Data Loading...
Leon Tolstoj Vdekja e Ivan Ilicit e book Part 1 Flipbook PDF
Leon Tolstoj Vdekja e Ivan Ilicit e book Part 1
136 Views
103 Downloads
FLIP PDF 1.26MB
LIBRARIA IME Leon Nikollajeviç Tolstoj (1828-1910)
VDEKJA E IVAN ILIÇIT Libraria Dixhitale
www.librariaime.com
VDEKJA E IVAN ILIÇIT Leon N. Tolstoi
6
LEON N. TOLSTOI
I Në godinën e madhe të Gjykatës po gjykohej çështja Melvin. Në pushimin e seancës trupi gjykues dhe prokurori të mbledhur në kabinEtin e Ivan Jegoroviç Shebekut, e çuan fjalën te çështja Krasov, aq e bujshme asohere. Fiodor Vasilieviçi, i ndezur dhe i kreshpëruar, vërtetonte pamundësinë e gjykimit të çështjes, Ivan Jegoreviçi ngulte këmbë në të vetën, kurse Piotër Ivanoviçi, i cili, që në fillim nuk qe përzier në këtë debat, po i hidhte një sy "Vedomosti" ("Buletinit"), që sapo e sollën. - Zotërinj! u tha. Paska vdekur Ivan Iliçi. - Ç'thua, more?! - Ja, lexojeni, - iu drejtua ky Fiodor Vasilieviçit dhe i zgjati "Buletinin", që ende mbante erë boje shtypi të freskët. Rrethuar me një kuadrat të zi, thuhej: "Praskovia Fiodorovna Gollovina, me hidhërim të thellë, u njofton të afërmëve dhe miqve vdekjen e bashkëshortit të dashur, anëtarit të Gjykatës, Ivan Iliç Gollovinit, duke gdhirë katër shkurti i vitit 1882. Varrimi bëhet të premten, në ora një pasdreke". Ivan Iliçi ishte kolegu i zotërinjve të mbledhur aty dhe atë e donin të gjithë. Që prej disa javësh, kishte zënë shtratin dhe flitej se vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Vendi i tij i punës ishte ende i pazënë, por mendohej se, po të vdiste, në atë detyrë mund të emërohej Aleksejevi, kurse vendin e punës së Aleksejevit mund ta zinte Vinikovi apo Shtabeli. Kështu që, me të dëgjuar lajmin e vdekjes së Ivan Iliçit, mendimi i parë që i feksi në kokë secilit prej zotërinjve të mbledhur në këtë kabinet, ishte: si do të ndikonte vdekja e Ivan Iliçit në lëvizjen apo ngritjen në përgjegjësi të atyre vetë, si pjesëtarë të trupit gjykues, por edhe të miqve të tyre.
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
"Me siguri, do të jem unë ai që do ta zërë vendin e Shtabelit apo të Vinikovit, - tha me vete Fiodor Vasilieviçi. - Ma kanë premtuar qëkur dhe, ngritja në përgjegjësi, do të më sjellë një shtesë prej 800 rublash, e rroga rrogë". "Duhet bërë një lutje për transferimin e kunatit nga Kalluga këtu, - tha me vete Piotër Ivanoviçi. - Gruaja do të gëzohet shumë. Nuk do të ketë gojë që të ma qokë orë e çast se nuk bëj për njerëzit e saj". - E dija, s'kishte për t'u ngritur, - tha me zë të lartë Piotër Ivanoviçi. - I shkreti! - Po nga se vuante? - Mjekët nuk arritën në një përfundim. Secili shprehu mendimin e vet. Kur e pashë për herë të fundit, rn'u duk se do ta hidhte. - Kurse unë, që nga festa e këtej, nuk i shkova më. U mata që t'i shkoja, por ja që nuk m'u bë mbarë. - Po si, a la ndopak pasuri? - E shoqja ka, por vogëlsirë është. - Po, duhet vajtur. E ka larg shtëpinë. - Larg nga ju. Se, nga ju, të gjithë larg e kanë shtëpinë. - E di, s'ma fal këtë, që banoj matanë lumit, - ia ktheu Piotër Ivanoviçi, duke i buzëqeshur kithët Shebekut. Folën pak për largësinë e vendeve të qytetit dhe pastaj shkuan në krye të detyrës. Përveç mendimeve për lëvizjet dhe për ngritjet në përgjegjësi, që mund ta pasonin këtë vdekje, si dukuri, ajo ngjalli te të gjithë, e kjo ndodh kurdoherë, një ndjenjë gëzimi: vdiq ai e jo unë. "Hë, ai vdiq, kurse unë jam gjallë," - shkonte secili nëpër mend. Kurse njerëzit më të afërt, të ashtuquajturit miq të Ivan Iliçit, padashur, thanë me vete se do t'u duhej që të përmbushnin dhe disa detyrime, punë të mërzitshme ishin, por të pashmangshme: duhej që të shkonin në varrim dhe që aty, në përshpirtje tek e veja për ta ngushëlluar.
7
8
LEON N. TOLSTOI
Shokët e tij më të afërt ishin Fiodor Vasilieviçi dhe Piotër Ivanoviçi. Me Piotër Ivanoviçin ai kishte qenë shok që në Fakultetin e Drejtësisë, kështu që ky ndihej i detyruar ndaj Ivan Iliçit. Si i bëri të ditur në drekë së shoqës lajmin e vdekjes së Ivan Iliçit dhe i shprehu mendimin për mundësinë e transferimit të vëllait të saj në rrethin e tyre, Piotër Ivanoviçi, pa u shtrirë që të pushonte, siç e kishte zakon, veshi frakun dhe u nis për te Ivan Iliçi. Përpara shtëpisë së të ndjerit, qëndronte një karrocë me dy karrocierë. Poshtë, në paradhomë, pranë varëses së rrobave, ishte i mbështetur te muri kapaku i arkivolit me armaç, xhufka e gajtanë, i fërkuar me pudër. Dy zonja, veshur me të zeza, po zhvishnin peliçet. Njëra ishte motra e Ivan Iliçit, atë ai e njihte, kurse tjetra ishte një zonjë e panjohur. Shoku i Piotër Ivanoviçit, Shvarci, po zbriste shkallët. Tek e pa, e ndali hapin, dhe ia bëri me sy, si të donte t'i thoshte: "Nuk i bëri ashtu si duhet punët e veta ky Ivan Iliçi, ne të dy ndryshojmë kryekëput prej tij". Fytyra e Shvarcit, me ato favoritet angleze, dhe figura e tij e hajthme, me frak, shprehnin, si ngaherë, një madhështi solemne, e cila nuk i shkonte aspak natyrës së tij lozonjare, mirëpo, në këtë rast, ato seç kishin një si kripë të veçantë. Të paktën, në ata çaste ky mendim i shkrepi në kokë Piotër Ivanoviçit. Piotër Ivanoviçi u tërhoq, për t'i lënë zonjat që të kalonin dhe, pas tyre, i ngjiti me ngadalë shkallët. Shvarci nuk zbriti, vazhdoi të qëndronte aty ku ishte. Piotër Ivanoviçi e kuptoi arsyen: me sa dukej, donte që ta pyeste se ku do të luanin letra atë natë. Zonjat i ngjitën shkalla për të shkuar te vejusha, kurse Shvarci, me buzët e mbledhura, me pamje serioze, por me vështrimin lozonjar dhe me lëvizjen e vetullave, i tregoi nga e djathta, për në dhomën e të vdekurit.
