Data Loading...

Muri Flipbook PDF

Muri


120 Views
25 Downloads
FLIP PDF 1.7MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

MURI PLAST BUKOSH

K A T A LO G I P R O D U KT E V E

Përkushtim për të gjithë Vazhdojmë të sjellim inovacion duke përcaktuar standarde të reja. Cilësia dhe angazhimi ynë drejt përsosmërisë i jep vlerë produkteve tona. Mbesim të përkushtuar që të ofrojmë vetëm produktet më të mira

Që 20 vite ju sjellim produktet më të mira nga brendi i njohur Aluplast. Ekipi ynë gjithmonë është kujdesur që produktet tona të jenë sipas standardeve më të larta. Angazhimi pa kursim dhe kujdesi në prodhim na ka bërë që të jemi kompani lider në tregun tonë dhe më gjërë

Dyer të hyrjes Që 20 vite ju sjellim produktet më të mira nga brendi i njohur Aluplast. Ekipi ynë gjithmonë

Dyer të dhomave Që 20 vite ju sjellim produktet më të mira nga brendi i njohur Aluplast. Ekipi ynë gjithmonë

Dyer rrëshqitëse Dera rrëshqitëse me dimension prej 85 mm ofron performancë të lartë dhe kursim maksimal të energjisë.

Dyer të garazhave Muri Plast bënë edhe montimin e dyerve të garazhave automatike dhe dyerve industriale të importuara nga Gjermania

Dritare IDEAL 8000® është profil për dritare me një thellësi profili prej 85 mm.

Roleta Roleta Zhalozi Raffstore të prodhuara sipas standardeve evropiane, i plotësojnë të gjitha kriterët teknike dhe të sigurisë.

Dyer rrëshqitëse Schiebetür dhe Hebeschiebetür Lejoni diellin të hyjë brenda Nuk gjeni derë më të mirë. Dera rrëshqitëse me dimension prej 85 mm ofron performancë të lartë dhe kursim maksimal të energjisë. Dera mund të hapet dhe mbyllet lehtësisht dhe pa shumë mund. Është e testuar në kushte ekstreme të motit, dhe i ka bërë ballë çdo stuhie, sikur shiut, borës dhe ngricave

Falë dizajnit shumë të hapur të dyerve ju keni mundësi ta shijoni peisazhin maksimalisht. Kjo derë preferohet kryesisht për ballkone, terraca dhe kopshte. Tjetër përparësi është se dera kursen hapsirën. Brezat rrëshqasin paralelisht me panelin fiks të qelqit, që do të thotë se nuk zë ndonjë hapësirë shtesë, ​​ dhe e ruan estetikën vizuele

Performancë dhe bukuri siç ju pëlqen juve Dimenisoni i profilit

85 mm Vlera më e mirë Uf

1.1 W/m²K

Vlera më e mirë Uw

0.63 W/m²K Siguria

Deri në RC 2 Izolimi i zhurmës deri

44 decibel

Harmonikë Mundësi personalizimi Ju mund ta personalizoni profilin duke e caktuar ngjyrën ose mbështjellësin sipas dëshirës tuaj Sistem Aluskin® Mbështjellës Laminim Jetëgjatësi Fleksibile

Sistem Aluplast® Garanton cilësi dhe qëndrueshmëri

10

IDEAL 8000 ® Gjerësi totale prej 85 mm Izolim i lartë si dhe sistem i ri i sigurisë që rekomandohet për instalim në shtëpi dhe objekte Dimenisoni i profilit

85 mm Vlera më e mirë Uf

1.0 W/m²K

Vlera më e mirë Uw

0.67 W/m²K Siguria

Deri në RC 3 Izolimi i zhurmës deri

48 decibel

Inovacion që sjell risi Dritaret që i duhen të gjithëve IDEAL 8000® është profil për dritare me një thellësi profili prej 85 mm. Duke kombinuar një thellësi të madhe të profilit me një dizajn të shkëlqyeshëm këndor ose të rrumbullakët, aluplast krijoi një sistem dritaresh efiçiente për energji dhe vizualisht të bukur. Thellësia e madhe e profilit dhe gjashtë dhomat izoluese brenda profileve sigurojnë izolim të jashtëzakonshëm termik dhe të zhurmës për t’ju bërë të ndiheni mirë.

