes të zgjedhur nga ata vetë. Ky komision do të ishte tashmë një instrument në duart e Këshillit të Lidhjes, pikërisht me këtë qëllim, “mbrojtjen e pakicave shqiptare në Greqi” 570, raport i ciliu miratua nga Lidhja e Kombeve. Nga Pera, lagje e Stambollit Mithat Frashëri shkruante se: “…tre muaj më parë këshilla ministrore në Ankara [Angora] vendosi të mos qasë asnjë njeri nga Çamëria, meqenëse popullsia e atij vendi është shqiptare”. Këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Tefik Rushdiu në Komision Mikst. Në një përpjekje që kishin bërë me një nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke Nysret Benë, i thamë që ky vendim për çamët të komunikohet zyrtarisht në Komisionin Mikst. Pas nisjes për në Romë të Tefik Rushdiut, ne u takuam përsëri me Mithat Beun delegatin turk në nënkomisionin e Epirit, i cili na konfirmoi vendimin e marrë në Ankara [Angora]. Ky vendim u komunikua prej Ankarasë nëpërmjet përfaqësuesve turq të Komisionit Mikst dhe kjo është e mjaftueshme, meqenëse shteti Turk, nuk mund t’ia komunikojë vetë, drejpërsëdrejti këtij komisioni. Duke mos qenë shumë i bindur për fjalët e përfaqësuesve turq, Mithat Frashëri takoi Widding kryetarin intermar të komisionit Mikst. Ai i kërkoi atij që kërkohej në 568
Beqir Meta, Tragjedia Çame, Tiranë: Botimet “Klean”, 2010, f.40: shih: The Cham Albanians of Greecea documentary history (Edited by R. Elsie and the B. Destani), I.B.Tauriss, London: -New York in Association with the Centre for Albanians Studies, Published 2013, f.166-177: shih: Dokumente për Çamërinë, dok.212, f.399-401. 569 AMPJ, F.151, V.1924, dos.84, fl.168-172. Informacioni i Legatës shqiptare në Athinë për Ministrinë e Punëve të jashtme, 25 maj 1924. 570 AMPJ, V.1924, dos.84, fl.168-172. Informacion i Legatës shqiptare në Athinë për Ministrinë e Punëve të jashtme, 25 maj 1924.
147
arkivat e komisionit, ku duhet të kishte ndonjë vendim zyrtar të qeverisë turke e cila do të konsideronte popullsinë me origjinë shqiptare si të pakëmbyeshme. Komisionieri Widding, deklaronte se në arkivat e komisionit nuk kishte gjetur asnjë komunikatë zyrtare dërguar nga qeveria turke. Një komunikatë e tillë ndoshta nuk mund të bëhej drejtpërsëdrejti në komision nga qeveritë, por vetëm nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, që në këtë rast ishte anëtari i komisionit. Sipas Mithat beut delegatit Turk në komision, vetëm në Çamëri kishte afro 1.000 vetë në Pargë dhe Paramithi, të cilët kishin marrë bejanname (çertifikata) për këmbim. Një pjesë e tyre i kishte mbaruar gjithë formalitetet dhe pritej një vapor për ti transportuar për në Stamboll. Ndërsa për ata që kanë marrë dokumentat, po qe se puna s’është definitive, do mund të lihen në vend 571. Krahas tij edhe Widding drejtuesi i komsisonit Mikst i kishte treguar një telegram ku një komison nga Çamëria që kishin marrë bejanamen [çertifikatën e ndërrimit], i lutnin që ti dërgonin një orë e më parë në Anadoll. Më tej Mithat Beu ishte shprehur se ata që kanë për të ikur nga Parga dhe Paramithia qenkan me origjinë prej Moresë, Lalotë 572. Edhe raportet publike të delegacionit të komisionit Mikst i bëri nënpunësit e këtij komisioni të shqyrtonin çështjen e shqiptarëve myslimanë të krahinës së Janinës në Çamëri 573. Pozita e shqiptarëve të vendosur në Stamboll nga pikëpamja ligjore-politike dhe e drejta ndërkombëtare ishte e varur nga dy dokumenta diplomatike. Nga Traktati i Lozanës [Konventa e shkëmbimit të popullsisë e 30 janarit 1923], dhe nga Marrëveshja diplomatike shqiptaro-turke e 15 dhjetorit 1923. Sipas dispozitave të Traktatit të Lozanës, të gjithë shqiptarët pa përjashtim feje, si në Turqi ashtu edhe në Greqi, duhej të përjashtoheshin nga shkëmbimi i popullsive të të dy vendeve. Por ky artikulim nuk u krye siç duhet. Të gjithë shqiptarët, sidomos ortodoksë, të vendosur në qytete të ndryshme të Azisë së Vogël, të zaptuara nga
571
AMPJ, F.251, v.1924, d.212, fl.72-73. Mithat Frashëri i drejtohet Ministrisë së punëve të jashtme, Tiranë. Pera, 15dhjetor 1924. 572 Nuk e dinte që Lalotë dhe Burodnotët qenë shqiptarë nga të Moresë, të kthyerë në Besë Muhamedane. AMPJ, V.1924, d.212.f.72-73 . Letër Mithat Frashërit dërguar Ministrisë së Punëve të jashtme Tiranë, Pera, 15 dhjetor 1924. Të dhëna për shqiptarët orthodoksë në Stamboll, shih: L.Maltezi & Sh. Delvina, Mithat Frashëri ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926..., f.145. 573 BCA, Fon Kodu 2720011, Sira no,19, Dosya gőmleği 92.
148
ushtria greke, u shtrënguan të lënë me nxitim e panic, shtëpitë dhe mallin e tyre bashkë me ushtrinë greke, të mundur nga Turqit 574. Shqiptarët orthodoksë të Stambollit ishin rreth 10.000 veta 575. Nga këta rreth 800 ishin regjistruar në konsullatat e huaja dhe kishin marrë çertifikata nënshtetësie. Turqia shqiptarët ortodoksë i njihte si grekër. Një shembull i tillë ndodhi kur dy fshatra në bregun e Marmarasë, dhe 7 të tjerë në Edirne, por dhe shqiptarë të tjerë që gjendeshin në fshatrat e Anadollit u përzunë 576. Më 25 nëntor 1924, Mithat Frashëri dërgon një letër nga Stambolli ku jep një përshkrim mbi shqiptarët ortodoksë që jetojnë dhe punojnë Stamboll. Krahas të dhënave të mësipërme që gjenden edhe në letrën e tij ai thekson se:“pjesa që nuk është e regjistruar nuk ka karta nga konsullata jonë, as nga Komiteti “Shoqëria Shqiptare e Ndihmës”. Njëkohësisht nuk kanë nyfyse [letërnjoftim] të Turqisë, ose dokumenta nga amza e gjendjes civile ose nga kishat në Shqipëri. Por ka dhe shumë të tjerë që s’kanë asnjë dokument dhe që po përpiqen ti marrin” 577. Meqenëse deri në këto momente komisioni Mikst nuk e ka treguar qëndrimin e vet, pasi çështjen e tyre e kishte çuar në komisionin e juristëve, atëherë derisa ky komision të marrë vendimin e tij, shqiptarët ortodoksë në lagjet e Stambollit nuk do trazoheshin. Nisur nga ky lëshim që po i bëhej për momentin kësaj pakice, përfaqësuesi shqiptar kishte folur edhe me Nusret beun përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke duke u munduar ta bindë se gjendja e një pakice ortodokse shqiptare midis grekëve këtu në Stamboll do të ishte në favor të turqve sepse do dobësonte intrigat e patrikanës, pasi shqiptarët kishin nisur të ngrenë kishën e tyre 578. Qëndrimi turk ndaj popullsisë së krishterë shqiptare do të shfaqej në momentin, kur shqiptarët e Viçishtës dhe Vinanit dy fshatra me popullsi shqiptare të krishterë, kërkuan të ktheheshin në Shqipëri. Ata i dërguan një letër komisionit Mikst, dhe i kërkuan ndihmë, që të nxirrnin lejen për të ikur në Shqipëri, por pengesat që 574
Branko Merxhani, Vepra, Tirane: “Plejad”, 2008, f.129. Shqiptarët, myslymanë e të krishterë të vendosur në Stamboll, llogariten të paktën nga 15 gjer 20 mijë. Në këtë numër nuk përmbahen natyrisht ata të 50-60 mijë shqiptarëve shkruante,-Branko Merxhani që u vendosën përfundimisht në Stamboll dhe në viset e tjera të Turqisë dhe të cilët, sidomos nga shkaku i lidhjeve fetare, u thëthitën krejt nga Turqizma dhe kanë zënë pozita me rëndësi që nga pozita e lartë e ministrit gjer në katedrat e nderuara të Univeristetit të Stambollit. shih. Branko Merxhani, Vepra…f.126. 576 AQSH, Fondi 251, viti 1924, fl.1-4. Nr.540. Shqiptarët orthodoksë, Pera, 25 nëntor 1924. 577 AMPJ, viti 1924, dos.301, fl.48-49. Shqipatrët orthodoksë në Stamboll, nga Mithat Frashëri. Pera 25 nëntor 1924. 578 AMPJ, d.301, v.1924, fl.48-49. Shqiptarët Ortodoksë në Stamboll. 575
149
hasën ishin të mëdha. Pavarësisht se për të marrë lejen e tyre ndërhyri edhe konsullata shqiptare e Stambollit. Nezir Leskoviku konsulli shqiptar në Stamboll bisedoi me Tefik Rushdinë lidhur me këtë problem, ky i fundit premtoi shumë por nuk ndërmori asgjë. Nezir Leskoviku si konsull i Shqipërisë në Stamboll, në mënyrë zyrtare,vajti dhe takoi Nysret Beun, nëpunësin e Ministrinë e Punëve të Jashtme Turke, i cili personalisht kishte komunikuar me kryedelegatin turk intermar Hamdi beun. Ai ishte përgjigjur se nuk mund të bëjë asgjë dhe të interesuarit të drejtohen drejtpërsëdrejti në Ministrinë e Punëve të Brendëshme në Ankara për të kërkuar lejen e ikjes. Shihet qartë se Turqia, ashtu si Greqia dhe komisioni Mikst i shikojnë shqiptarët si plaçkë pa vlerë, i dëbojnë nga shtëpitë, u grabitin pasurinë, duke i trajtuar si rob dhe duan t’i mbajnë me pahir në Anadoll që të vdesin 579. Në vitin 1923, pas firmosjes së traktatit të nështetësisë në artikullin 2, tregohet se personat nga shteti shqiptar dhe të vendosur në Turqi në çastin e hyrjes në fuqi të kësaj ujdie do të mbeten nënshtetas turq. Sipas paragrafit të dytë dhe të tretë të artikullit 3 theksohet: “Personat, që do të donin të zgjidhnin nënshtetësinë shqiptare duhet që pas një viti nga hyrja në fuqi e kësaj ujdie, të shesin “pasuritë e tyre të tundshme dhe të patundshme, të lajnë taksat ose borxhet e tyre vetjake, të këputin marrëdhëniet dhe të ikin nga “Turqia” me konditë që të mos kthehen më” 580. Veprimi do të ishte një lloj casusi dhe do ti shkatërronte krejt ata, sepse vlera e pasurisë së patundëshme, sidomos ajo tregëtare-artizanale dhesipërmarrjet e tyre arrinin miliona lira. Këto pasuri të mëdha ishin në rrezik të shiteshin me nxitim, për shkak se koha në dispozicion ishte e shkurtër, por arsye tjetër ishte edhe kriza ekonomike në të cilën ndodhej Turqia, faktorë të cilët i detyronin t’i shisnin nën vlerë pronat e patundura që zotëronin në Stamboll. Këto arsye mendoj se ishin shkaqet që i shtynë shqiptarët e vendosur në Stamboll dhe rrethina, në kohën nënshkrimit të marrëveshjes, sidomos shqiptarët ortodoksë të zonave jugore të Shqipërisë, të zgjidhnin nënshtetësinë turke dhe të mos ktheheshin në vatrat e tyre. Ata pretendonin më mirë të vdisnin pranë të afërmve të tyre në tokën mëmë, sesa në Turqi, ku nuk dinin as edhe dy fjalë turqisht. Pavarësisht kësaj sakrifice, pozita e tyre në Stamboll mbeti për shumë kohë e zvargur dhe e pa rregulluar. Që nga viti 1923 deri më 14 qershor 1931, për gati nëntë vjet 579
Dokumenta për Çamërinë...,dok.215, f.407 Marrëveshja shqiptaro-turke.
580
150
qeveria Turke nuk u kujdes te rregullojë pozitat e këtyre njerëzve që kishin zgjedhur nënshtetësinë turke në bazë të dy akteve ndërkombëtare. Kjo anomali kaq e gjatë rrodhi nga shkaku i mosbesimit të autoriteteve turke ndaj tyre dhe sidomos nga taktika spekulative e delegacionit grek pranë komisionit Mikst të shkëmbimit të popullsisë. Delegacioni grek përpiqesh me çdo mjet që t’i pagëzonte në grekë këta shqiptarë të thjeshtë, me qëllime doemos politike, dhe me qëllime fetare për ti varur ata nga Patriarku Ekumenik. Pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë Turko-Grek, në 10 qershor të vitit 1931, u zgjidhën përfundimisht të gjitha çështjet e lindura nga zbatimi i akteve të nxjerra nga shkëmbimi i popullsive turko-greke parashikuar në artikujt e Traktatit të Lozanës. Me vënien në zbatim të Traktatit të Miqësisë, çështja e popullsisë ortodokse shqiptare u ngrit përsëri para Komisionit Mikst, që vepronte në Stamboll në emër të Lidhjes së Kombeve. Kështu më 8 prill 1931, delegacioni grek shtroi në pleqësim të anëtarëve neutralë të komisionit Mikst, në bazë të artikullit 32, të traktatit të datës 10 qershor 1931, çështjen e caktimit të statutit personal të nënshtetasvet turq të fesë ortodokse që de jure kishin pranuar nënshtetësinë turke dhe ndodheshin në Stamboll. Kjo popullsi ortodokse kishte ardhur në Turqi nga ish-krahinat e Perandorisë Osmane dhe që tashmë ishin pjesë e mbretërisë Shqiptare. Objekti i grindjes ishte që këta nënshtetas ortodoksë të ardhur nga krahinat e vjetra osmane përpara nënshkrimit të Traktatit të Ankarasë (23 korrik 1930), do të sundoheshin nga dispozitat e kësaj marrëveshje apo janë përfshirë në marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiptare (15 dhjetor 1923). Në rastin e parë do të quhen “etabli”[të vendosur] sipas kuptimit të kreut V të traktatit turko-grek dhe kështu do t’ju lëshoheshin çertifikatat sipas artikullit 10 të po këtij traktati. Po të kenë pasuri të tundëshme apo të patundshme të ndodhura jashtë zonës së përjashtuar të shkëmbimit, këto pasuri sipas artikullit 12, do të bëheshin mall i Qeverisë turke dhe pronarët do të shpërbleheshin sipas artikullit 20 alinea A, sekuestrot e vëna do të ngriheshin menjëherë. Në rastin e dytë, personat në fjalë do të quheshin, sikur nuk kanë as ndonjë lidhje me Konvencionin e shkëmbimit dhe me dispozitat e veçanta që rrjedhin prej tij. Pavarësisht se janë nënshtetas turq dhe ishin të përjashtuar nga shkëmbimi, vetëm sepse ishin të fesë ortodokse u bënë mollë sherri në komisionin Mikst pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Ankarasë dhe kërkesës nga pala greke. Delegacioni grek përkrahte 151
tezën e parë, ndërsa ai turk tezën e dytë. Debati që ato patën ndërmjet tyre lidhur me këto teza i ndihmoi shumë nga pikëpamja e origjinës dhe pavarësisë fetare shqiptarët ortodoksë të vendosur në Stamboll. Duke parë gjendjen që u krijua më 14 qershor u – dha vendimi arbitral i Anëtarëve neutralë të Komisionit Mikst, vendim i cili ka qenë kundër pikëpamjes së delegacionit grek. Ky vendim ishte: “ U vendos që nënshtetasit turq Ortodoksë, të ndodhur në Stamboll në çastin “hyrjes në fuqi të Konvencionit [Traktatit] të Ankarasë më datë 10 qershor 1930, ardhur nga viset e shtetit shqiptar, duke mos qenë pjesë e neneve të shkruara për shkëmbimin e vendosur nga Konventa greko-turke në 30 janar 1923, por duke qenë në çdo kohë e sunduar nga marrëveshja Turko-Shqiptare e bërë në Ankara më 15 dhjetor 1923, nuk vjen në dispozitat e Kreut V të pranuara nga të dy palët, e cituar më lart, nuk mund t’u shtrohen këtyre stimulimeve dhe të gjitha konditave që rrjedhin prej tyre”. Ky vendim përbëhej nga 30 fletë të daktilografuara dhe përmban një shikim historik të plotë dhe interpretim ndërkombëtar të çështjes, duke i lidhur shqiptarët ortodoksë të Stambollit me kishën autoqefale shqiptare e cila ishte pjesë e kishave ortodokse kombëtare të tjera. Shkëmbimi i popullsisë i realizuar pas nënshkrimit të Konventës Greko-Turke të 30 janarit 1923, nga dy figurat politike të asaj kohe Mustafa Qemal Ataturku dhe Venizelosi,- sipas studiuesve perëndimor, - të përbashkët kishin perspektivën nacionaliste të vendeve të tyre. Shkëmbimi i popullisë i ndihmoi ata në krijimin e komb-shteteve me etni homogjenike të pastra 581. Duke ju referuar historiografisë shqiptare, konkludojmë se: gjatë gjithë periudhës së realizimit të marrëveshjes së Lozanës, pra gjatë proçesit të shkëmbimit të detyrueshëm nga trojet amtare u përzunë me dhunë 60 000 shqiptarë (40 000 nga viset e Maqedonisë greke dhe 20 000 nga krahina e Epirit) 582. Ndërsa nga ana e historiografinë turke këto shifra janë të ndryshme. Sipas censusit të parë të regjistrimit të popullsisë të bërë në vitin 1927 në Turqi ishin vendosur 21.774 persona që flisnin shqip dhe ata ishin të vendosur në qytetet e Stambollit, Izmirit dhe Bursës 583. Ndërsa në të dhënat zyrtare të censusit të vitit 1935
581
M.Mazower, Ballkani një histori e shkurtër, Tiranë: Skënderbeg books, 2010, f.132. B. Meta, “Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX-një vështrim krahasues”, artikull i botuar në revistën, Studime Historike, 2005, nr.3-4, f.60. 583 Nurcan Ozgur Baklacioglu, Albanian Migrations and the problem of security in the Balkans, botuar në Turkish Review of Balkan Studies, Annual 2001, nr. 6, f.83. 582
152
dalin rreth 40.657 shqiptarë 50 % më tepër se në vitin 1927 584. Kjo tregon që shifrat mund të ndryshojnë në varësi të të dhënave që kanë shtetet përkatëse dhe të regjistrimeve të bëra, rrugës së ndjekur dhe mbi ç’kritere janë zhvilluar ato. Si përfundim mund të themi që në Lozanë, më 23 korrik 1923, u firmos një Traktat nga qeveria turke dhe shtetet fituese të Luftës parë Botërore. Kjo marrëveshje e cila njihet në histori me emrin Traktati i Lozanës, ishte ngjarja më e rëndësishme diplomatike e epokës qemaliste, e cila vendosi themelet e së ardhmes së vendit, sepse shpëtoi nga gërmadhat shtetin Turk. Ky traktat paqeje pranonte pavarësinë e plotë të Turqisë, ku forcat e huaja duhet të largoheshin plotësisht përpara 2 tetorit 1923 dhe përfaqësonte njohjen de fakto të shtetit turk nga fuqitë perëndimore. Ndërsa përsa i përket marrëdhënieve shqiptaro-turke pati këto ndikime:Së pari në këtë traktat shqiptarët nuk qenë palë e nënshkrimit të tij por u përdorën si elementë në shkëmbimin e popullsisë. Së dyti, traktati plotësoi vetëm dëshirat e dy shteteve ballkanike të cilat nepërmjet tij arritën të krijonin homogjenizimin e popullsisë dhe krijuan shtete të pastra nacionaliste. Së treti, Traktati i Lozanës e dhunoi ashpër popullsinë shqiptare të krahinës së Çamërisë, duke e shkatërruar e dëmtuar rëndë. Në të njëjtën kohë kjo dëmtoi të gjithë shqiptarët, të cilët i kanë vujatur e vuajnë edhe sot pasojat e këtij shkatërrimi.
3. Marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë kohës së Republikës Shqiptare dhe asaj Turke.
Marrëveshjet e nënshkruara më 15 dhjetor 1923, njihen me emrin “Traktatii Miqësisë”. Tri marrëveshje ishin: lidhja e marrëdhënie diplomatike, marrëveshje për hapjen e ambasadave dhe e fundit për nënshtetësinë. Pas nënshkrimit mbetej njohja dhe ratifikimi i tyre. 584
Në vitin 1935 thuhet që numri i popullsisë që flet shqip si gjuhë kombëtare ishte 14.496 ndërsa i personave që e flasin shqipen si një gjuhë të dytë është 26.161. Po kështu besimi i emigrantëve është 12.5% të shqiptarëve kristianë. Ata që flasin si gjuhë amtare shqipen janë nga qytetet, ndërsa ata që e flasin si gjuhë të dytë janë banorë të zonave rurale. Fuat Dündar, Turkiye, Nüfüs Sayimlarin Azinliklar,Istanbul: Doz Yayinlari, 1999, f.24-25.
153
Bisedimet e zhvilluara midis dy palëve u ndoqën me interes të madh. Gazetat turke të asaj kohe si Hak (E Drejta), Akşam (Mbrëmja), Bariş (Paqja) i vlerësuan marrëdhëniet midis dy vendeve. Në shkrimet e tyre ato vlerësuan dhe rëndësinë që patën këto marrëveshje midis dy popujve dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve edhe pse marrëveshja e nënshtetësisë nuk i justifikoi shpresat e palës shqiptare për rregullimin e pozitës juridike e pasurore të shqiptarëve të Turqisë 585, apo i vuri këto në një pozitë më pak të vaforshme sesa kombësitë e tjera 586. Këto marrëveshje nuk patën si bazë fenë apo mbeturinat e Perandorisë Osmane siç pretendonte ndonjë gazetë e huaj. Marrëveshjet shkruante gazeta greke “Amalthia” nuk kishin karakter agresiv dhe nuk drejtoheshin kundër vendeve fqinjë 587. Kjo tregon se shtetet fqinje vazhdonin ti trembeshin të kaluarës historike. Në fillim të shkurtit 1924 Nezir Leskoviku njoftonte se kishte takuar Adnan Beun, i cili e kishte pyetur në lidhje mbi vërtetimin e bisedimeve nga ana e Asamblesë shqiptare, duke u shprehur se do të jetë mirë të vërtetohen një orë e më parë ato. Pasi Ankaraja, pa u vërtetuar (ratifikuar) konvencionet (bisedimet) e nënshkruara, nuk do të pranojë as shqiptarët që duan të vijnë për tregti dhe konsullata nuk do të njihet 588. Konsulli shqiptar u habit më tepër ku në të njëjtin takim me valiun e Stambollit,ky i fundit i kishte lexuar një letër të Ismet Pashës Inonys. Në letër theksohej se: “ne nuk mund të ndalojmë mos pranimin, e muhamedanëve shqiptarë në Turqi”. Këto fjalë të kundërta me ato të Adnan Beut, konsullin shqiptar e nxitën t’i shkruante qeverisë,për t’iu komunikuar autoritetevet kompetente që të mos lëshonin pasaporta për në Stamboll derisa konsullata të lajmërojë ministrinë 589. Në një shkresë tjetër nga Stambolli,konsulli njoftonte se Ministria e Punëve të Jashtme Turke ka dhënë urdhër telegrafik për ndalimin e udhëtimit të shqiptarëve për në Stamboll, pavarësisht se ministria jonë në bazë të shkresës nr.41 më 5.1.1924 585
Gazeta Shqiptari i Amerikës, 1 dhjetor1923. “Shqiptari i Amerikës”, 2 janar 1924. Në një korrespondencë nga Stambolli gazeta shkruante se : E drejta e rregullimit të pasurisë për shqiptarët të mos ishte një vit, sipas marrëveshjes por pesë vjet, siç u veprua nga Turqia me shtetet e tjera: shih. Gazeta “Hak”, nr.17, 3 janar 1924, art. Traktatet turkoshqiptare. 587 Gazeta Amalthia, 20 tetor 1923, art. Marrëveshja e Turqisë në Shqipëri: gazeta Hora, 5 dhjetor 1923, art. Aleanca Shqipatro-Turke kundër Greqisë. 588 AMPJ, viti 1924, dos 114, fl.11. Shkëlqesisë së tij P.Vangjeli, Ministёr i Punёve tё Jashtme Tiranë , nga Konsullata e Shqipnies Stamboll 19 fruer 1923. 589 AMPJ, viti 1924, d.114, fl.8. Letër e Nezir Leskovikut për MPJ në Tiranë. 586
154
kishte dhënë urdhër për hyrjen lirisht në tokat shqiptare të nështetasve turq. Pas këtij njoftimi përsëri do t’u ndalohej hyrja shqiptarve në territorin e Turqisë, prandaj komentonte konsulli veprimi i qeverisë turke kundër shqiptarvet në këtë mënyrë e shkel parimin e reciprocitetit dhe për ta ruajtur këtë princip, jemi të mendimit që edhe neve të veprojmë siç po vepron pala turke duke e anulluar urdhërin e mësipërm 590. Një muaj më vonë, në muajin mars të vitit 1924, nga Stambolli njoftohej se qeveria turke po merrte ushtar edhe djemtë shqiptarë që kishin mbushur moshën. Ndërsa shqiptarët e tjerë të kolonisë së Stambollit nuk mundin në asnjë mënyrë të dalin jashtë Turqisë, ndërsa për ata që dëshirojnë të vijnë ndalimi vazhdon si më parë 591. E gjithë kjo situatë mendoj se kishte lidhje me pretekstin e mos ratifikimit të marrëveshjes veçanërisht për problemin e nënshtetësisë, por edhe me problemet që ekzistonin brenda shtetit turk, siç ishin masat e marra për muhaxhirët [refugjatët] e ardhur nga vendet e Ballkanit apo edhe lidhja e marrëveshjeve me vendet e tjera të cilat nuk i jepnin kohë të ratifikonte në parlament marrëveshjet e nënshkruara. Në mars të vitit 1924 një ngjarje me rëndësishme për Turqinë ishte suprimimi i Kalifatit 592. Heqja e kalifatit u shoqërua me rrëzimin e kalifit, mbylljen e shkollave fetare, prishjen e gjykatave të sheriatit dhe largimin e anëtarëve të familjes mbretërore 593. Rrëzimi i Kalifatit ishte një nga reformat më të thella e radikale të ndërmara nga Mustafa Qemali e cila ndikoi tek disa nga përkrahësit e tij por edhe në popullin e thjeshtë Turk. Disa prej politikanëve të cilët kishin kaluar në opozitë, po përpiqeshin të rrëzonin Mustafa Qemalin dhe të kthenin përsëri Halifin në pushtet 594. Në fund të nëntorit të vitit 1924, në Asamblenë e Madhe Turke u shkaktua një krizë qeveritare e cila solli në pushtet kabinetin e ri të Fethi Beut (Okyarit) 595. Ardhjen në pushtet të Fethi Bej Okyarit, dhe ndryshimin e qeverisë në Turqi, e përshëndeti edhe qeveria e Fan Nolit e cila kishte ardhur në pushtet nëpërmjet një
590
AMPJ, viti 1924, dos. 114, fl.19. Shkresë për Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi udhëtimin e shqiptarëvet për në Turqi. 591 AMPJ, viti 1924, dos.114, fl.17. Shkresë për Ministrinë e Punëve të Jashtme nga Stambolli 20 mars 1924. 592 Gazeta “Hak”, Stamboll , 2 prill 1924 593 Gazeta e Korçës, 8 mars 1924, nr.69, f.1, 594 Gazeta e Korçës, 18 nëntor 1924, nr.143, f.1.Gjendja në Turqi. 595 Gazeta e Korçës, 29 nëntor 1924, nr.147, f.1. Kriza në Turqi.
155
kryengritjeje të armatosur. Kjo qeveri i dërgoi një telegram urimi, me qëllim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike 596. Nuk ka të dhëna sesi reagoi qeveria e Ankarasë ndaj ndryshimeve politike që ndodhën në Shqipëri. Gjatë kohës që ishte qeveria e Fan S. Nolit mund themi që nuk pati marrëdhënie midis dy shteteve. Shkak për mos zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara sipas mendimeve tona përsëri vazhdonte të ishte situata politike në të dy vendet si dhe mos ratifikimi i “Marrëveshjes së Miqësisë” të vitit 1923 nga ana e parlamenteve të të dy shteteve. Njëkohësisht gjatë kësaj kohe qeveria turke ishte e zënë duke zbatuar marrëveshjen e Lozanës për shkëmbimim të popullsisë midis asaj dhe Greqisë. Ngjarjet e vitit 1924, si dhe qëndrimi i Ataturkut për çështjen shqiptare e shtynë lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve 597. Më 30 nëntor 1924, marrëveshja që ishte firmosur dhe ligjet që e përbënin u pranuan në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe u ratifikuan në shkurt 1925, 598 pas zgjedhjes si President të Ahmet Zogut. Shpallja e Republikës më 21 janar 1925 ishte një ngjarje me rëndësi për historinë moderne shqiptare. Presidenti i ri shqiptar synonte të krijonte një shtet shqiptar të fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që të radhitej me dinjitet përkrah shteteve të tjera evropiane. Ahmet Zogu si president zotëronte pushtet të gjerë si kryetar i shtetit dhe i qeverisë. Pozita juridike dhe kompetencat e kryetarit të Republikës ishin përcaktuar, sidomos në nenet 69 deri 83 të Statutit Themeltar të Republikës 599. Një ndër kompetencat themelore të kryetarit të republikës (presidentit) ishte edhe e drejta që kishte ai për të lidhur çdo lloj traktatesh e marrëveshjesh, me shtetet e tjera, me kusht që ato të miratoheshin nga të dy dhomat e parlamentit, si dhe të 596
AQSH, Fondi 151, dos.300, viti 1924, Koncept telegrami I F.S.Nolit (shkruar nga ai) dhe Luigj Gurakuqit drejtuar Fethi Beut 597 Shyqyri Hysi, Rauf Fico-shtetar dhe diplomat, Gjirokastër: Shtypshkronja “Mësonjëtorja”, 2007, f.85 598 Ratifikimi i marrëveshjes sipas arkivës shqiptare u bë në 22 shkurt nga Parlamenti shqiptar dhe firmosja më 3 mars 1925 nga presidenti shqiptar. Shih. AQSh, f.151, dos.123, v.1925. Mbi këtë fakt të njëjtat të dhëna jep edhe arkiva turke për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, B.C.A.,(Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi), 1171/73-19: Shih, Hikmet Oksüz, Atatürk donemi Türk-Arnavut ilişkileri, güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul: 1998, no. 12, f.211 599 Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, (grup autorësh) Tiranë: “Luarasi’, Botim i tretë 2007, f.368
156
pranonte e akreditonte përfaqësuesit diplomatikë. Asambleja Legjislative, i jepte të drejtën e vetos të pakufizuar mbi ligjet që miratoheshin. Ai kishte të drejtën të shpërndante asamblenë e të caktonte zgjedhjet e reja në çdo kohë. Vetë Ahmet Zogu më 1 shkurt 1925 do t’i vlerësonte dhe çmonte këto marrëveshje të nisura qysh nga viti 1923 në kohën kur ai ishte kryeministër. Po në shkurt të vitit 1925 pas ratifikimit nga Asambleja Legjislative do ta dekretonte këtë “Traktat Miqësije” të lidhur midis popullit shqiptar dhe atij turk. Ndërsa nga Asamblea e Madhe Kombëtare Turke ky traktat u ratifikua më 6 prill 1925 [Turkiye Büyük Millet Meclisinde onaylanmasi 6 Nisan 1925] 600. Me rastin e hyrjes në fuqi të “Traktatit të Miqësisë” nga ana e palës Turke, ai i dërgoi Gazi Mustafa Qemalit një letër miqësore me datë 19 prill 1925. Në letër Zogu do të shkruante: I nderuar President: “Në Ankara, brenda Republikës tuaj është formuar një grup i përbërë nga parlamentarë që do të ndjekin vazhdimësinë e marrëdhënieve sipas protokollit të firmosur nga të dy palët me anë të cilit u rivendos miqësia dhe dashamirësia mes dy popujve tanë. Duke shfrytëzuar këtë moment të rëndësishëm me sinqeritet dhe nga zemra dua të uroj popullin heroik turk i cili megjithëse ishte në një gjendje shumë të vështirë arriti me sukses të çonte deri në fund këto ndryshime kaq të vështira dhe të rëndësishme. Me anë të kësaj letre kam dëshirë që t’ju dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të mira më të sinqerta.Lidhjet e përsosura të përbashkëta mes popujve tanë në të shkuarën kanë vërtetuar miqësinë tonë dhe shpresoj që me anë të këtyre marrëveshjeve në historinë e të ardhmes të shkruhet për miqësi e paqe. Ju lutem pranoni përgëzimet e mia, edhe njëherë dërgoj përshëndetjet më të sinqerta dhe respektin tim” 601. Më 27 qershor të vitit 1925, Nezir Leskoviku njoftonte se përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke Nusret beu erdhi vetë dhe më komunikoi se Ankaraja dëshironte të dërgojë Tahir Lutfi beun në Tiranë si përfaqësues të shtetit Turk 602. Pas miratimit nga ana e qeverisë shqiptare të kësaj ideje, më 28 Korrik 1925, 600
AQSh, F.151, d.nr.22, v.1925, fl.1. Tel. Nga Pera 7 prill 1925. shih: A.Gunduz Okcün , Türkiye’nin Taraf olduğu Milletlerarasi Andlaşmalar Rehberi(1920-1961), Ankara: Doguş Ltd, Sirketi, Matb. 1962, f.35-43 601 Bilal N. Simşir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.284 602 Ai tani ndodhet me detyrë në Beograd. Tahir Lutfi beu ka mbaruar “Mylkien” (shkollën administrative) dhe ishte kryeredaktor I gazetës “Ikdam”.AQSH, F.251, dos.122, v.1925. Mbi përfaqësuesin që emëron Turqia në Shqipëri.
157
Mustafa Qemali, do ti dërgojë një letër miqësore presidentit shqiptar Ahmet Zogut. Qëllimi ishte që të lejohej hapja e një ambasadë Turke në Shqipëri. Ai do të shkruante: “Në periudhat e gjata të historisë dy popujt tanë në shumë tema e ndodhi kanë patur të njëjtin fat. Duke shpresuar,se do të forcohen akoma më shumë lidhjet dhe miqësia mes dy popujve tanë dua t’ju siguroj që unë dhe qeveria e republikës time do punojmë për të bërë të pamundurën me qëllim që të shërbejnë në të mirën e dy popujve tanë” 603. Sipas një raporti dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë nga Stambolli, flitej se Ministër i parë Turk i qeverisë së re të Ankarasë në vendin tonë ishte caktuar Tahir Lutfi Tokay. Duke bërë portretin e tij theksohej se ai ishte diplomat karrirere dhe kishte qenë më parë me shërbim diplomatik edhe në Beograd në kohën kur Ministër i Jashtëm ishte Jusuf Hikmet beu 604. Në historinë e moderne të të dy republikave Tahir Lutfi Beu ishte ambasadori i parë që caktohej në Shqipëri nga qeveria e Turqisë. Ai vinte i shoqëruar edhe me një letër të Ataturkut për presidentin shqiptar Ahmet Zogun. Me anë të kësaj letre Mustafa Qemali e falenderonte Ahmet Zogun për urimet e t’ia si dhe për zgjedhjen si president i Shqipërisë, dhe shprehte ndjenjat e një miqësie të lartë për shqiptarët 605. Detyra e tij, sipas presidentit të Republikës Turke, ishte të vendoste lidhje diplomatike të përhershme për të konsoliduar marrëdhënie miqësore midis të dyja vendeve 606. Informacionin e parë për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë do ta gjejmë në faqet e historisë së Dhimitër Beratit “Shqipëria” botim i vitit 1937. Ai na konfirmon se Legata shqiptare në Ankara ka funksionuar nga vitit 1926 deri në vitin 1934 607. Pra në vitin 1926, për herë të parë në mënyrë reciproke u çelën ambasadat midis dy republikave të reja dhe u vendosën përfundimisht marrëdhëniet diplomatike. Pas ardhjes ambasadori Tahir Lutfi Tokay, më 17 shkurt 1926 i paraqiti Zogut letërkredencialet, si dhe letrën personale të Ataturkut. Me këtë rast u shkëmbyen fjalë për ndjenjat e miqësisë dhe të vëllazërisë, që burojnë nga “fati i përbashkët Bilal N. Simsir. Atatürk ve yabanci Devlet Başkanlari, v.1, Stamboll: 1993, f.292 AQSh, F.151, dok.92, 19 mart 1926, Tahir Lutfi beu Tiran’da Turkiye bakani olarak atandi 605 AMPJ, Dosja 94, Letër e A.Zogut nga Gazi M. Qemali, 22.12 1925. 606 AQSh, Fondi 151, v. 1925, fl.21-22. Letër kredencialet kopjet e dhëna në turqisht dhe frengjisht nga M. Qemali përfaqësuesit të Turqisë në Tiranë , 28, 7 1925 : Shih B.C. A ., 3921/ 62-78 607 Gazeta “Rimëkëmbja”, 8 tetor 2002, f.14-15,(Nga historia e diplomacisë së Mbretit Zog I. Direktivat e Ataturkut dhënë ambasadorit Rushen Eşref Unaydin) 603 604
158
pesëshekullor”. U ngritën dolli dhe po atë ditë ministri Turk në Tiranë i dërgoi këtë telegram Ankarasë: “Sot i paraqita presidentit letrat kredenciale. Ceremonia ishte më se e shkëlqyer. I dorëzova edhe letrën personale të shkëlqesisë së tij Gazi Pasha. Fola frëngjisht, ndërsa presidenti shqiptar Ahmet Zogu foli shqip. Ai foli me një gjuhë plot respekt dhe vlerësim për shkëlqesinë e tij Gaziun, dhe për qeverinë tonë republikane e kombin tonë. Ai duke ngritur dolli u shpreh: “E ngre këtë gotë për lumturinë dhe mirëqenien e Gaziut të madh, të kombit të madh Turk”. Edhe unë u përgjigja duke e ngritur gotën time për lumturinë e presidentit shqiptar dhe të Republikës shqiptare 608. Në një lajm të botuar nga gazeta turke “Akşam”, ishte hedhur mendimi se ministri i parë shqiptar në Turqi ka qenë Sulejman Delvina 609. Ky lajm nuk është i vërtetë sepse dihet që më 13 mars 1926, Ataturku pranoi hapjen e Ambasadës së parë shqiptare në Ankara, në kryeqytetin e ri të Republikës Turke. Ministër i Shqipërisë në Turqi dhe Bullgari u emërua Rauf Fico, i cili ishte një ndër diplomatët e aftë shqiptarë. Ai ishte zgjedhur nga pala shqiptare si personalitet i cili do të kontribuonte në lidhjen dhe forcimin më tej të marrëdhënieve në të ardhmen midis dy vendeve. Më vonë ky diplomat do të arrinte deri në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të qeverisë shqiptare. Rauf Fico i paraqiti letrat kredenciale presidentit të Republikës Turke, më 13 mars 1926, në Ankara 610. Gjatë ceremonisë së dorëzimit, ai tha se: “do të përpiqej me të gjitha forcat për të konsoliduar lidhjet e miqësisë që ekzistojnë prej shekujsh midis dy kombeve, që kanë pasur fate të përbashkëta gjatë rrjedhjes së historisë” 611. Ataturku iu përgjigj ministrit shqiptar me fjalët: “Mund të jeni të sigurt se do të kini ndihmën time dhe të qeverisë Republikane në punën tuaj për konsolidimin e lidhjeve miqësore midis dy popujve, që kanë pasur fate të përbashkëta në shumë fusha në periudha tepër të hershme të historisë, në punën për tu shërbyer interesave të të dy vendeve dhe për të çelur një periudhë bashkëpunimi të ngushtë midis dy kombeve” 612. Në legatën shqiptare të Ankarasë u emërua në postin e sekretarit të saj, Assaf Xhaxhuli, i cili prej pesë vitesh ishte sekretar i kryekonsullatës tonë në Stamboll. 608
AMPJ, Dosja 94, v.1925. Telegram i shifruar MPJ turke nga ambasada në Tiranë, 17.2.1925 Gazeta, “Akşam”, 9 dhjetor 1923, (Ministër i parë i Shqipërisë në Turqi nuk u caktua Sulejman Delvina i njohur në Turqi si Sulejman Fehmi) 610 AMPJ, Dosja 4/1. Letërkredencialet e Rauf Ficës, 17.1.1926: shih:Bilal N. Simşir, Atatürk ve YabanciDevlet Adami Başkanlari-I, Ankara:T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.291 611 AMPJ, Dosja 4 /1 Fjalimi I Rauf Ficos, 13.3.1926: Shih. Bilal N. Simşir, Atatürk ve Yabanci Devlet Adami Başkanlari-I, Ankara: T.T. K, Kültür Bakanliği, 1981, f.292 612 AMPJ, po aty, Përgjigje e Gaziut ( M.Qemalit) drejtuar Rauf Ficos, 17.3.1926. 609
159
Më 1 nëntor 1926, në fjalimin e hapjes së pjesës së katërt të mbledhjes së dytë të Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, për përpilimin e ligjeve të hartuara, Ataturku theksoi edhe një herë se sa e rëndësishme është që të forcohen lidhjet mes dy popujve tanë (Shqipërisë dhe Turqisë), si dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Më 1 mars të 1927 ministri shqiptar në Ankara, Rauf Fico takon Ministrin e Jashtëm turk i cili në fjalimin e tij kishte diskutuar për krijimin e një pakti ballkanik në mënyrë që të sigurohen të gjithë ballkanasit. Por duhej që ky pakt mos të jetë i drejtuar kundër ndonjë qeverie tjetër dhe Turqia të mos lihej jashtë tij. Por nëqoftëse të gjithë bashkohen edhe ne mbesim jashtë atëherë do të realizojmë një marrëveshje me sovjetët 613. Ky ishte një shembull që tregonte sensibilitetin e turqve në çështjen e respektimit të punërave në Ballkan. Më tej ai shton se e kishte pritur me kënaqësi emërimin e Iljaz Vrionit në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe se administrata e vendit ishte në dorë të nacionalistëve 614. Në muajin qershor të vitit 1928, agjencia e lajmeve “Anatoli Ajans” boton një deklaratë të Tahir Lutfi Beut ministër i Turqisë në Shqipëri. Në deklaratën e tij ai theksonte se baza e politikës turke ndaj Shqipërisë është inkurajimi për lehtësimin e përpjekjeve për një shtet të lirë, indipendent me qëllim modernizimin në degët kombëtare shoqërore. Zogu përpiqet për sigurimin e brendshëm e të jashtëm duke punuar për përparimin e kombit. Veprat kryesore të tij ishin Kodet e reja civile, penale etj 615. E vërteta është se në periudhën e republikës u bënë përpjekje për modernizimin e vendit në përputhje me modelin perëndimor për ndërtimin e shtetit shqiptar veçanërisht në fushën e jurisprudencës. Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-turke më në fund ishin vendosur plotësisht por që zgjatën vetëm për një periudhë të shkurtër dy vjeçare sepse në Shqipëri forma institucionale e qeverisjes pësoi ndryshime.
613
AQSh, f.151, dos.124, v.1927. Relacion i Z. R.Fico ministri shqiptar në Ankara për MPJ. Angora, 1 mars 1927. 614 AQSh, f.151, dos.124, v.1927, po aty. Relacion i Z. R.Fico ministri shqiptar në Ankara për MPJ. Angora, 1 mars 1927. 615 AQSh, F.151, d.139, v.1928. Deklaratë e Tahir Lutfiu beut në Anatoli Ajans, 3.06.1928.
160
KAPITULLI IV
MONARKIA SHQIPTARE DHE REPUBLIKA TURKE
1. Qëndrimi i Republikës Turke ndaj shpalljes së Monarkisë
Periudha e tranzicionit republikan, e konceptuar prej Zogut në vitin 1925, ishte padyshim tregues i zgjuarsisë së tij politike, përsa i përket formave të qeverisjes së vendit, në përputhje me situatën e përgjithshme të Shqipërisë së kohës. I ndodhur gjithmonë në qendër të shënjestrës jo vetëm nga intrigat brenda vendit por edhe nga servirjet politike që vinin nga jashtë, ai kishte mundur të forcohej si lider politik. Ai kishte arritur të ndryshonte zhvillimin e vendit duke e futur atë në rrugën moderne të zhvillimit. Nisur nga destabilizimi i vazhdueshëm i shtetit në vitet 1921-1924, Zogu e kishte parë të arësyeshme ta ndryshonte formën e qeverisjes nga republikë në monarki. Vetë ai gjykonte se vetëm një mbret e eleminonte rivalitetin e brendshëm për pushtet që destabilizonte shtetin. Mbretëria e konsoliduar dhe e trashëgueshme siguronte vazhdimësinë e regjimit të brendshëm në krahasim me pozitën e presidentit të republikës që ishte vazhdimisht i ekspozuar ndaj rreziqeve për shtetin, nga lëvizje të paparashikuara 616. Stabiliteti politik i shtetit shqiptar ishte kusht i domosdoshëm për prosperitetin e mëtejshëm të vendit në një proçes historik normal e të konsoliduar zhvillimi 617. Zogu nuk dëshironte të jepte përshtypjen, se ishte një konservator i pandryshueshëm, që mendonte vetëm për interesin vetjak dhe jo për atë të vendit të tij 618. Prandaj fillimisht në funksion të idesë së tij për t’u bërë mbret i Shqipërisë siguroi mbështjejten e Italisë aleatja e tij kryesore ndërkombëtare, si dhe të një pjese të mirë të shtypit Italian. 616
Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë, Tiranë: Shtëpia Botuese “Ermir”, 1997, F.199-
200 617
Muharrem Dezhgiu, Pozita politike e Ahmet Zogut në prag dhe gjatë luftës dytë botërore, botuar nga nga QSA, Instituti i Historisë, në, Monarkia Shqiptare 1928-1929, (Përmbledhje studimesh), Tiranë: Botimet “Toena”, 2011, f.160. 618 Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë:“Çabej 2004, f.143.