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
Piotër Ivanoviçi hyri disi i hutar, siç ndodh ngaherë në kësi rastesh, ngaqë nuk e dinte se ç'duhej të bënte. Një gjë ai e dinte mire: kryqin nuk ishte keq që ta bënte. Por në duhej edhe të përkulej, nuk ishte i sigurt, prandaj zgjodhi mesin e artë: me të hyrë në dhomë, edhe bëri kryqin, edhe u përkul lehtë. Sakaq, aq sa ia lejoi lëvizja e duarve dhe e kokës, u përpoq që hidhte një vështrim dhomës. Dy djelmosha, njëri prej të cilëve gjimnazist, me sa dukej, nipërit, dolën nga dhoma duke bërë kryqin. Një plakë qëndronte pa lëvizur në këmbë, kurse një zonjë me vetullat çuditërisht të ngritura lart diç po i pëshpëriste. Një dhjak, me veshjen e zezë të gjatë deri te këmbët, tërë gjallëri dhe vendosmëri lexonte me zë të lartë pjesë nga lutësori, me një shprehje që përjashtonte çdo kundërshtim. Muzhiku bufetist Gerasimi, tek kalonte përpara Piotër Ivanovçit, me ca hapa të lehtë, shpërndau nëpër dysheme një pluhur. Kur e pa, Piotër Ivanoviçi ndjeu menjëherë kutërbimin e lehtë të kufomës që po prishej. Në vizitën e fundit që i kishte bërë Ivan Iliçit, Piotër Ivanoviçi e kishte parë këtë muzhik në kabinetin e të ndjerit, i rrinte te koka të sëmurit dhe Ivan Iliçi atë e donte shumë. Piotër Ivanoviçi një e dy dhe bënte kryqin e përkulej lehtë në drejtim të arkivolit, të dhjakut dhe të ikonave që ishin në qoshe të dhomës. Pas pak, atëherë kur lëvizja e dorës që bënte kryqin iu duk se po zgjaste ca si shumë, e ndërpreu atë dhe ia nguli shikimin të vdekurit. I vdekuri dergjej, ashtu siç dergjen gjithmonë të vdekurit: truplëshuar, si të gjitha kufomat, i zhytur me krahët e këmbët e ngrira në shtrojen e arkivolit, me kokën mbështetur përgjithmonë në jastëk, duke bërë që të dukej, siç ndodh kurdoherë me të vdekurit, balli dyllë i verdhë me tëmthat pak të futura dhe me hundën të dalë, që dukej se do t'ia shtypte buzën e sipërme. Kishte ndryshuar shumë, ishte dobësuar dukshëm që prej kohës kur e kishte parë Piotër Ivanoviçi, por ashtu si të gjithë të vdekurve, fytyra i dukej më e bukur, kryesorja, më me peshë se
9
10
LEON N. TOLSTOI
e të gjallit. Të dukej sikur thoshte se ajo që ai duhej të bënte, ishte bërë dhe ashtu si duhej. Përveç kësaj, i shprehte dhe një si qortim, një vërejtje që u hiqte të gjallëve. Kjo heqje vërejtjeje, Piotër Ivanoviçit iu duk krejt pavend, të paktën, me personin e tij, ajo nuk kishte të bënte. Se përse nuk i erdhi mirë dhe Piotër Ivanoviçi shpejtoi të bënte kryqin, por iu duk se e bëri me shumë nxitim, jo sipas rregullave të rnirësjelljes, bëri «prapa ktheu», dhe eci drejt derës. Shvarci po e priste në dhomën e mesit, qëndronte me këmbët të hapura dhe duke rrotulluar cilindrin që e mbante me të dyja duart prapa shpinës. Pamja e figurës lozonjare, të pastër dhe elegante, e Shvarcit, e freskoi. Piotër Ivanoviçi e kuptoi se Shvarci qëndronte mbi të gjitha këto që sapo i kishin parë sytë, ai nuk ishte nga ata që u jepen kollaj mbresave ndrydhëse. Pamja që kishte, sikur thoshte: incidenti i përshpirtjes së Ivan Iliçit nuk mund të shërbente aspak si shkak i mjaftueshërn për ta prishur rendin e zakonshëm të mbledhjes, domethënë nuk mund t'i pengonte që, sonte në darkë, të hapnin paketën e re të letrave të bixhozit, ndërkohë që shërbëtori ndizte të katër qirinjtë në tryezë; pra, nuk kishte asnjë arsye që kjo që ndodhi t'i pengonte që ta kalonin këndshëm edhe mbrëmjen e sontme. Dhe nuk la pa ia thënë me pëshpërimë Piotër Ivanoviçit tek po i kalonte pranë, i propozoi që të mblidheshin te Fiodor Vasilieviçi. Po ja që nuk ishte e shkruar që Piotër Ivanoviçi të luante letra atë mbrëmje. Praskovia Fiodorovna, një grua shtatvogël dhe e shëndoshë, e cila, me gjithë përpjekjet që bënte për t'u dobësuar, vazhdonte të trashej në supe dhe poshtë, e veshur me të zeza, me kokën të mbuluar me vel dantellash dhe me vetullat të ngritura lart, në një mënyrë po aq të çuditshme sa dhe ajo zonja që qëndronte përkundruall arkivolit, doli nga dhoma e saj bashkë me disa zonja të tjera, i shoqëroi këto deri te dera e dhomës së të vdekurit dhe u tha: - Tani do të falet përshpirtja. Hyni!
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
Shvarci, pasi u përkul pa iu drejtuar kujt, ndali, pa lënë që të kuptohej në e pranoi apo e kundërshtoi atë që u tha. Praskovia Fiodorovna, me ta njohur Piotër Ivanoviçin, psherëtiu, iu afrua, ia mori dorën në të vetat dhe i tha: - E di që ishit një mik për kokë i Ivan Iliçit... - dhe e pa duke qëndruar në pritje të reagimit të tij, ashtu siç e kërkonin fjalët e thëna. Piotër Ivanoviçi e dinte se, ashtu si duhej bërë atje kryqi, këtu duhej shtrënguar dora, duhej psherëtirë dhe duhej thënë: "Të më besoni!" Dhe ai ashtu bëri. Sakaq, e ndjeu që i doli tamam si dëshironte ai që t'i dilte: u mallëngjye, ashtu si sapo ishte mallëngjyer ajo. - Ejani pak, sa nuk ka filluar. Më duhet t'ju them dy fjalë, - i pëshpëriti vejusha. - Ma jepni dorën! Piotër Ivanoviçi ia dha dorën dhe ata shkuan në dhomat e brendshme. Kur po kalonin pranë Shvarcit, ky ia shkeli syrin, duke i shprehur hidhërimin që ndiente. “ja dhe bixhozi! Po mos kini keq, gjejmë dhe ndonjë tjetër. Në u lirofshi, do të jeni i pesti," - ja se ç'po i thoshte ai vështrim lodrues i Shvarcit. Piotër Ivanoviçi psherëtiu edhe më thellë, edhe më pikëllueshërn dhe Praskovia Fiodorovna ia shtrëngoi dorën, në shenjë mirënjohjeje. Hynë në sallonin e saj, të veshur me kreton bojërozë e të ndriçuar zbehtë prej Ilarnbës së vetme. Iu afruan tryezës, që të uleshin. Ajo u ul në divan, kurse Piotër Ivanoviçi u ul në një pufe të ulët e me sustat e prishura, ku nuk rrihej rehat, sepse ngriheshin e uleshin, në varësi të peshës trupore që ushtrohej. Praskovia Fiodorovna deshi t'i thoshte që të ulej në një ndenjëse tjetër, por i tha vetes se kjo nuk i shkonte aspak gjendjes së saj, ndaj s'e bëri. Kur po ulej në pufe, Piotër Ivanoviçit iu kujtua, që Ivan Iliçi ishte këshilluar me të për rregullimin sa më të mirë të sallonit, e kishte pyetur për kretonin trëndafili, të zbukuruar me gjethe të gjelbra. Kur po ulej në divan, duke kaluar përbri tryezës (salloni qe i mbushur me rraqe dhe me mobilie), vejushës i ngecën
11
12
LEON N. TOLSTOI
dantellat e zeza të mantelit të zi te cepi i tryezës. Piotër Ivanoviçi u ngrit që ta çngecte, pufeja e çliruar nga pesha e trupit të tij kërkëlliti ankueshëm, duke e shtyrë lart. Vejusha u orvat që ta çngecte vetë dantelën, kështu që Piotër Ivanoviçi u ul përsëri, duke e shtypur pufen rebele. Por vejusha nuk po e hiqte dot, kështu që Piotër Ivanoviçi i dha përsëri përpjetë trupit dhe sërishmi u rebelua e kërkëlliti pufeja. Si mori fund e gjithë kjo, vejusha nxori shaminë e pastër prej batisti dhe filloi të qante. Piotër Ivanoviçin e sëkëlldisi kjo që ndodhi me dantellën dhe lufta për mposhtjen e pufes, kështu që ndenji vetullngrysur. Situatën e nderë që u krijua, e shkrehu Sokollovi, bufetieri i Ivan Iliçit, i cili erdhi që t'i bënte të ditur vejushës se vendi i varrit në varreza, që kishte porositur Praskovia Fiodorovna, bënte dyqind rubla. Ajo e ndërpreu të qarët dhe, me pamjen e viktimës, ia hodhi sytë Piotër Ivanoviçit, i tha frëngjisht se sa të dërrmuar që e ndiente veten. Piotër Ivanoviçi bëri një shenjë të heshtur që shprehte besimin e tij të patundur në këtë që po i thoshte, ndryshe nuk kishte si të ishte. - Ndizeni një cigare, ju lutem, - i foli me një zë të shuar, që i shprehte zemërmadhsi dhe u mor me Sokollovin për çështjen e çmimit. Duke pirë duhan, Piotër Ivanoviçi vuri re që ajo po i kërkonte të dinte hollësi për çdo gjë që kishte të bënte me çmimin e tokës dhe, në fund, e porositi si të vepronte. I dha edhe porosi për psaltët. Sokollovi doli. - I bëj vetë që të gjitha, tha duke iu drejtuar Piotër Ivanoviçit dhe duke shtyrë me krah në anën tjetër të tryezës albumet, i afroi dhe tavllën e vazhdoi: - Nuk dua që të shtirem e t'ju them se, nga hidhërimi, nuk mund të merrem dot me punët praktike. Dhe merrem jo sepse më ngushëllon... ama mendjen ma largon, se përkujdesi është për të. Dhe ajo përsëri e nxori shaminë dhe u bë gati që të shkrehej në lot, por, papritur, sikur e mori në dorë veten, e shkundi trishtimin dhe nisi të fliste me një ton të qetë: - Kam një punë me ju.