Mbrojtje speciale kundër thyerjes dhe vjedhjes Izolim i përkryer i zhurmës deri në 48 decibel Mundësi të zgjedhjes së ngjyrës dhe mbështjellësit (laminimit) Xham 3 shtersor për ruajtjen e energjisë LOW E Efiçiencë e lartë në ruajtjen e energjisë

Si ju pëlqen? Personalizim me ngjyrat që i doni Mundësi të zgjidhni ngjyrën e preferuar nga rreth 40 lloje të laminimit

Si dhe shumë mundësi tjera të cilat mund ti shikoni gjatë porosisë

Dritare nga Muri Plast Sistem WinkHaus ActiePilot Muri Plast është ndërmarrje e specializuar në fushën e prodhimit të dritareve të plastikës me profil origjinal Aluplast nga Gjermania të trashësisë 7cm, 8cm dhe 8.5cm ngjyrë të bardhë, ngjyrë kafe emitim i drurit, ngjyrë Antracid etj. Dritaret mundë të jenë nga të gjitha dimensionet dhe llojet si: ( Harkore, Rrethore, Katrore, Trekëndëshe, Shumëkëndëshe etj.) Mekanizmi Wink Hause që bën një mbyllje të lehtë dhe të përkryer dhe dorezat sekuestike Hoppe e bëjnë dritaren edhe më të sigurtë.

Profilet tjera

Dritaret mund të prodhohen me rroleta dhe pa rroleta, me

Ideal 4000

Ideal 6000

dy xhama dhe tre xhama termoizolues, xhamat mundë të

7 cm thellësi

8 cm thellësi

jenë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, xham energjik

2 goma mbyllëse

3 goma mbyllëse

LOW-E 4 Stinorë te mbushur me gas Argon, rezistent ndaj

5 fusha termike

6 fusha termike

temperaturave dhe rrezeve të diellit, gjë që në kohët e nxehta në shtëpinë tuaj mbizotëron freskia dhe anasjelltas në sezonin e dimrit temperaturat e nxehta të brendshme nuk mund të dalin jashtë përmes xhamit, që do të thotë se xhami energjik Low-E 4 Stinorë është xham ekonomik dhe kontribuon në ruajtjen e energjisë së brendshme duke dëshmuara për kursimin e energjisë në katër stinët e vitit.

Dyer për garazha Muri Plast bënë edhe montimin e dyerve të garazhave automatike dhe dyerve industriale të importuara nga Gjermania. Dyer të llojeve dhe dimensioneve të ndryshme, funksionojnë në mënyrë mekanike me dorë dhe në mënyrë elektrike me motor dhe telekomandë ku dera mundë të hapet nga një largësi prej 200 metra

Zgjidhje të shumta Tani mund të zgjidhni derën e garazhës sipas dëshirës tuaj, pasi që ju ofrojmë variacione të ndryshme sipas shijës. Gjithashtu ju mund të zgjidni hapje automatike ose manuale me ose pa dritare të integruara në dyer.

Fjala e fundit e teknologjisë Gjermane Sisteme gjermane me garancion në motor. Të gjitha dyer tona përbëhen prej paisjeve dhe teknologjive më të reja të cilat janë rezistente dhe me standarde të larta

Të prodhuara sipas standardeve më të larta evropiane, i plotësojnë të gjitha kriterët teknike dhe të sigurisë. Tek ne i gjeni të gjitha variacionet e dyerve të garazhave me sisteme të ndryshme kontrolli

Zhalozi Raffstore Z 90 mm dhe Z 70 mm

Roleta

Cilësi e lartë me standarde Zvicërane. Këto roleta bëjnë parandalimin e dritës së diellit para se të depërtojë në dhomë duke mundësuar rregullimin e vazhdueshëm të dritës dhe ofrojnë freski për dhomë.