161
Shteti dhe media italiane, luajtën një rol të rëndësishëm si në bindjen e kancelarive të tjera Evropiane, ashtu edhe atë të opinionit publik evropian. Të dy këta faktorë ishin shumë të rëndësishëm për t’i dhënë Zogut jo vetëm fronin por edhe jetëgjatësinë e tij 619. Pas përkrahjes së Italisë, Zogu i’u drejtua anglezëve, duke dëshmuar me këtë veprim rëndësinë dhe ndikimin e madh që kishte Londra në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në kohën që ai ishte president, u përpoq të bindte edhe diplomacinë angleze se Monarkia ishte e domosdoshme për Shqipërinë, pasi forma republikane e qeverisjes nuk garantonte sigurinë e duhur për një shtet të ri të sapo dalë nga trazirat e brendshme. Vetë Zogu do t’i deklaronte Hodgsonit, ambasadorit Britanik në Shqipëri, se ai ishte i bindur se përveç italianëve që e mirëpritnin këtë ndryshim, dashamirës ndaj këtij plani ishin edhe grekët me të cilët marrëdhëniet në përgjithësi ishin të mira. Madje ai u përpoq të sqaronte diplomatin e lartë se kishte marrë përgjigje neutrale dhe dashamirëse edhe prej pjesës tjetër të Europës 620. Më në fund diplomacia evropiane në tërësi e bindur ndoshta edhe nga diplomacia italiane e cila ishte tejet aktive në këtë mes u pajtuan për ti hapur dritën jeshile ndryshimit të formës së qeverisjes në Shqipëri. Në shtypin e kohës u theksua se “ndrrimi i regjimit tonë, informohet nga burime të sigurta, është pritur përgjithësisht pa kundërshtim. Bile disa nga shtetet ma me rëndësi, kanë çfaqur qysh tash pëlqimin e tyne mbi ndrrimin e regjimit” 621. Krahas mbështetjes nga jashtë filloi të vijë edhe përkrahja nga shtypi vendës. I pari e filloi Kostë Çekrezi i cili botoi një artikull në gazetën “Telegraf” dhe që mbyllej me fjalët “…forma republikane e qeverimit, dolli pas tre vjet provimi, e papajtueshme me nevojat esenciale politike të vendit, i cili gjendet në një situatë të brendëshme dhe të jashtme sa të ketë nevojë për një qeveri me autoritet të madh dhe më të njohur622.
619
Valentina Duka, Nga Presidenca në Monarki: çështje të legjimitetit, botuar nga nga QSA, Instituti i Historisë, në Monarkia Shqiptare 1928-1929, (Përmbledhje studimesh), Tiranë: Botimet “Toena”, 2011, f.122-123. 620 Arkivi i Institutit të Historisë. (më tej; AIH). Dokumente Britanike, Pro.Fo.371 /12845)(C.6346/1090/90) : Durazzo, 20 prill 1928: shih: B.J.Fischer, Mbreti Zog dhepërpjekja për Stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Çabej (Botim I dytë), 2000, f.148 621 Gazeta “Shekulli i Ri”, Durrës, 24 gusht 1928, nr.49, f.4, Mbi ndrrimin e regjimit”; shih. Valentina Duka, Nga Presidenca në Monarki…, f.125. 622 Gazeta “ Telegraf”, “Çështja e regjimit po çilet sërisht”. Tiranë, 5 gusht 1928, nr.144, f.1.
162
Po kështu edhe gazeta “Tribuna” theksonte se: “Italia e shikon një monarki të përhershme shqiptare si një garanci për sigurimin e konsolidimit kombëtar dhe organik të mikes dhe aleates së saj si dhe një garanci për paqen në Ballkan dhe Evropë 623. Më 1 shtator 1928, Asamblea e Madhe Kushetuese njoftoi se kishte vendosur njëzëri vendosjen e një regjimi monarkist dhe e shpalli Shqipërinë, Mbretëri Demokratike Parlamentare e të Trashëgueshme, me mbret të shqiptarëve, Naltmadhninë e tij Zogu I 624. “Kurora e ndritur e fronit historik shqiptar” vazhdonte rezoluta “i ofrohet Shpëtimtarit të kombit nën titullin Zog i parë, Mbret i shqiptarëve” 625. Mbretëria shqiptare, me ndihmën që i dhanë në arenën ndërkombëtare Anglia e Italia, filloi të njihej nga qeveritë e huaja. Brenda një kohe të shkurtër, Mbretërinë Shqiptare, e njohën mbi njëzet e pesë vende nga e gjithë bota 626. E njohën shtete të Evropës, nga Amerika Latine, por edhe nga Azia, siç ishte Japonia 627. Por jashtë kësaj njohjeje mbetën vetëm dy shtete ballkanike, Jugosllavia dhe Turqia. Jugosllavia e shikonte kurorën me frikë, sepse pas saj mendonte se fshiheshin synimet për të përfshirë popullsinë dhe territoret shqiptare brenda kufijve të mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene 628. Ndërsa, për Republikën e re Turke problemi që krijoi ajo në lidhje me njohjen e mbretërisë ishte serioz. Kjo erdhi si pasojë e filozofisë politike insitucionale të shtetit republikan të ndjekur nga Mustafa Qemali. Por edhe sepse janë të njohura lidhjet e Shqipërisë me Turqinë, po ashtu njihet edhe prejardhja shqiptare e udhëheqësit të saj Mustafa Qemali, siç e citonte Amstrongu, bibliografi i parë i tij.629
623
Gazeta “Tribuna”, 26 gusht 1928. Teki Selenica, Shqipnija më 1937, Tiranë, “ Tirana”, f.6-8. 625 Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri.., f.274. shih; B. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja…, f.155. 626 Gazmend Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët , Tiranë: Shtëpia Botuese, Dituria, 1994, f.58. 627 Italia, Hungaria, Greqia, Jugosllavia Urugaj, Austria, Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Britania e madhe, Rumania, Gjermania, Japonia, Holanda, Belgjika, Zvicra, Spanja, Polonia, Lituania, Letonia, Suedia, Finlanda, San-Marino, Ekuadori, Egjipti dhe Mbretëria e Siamit, për më tepër shih. G.Shpuza, Ataturku dhe Shqiptarët, po aty. 628 Richard Busch Zautner, Shqipëria nën regjimin e Zogut, Liepzig: 1939, f.10. (Përkthim) në: Arkivën e Insitutit të Historisë (më tej: AIH) A-V-16 629 H. C. Armstrong, “Ujku i murrmë”, Jeta e vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, (Përktheu Zana Harxhi), Tiranë: Shtëpia Botuese “ Konica Color”, 2008, f.31: shih. Ali Fuat Cebesoy, Sinifim Arkadasim Atatűrk, Istanbul: 1959, F.3; Ismet Toto, Atatűrk’ űn Hayati, Tiranë: 1998, II baski, f.8 624
163
Prandaj nisur nga këto rrethana, nuk pritej mendimi negativ nga ana e tij për monarkinë e re shqiptare, kundërshtimi dhe mosnjohja e saj nga Turqia, dhe Presidenti i saj. Ky problem shqetësues për elitën drejtuese politike u shpreh në atë kohë edhe nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme e qeverisë mbretërore shqiptare. Kjo ministri në një relacion të saj detyrohej të pohonte se: “I vetmi shtet që akoma s’ka njohur regjimin e ri Mbretëror në Shqipëri është Republika Turke” 630 Këtë qëndrim diplomatët e kohës mundoheshin ta justifikonin me arsyetime të cilat nuk ishin reale. 631. Qeveria e Republikës së Turqisë, theksohej në relacionin e të ngarkuarit me punë në Ankara, kishte arsye të brendëshme për mosnjohjen e ndryshimeve të reja politike në Shqipëri dhe ky qëndrim politik nuk kishte aspak lidhje me marrëdhëniet miqësore që ekzistonin midis dy popujve, theksonte qeveria shqiptare 632. Iljaz Bej Vrioni, në atë kohë ministër i Punëve të Jashtme të mbretërisë shqiptare, urimet e zakonshme personale të shkëmbyera në mes tij dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Tefik Rushdi Arasit (Tefik Rüştü Aras) i mori si urime për vendosjen e monarkisë. Ministri i Jashtëm i Turqisë e njoftonte në telegramin e tij se njohja e regjimit të ri do të vonohej ende derisa Presidenti i Republikës Mustafa Qemali të kthehej në Ankara, nga pushimet 633. Iljaz bej Vrioni, ose nga dëshira, ose ndoshta nga emocionet u keqkuptua dhe nuk arriti të kuptojë se në ç’kontekst ishte përgjigja që Tefik Ruzhdi Beu në mënyrë formale i kishte dërguar atij, prandaj e interpretoi përgjigjen e tij si njohje të mbretërisë. Interpretimi i gabuar, sipas Gazmend Shpuzёs, Ministri shqiptar shpejtoi t’ia njoftonte menjëherë Asamblesë Kushtetuese të vendit duke e njoftuar se edhe Turqia e kishte njohur shpalljen e mbretërisë në Shqipëri 634.
630
AQSh, F.151, dos. 65, v. 1928, fl. 419-420. Relacion i të ngarkuarit me punë në Ankara. AQSH, F.151, dos.65, v. 1928, fl.419-420. Relacion i të ngarkuarit me punë në Ankara. 632 AQSh, F.151, dos. 65, v. 1928, fl. 419-420. Relacion i të ngarkuarit me punë në Ankara. 633 Në të vërtetë telegrami i të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara nuk linte fare shteg për një interpretim të tillë të fjalës së ministrit turk: AQSH, F.158, Telegram i datës 6 shtator, fl.167, si dhe telegram i datës 14 shtator 1928. (Origjinali është në gjuhën Frënge). 634 AQSh, F.151, dos.65, v.1928, fl.166, Telegram i Iljaz Vrionit-Legatës në Ankara, Tiranë 13 shtator 1928:shih; G. Shpuza, Ataturku dhe shqiptarët… vep e përm, f.59: 631
164
Në të vërtetë, realiteti, ishte i ndryshëm. Shpallja e monarkisë shqiptare iu raportua Asamblesë së Madhe Turke, në datën 1 shtator 1928, me anë të një letre të dërguar nga ambasadori i Turqisë, Tahir Lutfi bej Tokay që ndodhej me detyrë në Tiranë: “Të nderuar deputetë. Sot në mëngjes në orën 9:15, Shqipëria u shpall mbretëri dhe Presidenti Ahmet Zogu u shpall Mbreti Zogu i Parë ose ndryshe është e detyruar të thuhet Mbret i Shqipërisë. Nëna e mbretit do të quhet nëna Mbretëreshë dhe motrat e vëllezërit e tij do të quhen princ e princesha. Mbreti sot në orën pesë pas dreke do të mbajë fjalimin e parë zyrtar para parlamentit. Në një bisedim të bërë me të dërguarit e parlamentit, mora një ftesë gojore për tu takur me presidentin e nëse e pranoj këtë ftesë duhet të shkoj i veshur me kostum e me një kapele. Franca, Anglia dhe shtetet e tjera të vogla që marrin pjesë në pakt e kanë njohur këtë ndryshim të qeverisjes. Bëjmë të ditur që ambasadorët tanë do të veprojnë ashtu siç u duket juve se është më e përshtatshme 635. Në të njëjtën ditë përfaqësuesi i Turqisë në Londër e njoftonte qeverinë e tij se agjencia e angleze e lajmeve “Central News” sipas një telegrami të ardhur nga Stambolli bënte me dije se së shpejti edhe Mustafa Qemali do të vetshpallej mbret 636. Po me këtë frymë u botuan artikuj edhe në të përditshmet angleze “The Daily Telegraph” 637 dhe “Manchester Guardian” 638. Këto artikuj u pasuan nga të tjera shkrime të botuara edhe në disa gazeta franceze, në të cilat shkruhej se Mustafa Qemali do të ndiqte rrugën e mbretit Zogu I. Udhëheqësi i Turqisë së re Mustafa Qemali u zemërua dhe u acarua shumë nga këto lajme. Menjëherë, ambasada turke në Londër, me urdhëresë të Ministrisë së Jashtme të Ankarasë, i përgënjeshtroi lajmet e mësipërme 639. Në një kohë kur gjithë
Bilal N. Sişmir, Atatűrk ve Yabanci Devlet Başkanlari, Cilt.I, Istanbul: 1993, f.292-293 Bilal N. Simsir, Ataturk ve Yabanci devlet başkanlari, Cilt I, Ankara: Turk Tarih Kurumu Basimevi, 1993, dok, nr. 380, s.293 637 Gazeta “Machester Guardian”,01.09.1928; “Kemal to Follow suit?”. 638 “The Daily Telegraph”, 01.09.1928 ; “King Kemal” an Angora report. 639 The Turkish Embassy in London to the Editors of “The Times”, “The Daily Mail”, “ The Manchester Guardian”, “The Daily Telegraph”, “The Daily Express”, and The Rueters Ltd London. Për më tepër shih: B. N. Şimşir, Ataturk ve Yabanci…, vep e përm. , dok.nr.381, s.294. 635 636
165
shtetet evropiane e njohën Mbretërinë e sapoformuar, akoma vetëm Mustafa Qemali, dhe Republika e Turqisë vazhdonin të mos e pranonin një ndryshim të tillë 640. Mendimin e vet për këtë çështje, Presidenti i parë i Turqisë, Mustafa Qemali e bëri mjaft të qartë, menjëherë pas kthimit nga një turne elektoral që zhvilloi në zonën e Izmirit. Ai më 5 shtator 1928 deklaroi se nuk kishte për ta njohur kurrë regjimin mbretëror në Shqipëri 641. Pse, cili ishte shkaku? Sipas konsullit të Shqipërisë në Stamboll Nezir Leskovikut, kryetari i Republikës Turke e kishte kritikuar veprën dhe dëshirën e kombit shqiptar në mes miqve të tij, në një mënyrë që nuk përputhej me dinjitetin e një burri shteti 642. Ky qëndrim në këto momente mendoj se ishte politik sepse dihen mirë parimet e republikane që Mustafa Qemali kishte. Më 7 shtator 1928, Turqia - shkruante gazeta “Cumhuriyet” [Republika)] duhet të tërheqë me të shpejtë përfaqësuesin e saj nga Tirana. Reaksioni [kthimi prapa] i bërë në Shqipëri në këtë epokë, kur sovraniteti kombëtar mbizotëron si zot i vetëm në vendin tonë, ndër ne është pritur me habi dhe zemërim. 643. Në të njëjtën gazetë, më 10 shtator në artikullin “Opereta e Tiranës” u ironizua shpallja e mbretërisë së Shqipërisë dhe njëkohësishtë edhe drejtuesi i saj 644. Sipas lajmeve që shkonin pranë përfaqësisë shqiptare në Ankara, Mustafa Qemali vazhdonte të ngulte këmbë për të mos e njohur regjimin e ri monarkik të Shqipërisë. Disa personalitete, midis tyre edhe Ministri i Jashtëm Tevfik Ruzhdi (Tevfik Rüştü Aras), iu lutën Presidentit të Republikës që ta shikonte edhe njëherë këtë qëndrim, por ai kishte refuzuar prerazi në lidhje me këtë problem 645. Ky ndryshim i regjimit, në Tiranë, mjaftoi për t’i ftohur së tepërmi marrëdhëniet turko–shqiptare. Turqia ishte një Republikë e re. Udhëheqësit turq dhe vetë Gaziut ishin shumë të ndjeshëm në çështjen e Republikës. Për sytë, e Anila Polat, Türkiye Cumhuriyeti’nin kuruldugu yillarda Arnavutluk Cumhuriyeti ile ilişkileri (1920-1938), Haci Bektaş, Arastirma Dergisi, Bahar 2005/33, F.169. shih; Hikmet Oksuz, Ataturk donemi Turk-Arnavut ilişkileri, Guney Dogu Avrupa Araştirmalari Dergisi, no. 12, Istanbul: 1998, f.213. 641 AQSh, F.151, Dos. 65, viti 1928, fl.169: Teleg. i legatës shqiptare në Ankara për Ministrinë e punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ankara 12 tetor 1928. 642 AQSh, F.151, viti 1928, dos. 65, f.271, Telegram i konsullit shqiptar në Stamboll Nezir Leskoviku, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, dt.8.9.1928 643 Gazeta “Cumhuriyet”, 7 Eylul 1928. 644 Cumhuriyet, 10 Eylul 1928. 645 AQSh, F.251, viti 1928, dos. 66, fl.30-32, Teleg. i legatës shqiptare në Ankara për MPJ, 1.10.1928, 640
166
republikanëve të rinj turq, Ahmet Zogu ishte një “tradhtar iRepublikës”. Ai e kishte shkelur betimin për t’i qëndruar besnik republikës. Kishte tradhëtuar kombin e vet. I kishte kthyer shpinën rrjedhës së historisë dhe sipas kësaj ideje ky veprim nuk mund të falej lehtë. Mustafa Qemali, pa u kthyer mirë nga pushimet, dhe pa ndonjë arsye, do të thërriste personelin e ambasadës Turke në Tiranë, të ktheheshin në Turqi. Më 3 tetor 1928, Ministri i Jashtëm Turk Tefik Rushdiu, e urdhëroi Tahir Lutfi Tokain, ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, të kthehej nëpërmjet këtij telegrami: “ Shkëlqesia e tij, Presidenti u kthye. I fola për ndryshimin e regjimit që u bë në Shqipëri. Në lidhje me këtë temë të rëndësishme shteti shqiptar s’na ka treguar asgjë më përpara. Prandaj shkëlqesia e tij ka nevojë të vini këtu (në Ankara) për t’i dhënë informata të mjaftueshme për gjithë këtë aventurë. Ju lutem të ktheheni këtu, pasi të keni shpjeguar në një mënyrë të përshtatshme arsyen e udhëtimit tuaj” 646. Ambasadori Turk, me të marrë telegramin vajti në Ankara dhe nuk u kthye më në Tiranë. Sekretari i parë i ambasadës turke, Fuat Beu, mbeti si i ngarkuar me punë ad interim. Në datën 11 tetor 1928, pas kthimit të amabasadorit Turk nga Tirana, në gazetën franceze “Le Petit Parisien” u botua një intervistë e Mustafa Qemalit, i cili kritikonte rëndë veprimin e Ahmet Zogut dhe deklaronte se edhe sikur të mbetej i vetëm, nuk do ta njihte mbretërinë e tij 647. Mustafa Qemali, qëndrimin e tij të prerë për mosnjohjen e regjimit, e shfaqi përsëri, mjaft hapur në intervistën dhënë gazetarit të “Le PettitParisien” Herri Bero, ku ai u shpreh: “Si mund t’a miratoj unë Mbretërinë shqiptare! Jo, Jo mos më flisni për këtë. Atë se njoh. Njeriu s’duhet t’a tradhëtojë kurrë kombin e tij.! 648 Kjo intervistë e Mustafa Qemalit në këtë gazetë, gjeti jehonë edhe në shtypin anglez 649. Në të njëjtën kohë shtypi turk nuk e përgenjështroi intervistën e botuar nga gazeta franceze. Edhe në Tiranë ky lajm nuk u prit mirë. Lidhur me këtë qëndrim, Zogu do të deklaronte se një gjë e tillë ndodhte pasi Mustafa Qemali nuk dëshironte 646
AMPJ- Shqipëria m//32: MPJ-së Telegrami shifruar nga përfaqësia në Tiranë 3.10.1928, nr.49701/55; shih: Bilal N.Simsir, Ataturk ve Yabanci Devlet Başkanlari, Cilt I, Stamboll: 1993, f.293. 647 “Le Petit Parisien”, 7.10.1928. 648 “Le Petit Parisien”, 11 tetor 1928: shih, Hikmet Oksuz, Atatürk dönemi…, art. i përm, f. 213. 649 “Financial News”, 8.10.1928, “Turkey and Albania”; “The Morning Post”, 8.10.1928, “ Kemal”s Outburst”, “The Daily Telegraph”, 8.10 1928, “Turkey and Albania”.
167
që në Shqipëri të hidhej poshtë tutela turke, si dhe për shkak të një mosmarrëveshjeje që kishte lindur midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë turke lidhur me pronësinë e disa tokave që i përkisnin një shqiptari të martuar me vajzën e sulltan Abdyl Hamitit 650. Sipas B. Fischerit, Zogu kishte konfiskuar disa toka që i përkisnin sulltan Abdyl Hamitit, por besonte se kjo nuk do të kishte lidhje me njohjen e monarkisë shqiptare. Shkaku i vërtetë i vështirësisë së njohjes, duhet të kërkohet në antipatinë e përgjithshme që kishte Mustafa Qemali për Ahmet Zogun 651. Udhëheqësi turk Mustafa Qemali ishte zemëruar shumë, shkruan Fischer nga tradhtia që Ahmet Zogu i kishte bërë formës republikane të qeverisjes, dhe zemërimin e tij, e kishin shtuar edhe më tepër artikujt e botuar në gazetat angleze dhe franceze, të cilat nëpërmjet tyre i atribuonin edhe atij qëllimin për të ndjekur shembullin e mbretit Zog. Ndërsa ambasadori Hodgson sugjeronte se një arësye tjetër mund të qe ndoshta fakti se midis Turqisë dhe Shqipërisë më parë ka pasur një marrëveshje ushtarake të cilën Zogu e kishte hedhur poshtë 652. Shqiptarët, megjithatë shpresonin se pas informacionit që Gaziu (Mustafa Qemali) do të merrte nga ambasadori i tij [Tahir Lutfiu Tokay], do të ndryshonte situata. Ataturku, jo vetëm që nuk e ktheu më ambasadorin, por mbajti qëndrim të ashpër ndaj mbretit shqiptar. Të njëjtin qëndrim mbante edhe shtypi turk. Në Ankara e Stamboll, në lidhje me intervistën e dhënë nga Ataturku, kishin filluar të qarkullonin mendime, sikur fjalët e botuara në gazetën franceze nuk ishin të vërteta, dhe se nuk ishte deklaratë zyrtare por vetëm një bisedë private e kryetarit të Republikës Turke 653. Sipas gazetës “Sovraniteti Kombëtar” [Hakimiyet-i Milliye], botimet e redaktorit të gazetës pariziene, ishin vetëm biseda private por jo deklarata zyrtare654.
650
FO. 371//12846(c8804//1090//90) Durazzo, 20 nëntor 1928. për më tepër, shih:Bern J. Fischer, MbretiZog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Botimet Çabej, ( Botim i dytë), 2000, f.162. 651 B. J. Fischer, Mbreti Zog…, f.162. 652 Ky pohim mund të ketë lidhje me marrëveshjen e përmendur në kapitullin pararendës të cituar nga disa gazeta në atëkohë. Për më tepër shih: FO. 371/12846(C8052/1090/90): Durazzo, 23 tetor 1928 dhe FO. 371/12846(C8372/1090/90): Stamboll, 1 nëntor 1928 dhe FO 371/12846 (C8804/1090/90): Durazzo, 20 nëntor 1928. 653 AQSh, F.151, Dok.66, viti 1928, fl.28. Legata shqiptare-MPJ të Shqipërisë, Ankara 19 tetor 1928. 654 Bilal N. Simsir, Ataturk’ten…, f.6.
168
Mirëpo kjo intervistë nuk u përgënjeshtrua asnjëherë nga qeveria turke dhe pas disa ditësh, u ribotua përsëri nga gazeta “Vakit”[Koha] 655. Shtypi vazhdonte të bënte punën e tij, lajme të ndryshme botoheshin në gazetat turke të cilat vazhdonin ta mbështesnin udhëheqësin e Turqisë. Ato, në shkrimet e tyre, për një kohë të gjatë vazhduan të shkruajnë për Mbretin Zog, si Ahmet bej, e jo shkëlqesia e tij Mbreti Zogu i parë. Sipas raportimeve që bënte konsullata jonë në Stamboll, në artikujt që botoheshin tashmë me shkronjat e reja latine, shkruhej kundër regjimit monarkik të Shqipërisë 656. Krahas opinioneve të shtypit, shkak tjetër mendoj se ishte edhe fjala e Gaziut në një moment emocional mes miqsh, i cili është shprehur kundër njohjes së ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, gjë që u shfrytëzua nga politikanët turq që e rrethonin të cilët i’a bënë të njohur shtypit vendas dhe të huaj. Arsye tjetër dhe kryesore mendoj se janë, dyshimet e Ataturkut, mbi lidhjet dhe marrëveshjet që kishte firmosur Shqipëria me Italinë. Frika, që ata kishin nga politika e jashtme italiane për kthimin e Shqipërisë në një satelit të saj, sepse diheshin interesat e qeverisë italiane të Musolinit për Ballkanin dhe për zonën e Antaljas. Lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-turke tërheq vëmendjen artikulli “Kërkohet një korrespondent”! që u botua në gazetën “Vakit”. Në këtë artikull shkruhej: “Dikur dërguam në Shqipëri një korrespondent Ahmet Muhtarin [Zogollin], jeton, çfarë pune bën, me se merret? Prej tij s’kemi marrë asnjë lajm” 657. Pas botimit të këtij lajmi nga Tirana vjen një telegram ku vetë Zogu përgjigjej: “Jam mirë, Jam në Shqipëri, Unë jam mbreti i shqiptarëve; të gjitha detajet po ua dërgoj me postë. Mbreti Zogu I- shkruante ai” 658. Duke u shprehur në këtë mënyrë ata donin të nënvleftësonin ose të ulnin figurën e Ahmet Zogut, por faktet tregojnë të kundërtën. Ahmet Zogu i tregoi konkretisht me vepra aftësitë e tij intelektuale, drejtuese dhe organizuese në të mirë të popullit shqiptar. Që në moshën 23 vjeçare ai u dallua si politikan i zoti, u zgjodh ministër i brendshëm e më pas kryeministër duke e konsoliduar më tej shtetin 655
Vakit, 11 Ekim 1928, s.1-2. AQSh, F.151, Dok .nr.65, v.1928, fl.149, Stamboll, 6 shtator. 657 Tajfun Atmaca , “Kral Zogo ve Atatűrk”, Ankara: 2007, s.74. 658 Tajfun Atmaca , “Kral Zogo ve Atatűrk”, Ankara: 2007, s.75. 656
169
shqiptar. Me reformat që kreu e orientoi vendin drejt demokracive të përparuara europiane. Ai e përdori pushtetin e gjerë që zotëronte gjatë mbretërimit të tij jo vetëm për të stabilizuar vendin, por edhe për të bërë realitet forcimin e karakterit kombëtar të shtetit shqiptar. Kundër tij, në atë kohë edhe më vonë, u shkrua shumë. U shkrua me doza të forta kritike, u nxi figura e tij politike, iu vunë nofka të ndryshme. Është e rëndësishme që të gjithë politikanët e huaj që e kanë njohur nga afër e vlerësojnë personalitetin e tij, veçanërisht në fushën ushtarake, dhe politikën e jashtme 659. Duke përgënjeshtruar lajmet e shtypit të huaj sikur populli Turk kërkonte që edhe Mustafa Qemali të bëhej mbret, gazeta “Akşam” shkruante: “Mustafa Qemali nuk mund të bjerë nga kryesia e Republikës nëMbretëri” 660. Më tej nënvizonte kjo gazetë, për Gaziun kurora mbretërore, ishte po aq e dëmshme dhe e rrezikshme sa edhe pushtimi i huaj, prandaj ai i kishte luftuar me të njëjtën forcë që të dyja, si njërën ashtu edhe tjetrën 661. Megjithatë duke e njohur mënyrën e qeverisjes së tij mund të themi se vetë Mustafa Qemali praktikisht vepronte si mbret nën maskën e Republikës. Duke ngulur këmbë në qëndrimin e qeverisë së vet gazeta shtetërore “Republika” [Cumhuriyet] në artikullin e saj “Vendosja e mbretërisë në Shqipëri” shkruante: “ Cili do të jetë qëndrimi i qeverisë sonë? Ajo i kërkonte qeverisë së vet të mos ta njihte shpalljen e mbretërisë shqiptare dhe ta shtynte këtë akt pa kohë të caktuar, madje i kërkonte edhe tërheqjen e ministrit turk nga Tirana” 662. Idetë republikane të Ataturkut, e shtynin atë të mendonte se vendosja e monarkisë në një vend të prapambetur dhe që aspironte për një zhvillim të shpejtë, përbënte një fatkeqësi të vërtetë. Kjo u vu re në një debat që ai pati me Asaf Xhaxhulin të ngarkuarin me punë të legatës shqiptare, në një pritje në Ankara, në hollin e “Palace Hotel”. Pranë përfaqësuesit shqiptar, ai pa të ulur edhe ambasadorin italian, dhe menjëherë i drejtohet shqiptarit, “Asaf bej, po shoh shumë karikatura në gazeta. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Po përgatisni një operetë?- duke aluduar për
659
Personaliteti i Mbretit Zog, sipas ambasadorit anglez, R.H.Hodgson, për më tepër shih; AIH, Fondi Public Record Office (PROF)- London L, 573, Raporti Vjetor i Legatës Britanike në Durrës “Mbi personalitetet politike shqiptare”, Durrës 4.02.1935 nga R.H. Hodgson. shih. edhe Huge Grant, Mbreti Zog ashtu siç e kam njohur, Tiranë: 1994, f.64. 660 Në gjuhën turke kjo fjali është : (Reisicumhurlaktan kralliğa sukut edemez). 661 AQSh, F.151, D.nr.65, v. 12928, fl.195-196, Ankara 12 shtator 1928. 662 AQSh, F.151, D.nr.66, viti 1928, fl.28: Legata shqiptare- MPJ të Shqipërisë, Ankara 19 tetor 1928.
170
fotografinë në grand uniformë të mbretit Zog. Gjithsesi -vazhdoi ai- “çfarë nuk shkon me Republikën? Përse ju mendoni se është e nevojshme të keni një mbret? Dhe për më tepër ju po ndiqni një politikë të rrezikshme. Italianët do t’u përdorin për t’u infiltruar në Ballkan 663! Duke u nisur nga situata e krijuar, Ministri i Jashtëm Iljaz bej Vrioni thirri të ngarkuarin me punë ad interim të Turqisë në Tiranë, Fuad Beun. Ai në lidhje me takimin e zhvilluar i dërgoi Ankarasë një raport: “Sonte më thirri Ministri i Jashtëm. Menjëherë pasi u takuam, më tregoi një shkrim të botuar në gazetën “Vakit” të datës 11 tetor, e cila e kishte marrë artikullin nga gazeta “Le Pettit Parisien” dhe deklaroi se: I drejtohem mikut tim Fuat bej, sepse, ai nuk është më në cilësinë e përfaqësuesit. Ju keni përdorur fjalë të rënda për mbretin tonë si “ky farë burri”. Ashtu siç i kam thënë edhe më parë ministrit turk në Tiranë, Tahir Lutfi beut, se Shqipëria dëshiron që Turqia t’a njihte Mbretërinë shqiptare, por në rast të kundërt ajo do shihte punën e saj dhe s’do t’i kushtonte asnjë rëndësi këtij problemi. “Mos vallë kini ndërmend të na shpallni luftë..? 664 Në fund ai i kërkoi diplomatit turk që qeveria e tij të deklaronte me anë të shtypit se kjo intervistë, nuk ishte një deklaratë zyrtare dhe se nuk do të përcaktonte qëndrimin e qeverisë turke ndaj shtetit shqiptar. Kishte filluar periudha e ftohtë e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Turqisë 665. Problemet me Turqinë, nuk e shqetësonin fort Zogun, pasi ai e ndjente se tashmë nuk e kishte të domosdoshme të mbante lidhje më me Mustafa Qemalin. Ishte më e nevojshme që Shqipëria të shkëputesh nga ndikimi negativ i Turqisë. Në këtë drejtim mori një sërë masash midis të cilave edhe nxjerrjen e një urdhëri të fshehtë që ndalonte importimin e gazetave turke në Shqipëri 666. Krahas këtij veprimi, për të treguar shkëputjen nga Turqia, ishte edhe ndryshimi i emrit nga Zogolli, në Zogu
Niyazi Ahmet Banoğlu, Nükte, Fikra ve Çizgilerle Atatürk, Istanbul: Ikinci Kitap, 1954, F.11: shih: Lord Kinross, Atatűrk bir miletin yeniden doğuşu, Istanbul: Altin Kitaplar Yayinevi, On ikinci basim, 1994, f.416, dhe S.Shkupi, “ Të huajt për Ataturkun”, botuar në përmbledhjen, “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvështrimin shqiptar”, Tirane: Shtëpia Botuese Koha, 1998, f.146. 664 AMPJ- Shqipëri-Turqi, 1926-1931: “Një faqe nga marrëdhëniet Turqi-Shqipëri” , 18.11. 1931: shih. Bilal N. Simşir, Atatürkten …, f.6. 665 Hikmet Oksuz, Ataturk dönemi Turk-Arnavut ilişkileri, Güney Doğu Avrupa Araştirmalari Dergisi, Istanbul: 1998, no.12, s.211. 666 Başbakanlik Cumhuriyet Arşivi (Arkivi i Kryeministrisë së Republikës Turke), 30 aralik 1928, Fon Kodu.030, yer no: 233.570:11: Sipas raporteve të përfaqësive Turke në Tiranë që nga 11 shtatori 1928, hyrja e shtypit turk dhe ekspozimi i fotove të Mustafa Qemalit në faqet e shtypit shqiptar ishte ndaluar në mënyrë kategorike): AQSh, D, 66, v.1928, Legata –Ministisë së Punëve të Jashtme, Ankara, 19 tetor. 663
171
duke i hequr prapashtesën turke “oğllu”. Ai e kreu këtë veprim, për të forcuar imazhin e tij, si një mbret kombëtar shqiptar. Tendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke Mbreti Zog e shihte si shprehje të vullnetit të tij politik dhe drejtimit që ai do t’i jepte monarkisë në politikën e jashtme. Ai, dëshironte të ishte më tepër një mbret europian dhe jo si një mbret apo pasardhës sulltanor lindor. Në të vërtetë ai u mundua të ishte mjeshtër në politikën e jashtme sidomos në marrëdhëniet me fqinjët. 667. I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli, më 19 tetor 1928, e njoftoi Ministrin e Punëve të Jashtme Iliaz Vrioni, mbi mbërritjen atje të Tahir Lutfi Beut. Pas një takimi që ai kishte patur me të, Tahir Lutfiu, i kishte deklaruar se do të bënte çmos për zhdukjen e mosmarrëveshjeve midis dy shteteve dhe njohjen e Monarkisë shqiptare. Por, Tahir Lufiu nuk kishte harruar të shfaqte edhe zemërimin e tij mbi ndalimin e hyrjes së shtypit turk në Shqipëri, si dhe atakimin që një gazetë shqiptare që dilte në Bari i kishte bërë Turqisë. “Dhe kështu - vijonte me të drejtë Asaf Xhaxhuli,-duke ditur fare mirë atakimet e tyre dhe më tepër personale e qesharake guxojnë dhe të ankohen”. Sipas tij, Tahir Lutfiu nuk kishte ardhur për pushime, por për të takuar Ataturkun 668. Më 1 nëntor 1929, Asaf Xhaxhuli, raportoi mbi kthimin evizitës nga ana e Tahir Lutfiut dhe se ai, ende nuk kishte mundur të takohej me Mustafa Qemalin. Megjithëse, Ministri i Jashtëm Tevfik Ruzhdi, rezervohej të takohej me diplomatin shqiptar dhe të bisedonte me të mbi njohjen e regjimit, nga sjelljet e tyre ndaj përfaqësisë shqiptare kuptohej lehtë se i vetmi person që insistonte ishte kryetari i Republikës Turke. Përfaqësuesit shqiptar, këtë fakt ia kishin bërë të ditur edhe personalitete të tjera politike, midis tyreedhe deputetë turq 669. Pas përpjekjeve për t’a kapërcyer këtë situatë qeveria shqiptare mbajti qëndrim indiferent. Ministri i Jashtëm Iljaz Vrioni udhëzoi legatën shqiptare në Ankara të mos bënte asnjë ndërhyrje pranë qeverisë turke lidhur me njohjen e mbretërisë
667
B. J. Fischer, Ahmet Zogu - Mbreti shqiptar midis dy luftrave, Tiranë: “AIIS”, 2010, f.84. AMPJ, D.66, V.1928, fl.28. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli, për ministrin e Punëve të jashtme Iliaz Vrioni, 10.10.1928. 669 AMPJ, D.66.V.1928, fl.31. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli për MPJ Iljaz Vrioni. 1.11. 1928. 668
172
shqiptare, 670 dhe vetë personeli i saj filloi të tregohej i rezervuar ndaj autoriteteve turke për këtë problem. Ministri [ambasadori] shqiptar në Ankara, Rauf Fico duke e njohur më nga afër situatën në marrëdhëniet shqiptaro-turke, nuk denjoi të merrte pjesë në pritjen e dhënë nga Ministria e Jashtme Turke me rastin e vizitës të delegacionit të qeverisë italiane kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme Dino Grandi, megjithëse një nga qëllimet e kësaj vizite ishte që ta bindte Ankaranë të njihte Mbretërinë shqiptare 671. Ndërkohë u pezullua nisja nga Tirana e z. Xhafer Vila, i cili ish emëruar ambasador i ri në Ankara 672. Qëndrimi i Turqisë shkaktoi keqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-turke. Rauf Fico, ministri shqiptar në Ankara, për të mos marrë pjesë në pritjen që do të jepej nga Mustafa Qemali për trupin diplomatik, filloi përgatitjet e largimit nga Ankaraja. Para largimit ai do të ftohej për një çaj në Ministrinë e Jashtme Turke, por ftesën nuk e pranoi dhe u kthye në Tiranë 673. Mosnjohja e monarkisë si formë politike e shtetit shqiptar, nga ana e shtetit turk e nxiti trupin diplomatik në Ankara të ndërmarrë një hap kolektiv, me të cilin dënoi qëndrimin e qeverisë turke. Dekani i tij, ambasadori i Gjemanisë, M. Nadolni në një takim ma Asaf Xhaxhulin deklaroi: “Sjellja e qeverisë turke është e palogjikshme dheqesharake”. Ju - vijoi ai duhet t’u jepni të kuptojnë turqve se artikujt e shtypit francez, përsa i përket Mustafa Qemalit janë me prapaqëllim dhe janë manovra të francezëve. Pra, turqit duhet t’i zemërohen shtypit francez dhe Francës e jo Shqipërisë. Ndryshimi i formës politike të një shteti u përgjigjet nevojave dhe interesave të brendëshme të vendit dhe të huajt s’kanë të drejtë të përzihen në to. Dihet mirë që Gazi Mustafa Qemali për Shahun e Persisë s’tregon asnjë pengim të tillë 674. Ndërsa ambasadori i Britanisë së Madhe në Turqi, G. Klerku, mbasi kishte
670
AQSh, v.1928. dos.66, fl.152, MPJ e Shqipërisë -Legatës shqiptare në Ankara , 25 shtator 1928. AQSh, v.1928, dos 66, fl.168, Ankara, 28 shtator 1928. 672 Liria Kombëtare, 1 nëntor 1928. 673 AQSh, F.151, dok.463: viti 1929, fl.30: Legata shqiptare -MPJ në Tiranë, Ankarasë 30 maj 1929. 674 AMPJ, d.66. v.1928, fl.32. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli për Mininstrin e Punëve të jashtme Iljaz Vrioni. 1.11. 1928. Bilal N. Simsir, “Atatűrk’ten elçi Ruşen Eşref Ünaydin’a yőnerge” , in “Prof. Dr. Ahmet Şűkrű Esmer Armağan”, Ankara: 1981, s.5-6: 671
173
shfaqur habinë e tij, do ti deklaronte Asaf Xhaxhulit se: “Këto që bëjnë turqit janë reklamë dhe s’kanë ç’bëjnë, shumë shpejt edhe ata kanë për ta njohur” 675. Studiuesit shqiptarë të këtyre marrëdhënieve, midis Turqisë dhe mbretit Zog, japin opinione të ndryshme për qëndrimin e Mustafa Qemalit. Kështu Gazmend Shpuza, ka shkruar se qëndrimi mosmiratues, që mbajti Mustafa Qemali, ndaj shpalljes së Mbretërisë shqiptare, ishte një qëndrim i drejtë, që përputhej si me parimet e tij republikane ashtu edhe me interesin e të dyja palëve për ruajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke 676. Kopi Kyçyku, shkruan se Ataturku shpresonte dhe parashikonte që marrëdhëniet në mes dy vendeve të zhvilloheshin një ditë normalisht prandaj ai tërhoqi vetëm ministrin Tahir Lutfiun, pa e mbyllur përfaqësinë 677. Ndërsa historiografia shqiptare, shkakun për ftohjen e marrëdhënieve midis dy vendeve e vendosi tek lufta e ashpër e qeverisë së re Turke për përmbysjen e Kalifatit dhe suprimimin e sulltanatit 678. Megjithatë, duhet të theksohet se, ndryshimi i formës së regjimit të një shteti është një e drejtë e pamohueshme legjitime e tij. Prandaj Zogu bëri përpjekje të mëdha për të goditur destabilizimin e brendshëm të shtetit shqiptar si kusht për ecjen përpara të vendit dhe arriti të realizoi bashkimin politik të tij. Së dyti, insistimi i Mustafa Qemalit për mosnjohjen e tij si mbret, kishte lidhje edhe me revolucionet që ai kishte zhvilluar në vendin e tij, dhe që shpresonte të kishin jehonë në Ballkan e veçanërisht në Shqipëri. Së treti, Ataturku, akoma vazhdonte ta shikonte Shqipërinë sipas mentalitetit të vjetër të shtetit teokratik perandorak, si një shtet satelit të Turqisë, dhe së fundmi, mendoj se mosnjohja e regjimit të ri shqiptar ishte “kapriço” politike e Ataturkut, i cili në një nga momentet e “veçanta” të tij, foli për një problem të cilën nuk ishte në gjendje ta tërhiqte më mbrapa. Prandaj çdo përpjekje për ta justifikuar qëndrimin e tij në këtë kohë, për ne nuk do të kishte baza. I gjithë ky reagim i liderit të një vendi ndaj
675
AMPJ, D.66.V.1928, fl.32. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli për Ministrin e Punëve të Jashtme, Iljaz Vrioni. 1.11. 1928. 676 G. Shpuza, Ataturku dhe shqiptarët..., f.70. 677 K.Kyçyku, Aspekte në marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë viteve 20-30, në: Studime Historike nr.2, Tirane: 1986, f.62. 678 Historia e popullit shqiptar..., Vëll. III, f.269.
174
formës institucionale shtetërore binte ndesh me të drejtën ndërkombëtare kur çdo shtet ka të drejtë të qeveriset sipas dëshirave dhe bindjeve politike që ka. Megjithatë, qeveria shqiptare iu përmbajt deri në fund qëndrimit të saj, i cili ishte për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Turqinë, vetëm se kjo nga ana e saj duhej të njihte regjimin mbretëror në Shqipëri. Pranë Mustafa Qemalit, ndërhynë qeveri të ndryshme që ai të mos mbante atë qëndrim të padrejtë ndaj Shqipërisë. Krahas tyre edhe qeveria Italiane, filloi një fushatë aktive diplomatike mbi këtë problem. Më 11 shtator 1928, Musolini urdhëroi Orsini Baroninambasadorirn e Italisë, në Ankara, për të ndërhyrë tek Ministri i Jashtëm Tevfik Rüştü Aras, që ai të arrinte t’a bindte Mustafa Qemalin për të njohur regjimin e ri shqiptar. Kjo, sipas Musolinit do të përbënte një akt miqësie ndaj Italisë dhe do të ndikonte që edhe shumë shtete të tjera të njihnin mbretërinë shqiptare 679. Krahas diplomatëve të huaj, ndërhynë edhe ministra të qeverisë së Turkepranë Mustafa Qemalit, midis tyre edhe Tefik Rushdiu që do t’i luteshin ta njihte monarkinë shqiptare. Ai jo vetëm vazhdoi të refuzonte por tërhoqi edhe ambasadorin e tij nga Tirana duke lënë në vend të tij si ad-interim [charge d’affaires] sekretarin e parë të legatës Fuatin. Si kundërpërgjigje edhe mbreti Zog, kreu të njëjtin veprim, hoqi ministrin shqiptar nga Ankaraja dhe e dërgoi të kryejë detyrën në Beograd 680. Gazeta “Cumhuriyet” (Republika), në lidhje me tërheqjen e ministrit turk nga Tirana, theksonte se ky akt gjeti jehonë në qarqet e qeverisë qendrore në Ankara. Ardhjen me leje të ministrit turk në Ankara, qeveria turke do ta shfrytëzonte për marrjen e të dhënave të sakta në lidhje me gjendjen e re të Shqipërisë, për tu siguruar për njohjen e regjimit monarkik 681. Tërheqja e ambasadorit turk shënoi edhe uljen e nivelit të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në shkallën e të ngarkuarve me punë, detyrë që do të kryhej nga sekretarët e legatave përkatëse 682. Disa muaj më vonë, i ngarkuari me punë i Shqipërisë në Ankara, pyeste Tiranën se çfarë qëndrimi duhet të mbante ai në festën e 6-vjetorit të Republikës Turke si dhe ndaj qeverisë së re që sapo ishte zgjedhur. Përgjigja zyrtare nga Tirana 679
Documenti Diplomatici Italiani,(DDI), Seria 7, vol VII, dok.nr.643, p.563. Telegram i Musolinit për ambasadorin e Italisë në Stamboll Orsini Baroni. 11.9.1928. 680 Gazeta, Le Petit Parisien, Paris 16 tetor 1928. 681 AQSH, F. 151, D.nr.65, v.1928, fl.170. Legata e –MPJ, Ankara 5 tetor. 682 G. Shpuza, Ataturku dhe shqiparët…, f.66.
