Data Loading...
Prosper Merime Kolomba e book Part 1 Flipbook PDF
Prosper Merime Kolomba e book Part 1
123 Views
32 Downloads
FLIP PDF 1.36MB
LIBRARIA IME Prosper Merime (1803-1870)
KOLOMBA
Libraria Dixhitale
www.librariaime.com
KOLOMBA Prosper Merime
6
PROSPER MERIME
KAPITULLI I
Në ditët e para të muajit tetor 181…1 , koloneli sër Tomas Nevil, irlandez, oficer i dalluar i ushtrisë angleze, i cili po kthehej nga një udhëtim që kishte bërë në Itali, zbriti bashkë me të bijën në hotelin "Bovo", në Marsejë. Admirimi i paprerë i udhëtarëve entuziastë solli një reaksion dhe, për t'u hequr si kokë më vete, sot shumë turistë e kanë bërë moto të tyren nil admirari-n 2 e Horacit. Pikërisht kësaj klase udhëtarësh të pakënaqur i përkiste mis Lidia, vajza e vetme e kolonelit. Shpërfytyrimi i Krishtit 3 nuk i qe dukur kushedi se çfarë. Vezuvi në shpërthim e sipër, mezi ua kalonte oxhaqeve të uzinave të Birminghamit. Me një fjalë, vërejtja e saj kryesore për Italinë ishte se ky vend s'kish ngjyrë lokale, s'kish asgjë karakteristike. Le ta shpjegojë kush të mundë domethënien e këtyre fjalëve, që unë i kuptoja fare mirë disa vjet më parë dhe që sot s'i marr vesh më. Në fillim, mis Lidia ia kish bërë qejfin vetes se do të gjente përtej Alpeve gjëra që asnjeri nuk do kish parë përpara saj... dhe për të cilat mund të fliste me njerëzit e ndershëm, siç thotë z. Zhurdën 4 . Po, sakaq, kur pa se kudo ia kishin kaluar bashkatdhetarët e saj dhe nga dëshpërimi që s'po gjente asgjë që të mos ishte njohur prej të tjerëve, u hodh krejt në anën e kundërt. Të vjen shurnë rëndë, vërtet, që s'mund të flasësh për mrekullitë e Italisë, pa gjetur ndonjë që të të thotë: "Do ta kini parë, pa dyshim, atë tablonë e Rafaelit në pallatin***, në ***. Është gjëja më e bukur që ka Italia".
1
Veprimi i këtij romani ka ndodhur me sa duket gjatë vjeshtës së v. 1819. Horaci thotë në “Epit.I.6” : sekreti i lumturisë është të mos çuditesh për asgjë. 3 Tablo e Rafaelit (Vatikan). Kjo picture e mrekullueshme iu porosit Rafaelit nga kryepeshkopi i Narbonës. 4 Molieri, Borgjezi fisnik, akti II, skena 3-të 2
KOLOMBA
Dhe ti pikërisht atë nuk e ke parë. Do shumë kohë t'i shohësh të gjitha, pra gjëja më e thjeshtë është t'i dënosh të gjitha me paramendim. Në hotelin "Bovo", mis Lidia pati një zhgënjim të hidhur. Kishte sjellë një skicë të bukur të portës pellazgjike apo qiklopeane të Senjit, që ajo pandehte se u kishte shpëtuar syve të vizatuesve. Mirëpo, kur ledi Frances Fenish, e takoi atë në Marsejë, kjo i tregoi albumin e saj, ku, midis një soneti dhe një luleje të tharë, dukej porta në fjalë, e ngjyrosur me shumë bojë toke të Sienës. Mis Lidia ia dha portën e Senjit shërbyeses së saj dhe humbi gjithë respektin që kishte për ndërtimet pellazgjike. E njëjta gjendje e trishtë shpirtërore e kishte pushtuar dhe kolonelin Nevil, i cili, qëkurse i kishte vdekur e shoqja, e shikonte çdo gjë me sytë e mis Lidias. Për të Italia ishte fajtore e madhe që i kishte mërzitur të bijën dhe, domosdo, ishte kësisoj edhe vendi më i mërzitshëm i botës. Vërtet që s'kish ç'të thoshte për tablotë dhe shtatoret, po ama për një gjë e vinte dorën në zjarr, që gjuetia ishte si mos më keq në atë vend dhe se duhej të ecje dhjetë lega në sy të diellit nëpër fushën e Romës, që të mund të vrisje ndonjë nga ato thëllëzat e këqija të kuqe. Të nesërmen e mbërritjes së tij në Marsejë, ai ftoi për drekë kapitenin Ellis, ish-ndihmësi i tij, i cili porsa kishte kaluar gjashtë javë në Korsikë. Kapiteni i tregoi shumë bukur mis Lidias një histori banditësh, që nuk u ngjante aspak atyre historive të hajdutëve që i kishin rrëfyer aq shpesh në rrugën prej Romës në Napoli. Në të mbaruar të drekës, të dy burrat, si mbetën vetëm me shishet me verë Bordoje, folën për gjuetinë dhe koloneli mësoi se s'ka vend ku kjo të jetë më e bukur se në Korsikë, më e laryshtë, më e pasur. "Atje ka plot derra të egër, thoshte kapiteni Ellis, dhe duhet të mësohesh që t'i dallosh nga derrat e butë, të cilëve u ngjasin në mënyrë të çuditshme, sepse, po të vrasësh derra të butë, i nxjerr telashe vetes me rojtarët e tyre. Këta dalin
7
8
PROSPER MERIME
nga një vend që e quajnë maki 5 , të armatosur deri në dhëmbë, të detyrojnë t'u paguash derrat që u ke vrarë dhe tallen me ty. Atje gjendet dhe dashi i egër, kafshë fort e çuditshme, që nuk gjendet gjetkë, gjah i mrekullueshëm, por i vështirë. Drerë, drenusha, fazanë, turtuj: kurrë nuk kishe për t'i numëruar të gjitha llojet e gjahut që lëvrijnë në Korsikë. Në qoftë se doni të shtini, shkoni në Korsikë, kolonel; atje siç thoshte një nga miqtë e mi, mund të shtini. mbi gjithfarë gjahu, që nga mullibardhat e deri te njeriu". Në kohën e çajit, kapiteni e mahniti përsëri tërthorazi mis Lidian, me një histori gjakmarrjeje, edhe më të çuditshme se të parën dhe, më në fund, e entuziazmoi me Korsikën, duke i përshkruar pamjen e çuditshme e të egër të vendit, karakterin origjinal të banorëve të saj, mikpritjen dhe zakonet e tyre primitive. Më në fund, ai vuri te këmbët e saj një shish të vogël, të bukur, jo aq tërheqës nga forma dhe punimi artistik i dorezës prej bakri, sesa nga origjina e tij. Një bandit i famshëm ia kishte falur kapitenit duke e siguruar se ishte ngulur në katër trupa njerëzish. Mis Lidia e vuri në brez, pastaj e vendosi në komonë pranë krevatit dhe e nxori dy herë nga mylli përpara se të flinte. Nga ana e tij, koloneli ëndërroi sikur po vriste një dash të egër, i zoti i të cilit e detyroi t'ia paguante, dhe ai pranoi me gjithë qejf, sepse ajo ishte një kafshë që ndillte kureshtje të madhe, që i ngjante një derri të egër, me brirë dreri dhe me një bisht si të fazanit. - Ellisi tregon se në Korsikë ka gjueti të mrekullueshme, — tha koloneli duke ngrënë mëngjes pranë e pranë me të - po të mos ishte aq larg, do të më pëlqente të kaloja atje nja dy javë. - Po mirë! u përgjigj mis Lidia, - ç'na pengon të shkojmë në Korsikë? Ndërsa ju do të gjuani, unë do të vizatoj. Nuk do të kishte kënaqësi më të madhe për mua, sikur ta pasuroja albumin tim me atë
5
Korije me ferra e shkurre
KOLOMBA
