gramatika alb Flipbook PDF

gramatika alb
Author:  z

59 downloads 173 Views 42MB Size

Story Transcript

prof. dr. Asllan Hamiti - dr. Ismail Hamiti

BAZAT E GRAMATIKËS SË GJUHËS SHQIPE PËR NEVOJAT E SHKOLLAVE ME MËSIM PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË MËRGIM

Shkup, 2020

Recensues: Emin Azemi Lekturimi: Autorët Botues: Agjencia për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut Përpunimi teknik: U shtyp në shtypshkronjën: Tirazhi: © Të gjitha të drejtat e riprodhimit janë të rezervuara. Nuk lejohet shumëfishimi me asnjë mjet apo në asnjë formë (as me fotokopje), pa lejen me shkrim të autorëve apo të botuesit.

Agjencia për Emigracion e Republikës së Maqedonisë së Veriut

TË MOS E HARROJMË GJUHËN SHQIPE Të dashur bashkëkombas,

Me dëshirën më të madhe që Ju të jeni mirë dhe duke ju uruar harmoni dhe arritje në familjet tuaja, më lejoni t’Ju drejtohem me disa fjalë Shumë bij e bija tona jashtë atdheut kanë arritur suksese të shkëlqyeshme në art, në muzikë, në sport, në shkencë e në fusha të tjera. Për shkak të rrethanave, shkolloheni e komunikoni në gjuhën e vendit ku gjendeni. Zotërimi i gjuhës së huaj është i nevojshëm për t’u inkuadruar në shoqërinë e atij shteti. Por, shumica prej jush në familjet tuaja flisni shqip. Shqipja që e përdorni në familje është gjuhë popullore, përkatësisht e folme e vendlindjes së prindërve apo e gjyshërve. Si çdo gjuhë tjetër e gjallë, edhe gjuha jonë ka variantin dialektor dhe variantin e shqipes letrare ose siç e quajmë tani gjuhën standarde. Për mërgatën shqiptare njohja e gjuhëve të huaja është nevojë e pasuri, ndërsa njohja e gjuhës amtare është atdhedashuri. Të dashur shqiptarë, Ju, përveç gjuhës së bukës (anglishtes, gjermanishtes, frëngjishtes, italishtes etj.), sigurisht se doni të dini edhe gjuhën e zemrës (shqipen). Me kushtet e mira që keni për t’u bërë profesionistë e intelektualë bashkëkohorë, njohja e shqipes Ju mundëson të mbani lidhjen më fort me rrënjët e me trungun familjar, me bashkatdhetarët si dhe të jepni ndihmesë të madhe në zhvillimin e atdheut, qoftë nga larg, qoftë me kthimin tuaj në folenë e paraardhësve. Me këtë Gramatikë të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në mërgim synojmë t’u sigurojmë nxënësve shqiptarë jashtë atdheut një tekst bazë për mësimin e shqipes standarde. Njohja e shqipes është jo vetëm detyrë individuale e çdo shqiptari, por edhe detyrë kombëtare. Ta duam, ta ruajmë, ta mësojmë, ta kultivojmë, ta përdorim gjuhën amtare, sepse ashtu do të ta ruajmë qenien tonë kombëtare. Zotërimi i formës standarde të shqipes kërkon vullnet, përkushtim e kujdes të vazhdueshëm për ta mësuar atë, kulturë leximi e kulturë gjuhe si dhe ndjenjën se jemi një komb, kemi një histori, një gjuhë. Atdheu, detyrë mbi detyrat!

Izmit Nura Zëvendësdrejtor i Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut

3

LEXOJMË VJERSHË

GJUHA SHQYPE ............................... Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore. ............................................................ Në gjuhë shqype nanat tona qi prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, qi do ta dona; njatë, qi jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. ...................................................... Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, ..................... Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! Poezi nga Gjergj Fishta

4

LEXOJMË VJERSHË

GJUHA JONË

Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!

O burra, shqipëtarë, Të marrim dituritë, Se s'është koh'e parë, Tani lipsetë dritë. Të shkruajm' gjuhën tënë, Kombinë ta ndritojmë, Gjithë ç'është e ç'ka qënë Ngadalëzë ta msojmë. Pa shihni ç'gjuh' e mirë! Sa shije ka e hije, ç'e bukur'edh'e lirë, Si gjuhë perëndie. Shum'e bardhë kjo ditë Për gjithë shqipëtarët, Do na sjellë një dritë, Që s'e kishin të parët. Kjo dritë do na bjerë Të gjitha mirësitë Dhe gjithë do t'i ngrerë Dëmet e marrëzitë. Si lum kush zë të mbjellë, Lum kush vë këtë pemë! Se kjo ka për të pjellë, S'mbulohetë me remë.

TË MENDOJMË DHE TË BISEDOJMË

- Për çka bëhet fjalë në këto vjersha? - Çfarë na thotë Gjergj Fishta për gjuhën shqipe? - Po çfarë thotë Naim Frashëri për gjuhën tonë? - A vëreni ndonjë dallim midis gjuhës së Fishtës dhe Naimit? - A flisni shqip në shtëpi? - Gjuha e cilit poet është më e afërt me gjuhën që e flisni në familje?

DETYRË

- Gjeni dhe dëgjoni këto dy poezi të postuara në internet.

Poezi nga Naim Frashëri

5

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Aa

Bb Cc Çç

Dd

Dhdh Ee

Ëë Ff

ALFABETI I GJUHËS SHQIPE

ari banane cjap çekan delfin dhelpër elefant ëmbëlsirë flutur

Aa

10

Bb

11

Cc

12

Çç

13

Dd

14

Dh dh

15

Ee

16

Ëë

17

Ff

18

6

Gg

Gj gj

gomë

Ii

hënë

Hh Jj

Kk Ll

Ll ll

Mm

gjel

iriq jelek kompjuter libër llullë mace

Gg

Gj gj Hh Ii

Jj

Kk Ll

Ll ll

Mm

19 20 21 22 23 24 25 26 27

Nn

Nj nj Oo Pp

Qq Rr

Rr rr Ss

Sh sh

nënë njeri orë peshk qen radio rrush semafor shah

Nn

Nj nj

Oo

Pp

Qq

Rr

Rr rr Ss

Sh sh

28 29 30 31 32 33 34 35 36

7

Tt

Th th

televizor thes

Uu

Xx

violinë xixëllonjë

Xh xh Yy Zz

Th th

ujk

Vv

Zh zh

xhami ylber zog zhapi

Tt

Uu

Vv

Xx

Xh xh Yy

Zz

Zh zh

ZANORET DHE BASHKËTINGËLLORET Gjuha shqipe ka 36 tinguj themelorë (fonema). Për t’i shënuar ato, përdor alfabetin latin të përshtatur. Për çdo tingull ka një shkronjë të veçantë. Nga 36 shkronjat e alfabetit të shqipes: a) 27 janë shkronja të thjeshta (njëshe): a, b, c, ç, d, e, ë, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z; ndërsa b) 9 janë të përbëra (dyshe): dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh. Në gjuhën shqipe shkruajmë ashtu siç flasim dhe lexojmë ashtu siç kemi shkruar. TINGUJT DHE SHKRONJAT DUHET T’I PËRDORIM DREJT Tingujt dhe shkronjat duhet t’i përdorim drejt. Ato duhet t’i shqiptojmë dhe t’i

shkruajmë siç duhet. E kanë mërzi sidomos po t’u heqim ë-në, po të shqiptojmë i në vend

të y-së, r në vend të rr-së. U vjen shumë keq po t’ua ndërrojmë vendet q-së dhe ç-së, ose gj-së dhe xh-së. Dhe kanë të drejtë. Mendoni vetë, si do t’ju dukej juve sikur dikush nga pakujdesia t’ua përdridhte krahun, t’jua thyente gishtërinjtë, t’jua shtypte hundën, t’jua priste veshin...? DETYRË

q

apo

ç

gj

apo xh

___el ___ep ___uhë ___ashtë ___axha ___ezve ___umë ___eth ___am ___ilpërë

___afë ___aj ___en ___erdhe ___iell ___antë ___ekan ___ilim ___erre ___mim

8

GJUHA E FOLUR DHE E SHKRUAR DETYRË

Fjalinë: Ne jemi nxënës. a) Thuajeni me gojë. b) Shkruajeni në tabelë dhe në fletore. c) Çfarë dallimi vëreni ndërmjet formës së folur dhe formës së shkruar? Njerëzit komunikojnë me gojë dhe me shkrim. Kur flasim, nga goja nxjerrim tinguj, me të cilët krijojmë fjalë e fjali, me ngritje dhe ulje të zërit. Gjatë komunikimit me shkrim, përdorim shkronja dhe shenja të pikësimit. Kur shkruajmë, mendimet tona kemi mundësi t’i shprehim më të plota, me fjali më të gjata. Kur flasim, përdorim fjali më të shkurtra. Gjuha e folur dëgjohet, ndërsa gjuha e shkruar lexohet. Gjatë të folurit bashkëbiseduesi është i pranishëm, ndërsa kur shkruajmë lexuesi nuk është aty. Të shkruarit mbetet i dokumentuar me vite dhe shekuj, ndërsa të folurit është momental. Kur shkruajmë, kemi kohë të mendojmë, ta korrigjojmë dhe ta rishikojmë shkrimin shumë herë derisa atij t’i japim përmbajtjen dhe formën e dëshiruar.

FJALË TË URTA

1. Fjalë pak e punë shumë!

2. Njeriu i pamësuar, si druri i papunuar! 3. Ec ngadalë, të arrish më parë!

4. Mos dëgjo ç'thotë ai për vete, por dëgjo ç'thonë bota për të! 5. I përtuari, i mjeruari!

6. Më mirë të dish se të kesh!

7. Shtëpia pa libër, si dhoma pa dritare! 8. Fjala e ëmbël hap derën e hekurt!

9

TEKSTI DHE FJALIA

NDËRTIMI I SHTËPISË DHE NDËRTIMI I FJALISË Një murator ndërtonte shtëpinë e Lulit. Ai ishte nxënës. Atij i kishte pëlqyer shumë puna e muratorit. Ky, për punën e muratorit kishte shkruar një fjali. Në secilën tullë shkroi nga një fjalë dhe gjatë lojës i radhiti mirë. Muratori, duke mos i kushtuar kujdes fjalëve të fjalisë së Lulit, ato tulla i kishte renditur gabimisht në mur. MENDO DHE PËRGJIGJU

- Thoni me çka ndërtohet fjalia? - Ndërtoni drejt fjalinë me fjalët e shkruara në tulla, të cilat muratori i ka vënë në mur. - Në fletoret tuaja shkruani edhe tri fjali të tjera.

SHTËPIA NDËRTOHET ME TULLA . FJALIA NDËRTOHET ME FJALË .

KUR TULLAT NUK RENDITEN MIRË SHTËPIA RRËZOHET .

-

KUR FJALËT DHE FJALITË NUK RADHITEN

TEKSTI NDËRTOHET ME FJALI .

MIRË

10

-

NJERIU NUK KUPTOHET .

DETYRË

Fjalët e poshtëshënuara nuk janë të renditura si duhet. Bëjeni radhitjen e fjalëve në fjali që të shprehin një mendim të caktuar. - e do Miri i vogël gjyshen. - nxënësit shtator në shkojnë në shkollë. - jonë gjuha është e bukur. - ne tonë nderojmë mësuesen. - burim libri është i diturisë. SHPJEGIM: Shembujt e dhënë nuk paraqesin fjali, ngase fjalët kështu të radhitura nuk shprehin ndonjë mendim. USHTRIM:

Nga këto fjalë të ngatërruara krijoni fjali. 1. Sokoli / Genti / dhe / nxënës / janë __________________________________________________________________ 2. jetojnë / Shkup / në / ata __________________________________________________________________ 3. nga / është / Gostivari / Luani __________________________________________________________________ 4. Besa / Tetova / nga / është __________________________________________________________________ 5. ditët / i kaluam / e pushimit / në vendlindje __________________________________________________________________ 11

TEKSTI I SHKURTËR Kur dikush flet ose shkruan pa rregull, rëndom thuhet: „Atë nuk mund ta kuptosh as kur flet, as kur shkruan.“ Ja, kështu shkruajnë e flasin edhe disa nxënës. Fjalive të tyre nuk mund t’i gjesh as kryet as bishtin. Nuk dihet se ku është fillimi e ku mbarimi i tyre. Përpiquni ta rregulloni këtë hartim të një shokut tuaj të pakujdesshëm. Rishkruajeni duke i radhitur fjalitë sipas rrjedhës logjike të ngjarjes. MENDO E SHKRUAJ! Pas mësimit kthehemi në shtëpi. Ngrihemi herët dhe takohemi në krye të rrugës. Në

shkollë arrijmë gjithnjë me kohë.

Çdo mëngjes ne shkojmë bashkë në shkollë. Unë dhe Fatosi jemi shokë klase.

_____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________________________________ MENDO E KUJTO, FOL E MOS GABO!

12

DETYRË

Më poshtë padashur janë ngatërruar fjalitë e temës Shkollimi i njerëzve dhe të

temës Ushqimi. Rishkruaj fjalitë e mëposhtme në vendet e duhura që të fitoni dy tekste.

Njerëzit mësojnë për të ditur më shumë. Çdo gjë që e hamë dhe e pimë ndikon në trupin tonë. Në shkollë mësojmë gjërat themelore. Ushqimi na jep energji për jetë. Ne mësojmë gjatë gjithë jetës. Njerëzit mund të jetojnë disa javë pa ushqim, por vetëm pak ditë pa ujë. Fëmija mëson shumë gjëra para se të bëhet pesë vjeç. Gjysma e njerëzve në botë vuajnë nga uria. Në botë ka ushqim të mjaftueshëm për të gjithë. Dituritë e fituara gjatë jetës, njerëzit i shkruajnë në libra. SHKOLLIMI I NJERËZVE

_____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ USHQIMI

_____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ _____________________________________________________________________________________________________ Teksti është lidhje fjalish, ku bëhet fjalë për një temë.

13

DETYRË

FJALIA MË E VOGËL

Shikoni vizatimin dhe lexoni fjalitë e shënuara më poshtë.

1. Fëmijët u nisën menjëherë për në fushën e sportit. 2. Fëmijët u nisën menjëherë. 3. Fëmijët u nisën. SHPJEGIM Të tri fjalitë e mësipërme kanë kuptim. Fjalia e dytë është fituar nga fjalia e parë, duke hequr një pjesë të saj. Gjithashtu fjalia e tretë është fituar me shkurtimin e fjalisë së dytë. Po të provojmë ta shkurtojmë edhe më tej këtë thënie, do të na mbetet vetëm fjala

fëmijët ose veç fjala u nisën.

Si fjalë të shkëputura (u nisën, fëmijët) në këtë rast nuk shprehin ndonjë mendim, prandaj nuk janë fjali.

14

Një fjali nga e cila nuk mund të hiqet më asnjë fjalë (sepse e humb kuptimin) quhet fjali më e vogël.

Fjalia më e vogël përbëhet:

a) nga kryefjala dhe kallëzuesi. P.sh.:

Nxënësi mëson. Djali këndon. E dua atdheun. Genti lahet. Shkolla është e madhe.

Unë jam nxënës. Arjeta është mësuese. Toka është e rrumbullakët. Dimri është i ftohtë. Dallëndyshja po fluturon.

b) Shpeshherë, fjalia më e vogël, përveç kryefjalës dhe kallëzuesit, ka edhe një ose më shumë fjalë të tjera. P.sh.:

Vajza mori një libër. Djali e kishte bërë fletoren me njolla. Ajo ishte një vajzë e vogël.

Ermira ka filluar të ndihmojë prindërit. Dollapi është mbushur me libra. USHTRIM

Lidhi me shigjetë fjalët e kolonës së parë me ato të kolonës së dytë që të krijoni fjali më të vogël. luajnë.

Dielli

çelin.

Fëmijët

ndriçon.

Lulet

dëgjojnë.

Ajo

noton.

Vjeshta

kaloi.

Nxënësit

fluturojnë.

Peshku

janë të shijshme.

Shpesët

është nxënës.

Pemët

jemi shokë

Mjalti

është i ëmbël.

Ne

15

USHTRIM Shkurtoni fjalitë sipas shembullit të dhënë. P.sh.: Kali i Besnikut vrapon shpejt. a) Kali i Besnikut vrapon. b) Kali vrapon shpejt. c) Kali vrapon. 1. Artani shkruan në fletore me laps. a) ______________________________________________ b) ______________________________________________ c) ______________________________________________ 2. Besa i ujit lulet në kopsht çdo javë. a) ______________________________________________ b) ______________________________________________ c) ______________________________________________ 3. Hëna e plotë ishte ngritur lart në qiell. a) ______________________________________________ b) ______________________________________________ c) ______________________________________________ 4. Agimi mëson lëndën e gjuhës shqipe në shkollë. a) ______________________________________________ b) ______________________________________________ c) ______________________________________________

16

FJALIA DËFTORE DHE FJALIA PYETËSE DETYRË

Vëreni vizatimin dhe lexojeni me kujdes fjalinë e mëposhtme. Agroni çdo të premte ndjek kursin e gjuhës shqipe në lokalet e shkollës.

KRAHASONI KËTO FJALI

I - Agroni ndjek një kurs. - Ai ndjek kursin e gjuhës shqipe. - Kursin e ndjek çdo të premte. - Kursin e ndjek në lokalet e shkollës. MENDONI DHE PËRGJIGJUNI

- Çfarë shprehin fjalitë e kolonës së parë?

- Çfarë shprehin fjalitë e kolonës së dytë?

17

II - Kush ndjek një kurs? - Çfarë kursi ndjek ai? - Kur e ndjek kursin? - Ku e ndjek kursin?

Kur tregojmë diçka, japim një informatë ose një mendim, përdorim fjali dëftore. P.sh. Nxënësi mëson. Lulja është e bukur. Ne jemi fëmijë etj. Fjalia dëftore shqiptohet me intonacion të rrafshët. Në fund të fjalisë dëftore vihet pikë. Kur pyesim për diçka që nuk e dimë, përdorim fjali pyetëse. P.sh.: Kush është ajo? Si quhesh? Sa është ora? Ku është libri? Çfarë kemi mësuar sot? A je i sëmurë etj. Për të formuar fjali pyetëse, shërbehemi me përemrat pyetës: kush?, cili?, cila?, ku?, si?, çfarë?, pse?, sa?, a? etj. Fjalitë pyetëse shqiptohen me intonacion ngjitës dhe në fund të tyre vihet pikëpyetje. DETYRË

Lexoni me zë këto fjali, kopjoni dhe vini ku duhet pikën ose pikëpyetjen.

- Nëna përgatit një ëmbëlsirë - A i bëre detyrat - Kush erdhi - Lulet çelin në pranverë - Pse shkojmë në det - Pushimet kaluan - Ku është libri - Në dimër bie borë

_____________________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________ _____________________________

DETYRË

Dalloni fjalinë dëftore nga fjalia pyetëse.

- Libri është mbi bankë. - Kush luan në oborrin e shkollës? - Ne i dhuruam mësueses një tufë me lule. - Si është lapsi? - Kjo është pikturë e bukur. - Çfarë është kjo? - Linda me të motrën lexojnë në bibliotekë. 18

fjali dëftore ______________________ ______________________ ______________________ ______________________ ______________________ ______________________

DETYRË

TINGULLI DHE SHKRONJA

Vëreni si e shpreh mendimin Afrimi e si Arta.

Afrimi thotë: Ne jemi nxënës të shkëlqyeshëm. Arta shkruan: Ne jemi nxënës të shkëlqyeshëm.

Afrimi dhe Arta shprehin të njëjtin mendim. Por, Afrimi mendimin e thotë me gojë, ndërsa Arta atë e shpreh me shkrim. Mendimet, dëshirat dhe nevojat tona i shprehim në dy forma: a) me anë të të folurit dhe b) me anë të të shkruarit. shkruarit

Pjesa më e vogël e fjalisë, së folur apo të shkruar, është fjala. fjala Çdo fjalë ka një kuptim të caktuar dhe ajo përbëhet prej tingujsh. P.sh. fjala nxënës që e flet Afrimi përbëhet prej gjashtë tingujsh (n-x-ë-n-ë-s). Fjala nxënës që e shkruan Arta përbëhet prej gjashtë shkronjash. shkronjash

Kështu, tingujt e të folurit i shqiptojmë dhe i dëgjojmë, ndërsa shkronjat i shkruajmë, i shohim dhe i lexojmë. Andaj, nuk duhet ngatërruar tingulli dhe shkro nja. nja

Njerëzit kanë filluar të flasin qysh atëherë kur ekzistojnë, por, më vonë kanë filluar të shkruajnë. Gjuha e shkruar ka filluar me gdhendje në gurë, me vizatime në materiale të forta etj. Më parë njerëzit kanë përdorur disa shenja grafike të komplikuara dhe më vonë kanë shpikur shkronjat. Edhe sot e kësaj dite ka njerëz që nuk dinë shkrim-lexim, por mund të flasin. Të shkruarit rrjedh nga të folurit. Shkrimi është mënyrë e paraqitjes vizuale e të folurit. Mbani mend:

Pjesët më të vogla të fjalës së shqiptuar janë tingujt, tingujt ndërsa pjesët më të vogla të fjalës së shkruar janë shkronjat. shkronjat Çdo tingull ka shenjën e vet - shkronjën. Tërësia e shkronjave përbën alfabetin e një gjuhe.

19

DETYRË

NDARJA E TINGUJVE

Shqiptojeni ngadalë fjalën dituri: dituri

dituri di-tu-ri d-i-t-u-r-i

Prej sa tingujsh përbëhet kjo fjalë? Si i shqiptuat tingujt i dhe u? Si i shqiptuat tingujt d, t dhe r. A vëreni ndonjë ndryshim?

Të gjitha gjuhët e botës kanë sistemin tingullor, fjalorin dhe sistemin gramatikor. Por, numri i tingujve bazë (fonemave) ndryshon nga gjuha në gjuhë. Pavarësisht nga sasia e tyre, në të gjitha gjuhët tingujt klasifikohen në dy grupe të mëdha, përkatësisht në: a) zanore (vokale) dhe b) bashkëtingëllore (konsonante).

Gjuha shqipe ka 36 tinguj themelorë ose fonema, nga të cilat 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. DALLIMI NDËRMJET ZANOREVE DHE BASHKËTINGËLLOREVE

a) Zanoret janë tinguj që shqiptohen duke dalë ajri lirisht nga goja. Bashkëtingëlloret janë tinguj që shqiptohen kur ajri pengohet në vende të caktuara të gojës. b) Zanoret janë tinguj të zëshëm, ndërsa bashkëtingëlloret janë zhurma.

c) Zanoret mund të shqiptohen edhe kur janë të vetme, pa ndonjë tingull tjetër. Bashkëtingëlloret nuk mund të shqiptohen pa ndonjë zanore parashkuese ose prapashkuese. Fjala vjen, mund të themi a, e, u, o etj., por jo b, c, ç , d etj., meqë doemos duhet shqiptuar bë, cë, çë, dë etj. ç) Në gjuhën shqipe, vetëm zanoret formojnë rrokje më vete, ndërsa bashkëtingëlloret pa zanore nuk krijojnë rrokje.

20

KLASIFIKIMI I ZANOREVE

Gjuha shqipe ka shtatë zanore: a, e, ë, o , i, y dhe u . Kriteret për klasifikimin e zanoreve të gjuhës shqipe, si edhe për zanoret e gjuhëve të tjera janë të njëjta. Zanoret e shqipes klasifikohen:

1) sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës; 2) sipas shkallës së ngritjes, dhe 3) sipas pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes së buzëve në artikulimin e tyre.

1. Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, zanoret e shqipes ndahen në:

a) zanore të përparme: i , y , e ; b) zanore qendrore: ë , a ; c) zanore të prapme: u , o . në:

2. Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës, zanoret e shqipes ndahen

a) zanore e hapur: a ; b) zanore gjysmë të hapura: e , ë , o ; c) zanore të mbyllura: i , y , u .

3. Sipas pjesëmarrjes ose mospjesëmarrjes së buzëve në formimin e tyre, zanoret ndahen në: a) zanore të buzorëzuara: y , u , o ; b) zanore të pabuzorëzuara: i , e , a , ë .

TË MBYLLURA

GJYSMË TË MBYLLURA

y

e

ë

TË HAPURA

TË PRAPME

QENDRORE

i

TË PËRPARME

Klasifikimi i zanoreve mund të paraqitet në trekëndëshin akustik:

u

o

a Trekëndëshi akustik i zanoreve të shqipes standarde 21

Përgjigjuni pyetjeve:

1. Cilat zanore i ka gjuha shqipe që nuk i ka gjuha zyrtare e shtetit ku jetoni? 2. A ka ngjashmëri në mënyrën e formimit të zanoreve të shqipes me zanoret e gjuhës zyrtare të shtetit ku jetoni? 2. Krahasoni klasifikimin e zanoreve të gjuhës shqipe me klasifikimin e zanoreve të gjuhës zyrtare të shtetit ku jetoni. DETYRË

Plotësoni vendet e zbrazëta me zanoret që mungojnë. Molla e La Fontenit

Poeti fr....ncez, La Font....ni, k....shte z....kon të hajë çdo m....ngjes nga një m....llë të pjek....r. Kështu, një d....të la moll....n që të ftohej mbi t....volinë dhe vetë shkoi të kërkojë një l....bër në bibliot....kë. Nd....rkohë një mik i tij h....n në dh....më, sheh moll....n, e merr dhe e ha. Kur kth....het La F....nteni, vëren se moll.... nuk ishte aty dhe k....pton se ç'kishte ngjarë. Atëherë i kth....het me dhembje m....kut: - Ah, kush e paska ngr....në mollën që gjendej mb.... tavolin....? - ....në jo, - përgjigjet mik.... . - Sh....më mirë, miku im i d....shur tha La Font....ni. M....llën e kam bërë me arsenik për t'i h....lmuar m....njtë. - Ah, i mjeri un....?! - klithi m....ku - qenkam h....lmuar! - M....s u frik....so, m....k i dash....r, - tha La Fonten.... duke qesh....r. - Kjo isht.... vetëm një sh....ka. Desha të di se k....sh e ka ngr....në moll....n. GRUPET E ZANOREVE DHE PËRDORIMI I DREJTË I TYRE

Tipi më i përhapur i renditjes së tingujve është bashkëtingëllore + zanore ose zanore + bashkëtingëllore. P.sh. liri, libër, nënë, baba, motër, lexoj, emër etj. Fjalët e tilla shqiptohen lehtë. Por, si në të gjitha gjuhët, ashtu edhe në gjuhën shqipe, ka fjalë ku takohen dy zanore (muaj, shkruaj) ose dy bashkëtingëllore (ndërtesë, vend, dhëmb). Togjet e tilla quhen grupe zanoresh, përkatësisht grupe bashkëtingëlloresh. Normë drejshkrimore dhe drejtshqiptimore është që grupet e zanoreve të ruhen të plota, d.m.th. ruhen elementet përbërëse të grupeve, pa i përngjashmuar ose 22

pa i cunguar ato. P.sh.: ftua, grua, hua, huazim, muaj, përrua, thua, bluaj, dua, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj, mësuam, punuam, sulmuam; botues-e, dëgjues-e, edukues-e, gatues-e, mësues-e, ndërtues-e, pastrues-e, i dëgjueshëm; arsye, i arsyeshëm, arsyetoj, dyer, krye, kryesi, kryesor, lyej, përkthyes, pyes, i shkëlqyeshëm etj. DREJTSHKRIMI DHE DREJTSHQIPTIMI I TAKIMIT TË DY ZANOREVE TË NJËJTA

Kur në formim fjalësh takohen dy zanore të njëjta, ato shkruhen e shqiptohen të dyja: i paaftë, i paanshëm, autoofiçinë, joobjektiv, joorganik, joorigjinal, mikroorganizëm etj. DETYRË

Plotësoni vendet e zbrazëta me togjet e zanoreve që mungojnë. Gjyshja e Teutës

Gjyshja e T........tës është e papërt.........shme, e çeliktë. Të gjitha urdhrat i jep

ajo. Gat.........n, fshin, ushqen pulat, por kujdesin më të madh ua kushton luleve.