175
do të ishte, që ai udhëzohej t’i komunikonte qeverisë Turke, se Shqipëria për arsye “financiare” do t’a mbyllte legatën 683. Më 27 tetor 1928, agjencia franceze e lajmeve “Havas” komunikonte se Ambasadori Italian Orsini Baroni që shkonte me detyrë në Ankara, do të sillte një letër të Musolinit, për t’ia dorëzuar Mustafa Qemalit, me të cilën ai ofronte ndërmjetësinë e Italisë për çështjen e njohjes së Mbretërisë Shqiptare nga Turqia 684. Ministri i Jashtëm shqiptar, Iljaz bej Vrioni urdhëronte zyrën e shtypit që ky lajm të mos botohej 685. Amabasadori italian në Turqi në raportin dërguar Musolinit, theksonte se në bisedën e zhvilluar me Ministrin e Jashtëm Tefvik Rüştü Aras, ky i kishte lënë të kuptohej se ishte shumë i shqetësuar se mos arrihej ndonjë marrëveshje e mundshme mes Francës dhe Italisë dhe në mënyrë të veçantë, për mosnjohjen e Monarkisë shqiptare nga Ataturku. Sipas tij, një rol të madh në acarimin e marrëdhënieve me Shqipërinë, kishte luajtur shtypi anglez dhe francez. Shtypi i këtyre vendeve, megjithëse nuk kishin patur ndikim brenda Turqisë, sepse dihet që shtypi i brendshëm ishte i kontrolluar, kishte shërbyer për rritjen e elementëve kundërshtarë të Ataturkut që ndodheshin jashtë Turqisë. Orsini Baroni, shkruante se në fjalën e tij, i kishte deklaruar ministrit të jashtëm Turk: “Ne e dimë se ju keni qenë gjithmonë pro, por ka kundërshtuar Ataturku dhe se Ismet Pasha bashkë me ty jeni të detyruar të mbroni idetë e tij shtetërore pavarësisht se jeni kundra” 686. Ministri i Jashtëm Turk kishte deklaruar që Ataturku nuk e njihte regjimin e ri shqiptar, jo se ishte kundër shqiptarëve, por sepse nuk donte që të shtoheshin më tepër thashethemet, sipas të cilave ai kërkonte të bëhej mbret i Turqisë. Pra ky gjest i monjohjes së Shqipërisë, sipas tij nuk kishte aspak karakter antiitalian. Ndërsa, më tutje theksonte se ai do të mundohej të ndikonte tek Mustafa Qemali që ai të njihte mbretërinë shqiptare. Tefik Ruzhdiu si gjithmonë
Bilal N.Şimşir, “Atatűrk’ten Elci Ruşen EşreF Ünaydin’a yőnerge” , in “ProF. Dr. Ahmet Şűkrű Esmer Armağan”, Ankara: 1981, f.5-6. 684 Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Seria 7, vol VII, dok.nr.63, p.563. Telegram i Musolinit për ambasadorin e Italsië në Stamboll Orsini Baroni. 11.9.1928. 685 AQSH, F.151, D.nr.65, v.1928, fl.258. Që më 23 tetor kjo agjenci i kishte shkruar zyrës së shtypit në Tiranë nga Parisi. Parashikohej se Italia do të demantojë pranë qeverisë turke për t’i kërkuar asaj njohjen e Shqipërisë. Gjithashtu parashikohet se ky demarsh nuk do të japë ndonjë përfundim për arsye të refuzimit të mëparshëm. 686 Documenti Dipomatici Italiani..., dok.nr.63, f.71, Telegram i Musolinit, për ambasadorin e Italisë në Stamboll Orsini Baroni, 11.11. 1928, 683
176
kishte premtuar se do të angazhohej seriozisht dhe se do të bënte gjithçka për të shmangur çdo lloj pengese mes Turqisë dhe Shqipërisë 687. Pas disa muajsh kur përsëri shtypi i huaj njoftonte se, një nga detyrat kryesore të këshilltarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë, Grandit, gjatë vizitës së tij të ardhshme në Turqi do të ishte njohja e Ahmet Zogut për mbret nga qeveria turke 688. Qeveria turke vazhdonte të mbante qëndrim të ftohtë ndaj përfaqësisë shqiptare në Ankara. Ditën e festës së pavarësisë, kur legatën shqiptare e vizituan për të shprehur urimet e tyre të gjithë ministrat e huaj, nga autoritetet turke nuk kishte vajtur askush. I vetmi që përcolli urimet e tij ishte ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Mustafa Abdylhalik Renda që dihej se ishte me origjinë shqiptare nga Janina. Ai do të dërgonte një karolinë urimi nëpërmjet shefit të kabinetit 689. Pas kësaj ngjarjeje qëndrimi i përfaqësisë sonë ndaj ftesave dhe eventeve të ndryshme që zhvilloheshin në Ankara do të ishte indiferent. Kështu Asaf Xhaxhuli do të refuzonte një ftesë të dërguar nga Mustafa Qemali. Më 16 janar 1929, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të kryetarit të Republikës, u ftua edhe përfaqësuesi shqiptar së bashku me të gjithë përfaqësuesit e tjerë të trupit diplomatik në dasmën e vajzës së adoptuar të Mustafa Qemalit 690. Diplomatët shqiptarë mundoheshin dhe përpiqeshin të evitonin me çdo mënyrë kontaktet me administratën turke dhe nëpunësit e saj. Kjo gjë atyre u kishte shkaktuar vështirësi të mëdha në vazhdimin e funksionimit të legatës. Prandaj duke pasur parasysh këtë vështirësi të krijuar në ushtrimin edhe funksionimin e legatës, Asaf Xhaxhuli kërkonte nga Ministria e Jashtëme që t’i komunikohej mënyra e sjelljes së mëtejshme të trupit diplomatik shqiptar 691. Përgjigja e Ministrisë nuk do të vononte. Urdhërohej që kjo përfaqësi të mbante të njëtin qëndrim, duke evituar çdo lloj kontakti me funksionarët turq. Ndërsa me përfaqësuesit e shteteve të tjera duhet të kishin të njëjtat marrëdhënie si më parë 692. 687
Documenti Diplomatici Italiani…,vep. e përm. dok, nr.63, f.72-73. AQSH, D.nr.66, v.1928, fl.37, Ankara 17 janar 1929. 689 AMPJ, D.66.V.1928, fl.33. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli, për ministrin e Punëve të jashtme Iliaz Vrioni, 29.11. 1928. 690 Po aty,d.66, v.1928, fl. 37. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara Asaf Xhaxhuli për zëvendësministrin e Punëve të jashtme, Milto Tutulani. Ankara 17.1.1929. 691 Po aty, d.463, v.1929, fl.2. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli, për zëvendësministrin e Punëve të jashtme Milto Tutulani. 12.2.1929. 692 Po aty, fl.5. Letër Zëvendësministrit të punëve të jashtme Milto Tutulani për Legatën shqiptare në Ankara. 4.3.1929. 688
177
Në janar të vitit 1929, Rauf Fico, ish-amabasadori i parë shqiptar në Turqi, u emërua Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ai ishte një figurë e rëndësishme diplomatike e viteve 30-të në vendin tonë. Rauf Fico, si një ish-ambasador 693, u përpoq të gjente rrugë të ndërmjetme jo zyrtare për të rregulluar marrëdhëniet midis dy vendeve. Atëherë ai i’u drejtua në mënyrë jo zyrtare kryeministrit Turk, Ismet Inonysë, me të cilin kishin qenë liceistë në liceun e Gallatasarait në Stamboll dhe që e kishin ruajtur miqësinë. Krahas tij, iu drejtua edhe Ministrit të Jashtëm Tefik Ruzhdi beut, që të gjenin rrugë për t’i dhënë fund gjendjes ekzistuese në marrëdhëniet turkoshqiptare 694. Ahmet Zogu, kur pa që Mustafa Qemali vazhdonte të insistonte në mos njohjen e Mbretërisë duke nxjerrë vështirësitë ekonomike, urdhëroi kthimin e diplomatit shqiptar që ndodhej në Ankara dhe më vonë tërhoqi edhe konsullatën e Stambollit duke i lënë Italisë detyrën për t’u marrë me të drejtat e shqiptarëve që jetonin në Turqi 695. Më 24 shkurt 1929, konsulli shqiptar i Stambollit Nezir Leskoviku raportonte se në një pritje të organizuar nga ambasada gjermane, ambasadori austriak, August Kral, i deklaronte në mënyrë konfidenciale lidhur me një bisedë që kishte zhvilluar atë ditë me Tevfik Rushdiun, ku ndër të tjera e kishte pyetur: “Me të gjitha shtetet e huaja e sidomos me ato të Ballkanit jeni duke lidhur marrëveshje të ndryshme dhe po ndërtoni relacione të mira. Po me Shqipërinë ç’do bëni? Sepse, unë duke qenë dashamirës i të dyja palëve më intereson të shoh dy popuj të cilët janë destinuar të jenë gjithmonë miq të mirë me njëri-tjetrin 696. Përgjigja e Tefik Ruzhdiut ishte: “Keni të drejtë, por kjo çështje ka të bëjë më shumë me politikën tonë të brendshme dhe për këtë arsye jemi të detyruar të presim dhe pak. Bashkë me këtë s’ka dyshim se së shpejti kjo çështje do të marrë fund…” 697.
693
Me këtë rast në shtypin anglez u shkrua se Rauf Fico ishte njeriu më i kulturuar i këtij vendi. Kur u desh të krijohej administrata e shtetit shqiptar, rreth tij u grumbullua grupi që organizoi Shqipërinë e sotme. Edhe në përmasat europiane ministri shqiptar është një njeri me kulturë të shquar. Zotëron plotësishtë gjashtë gjuhë London, 13.3.1930, “Rauf Fico është një nga burrat më të aftë por edhe më të shquar të Ballkanit”. Poster Lloyd Diplomaten Zeitung, Heft 4, 269. 694 G. Shpuza, Ataturku…, f.70-71. 695 AQSh, F.151, Dos.132, v.1932, fl.6. MPJ e Shqipërisë-Legatës, 10 maj 1933. 696 Po aty, dos. 132, v.1932, fl.6. Letër Konsullit të Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku, për Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Milto Tutulani, 24 .2.1929. 697 AQSh, dos. 66, V.1928, fl.6, Letër e konsullit të Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku, Zv.ministrin e Punëve të Jashtme Milto Tutulani, 24.2.1929.
178
Gjatë gjithë kohës vazhdonte, i njëjti qëndrim, Ministri i Jashtëm Turk dhe disa funksionarë të tjerë përpiqeshin të ruanin një klimë më paqësore, me përfaqësinë shqiptare, në Ankara. Më 13 prill 1929, i ngarkuari me punë Asaf Xhaxhuli njoftonte se Ministri i Jashtëm Turk do të niset në Konferencën e Çarmatimit në Gjenevë dhe për ta përcjellë kishte për të dalë edhe trupi diplomatik. Pavarësisht indiferentizmit të përfaqësisë shqiptare edhe kjo ishte ftuar në këtë ceremoni 698. Më 26 prill 1929, Nezir Leskoviku raportonte nga Stambolli se në një pritje të organizuar me rastin e përvjetorit të kurorëzimit të shahut nga konsullata e Persisë, konsulli i përgjithshëm i Greqisë Saqillaropullos, i kishte deklaruar atij, se kishte informacione që Partia Popullore e Turqisë 699 më në fund kishte vendosur ta njihte regjimin monarkik të Shqipërisë 700. Nezir Leskoviku, gjithashtu, raportonte se kohët e fundit gazetat turke kishin filluar ta ndryshonin qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë. Kjo, dukej edhe nga fakti se ato kishin filluar të përdornin fjalën Kral [Mbret] për lartmadhërinë e tij Mbretin Zog I, fjalë të cilën më parë nuk kishin dëshirë ta artikulonin aspak nëpër shkrimet e tyre 701. Në një vizitë, që Asaf Xhaxhuli i bëri Ambasadorit Italian, Orsini Baroni në maj të vitit 1929, ky i fundit i tregoi mbi një bisedë të zhvilluar me Ministrin e Jashtëm Turk në Romë lidhur me njohjen e regjimit monarkik të Shqipërisë. Ndër të tjera ai e kishte pyetur Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, mbi një artikull që kishte lexuar në një gazetë franceze, sipas së cilës Ankaraja do të tërhiqte edhe të ngarkuarin me punë nga Tirana. Tevfik Rushdi (Aras), jo vetëm i kishte përgënjeshtruar fjalët por deklaroi se po përpiqej me të gjitha forcat, për të përmirësuar marrëdhëniet turko- shqiptare 702.
698
AQSh, D.66, V.1928, fl.16, Letër e të ngarkuarit me punë, të Shqipërisë, në Ankara, Asaf Xhaxhuli për zëvendësministrin e Punëve të jashtme Milto Tutulani, 13.4.1929. 699 Partia Popullore, ose Halk Firkasi, u Formua në 8 Prill 1923. Në 9 shtator 1923 kryetar i saj u zgjodh Mustafa Qemali për më tepër shih: A.Ishan Gençer-S.Ozel, Inkilap Tarihi, Istanbul: Genitlemiş Sekizinci Basim, Der Yayinalari, 2001, f.219. 700 AMPJ, D. 463, V.1929, fl.20. Letër e konsullit të Shqipërisë, në Stamboll, Nezir Leskoviku, për ministrinë e punëve të jashtme Rauf Fico, 26. 4 1929. 701 AMPJ, d.463, V.1929, fl.21. Letër e konsullit të Shqipërisë, në Stamboll, Nezir Leskoviku, për ministrinë e punëve të jashtme Rauf Fico, 26. 4 1929. 702 AMPJ, d.463, V.1929, fl.33. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli, për Ministrin e Punëve të jashtme, Rauf Fico. 19.5.1929.
179
Disa kohë më vonë, po ky ministër, Tevfik Ruzhdi beu, gjatë një vizite në Romë, i zënë ngushtë nga gazetarët bëri një deklaratë ekuivoke. Ai tha se:“ marrëdhëniet turko-shqiptare karakterizoheshin nga një miqësi e ngushtë se ekzistenca e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve vërtetonte se midis tyre s’ekzistonte asnjë lloj mosmarrëveshjeje, porse qeveria e Ankarasë s’mund ta njihte mbretërinë shqiptare, për shkak të disa çështjeve të saj të brendëshme” 703. Mënyrës së sjelljes dhe qëndrimit që po mbante Mustafa Qemali në lidhje me mosnjohjen e shtetit shqiptar, i shtohej dhe mosaprovimi i saj nga legata shqiptare në Ankara. Qeveria Turke nuk harronte të ftonte edhe përfaqësinë shqiptare në të gjitha ceremonitë e organizuara nga protokolli, por trupi diplomatik shqiptar herë përgjigjej me neglizhencë dhe herë tregonte mosdëshirë dhe nuk ishte paraqitur në shumë nga këto evente, veprim gjë që krijonte ftohje edhe më të madhe. Pas refuzimit disa herë, pala turke filloi të mos u dërgonte ftesa 704. Me rastin e mbylljes së përfaqësisë shqiptare në Ankara, i ngarkuari me punë i Shqipërisë, Asaf Xhaxhuli, më 8 tetor 1929, i bëri një vizitë lamtumire Ministrit të Punëve të Jashtme Tevfik Rushdiut. Në këtë takim ai i deklaroi se shkak i mbylljes së përfaqësisë shqiptare ishin “shkaqet financiare” dhe se nga Turqia, po largohej me ndjenja më miqësore 705. Ndërsa konsulli shqiptar në Stamboll, Nezir Leskoviku, i deklaroi shtypit turk se mbyllja e përfaqësisë shqiptare në Ankara s’do të thoshte se marrëdhënieve shqiptaro-turke do tu jepej fund 706. Ndryshe nga pala shqiptare, me përjashtim të konsullatës së Vlorës, Turqia nuk e mbylli legatën e saj në Tiranë. I ngarkuari me punë ad interimi Turqisë, në Tiranë, në fund të tetorit 1929, përpara se të nisej me pushime, i raportonte Ankarasë, se kishte zhvilluar një vizitë pranë Ministrit të Punëve të Jashtme shqiptare Rauf Ficos. Rauf Ficoja i kishte folur me simpati të madhe për Turqinë dhe me respekt të veçantë për Ataturkun. Ministri shqiptar i kishte përsëritur atij edhe njëherë faktin se 703
Le Petit Nicois, Nice, 1 maj 1929 f.73. AMPJ, d.463, V.1929, fl.30. Letër e të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Asaf Xhaxhuli për Ministrin e Punëve të Jashtme, Rauf Fico. 30.5.1929. 705 Cumuriyet, 9 Ekim 1929. 706 AQSh, F.251, v.1929, d.151, fl.76. Letër e konsullit të Shqipërisë në Stamboll, Nezir Leskoviku për Ministrin e Punëve të Jashtme Rauf Fico. 18.10.1929. 704
180
përfaqësinë në Ankara e kishin mbyllur për arsye financiare dhe se në janarin e ardhshëm do të dërgonin përsëri atje një diplomat në cilësinë e të ngarkuarit me punë 707. Mbyllja e përfaqësisë shqiptare në Ankara shkaktoi jehonë të madhe në Turqi. Gazetat “Cumhuriyet” [Republika] 708 dhe “Akşam’ [E Mbrëmjes] 709 shkruanin se Tirana do të mbyllte legatat e saj në Bukuresht e në Ankara për arësye financiare. Mirëpo nuk ishte vetëm ky lajm, por shtypi filloi të fliste edhe për mbylljen e konsullatës shqiptare në Stamboll dhe se detyrat për mbrojtjen e popullsisë së saj do t’ia kalonin konsullatës italiane. Konsulli shqiptar në Stamboll 710, Nezir Leskoviku në një letër që i dërgonte Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, duke qenë kundër këtij vendimi, ankohej se, kjo gjë do ta zemëronte tej mase koloninë shqiptare të Stambollit dhe se ishte i mendimit që kjo konsullatë jo që s’duhej të suprimohej por duhej të forcohej akoma më shumë, duke e ngritur në rang kryekonsullate 711 si të gjitha përfaqësitë e shteteve të tjera në këtë qytet. Sipas tij, kjo do të ndikonte që Turqia, ta kuptonte më mirë gabimin që kishte bërë, duke mos e njohur regjimin shqiptar 712. Më 9 janar 1930, Legata shqiptare në Londër njoftoi se gazeta “Belfast News Letter” kishte botuar një artikull mbi marrëdhëniet turko-shqiptare. Sipas saj Musolini në vizitën që Ministri i Jashtëm Turk kishte bërë në Romë, i ishte lutur atij të bënte ç’ishte e mundur për të siguruar njohjen e Mbretërisë Shqiptare nga ana e Turqisë dhe për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve 713.
Başbakanlik Cumhuriyet Arşivine (BCA), 14 Ekim 1929, 301 000, 233, 13, 570. Cumhuriyet, 6 ekim 1928. 709 Akşam, 6 ekim 1928. 710 AQSH, F, 151, D.nr.177, v.1930, fl.8. Letër private e Konsullit dërguar Ministrisë së Punëve të jashtme, Stamboll 8 gusht. 711 AQSH, F.151, Dos. nr.463, v.199, fl. 64. Stamboll, më 9 shtator 1929. Sipas një botimi zyrtar të asaj kohe, Legata e Shqipërisë në Ankara ka vepruar në vitet 1926-1934. Më pas, shënohet se ishte prapa në ushtrimin financiar vazhdues të vitit 1937-1938 dhe se ende nuk është hapur efektivisht. Ndërsa, kryekonsullata në Stamboll ka ekzistuar në vitet 1921-1929. Pas këtij viti u suprimua, pastaj u krijua rishtas dhe vazhdoi të ekzistonte edhe më 1937. Ndërsa për legatën turke thuhet se ka ekzistuar vazhdimisht qysh prej vitit 1926 e deri në 1937 kur jepeshin këto të dhëna. Për me tepër shih: Teki Selenica, Shqipëria më 1937, vëll.I, Tiranë:1937, f.135, 137, 140. 712 AMPJ. D. 63, v.1929, fl.77. Letër e konsullit të Shqipërisë në Stamboll Nezir Leskoviku, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rauf Fico, 19.11.1929. 713 Po aty. D.178, V.1930, fl.7 në gazeta “ Belfast news letter”, 9.1.1930. 707 708
181
Më 22 maj 1930, në një dokument në gjuhën osmane, përshkruhet një bisedë jo zyrtare e Rauf Ficos me një personalitet turk 714. Ky ishte Rauf Orbay, një ndër personalitetet e njohura dhe bashkëpunëtorët e afërt të Mustafa Qemalit 715. Ministri shqiptar i deklaroi atij se, qeveria shqiptare, duke qenë e detyruar të bënte kursime të mëdha në buxhet, do të suprimonte edhe konsullatën e Stambollit dhe se detyrat e saj për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë mendonin t’ia ngarkonin një shteti tjetër. Duke pasur parasysh lidhjet e përzemërta midis dy kombeve, ai shprehu ndjenjat e tij të sinqerta dhe miqësore lidhur me Turqinë dhe kërkoi nga diplomati turk që t’i jepej fund një orë e më parë gjendjes aktuale. “Jam më se i sigurt se me të njëjtat ndjenja janë frymëzuar edhe anëtarët e tjerë të qeverisë turke e veçanërisht shkëlqesia e tij, Ismet Pasha dhe Tevfik Rushdi beu 716. Nga ana e tij, Rauf Orbay u përgjigj se nuk mund ta dinte se ç’qëndrim do të mbante qeveria e tij Republikane. Pastaj shtoi se Shqipëria, ishte aleate e natyrshme e Turqisë, se lidhja e miqësisë midis dy vendeve ishte më e fortë se çdo traktat aleance dhe kjo lidhje nuk mund të shkëputej për asnjë shkak, sepse miqësia shqiptaro-turke mbështetej në interesa e ndjenja reciproke 717. Si argument ai solli edhe qëndrimin e qeverisë së tij ndaj antizogistëve që ndodheshin në Turqi, e veçanërisht kortezinë që qeveria turke tregonte duke e mbajtur të hapur ambasadën e saj në Tiranë, ç’ka nënkuptonte se, në mos zyrtarisht në mënyrë të tërthortë ajo e njihte regjimin e Monarkisë. Prandaj ai mendonte se nuk do të ishte një politikë e matur nga pikëpamja e interesave të të dyja palëve, që tani për tani të këmbëngulej në çështjen e njohjes zyrtare të monarkisë. Më poshtë ai shtronte edhe pyetjen se cili do të ishte qëndrimi i qeverisë shqiptare nëse qeveria e tij do të dëshironte ta ruante statukuonë e rezidencave. Megjithëse nga ana e Rauf Ficos nuk jepej përgjigje konkrete, fakti që legata Turke vazhdoi të mbetej e hapur në Tiranë
714
AMPJ, D.178, V.1930, fl.4, Letër në gjuhën osmane ku flitet për vizitën e një persoanliteti turk në Shqipëri dhe takimin e tij me ministrin e jashtëm Rauf Ficon, 27 maj 1930. 715 Hysein Rauf Orbay, ishte një nga burrat e shtetit të Turqisë. Minister i Luftës së Perandorisë Osmane në kohën kur në kruazierin Hamidije u nënshkrua Paqja e Mudanjas. Ai luajti një rol të rëndësishëm në luftën për pavarësi të popullit turk gjatë së cilës filloi edhe bashkëpunimi i tij me Mustafa Qemalin. Vizita e Rauf Orbait, në Shqipëri, përshkruhet edhe në dokumentat e arkivës së Republikës Turke;shih; BCA, Fon Kodu, 30100, Kutu no.233, Sira, no.6, Dosya gomlegi no.570. 716 AMPJ, Dos.178, fl.4, viti 1930. Raport në osmanisht, mes një personaliteti Turk dhe Ministrit të punëve të Jashtme Rauf Fico, 22 maj 1930. 717 AMPJ, Dos.178, fl.4, viti 1930. Raport në osmanisht, mes një personaliteti Turk dhe Ministrit të punëve të Jashtme Rauf Fico.
182
tregon se kjo ishte një modus vivendi deri në momentin kur gjithçka të vinte në rrugën e duhur. Ndërkohë, shtypi shqiptar vazhdonte të publikonte se marrëdhëniet midis dy vendeve ishin miqësore. Por se çfarë ndodhi më pas dhe çfarë qëndrimi mbajti qeveria shqiptare e sqaron një raport i legatës angleze në Shqipëri, ku mes të tjerave theksonte: “Është e vërtetë se qeveria turke e ka mbajtur gjithmonë ndërtesën e legatës turke në Tiranë dhe se një sekretar, Ruzhdi beu i emëruar në vend të Lutfi Beut, ka jetuar në këtë banesë. Megjithatë, ai kurrë s’është njohur si i ngarkuar me punë nga ana e Shqipërisë, por mbeti në Tiranë pa ndonjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Atij, nuk iu dha rasti të kuptonte se a kish ndonjë pozitë zyrtare në Tiranë. Një sekretar i ri që arriti ta zëvendësojë Ruzhdi beun, siç e shprehte dhe ai vetë, u lejua të banonte si turist në Tiranë” 718. Pa kaluar shumë kohë qeveria shqiptare e mbylli edhe konsullatën e saj në Stamboll 719 ndërsa Turqia njoftoi se për arsye “buxhetore” do mbyllte konsullatën në Vlorë dhe funksionet e saj do ti kryente legata Turke në Tiranë 720. Nga ana tjetër, shqiptarët opozitarë të mbretit Zog dhe ata që jetonin jashtë shtetit por që e përkrahnin Republikën e Ataturkut i dërguan një telegram ku e përgëzonin dhe e mbështesnin për qëndrimin që mbante. “Të prekur, miqësisht, nga refuzimi juaj për njohjen e Ahmet Zogut për mbret vasal të Shqipnisë, tue e vulosë këtë tradhtar të Republikës në emër të popullit shqiptar, i cili ka vendosë me e refuzue këtë uzurpator, ne jufalenderojmë me gjithë zemër, ju përgëzojmë e protestojmë kundër ingjerencës (ndërhyrjes) së disa shteteve në punët e brendshme të Shqipnies”. Për “Komitetin Kombëtar” shqiptar Nikollë Ivanaj, shef i Partisë Republikane” 721. Mesazhi nga këta opozitarë të sistemit monarkik, iu dërgua Presidentit të Turqisë Mustafa Qemal Pashës, me anë të gazetës “Veçerna Posta” 722. Mbreti Zog, duke ngelur përballë një gjendjeje të tillë hapi një gjyq politik kundër personave që dërguan telegramet me urime dhe megjithëse s’ishin pjesëmarrës
718
G. Shpuza, Ataturku…, f.60-61. Cumhuriyet gazetesine, 6 tetor 1928: Akşam gazetesine, 6 tetor 1928. 720 Teki Selenica, Shqipëria më 1937, vëll. I.Tiranë; 1937, f.135-140. 721 Nikollë Ivanaj, “Historia e Shqipnies së re”, Pjesa I, Tiranë: 1943-1944: Bilal N. Simşir, Ataturk ve devlet yabancilari Baskanlari-1, Cilt I, Istanbul: 1993, f.303. 722 Bilal N. Simsir, Atatürk ve Yabanci Devlet Başkanlari, Cilt.I, Stamboll: 1993, f.302-303. 719
183
në gjyq, ky grup u dënua me vdekje. Ky vendim u botua në gazetën zyrtare të shtetit Shqiptar më 16 korrik 1929 723. Sipas dokumentit të telegramit, dërguar presidentit të Turqisë Mustafa Qemal Pashës, të paditurit në mungesë Rexhep Shala, Nikollë Ivanaj dhe Jusuf Lohjani, është provuar që kanë formuar një grup të fshehtë të jashtëligjshëm. Trupi gjykues, pasi shqyrtoi dokumentet dhe dëgjoi zërin e ndërgjegjes vendosi që të pandehurit janë fajtorë e më pas u mblodhën për të vendosur dënimin që duhet të marrin sipas ligjeve, u vendos që të pandehurit në mungesë të dënoheshin me vdekje. Sipas pikës së katërt të paketës së ligjit për politikën, u vendos që shteti do të marrë të gjitha pasuritë e të pandehurve në mungesë. Vendimi i gjykatës vinte në dukje se “sjellja e fajtorëve i përket nenit 4 tëLigjit ndëshkimor për fajet politike…Faji konsiston në një telegram dërguar Kryetarit të Republikës Turke, ku e përgëzojnë këtë për mosnjohjen nga ana e tij të regjimit monarkik të shtetit tonë, duke folur për personin e Naltmadhnisë së tij, Mbretit” 724. Acarimi i gjendjes mes Turqisë e Shqipërisë u ndje edhe në shtyp. Gazeta “Shekull i ri”, që shtypej në Durrës botonte një rubrikë me fjalimet e Mustafa Qemalit të njohura si “Diskutimi i Madh” [Nutuk] 725. Kjo rubrikë menjëherë u hoq nga gazeta. I ngarkuari me punë i Turqisë në Tiranë, në këto momente i trembej një sulmi të legatës së tij nga ana e provokatorëve. Ai kishte dëgjuar të thuhej: “Nuk e duam të dërguarin e një shteti, që nuk njeh mbretërinë tonë”. Madje edhe me qeverinë vazhdonte të mos kishte asnjë kontakt 726. Tashmë vihej re që edhe shqiptarët ishin ndarë në dy grupe; grupi që mbështeste mbretërinë dhe grupi që mbështeste republikën. 723
Gazeta Zyrtare, Gazeta, nr. 38, 16 Korrik 1929: Vendimini i gjyqit politik; Pasi u lexuan dokumentet dhe u shqyrtua çështja; Në emër të mbretit Zogu I. Trupi gjykues: sipas përmbajtjes së telegrafit nr.2206, dërguar Presidentit të Turqisë Mustafa Qemal pashës duke u mbështur në të dhënat e dokumentave të pandehurve në mungesë Rexhep Shala, Nikoll Ivanaj dhe Jusuf Lohjani, është kërkuar dhe vendosur nga parlamenti mbrojtës që të dënohen si fajtor për arsye se kanë krijuar një grupim të fshehtë që vepron në dëm të popullit. 724 Nikolla Ivanaj….. dhe AMPJ Turke: shkresë MPJ nga ambasada në Tiranë 18.7.1929, nr.129/399, shih: K. Kycyku, “Aspekte të marrëdhënieve shqiptaro-turke gjatë viteve 20-30” , botuar në Studime Historike 1986, nr.2, f.64. 725 Fjalimet ose ligjëratat e Ataturkut me emrin “Nutuk” janë mbajtur në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë gjatë vitit 1923. 726 Kopi Kycyku, “ Aspekte Aspekte të marrëdhënieve shqiptaro-turke gjatë viteve 20-30 “, botuar në Studime Historike 1986, nr.2, f.63.
184
Përpjekjet e diplomacisë italiane e të vetë Musolinit për të bërë që Mustafa Qemali të ndërrojë qëndrimin ndaj Ahmet Zogut përfunduan të pasukseshme. Marrëdhënieve midis dy vendeve për një “kapriço” të Ataturkut arritën deri në pikën e prerjes së tyre 727. Ky acarim i marrëdhënieve Turqi- Shqipëri do të zgjatë zgjasë gati 3 vjet deri në vitin 1931, kur Ataturku u pendua për gabimin e tij dhe do të mundohej ta ndreqte atë.
2. Rivendosja e marrëdhënieve shqiptaro-turke
Prerja e marrëdhënieve diplomatike me Turqinë shqetësonte jo vetëm Tiranën por edhe Romën. Qeveria Italiane dhe diplomacia e saj u përpoqën për forcimin e fronit të Ahmet Zogut në Ballkan Pas lutjeve të Musolinit, ambasadori i tij në Ankara u tregua i gatshëm të vazhdonte ndërmjetësimin për rregullimin e çështjes 728. Përveç ndërhyrjes së italianëve ndikuan për afrimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke dhe Konferencat Ballkanike. Krahas tyre, pas fitores së Lozanës dhe humbjes së Mosulit, perceptimi i Mustafa Qemalit për gjeopolitikën ndryshoi. Ai, ua ktheu shpinën vendeve të Lindjes së Mesme arabe dhe i hodhi sytë drejt Ballkanit. Kjo ishte e arsyeshme, sepse në ato vite bota arabe e kishte humbur pavarësinë dhe kishte rënë nën sundimin e Britanisë dhe Francës. Britania kontrollonte Irakun dhe Egjiptin, ndërsa Franca kontrollonte Sirinë dhe Libanin. Shqetësimi kryesor për politikën e jashtme turke, në kohën që flasim u bë Ballkani. Krahas problemeve ballkanike ndiqeshin me vëmendje të veçantë edhe rritja dhe fuqizimi i propagandës fashiste të Musolinit opsionet e tij për përvetësimin e nacionalizmit të lashtë romak, duke përdorur kështu trashëgimin e së kaluarës për një perandori romake, me synimin për sundimin mbi detin Mesdhe dhe Ballkan. Këto të dhëna u publikuan nëpërmjet “Ayin Tarihi” [Histori e muajit], organ i arkivave 727
Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zog..., f.207. Gazeta “Belfast News Letter”, 9 dhjetor 1930. Marrëdhëniet turko-shqiptare, sprovimet ndërmjetëse të Z. Musolini. 728
185
qeveritare turke. Rregullisht aty bëhej paraqitja në vazhdimësi e problemeve të rajonit, duke analizuar rëndësinë e ngjarjeve lidhur me politikën e jashtme të vendit të tyre 729. Qeveria e re turke, kishte arritur në mendimin se gjeopolitika turke kishte ndryshuar, si pasojë e rënies së Perandorisë Osmane dhe humbjes së Provincave arabe. Lindja e Mesme nuk do të kishte kufinj të njëjtë për qeverinë qemaliste si më parë. Ripërkufizimi i saj, do të thoshte të përfshihej brenda Turqia edhe Ballkani, që shtrihej në kufijtë lindor të saj. Tevfik Rushdiu, Ministri i Jashtëm Turk do të deklaronte se “Turqia tani është një fuqi perëndimore; vdekja e një fshatari në Ballkan ka më shumë rëndësi për Turqinë se vdekja e një mbreti në Afganistan”. Prandaj sipas tij shihej me vëmendje dhe rëndësi çdo lëvizje politike e zhvilluar në shtetet ballkanike 730. Kriza ekonomike e viteve 1929-1930, e cila goditi rëndë shtetet bujqësore ballkanike, si dhe rreziku i ekspansionit të ideve të reja fashiste, që po fuqizoheshin vazhdimisht i shtyu kryeqytetet e Ballkanit drejt një afrimi 731. Konferencat Ballkanike që u zhvilluan pas krizës së madhe botërore të vitit 1929, nxorën në pah masat që duheshin marrë për të përballuar krizën ekonomike në rrafsh rajonal. Iniciativën për zhvillimin e tyre e mori ish-kryeministri Grek, Aleksandër Papanastasiu përfaqësues i Partisë Agrare. Ai propozonte të zhvillohej një konferencë gjysëm zyrtare, për të shqyrtuar më vonë krijimin e një konfederate ballkanike. Ai nismën e tij e prezantoi në kongresin e XXVII, Universal të Paqes që u mbajt në Athinë në tetor 1929. Iniciativa greke nuk u kundërshtua nga vendet e tjera Ballkanike. Të gjitha shtetet e Ballkanit iu përgjigjën ftesës për të marrë pjesë në Konferencën e parë Ballkanike që do të hapej në Athinë në tetor 1930 732. Organizatorët,
vendosën
që
në
këtë
konferenca,
delegacionet
të
përfaqësoheshin nga delegatë jo zyrtarë. Në përbërje të delegacioneve do të kishte politikanë, intelektualë, profesorë, individë misionarë të paqes dhe sindikalistë. Qeveritë Ballkanike në çdo konferencë qenë përfaqësuar nga zyrtarët e tyre 729
Feroz Ahmad, Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë Moderne, Tiranë: AIIS, 2010, f.57. Feroz Ahmad, Qemal Ataturku…, f.58. 731 Georgge Castelan, Histori e Ballkanit (shekulli XIV-XX), Tiranë: Botimet “Çabej”, 1996, f.456. 732 Paskal Milo, Shqipëria dhe aleanca Ballkanike, ne:Studime Albanologjike, Tiranë: 1997, f.57: Esra S. Degerli, Balcan Pact and Turkey, Uluslararasi Sosyal Arastirmalar Dergisi, The journal of International social research, volume 2/6 winter 2009, f.140; Mehmet Gonlubol & Cem Sar, Atatűrk ve TűrkiyeninDiş Politikasi (1919-1938), Ankara: AKDTYK ATAM yayinlari, 1990, f.96. 730
186
diplomatike në shtetin në të cilin do të mbahej konferenca, pavarësisht nga roli i vëzhguesit që ata do të luanin. Në fillim, nga qeveria shqiptare pati hezitime për të marrë ose jo pjesë në këtë eveniment 733, pjesëmarrjen në Konferencat Ballkanike dhe më vonë aderimin e Shqipërisë në këtë Pakt. Mbreti Zog, nga ana e tij do t’i shihte këto konferenca: së pari, një rast për të treguar pavarësinë e tij në fushën e politikës jashtme dhe së dyti, një forum për të bërë të njohur pakënaqësinë e shqiptarëve lidhur me trajtimin e shqiptarëve në Greqi dhe Jugosllavi 734. Pavarësisht, se u prit ftohtë, Shqipëria mori pjesë në Konferencën e parë Ballkanike në prill të vitit 1930 në Athinë. Delegacioni i saj kryesohej nga Mehmet Konica. Por ky takim s’pati ndonjë zhvillim të madh lidhur me problemet për të cilat ishte mbledhur. Pretendimeve që punimet e konferencave ballkanike kishin karakter jo zyrtar, delegati shqiptar Mehmet Konica, në konferencën e dytë deklaronte se do të ishte qesharake të pretendohet që grupet tona kombëtare kanë vepruar të pavarur nga qeveritë e tyre 735. Për afrimin midis Shqipërisë dhe Turqisë, u shfrytëzua Konferenca e dytë Ballkanike, që u mbajt në Stamboll, në muajin tetor të vitit 1931 736, ku mori pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria. Shqipëria, përfaqësohej nga Mehmet Konica, Gjergj Fishta etj 737. Delegacioni shqiptar mbërriti në Stamboll më 17 tetor 1931 738. Kjo konferencë i zhvilloi punimet nga data 20-26 tetor në sarajet e reja të sulltanëve, Dollmabahçe Sarayi dhe Yildiz Sarayet, ku morën pjesë 6 vende ballkanike dhe mbi 200 përfaqësues 739. Mënyrën se si nisi konferenca në Sarayet e Dollmabahçes 740, dhe
733
Beqir Meta, “Debati shqiptaro-grek për problemet e minoriteteve dhe të Kishës autoqefale Shqiptare në organizmat ndërkombëtare në vitet e 1929-1934”, Studime Historike, nr.3-4/2010, Tiranë: 2011, f.49. 734 Historia e Popullit Shqiptarë, vëll.III, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, Tiranë: “Toena, 2007, f.308. 735 Gazmend Shpuza “Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”,Tiranë: “Extra”, 1999, f.42. 736 Hakimiyet-I Milliye, 20 ekim 1931. 737 Anëtarë të delegacionit ishin Mehmet Konica, Bedri Pejani, Maliq Bushati, Leonidha Naçi, Gjergj Fishta, Emine Toptani, Fazlli Frashëri, Stavro Stavri, Seid Toptani, Maliq Bushati, Asim Jakove. AMPJ, d.103, viti 1930. 738 Hakimiyet-i Milliye, 18 Ekim 1931, s.1. 739 Milliyet, 21 ekim 1931, s.1. 740 U vendos që Konferenca t’i hapte punimet në Dollmabahçe Sarayi dhe t’i vazhdonte sipas planit në Yildiz Saraye. Për më tepër shih: Cumhuriyet, sayi 2645, 15 eylül 1931.
187
pritjen e ngrohtë që iu rezervua delegacioneve e përshkruan Gjergj Fishta, në një letër të tij nga Stambolli 741. Konferencën e Stambollit e hapi kryetari Hasan Beu, dhe pas tij konferencën e përshëndeti kryeministri turk, Ismet Pasha [Inony]. Sipas dokumentave, të legatës italiane në Tiranë, përfaqësuesi i Italisë në Shqipëri u përpoq të bindte palën shqiptare që delegacioni shqiptar të mos ta ngrinte çështjen e minoriteteve në këtë konferencë 742. Delegacioni shqiptar, nëpërmjet Mehmet Konicës ushtroi presion, që në këto konferenca të diskutohej çështja e minoriteteve dhe që vendet ballkanike të respektonin të drejtat e pakicave. Ai deklaronte “se shteti shqiptar ishte partizan i zjarrtë i bashkimit ballkanik të bazuar në parimet e drejtësisë dhe miqësisë së plotë dhe se nuk do të ishte e mundur që të bëhej ndonjë hap në këtë drejtim pa u njohur të drejtat e pakicave” 743. Përfaqësuesit shqiptarë në këtë konferencë u porositën nga mbreti Zog, se do të ishte mirë që gjëja e parë themelore që duhej të kërkonin ishte diskutimi i problemit të shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi dhe Greqi dhe se ata duhet të tregonin aftësi në mbrojtjen e tyre 744. Megjithatë, duhet të theksohet se, delegacioni shqiptar, ashtu sikurse edhe përfaqësuesit e tjerë miratuan në parim idetë e parashtruara për krijimin e paktit dhe ngritjen e konfederatës ballkanike. Në mënyrë që këto nisma të kishin sukses ai bëri dy propozime: së pari diskutoi problemin e pakicave që duhej të zgjidhej me përparësi. Pa dhënien e të gjitha të drejtave popullsisë shqiptare që jetonte në Jugosllavi dhe Greqi nuk mund të kishte mirëkuptim dhe qetësi në marrëdhëniet e këtyre tre kombeve. Së dyti, një pakt për ruajtjen e paprekshmërisë së vendeve ballkanike do të ishte efikas vetëm nëse në bazë të tij do të qëndronte marrëveshja e anëtarëve të tij për t’u mbrojtur nga sulmet e Fuqive të Mëdha 745. Delegacioni shqiptar kundërshtoi pikëpamjen greke dhe jugosllave se njohja e të drejtave të pakicave do të përbënte një rrezik për vendin ku ato jetonin duke e cilësuar atë një argument të paqëndrueshëm dhe duke i kundërvënë asaj shembullin e 741
AQSh, F.17 (Gjergj Fishta). Kutia 3, D.55, fl.132. Letër nga Stambolli, 20.10.1931. G.Shpuza, Shqipëria ndërmjet Ballkaneve e Apenineve, Tiranë: “Extra”, 1999, f.45. 743 “Gazeta e Korçës”, 24 tetor 1931.Deklaratat e para të delegatëve të Konferencës Ballkanike, “Gazeta e Korçës”, 24 tetor 1931. 744 Miku i popullit, Konferenca e Stambollit, 23 tetor 1931. 745 G. Shpuza, Midis Ballkanit dhe Apenineve..., f.44. 742
188
shtetit shqiptar 746, i cili që prej krijimit të tij, kishte ndjekur një politikë shembullore unikale në Ballkan në respektimin e pakicave: “Ja pra ne nuk po shohim asnjë rrezik që mund të na kanoset nga ana e këtyre pakicave. Rreziku do të ekzistonte, padyshim nëqoftëse sillemi ndaj këtyre minoriteteve sikur të ishin robër lufte”, deklaronte Mehmet Konica në këtë konferencë 747. Në lidhje me propozimet e bëra në konferencë nga Mehmet Konica, gazeta “Cumhuriyet” [Republika] i kërkoi këtij personaliteti të jepte një intervistë. Në këtë intervistë ai deklaronte se, “pavarësisht se Shqipëria ishte një mbështetëse e zjarrtë e bashkimit Ballkanik, përsëri ajo ngulte këmbë se pa ju dhënë të drejtat rreth 1 milion shqiptarëve të Jugosllavisë, Shqipëria ishte e pamundur të pranonte bashkimin e vendeve të Ballkanit”. Gazetari turk e pyeti nëse besonte në bashkimin Ballkanik, Mehmet Konica, iu përgjigj se, “nuk kishte shumë besim se kjo do të arrihej 748. Disa nga përfaqësuesit e delegacionit shqiptar flisnin lirshëm turqisht, në tryezat e konferencës si dhe merreshin vesh shumë mirë me gazetarët turq, natyrisht ky fakt, e rriti simpatinë për këta delegatë 749. Punimet e konferencës zgjatën 15 ditë dhe më në fund ajo i mbylli punimet në saraje 750. Në përfundim të kësaj konference, të gjitha delegacionet u ftuan në një vizitë kortezie, nga qeveria e Ankarasë. Mehmet Konica i raportonte Ministrit të Punëve të Jashtme Hysen Vrionit se delegacioni shqiptar ishte pritur ngrohtë gjatë konferencës, dhe në mënyrë të sinqertë nga pala turke dhe se ky delegacion ishte ftuar së bashku me përfaqësuesit e tjerë në Ankara. Po në të njëjtën ditë, kryetari i delegacionit shqiptar Mehmet Konica, i telegrafoi nga Ankaraja Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë si më poshtë: “ Pritje intime. Të njohurit u bë. I lutemi Mbretit nxehtësisht me iu përgjigj telegramit të Mustafa Qemal Pashës. Sa më shpejt dhe në mënyrën intime, që kështu të fillojnë relacionet zyrtare” 751. Ky afrimitet, sipas Mehmet Konicës, tregonte se mosnjohja e regjimit kishte pasur arsye të brendshme dhe se tani që ato ishin zhdukur dhe puna do të ndreqej, 746
B. Meta, Politikat e shteti shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së monarkisë, botuar në përmbledhjen “Monarkia shqiptare 1928-1939”, Tiranë: QSA, Instituti i Historisë, Botimet Toena, 2011, f.52. 747 Miku i popullit, Nga Konferenca e Istambulit, 15 nëntor 1931. 748 Cumhuriyet, 18 ekim 1931, s.3. 749 BCA, 15 aralik 1931, 030.10, yer no: 233.570, 15: 11-12. 750 Hakimiyet-i Milliye, sayi 3683, 1 Teşrinievel 1931. 751 AMPJ, D.90, V.1931, fl.22, Telegram i kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike, Mehmet Konica, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, 26.10.1931.
189
refuzimi i ftesës nga ana jonë për të shkuar në Ankara do të linte përshtypje të keqe. Edhe ministri i Italisë, shfaqte mendimin se në Ankara duhej vajtur medoemos 752. Në përgjigje të kësaj kërkese, vetëm një ditë më pas, Mehmet Konica u udhëzua që të shkonte në Ankara, por vetëm nëse çështja e minoriteteve do të përfundonte në favor të tezës shqiptare, dhe në rast se çështja e regjimit ishte deja vu. Pra ishte vendosur të shkohej, por kjo me kusht që ky si përfaqësues i delegacionit shqiptar të mos mbante asnjë fjalim. Në rast se çështja e minoriteteve do të shkaktonte largimin e delegacionit shqiptar nga Konferenca, atëherë vatja e tij në Ankara s’do të kishte asnjë kuptim, sepse edhe misioni i delegacionit konsiderohej i përfunduar 753. Meqenëse, çështja e pakicave u vendos që të merrej parasysh dhe në përkrahje të propozimit shqiptar, dolën Bullgaria, Rumania e Turqia, më 25 tetor 1931, delegacioni shqiptar së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në konferencë u nis drejt Ankarasë. 754Më 26 tetor 1931, në pritjen, që u rezervua në mjediset e Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke [Türkiye Büyük Millet Meclisi], ishte i pranishëm, kryetari i Republikës Turke, Mustafa Qemali, dhe Ministri i Punëve të Jashtme Tevki Rushdi Arasi. Duke u paraqitur sipas rendit alfabetik, për të përshëndetur, në fillim, radha i erdhi Shqipërisë [Arnavutluk/Albanie], dhe të parët hynë delegacioni shqiptar 755. Në këtë takim pas fjalës së mirëseardhjes, Presidenti i Turqisë mbajti një deklaratë përshëndetëse për pjesëmarrësit në konferencë. “Lindja e shteteve të tanishme ballkanike, përfshirë edhe Turqinë, - pohonte Ataturku-lidhet me faktin e copëtimit të vazhdueshëm të Perandorisë Osmane, e cilanë fund të fundit përfundoi në varrin e historisë. Ja përse popujt Ballkanas, duke pasur histori të përbashkët kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin në shekuj. Nëse kjo histori paraqitet në formë jo të drejtë, atëherë të gjithë shtetet e Ballkanit mbajnë përgjegjësi për këtë, për ç’ka përgjegjësia e Turqisë nuk është më pak e rëndë. Ja përse tani ju ecni drejt krijimit të fundamentit themelimit të qëndrueshëm të vëllazërimit dhe hapni para vetes horizontet e gjera të bashkimit” 756. Më tej në fjalën e tij Mustafa Qemali, pasi 752
AMPJ, Dos. 90, V.1931, fl.20, Raport i kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike, Mehmet Konica, për Ministrin e Punëve të Jashtme Hysein Vrionin. 20 tetor 1931. 753 AMPJ, Dos. 90, v.1931, fl.21,Telegram urgjent i Ministrit Punëve të jashtme H.Vrioni për Mehmet Konicën. 754 Hakimiyet-I Milliye, 25 Ekim 1931, s.1. 755 Cumhuriyet, 27 Ekim 1931, s.3. 756 G. Shpuza, Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve …, f.45.
