Data Loading...

Udhëzues për shfrytëzimin e modulit Listat evidentuese-për arsimin fillor Flipbook PDF

Udhëzues për shfrytëzimin e modulit Listat evidentuese-për arsimin fillor


110 Views
60 Downloads
FLIP PDF 1.11MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

Udhëzues për shfrytëzimin e modulit – Listat evidentuese për arsimin fillor

Në sistemin Ditari-E , është zbatuar një modul i ri për përgatitjen e Listës evidentuese për nxënësit në arsimin fillor, gjegjësisht nga klasa e parë deri në nëntë. Lista evidentuese për nxënësin gjenerohet nga ana e udhëheqësit të nklasës tre herë në vit, gjegjësisht në fund të tremujorit të parë, në fund të gjysëmvjetorit të parë dhe në fund të tremujorit të tretë. Fleta evidentuese e gjeneruar për nxënësin paraqitet në Ditarin -E të prindit/ kujdestarit të tij. Prindi ka mundësinë të konfirmojë se ka rishikuar të dhënat e futura për nxënësin. Lista evidentuese në pajtim me gjuhën mësimore të paraleles së nxënësit mund të gjenerohet në: • • • • •

Gjuhë maqedonase dhe në dy gjuhë: gjuhë maqedonase / shqipe gjuhë maqedonase / turke gjuhë maqedonase / boshnjake gjuhë maqedonase / serbe

Lista evidentuese për nxënësin përmban të dhënat në vazhdim: • • •

emri dhe vendi i shkollës fillore komuna në të cilën gjendet shkolla emri dhe mbiemri i nxënësit

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

• • • • • • • • •

klasa dhe viti shkollor numri i nxënësit në librin kryesor drejtor i shkollës përshkrimi i arritjeve të nxënësit në fund të tremujorit të parë,gjysëmvjetorit të parë dhe tremujorit të tretë për nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën lëndët mësimore dhe notat për nxënësit për fundin e tremujorit të parë gjysëmvjetorit të parë dhe tremujorit të tretë për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën aktivitete për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën numri i mungesave të arsyeshme dhe të paarsyeshme udhëheqës i paraleles prindi / kujderstari i klasës

Fotografia 1: Shembulli i Listës Eviderntuese të gjeneruar – Faqa fillestare

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

Fotografia 2: Shembulli i Listës Eviderntuese të gjeneruar për tremujorin e tretë – vlerësim përshkrues

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

Fotografia 3: Shembulli i Listës Evidentuese të gjeneruar për gjysëmvjetorin e parë – vlerësim numerik

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

Plotësimi i Fletës evidentuese 1. Detyrimet e mësimdhënësit të lëndës

Para se të gjenerohet Lista Evidentuese për nxënësin, është e nevojshme që secili mësimdhënës lëndor, të fut notat për nxënësin nga klasa e shtatë deri në të nëntën nga ana – notat dhe sjellja në pjesën për paraqitje Tabelare.

Në faqen e shënuar mundësohet futja e notave për të gjithë nxënësit në të njëjtën kohë përmes butonave Shënoni notat për tremujorin e parë, Futni notat për gjysmëvjetorin e parë ose Futni notat përkatëse për tremujorin e tretë. Çdo nxënës, për secilën lëndë dhe periudhë mund të ketë vetëm nga një notë për tremujorin e parë, gjysmëvjetorin e parë dhe tremujorin e tretë përkatës. Futja dhe ndryshimi i notës së futur mësimdhënësi i lëndës mund të bëjë derisa për nxënësin nuk është krijuar fletë evidentuese për periudhën përkatëse. Fotografia 4: Futja e notave për tremujorin përmes faqes për futje tabelare

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

2. Detyrimet e udhëheqësit të klasës Para se të gjenerohet lista evidentuese për secilin nxënës, është e nevojshme udhëheqësi i klasës t'i futë të dhënat e mëposhtme në sistemin Ditari-E: • •

Ta plotësojë numrin e nxënësit në librin kryesor Të fusë arritjet dhe numrin e mungesave të arsyeshme dhe të paarsyeshme për nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën në pjesën Lista e nxënësve –> Arritjet e nxënësit në periudhën përkatëse, tremujorin e parë, gjysmëvjetorin e parë ose tremujorin e tretë

Fotografia 5: Faqja për numrin e futjes së mungesave dhe arritjet e nxënësve nga klasa e parë deri në të gjashtën



Të fusë numrin e mungesave të arsyeshme dhe të paarsyeshme për nxënësit nga klasa e shtatë deri në të nëntën në pjesën Vlerësimet dhe Sjellja -> Paraqitja tabelare për periudhën përkatëse



Para gjenerimit të listës Evidentuese, në faqen Paralelja → Të dhëna për listën evidentuese, të kontrollojë nëse janë futur arritjet për nxënësin, vlerësimit dhe mungesat për të gjithë nxënësit nga paralelja e tij.



