Teze Doktorature Leonora LUMEZI PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE U Flipbook PDF

Teze Doktorature Leonora LUMEZI PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE U
Author:  L

43 downloads 135 Views 2MB Size

Recommend Stories

Story Transcript

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE Punim për gradën shkencore „Doktor‟ në Gjuhësi Specialiteti: Sintaksë

Punoi: M. A. Leonora LUMEZI

Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Klodeta DIBRA QERSHOR 2012

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

FALËNDERIME

Do të doja të shprehja mirënjohjen dhe falënderimet e mia ndaj atyre që më kanë ndihmuar e mbështetur në realizimin e këtij punimi në mënyra të ndryshme. Falënderimet më të përzemërta i drejtohen Prof. Dr. Klodeta Dibra, udhëheqëses sime shkencore, për gatishmërinë dhe ndihmesën që më ka ofruar, për kohën e inkurajimin e vazhdueshëm. I jam vërtetë shumë mirënjohëse. Gjithashtu, falënderoj Prof. Dr. M. Çelikun, këshillat e sugjerimet me shumë vlerë të të cilit si dhe pasioni i tij për gjuhën kanë qenë nxitje e vazhdueshme gjatë punës sime për realizimin e këtij studimi. Falënderoj të gjitha koleget e mia për mbështetjen e tyre morale dhe diskutimet e gjata e të frytshme lidhur me çështje të ndryshme gjuhësore të cilat m’i kanë ndriçuar e ushqyer më tej mendimet. Së fundi, këtë punim ia dedikoj familjes sime për mirëkuptimin, mbështetjen dhe durimin e pamasë që kanë treguar me mua.

ii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

PASQYRA E LËNDËS faqe FALENDERIME..............................................................................................................................................ii TERMINOLOGJIA DHE SHKURTIMET E PËRDORURA........................................................................vi HYRJE.............................................................................................................................................................ix PJESA E PARË PËRQASJE E SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE..................................1 KREU I VËSHTRIM TEORIK E HISTORIK MBI GRAMATIKËN E STRUKTURËS SË FRAZËS. STRUKTURA SINTAGMATIKE E GJUHËS ANGLEZE............................................................................2

I. 1. Gjuhësia gjenerative..........................................................................................................................2 I. 2. Gramatika e strukturës së sintagmës............................................................................................6 I. 3. Rregullat e strukturës së sintagmës..............................................................................................8 I. 4. Kategoritë sintagmatike..................................................................................................................11 I. 5. Struktura e sintagmave...................................................................................................................12 KREU II RREGULLAT E STRUKTURËS SË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËN ANGLEZE..................15

II. 1 Struktura e sintagmave emërore.................................................................................................15 II. 2. Funksionet e sintagmave emërore.............................................................................................18 II. 3. Ndërtimet me sintagma emërore në gjuhën angleze............................................................19 II. 3. 1. SEm me elemente të varur të paravendosur......................................................................20 II. 3. 1.1. Rendi i elementeve të paravendosur në strukturën e sintagmave emërore...........29 II. 3. 2. SEm me elemente të varur të pasvendosur........................................................................30 II. 3. 3. Përemrat si kokë e sintagmave emërore..............................................................................34 II. 4. Sintagmat emërore eliptike..........................................................................................................37 KREU III RREGULLAT E STRUKTURËS SË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËN SHQIPE.......................39

III. 1. Struktura e sintagmave emërore në gjuhën angleze...........................................................39 III. 2. Funksionet e sintagmave emërore............................................................................................40 III. 3. Tipat ndërtimorë të sintagmave emërore...............................................................................41 III. 3.1. SEm me elemente të varur të paravendosur......................................................................41 III. 3. 2. SEm me elemente të varur të pasvendosur.......................................................................43 III. 4. SEm → Përemër............................................................................................................................45 III. 5. SEm Eliptike...................................................................................................................................46

iii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU IV NGJASHMËRI DHE DALLIME MIDIS STRUKTURAVE TË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE........................................................................................................... ...................48

IV. 1. Përqasje e tipave ndërtimorë.....................................................................................................48 IV. 1. 1. Grupi Emëror si përbërës i sintagmës emërore...............................................................64 IV.2. Përqasje e funksioneve sintaksore............................................................................................66 PËRFUNDIME...............................................................................................................................................69 PJESA E DYTË PËRQASJE E SINTAGMAVE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE.......................74 KREU I VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KATEGORINË LEKSIKORE TË PARAFJALËVE......................75

I. 1. Kategoritë leksikore dhe funksionale në teoritë sintaksore.................................................76 I. 1. 1. Parafjalët dhe statusi i tyre diskutueshëm............................................................................78 I. 2. Mbi përkufizimin e parafjalës në gjuhën angleze..................................................................82 I. 2. 1. Përkufizimi i parafjalës..............................................................................................................82 I. 2. 2. Llojet kryesore tё parafjalёve nё gjuhёn angleze..............................................................85 I. 3. Zgjerimi i kategorisë së parafjalës..............................................................................................87 KREU II NDËRTIMET ME SINTAGMA PARAFJALORE NË GJUHËN ANGLEZE.............................................90

II. 1. Vështrim i përgjithshëm mbi sintagmat parafjalore në gjuhën angleze.........................90 II. 1. 1. Funksionet e parafjalëve në strukturën e SPa....................................................................91 II. 2. Natyra e veçantë e sintagmave parafjalore...................................................................................93 II. 3. Lidhja e sintagmave parafjalore me sintagmat e tjera..............................................................96 KREU III STRUKTURA E BRENDSHME E SINTAGMAVE PARAFJALORE NË GJUHËN ANGLEZE...........103

III.1. Dy fjalë për strukturën e SPa në gjuhën angleze................................................................103 III. 2. Llojet e sintagmave parafjalore (SPa)....................................................................................106 III. 2. 1. Caktuesorёt nё strukturёn e Spa......................................................................................113 III. 2. 2. Lloje atipike SPa....................................................................................................................115 III. 3. SPa si elemente të varur të sintagmave të tjera dhe funksionet e tyre sintaksore....117 III. 3. 1. Dallimi midis plotёsorit dhe caktuesorit.......................................................................118 III. 3. 2. SPa si elemente të varur në strukturën e SFo dhe funksionet e tyre sintaksore..120 III. 3. 3. SPa si elemente të varur në strukturën e SEm dhe funksionet e tyre sintaksore.132 III. 3. 4. Spa si elemente të varur në strukturën e SMb dhe funksionet e tyre sintaksore.138 III. 3. 4. SPa si elemente të varur në strukturën e SNd dhe funksionet e tyre sintaksore..141 III. 4. SPa si togje të ndërmjetme......................................................................................................142 III. 5. Foljet frazale.................................................................................................................................143

iv

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU IV NDËRTIMET ME SINTAGMA PARAFJALORE NË GJUHËN SHQIPE NË PËRQASJE ME ATO TË GJUHËS ANGLEZE....................................................................................................................................145

IV. 1. Dy fjalë për parafjalët e gjuhës shqipe................................................................................145 IV. 2. Zgjerimi i vazhdueshëm i klasës së parafjalëve................................................................149 IV. 2. 1. Parafjalët foljore.....................................................................................................................149 IV. 2. 2. Parafjalët emërore .................................................................................................................151 IV. 3. Llojet e SPa në gjuhën shqipe në përqasje me ato të gjuhës angleze..........................153 IV. 3.1. Plotёsorёt e caktuesorёt nё strukturёn e SPa nё gjuhёn shqipe dhe pёrqasja me gjuhёn angleze..................................................................................................................159 IV. 4. SPa si elemente të varur të sintagmave të tjera dhe përqasja e funksioneve të tyre sintaksore................................................................................................................................................. ..161 IV. 4. 1. SPa si elemente të varur në strukturën e SFo dhe përqasja e funksioneve të tyre sintaksore...................................................................................................................................................162 IV. 4. 2. SPa si elemente të varur në strukturën e SEm dhe përqasja e funksioneve të tyre sintaksore............................................................................................................................................ .......172 IV. 4. 3. SPa si elemente të varur në strukturën e SMb dhe përqasja e funksioneve të tyre sintaksore.......................................................................................................................................... .........174 IV. 4. 4. SPa si elemente të varur në strukturën e SNd dhe përqasja e funksioneve të tyre sintaksore.................................................................................................................................................. .176 V. 5. SPa si togje të ndërmjetme........................................................................................................177 PËRFUNDIME.............................................................................................................................................180 BIBLIOGRAFI.............................................................................................................................................185

v

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

TERMINOLOGJIA DHE SHKURTIMET E PËRDORURA Në këtë punim janë përdorur disa terma specifikë për Gramatikën e Strukturës së Sintagmës të cilat do të ishte e udhës të shpjegoheshin paraprakisht për të ndihmuar në të kuptuarit qartë të punimit. Terma: Sintagmë/kategori sintagmatike = një apo disa përbërës sintaksorë që ndajnë të njëjtat funksione dhe përndarje në fjali. Në varësi të përbërësit kryesor që quhet koka e sintagmës, kategoritë sintagmatike ndahen në: sintagma emërore, foljore, mbiemërore, parafjalore e ndajfoljore. Kategori leksikore = klasë fjalësh që ndajnë të njëjtat karakteristika morfologjike dhe sintaksore si p.sh. kategoria leksikore e emrit, foljes, mbiemrit, ndajfoljes, parafjalës, etj. Përbërës (sintaksor) = element përbërës i një kategorie sintagmatike. P.sh. përbërësit e sintagmës emërore [my book] (libri im) janë my dhe book. Kokë e sintagmës = përbërësi kryesor i sintagmës nga natyra leksikore e të cilit varet edhe lloji i sintagmës; p.sh.: [the park] përbën një sintagmë emërore sepse koka e saj park është një emër. Specifikues = fjalë ndihmëse që specifikon kokën e sintagmës emërore. P.sh në sintagmën e mësipërme [the park], the është specifikues që përcakton emrin-kokë park1. Specifikuesit nuk kanë kuptim të mëvetësishëm jashtë funksionit dhe qëllimit gramatikor të tyre. Ata vendosen para një emri ose një mbiemri: [a new house]. Grup emëror (nominal) = kategori e ndërmjetme midis emrit dhe sintagmës emërore, p.sh.: [the old man][burri i moshuar]. Në këtë sintagmë përbërësit e nënvizuar nuk janë një fjalë e vetme për të qenë një emër, gjithashtu, nuk mund të funksionojnë në fjali si kryefjalë, kundrinor etj, pra, nuk mund të jenë as sintagmë emërore. (R. Huddelston & J. Payne, (2002) Cambridge Grammar of English Language, Nouns and Noun Phrases:328) Plotësor = element i domosdoshëm për strukturën dhe kuptimin e sintagmës. Caktuesor = element fakultativ për strukturën edhe kuptimin e sintagmës.

1

Për përkufizimet e mësipërme është shfrytëzuar Ohio State University “Language Files” 1991: 164, 171,

179.

vi

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Shkurtime: Fjali (sifjali) = Fj Sintagmë = S Sintagmë Emërore = SEm Sintagmë Foljore = SFo Sintagmë Mbiemërore = SMb Sintagmë Ndajfoljore = SNd Sintagmë Parafjalore = SPa Grup Emëror = GEm Emër = Em Emër i përveçëm = Epv Emër i numërueshëm = Enu Emër i panumërueshëm = Epn Emër përmbledhës = Epm Emër në rasën gjinore = Egji Folje = Fo Gerund = Gr Mbiemër = Mb Përemër = Pr Ndajfolje = Nd

vii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Parafjalë = Pa Specifikues = Sp Kundrinor i drejtë = Kdr Kundrinor i zhdrejtë = Kzhd Sifjali përcaktore = FjPc Simbole: [......] kllapa katrore për të kufizuar një sintagmë = (i/e barabartë me), → (përbëhet nga) * (ndërtim jogramatikor)

viii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

HYRJE

0.1. Përligjja e punimit Përdorimi i saktë i gjuhës nga folësit përfshin një sistem mjaft të ndërlikuar dhe pothuajse të nënvetëdijshëm të njohurive gramatikore. Një fakt themelor që ka të bëjë me fjalët në të gjitha gjuhët njerëzore është se, megjithëse janë të pafundme, ato mund të grupohen në një numër relativisht të vogël klasash që quhen kategori sintaksore. Aspekti gjuhësor ku kjo bëhet më e dukshme se në çdo aspekt tjetër është mënyra e lidhjes së fjalëve të një gjuhe për të formuar fjali gramatikore. Në këtë punim kemi trajtuar pikërisht këtë sistem rregullash e kategorish mbi të cilat ndërtohen fjalitë në çdo gjuhë. Brenda tij, kategoritë sintagmatike kanë qenë dhe mbeten objekt interesi të vazhdueshëm studimor. Menduam të sjellim një këndvështrim të ri, shpresojmë interesant, në lidhje me sintagmat emërore e parafjalore brenda kuadrit të Gramatikës së Frazës (sintagmës). Një nga arsyet që na shtyu drejt kësaj teme është edhe fakti se gjuhë të tilla si ajo angleze dhe shqipe, në dukje shumë larg njëra-tjetrës, meqenëse i përkasin degëve të ndryshme në familjen e madhe Indo-Europiane të gjuhëve, në rrafshin sintaksor, dëshmojnë se ndajnë shumë karakteristika të përbashkëta dhe vërtetojnë teorinë e N. Çomskit mbi Gramatikën Universale2. Punimi në fjalë përqëndrohet në „arkitekturën‟ e fjalive gramatikore, duke vënë theksin veçanërisht në analizën sintaksore të tipave ndërtimorë dhe funksioneve gramatikore të sintagmave emërore e parafjalore në gjuhën angleze krahasuar me ato të gjuhës shqipe. Kemi menduar të bëjmë një analizë të tillë nisur nga fakti se sintagmat emërore e parafjalore, ndër sintagmat më të shpeshta në të dyja gjuhët, janë trajtuar pak ose aspak sipas teorive e qasjeve gjuhësore bashkëkohore. Një analizë e thelluar e strukturave të këtij lloji mendojmë se është e rëndësishme edhe në aspektin didaktik, pasi përfundimet e analizës përcaktojnë qartë aspektet gramarikore që paraqesin vështirësi për nxënësit shqiptarë që mësojnë gjuhën angleze. Punimi synon t‟i ndërgjegjësojë mësimdhënësit dhe nxënësit se njohja e mirë e strukturave emërore dhe parafjalore në të dyja ghuhët, veçorive karakteristike dhe të përbashkëtave të tyre çon në të mësuarit më efektiv të gjuhës angleze dhe përdorimin e saktë të saj. Pra, është e nevojshme ndërthurja e elementeve teorikë të studimit të kategorive sintagmatike në gjuhën angleze dhe shqipe me përdorimin e tyre praktik.

2

Cook, V. J. (1991). Chomsky‟s Universal Grammar - An Introduction, Great Britain: 17.

ix

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

0.2. Objekti dhe hipotezat e punimit Ky punim synon që, brenda caqeve të lejueshme për një studim të tillë, të nxjerrë në pah rregullat kryesore që mundësojnë gjenerimin e sintagmave emërore e parafjalore gramatikisht të sakta në të dyja gjuhët. Duke i pranëvënë dhe krahasuar strukturat e sintagmave emërore e parafjalore të guhëve angleze dhe shqipe, hidhet dritë mbi ngjashmëritë dhe dallimet midis tyre. Analiza shkon përtej përshkrimit të modeleve ndërtimore dhe përpiqet të ndriçojë dukuritë gjuhësore që ndodhin në secilën gjuhë duke zbuluar mekanizmat e lidhjeve të elementëve që bëjnë pjesë në strukturat emërore e parafjalore. Një analizë e tillë mendojmë se kontribuon realisht në evidentimin e problematikës dhe zbulimin e rrugëve më efektive në mësimdhënien e gjuhës angleze. Në këtë punim kemi përfshirë edhe sintagmat parafjalore nisur nga fakti që në gramatikën tradicionale shqipe ndërtimet me parafjalë janë trajtuar si pjesë përbërëse e togfjalëshave emërorë, duke qenë se parafjalët në këtë gjuhë së bashku me mbaresat e emrit janë shënjuese të rasës së tij. Analiza jonë, ndër të paktat e këtij lloji në gjuhësinë bashkëkohore shqipe, mbështetur në teoritë më të reja gjuhësore, i trajton ndërtimet me parafjalë si sintagma më vete, të një lloji të veçantë por që, sipas nesh, i përmbushin të gjitha kriteret për t‟u emërtuar të tilla. Gjithashtu, një qëllim i rëndësishëm i punimit është të ndërgjegjësojë të gjithë përdoruesit e gjuhës për rëndësinë që ka përvetësimi i saktë i strukturave gramatikore në gjuhë për zotërimin sa më mirë të saj. Kjo vlen të theksohet edhe më tepër kur bëhet fjalë për gjuhën angleze në të cilën, për shkak të mungesës së eptimit, merr përparësi të dukshme rendi i fjalëve në fjali, pra struktura e saj. Duke krahasuar e nxjerrë në pah dallimet e të përbashkëtat mes dy gjuhëve është më e lehtë për mësimdhënësit e gjuhës angleze të përcaktojnë drejtimet e punës së tyre për një mësimdhënie të suksesshme. Të interesuarit në fushën e gjuhësisë që do të dëshirojnë ta lexojnë këtë punim, shpresojmë të gjejnë tek ai një ndihmesë, sado modeste, në lidhje me modelet dhe funksionet sintaksore të sintagmave emërore e parafjalore në gjuhët angleze dhe shqipe, bazuar mbi sintaksën e sintagmës. Duke qenë një nga përpjekjet e pakta deri më tani në këtë fushë, studimi nuk mund të jetë kurrësesi shterues. Në të analizohen tipat ndërtimorë të sintagmave emërore e parafjalore që hasen më shpesh në secilën gjuhë, dhe që shërbejnë si udhërrëfyes për gjenerimin e sintagmave të këtij lloji në të dyja gjuhët. Kjo tematikë është shumë e gjerë. Për këtë arsye, mbetet objekt i punimeve të tjera në të ardhmen analiza më e detajuar e aspekteve të veçanta që kanë lidhje me problematikën e sintagmave parafjalore dhe emërore si dhe e kategorive të tjera sintagmatike në këto dy gjuhë.

x

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit Punimi është një përpjekje për të analizuar e krahasuar strukturën sintagmatike të gjuhëve angleze e shqipe. Pra, është zbatuar medoda përqasëse-krahasuese. Megjithëse nuk kemi shpërfillur e as mohuar qasje të tjera gjuhësore, jemi bazuar kryesisht në qasjen gjenerative. Këtë zgjedhje e kemi bërë për disa arsye. Së pari, gjuhësia gjenerative ofron një qasje bashkëkohore e të integruar ndaj dukurive bazë gjuhësore. Analiza e dukurive gjuhësore sipas kësaj qasjeje bëhet duke i integruar e ndërlidhur në mënyrën më të plotë të mundshme të gjithë komponentët gjuhësorë. Së dyti, gjatë dy dekadave të fundit qasja gjenerative ka pasur një ndikim të gjerë aplikativ në shumë aspekte të dukurive gjuhësore. Për këto arsye, çdo pjesë e këtij punimi është parë nën dritën e Gjuhësisë Gjenerative e konkretisht të Gramatikës së Strukturës së Frazës siç është quajtur prej gjuhëtarit amerikan N. Çomski3, i cili është edhe themeluesi i Gjuhësisë Gjenerative. Sintagmat emërore e parafjalore janë studiuar nga pikëpamja ndërtimore dhe funksionale. Pra, jepet një këndvështrim tejet sintaksor i tyre. Punimi është konceptuar i ndarë në dy pjesë, secila me disa krerë që synojnë ndërtimin e një të tëre që shpresojmë të jetë ajo çka ky punim synon të mbërrijë. Fillimisht, jepet një vështrim i përgjithshëm teorik mbi Gramatikën Gjenerative Transformuese dhe veçanërisht mbi Gramatikën e Strukturës së Frazës, sipas së cilës një gjuhë çfarëdo, mund të gjenerojë një numër të pafundmë fjalish, bazuar në një numër të fundmë rregullash. Më tej, vijohet me kategoritë sintagmatike në gjuhën angleze duke u ndalur veçanërisht tek sintagmat emërore, struktura dhe funksionet e tyre sintaksore. Një krye i veçantë përqëndrohet në rregullat që gjenerojnë sintagma emërore në gjuhën shqipe. Edhe këtu analizohen tipat ndërtimorë dhe funksionet sintaksore të sintagmave emërore. Kreu pasues, rimerr modelet ndërtimore të sintagmave emërore në të dyja gjuhët, duke nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe dallimet midis tyre. Në fund, nxirren përfundimet përkatëse për këtë pjesë të parë të punimit. Në pjesën e dytë të punimit analizohen sintagmat parafjalore në gjuhët angleze dhe shqipe. Duke u mbështetur në teorinë gjenerativiste, jemi përpjekur të bëjmë një analizë sa më shteruese të ndërtimeve me sintagma parafjalore në këto dy gjuhë. Fillimisht, jemi ndalur në këndvështrimet e gjuhëtarëve të ndryshëm mbi parafjalën, përkufizimin e saj, si ka ndryshuar ai diakronikisht dhe cili është përkufizimi i saj në gjuhësinë bashkëkohore. Këndvështrimet mbi këtë kategori „problematike‟ gramatikore që shpesh i kalon kufijtë e një kategorie të vetme e të mirëpërcaktuar fjalësh duke ndërthurur edhe tipare të kategorive të tjera, janë shoqëruar gjithmonë me diskutime e debate e për pasojë ende nuk është mbërritur në një qëndrim unifikues në lidhje me këtë kategori leksikore.

3

Chomsky, N. (1957). Syntactic Structures. Mouton, fq. 29-30

xi

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Më tej, duke qenë se objekt i studimit tonë nuk janë parafjalët si kategori leksiko – semantike, por marrëdhëniet që ato vendosin me fjalë të tjera në fjali, si emrat, përemrat, foljet apo mbiemrat, vëmendja është përqëndruar më tepër në natyrën e veçantë të sintagmave parafjalore që i dallon ato nga sintagmat e llojeve të tjera dhe në argumentet që përdoren nga gjuhëtarët për t‟i konsideruar ato sintagma. Pas kësaj, është vijuar me analizën e tipave ndërtimorë dhe funksioneve sintaksore të sintagmave parafjalore në gjuhën angleze. Përmes shembujve të shumtë janë sjellë të gjitha ndërtimet e mundshme të paraprira nga parafjalët në këtë gjuhë. Kemi përmendur jo vetëm rastet tipike të sintagmave parafjalore por edhe ato atipike. Këtu janë analizuar imtësisht të gjitha ndërtimet me parafjalë në gjuhën angleze, denduria e tyre dhe përbërësit e strukturave të këtij lloji. Pas analizës së strukturës së sintagmave parafjalore në gjuhën angleze, jemi ndalur gjerësisht në funksionet e tyre sintaksore. Nisur nga funksioni kryesisht ndajfoljor por edhe mbiemëror (ndonëse më i rrallë) i sintagmave parafjalore, analiza e funksioneve të tyre sintaksore është bazuar pikërisht në rolin e tyre brenda strukturave më të gjera foljore, emërore, mbiemërore e ndajfoljore ku ato ndeshen me statusin e elementit të varur. Në këtë mënyrë, janë analizuar e shpjeguar qartë marrëdhëniet sintaksore që shprehin ato në strukturën e fjalisë. Një nëndarje e veçantë në punim është menduar për sintagmat parafjalore në gjuhën shqipe. Ashtu si edhe për sintagmat parafajlore në gjuhën angleze jemi ndalur fillimisht në analizën e tipave strukturorë të sintagmave parafjalore në gjuhën shqipe duke i krahasuar ato me gjuhën angleze. Analiza e tipave ndërtimorë pasohet nga analiza e funksioneve sintaksore të sintagmave parafjalore në gjuhën shqipe. Përmes shembujve të bollshëm nga të dyja gjuhët janë krahasuare nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe dallimet mes sintagmave parafjalore në gjuhët angleze dhe shqipe. Krahasimi, edhe pse shkenca e gjuhësisë si çdo shkencë tjetër bazohet tek përshkrimi i fenomeneve, në këtë rast gjuhësore, nuk është vetëm përshkrues, por edhe shpjegues, duke u përpjekur të hyjmë në brendësi të fenomeneve gjuhësore në këto dy gjuhë e duke hedhur dritë, nga njëra anë, mbi parimet bazë gramatikore të përbashkëta për të dyja gjuhët e, nga ana tjetër, mbi të veçantat e specifikat e secilës prej tyre. Në fund, janë dhënë disa përfundime të vlefshme teorike e praktike që do të na ndihmojnë në punën tonë të mëtejshme kërkimore e didaktike. Mbërritja e synimit të këtij punimi, pasqyrimi i saktë dhe sa më i plotë i rregullave që gjenerojnë sintagma emërore e parafjalore dhe evidentimi i veçorive tipike të secilës gjuhë, jepet me anë të një materiali të pasur faktik që ofrojnë gjuhët. Për shembujt nga gjuha shqipe janë shfrytëzuar kryesisht romanet “Hija” dhe “Prilli i thyer” të shkrimtarit I. Kadare, ndërsa për gjuhën angleze kryesisht romanet “The quiet American” të shkrimtarit G. Greene, dhe “Nineteen eighty four” i G. Orwell.

xii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Përgjithësisht, gjuha angleze është një gjuhë e eksploruar më gjerësisht dhe më thellësisht krahasuar me gjuhën shqipe. Për këtë arsye, disa fenomene sintaksore të gjuhës shqipe në këtë punim janë analizuar nga pikëpamja empirike, çka e bën të domosdoshëm kërkimin e mëtejshëm në këtë fushë.

xiii

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

PJESA E PARË

PËRQASJE E SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

1

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU I

VËSHTRIM TEORIK E HISTORIK MBI GRAMATIKËN E STRUKTURËS SË FRAZËS STRUKTURA SINTAGMATIKE E GJUHËS ANGLEZE I. 1. GJUHËSIA GJENERATIVE Gramatika e Strukturës së Frazës (sintagmës) është pjesë e Gjuhësisë Gjenerative Transformuese, një alternativë e re në mendimin gjuhësor të shekullit të njëzet, që u paraqit nga gjuhëtari amerikan N. Çomski. Gjuhësia Gjenerative Transformuese nis pikërisht me veprën e tij ―Struktura Sintaksore‖1. Gjuhësia Gjenerative, një drejtim i ri teorik, u mbështet fort mbi gjuhësinë e mëparshme përshkruese (deskriptiviste), duke lënë mënjanë dogmatizmin e saj. Në dallim nga deskriptivistët, gjenerativistët e përfshijnë kuptimin në analizën gjuhësore, pra semantika del si një përbërës i veçantë i gramatikës gjenerative. Ata synojnë jo vetëm përshkrimin me saktësi matematike të gjuhës, por edhe shpjegimin e fakteve gjuhësore. ―Kjo duket edhe në emërtimin ―teori linguistike‖ që Çomski i jep gjenerativizmit për ta dalluar atë nga gjuhësia e mëparshme, e cila ishte empirike‖. (R. Memushaj ‗Gjuhësia Gjenerative‘ 2002:74). Gjuhësia gjenerative nuk ka si objekt të vetin ligjërimin, por gjuhën si mundësi e qenieve njerëzore për ta përdorur këtë mjet komunikimi. Gjuha shihet jo si dukuri shoqërore, por si dukuri psikike. Ajo konceptohet si një sistem kategorish universale, të përbashkëta për të gjitha gjuhët e botës. Këto kategori janë leksikore (emër, mbiemër, folje, etj.), sintaksore (sintagmë emërore, sintagmë foljore, sintagmë mbiemërore, etj.), fonetike (vokalik, konsonantik, hundor, etj.). Përpjekja e gjenerativistëve për një gramatikë universale nuk është e para, por në dallim nga paraardhësit e tyre ata bënë përpjekje serioze për të zbuluar tiparet e përbashkëta të gjuhëve njerëzore, universalet gjuhësore. Përpjekjet për një formalizim të gjuhës i kanë fillimet e tyre tek gjuhëtarët diskriptivistë. Kështu p.sh. Z. Harris në punimet e tij ka paraqitur ‗një procedurë të formalizuar për përshkrimin e thënieve të gjuhës‘.( Z.Harris ―Nga morfema te thënia‖, 1946, fq. 142 ). Megjithatë, këto përpjekje për formalizimin e gjuhës nuk janë veçori e deskriptivizmit si drejtim. Gjuhësia gjenerative është ajo që e shpall si metodë të saj formalizimin e përshkrimit gjuhësor. Vëmendja e veçantë që u kushtohet formulave dhe paraqitjeve grafike te gjenerativistët, shpjegohet me formimin vetjak dhe prirjet e Çomskit, si edhe

1

Chomsky, N. (1957). Syntactic Structures. Mouton.

2

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

me mjedisin ku lindi gjuhësia gjenerative transformuese: Instituti i Teknologjisë i Masaçusetit ku sundonte matematika, logjika dhe teknika.2 Pra, duhet theksuar se gjenerativizmi është një zhvillim i natyrshëm i gjuhësisë amerikane si një përpjekje për të kapërcyer kufizimet e gjuhësisë së mëparshme strukturaliste e veçanërisht deskriptivizmit, për të rivlerësuar arritjet dhe për të zgjidhur çështjet e lëna pezull. Teoria gjuhësore e Çomskit është rezultat i interesit të tij të jashtëzakonshëm për logjikën dhe matematikën. Njohuritë në këto fusha ai i zbatoi në përshkrimin e gjuhëve natyrore. Gramatika e tij gjenerative transformuese është pa dyshim teoria që ka pasur ndikimin më të madh tek të gjithë gjuhëtarët. Xhon Lajëns (John Lyons) në librin e tij ―Hyrje në Gjuhësinë Teorike‖(1968:252-253)3 thekson: “Syntactic Structures” nga një këndvështrim, nuk është kapërcyer nga punime të tjera. Ai ishte një revolucion i vërtetë në historinë e gjuhësisë moderne. Çomski nuk grumbulloi atje një numër detajesh nga gjuhë pa numër, por zgjodhi disa fakte të qarta dhe të kuptueshme të strukturës së një gjuhe shumë të përhapur (anglishtes) dhe nga gjuha në përgjithësi, dhe tregoi bindshëm se këto fakte nuk mund të shpjegoheshin në kuadrin e teorisë gjuhësore. Këtu ai vendosi standarde më të rrepta shpjegimi se ato që, deri në atë kohë, ishin të zakonshme për gjuhëtarët. Megjithatë, këto standarde janë ende pak të diskutueshme (një pjesë e rezervave, jo pa rëndësi, natyrisht, mund të shpjegohet me keqkuptimet). Megjithatë, ato janë pranuar nga shumë gjuhëtarë, duke përfshirë edhe ata që hedhin poshtë detajet e formalizimit të teorisë gramatikore të zhvilluar nga Çomski. Kjo rrethanë i jep “Syntactic Structures” një rëndësi revolucionare” Për Çomskin gjuha është ‗pasqyrë e mendjes‘ 4 . Në një nga botimet e tij, ai ka argumentuar se parimet e përgjithshme që përcaktojnë formën e rregullave gramatikore në gjuhë të veçanta si anglishtja, turqishtja, kinezishtja etj., janë deri diku të përbashkëta për të gjitha gjuhët. Parimet bazë që qëndrojnë në themel të strukturës gjuhësore mund të shihen si biologjikisht të përcaktuara dhe të transmetuara gjenetikisht nga prindërit tek fëmijët (the innateness theory). Duke kritikuar ashpër biheivioristët për spekulimet e tyre, ai mbron idenë se gjuha nuk është thjesht një varg shprehish që njeriu i mëson gjatë jetës. Ajo është krejtësisht e ndryshme edhe nga komunikimi i kafshëve. Teoria linguistike e Çomskit ka karakter deduktiv. Kjo e dallon atë nga gjuhësia e mëparshme e cila nisej nga fakte të vrojtueshme për të ndërtuar teorinë gjuhësore. Gramatika gjenerative paraqitet si një teori e përgjithshme që synon të shpjegojë jo vetëm faktet e vrojtuara por edhe fakte 2

Noam Çomski studioi në Universitetin e Pensilavanisë për Gjuhësi, Matematikë dhe Filozofi. Zelig Harris ishte profesori i tij i gjuhësisë, miqësia me të cilin do të ndikonte mjaft në orientimin e tij të mëvonshëm nga gjuhësia. 3 Lyons, J. (1968). Introduction to Theoritical Linguistics, Cambridge University Press, London. 4 Chomsky, N. (1972). Language and mind, fq. 102-103.

3

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

të reja. Pra, gjuhësia tradicionale u kufizua në taksonominë e fakteve konkrete gjuhësore, të cilat ndihmuan gjuhëtarët gjenerativistë në përpunimin e modeleve hipotetike me një fuqi të madhe shpjeguese. Kalimi nga gjuhësia taksonomike në atë teorike përbën thelbin e revolucionit çomskian në gjuhësi. Një vend të rëndësishëm në teorinë linguistike të Çomskit zë Gramatika Universale. Cili është konceptimi i tij lidhur me të? Gjuhëtari amerikan është i mendimit se gjuha njerëzore nuk përvetësohet nëpërmjet imitimit ose edukimit. Ai është i mendimit se një pjesë e madhe e njohjes së gjuhës amtare prej folësit të saj është e lindur. Domethënë, qeniet njerëzore trashëgojnë gjenetikisht një aftësi gjuhësore e cila i ndihmon ata të mësojnë gjuhën. Këtë mekanizëm të lindur Çomski e quan LAD (language acquisition device), e cila është sipas tij një gramatikë e brendshme, e njëjtë për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga gjuha që flasin. Është pikërisht kjo gramatikë e brendshme ajo që përbën objektin e studimit të gjuhëtarit gjenerativist. Kjo gramatikë universale që gjendet në trurin e njeriut të porsalindur përbëhet nga rregulla shumë të përgjithshme, të njëjta për të gjitha gjuhët. ‗Parimet universale‘ të Çomskit janë pjesë e gramatikës universale e cila përfshin një sistem rregullash të përbashkëta për të gjitha gjuhët. Megjithatë të pranosh ekzistencën e gramatikës universale nuk do të thotë të mohosh ndryshimet që gjuhë të ndryshme kanë nga njëra-tjetra. Parimet universale mund të jenë absolute, pra të zbatueshme në të gjitha gjuhët, por ka edhe parime të tjera që lejojnë disa mundësi realizimi, ose parametra siç i quan Çomski5. Kjo do të thotë se kur fëmija bie në kontakt me një gjuhë të caktuar parimet e mësipërme hyjnë në veprim duke u realizuar në parametrat që janë karakteristikë për atë gjuhë. Le të japim këtu një shembull të një parimi që realizohet në parametra të ndryshëm në gjuhë të ndryshme. Parimi thotë: Çdo fjali me formë foljore të shtjelluar ka kryefjalë. Ky parim vepron në të gjitha gjuhët por nuk realizohet në të njëjtën mënyrë. P.sh.: Angl. Ital. Frëngj. Shqip

She slept early. Ha dormito presto. Elle a dormiè tôt. Fjeti herët

Ajo fjeti herët. Ka fjetur herët. Ajo fjeti herët.

Nga shembulli i mësipërm duket qartë se anglishtja dhe frëngjishtja e kanë të domosdoshme një kryefjalë të shprehur me emër ose përemër; ndërsa në gjuhën shqipe ose atë italiane emri ose përemri kryefjalë mund edhe të mungojnë. Megjithatë në fjali ka tregues të saj, p.sh. në italisht forma ha e foljes ndihmëse avere tregon se kryefjala është në vetën e tretë njëjës, ndërsa në fjalinë shqipe, këtë funksion e kryen mbaresa e vetës së tretë njëjës –i. 5

Cook, V. J. (1991). Chomsky‟s Universal Grammar - An Introduction, Great Britain, fq. 1-2

4

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Qëllimi i gjuhësisë gjenerative është të përshkruajë, jo detajet e një gjuhe të veçantë, por të formulojë parimet bazë që përcaktojnë gramatikat e gjuhëve njerëzore. Për këtë gjenerartivistit i duhet të dalë nga kuadri i një gjuhe të vetme dhe të kryejë vëzhgime krahasuese. Në këtë mënyrë gjenerativistët mund të quhen edhe komparativistë duke ringjallur traditën e vjetër të gjuhësisë, komparativizmin e shek. XIX. Megjithatë, dallimi midis gjuhësisë gjenerative dhe gjuhësisë krahasuese të shek. XIX është esencial. Qëllimi i studimit të gjuhëve nga gjuhësia krahasuese e shek. XIX është historik, d.m.th. t‘i grupojë gjuhët sipas lidhjeve të farefisnisë, ndërsa qëllimi i studimit krahasues të gjuhëve prej gjenerativistëve është psikologjik, pasi synon të zbulojë gramatikën universale, e cila lind bashkë me njeriun. Me teorinë linguistike të Çomskit shihet qartë përpjekja e gjuhësisë moderne për të ndërtuar një teori gramatikore me forcë përgjithësuese më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse se gjuhësia tradicionale, pa qenë e prirur nga gjuhë të veçanta. Gramatika gjenerative ka kaluar në disa faza punimi e rishikimi. Çomski i është rikthyer herë pas here teorisë së tij, me qëllim që ta bëjë më të thjeshtë e me një forcë më të madhe shpjeguese. Periudha 1957-1965 është koha kur ai parashtron modelin e tij të gramatikës gjenerative transformuese. Kësaj periudhe i përket libri ―Strukturat sintaksore‖ (1957), që shënon lindjen e gjuhësisë gjenerative transformuese. Ky libër e bëri Çomskin të njohur në të gjithë botën. Pas këtij botimi, Çomski do t‘i bëjë modifikime të vazhdueshme modelit të tij të gramatikës gjenerative duke e zhvilluar dhe pasuruar më tej atë. Një fazë e rëndësishme është ajo e parimeve dhe parametrave6. Në këtë periudhë vëmendje kryesore i kushtohet ndërtimit të gramatikës universale me qëllim që të zbulohen parimet themelore të ndërtimit të saj. Gjatë viteve ‗90, Çomski e rishikon teorinë e tij duke hequr dorë nga disa koncepte të mëparshme dhe duke sjellë si pasojë thjeshtimin e gramatikës gjenerative. Botimi i fundit ku ai shtron idetë e tij më të reja është libri ―Programi minimalist‖(1995). Sipas Çomskit detyra e teorisë linguistike është të sqarojë alternativat dhe të formulojë parimet e përgjithshme për zgjedhjen mes këtyre alternativave7. Gjuhëtarë të tjerë të shquar që kanë mbështetur dhe kanë dhënë ndihmesën e tyre në zhvillimin e gjuhësisë gjenerative janë: Rodney Huddelston, i cili ka treguar një interesim të hershëm mbi teorinë e Çomskit, Geoffrey K. Pullum, interesi i të cilit përqendrohet më tepër në PSG8 moderne, Andrew Radford, John Payne, etj.

6

Chomsky, N. (1981) Principles and parameters in syntactic theory, London. Chomsky, N. (1995). The Minimalist Program. Cambridge, Mass.: The MIT Press. 8 PSG = Phrase Structure Grammar 7

5

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Modeli i gramatikës gjenerative transformuese i paraqitur nga Çomski në ―Strukturat sintaksore‖ ka tre përbërës: a) gramatikën e strukturës së frazës 9 , b) përbërësin transformues dhe c) përbërësin morfononologjik. Dy përbërësit e parë i përkasin rrafshit sintaksor, kurse i treti i përket rrafshit fonologjik. Duke qenë se objekti i punimit tonë janë sintagmat (frazat) emërore e parafjalore, interesi ynë i drejtpërdrejtë do të përqendrohet pikërisht në gramatikën e strukturës së frazës. Kjo është baza e tërë ngrehinës së gramatikës gjenerative transformuese.

I. 2. GRAMATIKA E STRUKTURËS SË FRAZËS (SINTAGMËS) Sipas gjuhësisë gjenerative, gramatika e një gjuhe është modeli i kompetencës gjuhësore të folësit amtar të asaj gjuhe. Kompetenca gjuhësore, sipas Çomskit, përfshin dy aspekte: atë pragmatik dhe atë gramatikor. Kompetenca pragmatike ka të bëjë me rolin që luajnë faktorët jashtëgjuhësorë (konteksti) në përdorimin dhe interpretimin e fjalive të një gjuhe. Kompetenca gramatikore ka të bëjë me njohuritë gramatikore të folësit të një gjuhe. Kompetenca gramatikore përfshin tri lloje aftësish gjuhësore: sintaksore, semantike dhe fonologjike. Aftësia kryesore sintaksore që bën pjesë në kompetencën gramatikore të folësit amtar të një gjuhe është aftësia për të kombinuar fjalët e gjuhës së tij në mënyrë të tillë që ato të formojnë fjali gramatikore dhe të dallojë se cilat grupime fjalësh janë gramatikore dhe jogramatikore në gjuhën e tij. Pikërisht në këtë pikë, një folës çfarëdo i një gjuhe ndihmohet nga Gramatika e Strukturës së Frazës. Lidhur me rëndësinë e një gramatike të tillë gjuhëtari Endru Redford (Andrew Radford) thekson: “Detyra e një gjuhëtari është të përpunojë një numër të fundmë rregullash sintaksore, semantike dhe fonologjike të cilat mund të gjenerojnë një numër të pafundmë fjalish gramatikore në një gjuhë”10. Para se të analizojmë gramatikën e strukturës së frazës do të ishte e udhës të qartësonim termin frazë në gjuhësi. Për këtë do t‘iu referohemi disa përkufizimeve të këtij termi në punime të ndryshme gjuhësore: Frazë (greqisht Φрάση = fjali, shprehje), do të thotë një grup fjalësh që funksionon si një njësi e vetme sintaksore në fjali. (Phrase-Wikipedia, the free encyclopedia, October2005)

9

Frazë është përkthimi i termit phrase që përdoret në gjuhësinë bashkëkohore angleze. Megjithëse në këtë punim kemi parapëlqyer përdorimin e termit sintagmë, herë-herë, sidomos kur i referohemi drejtimeve konkrete gjuhësore kemi përdorur termin frazë si më pranë variantit origjinal. Pra, në këtë punim termat sintagmë dhe frazë kanë të njëjtin kuptim. 10 Radford, A. (1980). Tansformational Syntax. Cambridge Textbooks in Linguistics, fq. 31.

6

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Fraza është një njësi sintaksore tiparet e së cilës kushtëzohen nga gjymtyra kryesore e saj. (―English Grammar textbook‖ Cambridge University Press, 2003: 56) Fraza ndryshon nga një grup fjalësh në atë se ndërsa një grup është zgjerim i një fjale, fraza është shkurtim (contraction) i një fjalie. ( M.A.K. Halliday, ―An introduction to functional grammar‖, 1991: 159) Fraza, sipas një këndvështrimi semiotik, nuk është vetëm një konfigurim specifik formal por karakterizohet edhe nga një përmbajtje semantike e caktuar (abstrakte ose konkrete) (Phrase- Wikipedia, the free encyclopedia, November 2005) Termi frazë në gjuhësinë shqipe nuk përputhet me atë të gjuhësisë angleze. Në: ―Fjalori i Shqipes së Sotme‖ 2002, gjejmë këtë përkufizim të fjalës frazë: Frazë: tërësi fjalësh të lidhura sipas rregullave gramatikore të cilat shprehin një mendim të plotë; gjuh.periudhë Në ―Fjalori i Termave të Gjuhësisë‖, Tiranë: 1975, frazë identifikohet me ekuivalentet e saj në disa gjuhë: Fr. phrase Angl. phrase Gjerm. phrase It. frase Në botimin e Prof. Dr. Rami Memushaj ―Gjuhësia Gjenerative‖ Tiranë 2003:100-101, termi gjegjës në gjuhën shqipe i asaj çka shënon fjala frazë në gjuhën angleze është termi sintagmë. Por, këto dy terma nuk duhet të ngatërrohen me njeri-tjetrin. Në analizën tradicionale sintaksore që ndiqet në gramatikën e akademisë sonë të shkencave, fjalia zbërthehet në togfjalësha që përkufizohen si lidhje nënrenditëse fjalësh emërtuese të cilat përbëjnë edhe gjymtyrët e togfjalëshit, ndërsa analiza e përbërësve sintaksorë (constituents) që përdoret nga gjuhësia moderne e zbërthen fjalinë në përbërës që mund të jenë togfjalësha, gjymtyrë fjalie ose pjesë gjymtyrësh. Pra, togfjalëshi dhe sintagma nuk përputhen plotësisht midis tyre. Sintagma ose fraza, siç do ta shohim edhe në vijim të punimit tonë, mund të jetë një togfjalësh ose të përfshijë edhe dy a më shumë togfjalësha, por mund të jetë edhe një gjymtyrë fjalie. Pra, togfjalëshi përbën një nga mundësitë e realizimit të sintagmës dhe jo një njësi sintaksore të veçantë. ―Sintagma është njësi me madhësi të papërcaktuar; si sintagmë mund të shërbejë një fjalë e vetme por edhe një fjali e varur. Sintagma është më fort një njësi pune e gramatikës gjenerative. Ajo nuk duhet

7

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

ngatërruar me togfjalëshin e sintaksës tradicionale‖. (Rami Memushaj ―Gjuhësia Gjenerative‖, Tiranë 2003: 100) 11 Me fjalë të tjera, fraza ose sintagma duhet parë si kategori ku përfshihen përbërës heterogjenë por që vlerësohen përparësore disa tipare që do t‘i shohim më poshtë të realizuara në një sintagmë emërore: Mëvetësia e saj kuptimore, çka siguron aftësinë e saj për të qëndruar vetëm si përgjigje e një pyetjeje: [Veshët] më shungullojnë nga një ulërimë ngadhënjimi të brendshëm. (I.Kadare, Hija:13) Cilat më shungullojnë…? [Veshët] Zëvendësimi i saj me një përemër [Veshët] (= ato) më shungullojnë… Aftësia e zhvendosjes në pozicione të ndryshme në fjali: [Veshët] më shungullojnë…, ose më shungullojnë [veshët]… Pra, në aspektin sintaksor fraza apo sintagma do të ishte një kategorizim abstrakt i një a më shumë përbërësve heterogjenë duke u nisur nga fakti kuptimor. Termi sintagmë është një term i ri që nuk pajtohet me terminologjinë tradicionale dhe aktuale të gjuhës shqipe. Sintagma nuk përputhet me togfjalëshin. Me sintagmë kuptojmë një ose më shumë përbërës të cilët, të veçuar ose së bashku, kanë një kuptim të mjaftueshëm në fjali (çdo element i sintagmës kontribuon për plotësimin semantik të saj prandaj formojnë një të tërë). Hierarkia e lidhjeve sintaksore shpreh lidhjen semantike objektive të realitetit.

I. 3. RREGULLAT E STRUKTURËS SË SINTAGMËS Pjesë e njohjes së gjuhës nga përdoruesit e saj është njohja e mënyrave të pranëvënies dhe kombinimit të përbërësve të gjuhës dhe kategorizimi i tyre. Kjo njohuri specifike mund të paraqitet si një paketë rregullash që quhen rregullat e strukturës së sintagmës, një nga aspektet më të rëndësishme të të cilave është gramatika e strukturës së sintagmës. Rregullat e strukturës sintagmatike shprehin përgjithësime mbi raste të veçanta fjalish. 11

Në këtë punim do të parapëlqenim përdorimin e termit sintagmë për të shmangur çdo lloj paqartësie lidhur me termat e përdorur; termi sintagmë ka hyrë tashmë edhe në gjuhësinë shqipe ndaj dhe po i përmbahemi këtij termi. Nga ana tjetër, nuk mendojmë se zëvendësimi i një termi me një tjetër zgjidh edhe problematikën konceptore që lidhet me to. Sipas këndvështrimit tonë, teoria e togfjalëshit apo sintagmës në gjuhën shqipe ka nevojë për rishikim e rianalizim në mënyrë që të pasqyrojë evoluimin e gjuhës shqipe dhe karakteristikat dalluese të saj.

8

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Përdorim termin rregull sepse rregulla përshkruan një model që përsëritet sistematikisht në gjuhë. Struktura sintagmatike e një gjuhe mund të kuptohet si një numër parimesh të thjeshta për të ndërtuar njësi më të mëdha përbërësish12 nga njësi më të vogla dhe të japin informacion mbi rendin e fjalëve në një njësi sintaksore dhe kategoritë e tyre. Struktura sintagmatike është mënyra e trajtimit të marrëdhënieve strukturore të fjalisë nëpërmjet konceptit “përbëhet nga(→)”13. P.sh., nga struktura sintagmatike e shembullit të mëposhtëm (1a) rrjedhin udhëzimet (1b) dhe (1c): a. Fj → SEm SFo b. Për të ndërtuar një sintagmë të kategorisë Fj, një sintagmë e kategorisë SEm bashkohet me një sintagmë të kategorisë SFo. c. Në një ndërtim të tillë përbërësi SEm vendoset përpara përbërësit SFo. (1)

Pra, sipas kësaj rregulle një fjali përbëhet nga një SEm e cila pasohet nga një SFo. Për të pasur një kuptim më të qartë të natyrës udhëzuese të rregullave të strukturës së sintagmës, për një moment do të marrim shembuj të rregullave të tilla që nuk përshkruajnë gjuhën angleze ose ndonjë gjuhë tjetër njerëzore. Gjuhëtarët kanë krijuar një gramatikë ―lodër‖ të një gjuhe në të cilën kategoritë leksikore përbëhen nga a, b, c dhe d. Kategoritë sintagmatike të saj janë X, Y dhe S për fjalinë e cila është gjithashtu një kategori sintagmatike. Rregullat e strukturës së sintagmës në këtë gjuhë janë: S → XY X → ab X→a Y → bcd Y → cdY Y → cd Sipas këtyre rregullave, fjalia më e shkurtër gramatikore është (acd). Një sintagmë e tillë lejohet përkatësisht nga rregullat (a), (c) dhe (f). Sipas rregullave të lartpërmendura segmentet abd, abc janë jogramatikore, ndërsa segmente të tjera si (abcd), (abbcd), (abcdcdcd), etj., janë gramatikore. 12

Termi ‗përbërës të drejtpërdrejtë‘(immediate constituents) u fut nga Bloomfield-i më 1933. Wells dhe Harris shkuan më tej në formulimin e parimeve bazë të analizës së përbërësve. Pas tyre teoria e strukturës së përbërësve u formalizua nga Çomski, i cili i kushtoi vëmendje të veçantë natyrës së rregullave që janë të domosdoshme për formimin e fjalive me strukturë të saktë gramatikore. 13 Cook, V. J. (1991). Chomsky‟s Universal Grammar - An Introduction, Great Britain, fq. 86-87

9

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Sistemi i rregullave të strukturës së sintagmës nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Gjuha që prodhon një sistem i tillë rregullash ka disa veti që dalin në pah në strukturën sintaksore të një gjuhe të caktuar. Vetitë kryesore të këtyre rregullave janë gjenerativiteti, dykuptimësia, struktura hierarkike dhe përsëritja pafundësisht e tyre. Së pari, gramatika e strukturës së sintagmës është gjenerative, jo sepse radhit fjali gramatikore në gjuhë, por sepse paraqet një strategji skematike me një numër të fundmë rregullash sipas së cilave mund të gjenerohet një numër i pafundmë fjalish gramatikore. Së dyti, gjuhët njerëzore përmbajnë fjali të dykuptimshme për nga struktura. Gramatika e strukturës së sintagmës ka arritur që nëpërmjet skemave të ndryshme strukturore të fjalisë të shpjegojë dykuptimësinë e rasteve të tilla si : (prindër dhe fëmijë) shembullorë prindër dhe (fëmijë shembullorë) Pra, shembulli i mësipërm mund të interpretohet në dy mënyra secila me një strukturë të ndryshme përbërësish si më poshtë:

Së treti, gjuha e prodhuar sipas rregullave të mësipërme përmban një numër të pafund fjalish ashtu sikurse ndodh vërtetë me gjuhën njerëzore. Rregulli (e) mund të rimerret pafundësisht për të gjeneruar fjali më të gjata, d.m.th. (cd) mund të jetë e zbatueshme jo vetëm një herë por pafundësisht. Së fundi, gramatika prodhon fjali me një strukturë hierarkike, jo thjesht sipas një rendi linear. Ajo përbëhet nga kategoritë X dhe Y të cilat në vetvete kanë një strukturë të brendshme komplekse.

10

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

I. 4. KATEGORITË SINTAGMATIKE Rregullat e strukturës së sintagmës përdoren për të përshkruar sintaksën e një gjuhe të caktuar. Ato analizojnë fjalinë si bashkim hierarkik përbërësish sintaksorë që njihen ndryshe si kategori sintaksore ose, duke përdorur termin e gramatikës gjenerative transformuese, kategori sintagmatike. Në hyrje të këtij punimi sintagma ose kategoria sintagmatike u përkufizua si një grup përbërësish sintaksorë që ndajnë të njëjtat funksione dhe të njëjtën përndarje në fjali. Ndër përkufizimet mbi sintagmën përmendëm se sintagma është një strukturë sintaksore karakteristikat sintaksore të së cilës përcaktohen nga koka e sintagmës. Çdo sintagmë ka në strukturën e saj këtë element bazë i cili e lidh sintagmën me pjesën tjetër të fjalisë. Në gjuhën angleze koka e sintagmës është zakonisht fjala e parë e saj. Elementët e tjerë të sintagmës quhen elementë të varur. Ata përcaktojnë ose plotësojnë kokën e sintagmës. Sintagma më e shkurtër mund të përbëhet vetëm nga koka e saj. Kjo do të thotë se në një sintagmë si [children]14, koka e sintagmës children, është edhe përbërësi i vetëm i sintagmës. Në sintagma më të gjata një varg elementesh mund të paraprijnë kokën e sintagmës si në: [the small children] fëmijët e vegjël të cilëve do t‘u referohemi si elementë të paravendosur, dhe një varg elementesh mund të pasojnë kokën e sintagmës si në: [the small children in class 5] të cilëve do t‘u referohemi si elementë të pasvendosur. Pra, kemi një strukturë bazë të tipit: Elemente të paravendosur [the small

KOKA children

Elemente të pasvendosur in class 5]

Nga këto tri pjesë vetëm koka e sintagmës është element i domosdoshëm; elementët e tjerë janë fakultativë. Kategoritë sintagmatike, duke u bazuar në natyrën leksikore të kokës së sintagmës, ndahen në: Sintagma emërore (SEm), koka e të cilave është një emër: [the black cat] (macja e zezë) 14

Fjala me shkronja të theksuara në një SEm shënon kokën e sintagmës, ndërsa me shkronja korsive do të shënohen elementët e varur të saj.

11

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Sintagma foljore (SFo), koka e të cilave është një folje: [jump up and down] (hidhem lart e poshtë) Sintagma mbiemërore (SMb), koka e të cilave është një mbiemër: [full of toys] (e mbushur me lodra) Sintagma parafjalore (SPa), koka e të cilave është një parafjalë: [on the table] (mbi tavolinë) Sintagma ndajfoljore (SNd), koka e të cilave është një ndajfolje: [very carefully] (me shumë kujdes)

I. 5. STRUKTURA E SINTAGMAVE Sintagmat Emërore (SEm) Sintagmat emërore janë ndër sintagmat më të shpeshta. Ato përbëhen nga koka që është përgjithësisht një emër, e cila mund të shoqërohet ose jo nga elemente të varur. Pra, mund të jenë të thjeshta, të përbëra nga një element i vetëm, por mund të jenë edhe të zgjeruara me dy ose më shumë elemente të varur. Element i varur i paravendosur mund të jetë një specifikues, një mbiemër ose një sintagmë mbiemërore, parafjalore, etj.: [the children ] (fëmijët) the = Sp [happy children] (fëmijë të lumtur) happy = SMb [very happy children ] (fëmijë shumë të lumtur) very happy = SMb Ndër elementët e varur të pasvendosur, më të shpeshtë janë sintagmat parafjalore dhe sifjalitë përcaktore: [the house beyond the church] (shtëpia matanë kishës) beyond the church = SP [the boy that is playing the piano] that is playing the piano = Fpc (djali që po luan në piano)

Teorikisht, në bazë të rregullave të strukturës sintagmatike në gjuhën angleze, vargu i elementeve të varur në një sintagmë emërore mund të jetë i pafundmë: [The dog that chased the cat that killed the mouse that ate the cheese that was made from the milk that came from the cow that…] (qeni që ndoqi macen që vrau miun që hëngri djathin që bëhet nga qumështi që doli nga lopa…). Kjo do të thotë se rregullat e strukturës së sintagmës kanë karakter përsëritës, pra, mund të përsëriten pafundësisht. Por, për fat të mirë, fjali të tilla në gjuhën e përditshme janë të rralla.

12

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Sintagmat Foljore (SFo) Sintagmat foljore, sikurse edhe ato emërore kanë denduri të madhe përdorimi. Koka e një sintagme foljore është gjithmonë një folje. Ndër elementët e paravendosur mund të jenë pjesëza mohuese not dhe ndajfolja never (kurrë),ose një sintagmë ndajfoljore: [not compose an aria] (nuk kompozoj një arie) [never compose an aria] (kurrë nuk kompozoj një arie) Paul [deliberately broke the window]. (qëllimisht e theu dritaren) Foljet që duhet medoemos të shoqërohen nga elementë të pasvendosur quhen folje kalimtare. Vargu i elementëve të pasvendosur në këto raste quhet kundrinor i drejtë: She [made a cake]. (Ajo bëri një kek) *She made Disa folje nuk marrin kundrinor të drejtë. Këto janë foljet jokalimtare: Susan [smiled] (Suzana buzëqeshi) Megjithatë, një numër i madh foljesh në gjuhën angleze mund të jenë njëkohësisht kalimtare dhe jokalimtare prandaj do të ishte më e udhës të flisnim për një përdorim kalimtar dhe jokalimtar të foljeve në këtë gjuhë, sesa për ndarjen e tyre në kalimtare dhe jokalimtare: Jokalimtare: David [smokes]. (Davidi tymos) Kalimtare: David [smokes cigars]. (Davidi tymos cigare).

Sintagmat Mbiemërore (SMb) Sintagmat mbiemërore kanë në përbërjen e tyre një mbiemër që është edhe koka e sintagmës: Susan is [clever]. (Suzana është e zgjuar) Ndër elementët e paravendosur, më të zakonshmit janë ndajfolje të tilla si very, extremely, etj. të cilat përforcojnë kuptimin e mbiemrit kokë: This doctor is [very famous]. (Ky doktor është shumë i famshëm).

13

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Houses are [unbelievably expensive] just now. (Tani për tani, shtëpitë janë jashtëzakonisht të shtrenjta).

Një sintagmë mbiemërore mund të zgjerohet edhe me elementë të pasvendosur: [happy to meet you] (i lumtur që të/ju takoj) [ready to attack] (i/e/të gatshëm për të sulmuar) Një numër i kufizuar mbiemrash-kokë të sintagmës mbiemërore në gjuhën angleze, kërkojnë medoemos elementë të pasvendosur, kryesisht sintagma parafjalore në funksionin e plotësorit, si p.sh. mbiemri fond: My sister is [fond of animals]. (Motra ime është e dhënë pas kafshëve) *My sister is [fond]

Sintagmat Parafjalore (SPa) Sintagmat parafjalore përbëhen nga një parafjalë e cila është edhe koka e sintagmës si dhe nga një varg elementesh të pasvendosur zakonisht emra ose sintagma emërore15. [after midnight] (pas mesnate) [in the resataurant] (në restorant)

Sintagmat Ndajfoljore (SNd) Koka e një sintagme ndajfoljore është një ndajfolje. Si element i paravendosur shpesh haset një tjetër sintagmë ndajfoljore: She left [quite suddenly]. (Ajo u largua krejt papritur). Në sintagmat ndajfoljore zakonisht nuk ka elementë pasvendosur. Ja një shembull i rrallë në gjuhën angleze: [Fortunately for him]16, his parents came home early. (Fatmirësisht për të, prindërit u kthyen herët), ku elementi i varur i SNd është një SPa. 15

Sintagmat parafjalore kanë një natyrë krejt të veçantë dhe të ndryshme nga sintagmat e tjera. Ato do të jenë objekt i pjesës së dytë të punimit tonë. 16 Shembujt e mësipërm të sintagmave janë marrë nga Radford, A. (1980). Transformational Syntax. Cambridge University Press, fq. 70-77

14

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU II

RREGULLAT E STRUKTURËS SË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËN ANGLEZE II. 1. STRUKTURA E SINTAGMAVE EMËRORE Sintagmat emërore, siç është bërë e qartë tashmë, përbëhen nga një element bazë që është përgjithësisht një emër dhe që quhet koka e sintagmës, e cila mund të përcaktohet apo specifikohet nga elementë të varur të paravendosur dhe elementë të varur të pasvendosur. Le të japim një shembull i cili pasqyron tërë elementët përbërës të një SEm: [a long whistling sigh of infinite tedium] (G. Greene, The quiet American:47) (psherëtimë e gjatë, fishkëllyese, pafundësisht dëshpëruese)

ku, emri sigh është koka e sintagmës; elementët e paravendosur janë: a long, whistling; (SMb) elementët e pasvendosur janë: of infinite tedium. (SPa) Me përjashtim të disa rasteve që në gjuhën angleze njihen si ndërtime eliptike (fused– head constructions) si p.sh.: Many would disagree (Shumë nuk do të ishin dakord), sintagmat emërore përbëhen nga një emër që është edhe koka e sintagmës emërore e cila mund të shoqërohet nga një ose më shumë gjymtyrë të varura. Koka e një sintagme emërore në gjuhën angleze nuk është domosdoshmërisht një emër. Në botimin ―Cambridge Grammar of English Language‖ 2002, Nouns and Noun Phrases: 327, ndryshe nga gramatikat tradicionale, R. Huddelston & J. Payne i trajtojnë përemrat si nënkategori të emrit dhe jo si pjesë e veçantë e ligjëratës. Kjo motivohet me faktin se, ndonëse nuk dalin me shumë forma gramatikore dhe përdoren rrallë me specifikues, përemrat klasifikohen si emra sepse ato mund të përbëjnë elementin kokë të sintagmave të tilla që kryejnë të gjitha funksionet bazë të sintagmave të mirëfillta emërore: Kryefjalë: [She] was late. (Ajo u vonua) Kundrinor: I‘ll tell [her]. (Do t‘i tregoj asaj) Kallëzuesor: It was [she/her] who left. (Ishte ajo që u largua) Disa përemra mund të marrin një varg elementesh të pasvendosur si p.sh.: [Those who arrive late], cannot be admitted until the interval. (Ata që arrijnë vonë…)

15

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Përveç kokës, në strukturën e SEm në gjuhën angleze rëndësi të veçantë kanë edhe specifikuesit të cilët, nga pikëpamja gramatikore, përbëjnë elementin e varur më të rëndësishëm në sintagmat emërore. Duke qenë se gjuha angleze është gjuhë me eptim të varfër, një nga mënyrat e kompensimit të mungesës së trajtave gramatikore është edhe përdorimi i specifikuesve. Ata kryejnë funksionin kyç në një sintagmë emërore. Përgjithësisht, prania e tyre është e domosdoshme. Funksionin e një specifikuesi mund ta kryejë një fjalë specifikuese (Sp), një sintagmë specifikuese (SSp), ose një SEm, pothuajse gjithmonë emër në rasën gjinore: He broke [the glass]. (Sp) (Ai theu gotën.)

They showed [too much patience]. (SSp) (Ata treguan shumë durim.)

He broke [Susan‘s glass]. (Sp → SEm) (Ai theu gotën e Suzanës.)