Në oborrin e gjerë të shtëpisë, që duket sikur është i qëndisur, lulëzojnë: vjoll-

cat, trëndafilat, karafilat, zambakët, mimozat e shumë e shumë lule të tjera, që vetëm ajo ua mban mend emrat aq mirë.

Edhe T........ta i ndihmon: ajros dhomat, rregullon krevatet, fshin pluhurin me

leckë, ujit lulet e i herr.

Pasi i mbaron mësimet, ajo ndihmon gjithashtu mëmën në të prerë, në të

qepur. Deri tani ka mës.........r të qepë mirë kopsat.

23

KLASIFIKIMI I BASHKËTINGËLLOREVE

Shqipja standarde ka 29 bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh. Bashkëtingëlloret klasifikohen: 1. sipas vendit të formimit: a) sipas organit aktiv dhe b) sipas organit pasiv;

2. sipas mënyrës së formimit të pengesës (apo sipas llojit të pengesës); 3. sipas shkallës së zëshmërisë, dhe 4. sipas rezonancës hundore.

1. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve sipas vendit të formimit

Për klasifikimin e bashkëtingëlloreve sipas vendit të formimit, mund të mbështetemi: a) në organin aktiv që merr pjesë në formimin e bashkëtingëllores, dhe b) në organin pasiv ku formohet pengesa.

a) Klasifikimi i bashkëtingëlloreve sipas organit aktiv

Sipas organit aktiv, bashkëtingëlloret e shqipes ndahen në tri grupe të mëdha: I. buzore (labiale); II. gjuhore (linguale), dhe III. glotale.

Dy të parat kanë nëndarjet e tyre:

I. Buzoret (labialet) ndahen në:

1) dybuzore (bilabiale): /p, b, m/; 2) buzore-dhëmbore (labiodentale): /f, v/.

II. Gjuhore (linguale):

1) paragjuhore (prelinguale): /t, d, n, s, z, sh, zh, th, dh, l, ll, c, x, ç, xh, r, rr/; 2) mesgjuhore (mediolinguale): /q, gj; j, nj/. 3) prapagjuhore (postlinguale, grykore, velare): /k, g/.

III. Glotale (faringale e poshtme, laringale): /h/.

24

b) Klasifikimi i bashkëtingëlloreve sipas organit pasiv

Në bazë të organit pasiv, bashkëtingëlloret emërtohen dhe degëzohen në:

1. alveolare-dhëmbore (alveodentale): /t, d, ll/. 2. alveolare: alveolare /c, x, s, z, n, l, r, rr/. 3. ndërdhëmbore (interdentale): /th, dh/. 4. paraqiellzore (alveopalatale): /ç, xh, sh, zh/. 5. qiellzore (palatale): /q, gj, j, nj/dhe 6. prapaqiellzore (postpalatale): /k, g, h/.

2. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve sipas mënyrës së formimit

Sipas mënyrës së formimit të pengesës ose sipas mënyrës së kapërcimit të pengesës, bashkëtingëlloret ndahen në: a) mbylltore (okluzive): /p, b, m, t, d, n, q, gj, nj, k, g/; b) shtegore (frikative): /f, v, s, z, sh, zh, th, dh, l, ll, j, h/; c) afrikate (të shkrira, mbylltore-shtegore): /c, x, ç, xh/, dhe ç) dridhëse (vibrante): /r, rr/.

3. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve sipas shkallës së zëshmërisë

Sipas mbizotërimit të zërit apo të zhurmës, bashkëtingëlloret ndahen në:

a) bashkëtingëllore të tingullta (sonante, sonore): /m, n, nj, j, l, ll, r, rr/; b) bashkëtingëllore të zhurmëta (të gjitha bashkëtingëlloret e tjera).

Nga 29 fonemat bashkëtingëllore që ka shqipja standarde, 8 janë të tingullta: ndërsa 21 janë të zhurmëta: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, k, p, q, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh. tabelë:

Bashkëtingëlloret e zhurmëta krijojnë dhjetë çifte. Kjo mund të paraqitet si në të zëshme

të shurdhëta

b p

d t

dh th

g

k

gj q

v f

x xh c

ç

z zh

s sh h

Çiftet e bashkëtingëlloreve për nga zëshmëria

4. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve sipas rezonancës hundore

Varësisht nga shqiptimi johundor ose hundor, bashkëtingëlloret ndahen në:

a) bashkëtingëllore johundore: johundore 26 bashkëtingëllore, dhe b) bashkëtingëllore hundore (nazale) (3): /m, n, nj/. 25

DREJTPËRDORIMI I BASHKËTINGËLLOREVE TË ZËSHME

Pavarësisht nga pozita në fjalë (në fund, në mes apo në fillim të fjalës) bashkëtingëlloret e zëshme shkruhen si të zëshme, si p.sh.: elb, gjemb, korb, rob; fund, kënd, standard, vend; gardh, bredh, ndodh, zbardh; breg, burg, djeg, larg, lëng, i lig, shteg, varg, prag, zog; qengj, borxh, brez, gaz, ndez, njerëz, oriz, pullaz, garazh etj. TOGJE BASHKËTINGËLLORESH

Kur dy bashkëtingëllore përdoren dendur njëra pranë tjetrës, ato formojnë grupe a togje të qëndrueshme bashkëtingëlloresh. Më shpesh përdoren togjet mb, mb nd, ng, ng ngj. ngj

Grupet e bashkëtingëlloreve përdoren në fillim, në mes dhe në fund të fjalës. Statistika gjuhësore përdëfton se shqipja ka 132 grupe bashkëtingëlloresh nistore, prej të cilave 101 janë grupe dyshe dhe 31 grupe treshe. Në shqipen standarde togjet e bashkëtingëlloreve ruhen të plota, si në nyjëtim ashtu edhe në shkrim, në të gjitha pozitat: në fillim të fjalës, në mes dhe në fund. P.sh.: mb: mbaj, mbush, mbaroj, mbesë, mbetem, (për)mbi, mbjell, mbyt; dhëmbë, i ëmbël, këmbë, kumbull, thembër; gjemb, humb, shkëmb, krimb, plumb etj.;

nd: ndaj, nder, ndesh, ndër, ndërmarrje, ndërtoj, ndihmoj, ndjek, ndodhem, ndriçoj; andej, këndej, këndoj, mandej, përmendsh, prandaj; fund, kuvend, mend, mund, vend etj.;

ng: nga, ngacmoj, ngarkesë, ngel, ngricë, ngroh, ngushticë; brengë, këngë, kungull, mëngë, trangull; cung, deng, peng, shmang, trung etj.; ngj: ngjaj, ngjall, i ngjashëm, ngjit, ngjyej, ngjyrë; tungjatjeta, thëngjill; qengj etj.

TAKIMI I DY BASHKËTINGËLLOREVE TË NJËJTA

Kur në formim fjalësh a trajtash takohen dy shkronja të njëjta, ato shkruhen të dyja: kënddrejtë, nënndarje, kundërrevolucionar, kundërreformë, mossulmim, zëvendëssekretar; e gjettë e mira; i kujdesshëm, i pjesshëm, shpeshherë, mishshitës etj.

26

DETYRË

Plotësoni vendet e zbrazëta me shkronjat që mungojnë. Fshati im

Ç'më sho....in sytë tej, rrëzë shkëmbi.... ma....a-maja! Atje lar.... m...i një bre.... me pe....ë e plepa! Është f......ati ku linda, ku u ......ita, fshati i nënës, i atit, i fshatarëve të mi! Aty li....da, aty u tunda për ....erë të pa....ë në djepi.... e vegjë....isë, aty u përkëdhela nga dua..t e ...ënës, aty qava në varrime, aty qe......a në gë....ime. Aty u rrita, në f......atin tim, mbi kod....ën me plepa, rrëzë shkëmbit maja-.....aja; aty ngava qetë e lëvrova to.....ën, aty ruajta e rrita dhe.....të e dhitë, a....y në fshati..... tim, në bregun e hijshëm, në .....alin e la....të, në fushën e gjerë. Ç'lumturi! Ç'.....itë gazmore! Ç'bu.....uri ky f......ati im!

THEKSI NË GJUHËN SHQIPE

Zanoret e theksuara në gjuhën shqipe shqiptohen me intensitet më të madh, me ton më të lartë dhe me gjatësi më të madhe sesa zanoret e patheksuara. Ja një paraqitje tabelore e gjatësisë së zanoreve në pozicion të theksuar dhe të patheksuar, e shprehur në të qindta të sekondës: zanorja e theksuar e patheksuar ndryshimi 9 qs. 7 qs. 2 qs. i 7 qs. 2 qs. 9 qs. y 7 qs. 4 qs. 11 qs. e 8.5 qs. 1.5 qs. 10 qs. a 7 qs. 4 qs. 11 qs. o 7 qs. 5. qs 12 qs. u 4.5 qs. 5.5 qs. 10 qs. ë

Mbani mend Zanoret e theksuara shqiptohen me forcë, lartësi dhe gjatësi më të madhe se zanoret e patheksuara.

27

VENDI I THEKSIT NË FJALË

Shqipja ka theks të lirë të palëvizshëm në rrënjë të fjalës. Krahaso: mál, máli, i málit, málin, mále, málet, málesh, máleve; punój, punón, punójmë, punóni, punójnë, punója, punóje, punónte, punónim, punónit, punónin; punóva, punóve, punói, punúam, punúat, punúan; kam punúar etj., sepse gjatë lakimit ose zgjedhimit theksi mbetet në po atë rrokje. Gjuha shqipe bën pjesë në grupin e gjuhëve, ku theksi në fjalë të ndryshme bie në rrokje të ndryshme, përkatësisht më shpesh në njërën nga dy rrokjet e fundit të fjalës (më rrallë në rrokjen e tretë ose në të katërtën).

Në fjalët njërrokëshe theksi bie mbi zanoren e vetme të fjalës: mík, qén, dét, lésh, lís, mál, plák, fúnd, ménd, shtég, dréjt, trím, gúr, rrúsh, drú, shkój, mbjéll, sjéll, dál, há, pí etj. Në fjalët shumërrokëshe, theksi bie:

1. Në pozitë fundore (në rrokjen e fundit, të tillat quhen fjalë oksitone): njerí, qirí, qytét, lirí, babá, shtëpí, ushtrí, barí, folé, puním, mësój, lexój, shikój, mendój etj. Te foljet, theksi bie rregullisht mbi zanoren e fundit të temës.

2. Në pozitë parafundore (në rrokjen e dytë nga fundi; të tillat quhen fjalë paroksitone): mótër, aníje, déle, lúle, bésë, shkóllë, fúshë, dárdhë, émër, fémër, létër, móllë, púlë etj. Shqipja ka prirje për theksimin e zanoreve parafundore.

3. Në pozitë tejfundore (në rrokjen e tretë, rrallë edhe në të katërtën nga fundi i fjalës; të tillat quhen fjalë proparoksitone): flútura, kúmbulla, plúhuri, fúshave, ndéshemi, fshehúrazi etj.

Fjalët e huazuara i janë përshtatur natyrës së theksimit të fjalëve në gjuhën shqipe: ato shqiptohen ose me theks parafundor ose me theks fundor. Rregulla e përgjithshme e vendit të theksit në gjuhën shqipe është:

Në gjuhën shqipe theksi i fjalës vendoset në zanoren e fundit të parrëgjuar të temës fjalëformuese.

28

MORFOLOGJIA Morfologjia është degë e gramatikës që merret me studimin e formave të fjalëve. Objekt studimi i morfologjisë janë dhjetë pjesët e ligjëratës: 1. emri 2. mbiemri 3. përemri 4. numërori 5. folja

6. ndajfolja 7. parafjala 8. lidhëza 9. pjesëza 10. pasthirrma.

Për nga kuptimi, pjesët e ligjëratës ndahen në tri grupe: 1. në fjalë kuptimplota, 2. në fjalë jokuptimplota, dhe 3. në fjalë thirrmore.

1. Fjalë kuptimplota janë ato që kanë kuptim të plotë dhe që përdoren si gjymtyrë më vete. Në këtë grup hyjnë:

a) fjalët emërtuese, emërtuese d.m.th. fjalët që emërtojnë sende (emrat), cilësi (mbiemrat), veprime (foljet) dhe rrethana (ndajfoljet); b) fjalët numëruese, numëruese d.m.th. fjalët me të cilat numërojmë (numërorët); c) fjalët treguese, treguese d.m.th. fjalët që tregojnë sende, cilësi ose sasi (përemrat).

2. Fjalë jokuptimplota janë ato që kryejnë funksion shërbyes në fjali, përkatësisht që përdoren bashkë me një fjalë kuptimplote. Të tilla janë: a) parafjalët, b) lidhëzat, c) pjesëzat.

3. Fjalë thirrmore janë ato që përdoren për të shprehur, në formë thirrjesh, ndjenja të folësit (pasthirrmat).

29

DETYRË

Fjalët e shkruara në katrorë, rishkruani në dy kolona, duke i ndarë në fjalë kuptimplota dhe në fjalë jokuptimplota. e madhe

dhe

ose

për shkoj

nuk i ri

libër

poshtë jonë

mos

mësoj

fjalë kuptimplota

1. ............................ 2. ............................ 3. ............................ 4. ............................ 5. ............................ 6. ............................

ata

7. .............................. 8. .............................. 9. .............................. 10. ............................ 11. ............................ 12. ............................

shkollë në

këtu

shtatë

i pestë

fjalë jokuptimplota

1. ............................ 2. ............................ 3. ............................ 4. ............................ 5. ............................ 6. ............................

Në bazë të veçorive morfologjike, pjesët e ligjëratës ndahen në:

1. pjesë të ndryshueshme, ndryshueshme dhe në 2. pjesë të pandryshueshme. pandryshueshme

Pjesë të ndryshueshme janë fjalët që pësojnë ndryshime gjatë përdorimit (lakimit dhe zgjedhimit). Ato janë: a) emri, b) mbiemri, c) përemri, ç) folja, dhe d) numërori.

30

Pjesë të pandryshueshme të ligjëratës janë fjalët që kanë vetëm një formë (as nuk lakohen, as nuk zgjedhohen). Të pandryshueshme janë: a) ndajfolja, b) parafjala, c) lidhëza, ç) pjesëza, dhe d) pasthirrma.

DETYRË

Rishkruani fjalët në dy kolona, duke i ndarë në fjalë të ndryshueshme dhe në fjalë të pandryshueshme. nxënës, nxënësi, nxënësit, nxënësin

atje

lart

laps, lapsi, lapsin, lapsa, lapsat

pesë, pesa, pesës, pesën, pesat

mbi

unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato për

por

i mirë, e mirë, të mirë, të mira

mësoj, mëson, mësojnë, kam mësuar, për të mësuar

kam, ke, ka, kemi, keni, kanë pra

le

mos

im, yt, jonë, juaj, i tij, i saj, e tyre

jam, je, është, jemi, jeni, janë

e

njësh, njëshi, njëshin, njëshit, njëshat

fjalë të ndryshueshme

1. ............................................................................ 2. ............................................................................ 3. ............................................................................ 4. ............................................................................ 5. ............................................................................ 6. ............................................................................ 7. ............................................................................ 8. ............................................................................ 9. ............................................................................ 10. .......................................................................... 31

nuk

fjalë të pandryshueshme

1. ............................ 2. ............................ 3. ............................ 4. ............................ 5. ............................ 6. ............................ 7. ............................ 8. ............................ 9. ............................ 10. ..........................

EMRI

DETYRË

Lexojeni këtë fabul dhe thoni çfarë janë fjalët e shënuara me shkronja më të zeza?

Ujku u afrua ta hajë kalin. kalin Kali i thotë ujkut: ujkut Po të lutem, më bëj nder e hiqma një thumb prej këmbe se nallbani, nallbani duke më mbathur, më ka prerë thundrën e pasi të ma heqësh thumbin, thumbin atëherë e ke hak të më hash. Ujku u pajtua, e i thotë kalit: kalit - Çoje këmbën të ta shoh. Kali, Kali duke çuar këmbën, këmbën i ra shqelm ballit dhe e hodhi ujkun tutje. Ujku thotë në vete: Unë duke qenë kasap, kasap pse u bëra nallban pa nevojë?

Shpjegim:

Në tekstin e sipërshënuar, fjalët: ujk, kalë, thumb, këmbë, nallban etj., të shënuara me shkronja më të zeza, janë emra. Mbani mend Emër është fjala që emërton ndonjë send konkret ose një gjë abstrakte.

DETYRË

1. Shkruani disa emra të shokëve e të shoqeve të klasës: ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

2. Shënoni emrat e disa kafshëve dhe shpendëve: ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

3. Emërtoni disa gjëra ushqimore: ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________

4. Shkruani emrat e disa sendeve në klasë: ________________________________________________________________________ ________________________________________________________________________ 32

DETYRË

Emrat e mëposhtëm ndani në dy grupe: a) në emra të qenieve të gjalla dhe b) në emra të sendeve dhe të objekteve. nënë gjysh baba dardhë mollë vizore gotë lule lopë shkollë

gërshërë orë pulë mace pjatë sapun dritare fletore laps trëndafil

a) qenie të gjalla

................................ ................................ ................................ ................................ ................................ ................................ ................................ ................................ ................................ ................................

b) sende dhe objekte ............................... ............................... ............................... ............................... ............................... ............................... ............................... ............................... ............................... ...............................

DETYRË

Formoni fjali me emrat e shënuar.

1. Astriti __________________________________________________ 2. Vardari _________________________________________________ 3. Klasa ___________________________________________________ 4. Kopshti _________________________________________________

5. Molla ___________________________________________________ 6. Macja ___________________________________________________ 7. Dallëndyshja ____________________________________________ 8. Pranvera ________________________________________________ 9. Nxënësit ________________________________________________ 10. Mjeku _________________________________________________

33

KATEGORITË GRAMATIKORE TË EMRIT

Emrat në gjuhën shqipe ndryshojnë jo vetëm në numër, por edhe sipas gjinisë, rasës dhe trajtës. Pra, emri në gjuhën shqipe ka kategorinë gramatikore të shquarsisë e të pashquarsisë (trajtës), të gjinisë, gjinisë të numrit dhe të rasës. PASHQUARSIA, SHQUARSIA DHE GJINIA E EMRIT

Emrat, si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta:

a) në trajtën e pashquar dhe b) në trajtën e shquar. shquar

Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim, një mace, një laps etj.Domethënë, cilindo nxënës të shkollës sonë, të ndonjë shkolle tjetër, pra çdo nxënës të botës. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj. Domethënë, nxënësi = ky, ai nxënës; punëtori = ky, ai punëtor; macja = kjo, ajo mace. Mbani mend Formë bazë (përfaqësuese) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore: djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj.

Trajta e shquar e emrit formohet duke i shtuar trajtës së pashquar nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) -i ose -u emrave të gjinisë mashkullore, dhe b) -a ose -ja emrave të gjinisë femërore.

Shpjegim:

Trajta e shquar e numrit njëjës është treguesi më i mirë i gjinisë gramatikore të

emrit. Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin -i ose -u janë të gjinisë mashkullore. P.sh.: mal-i, laps-i, nxënës-i, artist-i, shitës-i; ujk-u, zog-u, krah-u, ari-u etj. Emrat që në trajtën e shquar njëjës marrin -a ose -ja janë të gjinisë femërore. P.sh.: vajzë - vajza, shkollë - shkolla, motër - motra; lule - lulja, nuse - nusja etj. 34

Formimin e trajtës së shquar të emrave mashkullorë dhe femërorë e kemi paraqitur në mënyrë tabelore: gjinia mashkullore Tr a j t a e p a s h q u a r 1. -b, -c, -ç, -d, -dh, -f, -gj, -j, -l, -ll, -m, -n, -nj, -p, -q, -r, -rr, -s, -sh, -t, -th, -v, -x, -xh, -z, -zh 2. -k, -g, -h 3. -í Tr a j t a e p a s h q u a r 1. -ë 2. -e 3. -í 4. -o, -á, -é, -ý DETYRË

n y j a Tr a j t a e s h q u a r + i top + i = topi libër + i = libri + u ujk + u = ujku + u njerí + u = njeriu

gjinia femërore nyja Tr a j t a e s h q u a r + a nënë + a = nëna + j a lule + ja = lulja + a shtëpí + a = shtëpia + j a vazo+ ja = vazoja/kalá+ja, re+ja

Thoni trajtën e shquar të këtyre emrave:

dhëmb, dhomë, dhuratë, dardhë, udhë, gjak, gjemb, gjeth, gjoks, gjuhë, lule, lis, lojë, pulë, llambë, llullë, mollë, pyll, njeri, zonjë, rreth, rrugë, rreze, rrezik, shaka, shok, shekull, thanë, thatësi, thelb, thikë, thirrje, xhezve, xhep, ylber, yndyrë, zhurmë. DETYRË

Formoni trajtën e pashquar të këtyre emrave:

televizori, Agroni, libri, topi, Teuta, plaku, ora, qershia, radioja, nëna, tigri, luga, natyra, fustani, mësuesja, dardha, zjarri, dielli, miu, shtëpia, këmisha, mali, peshku, gjuha, bregu. Emrat kanë tri gjini:

a) gjininë mashkullore, b) femërore dhe c) asnjanëse.

35

GJINIA ASNJANËSE

Disa emra dalin në një gjini të tretë që nuk është as mashkullore, as femërore, e cila quhet gjini asnjanëse. Në gjuhën shqipe ka pak emra të gjinisë asnjanëse: të kuqtë, të bardhët, të ftohtët, të nxehtët, të menduarit, të ecurit, të mësuarit etj. Emrat që marrin mbaresën -t (-të ose -it) janë të gjinisë asnjanëse.

Janë të gjinisë asnjanëse:

a) disa emra të prejardhur nga folje. Këta quhen emra prejfoljorë ose prejpjesorë. b) disa emra të prejardhur nga mbiemra, që quhen emra prejmbiemrorë. P.sh.:

folje - emër i gjinisë anjanëse mësoj - të mësuarit këndoj - të kënduarit eci - të ecurit lexoj - të lexuarit flas - të folurit

DETYRË

emër i gj. asnjanëse të zitë të kuqtë të verdhët të ftohtët të bardhët

Formoni emra të gjinisë asnjanëse nga foljet dhe nga mbiemrat e dhënë. harroj - ..................................... shikoj - .................................... ftoj - ......................................... lexoj - ...................................... i bardhë - ................................

DETYRË

mbiemër i zi i kuq i verdhë i ftohtë i bardhë -

i mirë - ...................................... vallëzoj - .................................. shkruaj - .................................. dëgjoj - ..................................... gjykoj - .....................................

Nga foljet dhe nga mbiemrat e dhënë, formoni emra të gjinisë asnjanëse:

- (mësoj) ............................... është i domosdoshëm.

- U ngri nga ................................ (i ftohtë).

- (këndoj) ................................... nuk është aspak i lehtë.

- (eci) ................................ është i dobishëm për shëndetin.

- (lexoj) .................................. para gjumit ndihmon për gjumë të rehatshëm. 36

NUMRI I EMRAVE

Emrat kanë dy numra: njëjësin dhe shumësin. Emri në numër njëjës tregon një send të vetëm, një qenie ose dukuri të vetme. P.sh.: (një) njeri - njeriu, zog - zogu, fletore - fletorja, mendim - mendimi etj. Emri në numër shumës tregon shumë sende, qenie ose dukuri. P.sh.: (shumë, disa, ca) njerëz - njerëzit, zogj - zogjtë, fletore - fletoret, mendime - mendimet etj. DETYRË

Krahasoni çiftet e emrave të dhënë më lart në numrin njëjës dhe në numrin shumës. Çfarë vëreni? Siç shihet edhe nga shembujt e dhënë, emrat kanë trajtë të pashquar dhe të shquar, si në numrin njëjës, ashtu edhe në numrin shumës.

SI FORMOHET SHUMËSI I EMRAVE

Mjetet për formimin e trajtës së shumësit të emrave në gjuhën shqipe janë të llojllojshme. Emrat e gjinisë mashkullore kanë një shumës më të larmishëm në krahasim me emrat e gjinisë femërore. Nga pikëpamja e formimit të trajtave të numrit shumës, emrat e gjuhës shqipe ndahen në dy grupe: I. në emra që kanë vetëm një formë (si në njëjës ashtu edhe në shumës); II. në emra me formë të veçantë në shumës. shumës I. EMRAT QË KANË VETËM NJË FORMË SI NË NJËJËS ASHTU EDHE NË SHUMËS

Në këtë grup bëjnë pjesë:

a) Emrat e gjinisë femërore që në trajtën e pashquar mbarojnë me -e ose -o të patheksuar, si dhe me zanore të theksuar (-i, -e, -a, -u, -o). P.sh.: njëjës anije dele faqe lagje mace nuse shoqe

shumës anije dele faqe lagje mace nuse shoqe

njëjës pallto radio triko shtëpi fotografi kala para 37

shumës pallto radio triko shtëpi fotografi kala para

b) Gjithë emrat mashkullorë të formuar me prapashtesën -(ë)s, -ues -yes dhe -as. P.sh.: njëjës blerës nëpunës nxënës rrobaqepës shitës lexues

shumës blerës nëpunës nxënës rrobaqepës shitës lexues

njëjës mësues pastrues ndërtues përkthyes maqedonas shtetas

shumës mësues pastrues ndërtues përkthyes maqedonas shtetas

c) Një pjesë e emrave femërorë që mbarojnë me -ë të patheksuar. P.sh.: njëjës

orë lopë shtazë ditë enë këmbë

shumës orë lopë shtazë ditë enë këmbë

njëjës këngë lugë mollë rrënjë shkallë udhë

II. EMRAT QË KANË FORMË TË VEÇANTË PËR SHUMËSIN Këta emra shumësin e formojnë në dy mënyra: 1. me prapashtesa dhe 2. me ndërrime fonemash. fonemash

shumës këngë lugë mollë rrënjë shkallë udhë

1. Formimi i shumësit me prapashtesa Prapashtesat e shumësit janë: -e, -a, -ë, -nj, -ër, -enj, -inj, -ra.

a) Disa emra shumësin e bëjnë me prapashtesën -e. P.sh.: njëjës gabim qëllim vendim aksion stacion album akuarium divan organ

shumës gabime qëllime vendime aksione stacione albume akuariume divane organe

njëjës stadium dyqan plan kat dokument mal mur plan aparat

38

shumës stadiume dyqane plane kate dokumente male mure plane aparate

b) Një grup emrash të gjinisë mashkullore dhe femërore, shumësin e bëjnë me prapashtesën -a. P.sh.: njëjës arkë fushë pulë vajzë dorezë gjel spec top bilbil

shumës arka fusha pula vajza doreza gjela speca topa bilbila

njëjës telefon kumbull petull flutur emër numër letër motër kodër

shumës telefona kumbulla petulla flutura emra numra letra motra kodra

c) Disa emra mashkullorë shumësin e bëjnë me prapashtesën -ë. P.sh.: njëjës arsimtar artist sportist drejtor fjalor punëtor aeroplan shofer kamerier

shumës arsimtarë artistë sportistë drejtorë fjalorë punëtorë aeroplanë shoferë kamerierë

njëjës mjek traktor profesor shqiptar amerikan gjerman polic shok atlet

shumës mjekë traktorë profesorë shqiptarë amerikanë gjermanë policë shokë atletë

ç) Një numër emrash mashkullorë shumësin e bëjnë me prapashtesën -nj: njëjës

hu kalli bari flori kushëri ari

shumës hunj kallinj barinj florinj kushërinj arinj

njëjës mulli pe shalqi zanatçi ftua thua

39

shumës mullinj penj shalqinj zanatçinj ftonj thonj

d) Një numër i vogël emrash në shumës marrin prapashtesën -enj; -inj; -ër; -ra: njëjës lumë përrua drapër gjarpër shkëmb zotëri gisht mbret nip princ

shumës lumenj përrenj drapërinj gjarpërinj shkëmbinj zotërinj gishtërinj mbretër nipër princër

njëjës kunat shtrat vëlla bar erë bulmet fshat mall lojë kohë

shumës kunetër shtretër vëllezër barëra erëra bulmetra fshatra mallra lojëra kohëra

II. Me ndërrime fonemash shumësin e formojnë disa emra. P.sh.:

a) me ndërrimin e /k/-së në /q/(+ /k/ /q/ e): njëjës plak armik bujk fik peshk mik

shumës pleq armiq bujq fiq peshq miq

b) me ndërrimin e /g/-së në /gj/ + e: /g/ njëjës zog lëng treg

shumës zogj lëngje tregje

40

njëjës turk ujk bark bllok park shkak

shumës turq ujq barqe blloqe parqe shkaqe

njëjës varg breg shteg

shumës vargje brigje shtigje

c) me ndërrimin e /ll/-së ose të /r/-së në /j/: /ll/ /r/ /j/ njëjës akull avull buall grumbull ishull popull

shumës akuj avuj buaj grumbuj ishuj popuj

njëjës portokall shembull mashkull yll bir lepur

shumës portokaj shembuj meshkuj yje bij lepuj

ç) me ndërrime zanoresh ose me ndërrime zanoresh e bashkëtingëlloresh njëherazi: njëjës dash cjap natë rreth vit ka

shumës desh cjep net rrathë vjet qe

njëjës djalë grua kalë derë njeri thes

shumës djem gra kuaj dyer njerëz thasë

Shënim: Në gjuhën shqipe, emri i gjinisë mashkullore përcaktohet nga mbiemri dhe përemri i gjinisë mashkullore. Emri i gjinisë femërore merr përcaktues të gjinisë femërore. Përjashtim nga kjo rregull bëjnë emrat e gjinisë mashkullore që shumësin e bëjnë me prapashtesën -e ose -ra, ra te të cilët në shumës përcaktori duhet të jetë i gjinisë femërore. Emrat e tillë quhen të dygjinishëm (ambigjenë). P.sh.: një mur i bardhë - shumë mure të bardha; bardha (njëjës) mal i lartë - (shumës) male të larta; larta (njëjës) ky qytet - (shumës) këto qytete, qytete qytetet tona; tona (njëjës) ujë i ftohtë - (shumës) ujëra të ftohta etj.

