Data Loading...

Klasa 12 - Gjuha programuese C++ Unazat Flipbook PDF

Klasa 12 - Gjuha programuese C++ Unazat planë mësimor i realizuar nga Abedin Kadriu


180 Views
153 Downloads
FLIP PDF 223.85KB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna Tema: Gjuha programuese C++

Lënda: TIK

Shkalla e kurrikulës: 6

Klasa: XII

Rezultati i të nxënit të temës: • •

Instalon aplikacionin në Sistemet Operative që është adekuat dhe aktual për moshën e tij. Krijon aplikacione të pavarura dhe përdor operacione të tjera.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): Tema 1: I. 1, 2, 6, 8. II. 2, 3, 4, 5 III. 1, 3, 4. VI. 9 Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara) : RNF: 1. 1.2, 2.1, 4.1, 6. 1, 7.1, 8.1, 9.1.2 ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE 1.1. Njësia mësimore: Unazat Fjalët kyçe: Gjuhe programuese C++,unaza(ang.loop),for,while,do-while Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore: - Tregon procedurat e realizimit të nje unaze te zakonshme - Dallon komandat for, while dhe do-while të cilat përdoren për realizimin e unazave - Demostron praktikisht realizimin e unazave Kriteret e suksesit: -Përshkruan funksionimin e gjuhes programuese C++ -Zbaton në bllok-diagram përdorimin e ketyre unazave -Dizajnon nga një bllok-diagram për secilen komand për te formuar nga një unaz

Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri i klasas 12 TIK Agni Dika, teksti i njësisë mësimore i përgaditur në sllajde, kompjuteri, projektori, aplikacioni (programi per gjuhen programuese C++)

Lidhja me lëndet tjera mësimore dhe/apo çështjet ndërkurrikulare:Gjuhët dhe komunikimi,shkencat e natyrës, matematikën • Edukimi për zhvillim të qëndrueshëm • Zhvillimi personal dhe shkathtësitë për jetë • Arsimimi me TIK/elementet bazë dhe mësimi elektronik PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE Pjesa Hyrëse - Evokim: Nga nxënësit kërkohet që në kohëzgjatje prej 5 min në mënyr individuale të tregojn se çka dijnë për gjuhen programuese C++,elementet,leximin dhe shtypjen,degëzimet si dhe për unazat nëse kan ndonje njohuri. Pjesa kryesore - Realizimi: Mësimdhënësi njofton nxënësit se struktura kontrolluese përmes së cilave përsëriten pjesë të caktuara të programeve quhen unaza . Për realizimin e unazave në gjuhen C++ shfrytëzohen komandat for,while dhe do-while. Ndërsa unazat përkatëse zakonisht emërtohen ne baz të këtyre komandave.(unazat for,unazat while apo unazat do-while)

Pjesa përfundimtare - Reflektim: Nxënësit me kompjuter përmes aplikacionit montojn procesorin dhe hardiskun dhe në fund pas aktivitetit reflektojn për atë se qka kanë montuar. VLERËSIMI I NXËNËSVE: Vp1 +Vp2 Vlersimi i nxënësve bëhet përmes listës së kontrollit DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR: Te punohen detyrat faqe 217-218 nga 1-6

Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore :

Koha e nevojshme për ta realizuar këtë njesi mesimore nevoiten tri orë mësimore me nga 45 minuta : ora e parë unazat For; ora e dytë unazat While dhe ora e tret unazat Do-while.

Tema mësimore dhe rezultatet e temës mësimore janë marr nga programi lëndor klasa e XII drejtimi shoqëror. RNF (Rezultatet e të nxënit për fushë) janë marrë nga programi lëndor RNK (Rezultatet e të nxënit për kompetenca) janë marrë nga plani vjetor I klasëvë të XII-ta I ndërtuar nga programi lëndor. Njësia mësimore është krijuar nga rezultatet e temes mësimore, gjithashtu nga ato rezultate janë krijuar disa rezultate më të vogla për oren mësimore.