Specifikuesit më të shpeshtë në gjuhën angleze janë : a(an), the (nyja); this, that, (these, those) (përemra dëftorë); all, both, many, much, a little, several, no, another either, neither, pacaktuar); one, two, three,… (numërorë themelorë); my, mine, your, yours, her, hers,…(përemra pronorë)17; we, you (përemra vetorë); what, which, whatever, whichever (përemra pyetës dhe lidhorë);

(përemra të

Ndër specifikuesit, nga më të përdorshmit janë nyja shquese the dhe nyja jo-shquese a (an). Me emrat e përgjithshëm në numrin njëjës, kjo nyje në gjuhën angleze shpreh kundërvënien me nyjën joshquese a (an), dhe fjalia ka një kuptim përgjithësues, p.sh: The whale is an endangered species. (Balena është specie në zhdukje),

17

Fjalët today, tomorrow, tonight, yesterday sipas R. Huddelston & J. Payne (Cambridge Grammar of English Language, 2002: 429) hyjnë në klasën e përemrave, ndryshe nga trajtimi tradicional i tyre si ndajfolje kohe, sepse nga ana semantike ato janë të barabarta me përemrat I dhe you në përdorimin deiktik të tyre. Si përemra ato dalin me format e gjinores today‟s party, yesterday‟s meeting.

16

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

ku bëhet përgjithësim për të gjithë klasën e balenave pa specifikuar një balenë të caktuar. Përveç përdorimit të mësipërm në fjali të tipit përgjithësues, nyja shquese the përdoret edhe për t‘iu i referuar një frymori, sendi, etj. të caktuar, specifik: Go and put it in the fridge. (Çoje këtë në frigorifer).

Në këtë fjali frigoriferi është i njohur si për folësin edhe për bashkëfolësin, pra nuk është një objekt çfarëdo por një objekt i njohur. Në këto raste nyja shquese the është e mjaftueshme për të specifikuar saktë një frymor a send duke e bërë atë të dallueshëm nga të tjerët. Për ta arritur këtë folësi ndihmohet shumë edhe nga konteksti i ligjërimit. Përveç nyjës the kuptimin e shquarsisë në një sintagmë emërore mund ta shprehim edhe me specifikues të tjerë si p.sh: përemra dëftorë: [this boy] (ky djalë) sintagma gjinore të tipit: my, one girl‟s, etj:. [one girl‟s room] (dhoma e një vajze) Nga ana tjetër, një sintagmë emërore e ka të brendshëm treguesin e shquarsisë kur përbëhet nga një emër i përveçëm ose përemër vetor, p.sh: [Liz] went out. (Liza doli) [He] told me the truth. (Ai më tregoi të vërtetën) Nyja joshquese a (an), mund të përdoret në fjali me kuptim përgjithësues, si p.sh.: [A lion] is a ferocious beast. (Luani është një bishë e tërbuar.) Përdorimi më i shpeshtë i nyjës joshquese është ai i të referuarit një sendi a frymori çfarëdo duke realizuar në këtë mënyrë kundërvënien me nyjën shquese që i referohet një sendi a frymori të caktuar: Bring me [a book]!

Bring me [the book]!

(Më sill një libër!)

(Më sill librin!)

17

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

II. 2. FUNKSIONET E SINTAGMAVE EMËRORE Sintagmat emërore funksionojnë në fjali si emrat; pra, ato janë të afta që, duke u vendosur në forma të caktuara rasore, të kryejnë funksionet bazë që kryen edhe emri. Rrjedhimisht sintagmat emërore mund të funksionojnë si: kryefjalë: [The doctor] arrived. (Doktori mbërriti), kundrinor: We met [the doctor]. (Takuam doktorin) kallëzuesor: He is [a doctor]. (Ai është doktor) Funksionet e lartpërmendura janë funksionet bazë të një sintagme emërore, por nuk janë të vetmet. Sintagma emërore në gjuhën angleze mund të kryejë edhe një numër funksionesh të tjera, të cilat përfshijnë: Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë në një SPa: We talked [to the teacher]. (Folëm me mësuesin) Kryefjalë-specifikues18: I like [John‟s analysis of the passive construction]. (Më pëlqen analiza e Xhonit për ndërtimin pësor.)

Rrethanor: Fred arrived [the day before yesterday]. (rrethanor kohe) (Fredi arriti pardje.)

Përcaktor i një mbiemri në një SMb: The snail was [three inches long]. (Gjarpri ishte 8cm i gjatë.)

18

Në këtë funksion të veçantë del në gjuhën angleze gjinorja me „s e cila do të analizohet më poshtë.

18

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Ndajshtim i paveçuar në një SEm: She was writing a treatise on [the opera „Carmen‟]. (Po shkruante një artikull për operën „Karmen‟)

Ndajshtim i veçuar: I finally met his wife, [a distinguished anthropologist]. (Më në fund takova gruan e tij, një antropologe e shquar.)

Thirror19: [Elizabeth], your taxi is here. (Elisabeta, taksia jote mbërriti.) (Për ilustrimin e funksioneve të mësipërme janë shfrytëzuar shembuj nga The Cambridge Grammar of English Language 2002, Nouns and Noun Phrases: 327, 329,354)

II. 3. NDËRTIMET ME SINTAGMA EMËRORE NË GJUHËN ANGLEZE Në gjuhën angleze ndërtimet me sintagma emërore janë të larmishme. Duke u përpjekur të bëjmë sistemimin e tyre brenda larmisë që ofron gjuha, ndërtimet me sintagma emërore do t‘i klasifikonim duke u bazuar në kriterin e elementëve që prijnë apo pasojnë kokën e sintagmës. Si rrjedhim, sintagmat emërore do t‘i ndajmë në: 1: SEm me elemente të varur të paravendosur 2. SEm me elemente të varur të pasvendosur

19

SEm në funksionin e thirrorit përbëhen në më të shumtën e rasteve nga emra të përveçëm. Pozicioni i thirrorëve është i lirë nisur nga fakti që ata nuk hyjnë në lidhje varësie me foljen kallëzues. Zakonisht vendosen në fillim ose në fund të fjalisë dhe ndahen me presje: [Kim], fetch me a chair! (Kim, më sill një karrige!) Fetch me a chair, [Kim]! (Më sill një karrige, Kim!) Ndonëse më të shpeshtët, emrat e përveçëm nuk janë të vetmit që mund të kryejnë funksionin e thirrorit. Këtu mund të përmendim terma që tregojnë: Status: [Your Majesty] (Madhëria Juaj) Profesion: [Waiter], can i order, please?(Kamarier, mund të porosit)? Qëndrim dashamirës: I‘ll come, [sweetheart]. (Do të vij, zemër). Qëndrim përbuzës: [You idiot], don‘t you move! (Idiot, mos lëviz)! (Shembujt e mësipërm janë marrë nga Alice Maclin ―Reference Guide to English‖ Washington, DC 2001:49-50)

19

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

II.3.1. SEm ME ELEMENTE TË VARUR TË PARAVENDOSUR

a. SEm → Em i përveçëm (Ep)20 [Stephen Crane] could describe a war… (SEm → Emër personi) (Stefan Krein mund ta përshkruante luftën …) (G. Greene, The quiet American:48)

It was like Europe in [the Middle Ages]. (SEm → Emërtim i një periudhe historike) (Ishte si Europa në Mesjetë) (po aty:50)

Emri i përveçëm funksionon si sintagmë e plotë emërore. Ai mund të jetë thjesht një fjalë e vetme si p.sh. John, Paris etj, por mund të ketë edhe një strukturë më komplekse si p.sh The University of Cambridge dhe Cambridge University Press etj. Emri i përveçëm si SEm ka funksion referues, d.m.th. i referohet personit, vendit, institucionit etj. që emërtohet prej tij. P.sh. John was arrested. (Xhoni u arrestua). Nga pikëpamja gramatikore emrat e përveçëm janë nga vetë natyra e tyre kuptimisht të caktuar, pra, ―të shquar‖. Në sintagmat e tjera emërore kundërvënia shquarsi-joshquarsi shprehet nëpërmjet përzgjedhjes së specifikuesit të duhur, p.sh. specifikuesi the (nyje shquese) në sintagmën emërore [the boy] i kundërvihet specifikuesit a (nyje joshquese) në SEm [a boy], etj. Disa emra të përveçëm përdoren gjithmonë me nyjën shquese ―the‖ si pjesë përbërëse e emrit, p.sh. The Hague, The Himalayas, ndërsa, disa të tjerë nuk kanë specifikues. Këtu qëndron dallimi midis tyre dhe emrave të përgjithshëm tek të cilët mungesa e specifikuesit është tregues i pashquarsisë: books, coffee përballë the books, the coffee.

b. SEm → E i përgjithshëm: [the ladder] shook under my feet… (SEm → Sp + En) (shkalla m‘u drodh nën këmbë…) (G. Greene ―The quiet american‖:118)

Emrat e përgjithshëm të numërueshëm në numrin njëjës, si koka e një SEm përdoren pothuajse gjithmonë me specifikues.

20

Këto lloj sintagmash janë sintagma të thjeshta, por meqenëse ato përbëjnë vetëm një tip ndërtimor dhe meqenëse emrat në gjuhën angleze përgjithësisht përdoren me specifikues, do t‘i trajtojmë brenda këtij grupi.

20

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Specifikuesit kryesorë që shoqërojnë një emër të numërueshëm janë: the/ a/ this/ that/ my/ no, etj. Ndër specifikuesit e mësipërm this/that janë specifikues që përshtaten me kokën e sintagmës emërore në numër: this girl kjo vajzë

these girls këto vajza

that boy ai djalë

those boys ata djem

Kur koka e SEm është emër i përgjithshëm në numrin shumës mund të marrë ose jo specifikues: [Children] need care. (SEm → Esh) (Fëmijët kanë nevojë për kujdes.)

People always loved [their enemies]. (SEm → Sp + Esh) (Njerëzit gjithmonë i kanë dashur armiqtë e tyre.) (G. Greene, The quiet American:57)

Emrat e panumërueshëm përdoren përgjithësisht me specifikues, ndër të cilët më të përdorshmit me këta lloj emrash janë: much, little, a little, this that, etj,: [much time], (SEm → Sp + Epa) (shumë kohë)

[little confusion] (pak konfuzion)

Por, ata mund të përdoren edhe pa specifikues: Pyle could see [pain] when it was in front of his eyes. (SEm → Epa) (Paili mund ta shihte dhimbjen vetëm kur ajo të ishte para syve të tij). (G. Greene, The quiet American:69)

Emrat përmbledhës si kokë e një sintagme emërore paraprihen nga një specifikues: [the crowd] (turma) (SEm → Sp + Epm) [the committee] (komisioni). Folja kallëzues me të cilën këta emra mund të përshtaten mund të jetë si në numrin njëjës ashtu edhe në shumës: [The committee] hasn‟t yet made up its mind [The committee] haven‟t made up their mind. (Komisioni nuk ka/kanë vendosur akoma.)

21

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Shënim: Në gjuhën angleze klasifikohen si SEm disa emra të përgjithshëm të numërueshëm si president, deputy leader, treasurer etj., të cilët nuk marrin specifikues. Pa specifikues, në numrin njëjës ato mund të kryejnë vetëm funksionin e kallëzuesorit pas foljeve be, become, appoint, elect. Në funksionin e kryefjalës dhe të kundrinorit kërkojnë medoemos specifikues: I‘d like to be [president]. (kallëzuesor) (Do të doja të isha president)

I‘d like to meet *president/[the president]. (kundrinor i drejtë) (Do të doja të takoja presidentin.)

c. SEm → Em në gjinore (Egj) We have found [Pyle‟s dog]. (G. Greene, The quiet American:148) (Kemi gjetur qenin e Pailit.)

Në gjuhën angleze emrat në rasën gjinore përbëjnë sintagma emërore të plota. Megjithatë, zakonisht ata janë pjesë e një sintagme më të gjerë emërore ku kryjnë funksionin e elementit të varur të sintagmës. Në gjuhën angleze dallojmë gjashtë ndërtime gjerësisht të përdorshme në rasën gjinore, që kryejnë funksione të ndryshme. Ato janë: [Kim‟s father] has arrived. (Kryefjalë-Specifikues i SEm21) (Ka mbërritur babai i Kimit.)

No one objected to [Tony‟s joining the party]. (Kryefjalë logjike) (Asnjë nuk ishte kundër ardhjes së Tonit në festë.)

Teddy‘s attempt wasn‘t as good as [Kim’s]. (Kryefjalë eliptike) (Përpjekja e Tonit nuk ishte kaq e mirë sa e Kimit.)

She is [a friend of Ed‟s]. (Gjinore e zhdrejtë ). (Ajo është një shoqe e Edit.)

All this is [Paul’s]. (Kallëzuesor). (E gjithë kjo është e Polit.)

21

Emërtohet kështu sepse gjinorja në këto raste kryen funksionin e kryefjalës së një sintagme më të gjerë emërore [Kim‘s father] = Kim has a father. Njëkohësisht, ajo shpreh marrëdhënie varësie brenda sintagmës emërore, pra është e barasvlershme me një specifikues: [Kim‘s father] = [the father of Kim]

22

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

He lives in [an old people‟s home]. (Përcaktor)22 (Ai jeton në një strehë të moshuarish/për të moshuarit.)

Shënim: Në shembujt e mësipërm gjinoret janë sintagma emërore të plota me përjashtim të fjalisë së fundit ku gjinorja është pjesë e një grupi emëror).

GJINORJA SI KRYEFJALË-SPECIFIKUESE

[Kim‟s father] has arrived. (Ka mbërritur babai i Kimit.)

Gjinorja si kryefjalë-specifikuese është në vetvete një sintagmë emërore si p.sh në ndërtimin: [this company‟s computers]. (kompjuterat e kësaj shoqërie)

Është e qartë nga forma e njëjësit që this në këtë sintagmë është element i varur i emrit company dhe jo i computers; si pasojë kemi sintagmën emërore this company‟s në funksionin e një specifikuesi brenda sintagmës emërore më të zgjeruar this company‟s computers. Në rastet kur koka e sintagmës emërore me Em gjinore merr elementë të pasvendosur, treguesi morfologjik i rasës ‟s vendoset në fund të sintagmës dhe jo pas kokës së saj. Ky ndërtim mund të përsëritet pafundësisht: Kim‟s father, Kim father‟s business, (Babai i Kim-it, biznesi i babait të Kim-it), etj.

GJINORJA SI KRYEFJALË LOGJIKE

No one objected to [Tony‟s joining the party]. ( Kryefjalë logjike) Asnjë nuk e kundërshtoi ardhjen e Tonit në festë. Gjinorja si kryefjalë logjike kryen funksionin e një plotësori. Në rastin e mësipërm SEm me emër në gjinore është kundrinor me parafjalën to. Historikisht ky ndërtim është konsideruar degëzim i gjinores si kryefjalë-specifikuese. Ndryshimi i vetëm qëndron në 22

Shembujt e mësipërm janë marrë nga Alice Maclin ―Reference Guide to English‖ Washington DC 2001:244)

23

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

faktin se në anglishten e sotme gjinorja si kryefjalë logjike mund të zëvendësohet me një ndërtim në rasën kallëzore gjë që nuk ndodh me gjinoren si kryefjalë-specifikuese. P.sh.: No one objected to Toni joining the party (Asnjë nuk pati kundërshtim që Toni të vinte në festë.)

GJINORJA ELIPTIKE

Teddy‘s attempt wasn‘t as good as [Kim’s]. (=as Kim‘s attempt) (Përpjekja e Tedit nuk ishte kaq e mirë sa e Kimit.)

Sintagma emërore në këto raste mund të përmbajë elemente të varur: Only one of the Ed‟s attempts was successful, but [both Ben‟s] were. (Vetëm njëra nga përpjekjet e Edit ishte e suksesshme, ndërsa të Benit të dyja.)

GJINORJA E ZHDREJTË

She is [a friend of Ed‟s]. (Ajo është një shoqe e Edit.)

Quhet e zhdrejtë sepse lidhet me kokën (në rastin tonë emrin friend) nëpërmjet parafjalës of dhe jo në mënyrë të drejtpërdrejtë si tek Kim‟s friend. Sintagma parafjalore of Kim‟s është një element i varur që pason kokën e sintagmës emërore. Ajo që bie në sy në ndërtime të këtij lloji në gjuhën angleze është fakti se gjinorja e zhdrejtë në këto raste shpreh marrëdhëniet midis gjymtyrës së varur dhe kontekstit më të gjerë të sintagmës emërore dhe nuk përdoret specifikuesi the (nyja shquese), por specifikues të tjerë. P.sh.: [A friend of Kim‟s] (nyjë joshquese) *the friend of Kim‟s (do të parapëlqehej Kim‟s friend) [All/ both friends of Kim] (përemër) (Të gjithë/ të dy shokët e Kim-it)

Those Tony‟s friends (përemër) (Ata shokët e Tonit)

24

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

GJINORJA SI KALLËZUESOR

All this is [Paul’s]. (E gjithë kjo është e Polit.)

Në këtë tip ndërtimor gjinorja në funksionin e përcaktorit kallëzuesor nuk është pjesë e një konteksti më të gjerë emëror, ose e një sintagme të zgjeruar emërore, por realizohet drejtpërdrejt nga një sintagmë emërore me emër në gjinore, si në shembullin e mësipërm. Përcaktorët kallëzuesorë të shprehur me gjinore mund të përcaktojnë një kryefjalë si më lart, por edhe një kundrinor. P.sh. : Let‘s call it [Joe’s]. (G. Greene, The quiet American:128) (Le ta quajmë këtë të Xhoit.)

ku it është kundrinori dhe Joe‟s është kallëzuesori i tij.

GJINORJA SI PËRCAKTOR

He lives in [an old people‟s home]. (Ai jeton në një strehë për të moshuarit/të moshuarish.)

Në shembullin an old people‟s home gjinorja është një gjymtyrë e varur në funksionin e një përcaktori brenda një grupi emëror. Kjo sintagmë përbëhet nga specifikuesi an, elementi i varur old people‟s dhe koka home. Është e qartë se an (një) nuk mund të jetë pjesë e konstruktit gjinor i cili është në shumës. Këto lloj gjinoresh mund të paraprihen edhe nga mbiemra të tjerë si p.sh.: [luxurious old people‟s home] (një strehë luksoze për të moshuarit)

ku mbiemri luxurious përcakton kuptimin e GEm old people‟s home. Në gjuhën angleze dallohen dy nëntipa të gjinores si përcaktor: 1. Gjinorja përshkruese [A hot summer‟s day], (Një ditë vere e nxehtë)

[a women‟s college] (kolegj femrash)

25

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Gjinoret përshkruese janë në vetvete GEm (grupe emërore) jo SEm, si në shembujt e mësipërm. Ndërtime të këtij lloji nuk janë shumë të shpeshta në gjuhën angleze, sepse i përkasin një modeli joprodhues. Kështu, ndërsa është e mundur të themi a summer‟s day dhe a winter‟s day, format koresponduese për stinët e tjera nuk ekzistojnë ose janë pothuajse të pamundura: *a spring‟s day (nuk tingëllon natyrshëm në anglisht). Po kështu, në mënyrë të ngjashme, mund të thuhet a ship‟s doctor por jo *a school‟s docto; në vend të gjinores përdoret nominali a school doctor (doktor shkolle).

2. Gjinorja e masës [An hour‟s delay], (vonesë njëorëshe)

[one week‟s holiday], (pushim njëjavor)

[this hour‟s delay] (kjo vonesë njëorëshe)

Këto lloj gjinoresh tregojnë masë, vlerë ose kohëzgjatjen e një procesi. Në vend të tyre zakonisht përdoren ndërtimet me mbiemra të përbërë si p.sh. [a two - hour delay], [an eight - pound baby], etj. të cilat, gjithashtu, janë të kufizuara. Këta tipa gjinoreje paraprihen nga një specifikues si në rastin e this hour‟s delay. Shënim: Përmendëm më sipër se gjinorja përshkruese është GEm dhe jo SEm. Le të qartësojmë kuptimin e këtij termi. R. Huddelston & J. Payne, ―Cambridge Grammar of English Language‖, 2002, Nouns and Noun Phrases: 328, theksojnë: ―E ndërmjetme midis kategorisë së emrit dhe sintagmës emërore është edhe një kategori tjetër që quhet grup emëror (nominal)‖. Për shembull: the old man burri i moshuar Në shembullin e mësipërm nyja shquese „the‟ shërben si specifikues i ‗old man‘dhe jo vetëm i emrit man. Sekuenca e nënvizuar më lart nuk është fjalë e vetme, si pasojë, s‘mund të quhet emër. Gjithashtu, ajo nuk është as SEm sepse s‘mund të kryejë funksionet e një SEm në qoftë se nuk shoqërohet nga elementë të tjerë të varur-të paravendosur ose të pasvendosur. Në shembullin e mësipërm [the old man] grupi emëror është koka e sintagmës emërore, por ai mund të funksionojë edhe si gjymtyrë e varur para kokës së sintagmës emërore. P.sh:

26

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[those Ministry of Defence officials] (ata zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes) Strukturat e varësisë për shembujt the old man dhe those Ministry of Defence Officials23 janë:

d. SEm → Sp + Mb (SMb) + Em [The strange difficulty] was to find them. (G. Greene, The quiet American:114) (Vështirësia e pazakontë ishte t‘i gjeje.)

Ky model është një nga më prodhimtarët në gjuhën angleze. Emrat e përgjithshëm përveç specifikuesit mund të paraprihen nga një ose më shumë mbiemra ose sintagma mbiemërore, p.sh.: [the best Irish coffee] (SEm → Sp + Mb + Mb + Epa) (kafeja më e mirë Irlandeze)

[the excessively sweet cake] (SEm → Sp + SMb + Epa) (kek(u) jashtëzakonisht i ëmbël)

[the noisy crowd] (SEm → Sp + Mb + Epm) (turma e zhurmshme)

[the elected committee] (SEm → Sp + Mb + Epm) (komisioni i zgjedhur)

23

Shembujt e GEm janë marrë nga Huddleston, R. (1989). Introduction to the Grammar of English, fq. 258

27

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

innumerable opportunities] (SEm →Mb + En) (mundësi të panumërta)

[a highly intelligent boy] (SEm → Sp + Nd + Mb + En) (djalë shumë inteligjent) (Huddleston, R. (1989). ―Introduction to the Grammar of English‖, fq. 106)

e. SEm → Sp + Formë foljore e pashtjelluar + Em Përveç mbiemrave të zakonshëm para kokës emërore të sintagmës mund të vendosen edhe forma të pashtjelluara foljore: [the retreating troops] (SEm → Sp + Gr + Em) trupat që po tërhiqeshin

[the captured terrorist] (SE → Sp + Pjesore + Em) terroristi i kapur (Huddleston, R. (1989). ―Introduction to the Grammar of English‖, fq. 256)

Pozicioni i tyre ashtu si dhe pozicioni i mbiemrit është pas specifikuesit.

e. SEm → Sp + Em + Em It sounded like a question and an answer in [a phrase book] (Tingëlloi si pyetje dhe përgjigje e një libri me shprehje.) (G. Greene, The quiet American:140)

Karakteristike për sintagmat e këtij tipi është fakti se emrat përbërës të tyre janë të lidhur ngushtë nga ana kuptimore duke iu afruar një emri të përbërë. Kjo duket qartë në shembullin e mësipërm ku phrase book funksionon si një fjalë e vetme duke përfaqësuar kështu kokën e sintagmës emërore të specifikuar nga Sp a: [a phrase book]. Në përgjithësi ndërtime të tipit phrase book, business man, ball dress (fustan balloje), etj., për arsyet e përmendura në shënimin për GEm, janë në vetvete grupe emërore dhe jo sintagma emërore. Si kokë e sintagmave ato mund të shoqërohen nga elemente të paravendosur dhe të pasvendosur: [a white ball dress] (SEm → Sp + Mb + GEm) (Po aty:52) (fustan balloje i bardhë)

[a cargo boat from France] (SEm → Sp + GEm + SPa) (Po aty:53) (traget mallrash nga Franca)

28

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Shënim: Një tip joprodhimtar sintagmash emërore në gjuhën angleze është edhe ai me element të paravendosur një tog ndajfoljor në funksionin e përcaktorit të kokës së sintagmës: I visited [his far-away cottage] (Vizitova vilën e tij të largët.)

II. 3. 1. 1. RENDI I ELEMENTEVE TË PARAVENDOSUR NË STRUKTURËN E SINTAGMAVE EMËRORE Rendi i elementeve që i paravendosen kokës së një sintagme emërore në gjuhën angleze, është i ngurtë. Ndryshimi i rendit të përcaktuar të elementeve në këto sintagma rezulton në ndërtime jogramatikore: [a big house] një shtëpi e madhe

*big a house *e madhe një shtëpi

Siç shihet nga shembulli i mësipërm, specifikuesi vendoset gjithmonë para një mbiemri. Vargu i mbiemrave në një sintagmë emërore është i pakufizuar, por, duhet respektuar një rend i caktuar i tyre brenda sintagmës. Rregulli i përgjithshëm në raste të tilla është: elementi që ka potencialin më të lartë specifikues i paraprin atij që ka potencialin më të ulët. Më konkretisht këtë rregull mund ta ilustronim me renditjen e mëposhtme të mbiemrave sipas kuptimit të tyre: 1. Mbiemra cilësorë/vlerësues që shprehin qëndrimin e folësit për diçka dhe jo një tipar të përgjithshëm objektiv të fjalës që përcaktojnë, p.sh.: good – i mirë, bad –i keq, por edhe mbiemra të tjerë si annoying, attractive, boring, despicable, excellent, ghastly, mind numbing, perfect, tasty, valuable etj. 2. Mbiemra që shprehin një tipar të përgjithshëm që është objektivisht i dallueshëm duke përdorur shqisat, p.sh: big -i madh, small - i vogël, long -i gjatë, short - i shkurtër, etj. Këtu hyjnë edhe mbiemrat që tregojnë tipare njerëzore si p.sh. cruel - i egër/iashpër, jelous – xheloz, inteligent – inteligjent, wise - i mençur, etj. 3. Mbiemra që tregojnë moshë: old - i moshuar, new/young – i ri, ancient - i lashtë, modern-modern, etj. 4. Mbiemra që tregojnë ngjyrë: white -i bardhë, black - i zi, etj.

29

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

5. Mbiemra që tregojnë prejardhje: Greek, English, Albanian, etj. 6. Mbiemra që tregojnë material ose mënyrë prodhimi janë: wooden – i drunjtë, woollen –i leshtë, etj. Zakonisht këto janë emra si p.sh: cotton, iron, nylon, wood, satin, etj. 7. Përcaktorët që tregojnë lloj ose klasë zakonisht janë grupe emërore: photograph album (album fotografish) winter overcoat (pallto dimri), ose grupe emërore në gjinore: women‟s clothes (rroba grash) Le të japim një shembull: [a famous old English country house]. (një shtëpi fshati angleze, e vjetër, e famshme)

Emri si përcaktor i kokës emërore të sintagmës vendoset i fundit në radhë, d.m.th. menjëherë para emrit që përcakton, d.m.th. kokës së sintagmës (shih shembullin e mësipërm). Nëse vargu i elementëve të paravendosur përmban numërorë, numërori rreshtor vendoset para atij themelor; të dy vendosen pas specifikuesit dhe para mbiemrit: [the first, two old trees] (dy pemët e para, të moçme)24

II. 3. 2. SEm ME ELEMENTE TË VARUR TË PASVENDOSUR SEm me elementë të varur të pasvendosur janë gjithashtu të shpeshta në gjuhën angleze. Në këtë grup dallohen tipat e mëposhtëm ndërtimorë:

a. SEm → Em (SEm) + SPa Një numër i madh sintagmash parafjalore mund të përdoren si elementë të pasvendosur. Disa nga rastet më tipike janë: [a message of regret] (SEm → SEm + Pa (of) + Em) (mesazh keqardhjeje)

[…a small office at the back] (SEm → SEm + Pa (of) + SEm) 24

Shembujt e mësipërm janë marrë nga Maclin, A. (2001): Reference Guide to English, Washington, DC, fq. 11.

30

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(një zyrë e vogël në pjesën e prapme)

as it dries[the spit in your mouth] (SEm → SEm + Pa (in) + SEm) (se si ta than pështymën në gojë...) [the position for the dive] (SEm → SEm + Pa (for) + SEm) …pozicioni për zhytje

…[his connection with the General] (SEm → SEm + Pa (with) + SEm) (lidhja e tij me Gjeneralin)

I don‘t know [the name for it]. (SEm → SEm + Pa (for) + Pr) (nuk e di emrin e saj/tij)

…[that senseless trip from Nam Dinh]… (SEm → SEm + Pa (from) + SEm) (ai udhëtim i pakuptimtë nga Nam Dinh-i) [the journey to Rome] (SEm → SEm + Pa (to) + SEm) (udhëtimi për në Romë) [his behaviour after his wife left him] (SEm → SEm +Pa (after) +sifjali) (sjellja e tij pasi e la gruaja)25, etj.

b. SEm → (SEm) + Sifjali [the student who arrived early] (SEm → SEm + sifjali përcaktore) (studenti që mbërriti herët)

[the rumour that the city had been captured] (SEm → SEm + sifjali përcaktore) (thashethemet se qyteti ishte pushtuar) (G. Greene The quiet American:45)

c. SEm → SEm + Mb (SMb) Pozicioni normal i mbiemrave në gjuhën angleze është para emrit që ata përcaktojnë . Megjithatë, një numër i kufizuar mbiemrash mund të vendosen edhe pas emrit si në shembullin e mëposhtëm:

25

Shembujt e SEm të këtij tipi ndërtimor janë marrë nga G. Greene, The quiet American:110-115

31

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[members dissatisfied with the decision]…(SEm → SEm + Mb +SPa) (anëtarë të pakënaqur me vendimin)

Ja disa shembuj mbiemrash që bëjnë pjesë në këtë grup: The only day suitable (e vetmja ditë e përshtatshme), years past (vite të shkuara), matters financial (çështje financiare), proof positive (provë pozitive), the people present (personat e pranishëm), the students concerned (studentët e interesuar), the body politic (trupi politik) the president elect (presidenti i zgjedhur), the poet laureate (poeti laureat) (J. Payne & R. Huddleston CaGEL:445)

d. SEm → SEm + SEm Raste të tilla në gjuhën angleze janë shumë të kufizuara. Në këto ndërtime SE si element i varur mund të shprehë moshë, masë, etj.: [a man my age] (SEm → SEm + SEm) (një burrë i moshës sime)

[shoes this size] (SEm → SEm + SEm) (këpucë të kësaj mase)

e. SEm → SEm + Formë Foljore e Pashtjelluar [the decision to abandon the project] (SEm → SEm + paskajore+SEm) (vendimi për të braktisur projektin)

He doesn‘t have [the patience to wait]. (Ai nuk ka durim të presë.)

[People living near the river]… (SEm → SEm + Gr +SPa) (Njerëzit që jetojnë pranë lumit…)

He found [the letter written by his wife]. (SEm → SEm +Pj. e shkuar +SPa) (Ai gjeti letrën e shkruar nga e shoqja.) (G. Greene, The quiet American:162-163)

32

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

f. SEm → SEm + Ndajshtim i paveçuar She sang in [the opera ―Carmen‖].( SEm → SEm + Ndajshtim) (Ajo këndoi në operën “Karmen‖)

[The verb ―use‖] is transitive. (SEm → SEm + Ndajshtim) (Folja “use” është kalimtare.) (J.Payne & R. Huddleston CaGEL 2002:447)

Në shumicën e rasteve ndajshtimet janë emra të përveçëm por mund të jenë edhe pjesë të tjera të ligjëratës, si në fjalinë e dytë më lart.

g. SEm → Em (SEm) + lidhëz + Em (SEm) [Christ and Buddha] looking down from the roof of the cathedral...(SEm → Em + Em) (Krishti dhe Buda duke parë nga çatia e Katedrales...) It gave her [youth and hope and seriousness] (SEm → Em + and + Em + and + Em) (Ajo i dha rini, shpresë dhe seriozitet.)

[The Dilemma of Democracy and the responsibilities of the West]… (SEm → SEm + and +SEm) (Dilema e Demokracisë dhe përgjegjësitë ePerëndimit...) (G.Greene, The quiet American: 31, 94)

Ashtu siç e përmendëm edhe më sipër, vargje elementesh si në shembullin e mësipërm mund të përsëriten pafundësisht. Përsa i përket përshtatjes së një sintagme të tillë emërore si kryefjalë e fjalisë me kallëzuesin, si rregull, ndërtime të tilla marrin folje kallëzues në numrin shumës, si në rastin Mary and John are here. Megjithatë, ka edhe raste kur kryefjala e shprehur me një ndërtim të tillë konceptohet si një e tërë dhe mund të përshtatet me folje-kallëzues në numrin njëjës: [Eggs and bacon] is/*are my favourite breakfast. (Vezë dhe proshutë është mëngjesi im i preferuar.)

Ndërtime me lidhëza të tjera [Mary or John] is sure to go. (SEm → Ep + or (ose) + Ep) (Meri ose Xhoni do të shkojnë me siguri.)

33

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Folja kallëzues në këtë ndërtim është numrin njëjës. [The twins or their parents] are sure to go. (SEm → SEm + or (ose) + SEm) (Binjakët ose prindërit e tyre me siguri do të shkojnë.)

Folja kallëzues në shembullin e mësipërm është në numrin shumës. [Neither Mary nor John] is/are going to help you. (As Meri, as Xhoni nuk do të të ndihmojnë.) (R. Huddleston ―Introduction to the Grammar of English‖ 1989:253) Folja kallëzues në shembullin e mësipërm mund të jetë në numrin njëjës ose shumës.

II. 3. PËREMRAT SI KOKË E SINTAGMAVE EMËRORE

1. SEm → Përemër vetor They will not attack before four. (SEm → Pr vetor) (Ata nuk do të sulmojnë para orës katër.)

Siç shihet edhe nga shembulli i mësipërm, përemrat vetorë përbëjnë në vetvete sintagma të plota emërore. Ata mund të kryejnë në fjali rolin e kryefjalës (I, you , he,she, they, it) dhe të kundrinorit (him, her, us, them, me, it, you). I hate war. (kryefjalë) (Unë e urrej luftën.)

I want to see her. (kundrinor i drejtë) (Dua ta takoj.)

…and told us firmly that he knew the figures but wouldn‘t say. (kundrinor i zhdrejtë) (…dhe na tha prerë se i dinte shifrat, por nuk do t‘i tregonte.)

They had put a mattress on the floor for me. (kundrinor me parafjalë në një SPa) (Ata kishin shtruar për mua një dyshek në dysheme.)

26

26

Shembujt e mësipërm janë marrë nga G. Greene, The quiet American: 130-131

34

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Pra, përemrat vetorë që ―nga pikëpamja sintaksore mund të shihen të barasvlershëm me emrin‖27, janë sintagma të plota emërore. Ajo që i dallon ata nga emrat është fakti se ata nuk shoqërohen me specifikues ose me gjymtyrë të tjera të varura. Megjithatë, nga ky rregull bëjnë përjashtim rastet e mëposhtme të cilat nuk janë modele prodhimtare në gjuhën angleze:  SEm → Mb + Përemër vetor [lucky you] (si lum ti!)

[poor old me] (i/e mjera unë!)

Vetëm një numër i kufizuar mbiemrash të tipit lucky, poor, silly, mund të jenë përbërës të modelit të mësipërm. Ata kryejnë funksionin e një elementi të paravendosur. Në këto raste sintagma emërore qëndron e veçantë si një thirror dhe nuk është pjesë përbërëse e strukturës gramatikore të fjalisë.  SEm → Përemër vetor + sifjali përcaktore [I/We who have read the report],… (Unë/Ne që kemi lexuar raportin…)

[He who laughs last], laughs best. (Qesh më mirë ai që qesh i fundit.)

Në këto raste sifjalia përcaktore është element i pasvendosur. Në gjuhën angleze përdorimi i përemrit vetor të vetës së tretë njëjës (he) në modelin e mësipërm është arkaik, karakteristik për proverbat. Në anglishten e sotme kuptimi i mësipërm do të shprehej me një ndërtim tjetër të ngjashëm, por duke përdorur përemrin dëftor those si kokë eliptike të sintagmës emërore (those = përemër dëftor): [Those who work hard], get good results. (Ata që punojnë shumë, kanë rezultate të mira.)

Shumë rrallë hasen edhe ndërtime të llojit: I love [only you]. (SEm → Pjesëz përforcuese + Pr vetor) 27

Lyons, J. (1968). Introduction to Theoretical Linguistics, fq. 264

35

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(Të dua vetëm ty.)

Let‘s invite [just them]. (Të ftojmë vetëm ata.)

ku only dhe just janë elementë të varur përforcues në sintagmat emërore përkatëse. Përemrat vetorë përshtaten me emrin që zëvendësojnë në vetë dhe numër; në vetën e tretë njëjës ata përshtaten edhe në gjini. Po e ilustrojmë këtë me format vetvetore përkatëse për të dalluar më qartë përshtatjen: I may hurt myself. (veta e parë, njëjës) You may hurt yourself. (veta e dytë, njëjës) The king (ai)may hurt himself. (veta e tretë, njëjës, gjinia mashkullore) The qu een (ajo) may hurt herself. (veta e tretë njëjës, gjinia femërore) The do g (it) may hurt itself. (veta e tretë njëjës, gjinia asnjanëse) We may hurt ourselves. (veta e parë, shumës) You may hurt yourselves. (veta e dytë shumës) They may hurt themselves. (veta e tretë, shumës)

2. SEm → Përemër i pacaktuar Përemrat e pacaktuar të tipit something somebody, everybody, everything, everyone, në më të shumtën e rasteve funksionojnë si koka e një sintagme emërore: [Someone] came in the room. (SEm → Pr i pacaktuar) (Dikush hyri në dhomë.)

[Everything] was perfect. (Gjithçka ishte e përkryer.)

Ajo që i dallon këta përemra nga përemrat vetorë që gjithashtu funksionojnë si kokë e një sintagme emërore, është fakti se ata mund të pasohen lehtësisht nga një varg elementesh të varur: I have [nothing to do]. (SEm → Pr i pacaktuar + paskajore) (S‘kam asgjë për të bërë.)

I have [something important] for you. (SEm → Pr i pacaktuar + Mb) (Kam diçka të rëndësishme për ty.)

36

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

3. SEm → Përemër pronor i pavarur (Don‘t touch that, it‘s [mine].) (Mos e prek atë, është imja.)

4. SEm → Përemër pyetës Who translated it for you? (Kush e përktheu atë për ty?) (G.Greene, The quiet American: 129)

5. SEm → Përemër vetor (SEm) + lidhëz+ Përemër vetor (SEm) [He and I] have some important arguments… (SEm → Përemër vetor + and + Përemër vetor) (Ai dhe unë kemi disa argumente të rëndësishme.)

[He and Teddy] are the best of the group. (SEm → Përemër vetor + and + Ep) (Ai dhe Tedi janë më të mirët e grupit.)

You can trust [Andrea or me]. (SEm → SEm + or + Përemër vetor) (Ju mund të keni besim tek unë ose Andrea.)

Shënim: Duke përjashtuar rastet e përmendura më sipër, pjesa më e madhe e përemrave në gjuhën angleze (gjithmonë brenda kuadrit të gramatikës së strukturës së sintagmës) funksionojnë si specifikues pasi normalisht, kërkojnë shoqërinë e një emri ose sintagme emërore.

II. 4. SINTAGMAT EMËRORE ELIPTIKE Karakteristikë e këtyre sintagmave është se shkrihen në një përbërës të vetëm koka e sintagmës dhe elementi i varur: Where are the sausages; did you buy [some] yesterday? (SEm eliptike → Sp) (Ku janë salçiçet; a nuk bleve ca dje?)

Në funksionin e kokës eliptike dalin më shpesh specifikuesit si: They made several mistakes but [none] was serious. (Sp-Përemër i pacaktuar)

37

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(Ata bënë disa gabime por asnjë nuk ishte serioz.)

[Some of the books] were interesting. (Sp + SPa) (Disa nga librat ishin interesantë.)

What books did he give Kim, and [what] did he give Pat? (Sp-Përemër pyetës) (Cilat libra i dha Kim-it, dhe cilat i dha Pet-it?)

[Those with a train to catch],… (Sp-Përemër dëftor + SPa) (Ata që duhet të kapin trenin…)

[Those who break the rules], must be punished. (Sp + sifjali përcaktore) (Ata që shkelin rregullat, duhet të dënohen.)

[This] doesn‘t look like Tony‘s writing. (Sp-Përemër dëftor) (Ky nuk duket si shkrimi i Tonit.)

1[One of the group] was absent. ( Sp-Numëror + SPa) (Një nga grupi mungonte.)

Funksionin e kokës eliptike përveç specifikuesve mund ta kryejnë edhe mbiemrat: He likes red shirts, I like [blue]. (Mb) (Atij i pëlqejnë këmishët e kuqe, mua më pëlqejnë blutë.)

I prefer Chinese food rather than [Indian]. (Mb) (Preferoj më tepër ushqimin Kinez se sa atë Indian.)

[The rich] can not... (Mb i emërzuar) (Të pasurit nuk mund…)

The first student was prepared, but [the second] was not. (Numëror rreshtor i emërzuar) 28

(Studenti i parë ishte përgatitur, ndërsa i dyti jo.)

28

Shembujt e mësipërm janë marrë nga Maclin, A. (2001). Reference Guide to English, Washington DC, fq.:261-265.

38

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU III

RREGULLAT E STRUKTURËS SË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËN SHQIPE III. 1. STRUKTURA E SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËN SHQIPE Sintagmat emërore në gjuhën shqipe si dhe në gjuhën angleze janë pjesë e strukturës hierarkike të fjalisë. Nisur nga fakti i rëndësishëm që gjuha shqipe është një gjuhë me eptim të zhvilluar, emrat dalin në forma të shumta gramatikore dhe për pasojë ndërtimet me pjesëmarrjen e emrave janë të shumëllojshme. Sintagmat emërore edhe në gjuhën shqipe, kanë në përbërjen e tyre një fjalë –kokë që është përgjithësisht një emër i paraprirë ose i pasuar nga elementë të tjerë të varur. Prania e elementëve të paravendosur ose të pasvendosur here-herë është domosdoshmëri. Si rrjedhim, sintagma emërore mund të përbëhet nga një element i vetëm, që përgjithësisht është emër dhe përbën kokën e sintagmës si p.sh: [Veshët] më shungullojnë nga mosjeta …, por mund të ketë një strukturë edhe më komplekse me elementë që i paravendosen kokës si: …më qenë dashur [dy vjet] që ta merrja vesh... ose elementë që pasojnë kokën emërore si p.sh.: ...kur [shpresat për riparim] bëheshin përherë e më të pakta... por mund të ketë edhe një strukturë më komplekse ku të përfshihen elementë të para dhe të pasvendosur: ...[dy histori të mia të kohëve të fundit]... (Shembujt e mësipërm janë marrë nga I. Kadare, Hija: 13, 17, 45)

39

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

III. 2. FUNKSIONET E SINTAGMAVE EMËRORE Gjatë analizës së sintagmave emërore në gjuhën angleze përmendëm se këto sintagma sillen në fjali njëlloj si emri, rrjedhimisht kryejnë edhe funksionet e tij. Funksionet bazë të emrit janë ai i kryefjalës, i kundrinorit dhe i kallëzuesorit ose kallëzuesit emëror 29.Këto janë edhe funksionet në të cilat sintagmat emërore dalin më shpesh në gjuhën shqipe. Le të japim disa shembuj: Kryefjalë → [Nata] na zuri në rrugë më shpejt se ç‘e mendonim. (I. Kadare, Hija:146) Kundrinor i drejtë → ...e dija se [rrokopujën] e isha ndërkaq në tru... (po aty: 147) Kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë → Dikush i bie [ziles]. (M. Çeliku, F. Karapinjalli, R.Stringa ―Gramatika praktike e gjuhës shqipe‖ Tiranë 1998:437)

Kallëzuesor/Kallëzues emëror → Koha është [flori]. (po aty: 419) Përveç funksioneve të lartpërmendura si funksione bazë të tyre, sintagmat emërore mund të kryejnë edhe funksione të tjera më të rralla si: Rrethanor (kohe) → [Një mbrëmje] Mato Gruda dhe Murati u kthyen në shtëpi. (M. Çeliku… ―Gramatika praktike e gjuhës shqipe‖1998:482)

Rrethanor (vendi) → [Malit] binte borë.(po aty:483) Ndajshtim → Kjo nuk ishte [rruga ―Zoti Princ‖] dhe as kurrfarë… Ndajshtim i veçuar → Plaku, [një burrë i thyer], u mendua dhe foli. .(po aty:481) Thirror → [Nënë], së shpejti do të kthehem në shtëpi.30

29

Lidhur me përcaktorin kallëzuesor, në gjuhën shqipe kemi ndryshim terminologjie pasi, në vend të tij në punimet e viteve të fundit përdoret termi kallëzues emëror. Si të tillë e hasim këtë ndërtim në botimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ―Gramatika e Gjuhës Shqipe‖ Tiranë, 2002:189 si dhe në botimin M. Çeliku, F. Karapinjalli, R. Stringa ―Gramatika praktike e gjuhës shqipe‖ Tiranë 1998:422. etj, ku, ndryshe nga termi tradicional kallëzuesor i kryefjalës ose i kumdrinorit, për ndërtimet e tipit: jam (edhe folje të tjera të përafërta me të si bëj/bëhem, quaj/quhem, zgjedh/zgjidhem, etj,) + sintagmë emërore e pashquar, përdoret termi kallëzues emëror. 30 Thirrori tregon personin a sendin të cilit i drejtohet ligjërimi dhe nuk lidhet gramatikisht me fjalinë së cilës i përket. (shih Çeliku, M. ―Gramatika praktike e gjuhës shqipe‖ Tiranë 1998:484)

40

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

III. 3. TIPAT NDËRTIMORË TË SINTAGMAVE EMËRORE Duke përcaktuar sërish si kriter të klasifikimit të sintagmave emërore elementët e varur që prijnë ose pasojnë kokën e sintagmës, edhe në gjuhën shqipe sintagmat do t‘i ndanim në dy grupe kryesore: 1. SEm me elemente të varur të paravendosur 2. SEm me elemente të varur të pasvendosur

III. 3.1 SEm ME ELEMENTE TË VARUR TË PARAVENDOSUR Tipat ndërtimorë të sintagmave të thjeshta emërore që i përkasin këtij grupi janë:

a. SEm → Em i përveçëm (personi a emërtim) Në tryezë [Zhan Marku] jo vetëm që e pranonte ngacmimin por e cyste edhe vetë. (emër personi) Në të vërtetë sapo shikoja poshtë avionit [Malin e Bardhë] më dukej ...(emërtim) (I. Kadare Hija: 63)

Emrat e përveçëm në gjuhën shqipe mund të jenë të shquar dhe të pashquar. Ata marrin mbaresat e shquarsisë dhe të pashquarsisë sipas funksioneve sintaksore që ato kryejnë, një lloj si emrat e përgjithshëm: Artan>Artan-i31

b. SEm → Em i përgjithshëm Emrat e përgjithshëm përbëjnë në vetvete sintagma të plota emërore. Emrat e përgjithshëm në numrin njëjës ose shumës trajta e shquar dhe e pashquar përbën në vetvete një sintagmë të plotë emërore. Ja disa shembuj: ...[shfryrja] më dha një ndjesi lehtësimi...(SEm → Em i shquar, numri njëjës) ...vështrimi i saj përveç vuajtjes së moskuptimit mu duk se kishte [një qortim]. (SEm → Sp + Em i pashquar, numri njëjës) (I. Kadare, Hija: 97)

31

Çeliku, M. ―Shquarja e emrave të përveçëm në gjuhën shqipe‖ në ― Probleme të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe‖, Tiranë, 1997:75; Demiraj, Sh. ―Rreth kategorisë së shquarsisë e të pashquarsisë në gjuhën shqipe‖, SF, 1967: 4, 149

41

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Siç dihet, shqipja kategorinë e shquarsisë e shpreh me mbaresat e lakimit të shquar e jo me nyja prandaj sintagma emërore me specifikues nyja shquese nuk ka. Në rastet kur emri i pashquar kryen funksionin e kundrinorit a ndonjë funksion tjetër, nyja jo-shquese një mund edhe të mos përdoret, ndërsa kur ai kryen funksionin e kryefjalës nyja jo-shquese është e domosdoshme: ... kishte një qortim ose kishte qortim) (kundrinor) [Një vetëtimë] çau qiellin, dhe jo *vetëtimë çau qiellin. (kryefjalë) ...ua thashë [emrat]...(SEm → Em i shquar, numri shumës) …nuk kisha [ftesa]...(SEm → Em i pashquar, numri shumës) (po aty:100) Me interes janë edhe sintagmat emërore me emra përmbledhës. Edhe pse nga pikëpamja gramatikore kanë formën e një emri në numrin njëjës, ata mund të përshtaten me folje kallëzues si në numrin njëjës ashtu edhe në shumës. Kjo, sepse nga pikëpamja semantike ato shënojnë një grup frymorësh: [Njerëzia] nisën prapë të flasin (ose nisi prapë të flasë) (SEm → Epm) [Rinia] është e ardhmja e vendit.(ose janë e ardhmja e vendit) (M. Çeliku… ―Gramatika praktike e gjuhës shqipe‖ Tiranë 1998:13)

Përsa i përket tipave ndërtimorë të sintagmave emërore me elementë të paravendosur, numri i tyre në gjuhën shqipe kufizohet në ato sintagma ku i vetmi element i varur i paravendosur është një specifikues. Disa nga modelet më tipike janë: SEm → Pr dëftor + Em Kur i mbylla fotografitë në çantë, vazhdoi [ajo heshtje]... (I. Kadare, Hija:99) SEm → Pr pronor + Em Përemri pronor vendoset normalisht pas emrit. Nga ky rregull bëjnë përjashtim disa raste kur përemri pronor specifikon disa emra që tregojnë lidhje farefisnore si p.sh.: im vëlla, yt shoq, ime bijë, im bir, e motra, etj. Se ashtu gënjejnë të gjithë, më ndërpreu [im ungj]. (I. Kadare, Hija:15) SEm → Pr i pacaktuar + Em ...do të vija [disa minuta] te cepi i rrugës... (po aty:210) SEm → Pr pyetës + Em 42

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[Ç‟drekë]? – pyeta. - E pse është për mua? (po aty:216) SEm → Numëror + Em …po shkonin në Paris [dy njerëz]... ...e shumta [tre muaj]... (po aty: 78) Rrallë koka e sintagmës mund të përcaktohet edhe nga një mbiemër si përcaktor i paravendosur: SEm → Mb + Em …Po si kujton o [idiot plak] se unë do të bëj ato punë të ndyra...(po aty: 24) Shënim: Raste të tilla janë karakteristike për ligjërimin e shkruar dhe shërbejnë për t‘i dhënë ngarkesë më të madhe stilistikore fjalisë pra, bëjnë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm i rendit të mbiemrit në gjuhën shqipe si pasues i emrit që përcakton.

III. 3. 2. SINTAGMA EMËRORE ME ELEMENTE TË VARUR TË PASVENDOSUR

Kësaj nënndarjeje i takon një numër i madh tipash ndërtimorë të cilët do t‘i analizojmë hollësisht më poshtë:

a. SEm → Em (SEm) + Mb (i nyjshëm, i panyjshëm) ...taksitë rridhnin [lumë i pafund] …si të ishte [gjumë mëngjesor] (I. Kadare, Hija:131) Shënim: Emri mund të pasohet nga mbiemra të nyjshëm dhe të panyjshëm njëkohësisht. Në një varg të tillë mbiemrat kanë rend të lirë p.sh.: [një botim të mërzitshëm, sovjetik] , por edhe [një botim sovjetik, të mërzitshëm] (po aty: 192)

b. SEm → Em + Em rasa gjinore (Egj) Këto ndërtime janë të shpeshta në gjuhën shqipe:

43

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

...Kisha ndjerë [brerjen e ndërgjegjes] ...vjersha e kishte zbutur, me sa duket, [trysninë e pritjes]... (po aty: 84) Shënim: Vargu i emrave në gjinore mund të jetë i pakufizuar: [Hyrjet e lokaleve të natës së periferisë së...], etj. (po aty: 152)

c. SEm → Em (SEm) + Em rasa rrjedhore ...në gjoks ndjeva [një mungesë ajri]... ...si [një grusht xixëllonjash]... (I. Kadare, Hija:125, 112)

d. SEm → Em (SEm) + Em me parafjalë

.

…më duhej së paku [një mbrëmje për Silvenën] …ose të marrim [vrasjet në banjë]… …[vila me pishina dhe zhokuzi]… ..gjeta [një porosi nga ambasada]. ...[zëri prej fajtori] e tradhëtonte çdo moment, etj. (I. Kadare, Hija:81, 137, 139)

e. SEm → Em + Formë e pashtjelluar foljore ...[dëshira për të telefonuar] erdhi papritur. (SEm → Em + paskajore ose për + Gerund32) ...[një vajzë veshur me fustan të bardhë]… (SEm → SEm +pjesore + SPa) (po aty: 139)

f. SEm → Em+ Mb (prejnumëror, prejpjesor) … ishte [hera e parë]... (SEm → Em + Mb prejnumëror) ... si [mëndafsh i grisur, i përlotur] rrëshqiste shikimi i saj.... (SEm → Em + Mb prejpjesor) (po aty:201)

32

Çeliku, M. (2010). Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe (ribotim), Tiranë. Në këtë punim Prof. M. Çeliku njeh gerundin si formë të pashjelluar foljore edhe në gjuhën shqipe. Ai thekson: ―Një nga tri format e pashtjelluara që i duhen njohur shqipes është edhe gerundi.... Gerundi i shqipes shfaqet në dy trajta rasore: të bërë, së bëri‖. (fq. 44)

44

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

g. SEm → Em + FjPc (sifjali përcaktore) ...[pëshpërima se do të jepeshin me autorizim]... ...trazimi që shkaktoi në qytetin e vogël [lajmi se në farmacinë e tij kishte mbërritur...] (po aty:149)

h. SEm → Em + Ndajshtim i paveçuar ...lajmërova shokët të vinin në [kafe “Flora”] ...kjo nuk ishte [rruga ―Zoti Princ‖] dhe kurrfarë rruge tjetër e Parisit. (po aty: 113)

i. SEm → Pr vetor + Em i shquar Mallkuar qofshi [ju, ballkanasit] që ndihmuat në përhapjen e mashtrimit... (po aty: 144)

Shënim: Në të tilla ndërtime dalin kryesisht përemrat vetorë të vetës së parë dhe të dytë shumës. Përemrat në këto sintagma përbëjnë edhe kokën e sintagmës.

j. SEm → Em + Ndajfolje ...[dritarja matanë] përcillte dritat e Orlysë. (I. Kadare, Hija:59)

k. SEm → Em (SEm) + lidhëz + Em (SEm) ...kisha [marramendje dhe gjumë]. (SEm → Em + lidhëz + Em) ...[policët dhe doganierët] vështrojnë me tmerr pasaportën time. [Era e benzinës dhe rrotullimi i njëtrajtshëm i makinës] më jepnin një marramendje molisëse. (SEm → (SEm) + lidhëz + (SEm) (po aty: 142)

III. 4. SEm → PËREMËR Ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe përemrat vetorë dhe disa përemra të tjerë përbëjnë në vetvete sintagma të plota emërore. Le të japim disa shembuj: …[unë] doja të ndërhyja…(SEm → Pr vetor) 45

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Shënim:Në gjuhën shqipe vetorët e vetës së parë e të dytë njëjës dhe shumës përdoren si kokë e SEm kur mbi ta bie theksi logjik e në ndërtime me kundërvënie; në raste të tjera vepruesi nënkuptohet nga mbaresat e foljes. ...në hotel [dikush] na këshilloi që gjatë natës...(SEm → Pr i pacaktuar) …[kjo] nuk ishte rruga…(SEm → Pr dëftor) ...[kush] u nis? (SEm → Pr pyetës) (I. Kadare, Hija:77, 113, 142)

III. 5. SEm ELIPTIKE Në gjuhën shqipe sintagmat emërore mund të dalin edhe me forma të paplota d.m.th eliptike. Në të tilla raste sintagmës emërore i mungon koka e saj emërore e cila shkrihet me elementin e varur të sintagmës dhe përfaqësohet nga ai. SE më tipike të këtij lloji ndërtimor janë: SEm → Mbiemër i emërzuar [E kuqja] u ndez sërish(=ngjyra e kuqe e semaforit) [I shkurtri] e qëlloi me bërryl [të gjatin].

SEm → Numëror [Të pestë] u drejtuan për në shtëpi. (numëror i emërzuar) [Dy] mungojnë sot. (numëror themelor)

SEm →Përemër [Tjetri] ndjehej i lodhur por unë iu luta... (përemër i pacaktuar) Cilën pjesë ke ti e [cilën] kam unë? (përemër pyetës) Ky laps është imi, [ai] është yti. (përemër dëftor) [E tyrja] ka qenë kjo shtëpi? (përemër pronor i përdorur më vete) (M. Çeliku... ―Gramatika praktike e gjuhës shqipe‖:87-110)

SEm → Em në gjinore

46

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Shkrimi më i bukur është [i Mirës] Nuk ishte faji im, ishte [i shokut]. Shënim: Kuptimi i sintagmave të mësipërme eliptike qartësohet nga konteksti më i gjerë i ligjërimit pjesë e të cilit ato janë.

47

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU IV

NGJASHMËRI DHE DALLIME MIDIS STRUKTURAVE TË SINTAGMAVE EMËRORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE IV. 1. PËRQASJE E TIPAVE NDËRTIMORË Përqasja e sintagmave emërore në gjuhën angleze me gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe është parë në kuadrin e gramatikës së strukturës së sintagmës. Duke i pranëvënë dhe krahasuar tipat ndërtimorë dhe funksionet sintaksore të sintagmave emërore në të dyja gjuhët do të evidentojmë karakteristikat e tyre të përbashkëta dhe veçoritë dalluese të secilës gjuhë, si në aspektin strukturor ashtu edhe atë funksional. Në pamje të parë, duke qenë se gjuha shqipe dhe gjuha angleze janë dy gjuhë që i përkasin familjeve të ndryshme në trungun e madh të pemës së gjuhëve indo-evropiane, duket sikur përqasja midis këtyre gjuhëve nuk paraqet interes të veçantë. Por, ky punim i përqendruar më tepër në rrafshin sintaksor e jo në atë leksikor, i cili është më i ndjeshëm ndaj ndryshimeve diakronike në gjuhë, vërteton qartë teorinë e Çomskit mbi gramatikën universale si një sistem rregullash d.m.th. parimesh, të përbashkëta për të gjitha gjuhët. Si rezultat i këtyre parimeve të përbashkëta kemi ekzistencën si në gjuhën angleze dhe në atë shqipe pothuajse të të njëjtave rregulla që mundësojnë ndërtimin e sintagmave emërore, si p.sh: SEm → Em (Sp) SEm → Pr SEm → Em (SEm) + Mb (ose SMb) SEm → Em (ose SEm) + SPa SEm → Em (SEm) + Fj (sifjali) SEm → Em (SEm) + lidhëz + Em (SEm) Bazuar në teorinë e Çomskit, rregullat e mësipërme do të përbënin parimet absolute33 më tipike nëpërmjet të cilave si gjuha angleze edhe ajo shqipe mund të gjenerojnë sintagma emërore të sakta nga ana gramatikore. Krahas kësaj, këto parime të përbashkëta realizohen në secilën gjuhë në parametra 34 të veçantë. Ato shprehen pikërisht me modelet specifike të ndërtimit të sintagmave emërore në të dyja gjuhët. Këto do të jenë

33

Duke qenë parime të përgjithshme, në rregullat e mësipërme nuk është marrë parasysh rendi i elementeve, por janë dhënë vetëm përbërësit e një sintagme emërore. 34 4. Cook, V. J. (1991). Chomsky‟s Universal Grammar - An Introduction, Great Britain, fq. 23.

48

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

edhe objekti i përqasjes midis tyre, duke veçuar drejtimet kryesore në të cilat konsistojnë dallimet që i japin secilës gjuhë individualitetin e saj.

1. SEm → Em (Sp) Duke u nisur nga parimi i përbashkët i gjenerimit të sintagmave emërore sipas modelit të mësipërm, le të shohim cilat janë parametrat e veçanta të realizimit të tij në të dyja gjuhët. Meqenëse kategoria leksikore e emrit përbën pjesën më të konsiderueshme të leksikut të gjuhës, është e natyrshme që sipas rregullës së mësipërme ai të formojë më vete një numër të madh sintagmash emërore si në gjuhën angleze edhe në atë shqipe. Por, cilët emra formojnë të vetëm sintagmë emërore? Një nga mundësitë e realizimit të modelit SEm →Em (Sp) në të dyja gjuhët është ajo e nëpërmjet një Em të përveçëm p.sh.: [Stephen Crane] could describe a war… Në tryezë [Zhan Marku] jo vetëm... Në të dyja gjuhët emri i përveçëm mund të jetë emër personi ose emërtim (shih nënndarjet përkatëse). E veçanta e ndërtimeve të tilla në secilën gjuhë qëndron në faktin se emrat e përveçëm në gjuhën angleze duke qenë nga vetë natyra e tyre të shquar, nuk kanë tregues gramatikorë të trajtës, ndërsa në gjuhën shqipe emrat e përveçëm ashtu sikurse emrat e përgjithshëm kanë tregues gramatikorë të trajtës; në rastin e mësipërm Mark-u → u = mbaresa e trajtës së shquar, por edhe e numrit, e rasës dhe e gjinisë. Sintagmat emërore të tipit të lartpërmendur realizohen edhe me pjesëmarrjen e një emri të përgjithshëm në të dyja gjuhët. Në gjuhën angleze, si gjuhë më eptim të varfër, emrat e përgjithshëm në numrin njëjës përdoren pothuajse gjithmonë me specifikues, ndërsa në numrin shumës mund të përdoren edhe pa specifikues. Kjo përsa u takon emrave të numërueshëm: [Dogs] ran through the park. Qen vrapuan përmes parkut. *Dog ran through the park (Ohio State University, Language Files U.S.A. 1991:179) *Qen vrapoi përmes parkut. Kjo fjali përbën një ndërtim jogramatikor në gjuhën angleze pasi emrat në numrin njëjës, ndryshe nga emrat në shumës dhe emrat e përveçëm, nuk mund të përdoren si sintagma

49

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

emërore më vete pa specifikues. Fjalia e mësipërme do të ishte gramatikore nëse emri dog do të shoqërohej me një specifikues, p.sh.: [The dog] ran through the park. [Qen-i] vrapoi përmes parkut. Në gjuhën shqipe një ndërtim i tillë do të ishte mëse normal sepse mbaresat e shquarsisë në këtë gjuhë gjenden në trupin e emrit. Në gjuhën shqipe, e cila ka një eptim të pasur, emrat e numërueshëm si kokë e sintagmave emërore dalin në forma gramatikore të larmishme, të gjinisë, trajtës, numrit dhe rasës. (shih shembujt në nënndarjen përkatëse) Përsa i përket emrave përmbledhës si kokë e një sintagme emërore brenda modelit SEm → Em (Sp), mund të theksonim se përveç dallimit të sipërpërmendur të përdorimit pothuajse gjithmonë me specifikues në gjuhën angleze, ndërtime të këtij tipi janë të ngjashme me ato në gjuhën shqipe. Nga pikëpamja gramatikore ato kanë formën e një emri në numrin njëjës, ndonëse nga pikëpamja semantike shënojnë një grup individësh. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre, në të dyja gjuhët, mund të përshtaten me folje kallëzues si në numrin njëjës ashtu edhe në shumës: [The audience ] was/were enjoying every minute of… (Audienca po shijonte/shijonin çdo minutë të...) (S. Greenbaum, R. Quirk, A Grammar of the English Language, Longman, 1997:216)

[Njerëzia] nisi/nisën prapë të flasë/të flasin. Llojet e tjerë të emrave të përgjithshëm, si emrat e panumërueshëm, etj, i nënshtrohen rregullit të mësipërm të sintagmave emërore me kokë këta emra: pra, në gjuhën angleze ata përdoren përgjithësisht me specifikues, ndërsa në gjuhën shqipe specifikuesi nuk është i domosdoshëm: I‘d like [some cheese]. (J. Payne & R. Huddleston CaGEL 2002:338) (Do të doja (ca) djathë.)