guvën për të cilën fliste kapiteni Ellis, atje ku shkonte mësonte Bonaparti, kur ishte i vogël. Ishte e para herë, ndoshta, që një dëshirë e shfaqur nga koloneli u miratua nga e bija. Ndonëse i gëzuar nga kjo përputhje e papritur, atij ia preu mendja të bëjë disa vërejtje për të ngacmuar këtë tekë të mis Lidias. Më kot foli për atë vend të egër dhe për vështirësinë e udhëtimit të një gruaje atje: asaj s'ia bënte syri tërr nga asgjë, i pëlqente sidomos të udhëronte me kalë; s'ka gjë më të bukur sesa të flesh natën jashtë, pranë një zjarri, thoshte ajo; madje kanosej të shkonte në Azinë e Vogël. Shkurt, ajo ua gjente përgjigjen të gjithave, duke thënë se në Korsikë s’kishte qenë kurrë ndonjë angleze; prandaj ajo duhej të shkonte. Oh, ç’lumturi, si të kthehej në Shën-Xhems Place, të tregonte albumin e saj! "Pse e kaloni kaq shpejt këtë vizatim të mrekullueshëm, e dashur? - Oh! S'është gjë. Kjo është një skicë që i kam bërë një banditi korsikan, i cili na shërbeu si udhërrëfyes! - Si! Paskeni qenë në Korsikë?!..." Meqë atëherë nuk kishte vaporë me avull në mes të Francës dhe Korsikës, ata hipën në një anije, e cila nisej për në ishullin që kishte menduar të bujtonte mis Lidia. Që atë ditë, koloneli. shkoi në Paris që të mos ia rezervonin apartamentin që kishte porositur dhe bëri pazarllëk me të zotin e një barke korsikane me vela, që do të nisej për në Azhaksio. Në atë barkë kishte dy kthina dosido. Ngarkuan ushqimet, padroni u betua se një nga detarët e tij të vjetër ishte kuzhinier i mbaruar dhe s'kishte shok në të gatuarit e mishit me petë. Ai premtoi se zonjusha do rë ishte rehat, se për të edhe era do të ishte e mbarë, edhe deti i bukur. Sipas dëshirës të së bijës, koloneli kërkoi që kapiteni i barkës të mos merrte asnjë pasagjer tjetër dhe të voziste anës e anës brigjeve të ishullit, në mënyrë që të kënaqeshin duke soditur malet.
9
10
PROSPER MERIME
KAPITULLI II
KOLOMBA
Ditën e caktuar për t'u nisur, plaçkat ishin vendosur nëpër arka, ishin bërë dengjet dhe të gjitha i kishin ngarkuar në barkë që në mëngjes. Barka me vela do të nisej me erën e mbrëmjes. Ndërkohë, koloneli po shëtiste me të bijën në Kanëbierë 6, kur iu afrua kapitenit, që t'i kërkonte lejen për të marrë në barkë një kushëririn e vet, domethënë kushëririn e kumbarit të djalit të tij të madh, i cili po kthehej në Korsikë, vendlindjen e tij, për disa punë të ngutshme, po s'po gjente ndonjë barkë që ta shpinte. - Është djalë për të pirë në kupë, - shtoi kapiten Matei, ushtarak, oficer i ndjekësve këmbësorë të gardës e që tani do ishte bërë kolonel, në qoftë se ai Tjetri7 do qe ende perandor. - Meqenëse është ushtarak, - tha koloneli... ai do të shtonte: Pranoj me gjithë qejf që të vijë me ne... po mis Lidia thirri në anglisht: - Oficer këmbësorie!... (meqë i ati kishte shërbyer në kavaleri, ajo përbuzte çdo armë tjetër) ndonjë njeri pa edukatë, që ndoshta do ta zërë deti dhe do të na e prishë tërë qejfin e lundrimit. I zoti i barkës nuk dinte asnjë fjalë anglisht, po u duk sikur i kuptoi ato që thoshte mis Lidia, nga një shtrembërim i lehtë i buzëve të saj të bukura dhe nisi ta mburrë kushëririn e vet, sidomos për tri gjëra. Dhe përfundoi, duke e siguruar kolonelin se ishte njeri shumë i sjellshëm, që rridhte nga një familje Kaporalësh dhe se nuk do ta shqetësonte për asgjë zotin kolonel, sepse ai, si kapiten, merrte përsipër ta vendoste atë në një qoshe, ku të mos binte në sy prania e tij. Kolonelit dhe mis Nevilit iu duk e çuditshme që kishte familje në Korsikë me kaporalë brez pas brezi, po, meqë mendonin se ishte fjala për një tetar këmbësorie, arritën në përfundim se do të ishte ndonjë njeri pa rëndësi, të cilin kapiteni donte ta merrte për mëshirë. Po të qe ndonjë oficer, ata do të detyroheshin të bisedonin me të, të rrinin 6 7
Kanëbierë – rrugë e bukur në Marsejë që të nxjerr në port. Napoleoni
11
12
PROSPER MERIME
bashkë; po, për një tetar, s'kishte pse të merakoseshin; ai është njeri pa rrezik, derisa skuadra e tij nuk është atje me bajonetë mbërthyer, që të na çojë atje ku nuk dëshirojmë të shkojmë. - A e zë deti kushëririn tuaj? pyeti mis Nevili me një ton të prerë. - Kurrë, zonjushe; e ka zemrën çelik si në det, ashtu dhe në tokë. - Atëherë, mund ta merrni, - tha ajo. - Mund ta merrni, - përsëriti koloneli dhe vazhduan shëtitjen. Aty nga ora pesë e mbrëmjes, kapiten Matei erdhi t'i merrte që të hipnin në barkë. Në port, pranë sandallit të kapitenit, ata gjetën një djalë shtatlartë, veshur me një rendigotë blu të kopsitur deri në grykë, me fytyrë të pjekur nga dielli, rne sy të zinj, të gjallë, të mëdhenj e që dukej i sinqertë e i zgjuar. Nga mënyra sesi i fshinte supet, nga mustaqet e tij të vogla e të dredhura, dukej fare mirë që ishte ushtarak; sepse, në atë kohë nuk ishin të shumtë ata që mbanin mustaqe dhe mënyra e veshjes së gardës nacionale, bashkë me zakonet e trupit të gardës, ende nuk ishin përhapur në masë. Djaloshi hoqi kasketën, kur pa kolonelin dhe e falënderoi pa ndrojtje e me fjalët e duhura për të mirën që po i bënte. - Jam shumë i gëzuar që munda t'ju shërbej, biri im, - tha koloneli duke i bërë me kokë një shenjë miqësore. Dhe hyri në sandall. - S'e bëka qejfin qeder anglezi juaj, - i tha djaloshi italisht kapitenit me zë të ulët. Ky i fundit vuri gishtin tregues nën syrin e tij të majtë dhe uli poshtë të dy qoshet e gojës. Për atë që e kupton gjuhën e shenjave, kjo do të thoshte se anglezi e kuptonte italishten dhe se ishte njeri i çuditshërn. Djali buzëqeshi lehtë dhe, për t'iu përgjigjur shenjës që i bëri Matei, preku ballin e tij, si të donte t'i thoshte se të gjithë anglezët kishin nga një dell së prapthi në trutë e kokës, pastaj u ul pranë kapitenit
KOLOMBA
dhe e vështroi me vëmendje të madhe, por pa e bezdisur shoqen e tij të bukur të udhëtimit. - Kanë paraqitje të mirë këta ushtarët francezë, - i tha koloneli së bijës anglisht; - ndaj mund të bëhen fare lehtë oficerë. Pastaj, duke iu drejtuar frëngjisht djaloshit: - Pa më thoni, o trim, në ç'regjiment keni shërbyer? Ky i ra lehtë me bërryl kapitenit dhe, duke mbajtur me zor buzëqeshjen e tij ironike, iu përgjigj se kishte qenë në këmbësorinë e gardës, dhe se tani kishte dalë nga regjimenti i 7-të i gjuajtësve. - A keni qenë në Vaterlo? Jeni fort i ri. - Më falni, kolonel, ajo është e vetmja fushatë që kam bërë. Ajo numërohet dyfish, — tha koloneli. Djali nga Korsika kafshoi buzët. - Baba, - tha mis Lidia anglisht, - pyeteni nëse e duan shumë korsikanët Bonapartin e tyre. Përpara se koloneli ta përkthente pyetjen në frëngjisht, djali u përgjigj me një anglishte mjaft të mirë, megjithëse me një theks të dalluar: - Ju e dini, zonjushe, se gjetkë të duan më shumë se në vendin tënd. Ne, bashkatdhetarët e Napolonit, ndoshta e duam më pak se francezët. Sa për veten time, megjithëse familja ime ka qenë dikur armike e familjes së tij, unë e dua dhe e admiroj. - Flisni anglisht! - thirri koloneli. - Shumë keq, sikundër e shihni edhe vet. Megjithëse ia vrau pak veshin toni i shkujdesur i të riut, mis Lidia s'mundi ta mbante të qeshurën, kur mendoi për armiqësinë personale midis një tetari dhe një perandori. Kjo ishte për të si një parapërgatitje për gjërat e çuditshme të Korsikës dhe premtoi me vete se do ta shënonte këtë karakteristikë në ditarin e saj. - Mos keni qenë rob në Angli? - pyeti koloneli.