41

TRAJTA E SHQUAR E EMRAVE NË SHUMËS Vlen të ritheksojmë se trajta e shquar e emrave në shumës formohet duke i shtuar emrit në shumës prapashtesën -t, -të ose -it. P.sh.: trajta e pashquar

shokë vajza çelësa dritare goma nëna banka amerikanë mjekë profesorë gjermanë DETYRË

Numri shumës trajta e trajta e shquar pashquar shkolla topa djem gra zotërinj lumenj qen sy zogj nxënës maqedonas

shokët vajzat çelësat dritaret gomat nënat bankat amerikanët mjekët profesorët gjermanët

trajta e shquar

shkollat topat djemtë gratë zotërinjtë lumenjtë qentë sytë zogjtë nxënësit maqedonasit

Me emrat: shtëpi, libër, gomë çantë, qen, mace, kompjuter formoni fjali sipas shembullit më poshtë. Unë kam një laps, ti ke dy lapsa. Ai ka një fletore, ajo ka dy fletore.

DETYRË

Shkruani shumësin e pashquar të këtyre emrave.

dritare - _____________ mal - ________________ shtëpi - ______________ student - _____________ klasë - _______________

stilolaps - ______________ mjek - ______________ punëtor - ______________ aeroplan - ____________ libër - _________________ pallto - _____________ dyqan - _______________ çantë - _____________ rrugë - ________________ bankë - _____________

42

RASAT

DETYRË

Lexojeni këtë anekdotë. Gjeni dhe nënvizoni emrat.

Një ditë një nga miqtë e Nastradinit shkoi në shtëpi të këtij për t'i kërkuar të holla hua. Hoxha ishte shtrirë në kanape dhe po pinte duhan. Si ndenjën pak, miku i thotë Hoxhës: - Të kam pasur mik dhe do të kem për jetë. Si mik të ngushtë që të kam, të lutem të më japësh ca para për një afat të shkurtër. - Hoxha menjëherë i tha: - Para nuk mund të të jap, por meqë je miku im, afat të jap sa të duash.

Shpjegim: Shpjegim Emri në fjali mund të përdoret si kryefjalë, si pjesë plotësuese e kryefjalës ose e kallëzuesit, kundrinë e drejtë ose e zhdrejtë, përcaktor, rrethanor, ndajshtim etj. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Në këtë anekdotë, emri Nastradin është përdorur: 1. Si kryefjalë 2. Si pjesë plotësuese e kryefjalës 3. Si pjesë plotësuese e kallëzuesit

(kush?, cili?) - Nastradini. Miku (i kujt?, i cilit?) - i Nastradinit. Miku e takoi (kë?, cilin?) - Nastradinin.

Format e ndryshme që merr emri, duke u lidhur me fjalë të tjera në fjali, quhen rasa. Ndryshimi i emrit nëpër rasa quhet lakim. Gjuha letrare shqipe ka pesë rasa: 1. emërore (nominativ) 2. gjinore (genitiv) 3. dhanore (dativ) 4. kallëzore (akuzativ) 5. rrjedhore (ablativ)

Rasa emërore e numrit njëjës të pashquar është formë përfaqësuese e emrit. Rasa të drejta janë emërorja dhe kallëzorja, ndërsa rasa të zhdrejta janë gjinorja, dhanorja dhe rrjedhorja. 43

RASA EMËRORE Siç dihet, rasa emërore, trajta e pashquar, numri njëjës është tema bazë e emrit. Format e kësaj rase i kemi mësuar kur kemi bërë fjalë për gjininë dhe shquarsinë e emrave. Rasa emërore zakonisht përdoret pa parafjalë, por shpesh mund të shoqërohet edhe me parafjalët nga, te, tek. Kjo rasë gjithnjë gjendet me përemrat pyetës: kush?; cili?; cila? për njëjës dhe cilët?, cilat? për numrin shumës. Emri në rasën emërore përdoret kur është:

a) kryefjalë e fjalisë (në trajtë të shquar dhe të pashquar). P.sh.: Bekimi u gëzua për lajmin e mirë. Maqedonia e Veriut është në zemër të Ballkanit.

b) plotësues i foljes "jam", pjesë përbërëse e kallëzuesit emëror (në trajtë të pashquar ose të shquar), si: Ai është mjek. Ai është mjeku më i mirë i spitalit. Puna është nder. Ai ishte Fisniku. Ishte dimër i ftohtë. c) plotësues i dy fjalëve njëherazi (trajta e pashquar). P.sh: S'bëhet ujku shok me delen. Iu bë zemra mal.

ç) përcaktues i një emri, emri përkatësisht ndajshtim, për të treguar profesion, pozitë, detyrë, gradë etj. (trajta e pashquar), si: Inxhinier Iliri filloi punën në Gostivar. Mësuese Dritën e dekoruan. Ishte djali më i vogël i princ Gjon Kastriotit.

d) emërtim i një personi a sendi të cilit i drejtohet ligjërimi, përkatësisht thirror (zakonisht në trajtë të pashquar). P.sh.: Doktor, më vizito edhe mua. Si e ke emrin, bir? Si të quajnë, biri im?

dh) plotësues i një foljeje ose i një fjale tjetër me parafjalët nga dhe te(k): Doli nga shtëpia në mëngjes. Nga ferra e vogël del lepuri i madh. Bora shkrin nga shiu. Do të kthehem nga dreka. Ura u ndërtua nga fshatarët. E njoha nga të ecurit. Ajo është e mirë nga pamja. Dy nga çiklistët e ndërprenë garën. Më shkon mendja tek atdheu, te nëna, te shokët. 44

DETYRË

Pyetni dhe përgjigjuni me gojë sipas shembujve të dhënë: - Kush është ky? (kjo?) - Si quhet ky? (kjo?) - Çfarë është ky? (kjo?)

DETYRË

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10.

- Nga është ky? (kjo?) - Cili është ky? Cila është kjo? - Te cili mësues mësoni?

Qarkojeni fjalinë e saktë.

a) Agim, Petrit dhe Luan ishin tre shokë të pandashëm. b) Agimi, Petriti dhe Luani ishin tre shokë të pandashëm. a) Ishin një mbret dhe një mbretëreshë. b) Ishin një mbreti dhe një mbretëresha.

a) Pallat dhe kopsht tundeshin nga e qeshura e princeshës. b) Pallati dhe kopshti tundeshin nga e qeshura e princeshës. a) Këtu sollën libra, dorëshkrime nga vende të ndryshme. b) Këtu sollën librat, dorëshkrimet nga vendet të ndryshme. a) Mësuesi ishin të rrethuar nga nxënës e tyre. b) Mësuesit ishin të rrethuar nga nxënësit e tyre. a) Kalanë e ndërtuan skllevërit. b) Kalanë e ndërtuan skllevër.

a) Jona, Blendi dhe Denis kërkonin shtëpinë e mësueses së tyre. b) Jona, Blendi dhe Denisi kërkonin shtëpinë e mësueses së tyre.

a) Babai dje ishte te mjeku. b) Babai dje ishte te mjek.

a) Një kohë rronte një njeriu shumë i zgjuar. b) Një kohë rronte një njeri shumë i zgjuar.

a) Dimri ishte në prag, druvarët nguteshin të sillnin dru. b) Dimër ishte në prag, druvarë nguteshin të sillnin dru.

45

RASA GJINORE

Rasa gjinore është e njëjtë me dhanoren e nganjëherë edhe me rrjedhoren, por dallohet ngase kurdoherë gjinores i paraprin një nyjë e përparme: i, e, të, së. Rasa gjinore është çdo herë e varur. Kjo rasë gjendet me pyetjet i, e kujt?; i, e cilit?; i, e cilës?; i, e cilëve?; i, e cilave? dhe gjithnjë përdoret pa parafjalë. Mënyra e formimit të rasës gjinore, mund të paraqitet në mënyrë tabelore. Gjinore e pashquar gj. mashkullore numri njëjës

Formimi i rasës gjinore emër në rasën emërore + -i njëjës të pashquar + -u gj. mashkullore.

Gjinore e pashquar gj. femërore numri njëjës njëjës Gjinore e shquar gj. mashkullore numri njëjës Gjinore e shquar gj. femërore numri njëjës Gjinore e pashquar dhe e shquar gj. femërore dhe shumës mashkullore numri shumës

emër në rasën emërore + -e njëjës të pashquar + -je gj. femërore. emër në rasën emërore njëjës të shquar + -t gj. mashkullore. emër në rasën emërore njëjës të pashquar + -s ( -së ) gj. femërore. emër në rasën emërore shumës të pashquar + -ve gj. femër. dhe mashkull.

Shpjegim: Nga kjo që u prezantua në tabelë mund të themi se:

i, i, i, i, i, i, i, i, i, i, i, i, i, i, i, i,

e e e e e e e e e e e e e e e e

(një) libri; (një) topi; (një) mjeku; (një) ariu. (një) çante; (një) kutie. (një) luleje; (pakoje) librit; i, e topit mjekut; i, e plakut ariut; i, e miut çantës; i, e klasës lules: i, e dritares shtëpisë; i, e pakos librave; i, e mjekëve; çantave; i, e luleve; pakove; i, e shtëpive.

1. Gjinorja e pashquar njëjës fitohet kur emërores së pashquar i shtohen mbaresat: -i, -u për gjininë mashkullore dhe -e, -je për gjininë femërore: i, e një libri; i, e një topi; i, e një shoku; i, e një ariu etj.; i, e një nëne; i, e një pune; i, e një shkolle; i, e një luleje; i, e një deleje; i, e një shtëpie; i, e një palltoje etj. 2. Gjinorja e shquar njëjës e gjinisë mashkullore fitohet kur trajtës së shquar të emrit i shtohet mbaresa -t: i, e topit; i, e luanit; i, e librit; i, e ariut; i, e plakut; i, e krahut; i, e Agimit; i, e Markut etj. 3. Gjinorja e shquar njëjës e gjinisë femërore fitohet kur trajtës së pashquar të emrit i shtohet mbaresa -s (-së): derës, hënës, dritares, lules, shtëpisë, kutisë, shamisë, palltos, çimentos, kalasë etj. 46

4. Gjinorja e shquar dhe e pashquar e emrave mashkullorë dhe femërorë në numrin shumës fitohet kur trajtës së pashquar të emrit në shumës i shtohet mbaresa -ve: topave, librave, krahëve; dyerve, dritareve, luleve, palltove, kalave etj. PËRDORIMI I NYJËS NË RASËN GJINORE

Duhet pasur kujdes se rasa gjinore përbëhet nga forma përkatëse e emrit dhe nyja e përparme. Nyja është pjesë e pandashme e emrit dhe gjithnjë i paraprin atij. Ndërmjet tyre, në asnjë rast nuk mund të futet ndonjë fjalë ose diçka tjetër. Gjithashtu duhet të mbani mend se: a) emrit të gjinisë mashkullore në njëjës në trajtë të shquar a të pashquar i paraprin nyja i. P.sh.: libri i Markut; ky libër i Markut; libri i historisë; ky libër i historisë; b) emrit të gjinisë femërore njëjës në trajtë të shquar a të pashquar i paraprin nyja e. P.sh: fletorja e Anilës; kjo fletore e kimisë; dera e klasës; kjo derë e klasës; c) emrit të gjinisë mashkullore dhe femërore në numrin shumës, në trajtë të pashquar i paraprin nyja të: këta libra të Markut; këto fletore të Anilës; ç) emrit të gjinisë mashkullore dhe femërore në numrin shumës, në trajtë të shquar i paraprin nyja e: librat e Markut; fletoret e Anilës. FUNKSIONI I RASËS GJINORE

Emri në rasën gjinore përdoret kur është përcaktues i një emri për të treguar:

1. a) përkatësi: rrugët e qytetit; pyjet e Maqedonisë së Veriut; orari i shkollës; libri i nxënësit;

vjershat e poetit; biblioteka e shkollës; dritaret e shkollës; ditari i Agronit; biçikleta e babait; lisat e pyllit. b) lloj, lëndë, cilësi: këngët e dasmës; çaji i malit; këmisha e mëndafshit; ditët e verës;

buka e grunjtë; lëngu i pjeshkës; unaza e floririt; liria e mendimit; ura e gurit; poezia e dashurisë.

c) vepruesin: kthimi i refugjatëve; lindja e diellit; oshëtima e sirenave; tingëllima e zileve;

zhurma e makinave; gumëzhima e bletëve.

ç) sendin mbi të cilin bie veprimi: ndërtimi i hidrocentralit; vjelja e rrushit; thyerja e gotës; mbrojtja e të drejtave; shkelja e ligjit; pirja e duhanit; korrja e grurit. 47

d) tërësinë nga ndahet një pjesë: gjysma e bukës; shumica e njerëzve; dy të tretat e materialeve; më i miri i shokëve; më i urti i klasës; pjesa e detyrës; çereku i orës.

dh) emërtimin e një vendi a sendi: lumi i Vardarit; qyteti i Shkupit; Kanali i Otrantos; Republika e Maqedonisë; Ujëvara e Nijagarës; Arusha e Madhe; Bregu i Fildishtë. 2. a) plotësues i një foljeje ose i një fjale tjetër me parafjalët: me anë, nga ana, për shkak, në drejtim, për arsye, në mes, në bazë, në vend, për hir etj. P.sh.: Njeriu i vetmuar po largohej në drejtim të postës. Shtëpia humbi në mes të flakës. Rronte në mes të egërsirave. Nuk erdhën për shkak të kohës së keqe. Po u poq gruri dhe nuk u korr, shkoqet dhe atëherë merr byk në vend të drithit. Vendimi u mor në bazë të ligjit. DETYRË

Pyetni dhe përgjigjuni me gojë sipas shembujve të dhënë:

DETYRË

Shkruani rasën gjinore të emrave në fjalitë e mëposhtme.

- I kujt është ky stilolaps? (libër, celular, çelës...) - E kujt është kjo çantë? (fletore, karrige, orë...) - Të kujt janë këto lule? (fletore, goma...) - Të kujt janë këta lapsa? (stilolapsa, libra, çelësa...) - Mësuese e cilit është Marigona? - Mësues i cilës është Agimi? - Shoqe e kujt është Teuta?

-

Libri ....... Gëzim...... është i ri. - Ky është kopshti ....... Linditë....... Shtëpia ....... Rinor....... është e bukur. - Ku është fletorja ....... anglishte..... Dritarja ....... shkollë..... është e madhe. - Ora ....... muri..... punon mirë. Stilolapsi ....... Donikë..... është i gjelbër. - Babai ....... Artë..... është mësuese. Thurni fjali sipas shembullit të mëposhtëm. Ky është shoku i Ilirit. Kjo është dera e klasës.

DETYRË

vëlla - Fatos

gotë - qelq qen - Besnik

klasë - Argjent

ombrellë - Lirie shoqe - Artan 48

nënë - Luljetë

urë - hekur motër - Besa

orë - dorë

veturë - baba celular - Shpresa

DETYRË

Krijoni fjali sipas shembullit:

- A është çanta e Gentit? - Jo, nuk është e Gentit, është e Albanit.

gotë - Teuta / Bekim televizor - Lulzim / Besa qen - Sami / Anita fletore - kimi / shqip profesor - Dritan / Besa DETYRË

motër - Rita / Valon top - lëkurë / gomë vëlla - Lule / Burim celular - Fatos / Blerina stina - verë / dimër

Plotësoni vendet e zbrazëta, duke formuar rasën gjinore të numrit shumës.

- Dollapi ..... libra......... - Dyqani ..... qilima........ - Babai ...... fëmijë........ - Zëri ....... bilbila........... - Tregu ...... lule......... DETYRË

nënë - Mirushe / Zana triko - Ali / Lule kompjuter - Arta / Faton biçikletë - babai / nëna dhomë - ditë / gjumë

- Zhurma ........ makina........ - Klasa ....... nxënës.......... - Dita ...... nëna.......... - Dhoma ......... miq......... - Ngjyra ...... trëndafila.........

Emrat e dytë vini në rasën gjinore: në numrin njëjës

- Ngjyrat ........ trëndafili....... - Gjethet ........ lule........ - Librat ........ nxënësi....... - Ditët ........ javë........ - Gishtat ....... dorë........ - Ditët ........ festë.......... - Pantallonat ......... çuni...... - Topat ........ fëmijë........

në numrin shumës

- Ngjyrat ...... trëndafila........ - Gjethet ....... lule........ - Librat ....... nxënës....... - Këngët ....... zogj........ - Gishtat ........ duar........ - Ditët ........ festa......... - Pantallonat ........ çuna........ - Topat ........ fëmijë........

49

DETYRË

Emrat e shënuar midis vijave vini në rasën gjinore në njëjës ose në shumës.

Zana është shoqja _____ Sokol______. Fustani ____ Besë_____ është i kuq.

Faqja ____ mur_____ është e bardhë.

Rrugët ____ Shkup____ janë të pastra.

Klasat ____ nxënës____ janë të mëdha. Gomat ____ makinë___ janë të reja.

Tregu ____ lule____ është i mbuluar.

Libri _____ nxënës______ është i ri.

Ky nuk është topi _____ Bekim______.

Natyra ___ Shqipëri___ është e bukur.

Dyqani ___ qilim______ është afër.

8 Marsi është dita ____ nëna ____.

Ngjyrat ____ ylber____ janë të bukura. Këto janë fletoret ____ studentë____ .

Stina ______ pranverë_____ është e bukur. Ky është lapsi _____ Besnik_______. Këto janë ditët ______ javë_______.

Dhoma ____ ditë_____ është e madhe.

Kjo është porosia ______ fund______. DETYRË

Ajo po rregullon orën _____ dorë____.

Vini në rasën gjinore emrat e shënuar ndërmjet pikave dhe vizës.

- Shpjegimi ... mësues___ është i qartë.

- Stina ... pranver___ është e bukur.

- Kjo është ora ... xhep__.

- Muajt ... vit___ janë dymbëdhjetë.

- Këto janë dritaret ... klasë__.

- Oborri ... shkollë__ është i madh.

- Kjo është çanta ... Anilë__.

- Kjo është fotografia ... shoqe__.

- Cilët janë muajt ... pranverë__?

- Ai po rregullon orën ... dorë__.

- Ajo po hap dritaren ... dhomë__.

- Ky është libri ... Dritë__.

- Këtu është shtëpia ... Sokol___.

- Këto janë fletoret ... Artan___.

- Në mur është fotografia ... Paris___.

- Këta janë librat ... student___.

- Vetura ... babai__ është e re.

- Libri ... gjuhë__ është mbi bankë.

- Muajt ... dimri___ janë: dhjetori, janari dhe shkurti.

- Ky nuk është shoku ... Genc__, ky është shoku ... Verë__.

50

RASA DHANORE

Emri në rasën dhanore përdoret kur është kundrinë e zhdrejtë e një foljeje dhe shoqërohet me një trajtë të shkurtër. Foljet më të shpeshta që hasen me emra në rtasën rrjedhore janë: jap, kushtoj, fal, dedikoj, shtrij, dorëzoj, blej, tregoj, them etj. Kjo rasë gjendet me pyetjet: kujt? cilit? cilës? cilëve? cilave?

Për nga forma, rasa dhanore është plotësisht e njëjtë me emrin në rasën gjinore, me përjashtim se në dhanore emri nuk ka nyjë të përparme (i, e, të, së). D.m.th. trajtat e emrave në gjinore përputhen plotësisht me rasën dhanore, por pa nyjet e përparme. Gjithashtu, duhet të dimë se kjo rasë nuk shkon me asnjë parafjalë. Zakonisht rasa dhanore shoqërohet me një trajtë të shkurtër, që vendoset diku para emrit, e më shpesh para foljes. Edhe pse trajtat e shkurtra më hollësisht do të trajtohet te përemrat vetorë, megjithatë po i japim në formë tabelore: Unë (Mua) m ë Ti (Ty) të Ai (Atij, i Ajo Asaj)

pëlqen

Ne

(Neve) n a

Ju (Juve) Ata Ato (Atyre)

deti

ju u

pëlqen

deti

FUNKSIONI I RASËS DHANORE

Rasa dhanore përdoret për të treguar:

a) personin a sendin të cilit i drejtohet veprimi. P.sh.: I dhashë Teutës një libër. Shkruaji

nënës, mos përto! I blenë fëmijës një biçikletë. I thashë Benit të vijë në teatër.

b) personin që përjeton një gjendje, si: Shpresës nuk i rrihej, nuk i hahej, nuk i flihej. Babait nuk i zihej vendi vend. Ganiut i erdhi keq, ndërsa Besës i erdhi mirë.

c) personin a sendin, të cilit i përket diçka: Antigonës i erdhi vëllai (Erdhi vëllai i Antigonës). Librit iu shqye kapaku. Nënës nuk i shuhet kurrë dashuria për fëmijët. Drurëve u bien gjethet në vjeshtë. Me anë të trajtave të shkurtra të përemrave vetorë i, u në shembujt e dhënë bëhet përsëritja (rimarrja) e kundrinës. Kjo është një nga dukuritë e përbashkëta të gjuhëve ballkanike.

51

DETYRË

Ushtroni sipas pyetjeve të parashtruara:

- Kujt ia dhashë librin? (fletoren, stilolapsin, orën...) - Kujt ia mora stilolapsin? (librin, fletoren...) - Cilit i thashë “Tungjatjeta”? (mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma...) - Cilës i pëlqen ngjyra e gjelbërt? (e kuqe, e zezë, e bardhë, muzika serioze...) - Pranë cilit (cilës) ulet Sara? (Besa, Zana...) - Para kujt është libri? (gota, çanta, fletorja...) - Afër kujt jam unë? - Midis cilëve (cilave) është Valbona? (libri, fletorja...) - Prapa cilit (cilës) është dritarja? (muri, dera...) DETYRË

Emrat në kllapa vini në rasën dhanore.

______________ i dhemb koka. Nëna i telefonoi ______________(mjeku). Asaj i erdhën për vizitë _______________ (shoqe). Dritani u tregoi __________________ (shokët) shumë fotografi. Babai i solli ______________(vajza) një dhuratë të bukur. (Iliri)______________ i dhemb këmba. Toni i telefonoi _______________(Dafina). Dentisti ia mjekoi ________________(Beni) dhëmballën. Edhe ______________(Nora) i dhemb dhëmballa. Po ____________(Linda), çfarë i dhemb. (Zana)_____________ i sollën shumë dhurata për ditëlindje. Nëna i bleu ______________(mbesa) një këmishë. Blerta u jep të hanë _____________(mace) dhe _______________(qen). (Fitore)

DETYRË

Emrat në kllapa, sipas nevojës, vini në rasën gjinore ose në dhanore.

Kjo është çanta _______________(shoqja). Mbi tryezë është violina _________________ (Beni). Ishte shumë i bukur zëri i __________________(këngëtarët). Dritaret _______________(dhomat) janë nga lindja. (Këngëtare) __________________ i dhanë një tufë me lule të freskëta. Në majat __________________ (malet) ka borë edhe në verë. Po u tregoj _________________ (shoqet) fotografitë e familjes. Ai po u lexon __________________ (fëmijët) një tregim të bukur. I dhashë _____________(shoku) një 52

libër. I shkrova një letër _____________(shoqe). I thashë _______________ (Marku) të vijë sot. Ia dhashë gazetën ______________ (Zanë). I telefonova _________________ (nënë). Ç'farë i tha mjeku _______________ (Artani)? Kush i ra _______________ (zile)? Nëna ia përgatiti ______________ (djalë) një supë. DETYRË

Emrat e nënvizuar vini në rasën dhanore sipas shembullit të dhënë. Arbnori ia dha një libër Besës. / Besa ia dha një libër Arbnorit.

- Zana ia jep një lule Bekimi. / ............................................................................ - Bekimi ia jep një lule Zana. / ............................................................................ - Mësuesja i tregoi nxënësi një detyrë. / ............................................................ - Nxënësi i tregoi mësuese një detyrë. / ............................................................ - Miranda i uroi ditëlindjen shoku. / ...................................................................... - Shoku i uroi ditëlindjen Mirandë. / ...................................................................... - Drini i telefonoi Agroni. / .................................................................................. - Agroni i telefonoi Drini. / ................................................................................... - Teuta i solli nënë një dhuratë. / ........................................................................ - Nëna i solli Teutë një dhuratë. / ........................................................................ DETYRË

Emrat në kllapa vini në rasën dhanore. - Mësuesi i dhuroi një libër ........................ (nxënësi). - (Shkupi) ..................... i japin bukuri parqet e shumta. - I urova (shoqe) ....................... ditëlindjen. - Ata iu afruan (shesh) ........................... . - Filmi i ri iu duk (Besnik) ....................... shumë i bukur. - Koncerti i pëlqeu (hallë) ..................... shumë. - (Motra) ......................... iu kujtua titulli i librit. - Lapsi i ra (Diana) ........................... . - I thashë (Beni) ........................ të vijë sonte. - (Mësuesja) ........................... i dhuruan një tufë me lule. - Po i tregoj (shoqe) .......................... një fotografi. - Të gjithë i duartrokitën (këngëtare) .............................. . - Sa bukur i bie (piano) ........................ Dafina. - Tani po i afrohemi (kryeqytet) .................................. . 53

- (Fisnik) ...................... i pëlqen shumë muzika popullore. - I urova (shok) ....................... ditëlindjen. - Dritani ia ngjiti pullën (zarf) ................ dhe ia dha (nëpunëse) ...................... - Do të të blej një bluzë, - i tha nëna (Besa) ....................... - Kur po i afrohesha (shtëpi) ....................... më doli përpara motra e vogël. - (Agim) ...................... i ka lindur djalë. - A i pëlqen (Bardha) .......................... muzika klasike?

