Data Loading...

Ernest Koliqi Djepi Arit e book Part 1 Flipbook PDF

Ernest Koliqi Djepi Arit e book Part 1


110 Views
10 Downloads
FLIP PDF 1.16MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

LIBRARIA IME Ernest Koliqi

(20 Maj 1903 – 15 Janar 1975)

DJEPI ARIT Libraria Dixhitale

www.librariaime.com

DJEPI ARIT Kjo novele u kushtohet gjith atyne qi Bajrami perkundi ne djepin ari te Fantazis.....

I

Nji Malsuer ? - Si urdhnon. - A ka fjalen me mue a me t`em – at ? - I kallzova qi zotnija ka dale ne Pazar e qi vetem djali gjindet ne shtepi; me tha “flas edhe me djalin”. - A e njef kush asht ? - S`e mbaj mend t`a kemi pa ndojhere. - Mire : bjere ketu. Rrogtari doli. Loro Shegori vazhdoi letren qi po shkruente ne makine. Hyni n`ode,sjellun prej rrogtarit,nji Malsuer shkurtalak,veshe me cakcire e me nji seter ushtaresh,ne krye nji rube te kuqe lidhe nye nen mjekerr,ne dore nji shkop te gjate. U ndal afer deres. Lorja shkruante gjithenji,pernguteshem.Donte te mbaroje deri n`oren njimbedhete leter – shkembimin trgtar te javes me vise te jashtme per me dale ne Treg te Madh te qytetit. - T`u ngjatet jeta,zotni – pershendeti Malsori. - T`u ngjatet me ndere – pergjegji Lorja,por vetem kur mbaroi rrjeshtin coi syt kah ai dh`e pyeti : - Shka don,more dai,prej meje ? Ai nga dera eci edhe dy hapa ma mbrende n`ode,hodhi syt per rreshqit n`e djathtet kah tryeza mbushe me teftere ku po shkruente nepunsi i Shegorejeve,kethei si vjedhtas kryet mbrapa e vrejti rrogtarin qi qendronte me dore ne dorze te deres edhe bani : - Pata nji fjale me zotnin t`ande. Lorja e shikonte,me gishta gjithenji nder germa te makines. - Cfare fjalet ? Thuej. Prap ai shikoi nepunsin.Edhe rrogtari doli,kur ai leshoi syt ne te per se dyti. - Me fale se ke pune e po te trazoj,por deshta me i fole zotnis s`ate vetem per vetem. Lorja i tha nepunsit : - Shko, Pashko, e pije nji kafe andej edhe thueju te na sjellin dy ketu. I u largue makines makines e i u afrue me ndjesi tangarit mbushe me zjarrm qi kishte per bri.Tue i shenjue nji ndejse aty afer,ftoi edhe ate : - Del. Nxori kutin e cingareve edhe i a paraqiti Malsorit. - S`e pij – tha ai. Ne majen e shkopit te gjate qi kishte ne dore Lorja vuni roe nji lemue e u kujtue se mbante Ramazanin. - Po cfare fjalet ke me mue,more dai ? 1

- A je djali i Mark Shegorit,ti ? - Njaj vete. Pse ? - Qofsh shendosh.Kam ardhe per nji pune qi mundet me na qite cirak te dyve. - Me na qite cirak ? Po cfare punet ? - Ti gja ke boll,shyqyr Zotit.Te ka kurdise Perendija me te tana te mirat.Edhe une,prej Zotit,s`jam keq.Por nieri s`ngihet kurr. - ?! - Tash disa dit siellem neper Shkoder tue kerkue nji burre te ndershem e te dijshem.Edhe me duket se ndesha taman n`ate qi me lypet. A ke bese,zotni ? - Fol,pra,po te thame ! – i a keputi shkurt Lorja padurueshem. - Paj s`po dij,zotni,kah m`e nise fjalen.Due me ta cile nji pune qi ka me te lane pa mend. Lorja ma u afrue.Filloi me i a zgjue kureshten ai dreq Malsorit. - Dishka kam gjete ne nji ograje t`emen,Do gjana te kushtueshme. Lorja i a nguli syt.Shqyrtoi me kujdes at fytyre qi i rrinte kundruell: fytyre me hije te mire,plot cilteri,burri t`urte. Malsori vijoi : - Mos u merzit se due me t`a diftue mbare e mbare si me ndodhi.Tash do dit po mblidhshem gure ne krye te nji ograje qi kam pak si larg shtepis.Hem dojshem me dlire token,hem me i grumbullue gurt te tane ne nji vend per me godite nji mur.Edhe nana punonte aty me mue.Kur, shka me te kallzue ?!, me ndeshe ternagopi ne nji teshe.Largoj dhen e gjej nji rrase te gjane.Thrras nanen me m`ardhe ne ndihme.Me njimije zore e losim rrasen vendit edhe shof,more lum zotnija,nji grope… - Nji grope ?! - …nji grope te madhe,qofte per te mire,sa dy here kjo ode. Nji shkalle guri ulej deri poshte.Por ish terr.Cova nanen shpejt e shpejt ne shtepi me me pru nji bishtuk.S`kam goje me te diftue si u bana, zotni.Baba i em,rahmet paste,me thote gjithmone se nen kala te Drishtit ka gjana te kushtueshme gropue ne dhe. Lorja ndegjonte me sy hapet.Shpirti i mvarej nga buza e Malsorit. - A hine aty mbrende ? - Po si s`hina,zotni ? Prit se po te kallzoj.Kur ma pruni nana bishtukun, u ula kund nja pesdhete kambe shkalle e …shka me pa ! Burri i Malsis i ra syve me dore e shprehi me vizat e luejshme te fytyres habin ma cmeritese. Lorja,te tane veshe,gati sa s`harroi te mirte fryme. - Aty ka njerz gurit,aty ka qypa te medhaj mbushe me nji pluhun te rande qi shendrite,ka stola florinit… - Florinit ? - S`dij, shka me te kallzue ma pare ! Lorja u perkul kah tregimtari me shtat,gati si donte m`e ndihmue ne tregim. - Po, ha , kallzo shka pae ma tjeter ? - Shka pashe-a ? S`dij,me turbullohet mendja,zotni loci.Tash i shef vete kur te vijsh.Ka arme me dorza plot lajle,ka rrasa ne mur me shkrola; ne mjedis te mjedisit ka nji karrike,kaq te nalte,krejt e verdhe,mberthye gjithkah me burma.Pingul mbi te bjen prej s`nalti nji kandil i bukur,s`kam pa !,vjerre me sinxhire atje ne qemer.Edhe kandili krejt i verdhe.Mbandej ne nji skutuliq asht nji djep arit, an`e kand i punuem.