13
14
PROSPER MERIME
- Jo, zoti kolonel, anglishten e kam mësuar në Francë, në moshë fort të re, nga një njeri i kombësisë suaj. Pastaj, duke iu drejtuar mis Nevilit: - Matei më tha se sapo jeni kthyer nga Italia. Ju flisni padyshim toskanishten e pastër, zonjushe, kam frikë se do ta keni pak të vështirë për të kuptuar të folmen tonë. - Bija ime i kupton të gjitha të folmet italiane, - u përgjigj koloneli; ajo i mëson shumë shpejt gjuhët e huaja, nuk është si unë. - A do t'i kuptonte zonjusha, për shembull, këto vargjet e njërës prej këngëve tona korsikane? Është një bari që i thotë një bareshe: S'entrassi ndru Paradisu santu, santu, E nun truvassi a tia, mi n'esciria8 Mis Lidia e kuptoi dhe, kur pa sesa i guximshëm ishte ky citat, madje edhe më i guximshëm vështrimi që e shoqëronte, u përgjigj duke u skuqur "Kapisko"9. - Dhe po ktheheni në vendin tuaj me pushimin gjashtëmujor? pyeti koloneli. - Jo, zoti kolonel. Më nxorën në lirim, patjetër ngaqë kam qenë në Vaterlo dhe sepse jam nga një vend me Napelonin. Po kthehem në shtëpi pa shpresë, pa katandi, siç thotë kënga. Dhe psherëtiu duke shikuar qiellin. Koloneli futi dorën në xhep e, duke vërtitur nëpër gishtërinjtë e tij një monedhë ari, kërkonte fjalët e përshtatshme që, me marifet, t'ia vinte atë në dorë armikut të tij10 fatkeq. - Edhe mua, tha ai me një ton të gëzueshëm, - më kanë nxjerrë në lirim; po... derisa jeni në lirim, ju s'keni me se të blini duhan. - Merreni këtë, tetar! 8
Sikur të hyja në parajsë krejt i kulluar, dhe mos të të gjeja ty, do dilja përsëri (Serenata di Zicavo). 9 Kuptoj – nga lufta në Vaterlo. 10 Ish- armikut të tij në luftën e Vaterlosë.
KOLOMBA
Dhe u mundua ta fuste monedhën prej ari në dorën e mbyllur që kishte mbështetur djali buzë sandallit. I riu nga Korsika u skuq, ngriti trupin, kafshoi buzët dhe dukej sikur po matej të përgjigjej me inat, kur menjëherë ndryshoi shprehjen e fytyrës dhe ia plasi të qeshurit. Koloneli, me monedhën në dorë, mbeti gojëhapur nga habia. - Kolonel, tha djaloshi, si mori përsipër një pamje serioze, - më lejoni t'ju jap dy këshilla: e para, të mos i jepni kurrë të holla një korsikani, sepse ka bashkatdhetarë të mi aq të pasjellshëm sa mund t'jua përplasin ato në fytyrë; këshilla e dytë: të mos u jepni njerëzve tituj që nuk u përshtaten aspak. Ju më quani tetar, kurse unë jam toger. Padyshim, ndryshimi nuk është dhe aq i madh, po... - Toger! - thirri sër Tomasi, - toger! Po padroni më tha se ishit tetar, ashtu si dhe ati juaj dhe gjithë burrat e familjes suaj. Kur dëgjoi këto fjalë, djaloshi mbështeti kurrizin e nisi të qeshte edhe më shumë dhe aq lezetshëm, saqë edhe kapiteni me të dy marinarët ia plasën gazit së bashku. - Më falni, kolonel, - tha më në fund djaloshi, - po ky keqkuptim ka qenë i mrekullueshëm, unë tani e kuptova. Në të vërtetë, familja ime mburret që numëron një sërë tetarësh ndër të parët e saj; po tetarët tanë korsikanë s'kanë patur kurrë grada mbi rrobat e tyre. Aty nga viti i faljes 1100, disa komuna që ngritën krye kundër tiranisë së çifligarëve malësorë, zgjodhën kryetarët e tyre, të cilët i quajtën tetarë. Në ishullin tonë, ne e kemi për nder që jemi pasardhësit e këtyre tribunëve. - Ju kërkoj ndjesë, zotni! - thirri koloneli, - ju kërkoj një mijë herë ndjesë. Meqenëse e kuptoni shkakun e keqkuptimit tim, shpresoj se do të keni mirësinë të më falni. Dhe i zgjati dorën. - Ky është dënimi i drejtë që i bëhet krenarisë sime të vogël, kolonel - tha i riu, gjithmonë duke qeshur e duke i shtrënguar dorën
15
16
PROSPER MERIME
anglezit përzemërsisht. Nuk ju zemërohern aspak. Meqenëse miku im Matei më ka prezantuar kaq keq, më lejoni të prezantohem vetë: quhem Orso della Rebia, toger në lirim, dhe, në qoftë se vini në Korsikë për të gjuajtur, ashtu siç e kuptoj nga këta dy qen të bukur, do të ishte një nder i madh për mua t'iu shoqëroja nëpër pyjet dhe malet tona... domosdo, po të mos i kem harruar, - shtoi ai duke psherëtirë. Në këtë çast sandalli u puq me barkën me vela. Togeri i dha dorën mis Lidias, pastaj ndihmoi kolonelin të ngjitej në kuvertë. Këtu, sër Tomasi, gjithnjë kokulur për shkak të gabimit që kishte bërë, e duke mos ditur se ç't'i bënte këtij njeriu të vitit 1100 që ta harronte sjelljen e tij të pahijshme, e luti, pa marrë pëlqimin e së bijës, që ta hanin darkë bashkë dhe i kërkoi përsëri ndjesë, duke ia shtrënguar dorën edhe disa herë. Mis Lidia vërtet që vrenjti pak vetullat, po prapëseprapë, nuk qe zemëruar që mësoi se ç'ishte një tetar; mysafiri i saj po i pëlqente, madje, ajo kishte filluar të gjente tek ai diçka, si të thuash, aristokratike; veçse kishte një pamje tepër të sinqertë dhe tepër të gëzueshme për një hero romani. - Toger della Rebia, - tha koloneli, duke e përshëndetur sipas mënyrës angleze, me një gotë me verë Madere në dorë, në Spanjë kam parë shumë nga bashkatdhetarët tuaj: ishin nga kërnbësoria shumë e mirë e pararojave. - Po, shumë syresh mbetën në Spanjë, - tha togeri hijerëndë. - Nuk do ta harroj kurrë qëndrimin që mbajti një batalion korsikan në betejën e Vitorias, - vazhdoi koloneli. Edhe të dua, nuk mund ta harroj, - shtoi ai, duke fërkuar gjoksin. Tërë ditën ata kishin shtënë kundër nesh që prapa gjerdheve të kopshteve, dhe na patën vrarë nuk e di sesa ushtarë e kuaj. Kur vendosën të tërhiqeshin, ata u bashkuan dhe nisën të shkonin me vrap. Në fushë, shpresuam të merrnim hakun, po ata djajtë e mi... më falni toger, - ata ushtarë trima kishin formuar një katërkëndësh dhe s'kishte zot që i thyente. Në mes të
KOLOMBA