DETYRË

Emrat në kllapa vini në rasën dhanore.

- (Zana) ................................ i dhemb krahu. - Nëna i telefonoi ...................... (mësuese). - (Albani) ............................ i erdhën për vizitë shoqet e klasës. - Korabi u tregoi ............................. (shokët) shumë fotografi të bukura. - Mjeku i mjekoi (Toni) ............................. dhëmbin e prishur. - Unë u fola (kolegë) ............................. për gjuhën shqipe. - Babai i solli (vajzë) ............................ një çokollatë. - (Nënë)....................... i vjen keq kur fëmijët nuk mësojnë.

DETYRË

Emrat në kllapa vini në rasën dhanore.

- I shkrova një letër (shoqe) ........................ në Gjermani. - I dhashë një libër (shok) ......................... të klasës. - I thashë (Artë) ...................... të vijë sonte. - Ia dhashë gazetën (Zanë) ....................... - I telefonova (Violetë) .......................... - Valoni i ra ......................... (derë). - Macja iu afrua ................... (miu). - (Nju-Jork) ..................... i japin bukuri pallatet e larta.

54

RASA KALLËZORE

Rasa kallëzore përdoret: pa parafjalë dhe me parafjalë. parafjalë Funksioni kryesor i rasës kallëzore pa parafjalë është për të treguar frymorin ose sendin të cilin e përfshin veprimi i foljes. Në sintaksë kjo gjymtyrë e fjalisë quhet kundrinë e drejtë ose objekt direkt. Format me parafjalë përdoren jo për të treguar objektin themelor të fjalisë, por për të plotësuar një gjymtyrë të saj. Kallëzorja e shqipes i merr këto parafjalë: në, mbi, nën, me, pa, për etj. Rasën kallëzore e gjejmë me pyetjet: kë? cilin? cilën? cilët? cilat?

Formimi i rasës kallëzore në gjininë mashkullore dhe femërore, në njëjës e shumës si dhe në trajtë të shquar e të pashquar do të dukej kështu: Formimi i rasës kallëzore Kallëzore e pashquar emër në rasën emërore gj. mashkullore dhe = njëjës të pashquar gj. femërore numri njëjës mashk. dhe fem. emër në rasën Kallëzore e shquar emërore + n gj. mashkullore njëjës njëjës njëjës të shquar emër në rasën Kallëzore e shquar emërore + n gj. femërore njëjës njëjës të pashquar emër në rasën emërore Kallëzore e pashquar = shumës të pashquar shumës gj. mashkullore gj. mashk. dhe fem. dhe femërore shumës emër në rasën emërore Kallëzore e shquar = shumës të shquar shumës gj. mashkullore gj. mashk. dhe fem. dhe femërore

(një) libër; (një) mjek (një) çantë; (një) lule (një) kuti; (një) pako libri+n= librin mjeku+n= mjekun ariu+n= ariun çantë+n= çantën lule+n= lulen pako+n=pakon (ca) libra; (ca) mjekë (ca) çanta; (ca) lule (ca) shtëpi; (ca) pako librat; mjekët; krahët çantat; lulet; dritaret pakot; shtëpitë, kutitë

Siç shihet nga tabela, rasa kallëzore, në trajtë të pashquar, si në njëjës ashtu edhe në shumës, del me formë të njëjtë me emëroren e pashquar: një top, një lule; një

kuti; ca topa; ca lule, ca kuti etj. Poashtu edhe emrat mashkullorë e femërorë në trajtë të shquar shumës të rasës kallëzore kanë formë të njëjtë me emrat e rasës emërore të shquar: topat, librat, lulet, kutitë, shtëpitë, palltot, shakatë etj. Trajta e shquar e rasës kallëzore njëjës formohet në këtë mënyrë: a) trajtës së shquar të gjinisë mashkullore u shtohet -n: topin, librin, lapsin, Agimin etj. 55

b) trajtës së pashquar të emrave të gjinisë femërore u shtohet -n (-në): klasën, bankën, derën, dritaren, fletoren, pianon, çimenton; fotografinë, shtëpinë etj. Rasa kallëzore shumë shpesh përdoret në bashkëvajtje me trajtat e shkurtra të përemrave vetorë të rasës kallëzore, prandaj edhe pse për këtë do të bëjmë fjalë më vonë, kur do të flasim për përemrat vetorë, është mjaft e dobishme që t’i japim tani në formë tabelore: Agimi (Teuta)

më të e

pyeti

mua ty atë

për na ju i

Agimi (Teuta)

shokun. shokët. mësimin. mësimet. pyeti

ne ju ata ato

për

shokun. shokët. mësimin. mësimet.

FUNKSIONI I RASËS KALLËZORE

Emri në rasën kallëzore përdoret kur është: a) kundrinë e drejtë e një foljeje për të treguar sendin mbi të cilin bie drejtpërdrejt veprimi. P.sh.: Pas tërmetit rindërtuam kryeqytetin tonë, Shkupin. Shkrova një letër për nënën. Bëri kërkesë për t'u pranuar në fakultet. I ftova shokët për drekë. Ata hanë bukë rregullisht në orën 12.

b) plotësues i dy fjalëve njëherazi (trajta e pashquar), si: Teutën e zgjodhën deputete. Tonin e emëruan mësues. Mos e bëj mizën buall.

c) plotësues i një foljeje për të treguar: kohë, sasi etj.: Verën e kaluam së bashku. Gjithë natën ra shi. Këtë libër e kam blerë 200 denarë. Sa ton peshon ngarkesa?

ç) plotësues i një foljeje (rrethanor, kundrinor), duke u paraprirë nga: në, nën, mbi, përmbi, nëpër, me, pa, për, për në, deri në, në lidhje me, në kundërshtim me, në bashkëpunim me, në krahasim me etj. P.sh.: Po shkoj në shkollë. U fsheh nën krevat. Shumë toka janë futur nën ujë. Vuri mbi tryezë librin e gjuhës. I hodhi krahun mbi sup. Mos shkelni mbi bar. Udhëtoi çdo ditë me tren. S'bëhet vreshta me urata, po me shata e lopata. Vajti në

teatër me shokët. Nëpër qytet kaloi një burrë. Fëmija pa nënë si nata pa hënë. Ora është 12 pa një çerek. Erdhën për vizitë. Foli për jetën e veprën e Naimit. Hoteli do të ndërtohet në bashkëpunim me një firmë të huaj. 56

DETYRË

Ushtroni sipas pyetjeve të parashtruara më poshtë:

- Cilin (cilën) e shikoj tani? - Cilin (cilën) e futa në xhep? (në çantë, në kuti...) - Cilët (cilat) i vura mbi bankë? (nën bankë) - Kë e pyeta “Si quhesh”? - Cilin (cilën) e ka shoqe Tuana? - Me se (me çfarë) po shkruaj në fletore? (në tabelë)

DETYRË

Emrat në kllapa vini në rasën kallëzore, në trajtën e shquar (njëjës ose shumës).

- Artani po shikon (fotografi) ................................ - Ata po mësojnë (mësim) ..................................... - Nxënësit po bëjnë (ushtrim) ............................... - Dafina po vizaton (zog) ....................................... - Ai po shikon (film) .......................... në televizor. - Mira po flet me (shoqe) ....................................... - Ato po dëgjojnë (mësim) ..................................... - Agimi po flet me (shok) ....................................... - Kush po flet me (Sokol) ....................................... - Mësuesi po shpjegon (mësim) ............................. - Ajo po e pyet (mësues) ........................................ DETYRË

Shkruani fjali sipas shembullit të dhënë më poshtë. - Besa e takoi Artani në bibliotekë. a) Basa e takoi Artanin në bibliotekë. b) Besën e takoi Artani në bibliotekë.

- Macja e pa zogu në degë. - Nxënësi e përshëndeti profesori. - Mësuesi e pyeti kolegu i tij. - Shitësi e falënderoi blerësi. - Nëna e lajmëroi mjeku.

57

DETYRË

Emrat e dhënë në kllapa vini në rasën kallëzore të shquar.

- Takova ............................. (mësues) e dikurshëm. - Ai para se ta kapnin armiqtë, e dogji ................... (letër). - E lexova ............................ (libër). - E porosita ........................ (motër). - Pa dashur e theva ....................... (laps). - (Muaj) ......................... e ardhshëm do të bëjmë një ekskursion. - (Javë) ...................... e kaluar kemi pasur provime. - Dje tërë ...................... (ditë) ka rënë shi. DETYRË

Përdoreni sipas nevojës kallëzoren e shquar a të pashquar.

- Ai shkruan bukur me ....................... (stilolaps). - Motra ime mëson me ................... (shoqe). - Agimi erdhi në ........................ (fakultet) me ...................... (Gjergji). - Unë dua kafe me .................... (sheqer). - Asaj i pëlqejnë patate me ................. (mish). - Ky mur është me ...................... (tulla). - Ajo grua është me ................... (barrë). - Bleva tel me ........................ (gjemba). - Na duhet një dhomë me dy ....................... (shtretër). - Ushtari luftoi pa ........................ (pushkë). - Dje Beni erdhi në ........................ (Prishtinë). - Në këtë tregim flitet për ........................ (dashuri). - Erdha për ...................... (Anjeza). DETYRË

Përgjigjuni pyetjeve

- Me kë është Diana? - Me kë është Sokoli? - Me kë është Luani? - Me kë janë Maria dhe Donika? 58

- Me ....................... (Sokoli). - Me ....................... (Diana). - Me ........................ (Ermira). - Me ..................... (Pjetri).

RASA RRJEDHORE

Rasa rrjedhore kryen funksione të ndryshme. Zakonisht tregon frymorin ose sendin prej të cilit rrjedh, largohet ose ndahet diçka. Ajo veç kësaj, mund të tregojë edhe shkakun, mjetin, vendin ose kohën e veprimit. Rrjedhorja përdoret me parafjalë dhe pa parafjalë. parafjalë Rasa rrjedhore zakonisht përdoret me parafjalët: prej, ndaj, kundër, majë, rreth, buzë, rrëzë, midis; afër, larg, drejt, krahas; përveç, sipas etj. Kjo rasë gjendet me pyetjet: prej kujt? prej cilit? prej cilës? prej cilëve? prej cilave? Për nga forma, rrjedhorja është shumë e përafërt me rasën gjinore e dhanore. Dallimi i vetëm është te numri shumës, trajta e pashquar, ku të gjithë emrat marrin mbaresën -sh. Pasqyrë më të qartë do të keni pasi ta shikoni tabelën e dhënë më poshtë.

njëjës

Formimi i rasës rrjedhore Rrjedhore e pashquar emër në rasën emërore + -i gj. mashkullore njëjës të pashquar + -u numri njëjës gj. mashkullore. Rrjedhore e pashquar emër në rasën emërore + -e gj. femërore njëjës të pashquar numri njëjës + -je gj. femërore. Rrjedhore e shquar emër në rasën emërore gj. mashkullore njëjës të shquar + -t numri njëjës gj. mashkullore. Rrjedhore e shquar gj. femërore numri njëjës

emër në rasën emërore njëjës të pashquar + -s(-së) gj. femërore. Rrjedhore e pashquar gj. emër në rasën emërore femërore dhe ashkullore shumës të pashquar + -sh numri shumës gj. femër. dhe mashk. shumës Rrjedhore e shquar gj. emër në rasën emërore femërore dhe mashkullore shumës të pashquar + -ve numri shumës gj. femër. dhe mashk.

prej (një) libri; lumi, zëri prej (një) topi; vëllai prej (një) mjeku; zotëriu

prej (një) çante; vajze prej (një) kutie; shtëpie prej (një) luleje; pakoje prej librit; prej topit prej mjekut; prej plakut prej ariut; prej miut

prej çantës; prej klasës prej lules; prej dritares prej shtëpisë; prej pakos

prej librash; shokësh prej vajzash; prej lulesh prej pakosh; shtëpish prej librave; shokëve prej vajzave; luleve prej shtëpive; pakove

Emri në rasën rrjedhore përdoret kur është: a) përcaktues i një emri të pashquar, për të treguar: - përkatësi: rrugë fshati; dallgë deti; cicërimë zogjsh. - cilësi, lloj: erë luleje; dyqan këpucësh; derë druri; bukë gruri; arkë druri; rreze drite; gotë uji; lëng mishi; gur kufiri; grup minatorësh; tufë zogjsh.

59

- tërësinë nga ndahet një pjesë: gjysmë buke; gjysmë metri stof; ne qëndruam pa folur një çerek ore. - lëndë: ora prej bronzi; pllaka prej guri e mermeri. b) plotësues i një foljeje, duke u paraprirë nga parafjalët: prej, pas, para si: prej vitesh; pas disa minutash; pas disa ditësh; para disa orësh; pas dy orësh. (me emra në shumës që tregojnë fragmente kohe). P.sh.: Prej vitesh në Kërçovë banonte Sotiri. Do të nisem pas dy orësh. Para disa ditësh isha te Zana. Pas një viti do të kthehet në Shkup. Nuk e njoha pas disa muajsh.

Siç u tha më parë, rasa rrjedhore ngërthen në vete një numër të madh parafjalësh, si: prej, ndaj, kundër, majë, rreth, buzë, rrëzë, midis, afër, larg, drejt, krahas, përveç, sipas etj. P.sh.: Erdhën prej fshatit. Delegacioni i Maqedonisë sot kthehet prej Bullgarisë. Treni niset prej Selanikut në ora tetë. Prej Zagrebit deri në Beograd ka 400 km. Disa prej shokëve do të bëhen mjekë. U zgjua prej gjumit. Kjo shtëpi është bërë prej gurësh. E dallova prej zërit. DETYRË

Nënvizoni emrat e rasës rrjedhore.

- Ai punonte prej mëngjesit deri në mbrëmje. - Kashta u dogj prej vapës. - E kam kujtim prej nënës. - Treni udhëtonte me shpejtësi prej 80 km në orë. - Mori letër prej motrës. - Gjoni ka qëndrim korrekt ndaj punës. - Të parët tanë luftuan kundër armikut. - Sipas projektit janë paraparë 8 dhoma. - Ajo flet sipas dëshirës. - Buzë detit u ndërtua një hotel. - Ai erdhi afër dritares. - Ata i ngritën çadrat pranë lumit. - Viçi rrinte larg lopës.

60

PARAFJALA Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që vihet para një emri, përemri a numërori dhe këta i vë në lidhje me fjalë të tjera në një rasë të caktuar. Parafjalët na ndihmojnë edhe për të gjetur rasat e emrave a të përemrave, sepse çdo parafjalë kërkon një rasë të caktuar. Emrat në rasën gjinore e dhanore nuk kanë parafjalë. Në vazhdim po japim një pasqyrë të përdorimit ose të mospërdorimit të parafjalëve në rasa: Emërore // nga, te, tek, deri te, gjer te. Gjinore // -------------Dhanore // ------------Kallëzore // në, me, mbi, pa, më, nën, për, nëpër, për në, ndër, përmbi etj. Rrjedhore // prej, ndaj, sipas, rreth, buzë, afër, larg, para, pas, prapa, kundër, ndërmjet, poshtë, përmes, përveç, tej, përballë etj.

DETYRË

Lexojeni pjesën, gjeni parafjalët dhe nënvizoni.

Pranë përmendores së poetit të madh Jeronim de Rada kishin qëndruar disa nxënës. Ata vendosën aty disa buqeta me lule të freskëta, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tij. Pastaj mësuesja u foli për jetën e veprën e tij. De Rada është nga figurat qendrore të letërsisë shqiptare. Ai lindi në një fshat të vogël arbëresh në krahinën e Kozencës në Kalabri. Në këtë krahinë jetojnë edhe sot shumë arbëreshë të mërguar nga atdheu. Pas vdekjes së Skënderbeut edhe pse në dhe të huaj, ata ruajnë të gjallë gjuhën, zakonet, veshjet e tyre, ruajnë me nder emrin shqiptar...

61

DETYRË

Shkruani parafjalët që mungojnë.

- Jam .......... Shkupi. - Po shkoj ........... Petriti. - Po shkoj ............ stadium. - Po kaloj ............. arë. - Erdha ................. Vlora. - Hip ................ barkë.

- Më i miri ............... shokët. - Po luaj ............... shokët. - Rreshtohuni ................ katër. - E kapi ................. brirësh. - Rri .................. shtëpisë. - Erdha ................ ti.

FORMIMI I PARAFJALËVE Sipas përbërjes, parafjalët janë të thjeshta, të përngjitura ose shprehje. 1. të thjeshta: mbi, në, me, nga, pa, prej, për etj. 2. të përngjitura: nëpër, nëpërmjet, përmbi, përmes, përpara, përtej, përballë, përveç, sipas, ndërmjet, përbri, matanë, përkrah, përreth etj. 3. shprehje: për në, bashkë me, ballë për ballë, rreth e qark, rreth e rrotull, deri në, që nga, gjer në, që prej etj.

Drejtshkrim Parafjalët e përngjitura shkruhen bashkë, shprehjet shkruhen ndaras.

Shpjegim: Fjalët: afër, larg, prapa, pas, drejt, poshtë, përtej etj. mund të jenë edhe ndajfolje, edhe parafjalë. Këto fjalë janë ndajfolje, kur nuk kanë pas tyre një emër, përemër a numëror. Kur përdoren si parafjalë, fjalët pranë, afër, larg... vihen para emrave a mbiemrave, para përemrave a numërorëve në rasën rrjedhore, ndërsa kur përdoren si ndajfolje vihen pranë foljeve. Shembuj: si ndajfolje si parafjalë - Mos më rri pranë! - Mos rri pranë zjarrit! - Ai më doli përpara. - Ai doli përpara meje. 62

- Ai foli kundër. - Ai punon poshtë. - Nga vjen ky punëtor? DETYRË

- Ai foli kundër shtypjes koloniale - Ai punon poshtë kodrës. - Ky punëtor vjen nga fabrika.

Nënvizoni parafjalët në tekstin e dhënë.

Kam zbritur nga treni. Në dorë mezi mbaja një valixhe të madhe; në krah kam hedhur pardesynë. Fryn erë e lehtë që ma freskon ballin. Para meje shtrihet një fushë e madhe. Duke parë flakëzën mbi kodër, m'u kujtua shtëpia. Më doli para sysh dhoma e shtruar me qilim, me minderin pranë murit.... Dhe për dy orë shkuam... DETYRË

Në vend të pikave vini njërën nga parafjalët: mbi, gjatë, nga, me, për, pranë, jashtë, në.

............... rrugës fëmijët këndonin këngë të gëzuara. ............ hotelit ndodhet një librari e madhe. ......... tryezë ka shumë libra. .......... lumin Drin janë ndërtuar disa hidrocentrale. Të rinjtë u kthyen vonë .......... shëtitja. Fëmijët po luanin ........... gëzim ......... bregut të liqenit. Kooperativistët kujdesen shumë ............. bimët, që të marrin rendimente të larta. Sa shumë ndryshon klima ........... qytetin tuaj. ............ qytetit tonë ndodhet një fabrikë cigaresh. DETYRË

Gjeni parafjalët në fjalitë e dhëna dhe thoni në cilën rasë është emri që ndodhet pas.

- Dardha bie nën dardhë. - Pushimin e kalova te gjyshi në fshat. - Në punë shkoj me autobus ose me biçikletë. - Nëpër rrugët e qytetit qarkullojnë shumë makina. - Larg sysh, larg zemrës. - Treni i parë nga Shkupi për në Berlin niset në orën 6. - Zogjtë fluturonin prej dege në degë. - Gjuha e huaj nuk mësohet pa fjalor e pa gramatikë. - Para shtëpisë është një kopsht me lule. - Të gjithë u kthyen me kohë nga pushimi vjetor.

63

DETYRË

Plotësoni vendet e zbrazëta me parafjalët: ndaj, prej, para, brenda, pas, drejt, jashtë, larg, përtej, afër, rreth.

Sonte do të takohemi ............... teatrit. Genti del herët ............... shtëpie. Ata kaluan ................ lumit Vardar. Duhet të kemi kujdes .............. pleqve. Nxënësit luajnë ................... oborrit të shkollës. Besa qëndroi një kohë të gjatë .............. vendlindjes. Në mbrëmje u mblodhën të gjithë .............. zjarrit. Ata shëtitshin ............. bregut të lumit. Dyqani gjendet ................ fakultetit. Ai libër ka dalë ................. përdorimit. Agimi u nis ................ shtëpisë. DETYRË

Në vend të pikave vini fjalët: larg, afër, veç apo drejt si ndajfolje ose si parafjalë.

Ne ishim ulur rreth tryezës, kurse Artani rrinte .......... . Turistët po shkonin ............. galerisë së arteve. Në fillim rruga ishte me kthesa, pastaj ajo shkonte .............. . ............ detit dhe në faqet e maleve radhiten njëri pas tjetrit fshatrat bregdetare. Kombinati i drurit ndodhet .............. qytetit. Lahu në det bashkë me shokët, por mos shko ................ . Prej këtej stadiumi është ................. . Punën e kam ................ shtëpisë. Te parku kishin ardhur të gjithë të tjerët ............... Bardhës. ............... nesh po afrohet një grup të rinjsh. DETYRË

Teksti i dhënë më poshtë është shumë i ngatërruar. Pasi ta rishkruani atë, nënvi zoni parafjalët.

Beni vjeç është 28. Çdo mëngjes ngrihet, vishet dhe del në qytetit e parkun. Nga të parkut deri në hyrje shtëpia ai vrapon me të ngadalshëm tempo. Kur në park arrin, ndalet, thellë merr frymë dhe fillon trupore ushtrimet. Në fillim të kokës bën ushtrime: vë në mes duart dhe lëviz kokën: para, majtas, prapa, djathtas. Pastaj bën të kokës rrotullime nga e djathtë në të majta dhe anasjelltas. Ushtrimet i vazhdon me të trungut përkulje poshtë-prapa, para-majtas, lart-djathtas; derisa djersitet. Ai ushtrime bën edhe për këmbët të tjera, duart, gishtërinjtë etj. Pas minutash 15 rreth, ai parkun lë dhe në shtëpi kthehet. Menjëherë niset për në punë dhe rruhet, lahet.

64

PËREMRI

Ashtu si edhe në gjuhët e tjera, edhe në gjuhën shqipe përdoren shpesh fjalë që zëvendësojnë emrat, që janë përfaqësues të tyre në fjali. Përdorimi i përemrave bën të mundur që të mos përsërisim të njëjtin emër. Përemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që tregon në mënyrë të përgjithshme (pa i emërtuar) frymorë, sende, tipare ose sasi të pacaktuara. Disa përemra, ashtu si mbiemrat, përdoren pranë emrave dhe përshtaten në gjini, në numër dhe në rasë me ta. Për shembull: - Gjyshi im ka qenë murator. - Kjo kullë ka përballuar shumë sulme.

Disa përemra të tjerë nuk përdoren pranë emrave dhe lakohen në njëjës dhe në shumës, ashtu si emrat. P.sh.: - Unë them të tregojmë të vërtetën në çdo rast. - Mua më quajnë Tanush. - Dikush po vjen. - Hapat e dikujt po dëgjohen në korridor.

Sipas kuptimit që kanë, dallojmë shtatë lloje përemrash:

1. Përemra vetorë (unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato) 2. Përemra vetvetorë (vete, vetvete) 3. Përemra dëftorë (ky, kjo, këta, këto, i tillë...) 4. Përemra pronorë (im, yt, i tij, i saj...) 5. Përemra pyetës (kush? cili? sa? ç'?...) 6. Përemra lidhorë (që, i cili, e cila) 7. Përemra të pacaktuar (cilido, secili, asnjë, ca, asnjëri, kushdo, dikush, çdo...).

DETYRË

Gjeni përemrat në tekstin e poshtëshënuar.

Unë nuk kam parë kalë më të mirë se ky. Ai kali i karrocës që kalon nga lagjja jonë s'është asgjë para këtij. Ai vjen çdo mëngjes në oborrin tonë, por s'është i bardhë si ky. As sytë, as barkun s'i ka si të këtij. Vërtetë ka ca zilka të vogla, por yni ka një zile të madhe, të cilën xhaxhi Thomai ia ka zënë me bar. Vetëm, të të them të drejtën, kali mua nuk më do aq sa e dua unë.

65

1. PËREMRI VETOR

veta:

Përemra vetorë janë fjalët që tregojnë veta të ndryshme. ndryshme Ata kanë tri shumës

njëjës veta I

veta II

veta III

Përemrat vetorë të vetës së parë: njëjës unë, unë shumës ne, ne tregojnë vetën që flet, përkatësisht një grup vetash ku bën pjesë edhe folësi.

Përemrat vetorë të vetës së dytë: njëjës ti, ti shumës ju, ju tregojnë vetën me të cilën flasim, bashkëbiseduesin, përkatësisht bashkëbiseduesit. Përemrat ai, ai ajo njëjës dhe ata, ata ato shumës janë të vetes së tretë dhe tregojnë frymorët dhe sendet për të cilët bëhet fjalë.

Përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë (unë, ti; ne, ju) përdoren për të dy gjinitë dhe vetëm për njerëz, kurse ata të vetes së tretë (ai, ajo; ata, ato) kanë forma të veçanta për gjini të ndryshme dhe përdoren edhe për kafshë e sende.

Përemrat vetorë të vetës III (ai, ajo; ata, ato) kur shoqërohen me parafjalët e rasës kallëzore (me, në, mbi, pa, nën, për etj.) dhe me parafjalët e rasës rrjedhore (prej, pas, para, përballë etj.) përdoren pa zanoren nistore a- p.sh.: prej tij = prej atij; prej saj = prej asaj; përballë tyre = përballë atyre; kundër tyre = kundër atyre etj. P.sh.: - Agimi u nis përpara. Me të shkoi dhe Artani. - Petriti dhe Ylli erdhën të parët. Pas tyre erdhën të tjerët. - Vjollca shkoi në Shkodër. Prej saj morëm letër.

Gjeni dhe nënvizoni përemrat vetorë në tekstin e mëposhtëm. Unë jam Beni... Ne banojmë në qendër të qytetit. Unë para një jave mbarova klasën e parë me përfundime shumë të mira. Babai u gëzua shumë. Ai nuk dinte ç'të bënte, kurse mami sa s'fluturonte nga gëzimi. Ajo më puthte vazhdimisht... Babi dhe mami donin të më blinin një dhuratë. Unë u thashë: - Ju më mirë më blini një top... - E di unë, gjithmonë top do ti, - tha mami. Ata ecnin para dhe unë mbeta prapa. Mami kundërshtonte. Më në fund ajo më bleu dy libra me përralla, por edhe një top. Unë u gëzova shumë. DETYRË

66

Përemrat vetorë të vetës së tretë e kanë si kategorinë e gjinisë, ashtu edhe atë të numrit: ai, ajo - ata, ato ndërsa kategorinë e rasës e kanë të gjithë përemrat vetorë.

Pasqyra e lakimit të përemrave vetorë Numri

Rasa

Emërore Njëjës Gjinore Dhanore Kallëzore Rrjedhore

Emërore Shumës Gjinore Dhanore Kallëzore Rrjedhore

Veta e parë unë --mua, më mua, më (prej) meje

ne --neve, na ne, na (prej) nesh

Veta e tretë Veta e dytë Gjinia mashkullore Gjinia femërore ti --ty, të ty, të (prej) teje

ju --juve, ju ju, ju (prej) jush

ai i atij atij, i atë, e (prej) atij

ata i atyre atyre, u ata, i (prej) atyre

ajo i asaj asaj, i atë, e (prej) asaj

ato i atyre atyre, u ato, i (prej) atyre

Çfarë vërejmë në këtë paraqitje tabelore?

