Data Loading...

Situatat-e-te-nxenit-konceptimi-modele Flipbook PDF

Situatat-e-te-nxenit-konceptimi-modele


394 Views
253 Downloads
FLIP PDF 1.11MB

DOWNLOAD FLIP

REPORT DMCA

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT TIRANË

TË NXËNIT ME SITUATA, KOMPETENCA DHE SITUATA E TË NXËNIT (Material ndihmës për mësuesit)

Nëntor 2014 1

PËRMBAJTJA

RRETH MATERIALIT PJESA 1: KUPTIMI I SITUATËS SË TË NXËNIT 1.1 Të nxënit me situata 1.2 Kompetenca dhe situata e të nxënit 1.3 Planifikimi i situatës së të nxënit PJESA 2: MODELE SITUATASH TË NXËNI 2.1 Gjuhë shqipe 2.2 Matematikë 2.3 Biologji 2.4 Fizikë 2.5 Gjeografi 2.6 Histori 2.7 Muzikë 2.8 Teatër 2.9 Edukim figurativ 2.10 Aftësim teknologjik 2.11 TIK 2.12 Edukim fizik, sporte dhe shëndeti 3 SHTOJCA 3.1 Struktura e kërkimit historik 3.2 Të nxënit dhe mësimdhënia kontekstuale

2

RRETH MATERIALIT Reformimi i kurrikulës së arsimit bazë sipas qasjes me bazë kompetencat nënkupton mësimdhënie dhe nxënie sipas së njejtës qasje. Mësuesit, vazhdimisht, gjatë planifikimit të mësimdhënies parashikojnë veprimtari të nxëni, të cilat e lidhin të nxënit me zbatimin e tij në situata jetësore aktuale. Materiali “Të nxënit me situata, kompetenca dhe situata e të nxënit” paraqet konceptin e situatës së të nxënit, rolin dhe funksionin e saj në procesin e të nxënit, mënyrat e planifikimit, formatin e situatës së të nxënit si dhe modele të situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme, për klasat 1 dhe 6. Materiali ka si qëllim të ndihmojë mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe prindërit, në konceptimin dhe planifikimin e veprimtarive mësimore që zhvillojnë kompetencat dhe të nxënit gjatë gjithë jetës. Modelet e situatave të përfshira në këtë material shërbejnë vetëm si orientim për konceptimin dhe planifikimin e vazhdueshëm të tyre nga ana e mësuesve. Materiali ndihmës është përgatitur nga specialistët e IZHA-s, të cilët mirëpresin me mirënjohje sugjerime apo modele të tjera të situatave të të nxënit, të hartuar nga mësuesit. Sugjerimet dhe modelet e situatave mund të dërgohen në adresën [email protected]

3

PJESA 1

KUPTIMI I SITUATËS SË TË NXËNIT

1.1 Të nxënit me situata Të nxënit me situata është të nxënit që ndodh në të njëjtin kontekst në të cilin ai zbatohet. Lave dhe Wenger (1991) argumentojnë se të nxënit nuk duhet parë thjesht si një proces i transmetimit të njohurive abstrakte dhe të dekontekstualizuara nga një individ te një tjetër, por si një proces social gjatë të cilit njohuritë ndërtohen. Ata sugjerojnë se që të ndodhë kjo, të nxënit duhet të vendoset në një situatë me kontekst të vecantë dhe të zhvillohet brenda një mjedisi të vecantë social dhe fizik. Të nxënit me situata i mundëson nxënësit të mësojnë nëpërmjet socializimit, vizualizimit dëgjimit, arsyetimit, reflektimit dhe imitimit. Të nxënit fillon kur ata përpiqen të zgjidhin probleme dhe të eksplorojnë situata të jetës reale për të gjetur përgjigjet e pyetjeve që kanë ose për të zgjidhur probleme. Të nxënit me situata përfshin pjesëmarrjen e nxënësve në detyra që janë të ngjashme me zbatimet në botën reale. Synimi i tij është përmirësimi i të nxënit me anë të motivimit të nxënësve dhe krijimit të një konteksti të pasur të nxëni. Ai vë më shumë theksin tek konteksti dhe zbatimi i njohurive se sa te memorizimi i fakteve. Mësimdhënia vendoset në kontekste autentike që i ndihmon nxënësit të mësojnë nga përvoja reale dhe që transferohen lehtësisht. Nëse e vendosim nxënësin në një situatë të botës reale (kontekst autentik) ku të ndërveprojë me individë të tjerë, atëhere ai nxë (mëson). Ka raste kur mësuesit e shndërrojnë mjedisin e klasës në një mjedis ku nxënësit të ndjehen si në “shtëpi”, gjë që i ndihmon ata të ndjehen të lirë dhe të mësojnë lirshëm. Është provuar që kjo metodë ka ndikim të ndjeshëm në aftësitë e të nxënit. Përmes situatave të të nxënit, nxënësit janë në gjendje të zhvillojnë aftësitë dhe t’i përdorin ato saktësisht. Nëpërmjet tyre nxënësit fitojnë përvoja që i zbatojnë gjatë gjithë jetës. Në procesin e të nxënit me situata, mësuesi nuk shikohet si i vetmi ekspert në klasë. Roli i tij shndërrohet nga “depozita” e dijeve në atë të lehtësuesit dhe udhëzuesit. Të nxënit me situata përfshin përdorimin në shkallë të lartë të teknologjisë, pasi ajo krijon mundësitë e zëvendësimit të demonstrimeve praktike. Në situatat ku të nxënit me situata nuk mundësohet, mund të përdoren simulime.

4

1.2 Kompetenca dhe situata e të nxënit Kurrikula e reformuar është kurrikul që ka si qëllim të zhvillojë kompetencat dhe është e strukturuar mbi bazën e tyre. Ndërsa kompetenca në vetvete është kombinimi i dijeve, shkathtësive dhe qëndrimeve të përshtatshme për një kontekst të caktuar të një situate të njohur ose të re, kompetencat kyç janë ato për të cilat kanë nevojë të gjithë individët për plotësimin dhe zhvillimin personal, për qytetari aktive, përfshirjen sociale dhe punësimin. Zhvillimi i kompetencës tek nxënësit arrihet kryesisht përmes ndërveprimit të tij me mjedisin e të nxënit. Sa mirë, sa shpesh dhe sa shumë ai ndërvepron me mjedisin janë ata faktorë që përcaktojnë zbatimin e kompetencës prej tij. Dihet se kompetenca është e lidhur ngushtë dhe shoqërohet gjithmonë me situatën, familjen e situatave dhe kontekstin ku këto vendosen. E parë në këtë këndvështrim, çdo kompetence i korrespondon një situatë dhe një familje situatash ku ajo zhvillohet, ndërtohet dhe përsoset. Në trajtimin e situatës, një rol të veçantë luajnë njohuritë dhe përvoja që zotërojnë nxënësit. Zhvillimi i kompetencës gjatë trajtimit të situatës varet nga lloji dhe numri i burimeve, të cilët i gjen dhe i përdor nxënësi. Një kompetencë është realisht e ndërtuar vetëm nëse nxënësi e trajton plotësisht situatën në atë mënyrë që pranohet edhe nga të tjerët. Kompetenca është rezultat i procesit të përkohshëm, dinamik, dialektik dhe ndërtues të trajtimit të situatës; ajo nuk është proces por produkt i situatës. Kompetenca nuk mund të parashikohet dhe nuk mund të përcaktohet “a priori”; ajo varet nga nxënësi ose grupi i nxënësve, nga njohuritë dhe përvoja e tyre, nga kuptimi i situatës, nga ajo që mendohet se mund të bëhet në këtë situatë, nga burimet që zotërohen në këtë situatë etj. Njohuritë që ndërton nxënësi përmes veprimit në situata mund të vihen në zbatim vetëm kur nxënësi i ka të qarta situatat. Situatat janë thelbësore dhe të nevojshme për ndërtimin e njohurive nga nxënësi, por jo të mjaftueshme. Kështu, në fillim nxënësi koordinon veprimet e tij në situatë, pra e trajton atë në mënyrë kompetente. Pastaj, pasi ka përfunduar në mënyrë të kënaqshme trajtimin kompetent të situatës, nxënësi analizon veprimin e tij duke qenë jashtë situatës. Ai shpreh me fjalë veprimet e tij, flet për atë që ka realizuar, përshtat dhe riorienton veprimet e tij. Nga veprimi kompetent në situatë, nxënësi kalon në reflektimin mbi veprimet duke qenë jashtë situatës. Nëpërmjet këtij kthimi reflektues mbi veprimet e tij, nxënësi mund të shprehë me fjalë, atë që ka realizuar efektivisht në situatë. Për pasojë, përmes këtij shpjegimi, nxënësi koncepton trajtimin kompetent të situatës, e përjeton së brendshmi dhe e përvetëson atë. Ky trajtim kompetent i situatës, i shprehur me fjalë dhe përmes veprimeve, bëhet kompetencë e shpjeguar vetjake (reale). Kjo kompetencë e shpjeguar, më pas mund të përgjithësohet, për t’u përshtatur në situata të reja.

5

1.3 Planifikimi i situatës së të nxënit Dilemat që kanë mësuesit në përcaktimin e situatave nuk lidhen vetëm me shkallën e qartësisë së përshkrimit të tyre, por dhe sa të kuptueshme e të rëndësishme do të jenë ato për nxënësit. Si mund të barten ato në orën e mësimit, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë kompetencat për të trajtuar situata jetësore? Për zgjidhjen e këtyre dilemave vjen në ndihmë matrica e trajtimit kompetent të situatës. Matrica e trajtimit kompetent të situatës (MTKS) Situata Familja e situatave

Shembuj situatash që i përkasin kësaj familjeje



Veprimet Kategoritë e veprimeve që lejojnë trajtimin kompetent të këtyre situatave Shembuj veprimesh që lidhen me trajtimin e këtyre situatave

Burimet Burime të ndryshme, të nevojshme për trajtimin e këtyre situatave, përmes veprimeve të përshkruara

Vlerësimi Pritshmëritë për trajtimin e këtyre situatave

Shembuj kriteresh

Shpjegimi i MTKS

Në ndihmë të plotësimit të MTKS, jepen shpjegimet e mëposhtme: a) Situata  një situatë, në të cilën do të veprojë nxënësi ose grupi i nxënësve. Situata është një bashkësi rrethanash, disa prej të cilave shërbejnë si burime për trajtimin e saj nga nxënësi ose grupi i nxënësve, të tjerat mund të jenë kufizime që shihen si pengesa në trajtimin e saj.  një familje situatash, e cila ka karakter të përgjithshëm dhe përbëhet nga disa situata me veti të përbashkëta. Këtu shkruhet tema e situatës dhe bëhet një përshkrim i rrethanave të saj. b) Veprimet  kategoritë e veprimeve që mund të kryhen nga nxënësit gjatë trajtimit të situatës; 6

 zbatimin e veprimeve, i cili nënkupton përdorimin e burimeve, strategjitë, teknikat dhe metodat e trajtimit të situatës, kufizimet sipas rrethanave të saj. Këtu shkruhen veprimet e mundshme që do të kryejnë nxënësit për trajtimin e situatës, metodat e punës, mënyrat dhe teknikat e shfrytëzimit të burimeve dhe të trajtimit të situatës. c) Burimet  burime vetjake të nxënësve: ata janë kognitive (bagazhi i njohurive të nxënësit), konative (elementet emocionale, motivuese etj.) dhe trupore;  burime specifike të situatës: këto janë rrethanat e situatës që lehtësojnë trajtimin e saj;  burime të jashtme: janë burime jashtë situatës që lehtësojnë trajtimin e situatës nga nxënësit. Këtu shkruhen njohuritë paraprake të nxënësve, të nevojshme për trajtimin e situatës, qëndrimet, vlerat dhe veçoritë e tyre që lidhen me gjithëpërfshirjen e nxënësve në trajtimin e saj. d) Vlerësimi Kuadri i vlerësimit saktëson:  tipin e trajtimit të pritshëm që situata të trajtohet realisht nga nxënësi dhe të pranohet nga të tjerët.  kriteret e vlerësimit të trajtimit kompetent të situatës nga nxënësit. Këtu shkruhet si duhet trajtuar situata nga nxënësit që trajtimi i saj të quhet kompetent si dhe kriteret e vlerësimit. Për konceptimin dhe shkrimin e një situate, mësuesi ndjek formatin e mëposhtëm. 