190
përmendte faktin se shtetet e Ballkanit, si Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Greqia, Jugosllavia, dhe Turqia gëzonin një pavarësi të plotë politike, bënte thirrje që në emër të interesave të përbashkëta rajonale këto shtete duhet ta rrisnin bashkëpunimin me njëri-tjetrin 757. Qysh në nisjen e kësaj Konference të II-të Ballkanike qeveria shqiptare ishte skeptike ndaj rezultateve të saj, prandaj konferenca ishte e destinuar të dështonte shkruante shtypi shqiptar 758. Me fillimin e Konferencës së Stambollit, ministri Anglez në Shqipëri, i shkruante Foreign Office: “Duke qenë se Gaziu kishte refuzuar ta njihte mbretin Zog në një çast zemërimi, por jo për ndonjë shkak të arsyetuar politik, ishte e nevojshme të pritej një çast i volitshëm për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike. Një çast që do ta lejonte atë të ndryshonte mendim pa u turpëruar. Ky rast iu paraqit atij me fillimin e Konferencës Ballkanike dhe mbajtjes së saj në Stamboll 759. Por, zhvillimi i ngjarjeve, provoi se nuk ishte kështu. Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë i lëshoi një deklaratë ambasadës angleze ku theksohej se: “Turqia s’kishte përfituar nga rasti i Konferencës Ballkanike për të njohur mbretin e Shqipërisë dhe për të hyrë në marrëdhënie zyrtare me të. Turqia, ishte në marrëdhënie zyrtare me qeverinë shqiptare dhe kishte legatën dhe përfaqësuesin e saj në Tiranë. E vetmja gjë që kishte ndodhur ishte se tani e tutje kryetari i shtetit shqiptar do të adresohesh nga zyrtarët turq si madhëria e tij, mbret i Shqipërisë 760. Me fjalë të tjera ky qëndrim ishte shprehje e njohjes së monarkisë. Me rastin e mbylljes së Konferencës II Ballkanike, më 26 tetor 1931, Mustafa Qemali i dërgoi një telegram urimi të gjithë kryetarëve të shteteve pjesëmarrëse në këtë konferencë e midis tyre edhe, mbretit Zog. 761. Deri tani dhe shtypi turk nuk e kishte quajtur Zogun mbret [Kral], por vetëm bej, dhe për herë të parë me këtë titull iu drejtua Ataturku 762. 757
Cumhuriyet, 27 Ekim, 1931, s.1. Besa, nr.86, 29 tetor 1931, f.2. Konferenca Ballkanike ishte e destinuar të dështonte dhe ja dështoi. 759 Dokumenta Britanike, në AIH, Foreign Office (FO) 637/103//1181/24, Letër e R.M. Hodgson për Markezin Reading 3.11.1931. 760 Akşam, 6 Teşrinievvel, 1929. 761 Cumhuriyet, 28 Ekim 1931, s.1. 762 Hakimiyet-i Milliye më 31 tetor 1931. Për herë të parë titulli mbret për kryetarin e shtetit shqiptar u përdor në një dokument zyrtar. Kjo ndodhi në telegramin dërguar, nga Gaziu mbretit Zog me rastin e pritjes në Ankara të delegacioneve të KonFerencës Ballkanike, më 26 tetor 1931. Teksti i telegramit që 758
191
Kryetari i delegacionit shqiptar, Mehmet Konica i lutej Zogut t’i përgjigjej këtij telegrafi që të fillonin lidhjet diplomatike 763. Pas darkës që u shtrua nga Mustafa Qemali, ai priti në audiencë delegacionin shqiptar, së bashku me gazetarin Nebil Cika 764. Në këtë takim kryetari i Republikës i deklaroi delegacionit, se do të bënte çdo përpjekje që Shqipëria të bëhej pjesë e bashkimit midis vendeve të Ballkanit 765. Një ditë më pas edhe Mbreti Zog u përgjigj me një mesazh miqësor drejtuar Ataturkut 766, dhe po atë ditë i ngarkuari me punë i Turqisë në Tiranë, Zeki Haki Beu, vajti në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe deklaroi se kishte marrë instruksione prej qeverisë së tij, që të hynte në marrëdhënie zyrtare me qeverinë mbretërore shqiptare 767. Hapin e diplomatit Turk, zyra shqiptare e shtypit menjëherë ua njoftonte agjensive të huaja të lajmeve, duke e vënë theksin tek mbyllja e ftohësisë midis dy vendeve dhe tek hapja e një periudhe të re. Në të njëjtën mënyrë edhe Hysen Vrioni Ministri i Jashtëm shqiptar në telegramin dërguar konsullatës shqiptare në Bukuresht, njoftonte se letra e presidentit
u botua në shtyp për herë të parë Gaziu i adresohet Zogut mbret i Shqipërisë dhe i dërgon urimet për lumturinë e madhërisë së tij dhe të mirëqenies së kombit kreshnik shqiptar. (Pro-Fo 640, Nr.362 (129/5/31), letër e G.Clerk Markezit Reading, Ankara 1 nëntor 1931). 763 AMPJ, D.90, v.1931, fl.22. Telegram i kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e dyte Ballkanike, Mehmet Konica për Ministrinë e Punëve të jashtme, 26.10.1931: shih. Bilal N.Simsir, Ataturk ve yabanci…, dok.nr.394, Cilt I, TTKB, 1993, s.304-305; shih.Cumhuriyet, 28 Ekim 1931, s.1; shih. Besa, nr.85, 28 tetor 1931, f.1. Drejt njofjes së regjimit tonë nga Turqia-Telegramet e këmbyeme midis Presidentit të Republikës Turke dhe mbretit t’onë”, “Naltmadhnisë së tij Zog I, Mbret i shqiptarëve Tiranë. Ndjeva një kënaqësi të vërtetë, kur pranova sot në Ankara anëtarët e Konferencës Ballkanike. U preka shumë për urimet që shFaqën për personin tim dhe për kombin Turk, përfaqësuesit e bashkuar të organizatave kombëtare të Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë, Jugosllavisë dhe Turqisë. Duke Formuluar me këtë rast urimet më të sinqerta për lumturinë personale të Lartmadhërisës së t’uaj dhe për mbarëvajtjen e kombit bujar shqiptar, shpreh jo vetëm ndjenjat e mia personale por edhe ato të gjithë kombit turk… GAZI Mustafa Qemal”. 764 Gazetari Nebil Cika merrte pjesë si përfaqësues i shtypit për më tepër shih: BCA, 15 aralik 1931, Fon Kodu: 030.10, yer no: 233.570.15: 7-10 765 BCA, 15 aralik 1931, 030.10 yer no: 233.570.15: 13. 766 Përgjigja e mbretit Zog në telegramin e tij ishte: “.Shkëlqesisë së tij Gazi Mustafa Qemal Pasha. Kryetar i Republikës Turke. Jam thellësisht i prekur nga urimet e përzemërta për kombin shqiptar dhe për mua. Në emërin tim dhe të kombit shqiptar ju uroj lumturi ju dhe kombit Fisnik turk urimet më të nxehta për begati” shih: Anadolli Ajans, shërbimi i dytë, Buletini Politik 29.10.1931. shih: Bilal Simsir, Ataturk veyabanci.., dok.nr.395, s. 305.shih: gazeta Cumhuriyet, 31 ekim 1931, s.3: Besa, nr.85, 28 tetor 1931, f.1. 767 AMPJ, D.90, V.1931, fl.23, Njoftim I zyrës së shtypit 29.10.1931.
192
turk dhe vizita e të ngarkuarit me punë të Turqisë në ministri, ishin dy demarshe nga ana e qeverisë turke për të njohur zyrtarisht regjimin mbretëror shqiptar 768. Gjatë takimit në Ankara, gazetari shqiptar Nebil Cika, arriti t’i merrte një intervistë Mustafa Qemalit, sepse ai shihej me simpati nga turqit, si përkrahës i zjarrtë i reformave të Turqisë. Sipas kësaj interviste të botuar në gazetën “Vullneti i popullit”, arsyet e vonesës në njohjen e regjimit mbretëror shqiptar kishin qenë padyshim arsye të politikës së brendshme turke. Duke e parë në këtë mënyrë, ky gazetar komentonte që duhej vetëm një rast i duhur për të hedhur hapin përfundimtar dhe ky rast iu paraqit qeverisë Turke me vatjen e delegacionit shqiptar në Konferencën e dytë Ballkanike 769. Pra, ky ishte hapi i parë, për rivendosjen e marrëdhënieve shqiptaro-turke të cilat sipas dokumentave arkivore turke, gjetën jehonë edhe në shtypin shqiptar 770. Lidhur me këtë qëndrim të Gaziut, mendoj që në fillim të viteve 30-të perceptimi i Ataturkut për gjeopolitikën kishte ndryshuar. Shqetësimi kryesor tashmë për politikën e jashtme nuk ishte më Lindja e Mesme, por u bë Ballkani. Ai në lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me vendet e Ballkanit, zbatoi parime të politikës ndërkombëtare, dhe nëpërmjet tyre u shënuan arritje të njëpasnjëshme në zgjidhjen e mjaft problemeve që kishin mbetur pezull si trashëgimi nga Perandoria Osmane. Megjithatë në konferencat ballkanike pavarësisht politikës së fqinjësisë së mirë dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të mossulmimit me vendet e Ballkanit, me ata gjithmonë ekzistonte deri diku mosbesimi tek njëri-tjetri dhe frika e një sulmi nga njëri prej vendeve fqinje. Ky mosbesim e bëri Turqinë dhe Mustafa Qemalin të vendosin në themel të politikës së jashtme formulën “Paqe në vend, paqe në botë”. [Yurtta Sulh, Cihanda sulh] 771. Më 14 nëntor 1931, Ministri i Jashtëm shqiptar Hysein Vrioni, njoftonte ministrin e oborrit mbretëror se i ngarkuari me punë ad interim i Turqisë, Zeki Haki beu, me anë të një shkrese drejtuar kësaj ministrie, kërkonte që të pranohej në një audiencë nga mbreti 772.
768
AMPJ, D.90, v.1931, nr.370700, 31 tetor 1931, Ministri H.Vrioni i dërgon një teleg. Konsullatës shqiptare në Bukuresht. 769 Vullneti i popullit, nr.416.1.11. 1931, f.1. 770 BCA, 15 Aralik 1931, Fon Kodu, 30100, yer no: 233.570.15, s.3-6. 771 Ayin Tarihi, Birinci tesrin-Birinci kanun 1930: 6773-6774, cituar sipas Esra S. Değerli, in Balkan Pact andTurkey..., f.140. 772 AMPJ, D.90, V.1931, fl.8. Letër e Ministrit së Punëve të Jashtme Hysen Vrioni për ministrin e Oborrit Mbretëror, 14, 11, 1931.
193
I ngarkuari me punë ad interim i Turqisë, në Tiranë, që deri dje ishte një person i panjohur, menjëherë u bë njeriu i ditës. Deri dje ai nuk kishte mundur të takohej dhe të bisedonte zyrtarisht me asnjë njeri, ndërsa tani për personin e tij, situata ndryshoi dhe atë e prisnin kudo miqësisht. Më 28 nëntor 1931, ditën e festës kombëtare të shtetit shqiptar, edhe përfaqësuesit turk Zeki Haki Beut, iu dërgua një ftesë nga qeveria shqiptare, për të marrë pjesë në darkën ceremoniale që u dha për trupin diplomatik773. Përpara gjithë diplomatëve të huaj vetë mbreti Zog kishte treguar interes të veçantë dhe kujdes për të ngarkuarin me punë ad interim të Turqisë. Përfaqësuesi i Turqisë, më 29 nëntor 1931, i dërgonte një telegram Ankarasë ku citonte:“Për të uruar përvjetorin e pavarësisë, dje shkova në pallat së bashku me trupin diplomatik. Kur po shtrëngoja duart mbreti qëndroi veçanërisht para meje dhe më pyeti për shkëlqesinë e tij Gazi” 774. Telegramin dhe fjalët e shkruara nga Zeki Beu, Ministri i Jashtëm Turk Tevfik Rushdi Arasi ia kishte transmetuar Mustafa Qemalit, i cili kishte mbetur i kënaqur dhe kishte urdhëruar, që të njëjtat ndjenja miqësore ti përcillnin nga ana e tij me të njëjtat konsiderata edhe për Mbretin Zog 775. Mbreti Zog, një javë pas kësaj ceremonie, priti në audiencë ad interim të Turqisë, Zeki Haki beun. Sipas raportit të tij, dërguar Ankarasë, Mbreti Zog e priti ngrohtësisht me një turqishte të shkëlqyer dhe me një sinqeritet të jashtëzakonshëm. Ai i kishte deklaruar atij se, “Shqipërinë e lidhnin me Turqinë lidhje të shenjta, të cilat kurrë nuk mund të prekeshin. Për shumë gjëra i jemi borxhlinj Turqisë. Jam i lumtur që më në fund u arrit mirëkuptimi. Shkëlqesia e tij Gaziu, të cilin unë e nderoj shumë në problemin e gjallërimit të vendit ka mbajtur një qëndrim gjenial që e çudit njeriun. Ajo që po përpiqemi të bëjmë ne, nuk është asgjë para asaj që ka kryer ai. Juve nuk ju shoh si një diplomat të huaj. Ejani menjëherë tek unë, qoftë edhe për çështje të parëndësishme, që nuk do të mund të zgjidhni me Ministrinë e Punëve të Jashtme”. Duke e përcjellë nuk harroi ti dërgonte përshëndetje për Mustafa Qemalin 776.
773
AMPJ, Turqi-Shqipëri, Telegram i shifruar MPJ-së turke nga ambasada në Tiranë, 28.10.1931. AMPJ, Shqipëri- Turqi, Telegram i shifruar MPJ-së turke nga ambasada në Tiranë 28.10.1931. 775 Bilal N.Simsir, Hariciye Vakaletinden Tiran Malsahatguzarligina, Ankara, 6.12.1931, botuar në Atatűrk ve Yabanci Devlet baskanlari-I, ..dok no.399..., s.311. 776 AMPJ, Shqipëri-Turqi, 1931, Telegram i shifruar Ministria e Punëve të Jashtme nga ambasada në Tiranë, 6.12.1931, nr.315. Shih: Bilal N.Şimşir, dok.nr.400, s.311-312. 774
194
Mbreti Zog, më 12 dhjetor 1931, pa kaluar as një javë, përsëri e priti të ngarkuarin me punë të Turqisë dhe këtë radhë i foli për një aleancë midis Turqisë dhe Shqipërisë. Ai deklaronte: “Turqia është aleatja e natyrshme e Shqipërisë dhe Shqipëria është aleatja e natyrshme e Turqisë. Do t’i qëndroj gjithmonë besnik Gaziut. Këto fjalë transmetojani tekstualisht Tevfik Rushdiut. Kam një dashuri të veçantë për ju dhe ejani tek unë sa herë të dëshironi” 777. Kishte filluar përsëri rigjallërimi i marrëdhënieve, periudha e miqësisë midis Shqipërisë dhe Turqisë. Mbreti Zog, shprehte admirimin që ndjente për Ataturkun dhe i dërgonte përshëndetje në përvjetorin e Republikës së Turqisë. Por edhe Ataturku, i përgjigjej në festën e kombëtare të pavarësisë. Megjithatë duhet theksuar se akoma të dyja vendet nuk kishin dërguar titullarët e rinj të ambasadave të tyre reciproke. Qysh nga viti 1928, ata i kishin tërhequr të parët dhe akoma nuk i kishin zëvendësuar. Ndërkohë dekretin për rihapjen e Legatës shqiptare në Ankara, mbreti Zog e lëshoi më 28 janar 1932. Ndërsa më 20 shkurt, Nezir Leskoviku i dorëzoi zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Shykry Kaya Beut letrat kredenciale. Ai kishte qenë kryetari i delegacionit turk në bisedimet dy palëshe, për vendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve në vitin 1923. “Zotnia e tij, - raportonte Nezir Leskoviku- më priti me një kordialitet të veçantë dhe më tha se kurdoherë që kishte patur rastin, dëshirën e tij ia kishte shfaqur dhe Gaziut. Ai shtoi se në Turqi ka një kënaqësi të madhe për rifillimin e relacioneve. Por dhe në Shqipëri,-iu përgjigja Shykry Kaja Beut, ka të njëjtën kënaqësi, sepse dhe relacionet rifilluan në një mënyrë të pëlqyeshme” 778. Një qëndrim dashamirës ndaj Nezir Leskovikut, do të tregonte edhe kryeministri Ismet Pasha [Inony]. Më 10 mars 1932, në një bisedë që ai zhvilloi me diplomatin shqiptar, e pyeti këtë të fundit për traktatet me Italinë dhe veçanërisht mbi efektet e krizës financiare që atëherë kishte përfshirë mbarë botën. “Sa për të premunit e relacioneve tona më parë, -vijonte Nezir Leskoviku, - sa shof e kuptoj, turqit janë të penduem nga sjellja e tyne dhe këtë në çdo rast e tregon pak a shumë qëndrimi miqësor që shfaqin ndaj titullarit të kësaj legate 779. Bilal N.Simsir, Atatűrk ve Yabanci Devlet Başkanlari- I, dok.nr.400, vep e përm, s.311-312. AMPJ, D.132, V.1932, fl.3. Raport i Nezir Leskovikut nga Ankaraja për Ministrin e Punëve të Jashtme, Hysen Vrioni, 21.2.1932 : Cumhuriyet, 27 ekim 1931, s.1. 779 AMPJ, D.132, v.1932, fl.3. Raport i Nezir Leskovikut nga Ankaraja për ministrin e Punëve të Jashtme Hysen Vrioni, 21.2.1932. 777 778
195
Më 19 mars 1932, përfaqësuesi i Shqipërisë në Sofje, raportonte mbi një bisedë të zhvilluar me Ministrin e Punëve të jashtme të Turqisë, Tevfik Rüştü Aras, i cili i ishte lutur diplomatit shqiptar që t’i transmetonte mbretit Zog, sigurimet dhe nderimet e tij më të thella, dhe admirimin e tij të posaçëm. Ai, shkruhej në raport, priste me padurim, dërgimin e një ministri të Shqipërisë në Ankara, pas të cilit edhe ai, menjëherë do të dërgonte një përfaqësues nga ana e tij në Tiranë 780. Në këtë kohë Ahmet Zogu, nëpërmjet qeverisë së tij u mundua ti përmirësojë më tepër marrëdhëniet, duke ftuar për vizitë zyrtare, Ismet Inonynë dhe Tefik Ruzhdiun, në Shqipëri. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, njoftuan se e falenderonin për ftesën, dhe se do ta diskutonin me kryetarin e Republikës, nëse ishte koha e përshtatshme për ta kryer atë. Kjo vizitë, nuk u zhvillua, megjithatë udhëheqja turke me në krye Mustafa Qemalin, shprehnin dëshirën që me Shqipërinë, donin të kishin relacione miqësore të ngushta 781. Duke parë si detyrë parësore afrimin e mëtejshëm shqiptaro-turk, më 5 prill 1932, Ministri i Punëve të Jashtme Hysen Vrioni kërkoi leje nga këshilli i Ministrave që të bënte një sondazh pranë qeverisë turke, lidhur me ratifikimin nga të dyja palët e konventës konsullore. Kjo konventë dihet se ishte nënshkruar më 11 korrik 1927, por për shkak të ngrirjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë, akoma nuk ishte paraqitur për ratifikim pranë parlamentit shqiptar 782. Me vendim të Këshillit të Ministrave me nr.358, datë 14.51932, Këshilli i Ministrave do të autorizonte Ministrinë e Punëve të Jashtme, që të hynte menjëherë në marrëveshje me qeverinë turke, për ratifikim e Konventës Konsullore 783. Kjo nënkuptohet se kishte ardhur koha që Turqia të kërkonte ngritjen dhe forcimin e mëtejshëm të nivelit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, nga niveli i të ngarkuarve me punë ad interim, të kalonte në nivel ambasadorësh që për kohën titulloheshin ministra. Për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike duhet të kryheshin formalitetet përkatëse për shkëmbimin e instrumentave ratifikues për vënien e tyre në fuqi. Prandaj, që të mos mbesë në harresë duhet të dimë se çfarë
780
AMPJ, D.135, v.1932, fl.10.Raport i përfaqësuesit shqiptar në SoFje, për MPJ, Hysen Vrioni, 19.3.1932. 781 AMPJ, D.135, v.1932, fl.7-8, po aty. 782 AMPJ, D.132, v.1932, fl.4. Letër e MPJ, Hysen Vrioni për Këshillin e Ministrave, 5.4.1932. 783 AMPJ, D.132, V.1932, fl.5. Vendim i Këshillit të Ministrave, 14.5.1932.
196
formalitetesh janë plotësuar dhe a janë ratifikuar marrëveshjet e mëparshme veçanërisht ajo konsullore 784. Atëherë, lidhur me problemin e konventës Nezir Leskoviku u përgjigj se Konventa është ratifikuar më 1 maj 1928, me ligjin nr.1227 prej Asamblesë së Madhe Turke, dhe është botuar në “Muahedat Mecmuasi” të ministrisë. Vetëm formaliteti i shkëmbimit ka mbetur pa u plotësuar gjer më sot. Prandaj ky formalitet mund të plotësohet prej dy legatave përkatëse dhe s’do të ketë problem nëqoftëse kjo konventë do të ratifikohet dhe nga parlamenti i ynë, dhe sipas të dhënave ky është edhe mendimi i qeverisë turke 785. Ambasada shqiptare në Ankara, arriti të rihapet vetëm më 14 maj 1933, menjëherë sapo dha leje zyrtare Mustafa Qemali. Ambasador i Shqipërisë në Ankara u emërua Xhavit Leskoviku, i cili shkollën e kishte mbaruar në Turqi dhe për ca kohë kishte punuar si ushtarak në ushtrinë turke. Kështu u hodh një hap tjetër për të rregulluar lidhjet diplomatike dhe për të forcuar miqësinë midis dy popujve. Xhavit Leskoviku, para se të shkonte në Ankara, kur akoma nuk kishte paraqitur letrat kredenciale i dha një deklaratë shtypit turk: “Ndjenjat e mia për Turqinë janë dashuria, vlerësimi dhe admirimi. Për një njeri si unë, që është arsimuar në Turqi, që ka shërbyer në ushtrinë turke, është e natyrshme të ketë një dashuri të thellë ndaj këtij vendi. Jam i lumtur që takohem përsëri me shokët e mi të sinqertë, me të cilët fillova miqësinë në shkollë dhe e vazhdova jetën ushtarake. Një pjesë e shokëve të mi sot janë personalitete që zenë poste të rëndësishme në Turqinë e re. Shoh dallime të mëdha, midis qeverisë osmane që lashë kur u largova prej këtej dhe Turqisë së re, të fortë e të përparuar. Mundësia për të parë nga afër përtëritjen dhe Revolucionin Turk, qysh tani më jep një kënaqësi të madhe. Ky revolucion që mahniti botën e ka ngritur Turqinë dhe kombin në sy të të gjithëve. Unë krenohem që njoh shumë figura të rëndësishme, që realizuan këtë. Shpëtimtari i Turqisë, shkëlqesia e tij Gazi, është një nga figurat e pakta të mëdha historike të shekujve. Sadoqë të
784
AMPJ, D.239, v.1933, fl.1. Legatës shqiptare mbi konventën konsullore. Tiranë 22.2.1933. AMPJ, D,239, v.1933. fl.2. Raport i Nezir Leksovikut nga legata shqiptare në Ankara për ekselencën së tij Xhafer Villa Ministër i Punëve të Jashtme,. Mbi konventën konsullore shqiptaroturke. Ankara 5.3.1933. 785
197
vlerësohen sakrificat që ka bërë shkëlqesia e tij Gazi dhe bashkëpunëtorët e tij të vyer për të shpëtuar Turqinë, përsëri është pak” 786. Lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-turke, ambasadori tha: “Mund tu them me kënaqësi se marrëdhëniet midis dy qeverive janë shumë miqësore dhe të sinqerta. Kombi turk dhe kombi shqiptar kanë jetuar së bashku për disa shekuj, ata janë dy kombe që kanë krijuar lidhje vëllazërore dhe shoqërore. Asnjë forcë nuk mund t’i zhdukë këto lidhje 787. Më 14 maj 1933, Xhavit Leskoviku i paraqiti letrat kredenciale presidentit Mustafa Qemali 788. Në fjalën e mbajtur, ai transmetoi urimet më të mira të mbretit Zog, për Ataturkun 789. Gjithashtu theksoi se do të punojë për të forcuar miqësinë shqiptaro-turke dhe se kjo miqësi do të jetë e dobishme për paqen. Xhavit Leskoviku tha: “Jam i lumtur që, duke shfrytëzuar rastin të shpreh në emër të mbretit Zog urimet e tij për lumturinë e shpëtimtarit të lavdishëm dhe reformatorit të madh, të cilit shtetasit tuaj i janë borxhlinj për begatinë e Republikës së Turqisë, për përtëritjen e kombit turk dhe për ecjen e tij përpara drejt fateve të mëdha. Ndjenjat e dashurisë së thellë që kam për Turqinë dhe që m’i kanë krijuar ndjenjat e shoqërisë dhe të miqësisë, ma bëjnë më të këndshme detyrën për të përfaqësuar mbretërinë në vendin tuaj të bukur e për të punuar për forcimin e lidhjeve të çiltra e të pastra që bashkojnë kombin shqiptar me kombin vëlla turk. Do të përpiqem që këtë detyrë, e cila më nderon dhe është në përputhje me ndjenjat e mia, ta kryej duke i shërbyer me një dëshirë të sinqertë politikës së mirëkuptimit, që u përshtatet jo vetëm interesave reciproke të Turqisë dhe Shqipërisë, por edhe qëllimeve të përbashkëta të tyre për t’i shërbyer çështjes së paqes 790.
786
Miqësia Turko-Shqiptare. Ambasadori i ri Xhavit bej Leskoviku dha intervistë në Stamboll për gazetën Republika. Për më tepër shih: Cumhuriyet (Republika), 26 Nisan 1933, Türkiye ile Arnavutluk münasebati. 787 Cumhuriyet, 26 Nisan 1933. Yeni Arnavut elçisine göre iki memleket. 788 Hakimiyeti Milliye, no.4244, Pazartesi, 14 mayis 1933. Reisicumhur HZ. Dün yeni Arnavut Elçisi Cavit Beyi kabul etti. (Shkëlqesia e tij Presidenti i Republikës dje priti letrat kridenciale të ambasadorit shqiptar Xhavi Leskoviku). 789 Bilal N.Simsir, Atatürk ve yabanci …dok.nr.408, s.318-320: Hakimiyet-I Milliye, 15 mayis 1933, s.2. “Shkëlqesisë së tij, Presidentit të Republikës Turke. Kam nderin t’i paraqes Shkëlqesisë tuaj letrat me të cilat sovrani jonë August, Nalt madhnija e tij Mbreti i shqiptarëve më ka akredituar pranë shkëlqesisë tuaj si rasti t’u parashtroj në emër të sovranit tim August shprehjet e tij. Ndjenja të thella dashurije të pandryshueshmne të vëllazërisë dhe të miqësisë së patundshme…”. 790 AMPJ, D.236, V.1933, fl.2, Fjala e Xhavit Leskovikut gjatë paraqitjes së letrave kredenciale Gazi Mustafa Qemal Ataturkut, Ankara, Cankaja, 14.5.1933.
198
Ataturku i dha këtë përgjigje ambasadorit shqiptar: “Urimet fisnike, që shprehët në emër të shtetasve tuaj për Republikën Turke dhe për mua, më emocionuan shumë. Në këto urime shoh se pasqyrohen sinqerisht ndjenjat e vlerësimit të lartë që ushqej për kombin heroik tuaj, se kujtimet e miqësisë dhe shoqërisë, që kini për vendin tim, do t’jua bëjnë më dobiprurëse detyrën tuaj të lartë. Sa të vlefshme janë këto për ne! Në këtë frymë miqësie nuk do të jetë e vështirë përmbushja e detyrës suaj të lartë. Janë shumë të forta traditat e miqësisë reciproke të të dy kombeve gjatë shekujve. Këto tradita do të lehtësojnë çdo përpjekje që është në pajtim dhe me synimin për paqe” 791. Pra në këtë lloj fryme miqësore e filloi detyrën Xhavit Leskoviku si ambasador i mbretërisë shqiptare në Turqi. Shtypi turk i bëri jehonë të madhe rihapjes së legatës shqiptare në Ankara. Më 26 maj 1933, gazeta “Cumhuriyet” [Republika], botoi një tjetër intervistë me Xhavit Leskovikun ministrin e legatës shqiptare në Ankara. Në fjalën e tij, ai pasi ngrinte lart miqësinë e hershme midis dy vendeve, hidhte idenë që në këtë kohë krize do të ishte në interes të të dyjave shteteve që së bashku të nënshkruanin edhe një marrëveshje të përbashkët tregtie 792. Më 4 qershor të po atij viti, konsullata shqiptare e Stambollit, nëpëmjet konsullit Asaf Xhaxhuli raportonte se Tevfik Rushdiu i kishte deklaruar atij megjithëse ishte i kënaqur me veprimtarinë e Zeki Haki Beut, se mendonte të dërgonte në Tiranë një titullar më me eksperiencë. 793 Por vendi i ambasadorit turk në Tiranë mbeti ende bosh. Emërimi i tij do të shtyhej edhe për një vit.
3. Konferencat Ballkanike dhe marrëdhëniet shqiptaro-turke. Republika e re Turke, që në hapat e parë të krijimit, vuri si princip kryesor të saj në fushën e politikës së jashtme, politikën e afrimit dhe të lidhjeve miqësore me shtetet e Ballkanit 794. 791
AMPJ, D.236, V.1933, fl.3, Fjala e kryetarit të Republikës Turke M. Qemali, në pranimin e letrave kredenciale. 792 Bilal N. Şimşir, Atatűrk ve yabanci…., dok.nr.409, s.319-320. 793 AMPJ, D.133, V.1932, fl.3. Raport i Asaf Xhaxhulit nga Stambolli, për Ministri e Punëve të Jashtme, Hysen Vrioni, 4.6.1932. 794 Me këtë qëllim ajo firmosi disa marrëveshje bilaterale të miqësisë si : 15 dhjetor 1923 me Shqipërinë, 18 tetor 1925 me Bullgarinë, 28 tetor 1925 me Jugosllavinë.
199
Që nga viti 1928, në politikën e jashtme, Tevfik Rushdiu, Ministri i Jashtëm Turk, doli me sloganin “Ballkani u përket popujve të Ballkanit”. Duke patur frikën e krijimit të lidhjeve në dëm të shtetit Turk, -si psh, bashkimin bullgaro-jugosllav që shihej si i mundshëm. Njëkohësisht edhe frika ndaj rritjes së politikës ekspansive italiane në Mesdhe e Ballkan, qarqeve politike në Ankara kjo do tu shkaktonte një shqetësim mjaft të madh, prandaj diplomacia e saj filloi të lëvizë dhe të rrisë rolin e ndikimit Turk mbi shtetet etjera ballkanike. Krahas kësaj mendoj se ky slogan do të thoshte se duhej zhdukur influenca e shteteve të mëdha perëndimore në Ballkan, të cilët dihet se me kohë e kishin kthyer këtë rajon në fushë të përplasjes së interesave të tyre. Ndërhyrja tyre në punët e brendshme,
kontraditat
për
çështjet
territoriale,
debatet
për
minoritetet,
mosmarrëveshjet në fushën ekonomike, e përçanin Ballkanin dhe akoma krijonin tensione midis tyre. Lidhur me këtë slogan, politikani shqiptar Rauf Fico kishte deklaruar: “Jemi dakord që Ballkani u përket ballkanasve, veçse duhet bërë një korrigjim i vogël. Ai u përket ballkanasve, por me të drejta të barabarta dhe pa dhunë të një shteti tjetër” 795. Ndërsa Venizelosi, një ndër drejtuesit e politikës greke të asaj periudhe, idenë e ministrit turk në slloganin e mësipërm, e pa me një sy tjetër, si një vizion të ri dhe tepër miqësor, për bashkëpunim, në rajonin e Ballkanit. Më 27-31 tetor 1930, me vizitën e Venizellosit, në Turqi, iu hap rruga nënshkrimit të një traktati miqësie, sipas të cilit ranë në ujdi për kufirin dhe për problemet e shkëmbimit të popullsisë, u morën vesh për barazinë në Mesdheun Lindor si dhe ripohuan statusquo-në, pjesërisht për shkak të frikës nga dëshira bullgare për të rifituar dalje në detin Egje, përmes Trakës perëndimore 796. Në Lidhjen e Kombeve, në Konferencën e Gjenevës për shtetet Ballkanike u formua Byroja Ndërkombëtare e Paqes. Kjo byro, në mbledhjen e saj të parë në Athinë në 6-10 tetor 1929, vendosi të krijojë një Bashkim Ballkanik, sipas propozimit që bëri ish-kryeministri grek Papanstasiu 797.
795
I.Ushtelenca, Diplomacia e mbretit…, f.260. Dustur, 3, Tertip, Cilt 12, s.29-43: shih. Stanford J.Shaw & Ezel Kural Shaw, Historia e Perandorisë Osmane dhe Turqisë Moderne, Vëll.II,( Lindja eTurqisë Moderne, 1808-1975), Tirane: Jehona Study Center,2006, f.448. 797 Mustafa Turkeş, “The Balcan Pact and its immediate implications for the Balkan States 19301934”, Middle Eastern Studies, vol.30, no.1, 1994 f.132; shih. Bariş Ertem, “Ataturk’űn Balkan 796
200
Ky bashkim i ri që mendohej të realizohej në frymën e Lidhjes së Kombeve, duhej të kishte një organizim të tillë që tu lejonte shteteve pjesëmarrëse një liri më të madhe duke vendosur lidhje më të ngushta se ato që kishin anëtarët e Lidhjes së Kombeve. Në këtë frymë zyra ndërkombëtare e paqes e ftoi qeverinë mbretërore shqiptare të marrë pjesë me anë të një vëzhguesi në një konferencë ballkanike që do të mbahej së afërmi në 31 tetor 1930. Qëllimi i kësaj konference ishte afrimi i popujve që kanë midis tyre interesa të përbashkëta dhe afinitet për shkak të fqinjësisë, të konditave ekonomike, të aspiratave kulturore dhe të historisë së tyre. Në programin e saj ajo kishte vendosur disa principe të përgjithshme mbi të cilat duhet të krijoheshin konturet e Bashkimit Ballkanik798. Në këtë konferencë u mor vendimi edhe për shkëmbimin e studentëve midis shteteve të Ballkanit 799, dhe formimin e një instituti ballkanik 800, si dhe shërbimit të shtypit ballkanik 801. Në tetor 1930, nga Parisi, Beqir Valeri i drejtonte një thirrje Konferencës së parë Ballkanike, që do të mblidhej në Athinë,për të krijuar një Konfederatë Ballkanike, nën një flamur të njëjtë, të përbërë prej 14 popujsh 802. Anglia, e cila i ndiqte nga afër këto pëpjekje të shteteve ballkanike ishte e mendimit të krijohej Unioni [Bashkimi] Ballkanik në mënyrë që të ndalohej ndërhyrja e shteteve revizioniste në Ballkan. Në këtë mënyrë ishin vendosur se cilat do të ishin parimet e Unionit. Sipas Anglisë, fuqitë ballkanike, që kishin firmosur Paktin BriandKellog, nuk duhet të sulmonin në asnjë rrethanë apo arsye njëra- tjetrën dhe nëqoftëse një nga shtet e Ballkanit do të sulmohej, shtetet e tjera duhet të vinin menjëherë në ndihmë 803. Këto parime u miratuan në dukje nga shtetet ballkanike në Konferencën e
Politikasi ve Ataturk dönemi’nde Turkiye-Balkan Devletleri iliskileri”, Uluslararsi Hakemli Sosyal Bilimler E-Dergisi, sayi 21, T-A-E, 2010, f.9. 798 AMPJ, D.103, v.1930, fl.36. Mbi konferencën e parë interballkanike që do të mbahet në Athinë më 8 tetor 1930; shih. Mehmet Gonlubol – Cem Sar, “Ataturk ve Turkiyenin Dis Politikasi (19191938)”, Ankara: AKDTYK ATAM Yayinlari, 1990, f.96. 799 Cumhuriyet, 8 ekim, 1930. 800 Cumhuriyet, 9 ekim, 1930. 801 Cumhuriyet, 11 ekim 1930. 802 Këta popuj ishin Grekët, bullgarët, rumunët, serbët shqiptarët, kroatët, sllovenët, malazezët, maqedonasit, baoshnjakët, turq, dobrugjen, besarabian dhe hungarezë. Për më tepër shih: AMPJ, D.103, v.1930, fl.36. 803 Pro, Fo 286/1052, cituar sipas Esra S. Degerli, Balkan Pact and Turkey…, f.140.
201
parë Ballkanike dhe kjo tregonte që Anglia kishte luajtur një rol aktiv në themelimin e Paktit Ballkanik nëpërmjet Greqisë. Ndërsa Franca dhe Italia do të përkrahnin të mbrojturit e tyre në gadishull. Kjo atmosferë dhe marrëdhënie të cilat mund ti quajmë të mira midis shteteve të gadishullit ballkanik bëri të mundur aktivizimin e një rrymë diplomatike që synonte organizimin e një blloku, i cili do të mund t’u bënte ballë presioneve të Fuqive të Mëdha. Diplomacia shqiptare u përfshi në këtë proces. Si hap i parë i saj duhej përmendur aderimi i Shqipërisë në Paktin Briand-Kellog 804. Pas këtij momenti e në vazhdim Tirana ndiqte me vëmendje zhvillimet ndërmjet shteteve Ballkanike. Qeveritë e shteteve të gadishullit filluan të vendosin kontakte për t’i ngritur në një nivel më të lartë marrëdhëniet e tyre. Edhe me Shqipërinë vendosën kontakte e cila nga ana e saj e pranoi ftesën dhe mori pjesë në të gjithë konferencat 805. Për qeverinë shqiptare ky ishte dhe një rast i mirë duke i dhënë në dorë një instrument diplomatik për të ritheksuar pavarësinë e saj në politikën e jashtme. Mesazhi ishte i qartë veçnërisht në adresë të Romës, në fazën delikate të acarimit të marrëdhënieve dypalëshe. Zogu e kuptoi mirë rëndësinë e kësaj hapjeje dhe e rreshtoi Shqipërinë në krah të shteteve të tjera të Ballkanit 806. Në përshtatje me rëndësinë e këtyre konferencave, për të përfaqësuar Shqipërinë u caktua një delegacion i përhershëm i kryesuar nga diplomati me përvojë Mehmet Konica, ish-ministër i jashtëm dhe këshilltar i mbretit për problemet e politikës së jashtme 807. Në Konferencën e parë Ballkanike, 808 në vitin 1930, që u mbajt nën patronatin e Byrosë Ndërkombëtare për Paqe, në fundin e saj ajo i mbylli punimet me një rezolutë në të cilën parashikohej: sovraniteti dhe barazia e plotë e popujve të Ballkanit: respektimi i tërësisë kombëtare: parimi për mos sulmin reciprok: ndërmjetësimi i domosdoshëm dhe arbitrazhi për çështje të ndryshme. Po kështu u arrit një ujdi sipas të cilës të gjitha shtetet do të angazhoheshin për lidhje doganore midis tyre.
804
P.Milo, Shqipëria dhe aleanca Ballkanike, botuar në: Studime Albanologjike, 1977, f.59. P.Milo, Shqipëria dhe aleanca…, f.60. 806 Arben Puto, Shqipëria Politike 1912-1929, Tiranë: Botimet “Toena’, 2009, f.520. 807 P.Milo, Shqipëria dhe aleanca…, f.60. 808 Siç dihet Paktit Ballkanik i paraprinë 4 Konferenca Ballkanike: e para, në Athinë (5-12 tetor 1930) : e dyta në Stamboll (20-26 tetor 1931); e treta në Bukuresht (22 tetor 1932) dhe e katërta në Selanik (5-11 nëntor 1933). 805
202
Krahas kësaj, u mbajt edhe Konferenca e dytë Ballkanike, në Stamboll në vitin 1931 809. Kjo konferencë i zhvilloi punimet në një atmosferë diskutimesh për shkak të kërkesave të delegacionit shqiptar dhe të atij bullgar që të vihej në rend të ditës çështja e pakicave kombëtare. Kështu, Bullgaria nuk kishte dëshirë të merrte pjesë në konferencë. Megjithatë, Bullgarët ishin të ftuar në mënyrë të veçantë në këtë takim, nga Kryetari i Republikës Turke, Mustafa Qemal Ataturku. Ai dëshironte t’a shihte Bullgarinë si pjesë të Unionit Ballkanik dhe në këtë mënyrë turqit i ftuan përfaqësuesit Bullgarë të ishin pjesëmarrës në këtë Konferencë 810. Gjatë kësaj Konference, Shqipëria dhe Bullgaria vepruan së bashku, ashtu siç vepruan edhe në Konferencën e parë. Përfaqësuesit shqiptarë dhe bullgarë deklaruan që bashkatdhetarët e tyre po kalonin probleme të minoriteteve në Jugosllavi, pordelegatët Jugosllavë i hodhën poshtë pretendimet e të dy shteteve, duke deklaruar që nuk kishte minoritete në vendin e tyre. 811 Konferenca e dytë përfundoi me një rekomandim, për bashkëpunim ekonomik ndërballkanik dhe për këtë qëllim u vendos që të formohet Oda Ekonomike Ballkanike me qendër në Stamboll 812. Pak a shumë për këto dy konferenca u fol në pjesën pararendëse. Më 25 mars 1932, Tevfik Rushdiu, realizoi një takim me Nezir Leskovikun. Gjatë diskutimit, pasi i tregoi atij mbi shkurtimin e buxhetit të Turqisë si rezultat i krizës ekonomike, e hodhi fjalën edhe tek Konferenca e tretë e vendeve Ballkanike që kësaj rradhe do të mbahej në Bukuresht. Ai sugjeronte që në mbledhjen e ardhshme të mos bëheshin bisedime politike, ose ndryshe këtë tubim ta shtynin dhe një vit, në mënyrë që të evitoheshin konfliktet midis popujve që ishin egërsuar si rezultat i krizës.Nga fjalët e Ministrit të Jashtëm Turk, u kuptua se ky mendim fillimisht kishte dalë nga serbët, ishte pëlqyer nga turqit dhe kështu ata duan që edhe Shqipëria me Bullgarinë ta pranojnë atë. Qëllimi i Serbisë, është i ditur, por dhe Turqia në këtë rast bëhej palë me ata. Serbisë, mbasi nuk i mbeti ndonjë çështje kombësie irredentente dhe mbasi i duhej një paqe dhe qetësi e gjatë sepse për ti nxjerrë në krye gjithë
809
Hakimiyet-i Milliye, 20 ekim 1931. Vakit, 28 tesrin-i evvel, (ekim), 1931. 811 Cumhuriyet, 23 ekim 1931: Hakimiyet-i Milliye, 26 ekim 1931. 812 Besa, 27 tetor 1931: Shih. Emine Bakalli, Pakti Ballkanik dhe Shqipëria, botuar në “Çështje nga historiamoderne dhe bashkëkohore shqiptare”, Instituti Albanologjik Prishtinë: 2011, f.58-59. 810
203
veprimet e reformave të saja, nuk i pëlqente aspak të dëgjonte çështje turbullimi rreth kufirit, megjithëse në Ballkan do të ketë një influencë 813. Duke u njohur me qëndrimin e Shqipërisë në Konferencën e dytë Ballkanike, jugosllavët u munduan nëpërmjet shteteve fqinje dhe veçanërisht shtetit turk, të siguronin përkrahjen e tyre që të mos diskutoheshin në konferencën e ardhshme çështje të karakterit politik. Nga data 22-29 tetor 1932, në Bukuresht, i zhvilloi punimet Konferenca e tretë Ballkanike. Disa muaj para se të mblidhej kjo Konferencë, përfaqësuesit shqiptarë ishin informuar se ministrat e jashtëm të Jugosllavisë, Greqisë dhe Turqisë kishin deklaruar se në këtë konferencë nuk do të diskutoheshin çështjet politike, por ajo do të merrej vetëm me problemet ekonomike, çka do të thoshte se problemi i Paktit Ballkanik dhe ai i minoriteteve nuk do të diskutoheshin. Prandaj lidhur me këto qëndrime delegacioni shqiptar u dërgoi grupeve të ndryshme Ballkanike një qarkore telegrafike në të cilën ju thoshte se, “po t’ishte që paraprojekti i paktit nuk do të bisedohej atje dhe që s’do të merrte asnjë përfundim, grupi shqiptar nuk do të merrte pjesë në konferencë” 814. Katër grupet e tjera pasi e diskutuan u përgjigjën se projekti i Paktit do t’i paraqitej konferencës 815. Meqenëse delegacioni jugosllav, nuk pranoi që në projektin mbi paktin ballkanik të futej neni që parashikonte mbrojtjen e pakicave kombëtare, edhe pala shqiptare nuk bëri lëshime 816. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Mehmet Konica ka deklaruar që në Konferencën e parë Ballkanike dhe qëndron akoma në mendimin se zgjidhja e të drejtave të pakicave kombëtare ka qenë dhe mbetet kushti i sine qua noni i bashkimit ballkanik. Një bashkim pa garanci i të drejtave të tyre do ishte jetëshkurtër. Nëse Pakti Ballkanik nuk do të aprovohet para tetorit të vitit të ardhshëm nga qeveria jonë, them me keqardhje se grupi kombëtar shqiptar s’do marrë pjesë në vazhdimin e
813
AMPJ. D.135, v.1932, fl.7-8, Raport i të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Ankara, Nezir Leskoviku, për Ministrin e Punëve të Jashtme Hysen Vrioni, 25.3.1932. 814 Gazeta e Korçës, nr.1656, 26 prill 1933, f.1.Veprimet e grupit shqiptar ndër mbledhjet Ballkanike. 815 AMPJ, D.133, v.1932, fl.3. Raport i Asaf Xhaxhulit nga Stambolli, për Ministrin e Punëve të Jashtme Hysen Vrioni, 4.3.1932. 816 Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zog, …, f.253.
204
punimeve të kësaj konference, duke e konsideruar se s’ka asnjë arësye që kjo të ekzistojë” 817. Kryetari i delegacionit shqiptar në konferencë, pasi kritikoi ashpër projektin mbi Paktin Ballkanik dhe metodat e ashpra që po merreshin për përfundimin e tij pa lënë mangut edhe disa kritika ndaj Italisë që kish intriguar pranë vendeve ballkanike që të mos merreshin parasysh kërkesat shqiptare e braktisi konferencën, dhe bashkë me delegacionin shqiptar u largua edhe ai bullgar 818. Më tutje, Mehmet Konica, theksonte se grupi shqiptar, s’ka asnjë dyshim se qeveria shqiptare kujdeset si e meriton për pakicat tona dhe s’kemi dyshim që do të jetë nga të parat qeveri ballkanike që do ta pranojë paktin dhe do të marrë inisiativën për një mbledhje të Ministrisë së Punëve të Jashtme për bisedimet mbi paktin në fjalë i cili siguron dhe të drejtat e pakicave që janë tani për tani pengimi kryesor për lidhjen ballkanike dhe siguron paqe dhe qetësi në sinisinë [kufijtë] tonë 819. Bullgaria u largua nga takimi, kur propozimet e tyre me shtetet në fjalë, veçanërisht me Jugosllavinë 820 për zgjidhjen e problemeve midis njëri- tjetrit, deri në takimin tjetër u refuzuan dhe idetë e tyre në lidhje me çështjen e minoriteteve, nuk u miratuan 821. Pas kësaj, edhe Shqipëria u tërhoq nga Konferenca, duke përdorur problemin e minoriteteve si justifikim. Ky qëndrim që mbajti Shqipëria në lidhje me çështjen e minoriteteve për kohën mendoj se ishte i ligjshëm dhe real, për shkak se gjysma e kombit shqiptar jetonte në Jugosllavi. Ndërsa Bullgaria sipas L. S. Stavrianosit ndikohej nga Italia për qëndrimin negativ që ajo mbajti ndaj konferencave ballkanike 822. Në sesionin e fundit të kësaj konference u vendos të krijohej një Pakt Ballkanik 823. Kjo konferencë i vazhdoi punimet deri më 19 mars 1933. Duhet theksuar se vetë Papanastasiu që ishte nismëtari i saj e pranoi se: “Ideja për bashkimin ballkanik, që me forcën e tij magjike do sillte zgjidhjen e të gjitha problemeve politike
817
AMPJ, D.133, v.1932, fl.3. Raporti i Asaf Xhaxhulit nga Stambolli, për Ministrin e punëve të Jashtme Hysen Vrioni, 4.3.1932: shih I.Ushtelenca, Diplomacia e mbretit Zog, …., f.253-254. 818 R.B. Zautner, Shqipëria nën regjimin e Zogut, Leipzig, 1939, f.23-24. 819 Gazeta e Korçës, 26 prill 1933, f.1. 820 BCA, arşivine, 030-10-251-693-5: 030-10-251-693-21;030-10-252-698-11. 821 Milliyet, 27 ekim 1932. 822 L.S. Stavrianos, The Balkans since 1453, Holt, Rinehart and Winston, New York, Chicago, San Francisko, Toronto, London: October 1963, f.736-738. 823 Cumhuriyet, 28 ekim 1932.