...saqë [zemërimi] mezi më kishte rënë. (I. Kadare, Hija:83) Në kreun e sintagmave emërore në gjuhën angleze trajtuam në mënyrë të veçantë specifikuesit si elementë të varur kryesorë në sintagmat emërore duke kompensuar kështu mungesën e mbaresave në këtë gjuhë. Specifikuesit më të shpeshtë në gjuhën angleze janë nyjat e trajtës së shquar the dhe e trajtës së pashquar a (an). Këto vendosen para emrit: [the/a child] (fëmij-a/një fëmijë). 50

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Në gjuhën shqipe këtyre iu përgjigjen mbaresat e trajtës së shquar që gjenden në trup të fjalës dhe marrin forma të ndryshme në varësi të kategorive gramatikore të emrit, si edhe nyja joshquese një e cila vendoset para emrit, si në gjuhën angleze: [një fëmijë]. Në dallim nga gjuha angleze ku nyja joshquese është pothuajse gjithmonë e pranishme në sintagmat emërore me emra të përgjithshëm, në gjuhën shqipe nyja jo-shquese është një element autonom. Ajo mund të mos jetë detyrimisht e pranishme në sintagmën emërore me përjashtim të rasteve kur emri i pashquar është kryefjalë e fjalisë: [Një vetëtimë] çau qiellin. *Vetëtimë çau qiellin, por, rrallë edhe: Makinë (edhe jo karrocë) kaloi para shkollës, ku emri makinë pa nyjën një tregon lloj e jo një ekzemplar sendesh homogjene. Në rastet kur sintagma emërore me një emër të numërueshëm në numrin njëjës është pjesë e kallëzuesit emëror, në gjuhën angleze kërkon medoemos specifikuesin a(an). Në gjuhën shqipe nuk përdoret specifikues: He is [a teacher]. Ai është [mësues]. Përveç nyjave, specifikues mjaft të shpeshtë në të dyja gjuhët janë përemrat dëftorë. Përemrat dëftorë kryejnë funksion të dyfishtë. Ata mund të përdoren të pavarur në të dyja gjuhët, duke formuar më vete sintagma emërore, por më shpesh hasen në funksionin e specifikuesit të emrit. Në rastin e fundit ato luajnë rol të ngjashëm me mbaresat shquese35 ose nyjën shquese the. E përbashkëta për të dyja gjuhët në sintagmat emërore të përbëra nga një përemër dëftor dhe një emër është pozicioni i tij para kokës së sintagmës: …but he didn‘t like [that idea] …por ai nuk e pëlqeu [atë ide]36 Përemrat dëftorë në gjuhën shqipe përshtaten me kokën ë sintagmës emërore në numër gjini dhe rasë ndryshe nga përemrat dëftorë në gjuhën angleze që përshtaten me kokën e sintagmës emërore vetëm në numër:37

35

Çeliku, M. (1998), Gramatika praktike e gjuhës shqipe, Tiranë:91 Jo të gjithë përemrat dëftorë vendosen para emrit. Disa vendosen pas tij: [një natë e tillë] 37 Përemri dëftor si specifikues në gjuhën shqipe, ndryshe nga gjuha angleze, mund të kombinohet edhe me mbaresën shquese: kjo vajz-a, *this the girl. Shih: G. Turano e Sh. Rrokaj ―A proposito del sintagma nominale in albanese. Il caso di un dimostrativo seguito da un DP definito‖, LINGUA E STILE / a. xxxv n. 1, Marzo 2000: 100 36

51

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

ky burrë this man

kjo grua this woman

këta burra these men

këto gra these women

Pas përemrave dëftorë, një grup tjetër përemrash shpesh të përdorur si specifikues në të dyja gjuhët janë përemrat pronorë. Edhe këtu vërehen ngjashmëri dhe dallime midis dy gjuhëve. Përemrat pronorë janë dy llojesh: përemra pronorë që përdoren me emra dhe përemra pronorë që përdoren më vete. Ky fakt është i përbashkët për të dyja gjuhët. Përemrat pronorë që përdoren si specifikues të emrit, në gjuhën angleze, përshtaten me emrin në vetë dhe numër; në vetën e tretë njëjës edhe në gjini: my book your book his/her book our book your book their book

libri im libri yt libri i tij/i saj libri ynë libri juaj libri i tyre

Në gjuhën shqipe përemrat pronorë dalin në forma të larmishme pasi ato përshtaten me pronën në vetë, numër, gjini dhe rasë: [Shoqes suaj] i erdhi një telegram. (veta e dytë, numri shumës, rasa dhanore) shoqja juaj, shoqen tuaj, etj. Përveç formave të tyre të larmishme, përemrat pronorë të përdorur si specifikues në sintagmat emërore të gjuhës shqipe dallohen nga ato të gjuhës angleze edhe për nga pozicioni i tyre pas kokës emërore të sintagmës: [libri im] krahasuar me [my book] në gjuhën angleze. Përemrat e pacaktuar janë një tjetër specifikues që përdoret shpesh në sintagmat emërore në të dyja gjuhët. Në përgjithësi, sintagmat emërore të këtij tipi në shqip dhe anglisht janë të ngjashme për nga pozicioni i tyre para emrave që specifikojnë, dhe janë përgjithësisht të pandryshueshëm.: Shumë djem Shumë vajza çdo djalë çdo vajzë

many boys many girls every boy every girl

Specifikues të tjerë në sintagmat emërore, krahas përemrave të përmendur më sipër, janë edhe numërorët (themelorë dhe rreshtorë). Ndryshimi midis dy gjuhëve qëndron në faktin

52

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

se, në gjuhën angleze, të dy llojet e numërorëve vendosen para emrave, ndërsa në gjuhën shqipe, numërori themelor vendoset para emrit dhe ai rreshtor pas tij: I have [two sons]. Kam [dy djem]. This is [the second time] that…. Kjo është [hera e dytë] që… Mjaft prodhimtare janë në gjuhën angleze sintagmat emërore të përbëra nga një emër në rasën gjinore SEm → Egj. Nisur nga vetë forma e veçantë e kësaj rase në gjuhën angleze shprehur me mbaresën’s, dallohet edhe një sjellje e veçantë e këtyre sintagmave në dallim nga sintagmat me emër në gjinore në gjuhën shqipe. Tipari kryesor i sintagmave të këtij lloji në gjuhën angleze në dallim nga ajo shqipe, është se në këtë gjuhë ato formojnë më vete sintagma të plota emërore. Megjithatë, në më të shumtën e rasteve ato përdoren si specifikues të një sintagme më të gjerë emërore ose janë pjesë e një grupi emëror që kryen funksionin e përcaktorit të kokës së sintagmës emërore: [Kim‟s father] – (Sp + Em) (babai i Kimit)

[an old people‟s home] – (Sp + GEm + Em) (strehë të moshuarish)

Në gjuhën shqipe emri në gjinore nuk formon sintagmë emërore më vete. Ndërtime të tilla të shqipes si vëllai i Mirës, këngët e dasmës etj, janë më afër atyre të tipit: Em + of+Em të gjuhës angleze [oxhaku i anijes] [the funnel of the ship], ku koka e sintagmës emërore pasohet nga një SPa dhe jo nga një emër në gjinore. Në gjuhën angleze :

Në gjuhën shqipe

1. [Kim‟s father]… (Em gjinore + Em)

[babai i Kimit] (Em i shquar + Em gjinore)

2. Tony‟s joining the party]. (Emgjinore +Gerund+SEm)

[ardhja e Tonit në festë] (Em prejfoljor + Em gjinore+ SPa)

53

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

3. ...wasn‘t as good as [Kim’s] (Em gjinore)

…kaq e mirë sa [e Kimit] (Em gjinore)

4. [a friend of Ed‟s] (SEm + of + (Em gjinore)

[(një) shoqe e Edit] (Em i pashquar + Em gjinore)

5. All this is [Paul’s]. (Em gjinore)

E gjithë kjo është [e Polit]. (Em gjinore)

6. [a women‟s college] (Sp + GEm)

[kolegj femrash]. (Em + Em rrjedhore)

Ndryshe nga gjuha angleze ku forma e veçantë e gjinores i mundëson edhe funksionet e lartpërmendura (shih nënndarjen përkatëse:25), në gjuhën shqipe gjinorja del në funksionin e përcaktorit dhe më rrallë atë të pjesës emërore të kallëzuesit emëror dhe si gjinore eliptike: [babai i Kimit] - përcaktor ...kaq e mirë sa [e Kimit] – gjinore eliptike ...është [e Polit] – pjesë emërore e kallëzuesit emëror38 Në gjuhën shqipe gjinoret hasen rëndom në sintagma emërore ku emri në gjinore zgjerohet me një numër të pakufizuar përcaktorësh. Këto ndërtime në gjuhën shqipe janë të ngjashme me ato të gjinores së Tipit 1 në gjuhën angleze: …duke kërkuar [gjurmët e natës së kaluar të ditëlindjes së shoqes së …]. Përmendëm që gjinorja si përcaktor (shembulli 6 më sipër) në gjuhën angleze ndahet në gjinore përshkruese së cilës në gjuhën shqipe i korrespondon një ndërtim i tipit: (Em + Em rrjedhore): [a women‟s college] [kolegj femrash], dhe në gjinore të masës së cilës në gjuhën shqipe i korrespondojnë ndërtime të tipit (SEm + Em kallëzore): [two hours‟ delay] 38

Në gjuhën shqipe në këtë funksion emri në gjinore përveç përkatësisë mund të tregojë edhe cilësi: është i pushkës/i penës/i gojës, etj.

54

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[dy orë vonesë] Siç shihet edhe nga shembulli i mësipërm, SEm tregon kohë dhe përbëhet zakonisht nga një numëror themelor i pasuar nga një emër. Ndërtime të tilla nuk janë prodhimtare në të dyja gjuhët. Në vend të tyre parapëlqehen ndërtimet me element të varur një mbiemër: [a two-hour delay] [vonesë dy-orëshe] Përsa i përket pozicionit të gjinores në gjuhën shqipe, ajo i pasvendoset emrit që përcakton, ndërsa në gjuhën angleze ajo vendoset gjithmonë para kokës emërore të sintagmës (shih shembujt më sipër).

2. SEm → Përemër Ky është një tip ndërtimor i përbashkët për të dyja gjuhët. Përemrat më tipikë të këtij tipi ndërtimor janë përemrat vetorë: They will not attack before four. (SEm → Pr vetor) (Ata nuk do të sulmojnë para orës katër.)

…[unë] doja të ndërhyja… (SEm → Pr vetor) Dallimi i sintagmave emërore më përemra vetorë në gjuhën shqipe nga ajo angleze qëndron në faktin se në gjuhën shqipe përemri vetor del në forma gramatikore të larmishme, sipas gjinisë, vetës dhe numrit dhe rasës së emrit që zëvendëson, si dhe ka trajta të plota dhe të shkurtra të rasës dhanore dhe kallëzore. (Nuk po ndalemi tek to pasi nuk janë objekt i këtij punimi). Në gjuhën angleze kemi vetëm një numër të kufizuar trajtash të plota të përemrit vetor: I, you, he, she, it, we, they për rasën emërore, me, you, him, her, it, us, them për rasën kallëzore dhe dhanore. Duke pasur mungesë formash, këto përemra kanë një pozicion të përcaktuar në fjali ndryshe nga ata të gjuhës shqipe që kanë një rend relativisht të lirë për shkak të mbaresave fundore që janë edhe shprehëse të funksioneve të tyre sintaksore: I don‘t get you, Thomas. (G.Greene, The quiet American: 124) (Unë nuk të kuptoj ty, Tomas.)

Në shembullin e mësipërm nga gjuha angleze rendi i përemrave vetorë I dhe you është i ngurtë. I, duke qenë kryefjala e fjalisë vendoset para foljes kallëzues dhe you në funksionin e kundrinorit të drejtë pason foljes kallëzues. Shkelja e këtij rregulli rezulton 55

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

në ndërtime jogramatikore. Në gjuhën shqipe rendi i përemrave vetorë është i lirë pavarësisht nga funksioni që kryejnë: Unë nuk të kuptoj ty, dhe Ty nuk të kuptoj unë, në gjuhën shqipe janë të dyja ndërtime gramatikore, ndërsa në gjuhën angleze ndërtimi:*You don‟t get I, është ndërtim jogramatikor. Përemra të tjerë që formojnë më vete sintagma të plota emërore në të dyja gjuhët janë edhe përemrat e pacaktuar, përemrat dëftorë dhe ata pyetës e pronorë të pavarur. Këta përemra në dallim nga përemrat vetorë, në të dyja gjuhët, mund të kryejnë dy funksione brenda sintagmës: a) si kokë dhe b) si specifikues kur pasohen nga një emër: [Someone] came in the room. (SEm → Pr i pacaktuar) (Dikush hyri në dhomë.)

...në hotel [dikush] na këshilloi që gjatë natës… (Pr i pacaktuar) [That] is my kitten. (Pr dëftor) (Ajo është kotelja ime.)

…[kjo] nuk ishte rruga… (Pr dëftor) [Who] owns this house? (Pr pyetës) (Kush e ka këtë shtëpi?)

[Kush] u nis? Don‘t touch that, it‘s [mine]. (SEm → Pr pronor i pavarur) (Mos e prek atë, është imja.)

Përjashta jeta bënte [të vetën]. [Çdo njeri] duhet të kryejë detyrën e vet. (SEm → Sp + Em) [What colour] is your dress? (SEm → Sp + Em) (Ç‟ngjyrë ka fustani yt?)

Ajo që i dallon këta përemra në të dyja gjuhët janë format e shumta gramatikore të tyre në gjuhën shqipe krahasuar me një numër të kufizuar formash në anglishte.

56

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

3. SEm → Em + Mb (SMb) Ky tip ndërtimor është i përbashkët për të dyja gjuhët. Jo vetëm kaq, por ndërtime të tilla janë mjaft të shpeshta për faktin se funksioni kryesor i mbiemrit është si përcaktor i një emri. Ndërsa gjuha angleze ka vetëm mbiemra të panyjshëm, të pandryshueshëm, gjuha shqipe ka mbiemra të nyjshëm dhe të panyjshëm që ndryshojnë në varësi të gjinisë dhe numrit të emrit që përcaktojnë. Mbiemrat e nyjshëm përshtaten me emrat që përcaktojnë në numër, gjini dhe rasë, ndërsa mbiemrat e panyjshëm përshtaten vetëm në gjini dhe numër me emrat: red car makinë e kuqe

red cars makina të kuqe

flamur i kuq flamuj të kuq

flamur kombëtar flamuj kombëtarë

Mjaft i dukshëm në krahasimin e tipave ndërtimorë të sintagmave emërore me element të varur mbiemër, është pozicioni i ndryshëm i tij në të dyja gjuhët. Në gjuhën angleze pozicioni i natyrshëm i mbiemrit është para emrit që përcakton, ndërsa në gjuhën shqipe pas tij: [A noisy show] [Shfaqje e zhurmshme] [intelligent boys] [djem inteligjentë] Siç shihet edhe nga shembulli i mësipërm, sintagma emërore me emër të numërueshëm në njëjës ku elementi i varur është një mbiemër, në gjuhën angleze përmban gjithmonë edhe specifikues, gjë që nuk ndodh me gjuhën shqipe. Emrat e tjerë të përgjithshëm në të dyja gjuhët mund të përdoren me ose pa specifikues. Për rrjedhim, nëse do të jepnim formulat gjeneruese të sintagmave emërore me element të varur një mbiemër, ato do të ishin: Për gjuhën angleze:

SEm → Sp + Mb (SMb) + En njëjës: [a big house] SEm → (Sp) + Mb (SMb) + Ep: [(some) intelligent boys]

Për gjuhën shqipe:

SEm → (Sp) + Em + Mb (SMb): [(një) vërejtje e rëndë]

57

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Duke u nisur nga formulat e mësipërme vërejmë se vendi i specifikuesit në sintagmat emërore të gjuhës angleze është para mbiemrit, ndërsa në gjuhën shqipe para emrit: [Some vague knowledge] [(Ca) njohuri të paqarta] 39 Një aspekt mjaft i rëndësishëm që ka të bëjë me sintagmat emërore të tipit SEm → Em + Mb (SMb) në të dyja gjuhët është edhe ai i rendit të mbiemrave në sintagmën emërore. Në kreun e parë përmendëm se rregullat e strukturës së sintagmës janë, veç të tjerash, edhe pafundësisht të zbatueshme. Si rrjedhim, vargu i mbiemrave që përcaktojnë një sintagmë emërore mund të jetë i pafundmë. Në gjuhën shqipe rendi i mbiemrave të tillë në një sintagmë emërore është relativisht i lirë, ndërsa në gjuhën angleze rendi i mbiemrave është relativisht i ngurtë. (Shih nënndarjen mbi rendin e mbiemrave në sintagmën emërore në gjuhën angleze)40. Krahaso: …[a small round table], edhe jo *a round small table …[tavolinë e vogël e rrumbullakët], por edhe [tavolinë e rrumbullakët e vogël] Funksionin e përcaktorit të paravendosur përveç mbiemrit, në gjuhën angleze mund ta kryejë edhe një emër a një formë foljore e pashtjelluar: SEm → Sp + Em + Emkokë SEm → Sp +Gr + Em SEm → Sp + Pjes. e shkuar + Em

[a history teacher] (mësues historie) [a smiling face] (fytyrë e qeshur) [the captured terrorist] (terroristi i kapur)

Në gjuhën shqipe nuk kemi ekuivalencë të plotë të këtyre modeleve. Kjo përbën edhe dallimin midis dy gjuhëve. Sintagmat emërore që në gjuhën angleze gjenerohen me anë të modeleve: SEm → Sp + Em + Emkokë [a history teacher](mësues historie), në gjuhën shqipe gjenerohen nëpërmjet modelit:

39

Kllapat e rrumbullakëta në shembujt e mësipërm tregojnë elemente jo të detyrueshëm, p.sh.: some intelligent boys ose intelligent boys, një verë e mirë ose verë e mirë. Megjithatë, duhet theksuar se prania e specifikuesve në ndërtime të tilla në gjuhën shqipe është më e rrallë se në ekuivalentet e gjuhës angleze. Ajo kufizohet përgjithësisht në ndërtimet më emra në trajtë të pashquar: disa ide të shkëlqyera. 40 Në gjuhën angleze rendi i mbiemrave që përcaktojnë kokën emërore të sintagmës, nuk është aq i ngurtë sa rendi i specifikuesve të cilët vendosen gjithmonë para përcaktorëve: [a long metal rod] ku specifikuesi a vendoset para përcaktorëve long dhe metal. (Shih: R. Huddleston, Introduction to the Grammar of English, 1989:259)

58

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

SEm → (Sp) + Emkokë + Em rasa rrjedhore [mësues histori-e], ku emri në rasën rrjedhore në funksionin e përcaktorit vendoset pas kokës së sintagmës dhe jo para saj si në gjuhën angleze. Dy modelet e tjerë të gjuhës angleze: SEm → Sp +Gerund+ Em [a smiling face) SEm → Sp + Pjes. e shkuar + Em [the captured terrorist], në gjuhën shqipe përkojnë me ndërtime të tipit: SEm → (Sp) + Em + Mb prejpjesor [fytyrë e qeshur] (terroristi i kapur) Siç shihet nga shembujt e mësipërm në gjuhën shqipe, elementët e varur përcaktorë të kokës emërore ashtu si mbiemrat janë elementë të varur të pasvendosur në ndryshim nga gjuha angleze ku ata i paravendosen kokës së sintagmës.

4. SEm → Em (SEm) + SPa [a message of regret], [a small office at the back] [vrasjet në banjë], [zëri prej fajtori], [një mbrëmje për Silvenën] Ky tip është mjaft prodhimtar në të dyja gjuhët. Ajo që i dallon këto sintagma emërore është fakti se në gjuhën angleze koka e sintagmës emërore përcaktohet gjithmonë nga specifikues, pra, është një sintagmë emërore më vete; ndërsa në gjuhën shqipe SPa mund të pasojë një emër ose një SEm. (shih shembujt më sipër). Nëse do të jepnim modelet ndërtimore të këtyre sintagmave, ato do të ishin: Për gjuhën angleze:

Për gjuhën shqipe:

SEm → SEm + SPa

SEm → Em (SEm) + SPa

Si SEm edhe SPa në ndërtimet e mësipërme mund të zgjerohen më tej në sintagma më komplekse, d.m.th. përveç specifikuesit mund të kenë edhe përcaktorë, p.sh.: …[the great globe above the altar] (…globin e madh mbi altar)

…[takimin e fundit me të],

59

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

5. SEm → Em (SEm) + Sifjali Ky tip ndërtimor është i përbashkët për të dyja gjuhët. Sifjalitë përcaktore vendosen pas kokës emërore të sintagmës. Në gjuhën angleze koka e sintagmës gjithmonë ka një specifikues në përbërjen e saj, ndërsa në gjuhën shqipe emri që përcaktohet nga sifjalia përcaktore është përgjithësisht i shquar: [The student who arrived early] (studenti që arriti herët)

Pra, modelet e këtyre sintagmave në të dyja gjuhët do të ishin: Për gjuhën angleze:

Për gjuhën shqipe

SEm → SEm + Sifjali

SEm → Em i shquar + Sifjali

Në të dyja gjuhët marrëdhëniet përcaktore në këto sintagma shprehen me sifjali përcaktore që lidhen me përemra lidhorë, ndajfolje lidhore dhe lidhëza. Por, mund të lidhen edhe pa to: This is [the place I‟d like to visit]. (Ky është vendi që do të doja të vizitoja.)

Erdhi [dita të mendojmë për Shqipërinë].

6. SEm → Em (SEm) + formë e pashtjelluar foljore Në gjuhën shqipe dallohen ndërtimet me paskajore dhe pjesore. Në gjuhën angleze, përveç tyre, ka edhe ndërtime me gerund: [The decision to abandon the project]…(SEm → SEm + paskajore + SEm) (Vendimi për të braktisur projektin)

[People living near the river]…(SEm → SEm + Gr + SPa) (Njerëzit që jetojnë pranë lumit…)

She found [some letters written by her grandmother]. (SEm → SEm +Pj. +SPa) (Ajo gjeti disa letra të shkruara nga gjyshja.)

...[dëshira për të telefonuar] erdhi papritur. (Em + paskajore ose Em + për + Gr) [një vajzë veshur me fustan të bardhë] (SEm → SEm + pjesore e shkuar + SPa) 60

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Modelet ndërtimore të sintagmave të tilla për secilën gjuhë do të ishin: Për gjuhën angleze:

Për gjuhën shqipe:

SEm → SEm + Formë e pashtjelluar

SEm → Em (SEm) + Formë e pashtjelluar41

Format e pashtjelluara në të dyja gjuhët mund të zgjerohen me SEm ose SPa si në shembujt e mësipërm.

7. SEm → Em (SEm) + Ndajshtim i paveçuar She sang in [the opera ―Carmen‖]. (SEm → SEm + Ndajshtim) (Ajo këndoi në operën “Karmen‖)

[The verb ―use‖] is transitive. (SEm → SEm + Ndajshtim) (Folja “use” është kalimtare)

[Kolonel Petroja] mblodhi e u foli ushtarëve. (SEm →Ndajshtim + SEm) Kjo nuk ishte [rruga “Zoti Princ”] dhe kurrfarë rruge tjetër e Parisit. (SEm →SEm + Ndajshtim) Vihet re një trajtim i ndryshëm i këtyre ndërtimeve nga gjuhëtarë të ndryshëm. Padyshim që ndajshtimet e paveçuara në shembujt e mësipërm të gjuhës angleze janë në vetvete sintagma emërore që përfshihen brenda sintagmave më të gjera emërore. Pyetja mjaft e diskutueshme është: Në ç‘marrëdhënie janë këto sintagma brenda kornizës së një sintagme më të gjerë emërore? Sipas Greenbaum, R. Quirk ―A Grammar of the English Language‖ Longman, 1997: 382), të dyja sintagmat emërore në shembujt e mësipërm trajtohen si të barasvlershme, si plotësuese të njëra-tjetrës, pra janë të dyja kokë e sintagmës: [The verb ―use‖] is transitive.

41

Një ndërtim karakteristik në gjuhën shqipe është edhe ai me formë të pashtjelluar përcjellore mohuese ku përcjellorja mund të përcaktojë kokën emër të një sintagme emërore: Ç‘mund të thoshte [një kalama pa mbushur katër vjet]! Po kështu në guhën shqipe ka edhe prafjalë që përkojnë në formë me pjesoren por dallohen prej saj nga funksioni: [Mishi shkuar në hell] iu servirej miqve. Sem → Em + Pjesore+ SPa Të kam [djalë e shkuar djalit] SEm → Em + lidhëz + Pa + Em) (shih: Çeliku, M...., Gramatika praktike e gjuhës shqipe, Tiranë, 1998:204)

61

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

J. Payne & R. Huddleston (CaGEL 2002: 447) i trajtojnë ndryshe strukturat e këtij tipi. Sipas tyre sintagma emërore në funksionin e ndajshtimit të paveçuar qëndron në marrëdhënie varësie ndaj kokës së sintagmës emërore, pra e përcakton atë: [The verb ―use‖] is transitive. Edhe në gjuhën shqipe ndajshtimet në sintagmat emërore të mësipërme trajtohen si përcaktorë të një emri të përveçëm, shprehur me emër të pashquar që tregon profesion, detyrë, pozitë, gradë, etj.: [Kolonel Petroja], ose të një emri të shquar, kur ndajshtimi është një emërtim: [rruga “Zoti Princ”]42 Në të dyja gjuhët ndajshtimi mund të përcaktojë edhe një përemër vetor të vetës I a të II zakonisht në numrin shumës: [You students] should form a society. …mallkuar qofshi [ju ballkanasit] që ndihmuat në përhapjen e mashtrimit… Siç shihet edhe nga shembujt e mësipërm dallimi midis dy gjuhëve qëndron në faktin se, në gjuhën angleze, përemri vetor është specifikues i sintagmës emërore i barasvlershëm me the/these etj, ndërsa në gjuhën shqipe përemri vetor është koka e sintagmës dhe pasohet nga një emër i shquar. Duke ruajtur statusin e përemrit vetor përemrat we, you në gjuhën angleze mund të pasohen nga një ndajshtim i veçuar: [You], [the students] should form a society. Në këto raste përemri vetor pasohet nga një sintagmë emërore e shquar (specifikuesi the më sipër).

8. SEm → SEm + Nd [The road back] was dense with traffic. SEm → SEm + Nd (Rruga e kthimit kishte trafik të dendur.) (Greenbaum, S., Quirk, R. ―A Grammar of the English Language‖ Longman,1997: 379)

[Rruga poshtë] dukej e shkretë. SEm → Em + Nd (Çeliku, M...., ―Gramatika praktike e gjuhës shqipe‖, Tiranë, 1998: 431)

42

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002). Gramatika e Gjuhës Shqipe (2). Tiranë, fq. 238.

62

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Në të dyja gjuhët ndërtime të tilla nuk janë produktive sepse emri ka togëzueshmëri të kufizuar me ndajfoljet. Në gjuhën shqipe rrallë haset edhe një tip tjetër sintagme emërore me ndajfolje: SEm → Em (SEm) + për + Nd: [Përgatitjet për nesër] morën fund43.

9. SEm Eliptike → Mb/Pr/Nd/Em gjinore Sintagmat emërore eliptike janë gjithashtu të përbashkëta për të dyja gjuhët. Karakteristike në këto sintagma është fakti se shkrihen në një gjymtyrë të vetme funksioni i kokës dhe i specifikuesit ose përcaktorit të sintagmës emërore. Në gjuhën shqipe, kategoritë leksikore që përbëjnë sintagmat eliptike emërore emërzohen d.m.th. marrin mbaresat e emrit. Në gjuhën angleze përcaktorët si kokë e SE eliptike marrin specifikues njëlloj si emrat. The first student was prepared, but [the second] was not. (Numëror rreshtor) Studenti i parë ishte përgatitur, ndërsa [i dyti] jo. He likes red shirts, I like [blue]. (Mb) Atij i pëlqejnë këmishët e kuqe, mua më pëlqejnë [blutë]. Tina likes big dogs, I prefer [small]. (Mb) Tinës i pëlqejnë qentë e mëdhenj, unë preferoj [të vegjlit]. [I shkurtri] e qëlloi me bërryl [të gjatin]. [Të pestë] u drejtuan për në shtëpi.

10. SEm → Em (SEm) + lidhëz + Em (SEm) Në të dyja gjuhët ky tip ndërtimor mund të gjenerohet sipas këtyre modeleve: SEm → Em + lidhëz + Em SEm → SEm + lidhëz + SEm 43

Buxheli, L. (1977). Togfjalëshat me parafjalën për në gjuhën shqipe, Studime Filologjike, Tiranë, Nr. 2, fq. 42

63

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[Eggs and bacon] is/*are my favourite breakfast. Vezë dhe proshutë është mëngjesi im i preferuar. [Mary or John] is sure to go. Meri ose Xhoni do të shkojë me siguri. Folja kallëzues në këtë ndërtim është numrin njëjës. [The twins or their parents] are sure to go. (SEm → SEm + or(ose) + SEm) Binjakët ose prindërit e tyre me siguri do të shkojnë. ...[policët dhe doganierët] vështrojnë me tmerr pasaportën time. Folja kallëzues në shembujt e mësipërm është në numrin shumës. Përshtatja me foljen kallëzues në këto ndërtime varet nga kuptimi i sintagmës emërore. Në shembullin: [Eggs and bacon] is/*are my favourite breakfast. Vezë dhe proshutë është mëngjesi im i preferuar, folja kallëzues përshtatet me sintagmën emërore si një e tërë, prandaj është në numrin njëjës. Në shembullin [policët dhe doganierët] vështrojnë me tmerr pasaportën time, folja kallëzues është në shumës sepse përshtatet me secilën nga pjesët e sintagmës: policët vështrojnë dhe doganierët vështrojnë. Në rastin e [Mary or John] is sure to go, në gjuhën shqipe parapëlqehet folje kallëzues në numrin shumës: Meri ose Xhoni me siguri do të shkojnë.

IV. 1. 1. GRUPI EMËROR SI PËRBËRËS I SINTAGMËS EMËRORE Në analizën e tipave ndërtimorë të sintagmave emërore në gjuhën angleze përmendëm edhe ndërtimet me një Grup Emëror (nominal). Meqenëse më lart kemi sqaruar kuptimin e tij, le të shohim se çfarë i përgjigjet në gjuhën shqipe një ndërtimi të tillë. Duke iu referuar shpjegimit në gjuhën angleze sipas J. Payne & R. Huddleston CaGEL 2002: 329, GEm është një strukturë në përbërje të të cilit ka patjetër një emër që përbën fjalën bosht të strukturës dhe fjalë të tjera të varura. Le të krahasojmë: Grumbuj studentësh të Fakultetit të Letërsisë mbushnin trotuaret. (I. Kadare, Hija:215)

me:

Fakulteti i Letërsisë ndodhet në rrugën e Elbasanit.

64

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Në gjuhën shqipe këto dy ndërtime, sipas gramatikës tradicionale, quhen togfjalësha emërorë, por nuk janë të dy sintagma emërore. Sintagma emërore duhet të ketë mëvetësi, pra, të qëndrojë më vete si përgjigje e një pyetjeje: Cilët mbushnin trotuaret? *të Fakultetit të Letërsisë …- Togfjalëshi i parë nuk e plotëson këtë kusht. Togfjalëshi i dytë e plotëson kushtin e mësipërm: Cili...? Fakulteti i Letërsisë. Një tjetër test për të vërtetuar nëse një grup emëror është apo jo sintagmë emërore është edhe zëvendësimi i tij në fjali me një përemër (pro-form). Togfjalëshi i parë përsëri nuk e plotëson këtë kusht, i dyti po: Fakulteti i Letërsisë = ai. Gjithashtu, një sintagmë emërore mund ta ndryshojë pozicionin brenda fjalisë d.m.th. nga fillimi të dalë në fund dhe anasjelltas. Togfjalëshi i parë nuk mund ta plotësojë këtë kusht, *Të Fakultetit të Letërsisë grumbuj studentësh mbushnin trotuaret. Togfjalëshi i dytë, po: Në rrugën e Elbasanit ndodhet Fakulteti i Letërsisë. Pra, siç vërehet nga shembujt e mësipërm togfjalëshat emërorë që nuk janë faza emërore në gjuhën angleze quhen grupe emërorë. Këta togfjalësha për të formuar sintagma emërore duhet të zgjerohen e të përcaktohen nga elementë të tjerë si në shembullin e parë më sipër ku, [Grumbuj studentësh të Fakultetit të Letërsisë] përbën e tëra një sintagmë emërore komplekse të përbërë nga dy togfjalësha emërorë: Grumbuj studentësh (koka e sintagmës) dhe të Fakultetit të Letërsisë (elementi i varur i sintagmës). Disa nga strukturat më produktive të sintagmave të tilla komplekse në gjuhën shqipe janë: SEm → Em i shquar + Togfjalësh ...duke kërkuar [gjurmët e natës së kaluar] ...[vonesat plot ligësi], gjer tek marrja e vizave… (I. Kadare Hija:173) SEm → Togfjalësh (SE) + SPa ...kur kujtoja [takimin e fundit me të] ...[ndjenjë faji ndaj Silvenës] (po aty:81-82) SEm → Togfjalësh (SEm) + Emgjinore [shtëpitë e vogla të fshatit] SEm → Togfjalësh (SEm) + Togfjalësh [Shtëpitë e vogla të këtij fshati]

65

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

SEm → Togfjalësh (SEm) + Mb ...ia shtonte [atë zymti mjerane]. (I. Kadare Hija:85) Duke i krahasuar grupet emërorë të anglishtes me ato të shqipes vërejmë se, në anglisht GEm mund të jetë kokë e sintagmës emërore si në [the old man] ku old man është grup emëror sepse nuk mund të qëndrojë më vete pa një element të varur, por mund të jetë edhe element i varur si në shembullin those Ministry of Defence officials, ku vargu i nënvizuar është përcaktor i kokës officials. Në gjuhën shqipe ndryshe nga ajo angleze, togfjalëshat që dalin si kokë e sintagmës emërore janë sintagma emërore, ndërsa togfjalëshat që funksionojnë si element i varur mund të jenë sintagma emërore si në shembullin [vonesat plot ligësi] ku plot ligësi është një sintagmë e plotë emërore, por mund të mos jetë sintagmë emërore përgjithësisht në rastet kur togfjalëshi ka në përbërje një emër në rasën gjinore të paraprirë nga një përemër dëftor ose të pasuar nga një mbiemër (shih shembujt e mësipërm).

IV. 2. PËRQASJE E FUNKSIONEVE SINTAKSORE Krahas përqasjes në rrafshin strukturor, sintagmat emërore në të dyja gjuhët do t‘i krahasojmë edhe në rrafshin funksional. Duke qenë se ato sillen në strukturën e fjalisë si emrat kryejnë edhe funksione gramatikore tipike emërore, në të dyja gjuhët. Këto funksione janë: kryefjalë, kundrinor dhe kallëzuesor. Kryefjalë: [The doctor] arrived. Doktori mbërriti. Kundrinor: We met [the doctor] (i drejtë)) Takuam [doktorin]. The doctor told [me] what to do. (i zhdrejtë pa parafjalë) Doktori [më] tha se ç‘duhet të bëj. Përcaktor kallëzuesor: Tony is [a doctor]. 66

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Toni është [doktor]. Në këto funksione sintagma emërore në gjuhën angleze ka një rend të ngurtë i cili diktohet nga mungesa e formave gramatikore të rasës. Si rrjedhim, kryefjala vendoset gjithmonë para foljes kallëzues dhe shprehet me emër të shoqëruar me specifikues (p.sh. prania e nyjës shquese the në shembujt e mësipërm). Vetëm emrat në numrin shumës që kanë kuptim përgjithësues mund të funksionojnë si kryefjalë pa nyjën shquese: [Whales] are very large mammals that live in the sea. (Balenat janë gjitarë shumë të mëdhenj që jetojnë në det.)

Pozicioni i kundrinorit të drejtë dhe të zhdrejtë në gjuhën angleze është pas foljes kallëzues. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë vendoset pas një foljeje dykalimtare, pra që merr dy kundrinorë. Kundrinori i zhdrejtë vendoset para kundrinorit të drejtë. Përcaktori kallëzuesor ose gjymtyra emërore e kallëzuesit emëror vendoset pas këpujës në të dyja gjuhët. Në gjuhën angleze emri në numrin njëjës në këtë funksion paraprihet nga specifikuesi a (an), në gjuhën shqipe nuk merr nyjë. Krahasuar me rendin e ngurtë të në gjuhën angleze, sintagmat emërore në funksionet e mësipërme në gjuhën shqipe kanë rend relativisht të lirë. Ndër funksionet më pak të shpeshta të sintagmave emërore do të dallonim si funksion të veçantë në gjuhën angleze atë të gjinores si specifikues: I like [Tina‟s analysis of the passive construction]. (Më pëlqen analiza e Tinës për ndërtimin pësor)

dhe funksionin e emrit në rasën dhanore si rrethanor vendi në gjuhën shqipe: [Malit] binte borë. Funksionet e tjera janë të përbashkëta për të dyja gjuhët: Kundrinor i zhdrejtë me parafjalë në një SPa: We talked [to the teacher]. (Folëm me mësuesin) Doja të mendoja [për Silvenën] Rrethanor: Fred arrived [the day before yesterday]. (rrethanor kohe) 67

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(Fredi arriti pardje)

[Një mbrëmje] Mato Gruda dhe Murati u kthyen në shtëpi. (rrethanor kohe). Përcaktor i një mbiemri në një SMb: The nail was [three inches long] (Gjarpri ishte 8cm i gjatë)

[tri herë i dështuar] Ndajshtim i paveçuar: She was writing a treatise on [the opera „Carmen‟]. (Po shkruante një artikull për operën „Karmen‟)

[rruga “Zoti Princ”] Ndajshtim i veçuar: I finally met his wife, [a distinguished anthropologist]. (Më në fund takova gruan e tij, një antropologe të shquar.)

Plaku, [një burrë i thyer], u mendua dhe foli Thirror: [Elizabeth], your taxi is here. Elizabeta, taksia jote mbërriti. [Nënë], së shpejti do të kthehem në shtëpi.

68

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

PËRFUNDIME Bazuar në analizën e mësipërme të sintagmave emërore në të dyja gjuhët dhe konkretisht, në përqasjen e tipave ndërtimorë që gjenerojnë sintagma emërore si dhe funksioneve të tyre, kemi mbërritur në përfundimin se sintagmat emërore të gjuhës angleze ngjajnë me ato të shqipes për nga tipat kryesorë ndërtimorë, por dallojnë prej tyre nga mënyra e realizimit konkret në secilën gjuhë të këtyre tipave. Le të përmendim pra, drejtimet kryesore të ngjashmërive dhe dallimeve që i afrojnë dhe largojnë dy gjuhët nga njëratjetra, duke vënë në dukje nga njëra anë, universalitetin e parimeve bazë gramatikore dhe nga ana tjetër individualitetin, të veçantën e secilës gjuhë.



Në të dyja gjuhët sintagmat emërore:

përbëhen nga një kokë e shprehur me emër ose përemër: [the house], [shtëpia]

[She] speaks fluently. [Ajo] flet rrjedhshëm.

mund të marrin specifikues të njëjtë: përemra (dëftorë, të pacaktuar, pronorë), numërorë: [this girl] [some students] [two criminals]

[kjo vajzë] [disa studentë] [dy kriminelë],

si dhe nyjën një (njëjës) ose ca (shumës).44 Përsa i përket specifikuesve, anglishtja dallon nga shqipja në përdorimin e nyjës shquese the si specifikues. Në gjuhën shqipe shquarsia jepet me mbaresat shquese, sepse nyja shquese në këtë gjuhë i është prapangjitur temës së emrit duke kryer po ato funksione që kryen nyja the e anglishtes. Pra, shqipja ka një sistem të tërë mbaresash të lakimit të shquar dhe një tjetër të lakimit të pashquar. Siç e përmendëm më lart, ky i fundit shoqërohet edhe me fjalët specifikuese një (njëjës), ca (shumës). Të ngjashme në të dyja gjuhët janë nyjat joshquese një dhe a (an) në përdorimin e tyre me kuptim përgjithësues: [A lion] is a ferocious beast.

44

Në botimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ―Gramatika e Gjuhës Shqipe (2)‖ Tiranë, 2002 fjalët një dhe ca përfshihen tek përemrat ose numërorët.

69

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[Një luan] nuk mposhtet lehtë. Anglishtja dhe shqipja ngjajnë në përdorimin e shpeshtë të nyjës joshquese a(an)/një për të realizuar kundërvënien me nyjën shquese the në anglisht, dhe sistemin mbaresor të lakimit të shquar në shqip: Bring me a book! Më sill një libër!

Bring me the book! Më sill librin!

Specifikuesit më të përdorshëm në të dyja gjuhët janë nyjat joshquese dhe shquese në anglisht dhe nyjat joshquese si dhe mbaresat shquese dhe joshquese në shqip.  Një tip ndërtimor i përbashkët për të dyja gjuhët është ai i sintagmave emërore të përbëra nga një emër i përveçëm (SEm → Em i përveçëm). Dallimi midis dy gjuhëve qëndron në faktin se në gjuhën shqipe emrat e përveçëm, sipas funksioneve (d.m.th. në funksione të caktuara), përdoren me mbaresa shquese dhe joshquese: [Liz] went out [Liz-a] doli. (kryefjalë-trajta e shquar, rasa emërore,) Pra, në gjuhën shqipe, shquarja ose mosshquarja e emrave të përveçëm varet nga funksionet sintaksore që ato kryejnë duke u afruar kështu me rregullat e shquarsisë dhe të pashquarsisë së emrave të përgjithshëm. Në gjuhën angleze, emrat e përveçëm përgjithësisht nuk shquhen. Përmendëm më lart që ata janë nga vetë natyra e tyre të shquar prandaj dhe nuk marrin tregues gramatikorë të shquarsisë.

 Sintagmat emërore të tipit SEm → Em i përgjithshëm, janë të ngjashme në të dyja gjuhët në rastet kur koka e sintagmës përdoret me specifikues të tjerë përveç nyjave apo mbaresave që përmendëm më lart. Edhe këtu ngjashmëria qëndron në llojin e specifkuesit të përdorur dhe pjesërisht në vendin që ai zë në strukturën e sintagmës emërore, pasi përemrat pronorë në gjuhën shqipe i pasvendosen kokës emërore të sintagmës, ndryshe nga gjuha angleze, ku ata vendosen para saj: [my house]

[shtëpia ime].

Të ngjashme brenda këtij tipi ndërtimor janë sintagmat me emra përmbledhës dhe me emra të panumërueshëm.

70

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

 Dallojnë nga njëra gjuhë tek tjetra ndërtimet e tipit SEm → Em gjinore. Dallimi është rezultat i ndërtimit të veçantë të gjinores në gjuhën angleze me mbaresën ’s. Ky ndërtim i veçantë kushtëzon edhe vendin e ndryshëm të gjinores në të dyja gjuhët: në gjuhën angleze emri në gjinore është element që i paravendoset kokës së sintagmës, ndërsa në gjuhën shqipe element që i pasvendoset asaj: Tony‟s dog Qeni i Tonit Në gjuhën angleze, emri në rasën gjinore përbën në vetvete një sintagmë të plotë emërore, ndërsa në gjuhën shqipe një element të varur të sintagmës emërore. Karakteristike për gjuhën angleze është edhe gjinorja si specifikues: [Kim‟s father] ku Kim‟s = the/his/this, d.m.th. me një specifikues. Në gjuhën shqipe emri kokë del me mbaresa shquese pra, gjinorja në këtë gjuhë nuk e kryen funksionin e specifikuesit. Gjuhët angleze dhe shqipe ngjajnë në rendin e gjinores si kryefjalë eliptike, në rastet e gjinores së zhdrejtë që në gjuhën shqipe është rregullisht gjinore e drejtë, dhe në rastin e kallëzuesit emëror në shqipe ose kallëzuesorit në anglisht: All this is [Paul‟s] E gjithë kjo është [e Polit]. Dallon gjinorja përshkruese e gjuhës angleze nga ndërtimet ekuivalente në gjuhën shqipe që janë të tipit E + E në rrjedhore përshkruese: ditë vjeshte, zë baritoni, këngë kurbeti, etj.

 Një nga tipat më prodhimtarë të sintagmave emërore në të dyja gjuhët janë edhe SEm → Em (SEm) + Mb. Ajo që i dallon sintagmat emërore të këtij tipi në gjuhën angleze nga gjuha shqipe është vendi i ndryshëm i mbiemrave. Në gjuhën angleze mbiemrat janë gjymtyrë e paravendosur në sintagmat emërore, ndërsa në gjuhën shqipe ato i prapavendosen kokës së sintagmës. Në krahasim me anglishten ku mungojnë format gramatikore të përshtatjes së mbiemrit me emrin, në gjuhën shqipe mbiemri përshtatet me emrin në gjini, numër dhe rasë (mbiemrat e panyjshëm vetëm në gjini dhe numër). Si rrjedhim, rendi i mbiemrave në një sintagmë emërore në gjuhën angleze është më i ngurtë krahasuar me atë të gjuhës shqipe.

 Një tip i përbashkët sintagmash emërore në të dyja gjuhët është edhe ai SEm → Em (SEm) + SPa, pra, sintagma emërore ku koka pasohet nga një sintagmë parafjalore.

71

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Këto lloj sintagmash janë prodhimtare në të dyja gjuhët. Ngjashmëria qëndron në faktin se pozicioni i sintagmës parafjalore është pas kokës së sintagmës si në gjuhën angleze dhe në atë shqipe, d.m.th. element i pasvendosur. Realizohen në mënyrë të ndryshme në gjuhën shqipe ndërtimet e gjuhës angleze me parafjalën of. Në gjuhën shqipe këtyre ndërtimeve do t‘i përgjigjej një ndërtim i tipit Em + Em në rrjedhore: [a message of regret] [mesazh keqardhjeje], ose ndonjë sintagmë tjetër me parafjalën for:[the name for it] që në shqip do të jepej me një gjinore: [emri i saj]

 Ngjashmëri midis dy gjuhëve vërehet edhe në rastet e sintagmave emërore të tipit SEm → SEm + FjPc (sifjali përcaktore), ku sifjalia lidhore apo përcaktore në të dyja gjuhët është element i varur i pasvendosur i sintagmës emërore: [the student who arrived early] [studenti që arriti herët] Ngjashmëria brenda këtij tipi ndërtimor ka të bëjë edhe me mjetet lidhëse që janë të ngjashme për nga lloji në të gjuhët, ndonëse format gramatikore të përemrave lidhorë në gjuhën shqipe janë më të shumta si pasojë e karakteristikës së njohur të kësaj gjuhe: eptimit të pasur.

 Të ngjashme në të dyja gjuhët janë edhe ndërtimet e tipit SEm → Em + Ndajshtim. Si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe, ndajshtimi i paveçuar tregon profesion, titull, marrëdhënie farefisnie, emër të përveçëm të një frymori a sendi: [the opera ―Carmen‖] [Kolonel Petroja] Në gjuhën angleze pozicioni i ndajshtimit të paveçuar është përgjithësisht pas emrit kokë, ndërsa në gjuhën shqipe pozicioni më i zakonshëm i ndajshtimit është para emrit kokë, por mund të dalë edhe pas tij si p.sh: [rruga ―Zoti Princ‖]

 Sintagmat emërore koka e të cilave është një përemër janë të përbashkëta në të dyja gjuhët. Ato janë të ngjashme përsa i përket llojit të përemrave që dalin si kokë e

72

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

sintagmës emërore, përgjithësisht përemrat vetorë, pyetës, dëftorë e të pacaktuar. Ajo që i dallon këto sintagma mes dy gjuhëve, është larmia e formave gramatikore të përemrave në gjuhën shqipe në krahasim me format e kufizuara të përemrave në gjuhën angleze: he told us for us from us

(ai) na tha neve për ne prej nesh

 Meqenëse krahasimi i sintagmave emërore në të dyja gjuhët u bë edhe në rrafshin funksional, përfundimi që rrjedh nga ky krahasim është se gjuha angleze dhe shqipe janë të ngjashme edhe përsa i takon funksioneve sintaksore bazë të sintagmave emërore, duke qenë se në të dyja gjuhët ato funksionojnë si kryefjalë, kundrinor dhe kallëzuesor apo kallëzues emëror. Rendi i sintagmave emërore në gjuhën angleze, në varësi të funksionit që ato kryejnë në fjali, është i ngurtë në krahasim me gjuhën shqipe, ku rendi është më i lirë për shkak të eptimit të pasur. Në rastin e kallëzuesorit, në gjuhën shqipe, në vend të nyjës joshquese një përdoret nyja zero që shpreh lloj.

73

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

PJESA E DYTË

PËRQASJE E SINTAGMAVE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

74

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU I

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KATEGORINË LEKSIKORE TË PARAFJALËS Termi parafjalë përdoret për një kategori gramatikore specifike përfaqësuesit kryesorë të së cilës shprehin marrëdhënie hapësinore, si p.sh. fjalët in, under, toward në gjuhën angleze, me, nga, mbi, prej në gjuhën shqipe, ose shërbejnë për të shënuar marrëdhënie sintaksore apo semantike si p.sh. of dhe for në gjuhën angleze. Konceptin e parafjalës e ndeshim që në kohët e lashta. Në greqishten e vjetër e hasim me termin prothesis që do të përkthehej paravënie ose që vihet para. Më pas, termi grek për parafjalën u kthye në latinisht në praeposito nga e ka prejardhjen edhe termi që përdoret sot në të gjitha gjuhët neolatine. Në gjuhën latine fjalë të këtij lloji përdoreshin para plotësorit të tyre. Prandaj dhe termi do të thotë paravendos. Në këtë këndvështrim, gjuhët angleze dhe shqipe janë të ngjashme me atë latine përderisa edhe në këto dy gjuhë parafjala përdoret para plotësorit të saj që është në më të shumtën e rasteve një sintagmë emërore. Megjithatë kategoria e parafjalës nuk ekziston në të gjitha gjuhët. Ka gjuhë si p.sh. gjuhët Maja në Amerikën Qendrore, të cilat nuk e kanë kategorinë e parafjalës dhe për të shprehur marrëdhëniet hapësinore që në gjuhët e tjera shprehen me anë të parafjalëve ato përdorin një kategori të veçantë emrash që quhen emra lidhës. Por, edhe gjuhët që e kanë këtë kategori gramatikore apo edhe kategori të tjera të përbashkëta si emrin, foljen, mbiemrin etj., ndryshojnë përsa i përket rregullave të organizimit të fjalëve në fjali. Ky ndryshim nuk është i rastësishëm. Për shembull, ka ndërtime të rëndësishme që përsëriten nga një gjuhë në një tjetër në varësi të pozicionit që zë koka në strukturën e sintagmës. Për t‘i shpjeguar këto struktura mund të propozojmë Parametrin Kokë45 i cili ofron tri zgjedhje – sintagma me kokë të paravendosur, me kokë të ndërvendosur dhe me kokë të prapavendosur. Në gjuhën japoneze, për shembull, koka e sintagmës gjendet në fund të saj dhe jo në fillim pra, pas elementit të varur. Kështu, emri vendoset në fund të sintagmës emërore, folja në fund të sintagmës foljore, e kështu me radhë. Meqenëse parafjalët vendosen në fund të një sintagme parafjalore, në këtë gjuhë ato quhen pasfjalë (postpositions). Parafjalët janë fjalë që përdoren gjerësisht në gjuhë. Për këtë arsye, ato kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e gjuhëtarëve të ndryshëm dhe janë bërë objekt studimi i vazhdueshëm për shkak të natyrës së tyre të veçantë. Shumë gjuhëtarë janë munduar të japin një përkufizim të plotë për fjalët që bëjnë pjesë në këtë kategori leksikore, por, me sa duket, ende nuk ia kanë mbërritur të japin një përkufizim unifikues pasi të gjitha 45

Gramatika Universale ka në themel të saj Parimet dhe Parametrat (shih pjesën e parë të punimit).

75

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

tentativat që janë bërë deri më sot kanë qenë të diskutueshme. Megjithatë, parafjalët dhe sintagmat parafjalore si çdo kategori tjetër leksikore e sintagmatike në gjuhë meritojnë të studiohen, edhe pse vazhdimisht janë quajtur kategori shumë problematike. Autorë të ndryshëm gjatë dekadave të fundit i janë rikthyer problematikës së klasifikimit të parafjalëve si fjalë leksikore apo funksionale dhe kanë mbërritur në përfundime të reja. Ata kanë rianalizuar konceptin e gramatikalitetit, sepse ai duket më tipiku për parafjalët, të cilat tradicionalisht përfshihen në kategorinë ―funksionale‖, d.m.th. ―gramatikore‖ ose ―sintaksore‖. Pyetjet që bëhen rëndom janë të natyrës: A është e mundur t‘i klasifikojmë fjalë të tilla si of, in, at dhe instead of, in view of, in ignorance of, etj. në të njëjtën kategori, d.m.th. në kategorinë leksikore të parafjalëve? Gjuhëtarët bashkëkohorë, duke analizuar çështje mjaft problematike që lidhen me dikotominë tradicionale midis ―parafjalëve të thjeshta‖ dhe ―parafjalëve komplekse‖ ose ―lokucioneve parafjalore‖, kanë mbërritur në përfundimin se një ndarje e tillë është shumë kufizuese dhe për pasojë e padobishme për të dhënë një përkufizim sa më të plotë për parafjalët. Në përpjekje për të dhënë një ide më të qartë të elementëve që bëjnë pjesë në këtë kategori fjalësh ata janë munduar të zbulojnë kriteret e nevojshme për përcaktimin e shkallës së asaj që në gjuhën angleze njihet me termin ―prepositionality‖ (parafjalëzim). Në këtë mënyrë, këta gjuhëtarë tentojnë të bëjnë një klasifikim të ri të parafjalëve jo sipas kriterit formal (të thjeshta apo komplekse), por sipas atij semantikofunksional që i trajton parafjalët si kategori leksikore ku bëjnë pjesë një numër i madh fjalësh nga ato më leksikoret deri tek më të gramatikalizuarat apo funksionalet.

I. 1. KATEGORITË LEKSIKORE DHE FUNKSIONALE NË TEORITË SINTAKSORE Dallimi midis kategorive leksikore dhe funksionale ka luajtur një rol të rëndësishëm në teoritë gjenerative sintaksore (Principles and Parameters, Government and Binding, dhe Minimalism). Parafjalët janë trajtuar historikisht si një kategori e vetme në teoritë gjuhësore, dhe përgjithësisht është pranuar se ato i përkasin njërës prej katër kategorive leksikore së bashku me emrat, foljet dhe mbiemrat. Megjithatë, vazhdimisht ka pasur probleme në lidhje me një qasje të unifikuar për parafjalët. Ato janë klasifikuar nga gjuhëtarë e teori të ndryshme gjuhësore si kategori leksikore ose si kategori funksionale. Të dyja këto qasje kanë qenë problematike. Së pari, karakterizimi i parafjalëve si kategori leksikore është i diskutueshëm. Të gjitha kategoritë kryesore leksikore (Em, Fo, Mb) janë kategori të hapura fjalësh, që do të thotë

76

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

se në këto kategori fjalësh mund të hyjnë vazhdimisht elemente të rinj. Një dukuri e tillë nuk vihet re me parafjalët të cilat janë kryesisht një klasë e mbyllur fjalësh, me një numër të kufizuar elementesh. Së dyti, edhe kategorizimi i parafjalëve si një klasë e mbyllur fjalësh është problematik e i paqartë. Numri i tyre në gjuhën angleze, sipas statistikave, varion nga 50-60 elementë, të pasqyruara në fjalorët tradicionalë të kësaj gjuhe46, deri në 248, që rezultojnë nga një hulumtim i korpusit të parafjalëve47. Për më tepër, pranohet tashmë gjerësisht se klasës ekzistuese të parafjalëve mund t‘i shtohen edhe parafjalë të reja 48, edhe pse me ritme shumë më të ngadalta krahasuar me pasurimin e vazhdueshëm të kategorive kryesore leksikore të emrit, foljes e mbiemrit. Së fundi, ka kontradikta brenda vetë kategorisë së parafjalëve. Pjesa më e madhe e parafjalëve shprehin marrëdhënie semantike. Por disa parafjalë të gjuhës angleze si of dhe parafjala e dhanores to, janë thjesht sintaksore/funksionale; ato përdoren si tregues rasorë, por janë të zhveshura nga kuptimi. Nëse i shohim me vëmendje pjesa më e madhe e parafjalëve janë strukturalisht treguese të rasës (si foljet), ndërsa parafjalët e gramatikalizuara e kanë ―në natyrën e tyre treguesin rasor‖49. Megjithë problematikat e mësipërme, për të eksploruar karakteristikat e brendshme të parafjalëve në GU 50 , studiues të shumtë bashkëkohorë bazohen mbi një sërë karakteristikash të parafjalëve dhe argumentojnë se parafjalët janë një kategori heterogjene dhe, nisur nga vetitë e tyre semantike dhe sintaksore, argumentojnë dallimin midis parafjalëve leksikore dhe atyre jo-leksikore. Ato me karakteristika të ngjashme me kategoritë e tjera leksikore si emri, folja, mbiemri, quhen parafjalë ‗leksikore‘. Parafjalët jo-leksikore janë ato parafjalë që kanë kaluar një proces gramatikalizimi, dhe për pasojë nuk kanë kuptim të mëvetësishëm leksikor. Ky grup parafjalësh ndahet në dy grupe: parafjalë rasore (që përdoren për t‘i dhënë emrit kokë të SEm një rasë të caktuar) dhe parafjalët që gjenden në sintagmat e qëndrueshme (parafjalë të cilat formojnë një gjymtyrë të vetme sintaksore me emrin ose SEm që e pason atë)51. 46

Warriner, J. & Griffith, F. (1977). Warriner‟s English Grammar and Composition. New York: Harcourt Brace Jovanovich. 47 Fang, A. C. (2000). A lexicalist approach towards the automatic determination for the syntactic functions of prepositional phrases. Natural Language Engineering, 6(2): 183-20. 48 Vincent, N. (1999). The evolution of c-structure: prepositions and PPs from Indo-European to Romance. Linguistics, 37 (6), fq. 1111-1153. 49 Ura, H. (2001). The Handbook of Contemporary Syntactic Theory. Malden, MA: Blackwell, fq. 334-373. 50 GU = Gramatika Universale 51 Rauh, G. (1993). On the grammar of lexical and non-lexical prepositions in English. C. ZelinskyWibbelt (ed). The Semantics of Prepositions: From Mental Processing to Natural Language Processing. Berlin, Germany: Mouton de Gruyter, fq. 99-150.

77

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

I. 1. 1. PARAFJALËT DHE STATUSI I TYRE I DISKUTUESHËM

Parafjalët zënë një vend rastësor në teoritë sintaksore që bazohen në dikotominë leksikore apo funksionale, meqenëse ato nuk janë as leksikore edhe as funksionale, nisur nga përkufizimet dhe kriteret ekzistuese. Ndërsa vëmendje e veçantë dhe një punë e madhe kërkimore është përqendruar në aspektet semantike dhe funksionale të emrave dhe të foljeve, parafjalët janë studiuar disi më pak. Megjithatë, kohët e fundit janë bërë disa propozime për të zgjidhur problemet që hasen me këtë kategori fjalësh, duke sugjeruar ndarjen e tyre në dy ose më shumë grupe. Ende nuk ka një ide të qartë të teorisë së kategorive gramatikore funksionale. Herë pas here janë bërë përpjekje të shumta për të krijuar lista të tëra me kritere për identifikimin e kategorive funksionale. Një nga këto kritere që përsëritet vazhdimisht në literaturën që ka të bëjë më këtë çështje është ai sipas së cilit kategoritë funksionale janë klasa të mbyllura fjalësh, d.m.th. në këto klasa është e vështirë (për të mos thënë e pamundur) të përfshish fjalë funksionale të reja, ndërkohë që pasurimi i leksikut të një gjuhe me fjalë emërtuese është diçka e zakontë. Në vështrim të parë, nisur nga ky kriter parafjala mund të konsiderohet kategori funksionale. Megjithatë parafjalët nuk janë një klasë e mbyllur fjalësh. Trajtimi i tyre si të tilla mund të jetë bazuar thjesht në gamën e kufizuar të marrëdhënieve kohore, vendore, hapësinore e gramatikore që ato shprehin. Nga ana tjetër, duhet përmendur se parafjalët nuk janë as kategori semantike tipike si p.sh. emri, mbiemri e folja. Ato nuk janë kaq produktive sa këto të fundit. Pasurimi me elementë të rinj i kategorisë së parafjalëve nuk bëhet me atë lehtësi që bëhet në rastin e emrit, mbiemrit apo foljes. Raste të tilla janë të rralla dhe përgjithësisht janë, më së shumti, rezultat i rishqyrtimit kategorial të foljeve por edhe të emrave, të mbiemrave dhe të ndajfoljeve. Nisur nga kjo dikotomi e parafjalëve, ato janë konsideruar nga autorë të ndryshëm si një kategori e veçantë, unike midis atyre kuptimore e funksionale. Sipas statistikave, në një korpus prej një milionë fjalësh të gjuhës angleze, një në 10 fjalë është parafjalë52. Megjithë shpeshtësinë e përdorimit të tyre, nuk ka një teori të pranuar gjerësisht për këtë kategori dhe karakteristikat e saj. Parafjalët përfaqësojnë një kategori problematike, kontradiktore për teoritë sintaksore. Nga njëra anë, ato trajtohen si një ndër katër kategoritë kryesore leksikore së bashku me emrat, foljet dhe mbiemrat dhe dallohen nga kategoritë funksionale si specifikuesit, mbaresat dhe rasa. Nga ana tjetër, ato trajtohen si një klasë e mbyllur fjalësh, karakteristikë kjo e kategorive funksionale dhe jo e atyre leksikore. Parafjalët i shtojnë një përmbajtje të ndjeshme kuptimore fjalive ku ato përdoren, ndërsa një numër i kufizuar parafjalësh bëjnë përjashtim nga ky funksion dhe 52

Fang, A. C. (2000). A lexicalist approach towards the automatic determination for the syntactic functions of prepositional phrases. Natural Language Engineering, 6(2), fq. 183-200.