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
Piotër Ivanoviçi iu përkul, por pa i lënë sustat e pufes që të harbonin. - Ditët e fundit ai vuajti shumë. - Vuajti shumë? e pyeti Piotër Ivanoviçi. - Ah! Tmerrësisht! Dhe jo në minutat e fundit, por orë të tëra nuk pushoi së bërtituri. Tri ditë e tri net ulëriti pa e ndryshuar zërin. S'durohej. Klithmat dëgjoheshin edhe tri dhoma më tej. Ah! Zemra ma di se ç'hoqa! - Po si, a ishte në vete? - e pyeti Piotër Ivanoviçi. - Po, - i pëshpëriti ajo. - Deri në minutën e fundit. U nda me ne një çerek ore parpara se të jepte shpirt. Na kërkoi që ta largonim Vollodien. Mendimi për picirrën që paska parë me sytë e tij njeriu, të cilin e kishte njohur nga afër, në fillim nxënës gazmor, pastaj koleg në të njëjtën punë, me gjithë pështirosjen që po e mbyste nga shtirja e kësaj gruaje, i kalli tmerrin. I doli përpara syve balli, hunda e dalë që dukej se do t'ia shtypte buzën e sipërme dhe ndjeu llahtar për veten e tij. "Tri ditë e tri net vuajtje të padurueshme dhe mandej vdekja. Ja, e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me mua, tani, këtë rninutë," mendoi dhe i ngriu gjaku në deje. Por, aty për aty, pa e kuptuar as vetë sesi, i erdhi në ndihmë mendirni i zakonshëm, që kjo i kishte ndodhur Ivan Iliçit e jo atij vetë, atij kjo nuk duhet që t'i ndodhë, jo, nuk mund t'i ndodhë. Tek mendonte kësisoj, vetërn se po e lëshonte veten e kjo nuk duhej bërë. E pse të mos ndiqte shembullin e atij lozonjarit qyfyrexhi, Shvarcit? Dhe, pasi e gjykoi kështu çështjen, Piotër Ivanoviçi sikur u qetua, sakaq u interesua të dinte hollësi për orët e fundit të Ivan Iliçit, sikur ajo që i kishte ndodhur shokut, të ishte thjesht një aventurë, e cila nuk kishte të bënte me atë vetë. Pas fjalëve vërtet të lemerishme, pas hollësive vërtet ngjethëse për vuajtjet fizike që kishte hequr Ivan Iliçi (dhe hollësitë Piotër
13
14
LEON N. TOLSTOI
Ivanoviçi i mësoi përmes atij efekti që ato kishin shkatuar mbi nervat e Praskovia Fiodorovnës), vejusha, me sa dukej, e pa të udhës që të dilte te çështja për të cilën e kishte hequr mënjanë. - Ah, Piotër Ivanoviç, sa e rëndë, sa tmerrësisht e rëndë që është... - pëshpëriti dhe ia shkrepi të qarit përsëri. Piotër Ivanoviçi psherëtiu dhe priti sa të shfrynte hundët. Pasi kjo i shfryu, i tha: - Ju besoj... Dhe ajo përsëri filloi të fliste, e çoi fjalën te më kryesorja: si të bënte që, me rastin e vdekjes së burrit, të merrte të holla nga shteti. Bëri sikur ishte duke i kërkuar një këshillë për çështjen e pensionit, por ai e nuhati. që ajo ishte në dijeni të gjithçkaje, madje dinte dhe hollësi, dinte dhe ato që ai vetë nuk i dinte. E pyeti se ç'mund të përfitonte nga arka e shtetit, por donte të dinte në ishte e mundur që të zhvaste sa më shumë. Piotër Ivanoviçi e vrau mendjen për të gjetur ndonjë mënyrë, por, si qëndroi për një kohë i menduar, nga mirësjellja, vetëm e qortoi qeverinë për kopracinë që tregonte, i tha sc, me sa dinte, më shumë nuk qe e mundur. Atëherë ajo psherëtiu dhe zuri të mendohej si ta hiqte qafe vizitorin. Ky e kuptoi, e shoi cigaren, u ngrit, i shtrëngoi dorën dhe doli. Në dhomën e bukës, me orën, së cilës i gëzohej pamasë Ivan Iliçi, që e kishte blerë me aq qejf në dyqanin me komision, Piotër Ivanoviçi takoi priftin dhe disa të njohur, që kishin ardhur në përshpirtje, pa dhe zonjushën bukuroshe, të bijën e Ivan Iliçit. Ishte krejt në të zeza. Shtati i hajthmë dhe i derdhur i dukej edhe më i hijshëm. Dukej e zymtë, si e zernëruar dhe shihte e vendosur. Iu përkul mezidukshëm Piotër Ivanoviçit dhe e kqyri sikur ky të ishte fajtor për diçka. Prapa vajzës, po me atë shprehje prej njeriu të fyer, qëndronte djaloshi i pasur, të cilin Piotër Ivanoviçi e njihte, ishte hetues dhe qenë lidhur me fejesë, kështu kishte dëgjuar. Iu përkul me një shprehje pikëllimi në tërë qenien dhe doli që të shkonte në dhomën e të vdekurit,
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
por nën shkallë i zunë sytë gjimnazistin që i ngjante shumë Ivan Iliçit. Ishte i biri. Piotër Ivanoviçi atë e kishte parë në mësimet e drejtësisë. Sytë i kishte të përlotur, por edhe si të papastër, siç i kanë djelmoshat e moshave trernbcihjetë - katërmbëdhjetëvjeçare. Me ta vënë re Piotër Ivanoviçin, rrudhi turiçkat dhe i dha fytyrës një pamje të rreptë, por edhe prej të turpëruari. Piotër Ivanoviçi e përshëndet-i me tundje të kokës dhe hyri në dhomën e të vdekurit. Filloi falja e përshpirtjes: girinjtë, rënkimet, temjani, lotët, ngashërimet. Piotër Ivanoviçi qëndroi fytyrëngrysur, duke parë majat e këpucëve të veta. Nuk i çoi as edhe një herë sytë drejt të vdekurit, deri në fund nuk e lëshoi veten dhe ishte nga të parët që doli nga dhoma. Në paradhomë nuk kishte njeri. Gerasimi, muzhiku bufetier, doli nga dhoma e të ndjerit, i trazoi vrullshëm me duart e tij të forta të gjitha qyrqet, për të gjetur atë të Piotër Ivanoviçit dhe ia mbajti që ta vishte. - E, vëllaçko Gerasim? i foli Piotër Ivanoviçi sa për të thënë diçka. - Të vjen keq? - Kështu urdhëroi Zoti. Asaj udhe do të shkojmë të gjithë. Fjalët i tha me të zgërdhirë, duke zbuluar dhëmbët e plotë dhe të bardhë të muzhikut dhe si njeri në valë të punës që qe, e hapi vrullshëm portën, i bëri zë karrocierit, e uli Piotër Ivanoviçin në karrocë dhe u kthye me vrap andej nga kishte dalë, i vetëdijshëm që e prisnin punët. Piotër Ivanoviçi, me kënaqësi dihati ajrin e pastër pas erës së temjanit, të kufomës dhe të fenolit. - Për ku urdhëroni që t'ju shpie? - e pyeti karrocieri. - Nuk është vonë. Më shpini te Fiodor Vasilieviçi. Dhe Piotër Ivanoviçi shkoi. I gjeti në fundin e valës së parë të lojës, kështu që mund të ulej me ta e të luante si lojtari i pestë.
15
16
LEON N. TOLSTOI
II Historia e së kaluarës së Ivan Iliçit ishte nga më të thjeshtat e më të zakonshmet, por edhe nga më të tmerrshmet. Vdiq në moshën dyzet e pesë vjeç, kur punonte në detyrën e anëtarit të trupit gjykues. Ishte i biri i një nëpunësi, i cili kishte bërë në ministri dhe në zyra të tjera të ndryshme atë lloj karriere, që i katandis njerëzit në atë farë feje, kur, ndonëse duket ashiqare se nuk janë më në gjendje që t'i kryejnë detyrimet e zyrtarit me përgjegjësi, për arsye të viteve të gjata të shërbimit dhe të gradës që mbajnë, nuk mund të pushohen nga puna, ndaj i emërojnë në vende pune të sajuara, fiktivë dhe marrin gjashtë deri dhjetë mijë rubla rrogë vjetore, me të cilat jetojnë deri në pleqërinë e thellë. Këtë fat pati dhe këshilltari i fshehtë, nëpunësi i panevojshëm i zyrave të sajuara, Ilia Efimoviç Gollovini. Kishte tre djem. Ivan Iliçi ishte i dyti. Më i madhi bëri po atë karrierë si i ati, vetëm se shërbeu në një ministri tjetër. Tani po i afrohej moshës, kur rrogat merreshin për inerci. Djali i tretë doli dështak: kudo që kishte qenë, nuk kishte bërë dot prokopi, tani punonte në hekurudhë. As i ati, as vëllezërit e veçanërisht gratë e tyre, jo vetëm që nuk donin ta takonin, por nuk donin as të dinin në ishte gjallë apo kishte vdekur. Detyroheshin ta shihnin vetëm atëherë, kur nuk kishin nga t'ia mbanin. Motra qe martuar me baronin Gref, një nëpunës petërburgas si dhe vjehrri. Ivan Iliçi ishte le phenix de la famille1 siç thoshin. Nuk ishte aq i ftohtë, i kujdesshëm dhe i përpiktë sa ishte i madhi, por as i prapë sa i vogli nuk ishte. Qëndronte ndërmjet të dyve: i zgjuar, i gjallë, i këndshëm dhe i edukuar. Ndoqi, së bashku me vëllanë e vogël, Fakultetin e Drejtësisë, por i vogli nuk e mbaroi, ngaqë e përjashtuan kur ishte në vitin e pestë, kurse Ivan Iliçi e mbaroi atë me sukses. Edhe 1
Krenaria e familjes (frëngj.)