katërkëndëshit, sikur e shoh edhe tani, ishte një oficer hipur mbi një kalë të vogël të zi. Ai rrinte pranë shqiponjës dhe pinte duhan si t'ishte në kafene. Herë-herë, si të mos na përfillnin fare, ata i binin edhe bandës... Hodha kundër tyre të dy kompanitë e mia të para të kalorësisë... Bah! Në vend që t'i bien ballë për ballë katërkëndëshit, kalorësit e mi i shkojnë pranë, pastaj bëjnë një prapakthehu e vijnë krejt të shkatërruar dhe shumë kuaj pa të zotërit e tyre... dhe ajo djall-o muzikë s’kishte të pushuar! Kur u shpërnda tymi që kishte mbuluar batalionin, e pashë prapë oficerin pranë shqiponjës, ende duke pirë duhan. I tërbuar, më në fund, u vura vet në krye të një sulmi të vrullshëm. Pushkët e tyre, të plasura nga të shtënat e paprera, nuk shkrepnin më, po ushtarët ishin radhitur në gjashtë rreshta, me bajonetën te hunda e kalit dhe dukeshin si mur. Vërtisja, nxisja kalorësit e mi, shtrëngoja mamuzet pas barkut të kalit, kur ai oficeri për të cilin ju fola, e hoqi më në fund cigaren nga goja dhe i dha shenjë një ushtari të tij, duke zgjatur dorën drejt meje. Dëgjova diçka si: Al kapelo bianko11! Kisha një pendë të bardhë. Nuk ndieva më asgjë, se një plumb ma përshkoi gjoksin tej e tej. Ai ka qenë një batalion i mrekullueshëm, zoti della Rebia, batalioni i parë i regjimentit të 18-të, që të gjithë korsikanë, nga sa më thanë më pas. - Po, - tha Orsoja, sytë e të cilit shkëlqenin tek dëgjonte këtë tregim, — ata e mbrojtën tërheqjen dhe e sollën prapë shqiponjën e tyre; po dy të tretat e atyre ushtarëve trima sot flenë në fushën e Vitorias. - Mos rastësisht ju e dini emrin e oficerit që i komandonte? - Ai ka qenë im atë. Atëherë ishte major i regjimentit të1 8-të dhe u gradua kolonel për qëndrimin që mbajti atë ditë të kobshme. - Ati juaj! Besa, trim me fletë ka qenë! Do të dëshiroja ta shihja edhe një herë dhe jam i sigurt se do ta njihja. Rron akoma, rron? - Jo, kolonel, - tha djali, duke u zbehur lehtë. 11
Italisht: al cappello bianco – bjerini pendës së bardhë
17
18
PROSPER MERIME
- Pat qenë në Vaterlo? - Po, kolonel, po ai s'pati fat të binte në një fushë beteje... Vdiq në ka dy vjet... O zot! Sa i bukur që është ky det! Kam dhjetë vjet që s'e kam parë Mesdheun. - Si thoni, zonjushe, a nuk është më i bukur se oqeani deti Mesdhe? - Për mua është tepër i kaltër.. dhe valëve të tij u mungon madhështia. - Ju pëlqen bukuria e egër, zonjushe? Atëherë, besoj se Korsika do t’ju bëjë për vete. - Sime bije, tha koloneli, pëlqen çdo gjë që është e jashtëzakonshme; prandaj Italia nuk i pëlqeu fare. - Unë, tha Orsoja, - nga qytetet e Italisë vetëm Pizën njoh, atje kam qenë ca kohë në kolegj; po nuk mund të mendoj pa njëfarë admirimi për Kampo-Santon, për Domën, për Kullën e anuar.. po sidomos për Kampo-Santon. Ju kujtohet Vdekja e Orkanjas... Po t'i vihesha, besoj se do ta vizatoja, aq fort më është gdhendur në kujtesë. Mis Lidia pati frikë se mos zoti toger ia fillonte ndonjë fjalimi plot entuziazëm. - Shumë e bukur është, tha ajo duke gogësitur. Më falni, baba, më dhemb pak koka, do të zbres në dhomën time. Ajo e puthi të atin në ballë, i bëri një shenjë të madhërishme me kokë Orsos dhe u zhduk. Të dy burrat biseduan pastaj për gjuetinë dhe për luftën. Ata mësuan se në Vaterlo kishin qenë përballë njëri-tjetrit dhe se, patjetër do kishin këmbyer shumë plumba. Biseda e tyre u bë edhe më e zjarrtë. Kritikuan njërin pas tjetrit Napolonin, Uellingtonin dhe Blusherin, pastaj gjuajtën së bashku drerin, derrin e egër dhe dashin e egër. Më në fund, me që ishte bërë shumë vonë dhe shishja e fundit me verë Bordoje qe mbaruar, koloneli i shtrëngoi përsëri dorën togerit dhe i uroi natën e mirë, duke u shprehur se shpresonte ta bënte sa më të
KOLOMBA
ngushtë këtë miqësi, të lidhur në mënyrë kaq qesharake. U ndanë dhe secili shkoi të flinte.
KAPITULLI III Nata ishte e bukur, hëna lozte në valëzat e detit, barka me vela lundronte ngadalë, e shtyrë nga një fllad i lehtë. Mis Lidias nuk i flihej fare dhe vetëm prania e një njeriu profan, nuk e kishte lënë t'i shijonte këto emocione që e pushtojnë në det dhe në një natë të tillë me hënë, çdo njeri, të cilit i regëtin zemra, qoftë dhe nga një thërrime poezie. Kur mendoi se togeri i ri po bënte gjumë të rëndë, si një njeri prozaik që ishte, ajo u ngrit, mori një peliçe, zgjoi shërbyesen e saj dhe u ngjit mbi kuvertë. Nuk kishte njeri tjetër përveç një marinari që rrinte te timoni, i cili këndonte njëfarë kënge vaji në të folmen korsikane, me një avaz të egër e monoton. Në qetësinë e natës, kjo muzikë e çuditshme kishte bukurinë e saj. Për fat të keq, mis Lidia nuk e kuptonte mirë këngën që këndonte marinari. Midis shumë vargjeve të zakonshme të kësaj kënge, një varg i fortë ngjalli përnjëherë kureshtjen e saj, po sakaq, në çastin më të bukur, vinin disa fjalë në të folurën e vendit, kuptimin e të cilave nuk po e kapte dot. Megjithatë, ajo e kuptoi se ishte fjala për një vrasje. Nëmë që u jepeshin vrasësve, kanosje për hakmarrje, lavdërime që i
19
20
PROSPER MERIME
bëheshin të vrarit, të gjitha këto ishin ngatërruar e bërë lesheli. Ajo mbajti mend disa vargje, që do të përpiqem t'i përkthej: “… As topat, as bajonetat nuk e zbehin ballin e tij, - të kthjellët në një fushë beteje - si qielli në verë. - Ai ishte fajkua, mik i shqiponjës sheqer e mjaltë për shokët e tij, - për armiqtë det xhindosur. - Më i lartë se dielli, - më i ëmbël se hëna. - Ai që armiqtë e Francës - nuk e pritën kurrë, - vrasësit e vendit të tij e goditën prapa krahëve, - si Vittolo-i Sampiero Korsikanin12 - Ata s'do kishin guxuar kurrë ta shihnin drejt në sy. - ...Vareni në mur, përballë krevatit tim, - medaljen e nderit që e kam fituar me përpjekje. - E kuqe është fiongoja e saj. - Edhe më e kuqe këmisha ime. - Për djalin tim, djalin tim në vend të largët, - ruajeni medaljen dhe këmishën time të përgjakur. - Ai do të shohë atje dy brima. - Për brimë, një brimë në një këmishë tjetër. - Po atëherë, a do te jetë marrë gjaku? - Mua më duhet dora që ka shtënë, ,- syri që ka shënuar, - zemra që ka menduar..." Marinari e preu këngën përnjëherësh. Pse nuk vazhdoni, miku im? - e pyeti mis Nevili. Detari, me një lëvizje të kokës, i tregoi një njeri që po dilte nga poshtë shkallëve që të nxirrnin mbi kuvertë: Ishte Orsoja që qe ngjitur të sodiste atë natë të bukur me hënë. - Mbarojeni pra, këngën tuaj të përvajshme, - tha mis Lidia. Ajo më pëlqeu shumë. Marinari u kërrus pranë saj dhe tha me zë fare të ulët: - Unë nuk i shtie asnjeriu rimbekon. - Si? Çfarë thatë? Rim...? Marinari, pa u përgjigjur, nisi të vërshëllejë.