78

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

janë quajtur parafjalë ‗të rreme‘ ose ‗shënjuese të rasës‘. Megjithatë, në hulumtimet sintaksore të viteve të fundit kanë qenë të shumta përpjekjet e bëra për të argumentuar natyrën kontradiktore të kategorisë së parafjalëve53. Statusi i kategorisë së parafjalës (Pa) ka qenë tema qendrore e disa prej analizave të dekadave të fundit. Këto analiza mund t‘i ndanim në tre grupe kryesore: 1. Analiza leksikore. Në qasjen klasike të gramatikës gjenerative (Jackendoff (1973), Chomsky (1981), Rizzi (1988)) 54 , parafjalët trajtohen si kategori leksikore e si të tilla ato janë edhe kokë e sintagmave parafjalore njëlloj si kategoritë e tjera leksikore si emri e folja që mund të jenë kokë e sintagmave emërore e foljore respektivisht. Nga ana tjetër, gjenerativistët i njohin parafjalët edhe si përcaktuese të natyrshme të rasës së emrave. Zhvillimet e fundit brenda këtij kuadri teorik bëjnë një paralelizëm midis SPa dhe SFo duke i atribuuar parafjalëve mundësinë e të qenit kalimtare e jokalimtare, dallim që tradicionalisht është bërë vetëm për foljet. 2. Analiza funksionale Ndryshe nga analiza leksikore një numër i konsiderueshëm qasjesh alternative i trajtojnë parafjalët si pjesë të sintagmave të zgjeruara emërore dhe i analizojnë ato si shënjuese të rasës. Me fjalë të tjera, parafjalët nuk janë leksikore për nga natyra e tyre, por funksionale. 3. Analiza hibride e parafjalëve. Një qasje e re është ajo drejt një analize hibride të parafjalëve. Një nga analizat më të njohura e më interesante të këtij grupi është ajo e studiuesit A. Mardale (2011) 55 . Studiuesi në fjalë i konsideron parafjalët si kategori gjysmëleksikore, çka do të thotë se 53

Ndër hulumtimet më të spikatura në lidhje me këtë problematikë mund të përmendnim: 1) Rauh, G. (1993). On the grammar of lexical and non-lexical prepositions in English, C. Zelinsky-Wibbelt (ed). The Semantics of Prepositions: From Mental Processing to Natural Language Processing. Berlin, Germany: Mouton de Gruyter, fq. 99-150. 2) Rooryck, J. (1996). Prepositions and Minimalist Case Marking. In H. Thrainsson, S. D. Epstein, & S. Peter (eds). Studies in Comparative Germanic Syntax, Vol. II. Dordrecht, Netherlands: Kluwer, fq. 226256. 3) Tremblay, M. (1996). Lexical and non-lexical prepositions in French. In A. Di Sciullo (ed) Configurations. Somerville, MA: Cascadilla Press, fq. 79-98. 54 Titujt e plotë të punimeve të autorëve në fjalë i gjeni në bibliografinë e këtij punimi. 55 Mardale, A. (2011). Prepositions as a semilexical category: ―Bucharest Working Papers in Linguistics‖, 13, 2, fq. 35-50

79

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

parafjalët shfaqin njëkohësisht veti leksikore dhe funksionale. Sipas kësaj analize parafjalët janë një kategori heterogjene. Midis tyre mund të dallohen të paktën dy nëngrupe: (1) (më) leksikore dhe (2) (më) funksionale. Në këtë përfundim autori ka mbërritur duke u bazuar në kritere të caktuara formale (teorike) dhe empirike. Meqenëse përfaqëson një qasje të re në analizën e parafjalëve, po ndalemi pak më gjerë në thelbin e kësaj analize duke anashkaluar imtësitë. ―Nëse parafjalët trajtohen si kategori hibride, atëherë problemi nuk qëndron tek karakteristikat kontradiktore të parafjalëve, por tek trajtimi i parafjalëve si një kategori e vetme monolite‖56. Sipas studiuesit A. Mardale, në kategorinë e parafjalëve bëjnë pjesë elementë që karakterizohen nga një përshkallëzim i vetisë së parafjalëzimit nga ato më leksikoret tek ato më gramatikoret. Pra, parafjalët mund t‘i konceptonim si fjalë që lëvizin përgjatë skajeve të një segmenti, nga ai më leksikor, ku përfshihet përdorimi i parafjalëve si leksikore, me një përmbajtje të caktuar semantike, drejt atij më gramatikor ku përfshihet përdorimi i parafjalëve si parafjalë gramatikore për nevojat e ligjërimit. Parafjalët e thjeshta të gjuhës angleze e kanë prejardhjen e tyre nga parafjalë të përbëra që kanë pësuar një proces të avancuar gramatikalizimi, ndërsa parafjalët e përbëra janë ende në një fazë të ndërmjetme, të papërfunduar të procesit të gramatikalizimit. Me termin ‗gramatikalizim‘ do të kuptojmë: ―...ndryshimin e funksionimit të një morfeme drejt kalimit nga një njësi leksikore në njësi gramatikore ose nga një status më leksikor drejt një statusi më gramatikor, p.sh. nga ndajshtesë në mbaresë‖ 57. Do të donim të theksonim këtu se vështirësia për të klasifikuar raste të veçanta fjalësh në një kategori specifike qëndron në faktin se kufijtë midis kategorive leksikore nuk janë të prerë. Për pasojë, është e pritshme që të hasen vështirësi në përcaktimin e kufijve të ―kategorisë së parafjalëve komplekse‖ sepse ato konsiderohen si lokucione parafjalore dhe dihet që lokucionet i përkasin si përdorimeve leksikore ashtu edhe atyre gramatikore. Teoritë bashkëkohore, duke ndryshuar drejtimin e analizës së parafjalëve, mundohen të hedhin dritë mbi faktin se brenda kësaj kategorie ka fjalë që kanë shkallë të ndryshme 56

Littlefield, H. (2005). Lexical and Functional Prepositions in Acquisition: Evidence for a Hybrid Category. Boston University dhe Pollock, T., Sheridan, M., Roody, S., Williams, D., & Adams, H. (1961). Language Arts and Skills. New York: Macmillan. 57 Kuryłowicz, J. (1965). ―The Evolution of Grammatical Categories‖, Diogenes 51, fq. 69: ―Grammaticalization consists in the increase of the range of a morpheme advancing from a lexical to a grammatical or from a less grammatical to a more grammatical status, e.g. from a derivative formant to an inflectional one‖.

80

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

leksikaliteti ose gramatikaliteti (për shembull një parafjalë komplekse si in front of është më e gramatikalizuar se up to). Pra, parafjalët janë fjalë që lëvizin përgjatë një segmenti që fillon me përdorimet më leksikore dhe përfundon me ato më gramatikoret ku përfshihen ndarjet e mëposhtme: Parafjalë komplekse të paleksikalizuara, me denduri të ulët përdorimi; Parafjalë të leksikalizuara, me denduri të ulët përdorimi; Parafjalë komplekse që perceptohen si të tilla; Parafjalë komplekse që nuk perceptohen si të tilla; Parafjalë të thjeshta58 Elementët që në mënyrë intuitive perceptohen si më parafjalorë janë njësi që kanë pësuar një proces të avancuar gramatikalizimi. Parafjalët që janë më pranë skajit leksikor të segmentit i përkasin një klase të hapur fjalësh, ndërsa parafjalët që janë më pranë skajit gramatikor i përkasin një klase të mbyllur fjalësh, dhe kjo tregon statusin e tyre të përparuar të gramatikalizimit. Kuptimi i parafjalëve që janë më pranë skajit leksikor të segmentit është më i qartë, më specifik, ndërsa kuptimi i parafjalëve që janë më pranë skajit gramatikor të segmentit është më i gjerë, më i paqartë. Kuptimi i paqartë është pasojë e procesit të desemantizimit, d.m.th. çngjyrosjes ose atrofizimit, që gjeneron realizime të ndryshme semantike ose parafjalë polisemike (p.sh. parafjalët of, to, in, for, on në gjuhën angleze). Si përfundim, do të theksonim se ndërsa hulumtimet e dekadave të fundit në lidhje me klasifikimin e parafjalëve si kategori leksikore e funksionale, ndryshojnë nga njëra-tjetra për nga detajet që paraqesin, ato konvergojnë në një qëndrim të përbashkët teorik i cili konsiston në trajtimin e parafjalëve si kategori hibride, gjysmëleksikore. Duke mbështetur idenë e A. Mardale, ne mendojmë se disa parafjalë janë më pranë skajit gramatikor funksional të segmentit, disa të tjera janë më pranë skajit leksikor dhe pjesa më e madhe e parafjalëve qëndrojnë diku në mes. Nisur nga ky përfundim, kategoritë gjuhësore mund t‘i paraqesim si më poshtë:

leksikore gjysmëleksikore funksionale < --------------------- >................................... < --------------------- > (Em, Fo, Mb) Pa (Sp, Lidhëza, Mbaresa)

58

Mardale, A. (2011). Po aty, fq. 48.

81

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

I. 2. MBI PËRKUFIZIMIN E PARAFJALËS NË GJUHËN ANGLEZE I. 2. 1. PËRKUFIZIMI I PARAFJALËS

Në gjuhësinë angleze koncepti i parafjalës si kategori gramatikore ka pasur zhvillimet e veta të cilat kanë qenë të shumta e iu janë përshtatur teorive të ndryshme gjuhësore. Siç e kemi theksuar tashmë, koncepti mbi parafjalën ka evoluuar e në gjuhësinë moderne bashkëkohore ka ardhur gjithmonë duke u përforcuar ideja se parafjalët janë një kategori shumë e diskutueshme gramatikore që mbart në vetvete një dikotomi të qartë. Ato mund të quhen sa leksikore aq edhe funksionale. Pikërisht ky këndvështrim i bën ato të diskutueshme dhe ndoshta kategoria gramatikore për të cilën asnjëherë nuk është dhënë një përkufizim i plotë, gjithëpërfshirës e përfundimtar. Megjithatë, në tekste të ndryshme gramatikore a studime gjuhësore kjo kategori është përkufizuar e trajtuar mbi bazën e kritereve të caktuara gjuhësore. Në këtë punim po përmendim disa nga përkufizimet më të spikatura që nga ato më tradicionalet e deri tek më bashkëkohoret. Traditicionalisht, në gjuhën angleze (por jo vetëm) njihen tetë deri në dhjetë pjesë të ligjëratës, që do të thotë tetë ose dhjetë kategori sintaksore. Këto ndahen në kategori leksikore, funksionale ose jo-leksikore dhe kategori sintagmatike. Siç e përmendëm edhe më lart, vëmendja kryesore e gjuhëtarëve është përqendruar kryesisht në dallimin midis kategorive leksikore dhe atyre funksionale ose gramatikore. Kategoritë leksikore përfshijnë emrat, foljet, mbiemrat, dhe ndajfoljet; kategoritë gramatikore përfshijnë lidhëzat, pasthirrmat, specifikuesit dhe parafjalët. Sipas qasjes tradicionale, parafjalët hyjnë në kategorinë e morfemave gramatikore. Megjithatë, ky nuk është këndvështrimi i vetëm për parafjalët. Përkufizimi tradicional e përshkruan parafjalën si ―një fjalë që tregon marrëdhënie midis emrit ose përemrit që ajo drejton dhe një fjale tjetër, e cila mund të jetë një folje, një mbiemër ose një tjetër emër a përemër‖59. Për shembull, parafjala for lidh foljen voted me sintagmën emërore the amendment në fjalinë She voted for the amendment (Ajo votoi për amendamentin). Në fjalinë He was inspired by the newspaper article (Ai u frymëzua nga artikulli i gazetës), parafjala by tregon një marrëdhënie midis mbiemrit inspired dhe sintagmës emërore the newspaper article. Megjithatë përkufizimi kuptimor ―tregon marrëdhënie‖ është i paqartë dhe kërkon analizë të mëtejshme. Përkufizimi i përgjithshëm mbizotërues i mbështetur kryesisht në gramatikën tradicionale e përshkruan parafjalën ―si një fjalë që drejton një emër a përemër dhe kryesisht i

59

Huddleston, R.D. (1984). Introduction to the grammar of English. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 91

82

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

paravendoset atij dhe shpreh lidhjen e tij me një fjalë tjetër‖60. Në këtë përkufizim folja drejton përdoret për të treguar se parafjala përcakton rasën e emrit ose përemrit (në disa gjuhë, si p.sh. në gjuhën shqipe, parafjalët bashkë me formën rasore të emrit drejtojnë rasën e tij). Në gjuhën angleze përemrat që kanë forma të ndryshme rasore (jo të gjinores) pothuajse pa dallim, dalin në rasën kallëzore pas parafjalëve, si p.sh.: with her, before him, against them, kështu që aspekti i reksionit apo drejtimit nuk është i rëndësishëm dhe pothuajse shumë përkufizime të parafjalës në këtë gjuhë e anashkalojnë atë. Një tjetër studiues i mirënjohur i gjuhës angleze, David Crystal (1992: 275), në A Dictionary of Linguistics and Phonetics, jep këtë përkufizim për parafjalët e gjuhës angleze: ―Parafjalë: Një term i përdorur në klasifikimin gramatikor të fjalëve, i cili i referohet bashkësisë së elementëve që tipikisht paraprijnë sintagmat emërore (shpesh vetëm emra ose përemra), për të formuar një përbërës të vetëm strukturor‖ 61. I njëjti autor, dy vite më vonë, e rishikon përkufizimin e mësipërm dhe në fjalorin enciklopedik An Encyclopedic Dictionary of Language and Languages (1994: 312) jep një përkufizim disi më të detajuar: ―Parafjalë: Një njësi që tipikisht paraprin një sintagmë emërore për të formuar një përbërës të vetëm strukturor – një sintagmë parafjalore ose grup parafjalor – shpesh në funksionin e një rrethanori. […] Ndërtime të tipit in accordance with ndonjëherë quhen parafjalë të përbëra, sepse ato mund të analizohen si një sekuencë prej dy parafjalësh të thjeshta me një emër në mes, i cili ndiqet nga një sintagmë emërore: in accordance with your instructions‖ 62. Gjuhëtari i njohur Geoffrey Leech në A Glossary of English Grammar (2006: 90), nuk e përmend natyrën gramatikore apo leksikore të parafjalëve, por vetëm vë në dukje se ka dy lloj parafjalësh ―të thjeshta‖ dhe ―të përbëra‖. Këtë kategori leksikore ai e përkufizon kështu: ―Parafjalë: Një fjalë që tipikisht vendoset para një sintagme emërore, për shembull, of, in, with në of milk, in the building, with all the good intentions I had at the beginning of the year. […] Përveç këtyre, ka edhe një numër të vogël parafjalësh të përbëra të cilat shkruhen si njw tog fjalësh e jo si një fjalë e vetme: away from, instead of, in front of, by means of e të tjera. Kuptimet e parafjalëve janë shumë të ndryshme, por 60

Barnard, J. (1993). A Short Guide to Traditional Grammar. Oxford: Oxford University Press, fq.60. Preposition: A term used in the grammatical classification of words, referring to the set of items which typically precede noun phrases (often single nouns or pronouns), to form a single constituent of structure. 62 Preposition: An item that typically precedes a noun phrase to form a single constituent of structure – a prepositional phrase or prepositional group – often used as an adverbial. […] Constructions of the type in accordance with are sometimes called complex prepositions, because they can be analysed as a sequence of two prepositions surrounding a noun, the whole construction then being used with a following noun phrase: in accordance with your instructions. 61

83

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

dy kategori të rëndësishme janë ato të marrëdhënieve të vendit dhe kohës: at the airport, in the summer etj‖ 63. Bazuar në ndryshimet që ka pësuar kjo kategori fjalësh, disi problematike duke qenë se është një kategori e ndërmjetme, midis kategorive leksikore dhe atyre funksionale, gjuhëtarë të ndryshëm janë përpjekur të analizojnë në mënyrë sa më shteruese përdorimet e saj dhe nën ndikimin e teorisë gjenerativiste e kanë përditësuar dhe pasuruar përkufizimin e parafjalës në gjuhën angleze. Një ndër këto përkufizime është edhe ai i gjuhëtarëve R. Huddelston dhe G. K. Pullum në punimin e tyre The Cambridge Grammar of the English Language (2002) 64 , ku autorët shprehin mendimin se në përkufizimin tradicional të parafjalës duhet ndryshuar termi ‗emër ose përemër‘ me ‗sintagmë emërore‘. Pas këtij modifikimi, përkufizimi tradicional ilustrohet me shembuj të tillë si më poshtë ku parafjalët janë nënvizuar: Max sent a photograph of his new house to his parents. (CGEL65, fq. 598) They are both very keen on golf. (po aty) Në (1) parafjala of lidh SEm his new house me emrin photograph (kuptimi është që shtëpia e re paraqitet në fotografi), ndërsa to lidh SEm his parents me foljen send (kuptimi është që prindërit e tij janë marrësit e fotografisë). Po kështu në (2) on lidh SEm golf me mbiemrin keen. Pasi bëjnë një përshkrim të hollësishëm të karakteristikave dalluese të fjalëve që bëjnë pjesë në këtë kategorie gramatikore, autorët e CGEL (2002) e përkufizojnë parafjalën si “një kategori relativisht e mbyllur gramatikore elementët më përfaqësues të së cilës karakteristikisht shprehin marrëdhënie hapësinore ose shërbejnë për të shënuar funksione të ndryshme sintaksore dhe role kuptimore”66. Një tjetër studiues i mirënjohur i strukturës së gjuhës angleze Andrew Radford i konsideron parafjalët si kategorinë e pestë leksikore/emërtuese të gjuhës angleze. Sipas tij 63

Preposition: A word which typically comes in front of a noun phrase, for example of, in, with in of milk, in the building, with all the good intentions I had at the beginning of the year. […] In addition, there are quite a few complex prepositions which are written as more than one word: away from, instead of, in front of, by means of and so on. The meanings of prepositions are very varied, but two important categories are those of place and time relations: at the airport, in the summer and so on. 64 Huddleston, R. Pullum, G. K. (2002). The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, fq. 603. 65 The Cambridge Grammar of the English Language (2002) 66 CGEL (2002). ―Preposition: a relatively closed gramatically distinct class of words whose most central members characteristically express spatial relations or serve to mark various syntactic functions and semantic roles‖. fq. 603.

84

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

―....shumë parafjalë kanë vetinë semantike të tregojnë vend, p.sh. in, on, off, inside, outside, under, above, below. Ato kanë edhe vetinë sintaksore që një parafjalë me një kuptim të caktuar të specifikohet nga ndajfolja right me kuptimin ―plotësisht‖, ose nga ndajfolja straight me kuptimin ―drejt”(si p.sh. parafjala down në shembullin He fell right down the stairs, dhe parafjala to në shembullin He went straight to bed). Parafjalët kanë vetinë morfologjike të të qenit të pandryshueshme‖67.

I. 2. 2. LLOJET KRYESORE TЁ PARAFJALЁVE NЁ GJUHЁN ANGLEZE

Në lidhje me ndarjen e parafjalëve të gjuhës angleze në grupe apo lloje, studiues të ndryshëm përdorin terma të ndryshëm. Për shembull, në gramatikën Longman Grammar of Spoken and Written English (1999: 74)68, duke analizuar parafjalët, autorët diskutojnë për një ndarje të tyre në ‗parafjalë të lira‘ dhe ‗parafjalë të varura‘(angl. ‗free v. bound prepositions‘). Parafjalët e lira, sipas këndvështrimit të tyre, kanë kuptim të pavarur dhe përzgjedhja e parafjalës nuk varet nga ndonjë fjalë specifike në një kontekst të caktuar gjuhësor, ndërsa parafjalët e varura shpesh kanë shumë pak ose aspak përmbajtje semantike dhe përzgjedhja e parafjalës varet nga një fjalë tjetër, shpeshherë nga folja pas së cilës vjen parafjala. David Crystal (1995: 213)69 i ndan parafjalët në dy kategori: 1) parafjalë që përbëhen nga një fjalë e vetme, si p.sh: about, at, before, by, down, for, from, in, of, on, out, over, round, since, through, to, under, up, with. 2) parafjalë që përbëhen nga disa fjalë: (dy fjalë) ahead of, because of, due to, instead of, near to; (tri fjalë) as far as, by means of, in accordance with, in spite of, on behalf of. Në lidhje me parafjalët e grupit të dytë D. Crystal (po aty: 213) thekson një veti shumë të rëndësishme të tyre: pandryshueshmërinë. Ai thotë se ―fjalët në këto parafjalë nuk ndryshojnë lirshëm, siç do të bënin në rrethana të tjera.‖ Ai e vërteton këtë me shembuj të tillë si parafjala in spite of, e cila nuk mund të bëhet *out spite of ose *in spite for. Ndarja që ndeshet më shpesh në tekstet e gramatikave të gjuhës angleze është ajo sipas së cilës parafjalët mund të jenë të thjeshta ose komplekse. Në gjuhën angleze parafjalë të thjeshta quhen zakonisht parafjalë të tilla si about, at, before, by, down, for, from, in, of, on, out, over, round, since, through, to, under, up, with, etj. Ato janë pjesë e një klase të 67

Radford, A. (2009). Analysing English Sentences, A Minimalist Approach, University of Essex, fq. 4. Biber, D. Johansson, S. Leech, G. (1999). Longman Grammar of Spoken and Written English. Longman, fq. 74. 69 Crystal, D. (1995). The Cambridge Encyclopedia of the English Language. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 213. 68

85

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

mbyllur fjalësh, janë të kufizuara në numër, dhe janë të përbëra përgjithësisht vetëm nga një element. Parafjalë të përbëra janë parafjalët që formohen nga dy ose më shumë fjalë si p.sh.: due to, instead of, in spite of, as far as, by means of, etj. Ndërsa parafjalët e thjeshta kanë kaluar një proces të avancuar gramatikalizimi, parafjalët e përbëra janë ende në proces gramatikalizimi e si rrjedhim, karakterizohen nga përmbajtje e caktuar semantike. Meqenëse i përkasin një kategorie gramatikore që përbëhet nga një numër i kufizuar fjalësh, parafjalët nuk e ndryshojnë formën e tyre, nuk marrin mbaresa. Megjithatë, pjesa më e madhe e gjuhëtarëve vërejnë një ndryshim midis parafjalëve të thjeshta dhe atyre të përbëra. Parafjalët e thjeshta që janë pjesa më e madhe e parafjalëve në gjuhën angleze, përbëhen nga një fjalë e vetme, si p.sh.: about, by, for, in, of, on, dhe with70. Disa të tjerë përfshijnë në këtë klasë një nënndarje të veçantë ku përfshihen parafjalët prejpjesore si p.sh. concerning and including si në: The book concerning English grammar was very interesting. (Libri lidhur me gramatikën angleze ishte shumë interesant.)

The lists of words including prepositions was not exhaustive (O‘Dwyer, 2000:96). (Lista e fjalëve përfshirë parafjalët nuk ishte shteruese.)

Pra, klasa e foljeve është një nga burimet kryesore të zgjerimit e pasurimit të klasës së parafjalëve. Parafjalët më të shpeshta prejpjesore në gjuhën angleze janë: barring, considering, during, following, given, gone, including, notwithstanding, pending, regarding, accepting, concerning, counting, excepting, excluding, failing, respecting, saving, touching, etj. Mund të gjendet gjithashtu edhe ndonjë parafjalë që vjen nga forma urdhërore e foljeve si: save, except a ndonjë tjetër. Shembujt e mësipërm tregojnë se kategoria e parafjalëve edhe pse me ritme të ngadalta, pasurohet vazhdimisht me elementë të rinj. Numri i parafjalëve në gjuhën angleze është i madh, por ato nuk kanë të gjitha të njëjtën denduri përdorimi. Parafjalët që përdoren më shpesh janë parafjalët e thjeshta. Ato po i paraqesim në tabelën e mëposhtme: PARAFJALËT MË TË SHPESHTA TË GJUHËS ANGLEZE about

above

across

after

against

70

along

among

around

O‘Dwyer, Bernard. (2000). Modern English Structures: Form, Function, and Position. Peterborough, Ontario: Broadview Press, fq. 95.

86

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

at

before

behind

below

beneath

beside

between

beyond

but

by

despite

down

during

except

for

from

in

inside

into

like

near

off

of

on

onto

out

outside

over

past

since

through

throughout

till

to

toward

under

underneath

until

up

upon

with

within

without

Megjithëse parafjalët e mësipërme janë parafjalët me denduri më të madhe përdorimi në gjuhën angleze, sipas studimeve të bëra mbi nëntëdhjetë për qind e përdorimit të parafjalëve në këtë gjuhë përfshin nëntë parafjalët e mëposhtme: of at by to in for from with on Ky fakt dëshmon shkallën e lartë të gramatikalizimit të këtyre parafjalëve, pra përdorimin e tyre si fjalë shërbyese.

I. 3. ZGJERIMI I KATEGORISË SË PARAFJALËS Dëshmi e interesit të vazhdueshëm për kategorinë leksikore të parafjalës janë edhe studimet më të fundit në lidhje me këtë kategori fjalësh. Një nga gramatikat më të vlerësuara të gjuhës angleze, që e kemi përmendur edhe më herët në punimin tonë, është ajo e autorëve R. Huddleston, G. K. Pullum, The Cambridge Grammar of the English Language (Cambridge University Press, 2002) në të cilën jepet një trajtim i ri e i mirëargumentuar i parafjalëve e sintagmave parafjalore. Sipas autorëve të kësaj gramatike, kategoria e parafjalëve nuk është thjesht një klasë e mbyllur fjalësh me një numër të kufizuar elementesh, por një klasë e hapur fjalësh që është në zhvillim e sipër dhe që kohë pas kohe pasurohet me elementë të rinj, ashtu si edhe kategoritë tipike leksikore të emrit, foljes, mbiemrit apo ndajfoljes. Sipas tyre, ka arsye të forta që përfshijnë në këtë kategori edhe shumë fjalë të tjera përveç atyre që

87

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

njihen tradicionalisht si parafjalë. Interesante është përfshirja e lidhëzave nënrenditëse të gramatikës tradicionale në kategorinë e parafjalës. Siç do ta shohim në vijim të punimit, parafjalët mund të marrin edhe plotësorë që nuk janë sintagma emërore, si p.sh. sintagma parafjalore, sintagma ndajfoljore, sifjali emërore dhe sintagma mbiemërore. Kjo bie në kundërshtim me përkufizimin tradicional të parafjalës, ndonëse në praktikë gramaticienët tradicionalë nuk do të ngurronin t‘i trajtonin fjalë të tilla si from, until, on and for si parafjalë, edhe pse këto mund të mos plotësohen vetëm me emra ose SEm. Në këtë mënyrë gramaticienët tradicionalë në mënyrë indirekte pranojnë se mund të ketë SPa, SNd, ose SMb, si plotësorë të parafjalëve. Megjithatë ata nuk pranojnë sifjalitë emërore 71 (kundrinore). Domethënë, një fjalë e ngjashme me një parafjalë por që plotësohet nga një sifjali emërore tradicionalisht analizohet si një ‗lidhëz nënrenditëse‘. Kjo nuk është plotësisht e justifikueshme. Le t‘i referohemi p.sh. analogjisë me foljet që marrin edhe SEm edhe një sifjali emërore si plotësor: Plotësor -- SEm a. I remember the accident. a. He left [after the accident].

Plotësor -- Sifjali b. I remember you promised to help. b. He left [after you promised to help].

Pa dyshim që asnjë studiues nuk mendon se ndryshimi i kategorisë së plotësit në shembujt (1: a. b.) më lart kërkon që fjala remember të merret si pjesë e ndryshme e ligjëratës. Tradicionalisht ajo do të trajtohej si folje në të dyja rastet. Me të njëjtën logjikë, nuk ka arsye që after në shembujt (2: a. b.) të trajtohet ndryshe; ajo duhet të analizohet si parafjalë në të dyja rastet. Rrjedhimisht, autorët e CGEL (2002) përfshijnë në kategorinë e parafjalës të gjitha lidhëzat nënrenditëse tradicionale me tri përjashtime: whether, if dhe that. Përveç lidhëzave nënrenditëse ata përfshijnë në kategorinë e parafjalës edhe një numër ndajfoljesh të gramatikës tradicionale. Sipas këndvështrimit tradicional një parafjalë nuk mund të përdoret pa një plotësor. Por në këndvështrimin e autorëve të CGEL (2002) në një ndërtim ku parafjalët janë kokë e sintagmës njëlloj si emri, folja, mbiemri apo ndajfolja nuk ka një argument bindës për të vendosur një kusht të tillë mbi parafjalët: a. She [was eating an apple]. b. She was eating. a. I‟m [certain it‟s genuine]. b. I‟m certain. a. I haven‟t seen her [since the war]. b. I haven‟t seen her since.

71

Shënim: Në gjuhën angleze sifjali emërore quhen sifjalitë që kryejnë funksione tipike emërore si p.sh. kryefjalë, kundrinor, përcaktor kallëzuesor.

88

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Prania ose jo e një plotësori nuk ndikon në klasifikimin e fjalëve kokë të sintagmave në shembujt më sipër. Në të dy shembujt e parë eating është folje. Në shembujt e dytë certain është mbiemër. Kështu, nuk ka arsye pse fjala since të trajtohet ndryshe. Ajo sipas autorëve të CGEL (2002) është parafjalë edhe në shembullin (b), të cilin gramatika tradicionale e trajton si ndajfolje. Kjo qasje është e njëjtë me atë që i ndan parafjalët në kalimtare e jokalimtare si edhe foljet. Pra, dallimi kalimtare dhe jokalimtare mund të vlejë si për foljet edhe për parafjalët. In p.sh. është kalimtare në fjalinë She stayed in the house, dhe jokalimtare në She stayed in. Si në rastin e foljeve ashtu edhe në atë të parafjalëve, varianti jokalimtar e ka një argument kuptimor që nuk është i pranishëm në strukturën sintaksore, por që bëhet i qartë nga konteksti.

Përfundim për parafjalët Gjithçka përmendëm deri më tani për parafjalët, ishte në funksion të krijimit të një ideje sa më të qartë të kësaj kategorie gramatikore. Është e rëndësishme të theksojmë përfundimin se parafjalët i përkasin edhe kategorive leksikore edhe atyre funksionale. Ato janë një kategori hibride e duhen analizuar si të tilla. Kjo është pa dyshim arsyeja pse disa gjuhëtarë preferojnë të përdorin termin ―gjysmëleksikore‖, sepse nëse leksikore do të thotë ―një përmbajtje semantike e caktuar‖ dhe gramatikore ―i zhveshur nga përmbajtja semantike‖, atëherë parafjalët, me përjashtim të qartë të disave si of në gjuhën angleze e cila është më e gramatikalizuara nga të gjitha parafjalët e tjera, pjesërisht funksionojnë si njësi leksikore. Megjithatë, parafjalët kryejnë edhe funksione gramatikore të caktuara gjë që justifikon më së miri klasifikimin e tyre si njësi gramatikore. Rrjedhimisht, ne mendojmë se përcaktimi më i saktë për këtë kategori fjalësh do të ishte përfshirja në të e elementëve që shprehin shkallë të ndryshme të ―parafjalëzimit‖72, nga më leksikoret tek më gramatikoret. Ndarja e prerë tradicionale e parafjalëve në leksikore dhe gramatikore vihet kështu në diskutim dhe duhet të rishikohet. Kufiri midis të dy tipave është shpeshherë shumë i paqartë dhe kjo bëhet më e dukshme në rastin e parafjalëve që janë në proces leksikalizimi e gramatikalizimi.

72

Froud, K. (2001). Prepositions and the lexical/functional divide: Aphasic evidence. Lingua, 111, fq: 1-28.

89

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU II

NDËRTIMET ME SINTAGMA PARAFJALORE NË GJUHËN ANGLEZE II. 1. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SINTAGMAT PARAFJALORE NË GJUHËN ANGLEZE “Në nivelin e frazës (sintagmës) krijohet më tepër konfuzion – sepse në këtë nivel hasen vështirësitë më të mëdha – në përshkrimin e Anglishtes”. (Halliday, M.A.K. (1961)73. Në këtë pjesë të punimit do të analizojmë sintagmat parafjalore në gjuhën angleze. Fillimisht, mendojmë se do ishte e dobishme që para se të analizojmë sintagmat parafjalore, të nënvizojmë disa veti të rëndësishme të parafjalëve si fjalë kokë në këto sintagma që i dallojnë ato nga kategoritë e tjera gramatikore. Megjithëse relativisht të pandryshueshme nga forma, parafjalët dhe sintagmat parafjalore janë ndër strukturat më të shumanshme në gjuhën angleze me një numër të konsiderueshëm potencialesh funksionale. Është e rëndësishme të bëjmë dallimin midis parafjalëve dhe, për shembull, foljeve dhe lidhëzave bashkërenditëse që gjithashtu lidhin një SEm me një tjetër, siç bëjnë për shembull folja loves dhe lidhëza and në shembujt: Ed loves Lora, Ed and Lora arrived. Ky dallim bëhet duke u bazuar në tri kritere: (a) Potencialin funksional Nr. I të parafjalëve: ato marrin SEm si plotësorë – for my uncle, with every care, etj. (b) Potencialin funksional Nr. II. të parafjalëve: sintagmat që ato drejtojnë kryejnë një sërë funksionesh në ndërtime më të zgjeruara në fjali, si p.sh.: 1. në strukturën e fjalisë ato mund të funksionojnë si plotësorë, She relied on Max, ose rrethanor She left before the end; 2. në strukturën e një SMb mund të funksionojnë gjithashtu si plotësorë, similar to the other one, ose si caktuesorë tall for his age; 3. në strukturën e SEm mund të kryejnë funksionin e plotësorit, the author of the book, ose të caktuesorit a man without scruples.

73

Halliday, M.A.K. (1961). Categories of the theory of grammar. Word, 17, fq. 252-53: ―It is at the rank of phrase that there is most confusion - because there are here the greatest difficulties - in the description of English‖.

90

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(c) Pandryshueshmërinë e parafjalëve. Parafjalët nuk marrin mbaresa.

II. 1. 1. FUNKSIONET E PARAFJALËVE NË STRUKTURËN E SPa

Parafjalët si kokë e sintagmave parafjalore Nisur nga sa theksuam më lart, parafjalët para së gjithash funksionojnë si kokë të sintagmave parafjalore. Koka e një sintagme është lloji i fjalës bosht të sintagmës. Për shembull, kokë e sintagmave emërore janë emrat, e sintagmave foljore foljet, e atyre mbiemërore, mbiemrat dhe atyre ndajfoljore, ndajfoljet. Shembuj të sintagmave parafjalore mund të përmendnim sintagma të tilla si in his face, at the table, on his left (G. Orwell, fq. 56). Parafjalët in, at dhe on janë përkatësisht kokë të sintagmave të mësipërme parafjalore. Aftësia e parafjalëve për të marrë plotësorë Huddleston (1984)74 identifikon si potencialin primar funksional të parafjalëve aftësinë e tyre për të marrë SEm si plotësorë dhe funksionin e tyre si plotësorë dhe caktuesorë në struktura të ndryshme me sintagma emërore, foljore, mbiemërore e ndajfoljore. Siç e përmendëm edhe më lart, parafjalët më tipike mund të marrin SEm si plotësorë, p.sh the dog bowl dhe Monday në sintagmat parafjalore in the dog bowl dhe on Monday. Kjo karakteristikë i dallon parafjalët nga ndajfoljet të cilat nuk mund të marrin një SEm si plotësor. Nga ana tjetër, vetëm 4 mbiemra në gjuhën angleze mund të marrin si plotësor një SEm: worth, due, like, unlike. Pra, me disa përjashtime, të vetmet fjalë që marrin SEm si plotësor në gjuhën angleze janë foljet dhe parafjalët të cilat dallohen lehtësisht nga njëra-tjetra si nga funksionet që kryejnë ashtu edhe nga mbaresat. Kjo do të thotë se përdorimi me SEm si plotësorë është një karakteristikë dalluese e parafjalëve dhe në përgjithësi ato që përdoren gjithmonë të shoqëruara nga sintagma emërore janë edhe elementët më tipikë të kësaj klase. Parafjalët që nuk pasohen nga një SEm si plotësor pranohen në klasën e parafjalëve sepse janë të ngjashme në aspekte të tjera me këto elemente tipike (shih më poshtë). Funksionet tipike parafjalore Parafjalët mund të jenë kokë të SPa në funksionin e një rrethanori. Ky funksion është një nga aspektet kryesore që tregon dallimin e parafjalëve nga mbiemrat: 74

Huddleston, R.D. (1984), Introduction to the grammar of English. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 336

91

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

a. Tired of the ship, the captain saw an island on which to land. (SMb) b. Ahead of the ship, the captain saw an island on which to land. (SPa) Në fjalinë (a). tired of the ship është një SMb që plotëson kryefjalën; ajo nënkupton që kapiteni ishte lodhur nga udhëtimi me anije. Kjo gjë nuk ndodh me fjalinë (b) në të cilën sintagma ahead of the ship nuk i referohet kryefjalës por shpreh marrëdhënie vendore. Në gjuhën angleze një numër parafjalësh kanë ardhur nga konversioni i mbiemrave, dhe është pikërisht përdorimi i parafjalëve si kokë të sintagmave në funksionin e një rrethanori e jo të një kallëzuesori, që tregon konversionin që ka ndodhur: [Opposite the church] there is a path leading down the lake. [Contrary to popular belief], Eskimos don‟t have huge numbers of “snow” words. Një funksion tjetër tipik i parafjalëve dhe SPa është ai i plotësorit të foljes be (jam): a. Jill is in the office. c. Jill is in/downstairs.

b. *Jill is. d. *Jill is sadly.

Pra, ndajfoljet nuk mund të përdoren si plotësorë të foljes jam: Jill is sad not *Jill is sadly. Fakti që në shembujt e mësipërm fjalët in, downstairs, off, indoors, mund të përdoren si plotësorë të foljes be, mbështet klasifikimin e tyre si parafjalë nga autorët e CGEL (2002). Një numër parafjalësh dallohen nga fakti se ato pranojnë ndajfolje të tilla si right dhe straight si caktuesorë: I pushed [right under the bed]. Jo të gjitha parafjalët marrin të tillë caktuesorë. Ato përdoren më tepër me parafjalë që tregojnë marrëdhënie vendore ose kohore dhe nuk janë të kufizuara vetëm në ndërtime të tipit Parafjalë + SEm: She pushed it [right in/inside]. Përdorimi i caktuesorëve kaq të kufizuar me fjalë të tilla si in, inside, upstairs si në SPa të padiskutueshme, është një tjetër dëshmi për të njohur edhe SPa pa plotësor.

92

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

II. 2. NATYRA E VEÇANTË E SINTAGMAVE PARAFJALORE Në këtë punim jemi mbështetur në qasjen gjenerative që i konsideron ndërtimet me parafjalë sintagma parafjalore në bazë të teorisë X-bar 75 , e cila analizon strukturën e përbërësve sintaksorë dhe paraqet një model universal të strukturës së sintagmave që mund të zbatohet në të gjitha gjuhët natyrore. Sipas kësaj teorie edhe parafjalët njësoj si emri, folja, mbiemri e ndajfolja formojnë sintagma. Ato kanë si përbërës kryesor të tyre një parafjalë e cila është koka e sintagmës dhe ashtu si sintagmat emërore, foljore, mbemërore dhe ndajfoljore koka e sintagmës parafjalore mund të paraprihet nga një caktuesor dhe të plotësohet nga një plotësor siç do ta shohim në vijim të punimit. Ky është edhe qëndrimi që ne mbështesim në këtë punim. Përveç teorisë gjenerativiste, strukturat me parafjalë kanë qenë shpesh objekt diskutimi edhe i teorive të tjera gjuhësore, si p.sh. gjuhësisë përshkruese (deskriptiviste) apo asaj funksionale sistemike. Një qëndrim që ka ngjallur interes në këtë drejtim ka qenë edhe ai i gjuhëtarit M.A.K. Halliday, themeluesi i Gramatikës Funksionale. Në modelin e tij të hershëm Scale and Category (1961) Halliday përcaktoi një kuadër teorik që konsistonte në një paketë të përbërë prej 4 kategorish: njësi, strukturë, klasë dhe sistem, të cilat mund të përdoreshin për të përshkruar modelet gramatikore të të gjitha gjuhëve. Por, shpejt u vërtetua se ky model nuk funksionoi ashtu siç ishte parashikuar. Halliday nuk u përpoq të qortojë menjëherë të metat e mundshme të këtij modeli dhe problemet mbetën të pazgjidhura për një periudhë të gjatë kohore, pasi që prej 1965 Halliday u mor kryesisht me studimin e fenomeneve semantike. Në botimin ―An introduction to functional grammar” (1985) Halliday iu rikthye këtyre çështjeve. Qëllimi kryesor i tij në këtë analizë gramatikore ishte të shpjegonte elementet funksionale të fjalisë në gjuhën angleze. Në gramatikën ―An introduction to functional grammar‖ ai bën ndarjen midis kategorisë ―grup‖ dhe ―sintagmë‖, të cilat i konsideron dy njësi të ndryshme brenda të njëjtit nivel: sintagma (phrase) (formë e reduktuar e fjalisë) dhe grupi (group) (formë e zgjeruar e fjalës). Në njësinë grup, ai dallon tri struktura bazë: grupin foljor, grupin emëror dhe grupin ndajfoljor. Pas Halliday-it, i cili e përdori termin grup për herë të parë në një artikull që analizonte gjuhën kineze, gjuhëtarët sistemikë me pak përjashtime, e kanë përdorur atë

75

Chomsky, N. (1970). Remarks on nominalization. In: R. Jacobs and P. Rosenbaum (eds.) Reading in English TransformationalGrammar, 184-221. Waltham: Ginn.

93

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

sistematikisht në vend të termit sintagmë, që është në kundërshtim me termin frazë (phrase) që përdoret sot gjerësisht në gjuhësinë angleze76. Në njësinë sintagmë (phrase) ai përfshin vetëm një lloj strukture: sintagmat parafjalore. Siç thekson Halliday, parafjala është ndonjëherë e ngjashme në kuptim me një formë të pashtjelluar foljore, me të cilën ajo është e ndërkëmbyeshme. Ai jep shembuj të tillë si: (He cleaned the floor) with a mop | using a mop. (The police arrested him) without evidence | not having evidence. (She came) for a cup of tea | wanting a cup of tea. (Grass grows) after the rain | following the rain. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet sintagma parafjalore në gjuhën angleze. Për këtë arsye konkluzioni i Halliday-it nuk është gjithëpërfshirës. Ajo që mund të thuhet me vërtetësi absolute për sintagmat e mësipërme është se sintagmat parafjalore ndryshe nga të gjitha sintagmat e tjera nuk mund të reduktohen në një element të vetëm77. Ndërsa të gjitha sintagmat e tjera janë endocentrike, sintagmat parafjalore janë eksocentrike. Problemi me këtë qasje të Halliday-it nuk qëndron vetëm në faktin se është e vështirë të gjenden ekuivalentë foljorë për të gjitha sintagmat parafjalore, por është edhe më e vështirë të vihet re tek shumë prej tyre ndonjë tipar foljor. Shembulli më i dukshëm i parafjalëve që nuk kanë karakter foljor është parafjala of në shembuj si the two of us, the killing of innocent civilians, the results of the meeting. Halliday e pranon këtë fakt dhe e

76

Gramatika Funksionale Sistemike (Systemic Functional Grammar (SFG)), pjesë përbërëse e Gjuhësisë Funksionale Sistemike (Systemic Functional Linguistics (SFL)), është një nga format e përshkrimit gramatikor të zhvilluara fillimisht nga Michael Halliday, autori i ―An introduction to functional grammar‖ (1985). Ajo është pjesë e një qasjeje sociale semiotike ndaj gjuhës e quajtur ―Gjuhësia Funksionale Sistemike‖. Termi sistemik i referohet pikëpamjes mbi gjuhën si ―një rrjet sistemesh, ose si një paketë alternativash të ndërlidhura që çojnë në realizimin e kuptimit‖ (Wikipedia: Systemic-Functional Grammar) 77 Halliday, M.A.K. (1985), An introduction to functional grammar. London: Edward Arnold, fq. 142: ―Ekziston vetëm një rast në të cilin një sintagmë parafjalore mund të reduktohet në një element të vetëm: kur parafjala në sintagmën parafjalore është një fjalë që funksionon edhe si parafjalë edhe si ndajfolje, si p.sh.: - He was in the restaurant | He was in. - He went through the park | He went through. - He ran across the river | He ran across. - He went down the mountain | He went down. Por ka një ndryshim të madh midis reduktimit të një sintagmeje parafjalore dhe reduktimit të sintagmave të tjera. Reduktimi i të gjitha sintagmave të tjera nuk shkakton ndryshim të statusit të strukturës në fjalë. Reduktimi i një sintagmeje foljore, emërore, ose ndajfoljore në një sintagmë të thjeshtë të përbërë nga një fjalë e vetme nuk e ndryshon karakterin e sintagmës, e cila do të vazhdojë të jetë foljore, emërore ose ndajfoljore. Përkundrazi, kur reduktojmë një sintagmë parafjalore, ajo çka përftohet nuk është një sintagmë tjetër parafjalore por një sintagmë ndajfoljore, koka e së cilës është rrjedhimisht një ndajfolje‖.

94

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

justifikon duke mos e pranuar parafjalën of si një parafjalë të vërtetë por si një shënjuese strukturore të një grupi emëror. (Halliday1985:190). Megjithatë, parafjala of nuk është i vetmi përjashtim. Në gjuhën angleze ka edhe shumë parafjalë të tjera që sillen në mënyrë të ngjashme me parafjalën of. Më poshtë po përmendim disa raste të përdorimit të parafjalëve të cilat nuk shfaqin ndonjë vlerë foljore: i) shembujt me folje parafjalore (folje që ndiqen nga sintagma parafjalore, të cilat do t‘i trajtomë gjerësisht më poshtë), që Halliday (1985:143) i përmend si një lloj përjashtimi: We cannot cope with the work. This law doesn‟t apply to other people. They objected to the plan. I didn't believe in their pretensions. He talked to them. ii) shembujt e sintagmave parafjalore që funksionojnë si plotësorë të foljes be (jam): Long skirts are in fashion again. Some of the pictures are of great interest. She is in good health. These strawberries are for today‟s picnic. iii) shembujt në të cilët sintagmat emërore ndërkëmbehen me sintagma parafjalore: He stayed three weeks | He stayed for three weeks. He ran many miles | He ran for many miles. Do it this way | Do it in this way. He arrived this morning | He arrived during this morning. iv) shembuj të përdorimit të parafjalëve si plotësorë të mbiemrave. Mbiemrat gjithmonë kanë nevojë për një parafjalë kur marrin një SEm si plotësor. Këto lloj parafjalësh nuk kanë funksion semantik kështu që nuk mund të kenë karakter foljor: All sales are subject to tax. I am ready for everything. He was eager for revenge.

95

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

v) shembuj në të cilët sintagma parafjalore mund të ndërkëmbehet me një ndërtim në gjinore. Megjithëse më tipiket janë ato me parafjalën of ka edhe mundësi të tjera: A college for women | A women‟s college A day in summer | A summer‟s day The letter from the general | The general‟s letter The best universities in the world | The world‟s best universities vi) shembuj foljesh dykalimtare: He gave me the book | He gave the book to me. Këta shembuj 78 vërtetojnë se nuk është gjithmonë e lehtë t‘i analizosh sintagmat parafjalore si procese foljore ose, siç sugjeron Halliday, si fjali të reduktuara.

II. 3. LIDHJA E SINTAGMAVE PARAFJALORE ME SINTAGMAT E TJERA Nga pikëpamja strukturore të gjithë gramaticienët bien dakord që sintagmat parafjalore dallojnë nga sintagmat e tjera. Siç e përmendëm më lart, ndërsa sintagmat e tjera janë struktura endocentrike, sintagmat parafjalore janë struktura eksocentrike. Kjo do të thotë se të gjitha frazat e tjera mund të reduktohen vetëm në një nga elementet përbërës të tyre, i cili është koka e sintagmës: sintagma foljore p.sh. mund të reduktohet në një folje leksikore (may have been working/work), sintagma emërore në një emër (the clever students there/students), sintagma ndajfoljore në një ndajfolje (quite fast/fast), etj. Përkundrazi, sintagmat parafjalore nuk mund të reduktohen në një element të vetëm aq më tepër që ky duhet të jetë koka e sintagmës (with my children|*with). Të dy elementët përbërës të sintagmës parafjalore, parafjala dhe plotësi i saj janë të domosdoshëm dhe nuk mund të lihen jashtë strukturës. Për këtë arsye, nuk është gjithmonë e lehtë të përcaktohet marrëdhënia e vërtetë midis këtyre dy elementëve. Disa gjuhëtarë, si për shembull Huddleston (1984)79, mendojnë se koka e një sintagme parafjalore është parafjala, edhe pse kjo bie ndesh me përkufizimin tradicional për kokën e sintagmës, e cila duhet të jetë 78

Të tjerë shembuj më të vështirë për t‘u klasifikuar të marrë nga Halliday (1985) dhe të cilëve nuk mund t‘u vishet ndonjë vlerë foljore janë: I want to talk to them face to face rather than on telephone; Why can‘t they arrive on time instead of two hours late; It‘s upstairs to the left of the landing in the main bedroom against the far wall in the top drawer at the back right hand corner, etj. 79 Huddleston, R. D. (1984), Introduction to the grammar of English. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 331.

96

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

elementi bosht nga i cili varen elementet e tjerë që hyjnë në përbërjen e sintagmës. Gjuhëtarë të tjerë (për shembull, Quirk (1985)80) mendojnë se sintagmat parafjalore janë sintagma pa kokë. Halliday (1985:189) duket se bie dakord me qëndrimin e dytë kur thotë se ―një sintagmë parafjalore përbëhet nga një parafjalë dhe një grup emëror‖ dhe se ―sintagmat parafjalore nuk kanë një strukturë logjike: Kokë + Plotësor, dhe nuk mund të reduktohen në një element të vetëm‖. Kjo analizë, në të vërtetë, është vetëm konstatuese dhe nuk qartëson se cila është marrëdhënia sintaksore midis këtyre dy elementëve. Ndërsa marrëdhënia midis kokës dhe elementëve të varur është shpjeguar gjithmonë në mënyrë të detajuar, vetëm disa gramaticienë kanë tentuar të shpjegojnë se cila është marrëdhënia midis parafjalës dhe sintagmës emërore që e plotëson atë. Si rrjedhim, nuk e dimë nëse lidhja e tyre është e njëjtë me atë të kokës dhe elementit të varur, ose, nëse është e ndryshme, ku ndryshon ajo. Ka diçka të rëndësishme në trajtimin e sintagmave parafjalore që nuk është evidentuar apo nënvizuar sa duhet në trajtimin e tyre: sintagma emërore është e qenësishme për strukturën e një sintagme parafjalore. Megjithëse ka pasur një diskutim të vazhdueshëm mbi problemet që lidhen me sintagmat emërore dhe ato parafjalore, sintagmat parafjalore tradicionalisht janë lidhur me sintagmat ndajfoljore. Ka ndodhur kështu sepse nga pikëpamja funksionale të dyja këto sintagma janë të ngjashme përderisa ato funksionojnë më së shumti si rrethanorë. Megjithatë kjo ngjashmëri funksionale nuk duhet të jetë kriteri vendimtar për klasifikimin dhe analizën e sintagmave parafjalore. Për shembull, nuk mund të anashkalojmë faktin se të gjitha gjymtyrët e fjalisë me përjashtim të kallëzuesit që shprehet gjithmonë me një sintagmë foljore, mund të shprehen me përbërës të ndryshëm. Kështu, për shembull, rrethanori mund të shprehet jo vetëm me sintagma ndajfoljore dhe parafjalore por edhe me sintagma emërore (shih funksionet e SEm në pjesën e parë të punimit); përcaktori kallëzuesor i kryefjalës apo kundrinorit shprehet jo vetëm me sintagma emërore dhe mbiemërore por edhe me sintagma ndajfoljore dhe parafjalore; kryefjala me sintagma emërore por ndonjëherë edhe me sintagma parafjalore (shih kreun pasardhës), etj. Si rrjedhim, nuk ka rëndësi vetëm funksioni por edhe forma, struktura. Dhe sintagmat parafjalore tardicionalisht janë përshkruar si të ngjashme me sintagmat emërore sepse minimalisht të dyja ―kanë një grup emëror që është esencial në strukturën e tyre‖81. Më tej, në strukturën e një sintagme parafjalore nuk ka kufizime specifike mbi grupin emëror. Këto fakte kanë bërë që sintagmat parafjalore të klasifikohen shpeshherë si nëngrup i sintagmave emërore. Studiuesit tradicionalë bëjnë dallimin midis dy tipave të sintagmave emërore: (a) sintagma emërore të pashënjuara: sintagma emërore pa parafjalë, si the toys, the bank, etj. dhe (b) sintagma emërore të shënjuara: sintagma emërore me parafjalë, si with the toys, in 80 81

Quirk, R. (1985), A comprehensive grammar of the English language. London: Longman, fq. 60. Sinclair, J. McH. (1972). A course in spoken English: grammar. Oxford University Press, fq. 207.

97

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

the bank, etj 82 . Duke u bazuar në terminologjinë tradicionale mund të vazhdonim t‘i quanim sintagmat emërore që janë të pashënjuara, thjesht sintagma emërore dhe ato që janë të shënjuara, sintagma parafjalore. Në gjuhën angleze ka dy mënyra të ndryshme për të përcaktuar marrëdhënien midis përbërësve në fjali: rendi i fjalëve (pozicioni i sintagmave në fjali) dhe shënjuesit/treguesit strukturorë (parafjalët). Sipas gjuhëtarëve funksionalistë sintagmat emërore i përdorin të dyja këto për t‘i bërë më të qarta marrëdhëniet e tyre në fjali, por përdorimi i njërës apo tjetrës, sipas tyre, nuk ndryshon as karakterin e saj si sintagmë emërore, as marrëdhënien semantike të saj me të gjithë elementët e përfshirë në proces83. Le të krahasojmë p.sh. këto dy fjali: Në fjalinë e thjeshtë dëftore në gjuhën angleze mund të dallojmë disa pozicione të përbërësve, të cilat kanë përkatësi të ndryshme brenda fjalisë. Për shembull, mund të dallojmë (a) pozicione qendrore, të zëna nga përbërës (zakonisht të domosdoshëm), të cilat lidhen në mënyrë më të drejtpërdrejtë me veprimin dhe (b) pozicione periferike, të zëna nga ata përbërës (zakonisht fakultativë), të cilët lidhen në mënyrë të tërthortë me veprimin. Pozicioni më qendror në fjalinë e thjeshtë në gjuhën angleze është ai i kallëzuesit, i cili është përbërësi sintaksor që specifikon veprimin. Menjëherë para kallëzuesit vjen pozicioni i kryefjalës dhe pas tij pozicioni i kundrinorit. Këto pozicione, zakonisht mbulohen nga sintagma emërore pa parafjalë. Përderisa elementët që mbulojnë pozicione qendrore lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me veprimin, marrëdhënia me të është mjaft e qartë e për pasojë, përbërësit që dalin në këto pozicione normalisht nuk kanë nevojë për tregues të tjerë (si parafjalët) për të realizuar rolin e tyre semantik. Pozicioni është i mjaftueshëm. Pozicionet periferike, ato që nuk janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me kallëzuesin, zakonisht zihen nga gjymtyrë të quajtura rrethanorë. Kur këta përbërës periferikë, shprehen me sintagma emërore, ata normalisht përdorin parafjalë për të qartësuar marrëdhënien e tyre me veprimin. Gjuhët që nuk kanë sistem të pasur mbaresash siç është anglishtja, kanë nevojë për shënjues strukturorë në mënyrë që të specifikojnë marrëdhëniet e ndryshme të të gjithë pjesëmarrësve në një proces ose veprim. Rrjedhimisht, parafjala, në themel, është shënjuese e sintagmës emërore që e bën më të qartë marrëdhënien semantike midis SEm dhe sintagmave të tjera. Të pranosh që parafjalët janë shënjuese të sintagmës nuk do të thotë që ato nuk kanë kuptim leksikor. Përkundrazi, përderisa funksioni i parafjalëve është të qartësojë marrëdhënien midis sintagmës emërore dhe sintagmave të tjera, ato duhet të kenë kuptim për ta përmbushur këtë funksion me sukses. Për të qartësuar për shembull 82 83

Sinclair, J. McH. (1972). Po aty, fq. 208 Halliday, M.A.K. (1985). An introduction to functional grammar. London: Edward Arnold, fq. 345

98

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

marrëdhënien midis the book dhe the table, parafjalët on, down, near, behind, etj., duhet të kenë kuptim, atë që specifikon pozicionin e SEm the book në lidhje me SEm the table. Pra, ato tregojnë marrëdhënie rrethanore. Kjo i bën të veçanta sintagmat me parafjalë. Zakonisht, rrethanat lidhen në mënyrë më të tërthortë me veprimin sesa pjesëmarrësit në të, e për pasojë, ka më shumë gjasa që një rrethanë e caktuar të dalë në fjali e shënuar nga një parafjalë. Por kjo nuk do të thotë që sintagmat parafjalore të identifikohen me rrethanat dhe sintagmat emërore të identifikohen me pjesëmarrësit në një veprim. Kështu, dallimi midis sintagmave parafjalore dhe atyre emërore nuk është esencialisht çështje pjesëmarrësish kundrejt rrethanës, por më tepër çështje marrëdhënieje e drejtpërdrejtë ose e tërthortë me vetë procesin. Sa më larg e më pak të lidhur të jenë pjesëmarrësit, aq më i nevojshëm është përdorimi i parafjalës. Kjo është arsyeja pse pozicionet më qendrore (kryefjala dhe kundrinori) zakonisht realizohen nga sintagma emërore pa parafjalë, ndërsa pozicionet periferike (rrethanorët) zakonisht realizohen nga sintagma parafjalore. Megjithatë, në gjuhën angleze ka raste në të cilat ndeshen sintagma parafjalore në pozicionet e kryefjalës dhe kundrinorit dhe sintagma emërore në pozicione tipike për rrethanorët. Këto raste janë të rralla dhe mund të justifikohen me ekzistencën e një veprimi në të cilin lidhja midis pjesëmarrësve nuk është e qartë kur sintagma emërore shfaqet pa parafjalë. Në shumë raste, sintagma foljore ose sintagma emërore është semantikisht kaq e paqartë sa është e vështirë të përcaktohet marrëdhënia e vërtetë midis këtyre dy elementëve. E vetmja mënyrë për të specifikuar lidhjen midis tyre është natyrisht përmes një parafjale. Le të krahasojmë fjalitë e mëposhtme: He went into the house. He went after the president. He entered the house. He followed the president. He went across the road. He went up the mountain. He crossed the road. He climbed the mountain. Her dress goes with her eyes. He went to the British Museum. Her dress matches her eyes. He visited the British Museum. Folja go është nga pikëpamja semantike më e paqarta nga të gjitha foljet e përdorura në shembujt e mësipërm (enter, follow, pass, cross, climb, match dhe visit). Meqenëse ajo është semantikisht më pak e specifikuar, ka nevojë për një parafjalë që të specifikojë marrëdhënien midis dy SEm (pjesëmarrësit në veprim). Marrëdhënia midis SEm dhe veprimit është mjaft e qartë kur përdorim folje që janë semantikisht më të qarta dhe si rrjedhim edhe sintagma emërore lidhet drejtpërsëdrejti me veprimin (pa ndërmjetësinë e ndonjë parafjale). Marrëdhënia midis dy elementëve (kryefjalës dhe kundrinorit) është e

99

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

njëjtë në të gjithë shembujt e lartpërmendur, edhe pse elementi i dytë mund të realizohet nga një sintagmë parafjalore apo nga një sintagmë emërore. Në këtë rast sintagmat emërore janë po kaq ―pjesëmarrës‖ apo ―rrethanë‖ në një veprim të caktuar sa edhe sintagma parafjalore, e për pasojë, identifikimi i sintagmave emërore me ―pjesëmarrësin‖ dhe i sintagmës parafjalore me ―rrethanën‖ rezulton të jetë i gabuar. I njëjti fenomen ndodh kur ndeshen sintagma emërore të prira nga parafjalë në pozicionin e kryefjalës, si p.sh.: Will after the show be enough? Between 2 and 3 will be perfect. Në këta shembuj, ka nevojë për sintagma parafjalore sepse lidhja midis elementëve në fjali nuk bëhet e qartë vetëm nga pozicioni. (krahaso will the show be enough ?, ? 2 dhe 3 will be perfect). E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Mund të ketë sintagma emërore të përdorura si rrethanorë pa parafjalë, pavarësisht pozicionit (qendror apo periferik) që ato zënë në strukturën e fjalisë, sa herë që përkufizimi i tyre si rrethanë shprehet qartë e nuk lë vend për dykuptimësi, si p.sh.: She bought me a tape-recorder last week. She writes an article or a review for the Times every month. Kuptimi kohor është kaq i qartë në këto sintagma emërore sa nuk është nevoja të përdoren parafjalë për të qartësuar se cili është roli i tyre në procesin ku ato marrin pjesë. Ndonjëherë në gjuhën angleze sintagmat emërore shfaqen me ose pa parafjalë: I‟d like to send this parcel (by) air mail. They play the game (in) a different way. She cooks chicken (in) the way I like. A hat (of) this size will be fine. He takes risks (in) every lecture. Mospërdorimi i parafjalës është përsëri i mundshëm sepse lidhja midis elementëve të përfshirë në proces është mjaft e qartë. Të gjitha këto fakte provojnë se sintagmat emërore dhe ato parafjalore janë në themel e njëjta strukturë, ndarja e tyre bëhet më tepër për arsye semantike sesa sintaksore. Parafjalët janë pra, fjalë funksioni i të cilave është ai i specifikimit të marrëdhënieve të ndryshme që

100

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

ekzistojnë midis një sintagme emërore dhe sintagmave të tjera në strukturën e fjalisë, kur një marrëdhënie e tillë nuk qartësohet nga mjete të tjera gjuhësore. Ajo çka theksuam deri më tani për lidhjen mes sintagmave emërore dhe atyre parafjalore ka të bëjë edhe me alternativën që japin disa qasje të tjera në gramatikën e gjuhës angleze të cilat i trajtojnë parafjalët si një paketë rasash (cases) për sintagmat emërore. Kjo qasje u institucionalizua në gramatikën e rasës të Fillmore-it84. Ndërsa gjuhët me fleksion kanë mundësi zgjedhjeje të disa rasave për frazat emërore, gjuhët pa fleksion si anglishtja, duhet të përdorin parafjalët. Allerton (1979) thotë për shembull, se ―rasa ... i referohet një larmie marrëdhëniesh që emrat vendosin me foljet, me parafjalët ose me fjalinë në tërësi. Rasa mund të përcaktohet nga karakteri i foljes ose i parafjalës, ose nga funksioni sintaksor‖ 85. Kjo marrëdhënie e ngushtë është ilustruar me shembuj në të cilët parafjalët dhe mbaresat rasore kryejnë funksione shumë të ngjashme sintaksore. Por, siç e kemi theksuar, parafjalët kanë të bëjnë jo vetëm me funksionin e mbaresave rasore por edhe me rendin e fjalëve në fjali. Gjuha angleze lejon përcaktimin e një fjale nga një tjetër nisur nga pozicioni; kur vendosim një fjalë para një tjetre, zakonisht shprehim edhe një marrëdhënie semantike midis dy fjalëve të cilat mund të perifrazohen si ‗a përcaktohet nga b‘. Kjo lidhje semantike është e ngjashme me atë që specifikohet nga parafjalët. Radford (1988), për shembull vë në dukje se ―paralelja midis sintagmave parafjalore pas emrit kokë dhe sintagmave emërore para emrit kokë është shumë e ngushtë‖ 86 . Për ta ilustruar këtë ai jep shembujt e mëposhtëm: (a) the ban on pornography (b) the pornography ban

(a) recruitment of personnel (b) personnel recruitment

I vetmi ndryshim, përveç atij stilistikor, midis shembujve (a) dhe (b) është se ndërtimet me përcaktor të shprehur me emër të vendosur para kokës së frazës emërore janë më të paqarta se ato pasemërore. Radford (1988:206) thekson se lidhja semantike midis një sintagme emërore paraemërore dhe emrit që ajo përcakton është më pak e qartë se sa në rastet e sintagmave parafjalore pasemërore. Si rrjedhim parafjalët janë elementët funksionalë që shprehin në një mënyrë më të qartë marrëdhëniet që ekzistojnë midis sintagmave emërore dhe sintagmave të tjera në fjali. Megjithatë ato janë struktura të një lloji të veçantë. Parafjala nuk e transformon strukturën e sintagmës emërore në një strukturë të re, të ndryshme, ―parafjalore‖; ajo nuk e ndryshon 84

Fillmore, C.J. (1968). The case for the case, E. Bach & R.T. Harms (eds.), Universals in linguistic theory, New York: Holt, Rinehart and Winston, fq. 1-88. 85 Allerton, D.J. (1979). Essentials of grammatical theory. London: Routledge & Kegan Paul, fq. 246. 86 Radford, A. (1988), Transformational grammar : a first course. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 204

101

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

strukturën e sintagmës emërore, e cila mund të jetë e shumëllojshme, pavarësisht nëse sintagma emërore është e shënjuar nga një parafjalë ose jo. Pra, sintagmat parafjalore dhe ato emërore janë dy përbërës strukturorë që lidhen ngushtë me njëri-tjetrin. Për të qartësuar lidhjen specifike midis parafjalës dhe sintagmës emërore me të cilën ajo përdoret dhe si duhet t‘i trajtojmë parafjalët në analizën e strukturës sintagmatike të fjalisë, gjuhëtarët tradicionalistë mendojnë se sintagmat parafjalore janë esencialisht sintagma emërore, dhe se funksioni i parafjalëve në strukturën e sintagmës është i ngjashëm me atë të lidhëzave në strukturën e fjalisë. Një mendim të tillë e ndajnë edhe funksionalistët87 sipas të cilëve parafjalët funksionojnë në të njëjtën mënyrë si edhe lidhëzat por në një tjetër nivel. Ndërsa lidhëza është një element lidhës i cili specifikon marrëdhënie të ndryshme semantike të sifjalive, parafjala është një element lidhës që specifikon marrëdhëniet e ndryshme semantike të sintagmave. Nëse, pajtohemi me qasjen tranformative për një superkategori parafjalësh e cila përfshin si parafjalët edhe lidhëzat, do të thoshim se ―parafjalët‖ janë elementë lidhës që specifikojnë marrëdhëniet e ndryshme semantike midis dy elementëve, që mund të jenë sifjali ose sintagma88. Ky është edhe mendimi i gjuhëtarëve më bashkëkohorë të cilët kategorinë e parafjalës e konsiderojnë një klasë të hapur fjalësh që pasurohet vazhdimisht me elementë të rinj, duke përfshirë në të edhe të gjitha lidhëzat nënrenditëse të gjuhës angleze me disa përjashtime89.