Formati i situatës së të nxënit

Në planifikimin e një situate të nxëni, mësuesi merr parasysh: 1. Rezultatet e të nxënit (rezultatet e të nxënit të programit që realizohen nëpërmjet kësaj situate). 2. Emërtimin e situatës (titulli i situatës). 3. Përshkrimin kontekstual të situatës (përmbajtja e situatës në kontekstin e realizimit të rezultateve të të nxënit). 4. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës. 5. Burimet (mjete, pajisje, burime të ndryshme, njohuritë dhe aftësitë paraprake të nxënësve). 6. Vlerësimin (kur situata quhet e realizuar).

7

PJESA 2

MODELE SITUATASH TË NXËNI

8

GJUHË SHQIPE

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Fëmijëria ime Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave a) Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar Nxënësi: −

zgjedh formën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë, ndjenjat dhe pikëpamjet e tij;



merr pjesë në biseda shoqërore me moshatarët dhe të rriturit mbi tema të njohura duke pyetur dhe duke iu përgjigjur pyetjeve.

Burimet −

njohuritë dhe shkathtësitë paraprake të nxënësit



teksti mësimor



informacione nga interneti për fëmijërinë si p.sh., intervista, poezi për fëmijërinë, foto

b) Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme Nxënësi: −

kupton, krahason dhe bën përmbledhje të tekstit që dëgjon;



jep mendimet dhe gjykimet e tij rreth tekstit që dëgjon. c) Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare

Nxënësi: −

shpreh pëlqimet dhe mbron interpretimet e tij duke i ilustruar me detaje dhe pjesë nga teksti;



analizon në tekste të ndryshme poetike, gjuhën e figurshme.

d) Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale Nxënësi: 9



përdor formën ose modelin e përshtatshëm gjatë të shkruarit dhe zbaton rregullat gramatikore, leksikore dhe drejtshkrimore, për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tij për tema të caktuara;



mbështet mesazhin kryesor ose kyç të një teksti me detaje përshkruese, me fakte ose shembuj të ndryshëm.

Përshkrimi kontekstual i situatës −

Veprimtari paraprake

Një orë më parë, mësuesi fton nxënësit që të përzgjedhin një foto të fëmijërisë së tyre. Orientohen nxënësit që të përzgjedhin një fotografi e cila ose ka shënuar një kujtim të rëndësishëm të fëmijërisë ose është e pëlqyeshme për ta. −

Zhvillimi i situatës

Prezantimi i fotove të nxënësve dhe diskutimi rreth tyre Gjatë orës së parë nxënësit shfaqin fotot e tyre dhe tregojnë para shokëve të klasës, arsyen e përzgjedhjes së fotove. Në fund të prezantimit, me ndihmën e mësuesit, nxënësit tregojnë se çfarë u bëri përshtypje më shumë nga prezantimi i fotove (gjuha, ngjarja e rrëfyer në mënyrë interesante, përzgjedhja etj.). Punë në grupe Mësuesi paraqet kllasterin e mëposhtëm dhe ndan nxënësit në grupe. Secili grup punon për njërën nga pikat e mëposhtme. Në fund nxënësit plotësojnë së bashku kllasterin dhe

10

Njerëzit e dashur

Lojërat e preferuara

Fëmijëria

Heronjtë ose personazhet e preferuar

Ngjarjet e rëndësishme

Bashkëbisedim me një të ftuar për fëmijërinë (të dëgjuarit) Ftohet në klasë një prind, një gjysh ose një person i famshëm në një fushë të veprimtarisë njerëzore që të rrëfejë dhe t’ju përgjigjet pyetjeve të nxënësve rreth fëmijërisë së tij. Më pas nxënësit diskutojnë rreth pjesës së rrëfimit që nxënësve ju duk interesante, gjykojnë rreth fëmijërisë së tij dhe krahasojnë fëmijërinë e të ftuarit me fëmijërinë e tyre. Bashkëbisedim rreth mënyrës se si duhet të komunikojmë me të rriturit Nxënësit (me ndihmën e mësuesit) diskutojnë rreth mënyrës se si duhet të komunikojnë me të rriturit si p.sh. përdorimi i fjalive të plota, përdorimi i vetës së dytë në numrin shumës. Materiale nga interneti (intervista të figurave të shquara ose rrëfime të tyre për fëmijërinë). Nxënësit sjellin dhe prezantojnë para klasës momentet më të rëndësishme të fëmijërisë së figurave të shquara të sportit, artit, kinematografisë, shkencës etj (përzgjedhja e nxënësve është e lirë). Nxënësit, gjithashtu, japin gjykimet e tyre rreth punëve të shokëvë dhe shoqeve. Poezia e E.Hatibit “Fëmijëria” Duke ndërvepruar me tekstin nxënësit diskutojnë rreth:

11

 mënyrës se si ata e kuptojnë poezinë;  interpretimeve të tyre në lidhje me poezinë;  gjykimeve për figuracionin letrar dhe gjuhën e poezisë. Shkrimi i një poezie për fëmijërinë e tyre Pasi kanë folur rreth fëmijërisë së tyre, kanë dëgjuar dhe lexuar për fëmijërinë e të rriturve, kanë punuar me poezinë “Fëmijëria” të E.Hatibit, nxënësit shkruajnë vetë një poezi për fëmijërinë e tyre. Procesi i të shkruarit kalon nëpër fazat: planifikimi, organizimi, rishikimi dhe redaktimi i poezisë. Vlerësimi i nxënësve për njëri-tjetrin Veprimet në situatë −

Prezantimi i fotove të nxënësve dhe diskutimi rreth tyre



Përcaktimi i ngjarjeve më të rëndësishme, i personazheve, heronjve dhe njerëzve të dashur të fëmijërisë së nxënësve



Dëgjimi i rrëfimit të një të rrituri për fëmijërinë



Bashkëbisedim rreth mënyrës se si duhet të komunikojmë me të rriturit



Kërkime në internet për fëmijërinë e njerëzve të shquar (përzgjedhja është e lirë për nxënësit).



Leximi, kuptimi, interpretimi dhe analiza e elementeve gjuhësore dhe letrare të poezisë “Fëmijëria”



Shkrimi i një poezie



Vlerësimi i punës së nxënësve për njëri-tjetrin

Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar, kur nxënësit arrijnë të zgjedhin formën dhe gjuhën e përshtatshme për të përcjellë informacionin, idetë dhe ndjenjat e tyre rreth fëmijërisë; kur bashkëbisedojnë me moshatarët dhe të rriturit mbi fëmijërinë; kur japin interpretimet e tyre rreth poezisë dhe analizojnë gjuhën e saj; si dhe kur shkruajnë një poezi për fëmijërinë. Koha mësimore: Sugjerohet që kjo situatë të zhvillohet 4-5 orë.

12

MATEMATIKË

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Në ditëlindje Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave matematikore

Burimet

Nxënësi:

Figura gjeometrike kartoni (katrorë) e

-

përzgjedh dhe zbaton teknika të përshtatshme për zgjidhjen e problemave nga matematika dhe jeta reale:

-

përdor simbolet gjeometrike dhe paraqet koncepte matematike me mjete konkrete, vizatime etj.

-

cila llogaritet me gjatësi një njësi, mjetet e vizatimit, lapsa, njohuritë që nxënënsi ka mbi kuptimin e perimetrit dhe sipërfaqes etj.

sugjeron formula të ndryshme lidhur me figura gjeometrike (katror, drejtkëndësh);

Përshkrimi kontekstual i situatës Anxhela do të organizonte një festë për ditëlindjen e saj në oborrin e shtëpisë. Që të mundësonte uljen për të gjithë fëmijët, ajo duhet të huazonte disa tavolina nga komshinjtë e saj, të cilat ishin të gjitha katrore. Por disa prej komshinjve ishin me pushime dhe ajo duhet të përdorte ato pak tavolina që siguroi. Meqënëse të gjithë fëmijët dëshironin të uleshin së bashku, ndërkohë që oborri nuk ishte shumë i madh, ajo duhet t’i vinte të gjitha tavolinat katrore në formë drejtkëndëshi. Vetëm një fëmijë mund të ulej në njërën anë të tavolinës katrore. Në festë do të mernin pjesë 18 fëmijë. Sa tavolina përdori Anxhela? Në çfarë mënyre mund t’i vendoste ajo tavolinat, që të zinte sa më pak vend?

13

Veprimet në situatë Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve: -

Çfarë të dhënash na jep situata?

-

Çfarë duhet të gjejmë për të zgjidhur këtë situatë?

-

Cilat janë mundësitë që të kemi një drejtkëndëshin me perimetër 18 njësi?

-

Sa mund të jetë sipërfaqja e një drejtkëndëshi me perimetër 18 njësi?

-

Cili është drejtkëndëshi me perimetër 18 njësi që ka sipërfaqen më të vogël?

-

Cili është drejtkëndëshi me perimetër 18 njësi që ka sipërfaqen më të madhe?

-

Çfarë vetish duhet të përdorim lidhur me drejtkëndëshin dhe katrorin?

-

Sa tavolina përdori Anxhela?

Nxënësit organizojnë të dhënat duke ndërtuar një tabelë si më poshtë dhe duke gjetur më parë perimetrin: Gjatësia (në njësi) Gjerësia (në njësi)

Perimetri (në njësi)

Sipërfaqa ( në njësi)

1

8

18

8

2

7

18

14

3

6

18

18

4

5

18

20

5

4

18

20

6

3

18

18

7

2

18

14

8

1

18

8

Nxënësit fillojnë të mendojnë dhe arsyetojnë për të gjetur edhe sipërfaqen e drejtkëndëshave me këto të dhëna duke gjeneruar zgjidhje alternative. Nxënësit më të avancuar mund të modelojnë dhe të sugjerojnë një formulë për perimetrin P = 2a + 2b dhe S = a b (ku a është gjatësia dhe b është gjerësia e drejtkëndëshit). Vlerësimi i situatës

14

Situata quhet e realizuar kur nxënënsit mund të përgjigjen pytejeve konkrete për zgjidhjen e problemit të dhënë më lart: Anxhela duhet të përdorë 18 tavolina. Në varësi të oborrit të saj ajo duhet të përdorte përmasat 8 me 1 ose 1 me 8 njësi.