Të prodhuara sipas standardeve më të larta evropiane, i plotësojnë të gjitha kriterët teknike dhe të sigurisë. Tek ne i gjeni të gjitha variacionet e dyerve të garazhave me sisteme të ndryshme kontrolli

10

Cilësi Zvicërane

Xhama 4 stinorë të cilësisë së lartë me 2 dhe 3 shtresa

Xhama

Bëjmë edhe përpunimin e xhamit termopan me dy dhe tre xhama termoizolues, xhamat mundë të jenë të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, xhami i përdorur është 4mm

Xhami Energjik Low-E, 4 Stinor Low-E nuk lejon që temperaturat e mbrendshme të deportojnë përmes xhamit jashtë shtëpisë, duke ruajtur kështu konstant temperaturën e dhomës

Llojet e xhamave Xham Energjik Low-E rezistent ndaj temp. dhe rrezeve të diellit) Energjik Low-E 4 Stinor Xham i Rrjetëzuar (antizjarr me kosto të ulët ) Xham me ngjyra (Kaltërt, Kafët, Gjelbërt, Parsoll, Stopsoll, Kuq etj.) Xham Normal Xham i Zalluar Xham i Laminuar (rezistent ndaj thyerjeve)

Pikore Mbushja me gas Argon Argoni është një lloj gasi pa erë, pa ngjyrë, jo toksikë, jo i djegshëm që përdoret zakonisht në vend të ajrit mes dy palëve të qelqit, përçueshmëria e ngrohjes është më

e ulët e gasit Argon se ajo e ajrit, nuk lejon depërtimin e zhurmës në shtëpinë tuaj dhe kështu Argoni është gas termoizolues i mirë dhe kontribuon në ambientet e qetësisë, ngrohtësisë dhe freskisë së vatrës tuaj. Xhami Energjik Low-E, 4 Stinor Ruajtja e energjisë qdo ditë e më shumë po bëhet më e rëndësishme në jetën tonë të përditshme, prandaj Low-E 4 stinor është një xham i tejdukshëm (transparent) i cili përmban një shtresë të hollë metalike mikroskopike, reagues ndaj rrezeve Ultra Vjollcë, është lloj i xhamit izolues që rrit efikasitetin e energjisë së dritareve duke ulur transferimin e ngrohjes apo të ftohtit permes xhamit, që nënkupton se në kohën e verës Low-E nuk i lejon rrezet e diellit apo nxehtësinë të depërtoj përmes xhamit në shtëpi, ndërsa në kohën e dimrit Low-E nuk e lejon nxehtësinë e mbrendshme të depërtoj përmes xhamit jashtë shtëpisë.

Bëjmë edhe montimin e Pikoreve (Fensterbank) të importuara nga Gjermania të dimensioneve të ndryshme varësisht nga pozita egzistuese, pikoret mundë të jenë ngjyrë hiri, ngjyrë e bardhë dhe ngjyrë kafe, mundë të montohen në dritare të plastikës, drurit, aluminit.

Pikoret i japin shtëpisë një estetik të përkryer dhe shërbejnë si izolues i dritareve nga uji, që do të thotë se e ndalon tërësisht depërtimin e ujit nga jasht përmes dritares mbrenda në dhomë, gjithashtu janë mbrojtës të fasadës nga rrjedhja e ujit, sepse gjatë reshjeve atmosferike uji i cili bie mbi pikore kalon përmes kanaleve të pikores i cili largohet disa centimetra larg fasadës dhe bie në tokë.

Material Gjerman Ne do të jemi thellësisht të përkushtuar që gjithmonë të sjellim tek ju risi dhe inovacione që kanë origjinën në shtetet perëndimore. Muri Plast në Bukosh me lëndë të pare furnizohet nga firma e njohur Gjermane Aluplast me seli në Karlsruhe, që është kompani shumë prestigjioze dhe me perspektivë në rajon. Falë cilësisë së lartë të lëndës së parë, tani është më lehtë që të ofrohet një spektër më i gjerë produktesh dhe modelesh, duke mundësuar zgjedhje më të madhe për konsumatorin. Më poshtë kemi paraqitur disa specifikime teknike

