Data Loading...

HISTORI Flipbook PDF

HISTORI


1,810 Views
861 Downloads
FLIP PDF 1.88MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

HISTORI TEMA:Revolucioni I dyte industrial KLASA:7-B

REVOLUCIONI I DYTE INDUSTRIAL Revolucioni i dytë industrial i njohur gjithashtu si Revolucioni teknologjik[1], ishte një fazë e Revolucionit industrial të madh që korrespondon në gjysmës e dytë të shekullit të 19-të, diku midis viteve 1840 dhe 1860 e deri në Luftën e Parë Botërore. Ajo konsiderohet të ketë filluar rreth kohës së paraqitjes së çelikut Bessemer në vitet 1850 dhe arriti kulmin në fillimin e elektrifikimit të fabrikave, prodhimit në masë dhe linjën e prodhimit. Revolucioni i dytë industrial u karakterizuar me ndërtimin e hekurudhave, prodhimin në shkallë të gjerë të hekurit dhe çelikut, përdorimi i gjerë i makinerive në prodhim, u rrit në masë të madhe përdorimi i energjisë me avull, përdorimin e naftës, fillimi i elektricitetit dhe komunikimet elektrike. U pa një zhvillimin i shpejtë industrial, kryesisht në Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe në Britani, Francë, Vendet e ulëta[shënim] dhe Japoni. Ky revolucion është vazhdimësi e Revolucionit të parë industrial që filloi në Britani në fund të shekullit të 18-të që më pas u përhap në të gjithë Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut. Një bashkëpunim ndërmjet hekurit dhe çelikut, hekurudhave dhe qymyrit u zhvillua në fillim të Revolucionit të dytë industrial.

VAZHDIM… Hekurudhat mundësuan transportin e lirë të materialeve dhe produkteve, të cilat nga ana tjetër bën që materialet për ndërtimin e hekurudhave të kushtonin më lirë, dhe u ndërtuan më shumë rrugë. HekuriÇelikuHekurudhaElektrifikimiMakineriaPërpunimi i letrësKarburantetMaterialet kimikeTeknologjia detareGomaBiçikletaAutomobiliShkenca e aplikuarMotorët dhe turbinatTelekomunikimiMenaxhimi modern i biznesit

… Revolucioni Industrial solli mjaft shpikje të reja të cilat kanë arritur të ndryshojnë përgjithmonë botën. Revolucioni industrial ishte kalimi në praktikat e reja prodhuese në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, ai njihet gjithashtu si revolucioni i parë industrial. Mallrat që dikur ishin bërë me dorë, për shkak të futjes së makinerive të reja dhe punëtorëve të aftë në tekstile, përpunimin e hekurit dhe prodhim tjetër, filluan të prodhohen në sasi masive nga makineritë në fabrikat. I nxitur nga përdorimi i energjisë me avull, Revolucioni Industrial filloi në Angli, duke u zgjeruar në të gjithë botën, përfshirë SHBA. Revolucioni industrial filloi nga periudha rreth 1760 dhe u ngadalësua midis 1820 dhe 1840. Zgjerimi i tregtisë dhe rritja e biznesit ishin ndër shkaqet kryesore të revolucionit industrial. Më poshtë është lista e shpikjeve të revolucionit industrial: Makina e shkrimit ose shtypshkronja

Elektromagneti

Cimentoja

Tezgjahu

Lokomotiva

Telegrafi

Motori me avull Watt

Koncepti i fabrikës

PUNIO : Alesja Mema