2

Malsori heshti.Heshte edhe Lorja,s`pari i hutuem prej atij pershkrimi te papritun visaresh, e ma vone i kaperthyem nga mendimet e ndiesinat e hovshme qi me mija i u linden permbrenda. Mori me hy rrogtari,tabaken me dy kafe ne dore. - S`dona kafe : na len rahat – i briti Lorja me z ate marrun.Mbandej i u drejtue Malsorit : - Po a i ke kallzue kuj tjeter shka po me kallzon mue ? - Te thace par,zotni : kam ndeje tue u sjelle tash ma se nji jave neper Shkoder per me gjete nji nieri beset.Un jam i Malsuer i pa shkolle.Vetem s`dij hic shka me ba.Ndore Zotit e t`anden. Kam pevete e kam pevete.Kam mesye shtepin t`uej pse jeni zotnij te mire e te marrun vesht si baba si ti.Ket pune nieri i gjalle ne fytyre te tokes s`e din vec un e ti e nana e eme… Lorja u cue ne kambe e filloi me i u ende poshte e nalt odes. S`e zente vendi vend.Befas nji dyshim i a terratisi shpresat e medhaja qi i flakojshin permbrenda.U ndal para Malsorit edh`e zamariti ftoftas.Por,jo.Shprehja e asaj fytyre te qete,drita e thjeshte e atyne syve i a zhdaraviten dyshimin.Ishte e vertete.As anderr e kandshme qi trete neper avuj te zgjimit mengjesuer,as ngjarje e lexueme ne nji rromanx,por pune e vertete ! Nafaka,zoje bishtnore,me nji karavan visaresh kishte trokllite verbtas ne dere te tij.Lypej,vec nji drejtim i shpejte, i matun, i urte veprimesh. Prap u ndal para burrit qi rrinte tue i marre ere lemonit ne majen e shkopit edhe foli : - Ti e merr vesht,more dai,qi ket zbulim s`duhet t`a dije kurrkush.Po rane n`ere njerzit e qeveris,te lane pa gja.Pa gja,per Zotin! T`i marrin te tana.Ke ba shum mire qi erdhe te na. Kjo asht nji pune qi vetem s`mund e kryejsh. Ee ? A te mbushet mendja qi vetem s`mund e kryejsh ? Edhe,po te tham,ke ndeshe sakt ne njerz te ndershem.Qe,besa e Zotit : - Cfare do fitimi qi te dali prej gjanave te gjetuna,do t`a ndajme per gjyse. E Lorja i dha doren.Tjetri tha : - Ndore Zotit e t`anden. E vijoi : - Tash me meso si me punue. Djali rishtas i u end poshte e nalt odes.I fluturonte mendja gjithkah : s`mujte m`e perqandrue ne nji vend.Mendime udhtimesh neper det,hotelesh luksi,automobilash argtimesh grash.Sa, sa mund kapej vlera e atyne gjanave te vjetra ? Humbi ne nji gjire shifrash. Por s`duhej m`u habite.Lypej veprim i shpejte.U kethye te Malsori edhe prap u ul ndejun. - Po me kallzo edhe nji here shka pae aty mbrende ? Ai prap i a njehi gjanat e cmueshme qi permbante qelija e nendheshme. - Sa qypa jane ? - Katermbedhete.Te medhaj gati sa un ne kambe. - Po a e shtine doren thelle ? - Jo,por persiper kane nji pluhun si te verdhe. - Ar ? - S`dij shka me thane. - Po tjeter shka ka,vec sendeve qi me kallzove ? - Ka gjithshka.Asht nji nieri gurit ma i gjate se tjeret.Mbas atij kam gjete nji dere hekurit. - A e ke cile ? - Diten e pare,dreshta.Por e kam cile mbas dy ditsh. - E shka pae ?

3

- Me te marre mnera,zotni.S`kam hi mbrende,por prej deret pashe nji ode,nja shtat here ma e madhe se e para,te tane rreth e percark me shtylla mermerit, e me njerz gurit rreshtue andej e ketej, e me karriga punue per bukuri, e me gjithshka. - Arit,karrigat ? - S`e dij,s`jam avite. - Po pse s`e ke pru nji dreq mostret ? Shka do me pase marre me veti. - Na jena gjind pa dije,zotni.Nanen e kape hataja kur hi aty mbrende.M`i qet benat ku te jen ma te medhaja tue me porosite mos me preke gja.Thote se ato gjana jane amanete te dekunsh e se i ruejne oret.Dron se oret me shitojne me vu dore ne to. - Prralla ! Shiko ketu : per sa sahat mberrihet te shtepija e jote ? - Per dy sahat,per dy sahat e gjyse. - Mire.Tashti nisu fill e me bje nji moster,te shofim shka jane ato gjana qi gjete : ar a serm a shka… - Un po shkoj edhe njitesh,ne dac,por diten tham se s`bajme mire me i marre.I marr sundte sa t`erret.Kam edhe do pune ne Pazar. - Leni punet tjera.Ne kryejshim kete qi kemi per doresh,po bajme palle e s`po punojme ma se te jena gjalle… Si urdhnon,zotni,por kam do orok me njanin e me pret. - Me ke ? – pyeti djali me nji tingull dyshimi ne za. - Jo, me nji shok t`emin.Per atje, nisem mbas yftarit e sundte sado vone kethej me mostra. Tash po i fus ne thase te qymyrit.Po t`a biej nji barre qymyr. - Bjer sa te duesh.Po shka po merr se,per moster ? - Po i a hjeki nji cope,ne mujsha,kandilit.Po te biej edhe burmat e karriges.Po shof edhe a kam si i a marr nji cope djepit. - Jo,jo : djepin mos e perkit.Po shtine doren thelle nder qypa e shif a ka gja tjeter nen at pluhun qi pae.Mos gjetsh gja,merre ne faculete do asi pluhunit e bjerma. - S`ka m`u qite prej nanes,zotni.Qan sa here marr me hi ne grope. Lorja nxori prej gjepit dy napuljona i a dha Malsorit. - Na : bleja ndoj peshqesh e mbushja menden qi po del cirak ti edhe ajo.Ore e amanete,e ku dij un shka keni ju,jane prralla. Malsori u ngrejt. - Mbas dite tash po kethehem te ti. Lorja mendoi pak e tha : - Hajde e haje yftarin ketu te vete. - Jo,zotni,pse… - Hajde,hajde.Mbandej nisu prej ketej. - Peqe. - Te pres,pra.Shif,gati sa harrova me te pyete : po si te thone emnit ? - Bajram. II Lojnat e mrekullueshme te fatit!Cohet njeriu ne nji mengjes si perhere edhe fillon te miret me punet e merzitshme te dites,me ranget e randa te jetes se zakonshme, e cila sado e begatshme te jet,vetem pse e zakonshme,nuk ndrite me asnji ngjyre te gjalle,s`permban kurrfare terhjeksije ne vetvete.Kujton njeriu ne mengjes se edhe ajo dite do te kaloje njinji si vargu i 4