1. Në rasat dhanore dhe kallëzore përemrat kanë dy trajta: a) një trajtë të plotë e b) një trajtë të shkurtër. 2. Për të gjetur rasat e përemrave vetorë, ashtu si edhe për emrat, përdorim pyetjet: kush?; i, e kujt?, kujt?, kë?, prej kujt?, cili? etj. 3. Trajtat e shkurtra të vetës së parë e të dytë (njëjës e shumës) në rasat dhanore e kallëzore janë të njëjta.

4. Veta e parë dhe e dytë e përemrave vetorë nuk përdoren në rasën gjinore. 5. Në rasat kallëzore dhe rrjedhore të vetës së tretë përdoren dhe trajtat e paplota, pa zanoren a- të fillimit. Këto trajta përdoren pas parafjalëve, p.sh.: me të, foli me të, prej saj, para tij, kundër tyre, për ta... DETYRË

Zëvendësoni përemrat vetorë me emrat përkatës.

Në strehën e shtëpisë sonë dallëndyshet bëjnë folenë vit për vit. Ato shkojnë e vijnë me shpejtësi, punojnë pa u lodhur. Blerta i do shumë dallëndyshet. Ajo kënaqet kur u shikon gushën e larme. Një ditë Blerta pa një dallëndyshe të vogël. Ajo u përpoq të fluturonte, por ra në tokë. Blerta pa macen. Ajo donte ta kapte. Por gjyshja i bërtiti: - Pist, moj Pambuke! 67

Macja e ka frikë atë. Blerta mori shkallën. Ajo hipi në shkallë duke e mbajtur me kujdes dallëndyshen e vogël në njërën dorë, dhe e vuri atë ngadalë në fole.

Ushtrim: (me gojë): Formoni fjali me përemra vetorë, duke i përdorur në të gjitha rasat. P.sh.: - Unë quhem ... . Mua më pëlqen shumë muzika. Mua ndryshe më quajnë ... . Prej meje do të mësoni shumë këngë. Afër meje është ulur shoku/shoqja ... (Denis/Maria). - Ti quhesh... - Ai quhet ... - Ajo quhet ... - Ne jemi studentë. Neve na japin shumë detyra. Ne na ngarkojnë me shumë mësime. Prej nesh pritet të bëhemi ekspertë. - Ju jeni nxënës. .. - Ata janë nxënës. ... - Ato janë nxënëse. ... DETYRË

Thurni fjali sipas shembujve të dhënë më poshtë (me gojë ose me shkrim):

DETYRË

Lexojeni tekstin, gjeni përemrat vetorë dhe thoni në cilën rasë janë përdorur.

- Agimin e kam shok. Me të jam njohur qysh në fëmijëri. Ai tani nuk banon këtu. Ka shkuar në Amerikë. Mua shpesh më kujtohet ai. Ndonjëherë marr letra prej tij. - Zanën e kam shoqe. Me të ... Bashkë me Valonin hipëm në kalë. Ai qëndronte pas meje mbi samar. Me njërën dorë Valoni më kapi nga mesi. Mua më dukej sikur bëja kërcim pupthi pa pushuar fare. Degët e pemëve na fëshfërinin në vesh e në qafë pa na gërvishtur. Në të përpjetë duhej të zbritnim nga kuajt. - Të zbres edhe unë, - i thashë Valonit. - Jo, se ti lodhesh shumë. Me ty kali nuk lodhet, se je i lehtë... Rrotull nesh ka shkëmbinj... Poshtë nesh është një greminë e thellë. Mua më duket se më merren mendtë...

Gazmore

Pasi u kthye Beni nga shkolla, babai i tij e pyeti: - Beni çfarë mësove, sot? - Sot mësova të shkruaj, - u përgjigj Beni. - Shumë mirë, po çfarë shkrove? - e pyeti babai. - Nuk di, ende nuk kam mësuar të lexoj.

- Tregoni ndonjë gazmore me ndihmën e mësueses. 68

TRAJTAT E SHKURTRA TË PËREMRIT VETOR

Përveç trajtave të plota, në rasat dhanore e kallëzore përemrat vetorë kanë edhe trajta të shkurtra. Trajtat e shkurtra janë të patheksuara dhe vihen gjithmonë pranë foljes. Nëna e përcjell djalin deri te shkolla, e puth atë në ballë dhe e porosit të mësojë mirë.

Pra, përemri atë dhe vetë trajta e shkurtër e zënë vendin e emrit djalin. Trajtat e shkurtra qëndrojnë pranë foljes. Zakonisht ato vendosen para saj, por mund t'i ngjiten pas ose të futen në trup të saj. P.sh.: - E mora librin. - Merre librin. - Merreni librin.

Dhanore: më, të, i, na, ju, u Kallëzore: më, të, e, na, ju, i

Trajtat të shkurtra të vetës së parë dhe të dytë (njëjës e shumës) në dhanore e kallëzore janë të njëjta. Për të dalluar rasën e tyre, bëjmë pyetjet: kujt? ose cilit? për dhanoren; kë? ose cilin? për kallëzoren, p.sh.: (kujt?) Mua më dhanë fletëlavdërimin (ty të; juve ju). (kë?) Mua më lavdëruan (ty të, ju ju).

Në vetën e tretë trajtat e shkurtra janë të njëjta për të dyja gjinitë: (kujt?) - (atij, asaj) i; (kë?) - (atë) e.

TRAJTAT E SHKURTRA TË BASHKUARA

Në gjuhën shqipe përdoren shpesh pranë njëra-tjetrës zakonisht dy trajta të shkurtra. Në këtë rast ato shkrihen njëra me tjetrën dhe shkruhen bashkë. Bashkohen të gjitha trajtat e shkurtra të dhanores me trajtën e shkurtër të kallëzores në vetën e tretë njëjës e ose me vetën e tretë shumës i. Vetëm trajtat na e dhe na i shkruhen veças. Në vazhdim po japim pasqyrat tabelare të këtyre bashkimeve.

69

a) Dhanorja e tri vetave njëjës e shumës + kallëzorja e vetës së tretë njëjës: Numri Veta Rasa dhanore Njëjës

I



III

i

II



I

na

III

u

Shumës II

ju

Rasa kallëzore veta III njëjës

+

e

Trajtat e bashkuara

më + e = ma të + e = ta i + e = ia

na + e = na e ju + e = jua u + e = ua

Vini re: Ky bashkim ndodh kur kemi të bëjmë me kundrinë të drejtë në numrin njëjës, pra kur flasim vetëm për një send, njeri a kafshë.

Shembuj:

- Shoku ma (më + e) tregoi (mua) fotografinë. - Shoku ta (të + e) tregoi (ty) fotografinë. - Shoku ia (i + e) tregoi (atij, asaj) fotografinë. - Shoku na e (na + e) tregoi (neve) fotografinë. - Shoku jua (ju + e) tregoi (juve) fotografinë. - Shoku ua (u + e) tregoi (atyre) fotografinë.

70

b) Dhanorja e tri vetave njëjës e shumës + kallëzorja e vetës së tretë shumës: Numri Veta Rasa dhanore Njëjës

I



III

i

II



I

na

III

u

Shumës II

ju

Rasa kallëzore veta III shumës

+

i

Trajtat e bashkuara

më + i = m’i të + i = t’i i + i = ia

na + i = na i ju + i = jua u + i = ua

Vini re: Ky bashkim ndodh kur kemi të bëjmë me kundrinë të drejtë në numrin shumës, pra kur flasim për më shumë sende, njerëz a kafshë. Shembuj:

- Shoku m’i (më + i) tregoi (mua) fotografitë. - Shoku t’i (të + i) tregoi (ty) fotografitë. - Shoku ia (i + i) tregoi (atij, asaj) fotografitë. - Shoku na i (na + i) tregoi (neve) fotografitë. - Shoku jua (ju + i) tregoi (juve) fotografitë. - Shoku ua (u + i) tregoi (atyre) fotografitë.

71

DETYRË

Plotësoni fjalitë me trajtat e shkurtra të bashkuara të përemrave vetorë.

- Vjollca ......... ngjiti pullën zarfit dhe ........ dha (atë) nëpunëses. - Mësuesi .......... shpjegoi (mua) të gjitha fjalët e reja. - Dentisti ........... kontrolloi dhëmbët fëmijëve. - Mua .......... hoqi dhëmbin e prishur. - Librat ............. (juve) dhashë dje, - u tha mësuesi nxënësve. - Kujt ........... dhe çelësat e makinës? - Venera .......... plotësoi dëshirat shoqeve. - Pakon .......... (ty)dërgova dje me postë. - Djali .......... bëri qejfin prindërve. - .............. jep mua këtë fotografi. - Lulet .......... dhurova nënës për 8 Mars. TË LEXOJMË

Bariu gënjeshtar

- Ujku!... Ujku!... - bërtiti një ditë Ganiu kur po kulloste delet në një livadh afër fshatit. Fshatarët lanë punën dhe vrapuan të gjithë, kush me sëpatë, kush me sfurk e kush me nga një dru në dorë. - Ku është ujku? - e pyetën Ganiun. - Ja, unë jam ujku! - u përgjigj ai duke qeshur. Fshatarët u zemëruan shumë dhe i thanë: - Edhe qesh!... S'ke turp!... - Pastaj secili shkoi në punë të vet. Pas ca ditësh Ganiu thirri përsëri: - Ujku!... Ujku!... Ndihmë!... - Po këtë herë asnjë fshatar nuk i erdhi në ndihmë. Thuaja ndonjë tjetri ato! - i thonin fshatarët. - Një herë na gënjeve! Kësaj radhe Ganiut i kishte rënë me të vërtetë ujku ndër dhen dhe ia kishte shqyer gjysmën. Gani gënjeshtari u kthye në fshat me dhentë që i kishin mbetur, por askujt nuk i erdhi keq për të. Njëri nga fshatarët i tha: Gënje edhe një herë, po të duash! - Ritregojeni këtë tregim. - Thoni mesazhin e këtij tregimi.

72

2. PËREMRI VETVETOR Si përemra vetvetorë shërbejnë fjalët: vete, vetja, vetvete, vetvetja. Trajtat vete e vetvete përdoren vetëm në rasën kallëzore me parafjalë (për vete, me vete, në vete). Përemrat vetvetorë kanë formë të njëjtë për të dyja gjinitë dhe për të dy numrat. P.sh.: - Ai mori me vete të motrën. - Ajo mori me vete të motrën. - Ti mos puno vetëm për vete. vete - Ju mos punoni vetëm për vete. vete Përemrat vetja, vetvetja lakohen si emrat e gjinisë femërore. Vetja: vetja; i, e vetes; vetes, veten, prej vetes.

Vetvetja: vetvetja; i, e vetvetes; vetvetes, vetveten, prej vetvetes.

P.sh.:

- I dhimbset vetvetja; ai është e zeza e vetes; i doli zot vetes; e përmbajti veten; mori pas vetes edhe dy shokë. DETYRË

Gjeni dhe nënvizoni vetvetorët në fjalitë e mëposhtme.

- Njeriu që vetëm për vete punon, është si një dru që pemë s'lëshon. - Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.

- I duket vetja i madh.

- Ai po i bën dëm vetvetes.

- Inxhinieri vendosi të mendonte më tepër për kursimin, sepse ky, në vetvete, ishte një problem tepër i rëndësishëm.

- Mësuesi solli me vete në konkurs dy recitues të rinj.

DETYRË

Në vend të pikave, shkruani përemrin vetvetor në rasën e duhur.

- Këto fjalë i ke nga .................?

- A e ke marrë topin me ..............?

- Fol më pak për ................., se është më mirë.

73

- Kërkon më shumë prej .................... .

- Megjithëse isha nxehur, unë dita ta përmbaja ................... . - Ato e ndienin .................. sikur të ishin në shtëpinë e tyre. - Kur ishte me shokë, e ndiente ...................... të fuqishëm. 3. PËREMRI DËFTOR

Përemri dëftor shërben për të treguar frymorë ose sende që ndodhen afër ose larg folësit. Ata përdoren bashkë me emrin ose e zëvendësojnë atë. Përemrat dëftorë janë:

Për afër: ky, kjo, këta, këto; i këtillë, e këtillë, të këtillë, të këtilla; i tillë, e tillë Për larg: ai, ajo, ata, ato; i atillë, e atillë, të atillë, të atilla

Përemrat dëftorë ndryshojnë sipas gjinisë, numrit dhe rasës. P.sh.: - Ky djalë është shumë punëtor. - Kjo vajzë ndihmon shoqet. - Ajo parcelë është eksperimentale. - Ato parcela do të mbillen me oriz. - Ky libër është i bukur. - Këtë libër sapo e lexova.

Përemrat dëftorë ky, kjo, ai, ajo lakohen si përemrat vetorë ai, ajo. Përemrat dëftorë i këtillë, e këtillë etj. lakohen si mbiemrat e nyjshëm: një djalë i këtillë, i një djali të këtillë etj. Në vazhdim po japim lakimin e përemrave dëftorë ky, kjo, këta, këto: Rasa Emërore Gjinore Dhanore Kallëzore Rrjedhore

Rasa Emërore Gjinore Dhanore Kallëzore Rrjedhore

ky i (e) këtij këtij këtë prej këtij këta i (e) këtyre këtyre këta prej këtyre

Ky ky mësues i (e) këtij mësuesi këtij mësuesi këtë mësues prej këtij mësuesi

kjo i (e) kësaj kësaj këtë prej kësaj

Këta këta mësues i (e) këtyre mësuesve këtyre mësuesve këta mësues prej këtyre mësuesve

74

Kjo kjo mësuese i (e) kësaj mësueseje kësaj mësueseje këtë mësuese prej kësaj mësueseje

këto i (e) këtyre këtyre këto prej këtyre

Këto këto mësuese i (e) këtyre mësueseve këtyre mësueseve këto mësuese prej këtyre mësueseve

DETYRË

Gjeni dhe nënvizoni përemrat dëftorë në fjalitë e mëposhtme.

- S'duhet harruar se në këtë luftë Skënderbeu po përdor një taktikë të re. - A nuk beson ti se këta topa do ta mposhtin këtë kala? Topa të tillë përdoren për herë të parë në historinë e njerëzimit. - Ai shi vere nuk ra gjatë. - Ky qe sulmi i tyre i parë. - Kjo është toka jonë. - Ç'arkitekt mund ta kishte projektuar këtë kështjellë?

DETYRË

Në vend të pikave vini përemrin dëftor që është hequr.

- Në ................ mënyrë ruhet jeta e ushtarëve. - ................... fjalë na rritin krenarinë, moj nënë. - Kuptohet se ai s'do të kursejë asgjë në .............. punë. - Ata nisën të diskutonin për ............. gjë. - Me mjete .................. ne duhet të fitojmë patjetër. - Çelebiu i tregoi si mendonte ta fillonte kronikën ................... fushate.

TË LEXOJMË ANEKDOTË

Forca e Nastradinit

Njëherë, në një mbrëmje dimri, u mblodhën njerëzit e filluan të merreshin me llafe. Secili prej tyre lavdëronte forcën e tij. Kur i erdhi radha Nastradinit, ky tha: - Në të vërtetë unë u plaka, por kjo s'do të thotë gjë. Forca ime siç ishte, ashtu edhe ka mbetur. - Nga e di ti këtë? - e pyetën. - Sepse, - u përgjigj Nastradini, - në oborrin tonë është një gur i madh. Kur isha fëmijë, nuk mund ta ngrija, në rini gjithashtu nuk e ngrija dot, por edhe tani në pleqëri nuk mund ta ngre.

75

4. PËREMRI PRONOR

Fjala që tregon se kujt i takon një pronë e caktuar quhet përemër pronor. pronor Përemri pronor ka gjininë mashkullore dhe femërore, ka numrin njëjës dhe shumës dhe lakohet sikur mbiemri. Përemri pronor ka tri veta, sikurse edhe përemri vetor. Përemrat pronorë përdoren:

- si përcaktorë të një emri: emri libri im, fushat tona. - më vete: vete Shkolla jonë është më e re se juaja.

Përemrat pronorë të gjinisë mashkullore, kur përdoren më vete, në numrin njëjës kanë mbaresën -i: imi, yni, yti, juaji, i tiji, i saji, i tyri. Përemrat pronorë të gjinisë femërore kanë mbaresën -a: imja, jona, jotja, juaja, e tija, e saja, e tyrja.

Në numrin shumës të gjithë përemrat kanë mbaresën -t (-të) dhe disa prej tyre nyjën e përparme të: të mitë, të miat, tanët, tonat, të tutë, të tuat, tuajt, tuajat, të tijtë, të sajtë, të tijat, të sajat, të tyret.

Përemri pronor përdoret zakonisht pas emrit që përcakton. Përemrat e vetës së parë e të dytë njëjës, kur përcaktojnë emra që tregojnë lidhje gjinie ose marrëdhënie familjare, si: atë, bijë, bir, mbesë, motër, vëlla, shoq etj., mund të përdoren edhe përpara këtyre emrave, si: im atë, ime motër, im shoq etj. Në vijim po japim në mënyrë tabelore përemrat pronorë që kanë të bëjnë me një objekt të vetëm: Prona: një objekt i vetëm Një pronar Disa pronarë

Për. vetorë Prona në gj. Prona në gj. (njëjës) mashkullore femërore

Unë Ti Ai III Ajo I II

im yt i tij i saj

Unë Ky është libri im

ime j ot e e tij e saj Ti yt

Për. vetorë Prona në gj. Prona në gj. (shumës) mashkullore femërore

Ne Ju Ata III Ato I II

ynë juaj

i tyre

jonë juaj

e tyre

Ai Ajo Ne Ju Ata Ato i tij i saj ynë juaj i tyre

Unë Ti Ai Ajo Ne Ju Ata Ato Kjo është shkolla ime jote e tij e saj jonë juaj e tyre 76

DETYRË

Shikoni fotografitë e dhëna dhe ushtroni sipas këtyre shembujve:

Ky është çelësi: im, yt, i tij, i saj // ynë, juaj, i tyre Kjo është dardha: ime, jote, e tij, e saj // jonë, juaj, e tyre

AI

/

ATA

AJO

TIJ

/ TYRE

ATO

/ SAJ

/ TYRE

Prona: më shumë se një objekt

Një pronar

Për. vetorë Prona në gj. Prona në gj. (njëjës) mashkullore femërore

I II

Unë

Ti Ai III Ajo

e mi e tu

e t ij e sa j

Këta janë lapsat

e mia e tua e tij e saj

Disa pronarë

Për. vetorë Prona në gj. Prona në gj. (shumës) mashkullore femërore

I II

Ne

Ju Ata III Ato

tanë tuaj

e tyre

t o na tuaja

e tyre

Unë Ti Ai Ajo Ne Ju Ata Ato e mi e tu e tij e saj tanë tuaj e tyre

Unë Ti Ai Ajo Ne Ju Ata Ato Këto janë fletoret e mia e tua e tij e saj tona tuaja e tyre 77

DETYRË

Shihni fotografitë më poshtë dhe ushtroni.

Këta janë çelësat: e mi, e tu, e tij, e saj, tanë, tuaj, e tyre. Këto janë bananet: e mia, e tua, e tij, e saj, tona, tuaja, e tyre.

AI

/ TIJ

ATA

78

/ TYRE

AJO

/ SAJ

ATO

/ TYRE

DETYRË

Gjeni dhe nënvizoni përemrat pronorë.

Zana i bën një vizitë Artanit në shtëpi për herë të parë

A: Ja, shiko Zana. Ky është kopshti im. Ka shumë lule të bukura. Po kopshti yt, si është? Z: Edhe kopshi im është i bukur. Para disa ditësh isha te Blerta. Ajo në kopsht kishte një bredh. Bredhi i saj ishte i madh. A: Unë isha edhe te Gëzimi. Edhe kopshti i tij ishte i bukur. ... A: Shiko, kjo është shtëpia ime. Nuk është aq e madhe. Si është shtëpia jote Zana? Z: Edhe shtëpia ime nuk është shumë e madhe, por është e bukur. Po shtëpia e Gëzimit, si ishte? A: Shtëpia e tij ishte shumë e madhe. Shtëpia e Blertës, e madhe ishte? Z: Jo. Shtëpia e saj nuk ishte shumë e madhe. ... Z: Artan, rrugica juaj është e gjerë, ndërsa rrugica jonë është më e ngushtë. A: Si ishte rrugica e Benit dhe e Blertës? Z: Rrugica e tyre ishte e ngushtë, por kishte shumë drurë bliri. A: Shiko Zana, kopshti ynë është i bukur. Si është kopshti juaj? Z: Kopshti ynë nuk ështa kaq i madh. Si ishte kopshti i Benit dhe i Blertës? A: Edhe kopshti i tyre ishte i bukur.

79

5. PËREMRI PYETËS

Përemri pyetës përdoret për të pyetur për frymorë e sende ose për tipare të tyre. Përemra pyetës janë: kush?, cili?, cilat?, ç'?, çfarë?, sa?, i sati?, me se? etj.

Përemri kush? përdoret për të pyetur për njerëz ose për qenie të personifikuara, vetëm në numrin njëjës: Kush ishte regjisori i filmit? Kush këndon më bukur se unë? - tha Gjeli. Ky përemër nuk duhet përdorur asnjëherë përpara emrave si përcaktor i tyre. P.sh. nuk duhet të themi Kush këngëtar këndon më mirë? por Cili këngëtar këndon më mirë? Përemri cili? mund të përdoret për të pyetur për njerëz, për kafshë dhe për sende. Mund të përdoret edhe si përcaktor i një emri ose më vete.

Përemrat pyetës ç'?, çfarë? kanë gjithnjë të njëjtën formë, pavarësisht nga funksioni që kryejnë në fjali. Përemri pyetës ç'? shkruhet gjithmonë me apostrof, si: Çfarë bën mësuesja? ose Ç’bën mësuesja?.

Në vijim po japim tabelat e lakimit të përemrave pyetës kush?, cili?, cila, cilët?, cilat? Rasa E. Gj. Dh. K. Rr. DETYRË

Kush?

kush? i (e) kujt? kujt? kë? prej kujt?

Cili?

cili? i (e) cilit? cilit? cilin? prej cilit?

Cila?

cila? i (e) cilës? cilës? cilën? prej cilës?

Cilët?

cilët? i (e) cilëve? cilëve? cilët? prej cilëve?

Cilat?

cilat? i (e) cilave? cilave? cilat? prej cilave?

Në vend të pikave vini përemrat pyetës kush? ose cili? në rasën e duhur.

- ............. do ta blejë këtë kostum?

- Çanta ................. është kjo?

- .............. i bleu nëna fustan të bukur?

- Prej ................. e more letrën?

- Me ........... do të shkosh në teatër?

- ............. po ia blen këtë kukull?

- ............. po pritni para kinemasë?

- Me ......... skuadër luan sot "Vardari"?

- Afër .............. e ke shtëpinë?

- ................. prej jush do të vijë me mua?

80

6. PËREMRI LIDHOR

Përemri lidhor shërben për të lidhur pjesën e nënrenditur përcaktore me emrin, grupin emëror ose përemrin paraprijës që plotëson. Përemri lidhor ka dy forma: që dhe i cili. Përemri lidhor që ka vetëm një formë, edhe për numrin njëjës, edhe për shumës, edhe për gjininë mashkullore edhe për atë femërore. Përemri lidhor i cili ka forma të veçanta për gjininë mashkullore e femërore, për numrin njëjës e shumës: i cili (mashkullore, njëjës), e cila (femërore, njëjës), të cilët (mashkullore, shumës), të cilat (femërore, shumës). Në varësi të funksionit që kryen në fjali, ndryshon formë edhe gjatë lakimit. Shembull:

- E lexova librin që ma solli motra. / E lexova librin. Librin ma solli motra. - Bleva një roman të ri, i cili ka dalë këto ditë. / Bleva një roman të ri. Romani i ri ka dalë këto ditë. - E mora mesazhin që ma dërgove ti. / E mora mesazhin. Mesazhin ma dërgove ti.

Në gjuhën shqipe, si përemra lidhorë mund të shërbejnë edhe përemrat pyetës kush?, cili?, ç'?. P.sh.: - Lum kush e shtie atë nuse në shtëpi! (kush - ai që). - Ç'i shihte syri, ia punonte dora. (ç' - atë që) - Eja me cilin të duash. (me cilin - me atë që)

Tani po japim lakimin e përemrave lidhorë i cili, e cila në njëjës dhe në shumës. Rasa

E. Gj. Dh. K. Rr.

Gjinia mashkullore Njëjës Shumës

i cili? i (e) të cilit? të cilit? të cilin? prej të cilit?

të cilët? i (e) të cilëve? të cilëve? të cilët? prej të cilëve?

Gjinia femërore Njëjës Shumës

e cila? i (e) së cilës? së cilës? të cilën? prej së cilës?

të cilat? i (e) të cilave? të cilave? të cilat? prej të cilave?

Shënim: Përemri lidhor që nuk lakohet. Ai përdoret në vend të një emri të rasës emërore ose kallëzore, kurdoherë pa parafjalë. P.sh.: Shkupi është qyteti që (i cili) më pëlqen më shumë. Shoqja që (të cilën) e takova, quhet Lindita. 81

7. PËREMRI I PACAKTUAR

Përemrat e pacaktuar tregojnë frymorë ose sende në mënyrë të pacaktuar. Këta përemra lakohen. Ja disa përemra të pacaktuar: dikush, ndokush, kushdo, askush, gjithkush, një, njëri, ndonjë, ndonjëri, asnjë, asnjëri, secili, gjithsecili, cilido, çdo, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca, disa, të gjitha etj. Përemrat e pacaktuar përdoren shpesh si kryefjalë të fjalive, si kundrinorë e përcaktorë. Kur janë të pashoqëruar me emra, përdoren në fjali zakonisht si kryefjalë a kundrinorë; kur janë të shoqëruar me emra, përdoren si përcaktorë. Në tabelën e mëposhme shihni lakimin e disa përemrave të pacaktuar: Rasa

E. Gj. Dh. K. Rr. DETYRË

njëri

njëri i (e) njërit njërit njërin njërit

njëra

njëra i (e) njërës njërës njërën njërës

ndonjëri

ndonjëri i (e) ndonjërit ndonjërit ndonjërin ndonjërit

ndonjëra

ndonjëra i (e) ndonjërës ndonjërës ndonjërën ndonjërës

Nënvizoni përemrat e pacaktuar në fjalitë e poshtëshënuara.

Tani atë e njihte gjithë vendi dhe ishte e natyrshme që të krenohej i tërë qyteti. Këtë s'ia kam thënë asnjërit deri më sot. Secili prej tyre kishte dëgjuar, por askush nuk donte ta pranonte këtë. Gjithsecili mendon për vetvete. Kështjella madhështore, gjithsecilit i kishte ra në sy. Ai çfarëdo që bënte, e bënte me nder. Çdo lodër e Gentit, i pëlqente edhe Enisit. Në dyqanin e Besartit tërë ditën dikush hynte e dikush dilte, por askush nuk ankohej nga mikpritja e tij. DETYRË

Përemrat e pacaktuar që janë në kllapa, i vini në rasën e duhur.

Babai përqafohej me .................. (kushdo) që e uronte për martesën e djalit. Kur po festonin ditëlindjen e Teutës, ..................... (secili) i pëlqente të këndonte ose të bënte shaka. ..................... (Askush) nuk iu kujtuan fjalët e këngës. A i ke thënë .................. (ndokush) për këtë gjë? Unë kam dy shoqe dhe prej ................... (secila) marr letra vazhdimisht. Besoj se filmi do t'i pëlqejë ................... (kushdo) që do ta shikojë.

82

MBIEMRI

Mbiemër quhet ajo pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që emërton një cilësi a tipar të dikujt a diçkasë. Ai përshtatet në gjini, në numër e rasë me emrin të cilin e përcakton. Mbiemri ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, ndërsa mbiemrat e nyjshëm edhe kategorinë e rasës. Veç kësaj, mbiemri ka edhe kategorinë e shkallës, të cilën emri nuk e ka.