12
Vittolo kish vrarë tradhtisht heroin kombëtar korsikan, Sampiero, që orvatej për të dytën here të çlironte ishullin ku kishte lindur nga zgjedha e gjenovezëve. Emri i Vittolos urrehet edhe sot e kësaj dite nga korsikanët. Ky emër është bërë sinonim i tradhtarit.
KOLOMBA
- Ju kapa duke soditur Mesdheun tonë mis Nevil, - tha Orsoja duke shkuar drejt saj. Duhet ta pranoni se s'gjen vend në botë me një hënë të tillë. - Nuk po e shikoja. Isha kredhur e tëra në studimin e gjuhës korsikane. Ky detar, që këndonte një këngë të përvajshme nga më tragjiket, e preu këngën në vendin më të bukur. Marinari u ul, si të donte ta shihte më mirë busullën dhe e tërhoqi fort nga peliçja mis Nevilin. Dukej sheshit se ajo këngë vaji nuk mund të këndohej përpara togerit Orso. - Ç'po këndoje ashtu, o Paolo Franse? - pyeti Orsoja. Ndonjë baladë? Apo ndonjë veçero13. Zonjusha të kupton dhe do të dëshironte të dëgjonte fundin e këngës. - E kam harruar, Ors'Anton, - tha marinari. Dhe sakaq ai ia mori me sa zë që kishte këngës së Virgjëreshës. Mis Lidia e dëgjoi këngën fetare pa e patur mendjen aty dhe nuk e shtrëngoi sërish marinarin, po vendosi të mos rrinte pa e mësuar më pas atë që i fshehën. Mirëpo edhe shërbyesja e saj, e cila meqenëse ishte nga Firence, nuk e kuptonte më shumë se e zonja dialektin korsikan, qe bërë kureshtare për domethënien e asaj fjale dhe, duke iu drejtuar Orsos përpara se e zonja ta ndalonte duke rënë me brryl, e pyeti: - Zoti kapiten, ç'do të thotë të shtiesh rimbekon? 14 13
Shqip i thonë: vome. Kur vdes ndonjë njeri, veçanërisht kur vritet, e vendosin trupin e tij mbi një tryezë dhe gratë e familjes së tij, në mungesë të tyre, mikeshat ose dhe gra të huaja të njohura, për talentin e tyre poetic thurin aty për aty, përpara një numri të madh dëgjonjësish, vargje të përvajshme (qajnë me ligje) në dialektin e vendit. Gratë që qajnë me ligje quhen voçeratriçe (vomesha), ose sipas shqiptimit korsikan, buçeratriçi dhe vajtimi quhet voçero, buçero, buçerato, në bregdetin lindor: balada në bregdetin përballë. Fjala voçero, si dhe derivatet e saj voçerar, voçeratriçe vjen nga latinishtja voçiferare. Nganjëherë, shumë gra qajnë me ligje njëra pas tjetrës dhe shpesh gruaja ose e bija e të vrarit e këndon vetë vajtimin e përmortshëm. 14 Rimbeccare, në italisht do të thotë ta shtysh për më vonë t’i përgjigjesh, ta hedhësh poshtë. Në dialektin korsikan, do të thotë: t’i bësh një njeriu një qortim fyes në sy të të tjerëve. I shtien
21
22
PROSPER MERIME
- Rimbekon! u çudit Orsoja, do të thotë ta shash aq rëndë një korsikan sa s'ka ku të vejë më; ta qortosh që nuk ka marrë gjakun. Kush ju ka folur për rimbekon? - Dje, në Marsejë, i zoti i barkës me vela e përdori këtë fjalë, - u përgjigj me nxitim mis Lidia. - E për kë fliste ai? pyeti Orsoja me gjallëri. - Oh! Po na tregonte një histori të vjetër, që nga koha e... po më duket se ishte fjala për Vanina d'Ornanon. - Vdekja e Vaninës, mesa ma ha mendja, zonjushe, nuk ju ka bërë ta doni shumë heroin tonë, trimin Sampiero. - A thoni se është diçka me të vërtetë heroike? - Krimi i tij shfajësohet me zakonet e egra të kohës. Pastaj, Sampieroja i luftonte për vdekje gjenovezët, ç'besim mund të kishin tek ai bashkatdhetarët e tij, po të mos e kish dënuar atë që kërkonte të binte në marrëveshje me Gjenovën? - Vanina, tha marinari, — kish shkuar pa lejen e të shoqit, Sampieroja bëri mirë që i këputi kokën. - Po ajo për të shpëtuar të shoqin, - tha mis Lidia, nga dashuria e madhe që kish për të, po shkonte t'u kërkonte mëshirë gjenovezëve. - Të kërkonte mëshirë për të, do të thoshte ta poshtëronte! thirri Orsoja. - Dhe ta vriste me dorë të tij! - vazhdoi mis Nevili. Çfarë përbindëshi paskësh qenë! - Ju e dini se ajo iu lut që të vdiste nga dora e tij. Edhe Otellon, zonjushe, si një përbindësh e shikoni ju? - Ç'ndryshim! Ai ishte ziliqar, kurse Sampieroja ishte vetëm krenar. - Po xhelozia, a nuk është edhe ajo krenari? rimbekon të birit të një njeriu që e kanë vrarë duke i thënë se nuk është marrë gjaku i të atit. Rimbekoja është një lloj kanosje për t’i kujtuar detyrën e një njeriu që nuk është hakmarrë ende. Ligji gjenovez e ndëshkonte shumë rëndë autorin e një rimbekoje.