paprem i ditve tjera,ende me kujdeset e rendomta edhe me andjet e vogla te rendomta, se cilave vaditja i a paksoi shijen.Zbardhe njeriu per m`u erre pa dridhjen e nji pershtypjeje te jashtazakonshme,tronditese,pertrise.Kur,qe,nji Malsuer si i ram prej qiellit kryqzon udhen e jetes se vet me ate te jetes s`ate.E jeta shendrite me rreze arit.Jo t`arit metaforik,por t`arit te vjeter e te punuem,qi mund te shendrrohet e llogaritet ne shifra te gjata e te verteta. Lorja gjithnji ecte neper ode, i dejun nder mend.Si Rafaeli qi ne pikturen e marteses se Zojes me Sh`Jozefin rravizon veten ne nji skaj tue kepute per gjysme me gju nji shkop te holle mbajte me te dyja duert, edhe don te parafytyroje me kete se koha u ba dysh sepse me at martese mbaronte dhjata e vjeter dhe fillonte dhjata e re,njashtu Bajrami i a thei dy copash jeten Loros : njana perfshinte vjett e kaleses pa ngjarje te deja m`u permende gjate, e tjetra ardhemenin e celun prej tregimit te papritun,ardhemeni plot mrekullina. „Pare kam per te pase shum neper dore.Me spol.Do te baj pune te medhaja.Do t`udhtoj.Do te blej nji jacht.Ka m`u cudite em-at kur t`i kallzoj mbrama.Sa oda do te jen njana mbas tjetres ? A thue pernjimend arit jane te gjitha karrigat qi ka pa Bajrami ? C`do te mrekullohen gjindja.Ku i mori te gjitha keto pare ? Do te porosis nji Rolls Royce.Ky dreq Bajramit mos shkon me i kallzue ndokuj tjeter ? Pak i dhace,dy napuljona. Dhete t`i epshem.Me kaparue mire.Me ke doli me fole ky ?C`ka m`u cudite Hilushi !Do t`i fail nji bibljoteke.Do t`i baj nji ode me shkrue,te tane stil Nandqind.A thue t`i kallzoj qyshe tash Hilushit ? Ai mundet me me diftue cfare epoke jane ato gjana.Din vleren historike te tyne.Mos te me kerkoje hise teper te madhe mbandej?Jo,Hilushi ka me dale mendsh prej shendit tue pa randesin historike te zbulimit.Po dal e i kallzoj.Nji shok besnik me duhet per m`u keshillue me te.Kjo pune asht teper e madhe, e s`bahet vetem!”. Hyni n`ode nepunsi.Lorja tha : - Un po dal. - A s`po i mbaron letrat-a ? Lorja luejti doren si me thane : “ Dreqi t`i haje leterat edhe punen e deritashme…” Thirri rrogtarin e e coi me lajmue n`ode te zjarrmit se njaty ne pese mbasdite do te vinte dikush per buke.Urdhnoi me i pergatitun gjella sa ma te mira. Jashte binte shi i imte.Shiroku mshefte qiellin mbi qytet me nji carcaf te nxit resh qi kurrkund nuk shifej i shqyem. Rrugat i mbulonte nji shtroje e bute llomi.Ishte afer mjesdita. Lorja u nis kah Liceu i Shtetit per me prite ne te dalun prej mesimeve shokun arsimtar. Nji marsh krenar mendimesh,ku lartushtojshin dallduese burijat e shpreses, ia rrythmonte hapin e zhdervjellte neper llom te rrugave. „Kollaj fort qi qypat gurit jane mbushe me pare te vjetra.Ranen sigurisht i a kane hjedhe persiper qi mos te ket shka me u ba zjarrmi.Katermbedhete qypa te medhaj.As me kene shpella plot visare e Ali Babahit.Sesam,celu.Me duket se e ka perkethye shqip Mati Logoreci ket prralle.Do t`i qes sa ma pare perjashta sendet ma te kushtueshme.Paret tash i vendosi n`Angli e ne Zvicra.Jane vende te sigurta.Kur te kethej ne Shkoder me nji Rolls Royce!”. Mungojshin edhe dhete minuta me ra mjesdita.Eci deri te Bashkija e kethei. „Po rrasat me shkrola ? A thue latinisht jane shkrue? Kushedi c`fare historije e cudicme do te dali ne shesh!Por namin e zbulimit historik do t`ia la Hilushit.C`ka me u cudite Hilushi,kur t`i kallzoj!Mue s`ka me me besue.Tash po e baj te flasi me Bajramin”. Nji za i nalte nga minarja e Xhamis se Fushes se Celes thirri kah qielli,zbriti ne kater krahet e qytetit : Tingulloi pitas neper ajri shurdhue prej shirokut ortari i kumbonares se Franceskajve,Kumbonet nisen me leshue neper shi uraten e mjesdites.

5

Nxansit filluen m`u da prej shkollet.U mbush udha me ta.Tuba tuba shperndaheshin shpejt e shpejt ne te gjitha drejtimet tue ece me libra nen sqetull kah shtepija.Lorja pau Hilushin tue dale ne dere te Liceut me nji kolege.I leshoi nji za.Ai erdhi. - Po ti ? S`ke dale ne pazar sot-a ? - Jo.Kam ardhe me te marre per mjesdite.Dishka due me te kallzue. - Shka ? je fejue a gja ? - Jo,jo; por lajme qi kane me te cudite.Eja. - S`mundem : kam mesim mbasdite. - Ta haje dreqi mesimin.Hajde po te tham. S`ka me te ra ndermend per mesim kur te ndigjojsh punen. - Mire : po vi. Ecen kah shtepija e Loros.Rruges Lorja filloi : Me duket,Hilush,qi kena m`e mrekullue Shkodren e boten bashke. - Ee ? - Kam gjete nji thesar te mocem. Hilushi e shikoi per seri. - Pash Zotin shka ke sot ? Edhe ne fytyre ke ndrrue! - Kam gjete pra nji thesar… - Mos luej.Ti e ke gjete ? - Un jo,por nji Malsuer qi erdhi tash nadje te vete. E shkurtazi tregoi shka kishte ndegjue prej Bajramit.Shoku u habit njihere,por mbandej bani: - E ti i beson atij ? - Po ku din nji Malsuer me rrejte aqe bukur ?Ai duhet me pase kendue ne fletore zbulimin e vorrit te Tutankamenit.Tash e ndegjon ti vet me veshe te tuej.Hilushi tundi kryet.Mberrijten ke shtepija,pine nga nji putir raki edhe u ulen ne sofer me ngrane. - Me kene e vertete,kjo asht nji pune e madhe fort – pohoi Hilushi. – Le paret,por dobija e randesija per historin t`one.Nji galeri me qemere gurit plot shtatore…Jo xhanem,s`mundet me kene.Ai ka pa anderrr. - Po te thame qi as mue s`me bahet m`e zane bese.Tash shef kur te vije ai Malsori.Mue m`a ka mbushe menden. - Gjitheshka ndodhe. - A thue,Hilush,jane te kohes s`Illyrve ? - S`e besoj.Illyret s`kishin skulptora te mire.Por mundet qi shtatoret i a kane grabite ndonji tempullit grek.Ata kusrojshin brigjet e detit Helen.Mos i ka mshefe Genci visaret e veta para se me i a hi ma se mbrames qindrese kundra Romakve ? Do te ishte zbulim teper madh. Hilushi harroi buken e u cue me shetite neper ode me mesalle ne dore. Shkrolat nder rrasa do te na leshojshin drite mbi rrjedhjen e gjuhes s`one.Do te kishim dokumenta n`Illyrishte.S`e besoj kurr!Do te dijshim a ka arsye Hahn qi thote se shqipja vjen prej gjuhes se Pellazgve apo Mayer qi pohon se rrjedh nga nji dialekt i illyrishtes.S`mundet me kene.Asht fat teper i madh.Mundet qi jane te kohes shume te vone,ndoshta visare te mshefuna prej Kontave te Drishtit. I biri i tregtarit s`ia vente veshin shokut, i marrun mendesh prej shestimeve qi bante vetimeveti. Perpiqej me caktue per afras nji shume te hollash qi te perfaqesonte vleren e gjanave te gjetuna.Shifra te nalta vlojshin ne tru te tija. Kur foli, I tha shokut :

6

- Un si gjuetar s`biej ne sy.Kapi ciften,marr zagarin e dal ne Domen.Naten me Bajramin hi ne grope e shof shka ka.Por duhet te presim qi te na sjellin Bajrami mostrat. Ate dite Hilushi e la Licen.Ndejen aty n`ode te bukes e pine kafjet,cingare mbas cingarjet,pezull ne nji padurim te madh,tue prite ardhjen e Bajramit.Per cdo trokellim te deres s`oborrit,te dy kercejshin me shikue ne dritore. Tekembramja,pak gja para ores pese,Bajrami ia mberrini. Lorja i tregoi tue i shenue Hilushin : - Kete e kam shok besnik.Asht djale me shkolle,asijsh qi shkruejne, e na duhet per me na kallzue shka jane ato gjana qi ke gjete. Malsori,pa u tunde, i a priti : - Ti din ma mire se un,zotni,si rregullohet puna.Ban si ta marri mendja.Jam leshue krejt ndore t`ande. Hilushi deshi edhe ai me ndegjue prej Bajramit historin e ternagopit qi ndeshi ne rrase tue dlire gurt n`ograje.Ky tregoi prap fill e per pe shka kish tregue ne mengjes.Shoku i Loros u perpoq me disa pyetje te vrikshme e te nderlikueme m`e hutue,por ai s`turbullohej asnji grime vec mbare e mbare pershkruente gjanat e pame ne qelit e errta.I u mbush mendja edhe Vilzes. Si ra topi, i a shtruen buken para Bajramit.Ngrante qetisht tue i pergjegjun djelmve qi tash per nji send tash per nji tjeter s`prajshin tue e pyete. Kur mbaroi se ngaranuni,piu kafe e thithi dy cingare duhan, u cue e muer me dale. - Atehere,sundte : ee , Bajram ? - Sado vone,vi me barre qymyrit. Lorja prap nisi me i a perserite porosit. Njashtu si me thae po punoj,zotni – ndei gati te premtoje Malsori. Tue dale prej ode,djali i tregtarit i tha : - A ke nevoje per pare tjera ? - Jo, s`me duhen gja. Lorja shikoi Hilshin nder sym bas kesaj pergjegjeje.E persollen te dy Bajramin mje ke dera e oborrit.Lorja uroi : - Hajt,Bajram,ta prifte Zoti mbare ! Kur ai u nis,Shegori e pyeti Vilzen : - Si te duket puna ? - A e din se me mendue fort,jena ne short me dale mendsh prej gzimit ? Mbas do kohe qi u ndryn prap n`ode te bukes me rrahe pa pushue biseden e visareve me te cilen s`kishin kurr te ngim, i a behi edhe i zoti shtpis prej Tregut te Madh te qytetit. U fal me shokun e te birit,mbandej i u suell ketij : - Te kam prite sot ne magaze. - Ape… I ati ngrejti fytyren kah djali tue u cudite per at dridhje hareje qi i ndigjoi ne za. - Kam me te kallzue pune te mrekullueshme… Ai i shikoi fytyrat e te dy t`rijve,qi vezullojshin,edhe rrudhi vetullat. - Ka ardhe sot nadje nji Malsuer… Lorja i diftoi gjithsesi t´et punen e zbulimit n`ograje.Mark Shegori, i cili rralle cuditej per ndoj send,s`pari nuk e besoi.Vetem kur foli Hilushi,tue i a perserite fund e maje tregimet e Bajramit, u bind edhe ai.Por s`dha sheje te teprueme kenaqesije. III 7