BIOLOGJI

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Në kërkim të biodiversitetit Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi:

 guida terreni të jetës rajonale të bimëve dhe

 dallon veçoritë karakteristike të kafshëve dhe bimëve që jetojnë në vendbanime të ndryshme;  diskuton rolin e veprimtarisë së njeriut në mjedis.  ndërton dhe regjistron të dhënat në një diagramë;

kafshëve;  materiale për referencë: libra, enciklopedi, adresa interneti;  kompjuter me mundësi të përdorimit të internetit;  shkop metër ose metër shirit;  piketa;

 ndërton një skicë të zonës së studimit;

 shirit ose spango shënjuese;

 ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e

 shënjues i qëndrueshëm (për ata që do të

përftuara nga vëzhgimet individuale;  demonstron bashkëpunim dhe qëndrim etik

kryejnë studim me anë të prerjes së drejtë tërthore);

gjatë punës në grup dhe diskutimeve. 15

 lapsa dhe letër; 

fleta pune për aktivitetet në klasë: (diagram të dhënash).

Përshkrimi kontekstual i situatës Në një habitat lokal jetojnë një shumëllojshmëri organizmash. Për të hetuar shumëllojshmërinë e tyre, studiuesit përdorin metoda të ndryshme. Metodat që mund të përdoren për studimin janë: studimi me prerje transekte (të tërthortë) dhe studimi në ngastra. Studimi me prerje transekte përfshin një zonë drejtkëndëshe, që shërben si mostër, ndërsa studimi në ngastra përfshin një zonë katrore (shpesh 100 m x 100 m) e cila mund të ndahet në nënpjesë. Për zona më të vogla, që kanë një larmi të madhe të botës bimore, përdoret studimi në ngastra. Diagramat e mëposhtme tregojnë pamjen e një studimi me prerje transekte dhe të një studimi në ngastra. Prerja e tërthortë: 20 metra e gjatë e ndarë në 10 nënpjesë, secila 2 metra

Studim në ngastra: 100 metra me 100 metra ndarë në nënpjesë me nga 25 metra

Veprimet në situatë

16

Hapi I: Përpara se të prezantohet veprimtaria, u jepen nxënësve fotografi dhe figura të bimëve dhe kafshëve të cilat gjenden në zonën që do të studiohet. Nxënësit identifikojnë bimët nga përmasa, forma apo ngjyra e luleve apo kafshët nga karakteristika të jashtme. Hapi II. Ndahen nxënësit në grupe. (E preferueshme është që çdo grup të vendosë vetë se ku do ta bëjë studimin e diversitetit). Vendet e mundshme janë: një pyll, një kullotë, një lëndinë (e mbuluar me bar trevjeçar e cila nuk është e përpunuar kimikisht), një kënetë ose bregu i një pellgu a liqeni. Nëse nxënësit jetojnë në një zone urbane, ata mund të përqendrohen në një park të qytetit ose në zona ku pemët janë mbjellë përgjatë rrugës së shkollës. Nëse ata përqendrohen në zona më të vogla, mund t’ju nevojitet të zvogëlojnë përmasat e ngastrave dhe transekteve. Hapi III. Nxënësit vendosin përmasat dhe formën e studimit të tyre në varësi të habitatit të zgjedhur. Në këtë rast ata duhet të marrin parasysh përmasat e bimëve që planifikojnë të përfshijnë në studim, ndërkohë që vendosin për zonën që do të vëzhgojnë. Speciet më të mëdha bimore për nga përmasat, si p.sh.: pemët kanë nevojë për ngastra apo transekte më të mëdha në krahasim me bimët barishtore. Nëse ka hapësira të mjaftueshme, nxënësit mund të zgjedhin ngastra apo transekte, të cilat nuk janë ngjitur me njëra-tjetrën apo nuk kryqëzohen. Gjithashtu, nëse ka disa habitate në dispozicion të studimit, çdo grup mund të punojë në mjedise të ndryshme. Kjo do t’i sigurojë klasës më shumë të dhëna për krahasim. Nxënësit duhet t’i regjistrojnë rezultatet e tyre në fletën e punës së aktiviteteve në klasë (ndërtohet diagrama e të dhënave). Pyetje për diskutim Krahasoni dhe diskutoni të dhënat e marra nga mjediset e studiuara: -

Cilat ishin speciet e bimëve dhe kafshëve të identifikuar në zonën e studiuar?

-

Cilat ishin veçoritë karakteristike të kafshëve dhe bimëve të kësaj zone?

-

Cila zonë kishte shumëllojshmërinë më të madhe të formave të jetës?

-

Cila zonë kishte numrin më të madh të popullatave?

-

Pse disa zona kishin shumëllojshmëri më të madhe se të tjerat?

-

Si po i kërcënojnë qeniet njerëzore çdo aspekt të biodiversitetit?

Vlerësimi i situatës Situata konsiderohet e realizuar, nëse nxënësit: -

punuan sipas detyrave dhe roleve në grup;

17

-

realizuan dhe përfunduan detyrën e numërimit të bimëve në zonën e tyre të studimit;

-

identifikuan me saktësi speciet e ndryshme;

-

regjistruan të dhënat në një diagram;

-

plotësuan një skicë të zonës së tyre të studimit.

FIZIKË

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Bymimi dhe tkurrja e trupave Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi:

 tel bakri

 vëzhgon ndryshimin e përmasave të trupave në varësi të ndryshimit të temperaturës;  diskuton rolin e bymimit dhe tkurrjes së trupave në pajisjet, aparaturat, konstruksionet në mjedisin rrethues dhe jetën e përditshme;  ndërton dhe regjistron të dhënat në një diagramë;

 2 stativë  burim nxehtësie (llambë me alkool)  metër ose vizore  njohuritë paraprake të nxënësve mbi gjendjen e lëndës dhe ndryshimet e saj në varësi të ndryshimit të temperaturës  fotografi të shinave të hekurudhave, urave etj  interneti

 planifikon një eksperiment apo veprimtari që ndihmon në studimin e varësisë së

18

ndryshimit të përmasave të trupit nga ndryshimi i temperaturës;  propozon mënyra për shfrytëzimin e bymimit apo tkurrjes në interes të përdorimit publik apo të ruajtjes së mjedisit;  ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale;  demonstron bashkëpunim dhe qëndrim etik gjatë punës në grup dhe diskutimeve;  zbaton rregullat e sigurisë gjatë veprimtarisë me burim nxehtësie. Përshkrimi kontekstual i situatës  Shpesh rastis që kavanozët e qelqit me kapakë metalikë, pasi i nxjerrim nga frigoriferi, nuk hapen. Shkak është tkurrja e kapakut metalik si rezultat i temperaturës së ulët në frigorifer, si dhe faktit që qelqi dhe alumini nuk kanë të njëjtin koeficient të bymimit termik. Për ta hapur kavanozin, ai mbahet poshtë rrjedhës së ujit të ngrohtë në çezëm. Kapaku bymehet dhe kavanozi hapet.  Telat e linjave elektrike krijojnë bark në ditët e nxehta të verës, kurse në ditët e ftohta në dimër, ata tendosen. Pa dyshim se një dukuri e tillë është e papëlqyeshme, pasi gjatë verës telat mund të shkaktojnë shkarkesë tek trupat përreth, kurse gjatë dimrit mund të shkaktojnë deformime të strukturave mbajtëse.  Shumica e urave të mëdha ka nyje lidhëse që zgjerohen, të cilat ngjajnë me dy krëhëra metalikë me dhëmbë përballë njëri-tjetrit, që mund të futen mes tyre. Gjatë ditëve të verës, nxehtësia shkakton zgjerimin e urës dhe bën që dhëmbët e nyjës të hyjnë tek njëri-tjetri; gjatë natës ura ftohet dhe dhëmbët dalin nga njëri-tjetri. Për pasojë, ura ka një zonë të sigurt ndërtimi, që shmang deformimet për shkak të bymimit ose tkurrjes gjatë ndryshimit të

19

temperaturës. Struktura me dhëmbë e krëhërave minimizon “kërcimin” e motorëve apo makinave gjatë kalimit mbi to.  Nyjet lidhëse që zgjerohen gjenden edhe në struktura të tjera, si në autostrada, shinat e hekurudhave të trenave të zakonshëm dhe të trenave të shpejtë etj. Nëse ato nuk vendosen në strukturat e përmendura, aksidentet e rënda janë të pashmangshme. Veprimet në situatë 1. Ndahen nxënësit në grupe dhe pajisen me telat e bakrit, llamba me alkool, vizore. 2. Orientohen paraprakisht për kryerjen e veprimtarisë. 3. Zhvillohet veprimtaria praktike sipas hapave të përcaktuar paraprakisht (lidhja e telit në dy stativë, nxehja e tij me llambë, matja e gjatësisë së telit pas nxehjes dhe ftohjes së tij, regjistrimi i matjeve). 4. Kërkohet zbatimi i rregullave të sigurisë gjatë punës me burim nxehtësie. 5. Formulohet dukuria e bymimit dhe tkurrjes termike. 6. Tregohen foto të linjave elektrike, shinave dhe urave të deformuara. 7. Drejtohen pyetjet:  Pse janë deformuar shinat dhe urat?  Si mendoni se mund të shmanget deformimi i tyre?  A ju ka ndodhur të hapni me vështirësi një kavanoz qelqi me kapak metalik, pasi e keni nxjerrë nga frigoriferi? Pse ndodh kështu?  Si mendoni se mund ta hapni atë? 8. Diskutohet mbi raste të tjera të bymimit dhe tkurrjes termike në jetën e përditshme. Vlerësimi i situatës Situata konsiderohet e realizuar nëse:  teli zgjatet dukshëm dhe mund të matet si rezultat i nxehjes së tij dhe shkurtohet dukshëm dhe mund të matet nëse ftohet;  nxënësi vendos lidhjen mes ndryshimit të përmasave të trupit dhe ndryshimit të temperaturës; 20

 nxënësi jep sugjerime për shmangien e deformimeve të strukturave apo aksidenteve për shkak të bymimit dhe tkurrjes termike.