87

Halliday (1985:289). Radford, A. (1988), Transformational grammar : a first course. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 208. 89 Huddleston, R. Pullum, G.K. (2002). The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, fq. 600. 88

102

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU III.

STRUKTURA E BRENDSHME E SINTAGMAVE PARAFJALORE NË GJUHËN ANGLEZE III. 1. DY FJALË PËR STRUKTURËN E SPa NË GJUHËN ANGLEZE Në këtë punim, duke ecur në vazhdën e shumë punimeve në gjuhësinë moderne, ne adoptojmë një koncept të ndryshëm për parafjalët duke i quajtur ato koka të sintagmave, pra, sintagma të krahasueshme me ato që drejtohen nga folje, emra, mbiemra dhe ndajfolje, që përfshijnë në strukturën e tyre përbërës të varur të shumëllojshëm. Ky ndryshim në konceptim çon edhe në një trajtim ndryshe të fjalëve që bëjnë pjesë në këtë kategori për nga kuptimi dhe funksioni i tyre gramatikor. Në këtë përfundim jemi mbështetur në teoritë gjuhësore bashkëkohore, si në gjuhësinë teorike (gjenerativiste) ashtu edhe atë përshkruese (deskriptiviste), e autorë të mirënjohur në këtë fushë (p.sh. mund të përmendim gjuhëtarët R. Huddleston e G. K. Pullum dhe punimin e tyre The Cambridge Grammar of the English Language (2002), që është një nga gramatikat më të vlerësuara bashkëkohore të gjuhës angleze, së cilës i jemi referuar shpesh në këtë punim). Sintagmat që përbëhen nga një parafjalë (in, about, under, to, with, etj.) e cila ndiqet nga një SEm (sintagmë emërore) apo një Fj (sifjali) quhen sintagma parafjalore (SPa)90. Në struktura të tilla parafjala (Pa) është koka e sintagmës dhe gjymtyra që vjen pas kokës quhet plotësori i saj. Për shkak të formës relativisht të pandryshueshme të parafjalëve disa studiues e konsiderojnë strukturën e brendshme të sintagmave parafjalore më të rëndësishme se struktura e parafjalëve. Madje, vetë përkufizimin e parafjalës nuk e konceptojnë jashtë sintagmës parafjalore. Për shembull, Paul J. Hopper në punimin e tij A Short Course in Grammar, i përkufizon parafjalët si ―fjalë që fillojnë një sintagmë parafjalore‖ (1999:31). Ky përkufizim, për mendimin tonë, është i paqartë dhe i paplotë sepse i përshkruan parafjalët dhe sintagmat parafjalore në mënyrë sipërfaqësore. Një përkufizim më i saktë formalisht i sintagmave parafjalore është ai sipas së cilit ―një sintagmë parafjalore ka një strukturë të brendshme të përbërë nga koka në formën e një parafjale e cila ndiqet menjëherë nga një plotësor i saj në formën e një sintagme emërore‖ 91 . Shembuj të sintagmave parafjalore janë p.sh.: before the Hate, at war, by him (G. Orwell, 1984: 15), të

90

Wekker, H and Haegeman, L. (1993). A Modern Course in English Syntax, Great Britain, fq.51. O‘Dwyer, B. (2000). Modern English structures: Form, function, and position. Peterborough, Ontario: Broadview Press, fq. 94, 123. 91

103

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

cilat formohen respektivisht nga parafjalët before, at dhe by të ndjekura menjëherë nga sintagmat emërore hate, war, him. Sintagma parafjalore, pra, quhen ato sintagma në të cilat parafjala është elementi drejtues i sintagmës ose koka e saj. Parafjala, ndryshe nga kategoritë e tjera leksikore si emri, folja e mbiemri të cilat mund të funksionojnë si sintagma edhe më vete, pra, pa praninë në strukturën e sintagmës të fjalëve të tjera të varura, e ka të domosdoshme praninë e një sintagme tjetër për të plotësuar strukturën semantiko-sintaksore të sintagmës ku ajo kryen funksionin e saj themelor gramatikor që është ai i kokës së sintagmës. Sintagmat parafjalore mund të drejtohen nga parafjalë të thjeshta dhe nga parafjalë të përbëra apo lokucione parafjalore. Sintagmat parafjalore me parafjalë të përbëra dallohen nga sintagmat parafjalore të zgjeruara me sintagma të tjera parafjalore nga gramatikaliteti i elementëve të mundshëm leksikorë që krijojnë parafjalë komplekse. Parafjalët e përbëra, ndryshe nga sintagmat parafjalore të zgjeruara me një tjetër sintagmë parafjalore, janë togje të qëndrueshme. Kuptimi i një parafjale të përbërë përcaktohet nga të gjitha fjalët në tërësi. Për shembull, emri regard në parafjalën e përbërë with regard to (në lidhje me) nuk mund të zëvendësohet nga emra të tjerë pa ndryshuar formën, funksionin, dhe më së shumti kuptimin e parafjalës. Në sintagmën parafjalore with regard to his future (në lidhje me të ardhmen e tij), emri regard nuk mund të zëvendësohet nga emri love për të formuar një sintagmë parafjalore with love to his future. Në këtë rast ndodh ndryshimi i sintagmës nga një sintagmë parafjalore e drejtuar nga një parafjalë e përbërë (with regard to), në një sintagmë parafjalore (with love) koka e së cilës është parafjala e thjeshtë with, që ndiqet nga një tjetër sintagmë parafjalore (to his future). Pra, kemi të bëjmë me dy sintagma parafjalore dhe jo me një. Kjo do të thotë se ndryshimi i emrit në strukturën e parafjalës së përbërë sjell ndryshim të kuptimit dhe të strukturës gramatikore. Nga ana tjetër, parafjala e thjeshtë after në sintagmën parafjalore after many years of war (pas shumë vitesh luftë) mund të ndiqet nga një numër i çfarëdoshëm sintagmash emërore në funksion të plotësorit të saj pa ndryshuar formën ose funksionin e kokës after. Kështu, forma dhe funksioni i sintagmave parafjalore after decades of tyranny and after twelve seconds of thinking janë të ngjashme me after many years of war. Nga ana tjetër, emri në një parafjalë të përbërë with regard to funksionon ndryshe nga një sintagmë emërore që kryen funksionin e plotësorit të një parafjale të thjeshtë për faktin se emri si pjesë përbërëse e një parafjale të përbërë humbet mundësinë funksionale për të marrë përcaktorë. Për shembull, emri years në sintagmën parafjalore after many years of war ka potencialin funksional të marrë elementin specifikues many si edhe një numër të pakufizuar përcaktorësh a caktuesorësh. Përkundrazi, emri regard, në sintagmën parafjalore with regard to his future e ka humbur potencialin funksional për të marrë një numër të pakufizuar përcaktorësh.

104

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Sintagma parafjalore kuptohet si një strukturë që përbëhet nga një parafjalë dhe plotësori i saj, si p.sh.: [in april] (në prill) [from the wall] (nga muri) [between the roofs] (midis çative) [behind it] (prapa saj/tij) [without a painful mixture] 92 (pa një përzierje të dhimbshme)

Asnjë nga përbërësit e sintagmës parafjalore nuk mund të lihet jashtë strukturës së sintagmës si i panevojshëm. Prania e parafjalës varet nga plotësori i saj dhe prania e plotësorit varet nga prania e parafjalës. Pra, ekziston një varësi reciproke midis dy përbërësve. Në sintagmat e përmendura më lart parafjalët in, from, between, behind, without kërkojnë praninë e një sintagme emërore, përkatësisht april, the wall, the roofs, it, a painful mixture, për të plotësuar kuptimin e tyre, ndërsa parafjala vetë përshkruhet si drejtuesja e sintagmës emërore (april, the wall, the roofs, it, a painful mixture). Në përgjithësi, në një marrëdhënie të tillë ku elementët plotësojnë njeri-tjetrin funksionin e drejtuesit e kryen gjithmonë elementi i parë. Këto sintagma në gjuhën angleze janë ndërtime ―pa kokë‖ pasi asnjë nga përbërësit nuk funksionon si bërthama e sintagmës nga e cila varen elementët e tjerë. Përkundrazi, ndërtimi ndahet në dy komponentë funksionalë – parafjala dhe plotësori i saj. Në përgjithësi, një sintagmë parafjalore shpreh marrëdhënie midis plotësorit të parafjalës dhe një përbërësi tjetër të fjalisë. Sintagmat parafjalore gjithashtu nuk mund të ndahen nga elementë të tjerë ndërmjetës Kështu, fjalia James glanced lovingly at his wife është fjali e saktë nga pikëpamja gramatikore, ndërsa *James glanced at lovingly his wife është e pasaktë sepse ndajfolja lovingly nuk mund të vendoset midis kokës dhe plotësorit të sintagmës parafjalore93.

92

Shembujt e mësiperm të sintagmave parafjalore janë marrë nga romani Nineteen Eighty-Four i shkrimtarit George Orwell, fq. 3, 4, 14, 15. 93 Jacobs, R. A. (1995). English syntax: A grammar for English language professionals. New York: Oxford University Press, fq. 246.

105

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

III. 2. LLOJET E SINTAGMAVE PARAFJALORE (SPa) Theksuam më lart se në sintagmat parafjalore parafjala (Pa) është koka e sintagmës dhe përbërësi që vjen pas kokës quhet plotësor i saj. Rendi normal i elementëve në një SPa është: Pa - SEm. Megjithatë, në gjuhën angleze ka edhe disa parafjalë që vendosen pas plotësorit të tyre, si p.sh. three weeks ago, all joking aside, ku ago dhe aside konsiderohen parafjalë sepse ashtu si parafjalët tipike ato shërbejnë si kokë e sintagmave të mësipërme. Në këtë pjesë të punimit do të analizojmë strukturën e brendshme të sintagmave parafjalore në gjuhën angleze. Do të rendisim të gjitha ndërtimet e mundshme me parafjalë në këtë gjuhë duke filluar nga ato më të shpeshtat e tipiket e deri tek ato që përdoren më rrallë por që ekzistojnë e si të tilla duhen pasqyruar. Fillimisht po japim disa shembuj sintagmash parafjalore: at home (G. Orwell, 1984: 25) (në shtëpi)

without breaking the syntax (po aty:189) (pa prishur sintaksën) at the present (po aty:13) (në të tashmen)

above his right ankle (po aty:13) (mbi nyjën e këmbës (së tij))

Sintagmat parafjalore në shembujt e mësipërm përbëjnë disa nga rastet më tipike të SPa në gjuhën angleze. Analiza e tipave ndërtimorë të SPa në këtë gjuhë duke nisur nga ato me denduri më të lartë e deri tek ato që ndeshen më rrallë përfshin modelet e mëposhtme:

1. SPa → Pa + SEm Forma më tipike dhe më e shpeshtë gramatikore që mund të haset në një sintagmë parafjalore në gjuhën angleze është sintagma emërore. Siç e kemi përmendur edhe në pjesën e parë të punimit, sintagmat emërore janë sintagma të përbëra zakonisht nga një emër por edhe nga një përemër që funksionon si koka e sintagmës, e zgjeruar ose jo me specifikues a caktuesorë që vendosen para kokës dhe plotësorë që vendosen pas saj. Sintagmat emërore në të tilla ndërtime luajnë rolin e plotësorit 94 të parafjalës brenda strukturës së sintagmës parafjalore. Për shembull: 94

Në këtë punim termi plotësor, siç e kemi qartësuar edhe në përkufizimin e termave në fillim të punimit, përdoret për të treguar një gjymtyrë të domosdoshme nga pikëpamja semantiko-sintaksore.

106

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

in his eyes (në sytë e tij) from her (nga ajo) between you and me (midis nesh) with the crowds (me turmat) with minor difficulties (me vështirësi të vogla) (G. Orwell, 1984:307, 310) Siç mund të vihet re edhe nga shembujt e mësipërm, sintagmat emërore që vendosen pas kokës së sintagmave parafjalore mund të jenë të shumëllojshme, nga më të thjeshtat e deri tek ato më komplekset ku emri kokë mund të marrë disa përcaktorë95: in the poorer quarters of this town (G. Orwell, 1984:298) (në lagjet më të varfra të këtij qyteti) of the crudest logical errors (po aty:291) (të gabimeve logjike më trashanike) Në shembullin e parë plotësori i parafjalës in është kompleks. Ai përbëhet nga specifikuesi (the), nga përcaktori i paravendosur (poorer) dhe një SPa e pasvendosur (of this town). Në shembullin e dytë para kokës emërore të plotësorit të parafjalës of gjenden dy përcaktorë (crudest, logical) dhe specifikuesi (the). Pra, nuk ka kufizime përsa i përket llojit të SEm që mund të drejtohet nga një parafjalë. Në rast se plotësori i parafjalës kokë është një SEm e përbërë nga një përemër vetor, ai del gjithmonë në rasën kallëzore (from her, between you and me), e vetmja formë rasore e përemrit në gjuhën angleze. Përveç parafjalëve tipike që ndiqen nga sintagma emërore, në gjuhën angleze ka edhe disa parafjalë që vendosen pas plotësorit të tyre, (angl. Postpositions: ago, aside, withstanding), p.sh.: Three weeks ago96 (Tri javë më parë)

All joking aside (po aty) (Duke lënë shakanë mënjanë)

These objections withstanding97 (Pavarësisht kundërshtimeve)

95

Për më tepër informacion rreth strukturës së sintagmave emërore shih pjesën e parë të këtij punimi. Wekker, H. and Haegeman, L. (1993). A Modern Course in English Syntax, Great Britain, fq.52. 97 Huddleston, R. Pullum, G. K. (2002). The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, 631. 96

107

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Fjalët e mësipërme quhen parafjalë në gjuhësinë angleze bashkëkohore pasi ato e kanë të domosdoshme praninë e një plotësori (SEm), që në këtë rast vendoset para kokës së sintagmës dhe jo pas saj si zakonisht. Këto janë raste mjaft të rralla në gjuhën angleze98. Gjithashtu, janë të pakta rastet kur sintagma emërore pas parafjalës kokë nuk merr specifikues. Pothuajse gjithmonë emri në këto raste ka nevojë për një specifikues. Le të përmendim disa shembuj që bëjnë përjashtim nga ky rregull: in tears (në lot) in danger (në rrezik) at war (në luftë) by heart (përmendësh) beyond control (jashtë kontrollit) on time (në kohë) by car (me makinë) (go) to bed (në shtrat)(për të fjetur) (be) in church (në kishë)(për t‘u lutur). (go) to school (në shkollë)(për të studiuar) Parafjalët dhe SEm në shembujt e mësipërm formojnë togje të qëndrueshme kryesisht me vlerë ndajfoljore (in tears, by heart, beyond control, etj), ose përdoren me kuptim të përgjithshëm edhe jo specifik (to bed, to school, by car, in church, etj).

2. SPa → Pa + Gr (Gerund) Forma e dytë gramatikore që gjendet në sintagmat parafjalore në gjuhën angleze është gerundi. Gerundi është një formë foljore e pashtjelluar që luan rolin e një emri. Ndonëse ka formën e një foljeje, sintagma që gerundi krijon sillet në fjali si emër, pra kryen në fjali funksionet bazë të një emri a SEm. Një sintagmë e tillë pas një parafjale kokë mund të dalë e thjeshtë ose e zgjeruar me folje ndihmëse, sintagma parafjalore, sintagma ndajfoljore, dhe specifikues. Në sintaksën angleze ato njihen si sifjali me formë foljore të pashtjelluar gerundive. Gerundi kryen funksionin e plotësorit të parafjalës brenda sintagmave parafjalore, pra është një element i domosdoshëm brenda strukturës së tyre. Për shembull: ...made a living by selling systems... (G. Orwell, 1984:89) (...siguronin jetesën me shitje sistemesh...) ...the fear of being overheard (po aty:92) 98

Huddleston, R. Pullum, G. K. (2002). Po aty, fq. 631.

108

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(frika se mos përgjohej)

...he can be inspected [without warning]... (po aty:219) (...mund të inspektohej pa u paralajmëruar...)

...the difficulty in talking about such things (po aty:139) (vështirësia për të folur për gjëra të tilla)

...on the point of falling asleep (po aty:209) (gati për ta zënë gjumi)

...successful in achieving their aims (po aty:210) (të suksesshëm për të arritur qëllimet e tyre)

...before being brought here (po aty 1984:238) (para të sjellurit këtu)

He could not force himself into losing consciousness (po aty 1984:252) (ai nuk mund ta detyronte veten për të humbur ndjenjat)

Vetëm sintagmat foljore në formën e gerundit mund të dalin si plotësorë parafjalorë në sintagmat parafjalore në gjuhën angleze. Përveç tyre, ka edhe tri parafjalë që mund të ndiqen nga një paskajore: but, expect dhe about. Për shembull: We had no choice but to go. (Nuk kishim zgjidhje tjetër vetëm të shkonim.)

We had no choice except to go. (Nuk kishim zgjidhje tjetër përveç se të shkonim.)

They were about to leave when their friends came.99 (Ishin gati të largoheshin kur t‘u vinin shokët.)

3. SPa → Pa + FjEm (sifjali emërore)/FjPc (sifjali përcaktore) Forma e tretë gramatikore që mund të jetë pjesë e një sintagme parafjalore në gjuhën angleze është sifjalia që mund të jetë emërore ose përcaktore. Sifjalitë emërore janë fjali të nënrenditura që kryejnë në fjali funksione emërore zakonisht atë të kundrinorit me parafjalë pas foljeve që kërkojnë parafjalë specifike. Sifjalitë emërore në sintagmat parafjalore mund të jenë pyetëse të zhdrejta dhe plotësojnë parafjalën kokë. Sifjalitë përcaktore përcaktojnë një SEm dhe paraprihen nga përemra lidhorë ose ndajfolje lidhore. Për shembull: They will see you for what you are. (Pa + FjEm) (G. Orwell, 1984:282) (Ata do ta kuptojnë se cili jeni ju). Her skin would be different from what it had once been. (Pa + FjEm) (po aty:305) 99

Shembujt e mësipërm janë marrë nga punimi i Maclin, Alice (2001:255), Reference Guide to English, a Handbook of English as a Second Language, Office of English Language Programs, United States Department of State, Washington DC

109

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(Lëkura e saj do të ishte ndryshe nga ç‟kishte qenë më parë). ...from what he could remember (...nga ç‟mund të kujtonte prej saj...)

of her... (Pa + FjEm) (po aty:171)

The teacher listened to what the students said. (Pa + FjEm) (Mësuesja dëgjoi ç‘thanë studentët.) (Maclin, A. Reference.:152)

I bought a book from which I got new ideas about teaching grammar. (Pa + FjPc) (Bleva një libër nga i cili mora ide të reja për mësimdhënien e gramatikës.) (po aty:152)

Sintagmat parafjalore të këtij tipi janë pjesë e sintagmave më të zgjeruara kryesisht foljore, emërore e mbiemërore, të cilat do t‘i analizojmë në vijim të punimit.

4. SPa → Pa + SPa (Sintagmë Parafjalore) Forma e katërt gramatikore që mund të ndeshet në një sintagmë parafjalore në gjuhën angleze është një sintagmë tjetër parafjalore. Sintagmat parafjalore pas kokës së një sintagme më të gjerë parafjalore kryejnë funksionin gramatikor të plotësorit parafjalor brenda sintagmës parafjalore. Për shembull: ...dropped [quite near at hand] (G. Orwell, 1984:135) (...ra fare pranë)

...had gone [straight on with his speech] (po aty:189) (...kishte vazhduar fjalimin e tij)

...a period [of about fifty years] (po aty:197) (...një periudhë prej afër pesëdhjetë vjetësh)

...seemed to come [from outside himself] (po aty:298) (...dukej se vinte nga jashtë vetvetes)

Në shembullin e parë sintagma parafjalore at hand është pjesë e një sintagme më të gjerë parafjalore quite near at hand. Kjo është e ngjashme me mënyrën se si një sintagmë emërore mund të përfshihet brenda një sintagme më të gjerë emërore si p.sh. a house that size, ose një sifjali mund të jetë pjesë përbërëse e një tjetre: That she survived is a miracle. Në SPa të mësipërme, parafjalët kokë të sintagmave parafjalore, përkatësisht, near, on, of, from, ndiqen nga plotësorë që janë gjithashtu sintagma parafjalore të drejtuara përkatësisht nga parafjalët from, at, with, about, outside. Skema e varësisë në një sintagmë të tillë mund të paraqitet si më poshtë:

110

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

SP P

SP

P

of

SE

about fifty years

(prej.....rreth.....50 vjetësh)

Sintagmat parafjalore ndeshen shpesh në të tilla struktura, sidomos në funksionin e plotësorit të sintagmave foljore pas foljeve parafjalore100, si në shembujt 2 dhe 4 më lart. Këto lloj foljesh do t‘i analizojmë në vijim të punimit.

5. SPa → Pa + SNd (Sintagmë Ndajfoljore) Plotësori i një SPa mund të jetë edhe në formën e një SNd. Ndërtime të tilla në gjuhën angleze nuk janë shumë prodhimtare: Why don‘t you save it [for later]? [Until recently] there wasn‘t even a road. He won‘t have that car [for long]. You‘ll be feeling better [before long]101. Analiza e disa sintagmave të këtij lloji është e diskutueshme. Ato mund të analizohen ose si sintagma parafjalore të përcaktuara nga një ndajfolje ose si sintagma ndajfoljore të përcaktuara nga një sintagmë parafjalore e pasvendosur. Kështu në sintagmën up at the farm, „up‟ mund të konsiderohet si rrethanor që përcakton sintagmën parafjalore at the farm, ose mund të shihet si një sintagmë ndajfoljore me kokë ndajfoljen „up‟ të përcaktuar nga sintagma parafjalore at the farm. Të tjerë shembuj të këtij lloji janë: back in the spring, down by the river, up in the mountains102. Mjaft të rralla në gjuhën angleze janë edhe struktura të tipit SPa → Pa + SMb (Sintagmë Mbiemërore). Le të japim disa shembuj: 100

Foljet parafjalore janë kombinim i një foljeje dhe një parafjale, shpesh me kuptim idiomatik, që ndryshojnë nga foljet e tjera frazale pasi ato duhet të marrin patjetër një kundrinor që vendoset pas parafjalës, si p.sh.: take after në fjalinë The children take after their mother. 101 Shembujt e mësipërm janë marrë nga libri i Huddleston, R. and Pullum, K. G (2002). The Cambridge Grammar of the English Language.Cambridge: Cambridge University Press, fq, 640. 102 Aarts, E. Aarts, J. (1988). English Syntactic Structures. New York : Prentice Hall and Martinus, fq. 126.

111

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

at first, at last, for certain, for sure, in brief, in private, of late, of old. Këto sintagma janë përgjithësisht idiomatike (të qëndrueshme) dhe kanë vlerë ndajfoljore. Ato përdoren për të realizuar lidhje midis fjalive a paragrafëve apo qëndrim ndaj përmbajtjes së kumtimit dhe nga pikëpamja sintaksore funksionojnë si togje të ndërmjetme. Vendosen në fillim të fjalisë dhe veçohen me presje, por mund t‘i hasim edhe në fund të saj: It was starting, it was starting [at last]! (G. Orwell, 1984:230) (Po fillonte, po fillonte më në fund)!

Përveç këtyre togjeve të ngurta, në gjuhën angleze, ndonëse rrallë, ndeshen edhe disa sintagma të tjera parafjalore plotësori i të cilave është një mbiemër dhe sintagma parafjalore kryen funksionin e një përcaktori kallëzuesor të kundrinorit: They took me [for dead]. (Më morën për të vdekur).

Në këtë shembull dead është një sintagmë mbiemërore si plotësor i parafjalës for e së bashku me të kryejnë funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kundrinorit të drejtë me. Përveç strukturave të mësipërme, në gjuhën angleze ekzistojnë edhe disa sintagma parafjalore me plotësorë të dyfishtë: i pari një sintagmë emërore dhe i dyti një sintagmë tjetër parafjalore. Sintagma të tilla tregojnë më së shumti marrëdhënie vendore e kohore: [from north to south], [from March to April]. Koka e një sintagme të tillë është parafjala e parë. Për shembull: recurred [from time to time] throughout his life (kohë pas kohe) (G. Orwell, 1984:151) [from week to week] (nga java në javë) (po aty:159) the courts [from the morning to night] (nga mëngjesi në darkë) (po aty:160) varied [from age to age] (nga njëra moshë në tjetrën) (po aty:192) [from conquer to conquer] (nga njëri pushtim në tjetrin) (po aty:217) [from mind to mind] (nga njëra mendje në tjetrën) (po aty:228) Toiling [from birth to death] (nga lindja në vdekje) (po aty:230) [from one meal to the other] (nga njëri vakt në tjetrin) (po aty:288) [from individual to individual] (nga njëri individ tek tjetri) (po aty:296), Në shembujt e mësipërm parafjala kokë është from dhe merr plotësor të dyfishtë: një sintagmë emërore (përkatësisht the morning, age, conquer, mind, birth, one meal, individual) dhe një sintagmë parafjalore (përkatësisht to night, to age, to conquer, to mind, to death, to the other, to individual). Sintagmat e dyta parafjalore varen nga 112

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

sintagmat e para. Në ndërtime të tilla vihet re përdorimi i sintagmave emërore të thjeshta, pa specifikues a caktuesorë. Në më të shumtën e rasteve ato përbëjnë struktura të qëndrueshme me vlerë ndajfoljore, që përdoren për të përforcuar veprimin a kohëzgjatjen e veprimit të shprehur nga folja, por mund të jenë edhe sintagma të lira, jo-idiomatike e në këto raste në sintagmat emërore mund të haset edhe ndonjë specifikues a caktuesor (p.sh.: from this March to next April). Në strukturat që përmendëm në këtë pjesë të punimit elementët e varur të sintagmave parafjalore ishin përgjithësisht plotësorë, pra elementë të domosdoshëm për strukturën dhe kuptimin e sintagmave të tilla. Është e rëndësishme të theksohet se parafjalë të ndryshme marrin plotësorë të ndryshëm. Until mund të marrë një sintagmë ndajfoljore por jo një sifjali pyetëse të zhdrejtë, ndërsa on mund të marrë një sifjali pyetëse të zhdrejtë por jo një sintagmë ndajfoljore, e kështu me radhë. Kjo mund të krahasohet me mënyrën se si foljet, emrat, dhe mbiemrat përzgjedhin lloje të veçantë plotësorësh. Një fakt i tillë e justifikon plotësisht qëndrimin tonë mbi sintagmat parafjalore si sintagma me tipare tipike sintagmatike të ngjashme me ato të sintagmave të tjera.

III. 2. 1. CAKTUESORЁT NЁ STRUKTURЁN E SPa

Në tipat strukturorë të SPa që përmendëm më lart, elementet që vijnë pas kokës së sintagmës parafjalore janë të domosdoshëm për të plotësuar sintaksën dhe kuptimin e sintagmës. Përveç këtyre elementëve esencialë, në strukturën e një SPa mund të ndeshen edhe elementë që nuk janë të rëndësishëm për kuptimin dhe strukturën, por specifikojnë kuptimin e sintagmës. Këto elemente i kemi quajtur caktuesorë. Caktuesorët përdoren kryesisht në strukturën e SPa që në gjuhën angleze janë idiomatike dhe tregojnë përshkallëzim të një tipari a cilësie. Sintagma të tilla janë të konsiderueshme në numër dhe nëse i referohemi sintaksës së tyre të jashtme ato ngjajnë shumë me mbiemrat; shembuj të tillë janë SPa in a bad temper, in control, out of sorts, out of order, on top of the world. Këto mund të specifikohen apo përcaktohen nga fjalë e shprehje që tregojnë shkallë, kryesisht ndajfolje: She seemed [completely in control of the situation]. (...plotësisht në kontroll të situatës.)

I was feeling [very much out of sorts]. (...shumë pa humor)

SPa të lira (jo-idiomatike), që janë edhe objekti i punimit tonë, mund të specifikohen edhe nga caktuesorë në formën e një SEm që tregon zakonisht shtrirje në kohë ose hapësirë:

113

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

It happened [ten minutes/a long time after the accident]. (Ndodhi dhjetë minuta/shumë kohë para aksidentit).

[some time after the war], (ca kohë pas luftës)

[a kilometre from the village] (një kilometër nga fshati)

Por, edhe një numër i kufizuar ndajfoljesh si right, straight, just që përdoren në SPa mund të luajnë rolin e caktuesorëve që tregojnë kryesisht vend e kohë, si p.sh.: ...right through the woods... (G. Orwell, 1984:60) (mu përmes pyllit)

...right in a second... (po aty:111) (vetëm për një sekondë)

...straight in front of a telescreen... (po aty, 1984:112) (mu përpara një ekrani)

...immediately after lunch... (po aty:114) (menjëherë pas drekës)

...straight at you... (po aty, 1984:156) (drejt e tek ty)

Pra, SPa marrin caktuesorë si ata që mund të gjenden edhe në sintagma të tjera. She died [two years after the divorce]. She seems [very much in control of things]. It happened [just inside the penalty area]. Caktuesorët në shembujt e mësipërm gjenden gjithashtu edhe në SMb (two years old, SEm (very much a leader), dhe SFo (She (just managed to escape))103. Grafikisht struktura e SP në gjuhën angleze mund të paraqitej si më poshtë:

103

Shembujt e mësipërm janë marrë nga CGEL (2002), fq, 644, 647.

114

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

E thjeshtë (under, with, to, in, for, by) Parafjalë E përbërë (next to, instead of, due to) Sintagmë Ndajfolje (now, then) Parafjalore Plotësor Sintagmë emërore (her, the books, a little longer) Gerund (winning the election) Sifjali Sifjali emërore (whoever wants it)

III. 2. 2. LLOJE ATIPIKE SINTAGMASH PARAFJALORE

Megjithëse në gjuhën angleze parafjalët përgjithësisht paraprijnë plotësorët e tyre, siç e pamë edhe në shembujt e mësipërm, ato mund të shfaqen edhe në ndërtime pa plotësorë. Ndër më të shpeshtat e këtij grupi mund të përmendim sintagmat parafjalore në fjalitë pyetëse. Në gjuhën angleze fjalitë pyetëse formohen duke përdorur foljen ndihmëse do, si p.sh.: The cat likes fish - Does the cat like fish?, si edhe duke vendosur në fillim të fjalisë foljen e parë ndihmëse ose një përemër ose ndajfolje pyetëse (wh-word) si në shembullin I gave the ball to Teddy - To whom did I give the ball? Në shembullin I gave the ball to Teddy, sintagma parafjalore to Teddy përbëhet nga parafjala to që është dhe koka e sintagmës dhe plotësi, sintagma emërore Teddy. Për të krijuar një fjali pyetëse, plotësori i parafjalës në fillim zëvendësohet nga një fjalë pyetëse (wh-word) si në I gave the ball to whom (këtë Çomski e quan strukturën e thellë (deep structure)104 të një fjalie pyetëse), dhe më pas e tërë sintagma parafjalore që përmban fjalën pyetëse zhvendoset në fillim të fjalisë pyetëse dhe me anë të foljes ndihmëse do krijohet pyetja: To whom did I give the ball? (kjo është sipas Çomskit struktura e shfaqur (surface structure) e fjalisë pyetëse). Megjithatë në gjuhën angleze, një fjali pyetëse mund të formohet edhe duke zhvendosur në fillim të fjalisë vetëm fjalën pyetëse si në who did I give the ball to? Të dyja format janë gramatikore105. Në këtë ndërtim plotësori dhe parafjala qëndrojnë larg njeri-tjetrit. Duke qenë se të dyja ndërtimet janë gramatikore në gjuhën angleze ndryshimi midis To whom did I give the ball? dhe who did I give the ball to? është vetëm stilistikor. Ndërtimi i parë (parafjalë + fjalë pyetëse) është më formal dhe përdoret në ligjërimin e shkruar, ndërsa i dyti përdoret më tepër në ligjërimin e folur. Një pozicion të tillë të pazakontë të 104

Chomsky, N. (1965). Aspects of the theory of syntax. Cambridge: M.I.T. Press. Jacobs, Roderick A. (1995). English syntax: A grammar for English language professionals. New York: Oxford University Press, fq. 245 105

115

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

parafjalëve mund ta hasim edhe në fjalitë pyetëse të zhdrejta: I asked them who they gave the ball to. Ndërtime të tjera, përveç fjalive pyetëse me përemra a ndajfolje pyetëse, ku parafjala përdoret larg plotësorit të saj, janë edhe ato me sifjali përcaktore. Kur një përemër lidhor është plotësori i një parafjale, parafjala zakonisht zhvendoset në fund të sifjalisë: The old house [which I was telling you about] is empty. (Shtëpia e vjetër për të cilën po të tregoja)

This is the man [whom we sold our house to].106 (Ky është njeriu të cilit i shitëm shtëpinë).

He had the appearance of being a person [that you could talk to]. (Ai kishte pamjen e një njeriu të cilit mund t‘i flisje) (G. Orwell, 1984:13)

Karakteristike për gjuhën angleze janë edhe disa ndërtime në të cilat vërejmë një ndryshim të rendit normal të fjalisë për të theksuar një gjymtyrë të caktuar. Këto struktura fillojnë me një përemër (it, what, that, all) dhe plotësi i sintagmës parafjalore në to vendoset në fund të fjalisë për t‘u theksuar më tepër: What is not worth listening to is his advice. (Ajo që nuk ia vlen të dëgjohet është këshilla e tij.)

What they think about is the Spies, and the war, of course. (G. Orwell, 1984:59) (Ato që mendojnë ata janë Spiunët dhe lufta, natyrisht.)

Gjithashtu, plotësi mund të gjendet larg parafjalës edhe në ndërtime joveprore. Në këto struktura parafjala vendoset pas foljes, p.sh.: ...there were just a few great big beautiful houses that were lived in by rich men. (...shtëpi... të bukura që banoheshin nga njerëz të pasur.) (G. Orwell, 1984:76)

It was a wild, impossible notion, to be abandoned as soon as it was thought of. (...një nocion që duhej braktisur sapo të çohej ndërmend.) (po aty:100)

Në gjuhën angleze mund të ndeshen edhe disa struktura me paskajore ku parafjala qëndron pas paskajores, larg plotësorit të saj: She was beautiful to look at in her new dress. (Ajo dukej bukur me fustanin e ri.)

106

Shembujt janë marrë nga libri i Wekker, H. dhe Haegeman, L. A Modern Course in English Syntax, Great Britain, 1993, fq. 57

116

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Rastet e mësipërme ilustrojnë një përdorim atipik të parafjalës larg plotësorit të saj, që është një karakteristikë dalluese e gjuhës angleze. Përveç rasteve që përmendëm më lart, parafjalët në gjuhën angleze mund të dalin edhe në një formë tjetër, pa plotësor. Parafjalët pa plotësor, janë quajtur edhe ―parafjalë të braktisura‖ (marooned prepositions107). Për shembull, në fjalinë He shot down two men sintagma two men, në vështrim të parë duket si plotësor i parafjalës, në të vërtetë kjo sintagmë emërore është kundrinor i drejtë i foljes frazale shot down (pushkatoi), që do të thotë se down është parafjalë ‗e braktisur‘ sepse nuk ndiqet nga një plotësor siç ndodh me parafjalët tipike. Parafjalët e tilla më shpesh përdoren me folje frazale si p.sh. put up with (lejoj, toleroj) dhe si plotësor i një sintagme foljore me folje parafjalore. Parafjalët e braktisura në foljet frazale njihen gjithashtu edhe si ‗pjesëza‘ (particles)108. Në vijim të këtij punimi do të ndalemi më gjatë në funksionin e parafjalëve si pjesëza brenda strukturës së foljeve frazale, të cilat përbëjnë një numër të konsiderueshëm të foljeve të gjuhës angleze.

III. 3. SPa SI ELEMENTE TË VARUR TË SINTAGMAVE TË TJERA DHE FUNKSIONET E TYRE SINTAKSORE Siç e kemi përmendur edhe më lart, parafjalët janë fjalë të shumanshme e, për pasojë, kuptimi dhe funksioni i tyre analizohet më qartë vetëm në rastet konkrete të përdorimit të tyre në një kontekst të caktuar gjuhësor. Thënë ndryshe, sintagmat parafjalore kryejnë funksione të ndryshme në fjali në varësi të fjalëve me të cilat vendosin marrëdhënie. Nga pikëpamja formale, parafjalët kryejnë tri funksione kryesore në strukturën e fjalisë: funksion ndajfoljor, duke përcaktuar kryesisht folje, por edhe mbiemra e ndajfolje; funksion mbiemëror, duke përcaktuar emra brenda sintagmave emërore; dhe pjesë emërore e kallëzuesit emëror pas foljes jam (to be)109 Për të realizuar këto funksione sintagmat parafjalore dalin përgjithësisht si pjesë përbërëse e strukturave të zgjeruara të llojeve të ndryshme. Më shpesh ato janë pjesë e sintagmave foljore, emërore e mbiemërore. Përdorimi i tyre brenda strukturave të tilla në gjuhën angleze karakterizohet nga tipare specifike formale dhe funksionale. Në këtë pjesë të punimit do të analizojmë pikërisht larminë e përdorimit të sintagmave parafjalore 107

Hopper, Paul J. (1999). A short course in grammar. New York: W. W. Norton & Company, fq. 31, 121. Jacobs, R. A. (1995). English syntax: A grammar for English language professionals. New York: Oxford University Press, fq. 248. 109 Shënim: Shembuj të sintagmave parafjalore në funksionet e lartpërmendura do të jepen në vijim të punimit. 108

117

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

brenda strukturave më të gjera foljore, emërore, mbiemërore, ndajfoljore dhe funksionet e tyre sintaksore. Para se të fillojmë një analizë të tillë do të ishte e udhës të jepnim një shpjegim sqarues në lidhje me dy terma të rëndësishëm që na kanë shoqëruar në analizën e sintagmave parafjalore në gjuhën angleze, që janë plotësori dhe caktuesorët.

III. 3. 1. DALLIMI MIDIS PLOTЁSORIT DHE CAKTUESORIT

Termin plotësor në këtë punim e kemi përdorur për të emërtuar një përbërës të domosdoshëm në strukturën e sintagmës e të fjalisë. Plotësorët vendosin gjithmonë një lidhje të ngushtë semantike e sintaksore me elementin kokë të sintagmës, ndërsa caktuesorët (rrethanorët, përcaktorët e specifikuesit) nuk e kanë këtë veti. Ato janë fakultative në strukturën e sintagmës dhe luajnë kryesisht rol specifikues a përshkrues. Por të dy këta përbërës janë të pranishëm në strukturën e një sintagme, elementi kokë i së cilës nuk mund të quhet i plotë për nga forma dhe kuptimi në rast se nuk plotësohet nga të gjithë elementët e nevojshëm. Lidhja e ngushtë semantike midis kokës dhe plotësit apo plotësorëve të saj reflektohet në strukturën e sintagmës në të cilën plotësorët përzgjidhen nga elementi kokë të qëndrojnë më pranë saj në krahasim me caktuesorët110. Le të bëjmë dallimin midis plotësorit dhe caktuesorëve në struktura me sintagma parafjalore si elementë të varur. Sintagmat parafjalore funksionojnë si plotësorë ose si rrethanorë a përcaktorë (caktuesorë) në struktura të zgjeruara si p.sh sintagma emërore, sintagma mbiemërore, dhe sintagma foljore 111 . Në shembujt the painter of the famous watercolor dhe the especially tiny woman with the German hips112, sintagmat parafjalore of the famous watercolor dhe with the German hips funksionojnë përkatësisht si plotësor i sintagmës emërore the painter dhe si përcaktor i sintagmës emërore the especially tiny woman. Si përcaktorë të sintagmave emërore, sintagmat parafjalore funksionojnë në mënyrë të ngjashme me sintagmat mbiemërore pasi ato përshkruajnë ose përcaktojnë një sintagmë emërore si p.sh. në sintagmën emërore the blue-haired lady ku sintagma mbiemërore blue-haired përcakton the lady dhe në sintagmën emërore the lady with blue hair në të cilën sintagma parafjalore with blue hair gjithashtu përcakton sintagmën emërore the lady. Sintagmat parafjalore në mënyrë të ngjashme funksionojnë edhe si plotësorë të sintagmave mbiemërore si p.sh. of clowns në afraid of clowns dhe si plotësorë të sintagmave foljore 110

Aarts, B. (2001) English Syntax and Argumentation (Second Edition), London: Palgrave Macmillan, fq. 111-120. 111 DeCarrico, Jeanette S. (2000). The Structure of English: Studies in form and function for language teaching. Ann Arbor: University of Michigan Press, fq. 122. 112 DeCarrico, Jeanette S. (2000). Po aty, fq. 122

118

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

si p.sh. to the Jonas Brothers në sintagmën listen to the Jonas Brothers dhe si përcaktorë (caktuesorë) në sintagmat mbiemërore si along the beach në SM green along the beach dhe rrethanorë në SFo si during the performance në danced during the performance (DeCarrico 2000:122, 124). Sintagmat parafjalore që funksionojnë si plotësorë ndryshojnë nga sintagmat parafjalore që funksionojnë si caktuesorë në atë se koka e sintagmës emërore, mbiemërore ose foljore imponon kufizime bashkëlidhjeje mbi parafjalën. Në shembullin the painter of the famous watercolor dhe shembullin e ngjashëm the author of the book, vetëm një sintagmë parafjalore me kokën of që vendoset pas sintagmës emërore mund të shprehë marrëdhënien midis krijuesit dhe krijimit. Përkundrazi, sintagmat emërore me sintagma parafjalore si caktuesorë nuk kanë kufizime përsa i përket llojit të parafjalës, d.m.th. mund të përdoren me pothuajse të gjitha parafjalët si p.sh.: the woman with the blue eyes, the woman behind the tree, dhe the woman up the hill. Megjithëse një numër mbiemrash mund të marrin SPa fakultative, si p.sh.: green në green along the beach dhe sad në sad for the accident victims, disa mbiemra të caktuar si afraid dhe aware kërkojnë plotësor si në shembullin afraid of clowns dhe shembullin e ngjashëm aware of the consequences. Mbiemra të tillë si afraid dhe aware gjithashtu imponojnë kufizim bashkëlidhjeje mbi parafjalën që vijon; mbiemri afraid mund të pasohet nga parafjalët of dhe for por jo on ose under si në shembullin The mother was afraid for the little boy but not *The mother was afraid under the little boy. E njëjta gjë vlen të theksohet edhe për sintagmat foljore në të cilat sintagmat parafjalore plotësojnë foljet dykalimtare, këpujore dhe foljet parafjalore ose përcaktojnë të gjitha llojet e tjera të foljeve: We rely on them. (plotësor) Some sheets of paper were scattered on the floor. (caktuesor) Kur sintagma parafjalore funksionon si plotësor i sintagmës foljore, si në shembullin e parë më lart, koka e sintagmës foljore (rely) përzgjedh kokën e sintagmës parafjalore (on). Folje të tilla si rely kërkojnë parafjalë specifike për sintagmën parafjalore në funksionin e plotësorit (DeCarrico 2000:124). Për këtë arsye, sintagmat foljore listen to the wind dhe rely on his wife janë gramatikore, ndërsa *listen between the wind dhe *rely beside his wife nuk janë gramatikore. Në shembullin e dytë SPa on the floor nuk kryen funksionin e plotësorit të foljes scatter. Ajo tregon rrethanë (vend) dhe është fakultative për strukturën e sintagmës foljore. Duke qenë e tillë mund të ndërkëmbehet edhe me sintagma të tjera parafjalore. Në mënyrë të ngjashme, me shumë folje jokalimtare në gjuhën angleze, mund të përdoret një numër çfarëdo parafjalësh të cilat mund të

119

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

zëvendësojnë njëra-tjetrën pa cenuar sintaksën e sintagmës. Për shembull, parafjala during në sintagmën foljore danced during the performance mund të zëvendësohet nga parafjalë të tjera si danced after the performance, danced in the performance, dhe danced despite the performance. Më tej, sintagmat parafjalore mund të funksionojnë edhe si caktuesorë edhe si plotësorë për një numër foljesh që përdoren herë si jokalimtare e herë si parafjalore si p.sh. folja listen; sintagma parafjalore to the wind funksionon si plotësor në sintagmën foljore listen to the wind, ndërsa despite the wind funksionon si rrethanor (caktuesor) në listen despite the wind. Funksioni i plotësorit është shumë i pranishëm në gjuhën angleze për shkak të natyrës së saj më analitike, pra mungesës së mbaresave për të shprehur marrëdhëniet midis fjalëve në fjali, funksion të cilin e shprehin ndër të tjera edhe parafjalët. Parafjalët që funksionojnë si plotësorë të SFo, SEm ose SMb, si në shembujt e lartpërmendur, dallojnë nga parafjalët e mirëfillta sepse ato i janë nënshtruar një procesi të gjatë gramatikalizimi dhe kanë humbur kuptimin e tyre primar leksikor duke shërbyer kështu si mjete lidhëse gramatikore mes fjalëve a sintagmave.

III. 3. 2. SPa SI ELEMENTE TË VARUR NË STRUKTURËN E SFo DHE FUNKSIONET E TYRE SINTAKSORE

Sintagmat foljore janë ndoshta sintagmat më të rëndësishme të strukturës së fjalisë. Pothuajse të gjitha teoritë bashkëkohore gramatikore mbështesin idenë se fjalia sillet rrotull foljes. Nga të gjithë elementet e fjalisë folja është ajo që përcakton plotësisht ose më së shumti se ç‘formë do të ketë e gjithë fjalia. Parë nga një këndvështrim tërësisht teknik, kjo do të thotë se fjalia është zgjerim i foljes apo grupit foljor ku folja përbën elementin bërthamë dhe sintagmat e tjera varen prej saj. Pra, foljet janë boshti rreth të cilit rrotullohen fjalët e tjera në fjali. Edhe pse mund të ketë fjali që nuk kanë folje përsëri përkufizimi i njësisë ‗fjali‘ e ka kriter të domosdoshëm praninë e një foljeje në strukturën e saj. Foljet ndiqen nga emra e ndajfolje. Huddleston është i mendimit se ―sintagma kryesore që mund të kryejë funksionin e një ndajfoljeje është sintagma parafjalore‖113. Kjo vjen për faktin se ndajfoljet zakonisht mund të zëvendësohen me sintagma parafjalore që kryejnë të njëjtin funksion dhe ç‘është më e rëndësishme, kanë të njëjtin kuptim: carefully = with care, in a careful way; soon = in a short while; usually = on most occasions. Si ndajfolje, një sintagmë parafjalore i përgjigjet pyetjeve Si? Kur? ose Ku? [after another decade of confused fighting] (Kur?) (G. Orwell, 1984:193) (pas një tjetër dekade lufte të ngatërruar) 113

Huddleston, R. (1991). English Grammar: An Outline. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 123.

120

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Për të bërë analizën e sintagmave parafjalore që plotësojnë apo specifikojnë një sintagmë foljore duhet më parë të qartësojmë se cilat sintagma foljore në gjuhën angleze mund të kenë në strukturën e tyre sintagma parafjalore. Gjuhëtarë të ndryshëm, bazuar në llojin e elementëve që plotësojnë një sintagmë foljore në kanë mbërritur në një kategorizim të foljeve të gjuhës 114, ndoshta më i rëndësishmi duke pasur parasysh specifikat e kësaj gjuhe dhe rolin që luan rendi i fjalëve për të shprehur marrëdhëniet sintaksore në fjali. Me fjalë të tjera, ―ato kategorizohen sipas llojit të plotësorëve që marrin‖ 115 Duke pasur parasysh këtë parametër të rëndësishëm, foljet në gjuhën angleze ndahen në 6 lloje kryesore: 1) kalimtare (njëkalimtare); 2) jokalimtare; 3) dykalimtare;

4) intensive; 5) kalimtare komplekse; 6) parafjalore. (Quirk 1985:22)

Duke u bazuar në këtë klasifikim të foljeve i cili nënkupton të gjitha strukturat e mundshme në të cilat ndeshen foljet në gjuhën angleze në varësi të plotësorëve që ato marrin, do të analizojmë përdorimin e sintagmave parafjalore me këto grupe foljesh dhe funksionet sintaksore që ato kryejnë në fjali.

 Sintagmat foljore me folje njëkalimtare (dyvalente). Do të analizojmë fillimisht sintagmat parafjalore që mund të gjenden brenda strukturës së foljeve kalimtare. Nëse analizojmë një fjali të thjeshtë me folje kalimtare, struktura do të kërkonte tre elementë të domosdoshëm: kryefjalë + kallëzues + kundrinor i drejtë. Pra, strukturat me folje të tilla plotësohen përgjithësisht nga një SEm. Megjithatë ato mund të zgjerohen ndër të tjera edhe me SPa të cilat, duke mos qenë të domosdoshme për strukturën e SFo, funksionojnë përgjithësisht si rrethanorë të ndryshëm: [By leaving the Ministry] he had sacrificed his lunch in the canteen. (G. Orwell, 1984:6)

...two people whom he knew [by sight] (po aty:10) Winston had disliked her [from the very first moment of seeing her]. (po aty:12)

114

Quirk, R. Greenbaum, S, Leech, G. and Svartvik, J. (1985) A Comprehensive Grammar of the English Language. Longman, London. 115 Burton-Roberts, N. (1994:73). Analysing Sentences. An Introduction to English Syntax. London and Neë York: Longman.

121

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Në fjalitë e mësipërme sintagmat parafjalore kryejnë përkatësisht funksionet e rrethanorit të shkakut, mënyrës e kohës. Fakti që nuk janë të lidhur ngushtë me kokën e sintagmës foljore duket edhe në pozicionin e tyre të lëvizshëm në strukturën e fjalisë (p.sh. në fjalinë e parë SPa vendoset në fillim të fjalisë, në fjalinë e tretë, në fund të saj). Karakteristikë dalluese e fjalive me folje kalimtare në gjuhën angleze është se ato mund të transformohen nga fjali të formës veprore në fjali të formës joveprore. Në raste të tilla ndodh këmbimi i pozicionit të kryefjalës me atë të kundrinorit të fjalisë me formë veprore. Kjo do të thotë që kundrinori i drejtë bëhet kryefjalë ndërsa kryefjala d.m.th. frymori a sendi që kryen veprimin kalon në një pozicion më pak të rëndësishëm dhe vendoset në fund të fjalisë në formën e një sintagme parafjalore. Një strukturë e tillë bën që të theksohet më tepër veprimi sesa vepruesi:

... the meagreness of his body [was merely emphasized [by the blue overalls]] which were the uniform of the party. (G. Orwell, 1984:46) (...trupi i mpakët i tij theksohej nga kominoshet blu që ishin uniforma e Partisë)

All marriages between Party members [had to be approved [by a committee]] appointed for the purpose. (G. Orwell, 1984:68) (Të gjitha martesat midis anëtarëve të Partisë duhet të aprovoheshin nga një komision i për këtë qëllim.)

caktuar

...which [was managed [by the Ministry of Plenty]]. (po aty:89) (...e cila menaxhohej nga Ministria e Bollëkut.)

Before the Revolution they [had been hideously oppressed [by the capitalists]]. (Para Revolucionit ata shtypeshin në mënyrë të frikshme nga kapitalistët.) (po aty:74)

Kryefjalët në fjalitë e mësipërme përgjithësisht nuk janë të domosdoshme për kuptimin dhe strukturën e fjalive dhe, si rrjedhim, mund të lihen edhe jashtë saj. Funksioni i tyre sintaksor është ai i kundrinorit me parafjalë.  Sintagmat foljore me folje jokalimtare (njëvalente). Foljet jokalimtare hyjnë në grupin e foljeve që shprehin një kuptim të plotë më vete pra, pa ndihmën e elementëve të tjerë. Megjithëse mund të ndiqen nga elementë të tjerë në fjali, këta nuk janë të qenësishëm për kuptimin. Disa gjuhëtarë këtë dukuri e quajnë plotësim jokalimtar (angl. ―intransitive complementation‖)116. Në këtë grup hyjnë folje të tilla si: appear, arrive, begin, break, come, cough, decrease, die, disappear, drown, fall, go, happen, increase, laugh, lie, matter, rain, rise, sneeze, snow, stop, swim, wait, work.

116

Ronald Carter and Michael Mccarthy, (2006). Cambridge Grammar of English, Cambridge Univ. Press

122

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Në struktura me folje të tilla përdorimi i sintagmave parafjalore është fakultativ dhe funksioni i tyre sintaksor kufizohet në atë të rrethanorit të llojeve të ndryshme. Le të japim disa shembuj: This, he [thought [with a sort of vague distaste]], this was London. (G. Orwell, 1984:5) (rr.mënyre) (Kjo, mendoi ai me një lloj neverie të turbullt, kjo ishte Londra.)

The girl with dark hair [was coming [towards them] [across the field]]. (po aty:32) (rr. vendi) (Vajza me flokë të errët po vinte drejt tyre përmes fushës.)

[Beyond the late fifties] everything faded. (po aty:34) (rr. kohe) (Pas fundpesëdhjetave çdo gjë shuhej).

...they [died, for the most part, [at sixty]]. (po aty:74) (rr. kohe) (...përgjithësisht ata vdisnin tek të gjashtëdhjetat.)

He [moved [to the window]]. (po aty:4) (rr. vendi) (Ai shkoi tek dritarja)

Such things [did not happen [in real life]]. (po aty:118) (rr. vendi) (Gjëra të tilla nuk ndodhnin në jetën e vërtetë.)

His heart [was thumping [like a drum]], but his face, from long habit, was probably expressionless. (po aty:22) (rr. mënyre) (Zemra i rrihte si daulle, por fytyra e tij...)

Foljet jokalimtare në shembujt e mësipërm tregojnë veprim dhe mund të qëndrojnë më vete pra, të përdoren në fjali të thjeshta (jo të zgjeruara) të tipit kryefjalë + kallëzues, por mund të zgjerohen edhe me SPa e SNd në funksionin e rrethanorit. Në këto lloj sintagmash foljore ashtu si edhe në sintagmat me folje kalimtare SPa nuk përbëjnë elemente të domosdoshëm për strukturën gramatikore të fjalisë, pra janë fakultative. Ato mund të jenë edhe rrethanorë të veçuar sipas terminologjisë së përdorur në gjuhën shqipe për këto struktura. Në gjuhën angleze ato njihen gjithmonë si rrethanorë: Even today, in a period of decline, the average human being is physically better off than he was a few centuries ago. (po aty:210) rreth i veçuar

 Sintagmat foljore me folje dykalimtare (trivalente) Sintagmat parafjalore i ndeshim shpesh edhe brenda sintagmave foljore koka e të cilave është një folje dykalimtare. Foljet dykalimtare kërkojnë dy emra ose përemra (sintagma emërore) për të plotësuar kuptimin dhe strukturën e fjalisë ku ato përdoren, p.sh.: She gave the boy a ball. Plotësori i parë (the boy) kryen funksionin e kundrinorit të zhdrejtë, ndërsa plotësori i dytë (a ball) kryen funksionin e kundrinorit të drejtë. Kundrinori i zhdrejtë zakonisht tregon një frymor ndërsa kundrinori i drejtë send. Foljet më tipike që

123

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

marrin dy kundrinorë në gjuhën angleze janë: answer, ask, buy, give, hand, offer, pay, present, promise, sell, send, show, tell, whisper: I [tell you this] because we want to .... (G. Orwell, 1984:177) (Po ta them këtë sepse duam...)

They [will teach you the A,B,C] next. (po aty:91) (Ata do të të mësojnë A, B, C-në pas kësaj).

Later I [shall send you a book]. (po aty:181) (Më vonë do të të dërgoj një libër).

Në më të shumtën e rasteve kundrinori i zhdrejtë realizohet nga një përemër vetor. Rendi normal i kundrinorëve pas foljeve dykalimtare në gjuhën angleze është kundrinor i zhdrejtë + kundrinor i drejtë: We gave her (k. i zhdrejtë) flowers (k. i drejtë). Duhet theksuar se në anglishten moderne ka një numër të vogël foljesh dykalimtare të cilat lidhen me kundrinorin e zhdrejtë nëpërmjet një parafjale në të gjitha pozicionet përfshi këtu edhe atë përpara kundrinorit të drejtë, pozicion në të cilin kundrinori i zhdrejtë përgjithësisht theksohet dhe evidentohet më shumë. Folje të tilla janë: announce, ascribe, attribute, communicate, dedicate, dictate, disclose, explain, interpret, introduce, open, point out, repeat, submit and suggest. Funksioni sintaksor i SP në këto struktura është ai i kundrinorit me parafjalë, për shembull: They [dedicated their lives [to world conquests]]. (G. Orwell, 1984:205) (Ata ia kushtuan jetën e tyre pushtimeve botërore).

You [can explain it [to me]] as you go. (po aty:209) (Mund të ma shpjegosh duke ikur).

Struktura ―kundrinor i zhdrejtë + kundrinor i drejtë‖ mund të rindërtohet në mënyrë të tillë që kundrinori i zhdrejtë të vendoset pas kundrinorit të drejtë. Në këtë rast ai paraprihet nga parafjalët to dhe for (ndonjëherë edhe of). Foljet që mund të përdoren në ndërtime të tilla janë: ask (a question) of (John), bring to, do (a favour) for, do (a disservice) to, find for, give to, leave for/to, lend to, make for, offer to, owe to, pay for, pour for, promise to, read to, save for, show to, teach to, tell to, throw to117: I [did my best [for the Party]], didn‘t I? (G. Orwell, 1984:245) (Bëra më të mirën e mundshme për Partinë...)

He [was relating the entire history of his life [to an audience who knew it already]]. (po aty:255) (Ai po i tregonte historinë e jetës së tij një publiku që ...)

117

Quirk, R. Greenbaum, S. Leech, G. Svartvik, J. (1982). A University Grammar of English. Longman, London, fq. 323 − 324.

124

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Vendosja e kundrinorit të zhdrejtë pas kundrinorit të drejtë në gjuhën angleze bëhet për disa arsye: Së pari, kur sintagma parafjalore (kundrinori i zhdrejtë) është më e gjatë se sintagma emërore (kundrinori i drejtë): He sold his old car to one of his neighbours. Së dyti, kur kundrinori i zhdrejtë shprehet me një emër dhe kundrinori i drejtë me një përemër: Show it to Tom; ose të dy kundrinorët janë përemra: Show it to me. Ndonjëherë, në gjuhën angleze kundrinori i zhdrejtë i shprehur me SPa del në fillim të fjalisë. Kjo dukuri ndodh më tepër për arsye gramatikore: 1) në fjalitë pyetëse me përemra pyetës: [To whom] did you send the letter? (kujt ia dërgoi letrën?) 2) në sifjalitë përcaktore: The man [to whom] she gave money, never came back. (Njeriu të cilit i dha paratë nuk u kthye më.)

3) për arsye stilistikore, për të theksuar dhe evidentuar më tepër kundrinorin e zhdrejtë: [To his favourite daughter] he sent a cheque for £50, but to his son he sent only a cheap fountain-pen118. (Vajzës së tij të preferuar i dërgoi një çek prej £50, ...) Në mënyrë të ngjashme to në I gave it to Tony shënon një funksion që në shumë gjuhë jepet me anë të rasës dhanore, si p.sh. në gjuhën shqipe: Ia dhashë Tonit. Në këto përdorime parafjalët nuk mund të marrin caktuesorë a specifikues dhe kufizohen vetëm në përdorimin e tyre me sintagma emërore si plotësorë. Ky është tregues i gramatikalizimit të tyre, pra, i humbjes në një masë të konsiderueshme të kuptimit të tyre leksikor. Funksioni sintaksor i SPa në ndërtime të tilla është ai i kundrinorit me parafjalë.

 Sintagmat foljore me folje parafjalore Sintagmat parafjalore mund të jenë edhe pjesë e sintagmave foljore koka e të cilave është një folje parafjalore. Gjuha angleze ka disa ndërtime foljore, të cilat mund të trajtohen si njësi leksikore komplekse ose si struktura sintaksore me lidhje pak a shumë të lirë midis elementëve përbërës. Midis tyre ka ndërtime të tipit folje + parafjalë, disa nga të cilat janë klasifikuar si folje parafjalore119. Megjithatë një term i tillë si dhe foljet që marrin pjesë në këtë grup kanë qenë gjithmonë të diskutueshme.

118

Shembujt e mësipërm janë marrë nga Hornby, A. S. (1977) Guide to Patterns and Usage in English. Oxford: Oxford University Press, fq. 53. 119 Quirk, R., Greenbaum, S., Leech, G. and Svartvik, J. (1985) A Comprehensive Grammar of the English Language. Longman, London.

125

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Foljet parafjalore në gjuhën angleze përkufizohen si gjymtyrë foljore ―të përbëra nga një folje leksikore dhe një parafjalë‖120. Parafjala zakonisht vendoset para plotësorit të saj: She looked at her friend. (Ajo pa shoqen/shokun e saj). Ndërtimet sipas modelit Fo + Pa + Em (SEm) ose përemër janë shumë të shpeshta në gjuhën angleze. Sipas përdorimit të parafjalës, foljet që ndeshen në struktura të këtij lloji ndahen në dy grupe: 1) folje që marrin disa parafjalë: p.sh. go to (into, along, about, over); 2) folje që kërkojnë një parafjalë të caktuar: depend on, rely on, etj. Pikërisht foljet e grupit të dytë në gjuhën angleze njihen si ―folje parafjalore‖121. Ato kërkojnë gjithmonë një plotësor. Ndërtimet me folje parafjalore mund të analizohen në dy mënyra të ndryshme. Për shembull, për autorët e ―A University Grammar of English‖, në fjali të tilla si He looked at the girl, sintagma looked at the girl mund të kuptohet si e përbërë nga një folje jokalimtare (looked) dhe një sintagmë emërore (at the girl) e cila funksionon si rrethanor, ose si e përbërë nga një folje kalimtare (looked at) dhe një sintagmë emërore (the girl) si kundrinor i saj122. Në këtë rast foljet parafjalore konsiderohen si folje kalimtare. Në të vërtetë foljet parafjalore kanë disa karakteristika të përbashkëta me foljet kalimtare: Së pari, fjalitë në të cilat ato ndeshen mund të transformohen nga fjali të formës veprore në joveprore: He looked at the girl. The girl was looked at. Së dyti, foljet parafjalore mund të marrin fjali pyetëse vetëm me përemra pyetës: who(m) dhe what. Për shembull: They called on their neighbour —Who(m) did they call on?, edhe jo *Where did they call? What does it depend on?, edhe jo *Where (when) does it depend?