KOLOMBA
- Është krenaria e dashurisë dhe ndofta ju do ta falni për hatër të kësaj? Mis Lidia i hodhi një vështrim plot dinjitet dhe, duke u kthyer nga marinari, e pyeti se kur do të arrinte barka në port. - Pasnesër, - tha ai, - në qoftë se era vazhdon të fryjë. - Desha të shikoja Azhaksion sa më parë, sepse kjo barkë po më lodh shumë. Ajo u ngrit, i shkoi krahun shërbyeses dhe bëri disa hapa në kuvertë. Orsoja mbeti si i ngrirë pranë timonit, duke mos ditur nëse duhej të shëtiste bashkë me të apo t'i jepte fund asaj bisede, që dukej se po e mërziste. Qenka vajzë e bukur, për atë Shën Mëri! - tha marinari. Po t'i ngjanin asaj gjithë pleshtat e dyshekut tim, nuk do të ankohesha fare kur të më hanin! Ndofta mis Lidia e dëgjoi këtë lëvdatë naive që bukurisë së saj dhe u inatos, sepse zbriti pothuajse menjëherë në dhomën e saj. Nuk shkoi shumë, edhe Orsoja u ngrit e shkoi. Me t'u larguar ai nga kuverta, shërbyesja u ngjit përsëri dhe, si i bëri një sërë pyetjesh marinarit, i çoi së zonjës këto lajme: balada që u ndërpre me t'u dukur Orsoja qe kompozuar me rastin e vdekjes së kolonelit della Rebia, të atit të Orsos, që e kishin vrarë dy vjet më parë. Marinari ishte i sigurt që Orsoja po vinte në Korsikë për t'u hakmarrë, - kështu shprehej ai, - dhe thoshte se së shpejti do të shihnin mish të freskët në fshatin Pietranera. Po ta përkthejmë këtë shprehje të fundit kombëtare, del se imzot Orsoja paskësh menduar të vriste dy a tre veta, që dyshoheshin se i kishin vranë të atin, të cilët në të vërtetë ishin marrë edhe në hetuesi për këtë punë, po kishin dalë krejt të larë, se i kishin bërë për vete gjykatësit, avoketërit, prefektin dhe xhandarët.
23
24
PROSPER MERIME
- S'ka drejtësi në Korsikë, shtonte marinari, dhe për mua vlen më tepër të kesh një pushkë të mirë, sesa një këshilltar të oborrit mbretëror. Kur ke hasëm, duhet të zgjedhësh njërën nga të tri S-të15. Këto lajme interesante ndryshuan në mënyrë të ndjeshme sjelljen dhe qëndrimin e mis Lidias ndaj togerit della Rebia. Që prej këtij çasti, ai ishte bërë një njeri i rëndësishëm në sytë e anglezes romantike. Tani ai qëndrimi i tij i shkujdesur, ai toni i tij plot sinqeritet e me qejf, që në fillim e kishin bërë vajzën të mendonte keq për të, po ia shtonin meritat, sepse prapa atyre fshihej një shpirt energjik, që nuk linte të dilte jashtë asnjë nga ndjenjat që ndrynte përbrenda. Orsoja iu duk njëfarë Fiesko16, që fshihte qëllime të mëdha prapa një qëndrimi që dukej si ai i një njeriu mendjelehtë e, megjithëse është më pak e bukur të vrasësh ca maskarenj, se të çlirosh atdheun tënd, prapëseprapë një hakmarrje e bukur është e hijshme dhe, veç kësaj grave u pëlqen shumë që një hero të mos jetë politikan. Vetëm atëherë mis Nevili vuri re se togeri i ri kishte sy shumë të mëdhenj, dhëmbë të bardhë, shtat elegant, edukatë dhe dinte si të sillej në shoqëri. Ajo i foli më dendur ditën tjetër dhe ato që i tregoi ai, e tërhoqën. E pyeti gjatë për vendin e tij dhe ai fliste mirë. Korsika, prej nga ishte larguar qëkur qe fort i ri, në fillim për të vajtur në kolegj, pastaj në shkollën ushtarake, kishte mbetur në mendjen e tij e stolisur me ngjyra poetike. Ai fliste me gjallëri për malet e saj, për pyjet, për zakonet origjinale të banorëve të saj. Sikundër mund ta merrni me mend, fjala hakmarrje u dëgjua më se një herë në tregimet e tij, sepse pa goditur ose pa përligjur pasionin e tyre proverbial, Orsoja e çuditi pak mis Nevilin, duke dënuar në përgjithësi urrejtjet e pambaruara të bashkatdhetarëve të tij. Megjithatë, ai përpiqej t'i përligjte këto urrejtje tek fshatarët dhe thoshte se hakmarrja është dueli i 15
Shprehje kombëtare që do të thotë skiopeto, stiletto, strada- pushkë, thikë, arratisje Fisnik gjenovez I shekullit XVI që bëri një kryengritje kundër tiranit të Gjenovës, Andrea Loria- personazh i dramës “Përbetimi i Fieskos në Gjenovë” e Shilerit. 16
KOLOMBA
të varfërve. "Kjo është aq e vërtetë, - thoshte ai, - saqë ata nuk e vrasin njëri-tjetrin pa i bërë më parë një paralajmërim të rregullt. "Ruaju, të lutem!", këto janë fjalët e domosdoshme që këmbejnë armiqtë, përpara se t'i ngrenë pritë njëri-tjetrit. "Tek ne, shtoi ai, - ka më shumë vrasje se kudo gjetkë, po nuk do të gjeni kurrë krim që të jetë bërë për ndonjë vjedhje, fjala vjen, a diçka tjetër të ulët. Është e vertetë që ne kemi shumë vrasës, po s'kemi asnjë hajdut". Kur ai zinte në gojë fjalët hakmarrje dhe vrasje, mis Lidia e vështronte me vërejtje, po nuk diktonte as edhe shenjën më të vogël të emocionit në tiparet e saj. Meqenëse ajo qe bindur se ai e kishte forcën e duhur shpirtërore për t'u bërë i papërshkueshëm nga sytë e të tjerëve, por jo nga të sajët natyrisht, vijoi të besonte me vendosmëri se fantazma e kolonelit della Rebia nuk do ta priste shumë kohë shpagimin që kërkonte. Tani, nga barka me vela dukej Korsika. Kapiteni numëronte vendet kryesore të bregdetit dhe, megjithëse nuk njihte asnjë nga këto vende, mis Lidia ndiente njëfarë kënaqësie që po i mësonte emrat e tyre. S'ka asgjë më të mërzitshme se një peizazh i panjohur. Herë-herë, me dylbinë e kolonelit ata shquanin ndonjë banor të ishullit, të veshur me rroba të errëta, të armatosur me pushkë të gjatë, të hipur në një kalë të vogël, që ecte trokthi nëpër ca tatëpjeta si thikë. Mis Lidia pandehte se secili nga ata që shihte, ishte një bandit ose një djalë që shkonte të hakmerrej për të atin, por Orsoja e siguronte se ai ishte ndonjë banor i qetë fshatit fqinj, që udhëtonte për punët e tij, se ai e mbante pushkën jo aq nga nevoja, sesa për t'u tundur, për të shkuar pas modës, ashtu si ata njerëzit e pispillosur, që s'dalin kurrë pa një bastun elegant. Megjithëse pushka është një armë më pak fisnike e më pak poetike se shishi, mis Lidia ishte e mendimit se, për një burrë, ajo qe më elegante se një bastun dhe i kujtohej se, të gjithë heronjtë e lord Bajronit vdesin nga plumbi dhe jo nga ndonjë thikë klasike.