Aluplast Ideal 8000

Aluplast Ideal 6000

Aluplast Ideal 4000

Trashësia 85mm

Trashësia 80 mmMe 6 Fusha termike

Trashësia 70 mm

Me 6 fusha termike

Me 3 Goma mbyllëse

Me 5 Fusha termike

Me 3 goma mbyllëse

Parimet tona Vendprodhimi ka një kapacitet 680 m2. Makineri moderne të prodhimit të fundit me një precizitet të lartë. Teknologji e jashtëzakonshme, praktike dhe shumë e shpejtë. Ka puntor me përvoj shumë vjeçare. Kryen punimet me afat të paraparë, me kontratë. Jep garancion 10 vjeçar. Për qdo problem eventual përgjegjja është shumë e shpejt.

Disa nga punimet tona

Me 2 Goma mbyllëse

Rreth nesh Muri Plast në Bukosh të Therandës (Suharekës) me një traditë dhe profesionalizëm, me staf të gjerë dhe të kualifikuar, me një kapacitet rreth 680 m2 dhe teknologji të avancuar të sistemit Evropian merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika të të gjitha llojeve dhe dimensioneve, si dyer rrëshqitëse (schiebetur, hebeschiebetur) dyer paluese (harmonike) etj. ku me lëndën e parë furnizohet nga firma e njohur gjermane aluplast me seli në ( Karlsruhe Gjermani ) të trashësisë 7 cm, 8 cm dhe 8.5 cm ngjyrë e bardhë dhe ngjyrë kafe emitim druri. Prodhojmë rroleta të plastikës dhe të aluminit të cilat mund të funksionojnë me hapje të thjesht me shirit, me hapje mekanike me shkop, me hapje elektrike me motor (ndërprerës apo telekomand dhe cenzor ) varësisht nga kerkesa e klientit, ku kutia e rroletës mundë të jetë mbrenda dhe jashtë dritares. Prodhojmë xhamin termopan me dy dhe tre xhama termoizolues, dhe xhami mundë të jetë LOW-E rezistent ndaj temperaturave, në bazë të kërkesës xhami mundë të mbushet edhe me gas (argon). Bëjmë lakimin e profilit në mënyrë rrethore, harkore ( qemere ) të dimensioneve të ndryshme ku dhe jemi furnizues në gjithë Kosovën me harqe të profilit aluplast. Bëjmë montimin e dyerve të dhomave të drurit të importuara nga Gjermania të firmës LEBO, dhe mundë të bëni përzgjedhje të ndryshme në ekspozitat tona. Ndërmarja jonë bazohet në parime të rrepta që kanë të bëjnë me cilësinë dhe përgjegjësinë ndaj klientit, këto parime kanë mundësuar që suksesi ynë të jetë i madh dhe klientët të jenë të kënaqur gjithmonë. Stafi ynë është mjaft i specializuar në kët lami dhe zbaton një përvoj 13 vjeqare, ku në tregun tonë gjithmon sjell risi dhe inovacione të ndryshme të tregut perendimore. Ndërsa në rast nevoje për ndonjë problem eventual ekipi jonë i servisit do të intervenoj menjëher për evitimin e problemit, sepse tek ne respektohet garancioni 10 vjeqar dhe gjithqka përfshihet në kontrat e cila me pranimin e punëve nënshkruhet mes dy palëve kontraktuese. Falë seriozitetit dhe perkushtimit ndaj punës tek ne nuk mungon kualiteti dhe cilësia sepse në fabrikën tonë prodhohen të gjitha elementet që e kompletojnë një Derë apo Dritare prandaj japim garancion 10 vjeqar për punët tona

Fabrika për prodhimin e dyerve dhe dritareve nga plastika

MURI PLAST BUKOSH ADRESA Fshati Bukosh P.N. 23000 Suharekë Kosovë TELEFON +383 (0) 44 142 114 +383 (0) 49 149 793 +383 (0) 44 338 401 +383 (0) 49 338 401 +383 (0) 49 884 077 WEB www.muriplast.com [email protected] [email protected]