Dy te rijt ndejen sa ndejen me zotni Markun, i cili bisedoi pak,mbandej duelen ne kafe per me ndihmue kohen te rreshqasi ma me shpejti.Rruges hasen ne Bob Rrukullin,qi kaloi per bri si era pa i pershendete. - S`na pau : paska pune shum sundte Bobi – qeshi Vilza. Ne kafe u ulen ne nji tryeze e porositen dy caja. - Edhe nji muej kushedi ku jam – filloi Lorja. - Shporrju njihere udhtimeve – e kundershtoi shoku. – Ne kjofte se e lype puna e…punes qi te delish,atehere,po; perndryshej duhet te qindrojsh ketu. - Me pase pare mjaft e me ndeje ketu ? S`kam dale mec ! - Te shofim njihere sa pare ke me pase… - Miljona. - E pra,ne pac miljona,duhet te ndalesh ne vend. - E shka me ba ? Me kallzo. A me dale perdite m`u shkrrye ne magaze- a ? - Prit se te diftoj un.Tashti njihere duhet dijte me perpikni vlera e atyne.Po kjo vlere miljonash,duhet te gjindet nji menyre si me i shite.E zame se i shitme e i bame pare.Pikesepari ti, me me ndegjue mue,siguron mire vetin tue da nji shume te mjaftueshme e tue e cue ne Zvicra,mbandej me paret tjera ngrehe nji institut bamirsije ketu. - Po,duhet me ba dishka edhe per vend. - Nji institut bamirsije me dege te ndryshme.Me nji spital te madh.Con e merr dy profesora jashte : nji internist e nji kirurg.U ven per afer atyne nja dhete doktora te rij shqiptare si asistenta.I paguen mire. - Mbandej ? - Prit.Me nji shtepi kure per ata qi kane smundje ngjitese.Me nji strehe per pleq e plaka qi mbesin ne pleqni pa ndihmsa.Me nji zyre advokatore… - Ma ka ? - …per Malsore e Katundare te vobekte ku keta te siellen gjithsahere qi te ken pune me gjyqe. Me nji bibljoteke te mire per te rij…Por,jo: kete due me ba un. - Pse, edhe ti don me ba ndoj send-a ? – tha Lorja te cilit s`i pelqye fort ajo fjale e shokut. - Kjo varet prej shumes qi do te m`apish ti.Po kje se ti mundesh me me fale nji sasi te mjaftueshme te hollash,due me ngrehe edhe un nji institut tjeter. - Cfaret ? - Kulturuer.Aty me i bashkue ata qi jane ma te zott ne gjuhen shqipe.Me botue nji te perkohshme muejore.Me mbledhe folkloren e tane Shqipnis,sistematikisht : kange kreshnikesh e valle,prralla e gojdhana,thanje e fjale : mos me lane skute te Shqipnis pa kerkue.Me lype studijme e mendime prej albanologve te huej ma te permendun.Me botue libra.E me i pague mire auktoret.Me ba nji edicjon luksi,me koment, te Budit e te Bogdanit,te De Rades e te Naim Frasherit e te Skirojt.M`u kujdesue per perkthimin shqip te kryeveprave botnore.Me hape nji bibljoteke me te gjitha konfortet me nji salle te madhe konferencash. - S`e ke keq.I bajme te tana keto. - Ti mbandej tash u dan shtate a tete bursa ne vjet nxansave ma te shquem te Liceut.I cojme m`u specjalizue mbas nevojave qi te ken dy institutet t`ona. Hyni ne kafe Bob Rrukulli.Rrotulloi syt gjithkah si te kerkonte dike. U afrue kah tryeza e dy te rijve edhe pyeti : - A e keni pa kund Henrik Vallnin ? Jo, s`ka ardhe – i u pergjegj Lorja. 8

Bobi doli.Mbas do casave i a mberrini Henrik Vallnija.Kur kaloi afer tryezes se tyne,Lorja i tha : - Te ka kerkue Bob Rrokulli. - Aa ? Ku shkoi ? - Njitash sa doli. - Tash po kethen. A e kam lejen ? – pyeti tue marre nji ndejse. - Hajde urdhno – i tha Hilushi. Henriku u ul me ta,si hoqi kapoten.Dukej merzitshem. - Ej, Henrik c`kemi ? - Asnji te re,tash njihere.Por shpresoj se shpejt kemi per te pase te reja mjaft. - Pse ? Mendon se lot gja-a ? - Nuk flas per pune te pergjithshme; flas per pune vetjake. - Po ti e din se dishrojme me t`a ndie te miren. - E dij,e dij. - Urime per shka do qi te pritish. - Ah, m`e dijte ju shka pres un!qe, Bobi. - Bob! Ai erdhi. - Ku je ? – i tha Henrikut : - gjithkah te kam kerkue.Hajde se kam nji fjale. - Prit ta pije cajen qi porosita. - Po s`prêt pra puna… - u nxe Bobi. - Me falni – u cfajesue Henriku edhe u ngrejt,veshi prap kapoten e doli me Bobin pa pi cajen. - Shka paten keta ? – qeshi Hilushi. - E ndegjove si tha per punet e tija vetjake ? Ku desht me shkrepe ? - Ka gjete ndoj nepunsi,vec; plasi me hi kund; ka mbete keq. S`ka faj.I pabaft.Jane kane fort rahat dikur,shtepija e tyne. - E dij : ma zi i mesuemi se i dishruemi. Jane shite e lecite.Ngjat nesh i kane pase shepijat – tha Lorja. Ndrruen bisede.Prap bane sajime si me i shpenzue miljonat e vjetersinave.Kah ora tete u ngrejten. - A po vjen per darke ? – e ftoi Lorja Hilushin rruges. - Jo,jo : tash shifena neser heret. Hilushi tue ndejun pak perpara me zotni Markun,kishte marre nji pershtypje,ashtu n`ere,si m`e pase rande tregtari,prandej s`deshti t`i shkoje per buke. Te dy shoket u perfalen e u ndane. Si mberrijti ne shtepi,Lorja shkoi drejt me pa t`amen,prej sa vjetve rat ne shtrat pa mujte me dale ode.N`at ode,qi stufa nxente gjith diten,vinte prore si nji ere e lehte ufulle drandofillesh. Perdite ne mengjes e ne mbramje,e kur s`dilte ne Treg edhe ma shpesh,Lorja shkonte e rrinte nji cope ke e ama.Kjo i a pau menjihere ne fytyre te birit at hare te shqete,at drite shpresash te dridhuna ne kujdes e ne padurim edhe,sa doli grueja qe e sherbente, i tha : - Me ka kallzue yt-at : a je kondend ? Djali u prit e s`e shprehi hovshem dalldin e shpirtit,nga friga mos i a trondisnin asaj zemren e brishte ndershtypjet teper te gjalla.Foli qetisht : - Posi !shum kondend.Na ka punue kot bafti.Kena me kene ne gjendje me u ba mire edhe te tjerve.Po ti,shka thae kur ndegjove ?