Mbiemri është mjeti kryesor për të përshkruar një frymor, një gjë ose një pamje. Mbiemrat, përshkrimin e bëjnë të pasur, të qartë, sepse shprehin ngjyrën, formën cilësinë, lëndën etj. Derisa në pikturë përdoren ngjyra, vija e forma; në fjali përdoren, mbiemrat. Shqipja ka dy tipa mbiemrash: të nyjshëm dhe të panyjshëm.

Numri më i madh i mbiemrave në gjuhën shqipe janë të nyjshëm, por ka edhe të panyjshëm. Mbiemrat e nyjshëm i kanë nyjat i, e, të në rasën emërore, kurse mbiemrat e panyjshëm nuk kanë nyjë të paravendosur. Nyja te mbiemrat e nyjshëm është pjesë përbërëse e tyre dhe nuk mund të mungojë në asnjë rast.

Mbiemrat zakonisht rrinë pas emrave dhe atëherë janë të pashquar. P.sh.: djalë i mirë, mirë vajzë e sjellshme, sjellshme lule e bukur, bukur shkollë e madhe etj.

Kur duam të theksojmë më mirë cilësinë a tiparin e një emri, mbiemrin e vëmë përpara. Në këto raste mbiemri është i shquar. Mbiemrat zakonisht duhet të jenë para emrave kur shkruajmë letra, p.sh. I dashuri shok. PËRSHTATJA E MBIEMRIT ME EMRIN

Mbiemri merr gjininë, numrin dhe rasën e emrit të cilit i përket. Çdo emër mund të lidhet me shumë mbiemra. Kur një mbiemër u përket dy a më shumë emrave, atëherë ai merr gjininë dhe numrin e emrit më të afërt, si p.sh. Puna dhe kujdesi janë të nevojshëm, nevojshëm ose Kujdesi dhe puna janë të nevojshme. nevojshme

Kur mbiemri vihet para emrit, atëherë duhet të përsëritet për çdo emër, p.sh.: E mira fjalë dhe i miri gjest nuk harrohen.

Emrat mashkullorë që në shumësin e pashquar marrin mbaresën -e, i duan mbiemrat në gjininë femërore, p.sh.: vend i bukur - vende të bukura, bukura send i mirë - sende të mira. mira 83

DETYRË

Radhitni mbiemrat e mëposhtëm në kolona sipas llojit të tyre.

i kuq, dimëror, besnike, e lartë, javor, ujore, të shëndetshëm, i hapët, malor, e sinqertë, atëror, i lexuar, e shtatëmbëdhjetë, shkollor, të gjelbër, e bukur, amtare, e bardhë, heroike, vjeshtor. mbiemra të nyjshëm _____________ ______________ _____________ ______________ _____________ _______________ _____________ _______________ _____________ _______________ DETYRË

mbiemra të panyjshëm ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ _______________ ______________ _______________ ______________

Radhiteni siç duhet emrin me mbiemrin.

besnik djalë - _________________ dimëror kostum - _______________ mik i nderuari - _________________ amtare gjuhë - __________________ nënë e dashura - ________________ DETYRË

vajzë e bukura -__________________ i lexuar libër - ____________________ i lartë mal - ______________________ e bardhë bluzë - ___________________ javore gazetë - ____________________

Përshkruaje portretin e shokut ose të shoqes tënde më të ngushtë, duke përdorur mbiemra të nyjshëm e të panyjshëm (mund të përshkruani fytyrën, trupin, veshjen, sjelljen, cilësitë që ka) etj.

1. GJINIA E MBIEMRIT

Mbiemrat e nyjshëm e bëjnë gjininë femërore nga gjinia mashkullore në tri mënyra: a) duke ndryshuar vetëm nyjën e përparme, p.sh.: një top i vogël - një gotë e vogël; vogël b) duke e ndryshuar nyjën e përparme e duke marrë mbaresën -e: një yll i kuq - një shami e kuqe; kuqe c) duke ndryshuar nyjën e përparme dhe zanoren e temës: një djalë i ri - një vajzë e re; re një qen i zi - një lopë e zezë. zezë 84

Mbiemrat e panyjshëm e bëjnë gjininë femërore nga gjinia mashkullore në dy mënyra: a) duke marrë mbaresën -e: njeri dinak - sjellje dinake; dinake pushim veror - frute verore. verore b) një numër mbiemrash nuk e ndryshojnë fare formën e gjinisë mashkullore, p.sh.: babë zemërbardhë - nënë zemërbardhë; zemërbardhë vëlla dorëlirë - motër dorëlirë. dorëlirë DETYRË

Vini këta mbiemra në vendet përkatëse.

i dashur, e dashur; i fortë, e fortë; e ëmbël, i ëmbël; e butë, i butë; i thatë, e thatë; i gjatë, e gjatë; e kuqe, i kuq; e vogël, i vogël; të fortë, të forta; të butë, të buta; të bardha, të bardhë; të shpejta, të shpejtë; besnike, besnik; plak, plakë; i mirë, e mirë; dinak, dinake. gjinia mashkullore

______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________

gjinia femërore

______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________

_______________ _______________ _______________ _______________ _______________ _______________ _______________ _______________

______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________ ______________

DETYRË

Këta mbiemra të gjinisë mashkullore ktheni në gjininë femërore.

DETYRË

Shndërroni nga mbiemra femërorë në mbiemra mashkullorë.

i bashkuar, fisnik i këputur, zemërgjerë, i pandarë, i përparshëm, ujor, vjeshtor, popullor, kryeneç, i papërdorshëm, malor, shkollor, i zi, i ri, i dendur, dembel.

e qetë - ............................. e kënaqur - ....................... e hidhëruar - .................... e kuqe - .............................. e tmerrshme - .................. bardhoshe - ...................... ushtarake - .......................

e lumtur - ...................... e pikëlluar - ................... e madhe - ........................ e zezë - ........................... e vetme - ....................... dinake - .......................... përtace - .......................... 85

DETYRË

Grupet emërore nga gjinia mashkullore ktheni në gjininë femërore. P.sh.: student i mirë - studente e mirë.

nxënës i sjellshëm - __________________ djalë i urtë - ________________________ punëtor i dalluar - ___________________ kalë i fortë - ________________________ djalë i bukur - ______________________ qitës kampion - _____________________ nip zemërmirë - ____________________

djalë bujar - ______________________ burrë guximtar - __________________ gjel i zi - _________________________ ujk i tërbuar - _____________________ shok besnik - _____________________ lojtar i ri - ________________________ inxhinier shpikës - ________________

2. NUMRI I MBIEMRIT

Numri i mbiemrit varet nga numri i emrit të cilit i përket. Kjo do të thotë se kur emri është në njëjës, edhe mbiemri duhet të jetë në njëjës. Kur emri është në shumës, edhe mbiemri duhet të përdoret në shumës. Formimi i shumësit të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore

Mbiemrat e nyjshëm të gjinisë mashkullore e bëjnë shumësin në tri mënyra: 1. duke bërë shumës vetëm nyjën i në të. P.sh.: një libër i mirë një djalë i zellshëm

disa libra të mirë disa djem të zellshëm

Kështu e bëjnë shumësin edhe mbiemrat: i gjatë - të gjatë, i thatë - të thatë, i nesërm - të nesërm, i sotëm - të sotëm, i bukur - të bukur, i ashpër - të ashpër, i afërt - të afërt, i lavdishëm - të lavdishëm, i pafat - të pafat, i përbashkët - të përbashkët, i kuq - të kuq, i huaj - të huaj, i ëmbël - të ëmbël etj. 2. duke e ndryshuar nyjën i në të dhe duke marrë mbaresën -nj: një djalë i ri një laps i zi

disa djem të rinj disa lapsa të zinj

86

3. duke bërë shumës nyjën dhe duke ndryshuar rrënjën: një njeri i madh disa njerëz të mëdhenj një njeri i vogël disa njerëz të vegjël një njeri i keq disa njerëz të këqij një njeri i lig disa njerëz të ligj

Formimi i shumësit të mbiemrave të nyjshëm të gjinisë femërore

Edhe mbiemrat e nyjshëm të gjinisë femërore shumësin e bëjnë nga forma e njëjësit në tri mënyra, siç paraqitet më poshtë: 1. duke bërë shumës nyjën e në të: një punë e këndshme një notë e kalueshme

disa punë të këndshme disa nota të kalueshme

Kështu e bëjnë shumësin edhe mbiemrat: e djeshme - të djeshme, e kuqe - të kuqe, e sotme - të sotme, e sjellshme - të sjellshme etj. 2. duke bërë shumës nyjën e në të dhe duke marrë mbaresën -a: një vjershë e bukur një statujë e drunjtë

disa vjersha të bukura disa statuja të drunjta

Kështu e bëjnë shumësin edhe mbiemrat: e mirë - të mira, e afërt - të afërta, e mundur - të mundura, e verbër - të verbëra, e thyer - të thyera, e verdhë - të verdha, e zezë të zeza etj. 3. duke bërë shumës nyjën dhe duke ndryshuar rrënjën: një fjalë e keqe një shtëpi e madhe një shkollë e re

disa fjalë të këqija disa shtëpi të mëdha disa shkolla të reja

Të mos harrojmë! Emrat që e bëjnë shumësin me prapashtesën -e duan mbiemra të gjinisë femërore.

Mbiemrat e panyjshëm të gjinisë mashkullore shumësin e bëjnë në tri mënyra:

1. duke ruajtur formën e njëjësit: një punëtor faqebardhë - disa punëtorë faqebardhë; faqebardhë 2. duke marrë mbaresën -ë: zemërak - zemërakë; historik - historikë; 3. duke e ndryshuar zanoren e temës dhe bashkëtingëlloren fundore: plak - pleq. Mbiemrat e panyjshëm të gjinisë femërore e ruajnë formën e njëjësit. 87

DETYRË

Formoni shumësin e mbiemrave të poshtëshënuar.

gjinia mashkullore

gjinia femërore

gjinia mashkullore gjinia femërore

i mirë - .....të mirë........ .......të mira..........

i drejtë - ..................

i trashë - ...................

..............................

i jashtëm - ................... .......................

i madh - ....................

..............................

i lartë - ...................... .............................. i dobët - ....................

i varfër - ....................

i bukur - .................... ........................

..............................

i sipërm - .................... ......................

i nxehtë - ..................... ......................

.............................

i afërt - ........................ ......................

i fortë - ....................... ............................. i ëmbël - .....................

.......................

i njomë - ..................... ......................

.............................

i arsyeshëm - ..................... ............................

i djathtë - ..................... .....................

punëtor - ..................... .....................

zemërmirë - ....................... ............................

i shpejtë - ..................... ...................

i kënaqur - .......................

i pikëlluar - .................. ....................

i qetë - .............................

............................

............................

i hidhëruar - ..................... ............................ i kuq - ..............................

............................

i tmerrshëm - ....................... ........................... bardhosh - ........................ .............................

i lumtur - .................... ..................... i madh - ..................... ........................

i zi - .............................. .................... i vetëm - ....................... ................

dinak - .......................... ....................

DETYRË

Nënvizoni mbiemrat në tekstin e mëposhtëm. Thoni në ç'numër janë.

DETYRË

Ktheni në numrin shumës këto togje fjalësh.

Ariu i murrmë jeton në pyjet e zonave të thella malore. Ka një trup të majmë me qime të buta, të gjata dhe shumë të lëmuara. Këmbët i ka të shkurtra dhe të drejta, me putra të gjera dhe të fuqishme. Kokën e ka të madhe e të holluar nga turiri, sytë të lëvizshëm dhe të vegjël. Ariut i pëlqen mjalti, uji i freskët dhe i kulluar. Ai është kafshë e mençur dhe zbutet me lehtësi. nxënës i mirë ....................................... llambë e vogël ....................................... plak bujar ........................................ fëmijë i vogël .........................................

shoqe e mirë ............................................... futbollist i shkathët ................................... djalë i madh .............................................. libër i ri .....................................................

88

lule e verdhë ......................................... vajzë e bukur ......................................... shoqe besnike ....................................... DETYRË

1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11. 12.

trëndafil i kuq .......................................... këmishë e re .............................................. shtëpi e madhe ...........................................

Zgjidhni njërën nga trajtat e dhëna të mbiemrit dhe vendoseni në fjali.

Klasa është ................................ (i madh, e madhe, të mëdhenj, të mëdha). Klasat janë ................................. Muri është ................................. (i bardhë, e bardhë, të bardhë, të bardha). Muret janë ................................. Bleta është ................................ (punëtor, punëtorë, punëtore). Bletët janë ................................. Trëndafili është ................................ (i kuq, e kuqe, të kuq, të kuqe). Trëndafilat janë ................................. Libri është ................................ (i ri, e re, të rinj, të reja). Librat janë ................................. Studentja është ............................. (i zellshëm, e zellshme, të zellshëm, të zellshme). Studentet janë ............................... Lulja është ................................ (i bukur, e bukur, të bukur, të bukura). Lulet janë ................................. Stilolapsi është ............................. (i zi, e zezë, të zinj, të zeza). Stilolapsat janë .............................. Ora është ................................ (i vogël, e vogël, të vegjël, të vogla). Orët janë ................................. Molla është ................................ (i ëmbël, e ëmbël, të ëmbël, të ëmbla). Mollët janë ................................. Treni është ................................ (i shpejtë, e shpejtë, të shpejtë, të shpejta). Trenat janë ................................. Shoqja është ................................ (fisnik, fisnike, fisnikë). Shoqet janë .................................

89

3. KATEGORIA E RASËS TE MBIEMRAT

Mbiemrat e panyjshëm kur vendosen pas emrit që e përcaktojnë, nuk pësojnë ndonjë ndryshim në rasë, domethënë nuk lakohen. P.sh.: një djalë punëtor, i një djali punëtor; djali punëtor, i djalit punëtor; një vajzë punëtore, i një vajzeje punëtore; vajza punëtore, i vajzës punëtore etj. E njëjta gjë ndodh edhe me grupin e mbiemrave të nyjshëm, por këta sipas rasës ndryshojnë nyjën, e cila është pjesë e pandashme e mbiemrit. Nga ana tjetër, mbiemrat (e nyjshëm dhe të panyjshëm) kur vendosen përpara emrit, lakohen dhe nga ana formale janë të njëllojtë me mbiemrat e emërzuar, kurse emri ndjekës del i pandryshuar. Mbiemrat lakohen vetëm në bashkëvajtje me emrat, ose më vete si të emërzuar. Mbiemri lakohet ndryshe kur emri i përcaktuar është i pashquar, ndryshe kur ai është i shquar, prandaj vlen të jepet lakimi në dy lloj togfjalëshash: emër i pashquar + mbiemër i nyjshëm dhe emër i shquar + mbiemër i nyjshëm. Lakimi i një emri me një mbiemër të nyjshëm

Numri

Njëjës

Shumës

Rasa

E. Gj. Dh. K. Rr

E. Gj. Dh. K. Rr

Gjinia mashkullore

Emri i pashquar

(një) shok i mirë i (e) (një) shoku të mirë (një) shoku të mirë (një) shok të mirë (një) shoku të mirë

(ca) shokë të mirë i (e) (ca) shokëve të mirë (ca) shokëve të mirë (ca) shokë të mirë (ca) shokësh të mirë

Emri i shquar

shoku i mirë i (e) shokut të mirë shokut të mirë shokun e mirë shokut të mirë

shokët e mirë i (e) shokëve të mirë shokëve të mirë shokët e mirë shokëve të mirë

Numri

Njëjës

Shumës

Rasa

E. Gj. Dh. K. Rr E. Gj. Dh. K. Rr

Gjinia femërore Emri i pashquar

(një) vajzë e bukur i (e) (një) vajze të bukur (një) vajze të bukur (një) vajzë të bukur (një) vajze të bukur

(ca) vajza të bukura i (e) (ca) vajzave të bukura (ca) vajzave të bukura (ca) vajza të bukura (ca) vajzash të bukura

Emri i shquar

vajza e bukur i (e) vajzës së bukur vajzës së bukur vajzën e bukur vajzës së bukur

vajzat e bukura i (e) vajzave të bukura vajzave të bukura vajzat e bukura vajzave të bukura

Ushtrim: Lakoni emrat me mbiemra sipas tabelës së dhënë më sipër (në trajtë të pashquar dhe të shquar, në njëjës dhe në shumës). një kalendar i ri një laps i hollë një mollë e ëmbël

një veturë e re një shami e hollë një rrush i ëmbël

një trëndafil i kuq një çantë e kuqe një plak i urtë një vajzë e bukur një veturë e verdhë një limon i verdhë

Ushtrim: Lakoni emrat me dy mbiemra të nyjshëm të dhënë më poshtë. një djalë i mirë dhe i ndershëm - djali i mirë dhe i ndershëm një vajzë e bukur dhe e ndershme - vajza e bukur dhe e ndershme një shtëpi e madhe dhe e re - shtëpia e madhe dhe e re 90

Ushtrim: Lakoni emrat me mbiemër të panyjshëm. djalë bujar shok besnik vend malor burrë zemërmirë

djali bujar shoku besnik vendi malor - burri zemërmirë

vajzë bujare - vajza bujare shoqe besnike - shoqja besnike klimë malore - klima malore grua zemërmirë - gruaja zemërmirë

4. KATEGORIA E SHKALLËS TE MBIEMRI

Cilësia e sendeve mund të shprehet në mënyrë të shkallëzuar. P.sh.: Liqeni është i madh. madh Deti është më i madh. madh Oqeani është shumë i madh. madh Pra, mbiemri ka tri shkallë: shkallën pohore, krahasore dhe sipërore.

1. Shkalla pohore është shkalla bazë e mbiemrit dhe emërton tiparin e sendit, jashtë çdo krahasimi. P.sh.: i mirë, e bardhë, të verdhë etj.

2. Shkalla krahasore tregon se cilësia e dhënë krahasohet me vetveten ose me një cilësi tjetër. Lidhja e dy gjymtyrëve të krahasimit bëhet me lidhëza krahasore. Nga ky krahasim, shkalla e mbiemrit mund të dalë e barabartë, më e lartë, më e larta ose më e ulët. a) Shkalla krahasore e barazisë tregon se cilësia e dhënë është në të njëjtën shkallë te të dy krahët e krahasimit. Kjo është e njëjtë me shkallën pohore, por zakonisht shoqërohet me ndajfoljet sasiore të paravendosura aq ose kaq në gjymtyrën e parë dhe sa në gjymtyrën e dytë, ose anasjelltas sa ... aq. P.sh.: Mësuesi ishte po aq i rreptë, sa edhe i mirë. Ata duken sa guximtarë, aq edhe krenarë.

b) Shkalla krahasore e sipërisë relative formohet me pjesëzën më të vendosur para mbiemrit në pohore (më + mbiemër në pohore + se) ose (sa... aq...) p.sh.: Doktori ishte më i verdhë se ne të dy. Ajo është më e re se motra ime. Sa më shumë largohej treni, aq më i vogël dukej.

c) Shkalla krahasore e sipërisë absolute: Ky ishte me siguri më i miri në këtë listë. Kjo është një nga veprat më të shkëlqyera që ke bërë deri më sot. Ai ishte më i riu dhe më i miri nga ne.

3. Shkalla sipërore e mbiemrit tregon se cilësia e dhënë është në një shkallë shumë të lartë jashtë çdo krahasimi. Forma e saj është analitike dhe ndërtohet me ndajfolje sasie, të cilat vendosen përpara formës pohore të mbiemrit. Rëndom përdoren ndajfoljet: shumë, jashtëzakonisht, mjaft, tepër, fort, krejt, fare, absolutisht etj. p.sh.: Midis 91

reve dukej qielli shumë i kaltër. Barkun e kishte mjaft të madh. Kjo fjalë ka domethënie jashtëzakonisht të madhe. Stacioni është fare i ri. Oborri tani iu duk shumë-shumë i vogël.

Në gjuhën popullore dhe letrare, për të shprehur shkallë shumë të lartë të cilësisë, përdoren edhe disa emra me kuptim të fytyruar, të cilët në rastin e dhënë nuk emërtojnë më sende, por tipare karakteristike të këtyre sendeve, p.sh.: akull, mjaltë, borë, dyllë, qumësht etj.: Uji i burimit ishte akull i ftohtë. Muri dukej qumësht i bardhë. Mollët janë mjaltë të ëmbla. Ajo u bë thanë e kuqe në fytyrë. Ushtrim: Mbiemrat në kllapa vini në shkallën krahasore.

- Rrushi i bardhë është .................................. (i ëmbël) se rrushi i zi. - Denisi është ........................................ (i gjatë) se Aleksandri. - Sot dita është .................................... (e bukur) se dje. - Dhoma e ditës është .................................... (e madhe) se dhoma e gjumit. - Vetura ime është ...................................... (e shpejtë) se vetura jote.

Ushtrim: Mbiemrat në kllapa vini në shkallën sipërore.

- Arta ka një shoqe ...................................... (e mirë). - Merita është ........................................ (e bukur).

- Banesa jonë ka një ballkon ........................................ (i madh).

- Blendi ka një qen ..................................... (i rrezikshëm).

- Në muajin korrik ditët janë ..................................... (e nxehtë)

Shënim: Emërzimi i mbiemrit

Me emërzim të mbiemrit kuptohet kalimi i tij në klasën e emrit, pa ndryshim të jashtëm, pa ndajshtesa. Mbiemrat lakohen vetëm në bashkëvajtje me emrat, ose më vete si të emërzuar. Pra, kur emërzohet, mbiemri fiton kuptimin e emrit.

92

DETYRË

FOLJA Lexojeni këtë tregim. Thoni çfarë shprehin fjalët e veçuara?

Një njeri kishte një pulë, e cila çdo ditë i bënte nga një vezë të artë. Një ditë ai u ndal dhe po mendonte. mendonte Përse të pres çdo ditë të më bëjë vetëm nga një vezë. Më mirë ta ther dhe sigurisht ajo brenda është plot me vezë të arta. Me siguri se edhe brenda fsheh pasuri të madhe ari. Lakmuesi e mori pulën dhe e preu, preu e hapi brenda dhe pa se ajo ishte njëjtë si edhe pulat e rëndomta. Kështu njeriu, duke dashur përnjëherë të pasurohej, pasurohej e humbi edhe atë pasuri që kishte. kishte Fjalët me shkronja të hijesuara në këtë tregim janë folje.

Folje janë fjalët që tregojnë një veprim ose një gjendje. Ato kanë kat egorinë gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe të diatezës.

Folja është pjesa e ligjëratës më e pasura me forma gramatikore. Ajo është bërthama e fjalisë. Siç dihet, shumica e foljeve përdoren në fjali me kuptimin e plotë të tyre. Por disa folje e humbasin kuptimin e tyre leksikor dhe përdoren si mjete gramatikore. Fjala është për foljet ndihmëse, modale dhe foljet aspektore.

Folje ndihmëse janë foljet kam dhe jam, që shërbejnë për të formuar trajtat e përbëra të foljes (kam larë, jam larë, kisha larë, isha larë, kisha për të larë etj.).

Foljet modale shërbejnë për ta paraqitur veprimin e shprehur nga folja që e ndjek si të mundshëm ose të lejueshëm, të detyrueshëm ose të domosdoshëm. Si folje me vlerë modale në gjuhën shqipe janë foljet: mund, duhet etj. Foljet aspektore shërbejnë për të shprehur fillimin, vazhdimin ose mbarimin e një veprimi, si: filloj, filloj nis, nis zë, zë bëj, bëj marr; marr vazhdoj, vazhdoj vijoj; vijoj mbaroj, mbaroj pushoj. pushoj

93

FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE

Kalimtare janë foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose një sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor. Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta, p.sh.: Zana çdo ditë shikon televizorin. Nëna çdo ditë ujit lulet. Foljet që marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta, p.sh.: Agroni i hipi makinës. Shpesh ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë. P.sh. Ia dhashë librin Lindës.

Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor, si foljet: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj. P.sh. Dje fjeta gjithë ditën. Beni ecte i shqetësuar. Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. Për të gjetur se cilit grup i përkasin, duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur. folje kalimtare: folje jokalimtare: Mira filloi punën. Mësimi fillon në orën tetë. Nëna e shkoi perin në gjilpërë. Beni shkon në shkollë herët. FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE E FOLJEVE

Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma, formën veprore dhe joveprore:

Forma veprore (aktive): laj, fshij, thaj, shkruaj. mësoj, lexoj, punoj ... Forma joveprore (pasive): lahem, fshihem, thahem, mësohem ...

Veprore janë foljet që tregojnë se subjekti vepron (laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat). Joveprore janë foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. se i nënshtrohet veprimit të një tjetri ose se veprimi i tij kthehet po tek ai. MËNYRAT E FOLJEVE

Kuptimi i asaj që shprehet nga folja mund të paraqitet prej folësit në mënyra të ndryshme. Trajtat e ndryshme që merr folja për të shprehur kuptimin e saj, quhen mënyra. Në gjuhën shqipe folja ka gjashtë mënyra të ndryshueshme (të shtjelluara): dëftore, dëftore lidhore, lidhore kushtore, kushtore habitore, habitore dëshirore, dëshirore urdhërore dhe tri mënyra të pandryshueshme (të pashtjelluara): pjesore, pjesore paskajore dhe përcjellore. përcjellore 94

MËNYRAT E SHTJELLUARA TË FOLJES

1. Mënyra dëftore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të vërtetë ose reale, qoftë ky pohim, mohim ose pyetje: Iliri po mëson. Iliri nuk po mëson. A po mëson Iliri?

2. Mënyra lidhore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka që dëshirojmë ose presim të ndodhë. Po të punosh, do të fitosh.

3. Mënyra kushtore e paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të mundshme, që varet ose kushtëzohet nga një veprim tjetër: Po të punoje më shumë, do ta mësoje më mirë kompjuterin.

4. Mënyra habitore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes si diçka të papritur, që shkakton habi: Sa qenka rritur! Ju mësokeni shumë!

5. Mënyra dëshirore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në mënyrë urimi ose mallkimi: Shkofsh e ardhsh shëndosh! U bëfsh njëqind vjeç! Të raftë pika!

6. Mënyra urdhërore paraqet kuptimin e shprehur prej foljes në formë urdhri, kërkese ose këshille: Punoni më mirë. Mësoni më shumë. MËNYRAT E PASHTJELLUARA

Veç gjashtë mënyrave të shtjelluara, gjuha shqipe ka edhe forma foljore të pashtjelluara (të pandryshueshme, të ngurosura), të cilat nuk kanë as kohë, as vetë as numër. Format e pashtjelluara të foljeve janë: Pjesorja: Pjesorja punuar, mësuar, blerë, gjetur, thënë etj. Paskajorja: Paskajorja për të punuar, për të mësuar, për të marrë etj. Përcjellorja: Përcjellorja duke mësuar, duke larë, duke punuar etj., dhe VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE

Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin (unë, ne, ti, ju, ai, ajo; ata, ato). Përgjithësisht, në gjuhën shqipe nuk është e domosdoshme që përemrat vetorë të përdoren para foljeve, siç ndodh në gjermanishten, në anglishten ose në frëngjishten. Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qenie ose sende. Folja ka dy numra: njëjësin dhe shumësin.

95

FOLJET NJËVETORE

Folje njëvetore janë foljet që përdoren vetëm në vetën e tretë dhe që shënojnë:

- dukuri atmosferike: bie (shi, borë), fryn (erë), bleron (natyra), gjelbëron (bari), ushton (mali) etj. - veprime karakteristike për kafshët: hingëllin (kali), leh (qeni), pëllet (gomari). - foljet e tipit: (s'më) besohet, bëhet, kujtohet; pëlqen etj. - folje të formës joveprore, si: dihet, flitet, thuhet, kuptohet, parashikohet etj. - foljet: jam, vij, shkoj, dal në shprehjet, si: s'është mirë, s'është keq, s'më vjen mirë, s'më shkon etj. Folje pavetore janë:

FOLJET PAVETORE

- disa folje ose shprehje që emërtojnë dukuri atmosferike: vetëtin, bubullin, veson, bën ftohtë, bën ngrohtë, resh etj. - foljet duhet dhe do; - foljet jokalimtare të formës joveprore: s'shkohet, s'rrihet, s'lyhet, s'flihet etj.