HISTORI

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Koha dhe kronologjia Rezultatet e të nxënit Nxënësi: -

-

-

rendit kronologjikisht saktë datat historike;

-

përdor saktë konceptin e kohës për ngjarje të rëndësishme historike; mendon në mënyrë kritike duke lidhur

30 karta me data nga periudha të ndryshme historike dhe ngjarje të

ndërton konceptin e kohës dhe kronologjisë;

-

Burimet

rëndësishme të cilat nxënësit i njohin; -

njohuritë që ka nxënësi mbi kuptimin e ndarjes së kohës në histori, periudhat historike, ngjarje të rëndësishme historike.

datën me ngjarjen ose figurën historike që i përket; -

mirëkupton çdo nxënës në klasë;

-

përdor kompetencën e mendimit kritik, të sipërmarrjes, personale, të komunikimit;

Përshkrimi kontekstual i situatës

21

Mësuesi i shpërndan çdo nxënësi në klasë një kartë. Në secilën kartë mësuesi ka vendosur data të cilat përkojnë me ngjarje të rëndësishme historike (për të cilat nxënësi ka njohuri nga përvojat dhe mësimet e mëparshme). Datat dhe ngjarjet e vendosura në kartë janë nga periudha të ndryshme historike si para erës sonë dhe në erën tonë. P.sh.: 776 para erës së re (p.e.r) Lojërat e para Olimpike të zhvilluara në Athinë 1945 pas Krishtit (ps.k) Përfundimi i Luftës së dytë Botërore 214 para Krishtit (pr.k.) Filloi puna për ndërtimin e murit të madh Kinez. 1928 era e re (e.r.) Pavarësia e Shqipërisë

Mësuesi u kërkon nxënësve që të krijojnë një vijë të drejtë duke u vendosur njëri pas tjetrit në mënyrë kronologjike sipas datave të shkruara në kartat përkatëse. Veprimet në situatë 1. Nxënësit fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve të mëposhtme: -

Si ndahet koha në histori?

-

Çfarë kuptoni me kronologji?

-

Çfarë kuptoni me termin pr.k. po me termin p.e.r.?

-

Çfarë kuptoni me termin ps.k. po me termin e.r.?

-

Sa vite ka një shekull?

-

Sa vite ka një dekadë?

-

Sa dekada ka një shekull?

-

Sa vite ka një mijëvjeçar? 22

-

Sa shekuj ka një mijëvjeçar?

-

Në cilin vit jemi?

-

Cilit shekull i përket viti 1443 ps.k.?

-

Në cilin shekull jemi?

-

Në cilin vit keni lindur ju?

-

Në cilin shekull ka lindur motra/vëllai juaj?

-

Në cilin vit ka lindur gjyshi juaj?

-

Në cilin shekull ka lindur mamaja juaj?

-

Në cilin shekull ka lindur gjyshja juaj?

2. Pasi u përgjigjen pyetjeve të mësipërme, mësuesja u shpërndan secilit nxënës nga një kartë, ku në to janë vendosur data dhe ngjarje nga periudha të ndryshme historike si para erës sonë dhe në erën tonë. Ajo organizon me nxënësit lojën e mëposhtme. Mësuesja u drejtohet nxënësve të klasës: -

Uluni poshtë në qoftë se ju nuk jeni në mijëvjeçarin e 2 para Krishtit.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju nuk jeni në mijëvjeçarin e 3 para erës sonë.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju jeni në shekullin e 15 pas Krishtit.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju jeni në shekullin e 19 të erës sonë.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju jeni në shekullin e 21 të erës sonë..

-

Uluni poshtë në qoftë se ju nuk jeni në të njëjtën dekadë, si të tjerët.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju nuk jeni brenda 50 viteve të fundit në histori.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju keni një datë e cila përkon me një luftë.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju keni një datë e cila përkon me vitin e lindjes suaj.

-

Uluni poshtë në qoftë se ju mendoni se data që ju keni nuk është historikisht e rëndësishme.

-

Kush ka ngelur lart në këmbë dhe pse?

3. Mësuesja u kërkon nxënësve që të krijojnë një vijë të drejtë duke u vendosur njëri pas tjetrit në mënyrë kronologjike sipas datave të shkruara në kartat përkatëse.

23

4. Pas organizimit të lojës mësuesja u kërkon nxënësve që të plotësojnë fletën e mëposhtme duke renditur në të datat dhe ngjarjet e rëndësishme të jetës së tyre. Nxënësit mund të përfshijnë ngjarje të tilla si lindja e tyre , lindja e motrës/vëllait, ndërrimi i shtëpisë, shkollës, vdekja e një të afërmi etj.

Data

Ngjarja

Vlerësimi i situatës Situata quhet e përfunduar kur nxënësit krijojnë vijën e drejtë duke u vendosur njëri pas tjetrit në mënyrë kronologjike sipas datave të shkruara në kartat përkatëse dhe kur kanë ndërtuar saktë këto terma dhe koncepte historike: kohë; kronologji; shekull; dekadë; parahistori; histori; periudhë historike; para erës së re; pas erës së re; para Krishtit; pas Krishtit.

GJEOGRAFI

24

KLASA 6 SITUATA E TË NXËNIT Tema: Përhapja gjeografike e “Ebolës” Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi:

Hartë e botës, enciklopedi, gazeta,

-

formulon dhe drejton pyetje për përhapjen gjeografike të virusit “Ebola”;

-

zhvillon perspektivën globale në vëzhgimin e kësaj çështjeje;

-

revista, njohuritë paraprake të nxënësve mbi virusin “Ebola”, informacione të marra nga bisedat me prindër etj.

percepton lidhjen dhe zbatimin e koncepteve bazë të kërkimit gjeografik në realitetin konkret dhe përdorimet e tyre në jetën e përditshme;

-

identifikon dhe shqyrton burimet e informacionit që përdor për kërkim;

-

vlerëson burimet për vlefshmërinë dhe besueshmërinë e tyre;

-

ndërton njohuri për shpërndarjen gjeografike të virusit dhe faktorët që e kushtëzojnë këtë shpërndarje, duke përdorur mjetet dhe shkathtësitë gjeografike, si hartat, vëzhgimet, fotografi etj.;

-

komunikon (me shkrim, me gojë, grafikisht, vizualisht) shpërndarjen hapësinore, përmes përdorimit të hartave të shkallëve të ndryshme, duke përdorur fjalorin e përshtatshëm gjeografik.

Përshkrimi kontekstual i situatës

25

Epidemia “Ebola”, konsiderohet si njëra prej epidemive e cila është përhapur në disa vende të Afrikës. Origjina e virusit është e panjohur, por sipas të dhënave të deritanishme, lakuriqët e pemëve janë burime të virusit. Sëmundja shkaktohet si pasojë e infeksionit me virusin Ebola (emri Ebola rrjedh nga lumi me po të njëjtin emër në Republikën Demokratike të Kongo-së në Afrikë, ku është paraqitur për herë të parë). Në Afrikë, infeksioni shkaktohet si pasojë e kontaktit me shimpanzetë, gorillat, lakuriqët, antilopët dhe kafshë të tjera të infektuara. Sëmundja është e pranishme në shtetet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore: Zaire, Sudan, Gabon, Republikën Demokratike të Kongos, Sierra Leone, Guinea, Liberia, Nigeria etj. Kohët e fundit janë regjistruar raste të përhapjes së virusit në Spanjë, Texas (USA) etj. Veprimet në situatë -

Nxënësit, të ndarë në grupe, identifikojnë burimet e ndryshme të informacionit të cilat i shërbejnë për trajtimin e situatës.

-

Hulumtojnë në këto burime për secilin nga konceptet bazë të kërkimit gjeografik: vendi/vendndodhja, rajoni, lëvizja, ndërveprimi njeri/mjedis, në lidhje me çështjen e dhënë.

-

Organizojnë informacionin duke trajtuar perspektivën e secilit koncept në lidhje me çështjen e identifikuar prej tyre: 

Vendndodhja/Vendi: Hulumtojnë në harta të ndryshme për vendet në të cilat është i përhapur virusi dhe përcaktojnë vendndodhjen relative dhe absolute.



Rajoni: Nxënësi përshkruajnë karakteristikat (fizike, humane) të vendeve që i dallojnë ato nga vendet e tjera dhe që i bëjnë të konsiderohen si një rajon.



Lëvizja dhe ndërvarësia: Hulumtojnë si njerëzit lëvizin nga ky vend/rajon dhe si ndërveprojnë me njerëzit dhe prodhimet në vende/rajone të tjera.

-

Përgatisin dhe prezantojnë produktin (p.sh., një portofol i koncepteve për çështjen që trajtohet).

-

Diskutojnë me të tjerët për gjetjet dhe rezultatet e tyre.

-

Reflektojnë në punën e tyre idetë dhe sugjerimet, të cilat i shërbejnë përmirësimit të kësaj situate. Hapat që kryen mësuesi për trajtimin e situatës

-

Lehtëson kthimin e nxënësit në situata të mëparshme të nxëni apo veprimtari mësimore që lidhen me vendin, vendndodhjen, lëvizjen, marrëdhënien e njeriut me mjedisin, ndërvarësinë.

-

Prezanton rezultatet e të nxënit dhe propozon situatën e re të të nxënit, në përmbushje të interesave të nxënësit. 26

-

Lehtëson organizimin e mjedisit (burimet materiale, kohën, grupet ose individët).

-

Verifikon përzgjedhjen dhe kuptimin nga nxënësit të situatës dhe të rezultateve të të nxënit.

-

Vëzhgon strategjitë që përdor nxënësi për përzgjedhjen, organizimin, përpunimin dhe prezantimin e informacionit.

-

Vëzhgon shkallën e pjesëmarrjes së nxënësit në diskutim dhe reflektimit në lidhje me produktin.

-

Vëzhgon përpjekjen e nxënësve për nxjerrjen e konkluzioneve.

Pyetje për diskutim  Cila është vendndodhja gjeografike e këtyre vendeve?  Cilat janë tiparet e përbashkëta që i karakterizojnë këto vende?  Cilat janë arsyet që virusi nuk ka mbetur i izoluar në këtë rajon, por është përhapur dhe në vende të tjera? Shënim: Mësuesi mund të krijojë një situatë tjetër të ngjashme për një çështje apo ngjarje, në nivel lokal/kombëtar/global, që ka ndodhur kohët e fundit (si p.sh., një katastrofë natyrore e ndodhur kohët e fundit, etj). Çështja e përzgjedhur shërben si potencial që nxënësi të dallojë dhe të përdorë konceptet bazë të kërkimit gjeografik. Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësi: •

Përshkruan konceptet bazë të kërkimit gjeografik.



Shpjegon ngjarjen nga perspektiva e secilit koncept dhe ndërveprimit midis tyre.

ART PAMOR

27

KLASA 1 SITUATA E TË NXËNIT Tema: Qyteti me ndërtesa të larta Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi:

Lodra konstruksioni, foto ndërtesash të

-

përdor lojërat e konstruksionit për të krijuar banesa të

larta, njohuritë që nxënësi ka mbi

larta;

përdorimin e lojërave të konstruksionit

-

zbulon se si mund të arrijë balancën në një konstruksion dhe të krijimit të balancës. të lartë;

-

argumenton dhe sugjeron forma të reja konstruksioni të ndërtesës;

-

krahason ndërtesën e vet dhe të shokëve;

-

krijon një qytet me ndërtesat e krijuara në klasë.