9

Ajo buzqeshi ambelsisht.Ne driten e syve te saj,plot dashuni per te birin,ndehej si hija e nji mallengjimi te paster.E ndiente veten tashma krejt te shkeputun prej te mirave te ketij shekulli.Smundja,tue e ba krejt te pamvarun nga lakmija e pasunis se landet, e kishte mesue te cmoje visaret shpirtnore qi kane vlere edhe pertej vorrit.Pergjegji : - U gezova per ty… - Tash te bij nji specialist prej Vjene – i a priti djali me za te keputun prej dashunije.Ajo i a muer doren e i a shtrengoi, e lume e lumnin e tij. N`ode te bukes Lorja gjet t`an,te shtruem ne sofer,vrante ne fytyre.Lorja s`dinte me i dhane dum atij zymnimi te papritun.Ngranen tue heshte.I ati ne nji shej kohe i a nisi : - Ke ba gabim qi e leshove vetem at Malsorin.A kene dashte me shkue fill atje me te.S`jane pune keta qi lehen ashtu.Me na peshtue zogu doret, ec e kape mbandej…Automobilin e ke; me pase hi mbrende me ate e me pas ca sbashku.E m`u pendue ai Malsori e me i a mesy nji tjetrit ? - S`e besoj : i dhace dy napuljona ne dore. - Sa pare ban ? Pese me i pas dhane. - Prap e pyeta kur doli a dote pare,por me tha jo. Tregtari heshti nji grime,mbandej rishtas nisi : - Po atij Vilzes pse me i kallzue ? Gabim i madh.Njikeshtu shkojne punet kur s`jam un ne shtepi.Ai,tashti,don hisen e vet… Lorja uli kryet ne cini. - Po me i u mbushe mendja atij e me shkue,tash sa jena ketu tue hanger,drejt e tu ai Bajrami e me krye pune pa ne ? Djali coi kryet e me energji kundershtoi : - Kurre s`e ban kete pune ! - Eee… nder keso punesh s`duhet me i besue as kmishes se shtatit.Ti je i ri; un e dij jeten ma teper. - E njof mire Hilushin. - Mundet me kene; po e lame n`e t`anden. Prap ngranene ne heshtje do kohe,mbandej i ati e pyeti Loron : - Kur vjen Malsori ? - Njaty prej mjesnate, me tha. Zotni Marku foli me za te fashitun : - Ti rri e prite.Shofim njihere shka jane ato mostra.Bajme edhe nji hesape qi te dijme cfare shume te hollash na del prej kesaj pune.Duhet urti e madhe.Ma i vogli gabim na len pa gja. Gjanat ma te kushtueshme i biejme ketu ne shtepi,nen aher.I barim naten me kual ase me automobil t`and.Ne paqin pare ato qypat,si besoj,te qes ty perjashta me i shite ka pak ka pak.Edhe gjanat tjera i nisim perjashta. - Ka me kene pune e zorshme. - Dij un si.Shofim sa nxjerrim prej tyne; e,ne kjofte levertija,hapim nji dugaje te madhe ne Tirane. - Po Bajramit shka me i da ? - Bajramit ? Kollaj.Kur t`i barim gjanat ne shtepi,te gjitha, i apim njihere nja njiqind napuljona. - I kam dhane fjalen m`e da pergjyse shka te dali ! - Ke falise ne mende- a ?Nejse, e ndreqim at pune.Si t`i shesim vjetersinat perjashta, i apim edhe njiqind napuljona tjere.As anderr s`i ka pa kurr aq pare. - Po Hilushit ? 10

- Ky dreq na asht ngatrrue kot,faji yt.Atij I lame ata njerz gurit edhe rrasat e shkrueme.Te shkojne e t`i marrin vete,po kur t`i kemi shite na gjanat t`ona. - Po ndoshta shtatoret e rrasat bajne shum ma teper se gjanat arit… - E dij holle,por asht zor me i qite jashte.Te bajne shka te duen me to.Un jam i sigurte se heret a vone tash i a zen qeverija.Marifeti asht qi te marrim na sa ma pare hisen t`one. Tregtari ndei gjate tue bisedue me te birin.Gjithnji sajonte si m`e hape tregtin e vet ne Tirane e ne Durres.Lorja heshte aspak i kenaqun prej fjaleve t`et.“Ne dalshin aq pare sa mendoj, c`na duhet ma tregtija ?Ky,ne dashte,ta mbaje magazen e pazarit“. Kur shkoi me ra i ati,Lorja i shtini dru stufes edhe u ul prane saj me nji fletore ne dore. Vetem syni i lexonte,mendja ikte larg.Pershtypja e fjalve te Hilushit nuk i hiqej.E pau veten ne krye te dy instituteve te veta,ndjeu rreth e rrotull mirnjohjen e admirimin e gjindes,shetiti me mend neper rrugina te gjata e te bardha te godinave ndertue me pare te tija, u foli si i pare i mjekve neper spitale,shkrimtarve ne bibljoteke,nepunsave te shumte shperda gjithkah qi u ngrishin ne nderim por sa arrinte ai.Mbandej rreshqitime deshir nder qejfe.Institutet,njihere mire rregullue, do t`ecshin vete.Ai do te mbette i lir me shetite Europen,m`u rrethue me te gjitha mirakandet e bukura qi fale pasunija e madhe. Ra mjesnata.Ai u shkund.Nji shqetesim i holle filloi me i a terratis lehtas vegimet e shkelqyeshme t`ardhmenis. Si s`po vjen ky dreq Bajramit ? Ra ora nji.S`e zuni vendi ndejun,por muer me shetite neper ode.Zemren i a ndrydhte nji ngashrim i dendun.Ra ora dy.Sado qi ishte te ftofte,shkoi n`ode te miqve e shikoi ne rruge. S`binte ma shi.Ret ishin naltue e vende vende shqye;ndoj hylle xhixhillonte mbi Shkoder te kotullueme.Ra ora tre.Gati sa s`i shpetuen lott prej idhnimit qi e kapi ne fyt.Kethei n`ode te bukes.Kaluen oret njana mbas tjetres.Ai u zbardh bri stufes,se ciles kish harrue me i qitun dru, i pigulluem ne trup e ne shpirt,pa qene i zoti me mendue as mire as keq. Bajrami s`erdhi. IV Hilushi,si u da prej Loro Shegorit,eci kah shtepija.Mendime krenare i u rrotullojshin nder tru. Shkon njeriu rruges me hap te zakonshem,tue ndesh gjinden e zakonshme,tue marre e tue kethye si zakonisht pershendetjet e mbramjes,dhe askushkurr i huej s`kujtohet se jeta e atij ndrroi ne themel,se nji perftim i gjane e i fuqishem i botes zuni vendin e perftimit te ngushte e te paguximshem me te cilin doli ne mengjes nga praku i shtepis.Qe, per shembull,Tish Arvenit,qi kalon bri mureve,per mos m`u lage kambesh,tue i leshue vjedhtas nji shikim t`ulte,ne gjysmaterr t`udhes keq ndricue prej lampave elektriku,kurrkund s`i shkon neper mend se Hilush Vilza,neser,-sot nji muej,- sot dy muej,- do te permendet prej te gjithve e se biseda e zbulimit te mbrekullueshem nen keshtjell te Drishtit do te jesi me emen te tij e perzieme gjate e gjate ne goje te qytetasve.Jashte,ne fytyre e ne sjellje,njeriu i lum mban duken e perditshme,por mbrende sekreti i cmueshem i praron si diell qi pret agimin. Djali ngrani pak e aspak ne sofer,ku nana e motrat rrijshin tue i a shqyrtue ballin qi i qeshte ne nji mendim te heshtun.Nuk e pyeten.Shpesh ai humbte ashtu,rrembye ne hov te andrrimeve. S`mujt me zane vend ne shtepi; u cue e doli prap ne kafe.Ishte kohe Ramazani e kafet punojshin deri mbas mjesnate.Shpresoi te shifej prap me Loro Shegorin, i shtym edhe ai ndoshta me dale nga shqetia e padurimi.Por shoku s`u duk.Vec u duk Bob Rrukulli edhe u afrue kah ai. 11