205
dhe ekonomike dështoi, për shkak të kontraditave dhe apative me të cilat ai u prit që në fillim nga vendet ballkanike” 824. Konferenca e katërt Ballkanike e cila u vendos të mbahej në Selanik më 5-11 nëntor 1934, u veçua nga të tjerat, sepse u mbajt me një frymë tolerance, mirëkuptimi e bashkëpunimi. Edhe në këtë konferencë më shumë u fol për nevojën dhe modulet e bashkëpunimit ekonomik midis shteteve të kësaj siujdhese [gadishulli] 825. Në të vërtetë Konferencat Ballkanike nuk çuan në marrëveshje, megjithëse ato përcaktuan qëllime të rëndësishme siç ishin arritja e mirëkuptimit midis popujve të siujdhesës ballkanike. Gazeta “Besa”, shkruante: “përkundër kontradiktave dhe pengesave të llojeve të ndryshme, duket sikur në thellësinë e shpirtit të popujve të Ballkanit ekzistonte nevoja e përhapjes së këtij ideali për të frymëzuar përsëri shpresën e triumfit të tij, ashtu edhe për zhdukjen e dyshimeve, që janë faktor i mjaftueshëm për të na larguar nga dyshimi që ekzistonte më parë për triumfin e idesë për afrimin e popujve të Ballkanit rreth vatrës së tij dhe na forcon bindjen në zgjidhjen e vërtetë të realizimit të parimit “Ballkani për Ballkanasit 826. Në princip të politikës së jashtme të qeverisë turke vazhdonte përsëri të ishte ndërtimi i marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet fqinje dhe sidomos me ato ballkanike ku ajo pretendonte të luante një rol aktiv 827. Lidhur me këtë problem edhe ambasadori i Francës në Ankara, në një takim me Xhavit Leskovikun ambasadorin shqiptar në Turqi i deklaronte atij se: “Shqipëria në politikën e Ballkanit luan dhe do të luajë një rol me rëndësi, në marrëveshjen Italo-Jugosllave, edhe në paqen midis këtyre dy vendeve, në këtë mes Shqipëria do të jetë një faktor me rëndësi”. Duke e parë se në ç’kontekst shprehej ky mendim i një diplomati të huaj, ministri shqiptar i’u përgjigj: “ Shqipëria kishte në Jugosllavi një minoritet prej 800 mijë frymë, edhe këta nuk kishin as një të drejtë për të jetuar si njerëz, por përkundrazi pasurit o ju merren nga dora ose shtrëngohen të emigrojnë. Qeveria shqiptare prapë se prapë me Jugosllavinë u mundua të mbajë gjithnjë relacione miqësore, por mjerisht këtij gjestit miqësor Beogradi nuk iu përgjigj në të njëjtën mënyrë”. Më tutje ai vazhdonte, 824
La Macedonie, 31 maj 1932. Besa, 7 nëntor, 1933, f.4. 826 Besa, 11 nëntor 1933. 827 Sevim Ünal,” Ataturk”un Balkanlar’daki barisçil politikasi”, IX, Tűrk Tarih Kongresi, III cilt, Ankara: TTK Basimevi, 1989, s.1993. 825
206
“Shqipëria vërtet me Italinë ka një aleancë, por kjo nuk duhet të kuptojë se shteti shqiptar është një organ i politikës Italiane në Ballkan dhe një element turbullues. Përkundrazi neve jemi një element i paqes dhe Shqipëria si çdo vend tjetër ka politikën e saj të pavarur, dhe aleanca jonë me Italinë nuk ka kuptim tjetër përveç asaj që kanë lidhë shtetet e tjera me njëri –tjetrin” 828. Në këtë kuadër, në qershor të vitit 1933, ministri i jashtëm Tefik Rushdiu i cili ndodhej në një Konferencë për Ekonominë në Londër takoi të ngarkuarin me punë të Shqipërisë në Londër duke i propozuar idenë për të lidhur një pakt miqësie, aleance dhe sigurimi midis Shqipërisë, Turqisë, dhe Greqisë 829. Ky propozim sipas dokumentave arkivore, u mirëprit nga pala shqiptare. Më 24 qershor 1933, Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë i telegrafoi Legatës shqiptare në Londër, se: “Në gjenden akoma aty, ju lutem lajmëroni Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë se Qeveria shqiptare është dakord me mendimin e tij për lidhjen e një pakti miqësie, aleance dhe arbitrazhi midis Shqipërisë, Turqisë dhe Greqisë 830. Meqënëse Ministri i Jashtëm Turk ishte larguar nga Londra, kjo detyrë iu ngarkua ministrit Shqiptar në Ankara, Xhavit Leskovikut. Në panelet e Konferencave por edhe jashtë saj, gjatë vitit 1933, u diskutua edhe për Paktin Ballkanik, prandaj të gjitha diplomacitë e shteteve të Ballkanit i përqendruan veprimet në drejtim të themelimit të një Pakti Ballkanik 831. Ideja e një Pakti Ballkanik, kishte lindur në Ankara me nismën e qeverisë Turke, kur atje ndodhej për vizitë kryeministri grek Panajotis Caldaris. Të dy liderët nënshkruan një marrëveshje më të zgjeruar të quajtur marrëveshje e përzemërt, i cili ishte guri i themelit për Paktin Ballkanik. Pakti i Ballkanit u negociua nga Mustafa Qemali jo vetëm me Greqinë, por edhe me Rumaninë dhe Jugosllavinë. Mustafa Qemali, vetë besonte me forcë se kooperimi nga afër mes vendeve ballkanike dhe i bazuar në parimin e barazisë do të kishte një efekt të rëndësishëm në politikën evropiane. Synimi i këtij pakti, siç shpallej ishte sigurimi i shteteve ballkanike,
828
AMPJ, Dos.243, v.1933,fl.333. Letër e Xh. Leskovikut nga Ankaraja më 10.6.1933. AQSh, F.151, d.240, v.1933, fl.13 Telegram i të ngarkuarit me punë të Shqipërisë në Londër për Ministrinë e punëve të jashtme, 9 qershor 1933. 830 AQSh, F.151, d.240, v.1933, fl.18, Telegram i Ministrisë së punëve të Jashtme për legatën shqiptare në Londër, 24.6.1933. 831 E. Bakalli, Pakti ballkanik, botuar në përmbledhjen Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare, Prishtinë: 2011, f.60. 829
207
domethënë ruajta e pavarësisë politike dhe mbrojtja e integritetit territorial të tyre nga sulmet e vendeve të tjera të Ballkanit, si Bullgaria dhe Shqipëria 832. Pavarësisht se origjina e Paktit ballkanik daton në herët nga viti 1925, ai hyri në veprim vetëm në mes të viteve 1930-të. Turqia prej shumë kohësh po mundohej ti afronte shtetet e Ballkanit në një afrim shumë të ngushtë ndërmjet tyre, jo si një grup shtetesh me qëllim që të jenë kundra një grupi tjetër, por vetëm për të qenë në harmoni ndërmjet shteteve fqinjë ballkanike dhe në rast nevoje së bashku të mbronin interesat e tyre. Në Evropë dhe në Ballkan ndodhën zhvillime të rëndësishme të cilat ndihmuan që ky pakt të realizohej. Gjendja e papërshtatshme, rritja dhe ashpërsimi i kontraditave ndërmjet tyre, mungesa e hapësirave demokratike të lëvizjeve për bashkëpunim çuan në rritjen e diplomacisë ballkanike për sigurimin e rajonit dhe shndërrimin e Ballkanit në rajon paqeje dhe bashkëpunimi. Krahas kësaj, ndërmarrja e kësaj nisme u diktua dhe u përshpejtua nga rreziqet që po shfaqeshin në horizont të cilat kërcënonin sigurimin e shteteve ballkanike. Të tilla ishin rritja e politikave nazi-fashiste dhe vendosja e sistemeve totalitare të djathta. Mustafa Qemali i kundërvihej politikës së jashtme të Italisë fashiste, e cila vinte dhe bëhej më agresive dhe efektit të një aleance të mundshme të Bullgarisë me Gjermaninë naziste. Ai e shikonte Paktin Ballkanik si një medium balance në lidhje me vendet evropiane 833. Ndërsa në marrëdhëniet ndërballkanike mund të përmendim nisma të reja, veçanërisht përmirësimet në marrëdhëniet turko-greke dhe afrimin mes Jugosllavisë dhe Bullgarisë. Ky afrim në dukje i mundshëm u prit me shqetësim të madh, nga qarqet drejtuese politike të Ankarasë, njëkohësisht mendohej se ishte rrezik, jo vetëm për Shqipërinë dhe Greqinë, por natyrisht kjo mund të ishte rrezik për Italinë dhe Turqinë e cila trembej se ky afrim do ta kishte kufirin në Bosfor e Marmara 834. Prandaj Ministri i Jashtëm Turk Tefik Rushdiu i deklaronte përfaqësuesit shqiptar në Turqi se: “Shqipëria, Greqia dhe Turqia këtej Adriatikut dhe detit Egje, dhe Italia në anën tjetër të Adriatikut dhe të detit të Mesdhe, duhet të jenë të 832
Feroz Ahmad, Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne..., f.165. Atatȕrk’ȕn Milli Diş Politikasi, Vol.2..., f.355. 834 AMPJ, dos. 243, viti 1933. fl.2 Raporti i legatës shqiptare mbi politikën e përgjithshme të Turqisë, Ankara, 3 qershor 1933 Ankara 3.6.1933. 833
208
bashkuar, pse kanë interesa të përbashkëta”. Sipas këtyre fjalëve ministri mundohej të dëftente rrezikun e sllavizmës në Ballkan, po ashtu dëftente se edhe Turqia pa ndonjë shtrëngim nuk donte që ta lërë politikën miqësore me Italinë 835. Ndërsa, Turqia – sipas Shykru Kaya beut -zëvendësministër i punëve të Jashtme turke,- aktivitetin më të madh të politikës së saj, duan ta lozin në Ballkan. “Duke qenë se n’Europë dhe në Ballkan kemi një gjysëm kontintenti [büyük kittaTrakia], natyrisht gjithnjë preferojmë një politikë oksidentale Ballkanike dhe jo orientale” 836. Turqia, pikë së pari me fqinjët e saj, në Ballkan dëshiron të lidhë pakte mos sulmimi, këtë ma tha edhe vetë Ismet Pasha deklaronte Xhavid Lekskoviku, përfaqësuesi ynë në Ankara. Greqia lidhjen e kësaj inisative e pranoi, ndërsa, Bullgaria jo. Me Greqinë, pakti u lidh në tetor të 1933, me rastin e vizitës së kryeministrit Grek Caldaris, në Turqi. Ndërsa kundrejt Shqipërisë, “politika shifet çiltaz [qartë] se është në një miqësi të ngushtë, kjo, fillon qysh nga Gaziu, Ismet Pasha, Tevfik Ruzhdiu dhe Shykry Kaya beu, të cilët e shfaqën me gojë se me Shqipërinë duan të kenë relacione miqësore fare të ngushta” 837. Ministri shqiptar në Ankara Xhavit Leskoviku, pas udhëzimeve që mori nga qeveria e tij në lidhje me marrëveshjen e propozuar nga Ministri i Jashtëm Turk, gjatë vizitës së tij në Londër, më 1 korrik 1933 u takua me Tefik Rushdinë. Në bisedë me ministrin e Jashtëm turk Xhavid beu shprehej se ishte i ngarkuar nga Tirana të komunikonte se: “Qeveria shqiptare është dakort për një pakt miqësie arbitrazhi dhe aleance midis Turqisë, Greqisë e Shqipërisë” të cilën vetë ju i’a keni propozuar përfaqësuesit shqiptar në Londër. Përgjigja e Tefik Rushdiu ishte se kjo aleancë duhej të quhej pakt mossulmimi dhe se një e tillë do ta fuqizonte independecën dhe prestigjin e Shqipërisë të cilën Turqia e dëshironte më së tepërmi 838. Më tej shtonte se për këtë gjë duhet pyetur Italia dhe unë në shtator do ta diskutoj me Baron Aloizin, por qeveria 835
AMPJ, dos. 243, viti 1933, fl.2 Raporti i legatës shqiptare mbi politikën e përgjithshme të Turqisë, Ankara, 3 qershor 1933. 836 AMPJ, dos. 243, viti 1933, fl.5, Raporti i legatës shqiptare mbi politikën e përgjithshme të Turqisë, Ankara, 3 qershor 1933. 837 AMPJ, Dos.243, v.1933, po aty, fl.6. 838 AMPJ, Dos.243, v.1933, fl.37, Raport i ministrit shqiptar, në Ankara Xhavit Leskoviku, për Ministrin e Punëve të Jashtme Xhaferr Vila, 1.8.1933.
209
shqiptare duhet që të marrë nismën dhe ti thotë asaj si aleate që e ka 839. Gjatë bisedës Xhavit Leskoviku e pyeti përsëri Tefik Rushdinë, se nëqoftëse Italia nuk e jep pëlqimin çfarë mendoni ju për këtë problem. Përgjigja e tij ishte evazive: “Pyetja sipas tij është për kortezi, dhe Italia për kortezi s’ka si të thotë jo. Pastaj kjo lidhje rëndon në balancën e Italisë, dhe është në favor e në interes të saj dhe do të jetë një lidhje vis-a-vis me Antantën e vogël në të cilën nuk kanë mundur akoma të përfshijnë edhe Bullgarinë” 840. Ministri i Jashtëm i mbretërisë shqiptare Xhaferr Vila, pas raportimit të kësaj bisede, i kërkoj përfaqësuesit shqiptar të mos jepte përgjigje në emër të qeverisë shqiptare pa marrë instruksione nga Tirana. Shtetet e Ballkanit, përpara se të zhvillohej Konferenca e katërt, në kontaktet diplomatike që patën, u munduan dhe diskutuan mes tyre për të përfshirë edhe Bullgarinë në këtë Bashkim Ballkanik. Nën drejtimin e kryeministrit Turk, Ismet Inony u mblodh në Sofje një komitet ballkanik. Aty u zhvillua një takim me Mbretin Aleksandër të Jugosllavisë. Po kështu më 4 tetor 1933, u realizua takimi tjetër në Varna, me Mbretin Boris të Bullgarisë 841. Mbas këtij takimi më 4-5 tetor1933, mbreti i Jugosllavisë vajti për një vizitë miqësore në Turqi, ku u shoqërua nga ministri i jashtëm B. Jetvtiç. Meqenëse në Ankara ndodhej për vizitë edhe Venizellosi, do të zhvilloheshin takime trepalëshe midis mbretit Aleksandër, Mustafa Qemal Ataturkut, dhe Venizellosit 842. Përsëri më 6 tetor 1933, me qëllim përfshirjen e Bullgarisë në Pakt, u zhvillua takimi në Korfuz midis mbretit Jugosllav dhe Ministrit Punëve të Jashtme greke 843. Ndërsa në datat 4-10 Nëntor, 1933, Turqia, Greqia, Jugosllavia dhe Rumania u mblodhën në Athinë në Konferencën e katërt Ballkanike 844. Ashtu si edhe në konferencat e tjera mund të thuhet se Turqia dhe Greqia koordinoheshin së bashku edhe si udhëheqëse aktive të politikave që u zhvilluan në këtë konferencë. Në lidhje
839
AMPJ, Dos.243, v.1933, fl.37, Raport i ministrit shqiptar, në Ankara Xhavit Leskoviku, për Ministrin e Punëve të Jashtme Xhaferr Vila, 1.8.1933. 840 AMPJ, Dos.243, v.1933, fl.37, Raport i ministrit shqiptar, në Ankara Xhavit Leskoviku, për Ministrin e Punëve të Jashtme Xhaferr Vila, 1.8.1933. 841 Vakit, 4 ekim, 1933. 842 Vakit, 8 ekim, 1933. 843 Anadolu, 8 ekim, 1933. 844 Cumhuriyet, 5 Kasim, 1933.
210
me çështjet dhe problemet që u diskutuan në këtë konferencë, një çështje me rëndësi ishte përsëri problemi i minoriteteve. Më datën 9 dhjetor 1933, në një artikull të botuar në shtypin shqiptar shkruhej se bisedimet e tanishme provojnë nevojën e një akordi të Ballkanit. Tani kemi shumë marrëveshje që përpara ca vjetësh ne nuk mund t’i shpresonim kurrë dhe që sot i sjellin diplomacisë ndërkombëtare një sigurim për të cilën ajo ka nevojë. Duke parë marrëveshjet bilaterale të nënshkruara në këtë kohë vihen re bashkime politike për të mbrojtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të tyre 845. Këto vende Ballkanike me traktatet e miqësisë e të mosulmimit që po lidhin kërkojnë të bashkohen midis tyre për ti bërë ballë një rreziku eventual si dhe shpëtimit nga influencat e Perëndimit. Këto traktate s’janë gjë tjetër veçse tentativa për të formuluar dëshirat dhe përpjekjet e të gjithë popujve të Ballkanit 846për të forcuar sigurinë e tyre. U nënshkruan traktate të miqësisë dhe të mossulmimit ndërmjet Turqisë e Greqisë (14 shtator 1933) 847, Turqisë e Rumanisë (17 tetor 1933) e me Jugosllavinë (27 nëntor 1933). Këto traktate synonin t’i bënin ballë rrezikut të ekspansionit të shteteve fashiste. Vetëm Shqipëria dhe Bullgaria ishin jashtë aleancave ballkanike për arësyet që dihen. Njëkohësisht me një protokoll të nënshkruar më 24 shtator 1933, u zgjat edhe për pesë vjet të tjerë, Traktati TurkoBullgar i Miqësisë dhe i Asnjanësisë. Duke parë me vëmendje marrëveshjet dypalëshe të zhvilluara nga Turqia mund të themi se ajo kishte arritur të realizonte disa lidhje të cilat i hapnin udhë krijimit të Paktit Ballkanik që në historinë botërore do të njihet edhe si Antanta Ballkanike. Mustafa Qemali ishte veçanërisht në nxitim për të krijuar siguri në rajon dhe aleanca të Turqisë në perëndim dhe në Ballkanin evropian, të cilat të shtriheshin deri në Dobruzhë 848. Këto shtete ishin kontrolluar nga Perandoria Osmane për shumë shekuj dhe kishin formuar një fuqi të madhe e cila i kishte bërë ballë sulmeve të vazhdueshme.
845
Gazeta e Korçës, nr.1839, 9 dhjetor 1933, f.1, Deballkanizimi i Ballkanit . Gazeta e Korçës, nr.1847, 19 dhjetor 1933. Lëvizja e Fundit diplomatike e shteteve të Ballkanit e rëndësia e palëve. 847 Midis Turqisë dhe Greqisë u nënshkrua “Cordial Agreement Pact” (Pacte d’Entente Cordiale) botuar në gazetën Milliyet, 14 Eylűl 1933. shih: Rifat Uçarol, Istanbul: Siyasi Tarihi, Filiy kitabevi, 1995, f.578. 848 F. Ahmad, Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne..., f.166. 846
211
Pas negociatave të mbajtura në Gjenevë dhe në Beograd, më 4 shkurt 1934 u vendos lidhja e një pakti midis shteteve të Ballkanit. Më 9 shkurt 1934, u nënshkrua në Athinë Pakti Ballkanik dhe shtetet nënshkruese ishin Turqia, Greqia, Rumania dhe Jugosllavia 849. Sipas Paktit anëtarët e tij midis të cilëve ekzistonin marrëveshje të dyanshme zotoheshin: a -Të garantonin reciprokisht sigurimin e të gjithë kufijve ballkanikë, b -Të mos ndërrmerrnin asnjë aksion politik ndaj shteteve të tjera të ballkanit jo firmëtare pa pëlqimin unanim të anëtarëve të paktit, c -Pakti do të ishte i hapur dhe për vendet e tjera ballkanike aderimi i të cilave do të ish objekt shqyrtimi dhe aprovimi i palëve nënshkruese 850. Shqipëria dhe Bullgaria nuk u ftuan. Pakti Ballkanik jepte këshillime të vazhdueshme nga ana diplomatike dhe ushtarake. Ai konsiderohej si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të një bote të lirë në Evropën Juglindoreedhe pse nuk përmbante angazhime specifike ushtarake. Rëndësia e kësaj marrëveshjeje shfaqet në një mesazh që Mustafa Qemali i dërgoi kryeministrit grek, Janis Metaksa; “Kufijtë e aleatëve në Paktin e Ballkanit janë një kufi i vetëm. Ata që do të kërcënojnë këtë kufi, do të ndeshen me rrezet përvëluese të diellit. Ju rekomandoj që një gjë e tillë të shmanget. Forcat që mbrojnë kufijtë tanë janë një forcë e vetme dhe e pandashme” 851. Megjithatë, mendoj që qëllimet e paktit nuk u lejuan të përmbusheshin jo për faktin se Shqipëria mbeti jashtë këtij Pakti Ballkanik, por sepse Turqia dhe Greqia duke parë gjendjen kritike në perëndim frikeshin se përsëri Ballkani do të paguajë shpenzimet të cilat akome edhe sot vazhdonin të mos ishin rikuperuar nga Lufta e parë Botërore. Një ngjarje tjetër me rëndësi që filloi të lëvizë makinerinë diplomatike
Dȕstȕr, Üçȕncȕ Tertip, c.15, 186: shih. Ismail Sosyal, “Turk-Fransiz siyasal iliskileri, 19211984”, Belleten, Cilt XLVII, sa.188, Ekim 1983. P.181. shih. Nada Yimova, “Mustafa Kemal Atatȕrk and Turkey’s Foreignrelations in the 1930s (The Balkan Entente, The Little Entente and Czechoslovakia)”, Ataturk, Kűltur Dil ve Tarih Yűksek Kurumu, Ataturk Arastirma Merkezi Uluslararasi ikinci Sempozyumu 9-11 Eylül, 1991, Ankara 1996, f.1060. 850 Bariş Ertem, “Atatür’kün Balkan Politikasi ve Atatürk donemi”nde Türkiye-Balkan Devletleri Ilişskileri”, Akademik Bakis Dergisi, sayi 21, Temmuz-agustos-Eylul-2010, s.17: shih: Mustafa Turkeş, “The Balkan Pact and its Immediate implications for the Balkan States, 1930-1934”, Middle Eastern Studies, Vol.30, no1, 1994, s.137. 851 Andrea Mango, “Ataturk; The biography of the Founder of Modern Turkey”, London: Overlook press 2002, f.470. 849
212
evropiane ishte edhe ardhja në pushtet e Hitlerit, në postin e kancelarit të Gjermanisë në vitin 1933. Krahas kësaj, e rëndësishme është që më 15 prill 1934, Greqia firmosi një protokoll sekret me Anglinë, dhe shtetet nënshkruese ku qeveria Greke kërkonte siguri nga lëvizje ushtarake të Shqipërisë dhe Bullgarisë. Por Greqia nuk ndërmori asnjë organizim kundrejt Shqipërisë, meqë ajo i druhej Italisë. Turqia deklaroi që nuk do të merrte pjesë në asnjë lëvizje kundër Bashkimit Sovjetik. Greqia në anën tjetër u tërhoq duke deklaruar se: “Greqia, ashtu siç është kërkuar edhe në pakt, nuk lufton në asnjë mënyrë kundër një shteti të madh” 852. Ndërsa Turqia nga ana e saj, me angazhimin e vet në realizimin e këtij pakti, veç arsyeve të tjera, siç vinte në pah ministri Shqiptar në Ankara Xhavid Leskoviku, “me këtë vepër, ka dashur të tregojë se është shtet europian e jo aziatik dhe se politika e saj është një politikë europiane” 853. Përderisa Shqipëria nuk u thirr në bisedimet paraprake nga asnjëra prej qarqeve diplomatike ballkanike, ajo nuk u thirr as me rastin e nënshkrimit të saj. Diplomacia turke, në përputhje me atë greke mbanin të njëjtin qëndrim ndaj Shqipërisë, përsa i takonte thirrjes së saj për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Për rrjedhim, këtë qëndrim Ankaraja u përpoq ta përligjte me po ato argumente. Ekzistenca e aleancës shqiptaro-italiane e parashtruar si pengesë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë pakt nga Ankaraja, sipas diplomatëve të huaj, përbënte një pretekst, i cili nuk kishte asnjë bazë. Për këtë ata, i referoheshin lidhjes që kishte edhe vetë Turqia me Rusinë 854. Jugosllavia deklaronte se: “Shqipëria të pranohej në gjirin e shteteve ballkanike, duhej të shkëputej nga Italia” 855, por në të vërtetë ajo nuk pranonte zgjidhjen e problemit të pakicave kombëtare që i propozonte Shqipëria. Kjo i pëlqente Greqisë e cila s’desh të diskutohej më tej çështja e Çamërisë, ndërsa Turqia e Rumania synonin për të mbajtur territoret që i’u kishin marrë fqinjëve. Ismail Sosyal, “Türkiye’nin Siyasal Andlaşmalari (1920-1945)”, C.I.Ankara: AKTDTYK ATAM Yayinlari, 1989, s.450. 853 AMPJ, D.54, v.1934, fl.8, Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet për së afërmi midis katër shteteve, nga Ankara Xh. Leskoviku. Ankara, 23 janar 1934. shih: G. Shpuza, Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve”..., f.53 854 AQSH, Fondi 252, d.54, v.1934, fl.8, Beograd 10 janar 1934. 855 AMPJ, Dos.100, v.1933, fl.236-242, Ministri Z.Xhafer Vila -Naltmadhnisë tij Mbretit ( pa datë), shih. edhe I. Ushtelenca, Diplomacia e mbretit....,vep e përm., f.255. 852
213
Refuzimi i Shqipërisë, për të mos marrë pjesë në një pakt që s’ndihmonte interesat e saj duket qartë në një letër që Ministri i Jashtëm Z.Xhafer Vila i dërgonte Mbretit Zog. “…E si mund t’i propozohet Shqipërisë të marrë pjesë në një pakt që ka qëllim njohjen nga ana e saj të kufijve përtej të cilëve jetojnë më shumë se gjysma e Shqiptarëve.Natyrishë është në interes të Jugosllavisë të sigurojë pjesëmarrjen e Bullgarisë dhe Shqipërisë sepse kështu mendon të sigurojë njohjen e kufijve, për të cilat me kohë këto dy shtete kanë deklaruar në konferenca dhe komisione ndërkombëtare se mbi ato vise kanë synime ndërkombëtare, -përfundonte ai”856. Tevfik Rushdi beu, Ministri i Jashtëm Turk akoma vazhdonte të pretendonte se Shqipëria nuk mund të futej në këtë pakt, sepse ajo ka një aleancë me Italinë dhe kjo e fundit nuk e ka dhënë konsentementin [pëlqimin] e saj për hyrjen e Shqipërisë në Paktin Ballkanik” 857. Këto ishin fjalët që ai i shprehu Xhavid Leksovikut ambasadorit shqiptar në Ankara. Përkundrejt këtyre përpjekjeve, të Ministrit të Jashtëm Turk Tevfik Rushdi beut për ta përligjur qëndrimin injorues të mbajtur ndaj Shqipërisë në çështjen e Paktit Ballkanik me ekzistencën e marrëveshjeve shqiptaro-italiane 858, ministri shqiptar në Ankara theksonte rishtazi se Shqipëria në politikën e saj është e lirë dhe porsa ajo vetë jep pëlqimin nuk ka përse shtetet ballkanike të venë një konditë të tillë. Megjithatë, përsëri Ministri i Jashtëm Turk Tevfik Rushdi bej, ngulte këmbë që Shqipërinë e ndalonte të merrte pjesë në Paktin Ballkanik neni i pestë i traktatit të aleancës me Italinë. Në këtë kontekst ai shqetësohej se mundej që pjesëmarrja e Shqipërisë në pakt të bëhej shkak që shqiptarët të prisheshin me Italinë. Përkundrejt këtij trajtimi nga shtetet e Ballkanit e veçanërisht nga Turqia të pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë dhe të prirjeve që vëreheshin nga turqit për të siguruar mosprishjen e marrëdhënieve të tyre me Italinë, Xhavit Leskoviku sqaronte: “…nuk mendojmë aspak të prishemi me Italinë, por n’anë tjetër nuk duhet interpretuar në këtë mënyrë lidhja që kemi me Italinë dhe të pandehet se na lidh këmbë e duar dhe se Shqipëria nuk ka të drejtë të bëjë politikën që ia lyp interesi i saj i naltë si një shtet
856
AMPJ, Dos. 100, v.1933, fl.154, .Ministria e Punëve të Jashtme -Naltmadhnisë së tij Mbretit, 24 janar 1934. 857 AMPJ, D.54, v.1934, fl.8. Mbi Paktin Ballkanik që do të lidhet për së afërmi midis 4 shteteve. Ankara 23 janar 1934. 858 AMPJ, po aty, fl.56-57, 22 shkurt 1934.
214
independent që është ” 859. Pra Shqipëria nuk u ftua se Greqia dhe Turqia nuk dëshironin të shqetësonin Italinë 860, apo për shkak të ndonjë arsyeje tjetër? Arsyet pse u nuk u ftua Shqipëria të aderonte në Paktin Ballkanik mendoj se ishin: E para frika nga Italia, sepse të gjithë shtetet e Ballkanit ishin në shënjestër të saj. Prandaj qeveritë ballkanike përpiqeshin me të gjitha mënyrat qoftë edhe përkohësisht për t’iu larguar rrezikut duke e drejtuar vëmendjen e ekspansionit Italian diku tjetër pse jo edhe në Shqipëri. Diplomacitë e këtyre shteteve e panë të udhës që, në prag të nënshkrimit të Paktit, njërin nga Ministrat e Jashtëm ta ngarkojnë me një mision të posaçëm në Romë. Për të mbuluar gjurmët, ai vizitoi edhe Parisin e Londrën, për qëndrimin e të cilëve nuk kishte pse të dyshohej. Maksimosi në Romë u porosit që Shqipëria të mos bëhej pjesë e këtij pakti 861. Së dyti, pranimi i Shqipërisë në Paktin Ballkanik, nënkuptonte bashkëpunim e dialog me shtetin shqiptar, që do të thoshte partneritet me të. Prandaj prezenca e Shqipërisë në këtë pakt do të pengonte pazaret që do të bëheshin në fshehtësi në kurriz të saj siç do të realizohej më vonë Konventa Jugosllave-Turke për shpërngulje e cila u arrit pikërisht nën suazën e këtij pakti. Së fundmi, hyrja e Shqipërisë në Paktin Ballkanik, e konsolidonte si shtet dhe e afirmonte më tepër mbretërinë shqiptare. Në një kohë kur dihej që shtetet fqinje të saj nuk u pajtuan asnjëherë me ekzistencën e këtij shteti të vogël të pranuar nga Fuqitë e Mëdha qysh nga vendimet e vitit 1913. Përpjekjet e diplomatëve turq dhe grekë për të justifikuar sjelljen e treguar ndaj Shqipërisë nuk mund të përligjen jo vetëm nga pozita ndërkombëtare e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe anëtar i Lidhjes Kombeve por edhe nga gjendja e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në ato vite. Megjithëse varësinë e tyre reale nga Italia siç shprehej shtypi i huaj, zyrtarët shqiptarë, mbetën mjaft të zhgënjyer që nuk qenë ftuar të marrin pjesë në pakt 862.
859
AMPJ, Dos.54, v.1934 fl.8, 23 janar 1934, Lidhja juaj me Italinë ju shtrëngon që kur të bëni një marrëveshje me një shtet tjetër, të kini marrë edhe konsentementin e aleates suaj. Përndryshe vazhdonte ministri i Jashtëm Turk, pozita e Shqipërisë kundrejt Italisë do të jetë shumë kritike dhe po ashtu ka për të qenë dhe pozita e Turqisë kundrejt Italisë, e cila mund të protestojë tek të gjithë shtetet nënshkruese të këtij pakti. 860 AMPJ, Dos.54, viti 1934, fl.6-7, Athinë 10 janar 1934. 861 Nina D. Smirnova, “Politika Italii na Balkanah 1922-1935”, Moskova: 1979, f.209, cituar sipas E. Bakalli..., f.65. 862 Historia e Shqipërisë, Vëll, III, Tiranë:1984, f.367.
215
Në një shkresë me titull rezervat të formuluar në adresë të ministrit të Shqipërisë në Ankara, Xhavit Leskoviku dhe të anulluar me urdhër të Ministrit të Punëve të Jashtme më 20 shkurt 1934 protestohej ndaj ministrave të jashtëm të Turqisë e të Greqisë, lidhur me qëndrimin e mbajtur në redaktimin e Paktit Ballkanik në Beograd. Në kërkimet e bëra nuk rezulton që një shkresë e tillë të ketë vajtur në destinacionin e duhur. Megjithatë vlen të përmendim qëndrimin e drejtë e mjaft të qartë të mbajtur nga diplomacia shqiptare asaj kohe. “Në një kohë kur Shqipëria po ndiqte një politikë sovraniteti dhe një politikë solidariteti ndërballkanik, politikë, s’ka dyshim konformë me interesat esenciale të popujve Ballkanikë...Shqipëria priste me të drejtë një përkrahje efikase” 863theksohej në këtë dokument, dhe më tej “sidomos, kur njeriu studion tekstin e aleancës mbrojtëse të lidhur midis Shqipërisë dhe Italisë, sjellja e të dy qeverive mike [greke dhe turke] nuk mund të shpjegohej veçse si një “shenjë dashamirëse” kundrejt Italisë për të siguruar interesat e tyre të veçanta, në dëm të madh të parimit “Ballkani i ballkanasve” që duhet të lidhte efektivisht gjithë popujt e Ballkanit” 864. Lidhur me këto arsye, disa qarqe politike të Athinës shkonin dhe më tej duke pretenduar se Shqipëria as që mund të ftohej, dhe as mund të merrte pjesë në pakt. Sepse mbasi, përveç faktit se ishte e lidhur me Italinë mbi të ekzistonte dhe një mandat “protektorati”, që rridhte nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921 865. Përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Athinë Qemal Mesarea ishte përpjekur ta hidhte poshtë këtë qëndrim të Greqisë, -siç shprehej ai jo pa të drejtë,- jo vetëm në tërë kuptimin e fjalës absurde, por edhe tepër të rrezikshme për dinjitetin e kombit tonë. Si anëtare e Lidhjes së Kombeve, Shqipëria, si të gjithë vendet e tjera ishte njohur si një shtet tërësisht i pavarur dhe me sovranitet të plotë. Vetëm kaq do të mjaftonte të rrëzonte dhe zhvleftësonte në mënyrë solemne, deklaronte Q. Mesareja, të gjitha vendimet protekstuese që ishin marrë para hyrjes së Shqipërisë në grupin e shteteve të pavarura që formonin Lidhjen e Kombeve 866.
863
AQSh, F.252, dos.54, fl.50, Tiranë, shkurt 1934. Rezervat për legatën shqiptare në Ankara. AQSH, po aty, fl.50. 865 AMPJ, D.55, v.1934, fl.28. Fjala e kryetarit të liberalëve Venizelos në parlamentin grek. Shih; SonPosta, no.1211, 18 mart 1934: Yunanistan Muhalefetinin Lideri “Son Posta” ile Konustu. 866 AQSH, F .252, dos.55, fl.34-35, Athinë, 14 shkurt 1934. Mbi paktin Ballkanik. Në qarqet politike të Athinës thuhej se shqipëria “as që mund të ftohej, e as mund të merrte pjesë në pakt mbasi përveç se është e lidhur me Italinë, por mbi të ekziston dhe një mandate protegjimi që rridhte nga vendimi i 864
216
Para kolegëve të tij ballkanas, përkundrejt gjithë atyre pretendimeve, diplomati shqiptar deklaronte: “Shqipëria ka caktuar politikën e saj. Kjo është konsolidimi i paqes mirëvajtja me fqinjët e saj, sigurimi i të drejtavet që rrjedhin nga detyrimet kontraktuale mbi çështjen e minoriteteve dhe besnikëri në paktin e Lidhjes së Kombeve me gjithë parashikimet e tij 867. Mirëpo për të arritur deri në këtë pikë të “politikës së forcës, ndajShqipërisë”, Italisë dhe diplomacisë së saj iu desh të llogariste shumë faktorë të brendshëm dhe ndërkombëtare. Politika italiane ndaj Shqipërisë evoluoi, në varësi të marrëdhënieve midis dy vendeve: kur në Itali u vendos fashizmi me në krye Musolinin, dhe në Shqipëri u vendos autoriteti i Zogut 868. Ambasadori i ri i Britanisë në Turqi, sir Percy Loraine, në një bisedë me përfaqësuesin diplomatik të Shqipërisë, e kishte pyetur rreth një lajmi që flitej në qarqet diplomatike. Nëpërmjet këtij lajmi thuhej se ambasadori i Italisë në Ankara kishte bërë një demarsh, në Ministrinë e Punëve të Jashtme turke duke protestuar dhe kundërshtuar lidhur me çështjen e hyrjes së Shqipërisë në Paktin Ballkanik. Ai donte të dinte nëse përfaqësuesi italian i kishte thënë Tevfik Rushdiut se “Italia nuk do t’a shihte kurrë me sy të mirë që të thirrej Shqipëria të merrte pjesë në Paktin Ballkanik”869. Diplomati shqiptar iu përgjigj kolegut të tij britanik se: “Nuk kishte dëgjuar diçka, por është e mundshme që të jetë bërë një përçapje e tillë, mbasi politikës së Italisë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Ballkan, përgjithësisht ia lyp nevoja të mbajë qëndrim ndaj një lidhje të përgjithshme të shteteve ballkanike”. Pra, dhe nga kjo konstatohet se Italia si në Turqi ashtu edhe në Greqi, ka bërë ç’është e mundur, shpjegon përfaqësuesi shqiptar që ne të mos thërriteshim për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Si Turqia, dhe sidomos Greqia, pjesërisht nga frika, por edhe nga shkaku i interesave të tyre, nuk donin që të prisheshin me Italinë dhe për këtë arsye këto dy shtete nuk donin që për hatrin e Shqipërisë, të hynin në konflikt me Italinë 870. Gazeta “Times”, në kryeartikullin e saj të datës 10 shkurt 1934, shkruante: “Nga të gjashtë vendet ballkanike, vetëm Bullgaria dhe Shqipëria nuk kanë interesa Konferencës së Ambasadorëve”. Shtohej edhe se nqs “Shqipëria nuk u ftua kjo u shkaktua nga që Greqia dhe Turqia nuk dëshirojnë të inkomodojnë Italinë.” 867 AQSh, po aty, fl.34-35. Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet së afërmi. 868 Muharrem Dezhgiu, Shqipëria nën pushtimin Italian (1939-1943), Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 2005, f.22. 869 AQSH, F.152, dos.54, fl.56-57, Ankara, 22 shkurt 1934. 870 Po aty, Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet së afërmi.
217
ekstra-ballkanike. Lënia jashtë e Shqipërisë ndoshta u shkaktua nga dëshira e qeverive greke e turke, iniciatorët e lëvizjes për lidhjen e paktit, për të evituar ofendimin e Italisë, që është aleatja, ose sikundër disa thonë mbrojtësja e mbretërisë shqiptare, që ndodhej njëkohësisht në marrëdhënie fare të mira me Greqinë dhe Turqinë” 871. Sipas mendimit tonë, ky konstatim është i paqëndrueshëm i cili vjen si rrjedhim i njohjes së paktë të politikës së jashtme të shtetit shqiptar, si dhe raporteve me oshilacione që Shqipëria pati me Italinë në vitet 1932-1934. Mbreti Zog filloi të mendonte dhe vepronte seriozisht se si mund të shpëtonte nga laku i Italisë, që sa vinte e shtrëngohej më shumë. Diplomacia shqiptare u përpoq që të ndërmarrë hapa për marrëveshje të favorshme tregtare, për të siguruar treg për mallrat e saj dhe të mundohej të evitonte monopolizimin e doganave italiane. Nuk përsëriti paktin e nëshkruar në vitin 1926, refuzoi kërkesën për njësim doganor etj., pavarësisht nga presioni detar që i bëri flota ushtarake italiane në verën e vitit 1934. Krahas ftohjes së marrëdhënieve me Italinë, Tirana zyrtare u përpoq që t’i bindë fqinjët e saj tokësorë, se stabiliteti dhe pavarësia e Shqipërisë është më jetike për ta. Më 17 shkurt 1934, kryetari i Konferencës Ballkanike Papanastasiu me anë të një letre drejtuar Mehmet Bej Konicës, e ftoi Shqipërinë të aderonte në Paktin Ballkanik. Mehmet Konica, iu përgjigj duke vënë në dukje se, Shqipëria s’ish thirrur të aderojë në përfundimin e Paktit Ballkanik i cili dhe kur u përfundua i mbylli portën pjesëmarrjes së dy shteteve të gadishullit që janë Shqipëria dhe Bullgaria. Ai tha se besimi reciprok dhe mbrojtja e kufijve të vendeve ballkanike do të ish reale dhe efektive vetëm nëse marrëveshja do kish bazë rreziqet që vinin nga Fuqitë e Mëdha, se vetëm në këto kushte Shqipëria ka qenë dhe ish e gatshme të aderonte në të. Sipas këtij pakti vijoi Z. Mehmet –ç’do anëtar i ri që dëshironte të aderonte në të duhej t’iu paraqiste një lutje nënshkruesve të tij të cilët do denjonin t’a pranonin ose t’ia hidhnin poshtë atë sipas urdhërave që do tё merrnin nga iks ose ypsilon fuqi e madhe 872. Nga ana e vet Turqia e mbështeti paktin dhe më 28 shkurt 1934 dhe Asamblea e Madhe Turke e nënshkroi atë. Ndërsa qeveritë greke dhe jugosllave e nënshkruan disa ditë më vonë. 871
AQSH, F.152, d.54, fl.4, Londër, 13 janar 1934. Mbi paktin Ballkanik që do të lidhet së afërmi. Letër e Z.Mehmet Konica, dërguar Konferencës Ballkanike të Athinës, 15 mars 1934, botuar në L’Europe Orientale, Romë 1934, nr.5-6, fl.326, cituar sipas I.Ushtelencës, Diplomacia e Mbretit Zog..., f.258. 872
218
Në 26 prill 1934, ministri shqiptar në Beograd, Rauf Fico, do të diskutonte me Ministrin e Jashtëm Jugosllav Jetvitiç, i cili kishte shpjeguar diskutimet që ishin bërë me Tefik Rushdiun, për shkak të anomalitetit që kishin lindur rreth Paktit Ballkanik. Në Turqi si kryetari i Republikës ashtu edhe qeveria Turke shfaqin mendimin se janë anëtarë të një marrëveshjeje të plotë pa përjashtim të gjithë shteteve ballkanike. Për shqiptarët ushqejnë ndjenja të forta miqësore dhe me anë të ministrit që dërguan në Tiranë e kanë shpjeguar në mënyrë të posaçme mendimin që kanë për shqiptarët 873. Gazeta “Cumhuriyet”, e cila citonte gazetën “Lavoro Fashiste” shkruante se: “ bashkë me Paktin Ballkanik ishte nënshkruar edhe një marrëveshje e fshehtë. Në këtë marrëveshje citohej se shtetet që kishin nënshkruar paktin në fjalë do ti ndihmonin Greqisë për ti kthyer asaj dymbëdhjetë ishujt e marrë nga Italia dhe pjesën veriore të Epirit që kishte mbetur në Shqipërri” 874. Por nga tjetër në këtë gazetë botohej përgënjeshtrimi që kishte bërë legata greke në Turqi se ky lajm nuk ishte i vërtetë, pavarësisht se gazetat italiane vazhdonin të kishin të njëjtat pretendime 875. Më 14 maj 1934, përpara se të shkonin në Gjenevë, Ministri i Jashtëm Turk së bashku me atë Rumun vizituan Beogradin. Një çështje që tërheq vëmendjen shkruante përfaqësuesi shqiptar në Beograd, është bashkëveprimi i ngushtë midis Turqisë dhe Jugosllavisë. Këto dyshime u shprehën pas tri vizitave që ministri i Turqisë Ali Hajdar beu realizoi pranë mbretit Aleksandër. Nga ana tjetër Turqia dhe Jugosllavia kishin rënë dakort për kufizimin e mjaft veprimeve të konferencave ballkanike 876. Pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Jugosllavisë në Turqi, ministri turk Ali Hajdar beu në Beograd do të shprehte interpretimin që i bëhej Paktit Ballkanik nga të dyja shtetet. Pakti duhet të ketë karakter të përgjithshëm ballkanik dhe se kufijtë e Shqipërisë duhet të jenë të padhunueshëm nga të gjitha anët 877. Në tetor 1934, katër shtetet anëtare hartuan një statut, që parashikonte mbledhje të rregullta të një këshilli të përhershëm. Prej nga kjo datë Pakti Ballkanik u
873
AMPJ, D.54, v.1934, fl.87. Mbi një bashkëfjalim me Z. Jetvitiç Ministri i punëve të Jashtme Jugosllave, Belgrade më 26 prill 1934. 874 Cumhuriyet, nr.3554, 31 Mart 1934, f.5; shih: R. Uçarol, Siyasi Tarihi..., f.579. 875 Cumhuriyet, po aty, f.5. 876 AMPJ, D. 54, v.1934, fl.93. Mbi ardhjen në Belgrad të MPJ të Rumanisë e Turqisë, 17 maj 1934. 877 AMPJ, D.54, v.1934, fl.108. Rauf Fico pyet Jetvitiçin MPJ e Jugosllavisë për çështjet politike.
219
quajt Antanta Ballkanike 878. Paktin Ballkanik, Turqia e ruante si një dokument ku shtetet Ballkanike miratuan të drejtat e njëri-tjetrit, mendim i cili u deklarua nga Ataturku në hapjen e sesionit të katërt të mbledhjes së Asamblesë së Madhe Kombëtare Turke, më 1 nëntor 1934, Ataturku deklaronte se: “Traktati Ballkanik është një dokument i rëndësishëm që tregon që shtetet Ballkanike tregojnë respekt për statusin e gjithsecilit. Është veçanërisht e qartë që ka një rëndësi të madhe në mbrojtjen e kufinjve” 879. Më 9 nëntor 1934, 880 përsëri përfaqësuesi shqiptar në Ankara vajti dhe takoi Tefik Rushdi beun në lidhje mbi çëshjten e paktit të propozuar Shqipërisë nga ana e Turqisë dhe i komunikoi mendimin që kishte qeveria shqiptare në lidhje me këtë çështje. Xhavit Leskoviku shprehej se qeveria shqiptare propozimin tuaj e ka pranuar me kohë dhe ne nuk e pamë të arësyeshme, që për këtë problem të bënim demarshe në Romë. Me të vërtetë që qeveria shqiptare ka një aleancë me Italinë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk na jepet e drejta për të lidhur pakte me shtete të tjera, sepse sado e vogël që është Shqipëria, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, si shtet i pavarur e ruan këtë të drejtë. Pastaj, ai do të shpjegonte faktin se: “Shqipëria duke qenë vogël dhe e dobët ka ngjallur lakminë e fqinjëve. Ky fakt tregon se ajo ka bërë përpjekje dhe sakrifica për të ruajtur pavarësinë e saj, veçanërisht nga Jugosllavia që i kishte nxjerrë gjithmonë pengesa për të ruajtur stabilizimin e qeverisë dhe të shtetit shqiptar. Këto pengesa, e çuan atë të afrohet me politikën italiane. Por edhe qeveria italiane në mënyrë paqësore ndoqi të njëjtën politikë si Jugosllavia duke e shpallur këtë rrugë të suksesshme, por kjo propagandë hasi në rezistencën e qeverisë tonë. Prandaj edhe konflikti i sotëm këtej ka ardhur. Sikurse dihet qeveria shqiptare refuzoi përsëritjen e paktit të Tiranës, pavarësisht që qeveria italiane u përpoq të ruante të drejtat e saj me pretekstin se këto të drejta i ishin dhënë asaj nga Liga e Kombeve në Konferencën e Ambasadorëve mbi Shqipërinë” 881.