Përshkrimi kontekstual i situatës Dy fëmijë u vunë në garë me njëri tjetrin se kush do të bënte ndërtesën më të lartë. Ata mblodhën shumë lodra konstruksioni dhe filluan të ndërtonin ndërtesat e tyre. Në fillim ata vunë shumë kuba njëri mbi tjetrin por ndërtesa e tyre nuk zgjaste shumë dhe rrëzohej. Pasi bënë disa prova ata e zbuluan si duhej ta ndërtonin ndërtesën. Si mendoi ju çfarë zbuluan të dy fëmijët? Cila ishte mënyra më e mirë për ta bërë ndërtesën më të lartë? Ju si do ta bëni ndërtesën tuaj? A do bëni një garë në grupe e pastaj të ndërtoni një qytet? Veprimet në situatë

28

Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve: -

Si ngjiten kubat e konstruksioneve me njëra tjetrën?

-

Përse nuk arrijmë lartësi të madhe nëse i vendosim kubat tek njëri mbi tjetrin?

-

A ka rëndësi gjerësia ku mbështetet ndërtesa?

-

Si mund të qëndroj më mirë ndërtesa nëse baza është më e madhe dhe ajo vjen duke u zvogëluar për lart apo kur e vazhdojmë të njëjtën gjerësi si lart - poshtë edhe lart?

-

A luan rol mënyra se si i bashkojmë kubat me njëri tjetrin?

Nxënësit organizojnë të dhënat: -

Nëse e bëjmë të gjerë bazamentin e ndërtesës atëherë atë mund ta bëjmë të lartë.

-

Nëse kubat i ndërthurim njëri me tjetrin si tullat në ndërtesë atëherë muri mund të bëhet më i qëndrueshëm.

-

Ne mund të krijomë forma të ndryshme pallatesh të larta nëse baza është e qëndrueshme.

Nxënësit fillojnë të mendojnë dhe arsyetojnë për të ndërtuar pallatin e tyre të lartë dhe të propozojnë format e tyre në këto konstruksione Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund të përgjigjen pyetjeve konkrete për zgjidhjen e problemit të dhënë më lart: sa më e madhe të jetë baza aq më e lartë bëhet ndërtesa. Ndërthurja e kubave e bën më të qëndrueshëm murin. Nëse krijojmë një bazament të qëndrueshëm mund të krijojmë modele të ndryshme dhe të larta të ndërtesave.

KLASA 6

SITUATA E TË NXËNIT 29

Tema: Mbulesa e tavolinës për festën e vitit të ri Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi:

Motive të ndryshme karakteristike për

-

përzgjedh materialin dhe teknikën e duhur për të krijuar

festën e vitit të ri, patate, sapun, lugë të

stampa;

vogla, kruajtëse dhëmbësh, tabakë letre,

përzgjedh motivin në përshtatje me temën dhe objektin

bojëra uji etj. Njohuritë që nxënësi ka

që do të stampohet;

mbi teknikën e stampimit me reliev,

krijon stampa me reliev nëpërmjet gërryerjes dhe

njohuritë që nxënësi ka mbi festën e vitit

stampon materiale për përdorime funksionale, shami,

të ri.

-

-

mbulesë etj.; -

argumenton dhe sugjeron forma të reja të stampimit për të krijuar objektin funksional.

Përshkrimi kontekstual i situatës Në festën e vitit të ri ne përdorim dekorime të ndryshme për të zbukuruar shtëpinë, dhomën etj., për të krijuar një atmosferë sa më festive. Një moment festiv është edhe zbukurimi i tavolinës me mbulesa në përshtatje me festën, ndryshe nga ato që përdorim çdo ditë. Këto mbulesa janë të zbukuruara me motivet e festës së vitit të ri. Motivet janë të shumëllojshme. Zakonisht këto mbulesa festive janë të realizuara me teknikën e stampimit dhe kanë forma të ndryshme në varësi të tavolinës ku vendosen. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve: -

Cilat janë motivet karakteristike të festës së vitit të ri?

-

Cilat nga këto motive janë të përshtatshme për tu përdorur si stampë?

-

Cilat nga këto motive mund të realizojmë me teknikën e stampimit?

-

Sa motive do të përdorim për mbulesën e grupit tonë?

-

Çfarë materiali do të përdorim për të krijuar stampat, sapunin apo pataten?

-

Çfarë forme do të ketë mbulesa e grupit tonë, katrore apo të rrumbullakët?

-

Do ta dekorojmë të gjithë mbulesën apo pjesë të veçanta?

-

Si do t’i kombinojmë motivet njëra me tjetrën?

-

Sa ngjyra do të përdorim?

-

Cilat janë ngjyrat karakteristike për këtë festë?

Nxënësit organizojnë të dhënat: 30

-

Motivet janë të shumta, si: pema, kutia e dhuratave, njeriu prej bore etj.

-

Ne do të zgjedhim pemën dhe topat zbukurues.

-

Sapunin po e përdorim për pemën dhe pataten për të bërë poçat zbukurues.

-

Mbulesën do ta bëjmë të rrumbullakët.

-

Do të zbukurojmë anët dhe mesin e mbulesës.

-

Do të zgjedhim një letër të bardhe dhe motivet do t’i bëjmë me ngjyrë jeshile (pemët) dhe me ngjyrë të kuqe(topat zbukurues) (si ngjyrat më karakteristike të kësaj feste).

Nxënësit fillojnë të mendojnë dhe arsyetojnë për të gdhendur motivin me mjetet e duhura, ngjyrat që do të përdorin dhe përhapjen e motivit mbi mbulesë. Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund të përgjigjen pyetjeve konkrete për zgjidhjen e problemit të dhënë më lart: Mbulesën e bëjmë sipas formës së tavolinës. Motivet i vendosim në vendet më të dukshme të tavolinës duke lenë hapësirat bosh të cilat vlerësojnë zbukurimin tonë. Ata argumentojnë dhe propozojnë përdorimin e ngjyrave dhe përhapjen e motivit dhe alternimin e tyre.

MUZIKË

KLASA 1 SITUATA E TË NXËNIT Tema: Loja e gotave Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet 31

Nxënësi: -

kërkon dhe zbulon shumëllojshmëri burimesh melodike mjedisi, gurë, shkopinj, gota me në mjedisin përreth tyre, në natyrë;

-

burime tingullore të ndryshme nga

ngjyrosës, një lugë etj.

imitojnë melodinë që dëgjojnë nga loja.

Përshkrimi kontekstual i situatës Mësuesi merr 7 gota uji dhe i vendos mbi tavolinë. Çdo gotë e mbush me ujë në masa të ndryshme: gotë e mbushur plotë dhe gotë e mbushur shumë pak me ujë, ju hedh secilës nga një ngjyrosës sipas 7 ngjyrave të ylberit ose edhe vetëm një ngjyrë. Vendos para çdo gote nga një numër.

Më pas kërkon që një nxënës të marrë lugën dhe fillon të godasë sipas numrave që mësuesi /shoku thërret. P.sh: 3-2-1 3-2-1 5-4-4-3 5-4-4-3 Çfarë tingujsh përftohen nga goditja e gotave? Si janë këto tinguj? Ku ndryshojnë ato nga njëri – tjetri dhe pse? Nxënësit imitojnë me zë, melodinë e përftuar nga goditjet e sugjeruara nga mësuesi dhe provojnë të krijojnë të tjera melodi me lojën me gota, ose mjete të tjera që lëshojnë tinguj. Veprimet e kryera në situatë Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve: -

Çfarë të dhënash na jep loja?

-

Çfarë duhet të gjejmë për të realizuar këtë lojë ?

-

Cilat janë mundësitë që të kemi modele të ndryshme të përftimit të melodive përmes lojës me gota?

-

A mund të gjejmë burime të tjera tingullore nga mjete dhe materiale të ndryshme?

32

Nxënësit ndryshojnë vendet e numrave dhe përftojnë tinguj të ndryshëm, duke i imituar ato. Nxënësit fillojnë të përjetojnë tingujt që përftohen nga goditjet e gotave, duke krijuar melodi të ndryshme, duke krijuar atmosferë pozitive në klasë. Vlerësimi i situatës Loja quhet e realizuar kur nxënësit kërkon dhe zbulon shumëllojshmëri burimesh melodike në mjedisin përreth tyre në klasë, në natyrë dhe kuptojnë burimin e krijimit të tingujve, ngjyrimin që ato kanë. Imitojnë melodinë që dëgjojnë nga përftimi i goditjeve, duke krijuar modele të reja tingullore.

KLASA 6

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Repertori i koncertit Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi: -

përzgjedh dhe zbaton ritme të ndryshme muzikore 2/4, ¾ Fragmente këngësh në kohën 2/4, ¾, dhe 4/4 në gjatë perfomimit / interpretimit të këngëve fragmente marshesh 2/4, njohuritë që për fëmijë apo nga krahina;

-

nxënësit kanë mbi kuptimin e ritmeve

respekton simbolet muzikore, ritmin dhe intonacion muzikore nëpërmjet këngëve/ melodive era të ndryshme të notave gjatë interpretimit të këngëve muzikore që njeh etj. në eventet e klasës apo të shkollës.

-

zhvillon ide të reja gjatë eventit muzikor, duke ndarë përvojën e vet artistike me të tjerët.

Përshkrimi kontekstual i situatës Do të përgatitet një koncert për 28-29 Nëntorin. Fjona është përzgjedhur nga klasa të jetë moderatorja e programit të koncertit e cila së bashku me grupin do të përzgjedhin numrat e këngëve të këtij koncerti. Ajo nuk është e sigurt në përzgjedhjen e këngëve sepse ato duhet të jenë me karakter marsh, ritmike, të qeta, por ndonjëherë edhe pak vallëzuese. I gjithë grupi dëgjoi shumë këngë dhe idetë e tyre ishin të shumta për repertorin që ata donin të përzgjidhnin. Por, Fjona kishte udhëzuar që duheshin këngë patritotike, këngë nga grupi Lira, këngë himn, këngë partizane. 33

Meqenëse të gjithë fëmijët dëshironin të përzgjidhej kënga që ata rekomandonin, por duhej që ata të përzgjidhinin vetëm 2 nga secila tematikë këngësh. Sa këngë përzgjodhi Fjona? Pse këngët që do përzgjidhte grupi duhej të ishin marsh/himn/vallëzues? Veprimet e kryera në situatë Nxënësit punojnë në grupe dhe filimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve: -

Çfarë të dhënash na jep situata?

-

Çfarë duhet të gjejmë për të zgjidhur këtë situatë?

-

Cilat janë mundësitë që të kemi një koncert me këngë patritotike, këngë nga grupi Lira, këngë himn, këngë partizane?

-

Çfarë ritmesh janë të përshtatshme për këtë koncert?

-

Çfarë karakteri kanë këngët patriotike dhe partizane në kohën 2/4?

-

Çfarë karakteri kanë këngët që kanë ritëm 3/4?

-

Cilat këngë (të të cilët ritëm) përzgjodhi grupi për koncertin?