- Vetem-a ? - Vetem, - pergjegji Vilza : - hajde. Bobi ndei.Hilushi e shikoi tue buzqeshe. - Ej,Bob, shka ke sundte qi po me dukesh i ndrruem ? - Si i ndrruem ? – kercei tjetri me za disi te levizun. - S`dij : s`je si perdite… - S`mundet me kene nieri gjithmone ne nji qef ! Tue shqypte keto fjale,Rrukulli i ikte shikimit te Vilzes.Ky,kot m`e gerga, e sulmoi gjithenji me pyetje. - Po cfare hallit ke, a mundet m`u dijte ? - S`kam kurrfare hallit : pse ? - Te kam pa sot tue kalue rruges vrap… Bobi luejti ne ndejse i shqetesuem.Pergjegji pak si eger : - Kam edhe un punet e mija; kujton ti se vetem ai miku yt Shegori ka pune-a ? - Shka hin ne perede Shegori ketu ? - Jo,po e kam maraz,pse asht madheshtuer.I duket vetja dishka,vetem pse asht i biri i Mark Shegorit.S`ban mire m`u ngrehaluce aq fort, ai djali. - S`e njifke mire, Bob; pse,po ta njifshe si un,nuk flet per te ashtu. - Un s`e njof ? Un i dij fen.por mos te kujtoje se vec ai ka pare.Pare munden me pase edhe tjeret shum ma teper se ai ! - Ajo qi po dihet.Shkodra asht e madhe.Te pasun ka plot. - Ka,ka; por munden me dale pa prite pa kujtue njerz me nji pasuni qi me te pase mendja ceder. Vilzes i u dridhe zemra.nji dyshim i ftofet i rreshqiti permbrenda.Por qendroi buzqeshun e vazhdoi : - Po,pse jo ? Mjafton me fitue loterin e Dublinit ! - Cfare loterije ?kur te don bafti,ka njiqind e njimije menyra tjera si me u ba i pasun… - Po na kallzo,Bob,pashe besen,nji prej ketyre menyrave ? - Ka,posi s`ka… - Por asht puna qi bafti s`na don. - C`e din ti a ma don a s`ma don ? Mos kujto ka le me baft vetem ai miku yt.Prit do kohe e flasim. Hilushi mendoi . „Sigurisht ky paska ra n`ere te visareve.Mos na trathtoi Bajrami?”. - A din shka asht azbesti ti Hilush ? - E dij,po; pse ? - A kushton ? - Sa te thuesh : gati sa ari.Pse ? ke gjete kund ndoj minjere azbestit-a ? - Ne mos e paqa gjete,do ta gjej shpejt. - Aman,Bob,mos me harro mue ! Hilushit i u qetue zemra.Bajrami ishte vetem i tyne.Bobi andrronte xehe azbesti. Ndrruen bisede.Afer mjesnate u ngrejten e u nisen sejcili ne krahe te vet kah shtepija. Cuen qafezat e kapotave,pse ishte si te prem jashte.Moti po dilte.Hilushi e zgjatoi pak rrugen e kaloi kah kryet e rruges se Loros,tue shpresue mos po ndeshet kund ne Bajramin me barre qymyrit. Ne shtrat,Hilushin s`e mirte gjumi.Puna e Bajramit,deri aty e gjalle dh`e sigurte ne mende,papritmas u shkep prej tij, i shpetoi vertetimit te shiseve,u largue e u avullsue e u var nalt 12

ne qiell andrre.Si mujte t`i besoje pernjimend nji zbulimi aq cmerites ? Me nji mundim vullneti, u perpoq t`a ngjalli rishtas besimin n`at pune te madhe,persriti ne mbamendje me te gjitha hollsinat ngjarjet e dites se kalueme,ndegjoi zanin e Malsorit,pau fytyren hije-mire te tij,fytyrat e Loros e te zotni Markut.Atehere prap visaret e gjetuna u aviten,depertuen ne shiset e tija, i soditi me sy, i preki me dore.Arrini ne Domen,shkeli prakun e shtepis se Bajramit.Me bishtuke e me fenere ecen naten kah ograja qi ruejti ne gjinin e terrshem kushedi sa kavaljeta tepricat e nji kalese te larget.Luejten rrasen e,nji nga nji, u futen ne qelit e nendheshme.U shqye errsija shekullore qi ziliqarisht robnonte flaken e fjalen e cmueshme gedhene mbi rrasa.Sy te gjalle njerzish u epshin jete te re visareve te dekuna,pertrijshin ne to haren qi kish mbledhe e perdore dikur. Kaluen qeli ne qeli,mrekulli ne mrekulli.Lexuen shkrimete e vjetra,kundruen fytyrat gurit. Nji epoke e humbun doli dal-kadale prej territ ne drite.Emna njerzish,ndere e lavd e nji kohe te shkimun,kumbuen papritmas mbas shum qindvjetash qi flejshin ne heshtje. Qe,paret ari nder qypat e medhej guri.Duer ushtaresh i perkiten si cmim per gjak te derdhun ne lufta te panjoftuna mbi detna me emna prrallzore e neper vise popullsue me gjymsa-hyjsh; duer pretare tregtaresh i grumbulluen n`arke te sigurta mbas si shiten ne treg tuben e njome te robinave zane ne nji popull te mujtun; duer mbretneshash i shkaperderdhen per nji pelhure, te bute si fletza e drandofilles e t`ylberte si gusha e pullumbit,ardhe nga qytete diellore te Lindjes; duer bujaresh i shperdan ne vogjli tue tere lot mjerimi e vobeksije; duer telozenmbledhash i rrembyen nga nji shuplake e that bulku.; duer kusaresh i nduken ende te nxehta e te rime me gjakun e udhtarve te vram.Ato duer,te reja e te rrudhuna,te pegame e te pastra,fisnike e te parode,kahmot u bane hi e pluhun.Paret ende qindrojshin. Qejfet e mirakandet,ble me to ne nji qindvjet te fikun, u zhdaraviten; bamirsit e mbrapshtit,krye me to, u harruen; fuqija qi grumbulli i tyne fali,trathtija qi tundimi i tyne shkaktoi, u sos e u shlye.ato gjithenji qindrojshin, te pushtetshme,perdorake, te gatshme m`u nisun n`udhtime te reja neper bote e me gjinikue prap perdjerrje e rilindje te panumer. Qe, kandili i praruem lavjerre midis qemerit te nalte. Shka njofti ai kandil ? Din vuejtjet e gzimet,burrninat e shnjerzimet e nji dere princore t`Arbnis ? Dridhte flakzen ne keshtjell naten mbi gjumin e bardhe te nuseve qi u dhane lulzim mot ne mot nji gjaku e vjeter,ushqyes fatosash te rij.Dikoi ndoshta ndricimin e zbet mbi prisin trim te nji toke ne rrezik i cili mblidhej ne mbramje me qite shestime qindrese te pashoqe me burrat ardhe nga balli i luftes, e keta i pau pernate nji nga nji tue mungue ne mbledhje derisa ruejti edhe trupin e pa fryme t`atij,qi shtrengonte ne parzem shpaten e permendun me duer te pa jete. E atehere ndoshta,mbas asaj nate te permotshme,kandili shendriti mbi gzim plot brohori te ngadhnjyesave qi ngrehshin ne valle perdhuni vashat mbete pa proje te keshtjellit tue e gershetue me to anak mbrenda rrathit te drites se tij.E, tashti, te gjithe kishin mbarue, burra te mujtun e ngadhnjyesa,nuse te lume e vasha te paf at,te gjithe ishin kalbe ne dhe te zi,pa lane as tingullin e nji emni te shprazet per mbrapa.kandili flinte,pezull ne kujtime te tija. Djepi vezullonte ne nji skute. Kush u perkund n`at djep ari ? Cfare krahesh te shkrifte nanash mbretnore u shtrin kah ai qi barte shpresen e nji kombi te ligshtuem,fatosin gojdhanuer,mburoje e dheut,parafole prej kangatarve ? Luhatte mbi shtroje te mundafshta,tue rythmue nji za gjume-ndjelles e urues,edhe mbi te flakojshin ne mur t`odes, e pritshin te rritej,arme plot lavdi,trashigim etnensh zemerdrangoj.Tue u perkunde n`at djep ndoshta u fik nji pinjuell,rranze ari prej ati e prej ame qi,po te kish gjallnue,ndryshej do t`i a siellte fatet nji kombi orzi.