120

Chalker, S. Weiner, E. (1994: 312). The Oxford Dictionary of English Grammar. London: BCA Quirk, R. Greenbaum, Leech, G. Svartvik, J. (1982:304). A University Grammar of English. London: Longman 122 Po aty, fq 305 121

126

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Nga ana tjetër, foljet parafjalore kanë disa veti të cilat i bëjnë ato të ndryshme nga foljet kalimtare: Së pari, ato lejojnë që midis tyre dhe një sintagme parafjalore të vendoset një ndajfolje: They looked angrily at the children. (I panë fëmijët me inat) Foljet kalimtare, si rregull, nuk e lejojnë një gjë të tillë: *They watched angrily the children (Quirk 1982:306). Së dyti, foljet kalimtare kërkojnë medoemos një kundrinor të drejtë të shprehur me emër (sintagmë emërore) ose sifjali me formë foljore të shtjelluar ose të pashtjelluar. Foljet parafjalore mund të plotësohen nga një SEm por jo nga një sifjali me formë foljore të shtjelluar ose të pashtjelluar (paskajore) si kundrinor i drejtë, p.sh.: They approved of the meeting, but not *They approved of that the meeting should take place, or *They approved of the meeting to take place (Quirk 1982:312). Duke marrë parasysh këto kufizime, disa gjuhëtarë kanë mbërritur në një tjetër përfundim: ata i konsiderojnë foljet parafjalore si njësi leksikore që ndiqen nga një plotësor parafjalor123. Ky qëndrim për mendimin tonë duket mjaft i arsyeshëm sepse këto folje përdoren gjithmonë me parafjalë dhe, në disa parametra, ato ndryshojnë nga foljet kalimtare. Siç e përshkruan edhe Jeannette S. DeCarrico (2000:132) në punimin The Structure of English, ‗foljet parafjalore formojnë përbërës sintaksorë; marrëdhënia midis foljes dhe parafjalës është sintaksore‘. Për shembull, në sintagmën foljore që përmban një folje parafjalore argue about her new duties, folja argue kërkon parafjalën about por përsëri kuptimi i saj është i njëjtë, ashtu sikurse në fjalinë Jack and Jill argue. Foljet parafjalore janë pra folje jokalimtare, të përbëra nga një sintagmë foljore që plotësohet nga një sintagmë parafjalore. Lista e foljeve parafjalore në gjuhën angleze është e gjatë dhe përfshin folje të tilla si: add to, allow for, ask for, amount to, approve of, attend to, believe in, belong to, care for, conform to, consent to, deal with, depend on, insist on, laugh at, live on, long for, look at, look for, part with, refer to, resort to, shout for, smile at, succeed in. Pjesa më e madhe e këtyre foljeve ndiqen nga një SEm që ka si kokë një Gr (gerund). Funksioni i sintagmave parafjalore pas foljeve të këtij lloji është ai kundrinorit me parafjalë. Për shembull: ...in which case it [would not listen [to him]]... (G. Orwell, 1984:9) (...rast në të cilin ai nuk do ta dëgjonte...) 123

Burton-Roberts, N. (1994). Analysing Sentences. An Introduction to English Syntax. London and Neë York: Longman, fq. 82

127

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Winston stopped writing, partly because he [was suffering [from cramp]]. (po aty:10) (Uinstoni ndaloi së shkruari, sepse vuante nga ngërçi)

...and then [had engaged [in counterrevolutionary]]. (po aty:13) (...dhe pastaj ai u mor me kundërrevolucionin).

People [referred [to it]], if at all, simply as the book. (po aty:15) (Njerëzit i referoheshin thjeshtë si libri).

Some days he [believed [in it]], some days not. (po aty:20) (Herë besonte në të, herë jo).

The diary [would be reduced [to ashes]] and ... (po aty:29) (Ditari do të kthehej në hi dhe...) Tragedy, he perceived, [belonged [to the ancient time]]... (po aty:32) (Tragjedia, u kujtua ai, i përkiste kohëve të lashta...)

When the Hate was over he [returned [to his cubicle]] (po aty:46) (Kur Urrejtja kishte marrë fund a u kthye tek kubi i tij...)

If he [persisited [in talking of such subjects]]... (po aty:163) (Nëse ai këmbëngulte që të flisnin për të tilla tema...)

Një strukturë tjetër me folje parafjalore që ndeshet shpesh në gjuhën angleze është ajo e tipit: Fo + Kdr + Pa + Kzhd. Këto folje mund të dalin edhe në strukturën : Fo + Kdr + Pa + Gr. Në këto struktura dalin shpesh folje të tilla si.: accuse sb of sth124, deprive sb of sth, rid sb of sth, acquit sb of sth, describe sth to sb, rob sb of sth, advise sb against sth, discuss sth with sb, save sb/sth from sth, advise sb of sth explain sth to sb, starve sb of sth, aim sth at sb, help sb with sth, steal sth from sb, etj. Le të japim disa shembuj: 1. The Party [had liberated the proles [from bondage]]. (G. Orwell, 1984:74) (Partia i kishte çliruar proletarët nga zgjedha).

2. ... no attempt was made [to indoctrinate them [with the ideology of the Party]]. (...asnjë përpjekje nuk u bë për t‟i indoktrinuar ata me ideologjinë e Partisë).

3. ...who [flogged them [with whips]] if they worked too slowly... ]] (po aty:75-76) (...të cilët i rrihnin me kamxhik nëse punonin ngadalë...)

Sintagmat parafjalore si pjesë e sintagmave foljore me folje të tilla që kërkojnë parafjalë specifike kryejnë funksionin e një plotësori, pra janë të domosdoshme për të plotësuar kuptimin dhe strukturën e sintagmës foljore. Funksioni sintaksor në fjali i tyre është ai i kundrinorit me parafjalë. Në gjuhën angleze ka edhe disa folje që do t‘i përfshinim në grupin e foljeve parafjalore, të cilat dalin në struktura më komplekse të tipit: Fo parafjalore + SEm + Pa + SEm, pra mund të marrin dy sintagma parafjalore njëkohësisht: agree with somebody on something, 124

Shënim: sb dhe sth janë përkatësisht shkurtime të përemrave somebody (dikush/dikujt/dikë) dhe something (diçka).

128

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

depend on somebody (something) for something, hear about something from somebody, speak/talk with somebody about something. Funksioni i SPa është ai i kundrinorit me parafjalë. Për shembull: They [agreed [with Big Brother][ on everything]]. (G. Orwell, 1984:53) (Ata ishin dakord me Vëllain e Madh për çdo gjë.)

Një grup shumë i ngjashëm me foljet parafjalore, janë edhe foljet frazale125. Ato përbëjnë një kategori të veçantë edhe pse shpesh mund të ngatërrohen me foljet parafjalore. Foljet frazale ndryshojnë prej foljeve parafjalore në 4 aspekte: 1) pjesëza në foljet frazale normalisht është e theksuar, ndërsa parafjalët jo: Krahaso: The girl called (thërriste) up the street dhe The girl called ‘up (telefonoi) her friend. 2) parafjala vjen para plotësit të saj, ndërsa pjesëza në një folje frazale mund të vendoset edhe pas plotësit: Krahaso: The girl called up the road dhe The girl called her up. 3) pjesëza mund të vendoset midis foljes parafjalore dhe parafjalës por jo midis përbërësve të një foljeje frazale: The girl called loudly up the street, edhe jo *The girl called suddenly up her friend 4) folja parafjalore lejon përdorimin e një përemri lidhor pas parafjalës, ndërsa në një fjali me folje frazale kjo është e pamundur: The man on whom they called, edhe jo *The man up whom they called126. Disa folje frazale në gjuhën angleze përdoren me një parafjalë të caktuar duke fituar kështu statusin e foljeve frazale parafjalore127. Ato janë: back out of, catch up on, catch up with, drop in on, face up to, get down to, look down on, make away with, stand up for, etj. Le të japim disa shembuj: Whether he [went on [with the diary]], or whether he [did not go on [with it]], made no difference. (G. Orwell, 1984:21) (Nëse ai vazhdoi me ditarin apo jo, nuk përbënte ndonjë ndryshim) 125

Ky grup foljesh do trajtohet më gjerësisht në vijim të punimit. Shembujt janë marrë nga Quirk, R. Greenbaum, Leech, G. Svartvik, J. (1982). A University Grammar of English. London: Longman, fq. 305 127 Leech, G. Svartvik, J. (1983). A Communicative Grammar of English. Moscow: Prosveshcheniye, fq. 245. 126

129

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

This, Winston was aware, was not meant altogether seriously, but somehow it [fitted in [with the general ideology of the Party]]. (po aty:69) (... por në njëfarë mënyre përputhej me ideologjinë e përgjithshme të Partisë.)

Siç shihet nga shembujt e mësipërm foljet frazale sillen në fjali si një fjalë e vetme dhe mund të ndiqen, si edhe foljet e tjera parafjalore, nga një sintagmë parafjalore koka e së cilës është një parafjalë specifike. Funksioni sintaksor i sintagmave parafjalore në këto struktura është ai i kundrinorit me parafjalë. Kjo tregon lidhjen e ngushtë të kokës foljore me sintagmën parafjalore e cila në këto struktura është gjithashtu plotësor i foljes.

 Sintagmat foljore me folje këpujore. Skema tradicionale e klasifikimit të foljeve në bazë të plotësve që ato marrin përfshin gjithashtu edhe foljet lidhëse ose këpujore. Semantikisht ato lidhin përcaktorin kallëzuesor me kryefjalën128 dhe njihen edhe si ‗folje intensive‘129. Foljet këpujore në strukturën e fjalisë plotësohen nga një përcaktor kallëzuesor i kryefjalës. Këto folje, veçanërisht folja jam, e kanë humbur kuptimin e tyre leksikor në një masë të konsiderueshme. Duke qenë se nuk ka kuptim të plotë leksikor kësaj foljeje i duhet një plotësor për të plotësuar kuptimin dhe strukturën e kallëzuesit të fjalisë. Ndër plotësorët më të shpeshtë të foljes jam në gjuhën angleze, përveç sintagmave emërore dhe atyre mbiemërore, janë edhe sintagmat parafjalore. Foljet e tjera këpujore (seem, become, etj.) nuk mund të marrin si plotësor një sintagmë parafjalore. Folja më e shpeshtë këpujore në gjuhën angleze është folja jam (be); folje të tjera këpujore janë foljet become (bëhem), seem (dukem), feel (ndihem), etj. Përveç këtyre, pjesë e leksikut të gjuhës angleze janë edhe disa folje që studiuesit i quajnë folje këpujore parafjalore130. Këto janë folje që plotësohen nga një sintagmë parafjalore e cila kryen funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës. Këtu mund të përmendim p.sh. foljet: sound like (you), turn into (a monster), serve as (a warning), etj. Le të japim disa shembuj me sintagma parafjalore pas foljes jam ose ndonjë foljeje tjetër këpujore parafjalore: Winston [had never been [inside the Ministry of Love]]. (G. Orwell, 1984:6) Uinstoni nuk kishte qenë ndonjëherë në Ministrinë e Dashurisë.

...their other activities [were [without importance]]. (po aty:75) 128

Chalker, S. Weiner, E. (1994). The Oxford Dictionary of English Grammar. London: BCA, fq. 228 Burton-Roberts, N. (1994). Analysing Sentences. An Introduction to English Syntax. London and New York: Longman, fq. 74 130 Greenbaum, S. (1996). Oxford English Grammar. Oxford Univ. Press, 1996, fq. 89 129

130

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(...aktivitetet e tyre ishin pa rëndësi.)

The stuff [was [like nitric acid]]. (po aty:7) (Pija ishte si acid nitrik.)

In the Party histories, of course, Big Brother [figured [as the leader and guardian of the Revolution]] since its very earliest days. (po aty:38) (...Vëllai i Madh figuronte si udhëheqësi dhe mbrojtësi i Revolucionit).

He could not now remember whether it [was [before or after having the dream]] that he had seen. (po aty:27) (...nëse ishte para ose pas ëndrrës që ai kishte parë.)

Winston‘s greatest pleasure in life [was [in his work]]. (po aty:46) (Kënaqësia më e madhe e jetës së Uinstonit ishte puna.)

To embrace her [was [like embracing a jointed wooden image]]. (po aty:70) (Të përqafoje atë ishte si të përqafoje një trung me nyje.)

They [were [beneath suspicion]]. (po aty:75) (Ata nuk ishin të dyshimtë.)

Sintagmat parafjalore pas foljes jam siç shihet në shembujt e mësipërm, kryejnë në fjali funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës (shemb. 2, 3, 4, 6, 7, 8) dhe të rrethanorit (shemb. 1, 5). Në të dyja funksionet SPa janë plotësorë të foljes këpujore.

Sintagmat foljore me folje kalimtare komplekse (folje trivalente) Në grupin e foljeve kalimtare komplekse në gjuhën angleze hyjnë foljet që marrin si plotësor të tyre një kundrinor të drejtë të ndjekur nga një përcaktor kallëzuesor të kundrinorit ose nga një rrethanor. Pra, struktura e sintagmave të tilla foljore është e tipit: SFo = Fo + Kdr + Pkkdr (Folje + Kundrinor i drejtë + Përc. kall. i kundrinorit) SFo = Fo + Kdr + Rr (Folje + Kundrinor i drejtë + Rrethanor) Në këto sintagma foljore të dy elementët që pasojnë kokën foljore janë të domosdoshëm për strukturën e sintagmës. Përcaktori kallëzuesor i kundrinorit zakonisht shprehet me një SEm, por ka edhe një numër të vogël foljesh në gjuhën angleze që në këtë funksion kërkojnë një sintagmë parafjalore. Parafjala kryesore që ndeshet në ndërtime të tilla është as. Ndërtimet me këtë parafjalë janë sinonimike me foljen jam, pra përbëjnë analogen parafjalore të kësaj foljeje. Now that he [had recognized himself [as a dead man]] it became important to stay alive as long as possible. (G. Orwell, 1984:30) (Tani që e konsideronte veten të vdekur ishte e rëndësishme...)

131

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Në përdorimin si plotës as përzgjidhet nga një folje, në këtë rast nga folja recognize që bën pjesë në grupin e foljeve parafjalore të gjuhës angleze. Përveç parafjalës as me përcaktor kallëzuesor mund të përdoren edhe parafjalë të tjera si for apo into: I [took him [for harmless]]. (po aty:65) (E mora për të pafajshëm.)

Koka parafjalore në këto raste plotësohet nga një SEm (as a dead man), ose SMb (harmless). Siç shihet edhe nga shembujt folje të ndryshme përzgjedhin parafjalë të ndryshme. Përveç funksionit të përcaktorit kallëzuesor të kundrinorit sintagmat parafjalore në strukturën e sintagmave foljore me folje kalimtare komplekse kryejnë edhe funksionin e një rrethanori. Le të japim disa shembuj: He put the diary [in the drawer]]. (G. Orwell, 1984:31) (Ai e vendosi ditarin në sirtar.)

He [laid it carefully [on the edge of the table]]. (po aty:65) (E vendosi/shtroi me kujdes në cep të tavolinës.)

...she [threw herself [on the bed]]. (po aty:70) (Ajo u hodh në shtrat.)

If anyone disobeyed them they [could throw them [into prison]]... (po aty:76) (Nëse dikush nuk bindej, ata e futnin në burg...)

You [don’t have to take me [to that place]]. (po aty:248) (Ti s‘ke pse më shpie në atë vend.)

Sintagmat parafjalore në shembujt e mësipërm janë rrethanorë vendi. Megjithëse kemi theksuar që rrethanorët përgjithësisht janë fakultativë për strukturën e fjalisë, në këto ndërtime ata bëjnë përjashtim, pra kryejnë funksionin e një plotësi, të domosdoshëm për strukturën e SFo. Aftësia e shumë parafjalëve për të qenë kokë të sintagmave në funksionin e tyre si plotësor është një veti shumë e rëndësishme e tyre që i dallon ato nga ndajfoljet, të cilat mund të dalin në funksionin e një plotësori vetëm në raste shumë të kufizuara. Ndryshimi midis tyre është më i dukshëm në rastet kur SEm është e domosdoshme: a. I put it in the drawer. b. *I put it

III. 3. 3. SPa SI ELEMENTE TË VARUR NË STRUKTURËN E SEm DHE FUNKSIONET E TYRE SINTAKSORE

Sintagmat parafjalore në gjuhën angleze ndeshen shpesh edhe brenda strukturës së sintagmave emërore. Në këto sintagma ato mund të kryejnë funksionin e një caktuesori 132

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

(përcaktori) ose të një plotësori. Kur funksionojnë si caktuesorë sintagmat parafjalore nuk krijojnë lidhje të ngushtë me kokën e sintagmës emërore dhe nuk janë të domosdoshme për strukturën e SEm. Kur funksionojnë si plotësorë ato vendosin një lidhje të ngushtë me kokën e SEm dhe janë të domosdoshme për strukturën e saj. Para se të analizojmë strukturën dhe funksionet e SPa brenda SEm le të shpjegojmë fillimisht përdorimin e gramatikalizuar të parafjalës of dhe disa parafjalëve të tjera që hasen rëndom në sintagma të këtij lloji.

 Parafjalët e gramatikalizuara Nëse parafjalët konsiderohen një kategori hibride fjalësh që përbëhet si nga elementë leksikorë ashtu edhe funksionalë, atëherë cilët janë leksikorë dhe cilët funksionalë? Kësaj pyetjeje është e vështirë t‘i jepet përgjigje e saktë. Huddleston dhe Pullum 131 theksojnë se një numër parafjalësh nga më të shpeshtat dhe më përfaqësueset e kategorisë së parafjalëve kanë përdorime të gramatikalizuara, megjithëse përdorimi i tyre nuk mund të reduktohet vetëm në raste të tilla. Në përdorimin e gramatikalizuar parafjala nuk ka kuptim të pavarur nga ndërtimi gramatikor ku ajo bën pjesë. Në një numër të konsiderueshëm sintagmash parafjalore që përdoren si plotësorë të sintagmave emërore vihet re qartë përdorimi i gramatikalizuar i parafjalëve. Në rast se marrim shembullin e parafjalës of që është një nga parafjalët më të shpeshta në ndërtimet SEm + Pa + SEm, do të vërenim re se në këto struktura parafjala of është thjesht një parafjalë funksionale e zhveshur nga kuptimi leksikor dhe kryen funksionin e një mbarese rasore. Krahaso p.sh.: They overthrew the state. [Their overthrow of the State] (G. Orwell, 1984:15) Fjalitë e mësipërme kanë përmbajtje të njëjtë, por struktura të ndryshme. Parafjala of shërben për të vendosur lidhjen midis SEm their overthrow the SEm the State. Ky është edhe roli kryesor i saj. Pra, of mund të konsiderohet si parafjalë funksionale. Ndryshimi që ka of nga parafjalët e tjera leksikore duket në disa aspekte: Së pari, ka një ndryshim në ngarkesën semantike të parafjalëve funksionale krahasuar me ato leksikore. Parafjalëve funksionale u mungon ngarkesa e theksuar semantike, ndërsa parafjalët leksikore kanë një ngarkesë të spikatur semantike. Of është e ndryshme nga parafjalët e tjera sepse ajo ka pak ose aspak përmbajtje semantike duke e krahasuar, për shembull, me parafjalët e thjeshta in, on, to, etj. Ajo zakonisht përshkruhet si ―e zhveshur

131

Huddleston, R., Pullum, G. K. The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press, 2002, fq. 603

133

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

kuptimisht‖132, ―kuptimisht boshe‖133, ose ―(vërtetë) e zbrazët kuptimisht‖134. Kjo është veçanërisht e qartë në sintagma emërore të tipit SEm + Pa + SEm: [a nation of warriors] (G. Orwell, 1984:77) (një komb luftëtarësh)

[the portrait of Big Brother] (po aty:83), (portreti i Vëllait të Madh)

por edhe në ndërtime që tregojnë pjesë të së tërës, si: [some of the people]. (po aty:86), (ca nga njerëzit)

ku kuptimi i parafjalës of si tregues i një pjese të së tërës nuk është i qartë po ta krahasojmë me ndërtimin paralel ‗some people‘. Kjo tregon se parafjalës of i mungon një përmbajtje e qartë përshkruese135. Of qëndron përpara emrit vetëm si treguese e rasës. Ajo nuk shton asgjë në përmbajtjen semantike të plotësorit të saj. Së dyti, of si treguese e rasës tradicionalisht ka qenë e ndryshme nga parafjalët e tjera. Parafjalët përgjithësisht janë treguese strukturore të rasës dhe përcaktojnë rasën e zhdrejtë të plotësorëve (njëlloj si foljet kalimtare përcaktojnë strukturalisht rasën kallëzore të plotësorit të tyre (SEm). Megjithatë, of konsiderohet si një element i ndërfutur që i siguron strukturës ku bën pjesë praninë e filtrit rasor, kështu që parafjala of është treguesi formal i përcaktimit të natyrshëm të rasës në struktura ku emrat apo mbiemrat vendosin një lidhje të ngushtë semantike me plotësorin e tyre, por nuk janë të aftë të përcaktojnë rasën. Shembujt më të shpeshtë të përcaktimit të natyrshëm të rasës përfshijnë më së shumti ndërtimet e rasës gjinore (ku mund të përfshihen emra që tregojnë marrëdhënie (the mother of the groom), emra prejfoljorë (Sue‟s painting of the house) dhe struktura me mbiemra si kokë të sintagmës (She is proud of her class)136. Rasa, nëpërmjet kësaj parafjale, është e ndryshme jo vetëm për nga mënyra se si përcaktohet, por edhe nga lloji. Ndërsa parafjalët si kategori përcaktojnë rasën e zhdrejtë, parafjala of tregon një rasë të pazakontë për parafjalët, rasën gjinore. Studiuesi J. Rooryck 137 bazuar në Programin

132

Chomsky, N., Lasnik, H. (1995). The Theory of Principles and Parameters. In Noam Chomsky (ed.) The minimalist program. Cambridge, MA: MIT Press, fq. 113 133 Lyons, C. (1986). The syntax of English genitive constructions. Journal of Linguistics. 22: 141. 134 Ouhalla, J. (1999). Introducing Transformational Grammar: From Principles and Parameters to Minimalism. London: Arnold, 2nd edn, fq. 161 135 Haegeman, L. & Guéron, J. (1999). English Grammar: A Generative Perspective. Malden, MA: Blackwell, fq. 407 136 Shembujt e mësipërm janë marrë nga punimi i Haegeman, L. & Guéron, J. (1999), English Grammar: A Generative Perspective. Malden, MA: Blackwell, fq. 48. 137 Rooryck, J. (1996). Prepositions and Minimalist Case Marking. Studies in Comparative Germanic Syntax, volume II, fq. 226-256

134

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Minimalist të Çomskit 138 e quan parafjalën of kokë funksionale edhe jo leksikore të sintagmave ku ajo përdoret. Përveç parafjalës of, që është parafjalë tërësisht funksionale, në gjuhën angleze ka edhe parafjalë të tjera që përdoren herë si parafjalë leksikore, herë si funksionale. Procesi i gramatikalizimit të tyre është i papërfunduar. Le të krahasojmë fjalitë e mëposhtme: He was arrested by the police.(Ai u arrestua nga policia) I left the parcel by the back door. (E lashë pakon pranë derës së pasme) Në fjalinë e parë parafjala by është qartësisht e gramatikalizuar dhe përdoret thjesht për të treguar personin që ka kryer veprimin në një ndërtim jovepror, ndërsa në fjalinë e dytë ajo ka një kuptim të qartë leksikor, tregon vend. Përdorimi i gramatikalizuar i parafjalëve vihet re në sintagma të llojeve të ndryshme si SFo, SEm dhe SMb: He [was inerviewed by the police]. (SFo) They were mourning [the death of their king]. (SEm) You look [very pleased with yourself]. (SMb) Në shembujt e mësipërm parafjalët nuk kanë ndonjë kuptim të identifikueshëm jashtë ndërtimit gramatikor në të cilin janë përdorur. Në përdorimet e tyre të gramatikalizuara parafjalët shpesh kryejnë të njëjtat funksione si mbaresat rasore, si për shembull, the guitar of Tony dhe Tony‟s guitar, ku SEm Tony lidhet me emrin kokë të sintagmës (guitar) përkatësisht me anë të parafjalës of dhe mbaresës së rasës gjinore ‟s. Megjithëse ka edhe parafjalë që nuk përdoren të gramatikalizuara, si p.sh.: behind, below, since, underneath, shembujt e mësipërm tregojnë se një pjesë e mirë e parafjalëve mund të përdoren edhe si leksikore edhe si funksionale. Nisur nga dikotomia e elementeve që bëjnë pjesë në këtë kategori leksikore, përkufizimi i saktë i parafjalëve duhet të përshijë shumë më tepër se përdorimet e gramatikalizuara të tyre.

 Emrat që marrin plotësor dhe funksioni i SPa që varen nga SEm Kemi përmendur në fillim të kësaj pjese se sintagmat parafjalore mund të funksionojnë si mbiemra ose si ndajfolje. Si mbiemra, sintagmat parafjalore i përgjigjen pyetjes Cili/Cila? e hasen përgjithësisht në SEm të zgjeruara, si p.sh.: 138

Chomsky, N. (1995). The Minimalist Program, Cambridge, MA: MIT Press.

135

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[the man [in a white jacket]] (G. Orwell, 1984:174) (burri me xhaketë të bardhë)

[a book from which you will learn] (po aty:181) (një libër nga i cili ju mund të mësoni)

Theksuam më lart se SPa në strukturën e SEm mund të kryejnë funksionin e një plotësori, d.m.th. një elementi të domosdoshëm për strukturën e SEm. Duke u nisur nga fjalëformimi i emrave në gjuhën angleze pjesa më e madhe e emrave që marrin plotësorë do të përfshinim emrat e prejardhur si decision, destruction, ability, etj.: [the destructiveness of war] (po aty:17) (shkatërrimi nga lufta)

[the destruction of words] (po aty:54) (shkatërrimi i fjalëve)

[the infallibility of the Party] (po aty:221) (pagabueshmëria e Partisë)

Një numër të konsiderueshëm përbëjnë edhe emrat që nuk formohen me anë të ndajshtesimit por emra që kanë të njëjtën formë me pjesë të tjera të ligjëratës, kryesisht folje e mbiemra, si emrat hope, right, answer, smell, etj.: [A matter of indifference] (po aty:219) (çështje indiference)

[the smell of roasting coffee-real coffee] (po aty:85) (aroma e kafesë së pjekur-kafesë së vërtetë)

[the control of the past] (po aty:261) (kontrolli i së kaluarës)

Më të paktë në numër janë disa emra që nuk janë as të prejardhur dhe as kanë lidhje me kategori të tjera leksikore, si idea, fact, habit, etj. Për shembull: [a habit of breaking off sentences]]. (po aty:23) (zakoni i lënies së fjalive përgjysmë)

[the concept of freedom] (po aty:56) (koncepti i lirisë)

[the range of thought] (po aty:55) (hapësira e mendimit)

[the power of the Party] (po aty:180) (pushteti i Partisë)

Vendin e parë në parafjalët që funksionojnë si kokë e SPa në funksionin e plotësorit të një SEm e zë parafjala of. Prevalenca e kësaj parafjale mund të shpjegohet me faktin që ajo 136

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

duke qenë një parafjalë tërësisht funksionale, e zhveshur nga përmbajtja semantike, është një parafjalë e shumanshme. Përdorimi i saj është i shpeshtë në sintagmat emërore që funksionojnë si kryefjalë e kundrinor në fjali por edhe si pjesë e sintagmave që tregojnë pjesë të së tërës, si p.sh.: [a fragment of the abolished past] (një fragment i së kaluarës së zhdukur) (po aty:82) [some of those pieces] (ca nga ato copa) (po aty:55) [none of them] (asnjë nga ata) (po aty:78) [one of those interesting words] (një nga ato fjalët interesante) (po aty:75) [forty per cent of adult proles] (dyzet për qind e proletarëve të rritur) (po aty:77) [the top half of the page] (gjysma e sipërme e faqes) (po aty:81) [one of the colonies] (një nga kolonitë) (po aty:171) Në këtë përdorim të parafjalës of vihet re se koka e sintagmës emërore mund të jetë një emër (fragment, half), por më shpesh përemër i pacaktuar (some, none) e numëror (one, forty per cent). Përsa i përket përdorimit të parafjalëve të tjera si kokë të SPa brenda SEm, kemi vërejtur se përdorimi i tyre në struktura të tilla ka të bëjë më së shumti me një përzgjedhje specifike të parafjalës nga koka e SEm si p.sh.: solution to, dependence on, etj.: [some difficulty in talking about such things] (po aty:139) (vështirësi për të folur për të tilla gjëra)

[no intention of doing it] (po aty:152) (asnjë qëllim për ta bërë atë)

[the difference between truth and falsehood] (po aty:160) (ndryshimi midis së vërtetës dhe gënjeshtrës)

[their reference to the war with Eurasia] (po aty:190) (përmendja e luftës me Euroazinë)

[no distinction between the thought and the deed] (po aty:255) (asnjë dallim midis mendimit dhe veprimit)

[a belief in one‟s own infallibility] (po aty:224) (besim në pagabueshmërinë e vetvetes)

Në shembujt e mësipërm emrat kokë të SEm me elementë të varur të pasvendosur marrin parafjalë specifike. Pra, sintagmat parafjalore pas këtyre emrave janë të domosdoshme për të plotësuar kuptimin dhe strukturën e SEm. Në disa raste përdorimi i parafjalëve të tjera, të ndryshme nga of, në struktura të tilla lidhet me rëndësinë që ka kuptimi i parafjalës për gjithë strukturën, si p.sh.: a book on linguistics, a misunderstanding about the money, etj.:

137

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[a legend about three men] (po aty:270) (një legjendë për tre burra)

Në shembujt e mësipërm SPa brenda strukturës së SEm vendosen pas kokës së sintagmës dhe janë plotësorë të saj. Ato kryejnë funksionin sintaksor të përcaktorit. Përveç plotësorëve, SPa brenda SEm mund të jenë edhe thjesht caktuesorë të kokës së sintagmës, duke mos pasur rëndësi të veçantë për strukturën dhe semantikën e SEm. Funksioni i SPa edhe në këto raste është ai i përcaktorit. Ndryshimi midis këtyre strukturave me SPa si plotësorë dhe atyre me SPa si caktuesorë është se ndërsa të parat, duke qenë të lidhura ngushtë me kokën e SEm, janë përgjithësisht të thjeshta dhe nuk mund të zgjerohen, të dytat mund të zgjerohen me përcaktorë të ndryshëm pa cenuar strukturën e sintagmës. Le të japim disa shembuj: [the women with brick-red forearms] (po aty:86) (gratë me llërë të kuqërremta)

[a cell with walls of porcelain] (po aty:237) (një qeli me mure porcelani)

a mass with a black hole in the middle of it] (po aty:248) (një masë me një vrimë të zezë në mes)

[three men in black uniforms] (po aty:252) (tre burra me uniforma të zeza)

III. 3. 4. SPa SI ELEMENTE TË VARUR NË STRUKTURËN E SMb DHE FUNKSIONET E TYRE SINTAKSORE

Në gjuhën angleze pozicioni i natyrshëm i mbiemrit është para emrit që ai përcakton (p.sh. a small town, a blonde girl). Në këtë pozicion mbiemrat kryejnë funksionin e përcaktorit të kokës së sintagmave emërore e nuk mund të zgjerohen me sintagma të tjera. Megjithatë, ky nuk është i vetmi pozicion në të cilin hasen mbiemrat në këtë gjuhë. Ata mund të zgjerohen edhe me sintagma të tjera e, në këto raste, pozicioni që ato zënë në strukturën e fjalisë është pas një foljeje këpujore, duke kryer kështu funksionin e përcaktorit kallëzuesor, si p.sh.: They are capable of forgetting for long periods. (G. Orwell, 1984:224) Mbiemrat në këtë pozicion nuk mund të jenë përcaktorë të një emri, d.m.th. nuk mund të themi the capable of forgetting men. Pamundësia e mbiemrave që ndiqen nga një plotësor apo caktuesor për t‘u përdorur si përcaktorë vjen nga fakti se, në struktura të tilla ato u

138

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

referohen gjithmonë ―veprimeve, proceseve apo ngjarjeve specifike‖ 139 . Pra, në këtë funksion ato sillen si të gjithë mbiemrat e tjerë në funksionin e përcaktorit kallëzuesor, duke iu referuar më tepër një gjendjeje të përkohshme e jo të përhershme. Krahaso p.sh.: a blonde girl (vajzë bjonde) – cilësi e përhershme, dhe He was aware of his mistakes – gjendje e përkohshme. (Ishte i vetëdijshëm për gabimet e tij)

Siç shihet edhe në shembullin e dytë më sipër, SMb mund të zgjerohen me SPa të cilat, ashtu si edhe në strukturat e SEm të zgjeruara, mund të jenë plotës të kokës mbiemërore, d.m.th. elementë të domosdoshëm për strukturën e SMb. Në funksionin e plotësorit SPa kanë si kokë një parafjalë specifike që varet nga mbiemri me të cilin ajo kombinohet. Parafjalët në struktura të tilla e kanë humbur kuptimin e tyre leksikor dhe përdorimi i tyre është i gramatikalizuar. Për shembull: He felt [deeply drawn [to him]]. (po aty:13) (Ai e tërhiqte shumë)

I am [afraid [of death]]. (po aty:142) (Kam frikë nga vdekja)

He was [ashamed [of himself]]. (po aty:248) (Kishte turp nga vetja)

I am not [interested [in the next generation]]. (po aty:163) (Nuk më intereson brezi i ardhshëm)

He was not [pleased [at being disturbed]]. (po aty:176) (nuk i pëlqente ta bezdisnin)

He seemed to have been [deprived [of the power of speech]]. (po aty:180) (...të ishte i privuar nga fuqia e fjalës)

He was [aware [of the identity of more others]]. (po aty:183) (ishte i vetëdijshëm për identitetin e shumë të tjerëve)

They are [capable [of forgetting...]]. (po aty:224) (Janë të aftë të harrojnë...)

...it is often [necessary [for a member of the Party]] (po aty:200) (...është e nevojshme për një anëtar Partie)

...are [successful [in achieving their aims]]. (po aty:210) (...janë të suksesshëm në përmbushjen e qëllimeve)

...was [different [from the persecutors of the past]]. (po aty:267) (...ishte ndryshe nga persekutuesit e tjerë)

We are not [interested [in the good of the others]]. (po aty:275) (nuk na intereson e mira e të tjerëve)

It was [full [of intelligence]]... (Ishte plot inteligjencë.) (po aty:276) 139

Celce-Murcia, M & D. Larsen Freeman. (1983). The grammar book. An ESL/EFL teacher‟s course. Rowley, Mass.: Newbury House, fq. 395

139

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Në shembujt e mësipërm të sintagmave mbiemërore të zgjeruara me SPa, këto të fundit janë plotësorë. Vihet re se mbiemrat që dalin në struktura të tilla janë kryesisht mbiemra të prejardhur (necessary, successful, different, impossible), mbiemra që vijnë nga pjesorja e shkuar e foljes (ashamed, interested, pleased, deprived, drawn), ose mbiemra të tjerë (aware, full). Funksioni sintaksor i SPa në këto struktura është ai i plotësorit parafjalor të mbiemrit kokë të SMb që në tërësi kryen funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës. Në gjuhën angleze një përdorim të gjerë në ndërtime të këtij lloji kanë SMb koka e të cilave është një mbiemër i prejardhur nga pjesorja e shkuar e foljes. Ata vendosen pas foljes jam. Disa nga ndërtimet më të shpeshta me mbiemrat prejpjesorë që ndiqen nga një SPa në gjuhën angleze janë: be accustomed to, be interested in, be acquainted with, be known for, be composed of, be located in, be concerned/worried about, be made of (or from), be disappointed with (or in someone), be married to, be discriminated against, be pleased with, be divorced from, be prepared for, be done with, be satisfied with, be excited about, be tired of (or from), be finished/done with, be worried about, etj. SPa në këto ndërtime është plotësor i mbiemrit prejpjesor dhe funksioni që SMb kryen në fjali është ai i përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës. Gjithashtu, SMb mund të zgjerohen edhe me SPa që nuk janë të domosdoshme për kuptimin dhe strukturën sintaksore të SMb. Në këtë rast ato janë përshkruese dhe fakultative. Funksioni që ato kryejnë është përsëri ai i përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës. Niveli i gramatikalizimit të parafjalëve në këto sintagma nuk është i lartë. Parafjalët kanë një ngarkesë të dukshme semantike, pra përdoren si parafjalë të mirëfillta. Le të japim disa shembuj: If you are [happy [inside yourself]]... (po aty:139) (Nëse jeni i lumtur brenda jush...)

...is [intelligent [within narrow limits]]. (po aty:200) (...është inteligjent brenda një mase të kufizuar.)

SMb me mbiemra prejpjesorë ku plotësi është një SPa, mund të funksionojnë edhe si përcaktorë të veçuar: Left to themselves (të lënë vetëm), they will continue working, breeding and dying. (po aty:219)

Applied to an opponent (e aplikuar tek një kundërshtar), it means the habit of claiming the black is white. (po aty:221)

140

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

III. 3. 5. SPa SI ELEMENTE TË VARUR NË STRUKTURËN E SNd DHE FUNKSIONET E TYRE SINTAKSORE

Sintagmat parafjalore në gjuhën angleze mund të ndeshen edhe brenda strukturës së sintagmave ndajfoljore. Në këto ndërtime, ato janë shumë të rralla dhe mund të funksionojnë si plotësorë të kokës ndajfoljore ose si caktuesorë që thjesht specifikojnë kuptimin e ndajfoljes kokë. Si plotësorë, përdorimi i një parafjale të caktuar varet nga ndajfolja kokë e sintagmës e cila kërkon një parafjalë specifike për të plotësuar strukturën e SNd. Parafjala në këtë rast është element thjesht funksional. Ajo realizon lidhjen mes ndajfoljes the SEm, si p.sh.: [independently [of her efforts]]. (G. Orwell, 1984:4) (pavarësisht nga përpjekjet e saj)

Si caktuesorë SPa kryejnë funksionin e rrethanorit të vendit ose të kohës dhe janë fakultative për strukturën e sintagmave ndajfoljore. Në këtë përdorim parafjalët kanë një kuptim leksikor të qartë. Për shembull: [down [in the street]] (po aty:4) rr.vendi (poshtë në rrugë)

[yesterday [in the morning]]. (po aty:73) rr. kohe (dje në mëngjes)

[down [on the ground]] (po aty:304) rr. vendi (poshtë në tokë)

[earlier [in the century]] (po aty:213) rr. kohe (më herët gjatë shekullit)

III. 4. SPa SI TOGJE TË NDËRMJETME Analiza e mësipërme e SPa u përqendrua në përdorimet dhe funksionet e tyre sintaksore brenda strukturës së sintagmave të zgjeruara emërore, foljore, mbiemërore apo ndajfoljore. Megjithatë kjo analizë nuk është shteruese sepse nuk përfshin të gjitha përdorimet e parafjalëve apo SPa në strukturën e fjalisë të cilat siç e kemi theksuar janë të shumta. Për ta plotësuar kuadrin e analizës së sintagmave parafjalore në gjuhën angleze duhet të përmendim edhe një përdorim tjetër të tyre që ka të bëjë me rastet kur SPa nuk plotësojnë një fjalë të caktuar në fjali, pra nuk janë pjesë e SEm, SFo, SMb, apo SNd, por përcaktojnë tërë fjalinë. Në këtë përdorim ato nuk janë të domosdoshme për strukturën e saj dhe nga pikëpamja semantike shprehin marrëdhënie veçuese, krahasuese, vlerësuese ose rrethanore ndaj përmbajtjes së kumtimit. Për shembull, sintagma parafjalore In my opinion (për mendimin tim) në shembullin In my opinion, grammar is interesting (Për mendimin tim, gramatika është interesante), funksionon si gjymtyrë e ndërmjetme. In my 141

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

opinion shpreh mendimin e folësit në lidhje me përmbajtjen e fjalisë grammar is interesting. Në të tilla raste togjet e ndërmjetme dalin zakonisht në fillim të fjalisë, por edhe në mes të saj. Ato mund të lëvizin brenda strukturës së fjalisë pa e ndryshuar kuptimin e saj. Kjo e përforcon më shumë mendimin tonë se SPa që funksionojnë si togje të ndërmjetme nuk janë të domosdoshme për strukturën gramatikore, pra nuk janë të lidhura gramatikisht me asnjë gjymtyrë të saj. Karakteristikë e SPa si togje të ndërmjetme në gjuhën angleze është se ato janë në më të shumtën e rasteve idiomatike. Kjo e bën të vështirë përvetësimin e tyre nga të huajt. Shembuj sintagmash të tilla janë p.sh.: by the way (meqë ra fjala), on the other hand (nga ana tjetër), in the long run (si përfundim), at any rate (sidoqoftë), etj. Këto sintagma veçohen gjithmonë me presje nga pjesa tjetër e fjalisë: It was, for some reason (për një arësye apo një tjetër), a nickname that proles... (G. Orwell, 1984:87)

At any rate (sidoqoftë), one question was settled. (po aty:104) From the point of view of the new groups (nga pikëpamja e grupeve të reja), human equality was no longer an ideal to be striven for, but a danger to be averted. (po aty:212)

Every new political party, by whatever name it called itself (sidoqë ta quante veten), led back to hierarchy. (po aty:213) Given this background (nisur nga kjo bazë), one could infer the general structure of the society. (po aty:216) In terms of our earlier classification (sipas klasifikimit tonë të mëparshëm), the proles are Low. (po aty:217) In principle (në parim), membership of these groups is not hereditary. (po aty:218) Përveç sintagmave parafjalore idiomatike (shemb. 1, 2, 7), të cilat janë të shpeshta në gjuhën angleze, siç vihet re edhe nga shembujt e mësipërm, një pjesë e mirë SPa si gjymtyrë të ndërmjetme kanë si kokë parafjalë komplekse të tipit Pa +Em +Pa (shemb. 3, 6), ose parafjalë që vijnë nga pjesorja e foljes (shemb. 6).

III. 5. SPa SI KRYEFJALË TË FJALIVE Përveç funksioneve sintaksore të rrethanorit, kundrinorit me parafjalë dhe përcaktorit, një funksion tjetër, ndonëse i rrallë, që mund të kryejnë sintagmat parafjalore në gjuhën angleze është edhe ai i kryefjalës së fjalisë. Në këtë gjuhë, disa SPa që tregojnë kryesisht vend ose kohë mund të vendosen në krye të fjalisë në pozicionin e kryefjalës. Këtë funksion të pazakontë për SPa e favorizon rendi i ngurtë i gjymtyrëve të fjalisë në gjuhën

142

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

angleze dhe natyra e disa SPa që kanë përndarje të njëjtë me SEm. Ato tregojnë më së shumti kohë e vend. Për shembull: [Before the end of the week] would be better. (Para fundjavës do të ishte më mirë).

III. 6. FOLJET FRAZALE Përdorimi i parafjalëve si pjesëza në strukturën e foljeve frazale përbën një tjetër funksion gramatikor shumë të rëndësishëm të tyre duke qenë se këto lloj foljesh kanë një shpeshtësi të madhe përdorimi në gjuhën angleze. Folje frazale140 në anglishten e sotme quhet një folje që merr një pjesëz plotësuese, d.m.th. një fjalë të ngjashme me një parafjalë, e cila është e domosdoshme për të plotësuar foljen. Folje të tilla janë p.sh: drop out, get round, catch on, etj. Foljet frazale përbëhen gjithmonë nga një sintagmë foljore e ndjekur nga një parafjalë ‗e braktisur‘ që funksionon si pjesëz si në shembujt e mësipërm. Ndryshe nga foljet parafjalore, foljet frazale formojnë përbërës semantikorë; marrëdhënia midis foljes dhe parafjalës përcaktohet nga kuptimi i foljes frazale si një njësi e vetme leksikore 141 . Foljet frazale janë kësisoj idiomatike sepse kuptimi i tyre nuk mund të përftohet nga shuma e kuptimeve të foljes dhe parafjalës. Folja frazale look into si sinonim i foljes investigate (investigoj) nuk mund të përkufizohet duke bashkuar kuptimin e foljes look dhe të parafjalës into ashtu sikurse edhe put up with nuk mund ketë kuptimin tolerate nisur nga analiza individuale e kuptimit të tri fjalëve që e formojnë atë. Kështu, foljet e mësipërme mund të kuptohen idiomatikisht si leksema me një kuptim të vetëm. Meqenëse format e parafjalës dhe të pjesëzës janë të njëjta, foljet frazale shumë lehtë mund të ngatërrohen me një tip tjetër foljesh që quhen folje parafjalore. Dallimin midis tyre e analizuam më lart. Vlen të përmendim se foljet frazale mund të jenë kalimtare ose jokalimtare. Në shembullin My neighbor looks down on rowdy children, folja frazale looks down on (përçmoj, përbuz) është kalimtare sepse sintagma emërore rowdy children është kundrinori i drejtë i sintagmës foljore. Ndërsa folja frazale pass out (humbas ndjenjat), në shembullin The pregnant woman passed out është jokalimtare sepse sintagma foljore si sinonim i foljes faint (humbas ndjenjat) nuk merr kundrinor. Foljet frazale janë gjithashtu të ndashme ose të pandashme, që do të thotë se parafjala mund vendoset menjëherë pas foljes ose jo. Brenda foljeve frazale të ndashme, parafjala 140

Hopper, Paul J. (1999). A short course in grammar. New York: W.W. Norton & Company, fq. 122 DeCarrico, Jeanette S. (2000). The Structure of English: Studies in form and function for language teaching. Ann Arbor: University of Michigan Press, fq. 132-133. 141

143

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

lejohet të zhvendoset nga pozicioni pranë foljes në një tjetër pozicion në fjali si p.sh. folja frazale look up në shembujt James looked up the word in the dictionary dhe James looked the word up in the dictionary. Të tjera folje frazale janë të pandashme, d.m.th. nuk e lejojnë një zhvendosje të tillë të parafjalës sepse në to parafjala duhet vendosur domosdoshmërisht menjëherë pas foljes, si në foljen frazale get away with (kaloj pa u ndëshkuar) në shembullin He got away with the crime por jo *He got the crime away with ose *He got away the crime with. Foljet frazale janë shumë prodhimtare në gjuhën e sotme angleze, dhe përveç formave më të hershme të përbëra nga një folje dhe një pjesëz, ka lindur edhe një formë tjetër më komplekse, folja frazale parafjalore e përbërë nga një pjesëz e vendosur pas foljes, dhe një sintagmë parafjalore plotësuese. Shembuj të tillë janë p.sh foljet frazale put up with (toleroj/lejoj) dhe do away with (heq, zhduk), të cilat quhen folje frazale sepse mund të përkthehen me një folje të vetme me prejardhje nga latinishtja si ―tolerate‖ dhe ―abolish‖, megjithëse pjesëzat e tyre nuk janë të lëvizshme: I put up with traffic every day, edhe jo *I put with traffic up every day. Disa autorë i konsiderojnë foljet frazale forma perifrastike, kuptimi i të cilave përftohet vetëm nga kombinimi i foljes dhe parafjalës ose pjesëzës si një njësi semantike e pandashme 142 Sipas Oxford English Dictionary (2008), perifraza është ―një frazë me dy ose më shumë fjalë të përdorura për të shprehur një marrëdhënie gramatikore e cila mund të shprehej ndryshe me anë të mbaresës së një fjale të vetme‖. Fakti që kuptimi i foljeve frazale nuk mund të përftohet nga kombinimi i thjeshtë i kuptimit të foljes dhe parafjalës vërteton se foljet frazale janë njësi të pandashme semantike143. Parafjala ose pjesëza, e cila është pjesë përbërëse e foljes frazale, nuk funksionon si parafjalë tipike por si pjesëz, e cila është pjesë e foljes. Parafjala që funksionon si pjesëz në një folje frazale si p.sh. up në foljen frazale look up në shembullin He looks up the word është më e gramatikalizuar sesa parafjala që funksionon si plotësor në foljet parafjalore look at ose look out në shembujt He looks at the sky dhe He looks out the window144. Kështu foljet frazale janë ndërtime foljore perifrastike sepse marrëdhënia gramatikore shprehet jo nëpërmjet fleksionit por nëpërmjet dy ose më shumë fjalësh.

142

DeCarrico, Jeanette S. (2000). The Structure of English: Studies in form and function for language teaching. Ann Arbor: University of Michigan Press, fq. 132-133. 143 Fischer, Olga, Ans Van Kemenade, Willem Koopman, and Wim van der Wurff. (2000). The syntax of early English. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 180. 144 Tyler, A. and Vyvyan Evans. (2003). The semantics of English prepositions: Spatial scenes, embodied meaning and cognition. Cambridge: Cambridge University Press, fq. 62.

144

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

KREU IV.

NDËRTIMET ME SINTAGMA PARAFJALORE NË GJUHËN SHQIPE NË PËRQASJE ME ATO TË GJUHËS ANGLEZE IV. 1. DY FJALË PËR PARAFJALËT E GJUHËS SHQIPE Edhe në gjuhën shqipe, ashtu sikurse në gjuhën angleze parafjalët kanë një denduri të madhe përdorimi. Ato janë bërë herë pas here objekt studimi nga autorë të ndryshëm të cilët kanë treguar interes për origjinën, kuptimet dhe funksionet e parafjalëve si fjalë shumë-funksionale në gjuhë. Tradicionalisht termi parafjalë është përdorur për të emërtuar një fjalëz shërbyese që vendoset para një emri a përemri. Lindja e klasës së parafjalëve kushtëzohet nga disa faktorë të cilët kanë vepruar të veçuar por edhe në mënyrë të ndërsjellët duke sjellë si pasojë edhe ndryshimet përkatëse. ―Kështu zhvendosja e theksit në rrokjen e parafundit në gjuhën shqipe, solli pasoja në reduktimin e fundoreve të fjalëve, çka shkaktoi edhe ndryshimet në sistemin flektiv. Reduktimi i fleksionit vendos një rregull më të rreptë në renditjen e fjalëve në ligjërim, ose i hap rrugë përdorimit të gjerë të parafjalëve.‖145 ―Si rrjedhim -, thotë Prof. Sh. Demiraj, -, në një fazë të dhënë të zhvillimit të popujve që flisnin gjuhë a dialekt, u ndje nevoja për një mjet të ri plotësues të sistemit rasor për t‘i dhënë këtij mundësi të shprehte sa më mirë e sa më qartë funksionet më të ndryshme të emrit në fjali.‖146 Përpjekjet për të përkthyer në gjuhën shqipe termin grek prothesis ose atë latin praeposito, u bënë në përiudhën e Rilindjes Kombëtare. Në vitin 1886, Sami Frashëri ishte autori i parë që e përktheu atë në shqip me termin parje ose përparje. Më 1920, në Kongresin Arsimor të Lushnjes, u caktua termi parafjalë. Ky term vazhdon të përdoret edhe sot në të gjitha gramatikat e shqipes. Në gramatikën tradicionale shqipe parafjalët janë trajtuar nga autorë të ndryshëm, duke filluar me S. Frashërin (1886) e duke vazhduar me autorë të tjerë si Ilia Dilo Sheperi147, Kostaq Cipoja 148 , etj. Këta autorë e kanë trajtuar shkurt kategorinë e parafjalëve. Në tekstin ―Gramatika e gjuhës shqipe‖ vëllimi i parë , botuar për herë të fundit në vitin 145

Lika, E. (1984). Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe, fq. 14. Demiraj, Sh. Gramatika Historike e gjuhës shqipe. Parafjalët, fq. 625. 147 .Sheperi, I. D. (1927). Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, sidomos e toskërishtes, Tiranë 148 Cipo, K (1949). Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë 146

145

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

2002, hartuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, i Akademisë së Shkencave, parafjala është trajtuar më gjerësisht nga pikëpamja teorike. Parafjalët aty trajtohen sipas prejardhjes, strukturës morfologjike, kriterit sintaksor si dhe janë dhënë kuptimet kryesore të tyre. Përveç teksteve të ndryshme gramatikore janë bërë edhe punime të veçanta në lidhje me parafjalët. Një ndër punimet më të përmendura është ai i A. Xhuvanit ―Parafjalët‖ 149 , i pari punim i veçantë për parafjalët. Për të hartuar këtë monografi, A.xhuvani është mbështetur në një literaturë të gjerë teorike, duke pasur në dorë lëndë të mjaftueshme nga të dy dialektet e shqipes, nga të folmet arbëreshe, nga krijimtaria folklorike, nga Letërsia e Vjetër Shqipe dhe e Rilindjes, etj. Aleksandër Xhuvani hodhi baza të shëndosha dhe përgatiti terrenin për të çuar përpara mendimin shkencor shqiptar për parafjalën në gjuhën shqipe si kategori leksiko-gramatikore. Aty trajtohet origjina e parafjalëve, zhvillimi historik i saj dhe ç‘është me e rëndësishme jepet një numër më i madh parafjalësh. Një studim mjaft kontribuues në vazhdimësinë e përpjekjeve për të dhënë një tablo sa më të plotë të karakteristikave të parafjalëve është edhe studimi i Prof. Mehmet Çelikut ―Parafjalët emërore të thjeshta në gjuhën letrare shqipe‖, SF, I, 1972, I, Tiranë, fq 85112, ku trajtohen sidomos parafjalët me origjinë emërore, kalimi i emrave nga një pjesë e ligjëratës në një tjetër. Fillimisht, ai trajton parafjalët emërore në gramatika të ndryshme përshkruese të shqipes, duke përmendur studimet e Demirajt si i pari gjuhëtar që jep disa nga karakteristikat e parafjalëve emërore. M. Çeliku është marrë edhe me lokucionet parafjalore emërore 150 . Përveç këtyre, ky gjuhëtar trajton edhe grupet strukturore të parafjalëve emërore, cakun që ndan parafjalët emërore nga emrat, parafjalët emërore që përdoren në të njëjtin kuptim dhe në të njëjtën strukturë duke i quajtur ―sinonime absolute‖ apo ―dublete leksikore‖. M. Çeliku ka trajtuar e njohur për herë të parë për shqipen edhe disa parafjalë me origjinë foljore nga pjesorja e foljes, në shkrimin ―Parafjalët foljore dhe disa çështje të formësimit të tyre‖, botuar së pari në ―Gjuha Jonë‖ 1990/4. Parafjalët foljore përbëjnë një grup jo aq të kufizuar si: përfshirë, përjashtuar, krahasuar me, lidhur me, ngjitur me, drejtuar, nisur nga. Duke qenë një hulumtues i apasionuar i gjuhës shqipe, vazhdimisht i hapur ndaj arritjeve më të fundit në fushën e gjuhësisë bashkëkohore, Çeliku sjell trajtime interesante e mbështet me argumente bindëse idetë e tij në lidhje me çështje të ndryshme gjuhësore, duke u bërë kështu një pikë e fortë referimi për gjuhëtarët e rinj. Në një kapitull të veçantë ―Rreth parafjalëve‖, Gramatika historike e gjuhës shqipe, Tiranë 1986, fq 624-652, Sh. Demiraj jep përkufizimin e parafjalës e flet për kushtet që çuan në lindjen e saj si kategori e veçantë. Ai i jep rëndësi drejtimit të parafjalëve dhe 149

Xhuvani, A. (1964). Parafjalët, Studime Filologjike, 1, fq. 7-60 Çeliku M. (1975). Lokucionet Parafjalore emërore në gjuhën shqipe. Çështje të gramatikës së shqipes së sotme, II, Tiranë. 150

146

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

thekson se ka mjaft raste në të cilat e njëjta parafjalë ndërton më shumë se një rasë, në varësi të funksionit sintaksor që kryen togu ku ajo bën pjesë, gjë që kushtëzohet edhe nga kuptimi i gjymtyrës që plotësohet nga togu parafjalor. Ai flet edhe për përftimin historik të parafjalëve të vjetra, të cilat kanë gjegjëset e tyre edhe në gjuhë të tjera indoevropiane si: ndë/në, për, etj. Një studim i mëvonshëm për parafjalët është edhe ai i Miço Samarës, ―Parafjalët në Shqipen e Sotme‖ (vështrim leksiko-semantik), Tiranë, 1999. Në këtë studim autori trajton kuptimin dhe klasifikimin e parafjalëve, analizën leksiko-semantike të parafjalëve të parme dhe të prejardhura. Gjithashtu, aty analizohen edhe nga pikëpamja leksikosemantike edhe lokucionet parafjalore. Në këtë vepër trajtohen probleme të tilla si: specifika e kuptimit të parafjalëve në gjuhën shqipe, zhvillimet e reja semantike që vërehen sot, pasqyrimi i këtyre risive në fjalorë, problemet që dalin për studimin e mëtejshëm të tyre nga ana leksiko-semantike, etj. Autori përqendrohet më tepër në vështrimin leksiko-semantik të parafjalëve sesa në vështrimin gramatikor. Lista e parafjalëve e dhënë prej tij është më e plotë. Pasi përmendëm disa nga punimet kryesore që kanë kontribuuar në krijimin e një tabloje sa më të plotë e të qartë të kategorisë së parafjalës në gjuhën shqipe, le të ndalemi tek përkufizimi i saj: Në ―Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe‖(1980), përkufizimi i parafjalës është ky: “Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që përdoret si fjalë shërbyese përpara një emri, një përemri a një numërori (në një rasë të caktuar) ose përpara disa ndajfoljeve, për të shprehur marrëdhëniet midis gjymtyrëve në një togfjalësh.” Në ―Fjalori i shqipes së sotme‖ (1984) del tipari i të qenit ―fjalë shërbyese‖, d.m.th. si fjalë që ―s‘ka kuptim të pavarur leksikor‖, pra ajo s‘mund të qëndrojë e pavarur dhe më vete ashtu sikundër emri a folja. Për këtë arsye, parafjalët hyjnë në klasën e fjalëve shërbyese. Si të tilla ato kanë kuptim leksikor të kushtëzuar. Përkufizimi i parafjalës në ―Gramatika e Gjuhës Shqipe‖ (1) (2002), botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është: ―Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie midis një emri, një numërori ose një përemri në një rasë të caktuar dhe një gjymtyre tjetër në një togfjalësh‖. Në dy përkufizimet e para më lart vihet theksi në funksionin gramatikor të parafjalës duke e konsideruar atë fjalë shërbyese. Përkufizimi i tretë thekson si veti të rëndësishme të fjalëve që bëjnë pjesë në këtë kategori, pandryshueshmërinë formale dhe funksionin e tyre si shprehëse të marrëdhënieve sintaksore midis një emri dhe një gjymtyre tjetër të

147

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

fjalisë. Ky përkufizim, për mendimin tonë, shënon një hap përpara drejt një përkufizimi më të plotë të parafjalës si kategori leksikore hibride, siç e theksuam edhe më herët në punimin tonë. Edhe në gjuhën shqipe është treguar interes për natyrën e veçantë të parafjalëve. Çështja nëse parafjala mund të quhet fjalë ose jo është e lidhur drejtpërdrejt me praninë e kuptimit të saj. Tashmë dihet se mungesa e kriterit të shprehjes së nocionit nga një njësi gjuhësore s‘do të thotë se ajo njësi nuk mund të quhet fjalë. Është e vërtetë se fjalët që shprehin a shënojnë nocione kanë një kuptim leksikor më të mëvetësishëm e tërësor, por ky kriter nuk duhet absolutizuar.‖151 Shumica e parafjalëve të parme nuk shënojnë nocione, por ato kanë një përmbajtje ose kuptim leksikor, edhe pse ai është i zbehtë ose më pak i mëvetësishëm, se sa te fjalët që shënojnë nocione. Me të drejtë M. Samara vazhdon po aty: ―...edhe parafjalët janë fjalë, sepse përmbajnë gjithë tiparet e fjalës... Secila prej parafjalëve përbën një tërësi, ku pasqyrohet: kuptimi leksikor kategorial (d.m.th. ato përbëjnë një klasë relativisht të madhe fjalësh që shënojnë diçka të përbashkët, çka e dallon këtë klasë, si pjesë e ligjëratës nga klasat e tjera) dhe kuptimi leksikor individual.‖152 ―Parafjala si kategori leksiko-gramatikore lidhet ngushtë edhe me fjalët shënjuese, siç janë ndajfolja dhe emri. Lidhja e parafjalës me ndajfoljen është më e qartë te parafjalët e pamotivuara...: kurse lidhja e parafjalës , si kategori leksiko-gramatikore, me emrin vihet re te parafjalët me origjinë emërore të tipit buzë e rrëzë. Në këtë rast parafjala dallohet qartë nga emri, sepse ajo nuk shënon nocion, por marrëdhënie.‖153 Parafjalët, përgjithësisht, shprehin më shumë se një raport sintaksor, pra, janë polivalente si, për shembull parafjala në- në kontekste të ndryshme shpreh marrëdhënie rrethanore, kohore, vendore, mënyre, etj. Parafjalët që vijnë nga ndajfoljet shprehin edhe një kuptim sintaksor të caktuar si p.sh.: parafjalët afër-, pranë-, etj, që kanë si funksion vetëm atë të përcaktimit të raporteve vendore e kohore. Në gjuhën shqipe parafjalët drejtojnë rasa të caktuara. Shumica përdoren vetëm me një rasë të caktuar si parafjalët nga-, tek-, që përdoren vetëm me rasën emërore. Disa të tjera përdoren me më shumë se një rasë. P.sh., parafjala për- përdoret kryesisht në rasën

151

Samara, M. (1999). Parafjalët në shqipen e sotme (vështrim leksiko-semantik), Tiranë, fq. 16 Samara, M. Po aty, fq. 17 153 Samara, M. Po aty, fq. 18 152

148

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

kallëzore, por në disa sintagma të caktuara që kanë karakter arkaik ose idiomatik përdoret edhe me rasën rrjedhore: e zuri për krahu, për dore, etj. Marrëdhëniet sintaksore nuk shprehen vetëm nga parafjala por nga e gjithë sintagma parafjalore. Për shprehjen e këtyre marrëdhënieve, përveç parafjalëve, një rëndësi të veçantë kanë edhe format rasore që shprehin marrëdhënie të caktuara sintaksore edhe pa parafjalë, megjithatë parafjalët i qartësojnë më tej këto marrëdhënie. Pra, kuptimi i parafjalës, marrëdhënia që shpreh ajo, qartësohet në sintagmë. Roli i parafjalës është të shprehë marrëdhënie midis dy gjymtyrëve. Ky funksion bën që parafjala të përcaktojë mbi të gjitha marrëdhënie midis një foljeje apo SFo dhe një emri ose SEm. Në këtë lidhje, folje-parafjalë-emër, kuptimi i ndërveprimit nuk është shumë i dukshëm në pamje të parë, por në fakt është një lidhje mjaft e rëndësishme, në të cilën prania e parafjalës është e domosdoshme. Për mendimin tonë, parafjala përcakton karakterin e veprimit foljor dhe parashtron marrëdhëniet e një rase të detyruar për kallëzuesin me saktësi më të madhe se sa do të ishte e mundur kjo në rasat pa parafjalë. Kuptimi i parafjalës qartësohet vetëm brenda një konteksti të caktuar. Ka parafjalë që kanë kuptim më të përgjithshëm si: në, për, pa, me, etj. Të tjera si afër, majë, nën, kuptimisht janë më të qarta. Pra, parafjalët e mirëfillta nuk janë të zhveshura nga kuptimi leksikor. Natyrisht nuk mund të flitet për kuptime të mirëfillta leksikore, si ato të foljeve, emrave, etj., sepse parafjalët nuk shënojnë nocione.