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
student, kishte qenë ashtu siç vazhdoi të ishte pastaj gjithë jetën, njeri i aftë, tip gazmor dhe qejfpaprishur, i dashur me të gjithë, por tepër korrekt, njeri që e kryente me përpikrnëri atë, që e quante si detyrën e vet. Me fjalën detyrë, Ivan Iliçi kuptonte atë që i ngarkonin personat me poste të larta. Nuk u përkiste sahaalëpirësve, as kur qe djalë e as më vonë kur u rrit, por që së vogli e tërhiqnin, siç tërheq drita mizën, njerëzit e veshur me pushtet në shoqëri. Ua kishte përvetësuar mënyrat e sjelljes, ua dinte pikpamiet që kishin për jetën, me ca si këta i pëlqente të lidhej me miqësi. Hazdisjet fëmijërore dhe dertet rinore 'kaluan. pa lënë gjurmë në karakterin e tij. Se vërtet që, kur ishte adoleshent, qe dhënë pas epsheve dhe sqimës, kurse në vitet e fakultetit, kishte anuar nga liberalizmat, por i kishte bërë kurdoherë brenda caqesh të caktuara, të cilat me saktësi të pagabueshme ia diktonin ndjenjat. Në Fakultetin e Drejtësisë kishte kryer dhe veprime që i ishin dukur si të fëlliqur, madje aq shumë, saqë e neveritnin dhe atë vetë atëherë, por më pas, kur kishte vënë re që veprime të atilla i kryenin edhe persona me pozitë të lartë në shoqëri e nuk konsideroheshin si veprime të ulët, Ivan Iliçi jo se i shpalli si të mira, por thjesht i la në harresë, edhe kur i sillte ndër mend, nuk e prishte terezinë. Kur mbaroi studimet dhe mori nga i ati paratë që duheshin për të blerë uniformën, Ivan Iliçi preu një palë rroba te Sharmeri, vari në qostekun e vet një medalion me mbishkrimin: respice finem 2 , u përshëndet me princin dhe me profesorët, shtroi një drekë për shokët me të afërt te Dononi dhe, me valixhen e re, të modës, në dorë, ku kishte futur ndërresat, rrobat e reja, takëmin e rojës dhe të tualetit, si dhe një mbulesë të leshtë për të mbështjellë këmbët, që të gjitha të blera në dyqane të mira, u nis për në provincë me detyrën e nëpunësit me porosi të posaçme të guvernatorit, vend pune që ia kishte gjetur i ati.
2
Parashiko fundin (lat.)
17
18
LEON N. TOLSTOI
Në provincë Ivan Iliçi u rregullua si s'kishte vazhdoi të bënte jetën e këndshme të fakultetit. Shërbente, bënte karrierë, por nuk linte t'i rrëshqisnin dhe argëtimet pa teprime, në të rrallë, me porosi të shefave, kryente shërbime në komunat përreth, mbahej me dinjitet, si me më të mëdhenjtë se vetja, dhe me më të vegjëlit, kryesorja, sillej me një ndershmëri që nuk dinte se ç'është korruptimi, për çka nuk kishte pse të mos krenohej, detyrat i kryente me përpikëri, sidomos ato që kishin të bënin me sektin fetar të raskolnikëve. Në çështje detyre ai nuk të falte, ndonëse ishte njomëzak dhe ia kishte qejfi hazdisjen dhe hargalisjen, e shihnin kurdoherë të rreptë në krye të punëve, të vetëpërmbajtur dhe rigoroz ndaj rregullave zyrtare. Kurse në shoqëri tregohej hokatar dhe shakaxhi mendjehollë, kurdoherë dashamirë ndaj tjetrit dhe i sjellshëm, një bon enfant 3, siç e thërrisnin ledhatueshëm shefat dhe bashkëshortet e tyre, të cilëve u bënte vizita në shtëpi. Pati dhe një dashuriçkë me një zonjë, e cila iu var vetë në qafë juristit elegant; mbante lidhje dashurie dhe me një rrobaqepëse, i kishte qëlluar që të shtrohej në gosti me ca fligeladjutantë që vinin nga qyteti, u bënte dhe vizita pas darkave shtëpive që ndodheshin në atë rrugën e largët, bënte dhe veprime për t'ua fituar zemrën shefave dhe grave të tyre, por që të gjitha këto bashkëshoqëroheshin prej një toni aq të stërholluar mirësjelljeje, saqë nuk mund të shiheshin si shfaqje lapërdhie. Se, që të gjitha, lehtësisht mund të renditeshin në atë rubrikën, e cila në frëngjisht përkufizohet me fjalët: il faut que jeunesse se passe4. Gjithçka bëhej me duar të pastra, me këmishë të larë, me fialë e shprehje frëngjisht dhe, kryesorja, bëhej vetëm në shoqërinë e lartë. Pra bëhej nën hijen e personave me peshë.
3 4
Djalë i mirë (frëngj.) Rinia do bëjë të vetën (i riu si veriu) (frëngj.)
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
Ivan Iliçi shërbeu në provincë pesë vjet. Pas kësaj u transferua. Shërbeu në zyra nga më të ndryshmet, aty ku kishte nevojë për njerëz të rinj. Dhe Ivan Iliçi ishte njëri prej këtyre njerëzve të rinj. I ofruan detyrën e hetuesit, e pranoi, ndonëse vendi i punës ishte në një guvernë tjetër dhe do t'i duhej që t'i ndërpriste marrëdhëniet e konsonduara dhe të krijonte të reja. E përcollën miqtë, vunë të holla dhe i blenë dhuratë një kuti cigaresh prej argjendi. Dhe ai u nis për në vendin e ri të punës. Si hetues, Ivan Iliçi e ndjeu veten comme il faut5, i zoti për t'i ndarë detyrimet e shërbimit nga jeta private, e kjo ndillte respektin e të gjithëve, njëlloj siç i kishte ndodhur tek shërbente si nëpunës me detyra të posaçme. Ndërsa detyra e hetuesit, për të, paraqiste më shumë interes dhe e tërhiqte më shumë. Në detyrën e mëparshme atij i ledhatohej sedra, tek kalonte me hap të shpenguar, i veshur me uniformën që e kishte prerë te Sharmeri, përpara nevojtarëve, që qëndronin në radhë me zemër të ngrirë, për të hyrë te shefi, si dhe përpara zyrtarëve, që e kishin zili tek ulej te shefi në kabinet për të pirë çaj dhe për të shijuar një cigare në shoqërinë e tij, por ato që vareshin drejtpërdrejt prej tij dhe ai ua kishte në dorë fatin, ishin pak. Këta ishin vetëm komandantët e policisë dhe pjesëtarët e sektit fetar të raskolnikëve, por edhe këta vetëm në ata raste, kur dërgohej ndonjë porosi e posaçme. Atij i pëlqente që të tregohej kurdoherë i njerëzishëm, sillej thuajse shoqërisht me ata që vareshin prej tij, i pëlqente që t'u linte të kuptonin se ja, ai, një person i fuqishëm, clë mund t'i shtypte, sillej thjesht si shok me ta. Dhe duhet thënë se njerëz të tillë atëherë kishte pak. Kurse tani hetuesi Ivan Iliçi po e ndiente se që të gjithë, pa asnjë përjashtim, edhe ata që mbaheshin rëndë dhe tregoheshin të vetëkënaqur, pra, që të gjithë pa përjashtim, ai i kishte në dorë, mjaftonte që të shkruante në atë fijen e 5
Ashtu si duhet (frëngj.)