Në këtë faqe gjithashtu ekziston mundësi për futjen dhe ndryshimin e numrit të mungesave të nxënësve për periudhën përkatëse.



Rikujtim 1: Futja dhe ndryshimi i arritjeve të nxënësit dhe numri i mungesave, udhëheqësi i paraleles mund të bëjë derisa për nxënësin nuk është krijuar lista evidentuese për periudhën përkatëse.

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk



Rikujtim 2: Numri i futur i mungesave të arsyeshme dhe të paarsyeshme për tremujorin e parë, gjysmëvjetorin e parë dhe tremujorin e tretë është vetëm numër e cila do të tregohet në listën evidentuese për nxënësin. Detyrimi për regjistrimin e mungesave të nxënësve në faqen Pasqyra e mungesave vazhdon të vlejë dhe funksionojë në mënyrë identike sikur deri tani.

Fotografia 6: Pasqyra e faqes të dhëna për listën evidentuese për nxënësit nga klasa e parë deri të gjashtën

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

Fotografia 7: Pasqyra e faqes të dhëna për listën evidentuese për nxënësit nga klasa e shtatë deri të nëntën

Gjenerimi i listës evidentuese Pasi që të dhënat e futura të nevojshme për plotësimin e listës evidentuese janë të kontrolluara nga ana e udhëheqësit të klasës së paraleles, Listat evidentuese për nxënësit mund të gjenerohen në pjesën Lista e nxënësve –> Lista Evidentuese. Kjo faqe tregon nëse është gjeneruar lista evidentuese për nxënësin dhe nëse i njëjti është nënshkruar nga prindi/kujdestari për secilën periudhë veçmas. Fotografia 8: Funksione për gjenerimin e listës evidentuese

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

Me shtypjen e butonit Kontrollo udhëheqësi i paraleles ka mundësi të shohë se si do të dukej lista evidentuese e gjeneruar për nxënësin. Me shtypjen e butonit Krijo, lista evidentuese ruhet dhe prindi ka mundësi që të ketë qasje deri tek i njëjti, ta shikojë dhe ta nënshkruajë. Udhëheqësi i klasës ka mundësi ta ndryshojë listën evidentuese të krijuar për nxënësin, gjegjësisht mund ta fshijë dhe përsëri ta krijojë derisa lista nuk është konfirmuar, gjegjësisht e nënshkruar nga prindi / kujdestari i nxënësit. Me konfirmimin e listës evidentuese nga ana e prindit, mbyllet i gjithë rrethi dhe lista evidentuese mbyllet, gjegjësisht nuk mund të ndryshohet më tepër. Konfirmimi i listës evidentuese nga prindi/kujdestari Secilit prind i mundësohet qasje në Ditarin-E fëmijës së tij nëse udhëheqësi i klasës së fëmijës, e fut email adresën të prindit në faqen e Prindërve. Prindi merr link për të dhënat valide në këtë email. Pasi që prindi do të konfirmojë email adresën mund të ketë qasje në sistemin Ditari-E-. Pas kyçjes në sistemin në pjesën listën evidentuese - Arritjet e nxënësit për nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën, prindi i sheh arritjet e shënuara për fëmijën e tij. Në pjesën e listës evidentuese, prindi i sheh listat evidentuese të krijuara për fëmijën e tyre. Me shtypjen e butonit Nënshkruaj konfirmon se ka rishikuar të dhënat e futura për nxënësin.

Fotografia 9: Funksione për listën evidentuese të disponueshme për prindin

Para krijimit të listës evidentuese nga ana e udhëheqësit të klasës dhe para nënshkrimit të tij nga ana e prindit, paraqitet pyetje: A është i sigurt përdoruesi në veprimin që dëshiron ta bëjë?

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk

Fotografia 10: Shembull pyetja për përdoruesin me rolin Prind

Министерство за образование и наука на Република Северна Македонија

Ул. „Св. Кирил и Методиј“ бр. 54, Скопје Република Северна Македонија

+389 2 3117 896 www.mon.gov.mk