Foljet njëvetore ose pavetore nuk marrin kryefjalë. T'u bësh këtyre foljeve pyetjen: cili?, cila? për ta gjetur kryefjalën është pa kuptim: Dje bëri ftohtë. Dhelpra dhe lejleku

- Shikoni fotografitë dhe tregojeni këtë fabul të njohur. 96

ZGJEDHIMI I FOLJEVE

Foljet në mënyra, kohë, veta dhe numra të ndryshëm marrin forma të ndryshme. Tërësia e formave që merr një folje në mënyra, kohë, veta dhe numra quhet zgjedhim i foljes. foljes

Në gjuhën shqipe ka dy lloje zgjedhimesh: zgjedhim vepror (aktiv) dhe jovepror (pasiv).

Gjatë zgjedhimit të foljeve dallojmë elemente të ndryshme: temën, mbaresën, foljet ndihmëse. Mbaresë quhet pjesa fundore e foljes që ndryshon dhe shërben për të shprehur diatezën (veprore - joveprore), mënyrën (dëftore, lidhore...), kohën (e tashme, e pakryer etj.), vetën (e parë, e dytë, e tretë) dhe numrin (njëjës - shumës).

Çdo folje ka temën prej së cilës formohet. Tema është pjesa që nuk ndryshon kur formohen kohët dhe vetat e ndryshme të saj. Kur tema është fjalë e thjeshtë, tema është njëkohësisht edhe rrënjë e foljes. Shumica e foljeve kanë një temë të përbashkët, nga e cila ndërtohen të gjitha format gramatikore: lidh, kap, mbyll, mat, punoj, rrëfej, shkruaj, thyej.

Si trajtë përfaqësuese (bazë) e foljes shërben veta e parë njëjës e kohës së tashme e mënyrës dëftore në formën veprore.

Foljet në gjuhën shqipe ndahen në tri zgjedhime: në zgjedhimin e parë, parë të dytë dhe të tretë. tretë

Zgjedhimi i parë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe marrin mbaresën -j. P.sh.: punoj, punoj laj, laj kthej, kthej rrëfej; rrëfej gjej, gjej arrij, arrij mbaj; mbaj bëj, bëj hyj etj. Zgjedhimi i dytë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në bashkëtingëllore, si hap, hap mat, mat vendos, vendos gjuaj; gjuaj heq, heq marr, marr dredh, dredh nxjerr, nxjerr vjel, vjel djeg etj.

Zgjedhimi i tretë përfshin foljet që në trajtën përfaqësuese dalin me temë në zanore dhe nuk marrin asnjë mbaresë në numrin njëjës: vë, vë zë, zë shpie; shpie di, di fle, fle ngre, ngre pi. pi

Përveç foljeve që klasifikohen në zgjedhime, ka edhe disa folje të tjera që quhen të parregullta. Folje të parregullta janë: jap, jap bie, bie ha, ha jam, jam kam, kam rri, rri shoh, shoh vij; vij dua, dua them, them vdes, vdes vete, vete lë, lë shpie, shpie shtie. shtie 97

KOHËT E FOLJEVE

1. Mënyra dëftore ka tetë kohë. Ato janë: koha e tashme - laj, e pakryer - laja, e kryer e thjeshtë - lava, e kryer - kam larë, më se e kryer - kisha larë, e kryer e tejshkuar - pata larë, e ardhme - do të laj, e ardhme e përparme - do të kem larë.

2. Mënyra lidhore ka katër kohë: e tashme - të laj; e pakryer - të laja; e kryer - të kem larë; më se e kryer - të kisha larë.

3. Mënyra kushtore ka dy kohë: e tashme - do të laja; e kryera - do të kisha larë.

4. Mënyra habitore ka katër kohë: e tashme - lakam; e pakryer - lakësha; e kryer - paskam larë; më se e kryer - paskësha larë. 5. Mënyra dëshirore ka dy kohë: e tashme - lafsha; e kryera - paça larë.

6. Mënyra urdhërore ka vetëm vetën e dytë njëjës dhe shumës.

DETYRË

Lexojeni këtë fabul dhe nënvizoni foljet.

Dhelpra dhe bijtë e saj

Një dhelpër bishtkuqe e kishte ndërtuar strofullën e saj në një grunishtë. Kur shkonte për të kërkuar ushqim, i porosiste të vegjëlit e saj të dëgjonin ç'thoshte bujku.

Një ditë të vegjëlit dëgjuan bujkun që i thoshte të birit: - Gruri u poq. Nesër do të thërrasim fqinjët e do ta korrim. Kur dhelpra u kthye në strofull, dhelpërushët, të trembur, i treguan ç'kishin dëgjuar. Dhelpra plakë buzëqeshi dhe u përgjigj: - Nuk ka për të ardhur, sepse pritka ndihmën e fqinjëve. Të nesërmen bujku erdhi përsëri në grunishtë. Dhelpërushët dëgjuan që i tha të birit: - Nesër do të thërrasim ferefisin, sepse fqinjët nuk erdhën të na ndihmojnë. Të vegjëlit ia treguan këtë s’ëmës. Dhelpra u përgjigj si herët e para. Ditën e tretë bujku shkoi përsëri në grunishtë. Pa grurin që po shkonte dëm, dhe i tha të birit kokulur: - Nuk duhet të rrimë më me shpresën e të tjerëve. Nesër do të vijmë pa zbardhur dita, do të përveshim krahët dhe do ta korrim vetë. Kur u kthye dhelpra dhe dëgjoi prej fëmijëve ç'kishte thënë bujku, foli: - Tani është koha që të largohemi.

- Diskutoni për ndonjë rast që keni pritur ndihmë, por nuk ju kanë ofruar. - Ritregojeni këtë fabul.

98

DETYRË

KOHËT E MËNYRËS DËFTORE

Shikoni ilustrimet, lexoni fjalitë nën to, gjeni foljet dhe mendoni se për cilën kohë bëhet fjalë në çdo fjali.

Qeshë i vogël.

Tani jam nxënës.

Do të bëhem mjek.

Shpjegim: Fjalia e parë tregon një gjendje të kohës së shkuar. Fjalia e dytë tregon gjendjen e tashme. E treta shpreh një dëshirë për të ardhmen. Koha e foljes tregon se kur kryhet veprimi. Për ta përcaktuar më mirë kohen e foljes, bëni pyetjen - kur? Mbani mend Folja ka tri kohë kryesore, që janë: koha e tashme, koha e shkuar dhe koha e ardhme. Për nga struktura, kohët e foljes janë të thjeshta (sintetike) dhe të përbëra (analitike).

Të thjeshta janë: e tashmja (mësoj), e pakryera (mësoja), e kryera e thjeshtë (mësova) dhe e ardhmja (do të mësoj). Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes.

Kohët e përbëra janë: e kryera (kam mësuar), më se e kryera (kisha mësuar), e kry era e tejshkuar (pata mësuar), e ardhmja e përparme (do të kem mësuar). Kohët e përbëra formohen me foljen ndihmëse kam ose jam dhe pjesoren e foljes.

99

Ushtrim: Në tekstin e mëposhtëm gjeni foljet. U ngrita shpejt, bëra gjimnastikën e mëngjesit, rregullova shtratin, u pastrova dhe u vesha. Pastaj hëngra mëngjes dhe erdha në shkollë. Tani dëgjoj mësuesin, shkruaj dhe lexoj. Pas mësimit do të shkoj në shtëpi, do të ha drekë, do të pushoj pak dhe pastaj do t'i bëj detyrat. Më vonë do t'i ndihmoj babait dhe do të luaj me shokët e mi. DETYRË

Shihni me kujdes fotografinë e dhënë. Kjo është marrë nga tregimi: “Dy shokët” dhe thoni çfarë ka ngjarë?

Diktim

Zanfina doli në qytet, kaloi nëpër rugën kryesore dhe u ndal para kinemasë. Asaj i pëlqeu shumë filmi dhe hyri në kinema. Mori biletën dhe u ul. Menjëherë filloi filmi. Tërë kohën e ndoqi me kujdes. Në fund u ngrit dhe doli nga kinemaja. Posa doli, u takua me Nitën. Ajo e pyeti për filmin dhe kjo ia tregoi hollësisht. Pasi ecën pak, u lodhën dhe shkuan në shtëpi.

100

KOHA E TASHME (PREZENTI) Koha e tashme ka vetëm një formë. P. sh. Nora punon në kopsht. Ose: Nora dhe Besa po punojnë në kopsht. Në shembullin e dytë, me pjesëzën po dëshmohet se puna apo veprimi kryhet para syve tanë, në çastin kur flasim. Por në shembujt: Nxënësi lexon çdo ditë. Ai mëson në shkollë fillore; folja e kohës së tashme tregon një veprim që përsëritet. Ja paradigma e zgjedhimit të foljeve jam dhe kam: kam Unë jam Ti je Ai është

jam

kam

Ne jemi Ju jeni Ata janë

kam ke ka

kemi keni kanë

Në vijim po japim mbaresat vetore të foljeve për tri zgjedhimet: zgjedhimi I

zgjedhimi II

veta I -j -jmë veta II -n -ni veta III -n -jnë mësoj

Unë Ti

Ai Ajo

njëjës

veta I -# -im veta II -# -ni veta III -# -in përgatit

shumës

njëjës

shumës

mësoj Ne mësojmë Unë përgatit Ne përgatitim Ti mëson Ju mësoni përgatit Ju përgatitni mëson

Ata Ato

mësojnë

Ai Ajo

përgatit

Ata Ato

përgatitin

Ushtrim: Plotësoni fjalitë me foljet e njëjta në vetën e duhur:

zgjedhimi III

veta I -# veta II -# veta III -#

Unë Ti

Ai Ajo

njëjës

di di di

- Unë punoj në kopsht. / Ne ................................. në kopsht. - Unë banoj në Shkup. / Ti nuk ............................ në Shkup. - Unë lexoj shumë libra. / Ata ............................. shumë libra. - Unë bëj gjimnastikë. / Ju ............................... gjimnastikë. 101

di

-më -ni -në

shumës

dimë Ju dini

Ne

Ata Ato

dinë

- Unë luaj basketboll. / A ................................. ato basketboll? - Unë hyj në klasë. / Ato nuk ................................. në klasë. - Unë hap librin. / Ti ............................. revistën. - Unë përgatit mëngjesin. / Ato nuk ............................ drekën. - Unë hipi në autobus. / Ne ............................. në tren. - Unë po marr një libër. / A po .......................... edhe ti një libër? - Unë flas frëngjisht. / Ne .............................. anglisht. - Ai zbret nga vetura. Edhe ne ............................. nga vetura. - Ju dilni nga shtëpia. Unë ...................... nga shkolla. - Ti hap dritaret e dhomës. Ato ....................... librat. - Ne presim trenin. Ti ...................... autobusin. - Ajo mbyll librin. Ju .............................. fletoret. - Unë di shqip. / A .................... ti anglisht? - Unë pi shumë lëngje. / Ju nuk ..................... shumë lëngje.

Ushtrim: Krijoni fjali me foljet: mësoj, lexoj, shkruaj, luaj, hyj, hap, dal, jap, dua. DETYRË

Lexojeni këtë anekdotë.

Për çfarë të paguaj?

Një ditë Nastradini shkoi në dyqan për të blerë një palë pantallona. Mori një palë që kushtonin 15 rubla, por pa paguar ende paratë, u mendua: "Pantallonat e mia nuk janë grisur ende, më mirë të blej një xhybe që më është grisur". - Vëlla, i tha Nastradini shitësit, - pantallonat nuk do t'i marr, vëri në vend. Më jep një xhybe po me të njëjtin çmim. Shitësi i dha xhyben Nastradinit. Ky e veshi dhe pa paguar deshi të ikte. - Nastradin, -i tha shitësi, ti nuk mi dhe të hollat. - Çfarë të hollash? - pyeti Nastradini, unë të lashë pantallonat në vend të xhybes. - Por ti edhe për pantallonat nuk ke paguar, - kundërshtoi shitësi. - Ç'njeri i çuditshëm që je! - tha Nastradini. - Pse t'i paguaj pantallonat kur nuk i blej.

102

KOHA E SHKUAR

Koha e shkuar ka pesë nënkohë. Ato janë: 1. e pakryera, pakryera 2. e kryera e thjeshtë, thjeshtë 3. e kryera, kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim; 4. më se e kryera dhe 5. e kryera e tejshkuar, tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës, përkatësisht të një të kaluare të largët. KOHA E PAKRYER (IMPERFEKTI) Koha e pakryer tregon një veprim të zgjatur a të përsëritur herë pas here brenda një kohe të caktuar të së shkuarës, që ka përfunduar para çastit të ligjërimit pa ditur fillimin dhe mbarimin e tij. Koha e pakryer përdoret edhe me pjesëzën "po", por kjo pjesëz nuk është aq e domosdoshme sa në të tashmen e dëftores. Të gjitha foljet, duke i përfshirë edhe foljet e parregullta, në të pakryerën e veprores, marrin këto mbaresa vetore:

Unë isha Ti ishe Ai ishte

jam

Ne ishim Ju ishit Ata ishin

veta I -ja veta II -je veta III -nte (-te) kam

kisha kishim kishe kishit kishte kishin

-nim -nit -nin

punoj

punoja punonim punoje punonit punonte punonin

Që të keni një pasqyrë më të qartë, në vazhdim po japim edhe disa folje të tjera në kohën e pakryer: shkoj - shkoja, shkoje, shkonte; shkonim, shonit, shkonin. laj - laja, laje, lante; lanim, lanit, lanin. kthej - ktheja, ktheje, kthente; kthenim, kthenit, kthenin. 103

luaj - luaja, luaje, luante; luanim, luanit, luanin. hap - hapja, hapje, hapte; hapnim, hapnit, hapnin. mbyll - mbyllja, mbyllje, mbyllte; mbyllnim, mbyllnit, mbyllnin. lëviz - lëvizja, lëvizje, lëvizte; lëviznim, lëviznit, lëviznin. pi - pija, pije, pinte; pinim, pinit, pinin. di - dija, dije, dinte; dinim, dinit, dinin. dua - doja, doje, donte; donim, donit, donin. vij - vija, vije, vinte; vinim, vinit, vinin. Në formën joveprore, foljet marrin këto mbaresa vetore: veta I veta II veta III

-(h)esha -(h)eshe -(h)ej

-(h)eshim -(h)eshit -(h)eshin

Për shembull: lahem bëhem kthehem lodhem ulem

- lahesha, laheshe, lahej; laheshim, laheshit, laheshin. - bëhesha, bëheshe, bëhej; bëheshim, bëheshit, bëheshin. - kthehesha, ktheheshe, kthehej; ktheheshim, ktheheshit, ktheheshin. - lodhesha, lodheshe, lodhej; lodheshim, lodheshit, lodheshin. - ulesha, uleshe, ulej; uleshim, uleshit, uleshin.

Ushtrim: Foljet kam dhe jam vini në kohën e pakryer në vetën e duhur.

Unë dje ..................... (jam) në kinema, ndërsa Gimi dhe Beni ...................... (jam) në teatër. Në rrugë ........................ (kam) shumë njerëz dhe makina. Filmi ......................... (jam) i bukur. Në mbrëmje ne ....................... (jam) në shtëpinë e Drinit por ai nuk .......................... (jam). Aty ........................... (jam) vetëm prindërit e tij. Të nesërmen e pyetëm: ku ........................... (jam)? Ai tha se ......................... (jam) në park me Naimin. Ushtrim: Foljet e dhëna ktheni në kohën e pakryer.

Petriti çdo mëngjes ................................... (ngrihem) në orën shtatë, ............................ (shkoj) në banjë, ........................... (lahem), ............................(rruhem), 104

..............................(fshihem) me peshqir dhe ............................ (krihem). Pastaj ............................. (kthehem) në dhomën e tij dhe ............................... (vishem). Kur ......................... (bëhem) gati, ............................ (shkoj) në dhomën e ngrënies, .......................... (ulem) në tryezë dhe .......................... (ha) mëngjes. Kur ......................... (bën) të ftohtë ............................ (vishem) trashë; në kokë .......................... (vë) një kapelë dhe .................................. (mbështillem) me shall, pastaj ........................... (nisem) për në zyrë. Në punë ............................ (shkoj) më këmbë. .............................. (Ndalem) në qoshkun e parë dhe ........................... (blej) gazetë. Në orën tetë ............................ (arrij) në zyrën e tij dhe ................................. (filloj) punën. Ushtrim: Gjeni dhe nënvizoni foljet e kohës së pakryer.

Atëherë, kur shkoja unë në shkollë, nuk kishte shkolla tetëvjeçare nëpër fshatra, prandaj çdo ditë udhëtonim nga disa kilometra më këmbë. Shpesh kur binte borë e madhe, nuk mund të shkonim në shkollë derisa shkrihej bora. Mësonim në kushte të vështira. Nuk kishte as libra si sot, por merrnim shënime nga arsimtarët. Posa ktheheshim në shtëpi, i bënim detyrat e pastaj u ndihmonim prindërve. Në mbrëmje mblidheshim përreth gjyshit, e ai fillonte të na tregonte përralla derisa na zinte gjumi. KOHA E KRYER E THJESHTË (AORISTI)

Ushtrim: Në cilën kohë është kryer veprimi i shprehur nga foljet e dhëna me shkronja më të trasha.

Plaku i urtë Një plak nëntëdhjetë vjeç po mihte dheun e po mbillte një hardhi. Një mik i tij shkoi atje, e pa dhe e pyeti: pyeti "Ke shpresë ti të rrosh e të hash pemë nga kjo?" "Jo - tha plaku - por mbollën të tjerët, hëngrëm ne, tani mbjellim ne që të hanë të tjerët."

Shpjegim: Funksioni kryesor i kohës së kryer të thjeshtë është që të tregojë një veprim ose gjendje të përfunduar në një kohë të shkuar, d.m.th. para momentit të të folurit, zakonisht në praninë e personit që e tregon. Aoristi i shqipes tregon një veprim që ka përfunduar. 105

Po japim mbaresat vetore të foljeve në kohën e kryer të thjeshtë: I

-a

-am /-ëm /-më /-em

III

-i /-u

-an /-ën /-në /-en

II DETYRË

-e

-at /-ët /-të /-et

Vëreni zgjedhimin e foljeve të mëposhme. Përpiquni t’i mbani mend.

jam - qeshë, qe, qe; qemë, qetë, qenë. kam - pata, pate, pati; patëm, patët, patën. mësoj - mësova, mësove, mësoi; mësuam, mësuat, mësuan. shkruaj - shkrova, shkrove, shkroi; shkruam, shkruat, shkruan. laj - lava, lave, lau; lamë, latë, lanë. kthej - ktheva, ktheve, ktheu, kthyem, kthyet, kthyen. gjej - gjeta, gjete, gjeti; gjetëm, gjetët, gjetën. luaj - luajta, luajte, luajti; luajtëm, luajtët, luajtën. bëj - bëra, bëre, bëri; bëmë, bëtë, bënë. hyj - hyra, hyre, hyri; hymë, hytë, hynë. zë - zura, zure, zuri; zumë, zutë, zunë. hap - hapa, hape, hapi; hapëm, hapët, hapën. mbyll - mbylla, mbylle, mbylli; mbyllëm, mbyllët, mbyllën. dal - dola, dole, doli; dolëm, dolët, dolën. them - thashë, the, tha; thamë, thatë, thanë. shoh - pashë, pe, pa; pamë, patë, panë. vij - erdha, erdhe, erdhi; erdhëm, erdhët, erdhën. dua - desha, deshe, deshi; deshëm, deshët, deshën.

Ushtrim: Plotësojeni tekstin me foljet kam dhe jam në vetën e duhur në aorist.

Unë sot ........................ (kam) shumë punë. Pastaj ............................ (jam) edhe te Artani. Unë dhe Benita ....................... (jam) në fakultet. A ...................... (jam) ju në teatër? Beni nuk ........................ (jam) sot në mësim. Ai ....................... (kam) temperaturë. A ......................... (kam) ne detyra sot? Ti .......................... (kam) një çantë në dorë dhe ......................... (jam) me një fustan të kuq. Ata .......................... (kam) mësim në orën 8, ndërsa ne ............................. (kam) në orën 7. Ju ........................... (jam) në park me disa shokë dhe ........................... (kam) biçikleta. Nora ..................... (kam) lule. 106

Ushtrim: Shkruani foljet paraprake në kohën e kryer të thjeshtë. - Unë punoj në kopsht. / Unë ............................ në kopsht. - Ne mësojmë shqip. / Ne .................................. shqip. - Ata lexojnë bukur anglisht. / Ata .............................. bukur anglisht. - Ti paguan 100 denarë. / Ti ............................... 100 denarë. - Ju dërgoni letra. / Ju .................................... letra. - Ajo këndon mirë. / Ajo ............................... mirë. - Ato gatuajnë gjellë. / Ato ................................ gjellë. - Unë shkoj në teatër. / Unë .......................... në teatër. - Ai shkruan në fletore. / Ai ............................. në fletore. - Ne kërkojmë një libër. / Ne ............................. një libër.

DETYRË

KOHA E KRYER (PERFEKTI)

Nënvizoni foljet. Tregoni kohën e kryerjes së veprimit.

Njëherë e kanë takuar një njeri të ditur dhe e kanë pyetur: - Si e ke fituar gjithë këtë dituri? Njeriu është përgjigjur: “Ç'nuk kam ditur, kam pyetur të tjerët, por më së shumti kam mësuar duke lexuar libra.” Shpjegim:

Foljet kanë takuar, kanë pyetur, ke fituar, është përgjigjur, kam ditur, kam pyetur, kam mësuar janë në kohën e kryer. Si në të gjitha gjuhët, ashtu edhe në gjuhën shqipe për nga struktura kjo kohë është e përbërë (analitike). Forma veprore ndërtohet me foljen kam + pjesore (kam larë). Forma joveprore formohet me foljen jam + pjesore e foljes (jam larë). Foljet në kohën e kryer tregojnë një veprim të përfunduar në të shkuarën që nuk i ka shkëputur lidhjet me çastin e ligjërimit.

107

Në vazhdim po japim zgjedhimin e disa foljeve në kohën e kryer: jam I kam qenë kemi qenë II ke qenë keni qenë III ka qenë kanë qenë

kam I kam pasur kemi pasur II ke pasur keni pasur III ka pasur kanë pasur

forma veprore (aktive)

shkoj - kam shkuar, ke shkuar, ka shkuar; kemi shkuar, keni shkuar, kanë shkuar. laj - kam larë, ke larë, ka larë; kemi larë, keni larë, kanë larë. luaj - kam luajtur, ke luajtur, ka luajtur; kemi luajtur, keni luajtur, kanë luajtur. hap - kam hapur, ke hapur, ka hapur; kemi hapur, keni hapur, kanë hapur. pi - kam pirë, ke pirë, ka pirë; kemi pirë, keni pirë, kanë pirë. di - kam ditur, ke ditur, ka ditur; kemi ditur, keni ditur, kanë ditur. dua - kam ditur, ke ditur, ka ditur; kemi ditur, keni ditur, kanë ditur. vij - kam ardhur, ke ardhur, ka ardhur; kemi ardhur, keni ardhur, kanë ardhur. lahem bëhem ulem -

forma joveprore (pasive)

jam larë, je larë, është larë; jemi larë, jeni larë, janë larë. jam bërë, je bërë, është bërë; jemi bërë, jeni bërë, janë bërë. jam ulur, je ulur, është ulur; jemi ulur, jeni ulur, janë ulur.

Ushtrim: Nënvizoni foljet e përdorura në kohën e kryer. Dheu është flori

Një bujk plak, para se të vdiste, thirri të tre bijtë pranë dhe u tha: - O bijtë e mi... në arën që unë kam punuar gjithë jetën time dhe që me drithin e saj ju kam ushqyer dhe ju kam rritur deri tani..., kam fshehur një qyp me florinj... Gërmojeni thellë tokën dhe kërkoni në të gjitha anët e saj... Do të gjeni patjetër aty një qyp, i cili do t'ju bëjë të pasur... Nuk do të jeni të varfër kurrë më. Pas vdekjes së plakut, të tre bijtë e tij zunë të gërmonin arën thellë e më thellë. Mot për mot e thellonin nga një pëllëmbë më tepër, por qypin nuk e gjetën dot. Ara, duke u punuar thellë, zuri të jepte mot për mot më tepër drithë. Të tre vëllezërit nxirrnin bukën e shtëpisë dhe u tepronte edhe shumë për të shitur. Të hollat që fitonin, i hidhnin në një qyp për t'i ruajtur. Për pesë vjet qypi u mbush me florinj. Atëherë vëllezërit e kuptuan se për ç'qyp me florinj kishte folur i ati. - Ritregojeni këtë tregim të shkurtër.

108

Ushtrim: Shkruani foljet e kohës së kryer të poezisë. Mëmëdheu

Mëmëdhe quhet toka Ku më ka rënë koka Ku kam dashur mëmë e atë Ku më njeh dhe gur' i thatë, Ku kam pasur shtëpinë Ku kam njohur Perëndinë Stërgjyshërit ku kanë qenë Dhe varret që i kanë vënë Ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjuhën time, Ku kam fis e ku kam farë, Ku kam qeshur e ku kam qarë, Ku rroj me gaz e me shpresë, Ku kam dëshirë të vdes.

- ...........ka rënë............... - ...................................... - ..............xxxx................ - ...................................... - ...................................... - ...................................... - ...................................... - ...................................... - ...................................... - ...................................... - ...................................... - ......................................

(A. Z. Çajupi)

Gazmore

Gjatë drekës një mysafiri i ra piruni nga tavolina. - Fredi, ç'duhet të bëhet kur dikujt i bie piruni? - pyeti nëna. - Duhet të merret, të shkohet në kuzhinë, kinse për ta larë dhe prapë të kthehet pranë pjatës, - u përgjigj Fredi.

109

KOHA E ARDHME (FUTURI)

Foljet që tregojnë një veprim i cili pritet të kryhet pas çastit kur flasim, janë të kohës së ardhme. Në vijim po japim paradigmat e disa foljeve: jam - do të jem, do të jesh, do të jetë; do të jemi, do të jeni, do të jenë. kam - do të kem, do të kesh, do të ketë; do të kemi, do të keni, do të kenë. shkoj - do të shkoj, do të shkosh, do të shkojë; do të shkojmë, do të shkoni, do të shkojnë. shkruaj - do të shkruaj, do të shkruash, do të shkruajë; do të shkruajmë, do të shkruani, do të shkruajnë. hap - do të hap, do të hapësh, do të hapë; do të hapim, do të hapni, do të hapin. pi - do të pi, do të pish, do të pijë; do të pijmë, do të pini, do të pinë. lahem - do të lahem, do të lahesh, do të lahet; do të lahemi, do të laheni, do të lahen.

Ushtrim: Zgjedhoni foljet lexoj, mësoj, laj, rri në kohën e ardhme. DETYRË

Foljet nga koha e tashme ktheni në kohën e ardhme.

P.sh.: Unë lexoj një libër. / Unë do të lexoj një libër. - Astriti blen një veturë. / ..................................................................................... - Ajo rri në shtëpi. / .............................................................................................. - Ne shkojmë në restorant. / ....................................................................................... - Ai lahet në det. / ................................................................................................... - Ato mësojnë shqip. / ............................................................................................ - Ju bëheni gati. / ........................................................................................................ - Ata kuptojnë mësimin. / .......................................................................................... - Punëtorët pushojnë tërë uikendin. / ........................................................................... - Nitës i pëlqen filmi. / ................................................................................... - Ne pimë nga një lëng. / ......................................................................................