19
20
LEON N. TOLSTOI
letrës me stemën e shtetit, ca fjalë të duhura dhe, edhe atë më të fryrin e më fodullin e shoqëronin për tek ai, si të akuzuar apo si dëshmitar, kurse ky, në nuk donte që ta rrasnin brenda, do të qëndronte gatitu përpara tij, do t'u përgjigjej, pa e bërë dy, pyetjeve që do t'i parashtronte. Ivan Iliçi nuk e shpërdoroi kurrë këtë pushtet që e zotëronte, përkundrazi, përpiqej që ta zbuste shprehjen e tij, ama vetëdija e këtij pushteti dhe mundësia që zotëronte për ta zbutur ushtrimin e tij, paraqisnin për të interes të madh dhe atij po i pëlqente shumë detyra e re. Në vetë shërbimin dhe pikërisht në hetimet, Ivan Iliçi shumë shpejt arriti që ta përvetësonte marifetin e mënjanimit nga vetja të rrethanave që nuk lidheshin me detyrën, mundi ta vishte çdo çështje, sado e ndërlikuar që i paraqitej, me një të tillë rrobë, që ajo vetë, së jashtmi, të pasqyrohej në letër dhe prej saj të përjashtohej kryekëput çdo farë ndikimi vetjak, kryesorja, të ruhej formaliteti i kërkuar. Një trajtim si ky i çështjeve hetimore ishte një gjë e re. Ivan Iliçi, ndër të parët, e zbatoi në praktikë statutin e miratuar në vitin 1864. Kur shkoi në qytetin e ri me detyrën e hetuesit, Ivan Iliçi bëri njohje të reja dhe zuri miqësi të reja, ai, si të thuash, u përtëri dhe vetë, përpunoi një sjellje të re. Mbajti njëfarë largësie me pushtetarët e gubernës, duke c nxjerrë bukur mirë në pah dinjitetin vetjak, kurse për komunikim të përditshëm, zgjodhi miq në qarqet gjyqësore dhe të fisnikërisë vendase, ata më të shquarit dhe më të pasurit, zuri të mbahej paksa i pakënaqur nga qeverisja që i bëhej vendit, hodhi në qarkullim dhe qëndrime e sjellje prej liberali të moderuar dhe prej qytetari të civilizuar. Pa e ndryshuar aspak paraqitjen e vet elegante, në këtë detyrë të re, Ivan Iliçi nuk ia shkoi më briskun mjekrës, por e la që t'i rritej lirisht, ashtu si ia donte qejfi. Në këtë qytet të ri, jetën po e kalonte si s'kishte më mirë: shoqëria e atyre që i kundërviheshin gubernatorit ishte e përzernërt dhe këndellëse, rrogën ai këtu e kishte më të madhe, jetës që nisi të bënte ia
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
shtoi lezetin dhe loja me letra, bixhozi, ia ngazëllente shpirtin. I binte shpejt në të letrës së duhur, vepronte saktë dhe kurdoherë ndahej me fitim. Pas dy vjetësh shërbimi në qytetin e ri, Ivan Iliçi u njoh me bashkëshorten e ardhshme, me Praskovia Fiodorovna që ishte vajza më tërheqëse, më e zgjuar dhe më e shquar e rrethit, ku vërtitej Ivan Iliçi. Ndër dëfrimet për t'u çlodhur pas punës kapitëse të hetuesit, Ivan Iliçi zgjodhi lodrimin zbavitës prej çapkëni të shkujdesur me Praskovia Fiodorovnën. Kur kishte qenë nëpunës me detyra të posaçme, kishte marrë pjesë në vallëzirne, por tani që punonte hetues, Ivan Iliçi ngrihej për të vallëzuar vetëm në formë përjashtimi. Dhe vinte në këtë argëtim një kuptim të ri. Thoshte me vete: "Ndonëse jam një zyrtar i rangut të pestë, me këtë detyrë që kam, në duhet vallëzuar, këtë di ta bëj më mirë se gjithkush tjetër". Në të rrallë e ftonte Praskovia Fiodorovnën që të vallëzonin, zgjidhte kohën e fundit të mbrëmjeve dhe, kryesisht, gjatë këtyre vallëzimeve ia fitoi zemrën. Ajo e dashuroi. Ivan Iliçi nuk kishte ndonjë mendim të ciartë e të përcaktuar për martesën, por, kur e pa që vasha u dashurua pas tij, i bëri vetes pyetjen: "Vërtet, e pse të mos martohem?" Vasha Praskovia Fiodorovna vinte nga derë e mirë, i rridhte në deje gjak fisnikësh, kishte dhe paraqitje të mirë, papo dhe një pasuri të vogël e kishte të regjistruar në emrin e saj. Ivan Iliçi mund të pretendonte për një gjetje edhe më të mirë, por edhe ky rast që i doli përpara, nuk iu duk i keq. Vetë ai kishte rrogë të mirë, tha me vete se, po aq të ardhura do të kishin dhe nga pasuria e saj. Ishte nga një familje e mirë, ishte vajzë e dashur, simpatike, sjelljen e kishte të paqortueshme. Të thuash se u martua sepse e dashuroi të fejuarën, sepse gjeti tek ajo mbështetjen e pikëpamjeve të veta për jetën, do të ishte po aq e padrejtë, sa dhe po të thoshe se u martua, ngaqë njerëzit e shoqërisë
21
22
LEON N. TOLSTOI
së lartë, ku vërtitej, ia miratuan dhe e shtynë që ta bënte këtë martesë. Ivan Iliçi u martua duke i bashkuar në një që të dyja këto argumente: bëri atë që i pëlqeu, zgjodhi për shoqe jete një vajzë për kokën e vajzës dhe, në të njëjtën kohë, bëri atë që njerëzit me pozitë e quanin më të drejtë. Dhe Ivan Iliçi u martua. Ceremonia e martesës, kohët e para të jetës bashkëshortore, me ledhatimet bashkëshortore, me mobiliet e reja, me takëmet dhe serviret e reja, me ndërresat e reja, deri në kohën e shtazanisë, kaluan shumë mirë, aq sa Ivan Iliçi nisi të mendonte që martesa jo vetëm nuk e ndryshoka natyrën që ka jeta e lehtë, e këndshme, e gëzuar dhe kurdoherë e mirësjellshme, e miratuar nga shoqëria, që, sipas mendimit të tij, ishte pikërisht ajo mënyrë jetese që i parashtrohej si më e mira njeriut, por edhe më të ngazëllimtë e më të plotë. Po ja që, në muajt e parë të shtatzanisë nxori kryet një dukuri e re, e beftë, e pakëndshme, e rëndë dhe aspak e pëlqyeshme, të cilën ai nuk e priste dhe nuk kishte si ta hiqte qafe. E shoqja, pa kurrfarë arsyeje, siç i dukej Ivan Iliçit, de gaité de 6 coeur , siç shprehej ai, filloi t'ia prishte lezetin dhe rregullin jetës: pa asnjë shkak bëhej xheloze, i kërkonte që të merrej më shumë me të, i qepej kot më së koti dhe ia plaste shpirtin me grindje e zënka. Në fillim Ivan Iliçi shkoi me shpresën se do të mund të shpëtonte nga sherret, duke vënë në përdorim marifetet e jetës së lehtë, që jo një herë e kishin nxjerrë të palagur nga situata të ngjashme, provoi që të mos i kushtonte kurrfarë vëmendjeje humorit të keq të së shoqes, vazhdoi jetën e mëparshme: ftonte miqtë për të luajtur tek ai me letra, i shumoi vajtjet në klub dhe vizitat te shokët. Tek e pikasi marifetin, e shoqja iu përvesh aq rëndë, duke mos ia kursyer as banalitetin e as brutalitetin, mandej skena si këto i përsëriti me këmbëngulje dhe egërsi 6
Me qëllim, për qejf (frëngj.)