13

Hilushi, i paqete livronte or`e cas ne shtrat.Nata i kaloi pa ba nji sy gjume.Ne kumbone te para u cue.Njaty n`oren shtate doli prej shtepije.Ishte moti si pisha. U nis fill kah Shegorjet.Gjet Loron ne shtrat.Sa hyni shoku, ai u ngreh ndejun e tha : - E kam prite deri ne te zbardhun te drites : s`erdhi. - Si ? Mos na ka rrejte ? - S`dij shka me thane. Me len se due me fjete : jam kepute. Hilushi e la. Sa doli prej deres s`oborrit te Shegorejeve,pau ne rrugace Henrik Vallnin. “Shka ban ky kesajt ? Ne ket rrugace s`ka pune as farefis as te aferm.Mbandej kaq heret!”. Fjalet e Bob Rrukullit vrik i u perkujtuen.Prap nji dyshim nisi m`e bre mbrende. - Tunjatjeta, Henrik. Tjetri i dha pergjegje ngatrrueshem pershendetjes si i zanun ne faj.Hilushi u largue,ne drejtim kah Liceu. “Pse siellet, kaq heret!,para deres se Shegorejeve ? E kane nji voe,ky e Bobi.Mos na e kane kape Bajramin?”. Ecte shpejt,por pa mberrijte ke Liceu ne nji shej vendit i u mbush mendja me shkue prap ke Lorja e me i kallzue fjalet qi Bobi kish folun mbramen para dhe endjen mengjesore te Vallnis aty ne rruge.Kethei. Ne krye te rrugaces,gjet Henrikun tue fole me nji Malsuer.Mos t`i a kallzonte me pare zemra se syni,kurr s`po e njifte Malsorin.Ishte Bajrami.Por me at facolete te kuqe,qi i a mbeshtillte kryet,ndreqe e ujdise kaq ndryshe sa mos me i a njofte fytyren. Hilushi u leshue kah ai, i zemruem kejet. - Po ti ? – i briti Malsorit : - pse s`erdhe mbrame ? - Kadale, lum zotnija… Henriku hyni kercnueshem ndermjet Hilushit e Bajramit. - Ky trimi ka fole me mue perpara. - Edhe me ty paska fole-a ? Po ky na bani be qi na jena te paret m`e dijte punen ! - S`due me dijte shka i u ka thane; dij vetem qi ky ka pune me mue… - Me ty ? Hilushi i fishkulloi keto fjale me dhambe te shtrenguem edhe shikoi eger tjetrin,gati m`u kape keqas. V Dy djelmoshat idheshem u aviten fytyrash,me sy te zgerdhucun qi qitshin shkendija. Malsori u shkoq sijsh tue thane : - Un s`kam pune me asnjanin jush : due me shkue tu ai zotnija atje. E shenjonte me dore shtepin e Shegorejeve ne fund te rrugaces. - Mire fort – i a kethei Hilushi : - atje duhet te shkojsh. Henrik Vallnija u largue tue nga,mbasi qi leshoi nji kanosje te shkurte : - Tash po shofim ! Bajrami e Hilushi,pa shndrrue asnji fjale,troklluen ne dere te Loros.Ky ndodhej gjithenji ne shtrat,prandej Hilushi e drejtoi Bajramin te zotni Marku, i cili po pregatitej te dali ne Treg te Madh.Kur ndegjoi per ardhjen e Malsorit,tregtari i a leshoi celsat e magazes shegertave e i nisi perpara,ndersa ai vete muer Bajramin edhe u ndry me te n`ode te bukes.Hilushi vojt me lajmue Loron. 14

- Cou se erdh Bajrami. Lorja kercei ne shtrat. - A i pruni mostrat ? - Jo, s`me duket se ka gja me veti.Mbandej puna asht nderlikue.Ai faqezia kallzoi edhe tjeterkuej zbulimin. - Si buenen ?! Hilushi i a bani te dijtun shokut shka ngjau pak casa perpara ne krye te rrugaces.Lorja veshej shpejt e shpejt,ndersa tjetri vazhdonte tue i diftue edhe ato fjalet e Bob Rrokullit ne kafe. - Qysh mbrame kam dyshue – perfundoi Hilushi. - Po tash ? - Kane me dale ngatrresa,po shpejto. Lorja qe gati menjihere.Shkuen n`ode te bukes. - Po si dreqin i ke kallzue edhe te tjerve – s`mujt m`u ndale Lorja pa i thane Malsorit,tek e pau. - E dij se gabova rande,zotni loci,po u ba pra keshtu. - Po ti me segurove,dje,se vec un e dijshem ! - Edhe nuk te rrejta asnji grime.Qe, si shkoi puna.Para se me ardhe ketu ne shtepi t`uej,ndesha ne nji djale qi e njof keshtu te pam. I gjate, i mbajtun,me nji pallto te zeze. - Bob Rrokulli. - Q`ai vete,te lumte goja.E kam do te folun me te.Jemi gjinde e trashe,lum zotnija,edhe e peveta kush merret me antika ne Shkoder.Nuk shkova ma gjate,por ai na qenke ba nakel.Mbrame si dola ketej,m`kish prite te Dugajet e Reja,edhe me kapi me zort tue me thane se do te me paditte ne hyqymet mos t`i kallzojshem shka kishem gjete.U tremba,pse me rrejte ? Me mori ne shtepi; aty pruni edhe nji shok… - Henrikun. - S`i a dij emnin.Por vetem u diftova per do pare qi kam gjete afer kalas se Drishtit e kurrgja tjeter.I premtova me i cue n`at vend,pse ndryshej s`mujshem m`u lirue sijsh. - Gabim ke ba ! – gjikoi idhnueshem Lorja Foli zotni Marku me butesi : - Kjo pune ndreqet kollaj : duhet me i kerkue ate dy e m`u ujdise me ta. - Po mostrat pse s`i prune ? – pyeti Lorja. Pergjegji zotni Marku per Bajramin : - At ograjen e ka perte Shtodrit.Ka ardhe uj shum prej shinave e s`mujti m`e kalue mbrame. - Ka dale moti e sundte,ishalla, e kalojme bashke – bani Malsori. Rrogtari,nder keto fjale,hyni e lajmoi se dy te rij kerkojshin me fole me Mark Shegorin.Ky tha: Do te jen ata dy.Po dal un e flas me ta. Malsori dukej pak i shqete. - C`na e ngatrrove punen more Bajram ! - Na jemi gjinde e pashkolle,lum zotnija, e mos na ven faj. Lorja i padurueshem,doli me pa si po shkonte biseda e t`et me ata te dy. Gjet Bob Rrukullin tue vrite,ne kambe atje poshte ne zyre,prej kah zotni Marku kish nisun jashte nepunsin. - Un kallzoj ne Prefekture ! - As ty se te bjen per shtat ashtu – flitte tregtari per me paque pune. - Por te merrena vesht bashke ma mire. - Un due hisen qi me perket – klithte Bobi,qi s`dinte as ai shka me kerkue. 15