878
L.S.Stavrianos, Balkan Federation. A history of the Movement toward Balkan Unity in modern Times, Northampton Mass, New York:1942, f.218-221. 879 Atatürk’ün Söylev ve Demeçleri, C.I, Ankara: 1997, AKDTYK ATAM Yayinlari 1997, f.396. 880 AMPJ, D.54, V.1934 fl.140-144. Bashkëfjalim me Tefik Rushdiun mbi çështjen e Paktit që i është propozuar Shqipërisë nga Turqia. 881 AMPJ, D.54, v.1934, fl.141: Bashkëfjalim me Tefik Rushdiun mbi çështjen e Paktit që i është propozuar Shqipërisë nga Turqia.
220
Këto shpjegime që u bënë, jo vetëm për të gjetur gjuhën e përbashkët, kuptohet për ruajtjen e statusquosë së Ballkanit, por edhe për përkrahjen që kërkonte Shqipëria të kishte nga ata, në mënyrë që të mos kishte vështirësi në konsolidimin dhe stabilizimin si shtet në këtë periudhë të stanjacionit botëror. Më tej ministri shqiptar shprehej “sot ne shohim që midis shteteve të Ballkanit lidhen pakte dhe bëhen marrëveshje, mjerisht konstatojmë se për Shqipërinë nuk flitet asnjë fjalë. E shoh si detyrë të tërheq vëmendjen e zotërisë suaj, pasi iniciativën në këto çështje e ka marrë Turqia. Qeveria Shqiptare politikën ballkanike po e ndjek me kujdes të madh, por nga ana tjetër përfundimet e këtij zhvillimi i pret me padurim, sepse situata e saj politike e lyp që të marrë një vendim të shpejtë. Pra nëqoftëse shtrëngohet të marrë një vendim kundër politikës ballkanike, natyrisht kjo do të jetë një mjerim për Shqipërinë, por nuk duhet harruar se ky mjerim i Shqipërisë do të jetë fillimi i mjerimeve të gjithë Ballkanit” 882. Në këtë kontekst Tefik Rushdiu do të përgjigjej: “Turqia ka një simpati të veçantë për Shqipërinë dhe dëshiron të ketë gjithmonë relacione fare miqësore. Po ashtu duhen konsideruar edhe ndjenjat e Greqisë kundrejt Shqipërisë. Këto dy shtete interesohen për integritetin dhe indipendencën e Shqipërisë. Por dhe në bisedat që kemi zhvilluar me Jugosllavinë, kemi marrë fjalën prej saj se do të respektojë të drejtat e Shqipërisë për independencën e plotë të saj. Jugosllavia e pranon tezën se “Ballkani është për të gjithë popujt e Ballkanit” dhe është në një mendim me ne për zhdukjen e influencave të shteteve të mëdha në Ballkan. Politika ballkanike sot për sot nuk ka marrë zhvillimin e duhur. Paktet që lidhi Turqia me disa shtete ballkanike, s’kanë tjetër qëllim veçse përmirësimin e relatave dhe likujdimin e disa çështjeve të varura. Me anën e këtyre pakteve hapet një fazë e re miqësie e besimi midis shteteve ballkanike të interesuara. Të gjitha këto pakte siç ju kam thënë dhe herë tjetër do t’i shërbejnë zhvillimit të politikës ballkanike, në të cilën edhe Bullgaria është e shtrënguar të marrë pjesë. Të gjitha këto lidhen me rastin e krijimit në të ardhmen të konfederatës ballkanike. Lidhur me Shqipërinë e kemi konsideruar se ajo ka për të marrë pjesë. Pozita e sotme e saj s’ka se si të ndryshojë, vetëm se duhet me çdo mënyrë të mbahet statuskuoja e brendshme dhe të mos të ngjasë ndonjë send dhe në këtë mënyrë, Italia s’ka se si të ndërhyjë në çështjet e Shqipërisë. Për këto ndërhyrje 882
AMPJ, D.54, v.1934, fl.142; Bashkëfjalim me Tefik Rushdiun mbi çështjen e Paktit që i është propozuar Shqipërisë nga Turqia.
221
gjithë shtetet e Ballkani janë kundër dhe nuk mund ta pranojnë një gjë të tillë” 883. Po jua them konkretisht, “unë nuk jam kundërshtar i një marrëveshjeje midis Shqipërisë dhe Italisë. Shqipëria duhet të ruajë të drejtat e independencës dhe integritetit duke u marrë vesh me Italinë. Kjo marrëveshje do të jetë provizore dhe një gjë e tillë nuk mund ta ndalojë Shqipërinë që të hyjë më vonë në lidhjen Ballkanike që do të realizohet. Prandaj nuk duhet të largohet nga një marrëveshje provizore me Italinë. Italia nga mos sukseset e politikës së saj kohët e fundit është shqetësuar dhe nervozuar mjaft, por pas pak kohësh kur të ftohen gjakrat do ti kuptojë gabimet e saja dhe Musolini si njeri i mençur që është, ka për të ndrequr gabimet e mëparshme” 884. Tefik Rushdiu do të shtonte se, “ Nёqoftёse Bullgaria do të marrë pjesë në Antantën e vogël, atëherë realizimi i paktit turko-greko-shqiptaro-italian do të jetë shumë i lehtë. Turqia, siç kuptohet dëshiron të lidhë paktin tripalësh të propozuar me Shqipërinë dhe Greqinë, por sot për sot druhet nga Italia, meqenëse dyshimet kundrejt saj mbi çështjen e pretendimeve mbi Antaljan ende nuk janë zhdukur. Veç kësaj edhe konsolidimi i politikës ballkanike nuk është aq e arritur sa të mund t’i bëjë ballë hapur politikës Italiane”. Në mbledhjen Ballkanike, që u zhvillua në Beograd u diskutua të thirrej Shqipëria për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Madje ministri i Argjentinës që kishte qenë për vizitë në Ankara, tregonte se Ministria e Punëve të Jashtme Turke ishte shprehur me shumë simpati për Shqipërinë dhe kishte shfaqur dëshirën e madhe për ta parë Shqipërinë në mes të aleatëve ballkanikë 885. Duke parë në vijim si hapat e zhvillimit Paktit Ballkanik, sipas studiueses E. Bakalli, kur mendohej se shtetet e Ballkanit arritën një vetëdije të lartë politike, e cila do t’i shpinte ato drejt realizimit të sloganit “Ballkani ballkansave” në kuptimin më të mirë të saj ato dështuan dhe pakti në fjalë me kalimin e kohës u bë dëshmi për mospajtimet e thella ndërmjet tyre 886. Ndërsa sipas historiografisë shqiptare në këtë situatë shqiptarët përdorën me maturi politikën ballkanike duke mbrojtur pavarësinë e vendit dhe të drejtat e 883
AMPJ, D.54, v.1934, fl.143. Bashkëfjalim me Tefik Rushdi benë mbi çështjen e Paktit që i është propozuar Shqipërisë nga Turqia. Për MPJ Xhafer Vila, ministrit në Ankara Xh. Leskoviku. 884 AMPJ, d.54, v.1934, fl.144, vazhdim i këtij bashkëfjalimi. 885 AMPJ, D.54, v.1934, f.139, Mbi marrëveshjen ballkanike në Ankara, Belgrade 13 nëntor 1934. 886 E. Arifi-Bakalli, Pakti Ballkanik dhe Shqipëria, botuar përmbledhjen me artikuj dhe kumtesa “Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare”, në (Përmbledhjen me artikuj dhe kumtesa) Instituti Albanologjiki Prishtinës, Prishtinë: 2011, f.67.
222
pakicave shqiptare a më mirë të popullsive shqiptare në vendet e Ballkanit, në Jugosllavi e në Greqi. Ahmet Zogu shpresoi deri vonë se qeveria e tij një ditë do mund të lidhte aleanca me shtetet ballkanike për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm të Italisë fashiste kundër Shqipërisë, por ky mbeti vetëm një iluzion 887.
4. Ulje ngritjet në marrëdhëniet midis Monarkisë Shqiptare dhe Republikës Turke.
Më 14 maj 1933, menjëherë pas emërimit të Xhavit Leskovikut, si ambasadori ynë në Ankara në qarqet diplomatike turke filloi të flitej për vendosjen e një personaliteti në postin e përfaqësuesit turk në Tiranë. Në fund të qershorit 1933, filloi të përmendej si përfaqësuesi i Turqisë në Tiranë, emri i një personaliteti Nuri Beut, i cili ishte në postin e ad interim të ngarkuarit me punë të Turqisë, në Hagë 888. Por Ministria e Jashtme Turke, hezitonte pavarësisht pëlqimit nga ana e shqiptarëve, sepse Ataturku nuk e kishte firmosur emërimin e tij. Në momentin kur po zhvilloheshin ngjarjet mbi Paktin Ballkanik, ai vahzdonte të hezitonte për të dërguar përfaqësues në Tiranë dhe këtë e justifikonte me faktin se nuk kishte gjetur akoma një person të përshtashëm. Në vitin 1934, një intervistë interesante do të botohej nga gazeta “Stampa”. Nëpërmjet saj mbreti Zog pasi fliste për vendin e tij dhe mbretërinë që drejtonte: “Për 10 vjet do ta çoj Shqipërinë atje ku dëshiroj. Ne duhet të bëjmë një kalim të madh nga mesjeta në shekullin e njëzetë. Por, megjithëkëtë, mendoj se ky modernizim nuk duhet të jetë i menjëhershëm. Ne nuk jemi aq radikalë sa Mustafa Qemali 889. Pra kuptohet nëpërmjet fjalëve të tij se ai po përpiqej për të ndërtuar një shtet modern dhe se njihte dhe e ndiqte me vëmendje politikën ballkanike dhe atë Turke në veçanti, si dhe reformat që po zhvilloheshin në Turqi, në çfarë fryme dhe sesa revolucionare ishin ato. 887
Historia e Popullit shqiptar..., vëll. III, f.308. AMPJ, D. 236, v.1933, fl.9-10, Nuri bej vjen si ministër i Turqisë në Tiranë. Ankara 27 qershor
888
1933.
Başbakanlik Cumhuriyet Arşivine, 301000, 233, 4, 572. Një intervistë e mbretit A. Zogut botuar në gazetën “Stampa”, më 27 shkurt 1934. 889
223
Më tej ai do të shprehej edhe për shqiptarët, për popullin e vet, të cilit i njihte psikologjinë, zakonet, mentalitetin, vullnetin që e karakterizonte, forcën dhe karakterin, i’a dinte ku kishte pikat e dobëta, cilësitë, fuqinë dhe vitalitetin që ky popull kishte. Ai do të shprehej:“ Në fillim m’u desh të luftoja kundër mosbindjes sepse çdo shqiptar ka një ndjenjë të fortë pavarësie. Kemi patur vështirësi po ashtu me funksionarët, nëpunësit, sepse shqiptarët që ishin më parë nëpunës turq, kanë qenë të helmuar nga korrupsioni turk. Në këtë vend të ç’organizuar, duhej të zgjohej ndërgjegja kombëtare e të krijohej komunikimi në mënyrë që qeveria qendrore të ishte efikase. Po gjithashtu te ne shteti ishte në gjendje të keqe e duhej shumë durim që të vendosej autoriteti i tij, sidomos në male. Shqiptari respekton vetëm njeriun shpirtërisht të fortë. Duhet njohur mirë psikologjia e këtij populli, nëqoftëse do të bësh diçka me të” 890. Si përfundim, duke iu referuar kësaj interviste, mund të themi se mbreti Zog e çoi në nivele të larta proçesin e shtetformimit dhe kombëtarizimit. Ai pavarësishtse kishte përballë, një malme pengesave dhe kundërshti, do të përpiqej të përgadiste kombin shqiptar për të kaluar në një fazë moderne më të avancuar të zhvillimit të tij 891. Gjatë kësaj kohe në Ballkan pati zhvillimeve politike të rëndësishme. Ndikoi në këtë drejtim edhe kursi i ri i politikës së Ataturkut për shndërrimin e Ballkanit në një zonë të paqes e të sigurisë. Franca dhe Italia rivalizonin si edhe më parë për sundimin në gadishull. Ato kishin futur në orbitën e tyre me anë të aleancave e marrëveshjeve një sërë shtetesh ballkanike, ku një pjesë e mirë e tyre ishin nën ndikimin anglo-francez. Këtu bënte pjesë edhe Turqia. Ataturku, u mundua ti jepte rëndësi Shqipërisë në një kohë që ish formuar Antanta Ballkanike. Prandaj në kohën kur mbretëria shqiptare pati krizë në marrëdhëniet me Italinë, u përpoq ta tërhiqte Shqipërinë në Antantën Ballkanike e me këtë rast të normalizonte marrëdhëniet me të. Prandaj ai mendoi dhe përcaktoi një formulë të re politike në udhëzimet e tij, në mënyrë që ambasadori i ri që do të vinte në Shqipëri të punonte për normalizimin e raporteve midis dy vendeve . “Unë dëshiroj që përfaqësuesi që do të shkojë në Shqipëri duhet të jetë një zotëri që e njoh
890
BCA, 301000, 233, 4, 572, po aty. Beqir Meta, Kontributi i Ahmet Zogut në forcimin e institucioneve kombëtare në Shqipëri”, në revistën peridoike “Emathia”, nr.4, 2012. 891
224
nga afër, që i besoj moralit të tij dhe që i di mirë mendimet e mia. Deri sa të gjendet një njeri i tillë unë s’do të emëroj asnjë nga ministrat e propozuar 892. Atëherë duke ditur objektivat e Ataturkut në marrëdhëniet me Shqipërinë, Ministri i Punëve të Jashtme turke Tevfik Rushdiu, vendosi ti bëjë atij propozimin e fundit. Kësaj radhe ai zgjodhi një nga bashkëpunëtorët e afërt të tij, Rushen Ushref Ynaydin. Këtë propozim do e përkrahte edhe kryemnistri turk Ismet Inony,i cili kishte shpresë se Rushen Ushrefi do të emërohej në postin e ambasadorit të Turqisë në Shqipëri. Ky mendim u pranua në kohën kur u firmos Pakti Ballkanik, në marsin e vitit 1934. Ataturku, caktoi si ambasador në Shqipëri, sekretarin e parë të tij zotin Rushen Eshref Unaydin 893, dhe më 1 prill 1934 do të firmoste emërimin e tij. Ataturku, në prezencën e Ministrit të Jashtëm Turk, Tevfik Rushdi, i dha disa direktiva (udhëzime) ambasadorit të tij në lidhje me qëndrimin në Tiranë 894. Porositë ishin për probleme të ndryshme politike, si marrëdhëniet turko-shqiptare, Shqipëria dhe Pakti Ballkanik, politika e Turqisë në Ballkan, qëndrimi që do të mbante ndaj Italisë dhe veçanërisht orientime të ndryshme për qëndrimet në momente të caktuara që duhej të mbante ambasadori. Dy ishin pikat kyçe në udhëzimet e tija të cilat kishin vlerë të rëndësishme për momentin në diplomacinë Turke për Ballkanin ishin: E para, ishte, Pakti Ballkanik dhe e dyta, qëndrimi ndaj Italisë. Në lidhje me Paktin Ballkanik në udhëzimet e tij shkruante, nëqoftëse ende nuk janë ndërmarrë nisma të qarta dhe të prera për futjen e Shqipërisë në PaktinBallkanik, janë pasur parasysh interesat e Shqipërisë. Mendimi im është ta shoh Shqipërinë si një pjesëtare të natyrshme dhe të përhershme të këtij pakti. Presim momentin e përshtatshëm dhe ruajmë shpresën se kjo dëshirë e imja të realizohet në një kohë të afërt kur shteti shqiptar ta shohë vehten në kushte të përshtatshme. Megjithëse Shqipëria nuk bën
Bilal N. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”, Prof.dr. Ahmet Şükrü Esmer’e Armağan, A.U.=S.B.F. Yayini, Ankara 1981, f.215. 893 Rushen Yshref Ynajdin, lindi në Stamboll në vitin 1882. Në vitin 1911 mbaroi liceun e Gallatasarajt, dhe në 1934 mbaroi Fakultetin e Letërsisë në Stamboll. Ka punuar si mësues në Liceun e Gallatasarajt, në Ingiliz High School dhe në kolegjin anglez, Robert Kolegji sot Univeristeti i Bosforit. Ka punuar korrespondent në disa gazeta si dhe ka kryer detyra administrative deri në caktimin e tij në detyrën e Ambasadorit. 894 Bilal N. Simsir, “Bizim diplomatlar”, Biligi Yayinevi, Ankara, 1996, f.462. 892
225
pjesë në pakt, është rregulluar në një mënyrë të tillë ky pakt, që qeverisë shqiptare ti sigurohen kufijtë ballkanikë 895. Ataturku e përmblidhte në këtë mënyrë politikën Ballkanike të qeverisë së tij: “Turqia punon për miqësi të vërtetë, e serioze në të gjithë Ballkanin e me garanci e sinqeritet reciprok për çdo çështje. Ndërkaq edhe për bullgarët kemi të njëjtat ndjenja”. Lidhur me këtë ai e udhëzonte ministrin turk: “Në këtë drejtim të punosh me besnikëri dhe dashuri me përfaqësuesit e shteteve ballkanike dhe t’i nxitësh ata që t’u bëjnë thirrje shteteve dhe qeverive të tyre për të punuar në këtë drejtim” 896. Mustafa Qemali ua kishte bërë të qartë kryetarëve të shteteve të Ballkanit, se me arritjen e marrëveshjes ballkanike nuk do të prekeshin kufijtë e Shqipërisë dhe nuk do të injorohej pozita e saj në Ballkan. Kjo del dhe në bisedimet që zhvilloi në takimin me Venizellosin më 26 shtator 1933 897. Interesante janë edhe pikëpamjet dhe mendimet e Mustafa Qemalit lidhur me qëndrimin ndaj Italisë. Përpjekjet e tij për normalizimin e marrëdhënieve turkoitaliane dhe për uljen e tensionit, në Mesdheun Lindor qenë të mëdha 898. Më tej ai e porosiste ambasadorin e tij, të sillej në një mënyrë të rezervuar ndaj italianëve. Nuk do të ketë asnjë fjalë hapur kundër italianëve, por as në favor të tyre nuk do të flitet. Pra, shteti italian është i madh, kombi italian është shumë i zhvilluar dhe i pjekur. Musolini në Itali ka bërë dhe po bën punë të mëdha. Ushtria e tij dhe mjetet luftarake të tërheqin vëmendjen, fashizmi është një regjim interesant. Pra, nuk do të zësh në gojë, qoftë edhe një politique language, fjalë lavdëruese ose nderimi për Italinë dhe për Musolinin. Kur të thonë ndonjëherë fjalë të tilla, nuk duhet t’i miratosh, por duhet të mbash një qëndrim sikur po dëgjon gjëra të rëndomta e të parëndësishme…. 899 Më 2 prill 1934, Rushen Eshrefi, u nis nga Ankaraja e më 8 prill arriti në portin e Durrësit, kurse më 15 prill i paraqiti mbretit Zog letrat kredenciale. 895
B. N. Simisir, “Bizim diplomatlar”, po aty, f.462. Ataturk’ten, Elçi Ruşen Eşref Ünaydin’a yönerge Türk-Arnavut ilişkileri üzerine”, vep e përm,
896
f.216.
B. N. Simşir, Atatürk’ün Yabanci Devlet adamlariyla görüşmeler, Yedi belge (1930-1937), në Belleten, C, XV/1, sa 1977, Ocak 1981, s.176. 898 Romaino Rainero, Le Relazioni tra l’Italia e la Turchia, në Il vetro, 2-4 anno XXXIII, MarzoAgosto1979, 4.539 S, cituar nga S.Turan Faşizm döneminde Italyan Türk ilişkileri, Belleten, C. XVLI, Sa 176, Ekim 1980. 899 Bilal N. Simşir, Atatürk’ten, Elçi Ruşen Eşref Ünaydin’a yönerge Türk-Arnavut ilişkileri üzerine”..., f.216. 897
226
Me një raport të hollësishëm, ai përshkruajti fillimin e detyrës dhe përshtypjet e para për Shqipërinë. Në raportin e gjatë dërguar mbi takimin me mbretin Zog ai do të shkruante: “Mbreti më priti në një sallë mjaft të madhe. Vetë mbreti kishte veshur uniformë gri të errët në të gjelbër, në mënyrën e uniformave italiane. Më përshëndeti në turqisht, duke më uruar mirëseardhjen. Pas paraqitjes së letrave kredenciale dhe fjalëve të Ataturkut, mbreti i kishte zgjatur atij një cigare nga kutia e argjendë, prodhim italian” 900. Udhëzimet e Ataturkut fillonin me fjalët: “Ne e duam kombin shqiptar, e konsiderojmë si vëlla, nuk e shohim si të largët. Ne dëshirojmë seriozisht dhe në mënyrë të prerë që të fuqizohet dhe të përparojë si shtet e si komb dhe të marrë me forcë dhe sidomos në mënyrë të pavarur e të sigurt, pozitën që meriton në Ballkan. Mund të keni besim tek kjo. Kjo është bazë e marrëdhënieve politike midis Turqisë dhe Shqipërisë. Në këtë çështje mund të më besojnë mua (Ataturkut), qeverisë republikane dhe njerëzve tanë… Nuk duhet të dyshojnë se edhe kombi turk me ndjenja dhe me zemër e konsideron vëlla popullin shqiptar…” 901. Mbretit Zog, duket se i lanë përshtypje të mira këto fjalë dhe ai do të përgjigjej: “Shkëlqesia e tij, Gazi Mustafa Qemal Ataturku, duke dërguar në Shqipëri një personalitet të afërt të tij, i ka bërë një kompliment Shqipërisë. Ai theksoi se kjo gjë këtu do të vlerësohet dhe do të pritet me mirënjohje”. Pasi e komplimentoi ministrin e ri të ambasadës turke në Shqipëri, i shprehu pikëpamjet e tij në lidhje me Turqinë. Ai i paraqet ato pikëpamje në të njëjtën frymë sikur mendojnë edhe sot disa prej historianëve turkologë. “Për pesë shekuj jetuam në unitet ndjenjash dhe kulturash me Turqinë. Kjo bashkëjetesë ka lënë tek ne ndjenja të pashlyeshme dhe mirënjohje. Për pesë shekuj unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Turqia, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav e as nuk do të mund ta pengonte dot fshirjen e Shqipërisë nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e ekzistencës tonë ia kemi borxh Turqisë. Kombin fisnik turk ne e shohim si vëlla të madh, e shtetin e tij si shtet vëlla të madh. Bile sot, shumica e qeveritarëve të Shqipërisë së re janë arsimuar dhe edukuar në Turqi. Prandaj ne gëzohemi shumë kur shohim këtu ambasadorin e Turqisë. Ju këtu nuk jeni i huaj, konsiderojeni veten si në B. N. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”..., f..219-220. Shih: B. N. Şimsir, Bizim Diplomatlar..., f.311; shih. B.N.Simsir, Ataturk ve yabanci adam…, f.465. 901 B.N. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”, po aty. 900
227
vendin tuaj. Sigurisht do të keni kontakte me qeverinë, por mos u kufizoni vetëm me këtë. Ju lutem shëtitni sikur të jeni vendas, krijoni kontakte të ngushta dhe të afërta me popullin. Do të shikoni me sytë tuaj ndjenjat dhe dashurinë që ushqen vendi ynë për popullin fisnik turk. Krijoni kontakte të ngushta me qeverinë, pyesni, ç’të dëshironi, mësojini bile edhe çështjet sekrete. Këtë e them sinqerisht nga zemra. Tek unë do të gjeni një mik tuajin, të kombit tuaj të të mëdhenjve tuaj... Kur të dëshironi, ejani të takohemi. Bile edhe po s’patët ndonjë punë, ejani qoftë edhe vetëm për t’u fjalosur? Në fakt ambasadorët e tjerë do të bëhen pak xhelozë për këtë, por kjo s’ka rëndësi, sepse sejcili duhet ta dijë se ambasadori turk në Shqipëri nuk konsiderohet i huaj” 902. Ky ishte takimi i parë midis Zogut dhe ministrit të ri Turk në Tiranë. Takimi sipas Rushen Eshref beut, zgjati shumë dhe i kaloi limitet e një ceremonie të paraqitjes së letrave kredenciale si dhe kuadrin e protokollit normal zyrtar. Pas këtij takimi ambasadori i referoi Ministrisë së Jashtme Turke ku do të vinte në dukje:“Mbreti Zog, tregonte interes të madh për zhvillimin e Turqisë dhe bëri pyetje të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Kërkoi libra ku flitej për Turqinë dhe tha se do ti lexonte ato. Njëkohësisht preku edhe vështirësitë ekonomike që kishte Shqipëria. U ankua se në Shqipëri nuk kishte kapitale të mjaftueshme dhe njerëz të përgatitur. Sidomos tregonte interesim mbi politikën ekonomike që ndiqte Turqia pa marrë borxhe dhe kredi nga jashtë. Më pas mbreti foli edhe pse hoqi dorë nga republika dhe pse parapëlqeu të zhvillonte mbretërinë”. Ai tha,- “Shumë ngatërresa të brendëshme rrezikonin ekzistencën e Shqipërisë. Veprimtaritë e shteteve të huaja përreth nesh tregonin se ekzistonte rreziku për të na copëtuar, dhe këtë rrezik ne e kapërcyem me forcat tona. Në thelb unë jam përkrahës i republikës po aq sa është shkelqësia e tij Gaziu. Ai, të jetë i sigurt për këtë, por kushtet na detyruan të sigurojmë unitetin e brendshëm, prandaj vepruam në këtë mënyrë 903. Në fund të bisedës së tij ai përshëndeti edhe Ismet Pashën dhe Tevfik Rushdi beun.
B. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”..., F.219-220, shih. B. N. Simsir, “Bizim diplomatlar”..., f.471. 903 B. Şimşir, Ataturk’ten Elçi Ruşen Eşref Unaydin’a yönerge Tűrk-Arnavut ilişkileri űzerine”, po aty. Shih: B.N.Şimşir, “Bizim diplomatlar”..., f.471. 902
228
Në bisedën e zhvilluar u duk qartë se mbreti Zog nëpërmjet elozheve për përfaqësuesin turk dhe Mustafa Qemalin 904, përcillte mesazhin e afrimit me Republikën Turke në një moment krize dhe acarimi të marrëdhënieve shqiptaroitaliane 905. Pra ai po mundohej të kërkonte ndihmë jo vetëm nga ana ekonomike, por edhe ide për të dalë nga bllokada ekonomike që e kishte mbërthyer shtetin shqiptar. Zogu, deshi të shpëtonte nga presioni i Musolinit, i cili do t’i kërkonte bashkimin doganor të Shqipërisë me Italinë, përmes lidhjeve me Francën dhe afrimin me shtetet Ballkanike 906. Me këtë takim filloi një epokë e re në marrëdhëniet shqiptaro-turke. Së pari, mbreti Zog e paraqiti veten e tij monarkist si rrjedhim i kushteve historike dhe i ngjarjeve të zhvilluara brenda vendit dhe jashtë tij. Ky qëndrim përputhet me të vërtetën historike që duhet të reflektojnë edhe studiuesit e sotëm. Së dyti, kjo lloj sjellje i shërbente edhe diplomacisë turke, e cila vazhdonte të punonte për krijimin e një aleance të fortë në Ballkan. Prirja e Ahmet Zogut për një politikë të pavarur u përshëndet nga shtypi turk si faktor për sigurimin e paqes në Ballkan 907. Kulmin e vet kriza në marrëdhëniet shqiptaro-italiane e arriti më 22 qershor 1934. Në bregdetin shqiptar u zhvillua një krizë navale, kur 22 anije lufte italiane arritën deri afër portit të Durrësit. Anglia e këshilloi Zogun që të merrej vesh me qeverinë Italiane. Në këtë periudhe qeveria shqiptare u përpoq të afrohej me shtetet e tjera evropiane si edhe me ato fqinje. Ajo bëri përpjekje për sigurimin e një huaje nga Lidhja e Kombeve por edhe ky hap dështoi. Në kulmin e krizës italo-shqiptare, kërkoi të afrohej me rivalen e Italisë, Francën e cila për dhënien e një ndihme financiare vuri kushte edhe më të rënda se Italia. Ndërsa qeveria e Beogradit u përpoq ta tërhiqte Shqipërinë në sferën e saj qeveria greke tregoi më pak interesim. Ajo ndiqte një politikë më pragmatiste dhe ishte e interesuar për marrëdhëniet sa më të mira me Italinë. Duhet theksuar se Greqia 904
Të gjithë bisedën lutemi ta dijë Ataturku. Admiroj shkëlqesinë e tij Gazi dhe veprat e tij, transmetojini respektin tim të thellë dhe të sinqertë: të më pranojë si një vëlla të tij të vogël. Të mos më mbajë larg këshillave dhe paralajmërimeve. Vendin tuaj që shkon drejt përparimit e marrim si shembull për vendin tonë, juve ju marrim si model. shih. Bilal N.Simsir, Ataturk’ten Elçi Rusen Esref..., f.471472 . 905 Historia e Shqipërisë ..., f.310-313. 906 Historia e Shqipërisë, Tiranë 1984, vëll. III, f.364-368. 907 Cumhuriyet, 19 gusht 1934, Muharrem Feyzi, Italya ve Arnavutluk.
229
ashtu si edhe Shqipëria megjithëse patën disa fërkime, u përpoqën të ishin të kujdesshme në marrëdhënie me njëra-tjetrën. Duke përfituar nga efektet që solli incidenti me anijet italiane, brenda dhe jashtë Shqipërisë, qeveria shqiptare rifilloi përpjekjet për të gjetur rrugë për të dalë nga tutela ekonomike italiane që i impononte edhe tutelën politike. Në të gjitha takimet që Ministri i Punëve të Jashtme, Xhafer Vila, zhvilloi me trupin e huaj diplomatik gjatë ditëve të vështira të qershorit 1934, u kërkua mbështetja ekonomike e këtyre shteteve dhe lidhja e marrëveshjeve tregtare. Shumica e qeverive përkatëse, që nuk u interesonte prania Italiane në Shqipëri, morën angazhime konkrete për të ndihmuar ekonominë shqiptare në forma të ndryshme 908. Më 8 tetor 1934, amabasadës turke në Tiranë, i erdhi një telegram ku njoftohej se Rushen Eşrefi, caktohet ambasador në Athinë, dhe në vend të tij emërohej shkrimtari Jakup Kadri Karaosmanoğlu. Një javë më vonë ambasadori Rushen Eshrefi Unaydin u largua për në Athinë 909. Rushen Eşref Unaydin, në postin e ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, ndenji vetëm gjashtë muaj. Misioni për të cilën ai kishte ardhur dështoi, sepse mbreti Zog, në politikën e jashtme, s’mbështetej në parime fetare apo raciale, por në ato kombëtare, sepse e dinte fort mirë se kështu mund të gjente mbështetjen e Lidhjes së Kombeve dhe të traktateve të ndryshme ndërkombëtare. Ai nuk e ngriti kurrë tezën e luftës kundër sllavëve të jugut, por veç të shkëputjes së trojeve shqiptare që ishin të pushtuara prej tyre. Krahas kësaj edhe krijimi i dy blloqeve rivale në Ballkan siç propozonte Turqia, jo vetëm s’do forconte paqen, por përkundrazi mund të shkaktonte konflikte ushtarake nga të cilat Shqipëria historikisht si shtet i vogël kishte humbur e asnjëherë nuk kishte fituar 910. Një problem tjetër me rëndësi në marrëdhëniet shqiptaro-turke të kësaj periudhe ishte edhe emigrimi i shqiptarëve kosovarë nga Jugosllavia për në Turqi. Për hir të politikave ballkanike të kohës, diplomacia e republikës turke sakrifikonte një popullatë, e cila nuk e kishte menduar se do të asimilohej në rajonin Anadollian 908
AMPJ, v.1934, dos.49, fl.17, 28.06.1934. 15.10.1934 tarihli, 2.1415 sayili kararname metni şudur: “Tiran Elçilisi Ruşen Eşref Bey’in ikinci derece ile Atina Birinci sinif Elçiliğine tayini, hariciye Vekilliğinin 13.10.1934 tarih ve 71457/744 sayili teklifi üzerine Icra vekilleri Heyetince 15.10.1934 tarihinde tasvip ve kabul edilmiştir”. (Cumhurbaşkani G.M.Kemal’in ve vekilerini imzalari.) 910 AQSh, F. Legata Italiane, dos.36, viti 1934, F.1-7, Relacion i Kokut, 14 prill 1934. cituar sipas I.Ushtelencës, f.259. 909
230
të Turqisë. Kjo popullatë e gënjyer nga agjentët e shumtë që vepronin në të gjitha viset e mbretërisë serbo-kroato-sllovene mendonte se do të vendoseshin në qytete të Turqisë, por realiteti nuk qe ai që ata prisnin. Në fakt interesat turke, thekson studiuesi H.Bajrami, ishin që shqiptarët të vendoseshin në pjesët lindore të Turqisë për ti shërbyer asaj si mburojë prej sulmeve të fiseve kurde. Ndërsa një shkak tjetër i qëndrimit të Turqisë që nxiste këtë veprimtari propagandistike ishte edhe marrëveshja që turqit kishin lidhur me Rumaninë për të pranuar në Trakën lindore pakicat tartare të Besarabisë dhe Dobruxhës. 911 Aktiviteti i marrëveshjeve politike midis dy shteteve filloi në mënyrë të fshehtë në vitin 1933, kur Ministri i Jashtëm Turk Tefik Rushdiu, vizitoi Beogradin. Në bisedimet e zhvilluara me homologun Jugosllav Jetvitiçin, në praninë e Ali Hajdar beut ambasadorit turk në Beograd, nuk u zu në gojë “çështja shqiptare”. Por pas këtij takimi Ministri i Punëve të Jashtme të mbretërisë Jugosllave i dërgon një telegram sekret përfaqësisë në Stamboll, ku do të theksohej se “çdo shqiptar që ka autoritet në Kosovë e që viziton Turqinë në formë turizmi duhej t’i bëhet e pamundur kthimi në vendlindje”. Shenja për t’i njohur njerëzit e tillë do vihej në pasaportë. Kohëzgjatja do t’i shënohej me germa edhe me numër 912. Rauf Fico, drejtuesi i legatës shqiptare në Jugosllavi në një raport të dërguar nga Beogradi shkruante se: “Ministri i Turqisë Ali Hajdar beu, në një vizitë që kishte bërë pranë legatës shqiptare, theksonte që ish-ministri i Turqisë në Tiranë z. Rushen Eşref beu, kur kishte vajtur në Ankara kishte folë edhe mbi emigrimin e kosovarëve. Rushen Eşref beu, në fjalën e tij kishte kërkuar, ndalimin e emigrimit të shqiptarëve nga Kosova sipas kërkesës që i kishte bërë vetë Mbreti Zog” 913. Për këtë kërkesë ishte biseduar edhe në Ministinë e Punëve të Jashtme turke, e cila kishte lëshuar urdhërat e mos lejimit të dhënies vizave të shqiptarëve kosovarë që duan të emigrojnë. Sipas Hajdar beut ministrit turk në Beograd, për disa krahina shqiptare si Dibra, Prizreni, Gjakova, Peja e Berana ishte i ndaluar lëshimin i vizave 914.
911
AQSh, F.151, v.1934, dos.142, fl.3-4. Njoftim i Legatës në Ankara për MPJ dt.27.2.1934; po aty, Fl.188-191. Njoftim i Kryekonsullatës së Stambollit për MPJ shqiptare, dt.12.10.1934; Pro-Fo-London, Letër e Legatës Britanike në Durrës për MPJ në Londër, dt.14.9.1935 (AIH, Dosja J.5, f.306). 912 Hakif Bajrami, Konventa Jugosllave-turke vitit 1938 për shpërnguljen e shqiptarëve, botuar në, Shpërngulja e shqiptarëve gjatë shekujve, Prishtinë 1992, f.178.. 913 AMPJ, v.1934, dos.142, fl.205, Raportim nga Rauf Fico, mbi emigrimin e Kosovarëve në Turqi. Belgrade, LE 13 nëntor, 1934. 914 AMPJ, v. 1934, dos,142, po aty.
231
Lidhur me këtë problem, më 14 dhjetor 1934 ministri shqiptar në Beograd njoftonte se listat e dërguara nga qeveria jonë, ia dorëzova Ministrit të Turqisë Hajdar beut, në mënyrë që ai t’ia paraqiste Tefik Rushdi beut, si mbas kërkesës qëky i fundit kishte bërë 915. Pas Rushen Eşref Ynajdinit, ministër i Turqisë në Tiranë, u caktua një personalitet i njohur i fushës së letrave në Turqi, Jakup Kadri Karaosmaoglu, i cili nuk e kishte pritur me dëshirë këtë emërim. Më vonë, përjetimet dhe kujtimet e kaluara në këtë profesion, ai do t’i botonte në librin “Zoraki diplomat” ose “Diplomat pa dëshirë”, të cilat mbartin përveç vlerës historike të një dokumenti historik, edhe tablo të punës së personaliteteve të shtetit shqiptar dhe jetës politike. Në raportin që ai i dërgonte Ankarasë do të shkruante se u nisa nga kryeqyteti më datë 14 nëntor, pasi përshkova Stambollin, Athinën, Brindizin, Barin arrita në Durrës me datë 29 nëntor 1934. Në port, përveçse personelit të ambasadës, kishte dalë ta priste edhe Nebil Cika, njëri prej përfaqësuesve të neoshqiptarizmës, i cili kishte studiuar në Stamboll dhe ishte bërë i njohur nëpërmjet penës së vargjeve të lira me emrin Ahmet Nebil. Krahas tij kishte dhe përfaqësues të delegacioneve shqiptare që ai i njihte që nga Konferencat Ballkanike si Maliq Bushati, Asim Gjakova, Qemal Beu dhe shefi i protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Rrok Stani. Pas dy ditësh e priti edhe Ministri i Jashtëm Xhaferr Vila i cili ishte shkolluar në Turqi 916. Jakup Kadri Karosmaoğlu arriti në Tiranë më 29 nëntor 1934, dhe gati dy javë më pas në12 dhjetor i paraqiti mbretit letra kredenciale. Mbreti Zog, e kishte pritur në një atmosferë të thjeshtë…në të folurën e pastër të Stambollit dhe i kishte shprehur mirëseardhjen ambasadorit, gjest i cili i la mbresa këtij të fundit 917. Në bisedën që zhvilloi mbreti, do të fliste përsëri me mjaft simpati për Gazi Mustafa Qemalin. Pastaj kishte filluar të tregonte për gjendjen e rëndë ekonomike të Shqipërisë, për borxhet që kishte marrë dhe rënien në buxhetin e shtetit, me një fjalë 915
AMPJ, v.1934, dos.142, fl.210. Legata shqiptaree Beogradit. Mbi emigrimin e kosovarëve në Turqi. 916 Bilal N. Sismir, Bizim diplomatlar..., f. 472. J.K.Karaosmaoglu, Zoraki diplomat, Iletişim yayinevi, Ikinci Baski, 1998, Istanbul, s.79. 917 Në audiencë tek mbreti ai më foli urdhëroni Jakup Kadri bej, doli se naltmadhnia e tij më njihte. Anëtarët e suitës tij më thanë se ai më kishte lexuar veprat e mija dhe veçanërisht adhuronte romanin tim “Nur Baba”. Mua si shkrimtar që në takimin e parë Ahmet Zogu mu duk shumë simpatik, ndoshta prandaj më erdhi keq, kur ky vend iu nënshtrua pushtimit italian. Dhe tani që unë jam larg e ndjek me shumë interes se çfarë ndodh me të”-shkruante më vonë ambasadori turk në kujtimet e tij. Për më tepër shih: Jakup Kadri Karaosmaoğlu, Zoraki diplomat, Iletişim yayinevi, Ikinci Baski, 1998, Istanbul, s.79.
232
për krizën ekonomike e cila ishte shumë e thellë në këto momente në Shqipëri 918. Ai kërkonte të dinte nga ambasadori sesi ata po e përjetonin krizën ekonomike. Duke njohur natyrën e mprehtë të mbretit Zog, mund të themi se ai ishte një ndër shtetarët shqiptarë që ndiqte me mjaft interesim zhvillimin e brendshëm dhe debatet intelektuale që zhvilloheshin në Turqinë Qemaliste. Pavarësisht pritjes së mirë që iu rezervua mendoj se ky ministër do të influencohej nga përfaqësuesit e legatave të tjera ballkanike veçanërisht anëtarëve të Paktit Ballkanik, të cilat do ta influenconin të shkruante, në kujtimet e t’ia me nota kritike për sistemin monarkik shqiptar. Në përshkrimin e tij, ai do të shprehej se “Shqipëria e viteve ’30, tregohej se ishte një mbretëri e re e krijuar mu në hundën e Evropës, por sistemi i saj politik në politikën e brendshme bazohej në arbitraritet dhe në dhunë, ndërsa në politikën e jashtme ishte tërësisht e varur nga të huajt. Dhe një realitet të tillë ky shkrimtar turk e vlerëson si një model të trashëguar nga periudha e “Yildis Sarajeve” të shtetit Osman” 919. Më tej ky intelektual turk na jep edhe një portretizim nga këndvështrimi i tij duke e përcaktuar mbretin shqiptar si “një sundimtar tipik lindor”, pasi ai nënvizon se erdhi në pushtet me rrugë të dhunshme dhe për të vendosur rendin e për të mbajtur kontrollin mbi shtetin e tij krijoi një “sistem policor të tipit të sulltan Abdylhamitit”. Megjithatë J.K.Karaosmaoğlu përsëri është kontradiktor në mendimet e tija. Ai krahas mendimeve negative për ushtrimin autoritar të pushtetit mendonte se mbreti kishte edhe merita. Sipas ambasadorit turk, mbreti shqiptar kishte meritën se vendosi rend dhe i dha fund anarkisë, duke i hapur rrugë krijimit të një qeverisjeje të tipit perëndimor, madje këtë e vendosi mbi baza ligjore dhe legjislative 920. Në fillim të janarit 1936, opinioni publik vendas dhe ai i jashtëm u njoftuan, për martesën e motrës së Zogut, princeshë Sanije me princin Abid, djalin e Abdyl Hamitit të dytë. Lajmi bëri jehonë në opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Princi Abid ishte student në fakultetin e drejtësisë në Paris dhe djali më i vogël i sulltan Abdylhamitit.
J.K.Karaosmanoğlu, Zoraki diplomat..., po aty, f.79. J.K.Karaosmaoğlu, Zoraki dilpomat, (Tiran elçisi, Arnavutluk 1934-1935), Iletişim Yayinlari, 2 baski, Istanbul, 1998, f.77. 920 J.K.Karaosmanoğlu, Zoraki diplomat..., f.79. 918 919
233
Në gazetën “Besa” u shfaq gëzimi për këtë lidhje martesore 921. Duke i dhënë një kuptim simbolik kësaj martese, kjo gazetë u përpoq ta përligjte këtë lidhje martesore e cila bëhej në frymën e historisë së botës së qytetëruar, si dhe në vazhdën e bashkëpunimeve monarkike të martesës së princërve dhe princeshave vetëm nga dyer mbretërore 922. Në kundërshtim me realitetin e Turqisë qemaliste, konsulli i Stambollit i raportonte Tiranës se kjo lidhje martesore paska lënë përshtypje të mira në qarqet intelektuale në Stamboll. Për princin Abid shtypi asnjëherë nuk kishte shkruar keq, sikurse për pjesëtarët e tjerë të dinastisë osmane 923. Në të njëjtin vend shkruhej se kjo martesë pati jehonë të gjerë edhe në Ballkan. Madje i njëjti person shkruante se një tregtar boshnjak i ardhur nga Sarajeva kishte thënë se kjo martesë paska zgjuar edhe admirimin e të gjithë myslimanëve të Jugosllavisë 924. Kaq shpejt u bë kjo martesë mbretërore, sa Ministria e Punëve të Jashtme në lajmërimin që u bën legatave të huaja me qendër në Romë e Athinë do t’i njoftonte vetëm dy ditë përpara dasmës. Përmes përfaqësive të saj në ato vende, Ministria e Jashtme do t’u kërkonte të falur, që për mungesë kohe nuk mundi t’i ftojë në ceremonië e martesës 925. Kjo martesë shkruante J. Karaosmanoğlu, u lidh në fshehtësi dhe me nxitim, sa në veshët e mia si diplomat dhe të disa kolegëve të tjerë erdhi vetëm një ditë përpara ceremonisë 926. Është e vërtetë, vazhdon më tej ai, se i gjithë trupi diplomatik për këtë martesë nuk kishin lajme përveç ambasadorit italian, gruaja e të cilit kishte porositur muaj përpara veshjet për këtë ceremoni 927. Ambasadori turk duke e ditur që kjo çështje do të bëhej e madhe në Turqi dhe duke pritur udhëzimet si të vepronte do t’i dërgonte telegram rreth kësaj ngjarjeje Ministrisë së Jashtme Turke 928. Përfaqësuesit e huaj në Tiranë e uruan Mbretin Zog për martesën e motrës, ndërsa qeveria turke ndaj saj mbajti qëndrim negativ.
921
Gazeta “Besa”, 12 janar 1936. Kuptimi simbolik i Martesës së sotme, shkruar nga Teki Selenica. Teki Selenica, Shqipëria më 1937, Vëll. I, f.144. 923 AQSH, F.151, D.44, v.1936, f.68-70. Kryekonsullata –MPJ, Stamboll, 23 janar. 924 AQSH, po aty, fl.68-70. 925 AQSh, F.151, d.44, v.1936, f.25, MPJ Legatave në Romë e Athinë, Tiranë 10 janar 1936 . 926 J.K.Karosmanoğlu, Zoraki diplomat…, f.98. 927 AQSh, F.151, d.44., v.1936, f.60. 928 Bilal Şimşir, Bizim diplomatar, ayni yerde; shih. G.Shpuza, Ataturku..., f.100. 922
234
Mustafa Qemali, qëndrimin negativ, kundërshtues të kësaj martese e mbajti duke u nisur nga fakti se dhëndri ishte pinjoll i dinastisë së përmbysur otomane, nëpërmjet luftës Nacionale Turke dhe bëri gjithçka që kjo lidhje të mos realizohej. Qeveria turke kishte frikë se mos kjo martesë do të përbënte një rikthim mbrapa. Kjo lidhje martesore mendohej se do kishte ndikim mbi elementët jo republikanë, të cilët prisnin në hije rastin për të lëvizur dhe për të kthyer regjimin e vjetër [Ancient Regime]. Kështu marrëdhëniet shqiptaro-turke mezi të rehabilituara, pësuan një grusht të rëndë 929. Ataturku nëpërmjet Ministrisë së Jashtme i dërgoi një notë proteste qeverisë shqiptare. Qeveria shqiptare u përgjigj se nuk mund të ndërhynte në jetën private të shtetasve të saj, dhe se vetë kjo qeveri ishte e bindur se martesa nuk kish asnjë synim politik930. Komisioni parlamentar i punëve të Jashtme të Asamblesë së Madhe Turke pasi e diskutoi këtë ngjarje, u bind dhe arriti në përfundimin se martesa kish karakter politik. Nëpërmjet saj synohej krijimi i një foleje turqish reaksionarë në Shqipëri. Ministri i jashtëm Tefik Rushdi thirri ministrin shqiptar në Ankara dhe protestoi pse Shqipëria e kishte lejuar një martesë të tillë 931. Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Karaosmanoglu, “nuk u ftua” 932 të merrte pjesë në ceremonië e martesës dhe njoftoi largimin e tij të afërt. “Ministri ynë i punëve të Jashtme, -shkruante ai, -nuk u kufizua vetëm me largimin tim nga Tirana, por ju bëri deklaratë ambasadorëve të shteteve ballkanike në Ankara dhe u njoftoi se kjo ngjarje mund t’u shkaktonte dëme jo vetëm interesave të Republikës Turke dhe Antantës Ballkanike por edhe konfuzion politik” 933. Edhe përfaqësuesit e vendeve të Paktit Ballkanik, akredituar në Tiranë u bashkuan me qëndrimin e ambasadorit turk. Në funksion të ftohjes deri në acarimin e 929
Akti i shpalljes së Shqipërisë mbretëri dhe Zogut mbret i saj e lëndoi shumë Ataturkun dhe Turqia ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë të cilat u rivendosën në vitin 1932. Dassip, Zbirka V.J.M., 1932, 16, 24 prill 1932. 930 AQSH, F.151, d.44.v.1936, f.68-70. Kryekonsullata- MPJ, Stamboll 23 janar. Kryekonsulli shqiptar në Stamboll refuzimin e Ataturkut e raportonte në Tiranë si “shovinizëm” e “antipati sistematike” ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në Turqi, se ai mbante atë qëndrim se donte të zhdukte çdo korrent në Favor të tyre, dhe se me urdhër të organeve të veçanta po zbatohej një program antishqiptar. Po aty , dok.136, v.1937, f.6. Kryekonsullata –MPJ, Stamboll, 10 maj 1936. 931 Vranidhi, 30 janar 1936. 932 “Me mbretin Zog s’ pata ndonjë farë acarimi. Duke mos dashur të më vinte në pozitë të vështirë ai s’më dërgoi ftesë për dasëm dhe nëpërmjet sekretarit të shtetit më njoftoi me xhentilesë pse e bëri këtë” . J.K.Karaosmaoğlu, Zoraki diplomat..., f.99 933 J.K.Karaosmaoğlu, Zoraki diplomat..., f.98.