IV. 2. ZGJERIMI I VAZHDUESHËM I KLASËS SË PARAFJALËVE IV. 2. 1. PARAFJALËT FOLJORE

Klasa e parafjalëve ka ardhur duke u zgjeruar e pasuruar më tej, duke krijuar edhe lokucione parafjalore. Përveç tyre, dekadat e fundit, si rezultat edhe i ndikimit të gjuhëve tjera, klasa e parafjalëve është pasuruar me elementë të rinj. Ky është një fakt që vërteton se parafjalët nuk janë një klasë e mbyllur fjalësh si kategoritë e tjera funksionale ose gramatikore, por afrojnë edhe me kategoritë e mirëfillta leksikore si emri, folja, mbiemri e ndajfolja, ndonëse pasurimi me elementë të rinj nuk është aq produktiv sa tek këto të fundit. Në traditën gramatikore të shqipes, deri tani, sipas prejardhjes pranohen vetëm dy lloje parafjalësh: parafjalë ndajfoljore dhe parafjalë emërore. Këto përbëjnë, në të vërtetë dy grupet më të mëdha, më të formësuar gramatikisht, dhe më të qëndrueshme e të ngulitura. Por në gjuhën e sotme letrare shqipe po përdoren gjithnjë e më shpesh edhe disa parafjalë të formuara nga foljet, kryesisht nga pjesoret e foljeve. Këto përbëjnë grupin e parafjalëve foljore. Grupi i parafjalëve foljore në gjuhën e sotme shqipe për herë të parë 149

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

pranohet në artikullin e Prof. M Çelikut ―Përdorimet dhe funksionet e pjesores në gjuhën e sotme letrare shqipe‖ botuar në ―Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë‖, nr. 11, 1986, fq. 156. Para këtij viti është folur vetëm teorikisht për parafjalë foljore, si kategori gramatikore e mundshme në gjuhë, por shqipes i është njohur vetëm parafjala falë154 Sipas Çelikut, parafjalët foljore të gjuhës sotme letrare shqipe janë këto: lidhur me, ngjitur me, krahasuar me, falë, përshirë (përfshi), përjashtuar, shkuar, kaluar, bazuar në. Në rrugën e parafjalëzimit janë edhe disa folje e ndërtime a shprehje foljore, si: shtuar(shto), drejtuar, kushtuar, nisur nga, për sa i përket (që del edhe në trajtat përsa i përket, sa i përket), e ndonjë tjetër. Pra numri i parafjalëve foljore nuk është i vogël. Ato po përdoren gjithnjë e më shumë në gjuhë gjë që dëshmon edhe evoluimin e gjuhës e pasurimin e saj të vazhdueshëm me mjete shprehëse që i përshtaten e përmbushin më së miri nevojat e komunikimit. Në parafjalë mund të kalojnë vetëm disa fjalë të caktuara që e kanë në natyrën e tyre kuptimin e marrëdhënies (d.m.th. kur përbërësit e strukturës semantike në kuptimin e tyre të parë të figurshëm, në një mënyrë apo një tjetër, plotësisht a pjesërisht, kanë kuptimin e marrëdhënies, të lidhjes në kuptimin më të gjerë të fjalës). Të tilla janë, p.sh. foljet lidh, krahasoj, përfshij, përjashtoj, ngjis, etj. Gramatikalizimi i plotë i këtyre foljeve dhe kalimi i tyre në parafjalë mbështetet nga disa argumente bindëse: 1. kur kalojnë në parafjalë, ish-pjesoret, megjithëse ruajnë diçka nga kuptimi leksikor i foljeve nga kanë ardhur, nuk shprehin më veprim, nuk emërtojnë, por shprehin vetëm marrëdhënie, lidhje të fjalëve; 2. pushojnë së funksionuari si gjymtyrë fjalie; 3. janë sinonimike me parafjalë të tjera të parme e jo të parme; 4. nuk ndërkëmbehen dot me pjesore të nyjëzuara155. Kuptimi i parafjalëve foljore është më i qartë e më i përcaktuar, prandaj ato po përdoren gjithnjë e më shumë në vend të parafjalëve të tjera të parme e jo të parme të shumëkuptimshme. Kështu lokucionet parafjalore foljore lidhur me, ngjitur me janë sinonimike me parafjalët për, pranë, por këto nuk mund t‘i zëvendësojnë plotësisht lokucionet e mësipërme, sepse, siç dihet, për është parafjalë e shumëkuptimshme; ajo tregon vend, mënyrë kohë, cilësi, shkak, qëllim, kufizim, marrëdhënie të ndryshme objektore. Ndryshe nga parafjala për, lokucioni lidhur me, shpreh përgjithësisht marrëdhënie objektore, duke pasur ngjyrimin e kufizimit dhe duke qenë e zhveshur nga marrëdhëniet rrethanore, etj. Gjithashtu parafjalët pranë dhe ngjitur me shprehin që të

154 155

Xhuvani, A. (1964). Parafjalët, Studime Filologjike, 1, fq. 8-9 Çeliku, M. (1997). Probleme të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, fq.205

150

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

dyja marrëdhënie hapësinore, por ndërsa pranë ka kuptimin e gjerë të fjalës afër, të papërcaktuar sa duhet, parafjala ngjitur me ka kuptimin puqur, shumë afër.156 Kështu, parafjalët foljore kanë kuptime të veçanta, në shumicën dërrmuese të tyre shprehin marrëdhënie të posaçme e të përcaktuara mirë, pa përsëritur parafjalët e tjera, duke përbërë një grup të ri të nevojshëm parafjalësh në gjuhën shqipe, sidomos në stile të veçanta të saj. Ato kanë hyrë në përdorimin e përditshëm dhe ndeshen gjithnjë e më shpesh në shtypin tonë të përditshëm, në stilin shkencor, në gjuhën e administratës etj., disa edhe në letërsinë artistike. Pra, mund të thuhet se ato janë bërë normë e gjuhës sonë letrare. Parafjalët foljore mund të ndahen në dy nëngrupe: a) lokucionet parafjalore të përftuara nga ish-pjesoret e foljeve përkatëse si p.sh. lidhur me, ngjitur me, krahasuar me të pasuara nga një emër në rasën kallëzore, dhe b) parafjalët foljore të thjeshta të përftuara më konversion dhe që përdoren me rasën kallëzore (përfshirë, përjashtuar) dhe me dhanoren (falë, shkuar, kaluar). Ndryshe nga lokucionet e mësipërme parafjalore, këto parafjalë shpesh dalin me trajta të ndryshme, çka tregon se ato janë në kristalizim e sipër. Grupi i parafjalëve foljore është në lëvizje të vazhdueshme, në rrugën e kristalizimit të mëtejshëm; ai është duke u shtuar edhe me parafjalë të tjera si shtuar, drejtuar, kushtuar, nisur nga, etj. Megjithëse ato kanë lindur nga nevoja për të shprehur marrëdhënie sa më të përcaktuar e të përpiktë, nuk mund të përjashtohet mundësia e ndikimit të gjuhëve të tjera, siç janë italishtja, frëngjishtja, anglishtja, etj.

IV. 2. 2. PARAFJALËT EMËRORE

Pas grupit të parafjalëve ndajfoljore, parafjalët emërore zënë grupin e dytë të parafjalëve në gjuhën shqipe për nga prejardhja. M. Çeliku i ka trajtuar gjerësisht këto parafjalë në librin e tij ―Probleme të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe‖. 157 Duke pasur një përdorim gjithnjë e më të madh në gjuhë, ky grup parafjalësh meriton një vëmendje të veçantë nga studiuesit. Parë diakronikisht rezulton se parafjalët emërore janë njohur si një kategori e veçantë parafjalësh, krahas grupeve të tjera parafjalore, sidomos nga A. Xhuvani158. Parafjalët emërore janë parafjalët e formuara drejtpërdrejt nga rasat e zhdrejta të emrave ose nga bashkimi i emrave me parafjalë të mirëfillta. Pra, quhen parafjalë emërore pasi vijnë nga emrat. Emrat ose emrat e bashkuar me parafjalë kalojnë në parafjalë atëherë kur humbin 156

Çeliku, M. (1997). Po aty, fq. 206 Çeliku, M. po aty, fq. 131-203 158 Xhuvani, A. (1964) Parafjalët, Studime Filologjike, 1. 157

151

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

kuptimin e tyre leksikor në një masë të caktuar dhe kalojnë në fjalë funksionale ose shërbyese. Ato shërbejnë për të shprehur marrëdhënie më të përgjithshme (si marrëdhënie hapësinore, shkakore, objektore, mënyrore etj.). Parafjalët emërore kryejnë po atë funksion sintaksor që kryejnë edhe parafjalët e mirëfillta, por, ndryshe nga ato, parafjalët emërore, megjithëse humbasin kuptimin e tyre leksikor në një shkallë të konsiderueshme përsëri e ruajnë në njëfarë mase ngarkesën e tyre leksikore. Në rast se do t‘i referoheshim këndvështrimit të shumë gjuhëtarëve modernë (shih kreun I) për kategorizimin e parafjalëve si fjalë gjysmëleksikore, atëherë do të përligjej plotësisht përfshirja e parafjalëve emërore brenda grupit të parafjalëve. Tek parafjalët emërore si edhe tek parafjalë të tjera që hyjnë rishtas në këtë grup, bie në sy pikërisht ruajtja e kuptimit leksikor që ato mbartin nga kategoria së cilës i përkisnin më parë. Kjo tregon që ato janë elementë të rinj të kësaj klase dhe në fillim të procesit të gramatikalizimit, gjatë së cilit parafjala humbet gradualisht kuptimin leksikor të saj dhe kthehet në një fjalë funksionale. Pra, në elementët që përfshihen në këtë klasë vihen re shkallë të ndryshme të parafjalëzimit në varësi të procesit të gramatikalizimit që ata kanë pësuar. Pikëpamja se parafjalët janë fjalë gjysmëleksikore mbështetet edhe nga M. Çeliku, i cili thekson se ―ekziston një pikëpamje tjetër sipas nesh e drejtë, sipas së cilës parafjalët (të shikuara si kategori që ndodhen në kufi të fjalorit dhe të gramatikës) shprehin jo vetëm kuptime gramatikore, por edhe kuptime leksikore. Sipas kësaj pikëpamjeje, krahas parafjalëve formale, që pothuajse e kanë humbur plotësisht kuptimin leksikor, ekzistojnë edhe parafjalë të tjera që e ruajnë në një farë shkalle kuptimin e tyre leksikor (të tilla janë parafjalët emërore, ndajfoljore, foljore, etj.‖.159 Në vazhdim të këtij arsyetimi në grupin e parafjalëve emërore M. Çeliku përfshin 1) parafjalët emërore të thjeshta (buzë, majë, rrëzë, faqe, anë, etj) dhe 2) parafjalët emërore të përbëra që ndahen në: a) lokucione emërore parafjalore (në drejtim, në mes, në lidhje me, në krahasim me, në përputhje me, etj.) dhe b) parafjalë me përngjitje (ndanë, mbanë). Parafjalët emërore të përbëra ndryshojnë sipas shkallës së tyre të abstraksionit, formësimit dhe kuptimit të tyre leksikor. Disa prej tyre që kanë lindur më herët, dallohen nga një shkallë më e lartë parafjalëzimi, ndërsa ato më të rejat janë në shkallën fillestare të këtij procesi dhe e ruajnë në një masë më të madhe kuptimin e tyre leksikor. Duke qenë se objekt i këtij punim nuk janë parafjalët në vetvete por sintagmat ku ato bëjnë pjesë, do të ndalemi pikërisht tek këto të fundit. Duhet të theksojmë se kjo nuk ishte një ndërmarrje e lehtë për ne nisur nga fakti se deri më sot në gjuhën shqipe nuk është bërë ndonjë studim që i trajton parafjalët si kokë e sintagmave parafjalore, sipas këndvështrimit gjenerativist. Ato janë trajtuar si fjalë shërbyese dhe pjesë e një togu të përbërë nga parafjalë + emër. Siç e theksuam edhe në fillim të kreut I, duke mbështetur 159

Çeliku, M. po aty, fq. 136

152

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

arritjet më të fundit të shkencës gjuhësore sa i përket parafjalëve, ne i konsiderojmë parafjalët kokë të SPa dhe do të mundohemi t‘i analizojmë sintagmat e këtij lloji edhe në gjuhën shqipe për nga tipat ndërtimorë dhe funksionet e tyre sintaksore, krahasuar me ato të gjuhës angleze. Shpresojmë që kjo analizë të jetë një hap i mbarë drejt analizash të tjera më të thelluara në lidhje me këtë çështje.

IV. 3. LLOJET E SPa NË GJUHËN SHQIPE NË PËRQASJE ME ATO TË GJUHËS ANGLEZE Parafjalët edhe në gjuhën shqipe janë fjalë që nuk mund të përdoren më vete. Ato duhet të plotësohen medoemos nga një gjymtyrë tjetër që është zakonisht një SEm. Pra, sintagma të tilla ku parafjala ndiqet nga një plotësor quhen sintagma parafjalore (SPa). Në ndërtime të këtij lloji parafjala (Pa) është koka e sintagmës dhe elementi që e plotëson atë (SEm) është plotësori i saj. Ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe parafjala në një SPa vendoset para plotësorit të saj p.sh.: përtej rrugës, pas saj, mbi njërin sup, midis shkurreve, kundër zënies, prapa një bregoreje160. Në gjuhën angleze përmendëm disa raste parafjalësh që edhe pse vendosen pas plotësorit sillen si parafjalë tipike e emërtohen si të tilla. Raste të tilla të prapavendosjes që ka gjuha angleze nuk vihen re në gjuhën shqipe. Parafjala gjendet gjithmonë para gjymtyrës që e plotëson atë. Përsa i përket strukturës së SPa në gjuhën shqipe, parafjala plotësohet tipikisht nga një SEm që përbën edhe strukturën më të shpeshtë të SPa në gjuhën shqipe si edhe SPa në gjuhën angleze. Megjithatë, edhe në gjuhën shqipe përveç SEm, në strukturën e brendshme të SPa ndeshen edhe përbërës të tjerë të cilët do t‘i analizojmë më poshtë. Tipi ndërtimor më i shpeshtë i SPa në gjuhën shqipe është:

1. SPa → Pa + SEm Kjo është struktura më tipike dhe më e shpeshtë e SPa në gjuhën shqipe. Parafjalët në këto sintagma mund të plotësohen nga SEm të të gjitha llojeve, të thjeshta Pa + Em/Pr (nga myshku, midis tyre) e të zgjeruara Pa + SEm (mbi katër degë ahu). Sintagmat emërore në të tilla ndërtime kryejnë funksionin e plotësorit të parafjalës ashtu sikurse edhe në gjuhën angleze. Siç mund të vihet re edhe nga shembujt e mësipërm, sintagmat emërore që vendosen pas kokës së sintagmave parafjalore mund të jenë të

160

Shembujt e SPa më sipër janë marrë nga romani i I. Kadaresë Prilli i thyer, fq. 9, 10, 11, 12, 13

153

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

shumëllojshme, që nga më të thjeshtat e deri tek ato më komplekset ku emri kokë mund të marrë disa përcaktorë: [pas harkut] (I. Kadare, Prilli i thyer: 18) [me të] (po aty: 26) [sipas të gjitha rregullave] (po aty:18) [gjatë drekës së mortit] (po aty:20) [prej një flamuri të largët] (po aty:22) [në katin e sipërm të kullës] (po aty:23) Pra, parimi bazë i gjenerimit të sintagmave të këtij tipi ndërtimor është i njëjtë për të dyja gjuhët: Pa + SEm. Ajo që i dallon këto ndërtime janë parametrat e ndryshëm të realizimit të këtij parimi. Së pari, në gjuhën angleze parafjalët nuk janë treguese të rasës (me përjashtim të rasteve kur parafjala përdoret me një përemër vetor ku ky i fundit del gjithmonë në formën e rasës kallëzore (with her, on them, etj.), ndërsa në gjuhën shqipe të gjitha rasat e emrit shoqërohen me parafjalë të caktuara. Pra, në këtë gjuhë parafjalët janë shënjuese të rasës së emrit. Së dyti, në gjuhën angleze emrat nuk marrin mbaresa rasore, ndërsa gjuha shqipe ka një sistem të pasur mbaresash rasore të emrit. Së treti, emri kokë pas parafjalës në gjuhën angleze merr përgjithësisht specifikues. Janë të rrallë emrat që nuk marrin specifikues pas parafjalës (shih listën me emra të tillë në kreun përkatës). Këta emra në gjuhën angleze përdoren me kuptim të përgjithshëm edhe jo specifik ose në SPa të qëndrueshme. Në gjuhën shqipe, në varësi të parafjalës dhe të kuptimit të emrit, në SPa me plotësorë SEm të thjeshta, emrat mund të jenë të shquar dhe të pashquar. Krahaso p.sh.: Anglisht on the wall in the tree behind the tree from the cinema

Shqip mbi mur në pemë pas pemës nga kinemaja

Në shembujt e mësipërm vihet re që parafjalët e rasave të ndryshme në gjuhën shqipe përdoren me emra në trajta të ndryshme. Parafjalët e rasës emërore p.sh. shoqërohen gjithmonë me emër në trajtën e shquar ose me emër në trajtën e pashquar me specifikues (një, ca). Parafjalët e rasës kallëzore përdoren si me emra në trajtë të shquar edhe me emra në trajtë të pashquar pa specifikues, etj. Në gjuhën shqipe, në rast se plotësori i parafjalës kokë është një SEm e përbërë nga një përemër vetor, ai del në forma të ndryshme rasore ndryshe nga SPa analoge në gjuhën

154

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

angleze ku përemri del gjithmonë në rasën kallëzore, e cila është forma e vetme rasore e përemrit në këtë gjuhë. Për shembull: Anglisht

Shqip

from you between you and me over it

nga ju (rasa emërore) mes nesh (rasa rrjedhore) mbi të (rasa kallëzore)

2. SPa → Pa + Gr (Gerund) Ky ndërtim ndeshet shpesh, edhe në gjuhën shqipe. Parafjala ndiqet nga një gerund. Gerundi është një formë foljore e pashtjelluar që emërton një veprim por dhe zotëron kryesisht karakteristika të foljes e të emrit. Në këtë mënyrë, ne mbështesim plotësisht mendimin e M. Çelikut për njohjen e kësaj forme gramatikore si një nga format e pashtjelluara të foljes edhe në gjuhën shqipe161. Le të japim disa shembuj: ...urdhrin [për të larë gjakun]... (I. Kadare, Prilli.: 27) ...bëri mënjanë [për t‟i hapur rrugë varganit]. (po aty: 28) ...presin [për të dhënë taksën]... (po aty: 116) ...më të devotshëm, të gatshëm [për t‟u flijuar]... (po aty: 81) Duke gërshetuar karakteristika si foljore ashtu edhe emërore, gerundi mund të paraprihet edhe nga parafjalë siç vihet re edhe në shembujt e mësipërm. Sintagma që formohet është pra, një SPa e cila luan rolin e elementit të varur të një sintagmeje foljore (shemb. 3), emërore (shemb. 2) e mbiemërore (shemb. 4). Gerundi në të tilla ndërtime është plotësor, ashtu si edhe në gjuhën angleze, pra një element i domosdoshëm për strukturën dhe kuptimin e sintagmës. E përbashkët për të dyja gjuhët është edhe të qenit e SPa të këtij lloji elementë të varur të sintagmave të zgjeruara, emërore, mbiemërore dhe foljore, si p.sh.: Anglisht

Shqip

(SFo) force himself into losing consciousness (SEm) the difficulty in talking about such things (SMb) successful in achieving their aims 161

presin për të dhënë taksën urdhrin për të larë gjakun të gatshëm për t‟u flijuar

Çeliku, M. (2010). Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe (ribotim), Tiranë: shblu, fq.

44

155

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Si përcaktor në sintagmat emërore, në gjuhën shqipe gerundi paraprihet nga parafjala për, ndërsa në gjuhën angleze nga disa parafjalë që varen nga emrat me të cilët përdoren, duke qenë se në këtë gjuhë, në mungesë të mbaresave me emra, folje e mbiemra të ndryshëm përdoret një numër i konsiderueshëm parafjalësh që quhen parafjalë të varura meqenëse ato janë specifike e varen nga fjala me të cilën kombinohen, duke kryer, në njëfarë mënyre, funksionin që kryejnë mbaresat në gjuhën shqipe. Më shpesh ndeshet parafjala e rasës gjinore of por edhe parafjalë të tjera të thjeshta si at, on, in, etj. Në SMb në gjuhën angleze, parafjalët që paraprijnë gerundin janë specifike në varësi të mbiemrit me të cilin përdoren, ndërsa në gjuhën shqipe parafjala e vetme është për dhe vendoset pas mbiemrave të tipit i gatshëm, i përshtatshëm, i etur, etj. që tregojnë cilësi të përkohshme e jo të përhershme. Si pjesë e sintagmave foljore në gjuhën angleze, gerundi del me parafjalë të ndryshme në funksionin e rrethanorit, ku parafjala ruan një kuptim të caktuar leksikor, dhe me parafjalë specifike që përzgjidhen nga folje të ndryshme parafjalore. Në këtë rast funksioni i SP është ai i kundrinorit me parafjalë si në shembullin force himself into losing consciousness, ku parafjala into përzgjidhet nga folja force. Në gjuhën shqipe sintagmat e këtij tipi ndërtimor dalin me parafjalën për dhe me dhe përcaktojnë foljen duke funksionuar si rrethanor qëllimi, shkaku, e kohe (shih shembujt më lart). Megjithëse formula e gjenerimit të një SPa të këtij tipi ndërtimor është e njëjtë për të dyja gjuhët ajo që i bën ato të ndryshme nga njëra-tjetra është forma e gerundit. Në gjuhën angleze ai del në trajta të ndryshme diatezore e kohore, p.sh.: overhearing (trajtë veprore) having overheard (trajtë veprore e së kryerës)

being overheard (trajtë pësore), having been overheard (trajtë pësore e së kryerës)

Një dukuri e tillë nuk ndodh me gerundin në gjuhën shqipe. Ai nuk ka tipare foljore kaq të spikatura sa gerundi i anglishtes. Në gjuhën shqipe gerundi del në dy trajta rasore: kallëzore (të bërë) e rrjedhore (së bëri), tipar ky emëror i gerundit që e dallon atë nga gerundi i anglishtes i cili nuk ka tregues rasorë.

3. SPa → Pa + FjEm/FjPc (sifjali emërore/sifjali përcaktore) Ndonëse rrallë, në gjuhën shqipe ndeshim edhe ndërtime të tilla ku parafjala ndiqet jo nga një emër apo SEm por nga një sifjali. Lloji i sifjalisë është emërore ose përcaktore. Sifjalitë emërore, siç e kemi theksuar tashmë, quhen të tilla sepse sillen në strukturën e fjalisë si emra duke kryer kështu funksione tipike emërore si ai i kryefjalës, kundrinorit,

156

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës a të kundrinorit, etj. Ato zakonisht janë sifjali pyetëse të zhdrejta. Sifjalitë përcaktore përcaktojnë SEm dhe fillojnë me ndajfolje lidhore ose përemër lidhor. Për shembull: Kush e di [për kë po na marrin]. (Pa + FjEm) (I. Kadare, Prilli.: 90) ...e njihte mirë atë rrafsh [për të cilin thoshin]... (Pa + FjPc) (po aty: 135) ...dhe kulla e ngujimit [drejt së cilës ata po shkonin]. (Pa + FjPc) (po aty: 183) Sifjalitë emërore dhe ato përcaktore si plotësorë të parafjalëve janë të ngjashme në të dyja gjuhët. I vetmi dallim është se në gjuhën shqipe tipat ndërtimorë Pa + SEm nuk kanë denduri të madhe si në gjuhën angleze duke qenë se në këtë gjuhë ato plotësojnë kryesisht folje parafjalore që nuk janë tipike për gjuhën shqipe, si p.sh.: The teacher listened to what the students said. (Maclin, A. Reference.: 152) Në lidhje me tipat ndërtimorë Pa + FjPc, në gjuhën angleze theksuam se parafjala mund të zhvendoset edhe në fund të sifjalisë përcaktore (the boy at whom I was looking/the boy I was looking at). Kjo gjë nuk ndodh në gjuhën shqipe ku parafjala qëndron pranë folësit dhe nuk mund të shkëputet prej tij. Gjithashtu, në SPa që ndiqen nga sifjali përcaktore përemri lidhor apo pyetës në gjuhën shqipe del në një rasë të caktuar në varësi të parafjalës që i paraprin (shemb. 1 dhe 3). Në gjuhën angleze ai nuk ndryshon. Sintagmat parafjalore të këtij tipi janë pjesë e sintagmave më të zgjeruara kryesisht foljore e mbiemërore, të cilat do t‘i analizojmë në vijim të punimit.

4. SPa → Pa + SNd (Sintagmë Ndajfoljore) Si edhe në gjuhën angleze, në gjuhën shqipe janë të rralla sintagmat parafjalore sipas modelit ndërtimor Pa + SNd. Për shembull: Gjëmëtarët erdhën [nga larg]. (I. Kadare, Prilli.:16) ...se si do të mbërrinin [gjer atje]... (po aty:82) Tri herë ka ardhur [gjer më sot] Binak Alia... (po aty:91) ...sapo u nisën [për atje]... (po aty:92) Pra, në të dyja gjuhët sintagma të tilla ndërtohen në të njëjtën mënyrë; parafjala kokë vendoset para një SNd që në më të shumtën e rasteve tregon vend ose kohë, karaketristikë kjo e përbashkët për SPa të këtij lloji në të dyja gjuhët.

5. SPa → Pa + SPa (Sintagmë Parafjalore)

157

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Sintagmat parafjalore të tipit Pa + SPa, janë të rralla në gjuhën shqipe, ndryshe nga gjuha angleze në të cilën sintagma të tilla parafjalore ndeshen shpesh. Në këtë gjuhë ato dalin kryesisht si plotës parafjalorë brenda sintagmave parafjalore duke kryer funksionin e plotësorit të sintagmave foljore pas foljeve parafjalore, si p.sh had gone straight on with his speech, ku folja parafjalore go on kërkon plotësor me parafjalën with. Në gjuhën shqipe sintagma të këtij lloji mund të hasen tek-tuk në gjuhën e folur ose në stilin letrar. Në vend të ndërtimeve të tipit Pa + SPa si p.sh.: Zëri erdhi [nga jashtë sallës], në gjuhën shqipe parapëlqehet ndërtimi Pa + Nd: Zëri erdhi [nga jashtë]. Sintagma të tipit SPa → Pa + SMb (Sintagmë Mbiemërore) që në gjuhën angleze theksuam se janë shumë të rralla si at first, at last, for certain, for sure, in brief, in private, of late, of old e ndonjë tjetër, që përgjithësisht janë të qëndrueshme dhe kanë kuptim ndajfoljor, nuk hasen në gjuhën shqipe. Megjithatë ka edhe ne gjuhën shqipe raste kur parafjala për paraprin një përcaktor kallëzuesor të kryefjalës a të kundrinorit të shprehur me mbiemër. Në këto raste ajo ngjan me ndërtimet përkatëse të gjuhës angleze. Për shembull: Anglisht They took me [for dead].

Shqip Më morën [për të vdekur]

Në këtë shembull dead dhe të vdekur janë sintagma mbiemërore që plotësojnë përkatësisht parafjalët for dhe për duke formuar SPa që kryejnë funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kundrinorit. Në Gramatika e Gjuhës Shqipe (2002:393) thuhet se parafjala për në këtë funksion i ka humbur tiparet e saj parafjalore dhe duhet konsideruar si pjesëz. Si edhe në gjuhën angleze numri i foljeve që marrin SPa të këtij lloji është shumë i kufizuar. Në të tilla ndërtime në vend të mbiemrit shpesh haset një emër, p.sh.: Po më marrin për princeshë. (I. Kadare, Prilli.:95) Ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe hasen sintagma parafjalore me plotësorë të dyfishtë: i pari një sintagmë emërore dhe i dyti një sintagmë tjetër parafjalore si p.sh: [Nga tokat te rrugët] (I. Kadare, Prilli.:137) [Nga e djathta në të majtë] (po aty:149) [Nga një gjer më shtatëmbëdhjetë prill] (po aty:149) Përveç këtyre togjeve të lira, që tregojnë përgjithësisht kohëzgjatjen e veprimit ose pikënisjen dhe pikëmbërritjen e tij, ashtu si edhe në gjuhën angleze, në ndërtime të tilla

158

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

SEm si plotësorë parafjalorë shpesh dalin me të njëjtin emër kokë, si p.sh: nga koha në kohë, nga brezi në brez, nga viti në vit (I. Kadare, Prilli.:28, 129). Këto sintagma ashtu si togjet e ngjashme në gjuhën angleze (from age to age, from conquer to conquer, from place to place) janë të qëndrueshme dhe nuk marrin caktuesorë. Emrat pas parafjalëve që hasen në këto sintagma dalin në rasën që i drejton parafjala, zakonisht emërore (parafj. nga) dhe kallëzore (parafj. në). Sintagma të tilla tregojnë më së shumti marrëdhënie vendore e kohore: Anglisht: Shqip:

[from north to south], [from the morning to night] [nga veriu në jug] [nga mëngjesi në darkë]

Koka e një sintagme të tillë është parafjala e parë. Për shembull, në sintagmat e mësipërme parafjala kokë është from e cila merr plotësor të dyfishtë: sintagmë emërore (përkatësisht north, veriu, the morning, mëngjesi) dhe sintagmë parafjalore (përkatësisht to south, në jug, to night, në darkë). Sintagmat e dyta parafjalore varen nga sintagmat e para. Në ndërtime të tilla vihet re përdorimi i sintagmave emërore të thjeshta, pa specifikues a fjalë përcaktuese. Në më të shumtën e rasteve ato përbëjnë struktura të qëndrueshme me vlerë ndajfoljore, që përdoren për të përforcuar veprimin e shprehur nga folja ose për të shprehur kohëzgjatjen e tij, por mund të jenë edhe sintagma të lira, joidiomatike e në këto raste vihet re se sintagmat emërore mund të specifikohen nga caktuesorë të ndryshëm (shih shembujt më lart). Në strukturat që përmendëm në këtë pjesë të punimit elementët e varur të sintagmave parafjalore ashtu si edhe në gjuhën angleze janë përgjithësisht plotësorë, pra elementë të domosdoshëm për strukturën dhe kuptimin e sintagmave të tilla. Por, ashtu siç e theksuam gjatë analizës së sintagmave parafjalore në gjuhën angleze, plotësorët nuk janë të vetmit elemente që marrin pjesë në strukturën e SPa. Ata mund të specifikohen edhe nga caktuesorë tipikë për këto sintagma. Kjo dukuri ndodh edhe me SPa në gjuhën shqipe.

IV. 3. 1. CAKTUESORЁT NЁ STRUKTURЁN E SPa NЁ GJUHЁN SHQIPE DHE PЁRQASJA ME GJUHЁN ANGLEZE

Përveç plotësorëve që përmendëm më lart, të cilët janë të domosdoshëm për strukturën sintaksore dhe semantikën e saj, në sintagmat parafjalore në gjuhën shqipe mund të ndeshen edhe elementë që nuk janë esencialë për kuptimin dhe sintaksën e SPa por, kryejnë në të funksionin e fjalëve specifikuese që qartësojnë më tej kuptimin e SPa. Për shembull: dy orë para mbrëmjes, dy javë përpara martesës, një hap pranë bibliotekës, etj. (I. Kadare, Prilli.:51, 60, 122) 159

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Si edhe në gjuhën angleze ato mund të jenë SEm që tregojnë shtrirje kohore ose hapësinore: Anglisht Shqip [some time after the war], [dy javë përpara martesës] [a kilometre from the village] [një hap pranë bibliotekës] Por, mund të jenë edhe një numër i kufizuar caktuesorësh si fjalët drejt e, qysh, fill, mu, fare,gati që përdoren në SPa që tregojnë kryesisht vend e kohë, si p.sh.: [drejt e nga mbretëria] (I. Kadare, Prilli.:75) [qysh me Kostandinin] (po aty:69) [drejt e në dërrasa] (po aty:83) [fill pas tij] (po aty:91) [që në Kullën] (po aty:92) [fare pranë qelqit] (po aty:94) [gati me pëshpërimë] (po aty:114) [mu në qendër] (po aty:150) [drejt e mbi zjarr] (po aty:168) [mu në mes të sheshit] (po aty:173) Fjalët e nënvizuara në shembujt e mësipërm, me përjashtim të ndajfoljes drejt, janë pjesëza që përforcojnë kuptimin e sintagmave parafjalëve. Në këtë përdorim ato janë të ngjashme me caktuesorët straight, right e just në gjuhën angleze. Ndryshimi i vetëm është se në gjuhën shqipe disa nga këto fjalë përdoren në SPa që tregojnë vend (drejt e, mu, fare), disa tregojnë kohë (qysh, që, fill). Në gjuhën angleze caktuesorët që përmendëm mund të përdoren si në SPa që tregojnë kohë ashtu edhe në ato që tregojnë vend, p.sh.: right through the woods (vend), right in a second (kohë). Në punimin tij ―Kundranori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe‖, R. Përnaska përmend një numër ndajfoljesh cilësore që sipas autorit ―marrin kundranor që shpreh personin ose sendin në lidhje me të cilin jepet tipari karakteristik i shprehur nga ndajfolja‖. Në shembujt e përmendur hyjnë ndajfolje të tilla si baraz, ngjitur, enkas, kastile e ndonjë tjetër162. Në lidhje me këto fjalë ne mendojmë ndryshe. Me përjashtim të fjalës së parë baraz e cila mund të drejtojë një SNd si kokë e saj dhe të marrë si plotësor një SPa si p.sh. baraz me vëllain, ndajfoljet e tjera nuk mund të jenë kokë e një SNd. Ngjitur e kombinuar me parafjalën me tashmë konsiderohet si parafjalë foljore në gjuhën shqipe (shih nënndarjen më sipër për parafjalët foljore të shqipes), ndërsa ndajfoljet enkas e kastile, për mendimin tonë, në rastet kur ndiqen nga një SPa luajnë rolin e 162

Përnaska, R. (1996). Kundranori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe. Pejë, fq. 51

160

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

caktuesorit, pra të specifikuesit dhe jo të kokës së një SNd. Ato përforcojnë kuptimin e SPa, si p.sh. këndoi enkas për mua apo e krijuar kastile për artistët. Pra, këto ndajfolje hyjnë në grupin e caktuesorëve që përdoren në strukturën e SPa. Përmendëm në kreun e analizës së SPa në gjuhën angleze se përveç SPa tipike d.m.th. atyre që paraprihen nga një parafjalë e cila ndiqet menjëherë nga plotësori i saj, në këtë gjuhë ndeshen edhe ndërtime atipike të SPa ku parafjala mund të shkëputet nga plotësori i saj. Ndërtime të këtij lloji nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe. Në këtë gjuhë parafjala e kërkon gjithmonë pranë plotësorin e saj. Kjo përbën një dallim tjetër midis dy gjuhëve. Në përfundim të analizës së tipave ndërtimorë të SPa në gjuhën shqipe, strukturat më tipike mund t‘i pasqyronim në tabelën e mëposhtme:

Kategoria

SNd/SEm Parafjalë(Pa) SEm/Fj/SNd

Funksioni

Caktuesor mu dy javë

Kokë(K) mbi në mes përpara për drejt nga

Plotësor njërin sup (SEm) të sheshit (SEm) martesës (SEm) kë po na marrin (FjEm) së cilës ata po shkonin (FjPc) larg (SNd)

IV. 4. SPa SI ELEMENTE TË VARUR TË SINTAGMAVE TË TJERA DHE PËRQASJA E FUNKSIONEVE TË TYRE SINTAKSORE Kategoria e parafjalëve në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhën angleze, është një kategori e veçantë që edhe pse përgjithësisht trajtohet si një klasë e mbyllur fjalësh, në të hyjnë vazhdimisht elementë të rinj që e pasurojnë atë dhe e lënë gjithmonë të hapur diskutimin rreth natyrës së fjalëve që klasifikohen si parafjalë. Këtë e shkakton, pikësëpari, bigëzimi i kësaj kategorie mes atyre leksikore dhe funksionale. Si rrjedhim, fjalët që përfshihen në këtë klasë edhe në gjuhën shqipe dallohen nga shkallë të ndryshme parafjalëzimi, nga ato më leksikoret e gradualisht tek ato më gramatikoret. Për këtë arsye, edhe në gjuhën shqipe parafjalët janë fjalë të shumanshme. Për shkak të natyrës së tyre të veçantë, semantika dhe funksionet e tyre sintaksore qartësohen vetëm në rastet konkrete të aktualizimit të tyre, pra, të përdorimit të tyre në një kontekst gjuhësor të caktuar. Marrëdhëniet që ato shprehin janë të shumëllojshme si rrethanore, objektore, përcaktore, etj. Këto marrëdhënie varen nga fjalët me të cilat SPa kombinohen dhe krijojnë lidhje varësie. Duke funksionuar kryesisht si ndajfolje e mbiemra ato janë pjesë e sintagmave foljore e emërore, por edhe e atyre mbiemërore dhe më rrallë ndajfoljore. Ashtu si edhe

161

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

në gjuhën angleze, përdorimi i SPa brenda strukturave të tjera sintagmatike në gjuhën shqipe karakterizohet nga veçori të shumta formale e funksionale. Analiza e SPa brenda sintagmave të tjera do të hedhë dritë mbi shumëllojshmërinë e tyre dhe rëndësinë që ato kanë për strukturën dhe kuptimin e fjalisë. Duke qenë se funksioni mbizotërues i SPa është ai i ndajfoljes, analizën e SPa brenda strukturës së sintagmave të tjera po e fillojmë me SFo (sintagmat foljore).

IV. 4. 1. SPa SI ELEMENTE TË VARUR NË STRUKTURËN E SFo DHE PËRQASJA E FUNKSIONEVE TË TYRE SINTAKSORE

Në analizën e SPa si elemente të varur të SFo në gjuhën angleze theksuam se folja në këtë gjuhë përbën boshtin e fjalisë. I njëjti deduksion është i vlefshëm edhe për gjuhën shqipe ku fjala më e rëndësishme në fjali është folja. Lloji i foljes përcakton formën e fjalisë. Edhe pse teorikisht sintagma foljore mund të përbëhet nga një folje e vetme, si Fëmija qante, praktikisht sintagmat foljore në fjali dalin zakonisht të zgjeruara me sintagma të llojeve të ndryshme: SEm, SMb, SPa e SNd. Kjo do të thotë se të gjitha sintagmat e fjalisë varen nga SFo. Nisur nga tiparet karakteristike të gjuhës angleze si gjuhë analitiko-sintetike, analizën e SPa si pjesë e SFo, e bazuam në nënkategorizimin e foljeve të kësaj gjuhe sipas llojit të plotësorit që ato marrin. Për gjuhën angleze një ndarje e tillë e foljeve është relativisht e lehtë duke marrë parasysh se parimi drejtvizor i organizimit të fjalisë në këtë gjuhë kërkon një renditje të caktuar të elementëve: Kryefjalë – Kallëzues – Kundrinor – Rrethanor. Një tjetër karakteristikë e gjuhës angleze që e bën të lehtë këtë klasifikim të foljeve është edhe mungesa e fleksionit në këtë gjuhë. Kësisoj, bazuar nga sjellja e foljeve të ndryshme në fjali bëhet edhe klasifikimi që kemi përmendur në kreun e mëparshëm. Në bazë të këtij klasifikimi është e mundur të përshkruhen tipat ndërtimorë që mund të gjenerojnë sintagma të ndryshme në fjali. Në gjuhën shqipe një analizë e tillë është relativisht e vështirë sepse, para së gjithash, gjuha shqipe ka një rend fjalësh relativisht të lirë, duke e bërë rendin e fjalëve në fjali një kriter jo fort të volitshëm për klasifikimin e foljeve sipas plotësorëve që ato marrin. Rendi i lirë në gjuhën shqipe është rezultat i eptimit të saj të pasur. Për pasojë, foljet në këtë gjuhë dalin me një larmi formash gramatikore të cilat vetëm një lloj klasifikimi nuk do të mund t‘i përfshinte të gjitha. Kjo e bën të vështirë analizën. Megjithatë, duke qenë se synimi i punimit tonë nuk janë SFo por SPa, analizën do ta përqendrojmë tek këto sintagma. Dhe mënyra që kemi zgjedhur është analiza e sintagmave parafjalore brenda atyre foljore duke u nisur nga funksionet që kryejnë Sa me parafjalë të rasave të ndryshme në strukturën e SFo. Në këtë mënyrë kemi shfrytëzuar një veçori karakteristike të shqipes që është përdorimi i parafjalëve si tregues rasorë. Për të analizuar këto 162

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

struktura do të na ndihmojnë shembujt e shumtë të SPa marrë nga romani i shkrimtarit I. Kadare ―Prilli i thyer‖.

1. SPa me parafjalë të rasës emërore (nga, te (tek)). Po e fillojmë analizën me funksionet sintaksore të SPa që kanë si kokë parafjalët e rasës emërore nga, te(tek)e që dalin si elementë të varur të SFo. Sintagmat me parafjalë të rasës emërore, të cilat përbëjnë një ―veçori tipologjike të gjuhës shqipe‖163 që e dallojnë atë nga gjuhët e tjera indoevropiane, hasen rëndom në sintagma të ndryshme foljore dhe mund të shprehin marrëdhënie rrethanore dhe objektore. Marrëdhëniet rrethanore të realizuara prej tyre mund të jenë vendore, kohore dhe shkakore. Për shembull: Gjorgu doli [nga prita] dhe eci drejt të vrarit. (rr. vendi) (I. Kadare, Prilli.:11) [Te këmbët] ndjeu sërish të ftohtën dhe prapë lëvizi gjunjët, si për ta ndaluar atë të ngjitej lart. (rr. vendi) (po aty:10) ...që dukej sikur prisnin aty [qysh nga mesdita] për të parë se ç‘do të bënte njeriu. (rr. kohe) (po aty: 10) Por Diana nuk ia kishte thënë këto fjalë, jo se nuk kishte patur guxim, por [nga keqardhja],... (rr. shkaku) (po aty:85) Siç shihet nga shembujt e mësipërm SPa me parafjalë të rasës emërore si rrethanor mund të varet si nga folje kalimtare veprore (ndiej, pres, them) ashtu edhe nga folje jokalimtare (dal). SEm që plotësojnë parafjalët janë përgjithësisht emra të shquar kur përdoren pa fjalë përcaktuese. Në rast të kundërt, emrat kokë të SEm dalin në trajtë të pashquar. Në këtë funksion ajo mund të dalë në pozicione të ndryshme në fjali, si pas foljes që është edhe pozicioni më normal (shemb. 1, 3, 4), ashtu edhe para saj (shemb. 2). Kjo tregon se rrethanorët edhe në gjuhën shqipe nuk janë të domosdoshëm për strukturën e fjalisë. Ata përcaktojnë foljen duke dhënë informacion plotësues në lidhje me veprimin e shprehur prej saj. Një tjetër funksion sintaksor që mund të kryejnë SPa me parafjalë të rasës emërore brenda SFo është ai i kundrinorit me parafjalë. Kundrinori me parafjalë përbën një ndër funksionet sintaksore më të shpeshta të sintagmave parafjalore në gjuhën shqipe. Zakonisht raportet që shprehen nga kundrinori me parafjalë janë ato midis një veprimi a tipari dhe një sendi. Në këtë mënyrë ai dallohet nga rrethanorët që shprehin marrëdhënie kohe, vendi, shkaku, sasie etj, dhe gjenden me pyetje me ndajfolje pyetëse ndërsa kundrinorët me parafjalë me përemra pyetës. SPa në funksionin e kundrinorit me parafjalë shpreh marrëdhënie objektore dhe është plotësor i foljes kokë të SFo, p.sh.: 163

Përnaska, R. (1996). Kundranori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe. Pejë, fq. 65

163

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Më tej, Besiani u shkëput [nga e shoqja] dhe... (k. me parafjalë) (po aty:82) Në këtë fjali kundrinori me parafjalë plotëson një folje në diatezën pësore. Kundrinori me parafjalë i shprehur me SPa me parafjalën nga mund të plotësojë edhe një folje joveprore, pas së cilës ai shpreh marrëdhënie kundrinore të vepruesit. Fjali të tilla, nga ndërtim jovepror mund të kthehen në ndërtim vepror sipas modelit: SEm (kryefjalë) + SFo (folje në diatezën veprore) + SEm (kundrinor i drejtë). Për shembull: Udhëtari kishte për të dhënë gjak dhe prej kohësh ruhej [nga gjakmarrësit]. (k. me parafjalë) (po aty:73-74) => Udhëtari kishte për të dhënë gjak dhe gjakmarrësit e ruanin (atë) prej kohësh. Këto SPa janë të ngjashme me ndërtimet me folje joveprore në gjuhën angleze me parafjalën by. Parafjala nga në gjuhën shqipe si kokë e SPa që funksionojnë si kundrinor me parafjalë shpreh marrëdhënie të ndryshme objektore në varësi të foljes të cilën plotëson. Duke qenë se këto nuk janë objekt i punimit tonë ne nuk do t‘i analizojmë. Ajo që paraqet interes për ne është funksioni sintaksor i SPa me parafjalë të rasës emërore brenda SFo. Kështu, mund të përfundojmë se funksionet sintaksore të këtyre SPa janë ai i rrethanorit dhe kundrinorit me parafjalë.

2. SPa me lokucione parafjalore të rasës gjinore Në këtë grup parafjalësh hyjnë lokucionet parafjalore emërore që formohen nga bashkimi i një ose dy parafjalëve me një emër. Emrat në këto raste kalojnë në parafjalë pasi semantika e tyre afron me të parafjalëve; të tillë janë emrat mes, drejtim, anë, mjet, shkak, faj, arsye, të cilët kanë kuptim vendor, shkakor, objektor, pra kuptime të afërta me ato të parafjalëve164. Lokucionet parafjalore të formuara me emrat e mësipërm janë me anë, në drejtim, në mes, për shkak, për faj, dhe ndiqen nga emra në rasën gjinore. SPa që përftohen mund të kryejnë në fjali funksionet sintaksore të rrethanorit dhe kundrinorit me parafjalë kur këto sintagma janë pjesë e strukturës së SFo. Le të japim disa shembuj:

164

Çeliku, M. (1997). Probleme të morfologjisë së gjuhës shqipe. Shblu, Tiranë, fq. 167

164

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Trokitja e tij është e tillë saqë breza të tërë njerëzorë mund të vazhdojnë të jetojnë ose të shuhen nga kjo botë [për shkak të saj]. (rr. shkaku) (po aty:75) Pa e hequr dorën nga krahu i të shoqit, ajo vështroi [në drejtim të bujtinës]. (rr. vendi) (po aty:75) Ata të dy ishin tani pothuajse [në mes të grumbullit të njerëzve] që ecnin pas plakut. (rr. vendi) (po aty:98) ...por askush nuk e pati vëmendjen të kthjellët për ta ndjekur endjen e saj, [me përjashtim të ca fëmijëve]. (k. me parafjalë) (po aty:182) Siç shihet nga shembujt e mësipërm SPa me lokucione parafjalore të rasës gjinore në funksionin e rrethanorit dalin në SFo me folje kalimtare e jokalimtare (shemb. 1, 2), me folje këpujore (shemb. 3). Si kundrinor me parafjalë SPa në shembullin (4) shpreh marrëdhënie përjashtuese.

3. SPa me parafjalë të rasës kallëzore Parafjalët e rasës kallëzore (për, me, në, mbi, pa, nën, nëpër etj.) formojnë SPa që brenda sintagmave të zgjeruara foljore mund të shprehin marrëdhënie objektore ose rrethanore: Ai kishte dëgjuar shpesh të flitej [për kullat e famshme]. (k. me parafjalë) (po aty:108)

Ishte hera e parë qysh pas njohjes me Besianin që ajo e la veten lirshëm të mendonte [për dikë]. (k. me parafjalë) (po aty:109) ...ose mund të ishte thjesht ndonjë fis që ishte marrë brez pas brezi [me shkoqitjen e kanunit]. (k. me parafjalë) (po aty:112) ...vazhdoi ai [me zë të ulët]... (rr. mënyre) (po aty:110) ...tha njeriu dhe u zhduk [pa zhurmë]... (rr. mënyre) (po aty:114) Mark Ukaçjerra e la më në fund librin [mbi syprinën] e pjesës së ulët të bibliotekës. (rr. vendi) (po aty:130) ...Diana kujtoi atë, njeriun që kishte kaluar [nëpër atë ferr]. (rr. vendi) (po aty:118) Kështu kishte qenë [në kohën e Turqisë], madje më përpara... (rr. kohe) (po aty:112) Kishte ndodhur një ndryshim themelor [në kanun]. (rr. vendi) (po aty:129) [Ngjitur me të], mbi ca trasta ngjyra-ngjyra, dikush kishte lënë një lahutë. (rr. vendi) (po aty:165) Në shembujt e mësipërm foljet që marrin kundrinor me parafjalë janë folje jokalimtare ose folje apo lokucione foljore që kërkojnë një parafjalë specifike si p.sh. ishte marrë/merrej me shkoqitjen e kanunit, ku parafjala me kërkohet nga folja merrem e në këtë rast kuptimi i kësaj foljeje ‗parafjalore‘ është bëj diçka si zanat. Në të tilla përdorime kjo folje e disa të tjera që përdoren në mënyrë të ngjashme ngjajnë shumë me foljet 165

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

parafjalore të anglishtes për nga forma dhe plotësi që ato marrin që është gjithmonë një kundrinor me parafjalë. Gjithashtu, në shembujt e sipërpërmendur vihet re përdorimi i rrethanorit si plotës pas foljes lë (shemb. 6) . Kjo bie ndesh me natyrën e përgjithshme të rrethanorëve si fakultativë në strukturën e fjalisë. Folja lë, vendos, hedh e ndonjë tjetër, ashtu si një grup foljesh të ngjashme në gjuhën angleze që bëjnë pjesë në grupin e foljeve kalimtare komplekse të kësaj gjuhe (p.sh. put), kërkojnë përveç kundrinorit të drejtë edhe një rrethanor vendi për të plotësuar kuptimin dhe strukturën e sintagmës. Në këtë aspekt të dyja gjuhët janë të ngjashme. Parafjala për përdoret shpesh si kokë e SPa në funksionin e kundrinorit me parafjalë pas foljeve që tregojnë të folur dhe marrin dy kundrinorë, pra janë folje dykalimtare si foljet analoge të gjuhës angleze. Meqenëse në gjuhën shqipe kundrinori i zhdrejtë shprehet me një emër a përemër në rasën dhanore dhe kundrinori i drejtë me emër a përemër në rasën kallëzore nuk ekziston rreziku që të ngatërrohen funksionet e tyre. Për pasojë pozicioni i kundrinorit të zhdrejtë nuk është i përcaktuar në mënyrë strikte. Ai mund të vendoset përpara një foljeje dykalimtare në formën e trajtës së shkurtër të thjeshtë apo të bashkuar të përemrit vetor të paraprirë ose jo nga një emër në rasën dhanore që edhe në gjuhën shqipe është përgjithësisht emër frymori: I dhurova djalit një libër. Në lidhje me këtë R. Përnaska, në punimin e sipërpërmendur thekson: ―Gjuha shqipe që ka forma të dalluara mirë për kallëzoren dhe dhanoren,kur në thënie gjenden në të njëjtën kohë të dy kundranorët, edhe i drejti, edhe i zhdrejti pa parafjalë, përdor kundranorin e drejtë për të shprehur një send, kurse kundranorin e zhdrejtë në dhanore për të shprehur një vetë, një person‖165. Në rastet kur parafjala për përdoret në SPa që funksionojnë si kundrinorë me parafjalë pas foljeve dykalimtare (trivalente), ndërkëmbimet janë nga më të ndryshmet: a) njëri nga kundrinorët mbetet në dhanore, pavarësisht nga këmbimi i kundrinorit të zhdrejtë me parafjalën për me një kundrinor të drejtë: i tregoj dikujt për diçka – i tregoj dikujt diçka, i pëshpërit dikujt diçka – i pëshpëris dikujt për diçka, etj. b) ndërkëmbimi i kundrinorit të zhdrejtë me parafjalën për me një kundrinor të drejtë sjell edhe ndërkëmbimin e kundrinorit të zhdrejtë të shprehur me një emër ose përemër në rasën dhanore: e njoftoj dikë për diçka – i njoftoj dikujt diçka, e sqaroj dikë për diçka – i sqaroj dikujt diçka, etj. c) në qoftë se kundrinori i zhdrejtë me parafjalën për shprehet me emër që shënon qenie të gjallë, njeri ose me një përemër, ai ndërkëmbehet me një kundrinor të zhdrejtë të

165

Përnaska, R. (1996). Kundranori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe. Pejë, fq. 33

166

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

shprehur me një emër ose përemër në dhanore: Kishte gatuar një drekë të shijshme për miqtë/U kishte gatuar miqve një drekë të shijshme. d) ka edhe disa raste ku ndërkëmbimi i këtij kundrinori është i pamundshëm ose thuajse i pamundshëm si në shembujt e mposhtëm: them diçka për dikë, lajmëroj dikë për diçka, paralajmëroj dikë për diçka, etj.: S‟bëri asgjë për të166. Ndërtime të tilla me folje dykalimtare ndeshen shpesh edhe në gjuhën angleze. Ashtu sikurse e përmendëm në nënndarjen që analizon këto ndërtime në gjuhën angleze theksuam se këto struktura mund të përbëhen nga folja e plotësuar nga një kundrinor i zhdrejtë pa parafjalë ose nga një kundrinor i drejtë i ndjekur nga një kundrinor i zhdrejtë me parafjalë. Në gjuhën angleze kundrinori i zhdrejtë realizohet me një përemër, ndërsa në gjuhën shqipe më së shumti trajtat e shkurtra të përemrit. Rendi i kundrinorëve në gjuhën angleze është i ngurtë. Në gjuhën shqipe është i lirë. Pra, në gjuhën shqipe mund të themi i jap diçka dikujt ose i jap dikujt diçka. Në gjuhën angleze zhvendosje të tilla rezultojnë në fjali jogramatikore. Në ndërtimet me kundrinor me parafjalë gjuha shqipe dallon nga gjuha angleze sepse në këtë gjuhë parafjala që përdoret është parafjala për ndërsa në gjuhën angleze përdoren parafjalët to dhe for. Për ndërtimet më parafjalën for në këtë gjuhë gjejmë në gjuhën shqipe ndërtime gjegjëse më parafjalën për (I bought this for you/E bleva (këtë) për ty), ndërsa për ndërtimet me to në gjuhën angleze gjegjëse në gjuhën shqipe janë ndërtimet me kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë (He gave the book to Tony/Ia dha librin Tonit). Rendi në gjuhën shqipe është i lirë krahasuar me gjuhën angleze. Përmendëm një grup foljesh në gjuhën shqipe si e njoftoj dikë për diçka – i njoftoj dikujt diçka, e sqaroj dikë për diçka – i sqaroj dikujt diçka, ku ndërkëmbehet kundrinori me parafjalë me një kundrinor pa parafjalë. Gjegjëset e këtyre foljeve në gjuhën angleze, në dallim nga gjuha shqipe, përdoren vetëm në ndërtime me kundrinor me parafjalë si p.sh foljet announce, explain, etj.: The doctor explained the risks to me/*The doctor explained me the risks. Ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe, duke qenë se kundrinori me parafjalë në SFo me folje dyaklimtare është plotësor, SPa nuk merr caktuesorë por kufizohet me SEm të thjeshta shpesh emra të përveçëm frymorësh ose përemra vetorë (shih shembujt më sipër). Me parafjalën për + gerund dhe me + gerund formohen sintagma parafjalore që në strukturën e një SFo kryejnë funksionin e rrethanorit të qëllimit dhe kohës. Për shembull:

166

Shembujt e mësipërm me parafjalën për janë marrë nga Përnaska, R. (1996), fq. 129-130

167

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

...kishte kapërcyer shtatë a tetë male e zgripe dhe po kaq krahina, [për [të ndaluar derdhjen e gjakut]]. (rr. qëllimi) (po aty:46) Ajo u zgjat [për [të parë]] më mirë. (rr. qëllimi) (po aty:67) Besiani thirri bujtinarin [për [të paguar]]. (rr. qëllimi) (po aty:92) ...u nisën [me [të dalë]] dielli... (rr. kohe) (po aty:98) Dallimi midis këtyre sintagmave në gjuhën shqipe krahasuar me ato të gjuhës angleze është se në këtë gjuhë është i kufizuar numri i parafjalëve që përdoren në të tilla ndërtime, vetëm për dhe me, krahasuar me anglishten ku me gerundin përdoren një numër i madh parafjalësh të thjeshta që përzgjidhen nga foljet parafjalore të anglishtes si accuse of, agree with, apologize for, get used to, succeed in, talk about/of të cilat mund të marrin gerund. Sintagma të tilla parafjalore në gjuhën angleze ndryshojnë nga gjuha shqipe edhe nga funksioni që kryejnë; në gjuhën shqipe ato funksionojnë vetëm si rrethanorë ndërsa në gjuhën angleze përveç funksionit të rrethanorit mund të funksionojnë edhe si kundrinor me parafjalë kur janë pjesë e strukturës së foljeve parafjalore që përmendëm më lart. Në këto raste ato janë të lidhura më ngushtë me foljen kokë dhe të domosdoshme për të plotësuar strukturën dhe kuptimin e SFo. Parafjalët më të shpeshta që përdoren në ndërtime të tilla janë in, of, for, at, on, about, with, etj. Për shembull: If he [persisited [in talking of such subjects]]... (G. Orwell, 1984:163)

4. SPa me parafjalë të rasës rrjedhore SPa me parafjalë të rasës rrjedhore kanë si fjalë kokë parafjalët para, pas, prej, pranë, drejt, rreth, matanë, midis, etj. Në SFo të zgjeruara ato shprehin kryesisht marrëdhënie rrethanore hapësinore, kohore, shkakore, por edhe marrëdhënie objektore. Për shembull: ...me një shpresë të turbullt se këmbët do ta çonin vetë [drejt kullës së Oroshit]. (rr. vendi) (po aty:50) Ndërsa krihej [përpara pasqyrës], me bisht të syrit Diana vështronte fjollat e tymit... (rr. vendi) (po aty:118) ...që tregonte se gjakun e kishte hua, krejt gjakun e tij, që dukej se po e jepte [para kohe]... (rr. kohe) (po aty:110) [Pas troshitjes së gjatë], bota dukej e shurdhët dhe e ngrirë krejt. (rr. kohe) (po aty:82)

Dhe aty te dritarja, me ballin që po bëhej akull prej qelqit të ngrirë... (rr. shkaku) (po aty:119)

Po qe se i vrari nuk rrëzohet [prej pushke]... (rr. shkaku) (po aty:96) Ne duhet të bëjmë çmos që kanuni të shtrijë pushtetin e tij mbi gjithë trojet e vendit... dhe jo të përpiqemi ta shkulim [prej bjeshkëve të tij]... (k. me parafjalë) (po aty:112)

168

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Diana nuk u përgjigj, vetëm fytyrën vazhdonte ta mbante të kthyer nga qelqet e errët, sikur priste të thithej [prej gjithkahnajës së natës]. (k. me parafjalë) (po aty:119)

Është me vend të përmendim këtu edhe disa SPa me fjalë kokë parafjalë emërore të thjeshta si buzë, majë, rreth, etj. të cilat sipas autorit Sh. Demiraj ndiqen nga një emër në rasën rrjedhore167. Studime të mëvonshme i trajtojnë ndryshe këto lloj parafjalësh. Sipas M. Çelikut, nisur nga mbaresa –ve e shumësit të emrave që shoqërojnë këto parafjalë që i përket rasës dhanore, këto parafjalë i takojnë kësaj rase168. M Çeliku thekson: ―Emrat me mbaresën –ve në shumës janë në rasën dhanore, sepse në shqipen standarde dhanorja ka marrë edhe funksionin e ablativit klasik të latinishtes. Gjithashtu në rasën dhanore janë edhe emrat që paraprihen nga parafjalë të ndryshme të dhanores, si: përpjetë, mes. Emri në njëjës, pa ose me parafjalë, është në rasën dhanore atëherë kur i përgjigjet kuptimisht shumësit me mbaresën –ve (malit/maleve bie borë; ecte hijes/hijeve; buzë lumit/buzë lumenjve jetonin shumë njerëz). Në këto raste rrethanorët e vendit shprehen me emër në rasën dhanore. Në rasën rrjedhore emrat kanë mbaresën –sh në shumës; funksioni rrethanor karakteristik i dikurshëm i saj është zëvendësuar me funksionin përcaktor, në njëjës emri është në rasën rrjedhore atëherë kur i përgjigjet kuptimisht shumësit me mbaresën –sh: fjalë burri/burrash; zë baritoni/baritonësh‖169. Në këtë mënyrë gjuhës shqipe i njihen edhe parafjalë të rasës dhanore ndryshe nga qasja tradicionale sipas së cilës ―e vetmja rasë në gjuhën shqipe që nuk sundohet nga parafjalë është dhanorja.‖170 Në vazhdim të analizës së SPa si pjesë e strukturës së SFo në gjuhën shqipe, po ndalemi pak edhe në SFo me folje këpujore. Përveç rasteve më të shpeshta kur përcaktori kallëzuesor shprehet me emër ose mbiemër, në funksionin e përcaktorit kallëzuesor mund të dalë edhe një emër në rasën kallëzore me parafjalët me e pa. Ky lloj përcaktori kallëzuesor tregon një karakteristikë cilësore të sendit a frymorit të shprehur nga kryefjala ose kundrinori. Në varësi të togut Pa + Em, ky lloj përcaktori kallëzuesor ndahet në: 1) përcaktor kallëzuesor të shprehur me një tog të lirë, të paidiomatizuar parafjalë + emër; 2) përcaktor kallëzuesor të shprehur me një tog parafjalë + emër të qëndrueshëm, të idiomatizuar dhe kuptimisht të afërt me një mbiemër. Për shembull: ...gjendje të amullta që [dukeshin [pa rrugëdalje]]... (I. Kadare, Prilli.:156) ...po i dukej se udhët që përshkonte ai [ishin [pa vazhdimësi]]... (po aty:152) 167

Demiraj, Sh. (1961). Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, II. Tiranë, fq. 271 Çeliku, M. (1997). Probleme të morfologjisë së gjuhës shqipe. Shblu, Tiranë, fq. 133-203 169 Çeliku, M. (2008). Tekst Ushtrimesh për Sintaksën e Shqipes Standarde (Pajisur me shënime teorike dhe me modele të zgjidhura), Tiranë, fq. 143 170 Përnaska, R. (1996). Kundranori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe. Pejë, fq. 31 168

169

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Ata rrinin me zemër të ngrirë. (Çeliku, M. Tekst ushtrimesh për sintaksën. (2008), fq. 116) Përcaktori kallëzuesor i shprehur me emër mund të shoqërohet edhe me lidhëzën krahasuese si a me pjesëzën për. Përcaktori kallëzuesor me lidhëzën si tregon një karakteristikë cilësore. Pranë foljesh të tilla si: padis, paditem, çmoj, çmohem, konsideroj, konsiderohem, trajtoj, trajtohem, trumbetoj, trumbetohem, shquhem, shes, shitem, numëroj, numërohem, gjykoj, gjykohem, përcaktori kallëzuesor i shprehur me emër del zakonisht me lidhëzën krahasuese si: ai [ishte [si kuqëlim i një zjarri primitiv]]... (I. Kadare, Prilli.:118)

Ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe këto folje mund të shoqërohen nga një SEm, SMb e SPa. SPa në këto struktura funksionon si përcaktor kallëzuesor i kryefjalës ose si rrethanor. Për shembull: Rruga ishte përherë [pa njeri]. (përcaktor kallëzuesor i kryefjalës ) (po aty:12) Gjithë malësorët janë [me pushkë], nuk i shikon? (përcaktor kallëzuesor i kryefjalës) (po aty:98) Ata të dy ishin tani pothuajse [në mes të grumbullit të njerëzve], që ecnin pas plakut. (rr. vendi) (po aty:99) Kështu kishte qenë [në kohën e Turqisë]... (rr. kohe) (po aty:112) Në gjuhën shqipe përcaktori kallëzuesor mund të shprehet edhe me një sintagmë të tipit për + gerund. Me këto sintagma përdoret një numër i kufizuar foljesh si jam, bëj, bëhem, kam dhe përcaktori kallëzuesor tregon destinacion, si p.sh.: Është vërtetë [për të vënë kujën]. (po aty:101) Ky ndërtim i shqipes gjendet edhe në gjuhën angleze por ndryshon nga shqipja në atë se folja këpujore në këtë gjuhë mund të ndiqet nga një SPa e tipit for + gerund ose nga një SFo me formë të pashtjelluar, paskajore to + Fo: It is not for eating. Her dream was to play basketball. Një tjetër dallim midis dy gjuhëve përsa i përket foljeve këpujore është se në gjuhën shqipe përveç foljes jam ka edhe folje të tjera këpujore si folja dukem, bëhem, mbetem, kam, të cilat ndryshe nga gjegjëset e tyre në gjuhën angleze mund të ndiqen nga SPa. Për shembull: ...ishin të afta të zgjidhnin në një mënyrë të beftë gjendje të amullta, që dukeshin [pa rrugëdalje]... (po aty:156) 170

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

....kufiri mbetet [tek ra secili]... (po aty:97) I ke duart [me gjak] i tha ai... (po aty:13) Ndërtimet me folje këpujore që në gjuhën angleze ndiqen nga SP me parafjalën like kanë gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe por në këtë gjuhë fjala si konsiderohet pjesëz krahasuese edhe jo parafjalë. Për shembull: Shqip: Ai ishte [si kuqëlim i një zjarri primitiv]... (I. Kadare, Prilli.:118) Anglisht: The stuff [was [like nitric acid]]. (G. Orwell, 1984:7) Ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe ndeshen në rolin e këpujës folje këpujore të ngjashme me foljet këpujore parafjalore të gjuhës angleze (shih kreun përkatës). Në të tilla përdorime këto folje si p.sh. kthehem në shembullin e mëposhtëm, janë të desemantizuara dhe kanë nevojë të domosdoshme të plotësohen kuptimisht nga një fjalë tjetër. Në këtë mënyrë ato funksionojnë si folje këpujore dhe kryejnë funksion lidhës midis kryefjalës dhe përcaktorit kallëzuesor të saj që është gjithmonë një SPa koka e së cilës është një parafjalë specifike -në. Për shembull: Dhe që në atë çast miku kthehet [në armik për vdekje]. (po aty:84) Si përfundim, në lidhje me SPa si pjesë e strukturës së SFo mund të theksonim se ato janë të ngjashme me ndërtime të këtij lloji në gjuhën angleze për nga struktura e nga funksioni. Ato janë ndërtime të tipit Folje + Parafjalë + SEm/Gr/SEm/SNd në të dyja gjuhët dhe kryejnë funksionin e rrethanorit dhe të kundrinorit me parafjalë. Në funksionin e rrethanorit, në të dyja gjuhët SPa janë në pjesën më të madhe të rasteve fakultative për strukturën e fjalisë me përjashtim të një numri të vogël foljesh kalimtare komplekse dhe folje këpujore pas të cilave SPa në funksionin e rrethanorit janë plotësorë, pra elemente të domosdoshëm për strukturën e SFo me foljet në fjalë. Në funksionin e kundrinorit me parafjalë SPa janë plotësorë në të dyja gjuhët. Megjithatë realizimi i SPa brenda SFo në të dyja gjuhët ka veçoritë e veta specifike të cilat i përmendëm më lart në analizën konkrete të SPa. Përveç aspekteve konkrete që u përmendën gjatë analizës së SPa, ka edhe disa aspekte më të përgjithshme që i dallojnë këto lloj ndërtimesh në të dyja gjuhët e që kanë të bëjnë me veçoritë tipologjike të tyre. Së pari, foljet në gjuhën angleze nuk drejtojnë rasa me parafjalë të ndryshme. Kjo ishte edhe arsyeja pse analizën e SFo në gjuhën shqipe e pamë nga ky këndvështrim. Së dyti, për gjuhën shqipe nuk janë tipike foljet parafjalore që kërkojnë parafjalë specifike, duke kryer kështu funksionin që kryejnë mbaresat në gjuhën shqipe për shkak se në këto ndërtime ato janë plotësisht të desemantizuara.