Foli Henrik Vallnija : - I a lame zotni Markut ket pune,Bob. Bobi ra ne fashe.U ngjiten te gjithe n`ode te bukes.Syt e gjalle te Bajramit pershkoheshin prej njanes fytyre ne tjetren.U ulen ndejun e biseduen.Dane m`u nise mbasdreke,veshe te gjithe me petka gjoje,n`automobil te Loros,kah Domni.Do te bijshin njihere ne shtepi te Bajramit,naten mbandej do te hyjshin ne gropen e visareve. Zotni Marku i dha fund bisedes : - E tash t`i apim shoqishojt besen e Zotit me punue vllaznisht tue ndegjue pike per pike mue,si plak qi jam. Te gjithe dhane fjalen. Henriku e Bobi u cuen e shkuen.Lorja e Hilushi u zbriten poshte me shqyrtue automobilin mos ka gja mangut. I zoti i shtepis ndei me Bajramin, te cilin vendosi mos m`e lane te dali kurrkund deri sa mos te hynte n`automobil me djelm. Paraditja rrshqiti e shpejte nder pregatitje. Hilushi u ndal me drekue te Shegorejt.Fill mas buke vojti ne shtepi te vet m`u ndrrue petkash. N`oren kater mbasdreke te gjithe shoket u mbelodhen.Henriku e Bobi erdhen me cifte ne krah e me zagare. - Vetem nji zagare zen automobili.Po marrim ate te Bobit.Ti,Henrik,lene t`andin ketu te na –tha Lorja. Hyne ne automobil,tue u shtrengue.Para se m`u nise Bajrami mori ne njan´ane zotni Markun e i peshperiti : - S`kam si nisem pa e la nji borxh te vogel te nji dugajxhi shkodran.Drue se vjen neser ne shtepi te vete, e na gjen kallaballek e na ngatrron pune. Tregtari rrudhi buzet e shtrengoi vetullat.Pyeti : - Sa i ke ? - Treqind korona. Zotni Marku ndei nji cas dyshas,mbandej shikoi kah automobili ku pritshin djelmt e bani : - Mire, po t`i nap ,vec ! Hyni ne shtepi e pa u vonue kethei me gjashte fysheke pesedhetsha koronash argjanti. Rrogtari hapi deren e oborrit ne dy kapaket edhe makina u nis. Teper shum jane, - tha vetimeveti tregtari – tash bijne ne sy… Te dugajet e Reja,Bajrami i u lut Loros qi rrinte ne Volant : - Ndale pak,zahmet,njaty,sa po laje do borxh ne q`at dugaje. Makina u ndal.Bajrami zbriti. Mos u vono,Bajram – i vikati mbrapa Bobi. Malsori hyni ne dugajen qi tha.Lorja e coi automobilin kater a pese metra ma pertej mos me zane rrugen. Kaluen do casa.Malsori po vonohej. - Sa shum po ngjat ky dreqi ! – u ankue Lorja. - Ulu,Bob,mos prito,e thueji te shpejtoje – bani Hilushi. Bobi kercei ne toke,shkoi deri te dugaja e kethei tue brite : - More, ai s`asht aty ! - Po ku shkoi ? – pyeti Lorja me shpirt te tronditun. Bobi po e kerkonte.I zoti i asaj dugaje,ku hyni pak para Bajrami,doli ne dere. - Kerkon kend-a ? - At Malsorin qi kje te ti – u pergjegj Bobi. 16

- Bajramin ? I zoti i dugajes buzqeshte,Bobi e pyeti : - A e njef ti Bajramin ? - Posi s`e njof.S`ka ma zog dreqit ne te tane Malsin.Shka po ban me zotnij te Shkodres,nuk gjindet goje me diftue… Dugajxhia shikoi kah automobili,buzqeshi e prap shtoi : - I u paska rrejte edhe juve… Ne keto fjale i a behu Hilushi. Ai trimi vazhdonte : - Shkon neper dyer te pasuna e u kallzon si ka gjete do gjana te mocme per m`u kape pare… Hilushi u ngri.Shpirti i dhimbti kah i u shqyen ne te qindisjet e holla me fije andrrash.Mbandej i u zhgreh nji gaz aqe i madh sa me i marre gati frymen.Shkoi e lajmoi shoket.Henrik Vallnija u zbe.Bobi u dha ciften e u la zagarin edhe u nis furishem me zane Malsorin.Te tjeret me automobil kethyen ne shtepi te Shegorjeve. Kur ndegjoi automobilin n`oborr,zotni Marku doli pa fryme e pyeti : - Shka ka ndodhe ? Djelmt qesheshin. - Joo, se din nji Malsuer i pashkolle me rrejte n`at menyre,kurre s`e kishem mendue- tha i pari Henriku, te cilit po i kalonte idhnimi. Tue fole te gjithe pernjiherit i a kallzuen tregtarit genjeshtrat e Bajramit marre vesht nga ai dugajxhiu qi e njifte mire. Zotni Marku s`mujti m`e mshefe zemrimin e vet edhe briti kah i biri : - Po m`e kerkue e m`e kape,faqezin : i kena dhane pare… - M`a ka hjeke edhe mue nji napuljon – tregoi Henriku. – Nji i a dha mbrame edhe Bobi… - S`kena se shka i bajme,ape. Duket se ka rrejte shum kend, jo vetem ne. - Por Malsuer artist si ate s`ban vaki me pa – u cuditte Hilushi. – C` fytyre fotogjenike ! - Ma,na ka rrejte bukur : i a lumsha ! – qeshte Lorja. I u deshtt edhe trgtarit t`a hante at pune me gaz.Urdhnoi qi te siellej rakija n`ode te bukes. U shtruen ne pije.Sejcili kallzonte andrrimet qi u fali per nji dite e nji nate tregimi i Malsorit. - Ma zi mbeten institutet t`ona pa u ngrehe – gergau Lorja Hilushin. - Le,po un gati sa s`u cova naten me i shkrue nji vjerrshe djepit ari- u pergjegj vjerrshatari. Un - kallzoi Henrik Vallnija- jam kenaq deri qi ka zbardhe drita ne nji mendim shum t`ambel : thojshem se prej atyne gjanave te gjetuna do te me delshin aqe pare sa me ble shtepin t`one te vjeter qi na u deshte m`e shite. Ne za,gazin i a njomi nji lot mallengjimi.Vijoi : - Jam cue sot heret e kam dale ketu ne rrugace t`uej me shikue deren e shtepis s`eme. E bajshem darsem me mend : “Prap kam me te banue un me nanen e me motra!”.Njatehere qi me ke pa ti,Hilush.Para se me u ndeshe ne Bajramin. Kam hase kot ne te.Ai na kish dhane fjalen se do te vinte me na marre mbasdite,mue e Bobin,e me na cue te shtepija e vet. - Kesi ngatrrestarit ! Njatje vone erdhi edhe Bobi e pruni lajme. - S`jena na te paret qi u rrejtme.Kane ra mbrende edhe… Ketu Bobi njehi nji varg te gjate shkodranesh. Lorja bani : - N`e shifsha kund,do t`a ndali e do t`i tham: aferim! 17

Mire asht mos e i kallzue njihere kuj,qi te rrehen prap tjere si na – keshilloi zotni Marku, i cili tue qesh perpiqej te mbuloje mllefin per pare te grabituna. - Ne fund paret qi merr i ka hak, - bisedoi Hilushi. – S`duhet perzie Bajrami me vjedhsit e zakonshem.Edhe ai ban tregti.Shet andrra.S`kane te paguem andrrimet e bukura,me te cilat u kenaqme mbrame,nesa Bajrami na perkundte ne djepin ari te fantazis se tij…

18