Nxënësit shkruajnë të gjitha titujt e këngëve të sugjeruara, duke ndërtuar një tabelë si më poshtë dhe duke gjetur repertorin duke iu përgjigjur tematikës. Këngët me ritëm marsh

Këngët me ritëm 3/4

Këngët me ritëm 4/4

Nxënësit fillojnë të përjetojnë muzikën e këngëve dhe ritmet e tyre, duke analizuar atmosferën që krijojnë ritmet e këtyre këngëve për këtë koncert. Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund të përgjigjen pyetjeve konkrete për përcaktimin e repertorit në performin / interpretimin me sukses të koncertit në ritmet e duhura për tematikën e koncertit. Grupi përzgjodhi këngët marsh, që i përkasin ritmit 2/4, Himni i Kombëtar që i përket ritmit 4/4 dhe këngë të tjera.

TEATËR

34

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Zgjedhja e konceptit regjisorial Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi:

poezi të zhanreve të ndryshme

-

kupton dhe zgjidh konceptin regjisorial në një koncert njohuritë mbi kontekstin historik të me poezi;

-

epokës në të cilën është shkruar një

respekton kuptimin logjik, ngarkesat emocionale dhe poezi sfondin historik të materialeve;

njohuri mbi stilin e autorit

-

tregon dijet artistike vetjake në lidhje me poezinë

njohuri mbi elemente skenike që sjellin

-

krijon elemente artistike në një kontekst të caktuar larmi artistike (kostumet, muzika, skenik;

-

ndriçimi) etj.

zhvillon ide të reja, duke ndarë përvojën e vet artistike me të tjerët.

Përshkrimi kontekstual i situatës Do të përgatitet një koncert për mbylljen e semestrit. Secilit prej nxënësve u kërkohet të gjejnë disa poezi që do t’ju pëlqente t’i interpretonin. Mësuesi kontrollon me secilin prej tyre poezitë dhe për të parë qëndrimin e tyre artistik ndaj tyre pyet: Pse ka zgjedhur pikërisht ato? Kalon me nxënësin procesin e përzgjedhjes, duke argumentuar pro apo kundër një poezie dhe bie në një mendje me nxënësin për poezinë që i përshtatet më shumë. Pasi ka zgjedhur nga një poezi për secilin, mësuesi shpërndan listën e poezive në klasë dhe u kërkon nxënësve të punojnë në grupe të zgjedhura nga vetë ata për të gjetur një renditje të këtyre poezive, sipas një logjike artistike (që është në fakt vizion regjisorial) dhe pastaj i vë të argumentojnë pse kanë zgjedhur pikërisht atë renditje.

35

Mësuesi zgjedh renditjen që ka renditjen më të mirë estetike, sipas logjikës artistike dhe u kërkon nxënësve të fillojnë të mendojnë se çfarë elementesh të tjerë artistikë mund të shtojnë tani si elemente lidhëse mes poezive ose si shoqërues të tyre, që të krijojnë një shfaqje të rrjedhshme dhe të këndshme, plot elemente artistike, pa bërë një program të zakonshëm me një moderator që prezanton një pas një poezitë si përherë.

Veprimet e kryera për trajtimin e situatës: Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve: -

Çfarë të dhënash na jep situata?

-

Çfarë duhet të mendojmë për t’i lidhur artistikisht këto poezi?

-

Cilat janë mundësitë që të lidhen edhe në stil apo në tematikë?

-

Çfarë elementesh lidhëse do të ishin të përshtatshme?

-

Çfarë karakteri kanë poezitë?

-

Cili është konteksti i tyre historik, etnologjik, artistik, gjeografik?

-

Cili koncept regjisorial rezulton më logjik?

-

Çfarë elementesh skenike mund të përdoren për t’i dhënë shije artistike koncertit?

Nxënësit shkruajnë të gjitha titujt e poezive të sugjeruara, duke ndërtuar një tabelë si më poshtë dhe duke gjetur përkatësinë, sipas tematikës, stilit ose çfarëdo të shohin ata si linjë lidhëse mes poezive Poezi për atdheun

Poezi klasike

Poezi për dashurinë

Varg i lirë

Poezi për jetën

Poezi politike

Balada

Nxënësit fillojnë të përjetojnë interpretimin e poezive dhe stilin e tyre, duke analizuar atmosferën që krijojnë poezitë në lidhje me koncertin.

36

Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënësit mund të përgjigjen pyetjeve konkrete për përcaktimin e repertorit në interpretimin me sukses të koncertit sipas një koncepti regjisorial që i rendit poezitë me logjikë artistike dhe e plotëson koncertin me elemente të tjera artistike sipas këtij koncepti regjisorial. Grupi vendosi të krijojë një koncert me tre pjesë: pjesa e parë ka karakter kombëtar, të cilit i përgjigjen edhe kostumet, muzika, elemente koreografikë që lidhin poezitë në bllok; pjesa e dytë ka karakter lirik me një stil më të ëmbël dhe më të rrjedhshëm, të cilit i përgjigjen edhe elementet përkatës artistikë; pjesa e tretë ka poezi moderne, me një stil urban, shoqëruar nga elementet përkatëse në kostume, koreografi, muzikë e ndriçim. Të gjitha pjesët lidhen nga një moderatorë që prezanton në bllok secilin fragment.

EDUKIMI FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI

KLASA 6 SITUATA E TË NXËNIT Tema: Lojëra popullore (tradicionale) “Kush ma shpejt del prej rrethit” Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Nxënësi:

Shami

-

Përshtat skema të ndryshme lëvizore sipas situatave të Enver BUSHATI “Lojna popullore”, lojës popullore.

Shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë

-

Njeh dhe respekton rregullat e lojës.

1974.

-

Shpjegon moralin (fabulën) e lojës.

-

Përshtat lojë sipas kushteve të mjedisit.

37

Përshkrimi kontekstual i situatës Karakteristikat dhe organizimi i lojës Kjo lojë zhvillohet në një vend të sheshtë, në oborr, fushë, sallë apo palestër. Në të mund të përfshihen deri në 20 nxënës të moshës 10-12 vjeç. Për realizimin e kësaj loje duhen tre shami, me të cilat do të lidhen sytë e tre lojtarëve. Lojtarët hedhin short ose dalin tre vullnetarë, që kanë dëshirë të hyjnë në lojë. Lojtarët e tjerë formojnë një rreth të madh duke qëndruar 0,5 deri 1 metër (në varësi të ambientin ku organizohet) larg njëri-tjetrit, ndërsa tre shokët futen në mes të rrethit me sy të lidhur. Loja fillon me këto fjalë të njërit prej lojtarëve që formon rrethin “Kush më shpejt del prej rrethit?” Lojtarët e vendosur në qendër të rrethit me sy të lidhur fillojnë të lëvizin në përpjekje për të dalë prej tij. Ai që del nga rrethi pa prekur shokët zëvendësohet menjëherë. Loja vazhdon duke ndërruar rolet herë pas here me lojtarët që dalin nga rrethi. Lojtarët e rrethit nuk duhet tu tregojnë lojtarëve symbyllur rrugën e daljes, nëse tregojnë hyjnë në lojë. Kjo lojë zhvillon sensin e orientimit. Veprimet në situatë Grumbullohen nxënësit në qendër të palestrës apo terrenit sportiv dhe diskutohet për pak minuta rreth lojës popullore, zhvillimit dhe rregullave të saj, si dhe moralit. Organizohet (drejtohet nga mësuesi ose një nxënës i zgjedhur) procesi mësimor për ngrohjen e përgjithshme të organizmit në funksion të strukturave lëvizore që do të ekzekutohen në lojë. Zhvillohet një bisedë e përbashkët mësues-nxënës në të cilën jepen shpjegimet e duhura, për të mundësuar të kuptuarin e qartë nga nxënësit. Përsëritet realizimi i lojës sa më shumë, në varësi të kohës në dispozicion. Në rast se loja nuk ngacmon entuziazmin tek nxënësit, përfshihen nxënësit në procesin e ndryshimit të rregullave e saj, (numrin e lojtarëve, distancën midis lojtarëve etj.) Vlerësoni dhe inkurajoni me fjalë të ngrohta dukuritë pozitive të shfaqura nga nxënësit gjatë realizimit të lojës lëvizore.

38

Diskutim në fund të orës së mësimit rreth lojës së mësuar. Vlerësimi i situatës Vëzhgimi i gjendjes së nxënësve, dëshira dhe pjesëmarrja në lojë, shfaqja e dukurive pozitive si dhe vlerësimi i realizimit të kompetencave. Mbajtja e shënimeve në fletoren e mësuesit.

TEKNOLOGJI DHE TIK AFTËSIM TEKNOLOGJIK

KLASA 1 SITUATA E TË NXËNIT Tema: Fotografi i hutuar Rezultatet e të nxënit të kompetencave

Burimet

Nxënësi:

Foto të ndryshme.

 Përzgjedh mjetet e punës dhe lëndët e para Luleshtrydhe, patate, djathë, vezë, vaj, bukë, për gatimin tradicional të zonës sipas shalqi, kos, pulë, angjinare, gjalpë, karrotë. recetës;

39

 Realizon

gatimin

e

asortimenteve

tradicionale të zonës sipas recetave për një ushqyerje të shëndetshme. Përshkrimi kontekstual i situatës Mësuesi i kërkon fëmijës të ushtrohet për të njohur disa ushqime dhe t’i vendosë në grupin që i përkasin, duke arsyetuar mbi karakteristikat e tyre. Mësuesi propozon një lojë që konsiston në njohjen e disa ushqimeve të paraqitura me vizatime për t’u ngjyrosur dhe për t’i dhënë secilit emrin e tij duke e marrë nga një listë që përmban më shumë fjalë/terma nga të nevojshëm. Germat e para të fjalëve të papërdorura duhet t’i korrespondojnë emrit të “fotografit harraq”. Më pas i kërkohet nxënësit të njohë secilin nga ushqimet e prezantuara se kujt grupit i përkasin. Duke marrë shkas nga kjo veprimtari e bën nxënësin të reflektojë/të mendojë mbi ndarjen e ushqimeve në pesë grupe. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës: Fotot e paraqitura sipas rradhës: Luleshtrydhe, Patate, Djathë, Veza, Vaji, Buka, Shalqi, Kos, Pulë, Angjinare, Gjalpi, Karrota. Emri i “fotografit harraq/të hutuar“ është Nikolla. Grupi“fruta dhe perime”: Luleshtrydhe, Shalqi, Angjinare, Karrota Grupi“drithrat, produktet e tyre dhe zharrdhokët”: Patate, Buka. Grupi“qumështi dhe produktet e tij”: Djathi, Kosi. Grupi“mishi, peshku, veza, bishtajoret”: Veza, Pula. Grupi “yndyrnat për rregullim”:Vaji, Gjalpi. Vlerësimi i situatës Nxënësi: 

Njihet me disa ushqime të shëndetshme



Familjarizohet me disa përbërës të grupeve ushqimore.