235
marrëdhënieve me Shqipërinë ishin veprimet aspak diplomatike të ministrit fuqiplotë jugosllav në Tiranë, i cili mori iniciativën që ceremonia e dasmës princore të bojkotohej nga trupi diplomatik i Antantës Ballkanike. Ministrat e këtyre vendeve gjetën pretekse të ndryshme dhe nuk morën pjesë në ceremoninë e dasmës. Kryerja e veprimit në mënyrë të qëllimshme do ti bënte shërbim Turqisë e cila ishte prekur thellë nga kjo martesë. Sipas Ataturkut, ishte pikërisht princi Abid, i cili do të trashëgonte fronin shqiptar, me këtë rast mendohej se rehabilitohej edhe dinastia osmane. Të gjitha përpjekjet e palës shqiptare për të zbehur këtë përshtypje shkuan kot 934. Sjellja jo diplomatike e këtyre përfaqësuesve la përshtypje të keqe tek populli shqiptar, 935- i shkruante Ministri i Jashtëm shqiptar Fuad Asllani, përfaqësuesit shqiptar në Jugosllavi. Pavarësisht këtij veprimi, Stojadinoviçi Ministri i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë do ti deklaronte ministrit turk në Beograd se në atë martesë s’kish asgjë anormale, dhe se ajo ish një martesë e thjeshtë, që s’duhej të shkaktonte shqetësime për asgjë 936. Nisur nga veprimi që përfaqësuesit e huaj do të mbanin ndaj ceremonisë martesore, qëndrimin e tyre tanimë pranë oborrit mbretëror shqiptar, Ministria e Punëve të Jashtme do ta paraqiste si të pamundur 937. Qeveria Turke e tërhoqi ambasadorin nga Tirana, ndërsa qeveria shqiptare do të nxirrte si pretekst vështirësitë financiare si arsye dhe do ta mbyllte ambasadën shqiptare në Turqi, duke lënë të hapur vetëm kryekonsullatën në Stamboll 938. Elementi republikan opozitar në Shqipëri nuk e miratoi një krushqi të tillë, e cila kishte si synim nëpërmjet kësaj aleance të forconte pozitat mbretërore. Revista “Bota e re” e dënoi drejtpërdrejt këtë martesë duke iu referuar mendimeve të republikanëve të Turqisë së re 939. Gjendja ekonomike e Shqipërisë ishte e rëndë, italianët kishin prekur me dashje apo padashje moralin shqiptar nëpërmjet metodave të paefektshme të përdorura nga Roma. Shqipëria, kishte nevojë për ndihmë të madhe ekonomike dhe
934
DASSiP, TP, 1936, 22, Albanija, raport mujor i MPPJ I/1936. AQSH, F.151, d.44.v.1936, v.1942, MPJ- Legatës në Beograd Tiranë, 5 janar 1936. 936 AQSh, F.151, , Dok.44, fl.42, MPJ-Legatës në Beograd Tiranë, 6 shkurt 1936. 937 AQSH, F.151, d.44, fl.137. Tiranë 6 shkurt 1936. 938 T.Selenica, Shqipëria në 1937, Vëll.I. Tiranë 1937, f.135. 939 Revista Bota e re, Harbuti, Pse dhe si u shkatërrua Turqia e vjetër, botuar në vitin 1936, f.2. 935
236
ishte e prirur t’i priste ato nga cilido shtet që asaj do ti ofronte ndihmë. Sipas gazetës turke “Cumhuriyet” [Republika], Shqipëria për të hyrë në marrëveshjen ballkanike kërkonte që ti jepej një hua nga Rumania, Turqia dhe Jugosllavia 940. Por a ishte e mundur kjo? Në këtë kohë, vetë shtetet e Ballkanit nuk ishin në gjendje t’i ofronin Shqipërisë ndihmë. Rumania dhe Turqia ishin larg saj. Greqia tërhiqeshin nga ndërlikimet ndërkombëtare, sidomos ato me Italinë. Jugosllavët, pavarësisht premtimeve të shumta, edhe për vete nuk ishin mirë nga gjendje ekonomike dhe si rrjedhim edhe shanset që Shqipëria të ishte pjesë e Paktit Ballkanik nuk ishin të mira. Kështu Shqipëria, ishte e detyruar që të merrte hua nga Italia, të cilat ishin tepër skllavëruese. Përpjekja e Zogut për të ndrequr diçka nuk dha rezultatet e pritura; Italia e ngre çmimin e bashkëpunimit dhe kërkon në këto rrethana një integrim më të madh të ekonomisë së të dy vendeve.Shqipëria duhet të prishte të gjitha marrëveshjet tregtare të nëshkruara deri atëherë 941. Afrimi përsëri me Italinë i sillte zhvillimin, shoqërisë shqiptare dhe kjo plotësohej me mos aderimin e Shqipërisë në programin e sanksioneve që u vendos nga Lidhja e Kombeve kundër Italisë, pas pushtimit të Etiopisë. Pra Roma kërkonte që Shqipëria të mos bëhej pjesë e Paktit Ballkanik. Kjo politikë e ndjekur nga Italia, ndaj mbretit Zog ishte bërë objekt diskutimi edhe në shtypin turk. Shqipëria, do të paguante haraçet e modernizmit të shtetit dhe të ekonomisë të cilat do të bëheshin të mundshme vetëm me anë të kryerjes së reformës agrare të programuar kaq e kaq herë por të pakryer deri në këto momente. Italia, do ti vinte shumë kushte të rënda Shqipërisë deri sa do të arrinte në pushtimin e saj,në vitin 1939,. Duke parë këtë gjendje Jakup K.Karaosmanoğlu shkruante se: “Njerëzit e thjeshtë të Shqipërisë ishin të varfër por asnjëherë nuk e shtrinin dorën të lypin. Ky shtet nga kush e mësoi poshtërsinë e të lypurit të të hollave, duke i shtrirë një dorë fqinjit të lindjes, e një dorë atij të perëndimit”. 942
940
“Cumhuriyet”, nr.4041, 22 Augstos 1936. Antonio Biagini, Historia e Shqipërisë (nga zanfilla deri në ditët tona), Shtëpia botuese e librit dhe e komunikimit, Tiranë 2000, f.163. 942 J.K.Karaosmaoglu, Zoraki diplomat..., f.80. 941
237
Më 23 Maj 1936, Gazeta “Cumhuriyet”, botonte një artikull mbi shkaqet e hyrjes së Shqipërisë nën sundimin Italian 943. Në këtë artikull pasi bëhej një përshkrim i gjendjes së përgjithshme historike, ekonomike, politike e ushtarake të Shqipërisë theksohej se: “Shqiptarët kanë qenë të lirë të pavarur edhe mbas furtunave të luftës ballkanike. Fituan pavarësinë dhe që të mos ta humbasin atë u munduan pareshtur por prapëseprapë hynë nën influencën politike e ushtarake të një shteti të huaj si Italia” 944. Duke patur parasysh qëndrimin e Ataturkut ndaj politikës së Zogut, është normale që marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, të mos zhvilloheshin normalisht si më parë. Siç u theksua edhe më lart, në kohën e Ataturkut, marrëdhëniet në mes të dy vendeve herë pas here janë ndërprerë, por kjo nuk ndodhi për arsye vetëm të interesave politike të këtyre shteteve. Siç thoshte Ataturku në Asamblenë e Madhe Turke, interesat e të dy shteteve ishin të mbështesin njëri-tjetrin. Turqia ishte një Republikë e re dhe kërkonte që i gjithë populli të pranonte e të mbështeste republikën. Shqipëria, me kalimin nga Republikë në Monarki u përpoq me të gjitha mënyrat që të krijonte një vijë politikë të vetën. Është normale që ky institucion i ri shtetëror i vendosur në Shqipëri të binte ndesh me mënyrën republikane qeverisëse të shtetit turk, pavarësisht afrimit të mentalitetit dhe trashëgimisë osmane që vazhdonte të mbizotëronte në pjesën më të madhe të elitës politike shqiptare në njërën anë. Nga ana tjetër në Shqipëri kishte shumë mbështetës të Republikës e cila krijonte një rrezik të vazhdueshëm politik për qeverisjen e mbretit. Mbi të gjitha acarimi i marrëdhënieve midis të dy shteteve nuk erdhi vetëm nga faktorët e brendshëm, por edhe nga faktorët e jashtëm veçanërisht nga ngjarjet ballkanike dhe ato evropiane. Prishja e sistemit të Versajës, lindja e lëvizjeve të ideologjive të reja botërore në mënyrë graduale po e shpinin botën drejt Luftës së dytë Botërore. Njëkohësisht një arsye tjetër, e cila tregon, pse u ndërprenë marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, ishte sepse ato ndikoheshin nga lëvizjet e amplitudave në marrëdhëniet e Mbretërisë shqiptare me shtetin Italian dhe Musolinin, si edhe nga marrëdhëniet e shtetit Turk me Italinë, dhe veçanërisht përplasja e filozofive politike, 943
AQSh, d.148, v.1936, fl.10. shkresë e e drejtorisë së shtypit drejtorisë së Postës,tiranë, 30 maj 1936 ; Gazeta Cumhuriyet, 23 V.1936, Arnavudluk, Italyan hukmu altina niçin ve nasil girdi? Konsullata e Stambollit ishte e mendimit se këtë artikull e kishte shkruar Skënder Frashëri i biri i Sami Frashërit, në atë kohë dragoman i legatës Turke në Tiranë. Shih: AQSH, F.151, d.148, v.1936, fl.5 Autoritet zogiste e ndaluan hyrjen e këtij numri të gazetës Cumhuriyet në Shqipëri: 944 Cumhuriyet, po aty.
238
që ekzistonte mes Ataturkut dhe Musolinit. Pasi siç dihet në këto vite Musolini në disa fjalime para popullit, deklaronte se pretendonte të merrte tokat Turke, e për këtë arsye Turqia kundra tij, kishte bërë protestë në Lidhjen e Kombeve. Krahas tyre një fakt tjetër është dhe ndikimi që pati qeveria jugosllave tek qeveria turke me të gjitha format për t’iu hapur rrugë vendosjes së refugjatëve kosovarë në Turqi. Politika e shtetit shqiptar në lidhje me shpënguljen e shqiptarëve nga Kosova, ishte e qartë që në fillim. Ajo dëshironte që ata të mos shpërnguleshin as në Turqi dhe as në Shqipëri, por të qëndronin në trojet e tyre amtare si një popullsi kompakte. Mbretëria shqiptare aprovoi dhe zbatoi Dekret-Ligjin mbi vendosjen e emigrantëve: “Gjithë ata persona të lemun jashtë kufijve të Shqipnisë indipendente, që janë shqiptarë prej gjaku dhe gjuhe, pa ndryshim feje dhe seksi, të cilët tue u shpërngul nga vendet e origjinës tyne, vijnë në Shqipninë e lirë me qëllim vendosje dhe moskthyerje përsëri në vendet e tyre, kanë të drejtë me u instaluar si emigrantë në Shqipni….” 945. Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave u acaruan edhe si rezultat i ndjekjes së politikës jugosllave për shpërnguljee shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Turqisë, shpronësimit të tokave dhe pronave si dhe kolonizimin e viseve të tyre me kolonë serbë. Për të penguar këtë fenomen në rrugë diplomatike, Zogu u kishte dhënë udhëzime edhe përfaqësive diplomatike shqiptare në Jugosllavi, Greqi e Turqi, që të bënin demarshet e duhura për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të shkëputura nga shteti shqiptar 946. Ministria e Punëve të Jashtme të Mbretërisë shqiptare në vitin 1936 i dërgoi konsullatës shqiptare në Shkup një promemorie për orientimin lidhur me çështjen e shpërnguljeve të shqiptarëve. Ndër të tjera në këtë promemorie kërkohej që krahas masave që duhej ndërmarrë për të ndaluar emigrimin e shqiptarëve në Turqi, ata duhet të dërgoheshin për në Shqipëri. Pra shpënguljet e shqiptarëve drejt Turqisë si dhe lajmi për firmosjen e një konvente midis Turqisë dhe Jugosllavisë, shkaktuan indinjatë të thellë tek qeveria monarkiste e Tiranës. Lajmet rreth kësaj marrëveshje e shqetësuan Tiranën, sepse kjo Konventë u firmos sipas marrëveshjes për shpërnguljen të nënshkruar nga dy Ministrat e Jashtëm, 945
M.Verli, Kosova në fokusin e historisë (studime, analiza, dokumente), Vëll. I, Tiranë: “Botimpex”, 2000-2002, f.351. 946 M.Verli, Kosova në fokusin e historisë..., f.345.
239
jugosllavi Stojadinoviç dhe Tevfik Rushdi Aras i Turqisë. Bisedimet për shpërngulje kishin filluar në Stamboll më 9 qershor 1938 nën drejtimin e delegatit turk Hasan Saka, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura dhe zgjatën deri më 13 korrik 1938. Në fund u vendos të firmosej Konventa Jugosllave-Turke me emrin; “Rregullat e emigrimit të popullatës Turke nga rajoni i Serbisë së Jugut në Jugosllavi” 947. Tirana zyrtare jo vetëm që nuk u rehatua pas deklaratave qetësuese që erdhën nga Beogradi dhe Ankaraja se kjo Konventë kishte të bëjë vetëm me popullsinë turke 948. Por në nëntor 1938, pas emërimit të Asaf Xhaxhulit dhe rifillimit të marrëdhënieve diplomatike përsëri, Tirana filloi të lobojë kundër kësaj konvente. Ministri shqiptar si diplomat karriere e njihte mirë situatën politike në Turqi, ai kishte arritur të lidhte miqësi dhe të njihej me personalitete me ndikim to fortë në rrethet politike, shoqërore turke. Gjithashtu kishte të dhëna edhe mbi gjendjen e bashkëkombësve të tij në Jugosllavi, pasi i vëllai i tij Sermet Xhaxhuli kishte qenë konsull i Shqipërisë në Shkup. Burimin jo zyrtar që Ferhat Dragës ia dha miku i tij Hasan Rizaj, tregon se vetë Ataturku pasi iu shpjegua problemi i shqiptarëve kishte premtur ndihmën e tij. Kjo ndihmë do të konsistonte në pengimin e ratifikimit të Konventës JugosllaveTurke mbi shpërnguljen 949. Sipas burimeve arkivore jugosllave do të theksonte V. Vinaver, veprimet për parandalimin dhe ratifikimin e kësaj Konvente në Turqi, u kushtëzuan edhe nga veprimtaria e fortë kundërshtuese që ndërmorën politikanët me origjinë shqiptare në rrethet politike turke. Këta politikanë rritën ndikimin e tyre opozitar kundër ndaj kësaj konvente në Turqi 950. Përkundrejt politikës shkombëtarizuese të qeverisë së Jugosllavisë, presidenti i Turqisë Mustafa Qemali porosiste; “Rigorozitet posaçërisht për turqit e Jugosllavisë që të mos përzihen me shqiptarët, pra të mos pranoheshin ata në Turqi si Turq, siç dëshironin dëbuesit e tyre” 951.
947
Hakif Bajrami, “Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1918 për shpërnguljen e shqiptarëve”, Gjurmime albanologjike, XII/1982, f.244:shih. E. Bakalli, Konventa Jugosllav-Turke e vitit 1938 në funksion të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, botuar në përmbledhjen “Çështje nga historia moderne dhebashkëkohore”, Prishtinë 2011, f.76. 948 AIH, Katalogu që ka të bëjë me Shqipërinë nga indeksat e korrespondencës së Foreign Ofisit në vitet 1920-1939, Raport vjetor (1938), i të ngarkuarit britanik Rajan me punë në Tiranë. 949 AQSh, F.151, v.1938, dos.107/1, fl.234-235. NJoftim I Legatës për MP Jashtme, dt.10 korrik 1938. 950 Vuk Vinaver, “Çështja shqiptare në shtypin e PKJ 1919-1939”, I/1971, f.95. 951 AQSh, F.151, dos.107, v.1938, fl.135-138. Relacione nga Beogradi, 17 mars.
240
Studiuesi B. N.Şimşir, ardhjen e të shpërngulurve nga Kosova e shihte si një barrë e rëndë për qeverinë e Turqisë, sepse monarkia jugosllave pavarësisht politikës që ndiqte nuk u tregua asnjëherë e gatshme të kompensonte pasuritë e patundshme të kosovarëve, të cilat i kishin zaptuar kolonët serbë e malazezë që po dyndeshin në Kosovë 952. Megjithatë duhet të theksohet se rol në ngadalësimin e proçesit të fuqizimit të kësaj konvente luajti vetë qeveria turke. Përfaqësuesit e saj do të njoftonin që nënshkrimi i saj nuk do të bëhej para janarit të vitit 1939. Shkak do të ishte sëmundja e rëndë e Mustafa Qemalit dhe pak më vonë, ndarja nga jeta e presidentit Turk. Arsyea tjetër do të ishte edhe ndërrimi i drejtimit në qeverinë turke dhe rrjedha politike e ngjarjeve të tensionuara, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë. Ismet Inony, duke u zgjedhur si president i ri i shtetit Turk, nuk e pa të arësyeshme dhe nuk e lejoi qeverinë turke të tregohej e gatshme që kjo Konventë, të realizohej. Arsyetimi i këtij vendimi, do të ishte mungesa e mjeteve financiare, pretekst që u shfaq edhe në vazhdim, në kohën kur Beogradi do të tregoi gatishmëri që të merrte përsipër edhe pjesën që mbulonte qeveria turke me shpenzimet e shpërnguljes 953. Krahas kësaj, shkak tjetër ishte rënia e kabinetit të Stojadinoviçit, e cila solli uljen dhe zbehjen e insistimeve nga pala jugosllave për nënshkrimin e kësaj konvente në verën e vitit 1939 954. Kjo u arrit jo vetëm falë situatave të brendshme të zhvilluara, por njëkohësisht lidhej edhe me situatën jo fort të qartë ballkanike dhe evropiane në këtë kohë siç ishte për shembull pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, që i trembi vendet ballkanike për rrezikun fashist që u kanosej. Më 2 shkurt 1937, Ministri i Jashtëm Turk S.Saraçoğlu emëron Ali Fuat Türkgeldin si ministër të ri turk në Tiranë 955. Por edhe ai nuk do të qëndrojë gjatë në detyrë. Pas kthimit në Turqi, në një tryezë mes miqsh, ai do të rrëfente përshtypjet e t’ia rreth Shqipërisë dhe njohjen që perceptonte mbi politikën e shtetit shqiptar. Në fjalët e tij ai do të theksonte se “kam qenë shumë i kënaqur në Shqipëri, e kam dashur fort Shqipërinë dhe jam munduar me çdo mënyrë që t’i raportoj qeverisë sime 952
Ky problem mbeti i pazgjidhur pavarësiht se ishte bërë temë diskutimi midis Ataturkut dhe mbretit Aleksandër të Jugosllavisë në vitin 1933. Shih. Bilal N.Simsir, Atatürk’ün yabanci devlet adamlariylagörüşmeler. Yedi belge 1930-1937, botuar në Belleten, V, XLV/1, ca.177, ocak 1981, s.178. 953 V.Vinaver, Çështja shqiptare.... art. i përm, f.94. 954 V.Vinaver, Çështja shqiptare ....art. i përm, f.95. 955 Devlet Başbakanlik Arşivine (D.B.A)-Arnavutluk .D.1.a.1.:K 6/12; Tiran Elçiliğine Emin Ali Turgeldi’nin tayini, 1937 cituar sipas T.Atmaca, vep. e përm, f.259.
241
kurdoherë përshtypjet e mia më të mira. Principi im kryesor ka qenë sinqeriteti dhe dashamirësia për kombin bujar dhe fisnik shqiptar” 956. Më tej, diplomati do të shprehej se edhe përshtypjet për naltmadhinë e tij mbretin Zog, verbalisht ia kishte transmetuar edhe kryeministrit turk Ismet Pashës. Por sipas tij, vetë Ismet Pasha e simpatizonte Shqipërinë dhe kishte respekt për mbretin Zog. Më vonë po ky diplomat turk deklaronte se “Jam i mërzitur që po largohem nga Tirana simpatike dhe nga të gjithë miqtë e dashur e të çmueshëm shqiptarë, duke lutur vazhdimin me sukses të përparimeve [reformave] të filluara nën udhëheqjen e gjeniale të Mbretit Zog I, të cilit i dëshiroj shpirtërisht lumturinë dhe integritetin e plotë të Shqipërisë [natyrisht me Kosovë e Çamëri], e cila është duke përparuar me hapa të shpejta dhe frymë oksidentale. Përveç simpatisë nga pikëpamja e interesit tonë politik është e nevojshme ekzistenca dhe zhvillimi i një Shqipërie të fortë Ballkanike 957. Më 18 shkurt 1938, pas një pauze të shkurtër, përsëri ndryshon personeli drejtues i ambasadës turke në Tirana, në vend të Ali Fuat Türkgeldisë emërohet Hulusi Fuad Turgaj 958. Veprimi citonte fletorja zyrtare turke Ayin Tarihi do ti hapte rrugë shkëmbimit të telegrameve dhe përshëndetjeve, që do të realizoheshin ndërmjet personaliteteve të larta, mbretit Zog dhe presidentit Ataturk veçanërisht me rastin e festave kombëtare të të dy vendeve. Në vitin 1938, me rastin e martesës së Mbretit Zog me konteshën Geraldinë Apony, Ataturku do t’i dërgonte një mesazh urimi 959, njëkohësisht do të formulonte edhe një përshëndetje miqësore e cila nuk mbërriti asnjëherë në oborrin mbretëror sepse gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua 960. Më 10 nëntor të vitit 1938, nga një sëmundje e rëndë u nda nga jeta Mustafa Qemal Ataturku, udhëheqësi i ndryshimit dhe modernizimit të popullit Turk. Qeveria shqiptare do të dërgonte një telegram ngushëllimi presidentit të Asamblesë së Madhe Kombëtare Abdulhalik Rendas, qeverisë turke dhe popullit Turk 961.
956
AQSH, F.151, D.97, fl.15. A. Xhaxhuli konsulli në Stamboll dërgon një raport mbi fjalët që kiyhte shprehur Ali Fuad Tűrkgeldi ish-ambasador i Turqisë në vendin tonë. Stamboll, 29 janar 1938. 957 AQSH, F.151, D.97, fl.15. A. Xhaxhuli konsulli në Stamboll dërgon një raport mbi fjalët që kishte shprehur Ali Fuad Turkgeldi ish-ambasador i Turqisë në vendin tonë. Stamboll 29 janar 1938. 958 Dok.no.75, cituar sipas T.Atmaca, Kral Zogu ve Ataturk..., f.265-66. 959 Ayin Tarihi, Mayis 1938, no.53, s.77. 960 Letër Mikut tim të madh e të shtrenjtë, me rastin e martesës me Konteshën Geraldina Apony trashëgimtaren e kontit Jules Apony, cituar sipas dok .no 78 të D, B, A në: Tayfun Atmaca, “Kral Zog ve Ataturk”, vep e përm, f.268. 961 Bilal N, Simsir, Atatürk ve Yabanci Devlet Başkanlari Cilt I, TTK Yayinlari Ankara, 1983, s.283-362 , D.B.A, Ankara, 12, XI, 1938 shih. T.Atmaca, Kral Zog ve Ataturk, f.271.
242
Në ceremoninë mortore që do të zhvillohe,j qeveria shqiptare nisi edhe një delegacion qeveritar, në përbërje të tij ishin një ministër dhe personalitete të njohura shqiptare. Shtypi shqiptar i asaj kohe do të shkruante për humbjen e madhe të popullit Turk. Krahas fjalëve ngushëlluese, do të ngriheshin lart veprat e tij, në të mirë të popullit e kombit Turk. Ai do të ishte strategu dhe udhëheqësi i Turqisë së re moderne. Fillim i vitit 1939, tregoi se italianët po përgatiteshin hapur të zbarkonin në Ballkan. Për mbretin Zog, synimet pushtuese italiane mbi Shqipërinë u bënë mjaft të qarta. Prandaj në shkurt 1939, ai dërgoi një delegacion në Ankara, tek Presidenti i Republikës Turke Ismet Inony. Delegacioni do të përbëhej nga Mehmet Konica, Xhavit Leskoviku, Faik Shatku dhe Mihal Kasa. Me vete ai u kishte dhënë një letër private nga ana e tij, për presidentin Turk. Disa nga delegatët sidomos Mehmet Konica njiheshin personalisht me presidentin Turk,Ismet Inonynë. Për nder të tyre Ismet Inony kishte shtruar edhe një darkë private. Gjatë këtyre momenteve presidenti Turk Inony, me delegacionin shqiptar do të bisedonte më hollësisht problemet që kishte Shqipëria, sidomos gjendjen e vështirë ekonomike e politike në vend, çështjen e emigrantëve kosovarë, marrëdhëniet me Italinë, Jugosllavinë etj. Presidenti Turk, kërkesën e palës shqiptare për mospranimin e kosovarëve në Turqi dhe prishjen e marrëveshjes së emigrimit me Jugosllavinë do ta pranonte, pavarësisht fakteve dhe informacione të gabuara që ai kishte marrë nga ambasada Turke në Beograd, e cila akuzonte qeverinë shqiptare se organizonte ngatërresa. Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-italiane, Presidenti Inony nuk e shihte situatën ashtu siç e shpjegonte Mbreti Zog. Ai, në fjalën e tij madje u shpreh se “nuk ishte e vërtetë se nazi-fashizmi do të shpërthente me ndonjë luftë dhe po përgadiste pushtimin e Ballkanit”. Mendimi i gabuar nga ana e tij tregonte se propaganda fashiste e kishte intensifikuar fuqishëm politikën e saj dhe kishte arritur që ta mjegullonte diplomacinë turke, e cila nuk mund të besonte në fjalët e palës shqiptare 962. Më 4 prill 1939, gazetat “Son Posta”, “Cumhuriyet”, “Beyoğlu Haber”, do të botonin lajme mbi marrëdhëniet shqiptaro-italiane dhe për rrezikun e pushtimit të Shqipërisë nga Italia 963.
962
H.Selmani, Mbi notimet e Zogut i Mbretit të Shqiptarëve, Tiranë shtator 2008, f.285. AQSH; F.151, d.27, f.1-23, v.1939, Pjesë nga gazeta të ndryshme.
963
243
Më 7 prill 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.Vendet ballkanike qëndruan indiferente ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë. Turqia ishte i vetmi shtet ballkanik që në këto momente e këshilloi përfaqësinë diplomatike shqiptare në Ankara që të bënin rezistencë sa më gjatë. Sepse përpara një gjendjeje të tillë, sulmi do të merrte karakter ndërkombëtar dhe mund të bëheshin ndërhyrje në favor të pavarësisë shqiptare. Më 8 prill 1939, gazetat “Tan”, “Cumhuriyet”, “Ulus”, “Ikdam”,“Vakit”, “Son Posta”, “Akşam”, “Son Telegraf”, “Yeni Sabah” dhe disa gazeta të tjera ditore, editorialet e tyre do t’ia kushtonin ngjarjes së dhimbshme që kishte ndodhur, pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste,
964
si dhe do të shkruanin
se një rrezik i madh do ti vinte Ballkanit nga fashizmi. Turqia, ishte i vetmi shtet që nuk e njohu okupacionin fashist, ose “bashkimin në suazën perandorake” siç e quajtën disa shtete të tjera 965. Sipas tyre pushtimi i Shqipërisë u kuptua jo vetëm si shkelje e të drejtave ndërkombëtare të një shteti anëtar të Lidhjes se Kombeve, por edhe si përpjekje e Italisë për tu zgjeruar drejt Lindjes. Mbreti Zog, do të detyrohej të largohej nga vendi, ku edhe do të strehohej për disa kohë në Turqi. Aty ende vazhdonte të mbetej e hapur konsullata shqiptare e Stambollit. Ministri mbretëror Asaf Xhaxhuli, do të bënte përpjekje pranë qeverisë turke, që kjo e fundit nëpërmjet ministrit të saj Nexhmedin Sadik, pranë Lidhjes së Kombeve ti ndihmonte shqiptarët për të mbrojtur të drejtat e shkelura nga Italia.Para se ai të nisej për në Gjenevë, N. Sadik do të takonte mbretin Zog në Paris, të cilit do ti tregonte edhe mbi udhëzimet që i kishte dhënë qeveria turke dhe kryeministri Şükrü Saraçoğlu. Qeveria turke kërkonte nga përafaqësuesi i saj, me çdo mënyrë të mbronte tezat shqiptare kundër Italisë, si dhe në çdo pikë të përkraheshin delegatët shqiptarë pranë Lidhjes së Kombeve. Mbreti Zog, duke e falenderuar, për ndihmën do të shprehej se:“ Përshëndes qeverinë bujare turke e sidomos Presidentin e Republikës, ekselencën e tij, Ismet Inony, që është treguar përkrahësi e miku më i madh i imi dhe i Shqipërisë. Kjo nuk do të harrohet kurrë dhe do të mbetet gjithmonë e pashlyeshme në zemrën e Kombit shqiptar”. Pas këtyre veprimeve të ndërrmarra së bashku legatat e të dyja vendeve do të qëndrojnë të hapura edhe gjatë kohës së luftës, por pa kryer
Ulus, 8 Nisan 1939, Arnavutluk-Italya Műnasabati Fenalışsti: Tan, 8 nisan 1939, Italya niçin Arnavutlugu isgal ediyor?; Ikdam, 8 Nisan, 1939, Arnavutluk; Son Telegraf, 8 nisan 1939, Arnavut milletinin kahramanligi; Vakit, 8 nisan 1939, Italya-Arnavutluk Harbi: Yeni Sabah gazetesinden, 8 nisan 1939, Balkan ve Italya, etj shih: N P.Alpan, Tarihin isiǧında Arnavutluk , Ankara 1975, f.43-47 965 Gazeta “Flamuri”, Maj-Qershor 1952, vol.3, nr.29-30, f.1. Turkish-Albanian Friendship. 964
244
funksionet zyrtare që iu takonin. Marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve do të rivendosen vetëm pas Luftës së dytë Botërore.
245
PËRFUNDIME
Analiza e historisë së marrëdhënieve shqiptaro-turke gjatë viteve 1912-1939 e mbështetur në studimet e historiografisë shqiptare dhe asaj turke, trajtuar në dritën e burimeve arkivore dhe literaturës më të re historike shqiptare dhe të huaja, synon të sjellë një kontribut në historinë e Shqipërisë, sidomos në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Punimi është i fokusuar në trajtimin tërësor të marrëdhënieve politike dhe në një shkallë më të kufizuar në ato ekonomike dhe kulturore. Marrëdhëniet shqiptaro-turke historikisht kanë qenë të rëndësishme për të dy vendet. Çdo studim për periudha të veçanta sjell kontribut qoftë edhe modest, një vlerë, dhe ndihmesë për vështrimin dhe analizën objektive të fenomeneve dhe të situatave të ndryshme, të djeshmen, të tashmen dhe të nesërmen, brenda kuadrit të raporteve dypalëshe, rajonale dhe shumëpalëshe. Nga studimi rezulton se marrëdhëniet shqiptaro-turke janë pjesë e rëndësishme jo vetëm e historisë të shtetit shqiptar dhe atij turk, por edhe i historisë ballkanike e më gjerë. Ato kanë luajtur rol sidomos në përvijimin e politikave ndërshtetërore dhe në konfigurimin e tipareve kryesore të politikës ballkanike. Këto marrëdhënie njohin në vetvete jo vetëm situata konfliktuale por edhe bashkëpunimin si dy shtete me një trashëgimi historike të përbashkët. Punimi i kësaj teze doktorature është një përpjekje për hedhjen dritë mbi historinë e këtyre marrëdhënieve nëpërmjet përdorimit të një materiali të pasur arkivor dhe analizës së tij mbi bazën e metodologjisë kërkimore bashkëkohore. Për të njëjtën ngjarje apo fenomen janë përdorur burime të ndryshme, krahasimi i të cilave, të çon në përfundime të qenësishme historike. Trajtimi i qëndrimeve të elitës politike shqiptare në marrëdhënie me fqinjët dhe Fuqitë e Mëdha që përbën një nga aspektet kryesore, gjen trajtim të gjerë duke tentuar të sjellë edhe një risi. Marrëdhëniet shqiptaro-osmane dhe më vonë ato shqiptaro-turke marrin rëndësi të veçantë sidomos gjatë periudhës midis dy luftërave botërore kur në skenën Ballkanike lindin dy shtete të rinj. Shqipëria një shtet me tipare feudale, dhe njëheri me aspirata dhe përpjekje të vazhdueshme për oksidentalizimin e vendit veçanërisht, gjatë periudhës së monarkisë. Nga ana tjetër Turqia, e cila u
246
shndërrua nga një shtet teokratik, në një shtet republikan dhe laik, ku sovraniteti i përkiste popullit. Shqipëria me kryengritjet e viteve 1910-1912 arriti të kurorëzojë me sukses etapën finale të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, shpalljen e pavarësisë dhe krijimin e shtetit të ri shqiptar më 28 nëntor 1912. Akti i krijimit të tij u mor nga Kuvendi i Vlorës i cili po atë ditë formoi qeverinë e Përkohshme të Vlorës si qeverinë e parë të Shqipërisë së pavarur, me kryetar Ismail Qemalin. Në cilësinë e kryetarit të kësaj qeverie më 28 nëntor 1912, ai do të njoftonte Portën e Lartë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë duke kërkuar edhe njohjen e saj. Qëndrimi i Turqisë siç dihet ishte negativ duke e hedhur poshtë këtë kërkesë, ajo do të shprehej se: “Shqipëria mund të shpëtojë vetëm po të bëhet vasale e Perandorisë Osmane me një princ nga familja perandorake turke në krye të saj”. Ky problem në marrëdhëniet shqiptaro-turke do të vazhdonte të ekzistonte edhe në vitet e mëvonshme ku turqit e rinj do të orvateshin të sillnin në pushtet, një princ mysliman në lidhje me dinastinë osmane. Marrëdhëniet jo miqësore të vendosura gjatë periudhës së Rilindjes midis institucioneve perandorake dhe Lëvizjes Kombëtare shqiptare, vijuan gati një dekadë edhe pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë lëmsh kontradiktash qeveria perandorake e sulltanit, si pushtet teokratik që ishte nuk e njohu shkëputjen e Shqipërisë “myslimane” nga Perandoria dhe nuk pranoi të lidhi as marrëdhënie diplomatike me shtetin shqiptar. Gjendja dhe pozita e popullit dhe e shtetit shqiptar pas vitit 1912 ishte e rëndë dhe mjaft e ndërlikuar. Më 29 korrik 1913, Shqipëria do të shpallej principatë autonome sovrane dhe e trashëgueshme, nën garancinë e gjashtë Fuqive të Mëdha. Princ i shtetit Shqiptar u caktua Vilhelm Vidi, i cili gjatë qeverisjes së tij u ndesh që në fillim me vështirësi të mëdha. Rrethanat e krijuara në vend nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme dhe ndërhyrja e të huajve në qeverisjen e Shqipërisë, e dobësuan ndjeshëm pushtetin e princ Vidit duke e detyruar atë të largohej shumë shpejt nga Shqipëria. Krahas situatës së brendshme që ndikoi në largimin e tij, rol luan edhe faktori i jashtëm me mjaft ndikim siç ishte shpërthimi i Luftës së Parë Botërore. Me largimin e Princ Vidit, Shqipëria u përplas përsëri në udhëkryqin e historisë. Tri ditë pas largimit të Princ Vidit rebelët hynë në Durrës dhe ngritën flamurin e Sulltanit duke e shtrirë sundimin e tyre deri në Vlorë dhe Pogradec.
247
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Shqipëria u shkel nga ushtritë ndërluftuese, megjithëse Konferenca e Ambasadorëve të fuqive evropiane në Londër e kishte njohur si shtet neutral. Të tre fqinjët e Shqipërisë në tokë dhe përtej detit, mbajtën anën e “Antantës” anglo-franceze duke i detyruar shqiptarët të luftojnë për të ruajtur pavarësinë e tyre të fituar me aq sakrifica. Pjesë e saj padyshim ishin edhe përpjekjet e diasporës. Duke njohur gjendjen e vendit dhe rrezikun që i kanosesh Shqipërisë nga fqinjët si edhe për të bashkuar të gjitha trojet shqiptare të cilat mbetën jashtë shtetit shqiptar pas traktatit të Londrës të vitit 1913, do të organizohen dhe ngrenë zërin kundrejt padrejtësive që i kanoseshin kombit të tyre edhe shqiptarët e Turqisë. Më 1 janar 1918, një grup personalitetesh shqiptare në Stamboll do të themelojnë “Shoqërinë ndihmëtare të kolonisë shqiptare në Turqi”. Qëllimi kryesor i saj ishte forcimi i lidhjeve të ngushta midis shqiptarëve dhe mbrojtja e interesave kombëtare. Kolonia shqiptare e Turqisë në prag të Konferencës së Paqes në Paris do të dërgonte përfaqësuesit e saj, të cilët kishin një program dhe orientim me ngjyrime të qarta antiitaliane dhe proamerikane. Pikëpamjet e tyre në bashkëpunim edhe me delegacionet e tjera shqiptare do t’i shpalosin në protestat, deklaratat e përbashkëta, kontakteve me politikanë të huaj,si dhe përmes intervistave dhënë gazetave të kohës. Nëpërmjet kësaj veprimtarie synohej të sensibilizonin opinionin botëror dhe Konferencën e Paqes, në lidhje me vendimet e padrejta që u morën për kufijtë e Shqipërisë. Në mbarim të Luftës së Parë Botërore në Paris, u mblodh Konferenca e Paqes, që përpos të tjerave trajtoi edhe problemin Shqiptar, duke hartuar shumë projekte në dëm të Shqipërisë. Këto projekte nuk u zbatuan për shkak të qëndresës të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë trojeve shtetërore. Të zhgënjyer nga arbitrazhi ndërkombëtar dhe braktisja e Fuqive të Mëdha në fund të vitit 1919 bëri që shqiptarët të vendosin të hedhin vetë një hap drejt zgjidhjes së çështjes së tyre. Në janar 1920 do të thirrej Kongresi i Lushnjës një event ky me rëndësi të madhe për ardhmërinë e vendit dhe zgjidhjen e problemeve të shumta në fushën e brendshme dhe atë të jashtme. Ky Kongres do të hidhte poshtë të gjitha planet e hartuara në Konferencën e Paqes në dëm të pavarësisë politike dhe të tërësisë territoriale të shtetit shqiptar. Ai u shpreh për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër protektoratit të çdo fuqie dhe mbrojtjen e tërësisë 248
tokësore të vendit. Në Kongresin e Lushnjës u përcaktua sovraniteti i shtetit shqiptar udhëhequr nga institucione të krijuara nga vetë shqiptarët. U krijua qeveria e Sulejman Delvinës dhe institucione të tjera të larta të shtetit shqiptar. Krahas Kongresit të Lushnjës pikë kulmore e reagimit të popullit shqiptar do të ishte edhe Lufta e Vlorës (qershor 1920). Me ardhjen në krye të Asamblesë së Madhe Turke të Mustafa Qemalit, një shtetar dhe ushtarak i zoti, krahas detyrës për rindërtimin nga e para të Turqisë do t’i kushtonte vëmendje forcimit të lidhjeve me shtetet fqinje dhe në këtë kontekst edhe marrëdhënie politike, kulturore dhe ekonomike me qeverinë demokratike të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Pikërisht në këto momente të ndërlikuara, për të dyja vendet, midis qeverisë të dalë nga Kongresi i Lushnjës dhe Qeverisë së Ankarasë më 1920 u vendosën marrëdhënie miqësore që i paraprinë vendosjes më vonë të marrëdhënieve diplomatike. Politika e jashtme e Republikës së Turqisë gjatë periudhës 1920-30 mund të karakterizohet si e matur, realiste dhe në përgjithësi synonte në ruajtjen e statukuosë e të fitores të arritur me vështirësi. Fundi i viteve 1920 dhe fillimi i viteve 1930 u karakterizuan nga një përmirësim gradual i marrëdhënieve të Turqisë me fqinjët e saj. U përfunduan pakte mossulmimi dhe traktate miqësie me të gjithë fqinjët ballkanikë. Paralelisht me luftën e popullit shqiptar po zhvillohej edhe lëvizja nacionale e popullit turk e drejtuar nga Mustafa Qemal Ataturku. Rezultati përfundimtar i Luftës nacionale Turke ishte Shpallja Republikë e Turqisë më 29 tetor 1923. Me krijimin e Republikës qeveria e re i ktheu shpinën korrupsionit të administratës të Kostandinopojës kozmopolite dhe trashëgimisë osmane qindra vjeçare. Zhvillimi i Lëvizjes Nacionale Turke ishte faza e parë e revolucionit Turk, ku lindi një Turqi e re mbi gërmadhat e një perandorie që u zhduk. Me këtë reformë politike u realizuan ndryshimet e para themelore: kalimi nga një perandori shumëkombëshe islamike në një shtet kombëtar turk, dhe nga një teokraci mesjetare në një republikë kushtetuese. Luftës nacionale që zhvillohej në Anadoll dhe vendosmërisë së popullit turk të udhëhequr nga Mustafa Qemali, për njohjen e plotë të të drejtave kombëtare të Turqisë së rilindur, do ti bënte jehonë edhe shtypi shqiptar. Në qendër të tij u 249
fokusuan jo vetëm transformimet politike që kishin ndodhur në Turqi por edhe shndërrimet e para shoqërore. Nga viti 1912-1920, Shqipëria dhe Turqia nuk patën marrëdhënie zyrtare, për arsye se qeveria e sulltanit nuk e njohu pavarësinë e Shqipërisë. Njohja ndërkombëtare e shtetit të pavarur shqiptar dhe mbrojtja e tërësisë territoriale të tij nga Lidhja e Kombeve, si edhe hapat e reformimit krijuan një klimë të favorshme ndërkombëtare që shqiptarët të përqendroheshin në ngritjen e institucioneve të brendshme. Mjaft nga vendet e huaja, që në vitin 1922 e njohën Shqipërinë si shtet të pavarur e sovran lidhën me qeverinë e Tiranës marrëdhënie të rregullta diplomatike. Më 29 Tetor 1923, Turqia u shpall Republikë dhe president i parë i saj në mënyrë unanime u zgjodh Mustafa Qemalit. Nga pikëpamja juridike duhet të theksojmë se shndërrimi i një rendi gjysmë teokratik [perandori] në një sistem të ri republikan përbënte një ndryshim të madh në natyrën e shtetit dhe që ishte hap përparimtar në historinë institucionale të tij, veçanërisht për natyrën dhe mentalitetin nga e kaluara e popullit turk. Shpallja e Republikës së Turqisë u prit pozitivisht nga shumë vende, të cilët dërguan urimet e tyre në lidhje me këtë akt. Edhe qeveria shqiptare e mirëpriti atë, duke iu bashkuar shteteve të tjera rajonale dhe evropiane. Traktati i Miqësisë që u firmos midis Shqipërisë dhe Turqisë ishte një gur i çmuar jo vetëm në marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe në Ballkan, sepse u bë pjesë e rrethit të traktateve të paqes të nënshkruara nga Turqia, duke i çelur rrugë te reja miqësisë dhe forcimit të lidhjeve politike, ekonomike, kulturore midis dy vendeve dhe të popujve te Ballkanit, marrëdhënie të cilat kohë më parë nuk kishin qenë paqësore. Më 30 janar 1923 në Konferencën e Lozanës u nënshkrua një Konventë si një marrëveshje e veçantë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë. Sipas kësaj konvente midis dy vendeve do të bëhej shkëmbimi i popullsisë, saktësisht do të shkëmbeheshin grekët e Anadollit, me “turqit” e Greqisë. Ky traktat famëkeq i përdorur si një indikator për marrëdhëniet greko-turke në dëm të popullsisë shqiptare, do të çonte në një kalvar të pafundme vuajtjesh gjatë shpërnguljes të mijëra shqiptarëve nga trojet e tyre. Së pari shqiptarët nuk ishin palë e nënshkrimit të traktatit por u përdorën si elementë në shkëmbimin e popullsisë. Së dyti, ky traktat plotësoi 250
vetëm dëshirat e dy shteteve ballkanike, të cilat nëpërmjet tij synuan të krijonin homogjenizimin e popullsisë dhe të shteteve të pastra nacionaliste. Së treti, Traktati i Lozanës e dhunoi rëndë popullsinë e krahinës së Çamërisë me origjinë shqiptare, dhe në të njëjtën kohë ai dëmtoi të gjithë shqiptarët, të cilët i kanë vuajtur dhe vuajnë edhe sot pasojat e këtij shkatërrimi. Me ardhjen në pushtet në postin e kryeministrit, në dhjetorin e vitit 1922 të Ahmet Zogut, gjendja e shtetit shqiptar dhe interesi i tij kërkonte vendosjen e një ekuilibri në marrëdhëniet me shtetet e tjera të Ballkanit. Krahas njohjes së zyrës konsullore, një problem tjetër i ngritur në këtë kohë ishte edhe çështja e shtetësisë së shqiptarëve që ende nuk ishte zgjidhur midis dy shteteve. Në Turqi jetonin me mijëra shqiptarë që ndonëse të pajisur me pasaporta shqiptare, qeveria Turke nuk ua njihte as shtetësinë dhe as kombësinë e tyre. Në historikun e marrëdhënieve shqiptaro-turke në vitet 20-30 të shekullit XX, vend të rëndësishëm zë krijimi i monarkisë shqiptare. Ky akt ishte një hap i ri i shtetbërjes nga pikëpamja institucionale, e cila si rrjedhojë e të drejtës ndërkombëtare, kërkon dhe synon të forcojë dinjitetin e saj në funksion të një partneritetit rajonal. Nga ana e qeverisë turke dhe Ataturkut kjo lëvizje politike nuk u prit mirë. Motivi i këtij qëndrimi ishin filozofia politike e drejtuesit të shtetit Turk si dhe pengesa psikologjike kundër shkeljes së të drejtës ndërkombëtare për ndryshimin e institucioneve shtetërore të një vendi, në këtë rast Shqipërisë. Njohja e Monarkisë Shqipëtare nga ana e qeverisë Turke dhe e Presidentit të Turqisë, do të realizohej vetëm në vitin 1932. Ky hap diplomatik erdhi në momentin kur shtetet ballkanike po përpiqeshin të formatoheshin në lidhje partneriteti ndërmjet tyre veçanërisht në fushën politike, kjo i hapi rrugën në vitet që pasojnë krijimit të aleancave dypalëshe që çuan edhe në lidhjen e Paktit Ballkanik. Kurba e ndryshimit në qëndrimet dy palëshe, përsëri do të ishte jo vetëm pasojë e kokëfortësisë së drejtuesve të lartë të dy shteteve, por edhe e ravijëzimit të politikave evropiane-ballkanike që u shfaqën në periudhën kur sistemi i Versajës e humbi vlerën e tij dhe në prag u shfaq Lufta e Dytë Botërore. Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste ndryshoi të gjithë spektrin e marrëdhënieve politike të vendosura më parë, efektet e saj do të ishin të pranishme në gjithë shtetet e Ballkanit të cilat tanimë ishin të rrezikuara, dhe u duhej të mbijetonin.