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
sa herë që nuk ia plotësonte kërkesat, e shante pilë më pilë, me synimin që ta vinte përfund, domethënë ta detyronte që të rrinte me të në shtëpi dhe ta ndante me të pikëllirnin, saqë Ivan Iliçin e pushtoi tmerri. E kuptoi se jeta bashkëshortore, të paktën në rastin e tij me të shoqen, nuk ua hapte kurdoherë rrugën kënaqësive dhe mbarësive, përkundrazi, më shpesh ua përdhoste jetën bashkëshortëve, prandaj duhej bërë çmos që të mos e lejonte prishjen e asaj, që për të ishte e rregullt. Dhe lvan Ihçi zuri të vriste mendjen si të bënte. Kishte punën, atë Praskovia Hodorovna nuk mund ta kundërshtonte, dhe Ivan Iliçi, duke nxjerrë si shkak detyrimet e shërbimit, filloi të luftonte me të shoqen, për ta ruajtur pavarësinë që e çmonte aq shumë. Pas lindjes së fëmijës, i dolën telashe të reja: me ushqyerjen, me mirërritjen, me sëmundjet e vërteta dhe të rreme, si të fëmijës, ashtu dhe të së shoqes. I kërkohej që të bënte diçka, kurse ai gjë prej gjëje nuk dinte. Iu bë e pashmangshme nevoja e ruajtjes së vetes jashtë familjes. Sa më gërnjare bëhej e shoqja, sa më kërkuese bëhej ndaj tij, aq më shumë Ivan Iliçi e kalonte pikën e rëndesës së jetës në punë. Zuri ta donte edhe më shumë detyrën dhe u bë më shumë ambicioz nga ç'kishte qenë. Shumë shpejt, jo më larg vitit të parë të martesës, Ivan Iliçi u bind se jeta bashkëshortore, duke patur disa të mira, në thelbin e saj paragitej tejet e koklavitur dhe e vështirë, ndaj saj, për kryer si duhej detyrimet familjare, dornethënë që të bëje jetë të pëlqyeshme dhe të miratuar në opinionin shoqëror, duhej të përpunoje qëndrime të përcaktuar, qartë, ashtu si dhe ndaj shërbimit. Dhe ai i përpunoi këto qëndrime. Kërkoi nga jeta familjare komoditetet më të domosdoshëm: gatimin, mirëmbajtjen e shtëpisë, detyrimet bashkëshortore dhe, kryesorja, paraqitjen në sytë e botës, sepse kjo kishte të bënte me opinionin shoqëror. Në të tjerat, do t'i kërkonte ëndjet vetjake jashtë familjes, po t'i gjente edhe në familje, do
23
24
LEON N. TOLSTOI
të tregohej shumë mirënjohës, në rast se do të ndeshte kundërshtim e do të vazhdonin grindjet, atëherë do të largohej dhe do të mbyllej në atë botën e tij të punës, e cila i jepte kënaqësi të mirëfilltë. Ivanin Iliçin e çmonin si nëpunës dhe pas tre vjetësh e emëruan zëvendëskryeprokuror. Detyra e re, përgjegjësitë e shtuara, kompetenca për të thirrur para trupit gjykues dhe, edhe për të rrasur brenda, fjalimet publike, sukseset nga më të ndryshmet që e shoqëruan gjatë shërbimit në detyrën e re, ia forcuan edhe më ndjenjën e përgjegjësisë dhe ia shtuan dozat e zellit. U lindën fëmijë. Gruaja sa vinte e bëhej më gërnjare e zemërake, por marrëdhëniet rigoroze që ai vendosi në jetën e familjes e bënin thuajse të padepërtueshëm ndaj grindjeve që nuk kishin të mbaruar. Pas shtatë vjet punësie në qytet, Ivan Iliçin e transferuan, po me detyrën e prokurorit, në një guvernë tjetër. Shkuan. Para nuk kishin shumë dhe gruas nuk i pëlqeu vendi. Rroga ishte vërtet më e madhe, por jeta këtu ishte më e shtrenjtë. U vdiqën dy fëmijë. Nga kjo familja u zhyt në një pikëllim të dukshëm, jeta u bë më e mërzitshme. Për të gjitha fatkeqësitë e ndodhura në vendbanimin e ri, Praskovia Fiodorovna fajësonte të shoqin. Shumica e temave të bisedimeve të tyre, sidomos ato që kishin të bënin me mirërritjen dhe me miredukimin e fëmijëve, rëndoheshin nga probleme dhe, nga bisedimi, kalohej shpejt në grindje, në acarime. U mbeteshin periudha të rralla dashurie, dhe ato të shkurtra. Ngjanin me ca ishuj të vegjël, ku ata ndalonin vetëm për pak kohë, por shpejt zhyteshin në atë detin e armiqësisë së fshehtë, që shprehej si tjetërsim i njërit nga tjetri. Në një kohë tjetër, tjetërsimi do ta mbushte me hidhërim Ivan Iliçin, sepse do të mendonte se një dukuri e tillë nuk duhej të ndodhte, por tani ai e shihte gjithë këtë si një gjendje krcjt normale, madje e quante se kishte qenë synimi që i kishte vënë vetes lidhur me qëndrimin që duhej mbajtur ndaj familjes. Donte me çdo kusht që të çlirohej sa më shumë
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
nga pakënaqësitë e së shoqes që nuk kishin të numëruar, t'i jepte gjendjes pamjen e situatave të padëmshme, t'i mbante për ngjarje krejt të zakonshme. Dhe ia doli mbanë: arriti që të rrinte gjithë më pak në shtëpi, dhe atëherë kur detyrohej që të rrinte, bënte çmos që të mos ishin vetëm, të kishte dhe të tjerë. Kuptimin e jetës ai e lidhi me shërbimin, ishte ky që e përpinte me gjithsej. Vetëdija e pushtetit që ushtronte, mundësia që kishte për të marrë në qafë cilindo që të donte, mbajtja më të madh, që shfaqej edhe në pamjen e tij të jashtme, kur hynte në sallën e gjyqit dhe takonte vartësit, bravura që manifestonte në sy të eprorëve dhe të vartësve dhe, kryesorja, mjeshtëria dhe profesionalizmi i lartë që tregonte në trajtimin e çështjeve gjyqësore dhe këtë ai e ndiente fort mirë, Ivan Iliçin e gëzonin pa masë, por po aq edhe bisedimet me shefat, drekat dhe darkat, loja me letra po ashtu ia mbushnin jetën. Kështu që, në përgjithësi, jeta e Ivan Iliçit po kalonte ashtu si e quante ai që duhej të kalonte: e këndshme dhe e hijshme. Kështu i ngrysi të shtatë vjetët. Vajza e madhe ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe, u vdiq dhe një fëmijë, por kishte dhe djalin gjimnazist. Për shkakun e tij, grindeshin shpesh: Ivan Iliçi donte që djali të vazhdonte për drejtësi, kurse Praskovia Fiodorovna nga inati për të, e kundërshtonte. Vajza rnësonte në shtëpi me mësues privatë, shkonte mirë në mësime, edhe djali nuk mbetej prapa.
III Kështu rrodhi jeta e Ivan Iliçit gjatë shtatëmbëdhjetë vjet martese. Mbahej i vjetër në detyrë, nuk i pranoi disa lëvizje paralele që i propozuan, ngaqë priste një vend pune më të dëshiruar dhe më të merituar, kur, papritur, ndodhi një ngjarje, e cila ia prishi qetësinë e
25
26
LEON N. TOLSTOI
jetës. Ivan Iliçi priste të emërohej në detyrën e kryeprokurorit në qytetin universitar, por Hopeja u tregua më i shpejtë e më i shkathët: atë vend e zuri ai. Ivan Iliçit iu ngritën nervat, e qortoi shokun dhe u përfol me shefin, pas kësaj këta i qëndronin ftohtë, në emërimin e radhës përsëri e lanë mënjanë. Ishte viti 1880, më i rëndi i jetës së Ivan Iliçit. Rroga nuk po u dilte, me të nuk po i përballonin dot nevojat në rritje, të gjithë e kishin harruar dhe, ajo që atij, në marrëdhëniet me të tjerët i dukej si padrejtësi e madhe, ata e quanin një punë të zakonshme. As i ati nuk e quajti të udhës që t'i vinte në ndihmë. E pa veten të braktisur, sepse e quanin që rroga prej 3500 rublash që merrte, ishte më se normale për ta ndier veten njeri të lumtur. Vetëm ai e dinte se, me padrejtësitë që i ishin bërë, me gërnjat dhe mëritë e pandashme të së shoqes, së cilës nuk i mbyllej kurrë goja, por dhe me borxhet që kishte nisur të merrte, duke jetuar një jetë jashtë mundësive, pra, vetëm ai e dinte që gjendja, në të cilën ndodhej, nuk ishte aspak normale. Në verën e po këtij viti, për ta lehtësuar sadopak gjendjen e rëndë ekonomike, mori lejen e zakonshme dhe vajti të jetonte me gruan dhe fëmijët në fshat, te vëllai i Praskovia Fiodorovnës. Në fshat, pa punë, Ivan Iliçi për herë të parë e ndjeu rnërzinë brejtëse dhe kapitëse, një mërzi të padurueshme dhe u bind piotësisht se kështu nuk jetohej, duheshin marrë me doemos disa masa vendimtare. Si kaloi një natë të tërë pa gjumë jashtë në tarracë, Ivan Iliçi e ndau mendjen të nisej për në Petërburg. Duhej çalltisur për veten, për më tepër që do të ishte dhe një ndëshkim për ata, që nuk kishin ditur ta çmonin: do të kërkonte që ta transferonin në një ministri tjetër. Të nesërmen, me gjithë kundërshtimin e së shoqes dhe të kunatit, mori rrugën për në Peterburg. Dhe kishte një pikësynim të vetëm: të emërohej në një detyrë, e cila do t'i jepte një rrogë prej 5000 rublash. Pak rëndësi kishte për të se në cilën ministri do të punonte apo