40

KLASA 6

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Pesë herë në ditë për një javë Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave:

Burimet

Nxënësi:

 Dërrasë me fletë të lëvizëshme ose

 përzgjedh mjetet e punës dhe lëndët e para për gatimin tradicional të zonës sipas recetës;  realizon gatimin e asortimenteve tradicionale të zonës sipas recetave për një ushqyerje të

letër amballazhi të bardhë;  Lapsa ose pena, ngjitës për letër, gërshërë.  Figura /imazhe të frutave, perimeve dhe bishtajoreve (të prera nga gazeta

shëndetshme.

apo broshura revista) ose të sillen në klasë materiale konkrete. Përshkrimi kontekstual i situatës Duke u nisur nga anketimi i konsumit të përditshëm të frutave, perimeve dhe bishtajoreve, mund të llogarisin mesataren e konsumit të përditshëm në lidhje me të dhënat njëjavore të ushqimeve të njëjta, në fillim për secilin nxënës, pastaj për tërë grupin e klasës. Mësuesi mund të zhvillojë konceptin e mesatares dhe t’i llogarisë çdo nxënësi se sa herë në ditë, mesatarisht, ka ngrënë fruta, perime e bishtajore gjatë javës që është marrë në shqyrtim. Duke u nisur nga kjo e dhënë, mësuesi mund të ndërtojë me bashkëpunimin e nxënësve një tabelë përmbledhëse të konsumit mesatar të nxënësve të klasës, sipas modelit të mëposhtëm: Nxënësit Artan Marta Eni

Elisa

Enida Flavio ..

41

Nr. e

3

4

1

7

5

4

herëve

Sugjerohet që të ndërtohen tabelat dhe grafikët mbi tabelën me fletët e lëvizëshme ose mbi fletën e amballazhit për të ruajtur punën. Tani është e mundur të ndërtojmë një grafik me numrat se sa herë çdo nxënës ka ngrënë fruta, perime e bishtajore ditën e mëparshme, lihet hapësira për të shkruar “pesë herë në ditë” që është e nevojshme të merren frutat, perimet e bishtajoret. Na del një grafik i njëjtë me këtë që është dhënë, mbi të cilin mund të vendosen vlerat e dala që i korespondon konsumit mesatar ditor të klasës: Numri se sa herë në ditë 0

1

2

3

4

5

6

7

8

Objektivi Artan Marta Eni Elisa Enida Flavio ... Mësuesi mund t’u japë nxënësve për të vëzhguar, një shëmbull: Shmangia midis vlerës mesatare dhe asaj të “pesë herë në ditë” shqyrtimet bëhen herë pas here dhe mbi të gjitha duhet të tërheqin vëmendjen mbi këto vlera.Të flasësh për vlera mesatare, edhe pse nuk pengon nxënësin të shikojë vetë situatën personale, e heq në një farë mënyre nga vështirësia për të bërë konsiderata direkte mbi konsumin e një nxënësi të vetëm). Veprimet në situatë 42

 Elementet e ndryshëm që mund të ndikojnë mbi konsumin ditor të frutave, perimeve e bishtajoreve;  Në cilën nga tre vaktet e ditës konsumohen më me shumicë këto ushqime dhe përse (edhe me ushqimin e pakët që konsumohet, në përgjithësi në vaktin e mëngjezit);  Si dhe kur duhet të rritet një konsum i tillë. Vlerësimi i situatës “Pesë herë në ditë” është e nevojshme të merren frutat, perimet e bishtajoret.

TIK

SITUATA E TË NXËNIT Tema: Përdorimi i mjeteve mediatike Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave

Burimet

Kërkimi dhe gjetja e informacionit: përcakton/vendos

Udhëzues për përdorim fillestar: Ëord,

strategjinë e kërkimit të informacionit; gjen, organizon,

Poëer-Point, Internet

analizon, vlerëson, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri e burimeve dhe mediave; përzgjedh

Aparat fotografik

burimet e informacionit apo mjetet digjitale bazuar në

Kompjuter ose tableta elektronike me

përshtatshmërinë e tyre për kryerjen dhe zgjidhjen e një sërë

internet

detyrave (apo problemeve të veçanta); përpunon të dhënat

Programe të ndryshme

43

dhe raporton rezultatet; përdor informacionin e fituar për

Projektor

punë të pavarur duke iu referuar edhe te drejtave të autorit. Komunikimi dhe bashkëpunimi: përdor protokolle të miratuara kur komunikon dhe bashkëpunon online. Operacionet bazë dhe konceptet teknologjike: kupton dhe përdor saktë sistemet e teknologjisë; mbron pajisjet e veta dhe kupton rrezikun online dhe kërcënimet; zgjidh problemet e sistemeve dhe të aplikacioneve; njohuritë e fituara i vë në funksion të mësimit të teknologjive të reja. Përshkrimi kontekstual i situatës Për ta realizuar këtë temë, nxënësit e klasës kryejnë një ekspeditë në një qytet historik. Pasi kanë fotografuar me anë të një aparati fotografik vendet më të bukura dhe më me interes, ata i shkarkojnë këto foto në kompjuterin e tyre ose dhe në tabletat e ndryshme që mund të kenë. Më pas ata mund të bëjnë rregullime dhe përpunime të ndryshme. Veprimet në situatë Nxënësit punojnë në grupe dhe fillimisht mundohen t’i përgjigjen pyetjeve: -

Çfarë të dhënash na jep situata?

-

Çfarë ndryshimesh mund të bëjmë tek fotografitë?

-

Çfarë mund të krijojmë me fotografitë?

-

Si mund ti ndajnë me shokët fotografitë?

-

Çfarë programesh duhet të shkarkojmë?

Duke përdorur programet e ndryshme(PAINT, MS Office Picture manager), mund të ndryshojnë ngjyrat, ndriçimin etj. Nxënësit mund të krijojnë një album në një folder më vete dhe mund ta ndajnë atë me shokët dhe shoqet e tyre në rrjetet e ndryshme sociale (gjithmonë duke u kujdesur për privatësinë). Gjithashtu ata mund të bëjnë një set fotografik të përbashkët me foto dhe video nga vendi ku kanë zhvilluar ekspeditën dhe ta

44

paraqesin atë në formën e një dokumentari duke e shoqëruar dhe me shpjegimet e mundshme me shkrim ose me zë. Vlerësimi i situatës Situata quhet e realizuar kur nxënënsit mund të përgjigjen pytejeve konkrete për zgjidhjen e situatës të dhënë më lart. Pjesë e vlerësimit është edhe përcaktimi i nxënësve që do vëzhgohen gjatë kësaj situate duke patur parasysh të dhënat e mbledhura në evidencat e progresit të tij. Mësuesi kryesisht bazohet në kritere konkrete që i ka vendosur për të vlerësuar nxënësin, duke u bazuar tek situata.

SHTOJCË

1. STRUKTURA E KËRKIMIT HISTORIK Faza kërkimore 1. Bën pyetje historike

Qëllimi Për çdo situatë më e rëndësishme në procesin e kërkimit është pikënisja. Mësuesit duhet të udhëhiqen nga treguesit e mëposhtëm:  angazhojnë interesin e nxënësve;  identifikojnë pyetjet që do të kërkojnë; (një pyetje e përgjithshme kërkimore e ndjekur nga nën-pyetje);  planifikojnë procesin e kërkimit;

2. Identifikon dhe gjen burimet përkatëse

përshkruajnë rezultatin.nga mësuesi vendosin cilët  Nxënësit të udhëhequr burime janë të dobishme, cilët nuk janë dhe cilët duhen trajtuar me kujdes (me anë të një shembulli mësuesit udhëzojnë paraprakisht nxënësit);  Nxënësit krijojnë fakte dhe dëshmi historike bazuar në burime.

45

 Nxënësit analizojnë lidhjet shkak-pasojë për ndërtimin e

3. Analizon lidhjen shkakpasojë

ngjarjes duke u bazuar në burimet e gjetura.  Nxënësit mbajnë shënime nga studimi i tyre për burimet

4. Ndërton interpretime

dhe ndërtojnë interpretimet historike.  Nëpërmjet reflektimit dhe diskutimit të drejtuar nga

historike, vlerëson

mësuesi, nxënësit janë në gjendje të zhvillojnë përgjigjet për

burimet dhe

pyetjet hetimore.  Nxënësit tregojnë zgjerimin, thellimin dhe transferimin e

5. Kontrollon jep argumente interpretimet e nxjerra

dijeve të tyre.

dhe/ose interpretimin e tanishëm historik 6. Shpjegimi dhe



komunikimi

Nxënësit shpjegojnë dhe prezantojnë përgjigjet e pyetjeve të tyre nëpërmjet medieve të ndryshme (me shkrim; me gojë; TIK);



Nxënësit respektojnë mendimet e shokëve të tyre qofshin ato dhe të ndryshme nga të tyret.

2. TË NXËNIT DHE MËSIMDHËNIA KONTEKSTUALE Përkufizimi i të nxënit dhe mësimdhënies kontekstuale Berns dhe Erickson (2001) e përkufizuan të nxënit dhe mësimdhënien kontekstuale si konceptim i mësimdhënies dhe të nxënit që ndihmon mësuesit të lidhin përmbajtjet lëndore me situatat e botës reale dhe nxënësit të lidhin njohuritë dhe zbatimet e tyre në jetën e përditshme. Të nxënit dhe mësimdhënia kontekstuale fokusohet në kontekstin e asaj që duhet t’u mësojmë nxënësve sipas këndvështrimit të tyre dhe realizohet vetëm atëherë kur nxënësit e përpunojnë informacionin ose njohuritë sipas mënyrës që për ata ka kuptim. Të nxënit kontekstual vë theksin tek procesi i të nxënit përmes “ndërtimit” dhe jo memorizimit si dhe tek përfshirja e nxënësit në veprimtaritë në klasë. Johnson (2002) e përkufizoi të nxënit dhe mësimdhënien kontekstuale si një proces edukimi që i ndihmon nxënësit të kuptojnë thelbin e lëndëve akademike në kontekstin e jetës së tyre të përditshme, pra në kontekstin e rrethanave personale, sociale dhe kulturore të tyre. Kur flasim për kontekstin, nënkuptohet lidhja me jetën sociale të situatës së krijuar nga mësuesi brenda në klasë. 46

Parimet e të nxënit dhe të mësimdhënies kontekstuale Gjatë zbatimit të mësimdhënies dhe të nxënit kontekstual, mësuesit duhet të kenë parasysh disa parime mbi të cilat mbështetet ai. a) Konstruktivizmi Konstruktivizmi është procesi i ndërtimit të njohurive të reja në strukturën kognitive të nxënësve, bazuar në përvojat dhe njohuritë e mëparshme të tyre. Sipas konstruktivizmit, përvoja takohet jashtë por ndërtohet me dhe prej vetvetes (së brendshmi). Përvoja formohet nga dy faktorë të rëndësishëm, p.sh. objekti kthehet në subjekt të vrojtimit dhe aftësi për të interpretuar vetë objektin. b) Hetimi Hetimi është procesi i të nxënit që bazohet mbi kërkimin dhe zbulimin përmes të menduarit në mënyrë sistematike. Njohuria është rezultat i procesit për gjetjen e saj dhe jo një renditje faktesh. Kështu, në procesin e planifikimit, materialet e hetimit nuk memorizohen por stimulohen me qëllim që nxënësit t’i gjejnë ato sipas mënyrës së tyre të kuptimit të situatës. c) Të pyeturit Të nxënit mbështetet tek të pyeturit dhe të përgjigjurit. Të pyeturit mund të shikohet si reflektim i kuriozitetit të individit, ndërsa të përgjigjurit si reflektim i aftësisë së të menduarit të tij. Në procesin e të nxënit, mësuesi i orienton nxënësit si të gjejnë vetveten. Të pyeturit ka rol shumë të rëndësishëm në këtë proces pasi përmes tij mësuesit udhëzojnë nxënësit si mund të gjejnë e sistemojnë ato që kanë mësuar.