110

NDAJ FOLJA

Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që plotëson kuptimin e një foljeje, të një mbiemri a të një ndajfoljeje tjetër. Ajo emërton një rrethanë të veprimit apo të gjendjes, shkallën e cilësisë ose intensitetin e veprimit.

Ndajfolja nuk ka asnjë kategori gramatikore, përveç kategorisë së shkallës. Ndajfoljet në fjali mund të përdoren si rrethanorë, si përcaktorë dhe si pjesë emërore e kallëzuesit. Dallohet grupi i ndajfoljeve përemërore: ashtu, kështu, andej, këtej, aty, këtu, atje etj., si dhe i ndajfoljeve përemërore pyetëse: ku, kur, nga, si, qysh, pse, përse etj. Kemi:

a) ndajfolje mënyre, b) ndajfolje sasie, c) ndajfolje kohe, ç) ndajfolje vendi dhe d) ndajfolje shkaku.

Ndajfoljet e mënyrës tregojnë mënyrën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja. P.sh.: mirë, keq, bukur, ëmbël, hollë, lehtë, mbarë, pastër, qartë, qetë, shkurt, shtrembër, thjesht, vështirë, fuqishëm, natyrshëm, gëzueshëm, rrjedhshëm, menjëherë, papritur, rëndom, shpesh, vazhdimisht, cekët, gjerë, gjatë, thellë, hollësisht, trimërisht, shqip, frëngjisht, anglisht, maqedonisht etj.

Ndajfoljet e sasisë shprehin intensitetin a shkallën e veprimit të shprehur nga folja. Të tilla janë: fort, shumë, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish etj.

Ndajfoljet e kohës emërtojnë kohën kur kryhet a kohën sa zgjat veprimi ose gjendja e shprehur nga folja. Me këtë kuptim përdoren ndajfoljet: dje, nesër, pardje, pasdreke, sonte, sot, tani, vjet, dikur, njëherë, një ditë, së shpejti, gjatë, gjithmonë, gjithnjë, kurdoherë, përditë, ndonjëherë, rrallë, shpesh, ditë për ditë, natë për natë, kohë pas kohe, herë pas herë, aty për aty, motmot, asnjëherë, kurrë etj. Ndajfoljet e vendit tregojnë vendin ku kryhet një veprim a ku ndodh një ngjarje etj. P.sh. afër, atje, aty, djathtas, këtu, larg, majtas, përtej, pranë, rreth, diku, vendevende, anembanë, kudo, ngado, askund, gjëkundi etj. 111

Ndajfoljet e shkakut shërbejnë për të treguar shkakun e kryerjes së një veprimi: përse dhe pse, të cilat shërbejnë për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi. Në këtë grup hyjnë edhe ndajfoljet: prandaj, andaj, për këtë arsye, për këtë shkak, për këtë qëllim etj.

Ndajfoljet, ashtu si edhe mbiemrat, kanë shkallën pohore, shkallën krahasore dhe shkallën sipërore. Mënyrat e ndërtimit të shkallëve të ndajfoljeve janë të njëjta me ato të mbiemrave.

Ushtrim: Plotësoni fjalitë e mëposhtme me këto ndajfolje: mbrëmë, shumë, sivjet, bashkë, shumë mirë, kudo, tepër, herët, përreth, fare, gjithmonë, vjet. - ....................... pashë në televizor një film. - Ne shkuam ................... në shtëpinë e kulturës. - Kjo ndërmarrje ka të ardhura ..................... të mira. - ....................... pamë njerëz të gëzuar. - .................... ara jonë do t'i shtojë prodhimet bujqësore. - Miqtë na pritën ....................... dhe u kënaqën duke biseduar me ne. - Dritani nuk ka ndryshuar ........................ . - Nëse ngrihesh ........................ më zgjo edhe mua. - Në këtë vend rriten më .................... arrat dhe mollët. - ......................... të sheh syri fusha plot me gjelbërim. - Motra u martua .................... në verë.

Ushtrim: Mbiemrat e dhënë në fjalitë e mëposhtme zëvendësoni me ndajfolje. P.sh.: - Argjendi është i shpejtë. shpejtë (ecën) - Argjendi ecën shpejt. shpejt

- Linda është e ngadalshme. (lexon) ...................................................................... - Kënga e Norës është e bukur. (këndon). ............................................................. - Fjala e tij është e hapur. (flet) ......................................................................... - Takimi ynë ishte i rastit. (u takuam) .................................................................... - Ky libër është i shtrenjtë. (kushton) ................................................................... - Vonesa e saj është e zakonshme. (vonohet) ........................................................

112

Ushtrim: Fjalët e dhëna me shkronja kursive, zëvendësoni me ndajfoljet përkatëse. P.sh.: Sot në mbrëmje do të shkoj në teatër. Sonte do të shkoj në teatër.

sot në mbrëmje = sonte

- Para dy ditësh isha te Besniku. ......................................................................... - Vitin e kaluar isha në Shqipëri. ......................................................................... - Dje në mbrëmje u takova me Gimin. .................................................................. - Pas dy ditësh do të filloj studimet. ..................................................................... - Ka shumë kohë që nuk jemi parë. ....................................................................... - Nesër në mbrëmje do të jem i zënë. .................................................................... - Gjatë ditës bën shumë nxehtë. ....................................................................... - Gjatë natës bën freskët. ........................................................................ - Gjatë verës shkojmë në det. ........................................................................ - Gjatë dimrit shkojmë në skijim. ......................................................................

Ushtrim: Plotësoni fjalitë e mëposhtme me ndajfolje që kanë kuptim të kundërt (antonimin). P.sh.: Ose është poshtë, ose është ...lart....

- Ora herë punon mirë, herë punon .............. . - Kur është moti i lig, shkoj atje; kur është i mirë, rri .................. . - Nëse punon kështu, të ndihmoj, nëse punon ...................... nuk të dihmoj. - Kur flet shpejt, nuk e kuptoj, kur flet ......................... e kuptoj. - Kur është afër e dëgjoj, kur është ..................... nuk e dëgjoj. - Kur punoj shumë, ndihem i lodhur, kur punoj .........., nuk ndihem i lodhur. - Kur zgjohem herët e arrij autobusin, kur zgjohem ................, nuk e arrij dot. - Nëse shkon këtej, ndoshta takohemi, nëse shkon ......... nuk do të takohemi. - Ai na foli shkurtimisht, unë pata dëshirë të na fliste ................................. . - Nuk e takova qëllimisht, por e takova ......................................... .

113

Ushtrim: Lexoni fjalitë, dalloni dhe nënvizoni ndajfoljet. - Bilbili këndon bukur. - Lepuri kërcen shumë. - Lakuriqi fluturon natën. - Gota është plot. - Nesër shkojmë në piknik. - Vjet ra shumë borë. - Jashtë bie shi. - Ne mësojmë bashkë.

- Peshku noton shpejt. - Breshka ecën ngadalë. - Libri është këtu. - Nxënësit janë brenda. - Sonte jam i disponuar. - Më mirë puno kot, se të rrish kot. - Sigurisht je i lodhur. - Valbona u kthye mbrëmë vonë.

Ushtrim: Në vend të ndajfoljeve që janë më poshtë, gjeni dhe shkruani ndajfoljet që kanë kuptim të kundërt. - Lexoj mirë. - ........................................ - Gjendem sipër - ..................................... - Rri brenda. - ....................................... - Çohem herët. - ..................................... - Shkruaj shpejt. - ................................ - Ha pak. - ....................................... - Jam larg. - ....................................... - Mësoj shumë. - ..................................... - Fle natën. - ...................................... - Ktheni majtas. - .....................................

Ujku dhe kecat Na ishte njëherë një mamadhi. Ajo kishte shtatë keca. Një ditë mamadhia doli nga shtëpia duke i porositur kecat: - Dëgjoni bijtë e mi, mos ia hapni derën askujt, derisa të kthehem në shtëpi, dhe u nis. Pas pak kohe, derisa kecat po luanin, dikush trokiti... DETYRË

- Vazhdojeni përrallën.

114

LIDHËZAT

Lidhëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që lidh dy gjymtyrë fjalie ose dy fjali dhe shpreh marrëdhënie të ndryshme sintaksore ndërmjet tyre.

a) Lidhëza të parme janë: apo, as, dhe, e, edhe, në, o, ose, po, por etj. b) Lidhëza jo të parme janë: që, ku, kur, nga, tek, veç, sa, sesa, kurse, nëse, porse, veçse, porsi, meqë, ngaqë, ndërsa, ngase, veçse, prejse, megjithëse, megjithëqë, derisa, gjersa, mirëpo, siç, megjithatë, në qoftë se, për shkak se, në vend që etj. Sipas funksionit sintaksor, lidhëzat ndahen në:

a) lidhëza bashkërenditëse dhe b) lidhëza nënrenditëse. nënrenditëse

Lidhëzat bashkërenditëse lidhin dy elemente të së njëjtës natyrë ose të të njëjtit funksion. Lidhëzat nënrenditëse lidhin dy elemente që kanë marrëdhënie varësie nga njëri-tjetri. a) Sipas kuptimit që kanë, lidhëzat bashkërenditëse ndahen në lidhëza:

- shtuese: shtuese e, dhe, edhe, si edhe, as...as..., si... si..., si... ashtu edhe, jo vetëm... por (edhe), jo vetëm që... por as, le që... por edhe, jo që... por edhe etj.

- veçuese: veçuese a, apo, ose, daç... daç, ja... ja, ndo... ndo, ose... ose, o... o etj.

- kundërshtore: po, por, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, porse, veç, veçse, vetëm, vetëm se etj. - përmbyllëse: përmbyllëse andaj, ndaj, pa, prandaj, domethënë etj.

b) Sipas kuptimit që kanë, lidhëzat nënrenditëse ndahen në lidhëza:

- ftilluese: ftilluese se, që, në, nëse;

- vendore: vendore ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që etj.

- kohore: kohore kur, sa, si, tek, që derisa, gjersa, pasi, ndërsa, po sa, qëkurse, sapo, teksa, kurdo që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë që, sa kohë që, përpara se etj. - shkakore: shkakore se, sepse, si, pasi, derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që etj. 115

- qëllimore: qëllimore që, me qëllim që, në mënyrë që, me të vetmin qëllim që etj. - krahasore: krahasore sa, aq sa, se, sesa, se ç', nga ç', nga sa etj.

- mënyrore: mënyrore si, siç, ashtu si, po si, sikurse, sikundër se etj.

- kushtore: kushtore në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në rast se, po që se, me kusht që etj. - rrjedhimore: rrjedhimore sa, saqë, që, aq sa, kështu që etj.

- lejore: lejore megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado që, sido që, edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sikur etj.

Shembuj:

- Zana i mori librat dhe u nis për në shkollë. - Edhe na ftoi në gosti, edhe nuk na përshëndeti. - Edhe pse i thashë të ma sillte librin, ajo kishte harruar. - Do të vish me ne, apo do të shkosh me ata? - Dëgjova se ka ardhur Besa, ndaj (andaj) erdha ta takoj. - Goni dje ishte i sëmurë, as drekë nuk hëngri. - Macja as nuk hynte brenda, as nuk dilte jashtë. - Ose bëj punën si duhet, ose mos e nis fare. - Derisa unë lexoja, Arbri flinte. - Meqë ndihej i lodhur, shkoi më herët në gjumë. - Megjithëse ishte i zënë, përsëri erdhi me ne. - Sa herë që shpreson shumë, fiton pak. - Më në fund erdhi edhe ajo, kështu që shkuam të tre. - Ku ka tym, ka edhe zjarr. Ushtrim: Nënvizoni lidhëzat.

- Unë i thosha kështu, kurse ai më thoshte ashtu. - Pasi që s’pata kohë ta vizitoja, i dërgova një kartolinë. - U nis për në stacion më herët, me qëllim të mos vonohej. - I thashë të mos shkonte, mirëpo ai nuk më dëgjoi. - Në qoftë se nuk më gjen në shtëpi, do të jem te Zana. - Ishte lodhur shumë ngase kishte punuar tërë ditën. - Ai nuk shkoi në pushim për shkak se nuk kishte para. - Doli të shëtiste pak, për arsye se ishte mërzitur në shtëpi. - Dëgjo me kujdes, përndryshe nuk do ta kuptosh mësimin. - Sapo (posa) cingëroi telefoni, e dita se je ti. - Ai është një shok që kurrë s’të lë në rrugë. 116

NUMËRORI

Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuar sendesh a qeniesh të një fare. Numërorë të mirëfilltë janë elementet e numërimit: një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë...

Numërorët përdoren në sistemin e numërimit, në veprimet matematike, ose si përcaktues të sasisë së gjërave. Ata mund të përdoren më vete. P.sh.: 10 + 5 = 15; 15 30 x 2 = 60; 60 100 : 4 = 25 etj. P.sh.:

Shumë shpesh numërori përdoret para emrit dhe përcakton sasinë e sendeve.

Dhoma kishte një dritare në ballë, një tryezë dhe pesë karrige, dy rafte për bibliotekë, një tufë lule mbi tryezë. Te shkallët u takuan gjashtë veta. Shqipja ka mbi 2000 fjalë të trashëguara nga fondi i lashtë indoevropian. Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt më vitin 1908 në Manastir. Ç’të bënte ai vetë, një kundër treve! treve Kam lindur më 20. 20 05. 05 1990. 1990 Lufta e Dytë botërore u bë gjatë periudhës 19401940 1945. 1945 Ishte ora gjashtë e njëzet. njëzet Struktura dhe drejtshkrimi i numërorëve

Fjalë të parme janë numërorët prej 0-20: zero, një, dy, tre, katër, pesë, gjashtë, shtatë, tetë, nëntë, dhjetë.

Fjalë të përngjitura janë numërorët prej 11-19: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë, katërmbëdhjetë, pesëmbëdhjetë, gjashtëmbëdhjetë, shtatëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë.

Fjalë të përbëra janë numërorët tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë, nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.

Shprehje janë numërorët prej 21-29, 31-39, 41-49 etj.; 101-109, 201-299, 10011999 etj. Shprehjet shkruhen ndaras, si tridhjetë e një, dyzet e dy, dyqind e nëntëdhjetë e nëntë, një mijë, dy mijë, një milion etj.

Gjinia e numërorëve

I vetmi numëror që ka dy gjini është numërori 3: tre për gjininë mashkullore dhe tri për gjininë femërore. P.sh. themi tre djem - tri vajza, tre nxënës - tri nxënëse, tre lapsa - tri fletore etj.

117

Ushtrim: Rishkruajeni tekstin. Numrat shkruani me fjalë.

Artani po u tregonte dy shokëve të tij ç'kishte lexuar në një revistë: Një njeri, gjatë 50 vjetëve të jetës së tij, kalon në gjumë rreth 6 000 ditë, punon rreth 6 500 ditë, ecën rreth 800 ditë, ha rreth 1 500 ditë, pushon rreth 4 000 ditë dhe sëmuret rreth 500 ditë. Gjatë kësaj kohe njeriu ha mbi 8 700 kg bukë, rreth 3 500 kg mish, mbi 2 000 kg vaj, vezë, peshk dhe pi afërsisht 30 000 litra ujë, qumësht, kafe etj. ......................................................................................................................................................

...................................................................................................................................................... ...................................................................................................................................................... ...................................................................................................................................................... ...................................................................................................................................................... ...................................................................................................................................................... ...................................................................................................................................................... ...................................................................................................................................................... .........................................................................................................

Guri dhe gjarpri

Njëherë një udhëtar i lodhur u ul në një gur që të pushonte. Nën gur gjendej një gjarpër. Ai posa e pa njeriun, iu lut gurit: - Luaj pak nga vendi sa ta nxjerr kokën. Dua ta kafshoj njeriun në këmbë. - Mos u merakos, - iu përgjigj guri. - Unë do ta kafshoj në zemër. Udhëtari i djersitur ndenji një kohë të gjatë në gur. Ai u ftoh pa e ndier atë fare. Kur u kthye në shtëpi, u sëmur dhe një kohë të gjatë ndenji i shtrirë në shtrat. DETYRË

Rrëfejeni këtë tregim

118

PASTHIRRMA

Pasthirrma (eksklamacioni) është fjalë e pandryshueshme. Pasthirrmat janë tinguj, grupe tingujsh, fjalë ose togje fjalësh. Me anën e pasthirrmës shprehim ndjenja shumë të fuqishme shpirtërore: gëzim, kënaqësi, habi, dëshpërim, pikëllim, dhembje, frikë etj. P.sh.: Me pasthirrmat: o!, oh!, oho!, ohoho!; oj!, au!, ou!. ua! shprehim habi; Me pasthirrmat: Bobo!, Bubu!, E zeza!, Korba!, Qyqja shprehim frikë; Me pasthirrmat: E!, Eh!, Uf! shprehim dëshpërim e pakënaqësi.

Pasthirrma janë edhe urimet e përshëndetjet: Faleminderit!, Lamtumirë!, Mirupafshim!, Tungjatjeta!, Mirë dita!, Gëzuar!; si edhe fjalët: Urra!, Të lumtë!, Bravo!, Aman!, Të keqen!, Hajde!, Forca!, Hopa!, Hë!.

Edhe tingujt që përdoren për të ndjellë, dëbuar e ndërsyer kafshët: ish, tik-tik, pis, ush, yja etj. janë pasthirrma.

Për pashtirrma merren edhe fjalët tingullimituese (onomatopeike), me të cilat imitohen tingujt e sendeve e të fenomeneve të natyrës, si Ham-ham!, Mjau!, Kikiriku!, Bam-bum!, Kam-kum, Taf-tuf!, Ciu-ciu! etj. Detyrë: Lexojeni këtë fragment të nxjerrë nga "Gjahu i malësorëve" dhe nënvizoni pasthirrmat.

Shkoni pra, i zini pritat e mos luani vendit fare, qëndroni si burra të fortë, gjuani si gjahtarë të mirë, armët mos i nxini. Ty ty ty! ty ty ty! ty ty ty (bie trumbeta e bririt). Ha lia ha! ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejnë qentë). Kam kum! kam kum! kam kum. (lehin qentë). Taf, tuf! taf tuf! taf tuf! (kërcejnë pushkët). - Prite, o Mark! - Prite, o Gjergj! - Prite, o Gjon! Taf tuf! Ha ha ha! Ty ty ty! (bie briri i gjahut). - Prite, o Nikollë, se po të vjen një derr i madh që m'i ka dhëmbët një pëllëmbë e një bërxhik nxjerrë jashtë nofullash! Vëre pushkën në sy, shënoje mirë! Bjeri në lule të ballit! A e vrave? Të lumtë! Ha ha ha! ha ha ha! (ndërsejnë qentë). 119

Kam kum! kam kum! (lehin qentë). Taf tuf! taf tuf! (kërcet pushka). Ty ty ty! ty ty ty! (bie briri). - Prite, o Andre, se të doli përpara një dre me një palë brirë të mëdhenj! Taf! i ra drerit dhe e depërtoi plumbi tej e përtej. Dreri ra në gjunjë dhe derdhi lotë nga sytë! - Ah, se ç'bëra unë (thotë gjahtari), më mirë të mos e kisha vrarë atë dre: shih, si derdh lotë nga sytë e qan posi njeri! Konstandin Kristoforidhi DETYRË

Dhelpra dhe korbi

Shikoni fotografitë dhe hartoni një tregim.

120

SHENJAT E PIKËSIMIT

Detyrë: Lexoni dy fjalitë e dhëna. Thoni çfarë kuptimi ka fjalia e parë. Ç'kuptoni me fjalinë e dytë. Pse ndryshojnë në kuptim? Shpjegim:

Mëso si babai, mos u bëj i paditur. Mëso, si babai mos u bëj i paditur.

Në këtë fjali presja mund të përdoren dy vende, që japin dy kuptime të ndryshme. Shenjat e pikësimit (interpunksionit) përdoren për të siguruar lexueshmërinë e një teksti dhe qartësinë e tij. Shenjat kryesore të pikësimit janë: pika, pika presja, presja pikëpresja, pikëpresja pikëpyetja, pikëpyetja pikëçuditja, pikëçuditja dy pikat, pikat tri pikat, pikat viza, viza thonjëzat, thonjëzat kllapat. kllapat Ato mund të ndahen në tri grupe:

a) shenjat që përdoren në fund të fjalisë, pra shenjat e intonacionit të fjalisë; b) shenjat që përdoren brenda fjalisë për të shënuar një pushim të shkurtër; c) thonjëzat, viza. a) Shenjat që përdoren në fund të fjalisë (shenjat e intonacionit) intonacionit

Katër shenjat e pikësimit pika, pika pikëpyetja, pikëpyetja pikëçuditja dhe tri pikat, pikat që përdoren në fund të fjalisë, shënojnë grafikisht pauzën që ndan dy fjali në gjuhën e folur. Këto janë shenja të intonacionit.

Pika shënon intonacionin zbritës, që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore. P.sh.: Drita dhe Besa janë shoqe. Ato mësojnë bashkë në një klasë. Ato janë shoqe të pandashme.

Pikëpyetja shënon intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit: Si quhesh?, Nga jeni?, Sa vjeç je?, Kur do të shkoni në teatër? etj.

Pikëçuditja shënon intonacionin dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e gjallë të një emocioni (diçka të papritur, kundërshtim, zemërim, gëzim). P.sh. Oh sa e bukur qenka kjo lule!, Obobo sa qenke rritur!, Merre librin dhe mëso! etj.

Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntekst, që mendimi mbetet i pambaruar. Me tri pikat shënojmë lëshimin apo mungesën e një fjale ose fjalie. Ky mosshqiptim i fjalëve në të folurit sinjalizohet përmes intonacionit të posaçëm. Heshtja, intonacioni i papërfunduar, mban pezull, si kuptimin ashtu edhe njerëzit, 121

tërheq vëmendjen dhe na bën përshtypje emocionale. P.sh. Të them të drejtën ..., kjo fare nuk më pëlqen. Ma merr mendja se ... nuk e di ..., nuk e di ç’të them. b) Shenjat që përdoren brenda fjalisë (shënojnë një pushim të shkurtër) shkurtër

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë. P.sh.: Stinët e vitit janë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri. Artani, djali më i madh, po mëson rregullisht. Ajo figurë mishëron vetitë më pozitive të popullit: urtësinë, besën, mençurinë e trimërinë. Zogu, për çudi, nuk shkoi larg; u kthye e fluturoi fare ulët. Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë sesa presja: Ata që na donin, erdhën; ata që s'na donin nuk erdhën.

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja, por, ndryshe prej saj, dy pikat kanë një vlerë logjike: ato paralajmërojnë një shpjegim, një varg shembujsh etj. P.sh.: Tani më ra ndër mend: librin ta kam dhënë brenda në bibliotekë. Më është mbushur mendja për diçka: njeriu i fortë ia del mbanë, edhe kur e ka pis. Dy pikat përdoren gjithnjë pas fjalëve të autorit kur i thotë fjalët e tjetrit me përpikëri. P.sh.: Drita i tha s'ëmës: “Nesër të më zgjosh në orën gjashtë".

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër, si presja. Shërbejnë për të dalluar shquar dhe izoluar një grup fjalësh që shpreh një sqarim ose mendim plotësues, të ndërshtënë. Te Fusha e Kuqe (ajo quhej kështu, se në mes të saj ngrihej një shkëmb i kuq), Baton e priste Agimi. Përpara pikëpresjes ose dy pikave, intonacioni mund të ngrihet ose të ulet, sipas rastit; ngrihet, nëse të folurit është i vazhdueshëm dhe i shpejtë; zbret, kur të folurit është i ndërprerë dhe i ngadaltë, pra me pauza të gjata. c) Thonjëzat

Shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë, si Naimi ka thënë: "Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë". Thonjëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emërtimet e rrugëve, të institucioneve etj. P.sh.: Rruga "Xhon Kenedi", shkolla fillore "Naim Frashëri" etj.

122

PASQYRA E LËNDËS

Gjuha shqype (Gjergj Fishta)................................................................................................................. 4 Gjuha jonë (Naim Frashëri)...................................................................................................................... 5 Alfabeti i gjuhës shqipe ........................................................................................................................... 6 Zanoret dhe bashkëtingëlloret ........................................................................................................... 8 Gjuha e folur dhe e shkruar ...................................................................................................................... 9 Teksti dhe fjalia ......................................................................................................................................... 10 Teksti i shkurtër ........................................................................................................................................... 12 Fjalia më e vogël ........................................................................................................................................... 14 Fjalia dëftore dhe fjalia pyetëse ..............................................................................................................17 Tingulli dhe shkronja ............................................................................................................................. 19 Ndarja e tingujve .......................................................................................................................................... 20 Dallimi ndërmjet zanoreve dhe bashkëtingëlloreve .................................................................... 20 Klasifikimi i zanoreve ................................................................................................................................ 21 Grupet e zanoreve dhe përdorimi i drejtë i tyre ........................................................................... 22 Klasifikimi i bashkëtingëlloreve ........................................................................................................... 24 Theksi në gjuhën shqipe ...................................................................................................................... 27 Vendi i theksit në fjalë ............................................................................................................................... 28 Morfologjia ................................................................................................................................................... 29 Emri ................................................................................................................................................................... 32 Kategoritë gramatikore të emrit ........................................................................................................... 34 Gjinia asnjanëse ........................................................................................................................................... 36 Numri i emrave ............................................................................................................................................ 37 Trajta e shquar e emrave në shumës ................................................................................................ 42 Rasat ................................................................................................................................................................ 43 Rasa emërore ................................................................................................................................................ 44 Rasa gjinore ................................................................................................................................................... 46 Rasa dhanore ................................................................................................................................................. 51 Rasa kallëzore .............................................................................................................................................. 55 Rasa rrjedhore ............................................................................................................................................. 59 Parafjala ........................................................................................................................................................ 61 Përemri .......................................................................................................................................................... 65 Përemri vetor ............................................................................................................................................... 66 Trajtat e shkurtra të përemrit vetor .................................................................................................. 69 Përemri vetvetor ......................................................................................................................................... 73 Përemri dëftor ............................................................................................................................................. 74 Përemri pronor ............................................................................................................................................ 76 Përemri pyetës .............................................................................................................................................. 80 Përemri lidhor ............................................................................................................................................... 81 Përemri i pacaktuar .................................................................................................................................... 82 123

Mbiemri .......................................................................................................................................................... 83 Gjinia e mbiemrit ........................................................................................................................................ 84 Numri i mbiemrit ....................................................................................................................................... 86 Kategoria e rasës te mbiemrat ........................................................................................................... 90 Kategoria e shkallës te mbiemrat ........................................................................................................ 91 Folja .................................................................................................................................................................. 93 Foljet kalimtare dhe jokalimtare ........................................................................................................ 94 Format veprore dhe joveprore e foljeve .......................................................................................... 94 Mënyrat e foljeve .................................................................................................................................... 94 Mënyrat e shtjelluara të foljes .............................................................................................................. 95 Mënyrat e pashtjelluara të foljes ......................................................................................................... 95 Vetat dhe numrat e foljeve ..................................................................................................................... 95 Foljet njëvetore ........................................................................................................................................... 96 Foljet pavetore ............................................................................................................................................. 96 Zgjedhimi i foljeve ...................................................................................................................................... 97 Kohët e foljeve ........................................................................................................................................... 98 Kohët e mënyrës dëftore ....................................................................................................................... 99 Koha e tashme ............................................................................................................................................. 101 Koha e shkuar ............................................................................................................................................. 103 Koha e pakryer ........................................................................................................................................... 103 Koha e kryer e thjeshtë ............................................................................................................................ 105 Koha e kryer .................................................................................................................................................. 107 Koha e ardhme ............................................................................................................................................. 110 Ndajfolja ........................................................................................................................................................ 111 Lidhëzat ......................................................................................................................................................... 115 Numërori ..................................................................................................................................................... 117 Pasthirrma ................................................................................................................................................... 119 Shenjat e pikësimit ................................................................................................................................. 121

124

125

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.