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
në ç'administratë, në bankë, në hekurudhë, në ndonjë institut të perandoreshës Maria, madje e pse jo, edhe në doganë, por mjaft që të siguronte rrogën 5000 rubla dhe të largohej nga ministria, ku nuk kishin ditur që ta çmonin. Dhe udhëtimi u kurorëzua me një sukses të mrekullueshëm dhe të papritur. Në Kursk, në vagonin e klasit të parë u ul në kupenë e tij F.S. Ilini, një i njohur i vjetër. Ky i foli për telegramin që kishte marrë guvernatori i Kurskut, ku thuhej se ato ditë në ministri do të kishte ndryshime në organikë: në vendin e Piotër Ivanoviçit, do të emërohej Ivan Semionoviçi. Ndryshimi, përveç rëndësisë që kishte për Rusinë, kishte një rëndësi të madhe edhe për Ivan Iliçin, sepse ngritja në përgjegjësi e Piotër Petroviçit dhe, me sa dukej, edhe ajo e shokut të tij Zahar Ivanoviçit, do të ishte e favorshme edhe për Ivan Iliçin: Zahar Ivanoviçi ishte mik për kokë i tij. Lajmi u vërtetua dhe në Moskë. Kur arriti në Petërburg, Ivan Iliçi e gjeti Zahar Ivanoviçin dhe mori prej tij premtimin për një vend në ministrinë ku kishte punuar dikur, në Ministrinë e Drejtësisë. Një javë pas kësaj, Ivan Iliçi i dërgoi së shoqes këtë telegram: "Zahari zë vendin e Milerit emërohem shpejti". Falë këtij ndërrimi zyrtarësh, Ivan Iliçi mundi të zinte në ministrinë ku kishte punuar gjithë jetën, një vend pune që qëndronte dy gradë më lart se ai i shokëve, me 5000 rubla rrogën dhe me 3500 rubla të ardhura nga dietat e shërbimeve. Gjithë mllefi ndaj armiqve të dikurshëm dhe ndaj ministrisë u harrua dhe Ivan Iliçi po e ndiente veten në qiellin e shtatë. U kthye në fshat i ngazëllyer dhe i kënaqur, siç nuk kishte qenë prej kohësh. Edhe Praskovia Fiodorovnës tani po i qeshte fytyra, kurse ndërmjet tyre u vendos armëpushimi. Ivan Iliçi u tregoi sa shumë e kishin nderuar atje në Petërburg që të gjithë miqtë e tij, nuk dinin se ku
27
28
LEON N. TOLSTOI
të futeshin nga turpi armiqtë, kur i rastiste që t'i takonte, nuk ia fshihnin zilinë që ndienin për punën e re, ku ishte emëruar, u tregoi se sa shumë e donin të gjithë në Petërburg. Praskovia Fiodorovna e dëgjonte, shtirej sikur e besonte dhe nuk e kundërshtonte, vetëm se në mendjen e saj bënte plane si do ta rregullonte jetën në qytetin e madh, ku do të shpërnguleshin. Dhe Ivan Iliçi me kënaqësi po vinte re se planet e saj ishin si të tijat, se ato përputheshin dhe se jeta e tij e kalamendur do të niste të rridhte gazmore dhe e hijshme, do të ishte jetë e vërtetë. Ivan iliçi qëndroi vetëm pak kohë. Më 10 shtator duhej të paraqitej në detyrën e re, i duhej njëfarë kohe për t'u sistemuar në vendin e ri të punës, papo duheshin transportuar dhe plaçkat, duhej të porosiste orendi të reja, shkurt fjalët, të rregullohej ashtu siç kishte bërë mendje, por, thuajse po ashtu siç e kishte vendosur edhe Praskovia Fiodorovna në mendjen e saj. Dhe tani që punët po u shkonin mbarë, kur së bashku me gruan kishin qëlluar në shenjë, por dhe ngaqë pak jetonin bashkë, po shkonin shumë mirë, ja, si atëherë në vitet e para pas martesës. Bëri mendje që ta merrte familjen me vete, por këmbëngulja e motrës dhe e dhëndrit, që po tregoheshin papritmas aq të dashur me Ivan Iliçin dhe me familjen e tij, bëri që ai të nisej vetëm. U nis dhe ngazëllimi, që i eci si në drejtim të punës, ashtu dhe në mirëkuptimin me të shoqen (të mirat forconin njëra-tjetrën), nuk iu largua për asnjë çast. Gjeti një apartament shumë të mirë, pikërisht të atinë, që e kishin ëndërruar burrë e grua. Kishte një dhomë të madhe, me tavan të lartë, që shkonte shumë si sallon pritjeje, kishte dhe një dhomë për ta bërë kabinet pune, dhomë për gruan dhe vajzën, dhomë studimi për djalin dhe që të gjitha si të ishin ndërtuar me porosi për ta. Ivan Iliçi iu përvesh punëve për ta pajisur sa më mirë: vetë e zgjodhi tapicerinë, mendoi për mobiliet, i parapëlqeu të stilit të vjetër, të stilit
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
come il faut7 , bleu qilimat dhe gjithë ç'duhej. Mendimet sa vinin e i piqeshin dhe po arrinin atë ideal, që e kishte ëndërruar prej kohësh. Kur e kishte mbaruar gjysmën e punës, me gëzim vuri re se arritja po e kalonte parashikimin. I doli përpara syve stili aq elegant dhe jo vulgar që do të mbizotëronte kudo, kur të kishte përfunduar gjithçka. Para se ta zinte gjumi, nanuritej me mendimin se ç'pamje do të kishte salloni. Nuk ishte në përfundim, i shihte me sytë e mendjes oxhakun, pasqyrën e madhe, etazherët, karriget elegante, dollapët mc qelqurinat dhe farfurinë, me zbukurimet e varura në mure dhe statujëzat e bronzta, të vëna me shije. Gjithçka do të ishte në vendin e duhur. E gëzonte pa masë mendimi sa shumë do ta habiste Pashën dhe Lizanjkën, që po ashtu merrnin vesh nga këto punë dhe s'u mungonte shija. Me siguri, që do të befasoheshin. Sidomos i eci me blerjen lirë të plaçkës së vjetër. I jepnin mjedisit paraqitje fisnike. Në letrat që u dërgonte, ua paraqiste punët enkas më keq nga ç'ishin, e bënte me qëllim që të mbeteshin pa mend kur t'i shihnin. E tërhoqi aq shumë selitja e vatrës familjare, saqë detyrës së re, të cilën e donte me shpirt, kohët e para i kushtoi më pak vëmendje nga ç'duhej. Gjatë mbledhjeve, kishte çaste kur mendja i fluturonte gjetiu: mendonte se çfarë kornizash t'u vinte perdeve, të drejta apo dyshe. Merrej kaq shumë me këto, sa shpesh shkonte e vinte nga dhoma në dhomë, ndërronte vendin e mobilieve dhe varte vetë perdet. Një herë hipi në shkallë për t'i treguar tapicierit se si duhej vendosur sixhadja, e humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, por si truplidhur dhe i shkathët që ishte, nuk u vra shumë, vetëm shembi pak ijen te doreza e dritares. Vendi i vrarë i dhembi, por i shkoi shpejt. Gjithë këtë kohë e ndiente veten shumë të gëzuar dhe plot shëndet. Së shoqes i shkruante: "Më duket vetja pesëmbëdhjetë vjet më i ri.". Mendonte se këtyre punëve do t'u jepte fund në shtator, por ato vazhduan deri nga
7
Ashtu siç duhet (frëngj.)