d) Komuniteti i të nxënit Në mësimdhënien dhe të nxënit kontekstual, të nxënit mund të kryhet përmes grupeve të të nxënit. Nxënësit ndahen në grupe anëtarët e të cilëve janë heterogjenë. Mësuesit mund të kombinojnë nxënës të shpejtë dhe të avashtë, me rezultate të mira dhe jo të mira. Në këtë mënyrë, ata mësojnë nga njeri-tjetri. e) Reflektimi Reflektimi është procesi i drejtimit (korrigjimit) të përvojës së mësuar nga organizimi i ngjarjeve ose i ngjarjeve që kanë ndodhur realisht gjatë të nxënit. Reflektimi përfshihet në strukturën kognitive të njohurive të formuara tek nxënësit. f) Vlerësimi Vlerësimi është procesi prej të cilit mësuesit mbledhin informacionin mbi progresin e të nxënit të nxënësve. Vlerësimi është i nevojshëm për të përcaktuar nëse nxënësit janë aktualisht duke

47

mësuar ose jo, nëse njohuritë e nxënësve kanë ndikim si në zhvillimin intelektual ashtu edhe mendor të tyre. Zbatimi i mësimdhënies kontekstuale Gjatë procesit të mësimdhënies mësuesit përdorin metoda të ndryshme. Ata pyesin vazhdimisht veten se cila është mënyra më e mirë e shpjegimit, me qëllim që informacioni të përvetësohet dhe të përdoret nga të gjithë nxënësit; si duhet të komunikojnë me nxënësit të cilët nuk vendosin lidhje ndërmjet asaj që janë duke mësuar dhe asaj që mendojnë se u duhet në jetë. Kurrikula dhe mësimdhënia e bazuar në zhvillimin e kompetencave dhe në të nxënit kontekstual ndihmon mësuesit dhe nxënësit në përballjen e sfidave të mësimdhënies dhe të nxënit. Në përgjithësi nxënësit kanë vështirësi në kuptimin e koncepteve në lëndë të ndryshme (si p.sh. konceptet matematike) kur u shpjegohen me metoda abstrakte, leksioni. Ata kërkojnë me ngulm t’i kuptojnë konceptet ashtu si ato lidhen me vendin e punës dhe me shoqërinë në të cilën ata do të jetojnë dhe punojnë. Tradicionalisht, është pritur që këto lidhje ata t’i vendosnin vetë, jashtë klasës dhe shkollës. Përherë e më shumë mësuesit sot po dëshmojnë se interesi dhe arritjet e nxënësve në matematikë, shkencë dhe gjuhët përmirësohet dukshëm nëse ata ndihmohen për të bërë lidhjet ndërmjet njohurive dhe përvojave që kanë pasur ose me njohuritë që kanë përvetësuar. Përfshirja e nxënësve në mësim dhe në të nxënë rritet dukshëm kur atyre u mësohet pse po i mësojnë konceptet dhe si këto koncepte mund të përdoren në kontekstet e botës dhe të jetës reale. Sipas teorive të të nxënit kontekstual, të nxënit ndodh vetëm kur nxënësit e përpunojnë informacionin ose njohuritë e reja në mënyrë të tillë që për ata të ketë kuptim brenda sistemit të tyre të referimit (botëve të tyre të brendshme të memories, përvojës dhe reagimit). Ngritur mbi këtë konceptim, teoria e të nxënit dhe mësimdhënies kontekstuale fokusohet në aspekte të shumëfishta të mjedisit të të nxënit, qoftë ai klasë, laborator, laborator kompjuteri ose mjedis pune. Mësuesit duhet të zgjedhin dhe/ose të krijojnë mjedise të nxëni që ndërthurin forma të ndryshme të përvojës sipas rezultateve të të nxënit. Në një mjedis të tillë, nxënësit zbulojnë marrëdhënie, që kanë kuptim për ata, ndërmjet ideve abstrakte dhe zbatimeve praktike në kontekstin e botës reale. P.sh., në fizikë, nxënësit e studiojnë përcjellshmërinë termike si nevojë për të zgjidhur problemin se si cilësia dhe sasia e materialit izolues në ndërtesa ndikojnë në sasinë e energjisë që duhet për ta mbajtur ngrohtë ose ftohtë ndërtesën. Në biologji ose kimi, nxënësit mund t’i mësojnë konceptet bazë shkencore si nevojë për zgjidhjen e një situate që ka të bëjë me përhapjen e AIDS ose të një situate tjetër që ka të bëjë me mënyrat se si bujqit vuajnë prej shkatërrimit mjedisor, nga njëra anë, dhe si ndikojnë ata vetë në këtë proces, nga ana tjetër.

48

Roli i mësuesit sipas qasjes së mësimdhënies dhe të nxënit kontekstual është të planifikojë, zbatojë, reflektojë dhe rishikojë mësimin. Ai shikohet si lehtësues, organizator i procesit të mësimdhënies/të nxënit/vlerësimit, si model, mentor i të nxënit, specialist i përmbajtjes dhe shpërndarës i njohurive. Situatat e të nxënit të parashikuara prej tij përfshijnë detyra të zgjidhjes së problemeve. Të nxënit me bazë problemin gjeneron të menduarit kritik tek nxënësit si për të gjetur përgjigjet ashtu edhe të nxënit. Nxënësit nxiten të identifikojnë dhe të vlerësojnë njohuritë dhe aftësitë që kanë dhe të bëjnë më të mirën e mundshme për t’i përdorur ato. Ata mund të fillojnë me një problem real ose të simuluar dhe më pas të përdorin aftësitë e të menduarit kritik për të hetuar dhe zgjidhur probleme të tjera. Si përfundim, qasja e të nxënit dhe mësimdhënies kontekstuale kërkon që mësuesit të jenë më shumë lehtësues. Ka ardhur koha që nxënësit të mësojnë duke ndërvepruar me mjedisin rreth tyre dhe mësuesit t’ua lehtësojnë këtë proces.

Strategji të mësimdhënies dhe të nxënit kontekstual Gjatë procesit të mësimdhënies dhe të nxënit kontekstual, mësuesi mund të përdorë strategji, të cilat: 







Bazohen te zgjidhja e problemit – Mësimdhënia dhe të nxënit kontekstual fillon me një problem real ose të simuluar. Nxënësit përdorin aftësitë e të menduarit kritik dhe qasjen sistemike për të hetuar problemin ose çështjen e ngritur dhe shfrytëzojnë fusha të gjera të përmbajtjes për të zgjidhur problemin. Problemet që lidhen me familjet e nxënësve, përvojat shkollore, vendin e punës dhe komunitetin i tërheqin nxënësit më tepër dhe i japin kuptim të nxënit të tyre. Përdorin kontekste të shumëfishta – Teoritë kognitive të situatave sugjerojnë se njohuritë nuk mund të ndahen prej kontekstit fizik dhe social brenda të cilit ato zhvillohen. Për më tepër, është shumë e rëndësishme të dihet se si dhe ku një person merr dhe krijon njohuritë. Përvojat e të nxënit pasurohen kur nxënësit zhvillojnë aftësitë në kontekste të shumëfishta (p.sh shkollë, komunitet, vend i punës, familje). Mbështeten në diversitetin e nxënësve – Në tërësi, përbërja e nxënësve është duke u bërë më diverse dhe rritja e diversitetit sjell diferenca në vlera, gjendjen sociale dhe perspektivat e tyre. Këto diferenca mund të shërbejnë si pikënisje për të nxënit dhe mund t’i shtohen kompleksitetit të përvojave të të nxënit kontekstual. Bashkëpunimi dhe veprimtaritë e punës në grup marrin parasysh dhe respektojnë diversitetin e nxënësve, zgjerojnë perspektivat dhe ndërtojnë aftësitë ndërpersonale. Mbështeten tek të nxënit e vet-rregulluar – Nxënësit duhet të bëhen nxënës të të nxënit gjatë gjithë jetës, që të jenë të aftë të kërkojnë, analizojnë dhe të përdorin informacionin me pak ose me aspak mbikëqyrje. Për këtë, ata duhet të ndërgjegjësohen si ta përpunojnë informacionin, si të zbatojnë strategji të problemzgjidhjes dhe përdorin njohuritë e fituara. 49











Përvojat e të nxënit kontekstual duhet t’u krijojnë mundësitë nxënësve të provojnë dhe të vërtetojnë; t’u japin kohë dhe strukturat e nevojshme për reflektim; t’i ndihmojnë për të kaluar nga të nxënit e varur në atë të pavarur. Përdorin grupet e të nxënit të pavarur – Nxënësit ndikohen nga njohuritë dhe kontribuojnë tek njohuritë dhe bindjet e të tjerëve. Grupet e të nxënit ose komunitetet e të nxënit krijohen në vendet e punës ose në shkollë, në përpjekje për të këmbyer njohuritë, për t’u fokusuar te synimet dhe për t’i lejuar të gjithë të mësojnë dhe të nxënë prej njeri-tjetrit. Në grupet e të nxënit në shkollë, mësuesit veprojnë si trajnerë, lehtësues dhe mentorë. Përdorin vlerësime autentike – Të nxënit dhe mësimdhënia kontekstuale synojnë të ndërtojnë njohuri dhe aftësi në mënyra të kuptimshme, duke i përfshirë nxënësit në jetën reale ose kontekste autentike. Vlerësimi i të nxënit duhet të bëhet dhe shtrihet sipas metodave dhe qëllimeve të mësimdhënies. Vlerësimet autentike tregojnë (përveç të tjerave) se të nxënit është kryer; janë lidhur me procesin e mësimdhënies dhe të nxënit dhe u sigurojnë nxënësve mundësi dhe drejtime për përmirësim. Vlerësimi autentik përdoret për të monitoruar progresin e nxënësit dhe për të informuar praktikat e mësimdhënies. Mbështeten tek të nxënit me projekte – Ato fokusohen në konceptet dhe parimet themelore të disiplinës, përfshijnë nxënësit në hetime për zgjidhjen e problemeve dhe të detyrave të tjera, krijojnë mundësitë që nxënësit të punojnë në mënyrë të pavarur për strukturimin e të nxënit të tyre dhe kulmon me produkte reale. Mbështeten tek të nxënit gjatë shërbimeve – Ato sigurojnë zbatime praktike të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve të fituara për plotësimin e nevojave të komunitetit përmes projekteve dhe veprimtarive. Mbështeten tek të nxënit në vendin e punës – Të nxënit realizohet nëpërmjet veprimtarive që kryhen në vendin e punës. Ato integrohen me përmbajtjen dhe u shërbejnë si nxënësve ashtu edhe bizneseve. REFERENCA

50

51