25
26
PROSPER MERIME
Pas tri ditësh lundrimi, ata u ndodhën përballë ishujve gjakatarë dhe në sytë e udhëtarëve u shtjellua panorama madhështore e gjirit të Azhaksios. Me të drejtë e krahasojnë atë me gjirin e Napolit dhe, në çastin që barka po hynte në port, një pyll që kishte marrë zjarr dhe kish mbuluar me tym Punta di Girato-n17, të kujtonte Vezuvin, se i ngjante mjaft. Po që ky përngjasim të ishte i plotë, duhej që një ushtri e Atilas të vërshonte në rrethet e Napolit, sepse gjithçka është e vdekur dhe e shkretë rreth e përqark Azhaksios. Në vend të atyre fabrikave elegante që duken kudo, që nga Kastelamare gjer te kepi Mizen, rreth e qark gjirit të Azhaksios, nuk të zë syri, veçse pyje të dendura dhe, prapa tyre, male të zhveshura. Asnjë vilë, asnjë ndërtesë. Vetëm aty-këtu, në kodrat përreth qytetit, spikatin disa si kulla të bardha të vetmuara në një sfond gjelbërimi; ato janë qivure, varre familjare. Gjithçka në këtë peizazh ka një bukuri hijerëndë dhe të trishtë. Pamja e qytetit, sidomos në atë kohë, e bënte edhe më të thellë përshtypjen e shkaktuar nga vetmia e rretheve të tij. Asnjë lëvizje nëpër rrugët, ku nuk takon veçse një nurnër të vogël njerëzish përtacë dhe gjithmonë po ata. Asnjë grua, përveç ca fshatarëve që vijnë të shesin mallrat e tyre. Nuk dëgjon aspak të flasin me zë të lartë, të qeshin, të këndojnë, si në qytetet italiane. Ngandonjëherë, në hijen e një peme kopshti, një duzinë fshatarësh të armatosur lozin me letra ose shohin të tjerët që lozin. Nuk bërtasin, nuk zihen kurrë: në qoftë se lodra ndizet, atëhere dëgjohen të shtëna kobureje, që paralajmërojnë gjithmonë kërcënimin. Korsikani, nga natyra, është hijerëndë dhe fjalëpakë. Në mbrëmje, duken disa njerëz që dalin për t'u freskuar, po ata që shëtisin bulevardit janë pothuajse që të gjithë të huaj. Banorët e ishullit rrinë përpara portës së shtëpisë së tyre. Secili duket sikur ka zënë pritë, si një fajkua mbi folenë e vet. 17
Kodër që sundon Azhaksion dhe gjirin e detit.
KOLOMBA
KAPITULLI IV Si vizitoi shtëpinë, ku pat lindur Napoloni, si gjeti me shumë mundime pak letër të mirë që i duhej për të pikturuar, mis Lidia, dy ditë pasi pat zbritur në Korsikë, ndjeu që e pushtoi një trishtim i thellë, ashtu si i vjen, natyrisht, çdo të huaji që ndodhet në një vend, ku duket sikur zakonet e paqytetëruara e kanë dënuar të jetojë në vetmi të plotë. U pendua që kish bërë si i kish thënë koka, por, të ikte menjëherë nga ky vend, do të thoshte të njolloste famën që kish fituar si udhëtare e guximshme. Mis Lidia, pra, i dha karar të tregohej e duruar dhe ta kalonte kohën sa të mundte më mirë. Si mori këtë vendim fisnik, përgatiti lapsa e ngjyra, skicoi disa pamje të gjirit dhe bëri portretin e një fshatari me lëkurë të rreshka nga dielli, që shiste pjepra, si ndonjë perimeshitës i kontinentit, po, që kishte një mjekër të bardhë dhe pamjen e një birboje, nga ata më të ligjtë që janë në faqe të dheut. Meqenëse të gjitha këto nuk mjaftonin aspak për ta zbavitur, vendosi të kthehej nga pasardhësi i familjes së tetarëve dhe kjo gjë nuk ishte e vështirë, sepse, në vend që të ngutej për të parë fshatin e tij, Orsoja dukej sikur po kënaqej shumë në Azhaksio, megjithëse këtu nuk kish parë asnjë të njohur. Pastaj, mis Lidia i kish vënë vetes një detyrë fisnike: ta qytetëronte këtë ari të maleve dhe ta bënte të hiqte dorë nga ato qëllime ogurzeza, që po e sillnin në ishullin e tij. Qëkurse kish marrë mundimin të studionte karakterin e tij, ajo kish thënë me vete se
27
28
PROSPER MERIME
do ishte mëkat të mos i jepej dora atij djaloshi dhe se, për të, do të ishte një fitore e madhe të kthente në rrugë të mbarë një korsikan. Ja sesi kalonin ditët për udhëtarët tanë: në mëngjes, koloneli dhe Orsoja shkonin për gjah; mis Lidia vizatonte ose u shkruante shoqeve të saj, me qëllim që letrat e saj të mbanin datën e Azhaksios. Aty nga ora gjashtë, burrat ktheheshin të ngarkuar me gjah; hanin darkën, mis Lidia këndonte, koloneli dremiste dhe të dy të rinjtë rrinin shumë vonë duke biseduar. Nuk e di se çfarë pune, në lidhje me pasaportën e kish detyruar kolonelin Nevil t'i bënte një vizitë prefektit; ky i fundit, që mërzitej shumë, si dhe pjesa më e madhe e kolegëve të tij, ishte gëzuar sa s'thuhet, kur mësoi ardhjen e një anglezi, njeri i pasur, nga shoqëri e lartë dhe baba i një vajze të bukur, ndaj e kishte pritur si s'ka më mirë dhe me të gjitha nderimet, madje pas pak ditësh, ai erdhi t'i kthente vizitën. Koloneli, që sapo ishte ngritur nga tryeza, qe shtrirë sa gjatë gjerë në kanape dhe gati po e zinte gjumi. E bija këndonte përpara një pianoje të shkatërruar. Orsoja kthente fletët e fletores së saj të muzikës dhe vështronte supet dhe flokët e verdha të virtuozes. Lajmëruan se kish ardhur z. prefekt. Pianoja pushoi, koloneli u ngrit, fërkoi sytë dhe e njohu prefektin me të bijën: - Nuk po ju prezantoj zotin della Rebia, - tha ai, sepse atë e njihni pa dyshim. - Zotëria është biri i kolonelit della Rebia? - pyeti prefekti me një pamje pakëz të shqetësuar. - Po, zotëri, - u përgjigj Orsoja. - Kam patur nderin ta njoh të ndjerin atin tuaj. Fjalët e zakonshme të bisedës mbaruan shumë shpejt. Padashur, koloneli gogësinte mjaft dendur me cilësinë e tij prej liberali. Orsoja nuk donte aspak të fliste me një shërbëtor të pushtetit; bisedën po e mbante gjallë vetëm mis Lidia. Po edhe prefekti, nga ana e tij, nuk e
KOLOMBA
linte të shuhej dhe dukej qartë se ai ndjente një kënaqësi të madhe t'i fliste për Parisin dhe për botën një gruaje që i njihte të gjithë njerëzit e dëgjuar të shoqërisë së lartë evropiane. Kohë më kohë dhe duke folur, ai vërente Orson me një kërshëri të jashtëzakonshme. - Në kontinent e keni njohur zotin della Rebia? - pyeti ai mis Lidian. Mis Lidia u përgjigj pak si me zor, se e kishte njohur në barkën që i kishte sjellë në Korsikë. - Është djalë shumë i sjellshërn, tha prefekti me gjysmë zëri. - A ju ka thënë, - vijoi ai me zë edhe më të ulët, - se me çfarë qëllimi ka ardhur në Korsikë? Mis Lidia mori qëndrimin e saj të madhërishëm: - Nuk e kam pyetur fare, tha ajo. - Mund ta pyesni vetë. Prefekti heshti, po, pas pak, si dëgjoi Orson t'i fliste kolonelit ca fjalë në gjuhën angleze, tha: - Me sa duket, keni udhëtuar shumë, zotëri. Do e kini harruar Korsikën dhe zakonet e saj. - Është e vërtetë, kam qenë shumë i ri kur u largova së këtejmi. - Gjithnjë në ushtri jeni? - Jam në lirim, zotëri. - Keni qenë një kohë mjaft të gjatë në ushtrinë franceze, zotëri dhe nuk dyshoj se do të jeni bërë kryekëput francez. Këto fjalët e fundit i tha me një farë madhështie të theksuar. Nuk do të thotë se i miklon shumë korsikanët, po t'u përrnendësh se i përkasin kombit të madh. Ata duan të jenë një popull më vete dhe këtë pretendim ata e përligjin aq mirë, saqë mund t'u plotësohet. Orsoja, pak i prekur, u përgjigj: - Ju mendoni, zoti prefekt, se një korsikan paska nevojë të shërbejë në ushtrinë franceze që të jetë njeri i ndershëm?