29
30
LEON N. TOLSTOI
mesi i tetorit. Zgjati ca, por doli bukur dhe nuk e thoshte vetëm ai, e thoshin të gjithë ata që e shihnin. Po ta gjykoje hollë, u ndodhi ajo që u ndodh atyre që nuk janë shumë të pasur, por që duan t'u ngjajnë të pasurve e prandaj duken si tjetri. Kishte edhe damask, edhe abanoz, edhe lule gjithfarëshe, edhe qilima e sixhade, edhe bronz e porcelan, të errët e të shkelqyer, pra, kishte çdo gjë që e kanë njerëzit e sërës së lartë, u blenë me qëllim që t'u ngjanin njerëzve të sërës së lartë. Edhe ai kishte jo pak nga ato, që u ngjajnë atyre që kanë të tjerët dhe që nuk ta tërhiqnin vëmendjen, po ja që atij i dukeshin si të përveçme. Si i takoi të shtëpisë në stacioain e trenit, Ivan Iliçi i solli në apartamentin e bërë gati dhe të ndriçuar për bukuri, lakeu me kravatë të bardhë u hapi portën dhe i futi në paradhomën e zbukuruar me lule, pastaj ata hynë në sallon, në kabinet dhe grate, tërë kohën, lëshonin klithma mahnie, ai po e ndiente veten shumë të lumtur, tek u shkonte pas, mend shkrihej nga fjala e tyre të mira që ia ledhatonin sedrën, shndrinte fytyra nga hareja. Po atë mbrëmje, kur po pinin çaj, Praskovia Fiodorovna e pyeti, ndër të tjera, si qe rrëzuar ashtu. Ivan Iliçi u skërmit sikletshëm dhe u tregoi se si kishte shkarë nga shkalla dhe e kishte bërë të trembej tapicierin. - E po, nuk jam më kot sportist, de, - u tha. - Një tjetër do të kishte mbetur top në vend, kurse unë vetëm se u shemba pak, ja këtu. Kur e prek, më dhemb, por e ndiej që po më kalon. Vetëm se e kam pak të mavijosur vendin. Nisën jetën në apartamentin e ri ku, ashtu siç ndodh ngaherë, sa u mësuan me të gjitha të mirat që i kishin, e ndien se u mungonte një dhomë, po edhe sikur t'i shtoheshin rrogës nja pesëqind rubla, që e ndienin se u mungonin, mirë do ishte, atëhërë po, do të ishte vërtet shumë mirë. Po u dukej se kohë më të bukur se ajo, kur ende kishte punë që prisnin të bëheshin, kur duhej të porositnin ndonjë plaçkë apo të dilnin që ta blinin, nuk kishin për të gjetur. Bënin ç'bënin dhe u
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
ndërronin vendin mobilieve, here tjetër ndreqnin ndonjë gjë, që u dukej se nuk qe ashtu si duhej. Edhe pse jo në çdo gjë u puqeshin mendimet, që të dy ndiheshin të kënaqur, sepse kishin ende shumë punë për të bërë dhe nuk u mbetej kohë që të merreshin me grindje e me përfolje. Kur nuk kishin se çfarë të rregullonin më, zunë të ndienin një si mërzi, po u dukej se diçka u mungonte, por shpejtuan që të bënin miqësi të reja dhe zbrazëtia po u fashitej, jeta po u mbushej. Ivan Iliçi, që e kalonte mëngjesin në gjyq, kthehej në shtëpi në drekë, kohët e para dukej që ishte në qejf, ndonëse qe merak pas apartamentit. (Edhe njolla më e vogël në mbulesën e tryezës, kordoni i këputur i perdes, atë e zemëronin sa s'thuhej: ishte munduar shumë për ta patur sa më të mirë shtëpinë dhe sëkëlldisej tek vinte re qoftë dhe ndonjë cen.) Por, në përgjithësi, jeta, siç besonte ai, po kalonte ashtu siç duhej: e lehtë, e këndshme dhe e pëlqyeshrne. Ngrihej në orën nëntë, pinte kafenë, lexonte gazetën, pastaj vishte uniformën dhe shkonte në gjyq. Atje duhej të përkulte zverkun dhe të vinte zgjedhën e punës, si kau i përmendës. Tanimë ishte mësuar me këtë regjim. E prisnin ankues, merrte të dhëna për punët e zyrës, merrej me seancat publike dhe me punët e administratës. Në çdo rast, duhej të tregohej i zoti dhe të mënjanonte banalitetet, që kurdoherë ua vënë mëkërnbëzën mbarëvajtjes së punëve të shërbimit: nuk duhej hyrë me njerëzit në asnjë lloj marrëveshjeje tjetër, përveç atyre që kishin të bënin me punën, arsyeja e marrëdhënieve me njerëzit duhej të ishte vetëm në lidhje me proceset gjyqësore. Për shernbull, vjen dikush dhe kërkon të dijë diçka, Ivan Iliçi, si person jozyrtar, nuk mund të hynte dot në asnjë marrëdhënie me këtë njeri, por, në pastë ndonjë punë me të si person zyrtar që ishte, punë e cila është e shprehur në letrën zyrtare, me stemë dhe me firmë e vulë, atëherë ndryshonte çdo gjë, Ivan Iliçi bënte gjithçka që ishte në kompetencat e tij, dhe bënte kujdes që të tregohej dhe ngrohtësia e duhur njerëzore, mirësjellja e nevojshme. Me të marrë
31
32
LEON N. TOLSTOI
fund veprimtaria zyrtare, merrte fund dhe çdo lloj marrëdhënieje tjetër. Këtë zotësi të veçimit të anës zyrtare të lidhjes me njerëzit, pa e ngatërruar atë me jetën e tij private, Ivan Iliçi e kishte aq të shfaqur, saqë ishte i paqortueshëm. Këtë e arriti falë praktikës së gjatë dhe talentit vetjak. Dhe e bënte aq mirë, si një virtuoz i vërtetë, saqë ndonjëherë ia lejonte vetes, si duke bërë shaka, që t'i përziente këto lloj marrëdhëniesh, ato njerëzore me ato zyrtare. Dhe ia lejonte vetes, sepse e ndiente që ishte aq i fortë, sa ta ndante, kur të donte, njërën prej tjetrës. Në pushime pinte duhan, çaj, bisedonte pak për politikë, pak për çështje të përgjithshme, pak për lojën me letra dhe më shumë për emërimet. Dhe ashtu i kapitur, por i mbushur me ndjenjën e virtuozit, që e ka ekzekutuar mrekullisht mirë pjesën që i takon si violinë e parë e orkestrës, kthehej në shtëpi. Qëllonte të mos gjente aty as gruan dhe as vajzën ose të ishin të zna me ndonjë mikeshën e tyre, që u kishte ardhur për vizitë, kurse djali të ishte në gjimnaz apo të bënte mësim me ndonjë mësues privat. Gjithçka shkonte rnbarë. Pasdreke, po të mos u vinin mici, Ivan Iliçi ulej me librin përpara, lexonte sidornos ata libra, për të cilët flitej më shurnë, kurse në mbrëmje ulej të punonte, domethënë lexonte shkresat, konsultonte ligjet, krahasonte dëshmitë dhe lëndën e konformonte me ligjet. Kjo punë atë as e mërziste, por as e gëzonte. Mërzitej kur puna nuk e lejonte që të luante me letra, ndryshe, më mirë shkresat, ato ishin më mirë se ndenja vetëm apo me gruan. I jepte kënaqësi shtrimi i drekave të vogla, në të cilat ftonte zotërinjtë e shoqërisë së lartë me zonjat e tyre. Ky kohëkalim u ngjante kohëkalimeve të zakonshme për këta zotërinj të lartë, ashtu Si salloni i tij i ngjante salloneve të tyre. Një herë organizuan një mbrëmje vallëzirni, kërcyen. Ivan Iliçi u ndie ngadhnjyes, gjithçka kaloi mire, vetëm se nuk u shmang dot sherri me të shoqen për shkakun e tortave dhe bomboneve: Praskovia Fiodorovna kishte patur një plan të sajin, Ivan Iliçi nguli këmbë që të
VDEKJA E IVAN ILIÇIT
bliheshin te një pastiçer i shtrenjtë. Porositi shumë torta. Sherri plasi se ato mbetën të papërdorura dhe pastiçerit i duheshin paguar dyzet e pesë rubla. U bë hataja, Praskovia Fiodorovna në zemërim e sipër e quajti: "Budalla! Tutkun!" Ai kapi kokën me duar i lemeritur dhe, si i lojtur, i përmendi divorcin. Kurse mbrëmja kishte qenë gazmore. Shoqëri më të mirë nuk gjeje dot dhe Ivan Iliçi kishte kërcyer me princeshën Trufonova, me motrën e asaj, që njihej si themeluesja e institucionit të bujshëm "Ma hiq hidhrimin". Se gëzimet zyrtare ishin gëzime amorpropi, gëzimet në shoclëri ishin gëzime sqime, kurse gëzime të rnirëfillta Ivan Iliçi provonte kur luante me letra. E pohonte me gojën e tij se pas gjithçkaje, pas gjithfarë ngjarjesh të pagëzimshme që i ndodhnin, gëzimi që i ndizej si qiri përpara gjithë të tjerëve, ishte ai që ndiente kur ulej me lojtarë të mirë, me partnerë që nuk bërtisnin gjatë lojës, duhej që patjetër të ishin katër (se kur qenë pesë, se si shtrëngohej, ndonëse me të shtirë thoshte se i pëlqente) dhe të bëje lojë të mençur e serioze (sepse të ecën letra), pastaj ulesh të hash darkë dhe të kthesh një gotë verë. Ndërsa gjumi pas letrave, sidomos kur fiumi ishte i vogël (i madhi ishte i pakëndshëm), e zinte menjëherë dhe flinte mirë. Këtë jetë bënin. Rrethi i shoqërisë ku vërtiteshin, përbëhej nga njerëzit më të mirë, kishte me pozitë të lartë, kishte dhe djem të rinj. Përsa i përket zgjedhjes së miqve, burri, gruaja dhe vajza kishin të njëjtat pikëpamje dhe, pa e bërë me fjalë mes tyre, mundoheshin që t'i hiqnin qafe ca miq e kushërinj "qelbanikër", siç i quanin, që u suleshin me gjithfarë lajkatimesh në dhomën e pritjes, me pjata japoneze në mure. Shumë shpejt këta miq "qelbanikë" u zhdukën, dhe Gollovinëve u vinin vetëm njerëz të shoqërisë së lartë. Të rinjtë i bënin korte Lizanjkës, më i zellshëm dukej Petrishçevi, i biri i Dmitri Ivanoviç Petrishçevit, trashëgimtari i vetëm i pasurisë së këtij, me detyrën e hetuesit gjyqësor, kështu që Ivan Iliçi e bisedoi me Praskovia
33