171

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

IV. 4. 2. SPa SI ELEMENTE TË VARUR NË STRUKTURËN E SEm DHE PËRQASJA E FUNKSIONEVE TË TYRE SINTAKSORE

SEm në gjuhën shqipe, siç e përmendëm në pjesën e parë të këtij punimi, janë të larmishme. Ndër tipat ndërtimorë më të shpeshtë janë edhe SEm → Em + Em. Në këto ndërtime emri i dytë si fjalë specifikuese afrohet për nga kuptimi me mbiemrin cilësor dhe lidhet ngushtë me të nga pikëpamja semantike. Për këtë janë tipike sintagmat emër +emër në rasën rrjedhore ku shprehen marrëdhënie midis sendit dhe tiparit të tij, si p.sh.: qymyr druri, vajzë fshati, etj. Përveç këtyre ndërtimeve hasen shpesh edhe sintagma të tipit SEm → Em (SEm) + Pa + Em (SEm). Për shembull SPa prej shajaku përcakton SEm veshjeve që është koka e SEm veshjeve prej shajaku Ndër parafjalët që përdoren më shpesh në të tilla ndërtime janë parafjalët e parme me, pa , për, në, prej, nga. SPa në këto ndërtime janë të ngjashme me mbiemrat pasi përcaktojnë kokën e SEm duke e cilësuar atë në mënyra të ndryshme. Për shembull: ...dhe a kishte [ushqim [për kuajt]]. (I. Kadare, Prilli.:88) ...sikur të mos mjaftonte kjo, [veshja [prej kadifeje]]... (po aty:87) ...herë [ikjen e tij [nga një kërcitje dërrase apo nga një pickim]]. (po aty:85) [Njeriu [me hapa të lehtë]], iu afrua. (po aty:115) Ishte një sundim i një lloji të veçantë, [sundim [me anë të kanunit]] (po aty:111) Thoshin se, kur [njollat e gjakut [mbi këmishë]] nisnin të zverdheshin... (po aty:23) Nën shiun e imët, [bokërimat [pa emra]]... (po aty:25) Gjakësi ishte [një djalë i ri [nga familja e Kryeqyqëve]]... (po aty:32) [Gështenjat [përbri bulevardit të madh]], dyert e kafeneve, [vezullimin e unazave [gjatë përqafimeve të para]]... (po aty:64) [Rruga [gjer në Orosh]] është e gjatë. (po aty:92) Për një kohë të gjatë [hapat dhe pëshpërimat [nëpër kullë]]... (po aty:147) Përveç këtyre ndërtimeve ku kokë e SEm është zakonisht një emër, ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe janë të shpeshta ndërtimet ku SPa që varet nga një SEm jep kuptimin e një pjese apo fragmenti të së tërës. SEm në këto raste ka si kokë një përemër pyetës, të pacaktuar ose një numëror. Për shembull: [njëra [prej të cilave]] (I. Kadare, Prilli.:31) [një njeri [nga familja]] (po aty:31) [njëri [prej tyre]] (po aty:37) [njërin [prej tyre]] (po aty:57) [disa [prej të cilave]] (po aty:83) [asnjëra [nga të dyja]] (po aty:87) 172

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

[disa [prej malësorëve]] (po aty:100) [njërën [nga dy zgjedhjet]] (po aty:108) [një [nga kushërinjtë e afërt]] (po aty:121) [tre [prej tyre]] (po aty:89) Në këto ndërtime SPa është element i domosdoshëm i SEm, pra kryen funksionin e plotësorit të saj. SEm të këtij lloji takohen më tepër në rolin e kryefjalës ose të kundrinorit të drejtë. Emri në gjuhën shqipe lidhet edhe me SPa të tipit Pa + Gr (gerund). Këto sintagma kufizohen me emra të tillë abstraktë si p.sh.: dëshirë, synim, domosdoshmëri, mundësi, nxitje etj. Për shembull: ...[ideja [për të vrarë]] dikë që s‘ishte më, ishte po aq e largët sa edhe [mundësia [për t‟u përfytur]] me një hije. (po aty:28) Strukturat gjegjëse të këtyre sintagmave në gjuhën angleze janë ato me parafjalën of + gerund (the idea of killing someone). Përveç strukturave që përmendëm më lart, SEm në gjuhën shqipe mund të kenë si element të varur të tyre një SPa me parafjalë foljore. Për shembull: ...duke risjellë ndër mend [titullin e shkrimit [kushtuar udhëtimit të tyre]]. (I. Kadare, Prilli.:60)

Atje në Tiranë ka [keqkuptime [lidhur me kanunin]]... (po aty:70) Parafjalë të tilla si kushtuar, lidhur me, etj. janë relativisht të reja në gjuhën shqipe, dhe janë ende në rrugën drejt parafjalëzimit të plotë të tyre. Ato i kanë humbur karakteristikat tipike foljore dhe sillen në fjali si parafjalë të mirëfillta. Ky fakt tregon se kategoria leksikore e parafjalëve nuk është një klasë e mbyllur fjalësh, por një klasë në zhvillim e sipër që pasurohet gradualisht me elemente të rinj. Gjithashtu një SEm mund të ketë si element të varur edhe një SPa plotësori i së cilës është një sifjali përcaktore: SEm → Em (SEm) + Pa + FjPc. Për shembull: ...apo [udhëkryqin [prej nga ishte nisur disa orë më parë]. (po aty:152) Duke i krahasuar këto lloj ndërtimesh me ato të gjuhës angleze do të mbërrinim në përfundimin se nga pikëpamja strukturore ato janë të ngjashme, d.m.th. vërejmë të njëjtat ndërtime në të dyja gjuhët. SPa në të dyja gjuhët kryejnë funksionin sintaksor të përcaktorit. Ato mund të jenë plotësorë të kokës emërore të sintagmës si në rastin e 173

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

parafjalës of, dhe parafjalëve të tjera të varura të gjuhës angleze, dhe në rastin e ndërtimeve ku kokë e SEm është një përemër ose një numëror i cili bën dallimin e një pjese apo fragmenti nga e tëra (shih shembujt më lart). Dallimi qëndron në disa aspekte. Së pari, në gjuhën angleze parafjala mbizotëruese në të tilla ndërtime është parafjala of, e cila në këtë gjuhë është plotësisht e gramatikalizuar dhe është tregues i brendshëm, i natyrshëm i rasës gjinore. Kjo gjë nuk ndodh në gjuhën shqipe ku ndërtime të tilla të gjuhës angleze kanë gjegjëset e tyre të realizuara nëpërmjet sintagmave emërore pa parafjalë, me fjalë të varura emra në rasën gjinore a rrjedhore (shih shembujt në krerët përkatës). Së dyti, një veçori tipike e gjuhës angleze si gjuhë gjermanike janë edhe parafjalët ‗e varura‘. Një pjesë e mirë e emrave në këtë gjuhë, ashtu sikurse edhe foljet e mbiemrat, kërkojnë parafjalë specifike, veçori të cilën e kemi theksuar në analizën e SPa të gjuhës në fjalë. Kjo gjë nuk vihet re në gjuhën shqipe ku rrallë ndeshen ndërtime të tilla dhe kjo kryesisht si pasojë e ndikimit të gjuhëve të tjera. Së treti, kushtëzuar nga veçoritë e përmendura ma lart, pjesa më e madhe e SPa në të tilla ndërtime në gjuhën angleze janë plotësorë. Në gjuhën shqipe SPa në këto ndërtime janë kryesisht fjalë përcaktuese që përshkruajnë kokën emërore dhe që në kushte të caktuara, p.sh. kur emri kokë është i shquar, kur plotësori i parafjalës është një sifjali përcaktore, kur SPa tregon pjesë të së tërës, apo kur parafjala është e rëndësishme për kuptimin e sintagmës, mund të kryejnë funksionin e plotësorit. Së katërti, në gjuhën angleze pjesa më e madhe e parafjalëve foljore që përdoren në këto ndërtime vijnë nga pjesorja e tashme (regarding, concerning, excluding, etj.) edhe jo nga ajo e shkuara si në gjuhën shqipe (titullin e shkrimit kushtuar udhëtimit të tyre). Së pesti, emrat, përemrat apo numërorët që funksionojnë si kokë e sintagmës emërore në gjuhën shqipe dalin në trajta të larmishme rasore falë eptimit të pasur të kësaj gjuhe, në ndryshim nga gjuha angleze ku emrat nuk marrin mbaresa rasore.

IV. 4. 3. SPa SI ELEMENTË TË VARUR NË STRUKTURËN E SMb DHE PËRQASJA E FUNKSIONEVE TË TYRE SINTAKSORE

Në gjuhën shqipe pozicioni i natyrshëm i mbiemrit është pas emrit që përcakton (p.sh. a shkollë e re, rrugë e gjatë). Funksioni i mbiemrave është ai i përcaktorit të kokës së sintagmave emërore që përgjithësisht nuk mund të zgjerohen me sintagma të tjera. Megjithatë, disa lloje mbiemrash në gjuhën shqipe mund të zgjerohen edhe me sintagma parafjalore: i prishur në fytyrë, i ndjekur nga dy ndihmësit e tij, i dashur me të, i dehur nga suksesi, në këto ndërtime përdoren parafjalë të parme si me, nga, prej, në etj. Për shembull: Ishte [i mbrojtur [nga besa njëzetekatërorëshe]]... (I. Kadare, Prilli.:17) ...familje të tëra [të goditura [prej katundit]]... (po aty:19)

174

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

...ajo e qeta, [e mbuluar [me një tis harrese] dhe jashtë makinës së gjakut... (po aty:47)

Vetëm ca pleq rrinin mënjanë [të ulur [mbi ca gurë të mëdhenj]], [mospërfillës krejt [për gjithçka]]... (po aty:96) Janë pleq betarë, [të shquar [për paanësi]]. (po aty:97) Plaku [i veçuar [nga të tjerët]] bëri disa hapa... (po aty:99) Sytë e plakut mbetën ca çaste [të ngulur [në larginë]]. (po aty:99) Kurse veglat e mia rrinë prej vitesh [të mbyllura [në trastën e udhëtimit]]. (po aty:101)

...nga që e dinin [të famshëm [në tërë rruzullin tokësor]] u dukej e panevojshme... (po aty:95)

...ai ishte [tepër krenar [për bujtësin e tij]]. (po aty:102) ...që ajo të mos dilte [e zhgënjyer [nga ky udhëtim]]. (po aty:104) ...sundim me anë të kanunit, [i pangjashëm [me asnjë tjetër]] mbi fytyrë të dheut. (po aty:111)

...siç vjen [i ndryshuar [nga koha]] bujtësi i dikurshëm. (po aty:139) Ndihej menjëherë që ai ishte [i ndërgjegjshëm [për famën e vet]]... (po aty:38) ...por nuk ishte vetëm ai [fajtor [për këtë]]... (po aty:126) Pjesa më e madhe e mbiemrave që ndeshen në ndërtime të tilla në gjuhën shqipe, siç vihet re edhe nga shembujt e mësipërm janë mbiemra pjesorë. Sipas autorëve të ―Gramatika e Gjuhës Shqipe‖ 2 (2002), në stilin e letërsisë artistike ndeshet edhe pjesorja e pambiemërzuar171. Le të japim disa shembuj: I treti, [veshur [me një setër me katrorë]], nuk ia hiqte sytë Dianës. (po aty:91) Binak Alinë me njerëzit e vet [hipur [mbi kuaj]] i arritën shpejt. (po aty:92) ...një karrocë ndryshe nga të tjerat... [mbërthyer [me bronz]]... (po aty:152) Ishte një shtjellë e turbullt [ngjizur [prej mijëra fatesh]]... (po aty:191) Përveç shembujve të mësipërm ku mbiemrat ndiqen nga një SPa plotësori i së cilës është një SEm, në gjuhën shqipe ka edhe një numër të kufizuar mbiemrash të tipit i aftë, i etur, i lindur, i gatshëm, i përshtatshëm, etj. që shoqërohen nga parafjala për + gerund, si p.sh.: i gatshëm për të ndihmuar, i aftë për të drejtuar, i denjë për të fituar, etj. Funksioni sintaksor i SPa për + gerund në këto raste është ai i kundrinorit të zhdrejtë me parafjalë172. Duke vërejtur shembujt e mësipërm mbërrijmë në konkluzionin se pjesa më e madhe e mbiemrave që plotësohen nga një SPa në gjuhën shqipe janë mbiemra prejpjesorë. 171 172

ASHSH, (2002) Gramatika e Gjuhës Shqipe (2), Tiranë, fq. 100 Çeliku, M. (2010). Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe (ribotim), Tiranë: shblu, fq.

48

175

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Ndryshe nga gjuha angleze, në të cilën mbiemrat e këtij lloji kërkojnë një parafjalë specifike, p.sh.: interested in, pleased at, në gjuhën shqipe këta mbiemra marrin më shumë se një parafjalë. Zakonisht ata dalin në ndërtime të tilla me të njëjtat parafjalë si edhe foljet gjegjëse nga pjesorja e të cilave ata formohen. Nëse i referohemi njërit nga shembujt më lart, (7) të ngulur në larginë, folja nga vjen mbiemri të ngulur është ngul dhe mund të marrë disa parafjalë si ngul në mur, ngul mbi dërrasë, ngul nëpër dyer, ngul pas shpine, etj. Edhe mbiemrin mund ta hasim të shoqëruar me këto lloj parafjalësh. Në të gjitha rastet, ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe, SPa në këto ndërtime është plotësor i mbiemrit kokë të SMb. Megjithatë, edhe në gjuhën shqipe ashtu si edhe në gjuhën angleze ka disa mbiemra që nuk vijnë nga pjesorja e foljeve por që kërkojnë parafjalë specifike si p.sh. mbiemrat i ndërgjegjshëm, fajtor, krenar në shembujt e mësipërm (10, 14, 15) që parapëlqejnë parafjalën për, apo i ndryshëm (13) që kërkon parafjalën nga, etj. Por numri i tyre është më i vogël se ai i mbiemrave të këtij lloji në gjuhën angleze. Kjo përbën një tipar karakteristik të kësaj gjuhe si gjuhë gjermanike. Përsa i përket funksionit sintaksor të SPa brenda këtyre strukturave në gjuhën shqipe, do të vërenim se ato kryejnë funksionin e kundrinorit me parafjalë173, ndërsa SMm pjesë e se cilave ato janë, kryejnë përgjithësisht funksionin e përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës apo të kundrinorit (shemb. 9), si edhe atë të përcaktorit ose të përcaktorit të veçuar (shemb. 2, 3, 5, 6, 12). Gjuha angleze SPa në këto ndërtime i quan plotësorë mbiemërorë, ndërsa në gjuhën shqipe ato konsiderohen si kundrinorë me parafjalë. Edhe në këtë gjuhë e tërë SMb kryen përgjithësisht funksionin sintaksor të përcaktorit kallëzuesor të kryefjalës, por edhe atë të përcaktorit (shih shembujt në ndarjen përkatëse). Në gjuhën shqipe SPa në strukturën e SMb konsiderohen si kundrinorë me parafjalë. Përsa i përket ndërtimeve me SPa pas një pjesoreje të pambiemërzuar, në gjuhën angleze këto forma nuk kanë tregues formalë që t‘i dallojnë nga mbiemrat si në gjuhën shqipe (nyja e përparme). Pra, në këtë gjuhë ato ndeshen vetëm në një formë, atë të pjesores së shkuar dhe trajtohen si mbiemra. Gjithashtu, edhe në gjuhën shqipe mund të ndeshen rrallë SMb që përcaktohen nga SPa në rolin e caktuesorit e jo të plotësorit si në shembullin (4) më lart mospërfillës krejt për gjithçka. Mbiemri kokë në këto raste nuk e ka të domosdoshëm elementin e varur.

173

Përnaska, R. (1996). Kundranori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe. Pejë, fq. 49

176

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

IV. 4. 4. SPa SI ELEMENTË TË VARUR NË STRUKTURËN E SNd DHE PËRQASJA E FUNKSIONEVE TË TYRE SINTAKSORE

Në gjuhën shqipe, ashtu si edhe në gjuhën angleze, SPa mund të ndeshen edhe si elementë të varur të SNd. Ndërtime të këtij lloji edhe në gjuhën shqipe janë të rralla dhe SNd shprehin më së shumti marrëdhënie kohore e hapësinore. Zakonisht në këto ndërtime SPa funksionojnë si caktuesorë të ndajfoljes kokë, por ka edhe raste kur ato funksionojnë si plotësorë të saj. Në këto raste është ndajfolja që kërkon një parafjalë specifike përdorimi i së cilës në këto ndërtime është thjesht funksional. Për shembull: [Ndryshe [nga vajtja]], gjatë kthimit kokën e kishte vazhdimisht në një gjendje... (I. Kadare, Prilli.:145)

Po, ja... një karrocë [ndryshe [nga të tjerat]]... (po aty:152) Në shembujt e mësipërm ndajfolja ndryshe mund të kombinohet vetëm me parafjalën nga. Pra, SPa në këtë rast është plotësor i kokës së SNd. Këto janë të ngjashme me ndërtimet gjegjëse në gjuhën angleze të tipit SNd → Nd + Pa + Em (SEm), si p.sh.: independently of her efforts (G. Orwell, 1984:4). Funksioni sintaksor i SNd në shembujt e mësipërm është ai i një rrethanori (shemb. 1), ose i një përcaktori. (shemb. 2). Si caktuesorë SPa kryejnë përgjithësisht funksionin e rrethanorit të vendit ose të kohës dhe kanë një kuptim të qartë leksikor ashtu si edhe SPa në ndërtimet gjegjëse të gjuhës angleze si yesterday in the morning, down on the ground, etj. Ja disa shembuj nga gjuha shqipe: [tutje [midis shkurreve]] (po aty:12) [thellë [në shpellën e gojës]] (po aty:14) [poshtë [në oborr]] (po aty:23) [nesër [në mbrëmje]] (po aty:55) [lart [në qiell]] (po aty:114) [sot [në mesditë]] (po aty:194)

V. 5. SPa SI TOGJE TË NDËRMJETME DHE PËRQASJA ME GJUHËN ANGLEZE Në nënndarjet e mësipërme analizuam strukturën dhe funksionet sintaksore të SPa si elementë të varur në sintagma të tjera si ato foljore, emërore, mbiemërore e ndajfoljore. Në këto ndërtime SPa plotësojnë ose specifikojnë një gjymtyrë të caktuar që është edhe koka ose fjala bosht e sintagmave që përmendëm më lart. Në këto raste në varësi të gjymtyrës që plotëson apo specifikon SPa mund të kryejë funksione të ndryshme

177

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

sintaksore si ai i rrethanorit, kundrinorit me parafjalë apo përcaktorit kallëzuesor. Përveç këtyre funksioneve, SPa në gjuhën shqipe shpeshherë dalin të palidhura gramatikisht me gjymtyrë të tjera të fjalisë, duke fituar statusin e togjeve a sintagmave të një lloji të veçantë, si shtojcë e fjalisë ndonëse kuptimisht ato janë të lidhura me të. Sipas autorëve të ―Gramatika e gjuhës shqipe‖ (2) (2002), ―Nga mjaft studiues ato janë quajtur ‗fjalë e togje fjalësh pa lidhje sintaksore me gjymtyrët e fjalisë‟. Ndonjë duke i ndarë veçan ato nga gjymtyrët e mirëfillta i ka quajtur edhe “gjymtyrë shoqëruese”, duke i dhënë nocionit “gjymtyrë” vështrimin e gjerë të një elementi përbërës të fjalisë. Në ndonjë gramatikë ato quhen “fjalë të pavarura‖174. M. Çeliku në punimin e tij Tekst Ushtrimesh për Sintaksën e Shqipes Standarde thekson: ―Fjalët e togjet e ndërmjetme janë të shumta; gjuha shqipe ka rreth 400 të tilla. Përdoren në të gjitha stilet, por të diferencuara (shumica gjendet në letërsinë artistike, disa në stilin publicistik...). Dallimi i disa togjeve të ndërmjetme nga fjalitë herë-herë është i vështirë sepse ato ndodhen në kapërcyell”175. SPa në përdorime të tilla përbëjnë tipin më prodhimtar. Parafjalët që ndeshen më shpesh janë me, në, për, pa, nga, sipas, etj., si p.sh.: me siguri, me të vërtetë, në thelb, në përgjithësi, për çudi, për dreq, për mrekulli, për shembull, pa dyshim, pa fjalë. Këto lloj togjesh konturojnë tërë fjalinë. Në këtë përdorim ato nuk janë të domosdoshme për strukturën e saj dhe nga pikëpamja semantike tregojnë qëndrimin ndaj mënyrës së formulimit të kumtimit, vlerësimin emocional të tij, burimin e kumtimit, lidhjen logjike midis pjesëve të kumtimit ose kumtimit aktual dhe një kumtimi të mëparshëm, etj. Për shembull: Por mua kjo më duket e kuptueshme, sepse, [në fund të fundit], çdo kurorë ka me vete edhe shkëlqimin, edhe helmin. (I. Kadare, Prilli.:81) [Me fjalë të tjera], shteti bën kinse nuk e sheh atë çka po ndodh mu në hundë të tij. (po aty:70) ...i ka flakur ligjet, ngrehat juridike, policinë, gjyqet, [me një fjalë], krejt makinën shtetërore; (po aty:69) Ai, [për çudi], ndjeu nevojën të tregonte diçka. (po aty:57) Bujtinari, duke lëvizur shtrembtazi, i priu grupit të vogël në kthinën fqinjë, të caktuar, [me sa duket], për bujtësit më të nderuar. (po aty:38) Por, [nga ana tjetër], në bazë të kanunit, foshnja mashkull... i përket fisit të djalit... (po aty:174) Edhe te rasti i fundit, që dukej aq dramatik, [në thelb], duhet kërkuar varësia huadhënës e huamarrës. (po aty:175)

174

ASHSH, (2002) Gramatika e Gjuhës Shqipe (2), Tiranë, fq. 355 Çeliku, M. (2008). Tekst Ushtrimesh për Sintaksën e Shqipes Standarde (Pajisur me shënime teorike dhe me modele të zgjidhura), Tiranë, fq. 300 175

178

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Ata ishin shtylla e kanunit, truri i Rrafshit, dhe ata do t‘i jepnin, [me siguri, ndonjë mendim mbi gjendjen... (po aty:141). Ashtu si në gjuhën angleze edhe në gjuhën shqipe, përgjithësisht sintagmat parafjalore të ndërmjetme janë togje të qëndrueshme. Këtu hyjnë tipa të caktuar, të kufizuar leksikalisht e që kanë humbur lidhjet e gjalla me pjesët përkatëse të ligjëratës, si edhe njësi frazeologjike të pandashme sintaksorisht. Përsa i përket foljeve frazale ato janë karakteristikë e gjuhës angleze dhe nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe, gjë që përbën edhe një nga dallimet midis dy gjuhëve. Një dallim i fundit është edhe përdorimi i pazakontë i SPa në gjuhën angleze si kryefjalë gramatikore e fjalisë, por jo logjike e saj. Në gjuhën shqipe SPa nuk mund të kryejë funksionin e kryefjalës sepse struktura e fjalisë në gjuhën shqipe njeh fjalitë njëkryegjymtyrëshe gjë që nuk ndodh në gjuhën angleze ku prania e një kryefjale, qoftë edhe thjesht gramatikore është domosdoshmëri. Kjo vërteton karakterin e ndryshëm të dy gjuhëve: gjuha angleze gjuhë kryesisht analitike ku ka rëndësi parësore rendi i fjalëve, shqipja: gjuhë kryesisht sintetike ku fleksioni qartëson marrëdhëniet midis fjalëve në fjali pavarësisht rendit të tyre në strukturën e saj.

179

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

PËRFUNDIME  Gjuha shqipe dhe ajo angleze, bazuar në kriterin morfologjik të klasifikimit të gjuhëve, i përkasin dy tipologjive të ndryshme. Shqipja është gjuhë kryesisht sintetike ndërsa anglishtja kryesisht analitike. Megjithatë, analiza jonë e sintagmave emërore dhe parafjalore në këto dy gjuhë, e cila nuk përqendrohet në aspektin morfologjik por në atë sintaksor, vërteton përmes shembujsh të shumtë se sintagmat emërore dhe parafjalore në të dyja gjuhët kanë ngjashmëri të dukshme strukturore dhe funksionale. Në bazë të kriterit sintaksor të tipologjisë së gjuhëve, shqipja dhe anglishtja i përkasin tipit Kryefjalë + Kallëzues + Kundrinor, ndonëse secila ka tiparet e veta specifike që lidhen me rendin e fjalëve në fjali. Gjithashtu, edhe përsa i përket llojit të sintagmave për nga mënyra se si renditen në to elementet, d.m.th. pozicioni që zë koka në strukturën e sintagmës, gjuha angleze dhe gjuha shqipe shfaqin ngjashmëri të dukshme. Në këtë aspekt, të dyja gjuhët janë kryesisht gjuhë të tipit kokë + element i varur, d.m.th. koka është fjala që kryeson sintagmën, megjithëse kjo nuk ndodh në të gjitha rastet.  Ky tipar i përbashkët i dy gjuhëve vihet re edhe në analizën e SPa të cilat janë objekti i punimit tonë. Në të dyja gjuhët sintagmat parafjalore kanë përgjithësisht të njëjtën strukturë: SPa → Pa + Em (SEm), pra parafjala është koka e sintagmës dhe vendoset në fillim të saj. Gjithashtu, në të dyja gjuhët, koka e sintagmës parafjalore është e një lloji të veçantë gjë që i bën SPa të ndryshme nga të gjitha sintagmat e tjera. Ajo nuk mund të qëndrojë më vete siç ndodh me sintagmat foljore, emërore, mbiemërore e ndajfoljore, të cilat mund të reduktohen në një element të vetëmjaftueshëm që është elementi kokë e për këtë arsye, quhen edhe struktura endocentrike. Përkundrazi, sintagmat parafjalore e kanë të domosdoshme praninë e një plotësori e nuk mund të reduktohen në një parafjalë të vetme, prandaj edhe quhen struktura eksocentrike. Në sintagmat parafjalore është e domosdoshme prania e të dy elementeve, parafjalës dhe plotësorit të saj.  Në lidhje me tipat ndërtimorë të sintagmave parafjalore në të dyja gjuhët do të theksonim se ngjashmëritë janë të konsiderueshme. Llojet më tipike të sintagmave parafjalore janë të përbashkëta për të dyja gjuhët. Ato përfshijnë: SPa → Pa + SEm, SPa → Pa + Gr, SPa → Pa + FjEm/FjPc, SPa → Pa + SNd, SPa → Pa + SPa.

180

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Ajo që i dallon gjuhët përsa i përket llojeve të SPa, janë mënyrat e ndryshme të realizimit të SPa në secilën gjuhë në varësi të veçorive specifike morfo-sintaksore të tyre. Gjuha shqipe del me parafjalë të rasave të ndryshme dhe me forma më të larmishme të emrave e përemrave sipas rasës së tyre, në gjuhën angleze parafjalët nuk janë shënjuese të rasës dhe emrat e përemrat janë të pandryshueshëm (me përjashtim të përemrave vetorë që pas një parafjale dalin gjithmonë në formën gramatikore të rasës kallëzore) e përgjithësisht marrin specifikues.  Në gjuhën shqipe, SPa ku plotësori i parafjalës është një gerund, dalin vetëm me parafjalën për dhe me, ndërsa në gjuhën angleze nuk ka kufizime të tilla. SPa të këtyre llojeve dallojnë edhe nga shpeshtësia e përdorimit. Për shembull, SPa që pasohen nga një tjetër SPa janë më të shpeshta në gjuhën angleze krahasuar me shqipen ku në vend të tyre parapëlqehen ndërtime me SNd pas një koke parafjalore. Ngjashmëria në mes të dy gjuhëve përfshin jo vetëm llojet e plotësorëve që ato marrin, por edhe llojet e caktuesorëve që janë pjesë e SPa. Në të dyja gjuhët ato janë elemente të paravendosur dhe fakultative për strukturën dhe kuptimin e sintagmës.  SPa në të dyja gjuhët kryejnë më së shumti funksion ndajfoljor i cili realizohet kur SPa përcaktojnë një folje, ashtu sikurse edhe ndajfoljet e mirëfillta. Pra, në këtë funksion ato janë pjesë e strukturës së SFo. Përdorimi i SPa si elementë të varur në SFo përbën edhe përdorimin më të shpeshtë të këtyre strukturave. Rendi normal i SPa si elemente të varur të SFo është pas foljes në të dyja gjuhët. Në gjuhën shqipe ku foljet, emrat e mbiemrat dalin me një sistem shumë të pasur mbaresash, rendi i fjalëve është më i lirë dhe SPa mund të ndeshen edhe para foljeve që përcaktojnë. Në gjuhën angleze për shkak të rendit të ngurtë të fjalëve në të, SPa ndeshen përgjithësisht pas foljeve. Raste përjashtuese nga ky rregull janë ato kur SPa janë togje të ndërmjetme ose kur ato kryejnë funksionin sintaksor të rrethanorit, funksion në të cilin SPa nuk është e lidhur ngushtësisht me foljen kokë, e për pasojë përveç pozicionit normal pas saj mund të zhvendoset edhe në pozicione të tjera në fjali, duke provuar kështu që në këtë funksion ato janë përgjithësisht fakultative për strukturën e fjalisë. Megjithatë, ka edhe raste në të dyja gjuhët kur SPa si rrethanorë në strukturën e foljeve kalimtare komplekse (si put në gjuhën angleze apo lë në gjuhën shqipe) dhe atyre këpujore, janë të domosdoshme nga pikëpamja semantike e ajo sintaksore.  Në strukturën e SFo, sintagmat parafjalore mund të kryejnë edhe funksionin e kundrinorit me parafjalë. Ky funksion është i përbashkët për sintagmat parafjalore në të dyja gjuhët. Pas funksionit të rrethanorit që është më tipiku për parafjalët në të dyja gjuhët, funksioni i kundrinorit me parafjalë është funksioni sintaksor më i shpeshtë i SPa në të dyja gjuhët. Në funksionin e kundrinorit me parafjalë SPa janë plotësorë në

181

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

strukturën e SFo, d.m.th. janë të lidhura ngushtësisht me foljen kokë nga pikëpamja semantike e sintaksore. Por, siç e theksuam edhe më sipër, ndonëse kanë strukturë të ngjashme, SPa në të dyja gjuhët dallojnë për nga mënyra specifike e realizimit të tyre. Kjo mënyrë e veçantë është edhe treguesi kryesor i individualitetit të secilës gjuhë. Sipas analizës së mësipërme, ajo që e bën të veçantë gjuhën angleze në lidhje me funksionin sintaksor të kundrinorit me parafjalë është se pjesa më e madhe e foljeve që marrin kundrinor me parafjalë në këtë gjuhë janë foljet dykalimtare që dalin me parafjalët to dhe for, dhe foljet parafjalore të kësaj gjuhe të cilat përbëjnë një numër të konsiderueshëm dhe që kërkojnë parafjalë specifike për të plotësuar kuptimin e sintaksën e tyre. Parafjalët e përdoruara në këto folje janë të gramatikalizuara, pra janë në nivelin më të lartë të parafjalëzimit të tyre. Në gjuhën shqipe kundrinori me parafjalë për foljet dykalimtare shprehet me SPa me parafjalën për gjegjësja në gjuhën shqipe e parafjalës for. Ndërtimet me parafjalën to të gjuhës angleze në gjuhën shqipe jepen me kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë. Ajo që i dallon gjithashtu sintagmat foljore me SPa si elemente të varur në gjuhën shqipe është se në struktura të këtij lloji foljet si kokë e SFo drejtojnë parafjalë të rasave të ndryshme gjë që nuk ndodh në gjuhën angleze ku parafjalët nuk janë shënjuese të rasave. Nisur nga kjo veçori tipike e gjuhës shqipe edhe analizën e SPa në këtë gjuhë e kemi parë nga ky këndvështrim.  SPa në të dyja gjuhët funksionojnë edhe si mbiemra. Si të tilla ato kryejnë funksionin e një përcaktori në strukturën e SEm. Ndërtimet me SPa në të tilla struktura janë të shpeshta në të dyja gjuhët. Ngjashmëria edhe në këto struktura është e dukshme. SPa vendoset pas emrit kokë të SEm duke e plotësuar ose përcaktuar atë. Rastet e përdorimit të SPa si plotësorë në gjuhën angleze janë më të shpeshta e më tipike për gjuhën angleze krahasuar me gjuhën shqipe. Ajo që i dallon këto struktura nga ato të shqipes është përdorimi në to i një numri të konsiderueshëm emrash që kërkojnë parafjalë specifike ashtu sikurse edhe foljet parafjalore që përmendëm më lart, si edhe sintagmat emërore me parafjalën tipike of (the author of the book) që përbëjnë rreth 90% të sintagmave të këtij lloji. Sintagmave emërore me parafjalën of të gjuhës angleze u përgjigjen në shqip kryesisht ndërtime të tipit Em + Em në gjinore.  Parafjalët që përdoren në struktura me SEm ku SPa janë plotësorë të kokës emërore dallohen nga përdorimi i gramatikalizuar i tyre. Për shkak të rendit të ngurtë të fjalëve dhe mungesës së mbaresave funksioni plotësisht gramatikor i parafjalëve konsiderohet si një formë kompensimi për të shprehur ato marrëdhënie mes fjalëve që gjuhë të tjera, si p.sh shqipja, i shprehin me anë të mbaresave. SPa në strukturën e SEm mund të jenë edhe caktuesorë, pra jo të lidhura ngushtë semantikisht me kokën e SEm. Në të dyja gjuhët funksioni i SPa si caktuesorë është ai i përcaktorit të emrit kokë dhe SPa në këtë përdorim është element fakultativ i strukturës së SEm në të dyja gjuhët.

182

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

 Duke qenë ndërlidhëse të një Em a SEm me një përbërës ose sintagmë tjetër të fjalisë, SPa ndeshen edhe në strukturën e SMb si elementë të varur të tyre. Në struktura të tilla ato plotësojnë ose specifikojnë mbiemrin kokë të SMb. Struktura dhe funksionet e sintagmave parafjalore në këto struktura janë të ngjashme në të dyja gjuhët. Ajo që i dallon ato janë lloji i mbiemrave që përdoren me parafjalë. Në të dyja gjuhët një numër i konsiderueshëm mbiemrash që përdoren me parafjalë janë prejpjesorë. Në gjuhën angleze mbiemrat prejpjesorë nuk marrin nyje të përparme si mbiemrat prejpjesorë të shqipes dhe ndryshe nga këta të fundit një pjesë e mirë e tyre kërkojnë parafjalë specifike. Përveç tyre, në gjuhën angleze ka edhe një numër të konsiderueshëm mbiemrash të tjerë që kërkojnë një parafjalë të caktuar. Në këtë aspekt këta mbiemra ngjajnë me foljet parafjalore dhe me një numër emrash të kësaj gjuhe që përdoren me parafjalë specifike. Kjo është një veçori karakteristike e gjuhës angleze të cilën nuk e gjejmë në gjuhën shqipe. Në struktura të tilla SPa janë kryesisht plotësorë në të dyja gjuhët. Megjithatë, në strukturën e një SMb, SPa mund të luajë edhe rolin e caktuesorëve dhe në këto raste ato nuk janë të domosdoshme për strukturën e sintagmës. Funksioni i SPa si elementë të varur të SMb është ai i kundrinorit me parafjalë.  Ndërtime të ngjashme në të dyja gjuhët janë edhe ato ku SPa janë elementë të varur të SNd. Struktura e këtyre ndërtimeve është e njëjtë: Pa + Nd (SNd). Ndërtime të këtij lloji janë të rralla për të dyja gjuhët. SNd me SPa në strukturën e tyre shprehin më së shumti marrëdhënie kohore e hapësinore. Zakonisht në këto ndërtime SPa funksionojnë si caktuesorë të ndajfoljes kokë, por, sipas analizës së mësipërme, ka edhe raste kur ato funksionojnë si plotësorë të saj. Ky funksion është më tipik për gjuhën angleze. Në këto raste është ndajfolja që kërkon një parafjalë specifike përdorimi i së cilës në këto ndërtime është thjesht funksional.  Një funksion sintaksor i përbashkët për SPa në të dyja gjuhët është përdorimi i tyre në togje të ndërmjetme. Në të dyja gjuhët sintagmat parafjalore në këtë përdorim janë kryesisht togje të qëndrueshme. Këtu hyjnë tipa të caktuar, të kufizuar leksikalisht e që kanë humbur lidhjet e gjalla me pjesët përkatëse të ligjëratës, si edhe njësi frazeologjike të pandashme sintaksorisht.  Ajo që i dallon gjuhët nga njëra-tjetra është edhe përdorimi i parafjalëve në gjuhën angleze si pjesëza në strukturën e foljeve frazale. Këto lloj foljesh janë tipike për anglishten e nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe. Gjithashtu, një dallim tjetër midis dy gjuhëve është edhe përdorimi i SPa në gjuhën angleze në funksionin e kryefjalës së fjalisë, funksion të cilin nuk e gjejmë në gjuhën shqipe. Në gjuhën angleze këtë funksion e kushtëzon rendi i ngurtë i fjalëve në fjali i cili kërkon që fjalia të ketë patjetër kryefjalë qoftë kjo edhe thjesht gramatikore si në rastin e SPa. Një dukuri e tillë nuk vihet re në gjuhën shqipe e cila njeh si ndërtime gramatikore edhe fjalitë njëkryegjymtyrëshe.

183

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

 Përdorimi si plotësor dhe si caktuesor është një karakterisikë e përbashkët për SPa në të dyja gjuhët. Përdorimi i këtyre termave lidhet më tepër me rëndësinë semantikostrukturore të SPa në strukturën e sintagmave të tjera, d.m.th. sa të lidhura janë ato nga pikëpamja semantike e sintaksore me kokën e sintagmës. Analiza e mësipërme tregon se në përdorimet si plotësorë SPa në gjuhën angleze janë më të shpeshta për shkak të rendit të ngurtë të fjalëve në këtë gjuhë dhe mungesës së mbaresave. Në këtë funksion, parafjalët si kokë e SPa në gjuhën angleze janë të gramatikalizuara d.m.th. tregojnë një shkallë të lartë parafjalëzimi, çka do të thotë se ato luajnë një rol të ngjashëm me mbaresat në gjuhën shqipe. Janë pikërisht këto përdorime të SPa të gjuhës angleze që e bëjnë të vështirë përvetësimin e gjuhës angleze nga nxënësit e studentët shqiptarë. Duke i evidentuar këto tipare dalluese të gjuhës angleze dhe problematikën që i shoqëron ato përcaktohen më mirë edhe drejtimet e punës në procesin e mësimdhënies së gjuhës angleze. Nisur nga sa përmendëm më lart në lidhje me dallimet mes gjuhës angleze dhe shqipe të SPa, mund të themi se për përvetësimin e sukseshmëm të këtyre strukturave nga nxënësit shqiptarë, mësimdhënia duhet përqendruar tek sintagma parafjalore si një e tërë dhe jo tek parafjalë të veçanta të shkëputura nga plotësorët e tyre.  Në këtë punim përqasës kemi përdorur termin sintagma parafjalore për struktura që në gramatikën tradicionale të shqipes njihen si togfjalësha emërorë me parafjalë. Për mendimin tonë, bazuar edhe në analizën e mësipërme termi që përdoret në gjuhësinë angleze bashkëkohore i shkon për shtat edhe strukturave me parafjalë në gjuhën shqipe, pasi siç e vërtetojnë edhe shembujt e shumtë nga të dyja gjuhët ngjashmëritë midis këtyre strukturave në të dyja gjuhët janë më të shumta se dallimet. Megjithatë, kjo ishte një përpjekje e parë jona për të analizuar struktura të tilla. Duke qenë i tillë natyrisht që ky punim nuk është shterues. Shpresojmë që ai të jetë nxitës për punime të tjera mbi problematikën e SPa si struktura komplekse e multi-funksionale në të dyja gjuhët. Përfundimet e mësipërme në lidhje me sintagmat emërore e parafjalore në gjuhët angleze e shqipe vërtetojnë teorinë e gjenerativistëve mbi universalitetin e parimeve të përgjithshme gramatikore. Duke evidentuar ngjashmëritë që kanë gjuhë të tipologjive të ndryshme si anglishtja edhe shqipja, analiza tregon se në bazë të sistemit të tyre gramatikor qëndrojnë të njëjtat parime absolute që realizohen në parametra të veçantë në secilën gjuhë, duke ruajtur karakteristikat dhe individualitetitin e tyre.

184

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

BIBLIOGRAFI

Literaturë shkencore: Aarts, B. (2001). English Syntax and Argumentation (Second Edition). London: Palgrave Macmillan. Aarts, E. Aarts, J. (1988). English Syntactic Structures. New York, Toronto, Sydney, Tokyo, Singapore: Prentice Hall and Martinus; Leyden, Antwerp: Martinus Nijhoff. Abney, S. (1987). The English Noun Phrase in its Sentential Aspect. PhD Dissertation, MIT. Adams, V. (1973). An Introduction to English Word-Formation. London: Longman. Adams, V. (2001). Complex Words in English. Harlow: Pearson Education/Longman. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, (2002). Gramatika e Gjuhës Shqipe. Tiranë. Allerton, D. J. (1982). Valency and the English Verb. Academic Press Inc., London, New York. Allerton, D.J. (1979). Essentials of grammatical theory. London: Routledge & Kegan Paul. Asher, R. E. (ed.) (1994). The Encyclopedia of Language and Linguistics. Barnard, J. (1993). A Short Guide to Traditional Grammar. Oxford: Oxford University Press. Bauer, L. (1988) Introducing Linguistic Morphology. Edinburgh: Edinburgh University Press. Berk, L. (1999). English Syntax. New York/Oxford: Oxford University. Berry, M. (1975). Introduction to systemic linguistics: 1, structures and systems. London: Batsford. Berry, M. (1977). Introduction to systemic linguistics: 2, levels and links. London: Batsford. Biber, D. Johansson, S. Leech, G. (1999). Longman Grammar of Spoken and Written English. Longman.

185

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Bowen, R. (2001). Nouns and Their Prepositional Phrase Complements in English. CORPUS LINGUISTICS. Lancaster University (UK), 30 March - 2 April 2001. Brinton, L. (2000). The Structure of Modern English: A Linguistic Introduction. Amsterdam: John Benjamins. Burton-Roberts, N. (1994). Analysing Sentences. An Introduction to English Syntax. London and New York: Longman. Burton-Roberts, N. (1997). Analysing Sentences. London: Longman, 2nd edn. Butler, C.S. (1985). Systemic linguistics: theory and applications. London: Batsford Buxheli, L. (1977). Togfjalëshat me parafjalën për në gjuhën shqipe. Studime Filologjike Nr.2, Tiranë. Cayne, B. S. and Lechner, D. E. (ed) (1992). The New Lexicon Webster‟s Encyclopedic Dictionary of the English language. Danbury C. T. Lexicon Publication Inc. Celce-Murcia, M., Larsen-Freeman, D. (1983) The Grammar Book. Chalker, S. Weiner, E. (1994: 312). The Oxford Dictionary of English Grammar. London: BCA Chomsky, N. (1957). Syntactic Structures. Mouton. Chomsky, N. (1965). Aspects of the Theory of Syntax. Cambridge, MA: MIT Press. Chomsky, N. (1981). Lectures on Government and Binding (Dordrecht: Foris). Chomsky, N. (1981). Principles and parameters in syntactic theory. London Chomsky, N. (1995). The Minimalist Program. Cambridge. Mass.: The MIT Press. Chomsky, N. 1982. Some concepts and consequences of the theory of Government and Binding.Chicago: MIT Press. Chomsky, N. (1970). Remarks on nominalization. In: R. Jacobs and P. Rosenbaum (eds.) Reading in English TransformationalGrammar, 184-221. Waltham: Ginn. Chomsky, N. (1981). Lectures on Government and Binding. Dordrecht: Foris. Cipo, K (1949). Gramatika gjuhës shqipe, Tiranë.

186

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Collinge, N. E. (ed.) (1989). An Encyclopaedia of Language (London: Collins, P. (1999) English Grammar (London: Longman) Collins, P. and Hollo, C. (1999). English Grammar: An Introduction. Basingstoke: Macmillan – now Palgrave. Cook, V. J. (1991). Chomsky‟s Universal Grammar - An Introduction. Great Britain. Courtney, R. (1983). Longman Dictionary of Phrasal Verbs. Essex, England: Longman Group Limited. Crabtree, M. & J. Powers (1991). Language Files. Ohio State University Press. Crystal, D. (1967). Word Classes in English, Lingua, 17, pp. 24–56. Crystal, D. (1995). The Cambridge Encyclopedia of the English Language. Cambridge: Cambridge University Press. Crystal, D. (1997). A Dictionary of Linguistics and Phonetics.Oxford: Çeliku, M. (1975). Lokucionet Parafjalore emërore në gjuhën shqipe. Çështje të gramatikës së shqipes së sotme, II, Tiranë. Çeliku, M. (1997). Probleme të morfologjisë së gjuhës së sotme shqipe. Tiranë. Çeliku, M. (2008). Tekst Ushtrimesh për Sintaksën e Shqipes Standarde (Pajisur me shënime teorike dhe me modele të zgjidhura). Tiranë. Çeliku, M. (2010). Format e pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe (ribotim). Tiranë: shblu. Çeliku, M., F. Karapinjalli & R.Stringa (1998). Gramatika praktike e gjuhës shqipe. Tiranë. DeCarrico, Jeanette S. 2000. The Structure of English: Studies in form and function for language teaching. Ann Arbor: University of Michigan Press. Delahnty, G.P., & Garvey, J.J. (1994). Language, Grammar and Communication. A course for teachers of English. International editions. Mr Graw-Hill, Inc. Demiraj, Sh. (1961). Morfologjia e gjuhës së sotme shqipe, II. Tiranë. Demiraj, Sh. (1967). Rreth kategorisë së shquarsisë e të pashquarsisë në gjuhën shqipe, SF. 187

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Demiraj, Sh. Gramatika Historike e gjuhës shqipe. Parafjalët. Tiranë. Domi, M. (1988). Përdorimi i parafjalëve para gjymtyrëve homogjene. Gjuha Jonë, 2. Eastwood, J. (1994). The Oxford Guide to English Grammar. Oxford: Oxford University Press. Emonds, J. E. (1976). A transformational approach to English syntax. New York: Academic Press. English Grammar Textbook (2003). Cambridge University Press. Fang, A. C. (2000). A lexicalist approach towards the automatic determination for the syntactic functions of prepositional phrases. Natural Language Engineering, 6(2). Fawcett, R.P. (1975). Some proposals for systemic syntax, Part 2. Midlands Association for Linguistic Study Journal 2, 1, 43-68. Fawcett, R.P. (1976). Some proposals for systemic syntax, Part 3. Midlands Association for Linguistic Study Journal 2, 2, 35-68. Fawcett, R.P. (1981). Some proposal for systemic syntax: an iconoclastic approach to scale and category grammar. Revised version with light amendments of the three articles appeared in Midlands Association for Linguistic Study Journal. Cardiff: Department of Behavioural and Communication Studies, The Polytechnic of Wales. Fillmore, C.J. (1968). The case for the case, in E. Bach & R.T. Harms (eds.), Universals in linguistic theory, New York: Holt, Rinehart and Winston, 1-88. Fischer, Olga, Ans Van Kemenade, Willem Koopman, and Wim van der Wurff. (2000). The syntax of early English. Cambridge: Cambridge University Press. Fjalori i Shpipes së Sotme (2002). Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë Fjalori i Termave të Gjuhësisë (1975). Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë Floqi, S. (1968). Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme. Studime filologjike, Nr. 1, Tiranë Foley, M. & Hall, D. (2003). Advanced Learner‟s Grammar. Harlow, Essex: Longman. Frank, M. (1993). Modern English. A Practical Reference Guide. Prentice Hall.

188

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Friederici, A. (1982). Syntactic and semantic processes in aphasic deficits: The availability of prepositions. Brain and Language, 15: 249-258 Froud, K. (2001). Prepositions and the lexical/functional divide: Aphasic evidence. Lingua, 111. Greenbaum, S. & Quirk, R. (1997). A Grammar of the English Language. Longman. Greenbaum, S. (1996). The Oxford English Grammar. Oxford: Oxford. Greenbaum, S. (1996). Oxford English Grammar. Oxford Univ. Press. Greenbaum, S. and Quirk, R. (1990). A Student‟s Grammar of the English. Haegeman, L. & Jacqueline Guéron. (1999). English Grammar: A Generative Perspective. Malden, MA: Blackwell. Haegeman, L. (1994). Introduction to Government and Binding Theory: Second Edition. Cambridge, MA:Blackwell. Halliday, (1960). General linguistics and its application to language teaching, in A. McIntosh & M.A.K. Halliday (1966), Patterns of language: papers in general, descriptive and applied linguistics. London: Longman, 1-41. Halliday, M.A. K. (1994). Functional Grammar. 2nd ed. London: Edward Arnold. Halliday, M.A.K (1991). An introduction to Functional Grammar. Great Britain. Halliday, M.A.K. & J.R. Martin (eds.) (1981). Readings in systemic linguistics. London: Batsford. Halliday, M.A.K. (1956). Grammatical categories in modern Chinese, Transactions of the Philological Society, 177-224. Halliday, M.A.K. (1961). Categories of the theory of grammar, Word, 17, 241-92. Reprinted in part in Kress (1976), 52-72. Halliday, M.A.K. (1967a). Notes on transitivity and theme in English, Part 1, Journal of Linguistics 3, 37-81. Halliday, M.A.K. (1967b). Notes on transitivity and theme in English, Part 2, Journal of Linguistics 3, 199-244. Halliday, M.A.K. (1973). Explorations in the functions of language. London: Edward Arnold.

189

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Halliday, M.A.K. (1978), Language as social semiotic: the social interpretation of language and meaning. London: Edward Arnold. Halliday, M.A.K. (1978). Language as social semiotic: the social interpretation of language and meaning. London: Edward Arnold Halliday, M.A.K. (1985). An introduction to functional grammar. London: Edward Arnold. Halliday, M.A.K. (1994). Introduction to Functional Grammar (2nd edition). London: Edward Arnold. Harris, Z. ( 1946) . Nga morfema te thënia. The M.I.T. Press. Hoekstra, T. (1995). The function of functional categories. Glot International, 1(2): 3-6. Hopper, Paul J. (1999). A short course in grammar. New York: W.W. Norton & Company. Hornby, A. S. (1977). Guide to Patterns and Usage in English. Oxford: Oxford University Press Hornby, A. S. (6th ed.) (2000). Oxford Advanced Learner‟s Dictionary of Current English. London: Oxford University Press Horrocks, G. (1987). Generative Grammar. London: Longman Huddleston, R. (1984). Introduction to the Grammar of English. Cambridge: Cambridge University Press. Huddleston, R. (1988). English Grammar: An Outline (Cambridge: Cambridge University Press). (This is a condensed version of Huddleston (1984). Huddleston, R. (1989). Introduction to the Grammar of English. Cambridge University Press. Huddleston, R. (1991). English Grammar: An Outline. Cambridge: Cambridge University Press Huddleston, R. Pullum, G. K. (2002). The Cambridge Grammar of the English Language, Cambridge University Press. Huddleston, R.D. (1984). Introduction to the grammar of English. Cambridge: Cambridge University Press

190

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Hudson, R.A. (1971). English complex sentences: an introduction to systemic grammar. Amsterdam: North-Holland Jackendoff, R. (1973). The base rules for prepositional phrases. In S. R. Anderson & P. Jackendoff, R. (1977). X-bar Syntax: A Study of Phrase Structure (Cambridge, (Mass): The M.I.T. Press Jacobs, R. A. (1995). English syntax: A grammar for English language professionals. New York: Oxford University Press. Jacobs, R. A. (1995). English syntax: A grammar for English language professionals. New York: Oxford University Press. Jaworska, E. (1986). Prepositional phrases as subjects and objects, Journal of Linguistics, 22, 355-374. Jespersen, O. (1924). The philosophy of grammar. London: George Allen & Unwin Ltd. Kortmann, B. & König, E. (1992). Categorial reanalysis: the case of deverbal prepositions. Linguistics, 30: 671-697. Kress, G. (ed.) (1976). Halliday: system and function in language. Oxford University Press. Kress, G. (ed.) (1976). Halliday: system and function in language. Oxford University Press. Leech, G. (1989). An A–Z of English Grammar and Usage (London: Edward Leech, G. Svartvik, J. (1983). A Communicative Grammar of English. Moscow: Prosveshcheniye. Lika, E. (1984). Analogjia gramatikore në strukturën morfologjike të gjuhës shqipe. Tiranë. Littlefield, H. (2003). Developmental Patterns in the Acquisition of Prepositions and Homophonous Adverbs and Particles. Unpublished manuscript. Boston University Lyons, C. (1986). The syntax of English genitive constructions. Journal of Linguistics. 22: 123-143 Lyons, J. (1968). An introduction to theoretical linguistics. Cambridge: Cambridge University Press Maclin, A. (2001). Reference Guide to English, Washington DC. 191

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Mardale, A. (2011). Prepositions as a semilexical category. Bucharest Working Papers in Linguistics, 13, 2. Matthews, P.H. (1981). Syntax. Cambridge: Cambridge University Press. McIntosh, A. & M.A.K. Halliday (1966). Patterns of language: papers in general, descriptive and applied linguistics. London: Longman. Memushaj, R. (2002). Gjuhësia Gjenerative. Tiranë Muir, J. (1972). A modern approach to English grammar: an introduction to systemic grammar. London: Batsford Nelson, G. (2001). English: An Essential Grammar. London: Routledge. O’Dwyer, B. (2000). Modern English Structures: Form, Function, and Position. Peterborough, Ontario: Broadview Press. Ouhalla, J. (1999). Introducing Transformational Grammar: From Principles and Parameters to Minimalism, London: Arnold, 2nd edn. Palmer, F. (1987). The English Verb. (London: Longman, 2nd edn) Përnaska, R. (1996). Kundranori me parafjalë në gjuhën e sotme shqipe. Pejë. Pollock, J. -Y. (1989). Verb movement, universal grammar and the structure of IP. Linguistic Inquiry, 20: 365-424 Postal, P. and Pullum, G. (1988). Expletive Noun Phrases in Subcategorised Positions. Linguistic Inquiry, 19.4, pp. 635–70. Quirk R., Greenbaum, S., Leech, G., and Svartvik, J. 1985. A Comprehensive Grammar of the English Language, New York: Longman Group Limited. Quirk, R. Greenbaum, S, Leech, G. and Svartvik, J. (1985) A Comprehensive Grammar of the English Language. Longman, London. Quirk, R. Greenbaum, S., Leech, G. and Svartik, J. 1972. A Grammar of Contemporary English. Essex: Longman Group Limited. Radford, A. (1980). Transformational Syntax. Cambridge Textbooks in Linguistics. Radford, A. (1988). Transformational grammar : a first course. Cambridge: Cambridge University Press.

192

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Radford, A. (1990). Syntactic Theory and the Acquisition of English Syntax. Cambridge, MA: Blackwell Radford, A. (2009). Analysing English Sentences, A Minimalist Approach. University of Essex. Rauh, G. (1993). On the grammar of lexical and non-lexical prepositions in English. C. Zelinsky-Wibbelt (ed). The Semantics of Prepositions: From Mental Processing to Natural Language Processing. Berlin, Germany: Mouton de Gruyter. Rooryck, J. (1996). Prepositions and Minimalist Case Marking. In H. Thrainsson, S. D. Epstein, & S. Peter (eds). Studies in Comparative Germanic Syntax, Vol. II. Dordrecht, Netherlands: Kluwer. Ruwet, N. (1983). An Introduction to Generative English. Amsterdam: North Holland Pub. Co. Samara, M. (1999). Parafjalët në shqipen e sotme (vështrim leksiko-semantik). Tiranë. Saussure, F. (1949). Cours de linguistique generale. Sinclair, J. McH. (1972). A course in spoken English: grammar. Oxford University Press. Smith, J. J. (2005). Essentials of early English: An introduction to old, middle and early modern English. London: Routledge. Stowell, T. (1981). Origins of Phrase Structure. PhD Dissertation, MIT Sheperi, I. D. (1927). Gramatika dhe sindaksa e gjuhës shqipe, sidomos e toskërishtes. Tiranë. Trask, R. L. (1993). A Dictionary of Grammatical Terms in Linguistics. London: Routledge Blackwell. Tremblay, M. (1996). Lexical and non-lexical prepositions in French. In A. Di Sciullo (ed) Configurations. Somerville, MA: Cascadilla Press, 79-98 Turano, G., Rrokaj, Sh. (2000). A proposito del sintagma nominale in albanese. Il caso di un dimostrativo seguito da un DP definito. LINGUA E STILE. Tyler, A. and Vyvyan Evans. (2003). The semantics of English prepositions: Spatial scenes, embodied meaning and cognition. Cambridge: Cambridge University Press.

193

PËRQASJE E NDËRTIMEVE ME SINTAGMA EMËRORE DHE PARAFJALORE NË GJUHËT ANGLEZE DHE SHQIPE

Thomson, A.J., & Martinet, A.V. (1986). A Practical English Grammar. Oxford: Oxford University Press Ura, H. (2001). Case. In M. Baltin and C. Collins (eds). The Handbook of Contemporary Syntactic Theory. Malden, MA: Blackwell, 334-373 Ura, H. (2001). The Handbook of Contemporary Syntactic Theory. Malden, MA: Blackwell, Vincent, N. (1999). The evolution of c-structure: prepositions and PPs from IndoEuropean to Romance. Linguistics, 37 (6). Warriner, J. & Griffith, F. (1977). Warriner‟s English Grammar and Composition. New York: Harcourt Brace Jovanovich. Webelhuth, G. (1995). X-bar Theory and Case Theory. Oxford: Blackwell. Wekker, H. and L. Haegeman (1985). A Modern Course in English Syntax. Cambridge, MA:Blackwell Williams, Joseph M. (1975). Origins of the English language: A social and linguistic history. New York: The Free Press. Xhuvani, A. (1964). Parafjalët, Studime Filologjike, 1. Young, D. (1980). The structure of English clauses. London: Hutchinson.

Literaturë artistike: Orwell, G. (1949) ―Nineghteen eighty-four‖ Greene, G. (1955), ―The quiet American‖ Kadare, I. (2003) ―Prilli i thyer‖ Kadare, I. (2003) ―Hija‖

194

Abstrakt Kategoritë sintagmatike kanë paraqitur interes të vazhdueshëm studimor. Punimi në fjalë përqendrohet veçanërisht në analizën sintaksore të tipave ndërtimorë dhe funksioneve gramatikore të sintagmave emërore e parafjalore në gjuhën angleze krahasuar me ato të gjuhës shqipe. Kemi përfshirë në këtë analizë edhe sintagmat parafjalore nisur nga fakti që në gramatikën tradicionale shqipe ndërtimet me parafjalë janë trajtuar si pjesë përbërëse e togfjalëshave emërorë, duke qenë se parafjalët në këtë gjuhë së bashku me mbaresat e emrit janë shënjuese të rasës së tij. Punimi ynë, ndër të paktët e këtij lloji në gjuhësinë bashkëkohore shqipe, mbështetur në teoritë më të reja gjuhësore, i trajton ndërtimet me parafjalë si sintagma më vete, të një lloji të veçantë por që, sipas nesh, i përmbushin të gjitha kriteret për t’u konsideruar të tilla. Duke i pranëvënë dhe krahasuar ndërtimet e këtij lloji, është hedhur dritë mbi drejtimet kryesore të ngjashmërive dhe dallimeve që i afrojnë dhe largojnë këto dy gjuhë nga njëra-tjetra, duke vënë në dukje, nga njëra anë, të përbashkëtat ose tiparet universale që shfaqen në të dyja gjuhët dhe, nga ana tjetër, individualitetin dhe karakterin unik të secilës gjuhë. Fjalë kyçe: sintagma, sintagma emërore/parafjalore, strukturë, kategori sintagmatike, rregulla të strukturës sintagmatike, kokë, element i varur, specifikues, plotësor, caktuesor

Abstract Phrasal categories have constantly been discussed because of their complexity and specific nature. Our thesis focuses particularly on the analysis of the structure and grammatical functions of noun and prepositional phrases in English and Albanian. The leading idea is that of a contrastive analysis between English and Albanian regarding phrase structure rules of both languages. Prepositional phrases are an important part of our analysis and we view them from a new perspective different from the traditional one in Albanian linguistics which includes prepositions in the category of noun phrases because of their function as case markers of nouns. In our opinion, prepositional constructions satisfy all the necessary criteria for being classified as a separate phrasal category. By juxtaposing and comparing noun and prepositional phrases in both languages, we aim at shedding some light on the main similarities and differences which seem to bring the languages closer but also create a gap between them, pointing out the common or universal features as well as the originality and the unique character of each language.

Key words: phrase, noun/prepositional phrases, structure, phrasal category, phrase structure rules, head, dependent element, determiner, complement, modifier .

Get in touch

Social

© Copyright 2013 - 2024 MYDOKUMENT.COM - All rights reserved.