251
BIBLIOGRAFIA
I - Burime arkivore
Arkivi Qendror i Republikës së Shqipërisë (AQSH) Fondet: 35 (Mithat Frashëri), 56 (Syrja Vlora), 101, (Shoqëritë Shqiptare në Turqi), 151 (Ministria e Punëve të jashtme), 152 (Ministria e Punëve të brendëshme), Legata Italiane
Arkivi i Institutit të Historisë (AIH) •
Koleksioni i dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të AustroHungarisë (Haus und Hof Staats Archiv, Wien, Politisches Archiv, Albanien). Viti 1908-1918.
•
Koleksioni i dokumenteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës (Ministere des Affaires Etrangeres, Archives Diplomatiques). Viti 1912-1914.
•
Koleksioni i dokumenteve Ruse (Archiv Vneshnjoj Politiki Rossi). Viti 1912.
•
Katalogu që ka të bëjë me Shqipërinë nga indeksat e korrespondencës së Ministrisë së Jashtme britanike (Foreign Office). Viti 1919-1935
•
A.V- 16, Rischard Busch Zautner, Shqipëria nën regjimin e Zogut, Liepzig, 1939.
•
A.V- 103, Sulejman Kylce “ Firzovik Toplantisi”
•
A. V-220, Dhimitër Mihalopulos, “Përpjekje për bashkëpunim të Turqisë Qemaliste. Marrëveshje Sekrete e vitit 1922. (Mbajtur në Kongresin e V historik Panhelen, Selanik 1964)
•
A. V- 222. Vuk Vinaver, “ Jugosllavia dhe Turqia (1918-1934)”
•
A. IV- Said Pasha “Kujtimet e Said Pashait”, pjesa e dytë.
•
A. IV- 100 nr.inv.796. “Të ngjarat në kohët e fundit në Shqipëri. Ngjarjet e Prizrenit. Turgut Pasha në Shqipëri” botuar në gazetën “Arnavut”, Stamboll 1909. 252
Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë – (AMPJ) viti 1919, vitet 1921-1939. Arkivi i Republikës Turke- Başbakanlık Cumhuriyet Arşivine-BCA •
Arnavutluk (Fondetnë lidhje me Shqipërinë) dhe Traktatin e Shkëmbimit (Mubadele Sozlesmesi)
Arkivi i Kryeministrisë Osmane- Basbakanlık Osmanlı Arşivine- BOA •
Arkiva e Ministrisë së Jashtme Osmane – (Hariciye Nezareti Siyasi- HR, SYS).
•
Protokolli i Këshillit të Ministrave (Meclisi Vukela Mazbatalari- MVM).
•
Dokumente të Portës së Lartë (Babalı Evrak Odası- BEO
•
Dahiliye Nezareti Emniyet-i Umumiye Ikinci Şube- (Dh, EUM. 2, Sb)
II. Burime dokumentuara të botuara:
Akte te Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912; (Përgatitur nga Stefanaq Pollo,Selami Pulaha), Tiranë: 1978. Atatűrk’űn Milli Diş Politikası, (Milli Műcadele Dönemine ait 100 belge, 19191923),T.C. Kűltűr Bakanliğı Atatűrk Dizisi, C.1, Ankara: 1994. Atatürk’ün Türkiye Büyük Millet Mecisi’ni Açış Konusmalari,Ankara: TBMM Basimevi, 1987. Atatürk’ün Söylev ve Demeçleri, C.I, Ankara: AKDTYK ATAM Yayinlari 1997. Documenti Diplomatici Italiani (DDI), Seria 7, Vol VII, dok.nr.643. Dokumente angleze mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në fillimin e copëtimittë Ballkanit 1877-1885. Përgatiti për botim Skënder Rizaj. Libri I, Prishtinë: Rilindje 1996. Dokumente Britanike për çështjen shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1912-1913, Përgatiti për botim Muhamet Shatri, QSA, Instituti i Historisë, Tiranë: “Toena”, 2012. Dokumente Britanike për Shqipërinë dhe shqiptarët (janar- dhjetor 1914), Vëllimi II, Përgatiti: Valentina Duka, Tiranë: “Toena”, 2012. 253
Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe Shqiptarët më 1912, (Korrespondenca diplomatike dhe ushtarake franceze), Vëllimi II, përgatiti dhe redaktoi Muhamet Shatri, QSA, Instituti i Historisë, Tiranë; “Toena”, 2012. Dokumente Franceze për Shqipërinë dhe Shqiptarët më 1912, (Korrespondenca diplomatike dhe ushtarake franceze), Vëllimi I, përgatiti dhe redaktoi Muhamet Shatri, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2004. Dokumente për Çamërinë 1912-1939, përgatiti për botim Kaliopi Naska, Tiranë: “Dituria”, 1999. Dokumente Ruse për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare më 1912, Muhamet Shatri, Ramiz Abdyli, Instituti i Historisë, Prishtinë: 2006. Dokuments Diplomatique Français, Vëll. III. Dokumenta historike për ti shërbyer historisë sonë kombëtare”, Elbasan: 19241925. Ethnic Minorities in the Balkans Studies, 1860-1971, Volume 4, (1923-1926) (Editor Bejtullha Destani), Publiched Archives, London: 2008. Ismail Qemali (Përmbledhje Dokumentesh 1888-1919), përgatitur për botim nga Teuta Hoxha, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të shtetit, Tiranë: “8 Nëntori”, 1982. Lidhja e Prizrenit në dokumente Osmane, Iljaz Rexha, Arkivi i Kosovës, Prishtinë 1978. Lidhja e Prizrenit në dokumentet Austro-Hungareze 1878, (përgatiti për botim Beqir Meta, Ferit Duka, Marenglen Verli, Instituti i Historisë, Albanica, Prishtinë: 2008. Nosi, Lef. Dokumenta historike 1912-1918, (përgatitur përbotim nga Instituti i Historisë), (Botim i dytë), Tiranë: “Nënë Tereza”, 2007. Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare (1910-1912), përgatitur për botim nga Nevila Nila, Prishtinë: KGT, 2003. Prishtina, Hasan- Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjet shqiptare të vitit 1912, Shkodër: 1921.
254
Qeveria e Përkohëshme e Vlorës dhe veprimtaria e saj, (nëntor 1912 – janar 1914), përgatitur për botim nga Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë: “ 8 nëntori”, 1963. Shekujt osmanë në hapësirën shqiptare, (Studime dhe dokumente) Ferit Duka, Tiranë: UET/PRESS, 2009. The Cham Albanians of Greece a Documentary History (Edited by R. Elsie and the B.Destani), I.B.Tauriss, London-New York in Association with the centre from Albanians Studies, Published:2013. Kujtime dhe këngë popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920, Univeristeti i Tiranës, Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, Instituti i Foklorit, Tiranë: “Mihal Duri”, 1970. Malltezi, Luan& Delvina, Sherif - Mithat Frashëri, ministër fuqiplotë, Athinë 1923-1926, (Dokumente), Tiranë: “Lumo Skëndo”,2002.
III- Literatura Historike
10 vjet Mbretni, 1928-1938, Tiranë: 1938. Açaroğlu, M. T - Atatürk’ün Bütün Eserleri, V. 10, Istanbul: 2003. Abdyli, Ramiz - Lëvizja Kombëtare Shqiptare 1911-1912, Libri II, Prishtinë: Instituti i Historisë, 2004. Aganoğolu, H.Yildirim - Balkanlar Makus Talihi: Göç (Osmanli’dan Cumhuriyet’e), Istanbul:Iz Yayincilik, 2012. Ahmad, Feroz - Qemal Ataturku dhe Themelimi i Turqisë Moderne, Tiranë:AIIS, 2010. Ahmad, Feroz - The Young Turks (The commitee of union and progress in Turkish polities 1908-1914), London: Oxford at the Clarendon Press, 1969. Ahmetaj, Lavdosh - Shqipëria, Konferenca e Paqes në Paris dhe Delegacionet Shqiptare (1918-1921), Tiranë: “West Print”, 2012. Akalin, Hakki - Ege’de Bahar, gül mü diken mi!.., Ankara: 2000.
255
Aksin, Sina - Kisa Tűrkiye Tarihi, Istanbul: Tűrkiye Iş Bankasi Kultur Yayinlari, IX Bankasi, Agustos 2009. Alpan, Necip - Arnavutluğun bağımsızılığı ve Avlonyalı Ismail Kemal, Ankara: 1982. Alpan, Necip & Kaçi, Nesip - Shqiptarët në Perandorinë Osmane,Tiranë:Albin, 1997 Alpan, Necip- Tarihin ışığinda bügünkü Arnavutluk, Ankara:KardeşYayinlari, 1975. Ari, Inan - Mustafa Kemal Atatürkün 1923 Eskişehir-Izmit konuşmalari, Ankara: Türk Tarih Kurumu Yayın, 1982. Ari, Kemal - Büyük Mübadele, Türki’ye Zorunlu Göç (1923-1925), Istanbul: 1995. Armstrong, H.C - Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, (Përktheu Zana Harxhi), Tiranë: Konica color, 2008. Atatűrk ve Tűrkiye Cumhuriyet Tarihi, (edit. Derviş Kilincikaya), Ankara: Beşinci Baski, Siyasal Kitabevi, 2004. Ataturku, Jeta dhe vepra , Botim i UNESKOS: 1981. Atmaca, Tajfun - Kral Zogo ve Atatürk, Ankara: 2007. Austin, C. Robert - Shtegu i pashkelur i Fan Nolit- Demokracia shqiptare në vitet 1920-1924, Tiranë: Albin, 2000. Avlonyali, Syreyya Bej - Osmanli Sonrasi Arnavutluk (1912-1920), (Hazirlayan A. Kirmizi), Istanbul: Klasik, 2009. Babacan, Hasan - Mehmet Talat Pasha 1874-1921, Ankara: TTTK, 2005. Bakalli, Arifi, Emine - Pakti Ballkanik dhe Shqipëria, botuar në “Çështje nga Historia Moderne dhe Bashkëkohore shqiptare”, (Përmbledhje me artikuj dhe kumtesa), Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2011. Banoğlu, Niyazi A - Nükte, Fikra ve Çizgilerle Atatürk, Istanbul:Ikinci Kitap, 1954.
256
Bartl, Peter - Myslimanët shqiptarë në lëvizjen për pavarësi kombëtare 18781912, Tiranë: Dituria 2006. Bartl, Peter - Shqiptarët nga mesjeta deri në ditët tona, Tiranë:Shtëpia e Librit & Komunikimit, 2003. Bashkurti, Lisien - Çamëria në rrugën e zgjidhjes, Tiranë:Geer, 2012. Bashkurti, Lisien - Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë, Tiranë:Akademia Diplomatike shqiptare, Geer, 2003. Bayur, Yusuf Hikmet - Tűrk Inkilabi Tarihi, cilt I, Ankara: 1963 Bayur, Yusuf Hikmet - Tűrk Inkilabi, C1, Ks1, Ankara: 1983 Berati, Dhimitër - Shënime historike, mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve, Tiranë: Shtëpia Botuese “Husi Borshi”, 2007. Biagini, Antonio - Historia e Shqipërisë (nga zanafilla deri në ditët tona), Tiranë: Shtëpia botuese e Librit dhe e Komunikimit, 2000. Bisedimet e Këshillit Kombëtar, Tiranë: Botimet “Nikaj”, 1921. Bozbora, Nuray - Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë: Dituria, 2002. Burak, S, & Utkan, K. - Atatürkün Söylev ve Demeçleri, Cilt v, Ankara: 1987. Cana, Zekeria - Lëvizja kombëtare shqiptare në Kosovë 1908-1912, Tiranë: 1982. Castelan, Georges - Historia e Ballkanit (Shekulli XIV-XX), Tiranë: Çabej, 1996. Cebesoy, Ali Fuat - Sınıfım Arkadaşım Ataturk, Okul ve Genç Subaylari, Istanbul:Baha Maatbasi, 1967. Clayer, Nathalie - Në fillimet e Nacionalizmit shqiptar lindja e një kombi me shumicë myslimane, Tiranë: Përpjekja, 2009. Convenction Concerning the Exchange of Greek and Turkish Populations, Treaty series 32, v.1925. Culaj, Lush - Shqipëria dhe çështja e Çamërisë 1912-1939, Prishtinë:Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2008. Çalişlar, Ipek - Zonja Ataturk, Tiranë: Shtëpia Botuese “Fan Noli”, 2013.
257
Çami, Muin - Shqipëria në marrëdhëniet ndërkombëtare (1914-1918), Tiranë: Shtypshkronja e re, 1987. Çami, Muin - Shqipëria në rrjedhat e historisë, (Përmbledhje studimesh, 19121924), Tiranë: Onufri, 2011. Çelik, Bilgin - Ittihatçılar ve Arnavutlar, II Mesrutiyet Döneminde Arnavut Uluşçuluğu ve Arnavut sorunu, Istanbul:Büke Kitapları, 2004. Danişmend, I. H - Osmanlı Tarihi kronolojisi, Cilt. IV. Istanbul: 1972. Dezhgiu, Muharrem - Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943),Tiranë: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, 2005. Dishnica, Dhimitër - Motrat Qiriazi, Tiranë: Shtëpia Botuese “Enciklopedike”, 1997. Duka, Valentina - Histori e Shqipërisë, Tiranë:ShBLU, 2007. Dündar, Fuat - Ittihat ve Terakki’nin Műslűmanları Iskan Politikasi (1913-1918), Istanbul: 2001. Dündar, Fuat - Tűrkiye nűfűs sayimlari azinliklari, Istanbul:Doz Yayinlari, 1999. Durham, Edith - Njëzet vjet ngatërresë Ballkanike, Tiranë: Argeta-LMG, 2001. Dűstűr, Üçűncű Tertip, c.6, cilt II Basiliş, Ankara: 1953. Dushku, Ledia - Kur historia ndau dy popuj fqinj.Shqipëria dhe Greqia 19121914,Tiranë:Qendra e Studimeve Albanologjike, 2012. Falaschi, Roberto - Ismail Kemal bey Vlora, Il pensiero e lopera attroverso e documenti italiani, Roma: Bardi Editore, 1985. Filo, Llambro, & Çaushi (Sulo), Ilira, Sala, Gëzim - Qytetërimet Bashkëkohore joperëndimore, Tiranë: ShBLU, 2006. Fischer, Bernd J. - Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet ne Shqipëri, Botim i dytë, Tiranë: “Çabej”, 2000. Frashëri, Kristo - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë:Akademia e Shkencave, 2008. Frashëri, Mehdi - Kujtime (1913-1933),Tiranë:OMSCA-1, 2003.
258
Frashëri, Sami - Personalitetet shqiptare në Kamus Ala”alam, Shkup:Logos, 2002 Gawrych, George - Gjysmëhëna dhe shqiponja, sundimi otoman, islamizimi dhe shqiptarët 1874-1913, Tiranë: Bota shqiptare, 2007 Gençer, Ali- Özel, Sabahatin - Turk Inkilap Tarihi,Istanbul: Der Yayinlari, 2001. Girtli, Ismet- Yildönümleriyle Türk Devrim Tarihi (Kurtuluş ve Kuruluş), Istanbul: Der Yayinlari, 1997. Gönlüböl, M & Sar, Cem - Atatürk ve Türkiyenin Dış Politikası (1919-1938), Ankara: AKDTYK ATAM yayinlari, 1990. Gönlüböl, Mehmet & Sar, Cem - Atatürk ve Türkiyenin Diş Politikası (19191938), Ankara: AKDTYK ATAM Yayinlari, 1990. Grameno, Mihal- Kryengritja shqiptare, Tiranë: 1959. Grant, Hughe - Mbreti Zog ashtu sic e kam njohur, Tirane: Dardania, 1994. Grebene, Bekir Fikri Bey - Balkanlarında Tedhiş ve Gerilla Grebene, Üçüncü Baskı, Istanbul 2003. Grebeneja, Bekir - Balkanlar”da Tedhiş ve gerilla “Grebene”, Istanbul: Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı Yayınları, 2008. Gurakuqi, Romeo - Principata e Shqipërisë dhe Mbretëria e Greqisë, 1913-1914, Tiranë: UET, 2011. Gurakuqi, Romeo - Shqipëria dhe çështja shqiptare pas luftës së parë botërore (1 nëntor 1918-9 nëntor 1921 statusi, kufijtë dhe rindërtimi shtetëror),Shkodër:Botimet “Camaj-Pipa”, 2007. Gurun, Kamuran - Savaşan dünya ve Türkiye, Ankara; 1986. Guy, Nikola - Lindja e Shqipërisë, Tiranë: Botimr “Pegi”, 2012. Gjermeni, Sokol - Kryengritja shqiptare e vtit 1911 në optikën e diplomacisë evropiane dhe Ballkanike,Tiranë:Toena, 2011, Gjinaj, Aleksandër, & Lila, F. - Lidershipi shqiptar përmes Historisë së Ushtrisë, Tiranë:Geer, 2012.
259
Halkakondili, Sali - Histori e Shqipërisë së re, Vlorë: Shtypshkronja “Vlora”, 1934. Hamdi, Ahmet - Arnavutluk hakkinda mutarba-i muhatasara, Istanbul: 1920. Histori e shtetit shoqërisë dhe qytetërimit osman, volumi I (Editor E.Ihsanoğlu), Tiranë: AIITC, 2009, f.238. Historia e popullit shqiptar, Vëll II, (Rilindja Kombëtare vitet 30’ të shek. XIX1912), Tiranë: Botimet Toena, 2002. Historia e popullit shqiptar, Vëll III, (Periudha e pavarësisë 28 nëntor 1912- 7 prill 1939), Tiranë: Botimet Toena, 2007. Historia e Perandorisë Osmane (Edited by Robert Matran), Tiranë: Dituria,2004. Historia e Shqipërisë, Vëllimi II, Botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, Tiranë: “Mihal Duri”, 1965. Historia e Shqipërisë, Vëllimi III, Botim i Akademisë së Shkencave dhe Insitutit të Historisë, Tiranë: “8 Nëntori”, 1984. Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri, (Grup autorësh), Tiranë: Luarasi, Botim i tretë, 2007. Hyseyin, H. - Arnavutlar ne Yaptilar?,Istanbul:Yanii Turan Maatbasi, 1330 Hysi, Shyqyri - Rauf Fico, shtetar dhe diplomat, Gjirokastër:Shtypshkronja, “Mësonjëtora”, 2007. Inal, Kemal Mahumd - Osmanli devrinde son sadrazamlar, Istanbul: 1940-53. Isufi, Hajredin - Çamëria nëpërmjet kronikave të kohës 1902-1940, Tirane: Pegi, 2007. Isufi, Hajredin - Çamëria ndërmjet kronikave të kohës 1920-1940,Tirane: Pegi, 2007. Isufi, Hajredin - Çamëria studime historike-sociologjike, shek.XIII-XX, Tiranë:Pegi, 2006. Ivetiç, Egidio - Luftërat Ballkanike, Tiranë, Dituria, 20008 Karal, Enver Ziya - Osmanli tarihi ikinci meşrutiyet ve birinci dünya savaşı (1908-1918), Cilt IX, Ankara:TTK, 1999. 260
Karaosmanoğlu, J.Kadri - Zoraki diplomat, Iletisim yayinevi, Ikinci baski, Istanbul 1998. Kazim, Hyseyin - Arnavutlar ne yaptilar?Istanbul:Yani Turan Matbbasi, 1330. Kinross, Patrik - Ataturku Rilindja e një kombi, Tirane: Shtepia botuese “Uegen”, 2003. Kirameti, Abdurrahman N. -1912-1913 Balkan Savaşı’nda Işkodra Savunması, I. ve II. Cilt, Ankara: T.C. Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı Yayınları, 2007. Kocatürk, Uran - Atatürk ve Türkiye Cumhuriyeti Tarihi kronolojisi 1918-1938, Ankara: TTK Basimevi, 2000. Koleci, Niko - Kryengritja e përgjithshme shqiptare botuar në “Mbi lëvizjen kombëtare shqiptare”, Përmbledhje studimesh, Tiranë: 1962. Koloğlu, Orhan - Türkiye Cumhuriyeti, Ankara:TTK, 1971. Kondis, Vasilis - Greqia dhe Shqipëria në shekullin XX, Selanik: “Paratiritis”, 1997. Kuran, Ahmed Bedevi - Inkilap Tarihimiz ve Ittihad ve Terrakki, Istanbul: 1948 Kuran, Ahmed Bedevi - Inkilap tarihimiz ve Jontürkler, Istanbul:Tam Matbaasi, 1945 Kürtchephe, Israfil - Türk–Italyan ilişkileri 1911-1916, Ankara: Turk Tarihi Kurumu, 1995 Kylçe, Sulejman - Osmanlı Tarihinde Arnavutluk, Tiranë:Globus R, 2004. Lewis, Bernard - Lindja e Turqisë Moderne, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2004. Malkolm, Noel - Kosova një histori e shkurtër , Prishtinë: Koha, 1998. Mango, A - Ataturk;The biography of the founder of modern Turkey,London: Overlook Press, 2002. Mazower, Mark - Ballkani një histori e shkurter, Tirane:Skenderbeg books, 2010. Mazower, Mark - Selaniku qyteti i fantazmave. (Të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë 1430-1950), Tiranë:Shtëpia botuese“Dituria”, 2011. 261
Memorandum pëmbi Shqypnie, prej Wilhelmi, Mbret i Shqypniës Princ Wied, (Përgatiti për botim Hasan Bello), Tirane: Arbëria, 2008. Mercani, Branko - Vepra, Tirane: Plejad, 2008. Meta, Beqir - Federata panshqiptare“Vatra”, Tiranë: Globus R, 2001. Meta, Beqir - Tensioni greko-shqiptar 1939-1949, Tirane:Geer, 2002. Meta, Beqir - Tragjedia Çame, Instituti i Studimeve për Çamërinë, Tiranë: Botimet Klean, 2010. Mikusch, Dagobert Von - Mustafa Qemal Ataturku, Themeluesi i Turqisë së re, Tiranë” Edlor, 2002. Mustafa Kruja në historinë shqiptare, Tiranë: OMSCA-1, 2012. Myzyri, Hysni - Arsimi i kombësisë shqiptare 1908-1912, Prishtinë: 1996 Naska,
Kaliopi
-
Ismail
Qemali
në
lëvizjen
kombëtare
shqiptare,
Tiranë:Akademia e Shkencave Instituti i Historisë, 1987. Nutuk 1920-1927, Cilt I, 15 Baski, Istanbul: 1982. Ökçün, A.G. - Türkiye’ni taraf olduğu milletlerarasi andlaşmalar rehberi (19201961), Ankara:Doğuş LTd, Sirketi, Matb, 1962. Öksüz, Hikmet - Balkan Ülkelerinden Türkiye’ye göç sonrası iskan meselesi (1923-1938), VII, Milletlerarasi Türkoloji Kongresi, Istanbul: 1999. Ortayli, Ilber - Shekulli më i gjatë i Perandorisë, Shkup:Logos-A, 2010. Özcan, Hasan - Atatürk dönemi Türkiye-Arnavutluk ilişkileri (1920-1938), Yayimlamamış doktora tezi, Gazi Universitesi Sosyal Bilimler Enstitusu, Ankara: 2009. Pearson, Owen -
Albania and a King Zog (Indipendence, Republic and
Monarchy 1908-1939), London: The centre for Albanian Studies, 2004. Pllana, Emin - Kosova dhe reformat në Turqi, 1839-1912, Prishtinë: 1978. Poincare, Raymond - Lufta e parë dhe dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912-1913,Shkup:Logos-A, 2011. Pollo, Stefanaq - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, në “Mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, Tiranë: 1962. 262
Pollo, Stefanaq - Mbi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, botuar në “ Në gjurmë të Historisë Shqiptare”, Vol.I, Tiranë: 1994. Prifti, Kristaq - Lidhja Shqiptare e Pejës (Lëvizja kombëtare 1896-1900), Akademia e Shkencave, Tiranë:Instituti i Historisë, Toena, 2002. Puto, Arben - E drejta ndërkombëtare publike, Tiranë: Botimet “Dudaj”, 2010 Puto, Arben - Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit (Përmbledhje dokumentesh me një vështrim historik), Vëll. II (19121918), Tiranë: “8 nëntori”, 1987 Puto, Arben - Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926,Tiranë: Akademia e Shkencave, Albin, 2003. Puto, Arben - Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926, Tiranë: Akademia e Shkencave, Dudaj, 2010. Puto, Arben - Shqipëria politike 1912-1929, Tiranë:Botimet “Toena”, 2009. Qemali, Ismail - Kujtime, Tiranë:Botimet Toena, 1997. Raioninero, R - Le relazioni tra l’Italia e la Turchia, con Il Vetro, 2-4 anno XXXIII, Marzo-Agosto 1979. Repishti, Xhevat - Isuf Sokoli dhe lufta për mbrojtjen e Ulqinit, Tiranë:“8 nëntori”, 1979. Salleo, Ferdinando-Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri, Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2001. Selenica, Teki - Shqipëria më 1937, Vëll. I, Tiranë: 1937. Selmani, Ali Riza - Gjilani me rrethinë 1908-1912, Prishtinë: 1998. Selmani, Hysen - Mbi notimet e Zogut I mbretit të shqiptarëve, Tiranë: 2008.Silajxhixh, Haris - Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit, Tiranë: “Dituria”, 1999 Şimşir, Bilal N. - Atatürk ile Yazışmalar (1920-1923), Cilt. I, Ankara: 1981. Şimşir, Bilal N. - Atatürk ve yabanci devlet adami başkanları- Cilt I, Istanbul:TTK, Basimevi, 1981.
263
Şimşir, Bilal N. - Atatürk ve yabancı devlet adami başkanları- Cilt I, Ankara:TTK Kültür Bakanliği, 1981. Şimşir, Bilal N. - Bizim diplomatlar, Ankara:Bilgi Yayinevi, 1996. Şimşir, Bilal N. - Atatürk’ten elçi Rüşen Eşref Ünaydın’a yönerge Türk-Arnavut ilişkilerine üzerine”, Prof. Dr,-Ahmet Şükrü Emser’e Armağan, Ankara:A.U.=S.B.F. Yayini, 1981. Skendi, Stavro - Zgjimi kombëtar shqiptar 1878-1912, Tiranë: Phoenix 2000 Skëndi, Stavro – Zgjimi kombëtar shqiptar (1878-1912), Tiranë: “Plejad”, 2000. Smirnova, Nina. D. - Politika Italii na Balkanah 1922-1935, Moskva: 1979. Sosyal, Ismail- Türkiye’nin siyasal Andlaşmalari (1920-1945), C.I.Ankara: AKTDTYK ATAM Yayinlari, 1989. Stavrianos, L.S. - Balkan Federation. A history of the movement toward balkan Unity in modern times, Northamtpon Mass:1942. Stavrianos, L.S. - The Balkans since 1453, Holt, Rinehart and Winston, New York,1958, Ribotuar prej Hurst Company, London: 2000. Strazimiri, Ismail - Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë, (Kujtime historike), Tiranë: Shtëpia botuese “Naimi”, 2010. Sulltan Abdyl Hamiti - Kujtimet e mia politike, Shkup: Logos-A, 2010 Swire, Josef - Shqipëria ngritja e një mbretërie, Tiranë: Dituria, 2005/ Shaw, S.J., - Histori e Perandorisë Osmane dhe e Turqisë moderne, Vol. I, Jehona Study center, Tiranë 2006. Shpuza, Gazmend - Ataturku dhe shqiptarët, Tiranë: Dituria, 1994. Shpuza, Gazmend - Shqipëria ndërmjet Ballkaneve dhe Apenineve, Tiranë: Extra, 1999. Teli (Dibra), Pranvera - Shqipëria dhe diplomacia angleze 1919-1927, Tiranë: ADA, 2005. Toto, Ismet - Gazi Kemal Ataturku krijonjës dhe pris i Turqisë së Re (Skicë jetëshkrimi), Tiranë: “Nikaj”, 1935 Toto, Ismet - Jeta dhe vepra e Ataturkut, Tiranë: 1998. 264
Trikupis, N. - Dhiiqisis megallon monadhon en polemo 1918-1922, Athinë: 1934. Tunaya, Tarik Zafer - Türkiye’de Siyasal Partiler. (Ikinci Meşrutiyet Dönemi), Hurriyet Vakfi Yayinlari, II baski, Istanbul:1984. Türk Istiklal Harbi, (TIH), C.2, kitap 4, Ankara:Genel Kurmay Atase Yayinlari 1994. Türkgeldi, Ali Fuat - Görüp işitiklerim, Ikinci baski, Ankara: 1951. Uçarol, Rifat - Siyasi Tarihi (1789-1994), Istanbul:Filiz Kitabevi, 1995. Ushtelenca, Ilir - Diplomacia e mbretit Zogu I-rë, Tiranë:Shtëpia botuese “Ermir”, 1997. Verli, Marenglen - Kosova në fokusin e historisë, (Studime, analiza, dokumente), Vëll. I, Tiranë: Botimimpex, 2000-2002. Vlora, Eqerem Bej - Kujtime (1885-1925), Tiranë: Shtëpia e Librit &Komunikimit, 2003. Vllamasi, Sejfi - Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942), Tiranë: Marin Barleti, 1995. Zavalani, Tajar - Histori e Shqipnis, Tiranë: Botimet “Phoenix & Shtëpia e Librit, Botim i dytë, 1998.
IV. PËRMBLEDHJE ARTIKUJSH DHE KUMTESASH
Alpan, Necip - Türkiye ile Arnavutluğ’un Istiklal Savaşlarındaki Paralelizm Doğrultusunda Yaptiklari Iş Birliği, X, Ankara:Türk Tarih Kongresi, Cilt, 6, 1994. Bajraktari, Jusuf - Roli i Kosovës në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, në: Studime Historike, nr.1-2, Tiranë: 2003. Bajrami, Hakif - Konventa Jugosllave-Turke e vitit 1918 për shpërnguljen e shqiptarëve në: Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike, XII, Prishtinë: 1982. Baklacioğlu, Nurcan O. - Albanian Migrations and the problem of security in the Balkans botuar në: Turkish Review of Balkan Studies, ANNUAL 2001, nr.6. 265
Başdoğan, Faruk - Arnavutluk ve Türkiye Ilişkileri,në: Stratejik Etüdler Bülteni, Eylül, 1991. Bello, Hasan - Roli i Austro-Hungarisë për organizimin e institucioneve të fesë islame në Shqipëri, në vitet 1916-1918, në: Zani i Naltë, nr.3, Tiranë: 2013. Buhberger, Karl - Vjetët e mia në Shqipëri, në: Studime Historike, nr. 4, Tiranë: 1972. Çapa, Mesut - Yunanistan’dan gelen mubadelerin iskani, in:Atatürk Yolu, S.V, Ankara: 1990. Çelebi, Ercan - Türk ve Rum Mübadelesine Dair oluşturulan komisyonlarından muhtelit mubadele komisyonu ve faaliyetleri, në: Erzincan Egitim Fakultesi Dergisi Cilt, 8, Sayi 1, yil 2006. Çelik, Yüksel - Kryengritjet shqiptare në periudhën e Abdylhamitit të II: Themelimi i Lidhjes së Prizrenit dhe veprimet që i ndërrmerrte Porta e lartë, mbajtur në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Lidhja Shqiptare e Prizrenit 18781881”, Prishtinë: 2008, botuar nga Instituti i Historisë, Prishtinë, 2011. Değerli, Esra - Balcan Pact and Turkey, Uluslararasi Sosyal Araştırmalar Dergisi, The Journal of International Social Research, volume 2/6 winter 2009. Degoviçs, Kriztian Csaplar - Lufta e Parë Ballkanike dhe shqiptarët. Njëkontribut për historinë e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912), në: Përpjekja, nr.30-31, Tiranë, pranverë-vjeshtë 2013. Dezhgiu, Muharrem - Pozita politike në prag dhe gjatë Luftës Dytë Botërore, Botuar nga QSA, Instituti i Historisë, në: Monarkia Shqiptare 1928-1929, (Përmbledhje studimesh), Tiranë:Botimet ‘Toena”, 2011. Duka, Aida - Aspekte të veprimtarisë së Komunitetit Mysliman gjatë viteve të Monarkisë në shtypin e kohës, në: Studime Historike, nr.3-4, Tiranë: 2008, Duka, Ferit - Lidhja e Prizrenit në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-osmane, botuar në: Studime Historike, nr.1-2, Tiranë: 2009. Duka, Valentina - Nga presidenca në Monarki: çështje të legjitimitetit, botuar nga QSA, Instituti i Historisë, në: Monarkia Shqiptare 1928-1929, (Përmbledhje studimesh), Tiranë:Botimet “Toena”, 2011. 266
Duman, Önder - Atatürk Döneminde Romanya’dan Türk Göçleri (1923-1938), Bilgi, sayi 45, Bahar 2008. Duman, Önder - Atatürk Döneminde Balkan Göçmenlerin Iskani, në:Atatürk Yolu Dergisi, sayi 43, Bahar 2008. Ertem, Bariş, - Atatűrk’űn Balkan Politikasi ve Atatűrk dönemin’de TűrkiyeBalkan Devletleri ilişkileri, Uluslararasi Hakemli Sosyal Bilimler E-Dergisi, Sayi 21, T-A-E, eylul 2010. Frashëri, Kristo - Kryengritja e Shqipërisë së mesme (1914-1915), në: Buletinipër Shkencat Shoqërore, nr.1, Tiranë: 1954 Isufi, Hajredin - Politika e shtetit grek për dëbimin e popullsisë Çame, në: Studime Historike, nr.1-4, Tiranë: 1994. Kaçi, Nasip - Si vlerësohet Ataturku në Shqiperi, botuar në (përmbledhje kumtesash), “Ataturku dhe Ataturkizmi në kënvështrimin shqiptar”, shtëpia botuese “Koha”: Tiranë, 1999. Kayam, Cevahir - Lozan Barış antlaşmasına göre Türk-Yunan Mübadelesi ve Konunun TBMM’de gorusulmesi,in: Atatürk Araştirma Dergisi,sayi 27, Cilt IX, 1993. Kyçyku, Kopi - Aspekte në marrëdhëniet shqiptaro-turke gjate viteve 20-30’, në: Studime Historike nr.2, Tiranë: 1986. Meta, Beqir - Debati Shqiptaro-grek për problemet e minoriteteve dhe të Kishës autoqefale shqiptare në organizmat ndërkombëtare në vitet 1929-1934, në: Studime Historike, nr.3-4,Tiranë: 2010. Meta, Beqir - Kosova dhe Çamëria në gjysmën e parë të shekullit XX- një vështrim krahasues, në: Studime Historike, nr, 3-4, Tiranë: 2005, Meta, Beqir - Përpjekje për konsolidimin e identitetit kombëtar në vitet 19201924, në: Studime Historike, nr.3-4,Tiranë: 2007, Meta, Beqir - Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjate periudhes se monarkise, botuar në përmbledhjen “Monarkia Shqiptare 1928-1939”, Tiranë:QSA, Instituti i Historisë, Botimet “Toena”, 2011. Meta, Beqir - Kontribut i Ahmet Zogut në forcimin e institucioneve kombëtare në Shqipëri, botuar në revistën periodike “Emathia”, nr.4, 2012. 267
Milo, Paskal - Shqipëria dhe aleanca ballkanike, në: Studime Albanologjike, Tiranë: 1997. Minga, Hasan - Marrëveshja e Lozanës, në: Çamëria, nr.7 (26), vitit II, 8 maj 1992. Musaj, Fatmira - Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë 19231926, në: Studime Historike, nr.1-2,Tiranë: 2006. Öksüz, Hikmet - Atatürk dönemi Türk-Arnavut ilişkileri,in: Güney Doğu AvrupaAraştırmaları Dergisi, no.12, Istanbul: 1998. Öksüz, Hikmet - Balkan Ülkelerinden Türkiye’ye göç sonrası iskan meselesi (1923-1938), VII, Milletlerarasi Türkoloji Kongresi, Istanbul: 1999. Özcan, Abdulkadir - Türk siyasi ve kültürel hayatında Arnavut asıllı sadrazamlar, botuar në revistën: Rumeli Kültürü, Istanbul, sayı 3, Sonbahar 2002. Özcan, Hasan, ve Yel, Selma-Mustafa Kemal’in Selahattin Saip bey’i Arnavutluk’ta Görevlendirmesinin sebep ve sonuçlari (1920-1923)in: Atatürk Araştırma Merkezi Dergisi, sayi 70, Ankara: mart 2008. Peker, Mumtaz - Lozan Konferansın’da Nufus Tartismalari,in; Belleten Cilt L XIX, Sayi 256, Ankara: 2005. Polat, Anila - Turkiye Cumhuriyeti’nin kuruldugu yillarda Arnavutluk Cumhuriyet ile iliskileri (1920-1938), in: Haci Bektaş, Araştırma Dergisi, Ankara: Bahar 2005/33. Pollo, Stefanaq - Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar dhe Shpallja e Pavarësisë më 8 nëntor 1912, BUSh, 4, Tiranë: 1962. Prifti, Kristaq- Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë dhe cështja e një shteti të njesuar kombëtar, botuar në përmbledhjen studimore: “Pavarësia e Shqipërisë dhe sfida të shtetit shqiptar gjatë shekullit XX”, Tiranë: 2008. Qiriazi, Parashqevi - Motrat Qiriazi në Konferencën e Paqes në Paris, botuar në “Këngë Popullore për luftën çlirimtare të viteve 1918-1920”, Tiranë: “Mihal Duri”, 1970. Rahimi, Shykri - Marrëveshjet e qeverisë Serbe me Esat Pashë Toptanin, në: Studime Historike, nr.2, Tiranë: 1982 268
Rama, Fatmira - Problemi Çam në Lidhjen e Kombeve (1923-1926), në: “Studime historike”, nr.1-2, Tiranë: 2007. Rama, Fatmira - Traktati i Lozanës, shpërnguljet dhe shpronësimi (1923-1926), në “Çështja Çame dhe Integrimi Evropian”, Tiranë: Instituti i Studimeve për Çamërinë, Fakultetit i Histori-Filologjisë, Arbëria, 2005. Repishti, S - Hyrje në problemin e Çamërisë, në “Mbi Çamërinë”, (Punimet e seminarit të parë kulturor), Shkodër: “Phoenix”, 2002. Rizaj, Skënder - Roli i Shqiptarëve në revolucionin xhonturk të vitit 1908, “Kosova”, III, Prishtinë: 1974. Şimşir, Bilal N - Atatürk’ün yabancı devlet adamlarıyla görüşmeler, Yedi belge (1930-1937), në: Belleten, C, XV/1, sa 1977, Ocak 1981. Sosyal, Ismail - Türk-Fransiz siyasal ilişkileri 1921-1984, në: Belleten, Cilt XLVII, Sa.188, Ekim 1983. Shkupi, Skënder - Të huajt për Ataturkun, botuar në përmbledhjen “Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvështrimin shqiptar”, Tiranë:Shtëpia botuese “Koha”, 1999. Shpuza, Gazmend - Jehona e shfuqizimit të Kalifatit në Shqipëri, në Ataturku dhe Ataturkizmi në këndvështrimin shqiptar, Tiranë: Shtëpia botuese “Koha”, 1999. Shpuza, Gazmend - Atatürk ve Arnavutluk ilişkileri, in: Atatürk Yolu Dergisi, v. 11, Ankara: 1993. Turan, S. - Faşizm döneminde Italyan-Türk ilişkileri, në: Belleten, C.XVLI, Sa 176, Ekim 1980. Türkeş, Mustafa - The Balkan Pact and its immediate implications for the Balkan States 1930-1934,in: Middle Estern Studies, vol 30, no.1, 1994. Ünal, Sevim - Atatürk’ün Balkanlar’daki barişcil politikasi, IX, Türk Tarih Kongresi, III Cilt, Ankara: TTK Basimevi, 1989. Vinaver, Vuk - Anglia dhe pozita ndërkombëtare midis dy luftërave botërore, në: Gjurmime Albanologjike, 1968/1, Instituti Albanologjik i Prishtinës. Vinaver, Vuk - Çështja shqiptare në shtypin e PKJ 1919-1939, në: Gjurmime Albanologjike, 1971/I. Instituti Albanologjik i Prishtinës.
269
Yel, Selma, ve Ozcan, Hasan - Atatürk ve Inkilaplarinin Arnavutluk’taki teserleri, in: Atatürk Araştirma Merkezi Dergisi, CILT XIX, sayi 55, Mart 2003. Yimova, Nada - Mustafa Kemal Ataturk and Turkey’s foreign reltions in the 1930’s (The Balkan Entente, The little Entente and Czechoslovakia), Atatürk, Kültür Dil Ve Tarih Yüksek Kurumu, Atatürk Araştirma Merkezi Uluslararasi Ikinci Sempozyumu 9-11 eylul, 1991, Ankara: 1996. V. PERIODIKU -Açiksöz, 1923 -Akşam, Istanbul, 1923, 1928-1930 -Anadolu, 1933 -Barış, Istanbul, 1923-1924 -Besa, Tiranё, 1930-1934 -Cumhuriyet, Istanbul, 1928-1933 -Dajti, Tiranё, 1924 -Dielli, Boston, Mass SHBA, 1912-1915, 1919-1925 -Dit’ e re, Tiranё, 1922 -Fletore zyrtare, Tiranё, 1922-1929 -Gazeta e Korçës, Korçё 1924-1933 -Hakkimiyet-i Milliye- 1931-1933 -Ikdam, Istanbul, 1912-1913 -Lajmëtari, Sofje, 1912 -Liri e Shqipërisë, Sofje, 1912 -Liri Kombëtare, 1928-1930 -Meclisi Mebusan Zabit Cerideleri, Istanbul, 1912-1914 -Miku i popullit, 1931 -Milliyet, 1931-1933 -Minerva, 1933 270
-Përlindja e Shqipnies, Vlorё, 1912-1914 -Populli, Shkodёr, 1919, 1923 -Posta e Korçës, Korçё, 1921 -Sabah, Istanbul, 1912 -Shekulli i ri, Durrёs, 1928 -Shqipëria e re, Kostancё, 1923 -Shqiptari i Amerikës, Korçё, 1922-1924 -Tanin, Istanbul, 1912 -Telegraf, Tiranё, 1928 -Tribuna, 1928 -Vakit, Istanbul, 1919, 1921,1923, 1930, 1933 -Zani i Naltë, Tiranё, 1922, 1924, 1928
271
ABSTRAKT Teza: Marrëdhëniet shqiptaro-turke 1912-1939 Fusha e studimit: Histori e marrëdhënieve ndërkombëtare Teza e doktoraturës marrëdhëniet shqiptaro-turke në vitet 1912-1939 është bazuar në disa shtylla kryesore: trashëgiminë osmane, përpjekjet për vendosjen e lidhjeve diplomatike, evoluimin e marrëdhëdhënieve, si gjatë republikës ashtu edhe në periudhën e monarkisë. Qëllimi i tezës së doktoraturës është të japë një tablo sa më të plotë për historinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke. Risi në këtë punim është trajtimi tërësor i marrëdhënieve politike dhe jo ato në shkallë të gjerë ekonomike dhe kulturore. Punimi synon të sjellë prurje të reja nëpërmjet një lënde të dokumentuar duke e studiuar në një këndvështrim të ri përmes interpretimeve shkencore të cilat janë më afër së vërtetës historike si dhe të analizoj në një rend kronologjik kornizën e përgjithshme të këtyre marrëdhënieve. Problematika e trajtuar në punim synon të ndriçojë në mënyrë komplekse, për qëllime njohjeje dhe përfundimesh historike, në një segment të gjatë kohor, nga trashëgimia osmane në Shqipëri deri në marrëdhëniet shqiptaro-turke gjatë viteve të monarkisë shqiptare. Punimi është një përpjekje shkencore për të hartuar një histori politike e diplomatike, drejt një trajtimi të thellë të politikës së Turqisë zyrtare ndaj shqiptarëve dhe çështjes së tyre kombëtare, parë kjo në vorbullën e marrëdhënieve shqiptaro-turke. Struktura e tezës përbëhet nga katër kapituj, ku ngërthehet një tematikë e gjerë brenda së cilës është ruajtur rrjedha kronologjike. Në kreun e pare është trajtuar trashëgimia osmane nga shpallja e pavarësisë deri në përfundimin e Luftës së pare Botërore. Në kreun e dytë u trajtuan përpjekjet e shqiptarëve dhe turqve për të mbrojtur pavarësinë e tyre. Kreu i tretë përshkruan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, të rendësishme në historiografinë e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në kreu e fundit tregohen ulje dhe ngritjet në marrëdhëniet midis dy vendeve, gjatë periudhës së ndryshimit të institucioneve qeverisë në Shqipëri. Fjalë Kyçe: Turqi, Marrëdhënie diplomatike, Mustafa Qemali, Ahmet Zogu, Shqipëri, kolonia shqiptare, monarki
ABSTRACT Thesis: Albanian –Turkish relationships in 1912-1939 Field: History of international relationship Summary: The doctoral thesis is based on several pillars: The Ottoman heredity, the efforts to establish the diplomatic relationships, the evolution of these relations, during the period of Republic and also during the monarchy. The thesis aims in giving a more complete view on the history of Albanian- Turkish relationships. The novelty of this study is the complete treatment of political relationships, and not the large scale economic and cultural ones. The study aims at bringing new flow through a documental interpretation (subject) studying it from the scientific interpretation point of view. The latest ones are closer to the historical truth. The study also gives a chronological order of these relationships. The problems studied aims at lighting in a complex way, for the aim recognition and historical conclusions, a long –time period, from the Ottoman legacy in Albania up to the Albanian-Turkish relationships during the Albanian monarchy. The paper is a scientific efforts to establish a political and diplomatic history, toward a deeper treatment of the official Turkey policy, regarding the Albanians and their national issue, seen this in the whirlpool of relations. The thesis is structured in four chapters, embedded within a large-scale of topics, maintaining the chronological order. In the first chapter is treated the Ottoman heredity from the proclamation of independence until the end of Second World War. In the second chapter are treated the efforts of Albanians and Turkish to defend their independence. The third chapter describes the establishment of diplomatic its relationships, and the Treaty of Lausanne, also its indication on the relationships between two countries. In the last chapter are shown the ups and downs the Ottoman heredity, the efforts to establish the diplomatic relations, the progress of these relations, not only during the period of republic, but also in the period of monarchy. Keywords: Turkey, Mustafa Kemal, International relationships, King Ahmet Zog, Albania, Albanian colony, monarchy.