29
30
PROSPER MERIME
- Jo, sigurisht, - tha prefekti, ky nuk është aspak mendimi im. Flas vetëm për ca zakone të këtij vendi, disa nga të cilat nuk janë ashtu si do dëshironte t'i shihte një administrator. Ai e theksoi mirë fjalën zakone dhe fytyrës së tij i ra një hije më e rëndë. Nuk shkoi shumë dhe u ngrit e doli, duke marrë me vete premtimin se mis Lidia do të shkonte t'i bënte vizitë së shoqes në prefekturë. - Duhet të vija në Korsikë, që të mësoja se ç'është një prefekt, tha mis Lidia, kur ai iku. Ky më duket mjaft i dashur. - Kurse unë, — tha Orsoja, - nuk jam aspak i atij mendimi dhe më duket tepër i çuditshëm me qëndrimin e tij prej kapadaiu dhe të mistershëm. Kolonelin e kishte mundur gjumi. Mis Lidia hodhi një sy nga ana e tij dhe duke ulur zërin, tha: - Kurse mua nuk më duket aq misterioz sa thoni ju, sepse besoj se e kuptova. - Ju jeni, sigurisht, shumë mendjemprehtë, mis Nevil dhe, në qoftë se shikoni ndonjë zgjuarsi në ato që tha ai, duhet patjetër që atë ta keni futur ju në fjalët e tij. - Më duket se kjo është një frazë e markezit de Maskarijë 18, zoti della Rebia; po nëse doni mund t'jua provoj që e kam kuptuar? Unë jam pak magjistare dhe e di se ç'mendojnë njerëzit që i kam parë dy herë. - Për zotin, po më llahtarisni. Në qoftë se do të dinit të lexonit se ç'ka në mendjen time, nuk e di nëse duhej të isha i kënaqur apo i pikëlluar... - Zoti della Rebia, vijoi mis Lidia duke u skuqur, - ne njihemi vetëm prej disa ditësh, po në det dhe në viset barbare, besoj se do të më falni, në viset barbare miqësohesh më shpejt se kudo gjetkë... Kështu 18
Aluzion që I bëhet një fjalie të Precieuses Ridicules (Molier), skena II, po që i ka dhënë Kathosi si përgjigje Maskarijit: “Që të kishim meritën u desh që atë ta sillnit ju”.
KOLOMBA
mos u çuditni që po ju flas si mike për gjëra pak si tepër vetjake dhe në të cilat, ndofta një i huaj nuk duhej të përzihej. - Oh! Mos e thoni këtë fjalën e dytë, mis Nevil, e para më pëlqente shumë më tepër. - E pra, zotëri, duhet t'ju them se, pa u përpjekur që të mësoj të fshehtat tuaja, unë pjesërisht i kam marrë vesh, dhe ka syresh që më dëshpërojnë shumë. E di, zotëri, fatkeqësinë që i ka rënë familjes suaj, më kanë folur shumë për karakterin hakmarrës të bashkëfshatarëve tuaj dhe për mënyrën se si hakmerren ata... A nuk e hidhte fjalën këtu prefekti? - Si mund të mendoni, mis Lidia!... dhe Orsoja u zbeh e u bë si meit. - Jo, zoti della Rebia, - tha ajo duke e ndërprerë, - unë e di që ju jeni një njeri i sjellshëm dhe fort i ndershëm. Ju më thatë vetë se në vendin tuaj vetëm njerëzit e thjeshtë e dinë ç'është hakmarrja… që juve pëlqen ta quani një formë të dyluftimit... - Ju besoni se unë do të pranoja të bëhesha ndonjëherë vrasës? - Meqenëse po flas për këtë, zoti Orso, ju duhet ta kuptoni fare mirë se nuk dyshoj për ju dhe, nëse ju fola, - vijoi ajo duke ulur sytë, këtë e bëra vetëm e vetëm ngaqë e kuptova se, duke u kthyer në vendin tuaj, i rrethuar ndoshta nga paragjykime barbare, do t’ju bëhej qejfi shumë, kur të mësonit se dikush ju çmon që keni guximin t'u bëni ballë. Hajde, - tha ajo duke u ngritur, - le të mos flasim për këto gjëra të papëlqyera; ato më shkaktojnë dhimbje koke dhe, veç kësaj, është bërë shumë vonë. Nuk ju ka mbetur qejfi prej meje, apo jo? Natën e mirë, siç urojnë anglezët, - dhe i zgjati dorën. Orsoja ia shtrëngoi dorën me një hije të rëndë në fytyrë dhe thellësisht i prekur. - Zonjushe, tha ai, - e dini se ka çaste kur zgjohet tek unë instinkti i vendit. Ngandonjëherë, kur kujtoj të gjorin tim atë... atëherë
31
32
PROSPER MERIME
më kaplojnë ca mendime të llahtarshme. Për hir tuaj, unë jam çliruar syresh një herë e përgjithmonë. Ju faleminderit, ju faleminderit! Ai do të vijonte, po mis Lidia rrëzoi një lugë çaji dhe zhurma zgjoi kolonelin. - Della Rebia, nesër rnë ora pesë për gjah! Të jeni të përpiktë. Po, zoti kolonel.
KOLOMBA
KAPITULLI V Të nesërmen, pak përpara se të ktheheshin gjahtarët, mis Nevili, e cila po vinte nga një shëtitje që kish bërë buzë detit dhe po hynte në hotel bashkë me shërbyesen, vuri re se po futej në qytet një grua e re, e veshur me të zeza e hipur në një kalë të vogël nga shtati, po të fuqishëm. Atë e shoqëronte një farë fshatari, edhe ai më kalë, me xhaketë prej stofi ngjyrë të errët, të grisur në të dy bërrylet, një plloskë varur krahaqafë, një kobure që i tundej në brez. Në dorë kishte një pushkë, kondaku i së cilës qe futur në një këllëf prej lëkure, lidhur pas kocakut të shalës, shkurt ai ishte veshur krejt si një brigand melodrame, apo si një korsikan në udhëtim. Në fillim, mis Nevilit i tërhoqi vëmendjen bukuria e madhe e asaj gruaje. Dukej si ndo njëzet vjeçe. Ishte shtatlartë, e bardhë, me ca sy ngjyrë blu të thellë. Buzët i kishte trëndafili dhe dhëmbët si fildish. Në shprehjen e fytyrës së saj shquanin njëkohësisht krenaria, shqetësimi dhe trishtimi. Në kokë kish hedhur atë sharpin e zi prej mëndafshi të quajtur mezzaro, të cilin e kanë sjellë në Korsikë gjenovezët dhe që u ka aq fort hije grave. Ca gërsheta të gjata prej flokësh të zeza i formonin një farë turbani rreth e qark kokës. Kostumi i saj qe i pastër, po i thjeshtë sa s'bëhej më. Mis Nevilit i doli koha për ta kundruar si duhej, sepse gruaja me mezzaro ishte ndalur në rrugë dhe dikë po pyeste me interesim të madh, me sa dukej prej shprehjes së syve të saj; pastaj, si mori përgjigjen, i ra kalit me një thupër thane dhe, duke vrapuar zdrangthi, arriti te porta e hotelit, ku kishin bujtur sër Tomas Nevili dhe Orsoja. Aty, si këmbeu ca fjalë me të zotin e hotelit, gruaja e re u hodh me shkathtësi nga kali dhe u ul te sofati në krah të portës së madhe, ndërsa ai që e shoqëronte, i shpuri kuajt në haur. Mis Lidia kaloi me kostumin e saj parizian përpara gruas së huaj, po kjo nuk i ngriti sytë. Një çerek ore më pas, kur hapi dritaren e dhomës së saj, ajo e pa përsëri gruan me sharp të zi, të ulur
33